LEGALIZIMET/ LISTA E PLOTE Bashkia e Tiranës publikon … · 2019. 7. 18. · LEKË 30...

24
VITI III - NR. 43 E shtunë, 23-02-2013 LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “THASH&THEM” Koment Publiku, forcë madhore në zgjedhje NGA PREÇ ZOGAJ LEGALIZIMET/ LISTA E PLOTE Zbardhen objektet që përfitojnë. Hipotekohen ndërtimet mbi tre kate, me sipërfaqe totale 930 mijë metër katrorë. Përtues vetëm ato objekte me shkelje pas vitit 2006 N ë vigjilje të fushatës se re elektorale janë shtuar zërat, sidomos nga kampi proqeveritar, se këto zgjedhje nuk kanë një fabul, se rezul- tati i tyre do të përcaktohet me përparësi nga taktikat dhe aleancat e partive, nga mar- rëveshjet apo pazaret në tryezë e nën tryezë, pra nga gjithë një inxhiniering elektoral jashtë qendrës së votimit, që bazohet mbledhje e zbritje votash të ngrira, në thithje e spostime siglash të partive, që në kë rast konsiderohen si xhepa, trasta dhe hejbe votash. Lançimi i inxhinieringut, domethënë i ndërtimit të tores si bashkim mekanik përqindjesh, pohon në thelb vetëdijen e pamundë- sisë së koalicionit qeveritar për të fituar me bilanc, siç është zakoni për çdo qeveri. Në këto kushte kupola politike dhe njerëzit e mendimit në këtë koalicion shpresat më të mëdha i kanë pikërisht te loja në prapaskenën e zgjedhjeve. Këta të fundit po thonë pap- ushim, duke përshtatur një të folur me tone “objektive”, se konsumimi tetëvjeçar i qever- isë në... HIPOTEKE 260 PALLATEVE TAPI PER 11 MIJE SHTEPI Bashkia e Tiranës publikon ndërtimet, përtojnë 44 mijë qytetarë HIGH DEFINITION NGA ARLINDA GUMA NJË LLOJ POPI MË I INTONUAR SE TOPI Fjalëkryqet Fjalëkryqet e fundit nga e fundit nga Faqe 23 Kadri Vokopola Ilir Meta: “Në 2013 LRI do të jetë në Parlament” Amerikanët: Berisha, nacionalizëm për pushtet Vrau prindërit e gruas, vetëvritet në shtëpi NE LUSHNJE FIER PARALAJMERIMET Faqe 6 Faqe 7 Faqe 20 Faqe 2 Rrogat e përjetshme në Teatrin Kombëtar HERVIN ÇULI SUPLEMENTI “THASH&THEM” Studimi për historinë e Ballit Kombëtar, si u përça Faqe 12 Divorci 13-vjeçar, vajzat dhe projektet në RTSH Sonte futen 16 banorë, panelistët më shumë se një Kristo Frashëri DAVID TUKIÇI RRËFEN DASHURINË NIS “BIG BROTHER”, JA SURPRIZAT Edi Rama flet si kryeministër falenderon Nanon dhe Metën Festa për zgjedhjen si zv.president i IS: “Ndjesë për politikën e llogoreve” MBREME TE XIBRAKU Faqe 4 Faqe 13-17 Faqe 21 vijon në faqe 20 Faqe 18-19 NË FOTO: Drejtuesit e PS-së mbrëmë gjatë festës te “Xibraku” për zgjedhjen e Edi Ramës si zv/president i Internacionales Socialiste

Transcript of LEGALIZIMET/ LISTA E PLOTE Bashkia e Tiranës publikon … · 2019. 7. 18. · LEKË 30...

  • VITI III - NR. 43 E shtunë, 23-02-2013LEKË 30 SHQIPTARJA.com + Suplementi “THASH&THEM”

    Koment

    Publiku, forcë madhore në zgjedhje

    NGA PREÇ ZOGAJ

    LEGALIZIMET/ LISTA E PLOTE

    Zbardhen objektet që përfitojnë. Hipotekohen ndërtimet mbi tre kate, me sipërfaqe totale 930 mijë metër katrorë. Përfi tues vetëm ato objekte me shkelje pas vitit 2006

    Në vigjilje të fushatës se re elektorale janë shtuar zërat, sidomos nga kampi proqeveritar, se këto zgjedhje nuk kanë një fabul, se rezul-tati i tyre do të përcaktohet me përparësi nga taktikat dhe aleancat e partive, nga mar-rëveshjet apo pazaret në tryezë e nën tryezë, pra nga gjithë një inxhiniering elektoral jashtë qendrës së votimit, që bazohet në mbledhje e zbritje votash të ngrira, në thithje e spostime siglash të partive, që në kë rast konsiderohen si xhepa, trasta dhe hejbe votash. Lançimi i inxhinieringut, domethënë i ndërtimit të fi tores si bashkim mekanik përqindjesh, pohon në thelb vetëdijen e pamundë-sisë së koalicionit qeveritar për të fituar me bilanc, siç është zakoni për çdo qeveri. Në këto kushte kupola politike dhe njerëzit e mendimit në këtë koalicion shpresat më të mëdha i kanë pikërisht te loja në prapaskenën e zgjedhjeve. Këta të fundit po thonë pap-ushim, duke përshtatur një të folur me tone “objektive”, se konsumimi tetëvjeçar i qever-isë në...

    HIPOTEKE 260 PALLATEVE TAPI PER 11 MIJE SHTEPI

    Bashkia e Tiranës publikon ndërtimet, përfi tojnë 44 mijë qytetarë

    HIGH DEFINITION

    NGA ARLINDA GUMA

    NJË LLOJ POPI MË I INTONUAR SE TOPI

    Fjalëkryqet Fjalëkryqet e fundit ngae fundit nga

    Faqe 23

    Kadri Vokopola

    Ilir Meta: “Në 2013 LRI do të jetë në Parlament”

    Amerikanët: Berisha,

    nacionalizëm për pushtet

    Vrau prindërit e gruas, vetëvritet në shtëpi

    NE LUSHNJE

    FIER

    PARALAJMERIMET

    ► Faqe 6

    ► Faqe 7

    ► Faqe 20

    ► Faqe 2

    Rrogat e përjetshme në Teatrin Kombëtar

    HERVIN ÇULI

    SUPLEMENTI “THASH&THEM”

    Studimi për historinë e Ballit Kombëtar, si u përça

    ► Faqe 12Divorci 13-vjeçar, vajzat dhe projektet në RTSH

    Sonte futen 16 banorë, panelistët më shumë se njëKristo Frashëri

    DAVID TUKIÇI RRËFEN DASHURINË

    NIS “BIG BROTHER”, JA SURPRIZAT

    Edi Rama flet si kryeministër falenderon Nanon dhe MetënFesta për zgjedhjen si zv.president i IS: “Ndjesë për politikën e llogoreve”

    MBREME TE XIBRAKU ► Faqe 4

    ► Faqe 13-17

    ► Faqe 21

    ► vijon në faqe 20

    ► Faqe 18-19

    NË FOTO: Drejtuesit e PS-së mbrëmë gjatë festës te “Xibraku” për zgjedhjen e Edi Ramës si zv/president i Internacionales Socialiste

  • 2 E shtunë, 23 shkurt 2013POLITIKE

    Ndihmësi i Klinton,

    Reeker: Nacionalizmi

    dëmton stabilitetin

    Kabllogramet, Wikileaks: Ambasadori e thirri, Berisha u soll si nxënës i mirë

    Uidhers: Berisha fl irtonme Shqipërinë e Madhe?“Më thanë se e sheh veten burrë shteti për shqiptarët në rajon”

    LajmiZbardhen kabllogramet e mesit të tetorit të vitit

    2009 të ambasadorit amerikan Uidhers, të cilat janë bërë publike në Uikileaks dhe kua akuzohet Berisha sa po “fl irtonte” me idenë e Shqipërisë së madhe, duke sjellë reagimin e fortë të Serbisë.

    TIRANE

    Në një kabllogram të faqes Uikileaks që mban datën 15 tetor 2009, am-basadori amerikan në Shqipëri, John Uidhers shpreh shqetësim për deklaratat e kryeministrit, Sali Berisha për Shqipërinë e Madhe. Kabllogrami mban titullin “Berisha po fl irton me Shqipërinë e Madhe?”. “Në fi l-lim të gushtit Berisha bëri testin e parë në ujërat e politikës kos-

    ovare kur u takua me dy liderë të partive kosovare e nënshkroi me ta memorandume bashkëpun-imi. Disa kritikë u tërbuan e fajësuan Berishën se po mbante krah në politikën e Kosovës”, nis kabllogrami. Megjithatë ten-sioni u bë shumë më i lartë kur Berisha në një intervistë foli për bashkimin e kombit shqiptar. “Këshilltarët e kryeministrit na thanë se Berisha e sheh veten si një tip këshilltari si një burrë i urtë shteti për politikanët sh-qiptarë në Kosovë e Maqedoni”,

    thuhet në kabllogram. Qeveria serbe reagoi menjëherë ndaj kësaj deklarate, duke e quajtur dhunim të sovranitetit të Ser-bisë. Ish- ministri i Jashtëm Lulzim Basha u përgjigj duke thënë se komentet nuk kishin lidhje me bashkimin territo-rial Shqipëri-Kosovë, por me bashkimin në idealet e BE. Por tensioni nuk u ul dhe ambasada amerikane mbeti e shqetësuar, sidomos kur Fevziu, që amba-sada e quan një analist shumë pranë Berishës, publikoi editori-al tek Panorama, që cilësohet si një e përditshme pranë qeverisë. Fevziu shkruante se nuk duhet të ketë askush frikë nga bashki-mi mes Kosovës e Shqipërisë. Në këto kushte, Uidhers e thirri Berishën në zyrën e tij duke i thënë se deklaratat e tij komp-likojnë përpjekjet e SHBA për të avancuar paqen e stabilitetin në rajon. “Ambasadori i kërkoi Ber-

    ishës që të përdorte udhëtimin e tij në Kosovë për të qartësuar qëndrimin e Shqipërisë për sovranitetin e Kosovës”, thuhet në kabllogram. Dhe Berisha u soll si një nxënës i mirë. Në kabllogram thuhet se ai tha se komentet e tij ishin keqkuptuar, se s’ kishte bërë kurrë thirrje për unifi kimin e dy shteteve. “Një e mirë e këtij keqkuptimi ishte se Ilir Meta realizoi një vizitë në Serbi”, thuhet në kabllogram.

    Zv.ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Philip Reeker zhvilloi një tur të rëndësishëm takimesh me drejtuesit dhe politikanët më të lartë shqiptarë. Vizita vjen në një kohë kur DASH ka tërhequr vëmendjen ndaj qeverisë shqiptare për retorikën nacionaliste, që konsiderohen të dëmshme për stabilitetin e rajonit. Zyra e kryeministrit thotë se: “takimi mes zotit Berisha dhe zyrtarit të lartë amerikan u

    zhvillua në një atmosferë shumë të hapur dhe miqësore”. Takimi, që ka zgjatur për më shumë se dy orë, u zhvillua në formën e një dreke pune, që kryeministri duket se e ka shfrytëzuar për të theksuar se Shqipëria sheh tek SHBA aleatin e saj strategjik. Zyra e kryeministrit thekson se, “zoti Reeker i ripohoi kryeministrit Berisha, se SHBA do vijojnë të mbështesin fuqishëm Shqipërinë dhe rajonin, përfshirë edhe përpjekjet

    për integrim në BE”. Në njoftim thuhet se kryeministri Berisha ka shprehur mirënjohjen ndaj qeverisë amerikane për mbështetjen e palëkundur për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kanë diskutuar për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Reeker zhvilloi një takim dhe me kryetarin e PS, Rama ku është diskutuar për zgjedhjet e nacionalizmin. Reeker u takua edhe me ministrin e Jashtëm Edmond Panariti.

    Ish-analisti i CIA-s: Berisha kërkon të ruajë pushtetinKomentet e fundit me nuanca nacionaliste si në Shqipëri dhe Kosovë kanë bërë bujë të madhe në shtyp dhe nuk i kanë shpëtuar vëmendjes së autoriteteve amerikane. David Kanin, ish-zyrtar i CIA-s dhe aktualisht peda-gog në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins, thotë se komente të tilla janë një temë e njohur në Ballkan. Ai e shikon retorikën e kryeministrit Berisha si një manovër politike për të forcuar pozitat para zgjedhjeve: “Mendoj se ai thjesht kërkon të ruajë pushtetin, prandaj s;besoj se ka ndonjë përparësi thelbësore që e motivoi në këto deklarata. Përparësia është ruajtja e pushtetit,” tha ish-analisti i CIA-s. Objektivi i komenteve mund të jetë afatshkurtër, shprehet zoti Kanin, por tronditja do të vazhdojë të ndjehet edhe pas zgjedhjeve: “Për fat të keq fjalët dhe emocionet mbeten. Ai mund ta ndryshojë me-sazhin, politikanët bëjnë gjëra të tilla, por mesazhi për popullatën jo-shqiptare në rajon do të mbetet. Ata do të tregohen të vëmendshëm sepse e kanë të qartë që i njëjti mesazh do të ngrejë përsëri krye. Sepse nëse kryeministri Berisha mendon se kjo është mënyra për të siguruar vota tani, ndoshta

    dikush tjetër do të mendojë të njëjtën gjë më vonë,” paralajmëron analisti David Kanin. Ndjenja të tilla vërehen në të gjithë Ballkanin, shprehet analisti. Por ai shton se nevojitet një analizë gjakftohtë në ballafaqimin me realitetin brenda territoreve sh-qiptare dhe jashtë tyre: “Nuk është aspak e papritur që të shprehet kjo ndjenjë. Shqiptarët nuk janë

    unikë në këtë sjellje. Por ngrihet pyetja: A është vërtetë e njëjta popullatë. Ka dallime linguistike, ka dallime ekono-mike. Njerëzit jetojnë ndryshe në pjesë të ndryshme të Shqipërisë krahasuar me njerëzit në Kosovë apo Maqedoni. Ka dallime sociale, pasi jetojnë në rajone të ndryshme. Dhe jetojnë në shtete të ndryshme, pra dallojnë edhe për sa i përket jetës politike. Si rezultat ka dallime në mesin e shqiptarëve dhe

    dallime mes shqiptarëve dhe të tjerëve. Pra nuk është një univers i njëtrajtshëm shqiptar që mund të bashkohet automatikisht. Do të ketë probleme konkurrence me vendet e tjera. Sa shtete do të ketë, si do të hartohen kufi jtë. Nëse ndryshohen kufi jtë, si do të ndryshohen – me marrëveshje apo me konfl ikt?” pyet zoti Kanin. Zoti Kanin pohon se nuk është absurde që të ngrihen për diskutim tema të tilla, por ai shton

    se politikanët që i hapin këto tema duhet të jenë të përgatitur për reagimet dhe kritikat që vijnë pas. Dhe reagimet nuk kanë munguar. Është plotësisht e pritshme që Shtetet e Bashkuara të mbajnë qëndrim ndaj këtyre deklaratave, thotë ish-ambasadori amerikan në Nato, Kurt Volker: “Kjo për faktin se Shtetet e Bashkuara luajtën një rol aq të rëndësishëm për të sjellë qëndrueshmëri në Ballkan, për të ndalur konfl iktin në Kosovë, në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO; të gjitha këto përfi time nuk duhen vënë në rrezik me retorika të tilla,” thotë ish-am-basadori amerikan në NATO. Zoti Volker e pranon se integrimi evropian nuk ka ecur me ritmin e duhur, duke shkaktuar një padurim dhe shpesh edhe irritim të natyrshëm në vendet ballkanike që aspirojnë anëtarësimin. Duke u nda-lur tek komentet e Kryeministrit Thaçi, pas ngecjes së liberalizimit të vizave me BE-në, ai paralajmëron që probleme të tilla të mos përdoren si shkas për t’i kthyer shpinën Perëndimit. Kosova, shprehet ai, nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE. Ish-Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Kurt Volker u bëri thirrje shqiptarëve në Ballkan t’u

    përmbahen përparësive imediate që i shërbejnë të ardhmes afat-gjatë: “Marrëdhëniet më të ngushta, hapja e kufi jve, udhëtimi i lirë, heqja e pengesave për punësim, të gjitha këto janë të mirëpritura. Ajo që është shqetësuese është kur diskutohet ideja që, në mungesë të integrimit në BE, të ndryshohen kufi jtë për të krijuar një Shqipëri

    të madhe”. “Në Ballkan kemi shtete shumë delikate dhe loja me kufi jtë e këtyre vendeve në një moment të tillë, kur nuk ka institucione të forta poli-tike, nuk ka një kulturë të mirëfi lltë respekti të ndërsjellë dhe pajtimi ndëretnik, situata mund të acarohet nga retorika të tilla,” shprehet zoti Volker. Deklaratat dhe reagimet pritet të fashiten pas zgjedhjeve, sipas parashikimit të analistëve,

    por kjo temë nuk duket se do të zhduket nga debati publik në një të ardhme të afërt. Zoti Kanin thotë se asgjë nuk është zgjidhur në territoret që shtrihen në jug të lumit Sava. Ndalja e konflikteve të viteve ’90 mund të ketë mbyllur një kapitull të përgjak-shëm, por nuk ka eliminuar pikëpyetjet dhe pretendimet e popujve ballkanikë mbi hartën politike të gadishullit./ VOA

    Nacionalizmi/ Intervistat

    Faksimile e kabllogramit të wikileaks i 15 tetorit 2009

  • 3E shtunë, 23 shkurt 2013

    Për herë të parë një dip-lomat i lartë i vendeve të BE është shprehur në mënyrë të drejtëpërdrejtë në lidhje me zgjedhjet parlamen-tare të 23 qershorit, si kusht kryesor për statusin të vendit kandidat në BE por dhe për rrezikshmërinë e toneve na-cionaliste. Kreu i diplomacisë gjermane Gudio Vestervelle ka dhënë një mesazh të fortë, duke kujtuar se nuk do të ketë ndryshim kufinjsh në Ballkan. Retorika nacionaliste është mesazhi tjetër që pas SHBA, e rendit Gjermani-në në vendet që i kërkojnë autoriteteve në Shqipëri të bëjnë kujdes. “Emocionet dhe ndjenjat nacionaliste duhen trajtuar me kujdes sidomos në kohë fushatash elektorale. Më lejoni t’ju them dhe nën cilësinë e qytetarit gjerman, edhe ne gjermanët kemi përjetuar disa kapituj të errët në historinë tonë. Qëllimi i përbashkët duhet të jetë që të gjitha shtetet e rajonit të jenë pjesë e BE dhe të gjithë qytetarët të lëvizin lirisht. Për ne ndryshimet e kufijve nuk do të lejohen në Ballkan”, tha Vestervelle. Ndërsa qëndrimi i Tiranës

    POLITIKE

    Vendos fl amuj nazistë

    te Ministria e Punës,

    arrestohet një i AK

    Takimet

    Berisha në darkë me Guido Vestervelleme Albanofobi e garanci për zgjedhjet TIRANE

    Berisha premton se do bëjë zgjedhje të ndershme dhe i kujton albano-fobinë Vestervelle. Një qëndrim të tillë kreu i qeverisë e ka mbajtur pasi ka konsumuar një darkë me shefi n e diplomacisë gjermane, ndërsa dje në takimin zyrtar me të ka rikonfi rmuar sërish se albanofobia ekziston. Faktin e darkës e ka dhënë ministrja e In-tegrimit Majlinda Bregu, e cila është shprehur në facebook se miku që erdhi në Tiranë ka sjellë lajme të mira. “Pas darkës së mbrëmshme që u shtrua nga Kryeministri Berisha dhe pritjes zyrtare në ambientet e Kryeministrisë, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, zoti Guido Vestervelle, përcolli përshëndetjet më të përzemërta nga mikja e shqiptarëve,

    Kancelarja Angela Merkel, e më pas dha të qarta mesazhet e tij: Gjermania do të vi-jojë të jetë një partner e mik i ngushtë i Sh-qipërisë dhe njëkohësisht një mbështetës i fuqishëm për procesin e anëtarësimit

    të Shqipërisë në BE”, shkruan mes të tjerave Bregu. Ndër Berisha në takim, duke u ndalur te përgatitjet për zgjedhjet e 23 Qershorit, e njohu Vestervelen me rezultatet e rëndësishme që janë arritur në fushën e reformës zgjedhore, çfarë ka bërë të mundur që sot Shqipëria të ketë një kuadër ligjor, zgjedhor, në të cilin janë refl ektuar të gjitha rekomandimet e ODIHR e njëkohësisht sistemin më të saktë të numërimit të votave në planet. Arritje u vlerësuan dhe rritja e numrit të qendrave të numërimit e atyre të votimit. Ndërkohë, pavarësisht kritikave që ka marrë nga SHBA dhe vendet e BE, Berisha nuk është ndaluar dhe i ka kujtuar ministrit gjerman albanofobinë që ekzis-ton në rajon, që sipas tij nuk i shërbejnë paqes e se duhet me patjetër të heqin dorë nga këto mentalitete.

    “Statusi, vendimi pas raportit për zgjedhjet”

    Shefi i diplomacisë Vestervelle, takime me krerët e politikës

    Apeli gjerman: Kujdesme tonet nacionaliste

    TIRANE

    JAKIN MARENA

    VizitaMinistri i Jashtëm gjerman Gudio Vestervelle në takimin me krerët e politikës shqiptare tha se duhet pasur kujdes me nacionalizmin, ndërsa u shpreh se vendimi për statusin e vendit kandidat do të merret vetëm atëherë kur te kenë në dorë raportin ndërkombëtar për zgjedhjet.

    zyrtare nuk ka ndryshuar për këtë çështje. Panariti përsëriti qëndrimin se nacionalizmi ynë s’ka pretendime territori-ale. Njëherësh Vestervelle s’ka munguar t’i kujtojë politikës shqiptare se Gjermania do vendosë në lidhje me dhënien ose jo të statusit të vendit kan-didat vetëm pasi të ketë marrë në dorë e të ketë studiuar im-

    tësisht raportin e vëzhguesve për 23 qershorin. “Është një rast i mirë për të sqaruar qën-drimin e Gjermanisë, që është në përputhje me partnerët dhe është ai që ka theksuar amba-sadorja jonë. I rëndësishëm nuk është vetëm miratimi i ligjeve, por dhe zbatimi i tyre. Eshtë më rëndësi që procesi i zgjedhjeve, të zhvillohet sipas

    standardeve europiane. Pasi të marrim raportin dhe të jemi në dijeni të fakteve, atëherë do të marrim vendimin tonë. Në vendimet e vitit të kaluar për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor ne treguam se këtë çështje e kemi shumë serioze. Përsa i përket Gjer-manisë nuk ka lëshime përsa i përket plotësimit të kriter-

    eve, sikundër s’ka pengesa artifi ciale por ne këtë proces do ta vlerësojmë në mënyrë të drejtë, si midis miqve”, deklaroi Vestervelle. Që ka qënë i detyruar të sqarojë politikën shqiptare se amba-sadorja gjermane në Shqipëri flet në emër të diplomacisë gjermane dhe jo në emrin e saj personal, kur ka thënë se vendi ynë nuk do ta merrte statusin edhe ne rast te miratimit te tre ligjeve te mbetura te bllokuara ne Kuvend. Por dje Presidenti Bujar Nishani priti Ministrin e

    Jashtëm gjerman, Vestervelle. Nishani shprehu mirënjohjen ndaj popullit e qeverisë gjer-mane për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë. Integ-rimi mbetet objektivi prioritar dhe Shqipëria do vazhdojë angazhimin e saj për arritjen e standardeve të kërkuara me qëllim që jo vetëm të jetë një kontributore në BE, por që qytetarët shqiptarë të përfi tojnë nga këto standarde. Presidenti tha se Shqipëria ka kapacitete dhe infrastrukturën e nevo-jshme për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme, por sfi da e vetme mbetet kultura politike e aktorëve dhe shprehu bindjen se klasa politike shqiptare do e kalojë këtë sprovë me sukses. Nishani e siguroi ministrin Vestervelle se Shqipëria ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj si kontribuese thelbësore e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Po dje kreu i PS Edi Rama në takimin me shefi n e diplomacisë gjermane, Guido Vestervelle ka ndarë të njejtin qëndrim në lidhje me domosdoshmërinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE e se retorika e nacional-izmit primitiv pengon vendin drejt afrimit me Evropën e Bashkuar. Ai ka shpjeguar vizionin e tij pqr qeverisjen e nesërme të PS.

    Aktivisti i Aleancës Kuq e Zi Thanas Kosta, arrestohet pas aktit të protestës para Ministrisë së Punës, kundër kreut të këtij dikasteri, Spiro Ksera. Gjatë protestës së zhvilluar paraditen e djeshme aktivistët e AK-së vendosën fl amuj me simbolin nazist para Ministrisë së Punës. “Aleanca Kuq e Zi është këtu për të protestuar kundër tradhëtarit Spiro Ksera dhe këshilltarëve të tij nazist

    të cilat paguhen nga taksat e shqiptarëve dhe që vetëm kundër shqiptarëve punojnë ditë e natë. Spiro Ksera, ky zyrtar i qeverisë së shtetasit Sali Berisha paturpësisht vijon të heshtë ndaj aktit tradhëtar dhe të dënueshëm ligjërisht të fi nancimit të organizatave që punojnë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, madje që synim kryesor kanë destabilizimin e Shqipërisë. Ai duhet të hetohet penalisht

    nga Prokurori i Përgjithshëm pasi ka paguar dhe vijon të paguajë Theofan Kaliviotin si këshilltar personal, ndërsa Kalivioti vijon të marrë pjesë në protesta për pavarësinë e të ashtuquajturit “Vorio Epir”, tha përfaqësuesi i Aleancës Kuq e Zi Augent Xhaferaj. AK dorëzoi pak ditë më parë Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin penal për Ministrin Spiro Ksera.

    Guido Vestervelle

    Ministri i Jashtëm Edmond Panariti dhe kreu i diplomacisë gjermane Gudio Vestervelle

  • 4 E shtunë, 23 shkurt 2013POLITIKE

    Mbi bazën e një experience 10-vjecare në fushën e vendosjes së APARATEVE të dëgjimit kabineti “SALAJ” ju vjen në ndihmë në këto shërbime: Matjen e dëgjimit (audiogram) FALAS. Marrjen e masës si dhe përgatitjen e saj (silikon apo akrilike) në kohë rekord brënda dy ditëve. Përcaktimin dhe programimin e aparatit sipas shkallës së dëgjimit. Shërbime (servis) për të gjitha tipet e aparateve.

    Adresa: Pallatet e Shallvareve, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, përballë Taiëan

    Nd. 24, Shk. 4, Ap.5 - TiranëTel: +355 4 2262 304 / Mob: 068 23 800 95

    E-mail: [email protected]Ëebsite: ëëë.salajakustik.com

    KABINETI

    APARATE DËGJIMI

    Kreu i PS: Lotaria

    Kombëtare, një burim

    fi nancimi për sportin

    Ajala: Që më 2003 e pikasëm. Edi Rama kryeministër

    Zgjedhja zv.president i IS, kryesocialisti: Do bashkoj të majtën

    Rama: Nano e Meta kontributorë në PS

    LajmiK r e u s o c i a l -

    ist Rama në festën e organizuar në nder të zgjedhjes zv.president i Inter-nacionales Socialiste falenderoi Nanon dhe Metën për kontribu-tin në PS, ndërsa foli si kryeministër. Num-ri dy i IS, Ajala tregon se më 2003, e pikasën se ishte i duhuri.

    TIRANE

    JAKIN MARENA

    Programi i PS

    Konferenca Kombëtare e PS, Rama:Jemi zgjedhja e duhur më 23 qershor TIRANE

    Partia Socialiste shpalos programin elektoral në konferencën kombëtare, në Pallatin e Kongreseve. Kryetari Edi Rama tha se ky program i jep përgjigje gjithë shqiptarëve për të bërë zgjedhjen e duhur në 23 qershor. Kreu i opozitës paraqiti alternativën e PS në të gjitha fushat, si premtime për zgjedhjet e 23 qershorit.

    “Çfarë do të bëjmë ne për ta zmbapsur krimin që ka vënë poshtë shtetin. Pse ne socialistët nuk e pranojmë taksën e sheshtë? Çfarë do të thotë për ne që më pak se 5 përqind e njerëzve të zotëro-jnë më shumë se gjysmën e parave të depozituara të këtij vendi. Po taksat për 95 përqind të shqiptarëve, si do ti ulim? A do vendosim ne drejtësinë dhe rendin ligjor, apo kultura e pandëshk-ueshmërisë do bëjë ligjin përgjithmonë. Si do e mbyllim ne epokën e fabrikave të diplomave të pavlerë, për të kthyer epokën e universiteteve të akredituara në bazë të konkurrencës dhe meritës”, tha Rama. Në premtimet e Ramës spikat zgjidhja e çështjes së pronave por edhe dëmshpërblimi i të përndjekurve poli-tik, dy shtresa që për shkak të historisë nuk lidhen shumë me programin e PS. “Si do tu japim atyre që punojnë tokën titujt e pronësisë, dhe si do e trajtojmë ne çështjen e pronës. Po të përndjekurit do gjejnë më në fund te PS partnerin që u ka munguar 20 vjet rresht në krahun tjetër. Ne jemi këtu për tu marr me këto çështje për tu dhënë përgjigje shumë pyetje për të bërë paraqitje të përmbledhur të një pune të jashtëzakonshme që po i afrohet fundit, të gjithë atyre shqiptarëve që sot

    duan nga PS përgjigjen e fundit për të bërë zgjedhjen e duhur në 23 qershor”, tha ai.

    Kreu socialist është shprehur për uljen e taksave për biznesin e voigël, heqjen e taksës së korrupsionit, për akcizën në bu-jqësi, luftën ndaj krimit, kthimin e dinjitetit të policisë së shtetit, reformën në drejtësi, shëndetësi, arsim dhe integrimin në BE.

    Drejtues të grupeve të punës për pro-gramin në PS dhanë detaje për fushat që mbulojnë, ndërsa konferenca drejtohej nga sekretari socialist për programin Ilir Beqja dhe kryetari i bashkisë së Korcës Niko Peleshi. Programi “Për një Rilindje Shqiptare”, publikohet në dy ditët e kon-ferencës kombëtare, ndërkohë që kryetari socialist tha se muajt në vazhdim ai do të pasurohet edhe me ide të reja. Në lidhje me sigurinë, kreu i PS për Tiranën, Saimir Tahiri dhe se në “300 ditët e para, do kemi

    një polici të shtetit të rilindur. Ndërsa Vasilika Hysi tha se dhuna në familje, ndaj gruas, krimi janë në nivelet më të larta dhe me qeverisjen e PS do të marrin fund. Olta Xhaçka, kryetarja e grave socialiste tha se rilindja fi llon nga gratë. Ndërsa Ledi Shamku nuk ka munguar të tregojë plagët e arsimit parauniversitar dhe “melhemin” e shërimit të tij nga lëngimi. Ndërsa Klodiana Spahiu ka nënvizuar në detaje se si do të ndryshojë shëndetësia nën qeverisjen e PS. Ndërkohë kandidati për deputet Alfred Peza tha se “nga kjo tribunë, më vjen mirë t’ju them sot me krenari e modesti, se kam ndikuar sadopak, që ta shpëtoj Edi Ramën nga media dhe median shqiptare nga Edi Rama. Si një provë e gjallë dhe konkrete, se Edi Rama ka pasur se çfarë të ndryshonte pas zgjedhjeve të 2009. Qenia ime sot këtu, është prova më e madhe, se edhe ai është përmirësuar. Për të mirën e tij, PS, opozitës dhe Shqipërisë. Unë jam sot këtu, si një garanci më shumë për të gjithë ata skeptikë, kritikë dhe kundërshtarë të ekipit tonë fi tues, se Edi Rama nesër Kryeministër, nuk do të bëjë më kurrë gabimet e Sali Ber-ishës kryeministër, në raport me median dhe gazetarët shqiptarë. Sepse qeveria jonë, do të garantojë normën kushtetuese të lirisë së informacionit në të gjithë veprimtarinë e saj”. Shahistja Rozana Gjergji për sportin nënvizi se gjithë jetën ia ka dedikuar sha-hut. “Vij nga familje të përndjekurish dhe në këto 23 vite demokraci ajo nuk është trajtuar ashtu siç duhet. Madje, më keq se nga regjimi komunist. Nuk bëhet fjalë për investime, por kampionatet bëhen nën dritën e qirinjëve. Kjo qeverisje do të ndryshojë dhe sportin”, tha ajo. Ndërkohë që ditën e sotme vijon dita e dy e Konfer-encës së socialistëve.

    Kryetari socialist Edi Rama ka vlerësuar ish-kryetarin e PS Fatos Nano dhe ish-kryeministrin socialist, aktualish kreu i LSI Ilir Meta për kontributin që kanë dhënë në PS, reformim-in e saj dhe anëtarësimin në Internacionalen Socialiste. Ai ka zgjedhur festën e zgjedhjes së tij si zv.president i Internacionales Socialiste, për të deklaruar më mënyrë solemne se do të bashkonte gjithë të majtën shqiptare nën om-brellën e Internacionales, duke përfshirë këtu dhe LSI. Në këtë festë ka qënë i pranishëm dhe

    Sekretari i Përgjithshëm i In-ternacionales Socialiste, Luis Ajala. Duke folur përpara të pranishmëve, ai tha se ishte aty për të mbështetur objektivat e PS. “Edi Rama nuk u zgjodh kryetar i Internacionales por herën tjetër do zgjidhet”, tha ai. Ajala nënvizoi se që kur e kishte takuar Ramën për herë të parë kishte parë te ai një lider, duke këmbëngulur se Rama ka vizionin e kurajën dhe është vlerësuar nga IS që në vitin 2003, kur po kandidonte për

    kryetar përballë i sh-kryetar i t Nano. Ai tha se Rama është kry-eministri i ardh-shëm shqiptar. Ajala premtoi se IS do vëzh-gojë zgjedhjet, ndërsa shtoi se populli shqiptar kërkon zgjedhje

    të lira dhe të nder-shme, ashtu si IS. “Rama është shqiptari i parë në postet më të larta të Internacionales. Ai është kryeministri i ardhshëm të Shqipërisë, ai është njeriu i

    duhur në pozicionin e duhur dhe në kohën e duhur”, ka deklaruar numri dy i IS. Ndër-kohë kreu i PS tha se asnjëherë nuk e kishte parafytyruar dot këtë mbrëmje. “Se kisha menduar se kjo ditë do vinte, të paktën jo pa kaluar disa vite. Kremtimin e një ngjarje që për partinë tonë është his-torike jo sepse u zgjodha unë

    po sepse u zgjodh kreu i PS së Shqipërisë. Është diçka e jashtëzakonshme që ndodh në një moment të pazakontë në vendin tonë, prandaj unë sot jam i lumtur që kam mundësi-në ta ndaj me ju domethënien e posaçme të kësaj ngjarje”, tha Rama. Kreu i PS ka falënderuar emrat e njohur dhe të rëndë-sishëm në PS për këtë arritje

    në IS. Ai tha se ky është një vlerësim për të gjithë social-istë. “Unë si kryetar i PS dhe si kryeministër nesër, nuk do të përsëris gabimet e së kalu-arës” tha Rama. Ai falënderoi Pëllumbin, Doklen, Ruçin, Rukën, Daden, Majkon. Por ai ka falënderuar dhe Fatos Nanon e Ilir Metën, si ish-kry-eministra të PS. Njëherësh ai ka

    vlerësuar të gjithë krerët aleatë, emër për emër për kontributin e tyre. Rama ka premtuar një politikë të re për median, ku PS s’do të ndjekë politikën e llogoreve të PD e vetë s’do bo-jkotojnë mediat. Ai tha se pra-nia e tyre aty nuk nënkuptonte se do jenë në paradhomën e kryeministrit, por se do të respektohen njësoj. Rama ka premtuar një ndryshim rrën-jësor për televizionin e median publike, duke nënvizuar se ata do jenë qeveri e transparencës e premtuar se çdo dokument do bëhet publik për median. Ai tha se transparente do jenë shpenzimet e qeverisë. Në fund ai ka falënderuar gruan e tij, Linda, duke thënë se ajo e mban të balancuar. “Kushdo që më njihte e më parë e di këtë gjë”, tha ai.

    Pas prezantimit të programit për sportin nga deputeti Fidel Ylli, që tha se sporti luan një rol të pazëvendësueshëm në shoqërinë tonë, forcon dhe edukon një brez të rinjsh, duke i mbajtur larg fenomeneve shqetësuese si alkooli, droga dhe kriminaliteti si dhe ndryshon imazhi i vendit, kryetari i PS Edi Rama theksoi se PS do ta rikthejë Lotarinë Kombëtare tek publiku për të fi nancuar sportin.

    “Nëpërmjet kthimit të Lotarisë Kombëtare në një burim fi nancimi të sportit ne do t’i japim vetes mundësi që ta rilindim sportin duke fi lluar nga shkolla, duke fi lluar nga ajo bazë e jetës shoqërore që është komuniteti rreth shkollës. Sepse ne sigurisht duam të mbështesim çdo talent që nesër mund të ngrejë flamurin kombëtar dhe të lartësojë imazhin tonë nëpër botë. Por ne duam që përmes sportit për të gjithë të mbështesim

    vizionin tonë për botën ku jetojmë, për shoqërinë që duam, për Shqipërinë që duam të rilindim. Vizionin tonë të bashkëjetesës qytetare, vizionin tonë të paqes mes vedi dhe të shpirtit të garës, që është kaq i domosdoshëm për këtë shoqëri, por që kaq mirë sporti e ushqen duke u dhënë mundësi njerëzve që të jenë pjesë e një skuadre dhe të gjejnë vendin e tyre në një skuadër”, tha Rama.

  • 5E shtunë, 23 shkurt 2013POLITIKE

    ISHTE ESHTE

    Dalipi: Prokurori e mbylli para largimit nga detyra

    Prokuroria e Tiranës mbyll dosjen e abuzimeve me sheshin “Skënderbej”

    Groposi 5 mln euro, falet Lulzim Basha

    Grupi i PSDalipi: Dosja u mbyll në dhjetor 2012Aldrin Dalipi, kreu i këshill-tarë socialist në Bashkinë e Tiranës thotë se lajmi për faljen e radhës së Bashës, është i vjetër. “Unë e kam denoncuar këtë që në 12 dhjetor 2012”-tha Dalipi për “Shqiptarja.com”. Sipas tij, mbyllja e dosjes u bë në prag të ndërrimit të proku-rorit të përgjithshëm Ina Rama,

    me pasuesin Adriatik Llalla. Ish-prokurori i Tiranës Tiranës Sokol Malaj, e mbylli dosjen në ngarkim të kreut të bashkisë së Tiranës. Më 31 tetor 2011, 27 këshilltarët e PS në Këshillin Bashkiak në Tiranës dorëzuan padinë penale në prokurori duke thënë se ndryshimi i des-tinacionit të sheshit “Skënder-

    bej” kishte shkaktuar një dëm ekonomik prej 5 milionë eurosh. Sipas padisë, kjo ishte vlera e shpenzimeve që ishin kryer me projektin e parë të nisur në kohën e Edi Ramës, i cili zgjati më shumë se një vit, por nuk u fi nalizua, ndërkohë që Lulzim Basha fi toi në gjykatë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës.

    LajmiProkuroria e Tira-

    nës mbylli edhe një tjetër dosje abuzive në ngarkim të shteta-sit Lulzim Basha, kry-etar i bashkisë së Ti-ranës. Pas padisë së këshilltarëve të majtë për abuzimin me 5 milionë euro, proku-roria vendosi që të mos hetojë Bashën, sepse vendimi ishte marrë nga këshilli bashkiak, ndërsa

    TIRANE

    JONIDA LATE

    Prokuroria e Tiranës ven-dosi të pushojë padinë e këshilltarëve të PS-së ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës për ndryshimin e pro-jektit të sheshit “Skënderbej” dhe shkaktimin e një dëmi që llogaritet se shkon deri në 4 milionë euro. Vendimi është marrë muaj më parë, por u bë publik për mediat dje, duke shënuar fi toren tjetër të rad-hës së Bashës ndaj padive që i bëhen për abuzime me fondet, pas fitores me procedurë të

    gjyqit ndaj tij për abuzimin e rreth 220 milionë eurove në rrugën “Rrëshen-Kalimash”, prej vitit 2006 gjatë kohës kur ishte ministër i Transporteve. Sipas Prokurorisë së Tiranës, argumentimet për pushimin e hetimeve kanë qenë se nuk ka patur dëm ekonomik, se vendimi është marrë në mënyrë kolegjiale nga anëtarët e djathtë të këshillit bashkiak dhe se nuk ka vepër pe-nale. Kaq ka mjaftuar që proku-

    rori I çështjes Ardian Braho të vendosë mbylljen e dosjes.

    Sipas Prokurorisë së Ti-ranës, pas rreth një viti të hetimeve Taks-Forca e Proku-rorisë së Tiranës, vendosi t’i mbyllë hetimet, me argumen-tin se nuk ishin gjetur prova që të vërtetonin kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës nga kryebashkiaku për shkak se vendimi i marrë për ndryshimin e destina-

    cionit të punimeve të sheshit “Skënderbej” është kolegjial dhe jo individual, dhe kjo e përjashtonte nga përgjegjësia Lulzim Bashën.

    Ndryshimi i projektit të sheshit “Skënderbej”, që po zbatohej prej dy vitesh, nisi pas marrjes së drejtimit të bashkisë nga e PD-së dhe fitores në gjykatë të Bashës, si kryetar i bashkisë së Tiranës, në vend të Edi Ramës. Devijimi nga

    projekti që e bënte sheshin “Skënderbej” nga një zonë pedonale, në zonë me trafik të dendur makinash siç është kthyer sërish, shkaktoi debat të ashpër publik, ndërsa të majtët në këshillin bashkiak të Tiranës kërkuan nga prokuro-ria e kryeqytetit që të ndiqen penalisht abuzuesit pasi, sipas tyre, duke fi lluar nga faza e pro-jektimit dhe në vijim zbatimit të punimeve të fazës së parë të

    projektit, ishin investuar rreth 5 milionë euro.

    Rreth tetë muaj më parë, këshilltarët socialistë, të për-faqësuar nga kreu këshilltarëve socialistë Aldrin Dalipi, depoz-ituan kallëzimin penal ndaj shtetasit Lulzim Basha, me detyrë kryetar i Bashkisë, si dhe personave të tjerë përgjegjës, për kryerjen e veprës penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal. Kallëzuesit kërkuan nga prokuroria që të verifikonin dëmin fi nanciar që u shkaktua për shkak të ndryshimit të pun-imeve në sheshin “Skënderbej”. Sipas akt-padisë së grupit të këshilltarëve socialistë, Bashkia e Tiranës nisi zbatimin e pro-jektit për rindërtimin e sheshit “Skënderbej” në mars 2010, sipas një projekti të miratuar në bazë të ligjeve në fuqi. Më 25 janar 2008 ishte nënshkruar me Këshillin e Ministrave mar-rëveshja e kontributit me vlerën e 5 milionë eurove nga qeve-ria kuvajtiane për fi nancimin e projektit ‘Rinovimi i Sheshit Skënderbej’ dhe ‘Restaurimi i Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë’, ku si agjenci zbatuese e këtij projekti ishte caktuar Bashkia e Tiranës.

    NË FOTO: (majtas) Projekti belg për Sheshin “Skënderbej”, si

    hapësirë pedonale dhe argëtuese,

    miratuar nga bashkia në kohën e Ramës (djathtas) Sheshi “Skënderbej”, pas devijimit të

    projektit në 2011 nga administrata e drejtuar nga Basha

    Braçe kritika në

    Facebook: PS të luftojë

    korrupsionin

    Deputeti Socialist Erjon Braçe i bëri thirrje publike partisë së tij të përfshijë në programin e vet luftën kundër korrupsionit, duke shtuar se i ka bërë këto propozime edhe në vitin 2010, por nuk ka marrë përgjigje. Braçe, i cili ka ngritur gjatë kohëve të fundit disa fushata denoncimi të korrupsionit të qeverisë, e hodhi thirrjen e tij në Facebook mëngjesin e djeshëm, ndërsa Partia

    Socialiste po prezanton programin e vet të ri. “Pajtim kombëtar me korrupsionin si në 97-ën,nuk duhet të ndodhë më!”, tha Braçe, i cili shtoi se thirrjen e tij po e hedh në Facebook pasi nuk i është krijuar mundësia për të debatuar gjatë prezantimit të programit për qeverisjen. Braçe kritikoi programin aktual të socialistëve për korrupsionin dhe tha se mendon se është i

    pamjaftueshëm në kushtet kur korrupsioni është kthyer në një mënyrë jetese dhe se po shpërbën shtetin. “Po propozoj për të pestën herë disa angazhime parimore kundër korrupsionit. Për herë të parë i kam propozuar në vitin 2010 në Asamblenë e PS. I kam përsëritur edhe në tre mbledhje të tjera, dy asamble dhe një kongres. Nuk kam marrë përgjigje për to!”, tha Braçe.

  • 6 E shtunë, 23 shkurt 2013POLITIKE

    KQZ, masa për

    vula rezervë në çdo

    qendër votimi

    Të rinjtë do çojnë Shqipërinë drejt Europës

    Meta në Lushnje jep garanci për fi toren e LSI dhe LRI

    “Në 2013, LRI do të jetë në Parlament”

    LAJME SHKURT

    LajmiKryetari i LSI,

    gjatë konferencës së LRI në Lushnje shprehu bindjen e plotë të fitimit të zgjedhjeve të 2013, duke përfshirë këtu edhe forumin rinor të kësaj partie. Ai shprehu edhe prem-timet e mbajtura për këtë qytet si dhe mbështetjen ekono-mike që do të ketë.

    TIRANE

    ARTEMISA HOXHA

    Premtimi “Disa vite më parë ne kemi qenë këtu dhe kemi premtuar se Lushnja do të shndërrohet në një qytet universitar dhe kjo gjë ka ndodhur përmes fi lialit të Universitetit Bujqësor, ku sot studiojnë disa qindra të rinj dhe të reja”

    Mbledhja

    139 njësi vendore, gjoba nga 10-50 mijë lekë

    TIRANE

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas 4 orë diskutimesh dhe de-batesh, përcaktoi dhe gjobat për 139 krerët e njësive vendore, të cilët nuk kishin dorëzuar dokumentacionin e kërkuar nga KQZ brenda afateve të përcaktuara si dhe për ata që kishin dorëzuar informacione me man-gësi përsa i përket mospërcaktimit të numrit të votuesve, raste që janë dorëzuar të dhëna të zgjedhjeve të 2011 etj. Gjobat sipas rasteve do të variojnë nga 10 mijë lekë deri në 25 mijë lekë të reja. “Gjobë në shumën 50.000 lekë 34 kryetarë të njësive të qeverisjes vendore që nuk kanë sjellë asnjë informacion në KQZ. Gjobë në shumën 25.000 lekë 28 kryetarë të

    njësive të qeverisjes vendore që kanë paraqitur informacionin e kërkuar jashtë afatit ligjor të parashikuar në Kodin Zgjedhor. Gjobë në shumën 15.000 lekë 57 kryetarë të njësive të qeverisjes vendore të cilët kanë depozituar pranë KQZ-së informa-cionin e kërkuar por që rezulton me mangësi dhe jo në përputhje me ligjin. Të gjobisë në shumën 10.000 lekë 20 kryetarë të njësive të qeverisjes vendore të cilët kanë depozituar informacion në KQZ me mangësi, por që në bashkëpunim me admin-istratën e KQZ-së janë korigjuar më pas”, thuhet në relacion. Ky projek-tvendim u miratua me 6 vota pro dhe një kundër të anëtarës Albana Shtylla, e cila duke shpjeguar votën e saj theksoi se “KQZ duhet të kërkojë zbatimin e detyrime ligjore nga kry-

    etarët e njësive vendore. Kryetarët e qeverisë vendore absolutisht kanë shkelur me më shumë se një muaj afatet, për më tepër KAZ në bazë të udhëzimit të miratuar së bashku ka miratuar dhe procedurat për konsta-timin e këtyre parregullsive. Minimal-isht duhet të kishim fi lluar që më 18 janar. Unë do të votoj kundër për ato kryetarë që iu është drejtuar njoftimi, por kur nuk është vërtetuar nëse ata e kanë marrë”, tha Shtylla. Anëtarët e propozuar nga PS si dhe ai i PBDNJ në KQZ votuan kundër raportitit të hartuar nga administrata e KQZ përsa i përket veprimtarisë së këtij institu-cioni në 2012. Biba kundërshtoi këtë raport, me arsyen se duhet të jetë më gjithëpërfshirës, duke cituar këtu edhe vendime të cilat KQZ nuk mundi dot që t`i miratonte.

    fjalën e tij. Ndër të tjera, kreu i LSI u bëri thirrje të rinjë emi-grantë lushnjarë, por jo vetëm, që të ndryshojnë realitetin në Shqipëri, duke kontribuar me pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje. Ai ftoi të rinjtë

    që të votojnë LSI-në më 23 qershor, pasi vota e tyre, sipas tij, do t’i japë një frymëmarrje më të gjerë demokracisë në vend, dhe se do të shkohet më shpejt drejt Evropës. “Ne jemi krenarë që sot ju dhe gjithë

    Mbledhjen e ditës së hënë KQZ pritet që të shqytojë dhe të miratojë projektvendimin lidhur me administrimin dhe shpërndarjen e vulave rezervë që do të përdoren për zgjedhjet si dhe miratimin e modelit të vulës së KZAZ-së, KQV-së, kryetarit të KQV-së dhe modelit të vulës rezervë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 23 Qershor 2013. Lidhur

    me vendimin e parë KQZ parashikon që sasia e vulave rezervë që do të prodhohen për qendrat e votimit do të jetë e barabartë me numrin e qendrave të votimit në të gjithë vendin, kjo për të shmangur në këtë mënyrë problemet që mund të lindin me vulat që do të përdoren gjatë ditës së zgjedhjeve. “Vulat rezervë për qendrat e votimit do të administrohen nga Zyrat Rajonale të KQZ-

    së, sipas zonave të administrimit zgjedhor që ato mbulojnë. Zëvendësimi i vulës së nxjerrë nga përdorimi me vulën rezervë, do të kryhet vetëm me vendim të KQZ-së. Dorëzimi i vulës rezervë do të kryhet nga Inspektori Rajonal apo punonjësi i Autorozuar i KQZ-së, me procesverbal të veçantë, sipas modelit bashklëlidhur”, thuhet në relacionin e këtij projektvendimi.

    Përçahet KQZ, Biba, Shtylla dhe Jani kundër raportit 2012, shtyhet miratimi i buxhetit për zgjedhjet

    ■ Doda në Asamblenë e OSBE-së: Shqipëria me zgjedhje të liraMë 21 dhe 22 shkurt 2013 u mbajt në Vjenë takimi dimëror i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Në këtë takim, Kryetarja e Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Mesila Doda, mbajti një fjalim, në të cilin vlerësoi maksimalisht kontributin dhe përvojën e AP-së në fushën e vëzhgimit të zgjedhjeve. “Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri përbëjnë edhe një mundësi për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet delegacioneve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe të ODIHR-it”, u shpreh ajo.

    ■ Bulqizë, FRD shpalos programin para qytetarëveShteti dhe qytetari janë dy nga shtyllat që ka në qendër Partia Fryma e Re Demokratike. Përfaqësues të kësaj partie ishin të premten në Bulqizë, ku zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e këtij qyteti. Nënkryetari i kësaj partie, Daut Gumeni, tha se “FRD-ja në zgjedhjet e ardhshme nuk do të jetë në garë për pushtet, por për të realizuar një program njerëzor dhe larg interesave personale”. Ndërsa sekretari organizativ i kësaj partie, Sali Shehu, duke u ndalur në problemet e zonës, u bëri thirrje banorëve të Bulqizës që në 23 qershor të dalin dhe të votojnë masivisht në funksion të demokracisë dhe rotacionit politik në Shqipëri.

    ■ Sali Berisha inauguron sistemin dixhital e-NoteriaU inaugurua dje sistemi i Regjistrit Noterial të Shqipërisë. Ai është një fi nancim i buxhetit të shtetit me një vlerë afërsisht 34 milionë lekë. Me anë të këtij sistemi do të bëhet i mundur regjistrimi i akteve dhe veprimeve noteriale në një sistem qendror dhe kombëtar. Regjistri Noterial Shqiptar do të jetë online 24 orë dhe në çdo moment mund të kryhen veprime edhe të shikohen të dhëna. Sistemi është në formën e arkivës dixhitale ku secili aktor pjesëmarrës do të ketë të drejta dhe nivelin e sigurisë përkatëse. I pranishëm në ceremoni do të jetë dhe kryeministri Sali Berisha.

    Kryetari i LSI, Ilir Meta çeli dje konferencën e Lëvizjes Rinore për In-tegrim (LRI) të mbledhur në qytetin e Lushnjes, ku gjatë fjalës së tij, Meta tha se LRI, kjo alternativë e të rinjve sh-qiptarë do të përfaqësohet pas 23 Qershorit në Kuvendin e Shqipërisë. “Ne besojmë se LRI, kjo alternativë e të rinjve shqiptarë dhe në 23 qershor do përfaqësohet dhe në Kuvendin e Shqipërisë. Ne dimë se rruga më e mirë drejt progresit për një ecje më të shpejtë të vendit dhe në luftën kundër varfërisë është përqendrimi tek prob-lemet ekonomike dhe jo tek debati për të kaluarën. Se të gjithë ju që jeni në këtë sallë keni lindur pas vitit ‘90 dhe e ardhmja duhet të ketë vrullin e 20 vjeçarëve”, tha Meta në

    qytetarët e Lushnjes mund të lëvizni të lirë pa viza në të gjithë hapësirën Shengen, por ne kemi një qëllim më të madh. Dhe qëllimi ynë është që të rinjtë e Shqipërisë të harrojnë emigracionin si mundësinë më të mirë për të jetuar më mirë, që të rinjtë e Shqipërisë përmes pjesëmarrjes së tyre, përmes vendimmarrjes së tyre të shndërrojnë realitetin, këtu në Lushnje dhe në të gjithë Shqipërinë, në një realitet të prekshëm evropian të niveleve më të përparuara”, tha ai.

    MBËSHTETJA Duke u ndalur në rëndësi-

    në dhe mbështetjen e madhe

    që ka dhënë LSI për foru-min rinor të kësaj partie, Meta theksoi se kjo është forca që ofron kujdes dhe solidaritet tek ata që e beso-jnë. “Në emër të LSI, duke shprehur përkrahje më të vendosur për të rinjtë dhe të rejat e Lushnjës për gjithë komunitetin e Lushnjes dhe mbarë Myzeqesë, ju siguroj se përmes përkrahjes që i jepni LSI, ju rrisni të gjitha shan-set dhe mundësitë që kjo të kthehet në një mbështetje dhe investim për të gjithë ju dhe komunitetin tuaj. LSI është forcë pozitive e konstruktive, që kujdeset për njerëzit e të rinjtë e të rejat. Ky është gur themeli i suksesit tonë, kujdesi për njerëzit për të rinjtë e të rejat. Kujdesi për të treguar solidaritet”, theksoi ai. I pranishëm në këtë takim ishte dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, Sekretari për Çështjet Ligjore, Spartak Braho, si dhe Prefekti i Qarkut Fier, Robert Bitri.

    Ilir Meta

  • 7E shtunë, 23 shkurt 2013EKONOMI

    KURSI I KËMBIMIT VALUTOR Çmimet të ushqimeve në kryeqytetBurimi: Banka e Shqipërisë Data 22.2.2013

    Data 22.2.2013

    Burimi: Ministria e Bujqësisë dhe USAID

    Dollari Euro Paund FrangaLEKË

    NDRYSHIMI DITOR105.71

    -0.14

    LEKË

    NDRYSHIMI DITOR139.67

    -0.04

    LEKË

    NDRYSHIMI DITOR161.41

    +0.40

    LEKË

    NDRYSHIMI DITOR113.57

    -0.10

    ■ Mollë 79 ■ Portokall 92 ■ Mandarina 185 ■ Limon 200 ■ Ullinj 172F

    RU

    TA

    ■ Domate 183 ■ Kastravec 230 ■ Spec 277 ■ Spinaq 128 ■ Lakër 44 ■ Lulelakër 120

    ■ Karrota 100 ■ Patëllxhan 265 ■ Kungull 267 ■ Fasule 310 ■ Qepë 74 ■ Patate 82

    Çmimet në lekë/kg

    PE

    RIM

    EBechtel&ENKA mori 1 miliard euro fonde

    Ndërtuesja e “Rrugës së Kombit”, Tatimet në gjyq

    Refuzon taksat pasi fi toi 210 mln euro

    LajmiKonsorciumi që ndërtoi segmentin kryesor të «rrugës së Kombit» ka paditur në gjyq Tatimet se i kanë faturuar dety-rime, që ai nuk men-don se nuk është i detyruar t’i paguajë. Bechtel&ENKA ka re-alizuar 210 mln euro fi tim gjatë tre viteve

    TIRANE

    GENC KONDI

    KostojaKostoja e rrugës Durrës-Kukës vlerësohet të ketë arritur në 1 miliard euro, sa 10% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (nga të cilat një e pesta ka shkuar si fi tim për kompaninë kryesore ndërtuese), çka rriti së tepërmi borxhin publik

    Ka fituar neto 210 mil-ionë euro nga punimet që kreu në Shqipëri, megjithatë hedh në gjyq Ta-timet se i kanë faturuar pa të drejtë detyrime, që nuk pranon

    se duhet t’i paguajë. Subjekti më i preferuar i qeverisë Beri-sha, konsorciumi midis ameri-kanëve të Bechtel-it dhe tur-qve të ENKA-s, ka paditur dje Drejtorinë e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjith-shme të Tatimeve, Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj dhe Drejtorinë Rajonale Tatimore, duke kërkuar shfuqizimin apo

    ndryshimin e një morie ak-tesh administrative. Konkre-tisht, kërkohet pavlefshmëria e vlerësimit tatimor të datave 22 gusht 2012, 4 shtator 2012 dhe 20 shtator 2012, si dhe e raportit të rikontrollit tatimor të 22 gushtit 2012 të lëshuara nga Njësia e Tatimpaguesve të Mëdhenj. Po kështu, kërkohet edhe anulim i pjesshëm për

    vleresime tatimore të tjera, si dhe i vendimit të marrë nga Apeli Tatimor, që i ka lënë të gjitha këto akte në fuqi. Të gjitha aktet në fjalë ngarkojnë konsorciumin me detyrime fi nanciare, të cilat ai refuzon t’i paguajë.

    FITIMETKy kundërshtim vjen nga

    përfi tuesi më i madh i fond-eve buxhetore për tetë vjetët e fundit. Të dhënat e Tati-meve tregojnë se në periudhën 2008-2009, kur punimet e rrugës ishin në kulmin e tyre, Bechtel&ENKA ka rezultuar me norma mjaft të larta fi timi, përkatësisht 31% dhe 30% të qarkullimit vjetor të realizuar. Fitimet e subjektit në peri-udhën 2008-2010 rezultojnë rreth 29 miliardë lekë (rreth 210 milonë euro), sa 2.3% e Prodhimit të Brendshëm Bruto vjetor. Sipas ndërtuesve, normalisht norma e fitimit

    të kompanive të ndërtimit të rrugëve është 10% dhe ajo mund të arrijë maksimumi në 21%, kur kompania bën dhe mirëmbajtjen e tyre. Normën e jashtëzakonshme të fi timeve të Bechtel&ENKA-s ata e li-dhin me çmimet e shtrenjta, me të cilat u lejua të operonte ndërtuesi, që ishin shumë më të larta se ato të tregut.

    BORXHIKostoja e rrugës Durrës-

    Kukës vlerësohet të ketë arritur në 1 miliard euro, sa 10% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (nga të cilat një e pesta ka shkuar si fi tim për kompaninë kryesore ndërtuese). Shpenzimet e larta në 2008-2009 çuan në rritjen e shpejtë të borxhit publik të vendit, që arriti në kufi rin mak-simal të parashikuar atëhere me ligj, rreth 60% të PBB-së, që në 2009-n, më i larti në rajon, nga 53% që ishte në 2008-n, sipas të dhënave publike të ministrisë së Financave. Fillimi i krizës globale, në 2009-n, që ngadalësoi rritjen ekonomike në vend, ua vështirësoi punën Financave për uljen e borxhit, që sot e vendos Shqipërinë në një nga vendet me nivele më të larta borxhi në rajon dhe si rrjedhojë dhe me risk më të lartë. Ndërkohë, qeveria, në pamundë-si për të siguruar të ardhura të mjaftueshme nga taksat, ven-dosi të heqë krejtësisht kufi rin ligjor të borxhit publik.

    Buxheti Borxhet

    Janar 2013, 10% më pak TVSH se në 2011-ën

    Biznesi e BB:Qeveria të paguajëkompanitë

    Edhe këtë vit, ministria e Financave e ka nisur me rezultate mjaft të ulta. Statistikat zyrtare, të publikuara ditën e djeshme nga ky dikaster, bëjnë të ditur se të ardhurat e grumbulluara gjatë janarit në buxhet nga TVSH-ja – taksa kryesore dhe më e rëndë-sishme e ekonomisë – kanë qenë 7.9 miliardë lekë, ndërkohë që në janar 2011 kjo shifër shënonte 8.75 miliardë. Rënia është në masën 10 për qind. Në total, të ardhurat buxhetore janë 27.7 miliardë lekë, shumë pak mbi rezultatin e dy viteve më parë, kur shënuan 27 miliardë, ndërkohë që të ardhurat nga Tatimet e Doganat kanë qenë 0.4 për qind më të ulta se në janar të 2011-ës. Ndërkohë, shpenzimet janë 8 për qind më të larta, por, ndër to, inves-timet rezultojnë me ulje 44 për qind.

    Në prag të zgjedhjeve parlamentare, biznesi i kryeqytetit ka kërkuar shlyerjen e detyrimeve të qeverisë ndaj sipërmarrjes privatë në të gjitha fushat e ekonomisë ku ekziston kjo marrëdhënie, rimbursimin e TVSH, ak-cizave si dhe të gjithë taksave të tjera që bux-heti i shtetit mund t’i ketë sipërmarrjes pri-vate brenda tre muajve nga ardhja në pushtet e qeverisë së re, etj. Ndër-kohë, kërkesat kanë të bëjnë edhe me heqjen e referencave, ulje të TVSH-së, trajtimin e kredive të këqia. Nga ana e saj, edhe El-len Goldstein, drejtoresha e re e Bankës Botërore dhe koordinatore rajonale për Evropën Juglindore, deklaroi se i ka kërkuar qeverisë të bëjë pagesat e prapam-betura ndaj biznesit. “T’u dërgojmë inves-titorëve sinjalin e duhur,” u shpreh ajo.

  • 8 E shtunë, 23 shkurt 2013 AKTUALITET

    U plagos para

    dy javësh, vdes në

    spital 50-vjeçari

    LAJME SHKURT

    Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, hetime 2-mujore

    Pranga 2 policëve falsifi konin vulat

    LajmiKatër persona, tre prej të cilëve pu-nonjës policie, u arrestuan brenda 24 orëve nga struk-tura e Shërbimit të Kontrollit të Brend-shëm. Ata akuzohen për korrupsion pa-siv dhe falsifikim. Policët kufi tarë kalo-nin persona të ndry-shëm për në zonën Shengen, pa u vu-losur pasaportat.

    TIRANE

    ELONA ELEZI

    VrasjaDënohet me 15 vite burg shqiptari

    Precedenti

    Më 10 dhjetor 2012, efektivët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm arrestuan një ofi cer policie të Rinasit nën akuzat e “kor-rupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione pub-like” dhe të “shpërdorimit të detyrës”. 42-vjeçari Eduard Çelmeta, me detyrë kontrol-lor në Komisariatin e Policisë së Kufi riti dhe Migracionit në aeroportin e Rinasit, u prangos pas dokumentimit të një sërë rastesh abuzimi në ngarkim të rij. Në bazë të hetimeve të strukturës së SHKB-së në ministrinë e Brendshme, rezultoi se Çelmeta, në mënyrë të vazh-dueshme, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës dhe në këmbim

    të përfi timeve të paligjshme financiare, kundrejt shu-mave 400-500 euro, lejonte kalimin e paligjshëm të ku-fi rit shtetëror në aeroportin e Rinasit, për persona të ndryshëm. Shërbimi i Kon-trollit të Brendshëm njoftoi pas ngjarjes, se Çelmeta bashkëvepronte edhe me të implikuar të tjerë, që e ndih-monin atë në veprimtarinë e paligjshme.

    Polici i arrestuar në Rinas, e njëjta skemë abuzimi

    Një 59-vjeçar i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në 12 shkurt të këtij viti, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra pas dy javësh qëndrimi në spital. Bujar Barçi i cili u plagos me plumb në kokë në rrugën “Siri Kodra”, mësohet se gjeti vdekjen para dy ditësh në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Burime të sigurta bënë të ditur se ai nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të

    marra nga arma e zjarrit. Në lidhje me ngjarjen e ndodhur tek “Siri Kodra” dy javë më parë, efektivët e Komisariatit Nr.4 të kryeqytetit shpallën në kërkim policor 50-vjeçarin Halit Shahini, ish-truprojen e Luan Hajdaragës kur ky i fundit ishte ministër i Mbrojtjes. Shahini kishte dalë nga burgu kohë më parë ku kishte vuajtur dënimin për vrasje, por ditën e vrasjes

    së fundit ishte konfl iktuar me Barçin për një çështje borxhi të pashlyer. Pasi kishte qëlluar me armë në kokë 59-vjeëçarin, Shahini ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Emri i tij nuk ka qenë i panjohur për policinë. Më 27 maj të vitit 2005, ai u arrestua nën akuzën e vrasjes. Shahini qëlloi asokohe për vdekje Besnik Pashaj, rojen e një parkingu.

    ■ Plagosi 2 vite më parë, arrestohet 23-vjeçariPolicia e Tiranës ka mun-dur të zbardhë një plagosje të dy viteve më parë e të vërë në pranga au-torin e dyshuar të ngjarjes. Agjentët policorë arrestuan Ferit Xhanin, i akuzuar për “plagosje të rëndë me dashje”. Ngjarja për të cilën ai akuzohet ndodhi më 13 mars 2010, ku rreth orës 20:00, në afërsi të Godinës Nr.5 të Qytetit Studenti 23-vjeçari qëlloi disa herë me thikë 26-vjeçarin Juljan Myftari. Provat e reja çuan në arrestimin e Xhanit.

    ■ Vodhi motorrin e kushëririt, arrestohetNjë 44-vjeçar u arrestua nga efektivët e Komisariatit Nr.2 në Tiranë, pasi akuzo-het se ka vjedhur e më pas shitur motorrin e kushëririt të tij. Burime zyrtare të poli-cisë së Tiranës thanë se arrestuan Arturo Lilën. Më 10 dhjetor 2012, kushëri i Lilos, me inicialet A.B. kishte denoncuar vjedhjen e motorrit të tip tip “Honda” me ngjyrë të zezë. Pas dy muajsh u mundësua gjetja e motorrit, nga e cila u zbu-lua edhe identiteti i hajdutit të tij. Ndaj Lilos rëndon akuza e “vjedhjes, me anë të mashtrimit”.

    ■ Arrestohet 54-vjeçari, plagosi në pikën e basteveNjë 54-vjeçar u kap nga punonjësit policorë të Tiranës, nën akuzën e plagosjes së lehtë, me dashje. Andrea Ndrecaj u kap ditën e djeshme në rrugën “Myslym Shyri”, pasi rezulton të jetë autor i dys-huar i plagosjes së Grisildo Bejlerit. Ngjarja mësohet të ketë ndodhdur në ambi-entet e një pike bastesh në të njëjtën zonë, ku pas një grindjeje me tyre, Ndrecaj qëlloi me thikë Bejlerin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    ■ Durrës, procedohen për vjedhje tre personaTre persona, prej të cilëve një i vënë në pranga dhe dy në gjendje të lirë, aku-zohen nga policia e Dur-rësit për vjedhje të pronës private dhe publike. Burime zyrtare të policisë thanë se arrestuan Franc-esko Kiptiun, 21 vjeç, i cili u kap duke vjedhur në banesën e një qytetari, në lagjjen Nr.12 të Durrësit. Ndërkohë nisi procedimi penale për I.Dh., 16 vjeç dhe F.R., 15 vjeç, të cilët vidhnin stolat e lulishtes së maternitetit të qytetit dhe i shisnin për skrap.

    Problemet me zonën Shen-gen apo statusi i të de-portuarit nuk mund t’ju pengojnë për të lëvizur lirshëm drejt zonës Shengen. Të paktën, për të kaluar lehtësisht nga pikat e kalimit kufi tar të Shqipërisë. Sigurisht, nëse njihni policin e duhur dhe keni shumën e eurove që ai ju kërkon.

    MEKANIZMIMinistria e Brendshme

    njoftoi dje arrestimin e 46-vjeçarit Mustafa Meta, me detyrë punonjës policie në portin e Durrësit, Rudi Gaxhajt, 40 vjeç, kontrollor në pikën e kalimit kufi tar të Kakavijës, dhe Nertil Sulën, 29 vjeç, shofer autobusi në një agjenci udhëtimesh. Në bazë të hetimeve paraprake ka rezultuar se janë konstatuar raste kalimi të personave të ndryshëm të cilëve nuk u lejohej dalja në hapësirën Shengen. Të deportuarit në vende të ndryshme evropiane, të cilët ishin kthyer për shkak dokumentacioni të rregullt qëndrimi në këto shtete, si dhe personat e interesuar të qëndronin në Shengen më shumë se 90 ditë, por ligjërisht të rezultonin se kishin qëndruar vetëm 3 muaj jashtë Shqipërie, arrinin të paguanin para tek policët dhe të mos merrnin vula në pasaportat e tyre. Burime të besueshme pranë ministrisë së Brendshme thanë se pu-nonjësit e arrestuar të pikave të kalimit kufitar, kundrejt shumave që varianonin nga 500 deri në 1 mijë euro, u garantonin të interesuarve vetëm pjesën e doganave shqiptare. Ata nuk bënin vu-losjen në pasaporta me prob-leme, por sqaronin personat se nuk mund të ndërhynin në pikat evropiane të kalimit

    kufitar. Pasi kalonin proce-durat në palën shqiptare, gjithçka që vinte më pas ishte thjesht çështje fati. Por të interesuar duket se nuk kanë qenë vetëm të deportuarit nga zona Shengen. Edhe qytetarë të ndryshëm të cilët donin të kalonin më tepër se 3 muaj në Evropë, u dërgonin me anë të të njohurve të tyre pasaportat kontrollorëve, dhe këta ua vulosnin e ua kthenin sërish mbrapsht, duke vërtetuar në mënyrë fi ktive se ata kishin shkelur në data fi ktive terri-torin shqiptar. Burimet thanë se policët ndihmoheshin nga punonjës të agjencive të ud-hëtimit, si në rastin e të arres-tuarit Sula, i cili dyshohet se

    bënte sekserin mes policit të doganës dhe të interesuarve.

    POLICI “MASHTRUES”Shërbimi i Kontrollit të

    Brendshëm në Korçë vuri në pranga rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, në bashkëpunim edhe me prokurorinë e rre-thit dhe Njësinë Task Force, 54-vjeçarin Fuat Kodra, spe-cialist në Komisariatin e Ko-rçës. Burime zyrtare thanë se ndaj tij rëndon akuza e “kor-rupsionit pasiv të kryer nga persona, që kryejnë funksione publike”. Ndërkohë, nga bur-ime jozyrtare mësohet se polici i akuzuar i ka premtuar një ba-nori nga Maliqi se do t’i gjente vajzën e zhdukur. Por edhe

    pse i kishte marrë shumën prej 2 mijë eurosh, nuk ja kishte kthyer, duke e mashtruar për gjetjen e së bijës. Ministria e Brendshme deklaroi në komu-nikimet zyrtare me mediat, se

    do të vijojnë arrestimet nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në këtë ministri, për çdo rast të denoncuar në lidhje me korrupsionin e pu-nonjësve të Policisë së Shtetit.

    Një 40-vjeçar shqiptar i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm për vrasjen e një të riu turk në Malajzi. Ilir Agavi u dënua dje nga gjykata e Lartë në Shah Alam me 15 vite burgim, pasi u shpall fajtor për vrasjen e turkut 28-vjeçar Hakan Cinar, raportojnë mediat ven-dase. Duke ju referuar të dhënave të publikuara prej tyre mësohet se ngjarja për të cilën akuzohet shqiptari ka ndodhur më 18 qershor të vitit 2010 në një kompleks banesash në Subang, 25 kilometër larg qendrës së kryeqytetit

    të Malajzisë, Kuala Lumpur. Mediat thonë se 28-vjeçari turk, së bashku me motrën më të vogël të autorit, Iris Agavin, kishin shkuar në Subang për të marrë me qera një apartament të cilin ia kishte premtuar vetë Iliri. Në katin e gjashtë të kompleksit, në momentin kur

    dera e ashensorit është hapur ata janë sulmuar nga një person me maskë, i cili ka hedhur dhe spray në drejtim të tyre. Irisi në një moment është larguar për të kërkuar ndihmë dhe kur është kthyer, ka gjetur 28-vjeçarin turk të vdekur dhe të mbuluar me gjak, sidomos në fytyrë. Edhe pse ajo kishte lajmëruar ambulancën, gjithçka kishte qenë e kotë pasi vdekja e Cinar dyshohet se ishte e menjëhershme. Gjatë hetimeve policia sekuestroi një pincë dhe një çekiç të vogël, të cilat kishin gjurmë gjaku. 40-vjeçari Ilir Agavi pranoi vrasjen, duke mos bërë të qartë motivin e krimit.

    KUALA LUMPUR

    I treti kapet, premtoi gjetjen e vajzës së humbur

    MALAJZI

  • 9E shtunë, 23 shkurt 2013 AKTUALITET

    NENTE prej të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit nuk rezulton të jenë kthyer ende në qeli. Ndërkohë që policia i ka shpallur në kërkim policor, disa prej tyre i janë drejtuar Gjykatës së Lartë për pezullimin e vendimit të ApelitUrdhrat

    “Gërdeci” në Gjykatën e Lartë Nëntë prej të dënuarve nga Apeli mbeten ende në kërkim policor. Pesë prej tyre

    kërkojnë pezullim vendimi nga Gjykata e Lartë e cila do të vendosë në ditët e ardhshmeDENIMET E MBETURALajmi

    Pesë nga të pande-hurit e dosjes “Gër-deci”, për të cilët Gjykata e Apelit ven-dosi rikthimin në burg, i kanë kërkuar Gjykatës së Lartë pezullimin e ven-dimit. Ndërkohë, policia nuk ka mun-dur të zbatojë urd-hër-ekzekutimet e prokurorisë për nëntë nga pesëm-bëdhjetë të pande-hurit të cilët u lanë në qeli nga Apeli.

    TIRANE

    ELONA ELEZI

    ProtestaFamiljarët e viktimave rikërkojnë hetimin e Mediut

    Familjarët e viktimave të Gërdecit nuk he-qin dorë nga kërkesa e tyre disa-vjeçare për rifi llimin e hetimeve ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Përgjatë së premtes ata janë tubuar përpara ambienteve të Prokurorisë së Përgjithshme, ku protestuan pas vendimit të dhënë nga Apeli dhe i bënë thirrje Kryeprokurorit Adriatik Llalla që të riniste hetimet ndaj personit të cilin ata e kon-siderojnë përgjegjësin kryesor të tragjedisë. Në një prononcim, Feruzan Durda, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Gërdecit, ripërsëriti çështjen e imunitetit të Mediut. “Kërkesën zyrtare e kemi dorëzuar kur në detyrë ka qenë Ina Rama. Kemi respek-tuar afatet ligjore. Prokurori i Përgjithshëm të rifi llojë hetimet për Fatmir Mediun pasi tani nuk ka më imunitet. Familjarët kanë risjellë gjithashtu në vëmendje edhe premtimin e bërë nga numri një i akuzës, Llalla, i cili pasi mori detyrën, premtoi publikisht zbardhjen e plotë të tragjedisë së Gërdecit. Më 10 dhje-tor 2012, Gjykata e Lartë vendosi pushimin e gjykimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes

    Fatmir Mediu, i cili akuzohej për “plagosje të rëndë nga pakujdesia” lidhur me tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona e u plagosën rreth 300 të tjerë. Pushimi i çështjes u bë me argumentin se çështja për të cilën gjykohej Mediu, ishte e përfshirë në veprat penale të amnistuara me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Pesëshja gjykuese vendosi me unanimitet të plotë mosgjykimin e Mediut.

    TIRANE

    ProceduraVendimi i Apelit, si funksionon ekzekutimi urdhrave

    Dosja “Gërdeci” vijon të përplaset në dyert e Gjykatave. Kur ka kaluar më shumë se një javë nga vendimi i Gjykatës së Apelit, i cili zbuti vendimet për të akuzuarit, pesë prej tyre për të cilët u kërkua rik-thimi në qeli, i janë drejtuar Gjykatës së Lartë.

    KËRKESAT PËR PEZULLIM

    Burime të besueshme pranë këtij institucioni, bënë të ditur se në periudhën ko-hore 13-19 shkurt të këtij viti, të pandehurit Jorgo Mino, Fahri Toska, Gëzim Oshafi , Fatbardh Kuçi dhe Dash-nor Çaushi kanë depozituar kërkesa për pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit.

    Duket se, menjëherë pasi treshja gjykuese në Apel ka lexuar vendimin, të pande-hurit kanë pasur gati këtë kërkesë. Do të jetë kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpre-sa Beçaj, e cila ka kompe-tencën për të pranuar ose jo kërkesat për pezullimin e vendimit. Gjithsesi, specifi ko-jnë burimet, kjo nuk e pengon policinë nga ekzekutimi i urdhrave të prokurorisë, për shkak se vendimi i Apelit është një vendim i formës së prerë. Burimet saktësuan se të pandehurit Denis Hajdari, Ndue Marku, Armand Tartari dhe Luan Hoxha nuk i janë drejtuar ende gjykatës me një kërkesë të tillë. Në bazë të procedurës, kërkesa për pezullim bëhet kur të pan-dehurit janë dënuar me pak muaj ose vite burgim, dhe kur vepra penale e konsumuar prej tyre nuk përbën rrezik shoqëror. Nëntë personat të cilët rezultojnë të jenë shpal-

    lur në kërkim policor, akuzo-hen për “shpërdorim detyre nga kuadri komandues”.

    NË KËRKIM POLICOR Një ditë pas vendimit, në

    policinë e Tiranës u vetë-dorëzuan Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxolli dhe Sokol Ngjeçi. Një ditë më vonë policia arrestoi Hysni Çoçkën, dhe më datë 16 shkurt

    u arrestua edhe i pandehuri Zenun Fero.

    Ndërkohë rezultojnë ende në kërkim policor ish-shefi I Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha, si dhe punonjësit e ministrisë së Brendshme Dashnor Çaushi, Armand Tartari, Ndue Marku, Fat-bardh Kuçi, Gëzim Oshafi, Jorgo Mino, Denis Hajdari dhe Fahri Toska. Këta persona

    ■ 1. Luan Hoxha 5 vjet

    ■ 2. Dashnor Çaushi 3 vjet Gjykata e Lartë

    ■ 3. Armand Tartari 1 vit

    ■ 4. Ndue Marku 1 vit

    ■ 5. Fatbardh Kuçi 1 vit Gjykata e Lartë

    ■ 6. Gëzim Hoshafi 3 vjet Gjykata e Lartë

    ■ 7. Jorgo Mino 3 vjet Gjykata e Lartë

    ■ 8. Denis Hajdari 1 vit

    ■ 9. Fahri Toska 3 vjet Gjykata e Lartë

    janë shpallur në kërkim poli-cor, pasi nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe nuk është bërë i mundur ekzekutimi i urdhrave të lëshuar nga prokuroria pas dhënies së vendimit nga Gjykata e Ape-lit. Më 13 shkurt të këtij viti, treshja gjykuese e përbërë nga Alaudin Malaj, Gent Shala dhe Shkëlqim Miri, pranoi vendimin e shkurtuar për Mi-

    hal Delijorgjin, Ylli Pinarin, Dritan Minxollin dhe Sokol Ngjeçin. Duke përdorur një vendim unifi kues të Gjykatës Kushtetuese, i cili parashikon që të pandehurit të kërkojnë gjykim të shkurtuar edhe në shkallën e dytë të gjyqësorit, Gjykata dha vendime më të buta se ato që Gjykata e Shkallës së Parë kishte dhënë afro 12 muaj më parë.

    Nga13-19 shkurt të këtij viti, Jorgo Mino, Fahri Toska, Gëzim Oshafi, Fatbardh Kuçi dhe Dashnor Çaushi kërkuan pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit

    Policia e Tiranës ka të gjitha të drejtat për të ekzekutuar urdhrat e vendimeve të lëshuara nga prokuroria, pas ven-dimit të formës së prerë të Apelit. Në bazë të proce-durës ligjore, kur vendimi merr formën e prerë, asnjë kërkesë që bëhet nga të pandehurit për pezullim vendimi, nuk mund të ndikojë në mosarrestimin e tyre, deri në momentin kur Kryetarja e Gjykatës së Lartë të vendosë. Pas pesë kërkesave të tilla që gjen-den që nga 13 shkurti në tryezën e Shpresa Beçajt, do të jetë kjo e fundit që do të marrë vendim për pezul-limin ose jo të vendimit të Gjykatës së Apelit. Deri në

    një vendim të tillë, policia e Tiranës duhet të zbatojë urdhrat e ekzekutimit. Më 14 shkurt, prokuroria e Ti-ranës fi rmosi 15 ekzekutime vendimesh, ku vetëm gjashtë prej tyre janë zbatuar.

    NË FOTO: Dritan Minxolli, Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji gjatë vetdorëzimit

    Feruzan Durda, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Gërdecit

  • 10 E shtunë, 23 shkurt 2013 RRETHE

    Muriqan, kapen

    dy vajza me

    40 kogramë hashash

    Dy vajza, banuese në Tiranë, janë arrestuar dje në mbrëmje, nga Policia Kufi tare e Muriqanit, me 40 kilogramë hashash në makinë. Manjola Lumnica, 27 vjeçe, nga Tropoja dhe banuese në Sharrë, Tiranë dhe Isida Plumbi, 32 vjeçe, nga Tirana, u vunë në pranga dje rreth orës 23.00, teksa me makinën e tyre me targa AA 431 FP, transportonin drejt Malit të Zi, plot 40

    kilogramë hashash. Dy të rejat, janë paraqitur në pikën kufi tare të Muriqanit, në Shkodër, ku pasi u janë kontrolluar dokumentet e tyre dhe të autoveturës, i janë nëhstruar dhe një kontrolli nga kufi tarët. Shkak për këtë është bërë dyshimi i tyre, për udhëtimin e dy femrave në mes të natës drejt Malit të Zi. Dy vajzat janë dërguar menjëherë në Dretorinë e Policisë së Shkodrës, ku dhe ka nisur marrja

    e tyre në pyetje. Ndërkohë, lënda narkotike, e cila ishte e future në dy çanta dhe ndodhej në bagazhin e autoveturës, janë sekuestruar. Dy të rejat, sipas policisë, nuk kanë dhënë asnjë shenjë frike apo ankthi në pikën kufi tare, derisa u është thënë se makina me të cilën udhëtonin, do të kontrollohej. Vajzat pritet të dalin nesër për masë arresti në gjykatë, ndërsa policia shpreson në zbulimin e rrjetit.

    LajmiPlot 8.1 kilogramë heroinë janë bllo-kuar nga policia ku-fitare në Pikën Ku-fitare të Muriqanit, teksa do të transpor-toheshin për në Mal të Zi. Në prnaga ka rënë Taulant Shera, në Durrësi, si dhe i është bllokuar maki-na. Ai ndodhet në të, bashkë me nusen e djalin 1 vjeç.

    SHKODER

    ELVIS NABOLLI

    Gjykata, nga 8 muaj burg për dy policët e Adem Tahirajt DURRES

    Gjykata e Durrësit ka dënuar me nga 1 vit burg ish-shoferin e krye-komisarit të vrarë Adem Tahiraj, Fatmir Hoxha dhe efektivin e policisë Kastriot Gosturani, të akuzuar për shpërdorim detyre. Akuzat ndaj tyre u bënë, në lidhje me vrasjen e Shefi t të Komisariatit të Shijakut në 13 shtatorin e vitit të kaluar. Gjatë procesit, ata kishin kërkuar gjykim të shkurtuar, gjë që është pranuar nga gjykata, ndërkohë që i lehtëson, duke bërë vetëm nga 8 muaj burg. Fatmir Hoxha, pjesën e mbetur do ta kalojë në burg, ndërsa Gosturani do ta kryejë dën-imin në kushtet e shtëpisë. Prokuroria kërkoi 2 vjet e gjysmë për ish-shoferin e kryekomisarit Adem Tahiraj, Fatmir

    Hoxha dhe efektivin e policisë Kas-triot Gosturani. Ndërsa pas vendimit të djeshëm, përfaqësuesi i Akuzës deklaroi, se do të apelojë vendimin. Për vrasjen e kryekomisarit të Shijaku Adem Tahiraj

    13 shtator, në vendin e quajtur Katund Sukth të Durrësit, në Gjykatën e Krimeve të Rënda po gjykohet Ilir Xhakja. Tahiraj, gjatë kontrollit të makinës së nipit të tij, është ndeshur me Xhakjen, i cili në debat e sipër, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qël-luar mbi shefi n e komisariatit, duke e lënë të vdekur në vend. Dy efektivët, Hoxha e Gosturani u akuzuan pak ditë pas ngjarjes, se nuk kanë ndërhyrë për të neutralizuar Xhakjes, si dhe as për të ndaluar largimin e tij nga vendi i krimit. Ndërkohë, për Xhak-jan, ka nisur gjyqi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa nipi i tij, makinën e të cilit po e kontollonte Tahiraj, është endë në kërkim. Xhakja ishte i lirë, pasi një vendim i pazbardhur për një vit nga gjykatësi i Durrësit, Neritan Tabaku, bëri që vendimi I Shkallës së Parë, të mos apelohej dot.

    LAJME SHKURT

    21 JANARPolicia kufi tare e Muriqanit, ka bllokuar pak ditë më parë një muaji, plot 25 kilogramë cannabis sativa. Ndërsa është arrestuar, Edi Gashi. Ky i u ka deklaruar uniformave blu, se po shkonte për fundjavë në Ulqin. Por, dyshimi ka bërë që në benzin Vaneo, me targa AA 165 EH, të gjenden 25 kg hashash. Në makinë, ndodhej dhe gruaja e tij, në muajin e fundit të shtatzanisë, si dhe dy fëmijët tjerë.

    25 kg18 SHKURTPesë kg lëndë narkotike kanabis sativa është kapur në pikën kufi tare të Muriqa-nit, në Shkodër. Drogën e posedonin dy të rinj nga Tirana, Ergers Çorbja dhe Matilda Zogu, të cilët janë shoqëruar më pas nga policia. Ata po udhëtonin me një automjet tip Audi me targë AA 446 EU për në Mal të Zi. Por gjatë kontrollit të mjetit, policia ka gjendur të fshehura në pjesët e brendshme të makinës 5 kg kanabis sativa të tharë dhe të paketuar, mbështjellë me natriban.

    5 kg

    Trafi k heroinë medjalin 1 vjeç me vete

    SHKODER Pranga Sherës. Droga, drejt Milanos

    Bllokohen makina me 8.1 kilogramë

    I qetë në timon, ka dorëzuar dokumentet e makinës, si dhe të të tjerëve. Në sediljet e pasme rrinin ulur bashkëshortja e tij dhe në portbebe, i biri një vjeçe. Ka vulosur pasaportat pa rënë aspak në sy, ndërsa policët e kanë pyetur se për ku do të udhëtonte. Përgjigja ka qenë e shpejtë: Për fundjavë në Mal të Zi me familjen. Sapo ka tentuar të niset, në patrullë i ka bërë shenjë të ndalojë, “për një kontroll rutinë”. Kaq është dashur dhe Taulant Shera nga Man-za e Durrësit, e ka humbur qetësinë. Duke pretentuar se ishte me fëmijë të vogël në makinë dhe I shoqëruar nga bashkëshortja, ai u thoshte evektivëve të policisë kufi t-are, se nuk mund të vonohej. Por, gjithçka ka vazhduar siç e kishin planifi kuar. Makina është kontrolluar dhe brenda saj, janë gjetur 8.1 kilogramë lëndë narkotike, heroinë.

    Burime zyrtare nga Drej-toria e Policisë së Shkodrës, kanë bërë të ditur dje, se në pranga ka rënë 35-vjeçari Taulant Shera, nga Manza e Durrësit. “Në vazhdën e operacioneve të Seksion-it kundër narkotikëve, me dt.21.02.2013, u bë arrestimi në fl agrancë i Taulant Sherës, lindur dhe banues në Manzë, Durrës. Arrestimi u bë, sepse gjatë kontrollit te ushtruar në dalje të Pikës Kufitare Muriqan, në autometin e tij Ford me targe DJ 246 AË, u gjetën e u sekustruan 15 pako me peshë totale 8 kg e 132.2 gramë, në formë pluhuri, me ngjyre kafe, e dyshuar si lendë narkotike e llojit heroinë”, thuhet në njoftimim zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Shkodrës. Siç është mësuar nga burime zyrtare pranë uniformave blu, ai është sho-qëruar menjëherë për në

    komisariat, ku është marrë në pyetje edhe bashkëshortja e tij, e cila duke qenë se ishte me fëmijë të vogël, është trajtuar më ndryshe. Nëna e foshnjës, ka thënë se nuk kishte asnjë informacion për

    drogën e ndodhur në makinë, ndërsa ka thënë se ai me të shoqin e djalin, po shkonin për fundjavë në Mal të Zi.

    Madje, ajo ka aluduar, se lënda narkotike mund t’i ishte futur nga dikush

    tjetër. Ndërsa i shoqi është mbajtur në polici, gruaja është larguar drejt banesës në Manzë, bashkë me të birin. Ndërkaq, menjëherë kanë nisur hetimet. Burime poli-core kanë thënë, se deri dje

    në mbrëmje, ai nuk ka pran-uar të flasë, por mendohet se droga ishte e destinuar për në Milano. Ndërkaq, hetimet pritet të shtrihen dhe më gjerë, për të zbuluar pjesën tjetër të rrjetit.

    ■ Berat, kapen dy autorët vjasjes së të riutJanë vënë dje në pranga 31-vjeçari Erion Eskiu dhe 21-vjeçari Ervis Xherimeja, të akuzuar për vrasjen e një muaji më parë në Berat, kur nga 4 goditje me thikë, i morën jetën 25-vjeçarit Elidon Zotka. Ndalimi i tyre u bë u bë në zbatim të ekzekutimit të vendimeve penale të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila dje ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg”, për veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim”. Ngjarja ndodhi më 7, ku dy autorët, kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin Elidon Zotka, 25 vjeç, banues në Berat.

    ■ Shkodër, LSI reagon për kreun e Postës“Goditja e Drejtorit të Postës është një veprim tepër i shëmtuar, dhe prandaj organet e drejtë-sisë duhet sa më parë të zbardhin ngjarjen e rëndë”. Ka qënë kjo thirrja e drejtuar prokurorisë dhe policisë së Shkodres nga kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim në metropolin verior, Edip Shiroka, gjatë një prononcimi për mediat në lidhje me dhunimin e drejtorit të postës Shkelzen Berisha një ditë më parë. “Të zbardhet sa më shpejt, pasi është një veprim i shëmtuar. LSI kërkon që organet e drejtësisë të gje-jnë autorët e kësaj ngjarje”, ke theksuar kreu i LSI-së, Shiroka. Nga ana tjetër, Shiroka ka hedhur poshtë zërat, se ky incident mund të ketë prapavijë politike.

    ■ Korçë, Cefa: Të kthejmë besimin të drejtësiaNënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, nga Korça ka deklaruar, se besimi i publikut tek drejtësia është shumë i ulët. I pranishëm në analizën vjetore të punës së Gjykatës së Shkallës së Parë, Cefa ka nënvizuar, se pavarsisht shifrave, imazhi i trupës gjyqësore është i nënv-lerësuar, prandaj duhet të punojmë dhe ta kemi prioritet rritjen e besimit të publikut ndaj sistemit, duke rritur kështu dhe parametrat e cilësisë në dhënien e drejtësisë. Sipas Cefës duhet të kemi synim kryesor, jo vetëm dhënien e drejtësisë për çështje të ndryshme, por dhe të krijojmë tek publiku bindjen se sistemi i drejtësisë funksionon dhe është i paanshëm.

    DURRES Vendimi

    NË FOTO: Adem Tahiraj i vrarë në 2012

  • 11E shtunë, 23 shkurt 2013 RRETHE

    Bëni një njoftim TANI dhe do keni mundësinë që të fi toni çmime të mahnitshme!

    ** Ne do japin nga 3 dhurata për muaj dhe kjo do zgjatë 5 muaj rresht

    Tregu më i madh në Shqipëri për shit-blerjeShisni SHPEJT, THJESHT dhe PA PAGESË në merrjep.al!

    Duke bërë njoftim në merrjep.al ju mund të shisni, blini, tregtoni, të kërkoni punë, të ofroni punë etj.

    Sigurisht që keni ca gjëra në shtëpi të cilat nuk ju duhen ose keni nevojë për ca gjëra që mund ti gjeni lehtësisht për ti blerë. Në këtë rast www.merrjep.al është vendi i përshtatshëm për ju.

    Kuçovë, si i vrau

    burrë e grua dhe

    plagosi bashkëshorten

    Përpjekja e një 58-vjeçari për shpëtimin e një lidhjeje mbi 20-vjeÇare dhe shmangien e divorcit ka shkaktuar një tragjedi në familjen Muço në qytezën e Kucovës. Ngjarja ka ndodhur më 16 shkurt, një javë më parë, kur Riza Latifaj, nga Levani i Fierit ka shkuar në banesën e prindërve të gruas së tij në përpjekje për të biseduar me Ëngjëllushe Muço dhe

    familjarët e saj, ku 48 vjeçarja jetonte pas largimit nga shtëpia e bashkëshortit. Mesohet, se Latifaj në grindje e sipër me bashkëshorten, pasi nuk ka arritur ta bindë për t’u kthyher pranë tij, ka nisur të grindet me prindërit e saj, Rexhep dhe Vasilika Muço, përkatësisht 67 dhe 65 vjeç. Në grindje e sipër, ai ka nxjerrë armën dhe ia ka drejtuar bashkëshortes së tij,

    ndërkohë që në mbrojtje kanë dalë babai dhe nëna e saj. Pasi ka parë mbrojtjen që prindërit i kanë bërë vajzës, Latifi ka shkrepur armën duke qëlluar në pjesën e barkut Vasilika Muçon, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë bashkëshorti i saj dhe vetë vajza. Ai i ka qëlluar të dy, duke lënë të vdekur dhe burrin e saj, ndërsa ka mbetur e plagosur Engjëllushja.

    LajmiI kërkuari nga poli-cia për vrasjen e vjer-rit e të vjehrrës në Kuçovë pak ditë më parë, si dhe plagos-jen e bashkëshort-es, ka ekzekutuar veten me thikë, për t’i shpëtuar burgut. Riza Latifi, 57 vjeç, dje ka prerë veten në fyt, ndërkohë që ishte i rrethuar nga policia, në banesën e tij në Levan.

    FIER

    KRISTAQ THANO

    DyshimiBanorë të fshatit ku e kishte shtëpinë 27-vjeçari, trego-jnë një variant tjetër nga ai i policisë. Sipas tyre, nëna e viktimës e ka gjetur atë të vetëvrarë në shtëpi, ndërsa ka lajmëruar policinë.

    Nëna e viktimës: Nusja e mori në qafë, i vodhi dhe lekët

    Qante me të madhe nëpër fshat. Ende nuk besonte që i biri i kishte vdekur. Iu kërkonte policëve që ta linin të hynte brenda, të shikonte dhe njëherë të birin, i cili tashme kishte ndërruar jetë. “Nuk di si erdhi e kur erdhi. Shtëpina e kasha të mbyllur me çelës”, thotë nëna e viktimës, duke i rrjedhur lotët deri në fund të mjekrës. Ajo vazhdon t’ia hedhë fajin nusesn së djalit të saj, për gjithë këtë tragjedi që ka ndodhur brenda 8 ditëve.

    “Familja e nuses i ranë në qafë dhe nuk e lanë rehat. Pasi u nda me nusen, e pro-vokonin, e kërcenonin, e shanin dhe fyenin”, ka thënë ajo, duke akuzuar ish-gruan e tij, se “iku nga shtëpia, pasi ia mori të gjitha lekët, ndërsa vëllezrit e saj e rrahën keq, kur ky iku

    te prindrit për t’i kërkuar sqarime”. Ajo thotë më tej, se pasi e kishin rra-

    hur kunetërit në Kuçovë, kishte ardhur në shtëpi dhe kishte marrë armën, duke i qëlluar të tre, por nusja ka shpëtuar vetëm me plagë.

    FIER

    Policia e rrethon thikë në fyt vetes

    FIER Riza Latifi nuk pranoi të dorëzohej

    Vrau prindërit e gruas, kërkohej prej 1 jave

    Duket se kishte menduar që në asnjë mënyrë të mos binte në duart e policisë. Ashtu, siç kishte men-duar se, mund të “kalbej” në burg. Ndoshta, ka thënë më vete: “Ç’më duhet jeta më? Vrava dy vetë, plagosa gruan. Fëmijët s’i kam”. Ndaj, me një hanxhar të mprehtë ka therur veten, duke mos i dhënë policisë as “kënaqësinë e ar-restimit”.Riza Latifi, 57 vjeç nga Levani i Fierit, si sot një javë, ekzekutoi në banesën e tyre vjehrrin e vjehrrën në Kuçovë, si dhe plagosi rëndë bashkëshorten, me të cilën ishte në proces divorci. Prej një jave, Drejtoria e Policisë së Beratit, e cila ka në territor të saj dhe Kuçovën, vend ku ndodhi ngjarja, si dhe Policia e Fierit, kishin nisur kërkimet intensive për vrasësin nga Le-vani. Por, dje në mëngjes, nga burimet e saj, policia ka mësuar se një natë më parë, Riza Latifi ishte kthyer në banesën e tij të vogël, në Levan. Ndërsa askush nga familjarët nuk e kishte marrë vesh këtë. Dje në mesditë, forcat e komisariatit të Fierit, kanë rrethuar në banesën e tij Latifi n, duke i bërë thirrje të dorëzohet. Por, për shumë kohë, ata s’kamë mun-dur ta bindin, përveçse kanë marrë përgjigje negative ndaj tij. Ndërkohë, frika e të qënit i

    armatosur e mos qëllonte ndaj uniformave blu, i ka detyruar këto të fundit të kërkojnë ndih-mën e forcave speciale të Fierit, FNSH, të cilat kanë shkuar

    menjëherë në Levan. Ato kanë zënë pozicione luftimi, ndërsa të tjera tentonin të negocionin. Madje, kanë qëlluar dhe në ajër, me idenë që ta trembmin. Por, në fi llim kanë dëgjuar një fjali të shkurtër, “nuk dorëzo-hem i gjallë”, dhe më pas nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Në kohën që nuk merrnin asnjë përgjigje e nuk dinin për çfarë mendonte i “ngujuari”, disa forca speciale, me antiplumb dhe skafandra, i janë afruar derës së shtëpisë përdhese, të cilën e kanë shkatërruar. Ndërsa vetë janë tërhequr për një moment, nga brenda nuk ka pasur asnjë reagim, dorëzim, krisma drejt tyre dhe asgjë. Të habitura me faktin që s’kishte më asnjë reagim, ndërsa nuk kishin dëgjuar as krisma, për një vetëvrasje të mundshme, forcat speciale kanë hyrë bren-da. Siç mësohet nga Drejtoria e Policisë së Fierit, ato kanë gjetur të shtrirë në pllaka, e të mbuluar në gjak 57-vjeçarin. Ai kishte prerë fytin me thikë, duke i dhënë fund jetës, vetëm të mos binte në duart e policisë. Policia ka bërë të ditur, se ai kishte qëlluar veten në fyt, pak çaste para se të shpërthehej dera e shtëpisë së tij. Ndërsa trupi i tij është dërguar në morg për ekspertizë, policia ka nisur hetimet edhe për të mësuarh se ku është strehuar që nga e shtuna e kaluar.

    Fqinjët

    “As nëna e tij nuk e pa kur erdhi në shtëpi”

    Asnjë nuk e kishte parë në fshat dhe as që e kishin menduar, se mund të kthehej, pasi policia po e kërkonte. Komshinjtë e familjes Latifi tregojnë, se janë të habitur nfga fakti se si dhe kur është kthyer, pasi as nëna e tij nuk e dinte që ka ardhur. Gjithashtu, ata thonë, se dera e banesës së tij, ku jetonte me gruan para se ta plagosje e t’i vriste prindrit një javë më parë, ka qenë e mbyllur me kyç dhe çelësin e kishte nëna e tij. Kjo e fundit, jetonte e vetme në shtëpinë e saj.

    FIER Dëshmia

    Rexhep dhe Vasilika Muço, të vrarë nga Riza Latifi një javë më parë

    Shtëpia ku vrau veten dje Riza Latifi

    Banesa ku u vra çifti Muço

  • 12 E shtunë, 23 shkurt 2013 DOSSIER

    STACIONET kryesore të veprimtarisë dhe ideologjisë të njërës prej organizatave poli-tike më të famshme të kohës së Luftës së Dytë në Shqipëri, vijnë në një përmbledhje të re kritike e provokuese

    Botimi i ri

    KRISTO FRASHËRI: Baza e “Ballit” nuk u

    pajtua me udhëheqjen e vet!K.Q. i Ballit Kombëtar ra viktimë e parimeve që vetë

    kishte miratuar. Në Jug, të rinjtë nuk iu bindën qendrës

    TIRANE

    KRISTO FRASHËRI

    Megjithatë vetë Mithat Frashëri ishte kundër rezistencës së armatosur ndaj okupatorit fashist. Ai provoi se kishte mbetur i gozhduar pas shkollës politike lib-erale të dikurshme të diplomacisë evropiane me të cilën kishin mbetur të lidhur edhe krerë të tjerë të BK. Sipas eksperiencës së tij, shkrehja e armëve nuk sjell kurdoherë fi tore. Të vetmet rezultate të sigurta të shkrehjes së armëve janë, ka pohuar ai në një takim intim, dëmet qoftë njerëzore, qoftë materiale që pëson një popull kryengritës. Fitorja e vërtetë, pa dëme njerëzore e materiale, gjithnjë sipas tij, realizohet vetëm nëpërmjet diplomacisë. Ai sillte si shembull kryengritjen e furishme të Kosovës, e cila shpërtheu në verën e vitit 1912. Historia e Gadishullit Ballkanik nuk kishte parë deri atëherë rezistencë kaq vullkanike kundër zgjedhës os-mane sa kryengritja e kosovarëve në vitin 1912. Dihet se kur kryengritësit kosovarë çliruan Shkupin më 12 gusht 1912, madje me vrullin që ata kishin marrë kishin mundësi të pushtonin edhe Selanikun, gjithë diplomacia evropiane u vu në lëvizje. E çfarë fi tuan kosovarët? – pyeste ai. Kosova fatkeqe kaloi nga zgjedha turke në zgjedhën serbe, kurse Shqipëria e sotme, e cila nuk u shkretua aq tepër sa Kosova, në sajë të diplomacisë fi toi pavarësinë. Sigurisht që kjo retorikë edhe pse është e vërtetë dhe prekëse, tregon se Mithat Frashëri i gjykonte ngjarjet e vitit 1942 me situatën e vitit 1912. Ai duket se nuk e besonte se në vitin 1912 ishte koha e Evropës së Dinastive, pra koha e pazarllëkeve, kurse në vitin 1942 sundonte Evropa e Kombeve, e cila ishte betuar se do të vepronte sipas parimeve të shpallura në Kartën e Atlantikut.

    Megjithatë, me dashje ose pa dashje, Komiteti Qendror i Ballit