Mikrosoft Feston 40 Vjetorin e Themelimit

1
Microsoft feston 40 vjetorin e themelimit Dy të rinj, të moshës 19 dhe 22, kishin hapur një dyqan në Albuquerque, Neë Mexico. Bill Gates dhe Paul Allen i lanë shkollat e tyre - Harvard dhe Washington State University për një ide të tyren e cila ishte të vendosin nga një kompjuter në çdo shtëpi, në çdo tavolinë. Kompania e tyre quhej: Microsoft. Kur dihet se kompjuteri personal nuk ka ekzistuar në atë kohë, as nuk ishte ndonjë platformë kuptimplotë që do t’i shtynte njerëzit në t’i përdornin kompjuterët jashtë ndërmarrjeve komerciale dhe nevojave industrial, vizioni i këtyre dy djemve të rinj para 40 vitesh ishte e guximshme dhe shumë ambicioze. Gjatë katër dekadave, me Microsoft-in në qendër të industrisë, një revolucion i madh teknologjik ka ndodhur që e ka ndryshuar botën përgjithmonë. Përkundër shumë kritikave gjatë kësaj periudhe për disa nga shërbimet e saj, askush nuk e mohon se Microsoft ka bërë shumë për industrinë dhe sot e kësaj dite ende nuk ndalet. Është lehtë të harrohet, por Microsoft ka qenë ndër të parat që ka ofruar një platformë për telefonat e mencur mobil, dhe shumë shërbime tjera pa të cilat e sotmja nuk do të ishte e njëjtë. Kush mund ta harrojë Windows? Një sistem operativ që ndryshoi botën. Sot madje edhe Apple përdor disa nga maqinat e Microsoft për ta ndërtuar kompjuterët e saj Mac. Tani, Windows është gati të fillojë një kapitull të ri me një platformë që përfshin kompjuterët desktop, tabletët, dhe realitetin virtual. (Telegrafi)

Transcript of Mikrosoft Feston 40 Vjetorin e Themelimit

Page 1: Mikrosoft Feston 40 Vjetorin e Themelimit

Microsoft feston 40 vjetorin e themelimit

Dy të rinj, të moshës 19 dhe 22, kishin hapur një dyqan në Albuquerque, Neë Mexico. Bill Gates dhe Paul Allen i lanë shkollat e tyre - Harvard dhe Washington State University për një ide të tyren e cila ishte të vendosin nga një kompjuter në çdo shtëpi, në çdo tavolinë. Kompania e tyre quhej: Microsoft.

Kur dihet se kompjuteri personal nuk ka ekzistuar në atë kohë, as nuk ishte ndonjë platformë kuptimplotë që do t’i shtynte njerëzit në t’i përdornin kompjuterët jashtë ndërmarrjeve komerciale dhe nevojave industrial, vizioni i këtyre dy djemve të rinj para 40 vitesh ishte e guximshme dhe shumë ambicioze.

Gjatë katër dekadave, me Microsoft-in në qendër të industrisë, një revolucion i madh teknologjik ka ndodhur që e ka ndryshuar botën përgjithmonë.

Përkundër shumë kritikave gjatë kësaj periudhe për disa nga shërbimet e saj, askush nuk e mohon se Microsoft ka bërë shumë për industrinë dhe sot e kësaj dite ende nuk ndalet.

Është lehtë të harrohet, por Microsoft ka qenë ndër të parat që ka ofruar një platformë për telefonat e mencur mobil, dhe shumë shërbime tjera pa të cilat e sotmja nuk do të ishte e njëjtë.

Kush mund ta harrojë Windows? Një sistem operativ që ndryshoi botën. Sot madje edhe Apple përdor disa nga maqinat e Microsoft për ta ndërtuar kompjuterët e saj Mac.

Tani, Windows është gati të fillojë një kapitull të ri me një platformë që përfshin kompjuterët desktop, tabletët, dhe realitetin virtual. (Telegrafi)