M.p letërsia filobiblike gjon buzuku
Click here to load reader
-
Upload
monika-pahumi -
Category
Education
-
view
330 -
download
42
Transcript of M.p letërsia filobiblike gjon buzuku
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Letërsia filobiblike
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Ç’kuptoni me letersinë filobiblike?
Për çfarë kanë shkruajtur shkrimtarët filobiblik?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Me letërsinë filobiblike kuptojmë letërsinë fetare. Shkrimtarët filobiblik duke qenë të gjithë priftërinjë
dhe duke i botuar veprat kryesisht nga Propaganda Fide, shkrimin e vetë letrar e mbështesin në shkrimin filobiblik si përsa i takon subjektit ashtu dhe modelit e shprehjes letrare.
Shkrimet e autorëve të vjetër filobiblik nuk janë shkrime letrare e estetike, por ato janë shkrime për shërbesa fetare e shpirtërore.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Vlera e këtyre shkrimeve qëndron aty se ato shqipen e shkruar e ngren në nivelin e thurjeve letrare,më shpesh me brendi fetare,por jo rrallë edhe me vlera kombëtare.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Cilët shkrimtarë i takojnë letërsisë filobiblike?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Përfaqësuesit e letërsisë filobiblike
Gjon Buzuku
Pjerër Budi
Pjetër Bogdan
i
Frang BardhiJul
Variboba
Lekë Matrënga
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Çfarë karakteristika të përbashkëta dhe dalluese kanë autorët e letërsisë filobiblike?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Karakteristika të përbashkëta të tyre janë , tema fetare, synimi për përhapjen e fesë te shqipatarët dhe përdorimi i alfabetiti latin.
Por kemi edhe dallime,mënyra e ndërtimit të tekstit, format letrare të përdorura,idetë filozofike etj.
Të gjithë këta autorë sëbashku me veprat e tyre i parapijnë kështu një faze të ardhshme të letërsisë artistike shqiptare.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Vetëdija e tyre letrare dhe nacionale zhvillohet nëpër fazat e shkrimtarisë:
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Përfaqësuesit e letërsisë filobiblike
Gjon Buzuku
Pjerër Budi
Pjetër Bogdan
i
Frang BardhiJul
Variboba
Shkruan lutje
shqipe
Vargje shqipe
Shkruan librin
origjinal
Mbledh fjale te
urta
Lidh temat
fetare me ato
popullore
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Kush konsiderohet si shkrimtar i parë që ka shkruajtur veprën e parë monumentale në gjuhën shqipe ?
Si emërtohet ajo vepër?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Për jetën e Gjon Buzukut dihet pak, megjithatë studiuesit kanë sjell pasthënien e,, Mesharit,, .
Don Gjon i biri i Bdek Buzukut ,mendohet të ketë lindur në fshatrat e bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës dhe ka jetuar në Venedik.
Libri ,,Meshari,, është botuar në kohën e humanizmit dhe kundërreformacionit. Ai mendohet të jetë botuar në Venedik,me alfabet latin.
Gjon Buzuku “MESHARI”
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Kur nisi dhe kur e përfundoi Buzuku veprën ,,Meshari,,?
Çfarë të dhënash tjera mund të dimë për librin?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Veprën “Meshari” Buzuku e shkroi nga 20 mars të vitit 1554 deri më 5 janar 1555.Këto të dhëna janë marrë nga pasthënia e librit.
Ky libër përmban Librin e orëve dhe Librin e meshës, prandaj dhe u quajt Meshar.
Përbëhet nga 188 faqe. Përmban 154 000 fjalë.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Kush e gjeti veprën e Buzukut dhe kujt i dëshmoi për të?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
,,Mesharin,, e Buzukut e gjeti më 1740 Gjon Nikollë Kazazi, nga Gjakova,i cili edhe e emërtoi me ketë emër ,pasi që u gëzua shumë ai njohtoi Gjergj Guxetën në Palermo duke i dërguar një kopje.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Cili ishte qëllimi që Buzuku ta shkruajë këtë libër?
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Aty autori tregon qëllimin pse e shkruajti këtë libër , për shkak të mungesës së shkrimeve të shenjta në shqip dhe nga dashuria për botën shqiptare.
Meshari si vepër monumentale e kulturës shqiptare shtron kërkesën e njohjes së autorit të parë shqiptar dhe të tekstit të parë shqip.
MESHARI
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Buzuku që përpara i kërkon falje lexuesit për gabimet e shtypit duke folur për vështirësit e botimit.
Vepra përbëhet nga përkthimet prej Dhjatës së re dhe Dhjatës së vjetër.
Ka edhe pjesë biblike si:litanitë (lutje e shkurtër fetare), psalmet (këngë hyjnore), himnet (këngë falenderimi).
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Çabej si studiues i vështron të shtatë psalmet të Gjon Buzukut me një bukuri të nivelit të veprës letrare artistike, himnet që fusin lavdi në gjuhën shqipe, dhe litanitë bukurinë e kërkesës për meshirë.
Rëndësia e “Mesharit” për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare është monumentale.
Aty gjendet shqipja dhe gjendja e saj në kohën e botimit, me një pasuri të madhe të fjalorit, me gegërishten veriore dhe trajta te mëvonshme të toskërishtes etj.
Kjo ka rëndësi se dëshmon që dialektet e shqipes në shek.XVI ishin afër njëri-tjetrit.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Buzuku përdor diftongun UO (kuituom) Grupe bashkëtingëlloresh kl dhe gl K j dhe g j shendruar në q ose k dhe gj U për unë O për u
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut,tue u kujtuom shumë herë se gluha jonë kish gja të ndigluom n së Shkruomit shenjtë, n së dashunit së botësë sanë desha me u fëdigunë, për sa mujta me ditunë, me zdritunë pak mendetë e atyne që të ndiglonjinë , për se ata të mundë mernë sa i naltë e i mujtunë e i përmishëriershmi ashtë zotiynë qi ta duonë m gjithë zemërë.
U lus mbas sodi ma shpesh të vini m klishë,përse ju kini me gjegjunë ordhëninë e Tinëzot.
NGA PASTHËNIA E MESHARIT
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
E atë në mbarofshi, Zotiynë të ketë mishërier mbi ju.E ata qi u monduonë djerje tash, ma mos u mondonjënë.E ju tini të zgjidhunitë e Tinëzot.E përherë Zotiynë ka me klenë me ju,ju tue ndjekunë të drejtënë e tue lanë të shtrembënën.E këta ju tue bam, zotynë ka me shtuom ndër ju , se të korëtë ndaj të nglatetë djerie n së vjelash, e të vjelëtë djerie n së mbjellash.E u ma duo të mbaronjë veprënë teme.Tinëzot tue pëlqyem.Ndë vjetët M.D.LIV ndë kallonduër V dit. E se për fat në kesh kun mbë ndonjë vend fëyjem, u duo tuk të jetë fajtë,aj qi të jetë ma i ditëshim se u,ata faj e lus ta trajtonjë ndë e mir.Përse ata qi shtamponjinë kishin të madhe fëdigë, e aqë nukë mundë qëllonjinë se faj të mos banjinë,përse përherë ndaj ta nuk mund jeshë;u tue mbajtunë një klishë,mbë të dy anët më duhe me shërbyem.E tash u jam fal gjithëve,e luteni Tënzonë ende për muo.
Lenda : Gjuhe dhe letersi shqipe - Monika Pahumi Mars 2015
Cila është vepra e parë në gjuhën shqipe? Çfarë karakteristika të përbashkëta kanë
shkrimtarët filobiblikë? Gjon Buzuku,çfarë shpreh në pasthënien e
“Mesharit”? Cilat janë dy qëllimet që shtynë Buzukun të botojë
këtë libër?
Pyetje