Me Popullin Mes Shokeve

210

Transcript of Me Popullin Mes Shokeve

The electronic version of the book is created by http://www.enverhoxha.ru

ME POPULLIN, MES SHOKEVE

SHTËPIA BOTUESE «8 NËNTORI», TIRANË, 1983

Albumi «Me popullin, mes shokëve», i kushtohet 75-vjetorit të lindjes së shokut Enver Hoxha. Jeta dhe vepra e shokut Enver është e lidhur pazgjidhshmërisht me jetën dhe veprën e popullit shqiptar, me jetën dhe veprën e bijve dhe bijave të tij më të mirë. Në këtë aspekt, ky album është edhe një pasqyrë e rrugës së lavdishme nga ka kaluar vendi ynë gjatë kësaj periudhe. Ngjarje dhe data të tilla historike, si: Themelimi i Partisë Komuniste të Shqipërisë, epopeja legjendare e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, vendosja e pushtetit popullor, ndërtimi i socializmit në qytet, fshat e kudo, formimi i njeriut tonë të ri dhe edukimi i tij me idealet e komunizmit, janë vepra më e lavdishme e Partisë dhe e komunistëve shqiptarë, janë fryt i luftës dhe i punës së palodhshme të mbarë popullit të udhëhequr nga Partia. Populli ynë ka ardhur në këto arritje nëpër-mjet një rruge të vështirë, por të ndershme, duke u ndeshur me të gjithë armiqtë, të brendshëm apo të jashtëm, imperialistë, revizionistë e reaksionarë dhe duke dalë fitimtarë mbi ta. Në këtë rrugë fitoresh ndrin vepra e Partisë, e themeluesit të saj, birit dhe udhëheqësit të dashur të popullit tonë, shokut Enver Hoxha.

Nëpërmjet këtij albumi ne shfletojmë faqe të historisë së një populli, të një Partie që ka mbajtur dhe do të mbajë kurdoherë lart flamurin ngadhënjimtar të marksizëm-leninizmit.

«Qyteti im i dashur, ku kam lindur, të jam mirënjohës përjetë, pse ti më rrite, ti më mësove, ti më dhe forcë të kryej detyrën ndaj atdheut dhe të luftoj për fitoren e atyre që shtypeshin, e atyre që vuanin nga mjerimet dhe nga uria».

Në këtë shtëpi karakteristike gjirokastrite. 75 vjet më parë, më 16 tetor 1908. lindi shoku Enver Hoxha.

Nëna. Babai.

Burrëria, guximi, atdhedashuria e Çerçizit, të përjetësuar në bronz, do të frymëzonin rininë për betejat e ardhshme. (Gjirokastër. Shoku Enver Hoxha,

nga e majta lart, pranë Monumentit të Çerçiz Topullit.)

Ndërmjet atyre që shlcuan për të nxjerrë eshtrat e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit, shoku Enver ishte më i riu. Nderimi i tij ndaj kujtimit të patriotëve ishte nderimi i tërë rinisë shqiptare. (Shkodër, 1937.)

Korçë. Dimër, 1938.

Mes rinisë korçare që aspironte për një botë të re. (1938)

«Punëtorët u bënë mësuesit e mi më të mirë. Ata më edukuan dhe më kalitën më tej në luftën për triumfin e komunizmit».

«Miha Lako dhe Pilo Peristeri ishin dy komunistë sypatrembur... në kovaçhanën e Pilos venim vazhdimisht. Ai, si proletar i vendosur, rrihte mbi kudhër hekurin e skuqur, duke biseduar çdo të bënim të nesërmen, çdo të bënim të pasnesërmen e në ditët e tjera që do të vinin».

Dyqani «Flora», një ndër bazat më të rëndësishme të lëvizjes komuniste e antifashiste.

«U ulëm e biseduam gjatë me çetën. I përgëzova për përleshjet që kishin zhvilluar, u shpreha dhimbjen e thellë për shokët e parë që kishin rënë në përleshje me armrqtë, bisedova me ta për qëllimet dhe të ardhmen e luftës sonë».

Takimi i shokut Enver Hoxha me Çetën e Pezës në verën e vitit 1941.

Demonstrata e 28 tetorit 1941 u bë gur prove për bashkimin e komuni-stëve shqiptarë dhe tregoi forcën e pashtershme të popullit tonë, urrejtjen dhe vendosmërinë e tij për luftë kundër fashizmit dhe kuislingëve.

Fotografi e shokut Enver Hoxha e bërë nga Qemal Stafa,

përdorur në një letërnjoftim fals, mbas demonstratës së 28 tetorit 1941,

kur u hodh në ilegalitet.

Themeluesi dhe udhëheqësi i PKSH (1941).

«Të gjithë, të gëzuar e të emocionuar, u ngritëm në këmbë dhe, me grushtin përpjetë, në dritën e llambës me vajguri, kënduam me zë të ulët Internacionalen, pastaj brohoritëm e brohoritëm për Partinë Komuniste të Shqipërisë».

Miqësi e lindur në zjarrin e revolucionit. (Me Vasil Shanton. Labinot, 1943.)

Shokë në rrugët e përflakura të luftës. (Me babë Myslimin. Labinot, 1943.)

Para lcasolles së Shmilit në prag të Konferencës së Parë të Vendit të PKSH. (Mars 1943.)

Mes atyre që do të sillnin fitoren. (Polis i Librazhdlt, korrik 1943.)

Labinot, 10 korrik 1943. Formimi i Shtabit të Përgjithshëm.

Verë e vitit 1943.

«Miladini ishte i çiltër, i dashur me shokë, i rreptë me armiqtë, njeri me kulturë dhe me horizont të qjerë, komunist nga zemra e nga botëkuptimi». (Me Miladin Popoviçin në verën e vitit 1943.)

Duke biseduar për ditët që do të vinin. (Kucakë, verë e vitit 1943.)

Shoku Enver Hoxha, organizator, mësues dhe udhëheqës i Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

Në rrethin e Elbasanit me shokun Spiro Moisiu.

Kujtim i paharruar i vajzës çermenikase, me shokun Enver Hoxha dhe dr. Medar Shtyllën.

Nga lufta vijmë, në luftë shkojmë...

Ata ishin gati të jepnin jetën në çdo çast për Komandantin e tyre. (Me kompaninë e sigurimit të Shtabit të Përgjithshëm.)

Drejt Kongresit historik të Përmetit. (Maj 1944.)

Në ditët e Kongresit të Përmetit.

Shoku Enver Hoxha flet në Kongresin e Përmetit.

Shoku Enver Hoxha midis bashkëluftëtarëve të tij të ngushtë. (Përmet, 1944.)

Përmeti i ditëve të Partisë.

Shoku Enver Hoxha ndiqte me vëmendje zhvillimin e betejave dhe udhëzonte shtabet për mësymjen përtundimtare mbi armiqtë dhe tradhtarët.

Çast pushimi në gji të maleve.

Rinia jonë nuk do ta harrojë kurrë Helmësin, kur mes delegatëve të Kongresit të saj të Parë kaloi udhëheqësi dhe mësuesi i saj i dashur.

Helmës, gusht 1944.

Me entuziazmin e Kongresit, me fjalët e shokut Enver Hoxha, rinia heroike do të hidhej në betejën vendimtare mbi armiqtë dhe tradhtarët. (Shoku Enver Hoxha flet në Kongresin e Rinisë në Helmës.)

Odriçan, 1944.

Shtëpia ku ka qëndruar Shtabi i Përgjithshëm në Odriçan.

Banorët e Beratit nuk do të harrojnë kurrë ditën kur përshëndetën shokët e Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar.

Qeveria që u formua nga Mbledhja e Beratit, ishte organi kryesor ekzekutiv dhe urdhërdhënës i pushtetit tonë popullor, i vendosur me luftë nga populli mbi gërmadhat e pushtetit të klasave armike të mundura së bashku me pushtuesit. (Shoku Enver Hoxha duke lolur në Mbledhjen e Beratit 1944.)

Populli i Tiranës pret me entuziazëm hyrjen e Qeverisë Demokratike, Qeveri e dalë nga yjiri i popullit, nga gryka e pushkës partizane.

Fitimtarë, në Tiranën e çliruar. (28 Nëntor 1944.)

Sa gjak, sa sakrifica, sa përpjekje dhe beteja iu deshën nënës Shqipëri që në Nëntorin e paharruar të vitit 1944 të dëqjonte se ëndrra e saj she-kullore ishte realizuar, se ajo ishte çliruar një herë e përgjithmonë nga pushtuesit e huaj dhe tradhtarët, se tragjeditë e së kaluarës nuk do të përsëriteshin më. (Nëntor 1944.)

Në ditët e para të lirisë. (Dhjetor 1944.)

Nga Helmësi në Tiranë, në Kongresin e 2-të të Rinisë. (16 prill 1945.)

Në përvjetorin e dytë të Ushtrisë sonë Popullore, të asaj ushtrie që dp të mbante përherë të ndezur zjarrin partizan. (10 konik 1945.)

Nga kjo ditë nisin Kongreset e Frontit Demokratik të Shqipërisë. (Kongresi I i Frontit Demokratik të Shqipërisë, gusht 1945.)

Kongresi I i Sindikatave. (Tetor 1945.)

«Toka është jotja, të takon ty që e punon».

«Rrofsh o Komandanti ynë, doli fjala jote!» (Ndarja e tapive.)

Kur Shqipëria shpallej Republikë. (Në Asamblenë Kushtetuese, 11 Janar 1946.)

Mes gëzimit të nënave dhe motrave. në Kongresin e 2-të të Gruas. (30 qenhor 1946.)

Dashuri e nënave... (Kuç, korrik 1947.)

8 Nëntor 1948. Shoku Enver Hoxha mban raportin mbi punën e Komitetit Qendror në Kongresin I të PKSH.

Kongresi I i Partisë Komuniste të Shqipërisë plotësoi kthesën historike në jetën e Partisë dhe të të gjithë vendit, vuri Partinë me vendosmëri në rrugën e marksizëm-leninizmit, dha orientimet theme-lore për ndërtimin e bazave të socializmit.

«Populli shqiptar nuk e ka dërguar delegacionin e tij në Paris për të dhënë llogari, por për t'u kërkuar llogari atyre që e kanë dëmtuar aq tepër dhe që ai i ka luftuar me ashpërsi qjer në fund». (Konferenca e Paqes në Paris, shtator 1946.)

«...për ne vajtja në Sofje dhe takimi me Dimitrovin ishin gëzim i madh». (Bullgari, 1947.)

«Në emër të popullit shqiptar, të Partisë sonë Komuniste... vendosa para Mauzoleut të të pavdekshmit Lenin një kurorë me lule shumëngjyrëshe». (Vizitë në Moskë në « M a u z o l e u n Lenin», prill 1949.)

«Pas figurave të shquara të Marksit, Engelsit e Leninit, shoku Stalin ishte për ne jashtëzakonisht i shtrenjtë e i respektuar».

Betimi para Stalinit. (9 mars 1953.)

Rinia jonë ashtu si dje në luftë nuk e ndante fjalën nga veprat, ashtu edhe në ndërtim fjalën e dhënë e bënte realitet. (Në inaugurimin e Hekurudhës Durrës-Tiranë, 23 shkurt 1949.)

Shiriti i parë i veprave të dritës... (Inaugurimi i hidrocentralit «Lenin», 27 nëntor 1951.)

Nga icjo ditë Shqipëria kishte kinematografinë e saj. (Inaugurimi i kinostudios « S h q i p ë r i a e re», korrik 1952.)

Kongresi i 2-të i Partisë së Punës të Shqipërisë përcaktoi drejtimet për shndërrimin e Shqipërisë në një vend bujqësor-industrial.

31 mars 1952. Shoku Enver Hoxha mban raportin e Komitetit Qendror në Kongresin e 2-të të PPSH.

Djbër, shtator 1952

Pranë Rrugës së Dritës do të ngrihet Liqeni i Dritës. (Në punimet e Rrugës së Dritës, 1952.)

25 maj 1956. Shoku Enver Hoxha mban raportin e Komitetit Qendror në Kongresin e 3-të të PPSH.

Kongresi i 3-të i PPSH mbrojti politikën revolucionare të Partisë dhe në frymën e kësaj politike përcaktoi detyra të reja për ndërtimin e bazës ekonomike të socializmit, duke nxjerrë në plan të parë dety-rën për të përfunduar kolektivizimin e bujqësisë.

Bujqësia jonë socialiste në rrugën e saj të zhvillimit do të ketë gjith-monë pranë këshillat dhe ndihmën e pakursyer të Partisë dhe të shtetit. (Inaugurimi i kanalit të Çukës, qershor 1959.)

Buka e duarve tona.

Në Mbledhjen e Moskës Partia jonë demaskoi revizionizmin hrushovian, duke mbrojtur me devotshmëri marksizëm-leninizmin.

Kongresi i 4-t i PPSH hyri në histori si Kongresi që çeli një etapë të re të zhvillimit të vendit, etapën e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste, përgatiti Partinë për një sulm të përgjithshëm kundër revizionizmit modern.

23 shkurt 1961. Shoku Enver Hoxha mban raportin e Komitetit Qendror në Kongresin e 4-t të PPSH.

Kur flamuri valon krenar. (Vlorë. nëntor 1962.)

(Vlorë, nëntor 1972.)

Nga ky shtator i vitit 1957 Shqipëria do të kishte Universitetin e saj, ku do të uleshin të studionin bijtë dhe bijat e popullit. ( lnaugurimi i Universitetit , shtator 1957.)

«Qëllimi kryesor i shkollës sonë të re është t'i pajisë të gjithë nxënësit me arsim e kulturë të shëndoshë».

Kongresi i 5-të i PPSH përcaktoi detyrat për revolucionarizimin e mëtejshëm të Partisë dhe të jetës së vendit, për zhvillimin e thelli-min e revolucionit socialist në të gjitha fushat, si dhe për luftën kundër frontit të bashkuar imperialisto-revizionist.

1 nëntor 1966. Shoku Enver Hoxha mban raportin e Komitetit Qendror në Kongresin e 5-të të PPSH.

Nënat e dashura të rrugicës ku u themelua Partia... (Tiranë, nëntor 1967.)

Në dhomën ku 200 komunistët e parë themeluan Partinë. (Tlranë, nëntor 1967.)

Krah për krah me babë Myslimin, mes pezakëve patriotë dhe trima në 25-vjetorin e Konferencës historike të Pezës.

Shqiptari, shqiponjë ka lindur, shqiponjë do të mbetet. (Shkodër, shtator 1967.)

Bisedë në Ujët e Ftohtë, Tepelenë. (1969)

Në 500-vjetorin e vdekjes së kryetrimit legjendar, Skënderbeut. (Krujë, janar 1968.)

Mirë se na erdhe! (Tetor 1969, Kutalli-Berat.)

«Vrulli ynë sot nuk ndalet. Sup më sup jemi lidh si malet». (Pukë. qershor 1970.)

Gju më gju me popullin. (Tropojë, maj 1970.)

Duke nderuar kujtimin e Plakut të Maleve Bajram Curri. (Tropojë, maj 1970.)

Bisedë në Muzeun e Skraparit. (Çorovodë, 29 Nëntor 1971.)

Sa më të forta, të çelikta të jenë radhët tona, aq më i fortë dhe i pa-prekshëm bëhet atdheu. ( Ç o r o v o d ë , 28-29 Nëntor 1971.)

Kongresi i 6-të i PPSH shtroi si pikësynim kryesor thellimin e revolucionit socialist në të gjitha fushat dhe fuqizimin e përgjithshëm të ekonomisë popullore në rrugën e kthimit të Shqipërisë socialiste nga një vend bujqësor-industrial në një vend industrial-bujqësor. Ai orientoi Partinë për të vazhduar me vendosmëri, guxim e largpamje luftën kundër gjithë armiqve të komunizmit, me imperialistët ameri-kanë dhe socialimperialistët sovjetikë në krye, kundër çdo vështirësie e pengese për ndërtimin e plotë të shoqërisë socialiste dhe për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit.

8 Nëntor 1971. Shoku Enver Hoxha mban raportin e Komitetit Qendror në Kongresin e 6-të të PPSH.

Besimi! (Mes luanëve të rinj të tuneleve dhe mjeshtërve të digave. Vau i De/es, shtator 1967.)

Ti shtrydhe ajrin dhe naftën Dhe nxore miliarda e miliarda kokrriza Dhe ne i mblodhëm kokrrizat ditën dhe natën Dhe, si orizin që i hedhim nuses, ia hodhëm tokës.

Azotik, 1968.

Mes punëtorëve të qelqit në Kavajë, prill 1971.

Duart tona punëtore dhe të ndershme.

Çeliku i markës shqiptare më të fortë do ta bëjë atdheun tonë socialist. (Elbasan, Kombinati Metalurgjik, maj 1973.)

«Veteranët tanë janë përfaqësimi i gjallë i heroizmit partizan, i devot-shmërisë së pafund ndaj çështjes së lirisë e të pavarësisë, të revolucionit tonë popullor». (Nga mesazhi drejtuar Konferencës së Tretë të Veteranëve, mars 1974.)

Ai që ju mblodhi natën e Nëntorit, Tridhjetvjeçar ahere ishte Me vete kishte mësimet e Tetorit, Dhe Marksin e Leninin kishte. (Me 200 komunistët e parë.)

«Nënat tona u bënë simboli i qëndresës, i sakrificës, 1 vetëmohimit, i dashurisë së madhe dhe më të çiltër». (Me nënat që i kthyen shtëpitë e tyre në baza të lultës, prill 1971.)

«Rrija dhe shikoja Bijen. Kishte një zemër flori. Bija është kosovare, pikërisht nga Gjakova, nga një familje me emër dhe nga më patriotet në Kosovë». (Shoku Enver Hoxha me Bije Vokshin, 1977.)

Një kujtim me nënën e Heroinës Shkurte Skura, Hane Skura.

Biri i të gjitha nënave. (Me nënën e Heroit të Punës Socialiste Muhamet Shehu.)

Dashuria e Komandantit për ushtarin. (Gusht 1949.)

Tani ata janë rritur dhe shërbejnë në Ushtrinë Popullore që mbron fitoret e socializmit, por ditën kur patën midis tyre shokun Enver, nuk do ta harrojnë kurrë. (Midis tkënderbegasve të rinj, 1958.)

Takim i ngrohtë në Shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shëtitje me ushtarët. (Mart 1970.)

Te ne popull e ushtri janë një e të pandarë.

Mes shqiponjave të qiellit të kaltër shqiptar. (Takim me pilotët, dhjetor 1971.)

«Ushtria jonë është ushtri e tipit të ri, ushtri e popullit, ushtri e revolucionit».

Përshëndetje Kongresit të 7-të të BGSH. (Shkodër, qershor 1973.)

Gjithmonë bashkë. (Me shokun Hysni Kapo. Drilon, gusht 1975.)

Me shokun Ramiz Alia.

Vlorë, në pushim. Duke shëtitur me shokun Gogo Nushi. Një takim i ngrohtë.

1 nëntor 1976. Shoku Enver Hoxha mban raportin e Komitetit Qendror në Kongresin e 7-të të PPSH.

Kongresi i 7-të i PPSH shprehu vendosmërinë e patundur të saj për të zbatuar, si kurdoherë, me besnikëri marksizëm-leninizmin dhe për ta mbrojtur atë nga çdo shtrembërim e goditje, për ta udhëhequr popullin shqiptar në rrugën e revolucionit socialist. Krahas teorive dhe praktikave antimarksiste të revizionizmit sovjeto-jugosllav etj., ai demaskoi edhe teorinë kundërrevolucionare të revizionizmit kinez «mbi tri botët». Kongresi e përgatiti Partinë e popullin shqiptar për të përballuar çdo situatë në ndërtimin socialist dhe në mbrojtjen e atdheut mbështetur në forcat e veta.

Në Shtëpinë e Partisë.

Shoku Enver Hoxha ndiqte me vëmendje ngjarjet në Kinë, duke i ana-Jizuar ato nën dritën e marksizëm-leninizmit. Duke shkruar «Shënime për Kinën». (17 tetor 1971.)

Kushtetuta e re e RPSSH përshkohet tërësisht nga ideologjia e parimet themelore të marksizëm-leninizmit, mishëron mësimet dhe përvojën revo-lucionare të Partisë sonë të Punës dhe mban vulën e mendimit krijues të masave të gjera të popullit tonë. (28 dhjetor 1976.)

Atë ditë lindi një festë e re, festa e ujit. (Koplik, qershor 1973.)

Elbasan, në shtëpinë e File Musait, 1973.

Në shtëpinë e teto Poliksenit, ku shoku Enver ka banuar gjatë kohës kur ishte profesor në Liceun e Korçës. (Korçë, korrik 1980.)

Në shtëpinë e militantit të vjetër komunist Miha Lako. (Korçë, 1980.)

Duke shkuar për në ceremoninë e varrimit të eshtrave të Abdyl Frashërit e Naim Frashërit. (Tianë, qershor 1978.)

Para vëllezërve të mëdhenj Frashëri.

Partia do të përulet gjithmonë me respekt para kujtimit të të rënëve. (Para lapidarit të Heroinës së Popullit, Shof Galica. Fushë-Krujë, 1968.)

Para monumentit që përjetëson epopenë e Drashovicës. (Drashovicë, 1981.)

Partia dhe populli do të kujtojnë me respekt të thellë ata që vunë në themelet e Republikës jetën e tyre të re. (28 Nëntor 1982.)

Në ato ditë të tërmetit në Dibër e Librazhd. (Dhjetor 1967.)

Të rrojë Partia! (Në ditët e tërmetit. Ninsh të Mallakastrës, prill 1969.)

Kur populli me Partinë në ballë zhduk pasojat e tërmetit. (Lezhë, 1979 )

Në Muzeun e Armëve, Gjirokastër. ( M a r s 1978.)

Te Rrapi në Mashkullorë. (Moshkullorë, mars 1978.)

Takim në rrugët e paharruara të fëmijërisë. — Po ku je, more Malo! Kam pyetur aq herë për ty. Do të vija nga furra. — Hajde në shtëpi, shoku Enver.

Dhe ulesh pranë njerëzve të mirë. Në thinjat e tyre janë vitet, janë edhe kujtimet... (Gjirokastër, mars 1978.)

Në bangat e shkollës ku u ulën për herë të parë.

Një kujtim para Obeliskut

Me delegaten nga Dropulli. (Hëntor 1981.)

«Dropullitët, minoriteti grek e populli shqiptar dhe, veçanërisht, popu-lli i Cjirokastrës kanë qenë të lidhur ngushtë si mishi me thoin, janë dashur Si motra e Si vëllezër». (Nga mitingu në Grapsh, mars 1978.)

- Nuk ngopem duke e parë këtë vend! (Lukovë, man 1978.)

- Kultura jonë ka specifikën e vet dhe zë një vend të nderuar në kulturat e lashta të popujve.

Para një mozaiku në Muzeun Historik Kombëtar. (Tiranë, tetor 1981.)

Shoku Enver Hoxha përgëzon autorët e Monumentit të Skënderbeut, ditën e inaugurimit. (Tiranë, nëntor 1968.)

Me shkrimtarin Shevqet Musaraj.

Në themelimin e Alcademisë së Shkencave të RPSSH. (Janar 1973.)

Me ata që kënduan dhe hodhën valle në Festivalin Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës. (Tiranë. tetor 1973.)

Piktorët tanë duhet të pasqyrojnë në veprat e tyre jetën heroike të popullit tonë punëtor dhe liridashës. (Nga vizita në Galerinë e Arteve, Tiranë, dhjetor 1981.)

Në krahët e Partisë. (Mirditë, 1949.)

«...zemra e Partisë është një zemër shumë më e madhe se zemra e një nëne të vetme, ajo është një zemër bujare, që kujdeset për të gjithë popullin». (Shtëpia e fëmijës «8 Nëntori». Tiranë, nëntor 1969.)

Duke pritur zilen e parë të shkollës.

Kur kthehen nga dita e parë e shkollës... (Tiranë, 1 shtator 1982.)

Gurskalitësit e vegjël të Beratit. (Berat, shkurt 1969.)

Mes nxënësve të shkollës së mesme «Ali Demi» Vlorë, mars 1976.

Lulet e bukura të Partisë. (Vlorë, Kongresi i 5-të i FDSH.)

Ne hodhëm volle me xhaxhin Enver. (Sarandë, mars 1978.)

Kur ne fëmijët festojmë Vitin e Ri së bashku me xhaxhin Enver. (Dhietor 1977.)

Çast pushimi me fëmijët. 1958.

Puthjo e mbesës. e shlodh gjyshin.

Me nipërit dhe mbesat.

Kur rinia përuron hekurudhat e saj.

Në manifestimin e madh fizkulturor me rastin e 40-vjetorit të krijimit të Ushtrisë Popullore. (Korrik 1983)

Shokë lufte, pune, jete.

Drilon, ku shoku Enver Hoxha ka shkruar disa nga veprat e tij, si «Imperializmi dhe revolucioni», «Kur lindi Partia» etj.

1 nëntor 1981. Shoku Enver Hoxha mban raportin e Komitetit Qendror në Kongresin e 8-të të PPSH.

Kongresi i 8-të i PPSH përcaktoi detyra të rëndësishme për ndërtimin e plotë të shoqërisë socialiste, për rritjen e rendimentit dhe intensifikimin e prodhimit shoqëror. Ai miratoi direktivat e planit të shtatë pesëvjeçar që është i pari plan që do të realizohet duke u mbështetur plotësisht në forcat e mundësitë tona.

Shokut Enver Hoxha i dorëzohet urdhri «40-vjetori i PPSH» nga shoku Simon Stefani.

Shoku Enver Hoxha i dorëzon shokut Adil Çarçani urdhrin «40-vjetori i PPSH». (Tetor 1981.)

Me shokun Zhoao Amazonas.

«Marksizëm-leninizmi është teori universale që shpjegon çdo fenomen».

( D u k e shfletuar veprat e Leninit.)

Çast pune në studio.

- Qenka mbushur plot! Gëzuar! (Tiranë, 24 prill 1983.)

Shtypur në Kombinatin Poligrafik, Shtypshkronja e Re, Tiranë 1983