Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si:...

20
M Mi Molier izantropi komedi

Transcript of Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si:...

Page 1: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

M

Miz

Molier

Mizantropi

komedi

Page 2: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Molier

2 www.klasaletersi.com

Page 3: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

www.klasaletersi.com

M

Miz

Mizantropi

Molier

Mizantropi

komedi me 5 akte

(fragmente)

Përktheu nga origjinali Prokop M. Gjergo

3

Page 4: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Molier

4 www.klasaletersi.com

Page 5: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Mizantropi

www.klasaletersi.com 5

Molier (Zhan Batist Pokëlen)

Zhan Batist Pokëlen, i njohur me emrin Molier, lindi më

1622 në familjen e një borgjezi të vogël, tapicier i oborrit

mbretëror. Pas studimeve të para, familja vendos që rruga e

së ardhmes së tij të jetë jurisprudenca. Por Molierin, që në

moshë fare të re, e tërheq teatri. Farsat e trupave ambulante

nëpër sheshe publike e në panairet e ndryshme i bëjnë

shumë përshtypje. Kundër dëshirës së familjes dhe pa marrë

parasysh asnjë vështirësi e pasojë, Molieri braktis studimet e

Drejtësisë dhe vendos t’i kushtohet teatrit.

Më 1643 ai formon një trupë me 9 aktorë, të cilën e quan

“Teatri i ndritur”. Por trupat teatrale janë të shumta në

kryeqytet. Rivaliteti midis tyre është i madh dhe, pa

përkrahjen e oborrit mbretëror ose të ndonjë personaliteti

me influencë, është praktikisht e pamundur të afirmohesh

para publikut dhe të kesh sukses. Për më tepër, trupa i

mbulon vetë të gjitha shpenzimet e spektaklit dhe mungesa e

suksesit është vdekjeprurëse për të. Kjo ndodhi edhe me

“Teatrin e ndritur” të Molierit, por komediografi i ardhshëm e

quan këtë një disfatë të përkohshme. Ai vendos të tërhiqet,

por jo i mundur.

Për 12 vjet me radhë Molieri me trupën e vet ambulante

do të endet nëpër krahinat e ndryshme të vendit. Përfitimi

është i shumanshëm. Së pari, Molieri ka rastin të njihet

drejtpërsëdrejti me realitetin francez të kohës së vet, gjë që

Page 6: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Molier

6 www.klasaletersi.com

do të ndikojë doemos në krijimtarinë e tij. Së dyti, ai fiton një

përvojë të vlefshme si aktor dhe sidomos si autor komik,

duke shkruar farsa ose pjesë të lehta, të cilat i vë në skenë.

Një pjesë e tyre kanë humbur, por sidoqoftë vlera e tyre nuk

duhej të ishte shumë e madhe.

Më 1658 trupa e Molierit kthehet sërish në Paris. Pasi

dështon me vënien në skenë të një tragjedie të Kornejit,

Molieri e kupton përfundimisht se talenti i tij është kryesisht

për komiken. Ai fillon të afirmohet që me komeditë e para

dhe fiton përkrahjen e oborrit mbretëror.

Seria e komedive të Molierit fillon me “Preciozet

qesharake”, më 1659 dhe mbyllet me “I sëmuri imagjinar”,

më 1673. Ndërkaq ai krijoi dhe shfaqi para bashkëkohësve të

vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don

Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

“Borgjezi fisnik” (1670) etj.

Molieri, i përket klasës borgjeze por kjo nuk e pengon atë

t'u kundërvihet të metave të kësaj klase, duke kritikuar

ashpër anët e saj të errëta. Ai gjithashtu është një kritik i

ashpër i oborrtarëve dhe klasës së klerit dhe, për të përçuar

mesazhin e tij të fortë kundër tyre, ai zgjedh satirën. Me

penën e tij, ai satirizon çdo ves dhe zakon të shoqërisë

njerëzore që shpërfytyron personalitetin e njeriut.

Si çdo gjeni i kohës, edhe ai do kritikohej dhe do t’i

shfaqen shumë pengesa në artin e tij, por këto pengesa

vetëm sa do ta vinin më në qendër të vëmendjes mjeshtërinë

e tij krijuese.

Page 7: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Mizantropi

www.klasaletersi.com 7

Mizantropi

Në komedinë “Mizantropi”, e cila mund të konsiderohet si

kryevepra e Molierit, trajtohet problemi i hipokrizisë

njerëzore në një sfond të gjerë shoqëror.

Alcesti, personazhi kryesor i kësaj komedie, është njeriu i

cili s'duron dot hipokrizinë e njerëzve, padrejtësinë, veset

dhe zakonet që e ulin njeriun. Kjo e bën atë që të shpërthejë

shpeshherë përballë zakoneve dhe sjelljes hipokrite të

shoqërisë mondane. Mungesa e sinqeritetit, lajkat servile për

t’u shpërblyer pastaj me të njëjtën monedhë e indinjojnë

Alcestin. Ndaj dhe ai arrin deri në atë pikë sa të shprehet se

urren gjithë njerëzimin dhe se do të donte të largohej e të

jetonte diku larg tyre.

Por a është në të vërtetë Alcesti një njeri që ushqen

urrejtje ndaj njerëzimit? E vërteta është se ai urren veset e

njeriut dhe sidomos hipokrizinë e tij.

Ai i urren edhe ata që heshtin përpara këtyre veseve dhe

s'u kundërvihen. Alcesti, është njeriu i cili i kundërvihet deri

në fund kësaj loje të shoqërisë njerëzore dhe s'nguron në

asnjë çast t'u thotë të gjithëve atë që sinqerisht mendon. Ai

urren padrejtësitë, por kjo s'e pengon atë të tregojë

shpërfillje për vendimin e padrejtë të një gjyqi që do bëhet

ndaj tij. Atij s'i bëhet më vonë nëse e shpallin fajtor apo jo.

Ajo që ka më tepër rëndësi për të, është të shikojë se sa janë

në gjendje njerëzit të gënjejnë, të shpifin, të sillen hipokritë,

të nëpërkëmbin drejtësinë.

Page 8: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Molier

8 www.klasaletersi.com

Miku i tij Filenti, është nga ata njerëz që edhe pse i sheh

padrejtësitë, nuk ngre zërin kundër tyre, por sillet me të

gjithë i dashur e i sjellshëm, sepse sipas tij, kështu e do

zakoni për të qenë gjithmonë njeri i kohës dhe me arritje të

larta. Ai edhe kur sheh se ka gjëra që s'shkojnë fare mirë,

sillet sikur çdo gjë shkon mirë dhe nuk e kursen servilizmin.

S'mungojnë në këtë komedi as historitë rozë, si dashuria e

Alcestit me Selimenën. Alcesti edhe pse e dashuron atë, nuk

nguron t'i vërë edhe asaj para syve veset që ajo ka, me

shpresën se ajo do ndryshojë dhe s'do sillet njësoj si shtresa e

shoqërisë së cilës ajo i përket, me pretekstin se këto janë

rregullat e shoqërisë së lartë dhe duhen respektuar.

Selimena tregohet e dobët në këtë këndvështrim, madje

ajo në fund paraqet edhe luhatje të ndjenjave të saj për

Alcestin duke treguar simpati njëkohësisht edhe për Orontin.

Alcesti është i gatshëm t'ia falë këtë Selimenës, me "kushtin"

që ajo të braktisë jetën dhe bashkë me të, veset e shoqërisë

së lartë, gjë të cilën Selimena refuzon ta bëjë dhe

rrjedhimisht kjo dashuri është e destinuar të dështojë.

Ndryshe nga Selimena, kushërira e saj Elianta, është një

vajzë me virtyte të larta, e cila edhe pse e dashuron Alcestin

dhe shpreh një admirim të thellë për karakterin e tij të rrallë,

bën çmos që Alcesti të jetë i lumtur me Selimenën.

Page 9: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Mizantropi

www.klasaletersi.com 9

MIZANTROPI (Komedi me 5 akte)

E përktheu nga origjinali

PROKOP M. GJERGO

Vetat: ALCESTI – dashnor i Selimenës

FILENTI – mik i Alcestit

ORONTI – dashnor i Selimenës

SELIMENA – dashnore e Alcestit

ELIANTA – kushërirë e Selimenës

ARSINOJA – mikeshë e Selimenës

AKASTI – markez

KLITANDRI – markez

BASKU – shërbyes i Selimenës

NJË OFICER

DY BUA – shërbyes i Alcestit

Ngjarja zhvillohet në një sallon në Paris

Page 10: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Molier

10 www.klasaletersi.com

AKTI I PARË

SKENA I

(Filenti, Alcesti)

FILENTI

Ç’është kështu? Çfarë keni?

ALCESTI

Lërmëni në qetësi.

FILENTI

Po prapë, a s’më thoni, ç’është kjo marrëzi?...

ALCESTI

Po lërmëni, ju them, hiqmuni menjëherë!

FILENTI

Mund ta dëgjoni tjetrin pa zemërim e vrer.

Page 11: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Mizantropi

www.klasaletersi.com 11

ALCESI

S’dua të jem i butë dhe s’dua t’ju dëgjoj.

FILENTI

N’inatin tuaj të vrullshëm, nuk arrij t’ju kuptoj,

Dhe, ndonëse jemi miq, jua them për fjalë nderi...

ALCESTI

Un miku juaj? Këtë fshijeni nga defteri,

Se deri sot jam hequr si një i tillë vërtet,

Mirpo tani që shoh se qenkeni kaq i lehtë,

Tani nuk jam asfare e jua them pa drojë:

Një zemër e korruptuar nuk dua të më dojë.

FILENTI

Pra, domethënë, për ju, Alcest, un jam fajtor?

ALCESTI

Si s’të vjen turp dhe si nuk mbytesh, o igjorë;

Një vepr’ e tillë nuk ka se si justifikohet,

Dhe çdo njeri i ndershëm duhet t’kandalizohet.

Ju shoh se si dikënd aq shumë e përgëzoni,

Dhe dashuri të madhe sa s’ka më i tregoni;

Sa fjalë të zjarrta e lajka që s’kanë të mbaruar,

Si i hidheni në qafë, duke e përqafuar.

Pastaj, kur un’ ju pyes kush ish ai njeri,

Me vështirësi ju bie ndër mend emëri i tij.

E gjithë dashuria ju soset me t’u ndarë

Dhe zini e bisedoni sikur asgjë s’ka ngjarë.

Për besë, ç’poshtërsi e ç’gjest pa turp ta quaj,

Page 12: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Molier

12 www.klasaletersi.com

Kur aq e ulni veten, mohoni shpirtin tuaj.

FILENTI

Po seriozisht, pas jush, si vallë duhet vepruar?

ALCESTI

Të jemi të sinqertë, dhe një njeri me nder

Fjalën, kur nuk e ndien në zemër, s’bën ta nxjerrë.

FILENTI

Po kur dikush na rrok në qafë me gëzim

Ne duhet t’ia shpërblejmë me apo atë qëndrim;

T’ia kthejmë me sa mundim ashtu si meriton,

Pra, ta nderojmë njëlloj sikundër na nderon.

ALCESTI

Po jo, s’mund ta duroj ultësin’ e kësaj metode,

Që na moleps shumicën e njerëzve tuaj pas mode.

Dh’ asgjë më shumë s’urrej sa gjithë këto dredhi

T’atyre që betohen me aq paturpësi –

Dhurues të përzemërt në puthje e përqafime

E llomotitës fjalësh të kota e plot premtime,

Q’i ngjiten lehtë kujtdo me mall’ e mjaltë në gojë;

Gazepin dhe të ndershim na i trajtojnë njëlloj.

E ç’dobi keni kur dikush ju përqafon,

Ju shfaqet mik i zemrës, premton edhe ju çmon,

Ju ngre në kupë të qiellit e pak më vonë, medet!...

Edhe një mendjefyçke, dh’atij njëlloj i flet,

S’ka shpirt njeriu në botë, të edukuar disi,

Që të pranojë nderime me kaq përulësi;

Bile dhe më shpirtvogli, që rrehet leht’ e lehtë,

Page 13: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Mizantropi

www.klasaletersi.com 13

Kur e lëvdojnë me t’tjerët, s’kënaqet me t’vërtetë.

Kur vlerësojmë dikë, patjetër, bëjmë dallim;

T’i çmosh të gjithë njëlloj, është nënvleftësim.

Po dhe ju vesi i kohës ju ka tërheqë pas tij,

Prandaj s’mund t’ju radhit as ju ndër miqt e mi.

Pajtimin me të gjithë, pas normave të reja,

Që s’bën dallim mes vlerash, s’ma do aspak mideja;

Kërkoj që të më shquajnë dhe, që ta pres me thikë,

Mikun e tërë botës nuk mund ta quaj mik.

FILENTI

Kur jemi t’qytetëruar, ju vetë do ta pranoni,

Lipset dhe sjellje e jashtëme siç e kërkon zakoni.

ALCESTI

Oh, jo, duhet dënuar rëndë ky ves i lik,

Kjo tregëti e turpshme: me gjithë botën mik.

Dua të jemi burra edhe në çdo takim,

Sinqeriteti sheshit t’spikatë në bisedim,

Të ndihet vula e tij, ndjenjat t’mbizotërojnë

Çiltas e të mos vishen me lajka që mashtrojnë

FILENTI

Mirpo sinqeriteti i madh, i tepëruar,

Na bën dhe qesharakë dhe kjo s’ësht’ e këshilluar.

Dhe nganjëherë, por ju t’mos ndiheni i fyer,

Ç’ka ndjejmë në zemër thellë nuk është për t’u rrëfyer.

Vallë do t’ish me vend, a bëhet kjo shaka,

T’u themi mijra vetëve ç’mendojmë për ata.

Po kur ndonjë s’na shkon e ndoshta dhe e urrejmë,

A duhet vallë t’ia themi haptas atë që ndiejmë?

Page 14: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Molier

14 www.klasaletersi.com

ALCESTI

Po.

FILENTI

Çfarë! Ju do t’i thoshit, pra, Emilisë plakë

Se lyerja, pispillosja n’atë moshë s’i shkojn’ aspak,

Se ai krem’ e pudër të gjithë i lë pa mend?

ALCESTI

Patjetër.

FILENTI

Dhe Dorilës se s’ësht’ aspak me vend

Kur flet për trimërinë dhe racn’ e tij të shquar,

Aq sa të gjithë n’oborr lodhen duk’ e dëgjuar?

ALCESTI

Shumë mirë.

FILENTI

Talleni?

ALCESTI

Jo, s’tallem asnjë çikë.

Dhe s’dua të kursej asnjë në këtë pikë.

Më dhembin sytë, kur shoh n’oborr e në qytet

Njerëz që me të vërtetë m’i ngrenë nervat përpjetë.

Pa ndjej një vrer të zi, një dëshpërim mynxyre,

Kur rroj m’ata q’i shoh si sillen ndërmjet tyre.

E s’gjej veçse ngado lajka, hipokrizi,

Page 15: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Mizantropi

www.klasaletersi.com 15

Gënjeshtër, interes, dredhi, padrejtësi;

S’përmbahem dot pëlcas, dhe pleqve dhe të rinjve,

Më është mbushur koka: t’ua përplas turinjve.

FILENTI

Duhet të hiqni dorë nga këto punë pa mend.

Sado që të mundohi, kjo botë s’do të ndryshojë;

Meqë sinqeriteti ju këndellë, ju mbiu në gojë,

Kjo sëmundje, jua them pa druajtje aspak,

Ju bën, kudo që shkoni, të ngjani qesharak;

Dhe zemërim që modën përpiqet ta luftojë,

Përpara gjithë botës, kudo, ju vë në lojë.

ALCESTI

O djall! Po s’ka më bukur! Dhe un këtë po ndjell;

Më ngjan’ një shenj’ e mirë dhe ndiej gëzim të thellë;

Aq shumë i urrej njerëzit në përgjithësi,

Sa s’dua kurrë të dukem se sillem me urtësi.

FILENTI

Ju e mënini tepër natyrën njerëzore.

ALCESTI

Po, kam për të në shpirt urrejtjen më mizore.

FILENTI

Po t’gjithë bijt’ e vdekjes, pa asnjë përjashtim,

Të gjithë janë objekt i të njëjtit përçmim?

A është për këtë shekull e hijëshme kjo ndjenjë...

Page 16: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Molier

16 www.klasaletersi.com

ALCESTI

Po, është e përgjithshme, gjithë njerëzit i urrej;

Disa, pse janë të ligj, keqbërës sa më s’ka;

Të tjerët sepse kanë keqardhje për ata,

Se u mungon këtyre urrejtja e pashuar

Q’ushqen një shpirt fisnik ndaj vesit të shëmtuar.

Djalli ta marrë, se, oh, zemra më pikon gjak,

Kur shoh se kundër vesit nuk ngrihemi aspak.

Dhe nganjëherë më vjen aq rënd’ e aq vështirë,

Sa t’i braktis të gjithë, të zhdukem n’shkretëtirë.

FILENTI

Për këto zakone veten s’lipset ta shqetësojmë;

Natyrën njerëzore diçka ta mëshirojmë;

T’mos e shikojmë në prizëm të ngushtë, me rreptësi,

Po t’ia gjykojmë të metat disi me butësi.

Te njerëzit virtytin ta kërkojmë me masë,

Se urtësi e tepërt e bën njeriun të shkasë.

Një arsyetim me vend s’kalon në tepërim,

Porse kërkon të jemi të urtë, me gjykim;

Dh’ ajo ngurtësi virtytesh e shekujve të shkuar

S’i shkon më kohës sonë – zakonet kanë ndryshuar.

I shoh këto të meta që shpirtin ju lëndojnë,

Si vese që natyrën e njerëzve shoqërojnë.

...................................................................

E ndonëse kjo botë ju duket e urryer,

Prej saj keni marrë ç’ka është për ju më e vyer.

Elianta e sinqertë ju shfaq gjith’ at afrim,

Dhe Arsinoja e matur ju sheh plot admirim,

Por zemra juaj me ndjenjat e tyre s’ka avitje,

Ndërsa te Selimena gjen prehje e zbavitje;

Page 17: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Mizantropi

www.klasaletersi.com 17

Te kjo, që di t’përflasë dhe ësht’ aq lozonjare

Dhe i pëlqejnë shumë këto sjellje e tipare.

Po si mund të shpjegohet, ju që për vdekje i urreni

Gjithë këto forma, lehtas te kjo i kapërceni?

Pse ju tërheq, pra s’janë të meta me t’vërtetë?

Mos vallë nuk i shikoni? Apo ia falni lehtë?

ALCESTI

Oh, jo, se dashuria që ndjej për kët vejushë

S’arrin t’m’i mbyllë sytë, t’mos shoh ç’ka është për

fushë;

Pavarësisht nga ndjenjat që mund t’më frymëzojë,

I pari unë ja shoh të metat dhe e qortoj.

Porse, megjithatë, sado që t’ia arrij,

Din të më bëjë për vete, e them këtë dobësi.

Më kot ia shoh të metat, më kot ia them pa drojë,

E, ndonëse zemërohem, unë prap e dashuroj.

Tërheqje e saj zotëron, por zjarr’ i dashurisë

Që kam do t’ia pastrojë veset e shoqërisë.

FILENTI

Sikur t’më pyesnin mua: “Ti cilën dëshiron?”

Do thosha menjëherë: Elianta meriton;

Ju çmon, ësht’ e vendosur, ka zemrën të dëlirë;

M’atë keni afrim; ja zgjedhja juaj m’e mirë.

ALCESI

Çdo ditë me arsye dhe unë mendoj si ti,

Mirpo arsyetimi s’vendos në dashuri.

Page 18: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Molier

18 www.klasaletersi.com

AKTI I PESTË

SKENA IV

(Akasti, Klitandri, Arsinoja, Filenti, Elianta, Oronti, Selimena,

Alcesti)

ALCESTI

Eh, mirë, ndonse shoh, për fat të keq, ç’po ngjasin,

S’e hapa gojën, por i lashë të gjithë të flasin.

E mora vetë përsipër; tani a më lejoni

Të flas?...

SELIMENA

Ju mund të flisni; të gjitha mund t’i thoni.

Ju keni shumë të drejtë dhe, kur do të ankohi,

Mund të më hiqni vrejtjen për sa të dëshironi.

Pranoj që kam gabuar, dhe shpirti im i vrarë

S’ka si t’jua shpërblejë, ndaj jush nuk ka të larë.

Mërinë tuaj ndaj meje s’mund ta mohojë askush;

E di se sa fajtore që jam përpara jush,

Sepse çdo gjë dëshmon që unë ju kam tradhtuar;

Page 19: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Mizantropi

www.klasaletersi.com 19

Urrejtja juaj ndaj meje ësht’ e justifikur.

Urremëni, e pranoj.

ALCESTI

Si mundem, o tradhtare?

Kundrejt gjithë dashurisë, me kaq, a lahem fare?

Po ndonëse kët urrejtje e ndjej në gjak, në indet,

Po vallë a kam një zemër të gatshme t’më bindet?

(I drejtohet Eliantës dhe Filentit)

E shihni ç’mund të bëjë së fundi dhimbsuria.

Ju jeni dy dëshmuesit e dobësive t’mia,

Por, që t’ju them të drejtën, kjo punë s’ka mbaruar;

Ju vetë do vëreni ku ka për t’përfunduar,

Se është gabim kur thonë se kemi mençuri,

Dhe, më në fund, s’ka zemër t’mos ketë dobësi.

Po, e pabesë, dua t’jua fal ato gabime

Dhe lodhjet, dëshpërimet q’i sollët zemrës sime,

Dhe gjithë ato të meta do dëshiroj t’i quaj

Dobësi të vesit t’kohës që shtynë rininë tuaj,

Po qe se ajo zemër do ta pranojë lehtë

Të ndjekë rrugën time: larg nga kjo bot’ e shkretë.

SELIMENA

Unë të heq dorë nga bota pa plakur mir’ e mirë,

Të vij e të varrosem atje në shkretëtirë!

ALCESTI

Nëse me dashuri shpërblehet dashuria,

Ç’të hyjnë në punë të tjerët, ç’të duhet njerëzia?

Page 20: Molier - Mizantropi (fragmente) · 2015. 12. 29. · vet kryeveprat e teatrit klasik, si: “Tartufi” (1664), “Don Zhuani” (1665), “Mizantropi” (1666), “Kopraci” (1668),

Molier

20 www.klasaletersi.com

Me mua, dëshirat tua s’kënaqen vall’ asfare?

SELIMENA

Vetmia e tmerron zemrën njëzetvjeçare.

Me zemërën që kam s’e ndjej atë fuqi,

Saqë ta bind vetveten me ju atje të vij.

Nëse unë jam ajo që mund t’ju lumturoj,

Do mund ta bindja veten që fati t’na bashkojë

Edhe martesa...

ALCESTI

Jo, tanimë ju urrej,

Dhe mjaft ky mospranim mbi t’gjitha mund të vlejë;

E, meqë dashuria aspak s’ju lidh me mua –

Që ne të dy të ishim bashkuar si mish e thua –

Ikni, s’ju dua më, se ndjenjë e tepruar –

Q’aq shumë më shkallmonte – përjetë më ka çliruar.

....................................................................................

Ngado i tradhëtuar, padrejtësitë m’sulmojnë;

Do zhdukem nga ky pus, ku veset triumfojnë,

Dhe do kërkoj në botë një vend sado të mjerë

Ku, duke qenë i lirë, të mund t’jetoj me nder.

(Perdja.)