Ligjeratat në shkathtësi të komunikimit
-
Upload
valon-krasniqi -
Category
Documents
-
view
495 -
download
12
description
Transcript of Ligjeratat në shkathtësi të komunikimit
KONCEPT LIGJERATASH NGA
SHKATHTËSITË E KOMUNIKIMIT
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
Komunikimi shëndetësor
Komunikimi njerëzor
Komunikimi
1
Përgatitur nga Dr Ilir Begolli
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
2
LIGJERATA E 1-rëSHKATHTËSITË KOMUNIKUESE
Objektivet e lëndës:
Studentët duhet ti njohin rregullat themelore të komunikimit si në mes të:
o Individëve;
o Profesionistëve;
o Pacientëve dhe punëtorëve shëndetësor si dhe
o Punëtorëve shëndetësor dhe anëtarëve të familjes.
Zvogëlimi i frikës për të realizuar një relacion më të dobishëm në
relacionin punëtor shëndetësor – pacient;
Motivimi i pacientit për të realizuar një aplikim më të suksesshëm të
procedurave preventive, diagnostike dhe terapeutike.
Përmbajtja e lëndës:
1. Definicioni i komunikimit
2. Llojet e komunikimit
3. Principet e komunikimit të suksesshëm
4. Rëndësia e komunikimit të mirë gjatë shërimit dhe rehabilitimit të sëmundjes
5. Pengesat e komunikimit dhe mënyra e tejkalimit të tyre
6. Mënyrat e motivimit të të sëmurit për tretman rehabilitues
7. Komunikimi me individin dhe grupin
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
3
8. Komunikimi me familjen
9. Vështirësitë e komunikimit me personat me paaftësi
10. Komunikimi ne edukimin e personave me paaftësi
11. Specifikat e komunikimit me fëmijët dhe personat e moshuar
12. Qëndrimet dhe paragjykimet në komunikim
13. Komunikimi me anëtarët e ekipit rehabilitues
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
4
Hyrje:
Komunikimi në shëndetësi gjithnjë e më shumë njihet si element i pamohueshëm për të
përparuar shëndetin individual dhe të bashkësisë. Po ashtu edhe komunikimi lidhur me
shëndetin po bëhet si pjesë përbërëse e jetës që përmes mbulimit medial, programeve
interesante dhe debateve publike tenton të shpërndan dhe ngritë çështje të ndryshme me
rëndësi për anëtarët e bashkësisë lidhur me shëndetin.
Komunikimi në shëndetësi mund të kontribuojë në parandalimin e sëmundjeve si dhe
kontrollin shëndetësor, edukimin shëndetësor, shëndetin oral dhe rehabilitimin.
Ky komunikim vi ne shprehje kur edhe personalisht jemi të prekur si të sëmurë, anëtar të
familjes, punëtor shëndetësor.
Prandaj, komunikimi shëndetësor është shumë i rëndësishëm për njerëzit që janë në
kërkim të informatës shëndetësore, kur individët duhet ti reduktojnë, shmangën apo
eliminojnë sjelljet të cilat shpijnë në dëmtimin e shëndetit të tyre dhe ti përqafojnë sjelljet
që janë të shëndetshme. Këto informata sjellin edhe tek krijimi i kushteve të përmirësuara
të vendit të punës, bashkësisë dhe shoqërisë në tërësi.
Definicioni i komunikimit
Nga viti 1940 ka shumë definime që janë përdorë nga shumë autor për të shpjeguar
kuptimin e fenomenit të quajtur komunikim. Shumica prej tyre në bazë e kanë pas
transferin apo bartjen e informatës në mes të burimit dhe pranuesit. Po ashtu kësaj i
shtohet edhe një grup i rregullave që duhet respektuar për tu bë kjo bartje.
Duke njohur këta përbërës themelor të komunikimit ne do të definojmë komunikimin si:
Proces i këmbimit të informatave duke përdorur një grup të rregullave
të përbashkëta apo unike.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
5
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
Kuptimi Veprimi (kujtimi)
Personeli Pacienti
Pacienti Personeli
Informata(mesazhi)
6
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
Komunikimi shëndetësor
Komunikimi njerëzor
Komunikimi
Komunikimiinterpersonal
Komunikimi nëGrupe të vogla
Komunikimi brënda organizatës
Komunikimi publik
Mass komunikimi
7
Modelet e komunikimit
Shannon – Weaver
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
Qasja lineare
Profesionisti pacienti
mesazhi
Qasja tranzicionaleRelacioni
Profesionisti Pacienti
mesazhi
Burimi
Burimi ipengesës
Përcjellësi Pranuesi Cakudestinimi
Mesazhi
Signali
Signali i pranuar
Mesazhi
8
SMCR ( Source, message, channel, receiver) Modeli
Burimi Mesazhi Kanali Pranuesi
Shkathtësitë e
komunikimit
Qëndrimet
Dituria
Sistemi social
Kultura
Elementet
Struktura
Përmbajtja
Trajtimi
Udhëzimi
Pamja
Dëgjimi
Prekja
Nuhatja
Shijimi
Shkathtësitë e
komunikimit
Qëndrimet
Dituria
Sistemi social
Kultura
Modelii Leary-it
Modeli terapeutik
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
Dominimi
BindjaNënshtrimi
DashuriaUrrejtja
9
Modeli i besimit në shëndet
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
Kushtet e nevojshme:
NdjeshmëriaHarmoniaUjdiaShiqimi pozitiv në qështjen
Përfitimet e pacientit:
Ndjenja e mirëkuptimitMundësia që ti përballon më lehtë dhe në mënyrë më efektive
Personeli Pacienti
Komunikimi
Perceptimi individual
Faktorët modifikues
Arësyet për aksion
10
Modeli i interaksionit sipas Kingut
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
Llojet ekomunikimit
Profesionistet
Situata shëndetësore
Pacientet Persona me rëndësi
Profesionistet
JETËGJATËSIA
Transaksionet shëndetësore
Llojet ekomunikimit
11
Ushtrime:
Identifikoni vendet e komunikimit në vendin ku ju punoni;
Identifikoni mënyrën në të cilën realizohet komunikimi ( a i përket asaj lineare
apo tranzicionale);
Identifikoni kanalet e komunikimit;
Vlerësoni kohën të cilën e kaloni në komunikim brenda kohës së punës tuaj;
Sa prej kësaj kohe është komunikim me pacientet, kolegët, anëtarët e familjes,
organizatës;
Identifikoni dimensionet e komunikimit:
o Dimensioni i përmbajtjes;
o Dimensioni i relacioneve;
Komentoni thënien e fizioterapeutit drejtuar pacientit:
“Të lutem merri këto preparate para se ti nënshtrohesh trajtimit !”
Komentoni thënien ose komunikimin në mes të mjekut dhe infermieres/terapeutit
“ Përse pacienti Syla nuk është trajtuar me tretmanin e përshkruar nga unë dje?”
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
12
Gjurmoni këto resurse, hiperlidhje, ose gjurmoni literaturën nëpërmjet këtyre fjalëve
bosht: (health) communication skills,
http://www.met.rdg.ac.uk/cag/courses/MTMG05/
http://www.palgrave.com/skills4study/html/studyskills/howwelearnbest.htm
Lloyd, Margaret, MD.
Communication skills for medicine / Margaret Lloyd, Robert Bor ; contributions by
Geraldine Blache, Zack Eleftheriadou. -- 2nd ed.
2004
Greenfield Medical Library
Arnold, Elizabeth.
Interpersonal relationships : professional communication skills for nurses / Elizabeth
Arnold, Kathleen Underman Boggs. -- 4th ed.
2003
Greenfield Medical Library WY87 ARN
Maguire, Peter.
Communication skills for doctors : a guide to effective communication with patients and
families / by Peter Maguire.
2000
Greenfield Medical Library W62 MAG
Main J. Management of relatives of patients who are dying. J Clin Nurs. 2002;11(6):794-
801.
Simons J, Roberson E. Poor communication and knowledge deficits: obstacles to
effective management of children’s postoperative pain. J Adv Nurs. 2002;40(1):78-86.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
13
LIGJERATA E 2-tëFunksioni i komunikimit shëndetësor
Ajo qe secili prej nesh kërkon në momentin kur kemi ndonjë kontakt me shërbimin
shëndetësor është që të krijojmë një bindje se do të trajtohemi në mënyrën më të mirë dhe
të sigurt për shëndetin apo jetën tanë apo të afërmeve tanë.
Në këto momente shumë shpesh nuk bëhet llogari për çmimin e mundshëm që duhet
paguar për këtë shërim dhe kushtet tjera që e përcjellin trajtimin tanë. Natyrisht që secili
nga ne kërkojmë shërimin e plotë.
Por me kast po përmendim këtu shprehjen trajtim qe ka kuptim të ndërmarrjes së
procedurave të caktuara me qëllim të përmirësimit të shëndetit por jo gjithherë trajtimi
sado që të jetë profesionalisht korrekt përfundon me shërim.
Si shembull mund të shërben gangrena e gjymtyrëve tek ndonjë sëmundje që kushtëzon
amputimin e asaj gjymtyre duke e invalidizuar pacientin. A mund të flitet për shërim?.
Apo kjo është trajtim në mënyrë që mos të përparon sëmundja duke komplikuar gjendjen
dhe kërcënuar jetën.
Ajo që shumica prej nesh kemi përjetuar gjatë trajtimeve shëndetësore është se ndoshta
kemi qenë të kënaqur me trajtim por rrallë herë me komunikimin që përcjellë trajtimin
brenda institucioneve shëndetësore.
Në mënyrë të veçantë pacientet nuk janë të kënaqur me relacionin që kanë me
profesionistet shëndetësor duke pas përshtypje se nga profesionistet janë të neglizhuar,
nuk dëgjohen hallet e tyre të rrëfyera, apo, ndonjëherë edhe pse kërkojnë informata të
caktuara ato nuk ju ofrohen.
Gjatë trajtimit pacientet kanë kërkesa për informata lidhur me peshën e sëmundjes të tyre,
a është e shërueshme, sa mund të presin se do të zgjasë ajo, a ka trajtim në vend apo
duhet kërkuar ndihmën jashtë vendit, a do të mbetet ndonjë pasojë, komplikim, kronicitet,
invaliditet, a është ngjitëse apo a mund ta rrezikojë edhe dikë tjetër, e shumë e shumë
përgjigje tjera.
Nga kjo mund të dal një përfundim se pacientet ndoshta nuk janë kënaqur me llojin dhe
sasinë e informatave të nevojshme që ju ofrohen si dhe me mënyrën se si bëhet ajo.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
14
Por, duhet analizuar edhe anën tjetër të këtij problemi sepse sikurse edhe në shumë lojëra
ku nevojiten më së paku dy lojtar, edhe në komunikim duhet të kemi më së paku dy
individ që dërgojnë porosi dhe i pranojnë ato. Që të dy vendosin se si do të jetë ky
komunikim për nga përmbajtja, gjatësia, mënyra si dhe modalitet tjera të komunikimit.
Ka shumë shembuj ku pacienti krijon mundësi për të komunikuar më mirë duke ofruar
shkathtësi të veçanta për këtë, por, ka shumë më tepër shembuj të komunikimit të
suksesshëm në të cilën personeli shëndetësor me shkathtësi të veta komunikimi thyen
pengesat e komunikimit duke bërë urra të suksesshme komunikimi.
Si do të komunikonim në raste kur interesohemi për shëndetin e pacientit e përgjigja e
pacientit do të ishte: “ Se di! Qëlloja ti, apo, ti duhesh me e ditë këtë! Ti je doktor! ”.
Janë dy qëllime të komunikimit. Njëra është e shënuar si instrumentale dhe e dyta si
ekspresive ( e shprehjes).
Nocioni instrumental përdorët për të regjistruar këmbimin e informatave. Si shembull i
një komunikimi të tillë mund të shërben përshkrimi i simptomave dhe dhënia e
informatave lidhur me ecurinë e sëmundjes. Kjo njëkohësisht paraqet një dimension të
përmbajtjes së komunikimit me ç’rast këmbehet informata.
Funksioni ekspresiv i komunikimit bëhet me qëllim të caktuar dhe është i dirigjuar nga
nevoja që mu për atë të komunikohet.
Kjo na ndodh shpesh kur kemi ndonjë gjendje të caktuar hidhërimi apo gëzimi dhe ne
dëshirojmë që këtë ta ndajmë me dike tjetër duke kërkuar ndonjë herë edhe ndihmën për
të zgjidhur dilemat personale që i kemi për atë çështje.
Në këto raste ne këmbejmë informata të caktuara duke i ofruar personit me të cilin
komunikojmë gjëra për të cilat ai nuk ka edhe nevojë, por duke e shfrytëzuar këtë
mundësi të “ zbrazjes” ne do të ndihemi “ më lehtë dhe më mirë “.
Ajo që e bënë të suksesshëm këtë lloj komunikimi është fakti se akoma ka njerëz që janë
të gatshëm të dëgjojnë me përkushtim.
Në kontekstin e komunikimit shëndetësor ajo instrumentale gjen përdorim të përditshëm
tek profesionistet shëndetësor, sepse kërkon kohë më pak është e drejtuar në fokus të
problemit dhe ka aspektin teknik të ndihmës që sa më shpejtë të vihet gjer tek diagnoza.
Për funksionin ekspresiv profesionistet shëndetësor rëndom “nuk gjejnë” kohë të
mjaftueshme dhe arsyetimet janë se janë shumë të zënë, kanë shumë pacientë etj..
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
15
Është konstatuar se komunikimi me funksion ekspresiv thellon besimin në mes të
pacientit dhe profesionistit shëndetësor dhe relacioni bëhet shumë më i hapur. Informatat
e fituara nga relacioni instrumental i komunikimit mund të jenë edhe jo aq të sinqerta dhe
sakta prandaj mund të kemi edhe një refleks në kualitetin e komunikimit e më ketë edhe
në përfundimin e trajtimit të suksesshëm.
Komunikimi në rolin e realizimit të diagnozës, bashkëpunimit, këshillimit dhe
edukimit
Pos në raste të përshkruara më lartë komunikimi nevojitet edhe në raste të
diagnostifikimit të sëmundjes nga e cila lëngon pacienti. Duke vënë pyetje të caktuara për
të hulumtuar historikun e sëmundjes profesionisti shëndetësor tenton të përcaktoj
shkakun e sëmundjes.
Komunikimi mund të shpie edhe në bashkëpunim më të frytshëm në mes të punëtorit
shëndetësor dhe pacientit me qëllim të parandalimit, trajtimit dhe rehabilitimit të të
sëmurit. Komunikimi i dobët do të sjellë deri te ankesat e të dy anëve për
mosbashkëpunim e kjo do te rezulton me një zgjatje dhe komplikim të sëmundjes.
Momenti i tretë i funksionit të komunikimit është krijimi i kushteve për një këshillim më
të suksesshëm të realizuar nga personeli shëndetësor e më këtë edhe krijimi i kushteve
për përshtatjen e pacientit kushteve të reja të krijuara me gjendjen e re dhe sëmundjen
ekzistuese.
Në fund funksioni edukativ i komunikimit është ai për të cilin në kohë të fundit bëhet më
së shumti fjalë sepse përmes këtij funksioni realizohen porositë edukativo shëndetësore
që shpijnë drejtë ndërrimit potencial të veseve dhe sjelljeve të rrezikshme të pacientit që
zgjasin sëmundjen pamundësojnë shërimin dhe trajtimin adekuat dhe mund të kenë edhe
pasoja fatale për pacientin.
Shumë shpesh bëjmë pyetje se athua komunikimi është vetëm këmbimi i mendimeve në
mes të njerëzve që komunikojnë.
Kjo do të ishte në rregull nëse ky këmbim do të ishte gjësend pra materiale dhe atëherë
sikurse që ndërrohen pjesët e makinës kur të dëmtohen kishin me u ndërruar vendi i
mendimeve. Nga Iliri do të vendosnim mendimet në kokën e Agimit dhe Agimi kishte me
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
16
veprua, duke realizuar në përpikëri mendimet e Ilirit. Por kjo nuk ndodh. Nga burimi e
deri tek pranuesi dhe zbatuesi është rruge e gjatë që e kemi identifikuar më parë dhe
shumë rrallë porosia mbetet në formën e pandryshuar. Porosia pëson deformime,
interpretime dhe moskuptime prandaj shumë shpesh edhe nuk i ngjanë asaj në fillim nga
burimi. Athua thënia e posa të zgjuarit nga koma e thellë “ Ndihem mirë” mund të ketë
kuptim të njëjtë sikurse për personelin shëndetësor i cili është në gjendje të plotë të
shëndetit.
Kuptimi i komunikimit pra nuk është në fjalë por në njerëz gjegjësisht si ata kuptojnë dhe
interpretojnë informatën.
Komunikimi është po ashtu proces i dyanshëm dhe se dërgimi i porosive dhe informatave
në vetëm një drejtim nuk mundët të kuptohet si një komunikim i drejtë. Punëtori
shëndetësor i fletë pacientit për gjërat të cilat do të kontribuonin në shëndetin e tij por
nëse punëtori nuk merr informatën kthyese se porosia e tij është kuptuar drejtë
komunikimi ka dështuar dhe është jo adekuat. Këto komunikime mund të jenë me
përdorim të fjalëve dhe lëvizjeve dhe secila prej tyre ka një efekt të caktuar duke u
dërguar, kuptuar, interpretuar në mënyrë të veçantë nga burimi dhe pranuesi. Ajo çka e
bënë komunikimin dinamik është vetë rrjedha e komunikimit. Pra behët fjalë për një
proces të vazhdueshëm sepse porositë plotësohen modifikohen konform nevojës që të
kumtohen më drejtë dhe të kuptohen më drejtë.
Sa herë që të komunikojmë ne krijojmë marrëdhënie me personat e involvuar në
komunikim.
Ushtrime:
1. Cili lloj i komunikimit sipas jush është më i pranueshëm në kontekstin shëndetësor:
a. Instrumental apo
b. Ekspresiv
Notoni elementet përbërëse të njerës dhe tjetrës duke ilustruar në praktikë si kishte me
qenë komunikimi i njërit lloj dhe atij tjetër?
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
17
2. Vështroni në repartin tuaj relacionin në mes të personelit shëndetësor dhe pacientit
duke regjistruar dhe pastaj raportuar në ushtrim:
Përkrahjen dhe mishërimin me pacientin;
Ndjeshmërinë e personelit për problemin që ka pacienti;
Fleksibilitetin e sjelljeve ;
Krijimin e ambientit social të favorshëm
3. Gjeni një pacient me të cilin do të komunikoni rregullisht gjatë tre ditëve por duke mos
tentuar të krijoni ndonjë relacion të veçantë. Regjistroni dhe raportoni me shkrim se çka
po zhvillohet.
Pas tre ditëve gjeni një pacient të ri me të cilin provoni të krijoni relacione të veçanta
( miqësie, interesi per sport, muzikë e të ngjashme). Regjistroni se çka po ndodh.
Raportoni në formë të shkruar.
4. Regjistroni dhe raportoni se cilat theksime komunikuese duhet pas për të realizuar
detyrat tuaja me pacient që ndodhën në situata të ndryshme shëndetësore: nga ata të lehtë
e deri tek rastet e rënda.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
18
LIGJERATA E 3-të
PRINCIPET E KOMUNIKIMIT TË SUKSESHËM
Është shumë me rëndësi të dihet se çka mund të bëhet përmes komunikimit dhe çka jo për
të mundësuar përdorimin sa më të suksesshëm të tij.
Komunikimi në shëndetësi ka rol të promovimit dhe përmirësimit të gjendjes
shëndetësore. Por pa ndihmën e teknologjisë së përparuar, rregullave dhe zbatimit të
politikave është e pamundur që vetëm komunikimi të zgjidhte shumë situata komplekse
shëndetësore.
Komunikimi ka mundësi që i përdorur si i vetëm të:
Shton në mënyrë të kontrolluar njohuritë e audiencës si dhe vetëdijeson për
çështje të lidhura me shëndetin, ndonjë problem shëndetësor apo zgjedhje të
problemit shëndetësor;
Sjell deri te ndërrimet në percepcionin dhe qëndrimet që ndoshta do të ndërrojnë
rregullat shoqërore në një vend;
Kërkon aksion nga audienca lidhur me ndonjë çështje shëndetësore;
Ilustron dhe demonstron shkathtësitë lidhur me shëndetin;
Freskon dhe fuqizon njohuritë, qëndrimet dhe sjelljet;
Udhëzon në përparësitë e ndërrimit të sjelljeve;
Avokon për pozitë të çështjeve shëndetësore dhe politikave të aplikuara në një
territor;
Shton kërkesat për numër më të madh të shërbime shëndetësore;
Shton kërkesat për kualitet të rritur të shërbimeve shëndetësore;
Përforcon relacionet brenda institucioneve shëndetësore;
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
19
Hedh poshtë dhe i demanton keqkuptimet apo thashethemet e lidhura me
shëndetin apo shëndetësinë.
Duke e kombinuar me strategji tjera komunikimi mund të :
Shkakton ndërrime të qëndrueshme në të cilat individët apo institucionet i
përqafojnë dhe mirëmbajnë sjelljet e reja;
Tejkalojnë pengesat apo problemet të cilat i mundojnë si psh qasja në shërbime
shëndetësore.
Komunikimi nuk do të mundët të:
Bëjë çfarëdo kompensimi të mbrojtjes shëndetësore joadekuate apo të gabuar;
Bëjë ndërrime të qëndrueshme në sjellje pa u ndihmuar me programe përkrahëse
tjera;
Jetë në mënyrë të barabartë efektive gjatë dërgimit të porosive për çështje të
ndryshme shëndetësore për një arsye të thjeshtë se këto çështje nuk kuptohen në
mënyrë të njëjtë nga audienca dhe ajo për arsye se ata kanë një botëkuptim
paraprak tjetër lidhur me çështjen apo çështja është kontraverze (psh. pro et contra
abortit).
Shkathtësia e komunikimit është objekt i zhvillimit dhe mësimit të përhershëm të
personelit profesionist shëndetësor por edhe të vetë pacienteve apo audiencës. Këto
mësime duhet aplikuar sa më shumë në punën e përditshme të trajtimit të të sëmurëve si
dhe në komunikimet me familjar, qytetar dhe persona që kanë ndonjë interes për çështje
shëndetësore.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
20
Me çka ballafaqohemi sot gjatë trajtimit të një pacienti:
Njohuritë teknike (shkathtësitë e personelit shëndetësor në
mjekësi,farmaci stomatologji, fiziatri....)
Ekzaminimin fizikë të pacientit ;
Zgjedhja medicinale e problemit
Ku është komunikimi ? ; a është prezent në punën tanë të përditshme?; ku paraqitet ? ; sa
intensiv është?
Duke u nisur nga fakti se komunikimi është shkathtësi e cila mund të mësohet dhe
bazuar në evidencë se ai ka munguar dhe akoma mungon në relacionet njerëzore, atë
duhet ngritur në domosdoshmëri të secilit punëtor shëndetësor si një kusht pa të cilin nuk
mund të paramendohet puna e tyre e suksesshme në realizimin e obligimeve të
përditshme.
Kjo shkathtësi pos pjesës teorike bazohet edhe në përvojat e përditshme që i kanë
punëtorët shëndetësor. Prandaj, shihet edhe një ndërrim i shkathtësive të komunikimit me
kalimin e kohës.
Fillimi i mësimit të këtyre shkathtësive duhet tëjetë në fillim të studimeve medicinale
duke u nisur nga një fakt se më vonë në komunkimin tanë mund të influencojnë shumë
faktorë që mund të ndikojnë në kualitetin e këtyre shkathtësive.
Njohja teorike e komunikimit nuk do të thotë se ajo edhe mundët të aplikohet me sukses.
Prandaj për të përparuar shkathtësitë e juaja në komunikim duhet që të :
Në mënyrë sistematike të përshkruhen dhe definohen shkathtësitë që do të
mësohen;
Observimi i përhershëm i aktiviteteve që zhvillohen i atyre që mësojnë këtë
shkathtësi ( duke shikuar kasetat e inqizuara apo vështruar për së gjalli aktivitetet;
Një reagim qëllimmirë i detajizuar lidhur me atë se si është zhvilluar aktiviteti i
komunikimit;
Ushtrimi dhe bërja e provave të shpeshta
Përsëritja e shkathtësive të mësuara dhe zbatuara me sukses.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
21
Sot njihen pesë principe kryesore të komunikimit të suksesshëm me pacientet dhe atë :
1. Sigurimi i interaktivitetit e jo vetëm e përcjelljes së porosisë;
2. Zvogëlimi i paqartësive të panevojshme;
3. Planifikim me qëllim të rezultateve të trajtimit të suksesshëm;
4. Demonstrimi i dinamizmit
5. Zbatimi i modelit tranzicional ( apo spiral) e jo atij linear
Detyrat:
1. Në grupe të vogla të diskutohet për radhitjen dhe arsyen e një radhitje të tillë të
koncepteve:
a. Njohuri;
b. Sjellje
c. Qëndrim
2. Diskutoni në grup lidhur me çështjen e abortit :
1. a duhet bërë në mënyrë legale,
2. si të kumtoni nënës se duhet ti nënshtrohet abortit
3. Në grupe përshkruani benefitet e një komunikimi të suksesshëm me pacientet tuaj.
Cilat janë kushtet që favorizojnë një komunikim më të suksesshëm dhe cilat e
disfavorizojnë atë.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
22
LIGJERATA e 4-të
Rëndësia e komunikimit të suksesshëm
Me rëndësinë e komunikimit të suksesshëm nuk duhet të teprohet ( duke e
keqpërdorur atë). Komunikimi nuk është vetëm përcjellje e fjalëve. Ai është edhe
dëgjimi dhe kthimi i përgjigjeve. Ky komunikim realizohet përmes të folurit,
gjestikulacioneve, gjuhës së trupit, grimasave dhe sjelljeve. Komunikimi
përfshinë çdo pore të jetës tuaj. Edhe fëmijët do të mësojnë të komunikojnë në
ndonjë mënyrë.
Por gjatë këtij procesi do të mësojnë që mos të bëjnë gabime në komunikim dhe
shumë më lehtë do të kalojnë në jetë. Ky mësim do tu mundësoj secilit që të
kenë përparësi ndaj të tjerëve por edhe në të njëjtën kohë të kalojnë më lehte në
jetë duke qenë më të sigurt.
Barriera më e shpeshtë dhe e rrezikshme e komunikimit është frika e cila mund
të ndërpres komunikimin fare. Prandaj një komunikim i sinqertë do të eliminoj
frikën.
Secili person, prandaj edhe personeli shëndetësor duhet të dëgjoj dhe respekton
pikëpamjet e pacientit si dhe të përkrahësve të tij ( familjes psh.).
Po ashtu për të qenë komunikator i suksesshëm personeli shëndetësor duhet të
respekton dhe dëgjon mendimet e kolegëve të vetë të cilët janë pjesë e ekipit që
e trajton pacientin;
Gjatë komunikimit të suksesshëm do të identifikohen dhe respektohen nevojat e
pacientit për informata shtesë apo më precize për çështjet që atij i interesojnë;
Pacientit duhet ti bëhet me dije se personeli ka kohë për interesimin e tij të shtuar
lidhur me ndonjë çështje që ai dëshiron ta bisedon apo kupton;
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
23
Pacientet duhen të përkrahën me qëllim të diskutimit të hapur lidhur me trajtimin
e tyre të mëtejmë dhe këtë ta bëjnë edhe me anëtarët e tjerë përkrahës;
Pacientët si dhe anëtarët tjerë të interesuar për shëndetin e tyre duhet që të
informohen me kohë dhe rregullisht për përparimet apo stagnimet/dështimet e
trajtimit;
Pacientit duhet ti shpjegohen procedurat diagnostike, terapeutike dhe
rehabilituese sikurse edhe efektet anësore apo komplikimet eventuale të trajtimit
të tyre.
Teknikat kryesore të komunikimit të suksesshëm përfshijnë:
1. Fokusimi i komunikimit të ndërsjellë në informatat e nevojshme;
2. Përdorni pyetje të hapura më qëllim të zhvillimit të mëtejmë të komunikimit
tuaj me individ apo të tjerë;
3. Nëse në interesin tuaj është të fitoni informatë të shpejtë bëni pyetje të
mbyllura;
4. Me shikimin tuaj dhe kontaktin me sy përkrahni inicimin dhe vazhdimin e
komunikimit tuaj;
5. Shpreheni mirëkuptimin tuaj, respektin si dhe përkrahjen lidhur me atë që
keni kuptuar gjatë komunikimit;
6. Provoni që në fund të bëni një përmbledhje duke tentuar që gabimet
eventuale apo zbrazëtirat në komunikim ti plotësoni me intervenimet
eventuale të palës me të cilën komunikoni.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
24
Ligjërata nr. 5
Mënyrat e motivimit të të sëmurit për tretman
rehabilitues
Në punën e përditshme punëtorët shëndetësor hasin në problemin më të madh kur nuk
mund të arin pëlqimin e pacientit për ndonjë procedure apo trajtim të lidhur me gjendjen
e tyre shëndetësore. A është fjala këtu vetëm për mos disiplinën e pacientit apo edhe
diçka tjetër?
Provoni me i identifikuar ndonjë?
Çfarë ishin instruksionet tona?
Sa ishim bindës ne që ta motivojmë pacientin të realizon këto?
Çka duhet bërë shtesë?
Defino pëlqimin e pacientit?
Aspektet e mos kooperimit
Shkalla e mos kooperimit 70%
Llojet e mos kooperimit:
Mosmarrja e rregullt e terapisë
Marrja nënë doza
Marrja mbi doza
Mos respektimi i dietës
Mos respektimi i ushtrimeve
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
25
Vazhdimi i sjelljeve të rrezikshme si alkooli,duhani
Mos kooperimi vërehet me shumë në raste të situatave lidhur me shëndetin publik se sa
ne atë terapeutik.
Ma shumë në mungesë të shenjave se sa në ato kur kemi shenja prezentë.
Ma shumë tek pacientët jashtë spitalit se sa tek ata të shtrirë ( cilat opsione i mbesin
këtyre të shtrirëve ?).
Shkaqet e mos kooperimit
Hulumtimet kanë treguar se profesionistet shëndetësor akuzojnë pacientet se nuk i
respektojnë urdhrat dhe këshillat e tyre. Pacientit i mbetet vetëm ti zbatoj ato urdhra.
Këto raste ilustrojnë mos kooperativitetin dhe komunikimin e dobët në mes të këtyre dy
anëve.
Efektet e mos kooperimit
Kroniciteti, invaliditeti, vdekja, shpenzimet e shtuara, mos kënaqësia me mjekim..
Cilat teknika do të motivojnë pacientin që të kooperoj
Nëse dëshirojmë të kooperojmë duhet së pari të komunikojmë. Frojdi e quan këtë si
aleancë terapeutike( të dy palët janë të interesuara për sukses terapeutikë: mjeku
promovon suksesin e vetë pacienti e sundon sëmundjen).
Për ta bërë këtë duhet që të komunikojmë me respektim të disa dimensioneve të
nevojshme si:
Ngrohtësia e treguar
Sinqeriteti në shkathtësitë e komunikimit si atyre verbale ashtu edhe atyre jo
verbale.
Dhënia e shpjegimeve të nevojshme
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
26
Përgjigjja në pyetje
Dhënia e qartë e instruksioneve
Kuptimi apo “leximi” i reagimit “fidbekut”
Lehtësimi i tensionit – relaksimi komunikativ
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
27
LIGJERATA nr.6
Komunikimi joverbal
Në vitet e fundit shumë lëmi tentojnë që të kenë sa më tepër informata dhe shkathtësi
lidhur me komunikimin joverbal si një formë e shpeshtë e komunikimit ( sipas autorit
Mehrabian supozohet se afro 93% e komunikimit tanë paraqet komunikim duke përdorur
sjellje joverbale ( edhe nyansat e zërit).
Prandaj edhe në lëmin e shëndetësisë kësaj mënyre të komunikimit i është dhënë një
rëndësi e veçantë duke e shqyrtuar atë në kontekstin e relacioneve të komunikimit në mes
të profesionisteve shëndetësor, pacientëve dhe anëtarëve të familjes.
Pse është kjo e rëndësishme për pacientin?.
Pacienti nuk e njeh terminologjinë e komunikimit shëndetësor me të cilën shpesh duke
mos pas kujdes personeli shëndetësor komunikon me pacientet. Prandaj ata e përcjellin
me vëmendje çdo shenjë të mundshëm të emituar nga personeli shëndetësor duke kërkuar
që në te të gjen përgjigjën e mundshme në dilemat, pyetjet dhe çështjet që e brengosin. Po
ashtu edhe personeli shëndetësor e përcjell me vëmendje sinjalet joverbale të dërguara
nga pacienti duke i pas ato si orientues të mëtejmë në realizimin e trajtimit të suksesshëm
të pacientit.
Familja dhe pacienti kanë së pari një doze frike nga ambienti shëndetësor dhe personeli
duke e lidhur atë me situate personale të cilat i kanë përjetuar apo i kanë dëgjuar nga
përshkrimi( fenomeni i ngjashëm me frikën dhe menin nga gjarpri).
Arsyeja tjetër për një gjë të tillë është se pacienti mendon se personeli shëndetësor është
duke fshehur diç nga ai dhe se nuk janë të gatshëm ti komunikojnë ndonjë lajmë të
pakëndshëm për te.
Po ashtu pacientët dhe anëtarët e familjes duke tentuar ta grabisin ndonjë sjellje nga
shikimi i komunikimit joverbal tentojnë të arin më herët deri te një “fakt” shëndetësor i
fshehur nga personeli shëndetësor.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
28
Në raste kur personeli është i zënë, ngutet apo nuk ka kohë përmes grabitjes të shenjave
të dërguara përmes komunikimit joverbal tentohet të plotësohet apo arihet deri tek
informata e “nevojshme” e pa realizuar gjatë komunikimit verbal.
Edhe profesionistët gjatë studimeve të veta janë edukuar që të përcjellin shenjat e dhëna
nga pacientet në mënyrë që të realizojnë misionin e tyre më lehtë.
Ka mjaftë shenja të mimikës së fytyrës, pozitës së trupit, gjestikulacioneve që
identifikohen me sëmundje të caktuara prandaj aty edhe është esenca se pse profesionistët
shëndetësor i japin vëmendje komunikimit joverbal.
Komunikimi joverbal është shumë i dobishëm në aspektin profesional në ambientet ku
trajtohen pacientët me çrregullime mentale ku ndoshta verbalisht ata nuk janë në gjendje
të formulojnë apo shprehin gjërat por ato realizohen përmes komunikimit joverbal.
Shpejtësia e këtij lloji të komunikimit i mundëson edhe profesionistëve shëndetësor të
janë më ekspeditivë dhe të kompensojnë komunikimin e mangët verbal.
Komunikimi joverbal me një fjalë mund të definohet si komunikim pa fjalë. Komunikim
pa zë. Por duhet pas kujdes se shenjat e dërguara mundën shpesh të mos kuptohen në
mënyrë të njëjtë nga të gjithë pjesëmarrësit. Keqkuptimet mund të komplikojnë apo
pamundësojnë komunikimin e mëtejmë. Por ndonjë herë komunikimi joverbal përmban
në veti edhe zëra që nuk do të jenë domosdo fjali apo fjalë por për nga përcjellja dallohen
se janë të bazuara në zë ( rënkimi dhe klithmat e pacientit sinjalizojnë dhimbjen apo
vuajtjen e tij).
Qëllimet e komunikimit joverbal:
Shprehja e ndjenjave apo emocioneve ( provoni në grup ti realizoni ato)
Rregullimi i interaksionit
Miratimi i porosive verbale
Mbajtja e imazhit personal ( deri diku i influencuar edhe me kulturë, rreth social,)
Mbajtja e marrëdhënieve
Dimensionet e komunikimit joverbal
1. Kinetike
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
29
a. Gjestikulimi
b. Shprehjet e fytyrës
c. Ngulitja e shikimit
2. Proksemike ( krejt atë se çka bëjmë në hapësirë)
a. Hapësira apo territori personal
b. Distanca
3. Paralinguistike janë shenjat që ne i dërgojmë si psh. Ah, hmm, etj.
4. Të prekurit me disa nëngrupe të mënyrës së të prekurit. Ka disa faktorë që
ndikojnë në të prekurit:
a. Gjinia
b. Faktorët social dhe kulturor
c. Tipi dhe vendi ku bëhet prekja
5. Faktorët e lidhur me hapësirën dhe ambientin
a. Formaliteti - në hapësira të mëdha ka ma pak rahati dhe pacientet ndihën
si të humbur
b. Ngrohtësia:
i. Ngjyrat,
ii. temperature e ambientit
c. Intimiteti
d. Liria e lëvizjes
e. Distanca
f. Zërimi – akustika
g. Mobiliet
Disa rekomandime:
Buzëqeshni me të hyrë në dhomë që të tregoni se ju vjen mire që e shihni
pacientin
Bëni që pacienti të ndihët komfor, vëni kontakt me sy, shtrijani dorën, uluni pranë
ti
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
30
Filloni bisedën me ndjenja dhe kërkoni arsyen e ardhjes së tij. Pyetni për çdo
brengë që mund të ketë
Njoftohuni më pare me disa të dhëna për te para se me hy ne dhomë e sidomos të
dhëna për familjen apo punën
Respektoni diferencat kulturore, raciale, religjioze, politike, hapësirën e tij të
drejtën me qenë i sëmurë etj.
Shikoni për vendin se a është i përshtatshëm për bisedë
Ulu apo qëndro në nivel të tij
Bëj prekje komfore !!!!!!
Mbaje kontaktin me sy
Binde se po e dëgjon
Bëjë shenja faciale të përkrahjes
Vëmendje dallimeve gjinore në stilin e komunikimit
Provo të imagjinoni vetën në pozitën e pacientit
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
31
LIGJERATA nr.7
Komunikimi me familjen
Nëse ju punoni ne institucionet shëndetësore të secilit nivel : parësor, dytësor apo tretësor
patjetër se do të vini në kontakt me anëtarët e familjes të pacientëve që trajtohen nga ju.
Shumë herë informatat e nevojshme për një trajtim të mirë të pacientit nuk mund të
sigurohen nga vetë pacienti por ato duhet të sigurohen nga më të afërmit e tyre të cilët në
këto raste munden të jenë burime të mira të të dhënave me interes për ne. Natyrisht nëse
ka nevojë që të shprehim apo komunikojmë ndonjë çështje për këtë gjë mund të na
shërbejnë anëtarët e familjes të cilët më parë i aftësojmë për shkathtësi komunikimi.
Komunikimi përmes apo në mes jush dhe anëtarëve të familjes ndonjëherë mund të jetë
edhe jo aq i lehtë apo edhe i pakalueshëm, sepse përfshinë në veti jo vetëm bisedën një
me një por tuajën me disa anëtar përnjëherë.
Para se të inicohet çfarëdo bisede me anëtarët e familjes duhet marrë pëlqimin nga
pacienti apo kujdestari i tij duke u nisur nga fakti se bëhet fjalë për përcjelljen e
informatave të besueshme.
Informatat lidhur me pacientin mund të grumbullohen me mënyrën e strukturuar ku ato
grumbullohen në bazë të pyetjeve më parë të përgatitura të cilat i bëhen secilit anëtar
familjar apo duke e përdorur pyetësorin të cilin ata e plotësojnë vetë.
Mënyra tjetër e grumbullimit të informatave bëhet duke përdorur mënyrën e
pastrukturuar të grumbullimit me ç’rast të dhënat janë grumbulluara në mënyrë më të lirë
që të jap përshtypjen se janë të rastit.
Në këto situata udhëheqin anëtarët e familjes por ju viheni në pozitën e dirigjuesit apo
drejtuesit të bisedës duke tentuar që sa më shumë ta kanalizoni rrjedhën e informatave
drejtë çështjes kyçe të lidhur me pacientin. Mund ta filloni bisedën me pyetjet të tipit : “si
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
32
e realizoni përkujdesjen tuaj ndaj XXX pasi që ai tani ka nevoja të veçanta sepse lëngon
apo është i lënduar...”
Disa nga pyetjet që mund ti bëhen anëtarëve të familjes mund të jenë :
Numri i anëtarëve në familje,
Emrat dhe gjinia e tyre,
Mosha,
Ndërrimet të cilat i kanë vërejtur në familje të tyre gjatë kësaj kohe apo ne ndonjë
periudhë të caktuar ( psh javën e fundit, muajin apo vitin e fundit)
Kënd e kanë vizituar më parë ( shpesh vizitohen liderët fetar, personat që qesin
fall, shikojnë në kafe apo shkrijnë plumb, mjekët popullor etj.) cilin institucion
shëndetësor apo punëtor shëndetësor
Cilat përvoja i kanë pas më personat apo institucionet që i kanë vizituar më parë
A ka ndonjë pyetje në të cilën ju ndoshta mundeni të i përgjigjeni anëtarëve të
familjes e lidhur me gjendjen apo problemet shëndetësore të pacientit.
Kur diskutoni me anëtarët e familjes është mirë që të keni sa më shumë anëtarë
përnjëherë për shumë arsye e që mund të jenë se me atë rast grumbulloni më shumë
informata për pacientin por edhe e thjeshtësoni procedurën e komunikimit individual e
cila do të i liron anëtarët nga presioni dhe gjendja anksioze por edhe do të ju merrte kohë
më shumë.
Disa nga pyetjet për të ushtruar:
Grupi ndahet në dy pjesë njëra bënë pyetje e tjetra përgjigjët. Pastaj i ndërrojnë rrolet.
Rroli i Agimit është pasiv.
Agimi është lënduar dhe tani është në rehabilitim. Bëni pyetje të cilat do të ishin të
lidhura me gjendjen dhe përkujdesjen për Agimin.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
33
1. Kush kujdeset në familje për Agimin?
2. Si kanë ndërruar gjërat në familje nga koha kur Agimi është lënduar/ ka filluar
rehabilitimin Agimi?
3. Cilat probleme i keni me Agimin?
4. Në cilat çështje ju merrni pjesë gjatë trajtimit të Agimit?
5. Si janë reagimet e Agimit ndaj kujdesit tuaj?
6. Si janë reagimet e Agimit ndaj kujdesit të personelit/institucionit shëndetësor?
7. Si i realizon aktivitetet ditore Agimi në shtëpi ?
8. Si janë reagimet e Agimit në çrregullimin që i kanë ndodh tani ? Ilustroni me ndonjë
shembull!
9. A mundemi të më tregoni lidhur me sëmundjet/lëndimet e mëparshme të Agimit?
10. A ka qenë më pare i hospitalizuar apo në rehabilitim? Nëse po në cilën kohë për
çfarë arsyeje?
11. Si mund të ju ndihmoj familjes tuaj lidhur me gjendjen e Agimit?
Në këtë pjesë duhet participuar të gjithë anëtarët e familjes. Kësisoj mund të vërehen
edhe qëndrimet e secilit anëtar të familjes ndaj Agimit apo ne mes të njëri tjetrit. Kësisoj
mundeni të identifikoni situatat kur ndonjë është duke qenë i mbi kujdesshëm, disa mund
të jenë në gjendje të shokut, disa refuzojnë situatën, disa janë të zemëruar dhe të
ngjashme. Të gjitha këto situate duhet ti veni në kontest të përfitimit tuaj dhe të pacientit
apo në dobi të përbashkët dhe interes të ndikimit në trajtim të suksesshëm.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
34
Duhet pas parasysh se ndonjë herë mund të bëhet fjalë për pacientët që kanë probleme në
zhvillim janë paralitik me nevoja të veçanta që mund t[ sjell deri tek një sensibilizim i
shtuar tek anëtarët e familjes. Disa nga këto situata të fatkeqësive ndaj anëtarëve të
familjes mund të nxjerrin “ konkluza” të gabuara se janë të dënuar apo kanë bërë ndonjë
faj dhe tani dënohen nga Zoti.
Ligjerata nr. 8
Qasja në informata lidhur me pacientin
Barrierat në relacionet në mes të
profesionisteve dhe anëtarëve të familjes
Kjo paraqet një ndër problemet e rëndësishme tek komunikimi në mes të profesionistëve
dhe anëtarëve të familjes. Mund të kuptohet si problem i dyanshëm. Anëtarët e familjes
konsiderojnë se janë të mohuar nga informatat lidhur me familjarin e tyre dhe në anë
tjetër profesionisti shëndetësor nuk disponon me të gjitha informatat për pacientin që ja
merr mendja se ishte dashur të referohen nga familjarët.
Informata mundën të jenë të dhëna si të privilegjuara dhe si të filtruara
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
Problemi
Kontaktet e kufizuara Qasja e kufizuar në informata
35
Informatat e privilegjuara jepen nga ana e familjarëve apo personelit dhe ato nuk janë
të bëra me dije pacientit por i kumtohen vetëm personelit shëndetësor respektivisht
familjarëve. Më parë psh kanceri nuk i është komunikuar pacientit por vetëm familjarëve
ashtu që ata kanë mundur të përgatiten si në aspektin e çështjeve administrative po ashtu
edhe atyre financiare.
Informatat e filtruara janë ato informata të cilat më parë kalojnë përmes” filtrit të
pacientit apo dikujt tjetër dhe konsiderohen si të llojit apo rëndësisë dytësore.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
Komunikimi i privilegjuar
Profesionisti
Anëtari i familjës
Pacienti
Komunikimi i filtruar
Profesionisti
Pacienti
Anëtari i familjës
36
Komunikimi me anëtarë e familjes mund të lehtësohet edhe duke e bërë gjenealogjinë
apo gjenogramin e familjes. Kjo paraqet të dhënat për familjen, prejardhjen, relacionet
familjare dhe gjërat me rëndësi që mandej mund të vihen në kontekst shëndetësor
Strategjitë për një komunikim më të suksesshëm me anëtarët e familjes
Vendosni raportet e mira me anëtarët e familjes
Përmirësoni dhe përparoni shkathtësitë e komunikimit si të juaja ashtu edhe të
familjarëve
Përdorni gjuhën e thjeshte, atë të cilën e përdor edhe familja përdorni
komunikimin joverbal dhe provoni të lexoni atë nga familjarët dhe pacienti
Përkrahni vlerat demokratike si: vendimmarrjen, kohën për të folur, përgjegjësinë.
Respektoni hierarkinë e familjes, kulturën, besimin.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
Barrierat e komunikimit efektiv në mes të pjesëmarrësve të kujdesit shëndetësor
Profesionistët shëndetësor
Profesionistët shëndetësor
Pacientët Anëtarët e familjes
Rroli i paqartëKonflikti i përgjegjësiveDiferenca në fuçiMos ndarja e kuptimeve
Stresi nga situata e krijuarMungesa e mirëkuptimit brenda profesioneveLufta për autonomi më të madhe
Kontaktet e kufizuaraMenaxhimi i informatave
Përçarja e anëtarëve të familjesMënyra e mbyllur e komunikimit
37
Përmbahuni nga ofendimet apo animi.
Bëhuni të qartë gjatë komunikimit duke ja përshtat gjuhën e trupit asaj që jeni
duke e thënë
Provoni të bëni disa strategji dhe shmanguni nga stereotipia profesionale.
Zhvilloni negociata si në mes jush dhe familjarëve po ashtu edhe në mes të vetë
familjarëve
Provoni të nxirrni mësime nga familja e juaj. Ndoshta mund të gjejnë zbatim edhe në
rastin e familjeve me të cilat kontaktoni.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
38
Ligjërata e 9 –të
Komunikimi me pacientët me nevoja të veçanta
Komunikimi është gjithnjë i lidhur me konditat dhe kushtet e mjedisit në të cilat
zhvillohet. Ata që janë komunikator të aftë dhe efektivë shfrytëzojnë dhe adaptojnë
kushtet me qëllime të komunikimit sa më të mirë.
Po ashtu edhe pacientët i adaptojnë mënyrat dhe stilet e komunikimit kushteve të njëjta.
Por, ka disa grupe që nuk munden të bëjnë këtë: personat me nevoja të veçanta apo me
paaftësi, të moshuarit, fëmijët dhe personat para vdekjes
Pacientët me nevoja të veçanta , me paaftësi
Individët që kanë kufizime fizike, intelektuale apo ndonjë lloj tjetër të paaftësisë tentojnë
të nxjerrin reaksione nga të tjerët të cilat janë më të ndryshme një çik nga reaksionet e
tyre të përditshme. Mund të ketë situata të cilat i vejnë në pozita të veçanta punëtorët
shëndetësor në krahasim me situata tjera të komunikimit.
Përgjithësisht kur bëhet fjalë për trajtimin e komunikimit me këta persona tek ne paraqitet
një lloj frike se nuk do ti dalim me sukses kësaj pune.
Një arsye është se kemi kuptime të kufizuara shoqërore, kulturore sa i përket
komunikimit me këta persona dhe se jemi mësuar apo edukuar se duhet të jemi të
këndshëm me ta.
Arsyeja tjetër është se po ashtu edukohemi që mos të bëjmë dallime në trajtim, prandaj
edhe duke e zbatuar këtë bimë gjithnjë në situata kontradiktore.
Duke tentuar ti ndihmojmë mendojmë se mos vallë po e teprojmë me këtë dhe po e
sjellim në pozitë jo të lakmuar personin me nevoja të veçanta kur ai ndoshta këtë mund ta
bënë edhe vetë. E dyta ndoshta duke tentuar të pavarësojmë atë nuk i dhurojmë ndihmën
e nevojshme dhe kësisoj në të dy rastet mund të bëjmë gabime profesionale e që mund të
vlerësohen pastaj edhe me gabime njerëzore.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
39
Nuk jemi shpesh të vetëdijshëm se sa janë mundësitë e personave me paaftësi për të
kontribuar në trajtim e me këtë edhe ne komunikim. Prandaj qysh ne fillim të vënies së
komunikimit jemi të pasigurt prej asaj se çka na pret. Të njëjtën ndjenjë mund ta ketë
edhe pacienti i cili duke e parë pasigurinë e profesionistit mund të zhytet edhe më thellë
në krijimin e barrierave të komunikimit efektiv.
Në jetën e përditshme jemi të edukuar që të duke i trajtuar personat me paaftësi të
tregojmë një lloj të shtuar të kujdesit, humanitetit apo ndonjë ndjenje tjetër e cila nga ne
kërkon angazhime plotësuese dhe si pasoj krijon tensione dhe paqartësi. Të dyja këto
ndjenje janë të pakëndshme dhe në nënvetëdije tentojmë ti i eliminojmë prandaj edhe
provojmë të largohemi nga kontaktet me persona me nevoja të veçanta. Kjo situatë
thellon edhe më shumë barrierat e komunikimit dhe fitimit të informatave adekuate për
këta persona. Më së miri do të ishte sikur të kemi informata më të plota për kufizimet të
cilat i kanë ata dhe kësisoj ta tejkalonim secilën paqartësi dhe mos informim adekuat.
Këto konsekuenca edhe më shumë dhe në mënyrë më dramatike do të reperkutohen tek
personat me nevoja të veçanta. Ata do ti shmangen edhe më shumë kontakteve dhe
komunikimit sepse ndihen si të izoluar dhe anashkaluar duke mos mundur të gjejnë
rrugën e drejtë kah personeli shëndetësor për të cilin kanë nevojë.
Këto situata më së miri eliminohen duke bërë pyetje dhe duke i dëgjuar ato me vëmendje.
Pacientët e tillë duhet trajtuar si persona tek te cilët ka ndodhë një paaftësi e jo si persona
me paaftësi sepse edhe vetë ata ju shmangen bisedave në të cilat mund të përshkruhet
paaftësia e tyre.
Kur bëhet fjalë për persona mentalisht të retarduar duhet të kemi parasysh disa elemente
me rëndësi. Niveli i komunikimit me persona të tillë duhet të adaptohet dhe duhet nisur
nga ajo se nuk guxohet të nënvlerësohet inteligjenca e personave të tillë. Nuk duhet ti
trajtojmë si fëmijë (pos nëse nuk janë fëmijë), sepse ajo është kontraproduktive. Prandaj
personat me retardime mentale të moshuar duhet trajtuar si të moshuar por me bisedë
paraprake duhet të përcaktohet niveli i këtij retardimi.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
40
Porositë të cilat i leni pacientëve të tillë duhet të jenë konformë kapaciteteve të
memorizimit të tyre dhe shpesh janë të thjeshta, të shkruara ( nëse dinë të lexojnë) apo
duhet dhënë instruksionet prindërve apo kujdestarëve të këtyre pacientëve.
Të moshuarit,
Shumë të moshuar kanë ngjashmëri me persona me nevoja të veçanta. Por, duke punuar
dhe komunikuar me ta kemi përshtypje se nuk janë me paaftësi po janë posi ne po më të
moshuar.
Ndjenja që na përfshinë gjatë komunikimit me të moshuar është se mendojmë se edhe ne
do të jemi një ditë në të njëjtën pozitë dhe kemi më tepër mirëkuptim për pengesat
eventuale që mundën me na dalë.
Tek te moshuarit është e shprehur më tepër komunikimi i cili bazohet në kthimin në
mosha të reja ose kohët e më parme. Kjo mund të mos jetë edhe aq interesante për të
rinjtë prandaj mund të reagojnë me një dukje apo fjali e cila mund të ndërpret
komunikimin dhe besimin reciprok.
Në komunikim efektiv me të moshuarit mund të ndikojnë po ashtu keqkuptimet si dhe
stereotipit e komunikimit me të moshuar. Nëse vërejmë se i moshuari ka shenja seniliteti
atëherë e injorojmë edhe më shumë ashtu që kjo reperkutohet në komunikimin tanë me
te.
Janë disa pengesa objektive të cilat po ashtu munden të influencojnë komunikimin më të
dobët si humbja e të pamurit, dëgjimit, mobilitetit gjëra të cilat duhet ti kemi parasysh në
komunikimin dhe trajtimin tanë.
Të sëmurët terminal
Qëndrimi i shumicës së punëtorëve shëndetësor është se kujdesi dhe vëmendja e tyre
duhet përqendruar më shumë tak ata persona dhe pacientë të cilët kanë mundësi të
përfitojnë më së shumti nga shërbimi shëndetësor që i ofrohet. Prandaj ndodh që
pacientët terminal para vdekjes të lihen pas dore dhe kësisoj të ndiejnë vetën edhe më të
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
41
izoluar dhe të zhytur në vetmi dhe dëshpërim gjë e cila nuk e lehtëson largimin e tyre nga
kjo Botë.
Kur komunikojmë me pacientet terminal e vejmë vetin në pozitë të vdekshmërisë
personale prandaj edhe frekuenca e kontaktit tanë me këta pacientë është proporcionale
me atë se sa personalisht e akceptojmë faktin e vdekjes si fenomen biologjikë dhe jo
personal edhe pse edhe vetë jemi pjesëmarrës apo aktor të një fenomeni të tillë.
Shpesh në këto raste mund të ndeshemi edhe me situata jo materiale me të cilat
preokupohet pacienti i cili kërkon lehtësimin e dhimbjeve dhe vdekjes më të lehtë.
Komunikimi në këtë fazë është i domosdoshëm sepse i ndihmon pacientit të kupton
situatën e vetë më lehtë. Komunikimi duhet të përcjellët edhe me dhënien e ndihmës
shëndetësore të nevojshme.
Koncept i ligjëratave nga “ Shkathtësitë e komunikimit”Përgatitur nga Dr Ilir Begolli ©
42