Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

71

Click here to load reader

Transcript of Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

Page 1: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

9 789928 134318

ISBN 9928-134-31-6

Manualimbi ligjinShqiptarpërfalimentiminRonald C.C. Cuming (Autor)

Yair Baranes (Bashkëautor dhe Kryeredaktor)

Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

Ronald C.C. Cuming dhe Yair Baranes

Manuali m

bi ligjin Shqiptar për falimentim

inRonald C.C. Cum

ing &

Yair Baranes

“Ekonomia shqiptare dhe sektori i saj �inanciar mund të për�itojnë nga një zbatim efektiv i sistemit të saj të falimentimit. Ky Manual është një mjet i shkëlqyer për ta lehtësuar këtë zbatim nga ekonomistët dhe praktikuesit në fushën e falimentimit, të sotëm dhe të ardhshëm.”

―Shkëlqim Cani, MINISTËR I FINANCAVE I SHQIPËRISË

“Ky Manual për falimentimin përbën një udhëzues praktik pёr të zgjidhur çështjet e veshtira tё falimentimit dhe do tё rezultojë i dobishёm pёr profesionistët e ligjit dhe tё biznesit nё Shqipёri.”

―Jim Barnhart, DREJTOR I MISIONIT USAID/SHQIPËRI

“Prezantimi i një dokumenti të shkëlqyer që analizon dhe zgjidh çështje të falimentimit është i mirëpritur në komunitetin ligjor shqiptar. Më konkretisht, ai do të ndihmojë Gjykatën e Apelit për të kuptuar shkaqet ligjore kur lejohet ankimi. Kjo do t’i shërbejë Gjykatës për të dhënë vendime të drejta, që bazohen në politikën kryesore të ligjit shqiptar për falimentimin dhe e promovojnë atë.”

―Alaudin Malaj, KRYETAR I GJYKATËS SË APELIT TIRANË

“Manuali i falimentimit ёshtё njё dokument i rёndёsishёm pёr gjyqtarёt qё tё kuptojnё dhe zbatojnё ligjin shqiptar për falimentimin. Gjyqtarёt e tё gjitha shkallëve dhe nё vecanti të gjykatave të rretheve do tё mund tё pёr�itojnё nga analiza e thellё dhe shembujt e dhënë nё Manual, kur të shqyrtojnë çështjet dhe të japin vendime.”

―Fatri Islamaj, KRYETAR I GJYKATЁS SЁ RRETHIT TIRANЁ

“Ky Manual ёshtё njё mjet i shkёlqyer mësimor dhe praktik. Ai do të ndihmojë ekonomistët si dhe profesorët të cilët tashmë mund ta japin këtë lëndë në universitete. Ai ofron gjithashtu njё mundёsi pёr profesionistёt, duke përfshirë administratorët e falimentimit, analistёt e kredive dhe sipërmarrësit qё të angazhohen në kёtё fushё tё praktikёs.”

―Arben Malaj, PROFESOR I EKONOMISЁ, SHQIPËRI

Page 2: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

Manuali

Mbi ligjin shqiptar për faliMentiMin

Page 3: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

ManualiMbi ligjin shqiptar për faliMentiMin

ronald C.C. Cuming (autor)

Yair baranes (bashkëautor dhe Kryeredaktor)

Page 4: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

5

“Ky botim u bë i mundur nga mbështetja bujare e Popullit Amerikan nëpërmjet Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e autorëve dhe jo domosdoshmërisht pasqyron pikëpamjet e USAID apo Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

arti grafik Kleida Maluka

isbn 978-9928-134-31-8

shtëpia botuese “Maluka”, tiranë 2013

Përmbajtja

Mirënjohje .................................................................................................. 9

1. udhëzues për përdoruesin e Manualit................................10

2. hYrje – KuptiMi i ligjit Modern të faliMentiMit .............13

2.1. rolet e ligjit MoDern të faliMentiMit ........................ 132.1.1. Zhvillimi ekonomik .................................................................. 132.1.2. “fillimi i ri” .............................................................................. 142.1.3. procedura e likuidimit të organizuar ........................................ 152.1.4 rehabilitimi i debitorit ............................................................ 152.1.5. përmbledhje.............................................................................. 16

2.2. piKat e taKiMit nDërMjet ligjit për faliMentiMin Dhe ligjeVe të tjera......................................................................... 16

2.2.1. hyrje ....................................................................................... 162.2.2. efekti i ligjit për falimentimin në masat e zakonshme të ekzekutimit .....182.2.3. Çështjet materiale që prekin të drejtat e personave që nuk janë kreditorë të një debitori në gjendje paaftësie paguese .. 19

2.2.3.1. të përgjithshme ........................................................ 192.2.3.2. pretendimet e pronësisë ............................................. 192.2.3.3. pretendimet e kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë ...202.2.3.4. Kompensimi i pretendimeve ...................................... 212.2.3.5. pasuria e veçantë që nuk është pjesë e masës së

falimentimit .............................................................. 222.2.3.6. e drejta e administratorit sipas kontratës së

papërmbushur nga të dy palët ................................... 232.2.3.7. Kufizimi i të drejtave të administratorit sipas kontratës

së papërmbushur nga të dyja palët ............................. 232.2.3.8. transaksione të pavlefshme ........................................ 24

2.2.4. pasojat e falimentimit mbi ekzistencën ose detyrimet e debitorëve .....272.2.5. roli i nenit 605 të Kodit Civil .................................................. 282.2.6. ndërthurja me ligje të tjera ........................................................ 30

3. faliMentiMi - liKuidiMi...................................................................32

3.1. hYrje ................................................................................................ 32

3.2. gjYKata e faliMentiMit – roli Dhe juriDiKsioni ..... 32

Professor ronald C.C. Cuming, profesor në fakultetin juridik, universiteti i saskatchewan, saskatchewan, Kanada, ishte autori kryesor i versionit origjinal të Manualit (2004) dhe ofroi një eksperiencë të paçmueshme ndërkombëtare.

Z. Yair baranes asistoi në shkrimin e versionit origjinal dhe ishte kryeredaktori i këtij versioni të rishikuar të Manualit.

Prof. Dr. mariana Semini, profesore në shkollën e Magjistraturës, ndihmoi në shkrimin dhe përgatitjen e Manualit me analiza të legjislacionit shqiptar, përditësime dhe redaktime të rëndësishme si dhe lehtësoi mbështetjen institucionale në botimin e Manualit.

av. Vangjel Kosta, pedagog i jashtëm në shkollën e Magjistraturës, ndihmoi në shkrimin dhe përgatitjen e Manualit me analiza të legjislacionit shqiptar, përditësime dhe redaktime të rëndësishme.

Page 5: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

6 7

3.2.1. roli i gjykatës së falimentimit në procedurën e falimentimit .... 323.2.2. Kompetenca territoriale e gjykatës së falimentimit ................. 333.2.3. lloji i çështjeve që janë në kompetencë të gjykatës së falimentimit ......343.2.4. ankimet ................................................................................... 353.2.5. Veprimet e gjykatës së falimentimit ......................................... 36

3.3. aDMinistratori Dhe gjYKata e faliMentiMit ............ 393.3.1. administratori i falimentimit .................................................... 393.3.2. emërimi dhe shkarkimi i administratorit ................................. 393.3.3. Cilësitë e administratorit........................................................... 403.3.4 Cilësitë me të cilat vepron administratori ................................. 413.3.5. shpërblimi i administratorit dhe rimbursimi i shpenzimeve ...... 413.3.6. Detyra e administratorit për të treguar kujdes dhe pasojat në rast mospërmbushje ................................................. 413.3.7. Detyrimi i administratorit për paraqitjen e llogarive ................. 433.3.8. funksionet e një administratori ................................................ 44

3.3.8.1. Kontrolli i masës së falimentimit .............................. 443.3.8.2. përmbushja e detyrimeve kontraktore ....................... 453.3.8.3. e Drejta e administratorit për të kundërshtuar veprimet e debitorit ............................ 45

3.3.9. Marrëdhëniet midis administratorit dhe komitetit të kreditorëve .......473.3.10. e drejta për të disponuar ose përdorur pasurinë objekt i ripagimit të veçantë ...................................................... 473.3.11. roli i administratorit në vlerësimin e pretendimeve të kreditorëve .....483.3.12. shpërndarja e masës së falimentimit nga administratori .......... 483.3.13. Çështje të tjera në lidhje me administratorin ............................ 49

3.4 Debitori .......................................................................................... 503.4.1. Debitori ................................................................................... 503.4.2. paaftësitë ligjore të një debitori i cili është subjekt i një procedure falimentimi .......................................... 543.4.3. Detyrimet e debitorit për të dhënë informacion ........................ 553.4.4. administrimi nga vetë debitori .................................................. 553.4.5. shkarkimi i debitorit nga detyrimi ............................................ 57

3.5. KreDitorët e siguruar Dhe KreDitorët e tjerë që geZojnë të Drejtën e VeÇiMit .................................... 59

3.5.1. Kreditorët e siguruar – përkufizimi ............................................ 593.5.2. efektet e procedurës së falimentimit mbi të drejtat e kreditorëve të siguruar ............................................................ 603.5.3 persona të tjerë me të drejtë veçimi .......................................... 64

3.6. KreDitorët e Masës së faliMentiMit, KreDitorët e faliMentiMit, MbleDhja e KreDitorëVe Dhe KoMiteti i KreDitorëVe ............... 65

3.6.1. Kreditorët e masës së falimentimit ............................................ 653.6.2. Kreditorët e falimentimit .......................................................... 663.6.3. Kreditorët e falimentimit të radhëve më të ulëta të preferimit ...... 683.6.4. Kreditorë me të drejtë kompensimi ........................................... 683.6.5. Depozitimi dhe verifikimi i pretendimeve të kreditorëve të falimentimit .....693.6.6. funksioni i mbledhjes së kreditorëve ........................................ 713.6.7. Komiteti i kreditorëve ............................................................... 733.6.8. pretendimet e kreditorëve pas mbylljes ..................................... 73

3.7. përMbleDhje e proCeDurës së faliMentiMit ............. 733.7.1. hapja e procedurës së falimentimit ........................................... 743.7.2. Kërkesa e një kreditori për hapjen e procedurës së falimentimit ......743.7.3. Kërkesa e debitorit për hapjen e procedurës së falimentimit ...... 753.7.4. Masat e përkohshme të sigurisë ................................................. 763.7.5. roli i gjykatës së falimentimit gjatë shqyrtimit të kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit ................... 773.7.6. Vendimi i gjykatës .................................................................... 783.7.7. ankimi kundër vendimit të gjykatës së falimentimit ............... 793.7.8. përmbajtja dhe publikimi i një urdhri për hapjen e procedurës .......803.7.9. efekti i vendimit për hapjen e procedurës ................................ 813.7.10. pasuritë e përfshira në procedurën e falimentimit ................... 823.7.11. Detyrat dhe kompetencat e administratorit ............................. 833.7.12. përfundimi i procedurës së falimentimit .................................. 85

4. faliMentiMi – riorganiziMi tregtar ......................................86

4.1. hYrje ................................................................................................. 86

4.2. hapja e proCeDuës së riorganiZiMit ............................... 894.2.1 propozimi i planit nga debitori ................................................. 904.2.2 propozimi i planit nga administratori (në emër të kreditorit) .... 92

4.3. poZita e VeÇantë e KreDitorëVe të siguruar ............ 92

4.4. përMbajtja e planit .................................................................. 954.4.1 pjesët përbërëse të planit ........................................................... 954.4.2 tipare të veçantë në një plan-pushteti huamarrës të debitorit ...... 964.4.3 grupet e kreditorëve ................................................................. 964.4.4 Kriteret për përcaktimin e grupeve ........................................... 97

Page 6: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

8 9

4.5 VlerësiMi fillestar i planit nga gjYKata e faliMentiMit .......................................................................... 101

4.6 KoMentet Mbi planin ............................................................ 103

4.7 efeKtet e praniMit fillestar të planit ....................... 103

4.8 të Drejat e Votës ...................................................................... 104

4.9 VotiMi i planit .......................................................................... 105

4.10 MiratiMi i planit nga gjYKata e faliMentiMit ....... 106

4.11 efeKtet e MiratiMit ............................................................. 107

4.12 të Drejtat e KreDitorëVe të faliMentiMit të preKur nga plani ................................................................... 107

4.13 MbiKqYrja e ZbatiMit të planit ....................................... 1084.13.1 hyrje ..................................................................................... 1084.13.2 Mbikëqyrja nga administratori .............................................. 1094.13.3 roli mbikëqyrës i administratorit ........................................... 1094.13.4 përfundimi i mbikëqyrjes ........................................................ 1094.13.5 rifillimi i procedurës së falimentimit – mospërmbushja e planit ......110

aneksi i KërKesë e Kreditorit për hapjen e proCedurës së faliMentiMit ........................................111

aneksi ii KërKesë e debitorit, anëtarit të organit përfaqësues, ortaKut të thjeshtë ose liKuiduesit për hapjen e proCedurës së faliMentiMit .....................................112

aneksi iii VendiM për hapjen e proCeduraVe të faliMentiMit 114

aneksi iV Materiale për seMinaret gjYqësore Mbi ligjin për faliMentiMin .........................................117

aneksi V Materiale për seMinaret gjYqësore Mbi ligjin për faliMentiMin .................................................130

mIrënjohje

përgatitja e Manualit u bë e mundur me mbështetjen e institucioneve dhe individëve të ndryshëm. një falenderim i veçantë shkon për Z. arben Malaj, ish Ministër i Ministrisë së financave. Mbështetja e tij, udhëzimet e qarta, kontributi dhe kuptimi i rëndësisë së krijimit të mjeteve për zbatimin e ligjit shqiptar për falimentimin, ishin thelbësore për përfundimin e Manualit. një falenderim i veçantë shkon për anëtaren e nderuar të gjykatës së lartë dhe ish Drejtoren e shkollës së Magjistraturës Znj. arjana fullani si edhe Znj. Mariana semini, Drejtore e shkollës së Magjistraturës gjatë periudhës 2009 – 2013, për lehtësimin e gjithë punës për botimin e Manualit.

Manuali si dhe seminaret trajnuese u bën të mundura falë mbështetjes së paçmueshme të bankës botërore dhe në mënyrë të veçantë të Z. hormoz aghdaey, Znj. rochelle hilton dhe Znj. greta Minxhozi. së fundmi, por jo më pak i rëndësishëm, një falenderim i veçantë për usaiD dhe për zbatuesin e projektit assist impact për ndihmën në redaktimin e versionit të rishikuar, publikimin dhe trajnimet e suksesshme gjatë vitit 2013.

Z. sokol elmazaj, nga boga & associates dhe Z. alban Caushi nga Kalo & associates kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar duke marrë rol drejtues si asistentë gjatë përgatitjes së punimit të hershëm të Manualit. një falënderim i veçantë për Znj. ardjana shehi për informacionin e çmuar dhe analizën e rastit të parë të falimentimit në shqipëri si dhe aspekteve të tjera të ligjit për falimentimin. ne gjithashtu çmojmë ndihmesën e veçantë të gjyqtarit të gjykatës së lartë Z. adrian Dvorani për këshillat dhe ndihmën në punimin e hershëm të këtij Manuali, Kryetarit të gjykatës së apelit, tiranë Z. alaudin Malaj si dhe Kryetarit të gjykatës së shkallës së parë tiranë Z. fatri islamaj.

së fundi, u jemi mirënjohës për punën e shkëlqyer redaktuese të kryer për këtë publikim, magjistrateve të ardhshme e ardhshme Znj. nurjeta tafa, armanda Xhaferri dhe flojera Davidhi.

Page 7: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

10 11

1. UDhëZUeS Për PërDorUeSIn e manUaLIt

hyrje

ligji shqiptar për falimentimin nr. 8901, (më poshtë Ligji për Falimentimin), i miratuar nga Kuvendi shqiptar më 23 maj 2002 zëvendësoi ligjin e mëparshëm, (ligji për falimentimin nr. 8017, më poshtë “ligji i mëparshëm për falimentimin”), i cili trajtonte gjendjen e paaftësisë paguese në shqipëri. gjatë 6 viteve të ekzistencës së ligjit të mëparshëm për falimentimin nuk ka pasur as raste të regjistruara dhe as depozitime kërkesash për fillim të procedurave të falimentimit. nuk është e qartë pse përdorimi i ligjit të mëparshëm ka dështuar deri në këtë masë, megjithatë, mund të bëhen supozime të ndryshme.

së pari, është mendimi i autorëve të Manualit për ligjin shqiptar të falimentimit, (në vazhdim: Manuali), që ligji i mëparshëm për falimentimin nuk ishte hartuar siç duhet për të trajtuar rrethanat e veçanta dhe nevojat që ekzistonin në kontekstin shqiptar. ligji i mëparshëm për falimentimin përmbante një përzierje rregullash me origjinë nga common law dhe civil law, disa prej të cilave kishin konflikte thelbësore. për më tepër, legjislacioni ishte i ndërlikuar në atë masë që komuniteti ligjor shqiptar e shihte të papërshtatshme që të merrej me të. të paktën në një rast, një gjyqtar i një gjykate të shkallës së parë në shqipëri, i cili u përball me një kërkesë për të filluar procedurat kundër një debitori në gjendjen e paaftësisë paguese, vendosi të zbatojë mekanizmat e ligjit nr. 7638, i datës 19 nëntor 1992, që lidheshin me prishjen e shoqërive.

së dyti, dhe ndoshta më e rëndësishmja, avokatët shqiptarë, gjyqtarët dhe anëtarët e komunitetit financiar nuk kishin në dispozicion ndonjë material të shkruar apo mundësi për trajnim, ose asistencë, për të kuptuar veprimin dhe zbatimin e ligjit të mëparshëm për falimentimin. ndryshe nga juridiksionet e tjera ku komentarët dhe udhëzuesit e llojeve të ndryshme janë në dispozicion të personave të cilët preken në ndonjë mënyrë nga ligjit i falimentimit, praktikisht nuk ka pasur asnjë informacion të përdorshëm që të lidhej me ligjin e mëparshëm për falimentimin. si rezultat, avokatët publikë dhe privatë, gjyqtarët, njerëzit e biznesit të cilët janë debitorët ose kreditorët e mundshëm, institucionet financiare dhe studentët e drejtësisë punonin në zbrazëti pa asnjë mjet për të kuptuar kompleksitetin që kishte ligji i mëparshëm për falimentimin. si pasojë, zbatimi efikas i tij ishte i pamundur.

Qëllimi dhe Përdorimi i manualit

Ky Manual synon të krijojë një material bazë për kuptimin dhe zbatimin e Ligjit për Falimentimin. qëllimi i autorëve është të japin një shembull praktik duke përdorur përpjekjet “hap pas hapi” të cilat mund të ndërmerren nga cilido që ka një interes në përdorimin e këtij legjislacioni ose që preket prej tij. përdoruesit që e gjejnë të dobishëm këtë Manual mund të jenë kreditorët të cilët mund të cilët mund të dëshirojnë që ti japin fund veprimtarisë së debitorit, kreditorët të cilët kanë nevojë të dinë të drejtat e tyre kur procedura e falimentimit është filluar nga kreditorë të tjerë ose nga debitorët e tyre, debitorët të cilët vendosin të përfitojnë nga mundësia për t’u shkarkuar nga detyrimet dhe për të filluar një veprimtari të re dhe produktive, gjyqtarët dhe nëpunësit e tjerë të gjykatës të cilëve u kërkohet të zbatojnë Ligjin për Falimentimin, ose personat që duan të punojnë si administratorë dhe që duan të kuptojnë cilat janë cilësitë dhe kërkesat ligjore të nevojshme për të kryer detyrat e administratorit.

Ky Manual nuk është hartuar për të dhënë një pasqyrë të përgjithshme të të gjithë aspekteve të Ligjit për Falimentimin ose ligjeve të tjera që lidhen me të. ai përqendrohet në çështjet kryesore të funksionimit të këtij kuadri ligjor. edhe pse në disa pjesë përdoruesi do të gjejë diskutime politikash dhe analiza të disa dispozitave të përfshira në to, ky nuk është synimi kryesor i Manualit.

ekzistenca vetëm e këtij Manuali nuk mund të garantojë zbatimin e duhur të Ligjit për Falimentimin. faktorë të tjerë do të luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin nëse sistemi i ri do të përdoret në mënyrën dhe masën që ka pasur parasysh Kuvendi. Këta faktorë përfshijnë masën në të cilën komuniteti tregtar i sheh procedurat e falimentimit si një pjesë përbërëse e veprimtarisë tregtare në shqipëri; mundësinë për të pasur administratorë të aftë dhe të ndershëm dhe vendime cilësore të gjykatës që interpretojnë dhe zbatojnë dispozitat e Ligjit për Falimentimin në kontekstin e ligjeve të tjera tregtare në shqipëri.

Formati i manualit

pjesa 1 e Manualit përfshin udhëzuesin e përdorimit të Manualit. pjesa 2. rëndësia e ligjit modern për falimentimin, është hyrja dhe përfshin diskutimin e rëndësisë që luan ligji për falimentimin në zhvillimin e ekonomive moderne. ajo jep një shpjegim të faktit se si tre përbërësit kryesorë të regjimit të ligjit të falimentimit, “fillimi i ri”, likuidimi dhe rehabilitimi i debitorëve mbështesin zhvillimin e ekonomive moderne.

përveç pjesës hyrëse, Manuali ka dy pjesë të tjera kryesore; pjesa 3. falimentimi – likuidimi, (që trajton likuidimin e një debitori në paaftësi paguese) dhe pjesa 4. falimentimi – rehabilitimi, (që trajton riorganizimin dhe rehabilitimin e një

Page 8: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

12 13

debitori në paaftësi paguese). secila pjesë ndahet në nën-seksione bazuar, në pjesën më të madhe, në katër pjesëmarrësit kryesorë në procedurat e falimentimit; gjykata e falimentimit, administratori, debitori dhe kreditorët e tij. Kjo strukturë është parashikuar për të ndihmuar përdoruesin që t’i referohet pjesëve të Manualit që kërkon, pa kaluar nga pjesët e tjera. për të shmangur përsëritjet autorët kanë bërë referenca për të ndihmuar lexuesin që t’u referohet aspekteve përkatëse, të cilat shfaqen në pjesë të ndryshme të Manualit.

Manuali përfshin gjithashtu 5 anekse. tre të parat përfshijnë tre format kryesore të nevojshme për funksionimin e duhur të procedurave të falimentimit dhe përfshijnë: aneksi i – Kërkesa e Kreditorit për hapjen e procedurës së falimentimit, aneksi ii – Kërkesa e Debitorit për hapjen e procedurës së falimentimit, aneksi iii - urdhri – hapja e procedurës së falimentimit. Duke qenë se nuk kishte formularë ekzistues për t’u përdorur në procedurat e falimentimit në kohën e përfundimit të këtij Manuali, anekset i - iii duhen parë si rekomandime për sa i përket faktit se çfarë mund të përmbajë një formular zyrtar. në fund, aneksi iV dhe V janë përmbledhje e përmbajtjes së librit në lidhje me procesin e likuidimit dhe të riorganizimit. Këto anekse janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të përdoren për zhvillimin e seminareve për personat e interesuar mbi këto çështje.

nisur nga qëllimi dhe struktura e Manualit, ka qenë i nevojshëm referimi në karakteristikat e ngjashme të Ligjit për Falimentimin në vende të ndryshme. Kjo përsëritje është përdorur për të lidhur së bashku karakteristikat e procedurave të falimentimit në kontekste të ndryshme.

2. hYrje – KUPtImI I LIGjIt moDern të FaLImentImIt

2.1. roLet e LIGjIt moDern të FaLImentImIt

2.1.1. Zhvillimi ekonomik

Kreditimi është një tipar kryesor i ekonomisë moderne të tregut. pa të, rritja dhe zgjerimi i ekonomisë dëmtohen seriozisht. Megjithatë, kur shoqëritë tregtare ose personat fizikë që përdorin kreditime mbingarkohen aq shumë, saqë aftësia e tyre për të marrë pjesë në një veprimtari ekonomike dëmtohet ose paralizohet seriozisht, është e rëndësishme që të vihen në lëvizje mekanizmat ligjorë për të zgjidhur problemin. Këto mekanizma mund të përfshijnë ekzekutimin efikas dhe të përbashkët të pretendimeve të kreditorëve ndaj aktiveve të debitorëve, me rezultatin se ato aktive janë çliruar për t’u përdorur nga pjesëmarrës të tjerë në ekonomi, ose mund të përfshijnë një strukturë me anë të së cilës kreditorët mund të bëjnë rregullime sipas të cilave debitori mund të vazhdojë të funksionojë në rrethana të ndryshuara. Ligji për Falimentimin është hartuar për të siguruar këto mekanizma. neni 2 i Ligjit për Falimentimin parashikon sa më poshtë:

1. Procedura e falimentimit ka qëllim të shlyejë, në mënyrë kolektive, detyrimet e debitorit nëpërmjet likuidimit të të gjitha pasurive të tij dhe shpërndarjes së të ardhurave, ose në rastin e një plani riorganizimi, nëpërmjet arritjes së një marrëveshjeje tjetër, me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë së tij.

2. Çdo debitori të ndershëm, nëpërmjet procedurës së falimentimit, i jepet mundësia të shkarkohet nga pjesa e mbetur e detyrimeve.

Konceptet kryesore që përmban Ligji për Falimentimin nuk janë të reja për shqipërinë. para se të miratohej ky ligj nga Kuvendi, ekzistonte një ligj për falimentimin. gjithsesi, nuk ka pasur raste praktike të përdorimit të tij. Kapitulli XiX, i Kodit Civil1 parashikon një sistem vullnetar të likuidimit që përdoret vetëm në situata të kufizuara. nenet 190 - 205 të ligjit nr. 9901, datë 14 prill 2008 “për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” ( Ligji i Shoqërive) trajtojnë likuidimin me urdhër të gjykatës të shoqërive aksionare dhe atyre me përgjegjësi të kufizuar. gjithsesi, ky

1 ligji nr.7850, datë 29 Korrik 1994.

Page 9: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

14 15

sistem përmban vetëm disa dispozita të cilat përcaktojnë të drejtat e kreditorëve të një shoqërie në gjendje paaftësie paguese. Këto mekanizma të tjerë janë krijuar për prishjen e shoqërive (ose me fjalë të tjera për ti dhënë fund ekzistencës së tyre), në shumicën e rasteve kur nuk ekziston asnjë çështje që përfshin pretendimet konfliktuale të kreditorëve të ndryshëm. për më tepër, ato nuk janë projektuar për të lehtësuar rehabilitimin e shoqërisë ose riorganizimin kur një mundësi e tillë është e mundshme nga pikëpamja tregtare.

ligji modern i falimentimit ka disa role, të cilat ndonjëherë janë konfliktuale. shtrirja në të cilën paraqitet secili nga këto role ndryshon nga njëri sistem në tjetrin. historikisht, roli kryesor i degës së ligjit për falimentimin, i referuar në disa sisteme si “falimentim” ose “falimentim me likuidim”, ka qenë të sigurojë një sistem nëpërmjet të cilit kreditorët e një debitori mospërmbushës të detyrimit mund të kënaqnin plotësisht ose pjesërisht pretendimet e tyre në një mënyrë të organizuar. Masat e zakonshme të ekzekutimit të detyrimit janë të natyrës ad hoc, të kushtueshme, jo efikase dhe në përgjithësi nuk sigurojnë trajtim të barabartë të kreditorëve të një debitori. për më tepër, ato krijojnë shumë mundësi që debitorët mospërmbushës të pengojnë ekzekutimin duke fshehur asetet ose duke bërë që ato të mos konfiskohen ose shiten nga autoritetet ekzekutuese.

një sistem falimentimi siguron një mënyrë të organizuar dhe sistematike për të ekzekutuar pretendimet e kreditorëve. asetet e debitorit që është në gjendjen e paaftësisë paguese vendosen nën kontrollin e një administratori të besuar ose administratori të caktuar nga gjykata e falimentimit dhe kreditorët veprojnë në mënyrë kolektive nëpërmjet një komiteti te kreditorëve. Debitori pushon së pasuri zotësi për të vepruar me asetet e tij dhe vendoset nën një detyrim ligjor strikt për të treguar natyrën, shtrirjen dhe vendndodhjen e këtyre aseteve. Masat e marra nga debitori përpara hapjes së procedurave të falimentimit për të lëvizur aktivet që të mos gjenden nga kreditorët mund të anulohen nëpërmjet procedurave gjyqësore të nisura nga administratori. ligji për falimentimin siguron një strukturë uniforme për identifikimin dhe miratimin e pretendimeve të kreditorëve, duke përfshirë dispozitat të cilat trajtojnë pretendimet konfliktuale të kreditorëve që kanë përparësi ndaj aseteve te debitorit. Këto aktive disponohen nga administratori dhe të ardhurat shpërndahen sipas rregullave të parashikuara në ligj që bazohen në radhën e prioritetit.

2.1.2. “Fillimi i ri”

një synim tjetër i legjislacionit modern mbi falimentimin është të trajtojë problemin e atyre individëve të cilët janë debitorë të mbingarkuar financiarisht që shpesh pushojnë së qeni qytetarë produktiv, pasi çdo pasuri që ata fitojnë si rezultat i aktivitetit të tyre fitimprurës merret nëpërmjet procedurave të ekzekutimit për të kënaqur pretendimet e kreditorëve. Kjo humbje produktiviteti dëmton jo vetëm debitorin dhe familjen e tij/saj, por gjithashtu, shoqërinë në të cilën ai/ajo jeton.

shpesh, debitori bëhet një barrë për shoqërinë më tepër se sa një anëtar kontribues i saj. një karakteristikë e legjislacionit modern mbi falimentimin është që t’i japë debitorëve të mbingarkuar një “fillim të ri” të çliruar nga shumica e pretendimeve të kreditorëve të mëparshëm. Versioni i fillimit të ri nuk zbatohet për personat juridikë dhe mund të përdoret nga debitorët individë vetëm në rrethana shumë të kufizuara. ai nuk zbatohet për debitorë të cilët nuk kanë aktive ose që kanë vetëm aq aktive sa për të paguar shpenzimet e procedurës së falimentimit.

2.1.3. Procedura e likuidimit të organizuar

ligji për falimentimin parashikon të dyja mënyrat e hapjes së procedurave të falimentimit, të detyrueshme dhe vullnetare. ndërsa një administrator luan një rol kyç në administrimin e pasurisë së debitorit në gjendje paaftësie paguese, kreditorët marrin shumë nga vendimet e rëndësishme në lidhje me administrimin e pasurisë. Ligji për Falimentimin është teorikisht dhe praktikisht një strukturë nëpërmjet së cilës njihen të drejtat kolektive të kreditorëve të pasiguruar mbi debitorin e përbashkët. ekzekutimi i të drejtave të kreditorëve të siguruar dhe personave të cilët kanë interesa mbi pasurinë në posedim të debitorit në gjendje paaftësie paguese, i nënshtrohet vonesave procedurale, por, të paktën teorikisht, nuk preket në thelb.

2.1.4 rehabilitimi i debitorit

Ligji për Falimentimin ka edhe një qëllim tjetër publik që gjendet në shumë sisteme moderne të falimentimit, që është i kundërt me qëllimin tradicional të përshkruar më sipër, (domethënë grumbullimi sistematik dhe likuidimi i aktiveve të debitorit në gjendje paaftësie paguese dhe shpërndarja e të ardhurave që rrjedhin prej tyre ndërmjet kreditorëve të debitorit). Ky qëllim, nga pikëpamja e politikave publike, është më i qëndrueshëm me përqasjen “fillim i ri” që zbatohet për individët. Ky aspekt i Ligjit për Falimentimin siguron një sistem sipas të cilit shmanget likuidimi i aktiveve të debitorit në gjendje paaftësie paguese dhe debitorit i jepet mundësia të vazhdojë të ekzistojë dhe përfshihet në veprimtari ekonomike sipas një marrëveshjeje të pranuar bashkërisht nga kreditorët e tij. Ka shumë përfitime që mund të realizohen nga ruajtja e debitorit të mbingarkuar me borxhe i cili ka një potencial të arsyeshëm për t’u rimëkëmbur ekonomikisht. në shumicën e rasteve, kreditorët do të përfitonin shuma më të mëdha nga ato që debitori i’u detyrohet atyre, nëse debitori do të vazhdonte biznesin e tij në vend të asaj që do të përfitonin në qoftë se aktivet e tij do të likuidoheshin dhe veprimtaria do të mbyllej. ruajtja e veprimtarisë do të ishte në interes të punëmarrësve, shumë nga të cilët do të ruanin vendin e tyre të punës. Debitori do të vazhdonte të paguante taksa dhe zotëronte të mira dhe shërbime në zonën ku ushtron aktivitetin duke mbështetur kështu shërbimet sociale dhe bizneset e tjera.

Marrëveshja sipas së cilës debitori në gjendje paaftësie paguese shmang likuidimin mund të përfshijë reduktimin e borxheve, investime të reja, pagesa të vonuara,

Page 10: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

16 17

shkëmbim të borxhit me kapital ose ndonjë kombinim të këtyre me masa të tjera. roli i ligjit të falimentimit në këtë kontekst është që të krijojë një strukturë ligjore nëpërmjet së cilës debitori në gjendje paaftësie paguese të mund të hartojë një propozim që i paraqitet kreditorëve të tij. një tipar thelbësor i kësaj strukture është pezullimi i përkohshëm i të drejtave të kreditorëve, përfshi këtu dhe kreditorët e siguruar, për të realizuar pretendimet e tyre nëpërmjet procedurave të zakonshme të ekzekutimit apo të likuidimit. Ky pezullim është i nevojshëm për t’i dhënë kohë debitorit në gjendje paaftësie paguese që të hartojë propozimin e tij, si dhe për t’u dhënë kohë kreditorëve që ta vlerësojnë atë dhe të vendosin për ta pranuar ose jo. një procedurë në dukje e ngjashme vihet në dispozicion të individëve kundër të cilëve është bërë kërkesë për hapjen e procedurave të falimentimit. sidoqoftë, në këtë rast, procedura është shumë më e thjeshtë.

Megjithëse Ligji për Falimentimin u modelua në pjesën kryesore sipas ligjit gjerman të falimentimit, ai është proceduralisht dhe thelbësisht më i ngjashëm me ligjin e gjendjes së paaftësisë paguese dhe falimentimit të shumë juridiksioneve të evropës perëndimore dhe amerikës Veriore.

2.1.5. Përmbledhje

ligji i falimentimit luan një rol të rëndësishëm në të gjitha shtetet që kanë ekonomi shumë të zhvilluara. si kreditorët, ashtu edhe debitorët e shikojnë atë si një mekanizëm ligjor të rëndësishëm për të adresuar prishjen e marrëdhënieve debitor-kreditor. fakti nëse ai do të ketë të njëjtin efekt edhe në shqipëri varet nga një sërë faktorësh. Kreditorët dhe këshilluesit e tyre ligjorë duhet te vihen në dijeni mbi dobitë që ai ofron. gjyqtarët duhet të kenë një perceptim të qartë të politikave publike që mishërohen në legjislacion dhe duhet të kërkojnë që t’i zbatojnë këto politika nëpërmjet interpretimit përparues e informues, si dhe zbatimit të dispozitave të tij. ata duhet të kenë një perceptim të drejtë të pikës kritike të takimit ndërmjet Ligjit të Falimentimit dhe ligjeve të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet debitor-kreditor si p.sh. Kodi Civil dhe Ligji për Barrët Siguruese. roli i administratorit duhet të kryhet nga persona të aftë dhe kompetentë. Mbi të gjitha, publiku duhet të ketë besim në drejtësinë dhe efektshmërinë e sistemit.

2.2. PIKat e taKImIt nDërmjet LIGjIt Për FaLImentImIn Dhe LIGjeVe të tjera

2.2.1. hyrje

ligji për falimentimin zë një pozicion të veçantë në ligjet e një shteti. nga njëra anë, ai nuk mund të jetë një kod gjithëpërfshirës që trajton të gjitha çështjet materiale që lindin në procedurat e falimentimit. ai duhet të veprojë në kontekstin e ligjit civil

dhe tregtar në përgjithësi, sipas të cilëve krijohen dhe rregullohen të drejtat pasurore dhe kontraktore. nga nevoja, ai duhet të njohë dhe trajtojë të drejtat pasurore dhe kontraktore të personave të tjerë që kanë marrëdhënie ligjore me debitorin në gjendje paaftësie paguese ose që kanë marrë pasuri prej tij/saj. ai, gjithashtu, duhet të njohë preferenca dhe prioritete të veçanta që vendos ligji i përgjithshëm mbi të gjitha procedurat për shlyerjen e borxhit. raste të veçantë të këtyre tipareve të Ligjit për Falimentimin renditen në paragrafët e mëposhtëm.

nga ana tjetër, nuk është e mundur që ligji për falimentimin të lërë pa prekur të gjitha tiparet e ligjeve të tjera të ndryshme nga ligji për falimentimin (më poshtë: ligjet e tjera). Ka rrethana në të cilat kërkohet ndryshimi, vonesa ose mohimi i të drejtave të personave të fituara sipas ligjeve të tjera, nëse duhet të zbatohen politikat publike të mishëruara në sistemin e falimentimit. shembulli më i qartë i kësaj është efekti që procedurat e falimentimit kanë në të drejtat e kreditorëve, siç përcaktohet në Kodin e Procedurës Civile2. përpjekja e përbashkët për të ekzekutuar pretendimet kundër një debitori në gjendje paaftësie paguese është tipari kryesor i një sistemi falimentimi. prandaj, ligji për falimentimin nuk merr parasysh shumë aspekte të sistemit të ekzekutimit që parashikohen në Kodin e Procedurës Civile, i cili në pjesën më të madhe lehtëson, por nuk kërkon një përpjekje kolektive për të ekzekutuar pretendimet e likuiduara ndaj një debitori mospërmbushës.

siç vihet në dukje ne paragrafët e mëposhtëm, ka rrethana në të cilat ligji për falimentimin ndërhyn direkt jo vetëm në të drejtat procedurale të kreditorëve të një debitori në gjendje paaftësie paguese, por edhe në të drejtat materiale kontraktore dhe pasurore të personave që kanë marrëdhënie ligjore me debitorin në gjendje paaftësie paguese përpara se të nisë një procedurë falimentimi ose pasi ajo ka nisur. qëllimi i kësaj ndërhyrjeje është përshkruar në mënyrë të kujdesshme dhe kufizohet në situatat në të cilat, sipas mendimit të Kuvendit, është e nevojshme për të siguruar drejtësi mes kreditorëve dhe të parandalojë disponimin e pajustifikuar të aseteve të debitorit në gjendje paaftësie paguese.

një lloj tjetër ndërhyrjeje në të drejtat pasurore dhe kontraktore të personave që kanë pasur marrëdhënie me një debitor në gjendje paaftësie paguese shfaqet në kuadrin e një procedure falimentimi që synon të lehtësojë mbijetesën e debitorit në gjendje paaftësie paguese, (zakonisht një debitor tregtar), nëpërmjet një rregullimi të pranueshëm nga kreditorët e tij. Kjo formë ndërhyrjeje, në pjesën më të madhe, është procedurale. ajo përfshin pezullimin e ekzekutimit të të drejtave kontraktore dhe të pronësisë për një periudhë kohe që është e mjaftueshme për të lejuar debitorin në gjendje paaftësie paguese të përgatisë një propozim dhe t’ia paraqesë atë kreditorëve. Kjo mund të cënojë të drejtat materiale të kreditorëve, por

2 ligji nr. 8116, datë 29 Mars 1996.

Page 11: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

18 19

vetëm kur numri i kërkuar i kreditorëve të një klase miraton ndryshimin e këtyre të drejtave. në raste të tilla, vullneti i shumicës i imponohet pakicës.3

2.2.2. efekti i Ligjit për Falimentimin në masat e zakonshme të ekzekutimit

si rezultat i neneve 74 dhe 75 të Ligjit për Falimentimin, të gjitha të drejtat e kreditorëve të zakonshëm për ekzekutim ndaj pasurisë së debitorit mbarojnë me hapjen e një procedure falimentimi. ekzekutimi i rregullt gjyqësor sipas Kodit të Procedurës Civile ndaj aktiveve të një debitori të gjykuar, që nuk ka përfunduar nga përmbaruesi përpara hapjes së procedurave të falimentimit, bëhet i pavlefshëm dhe nuk mund të vazhdojë. përmbaruesi duhet t’ia dorëzojë asetet e debitorit ose të ardhurat e realizuara nga shitja e këtyre aseteve administratorit të falimentimit.

ndërsa një procedurë falimentimi mund të niset nga një debitor në gjendje paaftësie paguese, në pjesën më të madhe të rasteve, janë kreditorët e debitorit ata që kërkojnë hapjen e procedurave të falimentimit. procedurat e falimentimit ka të ngjarë të shihen nga kreditorët si një alternativë joshëse në krahasim me sistemin e nxjerrjes së një urdhri për pagesën e parave dhe ekzekutimin e tij në përputhje me Kodin e Procedurës Civile. Kur një debitor ka disa kreditorë, procedurat e falimentimit mund të jenë një metodë më efikase për ekzekutimin e pretendimeve, sesa përdorimi i veçuar ose kumulativ nga kreditorët i pjesës së iV-t, nenet 510-617 të Kodit të Procedurës Civile.

Më poshtë, paraqiten disa tipare të Ligjit për Falimentimin që tregojnë avantazhet e procedurave të falimentimit kur debitori ka dështuar në mënyrë sistematike të përmbushë detyrimet e tij/saj:

• nuk kërkohet të merret një urdhër ekzekutimi nga gjykata, (titull ekzekutiv) – Krahaso me nenet 510-511 të Kodit të Procedurës Civile;

• nuk kërkohet që të presësh përmbaruesit që të ekzekutojnë urdhrin-

3 Koncepti i “falimentimit” sipas Ligjit për Falimentimin nuk është i njëjtë me konceptin e falimentimit sipas Kodit Civil. Koncepti, ashtu siç kuptohet dhe përdoret nga ekonomistët, jep kuadrin në të cilin synohet të funksionojë Ligji për Falimentmin. Ky kuadër është ai në të cilin një debitor nuk ka mundësi financiare për të përmbushur detyrimet e tij/saj dhe nuk ka shpresë se do të fitojë aktive që mund të përdoren për këtë qëllim. falimentimi sipas kuptimit të Kodit Civil i referohet jo vetëm kësaj situate, por edhe situatave në të cilat një person e ka të pamundur të përmbushë detyrime të caktuara kontraktore, qoftë nga mungesa e burimeve të këtij personi, qoftë nga një pengesë fizike për të përmbushur një detyrim. “paaftësia paguese” në kontekstin e Kodit Civil mund të jetë e një natyre të përkohshme, pasi lidhet me ekzistencën ose krijimin e rrethanave të caktuara në të cilat pamundësia e përmbushjes është e përkohshme. Me largimin e pengesave të përmbushjes, personi që ka detyrimin rifillon përmbushjen, në qoftë se personi të cilit ai i detyrohet është i interesuar në përmbushjen, siç është rënë dakord nga palët. sipas Kodit Civil, mospërmbushja e detyrimit nga njëra palë për për shkak të pamundësisë mund ta shkarkojë debitorin nga përgjegjësia civile. Kjo zbatohet kur debitori është i aftë të provojë se detyrimi do të ishte njëlloj i pamundur për t’u përmbushur edhe në qoftë se sendi që do të dorëzohej është marrë nga kreditori.

Krahaso me nenin 510 të Kodit të Procedurës Civile;• një kreditor nuk është e nevojshme të ketë para për të mbuluar shpenzimet

e ekzekutimit nga përmbaruesi – Krahaso me nenin 525 të Kodit të Procedurës Civile;

• nuk është e nevojshme t’i jepet kohë debitorit për të kryer ekzekutimin vullnetar, (gjatë të cilit debitori mund të dëmtojë ose disponojë aktivet) - Krahaso me nenet 517-519 të Kodit të Procedurës Civile;

• hapja e procedurave të falimentimit i jep fund mundësisë së debitorit për të disponuar ose për t’u marrë në ndonjë mënyrë tjetër me pasurinë e tij, duke eliminuar kështu, shumë mundësi tipike për pjesën iV të Kodit të Procedurës Civile për debitorin që të vonojë ose shmangë ekzekutimin e vendimeve – Krahaso me nenin 547 të Kodit të Procedurës Civile;

• procedura për të disponuar pasurinë e një debitori në gjendje paaftësie paguese është më elastike - Krahaso me nenet 549-558 dhe 567-574 të Kodit të Procedurës Civile;

• në Kodin e Procedurës Civile nuk ka lehtësira siç ka në Ligjin për Falimentimin që i lejojnë një përmbaruesi të sekuestrojë funksionimin e një biznesi të tërë dhe ta shesë atë si një going concern.

2.2.3. Çështjet materiale që prekin të drejtat e personave që nuk janë kreditorë të një debitori në gjendje paaftësie paguese

2.2.3.1. Të përgjithshme

një çështje tipike e çdo sistemi falimentimi është masa në të cilën rregullat e atij sistemi prekin të drejtat materiale të personave të tjerë që nuk janë debitori në gjendje paaftësie paguese dhe kreditorët e pasiguruar të debitorit. një çështje që lidhet me këtë, e trajtuar në një paragraf tjetër të kësaj pjese të Manualit, është juridiksioni i gjykatës së falimentimit për të vendosur për këto të drejta materiale.

neni 5 i Ligjit për Falimentimin parashikon që ligjet e tjera zbatohen, përveç kur Ligji për Falimentimin parashikon ndryshe. në përgjithësi, qëllimi i Ligjit për Falimentimin është t’i lërë pjesën më të madhe të çështjeve materiale që kanë të bëjnë me pronësinë të rregullohen nga Kodi Civil dhe ligjet e tjera. Ka kërkesa procedurale domethënëse që prekin ekzekutimin e pretendimeve të palëve të treta për pronësinë; gjithsesi, për sa kohë që këto kërkesa plotësohen, pretendime të tilla nuk cënohen nga Ligji për Falimentimin. Megjithatë, ka disa përjashtime të rëndësishme nga ky përgjithësim.

2.2.3.2. Pretendimet e pronësisë

neni 34 i Ligjit për Falimentimin parashikon që pretendimet e palëve të treta për pronësinë mbi pasurinë që është në posedimin ose kontrollin e debitorit në gjendje

Page 12: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

20 21

paaftësie paguese, (pra, e drejta e veçimit), rregullohen nga dispozitat ligjore të zbatueshme jashtë procedurës së falimentimit. sipas neneve 34 dhe 35, të drejtat materiale të kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë, (përveç të drejtave të pronarit), përcaktohen nga ligji i përgjithshëm, kur këto të drejta lindin nga transaksione ligjore, nga bashkëngjitja ose nga veprimi i ligjit. Megjithatë, këto të drejta mund të preken proceduralisht nga nenet 133 e vijues.

Shembull: supozojmë se në datën e hapjes së procedurës së falimentimit ndaj alba shpk, shoqëria ka në posedim një makinë që beta shpk pretendon se i përket asaj, (beta shpk-së). administratori kërkon të kundërshtojë këtë pretendim pronësie të beta shpk. si rezultat i neneve 5 dhe 34, çështja e pronësisë së makinës duhet të përcaktohet sipas Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit Civil. Megjithatë, rasti duhet të shqyrtohet nga gjykata e shkallës së parë. (neni 4 pika 5).

nëse alba shpk ka një të drejtë ligjore për posedimin e makinës, për shembull, pas një periudhe të gjatë të mbajtjes së saj me qira, administratori mund të vendosë të mbajë posedimin e makinës sipas qirasë dhe të mos ia dorëzojë makinën qiradhënësit, (neni 86).

2.2.3.3. Pretendimet e kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë

një kategori shumë domethënëse e kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë sipas neneve 34 dhe 35, janë kreditorët e siguruar, që do të thotë kreditorët që kanë të drejta in rem mbi pasuri të luajtshme ose të paluajtshme të debitorit në gjendje paaftësie paguese. nga pikëpamja doktrinale, ligji për falimentimin merret vetëm me ekzekutimin kolektiv të pretendimeve të kreditorëve të pasiguruar. ndërsa neni 35 ka për qëllim të respektojë të drejtat e kreditorëve të pasiguruar, neni 133 dhe vijues lejon ndërhyrje procedurale domethënëse nga administratori për ekzekutimin e këtyre të drejtave. si rrjedhim, administratori ushtron kontroll mbi kolateralin, (pasurinë e marrë si garanci për borxhin), që është në posedimin e debitorit në datën e hapjes së procedurave të falimentimit dhe mbi çdo pasuri të paluajtshme. Ky kontroll ka të bëjë me përdorimin e përkohshëm të pasurisë gjatë kohës që administratori merret me biznesin e debitorit në gjendje paaftësie paguese, dhe me disponimin përfundimtar të saj. Ky kontroll i gjerë mbi kolateralin mund të kufizohet me urdhër të gjykatës së falimentimit të dhënë në përputhje me nenin 136, pika 3, nëse pala e siguruar e bind gjykatën e falimentimit se kolaterali nuk është i mbrojtur në mënyrën e duhur nga administratori i falimentimit ose ka mundësi të humbasë vlerën gjatë kohës që është nën kontrollin e administratorit. për më tepër dhe ndoshta më e rëndësishmja, nëse pasuria nuk ka vlerë të mjaftueshme për të shlyer detyrimin që garanton kjo pasuri dhe ekzekutimin e tij, administratori nuk mund ta disponojë pasurinë. ai apo ajo duhet t’ia dorëzojnë pasurinë kreditorit të siguruar, i cili më pas duhet ta disponojë

atë vetë. neni 133 pika 3 është shumë domethënës për sa kohë lidhet me kreditorët e siguruar, pasi në shumicën e rasteve vlera e pasurisë do të ishte më e vogël se pjesa e pashlyer e detyrimit që ajo garanton. qëllimi dhe efekti i plotë i kësaj ndërhyrjeje janë trajtuar në detaje në vijim të këtij Manuali.

2.2.3.4. Kompensimi i pretendimeve

neni 79, (në varësi të kufizimeve të vendosura nga neni 80), ruan çdo të drejtë ligjore ose kontraktuale kompensimi, sipas Kodit Civil, që ekziston në datën e hapjes se procedurave të falimentimit dhe që një person i cili i detyrohet para masës së falimentimit mund të ketë ushtruar kur procedura e falimentimit nuk ka filluar.

Shembull: supozojmë se përpara fillimit të procedurave të falimentimit ndaj alfa sha, alfa sha dhe beta shpk kanë lidhur me njëri-tjetrën një sërë kontratash. si rezultat i këtyre marrëdhënieve, alfa sha i detyrohet 10,000,000 lekë dhe beta shpk i detyrohej alfa sha 8,000,000 lekë. pas hapjes së procedurave, administratori kërkoi që beta shpk t’i paguante atij shumën 8,000,000 lekë që beta shpk i kishte borxh alfa sha-së. sipas nenit 79, beta shpk mund të refuzojë kërkesën e administratorit në bazë të kompensimit të kësaj shumë me shumën 10,000,000 lekë që alfa sha i ka borxh beta shpk-së. qëllimi është që t’i japë mundësi beta shpk-së të mbledhë (ose të heqë dorë nga) 8,000,000 lekë pa qenë nevoja të renditet si kreditor dhe të marrë shumën e vogël që merr çdo kreditor i falimentimit nga shpërndarja. Megjithatë, beta shpk do të jetë një kreditor i rregullt falimentimi në lidhje me diferencën prej 2,000,000 lekë që mbetet si detyrim i alfa sha-së ndaj saj (beta shpk).

Megjithatë nuk ka të drejtë kompensimi në rastet e mëposhtme:

• kur kreditori bëhet debitor i pasurisë së shoqërisë si rezultat i marrëveshjeve me administratorin;Shembull: në shembujt e mësipërm kjo do të ishte situata kur detyrimi prej 8,000,000 lekë është rezultat i kontratës midis administratorit të alfa sha dhe beta shpk. beta shpk nuk do të ketë të drejtën e kompensimit;

• kur pretendimi për të drejtën e kompensimit bazohet në një kreditor që i ka kaluar pretendimi nga një kreditor tjetër pas hapjes së procedurës së falimentimit;Shembull:në shembullin e mësipërm detyrimi prej 10,000,000 lekë është rezultat i transferimit të pretendimit nga gama shpk tek beta shpk

Page 13: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

22 23

pas fillimit të procedurave të falimentimit. beta shpk nuk do të ketë të drejtën e kompensimit,

• kur pretendimi bazohet në një transaksion që mund ta ketë zhvlerësuar (anuluar) administratori në bazë të kompetencave të përcaktuara në Ligjin për Falimentimin;Shembull:shuma 10,000,000 lekë është rezultat i një transaksioni midis alfa sha dhe beta shpk, që ndodh brenda dy muajve nga hapja e procedurës, dhe ky transaksion i jep avantazh beta shpk. beta shpk nuk do të ketë të drejtën e kompensimit;

• kur kreditori i ka borxh në para një kreditori tjetër të masës së falimentimit por ka një të drejtë të kënaqë pretendimin e tij kundër debitorit nga pasuria e lirë e debitorit.Shembull:shuma 8,000,000 lekë në shembullin e mësipërm që beta shpk i detyrohet Delta shpk që është një kreditor i masës së falimentimit. beta shpk nuk ka të drejtën e kompensimit.

2.2.3.5. Pasuria e veçantë që nuk është pjesë e masës së falimentimit

sipas nenit 70, pjesa e debitorit në gjendje paaftësie paguese në një komunitet ose partneritet përcaktohet sipas ligjeve të tjera. neni 33 pika 2 i referohet Kodit të Procedurës Civile (neni 529) në lidhje me sendet e pasurisë se debitorit në gjendje paaftësie paguese që nuk bëhen pjesë e masës së falimentimit. si rrjedhim, pasuria e mëposhtme e një debitori individ në gjendje të paaftësisë paguese nuk është pasuri që kalon nën kontrollin e administratorit:

• sendet e përdorimit personal të debitorit ose familjes së tij, të tilla si: veshjet, shtresat dhe mbulesat, mobilje për aq sa ato janë të nevojshme për jetesën e tyre;

• ushqimet dhe lëndët djegëse që i nevojiten debitorit dhe familjes së tij deri në tre muaj;

• dekoratat dhe sende kujtimi, letra, shkresa të familjes dhe librat profesionalë;

• librat, veglat muzikore, mjetet e artit që nevojiten për veprimtarinë shkencore dhe artistike të debitorit dhe të familjes së tij;

• deri në 3 mijë metra katrorë tokë, 2 kafshë për punimin e tokës, 1 lopë, 6 dele ose 6 dhi, fara për mbjelljen e ardhshme, si dhe ushqimi i këtyre kafshëve për 3 muaj për personat që jetojnë me punë bujqësore ose blegtorale;

• ndihma që i jepet nënave me shumë fëmijë ose të vetme, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit ose familjare ose bursa e studimit, përveç kur detyrimi është për ushqim. në këtë rast nuk mund të sekuestrohet më shumë se 1/2 e shumës së pensionit ose të bursës; dhe

• frutat natyrore një muaj ose më pak para se ato të piqen.

2.2.3.6. E drejta e administratorit sipas kontratës së papërmbushur nga të dy palët

Ka disa rrethana të rëndësishme në të cilat nisja e një procedure falimentimi mund të ketë një efekt shumë domethënës në të drejtat e personave që kanë hyrë në transaksione me debitorin ose që kanë marrë pasuri nga debitori përpara hapjes së një procedurë falimentimi ose bërjes së kërkesës për të hapur procedurën e falimentimit. neni 86 parashikon që, nëse në datën e hapjes së procedurave së falimentimit një kontratë e lidhur ndërmjet debitorit dhe një personi tjetër nuk është përmbushur nga asnjëra nga palët, administratori i falimentimit mund të zgjedhë të përmbushë kontratën ose ta zgjidhë atë.

Shembull:supozojmë se albani dhe betina kanë lidhur një kontratë sipas të cilës albani merr përsipër t’i shesë betinës makinën me një çmim të caktuar. përpara se makina t’i jepet betinës dhe përpara se betina të paguajë ndonjë pjesë të çmimit të blerjes, hapet një procedurë falimentimi ndaj betinës. sipas nenit 89, kontrata trajtohet si e pazbatueshme. Megjithatë, nëse administratori i betinës vendos që çmimi që do të paguhet për makinën është më i ulët se vlera e saj e tregut, ai/ajo mund të zgjedhë të paguajë çmimin dhe të marrë makinën. Makina, më pas, mund të shitet nga administratori dhe “fitimi” i shtohet rrjedhimisht masës së falimentimit.

2.2.3.7. Kufizimi i të drejtave të administratorit sipas kontratës së papërmbushur nga të dyja palët

neni 87 i ligjit parashikon disa kontrata të veçanta që përjashtohen. Këtu përfshihen kontratat e spedicionit dhe ato financiare (neni 87) dhe kontrata për shitjen e sendeve të luajtshme nga debitori me rezervë pronësie (neni 89). në vazhdim jepet një shembull i politikës që parashtron kufizimet që i bëhen administratorit për të zgjedhur nëse do të përmbushë apo zgjidhë këto lloje kontratash:

Shembull (i dy kontratave):supozojmë se alba ka shitur 100 njësi të pasurisë të llojit që tregtohet në një shkëmbim mallrash. Kontrata parashikon dorëzimin në 1 shtator në çmimin e rënë dakord prej $10,000 dollarë amerikanë. në maj, çmimi i njësisë për këtë lloj pasurie ishte $100 dollarë amerikanë.

Page 14: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

24 25

parashikimi në atë kohë ishte që ky çmim do të ishte i qëndrueshëm për një periudhë kohe. Megjithatë, në mënyrë që të mbrohej nga rreziku i luhatjes së kursit të këmbimit, debitori lidhi një kontratë tjetër me një bankë duke i shitur $10,000 dollarë amerikanë për 1,000,000 lekë që do të përmbushej në 2 shtator. (supozojmë se kursi i këmbimit në maj është 100 lekë = $1 dollar amerikan). procedura e falimentimit hapet ndaj alba-s në korrik. nëse administratorit do t’i jepej e njëjta e drejtë zgjedhjeje për të përmbushur ose jo kontratën, do të rezultonte sa më poshtë.

Kontrata 1 – alba shet të 100 njësitënëse çmimi i pasurisë ka rënë në $75 dollarë amerikanë për njësi, dhe administratori pret që ai do të zbresë edhe më tepër deri në $50 dollarë amerikanë, ai do të zgjidhte përmbushjen sipas kontratës origjinale. në shtator ai mund ta blinte pasurinë me një çmim prej $5,000 dollarë amerikanë, dhe ta shiste atë sipas kushteve të kontratës për $10,000 dollarë amerikanë, duke fituar në këtë mënyrë $5,000 dollarë amerikanë nga kontrata.

sipas nenit 87 administratori nuk mund të detyrojë përmbushjen e kontratës.

administratori do të kishte të drejtë te pretendonte $2500 dollarë amerikanë ($100 dollarë amerikanë, që është çmimi i pranuar për njësi - $75 dollarë amerikanë, çmimi aktual për njësi në datën e përmbushjes = $25 dollarë amerikanë x100 njësi).

Kontrata 2 – alba - bankanëse në korrik kursi i këmbimit është $1 dollar amerikan – 150 lekë dhe pritet që të rritet deri në $1 dollar amerikan – 200 lekë, administratori do të zgjidhte të përfundonte kontratën me bankën. (banka do të kishte pretendime ndaj administratorit për dëme, por vetëm si një kreditor falimentimi).

përsëri sipas nenit 87 administratori nuk mund të detyrojë përmbushjen e kontratës, por mund të zgjedhë të mos e përmbushë atë.

banka do të kishte një pretendim si kreditore falimentimi prej 500,000 lekë (150 – 100 = 50 x 10,000).

2.2.3.8. Transaksione të pavlefshme

ndoshta efekti më i rëndësishëm i falimentimit në veprimin e ligjeve të tjera, siç zbatohet për të drejtat kontraktuale dhe pasurore të fituara nga persona të tjerë nga debitori, është e drejta që i jepet administratorit për të deklaruar të pavlefshëm një transaksion i cili, në kontekstin e ligjeve të tjera, mund të jetë i vlefshëm. sipas

neneve 100-105, administratori i falimentimit mund të trajtojë si të pavlefshme transaksione që “dëmtojnë kreditorët e falimentimit”, që ndodhin brenda periudhave të caktuara para hapjes së procedurave të falimentimit ose pasi është bërë kërkesa për hapjen e procedurës së falimentimit. Këto përfshijnë sa më poshtë:

1. Dhënia e garancisë ose pagimi i borxheve kreditorëve të falimentimit brenda 90 ditëve para thirrjes së një procedure falimentimi dhe në një kohë kur debitori nuk ka pasur mjete monetare.

Shembull:supozojmë se dy muaj përpara kërkesës për hapjen e një procedure ndaj armandit, ky i fundit pranoi të vendoste një barrë siguruese mbi pajisjet e veta, në favor të bankës Credit për të garantuar një borxh që armandi i detyrohej bankës Credit, që rezultonte nga një hua e dhënë në favor të armandit nga banka Credit dy vjet më parë. në çastin e nënshkrimit të marrëveshjes siguruese, armandi nuk kishte mjete monetare, (i paaftë për të shlyer detyrimet e tij të maturuara) dhe, banka Credit ishte në dijeni të këtij fakti. administratori mund të kërkojë që ky transaksion të deklarohet i pavlefshëm dhe për rrjedhojë, barra siguruese te jetë e paefektshme. i njëjti rezultat do të ishte nëse transaksioni do të kryhej pas bërjes së kërkesës për hapjen e procedurës, nëse banka Credit kishte dijeni se armandi nuk kishte mjete monetare ose që kërkesa ishte bërë.

nëse banka Credit është një person i cili ka “marrëdhënie të ngushtë” me armandin, ajo prezumohet të ketë dijeni për mungesën e mjeteve monetare të armandit ose të kërkesës për hapjen e procedurave kundër tij. neni 107 përkufizon hollësisht se çfarë është një person në “marrëdhënie të ngushtë” për një debitor në gjendje paaftësie paguese, qoftë ky individ apo person juridik.

2. transaksionet që sigurojnë “mbulim të papërshtatshëm” të një borxhi, të kryera brenda periudhave të shkurtra kohore para thirrjes së procedurave të falimentimit, përfshirë rastin kur debitori ka mjete monetare dhe pala tjetër e transaksionit nuk ka dijeni të efektit të transaksionit mbi kreditorët;

Shembull:supozojmë se 25 ditë para hapjes së një procedure ndaj anrit, ky i fundit pagoi një hua që i detyrohej bankës Credit. Megjithatë, pagesa e huas nuk ishte maturuar deri tre muaj më pas. administratori mund ta kundërshtojë pagesën si të pavlefshme, (neni 102 pika 1 a).

supozojmë se dy muaj përpara kërkesës për hapjen e një procedure falimentimi ndaj anrit, ky i fundit i pagoi bankës Credit shumën e

Page 15: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

26 27

huas që i detyrohej asaj. Megjithatë, pagesa e huas nuk ishte maturuar deri tre muaj më pas. administratori mund ta kundërshtojë pagesën si të pavlefshme, nëse në kohën e pagesës anri nuk kishte mjete monetare (i paaftë për të shlyer detyrimet e tij të maturuara) (neni 102 pika 1, b). ai/ajo gjithashtu mund ta kundërshtonte atë nëse kreditori e dinte që pagesa do të dëmtonte kreditorët e tjerë (neni 102 pika 1, c).

nëse banka Credit është një person që ka “marrëdhënie të ngushtë” me anrin, prezumohet se ka dijeni për dëmtimin e kreditorëve të tjerë. neni 107, përcakton hollësisht se kur një person do të quhet se është në “marrëdhënie të ngushtë” me një debitor në gjendje të paaftësisë paguese, qoftë ky individ apo person juridik (neni 102 pika 2).

3. transaksionet që dëmtojnë menjëherë kreditorët e falimentimit:

Shembull:supozojmë se dy muaj përpara kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit ndaj albanit ose në çdo kohë pas hapjes së këtyre procedurave, albani pranoi të heqë dorë nga një pretendim i vlefshëm që kishte ndaj beta shpk për pagesën e parave (ose çdo veprim tjetër që pakëson vlerën e masës së falimentimit). Ky transaksion mund të kundërshtohet nëse në datën e transaksionit albani nuk kishte mjete monetare, (i paaftë për të shlyer detyrimet e tij monetare të maturuara) dhe, nëse beta shpk nuk kishte dijeni për mungesën e mjeteve monetare të tij ose për shkak të pakujdesisë së rëndë nuk kishte dijeni për mungesën e mjeteve monetare (neni 103 pika 1 dhe 2).

4. transaksionet e kryera nga debitori me qëllim që të dëmtojë kreditorët dhe që bëhen brenda periudhës së dhjetë vjetëve para hapjes së një procedure falimentimi ose pas kërkesës për hapjen e procedurës, nëse pala tjetër kishte dijeni për qëllimet e debitorit ose për paaftësinë paguese në një të ardhme të afërt:

Shembull:supozojmë se nëntë vjet përpara kërkesës për hapjen e procedurave të falimentimit ndaj anitës, ajo vendosi të hapë një biznes. Megjithatë, ajo ishte e shqetësuar që biznesi i saj mund të dështonte dhe pasuria e saj të merrej për të shlyer detyrimet ndaj kreditorëve. për të zgjidhur këtë problem, anita lidhi një marrëveshje me benin sipas së cilës anita pranon t’ia transferojë pasurinë e saj benit dhe beni pranoi që ta mbante pasurinë në emrin e tij dhe t’ia ritransferonte pasurinë anitës kur ajo ta kërkonte një gjë të tillë. administratori mund ta kundërshtojë këtë transaksion në qoftë së beni kishte dijeni për qëllimet e anitës për të mbrojtur aktivet e saj nga pretendimet e

kreditorëve të ardhshëm. në qoftë se beni kishte dijeni për gjendjen e paaftësisë paguese të anitës në një të ardhme të afërt, atëherë ekziston prezumimi se qëllimi i transferimit është që të dëmtojë kreditorët. si e tillë, marrëveshja mund të kundërshtohet (neni 104).

5. një kontratë me kushte rënduese me një person që ka një lidhje të ngushtë me debitorin dhe është në dijeni të efekteve të kontratës mbi kreditorët, në qoftë se kjo kontratë është lidhur brenda dy vjetëve përpara bërjes së kërkesës për hapjen e procedurës.

Shembull:supozojmë se 18 muaj përpara kërkesës për hapjen e procedurave të falimentimit ndaj amirës, ajo lidhi një kontratë konsulence me berninën (kushërirë e afërt e amirës), sipas së cilës amira pranon t’i paguajë berninës një shumë të hollash shumë më të madhe sesa vlera e shërbimeve të dhëna sipas kontratës. administratori mund ta kundërshtojë këtë marrëveshje, në qoftë se bernina ishte në dijeni të qëllimit të amirës për ta përdorur kontratën si një mjet për të dëmtuar kreditorët.

6. Dhurimet e pasurisë të bëra brenda katër vjetëve:

Shembull:supozojmë se tre vjet përpara kërkesës për hapjen e procedurave kundër arbenit, ky i fundit i dhuron gruas së tij pjesën kryesore të pasurisë së tij. administratori mund ta kundërshtojë këtë dhurim.

7. transaksionet e kryera nga përmbarimi në zbatim të një titulli ekzekutiv.

Shembull: alba shpk bën kërkesë për hapjen e procedurave të falimentimit në 1 qershor. sindikata e punonjësve zbaton pretendimet kolektive të punonjësve të alba shpk kundër kësaj të fundit, duke nxjerrë një urdhër ekzekutimi nga gjykata më 15 qershor të po atij viti. sindikata e punonjësve sekuestron një makineri prodhimi në pronësi të alba shpk-së. administratori ka të drejtë të kundërshtojë veprimin, si dhe sekuestrimin e pasurisë.

2.2.4. Pasojat e falimentimit mbi ekzistencën ose detyrimet e debitorëve

një shembull i rëndësishëm i efektit kryesor të sistemit të falimentit ku një person juridik është subjekt i një procedure falimentimi është ai i parashikuar nga neni 23, paragrafi 3 të Ligjit të Falimentimit dhe neni 43 i Ligjit për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare, sipas të cilit një person juridik që shndërrohet në debitor në gjendjen e paaftësisë paguese, pushon së ekzistuari.

Page 16: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

28 29

në krahasim me këtë, mbarimi i procedurave të falimentimit që prekin një individ, nuk i shuan automatikisht pretendimet mbi pasurinë e tij/të saj. sipas nenit 164, paragrafi 1, pas mbylljes së procedurave të falimentimit, kreditorët mund të ekzekutojnë pa asnjë kufizim pjesën e mbetur të pretendimeve të tyre ndaj debitorit. ata konsiderohet se kanë një titull ekzekutiv. Megjithatë, debitori mund t’i kërkojë gjykatës së falimentimit të shkarkohet nga detyrimet në përputhje me nenet 249-252, pasi të kenë kaluar tre vjet nga mbyllja e procedurave të falimentimit, gjatë së cilës pjesa e përcaktuar e shpërblimit të punësimit të debitorit i është paguar një kujdestari. Kërkesa për shkarkim nga detyrimet mund të kundërshtohet nga kreditorët e falimentimit dhe duhet të refuzohet në qoftë se ekzistojnë rrethanat e listuara në nenin 253. Ky tipar i sistemit analizohet më hollësisht më tej në këtë manual.

2.2.5. roli i nenit 605 të Kodit Civil

një nga tiparet kryesore të legjislacionit mbi falimentimin është përcaktimi i radhës së preferimit të pretendimeve të kreditorëve. Kjo radhë preferimi është e rëndësishme në ato raste kur vlera e aktiveve të pasurisë së debitorit nuk është e mjaftueshme për të përmbushur të gjitha detyrimet e pashlyera të tij. sa më i lartë të jetë prioriteti i një pretendimi, aq më shumë ka ta ngjarë që ky pretendim të përmbushet plotësisht. sa më i ulët të jetë prioriteti i një pretendimi, aq më pak ka ta ngjarë që pjesa e mbetur e masës së falimentimit të mjaftojë për të kënaqur pretendimin e tij.

Ligji për Falimentimin parashikon një hierarki të kreditorëve: kreditorët e pasurisë; kreditorët e masës së falimentimit dhe kreditorët e nënrenditur. ai njeh gjithashtu edhe vendin e veçantë që zënë kreditorët e siguruar. neni 605 i Kodit Civil përmban një skemë që jep radhën e përparësisë së pretendimeve të kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar, bazuar ne politikat e ndjekura nga parlamenti shqiptar. neni 150, paragrafi 3, i Ligjit për Falimentimin e përfshin këtë skemë të nenit 605, duke sjellë kështu në këtë ligj edhe politikat e përfshira në të.4

Shembull: alba shpk kërkoi hapjen e një procedure falimentimi. në kohën e kërkesës, shoqëria është debitore ndaj kreditorëve të mëposhtëm në këto shuma:

1. punonjësit e alba shpk – 100,000 lekë, (detyrim i pashlyer që rrjedh nga mospagimi i rrogave të 8 muajve);

4 shiko, vendimin nr.3682, datë 17.04.2012, gjykata e rrethit gjyqësor tiranë. gjykata përcaktoi se ishte vetëm një kreditor i siguruar dhe se ai kishte përparësi ndaj kreditorëve të pasiguruar. (gjykata konkludoi se aaef ishte kreditori i vetëm i siguruar dhe për këtë arsye kishte përparësi ndaj të gjithë kreditorëve të tjerë të falimentimit dhe si i tillë ishte i pari dhe i vetmi në listën e personave që do të paguheshin si rezultat i procedurës së falimentimit. Vendimi u bazua në nenin 150 të ligjit dhe është i pari që zbaton likuidimin e një shoqërie të falimentuar.

2. Drejtoria tatimore – 500,000 lekë, (detyrim i pashlyer për tatimin mbi të ardhurat për një vit, që është regjistruar në regjistrin e barrëve siguruese pas 2 viteve më datë 1 maj).

3. banka Credit – 1,000,000 lekë, (detyrim i pashlyer që rrjedh nga një kontratë huaje pa garanci, e cila është regjistruar në regjistrin e barrëve siguruese në po atë vit më datë 20 maj).

Mendoni sikur në kohën e hapjes së procedurave të falimentimit, alba shpk të ketë një vlerë të përgjithshme të aktiveve të saj prej 700,000 lekë. si rezultat i zbatimit të nenit 605 të Kodit Civil, punonjësit do t’i paguhet shuma prej 100,000 lekë meqenëse ky kreditor ka më tepër prioritet nga të tre kreditorët (neni 605, pika b). Drejtoria tatimore do të jetë e dyta në radhë e cila do të përfitojë shumën prej 500,000 lekë, (neni 605, pika dh) dhe banka Credit do të paguhet e fundit. Meqenëse shuma e mbetur në pasurinë e debitorit alba shpk në gjendje paaftësie paguese në këtë pikë është vetëm 100,000 lekë, (pas pagimit të dy kreditorëve me radhë preferimi më të lartë), banka Credit do të paguhet vetëm me 100,000 lekë nga 1,000,000 lekë që është detyrimi i pashlyer nga alba shpk.

përfundimi është që, sa më e lartë të jetë radha e preferimit të një kreditori në përputhje me nenin 605 të Kodit Civil, aq më e madhe është mundësia që kreditorit t’i paguhet detyrimi që debitori në gjendjen e paaftësisë paguese i ka borxh. Me të njëjtën mënyrë, sa më e ulët të jetë radha e preferimit të kreditorit, aq më pak ka të ngjarë që pasuria e debitorit në gjendje paaftësie paguese të jetë e mjaftueshme për të përmbushur pretendimet e tij.

ruajta e raportit ndërmjet kreditorëve, siç parashikohet në nenin 605, ka një funksion tjetër të rëndësishëm. një sistem preferimi, që është i qëndrueshëm para dhe gjatë procedurave të falimentimit, siguron një mjedis të parashikueshëm për kreditorët e siguruar dhe të pasiguruar për mundësinë e përmbushjes së pretendimeve të tyre nga masa e falimentimit. ndërsa kreditorët e siguruar mund ta vlerësojnë rrezikun e që lidhet me financimin e bazuar në aktivet duke llogaritur vlerën e pretendimeve që kanë përparësi ndaj pretendimeve të tyre, kreditorët e pasiguruar, kanë mjetet për të vlerësuar rrezikun e dhënies së kredive të pasiguruara, dhe bazuar në këtë, të vendosin nëse gjendja e pretendimeve të tyre duhet të sigurohet.

Shembull: supozojmë se first bank ka pranuar t’i japë Computer shpk-së një kredi prej 10,000,000 lekë. first bank duhet të vendosë mbi vlerën e garancisë së kësaj kredie përpara se ta japë atë. first bank e di që Computer shpk ka 10 punonjës me pagë mesatare 50,000 lekë.

Page 17: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

30 31

garancia e dhënë për këtë kredi nga Computer shpk janë pajisjet kompjuterike me një vlerë prej 15,000,000 lekë.

që të mund të sigurohet plotësisht, first bank duhet të insistojë për një garanci shtesë prej 1,000,000 lekë për një garanci totale me vlerë 16,000,000 lekë. arsyeja është se punonjësit kanë përparësi ndaj pretendimeve të first bank në masën e pagave të papaguara të 12 muajve. pretendimi maksimal i një punonjësi mund të arrijë deri në 12 muaj, (numri maksimal i pagave të papaguara me përparësi sipas nenit 605, pika b) x 50,000 lekë (një rrogë) x 10 (numri i punonjësve) = 6,000,000 lekë.

Me 16,000,000 lekë garanci, ka mjete pagese të mjaftueshme për të paguar të gjitha pretendimet e punonjësve, dhe të first bank. prandaj, first bank është plotësisht e garantuar.

2.2.6. ndërthurja me ligje të tjera

Ligji i Shoqërive trajton procedurat e likuidimit të shoqërive. sipas këtij ligji, një shoqëri mund të kërkojë t’i japë fund ekzistencës së saj. Ligji i Shoqërive përdor termin “likuidim”. është e rëndësishme të garantohet që nuk lind asnjë ngatërrim apo abuzim nga përdorimi i këtij termi në dy mënyra të ndryshme.

sipas mendimit të autorëve një kërkesë për likuidim sipas Ligjit të Shoqërive nuk ndiqet nëse debitori i nënshtrohet procedurave të falimentimit. për më tepër, kur një debitor paraqet një kërkesë për “likuidim” sipas Ligjit të Shoqërive dhe më pas ka një kërkesë për të hapur procedurat e falimentimit sipas Ligjit për Falimentimin, duhet të ndiqet procedura e Ligjit për Falimentimin dhe procedura sipas Ligjit të Shoqërive duhet të ndërpritet. Kjo mbështetet, gjithashtu, nga Kodi Civil i cili parashikon në nenin 38 pika 2 rastin se kur një person është në gjendje paaftësie paguese dispozitat e Ligjit për Falimentimin do të zbatohen në vend të atyre për likuidimin. 5

një tjetër ndërthurje me Ligjin e Shoqërive përfshin situata në të cilat sipas Ligjit për Falimentimin një aksionar mund të përballet me përgjegjësinë personale si pasojë e dështimit për të përmbushur detyrat e tij/saj si anëtar/e i/e bordit të drejtorëve. një aksionar që është anëtar i bordit të drejtorëve dhe që nuk paraqet kërkesë për hapjen e procedurave të falimentimit brenda 21 ditëve pasi debitori është në gjendje paaftësie paguese mund të përballet me përgjegjësinë personale sipas nenit 16 pika 2. Kjo zbatohet pavarësisht faktit se sipas ligjit të shoqërive një ortak/aksionar përgjigjet deri në kontributin e tij/saj në kapitalin themeltar.

5 në të njëjtën kohë, sipas mendimit të autorëve, kur ka filluar një procedure likuidimi sipas ligjit të shoqërive dhe nuk është hapur ndonjë procedure falimentimi, gjykata duhet të lejojë likuidimin sipas ligjit të shoqërive.

sipas mendimit të autorëve, në këto situata, gjykata e falimentimit do të vendosë për përgjegjësi personale në masën e dëmit të shkaktuar, siç parashikohet në nenin 16 pika 2 të Ligjit të Falimentimit dhe nuk do ta kufizojë përgjegjësinë deri në kufirin e parashikuar nga Ligji i Shoqërive, nenet 68 pika 1 dhe 105. përgjegjësia deri në masën e demit të shkaktuar do të jetë vetëm për anëtarin e bordit dhe jo për pasuritë e debitorit në gjendje paaftësie paguese.

Kushtetuta shqiptare garanton të drejtat dhe liritë e njeriut. Këto të drejta mund të kufizohen në rrethana të caktuara bazuar në nenet 67, 72, 73 dhe 82 të ligjit për falimentimin. Dy çështje mund të dalin në këtë kontekst. së pari, është pyetja nëse kufizimet e këtyre të drejtave janë të nevojshme në rrethana të veçanta. së dyti, nëse është e garantuar se ndaj kujt zbatohen kufizimet kur debitori në gjendje paaftësie paguese është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëri aksionare.

sipas mendimit të autorëve përcaktimi i kushtetutshmërisë së këtyre kufizimeve do të bëhet nga gjykata Kushtetuese bazuar në analiza teknike dhe kushtetuese. Duke qenë se qëllimi i këtij Manuali është të analizojë anën teknike të dispozitave të ligjit për falimentimin, autorët nuk do të bëjnë diskutime kushtetuese, përveçse do të tregojnë që një argument i tillë mund të ngrihet në të ardhmen.

pyetja e dytë lidhur me përcaktimin se kush i nënshtrohet këtyre kufizimeve në rastin e një debitori në gjendje paaftësie paguese i cili është person juridik, kërkon shqyrtimin e ligjit të shoqërive. në këtë Manual është e mjaftueshme të përcaktohet që “debitori” në nenin 82 pika 2 është personi që i nënshtrohet kufizimeve dhe përcaktimi se kush është ky person, do të bëhet në bazë të analizimit të ligjeve të tjera. në rastet kur personi në gjendje paaftësie paguese përfaqësohet nga një person tjetër i cili kontrollon informacionin që kërkohet të bëhet i ditur sipas nenit 82 pika 2, neni 82 pika 2 do të interpretohet në mënyrë që të zbatohet edhe ndaj personit tjetër.

në raste të tjera, gjykata e falimentimit, mund të konsiderojë si “debitor” një person tjetër sipas nenit 82 pika 2, sërish nëse rrethanat janë të tilla që një person i tillë ka nën kontroll informacionin që kërkohet të bëhet i ditur sipas nenit 82 pika 2.

Page 18: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

32 33

3. FaLImentImI - LIKUIDImI

3.1. hYrje

në paragrafët e mëposhtëm të kësaj pjese të Manualit përshkruhen në mënyrë të detajuar veçoritë e Ligjit për Falimentimin në lidhje me efektet e tyre tek pjesëmarrësit e ndryshëm në fazën e paraqitjes së kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit dhe administrimin e një procedurë falimentimi, përfshirë shlyerjen e detyrimeve të një debitori duke likuiduar masën e falimentimit. objektivi kryesor i kësaj pjese të Manualit është që të shpjegojë rolin e secilit prej pjesëmarrësve, si dhe të drejtat e detyrimet e tij sipas Ligjit për Falimentimin.

sikurse është përmendur edhe në pjesën e mësipërme të këtij Manuali, Ligji për Falimentimin nuk është i vetmi ligj që përmbledh dispozita që zbatohen në lidhje me falimentimin. Ky ligj zbatohet duke marrë parasysh dispozita të tjera ligjore të cilat gjejnë zbatim të gjerë e që parashikohen në Kodin Civil, Kodin e Procedurës Civile dhe ligje të tjera. për rrjedhojë, në disa raste do të vërehen rrethana në të cilat roli dhe detyrimet e palëve pjesëmarrëse në procedurën e falimentimit do të ndikohen nga këto dispozita ligjore që përmendëm. Megjithëse janë bërë përpjekjet për të identifikuar pjesën më të madhe të këtyre rrethanave, lexuesi duhet të ketë parasysh se Manuali nuk mund të merret si tregues i të gjitha dispozitave ligjore që janë të zbatueshme mbi këto situata.

3.2. GjYKata e FaLImentImIt – roLI Dhe jUrIDIKSIonI

3.2.1. roli i Gjykatës së Falimentimit në procedurën e falimentimit

Ligji për Falimentimin parashikon ekzistencën e “gjykatës së falimentimit”. Megjithatë, duhet thënë se nuk ka ndonjë seksion të veçantë të gjykatave, të krijuar posaçërisht për të shqyrtuar çështjet e falimentimit. neni 3 parashikon se si gjykatë falimentimi do të shërbejë seksioni tregtar pranë gjykatës së rrethit gjyqësor, që do të shqyrtojë çështjet me një gjyqtar të vetëm. shih gjithashtu Kodin e Procedurës Civile, nenet 35, 320 dhe 334.

gjykata e falimentimit nuk kufizohet vetëm me zgjidhjen e çështjeve të ngritura nga pjesëmarrësit në një procedurë falimentimi. gjykata ka të drejtë të hetojë kryesisht të gjitha rrethanat që kanë lidhje me procedurën e falimentimit. shih p.sh. nenin 6pika(1). rrjedhimisht, gjyqtari i gjykatës së falimentimit me iniciativën e tij mund të thërrasë dëshmitarë, ekspertë dhe debitorin për t’u paraqitur, për të dhënë prova dhe për të bërë deklarime.

gjithsesi, nuk është plotësisht e qartë nëse gjykata e falimentimit ka juridiksion për të vendosur mbi ekzistencën e një pretendimi. neni 147 pika 1 i Ligjit për Falimentimin parashikon se: “padia për vërtetimin e pretendimeve ngrihet sipas dispozitave të procedurës së zakonshme civile”. Kjo dispozitë mund të interpretohet se mosmarrëveshja midis kreditorit dhe debitorit, subjekt i procedurës së falimentimit, për ekzistencën e detyrimit, mund të mos jetë nën juridiksionin e gjykatës së falimentimit, meqenëse kjo gjykatë merret vetëm me çështje të natyrës procedurale që lidhen me procedurën e falimentimit dhe jo me mosmarrëveshje në lidhje me të drejta materiale.

autorët e këtij Manuali propozojnë një zgjidhje praktike mbi çështjen e juridiksionit të gjykatës së falimentimit për mosmarrëveshjet në lidhje me pretendimet e kreditorit. Kjo zgjidhje është në përputhje me interpretimin e përgjithshëm të Ligjit për Falimentimin dhe në veçanti me nenin 6 pika(1). përderisa gjykata e falimentimit është pjesë e gjykatës së rrethit gjyqësor, e cila gjykon mosmarrëveshjet mbi vlefshmërinë e pretendimeve, jemi të mendimit se gjykata e falimentimit duhet të ketë juridiksion për të trajtuar mosmarrëveshjet në lidhje me ekzistencën e pretendimeve me kusht që, sipas kërkesës së nenit 147 pika 1, të zbatojë dispozitat e procedurës së zakonshme civile.

3.2.2. Kompetenca territoriale e Gjykatës së Falimentimit

neni 4 parashikon rregullat bazë për përcaktimin e kompetencës territoriale të gjykatës së falimentimit. Kompetenca përcaktohet në bazë të vendbanimit të debitorit, kur ai është person fizik dhe në bazë të vendndodhjes së selisë, kur debitori është person juridik. në këtë kontekst, vendbanimi i referohet banimit brenda një zone të caktuar territoriale brenda të cilës ushtron kompetencat një gjykatë e rrethit gjyqësor. në rastin e një personi fizik edhe qendra e aktivitetit tregtar luan rol të rëndësishëm në përcaktimin e gjykatës kompetente. në rastin kur debitori me vendbanim në një zonë të caktuar, ndryshon qendrën e aktivitetit tregtar duke e transferuar në një zonë tjetër nën juridiksionin e një gjykate tjetër falimentimi, rrjedhimisht do të jetë vetëm kjo gjykatë e cila do të ketë juridiksion.

Shembulli 1: albani është një person fizik që jeton në tiranë dhe zhvillon aktivitet tregtar si biznes i vogël në emër të tij në tiranë. në datë 1 qershor

Page 19: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

34 35

transferon aktivitetin e tij në Durrës.gjykata e falimentimit tiranë do të jetë kompetente për kryerjen e procedurës së falimentimit, nëse kërkesa për hapjen e falimentimit paraqitet përpara datës 1 qershor, kurse ajo e Durrësit do të jetë kompetente, nëse kërkesa është depozituar pas datës 1 qershor.

Shembulli 2: al-nit shpk. është një shoqëri me seli në gjirokastër. pjesën kryesore të aktivitetit tregtar, al-nit e zhvillon në shkodër.

nëse paraqitet kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit kundër al-nit, gjykata e falimentimit gjirokastër është kompetente për kryerjen e procedurës.

Kur debitori nuk ka vendbanim apo seli ne shqipëri, vendndodhja e pasurisë së debitorit, ose kur debitori është person juridik vendndodhja e degës, janë faktorë përcaktues. sipas nenit 278, në këto raste apo kur debitori zhvillon një aktivitet tregtar në shqipëri, mund të hapet një procedurë falimentimi e veçantë e cila mbulon vetëm pasuritë e debitorit të cilat ndodhen në shqipëri dhe në të cilën marrin pjesë vetëm ata kreditorë që banojnë në shqipëri, ose ata kreditorë pretendimet e të cilëve kanë lindur në lidhje me aktivitetin ekonomik në fjalë. Kjo është një procedurë e veçantë, sepse sipas rregullit të përgjithshëm procedura e falimentimit e hapur në shqipëri përfshin të gjitha pasuritë e debitorit kudo që ndodhen në botë. shih nenin 278 pika 1.

paragrafi (4) i nenit 4 rregullon situatën në rastet kur disa gjykata falimentimi janë njëkohësisht kompetente sipas rregullave të përcaktuara në pika 1. në këtë rast, gjykata e falimentimit në të cilën është paraqitur për herë të parë kërkesa për hapjen e procedurës së falimentimit do të ketë prioritet mbi të tjerat.

3.2.3. Lloji i çështjeve që janë në kompetencë të Gjykatës së Falimentimit

sikurse është përmendur edhe më sipër në këtë Manual, një nga rolet kryesore të gjykatës së falimentimit është administrimi, mbikëqyrja dhe aspekte të tjera të procedurës së falimentimit. për më tepër, roli i gjykatës së falimentimit, si një gjykatë e rrethit gjyqësor me juridiksion të përgjithshëm, është gjykimi i çështjeve me karakter konfliktual bazuar në parimin e kontradiktoritetit. sidoqoftë, të dy funksionet e mësipërme janë parashikuar në Ligjin për Falimentimin. neni 4 pika 5 parashikon, se në juridiksionin e gjykatës së rrethit gjyqësor, e cila ka përgjegjësi për të shqyrtuar një procedurë falimentimi, është njëkohësisht edhe e drejta të shqyrtojë edhe paditë civile që ngrihen për shkak të procedurës së falimentimit. Ky nen njeh realitetin praktik, sipas të cilit gjykata e falimentimit është edhe gjykatë e rrethit gjyqësor.

neni 5 i Ligjit për Falimentimin parashikon se dispozitat e ligjeve të tjera janë të zbatueshme në procedurën e falimentimit, për aq sa ato nuk bien në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Falimentimin. neni 147 pika 1 parashikon të njëjtin qëndrim për dispozitat procedurale të zbatueshme në lidhje me paditë kundër masës së falimentimit. Me përjashtim të disa rasteve të rëndësishme të përmendura më sipër në këtë Manual, Ligji për Falimentimin ia le për rregullim dispozitave të parashikuara në Kodin Civil apo në ligje të tjera një pjese të madhe të çështjeve materiale në lidhje me pronësinë. në këto raste gjykatës së falimentimit do t’i duhet të vendosë mbi një sërë çështjesh të cilat nuk rregullohen direkt nga Ligji për Falimentimin dhe, që në raste të tjera, normalisht do të paraqiteshin për zgjidhje përpara një gjykate të rrethit gjyqësor. Kur ndodhet përpara këtyre rasteve, gjykata e falimentimit ka të drejtë të procedojë duke zbatuar dispozitat përkatëse ligjore pa qenë nevoja të shtyjë seancën, që gjykata e rrethit gjyqësor të vendosë mbi çështjen në fjalë. në këtë kuptim, Ligji për Falimentimin ndryshon Kapitullin iii b të Kodit të Procedurës Civile.

Shembull:në datën e hapjes së procedurës së falimentimit kundër arianës, ajo posedon një automjet për të cilin beni ngre pretendimin se është pronar. administratori kërkon të kundërshtojë pronësinë e benit. sipas nenit 5 dhe 34, mosmarrëveshja për pronësinë mbi makinën duhet të zgjidhet në bazë të dispozitave të Kodit Civil. Megjithatë, çështja do të gjykohet nga gjykata e falimentimit, që në këtë rast do të veprojë si gjykatë e rrethit gjyqësor (neni 4 pika 5).

3.2.4. ankimet

Çështja e ankimeve kundër vendimeve, veprimeve dhe akteve të tjera procedurale të gjykatës së falimentimit, rregullohet në mënyrë të veçantë dhe të ndryshme nga Ligji për Falimentimin krahasuar me atë të parashikuar nga Kodi i Procedurës Civile apo ligje të tjera. sipas nenit 7 pika 2, palët gëzojnë të drejtën për ankim të posaçëm vetëm nëse parashikohet shprehimisht në Ligjin për Falimentimin.

Megjithëse e drejta e ankimit është e parashikuar në shumë situata, ka raste në të cilat vendimet e gjykatës së falimentimit nuk mund të ankimohen. në fakt nëse nuk parashikohet shprehimisht e drejta e ankimit të veçantë, asnjë vendim i gjykatës së falimentimit nuk mund të jetë objekt i ankimit të veçantë, sipas nenit 7 të këtij ligji. për më tepër, ankimi i veçantë nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit të gjykatës së falimentimit. nëse gjykata nuk urdhëron ndryshe, vendimi i gjykatës së apelit bëhet i ekzekutueshëm vetëm kur është përfundimtar. shih nenin 7 pika 4. Vendimi i dhënë nga gjykata e apelit mund të ankimohet vetëm nëpërmjet rekursit në gjykatën e lartë sipas nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile.

Page 20: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

36 37

3.2.5. Veprimet e Gjykatës së Falimentimit

gjykata e falimentimit ka dy funksione të dallueshme gjatë procedurës së falimentimit:(a) funksionin tradicional të vendimmarrjes (dhe hetimor) gjyqësore; dhe (b) funksionin e administrimit - mbikëqyrjes.

Megjithëse në disa raste këto funksione ndërthuren me njëri-tjetrin, si nga pikëpamja konceptuale ashtu dhe nga ajo e zbatimit, ato përsëri mbeten mjaft të dallueshme. ushtrimi i funksionit të vendimmarrjes gjyqësore nënkupton normalisht që gjykata e falimentimit të përgatitet të dëgjojë pretendimet e palëve në proces dhe vendimi i gjykatës së falimentimit të jetë i ankimueshëm. asnjë nga këto kërkesa nuk zbatohet në rastet kur gjykata e falimentimit ushtron funksionin administrativ- mbikëqyrës. Megjithatë ka raste kur gjykata e falimentimit merr vendime të cilat janë të ankimueshme, pavarësisht se në dukje kanë natyrë administrative. fakti që këto vendime janë të ankimueshëm do të thotë se në të janë përfshirë elementë të funksionit të vendimmarrjes gjyqësore. shih p.sh. nenin 62 pika 1-3. në të njëjtën mënyrë, mund të themi se ka vendime të tjera të gjykatës së falimentimit me natyrë krejtësisht gjyqësore për të cilat nuk parashikohet shprehimisht e drejta e ankimit. shih p.sh. nenin 131 pika 1.

në pjesën më të madhe të tij, Ligji për Falimentimin përbëhet nga norma materiale që kanë efekt mbi të drejtat dhe parashikojnë detyrime për kategori të ndryshme personash. gjithsesi, funksioni i vendimmarrjes gjyqësore përfshin marrjen e vendimeve për zgjidhjen në themel të mosmarrëveshjeve për zbatimin e këtyre normave. Zbatimi i dispozitave të Kreut iii të pjesës së tretë, me titullin “Kundërshtimi i Veprimeve të Debitorit në një procedurë falimentimi”, konsiston në ushtrimin e funksionit të vendimmarrjes gjyqësore nga gjykata e falimentimit, si me kërkesë të administratorit, ashtu dhe të personave që kanë marrë pasuri nga debitori. Kur ushtron funksionin e vendimmarrjes gjyqësore, gjykata e falimentimit është thjesht duke vepruar në funksion të Ligjit për Falimentimin sipas të drejtave që i njihen nga neni 3 i këtij ligji dhe në të njëjtën kohe ajo funksionon si gjykatë e rrethit gjyqësor për çështje që dalin dhe rregullohen sipas dispozitave të Kodit Civil apo dispozitave të tjera ligjore.

është e nevojshme të përshkruajmë ndryshimet ndërmjet kompetencave të përgjithshme të gjykatës së falimentimit, sipas nenit 45, në “mbikëqyrjen” e administratorit dhe detyrat më specifike të komitetit të kreditorëve gjatë mbikëqyrjes së veprimtarisë së administratorit (neni 56) dhe në marrjen e vendimeve të rëndësishme tregtare në lidhje me administrimin dhe disponimin e masës së falimentimit (p.sh. nenet 125 dhe 128-131).

Më poshtë jepen disa shembuj në të cilat gjykata e falimentimit ushtron funksionin e vendimmarrjes gjyqësore, siç parashikohen shprehimisht apo nënkuptohen në Ligjin për Falimentimin dhe një listë me disa nga rastet e parashikuara në Ligj në të cilat gjykata e falimentimit ushtron funksionin e administrimit- mbikëqyrjes.

(a) Funksioni i Vendimmarrjes Gjyqësore (dhe Hetimor)

• Marrja e vendimeve në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e personave të prekur nga një procedurë falimentimi, të cilat rregullohen nga norma materiale të Ligjit për Falimentimin.

• Marrja e vendimit mbi kërkesat për hapjen e procedurës së falimentimit: nenet 12-15, 23 pika 1, 15 pika 2, 31 pika 2-3 (parashikohet e drejta e ankimit).

• urdhërimi i vendosjes apo heqjes së masave të sigurimit dhe të emërimit të administratorit të përkohshëm: nenet 18-19 dhe 31 pika 1 (parashikohet e drejta e ankimit).

• Vendosja e gjobës ndaj administratorit. neni 45 (parashikohet e drejta e ankimit).

• shkarkimi i administratorit për arsye të motivuar. neni 46 pika 1- 2 (parashikohet e drejta e ankimit).

• Caktimi i masës së shpërblimit të administratorit dhe të shpenzimeve të rimbursueshme. neni 51 pika 1- 3 (parashikohet e drejta e ankimit).

• shkarkimi nga detyra për shkaqe të arsyeshme të një anëtari të komitetit të kreditorëve. neni 57 (parashikohet e drejta e ankimit).

• Thirrja e mbledhjes së kreditorëve kur kërkohet nga palë të caktuara pjesëmarrëse në procesin e falimentimit. neni 62 pika 1-3 (parashikohet e drejta e ankimit).

• Vendosja mbi vlefshmërinë e pretendimeve të kundërshtuara të kreditorëve. nenet 64 pika 2 dhe 147.

• prishja e vendimeve të kreditorëve të cilat vijnë në kundërshtim me interesin e përbashkët. neni 65 pika 1- 2 (parashikohet e drejta e ankimit).

• urdhërimi i paraqitjes me detyrim apo moslargimi i debitorit, kur ai nuk paraqet informacionin e kërkuar, si dhe kur nuk bashkëpunon. neni 82 pika 2-3 (parashikohet e drejta e ankimit).

• urdhërimi i kontrollit të postës së debitorit. neni 83 pika 1-3 (parashikohet e drejta e ankimit).

• urdhërimi që shitja e ndërmarrjes apo fabrikës t’i nënshtrohet miratimit të komitetit të kreditorëve. neni 131 pika 1.

• Çlirimi i kolateralit të marrë si garanci, me qëllim përdorimin e tij si pjesë e veprimtarisë së administratorit. neni 136 pika 2.

• urdhërimi i vënies së masave për mbrojtjen e kolateralit të dhënë si garanci. neni 136 pika 3.

Page 21: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

38 39

• Vendosja mbi kundërshtimet në lidhje me planin e shpërndarjes. neni 157 (parashikohet e drejta e ankimit).

• Vendosja mbi kundërshtimet për listat përfundimtare të paraqitura nga administratori. neni 160 pika 3.

• Vendosja mbi të drejtën e votës së një kreditori. neni 64 pika 2.

• urdhërimi për shpërndarjen e vonuar. nenet 166 pika 1-2 dhe 167 pika 2 (parashikohet e drejta e ankimit).

• urdhërimi i ndërprerjes së procedurës për shkak të mungesës së pasurive në masën e falimentimit. nenet 170 pika 1-2, 174 dhe 176 (parashikohet e drejta e ankimit).

• Vendosja mbi kërkesën për ndërprerjen e administrimit nga vetë debitori nën mbikëqyrje. neni 235 (parashikohet e drejta e ankimit).

• Vendosja mbi kërkesën e debitorit për shkarkimin nga detyrimet e mbetura. nenet 250-252 dhe 263 (parashikohet e drejta e ankimit).

• Vendosja nëse ka mospërmbushje të kushteve për shkarkimin nga detyrimet e mbetura nga ana e debitorit. neni 259 pika 3 (parashikohet e drejta e ankimit).

• revokimi i vendimit për shkarkimin e debitorit nga detyrimet e mbetura. neni 266 (parashikohet e drejta e ankimit).

(b) Funksioni i Administrimit- Mbikëqyrjes

• rregullimi i mbledhjeve të kreditorëve. neni 61.

• Drejtimi i mbledhjeve të kreditorëve. neni 63 pika 1.

• botimi dhe regjistrimi i vendimeve të hapjes së procedurës së falimentimit në regjistrat publikë. nenet 27-30.

• emërimi i administratorit të përkohshëm të falimentimit. nenet 21 pika 2 c dhe 22.

• Mbikëqyrja e administratorit. neni 45 pika 1 .

• Caktimi i komitetit të kreditorëve. neni 54 pika 1.

• Miratimi i shpërndarjes së fundit. neni 159 pika 2 .

• urdhërimi për mbylljen e procedurës së falimentimit. neni 163 pika 1.

3.3. aDmInIStratorI Dhe GjYKata e FaLImentImIt

3.3.1. administratori i falimentimit

administratori luan një rol qendror dhe shumëplanesh në administrimin e masës së falimentimit. Meqenëse atij/asaj i janë dhënë kompetenca hetimore, vendimmarrëse, administrative dhe drejtuese, vendimet më të rëndësishme të marra nga administratori i nënshtrohen rishikimit nga gjykata e falimentimit, pasi të jetë marrë më parë pëlqimi nga komiteti i kreditorëve apo mbledhja e kreditorëve. shih p.sh. nenin 128.

3.3.2. emërimi dhe shkarkimi i administratorit

gjykata e falimentimit ka të drejtën dhe përgjegjësinë për të emëruar një administrator të kualifikuar. Kjo çështje do të ngrihet me paraqitjen e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit, kur gjykata e falimentimit vlerëson se është e nevojshme marrja e masave për të mbrojtur pasuritë e debitorit në pritje të marrjes së vendimit për hapjen e procedurës së falimentimit. një nga masat që mund të marrë gjykata e falimentimit është emërimi i një administratori të përkohshëm falimentimi, duke i dhënë atij të drejtën të kontrollojë pasurinë e debitorit (neni 22 pika 2, të vazhdojë veprimtarinë e debitorit, si dhe të hetojë për të zbuluar informacione që kanë rëndësi për të vendosur nëse duhet hapur procedura e falimentimit (nenet 22 pika 1-5).

një alternativë ndaj emërimit të administratorit të përkohshëm është urdhri i gjykatës së falimentimit që detyron debitorin të administrojë pasurinë e tij nën kontrollin e një mbikëqyrësi (nenet 233-248).

Me hapjen e procedurës së falimentimit, gjykata e falimentimit emëron një administrator falimentimi. gjykata e falimentimit mund të shkarkojë një administrator për “arsye të motivuar”.(neni 46).

Shembull:Mbledhja e kreditorëve vendos të emërojë një person pa eksperiencë në procedurën e falimentimit për arsyen e thjeshtë se personi në fjalë është i gatshëm të kryejë punën kundrejt një pagese më të vogël se ajo e kërkuar nga administratori i emëruar nga gjykata e falimentimit. në këtë rast, gjykata e falimentimit duhet të refuzojë miratimin e administratorit të emëruar nga kreditorët. faktori më i rëndësishëm është aftësia për të administruar masën e falimentimit në mënyrë efikase dhe me kosto të përshtatshme.

Page 22: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

40 41

3.3.3. Cilësitë e administratorit

Ligji për Falimentimin i lë hapësirë të madhe diskrecionit të gjykatës së falimentimit në emërimin e administratorit të falimentimit. Kërkesat e vetme ligjore janë që administratori të jetë person fizik me eksperiencë në çështje tregtare, si dhe të jetë i pavarur nga kreditorët ose debitori.

suksesi i Ligjit për Falimentimin do të varet kryesisht nga pasja e administratorëve të kualifikuar dhe kompetentë të falimentimit. eksperienca e vendeve të tjera tregon se mungesa e besimit tek administratorët e falimentimit sjell shmangien e përdorimit të ligjit për falimentimin nga ana e kreditorëve, si mekanizëm për rregullimin e përgjegjësive të debitorëve të mbingarkuar me borxhe. Meqenëse edhe literatura shpjeguese e Ligjit për Falimentimin është e pakët, gjyqtarët e gjykatave të falimentimit duhet të përgatisin një listë me përkufizime shtesë të cilësive që duhen pasur parasysh në emërimin e administratorëve.

faktorët e mëposhtëm duhet të renditen të parët në listën e cilësive:

(a) të ketë reputacion shumë të mirë për integritet dhe kompetencë në veprim, me qëllim që të ruajë besimin e publikut në sistemin e falimentimit;

(b) të mos ketë precedentë penale që lidhen në ndonjë mënyrë me ndershmërinë apo me ndonjë aspekt tjetër të çështjeve tregtare;

(c) të ketë eksperiencë në zhvillimin e suksesshëm të procedurave të falimentimit;

(d) në mungesë të eksperiencës në procedura falimentimi, do të ishin të përshtatshëm trajnimi dhe eksperienca në administrimin e pasurive dhe në kontabilitet;

(e) të ketë njohje të plotë dhe të mirë të Ligjit për Falimentimin;

(f ) të jetë i aftë për të përgatitur raporte të qarta dhe të detajuara;

(g) të jetë i aftë të punojë në grup dhe të bashkëpunojë me të tjerët, duke përfshirë komitetet e kreditorëve;

(h) të ketë aftësi paguese, (domethënë të ketë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar përgjegjësinë personale në raste shkeljesh të Ligjit për Falimentimin); dhe

(i) të ketë respekt për gjykatën.

3.3.4 Cilësitë me të cilat vepron administratori

një administrator, qoftë i emëruar nga gjykata e falimentimit apo nga kreditorët, nuk vepron si agjent i gjykatës së falimentimit apo i kreditorëve. ai/ajo është personalisht përgjegjës për mospërmbushjen e detyrave që i janë ngarkuar me ligj, (p.sh. neni 47 pika 2) dhe mund të jetë përgjegjës për detyrime të lindura për shkak të veprimeve të tij gjatë administrimit të masës së falimentimit nëse masa e falimentimit nuk mjafton për të mbuluar detyrimin (neni 48). Megjithatë, administratori vepron nën mbikëqyrjen e gjykatës së falimentimit (neni 45 pika 1) dhe, shumë masa të rëndësishme që ndikojnë në administrimin e masës së falimentimit duhet të miratohen nga kreditorët.

3.3.5. Shpërblimi i administratorit dhe rimbursimi i shpenzimeve

gjykata e falimentimit përcakton masën e shpërblimit e cila do t’i paguhet administratorit për punën e kryer (nenet 50 –52). Kundër këtij vendimi të gjykatës së falimentimit mund të bëjë ankim jo vetëm administratori, por edhe debitori e çdo kreditor i falimentimit. shih nenin 51 pika 3. neni 52 autorizon Këshillin e Ministrave të përcaktojë rregullat për llogaritjen e “tarifave të zakonshme” për shpërblimin e administratorit në çështje të thjeshta. prezumohet që këto rregulla të përcaktojnë edhe bazën mbi të cilën gjykata e falimentimit do të llogarisë masën e shpërblimit. faktorë të tjerë që gjykata e falimentimit duhet të ketë parasysh janë vlera e masës së falimentimit në ditën e përfundimit të procedurës së falimentimit, si dhe objekti dhe vështirësia e punës administrative të kryer.

i njëjti qëndrim mbahet edhe në lidhje me rimbursimin e shpenzimeve duke mbajtur parasysh gjithnjë provueshmërinë e tyre dhe faktin nëse kanë qenë të justifikuara.

3.3.6. Detyra e administratorit për të treguar kujdes dhe pasojat në rast mospërmbushje

neni 47 parashikon se, parimi të cilit duhet t’i përmbahet administratori në përmbushjen e detyrave të tij/saj ligjore është ai i të qenit “i ndërgjegjshëm dhe i zellshëm”. nuk mjafton që një detyrë e ngarkuar nga ligji të përmbushet vetëm minimalisht apo teknikisht. neni 47, kërkon “zellshmërinë” që nënkupton një nivel të lartë veprimi.

Shembull:administratori ka shitur një makineri nga masa e falimentimit. Makineria ndodhet në një vend në të cilin ka pak blerës. Çmimi i përfituar nga shitja është “çmimi i tregut”, pra çmimi më i lartë që blerësit e mundshëm në atë vend janë te gatshëm të paguajnë për pajisjen. Megjithatë, nëse makineria do të ishte zhvendosur dhe ofruar

Page 23: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

42 43

për shitje në një vend tjetër, ku kërkesa për të dhe numri i blerësve të mundshëm do të ishte më i madh, atëherë ka të ngjarë që edhe çmimi i ofruar për blerjen e makinerisë të ishte më i lartë. Mosveprimi i administratorit për të zhvendosur dhe ofruar makinerinë për shitje në tregun alternativ mund të konsiderohet si mungesë zellshmërie në disponimin e masës së falimentimit.

neni 47 pika 3 kufizon përgjegjësinë e administratorit për pakujdesinë që mund të shfaqin punonjësit e mëparshëm të debitorit, të cilët administratori i ka angazhuar me përmbushjen e disa detyrave në administrimin e masës së falimentimit, brenda pozicionit dhe rolit të punës që ata kanë pasur tek debitori. administratori ka përgjegjësinë për t’u siguruar se këta punonjës nuk janë në “mënyrë të dukshme të paaftë”. gjithashtu, administratori është përgjegjës për të mbikëqyrur çdo vendim “me rëndësi të veçantë” që ata mund të marrin. Megjithatë, administratori nuk mban përgjegjësi për neglizhencën e këtyre punonjësve në përmbushjen e detyrave që ata i kanë kryer më parë pranë debitorit për shkak të funksioneve të tyre. në disa raste mund të jetë e vështirë të dallohet kufiri që ndan detyrat dhe çështjet e zakonshme nga ato që kanë një rëndësi të veçantë.

tre lloje sanksionesh mund të zbatohen ndaj administratorit nëse ai/ajo nuk përmbush detyrat e parashikuara nga ligji. sanksioni i parë dhe më ekstremi është shkarkimi nga detyra e administratorit të falimentimit me vendim të gjykatës së falimentimit. përpara se të merret kjo masë duhet që administratorit t’i krijohet mundësia për t’u dëgjuar. ndaj vendimit të gjykatës së falimentimit për shkarkimin e administratorit apo për refuzimin e kërkesës për shkarkimin e administratorit e paraqitur nga komiteti i kreditorëve apo mbledhja e kreditorëve, mund të bëhet ankim. neni 46 pika 1 dhe pika 2.

sanksioni i dytë që mund të zbatohet ndaj administratorit për mospërmbushjen e detyrave ligjore është vënia e një gjobe. neni 45 pika 2 parashikon se, nëse administratori nuk përmbush detyrat e tij/saj edhe pas paralajmërimit të gjykatës së falimentimit, atëherë gjykata e falimentimit mund ta gjobisë atë administrativisht me një shumë nga 50,000 deri në 200,000 lekë. administratori mund të bëjë ankim kundër gjobës.

sanksioni i tretë ndaj administratorit i cili nuk ka përmbushur detyrat e tij është ngarkimi i tij me përgjegjësinë për shkaktim dëmi ndaj personave të përfshirë në procedurën e falimentimit. shih nenin 47 pika 2. Ligji për Falimentimin nuk përcakton masën e dëmshpërblimit dhe, për rrjedhojë ajo do të përcaktohet sipas dispozitave të Kodit Civil.

ekziston edhe një rrethanë tjetër në të cilën administratori mund të ngarkohet me përgjegjësi personale. Zakonisht, nëse administratori, gjatë administrimit të masës

së falimentimit, hyn në veprime juridike që krijojnë detyrime, ai/ajo do të përgjigjet personalisht përpara kreditorit, por gjithsesi mund ta kompensojë këtë përgjegjësi me pjesën korresponduese nga masa e falimentimit. Megjithatë, administratori shkarkohet nga përgjegjësia personale kur nuk kishte mundësi të dinte se masa e falimentimit nuk mjafton apo nuk do të mjaftojë për shlyerjen e detyrimit në fjalë (shih nenin 48). rrjedhimisht, nëse administratori ka parashikuar në mënyrë të arsyeshme se masa e falimentimit do të ishte e mjaftueshme për shlyerjen e çdo detyrimi që ai ka marrë përsipër gjatë administrimit, atëherë administratori nuk është përgjegjës kundrejt kreditorit që i ka dhënë kredinë. Ky është një rrezik të cilin kreditori duhet ta marrë parasysh. Kreditori i cili i jep një hua administratorit kërkon të përcaktojë paraprakisht nëse masa e falimentimit është e mjaftueshme për të mbuluar kredinë e tij dhe detyrimet e tjera të marra përsipër nga administratori përpara tij.

Shembull: Me miratimin e komitetit të kreditorëve, administratori vendos të vazhdojë aktivitetin e ndërmarrjes së debitorit që konsiston në shitje me pakicë. gjatë këtij procesi, administratori porosit furnizuesin ta kreditojë me produkte për t’i shitur. provat vërtetojnë se vendimi për të vazhduar aktivitetin ishte i bazuar dhe i arsyeshëm dhe se masa e falimentimit dhe të ardhurat që do të përfitohen nga zhvillimi i aktivitetit do të mjaftojnë për të mbuluar të gjitha kostot, duke përfshirë edhe atë të furnizimit me produkte. nëse ky vlerësim nuk është i saktë dhe nuk ekzistojnë fonde të mjaftueshme në masën e falimentimit për të paguar furnizuesin, atëherë administratori nuk do të jetë personalisht përgjegjës përpara furnizuesit për pagimin e çmimit të produkteve të furnizuara.

3.3.7. Detyrimi i administratorit për paraqitjen e llogarive

Meqenëse kreditorët janë personat më të prekur nga aftësia e administratorit për të kryer me efektivitet detyrat e parashikuara, neni 53 pika 1 parashikon detyrimin e administratorit për të paraqitur llogaritë në mbledhjen e kreditorëve në përfundim të procedurës së falimentimit. shih edhe nenin 160. Megjithatë, duke ditur se një pjesë e mirë e kreditorëve nuk kanë kohën e nevojshme apo nuk kanë kualifikimin për vlerësuar llogaritë e administratorit, neni 53 pika 2 parashikon se gjykata e falimentimit do të verifikojë llogaritë përfundimtare dhe do të paraqesë në mbledhjen e kreditorëve komentet mbi to. Komitetit të kreditorëve i jepet një periudhë kohe për të vlerësuar informacionin.

neni 53 pika 5 i njeh mbledhjes së kreditorëve të drejtën të kërkojë dhe të marrë llogari të ndërmjetme të verifikuara nga gjykata e falimentimit.

Page 24: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

44 45

3.3.8. Funksionet e një administratori

3.3.8.1. Kontrolli i masës së falimentimit

sipas nenit 116, një administrator ka të drejtë të marrë në zotërim dhe administrim të gjithë pasurinë që formon masën e falimentimit menjëherë pas hapjes së procedurës së falimentimit. urdhri i gjykatës së falimentimit për hapjen e procedurës së falimentimit përbën titull ekzekutiv nëpërmjet zbatimit të të cilit administratori merr në zotërim pasurinë nga debitori (neni 116 pika 2). administratori duhet të përgatisë një inventar të llojeve dhe masës së të gjithë pasurisë që përbën masën e falimentimit (nenet 119 dhe 121) dhe, depoziton tabelën e pasurive të inventarizuara pranë gjykatës së falimentimit (neni 122).

sipas nenit 67, e drejta e debitorit për të administruar dhe disponuar pasurinë, që bën pjesë në masën e falimentimit, i kalon administratorit të falimentimit. teknikisht, administratori nuk bëhet pronar i pasurisë. Megjithatë, debitori humbet të drejtën për të administruar e disponuar pasurinë e tij dhe çdo përpjekje e tij për të bërë të kundërtën është e pavlefshme. shih nenin 68. Debitori, gjithsesi, gëzon një të drejtë të kufizuar të pranojë përmbushjen e një detyrimi në favor të tij kur pala përmbushëse shlyen detyrimin kundrejt debitorit pas hapjes së procedurës së falimentimit pa qenë në dijeni për hapjen e procedurës. nëse hapja e procedurës së falimentimit nuk është publikuar ende, pala që përmbush detyrimin kundrejt debitorit prezumohet se nuk është në dijeni të fillimit të procedurës së falimentimit. shih nenin 69.

një e drejtë e veçantë, që i njihet administratorit të falimentimit në funksion të marrjes në zotërim dhe administrim të pasurisë që përbën masën e falimentimit, është ajo e rifillimit në favor të masës së falimentimit të gjykimit të çdo padie që ka efekte mbi pasurinë e debitorit të cilën debitori e kishte filluar në datën e hapjes së procedurës së falimentimit, si dhe ajo e vazhdimit të padive kundër debitorit që kanë lidhje me pretendime për pronësi mbi pasurinë apo për ripagim të veçantë (nenet 71 pika 1, 72 dhe 73).

administratori mund t’i lejojë debitorit dhe familjes së tij mjetet e nevojshme të jetesës, në pritje të vendimit të mbledhjes së kreditorëve (neni 84).

Shembull:efekti i hapjes së procedurës së falimentimit është privimi i debitorit nga e drejta për të zotëruar dhe disponuar, (çdo gjë të ndryshme nga pasuria që nuk mund të merret për ekzekutim). Kjo përfshin të ardhurat. Mbledhja e kreditorëve gëzon, sipas nenit 84, të drejtën që të caktojë nga masa e falimentimit shumën që debitori ka të drejtë të përdorë si mjet jetese gjatë kohëzgjatjes së procedurës së

falimentimit. Megjithatë, do të ketë një periudhë kohe midis datës së hapjes së procedurës së falimentimit dhe datës së mbledhjes së parë të kreditorëve. nëse gjatë kësaj periudhe debitori kërkon mjete jetese për veten dhe familjen e tij, administratori mund t’ia lejojë ato.

3.3.8.2. Përmbushja e detyrimeve kontraktore

administratorit i janë njohur shumë mundësi zgjedhje në lidhje me përmbushjen e detyrimeve kontraktore të cilat rrjedhin nga kontrata që janë lidhur nga debitori përpara hapjes së procedurës së falimentimit. Kur kontrata duhet përmbushur tërësisht , (për shembull, nuk është përmbushur nga debitori apo nga pala tjetër kontraktuese), administratori mund të zgjedhë ti kërkojë palës tjetër të përmbushë kontratën, ose të refuzojë përmbushjen e kontratës dhe të detyrojë palën tjetër të kërkojë dëmshpërblim për mospërmbushje të detyrimeve kontrakotre, tamam si një kreditor falimentimi. shih nenet 86, 90 dhe 95. shih shembujt në pikën 2.2.3.6 dhe 2.2.3.7.

Ligji për Falimentimin ndalon ngritjen e padisë nga ana e palës tjetër për përmbushje të pjesshme të kontratës. nga ky rregull ka një përjashtim që parashikohet në nenin 89.

Shembull: nëse përpara hapjes së procedurës së falimentimit, debitori ka lidhur një kontratë për shitjen e një sendi të luajtshëm me rezervë pronësie dhe i ka dorëzuar sendin blerësit, administratori mund të përmbushë detyrimin e marrë përsipër nga debitori sipas kontratës, duke përfshirë kalimin e pronësisë tek blerësi pasi ky të ketë paguar të gjithë çmimin.

në shumë raste, një administrator që zgjedh ti qëndrojë kontratës dhe insiston në përmbushjen e saj nga palët kontraktuese, duhet të ofrojë përmbushjen e detyrimeve të marra përsipër nga debitori sipas kontratës në fjalë. Megjithatë, kjo nuk mund të realizohet kur kontrata parashikon përmbushjen e detyrimeve periodike dhe pala kontraktuese ka përmbushur një pjesë të detyrimeve. administratori mund të kërkojë përmbushjen e pjesës së mbetur nga kontrata pa ofruar përmbushjen e detyrimeve të marra përsipër nga debitori sipas pjesës së kontratës që është përmbushur. palës kontraktuese i mbetet të paraqesë pretendimin e tij/saj për përmbushjen e këtyre detyrimeve si kreditor i falimentimit. shih nenin 88.

neni 87 parashikon dispozita të veçanta që rregullojnë kontratat me data fikse dhe titujt financiarë. shih diskutimin në pikën 2.2.3.7.

3.3.8.3. E Drejta e administratorit për të kundërshtuar veprimet e debitorit

një nga kompetencat më domethënëse të administratorit të falimentimit është ajo e rimarrjes së pasurisë që debitori e ka tjetërsuar apo ngarkuar me barrë a hipotekë

Page 25: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

46 47

përpara apo pas hapjes së procedurës së falimentimit. Kjo e drejtë, duke qenë çështje me rëndësi publike, duhet të jetë e zbatueshme kundrejt pretendimeve të kreditorëve të debitorit. shih kryesisht, nenet 100-115. Këto kompetenca të administratorit të falimentimit janë trajtuar më sipër në këtë Manual në pikën 2.2.3.8.

Kjo e drejtë mund të ushtrohet në disa kontekste të ndryshme: • kur debitori ka preferuar një kreditor duke përmbushur detyrimin kundrejt

tij apo duke i dhënë garanci një kreditori gjatë periudhave të përcaktuara, (në varësi të faktorëve të përcaktuar në Ligjin për Falimentimin), përpara hapjes së procedurës së falimentimit kur, në kohën e marrjes së preferencës, kreditori ishte në dijeni të paaftësisë paguese të debitorit ose të hapjes së procedurës së falimentimit ose të kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit (nenet 101 dhe 102). një person që ka lidhje të ngushtë me debitorin (siç përcaktohet në nenin 107), prezumohet se është në dijeni të paaftësisë paguese të debitorit apo të procedurës së falimentimit kundër tij.

• kur debitori, gjatë 3 muajve të fundit përpara kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit apo në çfarëdo momenti pas hapjes së procedurës së falimentimit, ka kryer një veprim që dëmton drejtpërdrejt kreditorët e falimentimit, kur në kohën e kryerjes së veprimit pala tjetër ka pasur dijeni për paaftësinë paguese ose nuk ka pasur dijeni për shkak të pakujdesisë së saj (neni 103 pika 1, a).

• kur debitori ka kryer një veprim, me qëllim dëmtimin e kreditorëve të tij/saj, gjatë 10 vjetëve të fundit para datës së kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit nëse pala tjetër ishte në dijeni të qëllimit të debitorit, paaftësisë paguese të debitorit apo efektit të veprimit në dëm të kreditorëve (neni 104 pika 1).

• kur debitori ka lidhur një kontratë në dobi të një personi që ka lidhje të ngushtë me debitorin (siç përcaktohet në nenin 107), i cili është në dijeni të qëllimit të debitorit për të dëmtuar kreditorët, gjatë 2 vjetëve të fundit para kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit. neni 104 pika 2.

• kur debitori ka dhuruar një pasuri, (të ndryshme nga një dhuratë e rastit me vlerë të vogël), gjatë 4 vjetëve të fundit përpara kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit. neni 105.

• kur veprimi është kryer për ekzekutimin e një titulli ekzekutiv të nxjerrë në favor të palës tjetër. neni 110.

3.3.9. marrëdhëniet midis administratorit dhe komitetit të kreditorëve

Ligji për Falimentimin i njeh administratorit të falimentimit kompetenca të gjera në lidhje me masën e falimentimit, ai/ajo është objekt i mbikëqyrjes së mbledhjes së kreditorëve ose komitetit të kreditorëve kur merr vendime të rëndësishme të cilat kanë efekt mbi masën e falimentimit. për shembull, vendimi për të vazhduar aktivitetin e ndërmarrjes apo për ta mbyllur atë pjesërisht apo tërësisht apo për të përgatitur një plan riorganizimi merret nga mbledhja e kreditorëve ose nga komiteti i kreditorëve duke u bazuar në raportin e përgatitur nga administratori. shih nenet 124-125.

Masa me efekt të ndjeshëm për masën e falimentimit mund të ndërmerren nga administratori vetëm me pëlqimin e mbledhjes së kreditorëve ose të komitetit të kreditorëve. shih nenin 128. gjithashtu, pëlqimi i komitetit të kreditorëve kërkohet nëse një ndërmarrje apo fabrikë do t’i shitet një personi, i cili ka interes të madh në pasurinë e tij (një kreditor që ka të drejtë për ripagim të veçantë kredia e të cilit përbën të paktën 20% të të gjitha kërkimeve për ripagim të veçantë), ose ka një marrëdhënie të ngushtë me debitorin. shih nenin 130.

3.3.10. e drejta për të disponuar ose përdorur pasurinë objekt i ripagimit të veçantë

neni 133 i njeh administratorit të falimentimit të drejtën që të disponojë çdo pasuri të paluajtshme ose të luajtshme që ka në zotërim, të cilat janë objekt i ripagimit të veçantë. administratori i falimentimit mund të marrë ose disponojë në mënyrë tjetër një pretendim që debitori ka përdorur për garantimin e përmbushjes së një detyrimi kundrejt një kreditori. ushtrimi i kësaj të drejte është objekt i përmbushjes së disa kërkesave procedurale të cilat janë parashikuar me qëllim që të përfshijnë në procesin e disponimit kreditorët, të cilët gëzojnë të drejtën e ripagimit të veçantë mbi pasurinë në fjalë, si dhe për të mbrojtur interesat e tyre mbi këtë pasuri. nenet 134-136 dhe 153. neni 133 pika 3 është një kufizim i rëndësishëm në disponimin e një pasurie të luajtshme të ngarkuar me barrë siguruese apo me ndonjë mjet tjetër sigurimi. Kufizimi i të drejtave të administratorit për të mbajtur dhe përdorur kolateralin, i parashikuar në nenet 133 pika 3 dhe 136, janë trajtuar me poshtë në këtë Manual në pikën 3.5.

administratori mund të vendosë të përdorë pasurinë objekt i ripagimit të veçantë për zhvillimin e aktivitetit të ndërmarrjes, në përputhje me vendimin e marrë sipas neneve 124-125 dhe 139. Kur ndodh një gjë e tillë, administratori duhet t’i paguajë kreditorit detyrimin kontraktor të përcaktuar në marrëveshjen siguruese, duke filluar nga data e hapjes së procedurës së falimentimit, në masën që vlera e pasurisë në fjalë zvogëlohet për shkak të përdorimit. neni 139 pika 1. gjithashtu, administratori ka të drejtë të “bashkojë, përpunojë dhe përziejë pasurinë” objekt i të drejtës së ripagimit të veçantë me kusht që ky ndryshim i gjendjes së pasurisë të mos cënojë sigurimin e kreditorit me të drejtë ripagimi të veçantë. neni 139 pika 2.

Page 26: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

48 49

Shembull:procedura e falimentimit është hapur kundër shoqërisë alba-net. pasuritë e shoqërisë alba-net konsistojnë kryesisht në produkte për shitje dhe kredi të alba-net kundrejt klientëve të saj. Megjithatë, produktet dhe kreditë janë ngarkuar me barrë në favor të Delta bank sipas një marrëveshje siguruese. në mënyrë që të vazhdojë aktiviteti siç është vendosur nga mbledhja e kreditorëve, është e nevojshme që administratori të shesë produktet dhe të blejë produkte të tjera për t’i zëvendësuar të parat. gjithashtu, është e nevojshme që administratori të mbledhë kreditë nga klientët e të krijojë kredi të reja nëpërmjet shitjes së produkteve. sipas të drejtave që i janë njohur nga neni 139, (dhe objekt i kufizimeve të parashikuara në nenin 133 pika 3), administratori mund të shesë produktet dhe të mbledhë kreditë me kusht që vlera neto e produkteve dhe kredive të alba-net të ngarkuara me barrë nuk do të zvogëlohet. administratori ka transformuar produktet dhe kreditë fillestare fillimisht në të holla dhe më pas i ka zëvendësuar përsëri me produkte dhe kredi të reja.

të drejtat e parashikuara në nenin 139 do të ushtrohen kur administratori dhe mbledhja e kreditorëve ose komiteti i kreditorëve gjykojnë se ka mundësi të mëdha që të ruhet integriteti financiar i ndërmarrjes gjatë procesit të falimentimit dhe që asetet e shitura të mbahen të paprekura si në njësi dhe në vlerë ideale, Duke përfshirë emrin e mirë dhe lidhjet me klientët e ndërmarrjes (nenet 124-125).

3.3.11. roli i administratorit në vlerësimin e pretendimeve të kreditorëve

pavarësisht se pretendimet ndaj masës së falimentimit duhet t’i paraqiten dhe të regjistrohen nga administratori (nenet 141-142), ai/ajo luan vetëm një rol suplementar në vlerësimin e vlefshmërisë së këtyre pretendimeve. Vendimi për të përcaktuar nëse një pretendim është verifikuar ose jo bëhet nga mbledhja e kreditorëve në një seancë verifikimi (neni 143), ose nga gjykata e falimentimit (nenet 147-148). Megjithatë, administratori ka përgjegjësinë të vlerësojë pretendimet dhe të tregojë se cilat duhet të pranohen e cilat të refuzohen (nenet 143-144).

3.3.12. Shpërndarja e masës së falimentimit nga administratori

administratori është përgjegjës për shpërndarjen(t) e masës së falimentimit. fillimi i shpërndarjes së masës së falimentimit mund të fillojë vetëm pas mbledhjes verifikuese të kreditorëve, ku merret vendimi përfundimtar për përcaktimin e vlefshmërisë së çdo pretendimi të paraqitur. shih nenin 149. Megjithatë, përpara se të fillojë shpërndarja i kreditorëve, publikohet një njoftim pranë gjykatës së falimentimit, ku tregohen detajet e shpërndarjes dhe cilat janë palët që përfitojnë prej tij. Ky njoftim shërben për të paralajmëruar çdo palë të interesuar, duke

përfshirë kreditorët dhe debitorin (neni 151). administratori duhet të përgatisë listën e shpërndarjes sipas pretendimeve të paraqitura dhe t’a depozitojë atë pranë gjykatës së falimentimit (neni 151).

lista e shpërndarjes duhet të përmbajë sa më poshtë:• radhën e preferimit të parashikuar në nenin 605 të Kodit Civil. neni 150

pika 3.

• shpenzimet e procedurës së falimentimit dhe shpenzimet administrative, të cilat kanë prioritet mbi pretendimet e kreditorëve të falimentimit. nenet 37-38.

• pretendimet e kreditorëve të siguruar. nenet 35, 41 dhe 153.

• shumat e mbajtura për ripagimin e pretendimeve me kusht dhe pretendimeve të papërcaktuara ende. nenet 154-156.

3.3.13. Çështje të tjera në lidhje me administratorin

• administratori duhet t’i paraqesë llogaritë përfundimtare mbledhjes së kreditorëve të thirrur nga gjykata e falimentimit. Kundërshtimet dhe vërejtjet ndaj këtyre llogarive bëhen përpara gjykatës se falimentimit. neni 160.

• administratori ka të drejtë t’i kërkojë gjykatës së falimentimit të thërrasë një mbledhje të kreditorëve në të cilën administratori ka të drejtë të marrë pjesë. gjykata e falimentimit mund të vendosë refuzimin e kërkesës kur gjykon se nuk ka arsye të mjaftueshme për të thirrur mbledhjen e kreditorëve. administratori gëzon të drejtën e ankimit kundër vendimit të gjykatës së falimentimit që refuzon kërkesën e tij, sipas dispozitave te Kodit të Procedurës Civile. nenet 61-62.

• administratori luan rol në vlerësimin e vlefshmërisë së pretendimit të kreditorëve. administratori mund të refuzojë një pretendim të paraqitur në mbledhjen e verifikimit. efekti i këtij refuzimit të administratorit është se kreditori pretendimi i të cilit është refuzuar duhet të paraqesë padi në gjykatë për të vërtetuar ekzistencën e pretendimit të tij, përveç rastit kur pretendimi bazohet në një titull ekzekutiv ose vendim gjyqësor të formës së prerë. në këtë rast është administratori ai që duhet të paraqesë padi në gjykatë për vlerësimin e pretendimit. nenet 145-146 dhe 152.

• administratorit mund t’i kërkohet që ti raportojë mbledhjes së kreditorëve në lidhje me ecurinë e procesit të falimentimit dhe administrimin e masës së falimentimit. neni 66.

Page 27: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

50 51

• një aspekt i rëndësishëm i detyrave të administratorit përfshin trajtimin e kontratave të punës. administratori ka të drejtë të zgjidhë kontratat e punës. Megjithatë, zgjidhja e këtyre kontratave duhet të bëhet në përputhje me dispozitat përkatëse të Kodit të Punës. nenet 143 dhe 144 të Kodit të Punës parashikojnë një procedurë dhe periudhë njoftimi e cila duhet të respektohet nga administratori i falimentimit. pavarësisht se maksimumi i shpërblimit që mund të kërkojnë punëmarrësit është 12 paga mujore (neni 605 i Kodit Civil), 12 muajt do të llogariten nga momenti që paga e parë nuk është paguar plotësisht deri në momentin e përfundimit të procedurës së rregullt të zgjidhjes së kontratës. për këtë arsye, është e rëndësishme që administratori të zbatojë kërkesat e Kodit të Punës në mënyrë që të minimizojë sasinë e pretendimeve të punëmarrësve të punëdhënësit insolvabël.

3.4 DebItorI

3.4.1. Debitori

subjekt i procedurës së falimentimit mund të jetë çdo person fizik, person juridik apo shoqëri e thjeshtë me paaftësi paguese. nga procedura e falimentimit janë të përjashtuar shteti ose një institucionet e tij apo njësitë e qeverisjes vendore. Ky rregull duket se është i zbatueshëm, si në rastet kur shteti, institucioni shtetëror apo njësia e qeverisjes vendore kane krijuar debi duke ushtruar kompetencat e tyre ekzekutive, ashtu edhe kur kanë hyrë në marrëdhënie juridiko-civile me karakter tregtar. Megjithatë, shoqëritë tregtare, kapitali i të cilave zotërohet nga shteti, meqenëse gëzojnë personalitet juridik të pavarur, mund t’i nënshtrohen procedurës së falimentimit sipas Ligjit për Falimentimin. nga ana tjetër, duhet të theksojmë se Ligji për Falimentimin nuk është i zbatueshëm për bankat dhe institucionet e tjera financiare, falimentimi i të cilave duhet të bëhet sipas ligjeve të veçanta (neni 12 pika 2).

Megjithëse Ligji për Falimentimin nuk parashikon ndonjë përkufizim formal për “debitorin me paaftësi paguese”, ai kërkon një “shkak” për hapjen e procedurës së falimentimit. neni 13 ka përcaktuar tre shkaqe të tilla: paaftësinë paguese, paaftësinë paguese në të ardhmen e afërt dhe mbingarkesën me borxhe. sidoqoftë, duhet pasur parasysh se ato nuk përbëjnë një listë të të gjitha shkaqeve. për shembull, sistemet e falimentimit në disa shtete të tjera parashikojnë hapjen e procedurës së falimentimit edhe në rastet kur debitori teknikisht ka aftësi paguese, por ndërmerr ose mund të ndërmarrë veprime të kundërshtueshme si kalimi i pronësisë mbi pasuritë e tij tek të tretët me qëllim që të evitojë zbatimin e një vendimi gjyqësor ekzistues apo të mundshëm ndaj pasurisë. është e këshillueshme që veprimet e debitorit të cilat dëmtojnë interesat e kreditorëve të konsiderohen nga gjykata e falimentimit si “shkak” për të urdhëruar hapjen e procedurës së falimentimit kundër debitorit.

të gjitha shkaqet e përcaktuara në nenin 13 lidhen me paaftësinë paguese të momentit apo në një të ardhme të afërt. “paaftësia paguese” është përshkruar si shkaku i përgjithshëm për hapjen e procedurës (neni 13 pika 2). një debitor është i paaftë për të paguar kur ai/ajo nuk mund të shlyejë detyrimet e tij/saj. prezumohet paaftësia paguese e debitorit kur ai nuk kryen më pagesat. Megjithatë, ky prezumim mund të bjerë nëse debitori i provon gjykatës së falimentimit se është në gjendje të shlyejë detyrimet. parashikimi i kësaj klauzole ka për qëllim të shmangë hapjen e procedurës së falimentimit kundër ndonjë debitori që është i aftë të paguajë. Ky prezumim gjen zbatim vetëm kur debitori “nuk kryen më pagesat”. Kjo duhet të kuptohet si mosrealizim i përgjithshëm i pagesave, jo vetëm i një pagese.

Shembull:al-bit është një shoqëri kompjuterash. 1 janar është data e maturimit të detyrimeve që al-bit ka kundrejt 5 kreditorëve. në datë 1 maj të po atij viti, al-bit pushon së paguari detyrimet e pagueshme ndaj të gjithë kreditorëve të tij për katër muaj. Ky fakt mund të përbëjë shkak për hapjen e procedurës së falimentimit.

Megjithatë, në datë 2 maj, al-bit parashikon se në datë 1 qershor do të marrë një pagesë nga një prej debitorëve të tij dhe se kjo pagesë do të jetë e mjaftueshme për të përmbushur detyrimet e maturuara të 4 prej kreditorëve dhe bën të ditur se nuk do të jetë në gjendje të shlyejë detyrimin e kreditorit nr. 5 sepse ai nuk e ka furnizuar me produktet që duhet t’ia dorëzonte sipas kontratës së lidhur me al-bit. është e qartë se al-bit ka bazë për të argumentuar se nuk ekziston shkaku për hapjen e procedurës së falimentimit kundër tij edhe pse nuk ka fonde të mjaftueshme për të shlyer detyrimin ndaj kreditorit nr. 5. arsyeja është se debitori kundërshton pretendimin e kreditorit nr. 5.

Debitori mund të konsiderohet i paaftë për të paguar edhe nëse ai/ajo ka asete të mjaftueshme për të përmbushur të gjitha detyrimet ekzistuese. për këtë qëllim vëmendja duhet të përqendrohet në aftësinë aktuale të debitorit për të shlyer detyrimet ekzistuese dhe jo në mundësinë e tij për të shlyer detyrimet nëpërmjet shitjes së aseteve apo aftësinë për të shlyer detyrimet të cilat bëhen të kërkueshme në të ardhmen. Debitori mund të shmangë gjendjen e paaftësisë paguese duke marrë hua për të shlyer detyrimet aktuale dhe duke garantuar huan e marrë me asetet e tij.

Shembull:Vlerat e përgjithshme e aseteve të al-shi është 10,000,000 lekë, nga të cilat 500,000 lekë janë në një llogari bankare, kurse 9,500,000 lekë janë vlera e makinerive të cilat janë të domosdoshme për vazhdimësinë e aktivitetit të al-shi. shoqëria al-shi i detyrohet kreditorit të saj të

Page 28: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

52 53

vetëm first Credit bank në shumën 10,000,000 lekë. shlyerja duhet të ishte kryer më datën 1 janar. në tre muajt e fundit shoqëria pati humbje në rritje. shoqëria nuk mund të shesë makineritë e saj sepse i ka të domosdoshme për zhvillimin e aktivitetit.

first Credit ka shkak të ligjshëm për të kërkuar hapjen e procedurës së falimentimi kundër al-shi edhe pse vlera e aseteve të al-shi është më e madhe se detyrimi i tij. arsyeja është se al-shi nuk mund të shlyejë kredinë në shumën 10.000.000 për të cilën i detyrohet first Credit.

gjithsesi, nëse al-shi arrin të tregoje se është në gjendje të marrë hua shumën prej 500,000 lekë nga një bankë tjetër për të përmbushur detyrimin kundrejt first Credit, ka mundësi që gjykata e falimentimit të mos urdhërojë hapjen e procedurës së falimentimit.

në thelb, neni 17 trajton pikërisht atë çfarë kreditori që kërkon hapjen e procedurës së falimentimit kundër një debitori duhet të argumentojë përpara gjykatës së falimentimit, në mënyrë që kjo e fundit të pranojë kërkesën. Kreditori duhet të ketë një interes të ligjshëm për të kërkuar hapjen e procedurës së falimentimit, duhet provojë pretendimin e tij/saj, si dhe të paraqesë një arsye për hapjen e procedurës së falimentimit. sidoqoftë, sipas pika 1 të nenit në fjalë, prezumohet se ekziston një shkak për të hapur procedurën e falimentimit nëse debitori “pavarësisht se nuk e ka kundërshtuar pretendimin, nuk e ka shlyer atë brenda tre muaj pas datës së maturimit të pagesës”.

Shembull: hala është një shoqëri e cila prodhon produkte bulmeti. në janar shoqëria hala bleu nga Cooler Company, një prodhues në gjermani, një frigorifer kundrejt çmimit 10,000,000 lekë. sipas kontratës së blerjes, hala duhet të paguante këstin e fundit të çmimit brenda datës 1 nëntor të të njëjtit vit. Kësti i fundit ishte 6,000,000 lekë. në datën 2 prill të vitit pasardhës hala vuri në dijeni Cooler Company se nuk është në gjendje të paguajë këstin e mbetur nga çmimi.

Meqënëse kanë kaluar më tepër se tre muaj nga data e maturimit të detyrimit, prezumohet se Cooler Company ka shkak të ligjshëm për të kërkuar hapjen e procedurës së falimentimit kundër hala.

“paaftësia paguese në të ardhmen e afërt” përbën shkak për debitorin, (por jo për kreditorin) që të kërkojë hapjen e procedurës së falimentimit (neni 13 pika 3). Ky shkak ofron mundësi më të gjerë për hapjen e procedurës së falimentimit se shkaqet e kërkuara kur kërkesa paraqitet nga një kreditor. paaftësia paguese në një të ardhme të afërt shfaqet kur ekziston mundësia që debitori “të mos jetë në gjendje

të shlyejë në datën e maturimit detyrimet ekzistuese të cilat bëhen të kërkueshme në të ardhmen e afërt”. Ky parashikim ligjor përbën një dallim ndërmjet detyrimeve të kërkueshme dhe detyrimeve të cilat do të bëhen të kërkueshme në të ardhmen. Debitori është përpara paaftësisë paguese në një të ardhme të afërt nëse ai/ajo mund të përmbushë detyrimet të cilat janë bërë të kërkueshme, por mund të mos jetë në gjendje të përmbushë detyrimet ekzistuese të cilat do të bëhen të kërkueshme në një moment të mëvonshëm.

Shembull:albani është një person fizik që zhvillon një aktivitet të vogël në fushën e ndërtimit. ai ka blerë një makineri nëpërmjet një kredie të pasiguruar. Kontrata e blerjes parashikon që pagesa e shumës së mbetur pa paguar nga çmimi i shitjes duhet të kryhet në muajin shkurt të vitit pasardhës. Momentalisht, në datë 1 shtator, albani nuk është në gjendje të paaftësie paguese meqenëse nuk është në vonesë në përmbushje të ndonjë detyrimi aktual. Megjithatë, është e qartë se qarkullimi i të hollave nga ana e tij për gjashtë muajt në vijim nuk do ta lejojnë atë të mbledhë aq para sa për të shlyer pjesën e mbetur të çmimit të pajisjes. albani është në gjendjen e paaftësisë paguese në të ardhmen e afërt.

“Mbingarkesa me borxhe” mund të përbëjë shkak për të kërkuar hapjen e procedurës së falimentimit kundër një personi juridik (neni 13 pika(4)). Konstatimi i mbingarkesës me borxhe përqendrohet në raportin midis pasurive dhe detyrimeve kundrejt të tretëve. Debitori konsiderohet i mbingarkuar me borxhe nëse pasuritë nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar pasivin. Ky konstatim është i pavarur nga fakti që debitori aktualisht nuk është në vonesë në përmbushjen e detyrimeve të tij pra në paaftësi paguese. Megjithatë, ecuria e vlerës së pasurisë së debitorit duhet të merret parasysh për të përcaktuar nëse ndodhemi përpara gjendjes së mbingarkesës me borxhe të debitorit për sa kohë vazhdimësia e aktivitetit të tij ekonomik është e mirë.

Shembull:alba është një shoqëri konsulence. ajo ka marrë një hua nga Credit bank për të blerë pajisje zyre dhe materiale të tjera të nevojshme. huaja duhet të shlyhet më datë 1 shkurt. Më datë 1 shtator të vitit paraardhës, madhësia e pasurisë së shoqërisë alba është në mënyrë të ndjeshme më e vogël se shuma e detyrimit të shoqërisë karshi Credit bank. Megjithatë, shoqëria po shlyen të gjitha detyrimet e saj në kohën e duhur. por, meqenëse detyrimet e shoqërisë e kalojnë madhësinë e pasurisë së saj, alba ndodhet në gjendjen e “mbingarkesës me borxhe”. Megjithatë, gjatë periudhës në të cilën ka ushtruar aktivitetin e saj, alba ka krijuar një reputacion shumë të mirë dhe disa klientë të

Page 29: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

54 55

mundshëm kanë shprehur interesin e tyre për të kërkuar shërbime konsulence prej saj. Vlera e mundshme e “emrit të mirë” është e madhe. në këtë rast, gjykata e falimentimit mund të gjykojë se alba nuk ndodhet në gjendjen e “mbingarkesës me borxhe” meqenëse vlera e mbarëvajtjes së shoqërisë është e atillë që mund të lejojë shoqërinë të përmbushë detyrimin që ka kundrejt Credit bank.

emri i mirë që ka krijuar alba është një aset/pasuri të cilin gjykata e falimentimit duhet ta ketë parasysh kur të vlerësojë kërkesën e paraqitur për hapjen e procedurës së falimentimit.

sipas nenit 14, një “organ tatimor” mund të kërkojë hapjen e një procedurë falimentimi kundër një personi juridik. procedura do të hapet nëse rezulton se debitori ka pësuar humbje për një periudhë jo më pak se tre vjet rresht.

neni 13 pika 5 parashikon se mjetet për të përcaktuar nëse debitori është i paaftë për të paguar 6, i paaftë për të paguar në një të ardhme të afërt apo i mbingarkuar me borxhe do të përcaktohen nga Këshilli i Ministrave.

3.4.2. Paaftësitë ligjore të një debitori i cili është subjekt i një procedure falimentimi

Debitori mund të privohet nga e drejta civile e tij/saj për të gëzuar dhe disponuar pasuritë e tij/saj si rezultat i depozitimit të një kërkese për hapjen e procedurës së falimentimit apo me hapjen e procedurës së falimentimit. Kur bëhet një kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit, gjykata e falimentimit mund të vendosë masa të përkohshme siguruese mbi pasurinë e debitorit (neni 18). Kjo mund të përfshijë ndalimin e përgjithshëm për transferim pasurish apo pranim të zgjidhjeve alternative për përmbushjen e detyrimeve. si masë alternative apo shtesë, gjykata e falimentimit mund të caktojë një administrator të përkohshëm falimentimi më të drejta të gjera mbi pasurinë e debitorit (duke përfshirë edhe vazhdimin e aktivitetit të debitorit), ose të mbikëqyre veprimet e debitorit me pasurinë e tij/saj (neni 22). Kufizimet e të drejtave të debitorit për të vepruar me pasurinë e tij bëhen efektive nëpërmjet publikimit. transferimi i pasurisë duke shkelur kufizimet është i pavlefshëm.

Ditën kur urdhërohet hapja e procedurës së falimentimit, debitori zhvishet nga të gjitha të drejtat e tij/saj për të administruar dhe disponuar pasuritë që formojnë masën e falimentimit ,nëse gjykata nuk urdhëron administrimin e tyre nga vetë debitori (nenet 233-247). për sqarime të mëtejshme mbi “administrimin nga vetë debitori” shih pikën 3.4.4. Këto të drejta i kalojnë administratorit të falimentimit.

6 shiko, vendimin nr.3682, datë 17.04.2012, gjykata e rrethit gjyqësor tiranë. Kërkesa për hapjen e procedurës së falimentimit është bërë nga debitori dhe gjykata caktoi një administrator të përkohshëm, bazuar në nenin 18/1 të ligjit dhe nenit 222/a të procedurës Civile.

asnjë disponim i pjesëve të masës së falimentimit nuk është i vlefshëm (nenet 67-68). Kufizimet në të drejtën e pronësisë së debitorit mbi pasuritë e tij/saj bëhen efektive nëpërmjet publikimit (nenet 9, 27, 28 dhe 68).

fillimisht administratori përcakton nëse debitori apo familja e tij/saj mund të përdorë pjesë të pasurisë së falimentimit për mbajtjen e tyre, si dhe deri në çfarë masë mund ta ushtrojnë këtë të drejtë. Vendimi i administratorit mund të ndryshohet nga mbledhja e kreditorëve (neni 84).

3.4.3. Detyrimet e debitorit për të dhënë informacion

Debitori është i detyruar t’i japë informacione të plota administratorit, komitetit të kreditorëve dhe, kur urdhërohet, gjykatës së falimentimit në lidhje me “çdo rrethanë të lidhur me procedurën e falimentimit” (neni 81). Detyrimi për njoftim është i vlefshëm edhe për anëtarët apo ish anëtarët të cilët përfaqësojnë ose mbikëqyrin debitorin juridik si edhe për ortakët e përgjithshëm dhe punonjësit apo ish-punonjësit e debitorit në gjendje të paaftëisë paguese (neni 85).

gjykata e falimentimit ka kompetenca të gjera për të detyruar subjektet e përmendura më sipër që të zbatojnë këtë dispozitë, përfshirë detyrimin për paraqitjen e debitorit përpara gjykatës, ndalimin e tij për t’u larguar (neni 82) dhe kontrollin e postës së tij (neni 83).

nëse debitori, me qëllim apo nga pakujdesia, ka dhënë informacione të pavërteta apo jo të plota mbi pasurinë dhe pretendimet, debitori nuk shkarkohet nga detyrimet (neni 253 pika 1).

3.4.4. administrimi nga vetë debitori

në raste të rralla, vendimi i gjykatës së falimentimit për hapjen e procedurës së falimentimit mund t’i japë debitorit të drejtën të administrojë dhe disponojë vetë masën e falimentimit, nën kontrollin e një mbikëqyrësi. Megjithatë një urdhër për vetadministrim mund të jepet vetëm me kërkesën e debitorit dhe me miratimin e kreditorit që kërkon hapjen e procedurës, me kusht që gjykata e falimentimit të krijojë bindjen se kjo nuk do të sjellë një shtyrje të procedurës së falimentimit ose dëme për kreditorët (neni 233). në qoftë se gjykata e falimentimit ka hedhur poshtë kërkesën e debitorit për vetadministrim, por mbledhja e kreditorëve kërkon vetadministrimin e debitorit nën kontrollin e një mbikëqyrësi, gjykata urdhëron vetadministrimin (neni 234). Kur merret ky vendim, nuk emërohet asnjë administrator, por një mbikëqyrës.

urdhri për vetadministrim mund të tërhiqet me kërkesën e mbledhjes se kreditorëve, debitorit, një kreditori falimentimi ose kreditori me të drejtën e ripagimit të veçantë nëse provohet që procedura shtyhet ose kjo sjell dëme për kreditorët (neni 235).

Page 30: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

56 57

roli i mbikëqyrësit të emëruar me urdhër është i ngjashëm në disa çështje, por jo i njëjtë me rolin e administratorit. Mbikëqyrësi ka funksionet e mëposhtme:

• merr pretendimet e depozituara nga kreditorët. neni 233 pika 3.

• verifikon gjendjen ekonomike të kreditorit dhe mbikëqyr administrimin e biznesit dhe shpenzimet e debitorit për përballimin e jetës. neni 237 pika 2.

• i bën të ditur komitetit të kreditorëve ose kreditorëve në përgjithësi, kur nuk është caktuar komitet kreditorësh, lidhur me rrethanat që sugjerojnë se vetadministrim nga administratori do të dëmtonte kreditorët. neni 237 pika 3.

• ushtron kontroll mbi aktivitetin tregtar të debitorit që shkakton lindjen e detyrimeve dhe mbi ato veprime të tjera për të cilat i është kërkuar nga komiteti i kreditorëve ose është urdhëruar nga gjykata e falimentimit. nenet 238 dhe 239.

• pretendon të drejtën për dëmshpërblim në favor të masës së falimentimit, sipas neneve 77 dhe 78, dhe kundërshton veprimet sipas neneve 100-115. Këto dëmshpërblime në rastet e parashikuara nga këto nene mund të zmadhojnë vlerën e masës së falimentimit. neni 243.

• verifikon përmbajtjen e raportit të debitorit që i paraqitet mbledhjes së debitorëve lidhur me natyrën dhe vlerën e masës së falimentimit dhe u jep shpjegime me shkrim kreditorëve. neni 244.

një debitor, të cilit i është dhënë e drejta e vetadministrim me vendim gjykate, mund:

• të marrë fonde për vete dhe për anëtarët e familjes nga masa e falimentimit, të cilat i lejojnë atij kushte modeste jetese në raport me kushtet e jetesës së mëparshme. neni 241 pika 1.

• të ushtrojë, me miratimin e mbikëqyrësit, kompetencat lidhur me përmbushjen e kontratave kur këto kompetenca i njihen administratorit të falimentimit nga Ligji për Falimentimin. neni 242.

një debitor ka për detyrë:

• të përgatisë listën e sendeve/pasurisë të masës së falimentimit, listën e kreditorëve dhe tabelën e pasurive. neni 244.

• të raportojë dhe të paraqesë llogaritë në mbledhjen e kreditorëve. neni 244.

• të ushtrojë të drejtën e administratorit të falimentimit për të disponuar sende të cilat i nënshtrohen të drejtës së ripagimit të veçantë. neni 245 pika 1.

• të ushtrojë të drejtën e disponimit me miratimin e mbikëqyrësit. neni 245 pika 2.

• të shqyrtojë, së bashku me mbikëqyrësin, pretendimet e kreditorëve dhe të kundërshtojë pretendimet e pavlefshme si të pavërtetuara. neni 246 pika 1.

• të shpërndajë masën e falimentimit, së bashku me mbikëqyrësin. neni 246 pika 2.

3.4.5. Shkarkimi i debitorit nga detyrimi

pjesa 9 e Ligjit për Falimentimin parashikon një të drejtë të kufizuar dhe të kushtëzuar për shkarkimin e debitorit nga detyrimet e pashlyera (përveç dëmshpërblimit për dëme të shkaktuara me dashje dhe gjobave të parashikuara nga neni 41) të një debitori i cili është subjekt i një procedure falimentimi (nenet 249 - 266). për t’u kualifikuar debitori duhet t’i kalojë me vullnetin e tij administratorit të emëruar nga gjykata e falimentimit “shumat e tepërta që duhet t’i paguhen atij e që burojnë nga një kontratë shërbimi” (neni 250). Kërkesa për shkarkimin e debitorit nga detyrimet, e ngritur në hapjen e procedurës së falimentimit, mund të kundërshtohet nga kreditorët e falimentimit (neni 252) dhe duhet të refuzohet (neni 253) nëse:

• debitori është dënuar me vendim të formës së prerë për një vepër penale, sipas dispozitave të Kodit penal;

• debitori në tre vitet e fundit para kërkesës për fillimin e procedurës së falimentimit ose pas paraqitjes së saj, me qëllim ose për shkak të pakujdesisë ka dhënë informacione me shkrim, false ose të paplota, për gjendjen e tij ekonomike, të cilat debitori i ka shfrytëzuar për të kërkuar kredi, grante nga fonde publike ose ka shmangur pagesa në favor të fondeve publike;

• debitori është shkarkuar nga detyrimet e mbetura në dhjetë vitet e fundit përpara kërkesës për hapjen e procedurës së falimentim;

• kërkesa është hedhur poshtë sipas neneve 259 apo 260 të Ligjit për Falimentimin (shkelje të detyrimeve të debitorit dhe rrjedhimisht cënimi i kreditorëve, ose kryerja e veprave penale sikurse parashikohen në Kodin Penal);

• debitori në vitin e fundit përpara kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit ose pas kësaj kërkese, me qëllim ose nga pakujdesia, ka penguar ripagimin e kreditorëve të falimentimit, duke krijuar detyrime

Page 31: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

58 59

të panevojshme, duke shpërdoruar pasuritë, ose duke vonuar hapjen e procedurës së falimentimit ose të perspektivës për përmirësimin e gjendjes së tij ekonomike;

• gjatë procedurës së falimentimit, debitori me qëllim ose nga pakujdesia ka shkelur detyrimin për të dhënë informacion ose për të bashkëpunuar sikurse parashikon Ligji për Falimentimin; ose

• debitori ka bërë deklarime false ose të paplota, me qëllim ose nga pakujdesia, në lidhje me pasurinë dhe të ardhurat e tij, kreditorët e tij dhe të pretendimeve të ngritura ndaj tij.

sipas nenit 254, shkarkimi i debitorit nga detyrimi do të bëhet me kusht që asnjë nga rastet e parashikuara në listën e mësipërme të mos ekzistojë. në këtë rast gjykata e falimentimit nuk ka asnjë të drejtë që të refuzoje nxjerrjen e urdhrit. urdhri për shkarkimin nga detyrimet e mbetura mund të hidhet poshtë nëse gjatë periudhës trevjeçare pas përfundimit të procedurës, debitori me qëllim nuk ka përmbushur detyrimet e tij dhe rrjedhimisht ka dëmtuar në mënyrë të ndjeshme shlyerjen e kreditorëve. (shih nenin 266).

qëllimi i vendimit është të mbrojë debitorin ndaj ekzekutimeve të detyrueshme që mund të ndërmerren nga kreditorët (neni 257), por gjithmonë në varësi të sjelljes së debitorit. Debitori duhet t’i kalojë të drejtën e veprimit një kujdestari të caktuar nga vendimi i gjykatës së falimentimit (neni 258). gjatë periudhës trevjeçare pas përfundimit të procedurës së falimentimit, debitori duhet të kryejë veprimet e mëposhtme:

të zhvillojë një veprimtari të përshtatshme fitimprurëse, ose të kërkojë punësim dhe të mos refuzojë një punë të arsyeshme kur është i papunë;

t’i transferojë kujdestarit gjysmën e pasurisë që ka fituar me rrugë trashëgimie, ose në lidhje me një të drejtë trashëgimie të ardhshme;

të njoftojë gjykatën e falimentimit dhe kujdestarin, pa vonesë, për çdo ndryshim të vendbanimit ose të vendit të punës,

të mos fshehë të ardhura ose çdo pasuri tjetër që përfshihen në aktin e kalimit të të drejtave kujdestarit, ose çdo pasuri të përfshirë në paragrafin e mësipërm;

të njoftojë gjykatën e falimentimit dhe kujdestarin, me kërkesën e tyre, për të ardhurat nga punësimi ose nga përpjekjet për të gjetur punësim, si dhe për të ardhurat dhe pasurinë e tij;

t’u kryejë pagesat kreditorëve të falimentimit vetëm nëpërmjet kujdestarit dhe të mos sjellë përfitime të veçanta për asnjë kreditor falimentimi;

në rast se debitori ushtron një veprimtari të pavarur, ai ripaguan kreditorët nëpërmjet kujdestarit, në të njëjtën mënyrë sikur të ishte palë në një kontratë të rregullt shërbimi;

të sigurohet se shuma e caktuar për shpërblimin e kujdestarit ose shuma që debitori duhet t’i paguajë kujdestarit gjatë periudhës trevjeçare është e mjaftueshme. shih nenin 261.

në rast se kreditori provon se debitori nuk ka arritur të përmbushë këto detyrime, gjykata e falimentimit duhet të refuzojë shkarkimin nga detyrimeve e mbetura (neni 259). Vendimi i pushon efektet e veta nëse gjatë periudhës tremujore debitori është dënuar me vendim te formës së prerë për kryerjen e një vepre penale sipas Kodit Penal (neni 260).

Vendimi për shkarkimin nga detyrimet e mbetura mund te tërhiqet në rast se pas përfundimit të periudhës trevjeçare, gjykata e falimentimit zbulon se debitori ka shkelur detyrimet e tij me dashje dhe si pasojë ka dëmtuar në mënyrë të ndjeshme shlyerjen e kreditorëve të falimentimit (neni 266).

3.5. KreDItorët e SIGUrUar Dhe KreDItorët e tjerë Që GeZojnë të Drejtën e VeÇImIt

3.5.1. Kreditorët e siguruar – përkufizimi

në paragrafët që vijojnë, termi “kreditor i siguruar” nënkupton kreditorin që zotëron një të drejtë ligjore për t’u mbështetur në një pasuri të vënë në garanci, sipas kushteve të një marrëveshje garancie, për të siguruar pagesën e një pjese ose të të gjithë detyrimit që debitori ka ndaj tij/saj. Ky kreditor konsiderohet si të gjithë kreditorët e tjerë të falimentimit (i pasiguruar) për pjesën e kredisë së tij që kapërcen vlerën e kolateralit.

qëllimi i kreditorëve që kërkojnë vënien në garanci të sendeve, pronë e debitorëve të tyre (ose që u jepen nga debitori), është të sigurojë shlyerjen e kredisë së tyre nëpërmjet një pasurie të veçantë të debitorit në paaftësi paguese, si dhe të sigurojë një radhë më të privilegjuar midis kreditorëve të tjerë të debitorit në falimentim, të cilët i nënshtrohen shpërndarjes në përpjesëtim me kredinë e tyre të vlerës së mbetur të masës së falimentimit. e drejta e sigurimit, barra siguruese, ose ndonjë e drejtë tjetër që siguron shlyerjen e detyrimit jashtë masës së falimentimit, është një e drejtë pronësie, e cila, objekt i kërkesave procedurale, mund t’i kundërvihet administratorit të falimentimit.

Page 32: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

60 61

sipas dispozitave ligjore të përgjithshme, shitësi i cili ka rënë dakord që të shesë një send të luajtshëm sipas një kontratë që përcakton se pronësia e sendit do t’i kalojë blerësit vetëm kur të plotësohen kushtet (zakonisht kushti që duhet të plotësohet është pagesa e plotë e çmimit të blerjes) e përcaktuara, konsiderohet si pronari i sendit. Megjithatë, nga neni 2 i ligjit për barrët siguruese rezulton se shitësi trajtohet si pala e siguruar (barrëmarrësi) e jo si pronar dhe blerësi trajtohet si barrëdhënësi. neni 34 i ligjit për falimentimin parashikon se natyra dhe masa e të drejtës së veçimit përcaktohet sipas dispozitave “të parashikuara jashtë procedurës së falimentimit”. Megjithatë, nuk është e qartë nëse dispozitat e parashikuara jashtë natyrës së procedurës së falimentimit janë dispozitat përkatëse të ligjit për barrët siguruese ose dispozitat e përgjithshme ligjore. Kjo paqartësi duhet të zgjidhet nga gjykata.

nëse për qëllime të zbatimit të dispozitave të ligjit për falimentimin që lidhen me kreditorët e siguruar, shitësi trajtohet si një kreditor i siguruar dhe jo si pronar, atëherë do të gjendemi përballë një trajtimi simetrik të kontratës së shitjes me rezervë pronësie si nga ligji për barrët siguruese, ashtu dhe nga ligji për falimentimin. parë nga një këndvështrim tregtar, ky është qëndrimi më i mirë për sa kohë kontratat e shitjes me rezervë pronësie zakonisht përdoren si metoda për të siguruar pagesën e çmimit të blerjes të sendit të shitur. Kredidhënësit që përdorin këtë formë kontrate për të akorduar kredi për shitjen e një sendi të luajtshëm kërkojnë të trajtohen si kreditorë të siguruar edhe nëse blerësi është apo jo në procedurë falimentimi. neni 89 pika 3 i ligjit për falimentimin për falimentimin përcakton një rregull të veçantë në rastet kur debitori ka blerë një send të luajtshëm sipas një kontrate me rezervë pronësie. Megjithatë nga ky rregull nuk rezulton një situatë thellësisht e ndryshme e shitësit nga ajo e çdo kreditori tjetër të siguruar.

3.5.2. efektet e procedurës së falimentimit mbi të drejtat e kreditorëve të siguruar

Kreditorët e siguruar janë kategoria më e rëndësishme e kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë sipas nenit 34 (dhe që preken nga masat e sigurimit të parashikuara në nenin 18 pika 2. sikurse është theksuar në këtë Manual, teorikisht, ligji për falimentimin lidhet me ekzekutimin kolektiv të pretendimeve të kreditorëve të pasiguruar. Megjithatë, ndërsa neni 34 ka për qëllim respektimin e të drejtave të kreditorëve të siguruar, neni 133 pika 1 dhe 2 si dhe seksionet e lidhura me to parashikojnë ndërhyrjen e administratorit për ekzekutimin e këtyre të drejtave. Këto dispozita i japin administratorit të drejtën të mbajë dhe disponojë një send i cili është objekt i pagimit të veçantë. Kjo kompetencë zbatohet dhe në rastin kur sendi është një pasuri e paluajtshme edhe pse në datën e hapjes së procedurës së falimentimit ky send është në posedimin e debitorit.

parashikimi i nenit 133 pika 1 dhe 2 është kryer për dy arsye. arsyeja e parë bazohet në vullnetin për të siguruar se çdo tepricë e vlerës së sendit nga shuma e nevojshme për të përmbushur detyrimin që debitori ka ndaj kreditorit të siguruar t’i kalohet

pasurisë së masës së falimentimit. në rast se një kreditor i siguruar do të sekuestronte e shiste sendin jashtë çdo kontrolli të administratorit, teprica e vlerës mund të mos i shtohej pasurisë së masës së falimentimit. Megjithatë administratori i falimentimit nuk ushtron kompetencat e përcaktuara në pika 1 dhe 2 të nenit 133 në rastin kur vlera e kolateralit është më e vogël ose e barabartë me shumën e detyrimit që debitori ka ndaj kreditorit të siguruar nëpërmjet një barre për këtë detyrim. për këtë arsye, neni 133 pika 3 parashikon se administratori nuk ka të drejtë të marrë dhe të disponojë kolateralin, ose të kryejë mbledhjen e detyrimeve të papaguara si kolateral, në rast se vlera e këtij të fundit është më e vogël ose e barabartë me pretendimet e kreditorit të siguruar dhe shpenzimet për ekzekutimin e tyre. shih edhe nenin 70.

Shembull:supozojmë se shoqëria albit paraqet një kërkesë për hapjen e një procedure falimentimi. në momentin e procedurës bilanci i shoqërisë ka të dhënat e mëposhtme:

Detyrimet totale: 6,000,000 lekë shpenzimet e falimentimit: 250,000 lekë pretendimet e siguruara (aktive të luajtshme): 5,750,000 lekë

aktivet totale: 1,000,000 lekë aktive të paluajtshme: 0 lek aktive të luajtshme: 1,000,000 lekë aktive te luajtshme si kolateral: 1,000,000 lekë

sipas këtij shembulli, neni 133 pika3 zbatohet kur vlera totale e pasurisë së luajtshme (1,000,000 lekë) është më e vogël se totali i pretendimeve që ai siguron (5,750,000 lekë) dhe shpenzimeve të falimentimit (250,000 lekë). ndaj administratori nuk mund të disponojë pasurinë e luajtshme dhe kreditori i siguruar ka të drejtë të zbatojë nenin 70 dhe ta disponojë këtë send më vete.

si pasojë e nenit 133 pika 3, administratori duhet të sigurojë vlerësimin e kujdesshëm të vlerës së sendit të debitorit, i cili i nënshtrohet një të drejte ripagimi të veçantë, përpara se të vendosë për të mbajtur (dhe për të përdorur) e për të disponuar këtë send. Meqenëse Ligji për Falimentimin nuk përcakton ndonjë procedurë specifike lidhur me mosmarrëveshjet ndërmjet administratorit dhe kreditorit të siguruar që gëzon të drejtën e veçimit në lidhje me vlerën e kolateralit, atëherë do të zbatohet Kodi i Procedurës Civile.

në rastet kur administratori ka të drejtë të mbajë dhe të disponojë një send i cili i nënshtrohet të drejtës së ripagimit të veçantë, nenet 134 dhe 135 parashikojnë rolin

Page 33: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

62 63

e kreditorit në hapat e ndërmarrë nga administratori në lidhje me këtë disponim. Këto nene përcaktojnë se kreditori ka të drejtë të inspektojë sendin dhe të kërkojë të vihet në dijeni për mënyrën e shitjes që do të përdoret nga administratori. neni 136 parashikon se administratori duhet t’i paguajë kreditorit të siguruar interesin e fituar që i detyrohet që nga data e mbledhjes së raportimit të kreditorëve nga masa e falimentimit. shih nenin 124. në rastin kur gjykata e falimentimit nxjerr një vendim të përcaktuar në nenin 18 (i cili ndalon kreditorin të shesë sendin gjate periudhës midis paraqitjes së kërkesës për hapjen e procedurës dhe momentit të hapjes së procedurës së falimentimit) interesat e mbetur paguhen jo më vonë se tre muaj pas vendimit të gjykatës. Megjithatë interesat nuk janë të pagueshme për sa kohë vlera e kolateralit është më e vogël se shuma e detyrimit të siguruar nëpërmjet kolateralit. administratori nuk ka nevojë të paguajë interesa për pjesën e pasiguruar të detyrimit.

arsyeja e dytë që ka çuar në zbatimin e nenit 133 pika 1 dhe 2 rrjedh nga neni 139 pika 1. Ky nen i lejon administratorit të falimentimit të përdorë për masën e falimentimit çdo send të cilin ai disponon, nëse kreditori i siguruar kompensohet për çdo humbje të vlerës se sendit që rezulton nga ky përdorim me anë të pagesave të kryera nga administratori. pagesa duhet të kryhet vetëm në masën në të cilën humbja e vlerës nga përdorimi rezulton nga cënimi i sigurimit të kreditorit. administratori mund të kombinojë, bashkojë ose transformojë sendin për sa kohë këto ndryshime nuk cënojnë sigurimin e kreditorit.

paqartësia që rezulton nga neni 139 pika 1 lidhet me përcaktimin nëse humbja në vlerë nga përdorimi përfshin ose jo humbjet që rezultojnë nga amortizimi normal i vlerës së sendit që ndodh me kalimin e kohës. Meqenëse në shumë raste është e pamundur të përcaktosh nëse një humbje në vlerë e një sendi ka rezultuar nga kalimi i kohës apo nga përdorimi i tij aktual, neni i sipërpërmendur duhet të interpretohet duke zbatuar çdo humbje të vlerës ndërkohë që kolaterali posedohet nga administratori.

një problem interpretimi lind në lidhje me termin “përdorim”. Ky problem lind në një situatë në të cilën administratori nuk e përdor aktualisht kolateralin (ose e përdor atë për një periudhë kohore të shkurtër), por vonon disponimin e tij për një periudhë kohore thelbësore gjatë së cilës sendi humbet vlerë. Kjo vonesë mund të ketë rezultuar nga pavendosmëria e administratorit për të përcaktuar nëse kolaterali është apo jo i nevojshëm për t’u përdorur për veprimtarinë e debitorit. një qëndrim konsekuent i përfituar nga paragrafi i mësipërm do të rezultonte në konkluzionin se çdo vonesë e rëndësishme në lidhje me disponimin duhet të interpretohet si “përdorim” i kolateralit.

një paqartësi tjetër në këtë nen është kuptimi i termit “pagesat”. në mungesë të një përcaktimi të kundërt është e arsyeshme të supozojmë se ky term i referohet kushteve të pagesave të përcaktuara në marrëveshjen e sigurimit të lidhur ndërmjet palës së siguruar dhe debitorit.

sipas nenit 136 pika 2 dhe 3, në çdo kohë pas hapjes së procedurës së falimentimit, ose 3 muaj pasi të jetë marrë një vendim sipas nenit 18 (i cili ndalon kreditorin të shesë sendin gjatë periudhës midis datës së kërkesës për hapjen e procedurës dhe hapjes së procedurës së falimentimit), kreditori i siguruar mund t’i paraqesë një kërkesë gjykatës së falimentimit me qëllim “heqjen e kufizimeve të parashikuara nga neni 133”. gjykata e falimentimit duhet të lejojë heqjen e këtyre kufizimeve, përveç rastit kur administratori jep prova të mjaftueshme se kolaterali është i nevojshëm për veprimtarinë, ose është pjesë e objektit ku kryhet kjo veprimtari, ose kur kreditori provon se administratori nuk mbron në mënyrë të duhur kolateralin ose kolaterali pëson humbje në vlerë.

Zbatimi i nenit 138 ka për qëllim vendosjen nga ana e gjykatës së falimentimit të një ekuilibri midis interesave të kreditorëve të pasiguruar dhe kreditorëve të siguruar në kontekstin e nevojave për zhvillim të shqipërisë. për këtë qëllim duhet pasur një kuptim i mirë i rolit të kreditorëve të siguruar dhe të rëndësisë praktike që paraqet lejimi i administratorit të falimentimit të mbajë sendin, që i nënshtrohet një të drejte veçimi siç janë të drejtat që rezultojnë nga barrët siguruese, si dhe të efekteve të një zbatimi jorealist të këtij qëndrimi të lidhur me dëshirën e kredidhënësve për t’u dhënë hua ose kredi entiteteve juridike dhe individëve.

funksioni i sigurimit të detyrimit është minimizimi i riskut. në rast se si pasojë e parashikimeve të Ligjit për Falimentimin një garanci nuk mund të ekzekutohet menjëherë, vlera e saj si një mjet minimizimi të riskut do të ulet në mënyrë të dukshme në situata të ndryshme. në fakt, kreditori i siguruar mund të përfundojë në një situatë të pasiguruar të njëjtë me atë në të cilën ndodhet kreditori i pasiguruar i falimentimit. ndikimi final do të ishte zvogëlimi i gatishmërisë së dhënieve të kredive.

Shembull:supozojmë se kundrejt shoqërisë alba është hapur një procedurë falimentimi. aktivet kryesorë të alba-s janë njësi të pajisjeve të prodhimit të përdorura nga alba për aktivitetin e saj. Disa nga këto pajisje janë kolateral sipas një barrë siguruese të regjistruar në përfitim të një banke kredidhënëse. një njësi e pajisjeve të alba-s ishte blerë nga një shoqëri me emërtimin beta sipas një marrëveshje shitje me rezervë pronësie.

pas hapjes së procedurës, administratori duhet të vlerësojë paraprakisht dy çështje: (i) nëse është e mundshme të rekomandohet në mbledhjen e kreditorëve që

6. Pjesa 3.5.2, tek vari-ant shqip fq 63 vetem shem-bull eshte me Brenda, pastaj teksti poshte del pak jashte. Krahasoje me anglishten

Page 34: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

64 65

veprimtaria e alba-s të vazhdohet dhe shitet si “going concern7”; dhe (ii) nëse vlera e çdo njësie të sendit i cili i nënshtrohet të drejtës së veçimit që gëzon secili kreditor i siguruar tejkalon detyrimin që debitori ka kundrejt tyre dhe shpenzimet e lidhura me barrët e tyre.

në rast se administratori konkludon, duke dhënë një këshillë të besueshme se vlera e të gjitha njësive të kolateralit tejkalon detyrimet e siguruara nga ata dhe shpenzimet e lidhura me barrët, ai mund të zgjedhë të mbajë në posedim kolateralin dhe të rekomandojë në mbledhjen e kreditorëve që veprimtaria e debitorit të vazhdojë të kryhet nga ai. shih nenin 124.

në rast se mbledhja e kreditorëve pranon rekomandimin e administratorit (neni 125), administratori duhet të kryejë pagesat ndaj kreditorëve të siguruar për të kompensuar çdo humbje në vlerë të sendit, e cila rezulton nga një përdorim i tillë (neni 139 pika 1), si dhe pagesat e interesave që i detyrohen kreditorëve të siguruar sipas marrëveshjeve përkatëse të sigurimit (neni 136 pika 1).

nëse kolaterali është një llogari (debi që një palë tjetër i detyrohet debitorit), administratori ka të drejtë sipas nenit 133 pika 2 të mbledhë “ose të disponojë” llogarinë. Kur ekzistojnë dyshime lidhur me këtë llogari, duket se administratori nuk ka kompetencë të procedojë me disponimin dhe mbledhjen e llogarisë. në këtë rast, ai duhet t’ia kthejë kreditorit te siguruar në masën që ajo garanton një detyrim të debitorit kundrejt kreditorit të siguruar. shih nenin 137 pika 1. Kompetenca e administratorit për të përdorur një send që i nënshtrohet të drejtës së veçimit është e kufizuar në situatat ku një përdorim i tillë nuk dëmton të drejtën e kreditorit të siguruar. shih nenin 138.

3.5.3 Persona të tjerë me të drejtë veçimi

e drejta e veçimit e bazuar në pronësinë e pretenduesit parashikohet nga neni 34. Meqenëse mund të ekzistojnë dyshime lidhur me të, një interpretim praktik i Ligjit për Falimentimin sjell konkluzionin se një administrator nuk mund ta mbajë ose disponojë sendin sipas nenit 133. Megjithatë kompetencat e administratorit të dhëna nga neni 86 pika 1 për të kërkuar zbatimin e kontratave të lidhura nga debitori, e vendosin administratorin në një pozicion në të cilin ai mund të posedojë sendin, që i nënshtrohet të drejtës së veçimit, në rast se kjo e drejtë i njihet debitorit sipas kontratës përkatëse. administratori nuk ka kompetencë për të përdorur këtë send në rast se kryen veprimtarinë e debitorit. neni 139 zbatohet vetëm për kolateralin, subjekt i një të drejte të veçantë.

7 “going concern” ka kuptimin që një kompani do të vazhdojë të operojë në treg në një të ardhme të parashikueshme.

sipas nenit 35 pika 2, nuk mund të ngrihen pretendime për pengun ligjor të pronarit ose qiradhënësit për pagesë qiraje ose qiraje financiare që mbulon një periudhë deri në dymbëdhjetë muaj para hapjes së procedurës së falimentimit, si dhe për çdo lloj dëmshpërblimi për zgjidhjen e kësaj kontratë qiraje nga administratori. autorët besojnë se interpretimi korrekt i pengut ligjor do të ishte e drejta e pronarit-qiradhënësit. Kjo për arsye se ligji shqiptar nuk parashikon në asnjë dispozitë “pengun ligjor”.

3.6 KreDItorët e maSëS Së FaLImentImIt, KreDItorët e FaLImentImIt, mbLeDhja e KreDItorëVe Dhe KomItetI I KreDItorëVe

3.6.1. Kreditorët e masës së falimentimit

Kreditorët të cilët i kanë dhënë kredi administratorit paguhen nga masa e falimentimit para pretendimeve të kreditorëve të falimentimit (neni 36). Detyrimet e klasifikuara në këtë kategori kreditorësh përfshihen në përgjithësi në kategorinë e shpenzimeve administrative, të përcaktuara në nenin 38 si më poshtë vijon:

• detyrimet që lindin si pasojë e veprimtarisë së administratorit të falimentimit ose në çdo mënyrë tjetër gjatë administrimit, disponimit dhe shpërndarjes së masës së falimentimit, por që nuk janë pjesë e shpenzimeve të procedurës së falimentimit;

• detyrimet sipas kontratave që pretendohet se duhet të paguhen në favor të masës së falimentimit ose që duhet të paguhen pas hapjes së procedurës se falimentimit;

• detyrimet për kthimin e shumave në të holla në rastin e begatimit pa shkak të masës së falimentimit;

• detyrimet që lindin si pasojë e veprimtarisë së administratorit të përkohshëm të falimentimit nëse ai, me miratimin e seksionit tregtar të gjykatës së rrethit gjyqësor, u ka dhënë përparësi në pagesë.

në shumicën e rasteve, pretendimet e kreditorëve të masës së falimentimit ngrihen jashtë procedurës dhe sistemit të falimentimit. Kreditorët e masës së falimentimit nuk janë të përfshirë në llogaritjen e pretendimeve të kreditorëve dhe nuk marrin pjesë në shpërndarje. ata nuk kanë nevojë të depozitojnë pretendimet e tyre me qëllim përfitimin e pagesës (neni 141). Mosmarrëveshjet midis kreditorit të masës së falimentimit dhe administratorit duhet të zgjidhen duke ndjekur procedurat e përgjithshme gjyqësore, jashtë sistemit të falimentimit (neni 36 pika 2). ndalimi

Page 35: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

66 67

i kryerjes së një ekzekutimi të detyrueshëm gjatë procedurës së falimentimit nuk zbatohet në rastet e kreditorëve të masës së falimentimit. Megjithatë ekzekutimi i pretendimeve të këtyre kreditorëve zgjatet për një periudhe gjashtëmujore (neni 76).

3.6.2. Kreditorët e falimentimit

Kreditori i falimentimit konsiderohet të jetë kreditori i cili ka pretendime të pasiguruara kundrejt debitorit në datën e hapjes se procedurës (neni 39). Këtu përfshihen dhe kreditorët pretendimi i të cilëve është i siguruar vetëm pjesërisht (neni 41). pretendimet e mëposhtme të përcaktuara në nenin 40 konsiderohen pretendime të kreditorëve të falimentimit:

• pretendimet për detyrime të pamaturuara (të papaguara). Këto detyrime konsiderohen si të maturuara. Megjithatë vlera e këtyre pretendimeve zbritet në mënyrë që të reflektohet pagimi i tyre para afatit.

Shembull:supozojmë se al-bina (shoqëri) kontraktohet për të blerë produkte për shitje nga beta (shoqëri tjetër). Kontrata përcakton se dërgesa e produkteve për shitje kryhet në 1 maj dhe pagesa në 1 gusht. Vendimi për hapjen e procedurës së falimentimit të al-bina është dhënë në 1 qershor. në këtë datë pretendimi i beta për t’u paguar në lidhje me dërgesën e produkteve për shitje të kryer në 1 maj lidhet me një detyrim që nuk është maturuar ende, pasi është i pagueshëm pas dy muajsh. Megjithatë, beta do të jetë një kreditor i falimentimit. në rast se pretendimi i beta është paguar nëpërmjet një pagese në 1 korrik, shuma për t’u paguar do të reduktohet duke marrë në konsideratë pagesën e kryer para datës së caktuar.

• pretendimet që i nënshtrohen një kushti zgjidhës. Megjithatë, kur një detyrim me kusht për të cilin pretendohet duhet të merret në konsideratë për shpërndarjen e parë, shuma e detyrimit duhet të mos shpërndahet në mënyrë që të përcaktohet nëse kushti do të realizohet përpara shpërndarjes përfundimtare. Detyrimet me kusht nuk merren në konsideratë në shpërndarjen përfundimtare nëse mundësia e realizimit të kushtit është e largët dhe, për rrjedhojë, detyrimi humbet vlerën në datën e shpërndarjes. në këtë rast shuma e pashpërndarë që i përkonte këtij detyrimi konsiderohet si shumë e masës së falimentimit që do t’i shpërndahet kreditorëve të tjerë në shpërndarjen përfundimtare (neni 153).

Shembull:supozojmë se adi (shoqëri) lidh një marrëveshje me bera (shoqëri tjetër), sipas të cilës adi bie dakord të kompensojë berën për

humbje të ardhshme deri në shumën 10,000 lekë, të cilat do të rezultojnë nga ndërmarrja e përbashkët midis adi dhe bera. Vendimi për hapjen e procedurës së falimentimit merret nga gjykata e falimentimit kundër adi në datë 1 janar dhe deri në atë moment nuk u shfaqën humbje. pretendimi potencial i bera për 10,000 lekë në rast humbjesh njihet si pretendim me kusht në 1 janar. në datën 20 janar kryhet një shpërndarje e parë si rrjedhojë e shitjes së disa aktiveve të adi. në këtë datë nuk rezulton ndonjë humbje. Megjithatë, administratori duhet të mbajë një shumë të barabartë të shumës së detyrimit me kusht prej 10,000 lekë për t’ia dhënë bera në shpërndarjen përfundimtare. nëse në datën e shpërndarjes përfundimtare nuk rezulton asnjë humbje dhe bera nuk ka asnjë pretendim mbi shumën prej 10,000 lekë, 3kjo shumë kthehet në masën e falimentimit për t’u përdorur në shpërndarjen përfundimtare.

• pretendime ndaj disa personave, duke përfshirë dhe debitorin, me përgjegjësi solidare. pretendimi konsiston në shumën e plotë të detyrimit, pasi secili prej personave është debitor për këtë shumë.

Shembull:supozojmë se alban, berta dhe Cesan bien dakord të japin një garanci për huanë që Delta bank i ka dhënë elenës. Kontrata e garancisë parashikon se të tre palët janë bashkërisht të detyruar, por Delta bank mund të ngrejë pretendime kundër secilit prej tyre individualisht. në rast se hapet një procedurë falimentimi kundër albanit, Delta bank është një kreditor i falimentimit edhe pse mund t’ia kërkojë pagesën e detyrimit bashkërisht ose individualisht bertës dhe Cezanit.

• pretendimi që nuk shprehet në monedhë. shuma e pretendimit vlerësohet në datën e hapjes së procedurës së falimentimit. pretendimet e shprehura në monedhë të huaj ose në njësi matëse shprehen të kthyera në lekë, sipas kursit zyrtar të këmbimit të zbatueshëm në vendin e pagesës, në kohën e hapjes së procedurës së falimentimit.

• pretendimet për pagesa që përsëriten me shuma të caktuara dhe për periudha të caktuara njihen si pretendime për të tërë periudhën e caktuar ose, në rast se periudha e pagesave është e pacaktuar, për një periudhë të përcaktuar nga gjykata e falimentimit. Megjithatë vlera e këtyre pretendimeve zbritet në mënyrë që të reflektohet pagimi i tyre para afatit.

Page 36: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

68 69

Shembull:supozojmë se arina (shoqëri) merr një hua nga profit bank. Kushtet e marrëveshjes së huas parashikojnë një pagesë me këste të njëjtë mujore për një periudhë trevjeçare. në rast se hapet një procedurë falimentimi kundër arena një vit pas dhënies së huas, profit bank është kreditor i falimentimit për të tërë shumën e përcaktuar sipas marrëveshjes së huas, edhe pse kjo marrëveshje parashikon se arina mund të kryejë ripagimin e huas për një periudhë shtesë dyvjeçare. Megjithatë meqë banka mund të përfitojë pagesë të përshpejtuar për shumën e plotë të detyrimit, shuma e pretendimit të saj zbritet në mënyrë që të reflektohet pagimi para afatit.

3.6.3. Kreditorët e falimentimit të radhëve më të ulëta të preferimit

Kreditorët e falimentimit të radhëve më të ulëta janë kreditorët, pretendimet e të cilëve shlyhen vetëm pas shlyerjes së pretendimeve të kreditorëve të falimentimit (neni 42). për rrjedhojë, ata përgjithësisht nuk do të shlyhen nëpërmjet pagesës, ndaj dhe nuk kanë nevojë të depozitojnë pretendimet e tyre. pretendimet e mëposhtme janë pretendime të radhëve më të ulëta:

• pretendime mbi interesat e fituara mbi shumat e pretendimeve të kreditorëve të falimentimit që nga koha e hapjes së procedurës së falimentimit;

• pretendime mbi shpenzimet e bëra nga kreditorë të veçantë të falimentimit, si rrjedhojë e pjesëmarrjes së tyre në procedurë;

• pretendime mbi gjoba ose pagesa që në bazë të dispozitave të Kodit Civil, Kodit të procedurave administrative dhe Kodit penal përbëjnë detyrime të debitorit;

• pretendime për kontribute pa shpërblim të debitorit.

3.6.4. Kreditorë me të drejtë kompensimi

Kur një procedurë falimentimi është pengesë e çdo ekzekutimi të pretendimeve sipas Kodit të Procedurës Civile, një kreditor i cili ka të drejtën e kompensimit mund të përfitojë shlyerjen e pretendimit të tij deri në masën e kompensimit (nenet 79-80). Çdo mosmarrëveshje në lidhje me ekzistencën dhe vlefshmërinë e të drejtës së kompensimit zgjidhet sipas procedurave gjyqësore në përputhje me Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës Civile. në lidhje me një diskutim më të gjerë mbi të drejtën e kompensimit të ndërsjellë të pretendimeve, shih pikën 2.2.

3.6.5. Depozitimi dhe verifikimi i pretendimeve të kreditorëve të falimentimit

lajmërimi i hapjes së procedurës së falimentimit duhet të publikohet në një gazetë nga gjykata e falimentimit dhe duhet t’u bëhet e njohur kreditorëve të debitorit. gjithashtu, vendimi për hapjen e procedurës duhet të regjistrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme, regjistrin tregtar dhe në çdo regjistër tjetër që ka lidhje me to (nenet 27-30).

Kreditori duhet të depozitojë pretendimin e tij pranë administratorit të falimentimit në mënyrë që të përfshihen në shpërndarjen që rezulton nga shitja e aktiveve të masës së falimentimit (neni 141). Këto pretendime duhet të depozitohen brenda një afati të caktuar nga gjykata, por ky afat nuk duhet të jetë më pak se dy javë dhe jo më tepër se tre muaj nga data e hapjes se procedurës8 (neni 27 pika 1). Megjithatë, është parashikuar një procedurë në lidhje me pretendimet e depozituara në vonesë. si rrjedhojë, mund të mbahet një mbledhje e veçantë verifikimi ose të kryhet një verifikim me shkrim. në rast se nga procedura e verifikimit të pretendimeve të vonuara rezultojnë shpenzime, gjykata e falimentimit mund t’i kërkojë kreditorit, pretendimi i të cilit është depozituar me vonesë, të mbulojë këto shpenzime (shih nenin 144).

pretendimet shqyrtohen në mbledhjen e verifikimit të caktuar nga gjykata e falimentimit dhe të mbajtur jo më pak se dy javë dhe jo më shumë se dy muaj nga afati brenda të cilit duhet të depozitohen pretendimet (neni 26 pika 1). të gjithë kreditorët, administratori dhe debitori duhet të jenë të pranishëm në mbledhje. në mbledhje u kushtohet vëmendje e veçantë pretendimeve të refuzuara (neni 143).

Ligji për Falimentimin përcakton procedurën për verifikimin e pretendimeve të debitorit, e cila mund të përmblidhet si më poshtë vijon:

• pretendimet shqyrtohen në mbledhjen e verifikimit të caktuar nga gjykata e falimentimit (nenet 28 pika 2 dhe 143, 145-147).

• pretendimi konsiderohet i verifikuar nëse nuk kundërshtohet nga një prej pjesëmarrësve në mbledhje. por kundërshtimi i debitorit nuk pengon pranimin e pretendimit. Kundërshtimi regjistrohet nga gjykata e falimentimit (neni 145 pika 1). Vërtetimi i një pretendimi paraqet pasojat e një vendimi të formës së prerë kundrejt administratorit dhe të gjithë kreditorëve të procedurës së falimentimit (neni 145 pika 3).

8 shiko, vendimi nr.5216, datë 25.05.2011, gjykata e rrethit gjyqësor tiranë. gjykata vendosi të hapte procedurën e falimentimit dhe caktoi një afat 30 ditor për paraqitjen e pretendimeve nga ana e kreditorëve.

Page 37: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

70 71

• Kur një pretendim kundërshtohet nga administratori ose nga kreditori i falimentimit, kreditori i cili ka depozituar pretendimin duhet të ndërmarrë veprimet e parashikuara nga Kodi i procedurës Civile për të vërtetuar pretendimin (neni 146 pika 1). por nëse pretendimi bazohet në një urdhër ekzekutimi ose vendim të formës së prerë, pala kundërshtuese duhet të kërkojë fillimin e procedurës për kundërshtimin e pretendimit (neni 145 pika 2). Vendimi i formës së prerë, që vërteton një pretendim ose që pranon një kundërshtim, është detyrues për administratorin e falimentimit (neni 148 pika 1).

Shembull:supozojmë se kundër al-net (shoqëri) është hapur një procedurë falimentimi. Dy kreditorët, bari dhe Cezan depozitojnë pretendimet pranë administratorit sipas parashikimeve ligjore.

në mbledhjen e verifikimeve pretendimet e bari nuk u kundërshtuan. për rrjedhojë pretendimi konsiderohet “i përcaktuar” dhe vërtetohet. Ky pretendim përfshihet në pretendimet të cilat kanë pasojat e një vendimi të formës së prerë kundrejt administratorit dhe të gjithë kreditorëve të tjerë të falimentimit.

pretendimi i Cezan u kundërshtua nga administratori. për rrjedhojë, Cezan duhet të ngrejë një padi sipas parashikimeve të Kodit të procedurës Civile. nëse pretendimi i Cezan nuk është i bazuar në një urdhër ekzekutimi ose vendim të formës së prerë, ai duhet t’i provojë administratorit që ka paraqitur brenda një periudhe dyjavore nga publikimi i listës së pretendimeve një kërkesë pranë gjykatës për vërtetimin e pretendimit ose që ka vazhduar një proces të pezulluar (neni 151 pika 1).

administratori duhet të ruajë fondet e nevojshme për të paguar pjesën e Cezan në çdo shpërndarje.

• në qoftë se debitori ka kundërshtuar një pretendim të një kreditori, ky i fundit mund të ngrejë padi për vërtetimin e këtij pretendimi ose mund të vazhdojë padinë e ngritur para hapjes së procedurës për këtë pretendim kundër debitorit (neni 149).

Shembull:si në shembullin e mëparshëm, supozojmë se është hapur një procedurë falimentimi kundër alba (shoqëri). tre kreditorë, bari, Cezan dhe Denita depozitojnë pretendimet e tyre pranë administratorit sipas parashikimeve.

pretendimi i Denitës u kundërshtua nga debitori. por ky kundërshtim nuk e pengon hyrjen e pretendimit të Denitës në listën e verifikimeve

të kreditorëve të falimentimit si dhe vërtetimin e këtij pretendimi (neni 144 pika 1). Kundërshtimi i alba regjistrohet në tabelë. nëse kundërshtimi i albas sjell kundërshtimin e administratorit ose të një kreditori tjetër ndaj pretendimit, Denita mund të ngrejë një padi për vërtetimin e pretendimit (neni 148).

3.6.6. Funksioni i mbledhjes së kreditorëve

Ligji për Falimentimin parashikon katër lloje të mbledhjeve të kreditorëve: mbledhjen e raportimit (neni 124), mbledhjen e verifikimit (neni 28), mbledhje të thirrura posaçërisht (nenet 60 dhe 61) dhe mbledhja përfundimtare (neni 160). Mbledhja për raportim dhe ajo për verifikim mund të bëhen në të njëjtën kohë. të gjitha mbledhjet kryesohen nga gjykata e falimentimit ( neni 62 pika 1).

mbledhja e raportimit

qëllimi i mbledhjes së raportimit, e cila është mbledhja e parë që mbahet pas emërimit të administratorit, është të dëgjojë dhe vlerësojë raportin e administratorit mbi gjendjen ekonomike të debitorit dhe rekomandimet e tij lidhur me vazhdimësinë e aktivitetit tregtar, në mënyrë të pjesshme ose të plotë, dhe lidhur me mundësinë e ekzistencës së një plani riorganizimi (neni 124). në shumicën e rasteve vendimet e rëndësishme që ndikojnë mbi administrimin e masës merren në këtë mbledhje.

mbledhja e verifikimit dhe mbledhja e thirrur posaçërisht

qëllimi i mbledhjes se verifikimit është të vlerësojë vlefshmërinë dhe shumën e pretendimeve që i janë paraqitur administratorit (neni 143). Mund të shihet e nevojshme të thirret më shumë se një mbledhje verifikimi, varur nga fakti nëse janë ose jo depozitime të vonuara9 (neni 144).

mbledhja përfundimtare

qëllimi i kësaj mbledhjeje është të vlerësojë llogaritë përfundimtare të administratorit dhe të shqyrtojë të gjitha çështjet që lidhen me administrimin e masës. për më tepër, në këtë mbledhje kreditorët vendosin për sendet që janë pjesë e masës së falimentimit dhe të papërshtatshme për shitje (nenet 53 dhe 160).

9 shiko, vendimin nr.3682, datë 17.04.2012, i gjykatës së rrethit gjyqësor tiranë. bazuar në gjendjen financiare të shoqërisë tregtare dhe kërkesës së këtyre kreditorëve: Drejtoria rajonale tatimore tiranë; Zyra e taksave lokale pranë bashkisë tiranë, të cilët nuk paraqitën pretendimet e tyre, por ishin të rëndësishëm për procedurën e falimentimit, gjykata caktoi një mbledhje të posaçme më 14.11.2011. Kjo ishte në përputhje me nenet 62 dhe 144 § 1 të ligjit. Kjo mbledhje kishte si qëllim që ti jepte të gjithë kreditorëve të falimentimit (përfshirë edhe ato të përmendur më sipër) mundësinë të paraqisnin pretendimet e tyre në përputhje me ligjin.

Page 38: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

72 73

një vendim i mbledhjes së kreditorëve është i vlefshëm nëse shuma e pretendimeve të kreditorëve që mbështetën vendimin është më e madhe se shuma e pretendimeve të kreditorëve me të drejtë vote (neni 63 pika 2).

Shembull 1: Mbledhja përbëhet nga pesë kreditorë falimentimi. Çdo pretendim i barabartë me 2,000,000 lekë për një shumë totale prej 10,000,000 lekë. që një vendim të jetë i vlefshëm duhet të mbështetet nga tre persona.

Shembull 2: Mbledhja përbëhet nga tre kreditorë. Kreditori 1 ka një pretendim prej 6,000,000 lekë, kreditori 2 një pretendim prej 3,000,000 lekë dhe kreditori 3 ka një pretendim prej 1,000,000 lekë. që vendimi të jetë i vlefshëm është e mjaftueshme qëai të mbështetet nga kreditori 1.

Kreditorët me pretendime të kundërshtuara, kanë të drejtë vote me kusht që administratori dhe kreditorët pjesëmarrës, me të drejtë vote, të kenë rënë dakord për ta lejuar këtë të drejtë. në rast mosmarrëveshje midis kreditorëve, çështja zgjidhet nga gjykata e falimentimit (neni 64 pika 2).

nëse një vendim i mbledhjes së kreditorëve është cilësuar si vendim që kundërshton interesin e përbashkët të kreditorëve të falimentimit, ai mund të prishet nga gjykata e falimentimit me kërkesën e një kreditori falimentimi me të drejtë ripagimi të veçantë, një kreditori të siguruar falimentimi ose të administratorit të falimentimit. Kundër vendimit të gjykatës së falimentimit për prishjen e vendimit të mbledhjes ose rrëzimin e kërkesës për të marrë këtë vendim mund të bëhet ankim (neni 65).

Kreditorët që veprojnë bashkërisht në mbledhjen e kreditorëve kanë një rol mbikëqyrësi në shumë aspekte të procedurës së falimentimit. Kjo përfshin:

• Caktimin e komitetit të kreditorëve (e diskutuar më poshtë). neni 54.

• Verifikimin e llogarive të administratorit. neni 53.

• Vendimin nëse debitori dhe familja e tij duhet të marrin nga masa e falimentimit një shumë për jetesë dhe në çfarë mase. neni 84.

• Vendimmarrjen nëse veprimtaria e debitorit duhet të mbyllet ose të vazhdojë në kushtet e përkohshme dhe ngarkimi i administratorit për përpunimin e planit të riorganizimit. neni 125.

• Verifikimin e pretendimeve të kreditorëve. neni 143.

• Miratimin e shpërndarjes së fundit të masës së falimentimit. neni 160.

3.6.7. Komiteti i kreditorëve

Ligji për Falimentimin parashikon caktimin e komitetit të kreditorëve që përfaqëson të gjithë kreditorët nga gjykata e falimentimit (neni 54). Megjithatë mbledhja e kreditorëve vendos nëse duhet të caktohet një komitet i kreditorëve (neni 55). Detyra e një komiteti kreditorësh është të mbështesë dhe mbikëqyrë në përgjithësi administratorin e falimentimit dhe, në rast se është e nevojshme, të veprojë në emër të mbledhjes së kreditorëve (neni 56).

Shembuj:sa më poshtë janë shembuj të veçantë të ushtrimit të kompetencave të komitetit të kreditorëve:

• të miratojë kryerjen e veprimeve me rëndësi të veçantë për procedurën e falimentimit. neni 128.

• të miratojë shitjen e veprimtarisë ose ndërmarrjes të masës nëse ka një konflikt interesi potencial. neni 130.

• të përcaktojë shumën që do të paguhet gjatë shpërndarjes së parë. neni 158.

3.6.8. Pretendimet e kreditorëve pas mbylljes

Me përjashtim të rastit kur debitori është një person fizik i cili ka fituar të drejtën e shkarkimit nga borxhet (pjesa e nëntë e Ligjit për Falimentimin), pas mbylljes së procedurës së falimentimit, kreditorët, pretendimet e vërtetuara të të cilëve nuk janë kundërshtuar nga debitori gjatë mbledhjes së verifikimit, mund të përmbushin këto pretendime me rrugë ekzekutimi ligjor duke u bazuar në regjistrimin në tabelë, që ka të njëjtën vlerë si një vendim i ekzekutueshëm (neni 164).

3.7. PërmbLeDhje e ProCeDUrëS Së FaLImentImIt

sa më poshtë është një përmbledhje e procedurës së falimentimit ku i bëhet referencë e veçantë një procedure falimentimi që përfshin një person fizik ose person juridik. qëllimi i kësaj pjese është të hartojë një përmbledhje udhëzuese lidhur me hapat kryesore procedurale të përfshira. gjithashtu kjo përmbledhje ka për qëllim të ndihmojë lexuesin si referencë për detaje të mëtejshme që përcaktohen në dispozitat legjislative.

Page 39: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

74 75

3.7.1. hapja e procedurës së falimentimit

procesi i hapjes së procedurës së falimentimit përfshin një vendim gjyqësor, pasi nuk është thjesht një akt administrativ. procedura e falimentimit mund të hapet vetëm me kërkesën drejtuar gjykatës së falimentimit nga një ose disa kreditorë ose nga debitori (neni 14).

ekziston mundësia që për hapjen e procedurës së falimentimit ndaj një personi të vetëm të bëhet më shumë se një kërkesë. Megjithatë në rast se ndodh diçka e tillë, gjykata e falimentimit do të shqyrtojë të gjitha kërkesat për hapjen e një procedurë të vetme.

një kërkesë mund të tërhiqet në çdo kohë para datës në të cilën gjykata e falimentimit do të vendosë për hapjen ose jo të procedurës së falimentimit. por me kërkesën e debitorit procedura e falimentimit do të ndërpritet nëse të gjithë kreditorët e miratojnë këtë (neni 176). Më tutje, procedura mund të ndërpritet nëse debitori i tregon gjykatës së falimentimit se arsyeja e falimentimit të tij është zhdukur, ose që ai mund të sigurojë gjykatën e falimentimit se, nëse procedura ndërpritet, ai nuk do të jetë më i kërcënuar nga gjendja e paaftësisë paguese ose falimentimi, në rast se ky ishte shkaku për hapjen e procedurës (neni 175).

Shembull:al-net ka një kreditor, të cilit duhet t’i shlyente detyrimin 6 muaj më parë. al-net nuk ishte në gjendje të përmbushte detyrimet e tij përkundrejt kreditorëve gjatë kësaj periudhe. Kreditori 1 dhe Kreditori 2 depozituan dy kërkesa të veçanta për hapjen e procedurës së falimentimit më datë 1 qershor. Më datë 2 qershor 2012, një ditë më pas, al-net përfitoi një hua nga Credit bank, e cila do t’i lejonte pagesën e të gjithë shumës së vonuar dhe të vepronte në një mënyrë të tillë që të lehtësohej përmbushja e detyrimeve të ardhshme.

opsion 1- Kreditori 1 dhe Kreditori 2 mund të bien dakord për të tërhequr kërkesat e tyre.

opsion 2- Ka mundësi që gjykata e falimentimit të ndërpresë procedurën e falimentimit.

3.7.2. Kërkesa e një kreditori për hapjen e procedurës së falimentimit

një kreditor mund të kërkojë hapjen e një procedurë falimentimi (neni 17) vetëm në rastet e mëposhtme:

• Kur kreditori ka një “interes të ligjshëm” për hapjen e kësaj procedure;

• Kur kreditori mund të sjellë provën e kërkesës së tij (domethënë të provojë

ekzistencën e saj si mosekzekutimi i urdhrit për shlyerjen e detyrimit);

• Kur kreditori provon se ka një shkak për të hapur procedurën. neni 13 përcakton se çfarë nënkuptohet me shkak. gjithashtu kjo pikë është diskutuar më sipër në këtë Manual në pikën 3.4.1; dhe

• Kur kreditori paraqet dokumentacionin e kërkuar. (shih aneksin i- Kërkesa e kreditorit për hapjen e procedurës së falimentimit).

3.7.3. Kërkesa e debitorit për hapjen e procedurës së falimentimit

një debitor mund të paraqesë një kërkesë për hapjen e procedurës (neni 15).10 Kërkesa duhet të shoqërohet me:

• një listë të pasurive dhe të ardhurave që ka bashkë me një deklaratë ku të shënohet vlera e çdo sendi dhe fakti nëse ky send është përdorur si mjet sigurimi ose nëse është ngarkuar me barrë si i tillë (neni 15 pika a);

• një listë të kreditorëve të tij me emrat, adresat dhe shumat që u detyrohet (neni 15 pika 1 b); dhe

• Dokumentacioni i kërkuar. (shih aneksin ii- Kërkesa e debitorit për hapjen e procedurës së falimentimit).

Çdo anëtar i organit drejtues ose likuiduesi i një personi juridik dhe ortakët e thjeshtë të një shoqërie të thjeshtë mund të paraqesin një kërkesë. një anëtar i organit drejtues është i detyruar të kërkojë hapjen e procedurës së falimentimit jo më vonë se tre javë nga data kur personi juridik është në gjendje paaftësie paguese ose i mbingarkuar me borxhe. Këta persona janë personalisht përgjegjës për dëmshpërblimin e kreditorëve nëse kreditorët pësojnë humbje për shkak të mos hapjes së procedurës (neni 16 pika 2).

përveç paaftësisë aktuale të shlyerjes së detyrimeve (paaftësi paguese), një debitor (person fizik ose juridik) ka të drejtë të paraqesë një kërkesë për hapjen e procedurës bazuar në faktin se në një të ardhme të afërt ai mund të mos jetë në gjendje të përmbushë detyrimet (paaftësi paguese në një të ardhme të afërt) (neni 13 pika 3. prezumohet se kjo është parashikuar me qëllim që t’i lejohet debitorit të kërkojë mbrojtjen e sistemit për të shpëtuar aktivitetin tregtar.

10 shiko, vendimin nr. 3682, datë 17.04.2012, gjykata e rrethit gjyqësor tiranë. Kërkesa për hapjen e procedurës së falimentimit është paraqitur nga vetë debitori (ortak i vetëm i shoqërisë) për shkak të paaftësisë paguese të shoqërisë. gjykata e bazoi vendimin e saj në nenet 13/2 dhe 16/6.

Page 40: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

76 77

Kur debitori është një person juridik, ai mund të paraqesë gjithashtu një kërkesë me shkak të “mbingarkesës me borxhe”, domethënë duke përcaktuar se pasuritë e tij nuk mbulojnë borxhet (neni 13 pika 4). shih diskutimin e mëtejshëm në pikën 4.

3.7.4 masat e përkohshme të sigurisë

Ligji për Falimentimin autorizon gjykatën e falimentimit të urdhërojë të merren masat e nevojshme për të shmangur përkeqësimin e pasurisë së debitorit derisa te merret vendimi lidhur me kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit, nenet 18-2. Këto masa mund të prekin jo vetëm debitorin, por dhe kreditorët e siguruar dhe të pasiguruar. (shih diskutimin lidhur me pozitën e kreditorëve të siguruar me të drejtën e ripagimit të veçantë në pikën 2.2.3.3 dhe 3.5. Megjithatë masa të tilla mund të vendosen vetëm për një periudhë 30 ditore. i njëjti afat vlen edhe për vendosjen e masave të sigurisë në rastin e procedurave të ekzekutimit të një detyrimi të siguruar mbi pasurinë e debitorit. Ky afat mund të zgjatet në rast se vlera e barrës siguruese është më e madhe se vlera e kredisë së siguruar së bashku me shpenzimet e ekzekutimit të detyrimit (neni 21 pika 3), ose nëse debitori, përpara përfundimit të afatit fillestar 30 ditor, paraqet të mjaftueshme për mundësinë e zbatimit të një plani riorganizimi për të cilin barra siguruese është e nevojshme.

gjykata e falimentimit mundet kryesisht:

• të vendosë ndaj debitorit kufizim të përgjithshëm disponimi ose pranimi të shlyerjes së detyrimeve, ose të urdhërojë që çdo disponim i pasurisë së tij të kryhet vetëm me miratimin përfundimtar të administratorit të përkohshëm të falimentimit. neni 21, pika 2 a.

• të vendosë ndaj debitorit pezullim të përkohshëm të masave të sigurisë dhe të ekzekutimit të një të drejte të siguruar. neni 21.

Shembull : Më datë 1 janar al-com paraqet kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit. Më datë 15 janar, Kreditori 1 kërkon të ushtrojë të drejtën e tij të ripagimit të veçantë për të shitur kolateralin, i cili është një gjenerator që siguron një hua prej 1,000,000 lekë. shpenzimet e ekzekutimit të detyrueshëm janë 100,000 lekë.

gjykata e falimentimit mund të shtyjë realizimin e të drejtës së kreditorit deri më datë 15 shkurt. Më 15 shkurt, gjykata e falimentimit mund të shtyjë realizimin e të drejtës së kreditorit edhe për nja afat tjetër 30 ditor deri më 15 mars, nëse vlera e gjeneratorit është më shumë se 1,100,000 lekë, ose nëse al-com më datë 15 mars ka paraqitur prova se gjeneratori është i domosdoshëm për realizimin

e planit të riorganizimit. përveç këtyre afateve nuk lejohet asnjë vonesë tjetër në realizimin e të drejtës së kreditorit të siguruar.

nuk lejohet asnjë afat tjetër shtesë për ushtrimin e të drejtës së dëmshpërblimit të veçantë.

• të emërojë një administrator të përkohshëm falimentimi me të drejtën për të administruar dhe disponuar pasurinë e debitorit, përfshirë sigurimin dhe ruajtjen e pasurisë së debitorit, drejtimin e përditshëm të veprimtarisë, të hetojë dhe ti sigurojë gjykatës së falimentimit informacion financiar në lidhje me debitorin. nenet 21 dhe 22.

• të urdhërojë publikimin e kufizimeve të së drejtës së debitorit për të disponuar pasurinë e tij. neni 23.

3.7.5 roli i Gjykatës së Falimentimit gjatë shqyrtimit të kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit

neni 18 e detyron gjykatën e falimentimit, para së cilës është paraqitur kërkesa për të hapur procedurën, ex officio, të hetojë lidhur me të gjitha rrethanat përkatëse. hetimi përfshin dëgjimin e personit që paraqet kërkesën, të debitorit dhe të çdo dëshmitari tjetër lidhur me këtë çështje. hetimi përfshin gjithashtu marrjen e informacionit lidhur me kërkesën nga çdo burim tjetër i vlefshëm, si dhe të drejtën për të caktuar një ekspert “i cili është në gjendje të veprojë si administrator i përkohshëm ose i ardhshëm” për të marrë informacionin e mëposhtëm:

• nëse ekziston shkaku ligjor për të hapur procedurën;

• nëse pasuria e debitorit mund të mbulojë shpenzimet e procedurës së falimentimit;

• nëse është e nevojshme të merren masa për sigurimin e pasurisë; dhe

• nëse ekziston mundësia për vazhdimin e veprimtarisë tregtare të debitorit (neni 18 pika 1).

pavarësisht nga fakti nëse kërkesa për hapjen e procedurës paraqitet nga debitori ose kreditori, debitori ka detyrim ligjor të paraqesë dokumentacionin e plotë në lidhje me kërkesën (neni 20 dhe 81). Kur debitori është person juridik, detyrimi për të paraqitur dokumentacionin e plotë i takon anëtareve të organit që e përfaqëson ose e mbikëqyr, ortakëve të përgjithshëm dhe çdo personi që ka ushtruar një funksion të tillë brenda dy viteve para paraqitjes së kërkesës. Këtij detyrimi i nënshtrohen gjithashtu të gjithë punonjësit aktualë ose të mëparshëm që kanë punuar për debitorin gjatë të njëjtës periudhë dy vjeçare (neni 85).

Page 41: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

78 79

Shembull:supozojmë se albani është caktuar përfaqësuesi ligjor i alfa shpk me akses të plotë tek të gjitha të dhënat e kompanisë – një pozicion zyrtar si punonjës me kohë të plotë siç parashikohet në nenin 85. 11 muaj më vonë, alfa shpk i kërkon gjykatës të nisë procedurat e falimentimit. si rezultat i nenit 85, albani, duke qenë një përfaqësues i kompanisë dhe një punonjës, ka një detyrim personal të japë të gjithë informacionin që ka lidhje me kërkesën.

albani nuk do të ketë detyrim personal për të dhënë informacion nëse ai e ka lënë pozicionin dy vjet ose më shumë para datës së paraqitjes së kërkesës.

3.7.6 Vendimi i gjykatës

gjykata e falimentimit duhet ta shqyrtojë kërkesën jo më vonë se dy muaj nga data e paraqitjes në gjykatën e falimentimit. gjykata vendos në një nga mënyrat e mëposhtme:

• rrëzimin e kërkesës (për mungesë të shkakut ligjor për hapjen e procedurës ose të paraqitjes së dokumentacionit të kërkuar nga ana e debitorit)11. nenet 15 pika 3 dhe 18 pika 4).

• rrëzimin e kërkesës për shkak të pamjaftueshmërisë së pasurive të debitorit për të mbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit. neni 18 pika 4; ose

• pranimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit. neni 18 pika 4).

gjykata e falimentimit vendos rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit për shkak të pamjaftueshmërisë së pasurive të debitorit për të mbuluar shpenzimet e procedurës, përveç kur shpenzimet do të mbulohen nga një burim tjetër (neni 19 pika 1). Këto shpenzime janë përcaktuar në nenin 37 si më poshtë:

1. shpenzimet gjyqësore për procedurën e falimentimit;

2. shpërblimi dhe shpenzimet e administratorit të përkohshëm;

3. shpërblimi dhe shpenzimet e administratorit të falimentimit (për detaje të mëtejshme, shih nenet 50-52; dhe

4. shpërblimi dhe shpenzimet e anëtarëve të komitetit të kreditorëve.

11 shiko, vendimin nr. 3210, datë 18.11.2009 dhe vendimin nr. 3229, datë 20.11.2009, të gjykatës së rrethit gjyqësor Korçë. gjykata rrëzoi kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit për shkak se Drejtoria tatimore nuk arriti të provonte mbingarkesën me borxhe të debitorit.

Ligji për Falimentimin nuk përcakton në mënyrë të qartë nëse gjykata e falimentimit duhet të rrëzojë kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit kur pasuritë e debitorit janë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit, por mbetet pak ose nuk mbetet asgjë nga kjo pasuri për të shlyer kreditorët . Megjithatë argumenti se ky ishte qëllimi i hartuesve të Ligjit për Falimentimin ndodhet në nenet 171-174, të cilët parashikojnë një procedurë të veçantë për ndërprerjen e procedurës së falimentimit, kur administratori del në përfundimin se pasuria e debitorit është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e procedurës, por është e pamjaftueshme për përmbushjen e detyrimeve të tjera të maturuara të debitorit. logjika e një parashikimi të tillë është se pamjaftueshmëria e pasurisë për shlyerjen e kreditorëve do të jetë një faktor thelbësor për rrëzimin e kërkesës nga gjykata e falimentimit. Duket se lidhur me sa më sipër Ligji për falimentimin është ndryshe nga legjislacionet e disa vendeve të tjera që e trajtojnë shlyerjen e detyrimeve të debitorit person fizik si një politikë qendrore të falimentimit. si rrjedhojë, mjaftueshmëria e pasurive të debitorit të cilat do t’u shpërndahen kreditorëve, nuk është një faktor për përcaktimin nëse duhet paraqitur ose jo kërkesa për hapjen e procedurës së falimentimit.

3.7.7 ankimi kundër vendimit të Gjykatës së Falimentimit

Kundër vendimit të gjykatës së falimentimit për rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit, mund të bëhet ankim i veçantë nga personi që ka paraqitur kërkesën. Kur rrëzimi bëhet për shkak se pasuria është e pamjaftueshme, debitori mund të ankimojë vendimin (neni18 pika 5). Megjithatë, pranimi i ankimit dhe prishja e vendimit nuk cënon pasojat juridike të veprimeve të kryera nga administratori (neni 32 pika 2).

Shembull: albina është një shoqëri që ofron shërbime interneti në shqipëri. Më 4 shkurt intranet, një kreditor i albinës, paraqet kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit duke pretenduar se debitori nuk do të shlyejë detyrimet ndaj kreditorëve të tij.

Kur gjykata e falimentimit llogariti vlerën e pasurive të mbetura të albinës, ajo doli në përfundimin se albina ka fonde të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e procedurës dhe rrjedhimisht më 1 mars gjykata e falimentimit pranoi kërkesën dhe caktoi menjëherë një administrator.

administratori nënshkroi një kontratë të re me një shoqëri të re interneti, fastline, për llogari të albinës, më 2 mars. Më 3 mars albina bën ankim kundër vendimit të gjykatës së falimentimit dhe paraqet prova se mund të shlyejë detyrimet ndaj intranet. gjykata e apelit prish vendimin e gjykatës së shkallës së parë dhe vendos pushimin e çështjes .

Page 42: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

80 81

në shembullin e mësipërm, kontrata e nënshkruar midis fastline dhe albina mbetet e vlefshme. prishja e vendimit të gjykatës së shkallës së parë nuk cënon vlefshmërinë e kontratës. rrëzimi i hapjes së procedurës së falimentimit nuk cënon vlefshmërinë e kontratës.

3.7.8 Përmbajtja dhe publikimi i një urdhri për hapjen e procedurës

një aspekt i rëndësishëm i procedurës së falimentimit është njoftimi i të gjitha palëve të interesuara lidhur me një numër aspektesh të rëndësishme të këtyre palëve. hapja e procedurës kryhet me një vendim të gjykatës së falimentimit. për pjesën më të madhe ky është mjeti kryesor i komunikimit me publikun lidhur me hapjen e procedurës. gjykatat shqiptare kanë eksperiencë me publikimin e vendimeve në faqet e gjykatave, por nuk kanë akoma asnjë eksperiencë në publikimin e procedurave të falimentimit. për më tepër, publikimet jashtë gjykatave në shqipëri nuk janë të zakonshme.

në çdo rast është e rëndësishme të garantohet se vendimi i gjykatës së falimentimit është publikuar në një mënyrë të atillë që lejon aksesin publik në një informacion të tillë. është veçanërisht e rëndësishme që vendimi të përfshijë informacionin e kërkuar nga Ligji për Falimentimin.

autorët e këtij manuali tërheqin vëmendjen e lexuesit dhe në veçanti të administratorëve për vlefshmërinë e teknologjisë së informacionit, e cila do të ishte e nevojshme në kontekstin e publikimeve të vendimeve të gjykatës së falimentimit. në veçanti, në gjykatën e rrethit gjyqësor tiranë, regjistrimi i çështjeve dhe procedurave dhe mjetet që kanë mundësuar aksesin e publikut në këto të dhëna kanë rezultuar efecientë dhe mund të luajnë një rol të rëndësishëm në publikimin e vendimeve të gjykatës së falimentimit lidhur me hapjen e procedurës së falimentimit.

në bazë të Ligjit për falimentimin, vendimi i gjykatës së falimentimit për hapjen e procedurës së falimentimit duhet:

• të përcaktojë administratorin e falimentimit. neni 26 pika 2 b dhe pika 4;

• të specifikojë identitetin e plotë dhe vendbanimin e debitorit. neni 26 pika 2;

• të specifikojë orën e saktë kur është hapur procedura e falimentimit. neni 26 pika 2.

• të specifikojë kohën gjatë të cilës kreditorët duhet të paraqesin kërkesat e tyre, ose të informojnë administratorin e falimentimit lidhur me të drejtat e siguruara që ata kanë në pronësinë e debitorit. neni 27,

• të përcaktojë afatet për zhvillimin e mbledhjes se kreditorëve për të vendosur lidhur me vazhdimësinë e procedurës së falimentimit bazuar në raportin e administratorit të falimentimit dhe të mbledhjes për verifikim. neni 28.

Vendimi duhet:

• të jetë në formën e përcaktuar të gjykatës se falimentimit (shih aneksin iii- Vendimi- hapja e procedurës së falimentimit);

• të publikohet në faqen zyrtare të gjykatës së falimentimit;

• t’u dërgohet kreditorëve dhe debitorëve të debitorit. neni 29 pika 2;

• t’i dërgohet debitorit (një debitor i cili është një person fizik duhet të informohet lidhur me mundësinë e shkarkimit nga detyrimet e mbetura sipas pjesës 9). neni 27 pika 2–3;

• të regjistrohet në regjistrin tregtar nëse debitori është regjistruar në regjistrin tregtar. neni 30;

• të regjistrohet në Zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pasuritë e paluajtshme në të cilat debitori ka të drejta.neni 31; dhe

• të regjistrohet në regjistra të tjerë në të cilët është regjistruar e drejta e pronësisë së debitorit. neni 31 pika 4.

3.7.9 efekti i vendimit për hapjen e procedurës

hapja e procedurës së falimentimit, përfshirë emërimin e një administratori, ka pasoja të rëndësishme mbi të drejtat ligjore të debitorit, kreditorëve të debitorit dhe personave të tjerë të prekur nga kjo procedurë. Disa nga pasojat më të rëndësishme janë si më poshtë:

• Debitori humbet, në ditën e hapjes së procedurës, të drejtën për të administruar dhe disponuar pasurinë që ekziston në momentin e hapjes se procedurës, ose që është fituar para përfundimit të procedurës (nuk bëhet fjalë për pasurinë që nuk është objekt i ekzekutimit të detyrueshëm sipas Kodit të procedurës Civile) dhe të drejtën për të ngritur padi. nenet 67 dhe 68;

• Çdo disponim i pasurive të paluajtshme nga debitori është i pavlefshëm,. neni 67;

• Çdo mandat i dhënë ose e drejtë e deleguar nga debitori është e pavlefshme. nenet 97-98;

• e drejta për të administruar pasurinë e debitorit që formon masën e falimentimit i takon administratorit. nenet 67 dhe 116;

Page 43: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

82 83

• të gjitha paditë civile kundër debitorit pezullohen. neni 71;

• Çdo urdhër për ekzekutimin e detyrueshëm ndaj pasurisë së debitorit është i pavlefshëm derisa plani i zyrës se përmbarimit për ndarjen e të ardhurave të marrë formë përfundimtare në ditën e hapjes së procedurës. gjykata e falimentimit mund ta konsiderojë të vlefshëm neni 74;

• Kreditorët që gëzojnë të drejtën e ripagimit të veçantë nuk mund të realizojnë të drejtën e tyre mbi pasurinë e debitorit nëse administratori zotëron sendin, ose kur sendi është i paluajtshëm. por ky kufizim nuk do të ekzistojë përderisa në shumicën e rasteve pasuria nuk vlerësohet më shumë se detyrimi që garanton dhe shpenzimet e falimentimit së bashku. neni 133 pika 3;

• administratori ushtron kompetenca të gjera për të kundërshtuar veprimet e kryera nga debitori para datës së hapjes së procedurës, nëpërmjet të cilave janë zvogëluar pasuritë e debitorit. pjesa e 3-të, Kapitulli 3;

• Debitori (anëtarët dhe ish-anëtarët e organit përfaqësues ose mbikëqyrës të debitorit person juridik, ortakët e thjeshtë të një shoqërie të thjeshtë dhe punëmarrësit dhe ish-punëmarrësit e debitorit) është subjekt i detyrimit të njoftimit dhe bashkëpunimit. nenet 81 dhe 85;

• Disa kontrata që nuk janë zbatuar midis debitorit dhe një personi tjetër mund të vlerësohen si të pazbatueshme. neni 86.

3.7.10 Pasuritë e përfshira në procedurën e falimentimit

Masa e falimentimit përfshin të gjithë pasurinë dhe të drejtat e debitorit në datën e hapjes së procedurës së falimentimit, si dhe pasurinë e që ai fiton gjatë zbatimit të procedurës së falimentimit, me përjashtim të sendeve që përjashtohen nga ekzekutimi i detyrueshëm (neni 33).

pasuria e debitorit e konfiskuar nga përmbaruesi gjyqësor dhe shumat e fituara nga shitja e pasurive duhet ti dorëzohen administratorit të falimentimit, nëse plani i zyrës së përmbarimit për ndarjen e të ardhurave, siç parashikohet në Kodin e Procedurës Civile nuk ka marrë formë përfundimtare përpara hapjes së procedurës së falimentimit (neni 74).

Shembull: para hapjes së procedurës së falimentimit kundër altas (një shoqëri), kreditori 1 fitoi realizoi një proces gjyqësor dhe mori një urdhër ekzekutimi kundër pasurisë së alta-s. pasuria u vu në ekzekutim nga zyra e përmbarimit. pak më vonë, kreditorët 2 dhe 3 ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me nenin 534 të Kodit të Procedurës Civile për të marrë pjesë në ekzekutim duke i dorëzuar urdhrin e tyre të ekzekutimit zyrës së përmbarimit. përmbaruesi shiti pasuritë e konfiskuara. ai doli

në përfundimin se shumat e fituara nga procedura e ekzekutimit nuk ishin të mjaftueshme për të paguar kreditorët. rrjedhimisht ai përgatiti projektin e ndarjes se shumave, siç kërkohet nga neni 537 i K.pr.Civile. në përputhje me planin, përmbaruesi duhet të ndajë së pari shumat e nevojshme për kreditë që paguhen me preferim dhe nga pjesa tjetër që mbetet, paguan kreditë e tjera në përpjesëtim me shumat e tyre. projekti iu paraqit më pas altas dhe tre kreditorëve.

nëse nuk bëhet ankim në gjykatë ndaj projektit brenda 5 ditëve, plani konsiderohet si përfundimtar. nëse bëhet ankim, plani nuk konsiderohet si përfundimtar derisa çështja të zgjidhet nga gjykatat e apelit.

nëse është hapur një procedurë falimentimi kundër altas para se projekti të jetë përfundimtar, shumat e përfituara nga shitja do t’i dorëzohen administratorit. por, nëse projekti konsiderohet përfundimtar para hapjes së procedurës, përmbaruesi duhet të ndajë shumat në përputhje me projektin dhe shumat nuk do të jenë pjesë përbërëse e masës së falimentimit.

3.7.11 Detyrat dhe kompetencat e administratorit

administratori emërohet nga gjykata e falimentimit në vendimin për hapjen e procedurës së falimentimit (neni 26 pika 4). shih diskutimin e plotë në pikën 3.3.2.

ai luan një rol thelbësor në procedurë. Detyrat kryesore të administratorit janë:

• të veprojë nën mbikëqyrjen e gjykatës së falimentimit. neni 45.

• të marrë në zotërim dhe të administrojë masën e falimentimit menjëherë pas hapjes së procedurës (neni 116) dhe përgjithësisht ta administrojë e ta disponojë atë në përputhje me Ligjin për Falimentimin dhe udhëzimet e kreditorëve. neni 67.

• t’i lejojë debitorit dhe familjes së tij/saj mjetet e nevojshme të jetesës derisa mbledhja e kreditorëve të marrë vendim. neni 84.

• të përgatisë një inventar të llojit dhe vlerës së pasurisë që përbën masën e falimentimit (nenet 119 dhe 121) dhe të depozitojë një raport mbi pasurinë në gjykatën e falimentimit. neni 122.

• të ushtrojë të drejtën e mbledhjes, mbajtjes dhe disponimit të pasurisë që është objekt i të drejtës së ripagimit të veçantë. nenet 133-136 dhe 153. shih diskutimin e plotë në pikën 3.3.10.

• të përcaktojë se cilën pasuri, që është objekt i së drejtës se ripagimit të

Page 44: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

84 85

veçantë, do të përdorë për masën e falimentimit. neni 139. shih diskutimin e plotë në pikën 3.3.10.

• Kur e sheh të arsyeshme, të rifillojë në favor të masës së falimentimit çdo padi lidhur me pasurinë e debitorit në momentin e hapjes së procedurës së falimentimit si dhe të vazhdojë paditë kundër debitorit lidhur me pretendimet për veçimin e një sendi në bazë të një të drejte pronësie mbi pasurinë, ose ripagimin e veçantë. nenet 71 pika 1 dhe 72.

• të ndërmarrë hapat e duhura lidhur me kontratat e zbatueshme midis debitorit dhe një personi tjetër. nenet 86-88, 91, 92, 95. shih diskutimet e mëtejshme në pikën 3.3.8.2.

• të rimarrë për masën e falimentimit çdo pasuri që debitori ka shitur ose vënë garanci para ose pas hapjes së procedurës që, si pjesë e politikës publike, duhet të jetë e vlefshme për t’u zbatuar në rast padie të kreditorëve të debitorit. shih në përgjithësi, nenet 100-115. shih diskutimin e plotë në pikën 3.3.8.3.

• të përgatisë një raport për mbledhjen e kreditorëve lidhur me gjendjen ekonomike të debitorit, të shkaqeve të falimentimit, perspektivën e veprimtarisë tregtare të debitorit. neni 124.

• të marrë udhëzimet e mbledhjes së kreditorëve ose komitetit të kreditorëve lidhur me çështjet e rëndësisë së veçantë, përfshirë: (i) shitjen e veprimtarisë, ndërmarrjes, mallrave në tërësi, çdo pjese të një sendi të paluajtshëm që shitet privatisht; (ii) shitjen aksioneve ose pjesëve debitorit në një shoqëri tjetër, nëse këto pjesë kanë për qëllim të krijojnë një lidhje të përhershme me ndërmarrjen tjetër ose t’i japin të drejtën e përfitimit të të ardhurave të përsëritshme; (iii) marrjen hua të një shume të konsiderueshme parash dhe përdorimin e tyre për administrimin; (iv) ngritjen ose marrjen pjesë në një padi për një vlerë të konsiderueshme; (v) negocimin e një zgjidhje ose një kompromisi për të zgjidhur ose shmangur një padi të tillë; depozitimin dhe investimin e parave të masës së falimentimit. nenet 117, 128-130.

• të vazhdojë ose të mbyllë veprimtarinë e debitorit nëse kjo vendoset nga kreditorët. nenet 124-126.

• të marrë pjesë në mbledhjen e verifikimit dhe të asistojë kreditorët në përcaktimin nëse pretendimet e paraqitura do të pranohen si të vlefshme. neni 143.

• të regjistrojë të gjitha pretendimet e kreditorëve dhe të depozitojë tabelën e pretendimeve në gjykatën e falimentimit. neni 142.

• të përgatisë një raport për mbledhjen e kreditorëve lidhur me ecurinë e procedurës dhe administrimin e masës së falimentimit. neni 66.

• të përgatisë dhe të depozitojë pranë gjykatës së falimentimit një plan shpërndarjeje që trajton çështjet e mëposhtme: (i) efektin e zbatimit të nenit 605 të Kodit Civil; (ii) shpenzimet e procedurës dhe shpenzimet administrative që kanë përparësi ndaj pretendimeve të kreditorëve të falimentimit (neni 36); (iii) pretendimet e kreditorëve të siguruar(nenet 34, 40 dhe 153); dhe (iv) dispozitat për pretendime të pa marra parasysh ose të kushtëzuara (nenet 154-155).

• të kryejë shpërndarjen e mësipërme (nëse miratohet) pas depozitimit të listës së pretendimeve që përfitojnë nga shpërndarja në gjykatën e falimentimit; nenet 150-151.

• të marrë pëlqimin e gjykatës së falimentimit për shpërndarjen përfundimtare dhe të kryejë shpërndarjen. neni 159, dhe

• të përgatisë dhe të paraqesë në mbledhjen e kreditorëve raportin përfundimtar të administrimit.neni 160).

3.7. 12. Përfundimi i procedurës së falimentimit

Menjëherë pasi të jetë kryer shpërndarja përfundimtare, gjykata e falimentimit duhet të mbyllë procedurën. Vendimi i gjykatës së falimentimit shpallet publikisht (neni 163). Me përjashtim të rasteve kur debitorit i është dhënë e drejta të shkarkohet nga detyrimet e mbetura (pjesa e nëntë), ose në rastet kur debitori është një person juridik që është prishur si rezultat i procedurës së falimentimit, mbyllja e procedurës së falimentimit, nuk kufizon plotësimin e atyre pretendimeve të kreditorëve që nuk janë shlyer gjatë shpërndarjes. një pretendim i tillë që nuk është kundërshtuar nga debitori në mbledhjen e verifikimit konsiderohet si një titull ekzekutiv i detyrueshëm në gjykatën e rrethit gjyqësor (neni 164).

Page 45: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

86 87

4. FaLImentImI – rIorGanIZImI treGtar

4.1 hYrje

likuidimi i aktiveve të një debitori në gjendje të paaftësisë paguese luan një rol të rëndësishëm në ekonomi, si një proces nëpërmjet të cilit organizimet e paafta të biznesit largohen nga tregu. është e nevojshme që burimet të zhvendosen nga përdorimet me vlera të ulëta tek ato më të larta. burimet që nuk janë përdorur në mënyrë efikase duhet të çlirohen për t’u përdorur në organizime biznesi më efikase.

Megjithatë, organizime biznesi efikase, të suksesshme, ndonjëherë, gjenden në situata të paaftësisë paguese të përkohshme ose të afërt, për shkak të rrethanave të papritura. shumë sisteme moderne të ligjit të falimentimit parashikojnë një mekanizëm nëpërmjet të cilit likuidimi i aktiveve (dhe përfundimi i ekzistencës) të këtij tipi organizimi biznesi mund të shmanget. në bazë të këtyre sistemeve qëndron parimi që kreditorët e debitorit të paaftë për të paguar ose i paaftë në të ardhmen e afërt, të marrin vendimin nëse janë të përgatitur që t’i ndryshojnë të drejtat e tyre si kreditorë në mënyrë të atillë që të lejojnë organizimin e biznesit për të mbajtur disa ose të gjitha aktivet e tij dhe të përpiqen ta rikthejnë atë në pozicionin financiar të shëndetshëm. pjesa e gjashtë e Ligjit për Falimentimin trajton planet e riorganizimit.

sikurse është theksuar në këtë Manual, Ligji për Falimentimin parashikon një sistem sipas të cilit likuidimi i aktiveve të një debitori tregtar, në gjendje paaftësie paguese, mund të shmanget dhe debitori të jetë në gjendje të vazhdojë të ekzistojë dhe të angazhohet në veprimtari ekonomike sipas një marrëveshje që është pranuar në mënyrë kolektive nga kreditorët dhe gjykata e falimentimit. Marrëveshja sipas së cilës debitori në gjendje të paaftësisë paguese shmang likuidimin e aktiveve të tij, mund të përfshijë një gamë të gjerë masash përfshirë: zvogëlimin e borxhit, investim të ri, pagesë të vonuar, këmbim të borxhit me pjesëmarrje në kapital, ose ndonjë kombinim të tyre, dhe masa të tjera. Ligji për Falimentimin parashikon shumë pak kufizime për kushtet e planit të riorganizimit që debitori ose administratori i paraqesin kreditorëve për miratim.

Shembull: supozojmë sikur albina shpk ka ngritur një kompleks bregdetar. për këtë qëllim ajo mori financime nga burime të ndryshme. e filloi aktivitetin dhe e vuri në punë kompleksin për një vit. gjatë kësaj kohe ajo i përmbushi të gjitha detyrimet e saj.

gjatë vitit të dytë të funksionimit, moti i ftohtë çoi në një rënie dramatike të turistëve që vinin në komplekset bregdetare shqiptare dhe në një rënie korresponduese në të ardhurat e shoqërive që ofronin shërbime turistike. për rrjedhojë, albina shpk nuk i realizoi pagesat e saj ndaj shumicës së kreditorëve. ajo, gjithashtu, nuk pagoi dhe punonjësit e saj.

një prej kreditorëve kryesorë të albina shpk zhvilloi një proces gjyqësor dhe kërcënon se do të kërkojë ekzekutimin e vendimit të marrë mbi pasurinë e shoqërisë. nëse kjo ndodh, bisnesi i albina shpk do të mbarojë. Vlera e aktiveve të albina shpk është më e vogël se totali i shumës së borxhit të kreditorëve të saj të siguruar dhe të pasiguruar.

Drejtuesit e albina shpk vendosin të bëjnë një kërkesë për të hapur një procedurë falimentimi për shoqërinë për shkak të mbingarkimit në borxhe dhe mungesës së mjeteve monetare. pas negociatave me punonjësit dhe disa prej kreditorëve kryesorë të shoqërisë dhe burimeve të reja të kapitalit përgatitet një plan riorganizimi. plani parashikon sa më poshtë:

• disa prej kreditorëve do t’u jepen pjesë kapitali në këmbim të pretendimeve të tyre;

• pretendimet e punonjësve do të zvogëlohen me 15%;

• pretendimet e kreditorëve të pasiguruar do të zvogëlohen me 20% dha pagesa do të shtyhet për 6 muaj;

• banka a do t’i parapaguajë kapital të ri shoqërisë mbi bazë të një pozicioni të dytë të siguruar në lidhje me aktivet e paluajtshme;

• kreditorët që kanë barrë mbi pajisjet do të heqin dorë nga sekuestrimi i pajisjeve në këmbim të rifanancimit të tyre me një përqindje më të lartë interesi;

• banka b do ta ristrukturojë huanë e saj ekzistuese;

• shoqëria do të ketë të drejtë të marrë hua një shumë të caktuar parash për të mbuluar shpenzimet operative deri në fillim të sezonit tjetër turistik;

• do të sigurohet mbikëqyrja nga një administrator;

Page 46: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

88 89

efekti i synuar i planit është ruajtja e mbarëvajtjes e albina shpk duke e çliruar atë nga një pjesë e detyrimeve, duke shtyrë pagesën për një pjesë të detyrimeve dhe duke marrë kapital të ri, gjë e cila do të bëjë që shoqëria të shmangë likuidimin e aktiveve të saj dhe të funksionojë në kohën që tregtia turistike të rifillojë pas gjashtë muajsh.

sistemi i riorganizimit i parashikuar në Ligjin për Falimentimin duhet parë si një sistem që lejon mbajtjen e organizimeve efecientë dhe në të njëjtën kohë nuk lejon që organizimet që nuk janë efecientë dhe produktive të vazhdojnë të ekzistojnë. Ky sistem duhet të përdoret vetëm për të siguruar realizmin e e përfitimeve nga vazhdimi i veprimtarisë (p.sh. vlera e një organizimi është më e madhe se sa vlera që do të përfitohej nga likuidim).

Ky parim njihet në Ligjin për Falimentimin duke qenë se në bazë të tij gjykata e falimentimit ka të drejtë të vendosë paraprakisht nëse një plan duhet t’i paraqitet kreditorëve ose jo.

në bazë të nenit 194 pika 1, gjykata e falimentimit nuk duhet ta pranojë planin, nëse, ndërmjet të tjerash, plani nuk është realist ose nuk ka të ngjarë që të pranohet nga kreditorët.

në shembullin e dhënë më sipër, albina shpk ka një pritshmëri të lartë për të vazhduar me aktivitetin e saj për arsye se një ndryshim i pritshëm në volumin e turistëve do të çojë në hyrjen e të ardhurave (cash flow) që do të bëjë që shoqëria të përmbushë detyrimet e saj dhe t’i kthejë fitimin ortakëve.

sistemi që përmbahet në Ligjin e Falimentimit që parashikon riorganizim financiar nuk kufizohet tek shoqëritë tregtare. të paktën teorikisht, ai zbatohet për çdo debitor. gjithsesi, nga pikëpamja praktike, vështirë se sistemi do të përdoret nga debitorët që nuk janë të angazhuar me ndonjë formë veprimtarie tregtare të vazhdueshme. në çdo rast, Ligji për Falimentimin parashikon një sistem të veçantë më të përshtatshëm për debitorët që nuk ushtrojnë veprimtari tregtare. pjesa 10, nenet 267-273, jep një sistem të thjeshtuar, të zbatueshëm për debitorët që janë individë, të cilët, nuk ushtrojnë një veprimtari ekonomike të pavarur, ose që e ushtrojnë atë në atë masë që nuk ka nevojë për një organizim tregtar të zakonshëm.

funksionimi i vazhdueshëm i aktiviteteve të biznesit sipas një plani riorganizimi është krejt ndryshe nga vazhdimi i veprimtarisë nga administratori i shoqërisë nën drejtimin e komitetit të kreditorëve dhe gjykatës së falimentimit. shih nenin 124. një plan falimentimi përfshin rikthimin tek debitori të kontrollit dhe menaxhimit të veprimtarisë së tij/saj ose ndonjë formë riorganizimi sipas së cilës kontrolli dhe

menaxhimi i përket një entiteti të ri ose të krijuar nga bashkimi. administratori mund të luajë një rol vëzhgues në funksionimin ose planin, por ai përfshin vetëm një numër të kufizuar detyrash mbikëqyrëse. Kjo është trajtuar në pikën 3.3.9 të këtij Manuali.

4.2 haPja e ProCeDUëS Së rIorGanIZImIt

një tipar i rëndësishëm i Ligjit për Falimentimin është mundësia e riorganizimit si një nga zgjedhjet e mundshme në një procedurë të rregullt falimentimi. Me fjalë të tjera, riorganizimi nuk vihet në lëvizje me anë të një procedure të veçantë, por, potencialisht, është tipar i të gjitha procedurave të falimentimit. një procedurë falimentimi mund të çojë në likuidim ose riorganizim në varësi të rrethanave të rastit dhe të vendimeve të gjykatës ose kreditorëve. për rrjedhojë, një procedurë falimentimi që është hapur në bazë të kërkesës së debitorit apo të kreditorit, mund të rezultojë në riorganizimin e debitorit në vend të likuidimit dhe shpërndarjes së pasurisë së tij. një debitor, i cili ka kërkuar hapjen e procedurës së falimentimit duke përfshirë planin e riorganizimit që të përfitojë një kohë shtesë për realizimin e pretendimeve të kreditorëve, rrezikon të humbasë aktivet (si dhe ekzistencën, nëse është person juridik) nëpërmjet likuidimit, në qoftë se plani i riorganizimit nuk miratohet.

Shembull: supozojmë se alba (shoqëri) nuk ka shlyer pagesat ndaj gjithë kreditorëve të saj. alba, e cila prodhon mobilje, bën kërkesë për hapjen e procedurave të falimentimit duke e shoqëruar me propozimin për riorganizimin e shoqërisë që do të përfshinte caktimin e një menaxheri të ri si dhe nuk do të prodhonte më karrige druri, por do të fokusohej në prodhimin e tavolinave të drurit. Komiteti i kreditorëve e refuzon në mënyrë unanime planin dhe propozon likuidimin e albës. gjyqtari mund të vendosë likuidimin e albës, pavarësisht se kjo e fundit e kundërshton atë.

siç u vu në dukje dhe më sipër në këtë Manual, një kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit mund të bëhet nga debitori, kreditorët e debitorit ose, në disa raste, nga një organ administrativ. për një përshkrim të plotë të kërkesave që duhet të plotësohen para se të hapet një procedurë falimentimi, shih pikën 3.2.5.

në praktikë, një person, qoftë ky debitori apo administratori i cili vepron me autorizimin e kreditorëve, që mendon të paraqesë një plan riorganizimi, duhet, në radhë të parë, të shqyrtojë mundësinë e pranimit të tij. Kjo përfshin bisedimet me kreditorë të ndryshëm përpara formulimit të planit, me të punësuarit e shoqërisë si dhe furnizuesit e saj të mundshëm. sikurse është trajtuar edhe më sipër në këtë

Page 47: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

90 91

Manual, kjo gjë merr rëndësi të veçantë atëherë kur ekzistojnë kreditorë të siguruar të cilët duhet të përfshihen në plan nëse ai do të vihet në jetë. nëse kjo gjë arrihet dhe ka një marrëveshje të përgjithshme në këtë fazë, procedura e prezantimit dhe pranimit të planit do të jetë thjesht një formalitet.

Shembull: në 1 janar alba shpk ndodhet përpara mospërmbushjes së detyrimeve ndaj gjithë kreditorëve të saj, pagesat kundrejt të cilëve nuk i ka kryer që prej disa vitesh. alba shpk bën kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit dhe propozon një plan për riorganizimin e saj. si pjesë e planit, kreditorët duhet të pranojnë që të presin 12 muaj përpara pagesës së detyrimeve nga alba shpk. alba shpk sugjeron që brenda 12 muajve do të jetë në gjendje t’i shlyejë të gjitha huatë.

Ka mundësi që plani të refuzohet dhe gjykata të zbatojë nenin 194 për të shmangur vonesat e mëtejshme në likuidimin e shoqërisë. alsha shpk është më mirë që të mos e propozojë planin sepse ka të ngjarë që ai të mos pranohet.

4.2.1 Propozimi i planit nga debitori

neni 181 pika 1 parashikon që debitori ka të drejtë të paraqesë një plan riorganizimi. një debitor që ushtron veprimtari tregtare mund të dëshirojë të kërkojë hapjen e një procedure falimentimi me qëllim që të çlirohet përkohësisht nga veprimet e ekzekutimit të detyrueshëm apo ato të paralajmëruara për tu zbatuar nga kreditorët e pasiguruar për periudhën gjatë të cilës ai do të përgatisë planin e riorganizimit. për shkak të neneve 74 dhe 75 të Ligjit për Falimentimin, të gjitha të drejtat e kreditorëve të pasiguruar për ekzekutimin e pasurisë së debitorit, përfundojnë me hapjen e procedurave të falimentimit. urdhri për ekzekutimin e detyrueshëm, sipas Kodit të Procedurës Civile, mbi pasuritë e një debitori të gjykuar, që nuk është zbatuar nga përmbaruesi gjyqësor përpara hapjes së procedurës së falimentimit, bëhet i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet. sidoqoftë, kjo gjë nuk shtrihet mbi të drejtat e ekzekutimit të shumë kreditorëve të siguruar (nenet 71 dhe 133 pika 3).

Paaftësia paguese në një të ardhme të afërt

një debitor, (por jo një kreditor) mund të kërkojë hapjen e procedurës së falimentimit bazuar në gjendjen e paaftësisë paguese në një të ardhme të afërt. shih nenin 13 pika 3. gjendja e paaftësisë paguese në një të ardhme të afërt ekziston atëherë kur debitori ka mundësi që të mos jetë në gjendje të shlyejë detyrimet e tij në datën e maturimit. Ky aspekt i Ligjit për Falimentimin sjell një ndryshim mes detyrimeve që janë të kërkueshme dhe atyre që do të bëhen të kërkueshme në të ardhmen. një debitor është në gjendjen e paaftësisë paguese në një të ardhme të afërt kur ai mund të shlyejë detyrimet ekzistuese që janë bërë të kërkueshme, por ka mundësi

që të mos jetë në gjendje të shlyejë në datën e maturimit detyrimet ekzistuese që do të bëhen të kërkueshme në të ardhmen. një debitor është në gjendjen e paaftësisë paguese në një të ardhme të afërt nëse ai mund të shlyejë detyrimet e tashme të cilave i ka kaluar afati i pagesës, por ka të ngjarë të mos jetë në gjendje që të shlyejë detyrimet e tashme, të cilave ende nuk i ka kaluar afati i pagesës, kur të vijë afati i pagesës së tyre në të ardhmen.

Shembull: alka (shoqëri) ka dy kreditorë.banka 1 – i ka dhënë alkas një hua prej 1,000,000 lekë që duhet të paguhet në 3 shtator. banka 2 – i ka dhënë alkas një hua prej 3,000,000 lekë që duhet të paguhet në 5 nëntor, dy vite më pas.

rasti 1: Cili do të jetë statusi i alkas në 4 tetor, në qoftë se shoqëria ka 1,3000,000 lekë dhe nuk po gjeneron asnjë të ardhur? përgjigje: alka ndodhet në gjendjen e paaftësisë paguese në të ardhmen e afërt – debitori mund të bëjë një kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit bazuar në nenin 13pika 3.

rasti 2: Cili do të jetë statusi i alkas në 4 tetor, në qoftë se shoqëria ka 4,000,000 lekë dhe po gjeneron një shumë të mirë të ardhurash. përgjigje: alka nuk ndodhet në gjendjen e paaftësisë paguese dhe as në gjendjen e paaftësisë paguese në të ardhmen e afërt .

mbingarkesa me borxhe

Mbingarkesa me borxhe shërben si shkak për të kërkuar hapjen e procedurës së falimentimit si nga debitori, ashtu edhe nga kreditori kur debitori është person juridik (neni 13 pika 4). prova e mbingarkesës në borxhe bazohet në raportin e pasurisë me detyrimet. në qoftë se pasuria e debitorit nuk është e mjaftueshme për të mbuluar detyrimet, debitori është në gjendjen e mbingarkesës në borxhe. Kjo vlen edhe në rastin kur debitori përmbush detyrimet e tij ekzistuese dhe, si rrjedhim, nuk ndodhet në gjendjen e paaftësisë paguese. Megjithatë, mundësia për vazhdimësinë e veprimtarisë së debitorit duhet të përdoret për të përcaktuar nëse ekziston gjendja e mbingarkesës në borxhe për sa kohë që debitori ka të ngjarë të vazhdojë si shoqëri tregtare.

Shembull: alfa shpk është një shoqëri e përfshirë në tregtinë e shitjes së kompjuterëve. Më 1 tetor, aktivet e shoqërisë përbëheshin nga 1000 kompjuterë me vlerë 100,000 lekë secili, makineri në vlerën 40,000,000 lekë, si dhe një llogari bankare me vlerë 1,000,000 lekë.

Page 48: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

92 93

alfa shpk ka një kreditor kryesor që është Credit bank. shoqëria i detyrohet këtij debitori një shumë prej 150,000,000 lekë.

rezultati: Më 1 tetor, shoqëria ndodhet në situatën e “mbingarkesës në borxhe” meqenëse ajo ka një detyrim të përgjithshëm prej 150,000,000 lekë dhe vetëm 141,000,000 lekë aktive. Megjithatë, nëse alfa shpk ka shumë mundësi që të vazhdojë veprimtarinë dhe vlera që mund të përfitohet nga vazhdimi i veprimtarisë së saj është 9,000,000 lekë ose më tepër, alfa shpk nuk ndodhet në gjendjen e mbingarkesës në borxhe.

Kërkesa për një plan riorganizimi duhet të paraqitet së bashku me kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit(neni 181 pika 1. sidoqoftë, në çdo rast, plani duhet të paraqitet përpara mbledhjes përfundimtare të kreditorëve.

4.2.2 Propozimi i planit nga administratori (në emër të kreditorit)

neni 181 parashikon që mbledhja e kreditorëve mund t’i kërkojë administratorit të përgatisë një plan riorganizimi. administratorit i kërkohet që në mbledhjen e kreditorëve (mbledhja e raportimit), të paraqesë një raport mbi gjendjen ekonomike të debitorit. raporti duhet të përmbajë vlerësimin e administratorit nëse veprimtaria e debitorit duhet të ruhet në tërësi apo pjesërisht si dhe nëse është realiste ideja e hartimit të një plani riorganizimi (neni 124). në mbledhje, kreditorët mund ta ngarkojnë administratorin me hartimin e një plani riorganizimi për ta paraqitur në gjykatë (neni 125). Çdo plan i tillë duhet të përmbajë komentet e debitorit, të komitetit të kreditorëve, nëse është caktuar një i tillë, dhe të përfaqësuesit të punonjësve të debitorit ndaj të cilit është kërkuar hapja e procedurës së falimentimit (neni 181 pika 3).

Kur është vendosur vetëadministrimi nga debitori, mbikëqyrësi ose debitori merr përsipër detyrën e mbledhjes së kreditorëve për hartimin e planit të riorganizimit. Kur detyra i ngarkohet debitorit, mbikëqyrësi bashkëpunon si këshilltar në hartimin e planit (neni 247).

4.3 PoZIta e VeÇantë e KreDItorëVe të SIGUrUar

ndërkohë që një plan riorganizimi mund të përfshijë dispozita që trajtojnë të drejtat e kreditorëve të siguruar (kreditorët me të drejtë ripagimi të veçantë), Ligji pë Falimentimin njeh pozitën e veçantë që zë kjo kategori kreditorësh dhe efektin negativ që mund të ketë pjesëmarrja e detyruar në planet e falimentimit në gatishmërinë e huadhënësve dhe ofruesve të tjerë të kreditit për të dhënë kredi të siguruara.

në qoftë se plani nuk trajton në mënyrë të veçantë të drejtat e kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë, këta kreditorë nuk preken nga plani. në qoftë se ai do të zbatohet mbi kreditorët e siguruar, efektet e planit mbi të drejtat e tyre duhet të shtjellohen me hollësi në plan (neni 186). ndërkohë që neni 35 i Ligjit të Falimentimit synon të garantojë të drejtat e kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë, nenet 133 pika 1 dhe 2 dhe 137 lejojnë një ndërhyrje domethënëse të administratorit në lidhje me ekzekutimin e këtyre të drejtave. si pasojë, administratorit i jepet kontroll mbi kolateralin (pasuri e vendosur si garanci për një detyrim) që është në posedim të debitorit, në datën e hapjes së procedurës së falimentimit si dhe mbi çdo pasuri të paluajtshme. Ky kontroll i gjerë mbi kolateralin mund të kufizohet me urdhër të gjykatës së falimentimit, në përputhje me nenin 136 pika 3, në qoftë se pala e siguruar e bind gjykatën e falimentimit se kolaterali nuk është i mbrojtur siç duhet nga administratori i falimentimit ose ka të ngjarë të pësojë humbje në vlerë ndërkohë që është nën kontrollin e administratorit.

Megjithatë, masa më e madhe mbrojtëse që vihet në dispozicion të kreditorëve të siguruar parashikohet në nenet 133 pika 3 dhe 71. nëqoftëse vlera e kolateralit është më e vogël se detyrimi i debitorit kundrejt kreditorit të siguruar së bashku me shpenzimet e ekzekutimit, administratori nuk mund ta fitojë kontrollin mbi të dhe kreditori i siguruar ka të drejtë të ekzekutojë marrëveshjen e siguruese në përputhje me ligjin e zbatueshëm për këtë ekzekutim.

Shembull: alba shpk i detyrohet bankës beta 1,000,000. Ky detyrim ishte i siguruar me anë të një automjeti që i përkiste alba shpk. Vlera e automjetit në datën e nënshkrimit të kontratës ishte 1,400,000. Më pas vlera e automjetit u përgjysmua dhe në datën e hapjes së procedurës së falimentimit vlera ishte 700,000. shpenzimet e ekzekutimit janë 50,000 lekë.beta bank gëzon të drejtën e ripagimit të veçantë.

në qoftë se vlera e automjetit në kohën e hapjes së procedurës do të ishte 1,050,000 lekë ose më shumë, beta bank nuk do kishte të drejtën e përjashtimit sipas nenit 133 pika 3.

efekti praktik i kësaj dispozite është që t’i sigurojë palës së siguruar të drejtën për të mbetur e paprekur nga një plan riorganizimi i hartuar nga debitori mospërmbushës apo administratori, nëse në të është parashikuar pjesëmarrja e kreditorit të siguruar. në praktikë, një marrëveshje siguruese e hartuar ashtu siç duhet, parashikon që një kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit, si nga debitori ashtu edhe nga një kreditor i tij, përbëjnë mospërmbushje sipas marrëveshjes siguruese, duke i dhënë

Page 49: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

94 95

menjëherë të drejtën e ekzekutimit sipas marrëveshjes siguruese. si pasojë, kreditori i siguruar vihet në pozitë të tillë që mund të ekzekutojë kolateralin përpara se plani t’u paraqitet kreditorëve për pranim. Kreditori i siguruar nuk ka përse të presë mbledhjen e grupit të kreditorëve të siguruar për të kundërshtuar planin që cënon interesat e tij.

ekzekutimi i pretendimeve të palëve të siguruara mbi pasurinë e debitorit, brenda një periudhe të shkurtër kohe pas bërjes së kërkesës apo hapjes së procedurës së falimentimit, mund t’a bëjë të pamundur në praktikë që debitori apo administratori të përpiqen të formulojnë një plan për t’ia paraqitur gjykatës së falimentimit për miratim sipas nenit 194. nëse suksesi i mëtejshëm i veprimtarisë së debitorit kërkon mbajtjen e pasurisë ndaj së cilës janë marrë masa ekzekutimi, atëherë nuk ka më kuptim që të vazhdohet më tej me planin.

aftësia e pjesës më të madhe të kreditorëve të siguruar për ta përjashtuar veten nga pasojat e planit nuk do të thotë që kreditorët e siguruar nuk janë të gatshëm për të marrë pjesë në një plan riorganizimi. ata kreditorë të cilët kanë një garanci me vlerë më të madhe se vlera e detyrimit që kjo garanci siguron, janë subjekt i kufizimeve procedurale të nenit 133 dhe neneve të lidhura me të. Kreditorët që kanë një kolateral më një vlerë më të vogël se vlera e detyrimeve ndaj tyre, mund të vendosin që mundësitë e shlyerjes së pjesës që nuk mbulohet nga vlera e kolateralit, janë më të mëdha nëpërmjet një plani riorganizimi se sa me likuidimin e pasurisë së debitorit. Kreditorë të tjerë në të njëjtën pozitë mund të arrijnë në përfundimin se vonesa dhe pasiguria të shoqërojnë ekzekutimin e marrëveshjeve siguruese, është e tillë që interesat e tyre ekonomike janë më shumë të mbrojtura nëpërmjet një plani riorganizimi.

në qoftë se plani miratohet nga gjykata e falimentimit, ai është i detyrueshëm për të gjithë kreditorët e përmendur në të, përfshi dhe kreditorët e siguruar (neni 217).

nga sa më sipër rrjedh që ka dy mënyra që debitori apo administratori i cili harton një plan riorganizimi të ketë mundësinë për të përdorur si pjesë e planit pasurinë që siguron pretendimet e kreditorëve të siguruar:

• nëse është e mundur, plani duhet të parashikojë ruajtjen e pagesave ndaj kreditorëve të siguruar që kanë garanci mbi pasurinë e debitorit që është e nevojshme për vazhdimësinë e veprimtarisë së debitorit;

• të arrijë, nëpërmjet negociatave të zhvilluara përpara përfundimit të planit, marrëveshje me disa nga kreditorët e siguruar më të rëndësishëm për pjesëmarrjen e tyre në një plan riorganizimi i cili mbron të drejtat e tyre të siguruara dhe ju premton shlyerjen e një pjese të konsiderueshme të pretendimeve të pasiguruara.

4.4 Përmbajtja e PLanIt

4.4.1 Pjesët përbërëse të planit

neni 182 parashikon që plani përbëhet nga dy pjesë: pjesa paraqitëse dhe analiza e hollësishme.

pjesa paraqitëse e planit vendos hapat që janë marrë ose duhet të merren pas hapjes së procedurës së falimentimit për të ristrukturuar veprimtarinë e debitorit në mënyrë të tillë që të lejohet zbatimi i planit në atë masë sa mund të përfshihen edhe ndryshime në të drejtat e kreditorëve. gjithashtu, ai duhet të përshkruajë strukturën bazë të planit në mënyrë që të mund të vlerësohet nga kreditorët edhe gjykata (neni 183).

analiza e hollësishme e planit përcakton se si do të preken të drejtat e grupeve të ndryshme të kreditorëve në qoftë se ai do të miratohet (neni 184). Kjo mund të përfshijë vonesa në pagesa, ristrukturimin e kredive etj. nëse plani parashikon krijimin, ndryshimin, transferimin apo heqjen dorë nga të drejtat mbi pasuri të luajtshme apo të paluajtshme, dokumentet e nevojshme për të bërë këto ndryshime, përfshi edhe çdo dokument të nevojshëm për të pasqyruar ndryshimet në regjistrimin e të drejtave duhet t’i bashkohen planit. plani i cili parashikon vazhdimin e veprimtarisë tregtare të debitorit, duhet të përmbajë bashkangjitur edhe shtojcat e mëposhtme (nenet 192 dhe193):

• deklaratë e llojit dhe vlerës së aktiveve të debitorit;

• detyrimet e debitorit që vazhdojnë sipas planit;

• deklaratë e shpenzimeve dhe fitimeve të pritshme të debitorit gjatë periudhës që plani cënon të drejtat e kreditorëve ekzistues;

• në rastin e një plani të paraqitur nga administratori sipas udhëzimeve të mbledhjes së kreditorëve, që ka të bëjë me një debitor i cili është individ apo shoqëri e thjeshtë, një deklaratë e gatishmërisë së debitorit apo përfaqësuesit së tij në rastin e një shoqërie të thjeshtë, për vazhdimin e veprimtarisë së biznesit;

• në rastin e një plani sipas të cilit kreditorët fitojnë aksione, të drejta anëtarësimi apo interesa në korporatë, shoqëri të thjeshtë ose shoqëri tregtare, miratimin e këtyre kreditorëve; dhe

• në rastin e një plani sipas të cilit një palë e tretë ka pranuar të japë garanci për përmbushje, nëse plani miratohet, deklaratën e palës së tretë në fjalë që garancia do të jepet.

Page 50: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

96 97

4.4.2 tipare të veçantë në një plan-pushteti huamarrës të debitorit

plani i cili parashikon mbikëqyrjen nga administratori (shih pikën 4.13.2 të këtij Manuali) mundet gjithashtu të parashikojë të drejtën e debitorit për të marrë hua për zbatimin e planit. sidoqoftë, plani duhet të specifikojë një shumë maksimale që mund të merret hua. në çdo rast, kjo shumë nuk mund të kalojë vlerën e aktiveve të përcaktuara në listën e aktiveve që shoqëron planin e depozituar në gjykatën e falimentimit.

Shembull: alba shpk paraqet propozimin e një plani si pjesë e këtij propozimi, shoqëria paraqet dhe vlerën e aktiveve të saj si më poshtë:llogari bankare me 1,500,000 lekë një automjet me vlerë 1,000,000 lekënjë makineri prodhimi me vlerë 1,500,000 lekësipas nenit 227 debitori mund të marrë hua deri në vlerën e 4,000,000 lekë.

Megjithatë, për të lehtësuar huamarrjen (e një kredie aktuale nga institucione financiare), plani mund të parashikojë që kreditorët që i japin hua debitorit në bazë të planit, kanë prioritet mbi kreditorët e tjerë të falimentimit. sapo jepen, kreditë duhet të miratohen me shkrim nga administratori (neni 227). Kur ka pretendime kontraktore që lindin gjatë periudhës së mbikëqyrjes dhe pretendime që rrjedhin nga kredi të dhëna gjithashtu në periudhën e mbikëqyrjes, pretendimet kontraktore kanë prioritet (neni 228).

4.4.3 Grupet e kreditorëve

një tipar kryesor i sistemit të Ligjit për Falimentimin që parashikon planin e riorganizimit, është miratimi i planit nga kreditorët që cënohen prej tij. sidoqoftë, jo të gjithë kreditorët kanë interesa të njëjta apo cënohen njësoj nga ky plan. rrjedhimisht, është e nevojshme që plani të përcaktojë grupet e kreditorëve bazuar në interesat e tyre dhe në mënyrën e cënimit të këtyre interesave nëse plani do të zbatohet. Duhet të ketë të paktën dy grupe kreditorësh: ata me të drejtë ripagimi të veçantë, të drejtat e të cilëve preken nga plani dhe kreditorët e falimentimit. nëse plani parashikon edhe kreditorët e rangjeve më të ulëta, atëherë kërkohet edhe shtimi i një grupi tjetër (nenet 185 dhe 188).

Megjithatë, në shumë raste, është e nevojshme të ketë më shumë grupe, duke përfshirë dy ose më shumë grupe shtesë kreditorësh me të drejtë ripagimi të veçantë dhe dy ose më shumë grupe kreditorësh falimentimi. Kriteri i përcaktimit të grupeve duhet të tregohet në plan. shih nenin 185 pika 2.

një plan mund, por jo domosdoshmërish, të përfshijë të drejtat e kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë. nëse plani i përfshin këta kreditorë, ai duhet të tregojë

me hollësi mënyrën e cënimit të të drejtave të tyre, duke përfshirë çdo vonesë ose pengesë në zbatimin e këtyre të drejtave (neni 186). në mënyrë të ngjashme, një plan duhet të përcaktojë me hollësi mënyrën e cenimit të të drejtave të kreditorëve nga plani (neni 187).

Shembull: alfa shpk propozoi një plan riorganizimi pasi nuk arriti të përmbushë detyrimet e saj.

propozimi përfshin vonesën prej 12 muajsh në pagesën e shumës ndaj bankës Credit dhe në këmbim të shtojë 7% mbi shumën për t’u paguar.

plani përfshin, gjithashtu, propozimin që 50 punëmarrës të alfa shpk që të pranojnë të heqin dorë nga paga e tyre për dy muaj dhe në këmbim çdo punëmarrës të marrë një aksion të shoqërisë i barasvlershëm me 2 paga mesatare.

sipas nenit 190 pika 1, nëse në planin e riorganizimit nuk përcaktohet ndryshe, debitori shkarkohet nga detyrimet e mbetura. Kjo të thotë që çdo detyrim që duhet të përmbushet nga debitori duhet të përfshihet në plan. pas miratimit të planit, një kreditor nuk mund të pretendojë ndonjë detyrim shtesë. Kjo ndodh edhe nëse detyrimi kishte lindur para se debitori të bëhej i paaftë për të paguar.

Shembull: alba shpk ka detyrime të pashlyera prej 10,000,000 lekë.

alba shpk paraqiti një plan riorganizimi që u pranua nga kreditorët e alba: Credit bank dhe french bank.

Më pas, banka Credit kërkoi të përfshijë dhe një tjetër detyrim që alba shpk i detyrohej bankës Credit por që nuk ishte përfshirë në plan. alba shpk nuk është e detyruar ta paguajë këtë detyrim dhe shkarkohet prej tij meqenëse ky detyrim nuk ishte përfshirë në plan.

4.4.4 Kriteret për përcaktimin e grupeve

personi që përgatit planin ka përgjegjësinë fillestare për të përcaktuar se si kreditorët e debitorit duhet të grupohen sipas planit ndërsa Ligji për Falimentimin nuk është i qartë në këtë pikë, sipas mendimit të autorëve të këtij Manuali, gjykata e falimentimit mund të kërkojë ndryshime në planin e propozuar si pjesë e procesit të miratimit që parashikohet në nenin 194. përvoja në shtete të tjera tregon se mënyra e përcaktimit të grupeve është një nga faktorët më të rëndësishëm për pranimin përfundimtar të planit.

Page 51: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

98 99

Ligji për Falimentimin jep disa udhëzime për kriteret që duhen përdorur në përcaktimin e numrit dhe karakteristikave të grupeve (nenet 185 pika 2, 188-189):

• Kreditorët me “interesa të njëjtë ekonomikë” mund të jenë në të njëjtin grup nëse u jepen “të drejta të barabarta” sipas planit.

Shembull: një kreditor i pasiguruar i cili furnizon me mallra debitorin dhe që nuk është paguar, mund të grupohet së bashku me qiradhënësin në lidhje me qiranë e papaguar për mjediset e biznesit (për një periudhë më të vogël se 12 muaj përpara hapjes së procedurës së falimentimit). ndërsa qiradhënësi ka pronësinë mbi mjediset e dhëna me qira, pretendimi i tij për qiranë e prapambetur është një pretendim i pasiguruar dhe çdo pretendim që mund të ketë qiradhënësi nuk mund realizohet me anë të ekzekutimit të detyrueshëm në procedurën e falimentimit. shih nenin 34. në këtë kuptim të dy kreditorët kanë interesa të njëjtë ekonomikë.

• Kreditorët me të drejtë ripagimi të veçantë të drejtat e të cilëve cënohen nga plani duhet të trajtohen veçmas.

Shembull: Kur plani parashikon që debitori do të mbajë makinerinë që është objekt i një barre siguruese, të drejtat e përfituesit të kësaj barre siguruese do të cënoheshin nga plani. rrjedhimisht, përfituesi i barrës siguruese nuk mund të vihet në të njëjtin grup me kreditorët e pasiguruar.

• Kreditorët e rangjeve më të ulëta duhen trajtuar veçmas, ata duhet të jenë në grupe të veçanta.

• brenda secilit grup të gjitha palëve të përfshira do t’i jepen të drejta të barabarta përveç kur të gjithë palët në grup pranojnë me shkrim trajtimin e diferencuar të disa anëtarëve të grupit.

Shembull: një grup kreditorësh përfshin bankën alfa, bankën beta dhe bankën gama. secili prej kreditorëve ka një votë. Megjithatë, banka alfa kërkon që vota e saj të konsiderohet si dy vota sepse vlera e pretendimit të saj përbën 75% të pretendimeve të të gjithë grupit.

banka alfa mund të ketë një votë të barabartë me dy vota nëse banka alfa, banka beta dhe banka gama pranojnë këtë rregullim.

• në mungesë të pëlqimit të shprehur, asnjë prej kreditorëve nuk pritet të pranojë një plan nëse ai e vendos atë në një gjendje më të keqe se sa po të mos kishte plan (neni 214).

• Çdo marrëveshje e përfunduar ndërmjet hartuesit të planit dhe një pale të prekur nga ky plan është e pavlefshme në masën që ajo siguron një avantazh që nuk përcaktohet në mënyrë të veçantë nga plani.

Shembull: alba shpk propozoi një plan riorganizimi sipas të cilit të gjithë kreditorëve të shoqërisë do t’u paguhen detyrimet duke filluar gjashtë muaj pas miratimit të planit. banka beta është një nga këta kreditorë dhe ka një pretendim të pasiguruar ndaj alba shpk. administratori i alba shpk ka nevojë që banka beta të votojë në favor të planit. ai i propozon bankës beta që nëse kjo e fundit do ta mbështeste planin, alba shpk do ti paguajë asaj 20% të detyrimit sapo të miratohet plani. nëse kjo marrëveshje nuk është përfshirë në plan, ajo është e pavlefshme dhe alba shpk nuk duhet t’i paguajë 20% të detyrimit bankës beta.

autorët e këtij Manuali sugjerojnë që për të vendosur numrin dhe karakteristikat e grupeve duhen përdorur kriteret më poshtë:

• ndërsa duhet të njihet interesi i ndryshëm i kreditorëve, duhet pasur kujdes për të shmangur krijimin e një numri të madh grupesh, duke e fragmentuar kështu grupin e kreditorëve dhe duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme mundësinë që planet të pranohen nga kreditorët.

• si parim i përgjithshëm, një grup duhet të përfshijë kreditorë të drejtat e të cilëve janë të ngjashme mjaftueshëm sa për të mundësuar që ata të konsultohen së bashku për interesin e tyre të përbashkët.

Shembull: Dy kreditorë të siguruar të cilët kanë barrë siguruese mbi të njëjtin kolateral nuk ka të ngjarë që të jenë të gatshëm të merren vesh bashkërisht se si të lehtësojnë zbatimin e planit për sa kohë që njëri nga kreditorët mund të ketë prioritet në të drejtën e ekzekutimit të pretendimit të tij/saj. Megjithatë, dy ose më shumë kreditorë të siguruar të cilët kanë barrë siguruese mbi kolateralë të ndryshëm nuk janë në konkurrencë me njëri-tjetrin dhe, rrjedhimisht, ka më shumë të ngjarë të merren vesh se si të drejtat respektive të tyre mund të trajtohen në një plan të mundshëm.

Page 52: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

100 101

• të drejtat e disa anëtarëve të grupit nuk duhet të sakrifikohen ose përjashtohen për përfitimin e anëtarëve të tjerë të grupit.

Shembull 1: Do të ishte një shkelje e parimeve të përgjithshme të Ligjit për Falimentimin nëse do të propozohej një grup kreditorësh të siguruar në të cilin të përfshiheshin:- disa kreditorë që, për shkak të natyrës së kolateralit të tyre (p.sh, mjediset dhe pajisjet e biznesit) kanë interes për vazhdimin e veprimtarisë së debitorit, dhe që për shkak të vlerës së pretendimeve të tyre dhe fuqisë së tyre në votim sipas Ligjit për Falimentimin mund të detyrojnë pranimin e asaj pjese të planit që lidhet me ta, së bashku me-disa kreditorë të cilët janë në pakicë dhe që për shkak të natyrës së kolateralit të tyre (të ardhura që do të arkëtonte debitori si pjesë e vazhdimit të biznesit) ka të ngjarë të kundërshtojnë planin nga frika e humbjes së kolateralit në rast se plani do të realizohet por pa sukses.

Shembull 2:në mënyrë të ngjashme, do të ishte gjithashtu e papranueshme nëse do të përfshiheshin në një grup kreditorë të ndryshëm të siguruar, njëri prej të cilëve të kishte prioritet ndaj kreditorëve të tjerë sipas Ligjit për Barrët Siguruese, nëse kreditorët pa prioritet mund të ndryshojnë radhën e preferimit për shkak të vlerës kumulative të pretendimeve dhe numrit të tyre.

• grupet duhet të përcaktohen në bazë të të drejtave ligjore të kreditorëve, dhe jo në bazë të efektit ekonomik që plani do të ketë mbi anëtarë të veçantë të grupit të propozuar. referimi tek “interesat e njëjtë ekonomikë” në nenin 185 pika 2 nuk duhet të lexohet në kuptimin që kreditorët e një grupi cënohen të gjithë në të njëjtën mënyrë ose në një mënyrë shumë të ngjashme nga zbatimi i planit.

Shembull: fakti që biznesi i një kreditori do të preket në mënyrë të ndjeshme nga pamundësia për të realizuar të gjithë pretendimin e tij/saj sipas planit, nuk duhet të çojë në vendosjen e këtij kreditori në një grup të veçantë. i vetmi faktor që duhet marrë parasysh në këtë kontekst është natyra ligjore e pretendimit të kreditorit. nëse kreditori është një kreditor i zakonshëm falimentimi, ai/ajo duhet të vendoset në një grup bashkë me të gjithë kreditorët e tjerë të zakonshëm të falimentimit, përfshi ata që, për shkak të pozicionit të fortë financiar, nuk do të cënohen në mënyrë të ndjeshme nga zbatimi i planit.

• të drejtat që një grup i veçantë do të ketë sipas planit duhet të jenë të tilla që anëtarët e grupit do të jenë në një situatë ligjore jo shumë të ndryshme nga ajo në të cilën do të ishin sipas Ligjit për Falimentimin dhe ligjeve të tjera, nëse nuk do të kishte plan riorganizimi.

Shembull: në mungesë të marrëveshjes së të gjithë kreditorëve në grup, plani duhet të njohë të gjitha prioritetet e dhëna nga neni 605 i Kodit Civil dhe Ligji për Barrët Siguruese sikur të mos ishte parashtruar asnjë plan riorganizimi.

• Kreditorët e siguruar duhet të përfshihen në një grup me kreditorët e falimentimit për pjesën e pretendimeve për përmbushjen e të cilëve e drejta e ripagimit të veçantë nuk është e mjaftueshme, ose nëse ata kanë hequr dorë nga e drejta e tyre.

Shembull: albina shpk kur propozon planin e riorganizimit ka disa kreditorë. banka alfa është një kreditor i siguruar i shoqërisë. ajo ka një pretendim për 1,000,000 lekë të siguruar me pasuri të luajtshme (kolateral) të shoqërisë. Vlera e kolateralit është 800,000 lekë. prandaj, banka alfa ka një pretendim të siguruar prej 800,000, ndërsa pjesa e mbetur prej 200,000 do të jetë e pasiguruar.

banka alfa duhet të përfshihet në një grup të kreditorëve të siguruar me të drejtë ripagimi të veçantë për pretendimin prej 800,000 lekë.

pretendimi i bankës alfa në masën 200,000 lekë duhet të përfshihet në grupin e kreditorëve të falimentimit (të pasiguruar).

banka alfa mund të vendosë të lërë anëtarësinë në grupin e kreditorëve të siguruar dhe të lëvizë të gjithë ose një pjesë të shumës prej 800,000 lekë tek grupi i kreditorëve të falimentimit.

• Kreditorët e siguruar të cilët kanë të drejtën për të ekzekutuar kolateralin duhet të jenë në një grup të ndryshëm nga ai i kreditorëve kolaterali i të cilit do të mbahet nga debitori sipas planit.

4.5 VLerëSImI FILLeStar I PLanIt nGa GjYKata e FaLImentImIt

plani i paraqitur duhet të marrë miratimin e gjykatës së falimentimit përpara se të vazhdohet me procedurën. Kësaj të drejte të gjykatës së falimentimit i shtohet edhe e drejta e saj sipas nenit 212. (shih pikën 4.10 për diskutim të mëtejshëm). Megjithatë, e drejta e gjykatës së falimentimit për të mos miratuar planin është

Page 53: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

102 103

rreptësishtë e kufizuar dhe vendimi është i ankimueshëm. arsyet për të cilat plani i riorganizimit mund të mos miratohet janë si më poshtë(neni 194):

• nëse nuk janë respektuar dispozitat e Ligjit për Falimentimin lidhur me paraqitjen e planit dhe parashtruesi nuk është në gjendje të korrigjojë gabimet ose nuk i korrigjon ato brenda një afati të arsyeshëm, të caktuar nga gjykata;

Shembull: 1 janar - alba shpk paraqet një plan riorganizimi. shoqëria nuk paraqet së bashku me planin edhe listën e aktiveve të saj.

1 shkurt - gjykata falimentimit i kërkon shoqërisë të paraqesë listën e aktiveve brenda një muaji (koha e arsyeshme).

1 mars - alba shpk informon gjykatën e falimentimit se nuk mund të paraqesë listën brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

rezultati: gjykata e falimentimit duhet të vendosë mospranimin e planit.

• nëse plani i paraqitur nga debitori përmban të dhëna të mjaftueshme për të çmuar se nuk ka perspektivë për t’u pranuar nga kreditorët ose për tu miratuar nga gjykata;

Shembull: alki shpk paraqet një plan riorganizimi i cili kërkon që të gjithë kreditorët të heqin dorë nga të gjitha detyrimet që shoqëria i detyrohet atyre.

• nëse pretendimet e kreditorëve sipas pjesës analizuese të planit të paraqitur nga kreditori nuk mund të plotësohen;

Shembull: bb Com shpk paraqet një propozim për planin e riorganizimit. plani ka bankën alfa si kreditorin e tij kryesor. plani përfshin pagesën e 50% të detyrimit ndaj bankës alfa – 1,000,000 lekë.

Megjithatë plani parashikon që vetëm 200,000 lekë mund t’i ndahen bankës alfa.

rezultati: gjykata e falimentimit duhet të vendosë mospranimin e planit.

• nëse debitori ka paraqitur tashmë në procedurën e falimentimit një plan që nuk është pranuar nga kreditorët, nuk është miratuar nga gjykata ose është tërhequr nga debitori pas shpalljes publikisht të datës së mbledhjes

për diskutim dhe administratori i falimentimit me miratimin e komitetit të kreditorëve kërkon mospranimin nga gjykata e falimentimit.

Shembull: 1 janar - alba shpk paraqet planin e riorganizimit.

1 shkurt – caktohet si data e mbledhjes për diskutim. gjykata ende nuk e ka shqyrtuar planin.

1 mars – administratori merr një letër të shkruar nga komiteti i kreditorëve të cilët i kërkojnë atij të kërkojë mospranimin e planit nga gjykata e falimentimit.

rezultati: gjykata e falimentimit nuk duhet të miratojë planin.

4.6 Komentet mbI PLanIn

një plan që është pranuar nga gjykata e falimentimit duhet t’i dërgohet për komente (me një afat për përgjigje) komitetit të kreditorëve (nëse është caktuar një i tillë) dhe debitorit, nëse plani është paraqitur nga administratori, dhe administratorit nëse plani është paraqitur nga debitori (neni 195). gjykata e falimentimit, gjithashtu, mund t’ia dërgojë planin për komente ekspertëve në fushën e veprimtarisë tregtare që ka ushtruar debitori.

4.7 eFeKtet e PranImIt FILLeStar të PLanIt

Kur gjykata e falimentimit çmon, bazuar në një kërkese të debitorit ose administratorit, që disponimi ose shpërndarja e pasurive të masës së falimentimit sipas procedurave që çojnë në likuidimin e disa aktiveve të debitorit do të dëmtonte zbatimin e planit të falimentimit të paraqitur gjykatës së falimentimit, ajo do të urdhërojë pezullimin e një disponimi ose shpërndarjeje të tillë (neni 196). Megjithatë, urdhri nuk duhet të jepet, ose nëse është dhënë duhet të revokohet, nëse administratori me miratimin e mbledhjes së kreditorëve ose komitetit të kreditorëve kërkon që urdhri të mos jepet ose të revokohet ose nëse gjykata e falimentimit arrin në përfundimin se pezullimi do të sjellë një rrezik më dëme të ndjeshme për masën e falimentimit (neni 196).

qëllimi këtyre dispozitave, në shumicën e rasteve, është t’i japë mbledhjes së kreditorëve ose komitetit të kreditorëve një të drejtë vetoje të rëndësishme mbi planin e parashtruar nga debitori. nëse administratorit i kërkohet të vazhdojë të disponojë pasuritë e debitorit, mundësia që debitori të vazhdojë sipas planit pa ato aktive do të jetë e vogël.

Page 54: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

104 105

Shembull: banka beta është një nga pesë kreditorët anëtarë të komitetit të kreditorëve të shoqërisë në gjendje të paaftësisë paguese alba shpk. sipas procedurave një makineri ndërtimi e shoqërisë duhet të likuidohet. shoqëria paraqet një plan riorganizimi. plani parashikon pezullimin e likuidimit të makinerisë duke qenë se sipas alba shpk ai do ta bëjë shoqërinë të paaftë për të përmbushur detyrimet e saj kontraktuale ndaj klientëve.

Megjithatë, administratori, me miratimin e komitetit të kreditorëve, mund t’i kërkojë gjykatës së falimentimit të kundërshtojë kërkesën dhe të vazhdojë me likuidimin e makinerisë së ndërtimit.

rezultati: gjykata e falimentimit duhet të lejojë likuidimin e makinerisë së ndërtimit.

4.8 të Drejat e VotëS

pasi pretendimet e kreditorëve janë vërtetuar në mbledhjen e verifikimit (shih nenin 145 dhe pikën 3.6.5 të tij Manuali), gjykata e falimentimit duhet të thërrasë një mbledhje në të cilën të diskutohet plani, brenda një muaji nga data që ky është depozituar në gjykatë. njoftimi për mbledhjen për diskutim dhe një kopje e planit ose një përmbledhje thelbësore e tij duhet t’i dërgohen kreditorëve të falimentimit që kanë depozituar pretendimet, kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë, administratorit të falimentimit, debitorit dhe përfaqësuesit të punëmarrësve të debitorit (neni 198). Ky takim mund të përkojë me mbledhjen e verifikimit. në mbledhje diskutohen thelbi i planit dhe statusi ligjor i kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë.

të drejtat e votës së kreditorëve lidhur me një plan janë thelbësisht të njëjta me ato që zbatohen për vendimet që lidhen me disponimin e masës së falimentimit kur nuk ka plan. Kreditorët e siguruar kanë të drejta vote si kreditorë të falimentimit në masën që e drejta e tyre për ripagim të veçantë nuk është e mjaftueshme për të përmbushur pretendimet e tyre ose kanë hequr dorë nga e drejta e tyre për ripagim të veçantë (neni 200). Kreditorët që trajtohen nga plani si kreditorë të siguruar duhet t’u njihen të drejta vote si kreditorët me të drejtë ripagimi të veçantë, në qoftë se ky status nuk është kundërshtuar nga administratori, një kreditor falimentimi ose kreditorët e tjerë me të drejtë ripagimi të veçantë (nenet 200-201).

nëse gjatë takimit ose si rezultat i takimit kërkohet një ndryshim i planit, një ndryshim i tillë mund të bëhet. Çdo ndryshim duhet të miratohet nga pjesëmarrësit në mbledhje (neni 203). regjistri i gjykatës së falimentimit duhet të pasqyrojë vendimet e mbledhjes lidhur me të drejtat e votës.

4.9 VotImI I PLanIt

plani i prezantohet grupeve të kreditorëve nga gjykata e falimentimit në një mbledhje votimi që mbahet jo më vonë se një muaj nga mbledhja e diskutimit të planit sipas titullit 4.8 (nenet 198 pika 1 dhe 204 pika 1). Zhvillohet një procedurë sipas së cilës kreditorët mund të votojnë me shkrim pa marrë pjesë në mbledhjen e votimit (neni 205).

secili grup voton veçmas nga grupet e tjera (neni 206). plani miratohet nga një grup kur pesëdhjetë e një për qind e kreditorëve votues që kanë pretendime që tejkalojnë pesëdhjetë e një përqind të vlerës totale të pretendimeve të kreditorëve votues në grup votojnë për ta pranuar atë (neni 207 pika 1).

Shembull: niba shpk ka tre kreditorë, bankën alfa, bankën beta dhe bankën gama.

secili kreditor ka një votë dhe zotëron 33% të shumës totale të pretendimeve të kreditorëve.

në mënyrë që të miratohet plani, dy nga tre kreditorët duhet ta miratojnë planin. arsyeja është që ata duhet të përbëjnë shumicën e kreditorëve votues dhe se dy kreditorë do të zotëronin më shumë se gjysmën e shumës që niba shpk i detyrohet kreditorëve votues.

Dy ose më shumë kreditorë që kanë një të drejtë të përbashkët në çastin e lindjes së shkakut për hapjen e procedurës së falimentimit, konsiderohen si një kreditor i vetëm për efekt të votimit (neni 207 pika 2).

Shembull: alba shpk ka tre kreditorë a, b dhe C.

a dhe b kanë një pretendim ndaj alba shpk si rezultat i mospagimit të shumës prej 1,000,000 lekë për dorëzimin e mallrave sipas një kontrate të nënshkruar në një datë të caktuar. a dhe b ishin shitës solidarë sipas kontratës.

1 janar- alba shpk bën depozitimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit.2 mars – kreditorët mblidhen për të votuar planin.

a dhe b mund të kenë një votë së bashku. C mund të ketë një votë.totali = 2 vota.

Page 55: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

106 107

një plan duhet të miratohet nga debitori. Megjithatë, ky miratim prezumohet të jetë marrë nëse debitori nuk i paraqet gjykatës së falimentimit kundërshtimin e tij/saj me shkrim. një kundërshtim nuk ka asnjë efekt ligjor në pranueshmërinë e planit nëse debitorit nuk i shkaktohet një gjendje më e keqe se sa sikur mos të kishte plan dhe asnjë kreditor nuk përfiton një vlerë ekonomike më të lartë se sa pretendimi i tij/saj (neni 210).

përgjithësisht, një plan nuk mund të ketë efekt në qoftë se nuk pranohet nga secili prej grupeve, por ka përjashtime (neni 208). Kur një shumicë e grupeve voton për të pranuar planin, një grup kundërshtues konsiderohet ta ketë pranuar planin nëse kreditorët e grupit nuk janë, sipas planit, në një pozicion më të keq sesa ata do të ishin nëse plani nuk do të zbatohej dhe do të vazhdohej me likuidimin dhe shpërndarjen si dhe:

• asnjë kreditor tjetër nuk do të përfitojë një vlerë ekonomike që tejkalon shumën e plotë të pretendimit të tij;

• as debitori, as ndonjë tjetër që zotëron aksionet e debitorit ose të një kreditori të një rangu më të ulët, nuk do të marrë në bazë të planit ndonjë vlerë ekonomike që ata nuk do ta merrnin pa planin; dhe

• asnjë kreditor i cili në mungesë të planit do të ripaguhej si pjesëtar i një rangu të njëjtë me kreditorët e grupit, nuk ka përfitim më ta madh se këta kreditorë.

qëllimi i kësaj dispozite është që të mos lejohen kreditorët të cilët nuk do të pësonin humbje ekonomike sipas planit, të pengojnë zbatimin e tij.

4.10 mIratImI I PLanIt nGa GjYKata e FaLImentImIt

një plan nuk është efektiv në qoftë se nuk është miratuar nga gjykata e falimentimit në një seancë ku mund të marrin pjesë administratori, komiteti i kreditorëve (nëse një i tillë ekziston) dhe debitori (neni 212).

plani nuk duhet miratuar nëse:• nuk është në përputhje me dispozitat ligjore në lidhje me: përmbajtjen e

planit, aspektet procedurale të planit, miratimin e planit nga debitori dhe pranimin e kreditorëve;

• pranimi i planit është bërë me mjete të papërshtatshme ose duke i dhënën përfitime të veçanta një kreditori të caktuar ose grupi kreditorësh (neni 213); ose

• një kreditor, i cili kundërshtoi me shkrim planin përpara ose në datën e mbledhjes për votim, i provon gjykatës se ai/ajo do të jetë në gjendje më të keqe sipas planit sesa po të mos kishte plan (neni 214).

një kopje e planit të miratuar ose një përmbledhjeve e thelbësore e tij duhet t’i dërgohet nga gjykata e falimentimit, kreditorëve të falimentimit që depozituan pretendime dhe kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë që preken nga plani (neni 215).

Vendimi i gjykatës së falimentimit që miraton ose nuk miraton një plan falimentimi mund të ankimohet (neni 216).

4.11 eFeKtet e mIratImIt

Kur plani është miratuar nga gjykata e falimentimit, ai bëhet efektiv me rezultatin që pjesa analizuese të planit është detyruese për të gjitha palët e prekura nga ai, duke përfshirë kreditorët që e kundërshtuan planin ose që nuk depozituan pretendime. Krijimi, ndryshimi, transferimi ose heqja dorë nga të drejtat (përfshi ato të lidhura me kuotat në një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar) të parashikuara në plan janë të vlefshme dhe të zbatueshme (neni 217 pika 1).

Me miratimin e planit, gjykata e falimentimit duhet të mbyllë procedurën e falimentimit. përpara se kjo të ndodhë, administratori duhet të sigurojë se ka garanci për pretendimet e kundërshtueshme. Debitori, administratori dhe anëtarët e komitetit të kreditorëve njoftohen për datën kur hyn në fuqi mbyllja e procedurës (neni 221).

Miratimi çon automatikisht në mbarimin e funksioneve të administratorit dhe komitetit të kreditorëve në qoftë se plani nuk parashikon mbikëqyrje. Megjithatë, plani mund të parashikojë që administratori të vazhdojë edhe pas mbylljes së procedurës, paditë e ngritura për të kundërshtuar veprimet e debitorit në procedurën e falimentimit (neni 222 pika 3).

pasuritë e debitorit i kthehen përsëri atij/asaj dhe ai/ajo rifiton të drejtën e plotë të disponimit, megjithatë mund të jetë subjekti i një urdhri për mbikëqyrje (trajtohet më poshtë) (neni 222 pika 1).

4.12 të Drejtat e KreDItorëVe të FaLImentImIt të PreKUr nGa PLanI

efekti i miratimit të planit është që t’i japë çdo kreditori falimentimi një vendim të ekzekutueshëm sipas kushteve të parashikuara në plan. ndërsa një kreditor i tillë nuk ka të drejtë të kërkojë ekzekutimin e plotë të pretendimit të tij/saj fillestar, ai/

Page 56: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

108 109

ajo mund të kërkojë ekzekutimin e shumës së pretendimit të përcaktuar në plan (neni 220 pika 1).

Shembull: alba shpk paraqet planin e riorganizimit i cili përfshin bankën Credit si një nga kreditorët. banka Credit ka ndërkohë urdhrin e ekzekutimit nga gjykata. në planin e riorganizimit përcaktohet se bankës Credit do ti shlyhet 75% e detyrimit sipas urdhrit të ekzekutimit.rezultati: banka Credit mund të ekzekutojë 75% të pretendimit nëse plani është miratuar. banka Credit nuk mund të ekzekutojë më shumë se 75% të pretendimit.

Miratimi i një plani nuk cënon të drejtat e kreditorëve të falimentimit për të kërkuar ekzekutimin e një garancie të pakushtëzuar të detyrimit të debitorit të dhënë nga një palë e tretë pjesë e planit (neni 220 pika 2). ndërsa çështja nuk rregullohet shprehimisht nga Ligji për Falimentimin, është mendimi i autorëve se e njëjta gjë vlen edhe për kreditorët me të drejtë ripagimi të veçantë të cilët vendosin të realizojnë shlyerjen e detyrimeve nga një garantues (dorëzanës) sesa të mbështeten në ekzekutimin e garancisë së tyre.

4.13 mbIKQYrja e ZbatImIt të PLanIt

4.13.1 hyrje

plani mund të parashikojë mbikëqyrjen e zbatimit të tij (neni 223 pika 1) dhe pëlqimin e administratorit për veprimet e debitorit ose të ndonjë shoqërie të bashkuar të parashikuar në plan (neni 226). në thelb kjo përfshin ruajtjen e funksioneve të administratorit (ose, në rastin e një vetëadministrimi, ruajtjen e funksioneve të kujdestarit) kështu që ai/ajo është në gjendje të mbikëqyre dhe raportojë nëse plani është zbatuar ose jo në formën e pranuar nga kreditorët dhe miratuar nga gjykata e falimentimit dhe të kontrollojë veprimet e debitorit që mund të ndikojnë negativisht në zbatimin e planit.

roli mbikëqyrës i komitetit të kreditorëve (nëse një i tillë është caktuar) dhe gjykatës së falimentimit vazhdojnë të ruhen (nenet 223 pika 1 dhe 224 pika 1). shpenzimet e mbikëqyrjes duhet të paguhen nga debitori ose ndonjë shoqëri e bashkuar siç parashikohet në plan (neni 232). rrjedhimisht, plani duhet të përfshijë në llogaritjen e kostos së zbatimit, shumën që duhet për të paguar tarifat dhe kostot e administratorëve.

Çdo pjesë e planit që parashikon mbikëqyrje duhet të publikohet në regjistrat e përshtatshëm (nenet 28-30) kur proceduara e falimentimit është mbyllur. në veçanti, publikimi duhet të përmendë (neni 230):

• masën e mbikëqyrjes për çdo shoqëri të krijuar nga bashkimi sipas planit;

• llojet e veprimeve që kërkojnë pëlqimin e administratorit;

• kufizimet e transferimit të pasurisë nga debitori; dhe

• kufirin maksimal të huasë që ka të drejtë të marrë debitori.

4.13.2 mbikëqyrja nga administratori

administratori ka përgjegjësitë mbikëqyrëse të mëposhtme:

• ai/ajo duhet ti paraqesë komitetit të kreditorëve dhe gjykatës së falimentimit një raport vjetor ku të përcaktojë gjendjen dhe perspektivën e mëtejshme të realizimit të planit (neni 224 pika 2).

• ai/ajo duhet të sigurojë çdo informacion shtesë ose raporte që kërkohen nga komiteti i kreditorëve ose gjykata e falimentimit (neni 224 pika 2).

• nëse ai/ajo konstaton pamundësinë e debitorit për të paguar pretendimet e kreditorëve siç parashikohet në plan, ai/ajo duhet t’ia raportojë këtë menjëherë komitetit të kreditorëve dhe gjykatës së falimentimit (neni 225).

• nëse plani e parashikon, ai/ajo duhet të mbikëqyrë zbatimin e planit në masën që ai parashikon pagimin e kreditorëve nga një shoqëri e bashkuar ose shoqëri e thjeshtë siç parashikohet në plan (neni 223 pika 3).

4.13.3 roli mbikëqyrës i administratorit

roli mbikëqyrës i administratorit (nëse plani e parashikon) përfshin:

• Dhënien ose jo të pëlqimit për lloje të veprimeve ndërmjet debitorit ose një shoqërie të bashkuar ose të re dhe palëve të treta (neni 226). transaksionet e lidhura pa këtë pëlqim janë ligjërisht të pavlefshme. Megjithatë, personat të cilët, pa pasur dijeni për procedurën, hyjnë në marrëdhënie me debitorin janë të mbrojtur (nenet 68 dhe 69).

• garantimin se kufiri maksimal i huas i përcaktuar në plan nuk është tejkaluar (neni 227 pika 2).

4.13.4 Përfundimi i mbikëqyrjes

Mbikëqyrja mund të mbarojë vetëm me urdhër të gjykatës së falimentimit. Megjithatë, gjykata e falimentimit duhet të urdhërojë përfundimin kur pretendimet që janë mbikëqyrur janë përmbushur ose kur është siguruar përmbushja e tyre. gjykata duhet, gjithashtu, t’i japë fund mbikëqyrjes tre vjet pas mbarimit të

Page 57: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

110 111

procedurës së falimentimit (miratimi i planit) në qoftë se nuk është bërë një kërkesë për një procedurë të re falimentimi (neni 231). urdhri për përfundimin duhet të publikohet në regjistrat përkatës.

4.13.5 rifillimi i procedurës së falimentimit – mospërmbushja e planit

në qoftë se ka mospërmbushje të planit nga ana e debitorit në lidhje me pretendimet që ishin pezulluar ose nga të cilat ishte hequr dorë sipas planit, në qoftë se plani nuk parashikon ndryshe, kreditorët e falimentimit që kanë këto pretendime, nuk janë më të detyruar nga plani dhe mund të vazhdojnë me ekzekutimin e pretendimeve të tyre njësoj sikur plani të mos kishte ekzistuar. Megjithatë, një mospërmbushje ka këtë efekt vetëm në qoftë se debitori nuk vepron në përputhje me kërkesën me shkrim të kreditorit që i kërkon atij të përmbushë planin. njoftimi duhet t’i japë debitorit të paktën dy javë kohë për të ndrequr mospërmbushjen (neni 218 pika 1).

në rast të kundërt, në qoftë se plani nuk parashikon ndryshe, hapja e një procedure të re falimentimi ndaj pasurisë së debitorit, çon në përfundimin e planit për të gjithë kreditorët e falimentimit (neni 218 pika 2).

Aneksi I KërKeSë e KreDItorIt Për haPjen e ProCeDUrëS Së FaLImentImIt

Për më shumë hapësirë përdorni më shumë se një faqe për një kërkesë:Faqe ___ nga ___ faqe

Aneksi I KËRKESË E KREDITORIT PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË FALIMENTIMIT

Për më shumë hapësirë përdorni më shumë se një faqe për një kërkesë: Faqe ___ nga ___ faqe

Gjykatës së Falimentimit (Rrethi Gjyqësor)___________ Data e kërkesës: __ / __ / ___ (dt / muaji/ vit)

Gjeneralitetet e Kreditorit

Emri i Kreditorit (nëse është person fizik, emri, emri i babait dhe mbiemri i tij):

Kreditori: ____________________________________

Gjeneralitetet e Debitorit

Emri i Debitorit (nëse është person fizik, emri, emri i babait dhe mbiemri i tij):

Debitori:

Selia ose adresa e banimit (person fizik) (të përfshijë: rrugën, kodin postar, qytetin, numrin e telefonit):

Kreditori:

Selia ose adresa e banimit (person fizik) (të përfshijë: rrugën, kodin postar, qytetin, numrin e telefonit):

Debitori:

Vlera minimale e pasurive të Debitorit që nuk janë objekt i të drejtës së ripagimit të veçantë (Neni 15): ________________________________________________________________________________________

Baza ligjore e kërkesës

Tregoni “Shkakun” e kërkesës (Neni 13): ______________________________________________________

Përshkruani “Interesin e ligjshëm” të Kreditorit (Neni 17): ______________________________________________ __________________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________

Përcaktoni se çfarë (nëse ka) masash sigurimi duhet të merren dhe arsyen për vendosjen e tyre (Neni 21): Masë Sigurie 1 ______________________________________________________________________________ Arsyeja ____________________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________________________

Masë Sigurie 2 ______________________________________________________________________________ Arsyeja ____________________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________________________

Administratori i Propozuar: (tregoni identitetin dhe kualifikimet) _________________________________________ __________________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________

Nënshkrimi i Kreditorit (ose i personit të autorizuar): _______________________

Kjo hapësirë është për përdorim vetëm nga Gjykata: _________________________________________________

____________________________________

____________________________________ ____________________________________

Page 58: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

112 113

aneks II KërKeSë e DebItorIt, anëtarIt të orGanIt PërFaQëSUeS, ortaKUt të thjeShtë oSe LIKUIDUeSIt Për haPjen e ProCeDUrëS Së FaLImentImIt

Për më shumë hapësirë përdorni më shumë se një faqe për një kërkesë:Faqe ___ nga ___ faqe

Aneks II KËRKESË E DEBITORIT, ANËTARIT TË ORGANIT PËRFAQËSUES, ORTAKUT TË THJESHTË OSE LIKUIDUESIT PËR HAPJEN E

PROCEDURËS SË FALIMENTIMIT Për më shumë hapësirë përdorni më shumë se një faqe për një kërkesë:

Faqe ___ nga ___ faqe

Gjykatës së Falimentimit (Rrethi Gjyqësor) ______________ Data e kërkesës: __ / __ / ___ (dt /muaj / vit)

Gejeneralitetet e kërkuesit

Emri i kërkuesit (nëse është person fizik, emri, atësia dhe mbiemri i tij): Kërkuesi: ____________________________________

Gjeneralitetet e Debitorit (vetëm nëse është i ndryshëm nga kërkuesi)

Emri i Debitorit (nëse është person fizik, emri, atësia dhe mbiemri i tij): Debitori:

Selia ose adresa e banimit (person fizik) (të përfshijë: rrugēn, kodin postar, qytetin, numrin e telefonit):

Kërkuesi:

Selia ose adresa e banimit (person fizik) (të përfshijë: rrugën, kodin postar, qytetin, numrin e telefonit):

Debitori:

Baza ligjore e kërkesës (neni 13):

Tregoni “Shkakun” e kërkesës: ____________________________________________________________________________________ Lista e pasurive të Debitorit të cilat nuk janë objekt i ripagimit të veçantë dhe vlera e tyre (Neni 15): 1. ____________________________________________ 5. ___________________________________________________ 2. ____________________________________________ 6. ___________________________________________________ 3. ____________________________________________ 7. ___________________________________________________ 4. ____________________________________________ 8. ___________________________________________________ Unë deklaroj nën përgjegjësinë time ligjore se të dhënat e mësipërme (si të gjitha të dhënat e treguara në ndonjë faqe tjetër të kësaj kërkese)

janë të vërteta të sakta dhe përbëjnë listën e plotë të pasurive të Debitorit. ________________________________

Nënshkrimi i kërkuesit (ose përfaqësuesit të autorizuar)

Deklarimi i të gjitha të ardhurave të Debitorit (Neni 15): 1. _____________________ ____________________________ 3. _________________________________________________ 2. __________________________________________________ 4. _________________________________________________ Unë deklaroj nën përgjegjësinë time ligjore se të dhënat e mësipërme (si të gjitha të dhënat e treguara në ndonjë faqe tjetër të kësaj kërkese)

janë të vërteta, të sakta dhe përbëjnë listën e plotë të të gjitha të ardhurave të Debitorit. ________________________________ Nënshkrimi i kërkuesit (ose përfaqësuesit të autorizuar)

Lista e emrave dhe adresave të të gjithë Kreditorëve dhe shumat e detyrimit përkatës për secilin prej tyre(Neni 15): 1. _____________________________/ _____________________________________________/

____________________________ 2. _____________________________/ _____________________________________________/

____________________________ 3. _____________________________/ _____________________________________________/

____________________________ Unë deklaroj nën përgjegjësinë time ligjore se të dhënat e mësipërme (si të gjitha të dhënat e treguara në ndonjë faqe tjetër të kësaj kërkese) janë të vërteta, të sakta dhe përbëjnë listën e plotë të Kreditorëve të Debitorit dhe shumat përkatëse të detyrimit për secilin prej tyre.

Nënshkrimi i kërkuesit (ose përfaqësuesit të autorizuar) _____________________________________

____________________________________

____________________________________ ____________________________________

Përcaktoni se çfarë (nëse ka) masash sigurimi duhet të merren dhe arsyen për vendosjen e tyre (Neni 21): Masë Sigurie 1 _____________________________________________________________________________________________________ Arsyeja ___________________________________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________ Masë Sigurie 2 _____________________________________________________________________________________________________ Arsyeja ___________________________________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________ Administratori i Propozuar: (tregoni identitetin dhe kualifikimet): _______________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________________________ Nënshkrimi i kërkuesit (ose përfaqësuesit të autorizuar): ________________________________

Kjo hapësirë është për përdorim vetëm nga Gjykata: ______________________________________________________________________ _________________________________________________________________________________________________________________

Page 59: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

114 115

aneksi III

rePUbLIKa e ShQIPërISëGjYKata e ShKaLLëS Së ParërrethI GjYQëSor ___________SeKSIonI treGtarGjYKata e FaLImentImIt

V e n D I m

Për haPjen e ProÇeDUrëS Së FaLImentImIt

gjYqtari _______________

në seancën gjyqësore të zhvilluar në bazë të ligjit për falimentimin, të datës ___________, kjo gjykatë shqyrtoi kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit të të paraqitur nga:

__________________________________________________________

emri i personit që kërkon hapjen e procedurës së falimentimit

në _______________________________________________________ adresa e personit që kërkon hapjen e procedurës së falimentimit

në cilësinë e:o Debitorito Kreditorit o anëtarit të organit përfaqësueso ortakuto likuiduesit

Që prek: _________________________________ emri i plotë i debitoritnë _______________________________________________________

adresa e debitorit

Kjo Gjykatë Falimentimi, pasi shqyrtoi të gjithë dokumentet e depozituara së bashku me këtë kërkesë dhe pasi realizoi shqyrtimin siç parashikohet në Ligjin për Falimentimin, konstatoi se:

1. Kjo kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit ndaj debitorit të për-shkruar më sipër bëhet për arsye të:

o paaftësisë paguese o paaftësisë paguese në një të ardhme të afërt o Mbingarkesës me borxhe

2. personi kërkues ka / nuk ka provuar shkakun për hapjen e procedurës.

3. Kreditori kërkues ka / nuk provuar interesin e ligjshëm (nëse është i kërkueshëm).

4. Vlera e llogaritur e pasurive të debitorit pa të drejtë ripagimi të veçantë është e mjaftueshme / pamjaftueshme për të mbuluar kostot e procedurës së kërkuar.

5. në rastin ku debitori është një shoqërie debitore tregtare, është shqyrtuar mundësia për vazhdimin e veprimatarisë së debitorit.

bazuar në kompetencat që i njeh Ligji nr. 8901 datë 23.05.2002 “ Për Falimentimin”, Gjykata e Falimentimit

VenDoSI:

të rrëzojë kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit ndaj debitorit për arsyet e mëposhtme: _________________________________________________________________________________________________

ose

të hapë procedurën e falimentimit ndaj debitorit me fuqi që nga:

__ : __ më __ / __ / _____ ora:min data /muaj / viti

Page 60: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

116 117

aneksi IV materIaLe Për SemInaret GjYQëSorë mbI LIGjIn Për FaLImentImIn

SemInarI 1 – LIKUIDImI

hYrjematerialet e mëposhtme janë hartuar për familjarizimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Falimentimit me strukturën e përgjithshme të Ligjit për Falimentimin i zbatueshëm për administrimin dhe likuidimin e një mase falimentimi dhe me rolin e Gjykatës së Falimentimit në këtë sistem.

a. GjYKata e FaLImentImIt

• Ligji për Falimentimin parashikon ekzistencën e «gjykatës së falimentimit ». neni 3 parashikon se si gjykatë falimentimi do të shërbejë seksioni tregtar pranë gjykatës së rrethit gjyqësor që do të shqyrtojë çështjet me një gjyqtar të vetëm.

• gjykata e rrethit gjyqësor e cila ka juridiksion për procedurën e falimentimit ka juridiksion ekskluziv lidhur me të gjitha paditë civile që mund të ngrihen gjatë kësaj procedure. neni 4 pika 5.

• përveç Ligjit për Falimentimin, janë të zbatueshme edhe dispozita të ligjeve të tjera në rast se Ligji për Falimentimin nuk parashikon të kundërtën. neni 5.

• palët gëzojnë të drejtën e ankimit të veçantë vetëm nëse Ligji për Falimentimin e parashikon shprehimisht këtë të drejtë. neni 7pika(2). paraqitja e ankimit në gjykatën e apelit nuk pezullon ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit të gjykatës së falimentimit. përveç rastit kur gjykata urdhëron ndryshe, një vendim i gjykatës së apelit bëhet i ekzekutueshëm vetëm kur është përfundimtar. neni 7pika(4). Vendimi i gjykatës së apelit mund të goditet vetëm me rekurs në gjykatën e lartë sipas nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile.

• gjykata e falimentimit ka dy funksione të dallueshme gjatë procedurës së falimentimit:(a) funksionin tradicional të vendimmarrjes gjyqësore (dhe hetimor); dhe(b) funksionin e administrimit- mbikëqyrjes.

(a) Funksionet e vendimmarrjes dhe hetimitMerr vendime në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e personave të prekur

nga një procedurë falimentimi, të cilat rregullohen nga norma materiale të Ligjit për Falimentimin.

të emërojë si administrator Falimentimi ________________________ emri i plotë

në _______________________________________________________ adresa e administratorit të përcaktojë shpërblimin e administratorit të falimentimit si më poshtë në përputhje me metodën e mëposhtme: ______________________________________________________________________________________________________________________________________________

të urdhërojë masat e mëposhtme të sigurisë: (nëse ka) _____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

të caktojë mbledhjet e mëposhtme të kreditorëve (datat dhe vendet): ________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

të njoftojë debitorin (që është individ) mbi mundësinë e shkarkimit nga borxhet e mbetura siç parashikohet në ligjin për falimentimin.

Ky Vendim shpallet publikisht në _____________ (organi i medias i miratuar për publikimin e këtyre shpalljeve nga Këshilli i Ministrave) dhe regjistrohet në regjistrat përkatës siç kërkohet nga ligji për falimentimin.

Kërkuesi dhe debitori kanë të drejtën e ankimit të veçantë kundër këtij vendimi në gjykatën e apelit _______________.

afati i ankimit është 5 ditë duke filluar nga dita e nesërme e njoftimit.

GjYKata e FaLImentImItG j Y Q t a r I

______________

Page 61: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

118 119

Vendos për kërkesat për hapjen e procedurës së falimentimit: nenet 11-20, 26 dhe 31.

urdhëron vënien apo heqjen e masave të sigurimit dhe emërimin e administratorit të përkohshëm: nenet 18, 21 dhe 23pika(1).

Vendos mospranimin e emërimit të administratorit nga mbledhja e kreditorëve.

Vendos gjobë ndaj administratorit. neni 45.

shkarkon administratorin për arsye të motivuar. neni 46 pika(1)-(2).

Cakton masën e shpërblimit të administratorit dhe të shpenzimeve të rimbursueshme. neni 51(1)-(3).

shkarkon nga detyra për shkaqe të arsyeshme një anëtar të komitetit të kreditorëve. neni 57.

Thërret mbledhjen e kreditorëve kur kërkohet nga palë të caktuara pjesëmarrëse në procesin e falimentimit. neni 62 pika 1-3.

Vendos mbi vlefshmërinë e pretendimeve të kundërshtuara të kreditorëve. nenet 145-149.

anulon vendimet e kreditorëve të cilat vijnë në kundërshtim me interesin e përbashkët. neni 65 pika 1-2.

urdhëron paraqitjen me detyrim apo moslargimin e debitorit, kur ai nuk paraqet informacionin e kërkuar, si dhe kur nuk bashkëpunon. neni 82 pika 2.

urdhëron kontrollin e postës së debitorit. neni 83 pika 1-3.

urdhëron që shitja e ndërmarrjes apo fabrikës t’i nënshtrohet miratimit të komitetit të kreditorëve. neni 131 pika 1.

urdhëron çlirimin e kolateralit të marrë si garanci, me qëllim përdorimin e tij si pjesë e veprimtarisë së administratorit. neni 136 pika 2.

urdhëron marrjen e masave për mbrojtjen e kolateralit të dhënë si garanci. neni 136 pika 3.

Vendos mbi kundërshtimet në lidhje me planin e shpërndarjes. neni 157 (parashikohet e drejta e ankimit).

Vendos mbi kundërshtimet për listat përfundimtare të paraqitura nga administratori. neni 160 pika 3.

Vendos mbi të drejtën e votës së një kreditori. neni 64 pika 2.

urdhëron për shpërndarjen e vonuar. nenet 166 pika 1-2 dhe 167 pika 2

urdhëron ndërprerjen e procedurës së falimentimit për shkak të masës së pamjaftueshme të falimentimit. nenet 170 pika 1-2 dhe 174.

Vendos mbi kërkesën për ndërprerjen e administrimit nga vetë debitori nën mbikëqyrje. neni 235.

Vendos mbi kërkesën e debitorit për shkarkimin nga detyrimet e mbetura. neni 250-253 dhe 263.

Vendos nëse nuk përmbushen kushtet për shkarkimin e debitorit nga detyrimet e mbetura. neni 259 pika 3.

revokimi i vendimit për shkarkimin e debitorit nga detyrimet e mbetura. neni 266.

(b) Funksioni i administrimit - mbikëqyrjesrregullon mbledhjet e kreditorëve. neni 61.

Drejton mbledhjet e kreditorëve. neni 63 pika 1.

publikon dhe regjistron vendimin e hapjes së procedurës së falimentimit në regjistrat publikë. nenet 30-31.

emëron administratorin e përkohshëm të falimentimit. nenet 21 pika 2 c dhe 22.

Mbikëqyr administratorin. neni 45 pika 1.

Cakton komitetin e kreditorëve. neni 54 pika 1.

Miratimi i shpërndarjes së fundit nga administratori. neni 159 pika 2.

urdhërimi për mbylljen e procedurës së falimentimit. neni 163 pika 1.

b. haPja e ProCeDUrëS Së FaLImentImIt

• procesi për hapjen e procedurës së falimentimit nuk është thjesht një akt administrimi, por nënkupton gjykimin dhe marrjen e një vendimi nga gjykata. gjykata e falimentimit mund të vihet në lëvizje vetëm nëpërmjet një kërkese të paraqitur nga një ose disa kreditorë ose nga debitori për hapjen e procedurës së falimentimit (neni 14).

• Kreditori mund të kërkojë hapjen e procedurës së falimentimit (neni 14) vetëm nëse ai/ajo:

ka një “ interes të ligjshëm” për hapjen e procedurës; (neni 17)

mund të “provojë pretendimin e tij” (domethënë të paraqesë prova që vërtetojnë mospërmbushjen e detyrimit për të paguar borxhin);

Page 62: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

120 121

mund të provojë që ekziston “shkaku” për hapjen e procedurës. (shkaqet përmenden në nenin 13) dhe

të paraqesë dokumentacionin e kërkuar.

• Debitori mund të paraqesë një kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit (neni 15). Kërkesa duhet të shoqërohet me:

listën e pasurive dhe të ardhurave që ka së bashku me një deklaratë ku të shënohet vlera e çdo sendi dhe fakti nëse ky send është përdorur si mjet sigurimi ose nëse është ngarkuar me barrë si i tillë; neni 15 pika 1 a

listën e kreditorëve me emrat, adresat dhe shumat që përbëjnë detyrimin përkatës ndaj tyre; neni 15 pika 1 b; dhe

Dokumentacionin e kërkuar.

• përveç paaftësisë paguese në të tashmen tij/saj, një debitor (person fizik ose juridik) mund të paraqesë një kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit në rast se ekziston mundësia që ai/ajo të mos jetë në gjendje të përmbushë detyrimet e tij/saj në një të ardhme të afërt (paaftësia paguese në një të ardhme të afërt). neni 13 pika 3.

• te drejtën për të paraqitur kërkesën e gëzon çdo anëtar i organit përfaqësues (administrator ose drejtor) ose likuidator i një personi juridik ose çdo ortak i thjeshtë në rastin e një shoqërie të thjeshtë. (neni 16 pika 1).

• anëtari i organit përfaqësues është i detyruar të kërkojë hapjen e procedurës së falimentimit jo më vonë se tre javë nga data kur personi juridik është në gjendje paaftësie paguese ose i mbingarkuar me borxhe. (neni 16 pika 2).

• Kur debitori është person juridik mund të paraqesë kërkesë për hapjen e procedurës së falimentimit për shkak të « mbingarkesës me borxhe » domethënë kur pasuritë nuk mbulojnë detyrimet ndaj të tretëve. edhe këtu, njëlloj si në rastin kur kreditori kërkon hapjen e procedurës së falimentimit për shkak të « mbingarkesës me borxhe » të debitorit, pasuritë e debitorit vlerësohen në kontekstin e përcaktimit mundësisë së vazhdimësisë së aktivitetit të debitorit (neni 13 pika 4).

C. maSa SIGUrImI të PërKohShme

• gjykata e falimentimit ka të drejtë të urdhërojë marrjen e masave për të garantuar që pasuria e debitorit të ruhet gjatë kohës së nevojshme për

gjykatën për marrjen e vendimit lidhur me kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit (neni 18 pika 2 dhe 21). Këto masa mund të prekin si debitorin, ashtu edhe kreditorët qofshin këta të siguruar apo të pasiguruar. të gjitha këto masa mund të qëndrojnë ne fuqi për një afat 30-ditor me mundësinë e zgjatjes së këtij afati (neni 21 pika 3).

• një urdhër mund:

të vendosë një kufizim të përgjithshëm të disponimit apo pranimit të shlyerjes së detyrimeve të debitorit ose të vendosë që çdo disponim i pasurisë së tij të kryhet vetëm me miratimin përfundimtar të administratorit të përkohshëm të falimentimit; neni 21

të vendosë pezullim të përkohshëm të masave të sigurisë dhe ekzekutimit të një të drejte të siguruar ndaj pasurisë së debitorit; neni 21

të emërojë një administrator të përkohshëm falimentimi me të drejtën për të administruar dhe disponuar pasurinë e debitorit duke përfshirë marrjen në zotërim të pasurisë dhe vazhdimin e veprimtarisë tregtare, të verifikojë dhe t’i japë gjykatës së falimentimit informacione financiare lidhur me debitorin; neni 21.

të urdhërojë publikimin e kufizimeve të kompetencave të debitorit lidhur me pasurinë e tij/ saj; neni 23.

D. roLI I GjYKatëS Së FaLImentImIt në ShQYrtImIn e KërKeSëS

• gjykata e falimentimit, që do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur për hapjen e procedurës, ka për detyrë, ex officio, të verifikojë të gjitha rrethanat përkatëse. nenet 65 dhe 18. shqyrtimi (hetimi) përfshin dëgjimin e personit që kërkon hapjen e procedurës së falimentimit, debitorit ose çdo dëshmitari të nevojshëm dhe marrjen e informacionit lidhur me kërkesën nga çdo burim i vlefshëm. ai përfshin gjithashtu kompetencën për të emëruar një ekspert “të gatshëm për të vepruar si administrator i ardhshëm” për t’u informuar nëse:

ekziston një shkak për të hapur procedurën e falimentimit;

pasuria e debitorit është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit;

është e nevojshme të merren masa sigurimi; dhe

ekziston mundësia e vazhdimësisë së veprimtarisë së debitorit; neni 18 pika 1.

Page 63: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

122 123

• pavarësisht nga fakti nëse kërkesa për hapjen e procedurës së falimentimit është paraqitur nga debitori apo kreditori, debitori është i detyruar t’i paraqesë gjykatës së falimentimit të gjitha të dhënat e nevojshme për shqyrtimin e kërkesës (nenet 20 dhe 81).

• Kur debitori është person juridik, detyrimi për të paraqitur të dhëna të plota bie mbi anëtarët e organit përfaqësues apo mbikëqyrës ose ortakëve të përgjithshëm (të pakufizuar) dhe mbi këdo që ka ushtruar këto detyra gjatë dy vjetëve të fundit përpara paraqitjes së kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit. gjithashtu, ky detyrim bie edhe mbi punonjësit aktualë ose apo që kanë punuar pranë debitorit gjatë këtij afati dy-vjeçar (neni 85).

e. VenDImI I GjYKatëS

• gjykata e falimentimit duhet të marrë një vendim për kërkesën e paraqitur për hapjen e procedurës së falimentimit brenda dy muajve nga data e paraqitjes së kërkesës. gjykata merr një nga vendimet e mëposhtme:

rrëzimin e kërkesës për mungesë të shkakut ligjor për hapjen e procedurës; neni 18 pika 4 a.

rrëzimin e kërkesës për mungesë të dhënies së informacionit të kërkuar nga ana e debitorit; neni 15 pika 3

rrëzimin e kërkesës për shkak të pamjaftueshmërisë së pasurive të debitorit për të mbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit; neni 18 pika 4 b ose

pranimi i kërkesës dhe hapjen e procedurës së falimentimit; neni 18 pika 4 c.

• gjykata e falimentimit duhet të rrëzojë kërkesën për hapjen e procedurës së falimentimit nëse rezulton që pasuria e debitorit është e pamjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të procedurës, me përjashtim të rastit kur kjo shumë sigurohet nga një burim tjetër. neni 19 pika 1. Këto shpenzime përcaktohen në nenin 37 dhe përfshijnë si më poshtë:

shpenzimet gjyqësore;

shpërblimi dhe shpenzimet e administratorit të përkohshëm të falimentimit;

shpërblimi dhe shpenzimet e administratorit të falimentimit; (shih gjithashtu nenet 50-51); dhe

shpërblimi dhe shpenzimet e anëtarëve të komitetit të kreditorëve.

• Kundër vendimit të gjykatës së falimentimit për rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit mund të bëhet ankim i veçantë nga kërkuesi. neni 18 pika 5.

F. Përmbajtja e VenDImIt Për haPjen e ProCeDUrëS Së FaLImentImIt

Vendimi për hapjen e procedurës së falimentimit përmban:

identitetin e plotë të debitorit dhe adresën e vendndodhjes së tij; neni 26 pika 2

emërimin e administratorit të falimentimit; neni 26 pika 4

orën e saktë kur është hapur procedura e falimentimit; neni 26 pika 2

periudhën kohore pas hapjes së procedurës së falimentimit, brenda të cilës kreditorët duhet të paraqesin pranë administratorit të falimentimit pretendimet e tyre apo ta njoftojnë atë për pretendimet apo të drejtat e siguruara që kanë mbi pasuritë e debitorit; neni 27

listën e çështjeve që do të shqyrtohen në mbledhjet e kreditorëve për të vendosur vazhdimin e mëtejshëm të procedurës së falimentimit në bazë të raportit të administratorit të falimentimit dhe zhvillimin e mbledhjes së verifikimit; neni 28.

G. PUbLIKImI I VenDImIt

gjykata e falimentimit duhet të sigurojë që vendimi:

të publikohet në faqen zyrtare të gjykatës së falimentimit; nenet 9 dhe 29 pika 1

t’u dërgohet kreditorëve të debitorit dhe debitorëve të debitorit; neni 29 pika 2

t’i dërgohet debitorit (debitori që është person fizik duhet të njoftohet për mundësinë e shkarkimit nga detyrimet e mbetura sipas pjesës së 9; neni 29 pika 3

t’i dërgohet regjistrit tregtar ne rast se debitori është i regjistruar pranë tij (neni 30).

të regjistrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme mbi çdo pasuri të paluajtshme ku debitori ka të drejta (neni 31); dhe në regjistra të tjerë në të cilët janë të regjistruara të drejta pronësie të debitorit (neni 31 pika 4).

Page 64: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

124 125

h. PaSojat e VenDImIt

hapja e procedurës së falimentimit ka pasoja të rëndësishme mbi të drejtat e ligjshme të debitorit, kreditorëve të debitorit dhe personave të tjerë të cilët preken nga procedura e falimentimit. Disa prej më të rëndësishmeve janë:

debitori humbet të drejtën për të administruar dhe disponuar pasuritë të cilat ekzistojnë në çastin e hapjes së procedurës apo që fitohen përpara se të përfundojë procedura e falimentimit; neni 67 dhe 68.

debitori humbet të drejtën për të administruar pasurinë e tij e cila përbën masën e falimentimit dhe administrohet prej administratorit të falimentimit; neni 67 dhe 116

paditë civile kundër debitorit pezullohen; neni 71 dhe 74

administratorit të falimentimit i kalojnë kompetenca të gjera për të kundërshtuar transaksionet e nënshkruara nga debitori përpara hapjes së procedurës së falimentimit, të cilat i kanë ulur vlerën e pasurisë së debitorit. pjesa e Dytë, Kreu iii.

debitori (duke përfshirë anëtarë dhe ish anëtarë të organeve mbikëqyrëse apo përfaqësuese të debitorit person juridik, ortakët e përgjithshëm (pakufizuar) të një ortakërie si dhe punonjësit dhe ish-punonjësit e debitorit) i nënshtrohet detyrimeve për informim dhe për bashkëpunim; nenet 81 – 82

mund të anulohen disa kontrata të pazbatuara në të cilat debitori është palë; neni 86.

I. roLI I GjYKatëS në LIDhje me aDmInIStratorIn e FaLImentImIt

• gjykata e falimentimit ka të drejta dhe detyrime të gjera në lidhje me administratorin, duke përfshirë edhe caktimin e administratorit të përkohshëm gjatë vendimit për sigurimin e pasurisë (neni 22). në çdo rast, administratori nuk është agjent i gjykatës së falimentimit.

• Me hapjen e procedurës së falimentimit, gjykata e falimentimit emëron administratorin e falimentimit. gjykata e falimentimit mund të shkarkojë administratorin për “arsye të motivuar” (neni 46).

• Më poshtë renditen te drejta të tjera të gjykatës së falimentimit në lidhje me administratorin:

Mbikëqyr administratorin; neni 45 pika 1.

gjobit administratorin në rast se nuk përmbush detyrat; neni 45 pika (2).

Cakton shpërblimin e administratorit si dhe shpenzimet e rimbursueshme; neni 51 pika 1–3.

Vendos mbi kundërshtimet në lidhje me llogaritë e administratorit; neni 160 pika 3.

Miraton shpërndarjen përfundimtare nga administratori; neni 159 pika 2.

j. roLI I GjYKatëS në LIDhje me KreDItorët e FaLImentImIt

Ligji për Falimentimin parashikon disa kategori kreditorësh me të drejta të ndryshme. roli i gjykatës është të njohë dhe të ekzekutojë këto të drejta.

• Kreditorët e masës së falimentimit janë kreditorë të cilët i kanë dhënë kredi administratorit. ata kanë përparësi në lidhje me shlyerjen nga masa e falimentimit (neni 36). ata e kanë të nevojshme të paraqesin pretendimet për të përfituar shlyerjen (neni 141). Mosmarrëveshjet ndërmjet kreditorit të masës së falimentimit dhe administratorit duhet të zgjidhen nëpërmjet procedurave normale gjyqësore jashtë sistemit të falimentimit (neni 36 pika 2). ndalimi i ekzekutimeve gjatë një procedure falimentimi nuk zbatohet për kreditorët e masës së falimentimit.

• Kreditorët e Falimentimit janë kreditorë të cilët kanë pretendime të pasiguruara dhe të cilat janë të provueshme kundër debitorit në ditën e hapjes së procedurave (neni 39).

Kjo përfshin:

pretendime të siguruara pjesërisht (neni 41);

pretendime te pamaturuara (d.m.th. të pakërkueshme për momentin) (neni 40 pika 1).

pretendimet për pagesat periodike me shumë dhe periudhë kohore të përcaktuara njihen si pretendime për të tërë periudhën kohore të përcaktuar ose nëse periudha kohore është e pacaktuar, për periudhën e caktuar nga gjykata e falimentimit (neni 40 pika 5).

• Kreditorët e Falimentimit të radhëve më të Ulëta janë kreditorët, pretendimet e të cilëve shlyhen vetëm pasi të jenë shlyer pretendimet e kreditorëve të falimentimit (neni 42). rrjedhimisht, këto pretendime pothuajse asnjëherë nuk do të shlyhen me pagesë. prandaj nuk është e nevojshme që të depozitohen.

Page 65: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

126 127

• Kreditorët me të Drejtë për Kompensim të ndërsjellë të Pretendimeve mund të përfitojnë shlyerjen e pretendimit të tij/saj deri në nivelin e kompensimit (nenet 79 – 80). Mosmarrëveshjet në lidhje me ekzistencën apo vlefshmërinë e të drejtës për kompensim vendoset në procedura të zakonshme gjyqësore sipas dispozitave të Kodit Civil dhe të Kodit të Procedurës Civile.

• Kreditorët me të Drejtë ripagimi të veçantë janë kreditorët e siguruar që kanë fituar një të drejtë ligjore mbi disa sende të masës së falimentimit për të garantuar shlyerjen e plotë ose të pjesshme të detyrimit që duhet të përmbushet nga debitori. për pjesën e detyrimit të pambuluar nga pasuria, kreditori trajtohet si kreditor i pasiguruar i falimentimit (neni 41). sipas legjislacionit shqiptar, shitësi i cili bie dakord për të shitur një send të luajtshëm nëpërmjet një kontrate e cila parashikon kalimin e pronësisë te blerësi vetëm pasi të jetë plotësuar kushti (kryesisht pagesa e plotë e çmimit të shitjes), trajtohet si pronari i sendit. Megjithatë, bazuar në nenin 2 të Ligjit Për Barrët Siguruese, shitësi trajtohet si i barrëdhënës dhe jo si pronar, dhe blerësi trajtohet si barrëmarrës. neni 34 i Ligjit për Falimentimin parashikon se natyra dhe shtrirja e të drejtës së ripagimit te veçante përcaktohet sipas dispozitave “të parashikuara jashtë procedurës së falimentimit”.

ndërkohë që neni 35 lë të kuptohet se duhen respektuar të drejtat e kreditorëve të siguruar, neni 133 pika 1 dhe 2 lejojnë ndërhyrjen e administratorit ne ushtrimin e këtyre të drejtave. sipas këtyre dispozitave, administratori ka të drejtë të mbajë dhe disponojë sendin i cili është objekt i ripagimit të veçantë. Këto të drejta zbatohen mbi një send të paluajtshëm pavarësisht nga fakti nëse posedohen nga debitori në ditën e hapjes së procedurës së falimentimit.

administratori nuk ka të drejtë të mbajë dhe disponojë sendin apo shumën e të ardhurave të cilat janë kolateral në rast se vlera e kolateralit është më e vogël ose e barabartë me vlerën e kredisë së pretenduar nga kreditori i siguruar dhe ajo e shpenzimeve për ekzekutimin e saj (neni 133 pika 3). Ky rregull është njëlloj i zbatueshëm edhe në rast se administratori vërteton se kolaterali është i nevojshëm për vazhdimësinë e ndërmarrjes.

administratori duhet të kryejë një vlerësim të detajuar të sendit që është objekt i ripagimit të veçantë, përpara se të vendosë për mbajtjen (dhe përdorimin) dhe disponimin e tij (neni 133 pika 3).

në çdo kohë pas hapjes së procedurës së falimentimit apo pas kalimit të tre muajve nga data e një vendimi të marrë sipas nenit 21 pika 2 (ndalimi i ekzekutimit të një të drejte të siguruar gjatë kohës midis momentit të paraqitjes së kërkesës për hapjen e procedurës së falimentimit dhe vendimit të gjykatës së falimentimit mbi këtë kërkesë), kreditori i siguruar mund të kërkojë nga

gjykata e falimentimit “heqjen e kufizimit të parashikuar në nenin 133”. Kreditori i siguruar gëzon këtë të drejtën edhe nëse vlera e kolateralit është me e madhe se detyrimi që siguron. gjykata e falimentimit duhet të heqë këtë kufizim nëse administratori nuk provon se kolaterali është i nevojshëm për vazhdimësinë e ndërmarrjes ose nëse kreditori i siguruar i provon gjykatës së falimentimit në mënyrë të mjaftueshme se administratori i falimentimit nuk e mbron në mënyrë të duhur kolateralin ose kolaterali po pëson humbje në vlerë. neni 136 pika 2 dhe 3.

K. DePoZItImI Dhe VerIFIKImI I PretenDImeVe të KreDItorëVe të FaLImentImIt

• Kreditori duhet t’i paraqesë pretendimet e tij/saj administratorit me qëllim që të përfshihet në shpërndarjen e masës së falimentimit (neni 141). pretendimet duhet të paraqiten brenda një periudhe kohore të caktuar nga gjykata, e cila nuk mund të jetë më pak se dy javë dhe jo më shumë se tre muaj nga dita e hapjes së procedurës së falimentimit (neni 27 pika 1). ligji parashikon një procedurë për shqyrtimin e pretendimeve të depozituara tej afatit. nëse nevojiten shpenzime shtesë për të verifikuar pretendimin e paraqitur me vonesë, gjykata e falimentimit mund t’i kërkojë kreditorit i cili ka paraqitur me vonesë pretendimin për të mbuluar këto shpenzime (shih nenin 144).

• pretendimet shqyrtohen në mbledhjen e verifikimit të caktuar nga gjykata e falimentimit, e cila mbahet jo më parë 10 ditë dhe jo më vonë se dy muaj pas përfundimit të afatit të depozitimit të pretendimeve (nenet 28 pika b, 143, 145-147). në mbledhje mund të marrin pjesë të gjithë kreditorët, administratori dhe debitori.

L. mbLeDhjet e thIrrUara Dhe të DrejtUara nGa GjYKata

• Ligji për Falimentimin parashikon katër lloje të mbledhjeve të kreditorëve: mbledhja e raportimit (neni 124), mbledhja e verifikimit (neni 28), mbledhjet e thirrura posaçërisht (neni 144) dhe një mbledhje përfundimtare (neni 160). Mbledhjet e raportimit dhe verifikimit mund të mbahen njëkohësisht. të gjitha mbledhjet drejtohen nga gjykata e falimentimit (neni 63 pika 1). të drejtën e pjesëmarrjes në mbledhje e kanë kreditorët e siguruar, kreditorët e falimentimit, debitori dhe administratori.

• gjykata e falimentimit duhet të caktojë një komitet kreditorësh që përfaqëson të gjithë kreditorët. (neni 54). Megjithatë mbledhja e kreditorëve vendos

Page 66: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

128 129

nëse duhet caktuar një komitet kreditorësh (neni 55). roli i komitetit të kreditorëve është në përgjithësi të mbështesë dhe mbikëqyrë administratorin e falimentimit dhe, kur është e nevojshme, të veprojë në vend të mbledhjes së kreditorëve (neni 56).

• Vendimet e mbledhjes së kreditorëve janë të vlefshme nëse shuma e pretendimeve të kreditorëve në favor të vendimit është më e madhe se gjysma e shumës së përgjithshme të pretendimeve të kreditorëve me të drejtë vote (neni 63 pika 2). nëse një vendim i marrë nga mbledhja e kreditorëve vjen në kundërshtim me interesin e përbashkët të kreditorëve të falimentimit, gjykata e falimentimit duhet të prishë vendimin, me kërkesë të një kreditori të siguruar falimentimi (me të drejtë ripagimi të veçantë), të një kreditori falimentimi ose të administratorit të falimentimit. Vendimi i gjykatës së falimentimit për prishjen e vendimit ose për rrëzimin e kërkesës për marrjen e këtij vendimi nga gjykata e falimentimit (neni 65) mund të ankimohet.

• mbledhja e raportimit – qëllimi i mbledhjes së raportimit, që është mbledhja e parë e mbajtur pas emërimit të administratorit, është të dëgjojë dhe vlerësojë raportin e administratorit për gjendjen ekonomike të debitorit, shkaqet e falimentimit dhe rekomandimet e tij/saj lidhur me perspektivën e veprimtarisë së debitorit, tërësisht ose pjesërisht, dhe me mundësitë e ekzistencës së një plani riorganizimi (neni 124). në përgjithësi, vendimet e rëndësishme lidhur me administrimin e masës së falimentimit merren në këtë mbledhje.

• mbledhja e Verifikimit - qëllimi i mbledhjes së verifikimit është të vlerësojë vlefshmërinë dhe shumën e pretendimeve që i janë paraqitur administratorit (neni 143).

• mbledhja Përfundimtare - qëllimi i mbledhjes përfundimtare është të vlerësojë llogaritë përfundimtare të paraqitura nga administratori, t’i diskutojë dhe të paraqesë vërejtje lidhur me administrimin e masës së falimentimit. nenet 53 dhe 160.

• mbledhjet e Posaçme – Mund të thirren nga gjykata me kërkesë të paraqitur sipas nenit 144.

m. PërFUnDImI I ProCeDUrëS

• sapo të jetë kryer shpërndarja përfundimtare nga administratori, gjykata e falimentimit duhet të mbyllë procedurën e falimentimit. Vendimi i gjykatës së falimentimit shpallet publikisht. neni 163.

• Me përjashtim të rastit kur debitori ka të drejtën e shkarkimit nga detyrimet e mbetura ose në rast se debitori është person i likuiduar si rrjedhojë e procedurës së falimentimit, përfundimi nuk shkarkon debitorin nga ajo pjesë e pretendimeve të kreditorëve të falimentimit që nuk janë shlyer nëpërmjet shpërndarjes. Çdo pretendim që nuk është kundërshtuar nga debitori në mbledhjen e verifikimit mund të përmbushet me rrugë ekzekutimi ligjor. neni 164.

Page 67: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

130 131

aneksi V materIaLe Për SemInaret GjYQëSore mbI LIGjIn Për FaLImentImIn

SemInar 2 – rIorGanIZImI

hYrjematerialet e mëposhtme janë hartuar për të familjarizuar gjyqtarët e Gjykatës së Falimentimit me strukturën e përgjithshme të Ligjit për Falimentimin, ashtu siç ai zbatohet për administratën e një plani riorganizimi të propozuar dhe me rolin që ka Gjykata në këtë sistem.

Ligji për Falimentimin parashikon një sistem sipas të cilit mund të shmanget likuidimi i aktiveve të një debitori tregtar në gjendje paaftësie paguese dhe debitori të jetë në gjendje të vazhdojë të ekzistojë dhe marrë pjesë në veprimtarinë ekonomike sipas një rregullimi që pranohet bashkërisht nga kreditorët e tij dhe nga Gjykata e Falimentimit. rregullimi sipas të cilit debitori tregtar në gjendje paaftësie paguese shmang likuidimin e aktiveve të tij/saj mund të përfshijë një rreth të gjerë masash si zvogëlimin e borxhit, investim të ri, pagesë të vonuar, këmbim të borxhit me kapital ose ndonjë kombinim të tyre dhe masa të tjera. Ligji i Falimentimit parashikon shumë pak kufizime për planin e falimentimit që debitori ose administratori i paraqesin kreditorëve për miratim.

Gjykata e Falimentimit ka një rol qendror në këtë aspekt të sistemit të falimentimit. Gjykata e Falimentimit kërkohet të vendosë paraprakisht nëse plani i riorganizimit duhet t’u paraqitet ose jo kreditorëve. ajo duhet të refuzojë vazhdimin e zbatimit të planit, nëse ndër të tjera, plani nuk është realist ose ka të ngjarë të mos pranohet nga kreditorët. neni 194 pika 1. Për të vendosur këtë, Gjykata e Falimentimit duhet të shohë sistemin e riorganizimit në njërën anë si një sistem të projektuar për të lejuar ruajtjen e organizimeve efikase dhe, nga ana tjetër, si një sistem i cili nuk duhet të lërë mundësi për abuzime dhe, për pasojë, nuk lejon që organizimet joefikase, jo frutdhënëse të vazhdojnë të ekzistojnë. Sistemi i riorganizimit duhet të përdoret vetëm për të siguruar që do të realizohet vlera e going concern e një organizimi (d.m.th. vlera e një organizimi që e kalon vlerën e likuidimit të aktiveve të tij në kuptimin që organizimi parashikohet të jetë produktiv dhe i suksesshëm). ai nuk duhet të përdoret për të ruajtur organizimet të cilat nuk kanë vlerë going concern.

a. GjYKata e FaLImentImIt

• Ligji i Falimentimit parashikon një “gjykatë falimentimi”. neni 3 parashikon që gjykata e falimentimit duhet të jetë seksioni i mosmarrëveshjeve tregtare të gjykatës së shkallës së parë i përbërë nga një gjyqtar i vetëm.

• gjykata e shkallës së parë që ka juridiksionin në një procedurë falimentimi ka juridiksion ekskluziv në lidhje me çdo padi civile që ngrihet për këtë procedurë. neni 4 pika 5.

• ligjet e tjera të ndryshme nga falimentimi zbatohen në qoftë se ligji nuk parashikon ndryshe. neni 5.

• e drejta për ankim të veçantë ekziston vetëm në qoftë se Ligji per Falimentimin parashikon kështu. neni 7 pika 2 dhe 4. Kur bëhet ankim i veçantë, paraqitja e ankimit në gjykatën e apelit nuk prek ekzekutimin e vendimit të gjykatës së falimentimit. në qoftë se gjykata nuk urdhëron ndryshe, një vendim i gjykatës së apelit hyn në fuqi vetëm kur merr formë të prerë. neni 7 pika 3 apo 7 pika 4. një vendim i gjykatës së apelit mund të ankimohet vetëm me rekurs në gjykatën e lartë siç parashikohet në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile.

b. haPja e ProCeDUrëS Së rIorGanIZImIt

• një procedurë riorganizimi nuk vihet në lëvizje në mënyrë të veçantë. ajo është potencialisht tipar i të gjitha procedurave të falimentimit. një procedurë falimentimi mund të shpjerë në likuidim ose riorganizim në varësi të rrethanave të rastit dhe të vendimeve të gjykatës ose kreditorëve. për rrjedhojë, një procedurë falimentimi, që është hapur në bazë të kërkesës së debitorit apo të kreditorit, mund të rezultojë në riorganizimin e debitorit në vend të likuidimit dhe shpërndarjes së pasurisë së tij.

• Propozimi nga Debitori – një debitor ka të drejtë të paraqesë një plan riorganizimi kur është bërë një kërkesë për të hapur një procedurë falimentimi. neni 181 pika 1. një debitor që ushtron veprimtari tregtare mund të dëshirojë të kërkojë hapjen e një procedure falimentimi me qëllim që të çlirohej përkohësisht nga veprimet e ekzekutimit apo ato të mundshme të kreditorëve të pasiguruar. një debitor mund të kërkojë hapjen e një procedure falimentimi për shkak të paaftësisë paguese në një të ardhme të afërt ose të mbingarkesës në borxhe. nenet 13 pika 3 dhe 13 pika 4).

Page 68: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

132 133

• Propozimi i një Plani nga administratori (në emër të Kreditorëve) – në mbledhjen e kreditorëve (neni 181 pika 2-3) kreditorët mund t’i kërkojnë administratorit të përgatisë një plan riorganizimi për t’ia paraqitur gjykatës. neni 125.

C. Përmbajtja e PLanIt

• Pjesët e Planit – një plan duhet të ketë dy pjesë: pjesën paraqitëse dhe pjesën e analizës së hollësishme, neni 182.

• Pjesa paraqitëse e planit paraqet hapat që janë marrë ose duhet të merren pas hapjes së procedurës së falimentimit për të ristrukturuar veprimtarinë e debitorit në mënyrë të tillë që të lejohet zbatimi i planit në atë masë sa mund të përfshihen edhe ndryshime në të drejtat e kreditorëve. gjithashtu, ai duhet të përshkruajë strukturën bazë të planit në mënyrë që të mund të vlerësohet nga kreditorët dhe gjykata (neni 183).

• Pjesa e analizës së hollësishme të planit përcakton se si do të preken të drejtat e grupeve të ndryshme të kreditorëve në qoftë se plani do të miratohet (neni 184). ajo mund të përfshijë vonesa në pagesat e disa huave, ristrukturimin e kredive dhe tipare të tjera të planit që parashikojnë krijimin, ndryshimin, transferimin ose heqjen dorë nga të drejtat mbi pasuri të luajtshme ose të paluajtshme. Dokumentacioni i nevojshëm për të bërë këto ndryshime, duke përfshirë edhe çdo dokument të nevojshëm për të bërë ndryshimet në regjistrimin e të drejtave duhet të përfshihen gjithashtu në plan.

• plani i cili parashikon vazhdimin e veprimtarisë tregtare të një debitori duhet të përmbajë gjithashtu (nenet 192 dhe193):

një deklaratë të llojit dhe vlerës së aktiveve të debitorit;

detyrimet e debitorit që vazhdojnë sipas planit;

një deklaratë të shpenzimeve dhe fitimeve që priten të realizohen gjatë periudhës kur do të përmbushen të drejtat e kreditorëve;

në rastin e një plani të paraqitur nga administratori që përfshin debitorin i cili është individ apo shoqëri e thjeshtë, një deklaratë e gatishmërisë së debitorit apo përfaqësuesit të debitorit si shoqëri e thjeshtë, për vazhdimin e veprimtarisë tregtare;

në rastin e një plani sipas të cilit kreditorët fitojnë aksione, të drejta anëtarësimi apo interesa në një korporatë, shoqëri të thjeshtë ose shoqëri, miratimin e këtyre kreditorëve; dhe

në rastin e një plani sipas të cilit një palë e tretë ka pranuar të ofrojë garanci për përmbushje, nëse plani miratohet, deklaratën e palës së tretë që garancia do të jepet.

• mundësia e Debitorit për të marrë hua - plani i cili parashikon mbikëqyrjen nga administratori mundet gjithashtu të parashikojë të drejtën e debitorit për të marrë hua për zbatimin e planit. sidoqoftë, plani duhet të specifikojë shumën maksimale që mund të merret hua. neni 227. në çdo rast, kjo shumë nuk mund të kalojë vlerën e aktiveve të përcaktuara në listën e aktiveve që shoqëron planin e depozituar në gjykatën e falimentimit. për të lehtësuar huamarrjen, plani mund të parashikojë që kreditorët që i japin hua debitorit sipas planit, kanë prioritet mbi kreditorët e tjerë të falimentimit.

• mbikëqyrja e Zbatimit të Planit - plani mund të parashikojë mbikëqyrjen e zbatimit të tij (neni 223 pika 1) dhe mund të kërkojë, gjithashtu, pëlqimin e administratorit për veprimet e debitorit të parashikuara në plan. neni 226 pika 1. në thelb, kjo përfshin ruajtjen e funksioneve të administratorit të caktuar nga gjykata e falimentimit me hapjen e procedurës së falimentimit, kështu që ai/ajo është në gjendje të mbikëqyrë dhe raportojë nëse plani është zbatuar ose jo në formën e pranuar nga kreditorët dhe të miratuar nga gjykata e falimentimit. roli mbikëqyrës i komitetit të kreditorëve (nëse një i tillë është caktuar) dhe gjykatës së falimentimit vazhdojnë të ruhen. nenet 223 pika 1, 224 pika 1 dhe 227 pika 2.

• gjykata e falimentimit duhet të urdhërojë përfundimin e mbikëqyrjes kur pretendimet që janë mbikëqyrur janë përmbushur ose është siguruar përmbushja e tyre, ose, me kalimin e tre vjetëve nga përfundimi i procedurës së falimentimit, (miratimi i planit) në qoftë se nuk është bërë një kërkesë për një procedurë të re falimentimi. neni 231.

• Shkarkimi i Detyrimeve të mbetura të Debitorit – në qoftë se plani nuk parashikon ndryshe, debitori shkarkohet nga të gjitha detyrimet që nuk parashikohen shprehimisht në plan. efekti i miratimit të planit është që t’i japë çdo kreditori falimentimi një vendim të ekzekutueshëm për pretendimet që përmend plani dhe në përputhje me kushtet e planit. ndërsa një kreditor nuk mund të kërkojë ekzekutimin e plotë të pretendimit të tij/saj fillestar, ai/ajo mund të kërkojë ekzekutimin e shumës së pretendimit të përcaktuar në plan. (neni 220 pika 1).

• Miratimi i një plani nuk cënon të drejtat e kreditorëve të falimentimit për të kërkuar ekzekutimin e një garancie të pakushtëzuar të detyrimit të debitorit të dhënë nga një palë e tretë si pjesë e planit (neni 220 pika 2) ose të kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë, të cilët vendosin të realizojnë shlyerjen e detyrimeve nga një garantues (dorëzanës) sesa të mbështeten në ekzekutimin e garancisë së tyre.

Page 69: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

134 135

D. GrUPImet e KreDItorëVe

• Parimi – një tipar kryesor i riorganizimit, është miratimi i planit nga kreditorët që cënohen prej tij. Duke qene se, jo të gjithë kreditorët kanë interesa të njëjta apo cenohen njësoj nga ky plan, kreditorët duhet të grupohen në bazë të interesave të tyre dhe nga mënyra e cënimit të këtyre interesave, nëse plani do të zbatohet. Duhet të ketë të paktën dy grupe kreditorësh: kreditorët me të drejtë ripagimi të veçantë, të drejtat e të cilëve preken nga plani dhe kreditorët e falimentimit. nëse plani parashikon edhe kreditorët e rangjeve më të ulëta, atëherë kërkohet të shtohet dhe një grup tjetër. neni 185. Megjithatë, në shumë raste, është e nevojshme të ketë më shumë grupe. Kriteret në bazë të të cilave formohen grupet duhet të përcaktohen në plan. neni 185 pika 2.

• një plan, mund, por jo domosdoshmërish, të përfshijë të drejtat e kreditorëve me të drejtë ripagimi të veçantë. nëse plani i përfshin këta kreditorë, ai duhet të tregojë me hollësi mënyrën e cënimit të të drejtave të tyre, duke përfshirë çdo vonesë ose pengesë në zbatimin e këtyre të drejtave. neni 186. në mënyrë të ngjashme, plani duhet të përcaktojë me hollësi mënyrën e cënimit të të drejtave të kreditorëve të falimentimit nga plani. neni 187.

• Kriteret për përcaktimin e grupeve – Kriteret që duhet të përdoren për të përcaktuar numrin dhe karakteristikat e grupeve (nenet 185 pika 2, 188-189) përfshijnë:

Kreditorët me “interesa të njëjtë ekonomikë” mund të jenë në të njëjtin grup nëse u jepen “të drejta të barabarta sipas planit (shembull: plani thotë që një qiradhënës duhet të heqë dorë nga e drejta e tij dhe të bëhet kreditor i pasiguruar. atëherë, ai do të vendoset së bashku me grupin e kreditorëve të pasiguruar).

Kreditorët me të drejtë ripagimi të veçantë, të drejtat e të cilëve cënohen nga plani, duhet të trajtohen veçmas.

Kreditorët e rangjeve më të ulëta duhet të jenë në një grup të veçantë.

brenda secilit grup, të gjitha palëve të përfshira do t’i jepen të drejta të barabarta, përveç kur të gjithë palët në grup pranojnë me shkrim trajtimin e diferencuar të disa anëtarëve të grupit.

prej kreditorëve nuk pritet të pranojë një plan nëse ai e vendos atë në një gjendje më të keqe se sa po të mos kishte plan, neni 214.

• Faktorë të tjerë - procesi i përcaktimit të strukturës së grupeve duhet të marrë parasysh faktorët e mëposhtëm:

ndërsa duhet të njihet interesi i ndryshëm i kreditorëve, duhet patur kujdes për të shmangur krijimin e një numri të madh grupesh, duke e

fragmentuar kështu grupin e kreditorëve dhe duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme mundësinë që planet të pranohen nga kreditorët.

si parim i përgjithshëm, një grup duhet të përfshijë kreditorë, të drejtat e të cilëve janë të ngjashme mjaftueshëm sa për të mundësuar që ata të konsultohen së bashku për interesin e tyre të përbashkët.

të drejtat e disa anëtarëve të grupit nuk duhet të sakrifikohen ose të përjashtohen për përfitimin e anëtarëve të tjerë të grupit.

grupet duhet të përcaktohen në bazë të të drejtave ligjore të kreditorëve, dhe jo në bazë të efektit ekonomik që plani do të ketë mbi anëtarë të veçantë të një grupi të propozuar. referimi tek “interesat e njëjtë ekonomikë” në nenin 185 pika 2 nuk duhet të lexohet në kuptimin që kreditorët e një grupi cënohen të gjithë në të njëjtën mënyrë ose në një mënyrë shumë të ngjashme nga zbatimi i planit.

të drejtat që një grup i veçantë do të ketë sipas planit, duhet të jenë të tilla që anëtarët e grupit do të jenë në një situatë ligjore jo shumë të ndryshme nga ajo në të cilën do të ishin sipas Ligjit për Falimentimin dhe ligjeve të tjera, nëse nuk do të kishte plan riorganizimi.

për pjesën e pretendimeve për përmbushjen e të cilëve e drejta e ripagimit të veçantë nuk është e mjaftueshme, ose nëse ata kanë hequr dorë nga e drejta e tyre (shembull: kreditori i siguruar ka një pretendim prej 1,000,000 lek kundër debitorit. Vlera e kolateralit është 700,000 lek. Duhet të ketë një proces vlerësimi. Kreditori i siguruar do të vendoset në dy grupe të ndryshme; me kreditorët e siguruar për vlerën 700,000 lek dhe me një grup tjetër për vlerën 300,000 lek).

Kreditorët e siguruar të cilët kanë të drejtën për të ekzekutuar kolateralin duhet të jenë në një grup të ndryshëm nga ai i kreditorëve, kolaterali i të cilëve do të mbahet nga debitori sipas planit.

• Pozita e Veçantë e Kreditorëve të Siguruar – në qoftë se plani nuk trajton në mënyrë të veçantë të drejtat e kreditorëve të siguruar, këta kreditorë nuk preken nga plani. neni 186. për më tepër, e drejta e shumë kreditorëve të siguruar për të ekzekutuar pretendimet e tyre në pasurinë e debitorit pak pas bërjes së kërkesës apo hapjes së procedurës së falimentimit, mund ta bëjë të pamundur në praktikë që debitori apo administratori të përpiqen të formulojnë një plan ose për gjykatën e falimentimit të miratojë planin sipas nenit 194. nëse suksesi i mëtejshëm i veprimtarisë së debitorit kërkon mbajtjen e pasurisë ndaj së cilës janë marrë masa ekzekutimi, atëherë nuk ka më kuptim që të vazhdohet më tej me planin.

Page 70: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

136 137

• aftësia e pjesës më të madhe të kreditorëve të siguruar për ta përjashtuar veten nga pasojat e planit (neni 133 pika 3) nuk do të thotë që kreditorët e siguruar nuk janë të gatshëm për të marrë pjesë në një plan riorganizimi. Kreditorët që kanë një kolateral me vlerë më të vogël se shuma e detyrimit të debitorit ndaj tyre, mund të vendosin që mundësitë për shlyerjen e pjesës së pasiguruar të pretendimeve të tyre janë më të mëdha me anë të një plani riorganizimi se sa nëpërmjet likuidimit të pasurisë së debitorit. Kreditorë të tjerë në këtë pozitë mund të arrijnë në përfundimin se, vonesa dhe pasiguria që shoqërojnë ekzekutimin e marrëveshjeve siguruese, është e tillë saqë interesat e tyre ekonomike janë më shumë të mbrojtura nëpërmjet një plani riorganizimi.

e. VLerëSImI FILLeStar I PLanIt nGa GjYKata e FaLImentImIt

• e drejta e gjykatës së falimentimit për të mos miratuar planin është e kufizuar dhe vendimi është i ankueshëm. arsyet për të cilat plani i riorganizimit mund të mos miratohet janë si më poshtë:

nëse nuk janë respektuar dispozitat e Ligjit për Falimentimin lidhur me paraqitjen e planit dhe parashtruesi nuk është në gjendje të korrigjojë të gabimet ose nuk i korrigjon ato brenda një afati të arsyeshëm, të caktuar nga gjykata e falimentimit;

përmban të dhëna të mjaftueshme për të çmuar se nuk ka perspektivë për t’u pranuar nga kreditorët ose për tu miratuar nga gjykata;

nëse pretendimet e kreditorëve sipas pjesës analizuese të planit të paraqitur nga kreditori nuk mund të plotësohen;

nëse debitori ka paraqitur tashmë në procedurën e falimentimit një plan që nuk është pranuar nga kreditorët, nuk është miratuar nga gjykata e falimentimit ose është tërhequr nga vetë debitori pas publikimit të datës të mbledhjes për diskutim dhe administratori i falimentimit, me pëlqimin e komitetit të kreditorëve, kërkon mospranimin nga gjykata e falimentimit.

• një plan që nuk është pranuar nga gjykata e falimentimit duhet t’i dërgohet për komente (me një afat për përgjigje) komitetit të kreditorëve (nëse është caktuar një i tillë) dhe debitorit, nëse plani është paraqitur nga administratori. plani duhet t’i dërgohet për komente administratorit, nëse plani është paraqitur nga debitori. neni 195. gjykata e falimentimit, gjithashtu, mund t’ia dërgojë planin për komente ekspertëve në fushën e veprimtarisë tregtare që ka ushtruar debitori.

F. VotImI I një PLanI të ProPoZUar

• pasi pretendimet e kreditorëve janë vërtetuar në mbledhjen e verifikimit (neni 145) gjykata e falimentimit duhet të thërrasë një mbledhje për diskutimin e planit brenda një muaji nga data që plani është depozituar në gjykatën e falimentimit. nëse, gjatë takimit ose si rezultat i takimit, kërkohet një ndryshim i planit, një ndryshimi i tillë mund të bëhet. Çdo ndryshim duhet të miratohet nga pjesëmarrësit në mbledhje. neni 303.

• plani i paraqitet grupeve të kreditorëve nga gjykata e falimentimit në një mbledhje votimi që mbahet jo më vonë se një muaj nga mbledhja për diskutimin e planit. nenet 198 pika 1 dhe 204 pika 1. Kreditorët mund të votojnë me shkrim pa marrë pjesë në mbledhjen e votimit. neni 205.

• secili grup voton veçmas nga grupet e tjera. neni 206. plani miratohet nga një grup kur: a) pesëdhjetë e një për qind e kreditorëve votues e miratojnë atë; dhe b) kreditorët që votojnë për pranimin e planit kanë pretendime që tejkalojnë pesëdhjetë përqind të vlerës totale të pretendimeve të kreditorëve votues në grup. neni 207 pika 1.

• një plan duhet të miratohet nga debitori. Megjithatë, ky miratim prezumohet të jetë dhënë nëse debitori nuk i paraqet gjykatës së falimentimit kundërshtimin e tij/saj me shkrim. një kundërshtim nuk ka asnjë efekt ligjor për pranueshmërinë e planit nëse debitorit nuk i shkaktohet një gjendje më e keqe se sa sikur mos të kishte plan dhe asnjë kreditor nuk përfiton një vlerë ekonomike më të lartë se sa pretendimi i tij/saj, neni 210.

• Kur një shumicë e grupeve voton për të pranuar planin, një grup kundërshtues konsiderohet ta ketë pranuar planin nëse kreditorët e grupit nuk janë, sipas planit, në një pozicion më të keq sesa ata do të ishin nëse plani nuk do të zbatohej dhe do të vazhdohej me likuidimin dhe shpërndarjen, dhe:

asnjë kreditor tjetër nuk do të përfitojë një vlerë ekonomike që tejkalon shumën e plotë të pretendimit të tij/saj;

as debitori, as ndonjë tjetër që zotëron aksionet e debitorit ose një kreditor i rangjeve më të ulëta nuk do të marrë në bazë të planit ndonjë vlerë ekonomike që nuk do ta merrte pa planin; dhe

asnjë kreditor, i cili në mungesë të planit do të ripaguhej si pjesëtar i një rangu të njëjtë me kreditorët e grupit, nuk ka përfitim më të madh se këta kreditorë, neni 208.

Page 71: Manuali mbi ligjin Shqiptar për falimentimin

138 139

G. mIratImI I PLanIt nGa GjYKata e FaLImentImIt

• një plan nuk është efektiv në qoftë se nuk është miratuar në seancë nga gjykata e falimentimit. neni 211. Vendimi i gjykatës së falimentimit mund të ankimohet. neni 216. Miratimi i planit mund të kundërshtohet në qoftë se: tori dhe pranimin e kreditorëve;

pranimi i planit është bërë me mjete të papërshtatshme ose duke i dhënë përfitime të veçanta një kreditori të caktuar ose grupi kreditorësh (neni 213); ose

një kreditor, i cili kundërshtoi me shkrim planin përpara ose në mbledhjen e votimit, i provon gjykatës së falimentimit se ai/ajo do të jetë në gjendje më të keqe sipas planit sesa po të mos kishte plan. neni 214.

h. eFeKtet e mIratImIt

Kur plani miratohet nga gjykata e falimentimit:

plani bëhet efektiv me rezultatin që pjesa e analizës së planit është detyruese për të gjitha palët e prekura nga ai, duke përfshirë kreditorët që e kundërshtuan planin ose që nuk depozituan pretendime. neni 217 pika 1;

gjykata e falimentimit duhet ta mbyllë procedurën e falimentimit. neni 221;

Mbaron emërimi i administratorit dhe i komitetit të kreditorëve (në qoftë se në plan nuk parashikohet ndryshe) neni 222 pika 3;

aktivet e debitorit i kthehen përsëri atij/asaj dhe ai/ajo rifiton të drejtën e plotë të disponimit, sidoqoftë, në varësi të një urdhri për mbikëqyrje. neni 222 pika 1; dhe.

Çdo kreditor falimentimi me një vendim të ekzekutueshëm mund të vazhdojë të ekzekutojë pretendimin e tij sipas kushteve të parashikuara në plan. ndërsa një kreditor i tillë nuk mund të kërkojë ekzekutimin e plotë të pretendimit të tij/saj fillestar, ai/ajo mund të kërkojë ekzekutimin e shumës së pretendimit të përcaktuar në plan. neni 220 pika 1.

I. rIFILLIm I ProCeDUrëS Së FaLImentImIt – moSPërmbUShja e PLanIt

• në qoftë se ka mospërmbushje të planit nga ana e debitorit në lidhje me pretendimet që ishin pezulluar ose nga të cilat ishte hequr dorë sipas planit, në qoftë se plani nuk parashikon ndryshe, kreditorët e falimentimit që kanë këto

pretendime, nuk janë më të detyruar nga plani dhe mund të vazhdojnë me ekzekutimin e pretendimeve të tyre njësoj sikur plani të mos kishte ekzistuar. Megjithatë, një mospërmbushje ka këtë efekt vetëm në qoftë se debitori nuk vepron në përputhje me kërkesën me shkrim të kreditorit që i kërkon atij të përmbushë planin brenda të paktën dy javëve. neni 218 pika 1.

• në rast të kundërt, në qoftë se plani nuk parashikon ndryshe, hapja e një procedure të re falimentimi ndaj pasurisë së debitorit, çon në përfundimin e planit për të gjithë kreditorët e falimentimit. neni 218 pika 2.