MBROJTËSIT E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · janë aktivë në barazinë gjinore,3...

9
MBROJTËSIT E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË INTIMIDIM NË VEND TË VLERËSIMIT

Transcript of MBROJTËSIT E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË · janë aktivë në barazinë gjinore,3...

  • MBROJTËSIT E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË KOSOVË

    INTIMIDIM N Ë V E N D T Ë VLERËSIMIT

  • 3

    Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut në Kosovë

    Intimidim në vend të vlerësimit

  • I M P R E S S U M

    Publikuar ngaCivil Rights Defenders

    Për publikuesin Goran MileticDrejtor për Europën

    AutoreRreze Hoxha (Group for Legal and Political Studies)

    PërkthimiQerim Ondozi

    DizajniMarko Kovachevski

    Printuar ngaZeppelin

    Numri i kopjeve50

    Ky publikim është rezultat i një projekti kërkimor të kryer nga Instituti i Politikave Europiane – Shkup për Civil Rights Defenders

  • KO

    SO

    Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut në Kosovë Raport

    6 7

    PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVEKy raport përmbledh shkeljet dhe kufizimet me të cilat përballen mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Republikën e Kosovës (Kosovë). Raporti analizon të drejtat e tyre civile dhe politike, siç janë e drejta për lirinë e tubimit, asocimit dhe e drejta e protestës, e drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjes, si dhe aspektet gjinore të sfidave dhe kufizimeve në lidhje me këto shkelje dhe kufizime. Raporti analizon dhe përmbledh sulmet, ngacmimet dhe kufizimet në raport me mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Ai gjithashtu shpërfaq aspektet gjinore të sfidave dhe kufizimeve në lidhje me këto sulme, ngacmime dhe kufizime.

    Sipas hulumtimit, pasi që Kosova nuk është shtet anëtar i organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare që mbrojnë, promovojnë dhe sigurojnë të drejtat e njeriut, ajo nuk mbikëqyret drejtpërdrejt nga organet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Andaj, të gjitha incidentet e shkeljeve, sulmeve dhe kufizimeve ndaj mbrojtësve kosovarë të të drejtave të njeriut mund të raportohen vetëm në institucionet vendore. Sa i përket kësaj që sapo u tha, legjislacioni i Kosovës ofron kornizë ligjore të kënaqshme për mbrojtjen, promovimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët. Por, mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë përballur me shumë shkelje dhe kufizime të të drejtave të tyre civile dhe politike si dhe me shumë sulme e ngacmime në rrjedhën e punës së tyre. Së pari, ato nuk njihen si kategori e veçantë juridike, kështu që të gjitha shkeljet dhe sulmet ndaj tyre konsiderohen si vepra të përgjithshme penale. Kështu, nuk ka asnjë institucion të specializuar për të mbrojtur ose procesuar pretendimet lidhur me shkeljet e të drejtave të mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Sfidat me të cilat përballen mbrojtësit e të drejtave të njeriut janë më së shumti të nxitura nga zakonet, qëndrimet dhe vlerat mbizotëruese sociale, kulturore ose fetare të kultivuara në vend. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut që preken më së shumti nga këto zakone janë ata që janë të angazhuar në fushën e barazisë gjinore, dhunës gjinore dhe të drejtave të komunitetit LGBTI+. Për më tepër, sulmet, kërcënimet, sulmet fizike dhe psikologjike ose kërcënimet e raportuara pranë autoriteteve shtetërore shpesh janë lënë pas dore, nuk merren parasysh ose nuk hetohen siç duhet, duke vendosur kështu një praktikë mosndëshkimi të kryesve. Gazetarët ndjehen të pavarur dhe të lirë të shprehin opinionet dhe mendimet e tyre, por theksojnë varësinë e tyre nga institucionet në sigurimin e dokumenteve zyrtare dhe faktin se ata vazhdimisht janë të rrezikuar se mund të paditen për shpifje dhe fyerje. Mediat ende përdoren për të përhapur gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme karshi mbrojtësve të të drejtave të njeriut në vend. Për më tepër, megjithëse korniza kushtetuese dhe ligjore parashikon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut me anë të institucioneve të shtetit të së drejtës dhe gjykatës së pavarur, mbrojtësit e të drejtave të njeriut nuk ndjehen të mbështetur dhe të mbrojtur nga autoritetet shtetërore. Përveç kësaj, ata nuk u besojnë verbërisht institucioneve të sundimit të ligjit për shkak të shkallës së lartë të korrupsionit dhe presionit politik që raportohet të jetë i pranishëm në institucionet e sundimin e ligjit në Kosovë.

    Në fund, me qëllim të përmirësimit të situatës aktuale të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në vend, ky raport ofron rekomandime të shumta për autoritetet vendore, media, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe bashkësinë ndërkombëtare. Duhet të ekzistojë një mënyrë që qytetarët e Kosovës të jenë në gjendje të paraqesin kërkesa pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj). Deklarata për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut duhet të përfshihet në listën e instrumenteve ndërkombëtare të zbatueshme direkt në Nenin 22 të Kushtetutës së Kosovës që do t’i njihte, t’i mbështeste dhe t’i mbronte tutje mbrojtësit e të drejtave të njeriut në kontekstin e punës së tyre. Për më tepër, Kodi Penal duhet të plotësohet me dispozita që sigurojnë që procedurat të marrin parasysh nëse një motiv i mundshëm i një sulmi ndaj një personi është kryer për shkak të punës së tyre në fushën e të drejtave të njeriut. Prokurori i Shtetit dhe gjykatat e Kosovës duhet të sanksionojnë përdorimin e platformave mediale për lajme të rreme, gjuhë të urrejtjes dhe sulme ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut duhet të rrisin vetëdijen e publikut për rolin e tyre përmes fushatave publike, debateve dhe platformave mediale. Për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e shtetit, të gjitha autoritetet shtetërore duhet të respektojnë Ligjin Nr.06/ / L-081 për Qasje në Dokumente Publike dhe duhet të respektojnë të drejtën e secilit qytetar për t’iu qasur dokumenteve publike brenda afateve të parashikuara ligjore.

    1. HYRJEKosova obligohet të mbrojë, të promovojë dhe të avancojë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e saj, duke përfshirë mbrojtësit e të drejtave të njeriut (HDR). Në këtë raport paraqesim gjetjet lidhur me shkeljet dhe kufizimet e të drejtave civile dhe politike të HDR-ve, si dhe sulmet, ngacmimet dhe kufizimet që ndodhin brenda kornizës ligjore si dhe në praktikë. Gjithashtu paraqesim aspektet gjinore të sfidave dhe kufizimeve të identifikuara.

    Përkufizimin e HDR-ve e kemi marrë nga Neni 1 i Deklaratës së OKB-së të vitit 1998 mbi të Drejtën dhe Përgjegjësinë e Individëve, Grupeve dhe Organeve të Shoqërisë për të promovuar dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të njohura botërisht (Deklarata e OKB-së për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut) sipas së cilës mbrojtës i të drejtave të njeriut është kushdo që vepron individualisht dhe / ose në bashkëpunim me të tjerët, për të promovuar dhe për të nxitur mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave dhe lirive themelore të njerit në nivel vendor dhe ndërkombëtar.1 Gjithashtu, Grave Mbrojtëse të të Drejtave të Njeriut (WHRD) i referohemi duke përdorur një përkufizim të cilin e përshtatëm në përputhje me atë të cilin e jep Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). Për të qenë më të saktë, në rastin e WHRD-ve, u referohemi grave që, individualisht ose në bashkëpunim me të tjerët, veprojnë për të promovuar ose për të mbrojtur të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat e grave dhe çështjet e barazisë gjinore. Për shkak të ngjashmërive të situatave me të cilat përballen, nocioni do të konsiderohet se përfshin burra dhe mbrojtës jobinarë të të drejtave të njeriut që punojnë për çështje të barazisë gjinore.

    Gjetjet dhe rekomandimet tona bazohen në analizat e të dhënave parësore dhe dytësore, të mbledhura përmes hulumtimit dhe intervistimit. Kemi zhvilluar pesëmbëdhjetë2 intervista me mbrojtës të të drejtave të njeriut që janë aktivë në barazinë gjinore,3 çështjet mjedisore, çështjet e minoriteteve (të drejtat e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve), çështjet LGBTI+, mbrojtjen e të dhënave, krimet e luftës, lirinë e fjalës dhe ndihmën juridike falas, dhe gazetarët. Gjithashtu kemi analizuar dokumentet ligjore dhe ato të politikave, dhe jemi bazuar në literaturë shtesë (si literatura gri, mediat dhe organet e OKB-së për të drejtat e njeriut).4567891011

    Së pari shtjellojmë çështjet relevante që lidhen me kontekstin e përgjithshëm, dhe më pastaj paraqitet analiza e kornizës ligjore në raport me mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Kosovë. Pastaj i paraqesim gjetjet e shkeljeve dhe kufizimeve të të drejtave civile dhe politike të HDR-ve, pastaj gjetjet e sulmeve, ngacmimeve dhe formave të tjera të abuzimit. Raportin e përmbyllim me një përmbledhje të gjetjeve dhe me një listë rekomandimesh që u drejtohen hisedarëve të ndryshëm.

    2. ÇËSHTJE TË KONTEKSTIT TË PËRGJITHSHËMMbrojtësit e të drejtave të njeriut në Kosovë përqendrohen kryesisht në korrupsion, qasje në drejtësi, barazi gjinore, dhunë gjinre, monitorim të gjykimeve, të drejtat e minoriteteve, të drejtat e personave LGBTI+, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe të drejtat e personave të privuar nga liria. Nga ana tjetër, ka vetëm disa mbrojtës të të drejtave të njeriut që merren me çështje mjedisore, me mbrojtje të të dhënave dhe me media. Angazhimi i tyre bazohet në aktivizmin individual në fusha si mediat dhe mbrojtja e të dhënave ose veprimtarinë brenda disa OJQ-ve që merren me çështje mjedisore.12 Për më tepër, çështjet siç janë të drejtat e personave me HIV ose të drejtat e punëtorëve të seksit nuk janë mbuluar mirë në Kosovë për shkak të zakoneve mbizotëruese kulturore, sociale, politike në vend.

    Klima për veprimtarinë e mbrojtësve të të drejtave të njeriut dallon varësisht nga fusha e punës së tyre. Ndërsa shumica e HDR-ve raportojnë se janë të lirë të bëjnë punën e të drejtave të njeriut, kjo vështirë vlen për ata që punojnë për barazinë gjinore, dhunën ndaj grave, të drejtat e personave LGBTI+ dhe lirinë e shprehjes.13 Siç shpjegohet nga HDR-të e intervistuar, zakonet mbizotëruese kulturore, sociale e politike në Kosovë kanë krijuar një sistem patriarkal në të cilin puna aktive në këto fusha shpesh ndeshet me rezistencën institucionale.14

    Kjo përkeqësohet edhe më tej nga klima e kultivuar e mosndëshkimit. Sistemi i dobët i drejtësisë lejon mosndëshkimin e të gjithë autorëve dhe keqbërësve që shkelin të drejtat dhe liritë themelore në vend. Shumë raste të kërcënimeve apo sulmeve ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut janë raportuar në polici, por asnjë hetim

    1 Deklarata e OKB për të Drejtën dhe Përgjegjësinë e Individëve, Grupeve dhe Organeve të Shoqërisë për të Promovuar dhe Mbrojtur të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të njohura Botërisht (1998), neni 1, https://www.ohchr.org/EN/ProfessionalInterest/Pages/RightAndResponueshmëria .aspx2 Sa i përket gjinisë, të intervistuarit tanë ishin nëntë gra, pesë burra dhe një person transgjinor.3 Intervista Nr.1, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (08.08.2019); Intervista Nr.2, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (21.08.2019), Intervista Nr.3, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (26.08.2009); Intervista Nr.4, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (28.08.2019).4 Intervista Nr.5, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (21.08.2019).5 Intervista Nr.6, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (30.08.2019).6 Intervista Nr.7, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (23.08.2019).7 Intervista Nr.8, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (28.08.2019).8 Intervista Nr.9, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (29.08.2019).9 Intervista Nr.10, Përfaqësues i Mediave, (29.08.2019).10 Intervista Nr.11, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (13.08.2019); Intervista Nr.12, Përfaqësues i Shoqërisë Civile (28.08.2019).11 Intervista Nr.13, Përfaqësues i Mediave, (19.08.2019); Intervista Nr.14, Përfaqësues i Mediave, (22.08.2019); Intervista Nr.15, Përfaqësues i Mediave, (16.08.2019).12 Intervista Nr.10, Përfaqësues i Mediave, (29.08.2019), Intervista Nr.8, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (28.08.2019) and Intervista Nr.5, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (21.08.2019).13 Intervista Nr.10, Përfaqësues i Mediave, (29.08.2019), Intervista Nr.4, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (28.08.2019).14 Intervistq Nr.1, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (08.08.2019); Intervistq Nr.3, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (26.08.2009);

    https://www.ohchr.org/EN/ProfessionalInterest/Pages/RightAndResponsibility.aspx

  • 8 9

    dhe ndjekje nuk ka ndodhur.15 Policia gjithashtu priret të mos i njoftojë viktimat për zhvillimet procedurale në çështjet e tyre, e që konsiderohet si një nga problemet kryesore nga HDR-të e intervistuar.16 Sipas të intervistuarve, kërcënimet ose sulmet e raportuara në polici konsiderohen si kërcënime të zakonshme të raportuara dhe nuk ka ndonjë qasje të veçantë sa i përket atyre. Me fjalë të tjera, qasja e policisë nuk është e rregulluar me natyrën dhe motivet që fshihen pas krimit, duke bërë që policia t’i trajtojë këto sulme si vepra të përgjithshme penale. Për më tepër, sjellja e keqe e policisë dhe pasiviteti i tyre karshi hetimit të rasteve të raportuara të dhunës gjinore bëjnë që gratë të vriten.17

    Kjo situatë përkeqësohet edhe më tej me faktin se nuk ka asnjë dispozitë ligjore brenda kornizës legjislative të Kosovës që i njeh HDR-të si një kategori specifike ligjore. Me gjithë këtë lëshim, korniza ligjore në fuqi në parim ofron bazë të mirë për të siguruar se të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe HRD-të, respektohen, mbrohen e promovohen. Por, respektimi i dobët i sundimit të ligjit, që manifestohet gjithashtu si mungesë e zbatimit të duhur të legjislacionit nga të gjitha autoritetet shtetërore në Kosovë, bën që të drejtat dhe liritë themelore të njeriut të mos mbrohen dhe promovohen në nivel të kënaqshëm.18

    3. KORNIZA LIGJOREKosova nuk mbikëqyret drejtpërdrejt nga organet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Kjo ndikon drejtpërdrejt dhe negativisht në situatën e HRD-ve në vend.Nga njëra anë, Kosova nuk është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe nuk raporton në OKB si shtet anëtar.19 Prandaj, Kosova nuk dorëzon raporte për përmbushjen e detyrimeve karshi të drejtave të njeriut te organet kryesore dhe mekanizmat monitorues, siç është Rishikimi Periodik Universal (UPR).20 Për shkak të kësaj, qytetarët e Kosovës nuk kanë mundësi të përdorin procedurat individuale ose kolektive të organeve të traktateve. Por, Sekretari i Përgjithshëm raporton për zbatimin e Misionit të Administrimit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)21 në Këshillin e Sigurimit. Në këto raporte, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut zënë seksion të veçantë sipas dispozitës së Rezolutës 1244 që kërkon mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë22 dhe më vonë, sipas legjislacionit të Kosovës. Përveç kësaj, Kosova nuk është shtet anëtar i Këshillit të Europës dhe për këtë arsye qytetarët e saj nuk mund të paraqesin kërkesa as pranë Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj).23 Kjo gjithashtu paraqet pengesë edhe për mbrojtësit e të drejtave të njeriut të cilët ofrojnë ndihmë juridike dhe shërbime juridike, pasi me këtë mbyllet njëri nga institucionet më të rëndësishme në dispozicion për të gjithë qytetarët e tjerë në Europë - GjEDNj-ja.

    Nga ana tjetër, përfshirja e traktateve ndërkombëtare të parashikuara sipas Nenit 22 të Kushtetutës së Kosovës garanton drejtpërdrejt mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Kushtetuta e Kosovës) parashikon zbatueshmërinë e drejtpërdrejtë të Konventës Evuropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Gjykatës Evuropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj) në Kosovë, duke i bërë ato të detyrueshme për të gjitha institucionet kosovare.24 Por, traktatet në fjalë parashikojnë mbrojtjen e përgjithshme dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ato nuk lidhen në mënyrë specifike me mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Kështu, mbrojtësit e të drejtave të njeriut mund t’u qasen institucioneve vendore si të gjithë qytetarët e tjerë, dhe jo në cilësinë e mbrojtësve të të drejtave të njeriut pasi legjislacioni vendor nuk i njeh ata si kategori specifike. Protokolli Fakultativ i Konventës kundër Torturës dhe Trajtimit dhe Ndëshkimeve të Tjera Mizore, Çnjerëzore ose Degraduese, Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore dhe Protokolli Fakultativ i Konventës për Zhdukjen e të gjitha formave të diskriminimit ndaj Grave nuk përcaktohen si traktate të zbatueshme drejtpërdrejt në Kosovë. Sidoqoftë, ekziston një kornizë ligjore vendore për të drejtën e qasjes dhe komunikimit me organet ndërkombëtare dhe për të drejtën e protestës. Nuk është raportuar asnjë rast nga HRD-të e intervistuar në Kosovë, ku një organ ndërkombëtar ka refuzuar komunikimin me ta. As nuk ka pasur protestë të ndaluar apo të pambështetur nga autoritetet publike në vend.

    15 Intervista Nr.1, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (08.08.2019). 16 Intervista Nr.1, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (08.08.2019); Intervista Nr.7, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (23.08.2019). 17 Radio Evropa e Lire, ‘Edhe sa thirrje te humbura’, 15 nëntor, 2018, gjendet në: https://www.evropaelire.org/a/me-shume-se-nje-mije-raste-te-dhunes-ne-familja-viktima-kryesisht-grate-/29600855.html18 Intervista Nr.14, Përfaqësues i Mediave, (22.08.2019).19 Shtetet Anëtare të Kombeve të Bashkuara, gjendet në: https://www.un.org/en/member-states/20 Rishikimi Periodik Universal (UPR) është proces i drejtuar nga shteti nën kujdesin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe është përmbledhje e të dhënave të të drejtave të njeriut për të gjitha vendet anëtare të OKB-së. Shtetet anëtare të OKB-së deklarojnë se çfarë veprimesh kanë ndërmarrë për të përmirësuar situatën e të drejtave të njeriut në vendet e tyre.21 Në mbledhjen e tij të 4011, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e cila siguroi kornizë për zgjidhjen e konfliktit në Kosovë duke autorizuar vendosjen e një pranie civile dhe ushtarake ndërkombëtare që do të sigurojë administratë ndërkombëtare tranzicionale dhe prani të sigurisë që do të mbikëqyë kthimin e refugjatëve dhe tërheqjen e forcave ushtarake nga Kosova.22 Rezoluta 1244, e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në dispozicion në:https://peacemaker.un.org/sites/peacemaker.un.org/files/990610_SCR1244%281999%29.pdf23 Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës, gjendet në: https://www.coe.int/en/web/about-us/our-member-states24 Rregullorja e UNMIK-ut mbi Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut) vendosi zbatueshmërinë e drejtpërdrejtë të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe Protokollet e saj, Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave Civile dhe Politike dhe Protokollet e saj, Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racor, Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave, Konventën për të Drejtat e Fëmijëve, Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose të Pakicave, Konventën Kornizë të Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare. Më vonë, zbatueshmëria e drejtpërdrejtë e këtyre traktateve u rikonfirmua në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (Kushtetutën e Kosovës) përmes së cilës Kosova i përvetësoi këto traktate ndërkombëtare. Kjo do të thotë se megjithëse Kosova nuk ishte shtet nënshkrues i traktateve, Kushtetuta e Kosovës i bëri të gjitha traktatet të detyrueshme për institucionet kosovare. Dallimi i vetëm mes Rregullores së UNMIK-ut dhe Kushtetutës së Kosovës është se Rregullorja e UNMIK-ut parashikonte zbatueshmërinë e drejtpërdrejtë të Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare, e cila nuk është e specifikuar në Kushtetutën e Kosovës. Nga ana tjetër, Kushtetuta e Kosovës e rendit Konventën Kundër Torturës dhe Trajtimit ose Dënimeve të Tjera Mizore, Çnjerëzore ose Degraduese si drejtpërdrejt të zbatueshme.

    Në përgjithësi, ekziston një bazë ligjore për të drejtat themelore në Kosovë. Legjislacioni i Kosovës është krijuar në përputhje me dispozitat kushtetuese të të drejtave të njeriut. E drejta për tu mbrojtur, e drejta për lirinë e tubimit dhe liria e asocimit, e drejta për të hyrë dhe komunikuar me organet ndërkombëtare, e drejta për lirinë e mendimit dhe të shprehurit, e drejta për të protestuar, e drejta për të zhvilluar dhe diskutuar ide të reja, e drejta për mjet juridik efektiv dhe e drejta për t’iu qasur fondeve janë rregulluar tutje me ligje specifike.

    Megjithatë, korniza nuk është u është përshtatur në asnjë mënyrë nevojave specifike të HRD-ve. Ka disa përjashtime të përshtatjeve të tilla kur bëhet fjalë për gazetarët. Për shembull, Shoqata e Gazetarëve të Kosovës raportoi në vitin 2018 se Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi një gjykatës si koordinator të gjykatës për t’u marrë me rastet e mediave dhe të gazetarëve. Gjithashtu, Prokuroria e Shtetit caktoi Koordinator Kombëtar për rastet e gazetarëve i cili, bashkë me prokurorët lokalë, do të merret ekskluzivisht me raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve.25

    Kodi Penal i Kosovës nuk parashikon ndonjë dispozitë ligjore që mbron mbrojtësit e të drejtave të njeriut kur kryhet një vepër penale ose ndonjë shkelje ose pengesë tjetër gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Veprat e tilla penale apo shkeljet ose pengesat e bëra gjatë ushtrimit të profesionit të tyre konsiderohen vepra të përgjithshme penale. Fakti që ato janë kryer ndaj një mbrojtësi të të drejtave të njeriut nuk merret në konsideratë.26

    Në fund, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi (Ligji kundër Diskriminimit) është gjithashtu i rëndësishëm për mbrojtësit e të drejtave të njeriut. Ky ligj përkufizon një kornizë të përgjithshme për parandalimin dhe luftimin e diskriminimit duke u bazuar në përkatësi kombëtare, origjinë shoqërore, racë, përkatësi etnike, ngjyrë, lindje, origjinë, seks, gjini, identitet gjinor, orientim seksual, gjuhë, qytetari, fe dhe besim fetar, përkatësi politike, opinion politik ose tjetër, status shoqëror ose personal, moshë, familje ose status martesor, shtatzëni, maternitet, pasuri, status shëndetësor, paaftësi, trashëgimi gjenetike ose çfarëdo baze tjetër, me qëllim të zbatimit të parimit të trajtimit të barabartë.27 Ligji kundër Diskriminimit parashikon një kornizë për të mbrojtur të gjitha grupet nga çdo veprim ose mosveprim i të gjitha institucioneve shtetërore dhe vendore, personave fizikë dhe juridikë, sektorit publik dhe privat, të cilët shkelin, kanë shkelur ose mund të shkelin të drejtat e çdo personi apo entiteti fizik apo juridik në të gjitha fushat e jetës. Kësisoji, ligji parashikon një fushëveprim të gjerë personal dhe material të mbrojtjes kundër diskriminimit në Kosovë.

    Sa i përket kornizës institucionale përgjegjëse për zbatimin e këtyre ligjeve, ekzistojnë disa institucione me rëndësi. Por, asnjë prej tyre nuk ka kompetencë të qartë për të trajtuar të drejtat e HRD-ve. Para së gjithash, gjyqësori përbëhet nga institucione që ushtrojnë autoritetin gjyqësor në Kosovë si Gjykata Supreme dhe gjykatat vartëse, Gjykata Kushtetuese dhe një institucion i pavarur prokurorial.28 Së dyti, policia e Kosovës është agjencia e zbatimit të ligjit. Kushtetuta e Kosovës përcakton rolin dhe kompetencat e Avokatit të Popullit për të monitoruar dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut të personave juridikë dhe fizikë nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike.

    4. TË DREJTAT CIVILE DHE POLITIKE TË MBROJTËSVE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

    Kjo pjesë shpalos gjetjet29 e shkeljeve dhe kufizimeve të të drejtave civile dhe politike të HDR-ve në Kosovë. Seksioni mbështetet kryesisht në të dhënat nga intervistat e realizuara me mbrojtësit e të drejtave të njeriut.E drejta për lirinë e tubimit, asocimit dhe e drejta e protestësLegjislacioni i Kosovës ofron kornizë ligjore të kënaqshme30 kur bëhet fjalë për lirinë e tubimit dhe të asocimit31. Nuk ka praktikë të regjistruar zyrtare sistematike të shkeljeve të drejtpërdrejta të këtyre të drejtave nga autoritetet vendore. Reagimet e autoriteteve shtetërore për rastet e shkeljeve nga individë dhe aktorë joshtetërorë, megjithatë nuk kanë qenë të kënaqshme.

    Parada e Krenarisë në Prishtinë u organizua për herë të dytë në tetor të vitit 2018.32 Gjatë asaj periudhe, pati një rritje të dukshme të gjuhës së urrejtjes. Ndërsa autoritetet shtetërore respektuan të drejtën e tubimit dhe asociimit të komunitetit LGBTI + dhe siguruan mbrojtje, pati hetim dhe përgjigje joadekuate për rastet e kërcënimeve që aktivistët LGBTI + raportuan në polici, duke përfshirë ato të gjuhës së urrejtjes.

    25 Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, Prishtinë, 18 qershor 2018, në dispozicion në: http://agk-ks.org/en/basic-court-pristina-appoints-coordinator-journalists-cases/26 Intervista Nr.1, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (08.08.2019).27 Kuvendi i Kosovës, Ligji Nr. 05/ / L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në dispozicion në: https: //gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx? ActID = 1092428 Ekziston edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) - organi mbikëqyrës që synon të sigurojë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor, dhe administrimin e drejtësisë në Kosovë, dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) - i cili shërben për të njëjtin qëllim si KGJK por me institucionet prokuroriale.29 Kini parasysh se çështjet e paraqitura në këtë raport nuk janë pasqyrë gjithëpërfshirëse e shkeljeve, por më tepër një përmbledhje e gjetjeve të mbledhura me metodologjinë e kërkimit të aplikuar.30 Kuvendi i Kosovës, Ligji Nr.02/ / L-123 për Organizatat e Biznesit, i disponueshëm në: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2585; Ligji Nr.04/ / L-057 për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare, në dispozicion në: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2764; Ligji Nr.03/ / L-18 për Tubimet Publike, në dispozicion në: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=263331 Për shembull, Ligji Nr. 02/ / L-123 për Organizatat e Biznesit, Ligji Nr.04/ / L-057 për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare, Ligji Nr.03/ / L-18 për Tubime Publike, etj.32 Komisioni Evropian, Raporti i Vendit për Kosovën, 2019, https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20190529-kosovo-report.pdf

    Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut në Kosovë Raport

    https://www.evropaelire.org/a/me-shume-se-nje-mije-raste-te-dhunes-ne-familja-viktima-kryesisht-grate-/29600855.htmlhttps://www.evropaelire.org/a/me-shume-se-nje-mije-raste-te-dhunes-ne-familja-viktima-kryesisht-grate-/29600855.htmlhttps://www.un.org/en/member-states/https://peacemaker.un.org/sites/peacemaker.un.org/files/990610_SCR1244%281999%29.pdfhttps://www.coe.int/en/web/about-us/our-member-stateshttps://en.wikipedia.org/w/index.php?title=Supreme_Court_of_Kosovo&action=edit&redlink=1https://en.wikipedia.org/wiki/Constitutional_Court_of_Kosovohttp://agk-ks.org/en/basic-court-pristina-appoints-coordinator-journalists-cases/http://agk-ks.org/en/basic-court-pristina-appoints-coordinator-journalists-cases/https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=10924https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2585https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2764https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2633https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20190529-kosovo-report.pdf

  • Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut në Kosovë Raport

    10 11

    Aktivisti transgjinor iu ekspozua gjuhës së urrejtjesMenjëherë pas përfundimit të Paradës së Krenarisë, një transgjinor që punonte në fushën e të drejtave LGBTI +, mori 150 mesazhe kërcënuese në rrjete sociale dhe përmes thirrjeve telefonike. Kur ai i raportoi këto raste në polici, ata i kërkuan që të zgjidhte 10 rastet më të rënda dhe t›i raportonte ato. Edhe pse policia kishte të gjitha informacionet përkatëse, ai kurrë nuk u njoftua për hapat që ata kishin bërë me hetimin dhe nuk është i njoftuar me ndonjë akuzë të ngritur në lidhje me ndonjë prej këtyre rasteve. Për më tepër, pesha e situatës ishte nënvlerësuar nga policia e Kosovës, e cila komentoi se situata të tilla nuk janë të rrezikshme.33

    Nuk ka pasur asnjë praktikë të kontrollit të papritur fiskal ose formave të tjera të kontrollit nga autoritetet ndaj individëve apo subjekteve që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut ose konfiskimin dhe shkatërrimin e materialeve të punës nga autoritetet. Asnjë nga veprimtaritë e të intervistuarve nuk financohet nga shteti, andaj nuk ka raporte ose raste të ndërprerjes së fondeve ose financimit nga shteti. Por, praktika të tilla ka pasur nga akterë të tjerë, veçanërisht nga donatori.

    Ndërpritet mbështetja e punës së aktivistesNjëra nga HRD-të e intervistuar raportoi se emri i saj ishte hequr nga lista e bursistëve, të ndara dhe të financuara nga një qeveri e huaj e cila ka përfaqësim diplomatik dhe financon veprimtari të ndryshme të shoqërisë civile në Kosovë. Kjo ndodhi për shkak të punës së saj që kundërshtoi zbatimin e një projekti në Kosovë i cili ishte mbështetur nga po ajo qeveri e huaj. Ky rast ilustron efektet e politikave kundërshtuese jo vetëm të autoriteteve publike në Kosovë, por edhe të donatorëve të mundshëm të aktiviteteve të HRD-ve.34

    Grupet fetare jozyrtare në Kosovë paraqesin sfidë dhe problem kur bëhet fjalë për lirinë e tubimit dhe të asocimit të komunitetit LGBTI +, barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave. Pothuajse të gjithë mbrojtësit e të drejtave të intervistuar që punojnë në këto fusha janë kërcënuar, janë ngacmuar ose të paktën njohin dikë që është sulmuar për shkak të punës së tyre.35 Këto pengesa janë më të shpeshta në rastet e paradave të organizuara, protestave, paraqitjeve publike në media, dhe bëhen përmes platformave të rrjeteve sociale, thirrjeve telefonike dhe postës elektronike, por ka pasur edhe raste të dhunës fizike.36 Këto raste nxjerrin në pah sfidat dhe kufizimet e vendosura nga zakonet, qëndrimet mbizotëruese kulturore apo fetare, qëndrimet dhe vlerat në Kosovë që ndikojnë drejtpërdrejt në punën e mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

    Në fund, kërcënimet nga njerëz të panjohur dhe me motivim politik janë shumë të zakonshme në Kosovë ndaj të gjitha HRD-ve që punojnë në fushën e të drejtave të njeriut. Përveç kërcënimeve të vazhdueshme anonime dhe sulmeve personale të drejtuara ndaj HRD-ve që punojnë në fushën e barazisë gjinore, dhunës gjinore dhe komunitetit LGBTI +, kërcënimet anonime dhe sulmet personale nga njerëz të panjohur dhe të motivuar politikisht janë shumë të zakonshme ndaj mbrojtësve që punojnë në fushën e antikorrupsionit, lirisë e shprehjes, ndihmës juridike falas dhe monitorimit të gjykatave. Në disa raste, familjet e HRD-ve janë ekspozuar dhe kanë qenë cak i këtyre kërcënimeve.37

    E drejta e lirisë së mendimit dhe shprehjesKorniza e tanishme ligjore siguron mbrojtje të gjerë të së drejtës së lirisë së mendimit dhe shprehjes.38 Në të njëjtën kohë, rregullimi i veprimtarive të mediave në Kosovë është i decentralizuar dhe përgjithësisht rregullohet me ligje specifike. Por, për shkak të hendekut në zbatim, të intervistuarit raportuan se nuk ndjeheshin as të lirë as të kufizuar. Ky perceptim në veçanti mund të haset te gazetarët.

    Përkundër kornizës ligjore dhe mjedisit pluralist dhe energjik të mediave, kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve vazhdojnë të shpeshtohen. Në vitin 2017 u raportuan 24 raste të kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve.39 Në vitin 2018 ka pasur 16 raste40 të tilla. Mbetet të shihet nëse këto raste do të hetohen, do të ndiqen penalisht dhe do të gjykohen me kohë.

    Sfida më e madhe e identifikuar nga të intervistuarit tanë - një gazetar dhe një HRD që punon në fushën e të drejtave të mediave, ishte mungesa e qasjes në informacione, që ndikon në punën e tyre dhe pengon të drejtën e tyre për lirinë e mendimit. Ekziston ligji që rregullon qasjen në dokumente publike, mbi bazën e të cilit çdo institucion publik është i detyruar të caktojë njësi ose zyrtarë përgjegjës për pranimin dhe realizimin e shqyrtimit fillestar të aplikacioneve për qasje në dokumente publike.41 Këtu duhet përmendur që Avokati i Popullit luan rol të madh në ndihmë të gazetarëve dhe OJQ-ve për t›iu qasur dokumenteve publike. Sipas ligjit, pasi të jetë refuzuar kërkesa ose pasi të mos jetë dhënë përgjigje, mund të kërkohet ndihma e Avokatit të Popullit për qasjen në dokumente publike.4233 Intervista Nr.7, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (23.08.2019).34 Intervista Nr.5, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (21.08.2019).35 Intervista Nr.1, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (08.08.2019); Intervista Nr.7, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (23.08.2019); Intervista Nr.4, Përfaqësues i Shoqërisë Civile (28.08.2019).36 Intervista Nr.1, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (08.08.2019). 37 Intervista Nr.10, Përfaqësues i Mediave, (29.08.2019).38 Ligji Nr. 02/ / L-65 kundër Shpifjes dhe Fyerjes; Ligji Nr. 03/ / L-215 për Qasjen në Dokumente Publike; Ligji Nr.04/ / L-065 për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Ngjashme; Ligji Nr.04/ / L-137 për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë; Ligji Nr.04-L-044 për Komisionin e Pavarur të Mediave; Ligji Nr.04/ / L-046 për Radio Televizionin e Kosovës; Ligji Nr.04/ / L-043 për Mbrojtjen e Sinjalizuesve; Kodi Penal i Republikës së Kosovës Nr.04/ / L-082.39 Komisioni Europian, Raporti 2018 për Kosovën, 17 Prill 2018, në dispozicion në: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20180417-kosovo-report.pdf40 Komisioni Evropian, Raporti i Vendit për Kosovën, 29 maj, 2019, gjendet në: https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/29-kosovo-report.pdf41 Kuvendi i Kosovës, Ligji Nr. 06/ / L-081 për Qasjen në Dokumente Publike, në dispozicion në: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2050542 Ibid.

    Sipas të intervistuarve tanë, shkaku kryesor i këtij problemi është burokracia institucionale dhe shkelja e së drejtës për t’iu qasur dokumenteve publike,43 por edhe ndjekja e një axhende politike përmes institucioneve. Mungesa e të dhënave zyrtare gjithashtu mund t’i atribuohet mungesës së studimeve empirike në shumë fusha në lidhje me të drejtat e njeriut në Kosovë. Gjithashtu, mungesa e të dhënave mund të jetë për shkak të mungesës së mekanizmave të monitorimit e kjo përsëri, ndikon negativisht në punën e HRD-ve dhe gazetarëve, duke i kufizuar ata vetëm për t’iu qasur një problemi specifik në mënyrë të përgjithshme dhe jo në mënyrë thelbësore.44 Efekti tjetër anësor i kësaj mungese të qasjes në informacione është se HRD-të, posaçërisht gazetarët, kanë raportuar prirje për vetëcensurim të punës së tyre që të shmangin akuzat për shpifje dhe / ose fyerje.45 Megjithëse ekziston ligji kundër shpifjes dhe fyerjes46 që parashikon ‹një mekanizëm mbrojtës› për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, veçanërisht për ata që punojnë si gazetarë, dhe ndërsa shpifja dhe fyerja u dekriminalizuan dhe mbeten vetëm si përgjegjësi civile, rreziku i padive ende qëndron sikurse edhe klima që nxit praktikën e vetëcensurimit. Niveli i presionit nga autoritetet varet nga niveli i kritikës që ata (gazetarët dhe HRD-të) paraqesin. Në disa raste kjo mund të çojë në procedura ligjore kundër tyre.47 Duke marrë parasysh se institucionet e sundimit të ligjit dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë konsiderohet të jenë nën ndikimin politik, mbrojtësit e të drejtave të njeriut gjithmonë janë të rrezukuar nga procedurat ligjore sa herë që angazhohen në kritikimin e përfaqësuesve politikë ose autoriteteve shtetërore.

    Organi shtetëror padit OJQ-në për shpifjeKjo situatë u ilustrua me padinë kundër Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU! që ushtroi Agjencia kundër Korrupsionit ndaj kësaj organizate për shpifje. Sipas ish drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, organizata ÇOHU! në njërin nga publikimet e saj deklaroi se Agjencia, në deklarimin e pasurive të zyrtarëve publikë në qershor 2011, nuk kishte publikuar bizneset e shtatë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Fatmirësisht, organizata ÇOHU! e fitoi rastin por gjatë tërë procedurës, HRD-të që punonin në ÇOHU! ishin përballë me shumë kërcënime dhe fyerje publike përmes rrjeteve sociale.48

    Në rastin e Sevdije Ahmetit49 u ngritën kallëzime penale kundër një gruaje mbrojtëse të të drejtave të njeriut si përgjigje ndaj punës së saj në fushën e të drejtave të njeriut.50 Gjatë kohës kur u padit, ajo ishte duke punuar me të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës në Kosovë. Shumica e mbrojtësve të intervistuar që kanë punuar me Sevdije Ahmetin deklaruan se aktakuza ishte e motivuar politikisht si përgjigje ndaj punës së saj. Deri më tani, ky mbetet i vetmi rast kur është ngritur një procedurë penale kundër një mbrojtëse të të drejtave të njeriut si përgjigje ndaj punës së tyre në fushën e të drejtave të njeriut. Sipas HRD-ve dhe gazetarëve të intervistuar, kjo është arsyeja pse ata janë shumë të kujdesshëm me shprehjen e mendimeve dhe opinioneve duke marrë parasysh mjedisin kërcënues në të cilin ata punojnë.51

    Një çështje tjetër e theksuar nga të intervistuarit tanë ka të bëjë me platformat e mediave dhe të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes, dhe kjo ka të bëjë me përdorimin e portaleve online për lajme të rreme dhe përdorimi i tyre për të fyer dhe për të rritur gjuhën e urrejtjes ndaj HRD-ve në vend. Lajmet e rreme paraqesin problem në rritje në Kosovë. Shumë portale të sapohapura thuhet se po shërbejnë për mbështetje të caktuar politike. HRD-të gjithashtu kanë raportuar shumë raste të fyerjeve nga njerëz të panjohur në mediat e tyre sociale.

    WHRD ofendohet nga pronari i një portali onlineKatër vjet më parë, një nga WHRD-të tanë të intervistuar e kritikoi një portal online se ishte seksist. Dy ditë më pas, pronari i portalit përdori një status të saj në Facebook të cilin ajo e kishte shkruar vite më parë dhe u përpoq ta përdorte atë kundër saj. Për më tepër, ai ekspozoi familjen e saj dhe shkroi për veprimtaritë e tyre të kaluara politike. Ky veprim u konsiderua si thirrje e urrejtjes ndaj saj dhe familjes së saj për shkak të kritikës së saj ndaj seksizmit, të cilën pronari i portalit e mori si kritikë personale. Përveç kësaj, ajo raportoi se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me kolegun e saj.

    Aspekte gjinore të të drejtave civile dhe politike të MDNJ-ëveZakonet, qëndrimet dhe vlerat mbizotëruese sociale, kulturore apo fetare në Kosovë ndikojnë negativisht në punën e HRD-ve në vend. Më konkretisht, këto zakone ndikojnë drejtpërdrejt në punën e HRD-ve të angazhuar në fushën e barazisë gjinore, dhunës gjinore dhe të drejtave të komunitetit LGBTI +. Edhe pse Ligji Kundër Diskriminimit ndalon çdo lloj diskriminimi të bazuar në një listë të hapur të diskriminimit, duke përfshirë gjininë, identitetin gjinor dhe orientimin seksual, autoritetet kanë pasur qasje negative karshi hetimit të shkeljeve të bëra ndaj WHRD-ve apo LGBTI + HRD-ve. Aspektet gjinore të sfidave dhe kufizimeve me të cilat përballen këto dy grupe zakonisht hasen sa herë që duhet të merren me policinë - autoriteti i parë shtetëror, ndaj të cilit një HRD që kërcënohet raporton rastin e tij apo të saj.

    43 Intervista Nr.13, Përfaqësuesi i Mediave, (19.08.2019);44 Intervista Nr.13, Përfaqësuesi i Mediave, (19.08.2019);45 Intervista Nr.14, Përfaqësues i Mediave, (16.08.2019).46 Kuvendi i Kosovës, Ligji Nr. 02/ / L-65 Ligji Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, në dispozicion në: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=250347 Intervista Nr.10, Përfaqësues i Mediave, (29.08.2019).48 Intervista Nr. 7, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (23.08.2019).49 Sevdije Ahmeti një kohë e gjatë ishte aktiviste e të drejtave të grave dhe të drejtave të njeriut. Ajo u akuzua se për qëllime të përfitimit financiar, nga viti 2000 deri në vitin 2005 përvetësoi 145.000, euro të cilat iu besuan asaj nga donatorë të ndryshëm. Ajo u shpall e pafajshme në shkallën e parë por prokurori i shtetit e apeloi vendimin. Ndërsa çështja ishte në Gjykatën e Apelit, Sevdije Ahmeti ndërroi jetë dhe çështja u mbyll.50 Intervista Nr.1, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (08.08.2019). 51 Intervista Nr.15, Përfaqësues i Mediave, (16.08.2019), Intervista Nr.13, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (19.08.2019) and Intervista Nr.14, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (22.08.2019). Intervista Nr.15, Përfaqësues i Mediave, (29.08.2019).

    https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20180417-kosovo-report.pdfhttps://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20180417-kosovo-report.pdfhttps://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20190529-kosovo-report.pdfhttps://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/20190529-kosovo-report.pdfhttps://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=20505about:blankhttps://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2503

  • Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut në Kosovë Raport

    12 13

    Për më tepër, sfidat me të cilat WHRD-të përballen gjatë punës së tyre në fushën e të drejtave të njeriut nuk vijnë vetëm nga autoritetet shtetërore. Aspekti gjinor vjen në shprehje në shumë ambiente pune ku WHRD-të bëjnë punën e tyre në fushën e të drejtave të njeriut. WHRD-të kanë theksuar se për shkak të zakoneve shoqërore dhe kulturore në rajon dhe për shkak të ngacmimit, si puna në fushën e të drejtave të njeriut në Ballkan ashtu edhe puna me kolegë meshkuj mund të jenë sfiduese. Sipas të intervistuarve, njerëzit nga Ballkani përpiqen të justifikojnë veten dhe sjelljen e tyre duke u thirrur në një ‘kulture ballkanike’, kur në të vërtetë këto sjellje paraqesin abuzim (tani i jashtëligjshëm) ose ngacmim seksual.52 Kjo u atribohet zakoneve shoqërore në vend por më shumë mungesës së vetëdijës dhe trainimit të zyrtarëve publikë, ndër të tjerë, për mënyrën e trajtimit të viktimave për qasjen që duhen përdorur sipas profileve të ndryshme të viktimave.53

    Përveç kësaj, aspektet gjinore vijnë në shprehje jo vetëm në raport me WHRD-të, por edhe kur HRD-të që punojnë në fushën e të drejtave të komunitetit LGBTI + përballen me kufizime të të drejtave të tyre.

    Diskriminimi në qasjen në mallra dhe shërbime për mbrojtësit e të drejtave LGBTI +Një OJQ që punon në fushën e të drejtave të komunitetit LGBTI + me seli në Prishtinë është përjashtuar nga zyra e tyre nga pronari për shkak të veprimtarisë së tyre. Sipas njërit prej punëtorëve të OJQ-së, menjëherë pasi pronari i tyre e kuptoi se ata punojnë në fushën e të drejtave të komunitetit LGBTI + dhe se disa nga HRD-të që punojnë atje e identifikojnë veten si transgjinorë, ai menjëherë u kërkoi atyre që të largoheshin nga prona e tij. Ky rast pasqyron qartë paragjykimet ndaj komunitetit LGBTI + dhe efektin që zakonet sociale dhe kulturore kanë në vend.54

    5. SULME, NGACMIME DHE KUFIZIME TË MBROJTËSVE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

    Kjo pjesë shpalos gjetjet e sulmeve, ngacmimeve dhe kufizimeve të së drejtës për t’u mbrojtur, të drejtës për mjet efektiv, të drejtës për të hyrë dhe për të komunikuar me organet ndërkombëtare, të drejtës për të zhvilluar dhe diskutuar ide të reja në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtës për t’iu qasur fondeve dhe aspektet gjinore të sfidave dhe kufizimeve në lidhje me këto sulme, ngacmime dhe kufizime të mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Kosovë. Sikurse pjesa paraprake, edhe kjo pjesë mbështetet kryesisht në çështjet55 e ngritura nga HRD-të e intervistuar.

    E drejta për t’u mbrojturKorniza ligjore e Kosovës nuk parasheh asnjë lloj institucioni të specializuar për mbrojtjen ose procedimin e kërkesave në lidhje me shkeljet e të drejtave që lidhen specifikisht me HDR-të. Këto bëhen përmes institucioneve me kompetenca të përgjithshme për procedimin e sulmeve, ngacmimeve dhe kufizimeve në raport me të drejtat e njeriut, siç është policia, prokurori i shtetit, gjykatat dhe Avokati i Popullit. Ato u ofrojnë HDR-ve mbrojtje të njëjtë sikur çdo qytetari tjetër në Kosovë. Çfarëdo vepër penale a shkelje ose pengim i kryer kundër tyre gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale konsiderohen si vepra të përgjithshme penale. Fakti që ato janë kryer ndaj një mbrojtësi të të drejtave të njeriut nuk merret në konsideratë.56

    Sulmi publik i WHRD-së dhe mosveprimi i shtetitNjëra prej WHDR-ve të intervistuar ishte kërcënuar në publik nga një person i panjohur menjëherë pas një proteste kundër dhunës në familje. Ajo u kërcënua në qendër të Prishtinës ku kishte të pranishëm shumë qytetarë. Derisa po e kalonte rrugën u ndal një veturë dhe ngasësi nisi t’i bërtasë për shkak të punës së saj kundër dhunës në familje dhe e kërcënoi se do ta vriste. Menjëherë pas incidentit, ajo e raportoi rastin në polici. Megjithatë, nuk pasoi kurrfarë veprimi. Atë më nuk e lajmëruan nga stacioni i policisë dhe asnjëherë nuk e mori vesh nëse kishte pasur hapa proceduralë në lidhje me rastin e saj. Policia ishte e heshtur dhe nuk ndërmori hapa të tjerë për të identifikuar kryesin dhe për të nisur procedura penale kundër tij.57

    E drejta për mjet efektivSiç u tha më parë, asnjë rast i raportuar nuk është hetuar siç duhet dhe nuk janë shqiptuar dënime për akterët shtetërorë ose joshtetërorë që kanë bërë shkelje apo abuzime të të drejtave dhe lirive të HDR-ve. Kjo pandëshkueshmëri i atribohet performancës së dobët të institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë. Megjithëse legjislacioni i Kosovës përcakton të drejtën për mjet efektiv, për shkak të mungesës së një sistemi funksional të drejtësisë, kjo e drejtë është shkelur gjerë e gjatë. Grumbullimi i rasteve në gjykata, mungesa e nxitimit në rastet e shkeljeve të bëra kundër HDR-ve dhe mungesa e njohjes së HDR-ve si kategori speciale në legjislacionin e Kosovës i ndihmojnë tutje zbehjes së kësaj të drejte.

    52 Intervista Nr.10, Përfaqësues i Mediave, (29.08.2019).53 Intervista Nr.10, Përfaqësues i Mediave, (29.08.2019); Intervista Nr.1, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (08.08.2019);54 Intervista Nr.5, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (21.08.2019).55 Kini parasysh se çështjet e paraqitura në këtë raport nuk janë pasqyrë gjithëpërfshirëse e shkeljeve, por më tepër një përmbledhje e gjetjeve të mbledhura me metodologjinë e kërkimit të aplikuar.56 Intervista Nr.1, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (08.08.2019). 57 Intervista Nr.1, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (08.08.2019).

    Për të specifikuar mekanizmin që parashikon mjet efektiv, duhet të dihet se çdo i pandehur që është liruar me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës ka të drejtë për mjet juridik në Kosovë. Për ta bërë këtë, ata duhet të aplikojnë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Por, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka paraparë një buxhet / vlerë shumë të kufizuar për këtë sektor i cili nuk mund të mbulojë të gjithë ata që janë liruar dhe kanë kërkuar rishikim gjyqësor.58

    E drejta për t’u qasur dhe për të komunikuar me organet ndërkombëtareE drejta e HDR-ve për t’iu qasur dhe për të komunikuar me organet ndërkombëtare nuk është në dispozicion për HDR-të nga Kosova. Kjo ndodh për shkak të pavarësisë së kontestuar të Kosovës gjë që e pengon të bëhet anëtare e OKB-së dhe KE-së. Qytetarët e Kosovës nuk mund t’i sjellin rastet e tyre pranë GjEDNj-së, duke i lënë kështu autoriteteve shtetërore pa mbikëqyrje të drejtpërdrejtë ndërkombëtare. Kjo hap mundësinë që autoritetet të mund t’i shkelin të drejtat e njeriut më shumë sesa që do të kishin mundësi sikur GjEDNj-ja të ishte opsion. Nga ana tjetër, organizatat e shoqërisë civile dhe individët kanë arritur bashkëpunim të madh me organet ndërkombëtare kur bëhet fjalë për konferenca, trajnime, etj. Kjo e drejtë sfidohet vetëm kur këto aktivitete mbahen ose organizohen nga vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    E drejta për të zhvilluar dhe për të diskutuar ide të reja në fushën e të drejtave të njeriutHDR-të në Kosovë konsiderojnë se mund të ushtrojnë të drejtën e tyre për të diskutuar dhe për të zhvilluar ide të reja në fushat e të drejtave të njeriut. Por, meqë shumica e tyre mbështeten nga donatorët, ata mund të përballen me sfida në zhvillimin dhe diskutimin e ideve të reja në fushën e të drejtave të njeriut nëse këto nuk përputhen me programet e donatorëve. Përveç kësaj, situata ekonomike në Kosovë është shumë e dobtë dhe nuk ofron mjedis të qëndrueshëm. Andaj, HDR-të shpesh përballen me sfida financiare për zhvillimin dhe diskutimin e ideve të reja.59

    E drejta për qasjen në fondeE drejta për qasje në fonde nga organizatat e shoqërisë civile në Kosovë rregullohet me Ligjin për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare, i cili parasheh një mënyrë të gjerë për financimin e OJQ-ve60. Mungesa e fondeve paraqet një sfidë të madhe për HRD-të e intervistuar që punojnë si individë sepse ato nuk mbështeten financiarisht nga askush, gjë që ndikon në punën e tyre në fushën e të drejtave të njeriut. Të gjithë HDR-të e intervistuar përmendën faktin se varësia e tyre nga fondet e donatorëve ndikon në punën e tyre. Të shumtën e kohës donatorët vendosin se në cilat fusha do të jenë aktive shumica e organizatave joqeveritare duke vendosur prioritete apo tema për dhënien e granteve dhe të fundeve dhe duke ndikuar kësisoji tërthorazi në planet e tyre të punës.

    Aspekte gjinore të sulmeve, ngacmimeve dhe kufizimeve të MDNJ-ëveKur mbrojtësit e të drejtave të komunitetit LGBTI + ia raportojnë autoriteteve një vepër penale ose shkelje ose pengesë ndaj tyre, policia e Kosovës nuk i merr seriozisht në shumicën e rasteve, nuk kryen procedura të duhura hetimi dhe nuk i informon për zhvillimet në rastin e tyre.61 Për më tepër, nuk ka asnjë rast dhe asnjë precedent ku janë kryer hetime efektive apo që kryesit e veprave penale ose shkeljeve a pengesave të tjera ndaj HRD-ve në Kosovë të jenë dënuar. Arsyet e identifikuara për këtë lloj pandëshkueshmërie kryesisht i atribohen sistemit të dobët të drejtësisë në Kosovë. Për shkak të praktikës së përhapur të pandëshkueshmërisë, nuk mund të konkludohet se a ekzistojnë aspekte gjinore ose sfida dhe kufizime me të cilat përballen HDR-të kur ushtrojnë të drejtën e tyre për mjet efektiv. Kur bëhet fjalë për qasjen dhe komunikimin me organet ndërkombëtare, nuk ka pasur asnjë sfidë të raportuar me bazë gjinore duke marrë parasysh faktin se problemi kryesor në ushtrimin e kësaj të drejte është pavarësia e kontestuar e vendit.

    58 Intervista Nr.13, Përfaqësuesi i Mediave, (19.08.2019);59 Intervista Nr.10, Përfaqësues i Mediave, (29.08.2019).60 Kuvendi i Kosovës, Ligji Nr. 06 / L-043 për Lirinë e Asocimit në Organizatat Joqeveritare, në dispozicion në: https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=276461 Intervista Nr.7, Përfaqësues i Shoqërisë Civile, (23.08.2019).

    https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2764https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2764

  • Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut në Kosovë Raport

    14 15

    6. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIMEKosova mbetet jashtë kornizës së të drejtave të njeriut të ofruar nga KE-ja dhe OKB-ja sepse nuk është shtet anëtar i asnjërës nga këto organizata. Për shkak të këtij fakti, qytetarët e Kosovës, duke përfshirë HRD-të, nuk kanë drejtë të paraqesin kërkesa pranë GjEDNj-së. Kjo ndikon drejtpërdrejt në të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të HRD-ve dhe në punën e tyre në fushën e të drejtave të njeriut pasi ata nuk mund të kërkojnë mbrojtje as për vete as për viktimat e mundshme të shkeljeve të të drejtave të njeriut të cilave mund t’u ofrojnë ndihmë.

    Përfshirja e traktateve ndërkombëtare në Kushtetutë dhe ligje ofron mbrojtje dhe promovim të caktuar të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në nivel vendi. Megjithatë, këto janë dispozita të përgjithshme të cilat nuk janë rregulluar për t’iu përshtatur karakteristikave të kërkesave të HDR-ve. Për shkak të mungesës së një dispozite ligjore që kërkon mbrojtjen e HRD-ve në mënyrë specifike, autoritetet shtetërore, siç është policia, nuk reagojnë ndryshe ndaj shkeljeve dhe sulmeve ndaj HDR-ve krahasuar me rastin e ndonjë qytetari tjetër në Kosovë, pra këto autoritete injorojnë plotësisht faktin se motivi i sulmit ishte puna e tyre në fushën e të drejtave të njeriut.

    Përveç mungesës së qasjes në mekanizmat ndërkombëtarë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe njohjen dhe mbrojtjen ligjore të HDR-ve, mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Kosovë po përballen me shumë sfida dhe kufizime – ku gjinia është një nga arsyet. Zakonet, qëndrimet dhe vlerat mbizotëruese sociale, kulturore apo fetare në Kosovë ndikojnë negativisht në punën e HRD-ve në vend, sidomos tek ata që punojnë në fushën e barazisë gjinore, dhunës gjinore dhe të drejtave të komunitetit LGBTI+.

    Nuk ka ndonjë ligj si ‘ligji për media’ në Kosovë dhe veprimtaria e mediave të Kosovës në përgjithësi rregullohet me ligje specifike.62 Korniza ligjore siç është Ligji kundër Shpifjes dhe Fyerjes, Ligji për Qasje në Dokumente Publike, Ligji për të Drejtat e Autorit, Ligji për Mbrojtjen e Burimeve, Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, etj63. ofrojnë kornizë të gjerë për mbrojtjen e së drejtës së lirisë të mendimit dhe të të shprehurit. Por për shkak të faktit se autoritetet e Kosovës çalojnë sa i përket zbatimit të legjislacionit, HRD-të nuk ndjehen as të lirë as të kufizuar kur bëjnë punën e tyre. Ka raste kur mediat përdoren për fyerje dhe shpifje dhe për të sulmuar HRD-të. Për më tepër, persona të paidentifikuar përdorin mediat për të kërcënuar HRD-të, pa marrë parasysh fushën e tyre të punës për të drejtat e njeriut.

    Megjithëse donatorët ndërkombëtarë janë të pranishëm në Kosovë dhe OJQ-të kryesisht mbështeten dhe financohen prej tyre, ka shumë HRD që punojnë individualisht dhe nuk kanë qasje në fonde. Kjo situatë ndikon në aftësinë e tyre për të kryer punë në fushën e të drejtave të njeriut. Për më tepër, varësia e HRD-ve nga mbështetja e donatorëve ndikon në axhendën e tyre, pra fushën e tyre të veprimit, meqë donatorët përcaktojnë prioritete dhe tema.

    Në dritë të kësaj, rekomandojmë sa vijon:

    Autoritetet vendore:▶ Autoritetet vendore duhet të marrin të gjitha masat për të siguruar zbatimin e duhur të legjislacionit për

    të drejtat e njeriut duke siguruar që ata të punojnë në mjedis mbështetës, pa sulme dhe hakmarrje.▶ Deklarata për Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut duhet të përfshihet në listën e instrumenteve

    ndërkombëtare të zbatueshme direkt në Nenin 22 të Kushtetutës së Kosovës që do t’i njihte, t’i mbështeste dhe t’i mbronte tutje mbrojtësit e të drejtave të njeriut në kontekstin e punës së tyre. Gjyqësori, policia dhe institucioni i Avokatit të Popullit duhet të zbatojnë standarde ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në rastet e kërcënimeve dhe sulmeve ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut në përputhje me të drejtat e përcaktuara në Kushtetutë dhe të përshkruara më tej në legjislacionin në fuqi.

    ▶ Policia, prokurori i shtetit dhe gjyqësori duhet të kenë qasje më transparente dhe gjithëpërfshirëse me të gjithë mbrojtësit e të drejtave të njeriut për çështjet e raportuara pranë autoriteteve. Mbrojtësve të të drejtave të njeriut duhet t’u sigurohen informacione në lidhje me çështjet e tyre. Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Policinë e Kosovës duhet të parashohin trajnim të specializuar për standardet dhe mekanizmat e të drejtave të njeriut, duke përfshirë GjEDNj-në.

    ▶ Institucionet duhet të marrin masa efektive për zbatimin e duhur të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, të sigurojnë transparencë dhe përgjegjshmëri më të madhe dhe t’u japin mundësi qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për informim. Kjo do ta rriste transparencën dhe llogaridhënien e shtetit.

    ▶ Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit dhe gjykatat duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të përmirësuar bashkëpunimin dhe rrjedhën e informacionit.

    62 Koha.net, ‘Ligji për media: I panevojshmëm, 7 korrik 2018, https://www.koha.net/veshtrime/103684/ligji-per-media-i-panevojshem/63 Koha.net, ‘Ligji për media: I panevojshmëm, 7 korrik 2018, https://www.koha.net/veshtrime/103684/ligji-per-media-i-panevojshem/

    Prokurori i Shtetit dhe Gjykatat e Kosovës:▶ Gjatë aplikimit të Kodit Penal të Kosovës, institucionet e drejtësisë duhet të respektojnë standardet

    ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që zbatohen drejtpërdrejt në Kosovë, të specifikuar në Nenin 22 të Kushtetutës së Kosovës.

    ▶ Institucionet e drejtësisë duhet të sigurojnë që rastet e kërcënimeve dhe sulmeve kundër gazetarëve dhe të gjithë mbrojtësve të të drejtave të njeriut të hetohen menjëherë, të ndiqen penalisht dhe të gjykohen nga gjykatat.

    ▶ Institucionet e drejtësisë duhet të përfundojnë praktikën e mosndëshkimit të kryesve që shkelin, sulmojnë dhe kufizojnë të drejtat civile të mbrojtësve të të drejtave të njeriut duke marrë aktgjykime meritore kur gjykojnë të gjitha çështjet në kohën e duhur.

    ▶ Prokurori i Shtetit duhet të hetojë të gjitha platformat në internet dhe mediat e tjera të dyshuara për shpërndarjen e lajmeve të rreme, gjuhës së urrejtjes ose sulmit ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

    ▶ Gjykatat e Kosovës duhet të tregojnë zero tolerancë ndaj shfrytëzimit të mëtejmë të portaleve online si platforma për lajme të rreme, gjuhë të urrejtjes apo për sulm ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut duke i trajtuar me kohë të gjitha rastet e tilla të raportuara.

    Institucioni i Avokatit të Popullit:▶ Avokati i Popullit duhet të marrë masa shtesë për të monitoruar veprimet e ndërmarra nga institucionet

    e zbatimit të ligjit dhe gjyqësorit në raste sulmesh dhe kërcënimesh ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të sigurojë që proceset të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës:▶ Këshilli i Mediave duhet të ketë qasje më proaktive në rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe

    dëmin e lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

    Mbrojtësit e të drejtave të njeriut:▶ Mbrojtësit e të drejtave të njeriut duhet të dokumentojnë dhe raportojnë rastet e kërcënimeve dhe

    sulmeve kundër mbrojtësve të të drejtave të njeriut.▶ Mbrojtësit e të drejtave të njeriut duhet të raportojnë të gjitha rastet e lajmeve të rreme, gjuhës së urrejtjes

    dhe sulmeve në Këshillin e Mediave për shkeljen e Kodit të Etikës dhe pastaj duhet të inicojnë procedura para gjykatave të Kosovës.

    ▶ Mbrojtësit e të drejtave të njeriut duhet të rrisin ndërgjegjësimin e publikut për rolin e tyre përmes fushatave publike, debateve dhe platformave mediale.

    Bashkësia ndërkombëtare:▶ Bashkësia ndërkombëtare në Kosovë duhet të mbështesë vazhdimisht dhe në mënyrë proaktive të

    konsultohet me HRD-të, dhe të shkëmbejë informacione me ta.▶ Bashkësia ndërkombëtare në Kosovë duhet të vazhdojë të forcojë kapacitetet teknike dhe financiare të

    mbrojtësve të të drejtave të njeriut.▶ Bashkësia ndërkombëtare në Kosovë duhet të theksojë detyrimet e shtetit për të mundësuar ushtrimin e

    lirë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore dhe të parandalojë çdo shkelje të këtyre të drejtave.▶ Që mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Kosovë të gëzojnë mbrojtjen ndërkombëtare të të drejtave të

    tyre të njeriut dhe që institucionet kosovare të jenë nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara duhet të kërkojnë zgjidhje që Kosova të raportojë mbi veprimet e saj në lidhje me përmirësimin e situatës së të drejtave të njeriut në vend dhe përmbushjen e detyrimeve karshi të drejtave të njeriut, veçanërisht në kuadër të procesit UPR, siç bëjnë edhe shtetet e tjera në rajon.

    ▶ Për të përmirësuar mjedisin për mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe që mbrojtësit e të drejtave të njeriut të gëzojnë mbrojtje ndërkombëtare, Këshilli i Europës duhet të kërkojë zgjidhje që qytetarët e Kosovës të jenë në gjendje të paraqesin kërksa pranë GjEDNj-së.

    https://www.koha.net/veshtrime/103684/ligji-per-media-i-panevojshem/https://www.koha.net/veshtrime/103684/ligji-per-media-i-panevojshem/

  • MB

    RO

    JT

    ËS

    IT

    E

    DR

    EJ

    TA

    VE

    N

    JE

    RI

    UT

    K

    OS

    OV

    Ë

    _heading=h.gjdgxs_heading=h.30j0zll_GoBack