Lidhjet Farefisnore

21
Lidhur me rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve farefisnore, Allahu (xhel-le shanuhu) flet në shumë ajete në Kur’anin famëlartë; prej tyre do të përmendim këto në vazhdim: “Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.” (Sure Isra, 26) “… Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.” (Sure Nisa, 1) “E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.” (Sure Rra’d, 25) “A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet farefisnore? Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.” (Sure Muhammed, 22-23) Lidhja me të afërmit është simbol i besimit në Allahun. Kjo gjë kuptohet edhe nga urgjenca me të cilën i Dërguari (paqja qoftë mbi të!) na urdhëron dhe mëson rreth mbajtjes së këtyre lidhjeve. Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) thotë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit le ta nderojë musafirin e tij; kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit le t’i ruajë lidhjet farefisnore (le të kujdeset për ta dhe t’i vizitojë ata); kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit le të flet mirë ose le të hesht”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) Ai (paqja qoftë mbi të!) gjithashtu ka thënë: “Kush do që t’i shtohet rrizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta, le t’i ruajë lidhjet me të afërmit.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi) “Sadakaja dhe mbajta e lidhjeve me të afërmit ua shtojnë njeriut jetëgjatësinë, e mbrojnë nga vdekja e keqe dhe ia largojnë çdo të keqe dhe çdo gjë të padëshiruar.” “‘Tri gjëra (cilësi) kush i ka, do të ia lehtësojë Allahu llogarinë dhe do ta fusë në Xhennet me mëshirën e Tij.’ U pyet: ‘Cilat janë ato cilësi, o i Dërguari i Zotit?’ Tha: ‘T’i japësh atij që nuk të jep, ta vizitosh atë që nuk të viziton, ta falësh atë që të ka bërë padrejtësi– nëse ke vepruar kështu, do të futesh në Xhennet.’” (Transmetojnë Taberaniu dhe Hakimi) 1

description

Islam

Transcript of Lidhjet Farefisnore

Page 1: Lidhjet Farefisnore

Lidhur me rëndësinë e mbajtjes së lidhjeve farefisnore, Allahu (xhel-le shanuhu) flet në shumë ajete në Kur’anin famëlartë; prej tyre do të përmendim këto në vazhdim:

“Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet, po mos shpenzo tepër e pa rrugë.” (Sure Isra, 26)

“… Dhe kini frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.” (Sure Nisa, 1)

 “E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.” (Sure Rra’d, 25)

“A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet farefisnore? Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verboi të parit e tyre.” (Sure Muhammed, 22-23)

Lidhja me të afërmit është simbol i besimit në Allahun. Kjo gjë kuptohet edhe nga urgjenca me të cilën i Dërguari (paqja qoftë mbi të!) na urdhëron dhe mëson rreth mbajtjes së këtyre lidhjeve.

Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) thotë: “Kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit le ta nderojë musafirin e tij; kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit le t’i ruajë lidhjet farefisnore (le të kujdeset për ta dhe t’i vizitojë ata); kush beson Allahun dhe Ditën e Fundit le të flet mirë ose le të hesht”. (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

Ai (paqja qoftë mbi të!) gjithashtu ka thënë:

“Kush do që t’i shtohet rrizku (furnizimi) dhe t’i zgjatet jeta, le t’i ruajë lidhjet me të afërmit.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

“Sadakaja dhe mbajta e lidhjeve me të afërmit ua shtojnë njeriut jetëgjatësinë, e mbrojnë nga vdekja e keqe dhe ia largojnë çdo të keqe dhe çdo gjë të padëshiruar.”

“‘Tri gjëra (cilësi) kush i ka, do të ia lehtësojë Allahu llogarinë dhe do ta fusë në Xhennet me mëshirën e Tij.’ U pyet: ‘Cilat janë ato cilësi, o i Dërguari i Zotit?’ Tha: ‘T’i japësh atij që nuk të jep, ta vizitosh atë që nuk të viziton, ta falësh atë që të ka bërë padrejtësi” – nëse ke vepruar kështu, do të futesh në Xhennet.’” (Transmetojnë Taberaniu dhe Hakimi)

Gjithashtu transmetohet se një njeri erdhi te Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) dhe i tha: ‘Unë kam bërë mëkat të madh. A ka mundësi që të më pranohet pendimi?’ I Dërguari (paqja qoftë mbi të!) ia ktheu: ‘A e ke nënën (ende gjallë)?’ ‘Jo’, tha ai. ‘Po motrën e nënës (tezen)?’, e pyeti i Dërguari (paqja qoftë mbi të!). ‘Po’, tha ajo. I tha Muhamedi(paqja qoftë mbi të!): ‘Bëji mirë asaj (sillu mirë ndaj saj)!’ (Transmetojnë Taberaniu dhe Hakimi)

Tregon Aishja (Zoti qoftë i kënaqur me të!) se Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: “Lidhja që duhet të jetë në mes të të afërmve është e lidhur me Arshin (Fronin) e Allahut, dhe ajo thotë: ‘Kush më mban mua, Allahu e mban lidhje me të, e

1

Page 2: Lidhjet Farefisnore

kush më ndërpret (shkëput), Allahu i shkëput lidhjet me të’.” (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi)

Vëllezër të nderuar, pas këtyre argumenteve nga Libri i Allahut xh.sh. dhe fjala e të Dërguarit a.s. shohim se e kemi për obligim që të jemi gjithëherë të lidhur me të afërmit tanë – të kujdesemi për ta, t’i vizitojmë, të interesohemi për gjendjen e tyre dhe t’i ndihmojmë. E kjo padyshim që sjell mirëqenie, harmoni dhe lumturi në rrethet tona – në shoqërinë tonë. Allahu na ndihmoftë në çdo punë të mirë!

Autor: Januz ef. RAMADANI

VIZITOJI TË AFËRMIT Shejhu: Abdul-Muhsin El-Kasim

Me të vërtetë falenderimet i takojnë Allahut, Atë e falenderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë prej Allahut të na mbrojë prej të këqes së veteve tona dhe prej punëve të këqija. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka se kush e humb dhe atë që Ai e humb nga rruga e drejtë nuk ka se kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se pejgamberi ynë, Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij. Falja dhe përshëndetjet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij.

Frikësojuni Allahut dhe dijeni se devotshmëria bën që të vijë begatia ndërsa largimi prej saj bën që të zbresi zemërimi (i Allahut).

O ju muslimanë! Islami ka për qëllim ndërtimin e një shoqërie islame ku mbizotëron mëshira, dashuria dhe vëllazëria mes njëri-tjetrit. Familja është njësia bazë e shoqërisë. Ajo e fiton lumturinë vetëm në sajë të devotshmërisë ndaj Allahut dhe në sajë të kujdesit për të afërmit.

Islami i ka dhënë rëndësi forcimit të lidhjeve farefisnore. Për këtë menjëherë pas urdhërit për njësimin e Allahut dhe për respektimin e prindërve, vjen urdhëri për ruajtjen e lidhjeve farefisnore. "Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, dhe silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve ..." (En-Nisa: 36)

Ebu Ejub El-Ensari transmeton se një burrë erdhi tek Muhammedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: Më trego ndonjë punë që të më futi në Xhennet. Ai i tha: "Të adhurosh Allahun e mos t`i shoqërosh asgjë në adhurim, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe të ruash lidhjet farefisnore." Transmetoi Buhariu dhe Muslimi.

Edhe popujt e tjerë para nesh janë urdhëruar për këtë gjë. Allahu i Madhëruar ka thënë: (ky është komentimi i ajetit) "(përkujtoni) Kur Ne morëm zotimin e bijve të Israilit: mos adhuroni tjetërkënd përveç All-llahut, të silleni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmëve ..." (El-Bekare: 83)

Muhammedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem thërriti për një gjë të tillë që në fillim të profecisë së tij. Amru ibn Abese ka thënë: Në fillim të profecisë së Pejgamberit erdha në Meke dhe shkova tek ai dhe i thashë: Çfarë je ti? Tha: "Pejgamber." I thashë: Çfarë është pejgamberi? Tha: "Më dërgoi Allahu." Thashë: Për çfarë të dërgoi? Tha: "Për të ruajtur lidhjet farefisnore, për të thyer idhujt dhe për njësimin e Allahut." Transmetoi Hakimi.

Hirakliu e pyeti Ebu Sufjanin për Muhammedin alejhis-selam se çfarë u thoshte. Ai u përgjigj: Thotë: Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni asgjë në adhurim. Na urdhëron për namazin, zekatin, nderin dhe për lidhjet farefisnore.

2

Page 3: Lidhjet Farefisnore

Për një gjë të tillë Muhammedi sal-lallahu alejhi ue sel-lem urdhëroi që në fillim të ardhjes së tij në Medine. Abdullah ibn Selam ka thënë: Kur erdhi Pejgamberi në Medine njerëzit filluan të shkonin tek ai. Gjëja e parë që dëgjova prej tij të thoshte ishte: "O ju njerëz! Shpërndani përshëndetjen (selamin), jepni ushqim (sadaka), ruani lidhjet farefisnore dhe faluni natën kur njerëzit flenë që të hyni me paqe në Xhennet." Transmetoi Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh. Ebu Dherri ka thënë: Më porositi i dashuri im(Muhammedi alejhis-selam) që t`i ruaj lidhjet farefisnore edhe nëse më kthejnë shpinën. Transmetoi Tabaraniu.

Ruajtja e lidhjeve farefisnore është shenjë e besimit. Muhammedi alejhis-selam ka thënë: "Kush beson Allahun dhe ditën e Kijametit le t`i ruajë lidhjet farefisnore." Transmetoi Buhariu dhe Muslimi.

Allahu i Madhëruar ka përmendur se jobesimtarët e Kurejshëve nuk i ruanin lidhjet farefisnore. "Ata nuk respektojnë te asnjë besimtar as farefisninë as marrëveshjen ..." (Et-Teube: 10)

Ruajtja e tyre është pjesë e respektimit të prindërve. Një burrë erdhi tek Pejgamberi alejhis-selam dhe i tha: O i Dërguar i Allahut, a më ka mbetur më ndonjë gjë për të bërë si respekt ndaj prindërve të mi pas vdekjes së tyre? Tha: "Po, të lutesh për ta, të kërkosh falje për ta, të plotësosh marrëveshjet e tyre si dhe të ruash lidhjet e të afërmve të tu me të cilët nuk mund të kesh afërsi veçse me anë të prindërve." Transmetoi Ebu Daudi.

Allahu i Madhëruar ka premtuar se do t`i ruajë lidhjet me atë i cili i ruan lidhjet farefisnore e kush fiton nga një gjë e tillë ka për të arritur çdo mirësi ndërsa atë që nuk e bën një gjë të tillë Ai e poshtëron dhe nuk mund ta lartësojë atë askush prej njerëzve. "Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund ta nderojë." (El-Haxh: 18)

Ruajtja e lidhjeve farefisnore bën që me lejen e Allahut të largohen nga personi fatkeqësitë. Kur Muhammedit sal-lallahu alejhi ue sel-lem i zbritën ajetet e para të sures El-Alak u kthye i frikësuar duke u dridhur tek Hadixhja dhe i tha ta mbulonte, pastaj i tregoi për çfarë i ndodhi dhe tha: "U frikësova për veten time." Ajo i tha: "Jo pasha Allahun, nuk të poshtërron Allahu asnjëherë sepse ti i ruan lidhjet farefisnore, nderon mikun ..." Transmetoi Buhariu.

Allahu i Madhëruar ka urdhëruar për kujdes dhe butësi ndaj të afërmve ashtu siç kujdesemi edhe për të varfërit. "Dhe jepi çdo të afërmi të drejtën që i takon, edhe të varfërit, edhe atij në kurbet ..." (El-Isra: 26) Të drejtës së tyre për dhënie dhe shpenzim i jepet përparësi ndaj të drejtës së të varfërve dhe jetimëve. "Të pyesin se çdo të japin. Thuaj: Çfarë të jepni prej mirësisë le të jetë për të afërmit, për jetimët, për të varfërit, për kurbetçinjtë." (El-Bekare: 215)

Bujaria ndaj tyre ka shpërblim të shumëfishuar. Muhammedi alejhis-selam ka thënë:"Sadakaja për të varfërin konsiderohet si sadaka ndërsa sadakaja për të afërmin konsiderohet si sadaka dhe si ruajtje e lidhjeve farefisnore." Transmetoi Tirmidhiu.

Të parët që meritojnë t`i jepet sadaka janë të afërmit e varfër. Ebu Talha dha sadaka kopshtin e tij. Muhammedi alejhis-selam i tha: "E shikoj të arsyeshme ta ndash atë mes të afërmve." Atëherë ai e ndau atë mes të afërmve dhe xhaxhait të tij. Transmetoi Buhariu dhe Muslimi.

Ali ibn Ebi Talib (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: T`i jap sadaka një dirhem ndonjërit prej vëllezërve të mi është më e dashur për mua sesa t`i jap sadaka njëzet dirhem ndonjë tjetrit.

3

Page 4: Lidhjet Farefisnore

Esh-Sha`bi ka thënë: Nuk vdiq ndonjë prej të afërmve të mi e të kishte borxh veçse ia shlyeja atij borxhin.

Komshiu kur është prej të afërmve e meriton më shumë kujdesin sesa të tjerët. Allahu i Madhëruar ka thënë: (ky është komentimi i ajetit) "Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, dhe silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqinjit të afërt, ndaj fqinjit të largët, ndaj shokut pranë vetes ..." (En-Nisa: 36) Thirrja e tyre drejt së mirës, udhëzimi dhe këshillimi i tyre është më parësor sesa ndaj të tjerëve. "Dhe tërhiqju vërejtjen farefisit tënd më të afërt." (Esh-Shuara: 214)

Nderimi i të afërmve është detyrë por jo në kurriz të të tjerëve. "Kur të flisni (të dëshmoni), duhet të jeni të drejtë edhe nëse është çështja për (kundër) të afërmit ..." (El-En`am: 152)

Ruajtja e lidhjeve farefisnore sjell fryte të mëdha të cilat janë bazat e ndërtimit të jetës. Muhammedi alejhis-selam ka thënë: "Ruajtja e lidhjeve farefisnore sjell dashuri në familje ...." transmetoi Ahmedi ndërsa tek Buhariu dhe Muslimi "Kush dëshiron që t`i shtohet risku dhe t`i shtohen pasardhësit le të ruajë lidhjet farefisnore."

Ibnut-Tijn ka thënë: Ruajtja e lidhjeve farefisnore bëhet shkak për sukses në adhurime, për mbrojtje nga gjynahet dhe pas personit ngelet përkujtimi i tij për të mirë dhe është njësoj sikur nuk ka vdekur.

Ajo është një nga adhurimet më të nderuara. Amru ibn Dijnar ka thënë: Pas farzeve nuk ka ndonjë hap që të ketë më shumë shpërblim sesa ai që hidhet drejt të afërmit. Shpërblimi për të është i shpejtuar në këtë dynja dhe ruhet edhe për në Ahiret. Muhammedi alejhis-selam ka thënë: "Nuk ka ndonjë gjë me të cilën i bindem Allahut që t`i ketë shpërblimet me të shpejta sesa ruajtja e lidhjeve farefisnore." Transmetoi Bejhakiu.

Atij që i plotëson siç duhet të drejtat e të afërmve i është premtuar Xhenneti. Muhammedi alejhis-selam ka thënë: "Banorët e Xhennetit janë tre: Një njeri me pozitë që mban drejtësi, një burrë i mëshirshëm e me zemër të butë ndaj të afërmve dhe muslimanëve si dhe një person i pasur, i ndershëm që jep sadaka." Transmetoi Muslimi.

Ajo bën që të forcohet dashuria, afrimiteti, lidhjet, të largohet armiqësia dhe urrejtja dhe të ndihet lumturi.

Ka shumë rrugë për t`u treguar bamirës me të afërmit dhe për të ruajtur lidhjet me ta: Buzëqeshja kur i takon, butësia në sjellje, fjalët e këndshme, vizitat, shoqërimi i tyre në gëzime dhe ngushëllimi në hidhërime, bamirësia ndaj atij që ka nevojë, këshillimi i tyre, ndihma e tyre në fatkeqësi, vizita e të sëmurit, falja e gabimeve. Shkurtimisht: Dhënia për ta e çdo mirësie që të mundesh dhe largimi prej tyre i çdo të keqeje.

Ajo është tregues i bujarisë së zemrës dhe origjinës së mirë, prandaj është thënë: Kush nuk rregullon familjen e tij nuk mund të të rregullojë ty, kush nuk largon të keqen prej tyre nuk mund ta bëjë këtë gjë për ty. Ruajtjen e lidhjeve farefisnore nuk mund ta kryejnë siç duhet veçse ata që janë largpamës dhe që përkujtohen.

Të afërmit nuk janë të pagabueshëm, prej tyre ndodhin gabime ndoshta edhe gjynahe të mëdha por nëse shikon diçka të tillë atëherë përpiqu të anosh nga falja sepse falja dhe toleranca janë prej cilësive të bamirësve e Allahu nuk i shton robit tolerant veçse krenari. Përgjigjiu të keqes së tyre me mirësi dhe pranoja shfajësimin e tyre kur gabojnë. Vëllezërit e Jusufit i bënë atij atë që i bënë por kur kërkuan të shfajësohen para tij ai ua pranoi shfajësimin dhe u soll me ta me mirësjellje dhe nuk

4

Page 5: Lidhjet Farefisnore

i fyejti përkundrazi u lut për ta dhe i kërkoi Allahut falje për ta. "Ai tha: Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve e Ai është më mëshiruesi i mëshiruesve!" (Jusuf: 92)

Falua gabimet dhe pakëso qortimet që të vjelësh dashurinë dhe vëllazërinë, botësinë dhe pastërtinë. Vazhdo t`i vizitosh edhe nëse të largohen, fali edhe nëse gabojnë dhe tregohu bamirës ndaj tyre edhe nëse të bëjnë keq.

Mos i kërko llogari të afërmve dhe mos e bë qortimin tënd shkak që të të largohen. Ji bujar ndaj tyre dhe largoju kopracisë sepse ajo është shkak për largim. Muhammedi alejhis-selam ka thënë: "Kujdes nga epshet se ato i shkatërruan ata që ishin para jush. I urdhëruan ata për kopraci dhe të tillë u bënë, i urdhëruan për padrejtësi dhe të padrejtë u bënë, i urdhëruan për t`u larguar nga njëri-tjetri dhe u larguan."Transmetoi Buhariu dhe Muslimi.

Shpërblimi i bamirësisë me bamirësi është i mjaftueshëm por më i miri është ai i cili i ruan lidhjet edhe kur të tjerët i ndërpresin. Muhammedi alejhis-selam ka thënë: "Ai që ruan lidhjet nuk ka vepruar aq sa duhet por lidhjet i ruan si duhet ai i cili kur i largohen të afërmit ai u afrohet." Transmetoi Buhariu.

Abdullah ibn Muhejrizit i thanë: Kush është e drejta e të afërmve? Tha: T`u drejtohesh kur të drejtohen dhe t`i shkosh pas kur të kthejnë shpinën.

Një burrë erdhi tek Pejgamberi alejhis-selam dhe i tha: O i Dërguar i Allahut, kam disa të afërm të cilët i vizitoj e më largohen, u bëj të mira dhe më bëjnë keq, ëndëroj për ta ndërsa ata nuk duan t`ia dinë për mua. Pejgamberi alejhis-selam i tha: "Nëse është siç thua atëherë me ty do të jetë ndihma e Allahut për sa kohë që do të vazhdosh kështu." Transmetoi Muslimi.

Çdo i afërm do të vijë ditën e Kijametit e do të dëshmojë për personin nëse i ka ruajtur lidhjet me ta ose jo.

"E (sipas dispozitave) farefisi ka më përparësi ndaj njëri-tjetrit (se sa ensarët e muhaxhirinët). Me të vërtetë All-llahu është i dijshëm për gjithçka." (El-Enfal: 75)

Ndërprerja e lidhjeve farefisnore është prej gjynaheve të mëdha dhe një gjë e tillë ka si ndëshkim mallkimin. "A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin(ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet me të afërmit? Të tillët janë që All-llahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verbëroi shikimet e tyre." (Muhammed: 22-23)

Kthimi i shpinës mes të afërmve bëhet shkak për largimin e mirësive, për fund të keq të jetës dhe për ndëshkim të shpejtuar. Pejgamberi alejhis-selam ka thënë: "Nuk do të hyjë në Xhennet ai që ndërpret lidhjet farefisnore." Transmetoi Buhariu dhe Muslimi.

Ibn haxheri ka thënë: Ai që ndërpret lidhjet farefisnore do të ndërpritet nga mëshira e Allahut, do të ketë ndëshkim të shpejtuar në dynja para Ahiretit. Pejgamberi alejhis-selam ka thënë: "Nuk ka ndonjë gjynah që e meriton më shumë t`i shpejtohet ndëshkimi i Allahut në dynja përveç atij që Ai ia ruan për në Ahiret sesa ndërprerja e lidhjeve farefisnore ..." transmetoi Tirmidhiu.

Ajo bëhet shkak për nënshtrim dhe poshtërrim, dobësi, vetmi dhe sjell vuajtje. Sahabët nuk e pëlqenin uljen me personat që nuk i ruanin lidhjet farefisnore. Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: E nxit çdo person që nuk i ruan lidhjet farefisnore që të largohet nga ne. Ndërsa Ibn Mes`udi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ishte ulur në një grumbull njerëzish pas faljes së sabahut dhe

5

Page 6: Lidhjet Farefisnore

tha: Për hir të Allahut i kërkoj atij që nuk ruan lidhjet farefisnore që të largohet prej nesh sepse duam të lusim Zotin tonë por dyert e qiellit janë mbyllur për shkak të atij që nuk i ruan lidhjet farefisnore.

Kush ka ndonjë armiqësi me të afërmit le të shpejtojë për t`u afruar me ta dhe le t`i fali e të tregohet tolerant sepse ai që fal dhe vepron të mira e ka shpërblimin tek Allahu.

Morali i mirë ka ndikim të madh tek lidhjet farefisnore prandaj tregohu i edukuar me ta e dije se kush ruan gjuhën e ka qetësuar veten e tij.

Ndërsa ajo që i bashkon zemrat në dashuri është dora që jep dhe bamirësia. Nëse përdor fjalë të bukura atëherë vepro edhe punë të mira që kështu të bashkohet rrjedhshmëria e gjuhës me frytet e bamirësisë.

Lidhjet farefisnore (http://ardhmeriaonline.com/artikull/article/lidhjet-farefisnore-1/)

Zoti i lartësuar na ka sjellë në këtë botë në dy rrethe të ngushta. Rrethi familjar me prindërit, vëllezërit dhe motrat, si dhe rrethi i lidhjeve fisnore dhe lidhjeve të gjakut.

Më parë jemi fokusuar në rrethin e ngushtë, atë familjar, në marrëdhëniet prind – fëmijë si dhe marrëdhëniet bashkëshortore. E nëse kemi arritur që marrëdhëniet ti kemi të mira në rrethin e ngushtë familjar, udha nuk përfundon me kaq. Prej nesh lipset që edhe me rrethin e gjerë familjar, të kemi marrëdhënie të mira. Kjo gjë e kënaq Zotin. Marrëdhëniet e mira me farefisin influencojnë për mirë edhe në marrëdhëniet familjare.

Me këtë temë synojmë të rikthejmë dhe një herë atë harmoni, mirëkuptim, dashamirësi, dhembshuri, solidaritet dhe përkrahje, në rrethin farefisnor.

Nëse kemi thënë që pjesëtarët e familjes janë përçarë dhe secili sheh punën e tij, ky fenomen theksohet më shumë me farefisin. Nëse farefisi do të ishte i bashkuar dhe në harmoni, do të ishin më të fuqishëm ku edhe më i dobëti i tyre do të ndihej i fuqishëm. Problemet më të rënda dhe më të mëdha do të gjenin zgjidhje të menjëhershme në krahët e një familje të madhe. Fatkeqësisht kjo konstatohet fare pak. Ne dëshirojmë që marrëdhëniet e ngrohta mes njerëzve të një gjaku të rikthehen sërish. Dëshirojmë që rrethi i madh familjar ti kthehet ngrohtësisë dhe harmonisë së dikurshme, ti kthehet përkrahjes dhe mbështetjes së njëri – tjetrit, ti kthehet interesimit dhe dhembshurisë.

Kryesisht hasen dy lloj familjesh të përçara:

E para. Është e përçarja për shkak të trashëgimisë. Gjyshi, mund të ketë ndërtuar një banesë të madhe për ta pasur familjen sa më pranë, por gratë e djemve apo të nipërve apo vetë djemtë dhe nipërit zihen me njëri – tjetrin, duke shkaktuar përçarje dhe konflikte. Kështu, shohim që disa prej fëmijëve detyrohen të marrin familjen e tyre të vogël dhe të banojnë diku larg. Si është e mundur që njerëzit e një gjaku të mos jetojnë dot me njëri – tjetrin në një banesë?! E si pritet që Zoti ta mbështesë një popull të tillë?!

A e dini përse zihen në përgjithësi gratë? Për hiç gjë. Sepse njëra prej tyre ka ironizuar gjellën e tjetrës, veshjen apo modelimin e shtëpisë ... Shkaqe të tilla kanë bërë që ata të mbledhin plaçkat dhe të banojnë me qera në një lagje apo qytet tjetër. Ka vëllezër të cilët nuk flasin me njëri – tjetrin për vite me radhë. E sikur të

6

Page 7: Lidhjet Farefisnore

mos mjaftonte kjo, ata u kërkojnë dhe fëmijëve që të mos kontaktojnë me xhaxhallarët dhe kushërinjtë.

E dyta. Familjet nuk janë të përçara por secili jeton jetën e tij, pa u interesuar për të tjerët. Sa ishin gjyshërit gjallë, familja mblidhej, organizonte gosti, dreka e darka. Por me të vdekur ata, familja u shpërnda dhe ku ka rënë njëri s’ka rënë tjetri. Kjo ndarje është më e theksuar sidomos në qytetet e mëdha, ku familjet nuk shihen me njëra – tjetrën veçse një herë në vit, ose për raste të rralla si dasma apo vdekja. Por edhe në raste të tilla, takimet janë shumë formale, pasi atmosfera është e tillë që nuk të lejon të thellohesh në jetën e tjetrit, problemet dhe shqetësimet dhe gëzimet e tij. Kjo është një nga format e prishjes së lidhjeve farefisnore. Mos mendoni se të prishësh lidhjet e gjakut, është vetëm duke u zëne dhe bërë shamatë me ta. E për çfarë lidhjesh gjaku mund të flitet nëse takohemi vetëm për dasma dhe raste vdekjesh?!

Përveç kësaj, në raste të tilla nuk marrin pjesë vetëm se të rriturit, sakaq të rinjtë jetojnë botën e tyre me shoqërinë, larg farefisit, shumë prej të cilëve as që i njohin.

Nëse doni të kënaqni Zotin dhe ky popull të rilindë sërish, kthejuni familjes së madhe. Kthejuni dhe një herë asaj harmonie që ekzistonte më parë, mbështetjes, dhembshurisë, përkrahjes, solidaritetit dhe dashurisë familjare.

Vlera e farefisit në Islam

Të rinjtë mund të luajnë një rol tepër të rëndësishëm në konsolidimin e familjes së madhe. Të interesohesh për xhaxhain, dajën, tezen, hallën dhe fëmijët e tyre nuk është thjesht diçka e mirë, por është urdhër hyjnor të cilin duhet ta respektosh dhe ta çosh në vend.

Zoti thotë në një hadith Kudsij:”Unë jam i Gjithëmëshirshmi dhe Mëshirploti. Emrin e farefisit, e kam marrë nga emri Im (Rehim). Kush e ruan këtë lidhje (farefisninë) do të jetë në kujdesin Tim. Kush e prish atë, është privuar nga përkujdesi Im.”

Kushdo që i mban lidhjet farefisnore dhe të gjakut, ka merituar mëshirën hyjnore, sakaq ai që i prish ato është privuar nga kjo mëshirë.

Ditën që Zoti krijoi gjithësinë, lidhjet farefisnore u kapën fort pas Arshit (Fronit) të Zotit dhe shprehu shqetësimin se njerëzit nuk do e respektojnë shenjtërinë e kësaj lidhjeje. Zoti i tha: ”A të bëhet qejfi nëse e mbaj pranë atë që i ruan lidhjet e gjakut dhe e largoj nga mëshira Ime atë që i prish këto lidhje?!”

Shpesh herë më rastis të dëgjoj pyetje të tilla nga njerëzit: Përse është bërë jeta kaq e vështirë? Përse nuk ka shije? Përse njerëzit ndihen të braktisur dhe të pashpresë?

Këto pyetje e gjejnë përgjigjen tek gjendja e nderë e familjes. Shpesh herë ne ia atribuojmë fajin kohës së keqe dhe të vështirë në të cilën jetojmë, por në fakt fajin për këtë e kemi vetë. E meta e vetme e kohës ku jetojmë jemi ne.

“Kjo është një ditë, kur ata nuk do të mund të flasin dhe nuk do t’u jepet leje për t’u shfajësuar.” (Murselat, 35-36)

Ditën e Kiametit askush nuk do të mund të flasë, të gjithë do të jenë të heshtur, përveç lidhjeve të gjakut.

Profeti Muhamed thotë a.s: ”Ditën e Kiametit, do të ngrihen lidhjet e gjakut dhe do të thonë: ”O Zot! Neve na është bërë padrejtësi! O Zot ne jemi persekutuar! O Zot ne jemi lënduar.” Zoti do u përgjigjet: ”A nuk u bëhet qejfi që përkujdesem për ata që janë kujdesur për ty dhe ti braktis ata që të kanë braktisur ty?!”

Nëse konstatoni se Zoti i lartësuar fokusohet në një vlerë dhe kërkon që ajo të respektohet, dijeni se pas asaj vlere fshihen shumë mirësi dhe kontribut për vetë

7

Page 8: Lidhjet Farefisnore

popullin. Nëse shihni se për një vlerë janë shpallur kushedi sa ajete dhe hadithe, dijeni se ajo është nga ato vlera që konsolidojnë popullin mysliman.

Kur njerëzit të bëhen gati të kalojnë urën e Siratit, Ditën e Kiametit, në dy anët e urës do të qëndrojnë amaneti dhe lidhjet e gjakut, duke thënë: ”O Zot! Askush nuk do të kalojë derisa të na kthejnë të drejtat e mohuara.”

Në një anketim, një numër të rinjsh dhe të rejash u pyetën:

1 – A preferoni ta kaloni kohën me të afërmit, apo me shoqërinë?

2 – A i njihni të gjithë njerëzit e gjakut?

Shumica e përgjigjeve ishin se preferonin ta kalojnë kohën me shoqërinë dhe se nuk i njihnin të gjithë njerëzit e gjakut.

Prandaj, ashtu siç u bëj thirrje prindërve, u bëj thirrje dhe të rinjve që të kontribuojnë në afrimin mes njerëzve të gjakut, të bëjnë çmos që të organizohen takime dhe gosti për këtë qëllim.

Me këtë që po them po flas për thelbin e fesë, po flas për atë që kërkon Zoti në Kuran dhe Profeti a.s në hadithe.

Kështu siç po ndodh sot, ne po i privojmë fëmijët tanë nga kujtimet më të bukura të fëmijërisë. Nuk ka kujtime më të bukura për dikë, sesa kujtimet e fëmijërisë në prehrin e familjes. Po ti shohësh fëmijët kur bashkohen me kushërinjtë e tyre, përjetojnë momente ngazëllimi të paharrueshme. Kjo, sepse të gjithë i përkasin një trungu të vetëm dhe vetëm bashkimi e uniteti i bën të ndihen vetja.

Një miku im, i cili qe detyruar të largohet për disa kohë jashtë vendit të tij, pa pasur mundësi të kthehet më tregon: ”Kisha aq mall për familjarët dhe njerëzit e gjakut, saqë shfrytëzoja raste sado të parëndësishme, për ti mbledhur në shtëpinë e prindërve. Unë u dërgoja të hollat prindërve, mandej u telefonoja të afërmve të mi, të cilët i ftoja për gosti me atë rast. Kur të gjithë mblidheshin dhe festonin, unë u telefonoja secilit prej tyre dhe çmallesha me ta. Kjo më bënte të ndihesha shumë i lumtur, i ngazëllyer.”

Provoje të shkosh një ditë për vizitë në shtëpinë e xhaxhait, dajës etj... dhe do të përjetosh momente gëzimi dhe lumturie që si ke përjetuar më parë.

Kush është gati që me të përfunduar leximin e këtyre rreshtave të interesohet për të afërmit e tij, ti vizitojë dhe ti telefonojë? Kush është gati të kënaqë Zotin me këtë dhe rrjedhimisht të forcojë besimin?

Nëse nuk të kanë shkundur ajetet dhe hadithet që cituam më lart, dije se zemra jote ka nevojë për lidhjet e gjakut. Profeti Muhamed a.s shprehet: ”Kush beson në Zotin dhe Botën Tjetër, le të shkojë mirë me farefisin.”

Kur Profeti a.s ndodhej në Arafat bashkë me myslimanët e tjerë dhe ishin bërë gati të luteshin, para se të fillojë ai u tha: ”Dua që në mesin e këtyre njerëzve të mos qëndrojë dikush që i ka prerë lidhjet me njerëzit e gjakut. Mëshira e Zotit nuk zbret tek ata njerëz, të cilët kanë në mesin e tyre dikë që i ka prerë lidhjet me farefisin.”

Në çast, ngrihet një burrë dhe largohet. Pas pak, ai kthehet dhe Profeti a.s e pyet: ”Ku ishe?” Ai iu përgjigj: ”O i dërguar i Allahut! Unë kam një teze të cilën e kisha bojkotuar që prej disa vitesh. Kur të dëgjova ty, vajta tek tezja dhe i putha duart derisa u kënaq. Asaj i shpërthyen lot gëzimi. Të njëjtën gjë bëra dhe unë. Atëherë, ajo tha: ”Zoti më faltë mua, ty dhe nënën tënde!”

Profeti a.s i tha:”Eja ulu këtu pranë meje!”

Dikush vajti tek Profeti a.s dhe i tha: ”O i dërguar i Allahut! Kam vepruar një gjynah të madh. A më pranohet pendimi?” Profeti a.s i tha: ”A e ke nënën gjallë?” Burri i

8

Page 9: Lidhjet Farefisnore

tha: ”Jo, ka vdekur.” Profeti a.s e pyeti: ”A ke teze?” Burri iu përgjigj: ”Po kam.” Profeti a.s i tha: ”Shko e respektoje atë, se të falet gjynahu!”

Nëse të rriturit dhe prindërit e kanë të vështirë të mblidhen dhe të respektojnë njëri – tjetrin, u del për detyrë të rinjve dhe të rejave ta bëjnë këtë. Le të organizojnë një piknik bashkë të gjithë kushërinjtë, të lexojnë Kuran bashkarisht etj...

Vendet tona aktualisht kanë shumë probleme, shumë gjëra nuk shkojnë siç duhet, vihen re përçarje dhe konflikte të mëdha. Shumë gjëra nuk janë në duart tona, pasi kontrollohen nga qeveritë. Shumë aspekte të jetës i ngjajnë vargut që këputet, duke derdhur të gjitha hallkat. Gjëja e vetme që kemi në dorë është pikërisht familja e vogël dhe ajo e madhe.

Shpesh herë më vijnë të rinj dhe të reja e më thonë: Duam të bëjmë diçka për vendin dhe islamin, por nuk dimë çfarë të bëjmë, pasi nuk kemi gjë në dorë. Përgjigja ime është: Kontribuoni sa të mundni në bashkimin e familjes dhe kthimin e harmonisë.

Me qëllim që takimet të marrin një dimension tjetër, është mirë të diskutohet dhe të hidhen hapa praktike në mbështetjen sociale të disa prej familjarëve me probleme ekonomike. Diferencat ekonomike kanë filluar të shfaqen edhe tek familjet, ku njëri vëlla është shumë i pasur, kurse tjetri tepër i varfër dhe i papunë. Edhe një i pasur që nuk i ndihmon familjarët e tij të varfër, konsiderohet se shkon keq me njerëzit e gjakut. Nëse kërkoni që tu shtohet pasuria, bereqeti dhe të keni fëmijë – nëse jeni privuar gjer tani – shkoni mirë me farefisin.

Profeti a.s dhe familja

Pasi kishin kaluar tre vite nga fshehtësia e thirrjes islame, Profeti a.s urdhërohet që mesazhin e tij t’ua komunikojë të gjithë njerëzve dhe të parët që do të prezantoheshin me këtë mesazh, ishin pikërisht familjarët dhe gjaku i tij.

“Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm..” (Shuara, 214)

Profeti a.s i mblodhi njerëzit e gjakut që t’u flasë për mesazhin me të cilin e kishte obliguar Zoti, por xhaxhai i tij Ebu Lehebi ia prishi planet dhe takimi dështon. Sërish Profeti a.s i mbledh një ditë tjetër dhe u thotë: ”Pasha Zotin! Nëse do i çoja drejt humbjes të gjithë njerëzit, juve nuk ua bëj dot diçka të tillë. Nëse do i gënjej të gjithë njerëzit, juve nuk do u gënjeja. O Safije, halla e Profetit! Bëji derman vetes nga zjarri i xhehenemit! O Abas, xhaxhai i Profetit! Bëji derman vetes nga zjarri! O Fatime, bija e Muhamedit! Bëji derman vetes nga zjarri! Unë nuk kam në dorë tu ndihmoj, por do bëj ç’mos ti ruaj lidhjet tona të gjakut.”

Nëse kjo ishte në ditët e para të mesazhit islam, ndër ajetet e fundit që iu shpallën Profetit a.s është:

“Thuaju: “Për këtë nuk kërkoj kurrfarë shpërblimi tjetër prej jush, përveç respektit për hir të farefisnisë (që kemi).” (Shura, 23)

Si fillimi i mesazhit hyjnor ashtu dhe fundi, fokusohen tek të afërmit dhe lidhjet e gjakut.

Dy djemtë e Ebu Lehebit ishin fejuar me dy vajzat e Profetit a.s, Rukijen dhe Umu Kulthumin. Si pasojë e urrejtjes dhe mllefit që ndjente për Profetin a.s, Ebu Lehebi i urdhëroi djemtë e tij ta prishin fejesën me dy vajzat e Profetit a.s dhe ashtu ndodhi. Veç kësaj, Ebu Lehebi përhapi fjalë në Mekë se askush tjetër nuk mund të martohej me vajzat e Profetit a.s, edhe pse djemtë e tij e kishin prishur fejesën. Dy vajzat e Profetit a.s mbetën pa u martuar derisa Rukijen e mori Uthmani r.a, e pasi vdiq ajo u martua me Umu Kulthumin.

9

Page 10: Lidhjet Farefisnore

Megjithatë, kur Profeti a.s hyri në Mekë si triumfator, pyeti: ”Ku janë Utbe dhe Utejbe, dy kushërintë e mi?” Abasi i tha: ”Do i sjell unë o i dërguar i Allahut.” Kur erdhën, Utbe dhe Utejbe dridheshin nga frika se mos Profeti a.s do të hakmerrej. Por Profeti a.s u tha: ”O Utbe dhe Utejbe! O kushërinjtë e mi! Pasha Zotin! Nëse do i çoja drejt humbjes të gjithë njerëzit, juve nuk ua bëj dot diçka të tillë. Nëse do i gënjej të gjithë njerëzit, juve nuk do u gënjeja. Nuk dua për ju veçse të mirën, prandaj unë u propozoj të pranoni Islamin.” Të dy vëllezërit dëshmuan se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi a.s ishte i dërguari i Tij. Profeti a.s i kapi për duarsh dhe vajti bashkë me ta tek Qabja. Tregon Umeri: ”E pashë Profetin a.s duke ngjitur faqen e tij për murit të Qabes dhe duke u lutur: ”O Zot! Udhëzoje Utben dhe Utejben!” Sa herë që i shihja në fytyrë, më dukej sikur udhëzimi hyjnor ua ndriçonte fytyrën.”

Ditën që myslimanët hynë në Mekë, Ebu Sufjani u takua me Aliun, të cilit i tha: ”Si do të dal para Muhamedit tani?” Aliu i tha: ”Kur të hysh ta takosh, i thuaj ato fjalë që vëllezërit i thanë Jusufit a.s: ”Ata thanë: “Betohemi për Allahun, vërtet që Allahu të ka ngritur ty mbi ne dhe ne paskemi qenë vërtet të gabuar”. (Jusuf, 91)

Ebu Sufjani që kishte qenë komandanti i ushtrisë armike, e pyeti: ”Po a thua të vlejë o Ali?!” Aliu i tha: ”Po.”

Me të hyrë Ebu Sufjani në dhomën ku gjendej Profeti a.s, i tha: “Betohemi për Allahun, vërtet që Allahu të ka ngritur ty mbi ne dhe ne paskemi qenë vërtet të gabuar”. (Jusuf, 91)

Kurse Profeti a.s ia ktheu me ajetet që Jusufi a.s iu përgjigj fjalëve të mësipërme të vëllezërve: “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë. Ai është

më i mëshirshmi i mëshiruesve!” (Jusuf, 92)

Edhe pse Profeti a.s i donte dhe respektonte të gjithë sahabët, ata me të cilët kishin lidhje gjaku, ai i vlerësonte pak më shumë për hir të lidhjeve. Në betejën e Mu’tes mbetën të vrarë shumë myslimanë, e bashkë me ta dhe Xhafer ibnu Ebi Talib, të cilin Profeti a.s e qau për shkak të lidhjeve të gjakut.

Në betejën e Bedrit, mbeti i vrarë dhe Ebu Ubejde ibnu Harith, kushëriri i Profetit a.s. Ai ia mori kokën në prehër dhe duke qarë thoshte: ”O Zot! Ji dëshmitar se Ebu Ubejde e ka mbajtur besën!”

Kur zbuloi se në betejën e Uhudit ishte vrarë xhaxhai i tij Hamzai, Profeti a.s shpërtheu në të qara me ngashërime.

Në betejën e Hendekut, Aliu doli në dyluftim me Amr ibnul Vud, i cili nuk kishte humbur asnjë dyluftim gjer atëherë. Kur Aliu u nis për dyluftim, Profeti a.s lutej dhe thoshte: ”O Allah! Ti e more Ebu Ubejde ibnu Harith, nga familja ime. O Allah ti e more Hamzanë në betejën e Uhudit, i cili dhe ai ishte nga familja ime. O Allah! Ali ibnu Ebi Talib është nga familja ime, prandaj mos më lër të vetëm!”

Në betejën e Bedrit, xhaxhai i Profetit a.s, Abasi, ishte detyruar të renditet me forcat armike të myslimanëve. Pas betejës, ai ishte marrë rob nga myslimanët. Atë natë, Profetin a.s nuk e zinte gjumi. Ai vinte e vente dhe nuk e nxinte vendi. Duke e parë në atë gjendje, dikush i tha: ”Përse nuk fle o i dërguar i Allahut?” Profeti a.s ia ktheu: ”Rënkimet e Abasit i kam në vesh.” Kjo, sepse Abasi qëndronte i lidhur me pranga.

Kaq shumë ishte i lidhur me familjarët dhe farefisin e tij Profeti a.s. Ai ishte i lidhur me të gjithë shokët dhe myslimanët, por me farefisin e tij pak më shumë. Ai ishte profet i Zotit, por ishte dhe njeri dhe si i tillë duhej të jepej më shumë pas familjarëve dhe farefisit.

10

Page 11: Lidhjet Farefisnore

A do të viheni në lëvizje pas kësaj teme me qëllim që të bashkoni familjen? Kush është i gatshëm të bëjë çmos derisa familjarët dhe farefisi ti rikthehen lidhjeve të forta?

Secili prej nesh do të pyetet Ditën e Kiametit çfarë kemi bërë për harmoninë në familje dhe mes farefisit.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

اء� �س� �ق�وا و�ن �ه� و�ات �ذ�ي الل �ون� ال اء�ل �س� �ه� ت ح�ام� ب ر�� �ن� و�األ� �ه� إ �ان� الل �م� ك �ك �ي �ا ع�ل ق�يب ر�

"... Dhe kini firkë Allahun mbi emrin e të Cilit përbetoheni,ruajeni farefisin (akraballëkun) se Allahu është mbikëqyrës mbi ju". (Nisa,1)

" A pritet prej jush (hipokritëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet farefisnore.

Të tillë janë ata që Allahu i mallkoi, i bëri të shurdhët dhe ua verbëroi të parit e tyre".(Muhammed,22,23) I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë:" Nuk do të hyjë në Xhennet ai që i shkëput lidhjet farefisnore"290.

"Kush i beson Allahu dhe Ditës së Fundit le të mbajë lidhjen farefisnore". Muttefekun alejh.291

ndihmë nga ti prej ndërprerjes (shkëputjes) të lidhjeve farefisnore, po a nuk dëshiron që të mbahem me atë që të mban ty dhe të shkëputem prej atij që shkëputet nga ti, ka thënë:"Po si jo ".Muttefekun alejhi.292

"Kush dëshiron që t'i zgjerohet rizku i tij dhe t'i zgjatet jeta, le të mbajë lidhjet farefisnore". Muttefekun alejh.293

"Lidhja farefisnore është e varur për Arshi dhe thotë:

"Kush kujdeset për mua, Allahu do të kujdeset për të, e kush shkëputet nga unë, Allahu do të shkëputet nga ai".

Dhe në një transmetim tjetër, Allahu {i Madhëruar} thotë:

"Kush mban lidhjen farefisnore Unë do të kujdesem për atë, e kush shkëputet nga ajo do ta gjymtoj"294

Allahu i Madhëruar ka thënë:

" E ata që thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën Allahu ka urdhëruar të jetë e lidhur, bëjnë shkatërrime në Tokë, ata meritojnë mallkimin dhe meritojnë vendin më të keq".(Rad.25)

 Muhammed ibën Amër transmeton nga Ebu Selem e ky nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Allahu i Madhëruar ka thënë:

"Unë jam Mëshirploti (Rrahmani) dhe kjo është lidhja farefisnore (rrahëm, mëshira), kush e mban do të kujdesem për të, e kush e shkëput atë do të shkëputem nga ai."295

Prandaj ne themi se kush shkëputet nga lidhja e tij farefisnore është i varfër edhe nëse është i pasur.

Kështu është kush shkëputet nga lidhja farefisnore duk u izoluar nga ata me anashkalim dhe pa arsye.

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem, ka thënë

"Freskojeni farefisin tuaj qoftë edhe me selam (përshëndetje)."296

11

Page 12: Lidhjet Farefisnore

Qasjen ndaj historisë së Musait (a.s.), nuk e kemi bërë siç ndodh rëndom me të gjitha historitë e profetëve të tjerë, me një renditje kronologjike. Ne jemi përpjekur që nga ngjarjet e ndryshme, të nxjerrim vlera morale, të cilat i përcjell çdo ndodhi.

Vlera e kësaj teme, do të përqendrohet tek lidhjet farefisnore. Unë nuk e imagjinoj dot sesi dy vëllezër e fillojnë dhe e përfundojnë muajin e Ramazanit, duke i mbajtur mëri njëri-tjetrit. Unë nuk i imagjinoj dot dy vëllezër, të cilët nuk flasin me njëri-tjetrin, nuk interesohen dhe nuk e duan njëri-tjetrin.

Shpeshherë, myslimanët i konceptojnë lidhjet farefisnore vetëm tek lidhjet mes kushërinjve dhe xhaxhallarëve. Sakaq, ata harrojnë se këto lidhje fillimisht duhen respektuar me vëllezërit dhe motrat e gjakut. Ka të rinj, të cilët jetojnë me motrën apo vëllain nën një çati, megjithatë komunikimi mes tyre është shumë i rrallë. Secili qëndron në dhomën e tij, në botën e tij të brendshme dhe nuk duan t’ia dijë për tjetrin, me të cilin e ndan një mur. Si është e mundur që nuk e ndjejnë njëri-tjetrin?

Vëllezër të tillë bëhen shkak i një sërë mërish e zënkash edhe në të ardhmen. Vëllezër të tillë grinden e kacafyten për trashëgiminë e babait të tyre. Vëllezër të tillë i privojnë edhe fëmijët e tyre nga vizitat tek xhaxhai.

Njoh një tetëmbëdhjetë vjeçar, të cilit i vdiq vëllai njëzet vjeç. Ai nuk kishte pasur lidhje të forta me të vëllain, por vdekja e tij e tronditi. Disa ditë pas vdekjes, ai sheh në mur foton e të vëllait, e merr në dorë dhe i tronditur thotë: “Nuk të njoha edhe pse të kisha vëlla dhe ishim nën një çati! Do të doja të ishim njohur më shumë, të shoqëroheshim më shumë para se të vdisje.” Pastaj ai shpërtheu në të qara.

Nëse kërkon që të na pranohen adhurimet, të na pranohet agjërimi i Ramazanit dhe të përjetojmë natën e Kadrit, duhet të forcojmë lidhjet farefisnore dhe të gjakut. Është e pamundur që mëshira e Zotit t’i jepet një personi, i cili shkon keq me farefisin. Nëse ti dhe vëllai keni urrejtje për njëri-tjetrin, nëse grindeni, i keni kthyer shpinën dhe i hyni në hak njëri-tjetrit, mos prisni mëshirë dhe dhembshuri nga Zoti. Thotë profeti Muhamed (a.s.): “Me të vërtetë që mëshira nuk zbret tek ata njerëz, të cilët kanë shkëputur lidhjet farefisnore.”

Nëse familjet tona vazhdojnë të ndjekin të njëjtin kurs, urrejtje mes farefisit, mëri, inat e mllef, mos të presim që umeti mysliman të ndryshojë. Të shumtë janë ato mure mbrojtës të Islamit dhe të myslimanëve. Të gjithë kanë rënë dhe janë shembur njëri pas tjetrit. Muri i fundit mbrojtës është ai i familjes, të cilin ne duhet ta mbajmë fort dhe mos e lëmë të shembet.

Profeti (a.s.) ka thënë: “Shkoni mirë me farefisin, qoftë dhe me një selam (përshëndetje).”

Në një hadith tjetër, Profeti (a.s.) vendos kriteret e duhura të një personi që shkon mirë dhe i respekton farefisin. Sipas tij, një person i tillë nuk është ai që sillet ashtu siç sillen të afërmit, nëse e vizitojnë, i viziton, në të kundërt nuk i viziton. Sipas Profetit (a.s.), një person që shkon mirë me të afërmit, është ai që i viziton edhe nëse nuk e vizitojnë, i përshëndet edhe nëse nuk e përshëndesin, u bën mirë edhe nëse nuk i bëjnë mirë.

Shkoni mirë me farefisin, para se t’i humbisni ata. Shkoni mirë me tezen dhe hallën, para se të ndërrojnë jetë. Në një hadith, profeti Muhamed (a.s.) tregon: “Kur Zoti krijoi krijesat, u ngrit vlera e farefisit dhe u kap pas Arshit duke thënë: “O Zot! Le të jetë ky vendi i atyre që nuk më respektojnë”. Zoti i tha: “A nuk kënaqesh sikur ta mbaj pranë atë që të respekton dhe ta mbaj larg, atë që i shkëput lidhjet me ty?!”

Profeti (a.s.) ka thënë: "Në të dyja anët e Siratit, do të vendoset amaneti dhe lidhjet farefisnore. Ata do t’i thonë Zotit: "O Zot! Nuk do të kalojnë mbi urën e Siratit,

12

Page 13: Lidhjet Farefisnore

derisa të na kthejnë të drejtat tona të mohuara". Kështu, çdo njeri do të qëndrojë derisa t'u japë të drejtën si amanetit, ashtu edhe lidhjeve të gjakut."

Nëse i ke shkëputur lidhjet me farefisin, hyrja jote në xhenet do të vonohet derisa të japësh llogari për këtë çështje. Prandaj, mos ia lejo vetes të hysh në sherr dhe të zihesh me vëllain tënd! Mos ia lejo vetes që ta shash vëllain në sytë e fëmijëve të tu! Kurrë mos lejo njeri të flasë keq për vëllain tënd dhe ta përgojojë!

Mbylli sytë në këto çaste dhe mendo pak për vëllain apo motrën tënde! Vallë a e do shumë vëllain? Përse të mos i harrosh mëritë e vjetra? Përse të mos shkosh dhe ta përqafosh fort? Përse të mos fitosh xhenetin, duke forcuar lidhjet me vëllain tënd dhe njerëzit e gjakut?

Vdekja e profetit Harun (a.s.)

Pas gjithë atyre viteve të mbushura me sakrifica për fenë, pas gjithë atyre viteve shoqërim me vëllain e tij dhe profetin Musa (a.s.), profeti Harun (a.s.) do të ndahej nga jeta. Është e çuditshme, por kur njëri nga dy shokë jete dhe të një qëllimi ndahet nga kjo botë, ky është tregues se edhe tjetri do t’i bashkohet shumë shpejt. Vdekja e Harunit (a.s.), sikur i thoshte Musait (a.s.) se këtij udhëtimi besimi po i vinte fundi. Për shkak se në këtë botë jetuan shumë pranë njëri-tjetrit, edhe pas vdekjes, janë pranë. Haruni (a.s.) ndodhet në qiellin e pestë, kurse Musai (a.s.) në qiellin e gjashtë. Dhurata që profeti Musa (a.s.) i bëri vëllait të tij, konsiderohet si dhurata më e shtrenjtë që dikush mund t’i bënte një tjetri. Ai e luti Zotin që Harunin ta bënte profet si veten. Askush nuk ka jetuar aq pranë një tjetri, siç ka jetuar hazreti Musa (a.s.) me Harunin.

Në gjithë historinë njerëzore, nuk mund të gjesh dy vëllezër që janë dashur dhe kanë jetuar aq pranë njëri-tjetrit, sa profeti Musa (a.s.) me Harunin (a.s.).

Profeti Harun (a.s.) vdiq dhe u varros në qytetin e lashtë të Petras në Jordani. Vendi ku është varrosur nuk dihet me saktësi.

Marrëdhëniet vëllazërore më të fuqishme që ceken në Kuran, janë ato mes Musait (a.s.) dhe të Harunit (a.s.). Kurse marrëdhëniet më të këqija dhe negative, janë ato mes dy djemve të Ademit (a.s.), Kabilit dhe Habilit.

Që marrëdhëniet mes dy personave të jenë të fuqishme dhe të vazhdueshme, duhet të ketë ndërveprim, dhënie dhe marrje mes tyre. Një lidhje ku njëra palë vetëm jep dhe tjetra vetëm merr, është e destinuar të dështojë. Kjo marrje dhe dhënie nuk është e thënë të jetë materiale, mund të përbëhet edhe nga emocione, ngrohtësi dhe dhembshuri. Musai (a.s.) i dha Harunit (a.s.) dhuratën më të shtrenjtë që dikush mund t’i bënte dikujt tjetër, profecinë. Ai i kërkoi Zotit që ta bënte edhe Harunin profet. Sakaq, profeti Harun (a.s.) i qëndroi pranë Musait (a.s.) në çastet më të vështira, e ndihmoi dhe i dha zemër kur u përball me faraonin. Vetë Kurani fisnik e vlerëson marrëdhënien e ngushtë mes Musait (a.s.) dhe Harunit (a.s.).

“Ne i dhamë dhuntinë Tonë Musait dhe Harunit.” (Saffat, 114)

“... dhe u lamë kujtim të mirë për ta brezave të mëvonshëm. “Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin!”. Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët! E pa dyshim, ata të dy janë nga robërit Tanë besimtarë.” (Saffat, 120-122)

Kjo lidhje vëllazërore mes Musait (a.s.) dhe Harunit (a.s.) kaloi në pesë faza, derisa u forcuan kaq shumë. Vetë nëna e tyre kishte një rol të rëndësishëm në forcimin e këtyre marrëdhënieve mes dy vëllezërve.

Marrëdhëniet mes tyre filluan të thjeshta, si marrëdhëniet e çdo vëllai me vëllain e tij. Përderisa Musai (a.s.) jetonte në pallatin e faraonit, herë pas here shkonte dhe vizitonte vëllezërit e motrat e tij të gjirit. Me kalimin e kohës, ai kupton se nëna e tij

13

Page 14: Lidhjet Farefisnore

biologjike ishte pikërisht nëna që i jepte gji. Që këtu, ai fillon të forcojë lidhjet edhe me vëllain e tij dhe motrën biologjike. Tashmë Musai (a.s.) e dinte se kishte një vëlla biologjik, me të cilin ndanin të njëjtin gjak. Kjo është faza e dytë e marrëdhënieve mes dy vëllezërve. Që këtu, Musai (a.s.) fillon ta thërrasë si vëlla:

Faza e tretë e marrëdhënieve mes tyre, është ajo e vëllait shok. Përveçse kishin një nënë të përbashkët, ata ishin dhe shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. Ata ishin vëllezër shokë, pasi ndanin shqetësimet me njëri-tjetrin, i rrëfenin hallet dhe preokupimet.

Në fazën e katërt, kjo marrëdhënie vëllazërore dhe shoqërore, ngjitet një shkallë më lart. Tashmë ata ishin edhe vëllezër në fe, vëllezër për hatër të Zotit. Për këtë fazë marrëdhëniesh mes dy personash, Profeti (a.s.) ka thënë: “Nëse dy persona ndihen vëllezër për hatër të Zotit, më i dashuri prej tyre te Zoti, është ai që e do vëllain më shumë.”

“Kush vëllazërohet me një tjetër për hatër të Zotit, i jepet si shpërblim një gradë e lartë në xhenet, të cilën nuk mund ta fitojë me veprat e tij. Dallimi mes dy gradëve, është si dallimi mes qiellit dhe tokës.”

Zoti thotë në një hadith kudsij: “E meritojnë dashurinë Time, ata që e duan njëri-tjetrin për hatrin tim.”

“Ku janë ata që e kanë dashur njëri-tjetrin për hatrin Tim! Sot do t’i strehoj nën hijen e Arshit tim.”

Përse mos jetë vëllai yt i gjakut, njëkohësisht edhe vëlla për hatër të Zotit? Përse mos jetë i tillë kushëriri yt?

Musai (a.s.) dhe Haruni (a.s.) e mbërritën këtë gradë duke e adhuruar Zotin bashkërisht, duke iu lutur Atij të dy bashkë. Përse mos e provosh dhe ti o vëlla me vëllain tënd dhe ti o motër me motrën tënde të gjakut?

Kur Musai (a.s.) iu lut Zotit që edhe Haruni të bëhej profet, këtë e arsyetoi me diçka madhështore: “... që të thurim shumë lavde për Ty e të të përmendim Ty vazhdimisht! Vërtet, Ti do të jesh gjithnjë Mbikëqyrësi ynë." (Taha, 33-35)

Një lutje të tillë Zoti e pranoi dhe menjëherë iu përgjigj: “(Allahu) tha: “Kërkesa jote u plotësua, o Musa!” (Taha, 36)

Faza e pestë në marrëdhëniet vëllazërore mes Musait (a.s.) dhe Harunit (a.s.), ishte ortakëria në përmbushjen e misionit hyjnor. Të dy ishin ortakë në një mision të vetëm: Nxjerrja e Benu Israilëve nga Egjipti ku shtypeshin e dhunoheshin dhe edukimi i tyre sipas ligjeve hyjnore.

Sinqeriteti i profetit Harun (a.s.)

Unë nuk njoh histori më të bukur dhe më madhështore mes dy vëllezërve, si ajo e Harunit (a.s.) dhe Musait (a.s.). Vetë Kurani fisnik nuk ka sjellë model tjetër vëllazërie gjaku dhe feje, më të mirë se ai i Musait (a.s.) dhe Harunit (a.s.).

Gjatë gjithë historisë, profeti Harun (a.s.) nuk manifeston asnjëherë rebelim, kundërshtim dhe mospajtim. Në çdo kohë dhe vend, ai manifeston gatishmërinë më të lartë në mbështetje të Musait (a.s.).

“Allahu tha: “Ne do të të forcojmë ty me vëllain tënd.” (Kasas, 35)

Shumë njerëz e kanë të vështirë të luajnë rol dytësor në një çështje. Shumë të tjerë, e pranojnë, por me zemër të lënduar. Rolin dytësor, si në rastin e profetit Harun (a.s.), nuk mund ta luajë, veçse një person i sinqertë në maksimum.

14

Page 15: Lidhjet Farefisnore

Kur Musai (a.s.) vajti në takim me Zotin, ku qëndroi dyzet ditë, Benu Israilët refuzuan t’i binden Harunit (a.s.) në çështjen e adhurimit të viçit. Ata i thanë: “Ata u përgjigjën: “Ne do t’i lutemi atij, derisa të na kthehet Musai.” (Taha, 91)

Kjo, sepse Benu Israilët ishin të lidhur me personin e Musait (a.s.), jo me idenë dhe besimin fetar. Ata ishin të lidhur me drejtuesin numër një, i cili me të goditur detin me shkop ishte hapur më dysh, ishte përballur me faraonin etj...

Haruni (a.s.) e pranoi rolin dytësor pa manifestuar asnjë pakënaqësi dhe kjo për shkak të sinqeritetit të tij të lartë. Ka njerëz, të cilët edhe pse e pranojnë rolin dytësor, shkaktojnë probleme nga më të ndryshmet, me pretekst se kështu e do e drejta dhe e vërteta. Në fakt, këta njerëz nuk ndihen rehat me atë rol.

Sakaq, profeti Harun (a.s.) i besonte idesë, ishte i sinqertë dhe nuk i interesonte gjë tjetër përveç përmbushjes së misionit hyjnor. Për këtë, ai meritoi të jetojë në qiellin e pestë, pranë Musait (a.s.).

Haruni (a.s.) ishte i sinqertë, nuk priste të përfitonte diçka dhe në fakt, nuk përfitoi asgjë. Ai vetëm sakrifikoi dhe i shërbeu çështjes në të cilën besonte. Ai i përballoi provokimet e Benu Israilëve me sukses, provokime, të cilat nuk ishin të pakta. Benu Israilët e kuptonin mirë që njeriu i dytë, në këtë rast Haruni (a.s.), mund të bëhej xheloz dhe të mbushej me mllef. Në shumë raste, ata u rrekën të shkaktojnë pakënaqësi dhe xhelozi mes Musait (a.s.) dhe Harunit (a.s.). Kur Musai (a.s.) shkoi në takim me Zotin për dyzet ditë, Benu Israilët thanë: “Musai nuk e mori edhe Harunin me vete, për shkak se është xheloz, ngaqë Zoti e do Harunin më shumë”.

Kur Musai (a.s.) u kthye dhe e gjeti popullin e tij duke adhuruar viçin e Samiriut, Benu Israilët i thanë: “Ai që na bindi të adhurojmë viçin ishte pikërisht Haruni”. Kjo me qëllim që të provokojnë një zënkë mes dy vëllezërve.

Është e çuditshme, pasi as njëri dhe as tjetri, nuk ranë pre e provokimeve të Benu Israilëve. Edhe në rastin kur Musai (a.s.) e kapi vëllain e tij për mjekre dhe e tërhoqi zvarrë, Haruni (a.s.) reagoi me butësi duke i thënë: “(Haruni) tha: “O biri i nënës sime, mos më kap për mjekre e as për koke!” (Taha, 94)

Kurse sipas një ajeti tjetër, i thotë: “Mos ua bëj qejfin armiqve!” (Araf, 150)

Kujtimet mes Musait (a.s.) dhe Harunit (a.s.) janë ndër kujtimet më të bukura. Ata të dy dolën para faronit dhe i komunikuan mesazhin e Zotit. Të dy kontribuuan për triumfin e së vërtetës. Të dy janë gëzuar bashkërisht, kanë qarë bashkë, kanë adhuruar Zotin bashkë, kanë udhëzuar njerëzit në fenë e Zotit bashkë etj...

Vallë si janë kujtimet mes teje dhe vëllait, apo motrës tënde? A luani bashkë? A shkoni në det bashkë? A e qerasni shpesh njëri-tjetrin?

Vallë kur mund të ketë qenë momenti më mallëngjyes mes Harunit (a.s.) dhe Musait? Ndoshta kur Musai (a.s.) u kthye nga takimi me Zotin dhe e përgëzoi Harunin me profetësi! Sakaq, momenti më i vështirë mund të ketë qenë kur të dy dolën para faronit dhe i kumtuan mesazhin e Zotit. Kurse qëndrimi më i fuqishëm, duhet të ketë qenë kur të dy qëndruan para magjistarëve. Momenti më emocionues mund të ketë qenë kur u hap deti dhe bashkë me Benu Israilët kaluan në bregun tjetër.

Si Musai (a.s.) ashtu dhe Haruni (a.s.), janë heronjtë dhe personazhet kryesorë të historisë së Benu Israilëve në Egjipt dhe më pas. Haruni (a.s.) është heroi i rreshtave dytësorë, pa rivalitet. Musai (a.s.) kishte rolin e drejtuesit suprem, sakaq Haruni (a.s.) ishte plotësues.

Benu Israilët para portave të Jerusalemit

15

Page 16: Lidhjet Farefisnore

Kur Musai (a.s.) dhe populli i tij iu afruan qytetit të shenjtë të Kudsit (Jerusalemit), u kërkoi njerëzve që të luftonin, pasi Zoti i kishte premtuar fitore. Por ata i thanë: “Shko ti bashkë me Zotin tënd dhe luftoni, sepse ne do presim këtu!”.

Që aty, numri i përkrahësve të Musait (a.s.) filloi të pakësohej, derisa mbeti ai bashkë me Harunin. Në këtë rast, Musai (a.s.) tha: “Musai tha: “O Zoti im! Unë nuk kam fuqi për askënd tjetër, veç vetes dhe vëllait , prandaj na veço neve prej këtij populli të pabindur!” (Maide, 25)

Vdekja e Harunit (a.s.)

Gjatë periudhës që Benu Israilët kishin humbur në shkretëtirë, vdes profeti Harun (a.s.). Ai që e varrosi ishte pikërisht vëllai i tij i gjakut dhe i besimit, profeti Musa (a.s.). Padyshim që kanë qenë çaste të vështira për profetin Musa (a.s.). Pas një jetë plot sakrifica, mbështetje dhe përkrahje, profeti Harun (a.s.) do të ndahet nga kjo botë. Imagjinojeni Musain (a.s.) duke përgatitur dhe varrosur vëllain dhe shokun e tij Harunin. Kushedi sa lot ka derdhur.

Veç kësaj, fakti që Haruni (a.s.) ndërroi jetë, do të thoshte se edhe vdekja e Musait (a.s.) nuk ishte e largët. Përveçse ishin vëllezër, ata ishin dhe ortakë të një misioni të përbashkët. A nuk keni dëgjuar për dy bashkëshortë, që disa muaj pasi ka vdekur gruaja, i është bashkuar dhe i shoqi?

Profeti Harun (a.s.) u varros në qytetin antik të Petras në Jordani.

Në fund, e lusim Zotin të na japë vëllezër e miq, të ngjashëm me Musain (a.s.) dhe Harunin (a.s.)! E lusim Zotin që në xhenet të na bashkojë me Musain (a.s.) dhe Harunin (a.s.)! Amin!

16