MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në...

178
UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PUNËS DHE POLITIKЁS SOCIALE PROGRAMI I STUDIMIT TË DOKTORATURËS MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI (QЁNDRIMET) Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor” nga MSc. Desarta Spahiu Udhëhequr nga Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri TIRANË, 2018

Transcript of MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në...

Page 1: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

UNIVERSITETI I TIRANЁS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI I PUNËS DHE POLITIKЁS SOCIALE

PROGRAMI I STUDIMIT TË DOKTORATURËS

MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI

(QЁNDRIMET)

Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor”

nga MSc. Desarta Spahiu

Udhëhequr nga Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri

TIRANË, 2018

Page 2: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

DEKLARATË STATUORE

Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është prezantuar

ndonjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të

veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër, përveç rasteve

të cituara dhe referuara.

Emër Mbiemër

DESARTA SPAHIU

Firma

___________________

©2018 Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit

Page 3: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

UNIVERSITETI I TIRANЁS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI I PUNËS DHE POLITIKAVE SOCIALE

PROGRAMI I STUDIMIT TË DOKTORATURËS

MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI

(QЁNDRIMET)

Paraqitur në hulumtim të gradës shkencore “Doktor”

nga MSc. Desarta Spahiu

Udhëhequr nga Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri

MBROHET ME DATË ..…./……/ 2018

Juria e vlerësimit:

1. ……………………………………………… Kryetar/e

2. ………………………………………………. Anëtar/e (Oponent/e)

3. ………………………………………………. Anëtar/e (Oponent/e)

4. ………………………………………………. Anëtar/e

5. ………………………………………………. Anëtar/e

TIRANË, 2018

Page 4: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

Ky punim i dedikohet njeriut

që më mungon në çdo moment të jetës,

por e di që më mbështet nga lart,

Nënës sime…

Page 5: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

PASQYRA E LЁNDЁS

Abstrakti 8

Mirёnjohje 10

Lista e shkurtimeve 11

Lista e tabelave 12

1. HYRJE ................................................................................................................................ 13

1.1. Konteksti ..................................................................................................................... 13

1.2. Lëvizja LGBTI në Shqipëri ........................................................................................ 15

1.3. Parashtrimi i problemit ............................................................................................... 17

1.4. Qëllimi dhe objektivat e studimit ................................................................................ 20

1.4.1. Qëllimi .............................................................................................................. 20

1.4.2. Objektivat ......................................................................................................... 20

1.5. Pyetjet kërkimore ........................................................................................................ 20

1.6. Struktura e punimit ..................................................................................................... 21

1.7. Rëndësia e studimit .................................................................................................... 21

1.8. Operacionalizimi i termave të përdorur në studim ..................................................... 22

2. RISHIKIMI I LITERATURËS ........................................................................................ 24

2.1. Debati mbi martesën në të njëjtën gjini ...................................................................... 24

2.2. Ndikimi i moshës, brezit dhe efektit të kohës ............................................................. 26

2.3. Koncepti i brezit social ............................................................................................... 30

2.4. Studimet mbi familjet nga martesa në të njëjtën gjini ................................................ 34

2.5. Qëndrimet nё lidhje me rolet gjinore .......................................................................... 36

2.6. Feja dhe homoseksualiteti ........................................................................................... 38

2.7. Kontributi i këtij studimi në literaturën mbi martesën në të njëjtën gjini ................... 41

3. METODOLOGJIA ............................................................................................................ 44

3.1. Hartimi i kërkimit ....................................................................................................... 44

3.2. Historiku i kërkimit, përshkrimi i fazave .................................................................... 44

3.3. Metoda kërkimore e përdorur ..................................................................................... 45

3.4. Popullata e përfshirë në studim dhe kampioni i përzgjedhur ...................................... 47

3.4.1. Kampionimi i studentëve .................................................................................. 48

3.4.2. Kampionimi i prindërve .................................................................................... 49

3.5. Mbledhja e të dhënave ................................................................................................ 51

3.5.1. Intervista e thelluar gjysmë e strukturuar me studentë dhe prindër .................. 52

Page 6: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

3.6. Analiza e të dhënave ................................................................................................... 56

3.7. Qëndrueshmëria dhe vlefshmëria e studimit ............................................................... 61

3.8. Çështjet etike ............................................................................................................... 64

3.9. Kufizimet e studimit ................................................................................................... 65

4. REZULTATET E STUDIMIT ......................................................................................... 67

4.1. Diskurset mbi homoseksualitetin ................................................................................ 67

4.1.1. Qendërzimi i pikëpamjeve mbi homoseksualitetin .......................................... 67

4.1.2. Besimet kognitive mbi homoseksualitetin ........................................................ 70

4.1.3. Qëndrimet emocionale ...................................................................................... 75

4.1.4. Përvoja jetësore dhe kontaktet me persona gej dhe lesbike .............................. 78

4.1.5. Vlerat morale dhe gjykimet .............................................................................. 80

4.2. Shumëllojshmëria e pikëpamjeve ndaj martesës në të njёjtën gjini ........................... 87

4.2.1. Mbështetjet e qarta ............................................................................................ 88

4.2.2. Kundërshtimet e qarta ....................................................................................... 92

4.2.3. Diskurset e mesme: pragmatizmi liberal dhe konflikti ideologjik ................... 95

4.3. Të kuptuarit e martesës ............................................................................................. 102

4.3.1. Martesa është e mirë ....................................................................................... 102

4.3.2. Divorci, seksi paramartesor dhe bashkëjetesa ................................................ 105

4.3.4. Karakteristikat thelbësore të martesës ............................................................ 112

4.3.4. Ideja e martesës në diskurset mbi martesën në të njёjtën gjini ....................... 115

4.4. Dallimet e lidhura me brezin ..................................................................................... 117

4.4.1. Ndikimet e ndryshme të periudhës në secilin brez ......................................... 117

4.4.2. Përvojat gjatë jetës dhe vazhdimësia e qëndrimeve ....................................... 119

4.4.3. Shprehja e ndryshimit të qëndrimeve ............................................................. 123

4.5. Krahasimi i palëve të kombinuara prind-student ...................................................... 126

4.5.1. Diskurset fetare konservatore ......................................................................... 128

4.5.2. Diskurset Liberale ........................................................................................... 131

5. DISKUTIME .................................................................................................................... 137

6. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME ..................................................................... 144

6.1. Përfundime ................................................................................................................ 144

6.1.1. Ndryshimi ndërmjet brezave socialë .............................................................. 144

6.1.2. Bazat e qëndrimeve mbi martesën në të njёjtën gjini ..................................... 148

6.1.3. Brezat socialë dhe martesa në të njёjtën gjini ................................................. 150

6.1.4. E ardhmja e martesës në të njёjtën gjini ......................................................... 152

6.2. Rekomandimet për kërkimet e ardhshme mbi martesën në të njёjtën gjini .............. 154

Page 7: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

7. REFERENCA ................................................................................................................... 157

SHTOJCA ............................................................................................................................. 171

Shtojca 1: Forma e dhënies së pëlqimit të informuar ...................................................... 171

Shtojca 2: Posteri për rekrutimin ..................................................................................... 173

Shtojca 3: Udhëzuesi i intervistës .................................................................................... 174

Page 8: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

8

Abstrakt

Ky punim doktorature bazohet në intervistat e thelluara me studentë universitarë dhe prindërit

e tyre për të analizuar bazat e qëndrimeve mbi martesën në të njёjtën gjini. Analiza tregon se

qëndrimet dhe vlerat e njërëzve në lidhje me homoseksualitetin janë të një rëndësie madhore

në formimin e diskurseve mbi martesën në të njёjtën gjini dhe në vetvete janë më të

shumëllojshme dhe komplekse nga ç’mund të pritet. Besimet, qëndrimet, vlerat dhe përvojat e

pjesёmarrësve jo gjithmonë janë koherente, si dhe ka një sërë diskursesh të mesme mbi

martesën në të njёjtën gjini të cilat nuk mund të klasifikohen as si mbështetëse dhe as si

kundërshtuese. Ky studim tregon gjithashtu se përkufizimet që njerëzit i bëjnë martesës

formësojnë diskurset mbi martesën në të njёjtën gjini.

Për më tepër, ky studim shqyrton ngjashmëritë dhe dallimet e mënyrës se si anëtarë të dy

brezave socialë flasin mbi martesën në të njёjtën gjini duke hedhur dritë mbi proceset e

ndryshimeve sociale të brezave. Studentët ndërmjet tyre si dhe prindërit me njëri-tjetrin kanë

qëndrime të ngjashme mbi çёshtjet e lidhura me martesën dhe seksualitetin si rrjedhojë e

socializimit dhe ideologjive fetare. Krahasimi i diskurseve të prindërve dhe studentëve tregon

dallime thelbësore në mënyrën se si ata flasin për martesën në të njёjtën gjini.

Krahasimet njёkohёsisht ndёrmjet brezave dhe brenda tyre janё thelbësore për të shpjeguar

dallimet në lidhje me martesën në të njёjtën gjini. Koncepti i brezit social mund të ndihmojë

për t’i vlerësuar këto modele nëse kuptohet si një proces kulturor dhe social-psikologjik që

ndikon në mënyrën se si grupe njerëzish zhvillojnë pikëpamje të ngjashme bazuar në takimin

e tyre të përbashkët me strukturën sociale. E konceptuar në këtë mënyrë, koncepti i brezit social

është pjesë e analizave të ndryshimit social dhe riprodhimit social.

Fjalë kyçe: martesё në të njёjtën gjini, homoseksualitet, lgbti, gej dhe lesbike, brez social, fe.

Page 9: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

9

Abstract

This dissertation thesis is based on in-depth interviews with university students and their

parents to analyze the underlying basis of attitudes about same sex marriage. The analysis

suggests that people's attitudes and values about homosexuality are of main significance in the

formation of discourses on same sex marriage and in themselves are more complicated and

various than expected. The beliefs, attitudes, values and experiences of the participants are not

always coherent and there is an amount of middle ground discourses on same-sex marriage that

can be categorized neither as supportive nor oppositional. This study also suggests that the

definitions that individuals make to marriage, structure the discourse on the same sex marriage.

In addition, this study examines the similarities and differences in how participants of the two

generations discuss on same sex marriage by highlighting the difference of social change

among generations. Both students between them and parents with each other have similar

attitudes on topics related to marriage and sexuality as a result of socialization and religious

ideology. The comparison of students and parents discourses shows essential dissimilarity in

how they discuss about same sex marriage.

Comparing simultaneously between and within generations is essential to give an explanation

for the differences related to same sex marriage. The notion of social generation can help to

assess these models if it is understood as a cultural and social psychological process that impact

how groups of individuals cultivate similar points of views primarily based on their common

meeting with the social structure. Conceived in this way, the notion of social generation is a

component to the analysis of social change and social reproduction.

Key words: same-sex marriage, homosexuality, lgbti, gay and lesbian, social generation,

religion.

Page 10: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

10

MIRËNJOHJE

Realizimi i këtij punimi ka qenë një përpjekje e gjatë dhe e vështirё, ku përfundimi i

suksesshëm i tij nuk do të kishte qenë i mundur pa ndihmën dhe kontributin e disa njerëzve, të cilët

dëshiroj t’i falënderoj përzemërsisht.

Falënderim i thellë shkon për udhëheqësen shkencore të disertacionit, Prof. Dr. Edlira

Haxhiymeri, pёrkrahja dhe ndihma e sё cilёs nuk ka munguar pёr asnjё çast. Ky punim do të

ish shumë i vështirë të realizohej pa idetë dhe konceptet e saj tejet profesionale si dhe shtysën

e inkurajimin që më ka dhënë gjatë procesit intensiv të studimit.

Falënderoj dhe iu shpreh mirënjohjen time të thellë kolegëve të mi, në veçanti Dr. Erika

Bejko, pёr ndihmёn e pakursyer në punën time kërkimore shkencore.

Në fund, por jo më pak, falënderoj shokun tim të jetës, Ilirin, për motivimin dhe

dashurinë e tij.

Faleminderit të gjithëve!

Page 11: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

11

LISTA E SHKURTIMEVE

ALGA Albanian, Lesbian and Gay Albania

CEDAW Konventa e Eleminimit të të gjithë Formave të Diskriminimit ndaj Gruas

CRCA Child Rights Center Albania

ESS European Social Survey (Sondazhi Social Europian)

GISH Grupi për Integrimin Shoqëror

GSHDNJ Grupi Shqiptar për të Drejtat e Njeriut

KE Këshilli i Evropës

NDI National Democratic Institute (Instituti Kombëtar Demokrat)

KEDNJ Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut

LGBTI Lesbike, Gej, Biseksualë, Transgjendër, Interseks

OJF Organizatë Jofitimprurëse

QAGJZH Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim

QNL Qendra për Nisma Ligjore dhe Qytetare

UN United Nations (Kombet e Bashkuara)

Page 12: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

12

LISTA E TABELAVE

faqja

3.1. Të dhëna për kampionin e përzgjedhur për intervistat me studentët 49

3.2. Të dhëna për kampionin e përzgjedhur për intervistat me prindërit 50

Page 13: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

13

1. HYRJE

1.1. Konteksti

Martesa mes personave në të njëjtën gjini (e njohur si martesa gej) i referohet martesës

ndërmjet dy personave në të njëjtën seks biologjik apo identiteti gjinor (APA Help Center;

Webster Dictionary, 2017). Historia ka treguar se marrëdhëniet seksuale në të njëjtën gjini kanë

ekzistuar prej mijëra vitesh, por jo martesat në të njëjtën gjini, të paktën deri në vitin 2001.

Fenomeni i martesës në të njëjtën gjini padyshim që është një produkt i ndryshimeve të mëdha

të sistemit te vlerave social-politike që ka pësuar njerëzimi me kalimin e kohës. Vendosja e

individit ne qendër të shoqërisë duke i dhënë një rëndësi të madhe nevojave e dëshirave të tij

ka përcaktuar në njëfarë mënyre edhe përcaktimin në tërësi për martesën, ku individi zgjedh

vetë racën dhe gjininë e personit me të cilin martohet. Njohja e martesave në të njëjtën gjini po

shikohet gjithnjë e më shumë si një çështje e të drejtave politike, sociale, civile dhe fetare në

shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të

martohen, të mbajnë një status të ndryshëm (të njohura në botë si bashkimet civile) apo të mos

kenë të tilla të drejta.

Martesa në të njëjtën gjini është një fenomen i ri social që çon në formimin e një lloji

të ri të familjes. Martesa në të njëjtën gjini nuk ka ekzistuar deri në shekullin XXI kur një numër

në rritje i vendeve filluan t’i lejonin çiftet në të njëjtën gjini që të martoheshin ligjërisht. Në

fillim të fundit të shekullit XX ka pasur një rritje të lëvizjes globale për ta konsideruar martesën

si një të drejtë themelore të njeriut që duhet të përfshijë edhe çiftet në të njëjtën gjini

(Mumnheh, 2009; Adam, Duyvendak dhe Krouwel, 1999). Këto ngjarje janë të një rëndësie të

madhe duke qënë se gjatë pjesës më të madhe të shek. XX homoseksualiteti konsiderohej si

sëmundje mendore dhe martesa në të njëjtën gjini e pakonceptueshme. Si rezultat i sfidave

ligjore të suksesshme dhe zhvillimeve të politikave sociale e politike, martesa në të njëjtën gjini

po gjeneron një kombinim të mbështetjes dhe kundërshtimit në shumë vende të botës

(Chauncey, 2004).

Në fakt, për momentin njohja ligjore e martesës në të njëjtën gjini është një çështjet që

krijon ndarjet më të mëdha sociale, politike e ligjore. Ndërkohë që pjesa më e madhe e

reagimeve të kësaj forme martese e formimi familjeje ka qenë intensive dhe e shprehur, shpesh

herë qëndrimet e opinionit publik janë bazuar në frikë dhe paragjykim. Duke qenë një fenomen

i ri dhe nisur nga natyra e debatit që krijon, pjesa më e madhe e diskutimeve që kanë të bëjnë

me martesën në të njëjtën gjini, sidomos ato që shfaqen në media, përqëndrohen në arsyet

Page 14: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

14

ligjore, sociale dhe morale në lejimin ose jo që çiftet në të njëjtën gjini të martohen ligjërisht.

Të dyja anët e debatit marrin parasysh faktin që martesa u jep çifteve të martuara disa të drejta

dhe përfitime për çiftet e martuara që përfshijnë statusin social, të drejtën e trashëgimisë dhe

pronësisë dhe mbulimin e sigurimit shëndetësor.

Pyetja se çfarë është martesa, për shumë njerëz, në shumë kultura rezulton një pyetje e

thjeshtë, i referuar, pra një institucioni universal, një ndër më të vjetrit që ka njohur njerëzimi.

Megjithatë, nësë kërkohet për detaje të tjera se çfarë e krijon një martesë dhe cili është qëllimi

i saj, përgjigjia për këtë do të variojë në mënyrë të pashmangshme. Historikisht martesa është

përkufizuar si një marrëdhënie e njohur ligjërisht dhe shoqërisht ndërmjet një burri dhe një

gruaje, qëllimi kryesor i së cilës është rritja e fëmijëve (Koons, 2005). Edhe pse ky është

përkufizimi më i zakonshëm në shumë vende të botës gjithsesi ka edhe variacione të tjera. Për

shembull, disa kultura praktikojnë poligaminë, pra të pasurit më shumë shumë se një

bashkëshort/e. Në përcaktimin e qëllimit të martesës po ashtu ka ndryshime. Ndërkohë që rritja

e fëmijëve përbën një pjesë kryesore të martesës, ka po ashtu çifte të martuara që zgjedhin që

të mos kenë fëmijë, çifte të pamartuara që lindin e rrisin fëmijë si dhe çifte që bashkëjetojnë.

Ka gjithashtu rregulla në kultura të ndryshme dhe gjatë periudhave historike që tregojnë se cilët

individë mund të martohen. Këto grupe ligjesh diktojnë se një individ nuk mund të martohet

me dikë të një race tjetër, me një status të ndryshëm apo nga rrethe të caktuara familjare. Një

rregull që ka qenë universal, është se një person nuk mund të martohej me dikë në të njëjtën

gjini.

Vendi i parë që ka njohur ligjërisht bashkimet civile, një formë e njohjeve ligjore të

marrëdhënieve të çifteve në të njëjtën gjini, ka qenë Danimarka në vitin 1989. Në përgjigje të

rritjes së kërkesës në vend, kishte një shtim të numrit të regjistrimit juridik bashkimeve civile.

Kjo rritje e vitit të parë vazhdoi edhe vitin e dytë duke u pasuar nga një prirje më e

qëndrueshme, zakonisht një për qind më pak ose më shumë se të gjitha lidhjet martesore.

Modele të ngjashme me ato të Danimarkës janë vënë re më pas në vendet fqinje, si Norvegjia

dhe Suedia, ku njohën edhe ligjërisht bashkimet civile (Black dhe Gates 2000). Në prill të vitit

2001, Hollanda ishte vendi i parë që lejoi që çiftet në të njëjtën gjini të martohen duke e njohur

këtë martesë si atë me anëtarë në gjini të kundërt, ndërkohë që numri i vendeve që po njeh këtë

lloj martese po rritet nga viti në vit. Kështu, shtetet që kanë legalizuar martesën në të njëjtën

gjini deri më tani janë: Argjentina (2010), Belgjika (2003), Brazili (2013), Kanadaja (2005),

Danimarka (2012), Anglia/Uellsi (2013), Finlanda (2015), Franca (2013), Islanda (2010),

Luksemburgu (2014), Hollanda (2001), Zelanda e Re (2013), Norvegjia (2009), Portugalia

(2010), Skocia (2014), Afrika e Jugut (2006), Spanja (2005), Suedia (2009), Uruguai (2013),

Page 15: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

15

SH.B.A. (2015), Kolumbia (2016), Gjermania (2017), Groelanda (2015), Irlanda (2015) dhe

Meksika (2009) në disa juridiksione.

Qëndrimet sociale ndaj komunitetit LGBTI janë përgjithësisht negative. Të dhënat nga

një sondazh i ESS-së tregojnë se pjesa më e madhe e shqiptarëve janë konservatorë dhe e

kundërshtojnë komunitetin gej dhe lesbike. Sipas këtyre të dhënave, 53 % e shqiptarëve besojnë

se personat gej dhe lesbike nuk duhet të kenë të drejtën për të jetuar jetën e tyre siç dëshirojnë,

duke përbërë kështu përqindjen më të madhe të mbajtjes së asaj pikëpamjeje në sondazh

(Likmeta, 2013).

Duke iu referuar një sondazhi ballkanas të bërë nga Instituti Kombëtar Demokratik,

vetëm 6% e shqiptarëve do t’i mbështesnin plotësisht fëmijët e tyre nëse do të zbulonin se ishin

gej apo lesbike dhe kjo përqindje bie me 3% nëse do të ishte një shok/koleg. Po ashtu, një ndër

10 persona kishin pasur kontakte me një person që ishte LGBTI, pra 8% e tyre. Në të njëjtin

sondazh 58% e shqiptarëve u shprehën se nuk do të votonin për një parti që mbështet të drejtat

LGBTI (NDI, 2015). Një studim tjetër i vitit 2016 tregoi se kishte më shumë shfaqje të

homofobisë te studentët shqiptarë se tek ata italianë, por më pak te studentët shqiptarë se tek

studentët ukrainas. Faktorët që lidhen me homofobinë tek shqiptarët lidhen me të qenit

mashkull, të qenit politikisht konservator dhe të pasurit qasje fetare. Nga ana tjetër, të qenit

politikisht progresiv dhe të qenit në një marrëdhënie lidhej me uljen e nivelit të homofobisë të

studentëve shqiptarë (NDI, 2016).

Debati mbi homoseksualitetin në Shqipëri shfaqet si rezultat i shumë ndryshimeve të

rëndësishme sociale që kanë ndodhur në dekadat e fundit. Struktura dhe të kuptuarit e

përkatësisë gjinore, homoseksualitetit, martesës dhe familjes janë zhvendosur. Përgjatë

lëvizjeve të shoqërisë civile në mbrojtje të grupeve vulnerabël kanë ndodhur hapa të mëdha në

lidhje me barazinë gjinore; ideologjitë egalitariane janë bërë më mbizotëruese, qëndrimet mbi

seksualitetin si para dhe pas martesës janë liberalizuar dhe qasja ndaj homoseksualitetit ka qenë

më e ekspozuar. Në të njëjtën kohë, Shqipëria është përballuar me shtim të divorceve dhe

bashkëjetesave dhe me forma të reja të familjes. Për aq sa këto ndryshime janë parë pozitivisht,

debati për martesën në të njëjtën gjini duket sa logjik aq edhe i natyrshëm.

1.2. Lëvizja LGBTI në Shqipëri

Gjatë periudhës së regjimit komunist dhe deri në vitin ’95 marrëdhëniet homoseksuale

dënoheshin me ligj në Shqipëri si vepër penale. Anëtarësimi në KE dhe ratifikimi i KEDNJ,

solli si rezultat përmirësimin e kuadrit ligjor dhe heqjen e dënimit për marrëdhëniet

Page 16: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

16

homoseksuale. Përpjekjet e para të aktivizmit u shfaqën në formë spontane në aktivitetet e

përbashkëta që organizoheshin nga komuniteti gej në disa ambiente publike. Në fushën

legjislative, Shqipëria renditet si një vend më i mirë për LGBTI-në edhe se disa vende anëtare

të BE-së, përfshirë fqinjët tanë si Italia apo Greqia, por jeta e komunitetit LGBTI, nuk ka ecur

në të njëjtën trajektore.

Në fillim të viteve 2000 GISH dhe ALGA ishin të parat organizata që parashikonin në

statutin e tyre specifikisht mbrojtjen e të drejtave të LGBTI duke u angazhuar në promovimin

e të drejtave LGBTI dhe ngritjen e një bërthame të vogël njerëzish që do të inkurajonin

formimin e një komuniteti LGBTI. Por në 2007 GISH u mbyll pa mundur të vijonte

promovimin e të drejtave të këtij komuniteti. Gjithashtu GSHDNJ ka qenë një nga organizatat

e para në Shqipëri që ka mbështetur dhe ka dalë shpesh në mbrojtje të personave të këtij

komuniteti.

Më pas vjen dalja e parë publike e një vajze shqiptare të komunitetit të lesbikeve që

studionte në Angli, në një program live në TV. Kjo inciativë në atë kohë u mbështet fuqimisht

nga drejtuesit e medias, duke ndërmarrë masa ekstreme për ruajtjen e identitetit të vajzës dhe

më pas të një djali i cili po ashtu mori pjesë në të njëjtin program.

Gjatë vitit 2003-2010 një numër nismash janë ndërmarrë nga shoqëria civile shqiptare

dhe aktorë ndërkombëtarë në drejtim të adresimit të çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e

komunitetit LGBT në Shqipëri. Deklarata e të Drejtave të Homoseksualëve e miratuar në

dhjetor 2008 nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara, e cila u kërkonte shteteve anëtare të

bënin më shumë për respektimin e të drejtave të këtij komuniteti, u firmos edhe nga Shqipëria.

Në dhjetor 2008 Shqipëria firmosi Parimet e Xhakartës.

Në shkurt të vitit 2009 përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare

të mbështetura nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë ngritën një grup

pune, si një përpjekje e përbashkët për të luftuar diskriminimin dhe mungesën e respektitimit

të të drejtave të LGBT në Shqipëri1.

Për disa vjet rresht Shqipëria në sajë të angazhimit të shoqërisë civile i është bashkuar

17 Majit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, duke ndërmarrë fushata publike kundër

homofobisë. Një sërë organizatash të shoqërisë civile, si PLËHA, Aksion Plus, Stop AIDS, etj,

kanë ofruar shërbime dhe vazhdojnë të jenë në mbështetje të personave të komunitetit LGBTI.

1http://www.pinkembassy.al/sites/default/files/uploade/2010%20Historiku%20i%20Zhvillim%20te%20Levizjev

e%20LGBT%20ne%20Shqiperi.pdf

Page 17: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

17

Më 13 mars 2010, hyri në fuqi Ligji Kundër Diskriminimit, një nga instrumentat

thelbësorë ligjor që mbron të drejtat e njeriut në Shqipëri dhe që përfshin gjithashtu ndalimin e

diskriminimit mbi bazën e orientimit seksual. Shqipëria ka tashmë komisionerin për Mbrojtjen

nga Diskriminimi.

Në Shqipëri ekzistojnë tre organizata të fokusuara në promovimin e të drejtave LGBT

të cilat janë: Ambasada Pink, Aleanca Kundёr Diskriminimit LGBT dhe Pro LGBT. Këto

organizata kontribuojnë për të krijuar një klimë sociale më të mirë për personat LGBTI në

Shqipëri. Ato synojnë të mbrojnë të drejtat e minoriteteve seksuale në Shqipëri dhe të nxisin

një lëvizje kombëtare të mobilizimit social për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e këtij

komuniteti në Shqipëri. Gjithashtu, ato punuan bashkërisht për të përgatitur një raport i cili u

prezantua në Komitetin CEDAW të Kombeve të Bashkuara në Korrik 2010. Gjatë vitit 2010

për herë të parë, një djalë i ri deklaroi publikisht në një emision televiziv homoseksualitetin e

tij. Pas kësaj pati një numër të madh reagimesh pro dhe kundër si në median e shkruar, ashtu

edhe në atë vizive.

Aktualisht martesat apo bashkëjetesat civile brenda gjinisë së njëjtë nuk njihen në

Shqipëri, edhe pse ish-kryeministri, Sali Berisha, shpalli në korrik të vitit 2009 se ai do të

mbështeste njohjen e bashkëjetesa civile dhe martesave nё gjini tё njëjtë. Ligji i propozuar

kundër Diskriminimit i miratuar në mënyrë unanime në 4 shkurt 2010, nuk iu drejtua kurrrë

martesёs nё tё njёjtёn gjini. Ish-Avokat i Popullit, Igli Totozani, deklaroi në tetor të 2013 se do

të hartonte projektligjin për ta diskutuar në parlament rreth ndryshimeve në Kodin e Familjes

duke lejuar në këtë mënyrë martesat nё tё njёjtёn gjini2.

Në 4 maj 2013, parlamenti shqiptar amendoi në mënyrë unanime kodin kriminal duke

i renditur krimet e urrejtjes të nxitura nga homofobia në të njëjtin nivel me krimet e urrejtjes

me bazë racore, etnicitetin, besimin fetar etj. Parlamenti gjithashtu miratoi një ligj të ri që dënon

me gjobë ose burgim deri në dy vite heqje lirie për shpërndarjen e informacionit me përmbajtje

homofobike përmes kanaleve të ndryshme (duke përfshirë këtu dhe internetin). Në vitet në

vazhdim ka pasur gjithnjë e më shumë raste të ekspozimit të personave gej dhe lesbike në media

shoqëruar me debate televizive, si dhe me reagime të ndryshme të opinionit publik.

1.3. Parashtrimi i problemit

Studimet mbi qëndrimet për martesën në të njëjtën gjini mungojnë plotësisht në

Shqipëri. Boshti kryesor i studimeve përqëndrohet në situatën psiko-sociale të komunitetit

2 http://lgbt.wikia.com/wiki/LGBT_rights_in_Albania#cite_note-4

Page 18: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

18

LGBTI, sfidat që lidhen me paragjykimin dhe diskriminimin e këtij komuniteti, si dhe me rolin

e aktivistëve të shoqërisë civile në promovimin e të drejtave të këtij komuniteti.

Studimet kanë treguar se qëndrimet mbi homoseksualitetin dhe martesat në të njëjtën

gjini formohen nga faktorë, si: feja, familja, gjinia, bashkëmoshatarët, media, kontakti me

persona homoseksualë (Chauncey, 2004) Nuk njihen saktësisht mënyrat se si këta faktorë

ndërveprojnë me njëri-tjetrin në formimin e qëndrimeve edhe pse është njohur një lidhje e fortë

ndërmjet familjes dhe fesë. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të kuptohet sesi zhvillohen

këto qëndrime. Qëndrimet mbi homoseksualitetin ndikojnë mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë

me personat gej dhe lesbike. Qëndrimet negative mbi homoseksualitetin janë të lidhura me

sjellje diskriminuese ndaj personave gej dhe lesbike ndërsa qëndrimet pozitive janë të lidhura

me aktivizmin social ndaj komunitetit LGBTI.

Ndonëse qëndrimet ndaj personave gej dhe lesbike janë bërë më të pranueshme përgjatë

dekadës së fundit, martesa në të njëjtën gjini ngjall shumë kundërshti në Shqipëri. Çështja e

homoseksualitetit ka zënë një hapësirë të konsiderueshme debati në organizatat fetare e

politike, si dhe në grupet mediatike më gjerë. Aktivistët e të drejtave të njeriut në përgjithësi

mbështesin idenë se personat që janë LGBTI dhe janë të angazhuar në një marrëdhënie e

dëshirojnë të krijojnë një familje duhet të kenë të njëjtat të drejta të martohen si personat

hetereseksualë në Shqipëri dhe se të qenit LGBTI nuk është një arsye për të mos lejuar të

drejtën për t’u martuar, pasi sipas tyre martesa në vetvete ofron shumë përfitime si siguri dhe

mbrojtje për familjet. Kundërshtuesit, nga ana tjetër, mbrojnë idenë se martesa është përcaktuar

tradicionalisht ndërmjet ndërmjet një burri dhe një gruaje dhe se ajo ka sidomos funksion

riprodhues.

Ky studim përqëndrohet në çështjen e martesës në të njëjtën gjini dhe në proceset e

ndryshimit social. Kërkuesja ka përshkruar bazat kulturore dhe sociale të qëndrimeve për

martesën në të njëjtën gjini duke përdorur analizën cilësore të intervistave. Ndërkohë që

karakteristikat demografike dhe konteksti social janë parashikues të rëndësishëm të

qëndrimeve mbi martesën në të njëjtën gjini, kërkuesja është përpjekur të kuptojë se si debati

mbi martesën në të njëjtën gjini bazohet në mënyrën se si njerëzit flasin rreth homoseksualitetit

dhe martesës. Të dhënat nga studimet sugjerojnë se qëndrimet emocionale të njerëzve dhe

vlerat morale në lidhje me homoseksualitetin janë parashikuesit më të rëndësishëm të

qëndrimeve, por është e rëndësishme të kuptohet se si besimet mbi homoseksualitetin,

kontaktet personale të individëve me gej dhe lesbike dhe kuptimet e tyre mbi martesën

formësojnë qëndrimet mbi martesën në të njëjtën gjini.

Page 19: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

19

Në këtë studim, kërkuesja është përpjekur të kuptojë se si njerëzit tërhiqen nga këto

elemente të sistemeve të tyre të besimit në mënyrën si flasin për martesën në të njëjtën gjini, si

dhe të hedhë dritë mbi ndryshimet që lidhen me moshën në qëndrimet mbi martesën në të

njëjtën gjini. Të rinjtë janë më të prirë për të mbështetur martesën në të njëjtën gjini, por në të

njëjtën kohë ka pasur një liberalizim të ngadaltë në opinionin publik mbi marrëdhëniet

homoseksuale dhe mbi martesën në të njëjtën gjini. Në literaturë tregohet se këto kanë gjasa të

jenë dallime të lidhura me brezin, por nuk ka studime që adresojnë specifikisht këtë çështje. Pa

të dhëna longitudinale, nuk mund të përcaktohet nëse ndryshimet në sjellje lidhen me moshën,

brezin apo efektet e kohës. Kështu, në këtë studim nuk është dhënë një shpjegim përfundimtar

i këtyre modeleve, por më saktë, fokusi kryesor lidhet me të pasurit të dhëna mbi domethënien

e këtyre dallimeve të lidhura me moshën përmes të dhënave nga intervistat.

Interpretimi i zakonshëm i studiuesve mbi këtë çështje lidhet me boshllëqet brezore mes

të rinjve dhe personave më në moshë. Më konkretisht, të rinjë janë rritur në një shoqëri që është

më tolerante ndaj homoseksualitetit dhe në të cilën personat gej dhe lesbike kanë më shumë

prirje të hapen mbi orientimin e tyre seksual dhe janë portretizuar gjithnjë e më shpesh në një

mënyrë më pozitive në media. Si rezultat i të jetuarit në këtë përiudhë, ata kanë qëndrime më

pozitive mbi homoseksualitetin dhe për rrjedhojë edhe mbi martesën në të njëjtën gjini. Në

kundërshtim me këtë, prindërit e tyre janë rritur në një shoqëri në të cilën homoseksualiteti

mbante një stigmë shumë më të rëndë dhe ku shumë pak prej tyre njihnin personalisht persona

gej ose lesbike (madje mund të mos i njihnin as fjalë “gej” ose “lesbike”). Në këtë mënyrë, ata

kanë më shumë gjasa të kënë qëndrime më negative mbi martesat në të njëjtën gjini. Studiues

të ndryshëm kanë përcaktuar kuptimin e brezit duke u bazuar në konceptet Bourdieuian-e si

habitati dhe fusha dhe duke u bazuar në termat e cikleve kulturore dhe mentaliteteve kolektive

(Dumas dhe Turner, 2009; Mauger, 1990; Burnett, 2010). Një mënyrë e dallimit të koncepteve

“grupmoshë” dhe “brez” arrihet përmes konceptit “të brezit social”.

Ky studim është nje përpjekje për të kapërcyer boshllëkun ndërmjet teorisë dhe të

dhënave të ndryshimit ndërmjet brezave socialë. Duke kuptuar ngjashmëritë dhe dallimet në

diskutimin mbi martesën në të njëjtën gjini ndërmjet studentëve dhe prindërve të tyre, është

vlerësuar dobia e konceptit të gjërë të brezit në përpjekjen për të kuptuar mekanizmat kulturorë

e psikologjikë që mund të shpjegojnë dallimet mes grupmoshave. E thënë ndryshe, ky studim

analizon kornizat e diskurseve që lidhen me brezin mbi martesën në të njëjtën gjini duke

shqyrtuar dallimet ndërmjet brezave. Duke bërë këtë, është treguar sesi koncepti i brezit social,

kur përcaktohet dhe operacionalizohet në mënyrë të përshtatshme, shpjegon ndërveprime

komplekse në nivel mikro-makro ndërmjet ndryshimit të strukturës sociale dhe formimit të

Page 20: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

20

repertorëve të dallueshëm kulturorë që për një kohë të gjatë janë supozuar si mekanizma të

zevëndësimit të brezave në ndryshimin social. Ky punim doktoral u ofron studiuesve një mjet

analitik që mund të përdoret plotësisht në studimet që kanë në fokus riprodhimin dhe

ndryshimin social.

Ky studim, i pari në Shqipëri në llojin e tij, sjell në mendjen e studiuesve nevojat për

kryerjen e studimeve në këtë fushë, ku njohja e martesës në të njëjtën gjini po shfaqet gjithnjë

e më shumë si një çështje e të drejtave politike, sociale, civile dhe fetare në shumë vende.

1.4. Qëllimi dhe objektivat e studimit

1.4.1. Qëllimi

Qëllimi i këtij studimi është tё kuptuarit e mënyrës se si bazohen qëndrimet e studentëve

dhe prindërve të tyre mbi martesën në të njëjtën gjini si dhe analizimi i dallimeve në mënyrën

se si dy brezat flasin mbi martesën në të njëjtën gjini duke hedhur dritë në proceset e ndryshimit

social të brezave.

1.4.2. Objektivat

‣ Identifikimi dhe eksplorimi i bazave sociale dhe kulturore të qëndrimeve të studentëve

dhe prindërve të tyre mbi martesën në të njëjtën gjini.

‣ Analizimi se si qëndrimet mbi martesën në të njëjtën gjini bazohen në mënyrën se si

njerëzit flasin për homoseksualitetin dhe martesën.

‣ Identifikimi dhe analizimi i dallimeve të lidhura me moshën në lidhje me qëndrimet për

martesën në të njëjtën gjini.

‣ Analizimi i konceptit të brezit social përmes krahasimit të dallimeve në qëndrime të

studentëve dhe prindërve të tyre për të kuptuar mekanizmat socialë dhe psikologjikë që

ndikojnë në dallimet ndërmjet brezave.

1.5. Pyetjet kërkimore

‣ Si bazohen studentët dhe prindërit e tyre në besimet kognitive, qëndrimet emocionale,

vlerat morale dhe përvojën jetësore në formimin dhe shprehjen e qëndrimeve për

martesën në të njëjtën gjini?

‣ Cili është ndikimi i moshës në dallimet e qëndrimeve mbi martesën në të njëjtën gjini?

Page 21: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

21

1.6. Struktura e punimit

Kapitulli i parë i punimit paraqet një panoramë të përgjithshme duke u ndalur në disa

aspekte të saj, si situatën e studimeve në këtë fushë, parashtrimin e problemit që do të trajtohet,

qëllimin e kërkimit i ndarë në objektiva e pyetjet kërkimore, si dhe rëndësinë e studimit.

Kapitulli i dytë prezanton një informacion të zgjeruar duke shqyrtuar literaturën

ekzistuese me konceptet, idetë dhe teoritë mbi martesën në të njëjtën gjini. Rishikimi i

literaturës ka përfshirë dinamikat e debatit që shoqëron martesën në të njëjtën gjini, teoritë

social-psikologjike, konceptin e brezit social si ndryshues social duke ndihmuar në krijimin e

një perspektive teorike, e cila ka drejtuar pyetjet kërkimore të studimit.

Kapitulli i tretë përshkruan metodën kërkimore të përdorur, përshtatshmërinë e saj me

temën kërkimore për mbledhjen dhe analizën e të dhënave. Në këtë kapitull parashtrohet

historiku i kërkimit dhe fazat e kërkimit, ndërtimi i pyetjes kërkimore dhe planit të studimit,

procedurat dhe instrumentet e përdorura, kriteret që janë përdorur për përzgjedhjen e

pjesëmarrësve, procedurat për të siguruar besueshmërinë dhe vlefshmërinë e rezultateve,

konsiderimi i çështjeve etike, si dhe kufizimet e studimit.

Kapitulli i katërt prezanton rezultatet e studimit të cilat dolën nga analiza e të dhënave

të mbledhura nga intervistat gjysmë të strukturuara me studentët dhe prindërit e tyre. Ky

kapitull u jep përgjigje pyetjeve kërkimore që janë ngritur në fillim të studimit.

Kapitulli i pestë parashtron diskutimet rreth çështjeve që janë trajtuar përgjatë studimit

duke e njohur lexuesin me dallimet dhe ngjashmëritë e rezultatit të këtij studimi me ato të

studimeve të tjera.

Kapitulli i gjashtë paraqet përfundimet e studimit dhe rekomandimet përkatëse.

Punimi mbyllet me listën e referencave dhe shtojcat.

1.7. Rëndësia e studimit

Ky studim hedh dritë mbi bazat social-kulturore të qëndrimeve mbi martesën në të

njëjtën gjini. Studimi tregon sesi njerëzit bazohen në sistemet e tyre të besimit, përvojat

jetësore, besimet kognitive, qëndrimet emocionale dhe vlerat morale në mënyrën se si shprehen

mbi martesën në të njëjtën gjini.

Duke krahasuar mënyrat se si dy brezat flasin mbi këtë lloj martese dhe duke krahasuar

ngjashmëritë dhe ndryshimet në sistemet e tyre të besimit, ky studim hedh dritë në rëndësinë e

dallimeve të lidhura me moshën në lidhje me qëndrimet mbi martesën në të njëjtën gjini.

Page 22: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

22

Së treti, ky studim na lejon të vlerësojmë rolin e konceptit të brezit social si një mjet

analitik që mund të ndihmojë studiuesit për të kuptuar efektet e grupmoshës, riprodhimit social

dhe ndryshimit social. Martesa në të njëjtën gjini të jep mundësinë e studimit të proceseve të

ndryshimeve sociale të brezave sepse çështja në vetvete lidhet me koncepte si homoseksualiteti,

martesa, familja dhe përkatësia gjinore, të cilat kanë pësur ndryshime të rëndësishme në

Shqipëri pas viteve ’90. Këto ndryshime kanë qenë dinamike duke na dhënë mundësinë që

përmes një brezi të mund të shohim ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si prindërit dhe

fëmijët flasin për këto çështje. Koncepti i brezit social u shërben studiuesve për të kuptuar

proceset sociale dhe psikologjike që lidhen me zëvëndësimin e brezave si një mekanizëm i

riprodhimit social dhe ndryshimit social.

1.8. Operacionalizimi i termave të përdorur në studim

Qёndrim - i referohet predispozicionit ose prirjes pёr t’iu pёrgjigjur pozitivisht apo

negativisht njё ideje, objekti apo situate tё caktuar.

Orientim seksual - pёrshkruan njё model/strukturё tё qёndrueshme tёrheqjeje

emocionale, romantike dhe seksuale ose kombinim të tyre – kundrejt seksit tё kundёrt, seksit

tё njëjtё, tё dyja sekseve ose asnjёrit prej sekseve dhe gjinive qё i shoqёrojnё ato.

Seks - i referohet gjendjes biologjike të një personi dhe zakonisht kategorizohen si

meshkuj, femra, ose interseksual.

Gjini - i referohet qëndrimeve, ndjenjave dhe sjelljeve që një kulturë lidh me seksin

biologjik të një personi. Sjelljet që janë në përputhje me pritshmëritë kulturore konsiderohen si

gjini-normative, ndërsa sjelljet që shihen si jo të përshtatshme me këto pritshmëri përbëjnë gjini

jo konforme.

Identitet gjinor - i referohet përcaktimit si një konceptim personal dhe shoqëror për

subjektin dhe kategorinë mbi veten në relacionet mes seksit dhe gjinisë.

Homoseksualitet - është orientim seksual drejt personave të së njëjtës gjini.

Në përgjithësi studimet mbi homoseksualitetin i shoqëron debati mbi përkufizimin e termave.

Në këtë studim homoseksualiteti është konsideruar si një term ombrellë për meshkujt

homoseksualë, femrat lesbike dhe për meshkujt e femrat biseksuale. Në studim nuk përfshihet

grupi i personave transgjinorë.

Gej - një mashkull i cili përjeton tërheqje fizike, emocionale dhe romantike ndaj një

mashkulli tjetër.

Page 23: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

23

Lesbike - një femër e cila përjeton tërheqje fizike, emocionale dhe romantike ndaj një

femre tjetër.

Biseksual/e - një person që përjeton tërheqje fizike, emocionale dhe romantike ndaj një

mashkulli apo femre tjetër.

LGBTI - lesbike, gej, biseksual, transgjinor, interseks.

Martesa - në Kodin e Familjes së Republikës së Shqipërisë, nenin 1, përkufizohet si një

bashkëjetesë ligjore, e cila mbështetet në barazinë morale dhe juridike të bashkëshortëve, në

ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza e unitetit në familje. Martesa

dhe familja gëzojnë mbrojtjen e veçantë të shtetit. Në nenin 7, kreu I, përcaktohet se martesa

mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Martesa në të njëjtën gjini - është martesa ndërmjet dy personave të të njëjtit seks

biologjik ose të identitetit gjinor.

Brez social - i referohet procesit kulturor dhe socio-psikologjik përmes të cilit grupe

njerëzish hasin një konfigurim të veçantë të strukturave shoqërore dhe për rrjedhojë individët

zhvillojnë një repertor kulturor të veçantë të cilin e përdorin në shqyrtime të tjera të qëndrimeve

dhe veprimeve.

Kultura - përfshin tiparet karakteristike të ekzistencës së përditshme të formësuara nga

njerëzit në një vend apo kohë.

Repertor kulturor - i referohet tërësisë së llojeve të qëndrimeve dhe sjelljeve që një

individ përdor zakonisht gjatë ndërveprimit social.

Besimet kognitive mbi homoseksualitetin - i referohen asaj çka njerëzit besojnë se është

homoseksualiteti dhe çfarë e shkakton atë.

Qëndrimet emocionale mbi homoseksualitetin - i referohen një game të gjërë të

ndjenjave pozitive dhe negative ndaj sjelljes homoseksuale dhe personave që identifikohen si

gej apo lesbike.

Vlerat morale mbi homoseksualitetin - i referohen masës në të cilën homoseksualiteti

mund të klasifikohet si i drejtë apo i gabuar.

Page 24: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

24

2. RISHIKIMI I LITERATURËS

Në këtë kapitull shqyrtohet literatura shkencore që argumenton pyetjet kërkimore.

Studiuesja ka filluar me rishikimin e studimeve ekzistuese mbi opinionin publik dhe

mobilizimin politik në lidhje me homoseksualitetin dhe martesën në të njëjtën gjini duke

shqyrtuar mënyrat se si debati ilustrohet për këtë çështje në studimet mbi polarizimin e

qëndrimeve. Më pas, shqyrtohen të dhënat mbi moshën, brezin dhe efektet e kohës në lidhje

me martesën në të njëjtën gjini si dhe në aspektet kulturore dhe social psikologjike të cilat

përshkruajnë efektet e brezit. Në këtë mënyrë, studiuesja rishikon historinë e konceptit të

gjeneratës në shkencat sociale si dhe rigjallërimin në teorizimin e brezave shfaq prirjen për të

tejkaluar problemet e vazhdueshme në kërkimet gjeneracionale. Rëndësia e këtij studimi, përtej

çështjes së martesës në të njëjtë gjini, lidhet me idenë se koncepti i brezit social shtron nevojën

për analiza akademike të proceseve të riprodhimit social dhe ndryshimit social.

2.1. Debati mbi martesën në të njëjtën gjini

Lloje të ndryshme studimesh kanë patur në vëmendje qëndrimet e njerëzve mbi

martesën në të njëjtën gjini duke dhëne informacione të thelluara për arsyet që njerëzit

mbështesin apo kundërshtojnë njohjen ligjore të kësaj martese. Kërkimet mbi martesën në të

njëjtën gjini mund të ndahen në dy kategori: studime të opinionit publik dhe studime të

mobilizimit politik bashkë me debatin që i shoqëron. Studimet mbi opinionin publik tregojnë

se si faktorët demografikë, kontekstualë dhe kulturorë lidhen me nivele të ndryshme të

mbështetjes dhe kundërshtimit të martesës në të njëjtën gjini. Parashikuesit demografikë dhe

kontekstualë të qëndrimeve mbi martesën në të njëjtën gjini janë feja, seksi, mosha, edukimi

dhe vendbanimi (Kite dhe Whitley, 1996; Herek dhe Capitanio, 1996). Këto studime kanë

treguar se besimet fetare janë veçanërisht parashikues të fortë në kundërshtimin e martesës në

të njëjtën gjini.

Përveç faktorëve demografikë dhe kontekstualë, qëndrimet mbi martesën në të njëjtën

gjini formohen edhe nga faktorë kulturorë dhe kognitivë, të tilla si besimet dhe qëndrimet mbi

homoseksualitetin. Bolte (1998) argumenton se kundërshtitë mbi çështjet LGBTI – si martesa

në të njëjtën gjini, përfshirja e personave gej dhe lesbike në ushtri, adoptimi i fëmijëve prej

tyre, etj. – udhëhiqen fillimisht nga qëndrimet dhe vlerat e individëve në lidhje me

homoseksualitetin. Nga ky këndvështrim, studimet e opinionit publik mbi personat gej dhe

lesbike sigurojnë njohje në lidhje me parashikuesit e qëndrimeve mbi martesën në të njëjtën

Page 25: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

25

gjini. Parashikuesit e qëndrimeve mbi homoseksualitetin që kanë gjasa të jenë parashikues të

rëndësishëm të qëndrimeve mbi martesën në të njëjtën gjini janë: besimet mbi natyrën e

homoseksualitetit, stereotipet negative në lidhje me personat gej dhe lesbike, opinioni i

shprehur ose i pashprehur që lidhet me paragjykimin, besimet në vlerat morale tradicionale,

reagimi emocional mbi homoseksualitetin dhe kontaktet personale ose të ndërmjetësuara me

personat gej dhe lesbike (Lannuti dhe Lachlan, 2008; Basili dhe Brown, 2005; Oskamp & dhe

Schultz, 2005).

Faktorë të tjerë kulturorë dhe kognitive që modelojnë qëndrimet mbi martesën në të

njëjtën gjini përfshijnë përcaktimet kulturore, ideologjitë e përkatësisë gjinore dhe mendimet

se çfare quhet familje (Matharu et al., 2012; Herek, 2002) Çёshtja e martesës në të njëjtën gjini

natyrisht sjell pyetje mbi natyrën e martesës, të familjes dhe marrëdhënies ndërmjet seksit,

përkatësisë gjinore dhe seksualitetit. Duke pasur parasysh kontekstin shqiptar në lidhje me

kuptimin e martesës, balancimin e pushtetit ndërmjet burrit dhe gruas në punët e shtëpisë si

dhe shtimi i diversitetit në format e ndryshme të familjes, këto tranzicione po ashtu mund të

luajnë rol në formësimin e debatit mbi martesën në të njëjtën gjini.

Studimet e diskursit dhe mobilizimit politik sigurojnë të dhëna të mëtejshme se feja dhe

qëndrimet mbi homoseksualitetin formësojnë kundërshtimet për martesën në të njëjtën gjini.

Në diskurset publike, përkrahësit e të drejtave të personave LGBTI dhe martesës në të njëjtën

gjini i përqëndrojnë argumentat e tyre bazuar në kornizën e të drejtave civile, ndërkohë që

përdorimi i argumentave moralë dhe fetarë i kundërshtuesve i kundërvihet ndikimit të kornizës

së të drejtave (Leonard, 1991).

Pyetja nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen ligjërisht është shumë e

debatuar veçanërsisht në vendet perëndimore nga aktorët politikë, drejtuesit fetarë,

mbështetësit konservatorë të vlerave familjare dhe aktivistëve të të drejtave LGBTI. Grupe të

caktuara shprehin argumenta kundërshtues të martesës në të njëjtën gjini bazuar në fenë, vlerat

morale apo supozimet mbi ndikimet negative që martesa në të njëjtën gjini do të ketë mbi

familjen tradicionale. Aktivistët e të drejtave LGBTI priren të fokusohen në argumentat logjikë

dhe ligjorë të të drejtave civile dhe njerëzore (Katz, 1999; Gutierrez, 1994; West dhe Green,

1997). Debati politik mbi martesat në të njetën gjini ndjek linjat e gjëra të mobilizimit për

çështjet e të drejtave të personave LGBTI në përgjithësi. Shumë persona që kanë marrë pjesë

në protestat dhe aktivitete mbi martesën në të njëjtën gjini e kanë bërë këtë për të protestuar

statusin e pabarabartë në ligj të çifteve në të njëjtën gjini dhe jo në dëshirën reale për t’u martuar

vetë (Gretchen, 1999).

Page 26: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

26

Debati nuk ndiqet nga një ndarje strikte ndërmjet liberalëve dhe konservatorëve,

ndërmjet lesbikeve, burrave gej dhe ndërmjet atyre që shprehen pro martesës në të njëjtën gjini

e atyre që e kundërshtojnë këtë martesë (Wedgwood, 1999). Bernstein dhe Taylor (2013) japin

një perspektivë konservatore në mbështetje të martesës në të njëjtën gjini duke argumentuar se

bashkimet civile do të kontribuojnë në dobësimin e martesës për arsye të statusit të tyre

ambicioz në shoqëri. (Yang, 1997) thekson se konservatorët shpesh fokusohen në shthurjen si

burim kryesor të imoralitetit të homoseksualizmit dhe se martesa do të rregullojë (deri diku)

seksin homoseksual ashtu sikurse seksin heteroseksual. Po ashtu, Lynn (2001) jep një argument

liberal kundër martesës në të njëjtën gjini, ku personave gej dhe lesbike u duhet mohuar e drejta

për t’u martuar për arsye të paaftësisë së tyre natyrore për t’u riprodhuar. Ajo thekson se

zhvillimi është thelbi natyror dhe i njohur universalisht i martesës dhe se martesa duhet të

përcaktohet në terma të detyrimeve prindërore. Zgjidhja liberale, sipas Lynn, është zgjerimi i

bashkimeve civile për të përfshirë gjithë çiftet në të njëjtën gjini dhe për t’u garantuar këtyre

çifteve të drejta të plota për të birësuar fëmijë.

Aktivistët e çështjeve LGBTI dhe kërkuesit gjithashtu variojnë në idenë nëse martesa

do t’i çonte më tej të drejtat e personave gej dhe lesbike. Disa besojnë se sigurimi i të drejtës

ligjore për t’u martuar do të ishte një fitore për të drejtat civile të personave gej dhe lesbike. Të

tjerë shprehin se duke u përfshirë në martesë çiftet në të njëjtën gjini përpiqen të asimilohen në

një kulturë hetero-normative, për t’u bërë “normal” dhe kjo përpjekje u jep të drejtë supozimeve

se marrëdhëniet homoseksuale janë anormale dhe se modeli i martesës heteroseksuale është

një gjendje ideale për të gjithë marrëdhëniet (McLaren, 1999).

2.2. Ndikimi i moshës, brezit dhe efektit të kohës

Shumë studime kanë treguar një lidhje të fortë të dallimeve të lidhura me moshën për

sa i përket qëndrimeve mbi martesën në të njëjtën gjini. Këto studime tregojnë se njerëzit poshtë

moshës 35 vjeçare janë më të prirur për të mbështetur martesën në të njëjtën gjini sesa pjesa

tjetër. Organizatat e shoqërisë civile në analizat e tyre për martesën në të njëjtën gjini i kanë

theksuar këto dallime të lidhura me moshën, madje edhe organizatat që kundërshtojnë martesën

në të njëjtën gjini pranojnë se të rinjtë kanë qëndrime më liberale se njerëzit në grupe moshore

më të mëdha (Anderson dhe Fetner, 2008). Gjithsesi, nuk ka pasur përpjekje studimore për të

shpjeguar se pse të rinjtë kanë qëndrime më liberale ndaj martesës në të njëjtën gjini edhe pse

dallimet që lidhen me moshën janë çështje mjaft e diskutuar. Ndonëse ka mungesa të të dhënave

longitudinale, studimet tregojnë se dallimet e lidhura me moshën janë dallime të lidhura me

Page 27: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

27

brezin social. Studimet e ndryshimit të qëndrimeve në lidhje me homoseksualitetin dhe

përkatësinë gjinore tregojnë ndikimet që ka përkatësia në një brez në këto ndryshime.

Grupmoshat e reja kanë qëndrime më liberale ndaj homoseksualitetit dhe mbajnë ideologji më

egalitariane të përkatësisë gjinore se sa grupmoshat më të vjetra (Becker, 2012; Finlay dhe

Walther, 2003; Gay dhe Lynxwiler, 2013). Këto studime sugjerojnë një korrelacion jo të fortë

të ndikimit të moshës në qëndrimet mbi homoseksualitetin, që do të thotë se ka pak gjasa që të

rinjtë me pikëpamje liberale të bëhen më konservatorë gjatë moshimit mbi këtë çështje.

Studime të tilla tregojnë se niveli individual i qëndrimeve ndryshon në kohë në të gjithë

grupmoshat. Individë edhe të brezave të vjetër po bëhen gjithnjë e më shumë tolerantë ndaj

homoseksualitetit dhe gjithnjë e më shumë mbështetës të zgjerimit të të drejtave të barabarta

për personat gej dhe lesbike. Në terma përmbledhëse, kjo përbën një efekt kohe. Bazuar në

këto gjetje dhe në bazat ideologjikë të qëndrimeve për martesën në të njëjtën gjini,

homoseksualitetin dhe përkatësinë gjinore, duket e logjikshme ideja se qëndrimet më liberale

të të rinjve janë gjithashtu tregues të dallimeve të brezave.

Konstatimi se ka dallime ndërmjet brezave në qëndrime nuk shpjegon në vetvete pse

ekzistojnë këto dallime. Ekzistenca e dallimeve ndërmjet brezave është konsideruar si diçka

unike e takimit historik të një grupi me shoqërinë, bazuar në një periudhë të përbashkët të

lindjes së tyre që formëson qëndrimet gjatë moshimit të tyre (Simoni, 1996). Në terma socio-

psikologjikë, analiza e brezave përfshin katër propozime të ndërlidhura: 1) hipoteza e viteve të

ndikueshme, ku periudha e moshimit të adoleshencës së vonë dhe moshës së rritur të hershme

lidhet me periudhën kuformohen qëndrimet dhe prirjet e qëndrueshme; 2) hipoteza e moshimit

të qëndrueshëm, ku qëndrimet e formuara në vitet ku ndikimi është më i madh do të mbeten të

qëndrueshme përgjatë moshimit pasi merren në konsideratë rrjedhjet kryesore të jetës; 3) efekti

i historisë në biografi, ku ndryshimi përgjatë kohës i strukturës sociale bën që çdo brez të

përballet me një shoqëri ndryshe nga ajo me të cilën janë përballur breza të tjerë dhe ku

botëkuptimet do të jënë në përputhje me rrethanat; 4) mekanizmi i ndryshimit social përmes

zëvëndësimit të brezave, ku ndërkohë që brezat më të vjetër vdesin, ata do të zëvëndësohen

nga breza më të rinj me vlera ndryshe. Ky ndryshim social ndodh ngadalë gjatë kohës që

“metabolizmi demografik” në mënyrë të vazhdueshme ndryshon përbërjen e shoqërisë

(Simoni, 1996).

Studimet empirike ofrojnë mbështetje për këto propozime. Butler dhe Stokest (1976)

treguan ndikimin e brezit dhe ndikimin e kohës në qëndrimet politike të gjermanëve që u rritën

gjatë kohës së regjimit nazist. Barnes (1972) zbuloi se gjërat që njerëzit i kujtonin si ngjarje të

rëndësishme sociale apo politike kishin të bënin me ngjarje që kishin ndodhur gjatë

Page 28: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

28

adoleshencës dhe rinisë së hershme. Shumë studiues kanë identifikuar lidhje të ndikimit të

ndryshimit strukturor të shoqërisë në identifikimin fetar (Chaves et al., 1989; Roof and

McKinney, 1987) dhe identifikimin feminist (Scott et al., 1996). Zëvëndësimi i brezave është

parë si një mekanizëm i ndryshimit të tolerancës në grupet politike (O'Brien 2000), në

qëndrimet mbi homoseksualitetin (Anderson dhe Fetner, 2008), në ideologjinë e përkatësisë

gjinore (Lewis, 2003; Simoni, 1996) dhe orientimet e përgjithshme të vlerave (Converse,

1976).

E parë në rastin e martesës në të njëjtën gjini, ndikimi i të qenit në një brez në qëndrime

do të thotë se të rinjtë kanë qëndrime më liberale sepse ato janë rritur në një shoqëri që lidhet

me një kohë dhe vend të caktuar, që është më tolerante ndaj idesë së martesës ligjore të dy

individëve të së njëjtës gjini si rezultat i kombinimit të ndryshimit strukturor. Mund të merren

në konsideratë një sërë ndryshimesh strukturore që i drejtojnë brezat e rinj të kenë qëndrime

më liberale ndaj martesës në të njëjtën gjini, si: suksesi i lëvizjeve LGBTI për barazi, qëndrimet

liberale në rritje mbi seksin dhe seksualitetin, arsimim më i madh, shfaqje më të medha në

media të personave gej dhe lesbike, ndryshimi kulturor i kuptimit të martesës,

shumëllojshmëria e formave të familjeve, një rënie e vazhdueshme e ideologjisë tradicionale

për përkatësisë gjinore, rritja e barazisë gjinore dhe rritja e tolerancës ndaj grupeve minoritare.

Rritja në një shoqëri që pëson ndryshime të tilla logjikisht ndikon që individët të kenë

pikëpamje më liberale mbi çështjen e martesës në të njëjtën gjini.

Së pari, struktura e të kuptuarit të përkatësisë gjinore, seksualitetit, martesës dhe

familjes kanë ndryshuar në një masë të madhë në raport me kohën kur janë rritur brezat e vjetër

dhe brezat e rinj. Brezat e vjetër janë rritur në një kohë kur ka pasur ndryshime në dallimet

gjinore, të ndarjes gjinore të punës dhe shtresëzimit të pushtetit në familje të burrave dhe grave,

ku seksi jashtë martese - si homoseksualiteti, seksi paramartesor dhe ai jashtëmartesor – ishte

kulturalisht një tabu. Ndërsa grupmoshat e reja po rriten në një shoqëri që duket shumë ndryshe

nga kjo. Ndonëse ka pabarazi domethënëse në statusin e burrave dhe grave në shumë sfera të

shoqërisë, si p.sh. në tregun e punës, familjes, arsimimit dhe ndërveprimit ndërpersonal, ka

pasur zhvillime të mëdha në barazinë gjinore në dekadat e fundit (Magnusson, 2009;

Braunstein, 2008; Minniti dhe Naude, 2010; Elson, 2000). Të rinjtë e rritur pas viteve ’90 kanë

gëzuar frytet e lëvizjeve feministe dhe shoqërisë civile në tërësi për ligje jo diskriminuese, për

të drejtat e riprodhimit dhe për pritshmëritë kulturore që gratë duhet të jenë të barabarta me

burrat në mundësitë e arsimimit e të punës dhe në një sërë karakteristikash personale si

inteligjenca. Brezi i ri është rritur në mesin e një sërë institucionesh që kanë promovuar

Page 29: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

29

barazinë gjinore, ndërkohë që brezi më i vjetër është rritur në mesin e institucioneve që forconin

më shumë dallimet gjinore (Holmes, 2000).

Së dyti, në lidhje me homoseksualitetin, të rinjtë të rritur pas viteve ’90 janë përballur

me një shoqëri me lëvizje shoqërore që promovojnë të drejtat e personave gej dhe lesbike dhe

ku ata janë inkurajuar të deklaronin preferencat e tyre seksuale në media apo jetën e përditshme.

Pas viteve ’90, personave gej dhe lesbike në media gjithnjë e më shumë janë parë si

protagonistë dhe njerëz “normal” me të cilët audienca mund të identifikohej duke u

stereotipizuar më pak sesa më përpara.

Së treti, në lidhje me familjen dhe martesën shoqëria është karakterizuar nga ajo që

Cherlin (2004) e quan “deinstuticionalizimi i martesës”. Martesa dhe familja janë transformuar

në mënyrë domethënëse si p.sh., duke implementuar divorcin pa faj, ku bashkëjetesat janë bërë

më të zakonshme, me rritjen e fëmijëve jashtë martese dhe rënien e numrit të lindjes së

fëmijëve, dhe ku qëndrimet mbi divorcin, bashkëjetesën dhe seksin paramartesor janë bërë më

liberale (Lauer dhe Yodanis, 2010). Format alternative të familjes janë bërë më të zakonshme.

Sipas Cherlin (2004) sot kemi modelin e individualizuar të martesës. Martesa nuk konsiderohet

më si një detyrim shoqëror për qëllime të rritjes së fëmijëve dhe përmbushjes së pritshmërive

shoqërore por si një zgjedhje e çifteve që duan të përdorin marrëdhënien me qëllim zhvillimin

individual (Musick dhe Bumpass, 2011). Kështu, brezat e rinj po rriten në një kohë ku martesa

dhe familja ka kuptime kulturore që janë të ndryshme nga ato me të cilat janë rritur brezat më

të vjetër.

Këto ndryshime strukturore lidhen me mbështetjen në rritje të martesës në të njëjtën

gjini. Coontz (2004) argumenton se njohja e martesës në të njëjtën gjini në shumë vende është

mundësuar nga rritja e “fazave të pavarura të jetës” si dhe ndryshimit të modelit të formimit të

martesës dhe familjes. Crockett dhe Voas (2003) gjithashtu tregojnë një lidhje ndërmjet

mbizotërimit tradicional të ndarjes gjinore e strukturës familjare në komunitet dhe

kundërshtimit të martesës në të njëjtën gjini. Mbështetja për martesën në të njëjtën gjini është

ideologjikisht e vlerësueshme në kontekstin e marrëdhënieve egalitariane të përkatësisë,

tolerancës për homoseksualitetin, e një formë martese që lejon divorcin e çiftit pa fëmijë me

pëlqim të dyanshëm dhe një të kuptuar më gjithpërfshirës së nocionit të familjes.

Për njerëzit që mbajnë një kombinim të tillë të qëndrimeve mbi përkatësinë gjinore,

seksualitetin, martesën dhe familjen, mbështetja për martesën në të njëjtën gjini shikohet jo

vetëm e mundshme por edhe normale dhe e logjikshme.

Page 30: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

30

2.3. Koncepti i brezit social

Koncepti i brezit në shkencat sociale është përdorur më shumë teorikisht se sa në

mënyrë analitike. Pavarësisht rëndësisë që ka ky koncept në njohjen e mënyrave në të cilat

shoqëritë ndryshojnë në kohë, matja e brezave dhe efekteve të tyre thjesht përmes

“metabolizmit demografik” të vdekjes së të moshuarve që zëvëndësohen më të rinj të

sapolindur (Firebaugh, 1997) ka qenë mjaft e vështirë. Arsyet për këtë mund t’i shohim tek

natyra e vazhdueshme, e ngadaltë dhe komplekse e këtij mekanizmi të ndryshimit social.

Fenomeni ka qenë rezistent ndaj kërkimeve empirike apo analizave me metodat në dispozicion

të kërkimit.

Një vështrim në historinë e konceptit të brezit ilustron tre mënyra se si manifestohet ky

problem. Së pari, koncepti i brezit është aq i pasur teorikisht sa kjo fjalë është përdorur në

diskutimet akademike dhe popullore duke nënkuptuar një sërë ndryshimesh. Me fjalë të tjera,

termi ka aq shumë përkufizime sa ka qenë e vështirë një kornizë koherente teorike dhe një

kornizë kërkimesh mbi konceptin.

Së dyti, studimet empirike që janë kryer mbi brezat nuk kanë arritur të ndërtojnë një

teori të gjëre të ndryshimeve brezore. Shumë hulumtime shkencore mbi brezat kanë përdorur

metodat sasiore të vlerësimit të dallimeve ndërmjet brezave dhe ndryshimin brezor në kohë

duke ballafaquar matjet e brezave me faktorë të tjerë si niveli i arsimimit dhe ideologjia

politike. Modelet e dallimeve brezore janë shpjeguar vazhdimisht nga këto faktorë të tjerë në

fakt duke u interpretuar si e dhënë kundër teorisë së ndryshimit brezor.

Së fundmi, tregimi i dallimeve në kontekste akademike dhe popullore është udhëhequr

nga stereotipet ku dallimi social është niveluar dhe ku njerëzit pritet të mendojnë dhe sillen si

grupi dominant kulturor. Studiuesit shpesh nxiten të margjinalizojnë përvojat dhe botëkuptimet

e ndryshme të nëngrupeve sepse ata në mënyrë direkte kundërshtojnë dallimët e supozuara

brezore dhe vënë në pikëpyetje argumentin e ndryshimit brezor.

Në vitet e fundit kthesa kulturore në shkencat sociale i ka pajisur kërkuesit me mjete

teorike dhe metoda të reja të studimit të konceptit të gjërë socio-kulturor të brezit për të

kapërcyer disa nga problemet që ai mbart. Teoricienët kanë filuar të përshkruajnë se si brezi

social si një koncept kulturor ofron njohuri të reja në procesin e ndryshimit social të shkaktuar

nga zëvendësimi i grupmoshave.

Studiues të disiplinave të ndryshme kanë publikuar kërkime mbi brezat dhe ndryshimet

brezore duke u bazuar në kuptimin e gjërë socio-kulturor të fjalës. Edhe jashtë fushës së

kërkimit akademik, të shkruarit mbi brezat në lidhje me mënyrën se si grupmosha të ndryshme

Page 31: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

31

mendojnë dhe veprojnë ndryshe si rezultat i mënyrës se si shoqëria ndryshon në kohë ka qenë

një proces i vazhdueshëm. Përcaktimi terminologjik i fjalës brez në rrethin e studimeve

akademike shpesh nuk ka ndikuar në përdorimin e tij në kulturën popullore. Edhe vetë studiues

të ndryshëm vazhduan të përdorin fjalën “brez” në kuptimin e gjërë të tij dhe në një farë mënyre

kjo tregon fuqinë e kësaj fjale sepse kuptimi dhe përdorimi i tij pothuajse nuk është ndikuar

fare nga përpjekjet akademike që diktonin kufijtë e tij të përshtatshëm.

Një sërë teoricienësh të brezave argumentojnë se të pasurit e përvojave jetësore të

përbashkëta gjeneron po ashtu qëndrime, besime dhe një identitet grupi të përbashkët. Bazuar

në idenë se brezat përcaktohen nga viti i lindjes së njerëzve gjatë intervaleve të afërta të kohës,

një lloj tjetër studimesh merret me personalitetin kolektiv të çdo brezi apo grupmoshe që e

dallon atë nga breza apo grupmosha të mëparshme. Emërtimi i kategorisë së brezave si dhe

vendosja e karakteristikave për çdo brez shpesh është shoqëruar me kritika të forta për shkak

të vlerësimeve të konsideruara të paragjykuara. Kështu, përsa i përket brezit “Tradicional”

1925-1945: besnikë dhe vetë sakrifikues (Lowe et al., 2008); brezi “Baby Boom” 1946-1964:

idealistë dhe optimistë (Loomis, 2000), me vlera të mëdha organizative (McCrindle dhe

Hooper, 2006); brezi “X” 1964-1980: pesimistë dhe individualistë (Kupperschmidt, 2000);

brezi “Y” 1981-1999: narcizistë (Twenge et al., 2008). Edhe këto studime priren të rezultojnë

në stereotipizimin e grupeve të gjëra të njerëzve bazuar në nën-seksion të vogël të çdo

grupmoshe sepse autorët bëjnë përgjithësime të papërshtatshme të të gjithë grupmoshës bazuar

në vëzhgime të izoluara. Me gjithë meritat që kanë studimet e tyre, ata përjetësojnë një problem

të përbashkët të analizave të brezit duke karikaturuar një grup të gjërë njërëzish duke u fokusuar

vetëm në një nënseksion të vogël dhe të veçantë të atij grupi.

Këto libra akademikë mbi brezat përjetësojnë problemet e konceptit të brezit përgjatë

shek. XX: përkufizime të shumta të termit, pasuria teorike e konceptit e shoqëruar me mungesë

të të dhënave empirike pë ta mbështetur atë si dhe përjetësimin e stereotipave bazuar në

përzgjedhjen selektive të fakteve. Në mungesë të angazhimit rigoroz studimor mbi konceptin

e gjërë të brezit, punime të tilla mbajnë emërtimin si kërkime legjitime mbi brezat ndërkohë që

në njëjtën kohë ofrojnë stereotipa potencialisht të dëmshme në grupet e gjëra të njerëzve.

Për të dalluar këtë nocion kulturor të brezave nga përcaktimi i prejardhjes familjare i

“brezit” nga “grupmosha” nga kërkuesja është ndjekur terminologjia e Esler (1984) dhe Pilcher

(1994), të cilët e përshkruajnë këtë si koncepti i “brezit social”. Brezi social ёshtë përkufizuar

si procesi kulturor dhe socio-psikologjik përmes të cilit grupe njerëzish hasin një konfigurim

të veçantë të strukturave shoqërore dhe për rrjedhojë individët zhvillojnë një repertor kulturor

të veçantë të cilin e përdorin në shqyrtime të tjera të qëndrimeve dhe veprimeve.

Page 32: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

32

Koncepti i brezit social është kështu i ngjashëm me koncepte të tjera kolektive, të tilla

si “memoria kolektive” (Halbwachs, 1992) dhe “memories sociale” (Sturkin, 1997). Këto

koncepte theksojnë marrëdhënien ndërmjet botës sociale në të cilën jetojnë individët dhe

repertorit të tyre kulturor, mënyrat në të cilat strukturat sociale dhe kulturore modelojnë

diskutimet, vlerat, qëndrimet, besimet dhe praktikat e tyre. Ideja e brezit social tërheq

vëmendjen ndaj mënyrave se si periudha historike dhe koha modelojnë strukturat sociale dhe

përvojat individuale.

Kërkimet empirike që bazohen në këtë pikëpamje të brezave tregojnë që koncepti i

brezit social është i dobishëm për të analizuar dallimet e lidhuara me moshën në memorien

kolektive, identitetet dhe përceptimet e shoqërisë. Për shembull, kërkimet mbi memorien

kolektive tregojnë se njerëzit e të gjitha moshave, kur pyeten të emërtojnë ngjarje të

rëndësishme në 50 vitet e fundit, priren të përmendin ngjarje që kanë ndodhur gjatë

adoleshencës apo moshën e rritur të hershme dhe që ishin veçanërisht në zonën ku ata kanë

jetuar (Shils, 1981). Studime të tjera kanë treguar se memoria është formësuar si nga përvojat

subjektive ashtu edhe nga kontekste sociale të së tashmes (Finkenauer et al., 1997). Identitetet

e ndryshme politike dhe kolektive kanë treguar të jenë të ndikuara nga ngjarje të spikatura dhe

prirje shoqërore që kanë ndodhur gjatë viteve të formimit të njerëzve dhe që këto identitete

mbeten të qëndrueshme në kohë (Turner dhe Killian, 1993). Përceptimet e njerëzve që lidhen

me dallimin bazuar në moshë në shoqëri dhe në vendin e punës (Morris dhe Venkatesh, 2000)

modelojnë një sërë vlerash, qëndrimesh, opinionesh dhe identititesh.

Kthesa kulturore në shkencat sociale ka ofruar mënyra të reja të përdorimit të metodave

cilësore për të treguar se si diskutimet dhe praktikat tregojnë të mënyrave se si botëkuptimet

subjektive janë modeluar nga strukturat sociale. Intervistat cilësore, duke përdorur skenare

hipotetike, analizat e kujtesës dhe krahasimet lejojnë studiuesin që të njohë kuptimet e të

intervistuarit mbi botën të përftuara gjatë përvojave jetësore, vlerave, besimeve dhe

qëndrimeve. Kthesa kulturore ka zhvilluar një erë të re në konceptin e brezave, si teorikisht

ashtu dhe metodologjikisht. Por a mundet që një koncept i riformuluar i brezit social të

kapërcejë vështirësitë e vazhdueshme të lidhura me analizat e brezit? A ofron koncepti i brezit

social të kuptuarin analitik me të dhëna empirike që mund të përputhen me anën teorike? Një

test i fortë teorik i konceptit të brezit social ka aftësinë për të përcaktuar nësë koncepti duhet të

“shpëtuar” ose thjesht duhet të mos përdoret në kërkime sociale. A mundet koncepti i brezit

social të krijojë mundësinë për të analizuar dhe të kuptuar riprodhimin social dhe ndryshimin

social? Kjo përbën një rëndësi të madhe teorike në këtë punim.

Page 33: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

33

Në këtë studim, kërkuesja ka treguar se koncepti i brezit social mund të jetë analitikisht

i dobishëm në shpjegimin e efekteve të brezit dhe ndryshimit social. Së pari, analizat sociale të

brezave nuk duhet thjesht të përdorin matjet e grupmoshës për t’i krahasuar me faktorë të tjerë

si p.sh. arritjet akademike. Në fakt, analizat e brezit social duhet të marrin në konsideratë

mënyrën se si janë modeluar repertorët kulturorë të njerëzve njëherësh nga vendodhja e

grupmoshës dhe vendodhja sociale në grupmoshë. Operacionalizimi i konceptit të brezit social

kapërcen vështirësitë e vazhdueshme të lidhura me analizat e brezave për të kufizuar rrezikun

e stereotipizimit të të gjitha grupmoshës bazuar në një nën-grup të vogël të grupmoshës.

Së dyti, analizat e brezit social duhet të jetë racionale, jo vetëm sepse modele të

dallueshme të brezave duhet të jenë gjithmonë të ndryshme nga ato të grupeve të tjera sociale,

por gjithashtu për arsye se koncepti përfshin një marrëdhënie dialektike makro-mikro ndërmjet

ndryshimeve të strukturave sociale të lidhura me periudha historike dhe përvojat e individëve.

Ky formulim i konceptit të brezit social kërkon që të marrim parasysh lidhjen në nivel makro

të analizës (si struktura sociale ndryshon në periudha të ndryshme historike), në nivelin mikro

të analizës (si repertori kulturor dhe praktikat e disa grupeve sociale janë të ndryshme nga ato

të grupeve të tjera) dhe shkëmbimit ndërmjet niveleve mikro dhe makro të analizave (si

repertoret në nivel mikro dhe praktikat reflektojnë dhe krijojnë ndryshime strukturore në nivel

makro).

Së fundi, brezi social duhet të kuptohet si një proçes ose tërësi proçesesh sesa një grup

social. Një nga mungesat e vazhdueshme si në kërkimet e brezave dhe ato të grupmoshave ka

qenë një diferencim i papërshtatshëm ndërmjet grupeve të njerëzve dhe proceseve kulturore e

socio-psikologjike që supozohen të kenë peshë në diferencat e grupeve. Duke e përqëndruar

analizën në proceset sociale të brezave në formimin dhe artikulimin e repertorit kulturor kemi

fituar saktësi teorike dhe analitike në marrëdhënien ndërmjet individëve dhe kontekstit të tyre

social që shpesh thjesht është marrë si i mirëqenë. Ndërkohë që teoria gjithmonë ka qënë

qëndrore në të kuptuarin e grupmoshave, moshimit, ciklit të jetës dhe dinamikave politike,

aplikimi empirik i saj shpesh nuk ka përmbushur pritshmëritë. Ky studim përpiqet të tregojë se

koncepti i brezit social, kur formulohet në mënyrë të përshtatshme, është një mjet kyç për

studiuesit, si empirikisht ashtu edhe teorikisht, të cilët kërkojnë njohuri më të thella të mënyrës

sesi shoqëritë ndryshojnë nëpërmjet zëvëndësimit të grupmoshave.

Page 34: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

34

2.4. Studimet mbi familjet nga martesa në të njëjtën gjini

Martesa në të njjtën gjini mund të përfshijë dhe fëmijë. Familjet me çifte në të njëjtën

gjini kanë shprehur vazhdimisht nevojën për të njëjtat të drejta të martesës ligjore sikurse

familjet e tjera. Studimet mbi familjet me çifte në të njëjtën gjini dhe fëmijët mund të

mbështesin legalizimin e martesës në të njëjtën gjini duke ofruar informacion mbi llojet e

marrëdhënieve dhe cilësinë e jetës në familjet me çifte në të njëjtën gjini. Në mënyrë të veçantë,

studimet mbi mirëqenien e fëmijëve nga çiftet në të njëjtën gjini ilustrojnë se përshtatja

psikologjike dhe sjellore është më shumë një funksion i proceseve familjare dhe ndërveprimit

sesa një funksion direkt i përbërjes familjare e tillë si të pasurit një baba dhe një nënë (Patterson,

2005; Brown, 2004; Tasker, 2005; Wise, 2003).

Për shembull, Walker dhe McGraw (2000) shqyrtuan marrëdhënien e strukturës

familjare të përshtatjes psikologjike të fëmijëve të krijuar nga inseminimi përmes dhuruesit të

spermës. Rezultatet treguan se përshtatja e fëmijëve nuk lidhej me faktorë strukturorë të tillë si

orientimi seksual i të rriturve apo numri i prindërve në shtëpi. Përshtatja e fëmijëve ishte e

lidhur me ndërveprimet familjare dhe proceset. Një shembull i proceseve familjare përfshinte

lumturinë e marrëdhënies së prindërve dhe konfliktet ndërmjet prindërve. Ata sugjeruan se

fëmijët do të përjetonin më shumë vështirësi më përshtatjen kur prindërit përjetonin nivele të

larta stresi ose konflikti.

Studimet që tregojnë se burrat dhe gratë prindërojnë në mënyra të ndryshme mbështesin

idenë se të pasurit e dy nënave ose dy baballarëve mund të sigurojnë prindërim cilësor në

familjet me çifte në të njëjtën gjini. Një mënyrë e re për pranueshmëri sociale të familjeve me

çifte në të njëjtën gjini mund është shprehur përmes argumentimit se prindërimi cilësor nuk

lidhet me gjininë. Craig (2006) argumenton se burrat dhe gratë prindërojnë në mënyra të

ndryshme. Ai zbuloi se nënat kishin më shumë gjasa që të shpenzonin jo vetëm më tepër kohë

me fëmijët e tyre por që kjo kohë përfshinte shumë detyra njëkohësisht, më shumë kohë me

fëmijët dhe më tepër përgjegjësi për kujdesin e tyre në tërësi. Shumë studiues bien dakort që

burrat dhe gratë prindërojnë ndryshe por nuk pajtohen mbi aspektet e shumta të prindërimit.

Po ashtu, ata bien dakort se nevojiten me shumë studime të detajuara mbi variacionet e tipeve

të familjeve (Riggs, 2006).

Për shembull, Crowl, Ahn dhe Baker (2008) gjetën se studimet e përshkruara me të

njëjtin numër prindërish, me prindër dy femra dhe prindërit një femër dhe një mashkull, kanë

një ndikim të ngjashëm me njëri-tjetrin në lidhje me përshtatjen e fëmijës. Një studim tjetër

është drejtuar nga Schecter et al., në 2008 në mbështetje të marrëdhënieve në të njëjtën gjini

Page 35: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

35

në Massachusets. Studiuesit gjetën se procesi dhe përvoja e rritjes së fëmijëve rriste afërsinë

mes çifteve në të njëjtën gjini, përmirësonte lidhjet e çifteve me familjet e tyre të origjinës dhe

forconte lidhjet mes komunitetit të çifteve në të njëjtën gjini. Çiftet në studimin e Schecter at

al., legalizuan martesën e tyre në vitin 2003 kur Massachusetts ligjëroi martesat në të njëjtën

gjini në mënyrë që të ofronte mbrojtje dhe legjitimitet për fëmijët e tyre. Çiftet në të njëjtën

gjini e përjetuan martesën ligjore me një sens kritik të sigurisë, familjes dhe identitetit.

Gjatë dekadave të fundit studiuesit kanë shqyrtuar dallimet që lidhen me zhvillimin të

fëmijëve më prindër në të njëjtën gjini dhe atyre me prindër në gjini të kundërt. Këto dallime

janë studiuar në terma të zhvillimit kognitiv të fëmijëve, sjelljet që lidhen me përkatësinë

gjinore, identitetin gjinor, orientimin seksual, zhvillimin social dhe emocional si dhe cilësinë e

marrëdhënieve prind-fëmijë.

Shumë nga studimet eksploruese kanё pasur nё fokus efektet që prindërit gej dhe

lesbike kishin mbi sjelljet dhe identitetin e roleve gjinore tek fëmijët e tyre duke i krahasuar se

sa përputheshin me ato të bashkëmoshatarëve të tyre. Studimet me fëmijë të vegjël kanë

përfshirë shpesh vëzhgimin e tyre në një dhomë të mbushur me lodra tradicionalisht të

gjinizuara për të parë se cilat lodra zgjidheshin. Në raste të tjera fëmijëve u është kërkuar që të

vizatojnë veten apo të vizatojnë burra dhe gra. Në studime cilësore janë intevistuar fëmijë dhe

prindër mbi emisionet televizive të preferuara, interesat dhe prirjet e tyre. Ndonëse disa studime

gjetën dallime minimale, si p.sh. vajzat e nënave lesbike shfaqnin interes më të madh në

aktivitetet dhe sjellje tradicionalisht të gjinizuara si mashkullore dhe djemtë e nënave lesbike

shprehnin një gamë më të gjërë të sjelljeve, më pak agresivitet dhe aktivitete loje (Solomon, et

al., 2005), rezultatet kanë treguar vazhdimisht se fëmijët e prindërve homoseksualë apo

heteroseksualë nuk ndryshojnë në mënyrë domethënëse në terma të zhvillimit të sjelljes së rolit

gjinor dhe identitetit gjinor. Të gjitha këto studime kanë arritur në përfundimin se prindërit gej

apo lesbike nuk ndikojnë në mënyrë direkte në zhvillimin gjinor të fëmijëve.

Rishikimi i literaturës mbi familjet me çifte në të njëjtën gjini dhe martesës në të njëjtën

gjini tregon se cilësia e marrëdhënieve ndërmjet prindërve nuk varet nga gjinia. Për më tepër,

rishikimi i literaturës shtron gjithashtu nevojën për studime më të detajuara dhe

gjithëpërfshirëse mbi llojet e familjeve. Studimet mbi qëndrimet në lidhje me rolet gjinore

kontribuojnë në zgjerimin e literaturës mbi qëndrimet ndaj martesës në të njëjtën gjini duke

treguar rëndësinë dhe ndikimin e qëndrimeve në lidhje me rolet gjinore familjare mbi martesën

në të njëjtën gjini. Kontributi dhe zgjerimi i literaturës mbi rëndësinë e qëndrimeve përgjatë

roleve gjinore familjare e lidhur me qëndrimet ndaj martesës në të njëjtën gjini siguron njohje

dhe informacion për advokatët, aktivistët, edukuesit dhe bërësit e politikave mbi adresimin e

Page 36: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

36

nevojës dhe aktivitetet me target rolet gjinore të familjeve jo-tradicionale, sikurse cilësinë e

marrëdhënieve në familjet jo-tradicionale.

2.5. Qëndrimet nё lidhje me rolet gjinore

Termi rol gjinor i referohet një sërë normave shoqërore që diktojnë llojet e sjelljeve që

përgjithësisht konsiderohen si të pranueshme, të përshtatshme apo të dëshirueshme bazuar në

seksin apo seksualitetin aktual ose të përceptuar të njerëzve. Një sërë emërtimesh janë përdorur

nga studiuesit për të përshkruar rolet gjinore familjare duke përfshirë ideologjinë e përkatësisë

gjinore, qëndrimet e roleve gjinore, qëndrimet në lidhje me përkatësinë gjinore dhe

egalitarismin e përkatësisë gjinore (Kroska, 2007). Këto terma janë bazuar në nivelin individual

të mbështetjes për ndarjen e punës së paguar dhe përgjegjësive familjare. Ekziston një literaturë

e bollshme në lidhje me këndvështrimet tradicionale të roleve gjinore që theksojnë veçanërisht

nevojën për të mbajtur “të paprekur” familjen tradicionale. Në përgjithësi, tradicionalistët

përkrahin familjet me një nënë dhe një baba. Më poshtë studiuesja ka argumentuar arsyet pse

konservatorët kundërshtojnë ashpër martesën në të njëjtën gjini. Veç kësaj, janë shqyrtuar

kërkimet të lidhura me mënyrën në të cilën konservatorët kanë ruajtur kundërshtirë ndaj

martesave përmes medias dhe theksimit të rëndësisë së martesës tradicionale.

Rishikimi i literaturës ekzistuese mbi rolet gjinore tradicionale është e rëndësishme për

të qartësuar lidhjen me qëndrimet ndaj martesës në të njëjtën gjini. Qëndrimet tradicionale

përgjatë roleve gjinore kanë një ndikim të madh mbi qëndrimet ndaj martesës në të njëjtën

gjini. Martesa në të njëjtën gjini shpesh përfshin fëmijë. Kjo sugjeron se është natyrale që

meshkujt të mbrojnë dhe femrat të edukojnë familjet e tyre. Tradicionalistët argumentojnë se

fëmijët kanë nevojë si për babanë mashkull dhe për nënën femër. Në mënyrë ideale,

tradicionalistët besojnë se babai duhet të jetë siguruesi kryesor i jetesës dhe gruaja duhet të

qëndrojë në shtëpi dhë të kujdeset për çështjet familjare (Brescoll dhe Uhlmann, 2005).

Disa tradicionalistë argumentojnë se gratë që zgjedhin të punojnë jashtë shtëpisë

kontribuojnë në problemet sociale të tilla si shkatërrim i familjes (Martins et al., 2002). Në

mënyrë të ngjashme me gratë që punojnë dhe familjet me një prind, familjet me çifte në të

njëjtën gjini dhe martesa në të njëjtën gjini janë fajësuar nga konservatorët si shkaktarë të

krijimit të problemeve sociale duke përfshirë dobësimin e familjes tradicionale. Për shembull,

tradicionalistët ballafaqojnë rritjen e numrit divorceve duke sjellë më pak stabilitet për fëmijët.

Po ashtu, prindërit në këto marrëdhenie janë të së njëjtës gjini dhe për pasojë nuk përfaqësojnë

role gjinore tradicionale (Wilson, 2002). Sipas tradicionalistëve, martesa në të njëjtën gjini

Page 37: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

37

ndryshon në mënyrë rrënjësore natyrën e prindërimit nga natyral dhe biologjik në prindërim

ligjor dhe social. Martesa në të njëjtën gjini prish lidhjen automatike ndërmjet prindërimit

biologjik dhe ligjor të vendosur nga martesa tradicionale dhe ka një ndikim më të madh në

normat shoqërore, simbolet dhe vlerat e lidhura me prindërimin. Për më tepër, konservatorët

argumentojnë që fëmijët janë të prekur negativisht nga të jetuarit në një familje me prindër në

të njëjtën gjini ku problemet psikologjike dhe çështjet e identiteteve gjinore konsiderohen si të

qenësishme. Tradicioanalistët sugjerojnë se fëmijët kanë nevojë për të dyja modelet femërore

dhe mashkullore në një familje (Pruett, 2000).

Një aspekt i këndvështrimit tradicional ose konservator mbi familjet përfshin të drejtat

e fëmijëve. Tradicionalistët këmbëngulin se teknologjitë e reja të riprodhimit dhe legalizimi i

martesës në të njëjtën gjini vendos sfida të pashembullta ndaj të drejtave thelbësore të fëmijëve

(Oderberg dhe Laing, 2005). Kjo përfshin të drejtat e fëmijëve në lidhje me origjinat e tyre

biologjike, të drejtën e tyre të njohjes së këtyre origjinave, të drejtat e tyre për t’u rritur në

familjet e tyre biologjike dhe të drejtën e tyre për të pasur prindër të secilit seks.

Pakti martesor është një lloj martese e aplikuar në disa shtete në të cilën çifti i martuar

heteroseksual bie dakord që të pranojë mundësi më të kufizuara për divorc. Kundërshtarët e

paktit martesor theksojnë besimin që martesa është më shume sesa një kontratë midis dy

individëve, duke nënkuptuar se, pa martesë, nuk do të kishte themele të familjes në shoqëri.

Vetë lëvizja e paktit martesor nëpër botë përpiqet të promovojë dhe forcojë martesën, të ulë

numrin e divorceve, të pakësojë numrin e fëmijëve të lindur jashtë martesës, dekurajojë

bashkëjetësën dhe të përcaktojë martesën si një institucion të nderuar dhe të dëshirueshëm

(Nock et al., 2008).

Përkrahësit e kësaj martese besojnë se rolet gjinore të stereotipizuara janë të nevojshme

në një martesë për të forcuar familjen dhe për të ruajtur familjen dhe stabilitetin shoqëror

(Spaht, 1998). Konservatorët dhe tradicionalistët besojnë se martesa me kontratë ilustron

mënyrën sesi një burrë është në krye të familjes dhe një grua i nënshtrohet zotërimit të burrit.

Po ashtu, tradicionalistët besojnë se ajo largon stigmën e varësisë gjinore sepse nënshtrimi i

gruas është konsideruar një shërbim ndaj Zotit që përfshin etikën emocioanale dhe

egalitarizimin.

Pavarësisht se qëndrimet ndaj personave gej dhe lesbike dhe martesës në të njëjtën gjini

po ndryshojnë ka një ndarje konservatore, të moderuar dhe liberale mbi këtë çështje që kërkon

kërkime të mëtejshme mbi çështjen. Martesa në të njëjtën gjini mund të përfshijnë fëmijë dhe

anëtarë të tjerë të familjes. Shqyrtimi i literaturës lidhur me personat gej dhe lesbike dhe

martesat në të njëjtën gjini është i rëndësishëm sepse ashtu sikurse dinamikat familjare

Page 38: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

38

ndryshojnë, po shohim një pranueshmëri më të madhe të familjeve jo-tradicionale. Besimet e

konservatorëve dhe liberalëve mbi familjet me çifte në të njëjtën gjini kanë ndikim në

qëndrimet mbi martesat në të njëjtën gjini. Ndryshimet në rolet gjinore kanë sfiduar

këndvështrimet konservatore dhe liberale të familjes (Esping-Andersen, 2009). Studimet e

kryera në lidhje me çështjen tregojnë se ndërsa qëndrimet kanë filluar të bëhen më pranuese,

vazhdon të ketë një ndarje në opinionin publik shoqëror mbi familjet me çifte në të njëjtën

gjini.

2.6. Feja dhe homoseksualiteti

Në këtë seksion është rishikuar literatura ekzistuese mbi fenë dhe homoseksualietin pasi

qëndrimet fetare luajnë një rol shumë të rëndësishëm në të kuptuarin pse martesa në të njëjtën

gjini nuk është e ligjshme në shumë shtete. Historikisht institucionet fetare kanë luajtur rolin e

përcaktimit të marrëdhënieve romantike dhe seksuale në shoqëri. Organizatat fetare kanë

luajtur një rol të madh kundër martesës në të njëjtën gjini bazuar në qëndrimet historikisht

kundërshtuese mbi homoseksualitetin (Barclay dhe Fisher, 2003). Përgjatë pjesës më të madhe

të shekullit të 19-të, kishat kristiane kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formulimin dhe

administrimin e ligjeve të familjes. Një pjesë e konsiderueshme e përgjegjësisë për moralin

publik dhe rregullimin e lidhjeve seksuale lidhen me kishën zyrtare sepse lindja, martesa,

divorci, rimartesa dhe vdekja ishin subjekte të ligjit kishtar dhe riteve kishtare (Warner, 1999).

Feja luan një rol të madh në strukturimin e qëndrimeve në lidhje me moralitetin e

homoseksualitetit dhe mbështetjen për politika specifike të tolerancës dhe jo-diskriminimit.

Fetë konservatore, të moderuara dhe liberale kanë këndvështrime të ndryshme mbi personat

gej dhe lesbike. Disa studime mbi homoseksualitetin kanë gjetur se anëtarët e grupeve

protestante konservatore mbajnë qëndrime më negative ndaj personave gej dhe lesbike (Soule,

2004; Stefurak et al., 2010; Hicks dhe Lee, 2006). Sipas Woodford et al., (2012), baptistët dhe

protestantë evangjelikë fondamentalistë tregonin më shumë qëndrime negative ndaj

homoseksualitetit dhe martesës në të njëjtën gjini sesa katolikët dhe hebrenjtë. Hebrenjtë,

protestantët liberalë dhe njerëzit që nuk kanë lidhje fetare kanë qëndrime më liberale ndaj

personave gej dhe lesbike (Finlay dhe Walther, 2003).

Lidhja dhe pjesёmarrja në organizimet fetare me anëtarë që kanë qëndrime më negative

mbi martesën në të njëjtën gjini mund të ndikojë anëtarët e tjerë në organizatë. Gjithsesi,

individët që marrin pjesë në organizimet fetare jo domosdoshmërisht besojnë gjithçka që

predikon organizata fetare. Në këtë mënyrë, është e mundur që qëndrimet individuale mbi

Page 39: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

39

martesën në të njëjtën gjini të jenë të ndryshme përgjatë anëtarëve në organizatat fetare. Liderët

e organizatave fetare që përfaqësojnë organizatën fetare mbajnë qëndrime publike mbi

pozicionin e tyre mbi martesën në të njëjtën gjini por kjo mund të mos përfaqësojë opinionin e

çdo anëtari në organizatë.

Studimet kanë treguar se fortësia e e lidhjeve fetare është e lidhur me qëndrimet mbi

homoseksualitetin. Krahasuar me personat që nuk kanë qasje fetare, çdo lidhje fetare rrit gjasat

për mbajtjen e qëndrimeve negative ndaj homoseksualitetit, edhe kur individët janë të lidhur

me fe me mësime të tolerancës ndaj homoseksualitetit (Gonzalez-Rivera dhe Herek, 2006). Me

fjalë të tjera, edhe pse ka fe me mësime të tolerancës, mospasja e lidhjeve fetare gjithsesi tregon

qëndrime më pozitive ndaj çifteve në të njëjtën gjini e krahasuar me pasjen e lidhjeve fetare të

çdo lloji.

Fetë konservatore shpesh predikojnë ndjenja anti-homoseksuale bazuar në besimin e

autoritetit dhe interpretimit të drejtpërdrejtë të librave të shenjtë (Sherkat et al., 2011; Cochran

dhe Beeghley, 1991). Konservatorët e paraqesin homoseksualitetin si një mëkat dhe krim ndaj

natyrës. Sipas mësimeve fetare konservatore, aktet homoseksuale ndërmjet burrave janë të

urryera dhe për pasojë mëkatare (Donovan et al., 2005).

Fondamentalistët shpesh shprehen “Duaje mëkatarin, urre mëkatin”. Ndërsa sjellja

homoseksuale apo aktiviteti seksual ndërmjet dy njerëzve në të njëjtën gjini dënohet, një person

gej apo lesbike që nuk kryen aktin seksual nuk dënohet (White, 2008). Veç kësaj, konservatorët

mbrojnë idenë se homoseksualiteti është një zgjedhje. Pra, nëse homoseksualiteti është një

mëkat dhe zgjedhje, ai nuk është i bazuar gjenetikisht ose i determinuar biologjikisht, por një

sjellje që mund të ndryshohet me besime dhe praktika të forta konservatore (Weiner, Perry dhe

Magnusson, 1988).

Feja fondamentaliste ose konservatore është e rëndësishme për t’u studiuar në lidhje

me homoseksualitetin sepse konservatorët barazojnë sjelljen mëkatare homoseksuale me

martesën në të njëjtën gjini. Besimet mbi homoseksualitetin sigurojnë njohje të asaj çka ndikon

qëndrimet mbi martesën në të njëjtën gjini. Studimet tregojnë se individët që janë më të

ekspozuar në mësimin e traditës fetare konservatore, me arsimim që tregon referenca negative

për homoseksualitetin, janë më pak mbështetës të martesës në të njëjtën gjini (Moon, 2004).

Një individ mund të mbajë besimin që libri i shenjtë është i vërtetë në kuptim të drejtpërdrejtë

në nivelin individual. Një organizim fetar mund të mësojë apo promovojë besimin që libri i

shenjtë është i vërtetë në kuptim literal në nivelin insitucional. Në lidhje me të rinjtë, duke

përfshirë edhe studentët universitarë, ato priren që të jenë më mbështetës ndaj martesës në të

njëjtën gjini sesa pjesa tjëtër e opinionit publik dhe ndërkohë që zhvillojnë identitetet e tyre

Page 40: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

40

fetare, studentët priren që të venë në pikëpyetje fenë e institucionalizuar (Smith dhe Snell,

2009; Lefkowitz, 2005). Megjithëkëtë, faktorët fetarë janë konsideruar ndikues të rëndësishëm

në parashikimin e qëndrimeve të studentëve mbi njohjen ligjore të marrëdhënieve në të njëjtën

gjini (Woodford et al., 2012; Olson et al., 2006).

Në këtë studim, studiuesja ka analizuar ndikimin e lidhjes me fenë dhe pjesёmarrjen në

shërbimet fetare për të treguar ndikimin e tyre në diskurset e mbajtura mbi qëndrimet në lidhje

me martesën në të njëjtën gjini. Këto lidhje mund të na japin njohje se kush mban qëndrime

konservatore apo liberale dhe nga vijnë këto këndvështrime në mënyrë që të kemi një njohje të

thellë të ndikimit të qasjes fetare në diskurset mbi martesën në të njëjtën gjini.

Në lidhje me praktikat fetare, studiuesja ka rishikuar literaturën ekzistuese mbi to për

të siguruar njohje të llojeve të aktiviteteve që ndodhin në aktivitetet fetare tё cilat mund të

kontribuojnë ose ndikojnë në qëndrimet mbi martesën në të njëjtën gjini. Aktivitetet fetare

përfshijnë eksperienca dhe praktika fetare personale të tilla si pjesёmarrja në kishë/xhami,

leximi i Biblës/Kuranit, të kënduarit, besimet mbi Zotin apo rëndësinë e fesë në jetën e një

individi (Dahl dhe Galliher, 2009). Disa studime kanë gjetur se pjesёmarrja në shërbimet fetare,

niveli i lartë i qasjes ndaj besimit fetar dhe shkalla e rëndësisë së fesë në jetën e një individi

ishin të lidhura me një mbështetje të ulët për martesën në të njëjtën gjini (Schuck dhe Liddle,

2001). Studiuesit kanë zbuluar se vetëm pjesёmarrja në shërbimet fetare luante një rol

domethënës në shpjegimin e kundërshtive ndaj martesës në të njëjtën gjini kur lidhej me

konservatizmin politik, qëndrimeve ndaj divorcit dhe qëndrimeve ndaj martesës me kontratë

(Walls et al., 2014; Woodford et al., 2012).

Po ashtu, spiritualiteti është i rëndësishëm për të shqyrtuar qëndrimet e lidhura ndaj

martesës në të njëjtën gjini sepse njerëzit që janë spiritualë mund të kenë variacione më të

mëdha ndryshimesh në qëndrimet në lidhje me martesën në të njëjtën gjini se sa njerëzit me

qasje fetare. Spiritualiteti mund të jetë një faktor në shpjegimin e shumë besimeve të

zakonshme konservatore, të moderuara dhe liberale ndaj martesës në të njëjtën gjini.

Spiritualiteti po ashtu mund të ketë një impakt në qëndrimet mbi martesën në të njëjtën gjini.

Disa studime tregojnë lidhjen ndërmjet fesë dhe spiritualitetit (Miller dhe Kelley, 2005; Oman

dhe Thoresen, 2005), ndërkohë që studime të tjera i shpjegojnë fenë dhe spiritualitetin si

entitete të ndara. (Koenig et al., 2001).

Ka dy mënyra klasike për të përcaktuar lidhjen ndërmjet fesë dhe spiritualitetit. Së pari,

feja është përcaktuar si një sistem fiks i ideve ose angazhimeve me theksim në praktikat

institucionale, ndërkohë spiritualiteti është progresiv dhe i brendshëm (Koenig et al., 2001).

Page 41: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

41

Shumë studiues mbi çëshjen e fesë dhe spiritualitetit argumentojnë që koncepti i fesë

dhe spiritualitetit nuk janë të pavarur nga njëri-tjetri (George at al., 2000). Sipas kësaj ideje,

feja dhe spiritualiteti janë të lidhura dhe kanë elementë të përbashkët. Spiritualiteti është

përcaktuar si shumë-dimensional, duke përfshirë besime që lidhen me realitetin përtej botës

materiale dhe sensore (Miller dhe Thoresen, 2003). Natyra dhe numri i dimensioneve të

spiritualitetit është debatur, por feja shpesh është konsideruar pjesë e dimensioneve spirituale.

Spiritualiteti përgjithësisht është përcaktuar si një grup besimesh dhe praktikash individualë që

mund të përfshijë ose jo fenë, duke patur parasysh praktikat fetare, që përgjithësisht janë

konsideruar pjesë e spiritualitetit (Zinnbauer dhe Pargament, 2005). Spiritualiteti është një

aspekt i rëndësishëm për të studiuar qëndrimet në lidhje me martesës në të njëjtën gjini dhe

mund të hedhë dritë mbi një element tjetër të qëndrimeve ndaj martesës në të njëjtën gjini.

Shumë njerëz mund të jenë spiritualë por jo fetarë. Shumë njerëz mund ta konsiderojnë

spiritualitetin si një pjesë integrale të fesë por besimet mbi martesën në të njëjtën gjini mund të

ndryshojnë përgjatë spiritualitetit dhe fesë. Spiritualiteti është një faktor i ri në diskutimin mbi

martesën në të njëjtën gjini. Spiritualiteti mund të shpjegojë disa nga këndvështrimet

kontraverse konservatore, të moderuara dhe liberale mbi martesën në të njëjtën gjini.

2.7. Kontributi i këtij studimi në literaturën mbi martesën në të njëjtën gjini

Në këtë studim, studiuesja përpiqet që të mbushë një boshllek në literaturë që lidhet me

studime të opinionit publik në njërën anë dhe nga ana tjetër nga studime të diskursit e

mobilizimit politik, duke adresuar ndërkohё debatin mbi polarizimin e qëndrimeve. Studimet

e opinionit publik priren që të bazohen në analizat sasiore të njerëzve të zakonshëm në shtete

të ndryshme; studimet e mobilizimit politik priren që të jenë cilësore dhe të përqëndruara tek

njerëzit më aktivë në debatet politike që shoqërojnë çështjet e të drejtave LGBTI. Studimet e

opinionit publik nuk analizojnë konteksin social të formimit të qëndrimeve krahasuar me

studimet e mobilizimit politik, por ato ofrojnë vlerësime më të besueshme se si qëndrimet dhe

opinionet lidhen me faktorë të tjerë demografikë dhe të sjelljes.

Një pjesë e vogël e studimeve të kohëve të fundit kanë filluar që të mbushin këtë hendek

midis studimeve të opinionit publik dhe studimeve cilësore të diskursit e mobilizimit politik.

Lubbers, Jaspers dhe Ultee (2009) tregojnë se kundërshtimi i martesës në të njëjtën gjini është

më i lartë në vendet me nivele të larta lindjeje dhe me ndarje të fortë të gjinore të forcës

punëtore. Në këtë mënyrë, ata tregojnë se si konteksi i komunitetit formëson sjelljen në lidhje

me martesën në të njëjtën gjini. Studime të tjera përdorin analiza cilësore të diskurseve në

Page 42: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

42

mënyrë që të ofrojnë njohje më të thellë në atë se çfarë do të thotë për njerëzit martesa në të

njëjtën gjini, por këto studime deri më tani janë përqëndruar vetëm në individët dhe çiftet

LGBTI.

Në këtë studim, janë ndërmarrë analiza cilësore të diskurseve të përdorura nga

pjesёmarrësit për të folur për martesën në të njëjtën gjini me qëllim që të tregohet se si opinioni

publik krijohet diskursivisht në të bazuarin në repertorët kulturorë në krijimin e opinioneve në

një kontekst social të caktuar. Studiuesja ka analizuar mënyrat se si faktorët demografikë dhe

të qëndrimeve formësojnë diskurset mbi martesën në të njëjtën gjini dhe po ashtu ka analizuar

mënyrën se si njerëzit i krijojnë këto diskurse duke përdorur repertorët e tyre kulturorë të cilët

i kanë zhvilluar në kontekstin e botëkuptimeve të tyre.

Të pasurit të një qasjeje cilësore në këtë studim ofron njohuri më të thella mbi bazat e

qëndrimeve nga çfarë mund të ofrojnë studimet e opinionit publik pasi jepet mundësia e matjes

së kontekstit diskursiv dhe social të qëndrimeve në mënyra jo sasiore. Rezultatet e studimit

tregojnë se si njerëzit në mënyrë pragmatike bazohen në repertorët e tyre kulturorë për të

shprehur pikëpamjet e tyre për martesën në të njëjtën gjini. Kjo kontribuon në të kuptuarin tonë

në lidhje me diskursin duke na treguar se përmes të folurës së tyre njerëzit krijojnë një terren

diskursiv mbi kontekstin politik të së cilës do të debatohet duke pranuar apo refuzuar kuptime

të vjetra të martesës në të njëjtën gjini ndërkohë që krijojnë të reja. Modelet e të folurës mbi

martesën në të njëjtën gjini janë tregues të qëndrimeve dhe veprimeve politike (De Fina et al.,

2006).

Kështu, ky studim kontribuon në të kuptuarin tonë të kulturës njëkohësisht si

strukturuese dhe si pragmatike. Studiuesja e ka marrë aksiomatike idenë se qëndrimet mbi

martesën në të njëjtën gjini janë të lidhura strukturalisht me elementë të tjerë të sistemeve të

besimit dhe përvojave jetësore të njerëzve, por që këto qëndrime nuk mund të kuptohen pa

studiuar se si njerëzit i shprehin ato në diskurse. Për shembull, Oswald (2002) tregon që kultura

është edhe strukturuese edhe agjente duke analizuar mënyrën se si çiftet në të njëjtën gjini flasin

mbi ceremonitë e zyrtarizimit të lidhjeve. Çifte të ndryshme pranojnë disa kuptime të martesës

dhe të angazhimit por jo të gjitha prej tyre dhe ato krijojnë kuptime të reja kur përshtasin

ceremonitë zyrtare për qëllimet e tyre. Ky studim shkon më gjërë në gjetjet mbi kuptimet

kulturore të martesës në të njëjtën gjini duke treguar se si shprehen tek njerëzit e zakonshëm

kuptimet kulturore mbi martesën në të njëjtën gjini.

Ky studim adreson debatin e polarizimit të qëndrimeve duke shqyrtuar mënyrën se si

njerëzit flasin mbi çështjen pa kufizimet e përgjigjeve të pyetësorëve dhe jashtë kontekstit të

zgjedhjeve që vijnë nga politika. Për shembull, qëndrimet e shprehura nëpërmjet pyetësorëve

Page 43: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

43

në çështjen e abortit mund të duken shumë më të polarizuara nga çfarë shfaqen në grupe

diskutimi (Kaplan 1987; Vinokur dhe Burnstein, 1974). Për këtë arsye, ky studim ka pak gjasa

që të tregojë mospërputhje ideologjike. Më e rëndësishme se prania apo mungesa e konfliktit

është analiza e kontekstit dhe proceseve të krijimit të qëndrimit në diskurseve. Ky studim

tregon se si njerëzit krijojnë qëndrime në një kontekst të caktuar duke qartёsuar mënyrat në të

cilat polarizimi i qёndrimeve mundet ose jo të rezultojë nga debatet që rrethojnё këtë çështje.

Page 44: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

44

3. METODOLOGJIA

Në këtë kapitull paraqiten dhe shpjegohen në mënyrë të hollësishme plani i kërkimit,

metoda kërkimore dhe përshtatshmëria e kësaj metode me temën kërkimore, instrumentat e

përdorura, kriteret e përzgjedhjes së pjesëmarrësve, procedurat për të siguruar besueshmërinë

dhe vlefshmërinë e rezultateve, konsiderimin e çështjeve etike, si dhe kufizimet e studimit.

3.1. Hartimi i kërkimit

Sikurse është përmendur në kapitullin e parë, në Shqipëri ka mungesë të studimeve në

lidhje me njohjen e bazave social kuturore mbi të cilat krijohen qëndrimet mbi

homoseksualitetin dhe martesën në të njëjtën gjini. Në këtë kontekst, ky studim është i pari që

prek përvojat dhe këndvështrimet e pjesëmarrësve duke treguar sesi ato bazohen në përvojat

jetësore, besimet kognitive, qëndrimet emocionale, vlerat morale si dhe në sistemet e tyre të

besimit kur flasin për martesën në të njëjtën gjini. Gjithashtu, në këtë studim theksohet rëndësia

e njohes së dallimeve të lidhura me moshën në lidhje me qëndrimet për martesën në të njëjtën

gjini. Studimi do të plotësojë një hapësirë boshe përsa i përket studimeve në këtë fushë.

3.2. Historiku i kërkimit, përshkrimi i fazave

Kërkimi ka filluar në vitin 2013 me përzgjedhjen e fushës së studimit dhe përfundoi në

vitin 2018 me paraqitjen e materialit të shkruar. Ky studim është motivuar nga interesat

personalë të kërkueses në fushën e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe çështjeve LGBTI në

veçanti, nga përvoja e mëparshme në njohjen e sfidave të komunitetit LGBTI si dhe nga

realizimi i mikrotezës në nivel master në lidhje me çështje që prekin personat LGBTI. Duke

qenë një studim i pari në llojin e tij në Shqipëri, kërkuesja synon jo vetëm të përmbushë qëllimet

dhe objektivat e këtij studimi, por edhe të sjellë një konceptualizim mbi formimin e qëndrimeve

përgjatë ndryshimeve të brezave socialë. Kështu, kërkimi mbi martesën në të njëjtën gjini do

të jetë një kontribut origjinal në fushën e studimeve sociale.

Kërkimi ka kaluar në disa faza:

Në fazën e parë fokusi ka qenë në rishikimin e literaturës, ku kërkuesja ka parë kornizat

teorike ekzistuese për të kuptuar se çfarë është bërë deri tani në fushën e çështjeve LGBTI dhe

specifikisht të martesës në të njëjtën gjini për të identifikuar fusha të reja ku është i nevojshëm

kërkimi dhe për të shmangur përsëritjen e asaj që është bërë. Puna në këtë fazë është

Page 45: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

45

përqëndruar në njohjen me studimeve të tjera në këtë fushë që kanë adresuar çështje të

ngjashme ose që kanë objektiva të ngjashëm.

Faza e dytë ka qenë e lidhur me diskutimin e ideve me aktivistë në fushën e të drejtave

të komunitetit LGBTI dhe me udhëheqësen shkencore për të orientuar në mënyrën më të mirë

objektivat e kërkimit.

Në fazën e tretë kërkuesja ka përcaktuar metodën kërkimore që do të përdoret, popullata

që do të përfshihet në studim si dhe instumentat e kërkimit. Ajo ka përdorur metodën cilësorë

të mbledhjes, analizimit dhe interpretimit të të dhënave. Si instrument për mbledhjen e të

dhënave janë përdorur intervistat e thelluara gjysmë të strukturuara të cilat janë diskutuar me

udhëheqësen shkencore dhe specialistë të kërkimit cilësor.

Faza e katërt lidhet me realizimin e intervistave gjysmё të stukturuara me studentë dhe

prindër dhe më pas transkriptimi, kodimi dhe analizimi i të dhënave.

Faza e fundit e kërkimit lidhet me nxjerrjen e diskutimeve, përfundimeve dhe

rekomandimeve në lidhje me nevojën për kërkime të mëtejshme në këtë fushë.

3.3. Metoda kërkimore e përdorur

Metoda kërkimore e përdorur në këtë studim ishte metoda cilësore dhe analiza e të

dhënave dytësore. Metoda cilësore e kërkimit është metoda më e përshtatshme për qëllimin,

objektivat dhe pyetjet kërkimore të studimit. Kjo metodë shërben për të kuptuar në thellësi

realitetet personale të pjesëmarrësve në studim, aspektet e përvojave të tyre që janë unike për

ta, për të theksuar arsyet që kanë ndikuar në qëndrimet në lidhje me martesën në të njëjtën gjini.

Në kërkimet cilësore fenomenet sociale investigohen me pritshmëri minimale në mënyrë që të

fitohen shpjegime për këto fenomene (Lincoln dhe Guba, 1985). Metoda cilësore e kërkimit u

pa si e përshtatshme për t’i dhënë përgjigje pyetjes kërkimore. Pyetja kërkimore adreson bazat

sociale dhe kulturore të qëndrimeve mbi martesën në të njëjtën gjini si dhe ndikimin e moshës

në dallimet e këtyre qëndrimeve.

Përmes kërkimeve cilësore mund të shqyrtohet një rrjet i gjërë i botës sociale duke

përfshirë karakteristika të jetës së përditshme, të të kuptuarit, përvojës si mënyrave sesi

funksionojnë proceset sociale, institucionet, marrëdhëniet si dhe kuptimet që ato gjenerojnë

(Mason, 2002). Metoda e kërkimit cilësor e përdorur për të identifikuar informacionet e

nevojshme dhe të thelluara mbi formimin e qëndrimeve ndaj martesës në të njëjtën gjini,

rezultoi ndihmuese jo vetëm për mbledhjen e informacionit të përgjithshëm, por edhe për

depërtimin e ndjenjave, mendimeve dhe informacioneve konfidenciale.

Page 46: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

46

Analiza cilësore e të dhënave në studim është e rëndësishme pasi nuk mjafton të dihet

nëse dikush mbështet ose jo martesën në të njëjtën gjini apo se cilat karakteristika demografike

dhe personale që lidhen me atë qëndrim por është e nevojshme të kuptohen modelet e

mbështetjes apo kundërshtimit ndaj martesës në të njëjtën gjini duke kuptuar se çfarë do të

thotë për njerëzit martesa në të njëjtën gjini në kontektin social dhe kulturor në të cilin jetojnë.

Kjo përfshin të kuptuarit e përvojave jetësore të njerëzve, njohjen e lidhjeve të tyre shoqërore,

familjare si dhe të kuptuarit se çfarë mendojnë ata mbi homoseksualitetin, martesën,

përkatësinë gjinore, fenë dhe politikën. Kështu, përmes kërkimit cilësor tregohet se si njerëzit

ndërtojnë opinionet e tyre duke ofruar kështu një të kuptuar më të thellë të çështjes në studim.

Pjesë e metodologjisë ishte mbledhja e informacioneve demografike, përceptuale dhe

teorike. Informacioni demografik ka përfshirë identifikimin e karakteristikave të veçanta të çdo

pjesёmarrësi që ndikojnë në formimin e qëndrimeve mbi homoseksualitetin dhe martesën në të

njëjtën gjini. Informacioni përceptual në studim ka siguruar të dhëna mbi mënyrën e

përjetimeve të pjesёmarrësve mbi çështjen e kërkimit nisur nga përvoja e tyre.

Rishikimi i literaturës ka filluar në fillim të procesit të kërkimit, gjithashtu edhe gjatë

tij. Rishikimi i literaturës ka të bëjë me mbledhjen dhe analizën e të dhënave duke e ndihmuar

kërkuesin të kontekstualizojë kërkimin me njohuritë ekzistuese (Creswell, 2012; Gibbs, 2008).

Rishikimi i literaturës shërben për të zhvilluar ose vlerësuar një teori ekzstuese, për të

përmbledhur gjetjet ekzistuese mbi çështjen që po kërkohet dhe identifikimin e një

problematike në fushën e kërkimit (Baumeister dhe Leary, 1997). Kritere të përzgjedhjes së

literaturës lidhen me përzgjedhjen e perspektivave teorike të cilat e përshkruajnë fenomenin që

përbën studimin. Po ashtu, janë përzgjedhur perspektiva që janë të pranuara dhe vlerësuara

gjerësisht. Studimet dhe përqasjet e ndryshme teorike të zgjedhura janë kryesisht të zhvilluara

vitet e fundit në raport të drejtë me ndryshimet e proceseve shoqërore.

Rishikimi i literaturës në lidhje me çështjen në studim ndihmoi në krijimin e një kornize

konceptuale në formulimin e ideve se si të studiohen qëndrimet mbi martesën në të njëjtën gjini

dhe gjithashtu edhe në përcaktimin e pyetjeve kërkimore të studimit. Po ashtu, ajo ka shërbyer

si mjet për të dëshmuar njohuritë e kërkueses në një fushë studimi duke përfshirë teori, terma

kyç, fenomene dhe historikun e çështjes në studim dhe ballafaqimin e tyre me ato të kërkuesve

më me ndikim në studimet me fokus çështjet LGBTI.

Për mbledhjen e të dhënave cilësore kërkuesja ka përdorur intervistat gjysmë të

strukturuara të lidhura me modelin komunikativ-teorik që Rubin dhe Rubin (2005) e quan

intervistim dialogues. Intervistimi dialogues ndjek një logjikë teorike që është kuptim

interpretuese, që do të thotë se dhënat e intervistimit nuk ofrojnë një matje të paanshme të

Page 47: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

47

realitetit por një matje të kuptimit social të realitetit të personit (Charmaz, 2000). Me fjalë të

tjera, historitë e pjesёmarrësve, mendimet dhe përgjigjet ndaj pyetjeve nuk janë

domosdoshmërisht fakte objektive që kërkuesi i merr për të verteta, por ato duhet të kuptohen

si një interpretim apo kuptim i realitetit sipas të intervistuarit që modelohet nga vendodhja

sociale, repertori kulturor dhe zona e ndërveprimit.

Intervista dialoguese është e ngjashme me intervistën intensive, por Rubin dhe Rubin

vënë theksin në marrëdhënien personale që krijohet mes intervistuesit dhe të intervistuarit. Kjo

do të thotë se jo vetëm thellësia e të kuptuarit dhe fleksibiliteti janë qëllime të intervistimit por

edhe karakteristikat ndërvepruese janë shumë të rëndësishme në të dhënat që mblidhen.

Intervista ndikohet nga i intervistuari në disa mënyra: nga fakti i të qenit i intervistuar në radhë

të parë, nga besimet dhe qëndrimet që mund të jenë të shprehura ose të pashprehura në pyetjet

e intervistës si dhe nga karakteristikat e personalitetit, stilit të të folurit dhe sjelljes që

formësojnë të gjitha ndërveprimet sociale. Intervistat gjysmë të strukturuara që janë kryer nuk

përfshinin metoda të paanshme për të marrë opionionin “e vërtëtë” të pjesёmarrësit për çështje

të ndryshme por një kuadër të veçantë të ndërveprimit social dinamikat e të cilit ushtronin një

ndikim të pavarur mbi të dhënat që ishin mbledhur.

Në këtë studim është përdorur analizë induktive e të dhënave ku gjetjet rezultojnë nga

të dhënat e mbledhura duke shprehur qëndrimet e pjesёmarrësve. Sipas Bogdan dhe Biklen

(1998) analiza cilësore e të dhënave do të thotë të punuarit me të dhënat, organizimi i tyre,

ndarja e tyre në njësi të menaxhueshme, sintentizimi i tyre, kërkimi për tema, të kuptuarit se

çfarë është e rëndësishme dhe vendimit se çfarë do t’u thuash të tjerëvë. Analiza e të dhënave

bëri të mundur të kuptuarin e bazave të qëndrimeve të studentëve dhe prindërve të tyre mbi

martesën në të njëjtin gjini si dhe vuri në pah dallime të mënyrës sesi dy brezat socialë flasin

mbi martesën në të njëjtën gjini duke hedhur dritë në proceset e ndryshimit social të brezave.

Analiza e të dhënave cilësore nuk është një fazë finale; është një dimension i kërkimit që

ngushtohet përgjatë gjithë fazave (Neuman, 2003).

3.4. Popullata e përfshirë në studim dhe kampioni i përzgjedhur

Grupi i përzgjedhur për nevojat e këtij studimi përbëhet nga studentë universiteti dhe

prindërit e tyre të cilët jetojnë aktualisht në qytetin e Tiranës. Të dhënat në këtë studim janë

mbledhur përmes intervistave gjysmë të strukturuara individuale në periudhën Tetor 2016 –

Maj 2017. Strategjia e kampionimit u bazua në teknikën teorike të kampionimit të Glaser dhe

Straus (1967). Përzgjedhja e kampionit ka qenë e qëllimshme. Kjo metodë përdoret gjërësisht

Page 48: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

48

në kërkimet cilësore kur kërkuesi zgjedh pjesёmarrës specifikë në popullatë për një projekt

kërkimi, karakteristikat e së cilëve janë të rëndësishëm për nevojat e kërkimit. Rekrutimi i

kampionit u bazua në adresimin e kornizës teorike, e cila është përshkruar në kapitullin e

mëparshëm. Gjithashtu, teknikat e rekrutimit janë modifikuar edhe gjatë kohës së mbledhjes së

të dhënave në mënyrë që të tërhiqeshin pjesёmarrës me prejardhje dhe këndvështrime që

nevojiteshin për të pasur variacion në të dhëna. Këto pjesёmarrës janë përzgjedhur për të pasur

një variacion në fushën e arsimimit, besimeve fetare duke mbajtur sa më shumë të ishte e

mundur në të njëjtën kohë një sfond të kulturës së përbashkët. Strategjia krahasuese në këtë

studim është motivuar edhe nga Bertaux dhe Thompson (1997) që thonë se përzgjedhja ka për

qëllim më shumë të lehtësojë krahasimin ndërmjet brezave socialë sesa të bërit të

përgjithësimeve mbi opinionin publik.

3.4.1. Kampionimi i studentëve

Rekrutimi i pjesёmarrësve është bërë duke vënë njoftimin për kryerjen e këtij studimi

në rrjetin social Facebook të studiueses (Shtojca 2). Përzgjedhja e këtij kampioni lidhet me

arsye demografike. Demografikisht këto studentë kanë prejardhje të ndryshme socio-

ekonomike, fetare, punësimi të prindërve dhe histori të ndryshme arsimimi. Studimi u

përshkrua si “një studim doktoral mbi atë çka studentët mendojnë në lidhje me çështje sociale”.

Gjithashtu, u përmendën specifikisht çështje si martesa, seksualiteti dhe familja por nuk u

përmend çёshtja e martesës në të njëjtën gjini përpara intervistës. Kërkuesja nuk dëshironte që

pjesёmarrësit të dinin çështjen specifike të interesit për shkak të mundësisë për të ndikuar në

mënyrat se si ata do të ishin përgatitur më përpara për të folur në intervistë. Nga lajmërimi

studentët njiheshin me mënyrat e kontaktimit të kërkueses. Kriteret e përzgjedhjes: duhet të

ishin të moshës 18-30 vjeç, aktualisht studentë në një program studimi universitar, të lindur në

Shqipëri dhe të kishin një prind të moshёs 45-65 vjeç, i cili kishte lindur në Shqipëri dhe

aktualisht jetonte në Tiranë.

Në lidhje me rekrutimin e studentëve përmes rrjetit social facebook, fakti që ky rrjet

kishte përdorim të madh nga studentët rezultoi të ishte ndihmesë e madhe. Duke qenë se

procedura e kampionimit nuk kishte për qëllim të ishte përfaqësuese, kjo teknikë e rekrutimit

rezultoi në të dhëna më të pasura. Kërkuesja ka përdorur lidhjet shoqërore për të fituar njohuri

shtesë në lidhje me rolin e rrjetit shoqëror dhe të të njohurve në modelimin e qëndrimeve të

njerëzve. Në momente të caktuara kërkuesja ka pasur mundësi të vëzhgojë ndikimet e

Page 49: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

49

mundshme që bashkëmoshatarët kishin në pikëpamjet e njëri-tjetrit thjesht duke krahasuar

intervistat e studentëve që kishin lidhje me njëri-tjetrin.

Në total kërkuesja është kontaktuar nga 28 studentë dhe janë kryer intervista gjysmë të

strukturuara me 19 prej tyre.

Tabela Nr. 3.1. Të dhëna për kampionin e zgjedhur për intervistat me studentët

Nr. Pjesёmarrësi/ia në

studim

Mosha

1 Studente 21

2 Student 19

3 Student 22

4 Studente 20

5 Student 24

6 Studente 22

7 Studente 26

8 Studente 21

9 Studente 22

10 Student 19

11 Student 21

12 Studente 22

13 Studente 21

14 Student 19

15 Studente 25

16 Student 18

17 Studente 19

18 Studente 19

19 Student 20

Siç shikohet edhe nga tabela e mësipërme e të dhënave demografike të kampionit të

përzgjedhur dhe përfshirë në studim, studentët, rezultoi se:

Në studim janë përfshirë 19 studentë, prej të cilëve 11 femra dhe 8 meshkuj.

Mosha e tyre varion nga 18-26 vjeç.

3.4.2. Kampionimi i prindërve

Realizimi i intervistave me prindërit u arrit përmes të pyeturit të studentit/es që do të

intervistohej nëse mund të kryhej intervista me një nga prindërit e tij/saj. Studentëve u është

kërkuar një lejë për të kontaktuar me një nga prindërit për t’i pyetur ato për një intervistë. U

shpjegua interesi i kërkueses për të mësuar mbi ngjashmëritë dhe dallimet në qëndrime

ndërmjet studentëve dhe prindërve të tyre duke theksuar se intervista do të ishte identike më

atë që është kryer me studentin dhe se përgjigjia e tij nuk do të diskutohej me prindin.

Page 50: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

50

Pjesa më e madhe e studentëve nuk u rezervuan në dhënien e lejes për të kontaktuar

prindin e tyre duke ofruar numrat e kontaktit me to. Pesë studentë u shprehën se prindërit e tyre

nuk ishin të gatshëm të kryenin intervistën për shkak të temës së studimit; tre student thanë se

prindërit e tyre nuk kishin mundësi për kryer intervistën për arsye të angazhimeve të punës si

dhe të gjendjes shëndetësore; dy të tjerë u shprehën se prindërit e tyre nuk dëshironin që numri

i tyre i kontaktit t’i jepej një të panjohure. Çdo student që dha lejen për të kontaktuar prindin e

tij iu dha një deklaratë mbi studimin duke iu kërkuar atyre që të mos u tregonin prindërve mbi

çështjet specifike që ishin diskutuar në intervistë në mënyrë që ato të mos ishin të ndikuar në

përgjigjet që do të jepnin.

Në kontaktet me prindërit përmes telefonit kërkuesja ka shpjeguar studimin dhe ka

kërkuar pjesёmarrjen e tyre (Shtojca 1). Me prindërit që ranë dakort për të marrë pjesë në

studim është lënë një takim në një kohë dhe vend të përshtatshëm për të dyja palët. Intervistat

me prindërit u kryen në shtëpitë e tyre dhe në bar kafe.

Dy ishin arsyet kryesore që ndikuan në pjesёmarrjen ose jo të prindërve. E para lidhej

me kohën: prindërit që ishin në një punë me orar të zgjatur nuk ishin shumë të gatshëm për t’u

intervistuar, ndërsa prindërit që kishin një punë me orar të zgjatur, punë me kohë të pjesshme

apo të papunë ishin më të gatshëm për t’u intervistuar. Arsyeja e dytë lidhej me inkurajimin e

studentëve që prindërit e tyre të merrnin pjesë. Rekomandimet e studentëve ndaj prindërve për

të marrë pjesë në studim ishte arsyeja kryesore që çoi në realizimin e intervistave. Edhe

prindërit që ishin të zënë gjetën kohë për t’u përshirë në studim pasi fëmijët e tyre dëshironin

që ata të ishin pjesë e studimit.

Kërkuesja ka kryer intervista gjysmë të stukturuara me 19 prindër.

Tabela Nr. 3.2. Të dhëna për kampionin e zgjedhur për intervistat me prindërit

Nr. Prindi i

intervistuar

Mosha Statusi Civil Edukimi Profesioni

1 Nëna 50 Martuar Mesme Infermiere

2 Nëna 48 Martuar Mesme E papunë

3 Babai 52 Martuar Lartë Përkthyes

4 Nëna 49 Martuar Lartë Mësuese

5 Babai 49 Divorcuar Lartë Jurist

6 Nëna 55 Martuar Mesme Mjek

7 Nëna 46 Divorcuar Lartë Juriste

8 Nëna 50 Martuar Mesme Sanitare

9 Babai 46 Martuar Lartë Menaxher

10 Nëna 51 Martuar Lartë Inxhiniere

11 Nëna 60 Martuar Mesme Artizane

Page 51: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

51

12 Babai 47 Divorcuar Lartë Specialist IT

13 Babai 46 Martuar Lartë I papunë

14 Nëna 48 Martuar Mesme Rrobaqepëse

15 Nëna 52 Martuar Lartë Ekonomiste

16 Nëna 52 Martuar Mesme Shitëse

17 Babai 62 Martuar Lartë Gazetar

18 Nëna 47 Divorcuar Lartë Ekonomiste

19 Babai 54 Martuar Lartë Biznesmen

Nga të dhënat e mbledhura rezultoi se:

Në mesin e prindërve, 12 prej tyre ishin nëna dhe 7 baballarë.

Mosha e prindërve varionte nga 46-62 vjeç.

Statusi i gjendjes civile për 15 prindër pjesëmarrës në studim rezultoi i martuar, ndërsa për

4 prej tyre i divorcuar.

Përsa i përket arsimimit të tyre 12 prindër ishin me arsim të lartë dhe 7 prindër me arsim të

mesëm.

Të dhënat treguan se 17 pjesëmarrës në studim ishin të punësuar ose vetëpunësuar, ndërsa

2 prej prindërve ishin të papunë.

3.5. Mbledhja e të dhënave

Në kërkimet cilësore intervistat përbëjnë burimin më të përdorur të mbledhjes së të

dhënave. Intervista, e cila zhvillohet në kuadrin e një kërkimi, ka për qëllim njohjen e sjelljeve,

qëndrimeve dhe situatave që janë në fokus duke i siguruar intervistuesit informacion të

bollshëm të karakteristikave individuale të të intervistuarit. Sipas Kvale (1996) intervista

përfshin ndërveprim të këndvështrimeve ndërmjet dy ose më shumë njerëzve për një çështje

me interes reciprok duke e parë këtë ndërveprim si prodhim njohurish dhe theksim të

kontekstualizimit të të dhënave të kërkimit Intervista gjysmë e strukturuar si metodë kombinon

pyetjet e hapura që lejojnë diskutime me mundësinë për të eksploruar më tej çështje të caktuara

duke u lejuar të intervistuarve të ngrenë diskutime që kërkuesi mund të mos i kishte marrë

parasysh. Intervistimi ballë për ballë është i përshtatshëm kur kërkimi përqëndrohet në radhë

të parë në të kuptuarit thellë të qëndrimeve, përjetimeve të pjesёmarrësve me qëllim fitimin të

njohurive (Gillham, 2000).

Ky studim ka përdorur intervistat gjysmë të strukturuara individuale me studentë dhe

prindër për të njohur të kuptuarin kulturor të botës sociale të njerëzve. Është përdorur metoda

e llojit komunikativ-teorik të intervistave dialoguese për shkak të llojeve të të dhënave që

Page 52: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

52

kërkuesja ka dashur të mbledhë dhe parimet e përdorura për ndërtimin e udhëzuesit të

intervistës. Duke qenë se intervistat kanë pasur qasje cilësore, qëndrimet dhe besimet kuptohen

jo si përgjigje të thjeshta të pyetjeve individuale por si një shprehje shumë anëshe e sistemit të

besimit që në vetvete janë të ndërlidhura, varen nga konteksti dhe treguese të botëkuptimit të

një personi (Guba, 1990; Mertens, 2010). Literatura shkencore sociale mbi “të folurën” duke

përdorur metodën e kërkimit cilësor ilustron me efektivitet se si metodologjitë që janë krijuese

të interpretimit konsiderohen shkencore në orientimin e tyre teorik dhe mund të ofrojnë të

dhëna që janë të vlefshme dhe të besueshme në nivele të ndryshme.

Në një kërkim cilësor si ky i joni nuk pritet që të dhënat nga intervistat të jenë fakte të

vërteta por synojnë që të ofrojnë njohje të proceseve që përdorin njerëzit për të shprehur

mendimet dhe ndikimin e kontekstit socio-kulturor në diskutimet e tyre. Të dhënat e mbledhura

në këtë studim përmes intervistave gjysmë të strukturuara duhet të interpretohen si përpjekje e

individëve në një kontekst social informal të përcaktuar profesionalisht për të ofruar përgjigje

ndaj stimujve bisedorë. Qëndrimet e veçanta të shprehura nuk duhet të merren si vërteta në një

kuptim absolut por si shprehje e kontekstit social kulturor të shprehura përmes proceseve

kognitive komunikuese të krijimit të mendimeve. Kjo gjithsesi nuk mohon vërtetësinë apo

saktësinë e të dhënave por thjesht vë në dukje tre grupe faktorësh që ndikojnë të dhënat e

mbledhura, si qasja metodologjike, kuadri ndërveprues si dhe çështjet e intervistës.

Teknikat dhe karakteristikat e intervistimit dialogues janë të përshtatshme për qëllimin

e këtij studimi: të kuptuarit të themeleve kulturore të qëndrimeve të njerëzve mbi martesën në

të njëjtën gjini. Në përgjithësi, intervistat në metodat cilësore të kërkimit të krahasuara me

pyetësorët në metodat sasiore rezultojnë në të dhëna që janë më të vlefshme dhe jo më pak të

besueshme për shkak se pjesёmarrësit janë më pak të sforcuar nga një numër i vogël i

zgjedhjeve të përgjigjeve dhe intervistuesit janë të lirë të ndjekin më tej pyetje të ndryshme për

të kapur kompleksitetin dhe kontradiktat në qëndrimet dhe ndjenjat që ato shprehin. Përtej

kësaj, një qasje komunikative teorike në intervistimin dialogues ofron më shumë njohje të

ndikimit të kontekstit social kulturor të diskutimit.

3.5.1. Intervista e thelluar gjysmë e strukturuar me studentë dhe prindër

Hartimi i intervistës. Për marrjen e informacioneve të thelluara nga pjesёmarrësit në

studim janë përdorur intervista gjysmë të struktururara me studentë dhe prindërit e tyre. Hartimi

i intervistës ka ardhur si rezultat i pyetjeve kërkimore, literaturës në fushën e çështjeve LGBTI

Page 53: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

53

si dhe në bashkëpunimin e vazhdueshëm me udhëheqësen shkencore dhe më kolegë njohës të

fushës.

Pyetjet në intervistat individuale janë organizuar të ndara në disa seksione. Kështu,

udhëzuesi i intervistës (Shtojca 3) përmban gjashtë seksione. Tre seksionet e para kanë të bëjnë

me njohjen e pjesёmarrësit. Çdo intervistë ka filluar me “më thuaj diçka për veten” duke u

siguruar për mbledhjen e informacioneve demografike për çdo pjesёmarrës. Të pyeturit për

arsimimin, profesionin, familjen, etj., rezultoi një mënyrë e mirë që pjesёmarrësit të ndiheshin

rehat në kontekstin e intervistës. Gjithashtu, kjo i lejoi kërkueses për të marrë informacione të

rëndësishme mjaft shpejt, të cilat mund të përdoreshin për ta përshtatur intervistën më çdo

pjesёmarrës.

Në seksionin e dytë kërkuesja është përqëndruar në fëmijërinë dhe adoleshencën e

pjesёmarrësve duke i pyetur për lagjen në të cilën janë rritur, jetën familjare, aktivitetet

jashtëshkollore, miqësitë, shkollën e mesme dhe lidhjet dashurore në këtë periudhë. Në këtë

seksion, çdo pjesёmarrës është pyetur për qëndrimet e bashkëmoshatarëve për seksin dhe se sa

e zakonshme ishte që bashkëmoshatarët e tyre të kishin prindër të divorcuar. Disa pjesёmarrës

janë pyetur për pritshmëritë që kanë prindërit e tyre për to si dhe për kujtime të ngjarjeve të

rëndësishme shoqërore. Ky seksion i intervistës ka zgjatur më shumë për prindërit dhe studentët

më të rritur në moshë për shkak të përvojave më të shumta që ata kanë, e lidhur me përvojën e

punës, martesën, rritjen e fëmijëve dhe me radhë. Theksi në “vitet e formimit” të pjesёmarrësit

në këtë pjesë të intervistës është i rëndësishëm sepse ka të dhëna shkencore që këto vite janë

veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e qëndrimeve bazë që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë

jetës së tyre (Marwell et al., 1987; Fendrich dhe Lovoy, 1988).

Në seksionin e tretë, çdo pjesёmarrës është pyetur për zakonet e ndjekjes së medias për

të kuptuar më shumë interesat, shijet dhe shkallën e ekspozimit të tyre ndaj lajmeve dhe

kulturës popullore. Ky seksion i lejoi kërkueses për të fituar njohje “të botëkuptimit” (Guba,

1990) në të cilën jeton çdo pjesёmarrës dhe burimet kulturore që ata përdorin për formulimin

e qëndrimeve. Ata janë pyetur për ndjekjen e lajmeve, televizionit, radios, për përdorimin e

internetit, për leximin e gazetave dhe revistave, si dhe për shijet muzikore e letrare.

Tri seksionet e para përbënin pjesën më të madhe të intervistës por thelbi i intervistës

qëndron në tre seksionet e tjera. Në këto tre seksione, çdo pjesёmarrësi u janë bërë pyetje që

synonin që për formulimin e përgjigjeve, ai të bazohej në repertorin e tij kulturor. Në të gjitha

rastet synohej që të mblidheshin të dhëna mbi mënyrën se si pjesёmarrësit interpretojnë pyetjet

dhe se si i formulojnë përgjigjet ndaj pyetjeve.

Page 54: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

54

Në seksionin e katërt, janë bërë një sërë pyetjesh mbi martesën dhe marrëdhëniet

dashurore. Pyetja “çfarë do të thotë për ty fjala martesë” është qëllimisht një pyetje e hapur dhe

e paqartë. Njerëzit në mënyra të ndryshme bazohen në përvojat personale, informacione të

dorës së dytë, frymës së shoqërisë dhe medias kur flasin për kuptimin e martesës dhe për

karakteristikat e një martese të mirë dhe të fortë. Gjithashtu, pjesёmarrësit janë pyetur për

ndarjen gjinore të punëve në martesë, për bashkëjetësën, seksin paramartesor, divorcin dhe

portretizimin e martesës nga media. Pyetjet e mëtejshme mbi divorcin janë përdorur për të

kuptuar nuancat në qëndrimet e pjesёmarrësve mbi të, si për shembull, situatat e veçanta në të

cilat mund të justifikohen ose jo. Së fundi, pjesёmarrësit janë pyetur se çfarë mendojnë mbi

disa komente që e shohin institucionin e martesës në krizë. Përgjigjet e tyre mbi këtë pyetje

tregojnë jo vetëm shkallën e tyre të përfshirjes në diskutimet mbi divorcin por gjithashtu çojnë

në diskutime për martesën në të njëjtën gjini.

Seksioni i pestë i intervistave lidhet me homoseksualitetin në terma të përgjithshëm dhe

seksioni i gjashtë ka të bëjë me çështjen e martesës në të njëjtën gjini. Gjithsesi, këto dy

seksione janë diskutuar në të njëjtën kohë sepse e folura e pjesёmarrësve mbi martesën në të

njëjtën gjini shpesh përqëndrohej në besimet dhe vlerësimin moral të homoseksualitetit. Në

seksionin mbi homoseksualitetin, pjesёmarrësit janë pyetur për besimet e tyre morale dhe

kognitive mbi homoseksualitetin, kontaktet e tyre mbi persona LGBTI, portretizimin e tyre në

media, njohjen e parë me homoseksualitetin dhe qëndrimet mbi të drejtat e personave LGBTI.

Çdo pjesёmarrës është pyetur mbi biseksualitetin dhe se çfarë mendonte për të. Në pyetjet mbi

martesën në të njëjtën gjini pjesёmarrësit shpesh përdornin imagjinatën për t’u përgjigjur. Për

shembull, janë bërë pyetje në lidhje me arsyet që dikush mund të japë për mbështetjen apo

kundërshtimin e martesës në të njëjtën gjini dhe për mundësitë që në të ardhmen të legalizohej

martesa në të njëjtën gjini në Shqipëri dhe pasojat që ky legalizim do të kishte në shoqëri. Për

pjesёmarrësit që shprehnin mbështetje të martesës në të njëjtën gjini ishte e rëndësishme të

kuptohej se si shkalla e mbështetjes së martesës në të njëjtën gjini bazohej në një nocion të

veçantë të seksualitetit. Janë bërë pyetje nëse dikush që identifikohet si biseksual duhet lejuar

të martohet me dikë të së njëjtit gjini dhe se çfarë mendonin për persona të së njëjtës gjini që

nuk ishin të tërhequr nga njëri-tjetri por që dëshironin të martoheshin bashkë. Përgjigjet e dhëna

ofruan depërtime të mendimeve të pashprehura për mënyrën se si kuptimet e martesës dhe

seksualitetit janë të lidhura me çështje të caktuara të martesës në të njëjtën gjini.

Pilotimi i intervistës. Udhëzuesi i intervistës së gjysmë të strukturuar u pilotua përmes

intervistimit të dy çifteve student-prind për të parë informacionin që mblidhej prej tyre dhe më

Page 55: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

55

pas për të përcaktuar udhëzuesin përfundimtar. Të dhënat e këtyre dy intervistave nuk u

përfshinë në analizën e të dhënave.

Procesi i intervistës. Intervistat me pjesёmarrësit në studim janë kryer ballë për ballë

në mjedise që kanë pasur miratimin e pjesёmarrësve dhe kërkuesit. Që në fillim, të intervistuarit

janë njohur me qëllimin e studimit dhe konfidencialitetin e të dhënave. Parametrat e intervistës

përfshinin një sërë elementësh që përcaktonin ndërveprimin përgjatë intervistimit. Duke qenë

një studim që përfshinte procedura si p.sh. informimin e miratuar, intervistimi u krye në frymën

e formalitetit. Përdorimi i teknikave të mbledhjes së të dhënave, udhëzimi i intervistës, inçizimi

audio, dhe marrja e shënimeve përcillte mesazhin tek pjesёmarrësit se kishin të bënin me një

takim profesional. Kërkuesja ka përdorur udhëzuesin e intervistës për të strukturuar intervistat

duke bërë një hyrje standarde dhe duke u bazuar në një listë pyetjesh të para caktuara. Është

përdorur një inçizues audio për çdo intervistë dhe janë mbajtur shënime përgjatë tyre për të

patur një përmbledhje të shkruar të pikave kryesore që do të shërbenin në analizimin e të

dhënave. Këto teknika e përcaktuan intervistimin si një mjedis të ndyshëm social në krahasim

me bisedat e zakonshme informale.

Në të njëjtën kohë elementët e tjerë të kuadrit intervistues ishin informalë duke përfshirë

vendin e intervistimit, paraqitjen e studiueses dhe stilin e bisedës. Intervistat u kryen në vende

si shtëpitë e pjesёmarrësve dhe bar kafe. Pjesёmarrësit kanë përcaktuar vendin e intervistimit

për aq kohë sa vendi të krijonte mundësi për të biseduar individualisht pa pasur ndërhyrje. Kjo

mënyrë intervistimi është zgjedhur që pjesёmarrësit të ndiheshin sa më rehat gjatë intervistimit.

Paraqitja e studiueses ka qënë me veshje jo informale me qëllim që të shmangej përshtypjet se

takimi do të ishte tërësisht profesional.

Studiuesja është përpjekur të krijojë një bashkëpunim bisedues (Rubin dhe Rubin,

2005). Gjatë prezantimit me çdo pjesёmarrës studiuesja ka shprehur dëshirën që ata të

ndiheshin sa më rehat duke theksuar se kjo do të ishte një bisedë më shumë se sa një “marrje

në pyetje”. Studiuesja ka shmangur dhënien e mendimeve të saj për martesën në të njëjtën gjini,

homoseksualitetin apo fenë. Duke pasur parasysh përpjekjet për të zhvilluar një marrëdhënie

bashkëpunimi në bisedë pjesa më e madhe e të intervistuesve u shprehën se u pëlqeu intervista

dhe se ishte shumë më e lehtë nga ç’e prisnin. Në përputhje me pritshmëritë e kërkimit, shumë

intervista përmbanin dinamika ndërpersonale që tregonin nivele të larta besimi dhe respekti.

Kërkuesja beson shumë se kishte nivele të larta të ndershmërie dhe vlefshmërie në pjesën më

të madhe të intervistave. Disa pjesёmarrës ishin të hapur në lidhje me aspekte shumë private të

jetëve të tyre personale, të cilat ata u shprehën se nuk do t’i ndanin me familjarë dhe miq të

Page 56: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

56

tyre. Pjesa më e madhe e pjesёmarrësve shfaqnin reflektim para se t’u përgjigjeshin pyetjeve

duke u shoqëruar edhe me pauza të shkurtra për pyetje që konsideronin si më angazhuese.

Fakti që çështjet LGBTI kanë qenë shpesh në fokus të medias gjatë kohës së kryerjes

së intervistave, ku diskutimet janë më të ndezura, ndikoi në një njohje më të mirë të proceseve

të formimit dhe ndryshimit të qëndrimeve. Sikuse u shpjegua më lart, të dhënat nuk

interpretohen si tregues të së “vërtetës” së qëndrimeve të pjesёmarrësve apo të krahasohen

intervistat sipas logjikës së studimeve sasiore ku çdo pjesёmarrës ka të njëjtën peshë në

përgjigje për shkak të përgjithësimit statistikor. Këto të dhëna ofrojnë tregues të mënyrës se si

sistemet e besimit formohen dhe ndryshojnë në kohë për shkak të ndikimit të arsimimit,

përbërjes së lidhjeve shoqërore dhe medias. Ndryshimi i qëndrimit pavarësisht shkaqeve është

normale dhe në studimet cilësore nuk janë pengesë por i vijnë në ndihmë analizës.

Në fund të intervistës, çdo pjesёmarrës është pyetur nëse kishte komente të tjera dhe

është falënderuar për kohën e shpenzuar. Studiuesja ka shkëmbyer numra kontakti me

pjesёmarrësit për çdo sqarim të mëtejshëm në lidhje me studimin. Intervistat janë inçizuar për

t’u ridëgjuar dhe për t’u transkriptuar më pas në fazën tjetër. Çdo intervistë ka zgjatur nga nga

80-110 minuta. Mbledhja e të dhënave nëpërmjet intervistimit të pjesёmarrësve është kryer në

përiudhën kohore Tetor 2016 – Maj 2017.

3.6. Analiza e të dhënave

Qëllimi kryesor i analizës së të dhënave ishte së pari të kuptuarit e perspektivës së

pjesёmarrësve dhe së dyti adresimin e pyetjeve kërkimore. Marshall dhe Rossman (1999) e

përkufizojnë analizën e të dhënave cilësore në terma të organizimit dhe dhënies së kuptimit të

të dhënave.

Pas kryerjes së intervistave studiuesja ka mbajtur shënime të shkurtra për paraqitjen,

sjelljen dhe përshtypjen e dhënë nga çdo pjesёmarrës. Këto shënime të shkurtra përfshinin

përmbledhje të shkurtra të qëndrimeve të përgjithshme të pjesёmarrësit mbi martesën,

seksualitetin dhe fenë duke dalluar disa përgjigje specifike të intervistës që përbënin interes të

veçantë. Gjithashtu, është shkruar çdo refleksion i studiueses në lidhje me rëndësinë e çdo

interviste për pyetjet kërkimore dhe aspektin teorik të studimit. Këto shënime të shkurtra të

kombinuara me shënimet që studiuesja ka mbajtur gjatë intervistës kishin të bënin me shënime

përmbledhëse një faqëshe ose më shumë për çdo intervistë. Këto përmbledhje intervistash janë

përdorur për analiza fillestare të të dhënave dhe me qëllimin për të modifikuar strategjinë e

rekrutimit, si përpjekje për të pasur sa më shumë variacion, si dhe për procesin e intervistimit.

Page 57: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

57

Si rrjedhojë e këtij procesi modifikimi gjatë kohës së mbledhjes së të dhënave janë nxjerrë disa

pyetje nga intervistat që nuk ishin të rëndësishme për studimin. Dialogu i vazhdueshëm

ndërmjet të dhënave dhe interesave teorikë të studiueses është reflektuar në këto përmbledhje

dhe ka formuar analizat fillestare të bazave kulturore të qëndrimeve mbi martesën në të njëjtën

gjini si dhe shqyrtimi të mënyrave se si ndryshimi i brezave socialë ndikon në përmbajtjen e

intervistave. Janë përdorur përmbledhjet për të bërë vlerësime të përafërta të përhapjes së

kombinimeve të ndryshme të qëndrimeve në kampionin e këtij studimi. Përdorimi i

përmbledhjeve ka shërbyer edhe për të përcaktuar pjesë specifike të informacioneve të

pjesёmarrësve në inçizimin audio apo në transkript.

Në këtë studim kërkuesja ka përdorur metodën e analizimit të të dhënave përmes

analizës manuale që i lejon kërkuesit të jetë më afër të dhënave. Pas mbledhjes së të dhënave

nga intervistat është bërë transkriptimi i tyre. Këto intervista të transkiptuara u koduan duke

përdorur numra në mënyrë që të ruhej konfidencialiteti i të dhënave. Gjithashtu, gjatë procesit

të analizimit të të dhënave formati i transkriptimit ishte formati A4 duke lejuar edhe mbajtjen

e shënimeve apo komente për të përshkruar të dhënat në kontekstin e tyre. Të gjitha intervistat

janë transkriptuar në mënyrë të plotë me përjashtim të ndërprerjeve gjatë intervistës. Standardi

i përdorur për transkriptimet ishte përfshirja e të gjitha kuptimeve e shprehjeve në transkriptim.

Megjithatë, kjo nuk do thotë se çdo shprehje si “hmm” do të transkriptohej por do të

shkruheshin mjaftueshëm shprehje të tilla që t’i jepnin kuptim stilit të të folurit të çdo

pjesёmarrësi. Në rastet kur pjesёmarrësit fillonin një fjali, pastaj ndalonin dhe pastaj

përfundonin fjalinë duke përdorur fjalë të ndryshme, kjo pjesë ndonjëherë është transkriptuar

dhe ndonjëherë jo në varësi të rëndësisë që kishte. Rastet e të qeshurave apo shprehjeve të zërit

që kishin kuptim, janë paraqitur duke u vënë në kllapa.

Materiali i të dhënave të mbedhura është lexuar disa herë nga kërkuesja duke bërë të

mundur nxjerrjen e temave kryesore. Sipas Rodwell (1998) krijimi i temave është një proces i

identifikimit të pjesëve më të vogla të informacionit që mund të kuptohet nga dikush që ka

njohje minimale me fenomenin që po studiohet. Pas nxjerrjes së temave kryesore janë

identifikuar dhe emërtuar kategoritë konceptuale sipas grupit të fenomenit të studiuar (Strauss

dhe Corbin, 1990). Fjalët dhe frazat e ngjashme u grupuan në të njëjtën kategori përmes

metodës “cut and paste” dhe gradualisht u modifikuan nga faza pasardhëse e analizës për t’i

ndarë në kategori të dallueshme. Për çdo kategori u vendos një kod, forma e të cilit përfshinte

shkronja.

Gjithashtu, janë mbajtur shënime gjatë fazës së parë të kodimit duke identifikuar pjesë

të trankripteve që ishin veçanërisht të rëndësishme. Janë mbajtur dy lloje shënimesh. E para,

Page 58: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

58

shënimet interpretuese për të shpjeguar se si duhen kuptuar mendimet e pjesmarrësve në

transkript nën dritën e disa karakteristikave apo përvojave të tyre. E dyta, shënimet teorike mbi

marrëdhënien ndërmjet mendimeve tё shprehura dhe teorive në shkencat sociale për të

shpjeguar se si mendimet e shprehura në transkript janë të lidhura me teori apo koncepte më të

gjëra.

Faza e dytë e kodimit, lidhej me një proces të krahasimit të vazhdueshëm për

klasifikimin e kategorive. Rodwell (1998) e quan këtë një proces krahasimi të çdo njësie me

njësitë e tjera të të dhënave për të identifikuar tema ose kategori të rëndësishme. Ky proces

ishte në ndryshim të vazhdueshëm përgjatë analizës duke identifikuar dallimet, ngjashmëritë

dhe marrëdhëniet ndërmjet kategorive. Emërtimi i kategorive u bë në mënyrë që të reflektonin

sa më shumë të ishte e mundur thelbin e njësive të kuptimit.

Mё pas, të dhënat e përfituara janë sistemuar në tabela përmbledhëse, ku për çdo

kategori janë vendosur kuotat. Kjo ndihmoi kërkuesen për të parë dhe për të kuptuar se çfarë

kanë thënë pjesëmarrësit për çdo kategori duke u bazuar në frekuencën së tyre. Ndonёse në

kërkimin cilësor të dhënat numerike nuk janë themelore, frekuencat e kategorive ishin një

mbështjeje e rëndësishme për raportin e studimit.

Gjatë procesit të mbledhjes dhe analizës së të dhënave janë mbajtur skeda, të cilat kishin

forma të ndryshme. Gjatë kohës së kryerjes së intervistave, kërkuesja i ka krijuar këto skeda

për të parë rëndësinë teorike të të dhënave të intervistës. Marrja pjesë në konferenca dhe

shkrimi i artikujve e kanë ndihmuar kërkuesen për të parë rëndësinë teorike të kornizës së të

dhënave të këtij studimi. Pas kodimit të intervistave krahasuese prind-student, janë mbajtur

shënime të shkurtra në të cilat janë krahasuar ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet studentëve

dhe prindërve. Për çdo krahasim prind-student të kampionit ka pasur një skedë.

Kodimi i intervistave gjysmë të strukturuara është bërë sipas këtyre temave, kategorive

dhe nënkategorive:

‣ Diskurset mbi homoseksualitetin

‣ Qendërzimi i pikëpamjeve mbi homoseksualitetin

‣ Ndërrim subjekti nga martesa në të njëjtën gjini tek homoseksualiteti; të folurit për

homoseksualitetin në mënyrë të përgjithshme; theksimi i identitetit seksual të personave

gej dhe lesbike.

Page 59: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

59

‣ Besimet kognitive mbi homoseksualitetin

‣ Përcaktimi i homoseksualitetit si arsye mbështetjeje apo kundërshtimi;

homoseksualiteti jo zgjedhje; homoseksualiteti zgjedhje; biseksualiteti si arsye

mbështetjeje ndaj martesës në të njëjtën gjini; homoseksualiteti si kombinim i faktorëve

biologjikë dhe mjedisorë; homoseksualiteti si kombinim i zgjedhjes së sjelljes dhe

përvojave negative; të qenit homoseksual në varësi të personit; vështirësitë në

përkufizimin e homoseksualitetit.

‣ Qëndrimet emocionale

‣ Neveri ndaj homoseksualitetit; distancim ndaj homoseksualitetit; mospëlqim ndaj

shprehjes publike të homoseksualitetit; portretizim stereotipik; ndjenjë pozitive si pasojë

e stigmës; qëndrime pozitive ndaj homoseksualitetit për shkak të qëndrimeve pozitive

ndaj dashurisë.

‣ Përvoja jetësore dhe kontaktet me personat gej dhe lesbike

‣ Mbështetje të martesës në të njëjtën gjini; qëndrime pozitive për personat gej dhe

lesbike; ndryshim të qëndrimeve ndaj personave gej dhe lesbike; zhvillim i empatisë;

homoseksualiteti i lindur; kundërshtim i personave homoseksualë; homoseksualiteti si

zgjedhje e stilit të jetës.

‣ Vlerat morale dhe gjykimet

‣ Feja si arsye për të kundërshtuar; homofobi, paragjykim dhe konsiderimi i gabuar i

homoseksualitetit; besimet e kaluara nuk janë më të pranueshme; homoseksualiteti i

pamoralshëm; homoseksualiteti i ndyrë por jo mëkat; imoral që nuk mundëson

riprodhimin; gjendje e panatyrshme; akti homoseksual jo normal; homoseksualiteti si

mëkat por jo personat gej dhe lesbike; vetëm Zoti duhet të gjykojë; vështirësitë për të

folur për moralin; moskonsiderim i të tjerëve në standarde e besimit personal.

‣ Shumëllojshmëria e pikëpamjeve

‣ Mbështetjet e qarta

‣Garantim i të drejtave të barabarta; çështje e të drejtave të njeriut; të njëjtat përfitime;

gjykime morale mbi diskriminimin, paragjykimi dhe barazia; personat gej dhe lesbike si

gjithë të tjerët; feja si argument për të mbështetur martesën në të njëjtën gjini.

Page 60: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

60

‣ Kundërshtimet e qarta

‣ Bazohen në fe; sjellja homoseksuale e pamoralshme dhe mëkatare; homoseksualiteti

është zgjedhje; homoseksualiteti mund të ndryshohet; mashtrim i djallit; martesa në të

njëjtën gjini si degradim i moralit; duhet kundërshtuar më shumë homoseksualiteti; frikë

ndaj homoseksualitetit.

‣ Diskurset e mesme

(i) Pragmatizmi liberal: punë e tyre; zgjedhje e tyre; nuk ka rëndësi martesa në të njëjtën

gjini; as dakord as në kundërshtim; mospërfshirje; parehati ndaj personave gej dhe

lesbike.

(ii) Konflikti ideologjik: midis besimit fetar dhe homoseksualiteti jashtë zgjedhjes;

homoseksualiteti i pamoralshëm por pjesë e pandashme e një personi; homoseksualiteti

jo normal por qëndrime pozitive nga kontakti; nuk duhet të diskriminohen por jo të

martohen.

‣ Të kuptuarit të martesës

‣ Martesa është e mirë

‣ përkushtim; dedikim i jetës; respekt, bashkëpunim, besim, besnikëri; dëshirë për t’u

martuar një ditë; portretizim i gabuar i martesës në media.

‣ Divorci, seksi paramartesor dhe bashkëjetesa

‣ divorci i pranueshëm në varësi të rrethanave; divorci për arsye të drejta; divorci pasoja

tek fëmijët; pranueshmëri të kushtëzuar të seksit paramartesor; hezitim për të gjykuar

moralisht seksin paramartesor; seksi paramartesor jo i keq nëse je i kujdesshëm;

bashkëjetesa lidhet me nevojën për seks; bashkëjetesa rrit shanset për ndarje; seksi

paramartesor forcon marrëdhënien; bashkëjetesa si periudhë prove.

‣ Karakteristikat thelbësore të martesës

‣ të pasurit fëmijë jo thelbësore; tërheqja seksuale e mban çiftin të bashkuar dhe

parandalon tradhëtitë; nuk ka kuptim martesa pa seks; jo dallime të qënësishme ndërmjet

burrave dhe grave.

‣ Ideja e martesës dhe diskurset mbi martesën në të njëjtën gjini

‣ përcaktimi i martesës bazë për mbështetjen apo kundërshtimin e martesës në të njëjtën

gjini; përkufizimi fetar i martesës; përkufizim civil i martesës; përkufizim heteroseksual

i martesës.

Page 61: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

61

‣ Dallimet e lidhura me brezin

‣ Ndikimet e ndryshme të periudhës në secilin brez

(i) prindërit: homoseksualiteti po bëhet normal; homoseksualiteti më i pranueshëm; dikur

vendi i grave ishte në shtëpi.

(i) studentët: homoseksualiteti po përhapet më shumë; të qenit homoseksual punë e tij;

martesa po ndryshon.

‣ Përvojat gjatë jetës dhe vazhdimësia e qëndrimeve

(i) prindërit: pasoja nëse ishe gej; frikë ndaj homoseksualitetit; në siklet ndaj

homoseksualitetit; ndonjëherë gjykues.

(ii) studentët: homoseksualiteti është në rregull; të tjerët poshtëronin.

‣ Shprehja e ndryshimit të qëndrimeve

(i) prindërit: nga të tmerruar tani më pranues; më pranues për shkak të mendimeve të

fëmijëve; më përpara jo pranim tani më pranues për shkak të një fëmije me PAK.

(ii) studentët: më përpara qëndrim larg tani jo më; më përpara shprehje fyese; dikur të

konsideruarit e homoseksualitetit të gabuar.

‣ Krahasimi i palëve të kombinuara prind-student

‣ Diskurset fetare konservatore

‣diskurse të qarta kundërshtuese; përcaktime fetare apo heteroseksuale të martesës;

qëndrime negative ndaj homoseksualitetit, vlerësim moral negativ të homoseksualitetit;

homoseksualiteti një zgjedhje e stilit të jetës; përceptim i rrezikut në dhënien e të drejtave

të veçanta; diskurse ideologjikisht kontradiktore.

‣ Diskurset liberale:

‣ pikëpamje jo fetare mbi martesën, bashkëjetesën dhe seksualitetin; mbështetje për të

drejta të barabarta; diskurse liberale pragmatike dhe ideologjikisht kontradiktore;

tolerancë ndaj homoseksualitetit dhe martesës në të njëjtën gjini; empati për personat gej

dhe lesbike; përqafim i vlerave morale të pranimit, diversitetit.

3.7. Qëndrueshmëria dhe vlefshmëria e studimit

Stenbacka (2001) e përkufizon qëndrueshmërinë si qëllim për të shpjeguar në kërkimet

sasiore dhe si gjenerim të të kuptuarit në kërkimet cilësore. Qëndrueshmëria është një koncept

që është lidhur kryesisht me testimin e kërkime sasiore por gjithnjë e më shumë ajo po shikohet

Page 62: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

62

se e rëndësishme edhe për kërkimet cilësore. Qëndrueshmëria i referohet aftësisë së një metode

kërkimi për të dhënë vazhdimisht rezulate të njëjta në përsëritjet e testimit. Me fjalë të tjera,

ajo kërkon që një kërkues me anë të metodave të njëjta ose të krahasueshme të arrijë në rezultate

të njëjta ose të krahasueshme sa herë përdor metoda mbi subjekte të njëjta ose të krahasueshme.

Në kërkimet sasiore qëndrueshmëria i referohet përsëritjes ekzakte të proceseve dhe rezutateve

ndërsa në kërkimin cilësor ky lloj përcaktimi i qëndrueshmërisë është sfidues duke pasur

parasysh paradigmat e ndryshme. Ideja e testimit në kërkime cilësore konsiderohet si një

mënyrë e mbledhjes së informacioneve prandaj testi më i rëndësishëm i studimeve cilësore

është cilësia e tij. Një studim i mirë cilësor na mundëson të kuptojmë një situatë që në të kundërt

do të ishte e pakuptueshme (Eisner 1991).

Vlefshmëria në kërkimet cilësore lidhet me saktësinë dhe vërtetësinë e gjetjeve

shkencore (Le Comple dhe Goetz, 1982). Një studim i vlefshëm duhet të tregojë atë çka realisht

ekziston si dhe një instrument i vlefshëm duhet të masë atë çka supozohet të masë. Vlefshmëria

në kërkimet cilësore lidhet me përshkrimin dhe shpjegimin si dhe nëse një shpjegim i dhënë

përshtatet me një përshkrim të dhënë. Sipas Creswell dhe Miller (2000) vlefshmëria ndikohet

nga përceptimi i kërkuesit mbi vlefshmërinë në studimin e tij dhe në zgjedhjen e supozimit të

paradigmës. Si rezultat, shumë kërkues kanë zhvilluar konceptet e tyre mbi vlefshmërinë duke

përdorur terma që i kanë konsideruar më të përshtatshëm si cilësia, rigoroziteti dhe

besueshmëria.

Vlerësimi i besueshmërisë është thelbësore për të garantuar qëndrueshmërinë në

kërkimin cilësor. Sipas Seale (1999) kur kemi studime me cilësi të mirë përmes

qëndrueshmërisë dhe vlefshmërisë, besueshmëria e një kërkimi qëndron në thelb të çështjeve

të diskutuara konvencionalisht si qëndrueshmëri dhe vlefshmëri. Vlefshmëria i referohet

shkallës së harmonisë ndërmjet shpjegimit të fenomenit dhe realiteteve të botës. Mungesa e

harmonisë ndodh ndërmjet emrave të koncepteve specifike ku reflektimi dhe zgjerimi

konsiderohen të rëndësishëm në këtë aspekt. Rritja e vlefshmërisë lidhet me reflektimin e

vazhdueshëm në lidhje teknikat e kampionimit dhe mbledhjes së të dhënave gjatë procesit të

mbledhjes së të dhënave.

Vlefshmëria në kërkimet cilësore nënkupton “përshtatshmëri” të mjeteve, proceseve

dhe të të dhënave. Në këtë studim, pyetja kërkimore është e vlefshme për rezultatin e dëshiruar,

zgjedhja e metodologjisë është e përshtashme për t’iu përgjigjur pyetjes kërkimore,

kampionimi dhe analiza e të dhënave është e përshtatshme, ndërsa rezultatet dhe përfundimet

janë të vlefshme për kampionin dhe kontekstin.

Page 63: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

63

Gabimi është një faktor kyç që ndikon në qëndrueshmërinë dhe vlefshmërinë. Burimet

kryesore të gabimit mund të grupohen:

1) kërkuesi

2) pjesёmarrësit në kërkim

3) situata dhe konteksti social

4) metodat e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave

1- Kërkuesi. Prezenca e tepërt e kërkuesit mund të ndikojë në vlefshmërinë e të dhënave që

japin pjesёmarrësit. Pjesёmarrësit mund të sillen në mënyrë jo normale (Argyris, 1952). Ato

mund të përpiqen që të shfaqin veten e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme duke dhënë

apo mos dhënë informacione të caktuara. Në lidhje me këtë, kërkuesja nisur edhe nga përvoja

e kryerjes së kërkimeve të shumta ka fituar aftësi intervistuese duke njohur edhe sfidat që lidhen

me praninë e saj tek të intervistuarit. Me rëndësi të madhe është konsideruar edhe krijimi i një

raporti besimi midis kërkueses dhe pjesёmarrësve gjatë gjithë procesit të punës.

2- Pjesёmarrësit në kërkim. E vërteta e përgjigjeve të pjesёmarrësve është një aspekt shumë

i rëndësishëm në kërkimin cilësor duke qenë së të dhënat merren përmes intervistave.

Pjesёmarrësit mund të duan t’i shfaqin mendimet e tyrë në një mënyrë më të mirë ose më të

keqe nga çka në të vertetë mendojnë ose mund të përpiqen të japin përgjigje që ata mendojnë

se kërkuesi pret të dëgjojë. Ata gjithashtu mund të mos duan të japin informacione të caktuara

duke mos i treguar apo shtrembëruar ato. Në këtë kërkim, kërkuesja është siguruar që t’u bëjë

të qartë të intervistuarve qëllimin e kërkimit, objektin e studimit, mënyrën e mbledhjes së të

dhënave dhe se çfarë do të ndodhë me të dhënat duke vendosur një marrëdhënie mirëbesimi.

Gjithashtu janë krahasuar rezultatet e intervistave me të dhënat e tjera informuese si dhe janë

mbajtur shënime të detajuara mbi variacionin e përgjigjeve në kohë.

3- Konteksti social. Gjatë kryerjes së intervistave është e rëndësishme të merret parasysh

konteksti social pasi shumë pjesёmarrës mund të sillen ndryshme në rrethana të ndryshme.

Kërkuesja ka marrë parasysh ndikimin që konteksti mund të ketë dhe për këtë arsye ka

specifikuar kontekstin fizik, social dhe ndërpersonal në të cilin janë mbledhur të dhënat.

4- Mbledhja dhe analiza e të dhënave. Kërkuesit duhet të prezantojnë qartë të dhënat duke

përshkruar të gjitha strategjitë e përdorura në mbledhjen e të dhënave dhe duke dokumentuar

shënimet e tyre të asaj çka është vërejtur. Në lidhje me këtë, në këtë studim kërkuesi ka mbajtur

në mënyrë rigoroze të gjitha të dhënat të inçizuara që janë mbledhur nga intervistat dhe fokus

grupi si dhe nga shënimet e mbajtura gjatë gjithë procesit të punës. Një rrezik për

qëndrueshmërinë dhe vlefshmërinë e kërkimit lidhet me faktin që pjesёmarrësit mund të

Page 64: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

64

mbipërfaqësojnë ose mospërfaqësojnë aq sa nevojitet fenomenin që po studiohet. Përzgjedhja

e kampionit në këtë studim është bazuar në aftësinë e pjesёmarrësve për siguruar të dhëna të

vlefshme për pyetjen kërkimore. Për të mos patur të dhëna të pamjaftueshme kërkuesja ka

përzgjedhur pjesёmarrës që kanë informacione të mjaftueshme për pyetjet që kërkonin

përgjigje.

Kërkuesja ka përdorur regjistrime audio për transkiptimin e intervistave, ka bërë

dokumentim të materialeve dhe proceseve, ka kryer analiza shumëdimensionale të koncepteve

si dhe është konsultuar me kolegë për rezultatet e studimit.

3.8. Çështjet etike

Konsiderimi i çështjeve etike kanë qënë prioritet në kryerjen e këtij kërkimi. Kërkuesja

është e familjarizuar me parimet bazë të etikës duke qenë vazhdimisht në kontakt me politikat,

teoritë dhe procedurat që kanë për qëllim të sigurojnë praktika kërkimi që respektojnë dinjitetin

dhe të drejtat e pjesёmarrësve në kërkim. Në kërkimet cilësore theksohet rëndësia e vendosjes

së një marrëdhënieje me pjesёmarrësit në kërkim përmes ndërtimit të komoditetit, besimit dhe

në fund krijimit të marrëdhënies ndërmjet kërkuesit dhe pjesёmarrësit (Haverkamp, 2005;

Smith, 2005; Busher, 2002; Oliver, 2003; Vincent dhe Warren, 2001).

Parimet kryesore etike që janë përcaktuar në literaturën mbi etikën në kërkimet sociale

kanë udhëhequr edhe këtë kërkim. Ato kanë të bëjnë me:

- Respektimin për pjesёmarrësit: respektimi i autonomisë dhe trajtimi i pjesёmarrësve me

mirësjellje dhe respekt.

- Sigurimin e mirëqenies fizike, sociale dhe psikologjike

- Drejtësinë përmes procedurave joshfrytëzuese dhe njohjes së kontributit të pjesёmarrësve

Për të siguruar një proces etik për pjesёmarrësit në studim janë ndjekur këto hapa:

1. Marrja e pëlqimit të miratuar. Pjesёmarrësve u është dhënë informacion i detajuar mbi

studimin në mënyrë që pjesёmarrja të bazohet në një vendim të informuar dhe vullnetar.

Ky informacion përfshinte:

- Autoren e studimit

- Qëllimin e studimit

- Procedurat e studimit

- Pjesёmarrja vullnetare

- Kohëzgjatjen e pritshme

Page 65: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

65

- Përfitimet dhe rreziqet nga pjesёmarrja në studim

- Konfidencialiteti i të dhënave

- Informimi mbi të drejtën për t’u tërhequr

- Përdorimi i informacionit

- Informacionet e kontaktit për pyetje të mëvonshme

Të gjithë pjesёmarrësve iu dha kohë për të kuptuar dhe reflektuar mbi informacionin që u

nevojitej duke e firmosur më pas pëlqimin e miratuar (Shih Shtojcën 1 për formatin e dhënies

së pëlqimit të miratuar).

2. Për të ruajtur konfidencialitetin e të dhënave dhe identitetin e pjesёmarrësve të dhënat janë

koduar dhe ruajtuar me kujdes në një vend të sigurt nga kërkuesja. Sipas Arthur Caplan

(1982) privatësia është një nevojë bazë e njeriut dhe pa privatësi nuk është e mundur të

zhvillohet apo ruhet një sens i vetes. Pjesёmarrësve iu është shpjeguar se nuk do të kishte

asnjë të dhënë identifikuese në citimet që do të ilustronin qëndrimet e tyre në raportin

përfundimtar.

3. Kërkuesja ka ndjekur me përpikmëri hapat e kërkimit për të shmangur falsifikimin, sajimin

dhe mashtrimin.

3.9. Kufizimet e studimit

Kufizimet e këtij studimi japin sugjerime për kërkime të mëtejshme në lidhje me martesën në

të njëjtën gjini.

‣ Së pari, kampioni në të cilin është bazuar ky studim nuk bën të mundur përgjithësimin e

rezultateve. Duke qenë se kampioni në të cilin bazohen të dhënat cilësore nuk është

përfaqësues i popullatës shqiptare, studime të ardhshme mund të shqyrtojnë mënyën sesi

njerëzit flasin për martesat në të njëjtën gjini në qytete të tjera të vendit në komunitete me

përbërje të ndryshme.

‣ Për të kuptuar më mirë lidhjen ndërmjet moshës dhe qëndrimeve mbi martesën në të njëjtën

gjini do të shërbenin të dhënat longitudinale të cilat do të nxirrnin në pah efektet e kohës,

brezit social dhe kohës.

‣ Studime të tjera mund të analizojnë më mirë rolin e kontaktit personal, medias dhe rrjeteve

sociale në përcaktimet e nënkuptuara të homoseksualitetit.

‣ Studime të ardhshme për martesën në të njëjtën gjini mund t'i kushtojnë vëmendje

percaktimeve kulturore të martesës. Siç do ta shohim më poshtë, përcaktimet e martesës

Page 66: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

66

modelojnë qëndrimet për martesën në të njëjtën gjini por nuk dimë sa të rëndësishme janë

këto përcaktime të martesës në lidhje me faktorë si qëndrimet dhe vlerat e njerëzve mbi

homoseksualitetin.

‣ Studime të ardhshme mund të thellohen më teper në mbledhjen e të dhënave që nxjerrin në

pah rolin e anëtarësisë në një brez social në modelimin e qëndrimeve mbi martesat në të

njëjtën gjini. Edhe pse në këtë studim janë vënë në dukje dallimet ndërmjet brezave,

përcaktimet e tyre janë bazuar në të dhëna teorike dhe historike, edhe në lidhje me mënyrën

sesi qëndrimet e homoseksualitetit kanë ndryshuar në kohë dhe jo në të thëna të mbledhura

nga pjesёmarrësit në studim.

‣ Duhet theksuar se interpretimi i brezit social mbi ngjashmëritë dhe dallimet në lidhje me

qëndrimet për martesën në të njëjtën gjini në këtë studim përbën një nga shumë

interpretimet e mundshme që mund të jepen. Në këtë studim nuk janë shpjeguar këto

dallime në terma të nivelit arsimor, elementëve kognitivë apo aspekteve të tjera, sepse nuk

janë përjashtuar shpjegime alternative si dhe nuk janë përcaktuar mekanizmat që

shkaktojnë këto ndryshime.

‣ Informacioni dhe literatura mbi qëndrimet mbi martesën në të njëjtën gjini është e kufizuar.

Nuk ka studime për këtë fenomen në Shqipëri.

Page 67: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

67

4. REZULTATET E STUDIMIT

Në këtë kapitull prezantohen rezultatet e studimit që dolën nga analiza e të dhënave të

mbledhura nëpërmjet intervistave gjysmë të strukturuara me studentë dhe prindër. Po ashtu,

marrin përgjigje pyetjet kërkimore të këtij studimi.

Pjesë e këtij seksioni është analizimi i mënyrës se si pjesёmarrësit në studim bazohen

në besimet kognitive, vlerat morale dhe përvojat jetësore për të folur pёr martesën në të njёjtën

gjini në një kontekst intervistimi. Po ashtu, përshkruhen mënyrat në të cilat diskurset e njerëzve

modelohen nga pikëpamjet mbi martesën. Në masën që qëndrimet mbi martesën në të njёjtën

gjini janë të ndryshme nga qëndrimet për të drejtat e personave gej dhe lesbike, kuptimi që fjala

“martesë” ka për njerëzit, lidhet me një pjesë të konsiderueshme të këtij ndryshimi.

Debati mbi martesën në të njёjtën gjini bazohet në shumëllojshmërinë e të kuptuarit të

homoseksualitetit dhe martesës e cila nga ana tjetër bazohet në pikëpamjet e ndryshme tё dy

brezave socialё në këtë studim. Për shkak të mënyrave në të cilat brezi social takohet me

ideologjinë fetare ekzistojnë një sërë ndryshimesh në qëndrimet, besimet, vlerat, kontaktet me

persona gej e lesbike midis këtyre brezave. Si rezultat, diskurset mbi martesën në të njёjtën

gjini nuk arrijnë të krijojë polarizime vetëm në diskurset e mbështetjes dhe kundërshtimit por

ka një edhe një sërë diskursesh të mesme të dallueshme ndërmjet prindërve dhe studentëve në

studim.

4.1. Diskurset mbi homoseksualitetin

4.1.1. Qendërzimi i pikëpamjeve mbi homoseksualitetin

Pjesёmarrësit në këtë studim kanë folur për martesën në të njёjtën gjini në terma të mënyrës

se si ndiheshin në lidhje me homoseksualitetin. Mendimet e tyre rreth martesës në të njёjtën

gjni lidheshin me vlerësimin moral të homoseksualitetit dhe qëndrimeve ndaj personave gej

dhe lesbike. Shpesh pjesёmarrësit e interpretonin pyetjen e fillestare të studiueses mbi martesën

në të njёjtën gjini si një pyetje që lidhej me mënyrën se si ata ndiheshin ndaj homoseksualitetit.

Në mënyrë të vetëdijshme ose jo, shumë pjesёmarrës ndërronin subjekt nga martesa në të

njёjtën gjni tek homoseksualiteti. Kjo përfshinte si mbështetësit ashtu edhe kundërshtuesit e

martesës në të njёjtën gjini.

Pyetje: Një ndër çёshtjet që ka ngjallur debat vitet e fundit lidhet me çёshtjen e martesës

në të njёjtën gjini. A keni dëgjuar mbi këtë çёshtje?

Page 68: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

68

Përgjigje: Po, ndoshta nga media. Sipas mendimit tim askush nuk zgjedh që të jetë

homoseksual. Zoti nuk i ndëshkon njerëzit pse janë homoseksualë dhe nuk mendoj se

njerëzit duhet të diskriminohen. Nëse mosdiskriminimi ndikon në lejimin e martesave të

tilla, do të thoja se do t’i mbështesja. (15, studente, 25 vjeç)

Pyetje: Çёshtja e martesës në të njёjtën gjini ka krijuar debat vitet e fundit. A ke dëgjuar

diçka mbi këtë çёshtje në media apo diku tjetër?

Përgjigje: Po, po, shpesh. Mendoj së është tamam një shtrembërim se si Zoti i ka krijuar

gjërat. Zoti nuk ka dashur që një burrë dhë një grua të jetë në këtë mënyrë. (12, baba, 47

vjeç)

Në të dyja rastet e mësipërme, e folura për homoseksualitetin ishte në mënyrë të

përgjithshme dhe jo mbi një çёshtje specifike të martesës në të njёjtën gjini. Fakti që shumë

pjesёmarrës iu përgjigjën pyetjes fillestare mbi martesën në të njёjtën gjini duke futur në mes

mënyrën se si ndiheshin ndaj homoseksualitetit, studiuesja e interpreton si një arsyetim që

supozon se ajo çka është e debatueshme mbi martesën në të njёjtën gjini lidhet me çёshtjen e

homoseksualitetit. Disa pjesёmarrës nuk e ndryshonin menjëherë temën e diskutimit sikurse në

dy rastet e mësipërme, por kjo ndodhte pas disa pyetjeve të mëvonshme mbi arsyet që

mendonin se çёshtja krijonte debat apo të pyeturit se pse njerëzit kishin mendime të caktuara

mbi martesën në të njёjtën gjini. Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve konfirmojnë se pjesёmarrësit i

kuptonin polemikat mbi martesën në të njёjtën gjini në radhë të parë të lidhura me

homoseksualitetin.

Pyetje: Pse mendon se kjo çёshtje ngjall kaq kundërshti?

Përgjigje: Pjesa më e madhe shkaktohet, sepse njerezit nuk duan të pranojnë që nëse dikush

është gej apo lesbike mund të jetë gjithsesi një njeri i mirё. Besoj se çdo mendim

kundërshtues lidhet me fenë sepse aty dënohet të qenit homoseksual. (11, student, 21 vjeç)

Pyetje: Çfarë arsyesh mendon se jep dikush që kundërshton martesën në të njёjtën gjini për

të shpjeguar pse është kundër kësaj martese?

Përgjigje: Që kur kemi lindur na është thënë se marrëdhëniet homoseksuale janë të gabuara

dhe ky informim apo keqinformim i bën njerëzit të reagojnë në këtë mënyrë. Unë nuk kam

për ta kuptuar kurrë si është të jesh gej apo pse duhet të jesh gej…por të ndihesh ashtu

është fakt për shumë njerëz. (4, studente, 20 vjeçe)

Page 69: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

69

Në të dy shembujt, studentët theksojnë identitetin seksual të personave gej dhe lesbike

si çёshtjen qëndrore tё kundërshtimeve. Është domethënëse që kjo çёshtje komplekse sillet

rreth “të drejtës dhe të gabuarës” së homoseksualitetit. Ndërsa qëndrimet mbi martesën në të

njёjtën gjini varen nga një sërë faktorësh - ideologjia fetare, përkufizimi i martesës, mosha dhe

gjinia - diskursi mbi homoseksualitetin ka një rëndësi kryesore në dhënien e pikëpamjeve të

ndryshme nga individë të ndryshëm. Në lidhje me analizën e brezit, ndryshimet e qëndrimeve

në kohë mbi martesën në të njёjtën gjini ka gjasa të jenë të ndikuara nga ndyshimet në të

kuptuarin e homoseksualitetit.

Të kuptuarit të homoseksualitetit nuk është domosdoshmërisht e njёjtë për çdo njeri.

Pothuajse të gjithë pjesёmarrësit e kanë përcaktuar homoseksualitetin si një tërheqje seksuale

ndërmjet dy personave të të njёjtit seks, por, përtej kësaj ata ndryshonin në mënyrë

domethënëse në mënyrën se si flisnin mbi homoseksualitetin. Në të folurën mbi

homoseksualitetin, mbështetësit dhe kundërshtuesit e martesës në të njёjtën gjini dukeshin

sikur flisnin për gjëra të ndryshme, kështu që, mundësitë e mbështetjes apo kundërshtimit të

saj varen nga përcaktimi kulturor i homoseksualitetit. Ndërkohë që individët mund të kenë

pikëpamje relativisht koherente për homoseksualitetin, janë të paktën tre elementë të ndryshëm

analitikë të përcaktimit të homoseksualitetit: besimet kognitive, qëndrimet emocionale dhe

vlerat morale. Në analizimin e qëndrimeve është e rëndësishme të bëhet dallimi i këtyre tre

elementëve në sistemet e besimit të njerëzve mbi homoseksualitetin. Besimet kognitive mbi

homoseksualitetin lidhen me atë çka njerëzit besojnë se është homoseksualiteti dhe çfarë e

shkakton atë. Qëndrimet emocionale mbi homoseksualitetin lidhen me një gamë të gjërë të

ndjenjave pozitive dhe negative ndaj sjelljes homoseksuale dhe personave që identifikohen si

gej apo lesbike. Vlerat morale mbi homoseksualitetin lidhen me besimet e masës në të cilën

homoseksualiteti mund të klasifikohet si i drejtë apo i gabuar. Përtej ketyre tre elementëve të

sistemeve të besimit të njerëzve, natyra e kontakteve personale dhe përvoja me persona gej dhe

lesbike është gjithashtu e rëndësishme në modelimin e të kuptuarit të homoseksualitetit.

Të dhënat nga intervistat tregojnë se nuk ka një diktues ideologjik për besimet

kognitive, qëndrimet emocionale, vlerat morale dhe përvojat e caktuara jetësore me njëra-

tjetrën. Intervistat përmbanin kombinime të ndryshme të këtyre elementëve kulturore.

Variacioni i gjërë në kombinimin e besimeve kognitive, qëndrimeve emocionale, vlerave

morale dhe përvojat jetësore në të cilat u bazuan pjesёmarrësit në studim, ishin në vetvete gjetje

të paparishikueshme. Edhe pse mund të ketë modele ndikuese që mund të jenë domethënëse,

këto modele nuk kanë lidhje me ndonjë strukturë ideologjike.

Page 70: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

70

4.1.2. Besimet kognitive mbi homoseksualitetin

Përkufizimi i homoseksualitetit pёrbёn njё akt me rëndësi të madhe politike. Nëse

homoseksualiteti përkufizohet si sëmundje mendore, si një stil jetese i zgjedhur, si një fenomen

me shkaqe natyrore apo gjenetike, ka pasoja në mënyrën se si personat gej dhe lesbike do të

konsiderohen: si pacientë, devijantë, anëtarë të një grupi minoritar apo viktima të rrethanave.

Çdo lloj përcaktimi sugjeron një rrjedhë veprimi: pacientët duhet të kurohen, minoriteteve iu

duhen garantuar të drejta të barabarta dhe më të pafatët duhen toleruar. Në këtë kontekst,

përkufizimi i homoseksualitetit mbart më vetë një sërë ndërlikimesh politike.

Ndoshta për këtë arsye përcaktimi i homoseksualitetit ka marrë kaq shumë vëmendje

nga studiuesit dhe masmedia. Përkufizimi i homoseksualitetit ndikon në termat e debatit politik

dhe rrjedhave të ndryshme të veprimit. Për shembull, nëse njerëzit kanë lindur gej ose lesbike,

sikurse për minoritetet racore dhe etnike, atyre iu duhen garantuar të drejta të barabarta. Ndërsa

nëse njerëzit thjesht zgjedhin të jenë gej apo lesbike, atëherë sikurse për të alkoolizuarit apo të

varurit nga bixhozi, sjellja e tyre duhet shkurajuar dhe jo mbrojtur me të drejta dhe privilegje

të veçanta. Për pasojë, nё literaturё rezulton se përkufizimi që njerëzit i bëjnë homoseksualitetit

ёshtё i lidhur me qëndrimet mbi martesën në të njёjtën gjini.

Në intervistat e këtij studimi, përcaktimi i homoseksualitetit ishte më i vështirë dhe

kompleks nga sa mund të pritet. Përtej idesë se homoseksualiteti është një tërheqje ndërmjet

njerëzve të të njetit seks, shumë të intervistuar kishin vështirësi në artikulimin e asaj çka

mendonin së është homoseksualiteti dhe se çfarë e shkakton atë. Ndërkohë që disa prej tyre

jepnin një përgjigje të qartë, disa të tjerë nuk e bënin një gjë të tillë dhe shumë të tjerë mendonin

se kishte shkaqe të shumta apo se përcaktimi varej nga personi.

Disa të intervistuar dhanë përgjigje shumë të thjeshta mbi atë çka mendonin si shkak të

homoseksualitetit dhe përgjigjet e tyre ishin ngushtësisht të lidhura me pikëpamjet e tyre mbi

martesën në të njёjtën gjini.

Përgjigje: Mendoj se martesat gej duhet të pranohen.

Pyetje: Po…?

Përgjigje: Ëhë (konfirmuese)

Pyetje: Përse?

Përgjigje: Sepse nuk mendoj se të qenit gej është zgjedhje. Pse ata nuk duhet të kenë të

njёjtat përfitime si çdokush tjetër? (4, studente, 20 vjeçe).

Page 71: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

71

Në këtë rast, studentja më lart ka përdorur përcaktimin që ajo i bën homoseksualitetit

si një justifikim për mbështetjen e martesës në të njёjtën gjini në përputhje edhe me pikëpamjet

e saj liberale. Kundërshtuesit e martesës në të njёjtën gjini gjithashtu kanë përdorur përcaktime

të thjeshta të homoseksualitetit për të justifikuar pikëpamjet e tyre. Për shembull, një nënë 42

vjeçe i përshkroi pikëpamjet e saj në këtë mënyrë:

Mendoj se homoseksualiteti është një zgjedhje dhe nuk lind i tillë. Çdokush mund të zgjedhë

nëse do të jetojë me dikë që është i së njёjtit seks ose nëse do të përpiqet dhe të martohet.

E kam fjalën se shumë prej nesh mund të zgjedhin një rrugë ose një tjetër dhe kjo është

zgjedhje që bëjmë dhe jo diçka me të cilën kemi lindur. (10, nënë, 51 vjeçe)

Prindi më lart nuk është dakord me idenë se dikush lind gej dhe nuk shikon asnjë arsye

pse njerëzit që identifikohen si gej, nuk mund të zgjedhin të martohen me dikë të seksit të

kundërt. Logjikisht ajo nuk mbështet martesën në të njёjtën gjini pasi personat gej dhe lesbike

mund të martohen me dikë të seksit të kundërt. Me rëndësi është shprehja e mësimpërme e saj

“…shumë prej nesh mund të zgjedhin një rrugë ose një tjetër”, e cila mund të merret si e dhënë

që të qenit gej apo lesbike është është një zgjedhje. Pyetjes specifike mbi biseksualitetin ajo i

përgjigjet duke thenë:

Them se ajo që kanë kaluar në jetën e tyre ndoshta u ka ndikuar në një mënyrë ose në një

tjetër dhe mendoj se kjo bën dallimin. Ashtu siç të gjithë ne bëjmë zgjedhje për karrierën

dhe martesën tonë, po ashtu mund të bëhen zgjedhje për llojin e jetesës. Dikush nuk mundet

të zgjedhë që të marrë një drejtim, sepse ka ndjenja në atë drejtim. (2, nënë, 50 vjeçe)

Në këtë rast, ajo përdor analogji mes karrierës dhe martesës për të shpjeguar se njerëzit

shpesh kanë ndjenja të përziera dhe ajo që ka rëndësi, është zgjedhja që dikush bën. Kur besohet

se çdokush është biseksual në vetvete, kjo çon në tolerancë dhe mbështetje të martesës në

njёjtën gjini. Nëse çdokush do të ishte në thelb biseksual, kjo do të mund të eleminonte stigmën

e homoseksualitetit. Megjithatë, ky besim mund të rrisë kundërshtimin ndaj homoseksualitetit

sepse do të kishte një përceptim më të madh të kërcënimit tё asaj ka çka njerëzit konsiderojnë

si sjellje seksuale jo të moralshme.

Në intervistat e kryera shpesh kishte përkufizime komplekse të homoseksualitetit. Disa

prej të intervistuarve nuk kishin përkufizime të thjeshta apo të qarta të homoseksualitetit që

lidheshin me pikëpamje ideologjike liberale apo konservatore. Disa të intervistuar e mendonin

homoseksualitetin e një personi të shkaktuar nga faktorë të shumëfishtë, ndërsa të tjerë

mendonin se kishte shkaqe të ndryshme të homoseksualitetit për persona të ndryshëm. Për ata

Page 72: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

72

që mendonin se homoseksualiteti lidhet me faktorë të shumëfishtë, vlen të theksohet se nuk ka

një arsye apriori se përse homoseksualiteti nuk ka elementë gjenetikë, socialë dhe sjellorë.

Pjesёmarrës të ndryshëm përdorën kombinime të ndryshme të tre përkufizimeve të

homoseksualitetit: natyrën, edukimin dhe sjelljen.

Një student në nivel Master e përkufizoi homoseksualitetin si të shkaktuar nga një

kombinim i faktorëve biologjikë dhe mjedisorë, por nuk pranoi që njerëzit zgjedhin që të jenë

gej:

Përgjigje: Nuk mendoj se është zgjedhje. Nuk ka kuptim të themi që një person zgjohet në

mëngjes, p.sh., një 14 vjeçar të thotë që dua të jem pjesë e një minoriteti të diskriminuar në

këtë vend. Mendoj se njeriu nuk zgjedh atë që i tërheq. Është diçka me të cilën rritesh, pra

diçka biologjike dhe diçka që lidhet me mjedisin.

Pyetje: Mendon se janë të dyja?

Përgjigje: Mendoj se po, është një kombinim i të dyjave. (3, student, 22 vjeç)

Edhe pse ai merr pak kohë për të formuluar një mendim të qartë mbi atë se çfarë e

shkakton homoseksualitetin, po ashtu jep argumentin se shkaktarë të homoseksualitetit lidhen

me faktorë mjedisorë, biologjikë dhe socialë. Sipas tij, të qenit gej është një orientim seksual

dhe jo sjellje.

Ndërsa të intervistuarit që besonin se homoseksualiteti është një sjellje dhe stil i

zgjedhur jetese, u pyetën se pse disa njerëz zgjedhin këtë stil jetese dhe disa të tjerë jo. Në këto

raste kemi një përcaktim shkakësor shumëfaktorësh që përfshijnë faktorë të sjelljes, përveç

atyre biologjikë apo mjedisorë. Një student 19 vjeç merr në konsideratë që njerëzit mund të

lindin gej, por, gjithsesi, ai mendon se të identifikuarit si gej lidhet me kombinimin e zgjedhjes

së sjelljes dhe socializimin.

Besoj se është zgjedhje të qenit gej dhe kam dëgjuar raste ku disa djem janë gej, sepse kanë

urryer baballarët e tyre apo kanë pasur probleme me to. Them se ka ndodhur diçka me to

kur kanë qenë fëmijë që ka ndikuar për të qenë gej. Ndoshta jam gabim. (2, student, 19

vjeç)

Ai bazohet në historitë që ka dëgjuar për të mbështetur idenë se njerëzit që identifikohen

si gej zgjedhin të jenë gej për shkak të përvojave negative që kanë kaluar në fëmijëri apo për

shkak të ndikimit që kanë pasur bashkëmoshatarët te to. Megjithatë, ai pranon se nuk është i

sigurt nëse ka të drejtë duke dhënë një mendim që nuk është plotësisht i sigurt në të.

Page 73: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

73

Disa të intervistuar u shprehën se arsyeja pse një person identifikohet si gej varet nga

personi në person. Nga ky këndvështrim, shumë njerëz mund të jenë homoseksualë, sepse kanë

lindur të tillë, ndërsa të tjerë mund të jenë të tillë për arsye të faktorëve mjedisorë apo thjesht

se mund të përfshihen në aktivitet homoseksual si akt rebelimi. Për shembull, studenti më

poshtë kishte një pikëpamje të tillë. Mbështetja e tij për martesën në të njёjtën gjini dhe

kompleksiteti i pikëpamjeve të tij mbi homoseksualitetin krijonte kontrast me qasjen e tij fetare:

E drejta për t’u martuar duhet t’i jepet çdokujt, pavarësisht nëse janë biologjikisht dhe

gjenetikisht gej apo nëse janë psikologjikisht gej. Mendoj që një djalë nuk duhet të jetë gej

thjesht sa për të qenë në qëndër të vëmendjes, gjë e cila mendoj se ndodh. (18, student, 19

vjeç)

Më vonë u pyet për arsyet që ai mendonte se ndikojnë që dikush të ishte gej.

Përgjigje: Ndoshta ekziston një kategori ku mund të ketë njerëz psikologjikisht gej,

domethënë në mendjen e tyre ato janë gej, kështu që ato janë gej. Ndoshta në disa raste

është një gen qё i drejton ato tek i njёjti seks…

Pyetje: Pra, ti mendon se disa njerëz janë gej për arsye të ndryshme?

Përgjigje: Po, shkaqe të ndryshme, por rezultati mbetet i njёjtë. Nuk ka një tip personi gej

dhe një tip tjetër personi gej. Në këtë rast të gjithë janë gej, por ajo që ka rëndësi është

shkaku fillestar i të qenit gej. (18, student, 19 vjeç)

Pikëpamjet e tij në lidhje me shkaqet e homoseksualitetit nuk janë lehtësisht të

klasifikueshme, por ai përshkruan tri shkaqe të mundshme të homoseksualitetit. Vlerësimi i tij

i vetëm negativ mbi homoseksualitetin lidhet me njerëzit që e përdorin atë për të marrë

vëmendje. Disa të intervistuar studentë u shprehën se veçanërisht vajzat ndonjëherë përfshihen

në aktivitetin seksual për të marrë vëmendjen e djemve, sepse djemtë e pëlqejnë aktivitetin

erotik të vajzave por jo të djemve.

Shumë prej të intervistuarve nuk dinin t’i jepnin një përgjigje pyetjes se çfarë e

shkakton homoseksualitetin. Në disa raste kjo lidhej edhe me faktin që disa prej tyre thjesht

nuk donin ta mendonin një gjë të tillë e disa të tjerë nuk ndiheshin rehat në dhënien e përgjigjeve

duke mos dashur të përqëndroheshin shumë në aktivitetin homoseksual. Për shembull, një nënë

me qasje të fetare pati vështirësi në artikulimin e një përgjigjeje mbi përcaktimin e

homoseksualitetit:

Pyetje: Çfarë mendon së është homoseksualiteti? Si do ta përkufizoje atë?

Page 74: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

74

Përgjigje: (pauzë e gjatë) Unë nuk e di. Thjesht nuk e kuptoj si dikush mund të ketë ndjenja

të atilla dhe të bëjnë ato gjëra. Mendoj (qesh) se mund të kesh marrëdhënie me dikë që nuk

është i të njёjtës gjini, pse gjërat duhet të shkojnë në atë drejtim? Nuk e kuptoj. (7, nënë,

46 vjeçe)

Disa të intervistuar të tjerë nuk dhanë përkufizime të qarta të homoseksualitetit, sepse

nuk mendonin se dinin mjaftueshëm sa për të dhënë një përgjigje. Ata mendonin se nuk kishin

njohuri shkencore të mjaftueshme për çёshtjen.

Pyetje: Mendon se njerëzit zgjedhin që të jenë gej? Domethënë, a mendon se

homoseksualiteti është një zgjedhje?

Përgjigje: E kam menduar këtë, por nuk mund të përgjigjem, sepse nuk kam shumë

informacion. Për zgjedhjen…në njëfarë mënyre mund të jetë dhe mund të mos jetë. Thjesht

nuk mund t’i përgjigjem kësaj.

Pyetje: Në rregull. A mendon se disa njërëz lindin të tillë apo lidhet me mënyrën si janë

rritur? A ke ndonjë mendim për këtë?

Përgjigje: Mendoj se një pjesë e madhe mund të jetë ndikimi i mënyrës se si e shohin diçka,

mund të tërhiqen, apo…po. (5, baba, 49 vjeç)

Pas një refuzimi fillestar për të thënë nëse një person zgjedh apo jo për të qenë gej, ai u

përpoq të formulonte një mendim nga pyetjet ndjekëse të studiueses. Në rastet e të

intervistuarve si rasti më lart, i cili nuk kishte një mendim të qartë mbi shkaqet e

homoseksualitetit, është i dukshëm ndikimi i sugjerimit të pyetjeve. Ndonjëherë përmendja e

një shkaku të mundshëm të homoseksualitetit ndikon që i intervistuari të jetë dakord. Nuk do

të ishte e saktë të thuhet që ai person ka këtë mendim dhe ndonjëherë disa prej tyre nuk ndihen

të kualifikuar për të dhënë një mendim se çfarë e shkakton homoseksualitetin dhe, për pasojë,

janë të gatshëm për të rënë dakord me sugjerimin e pyetjes së studiueses.

Për arsye të shumëllojshmërisë së mënyrave në të cilat të intervistuarit iu përgjigjën

pyetjeve mbi përkufizimet e homoseksualitetit, besimet kognitive mbi homoseksualitetin janë

më pak të qarta nga ato çka mendohen zakonisht. Studimet që përdorin pyetësorë duke i bërë

pjesёmarrësit të zgjedhin një përkufizim mbi homoseksualitetin janë të papërshtatshme në

rastin kur besohet se homoseksualiteti lidhet me shkaqe të shumta duke rezultuar në dhënien e

përgjigjeve që jo domosdoshmërisht i besojnë si të vërteta. Disa prej të intervistuarve u

shprehën se nuk kishin mjaftueshëm njohuri për të dhënë një mendim se çfarë e shkakton

homoseksualitetin dhe kërkesa që ata të bënin një gjë të tillë, rezultoi një detyrë të vështirë.

Page 75: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

75

4.1.3. Qëndrimet emocionale

Përveç besimeve të ndryshme kognitive mbi homoseksualitetin, pjesёmarrësit kanë

shprehur qëndrime emocionale ndaj homoseksualitetit kur flitej për martesën në të njёjtën gjini.

Ndjesitë që njerëzit kanë ndaj personave gej dhe lesbike modelojnë mënyrën se si ato shprehen

kur flitet për martesën në të njёjtën gjini. Ndjesitë e shprehura të pjesёmarrësve variojnë nga

ekstremisht pozitive në ekstremisht negative. Ata që mbanin qëndrimet më negative ndaj

personave gej dhe lesbike shprehnin neveri ndaj homoseksualitetit. Në intervistën me një nënë

46 vjeçe u fol në lidhje me jetën e saj, ndjesitë e saj ndaj martesës, divorcit e bashkëjetesës dhe

nё lidhje me seksin paramartesor. Ndonëse ajo pranonte realitetin e divorceve, bashkejetësën

dhe seksin paramartesor, në pyetjet që lidheshin me martesën në të njёjtën gjini fytyra e saj

ndryshoi shprehi dhe tonet e bisedës ndryshuan dukshëm. Intensiteti i ndjesive mbi

homoseksualitetin ndikoi që ajo të kishte vështirësi për të folur.

Pyetje: Një çёshtje që ka ngjallur debat vitet e fundit lidhet martesën në të njёjtën gjini. A

keni dëgjuar mbi këtë çёshtje?

Përgjigje: Jam kundër. Më bën për të vjellë (pëshpërit). Nuk e kuptoj dot…nëse një nga

fëmijët e mi do të vinte të më thoshte (pauzë), nuk e di, mendoj se burri im do ta mohonte

atë. Nuk e di se çfarë do të bëja dhe si do ndryshonte marrëdhënia me të. Thjesht nuk e

kuptoj. Si mundet…? (7, nënë, 46 vjeçe)

Jo vëtëm që e ndryshon subjektin e bisedës nga martesa në të njёjtën gjini tek

homoseksualiteti por ajo e shpreh menjëherë neverinë që i ngjall kjo çёshtje. Pastaj ajo

imagjinon një skenar që një nga fëmijët e saj mund të ishte homoseksual, por nuk arrin dot as

të thotë fjalën gej apo homoseksual.

Të intervistuar të tjerë që kishin ndjenja negative, nuk i shprehnin kaq shumë ato.

Shumë prej atyre që kishin qëndrime negative shpreheshin me distancim nga homoseksualiteti.

Ata e bënin të qartë se nuk ndiheshin rehat me të.

Nuk jam dakord me atë lloj stili jetese, por nuk i diskriminoj. Është e vështirë të shprehem

si ndihem mbi këtë situatë në tërësi. Shpresoj që mua të mos më ndodhë personalisht. Nuk

dua të diskriminoj njerëzit që janë të tillë, por thjesht nuk dua të kem të bëj me to. (6,

studente, 22 vjeçe)

Page 76: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

76

Më lart ajo tregon se e ka të vështirë të shprehet se si ndihet mbi martesën në të njёjtën

gjini. Duke e krahasuar me të intervistuarit e tjerë mund të vihet re një qëndrim i fshehtë negativ

ndaj homoseksualitetit, e cila tregohet në shprehjen se “nuk dua të ma përplasin fytyrës”.

Pjesa më e madhe e të intervistuarve shprehën në një mënyrë ose në një tjetër se nuk

donin që shihnin sjellje homoseksuale në publik. Gjithsesi, kjo nuk duhet konsideruar se të

gjitha këto ndjenja të shprehura lidhen me qëndrime negative, pasi për shumë njerëz shprehjet

e dashurisë apo emocioneve janë të papëlqyeshme në përgjithësi. Veçanërisht prindërit kanë

komentuar se sa të ndryshme janë sot standardet e pranueshmërisë së seksualitetit në krahasim

me kohën kur janë rritur ata. Por duhet thënë se në pjësën më të madhe të të intervistuarve,

shprehjet e mospëlqimit ndaj shprehjes publike të homoseksualitetit bazoheshin në qëndrimet

negative ndaj homoseksualitetit. Në rastet kur shprehej mospëlqim ndaj sjelljes së konsideruar

protagoniste të personave gej dhe lesbike nënkuptohet një qëndrim negativ: ata nuk duan t’ua

kujtosh homoseksualitetin dhe nuk duan të mendojnë për të. Për shembull, duke folur për

personat me të cilët ka kontakte në punë, një baba shprehet:

Nuk është se kam njohje të përsonave gej apo me persona që kanë një stil jetese të ndryshme

nga e imja. Njoh si fytyrë dy persona të tillë dhe për sa kohë që sillen normal, nuk i

kundërshtoj. Probleme kam me ata që kanë personalitete ekstreme…nuk dua të di asgjë për

to, as t’u flas, apo të më afrohen fare. (17, baba, 62 vjeç)

Në përshkrimin e portretizimit stereotipik të personave gej, një student shprehet në këtë

mënyrë:

Nëse do ta konsideroje veten si një biznesmen, doktor apo diçka tjetër dhe do ishe

homoseksual, atëherë do të ishe një doktor homoseksual. Diferenca qëndron ndërmjet një

biznesmeni homoseksual dhe një homoseksuali me sjellje femre që do të bjerë në sy. Këtë

paraqet edhe televizioni: një djalë që bën shfaqje, duke treguar shalët me pantallona të

shkurtra. (3, student, 22 vjeç)

Shumë qëndrime negative mbi homoseksualitetin bazohen në stereotipizimin e

personave gej dhe lesbike në paradat e krenarisë që zhvillohen në vende të ndryshme të botës,

ndërsa personat gej dhe lesbike që nuk e shfaqin identitetin e tyre seksual shoqërohen me

komente më pak negative. Pjesёmarrësit në studim që shprehën qëndrime emocionale pozitive

për personat gej dhe lesbike, e bënë një gjë të tillë duke kundërshtuar argumentat negativë dhe

kundërvënës ndaj homoseksualitetit. Asnjëri nga pjesёmarrësit nuk tha se është më mirë për

dikë që të ishte homoseksual sesa heteroseksual, apo se ka diçka veçanërisht të mirë në lidhje

Page 77: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

77

me homoseksualitetin. Ndjenjat pozitive shpreheshin përmes argumentimit kundër stigmës

ndaj personave gej dhe lesbike. Për shembull:

Nuk e kuptoj pse duhet të krijojë problem e gjithë kjo. Nëse dy persona e duan njëri-tjetrin

dhe duan të ndihen të sigurtë për gjithë jetën, ku është problemi? Nuk po themi që çdokush

duhet të martohet, apo se njerëzit duhet të martohen me kafshët. Nëse një djalë do të

martohet me një djalë, s’ka pse të jetë një problem i madh duke qenë se ato kështu janë.

Nëse janë gej dhe janë të dashuruar le të martohen. Pjesa tjetër është thjesht diskriminim.

Kemi probleme më të mëdha për t’u marrë si shoqëri. Jeta është shumë e shkurtër për t’u

thënë njerëzve se çfarë nuk mund të bëjnë. (10, student, 19 vjeç)

Në mënyrë të ngjashme edhe një student tjetër 22 vjeç shprehet se të qenit mbështetës

i martesës në të njёjtën gjini nuk ka të bëjë me inkurajimin e njerëzve për të qenë gej, por me

inkurajimin e njerëzve për të qenë pranues dhe tolerant ndaj personave gej dhe lesbike:

Nuk mendoj se duhet të inkurajohet, siç mendoj se nuk duhet të dekurajohet. Nuk mund të

thuash “Ej bëhu gej”. Nuk ka nevojë për fushata, sepse ato kuptohen si mjete rekrutimi dhe

i bën njerëzit të kenë më shumë urrejtje duke mos e zgjidhur fare problemin. Thjesht mendoj

se duhet të pranohet. (3, student, 22 vjeç)

Një pjesë e pjesёmarrësve në studim që kishin qëndrime pozitive mbi homoseksualitetin

e bënin këte jo duke kundërshtuar stigmën negative shoqërore, por përmes shprehjes së

pikëpamjeve pozitive për shprehjen e dashurisë në përgjithësi. Për shembull, në përgjigje të

pyetjes së parë mbi martesën në të njёjtën gjini, një nënë shprehu mbështetjen e saj për martesën

në të njёjtën gjini në terma të qëndrimeve pozitive ndaj dashurisë, pavarësisht seksit.

Pyetje: Një çёshtje që ka ngjallur debat vitet e fundit lidhet me martesën në të njёjtën gjini.

A keni dëgjuar mbi këtë çёshtje?

Përgjigje: Po, jam pro. Nuk mund t’i thuash dikujt si të dashurojë dhe nëse dy burra duan

të martohen kjo nuk i bën ato jonjerëzorё. Si mund ta etiketosh dashurinë, përkujdesjen

thjesht nga pjesë të trupit. Unë jam shumë pro. Martohu me atë që dëshiron të martohesh.

(11, nënë, 60 vjeçe)

Bazuar në rastin më lart, identiteti seksual i një çifti nuk ka rëndësi; ajo që ka rëndësi

është që njerëzit po shprehin dashuri dhe përkujdesje për njëri-tjetrin. Në përgjithësi,

pjesёmarrësit në studim që mendonin mbi homoseksualitetin në terma të ndjenjave të dashurisë

se sa në të seksit, kishin prirje për të pasur qëndrime më pozitive ndaj homoseksualitetit.

Page 78: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

78

4.1.4. Përvoja jetësore dhe kontaktet me persona gej dhe lesbike

Fakti që shumë njerëz reagojnë negativisht ndaj imazhit të stereotipizuar të një personi

gej dhe fakti që shumë prej tyre shprehen se nuk duan që homoseksualiteti “t’u përplaset në

fytyrë”, na tërheq vëmendjen për marrëdhënien ndërmjet qëndrimeve dhe natyrës së përvojave

jetësore e kontakteve personale që njerëzit kanë me personat gej dhe lesbike. Studime të shumta

kanë treguar se kontakti me anëtarë të grupeve minoritare rrit tolerancën për zgjerimin e lirive

dhe të drejtave civile të këtyre grupeve, por që ky efekt ndodh vetëm në disa kushte të caktuara

(Harrington dhe Miller, 1992; Jackson, 1993; Turner et al., 2007c; Rothbart dhe John, 1985;

Turner, et al., 2008; Brown dhe Hewstone, 2005; Pettigrew dhe Tropp, 2003; Paolini et al.,

2004).

Mënyra se si njerëzit flasin për përvojat e tyre të jetës me homoseksualitetin tregon se

qëndrimet e tyre mbi martesën në të njёjtën gjini janë të lidhura me kontaktet që kanë pasur me

persona gej dhe lesbike, por rritja apo ulja e mbështetjes për martesën në të njёjtën gjini varet

nga natyra e kontaktit. Thënë ndryshe, ekspozimi ndaj homoseksualitetit dhe njerëzve që

identifikohen si gej apo lesbike mund të krijojë në të njёjtën kohë dy efekte të ndryshme.

Kontakti me persona gej dhe lesbike shpeshherë përdoret si arsye e mbështetjes ndaj

martesës në të njёjtën gjini. Pjesёmarrësit në studim, kur janë pyetur për martesën në të njёjtën

gjini, shpesh kanë përmendur njohje me persona gej dhe lesbike duke e përdorur si arsye të

mbështetjes së kësaj martese.

Pyetje: Sikurse mund të kesh dëgjuar, çёshtja e martesës në të njёjtën gjini ka marrë

vëmendje kohët e fundit.

Përgjigje: Po. Kam shoqëri me gej, me të cilët dal dhe kaloj kohën. Njoh një çift gejsh që

janë fantastikë dhe mua s’më bëhet vonë çfarë mendojnë të tjerët. E shoh si çёshtje të

drejash dhe s’mund të diferencosh një grup njerëzish nga të tjerët. (10, student, 19 vjeç)

Të treguarit të kontaktit personal nga të intervistuarit shërben jo vetëm si arsye për të

mbështetur martesën në të njёjtën gjini por edhe si tregues i qëndrimeve pozitive në lidhje me

personat e njohur të tyre që janë gej apo lesbike. Duke folur për shokun e saj të ngushtë një

studente shprehet se njohja me persona gej ka ndikuar që ajo të ketë qëndrime më pozitive:

E kam njohur pas shkollës së mesme. Më pas kam njohur të tjerë, pasi shoqërimi me djem

gej të shton njohjet e tilla. U bëra shumë pro gej do të thoja, pasi u shoqërova me to dhe

më ndodhte t’u thoja njerëze “Ti nuk e njeh shokun tim, mos fol budallallëqe për shokun

tim…”. (15, studente, 25 vjeçe)

Page 79: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

79

Pjesёmarrësit që tregonin se qëndrimet ndaj homoseksualitetit kanë ndryshuar në kohë,

shpesh e lidhin këtë me kontaktin personal. Në pyetjen që iu bë studentit më poshtë se përse

mendonte se qëndrimet e tij kishin ndryshuar ndaj personave gej dhe lesbike, ai tha:

Mendoj se në lidhje me këtë kam qenë disi injorant. Ishte diçka që kur rritesh, nuk e dëgjon

apo nuk sheh njeri që ta bëjë. Por, papritur njeh dikë që është gej dhe njihesh me fenomenim

dhe pastaj mendimi është “Ok, tani e kuptoj disi”. (3, student, 22 vjeç)

Një arsye që kontakti personal mund të lidhet me qëndrime pozitive ka të bëjë me

mundësinë që një person zhvillon empati për tjetrin dhe, si pasojë e kësaj, edhe me të tjerët që

klasifikohen në atë grup.

Pyetje: A mendon se pikëpamjet e tua ndaj homoseksualitetit kanë ndryshuar në kohë?

Përgjigje: Gjithmonë kam menduar se çdokush është i barabartë, por, për shkak të shokut

tim kam kuptuar që kjo nuk është e vërtetë. Nuk kam qenë e vetëdijshme për problemet që

hasin, derisa kam takuar këtë shokun tim dhe është e vështirë të mos jesh e ndjeshme. (8,

studente, 21 vjeçe)

Ndikimi i kontaktit personal me persona gej dhe lesbike ndikon edhe në përcaktimin që

i bëhet homoseksualitetit. Si rezultat i këtij kontakti, janë më të zakonshme besimet se

homoseksualiteti nuk është një zgjedhje. Për shembull, një nënë tregoi se problemet e djalit të

kushëririt të saj në shoqëri nga të qenit gej e kanë bindur se homoseksualiteti nuk është

zgjedhje:

Mendoj se njerëzit janë të paditur. Kam mësuar shumë, pasi edhe unë kam qenë e tillë dhe

nuk arrija ta kuptoja dot. Çdo gjë që lexoja apo shikoja, më ka ndihmuar, sepse e di që ai

nuk do të kishte zgjedhur kurrë të bënte një zgjedhje që do ta bënte të jetonte ashtu. Askush

nuk do ta bënte. Por është një gjë shumë e mirë që tani njerëzit po mësojnë më shumë dhe

po flitet më shumë. (1, nënë, 50 vjeçe)

Në mënyrë të ngjashme, një studente kujton raste të njerëzve që ka njohur që dukeshin

gej, që kur ishin të vegjël:

Besoj se është diçka me të cilën lind, sepse kur kam parë dikë përpara se të kalonte në

pubertet, pjekurinë seksuale kam menduar “Ai mund të jetë gej” dhe ka rezultuar të jetë

gej. Domethenë, nuk mendoj se është zgjedhje, por mendoj se është diçka me të cilën ke

lindur. (15, studente, 25 vjeçe)

Page 80: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

80

Kontakti personal me persona gej dhe lesbike shpesh i bind njerëzit se homoseksualiteti

është diçka e natyrshme tek një person dhe nuk është diçka që ato do ta zgjidhnin me vetëdije.

Megjithatë, jo të gjithë ato që kanë kontakte me persona gej dhe lesbike kanë qëndrime apo

besime më liberale. Shumë përvoja me persona gej dhe lesbike kanë qenë negative. Për

shembull, studenti më poshtë shpreh reagime negative ndaj njerëzve që ai i identifikon si

homoseksualë:

Ishim në një kafe dhe pashë këtë djalin…pashë këtë vajzën që po priste, por dukej sikur

kishte qime në fytyrë dhe mendova çfarë është kjo. Nëse do isha në një ambient dhe do të

më afrohej për të folur një djalë që është gej, do të ikja me vrap. (2, student, 19 vjeç)

Ai e ka të vështirë të shikojë përtej orientimit seksual të një personi, orientim të cilin

nuk e pëlqen. Personat të cilët kanë qasje fetare, i interpretojnë përvojat jetësore me

homoseksualitetin si një zgjedhje e stilit të jetesës e cila nuk duhet pranuar në shoqëri:

Në një rast familjar isha ulur afër dikujt që ishte gej. Kur e pashë, mendova se ishte një

njeri i mire, por kishte një problem tek ai që besoj ndikon në shumë gjëra të tjera negative

në jetën e tij që s’do t’i kishte, nëse s’do kishte zgjedhur të ishte i tillë. Në vend që të

kërkohet ndihmë për këtë lloj problemi duket sikur ato thonë që ndihen mirë dhe nuk kanë

ndërmend të ndryshojnë. Këtu e kam problemin. (4, nënë, 49 vjeçe)

Në këtë rast, homoseksualiteti i personit interpretohet si tregues i një problemi të madh

social për arsye se të çon në një stil jetese të zgjedhur, me të cilën ajo nuk është dakord. Në

këtë mënyrë, njerëzit që kanë qëndrime negative ndaj homoseksualitetit priren ta interpretojnë

negativisht kontaktin me personat gej dhe lesbike. Përvojat jetësore dhe kontakti personal me

persona gej dhe lesbike varet si nga natyra e kontaktit, ashtu edhe nga interpretimi që i bëhet

kësaj përvoje.

4.1.5. Vlerat morale dhe gjykimet

Të lidhura ngushtë me qëndrimet emocionale të njerëzve mbi homoseksualitetin janë

vlerat e tyre morale që kanë të bëjnë me besimin nëse homoseksualiteti është i pamoralshëm

ose jo. Për pjesën më të madhe të pjesёmarrësve në këtë studim, qëndrimet emocionale dhe

besimet e tyre të dukshme mbi të drejtën dhe të gabuarën e homoseksualitetin ishin ngushtësisht

të lidhura me njëra-tjetrën. Nuk kishte raste kur të intervistuarit shpreheshin se

homoseksualiteti është i pamoralshëm dhe të kishin qëndrime pozitive për të, apo kur

Page 81: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

81

homoseksualiteti konsiderohej negativ dhe të mbaheshin qëndrime pozitive për personat gej

dhe lesbike. Eksplorimi i mënyrës se si pjesёmarrësit flasin për moralitetin dhe imoralitetin e

homoseksualitetit tregon se kjo nuk është një çёshtje e thjeshtë. Për disa pjesёmarrës, ka një

dallim të rëndësishëm ndërmjet “morales” dhe “natyrales”, e tillë që diçka mund të mos jetë

moralisht e gabuar, por të jetë e gabuar në një pikëpamje biologjike apo psikologjike. Po ashtu,

ka një dallim ndërmjet vlerave morale dhe gjykimeve morale për shumë të intervistuar, ku disa

prej tyre që e konsiderojnë homoseksualitetin si imoral, refuzojnë që ta shprehin një gjë të tillë

sepse nuk besojnë se u takon atyre të japin gjykime për të tjerët.

Një pjesë e të intervistuarve që shprehën se homoseksualiteti nuk është i pamoralshëm

kishin qëndrime pozitive ndaj personave gej dhe lesbike, si dhe ndaj martesës në të njёjtën

gjini. Veçanërisht ata që nuk kishin qasje fetare mendonin se nuk ka baza për ta gjykuar si të

gabuar.

Pyetje: A mendon se akti homoseksual është i pamoralshëm?

Përgjigje: Jo.

Pyetje: Apo i gabuar në ndonjë mënyrë?

Përgjigje: Jo. Morali është thjesht një justifikim i asaj çfarë bën dhe ajo çfarë bëjnë njerëzit

bazohet në një grup besimesh. Pjesa më e madhe e asaj çfarë besojnë njerëzit vjen nga feja

dhe nëse feja e tyre u thotë se është e gabuar, ata do ta besojnë si të gabuar. Unë nuk

bazohem te feja për ta përcaktuar diçka si të gabuar. (10, student, 19 vjeç)

Pjesa më e madhe e mbështetësve të martesës në të njёjtën gjini mendonin se

kundërshtimi i tyre bazohej në radhë të parë në fe, ku homoseksualiteti konsiderohet si i gabuar.

Disa të tjerë mendonin se kundërshtimi i homoseksualitetit dhe i martesës në të njёjtën gjini

lidhet me homofobinë, paragjykimin ose për shkak të rritjes në një shoqëri ku homoseksualiteti

është konsideruar i gabuar. Studentët me qëndrime pozitive mendonin se këto nuk ishin arsye

të mjaftueshme për të qenë kundër martesës në të njёjtën gjini sepse sipas tyre shoqëria po

ndryshon dhe për pasojë njerëzit duhet të zhvillojnë qëndrime më tolerante ndaj personave gej

dhe lesbike. Disa prindër pranuan se kanë luftuar me mësimet dhe besimet e kaluara se

homoseksualiteti është i gabuar, pasi tani ndjejnë se këto ide nuk janë më të pranueshme.

Në të kaluarën kam qenë shumë kundër homoseksualitetit, ndërsa sot mendoj ndryshe sepse

kam mendime të ndryshme se si duhet të mendoj në emër të një gjykimi të drejtë. Çdo

vendim që merr në jetë, nuk është menjëherë e bardhë apo e zezë, por merr formë në kohë.

(3, baba, 52 vjeç)

Page 82: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

82

Ai i referohet kundërshtimit të homoseksualitetit si një mendim i vjetër dhe tregon se

është përpjekur që ta ndryshojë këtë mendim me kalimin e kohёs. Për arsye të moshës, fesë

apo të dyjave këtyre, kundërshtimi ndaj martesës në të njёjtën gjini është rrënjosur thellë në

sistemin e tij të besimit, por ai nuk mendon më se ky kundërshtim është i justifikueshëm.

Ndёr të intervistuarit që mendonin se homoseksualiteti është i gabuar, disa prej tyre

jepnin arsye që lidheshin me fenë, ndërsa të tjerë mendonin se thjesht u dukej i gabuar. Në

rastin më poshtë një studente përdor arsyetim që bazohet në fe për të argumentuar se

homoseksualiteti është i pamoralshëm:

Pyetje: A mendon se akti homoseksual është i pamoralshëm?

Pёrgjigje: Është mëkatar sepse e thotë edhe Zoti. (1, studente, 25 vjeçe)

Një student 20 vjeç u shpreh se homoseksualiteti është i pamoralshëm, por nuk duhet

të konsiderohet si mëkat, për arsye të gjykimit fetar që nënkupton termi:

Pyetje: A mendon se homoseksualiteti është mëkat apo i pamoralshëm?

Përgjigje: Duket i pamoralshëm në fakt duke menduar aktivitetin seksual dhe atë që

përfshihet në këtë aktivitet. Është i pamoralshëm, sepse në mendjen time është i ndyrë, por

nuk mendoj se duhet të etiketohet si mëkat. Nëse ka një Zot, ndoshta jemi ne që gjykohemi,

nuk e di… (19, student, 20 vjeç)

Ai e konsideron homoseksualitetin si të pamoralshëm, por ngurron që të japë gjykime

mbi të tjerët, siç nënkupton për të koncepti i mëkatit. Përgjigjia e tij bazohet më shumë në

tabutë shoqërore ndaj homoseksualitetit se sa në ideologjinë fetare në vetvete duke qenë se ai

nuk e identifikon veten si besimtar të ndonjë feje.

Fakti që homoseksualiteti u dukej i panatyrshëm shumë të intervistuarve lidhet

gjithashtu edhe me çёshtjen e imoralitetit. Për shembull, një student shprehet se

homoseksualiteti është imoral sepse nuk mundëson riprodhimin:

Pyetje: Mendon se homoseksualiteti është i pamoralshëm?

Përgjigje: Në një kuptim po, duke qenë se po shkon kundër riprodhimit dhe qëllimi i jetës

është riprodhimi apo popullimi i tokës. Nëse nuk e bën një gjë të tillë nuk po i jep asgjë

botës. (2, student, 19 vjeç)

Nisur nga ky argumentim, imoraliteti i homoseksualitetit lidhet me dhunim e ligjeve

natyrore të riprodhimit. Në disa besime fetare, ky aspekt riprodhues i marrëdhënieve seksuale

është thelbësore.

Page 83: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

83

Mendoj se shumë njerëz nuk mendojnë se është diçka e natyrshme. Nëse ata e kundërshtojnë

atë, është sepse nuk e mendojnë të natyrshme. Sipas fesë thuhet se gruaja është krijuar për

burrin dhe e gjithë kjo lidhet me riprodhimin. Qëllimi i jetës duke iu referuar evolucionit

ka të bëjë me trashëgiminë e gjeneve, me riprodhimin. (13, studente, 21 vjeçe)

Në ideologjinë fetare ka një lidhje të ngushtë midis moralitetit dhe të natyrshmes, ku

roli riprodhues është i rëndësishëm. Megjithatë, pjesёmarrësit në këtë studim bënin dallimin

ndërmjet moralit dhe natyrores. Shumë prej atyre që mendonin se homoseksualiteti nuk është

i pamoralshëm gjithsesi argumentonin se homoseksualiteti është një gjendje jo e natyrshme.

Nuk e di nëse është i pamoralshëm, sepse ka dallim ndërmjet imoralitetit dhe të natyrshmes.

Por mendoj se nuk është i pamoralshëm, pasi ata nuk dëmtojnë njeri. Ata zgjedhin një lloj

jete që nuk mendoj se është e natyrshme, pasi nuk e sheh tek kafshët një fenomen të tillë,

pra nuk ka kafshë gej. Nuk mendoj se është i natyrshëm, por askush nuk dëmton njeri apo

le të themi të cënohet nga kjo gjë. (18, studente, 19 vjeçe)

Për të homoseksualiteti nuk është i pamoralshëm, sepse ai nuk sheh ndonjë problem që

rrjedh nga ai, por ai mendon se është jo i natyrshëm për shkak se nuk ka baza biologjike në të

qenit gej. Po ashtu, në një rast tjetër, një nënë u shpreh se homoseksualiteti nuk është diçka

normale, por jo sa për ta përshkruar si të pamoralshёm:

Pyetje: A mendon se akti homoseksual në vetvete është i pamoralshëm?

Përgjigje: I pamoralshëm?

Pyetje: Apo i gabuar?

Përgjigje: Jo. Nuk ëshë normal, por nuk mund të them nëse është i drejtë apo i gabuar.

Nëse është diçka që një person do ta bëjë, le ta bëjë në mënyrë private, por s’më pëlqen që

dikush ta reklamojë. (16, nënë, 52 vjeçe)

Nga përgjigjet e saj, edhe pse nuk i pëlqen të dëgjojë për homoseksualitetin gjithsesi

ajo nuk mendon që ka të drejtë ta gjykojë si të drejtë apo të gabuar, por thjesht e konsideron si

jonormal. Një pjesë vogël e studentëve me qasje fetare që u shprehën se homoseksualiteti është

i pamoralshëm, gjithsesi, kishin qëndrime pozitive për personat gej dhe lesbike. Ideologjia e

tyre fetare e dikton homoseksualitetin si mëkat, por ata nuk mendojnë se ky fakt i bën personat

gej dhe lesbike të ndryshëm nga të tjerët, sepse të gjithë janë mëkatarë.

Të qenit i alkoolizuar është mëkat, edhe të qenit homoseksual është mëkat, edhe shumë

gjëra të tjera janë mëkate si lakmia, përfolja e të tjerëve, seksi para martesës po ashtu.

Page 84: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

84

Pse? Sepse kanë të bëjnë me teprimin duke i krijuar vetes probleme. Të gjithë kanë një

rrjedhë jete të caktuar, që nuk mendoj se të përcakton si njeri i mirë apo i keq apo si person

që do shkojnë në parajsë apo në ferr. Të gjithë ne kemi të meta. (7, studente, 26 vjeçe)

Një tjetër studente mendon gjithashtu se homoseksualiteti është mëkat dhe kur

kundërshton martesën në të njёjtën gjini ajo nuk pëlqen që personat besimtarë çdo feje që e

përdorin këtë çёshtje për gjykime negative:

Një gjë që nuk më pëlqen, ka të bëjë me faktin se shumë besimtarë e marrin këtë si mëkatin

më të madh që ekziston. Ata e përdorin dhunshëm këtë çёshtje por nuk ka gjë më të keqe se

sa të përdorësh një gënjeshtër. (15, studente, 25 vjeçe)

Në pyetjet e radhës që lidheshin me qartësimin e mëtejshëm të mendimeve të saj, ajo la

të kuptohej se si besimtare do të ishte më mirë që të mos ndalej në çёshtjen e homoseksualitetit:

Mendoj se një mëkat mbetet një mëkat. Ajo çka nuk më pëlqen ka të bëjë me faktin se njerëzit

po e veçojnë këtë çёshtje për të dëmtuar njerëz të caktuar. Më duket e padrejtë që njerëz të

besimit që thonë se i duam dhe i pranojmë të gjithë njerëzit, por pastaj përqëndrohen për

të kritikuar personat që janë pro homoseksualitetit apo personave që janë homoseksualë.

Kjo është shumë kontradiktore. (13, studente, 21 vjeçe)

Në të dyja rastet e mësipërme, idelogjia e tyre fetare iu dikton atyre që homoseksualiteti

është i pamoralshëm por qëndrimet për personat gej dhe lesbike janë më pozitive. Ato besojnë

se çdokush është mëkatar dhe nuk duhet t’u mohohen të gjithë njerëzve të drejta të barabarta.

Gjithashtu, të dyja janë empatike ndaj personave gej dhe lesbike duke shprehur se është e

gabuar që të diskriminohen duke iu mohuar atyre të drejta të barabarta.

Fakti që disa pjesёmarrës u shprehën se homoseksualiteti është mëkat, por që është e

gabuar që personave gej dhe lesbike t’u mohohen të drejtat e barabarta, tregon se ka një

dimension moral të argumenteve të të drejtave të barabarta nga mbështetësit e martesës në të

njёjtën gjini. Moraliteti i homoseksualitetit nuk përbën dimensionin e vetëm në debatin mbi

martesën në të njёjtën gjini. Në literaturën akademike në lidhje me debatin mbi martesën në të

njёjtën gjini, kornizat morale lidhen me kundërshtimin e martesës në të njёjtën gjini, ndërkohë

që kornizat e të drejtave lidhen me mbështetjen ndaj saj (Mucciaroni, 2011; Adams, 2013;

Baunach, 2011). Megjithatë, këto nuk janë korniza reciprokisht të ndara: korniza e të drejtave

është edhe kornizë e moralitetit. Ndarja ndërmjet të drejtave dhe moralitetit është e

Page 85: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

85

papërshtatshme për analizat e mendimeve komplekse të njerëzve në lidhje me martesën në të

njёjtën gjini.

Një model i përbashkët i shprehjeve se homoseksualiteti nuk është imoral përqëndrohet

në dallimet ndërmjet vlerave morale dhe gjykimeve morale. Edhe ata që personalisht mendojnë

se homoseksualiteti është i gabuar, ngurrojnë të thonë se është i pamoralshëm sepse nuk

besojnë se u takon atyre t’i gjykojnë të tjerët. Për shumë pjesёmarrës, pyetja nësë

homoseksualiteti është i pamoralshëm ose jo, përfshin një gjykim moral të të tjerëve. Një

student 21 vjeç, nuk dha një përgjigje të prerë për këtë çёshtje për arsye të këtij dallimi:

Pyetje: A mendon se sjellja homoseksuale është e pamoralshme në ndonjë mënyrë?

Përgjigje: Po dhe jo. Nuk e di. Them se akte të tilla nuk i duroj nga meshkujt. Nuk mendoj

se do të jem ndonjëherë dakord me këtë. (11, student, 21 vjeç)

Më pas kur u pyet nëse kjo parehati ndaj homoseksualitetit ishte një arsye e mirë për të

kundërshtuar martesën në të njёjtën gjini, ai u përgjigj:

Përgjigje: Nuk besoj, sepse lidhet me atë çfarë e bën një njeri të ndihet mirë. Nëse kjo është

ajo çka do të bësh, do të luftosh sa të mundesh për atë që ndihesh mirë. Lufto për atë çfarë

dëshiron.

Pyetje: A mendon se disa njerëz duhet t’u thonë disa njerëzve të tjerë se çfarë të bëjnë apo

të mos bëjnë?

Përgjigje: Ëhë, nuk është pozicioni im p.sh., që t’u them atyre çfarë nuk duhet të bëjnë.

Çdokush jeton sipas mënyrës së vet dhe çdokush nuk është i njëjtë. Kështu që nuk kam të

drejtë t’i them dikujt çfarë të bëjë apo si ta bëjë. (11, student, 21 vjeç)

Pavarësisht nga familjariteti me mësimet fetare ku homoseksualiteti konsiderohet

imoral dhe të paturit të ndjesive personale që ai është i gabuar, disa pjesёmarrës nuk japin

gjykime nëse homoseksualiteti është i drejtë apo i gabuar. Ngurrimi për të thënë se

homoseksualiteti është imoral, nuk ka të bëjë domosdoshmërisht me pritshmëritë e dhënies së

përgjigjeve të dëshiruara. Në fakt ky ngurrim bazohet në ideologjinë fetare, ku Zoti ka të drejtën

të përfundimtare të gjykimit të së drejtës dhe së gabuarës dhe se gjykimi i njerëzve është i

gabueshëm.

Pyetje: A ke personalisht një mendim nëse çiftet e të njёjtës gjini duhet të lejohen të

martohen?

Page 86: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

86

Përgjigje: Mendimi i vetëm që kam për këtë është se i takon Zotit ta gjykojë. Edhe pse Zoti

është kundër kësaj, njërëzit vazhdojnë të kenë marrëdhënie homoseksuale dhe ka njerëz në

pushtet që në të ardhmen mund të mundësojnë miratimin ose jo të tyre. Edhe pse une nuk

jam dakort me këtë, nuk mund të them se “nuk duhet” por do thoja “kjo është mënyra sesi

ata duan t’i bëjnë gjërat”. (11, student, 21 vjeç)

Në shpjegimin që i bën mendimeve të tij, ai fillon duke thënë se autoriteti i vetëm i së

vërtetës është Zoti duke e kundërvëne më autoritetin njerëzor, i cili ka të meta. Edhe pse

personalisht nuk është dakord me homoseksualitetin, ai beson se çdokush ka vullnetin e lirë

për të bërë atë çfarë mendon si më të mirën dhe vetëm Zoti duhet ta gjykojë.

Një student përdor të njёjtin arsyetim ndaj pyetjes, por përgjigjia e tij thekson elementin

refleksiv të gjykimeve, të tilla si: nëse unë gjykoj sjelljen e një personi si të gabuar, ata mund

të gjykojnë sjelljen time si të gabuar dhe si mund ta dimë kush ka të drejtë? Ndonjëherë të

folurit mbi moralin mund të jetë i vështirë dhe kompleks:

Pyetje: A mendon se akti homoseksual është i pamoralshëm?

Përgjigje: Do të thuash aspekti fizik i tij?

Pyetje: Po.

Përgjigje: I pamoralshëm për shoqërinë apo i pamoralshëm në sensin shpirtëror?

Pyetje: Thjesht për ty personalisht.

Përgjigje: Pyetjet po bëhen gjithnjë e më të vështira.

Pyetje: E di, është e qëllimshme në fakt. Por në fund të intervistës pyetjet bëhen të tilla.

Përgjigje: A mendoj si akt të pamoralshëm? Nuk mendoj, jo nuk mendoj se kam të drejtën

të them se është akt i pamoralshëm. Mendoj se është një çёshtje shpirtërore se sa një çёshtje

ligjore. Nëse kemi dy persona që duhen, a mund t’u them atyre se mënyra se si i shprehin

ndjenjat njëri-tjetrit është e pamoralshme? Apo t’i ndaloj ato e t’u them që është e

neveritshme ajo çfarë po bëni? Fakti që ka më shumë njerëz si unë se sa si ata, a më bën

kjo të mendoj se kam të drejtë ta bëj? Nuk mendoj se kam të drejtën për të thënë se është e

pamoralshme. Mund të më duket mua e pamoralshme, por mënyra se si unë e interpretoj

besimin dhe jetën time është e ndryshme nga ajo e tjetrit. (3, student, 22 vjeç)

Në këtë pjesë interviste, kemi pushime të gjata dhe parapërgatitje në bisedë përpara se

ai të ndihet rehat për pikëpamjet e tij duke u shprehur se nuk i takon që të japë gjykime morale

për veprimet e të tjerëve. Edhe pse tregon se për të homoseksualiteti është i gabuar, ai gjithashtu

shprehet në terma të “një marrëdhënieje të dy njerëzve që duhen”. Pavarësisht vlerave morale

Page 87: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

87

të tij, dhënia e një gjykimi moral për të tjerët është diçka e ndryshme. Në këtë kontekst, vlerat

morale mund të mendohen si standarde të së drejtës dhe së gabuarës që dikush ka për veten,

ndërsa gjykimet morale mund të kuptohen si standarde që mund të përdoren edhe për të tjerët.

Nëse je një person që deklarohesh si fetar, atëherë siç të mëson feja, edhe për ty akti

homoseksual do të jetë një mëkat… Nuk jam Zoti. Nuk jam unë ajo që duhet t’i gjykoj ato.

Unë s’mundem as të provoj se Zoti ekziston. Unë këtë besoj dhe nuk dua t’i drejtoj gjykimet

tek askush tjetër. Varet në ndërgjegjen e atyre nësë mendojnë se është mëkat apo jo. (18,

studente, 19 vjeçe)

Duke qenë se ajo i sheh bindjet e saj fetare si çёshtje besimi dhe jo si çёshtje faktesh,

nuk do të ishte e drejtë sipas saj që t’i konsideronte të tjerët me standardet e besimit të saj. Ajo

mendon se, nëse homoseksualiteti nuk shkel bindjet morale të vetë personit mbi atë çfarë është

e drejtë dhe e gabuar, atëherë nuk duhet të konsiderohet si mëkat.

Çёshtja nëse homoseksualiteti është imoral apo jo, është e ndërlikuar në qëndrimet e

njerëzve, pasi shumë prej tyre bëjnë dallimin ndërmjet vlerave të tyre personale që përdorin

vetë dhe gjykimeve morale të të tjerëve. Çёshtja ndërlikohet më tej nga dallimi ndërmjet

moralit dhe të natyrshmes. Shumë pjesёmarrës e shikonin homoseksualitetin si jo të natyrshëm

apo jonormal por jo të gjithë prej tyre mendonin se ai ishte gjithashtu imoral. Ndërkohë që disa

përgjigje me pritshmëri si më të dëshirueshme mund të ndikojnë në të shprehurin se

homoseksualiteti është imoral, po ashtu është e vërtetë se kompleksiteti i konceptit të

moralitetit e kombinuar me qëndrimet e njerëzve ndaj personave gej dhe lesbike ofron një sërë

pikëpamjesh mbi të drejtën dhe të gabuarën e homoseksualitetit.

4.2. Shumëllojshmëria e pikëpamjeve ndaj martesës në të njёjtën gjini

Pjesë e këtij kapitulli është edhe të treguarit se çёshtja e homoseksualitetit është në

qendër të debatit që shoqëron martesën në të njёjtën gjini, si dhe është përshkruar mënyra se si

njerëzit bazohen në besimet e tyre kognitive, qëndrimet emocionale, vlerat morale dhe përvojat

e jetës në krijimin e pikëpamjeve mbi martesën në të njёjtën gjini. Në përshkrimin e

shumëllojshmërisë së këtyre elementëve kulturorë studiuesja ka dashur të tregojë se pikëpamjet

e njerëzve nuk mund të kuptohen në terma të ndarjeve të thjeshta: e drejtë apo e gabuar, pozitive

apo negative, me shkaqe natyrore apo si zgjedhje e një stili jetese. Këto elementë kulturorë jo

vetëm që janë komplekse në vetvete, por edhe kombinimi i besimeve, qëndrimeve dhe vlerave

që shprehen, janë të shumta dhe të shumëllojshme. Nuk ka një diktues ideologjik që elementë

Page 88: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

88

të caktuar të repertorit kulturor të njerëzve të jenë si të të tjerëve, megjithatë me shumë gjasa

lidhen më shumë me ndikimet shoqërore, si për shembull, rritja e mundësisë për të qenë më

shumë kundërshtues ndaj martesës në të njёjtën gjini, nësë një person njeh dhe ndërvepron me

persona të tjerë që gjithashtu kundërshtojnë atё.

Sikurse ka kombinime komplekse të qëndrimeve, besimeve, vlerave dhe përvojave në

lidhje me homoseksualitetin, po ashtu njerëzit shprehin një sërë pikëpamjesh në shprehjen e

qëndrimeve mbi martesën në të njёjtën gjini që nuk kufizohen në idenë e mbështetjes apo

kundërshtimit të saj. Gjithashtu, janë përshkruar shumëllojshmëritë e pikëpamjeve që

pjesёmarrësit në studim kanë treguar për të folur mbi martesën në të njёjtën gjini,

karakteristikat e njërëzve që kanë këto pikëpamje dhe mënyrën se si bazohen në një kombinim

specifik të qëndrimeve, besimeve, vlerave dhe përvojave në lidhje me homoseksualitetin. Në

vazhdim do të përshkruhen diskurset e mbështetjes së qartë dhe kundërshtimit të qartë dhe

mënyrës se si lidhen me përkatësinë në një brez dhe ideologjinë fetare. Më pas do të

përshkruhen diskurset e mesme të pragmatizimit liberal dhe konfliktit ideologjik të

pjesёmarrësve në studim.

4.2.1. Mbështetjet e qarta

Personat që ishin qartësisht mbështetës mbi martesën në të njёjtën gjini ishin kryesisht

studentët. Në këtë mënyrë, të dhënat e këtij studimi përputhen me pritshmëritë e një ndikimi

domethënës të dallimeve që lidhen me brezin në qëndrimet mbi martesën në të njёjtën gjini.

Anëtarët e grupmoshës së re me pikëpamje pozitive kishin një shumëlloshmëri qasjesh fetare

dhe vinin nga familje me prejardhje të ndryshme duke shfaqur mbështetje për martesën në të

njёjtën gjini ndonjëherë edhe jashtë pritshmërive të studiueses. Për shembull, një student

pjesёmarrës në studim kishte të gjitha karakteristikat e dikujt që mund të kundërshtonte

martesën në të njёjtën gjini. Ai ka jetuar në një qytet të vogël të Shqipërisë dhe ishte praktikant

i një besimi fetar. Gjithsesi, ai u shpreh se personat gej dhe lesbike duhet të lejohen të martohen

sikurse të gjithë të tjerët dhe nuk ishte dakord me mësimet fetare që homoseksualiteti është

mëkat. Në këtë mënyrë, në mesin e grupmoshave të reja mbështetja për martesën në të njëjtën

gjini nuk kufizohej vetëm tek personat që ishin liberalё dhe jo fetarë.

Nga ana tjetër, brezi i prindërve të cilët kishin qëndrime mbështetëse kur flisnin për

martesën në të njёjtën gjini nuk kishin qasje fetare dhe disa prej tyre kishin pasur kontakt

personal me persona gej dhe lesbike duke ndikuar ndjeshëm në qëndrimet e tyre. Në përgjithësi,

pikëpamjet e mbështetjes së qartë lidhen në mënyrë kognitive dhe kulturore me qëndrime

Page 89: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

89

pozitive ndaj personave gej dhe lesbike, me besimin se homoseksualiteti nuk është imoral, të

besuarit në vlera morale të drejtësisë dhe barazisë dhe me argumentin që martesa në të njёjtën

gjini ka të bëjë me të drejtat e barabarta për personat gej dhe lesbike. Këto pikëpamje lidhen

kështu me mendimin e korrigjimit të një padrejtësie ku personave gej dhe lesbike u janë mohuar

të drejtat, përfitimet dhe përgjegjëistë që lidhen me martesën. Kjo gjetje është në përputhje me

studimet që janë kryer nga studiues të ndryshëm mbi martesën në të njёjtën gjini, të cilët kanë

identifikuar kornizën e të drejtave si me rëndësi të madhe në mbështetjen e martesës në të

njёjtën gjini në krahasim me kornizën e moralit që përdoret kryesisht nga ato që e

kundërshtojnë atë (Jowett dhe Peel, 2010; Kenix, 2008; Smith, 2007).

Megjithatë, në këtë studim gjetjet sfidojnë këto studime në idenë që pikëpamjet e

pjesёmarrësve të intervistuar për mbrojtjen e të drejtave të barabarta kanë elementë politike

dhe morale.

Elementi i të drejtave të barabarta lidhet me zgjerimin e të drejtave dhe përfitimeve të

çifteve në të njёjtën gjini që u garantohen nga ligji çifteve të martuara. Për shembull, një

studente u shpreh se martesa në të njёjtën gjini duhet të legalizohet, sepse garantimi i të drejtave

të barabarta të të gjithë qytetarëve është një ndër parimet e çdo vendi:

Pyetje: A mendon se duhet të legalizohet martesa në të njёjtën gjini?

Përgjigje: Po, mendoj se duhet. Nuk është e drejtë që të mos miratohet një ligj i tillë, pasi

gejt në Shqipëri nuk janë të barabartë me ne, duke qenë se ne mund të martohemi dhe ata

jo. Ata duhet të kenë të njёjtat të drejta si ne. Ata janë si ne. (7, studente, 26 vjeçe)

Një student tjetër shprehu mbështetje të fortë për martesën në të njёjtën gjini. Edhe pse

mendon se homoseksualiteti nuk është i natyrshëm, ajo e shikon këtë si çёshtje të të drejtave të

barabarta:

Nuk mendoj se njerëzit po përpiqen për etiketën, por për të drejtat. Nuk është e thënë që ta

pranosh. Mendoj se e bukura e të qenit gej është se ato nuk të detyrojnë që ta pranosh atë.

Ata thjesht duan të kenë mundësinë të bëjnë atë që duan të bëjnë. (4, studente, 20 vjeçe)

Siç ajo thekson, çёshtja nëse dikush ka të drejta të barabarta dallon nga çёshtja nëse

dikush miraton zgjedhjet e dikujt tjetër. Po ashtu, ka pasur raste që disa pjesёmarrës nuk

mbështesnin homoseksualitetin, por argumentonin se ata duhet të kishin të drejta të barabarta.

Në raste të tjera, pjesёmarrësit në studim shpreheshin se personat gej dhe lesbike nuk duhet të

kishin të drejta të barabarta. Edhe pse jo të gjithë të intervistuarit kanë folur menjëherë për të

Page 90: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

90

drejtat dhe përfitimet e martesës, një pjese e mirë e tyre e bënë një gjë të tillë, pasi u pyetën se

përse disa persona gej dhe lesbike dëshironin të kishin të drejtën për t’u martuar:

Ndoshta prej përfitimeve që sjell martesa të cilat janë domethënëse. (15, nënë, 52 vjeçe)

Ka përftime të qenit i martuar dhe ata duan të tregojnë se jemi të njёjtë me të tjerët dhe

duhet të kemi të njёjtat të drejta. (4, studente, 20 vjeçe)

Të pasurit të drejta dhe përfitime të barabarta përpara ligjit sikurse çiftet në gjini të

kundërt e bën të rëndësishme martesën në të njёjtën gjini. Përveç elementit politik, çёshtja e të

drejtave të barabarta gjithashtu ka edhe një element moral. Në përgjithësi, korniza e moralit

është përcaktuar ngushtë në terma të gjykimit moral dhe argumenteve fetare. Feja përbën një

gjuhë të rëndësishme të moralit, ndërsa vlerat morale janë të shprehura në terma si e dreja dhe

e gabuara, drejtësia dhe padrejtësia. Por gjykimi moral i një personi mbi homoseksualitetin nuk

është e vetmja çёshtje e debatit që përfshin vlerat morale. Kur një person flet për martesën në

të njёjtën gjini, ai gjithashtu bën gjykime morale mbi diskriminimin, paragjykimin, barazinë,

rolin e qeverisë në jetët private të njerëzve dhe efektet e veprimeve të ndryshme te fëmijët dhe

njerëzit e tjerë. Kur flitet për të drejtat e barabarta për personat gej dhe lesbike, gjykimet mbi

të drejtën dhe të gabuarën janë pjesë integrale e diskursit.

Sa më gjatë njerëzit do të trajtohen keq apo të paktën në mënyrë jo të barabartë, ata do të

fillojnë të besojnë se janë të pabarabartë dhe kjo nuk është një gjë e mirë. Duke pasur

parasysh të drejtat e njeriut nuk mendoj se do të ishte e drejtë për to. (15, studente, 25

vjeçe)

Në këtë rast studentja lidh me njëra-tjetrën çёshtjet e të drejtave civile, barazisë dhe

drejtësisë. Po ashtu, theksohet një tipar i dukshëm i një diskursi moral mbi të drejtat e barabarta

që ka të bëjë me aspektin moral të barazisë dhe të drejtave civile të cilat janë më të dukshme

kur ka përceptime të padrejtësisë apo të akteve që gjykohen si të gabuara. Një student tregon

një ndodhi që nxjerr në pah këtë gjë:

Pyetje: Një nga çёshtjet që krijon më shumë debat lidhet me çёshtjen e martesës në të

njёjtën gjini.

Përgjigje: Jam krejtësisht dakord me to, sepse jam për respektimin e të drejtave të të

gjithëve. Kam pasur një mësuese që mendonte se çdokush duhet t’i kundërvihej

homoseksualëve dhe kjo nuk më duket e drejtë. Të kritikosh një grup minoritar duke qenë

përfaqësuese e një institucioni arsimor më duket skandaloze. (3, student, 22 vjeç

Page 91: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

91

Në komentin e tij duket qartë se ai mendon se diskriminimi ndaj një grupi minoritar

është i gabuar. Edhe pse rasti që tregoi nuk lidhet specifikisht për martesën në të njёjtën gjini

gjithsesi ai përqëndrohet në një çёshtje më të gjërë për të arsyetuar mbështetjen e tij për

martesën në të njёjtёn gjini.

Në disa raste argumentimi moral për t’i dhënë personave gej dhe lesbike të drejta të

barabarta lidhej me trajtimin human të çёshtjes. Në përpjekje për të shpjeguar se personat gej

dhe lesbike nuk duhen trajtuar në mënyra të ndryshme nga personat heteroseksualë,

pjesёmarrësit në studim i përshkruanin personat gej dhe lesbike si qenie njerëzore si gjithë të

tjerët dhe martesën në të njёjtën gjini si çёshtje e të drejtave të njeriut.

Pyetje: A mendon se personat gej dhe lesbike duan të kenë të drejtën për t’u martuar?

Përgjigje: Mendoj se nuk është ideja që duan të drejta. Ata janë njerëz dhe besoj se nuk

arrijnë ta kuptojnë se pse si qenie njerëzore nuk gëzojnë disa të drejta si gjithë të tjerët

vetëm për shkak të personit që dashurojnë. (8, studente, 21 vjeçe)

Disa pjesёmarrës në studim shprehën se mohimi i të drejtave të barabarta ndaj

personave gej dhe lesbike ishte një tregues i paragjykimit tonë si shoqëri dhe se kjo si çdo

formë tjetër e paragjykimit duhet të eleminohej. Kur një nënë u pyet se cilat mendonte se do të

mund të ishin efektet e legalizimit të martesës në të njёjtën gjini, ajo mbajti një qëndrim moral

ndaj çdo forme paragjykimi duke thënë se shpresonte se kjo do të zvogëlonte paragjykimin në

shoqëri:

Do të shpresoja shumë që një nga ndikimet të lidhej me mirëkuptimin e njerëzve që janë të

ndryshëm duke ndikuar edhe në situata të tjera paragjykuese. Shpesh njerëzit mjaftohen

duke parë dikë nga jashtë duke mos dashur ta njohin atë vërtet, sepse imazhi i jashtëm nuk

përputhet me atë çka duan ata të mendojnë. (11, nënë, 60 vjeçe)

Pjesёmarrësit kanë përdorur gjithashtu argumenta që lidhen me fenë në mbështetjen e

martesës në të njёjtën gjini.

Nëse do pyesësh njerëzit fetarё, të qenit gej do të thotë që nuk je i mirëpritur. Besimtarët të

thonë që i duan të gjithë njerëzit, por kanë urrejtje ndaj homoseksualitetit. Nuk është e

logjikshme të përdorësh edhe urrejtjen edhe dashurinë në të njёjtën fjali sepse mesazhi që

kalon tek ai që dëgjon, është thjesht urrejtja. (3, baba, 52 vjeç)

Ai mbështet martesën në të njёjtën gjini duke përdorur shprehje të besimit fetar për të

sfiduar kundërshtitë dhe duke besuar se dashuria për çdokënd, pavarësisht se kush janë ata,

Page 92: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

92

qëndron në thelb të besimit, si dhe që legalizimi i martesës në të njёjtën gjini do të ishte një

shprehje e atij parimi.

4.2.2. Kundërshtimet e qarta

Pjesёmarrësit në këtë studim që përdoren diskurse të qarta kundërshtuese përfshinin

kryesisht prindërit, të cilët kishin qasje në besimet fetare. Edhe pse diskurset kundërshtuese

janë më së shumti të rrënjosura në ideoligjitë fetare, prindërit që kundërshtonin martesën në të

njёjtën gjini jo domosdoshmërisht i bazonin mendimet e tyre në pikëpamjet fetare. Disa nga

prindërit kundërshtuan martesën në të njёjtën gjini jo nga bindjet fetare, por nga ideja se

homoseksualiteti është i gabuar dhe jo i natyrshëm.

Në përgjithësi në ideologjitë fetare homoseksualiteti konsiderohet si mëkat duke u

kombinuar me qëndrime negative ndaj homoseksualitetit dhe me besimin se ai është një

zgjedhje e stilit të jetesës duke ofruar kështu një bazë të fortë ideologjike për kundërshtimin e

martesës në të njёjtën gjini. Personat me pikëpamje qartësisht kundërshtuese ndaj martesës në

të njёjtën gjini e bazojnë atë në ideologjinë e tyre të besimit.

Mendimi që kam në lidhje me këtë lidhet me mendimet e mia të besimit. Burri është krijuar

për gruan dhe këtu nuk ka vend për diskutim. Në librin e shenjtë Zoti i konsideron të

gabuara gjëra të tilla. (8, studente, 21 vjeçe)

Nuk e kam parë në asnjë vend në Bibël, Kuran, ku Zoti, Allahu dhe Jehovahu sido që do t’i

quash të kenë dhënë pëlqim ndaj martesave të tilla. Por di një histori të Sodom dhe

Gomorrah ku ai i shkatërroi njerëzit për veprime të tilla. (2, student, 19 vjeç)

Një pjesë e pjesёmarrësve që kundërshtonin homoseksualitetin për arsye të bindjeve të

tyre fetare shprehnin se nuk dëshironin të dënonin personin, por ishte sjellja homoseksuale që

ishe e pamoralshme dhe mëkatare.

Zoti nuk thotë që urren gejt apo njerëzit e tillë, por Ai urren veprimin. Shumë njerëz nuk e

kuptojnë një gjë të tillë dhe mendojnë se Zoti i urren ata dhe do t’i dënojë. Por kjo nuk

është e vërtetë. (6, studente, 22 vjeçe)

Një studente me qasje fetare e shpjegon kështu lidhjen mes prirjeve dhe zgjedhjes së

sjelljeve duke shprehur ide që ka mësuar në degën e psikologjisë:

Page 93: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

93

Homoseksualiteti është më shumë një zgjedhje. Dikush mund të jetë në një mënyrë, por ai

zgjedh që të sillet në atë mënyrë. Gjatë rritjes ndodh që ajo çfarë mëson dhe përvojat do të

të ndryshojnë prirjet. Nëse dikush ka lindur le të themi me prirje homoseksuale, në një

familje që ka qëndrim neutral ndaj saj, personi do të bëjë zgjedhje bazuar në atë çfarë sheh

në media ose do të ndikohet nga shoqëria e tij. (4, nënë, 49 vjeçe)

Ajo përdor gjuhën e psikologjisë për të dhënë shpjegimet e saj, se pavarësisht nga prirjet

e dikujt, është edukimi ai që do të modelojë qëndrimin e tij ndaj homoseksualitetit duke

zgjedhur nëse do të ndjekë apo jo këto prirje. Në këtë kontekst, pavarësisht nga besimet

kognitive të një personi në lidhje me shkallën në të cilën faktorët e lindur apo të fituar

shkaktojnë homoseksualitetin, njerëzit me bindje fetare mendojnë se personat gej dhe lesbike

kanë mundësinë të zgjedhin nësë do të kenë sjellje homoseksuale apo të kenë një stil jete

homoseksuale. Në këtë kuptim, një person mund ta ndryshojë homoseksualitetin e tij, sepse ai

mundet që të ndalojë sjelljen bazuar në këto ndjenja.

Pyetje: A mendon se homoseksualiteti mund të ndryshohet? A mundet që një person që

është gej të mos jetë më gej?

Përgjigje: Nëse një person beson në Zot duhet ta dijë që duhet të heqë dorë nga kjo mënyrë

jetese sepse nuk është e drejtë dhe nuk është e shëndetshme. (5, student, 24 vjeç)

Kundërshtitë kryesore ndaj martesës në të njёjtën gjini janë të bazuara në ideologjinë

fetare duke qenë se edhe homoseksualiteti është përcaktuar në terma ekskluzivisht fetarë. Në

këtë këndvёshtrim, homoseksualiteti nuk është nuk është më një zgjedhje e sjelljes por një

mashtrim i djallit që dëshmohet në praninë që ka në botë për shkak të fuqisë së tij të madhe.

Njeriu në jetën e tij ka shumë dëshira, si p.sh., dëshira të Zotit, dëshira të tij egoiste, si dhe

dëshira që i vijnë nga gjërat e liga. Ai ka në dorë të vendosë se cilat do të zgjedhë. Mund

të zgjedhësh Zotin, veten tëndë apo të keqen. Vetja jo gjithmonë është në kundërshtim me

Zotin por shpesh përmbush atë çfarë dëshiron. Çdo gjë kundër Zotit vjen nga forcat e së

keqes. (2, nënë, 50 vjeçe)

Ajo beson se homoseksualiteti nuk është thjesht një zgjedhje që bëhet për të ndjekur

dëshirat egoiste të njerëzve, por është diçka më e keqe. Kur njerëzit largohen nga Zoti, ata nuk

mund të gjejnë më dashurinë e Tij, duke rënë viktima të së keqes. Ajo kundërshton fort

martesën në të njёjtën gjini pasi e mendon si vepër të djallit dhe si pjesë të një plani më të madh

për të promovuar homoseksualitetin. Shkalla e kundërshtimit të saj ndaj homoseksualitetit dhe

Page 94: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

94

martesës në të njёjtën gjini vihet në dukje më poshtë si përgjigje e pyetjes mbi martesën në të

njёjtën gjini:

Se di si mund të duket, por ndjej neveri për atë lloj jetese. Acarohem ndonjëherë, edhe pse

e di që nuk duhet, për mënyrën se si të imponohen që t’i pranosh kur ata kanë mungesë

tolerance ndaj nesh me idenë që ne kemi mungesë tolerance. Mendimet e tyre depërtojnë

në mendjet e tyre dhe atyre nuk duhet t’u mësohet si diçka e pranueshme. Jam shumë

kundër. (2, nënë, 50 vjeçe)

Debatet në lidhje me legalizimin e mundshëm të martesës në të njёjtën gjini në Shqipëri

lidhen me sfidimin e moralit tradicional të shoqërisë.

Pyetje: Nëse Shqipëria do të legalizonte martesën në të njёjtën gjini, çfarë pasojash

mendon se do të kishte në shoqëri?

Përgjigje: Shkatërruese. Përveç problemeve të shtuara që ka pasur vendi ynë, do të kishte

edhe një degradim të mëtejshmëm të moralit, braktisje të Zotit dhe shkatërrim të Shqipërisë.

(18, nënë, 47 vjeç)

Përgjithësisht njerëzit me bindje fetare e shikonin pranimin gjithnjë e në rritje të

homoseksualitetit në shoqëri si pjesë të një degradimi moral duke dashur që të kishte më shumë

reagime negative ndaj tij:

Për fat të keq në shoqërinë ku jetojmë, sot kjo është mënyra si reagojmë ndaj gjërave që na

pëlqejnë ose jo duke thënë që s’mund të bëjmë gjë për këtë dhe duke e pranuar në njëfarë

mënyre atë. Kështu ne shkojmë drejt greminës duke pranuar diçka që na demoralizon apo

që është e pamoralshme. (9, baba, 46 vjeçe)

Këta pjesёmarrës në studim që kanë qasje fetare nuk janë të pavëmendshëm ndaj rritjes

së vazhdueshme të tolerancës ndaj homoseksualitetit në Shqipëri, si në media, ashtu edhe në

opinionin publik. Ata gjithashtu janë në dijeni të akuzave që u bëhen njerëzve që kundërshtojnë

homoseksualitetin si njerëz injorantë, fanatikë apo të mbushur me urrjetje:

Shikon në televizor njerëz që luftojnë për të ashtuquajturat të drejtat e homoseksualëve

duke na thënë se ne që besojmë në Zot, jemi njerëz që kemi urrejtje, kur kjo nuk është diçka

e vertëtë. Ne thjesht po themi të vërtetën. Ata na shohin si paragjykues që t’i nxisin njerëzit

që të jenë në anën e tyre, ndërkohë që nuk e dinë as çfarë është besimi në Zot. (19, baba,

54 vjeç)

Page 95: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

95

Nëse sheh dikë që po dëmton veten dhe po shkatërron jetën e tij, a i do të mirën duke e

lejuar që ta bëjë një gjë të tillë, apo duke i thënë që është e gabuar? Nuk dua të bëj me gisht

për ta sharë por dua t’i them se cila është rruga më e mirë për jetën. (2, nënë, 50 vjeçe)

Në rastet kur diskursi është qartësisht kundërshtues ndaj martesës në të njёjtën gjini,

pjesёmarrësit në studim e shohin edhe si qëndrim parimor kundër çdo force që po ndikon në

rënien morale të shoqërisë. Mbajtja e një qëndrimi kundër martesës në të njёjtën gjini shikohet

tek ata si mbajtje e një qëndrimi për qëndrueshmërinë e familjes, marrëdhënieve të

shëndetshme dhe rritjes së duhur të fëmijëve. Ka pjesёmarrës që janë qartësisht kundërshtues

ndaj martesës në të njёjtën gjini, por që nuk përdorin një gjuhë fetare në pikëpamjet e tyre. Në

kampionin e këtij studimi, në këtë rast, ata ishin kryesisht prindër. Për to, kundërshtimi ndaj

martesës në të njёjtën gjini mund të bazohej thjesht në një bindje të thellë që nuk vihej në

diskutim se homoseksualiteti është i gabuar. Për shembull, kemi rastin e një nëne që e

identifikon veten si besimtare fetare, e cila shprehet se është kundër martesës në të njёjtën gjini

duke shprehur frikë ndaj homoseksualitetit. Ajo nuk dha një përgjigje për kundërshtimin ndaj

martesës në të njёjtën gjini, përveç idesë se ishte rritur duke besuar se homoseksualiteti është i

gabuar. Kur u pyet nëse mendonte se homoseksualiteti është imoral ose jo, ajo kishte vështirësi

në dhënien e shpjegimeve:

Pyetje: A mendon se akti homoseksual është i pamoralshëm?

Përgjigje: (pushim) Unë them se po. Nganjeherë mendoj mos jam paragjykuese dhe ndoshta

jam por nuk e di. Ndonjëherë po, ndonjëherë jo mendoj. (14, nënë, 48 vjeçe)

Ajo nuk përdor një gjuhë fetare për të shprehur besimin e saj se homoseksualiteti është

imoral. Në pamundësi për të dhënë një arsye për mënyrën si mendon, ajo pyet veten nëse thjesht

është duke paragjykuar.

Diskurset që kundërshtojnë qartë martesën në të njёjtën gjini bazohen në radhë të parë

në besimet fetare duke e konsideruar homoseksualitetin si të gabuar dhe duke pasur qëndrime

negative ndaj tij. Shumica e atyre që kundërshtojnë qartë martesën në të njёjtën gjini e kuptojnë

homoseksualitetin si sjellje ku individët mund të zgjedhin që të përfshihen në to ose jo.

4.2.3. Diskurset e mesme: pragmatizmi liberal dhe konflikti ideologjik

Ndërmjet diskurseve të kundërshtimit dhe mbështetjes së qartë janë një sërë diskursesh

të mesme në të cilat qëndrimet mbi martesën në të njёjtën gjini nuk mund të shprehen lehtë në

terma të mbështetjes apo kundërshtimit. Personat që përdorin diskurse të mesme mund të

Page 96: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

96

shprehen se nuk e dinë se si ndihen në lidhje me martesën në të njёjtën gjini, se nuk duan t’ia

dinë në një mënyrë a në një tjetër mbi këtë çёshtje apo se mund të shprehin mbështetje dhe

kundërshtim në të njёjtën kohë. Këto diskurse shprehen duke përdorur kombinime të ndryshme

të besimeve, qëndrimeve dhe vlerave në krahasim me ato që përdoren në shprehjen e

mbështetjes apo kundërshtimit të qartë.

Diskurset e mesme janë përdorur më shpesh nga ato studentë dhe prindër te të cilët

takohen përkatësia në një brez dhe idelogjia fetare. Ideologjitë e tyre fetare ndikojnë që ata të

marrin pozicion në debatin për martesën në të njёjtën gjini, ndërkohë që të qenit pjesë e një

grupmoshe i tërheq ata ndaj qëndrimeve mbizotëruese të kësaj grupmoshe. Këto ndikime janë

të dukshme në diskurset e tyre, të cilat luhaten në mënyra të ndryshme ndërmjet elementëve

mbështetës dhe kundërshtues. Ndryshe nga diskurset mbështetëse dhe kundërshtuese, në

prirjen e studentëve dhe të prindërve nuk ka dallime në përdorimin e diskurseve të mesme.

Kështu, 25 % e studentëve dhe prindërve përdorën një shumëllojshmëri diskursesh të mesme

kur flisnin mbi martesën në të njёjtën gjini. Edhe pse mund të ketë një numër më të madh të

diskurseve të dallueshme të mesme mbi martesën në të njёjtën gjini, kërkuesja në këtë studim

është përqëndruar në pragmatizmin liberal dhe konfliktin ideologjik.

Pragmatizmi liberal lidhet me lirinë e individit për të refuzuar gjykimin e moralit të

veprimeve të dikujt tjetër për sa kohë që nuk ka pasoja negative për të tjerët. Diskursi është

liberal, sepse folësi refuzon vlefshmërinë e ushtrimit të gjykimit moral mbi veprimet apo

sjelljet që konsiderohen private dhe është pragmatike, sepse ky liberalizim bazohet në një ide

të veçantë që veprimet nuk shkaktojnë dëme tek të tjerët. Nëse veprimet do të ndikonin në

mënyrë negative te të tjerët, atëherë kufizimet e qeverisë së shtetit do të ishin legjitime. Në

deklaratat jo formale diskursi shprehet me fjalët “mund të bëjnë çfarë të duan për sa kohë që

nuk dëmtojnë njeri”.

Studentët dhe prindërit që kanë përdorur diskurse pragmatike liberale për martesën në

të njёjtën gjini kishin qëndrime tolerante ndaj martesës dhe seksualitetit në përgjithësi.

Megjithatë, diskurset e tyre ndikohen edhe nga disa vlerësime negative të homoseksualitetit, të

cilat shpreheshin si parehati ndaj homoseksualitetit apo të kuptuarit të tij si diçka e gabuar që

nuk duhet inkurajuar. Ky lloj diskursi ishte më i zakonshëm te prindërit. Studentët që përdorën

këtë diskurs ishin përgjithësisht meshkuj dhe vlerësimi i tyre negativ ndaj homoseksualitetit

dukej i bazuar në idenë e kërcënimit të idesë së mashkulloritetit apo në mësimet fetare ku

homoseksualiteti konsiderohet i gabuar. Pёr prindёrit, burimi i këtij vlerësimi negativ lidhej po

ashtu me formimin e tyre, pra pranimin e mendimit kulturor të homoseksualitetit si sjellje

Page 97: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

97

devijante, e stigmatizuar dhe e gabuar, e cila ka qënë mbizotëruese në shoqërinë shqiptare gjatë

jetës së tyre.

Diskursi i pragmatizmit liberal ishte i shpeshtë në intervistat e kryera. Përgjigjet më

poshtë pёr pyetjen e bërë mbi martesën në të njёjtën gjini përcjellin thelbin e pragmatizmit

liberal:

Mua nuk është se më intereson shumë në fakt. Është puna e tyre dhe nuk dua të paragjykoj

duke thënë se është e gabuar. Është jeta e tyre dhe jo e imja dhe nuk më ndikon mua në

asnjë mënyrë. (11, student, 21 vjeçe)

Pyetje: Një çёshtje që ka krijuar debat kohët e fundit, lidhet me martesën në të njёjtën gjini.

A ke dëgjuar diçka për këtë?

Përgjigje: E kam parë në televizion si gjithë të tjerët, por nuk mund t’i gjykoj ato. Është

zgjedhja e tyre, ajo çfarë ata duan. Nuk dua të mbaj një anë apo një tjetër. (13, baba, 46

vjeç)

Në të dyja rastet, pjesёmarrësit në studim shprehen se nuk kanë pikëpamje të forta mbi

çёshtjen duke treguar se janë të vetëdijshëm që shumë njerëz nuk janë dakord me to, por

gjithashtu pohojnë lirinë e personave gej dhe lesbike për të pasur marrëdhënie më të njёjtën

gjini. Ata nuk shprehen se mbështesin apo kundërshtojnë martesën në të njёjtën gjini dhe se

çёshtja nuk përbën ndonjë rëndësi për ta. Në ballafaqimin me kërkesën për të dhënë një mendim

mbi çёshtjen, ata që përdorën një diskurs liberal pragmatik refuzuan ta bënin një gjë të tillë:

Pyetje: A ke personalisht një mendim, nëse martesa në të njёjtën gjini duhet legalizuar ose

jo në Shqipëri?

Përgjigje: Kjo s’ka shumë rëndësi për mua. Është thjesht një copë letre që ndoshta për to

ka shumë rëndësi, por mua nuk është se më ndryshon jetën apo mënyrën se si e shoh atë.

Nëse kjo do të thotë shumë për ata dhe do të thotë shumë pak për mua, pse të merremi kaq

shumë me këtë gjë? (16, nënë, 52 vjeç)

Pyetje: A do të thotë kjo se ke mendime të përziera në lidhje me këtë çёshtje?

Përgjigje: Nuk jam plotësisht dakord me ata dhe as plotësisht kundër. Por për sa kohë që

ata qëndrojnë larg meje nuk kam asnjë problem. Thjesht nuk dua të jem i përfshirë në këtë

çёshtje. (13, baba, 46 vjeç)

Pyetje: A do të mbështesje legalizimin e martesës në të njёjtën gjini në shoqërinë tonë?

Page 98: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

98

Përgjigje: Nuk mendoj se do të përfshihesha në mënyrë aktive në këtë gjë, sepse me thenë

të drejtën nuk është diçka që më intereson shumë. Nuk është se më prek mua dhe po

tregohem e sinqertë për këtë gjë, ndoshta sepse nuk njoh asnjë të afërt që e ke

parasysh…Nuk do ta kundërshtoja por nuk do të isha e përfshirë. (14, nënë, 48 vjeçe)

Në pamje të parë, përgjigje të tilla duken si shprehje të përgjigjeve që pëlqehen apo janë

korrekte në shoqëri, që do të thotë se pjesёmarrësit nuk duan të thonë diçka që mund t’i bëjë

ato të duken si paragjykues. Sikurse tregohet në disa nga përgjigjet më lart, diskursi i tyre

shpesh përmbante qëndrime negative, të shprehura apo të nënkuptuara, që në njëfarë mënyre

lidheshin me homoseksualitetin. Për shembull, gjatë bisedës me një student ishte e qartë që

ndihej jo rehat me idenë e seksit gej. Në një moment ai shprehu parehatinë e tij në lidhje me

personat gej duke sjellë në mendje një rast që kishte ndodhur në klasën e tij:

Nuk dua të ulem aty ku afër kam një djalë gej. Më kujtohet kur hyra një herë në klasë dhe

një djalë që ishte ulur aty më shikonte gjatë gjithë kohës në një mënyrë që të gjithë e vinin

re. Ishte shumë e sikletshme. Nëse do të ishte bërë nga një vajzë, s’do kishte ndonjë problem

por kur ndodh nga një djalë më vjen që ta godas. (11, student, 21 vjeç)

Qëndrimet negative të shprehura në këtë rast janë mjaft të qarta. Të njёjtat shikimet që

mund të ndodhin mes një djali dhe një vajze, e bëjnë atë të ndihet jo rehat në rastin kur janë

mes dy djemve deri në pikën sa të provokojë ndjenja dhune te ai. Por ai nuk bazohet në këto

ndjesi për kundërshtimin e martesës në të njёjtën gjini. Kur u pyet, nëse ai personalisht kishte

një mendim mbi martesën në të njёjtën gjini, ai u përgjigj:

Siç e thashë, as që më intereson. Thjesht nuk ndikon tek unë dhe nuk kam pse të gjykoj dikë

që ka zgjedhje të tjera. Kam problemet e mia për të cilat mund të shqetësohem dhe martesa

gej nuk është e tillë për mua në këtë moment. (11, student, 21 vjeç))

Fakti që pragmatizmi liberal është përdorur shpesh nga pjesёmarrës që kishin qëndrime

negative, të qarta apo të nënkuptuara, në lidhje me homoseksualitetin është veçanërisht i

rëndësishëm për shkak se idetë e këtij diskursi lidhen me ideologji të tolerancës, relativizmit

kulturor, refuzimit të paragjykimit dhe përqafimit të të drejtave të barabarta. Megjithatë, ata

nuk ishin as mbështetës e as kundërshtues të martesës në të njёjtën gjini. Diskursi i tyre nuk

lidhej me bazat logjikë të kundërshtimit të martesës në të njёjtën gjini duke shprehur

mbështetjen e lirisë së individëve për t’u sjellë sipas zgjedhjeve të tyre për sa kohë që nuk do

të ketë pasoja negative për të tjerët.

Page 99: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

99

Një lloj i dytë i diskurseve të mesme mund të quhet “konfikti ideologjik”. Studiuesja

nuk merr të mirëqenë idenë që njerëzit kanë gjithmonë sisteme besimesh koherente dhe

logjikisht të qëndrueshme, kështu që ky emërtim nuk është një përcaktues i një sistemi besimi

jonormal apo të paqëndrueshëm. Ky emërtim përdoret për t’iu referuar faktit që shumë njerëz

bazohen në kombinime të ndryshme të qëndrimeve, vlerave, besimeve dhe përvojave për të

folur mbi martesën në të njёjtën gjini, kombinime që në pamje të parë duken kontradiktore. Ka

patur disa diskurse të ndryshme ideologjike kontradiktore që janë përdorur nga pjesёmarrësit

në këtë studim (p.sh., ata që shprehën mbështetje për martesën në të njёjtën gjini por

kundërshtuan që çiftet në të njёjtën gjini të adoptonin apo të rrisnin fëmijë), por diskursi i

kontradiktave ideologjike mbizotëruese është përdorur nga ata që kishin vëshirësi në

harmonizimin e mësimeve fetare mbi homoseksualitetin dhe mendimeve se duhet të ishin

tolerantë dhe mbështetës të të drejtave të personave gej dhe lesbike.

Diskurset ideologjikisht kontradiktore janë përdorur nga studentët dhe prindërit (20%).

Studentët dhe prindërit që përdorën këtë diskurs në të folurën për martesën në të njёjtën gjini,

janë kryesisht me qasje fetare duke shprehur mendime të përziera mbi martesën në të njёjtën

gjini për shkak të mospërputhjes me mësimet fetare në lidhje me homoseksualitetin. Prindërit

janë bazuar deri në një farë mase në mësimet fetare ku homoseksualiteti konsiderohet i gabuar

dhe studentët janë bazuar në mësimet fetare deri në një farë mase pasi i shikonin personat gej

dhe lesbike si njerëz normalë sikurse heteroseksualët që meritojnë të drejta të barabarta.

Diskursi ideologjikisht kontradiktor që lidhet me fenë mbi martesën në të njёjtën gjini ndodh

kur sistemi i besimeve fetare bie ndesh me qëndrimet për personat gej dhe lesbike.

Mësimet fetare në lidhje me imoralitetin e homoseksualitetit bien në kundërshtim me

qëndrimet pozitive mbi personat gej dhe lesbike dhe besimin se ata meritojnë të drejta të

barabarta. Kontradiktat e dukshme ndërmjet botës fetare dhe laike në të cilën jetojnë janë të

dukshme në përgjigjen e një studenti 21 vjeç, i cili është rritur në një familje fetare, por ka vënë

në pikëpyetje mësimet fetare. Në një nivel fetar ai beson se homoseksualiteti është i

pamoralshëm dhe nuk duhet të lejohet, por ai gjithashtu beson se orientimi seksual i një personi

është jashtë zgjedhjes së tij dhe në këtë mënyrë duhet që të ketë të drejta të barabarta sikurse

një person heteroseksual:

Varet nga këndvështrimi. Nëse bazohesh në fe padyshim që do të ishte e ndaluar, por, nëse

bazohesh në besimet e një pjese sado të vogël të shoqërisë, mund të të thonë krejt të

kundërtën. Unë besoj se askujt nuk duhet t’i mohohet një e drejtë. Në fe është e gabuar por

unë mendoj se ata duhet të kenë të drejta. (11, student, 21 vjeç)

Page 100: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

100

Ai shprehet se do të votonte kundër martesës në të njёjtën gjini nëse do të kishte

mundësi ta bënte, pasi për të ishte kuptimplotë koncepti i martesës sipas fees, por gjithashtu ai

mendonte se personat gej dhe lesbike duhet të kishin të drejta. Një pjesë e tensionit në besimet

e tij mund të lidhet me faktin se ai beson që homoseksualiteti ka një predispozitë gjenetike.

Edhe pse e konsideron homoseksualitetin të pamoralshëm, në vetvete ai beson se është një

pjesë e pandashme e një personi.

Nuk mendoj se gabimet e tyre janë më të rënda se ato të të tjerëve dhe prandaj mendoj se

është një gjë e shëmtuar kur njerëzit stërzgjaten në çёshtjen e martesës gej apo gjërave të

tilla. (11, student, 21 vjeç)

Ai nuk dëshiron që dikush të trajtohet negativisht nga dikush tjetër thjesht për atë çka

është. Në këtë mënyrë ai përdor një diskurs jo shumë të ekuilibruar ndërmjet mbështetjes dhe

kundërshtimit në lidhje me martesën në të njёjtën gjini.

Qëndrimet tolerante të disa pjesёmarrësve mbi homoseksualitetin duket se vijnë nga

kontakti personal me persona gej dhe lesbike ku mësimet fetare që e konsiderojnë

homoseksualitetin të gabuar nuk ndikojnë në përvojën e tyre personale.

Me thënë të drejtën jam pak konfuze, sepse ndonjëherë mendoj se po bëhet gjithnjë e më e

pranueshme dhe të rinjtë mendojnë se kjo është një mënyrë normale jetese. Kam mendime

të ndryshme në lidhje me këtë. Nëse e bëjmë kaq të përhapur a nuk jepet ideja e një prirjeje

për t’i orientuar njerëzit? Mua s’më pëlqen kjo. (8, nënë, 50 vjeçe)

Nëna në fjalë ka mendime të përziera në lidhje me martesën në të njёjtën gjini, pasi ajo

nuk mendon se homoseksualiteti është normal dhe nuk duhet të konsiderohet i njёjtë me

heteroseksualitetin. Kontakti personal me një person gej e ka bërë atë të ketë qëndrime pozitive

ndaj tij, por mësimet fetare që e konsiderojnë homoseksualitetin si jo të natyrshëm apo të

gabuar, ndikojnë në mënyrën se si ajo flet për çёshtjen.

Edhe kur mungon kontakti personal me persona gej dhe lesbike, disa studentë që kanë

qasje fetare janë empatikë ndaj tyre. Për shembull, studentja më poshtë është rritur me idenë

që homoseksualiteti është i gabuar për shkak të edukimit të saj fetar. Në ditën e intervistimit,

në klasën saj ishte zhvilluar një debat mbi homoseksualitetin dhe martesën në të njёjtën gjini

në lidhje me të drejtat dhe përfitimet që u janë mohuar personave gej dhe lesbike si rezultat i

moslejimit të tyre për t’u martuar ligjërisht:

Page 101: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

101

Në lidhje me martesën homoseksuale është interesante të dëgjosh ide të njerëzve që janë

mbështetës të saj. Kam kuptuar që në botë atyre iu mohohen shumë të drejta që çdo njeri

duhet t’i këtë. (13, studente, 21 vjeçe)

Kur ajo u pyet nëse personat gej dhe lesbike duhet të kenë të drejta të barabarta, ajo

ishte kontradiktore me veten:

Nuk mendoj, të paktën në lidhje me martesën. Nuk më pëlqen ideja që një burrë dhe një

burrë mund të martohen dhe më pas të rrisin një fëmijë. Për sa i përket të drejtave, nuk më

pëlqen që ata diskriminohen. Mendoj se duhet të shihen si njerëz që nuk duhen diskriminuar

sikurse askush nuk do që të diskriminohet për disa karakteristika të caktuara. Por mendoj

se jam disi kontradiktore me veten kur them që nuk mendoj se duhet të kenë të drejtën për

t’u martuar. Nuk e di, është pak konfuze për mua kjo temë. (13, studente, 21 vjeçe)

Martesa në të njёjtën gjini përbën kufirin në besimin e saj ku personat gej dhe lesbike

duhet të kenë të drejta të barabarta, por megjithatë pranon se ato nuk mund t’i kenë këto të

drejta nësë nuk do të kenë të drejtën për t’u martuar. Ajo u mundua që të pajtonte këtë

kontradiktë. Edhe pse nuk ka asnjë kontakt me persona gej dhe lesbike, empatia ndaj tyre ishte

në mospërputhje me besimin e saj fetar që në vetvete kundërshton martesën në të njёjtën gjini.

Janë përdorur diskurse ideologjikisht kontradiktore për të folur për martesën në të

njёjtën gjini nga pjesёmarrës në studim që ndikohen si nga besimi fetar, ashtu edhe nga

mendimet tolerante ndaj homoseksualitetit që janë karakteristikë e kulturës laike në një vend.

Ata që përdorin këtë lloj diskursi mendojnë për personat gej dhe lesbike si njërëz të zakonshëm

që meritojnë të drejta të barabarta, por gjithashtu atyrë u është mësuar se homoseksualiteti është

i pamoralshëm dhe në kundërshtim me besimin e tyre fetar. Me këtë ndikim të dyanshëm të

qëndrimeve dhe besimeve, diskurset e mbështetjes dhe kundërshtimit nuk janë të përshtatshme

për të shprehur se si njerëzit ndihen mbi këtë çёshtje. Fakti që studentët përdorën më shpesh

këtë diskurs sesa prindërit, mund të reflektojë rritjen e tyre në një periudhë në të cilën personat

gej dhe lesbike janë portretizuar gjithnjë e më shumë si normal në shoqërinë shqiptare.

Përveç diskurseve të mesme të përshkruara më lart ekzistojnë edhe diskurse të tjera të

ngjashme, që nuk paraqiten në kampionin e këtij studimi, qoftë edhe për arsye të

karakteristikave të pjesёmarrësve. Për shembull, shumë persona gej dhe lesbike kanë mendime

të ndryshme mbi martesën në të njёjtën gjini, pasi ata mbështesin betejën për të drejta të

barabarta, por refuzojnë institucionin e martesës që është heteronormativ, me funksion

riprodhues të një shoqërie të dominuar nga marrëdhënie patriarkale të përkatësisë gjinore.

Page 102: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

102

Mund të ketë edhe grupe të tjera që nuk kanë qenë të përfaqësuara në kampionin e këtij studimi,

të cilët mund të përdorin lloje të tjera të diskursit, kur flasin për martesën në të njёjtën gjini.

4.3. Të kuptuarit e martesës

Ndryshe nga mënyra se si pjesёmarrësit në studim flisnin për homoseksualitetin, kishte

një ngjashmëri të madhe në mënyrat se si ato flisnin për martesën. Studentët dhe prindërit kanë

folur për martesën në një mënyrë që theksonte aspektin civil të saj. Në mënyrë të veçantë,

mbizotërimi i qëndrimeve pozitive mbi martesën, pragmatizmi në diskutimet mbi divorcin,

bashkëjetesën dhe seksin paramartesor, si dhe gjuha e përdorur për të folur pёr karakteristikat

e një martese të mirë tregon se ka një sens të përbashkët kulturor të domethënies së martesës

në praktikë që është e ndarë gjërësisht.

Ideologjikisht, ky sens i përbashkët që mbizotëronte në pikëpamjet e pjesёmarrësve të

studimit mbi martesën shpesh përputhej me idenë e martesës në të njёjtën gjini në kuptimin që

nuk kishte elementë të këtij përcaktimi që nuk përputheshin me të. Në përgjithësi pjesёmarrësit

folën për martesën duke përdorur një gjuhë që e theksonte atë si një institucion social dhe

seksual pozitiv për dy individë që duan njëri-tjetrin dhe duan t’i përkushtohen njëri-tjetrit për

gjithë jetën e tyre, gjë që shkon përtej idesë riprodhuese, dallimit gjinor dhe fetar të martesës.

Diskurset e përshkruara këtu janë produkte të pyetjeve të bëra dhe kontekstit social të

intervistës që u kërkonte pjesёmarrësve t’u përgjigjeshin pyetjeve abstrakte dhe hipotetike.

Studiuesja është përqëndruar më shumë në ngjashmëritë se sa në dallimet e pikëpamjeve të

pjesёmarrësve në këtë analizë, pasi ndryshimet sociale të brezave nuk nënkuptojnë thjesht

dallimet ndërmjet tyre. Kjo gjithashtu do të thotë se ka modele të rëndësishme ku pjesёmarrësit

bien dakord. Siç argumenton Esler-i (1984), analiza e modeleve të marrëveshjes mes njerëzve

është thelbësore për analizat e brezave, sepse të njeh me të kuptuarin specifik të realitetit të një

periudhe që njërëzit e marrin për të mirëqenë. Kjo analizë tregon se ekziston një sens i

përbashkët kulturor i të kuptuarit të martesës të njerëzve në mosha dhe prejardhje fetare të

ndryshme që përputhet ideologjikisht me martesën në të njёjtën gjini në masën, e cila nuk do

të kishte qenë e mundur pa ndryshimet që kanë ndodhur pas viteve ’90 në lidhje me ideologjitë

e përkatësisë gjinore, strukturës së familjes dhe qëndrimeve mbi homoseksualitetin.

4.3.1. Martesa është e mirë

Elementi i parë i konsensusit të asaj qё do të thotë martesa në praktikë lidhet me statusin

e saj si një institucion social pozitiv, që mishëron vlera të larta sociale si dashuria dhe

Page 103: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

103

përkushtimi, të cilat njerëzit i dëshirojnë. Pjesёmarrësit në këtë studim përgjithësisht kanë

shprehur qëndrime pozitive ndaj martesës duke folur për të në mënyra që reflektojnë statusin e

saj të vlerësuar. Në fillimin e diskutimit për martesën me pyetjen “Çfarë do të thotë fjala

martesë për ty” përgjigjia më e zakonshme kishte të bënte me dashurinë dhe përkushtimin:

Përkushtim nga të dyja palët për të dashur njëri-tjetrin dhe për t’ia treguar këtë dashuri

njëri-tjetrit. Nuk ka të bëjë thjesht me të qenurit bashkë. Duhet të kesh ndjenja për dikë dhe

t’i mbash ato. (15, nënë, 52 vjeçe)

Martesa do të thotë për mua një kontratë mes dy personave që bien dakord që t’ia dedikojnë

jetën njëri-tjetrit dhe të duhen për gjithë jetën. Është diçka e shenjtë dhe e bekuar. (9,

studente, 22 vjeç)

Është një përkushtim, një përkushtim për gjithe jetën. Duhet bërë nje herë të vetme dhe

prandaj duhet të jesh i sigurt që është personi i duhur. Është diçka shumë e bukur. (18,

studente, 19 vjeçe

Përgjigje të ngjashme janë dhënë si nga studentët, ashtu edhe nga prindërit, me qasje

fetare ose jo. Ndonjëherë në përgjigjet nga pjesёmarrësit me qasje fetare është përmendur seksi

i çiftit dhe në disa raste vetë feja është përcaktuar si një institucion shpirtëror. Përtej këtyre

rasteve, shumica e pjesёmarrësve ka përdorur një gjuhë të përbashkët që lidhet me

përkushtimin dhe dashurinë kur flisnin për martesën.

Natyra pozitive e vlerësimeve të martesës është nënvizuar nga fakti që disa prindër dhe

studentë që kishin përjetuar divorcin, vazhdonin ta shikonin martesën në një dritë pozitive:

Pyetje: Çfarë do të thotë për ty fjala martesë?

Përgjigje: Përkushtim dhe respekt, bashkëpunim, besim, besnikëri gjatë gjithë jetës. Unë e

kam parë ndikimin që ka martesa te një fëmijë. Dua të kem fëmijë një ditë dhe nuk dua që

të divorcohem, sepse e kam përjetuar një gjë të tillë kur kam qenë fëmijë dhe nuk mendoj

se prindërit e mi u përpoqën mjaftueshëm për martesën e tyre. (14, student, 19 vjeçe)

Përvojat negative për disa pjesёmarrës duken se kanë forcuar karakteristikat pozitive

që ata i japin martesës. Lidhjet pozitive që shumica e pjesёmarrësve i atribuojnë martesës

reflektohet edhe në faktin që shumica e studentëve u shprehën se shpresonin apo dëshironin të

martoheshin ndonjë ditë:

Page 104: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

104

Nuk e mohoj…shpresoj që një ditë të martohem. Dua të gjej atë përsonin që plotëson fjalinë

time edhe pa e filluar unë fare. Por dua të jem e bindur që është personi i duhur. (17,

studente, 19 vjeçe)

Shumica e pjesёmarrësve i konsideronin disa aspekte të martesës si negative, si për

shembull humbjen e lirisë, por vetëm disa prej tyre i theksonin ato. Pjesa më e madhe e tyre e

refuzonin mënyrën se si media portretizonte martesën si “përrallë” apo shumë dramatike:

Mendimet e mia kanë ndryshuar. Jam rritur duke parë filma komedi dhe duke dëgjuar

njerëz që e konsideronin martesën si kurth. Një nga aktorët e mi të preferuar mbaj mend

që thoshte “një burrë martohet thjesht sepse ai dorëzohet” (qesh). Por kam parë martesat

e atyre që njoh dhe mendoj se është më shumë diçka pozitive se sa negative. (16, student,

18 vjeçe)

Mendoj se shumë herë njerëzit tallen me të ose përdorin shprehje si “tani që u martove, të

iku jeta”. Kënaqesh më shumë kur je single dhe bën çfarë të duash dhe mendoj se njerëzit

përpiqen që të të rrisin pritshmëritë në të njёjtën kohë. Njerëzit martohen dhe presin që çdo

gjë të jetë perfekte, por jeta nuk funksionon kështu. (8, studente, 21 vjeçe)

Të dy studentët më lart nuk e pëlqejnë mënyrën se si media portretizon martesën, të

cilat lartësojnë seksin dhe divorcin në krahasim me portretet realiste të çifteve që përpiqen që

ta bëjnë martesën që të funksionojë.

Nuk mendoj se sot e respektojnë martesën aq sa duhet të respektohet. Domethënë nuk i

japin shumë vlera asaj. Të rinjtë mendojnë se nuk duhet të mundohen shumë me diçka dhe

se nuk është një problem i madh nëse dikush divorcohet. Thjesht ndodh! Kështu shfaqet

edhe në media. Nuk mendoj se vlerësohet. (17, studente, 19 vjeçe)

Persona me qasje fetare si më lart ishin të prirur për të kritikuar median që promovonte

seksin, divorcin, si dhe vëmendjen u jepnin jetës së personazheve publikë e cila nuk përkon me

atë çfarë është martesa në realitet. Ata ndanin idenë e përbashkët të mbrojtjes së martesës ndaj

portretizimit negativ apo jo realist në media.

Ka pasur dallime të konsiderueshme në mënyrën se si prindërit flisnin për martesën që

në vetvete reflektonte përvojat personale që shumica e prindërve i kishte me martesën dhe që

studentët nuk e kishin një gjë të tillë. Mëgjithatë, dallimet të lidhura me moshën nuk shfaqeshin

në qëndrimet e tyre në lidhje me martesën, por më tepër prindërit prireshin të flisnin bazuar në

përvojën e tyre personale duke ofruar histori specifike, ndërsa studentët prireshin të bazoheshin

Page 105: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

105

në ide të përgjithshme mbi martesën në përgjigje të pyetjeve të bëra. Për shembull, babai dhe

djali i tij e përshkruan martesën të lidhur me përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë, por ndërsa

djali prirej të fliste në përgjithësi në përgjigje të pyetjeve të bëra duke folur për të dashurën e

tij apo librat që kishte lexuar, babai foli gjërësisht bazuar në përvojën e tij:

Fjala martesë për mua është në thelb një lloj sinonimi me përkushtimin dhe përkushtimi

bazohet jo në ndjenja, por në veprime dhe dhënie. Për mua martesa është të treguarit të

besimit dhe përkushtimit ndaj personit tjetër. Problem i vetëm është se nuk është perfekte

dhe për të bërë diçka të mirë në një realitet si i joni duhet punë e madhe. Për mua do të

thotë që të kesh durim dhe të mësosh të jesh i ndjeshëm. Ne jemi të martuar që prej 22

vjetësh dhe akoma përpiqem të bëj më të mirën, sepse me kohën gjërat mund të

vështirësohen. Kam pasur një martesë të dështuar dhe dua ta pranoj që pjesa më e madhe

e fajit ishte i imi, sepse nuk jepja shumë në marrëdhënie dhe kjo solli ndryshime në sjelljen

e të dyve dhe më pas në armiqësi, urrejtje dhe në fund ndarje. (9, baba, 47 vjeç)

Në përgjigjen më lart, ai përdor të dy përvojat pozitive dhe negative të martesës për të

përshkruar konkretisht se si përkushtimi është i rëndësishëm në martesë. Djali i tij e përshkroi

përkushtimin si diçka thelbësore në martesë, por ai nuk kishte të njёjtën përvojë për ta shpjeguar

atë. Në këtë mënyrë, dallimet e lidhura me moshën në mënyrën se si prindërit dhe studentët

flisnin mbi martesën nuk kanë shumë lidhje me dallimet e brezit social se sa me dallimet e

moshës, me një përvojë më të madhe që prindërit kishin përfituar me kalimin e kohës.

4.3.2. Divorci, seksi paramartesor dhe bashkëjetesa

Shpesh divorci, seksi paramartesor dhe bashkëjetesa krijojnë diskutime për shkak të

përceptimit të një kërcënimi që secila paraqet për martesën, por që në vetvete janë bërë gjithnjë

e më shumë të pranueshme në Shqipëri pas viteve ’90. Mënyrat në të cilat pjesёmarrësit në këtë

studim janë shprehur në lidhje me këto çёshtje reflekton faktin që toleranca për divorcin, seksin

paramartesor dhe bashkëjetesën është rritur, por pikëpamjet priren të jenë të moderuara,

pragmatike dhe jo ideologjikisht strikte. Çёshtja nuk është nëse janë të mira apo jo, por, kur

janë të mira dhe jo të mira. Përvojat e pjesёmarrësve me divorcin jo domosdoshmërisht

zhvlerësojnë vlerat pozitive të martesës, por divorci vjen si antitezë e saj. Pak pjesёmarrës e

shikonin divorcin si joproblematik dhe pothuajse të gjithë pjesёmarrësit e konsideronin atë si

diçka negative, si tregues të dështimit për të arritur disa vlera të larta që përfaqëson martesa.

Ky vlerësim negativ i divorcit ishte vetëm një nga tiparet e përbashkëta të pikëpamjeve të

Page 106: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

106

shprehura. Përveç vlerësimit si një rezultat negativ i martesës që duhet shmangur nësë është e

mundur, pjesёmarrësit kanë folur për divorcin në mënyra të ngjashme. Pothuajse të gjithë prej

tyre njohën rëndësinë e mundësisë për divorc në rastet që përfshijnë dhunë bashkëshortore dhe

tradhëti, por gjithashtu që divorci nuk duhet të konsiderohet si zgjidhje e lehtë. Po ashtu, ata

mendonin se çiftet duhet të shqyrtonin të gjitha mundësitë në dispozicion përpara realizimit të

divorcit. Pavarësisht qasjes fetare, ishte i zakonshëm argumenti se shumë divorce ndodhin pasi

njerëzit martohen pa pasur reflektime të thella, për të përmbushur atë çka pritet në shoqëri dhe

se nuk përpiqeshin mjaftueshëm për ta bërë martesën të funksiononte.

Pjesёmarrësit me qasje fetare u shprehën se divorci është i gabuar dhe duhet shmangur

me çdo kusht ndërsa të tjerë argumentuan se divorci është plotësisht i justifikuar, pasi nuk ka

asnjë arsye se pse një person duhet të jetë i palumtur në jetë. Mbështetësit e secilës palë i

klasifikuan në mënyra domethënëse besimet e tyre. Për shembull, një nënë 45 vjeçe,

kundërshton divorcin mbi bazat e saj fetare, por gjithashtu shprehet se nëse divorci është i

pranueshëm ose jo, varet nga rrethanat:

Besoj se Zoti mund të shërojë çdo marrëdhënie nësë e njerëzit e kërkojnë Atë, por ka raste

kur njëri nga bashkëshortët përpiqet dhe tjetri jo. Nëse përpiqesh të kalosh vështirësitë në

martesë, nuk mendoj se duhet të kërkosh divorcin, por, nësë njëri nga bashkëshortët

largohet, atëherë do të thotë që e ke lejuar të largohet. Kemi dëgjuar raste kur për hir të

fëmijëve ato rrinë bashkë dhe fëmijët domosdo kalojnë situata të tmerrshme. Fëmijët që

kanë parë situata të tilla, u duhet ndihmë për ta kaluar këtë gjendje. Por ka edhe raste kur

me ndihmën e Zotit çifti është munduar shumë të kalojë krizën e tyre dhe bashkë me fëmijët

kanë besuar në Zot. Pra, ekzistojnё këto situata dhe gjërat varen nga situatat. (18, nënë,

47 vjeçe)

Ajo përdor një gjuhë thellësisht fetare për të shprehur kundërshtimin ndaj divorcit por

gjithashtu pranon se divorci mund të jetë një zgjidhje nё krahasim me tё qëndruarit bashkë në

mënyrë të sforcuar. Në mënyrë të ngjashme, personat me pikëpamje liberale besojnë se divorci

duhet të jetë një zgjidhje për ata që janë në marrëdhënie jo të mira, por ata nuk mendojnë që

vendimi për t’u divorcuar duhet të merret lehtë:

Nëse është diçka që nuk mund të ketë përmirësim pas disa përpjekjesh, atëhërë sigurisht që

duhet të mbarojë, por shprehja “hajde divorcohemi” kur nuk ke bërë asnjë përpjekje për

martesën tënde, s’më duket e drejtë. Ndoshta kjo ndodh në martesat që bëhën shumë shpejt,

Page 107: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

107

ndaj edhe divorci bëhët shpejt. Nuk kam asnjë problem me idenë e divorcit kur ndodh për

arsye të drejta… (12, studente, 22 vjeçe)

Studentja më lart beson se divorci është i nevojshëm për çiftet që nuk kanë arritur ta

bëjnë të funksionojë martesën përpos përpjekjeve të tyre, nisur edhe nga dallime të

papajtueshme. Po ashtu, ajo nuk respekton idenë që çiftet të divorcohen pa u mundur që të

punojnë për zgjidhjen e problemeve të tyre. Në këtë mënyrë, pjesa më e madhe e pjesёmarrësve

i kategorizojnë mendimet e tyre mbi divorcin në mënyra që krijojnë një bazë të përbashkët në

diskurset e tyre. Një tjetër burim i mendimeve të përbashkëta lidhet me të parit të divorcit si

problematik, në radhë të parë për shkak të pasojave të mundshme tek fëmijët. Pikëpamjet e

pjesёmarrësve mbi divorcin formohen nga shqetësimet mbi pasojat që ai ka mbi të tjerët. Në

këtë kuptim, diskurset mbi divorcin janë mё pragmatike se sa ngushtësisht ideologjike:

Pyetje: A mendon se divorci është kthyer në problem në vendin tonë?

Përgjigje: Për të qenë e sinqertë mendoj se shumë njerëz martohen shumë shpejt, pa

menduar shumë për këtë vendim. Më pas ata bëhen më fëmijë dhe janë fëmijët ata që preken

psikologjikisht për gjithë jetën e tyre duke ndikuar tek mënyra si do të mendojnë për

martesën dhe familjen. Prandaj është problem. (16, student, 18 vjeç)

Studenti më lart, i cili ka qasje fetare mendon se divorci është problem për shkak të

pasojave që ka mbi fëmijët më shumë se sa nga besimi i saj fetar. Por të qëndruarit bashkë për

hir të fëmijëve nuk është më pak problematike, pasi më pas fëmijët ekspozohen në dinamikat

negative të marrëdhënies së prindërve të tyre:

Pyetje: Çfarë mendon për prindërit që rrinë bashkë për hir të fëmijëve?

Përgjigje: Mendoj se fëmijët e kuptojnë. Ata mund të arrijnë në konkluzionin se mami dhe

babi e urrejnë njëri-tjetrin. Prindërit e mi janë të divorcuar dhe nuk do të kisha dashur që

ata të kishin qëndruar bashkë në ato kushte. Ishte gjëja më e mirë për të gjithë pasi nësë

do kishin qëndruar bashkë për shkakun tonë do të na kishte dëmtuar më shumë ne fëmijëve

se sa do kishte ndihmuar. Çfarë do të kishim përfituar ne nga kjo martesë? (15, studente,

25 vjeçe)

Në rastin e saj divorci i prindërve ishte gjëja më e mirë për të dhe motrën e saj se sa të

qëndruarit në një martesë me probleme. Kështu, pikëpamjet mbi divorcin ishin pragmatike dhe

nuk ishin të mprehta ndarjet ideologjike. Fakti që divorci mund të ketë pasoja pozitive në

rrethana të caktuara por që gjithashtu përfaqëson një dështim në arritjen e vlerave të larta të

Page 108: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

108

martesës do të thotë që pjesёmarrësit në tërësi kishin mënyra të ngjashme të të folurit për

divorcin.

Dinamika të tilla duket se ndikojnë pikëpamjet në lidhje me bashkëjetesën dhe seksin

paramartesor. Toleranca për bashkëjetesën dhe seksin paramartesor është rritur në mënyrë

domethënëse pas viteve ’90 dhe pikëpamjet mbi këtë çёshtje e refektojnë këtë. Pjesa më e

madhe e pjesёmarrësve u shprehën se nuk kishte veçanërisht diçka të gabuar në seksin

paramartesor dhe bashkëjetesën, por disa prej tyre u shprehën se ato jo janë gjithmonë të mira.

Sikurse me divorcin, pothuajse të gjithë pjesёmarrësit njihnin pasojat negative që seksi

paramartesor apo bashkëjetesa mund të krijojë si për individët veç e veç, ashtu edhe për çiftin.

Dilema morale mbi këto çёshtje është e lidhur me kushtet në të cilat seksi paramartesor dhe

bashkëjetesa janë të drejta dhe të gabuara dhe jo që ata janë gjithmonë të drejta ose të gabuara.

Pjesёmarrësit që nuk kundërshtonin moralisht seksin paramartesorm e lidhnin

pranueshmërinë e tyre edhe me shqetësime mbi shtatëzani të paplanifikuara, sëmundje

seksualisht të transmetueshme, moshën e individëve dhe seriozitetin e marrëdhënies. Shumë

pjesёmarrës e bazonin mbështetjen e tyre për seksin paramartesor në kushtet ku individët janë

emocionalisht të pjekur, në një marrëdhënie të qëndrueshme dhe që vepronin në mënyrë të

përgjegjshme për të parandaluar pasojat negative të padëshiruara. Prindërit me pikëpamje

konservatore, po ashtu edhe studentët që dëshironin që ta ruanin virgjërinë deri në martesë,

shprehën pranueshmëri të kushtëzuar të seksit paramartesor dhe jo kundërshtim të prerë:

Them se është diçka për të cilën duhet të jesh serioz përpara se ta bësh. Të shkosh në shtrat

me dikë kur sapo e ke njohur është e turpshme. Duhet ta mendosh mirë nëse do të lidhesh

me dikë dhe duhet të mendosh edhe për pasojat gjithashtu. Ka edhe shumë sëmundje

vërdallë dhe duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Shumë të rinj nuk e marrin seriozisht aq sa

duhet këtë. (10, nënë, 51 vjeçe)

Në shprehjen e saj tregohet se si mosha, serioziteti i marrëdhënies dhe shqetësimi për

pasojat negative të seksit paramartesor ndikojnё në pikëpamjet e pjesёmarrësve mbi seksin

paramartesor. Edhe pse është konservatore në vlerat e saj, ajo e pranon realitetin e seksit

paramartesor në mënyrë të kushtëzuar. Shumë pjesёmarrës qё kishin kishin qasje fetare

ngurronin ta gjykonin moralisht një person që kishte kryer marrëdhënie seksuale përpara

martesës, ndonëse personalisht mund të mos e pranonin:

Jam e sigurt që është fantastike (qesh). Shumë nga shoqet e mia janë aktive seksualisht,

përveç njërës që e kam njohur në shkollë. Unë jam duke e pritur të ndodhë në ardhmen dhe

Page 109: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

109

nuk kam paragjykime. Nuk mendoj se është e drejtë, por e kuptoj dhe nuk i gjykoj shoqet e

mia. Ata e dinë se si ndihem dhe bëjnë atë çfarë dëshirojnë, kjo nuk është puna ime. (17,

studente, 19 vjeçe)

Në rastin më poshtë mbi seksin paramartesor vërehet tensioni ndërmjet gjykimit moral

dhe shqetësimit për pasojat tij:

Mendoj se ështe diçka e mirë ta ruash për në martesë, por për të qenë e sinqertë kam

kuptuar që të gjithë po e bëjnë. Askush nuk ka më mendime të tilla. Prandaj mendoj se është

normale dhe nuk është me patjetër diçka e keqe për sa kohë që je e kujdesshme. Është e

gabuar të jesh e shthurur, por nuk është diçka e zakonshme një gjë e tillë në rrethin tim

shoqëror. (8, studente, 21 vjeçe)

Në shprehjen e saj kemi ndërlidhjen e gjykimit moral mbi seksin paramartesor,

pranueshmërinë në rritje dhe shqetësimin mbi pasojat e mundshme negative. Asaj i është

mësuar se seksi duhet të ruhet në martesë, por ka kuptuar që një mendim i tillë konsiderohet i

dalë jashtë mode. Si rezultat, me rëndësi për të nuk është nëse seksi paramartesor është i drejtë

apo i gabuar, por lidhet me kushtet në të cilat është i drejtë apo i gabuar.

Në këtë mënyrë, çёshtjet morale të lidhura me seksin paramartesor për shumicën e

pjesёmarrësve nuk kanë të bëjnë me marrëdhënien ndërmjet martesës dhe seksit por me

dallimin ndërmjet marrëdhënieve seksuale të shëndetshme dhe të pashëndetshme. Ata nuk e

lidhnin domosdoshmërisht aktivitetin seksual me martesën dhe pikëpamjet e tyre mbi seksin

paramartesor kishin pak të bënin me martesën. Në mënyrë të nënkuptuar bëhej dallimi i

marrëdhënieve seksuale të shëndetshme dhe të pashëndetshme jashtë martesës duke e marrë

për të mirëqenë ekzistencën e seksit jashtë martesës. Në masën që individët janë të pjekur, të

përkushtuar në një marrëdhënie dhe të përgjegjshëm për të shmangur pasojat e mundshme

negative, atëherë nuk ka asnjë problem me marrëdhëniet seksuale. Në të kundërt, marrëdhëniet

seksuale të pashëndetshme ishin ato që nuk arrinin këto standarde duke u konsideruar të

papranueshme nga shumë pjesëmarrës.

E njёjta gjë është e vërtetë edhe për bashkëjetesën, ndonëse kushtet në të cilët ajo

konsiderohet e mirë apo jo janë disi më ndryshe. Kjo është e diçka e pritshme, pasi njerëzit me

qasje fetare e lidhin bashkëjetesën me seksin paramartesor:

Pyetje: Si mendon për bashkëjetesën, pra për një çift që jeton bashkë edhe pse nuk janë të

martuar?

Page 110: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

110

Përgjigje: Kam pak rezerva në lidhje me këtë. Por nësë qëllimi i tyre është që rrinë bashkë

përgjithmonë do ta kuptoja. Si burrë që jam, edhe unë e kuptoj nevojën për seks…

Pyetje: A do të mendoje ndryshe, nëse një çift do të shprehte se do të presim martesën për

të kryer marrëdhënie seksuale por duam të rrimë bashkë për të provuar si është ndjesia ose

për arsye financiare?

Përgjigje: Patjetër që do mendoja ndryshe por pjesa më e madhe e çifteve tani po

bashkëjetojnë dhe mendoj se 99% e tyre e bëjnë këtë për arsye seksuale. (12, baba, 47 vjeç)

Disa pjesёmarrës me qasje fetare e kundërshtonin idenë e bashkëjetesës për shkak të

lidhjes së saj me seksin paramartesor dhe kishin dyshime nëse një çift që bashkëjetonte do të

mund të mos kryente marrëdhënie seksuale, pasi ata duhet ta kenë të mirëqenë idenë e tërheqjes

seksuale për sa kohë që janë në një marrëdhënie. Megjithatë, mendimet për bashkëjetesën

ndryshonin nga mendimet për seksin paramartesor për shkak të pasojave të mundshme negative

me të cilat mund të përballeshin njerëzit, si p.sh., me përshpejtimin e përfundimit të

marrëdhënies dhe jo me shtatzanitë e padëshiruara apo me sëmundjet seksualisht të

transmetueshme:

Nuk jam dakort më këtë. Sipas rasteve që dëgjojmë nga ata që kanë bashkëjetuar, shanset

për t’u ndarë janë shumë të mëdha, sepse mungon ai përkushtimi që ka martesa. Këto çifte

vendosin të bashkëjetojnë me idenë që, nëse nuk funksionon, do të thotë që nuk ka problem,

nuk ishte e shkruar. Është shumë e lehtë ndarja në këtë mënyrë. (19, student, 20 vjeçe)

Një pjesë e madhe e pjesёmarrësve besonin se bashkëjetesa i ekspozonte çiftet ndaj një

rreziku më të madh për t’u ndarë, madje i inkurajonte për ta bërë një gjë të tillë nëse zbulonin

gjëra të papëlqyeshme tek partneri me të cilin jetonin. Këto mundësi i bënin ato të vinin në

pikëpyetje nëse bashkëjetesa është një gjë e mirë edhe nëse nuk kishin një kundërshtim moral

për të.

Pjesёmarrësit që ishin shumë pozitivë ndaj seksit paramartesor dhe bashkëjetesës i

argumentonin qëndrimet e tyre bazuar në përfitmet që ata ofronin. Ata shprehnin se seksi

paramartesor do të ndihmonte në forcimin e marrëdhënies së një çifti, duke ndryshuar

dinamikat emocionale të marrëdhënies dhe po ashtu bashkëjetesa ishte diçka e mire, pasi do t’i

lejonte një çifti të kuptonte se çfarë do të thotë të jetosh bashkë përpara një përkushtimi

martesor:

Personalisht e shikoj njëlloj si seksin paramartesor. Të jetosh bashkë është e njёjta gjë me

të fjeturin bashkë. Kur arrin në atë pike, atëherë mund të provosh shumë emocione dhe

Page 111: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

111

ngjarje me të cilat duhet të përballesh përpara martesës. Kjo për shkak se në këto kohë

është bërë shumë e thjeshtë të bësh një divorc. Nëse je në një marrëdhënie dhe vendos të

bashkëjetosh dhe më pas kupton që nuk po funksionon, atëherë thjesht përfundon

marrëdhënia. Nëse martohesh me dikë dhe më pas jetoni bashkë dhe nuk funksionon,

atëherë kthehesh në statistikë divorci. (9, studente, 22 vjeçe)

Bashkëjetesa konsiderohej edhe si një periudhë prove për marrëdhënien:

Nëse do të doja të martohesha me dikë, nuk do ta bëja këtë pa e ditur se do të mund të jetoja

me të përpara martesës. Do të doja të jetonim bashkë për ca kohë dhe nëse çdo gjë do

shkonte mire, atëherë do të martohesha. (15, studente, 25 vjeçe)

Duke bashkëjetuar çiftet mendojnë se po bëjnë gjënë më të zgjuar, që do të thotë se

duan të jenë në gjendje të kuptojnë nëse martesa do të zgjasë apo jo duke njohur anët pozitive

dhe negative të njëri-tjetrit përpara se të hidhnin hapin përfundimtar. Mënyra se si pjesёmarrësit

në studim flisnin për bashkëjetesën dhe seksin paramartesor dominohej nga idetë e kushteve të

cilat do të kishin pasoja pozitive apo negative. Po t’i krahasojmё me pikëpamjet mbi

homoseksualitetin, pikëpamjet mbi divorcin, seksin paramartesor dhe bashkëjetesën nuk janë

shumë kundërshtuese. Kjo ngjan e komplikuar duke qenë se shkalla e divorcit është rritur

pothuajse gjatë së njёjtës periudhë që homoseksualiteti pati më shumë ekspozim sikurse edhe

rritja e pranueshmërisë së seksit paramartesor dhe bashkëjetesës. Të gjitha këto ndyshime mund

të rezultojnë në efektë domethënëse të brezave socialë në diskurse. Pse dalin më shumë në pah

dallimet e brezave socialë në diskurset mbi homoseksualitetin dhe jo në ato që lidhen me

çёshtjet e tjera?

Ka disa shpjegime të mundshme për këtë. Shpjegimi i parë i mundshëm është

metodologjik që do të thotë se kërkuesja mund të mos ketë bërë pyetjet e duhura apo që analiza

mund të mos ketë arritur që të kapë dallimet e brezave social që ekzitojnë. Një shpjegim i dytë

i mundshëm ka të bëjë me hetero-normativitetin: homoseksualiteti kërcënon normat shoqërore

të heteroseksualitetit, ndërsa divorci, bashkëjetesa dhe seksi nuk përbëjnë këtë kërcënim. Një

shpjegim i tretë i mundshëm është se të gjithë pjesmarërsit, pavarësisht nga mosha, kanë qenë

më të prekur nga këto çёshtje se sa nga homoseksualiteti.

Të tre nga këto faktorë mund të jenë të rëndësishëm. Sido që të jetë shpjegimi i saktë,

pikëpamjet pragmatike mbi divorcin, bashkëjetesën dhe seksin paramartesor nënvizojnë faktin

që kundërshtitë mbi homoseksualitetin strukturojnë debatin mbi martesën në të njёjtën gjini më

shumë se sa kundërshtitë mbi martesën. Martesa në të njёjtën gjini krijon debat, sepse ka më

Page 112: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

112

shumë kundërshti mbi kuptimet që lidhen me homoseksualitetin se sa mbi kuptimet që lidhen

me martesën. Edhe pse ekziston një konsensus mbi atë që do të thotë martesa në shoqërinë

bashkëkohore shqiptare, ajo nuk i përgjan idealit tradicional të martesës, por idesë

bashkëkohore se martesa përfshin në vetvete realitetin që çiftet divorcohen, kryejnë seks

paramartesor dhe jetojnë bashkë pa qenë të martuar.

4.3.4. Karakteristikat thelbësore të martesës

Elementi i tretë i konsensusit të asaj çka martesa do të thotë në praktikë është reflektuar

edhe në gjuhën që pjesёmarrësit kanë përdorur në këtë studim për të folur mbi karakteristikat

e një martese të mirë. Në lidhje me karakteristikat që janë të nevojshme në qoftë se një çift

kërkon të ketë një martesë të mirë dhe të fortё, pjesёmarrësit identifikuan disa karakteristika,

si dashuria, besimi dhe komunikimi, si thelbësore për një martesë të mirë dhe që karakteristika

të tjera ishin të rëndësishme për disa njërëz në rrethana të caktuara. Modelet e karakteristikave

që janë konsideruar thelbësore dhe jothelbësore në martesë janë domethënëse, sepse sugjerojnë

që si studentët, ashtu edhe prindërit kanë një sens të përbashkët të përcaktimit të martesës, që

lidhet më shumë me një përcaktim shoqëror të martesës apo përkufizim institucional, por

ndryshimet kanë të bëjnë me lidhjen e martesës me funksionin riprodhues të saj. Studentët e

konsideronin tërheqjen seksuale në marrëdhënien në çift si gjënë më të rëndësishme për një

martesë të mire, ndërsa për prindërit lindja dhe rritja e fëmijëve ishte thelbësore për martesën.

Përmbushja dhe lumturia e çiftit në marrëdhënien e tyre ishte qëndrore në idenë e përbashkët

të martesës si për studentët, ashtu edhe për prindërit e tyre. Kur u pyetën se sa e rëndësishme

ishte rritja e fëmijëve për një martesë të mirë, një pjesë e studentëve u shprehën se të pasurit

fëmijë apo rritja e tyre nuk ishte thelbësore për një çift të martuar:

Nuk mendoj se është e rëndësishme. Mendoj se është një zgjedhje personale dhe besoj se

shumë njerëz thonë që ekzistojmë për të lindur fëmijë, por unë nuk mendoj fare kështu. Nuk

ka shumë rëndësi për sa kohë që je i lumtur. (8, studente, 21 vjeçe)

Sipas fees, qëllimi në jetë është të martohesh dhe të kesh fëmijë. Kjo është diçka me të cilën

jam dhe nuk jam dakord. Besoj që të pasurit fëmijë është e rëndësishme nëse i dëshiron.

Prindërit e mi kanë miq një çift që nuk kanë fëmijë dhe nuk duan të kenë fëmijë. Nëse nuk

ke fëmijë do të thotë që nuk ke nevojë për fëmijë. (7, studente, 26 vjeçe)

Në këtë pjesë të studentëve ishte e shpeshtë shprehja se një çift nuk ka pse të lindë dhe

rrisë fëmijë, nëse nuk e dëshiron një gjë të tillë. Për to është e qartë që nuk ka asnjë arsye që

Page 113: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

113

një fëmijë të lindë apo të rritet nga prindër që nuk i dëshirojnë ato. Ka një logjikë pragmatike

në këtë, që do të thotë se nësë një çift dëshiron të ketë fëmijë ose jo, varet nga përmbushja e

nevojave dhe dëshirave të çiftit. Pavarësisht faktit që riprodhimi për disa studentë nuk

konsiderohet si thelbësor për martesën, ajo që ka rol thelbësor në përcaktimin e martesës për

to është seksi dhe tërheqja seksuale. Pjesa më e madhe e prindërve nuk e përmendën tërheqjen

seksuale si ndër karakteristikat më të rëndësishme të një martese, por që ajo është thelbësore të

paktën në fillim:

Ndoshta nuk do isha martuar nësë s’do të kishte ndodhur (qesh). Por kur përfundimisht e

ndan mendjen për zgjedhjen e jetës, e di edhe që me kalimin kohës do të ketë ndryshime të

vazhdueshme dhe duhet të përshtatesh me ndryshimet. (10, nënë, 51 vjeç)

Mendoj se është shumë e rëndësishme, sepse, nëse nuk të tërheq seksualisht personi,

atëherë do kërkosh dikë që është tërheqës, që nuk është gruaja apo burri jot dhe kjo mund

të shkaktojë problem në çift. (10, nënë, 51 vjeç)

Tërheqja seksuale konsiderohet si e rëndësishme, sepse i mban çiftet të bashkuar dhe

gjithashtu ndihmon në parandalimin e tradhëtisë. Kjo mënyrë e të folurit mbi tërheqjen seksuale

nuk tregon që seksi është thelbësor pёr përcaktimin e martesës, por që është i rëndësishëm.

Megjithatë, reagimet e pjesёmarrësve për skenarët hipotetikë ku seksi u hoq nga martesa,

tregon që martesa përcaktohet, të paktën pjesërisht, nga seksi. Në fund të diskutimit mbi

martesën në të njёjtën gjini pjesёmarrësit që nuk kundërshtonin fuqimisht martesën në të njёjtën

gjini, janë pyetur se çfarë mendonin për lejimin për t’u martuar dy persona heteroseksualë të

së njёjtës gjini, si p.sh., shokët e ngushtë. Pyetja shkaktoi një sërë reagimesh që varionin nga e

qeshura deri te nervozizmi, gjë e cila tregon se kuptimi i martesës do të dhunohej fort nga ky

shembull:

Pyetje: Çfarë do të mendoje nësë dy njerëz në të njёjtën gjini, le të themi shokë të mirë,

shokë dhome universiteti apo diçka e tillë, të cilët të dy janë heteroseksualë dhe nuk kanë

tërheqje për njëri-tjetrin, kanë vendosur të martohen?

Përgjigje: Do të ishte një budallëk (qesh). Më duket pa kuptim (qesh). (18, nënë, 47 vjeçe)

Mendoj se është diçka e ndyrë. Kjo nuk është dashuri. Martesa ka të bëjë me dashurinë.

Ata thjesht do abuzonin me fjalën martesë, konceptin e saj dhe do ta përdornin atë për

arsye financiare ndoshta. Nuk arrij të mendoj për këtë gjë. (19, student, 20 vjeç)

Page 114: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

114

Sipas disa pjesёmarrësve, ndonjëherë çiftet në gjini të kundërt martohen për arsye të

tjera që s’kanë të bëjnë më tërheqjen ndaj njëri-tjetrit, por për përfitime financiare. Fakti që ky

skenar bënte pak kuptim për to, tregon se sa thelbësore është ideja e tërheqjes seksuale dhe

seksit po ashtu në kuptimin që i japin martesës. Është e qartë që seksi është pjesë përbërëse e

kuptimit të martesës për shumicën e pjesёmarrësve, pa qënë e nevojshme as të flasësh për të.

Por rëndësia e tërheqjes seksuale në domethënien e martesës bëhet e dukshme kur ata pyeten

të imagjinojnë martesën pa të. Mënyra si folёn pjesёmarrësit folën për ndarjen gjinore të punës

në familje tregon se shumica prej tyre nuk mbrojnë një ide të ndarjes së rreptë gjinore të punës.

Disa prej tyre mohonin dallimet e qenësishme gjinore ndërmjet burrave dhe grave, si dhe kishin

një përkufizim heteroseksual të martesës:

Pyetje: Si mendon se një çift duhet t’i ndajë përgjegjësitë e fitimit të parave për të jetuar,

për kujdesin e shtëpisë dhe rritjen e fëmijës?

Përgjigje: Në mënyrë të barabartë duke dhënë maksimumin secili.

Pyetje: Në gjithçka?

Përgjigje: Po, në gjithçka. Prandaj quhet marrëdhënie.

Pyetje: A mendon se gratë dhe burrat janë më të aftë në disa gjëra se sa në disa të tjera?

Përgjigje: Jo, unë i kam mësuar gruas sime si të gatuajë dhe për disa gjëra të tjera në

shtëpi. (5, baba, 49 vjeç)

Babai më lart bazohet në përvojën e tij personale për të hedhur poshtë mentalitetin e

zakonshëm që gratë kanë disa role të caktuara që nuk mund t’i kryejnë burrat duke shprehur se

martesa kërkon përkushtim të plotë nga të dy partnerët për detyrimet e përbashkëta. Një pjesë

e pjesёmarrësve me qasje fetare iu përgjigjën këtyre pyetjeve ndryshe duke folur për ndarjen e

punëve në martesë në terma pragmatikë dhe joideologjikë.

Natyrisht që e folura nuk duhet të ngatërrohet me veprimin pasi një pjesë domethënëse

e pjesёmarrësve sillen apo do të sillen në mënyra që përforcojnë ideologjitë tradicionale të

përkatësisë gjinore, pavarësisht se sa egaitariane mund të duken pikëpamjet e tyre. Megjithatë,

është domethënëse që një ndarje e rreptë e roleve brenda familjes nuk ishte e shprehur shpesh.

Mbrojtjet e ideologjive të përkatësisë gjinore tradicionale lidheshin me karakteristika si qasja

fetare dhe pikëpamja konservatore.

Ky konsensus kulturor në përcaktimin e martesës i forcon pozitat ideologjike të

advokimit të martesës në të njёjtën gjini. Fakti që disa njerëz nuk e konsiderojnë lindjen e

fëmijëve si thelbësore për martesën e kombinuar me një rënie relative të ideologjive

tradicionale të përkatësisë gjinore dhe mënyrave individualiste e pragmatike të të folurit mbi

Page 115: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

115

martesën, do të thotë që sot ka më pak baza ideologjike për kundërshtimin e martesës në të

njёjtën gjini se sa në të kaluarën. Edhe pse përkatësia gjinore ndikon në përcaktimin

heteroseksual dhe fetar të martesës, dallimet gjinore të çiftit ndikojnë më pak se sa

karakteristikat e tjera si dashuria, komunikimi dhe ndarja e vlerave të përbashkëta.

Për më tepër, fakti që seksi dhe tërheqja seksuale konsideroheshin si të rëndësishme në

martesë, do të thotë që çёshtja e martesës për njerëzit me tërheqje homoseksuale është e

vlefshme dhe nuk mund të lidhet me sugjerimin se personat gej dhe lesbike mund të martohen

me persona të gjinisë së kundërt, pasi nuk do të ishin seksualisht të tërhequr nga partneri i tyre.

Sugjerimi që dikush të martohet me dikë më të cilin nuk ka tërheqje seksuale bie në

kundërshtim me kuptimin e përbashkët që njerëzit i japin martesës. Kjo nuk përbën një dilemë

për personat që e konsiderojnë homoseksualitetin si një akt të pamoralshëm të cilit njerëzit

duhet t’i rezistojnë. Për personat që pranojnë homoseksualitetin si një orientim seksual përbën

problem ёshtё përjashtimi i tyre nga të drejtat dhe përfitimet e martesës.

Qëndrimet pozitive që pjesёmarrësit shprehën mbi martesën, mënyra pragmatike e të

folurit mbi divorcin, bashkëjetesën dhe seksin paramartesor, si dhe të folurit për karakteristikat

e një martese të mirë tregon se ata në përgjithësi kishin një kuptim të përbashkët të domethënies

së martesës, pavarësisht moshёs apo besimit fetar. Në analizat e mëposhtme, do të

përqëndrohemi në ngashmëritë dhe jo në dallimet e pikëpamjeve të pjesёmarresve, pasi

ngjashmëritë ndihmojnë në të kuptuarin se pse qëndrimet mbi homoseksualitetin luajnë një rol

më të madh se sa qëndrimet mbi martesën në formimin e pikëpamjeve mbi martesën në të

njёjtën gjini. Përveç kësaj, këto ngjashmëri tregojnë se si ndryshimet në lidhje me përkatësinë

gjinore, martesën dhe strukturën e familjes në dekadat e fundit kanë zbutur kufizimet idelogjike

për sa i përket homoseksualitetit. Në një shoqëri e cila është më egalitariane për sa i përket

ndarjes gjinore, më pranuese ndaj formave të ndryshme të familjes, bazat kulturore për

mbështetjen e martesës në të të njёjtën gjini duken logjike për t’u diskutuar.

4.3.4. Ideja e martesës në diskurset mbi martesën në të njёjtën gjini

Diskurset mbi martesën në të njёjtën gjini bazohen në besimet, qëndrimet, vlerat dhe

kontaktet me persona gej dhe lesbike, gjithashtu ato mbështeten në përkufizimin kulturor të

martesës. Ajo çfarë i dallon kundërshtitë mbi martesën në të njёjtën gjini nga çёshtja e të

drejtave të personave gej dhe lesbike lidhet me idenë e martesës si në përkufizimin e saj të

drejtëpërdrejtë, ashtu edhe në domethëniet e saj tё ndryshme. Për disa pjesёmarrës domethënia

e martesës është në qendër të diskurseve mbi martesën në të njёjtën gjini.

Page 116: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

116

Pyetje: Ke dëgjuar diçka mbi debatin e martesës në të njёjtën gjini?

Përgjigje: Po, kam dëgjuar. E kundërshtoj dhe kundërshtoj që mund të quhet martesë dhe

jam kundër lejimit. Nëse duan që të kenë një marrëveshje ligjore për të pasur disa përfitime,

është një gjë, por ta quash martesë s’është në rregull. Martesa duhet të jetë ndërmjet gruas

dhe burrit. (10, nënë, 51 vjeçe)

Kam dëgjuar shpesh në diskutime shoqërie se një gjë e tillë do të shkelte shenjtërinë e

martesës, por unë besoj se kjo nuk është e vërtetë. Bëhet fjalë për dy njerëz që e duan njëri-

tjetrin dhe duan të martohen. Është budallëk të martohesh, por, nësë do të martohesh, duhet

ta bësh me dikë që dashuron dhe, nësë ky person ka të njёjtën gjini me ty është zgjedhja

jote. (15, studente, 25 vjeçe)

Në këto dy raste tregohet se përcaktimi i martesës përdoret si kur kundërshtohet ashtu

edhe kur mbështetet martesa në të njёjtën gjini për të artikuluar mendime mbi çёshtjen. Në

rastin e parë, dallimi gjinor është konsideruar thelbësor në domethënien e martesës, pa marrë

parasysh ndjenjat që dikush ka në lidhje me homoseksualitetin ndërsa në të dytin, gjinia e çiftit

konsiderohet e parëndësishme, pasi ajo që përcakton martesën, është dashuria ndërmjet dy

njerëzve. Pra, përcaktimi i martesës luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e diskurseve

mbi martesën në të njёjtën gjini.

Ekziston një konflikt i qenësishëm në përcaktimin e martesës në diskurset mbi martesën

në të njёjtën gjini që kornizon në mënyrë domethënëse debatin: konflikti ndërmjet përcaktimit

fetar dhe civil të martesës. Ky konflikt është një konflikt i qartë ligjor dhe ideologjik dhe

strukturon debatin duke përcaktuar kufinjtë e kundërshtimit ndaj martesës në të njёjtën gjini.

Konflikti ndërmjet përcaktimit fetar dhe civil bazohet në idetë e asaj që vihet në

pikëpyetje nga debati i martesës në të njёjtën gjini, si dhe rolit që duhet të kenë besimet fetare

në këtë debat. Mbrojtësit e përcaktimit fetar të martesës e shikojnë martesën si një lidhje të

shenjtë nga Zoti ndërmjet një gruaje dhe një burri, e cila duhej të mbrohej nga autoritetet

njerëzore nga rreziku i marrëdhënieve të pamoralshme homoseksuale. Ata argumentojnë që

martesa mund të kryhet vetëm nga çiftet me gjini të kundёrt, jo domosdoshmërisht sepse ato

besojnë që lindja e fëmijëve duhet të jetë rezultat i martesës, por sepse thjesht është rruga

natyrore e gjërave. Ndërsa mbrojtësit e përcaktimit civil të martesës nuk pranojnë që kuptimet

fetare të martesës të kenë një rol legjitim në formimin e politikave qeveritare mbi martesën dhe

që e vetmja çёshtje e rëndësishme në debatin mbi martesën në të njёjtën gjini është zgjerim i

të drejtave dhe përfitimeve që vijnë nga martesat civile të të gjithë çifteve.

Page 117: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

117

Duke qenë se këto konflikte kryesisht ndodhin në nivele të ndryshme, pozicioni që një

person merr në një konflikt nuk korrespondon domosdoshmërisht me pozicionin që merr në

konfliktin tjetër. Në përgjithësi, përcaktimet fetare apo heteroseksuale të martesës kanë më

shumë gjasa të përdoret në diskurset kundërshtuese mbi martesën në të njёjtën gjini, ndërkohë

që përcaktimet civile dhe shoqërore të martesës përdoren më shumë në diskurset mbështetëse

mbi martesën në të njёjtën gjini. Këto përcaktime të ndryshme kur kombinohen me grupe të

veçanta të qëndrimeve mbi homoseksualitetin, janë të lidhura gjithashtu me diskurset e mesme.

4.4. Dallimet e lidhura me brezin

4.4.1. Ndikimet e ndryshme të periudhës në secilin brez

Nëse ndryshimet e lidhura me brezin në diskursin mbi martesën në të njёjtën gjini u

atribuohen proceseve sociale të brezave, atëherë ne duhet të shohim diskurset që përputhen me

argumentin teorik të shprehur më lart: periudha historike në Shqipëri pas viteve ’90

karakterizohet nga ndryshime domethënëse në kuptimin kulturor të përkatësisë gjinore,

seksualitetit, martesës, familjes si dhe faktit qё anëtarët e çdo brezi social përjetuan atë periudhë

ndryshimi në mënyra të ndryshme për shkak të kohës kur u rritёn. Intervistat e kryera tregojnë

se pjesёmarrësit në studim përceptojnë që shoqëria ka ndryshuar në mënyrë domethënëse që

nga viti 1990, sidomos në lidhje me homoseksualitetin. Për më tepër, mënyra se si prindërit

dhe studentët flasin mbi homoseksualitetin tregon se kuptimi kulturor i homoseksualitetit që

mbizotëronte në kohën kur janë rritur ata, ka pasoja të ndryshme në diskurset e tyre. Te

pjesёmarrësit në studim ishte i përhapur përceptimi që shoqëria ka ndryshuar në mënyrë të

ndjeshme në lidhje me trajtimin e personave gej dhe lesbike. Fakti që ata mendonin se Shqipëria

po kalonte në një periudhë të liberalizimit në lidhje me homoseksualitetin, është në përputhje

me pritshmërinë që ndryshimi i kuptimeve kulturore të homoseksualitetit është i rëndësishëm

në shpjegimin e shumëllojshmërisë së mënyrës se si njerëzit flasin mbi homoseksualitetin dhe

martesën në të njёjtën gjini. Në lidhje me idenë e natyrës së ndryshimeve, pjesa më e madhe e

pjesёmarrësve shprehën se sot është më e pranueshme të jesh një person gej apo lesbike se sa

në të kaluarën:

Mendoj se homoseksualiteti po përhapet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Ndoshta e kam

gabim, por më duket sikur njerëzit po e pranojnë gjithnjë e më shumë duke dëgjuar përditё

më shumë raste. (12, studente, 22 vjeç)

Page 118: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

118

Mesa kam kuptuar, po bëhet si diçka normale dhe ka edhe mbështetje të disa grupeve në

shoqëri krahasuar me më përpara kur ishte i pakonceptueshëm edhe fenomeni. (10, nënë,

51 vjeç)

Tani dëgjohen për raste të nxënësve në gjimnaze dhe sot duket sikur është pak më e

pranueshme, edhe në qytete të tjera të mëdha përveç Tiranës. (19, baba, 54 vjeç)

Si studentët, ashtu edhe prindërit u shprehën se personat gej dhe lesbike kanë më shumë

gjasa që të jenë më të hapur mbi orientimin e tyre seksual dhe që ka një pranueshmëri më të

madhe në komunitet. Një student kujtoi një rast në të cilin kishte dëgjuar që dikush në shkollën

e tij identifikohej si person gej dhe gjatë bisedës ai shprehet thjesht dhe pa ngjyrime

emocionale:

Nuk e di nëse lajmi për atë doli përpara se unë të ikja nga ajo shkollë, pasi nuk besoj se

ishte një lajm shumë i përhapur. Por kam dëgjuar dikë të thoshte se ai ishte gej dhe kam

thënë me vete “Ok, punë e tij”. Mendoj se shumë persona kishin dyshimet e tyre edhe më

përpara. (3, student, 22 vjeç)

Për studentin në fjalë fakti që ky person identifikohej si gej nuk përbënte për të ndonjë

habi të madhe, madje ai as nuk mbante mend nëse ai vazhdonte të ishte në shkollë të mesme

në atë kohë. Në përceptimin e tij nuk dukej se kishte një stigmë negative që do të ndodhte

shumë vjet më përpara. Ky diskurs i ndryshimit shoqëror nuk kufizohej vetëm në të folurën

mbi homoseksualitetin, por lidhej edhe me institucionin e martesës dhe marrëdhëniet gjinore

në mënyrë më të përgjithshme.

Sa më të moshuar të jenë njerëzit, aq më shumë do të thonë që “Po”, pasi ato bëjnë

krahasime më kohën e tyre. Tani koha po ndryshon. A është martesa në krizë? Nuk mendoj

se është me patjetër, por është duke ndryshuar, nuk e di nësë për mirë apo për keq.

Gjithsesi, nuk është siç ka qenë më përpara. Shoqëria po ndryshon. Çdo gjë po ndryshon.

(14, student, 19 vjeç)

Ajo shpjegon se ndryshimi social është normal. Po ashtu, në përgjigje të pyetjes në

lidhje me ndarjen gjinore të punës në familje një nënë flet mbi ndryshimet që kanë ndodhur në

kohë:

Mendoj se në kohët moderne të sotme ku të dy partnerët punojnë, po ashtu duhet të ndajnë

detyrimet bashkë. Ka qenë shumë ndryshe kur jam rritur unë, sepse roli i përgjithshëm i

Page 119: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

119

grave ishte të rrinin në shtëpi për t’u kujdesur për familjen ndërsa burri duhej të fitonte

bukën e gojës për familjen. Pastaj gratë për shumë arsye filluan të kuptojnë se mund të

bënin shumë gjëra që mendonin se nuk u përkisnin atyre. Gjëja më e mirë në lidhje me këtë

ka të bëjë me të drejtën e grave për të zgjedhur. (1, nënë, 50 vjeçe)

Në lidhje me homoseksualitetin, përkatësinë gjinore dhe familjen, si prindërit ashtu

edhe studentët shprehnin se kanë ndodhur ndryshime domethënëse në të kaluarën e afërt. Fakti

që komentet mbi ndryshimin shoqëror kanë qenë të shpeshta, tregojnë se “kohët po

ndryshojnë”; janë pjesë e një kuptimi të përbashkët të të kuptuarit të këtyre çёshtjeve.

Si studentët, ashtu edhe prindërit kanë përceptime të njёjta që shoqëria po ndryshon,

por ata ndryshojnë në të menduarin se si pasojat e kësaj periudhe të ndryshimit të shpejtë social

bëhen të dukshme në diskurset mbi homoseksualitetin dhe martesën në të njёjtën gjini. Të

folurit mbi homoseksualitetin në periudhën kur prindërit dhe studentët kanë qenë në gjimnaz

apo universitet dhe narrativat e ndryshimit të qëndrimeve tregojnë se si dy brezat socialë ishin

ndikuar në mënyra të ndryshme nga liberalizimi i qëndrimeve në lidhje me homoseksualitetin.

Të folurit e prindërve mbi homoseksualitetin në kohën kur ishin të rinj reflekton faktin që

homoseksualiteti ishte tejet i stigmatizuar dhe shpesh i panjohur gjatë asaj periudhe dhe që

prindërit i përshkruajnë ato qëndrime si arsyetim të qëndrimeve të vazhdueshme negative.

Ndërsa studentët, kur flasin për homoseksualitetin duke iu referuar kohës kur ishin më të vegjël,

reflektojnё rritjen e tolerancës dhe pranueshmërinë për tё. Kështu, idetë e prindërve të lidhura

me ndryshimet e qëndrimeve reflektojnë faktin që ata kanë jetuar një periudhë të ndryshimeve

të shpejta sociale, ku dominonin gjërësisht qëndrimet negative mbi homoseksualitetin, ndërsa

idetë e studentëve mbi ndryshimin e qëndrimeve reflektojnë procesin e pjekurisë nga fëmijë në

të rritur më shumë sesa reflektimin e qëndrimeve tashmë të përcaktuara.

4.4.2. Përvojat gjatë jetës dhe vazhdimësia e qëndrimeve

Efektet e dallueshme të periudhës së ndryshimit social në çdo brez social janë të

dukshme në mënyrën se si ato flasin për homoseksualitetin, të cilat janë formuar gjatë rritjes.

Studentët ishin më të prirur për të zhvilluar qëndrime pozitive ndaj personave gej dhe lesbike

gjatë gjimnazit, ndërsa prindërit gjatë kohës së gjimnazit e njihnin shumë pak si fenomen. Kjo

dallohet lehtë nga fakti që kuptimi kulturor i homoseksualitetit ishte i ndryshëm gjatë kohës së

gjimnazit te secili brez social. Ndërsa duket se një pjesë e madhe e studentëve e marrin për të

mirëqenë që personat gej dhe lesbike ndryshojnë thjesht nga lloji i tërheqjes që kanë, prindërit

u shprehën se homoseksualiteti ishte i tejet i stigmatizuar që në kohën kur ata ishin rritur për të

Page 120: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

120

shpjeguar vazhdimësinë e qëndrimeve negative ndaj personave gej dhe lesbike. Prindërit

treguan se nё kohёn kur janё rritur homoseksualiteti në opinionin e përgjithshëm ishte negative

dhe se rastet e identifikimit të personave gej ishin të rralla dhe se nuk kishin njohur personalisht

asnjë person gej gjatë kohës së gjimnazit apo universitetit:

Do të ishte shumë negative. Asnjëherë nuk është folur për këtë temë edhe kur kishte ndonjë

dyshim për dikë që kishte sjellje femërore. Mbaj mend që vajza ime kishte një festë të një

djali që konsiderohej gej dhe ai ishte shumë i sjellshëm dhe mbahej si gallata e grupit. Kjo

s’do të kishte pasur shans të ndodhte kur unë kam qenë në shkollë të mesme. Me siguri do

ta kishte pësuar keq. (14, nënë, 48 vjeçe)

Në fjalët e saj nëna vë në dukje dallimin e përvojës së saj në shkollë të mesme me atë

të vajzës së saj për të përshkruar se sa negativ do të konsiderohej homoseksualiteti në atë kohë.

Shpesh prindërit bënin dallimin e njohjeve aktuale tё fëmijëve të tyre me persona gej dhe

lesbike dhe përvojave të tyre kur ata ishin në të njёjtën moshë për të shprehur se sa fenomen i

stigmatizuar ka qenë, se sa rrallё dëgjohej për tёapo edhe tё dhe sa i panjohur ishte në shoqëri.

Pikëtakimi i brezit të prindërve me një kuptim më negativ të opininionit publik mbi

homoseksualitetin vazhdon të jetë i dukshëm në diskurset e tyre, të cilët mbajnë qëndrime

negative të zhvilluara gjatë kohës kur kanë qenë të rinj. Pjesa më e madhe e prindërve e

arsyetonin kundërshtimin mbi martesën në të njёjtën gjini dhe homoseksualitetin të lidhur me

mënyrën se si janë rritur:

Nuk mendoj se një djalë duhet të merret me një djalë dhe një vajzë me një vajzë. E kam

shumë të vështirë ta mendoj dhe këto lloj njerëzish më frikësojnë. Kështu jam rritur unë

dhe besoj dhe brezi im. (7, nënë, 46 vjeçe)

Ajo ka vështirësi në shpjegimin se pse ka qëndrime negative mbi personat gej dhe

lesbike. Heteroseksualiteti duket diçka e natyrshme për të dhe se mënyra se si ndihet tani për

homoseksualitetin lidhet me faktin se ajo është rritur duke pasur këto mendime. Qëndrimet e

saj të vazhdueshme negative shfaqen si objekt i mësimeve të hershme që e konsiderojnë

homoseksualitetin të gabuar. Disa prindër të tjerë në përpjekje për të kapërcyer qëndrimet e

tyre negative më të cilat janë rritur mendonin se homoseksualiteti, gjithsesi, ishte në

kundërshtim me atë qё mendonin se duhet të ndjenin. Për shembull, më poshtë kemi rastin e

një nëne, e cila mbështet martesën në të njёjtën gjini dhe shprehet se ekziston një mendim

brenda saj që është negativ ndaj homoseksualitetit:

Page 121: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

121

Nuk mund të them se jam plotësisht dakord që vajza ime të martohet me një vajzë. Kur je

fëmijë apo adoleshent, ke disa mendime që të rrënjosen në trurin tënd dhe nuk mund t’i

ndryshosh ato të gjitha, pavarësisht se sa mundohesh që të jesh mendje hapur. Nuk kam

çfarë të bëj. Nuk jam paragjykuese, por do ndihesha në siklet po të qëndroja në një ambient

me persona të tillë. (16, nënë, 52 vjeçe)

Ajo krahason mendimet e rrënjosura negative mbi homoseksualitetin dhe përpiqet që

të tejkalojë qëndrimet e vjetra që ua atribuon vlerave tradicionale shoqërore me të cilat është

rritur, të cilat mendon se nuk janë më të pranueshme. Në mënyrë të ngjashme, në rastin më

poshtë gjykimi moral mbi imoralitetin e homoseksualitetit që është rrënjosur tek ajo vazhdon

të ketë ndikim, edhe pse përpiqet që ta refuzojë atë:

Më përpara kam thënë “është shumë e shpifur”, por mendoj se kjo ishte ide e të tjerëve që

ishte bërë pjesë e mendimeve të mia. Sot përpiqem të mos mendoj kështu dhe pse mos të

gënjej, ndonjëherë edhe e mendoj një gjë të tillë pa dashur. I them vetes se nuk kam pse të

jem unë gjykuese, por ndonjëherë e kap veten duke menduar që është e gabuar dhe nuk më

dua të mendoj kështu. (11, nënë, 60 vjeçe)

Fakti që prindërit që mbështesin apo kundërshtojnë martesën në të njёjtën gjini shprehin

qëndrime negative mbi homoseksualitetin si pasojë e brendësimit të qëndrimeve tradicionale

në kohën kur janë rritur, lidhet me ndikime të forta dhe tё qëndrueshme në qëndrimet e tyre

mbi homoseksualitetin dhe martesën në të njёjtën gjini. Në dallim nga kjo, studentët dukej se

kishin zhvilluar qëndrime më pozitive dhe tolerante ndaj personave në të njёjtën gjini gjatë

përvojave në gjimnaz dhe nё universitet. Përgjithësisht studentët flisnin për njerëzit që

identifikoheshin si persona gej si diçka jo shumë problematike në ditët e sotme dhe ata kishin

më pak prirje se sa prindërit e tyre për të pasur qëndrime negative në lidhje me kontaktet me

personat gej dhe lesbike. Për shembull, një student 21 vjeç sjell ndërmend rastin e një djali që

kishte njohur në shkollën e mesme, i cili identifikohej si gej:

Përgjigje: Ka qenë një djalë që ishte gej në shkollën time, me të cilën më ka rastisur të luaja

futboll dhe ajo që kam menduar ka qenë “punë e madhe, punë për të”.

Pyetje: A kishe ndonjë reagim negativ kur e zbulove një gjë të tillë?

Përgjigje: Me thënë të drejtën nuk e prisja. Prisja që të reagoja keq. Nëse ti je gej, është ok

për mua. Ti bëj çfarë të duash dhe unë bëj çfarë të dua. S’ka asnjë problem këtu. (11,

student, 21 vjeç)

Page 122: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

122

Kjo tolerancë e të njohurit dikë që është gej apo lesbike, nuk ishte e rrallë në mesin e

studentëve të kampionit të këtij studimi. Studentët e përshkruan orientimin seksual të personave

gej si jokërcënues, si diçka që nuk ishte çёshtje e tyre dhe që nuk i prek ato në një mënyrë

domethënëse. Megjithatë, homoseksualiteti vazhdon të stigmatizohet dhe të ketë kuptim

negativ në tërësi në shoqëri dhe veçanërisht në kontekstin e gjimnazit. Identifikimi si person

gej mbart me vete rreziqe të konsiderueshme:

Pyetje: Si trajtohej në shkollë të mesme ky djali që njihje?

Përgjigje: Jo dhe aq mirë. Një herë ka ndodhur një sherr në palestrën e shkollës, të cilën

unë nuk e pashë personalisht por ma treguan si diçka shumë të rëndë.

Pyetje: A ishte mendimi i bashkëmoshatarëve që të mos i rrinin afër?

Përgjigje: Po, kështu ishte. Ka pasur nxënës që ishin një vit më të mëdhenj të cilët i kishin

vendosur nofka këtij djalit për ta poshtëruar dhe kishte shumë momente të sikletshme. (11,

student, 21 vjeç)

Situata që përshkruan studenti më lart paraqet atmosferën e përgjithshme të gjimnazit

të studentëve në kampionin e këtij studimi, ku homoseksualiteti stigmatizohej dhe personat që

identifikoheshin si gej ishin të ekspozuar ndaj talljeve e ndonjëherë edhe ndaj dhunës. Në të

njёjtën kohë, sot ka mbështetje më të madhe dhe rritje të tolerancës dhe pranueshmërisë së

personave gej dhe lesbike në gjimnaze. Studentë të shumtë u shprehën se ka pasur edhe

aktivitete gjatë gjimnazit, të cilat kishin qëllim sensibilizimi mbi stigmën me të cilën

përballeshin personat gej dhe lesbike. Këto aktivitete kishin për qëllim rritjen e qëndrimeve të

tolerances ndaj tyre përmes një mjedisi mbështetës për të krijuar marrëdhënie sa më të

shëndetshme ndërmjet bashkëmoshatarëve.

Në përgjithësi, ndjesia e prezantimit të studentëve me persona gej dhe lesbike sot është

më pak negative dhe stigmatizuese nga ajo që shprehet nga prindërit e tyre. Prindërit gjatë jetës

së tyre kanë krijuar një kuptim të homoseksualitetit që është negativ dhe ata vazhdojnë të ruajnë

mendime të tilla, të cilat janë zhvilluar përgjatë stadeve të ndryshme të jetës së tyre. Ndërsa

periudha e rritjes së pranueshmërisë së homoseksualitetit dhe deklarimit të orientimit të

seksualitetit të personave gej dhe lesbike duket se ka inkurajuar studentët që të përshtasin

qëndrime më tolerante dhe pranueshmërie.

Page 123: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

123

4.4.3. Shprehja e ndryshimit të qëndrimeve

Anëtarët e të dy brezave socialë treguan se mendimet e tyre ndaj homoseksualitetit kanë

ndryshuar përgjatë rrjedhës së jetës, por shprehja e ndryshimit të qëndrimeve pasqyron procese

të ndryshme. Te prindërit shprehja e ndryshimit të qëndrimit reflekton procesin e ndryshimit të

pikëpamjeve ekzistuese mbi homoseksualitetin si pasojë e një periudhe të një tolerance më të

madhe ndaj homoseksualitetit. Ndërkohë që qëndrimet e tyre kanë qenë dikur negative, fakti

që ata kanë jetuar gjatë një periudhe të ndryshimit të konsiderimit të homoseksualitetit,

ndihmon të shpjegohet se pse tani ata kanë qëndrime më pozitive. Shprehjet e prindërve

zakonisht përqëndroheshin në rëndësinë e të njohurit të personave që identifikoheshin si gej

apo lesbike për të kuptuar që ata ishin njërëz të zakonshëm. Kur kanë qenë më të rinj,

homoseksualiteti konsiderohej gjerësisht si i gabuar, por, pasi kanë pasur mundësinë të kenë

njohje apo kontakte personale me persona gej dhe lesbike, prindërit kanë filluar të kuptojnë se

nuk ishin ndryshe nga ata:

Para disa vitesh më tmerronin kur mendoja apo kur flitej për homoseksualitetin. Tani në

këtë moshë që më ka rënë rasti edhe të njoh dike përmes një njohjeje timen personale apo

edhe nga televizori, kam kuptuar se nuk janë ndryshe nga pjesa tjetër e shoqërisë, përveç

preferencave të tyre seksuale. Me sa duket jam më pranuese dhe nuk përbën më shumë

problem për mua. (11, nënë, 60 vjeçe)

Nëna më lart ia atribuon rritjen e pranueshmërisë ndaj personave gej dhe lesbike njohjes

me to, duke vënë në dukje dallimin e reagimeve që do kishte pasur më përpara në rrethin e tij

shoqëror. Një nënë 41 vjeçe po ashtu tregoi se sa shumë kishin ndryshuar pikëpamjet e saj mbi

homoseksualitetin me kalimin e kohёs:

Duhet ta pranoj që në fillim kur shpërtheu si çёshtje në televizor më shqetësonin shumë

njerëz të tillë, pastaj kam filluar të mendoj se kjo ishte e gabuar. Më rritjen e fëmijëve, duke

dëgjuar edhe mendimet e tyre fillova të jem më pranuese, pasi vajza ime njihte dikë që ishte

gej dhe, pas prezantimit me të, kam krijuar një mendim edhe më të mirë se sa për një pjesë

të madhe të shokëve të tjerë të saj. (15, nënë, 52 vjeçe)

Në fjalët e saj vlen të përmendet se kontaktin e saj personal me një person gej e fitoi

përmes vajzës së saj dhe se në disa raste prindërit shprehën se përvojat dhe opinionet e fëmijëve

të tyre kanë ndikuar në ndryshimin e qëndrimeve në një farë mase në lidhje me

homoseksualitetin.

Page 124: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

124

Këto shprehje të ndryshimit të qëndrimit mund të kuptohen përmes logjikës teorike të

brezit social dhe ndikimeve të periudhës. Nëse do të hipotetizonim të kundërtën: nëse periudha

e liberalizimit të qëndrimeve ndaj homoseksualitetit nuk do të kishte ndodhur dhe personat gej

dhe lesbike nuk do të ishin ekspozuar më shumë mbi jetën e tyre personale dhe të

portretizoheshin si normalë në media, atëherë do të kishte më pak gjasa që të ndodhte kontakti

personal dhe se do të ishin sfiduar mësimet më të hershme që homoseksualiteti është i gabuar.

Duke qenë se ata kanë jetuar në këtë peridhë historike, qëndrimet e tyre janë liberalizuar duke

qenë gjithnjë e më të pranuese që homoseksualiteti është një pjesë e pandarë e identitetit të një

njeriu dhe që duhet të ketë tolerancë për këtë.

Ka pasur edhe shprehje të tjera të ndryshimit të qëndrimit nga prindërit, të cilat

pasqyrojnë se të jetuarit në këtë periudhë historike ka ndikuar në ndryshimin e botëkuptimeve

të tyre. Për shembull, një baba foli mbi pikëpamjet e tij të ndryshuara mbi homoseksualitetin

dhe martesën në të njёjtën gjini duke iu referuar vlerësimit më kompleks që i bënte botës. Për

shkak të përvojës së tij në familje me një person me aftësi të kufizuara, që përbën një grup jo

plotësisht të pranuar në shoqëri, ai nuk e shikon botën në terma të thjeshtë të së drejtës dhe së

gabuarës:

Jeta është një kompleks situatash e mendimesh dhe në familjen time kemi kaluar shumë

vështirësi dhe ka pasur disa raste ku kemi rrezikuar të humbnim djalin tonë. Ata që na janë

gjendur, ata që janë ofruar për të ndihmuar, nuk ishin njerëzit më të afërt. Mendimet e mia

kanë ndryshuar shumë. Ka qenë një kohë kur kam menduar se nuk do t’i pranoja kurrë

njërëzit homoseksualë, por sot s’kam këto mendime. Një fëmijë nuk duhet të vlerësohet si

më i mirë apo më i keq se dikush tjetër për arsye të tërheqjes që ka, sepse ajo që ka rëndësi

është të jetë i shëndetshëm dhe të ketë mundësi ta jetojë jetën e tij. (3, baba, 52 vjeç)

Për shkak të përvojës në familjen e tij me aftësinë e kufizuar, ai është bërë më tolerant

dhe pranues i njerëzve që janë të ndryshëm nga ai dhe nuk është më i gatshëm ta gjykojë dikë

negativisht për shkak të orientimit seksual.

Edhe pse nuk ka një mënyrë për të verifikuar nëse kontakti personal apo përvojat me

grupe të tjera të stigmatizuara shkaktojnë këto ndryshime qëndrimesh, vlen të theksohet se ato

paraqesin thjesht histori që kanë ndërtuar në mënyrë që të shpjegojnë se pse mendojnë se

pikëpamjet e tyre kanë ndryshuar. Ajo çfarë është thelbësore, lidhet me faktin e tё jetuarit në

një kohë ndryshimi në mënyrën e konsiderimit të homoseksualitetit në opinionin e

përgjithshëm publik, një periudhë e liberalizimit të shpejtë të qëndrimeve dhe po ashtu edhe të

paraqitjes së homoseksualitetit në media dhe në jetën e përditshme. Kjo zhvendosje e gjërë e

Page 125: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

125

shoqërisë në drejtim të një tolerance më të madhe dhe përpjekjeve për të pranuar personat gej

dhe lesbike pa dyshim ka luajtuar rol në inkurajimin e këtyre njerëzve që të kenë pikëpamje

më tolerante ndaj tyre.

Shprehjet e ndryshimit të qëndrimit të raportuara nga studentët pasqyrojnë më shpesh

procesin e maturimit të tyre nga fëmijë në të rritur sesa procesin e sfidimit dhe ndryshimit të

pikëpamjeve të krijuara mbi homoseksualitetin. Një përshkrim i shpeshtë i studentëve mbi

ndryshimin e qëndrimit lidhej me të filluarin e të menduarit se fjala “pederast” apo fjalë të tjera

sharëse, ishte një fyerje dhe kishte për qëllim degradimin e personave gej. Këto shprehje janë

përdorur shpesh nga studentët dhe rrethet e tyre shoqërore si sharje nënçmuese drejtuar të

gjithëve, por me maturimin e tyre ata kanë kuptuar se këto sharje ishin fyese dhe lënduese për

personat gej dhe lesbike.

S’është se e kuptoja mirë çfarë do të thoshte homoseksualiteti deri në shkollë të mesme.

Nëse dikush ishte gej ishte ideja që t’i rrije larg atij personi dhe në përditshmëri përdorej

dhe vazhdon të përdoret shprehja “sa gej që je” apo fjalë të tjera gjatë gjithë kohës. Sot

mendoj se kjo është e gabuar dhe njerëzit nuk e kuptojnë domethënien që ka, pasi përdoret

thjesht si një sharje apo ngacmim i zakonshëm. (7, studente, 26 vjeçe)

Studentja në fjalët e saj përshkruan se fjalë të caktuara që i referohen homoseksualitetit

përdoren nga studentët për të fyer njëri-tjetrin. Gjithashtu ilustrohet procesi i maturimit të saj,

pasi tani është e vetëdijshme për domethënien që këto fjalë kanë për ata që kanë një orientim

homoseksual. Shpesh studentët bënin dallimin e qëndrimeve tolerante aktuale ndaj personave

gej dhe lesbike me qëndrimet e një kohe më të hershme:

Kur kam qenë diku te 13-14 vjeçe unë dhe shoqëria ime ishim shumë homofobike. Në atë

moshë mendoj se ka shumë rëndësi që të jesh pjesë e turmës dhe çdo gjë që është e ndryshme

duket e keqe. Kishim ato shprehjet tona “O Zot, them se ajo vajza është lesbike” dhe shumë

fjalë të tjera sharëse. (8, studente, 21 vjeçe)

Ajo ia atribuon qëndrimet e saj të mëparshme mentalitetit dominues të gjimnazit në të

cilin bënte pjesë. Në kontekstin e diskutimit të qëndrimeve të saj aktuale, ajo shprehet se ato

qëndrime negative lidheshin me moshën e saj dhe se sot nuk ka këto konsiderata për personat

gej dhe lesbike. Një tjetër përshkrim i ndryshimit të qëndrimit të studentëve ka të bëjë me të

kuptuarit të domethënies së homoseksualitetit përmes kontakteve personale. Ky përshkrim

është i ngjashëm me mënyrën se si prindërit kanë folur për ndikimin e të njohurit të dikujt që

është gej apo lesbike, por dallon vetëm në atë që, për studentët, ndërgjegjësimi ka ndodhur kur

Page 126: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

126

ishin adoleshentë gjatë formimit të identiteteve të tyre seksuale. Për shembull, një studente

shpreh se ishte tronditur kur kishte mësuar se kushëriri i saj ishte gej, pasi nuk arrinte ta

kuptonte:

Përgjigje: Kam qenë rreth 12 vjeçe dhe mendoja se ai kishte një shok të ngushtë me të cilin

rri gjithë kohës. Por, motra ime që e kishte kuptuar tha “a e kuptoni që ai është gej”. Ngela

pa fjalë…

Pyetje: Çfarë ndjeve kur mësove se kushëriri yt ishte gej?

Përgjigje: Nuk e di, thjesht nuk e kuptoja çfarë do të thoshte. Domethënë e dija që kishte të

bënte me seksin dhe ndoshta mendoja se është diçka shumë e çuditshme, ndoshta për faktin

që më ishte mbajtur sekret. (15, studente, 25 vjeçe)

Në përshkrimin e saj, ajo vë në dukje habinë e madhe fillestare në të mësuarin se

kushëriri i saj ishte gej dhe më pas kur arriti nё pёrfundimin se orientimi seksual nuk e bën atë

më të ndryshëm se të tjerët. Ky përshkrim nuk dallon shumë nga historitë që kanë treguar

studentët mbi njohjen me persona gej dhe lesbike kur ishin të rritur, por i vetmi dallim qëndron

në faktin se ajo ishte shumë e re kur ka mësuar lajmin dhe nuk kishte zhvilluar ende një të

kuptuar të seksualitetit njerëzor.

Shprehjet e ndyshimit të qëndrimit ishin të ngjashme ndërmjet studentëve dhe

prindërve, por përfshinin procese të ndryshme në varësi të faktit nëse kishin arritur pjekurinë

apo një moshë madhore. Në përshkrimet e studentëve procesi i ndryshimit të qëndrimit ishte i

lidhur me pjekurinë – proces i zhvillimit të një identiteti të rrituri dhe ndërgjegjësimi seksual –

ndërsa përshkrimet e prindërve nënkuptonin që procesi i ndryshimit të qëndrimit ka ndodhur

pasi kanë kaluar në një moshë madhore duke zhvilluar qëndrime mbi homoseksualitetin. Ky

dallim është logjik, pasi studentët dhe prindërit kanë përjetuar periudhën e ndryshimit të

kuptimit të homoseksualitetit në kohë të ndryshme: studentët kishin më shumë gjasa për të

zhvilluar qëndrime tolerante ndaj homoseksualitetit, pasi gjatë rritjes së tyre konsiderimi për

homoseksualitetin në kulturën e gjërë kishte pësuar disa ndryshime, ndërsa prindërit kanë jetuar

në këtë periudhë ndryshimi ose duke mbajtur qëndrimet negative që kanë zhvilluar në kohë ose

duke u munduar të zhvillojnë qëndrime më tolerante, të ngjashme me ato të fëmijëve të tyre.

4.5. Krahasimi i palëve të kombinuara prind-student

Të dhënat e paraqitura në këtë seksion kanë të bëjnë me krahasimet e intervistave të

gjashtë palëve të përputhshme të studentëve dhe prindërve, pjesë e kampionit të këtij studimi.

Page 127: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

127

Qëllimi kryesor i kësaj analize lidhet me kërkimin e të dhënave të ndikimit që lidhen me brezin

social dhe për aq sa është e mundur, kontrollin e ndikimit të brezit të prindërve mbi fëmijët dhe

anasjelltas.

Në mënyrë që të vlerësohen ngjashmëritë dhe dallimet ndërmjet çdo prindi dhe student,

gjatë intervistave janë identifikuar një shumëllojshmëri e qëndrimeve, besimeve, vlerave dhe

përvojave të ndryshme, të cilat lidheshin me fenë, martesën, përkatësinë gjinore,

homoseksualitetin dhe martesën në të njёjtën gjini. Më pas janë krahasuar studentët dhe

prindërit me njëri-tjetrin në këta terma për të parë se si dallimet e diskurseve mbi martesën në

të njёjtën gjini janë të lidhura me dallime të tjera në repertorin e tyre kulturor. Fillimisht duhet

theksuar se shpjegimi i dallimeve ndërmjet brezave në qëndrimet mbi martesën në të njёjtën

gjini mbështet në të dhënat e intervistave të këtij studimi në atë që diskurset e studentëve ishin

më pak kundërshtuese sesa ato të prindërve të tyre. Duke analizuar diskurset e përshkruara më

lart, diskurset e studentëve ishin gjithmonë më mbështetëse për martesën në të njёjtën gjini se

sa ato të prindërve të tyre.

Krahasimet e thjeshta të brezave socialë nuk janë të mjaftueshme për dy arsye. Së pari,

shumë nga dallimet e qëndrimeve në lidhje me martesën në të njёjtën gjini ndërmjet prindërve

dhe fëmijevë të tyre mund të mos jenë domosdoshmërisht për shkak të efektit të brezit. Për

arsye se prindërit dhe fëmijët shpesh ndryshojnë nga njëri-tjetri në një sërë dimensionesh, nuk

është e qartë nëse dallimet e qëndrimeve në lidhje me martesën në të njёjtën gjini mund të

shpjegohen më mirë nga faktorë të tjerë, si p.sh., besimet fetare. Arsyeja e dytë që një krahasim

i thjeshtë i brezave socialë nuk ofron një shpjegim të plotë të dallimeve të qëndrimeve të lidhura

me brezin, lidhet me idenë që një pjesë e prindërve dhe fëmijëve shprehin nivele të ngjashme

të mbështetjes apo të kundërshtimit të martesës në të njёjtën gjini. Për shkak të fuqisë së

socializimit prindëror, realitetit i ndryshimit të qëndrimeve tek prindërit dhe fuqisë së

ideologjisë fetare, shumica dërrmuese e palëve student-prind shprehën prirjen për ndryshime

të qëndrimeve mbi martesën në të njёjtën gjini.

Këto dy fakte paraqesin sfida të rëndësishme në shpjegimin ndërmjet brezave socialë.

Realiteti i ndryshimit të qëndrimit të prindërve duket se kundërshton pritshmëritë e hipotezës

së qëndrueshmërisë së moshimit, që është pjesë e çdo analize të brezave socialë: nëse qëndrimet

janë të paqëndrueshme përgjatë moshimit, atëherë natyra e kontaktit të një personi me

shoqërinë gjatë rritjes së tij nuk do të duhet të ketë efekte të zgjatura që zakonisht lidhen me

shpjegimet e brezit social. Përmes një krahasimi të thjeshtë të brezave socialë nuk është e qartë

se si dallimet e çdo brezi social mund të jenë të lidhura me të qenit pjesë e atij brezi social.

Nëse do të linim mënjanë palët student-prind, të cilët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe do

Page 128: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

128

të konsideronim vetëm studentё dhe prindër, të cilët bien dakord me njëri-tjetrin në çёshtje të

lidhura me fenë, martesën dhe seksualitetin, ne fitojmë një nivel shtesë analize mbi çёshtjen e

efektit të brezit social. Duke bërë krahasime vetëm ndërmjet prindërve dhe studentëve, të cilët

janë të ngjashëm në shumë aspekte, bëjmë të mundur izolimin e çdo efekti të brezit social që

mund të ekzistojë.

Duke krahasuar ngjashmëritë dhe dallimet në të njёjtën kohë ndërmjet dhe brenda

brezave socialë është treguar se efektet e brezit social mund të shikohen edhe kur kontrollohen

ideologjitë fetare dhe ndikimet ndërbrezore. Prindërit liberalë janë të njёjtë me studentët

liberalë në mbështetjen e tyre për të drejta të barabarta për personat gej dhe lesbike, por ato

ngjasojnë me prindërit konservatorë në prirjen për të shprehur qëndrime negative apo parehati

ndaj homoseksualitetit. Në mënyrë të ngjashme, studentët konservatorë me qasje fetare janë të

njёjtë me prindërit konservatorë me qasje fetare në besimet e tyre se homoseksualiteti është i

pamoralshëm, por ata ngjasojnë me studentët liberalё në prirjen për të shprehur qëndrime

tolerante dhe mbështetje për të drejta të barabarta për personat gej dhe lesbike.

Për t’u klasifikuar palët student-prind në këtë mënyrë, janë koduar intervistat e çdo

pjesёmarrësi bazuar në ideologjinë fetare, përcaktimet dhe qëndrimet mbi martesën, qëndrimet

mbi bashkëjetesën dhe seksin paramartesor, qëndrimet mbi divorcin dhe idelogjitë e tyre mbi

përkatësinë gjinore. Po ashtu, janë koduar edhe qëndrimet e tyre mbi homoseksualitetin dhe

martesën në të njёjtën gjini. Gjashtë palët student-prind ishin të ngjashëm me njëri-tjetrin për

sa i përket diskurseve të tyre mbi fenë, martesën dhe çёshtjeve gjinore. Dy prej tyre mund të

klasifikohet si besimtarë fetarë konservatorë, dy si besimtarë fetarë të moderuar, të cilët kanë

qëndrime jostrikte mbi martesën dhe seksualitetin, si dhe dy palë të tjera mund të klasifikohen

si jofetarë, ateistë, agnostikë apo jopraktikues, të cilët kanë koncepte laike. Grupi i parë kishte

prirje për të pasur modele të ngjashme të diskurseve në të folurën për martesën në të njёjtën

gjini, ndaj ata janë quajtur si fetarë konservatorë. Grupi tjetër prirej të përdorte modele të

ngjashme të diskursit në të folurёn mbi martesën në të njёjtën gjini, ndaj ata janë përcaktuar si

liberalë. Po ashtu, janë përshkruar diskurset e martesës në të njёjtën gjini në secilin grup.

4.5.1. Diskurset fetare konservatore

Prindërit që janë klasifikuar si fetarë konservatorë kanë përdorur diskurse të qarta

kundërshtuese në të folurën mbi martesën në të njёjtën gjini. Sikurse është përshkruar më lart,

këto diskurse karakterizohen nga përcaktime fetare apo heteroseksuale të martesës, qëndrime

negative ndaj homoseksualitetit, një vlerësimi moral negativ të homoseksualitetit dhe besimin

Page 129: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

129

se homoseksualiteti është një zgjedhje e stilit të jetës, që duhet dënuar nga shoqëria. Si prindërit,

ashtu edhe studentët që kanë përdorur diskurse fetare konservatore, shprehën se do të kishte

pasoja jashtëzakonisht negative për shoqërinë, nëse do të legalizohej martesa në të njёjtën gjini

dhe pasojat përshkruheshin në terma të degradimit moral të shoqërisë. Për shembull, një

studente 22 vjeçe beson se në mënyrë ideale asnjë force e jashtme nuk duhet të ndërhyjnë në

martesë dhe se komunitetet dhe institucionet fetare duhet të jenë në gjendje për të refuzuar

lejimin e çifteve në të njёjtën gjini qё tё martohen:

E zemë se nuk ka asnjë shtrëngim për martesën. E zemë se disa nga shtetet fqinje tonat dhe

më gjërë do ta legalizojnë këtë martesë, por një pjesë e madhe, po themi, nuk do ta bëjë një

gjë të tillë. Nuk më duket e drejtë që një grup njerëzish nga këto vende që do ta legalizonin

të vinin në Shqipëri dhe të thonin se duan të njёjtën gjë edhe këtu apo që ne të pretendojmë

se duhet të mos legalizohet në vende të tjera. Vetë institucionet fetare këtu nuk duhet ta

lejojnë një gjë tillë. Siç është vendi, bëhet kuvendi. (12, studente, 22 vjeçe)

Ajo mbështet idenë e vetë vendosjes dhe kontrollit autonom nga komunitetet dhe,

ndonëse mendon se personat gej dhe lesbike duhet të kenë të drejta të barabarta, po ashtu thotё

se asnjë autoritet i jashtëm nuk ka të drejtë të diktojë se si duhet të jenë standardet morale.

Martesa në të njёjtën gjini duhet të legalizohet nëse vetë shoqëria e një vendi e dëshiron një gjë

të tillë. Argumentohet se nëse personat gej dhe lesbike do të arrijnë të drejta të barabarta,

atëherë ato nuk do të duhet të marrin ndonjë mbrojtje të veçantë dhe se duhet të përballen edhe

me mendimet e ndryshme brenda një shoqërie.

Bashkë me të drejtat e barabarta vijnë edhe kritikat e barabarta. Ata shprehen se thjesht

duan të jenë të barabartë, por në qoftë se unё kritikoj, kundërshtoj, atëherë jam homofob,

jo tolerant dhe kështu gjërash. Ajo çfarë duhet kuptuar është se, nëse dëshiron të drejta të

barabarta, atëherë duhet të jesh më i hapur dhe të pranosh çdo mendim që konsiderohet

ndryshe. (12, baba, 47 vjeçe)

Edhe pse disa studentë mbështesnin idenë e të drejtave të barabarta për personat gej dhe

lesbike, ata përceptojnë rrezik nga dhënia e të drejtave dhe privilegjeve të veçanta. Diskurset e

tyre nuk janë plotësisht mbështetës të martesës në të njёjtën gjini, por në përgjithësi tregojnë

një nivel mbështetjeje dhe tolerance për personat gej dhe lesbike, që është shumë i ndryshëm

nga diskurset kundërshtuese e prindërve të tyre:

Page 130: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

130

Mendoj se është pak e tepërt të pretendojnë martesat, por nëse ka të bëjë me të drejtat jam

dakord që t’u jepen të gjitha të drejtat, madje të bëhen që sot peticione. Por ta quash

martesë? (11, student, 21 vjeç)

Përshkrimi i këtyre diskurseve si ideologjikisht kontradiktore nuk do të thotë se nuk

kanë kuptim apo që nuk bëjnë sens në vetvete, por do të thotë që pajtohen elementë të

diskurseve mbështetëse dhe kundërshtuese në mënyra unike. Marrim rastin e një studenteje 19

vjeçe, e cila është përpjekur që të pajtojë besimin e saj fetar me empatinë dhe qëndrimet

pozitive ndaj personave gej dhe lesbike. Ajo e konsideron homoseksualitetin si mëkat, por

beson gjithashtu që njerëzit nuk zgjedhin që të lindin gej, po aq sa personat heteroseksualë nuk

e zgjedhin orientimin e tyre seksual. Kjo mёnyrё e tё kuptuarit tё homoseksualitetit lidhet me

njohjen e një personi në universitet, ku nuk kuptonte dot se pse njerëzit thjesht nuk mund të

ndryshonin ndjenjat e tërheqjes seksuale, pavarësisht dëshirës së saj për të qenë në përputhje

me mësimet fetare. Ajo shprehet se do të kundërshtonte martesën në të njёjtën gjini, por nuk

është shumë dakord me interpretimet e rrepta fetare.

Shumë besimtarë fetarë nuk kanë ndjenjat më të vogla të dhembshurisë për dikë që është

ndryshe. Një person mund të jetë gej edhe nëse është besimtar dhe nuk besoj se Zoti e dënon

atë person për shkak të kësaj tendence, por për mënyrën se si vepron. Besimtarët, duke

përfshirë edhe veten, për sa i përket marrëdhënieve homoseksuale dhe martesave nuk është

se kanë vlerësim të veçantë ndaj këtyre njerëzve. Nuk përpiqemi t’i kuptojmë ato dhe më

vjen keq që homoseksualët ndihen të urryer nga ne. Ne jemi përgjegjës për këtë përçarje të

madhe por gjithsesi nuk jam mbështetëse aktiviste e kauzës së tyre. (18, studente, 19 vjeçe)

Kontradiktat në shprehjen e saj janë të dukshme: ndërmjet mësimeve fetare ku

homoseksualiteti është i gabuar dhe mendimeve që personat gej dhe lesbike duhet të pranohen

më shumë nga feja. Në një sërë mënyrash, gjatë intervistës, ajo shprehet se dëshiron që personat

gej dhe lesbike të trajtohen me respekt si nga komuniteti fetar, ashtu edhe nga shoqëria. Por

gjithashtu ajo mendon se respekti duhet t’u jepet me mjete të tjera dhe jo duke i lejuar çiftet në

të të njёjtën gjini të martohen. Babai i saj u shpreh se ishin personat homoseksualë që po

cënonin shoqërinë dhe besimtarët në veçanti. Sipas tij, kur komunitetet fetare shprehin

kundërshtime ndaj homoseksualitetit, ata gjykohen negativisht nga grupe të caktuara të

shoqërisë:

Është si një taktikë militantizmi nga komuniteti homoseksual. Sa herë që flet në mënyrë

kritike për këtë komunitet, ka shumë mundësi që pjesa e intelektualëve të mburret për nivele

Page 131: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

131

më të larta emancipimi se pjesa tjetër e shoqërisë. Bile ka nga ata që të kritikojnë sikur je

ti në gabim që nuk e pranon homoseksualitetin. (9, baba, 47 vjeç)

Ai mendon se çdokush që mban një qëndrim kundërshtues ndaj lidhjeve në të njёjtën

gjini do të kritikohet si i prapambetur dhe jo i pranuar nga ajo pjesë e shoqërisë që sipas tij

konsiderohet si intelektuale. Diskursi kundështues i tij ndryshon me atë të vajzës së tij, edhe

pse të dy janë kundërshtues të martesës në të njёjtën gjini.

Studentët fetarë konservatorë kanë përdorur edhe diskurse ideologjikisht kontradiktore

duke shprehur qëndrime tolerante dhe mbështetje për të drejta të barabarta për personat gej dhe

lesbike, po aq sa duke shprehur në të njёjtën kohë ideologji fetare që janë të ngjashme me ato

të prindërve të tyre. Ndërkohë që prindërit e tyre nuk kishin asnjë kontradiktë mes besimeve

konservatore dhe qëndrimeve të tyre mbi homoseksualitetin, një pjesë e madhe e studentëve

kishte. Studentëve me identitet të fortë fetar u është mësuar se homoseksualiteti është mekat që

duhet kundërshtuar, por disa prej tyre po ashtu kishin qëndrime pozitive ndaj personave gej

dhe lesbike duke dashur që ata të kishin të drejta të barabarta. Studentë të tjerë konservatorë

mendonin se personat gej dhe lesbike meritonin të drejta të barabarta, por, për shkak të

përcaktimit që ata i bënin martesës, nuk vazhdonin më të flisnin në mbështetje të martesës në

të njёjtën gjini. Shumëllojshmëria e mendimeve mbi martesën në të njёjtën gjini e shprehur nga

studentët fetarë konservatorë përfaqësonte kështu mënyrat e ndryshme, në të cilat studentët

pajtonin elementët e repertorit të tyre kulturor që shfaqeshin kontradiktore.

4.5.2. Diskurset Liberale

Në mesin e palëve liberale, kryesisht studentët kanë përdorur diskurse mbështetëse kur

kanë folur mbi martesën në të njёjtën gjini, si dhe qëndrime pozitive ndaj personave gej dhe

lesbike. Ata kishin pikëpamje jofetare mbi martesën, bashkëjetesën dhe seksualitetin. Në të

kundërt, prindërit e këtyre studentëve kanë përdorur diskurse të mesme për të folur për

martesën në të njёjtën gjini duke treguar ngjashmëri me anëtarët konservatorë të brezit të tyre

social. Prindërit liberalë që kanë përdorur diskurse liberale pragmatike dhe ideologjikisht

kontradiktore për të folur mbi martesën në të njёjtën gjini ngjanin me fëmijët e tyre në

mbështetjen për të drejta të barabarta për personat gej dhe lesbike, por, po ashtu, ngjanin edhe

me brezin social konservator me qëndrime negative të nënkuptara të lidhura me

homoseksualitetin. Në këtë mënyrë, ata nuk kanë shprehur pikëpamjet e tyre mbi martesën në

të njёjtën gjini në një mënyrë qartësisht mbështetëse, sikurse fëmijët e tyre.

Page 132: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

132

Nga dy çiftet student-prind, të cilët mund të klasifikohen si fetarë të moderuar, të dy

prindërit shprehën diskurse të mesme për të folur për martesën në të njёjtën gjini. Një nёnё 48

vjeçe me qasje fetare dukej shumë tolerante në lidhje me homoseksualitetin dhe martesën në të

njёjtën gjini. Ajo përdor një diskurs pragmatik liberal për të folur mbi martesën në të njёjtën

gjini dhe shpjegoi se pse nuk ishte kundër saj. Po ashtu, pranoi që toleranca mbi këto çёshtje

mund të ishte në kundërshtim me besimin e saj fetar, duke shtuar se nuk ishte në interesin e saj

të përfshihej në promovimin e kauzës LGBTI:

Nëse do besoja se nuk është një gjë natyrore, atëherë do stërmundohesha për të thënë që

ata s’duhet të martohen, pasi do të ishte gjëja më e shëmtuar. Askush nuk është i shenjtë

dhe mund të ketë gjëra që askush nuk do të doje t’i dinte për ty, prandaj nuk më duket e

drejtë t’i drejtosh dikujt gishtin. Nuk është se të ndikon jetën tënde, por, mesa duket, ka

rëndësi për këta njerëz, ndaj s’duhet vrarë mendja kaq shumë. (14, nënë, 48 vjeç)

Ajo beson se feja mëson tolerancën dhe të kuptuarit e të tjerëve, ndaj në fund ai thotë

se personat gej dhe lesbike duhet të lejohen të martohen, pasi është një çёshtje që nuk ka lidhje

me të ose nuk e prek atë.

Një nёnё tjetёr përdor një diskurs ideologjikisht kontradiktor kur flet mbi martesën në

të njёjtën gjini. Ajo shqetësohet mbi pasojat negative që martesa në të njёjtën gjini mund të

ketë në shoqëri, por gjithashtu mendon se personat gej dhe lesbike meritojnë të kenë të drejta

të barabarta. Në pyetjen se çfarë do të bënte nëse do të kishte mundësinë për të votuar, ajo

shprehet:

Çfarë do të bëja, nëse do të më duhej të votoja? Me shumë mundësi do ta kundërshtoja,

thjesht pasi do ishte një votë anonime. Jo për ndonjë arsye të fortë (qesh). Më duket diçka

e keqe, por… (16, nënë, 52 vjeçe)

Ajo kishte mendime të përziera duke përfshirë jo vetëm pasojat e imagjinuara të

legalizimit të martesës në të njёjtën gjini, por gjithashtu edhe kontaktin e saj me persona gej

dhe lesbike. Ajo përmend një person gej, të cilin e ka njohur vite më përpara dhe kujton një

moment të parehatshëm të saj në një aktivitet në një qendër rinore ku kishte qenë e ftuar:

Në atë aktivitet kujtoj që kishte të rinj, të cilët dukeshin pak ndryshe. Kishte djem dhe vajza

me flokë ngjyra-ngjyra dhe që ishin veshur në një mënyrë që binte në sy. Doja të ikja sa më

shpejt nga aty, sepse më thanë që ishin të komunitetit. Me thënë të drejtën është e sikletshme

Page 133: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

133

t’i shohësh. Mjafton që pjesën intime ta mbajnë në ambjente private siç duhet në fund të

fundit. (16, nënë, 52 vjeçe)

Vajza e saj nuk kishte mendime të përziera në lidhje me martesën në të njёjtën gjini,

pasojat e imagjinuara apo për personat gej dhe lesbike për të cilat ka dëgjuar. Pavarësisht se

beson në Zot, ajo ishte mbështetëse e madhe e martesës në të njёjtën gjini duke shprehur empati

për personat gej dhe lesbike që luftojnë për barazi.

Prindërit, të cilët së bashku me fëmijët e tyre mund të klasifikohen si liberalë pa qasje

fetare, kanë përdorur diskurse mbështetëse kur folën për martesën në të njёjtën gjini pasi

përqafonin vlerat morale të pranimit, diversitetit, duke refuzuar argumentat mbi imoralitetin e

homoseksualitetit. Disa nga prindërit janë rritur me besime fetare, të cilat predikonin drejtësi

sociale dhe barazi, pavarësisht nga dallimet e një personi dhe, për pasojë, ata nuk e kishin të

vështirë të kuptonin përpjekjet e personave gej dhe lesbike për të drejta civile të ngjashme me

lëvizje të tjera në të cilat kanë qenë të përfshirë. Prindër të tjerë kanë përdorur diskurse

mbështetëse për të folur për martesën në të njёjtën gjini për shkak të njohjes me persona gej

dhe lesbike. Disa prindër kanë pasur ndryshime të qëndrimeve në lidhje me homoseksualitetin

përgjatë jetës së tyre dhe tani shprehin mbështetje për martesën në të njёjtën gjini. Megjithatë,

janë përdorur edhe diskurse pragmatike liberale në lidhje me martesën në të njёjtën gjini. Një

baba 46 vjeç ilustron diskursin pragmatik liberal duke refuzuar kundërshtimin ndaj martesës

në të njёjtën gjini thjesht si një paragjykim dhe mungesë të kuptuari, por, kur pyetet për

mendimin e tij, ai shmang dhënien e një mbështetje të qartë:

Pyetje: A mendon se ne si shoqëri duhet të legalizojmë martesën në të njёjtën gjini?

Përgjigje: Nuk mendoj se bën ndonjë ndryshim të madh. Nëse dikush është katolik, dikush

është musliman apo dikush diçka tjetër, nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe. E gjithë

kjo bëhet që ata të kenë një familje dhe të rrisin fëmijë. Për mua nuk është se ka shumë

rëndësi. (13, baba, 46 vjeç)

Ndërkohë që tregon se nuk e kundërshton martesën në të njёjtën gjini, po ashtu ai nuk

e shpreh specifikisht që e mbështet atë. Për të shmangur gjykimin, ai gjithashtu mendon se nuk

do të ketë pasoja domethënëse në shoqëri. Në përgjigje të katër pyetjeve të ndara mbi pasojat

që do të kishte legalizimi i martesës në të njёjtën gjini në shoqëri, babai në çdo rast mohon

pasojat e mundshme. Për shkak të pikëpamjeve jofetare mbi martesën dhe besimit të tij se

homoseksualiteti nuk është diçka që njerëzit zgjedhin, ai shprehet se legalizimi i martesës në

të njёjtën gjini nuk do të ndryshonte kuptimin e martesës apo që të inkurajonte

Page 134: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

134

homoseksualitetin. Megjithatë, ai përcepton një ndryshim në mënyrën se si sot trajtohen

personat gej dhe lesbike në krahasim me vite më përpara:

Më përpara shikonim në televizione të huaja raste ku dikush ishte gej dhe bënte si gazmor

e me tipare femërore dhe ne na dukej si fenomen i vendeve jashtë. Sot kemi plot personazhe

të tilla në televizionet shqiptare dhe nuk është se përbëjnë ndonjë skandal. Sot duket se

çdokush nuk e vret mendjen shumë, sikur janë zbutur qëndrimet e ashpra. Më përpara nuk

ekzistonte si një fenomen, të paktën mediatik. (13, baba, 46 vjeç)

Ide të tilla që theksonin se sa shumë kishte ndryshuar shoqëria përgjatë viteve edhe

përsa i përket qëndrimeve mbi personat gej dhe lesbike ishin të zakonshme te prindërit që kanë

përdorur diskurs pragmatik liberal.

Nga ana tjetër, një student 19 vjeçar është mbështetës i martesës në të njёjtën gjini dhe

nuk ka pikëpamje negative ndaj homoseksualitetit. Ai shpreh pikëpamjet liberale jofetare

përmes idesë që bashkëjetesa dhe seksi paramartesor janë pozitive dhe duke u shoqëruar me

njerëz që mendojnë si ai. Po ashtu, ai është ndeshur me kundërshtime ndaj martesës në të njёjtën

gjini në biseda me moshatarë dhe babain e tij:

Babi është shumë kundër. Kur kemi folur për këtë, i kam thënë se ku qëndron problemi këtu,

por ai është totalisht homofob, si p.sh., nëse unë shoqërohem me një person që është gej,

atëherë sipas tij edhe unë do bëhem i tillë. Po ç’rëndësi ka orientimi seksual, pse u hyn në

xhep njërëzve nuk e kuptoj… (10, student, 19 vjeç)

Ai e mendon qesharake idenë se dikush bezdiset nga homoseksualiteti. Homoseksualiti

dhe ideja që personat gej dhe lesbike janë të njerëz të zakonshëm si gjithë të tjerët merren për

të mirëqena për të, ndaj ai nuk arrin të kuptojë se pse njerëzit kundërshtojnë të drejtat e

barabarta për personat gej dhe lesbike:

Jam i sigurt që njerëzit si babi im nuk do ta pranonin. Ai do të ishte shumë kundra, por unë

s’arrij ta kuptoj se pse përbën kaq problem. Besoj se ka të bëjë me mendimet moraliste që

shoqëria bazohet në traditë. Koha ndryshon dhe duhet pranuar ndryshimi. Nuk jetohet në

të kaluarën. (10, student, 19 vjeç)

Ai i konsideron kundërshtuesit e barazisë për personat gej dhe lesbikë si njerëz që

jetojnë në të kaluarën dhe që nuk kuptojnë realitetin e një shoqërie që po ndryshon. Me pak

fjalë, prindërit liberalë priren që të përdorin diskurse të mesme për shkak të ngjashmërive që

kanë me fëmijët e tyre dhe prindërit konservatorë. Sikurse fëmijët e tyre, ata mbështesin të

Page 135: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

135

drejta të barabarta për personat gej dhe lesbike, por, po ashtu sikurse prindërit konservatorë të

brezit të tyre, ata kanë qëndrime negative të lidhura me homoseksualitetin që duket se nuk i

lejojnë të shprehin mbështetje për martesën në të njёjtën gjini; kur prindërit përdorin diskurse

pragmatike liberale për të shmangur dhënien e opinioneve mbi këtë çёshtje, ndërkohë që të

tjerët përdorin diskurse ideologjikisht kontradiktore për të shprehur shqetësimet e tyre në lidhje

me pasojat e legalizimit të martesës në të njёjtën gjini. Në të dyja rastet, edhe pse ata shmangin

dhënien e një mbështetje të qartë, po ashtu nuk përpiqen të justifikojnë kundërshtimin e

martesës në të njёjtën gjini. Për shkak të kontaktit personal me persona gej dhe lesbike apo

ndryshimit të qëndrimeve, diskurset e mesme janë të zakonshme në mesin e prindërve liberalë.

Duke i kushtuar vëmendje diskurseve të mesme dhe duke bërë krahasime njëkohësisht

ndërmjet e brenda brezave, mund të përcaktojmë më saktë mënyrat në të cilat anëtarësia në një

brez social ndikon në diskurset mbi martesën në të njёjtën gjini. Duke qenë se mund të

kontrollojmë ndikimet brezore dhe ndikimet e ideologjisë fetare, kjo analizë tregon se dallimet

e brezave socialë në diskurset mbi martesën në të njёjtën gjini lidhen me ndryshimet sociale

ndërmjet brezave. Në veçanti, studiuesja ka argumentuar se ndërlidhja e brezit social të një

personi dhe realitetit të tij social formon strukturën e repertorit kulturor dhe mënyrat se si

përdoren elementët e atij repertori për të folur për martesën në të njёjtën gjini.

Është lehtësisht e dukshme nga kjo analizë se si ideologjia fetare e një personi formon

strukturën dhe përdorimin e repertorit të tyre kulturor. Të pasurit e një identiteti të fortë fetar

jo vetëm që e pajis një person me mjete specifike kulturore në të folurën për çёshtje si martesa

në të njёjtën gjini, si p.sh., parimi që minoritetet meritojnë të drejta të barabarta apo mësimet

fetare se homoseksualiteti është një mëkat, por gjithashtu u ofron njerëzve një grup strategjish

për të shprehur një pikëpamje. Është po ashtu e vërtetë se përkatësia në një brez social formon

strukturën dhe përdorimin e strukturës së tyre kulturore. Të rriturit gjatë periudhave të

ndryshme historike u ofron njerëzve përvoja dhe kujtime të ndryshme, të cilat ata do t’i përdorin

në mënyra të veçanta për të artikuluar mendime. Në rastin e martesës në të njёjtën gjini,

prindërit kanë përvoja dhe kujtime të drejtpërdrejta se si konsiderimi i homoseksualitetit ka

ndryshuar në Shqipëri dhe shprehja e ndryshimeve të qëndrimeve të tyre e ilustron këtë.

Studentët kanë shprehjet e tyre të ndryshimit të qëndrimeve duke shprehur se homoseksualiteti

është më i pranuar në shoqërinë bashkëkohore, por ata në një farë shkalle i marrin të mirëqena

strukturat sociale të përkatësisë gjinore, seksualitetit, martesës dhe familjes për arsye se ata nuk

kanë jetuar në një shoqëri ku institucionet kishin konfigurime të ndryshme.

Koncepti i gjeneratës sociale paraqet ndërlidhjen e mënyrave në të cilat përkatësia në

një brez dhe ideologjia fetare nuk veprojnë të ndara nga njëra-tjetra, por bashkëveprojnë së

Page 136: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

136

bashku në mënyra të ndërthurura sikurse analiza e diskurseve mbi martesën në të njёjtën gjini.

Për prindërit konservatorë fetarë dhe studentët liberalë, ndikimi i përkatësisë së brezit dhe

ideologjia fetare janë të ndërlidhura, ku diskurset e mesme ilustrojnë disa nga mënyrat e shumta

ku njerëzit kombinojnë dhe pajtojnë elementë të veçantë të repertorit të tyre kulturor, në mënyrë

që të artikulojnë mendime që kanë kuptim për ta.

Page 137: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

137

5. DISKUTIME

Rezultatet e studimit treguan se qëndrimet emocionale dhe vlerat morale që lidhen me

homoseksualitetin janë parashikuesit më të fuqishëm të mbështetjes apo kundërshtimit të

martesës në të njёjtën gjini, ku diskurset mbi homoseksualitetin janë shumë më komplekse nga

çfarë sugjerohet nga analizat sasiore. Po ashtu, nga ky studim rezulton se përcaktimet mbi

martesën gjithashtu ndikojnë në formimin e diskurseve mbi martesën në të njёjtën gjini,

ndonëse jo në masën që ndikon homoseksualiteti. Në lidhje me martesën në të njёjtën gjini

shumë faktorë demografikë dhe kontekstualë ndikojnë te qëndrimet fillimisht në mënyrë

indirekte përmes besimeve dhe vlerave më të përafërta mbi homoseksualitetin. Në këtë

kontekst, ishte i rëndësishëm tё shqyrtohej mënyra se si repertorët kulturorë mbi

homoseksualitetin krijojnë themelet për qëndrimet mbi martesat në të njёjtën gjini.

Ndërkohë që pozicioni i një personi në një moment historik prej shumë kohësh është

marrë si i mirëqenë dhe mbi të cilin janë bazuar edhe studime mbi brezat socialë, memorien

kolektive, moshimin dhe ciklin e jetës, kërkimi empirik mbi ndryshimin e brezave socialë nuk

ka shkuar përtej supozimeve teorike. Që nga mesi i viteve ’80, kthesa kulturore në shkencat

sociale ofroi perspektiva të reja teorike dhe mjete empirike për studiuesit në analizimin e

marrëdhënies ndërmjet pozicionit të përkohshëm të një personi dhe grupit ku bën pjesë. Disa

teoricienë kanë argumentuar nevojën për rishikim të teorisë së Karl Mennheim mbi gjeneratat

(Mauger, 1990), por mbështetja empirike për të rigjallëruar konceptin e brezit social ka mbetur

minimale. Është ky boshllek ndërmjet supozimeve teorike të konceptit dhe dobisë së saj

analitike që studiuesja është përpjekur të përmbushë në këtë studim. Studiuesja argumenton se,

kur operacionalizohet siç duhet, koncepti i brezit social mund të ndihmojë pёr shpjegimin e

mënyrës se si ndodhin efektet e brezit në qëndrime dhe se si ndodhin proceset e ndryshimit dhe

riprodhimit social.

Vlera dhe besime specifike mbi homoseksualitetin lidhen me marrëdhënien ndërmjet

ideologjisë fetare dhe qëndrimeve mbi martesën në të njёjtën gjini. Gjykimet morale mbi

homoseksualitetin e njerëzve dhe elementit emocional të qëndrimit të tyre mbi

homoseksualitetin janë ndikuesit më të rëndësishëm në qëndrime. Besimet kognitive mbi

homoseksualitetin (veçanërisht nëse cilësohet homoseksualiteti nga shkaqe biologjike apo

sociale) janë të një rëndësie më të vogël, ndonëse të rëndësishme. Natyra e kontakteve

personale me persona gej dhe lesbike lidhet po ashtu me qëndrimet mbi martesën në të njёjtën

gjini. Në veçanti, dimensionet morale të diskurseve janë më komplekse nga ajo çfarë paraqitet

Page 138: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

138

në literature, si dhe kontakti personal me persona gej e lesbike dhe atribuimet kognitive mbi

homoseksualitetin nuk duket se ka efekte të njёjta tek qëndrimet.

Mbështetja për martesën në të njёjtën gjini është e lidhur ideologjikisht me qëndrime

pozitive ndaj personave gej dhe lesbike me besimin se homoseksualiteti nuk është i

pamoralshëm por një orientim i lindur. Këto qëndrime ka më shumë gjasa të mbahen nga njerëz

që janë të moshës së rritur të hershme, të mirëshkolluar, të cilët jetojnë në qytete të mëdha dhe

që njohin personalisht persona gej dhe lesbike. Ndërsa kundërshtimi i martesës në të njёjtën

gjini duket se lidhet me qëndrime negative ndaj personave gej dhe lesbike, me besimin se

homoseksualiteti është mëkat dhe një stil jetese i zgjedhur. Këto qëndrime kanë më shumë

gjasa të lidhen me njerëz që i përkasin moshës së rritur të mesme e të vonë, më fetarë, të cilët

kanë jetuar ose janë rritur në qytete të vogla apo zona rurale dhe që nuk kanë njohur

personalisht persona gej dhe lesbike. Në këtë aspekt rezultatet e këtij studimi konfirmojnë

gjetjet e studimeve të mëparshme.

Në lidhje me faktorët demografikë, i është kushtuar vëmendje të veçantë përkatësisë në

një brez, e cila duket se ndikon në pikëpamjet e individëve përmes qëndrimeve dhe besimeve

mbi homoseksualitetin. Studentët kanë më shumë gjasa të mbështesin martesën në të njёjtën

gjini për shkak të ndryshimeve të mënyrës si përceptohet homoseksualiteti dhe konsiderimi i

grupeve minoritare në Shqipëri në këto vite. Studentët në këtë studim kanë lindur kryesisht pas

viteve ’90 duke u rritur në një periudhë ku homoseksualiteti filloi të shfaqej dhe në disa raste

të pranohej bashkë me diskutimet mbi barazinë dhe të drejtat e komunitetit LGBTI. Ndërsa

prindërit, pjesёmarrës të këtij studimi kanë lindur para vitit 1976 dhe janë rritur në një periudhë

ku homoseksualiteti konsiderohej si sëmundje mendore dhe diskurset mbi fenomenin ishin tejet

minimale. Bazuar në pritshmëritë e ndikimit të brezit, pikëpamjet mbi martesën në të njёjtën

gjini kanë reflektuar kuptimet kulturore dominuese mbi homoseksualitetin që kanë ekzistuar

gjatë vetë rritjes. Në këtë kontekst, të rinjtë ose personat e moshës së rritur të hershme kanë

gjasa të artikulojnë qëndrime më pozitive e mbështetëse mbi homoseksualitetin dhe martesën

në të njёjtën gjini, ndërkohë që personat e moshës së rritur të mesme kanë më shumë gjasa të

shprehin qëndrime më negative e kundërshtuese mbi homoseksualitetin dhe martesën në të

njёjtën gjini.

Në studim ka rezultuar se qëndrimet mbështetëse dhe kundërshtuese mbi martesën në

të njёjtën gjini lidhen me këto korniza demografike, por gjithashtu është se ekziston një

kompleksitet i madh kulturor në qëndrimet mbi martesën në të njёjtën gjini si dhe se ka një sërë

qëndrimesh që është vështirë të klasifikohen si mbështetëse apo kundërshtuese. Besimet, vlerat

dhe përvojat e pjesёmarrësve shpesh nuk kanë arritur të përputhen me njëra-tjetrën, por ato

Page 139: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

139

kanë ndërvepruar me të qenit pjesë e një grupmoshe dhe ideologjinë fetare në një sërë

mënyrash. Veçanërisht besimet kognitive mbi natyrën e homoseksualitetit priren të jenë të

shumëllojshme apo subjekte të ndikimit të pushtetit të rrjetit personal shoqëror. Çёshtja e

vlerave morale të individëve në lidhje me homoseksualitetin dhe martesën në të njёjtën gjini

është shumëdimensionale, i tillë që edhe ato që besojnë se homoseksualiteti është i

pamoralshëm jo domosdoshmërisht kundërshtojnë martesën në të njёjtën gjini apo besojnë se

vlerat e tyre morale personale përbëjnë një arsye të vlefshme për ta bërë këtë gjë. Mendimet

komplekse shtohen kur përkatësia e grupmoshës lidhet me ideologjinë fetare, duke i tërhequr

ato njëkohësisht në drejtime të kundërta. Si rezultat i këtij kompleksiteti, individët japin

mendime mbi martesën në të njёjtën gjini përmes qëndrimeve të mesme (as mbështetëse e as

kundështuese).

Ky studim sfidon studimet e mëparshme rreth mënyrës se si homoseksualiteti formëson

qëndrimet mbi martesën në të njёjtën gjini, ku diskurset mbi homoseksualitetin janë shumë më

komplekse nga çfarë sugjerohet nga analizat sasiore. Studimi tregoi se ka kaq shkallë të

ndryshme të kompleksitetit të të kuptuarit të homoseksualitetit dhe mendimeve mbi martesën

në të njёjtën gjini saqë qëndrimet mbi martesën në të njёjtën gjini nuk mund të kuptohen në

terma të thjeshta të mbështetjes apo kundërshtimit. Përdorimi i diskurseve të mesme nga dy

grumpmoshat e studimit tregon se ato jo domosdoshmërisht kanë pikëpamje koherente në

lidhje me homoseksualitetin dhe se gjejnë mënyra për të menaxhuar kontradiktat në sistemet e

tyre të besimit kur flitet për martesën në të njёjtën gjini. Këto kontradikta duken të rrënjosura

nga tё qenit pjesё e njё grupmoshe dhe nga ideologjia fetare.

Bazuar edhe në literaturën ekzistuese ka disa mospërputhje në lidhje me kuptimin e

martesës, të cilat luajnë rol në formësimin e diskurseve mbi martesën në të njёjtën gjini. Së

pari, ekziston një konflikt ndërmjet përkufizimit fetar dhe civil të martesës. Së dyti, shumë

njerëz besojnë se martesa nuk mund të lidhet mes personave të së njёjtës gjini për arsye se

termi përcaktues është ndërmjet burrit dhe gruas. Nëse ky përcaktim i martesës është i rrënjosur

në besimet fetare apo në një kuptim të përbashkët kulturor, duket se një pjesë e kundërshtimeve

mbi martesën në të njёjtën gjini bëhet mbi këto baza. Së treti, ekziston një konflikt i mundshëm

mbi rolin e riprodhimit në martesë. Në vitet e fundit në Shqipëri të kuptuarit të riprodhimit në

martesë është zhvendosur në raport me kuptimin tradicional të martesës. Megjithatë ka

vazhdimisht debate nga organizatat fetare dhe jo vetëm mbi këto ndryshime, me qëllimin që të

forcohet martesa patriarkale, riprodhuese, si dhe struktura e familjes.

Në lidhje me masën në të cilën këto konflikte lidhen me anetarësinë në një brez social,

të dhënat nga literatura nuk janë shumë të qarta. Në njërën anë duhet theksuar se ka dallime

Page 140: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

140

thelbësore në të kuptuarin e martesës nga studentët dhe prindërit pasi ato janë rritur në një

shoqëri ku të kuptuarit e martesës ka qenë qenë e ndryshme në periudha të ndryshme. Duke

qenë se studentët kanë konsideruar plotësimin emocional të çiftit si gjënë më të rëndësishme

në martesë sesa riprodhimin, ideja e martesës në të njёjtën gjini jo domosdoshmërisht

kundërshton këtë të kuptuar të martesës për këtë grupmoshë. Në anën tjetër, nocioni i martesës

dhe familjes ka ndryshuar duke pasur parasysh vitet e lindjes së prindërve, gjë që krijon më

shumë gjasa që studentët të mbështesin më shumë martesën në të njёjtën gjini. Rritja e

divorceve në dekadat e fundit në Shqipëri dhe rritja e bashkëjetesave ka çuar në krijimin e

formave të ndryshme të familjes dhe qëndrimet në lidhje me përkatësinë gjinore, divorcin,

bashkëjetesën dhe seksin paramartesor janë liberalizuar.

Në këtë kontekst, studentët pritet të artikulojnë kuptime të ndryshme të martesës në

raport me prindërit në lidhje debatin e martesës në të njёjtën gjini. Kështu, është shqyrtuar

mënyra se si kuptimet që i bashkangjiten martesës janë të lidhura me ndryshime të gjëra sociale

dhe me pikëpamjet mbi martesën në të njёjtën gjini. Bazuar në rezultatet që janë prezantuar

studiuesja argumenton se përkufizimet kulturore të martesës formësojnë pikëpamjet mbi

martesën në të njёjtën gjini në një mënyrë të rëndësishme, por që gjithsesi luajnë një rol më të

vogël se sa të kuptuarit që njerëzit kanë për homoseksualitetin në formësimin e qëndrimeve

individuale. Kuptimi i martesës shfaqet më pak e kundërshtuar sesa ai i homoseksualitetit pasi

homoseksualiteti ndryshe nga martesa ngjall një stigmë të fortë negative për shumë njerëz dhe

po ashtu duket se ka një konsensus kulturor të asaj çka martesa nënkupton në jetën e

përditshme.

Boshti kryesor i kundërshtimeve në lidhje me kuptimin e martesës në debatin e martesës

në të njёjtën gjini është ndërmjet përkufizimit fetar e heteroseksual nga njëra anë dhe

përkufizimit civil në anën tjetër. Ata që thonë se martesa si përkufizim është një institucion

fetar kanë më shumë gjasa që ta kundërshtojnë martësën në të njёjtën gjini sesa ato që

artikulojnë një përkufizim civil të martesës. Në mënyrë të ngjashme, advokatët e përkufizimit

civil të martesës besojnë se martesa përcaktohet nga dy njerëz që e duan njëri-tjetrin dhe duan

t’i përkushtohen njëri-tjetrit për gjithë jetën, ndërsa advokatët e përkufizmit heteroseksual të

martesës besojnë se martesa kërkon një çift me gjini të dallueshme.

Gjithsesi, ndarja ndërmjet këtyre përcaktimeve të martesës është më pak e prerë nga

çfarë mund të mendohet, sepse për shumicën e njerëzve martesa civile vepron si një mënyrë e

nënkuptuar e përbashkët e të kuptuarit të asaj çfarë martesa do të thotë në realitet. Kjo shfaqet

nga një gjuhë pragmatike dhe individualiste që shumica e studentëve përdorin kur flasin për

martesën ku tërheqja seksuale, por jo riprodhimi, është thelbësor për martesën. Për shkak se

Page 141: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

141

studentët në përgjithësi në këtë studim bien dakord se riprodhimi nuk është thelbësor për

martesën dhe se ajo çfarë e bën një martesë të mirë varet nga karakteristikat e veçanta të çiftit,

përkufizimi i martesës përbën një bazë të dobët ideologjike për kundërshtimin e martesës në të

njёjtën gjini që dikur mund të kishte. Periudha pas viteve ’90 që çoi në liberalizimin e

ideologjisë së përkatësisë gjinore, krijimin e formave të ndryshme të familjes dhe një pranimi

më të madh të seksit jashtë martese ka forcuar bazat kulturorë për mbështetjen e martesës në të

njёjtën gjini duke dobësuar idealin e martesës që në thelb lidhet me përkatësinë gjinore dhe

riprodhimin.

Përsa u përket dallimeve në qëndrime të dy brezave janë përdorur më shumë diskurse

mbështetëse nga studentët të cilët artikulojnë përcaktime civile të martesës, kanë qëndrime

pozitive dhe kontakte me persona gej dhe lesbike dhe që nuk mendojnë se homoseksualiteti

është moralisht i gabuar. Ndërsa diskurset kundërshtuese përdoren më shumë nga prindër që

artikulojnë përcaktime heteroseksuale dhe fetare të martesës, të cilët kanë qëndrime negative

ndaj homoseksualitetit dhe që argumentojnë që homoseksualiteti është i pamoralshëm.

Diskurset e mesme kanë tendencë të përdoren nga individë, rrjeti shoqëror i të cilëve

duket se i nxit ata të marrin një pozicion mbi martesën në të njёjtën gjini që është në

kundërshtim me idelologjinë e tyre fetare. Në këtë mënyrë, prindërit me pikëpamje liberale

kanë më shumë gjasa të mbështesin të drejtat e barabarta dhe tё tregojnё tolerancë për grupet

minoritare, por ata gjithashtu kanë më shumë gjasa të kenë mendime negative për

homoseksualitetin, ndoshta pasi ata janë rritur në një shoqëri ku homoseksualiteti konsiderohej

si sëmundje mendore dhe një sjellje deviante, apo të mos njihej fare si fenomen. Në mënyrë të

ngjashme, studentët me qasje fetare kanë më shumë gjasa të përdorin diskurse ideologjikisht

konfliktuale, pasi besimet e tyre fetare u mësojnë se homoseksualiteti është një sjellje e

pamoralshme që duhet ndaluar, por ata kanë më shumë gjasa në raport me prindërit me qasje

fetare të kenë qëndrime pozitive ndaj personave gej dhe lesbike, ndoshta pasi janë rritur në një

periudhë ku homoseksualiteti gjithnjë e më shumë konsiderohet si normal. Duket se të kuptuarit

e homoseksualitetit është shumë më tepër i rëndësishëm sesa të kuptuarit të martesës, pasi ka

një shkallë të konsesusit të asaj çfarë martesa do të thotë në jetën e përditshme.

Faktori i brezit social është tepër i rëndësishëm në formësimin e këtyre diskurseve për

shkak të ndryshimeve shoqërore në lidhje me homoseksualitetin, përkatësinë gjinore, martesën

dhe familjen që kanë ndodhur në Shqipëri pas vitit 1990. Brezi social i studentëve e kanë arritur

adoleshencën pas viteve ’90, që përkon edhe me lëvizjet e shoqërisë civile në promovimin e të

drejtave të komunitetit LGBTI dhe me ekspozimin e tyre gjithnjë e më shumë në masmedia.

Personat gej dhe lesbike po shfaqen gjithnjë e më shumë në mediat e huaja dhe shqiptare në

Page 142: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

142

mënyrë më të hapur në lidhje me orientimin seksual dhe jetët e tyre personale. Studentët janë

rritur në një kohë kur ka pasur shtim të rasteve të divorceve dhe liberalizim të qëndrimeve ndaj

seksit paramartesor. Në të njёjtën kohë, ideologjitë egalitariane kanë qënë gjithnjë e më shumë

të pranishme dhe ka pasur diversifikim të formave të familjes. Në dallim me këtë, brezi social

i prindërve në kampionin e këtij studimi e ka arritur adoleshencën dhe moshën e rritur para

viteve ‘80. Kjo do të thotë që ata janë rritur në një kohë kur homoseksualiteti konsiderohej si

sëmundje mendore, sjellje devijante apo që nuk flitej fare për të. Duke pasur parasysh

supozimet teorike se si efektet e brezit bazohen në dallimet e qëndrimeve individuale mund të

thuhet se brezi i studentëve ka më shumë gjasa të marrë për të mirëqenë kuptimin aktual të

përkatësisë gjinore, homoseksualitetit, martesës dhe familjes, ndërsa brezi i prinderve që është

rritur me struktura të tjera të kuptimit të këtyre elementëve ka qasje më kundërshtuese.

Në këtë studim studiuesja është përqëndruar në interpretimin e brezave socialë duke

shkuar përtej krahasimit të thjeshtë të brezave. Së pari, janë analizuar intervistat që tregojnë se

periudha historike e ndryshimeve të shpejta sociale ka ndikuar në mënyra të ndryshme në

diskurset e brezave socialë. Është treguar se prindërit me qëndrime negative mbi

homoseksualitetin shpesh flasin për mënyrën se si koha në të cilën janë rritur ka ndikuar në

pikëpamjet e tyre ndërsa prindërit me qëndrime pozitive mbi homoseksualitetin flasin për

ndryshime të qëndrimeve për të treguar se pse tani janë më tolerant ndaj personave gej dhe

lesbike. Nga ana tjetër, studentët tregojnë për ndryshimet e qëndrimeve që lidhen më shumë

me maturimin e tyre dhe kanë më shumë gjasa të flasin për përvoja me persona gej dhe lesbike

gjatë gjimanzit apo universitetit, duke treguar se toleranca dhe pranueshmëria duhet të jenë

standard për të gjithë.

Së dyti, janë krahasuar diskurset e palëve student – prind. Duke u përqëndruar tek

studentët dhe prindërit që përgjithësisht bien dakord mbi çёshtje të lidhura me martesën,

seksualitetin dhe fenë, mund të kontrollojmë për efektet ideologjike dhe ato të brezave, të cilat

gjithashtu ndikojnë në diskurse. Me fjalë të tjera, duke bërë krahasime në të njёjtën kohë në

tërësi dhe brenda brezave socialë mund të rrisim saktësinë analitike për të treguar se si proceset

sociale të gjeneratave ndikojnë në dallimet brezave social në diskurse.

Së treti, është ofruar një interpretim i këtyre modeleve të lidhura me brezin social të

diskurseve duke u përqëndruar në proceset kulturore dhe social-psikologjike, të cilat supozohen

të ndikojnë në efektin e brezit social. Është argumentuar se këto analiza tregojnë se si proceset

e të qenit në një brez social formësojnë diskurset mbi martesën në të njёjtën gjini. Në mënyrë

të veçantë, ndërlidhja e përkatësisë së një individi në një grupmoshë dhe asaj që përfaqëson

brezi social në tërësi modelon strukturën e repertorit të tyre kulturor dhe mënyrat më të cilat

Page 143: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

143

ata përdorin elementët e atij repertori për të folur për martesën në të njёjtën gjini. Konceptimi

i homoseksualitetit si një identitet kolektiv reflekton anëtarësinë në brezin e ri social dhe

ideologji liberale, ndërsa konceptimi i homoseksualitetit si një sjellje sociale reflekton

anëtarësinë në një brez më të vjetër me ideologji konservatore. Diskurset e mesme paraqesin

kombinimin e elementëve të ndryshëm duke krijuar ndikime të ndërlidhura në repertorin e tyre

kulturor.

Page 144: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

144

6. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME

6.1. Përfundime

6.1.1. Ndryshimi ndërmjet brezave socialë

Individët janë produkte të konteksteve të tyre sociale, të cilat përcaktohen nga

marrëdhëniet tona me njerëzit e tjerë, grupet, strukturat dhe institucionet, por ato janë gjithashtu

të vendosura në kohë dhe hapësirë. Ne jemi pjesë e trupave fizikë të përcaktuar nga aftësitë së

këtyre trupave për të lëvizur përmes dimensioneve të kohës dhe hapësirës. Mendimet dhe

veprimet tona mbajnë po ashtu gjurmët e konteksteve tona sociale, hapësinore dhe kohore.

Debati që shoqëron martesën në të njёjtën gjini ka ofruar një rast studimi ideal për të

operacionalizuar këtë përcaktim dhe për të shqyrtuar dobinë analitike të konceptit.

Ky studim ka ilustruar ndërlidhjen e qenësishme të ndryshimit social ndërmjet brezave.

Në rastin e martesës në të njёjtën gjini, ndërlidhja e brezave socialë me ideologjinë fetare

ndikon në shumëllojshmërinë e diskurseve. Përmes një krahasimi të thjeshtë tregohet se të

rinjtë janë më të prirur të jenë mbështetës të martesës në të njёjtën gjini, por gjithashtu fitojmë

njohuri më të plota mbi mënyrën se si anëtarësia në një brez merr rëndësi vetëm kur shqyrtojmë

nëse brezi dhe ideologjia fetare kanë përforcuar apo kanë prekur tërthorazi ndikimin në diskurs.

Vetëm duke bërë krahasime në të njёjtën kohë përtej dhe brenda brezave mund të tregojmë se

anëtarësia në një brez ndikon diskurset mbi martesën në të njёjtën gjini.

Duke qenë se efektet e ideologjisë fetare në diskursin mbi martesën në të njёjtën gjini

janë të forta, ideologjia nё vetvete ofron shpjegime të vagëta të ndikimit të faktorёve

demografikё socialё (gjinia, edukimi, orientimi seksual, etj.); por rrjeti shoqëror i një personi,

kontakti personal me persona gej e lesbike, si dhe ekspozimi i tyre në media gjithashtu ndikon

në pёrcaktimin e homoseksualitetit dhe qё reflektohet nё qёndrimet mbi martesën në të njёjtën

gjini. Studiuesja argumenton se ndryshimi social mes brezave i referohet mënyrës se si koha

dhe faktorёt demografikё socialё përbëjnë botëkuptimin e një personi, duke e bërë realitetin e

tij social të ndryshёm nga ai i të tjerëve. Kjo lidhet me idenë që një person që ka një realitet të

caktuar social, do të zhvillojë një repertor kulturor të caktuar për ta përdorur në mënyra të

caktuara të interpretimit të gjërave. Duke e shpjeguar brezin social si një proces kulturor e

social psikologjik, fokusi i vëmëndjes analitike ka qenë në marëdhënien makro-mikro, që prej

kohësh mendohet të jetë thelbësor në fenomenin e brezit: mënyrat se si një person përballet me

strukturat sociale formon orientimet, qëndrimet dhe sjelljet e tij. Rasti i martesës në të njёjtën

gjini tregon se procesi i brezit social lidhet me zhvillimin dhe përdorimin e repertorit kulturor.

Page 145: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

145

Ndryshimi social ndërmjet brezave i referohet mënyrës se si strukturat e repertorëve kulturorё

të njerëzve dhe mënyrat se si ato i përdorin elementët e këtij repertori ndryshojnë në varësi të

pozicionit të tyre të përkohshëm e social.

Studimi ilustron që grupe të ndryshme, të përcaktuar nga brezi social dhe ideologjia

fetare zhvillojnë besime kognitive, qëndrime emocionale, vlera morale dhe përvoja jetësore të

ndryshme të ndryshme në lidhje me homoseksualitetin dhe martesën dhe se ata i kombinojnë

ato në mënyra të ndryshme në përpjekje për të shprehur pikëpamjet e tyre. Janë shfaqur diskurse

të ndryshme si rezultat i kësaj shumëllojshmërie në repertorët e pjesëmarrësve në studim gjatë

artikulimit të pikëpamjeve të tyre. Modelet e diskurseve janë formuar nga marrëdhëniet e një

sërë elementësh me njëri-tjetrin (p.sh., ndërmjet qëndrimeve dhe kontaktit me persona gej e

lesbike), nga ndërveprimi i një sërë elemementëve në lidhje me logjikën e mbështetjes apo

kundërshtimit të martesës në të njёjtën gjini (p.sh., të besuarit se homoseksualiteti është i

pamoralshëm dhe të besuarit në të drejtat e barabarta për personat gej dhe lesbike). Diskurset

e ndryshme ishin rezultat i kombinimit dhe përputhjes së elementëve të ndryshëm të repertorit

të tyre kulturor.

Fakti që pjesёmarrësit kanë përdorur strategji të ndryshme për të kombinuar e për të

përputhur elementë të repertorit të tyre kulturor thekson veprimin e njerëzve në proceset

shoqёrore ndërmjet brezave. Ann Swidler-i (2001) ka zhvilluar konceptin e repertorit kulturor

pikërisht për arsye të rëndësisë së veprimit të individëve për të kuptuar se si është krijuar

kuptimi kulturor përmes bisedave dhe sjelljeve të përditshme. Ne nuk mund të kuptojmë

rëndësinë e kulturës pa analizuar mënyrat se si njerëzit përdorin elementë kulturorë në situata

të veçanta për qëllime të veçanta. Kjo vlen po ashtu për ndryshimin social mes brezave, i cili

ndodh vetëm për arsye pasi fjalët dhe veprimet e njerëzve janë rezultat i kombinimit dhe

përputhjes së elementëvve të repertorit të tyre kulturor si një përpjekje për të shprehur

pikëpamjet për botën sociale.

Kjo pikëpamje e veprimit të grupmoshave në proceset shoqёrore ndёrmjet brezave është

në kundërshtim me mënyrat se si brezi dhe ndryshimi social janë kuptuar historikisht. Brezat

janë përshkruar si pasive dhe si mjete të paqëllimta të forcave të pandalshme të historisë. Pra,

ndryshimi social mes brezave u ndodh njerëzve dhe nuk janë njerëzit që bëjnë të mundur

ndryshimin social mes brezave. Ky mohim i qartë i veprimit të një grupi social është goditur

nga standardet e teorive bashkëkohore në shkencat sociale. Po ashtu, të dhënat empirike të

paraqituara në këtë studim e kundërshtojnë këtë vlerësim: të rinjve me qasje fetare u është

dashur një përpjekje e madhe kognitive që të shprehin mbështetje për të drejtat e personave gej

e lesbike, edhe pse kanë vazhduar të këmbëngulin në idenë e imoralitetit të homoseksualitetit.

Page 146: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

146

Grupmoshat e rritura në një periudhë të re historike kryejnë ndryshimin social ndërmjet

brezave, por vetëm në lidhje me veprimet e të tjerëve.

Duke i mëshuar idesë së veprimit të grupmoshave në procesin e ndryshimit social mes

brezave, mund të themi se janë të paktën dy grupe të ndryshme agjentësh që veprojnë në dy

kohë të ndryshme për të realizuar ndryshimin social mes brezave. Grupi i parë përfshin agjentët

të cilët fillimisht shkaktuan periudhën e ndryshimit social në fjalë të cilët zhvillojnë dhe

përdorin repertorë kulturorë në mënyra të reja pasi ndryshimi social është bërë i

instituticionalizuar. Në rastin e martesës në të njёjtën gjini, grupi i parë i agjentëve përfshin

lëvizjet e të drejtave të grave, të komunitetit LGBTI dhe lëvizje të tjera që ndihmuan në sjelljen

e ndryshimeve të mëdha në strukturën dhe të kuptuarit të përkatësisë gjinore, seksualitetin,

martesës dhe familjes pas viteve ‘90. Grupi i dytë i agjentëve janë studentët në këtë studim, të

cilët i kanë marrë këto ndryshime për të mirëqena dhe, për pasojë, kanë zhvilluar mënyra të

reja të të folurit dhe të vepruarit në shoqëri. Pra, këtij grupi studentësh ndryshimi u ka ndodhur

në masën që ato nuk i kanë shkaktuar ndryshimet në strukturat sociale me të cilat janë rritur,

por ata kanë fuqi veprimi në proceset e ndryshimit ndërmjet brezave në formimin e një

domethënieje të re të këtyre ndryshimeve për shkak të mënyrës se si ato e interpretojnë

realitetin e tyre social.

Ky studim ka treguar se teoria dhe metodat të kërkimit të përdorura për të studiuar

ndryshimin social mes brezave duhet të jenë relative. Në nivelin më të thjeshtë metodologjik,

analiza e ndryshimit social mes brezave kërkon shumë nivele të krahasimit. Krahasimet duhet

të bëhen njëkohësisht ndërmjet dhe brenda brezave socialë, ndërmjet strukturave sociale në

momente të ndryshme në kohë, ndërmjet repertorëve kulturorë (apo elementëve brenda

repertorëve kulturorë) dhe ndërmjet mënyrave në të cilat strukturat sociale formojnë repertorët

kulturorë të brezave socialë të ndryshëm. Të gjitha këto krahasime kanë qenë të nevojshme për

të ofruar njohuri mbi mënyrën se si ndodh ndryshimi social ndërmjet brezave në diskursin dhe

qëndrimet mbi martesën në të njёjtën gjini. Përveç kësaj, qasja metodologjika ka qenë relative

në atë që nuk janë bërë supozime se përgjigjet e pjesёmarrësve në intervista paraqesin opinionet

apo qëndrimet e vërteta në një kuptim absolut, por që të dhënat e mbledhura nga një individ

fitojnë rëndësinë e tyre vetëm në lidhje me të dhënat e mbledhura nga individë të tjerë, si provë

e ngjashmërive dhe dallimeve në elementët kulturorë që ata përdorin në përgjigje të një pyetjeje

apo situate.

Në një nivel më të thelluar teorik, analiza e ndryshimit social mes brezave duhet të jetë

relative, pasi rëndësia e vërtetë e konceptit nënkupton një gjendje që është e ndryshme nga një

tjetër. Si teorikisht, dhe në aspektin normativ, koncepti i brezit social është i rëndësishëm vetëm

Page 147: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

147

kur ballafaqohen dy periudha kohësh, dy grupe të qëndrimeve, sjelljeve dhe prirjeve. Të

kuptuarit të rëndësisë së diçkaje mund të bëhët vetëm duke pasur referencë diçka tjetër. Përveç

kësaj, koncepti i brezit social është në thelb relative, pasi ka për qëllim që të kapë marrëdhënien

makro-mikro ndërmjet strukturave sociale dhe repertorëve kulturorë. Elementë të caktuara të

repertorëve kulturorë të njerëzve apo sjellje të caktuara janë manifestime të mënyrës se si

realiteti i botës në të cilën jetojmë formon mënyrat në të cilat ne mendojmë dhe flasim mbi

botën, si dhe manifestime të mënyrës se si veprimet e njerëzve rikrijojnë realitetin social.

Analiza e ndryshimit social mes brezave duhet të jetë gjithmonë analiza e këtij grupi të

marrëdhënieve komplekse ndërmjet niveleve mikro dhe makro, ndërmjet krijimit të

aktiviteteve dhe strukturave të përcaktuara historike dhe sociale në të cilën ata bazohen.

Në të dhënat empirike të këtij studimi, ky relativitet mund të shihet në mënyrën e

interpretimit të të dhënave në kontekstin e ndryshimeve historike në konsiderimin e

homoseksualitetit, hapjen e personave gej dhe lesbike mbi orientimin e tyre seksual, strategjitë

në ndryshim të lëvizjeve LGBTI, si dhe në rritjen e qëndrimeve tolerante në lidhje me

homoseksualitetin. Komentet e pjesёmarrësve në studim në lidhje me personat gej dhe lesbike

që njohin, përvojat që kanë pasur apo vlerat që ata mbajnë, nuk janë thjesht çёshtje personale,

por ato janë analizuar në raport me kontekste të ndryshme sociale që kanë formuar shprehjen e

tyre.

Studiuesja dëshiron që të adresojë subjektin e kërkimeve të ardhshme duke ofruar disa

komente të shkurtra mbi natyrën e konceptit të brezit social. Së pari, duke qenë se koncepti i

brezit social i referohet një procesi më shumë se sa një grupi njerëzish, ka vend për debat nё

lidhje me kufijtë e përkohshëm të brezave dhe po ashtu edhe për kufijtë e përkohshëm dhe

social të nëngrupeve që mbartin shenjat e ndryshimit social mes brezave. Megjithatë, debati

mbi kufijtë e brezit social është një çёshtje më sfiduese dhe e thellë, pasi i referohet mё shumё

njё procesi sesa një grupi njerëzish. Në terma të kufijve të nëngrupeve të brezave, të tilla si

nëngrupet e përshkruara në këtë studim, kufijtë do të varen nga natyra e ndryshimit social apo

çёshtjen e interesit. Kufijtë e përkohshëm dhe socialё të grupeve që mbartin shenjtat e

ndryshimit social mes brezave në lidhje me homoseksualitetin dhe martesën në të njёjtën gjini

do të ishin të ndryshme nga kufijtë e grupeve të cilët mbartin shenja të ndryshimit social mes

brezave në lidhje me qëndrimet për çёshtje të tjera studimi. Këto çёshtje të ndryshme me afate

historike të ndryshme prekin dy grupe të ndryshme në mënyra të ndryshme. Në këtë mënyrë,

kufijtë e nëngrupeve të prekur nga ndryshimi social mes brezave do të përcaktohen ndryshe

për çdo çёshtje apo çdo mënyrë që shoqëria ndryshon.

Page 148: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

148

Së dyti, koncepti i brezit social varet nga puna e kërkuesve që studiojnë moshën,

grupmoshën, efektet e kohës, brezat dhe ciklin e jetës. Vlera e vërtetë e këtij koncepti varet nga

marrëdhënia me këto koncepte dhe procese të tjera. Kërkimet mbi moshimin, qëndrueshmëria

e qëndrimeve përgjatë ciklit të jetës, hipotezat e viteve të rëndësishme të jetës, analiza e

grupmoshës, marrëdhëniet e brezave dhe efektet e ndryshimeve historike janë të gjitha të

integruara në kërkimet teorike dhe empirike mbi ndryshimin social mes brezave.

Së fundi, në lidhje me kërkimet e ardhshme mbi konceptin e brezit social, dobia teorike

e këtij koncepti ka të bëjë me të kuptuarin tonë se si shoqëritë riprodhojnë vetveten, si në

mënyrën se si ato ndryshojnë, dhe se si qëndrojnë të njёjtë. Si një mjet i ri analitik, koncepti i

brezit social mund të ndihmojë studiuesit për të fituar një kuptim më të plotë të mënyrës se si

vepron zëvëndësimi i brezave si një mekanizëm i riprodhimit dhe i ndryshimit social. Kërkimet

empirike mbi ndryshimet sociale mes brezave u ofrojnë studiuesve mjete për t’iu bashkangjitur

një diskutimi publik mbi këtë subjekt duke ekspozuar dhe hedhur poshtë stereotipat shpeshherë

të dëmshme, te cilat janë bërë për breza të ndryshëm të shoqërisë.

6.1.2. Bazat e qëndrimeve mbi martesën në të njёjtën gjini

Studiuesja është përpjekur të përshkruajë bazat sociale dhe kulturore të qëndrimeve mbi

martesën në të njёjtën gjini sa më detajisht. Vetëm duke pasur një të kuptuar të thellë të

mënyrave me të cilat individët flasin për martesën në të njёjtën gjini dhe se si ata e kuptojnë

atё, mund të kuptojmë plotësisht dinamikat e opinionit publik.

Së pari, ky studim konfirmon gjetjet e studimeve të mëparshme në këtë fushë duke

treguar se qëndrimet emocionale dhe vlerat morale që lidhen me homoseksualitetin janë

parashikuesit më të fuqishëm të mbështetjes apo kundërshtimit të martesës në të njёjtën gjini.

Shumë faktorё demografikë dhe kontekstualë, si niveli i edukimit, ndikojnë qëndrimet mbi

martesën në të njёjtën gjini dhe e bëjnë këtë në radhë të parë pasi ndikojnë qëndrimet dhe vlerat

e njerëzve mbi homoseksualitetin. Në intervistat e zhvilluara, pjesёmarrësit iu përgjigjën

pyetjeve mbi martesën në të njёjtën gjini duke e ndryshuar subjektin, pra duke shpjeguar se si

ndihen mbi homoseksualitetin, ku pjesa më e madhe ia atribuojnë debatin kundërshtimeve mbi

homoseksualitetin.

Megjithatë, ky studim gjithashtu sfidon studimet e mëparshme rreth mënyrës se si

homoseksualiteti formëson qëndrimet mbi martesën në të njёjtën gjini. Në këtë studim është

treguar se diskurset e njerëzve mbi homoseksualitetin janë shumë më komplekse nga çfarë

sugjerohet nga analizat sasiore: jo vetëm besimet, qëndrimet, vlerat dhe përvojat e njerëzve në

Page 149: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

149

lidhje me homoseksualitetin janë komplekse dhe ndonjëherë kontradiktore, por po ashtu shpesh

nuk arrijnë të kenë një koherencë ideologjike në diskurset e mbështetjes dhe kundërshtimit. Në

veçanti, dimensionet morale të diskurseve janë më komplekse nga ajo çfarë paraqitet në

literaturë si dhe kontakti personal me persona gej e lesbike dhe atribuimet kognitive mbi

homoseksualitetin nuk duket se kanë efekte të njёjta tek qëndrimet. Ekzistojnë një sërë

diskursesh të mesme që njerëzit përdorin për të folur mbi homoseksualitetin, të cilat nuk mund

të karakterizohen as si mbështetëse dhe as si kundërshtuese.

Së dyti, ky studim tregon se përcaktimet kulturore të njerëzve mbi martesën gjithashtu

ndikojnë në formimin e diskurseve mbi martesën në të njёjtën gjini, ndonëse jo në masën që

ndikon homoseksualiteti. Mënyra kryesore që përcaktimi i martesës formon debatin është në

koflikt ndërmjet përcaktimit fetar në njërën anë dhe përcaktimit civil të martesës në anën tjetër.

Njerëzit qё përqëndrohen më shumë në përcaktimin fetar të martesës kanë më shumë

gjasa që ta kundërshtojnë martesën në të njёjtën gjini por ky kundërshtim, nuk është i

pashmangshëm, pasi përcaktimi civil i martesës duket se dominon në diskurset e njerëzve mbi

atë se çfarë quhet një martesë e mirë në praktikë. Në përgjithësi, njerëzit përdorin një gjuhë

individualiste dhe pragmatike për të folur për mënyrën se si karakteristikat e një martese të

mirë varen nga interesat dhe dëshirat e çiftit. Ka një ide të përbashkët për të gjithë pjesёmarrësit

që lidhet me atë që çiftet nuk duhet të rrisin fëmijë nëse nuk i duan ata, si dhe që është thelbësore

tërheqja seksuale në idenë e martesës. Fakti që njerëzit përdorin një përcaktim civil të martesës

për të folur për atë çka konsiderohet një martesë e mirë do të thotë që kuptimet kulturore të

martesës përputhen më shumë me idenë e martesës në të njёjtën gjini nga ajo që do kishte qenë

vetëm një dekadë më parë.

Së treti, ekzistenca e diskurseve të mesme tregon që polarizimi i qëndrimeve për sa i

përket martesës në të njёjtën gjini nuk është e pashmangshme. Debatat e forta dalin në pah në

çёshtjen e martesës në të njёjtën gjini vetëm në kontekstin e një mjedisi ku njerëzit inkurajohen

që të mbajnë një anë. Ndërkohë që disa prej pjesёmarrësve në këtë studim u shprehën se nuk

kishin një opinion mbi çёshtjen, por qëndrime të përziera apo që thjesht nuk donin që të

përfshiheshin në debat, po ashtu ka një sërë faktorësh kontekstualë që i nxisin njerëzit që të

zgjedhin një kah: diskurset politike, standardet gazetareske të mbulimit të medias që e

përcaktojnë objektivitetin si një prezantim të dy pikëpamjeve kundërshtuese, si dhe sondazhet

të cilat i paraqesin gjetjet e tyre në terma të mbështetjes apo kundërshtimit. Në këtë kontekst,

mund të duket se këto dy anë janë krejtësisht të ndara, por diskurset individuale në një kontekst

të pandikuar tregojnë të kundërtën. Nuk mund të themi se është më korrekte që të paraqesim

Page 150: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

150

opinionin publik mbi martesën në të njёjtën gjini në një mënyrë sesa në një tjetër, por që ky

studim tregon thjesht se shkalla e polarizimit varet nga konteksti social.

6.1.3. Brezat socialë dhe martesa në të njёjtën gjini

Ky studim hedh dritë mbi bazat e qëndrimeve mbi martesën në të njёjtën gjini duke

treguar se ndryshimet e lidhura me moshën në qëndrime kanë gjasa të ndodhin për shkak të

efekteve të brezave socialë. Qëndrimet formohen nga të qenit pjesë e një brezi, përcaktuar nga

koha në të cilën një person ka arritur moshën madhore, por ndryshimi i moshës brenda secilit

brez nuk jep shpjegime të mëtejshme mbi martesën në të njёjtën gjini. Jo vetëm që nuk ka të

dhëna të ndikimit të moshës – të njerëzve të cilët kanë më shumë gjasa që të kundërshtojnë

martesën në të njёjtën gjini sa më shumë moshohen – por ka të dhëna që e kundërta ndodh:

shumë pjesёtarë të brezit të prindërve janë bërë më mbështetës për martesën në të njёjtën gjini,

pasi qëndrimet mbi homoseksualitetin kanë ndryshuar.

Ndërkohë që studentët janë më të prirur për të qenë më mbështetës ndaj martesës në të

njёjtën gjini, ky studim shkon përtej një krahasimi të thjeshtë të brezave dhe kështu tregon edhe

më shumë të dhëna mbi ndikimin e brezit. Duke krahasuar diskurset e studentëve dhe prindërve

të cilët në një masë të madhe bien dakord me çёshtjet e lidhura me fenë, martesën, përkatësinë

gjinore dhe seksualitetin është treguar se, gjithsesi, ka dallime mes tyre në diskurset ne lidhje

me martesën në të njёjtën gjini. Ndërkohë që studentët liberalë priren që të përdorin diskurse

mbështetëse për të folur për martesën në të njёjtën gjini dhe prindërit konservatorë me qasje

fetare përdorin diskurse kundërshtuese, studentët konservatorë me qasje fetare dhe prindërit

liberalë priren që të përdorin diskurse të mesme. Me fjalë të tjera, duke bërë krahasime

njëkohësisht ndërmjet dhe brenda brezave dhe duke u përqëndruar në diskursin mbi martesën

në të njёjtën gjini, të cilat nuk janë lehtësisht të kategorizueshme si mbështetëse apo

kundërshtuese, ne fitojmë njohuri shtesë për mënyrën se si të qenit pjesë e një brezi social

formon qëndrimet mbi martesën në të njёjtën gjini.

Studiuesja ka argumentuar se këto dallime të brezave në diskurse lidhen me proceset e

brezave socialë, të cilat formojnë strukturën dhe përdorimin e repertorëve kulturorë të

individëve. Faktorёt demografikё socialё dhe anëtarësia në një brez formojnё realitetin social

tё individёve dhe kështu, zhvillohen elementët kulturorë që ato të mund tё funksionojnë në atë

realitet social. Me rëndësi të veçantë është përcaktimi i nënkuptuar apo i pashprehur ndaj

homoseksualitetit për të folur për martesën në të njёjtën gjini, e cila formohet nga kontakti dhe

pranimi i kuptimit të gjërë mbizotërues në kulturën shqiptare gjatë periudhës historike në të

Page 151: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

151

cilën ata janë rritur. Pjesëtarët e brezit të studentëve janë rritur në një kohë kur homoseksualiteti

është krijuar kulturalisht si një identitet në kulturën e gjërë shqiptare, kështu që individët që e

hasën dhe pranuan këtë krijim kulturor janë më të prirur për ta konsideruar homoseksualitetin

si një identitet social dhe për të menduar për personat gej dhe lesbike si një grup statusi, i

ngjashёm me një grup racial apo etnik. Të menduarit e homoseksualitetit në këtë mënyrë është

ideologjikisht në përputhje me mbështetjen e martesës në të njёjtën gjini pasi ligjërisht dhe

kulturalisht, personat gej dhe lesbike janë kosideruar si një grup minoritar, me një histori

diskriminimi dhe përjashtimi nga të drejtat dhe përfitimet e garantuara për qytetarët e një vendi.

Nga kjo pikëpamje, kundërshtimi i martesës në të njёjtën gjini është pothuajse e

pashpjegueshme pasi vetëm besime fetare apo paragjykimet do t’i lejonin një personi për të

argumentuar kundër të drejtave të barabarta të një grupi minoritar të disavantazhuar.

Pjesëtarët e brezit të prindërve janë rritur në një periudhë historike gjatë së cilës

homoseksualiteti ishte kulturalisht i krijuar si një sjellje sociale apo sëmundje mendore, e

ngjashme me bixhozin dhe alkoolizmin, kështu që njerëzit që e hasën dhe e pranuan këtë

ndërtim kulturor të homoseksualitetit janë më të prirё t’i mendojnё personat gej dhe lesbike si

individë që angazhohen në sjellje seksuale që përgjithësisht janë konsideruar si devijante dhe

të gabuara në Shqipëri. Të menduarit për homoseksualitetin në këtë mënyrë pёrputhet

ideologjikisht mё shumё me kundërshtimin ndaj martesës në të njёjtën gjini, pasi nuk ka asgjë

që mund ta parandalojnë një person gej dhe lesbike që të shmanget nga ajo sjellje, pa marrë

parasysh sa e lindur mund të jetë predispozita e tyre ndaj kësaj sjelljeje. Nga kjo pikëpamje,

mbështetja për martesën në të njёjtën gjini duket absurd, pasi do të ishte jo e logjikshme të

ndryshohej përcaktimi i martesës për të përfshirë një sjellje devijante që, gjithsesi, do të duhet

të shtypet; një person mund të zgjedhe që të martohet me dikë të seksit të kundërt, nësë dëshiron

ose mund të vazhdojë që të ketë marrëdhënie homoseksuale.

Për shkak të përcaktimit të nënkuptuar tё homoseksualitetit që kanë zhvilluar gjatë

periudhës që janë rritur, duket se studentëve mbështetës dhe prindërve kundërshtues të martesës

në të njёjtën gjini iu flet e kaluara. Edhe në qoftë se ata janë dakord me përcaktimin e martesës,

mbështetësit dhe kundërshtuesit e martesës në të njёjtën gjini nuk bien dakord mbi atë se çfarë

është homoseksualiteti. Nga ky këndvështrim, pikëpamjet e kundërta mbi martesën në të

njёjtën gjini janë të rëndësishme: pikëpamjet e palës tjetër duken të pakuptueshme brenda

kornizës së botëkuptimit të dikujt, kështu që kompromisi duket ideologjikisht i pamundur

(Hunter, 1991).

Megjithatë, mbajtja e një ane në lidhje me çёshtjen e martesës në të njёjtën gjini jo

domosdoshmërisht ndodh për shkak të ndërlidhjes së anëtarësisë në një brez social me

Page 152: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

152

ideologjitë fetare. Diskurset e mesme shfaqen në rastet kur ideologjitë fetare përputhen më

shumë me kundërshtimin e martesës në të njёjtën gjini se sa me ndikimin e përkatësisë së brezit.

Kështu, prindërit liberalё, të cilët priren që ta konsiderojnë homoseksualitetin si një sjellje

sociale për shkak të të qenit pjesë e një brezi, priren që të kundërshtojnë martesën në të njёjtën

gjini po të mos ishte për ndikimin e ideologjisë liberale që përqafon idenë e të drejtave të

barabarta dhe tolerancës për minoritetet. Në mënyrë të ngjashme, studentët konservatorë me

qasje fetare, të cilët priren ta konsiderojnë homoseksualitetin si një identitet kolektiv për shkak

të të qenit pjesë e një brezi, mund të priren që të mbështesin martesën në të njёjtën gjini po të

mos ishte ndikimi i ideologjisë fetare që u mëson atyre që homoseksualiteti është jo i

moralshëm. Duket sikur ata kanë dilema të mëdha për të mbajtur një anë, por në të vërtetë ata

mund të ndikohen nga një kontekst që iu dikton atyre që të mbajnë një pozicion, duke theksuar

pasojat pozitive apo negative të legalizimit të martesës në të njёjtën gjini apo të drejtën morale

dhe ligjore të barazisë.

Me rёndёsi ёshtё mënyra se si përcaktimi i nënkuptuar i homoseksualitetit formohet

nga interpretimi kulturor mbizotërues i homoseksualitetit përgjatë çdo periudhe historike.

Shkalla e kontaktit dhe pranueshmërisë së një personi ndaj homoseksualitetit varet nga natyra

e kontaktit personal me personat gej dhe lesbike në jetën e përditshme apo në media dhe nga

mënyrat në të cilat njerëzit flasin mbi homoseksualitetin. Kështu, studentët konservatorë me

qasje fetare jo domosdoshmërisht do të hasin dhe do të pranojnë interpretimin kulturor të

homoseksualitetit si një identitet kulturor, si dhe prindërit liberalë mund ta refuzojnë këtë

interpretim si një sjellje sociale gjatë moshimit të tyre për shkak të përbërjes së rrjetit të tyre

shoqëror dhe natyrës së kontaktit me homoseksualitetin. Në mënyrë të ngjashme, disa prindër

liberalë kanë ndryshuar qëndrimet e tyre mbi homoseksualitetin kur janë hasur me një

interpretim të ri mbizotërues të homoseksualitetit pas viteve ’90, për shkak të kontaktit të tyre

me homoseksualitetin dhe ndikimit të njerëzve në rrjetin e tyre shoqëror. Në çdo rast, diskurset

mbi martesën në të njёjtën gjini japin të dhëna të marrëdhënies së rëndësishme ndërmjet brezit,

periudhës historike dhe faktorёve demografikё socialё.

6.1.4. E ardhmja e martesës në të njёjtën gjini

Në analizën për të ardhmen e martesës në të njёjtën gjini parashikimet janë të qarta.

Prirja graduale në kohë për rritjen e mbështetjes ndaj martesës në të njёjtën gjini ka gjasa të

vazhdojë për shkak të ndryshimit social mes brezave, zëvëndësimit të brezave dhe ndryshimit

të qëndrimeve. Besimi në këtë parashikim përforcohet nga fakti që ky studim ka treguar prova

Page 153: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

153

të proceseve kulturore, sociale dhe psikologjike që drejtojnë këtë liberalizim të qëndrimeve:

mënyra se si kontakti dhe pranueshmëria e homoseksualitetit si një identitet kolektiv po formon

repertorët kulturorë të brezave të rinj. Për sa kohë që homoseksualitetit do të vazhdojë të

konsiderohet si një pjesë e pandarë e identitetit të një personi dhe baza e anëtarësisë si një status

grupi, i njёjtë me etninë, gjithnjë e më shumë njerëz do të zhvillojnë me kalimin e kohës një

përcaktim të tillë të nënkuptuar të homoseksualitetit, si dhe bazat kulturore për të kundërshtuar

martesën në të njёjtën gjini do të dobësohen me logjikën se njerëzit do të mund të ndryshojnë

qëndrimet apo do të vdesin. Në mesin e brezit të ri, feja duket baza kryesore kulturore për të

kundërshtuar martesën në të njёjtën gjini por sikurse ky studim ka treguar, disa të rinj

konservatorë me qasje fetare e mendojnë homoseksualitetin si një identitet kolektiv dhe kanë

qëndrime pozitive ndaj personave gej dhe lesbike.

Ka pasur një liberalizim të qëndrimeve, një rritje në mbështetjen kulturore dhe

institucionale për personat gej dhe lesbike për t’u hapur në lidhje me orientimin e tyre seksual

dhe një rritje në portretizimin gjithnjë e më pozitiv të personave gej dhe lesbike në media. Sa

më shumë që njerëzit të kenë kontakte pozitive me personat gej dhe lesbike në jetën e tyre të

përditshme dhe në media, si dhe sa më shumë që rrjetet shoqërore të personave heteroseksualë

të kenë qëndrime pozitive dhe tolerante ndaj personave gej dhe lesbike, aq më shumë

mbështetje sociale e kulturore do të ekzistojë për përcaktimin e homoseksualitetit si një

identitet kolektiv dhe personat gej dhe lesbike do të fitojnë më shumë një pozitë si një grup

legjitim.

Ky trend i mbështetjes së vazhdueshme për martesën në të njёjtën gjini vlen vetëm për

opinionin publik; legalizimi i martesës në të njёjtën gjini nuk është i pashmangshёm dhe fati

përfundimtar i saj varet nga faktorë ligjorë dhe politikë. Debatet e vazhdueshme politike nëse

martesa në të njёjtën gjini duhet të legalizohet jo domosdoshmërisht lidhen me opinionin

publik.

Në çdo rast, për sa kohë që interpretimi kulturor i homoseksualitetit mbetet i

pandryshuar, për sa kohë që bazat kulturore dhe sociale të qëndrimeve mbi martesën në të

njёjtën gjini nuk ndryshohen ndjeshëm nga ngjarje të papritura apo nga ardhja e një periudhe

të re historike, duket se ndalimet e tanishme ligjore kundër martesës në të njёjtën gjini do të

përmbysen nga rritja e valës së mbështetjes për martesën në të njёjtën gjini në opinionin publik.

Sikurse amendamentet kushtetuese kundër martesës në të njёjtën gjini janë vendosur nga

opinioni publik, po ashtu ato mund të hiqen. Ky sigurisht është rasti ku ndalimet ligjore kundër

martesës në të njёjtën gjini janë barriera domethënëse që vonojnë lëvizjen drejt legalizimit të

saj; megjithatë, mekanizmat e vazhdimësisë së brezave, të nxitur nga ndryshimi social mes

Page 154: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

154

brezave në interpretimin kulturor të homoseksualitetit, janë një motor i fshehtë i ndryshimit

social që vazhdon ta çojë shoqërinë ngadalë dhe pashmangshmërisht në drejtim të legalizimit

të martesës në të njёjtën gjini.

6.2. Rekomandimet për kërkimet e ardhshme mbi martesën në të njёjtën gjini

Rezultatet dhe kufizimet e këtij studimi sugjerojnë disa rrugë për kërkime të mëtejshme

në lidhje me martesën në të njёjtën gjini. Së pari, duke qene se kampioni nga i cili janë bazuar

të dhënat cilësore në këtë studim nuk është përfaqësues i popullsisë së Shqipërisë, nuk njihen

diskurset e mesme mbështetëse dhe kundërshtuese mbi martesën në të njёjtën gjini. Anketat e

ardhshme sasiore duhet të përfshijnë kategori përgjigjesh që kapin diskurset e mesme duke mos

e kufizuar raportimin e qëndrimeve mbi martesën në të njёjtën në terma të mbështetjes apo

kundërshtimit. Kategori përgjigjesh të tilla si “mendime të përziera”, “pa opinion” dhe “nuk e

di” shpesh trajtohen si kategori të tepërta pa interes teorik por që në fakt nënkuptojnë gjëra të

ndryshme në dritën e diskurseve të përshkruara në këtë studim duke mbartur kuptime që janë

teorikisht të rëndësishme. Prandaj, i duhet kushtuar vëmendje hartimit të kategorive të

përgjigjeve që do t’u lejonin kërkuesve për të matur shumëllojshmërinë e qëndrimeve në

diskurset e mesme.

Një përmirësim i dytë në studimet sasiore në lidhje me martesën në të njёjtën gjini ka

të bëjë me përfshirjen e elementëve që masin përcaktimet kulturore ndaj martesës. Në këtë

studim është treguar se përcaktime të tilla të martesës formojnë qëndrimet e njerëzve mbi

martesën në të njёjtën gjini, por ne nuk e dimë se sa të rëndësishme janë këto përcaktime të

martesës në raport me faktorë të tjerë si qëndrimet dhe vlerat e lidhura me homoseksualitetin.

Ne nuk jemi në gjendje që të konstatojmë me këto të dhëna faktorët demografikë dhe

kontekstualë që i bëjnë njerëzit të priren më shumë apo më pak për të zhvilluar përcaktime të

ndryshme të martesës. Nëse studimet sasiore vazhdojnë të masin qëndrimet mbi martesën në

të njёjtën gjini pa matur përcaktimet që i bëjnë njerëzit martesës, atëherë ne rrezikojmë që të

krijojmë modele të qëndrimeve mbi martesën në të njёjtën gjini që nuk janë të ndryshme nga

çёshtje të tjera LGBTI.

Një përmirësim i tretë në studimet sasiore lidhet me mbledhjen e të dhënave që do të

qartësonin rolin e të qenit pjesë e një brezi në formimin e qëndrimeve mbi martesën në të njёjtën

gjini. Ndërkohë që ky studim ka sugjeruar përcaktues të përafërt që dallojnë brezat nga njëri-

tjetri, këto përcaktime brezash janë bazuar në shpjegime teorike dhe historike se si kuptimi i

homoseksualitetit ka ndryshuar në kohë sesa në mbledhjen e të dhënave aktuale nga vetë

Page 155: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

155

pjesёmarrësit. Ka vend për përmirësim ku përkufizimet e brezit të përdorura në këtë studim të

jenë më të specifikuara. Një përkufizim më i plotë i brezave dhe mënyrës se si ndikon të qenit

pjesë e një brezi mund të arrihet duke mbledhur të dhëna nga vetë pjesёmarrësit në lidhje me

memorien kolektive, kujtimet e takimit të parë me homoseksualitetin, kujtimet e ngjarjeve të

rëndësishme politike apo kulturore dhe kujtimet që kanë të bëjnë më çёshtje të seksualitetit dhe

marrëdhënieve.

Një përmirësim i fundit në të kuptuarin tonë të marrëdhënies ndërmjet moshës dhe

qëndrimeve mbi martesën në të njёjtën gjini do të vinte nga mbledhja e të dhënave longitudinale

mbi martesën në të njёjtën gjini. Duke qenë se ky studim ka përdorur të dhëna krosseksionale,

studiuesja ka paraqitur të dhëna jo të drejtpërdrejta që dallimet e lidhura me moshën janë në

fakt dallime të brezit. Me anë të të dhenave longitudinale, analizat sasiore do të zbërthenin

moshën, brezin dhe efektin e periudhës tek njëra-tjetra.

Në lidhje me studime e ardhshme cilësore mbi martesën në të njёjtën gjini, ky studim

sugjeron disa mënyra në të cilat do të përmirësohej të kuptuarit tonë në lidhje me bazat e

qëndrimeve mbi martesën në të njёjtën gjini. Së pari, duke qenë se kampioni i këtij studimi

ishte bazuar në një kontekst të mbajtjes sa më shumë të ishte e mundur një sfond të kulturës së

përbashkët, studime të ardhshme mundt të shqyrtojnë se si njerëzit flasin për martesën në të

njёjtën gjini në rajone të tjera të vendit, në komunitete të ndryshme etnike dhe fetare. Mund të

ketë një sërë diskursesh që bazohen nga përkatësia në komunitete të caktuara fetare e etnike.

Ndërmarrja e një studimi të tillë në një mjedis më të politizuar do të hidhte dritë në shkallën në

të cilën diskurset e mesme ndikohen nga aktivistët që punojnë për t’i ndikuar të tjerët në ndarjen

si kundërshtues apo mbështetës të martesës në të njёjtën gjini.

Së dyti, studimet e ardhshme cilësore duhet të përpiqen që të analizojnë më mirë rolin

e kontaktit personal, medias dhe rrjeteve shoqërore në formimin e përcaktimit të nënkuptuar të

homoseksualitetit. Fokusi i mbledhjes së të dhënave të këtij studimi ishte më i gjërë dhe më

përshkrues, pra të mësuarit se si diskurset e njerëzve mbi martesën në të njёjtën gjini

bazoheshin në një shumëllojshmëri besimesh, qëndrimesh, vlerash dhe përvojash jetësore. Në

këtë mënyrë, nuk janë mbledhur të dhëna të mjaftueshme mbi këto tre faktorë që duken të jenë

tejet tё rёndesishёm në formësimin e të kuptuarit të njerëzve mbi homoseksualitetit. Në veçanti,

roli i medias në formimin e diskurseve të njerëzve ishte i vështirë për t’u përcaktuar në

intervistat e zhvilluara, kështu që një vëmendje më e madhe në lidhje me njohjen që njerëzin

kanë me homoseksualitetin në media do të përmirësonte të kuptuarin tonë mbi rolin e medias

në liberalizimin e vazhdueshëm për sa i përket homoseksualitetit. Një vëmendje shtesë në

Page 156: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

156

periudhën e rritjes së çdo individi, në lidhje me këto çёshtje do të ndihmonte po ashtu në

kuptuarin se si përceptimi mbi homoseksualitetin është krijuar shoqërisht.

Së treti, duhet theksuar se interpretimi i brezave socialë mbi ngjashmëritë dhe dallimet

ndërmjet tyre për sa i përket diskurseve mbi martesën në të njёjtën gjini është një nga shumë

interpretimet e mundshme që mund të jepen. Në këtë studim këto modele janë interpretuar të

lidhura me repertorët kulturorë të njerëzve, veçanërisht me përcaktimin e nënkuptuar të

homoseksualitetit, pikërisht pasi mbledhja dhe analiza e të dhënave është përqëndruar në të

mësuarin se si diskurset e njerëzve mbi martesën në të njёjtën gjini bazohen në të kuptuarin e

tyre kulturor të homoseksualitetit dhe martesës. Megjithatë, studiuesit me interesa të tjera mund

të ndërmarrin një studim të ngjashëm që do të mund të interpretonte këto modele në terma të

nivelit arsimor të arritur, aftësitë kognitive apo ndonjë fenomeni tjetër. Në këtë studim nuk janë

shpjeguar këto dallime brezash në diskurse, pasi nuk janë përjashtuar shpjegimet alternative

dhe as nuk janë izoluar mekanizmat që i shkaktojnë këto dallime. Në përgjithësi, studimet e

ardhshme mbi martesën në të njёjtën gjini, cilësore apo sasiore mund të përmirësojnë të

kuptuarin tonë mbi dallimet në qëndrime që lidhen me brezin, nëse ato janë hartuar për të

shpjeguar këto dallime. Ky studim ka përshkruar dallimet e lidhura me brezin në diskurset mbi

martesën në të njёjtën gjini duke zhvilluar një interpretim të mundshëm të këtyre dallimeve, që

bazohen teorikisht në literaturën mbi analizat e brezave, ndryshimit të tyre dhe memorien

kolektive. Vlefshmëria përfundimtare e këtij interpretimi do të duhet të presë për testime më të

drejtpërdrejta nga kërkimet e mëtejshme.

Page 157: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

157

7. REFERENCA

Adams, T. (2013). Frames of homosexuality: Comparing Los Angeles Times’ coverage of

California’s Proposition 6 (1978) and Proposition 8 (2008). Sexuality & Culture, 17(2): 213–

228.

Ambasada Pink në Shqipëri: Historiku i zhvillimit të lëvizjeve LGBT në Shqipëri.

http://www.pinkembassy.al/sites/default/files/uploade/2010%20Historiku%20i%20Zhvillim

%20te%20Levizjeve%20LGBT%20ne%20Shqiperi.pdf (rishikuar për herë të fundit në Maj

2017)

Anderson, Robert. Fetner, Tina. (2008). Cohort Differences in Tolerance of Homosexuality.

Attitudinal Change in Canada and the United States, 1981-2000. Public Opinion Quarterly, 72:

311-330.

Anderssen, N. (2002). Does contact with lesbians and gays lead to friendlier attitudes? A two

year longitudinal study. Journal of Community and Applied Social Psychology, 12(2): 124–

136.

Argyris, C. (1952). “The impact of Budgets on People”. The Controllership Foundation. New

York, School of Business and Public Administration.

Barclay, S. Fisher, S. (2003). The states and the differing impetus for divergent paths on same-

sex marriage. Policy Studies Journal, 31(3): 331-352.

Barnes, Samuel H. (1972). The Legacy of Fascism. Generational Differences in Italian Political

Attitudes and Behavior. Comperative Political Studies, 5: 41-57.

Basili, J.N. Brown, R.D. (2005). Implicit and explicit attitudes: Research, challenges and

theory. In Albarracin, D.B. Johnson, T. Zanna M.P. (Eds.), The handbook of attitudes (pp. 543-

574). New Jersey: Erlbaum.

Baumeister, R.F. Leary, M.R. (1997). Writing narrative literature reviews. Review of General

Psychology, 1: 311–320.

Baunach, D.M. (2011). Decomposing trends in attitudes toward gay marriage, 1988–2006.

Social Science Quarterly, 92(2): 346–363.

Page 158: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

158

Becker A.B. (2012). Determinants of public support for same-sex marriage: Generational

cohorts, social contact, and shifting attitudes. International Journal of Public Opinion, 24: 524-

533.

Bernstein, Mary. Taylor, Verta. (2013). The Marrying Kind: Debating Same-Sex Marriage

within the Lesbian and Gay Movement. Minneapolis: University of Minnesota Press.

Bertaux, D. Thompson. P. (1997). Pathways to Social Class. Oxford: Clarendon.

Black, D. Gates, G. (2000). Demographics of the gay and lesbian population in the United

States: Evidence from available systematic data sources. Demography, 37(2): 139-154.

Bogdan, R. Biklen, S.K. (1998). Qualitative research for education: An introduction to theory

and methods (3rd ed.). Boston: Allyn and Bacon.

Bolte, A. (1998). Do wedding dresses come in lavender? The prospects and implications of

same-sex marriage. Social Theory and Practice, 24: 111–132.

Braunstein, E. (2008). Women’s Employment, Empowerment and Globalization: An Economic

Perspective. Expert consultation on the 2009 World Survey on the Role of Women in

Development. United Nations Division for the Advancement of Women.

Brescoll, V.L. Uhlmann, E.L. (2005). Attitudes toward traditional and nontraditional parents.

Psychology of Women Quarterly, 29: 436-445.

Brown, R. Hewstone, H. (2005). An integrative theory of intergroup contact. In M. P.Zanna

(Ed.), Advances in Experimental Social Psychology (Vol. 37, pp. 255–343). San Diego,CA:

Academic Press.

Brown, S.L. (2004). Family structure and child well-being: the significance of parental

cohabitation. Journal of Marriage and Family, 66: 351–367.

Burnett, J. (2010). Generations: The time machine in theory and practice. Farnham: Ashgate.

Busher, H. (2002). Ethics of research in education. In Coleman, M. and Briggs, A. Research

Methods in Educational Leadership and Management. London: Sage

Butler, David. Stokes, Donald. (1976). Political Change in Britain. Second College Edition.

New York: St. Martin’s.

Page 159: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

159

Caplan, Arthur L. (1982). Say It Just Ain’t So: Adaptional Stories and Sociobiological

Explanation of Social Behavior. The Philosophical Forum, 13: 144-160.

Charmaz, K. (2000). Grounded theory objectivist and constructivist method. In Denzin, N. and

Lincoln, Y. (Eds.), Handbook of Qualitative Research (pp. 509-535). Thousand Oaks, CA:

Sage.

Chauncey, George. (2004). Why Marriage? The History Shaping Today's Debate Over Gay

Equality. Basic Books.

Chaves, Mark. (1989). Secularization and religious revival: evidence from U.S. church

attendance rates, 1972-1986. Journal for the Scientific Study of Religion, 28: 464-477.

Cochran, John K. Beeghley, Leonard. (1991). The Influence of Religion on Attitudes Toward

Nonmarital Sexuality: A Preliminary Assessment of Reference Group Therapy. Journal for the

Scientific Study of Religion, 30: 45–62.

Converse, Philip E. (1976). The Dynamics of Party Support: Cohort Analyzing Party

Identification. Beverly Hills.

Coontz, S. (2004). The world historical transformation of marriage. Journal of Marriage and

Family, 66: 974-979.

Craig, L. (2006). Does Father Care Mean Fathers Share? A Comparison of How Mothers and

Fathers in Intact Families Spend Time with Children. Gender & Society, 20(2): 259‐281.

Creswell, J.W. (2012). Qualitative inquiry and research design: Choosing among five

approaches. Thousand Oaks, CA: Sage.

Creswell, J.W. Miller, D.L. (2000). Determining validity in qualitative inquiry. Theory into

Practice, 39(3): 124-131.

Crockett, A. Voas, D. (2003). A divergence of views: Attitude change and the religious crisis

over homosexuality. Sociological Research Online, 8, 4.

Crowl, A. Ahn, S. Baker, J. (2008). A meta-analysis of developmental outcomes for children

of same-sex and heterosexual parents. Journal of GLBT Family Studies, 4: 385-407.

Dahl A.L. Galliher R.V. (2009). LGBQQ young adult experiences of religious and sexual

identity integration. Journal of LGBT Issues in Counseling. 3: 92–112.

Page 160: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

160

De Fina, A. Schiffrin, D. Bamberg, M. (2006a). Discourse and identity. Cambridge, UK:

Cambridge University Press.

Donovan, Todd. Talbert, Caroline. Smith, Daniel A. Perry, Janine. (2005). Did Gay Marriage

Elect George W. Bush? Fifth Annual Conference on State Politics and Policy. Michigan State

University, East Lansing, MI, May 12-14.

Dumas, A. Turner, B.S. (2009). Ageing in post-industrial societies: Intergenerational conflict

and solidarity. In: Powell JL, Hendricks J (eds) The Welfare State in Post-industrial Society:

A global perspective. New York: Springer, 41–56.

Eisner, E.W. (1991). The enlightened eye: Qualitative inquiry and the enhancement of

educational practice. New York, NY: Macmillan Publishing Company.

Elson, D. (2000). Progress of the World’s Women 2000. UNIFEM Biennial Report, United

Nations Development Fund for Women, New York.

Esler, Anthony. (1984). The Truest Community: Social Generations as Collective Mentalities.

Journal of Political and Military Sociology, 12: 99-112.

Esping-Andersen, G. (2009). The incomplete revolution: Adapting to women’s new roles.

Cambridge: Polity.

Fendrich, James M. Lovoy, Kenneth L. (1988). Back to the Future: Adult Political Behavior of

Former Student Activists. American Sociological Review, 53: 780-84.

Finkenauer, C. Gisle, L. Luminet, O. (1997). When individual’s memories are socially shaped:

Flashbulb memories of socio-political events. In J.W. Penne-baker, D. Paez, & B. Rime ́ (Eds.),

Collective memory of political events: Social psychological perspectives (pp. 191–207).

Mahwah, NJ: Lawrence Erlbaum Associates Inc.

Finlay, B. Walther, C.S. (2003). The relation of religious affiliation, service attendance, and

other factors that contribute to homophobic attitudes among college students. Review of

Religious Research, 44: 370-393.

Firebaugh, G. (1997). Analyzing repeated surveys. Thousand Oaks, CA: Sage Publications.

Gay, D.A. Lynxwiler, J.P. (2013). Cohort, spirituality, and religiosity: A cross-sectional

comparison. Journal of Religion & Society, 15: 1-17.

Page 161: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

161

George, L.K. Larson, D.B. Koeing, H.G. Mc Cullough, M.E. (2000). Spirituality and health:

What we know, what we need to know. Journal of Social and Clinical Psychology, 19: 102–

116.

Gibbs, Graham. (2008). Analysing qualitative data. London: Sage.

Gillham, Bill. (2000). Case study research methods. London: Continuum.

Gonzalez-Rivera, Milagritos. Herek, Gregory M. (2006). Attitudes toward homosexuality

among U.S. Residents of Mexican descent. Journal of Sex Research, 43(2): 122–135.

Gretchen, Stiers. (1999). From This Day Forward: Commitment, Marriage, and Family in

Lesbian and Gay Relationships. St. Martin’s Griffin, New York.

Guba, C.E. (1990). The Alternative Paradigm Dialog. In E. G. Guba (Ed). The Paradigm

Dialog (pp 17-30). Newbury Park, CA: Sage.

Gutierrez, F. (1994). Gay and lesbian: An ethnic identity deserving equal protection. Law and

Sexuality, 4: 195-247.

Halbwachs, M. (1992). On Collective Memory. Translated LA Coser. Chicago: Univ. Chicago

Press.

Harrington, H.J. Miller, N. (1992). Research and theory in intergroup relations: Issues

of consensus and controversy. In J. Lynch, C. Modgil, & S. Modgil (Eds.), Cultural Diversity

and the Schools (pp. 159–178). London, UK: Falmer.

Haverkamp, B.E. (2005). Ethical perspectives on qualitative research in applied psychology.

Journal of Counseling Psychology, 52: 146-155.

Herek, G.M. (2002). Gender gaps in public opinion and lesbians and gay men. Public Opinion

Quarterly, 66: 40–66.

Herek, G.M. Capitanio, J.P. (1996). Some of my best friends: Intergroup contact, concealable

stigma, and heterosexuals’ attitudes toward gay men and lesbians. Personality and Social

Psychology Bulletin, 22: 412–424.

Hicks, G.R. Lee, T. (2006). Public attitudes toward gays and lesbians: Trends and predictors.

Journal of Homosexuality, 51: 57-77.

Page 162: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

162

Holmes, J. (2000). Gendered Speech in Social Context: Perspectives from Town and Gown.

Wellington: Victoria University Press.

Jackson, J.W. (1993). Contact theory of intergroup hostility: A review and evaluation of the

theoretical and empirical literature. International Journal of Group Tensions, 23:43–65.

Jowett, A. Peel, E. (2010). “Seismic Cultural Change?” British media representations of same-

sex marriage. Women's Studies International Forum, 33(3): 206–214.

Kaplan, Martin F. (1987). The Influencing Process in Group Decision Making. In Group

Processes ed. Clyde Hendrick, Newbury Park, CA: Sage Publications, 189-212.

Katz, Pamela S. (1999). The Case for Legal Recognition of Same-Sex Marriage. Journal of

Law & Policy, 8: 61-106.

Kenix, L.J. (2008). From media frame to social change? A comparative analysis of same-sex

rights in the United States and New Zealand press. Australian Journal of Communication,

35(3): 105.

Kite, M.E. Whitley, B.E. (1996). Sex differences in attitudes toward homosexual persons,

behaviors, and civil rights: A meta-analysis. Personality and Social Psychology Bulletin, 22:

336–353.

Koenig, H.G. Mccullough, M.E. Larson, D.B. (2001). Handbook of Religion and Health. New

York, Ny: Oxford University Press.

Koons, Judith E. (2005). Just' Married? Same-Sex Marriage and a History of Family Plurality.

Michigan Journal of Gender & Law, 12: 1-85

Kroska, Amy. (2007). Gender ideology and gender role ideology. In George Ritzer (ed.), The

Blackwell Encyclopedia of Sociology. Malden, MA: Wiley-Blackwell, 1867–1869.

Kupperschmidt, B.R. (2000). Multigeneration employees: Strategies for effective

management. The Health Care Manager, 19: 65–76.

Kvale, S. (1996). InterViews - An introduction to qualitative research interviewing. Thousand

Oaks, CA: Sage.

Lannutti, P.J. Lachlan, K.A. (2008). Assessing attitudes toward same-sex marriage: Scale

development and validation. Journal of Homosexuality, 53: 113–133.

Page 163: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

163

Lauer, S. Yodanis, C. (2010). The deinstitutionalization of marriage revisited: A new

institutional approach to marriage. Journal of Family Theory & Review, 2(1): 58–72.

Le Comple, M.D. Goetz, J.P. (1982). Problems of reliability and validity in ethnographic

research. Review o f Educational Research, 52(1): 31-60.

Lefkowitz, E.S. (2005). Things have gotten better: Developmental changes among emerging

adults after the transition to university. Journal of Adolescent Research, 20: 40–63.

Leonard, A.S. (1991). From law: Homophobia, heterosexism and judicial decision making.

Journal of Gay and Lesbian Psychotherapy, 1(4): 65-91.

Lewis, G.B. (2003). Black-White differences in attitudes toward homosexuality and gay rights.

Public Opinion Quarterly, 67: 59-78.

LGBT Project Wiki. http://lgbt.wikia.com/wiki/LGBT_rights_in_Albania#cite_note-4

(rishikuar pёr herё tё fundit nё Qershor 2017).

Likmeta, Besart. (2013). Albania is Europe's Most Homophobic Country, Survey Says.

European Social Survey.

Lincoln, Y.S. Guba, E.G. (1985). Naturalistic Inquiry. Newbury Park, CA: Sage Publications.

Loomis, J.E. (2000). Generation X. Rough Notes, 143: 52-54.

Lowe, D. Levitt, K. Wilson, T. (2008). Solutions for retaining generation and employees in the

workplace. Business Renaissance Quarterly, 3(3): 43-58.

Lubbers, M. Jaspers, E. Ultee, W.C. (2009). Primary and secondary socialization impacts on

support for same-sex marriage after legalization in the Netherlands. Journal of Family Issues,

30: 1714-1745.

Magnusson, C. (2009). Gender, occupational prestige, and wages: A test of devaluation theory.

European Sociological Review, 25(1): 87–101.

Marshall, Catherine. Rossman, Gretchen B. (1999). Designing qualitative research. 3rd ed.

London: Sage Publications.

Martins, L.L. Eddleston, K.A. Veiga, J.F. (2002). Moderators of the relationship between

work-family conflict and career satisfaction. Academy of Management Journal, 45: 399-409.

Page 164: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

164

Marwell, Gerald. Aiken, Michael T. Demerah, J.N. (1987). The Persistence of Political

Attitudes among 1960s’ Civil Rights Activists. Public Opinion Quarterly, 51: 359-375.

Mason, J. (2002). Qualitative Interviews: Asking, Listening and Interpreting. In T. May (ed.).

Qualitative Research in Action, London: Sage.

Matharu, K. Kravitz, R.L. McMahon, G.T. Wilson, M.D. Fitzgerald, F.T. (2012). Medical

students’ attitudes toward gay men. BMC Medical Education, 12: 71-78.

McCrindle, M. Hooper, D. (2006). Generation Y: Attracting, engaging and leading a new

generation at work. University of Tasmania, Hobart.

McLaren, A. (1999). Twentieth Century Sexuality: a history. Oxford: Blackwell Publishers Ltd.

Mertens, D.M. (2010). Research and evaluation in education and psychology: Integrating

diversity with quantitative, qualitative, and mixed methods. (3rd ed.) Thousand Oaks, CA:

Sage.

Miller, L. Kelley, B.S. (2005). Relationships of religiosity and spirituality with mental health

and psychopathology. In R. F. Paloutzian & C. L. Park (Eds.), Handbook of the psychology of

religion and spirituality (pp. 460–478). New York: The Guilford Press.

Miller, W.R. Thoresen, C.E. (2003). Spirituality, religion, and health: An emerging research

field. American Psychologist, 58: 24–35.

Minniti, M. Naude, W. (2010). What Do We Know About the Patterns and Determinants of

Female Entrepreneurship across Countries? European Journal of Development Research.

22(3): 277–293.

Moon, D. (2004). God, sex & politics: Homosexuality & everyday theologies. Chicago, IL:

University of Chicago Press.

Morris, M.G. Venkatesh, V. (2000). Age differences in technology adoption decisions:

Implications for a changing workforce. Personnel Psychology.

Mucciaroni, G. (2011). Are debates about “morality policy” really about morality? Framing

opposition to gay and lesbian rights. Policy Studies Journal, 39(2): 187–216.

Musick, K. Bumpass, L. (2011). Reexamining the case for marriage: Union formation and

changes in well-being. Journal of Marriage and Family, 74: 1–18.

Page 165: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

165

NDI. (2015). Public Opinion Poll in the Balkans on LGBTI Communities.

https://www.ndi.org/LGBTI_Balkans_poll (rishikuar për herë të fundit në tetor 2017)

NDI. (2016). Cross-cultural and socio-demographic correlates of homophobic attitude among

university students in three European countries. Journal of Endocrinological Investigation,

40(2): 227-233.

Neuman, W.L. (2003). Social research methods: Qualitative and quantitative approaches (5th

ed.). Boston: Allyn & Bacon.

Nock, Steven L. Sanchez, Laura Ann. Wright, James D. (2008). Covenant Marriage: The

Movement to Reclaim Tradition in America: Rutgers University Press.

O'Brien R.M. (2000). Age period cohort characteristic models. Social Science Research, 29(1):

123-139.

Oderberg, D. Laing, J.A. (2005). Artificial reproduction, the 'welfare principle', and the

common good. Medical Law Review, 13(3): 328-356.

Oliver, P. (2003). The Student’s Guide to Research Ethics. Milton Keynes: Open University

Press.

Olson, L.R. Cadge, W. Harrison, J.T. (2006). Religion and public opinion about same-sex

marriage. Social Science Quarterly, 87(2): 340-360.

Oman, D. Thoresen, C.E. (2005). Do religion and spirituality influence health? In R.F.

Paloutzian & C. L. Park (Eds.), Handbook of the psychology of religion and spirituality (pp.

435–459). New York: The Guilford Press.

Oskamp, S. Schultz, P.W. (2005). Attitudes and opinion. New Jersey: Erlbaum.

Oswald, R. (2002). Inclusion and belonging in the family rituals of gay and lesbian people.

Journal of Family Psychology, 16(4): 428-436.

Paolini, S. Hewstone, M. Cairns, E. Voci, A. (2004). Effects of direct and indirect cross-group

friendships on judgments of Catholics and Protestants in Northern Ireland: The mediating role

of anxiety-reduction mechanism. Personality and Social Psychology Bulletin, 30: 770–786.

Page 166: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

166

Patterson, C.J. (2005). Lesbian and gay parents and their children: summary of research

findings. In: Lesbian and Gay Parenting. American Psychological Association, Washington,

DC.

Pettigrew, T.F. Tropp, L.R. (2003). A meta-analytic test and reformulation of intergroup

contact theory. Unpublished manuscript.

Pilcher, Jane. (1994). Mannheim's Sociology of Generations: An Undervalued Legacy. British

Journal of Sociology, 45: 481-495.

Pruett, K.D. (2000). Fatherneed: Why father care is as essential as mother care for your child.

New York: Free Press.

Riggs, D.W. (2006). Priscilla, (white) queen of the desert: Queer rights/race privilege. New

York: Peter Lang

Rodwell, M.K. (1998). Social work constructivist research. New York, NY: Garland

Publishing Group.

Roof, Wade Clark. McKinney, William. (1987). American Mainline Religion: Its Changing

Shape and Future. New Brunswick, N.J.: Rutgers University Press.

Rothbart, M. John, O.P. (1985). Social categorization and behavioural episodes: A

cognitiveanalysis of the effects of intergroup contact. Journal of Social Issues, 41: 81–104.

Rubin, Herbert J. Rubin, Irene S. (2005). Qualitative Interviewing: The Art of Hearing Data.

Thousand Oaks, CA: Sage Publications.

Schecter, Ellen. Tracy, Allison J. Page, Konjit V. Luong, Gloria. (2008). “Shall We Marry?

Legal Marriage as a Commitment Event in Same-Sex Relationships”. Journal of

Homosexuality, 54(4): 400-422.

Schuck, K.D, Liddle, B.J. (2001). Religious conflicts experienced by lesbian, gay, and bisexual

individuals. Journal of Gay and Lesbian Psychotherapy, 5: 63–82

Scott, Jacqueline. Alwin, Duane F. Braun, Michael. (1996). Generational Changes in Gender-

Role Attitudes: Britain in a Cross-National Perspective. Sociology, 30(3): 471–92.

Seale, C.F. (1999). The quality of qualitative research. London: Sage.

Page 167: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

167

Sexual Orientation, Homosexuality, and Bisexuality. Në “APA Help Center”.

http://www.apa.org/helpcenter/sexual-orientation.aspx (rishikuar për herë të fundit në gusht

2017)

Sherkat, Darren E. Powell-Williams, Melissa. Maddox, Gregory. Mattias de Vries, Kylan.

(2011). Religion, politics, and support for same-sex marriage in the United States, 1988–2008.

Social Science Research, 40:167–180.

Shils, E. (1981). Tradition. Chicago: Univ. Chicago Press.

Simoni, J.M. (1996). Pathways to prejudice: Predicting students’ heterosexist attitudes with

demographics, self-esteem, and contact with lesbians and gay men. Journal of College Student

Development, 37(1): 68-78.

Smith, C. Snell, P. (2009). Souls in Transition: The Religious and Spiritual Lives of Young

Adults. New York: Oxford University Press.

Smith, L. (2005). On tricky ground. In Denzin and Lincoln (eds.) (2005) Handbook of

Qualitative Research 3rd Edition. Thousand Oaks: Sage.

Smith, M. (2007). Framing same-sex marriage in Canada and the United States: Goodridge,

Halpern and the national boundaries of political discourse. Social & Legal Studies, 16(1): 5–

26.

Solomon, S.E. Rothblum, E.D. Balsam, K.F. (2004). Pioneers in partnership: lesbian and gay

male couples in civil unions compared with those not in civil unions and married heterosexual

siblings. Journal of Family Psychology, 18(2): 275-286.

Soule, S.A. (2004). Going to the Chapel? Same-Sex Marriage Bans in the United States, 1973–

2000. Social Problems, 51: 453–477.

Spaht, Katherine Shaw. (1998). Louisiana's Covenant Marriage: Social Analysis and Legal

Implications. Louisiana Law Review, 59.

Stefurak, T. Taylor, C. Mehta, S. (2010). Gender-Specific Models of Homosexual Prejudice:

Religiosity, Authoritarianism, and Gender Roles. Psychology of Religion and Spirituality, 2:

247–261.

Page 168: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

168

Stenbacka, C. (2001). Qualitative research requires quality concepts of its own. Management

Decision, 39(7): 551-555.

Strauss, A. Corbin, J. (1990). Basics of Qualitative Research: Grounded Theory Procedures

and Techniques. Newbury Park, CA: Sage Publications.

Sturkin, M. (1997). Tangled Memories: The Vietnam War, The Aids Epidemic, and the Politics

of Remembering. Berkeley: Univ. Calif. Press.

Tasker, F. (2005). Lesbian mothers, gay fathers, and their children: A review. Journal of

Developmental and Behavioral Pediatrics, 26: 224-240.

The Merriam Webster Online dictionary: Definition of marriage.

https://www.merriam-webster.com/dictionary/marriage (rishikuar për herë të fundit në qershor

2017)

Turner, R.N. Hewstone, M. Voci, A. (2007c). Reducing explicit and implicit prejudice via

direct and extended contact: The mediating role of self-disclosure and intergroup

anxiety. Journal of Personality and Social Psychology, 93: 369–388.

Turner, R.N. Hewstone, M. Voci, A. Vonofakou, C. (2008). A test of the extended contact

hypothesis: The mediating role of intergroup anxiety, perceived ingroup and out-group norms,

and inclusion of the outgroup in the self. Journal of Personality and Social Psychology, 95:

843–860.

Turner, Ralph. Killian, Lewis M. (1993). Collective Behavior. 4th ed. Englewood Cliffs, N. J.,

Prentice Hall.

Twenge, J.M. Konrath, S. Foster, J.D. Campbell, W.K. Bushman, B.J. (2008). Egos inflating

over time: A cross-temporal meta-analysis of the Narcissistic Personality Inventory. Journal

of Personality, 76: 875–901.

Vincent, C. Warren, S. (2001). This won’t take long - Interviewing, ethics and diversity.

Qualitative Studies in Education, 14(1): 39-53.

Vinokur, Amiram. Burnstein, Eugene. (1974). Effects of Partially Shared Persuasive

Arguments on Group-Induced Shifts: A Group-Problem-Solving Approach. Journal of

Personality and Social Psychology, 29: 305-315.

Page 169: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

169

Walker, A.J. McGraw, L.A. (2000). Who is responsible for responsible fathering?. Journal of

Marriage and Family, 62: 563-569.

Walls, N.E. Woodford, M.B. Levy, D.L. (2014). Religious tradition, religiosity, or everyday

Theologies? Unpacking religion’s relationship to support for legalizing same-sex marriage

among a college student sample. Review of Religious Research, 56: 219-243.

Wardle, Lynn D. (2001). Multiply and Replenish: Considering Same-Sex Marriage in Light of

State Interests in Marital Procreation. Harvard Journal of Law & Public Policy, 24: 771-814

Warner, M. (1999). Normal and normaller. GLQ: A Journal of Lesbian & Gay Studies, 5(2):

119-171.

Wedgwood, Ralph. (1999). The Fundamental Argument for Same-Sex Marriage. Journal of

Political Philosophy, 7: 225-242.

Weiner, B. Perry, R. Magnusson, J. (1988). An attributional analysis of reactions to stigmas.

Journal of Personality and Social Psychology, 55: 738–748.

West, D.J. Green, R. (1997). Sociolegal control of homosexuality: A multi-nation comparison.

New York: Plenum.

White, H.R. (2008). Proclaiming liberation: The historical roots of LGBT religious organizing,

1946–1976. Nova Religio: Journal of Alternative and Emergent Religions, 11: 102–119.

Wilson, J.Q. (2002). The marriage problem: How our culture has weakened families.

NewYork: Harper-Collins.

Wise, S. (2003). Family structure, child outcome and environmental mediators: an overview

of the development in diverse families’ study. Melbourne: Australian Institute of Family

Studies.

Woodford, M.R. Chonody, J.K. Scherrer, Silverschanz, P. Kulick, A. (2012). The Persuadable

Middle on Same-Sex Marriage: Formative Research to Build Support Among Heterosexual

College Students. Sexuality Research & Social Policy, 9: 1–14.

Woodford, M.R. Walls, N.E. Levy, D.L. (2012). Religion and endorsement of same-sex

marriage: The role of syncretism between denominational teachings about homosexuality and

personal religious beliefs. Interdisciplinary Journal of Research on Religion, 8: 1-29.

Page 170: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

170

Yang, A. (1997). Trends: Attitudes toward homosexuality. Public Opinion Quarterly, 61: 477-

507.

Zinnbauer, B.J. Pargament, K.I. (2005). Religiousness and spirituality. In R. F. Paloutzian &

C. L. Park (Eds.), Handbook of the psychology of religion and spirituality (pp. 21–42). New

York: The Guilford Press.

Page 171: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

171

SHTOJCA

Shtojca 1: Forma e dhënies së pëlqimit të informuar

Titulli i studimit: Martesat mes Personave në të Njёjtën Gjini - Qёndrimet

Autori i studimit: Desarta Spahiu, N/Drejtore në Shkollën Teknike Ekonomike, Tiranë

Udhëheqës Shkencor: Prof. Dr. Edlira Haxhiymeri

Prezantimi dhe arsyet për studim

Ky është një studim që ka për qëllim eksplorimin e bazave të qëndrimeve të studentëve dhe

prindërve të tyre mbi martesën në të njёjtin gjini si dhe analizimin e dallimeve në mënyrën sesi

dy brezat flasin mbi martesën në të njёjtën gjini duke hedhur dritë në proceset e ndryshimit

social ndërmjet brezave. Të dhënat e mbledhura do të ndihmojnë në analizimin e këtij fenomeni

në kontekstin shqiptar.

Konfidencialiteti

Çdo informacion i marrë nga intervistat do të jetë i fshehtë dhe konfidencial ku nuk do të

publikojet asnjë e dhënë identifikuese. Administrimi, kodimi dhe përdorimi i të dhënave do të

përdoren vetëm nga studiesja për qëllimet e këtij studimi.

Përfitimet dhe rreziqet nga pjesëmarrja në studim

Ky studim do të kontribuojë në analizimin e bazave të qëndrimeve mbi martesën në të njёjtën

gjini nga prindër dhe studentë. Pjesmarrja është vullnetare dhe mund të hiqni dorë nga ajo në

çdo moment. Studimi në fjalë nuk përbën asnjë rrezik për ju përpos kohës së kryerjes së

intervistave.

Përdorimi i rezultateve të studimit

Rezultatet e këtij studimi do të publikohen si një disertacion në Fakultetin e Shkencave Sociale,

Universiteti i Tiranës. Informacioni i publikuar mund të përdoret nga të interesuarit.

Roli juaj në studim

Roli juaj në këtë studim lidhet me përgjigjen ndaj disa pyetjeve që lidhen me historinë e jetës

suaj, ndjekjen e medias, pikëpamjen mbi martesën, seksualitetin, homoseksualitetin dhe

martesën në të njёjtën gjini. Intervista do të zgjasë nga 80-110 minuta si dhe vendi i kryerjes

së saj do të vendoset nga ju.

Page 172: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

172

Rregjistrimi i intervistës

Gjatë kryerjes së intervistës do të mbahen regjistrime audio dhe shënimë. Vetëm studiuesja do

të ketë akses në të dhënat e saj.

Për çdo informacion apo pyetje tjetër

Në rastet që keni ndonjë problem apo pyetje mbi pjesëmarrjen tuaj në studim apo dhe mbi

studimin, ju lutem kontaktoni:

Desarta Spahiu: Autore e studimit

Adresa: Rr. Besim Fagu; Nd. 8; H. 34; Ap.18; Nj. 4; Tiranë, Shqipëri.

Tel: +355 69 46 11 816

Email: [email protected]

Duke nënshkruar kёtё formular miratimi, ju tregoi se keni zgjedhur vullnetarisht tё bёheni

pjesё e kёtij kёrkimi.

____________________________________________ _____________________

Nënshkrimi i personit që intervistohet Data

____________________________________________

Kodi i pjesmarrësit

____________________________________________

Emri i personit që merr miratimin

____________________________________________ _____________________

Nënshkrimi i personit që merr miratimin Data

Page 173: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

173

Shtojca 2: Posteri për rekrutimin

Quhem Desarta Spahiu, studente nё Programin e Doktoraturёs, pranё Departamentit tё Punës

dhe Politikës Sociale, në Universitetin e Tiranës. Në kuadër të studimit tim doktoral, kërkohen

pjesmarrës në studim të cilët:

- Janë të moshës 18-30 vjeç;

- Kanë lindur në Shqipëri dhe banojnë në Tiranë;

- Janë studentë universitar;

- Kanë të paktën një prind në moshën 45-65 vjeç, të lindur në Shqipëri dhe banues

në Tiranë.

Studimi lidhet me çёshtje aktuale sociale përmes intervistave ballë për ballë mbi historinë e

jetës suaj, ndjekjen e medias, se çfarë mendoni mbi martesën, seksualitetin dhe familjen.

Kontakti:

Cel: 0694611816

Facebook: Desarta Spahiu

e-mail: [email protected]

Page 174: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

174

Shtojca 3: Udhëzuesi i intervistës

Të dhëna demografike

1. Seksi (jo i pyetur)

2. Arsimimi

3. Punësimi

4. Lidhjet dashurore/statusi martesor

5. Fëmijë (për prindërit)

6. Motra dhe vëllezër

7. Statusi martesor i prindërve (të martuar apo divorcuar)

8. Besimi fetar

9. Aktivitetet e kohës së lirë, interesat

Fëmijëria/rritja

10. Ku ke lindur?

11. Me çfarë merren prindërit?

12. Si kanë qenë marrëdhëniet me prindërit?

13. A ke qenë i lidhur me vëllezërit/motrat?

14. A ke pasur hapësirën tënde personale në shtëpi (dhomë më vete, televizor, telefon,

etj.)?

15. A ka qenë familja jote e lidhur me fenë? A je rritur në një mjedis fetar?

Gjimnazi:

16. Ku e ke kryer gjimnazin?

17. A ke qenë nxënës i/e mirë?

18. A ke patur aktivitete ekstrakurrikulare?

Shoqëria dhe lidhjet:

19. Cilët kanë qenë shokët e tu më të afërt?

20. Çfarë gjërash bëje me shokët e tu?

21. A ke pasur shokë të cilët i kanë pasur prindërit të divorcuar? Apo që janë rritur pa

praninë e një prindi?

22. A ke pasur lidhje dashurie në gjimnaz?

Page 175: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

175

23. Çfarë mendonin shokët apo bashkëmoshatarët e tu në lidhje me seksin rastësor?

24. A e pranonin prindërit e tu seksin rastësor?

25. A i ke ndjekur lajmet apo ngjarjet aktuale në atë periudhë?

26. Cilat kanë qenë emisionet e tua të preferuara në televizion?

27. Ke kujtime të ngjarjeve të rëndësishme sociale?

Pritshmëritë për të ardhmen:

28. Çfarë pritshmërish kanë pasur dhe kanë prindërit e tu për ty në lidhje me arsimimin,

profesionin, familjen, etj.

29. A ke menduar nëse do të doje të martoheshe ndonjëherë? A ke folur ti dhe shokët e tu

për këtë?

30. A ke menduar se do të doje të krijoje një familje dhe të kishe fëmijë?

Pas gjimnazit:

31. Ke vazhduar menjeherë universitetin?

32. Si ka ndryshuar jeta jote ndërmjet gjimnazit dhe universitetit?

33. Cilat kanë qenë ndryshimet kryesore në interesat, aktivitetet, lidhjet etj.?

34. Ke kujtime të ngjarjeve të rëndësishme shoqërore?

35. Çfarë ke bërë pas _____?

36. Cilat kanë qenë momentet e rëndësishme në jetën tënde që prej _____?

37. Përvojat e punës.

38. Aktivitetet e kohës së lirë.

39. Udhëtimet, filmat, pushimet.

40. Lidhjet dashurore – si jeni takuar, martuar, divorcuar?

41. Fëmijët – A ka qenë e lehtë apo e vështirë rritja e tyre?

42. Si mendon se po ecin fëmijët e tu tani? (për prindërit)

Ndjekja e medias

43. A lexon çdo ditë të paktën një gazetë të përditshme?

44. Sa kohë shpenzon në ditë duke parë televizor?

45. Cilët janë emisionet e tua të preferuara?

46. Çfarë lloj muzike dëgjon?

47. A ke internet në shtëpi?

Page 176: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

176

48. Çfarë gjërash bën kur je online?

49. Çfarë filmash parapëlqen?

50. A lexon libra? Çfarë të pëlqen të lexosh?

Martesa

51. Çfarë do të thotë fjala “martesë” për ty?

52. Cilat janë karakteristikat kryesore të një martese të mirë dhe të fortë?

53. Sa mendon se është e rëndësishme për një martesë _____?

- Komunikimi

- Dashuria

- Tërheqja seksuale

- Interesat e përbashkëta

- Rritja e fëmijëve

54. Si mendon se duhen ndarë përgjegjësitë prindërore, punët e shtëpisë dhe puna jashtë

shtëpisë në martesë? Role të ndryshme? Ndarje të barabarta?

55. A kanë ndryshuar mendimet e tua për martesën në kohë? Si? Pse?

Bashkëjetesa dhe seksi paramartesor

56. Çfarë mendon për bashkëjetesën (të jetosh me një partner përpara se të martohesh)?

57. Ke provuar të bashkëjetosh?

58. Nëse një çift ka jetuar bashkë përpara se të martosheshin, a ka ndonjë ndryshim

domethenës kur martohen?

59. Çfarë mendon për seksin para martesës? Në çfarë rrethanash është e pranueshme/pa

pranueshme?

Divorci

60. Çfarë mendon për divorcin?

61. A mendon se divorci është një problem në shoqërinë tonë?

62. Pse mendon se është rritur numri i divorceve kohët e fundit në shoqërinë tonë?

63. Në çfarë rrethanash një çift duhet të divorcohet?

64. A përbën ndryshim në lidhje me divorcin nëse një çift ka fëmijë?

65. Sa e lehtë/vështirë mendon se duhet të jetë për një çift që të divorcohet?

Page 177: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

177

Institucioni

66. Çfarë qëndrimesh mendon se kanë njerëzit përgjithësisht në lidhje me martesën?

67. Si portretizohet martesa në media?

68. A mendon se media shfaq në mënyrë më të mirë disa lloje marrëdhëniesh sesa disa të

tjera?

69. Shpesh njerëzit shprehen se martesa është në krizë në kohët e sotme. Çfarë mendon

për këtë?

Seksualiteti

Kontakti personal

70. A njeh dikë personalisht që identifikohet si gej apo lesbike? Kë? Si është marrëdhënia

me të?

71. A mund të më thuash dikë të famshëm që është gej apo lesbike?

72. Si mendon se portretizohen në media personat gej dhe lesbike?

73. A të kujtohet hera e parë që ke njohur dikë si person gej apo lesbike?

74. Si je ndjerë? Si trajtohej nga njerëzit e tjerë?

Homoseksualiteti

75. Çfarë mendon se është homoseksualiteti? Çfarë domethënie ka për ty nëse dikush e

identifikon veten si person gej apo lesbike?

76. A mendon se njerëzit lindin gej? A mendon se ndikojnë mënyra se si janë rritur apo

faktorët e mjedisit?

77. A është zgjedhje e stilit të jetesës?

78. A mund të ndryshohet?

79. A është një mëkat të qenit gej/lesbike? A është imorale?

80. Çfarë mendon për njerëzit që identifikohen si persona gej apo lesbike por nuk kryejnë

marrëdhënie seksuale me persona të së njёjtit seks?

Qëndrimet

81. A duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë personat gej dhe lesbike në shoqëri sikurse

personat heteroseksualë? A duhet të kenë të njёjtat të drejta civile?

82. A mendon se ata marrin trajtim të veçantë?

Page 178: MARTESAT MES PERSONAVE NË TË NJËJTËN GJINI · shumë vende dhe ka një debat gjithnjë e në rritje nëse çiftet në të njëjtën gjini duhen lejuar të martohen, të mbajnë

178

83. A kanë ndryshuar mendimet e tua në lidhje me homoseksualitetin në kohë? Si? Pse?

Biseksualiteti

84. Disa njerëz e identifikojnë veten e tyre si biseksualë. Çfarë do të thotë kjo për ty?

85. A kanë lindur në atë mënyrë? Si mendon se janë rritur? A është zgjedhje e stilit të

jetesës?

Martesa në të njёjtën gjini

86. Një nga çёshtjet që ngjall debat në vitet e fundit lidhet me martesën në të njёjtën gjini.

A ke dëgjuar për këtë çёshtje? Çfarë di për të? Ku ke dëgjuar për të?

87. Pse mendon se ngjall kaq shumë debat?

88. A ke një mendim personalisht mbi këtë çёshtje?

89. Çfarë arsyesh mendon se do të jepnin njerëzit për mbështetjen/kundërshtimin e

martesës në të njёjtën gjini?

90. Pse mendon se disa persona gej dhe lesbike duan të kenë të drejtën për t’u martuar?

Pasojat

91. Çfarë pasojash do të kishte legalizimi i martesës në të njёjtën gjini në shoqërinë tonë?

Negative, pozitive?

92. A do të ndikonte martesat e njerëzve të tjerë? Pse?

93. A do të ndryshonte kuptimin e martesës?

94. Cilat do të ishin efektet tek personat gej dhe lesbike?

95. Cilat do të ishin efektet tek fëmijët?

96. A mendon se legalizimi i martesës në të njёjtën gjini do të inkurajonte më shumë

njerëzit që të ishin gej dhe lesbike?

Zgjidhja

97. A mendon se mund të zgjidhet kundërshtia që lidhet me martesën në të njёjtën gjini?

Nga kush mund të zgjidhet?

98. Çfarë mendon se do të ndodhë në të ardhmen në lidhje me këtë çёshtje? A mendon se

martesa në të njёjtën gjini do të legalizohet ndonjëherë në Shqipëri?