MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të...

18
Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 1 nga 18 MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA (PËR MJEKËT VETERINERË)

Transcript of MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të...

Page 1: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 1 nga 18

MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA

(PËR MJEKËT VETERINERË)

Page 2: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 2 nga 18

Përmbajtja

1. Bruceloza në të imta ............................................................................................................................... 3

2. Vaksinimi i kafshëve .............................................................................................................................. 4

2.1 Strategjia për kontrollin dhe çrrënjosjen e brucelozës në të imta ....................................................... 4

2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. ............................................................................................... 5

2.3 Aplikimi i vaksinës ............................................................................................................................. 5

3. Sigurimi i shisheve të përdorura ............................................................................................................. 6

4. Regjistrimi i kafshëve të vaksinuara ....................................................................................................... 6

6. Hetimet e shpërthimit ............................................................................................................................. 7

7. Mbledhja e mostrave individuale të serumeve nga kafshët .................................................................... 8

7.1 Paisjet e domosdoshme ....................................................................................................................... 8

7.2 Rregullat e përgjithshme ..................................................................................................................... 8

7.3 Mbledhja e mostrave ........................................................................................................................... 8

7.4 Etiketimi .............................................................................................................................................. 9

7.5 Transporti .......................................................................................................................................... 10

8. Mjetet e mbrojtjes personale ................................................................................................................ 10

9. Raportimi dhe dokumentimi ................................................................................................................. 11

9.1 Formulari për refuzimin e vaksinimit ............................................................................................... 11

9.2 Formulari për miratimin e vaksinimit ............................................................................................... 12

9.3 Formulari për refuzimin e vaksinimit ............................................................................................... 12

9.4 Fletë shoqërimi e kampionit për analiza në laborator ....................................................................... 13

10. Përgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm ................................................................................................... 15

10.1 Përgjegjësitë e pronarit dhe/ose kujdestarit të kafshës. ................................................................... 15

10.2 Përgjegjësitë e mjekut veteriner privat ............................................................................................ 16

10.3 Detyrat dhe Përgjegjësitë e Veterinerit Zyrtar ................................................................................ 16

10.4 Përgjegjësitë e mjekut veteriner në njësitë e qeverisjes vendore .................................................... 17

10.5 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ...................................................................................................... 18

Page 3: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 3 nga 18

1. Bruceloza në të imta

Bruceloza është një sëmundje ngjitëse e kafshëve me ndikim të rëndësishëm ekonomik.

Sëmundja shkaktohet nga bakteret e ndryshme të familjes Brucella, të cilat tentojnë të infektojnë

specie të caktuar kafshësh. Megjithatë, shumica e specieve të Brucella janë në gjendje të

infektojnë edhe lloje të tjera të kafshëve.

Brucellat prekin gjedhët, derrat, dhentë dhe dhitë, devetë, kuajt dhe qentë. Mund të prekin

gjithashtu ripërtypës të tjerë, disa gjitarë detarë dhe njerëzit.

Sëmundja në kafshë karakterizohet nga aborti ose humbje të aftësisë riprodhuese. Kafshët

zakonisht shërohen dhe mund të jenë në gjendje të pjellin përsëri pas abortit fillestar, ato mund të

vazhdojnë të përhapin bakteret.

Bruceloza në gjedhë (B. abortus) në dhen dhe dhi (B. melitensis) dhe në derra (B. suis) janë

sëmundje detyrimisht të lajmërueshme dhe dyshimi duhet të raportohen menjëherë pranë

shërbimit veterinar shtetëror.

Bruceloza zakonisht përhapet kur kafsha aborton ose pjell. në lëngjet e lindjes të një kafshe të

infektuar ka nivele të larta baktereve. Bakteret mund të mbijetojnë në mjedis për disa muaj,

veçanërisht në kushte të freskëta dhe me lagështi. Atom und të infektojnë kafshë të tjera të cilat

infektohen duke i gëlltitur ato. Koloni bakteresh zhvillohen në gji dhe e kontaminojnë

qumështin.

Kafshët dhe njerëzit mund të infektohen gjithashtu nëpërmjet plagëve në lëkurë ose nëpërmjet

mukozave.

Page 4: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 4 nga 18

Bruceloza është një sëmundje e që prek edhe kafshë të egra, si derrat të egër ose drerët. Ato

shërbejnë si rezervuari i sëmundjes dhe kjo i komplikon përpjekjet për zhdukje.

Bakteret gjithashtu janë gjetur në gjitarët detarë.

Në mënyrë tipike, sëmundja është e butë, me kafshën e infektuar duke treguar pak shenja derisa

ajo aborton. Mund të ketë ënjtje të testikujve në meshkuj, dhe herë pas here bakteret lokalizohen

në kyce duke shkaktuar artrite.

Në kuaj, ajo mund të shkaktojë ënjtje në qafë ose kurriz. Sidoqoftë, pelat barrsa mund të

abortojnë ose të lindin mëza të dobët dhe të prekshëm.

Rëndësia e Brucelozës është se ajo shkakton rënie të aftësive riprodhuese, për shkak të aborteve,

infertilitetit, mbetjes së placentës, lindjes së fetuseve të ngordhur ose lindjes së të vegjëlve të

dobët. Kjo rezulton në humbje të mëdha ekonomike për fermerët që mbarshtojnë gjedhë, dhen,

dhi dhe derra.

Survejanca duke përdorur testet serologjike dhe testet e qumështit sic është testi unazor i

qumështit për egzaminim luan një rol të rëndësishëm në fushatat për eliminimin e sëmundjes.

Gjithashtu praktikohet edhe testimi individual i kafshëve me qëllim për tregtinë e kafshëve dhe

për kontrollin e sëmundjes.

Në zonat endemike, programi për kontrollin dhe eliminimin e sëmundjes bazohet në vaksinimin

e kafshëve për të reduktuar incidencën e infeksionit.

Ndërsa kur sëmundja është më afër eliminimit, programi për kontrollin dhe eliminimin e

sëmundjes bazohet në testimin dhe eleminimin e kafshëve të prekura.

Bruceloza në njerëz parandalohet më mirë duke kontrolluar infeksionin në kafshë. Pasterizimi i

qumështit nga kafshët e infektuara është një mënyrë e rëndësishme për të zvogëluar infeksionin

në njerëz.

2. Vaksinimi i kafshëve

2.1 Strategjia për kontrollin dhe çrrënjosjen e brucelozës në të imta

Strategjia kombëtare për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes së brucelozës në të imta bazohet

në vaksinimin e kafshëve të rritura dhe ato të remontit të moshës mbi 3 muaj me vaksinë

Brucella melitensis Rev-1 në rruge konjuktivale. Aktuaalisht, pas kryerjes së vaksinimit të tufës

bazë, strategjia konsiston në vaksinimin e kafshëve të remontit. Vaksina quhet OCUREV, e

prodhuar sipas standardit Elberg në një laborator spanjoll i akredituar ndërkombëtarisht.

Strategjia ka si qëllim që:

1. Të krijojë në mënyrë të shpejtë imunitetin e kafshëve të reja qengja dhe keca që do të

mbahen për remont dhe për pasojë, me uljen e shpejtë të transmetimit të sëmundjes dhe

incidences si në tufa (kope) dhe në nivel individual.

2. Të ulë incidencën brenda tufave dhe “të mbyllë derën” për infeksion të ri në tufat e pastra.

Page 5: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18

2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës.

Vaksina duhet të mbahet gjatë gjithë kohës në në të ftohtë (2 0C – 8

0C), si dhe të mbrohet

nga drita e diellit (mund të transportohen dhe ruhen deri në maksimum prej 37 °C për një

periudhë jo më të gjatë se 7 ditë).

Transporti i vaksinës nga klinika deri në tufat që do të vaksinohen, do të bëhet nga operatori

me mjete frigobokse (kuti ftohëse) që përmbushin kushtet e zinxhirit ftohës

2.3 Aplikimi i vaksinës

Meqënëse kjo vaksinë është përgatitur me një bakter të gjallë dhe të dobësuar, duhet të merren masa

të përshtatshme për të parandaluar kontaminimin e operatorit dhe personave të tjerë që bashkëpunojnë

në këtë proces.

Nëse do të ndodhë kontaminimi aksidental gjatë përdorimit të vaksinës, kërkoni menjëherë këshilla

mjekësore dhe tregojini mjekut fletëpalosjen e paketimit.

Personi ose njerëzit që e kryejnë vaksinimin duhet të mbajnë fort kokën e kafshës për të shmangur

lëvizjet e papritura dhe ta kryejnë atë në një vend të sigurt për të mbrojtur veten nga rrymat e erës.

Gjatë administrimit dhe pas tij, duhet të shmanget kontakti i dorezës me mukozat dhe/ose plagët e

hapura.

Të gjithë qingjat dhe kecat (meshkuj dhe femra) të moshës mbi 3 muajshe që do të mbahen

për remont duhet të vaksinohen. Nuk ka një kohë të përcaktuar për vaksinim. Vaksinimi

duhet të kryhet në kohën më të përshtatshme në përputhje me gjendjen fiziologjike të secilës

tufë. Duhet të mbulohen me vaksinim të gjitha tufat (të mëdha, të vogla, në fshat, jashtë tij,

në kullote, në lëvizje, etj.)

Vaksinimi i kafshëve femra duhet të bëhet gjatë

laktacionit ose para ndërzimit. Ndalohet vaksinimi i

kafshëve barrsa. Ato duhet të vaksinohen sa më shpejt

që është e mundur pas pjelljes. Si përjashtim, mund të

vaksinohen kafshët barsa në dy javët e fundit të

barsmërisë. Për këtë, përpara vaksinimit, kërkohet

aprovimi nga ana e fermerit.

Vaksina tretet para përdorimit dhe përdoret brenda 4

orësh nga përgatitja.

Përdoren veshje mbrojtëse personale, doreza, maskë,

dhe syze mbrojtëse ndaj vaksinës. Vaksina nuk duhet

të administrohet nga gratë shtatzëna. Mos pini duhan,

mos pini dhe mos hani gjatë administrimit.

Vaksinimi i kafshëve kundër brucelozës do të kryhet

me metodën intra konjuktivale “një pikë në sy”.

Vaksinoni vetëm kafshët e shëndetshme.

Page 6: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 6 nga 18

Informoni fermerët që vaksinojnë tufat e tyre mbi

sëmundjen e brucelozës dhe strategjinë, vaksinën dhe

kushtet për kafshët pas vaksinimit.

Pas vaksinimit, Autoriteti Kompetent, nëpërmjet

shërbimit veterinar në Agjensitë Rajonale të

Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve do të

testojë kafshët e vaksinuara në tufa nëpërmjet

përzgjedhjes.

Nëse të paktën 80 % e kafshëve të testuara të tufës do

të japin reaksion pozitiv në testimin me Rosa-Bengal

(RBT) në ISUV (imunizimi i tufës) vaksinimi do të

vlerësohet si i kënaqshëm.

Për tufat e testuara që nuk rezultojnë në përputhje me kërkesat e përcaktuara mund të merret

vendimi mbi rivaksinimin e tyre.

3. Sigurimi i shisheve të përdorura

Vaksina mund të jetë patogjene për njerëzit. Vaksina REV 1 kundër Brucelozës në të imta

përmban bakterin e Brucella Melitensis të gjalllë e të dobësuar. Për këtë arësye shishet dhe

pikatoret e përdorura konsiderohen të kontaminuara dhe të rrezikshme, ato përmbajnë material

infektiv për njerëzit dhe kafshët. Mos i hidhni në ambient të hapur apo në plehra ato. Shishet që

përmbajnë vaksinën dhe të gjithë materialet që mbeten nga vaksinimi duhet të grumbullohen në

një qese të mbyllur dhe që nuk lejon rrjedhjen e lëngjeve, Në këtë mënyrë parandalohet

kontaminimi veshjeve, mjeteve apo ambientit. Në fund të ditës së punës, duhet të kryeni

eliminimin në mënyrë të sigurt të tyre.

Eleminimi i sigurtë i tyre mund të kryhet në dy mënyra:

1. Vendosini ato të vlojnë në një enë me ujë për 20 min ose

2. Dorëzojini ato në zyrën e shërbimit veterinar të Agjensisë Rajonale të Shërbimit

Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve

4. Regjistrimi i kafshëve të vaksinuara

Pas përfundimit të vaksinimit, mjeku veteriner që ka kryer vaksinimin, plotëson

dokumentacionin tip të ofruar nga autoriteti kompetent për vaksinimin e kryer për secilën tufë.

Mbajtja e të dhënave të sakta është e domosdoshme pasi duhet të kihet parasysh që:

Periudha e ekskretimit të vaksinës përmes lëngjeve trupore të kafshëve të vaksinuara (nga

kaviteti nazal dhe konjuktivat) mund të zgjasë deri në 2 javë pas administrimit të saj.

Kafshët e vaksinuara nuk duhet të shiten për të paktën katër javë pas vaksinimit. Në

certifikatën veterinare të lëvizjes së kafshëve të vendoset data e vaksinimit të tyre.

Page 7: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 7 nga 18

Kafshët e vaksinuara nuk duhet të theren në periudhën prej 3 muajsh pas vaksinimit. Vetëm

në rast se duhen therur, ato do t'i nënshtrohen procedurave që zbatohen për kafshët që

konsiderohen pozitive me Brucelozë dhe dokumentacionit veterinar zyrtar që kërkohen nga

legjislacioni në fuqi.

5. Eleminimi i sigurt i mbetjeve të abortit

Kafshët dhe njerëzit mund të infektohen nga mbetjet e abortit (fetus, placentë), lëngjet pas abortit

dhe ambienti ku ndosh aborti i kafshës së infektuar nga bruceloza. Bakteret mund të mbijetojnë

në mjedis për disa muaj, veçanërisht në kushte të freskëta

dhe me lagështi ndaj është e nevojshme eleminimi

(asgjesimi) i sigurtë i tyre.

Në varësi të kushteve gjeografike dhe mundësive për të

shmangur rrezikun e përhapjes së materialeve të

infektuara dhe shmangjen e përhapjes së mëtejshme të

sëmundjes, ky eleminim mund të bëhet si më poshtë:

1. Djegien dhe groposjen e mbetjeve në një vend të

përshtatshëm.

2. Groposjen pas dezinfektimit ose groposjen e thellë të

mbetjeve.

3. Kompostimin e tyre në pleh me kushtin që ai ti

nënshtrohet përpunimit biotermik dhe lejimit të

përdorimit si pleh organik apo fertilizues i tokës jo më

parë se 4 muaj nga koha e depozitimit;

4. Si dezinfektantë mund të përdoren Formalinë 0,03%,

fenol 1 %, beta propriolaktone 0,01 %, sodium

hipokloride, sodium hidrokloride, jodine,

dezinfektantë që përmbajnë amonium kuaternar, eter

dhe kloroform.

6. Hetimet e shpërthimit

Në mënyrë tipike, sëmundja është e butë, me kafshën e infektuar duke treguar pak shenja derisa

ajo aborton. Mund të ketë ënjtje të testikujve në meshkuj, dhe herë pas here bakteret lokalizohen

në kyçe duke shkaktuar artrite.

Rëndësia e Brucelozës është se ajo shkakton rënie të aftësive riprodhuese, për shkak të aborteve,

infertilitetit, mbetjes së placentës, pjelljes së fetuseve të ngordhur ose pjelljes së të vegjëlve të

Page 8: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 8 nga 18

dobët. Kjo rezulton në humbje të mëdha ekonomike për fermerët që mbarshtojnë gjedhë, dhen,

dhi dhe derra.

7. Mbledhja e mostrave individuale të serumeve nga kafshët

Në kuadrin e zbatimit të Programit të Kontrollit të Brucelozës në të imta, në fermat e përzgjedhura nga

autoriteti kompetent do të merren mostra gjaku (serumit) për për tu analizuar. Në raste të tilla,

rreth 15 deri 30 ditë pas vaksinimit do të meren dhe do të testohen mostra individuale gjaku nga

të gjitha kafshët e remontit të vaksinuara për të vlerësuar përgjigjen imune në kafshët e remontit

të vaksinuara.

7.1 Paisjet e domosdoshme

Materialet e kërkuara për për marrjen e mostrave të gjakut dhe paketimit të tyre janë:

- Sistemi i hapur: shiringa me gjilpërë; ose

- Sistem i mbyllur: gjilpërë dhe tub vakutaineri.

- Etiketa për tubin;

- Qese të cilat mbyllen mirë;

- Shënues kundër ujit për të shkruar;

- Formati e dërgimit të mostrave:

- Kutia e dërgimit (frigo-boks) dhe paketat e ngrira për transportimin e mostrave;

7.2 Rregullat e përgjithshme

Veterineri që merr mostrat duhet të jetë i mbrojtur mirë me doreza dhe përparse. Kampionet e

gjakut të merren nga një shpim aseptic i në venën e qafës.

Kujdes duhet të tregohet që të shmanget vetë-shpimi aksidental dhe ndonjë infeksion i

mundshëm.

Mostrat duhen të mblidhen me kujdes për të shmangur stresin apo plagën që shkaktohet në

kafshë.

Rekomandohet “Sistemi i mbyllur” i mbledhjes së gjakut. Në qoftë se përdoret “sistemi i hapur”,

është e detyruar të përdoren gjilpëra të sterilizuara (me një përdorim) dhe tuba sterile. Gjatë

marrjes së gjakut, kujdes duhet të tregohet për të shmangur krijimin e flluskave, gjaku duhet të

rrëshqasë poshtë në paretet e faqes së brëndëshme të tubit.

7.3 Mbledhja e mostrave

Për të marrë mostrat e gjakut në venën jugulare duhet të ndiqni hapat e mëposhtme:

Hapi 1: Mbajini mirë kafshën.

Page 9: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 9 nga 18

Hapi 2: Zbuloni venë jugulare me njërën dorë. Me dorën

dorën tjetër shtypni butë mbi venë në pjesën e

poshtme të qafës për të ngadalësuar rrjedhjen e

gjakut.

Hapi 3: Kur vena jugulare të jetë zgjeruar paksa për shkak të

ngadalësimit të rrjedhjes së gjakut, futni butësisht

gjilpërën paralel me venë jugulare.

Hapi 4: Bashkoni tubin e vakutainerit me gjëlpërën.

Hapi 5: Nëse e keni vendosur sic duhet gjilpërën në venë

jugulare, gjaku do të rrjedhë vetënë tubin e

vakutainerit.

Hapi 6: Hiqni gjilpërën bashke me vakutainerin me gjak.

Ushtroni lehtë presion për pak kohë në pikën e

shpimit me gjëlpërë. vendosni të dhënat e duhura

në etiketën mbi vakutainer për të identifikuar

mostrën e gjakut dhe ruajeni atë siç duhet.

Tubi duhet të jetë të paktën gjysëm i mbushur, e

preferueshme të mund të jetë në 3/4 e tij.

Tubi i mbushur me gjak duhet të lihet të qëndrojë në një

qoshe në temperaturën e dhomës për afërsisht dy orë derisa

mpiksja fillon tkurrjen. Tubi pastaj duhet të mbahet në

frigorifer në + 4 °C derisa ai të transportohet në laborator.

Kujdes duhet të tregohet për të shmangur hemolizën e

kampioneve.

7.4 Etiketimi

Të gjitha mostrat duhet të identifikohen plotësisht dhe të

vendosen në qese të cilat mbyllen mirë.

Çdo tub duhet të ketë një etiketë bosh në të cilën shkruhet numri i

matrikullit të kafshës nga e cila merret mostra.

Të dhënat siç përshkruhen në procedurat e dërgimit të mostrave

në laborator duhet të shënohen.

Mostrat duhet të dërgohen në laborator së bashku me formatin e

Page 10: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 10 nga 18

dërgimit të mostrës. Ai vendoset në një zarf dhe bashkangjitet në pjesën e jashtme të kutisë.

Formati i dërgimit të mostrave është format standart i aprovuar nga autoriteti kompetent në

Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai plotësohet e të gjithë informacionin e kërkuar.

7.5 Transporti

Mostrat (të mbledhura siç përshkruhet më lart) duhet të vendosen

në kutinë e transportit.

Kontaktoni me laboratorin për t`i informuar ata se po dërgohen

mostrat në kuadër të strategjisë kombëtare për kontrollin dhe

çrrënjosjen e brucelozës në të imta.

Transportoni mostrat sa më shpejt që të jetë e mundur në

frigoboks.

Meqënëse bruceloza është një patogjen zoonotik, duhet pasur

kujdes të veçantë për të siguruar që të gjitha kërkesat ligjore të plotësohen për transportimin e

mostrave. Nëse mostra dërgohen me anë të transportit publik, ata duhet të jenë të paketuara dhe

të etiketuara për transport në përputhje me kushtet e dërguesit, dhe rregulloret postare, sipas

rastit.

8. Mjetet e mbrojtjes personale

Bruceloza është zoonozë dhe të gjithë njerëzit që merren me kafshët (duke marrë mostra, me shkatërrimin

e mbetjeve nga abortet, etj) duhet të marrin të gjitha masat mbrojtëse për të shmangur infeksionin. Pajisjet

mbrojtëse personale duhet të përdoret në të gjitha rastet që kanë të bëjnë me të dyshimet për brucelozë ose

raste të konfirmuara. Mjetet mbrojtëse

personale përfshijnë si mëposhtë:

Përparëse, Veshje;

Doreza;

Maskë fytyre;

Mbrojtëse të syve;

Çizme gome;

Dezinfektant;

Kovë, furcë fërkimi, etj, për

dekontaminimin.

Përdorimi i mjeteve mbrojtëse personale

(MMP) është alternativa më e mirë për të parandaluar kontaminimin dhe infektimin nga kafshët e

infetuara.

Page 11: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 11 nga 18

Duart, fytyra, sytë dhe hunda duhet të mbrohen në mënyrë të përshtatshme gjatë gjithë procesit:

- Duart duhet të mbrohen paraprakisht duke i lyer në fillim me krem dhe dorashka plastike.

Nëse ka lezione në duar, ato duhet të trajtohen me jod.

- Maska mbrojtëse dhe syze për mbrojtjen e syve, hundës dhe gojës.

Pas përfundimit të procesit të gjitha mjetet mbrojtëse personale njëpërdorimshe hiqen në mënyrë

të tillë që pjesa e jashme e tyre e kontaminuar të mos ketë kontakt me lëkurën dhe veshjet e

brëndshme.

Rrobat, çizmet dhe pajisjet shumë përdorimshe duhet të pastrohen, lahen dhe dezinfektohen.

Kominoshet duhet të ndryshohen në çdo ditë, dhe nëse është e nevojshme më shpesh.

Pas përfundimit të punës dhe çdo kontakti potencial për tu kontaminuar, duart dhe pjesët e

lëkurës të ekspozuara ndaj kontaminimit duhet të lahen me ujë të ngrohtë dhe sapun baktericid si

dhe të dezinfektohen. Nëse është e nevojshme mund të kryhet edhe një larje e plotë në dush.

9. Raportimi dhe dokumentimi

9.1 Formulari për refuzimin e vaksinimit

Page 12: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 12 nga 18

9.2 Formulari për miratimin e vaksinimit

9.3 Formulari për refuzimin e vaksinimit

Page 13: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 13 nga 18

9.4 Fletë shoqërimi e kampionit për analiza në laborator

Page 14: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 14 nga 18

Page 15: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 15 nga 18

10. Përgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm (fermeri, veterineri

zyrtar, veterinari privat, transportuesi i kafshëve, thertore,

Autoriteti Kompetent etj)

10.1 Përgjegjësitë e pronarit dhe/ose kujdestarit të kafshës.

1. Pronari dhe/ose kujdestari i kafshës duhet të njoftojë menjëherë për rastin e dyshuar një mjek

veterinar, privat ose shtetëror, të çdo rasti që ata dyshonjë se kanë ndonjë kafshë dhen ose dhi

të sëmurë me brucelozë.

2. Pronari ose kujdestari i kafshës është i detyruar të kufizojë menjëherë lëvizjen e kafshëve,

për të cilat ai dyshon se janë infektuar, ose të shmangë kontaktin e kafshës së sëmurë ose

karkasës me njerëz dhe kafshë të tjera, deri në çastin e kryerjes së një ekzaminimi veterinar.

3. Pronari dhe/ose kujdestari i kafshëve, për të cilat është konfirmuar prania e sëmundjes,

bashkëpunon me veterinerin zyrtar për zbatimin e masave të vendosura në lidhje me

brucelozën në të imta.

4. Pronari dhe/ose kujdestari i kafshës, sipas urdhrit të Veterinerit Zyrtar, janë të detyruar të

pastrojnë mirë para dezinfektimit ambientin ku janë mbajtur kafshët.

5. Pronari ose kujdestari i kafshës është i detyruar të ofrojë kafshët për identifikimin,

vaksinimin dhe ekzaminimet diagnostike;

6. Pronari i kafshës ka të drejtë të marrë kompensim për kafshët për të cilat është konfirmuar që

janë të prekura nga sëmundja e brucelozës, kompensimi do të jetë mbi vlerën e mishit të

shitur deri në vlerën e plotë të tregut. Në mënyrë që të mund të përfitojnë pagesën e

kompensimit, fermerë duhet të ketë plotësuar kushtet e mëposhtme:

a. Ai duhet të ketë raportuar dyshimin siç përcaktohet në legjislacionin veterinar në fuqi;

b. Kafsha e prekur duhet të jetë e identifikuar dhe e regjistruar në bazën e të dhënave

RUDA; dhe

c. Pronari /kujdestari i kafshës (ve) duhet të ketë përmbushur të gjitha masat në përputhje

me legjislacionin në fuqi për Veterinarinë.

7. Pronari dhe/ose kujdestari i kafshës gjobiten me 25 000 - 50 000 Lekë në rastet kur:

a. Nuk njoftojnë menjëherë për dyshimin për praninë e sëmundjes infektive në kafshë

b. Nuk kufizon menjëherë lëvizjen e kafshëve, për të cilat ai dyshon se janë infektuar, ose të

shmangë kontaktin e kafshës së sëmurë ose karkasës me njerëz dhe kafshë të tjera;

c. Nuk zbaton masat kufizuese në zonën e mbrojtur dhe e mbikëqyrur të vendosur në rastin

e një sëmundjeje infektive.

d. Nuk respektojnë udhëzimet e autoritetit kompetent për zbatimin e masave profilaktike,

kufizimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve.

Page 16: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 16 nga 18

e. Lëviz ose transporton kafshë të paidentifikuara ose kafshë tek të cilat nuk janë kryer

masat e programit të profilaksisë shtetërore

f. Nuk zbaton masat e vendosjes së kafshëve në kushte karantinore

10.2 Përgjegjësitë e mjekut veteriner privat

Çdo mjek veterinar privat, i cili dyshon për praninë e sëmundjes infektive zoonotike të

brucelozës në kafshë, njofton menjëherë, me shkrim, shërbimin veterinar rajonal përkatës.

Çdo mjek veterinar privat zbaton masat shëndetësore veterinare për parandalimin, zbulimin,

kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes së brucelozës në të imta.

Çdo mjek veterinar privat i punësuar në njësi të shërbimit veterinar privat (Klinikë veterinare) e

kontraktuar nga shërbimi veterinar shtetëror për zbatimi praktik i programeve të profilaksisë

shtetërore (gjurmimin ose marrjen e mostrave të gjakut) për sëmundjen e brucelozës në kafshë në

një njësi administrative të përcaktuar i kryen masat profilaktike sipas strategjisë së miratuar për

kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes së burcelozës në të inta.

Mjeku veterinar privat gjobiten me 50 000 - 100 000 Lekë në rastet kur:

a. Nuk njoftojnë menjëherë për dyshimin për praninë e sëmundjes infektive në kafshë

b. Nuk bashkëpunon me veterinerin zyrtar për zbatimin e masave e përgjithshme profilaktike të

vendosura në fermën nën mbikëqyrje zyrtare.

c. Therje e sforcuar e kafshëve ose therja e kafshëve të dyshuara si të sëmura në kundërshtim

me kërkesat e mirëqenies së kafshëve, pa kontroll dhe pa certifikatë shëndetësore veterinare

d. Nuk ka zbatuar një ose disa nga detyrimet e mëposhtme:

masa kufizuese dhe njoftimin e menjëhershëm të shërbimit veterinar rajonal, përmes

dërgimit të formularit të raportimit të sëmundjeve, për çdo rast dyshimi për praninë e

sëmundjeve infektive të listës;

udhëzimet e shërbimit veterinar për profilaksinë, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve

infektive dhe sëmundjeve të tjera në shkallë të gjerë;

10.3 Detyrat dhe Përgjegjësitë e Veterinerit Zyrtar

Sektori Veterinar në Agjensinë Rajonale të Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes se Bimëve

(ARSHVMB) është përgjegjës për shërbimin veterinar në qark.

Veterinerët Zyrtarë në ARSHVMB do të jetë përgjegjës për:

kryejen e një hetimi zyrtar për të përcaktuar burimin e mundshëm dhe potencial për

përhapjen e mëtejshme të infeksionit. Përveç kësaj, do të hetojnë shfaqjen e vatrave të tjera

në fshat.

ndarjen dhe izolimin e kafshëve të sëmura nga kafshët e shëndetshme;

eliminimin dhe asgjësimin e karkasave të kafshëve të ngordhura ose të sëmura;

Page 17: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 17 nga 18

kontrollin e detyruar për kafshët gjatë kullotjes ose ndalimin e kullotjes në zonat e infektuara,

të rrezikuara ose të dyshuara si të infektuara.

Monitorimin e gjurmimit të kafshëve në risk;

mbledhjen dhe dërgimin sipas instruksioneve në laboratorët e ISUV të kampioneve që do të

analizohen për konfirmin e sëmundjes;

plotësimin korrekt të formularëve të shoqërimit të kampioneve;

ndalimin e hyrjes ose të daljes së njerëzve pa mjetet mbrojtëse personale dhe të kafshëve nga

dhe drejt fermave të infektuara ose të rrezikuara, në të cilat dyshohet infeksioni;

dezinfektimin e objekteve, pajisjeve, ndërtesave, mjeteve të transportit dhe të mjediseve të

tjera, zonave dhe sipërfaqeve ku mbahen kafshët e infektuara ose të dyshuara si të infektuara;

dezinfektimin e personave, që kanë pasur kontakt, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me burimin e

sëmundjes;

ndalimin e lëshimit të certifikatave veterinare për lëvizjen e kafshëve dhe të materialeve me

origjinë shtazore;

ndalimin ose kufizimin e tregtisë së kafshëve dhe të objekteve të tjera, përmes të cilave mund

të transmetohet sëmundja;

hedhjen e të dhënave të identifikim regjistrimit në sistemin RUDA;

kryerjen e kontrolleve zyrtare nga momenti i aplikimit të vaksinimit për të siguruar

përputhshmëri me strategjinë kombëtare për brucelozës në të imta, legjislacionin kombëtar

dhe standartet profesionale.

në rastet e prekjes së njerëzve nga sëmundja e brucelozës dhe që lidhet me sëmundjen e

padeklaruar në kafshë, ose raste të ndryshme të justifikuara siç duhet, Sektori Veterinar në

Agjensinë Rajonale të Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, (ARSHVMB), njofton

autoritetin kompetent për sigurinë ushqimore dhe atë të shëndetit publik rajonal strukturat e

tjera shtetërore në rajonin përkatës dhe autoritetet e qeverisjes vendore për konfirmimin e

pranisë së sëmundjes infektive dhe do të sigurojë zbatimin e masave shtesë sipas rastit.

10.4 Përgjegjësitë e mjekut veteriner në njësitë e qeverisjes vendore

Strukturat veterinare në njësitë e qeverisjes vendore duhet:

a. të bashkëpunojnë me strukturat e shërbimit veterinar rajonal për zbatimin e masave

profilaktike, në rastin e fermave të regjistruara, si dhe për kufizimin dhe çrrënjosjen e

sëmundjeve infektive në kafshë;

b. të përcaktojnë kullotat dhe vendet e pirjes së ujit, në varësi të situatës epidemiologjike dhe,

nëse është e nevojshme, të ndalojnë përdorimin e tyre;

c. të organizojnë mbledhjen e kadavrave të kafshëve dhe të përcaktojnë vendet e groposjes ose

të grumbullimit të tyre;

Page 18: MANUALI I SËMUNDJES SË BRUCELOZËS NË TË IMTA · Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 5 nga 18 2.2 Kushtet teknike të ruajtjes së vaksinës. Vaksina duhet

Manuali i Sëmundjes së brucelozës në Të Imta Faqe 18 nga 18

Mjeku veteriner në njësitë e qeverisjes vendore që ushtron kontroll në tregun e kafshëve të gjalla

duhet të sigurojë që të gjitha kafshët që hyjnë në treg janë të shoqëruara me një certifikatë

veterinare dhe nuk paraqesin ndonjë shenjë klinike të sëmundjes, nëse vëren ndonjë shenjë

klinike, vendos menjëherë kafshën në zonën e përcaktuar të tregut dhe lajmëron menjëherë

shërbimin veterinar të Agjencisë Rajonale të Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve për

dyshimet.

Mjeku veteriner i njësisë së qeverisjes vendore që ushtron kontroll në thertore ka një përgjegjësi

të rëndësishme për survejancën aktive në thertore gjatë kontrollit të kafshëve para therjes (ante

mortem) pas therjes (post mortem) në karkasat e të imtave. Inspektorët në thertore do të mbledhin

dhe dërgojnë mostra nga indet me lezione nga të gjitha kafshët e dyshuara nga survejanca pasive

në thertore.

Mjeku veteriner i njësisë së qeverisjes vendore verifikon në certifikatën veterinare të lëvizjes së

kafshëve të imta nëse janë zbatuar kriteret për kohën nga vaksinimi i kafshës deri në paraqitjen e

saj për therje dhe vendos për konsumin me kusht ose jo të mishit të saj.

10.5 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) nën varësinë e MBZHR ka përgjegjësinë e kontrollit të

ushqimit me origjinë shtazore. Për këtë arësye ai bashkëpunon me Shërbimin Veterinar për

kontrollin dhe tërheqjen nga tregu të ushqimeve potencialisht të infektuara nga bruceloza të cilat

rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe mund të shërbejnë si burim infeksioni për kafshët ose

kontaminojnë mjedisin.