Mbështetja për dialogun ndërmjet Prishtinës Mbështetja për ...policëve nga rajoni verior dhe...

2
EULEX-i ofron mbështetje teknike për zbatimin e marrëveshjeve përkatëse në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja. Në pajtim me marrëveshjen e dialogut për regjistrat civilë, Misioni ka certifikuar gjithsej 12,391 kopje të regjistrave origjinalë civilë dhe fetarë të lindjeve, të martesave dhe të vdekjeve dhe ua ka dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Regjistrim Civil në mars të vitit 2013. Prej atëherë, EULEX-i ka ofruar ndihmë përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit (MMK) për ta krijuar një regjistër civil plotësisht të besueshëm në Kosovë. Si pjesë e marrëveshjes për MIK, EULEX-i iu ka ndihmuar Beogradit dhe Prishtinës në krijimin e gjashtë pikë kalimeve të përbashkëta, ku të dy palët ndajnë infrastrukturën e përbashkët në lokacionin e njëjtë gjeografik. Krijimi i dy pikë kalimeve të përbashkëta të reja, njëri në veri dhe tjetri në jug të Kosovës, është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2016. Për konstruksionin dhe planin e gjashtë pikave të përbashkëta të kalimit janë pajtuar të dy palët dhe janë duke u bërë përgatitjet për ndërtimin e tyre. Përmes vendosjes më afër dhe bashkëpunimit të përditshëm janë përmirësuar procedurat e kontrollit në mënyrë të konsiderueshme dhe si rezultat është lehtësuar shumë rrjedha e komunikacionit përmes pikave të kalimit. Lehtësimi i kontrolleve të komunikacionit po ashtu zbatohet gjatë festave dhe gjatë tërë periudhës së verës; kjo i ka shkurtuar posaçërisht radhët e komunikacionit dhe kohën e pritjes për udhëtarët. Përveç kësaj, përmes takimeve të rregullta në nivelin lokal, rajonal dhe qendror, komunikimi i përgjithshëm ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është përmirësuar shumë, duke e nxitur këmbimin në rritje të informatave, përfshirë të dhënat elektronike në fushën e doganës. Prej dhjetorit 2013, të hyrat nga dogana janë mbledhur në dy pikë kalimet veriore. Këto taksa janë transferuar direkt në një fond që mbështet zhvillimin e Kosovës veriore. Mbështetja për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja www.eulex-kosovo.eu Mbështetja për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit EULEX

Transcript of Mbështetja për dialogun ndërmjet Prishtinës Mbështetja për ...policëve nga rajoni verior dhe...

Page 1: Mbështetja për dialogun ndërmjet Prishtinës Mbështetja për ...policëve nga rajoni verior dhe ai jugor i Mitrovicës. Misioni po ashtu mbështet institucionet përkatëse për

EULEX-i ofron mbështetje teknike për zbatimin e marrëveshjeve përkatëse në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja.

Në pajtim me marrëveshjen e dialogut për regjistrat civilë, Misioni ka certifikuar gjithsej 12,391 kopje të regjistrave origjinalë civilë dhe fetarë të lindjeve, të martesave dhe të vdekjeve dhe ua ka dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë për Regjistrim Civil në mars të vitit 2013. Prej atëherë, EULEX-i ka ofruar ndihmë përmes monitorimit, mentorimit dhe këshillimit (MMK) për ta krijuar një regjistër civil plotësisht të besueshëm në Kosovë.

Si pjesë e marrëveshjes për MIK, EULEX-i iu ka ndihmuar Beogradit dhe Prishtinës në krijimin e gjashtë pikë kalimeve të përbashkëta, ku të dy palët ndajnë infrastrukturën e përbashkët në lokacionin e njëjtë gjeografik. Krijimi i dy pikë kalimeve të përbashkëta të reja, njëri në veri dhe tjetri në jug të Kosovës, është planifikuar të përfundojë deri në vitin 2016. Për konstruksionin dhe planin e gjashtë pikave të përbashkëta të kalimit janë pajtuar të dy palët dhe janë duke u bërë përgatitjet për ndërtimin e tyre. Përmes vendosjes më afër dhe bashkëpunimit të përditshëm janë përmirësuar procedurat e kontrollit në mënyrë të konsiderueshme dhe si rezultat është lehtësuar shumë rrjedha e komunikacionit përmes pikave të kalimit. Lehtësimi i kontrolleve të komunikacionit po ashtu zbatohet gjatë festave dhe gjatë tërë periudhës së verës; kjo i ka shkurtuar posaçërisht radhët e komunikacionit dhe kohën e pritjes për udhëtarët. Përveç kësaj, përmes takimeve të rregullta në nivelin lokal, rajonal dhe qendror, komunikimi i përgjithshëm ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është përmirësuar shumë, duke e nxitur këmbimin në rritje të informatave, përfshirë të dhënat elektronike në fushën e doganës. Prej dhjetorit 2013, të hyrat nga dogana janë mbledhur në dy pikë kalimet veriore. Këto taksa janë transferuar direkt në një fond që mbështet zhvillimin e Kosovës veriore.

Mbështetja për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja

www.eulex-kosovo.eu

Mbës

htet

ja pë

r dial

ogun

ndërm

jet

Prish

tinës

dhe B

eogr

adit

EULE

X

Page 2: Mbështetja për dialogun ndërmjet Prishtinës Mbështetja për ...policëve nga rajoni verior dhe ai jugor i Mitrovicës. Misioni po ashtu mbështet institucionet përkatëse për

FAKTE DHE SHIFRA

Misioni ka ndihmuar po ashtu shumë në zbatimin e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, si edhe në përmirësimin e sigurisë dhe të mbrojtjes së objekteve fetare dhe kulturore të Kosovës, duke ndihmuar në ngritjën e kapacitetit dhe të aftësisë drejtuese të Njësisë së PK-së për Trashëgimi Fetare dhe Kulturore. Një vlerësim i kryer nga Misioni vërteton profesionalizimin dhe përmbushjen e tyre efektive. Në kuadër të marrëveshjes së parë të rëndësishme për parimet që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Misioni ka ndihmuar shumë në integrimin e pjesëtarëve të mëparshëm serbë të policisë në Policinë e Kosovës dhe ka ofruar kurse themelore të aftësimit për oficerët e integruar. Prej atëherë, Misioni ka punuar me të gjitha palët e përfshira për ta ndërtuar një Komandë të aftë Rajonale të Policisë së Kosovës në Veri, e cila është e aftë ta luftojë krimin në mënyrë efektive dhe të reagojë në mënyrë profesionale ndaj incidenteve që kanë të bëjnë me rendin publik. Këtu përfshihet krijimi i Ekipeve për Reagim të Shpejtë dhe trajnimet e përbashkëta të këtyre policëve nga rajoni verior dhe ai jugor i Mitrovicës.

Misioni po ashtu mbështet institucionet përkatëse për sundimin e ligjit për integrimin e autoriteteve gjyqësore serbe në strukturat e Kosovës. Kjo përfshin lehtësimin e përzgjedhjes së gjyqtarëve, të prokurorëve dhe të personelit ndihmës, që do të integrohen në sistemin e Kosovës, si edhe mbështetjen për hapat teknikë që merren në këtë proces.

Ngjashëm, EULEX-i lehtëson integrimin e personelit të Mbrojtjes Civile, që funksionon në Kosovën veriore në strukturat e Kosovës, duke e lehtësuar zgjedhjen e personelit për institucione të ndryshme të Kosovës dhe duke i mbështetur hapat e nevojshëm teknikë për këtë proces të integrimit.

• Mandati aktual i Misionit: deri më 14 qershor 2016

• Selia: Prishtinë, Kosovë

• Kapaciteti i autorizuar:

1.600 të punësuar

• Buxheti: Buxheti vjetor është rreth 111 milionë euro

www.eulex-kosovo.eu

Mbës

htet

ja pë

r dial

ogun

ndërm

jet

Prish

tinës

dhe B

eogr

adit

EULE

X