MEDIUMET TRANSMETUES me fibra optik

6
3. MEDIUMI TRANSMETUES 3.1. ÇIFTET E KABLLAVE Çiftet e kabllave të përdredhura(Twisted pair cables) janë emruar kështu sepse qiftet e fijeve janë të përdredura ndërmjet veti. Çdo qift bazohet në dy fije të bakrit të izoluara të përdredhura ndërmjet veti. Fijet janë të përdredhura për të reduktuar zhurmat elektrike të fijeve fqinjë. Kabllot e perdredhura kanë zakonisht 1 der 3 dredha për inch. Qiftet e perdredhura janë përdorur në këto nivele etherneti : 10Base-T, 100Base-TX, 100Base-T2, 100Base-T4, dhe 1000Base-T. Në vazhdim janë shpjeguar disa nga tipet e përdredhura të kabllave. 3.1.1. KABLLOT BISTEK PA MBUROJË Emri është pasojë e mospërmbajtjes së mëshikzës (mbështjellësit), "unshielded tëisted pair" (UTP). Për aplikime në rrjetë, termi UTP iu referohet kabllove 100 Ω kategoria 3, 4, & 5 sipas standardit TIA/EIA 568. Kategoritë 5e, 6, & 7 e kanë mundësinë e transmetimit me të shpejtë. UTP kabllimi zakonisht ka katër qifte fijesh në mbështjellësin e përbashkët. UTP 10Base-T, 100Base-TX, and 100Base-T2 përdorin vetëm 2 qifte të përdredhura të fijeve, ëhile 100Base-T4 dhe 1000Base-T kerkojnë të gjitha 4 qiftet e përdredhura. Disa perfundime me rëndësi për UTP kabllimin

description

transmetimi i informatave me fibra optik

Transcript of MEDIUMET TRANSMETUES me fibra optik

Page 1: MEDIUMET TRANSMETUES me fibra optik

3. MEDIUMI TRANSMETUES

3.1. ÇIFTET E KABLLAVE

Çiftet e kabllave të përdredhura(Twisted pair cables) janë emruar kështu sepse qiftet e fijeve janë

të përdredura ndërmjet veti. Çdo qift bazohet në dy fije të bakrit të izoluara të përdredhura

ndërmjet veti. Fijet janë të përdredhura për të reduktuar zhurmat elektrike të fijeve fqinjë.

Kabllot e perdredhura kanë zakonisht 1 der 3 dredha për inch. Qiftet e perdredhura janë përdorur

në këto nivele etherneti : 10Base-T, 100Base-TX, 100Base-T2, 100Base-T4, dhe 1000Base-T.

Në vazhdim janë shpjeguar disa nga tipet e përdredhura të kabllave.

3.1.1. KABLLOT BISTEK PA MBUROJË

Emri është pasojë e mospërmbajtjes së mëshikzës (mbështjellësit), "unshielded tëisted pair"

(UTP). Për aplikime në rrjetë, termi UTP iu referohet kabllove 100 Ω kategoria 3, 4, & 5 sipas

standardit TIA/EIA 568. Kategoritë 5e, 6, & 7 e kanë mundësinë e transmetimit me të shpejtë.

UTP kabllimi zakonisht ka katër qifte fijesh në mbështjellësin e përbashkët. UTP 10Base-T,

100Base-TX, and 100Base-T2 përdorin vetëm 2 qifte të përdredhura të fijeve, ëhile 100Base-T4

dhe 1000Base-T kerkojnë të gjitha 4 qiftet e përdredhura.

Disa perfundime me rëndësi për UTP kabllimin

Kategoria 1 dhe kategoria2 – nuk janë të përshtatshme për përdorim në ethernet.

Kategoria 3 - Sipas specifikimeve të TIA/EIA 568-A përkrahin transmetimin në

frekuencën deri në 16 MHz. Mund të përdoren në 10Base-T, 100Base-T4, dhe 100Base-

T2.

Kategoria 4 – përkrah frekuencën deri në 20 MHz Mund të përdoren në10Base-T,

100Base-T4, dhe 100Base-T2.

Kategoria 5e - (or "Enhanced Cat 5") është një standard i ri që përdoret si medium

komunikues në LAN dhe përkrah transmetimin në frekuencat deri në 10 MHz

Kategoria 6 – përkrah frekuencat deri në 250 Mhz

Kategoria 7 – Kjo kategori është standard i propozuar që përkrah transmetimin në

frekuencat deri në 600 MHz në UTP 100 Ω5.1.2 Screened Tëisted Pair (ScTP)

Page 2: MEDIUMET TRANSMETUES me fibra optik

3.1.2. KABLLOT BISTEK ME MBUROJË (STP)

Ky lloj i kabllove e ka mbështjellësin e jashtëm në formë të rrjetës së bakrit e cila është mjaftë

efikase në krahasim me tippet standarde të UTP kabllove sepse me ketë bëhet një”ekranizim”. po

ashtu ndërmjet qifteve të përdredhura ekziston folia e hollë metalike. Kështu që bëhet një siguri e

madhe gjatë transmetimit të të dhënave prej veprimeve të jashtme elektromagnetike

Për keto arsye STP kabllot mundësojnë shpejtësi më të madhe të transmetimit dhe gjatësi më të

madhe të segmendeve të rrjetës se kabllimi me UTP

Tabela 3.1. Performansat e UTP kabllave kategoria 3 dhe 5 dhe krahasimi me STP Frekuenca

(MHz)

Dobësimi në dB/km

Kategoria 3 -UTP Kategoria 5-UTP 150Ω -STP

1 2.6 2.0 1.1

4 5.6 4.1 2.2

16 13.1 8.2 4.4

25 - 10.4 6.2

100 - 22.0 12.3

300 - - 21.4

Tipet e ndryshme të STP kabllove njihen si 15 omshe dhe tippet e tyre po ashtu janë të

identifikuara me numer siç janë Tipet 1,2,6,8 & 9

3.1.3. KABLLOT KOAKSIALE

Kablla koaksiale është një medium transmetues në rrjetat locale kompjterike të cilat kanë brez

me të gjerë të transmetimit dhe janë të afta të bartin më shumë të dhëna, zërin dhe

videobisedime në të njëjtën kohë.Në vazhdim shkurtimisht janë përshkruar tippet e ndryshme të

kabllave koaksiale që përdoren tek Ethernet rrjetat. et. Thicknet koaksial kablla është një 50-

ohm "e hollë " (10mm) dhe përdoret në rrjetat ethernet në 10Base5. 10Base5 është sistem

origjinal për Ethernet dhe përkrahë një rang transmetimi prej 10 Mb/s me rreth 500 metra gjatësi

Page 3: MEDIUMET TRANSMETUES me fibra optik

segmenti të rrjetës. Thiknet koaksial ethernet kabllat janë të shënjuara çdo 2,5 metra, vende në të

cilat mund të vendosen transmetuesit.

3. 1. 4. KABLLOT OPTIKE

Siç është cekur edhe më herët teknologjia me fije optike konverton sinjalet elektrike në sinjale

optike, i transmeton ato nëpër fije të qelqit dhe i rikonverton prapë në sinjale elektrike. Janë

shumë të përshtatshme të përdoren përveq tjerash edhe si medium transmetues në realizimin e

lidhjeve të kompjterëve apo sistemeve kompjuterikë në rrjetat LAN dhe WAN. Zakonisht

përdoren në sistemet Ethernet me FOIRL, 10Base-FL, 10Base-FB, 10Base-FP, 100Base-FX,

1000Base-LX, and 1000Base-SX.

Në vazhdim janë diskutuar dy tipet themelore të fijeve optike që përdoren tek komunikimi

kabllorë me fije optike

3.1.5. FIJET SHUMËMODËSHE OPTIKE- MULTI-MODE FIBER (MMF)

Fijet shumëmodëshe lejojnë shumë “mode” ose shtigje të dritës që të përhapen nëpt fiber.

Gjerësia relativisht e madhe e bërthamës së fijeve të tilla lejon qiftim me të lehtë burimeve LED

të dritës dhe përdorimin e çiftuesve dhe konektorëve me qmim të arsyeshëm. Siç është

përmendur më herët fijet multimode kanë diametrin e bërthames nga 50 deri 100 mikrona.

Varësisht prej indeksit të thzrjes së fijeve optike, dy tipe të fijeve optike multimode përdorën më

së shpeshti:

Fijet me indeks shkallë(step index)

Fijet me indeks gradual(grade)

Fijet optike me indeks shkallë zakonisht kanë gjerësi brezi më të vogël se fijet me index gradual.

Fijet optike multimode më të popullarizuara për aplikim në rrjeta kompjuterike janë ato me

dimensione të bërthamës 62.5/125 mikron. Këta numra e kan kuptimin që diametri i bërthamës

se fijes multimode është 62.5 mikron ndërsa diametri i mbështjellësit është 125 mikrona.

Dimensione tjera në përdorim të fijeve multimode për rrjeta kompjuterike janë edhe 50/125 dhe

100/140. Përparësia themelore e fijeve optike shumëmodëshe nga kabllot bistek(TPU) është se

fijet optike përkrahin segmende më të gjata ndërmjet nyjeve kompjuterike. Fijet optike

Page 4: MEDIUMET TRANSMETUES me fibra optik

shumëmodëshe mund të përkrahin gjatësi segmendi deri në 2000m për Ethernet prej 10Mbs apo

dhe 100Mbs ndërsa 550 m për Ethernet 1Gbps.

3.1.6. FIJET OPTIKE NJËMODËSHE (SMF)

Fijet optike njëmodëshe kanë diametër të zemrës shumë të vogël e rendit 10 mikron dhe vetëm

një mod i thjeshtë i dritës përhapet në të. Kjo eleminon kufizimin kryesor të brezit si dispersionin

modal. Pasi diametri i bërthamës së fijeve optike është i vogël bashkimi i fijeve të tilla është më i

vështirë dhe duhet të përdoren burime laserike, sepse LED- at emitojnë një rang të madh të

frekuencave dhe prej këtu dispersion ii materjalit bëhet shumë i pranishëm.Fijet njëmodëshe

përkrahin kapacitete të transmetimit më të madh në krahasim me ato shumëmodëshe.