Mbi Te Andejshmen - Osho

4
OSHO - MBI TE ANDEJSHMEN Në intervalin mes vdekjes dhe inkarnimit të ardhshëm, jemi pa ndjenja. Trup nuk ka, andaj çfarëdo që të eksperimentosh në këtë dimension është e ngjashme me ëndrrën. Duket sikur ëndërron. Kur ëndërrojmë assesi nuk dyshojmë në realitet. Kjo është mjaft interesante: dyshojmë më vonë, por kurrsesi gjatë ëndërrimit. Ëndrra na duket e vërtet. Edhe dyshimi më i vogël e thyen ëndrrën më të thellë! Për këtë ëndrra na duket më reale se vet realiteti. Gjatë qëndrimit tim në Varanasi (Benares), më vizitoi një profesor nga Universiteti hindu. Ai më pyeti: “A besoni në ferr?” I thashë: “Nuk ka nevojë të besoj në

Transcript of Mbi Te Andejshmen - Osho

Page 1: Mbi Te Andejshmen - Osho

OSHO - MBI TE ANDEJSHMEN

Në intervalin mes vdekjes dhe inkarnimit të ardhshëm, jemi pa ndjenja. Trup nuk ka, andaj çfarëdo që të eksperimentosh në këtë dimension është e ngjashme me ëndrrën. Duket sikur ëndërron. Kur ëndërrojmë assesi nuk dyshojmë në realitet. Kjo është mjaft interesante: dyshojmë më vonë, por kurrsesi gjatë ëndërrimit. Ëndrra na duket e vërtet. Edhe dyshimi më i vogël e thyen ëndrrën më të thellë! Për këtë ëndrra na duket më reale se vet realiteti.

Gjatë qëndrimit tim në Varanasi (Benares), më vizitoi një profesor nga Universiteti hindu. Ai më pyeti: “A besoni në ferr?” I thashë: “Nuk ka nevojë të besoj në ferr, sepse ferri ekziston. Besimi është i nevojshëm atëherë kur diçka nuk e shohim se ekziston. Ferri është këtu, deri në atë masë prezent sa nuk ka fare nevojë që të besohet në të”.“Ku ndodhet ferr?” -pyeti profesori.“Ju jetoni në të. Jeni lindur në të, frymoni në të, do të vdisni në të - nëse nuk ndërmerrni diçka që të dilni nga ai”.

Page 2: Mbi Te Andejshmen - Osho

Njeriu e harron ferrin ngase është i lindur në të. Ai jeton në ferr, siç jeton peshku në oqean. Peshku për këtë nuk është i vetëdijshëm përveç nëse rastësisht do të nxirrej jashtë oqeanit. Vetëm atëherë kupton se tërë kohën ka jetuar në oqean.Pa përjetuar diçka nga parajsa, ju kurrë nuk do të kuptoni se jetoni në të, ju jeni krijuesit e tij; ju jetoni në botën të cilën vet e krijoni. Vendi i vetëm ku mund të jetoni është vendi të cilin ju vet ia keni përshtatur vetes. Ajo që keni krijuar rreth vetes duhet të ekzistojë së pari në qendër të qenies suaj, vetëm atëherë ajo mund të zgjerohet në rrethinë.Në intervalin mes vdekjes dhe inkarnimit të ardhshëm, jemi pa ndjenja. Trup nuk ka, andaj çfarëdo që të eksperimentosh në këtë dimension është e ngjashme me ëndrrën. Duket sikur ëndërron. Kur ëndërrojmë assesi nuk dyshojmë në realitet. Kjo është mjaft interesante: dyshojmë më vonë, por kurrsesi gjatë ëndërrimit. Ëndrra na duket e vërtet. Edhe dyshimi më i vogël e thyen ëndrrën më të thellë! Për këtë ëndrra na duket më reale se vet realiteti. Realiteti gjithmonë lë pas vete një dromcë dyshimi. Shembull: në ëndërr e sheh njeriun duke u shndërruar në qen. Në asnjë moment nuk dyshon: “Si është e mundur kjo?!” Ajo ka ndodhur dhe duhet të jetë e mundur. Me të zgjuar do të mendosh: “Çfarë absurdi!” Befasisht shoku yt i ngushtë, e drejton revolen në ty. Në mendjen tënde as për një çast nuk hamendesh: “Pse ma bënë këtë shoku?”...Në intervalin mes vdekjes dhe lindjes frymojnë dy lloje shpirtrash. Njëri lloj - shpirti i mallkuar. Këtij shpirti është vështirë t’i gjendet barku, në të cilin do të mund të lind. Këta shpirtra janë quajtur shpirtra të këqij. Lloji i dytë i përfshin shpirtrat e mirë. Këta janë quajtur Deva (hyjnor). Edhe për këta shpirtra është vështirë të gjendet ndonjë bark nëne.Në mes këtyre dy ekstremeve ndodhen të gjithë shpirtrat që nuk ndryshojnë shumë njëri nga tjetri, përveç në variacione karakteristikash, personalitetesh dhe qëndrimesh mentale. Përgjithësisht i takojnë llojit të njëjtë, vetëm se përvojat u ndryshojnë.Më parë kam thënë se pasi të zgjoheni, do të arrini t’i kujtoni ëndrrat në maksimum deri në një orë. Po në këtë mënyrë pas lindjes së sërishme, në gjashtë muajt e parë, personit i kujtohet gati gjithçka. Me kalimin e kohës, kujtesa humb. Personi me imagjinatë të zhvilluar apo sensibilitet të madh, ndoshta do të mbaj mend më gjatë, por vetëm nëse ka ushtruar dha ka tejkaluar vetëdijen në jetën e tij të kaluar. Atëherë do të jetë në gjendje të mbaj mend më gjatë.Muajt e fundit të jetës duhet t’i kushtohen Sadhanu-së, ushtrimeve shpirtërore. Mirëpo, kjo përgatitje nuk mund të të jepet në momentin e vdekjes. Kjo duhet ushtruar! Vetëm personi që është përgatitur në gjashtë muajt që pasojnë

Page 3: Mbi Te Andejshmen - Osho

vdekjen, mund të jetë i ushtruar në gjashtë muajt e parë, pas lindjes. Në jetën time kam takuar miliona njerëz, por asnjëri prej tyre nuk më ka pyetur se ç’ndodh para lindjes - me mijëra më kanë pyetur: Çka pas vdekjes?Gjithmonë kam menduar pse njerëzit lindjen a kanë pranuar pa bërë asnjë pyetje? Pse edhe vdekja nuk është pranuar në mënyrë të njëjtë? M’u kujtua... Mulla Nasradini lajmërohet në një shpallje për punësim në anije. Njëri prej anëtarëve të komisionit i parashtron pyetjen: “Nëse deti është i trazuar, era shtrëngatë, ç’do të bëje ti për ta shpëtuar anijen?”“Kjo nuk është problem. Do ta hidhja spirancën për ta mbajtur drejtpeshimin e anijes!” -përgjigjet Nasradini.I njëjti vazhdon: “Supozojmë se vjen edhe një valë e madhe sa bjeshka?”Nasradini ia kthen: “Asgjë - edhe një spirancë!”“Paramendojeni një tajfun të fortë?!” - këmbëngulë komisioni.“Asgjë, prapë edhe një spirancë!” -thotë Nasradini.Në fund ata të komisionit nuk durohen: “E ku do t’i marrësh tërë ato spiranca?!”Nasradini ua kthen: “Nga i njëjti vend ku i morët edhe ju të gjitha ato valë e tajfune. Ju shkoni e merrni tuajat e më pas unë do t’ju sjell spiranca e spiranca”.

OSHO “Dimensionet e së andejshmes”