Lajme Të Mira - · PDF fileNe ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme...

11
AVOKAT GEORGI DIMITROV QËLLIM YNË ËSHTË TË JAPIM SHËRBIM KULMOR ME BUZËQESHJE NË FYTYRË ILIRIJA KOMERC E FITUAM BESIMIN E KLIENTËVE ME QASJE TË SINQERTË ILIRIJA KOMERC E FITUAM BESIMIN E KLIENTËVE ME QASJE TË SINQERTË NË PËRKRAHJE TË BASHKËSISË: BIZNES FORUME: TRAJNIM DHE EDUKIM: PËRGJEGJËSIA SHOQËRORE ËSHTË PRAKTIKA JONË E RREGULLT KONTRIBUOJMË PËR ZHVILLIMIN E EKONOMISË SË MAQEDONISË SI TË ARRINI MARRËVESHJE TË KËNAQËSISË SË NDËRSJELLË ME BASHKËPUNËTORËT nr. 5-09 Lajme Të Mira Bankë e cila punon për Ju AVOKAT GEORGI DIMITROV QËLLIM YNË ËSHTË TË JAPIM SHËRBIM KULMOR ME BUZËQESHJE NË FYTYRË

Transcript of Lajme Të Mira - · PDF fileNe ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme...

Page 1: Lajme Të Mira - · PDF fileNe ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin

AVOKAT GEORGI DIMITROVQËLLIM YNË ËSHTË TË JAPIM SHËRBIM KULMOR ME BUZËQESHJE NË FYTYRË

ILIRIJA KOMERCE FITUAM BESIMIN E KLIENTËVE ME QASJE TË SINQERTË

ILIRIJA KOMERCE FITUAM BESIMIN E KLIENTËVE ME QASJE TË SINQERTË

NË PËRKRAHJE TË BASHKËSISË:

BIZNES FORUME:

TRAJNIM DHE EDUKIM:

PËRGJEGJËSIA SHOQËRORE ËSHTË PRAKTIKA JONË E RREGULLT

KONTRIBUOJMË PËR ZHVILLIMIN E EKONOMISË SË MAQEDONISË

SI TË ARRINI MARRËVESHJE TË KËNAQËSISË SË NDËRSJELLË ME BASHKËPUNËTORËT

nr. 5-09Lajme Të Mira

Bankë e cila punon për Ju

AVOKAT GEORGI DIMITROVQËLLIM YNË ËSHTË TË JAPIM SHËRBIM KULMOR ME BUZËQESHJE NË FYTYRË

Page 2: Lajme Të Mira - · PDF fileNe ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin

Lajme Të Mira бр. 5-09

2

www.procreditbank.com.mk

3

Misioni ynëMisioni ynë është të jemi bankë e orientuar drejt zhvillimit me shërbim të tërësishëm. Ne ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin e ndërmarrjeve shumë të vogla, të vogla dhe të mesme për të cilat jemi të bindur se krijojnë numër më të madh të punësimeve të reja dhe japin kontribut vital në zhvillimin e ekonomisë në kuadër të veprimtarisë të cilën e kryejnë.

Për dallim nga bankat tjera, banka jonë nuk promovon kredi të konsumit. Ne fokusohemi në veprimtarinë bankare të përgjegjshme me ndërtim të kulturës së kursimit dhe partneritet afatgjatë me klientët tanë.

Aksionarët tanë presin kthim të sigurt dhe të vazhdueshëm të investimeve, por në themel pa interes për rritje afatshkurtër të profitit. Ne e zgjerojmë investimin në trajnim të të punësuarve tanë me qëllim që të krijojmë atmosferë efikase dhe çlodhëse dhe të mundësojmë shërbim miqësor i cili më së shumti u përgjigjet klientëve tanë.

EKIPI I BASHKËPUNËTORËVE:Biljana Tasevska – Udhëheqëse e Sektorit për Shërbim të Klientëve; Biljana Trajkovska – Përgjegjëse për Marketing; Bllagoj Xhajkov – Përgjegjës për organizim, përkthyes; Marija Angelova – Përgjegjëse për Trajnim; Amit Skenderi – Përgjegjës për Marketing, dizajner; Stefan Stefanovski – Analist kredish

ProCredit Bank SH.A. Shkup, Bul. Jane Sandanski 109a, 1000 ShkupTel. 02 / 2446 000, Faks 02 / 321 99 [email protected]

Të nderuar miq,

Na bën nder të veçantë të Jua prezantojmë edicionin veror të Laje të Mira – magazinë tremujore e destinuar për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë të vlefshëm. Banka e Juaj edhe kësaj radhe Ju informon për tema të freskëta dhe ngjarje aktuale, të vlefshme për ta mbajtur vëmendjen Tuaj.

Tema hyrëse e numrit është veprimtaria sipërmarrëse dhe roli i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në zhvillimin e ekonomisë, me fokus në përkrahjen që ProCredit Bank ua ofron sipërmarrësve të Maqedonisë.

Në drejtim të përkrahjes së ekonomisë së Maqedonisë, Jua paraqesim edhe disa forume në të cilat ProCredit Banka u ofroi afaristëve këshilla për qasje më të thjeshtë deri te financat, respektivisht mundësitë për zgjerimin dhe zhvillimin e tyre.

Ju bartim edhe momente nga hapjet solemne të degëve të ProCredit Bankës në Kisella Vodë dhe Draçevë. Me këtë rast në këta regjione Banka organizoi një sërë aktivitetesh të cilat e pasurojnë jetën kulturore dhe sociale, e njëkohësisht kontribuojnë për ruajtjen e ambientit jetësor.

Në këtë numër me kënaqësi Ju informojmë se ProCredit Banka u shpërblye për praktika më të mira për përgjegjësi shoqërore në fushën e ekologjisë, kujdesit ndaj klientëve dhe raportin ndaj të punësuarve të saj. Sinqerisht shpresojmë se këta nisma do të shërbejnë si shembull i mirë për përfshirje të secilit në aktivitete të rëndësishme për shoqërinë në të cilën jetojmë dhe punojmë.

Duke e vlerësuar komunikimin e hapur dhe informimin transparent, në këtë numër Banka Ju këshillon çfarë masash të ndërmerrni nëse ballafaqoheni me problem gjatë kthimit të kredisë Tuaj. Gjithashtu, Ju prezantojmë teknika të suksesshme për bisedime, si të arrini marrëveshje të kënaqësisë së ndërsjellë me bashkëpunëtorët.

Në drejtim të bashkëpunimit të frytshëm afatgjatë me klientët dhe bashkëpunëtorët tanë, mbetemi Bankë të cilës mund t’i besoni. Edhe në këtë vit specifik ekonomik, Ju mund të llogarisni në ne.

Ju dëshirojmë sukses në punë,

Me respekt,

Ekipi i ProCredit Bank

Të drejtat autoriale:© 2009 ProCredit Banka SH.A. ShkupTë gjitha të drejtat të ruajtura. As ky botim, as cilado qoftë pjesë e tij nuk mund të shumëzohen, të ruhen në sisteme për ofrim të të dhënave ose të barten në cilëndo qoftë formë ose në cilëndo qoftë mënyrë, elektronike, mekanike, fotokopje, incizim ose formë tjetër, pa lejen paraprake nga ProKredit Banka SHA Shkup.

MISIONI YNË....................................................................... 2

HYRJE................................................................................. 3

TEMA JONË:

NË PËRKRAHJE TË SIPËRMARRËSVE TË MAQEDONISË.......... 4

PROCREDIT HOLDING:

UDHËHEQJA KORPORATIVE................................................. 6

RRËFIMI IM: GEORGI DIMITROV, AVOKAT

QËLLIM YNË ËSHTË TË JAPIM SHËRBIM KULMOR ME

BUZËQESHJE NË FYTYRË..................................................... 8

PËRVOJA TË FITUARA JASHTË VENDIT: KREDITIMI I PËRGJE-

GJSHËM ËSHTË VLERË PLOTËSUESE PËR EKONOMINË –

MAQEDONAS NË PROCREDI BANK MOLDAVI....................... 10

NË PËRKRAHJE TË BASHKËSISË:

PËRGJEGJËSIA SHOQËRORE ËSHTË PRAKTIKA

JONË E RREGULLT.............................................................. 12

BIZNES FORUME:

KONTRIBUOJMË PËR ZHVILLIMIN E EKONOMISË SË

MAQEDONISË................................................................... 14

TRANSPARENCË:

ÇKA TË NDËRMERRNI NËSE VJEN DERI NË PROBLEM GJATË

KTHIMIT TË KREDISË SUAJ?................................................ 15

RRËFIMI IM: ATULLA SHAQIRI, PRONAR I ILIRIJA KOMERC

E FITUAM BESIMIN E KLIENTËVE ME QASJE TË SINQERTË...... 16

TRAJNIM DHE EDUKIM:

SI TË ARRINI MARRËVESHJE TË KËNAQËSISË SË

NDËRSJELLË ME BASHKËPUNËTORËT.................................. 18

Page 3: Lajme Të Mira - · PDF fileNe ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin

Lajme Të Mira бр. 5-09

4

www.procreditbank.com.mk

5

TEMA JONË: NË PËRKRAHJE TË SIPËRMARRËSVE TË MAQEDONISË

Për dallim nga kompanitë e mëdha, ndërmarrjet e vogla kanë vëllim

më të vogël të mjeteve, janë më shumë të manifestuara në rreziqe,

më vështirë e dëshmojnë bonitetin e tyre dhe më shpesh bëhet fjalë

për veprimtari të reja.

Duke iu falënderuar teknologjisë së vetë të posaçme kredituese

ProCredit Banka në masë të madhe i financon ndërmarrjet e vogla

dhe të mesme, duke gjetur mënyrë që ta zvogëlojë manifestimin

ndaj rreziqeve nëpërmjet analizës detale të aftësisë së shfrytëzuesit

të mundshëm të kredisë për t’u futur në borxh. Qëllimi nuk është që

klienti të futet së tepërmi në borxhe e pastaj t’i merret banesa ose

shtëpia. Domethënë qasja e kreditimit të përgjegjshëm rrallë çon

nga situatat në të cilat kredikërkuesit nuk munden ta shpaguajnë

borxhin ose nuk janë të disponuar ta bëjnë atë.

Më shumë se 80% e portfolios kredituese të ProCredit Bankës i takon kredive të bizneseve sipas së cilës shihet

orientimi i fuqishëm për përkrahje të ekonomisë së Maqedonisë. Banka jo vetëm që u jep kredi sipërmarrësve të

Maqedonisë, por edhe e ndjek zhvillimin e tyre duke iu mundësuar shërbim të pandërprerë. Bile edhe në këtë vit

specifik ekonomik ProCredit Banka ngeli besnike në misionin e vet për përkrahje të bizneseve në Maqedoni. Në

këtë periudhë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme më së shumti u nevojitet përkrahje dhe ProCredit Banka nuk

do të tërhiqet para përgjegjësisë t’i përkrahë. Pikërisht për këtë filloi fushata e cila e paralajmëroi kreditimin

aktiv të bizneseve nën moton “ProCredit Banka është me Ju”. Por ajo që është posaçërisht e rëndësishme është

se Banka nuk ka bërë asnjë lloj ndryshimi në raport me kreditë e bizneseve, as në raport me kushtet për fitim

të kredisë, e as në raport me shkallët e interesit. Kreditë e bizneseve ofrohen me kushtet e njëjta të volitshme,

me dokumente minimale të nevojshme dhe me shkallë fikse të interesit për kreditë me afat të kthimit deri në

pesë vite.

Për zhvillim të veprimtarisë sipërmarrëse nuk është e nevojshme vetëm përkrahja financiare, por edhe forma

jofinanciare e përkrahjes dhe pikërisht për këtë ProCredit Banka rregullisht përkrah aktivitete të drejtuara nga

krijimi i ambientit më aktiv afarist, promovim të kulturës sipërmarrëse dhe krijim të ambientit të volitshëm

për ndërmarrjet nëpërmjet organizimit të panaireve, biznes forumeve, promovim të afaristëve të Maqedonisë

jashtë vendit...

Thuajse 80% e ekonomive të vendeve të zhvilluara bazohen në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Pikërisht ata

kontribuojnë më së shumti në prodhimin bruto të vendit dhe hapin vende të reja të punës. Ata janë “motori” i ekonomisë

së një vendi pa të cilin ajo nuk mund të vazhdojë me zhvillimin e vet. Fitimi në cilindo sektor është proporcionalisht i

lidhur me numrin e ndërmarrjeve në atë sektor. Respektivisht, sa më shumë ndërmarrje ekzistojnë në ndonjë sektor,

aq është më e madhe vlera e përgjithshme e fitimit në atë sektor.

Me vetë ardhjen e ProCredit Bankës në tregun në Maqedoni, u ndryshuan disa punë veçanërisht në raportin ndaj bizneseve

të vogla dhe të mesme. Për herë të parë u u mundësua qasje deri te mjetet formale financiare dyqanxhinjve, zejtarëve,

taksistëve, bujqve, pronarëve të tezgave... Duke iu falënderuar përkrahjes së vazhdueshme nga ana e Bankës, një pjesë

e madhe e tyre rriten nga biznese shumë të vogla në biznese të vogla, nga të vogla në të mesme, nga biznese joformale

në formale. Një pjesë e konsiderueshme e klientëve shfrytëzojnë edhe kredi të tretë ose të katërt nga Banka dhe tanimë

fillojnë ta zgjerojnë biznesin shumë më tepër se ajo që dikur kanë menduar se munden. Ata në Bankën shohin partner

të qëndrueshëm dhe afatgjatë, i cili është këtu për ta sot, por edhe do të mbetet këtu për ta edhe nesër.

Me qëllim të gjallërimit të veprimtarisë sipërmarrëse në një vend është e nevojshme të realizohen kushtet

vijuese:

• Krijimi i infrastrukturës institucionale për promovim të veprimtarisë sipërmarrëse dhe konkurrencës

• Krijimi i ambientit të volitshëm për biznes

• Legjislativë dhe kushte për fillim dhe kryerje të aktiviteteve të biznesit

• Forma jofinanciare për përkrahje të veprimtarisë sipërmarrëse

Por edhe krahas këtyre të dhënave, qasja deri te mjetet plotësuese financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të

mesme është e kufizuar, ndërsa bankat komerciale zakonisht ata i anashkalojnë.

Page 4: Lajme Të Mira - · PDF fileNe ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin

Lajme Të Mira бр. 5-09

6

www.procreditbank.com.mk

7

ProCredit grupi punon në pajtim me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe në këtë moment është në fazë të

përshtatjes me standardet rregulluese gjermane. ProCredit Holding është kompani – nënë e grupit dhe posedon

pako shumicë të aksioneve në të gjitha 22 institucionet e ProCredit-it në botë. Ajo i njeh dhe i mbron interesat e

aksionarëve pakicë në të gjitha institucionet në të cilat investon.

Roli i ProCredit Holding

Roli kryesor i ProCredit Holding në raport me degët e veta është sigurimi i kapitalit dhe financimi i borxheve,

orientimi strategjik dhe mbikëqyrja. Holdingu i definon drejtimet dhe standardet e përgjithshme në raport me

fushat kyçe të punës së bankës. ProCredit Holding është përgjegjës për të siguruar se në të gjitha institucionet e

ProCredit-it është zbatuar struktura përkatëse dhe procedura e organizimit dhe se ata zbatojnë standarde përkatëse

për udhëheqje me rreziqet dhe pengim të larjes së parave, mashtrime dhe financim të terrorizmit. Gjithashtu,

Holdingu është përgjegjës edhe për rruajtjen e niveleve adekuate të kapitalizimit në tërë grupin. Transaksionet e

përgjithshme ekonomike mes kompanisë dhe degëve të saja zhvillohen sipas kushteve të tregut, ndërsa ProCredit

Holding i zbaton të gjitha procedurat e nevojshme për përmbushje të kërkesave rregullatore për informim në nivel

të grupit, në rast se Holdingu i nënshtrohet mbikëqyrjes nga BaFin.

PROCREDIT HOLDING: .UDHËHEQJA KORPORATIVE

Të punësuarit në ProCredit Holding i marrin pozitat kyçe udhëheqëse në pjesën më të madhe të bankave të

ProCredit-it. ProCredit Holding e lehtëson përhapjen e shpejtë të praktikave më të mira nëpërmjet organizimit të

seminareve të rregullta dhe punëtorive për menaxherët e sektorëve nga të gjitha institucionet e ProCredit-it.

Udhëheqja dhe mbikëqyrja e ProCredit Holding

Në nivel të ProCredit Holding, Këshilli Mbikëqyrës i përbërë prej gjashtë personave profesionistë takohet së paku

tre herë në vit. Anëtarët e tij emërohen në mbledhjen e aksionarëve dhe ata i koordinojnë drejtimet e përgjithshme

të ProCredit Holding dhe grupit dhe e ndjekin punën e Këshillit Drejtues. Më saktësisht, Këshilli Mbikëqyrës duhet

t’i miratojë investimet më të rëndësishme, obligimet më të mëdha, biznes planin dhe emërimin e menaxherëve.

Me këshillin kryeson D-r Klaus-Piter Cajtinger.

Këshilli Mbikëqyrës emëroi Këshill për Revizion në punën e të cilit marrin pjesë tre anëtarë të tij përgjegjës për

ndjekje të sistemeve për informim financiar dhe udhëheqje me rreziqet e Holdingut dhe me të kryeson Doris

Ken. Këshilli Mbikëqyrës gjithashtu e emëron edhe Këshillin Drejtues: anëtarë të tij janë D-r Gabriel Shor, Helen

Aleksander dhe D-r Anja Lep. Roli i tyre është ta drejtojnë punën e ProCredit Bankave dhe t’i ndjekin aktivitetet si

të të punësuarve në Holding në Frankfurt ashtu edhe të personelit në të gjitha Bankat.

Të gjithë të punësuarit në ProCredit mund të marrin pjesë në kapitalin e ProCredit Holdingut me anë të blerjes së

aksioneve në kompani nëpërmjet Ipc-invest me shumë preferenciale. Detaje për pakon e kontributeve për anëtarët

e Këshillit Drejtues janë në dispozicion në faqen e internetit të ProCredit Holding www.procredit-holding.com

Udhëheqja dhe mbikëqyrja e institucioneve ProCredit

Secili institucion i ProCredit-it e ka Këshillin Drejtues të vetin roli i të cilit është definuar në pajtueshmëri me ligjet

lokale dhe rregullat bankare. Në të shumtën e rasteve, ky organ i përbërë nga dy deri në pesë anëtarë përfshinë një

ose dy të punësuar nga ProCredit Holding dhe të punësuarit nga senior menaxhmenti lokal. Secili anëtar i Këshillit

Drejtues prapa vetes ka përvojë të madhe në fushën e veprimtarisë bankare dhe zhvillimit të sektorit financiar.

Kapitali dhe aksionet

ProCredit Holding posedon aksione të rëndomta me të drejtë vote dhe aksione preferenciale pa të drejtë vote.

Për dallim prej aksioneve të rëndomta me të drejtë vote, aksionet preferenciale pa të drejtë vote lehtë mund të

transferohen dhe t’u mundësojnë rrethit më të madh të aksionarëve të pajisen me pjesëmarrje kapitale në hold-

ing kompaninë. Në nivel të institucioneve të caktuara, të gjitha aksionet janë aksione të thjeshta me të drejtë

vote. Vendimet në raport me shpërndarjen e dividendës i sjell Këshilli i Përgjithshëm i Aksionarëve si në nivel të

ProCredit institucioneve të veçanta ashtu edhe në nivel të Holdingut.

Të gjitha institucionet në grup përbëhen prej strukturës udhëheqëse të dy niveleve: Këshilli Mbikëqyrës dhe Këshilli Drejtues. Aktivitetet e këtyre këshillave janë të përkrahura nga Sektori për Revizion të Brendshëm dhe Këshilli për Revizion, prej të cilëve i dyti drejtpërdrejtë e lajmëron Këshillin Mbikëqyrës dhe aksionarët. Në kuadër të secilës ProCredit Bankë, me Këshillin për Revizion zakonisht kryeson anëtar i ekipit të revizorëve të grupit ProCredit Holding. Gjithkund nëpër grup zbatohet kontroll përkatës, janë zbatuar sistemet për udhëheqje me rreziqe dhe përshtatje me rregullat dhe secili institucion e respekton “parimin e katër syve”, me qëllim që të sigurohet sërish kontrolli për secilin transaksion të rëndësishëm.

Institucionet e ProCredit-it janë të rregulluara nga ana e autoriteteve lokale për punë bankare, ndërsa në vijim janë plane për implementim të mbikëqyrjes në nivel të grupit. Secili institucion ka Këshillin Mbikëqyrës të tij të pavarur të emëruar në pajtueshmëri me ligjet lokale, rregullat bankare dhe marrëveshjet lokale aksionare. Zakonisht, ProCredit Holding emëron dy ose tre anëtarë në secilin Këshill Mbikëqyrës dhe anëtarë me përvojë nga radhët e personelit të tij të cilët marrin pjesë në punën e këtyre organeve dhe e bartin përgjegjësinë më të madhe për zhvillimin e institucioneve për të cilat bëhet fjalë. Aksionarët tjerë zgjedhin anëtarë plotësues të këshillit, ndërsa emërohen edhe drejtorë të pavarur pikërisht atje ku ajo është e nevojshme.

Banco ProCredit Mozambique

ProCredit BankDemocratic Republic of Congo

ProCredit Savings and Loans GhanaBanco Los Andes

ProCredit Bolivia

Banco ProCredit Ecuador

Banco ProCredit Nicaragua

Banco ProCredit El Salvador

www.procredit-holding.com

ProCredit Bank Bosnia and Herzegovina

ProCredit Bank Georgia

ProCredit Bank Bulgaria

ProCredit Bank Ukraine

ProCredit Bank Kosovo

ProCredit Bank Albania

ProCredit Bank Macedonia

ProCredit Bank Moldova

ProCredit Bank Serbia

ProCredit Bank Romania

ProCredit Bank Armenia

ProCredit Services Colombia

Banco ProCredit Honduras

ProCredit Bank Kyrgyzstan

(planned)

ProCreditMexico

ProCredit Bank Sierra Leone

ProCredit: Banks around the corner and around the world

ProCredit Holding

Page 5: Lajme Të Mira - · PDF fileNe ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin

Lajme Të Mira бр. 5-09

8

www.procreditbank.com.mk

9

Asnjëherë nuk kam dyshuar ta filloj karrierën e avokaturës. Dy vite isha praktikant në zyrën e avokaturës së avokatit shkupjan me renome Bobi Spirkovski. Menjëherë pasi i përmbusha kushtet formale, në vitin 1996 e hapa zyrën time me një kompjuter të madh dhe një të punësuar. Sot, trembëdhjetë vite më vonë jemi shoqëri avokatësh me nëntë të punësuar dhe nëntë kompjuterë të vegjël.

Sfidë më e madhe për të filluar karrierë avokati është ndjenja se në vend ku niveli i shërbimeve është palejueshëm i ulët, Ju mund të ofroni më tepër, të dini më tepër dhe çdoherë të ndjeheni mirë duke i mbrojtur interesat e klientëve Tuaj.

Shoqëria e avokatëve Georgi Dimitrov Avokatë i punon të gjitha fushat e të drejtës civile të cilat janë të rëndësishme për planifikimin, strukturimin dhe punën e kompanive në Republikën e Maqedonisë dhe në regjion. Fokusi ynë është në kompanitë ku ekziston investitor serioz i jashtëm si posedues i hises ose aksionar, por gjithnjë e më tepër jemi të angazhuar edhe në dhënien e përkrahjes juridike në zhvillimin e kompanive të suksesshme maqedonase investitorët e të cilave burimisht rrjedhin nga Republika e Maqedonisë. Veçanërisht jemi të interesuar për kompanitë maqedonase të cilat nuk duan të mbeten në kornizat lokale por kanë plane ose tanimë investojnë në vendet e regjionit. Konkretisht, ne jemi këshilltarë juridikë shumëvjeçarë të investitorëve në industrinë e çimentos, bankare dhe farmaceutike në vend, kemi portfolio serioze në IT industrinë, ndërsa gjithnjë e më tepër jemi të përfshirë edhe në sektorin e transportit dhe atë energjetik. Mes tyre e veçoj kompaninë AKADEMIK produkti elektronik i së cilës akademika.com.mk është kampion i vërtetë teknologjik maqedonas të cilin krahas shoqërisë sonë e shfrytëzojnë edhe kompanitë më të mira maqedonase dhe regjionale, fakultetet më të mira juridike dhe disa institucione shtetërore.

Shoqëria jonë disa vite eksporton shërbime jashtë vendit me çka sigurojmë arkëtim serioz të mjeteve në deviza në vend duke e pasur parasysh madhësinë e shoqërisë. E shprehur në numra, rreth 25% të të ardhurave të përgjithshme e sigurojmë nga eksporti i shërbimeve të avokaturës.

RRËFIMI IM: GEORGI DIMITROV, AVOKAT.QËLLIM YNË ËSHTË TË JAPIM SHËRBIM KULMOR ME BUZËQESHJE NË FYTYRË

Në shoqërinë e avokatëve çdoherë kemi konkurs të hapur për talent kulmorë dhe për të dashuruarit në drejtësi. Kuptohet edhe mbyllim ndonjë derë për ata të cilët kanë pushuar të jenë të tillë. Avokatët më të mirë në shoqërinë tonë kanë rrugë të qartë për t’u bërë partnerë në shoqëri që sjell përparësi të caktuara në udhëheqjen me shoqërinë, por edhe përparësi konkrete materiale. Veçanërisht më është e rëndësishme të punësuarit tanë të kenë ambient punues sipas standardeve botërore të dizajnit dhe teknikës dhe nuk do të kursejmë as kohë as para ato standarde çdoherë t’i përmirësojmë. Mua më frikojnë të punësuarit të cilëve ua keni mundësuar të shkojnë në trajnime plotësuese, seminare ose të publikojnë punime, ndërsa ata për këtë nuk janë të interesuar.

Nuk ka zhvillim pa investime. Ne vazhdimisht investojmë si në kushtet e hapësirës, teknikës, ashtu edhe në të punësuarit tanë. Shpresoj se çdoherë do të mundemi të mbajmë nivel të lartë të investimeve, sepse kjo na kthen fitim të shumëfishtë. Ne nuk besojmë në zvogëlimin dras-tik të shpenzimeve, besojmë në zhvillimin më të madh për mbulim të shpenzimeve të rritura.

Me ProCredit Bank kemi përvoja edhe si bashkëpunëtorë edhe si klientë. Në të dyja rastet marrëveshjet janë realizuar shpejtë, të njëjtat kanë zgjatur më shumë vite, pa asnjë oscilim dhe për kënaqësinë e të dyja palëve. Në çdo vend e theksojmë nivelin e organizimit, kontrollin e kualitetit dhe novatorizmin e ProCredit Bankës si në Republikën e Maqedonisë, ashtu edhe në regjion. Bëhet fjalë vërtetë për brend të shkëlqyeshëm.

Krahas sektorëve të cilët tanimë i mbulojmë, shpresojmë në përvetësimin e tregut në sferën e energjive të gjelbra, teknologjive të pastra, pro-dhimit të ushqimit organik, zhvillimit të projekteve në sektorin e pronave të paluajtshme dhe pozicionim në regjionin ku klientët tanë kanë aktivitet të suksesshëm afarist të vetin. Në tregun vendas sho-qëria do të zhvillohet po aq shpejtë sa do të zhvillohen partnerët e mi të tanishëm dhe të ardhshëm të cilët janë më të rinj se unë. I veçoj avokatët Gjorgji Georgievski dhe Katarina Panova si liderë të rinj në avokaturën maqedonase. Nuk kanë as nga tridhjetë vite, a tanimë është shumë vështirë të humbin seancë në gjyq, që është super shenjë për ardhmëri të mirë të shoqërisë.

Ne jemi të bindur se secili që në Republikën e Maqedonisë do ta themelojë punën e vetë në praktika standarde botërore, do të shtojë gjatë kësaj dozë të mirë të optimizmit, përkushtimit dhe koeficient të lartë etik në punë, nuk mundet mos të arrijë sukses. Kuptohet, gjetja e masës për sukses është shumë e rëndësishme në këtë biznes. Për dikë dhjetë mijë njësi profit janë në rregull dhe është i lumtur, dikujt edhe dhjetë milion i janë pakë. Ne e kemi gjetur masën tonë për fitim (shoqëria tregon fitim qëkur ekziston) dhe pritjet i kemi që në vitet e ardhshme të kemi rritje që qëndrueshme. Qëllimi ynë kulmor është që për kohë sa më të shkurtër të japim shërbim kulmor me buzëqeshje në fytyrë. Qëndrimet personale mundohemi t’i lëmë për pasdite, paradite jemi në funksion të klientëve. Ne kemi krijuar rrethana klientët tanë të presin kualitet maksimal prej neve në kohë më të shkurtër të mundshme dhe e njëjta të duket thjeshtë përsosur.

Në Maqedoni ka rreth dy mijë e pesëqind avokatë dhe të gjithë investojnë përpjekje maksimale që të marrin përqindje sa më të madhe të tregut. Ne dallojmë qartë nga secili avokat të cilit puna nuk i paraqet kënaqësi, dobët është i buzëqeshur, nuk din të krijojë prodhim kualitativ, nuk është regjistruar për TVSH dhe nuk din ta arkëtojë mirë punën e vet të sakrifikuar.

Page 6: Lajme Të Mira - · PDF fileNe ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin

Lajme Të Mira бр. 5-09

10

www.procreditbank.com.mk

11

e kryej funksionin Udhëheqës i degëve në Vranjë dhe Preshevë, që për mua paraqet sfidë të madhe, ndërsa nga ana tjetër kërkon përgjegjësi të madhe. Njerëz të rinj, mjedis tërësisht i ri, ekip prej 20 të punësuarve, ligje të reja, procedura të reja... Por, fakti që mund ta bart në bankat simotra të gjithë diturinë dhe ekspertizën e fituar në Maqedoni, më bën të lumtur dhe më jep elan në punë. Vranja dhe Presheva janë të vendosura në Serbinë Jugore, jo larg na Maqedonia, prandaj rrethanë lehtësuese është ajo që edhe pse jam në shtet tjetër, mentaliteti, mënyra e të jetuarit dhe shprehitë e qytetarëve në këtë regjion janë shumë të ngjashme me mënyrën maqedonase të të jetuarit.

Në raport me kursimin, për fat të keq një përqindje e madhe e popullsisë në këtë regjion nuk janë të edukuar sa duhet dhe mendojnë se është më mirë që paratë të rruhen nën jastëk ose në hambar. Për këtë arsye, aktivisht punojmë në edukimin financiar të klientëve nëpërmjet zgjidhjes së kuizeve edukative, mbajtje të seminareve dhe aksione të ngjashme nëpërmjet të cilave e ngrisim vetëdijen, rëndësinë dhe nevojën për kursim te vet popullata. Dega në Vranje kontribuon shumë edhe për rrethin e vet, kështu njëri nga projektet tona që dëshmon se ne jemi Bankë e cila kujdeset për ambientin dhe kontribuon për mbrojtjen e bashkësisë është projekti në bashkëpunim me qytetin e Vranjes ku kemi aksion për mbledhjen e qeseve të plastikës nga popullsia në këmbim të shpërndarjes së qeseve bioshpërbërëse.

Koha e kaluar në Serbi për mua është e vlefshme. Në këtë periudhë krijova shumë miqësi të reja, njerëz me ide dhe mendime të ndryshme, që më bën të ndjehem më e plotë në çdo fushë. E tërë kjo kontribuon për vetëbesimin tim më të madh, pavarësi në vendosje, ballafaqim me situata të konfliktit... Jam e lumtur që do ta kem mundësinë ta barti këtë përvojë prapa në Maqedoni, por edhe të bëj paralelë duke i bashkuar punët pozitive nga puna e Bankës në të dy shtetet. Mund të them se ProCredit gjithkund në botë është ProCredit: entuziazëm, frymë pozitive, profesionalizëm, komunikim të hapur, dëshirë për sfida të reja...

Si udhëheqës kontribuoj në gjetjen e mënyrave për funksionim efikas të degëve, ndërsa kjo nënkupton monitorim konstant të konkurrencës, ndjekje të trendit në ekonomi, gjetje të klientëve për kredi, strategji për tërheqje të depozitave, ndërsa para së gjithash edukim, organizim dhe udhëheqje të të punësuarve... Nuk përjashtohet edhe komunikimi i përditshëm me klientët prej të cilëve më së miri marrim vesh cilat janë nevojat e tyre, çka është aktuale në treg dhe si lëviz trendi, e tëra me qëllim që të ofrojmë shërbim kualitativ dhe profesional në kombinim me veprimtari të përgjegjshme bankare. Kujdes të madh i kushtohet kualitetit të portfolios kredituese dhe për secilin klient bëhet vlerësim i kujdesshëm i aftësisë kredituese dhe rrezikut. Fakti që ProCredit Banka në Serbi ka përqindje shumë më të vogël të kredive në vonesë në raport me atë të sektorit bankar është dëshmi për politikën e përgjegjshme të cilën e udhëheq Banka jonë.

E vendosur në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik, Serbia sot numëron popullatë prej 7,5 milionë banorëve. Relievi i vendit është kryesisht malor, me përjashtim të Vojvodinës e cila karakterizohet me rajone të gjera rrafshinore. Bile 70% e sipërfaqes në të cilën shtrihet Serbia është tokë e punueshme, ndërsa 30% janë male. Bukuri plotësuese japin numri i madh i kanioneve, grykave dhe lumenjve. Llojllojshmëria e veprimtarive ekonomike i referohet klimës së volitshme, hapësirave kodrinoro-malore, rrafshinave, si edhe numrit të madh të vendeve turistike. Në vitet e nëntëdhjeta Serbia e fillon procesin e tranzicionit. Për shkak të ndërthurjes së faktorëve të pavolitshëm ekonomikë në skenë shfaqet inflacioni i madh, i dyti për nga madhësia në historinë e ekonomisë. Por, pas vitit 2000 Serbia ballafaqohet me rritje të shpejtë ekonomike. Sot, themelet e ekonomisë mbështeten në industri, shërbime dhe bujqësi.

Konkurrenca në sektorin bankar është e madhe. Këtë sektor e përbëjnë 34 banka, prej të cilave 20 janë me kapital të huaj, 6 janë vendase, ndërsa të tjerat në masë më të madhe janë pronë shtetërore. Në disa vite të fundit bankat më së shumti fokusohen në kreditimin e bizneseve dhe kreditimin e hapësirës banesore në ndërtim, që e potencon rëndësinë e bizneseve në vet ekonominë, si dhe përmirësimin e standardit të jetës.

ProCredit Banka është e pranishme në tregun në Serbi prej vitit 2001 me mbi 2.000 të punësuar dhe më tepër se 80 degë në tërë vendin. Banka ka investuar mbi 1,6 miliardë Euro në zhvillimin e ekonomisë serbe. Si Bankë e orientuar drejt zhvillimit, ofrojmë pako komplete të shërbimeve me prioritet në kreditimin e bizneseve të vogla dhe bujqve, e gjithsesi ta motivojmë edhe kulturën e kursimit. Çdoherë e kemi parasysh se edukimi i vazhdueshëm i klientëve është baza e veprimtarisë së përgjegjshme bankare.

Nga pozita e Supervizorit analist kredish në degët në Butel, Shuto Orizarë dhe një kohë të konsiderueshme në Kumanovë, me kënaqësi e pranova mundësinë të kaloj në pozitën Projekt Menaxher në ProCredit Bank Serbi. Në këtë moment

PËRVOJA TË FITUARA JASHTË VENDIT: AFRODITA BOGESKA, UDHËHEQËSE E DEGËVE NË VRANJË DHE PRESHEVË, PROCREDIT BANK SERBI

Borxhi mesatar për banor në Serbi arrin 570 Euro, që është borxh më i vogël i krahasuar me regjionin. Kjo i referohet politikës defanzive që e udhëheq Banka Popullore në raport me kreditimin, posaçërisht me kreditimin e individëve ku ka vendosur rregulla të rrepta për atë sa është e lejuar të futet në borxh një pranues i rrogës. Gjithashtu është rreptësisht e ndaluar dhënia e kredive hipotekare. Në raport me kursimin, statistika tregon se vetëm 17% e popullsisë kursen në Bankë. Kjo është rezultat i kursimeve piramidale në të cilat njerëzit humbën shuma të mëdha të parave, ndërsa e humbën edhe besimin në vet sistemin bankar. Por gëzon fakti që trendi i rritjes së bazës depozituese në banka rritet nga viti në vit. Për shkak të ruajtjes së likuiditetit, por edhe për shkak të konkurrencës së madhe mes bankave, shkallët e interesit të depozitave deri në fund të vitit 2008 ishin shumë të larta. Nga ana tjetër, edhe vet shteti i motivon qytetarët të kursejnë dhe e promovon sigurinë në sistemin bankar me atë që siguron deri në 50% nga shuma e secilës depozitë dhe i liron qytetarët nga obligimi të paguajnë fitimi për interesin.

U vërtetova se ekipi i bankës është me entuziazëm të njëjtë gjithkund në botë – maqedonase në ProCredit Bank Serbi

Page 7: Lajme Të Mira - · PDF fileNe ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin

Lajme Të Mira бр. 5-09

12

www.procreditbank.com.mk

13

Këta përpjekje të ProCredit Bankës ishin të vërejtura edhe nga Trupi Koordinues Nacional për Përgjegjësi Shoqërore të Ndërmarrjeve. Bankës në mënyrë solemne iu ndanë dy shpërblime nacionale dhe një certifikatë për praktika të përgjegjshme shoqërore.

ProCredit Banka u shpërblye për eko aksionin masiv “Kurseje natyrën” i organizuar me nismën e të punësuarve në Bankë, e me qëllim të përmirësimit dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. Ideja për realizimin e këtij aksioni ishte që me forca të bashkuara të jepet përkrahje në ngritjen e vetëdijes për ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm. Aksioni përfshiu 4 aktivitete regjionale dhe 36 lokale. Eko nisma është edhe një dëshmi se të punësuarit për çdo ditë e jetojnë kulturën korporative të Bankës dhe i mbrojnë parimet e saja themelore.

Në domenin e tregut, ProCredit Banka u shpërblye për sigurimin e shërbimit me kualitet të lartë dhe profesional. Kujdesi për klientin është prioritet themelor gjatë shërbimit, ndërsa qëllimi i Bankës është krijimi i klientëve të kënaqur, si edhe bashkëpunim të ndërsjellë afatgjatë. Me tendencën për efikasitetit dhe përkrahje të rritur në degët në të gjitha fushat e shërbimit të rregullt, është formuar sektor i veçantë për kujdes ndaj klientëve dhe kontakt qendër të cilat kanë për qëllim njohjen më të përafërt me problemet, interesimet dhe qëndrimet e klientëve.

Krahas dy shpërblimeve kombëtare, ProCredit Banka fitoi edhe shpërblim për kontributin e Bankës në zhvillimin e karrierës të të punësuarve të saj. Të punësuarit tanë janë pasuria jonë e madhe. Prandaj ne vazhdimisht investojmë në përparimin e diturisë të të punësuarve, nxitje të zhvillimit të tyre personal, stimulim dhe promovim të shkathtësive dhe talentit nëpërmjet pjesëmarrjes në seminare të shumta dhe shfrytëzim të përparësive që dalin si pjesë e grupit ndërkombëtar të bankave.

Ajo që ProCredit Bankën e bën posaçërisht të fuqishme është besimi i madh i tërë ekipit në vlerat tona korporative. Mbetemi edhe në të ardhmen fuqimisht të përkushtuar në vlerat tona dhe kujdesin ndaj shoqërisë.

NË PËRKRAHJE TË BASHKËSISË:..PËRGJEGJËSIA SHOQËRORE ËSHTË PRAKTIKA JONË E RREGULLT

NË PËRKRAHJE TË BASHKËSISË:HAPJE SOLEMNE E DEGËVE NË KISELLA VODË DHE DRAÇEVË

Njëri nga parimet themelore në vlerat korporative të ProCredit Bankës është përgjegjësia sociale dhe shoqërore. Nën përgjegjësinë shoqërore nënkuptojmë tolerancë, transparencë, kujdes për bashkësinë, vetëdije të lartë ekologjike, orientim ndaj klientëve. Prandaj jo rrallë themi se jemi “Bankë nga fqinjësia”. Por çka do të thotë kjo? Kudo që të jemi, ne synojmë të jemi bankë me përgjegjësi sociale e cila kujdeset dhe kontribuon për mjedisin në të cilin ekziston dhe punon.

ProCredit Banka solemnisht i hapi dyert e degëve të saja në Kisella Vodë dhe Draçevë, duke iu dëshiruar mirëseardhje të ngrohtë banorëve të këtyre lagjeve të Shkupit.

Duke e ndjekur vazhdimisht konceptin e “Bankës nga fqinjësia” e cila kujdeset për bashkësinë e saj, ProCredit Banka e shënoi hapjen solemne të degëve me një sërë aktivitetesh në përkrahje të shkollës lokale për fëmijë me nevoja të veçanta “D-r Zlaten Sremec” në Kisella Vodë dhe kopshtin e fëmijëve “8 Marsi” në Draçevë.

Krahas kësaj, në hapësirat e degës në Kisella Vodë u organizua ekspozitë dyjavore e punimeve të punuara me dorë nga duart e shkathëta të fëmijëve të shkollës “D-r Zlaten Sremec”, në të cilën u ftuan të gjithë banorët e Kisella Vodës. Për hapjen solemne në Draçevë, fëmijët e kopshtit të fëmijëve “8 Marsi” përgatitën shfaqje të posaçme.

“ProCredit Banka do të vazhdojë edhe më tej me organizimin dhe përkrahjen e ngjarjeve të këtilla dhe të ngjashme të cilat do të thonë pasurim të jetës kulturore dhe sociale të bashkësisë, ngjarje të cilat do të kontribuojnë në ruajtjen e ambientit jetësorë, si edhe ngjarje të cilat do të thonë përkrahje të bizneseve shumë të vogla, të vogla dhe të mesme nga regjioni ynë” - deklaroi z. Karina Dunker, zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e ProCredit Bankës.

Degët e ProCredit Bankës në Kisella Vodë dhe Draçevë u hapën si rezultat i kërkesës gjithnjë e më të madhe për shërbimet e ProCredit Bankës. Degët i shërbejnë të gjithë qytetarët e këtyre rajoneve me paletë të gjerë të shërbimeve bankare, duke u ofruar besim maksimal dhe duke u ofruar përkrahje ideve të tyre sipërmarrëse. Duke e përfshirë edhe degët në Kisella Vodë dhe Draçevë, rrjeti i ProCredit Bankës tani numëron 40 degë anekënd Maqedonisë.

Ekip i të punësuarve në ProCredit Bankë e vizitoi shkollën dhe kopshtin e fëmijëve dhe bashkë me fëmijët mori pjesë në zbukurimin dhe ngjyrosjen e oborreve shkollore. Duke dëshiruar që fëmijëve t’ua bëjë sa më të këndshëm oborrin e shkollës, ProCredit Banka dhuroi ulëse, kosha për hedhurina, kosha të rinj, kënde fëmijësh...

Page 8: Lajme Të Mira - · PDF fileNe ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin

Lajme Të Mira бр. 5-09

14

www.procreditbank.com.mk

15

Java e parë evropiane e sipërmarrësve Me qëllim të promovimit të veprimtarisë sipërmarrëse dhe qasjes më të shpejtë dhe më të thjeshtë deri te informatat për mundësitë, mënyrat dhe mjetet për përkrahje të ideve të biznesit, Asociacioni Evropian i Biznesit në bashkëpunim me Komisionin Evropian në Maqedoni e organizoi Javën e Parë Evropiane të Sipërmarrësve në Shkup dhe Manastir. Ideja ishte gjithsesi të motivohen sipërmarrësit ta shfrytëzojnë tërë potencialin e tyre dhe resurset në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ta thellojnë dhe zgjerojnë zhvillimin e tyre.

Besojmë se duke u dhënë përkrahje të fuqishme sipërmarrësve, veçanërisht në këtë vit specifik ekonomik, kontribuojmë për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë në tërësi.

EXPO Strumicë

Sërish duke i pasur në fokus sipërmarrësit dhe afaristët, ProCredit Banka e përkrahu Panairin Ndërkombëtar për Ekonomi i cili u mbajt në Strumicë.

Qëllimi i këtij panairi ndërkombëtar, në të cilin morën pjesë afaristë nga Maqedonia dhe Bullgaria, ishte të hapen mundësi të reja për bashkëpunim efikas dhe fitimprurës mes afaristëve dhe konsumatorëve, si edhe pozicionim efikas të sipërmarrësve nga regjioni i Bregallnicës dhe Strumicës në tregun e madh.

Edhe në këtë panair ProCredit Banka i paraqiti mundësitë për përkrahje të afaristëve, duke ofruar këshilla për qasje më të thjeshtë deri te financat e me këtë edhe mundësitë për zgjerim dhe zhvillim të biznesit.

Takim regjional afarist i klientëve të ProCredit Bankës

Bashkëpunim i këtillë afarist regjional u mbajt në Pogradec të Shqipërisë, duke i bashkuar biznes klientët e të dyja ProCredit Bankave simotra nga Maqedonia dhe Shqipëria. Në takim merrnin pjesë rreth 60 afaristë të cilët e shfrytëzuan këtë mundësi për shkëmbim të përvojave, vendosjen e kontakteve të reja afariste dhe njohjen e risive në fushën e ndërtimtarisë, prodhimtarisë dhe tregtisë. Besojmë se me takimin e këtillë kontribuojmë për pasurimin e shkëmbimit regjional tregtar mes dy vendeve fqinje që e ndihmon rritjen dhe forcimin e të dyja ekonomive.

Në situatë kur shfrytëzuesi i kredisë do të ballafaqohet me vështirësi eventuale financiare, ajo që është e rëndësishme është të mbetet i qetë dhe në vete, në kohë të kërkojë bisedë me bankën dhe bashkërisht me bankën të gjejnë zgjidhje më adekuate. Shumë shpesh, pikërisht në momente të këtilla do të shihni a është banka para së gjithash partneri i Juaj ose vetëm shitës shërbimesh. Gjatë bisedës me bankën, hapi i parë është të analizohen shkaqet të cilat Ju kanë sjellë deri te situata kritike. Deri te zgjidhja më shpejtë vjen ai i cili me zgjuarsi dhe realisht do ta vështrojë gjendjen e krijuar financiare.

Informatat të cilat i jepni është e nevojshme të jenë të kuptueshme për Bankën. Ju propozojmë, secilën informatë ta mbështetni me prezantimin e dokumentit. Duke e pasur parasysh gjendjen e porsakrijuar, nuk përjashtohet mundësia Banka të kërkojë sigurim plotësues. Masat për përmirësim të krizës mund të jenë afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata, deri në përmirësimin e situatës financiare dhe normalizimin e pagesës së kredisë.

Me rëndësi kyçe edhe për klientin edhe për Bankën është të përcaktohet nëse problemi financiar është vijues ose afatgjatë. Me rëndësi të njëjtë është edhe qasja konstruktive dhe pranimi i problemit nga ana e klientit, si edhe përfshirja e tij aktive në gjetjen e zgjidhjeve. Optimizimi i shpenzimeve dhe vendosja e prioriteteve mbeten të jenë pjesë shumë e rëndësishme e strategjisë për zgjidhje të situatave të këtilla.

Duke i mbetur besnik misionit të vet për përkrahje të bizneseve veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ProCredit Banka e përkrahu Javën e Parë Evropiane të Sipërmarrësve. Në forume, Banka u prezantua me shërbimet e veta të destinuara posaçërisht për bizneset, mënyrat e përkrahjes të ndërmarrjeve shumë të vogla, të vogla dhe të mesme, qasjen deri te financat, si edhe kreditë e biznesit të cilat ofrohen me kushte shumë të volitshme.

BIZNES FORUME: .KONTRIBUOJMË PËR ZHVILLIMIN E EKONOMISË SË MAQEDONISË

TRANSPARENCË: ÇKA TË NDËRMERRNI NËSE VJEN DERI NË PROBLEM GJATË KTHIMIT TË KREDISË SUAJ?

Përkrahja e bizneseve për ProCredit Bankën nuk nënkupton vetëm mundësim të shërbimeve financiare, por edhe gërshetim të klientëve nëpërmjet takimeve afariste lokale dhe ndërkombëtare, panaireve dhe forumeve.

Masa afatshkurtë

• Nëse keni çfarëdo rezervash, shfrytëzoni për t’i kthyer borxhet

• Rishikoni prioritetet e harxhimeve: ndoshta mundeni shpenzimin më pak të rëndësishëm, i cili nuk ka rëndësi ekzistenciale, ta shtyni, respektivisht ta drejtoni për kthim të kredisë. Nëse bëhet fjalë për biznes personal, mendoni edhe për racionalizim dhe optimizim të shpenzimeve të lidhura me punën.

Masa afatmesëm

• Rritni të ardhurat (bisedoni për rritje të rrogës, gjeni punë plotësuese, mendoni për ndërrim të punës ose pozitës). Në rastet e biznesit personal, mendoni për riorganizim në marketing dhe mënyrën e shitjes, mënyrat e arkëtimit të kërkesave dhe të ngjashme.

• Zvogëloni shpenzimet (ndryshim të vendbanimit me qëllim të rentës më të vogël, zvogëlim të shpenzimeve për shërbime komunale, eliminim të shpenzimeve të panevojshme)

Masa afatgjatë

• Shitja e pronës (zëvendësojeni veturën me më të lirë, shitni pronë e cila nuk Ju është e nevojshme, mendoni për shpërngulje në banesë më të vogël, hapësira më të vogla punuese)

Page 9: Lajme Të Mira - · PDF fileNe ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin

Lajme Të Mira бр. 5-09

16

www.procreditbank.com.mk

17

RRËFIMI IM: ATULLA SHAQIRI, PRONAR I ILIRIJA KOMERC..E FITUAM BESIMIN E KLIENTËVE ME QASJE TË SINQERTË

Rrjedh nga fshati Hotël, i vendosur në zonën e Likovës, jo larg nga Kumanova. Kujtimet e fëmijërisë sime lidhen me hapësirat e bukura malore, natyrën e bukur, familjen, bujqit e zonës sonë... Kujtohem se në atë kohë familjet në fshat merreshin me kultivimin e duhanit. Së këndejmi rrjedh edhe emri i fshatit, Hotla është lloj duhani i cili më së shumti ka arritur sukses në këtë zonë.

Që kur isha i ri babai im shkoi në kurbet në Zvicër. Duke dëshiruar të na sigurojë bazë për jetë të përshtatshme, mbeti të punojë atje 20 vite të tëra. Ai fuqimisht besonte se që të kesh sukses në jetë është e nevojshme të jesh këmbëngulës, të jesh i përkushtuar dhe të investosh shumë punë dhe mund. Këtë besim ai na dha mua dhe vëllait tim që në vegjëli.

Në vitin 2001 e zgjeruam biznesin me veprimtari të re – ndërtimtari. Përveç angazhimeve që i kishim nga ana e porositësve individualë, gjithashtu ishim të përfshirë në ndërtimin e disa objekteve institucionale siç janë shkollat në Likovë dhe Konjare të Epërme, stacionin policor në Mateç dhe shumë objekte tjera.

Për shkak të nevojës së shtuar për resurse të rërës për procesin e prodhimit të blloqeve të betonit dhe plakave të begatonit, prej para tre viteve filluam të mendojmë për prodhimin vetjak të rërës. Kishim një hartë nga ish Jugosllavia në të cilën ishin të shënuara burimet e mineraleve në secilin prej vendeve. Në këtë mënyrë mësuam se në afërsi të fshatit tonë ka burim të gurit të bardhë rëra e të cilit siguron materiale ndërtimore të kualitetit të lartë. Kështu e morëm vendimin të ndërtojmë gurëthyesin tonë. Së pari e trasuam rrugën deri te gurëthyesi, ndërsa më pas e vendosëm edhe konstruksionin e makinerive. Bëhet fjalë për investim të madh në makineri të mëdha i cili kërkon në vazhdimësi sasi të mëdha të energjisë elektrike. Për çdo ditë në gurëthyes prodhohen rreth 80 m3 rërë të cilin e shfrytëzojmë për nevojat e prodhimit tonë, por gjithashtu edhe për shitje. Prodhimtaria jonë e rërës e riti vëllimin e prodhimit të materialeve ndërtimore. Sot prodhojmë mbi 150 m2 begaton dhe mbi 1500 copë blloqe betoni në ditë.

Biznesi ynë ka karakter stinor, fillojmë me punë në mars dhe mbarojmë diku ka tetori. Porosi marrim që nga fillimi i vitit, në periudhën dimërore, ndërsa në aksion hyjmë në pranverë, gjithsesi të kushtëzuar nga kushtet klimatike. Kemi 36 punëtorë luajalë, të ndarë në grupe në objekte dhe reparte makinerie. Kompromisi i ndërsjellë na është qasja e sinqertë dhe besimi sepse nuk punojmë vetëm për sot. Nëse klienti kthehet ose të rekomandon te tjetri, ai është i kënaqur dhe kjo është merita jonë, e gjithsesi vlen edhe e kundërta.

Sa u përket planeve tona të ardhshme, mendojmë për prodhimin tonë të betonit, dhe për shkak të racionalitetit më të madh në punë, investimi jonë i ardhshëm do të jetë makina për përgatitjen e betonit. ProCredit Banka mbetet partneri ynë i sinqertë në punë, si në aspektin e garancive bankare të cilat i shfrytëzojmë për pjesëmarrje në tenderë, ashtu edhe në të gjitha aspektet e qarkullimit të pagave. Në tërësi mbështetemi në profesionalizmin e tyre dhe besueshmërinë gjatë punës afariste, që në esencë është themel i mirë për bashkëpunim afatgjatë.

Biznesi me të cilin merrem sot, e themeluam unë dhe vëllai im para 15 viteve. Filluam me prodhimin e tullave të betonit të cilët shërbejnë për ndërtimin e rrethojave, oborreve, stallave, garazheve dhe objekteve tjera. Tre vite më vonë, u furnizuam me makinë për prodhimin e pllakave të betonit, dhe filluam t’i prodhojmë dhe t’i montojmë me porosi. Në atë kohë biznesi me pllaka të begatonit ishte në rritje, ndërsa ne ishim ndër prodhuesit e parë në këtë regjion. Dhe kështu na eci puna. Në kohën kur për ne ky biznes ishte vetëm ide, unë isha shumë modest në pritjet. Thoja se është e mjaftueshme të më mbeten për të jetuar 200 – 300 marka të atëhershme. Për kënaqësinë tonë të madhe sot realizojmë shumë më tepër prej asaj që prisnim në fillim.

Na gëzon fakti që djali im dhe djali i vëllait tim që si të vegjël treguan dashuri dhe interesim për fushën në të cilën punojmë. Që si fëmijë, jo rrallë herë hipnin nëpër eskavatorë dhe automjetet me sfurk dhe mundoheshin t’i drejtojnë, duke e arritur mezi timonin. Ata do të jenë trashëgimtarët e të gjitha investimeve tona. Edukimi i tyre në fushën e ndërtimtarisë, por edhe të ekonomisë dhe financave janë faktor kyç për vazhdimin e asaj që e kanë filluar prindërit e tyre.

Page 10: Lajme Të Mira - · PDF fileNe ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin

Lajme Të Mira бр. 5-09

18

www.procreditbank.com.mk

19

Qasja ndaj bisedimeve mbështetet në disa modele dominuese:

Qasja e fitimit – humbjesKjo është qasje që definon se fitimi i njërës anë në bisedimet do të thotë humbje për anën tjetër. Qasje e këtillë është karakteristike për pjesën e madhe të rasteve kur lënda e diskutimit është e kufizuar, respektivisht modeli i cili ndiqet është i ashtuquajturi zero-sum game. Kjo qasje ndaj bisedimeve përcaktohet edhe si bisedim nga pozita, respektivisht të dyja anët i kanë të përcaktuara pozitat dhe bisedimi lëshohet në seri kompromisesh të cilat duhet t’i bëjnë palët e përfshira.

Qasja e fitimit të njëanshëmKjo qasje nënkupton bisedime në të cilat njëra anë shkon në fitore, respektivisht fitim maksimal, ndërsa shumë pak ose aspak nuk mban llogari për interesat e anës tjetër.

Qasja humbje – fitim Nëpërmjet kësaj qasje njëra palë në bisedime me qëllim shkon në humbje, duke llogaritur në fitore për periudhë më të gjatë. Biznes partnerët të cilët porsa fillojnë bashkëpunim të përbashkët, shpesh ndodh që njëri partner me qëllim të bëjë lëshime me qëllim që të arrijë besim dhe forcim të bashkëpunimit. Qasja e këtillë rezulton me fitim në afat më të gjatë.

Qasja e fitimit të dyfishtëMe këtë qasje mundësohet fitim për të dyja palët e përfshira në procesin e bisedimeve. Bëhet fjalë për gjetjen e zgjidhjes, nëpërmjet përfshirjes së elementeve plotësuese në bisedimet, ndërsa duke i pasur parasysh qëllimet e veçanta të secilës prej palëve të përfshira. Kjo është qasje dominuese bashkëkohore ndaj bisedimeve i cili njëkohësisht rezulton me kënaqësi nga rezultati i bisedimeve të të dyja palëve të përfshira. Rezultati i bisedimeve të këtilla njëkohësisht është investim i shkëlqyeshëm në raportin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin afatgjatë. Qasja e këtillë ndaj bisedimeve kërkon shkathtësi të mira biseduese nga të dyja palët e përfshira në bisedimet, ndërsa njëkohësisht kërkon edhe kreativitet dhe fleksibilitet në përcaktimin e të dyja pozitave.

Këta shkathtësi përsosen me praktikim të fokusuar dhe afatgjatë, por gjithashtu edhe me trajnime joformale dhe punë me mentorë. Më e rëndësishme është të përvetësohet qasja ndaj bisedimeve që nënkupton kënaqësi të dyfishtë nga rezultatet e arritura si edhe vizion afatgjatë për qëndrimin e ndërsjellë të palëve të përfshira në bisedimet.

TRAJNIM DHE EDUKIM:SI TË ARRINI MARRËVESHJE TË KËNAQËSISË SË NDËRSJELLË ME BASHKËPUNËTORËTBisedimi është proces interaktiv komunikues i cili ndodh çdoherë kur kërkojmë diçka prej dikujt ose dikush kërkon diçka prej neve. Në këtë rast, bisedimi paraqet interaksion të ndikimeve të palëve të përfshira në bisedime, respektivisht paraqet formë të zgjidhjes alternative të konflikteve. Përcaktimi bashkëkohor i bisedimeve për dallim mbetet në bisedimet si kërkesë për zgjidhje të përbashkët të problemeve për dallim prej bisedimeve klasike të cilat definohen si seri kompromisesh.

Bisedimet mund të ndahen në disa kategori:

• Bisedime të përditshme (menaxherësh) të cilat zhvillohen në një organizatë – për detyra pune, implementim të ideve, kushtet e punës, etj. • Bisedime komerciale (afariste) mes entiteteve të biznesit, për aktivitete konkrete afariste – blerje/shitje të prodhimeve/shërbimeve • Bisedime legale të cilat kanë të bëjnë me procedura juridike në raste të kontesteve, por para se të arrihet në zgjidhje gjyqësore të kontesteve • Bisedime joformale në jetën e përditshme mes anëtarëve në familje, në fqinjësinë e përafërt, etj.

Disa nga shkathtësitë të cilat duhet t’i posedojë secili bisedues janë:

• Aftësia që të përcaktohen qëllimet specifike, e njëkohësisht të jetë elastik • Aftësi të hulumtohen mundësitë e opsioneve të ndryshme • Aftësi për përgatitje themelore • Njohje e mirë në fushën/lëndën e bisedimeve • Aftësi për veçim të qartë të të rëndësishmes nga më pakë e rëndësishmja

Page 11: Lajme Të Mira - · PDF fileNe ofrojmë përkrahje të shkëlqyeshme për klientët dhe spektër të gjerë të shërbimeve bankare. Në punën tonë kredituese fokusohemi në kreditimin