LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

36
Dhiata e Vjetër LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E SHENJTA

Transcript of LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

Page 1: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

Dhiata e VjetërLIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E SHENJTA

Page 2: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

Secila faqe në këtë libër ka katër mënyra se si mund të mësosh më shumë nga shkrimet e shenjta:

1. Një histori nga Dhiata e Vjetër.

2. Një veprimtari zbavitëse.

3. Një kapitull ose vargje se ku gjendet historia në shkrimet e shenjta.

4. Një sfidë për të bërë kërkime në shkrimet e shenjta që të gjesh përgjigje për një pyetje.

Teksa e ngjyros secilën faqe, ti mund të lexosh nga shkrimet e shenjta ose t’i kërkosh një pjesëtari të familjes që të t’i lexojë. Ose dëgjoji shkrimet e shenjta te scriptures.ChurchofJesusChrist.org apo në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit].

Ky libër i përket:

Page 3: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

1

Perëndia e krijoi qiellin dhe tokën në gjashtë ditë. Gjej disa nga gjërat e gjalla që krijoi Perëndia në tokë:

1 ari, 4 pemë palmash, 5 peshq, 1 aligator, 1 kalë dhe 1 zebër.

Zanafilla 1–2

Sipas shëmbëlltyrës së kujt u krijua njeriu (mashkulli dhe femra)?

Page 4: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

2

Perëndia e vendosi Adamin dhe Evën në një kopsht të bukur. Perëndia i urdhëroi që të mos e hanin frutën e pemës së njohjes të së mirës dhe të së keqes. Djalli, i maskuar si një gjarpër, i tundoi ata dhe ata e hëngrën

frutën. Ndiqi Adamin dhe Evën teksa bëjnë zgjedhje që i bëjnë të largohen nga kopshti.

Çfarë i ndodhi terrenit të Tokës për shkak të Adamit dhe të Evës?

Zanafilla 3

Page 5: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

3

Pasi toka u përmbyt, Noeu dhe familja e tij i liruan të gjitha gjërat e gjalla nga arka. Gjeji kafshët vijuese teksa largohen

nga arka: 2 derra, 2 elefantë, 2 minj, 2 zogj dhe 2 tigra.

Zanafilla 8–9

Çfarë vuri Perëndia në qiell si shenjë e besëlidhjes së Tij me Noeun?

Page 6: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

SVEIKI

ЗДРАВО

HOLABULA

OI

HELLO

CIAO

letonisht anglisht

portugalisht

fixhianisht

spanjisht

italisht

serbisht

4

Njerëzit u përpoqën të ndërtonin një kullë aq të lartë sa të arrinin qiellin. Zoti nuk ishte i kënaqur. Ai e ndryshoi gjuhën e tyre kështu që

ata nuk mund ta kuptonin njëri‑tjetrin. Shkruaj sipas germave në mënyrë që të thuash “tungjatjeta” në disa nga gjuhët e përdorura në botë sot.

Zanafilla 11

Si quhej kulla?

Page 7: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

5

Perëndia e urdhëroi Abrahamin që të sakrifikonte Isakun, birin e tij. Isaku e ndihmoi të atin që ta përgatiste altarin për sakrificën. Bashkoji pikat për të

parë se kë dërgoi Perëndia për ta ndalur Abrahamin që të mos e sakrifikonte Isakun.

Zanafilla 22

Përse Perëndia e urdhëroi Abrahamin që ta sakrifikonte Isakun, por më pas e ndali atë?

Page 8: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

6

Esau dhe Jakobi ishin vëllezër binjakë. Jakobi lindi pas Esaut. Një ditë, kur Esau ishte i uritur, ai e shkëmbeu parëbirninë e tij

(bekimet e të qenit i lindur i pari) me të vëllanë, Jakobin, për pak ushqim. Ndiqe labirintin nga Esau deri te Jakobi.

Zanafilla 25

Çfarë i tha Zoti Rebekës ndërkohë që ishte shtatzënë me Jakobin dhe Esaun?

Page 9: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

7

Jakobi i dha birit të tij, Jozefit, një rrobë të gjatë me shumë ngjyra ngaqë e donte atë. Vëllezërit e Jozefit ishin xhelozë, kështu që e shitën Jozefin si skllav. Ata gënjyen dhe i thanë të atit që Jozefi kishte vdekur.

Gjej 8 ndryshime mes figurave të Jakobit dhe familjes së tij.

Zanafilla 37

Çfarë ëndrre pa Jozefi që i zemëroi vëllezërit e tij?

Page 10: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

8

Si shërbëtor, Jozefi ishte i bindur dhe punonte fort. Bashkëshortja e Potifarit u përpoq që ta tundonte, por Jozefi iku me vrap.

Më vonë, Perëndia i tregoi Jozefit kuptimin e ëndrrave të Faraonit (mbretit të Egjiptit). Jozefi u bë sundimtar dhe e shpëtoi familjen e tij.

Zanafilla 39–42

Ndiqe labirintin përgjatë udhëtimit të Jozefit.

Si u bekua Jozefi ngaqë Zoti ishte me të?

ASHERI

Page 11: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

9

Jakobi pati 12 bij. Familjet e tyre njihen si 12 fiset e Izraelit. Shkruaji sipas pikave emrat e secilit prej bijve të Jakobit.

Zanafilla 49; Ligji i Përtërirë 33

Çfarë bekimesh iu premtuan Jozefit?

RUBENI SIMEONI LEVI

DANI

JUDA

ZABULONINEFTALI

JOZEFIBENIAMINIASHERI

GADI

ISAKARI

Page 12: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

10

Faraoni urdhëroi që të gjithë foshnjat që ishin djem, tʼi flaknin (hidhnin) në lumë dhe tʼi vritnin. Ndiqe Moisiun foshnjë teksa nëna e tij e lëshon atë të sigurt në lumë, në një shportë.

Eksodi 1–2

Kush e gjeti Moisiun në ujë?

Page 13: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

11

Ndërkohë që kërkonte një dele të humbur, Moisiu hasi një ferrishte që digjej. Zoti iu shfaq Moisiut në flakët e ferrishtes.

Eksodi 3–4

Çfarë e urdhëroi Zoti Moisiun të bënte?

Page 14: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

12

Nëpërmjet Moisiut, Zoti e urdhëroi Faraonin që t’i linte të lirë izraelitët. Por Faraoni nuk iu bind urdhrit të Perëndisë. Përkoji format me

plagët që dërgoi Perëndia për ta përulur Faraonin.

Ujë i shndërruar në gjak

Errësirë për tri ditë

Mizat Bretkosat Mushkonjat Ulcera

Bagëti e sëmurë Stuhi breshëri Vdekja e të parëlindurit

Karkalecat

Eksodi 7–12

Si e ndihmoi Aaroni Moisiun?

Page 15: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

13

Izraelitët u lanë të lirë dhe u larguan nga Egjipti. Faraoni u zemërua dhe i ndoqi këmba‑këmbës. Me anë të fuqisë së Perëndisë, Moisiu e ndau detin dhe

izraelitët shpëtuan. Gjej 15 peshq teksa izraelitët e kalojnë detin në tokë të thatë.

Eksodi 14

Çfarë u tha Moisiu izraelitëve kur ata ishin të frikësuar?

Page 16: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

14

Zoti i zbuloi Moisiut 10 Urdhërimet. Përkoji format vijuese me urdhërimet e tyre.

Nuk do ta shkelësh besnikërinë bashkëshortore

Mos e përdor më kot emrin e Zotit

Nuk do të bësh asnjë skulpturë apo shëmbëlltyrë

Nuk do të vrasësh

Nuk do të bësh dëshmi të rreme

Nuk do të kesh perëndi të tjerë përpara meje

Nderoje atin tënd dhe nënën tënde

Nuk do të kesh lakmi

Nuk do të vjedhësh

Mbaje mend ditën e Shabatit

Eksodi 20:2–17; Eksodi 34; Ligji i Përtërirë 5:6–21

Sa ditë na janë dhënë për të punuar (kryer punë)?

Page 17: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

15

Zoti i tregoi Moisiut se si të ndërtonte një tabernakull. Ishte një vend i shenjtë, ashtu si tempujt tanë sot. Bashkoji pikat

që të shohësh se ç’pamje mund të ketë pasur tabernakulli.

Eksodi 36–39

Çfarë ishte shkruar në pllakën prej ari për tempullin?

Page 18: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

16

Izraelitët u ankuan kundër Zotit dhe thanë se donin të ktheheshin në Egjipt. Të rriturit nuk u lejuan që të hynin në tokën e premtuar. Ndiqe shtegun ku njerëzit u endën për 40 vjet.

Numrat 14

Përse nuk u lejuan të rriturit që të hynin në tokën e premtuar?

Page 19: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

17

Zoti premtoi t’i linte izraelitët që të jetonin në Jeriko. Ai u tha atyre që, në qoftë se priftërinjtë u binin shtatë borive dhe njerëzit bënin shumë zhurmë, muret e qytetit do të binin. Gjej 7 bori, 7 shpata dhe 7 copa muri që po bien.

Jozueut 6

Përse i shpëtuan Rahabin dhe familjen e saj?

Page 20: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

18

Bashkëshortët e Ruthit dhe të Naomit, që të dy, vdiqën. Ruthi ishte besnike ndaj Naomit dhe zgjodhi të kujdesej për të. Më vonë Ruthi u njoh me një burrë

të mirë që quhej Boaz. Ata u martuan dhe patën një djalë. Gjej 17 kallinj gruri.

Ruthit 1–3

Përse Ruthi qëndroi me Naomin në vend që të kthehej te familja e vet?

Page 21: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

SAMUELSAMUEL

SAMUEL

19

Ana nuk mund të kishte fëmijë, por ajo i premtoi Zotit që nëse Ai i jepte asaj një djalë, ajo do ta rriste atë si një shërbëtor të Zotit.

Zoti e bekoi Anën me një bir që e quajti Samuel. Shkruaj sipas germave emrin e Samuelit teksa Zoti e thërret atë që të jetë profet.

1 Samuelit 1–3

Fillimisht, si mendoi Samueli, kush po e thërriste atë?

Page 22: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

20

Davidi ishte një djalosh plot besim dhe mirëbesim te Zoti. Për ta shpëtuar popullin e tij, ai luftoi me një gjigant të

quajtur Goliathi. Gjej 10 zemra të ngurtësuara .

1 Samuelit 17

Si e dinte Davidi se mund ta mundte Goliathin?

Page 23: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

21

Pasi luftuan për shumë vite, izraelitët më në fund ishin në paqe. Mbreti Salomon ndërtoi një tempull të bukur për njerëzit që ta adhuronin Zotin.

2 Kronikave 7Çfarë nevojitej të bënte populli i Salomonit që Zoti ta dëgjonte nga qielli dhe t’ia falte mëkatet?

Page 24: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

22

Jobi ishte një njeri i drejtë. Perëndia e lejoi Satanin që t’i merrte Jobit gjithçka kishte për të parë nëse Jobi do të ishte ende i drejtë. Jobi humbi familjen e tij dhe gjithçka që zotëronte, por ai prapë i mirëbesoi Perëndisë.

Perëndia e bekoi Jobin me më shumë gjëra nga sa kishte më parë. Gjej ndryshimet mes asaj që kishte Jobi përpara dhe pas sprovës së tij.

Jobit 1–3, 42

Si e përshkruan Zoti Jobin?

Page 25: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

23

Një grua dhe biri i saj ishin shumë të varfër për shkak të një zie buke (mungese ushqimi). Elia, profeti, shkoi tek ata dhe u kërkoi ushqim. Edhe pse ishin të uritur, ata ia dhanë atij ushqimin e tyre. Më vonë, djali i gruas vdiq.

Elia e bekoi djalin dhe ai u kthye në jetë. Gjej 14 shishe vaji .

1 Mbretërve 17

Si e bekoi Zoti familjen ngaqë e ndihmoi Elian?

Page 26: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

24

Naamani ishte kapiten i një ushtrie të madhe. Ai kishte një sëmundje lëkure që quhet lebër. Ai i kërkoi Eliseut, profetit, që ta shëronte. Eliseu i tha shërbëtorit të tij që t’i thoshte Naamanit të

lahej në lumin Jordan shtatë herë dhe ai do të shërohej. Ndiqe Naamanin teksa shkon për t’u larë në lumë dhe shërohet.

2 Mbretërve 5

Çfarë e bëri Naamanin që t’i ndiqte fjalët e Eliseut?

Page 27: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

25

Hilkiahu, prifti i lartë, gjeti librin e ligjit (shkrimet e shenjta), i cili kishte humbur. Kur iu lexua mbretit Josia, ai vajtoi. Ai e dinte se njerëzit nuk

ishin duke i zbatuar ligjet e Perëndisë ngaqë nuk ishin duke i lexuar shkrimet e shenjta. Vizatoje veten tënde duke lexuar shkrimet e tua të shenjta.

2 Mbretërve 22

Përse Zoti e fali mbretin Josia?

Page 28: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

36

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10

11

12

13

14

15

16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

2627

28

29

30

31

3233

34

35

26

Zoti e urdhëroi Jonan, profetin, që t’i thoshte qytetit të Ninivës të pendohej. Në vend që ta zbatonte urdhërimin e Perëndisë, Jona ia mbathi

nga qyteti dhe lundroi me një anije që të shkonte edhe më larg. Bashkoji pikat për të parë se çfarë e përpiu Jonan në det.

Jona 1

Përse dërgoi Zoti një stuhi të fuqishme në det?

Page 29: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

27

Isaia i paralajmëroi njerëzit rreth asaj që do të ndodhte nëse nuk pendoheshin. Ai gjithashtu u tregoi atyre për bekimet që

mund të kishin nëse do të zgjidhnin të drejtën. Isaia u tregoi atyre për lindjen dhe misionin e Jezu Krishtit në të ardhmen.

Jezusi do të ishte Shpëtimtari i të gjithë njerëzve.

Isaia 53

Çfarë bëri Jezu Krishti për ne?

Page 30: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

28

Danielin dhe miqtë e tij i morën nga familjet e tyre dhe iu dhanë mësim që të ishin dijetarë. Ata nuk e pranuan mishin dhe verën e mbretit,

të cilat ndaloheshin (nuk lejoheshin) nga ligji i Moisiut. Në vend të kësaj ata pinë ujë dhe hëngrën ushqime të thjeshta të përgatitura me fara e drithëra.

Daniel 1Çfarë ndodhi pas 10 ditëve që Danieli dhe miqtë e tij nuk e hëngrën mishin e mbretit?

Page 31: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

29

Mbreti Nebukadnetsar pa një ëndërr që e shqetësoi. Asnjë prej dijetarëve të tij nuk mund t’ia tregonte ëndrrën apo se çfarë nënkuptonte ajo. Danieli u lut dhe Perëndia

ia tregoi ëndrrën dhe atë që nënkuptonte.

Daniel 2

Për çfarë ëndërroi mbreti?

Page 32: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

30

Shadraku, Meshaku dhe Abed- negoja ishin miq të Danielit. Ata nuk pranuan që t’i luteshin një idhulli dhe në vend të kësaj iu lutën Perëndisë. Mbreti u zemërua dhe i flaku (i hodhi) në një furrë të zjarrtë. Ata nuk u dëmtuan

nga zjarri. Bashkoji pikat për të parë qenien e shenjtë që ishte me ta në furrë.

Daniel 3Çfarë i thanë mbretit Shadraku, Meshaku dhe Abed- negoja përpara se t’i hidhte në furrë?

Page 33: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

31

Mbretin Dar e futën në kurth që të hartonte një ligj i cili e bënte të paligjshme që t’i luteshe Perëndisë. Danieli prapëseprapë iu lut Perëndisë. Danielin e flakën

(hodhën) në një gropë luanësh ngaqë shkeli ligjin. Perëndia i qetësoi luanët, saqë ata nuk e lënduan Danielin. Gjej 12 gjurmë të putrave të luanëve .

Daniel 6

Çfarë ligji të ri hartoi mbreti pasi Danieli doli nga gropa e luanëve?

Page 34: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

32

Esteri ishte një judease e cila u zgjodh që të martohej me mbretin e Persisë. Mbretin e futën në kurth që të hartonte një ligj që do t’i vriste të gjithë judenjtë. Mbretëresha Ester ishte e guximshme dhe i tha mbretit se ajo ishte judease. Mbreti e dashuroi Esterin dhe e ndryshoi ligjin. Gjej 6 zemra të ngurtësuara dhe 8 zemra të buta .

Esterit 4–5, 7

Çfarë bënë Esteri dhe judenjtë e tjerë përpara se Esteri të shkonte ta takonte mbretin?

Page 35: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

1. KrijimiZanafilla 1–2

2. Adami dhe EvaZanafilla 3

3. Arka e NoeutZanafilla 8–9

4. Kulla e BabelitZanafilla 11

5. Abrahami dhe IsakuZanafilla 22

6. Esau dhe JakobiZanafilla 25

7. RrobaeGjatëeJozefitmeShumëNgjyraZanafilla 37

8. JozefinëEgjiptZanafilla 39–42

9. Dymbëdhjetë Fiset e IzraelitZanafilla 49; Ligji i Përtërirë 33

10. MoisiuFoshnjëEksodi 1–2

11. Moisiu dhe Ferrishtja që DigjejEksodi 3–4

12. Plagët e EgjiptitEksodi 7–12

13. Hapja e Detit të KuqEksodi 14

14. Dhjetë UrdhërimetEksodi 20:2–17; Eksodi 34; Ligji i Përtërirë 5:6–21

15. TabernakulliEksodi 36–39

16. DyzetVjetnëVendineShkretëNumrat 14

17. Qyteti i JerikosJozueut 6

18. Ruthi dhe NaomiRuthit 1–3

19. AnadheSamueli1 Samuelit 1–3

20. Davidi dhe Goliathi1 Samuelit 17

21. TempulliiSalomonit2 Kronikave 7

22. JobiJobit 1–3, 42

23. Elia dhe E Veja1 Mbretërve 17

24. EliseudheNaamani2 Mbretërve 5

25. Josia dhe Libri i Ligjit2 Mbretërve 22

26. JonaJona 1

27. ProfecitëeIsaiaspërJezuKrishtinIsaia 53

28. DanielidheMiqtëeTijDaniel 1

29. DanielidheËndrraeMbretitDaniel 2

30. Shadraku,MeshakudheAbed-negojaDaniel 3

31. DanielidheGropaeLuanëveDaniel 6

32. EsteriEsterit 4–5, 7

Page 36: LIBËR PËR NGJYROSJE ME HISTORI NGA SHKRIMET E …

Children.ChurchofJesusChrist.orgJu lutemi, dërgojini përshtypjet tuaja te Scripture- [email protected].

© 2019 nga Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Varianti: 3/19. Përkthim i Scripture Stories Coloring Book: Old Testament. Albanian. 14886 101. Shtypur në SHBA