Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit r ural...

10
RUAJTJA DHE MAGAZINIMI I PERIMEVE PAS VJELJËS TE QEPA, HUDHRA DHE PATATJA Republika e Kosovës Republika Kosovo/ Republic of Kosovo Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo MINISTRIA E BUJQËSISË, PYLLTARISË DHE ZHVILLIMIT RURAL MINISTARSTVO POLJOPRIVREDE, SUMARSTVA I RURALNOG RAZVOJA MINISTRY OF AGRICULTURE, FORESTRY AND RURAL DEVELOPMENT

Transcript of Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit r ural...

Page 1: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit r ural ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2018/10/10-RUAJTJA-DHE... · LLOJET E RUAJTJËS SË PRODHIMEVE • Ruajtja në

RUAJTJA DHE MAGAZINIMII PERIMEVE PAS VJELJËSTE QEPA, HUDHRADHE PATATJA

Republika e KosovësRepublika Kosovo/ Republic of Kosovo

Qeveria e Kosovës / Vlada Kosovo /Government of Kosovo

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit ruralMinistarstvo PoljoPrivrede, suMarstva i ruralnog raZvojaMinistry of agriculture, forestry and rural develoPMent

Page 2: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit r ural ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2018/10/10-RUAJTJA-DHE... · LLOJET E RUAJTJËS SË PRODHIMEVE • Ruajtja në

2

VJELJA E PERIMEVE

Parim themelor në sistemin GAP (Good Agrocultural Practices- Praktika e mirë bujqësore) në perimtari përfshijnë procedurat e vjeljes dhe të rujajes cilsore të prodhimeve deri në realizimin e plot të tyre.

Është e rëndesishme që të vilen vetem frytet e pjekura, dhe pjekja opti-male përcaktohet nga destinimi i frytit (shitja, transporti, ruajtja).

Mënyrat e vjeljës:• Vjelja me dorë dhe• Vjelja e mekanizuar

Koha më e përshtatshme dhe kushtet e vjeljës• Në kohën e ftohtë të ditës• Seleksionimifillestargjatëvjeljës• Higjena e vjeljës• Ruajtja e fryteve nga dëmtimet mekanike• Transportimi i kujdesshëm

RUAJTJA E PERIMEVE

Krahas përpjekjeve për rritjen e prodhimtarisë së prodhimeve bujqësore, detyrë me rendësi për prodhuesit, organet e tregëtisë dhe konsumatorët është që të kujdesen për rujtjen e tyre.• Krahas prodhimeve në sasi dhe cilësi, fermerët, tregëtarët si dhe kon-

sumatorët kanë interes për ruajtjen e tyre.• Zgjatja e periudhës së produkteve në kohë.• Rujtja e prodhimit nga dëmtimet• Arritja e çmimit të volitshëm• Ruajtja e sasisë

Page 3: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit r ural ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2018/10/10-RUAJTJA-DHE... · LLOJET E RUAJTJËS SË PRODHIMEVE • Ruajtja në

3

Përgaditja e frutave për ruajtje• Vjelja• Seleksionimi• Zgjedhja e frutave të shëndoshë • Menjanimi i frutave të dëmtuar mekanikisht, të kalbura, të mykura, të

prekur nga sëmundjet etj.

LLOJET E RUAJTJËS SË PRODHIMEVE

• Ruajtja në procesin e prodhimit• Ruajtja në depo ose magazine• Ruajtja në rrjetin tregëtar• Ruajtja në mjete të ndryshme të transportit dhe• Ruajtja te konsumatori.

Suksesi në ruajtjën e prodhimeve nënkupton: Njohjen e vetive biologjike të prodhimeve bujqësore Faktorëve të ambientit të jashtëm të cilët sjellin deri te dëmtimet Përdorimi i teknikave të ruajtjes të cilat ngadalsojnë prishjet.

DËMET ( HUMBJET )

Dëmtimi i prodhimit Humbjetfillojnënëfushë,vazhdojnëgjatëvjeljës,transportit,paketimit,ruajtjes, shitjës dhe gjatë konsumimit.

Në vendet e zhvilluara këto humbje sillen prej 5 – 25 %

Ndërsa në vendet e pazhvilluara, këto humbje sillen prej 20 – 50 %

Page 4: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit r ural ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2018/10/10-RUAJTJA-DHE... · LLOJET E RUAJTJËS SË PRODHIMEVE • Ruajtja në

4

METODAT E KONTROLLIT TË KUALITETIT

Organoleptike:• Ngjyra• Era• Shija• Konsistenca

Laboratorike:• Analizatfizike• Analizat kimike dhe• Analizat mikrobiologjike

AMBALAZHIMI DHE TRANSPORTI

Frutat vendosen në arka në gjendje të tharë, të seleksionuara dhe të pas-tra. Arka duhet të ndërtohet në atë mënyrë që të lejohet ajrosja.

PROCESET GJATË RUAJTJËS

Proceset fizike:• Ndryshimi i temperaturës së prodhimit• Ndryshimi i lagështisë• Thithja e gazrave dhe avujve

Proceset kimike:Janë ndryshime që ndodhin në përbërjen dhe vetitë e perimeve

Proceset biologjike:Janë proqese që shkaktojnë mikroorganizmat, dëmtuesit, brejtësit etj.

Page 5: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit r ural ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2018/10/10-RUAJTJA-DHE... · LLOJET E RUAJTJËS SË PRODHIMEVE • Ruajtja në

5

• Fermentimi• Kalbëzimi• Mykja.

OBJEKTET PË RUAJTJEN E PRODHIMEVE BUJQËSORE

DepotTuneletBodrumetFrigoriferët etj.

PREGADITJA E DEPOVE PËR PRANIMIN E PRODUKTEVE

• Riparimi i përgjithshëm• Pastrimi• Gëlqerosja• DDD – bëhet ajrosja e depos• Largimi i lagështisë• Ajrosja

RUAJTJA DHE MAGAZINIMI I PERIMEVE PAS VJELJËS TE QEPA, HUDHRA DHE PATATJA

QEPAQepa hynë në grupin e perimeve më të vjetra që njeh njerëzimi. Përdor-imi i saj në të ushqyerit e njeriut ka një të kaluar mjaft të largët. Qepën e kanë kultivuar popujt e vjetër si Grekët, Egjiptasit etj. të cilët e përdornin si ushqim por edhe si bimë mjekuese.

VJELJANë kushtet tona qepa për vjelje arrinë në gjysmën e dytë të korrikut dhenëfillimtëgushtit.Nxjerrjaeqepësnësipërfaqetëvoglabëhetmedorë, ndërkaq në sipërfaqe të mëdha mund të bëhet edhe në mënyrë të mekanizuar.

Page 6: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit r ural ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2018/10/10-RUAJTJA-DHE... · LLOJET E RUAJTJËS SË PRODHIMEVE • Ruajtja në

6

Qepa arrinë për vjelje atëherë kur vije deri te tharja e kërcellit të rre-jshëm dhe luspave të jashtme të bulbit.

RUAJTJAQepa mund të ruhet në forma të ndryshme, mund të ndërtohet një rrjet konopi e hollë me distanca prej 1 – 1.5 cm.Qepa mund të ruhet edhe në thasë të cilët duhet tëjenë të atillë që ajri nëpër to të qarkulloj lirishtë (jo nga politeleni dhe atë të letrës).Mënyrë tjetër e ruajtjës së qepës është vendosja në rrafshet e ndryshme të qepës njëra mbi tjetrën në lartësi 30 – 50 cm.Në objektet ku ruhet qepa pavarësishtë nga mënyra e ruajtjës tempera-tura duhet të jetë – 1 deri 2oC, kurse lagështia relative e ajrit 65 %.

VJELJA E HUDHRËSVjelja e hudhrës bëhet atëherë kur bëhet tharja masive e pjesës mbitokë-sore të bimëve. Hudhrat që vjelën para tharjës së plotë të pjesës mbi-tokësore ose vilen kur ka të reshura të mëdha, ruhën me shumë vështërsi dhe si të tilla është mirë të përdoren për konsum të menjëhershëm.Pas vjeljës pjesa e tharë mbitokësore sikurse edhe rrënjët duhet të pas-trohen. Në vendet për ruajtje hudhra vendoset e terur.

Page 7: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit r ural ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2018/10/10-RUAJTJA-DHE... · LLOJET E RUAJTJËS SË PRODHIMEVE • Ruajtja në

7

Ruajtja e hudhrës bëhet në mënyrë të ngjajshme sikurse edhe qepa.

PATATJAPatatja është kërcell nëntoksor i shkurtuar dhe i fryrë që përmban rreth 80 % ujë, dhe pjesa tjetër lëndë e thatë, karbohidrate, proteina dhe yndyrna. Tuberët e patatës janë organizma të gjallë që respirojnë duke përdorur oksigjenin dhe japin gaz karbonik, ujë dhe energji.

VJELJAPatatja e hershme vilet kur është në stadin e përshtatshëm për tu për-dorur nga industria ose tregu.Patatja e vonshme vilet pak para tharjës së plotë të pjesës mbitokësore. Për tu minimalizuar humbjet nga dëmtimet gjatë proqesit të vjeljës duhet të përmbushen tre kushte:1. Tharja e llastarëve e cila mund të realizohet me përdorim të kemikat-eve.2. Vjelja në kohën kur toka të jetë e thatë dhe 3. Evitimi i vjeljës së vonë kur temperaturat e tokës dhe ajrit arrijnë nën 7 oC.

Tharja e pjesës mbitokësore krijon kushte të eleminimit të patogjenëve dhe redukton mundësinë për transmetimin e tyre në ruajtje si dhe ndih-mon në maturimin e tuberëve duke reduktuar kështu dëmtimet e lëkurës dhe gërvishjet e ndryshme.

Page 8: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit r ural ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2018/10/10-RUAJTJA-DHE... · LLOJET E RUAJTJËS SË PRODHIMEVE • Ruajtja në

Vjelja kur toka është e thatë redukton dëmtimet si dhe transportin e dheut në ruajtje bashkë me tuberët gjë që vështirëson qarkullimin e ajrit në grumbullin e patateve.Tuberët i vendosim në pjesë të thatë në mënyrë që të largohen dheu dhe papastëtitë e tjera. Patatet e dëmtuara gjatë vjeljës nuk duhet të futen në ruajtje. Vjelja në temperatura të ulta dëmton rëndë patatën, por edhe ato të larta mbi 15 oC duhet evituar pasi shkaktojnë humbje të mëdha të lagështisë. Problem serioz gjatë vjeljës përbëjnë dëmtimet që pësojnë patatet ku shkaktohen gërvishje e të cilat krijojnë kushte për zhvillimin e mikroorganizmave duke rezultuar me humbje të mëdha.Gjatë proqesit të shkuljes duhet të evitohen dëmtimet mekanike dhe tuberët futen në arka të cilët mbulohen dhe transportohen me kujdes në vendin e grumbullimit. Tuberët pas vjeljës kanë një periudhë qetësie prej1.5deri3muajdhembaskësajmundtëfillojmbierjamengritjenetemperaturave. Për te evituar këtë fenomen mund të përdoren kemikate si CIPS ( chloroisopropyl – N phenylcarbamate ). Këto kemikate nuk për-doren për tuberët që do të përdoren për farë.

RUAJTJAPatatet e vjelura përzgjidhen dhe tuberët e dëmtuar, të sëmur dhe të ngrira largohen. Për ruajtje zgjidhen patatet e pastërta nga dëmtimet në shkallë mbi 75 %. Temperatura e tulit duhet të jetë në nivele 9 – 15 oC. Shëndetsimi mbyll defektet e vogla të lëkurës dhe e bënë produktin rezistent në ruajtje.

Page 9: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit r ural ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2018/10/10-RUAJTJA-DHE... · LLOJET E RUAJTJËS SË PRODHIMEVE • Ruajtja në

9

Shëndetsimi është një proqedurë shumë e rëndësishme që kërkon mba-jtjen e produktit në temperaturë 15 – 20 oC dhe lagështi 90 % për disa ditë, derisa sipërfaqja të jetë e shëndetshme. Para se patatja të shkon në ruajtje kryhet pregaditja e fasiliteteve që do të thotë: zbatim të masave për higjenën, kolaudim i sistemeve që rregullojnë kushtet e ruajtjes, si dhe njohja me cilësinë e patatës që po futet në ruajtje.

• Patatja e hershme ruhet deri në dy javë në temperaturë 10 – 15 oC, 90 – 95 % lagështi.

• Patatja e vonë ruhet 6 – 8 muaj në temperaturë 4 – 12 oC dhe 95 – 98 % lagështi.

Për të gjitha patatet është e rëndësishme qarkullimi i ajrit dhe lagështia relative të jetë 95 %.

Page 10: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe ZhvilliMit r ural ...keshillabujqesore.com/wp-content/uploads/2018/10/10-RUAJTJA-DHE... · LLOJET E RUAJTJËS SË PRODHIMEVE • Ruajtja në

10

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni:

MBPZHR - Departamenti i Shërbimeve Këshillimore Teknike

Rr. nëna terezë nr. 35

Zyra Nr. A /13

Tel. 038 200 38 426

Tel/Fax.038212987

E-mail. [email protected]

Ky botim është përgatitur me ndihmën e MBPZHR. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi

vetëm e kompanisë n.p.sh. “ESG”, implemetuese e projektit, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të

merret për të pasqyruar pikëpamjet e MBPZHR -së.

Implementuar nga: