LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me...

15
E shfaqur në Sheshin Skënderbe të kryeqytetit, “Pema e Shpresës” në mënyrë simbolike shpreh nevojën për vetëdijesim të të gjithë qytetarëve, veçmas të të rinjve për ruajtjen dhe zhvillimin e natyrës së gjelbëruar. Zëri i këtyre të rinjve u dëgjua nga shumë qytetarë, të cilët nuk reshtnin së marri informacione, por edhe duke shkruar në gjethet e kësaj peme. “Pema e Shpresës”, e punuar krejtësisht me material riciklues. “Mileniumi i Tretë” vazhdon suksesshëm projektin Aces. Grupi i nxënësve të shkollës sonë, bashkë me mësimdhënësit posa janë kthyer nga Sllovenia, ku ishin pjesëmarrës për herë të tretë. Në shtator të këtij viti , në Bukuresht të Rumanisë, u mbajt takimi i parë i përbashkët i delegacioneve të shkollave pjesëmarrëse me 44 projektet e përzgjedhura, ciklin e projekteve Aces 2013/14. DHJETOR 2013 LETRA INFORMATIVE MILENIUMI I TRETË GËZUAR VITIN E RI 2014! “PEMA E SHPRESËS” SHPREH NEVOJËN PËR NJË MJEDIS MË TË PASTËR ACES - VAZHDON AKTIVITETIN

Transcript of LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me...

Page 1: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

E shfaqur në Sheshin Skënderbe të kryeqytetit,

“Pema e Shpresës” në mënyrë simbolike shpreh

nevojën për vetëdijesim të të gjithë qytetarëve,

veçmas të të rinjve për ruajtjen dhe zhvillimin e

natyrës së gjelbëruar. Zëri i këtyre të rinjve u

dëgjua nga shumë qytetarë, të cilët nuk reshtnin së

marri informacione, por edhe duke shkruar në

gjethet e kësaj peme. “Pema e Shpresës”, e punuar

krejtësisht me material riciklues.

“Mileniumi i Tretë” vazhdon suksesshëm

projektin Aces. Grupi i nxënësve të shkollës sonë,

bashkë me mësimdhënësit posa janë kthyer nga

Sllovenia, ku ishin pjesëmarrës për herë të tretë.

Në shtator të këtij viti , në Bukuresht të Rumanisë,

u mbajt takimi i parë i përbashkët i delegacioneve

të shkollave pjesëmarrëse me 44 projektet e

përzgjedhura, në ciklin e projekteve Aces

2013/14.

L e a d S t o r y H e a d l i n e

DHJETOR 2013

LETRA INFORMATIVE MILENIUMI I TRETË

GËZUAR

VITIN E

RI 2014!

“PEMA E SHPRESËS” SHPREH NEVOJËN PËR NJË

MJEDIS MË TË PASTËR

ACES - VAZHDON AKTIVITETIN

Page 2: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

2

Letra informative

Në shënim të një dekade pune të

susksesshme të punës me pro-

jekte në shkollë u organizua ek-

spozita e hapur e “Të nxënit në

Vepër”. Pas punës katërditore në

klasa, nxënësit e klasave 6-12

prezantuan produktet dhe pro-

jektet e tyre të premten duke

finalizuar kështu javën e mësimit

të bazuar në projekte. Me këtë

rast nxënësit përfaqësues të të

gjitha projekteve, përfshirë këtu

edhe një stendë me produktet e

nxënësve të klasave 1-4, patën

mundësinë të prezantojnë pro-

jektet e tyre para nxënësve dhe arsimtarëve të tjerë, prindërve e mysafirëve që e vizituan shkollën.

Të ftuarit patën mundësinë të vizitonin stendat e njëmbëdhjetë projekteve duke u shoqëruar nga

tingujt e muzikës, me performancën e nxënësve të projektit “Koncerti”, dhe po ashtu patën

mundësinë të përcjellin dokumentarin që doli si produkt i projektit “Mbingarkimi i Qytetit” si dhe foto-

grafitë e bëra gjatë kësaj jave.

Projektet po ashtu u vlerësuan nga komisioni i përbërë nga tre anëtarë, gjegjësisht:

Irena Mane, drejtoreshë e shkollës “Albanët” në Tiranë (promotore e MBP-së në shkollën e vet);

Xhavit Rexhaj, prodekan i universitetit AAB; Fitore Hoxha, mësimdhënëse e gjuhës angleze në

shkollën tonë.

Pasi që komisioni vizitoi të gjitha projektet dhe dëgjuan përshkrimet e detajuara të nxënësve përfa-

qësues, u përzgjodhën projektet më të mira, të cilat si gjithnjë me shpërblimet që marrin janë stimu-

lim i angazhimit të vlerës së shtuar:

Vendi i I: Projekti: “ Pema e Shpresës”

Vendi i II: Projekti: “ Energjia dhe Mjedisi”

Vendi i III: Projekti: “ Qumështi dhe përdo-

rimi i tij”

Ndërkaq, me votat e mësimdhënësve e per-

sonelit udhëheqës të shkollës, Çmimin e

Publikut e fitoi projekti “Humanitarian Fund-

raising”. Po ashtu u ndan edhe dy çmime të

tjera: Çmimi i Jurisë iu nda përmbledhjes së

produkteve interesante e simpatike nga cikli i

ulët dhe Çmimi i Drejtoreshës iu nda projektit “Things Talk”, nxënësit e të cilit projekt bën edhe

hapjen e ekspozitës me një skeç të shkurtër.

Shkolla “Mileniumi i Tretë” shënon dhjetëvjetorin e Mësimit të Bazuar në Projekte

Page 3: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

3

Më poshtë po shkëpusim një pjesë nga fjala e

drejtoreshës, znj. Afrore Lila drejtuar

nxënësve, stafit të shkollës dhe mysafirëve që

e bënin edhe më të madh eventin:

... Sot, tok me juve po kurorëzojmë një dekadë

të mësimit konstruktiv të shkollës sonë, e para

e këtij modeli në Kosovë. Tashmë kujtoj me

ëndje ankthin e para dhjetë vitesh, atëherë kur

bashkë me një grup kolegësh prijatarë të

“Mileniumit të Tretë” pas trajnimit treditor

nga KEC-i filluam për herë të parë Javën e Pro-

jekteve. Morëm përsipër të zhvillojmë së pari

lajme televizive, ese argumentuese me elemen-

te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-

urave gjeometrike, etj., por fakti se për një javë

do të shkëputeshim nga kurrikula e rregullt

mësimore na mbushte drithërima, me idenë se

vështirë do të arrinim me nxënësit realizimin e

planit e programit të planifikuar. Nuk ishim

mësuar më parë të ndryshonim bindjet tona me

diçka që thjesht paraqiste sfidën e radhës në një

shkollë NDRYSHE. Mirëpo, dalëngadalë

bindjet tona u formësuan atëherë kur

ndryshuam praktikat tona të mësimdhënies,

atëherë kur nxënësve tanë ua dhamë mundësinë

të bëhen vetëhulumtues, atëherë kur besuam se

rezultatet rriteshin kur shoqëroheshin me mësi-

min DUKE BËRË. Secili nga ne me përkush-

timin e madh prej pedagogu, me etjen e madhe

prej nxënësi të shkëlqyeshëm ngarendëm për të

hapur një derë të madhe të punës me projekte,

për të shembëllyer ditën e prezantimeve e cila

ishte më shumë se event, një teatër me perfor-

mancë të shkëlqyeshme. Dhe, atëherë na

shkrepi ideja të shpërndajmë filozofinë prag-

matike të edukimit. E si do të kontribuonim më

mirë përveç se duke ftuar gjithnjë nxënës e

mësimdhënës të shkollave publike, nga viset

rurale e urbane të Kosovës? Tash e katër vjet

me radhë me kënaqësi jemi nikoqirë të

shkollave, në mënyrë që dijet, shkathtësitë e

shprehitë që fitojnë fëmijët me të mësuarit

ndryshe të mëvetësohen edhe nga të tjerët. Dhe,

këtë praktikë nuk e ndalëm këtu; para dy vitesh

trajnuam edhe stafin e një shkolle në Tiranë për

punën me projekte. Aty pamë entuziazëm të

madh për këtë lloj mësimdhënie, aty u bindëm

se ideja e themeluesit të shkollës NDRYSHE po bëhej realitet. Shkëmbimi i përvojave me

stafin e shkollës “Albanët” dhe produktet e shkëlqyera që nxorën ata nga MBP na siguruan

se po shndërroheshim në Organizatë të të Nxënit...

Letra informative Letra informative

Page 4: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

4

Nxënësit në shkollën tonë edhe këtë vit treguan talentin dhe

dijen e tyre . Ata bënë shumë punime me të cilat ne

krenohemi . Temat e zgjedhura ishin tema interesante dhe

shprehëse, ato tregonin dijen, dashurinë dhe interesimin që

ata kanë për artin dhe degët e tij . Ne shpeshherë mendojmë

se me fjalën “art” kuptojmë vizatimin , kjo gjë nuk është e

vërtetë sepse me fjalën art ne kuptojmë gjithçka që na

rrethon , edhe ajo që vet natyra krijon është art. Prandaj nuk

mund të themi se punimet më poshtë nuk shprehin art.

Ndër punimet më karakteristike për të cilat bëmë hulumtime

ishin “Syri” (Riana Manxhuka), ”Punimi në mur” (nxënësit dhe

mësuesja ),”Teatri” (Lorik Beqiri), “Kosova dhe pema e vitit të

ri” (Adora Krasniqi) , “Betoveni” (Amari dhe Rinori ) etj.

Disa nga punimet e të vegjëlve tanë

Letra informative

Page 5: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

5

Festat e fundvitit tashmë u afruan e këtë gjë më së miri

mund ta vërejmë me ambientet e ngrohta që kanë

përgatitur nxënësit e shkollës sonë për këtë vit . Ata

përveç se kanë përgatitur zbukurime të lloj llojshme

edhe kanë ricikluar gjëra . Duke u bazuar në përgjigjjet

që morëm , nxënësit e presin me padurim vitin 2014 .

Nxënësit e ri thonë se kaluan një kohë të mirë deri tani

dhe shpresojnë që po ashtu do të vazhdojnë .

Përgatitjen e shumta dhe gëzimi i madh mbetet të

shprehet vetëm me anë të shembujve dhe fotove .

Nxënësit si zbukurim kryesor kishin bredhin. Bredhin e

dekoruan bukur me zbukurime të shumëllojshme.

Zbukurime ata quanin edhe fjollat e borës që i bënë me anë të riciklimit . Pra , ja ku kemi

disa shembuj:

Zbukurimet për fund vit Zbukurimet për festat e fundvitit

Letra informative

Page 6: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

6

Një grup nxënësish me arsimtaret e tyre janë mbledhur, për Ditën e Vullnetarëve në

qendër të Prishtinës për të ngritur në sytë e qytetarëve “Pemën e Shpresës”, një projekt

ky që është realizuar me shpresën për të ndikuar direkt në ndërgjegjësimin e qytetarëve

për ruajtjen dhe zhvillimin

e natyrës. Pema e

shfaqur në Shesin

Skënderbe të kryeqytetit

në mënyrë simbolike

shpreh nevojën për

vetëdijesim të të gjithë

qytetarëve veçmas të të

rinjve për ruajtje dhe

zhvillim të natyrës së

gjelbëruar. Njëherësh,

përmes këtij aktiviteti

grupi i nxënësve ka

shprehur pakënaqësinë

për shkatërrimin që po i

bëhet natyrës, duke

dëmtuar edhe pjesë të gjelbëruara të saj. Me këtë qëllim është zhvilluar ky aktivitet në

qendër të Prishtinës, ku qytetarët e rastit u janë bashkuar nxënësve për të mbushur e

zbukuruar degët e kësaj

peme me gjethe të

gjelbra. Për më tepër,

secili qytetar, fëmijë, i ri

a i rritur, ka pasur

mundësinë të shprehë

në formë mesazhi ide

dhe mendime të

ndryshme, që shkojnë

në të mirë të këtij qëllimi

të ruajtjes së natyrës së

gjelbëruar. Për të

realizuar këtë projekt

këta nxënës janë nxitur

edhe nga një statistikë e

keqe për Kosovën, që

thotë se shteti ynë është 30 herë më i ndotur se shtetet e Bashkimit Evropian. Në këtë

mënyrë, ata kanë dashur të ndikojnë për të mirë që të ndryshojë sadopak këtë të thënë

duke ndikuar direkt në vetëdijesimin e njerëzve, pasi, sipas tyre, një ambient i gjelbëruar

dhe i pastër nënkupton edhe një ambient të shëndetshëm për jetën e njerëzve, e këtu në

radhë të parë ndikon direkt dora e njeriut.

“Pema e Shpresës” shpreh nevojën për një mjedis më të pastër

Letra informative Letra informative

Page 7: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

7

Gjatë gjithë kohës që është punuar

dhe prezantuar “Pema e Shpresës”,

një grup muzikantësh, nxënës shkolle,

kanë shfaqur edhe pika muzikore, duke

e bërë më të këndshme gjithë

atmosferën e kësaj dite të ftohtë

dhjetori për qytetarët e Prishtinës.

“Pema e Shpresës”, e punuar

krejtësisht me material riciklues, është

një projekt i realizuar nga një grup i

nxënësve të shkollës “Mileniumi i Tretë”.

“Një ide e tillë, me ndikim kaq të gjerë,

të vijë nga nxënës, normalisht që duhet

mirëpritur dhe përkrahur nga të gjithë.

“Unë ndjehem krenare me nxënësit e

mi, që nuk kënaqen së punuari vetëm

për suksesin e tyre, por që, ndonëse të

rinj, kanë ide me përmasa të tilla

vetëdijesimi”, shprehet Violetë Pllana-

Elezi, mësimdhënëse dhe bartëse e

projektit në fjalë. Kështu ndihet edhe

arsimtarja Valbonë Prekorogja, e cila në

cilësinë edhe të bartëses së projektit

uron që ky aktivitet të jetë si një nismë

për një veprimtari më të gjerë të këtij

grupi, pasi që në këtë drejtim pritet të

zhvillohen edhe shumë aktivitete të tjera

në mbarë vendin.

“Pema e Shpresës është gjithashtu

shprehje e revoltës, thirrje për

ndryshim”, tha Drin Krasniqi, maturanti i

shkollës “Mileniumi i Tretë”, që është

dhe ideator i këtij projekti. Zëri i këtyre

të rinjve u dëgjua nga shumë qytetarë,

të cilët nuk reshtnin së marri

informacione, por edhe duke shkruar

në gjethet e kësaj peme. Në fund të

ditës “Pema e Shpresës” është dërguar

dhe vendosur në ambientet e Ministrisë

së Mjedisit dhe të Planifikimit

Hapësinor, ku është pranuar nga

zëvendësministri, Shpëtim Rudi dhe

zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie.

Letra informative Letra informative

Page 8: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

8

Ekspozita Java e Trashëgimisë, u hap në qendër të shkollës sonë, ishte një mundësi më shumë

për të mbledhur bashkë prindër, mësimdhënës e nxënës. Një ndërthurje mes punimeve rreth

objekteve të trashëgimisë, qoftë asaj materiale apo shpirtërore dhe fotografive të bëra gjatë vizitave

të kësaj jave, po me këtë karakter, nxënësit e projektit Java e trashëgimisë në shkolla kanë bërë një

thirrje tek të gjithë: të rritet ndërgjegjësimi për ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e Trashëgimisë

Kulturore të Kosovës.

Një kënd ishte i mbushur me koleksione nga më të ndryshmet, si materiale, veshje, punëdore,

vegla, objekte e të tjera gjëra këto që i përkasin trashëgimisë sonë kulturore. Ndërkaq në një tjetër

kënd mund të gjeje ushqimet tona tradicionale si: fli, manti, bakllava etj.

Trashëgimia materiale dhe ajo shpirtërore e Kosovës ka vlera në cilësi dhe sasi. Veç muzeve të

njohura, Kosova ka edhe shumë koleksione të artefakteve, jo të zakonshme, që befasojnë këdo nga

natyra tek arti, nga zejet tek etnologjia, nga arkaikja tek fetarja, nga materialja tek shpirtërorja. Kjo

trashëgimi gjendet në parqet e qendrat arkeologjike, në parqet natyrore, në galeritë e artit, në

arkivat fotografike e filmike, në kalatë dhe kullat, në monumente fetare dhe banesat popullore, në

kalldrëmet e rrugicat e ngushta, në shatërvanët si edhe në të gjitha muzetë e saj. Trashëgimia

kulturore jomateriale shpirtërore në vete përmban mënyrat, paraqitjet, shprehjet, gjuhën, njohuritë

dhe krijimtarinë popullore, si dhe veglat, objektet, artizanalet dhe hapësirat kulturore. Në këtë

projekt morën pjesë nxënës të klasës së katërt, të klasës së shtatë dhe të së nëntës. Ndërkaq, i

gjithë projekti u udhëhoq nga dy mësimdhënëset Violetë Pllana dhe Alida Thaçi. Kjo ekspozitë, e

cila do të jetë e hapur edhe javën e ardhshme, është organizuar në përmbyllje të kësaj jave mjaft të

ngjeshur me aktivitete e vizita. Ndërkaq ky projekt është mbështetur nga Këshilli i Evropës, i cili

përzgjodhi fituese shkollën tonë.

Java e Trashëgimisë finalizohet me ekspozitë

Letra informative Letra informative

Page 9: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

9

Aces është projekt ndërkombëtar ku

marrin pjesë shkolla nga e gjithë

Evropa, dhe për herë të tretë edhe

shkolla jonë “Mileniumi i Tretë”. Në

shtator të këtij viti , në Bukuresht të

Rumanisë, u mbajt takimi i parë i

përbashkët i delegacioneve të

shkollave pjesëmarrëse me 44

projektet e përzgjedhura, në ciklin e

projekteve Aces 2013/14. Secila

shkollë pjesëmarrëse u përfaqësua

nga një mësimdhënës dhe një

nxënës. Në këtë takim, shkolla jonë u

përfaqësua nga arsimtarja Krenare Lleshi dhe nxënësja Dea Buleshkaj. Gjatë katër ditëve

me radhë delegacioni nga shkolla jonë pati mundësinë të takohet me përfaqësuesit e

shkollave partnere dhe së bashku morën pjesë në punëtoritë për diversitetin, reflektuan për

qëllimet e projekteve dhe planifikuan hapat në vijim për implementimin e projektit.

Pas dy muajve punë nga ana e pjesëmarrësve të projektit të shkollës sonë, në dhjetor u

vendos takimi i parë mes shkollave partnere i cili u mbajt në Slloveni. 15 nxënësit

pjesëmarrës (Adea Loxha, Adijata Zhdrella, Arba Shporta, Art Latifi, Dea Buleshkaj, Dardan

Sokoli, Don Agani, Drin Krasniqi, Genita Abazi, Gentiana Hoxha, Lis Deri, Lum Skeja,

Valon Ismajli, Vegim Bytyqi, Zana Dalladaku) dhe mësimdhënësit (Krenare Lleshi, Valmir

Sadiku, Tringa Shpendi) u takuan me pjesëmarrësit e dy shkollave të tjera, njëra nga

Lubljana dhe tjetra nga Lipania, këtë herë në Lubjanë, ku u prezantua puna e

deriatëhershme dhe shteti, qyteti, shkolla e secilit grup. Po ashtu u organizuan aktivitete të

ndryshme, lidhur me diveristetin. Në mars pritet që të mbahet takimi i dytë në Kosovë, ku

ne do t’i mirëpresim shkollat nga Sllovenia dhe Sllovakia.

PROJEKTI ACES Letra informative

Page 10: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

10

Dita Ndërkombëtare e Vajzave

Sot në shkollën tonë u shënua

“Dita Ndërkombëtare e Vajzave”,

me përkrahjen e Qendrës KUSA

(Kosovo United State Alumni),

me titullin: "Fuqizimi i vajzave

drejt femrave të suksesshme".

Nxënëseve vajza të moshave 12-

17 vjeç u mbajtën fjalime in-

spiruese dy anëtare të KUSA-s:

Sanije Murati (ndërmarrëse) dhe

Afrore Lila (drejtoresha e

shkollës). Ato shpalosën para

vajzave diçka nga prapaskena e

jetës së tyre duke i inspiruar për

karrierë të suksesshme, sepse

me gjithë sfidat me të cilat janë

përballur femrat në mentalitetin

kosovar me entuziazëm të madh

arrijnë të krijojnë suksese, duke

e fuqizuar kësisoj edhe rolin e

femrës në shoqërinë kosovare.

Znj. Arta Agani - kryesuese e KUSA -s dhe organizatore e evenimentit të sotëm u shpreh

shumë e kënaqur me pjesëmarrjen aktive të vajzave të shkollës në debatin e zhvilluar.

Vajzat i argëtuan me 2 këngë, të përcjella në kitarë nga shokët e tyre, ndërsa programi u

përmbyll me koktej rasti. Në këtë mënyrë, shkolla "Mileniumi i Tretë" edhe me një aktivitet

të radhës dëshmon ngritjen e vetëdijes së nxënësve dhe rolin primar të saj për zhvillimin

shumëdimensional të nxënësve të vet.

Në shkollën tonë sporti është prioritet . Edhe këtë vit ashtu si çdo vit tjetër u mbajt turniri i

futbollit dhe basketbollit . Çdo gjë shkoi në rregull dhe fitues dolën ata që e

merituan .Përveç lojërave brenda mjedisit te shkollës, shkolla jonë ka marrë pjesë edhe

në turnirë ndërkombëtare .Prandaj gjenerata e re e shkollës tonë do të përcjellë edhe

shumë sportist .

Sporti

Letra informative

Page 11: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

11

Vizitë në të përditshmen “Koha Ditore”

Në vazhdën e aktiviteteve të depar-

tamentit të klasave të pesta, me

datë 30.10.2013 u realizua vizita në

redaksinë e të përditshmes “Koha

Ditore”. Nxënësit gjatë vizitës u

njoftuan nga afër me funksionimin,

punët dhe angazhimet që bëjnë

gazetarët në këtë të përditshme.

Prindi Agron Bajrami njoftoi

nxënësit për detyrat dhe

përgjegjësitë që ka kjo redaksi ndaj

lexuesve në informimin e saktë dhe

të gjithëanshëm. Departamenti i

klasave të pesta falënderon prindin

Agron Bajrami i cili mundësoi realizimin e kësaj vizite.

Elizabeth Gowing e ftuar në

klasën V-1

Me datë 01.11.2013 në klasën V-1 e

ftuar ishte znj. Elizabeth Goëing. Ajo

bisedoi me nxënësit për gjendjen

ekonomike dhe nivelin e shkollimi të

komunitetit romë në përgjithësi dhe të

familjes së Xhejlanës në veçanti.

Nxënësit me aq sa patën mundësi

ndihmuan bashkëmoshatarët e tyre

romë. Vizitën e mundësoi prindi Lem-

ane Kamberi

Vizitë e klasave të para në qumështoren ”Bylmeti” – Miradi e Epërme

Në kuadër të aktiviteteve mujore, nxënësit e klasave të para vizituan ambientin e

qumështores “Bylmeti” në fshatin Miradi e Epërme – Fushë Kosovë. Qëllimi i kësaj vizite

ishte me karakter mësimor.

Nxënësit u informuan për së afërmi

për produketet e qumështit si dhe

rëndësinë e tyre për shëndetin

tonë.

Departamenti i klasave të para

falënderon anëtarët e qumëshores

“Bylmeti” për mikëpritjen dhe

dhuratat që bëri për nxënësit e

klasave të para.

Letra informative Letra informative

Page 12: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

12

Vizitë në ordinancën stomatologjike “Dentika”

Dhëmbët e qumështit luajnë rol të rëndësishëm në përtypjen e ushqimit si dhe nxitjen e

zhvillimit të kockave dhe muskujve. Dhëmbët e përkohshëm ose të qumështit, ruajnë

vendin e caktuar për dhëmbët e tjerë ose dhëmbët e përhershëm që pritet të vijnë,

gjithashtu dhëmbët e përparmë u nevojiten fëmijëve me qëllim që të arrihet një shqiptim

normal i tingujve (bashkëtingëlloreve) s, f, v, th dhe dh. Meqenëse, nxënësve të klasës së

parë tanimë janë duke iu ndërruar dhëmbët e qumështit, ne vendosëm që të vizitonim sto-

matologen z. Lendita Perjuci- Vokshi, prind i klasës I/2.

Ajo na mirëpriti dhe na mësoi shumë gjëra për

pastërtinë e dhëmbëve dhe gojës, nxënësve u dha

shumë këshilla, si për shembull: Për të zvogëluar

mundësinë e dëmtimit të dhëmbëve, p. sh. gër-

ryerjes së tyre, është e domosdoshme të lahen

dhëmbët me furçë, duke përdorur pastë

dhëmbësh dy herë në ditë, pas ngrënies së

mëngjesit dhe në darkë para fjetjes.

Në fund, stomatologia kishte përgatitur edhe disa dhurata

për nxënësit. Ajo u dha nga një mollë të gjithëve si dhe

nga një broshurë me rregulla për pastërtinë e dhëmbëve.

Zonjën Lendita, e falënderojmë për mikpritjen, infor-

macionet e reja dhe dhuratat që kishte përgatitur për

nxënësit e klasave të para.

Vizitë në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjeve në Ferizaj

Nxënësit e klasave të dyta gjatë muajit tetor në kuadër të temës mujore “Vendi im” reali-

zuan vizitën në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjeve në Ferizaj. Nxënësit për së afërmi u

njoftuan me punën dhe rregullat ushtarake të FSK-së.

Falënderojmë stafin e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj për pritjen e ngrohtë që iu bënë

nxënësve.

Letra informative Letra informative

Page 13: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

13

Vizitë në ambientet e kompanisë

Mr. Bali - Paintball Kosova

Në kuadër të aktiviteteve në lëndën e

informatikës, nxënësit e klasëve të

dymbëdhjeta vizituan ambientet e kom-

panisë Mr.Bali - Paintball Kosova. Qëlli-

mi i kësaj vizite ishte me karakter ar-

gëtues. Falënderojmë anëtarët e kompa-

nisë Mr.Bali, për mikëpritjen e tyre.

Vizitë - Parku i Arinjve

Klasat e para në javën e dytë të muajit

Shtator realizuan vizitën në parkun e

Arinjve në Prishtinë. Nxënësit u njoftuan

për mënyrën e jetesës, ushqimin e do-

mosdoshëm që arinjtë duhet ta kon-

sumojnë gjatë një dite.Vizita në parkun e

Arinjve për nxënësit ishte shumë

atraktive, ku nxënësit kishin mundësi që

të bënin pyetje të ndryshme lidhur me

jetesën dhe zhvillimin e arinjve.

Vizitë në sallonin e automjeteve

“TOYOTA”

Me datë 24.09.2013 nxënësit e klasave

të pesta vizituan sallonin “Toyota Auto-

trade” në Prishtinë. Këtë vizitë e organi-

zoi prindi Rubik Spahiu, i cili përpos

pritjes së ngrohtë që kishte organizuar,

të gjithë nxënësit i informoi lidhur me

funksionimin e sallonit “TOYOTA” si dhe

me disa nga llojet e makinave më të

përsosura të kohës të cilat i kontribuojnë

mbrojtjes së ambientit.

Departamenti i klasave të pesta falën-

deron prindin z. Rubik Spahiu për organizimin e vizitës dhe për të gjitha shpjegimet e bëra.

Letra informative

Page 14: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

14

Filloi viti i ri shkollor për

të gjithë nxënësit e

shkollës "Mileniumi i

Tretë". Slogani "Mirë se

Erdhët" dhe ambienti

tërheqës joshi nxënësit,

të cilët pas pushimeve

kishin ardhur të etur për

dije të reja - aty ku gjithnjë e gjejnë përkrahjen dhe dashurinë e mësim-

dhënësve të përkushtuar. Ndërsa Fatosat e Yllkat e vogla, ca të

buzëqeshur e ca të tjerë të ndrojtur e kthyen shikimin e tyre në admirim

për shkollën ku i priste mesazhi mirëpritës i ndihmës-drejtoreshës, znj.

Zana Zeqiri dhe i mësueseve, të gatshme për rrugëtimin e përbashkët për

një duzinë hulumtuesish të ardhshëm. Këtë vit në shkollën tonë pranuam

shumë nxënës të rinj. Disa vijnë kryesisht prej Kosovës e disa të tjerë

vijnë edhe prej vendeve të huaja. Në shkollën tonë çdo nxënës pritet

ngrohtësisht dhe ka lirinë e plotë të të shprehurit. E vetmja gjë që na

mbetet për të thënë është t’u urojmë sukses dhe përshtatje të lehtë.

Audicion

Shkolla jonë këtë gjysëmvjetor or-

ganizoi ardhjen e një grupi aktorësh

nga Prishtina për të bërë intevistë

disa minutëshe me nxënësit e përz-

gjedhur sipas aftësive oratorike.

Nxënësit u ndanë të kënaqur me

këto intevista. Ende pritet të

shpallen fituesit e këtij audicioni.

Shpresojmë që sa më shumë nxënës të dalim fitues!

Nxënësit e rinj

Letra informative Letra informative

Page 15: LETRA INFORMATIVE GËZUAR VITIN E - · PDF filelajme televizive, ese argumentuese me elemen-te të analizës gjuhësore, konstrukcione të fig-urave gjeometrike, etj., por fakti se

15

Redaksia

Erna Stublla

Rrita Lluka

Vlera Shehu

Valëza Stanovci

Adea Loxha.

GËZUAR!

Letra informative