KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet...

18
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik Dokument parlamentar PROCESVERBAL Datë 28.09.2015, ora 10:30 Drejton mbledhjen: Genc Pollo kryetar i Komisionit Rendi i ditës: Diskutimi, votimi nen për nen dhe në tërësi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”. Marrin pjesë: Genc Pollo, Myqerem Tafaj, Bedri Hoxha, Eleina Qirici, Alfred Peza, Mimoza Hafizi, Musa Ulqini, Dashamir Kamberi, Adelina Rista dhe Fidel Ylli. Mungojnë: Enkelejda Shkreli, Kejdi Mehmetaj, Agron Çela, Astrit Veliaj dhe Gjovalin Bzheta. Të ftuar: Astrit Kuka - drejtor i Drejtorisë së Pensioneve pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ali Emini nëndrejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Transcript of KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet...

Page 1: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Dokument parlamentar

PROCESVERBAL

Datë 28.09.2015, ora 10:30

Drejton mbledhjen:

Genc Pollo –kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Diskutimi, votimi nen për nen dhe në tërësi i projektligjit “Për disa shtesa dhe

ndryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të

punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike,

Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën

e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”.

Marrin pjesë:

Genc Pollo, Myqerem Tafaj, Bedri Hoxha, Eleina Qirici, Alfred Peza, Mimoza Hafizi,

Musa Ulqini, Dashamir Kamberi, Adelina Rista dhe Fidel Ylli.

Mungojnë:

Enkelejda Shkreli, Kejdi Mehmetaj, Agron Çela, Astrit Veliaj dhe Gjovalin Bzheta.

Të ftuar:

Astrit Kuka - drejtor i Drejtorisë së Pensioneve pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale

dhe Rinisë,

Ali Emini – nëndrejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Page 2: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

2

HAPET MBLEDHJA

Genc Pollo – Mirëmëngjesi!

Zonja dhe zotërinj, anëtarë të komisionit, mirëserdhët në këtë mbledhje të parë të

javës! Uroj të keni kaluar një javë dhe fundjavë të këndshme!

Sot në rendin e ditës, sipas kalendarit të komisionit, kemi diskutimin, votimin nen për

nen dhe në tërësi të projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10139, datë

15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të

shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha

institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj

shkencorë”.

Komisioni ka caktuar si relatorë deputetët Eleina Qirici dhe Fatmir Toçi. Ju kujtoj se

është bërë një dëgjesë me grupet e interesit dhe me përfaqësuesit e qeverisë që e kanë

propozuar, si dhe me Institutin e Sigurimeve Shoqërore për të shpjeguar gjerësisht arsyet e

kësaj nisme, si dhe pasojat e pritshme të saj.

Sot të pranishëm në komision kemi nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,

zotin Kuka, drejtor i Drejtorisë së Pensioneve, si dhe zotin Ali Emini, zëvendësdrejtor i

Përgjithshëm i ISSH-së.

Faleminderit!

Mirë se keni ardhur!

Në qoftë se nuk ka ndonjë gjë tjetër, pasi të shqyrtojmë projektligjin për pensionet

suplementare, relatorët, në fakt, zoti Toçi nuk është, zonja Qirici, ju lutem, na bëni një

prezantim të parë.

Do të dëgjojmë prezantimin e zotërinjve dhe më pas do të vazhdojmë, pasi mund të

bëhen edhe pyetje. Në parim projektligji ka kaluar me shumicë votash.

Ju lutem, na shpjegoni nismën, arsyet dhe synimet e saj!

Më pas fjalën e ka relatorja, kolegët dhe koleget.

Astrit Kuka – Faleminderit!

Projektligji që paraqitet për shqyrtim ka qenë pjesë përbërëse e paketës së reformës së

pensioneve dhe është paraqitur në Kuvend që vitin e kaluar, në muajin dhjetor, dhe për arsye

të ndryshme nuk është shqyrtuar deri më sot. Në thelb nuk ka ndryshime radikale, por ka disa

përmirësime për t’iu përshtatur më mirë realitetit konkret. Tri janë ndryshimet themelore:

Ndryshimi i parë bëhet në nenin 2, një përcaktim më i saktë i institucioneve të cilat

përfshihen në skemën e sigurimeve suplementare, për profesorët, dhe kjo bëhet duke u nisur

Page 3: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

3

nga problemet që kanë dalë gjatë zbatimit në praktikë, ku ka pasur mjaft raste në të cilat janë

përfshirë edhe institucionet, të cilat nuk e kishin këtë status. Meqenëse nuk ka qenë e përcaktuar

qartësisht në ligj, ka qenë diçka në dorën e specialistëve, të cilët janë marrë me këtë fushë,

pikërisht për këtë është përcaktuar se institucionet që duhet të përfshihen në këtë skemë do të

përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndryshimi i dytë, është një ndryshim rregullator dhe ka të bëjë me pagën referuese.

Në ligjin aktual nuk përcaktohet paga referuese, por kontributet paguhen mbi pagën bruto, gjë

që ka krijuar një situatë të paqartë në zbatimin praktik, për faktin se profesorët, duke lëvizur

nga një institucion në një tjetër, kanë pasur paga të ndryshme dhe për rrjedhojë në këtë fushë

ka pasur informalitet. Për të unifikuar edhe mbledhjen e kontributeve, por edhe përfitimet është

vendosur që paga referuese të jetë e njëjtë, të jetë paga e profesorit dhe e profesorit të asociuar

në institucionet publike.

Ndryshimi i tretë është bërë te masa e kontributeve. Në ligjin aktual masa e

kontributeve është përcaktuar që të jetë për institucionet publike 3,5% dhe për institucionet

private 7%, dhe kjo është përcaktuar në ligjin e vitit 2009. Me ndryshimet që propozohen është

parashikuar që kontributi në institucionet publike të bëhet nga 3,5 në 5%, ndërsa në

institucionet private do të qëndrojnë në nivelin që kanë pasur, në 7%. Gjithashtu, është bërë një

rregullim në nenin 5 për pagën e kontributeve, ku deri më sot pagesa bëhej në Institutin e

Sigurimeve Shoqërore, ndërsa me këtë ligj do të bëhet, si e gjithë skema e detyrueshme, pranë

tatimeve, ku bëhet edhe pagesa e të gjitha detyrimeve për pagat.

Për sa u përket të drejtave për përfitim, janë bërë disa saktësime, të cilat lidhen me

faktin që e drejta e fituar ruhet dhe nëse kërkesa bëhet brenda një viti, nga momenti i lindjes së

të drejtës, përfitimet jepen për të gjithë vitin, ndërsa nëse bëhet pas kalimit të një viti, përfitimet

jepen nga data që është bërë kërkesa. Kjo është në unifikim me skemën e detyrueshme dhe me

skemat e tjera.

Ndryshim tjetër është ai te neni i parafundit ose neni 5 i projektligjit, ku ne kërkojmë

paraprakisht që të bëhet një ndryshim, meqë është paraqitur para vitit 2014 dhe parashikohet

që të hyjë në fuqi më 01.01.2015, ndërkohë që është shtyrë. Këtu parashikohet që pensionet, të

cilat përcaktohen deri në datën 31.12.2014, do të ngelen me ligjin e vjetër, meqë parashikohej

që të futeshin në janar të vitit 2015 dhe për këtë ne mendojmë që duhet përmirësuar. Pra, ne

saktësojmë pensionet suplementare me datë fillimi deri datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji,

kështu që situata do të rregullohet.

Faleminderit!

Genc Pollo – Kush ka pyetje për përfaqësuesit e qeverisë?

Page 4: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

4

Zoti Tafaj!

Myqerem Tafaj – Faleminderit për sqarimet!

Unë kisha një pyetje: a keni një përllogaritje për perspektivën e kësaj skeme, bazuar

në numrin e profesorëve dhe të profesorëve të asociuar, pasi këtu keni dhënë se sa kontribuojnë

aktualisht dhe sa janë ata që përfitojnë, por kanë kontributin e tyre para ligjit të vitit 2009? A

ka ndonjë prognozë bazuar në numrin e tanishëm të akademikëve me këta tituj, një prognozë

për ecurinë e saj, në mënyrë që të kemi një prognozë se si do të jetë balanca midis kontribuesve

dhe përfituesve, mbështetur në ndryshimet që po ndodhin tani? A ka një përllogaritje të tillë

ministria dhe Instituti, pasi në këtë mënyrë mund të gjykohet se si do të shkojë?

Astrit Kuka – Faleminderit!

Siç e theksuat edhe ju, ne sot kemi situatën analitike për të cilën po flasim, me emër,

me moshë etj., por nuk kemi një situatë për prognozën se si do të shkojë numri i përfituesve

nga kjo skemë, për faktin se ne nuk gjejmë ndonjë mundësi praktike për të parashikuar se sa

profesorë dhe profesorë të asociuar do të laureohen viti pas viti. Një gjë është e qartë, skema

që të mbajë vetveten kërkon të ketë 15% të kontributeve mbi pagën dhe këtë radhë u propozua

nga Ministria e Financave me insistim që të paguhej 15% mbi pagën si kontribut. Por për ta

lehtësuar situatën, të paguhej diferenca, sepse projektligji që është propozuar, të propozohej

nga institucioni që e ka punësuar. Pra, në sektorin publik, nëse profesorët do të paguheshin 5%

mbi pagën, 10%-shin tjetër do ta paguajë institucioni ku është punësuar profesori dhe e njëjta

situatë është edhe në sektorin privat. Kështu që skema fillon gradualisht të dalë nga situata, e

cila është deficitare, e theksuar, ku jo më shumë se 20% e saj përballohet me kontribut dhe

pjesa tjetër është me financimin nga buxheti i shtetit. Kjo situatë do të vijë duke u thelluar,

sepse në fazën fillestare kishim pak vjet kontribute dhe me rritjen e kontributeve rritet edhe

përfitimi, por që të themi se sa do të shkojë numri i profesorëve, këtë ne nuk e dimë.

Myqerem Tafaj – Nuk keni ndonjë të dhënë se sa është numri aktual?

Astrit Kuka - Numrin aktual të kontributeve e kemi, madje edhe listën e kemi të saktë,

edhe me emra.

(Diskutime pa mikrofon.)

Çështja qëndron në faktin se nuk e dimë se sa do të jenë në të ardhmen.

Myqerem Tafaj – Ju thatë mbi 500 kontribues.

Astrit Kuka – Si, kontribues në këtë skemë? Ka rreth 400, të cilët nuk janë kontribues

të skemës, janë profesorë, por nuk janë kontribues në skemë. Pra, janë shumë më tepër se kaq,

këtë e kemi thënë edhe në relacion.

Myqerem Tafaj - Profesorë të dalë në pension....

Page 5: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

5

Astrit Kuka - Profesorë, të cilët janë efektivisht sot, por nuk punojnë në institucione,

të cilat janë pjesë përbërëse e skemës. Ne këtë duam të rregullojmë, duke filluar nga neni 1,

cili përfshihet në këtë skemë, sepse mund të jetë professor, por është në administratën publike

dhe jo në institucionet kërkimore-shkencore.

Pikërisht me nenin 1 që ndryshon duam të rregullojmë këtë, cili profesor dhe në cilin

institucion punon të jetë i përfshirë në skemë. Por, nga ana tjetër, kemi bërë një përmirësim te

neni i fundit, duke thënë se në çdo skemë që punon, mjafton që të mos i mbivendoset njëra-

tjetrës në kohë, do të merren të gjitha në konsideratë. Pra, në qoftë se qarkullon nga administrata

publike, mësimdhënia ose në parlament, të gjitha këto do të mblidhen nga skemat e ndryshme,

duke mos ngelur asnjë skemë pa u marrë në konsideratë.

Myqerem Tafaj – Institucionet kërkimore, të cilat nuk janë pjesë e arsimit të lartë, janë

shumë pak, por numri 510 mua më duket një numër shumë i vogël, sepse janë të dy titujt, titulli

“Profesor” dhe “Profesor i asociuar”. Unë mendoj se janë më tepër kontribues.

Ali Emini – Në bazë të të dhënave që ne kemi marrë nga Ministria e Arsimit, të cilat

i referohen 1 viti e gjysmë më parë, numri i profesorëve, i asistentëve që kanë përfituar tituj

është rreth 1250. Natyrisht që këto dy vjet janë shtuar, pasi aty është vënë vetëm numri i

profesorëve që kontribuojnë, por edhe numri i atyre që kanë dalë në pension po rritet nga dita

në ditë. Numri aktual i profesorëve që kontribuojnë, të cilët i kanë edhe me emra, është 670

dhe është një brez, të cilët kanë marrë tituj nga vitet 1995-1996 dhe tani janë në prag të

pensionit. Ajo që unë dua të shpjegoj është fakti që kjo është një skemë suplementare dhe në

bazë të standardeve ndërkombëtare një skemë e tillë duhet të mbulojë veten, pavarësisht se

mund të fillojë me 100 kontribues dhe 1 përfitues, ajo që në momentin e parë duhet të përfitojë

veten. Është bërë një parashikim aktual në kuadrin e ndryshimeve dhe rezulton që një skemë

suplementare që të mbulojë veten, kontributet e derdhura për një kohë të caktuar mesatare të

shërbimit të shpërblehen, të kthehen në pension, natyrisht të rivlerësuara, të bazuar në

indeksimin sipas inflacionit, që kërkon një kontribut që është i barabartë me 15,1%. Faktikisht,

me mënyrën se si është trajtuar kjo skemë, duke u nisur që nga grupi nismëtar, i cili formuloi

tezat e ndërtimit të një skeme për pensionet suplementare të profesorëve, ishte një koordinim i

parimit Peje-Zygo, megjithëse është skemë suplementare me parimin e kontribuimit të personit

që përfiton. Në atë kohë kur u caktua kontributi ishte 3,5% për ata persona që kryejnë periudhën

e shërbimit, të gëzimit të titullit, duke qenë të punësuar në institucionet shtetërore, ndërsa në

privat është 7%. Për këtë mendojmë se janë dy arsye.

E para, profesorët duhet të kontribuojnë dhe të lehtësojnë sa më shumë financat e

skemës dhe të subvencioneve shtetërore.

Page 6: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

6

E dyta, në sektorin privat profesorët duhet të kenë një kontribut më të lartë, pasi edhe

pagat e tyre janë më të larta.

Universiteti “Marin Barleti” ka paga profesorësh që shkojnë nga 150 mijë e lart,

megjithëse kontributi është 7%, ku sipas pagës referuese i takon të paguajë 7700 lekë në muaj,

kontributi real që paguhet në përqindje është 5%. Në disa universitete të tjera, si Universiteti

Europian, janë 24 profesorë që paguhen me rrogë nga 142 mijë deri në 296 mijë dhe kontributi

i tyre varion nga 2,5 deri në 5% të pagës, ndërkohë edhe në institucionet shtetërore paga e

caktuar është 1100 lekë dhe paguhet 5%.

Ajo që është rregulluar me këtë projektligj, përveç atyre që u thanë më lartë, është

edhe një fakt tjetër, ka pasur informalitet sidomos në rastet e profesorëve që ishin të

dypunësuar, në një universitet shtetëror dhe privat, dhe ata duhej të deklaronin rrogën e plotë

të universitetit, që ishte 110 mijë, ndërsa në universitetin privat paguhej me një rrogë që

caktohet në bazë të orëve. Çështja ishte se paguheshin dy kontribute, të cilat duhej të

paguheshin mbi pagën reale dhe më pas fillonte historia si mund të paguhej me honorare, me

orë të reduktuara etj.

Vendosja e parimit të pagës referuese, e cila do të thotë që një profesor kudo që ai kryen

aktivitetin, qoftë në institucione mësimdhënëse shtetërore, qoftë private, duhet të paguajë

kontributet mbi pagën referuese, e cila është 1 milion e 100 mijë lekë dhe po mbi këtë pagë

llogaritet edhe përfitimi në të dyja rastet, e para.

E dyta, nëse një profesor do të punësohet në një punë të dytë në një universitet privat,

atëherë mjafton që ai të deklarohet në institucionin tjetër, pra është i punësuar në një institucion

tjetër dhe paguan kontributet mbi x rrogë, pra rroga e tij prej 110 mijë lekë do të jetë rrogë

referuese dhe vetëm mbi këtë do të paguhen kontributet, duke eliminuar atë që profesorët të

gjenin mundësinë se si do të paguheshin.

Nëse do të marrim një parashikim afatshkurtër të sistemit, mendojmë se me reduktimet

e kontributeve që bëhen në sektorët privatë, sepse duke paguar mbi pagën referuese diku

paguhet më pak, por me rritjen e kontributeve të skemës në mësimdhënie në sektorin shtetëror,

kontributet nga 27 milionë lekë në vit që janë sot, do të shkojnë të paktën në 32-33 milionë.

Për vitin 2015 skema pak a shumë është në nivelet 108 milionë lekë shpenzime dhe 32 milionë

lekë parashikohen që të jenë të ardhurat, ndërsa në harkun e 3 vjetëve mendohet që shpenzimet

do të rriten më shumë, kurse kontributet do të kenë një rritje modeste. Skema mbetet e

financuar në normalen e saj rreth 75% të shpenzimeve, sepse, siç e thamë, kërkon një kontribut

15% të pagës, ndërkohë ka një kontribut mesatar 5% të pagës.

Page 7: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

7

Luçiano Boçi – Pyetja ime ka të bëjë me faktin nëse ju i keni marrë në konsideratë

ndryshimet që parashikon ligji “Për arsimin e lartë” për sa i takon konsiderimit të titujve

“Profesor” dhe “Profesor i asociuar”, pasi në ligj parashikohet që titujt do të jenë universitar

dhe jo kombëtar. Ndërkohë, ju iu referuat të dhënave të marra nga ministria 1 vit e gjysmë më

parë. Kam dy pyetje.

Nga këto të dhëna, nga momenti që i keni marrë ju deri në momentin që flasim, numri

i profesorëve të asociuar dhe i profesorëve është shtuar shumë, pasi ka pasur inflacion titujsh

dhe kjo është ngritur edhe nga rrethet akademike. Ju sot duhej të vinit me një informacion

shumë të saktë se sa është numri i profesorëve dhe i profesorëve të asociuar, pasi mua më duket

e paarsyeshme që informacioni të jetë i një viti e gjysmë përpara.

Çështja tjetër është se si do të konsiderohen këta profesorë në pagesën e kontributit të

tyre, kur universiteti mund të justifikohet me faktin që i paguan si pedagogë të thjeshtë dhe jo

si profesorë? Pra, indicia do të jetë regjistrimi i titullit në KVTA apo informacioni që ju do të

merrni nga universitetet, jo nga universitetet publike, pasi nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë,

por privatët mund të luajnë shumë mirë me këtë gjë dhe ju prapë nuk do të keni sasinë e

kontribuesve në numrin që dëshironi të përafrohet, grumbullimi me shpenzimin, meqenëse ka

një diferencë të madhe, të cilën ju e sillni edhe në raportin tuaj?

Këto janë dy pyetjet e mia.

Faleminderit!

Ali Emini – Lidhur me pyetjen e dytë, që numri i profesorëve është i madh, unë e

theksova edhe më parë, numri i atyre që kontribuojnë nuk është 510, por parashikohet që të

jetë rreth 1100. Ne mund të marrim të dhëna....

(Diskutime pa mikrofon.)

Unë më parë theksova se kontributet e pritshme të vitit 2015 janë 32 milionë. Një

profesor paguan nga 55 mijë deri në 60 mijë lekë të rinj. Në qoftë se do të ishin 510, atëherë

kontributi i akumuluar do të ishte 15 deri në 16 milionë, ndërsa ne grumbullojmë 32, pra është

dyfishi i tyre si numër kontribuesish. Në qoftë se duhet të marrim ndonjë listë më konkrete, e

marrim, por ajo që ka rëndësi është fakti që edhe po të shtosh edhe 100 profesorë, prapë

ndryshimi është diçka e vogël. Ajo së cilës ne i kemi kushtuar rëndësi është parashikim i plotë

aktual. Në qoftë se e fillojmë sot këtë skemë, sa do të jetë kontributi i saj? Duhet të jetë 3,1%.

(Diskutime pa mikrofon.)

Koha e kontributit është marrë nga 20 deri 25 vjet, sepse është parë cikli akademik,

kurse koha e përfitimit është menduar të jetë 15-16 vjet, duke u bërë disa variante. Ne themi që

kontributi mund të jetë nga 15 deri 16%, ndërsa varianti më optimal është 15,1%. Sot skema

Page 8: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

8

financon me kontribute vetëm 30% të saj. Zoti Astrit e tha se 80% e skemës financohet nga

buxheti, sepse trashëgohen edhe tituj të cilët nuk kanë paguar asnjë lekë kontribut. Në ligjin që

ju keni përpara është shënuar një nivel minimal, i cili është caktuar me konsensus me grupin e

profesorëve. Pavarësisht se një person ka vetëm 1 vit që gëzon titullin, nuk mund të marrë më

pak 6% të pagës referuese, pasi me një vit mund të merrte edhe 1,1% , por ky është një pension

që nuk duket.

Luçiano Boçi – Në lidhje me parashikimin e efekteve të ligjit “Për arsimin e lartë” do

të doja një përgjigje, pasi aty ka edhe një detaj të tillë, të cilin në pyetjen e parë e shmanga, por

dua ta risjell. Universitetet publike kanë një përcaktim ligjor që në pagat e tyre, të cilat do t’i

përcaktojë tashmë bordi i administrimit, nuk mund të paguajë të gjithë profesorët dhe

profesorët e asociuar. E ka të përcaktuar, është vetë senati ose bordi i administrimit, i cili do të

vendosë numrin e profesorëve që do të paguajë për departament. Pra, në qoftë se një

departament ka 7 profesorë ose profesorë të asociuar, fondi i pagave nuk do të shkojë për shtatë,

por për dy. Ju parashikoni këtë skemë, por nuk keni statistikat e sakta, sepse ju thoni që

kontributet do të rriten. Jo, kontributet do të pakësohen, pavarësisht rritjes së përqindjes, sepse

qeveria pakëson numrin e profesorëve dhe profesorëve të asociuar që paguhen dhe ky numër

nuk do të jetë kaq. Deri më tani ky numër ka qenë i pakufishëm. Ne kemi folur se kush e merrte

titullin, pasi kështu e keni ngritur edhe ju ligjërimin tuaj, kush ka titull paguhet dhe do të

paguajë detyrimin. Kjo është një përllogaritje aprori që e keni bërë ju, por nuk e keni bërë në

koordinim me efektet e një ligji të caktuar, prandaj unë them që duhet të tërhiqeni, ta studioni

më mirë dhe të na e sillni këtu në komision. Nuk mund të dalim dhe të themi se do të rriten

kontributet, nuk mund ta themi këtë. Nga 10 profesorë do të ketë një marzh pagese 20% të

titujve. Sot vërtet që ne kemi një mijë e ca tituj profesorë ose profesorë të asociuar, por vetëm

20% e tyre do të paguhen. Është një efekt financiar dhe duhet ta kuptoni se sa i madh është në

numër. Pra, të gjitha këto që ju po ngrini, unë dakord jam, pasi dhe shpenzimi duhet të

përafrohet me kontributorët, me qëllim që të mos ketë diferencë të madh, siç është.

Ju studimin duhet ta bëni të saktë, sepse thatë që e keni bërë një vit e gjysmë më parë,

pra është shumë i hershëm. Unë pretendoj, në qoftë se komisioni e vendos, se nuk është ndonjë

gjë politike, pasi këtu është përcjellë diçka reale dhe konkrete dhe kjo nuk ka të bëjë fare me

politikën, por me profesorët. Realisht ne kemi këto efekte dhe këta profesorë nuk do të paguhen,

ndërkohë që universitetet private mund ta fshehin pagesën e profesorëve në këtë lloj maskimi,

kjo është shumë e thjeshtë. Pra, ai paguan dy, ndërkohë që pagën ia jep si profesor, sepse kur

e bën kontratën individualisht e di që do të referojë leksionet e tij, njohurinë e tij si profesor,

Page 9: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

9

pagesa bëhet vetëm për dy. Sot kemi një shkurtim drastik të pagesës së titujve dhe ne nuk mund

të themi që këto kontribute 5%, 7% do të barazojnë koston me shpenzimin.

Ajo që unë dua, pa hyrë në biseda politike, është që të vini me statistika të sakta, të

bëjmë ndryshimet ligjore përkatëse, kështu siç ju i keni parashikuar, meqenëse insistoni në këtë

pikë dhe kjo është pjesë e politikës qeverisëse, por mos të bëjmë një bisedë me të dhëna fare të

pasakta. Ligjet kombinohen me njëra-tjetrën dhe kur vijnë këtu, ne duhet të jemi shumë të qartë

për vendimet që marrim.

Faleminderit!

Ali Emini – Çështja e parë qëndron në faktin se ligji që paraqitet ka rregullime, ku një

nga rregullimet bazë është ajo që ligji i mëparshëm thoshte: “Një profesor nuk mund të marrë

pension nga ligji i detyrueshëm plus pension suplementar si professor, më shumë se katërfishi

i pensionit bazë”. Me skemën e re termi “pension bazë” ka rënë, prandaj në këtë ligj është

thënë se ai do të marrë një pension suplementar, i cili është deri në masën e pensionit që merr

nga ligji i sigurimit të detyrueshëm. Faktikisht mbi këtë bazë është rritur tavani i pensionit që

mund të marrë profesori, kur ai ka shumë vite shërbimi, sepse në qoftë se ka pak, natyrisht

çështja zvogëlohet.

Çështja e dytë, skema aktualisht ka 108 milionë shpenzime dhe vetëm 30-32 milionë të

ardhura. Vitin e ardhshëm do të ndodhë ajo që ju thoni, pasi e njihni mirë ligjin e arsimit të

lartë dhe kontributet do të pakësohen. Pra, këto të drejta janë të fituara dhe qeveria është e

detyruar që t’i financojë. Në një kuptim afatgjatë kjo skemë është me humbje në totalin e saj,

pra në qoftë se numri i profesorëve që do të kontribuojnë në skemë do të jetë më i vogël,

rezultati financiar i skemës në një ardhme pas 10-15 vjetësh do të jetë më i përmirësuar, sepse

do të ketë më pak njerëz që subvencionohen.

Në lidhje me të dhënat, ne thamë që numri i atyre që kontribuojnë sot është rreth 1100,

ka kontribute të drejtpërdrejta, si dhe të tjera. Megjithatë, çështja nuk është se këto të dhëna

janë marrë emër për emër, sepse në atë mënyrë totale janë marrë para një viti e gjysmë që kur

u bë ligji.

Për sa i takon çështjes se kush do të jenë ata profesorë, të cilët në të ardhmen do të

kenë të drejtë të gëzojnë titullin, të paguajnë kontributet, për këtë është vendosur që do të ketë

një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili do të përcaktojë institucionet bazuar në ligjin “Për

arsimin e lartë”, të rregullojë të gjitha çështjet që të dy ligjet të unifikohen. Por ky ligj nuk e

detyron ligjin e arsimit të lartë se kush do të jetë profesori që do të trajtohet me status, por është

pasojë e atij ligji dhe ai do të jetë primari. Të gjitha këto çështje mund të rregullohen me vendim

të Këshillit të Ministrave.

Page 10: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

10

Mimoza Hafizi – Kisha një pyetje për t’u sqaruar. Ju thatë se skema nuk vetëmbahet,

pasi duhen 15% kontribute, ndërkohë që ne e kemi 5%. Ju e keni deklaruar se 10% do t’i

paguajë punëdhënësi? Në rastin e profesorit në universitetet publike është shteti dhe pronari në

rastin e universiteteve private. Desha një sqarim: ju për këtë e kishit fjalën? Kam frikë se 10%

që jep shteti mos e konsideroni si kontribut të shtetit për skemën, pasi ai nuk është kontribut i

shtetit për skemën, por kontribut i punëdhënësit, në qoftë se e kam të qartë skemën tuaj.

Astrit Kuka – Ndoshta është një mënyrë e paqartë e të shprehurit nga ana jonë, por

sot për sot nuk kemi kontribut të punëdhënësit, të gjithë kompensohen nga buxheti i shtetit.

Propozimi ishte i tillë që punëdhënësi, në rastin konkret universiteti publik ose ai privat, të

subvenciononte diferencën, por diçka e tillë nuk është pranuar, sepse në momentin që është

bërë ky ligj, nuk kishte burime financiare, sepse ishte miratuar edhe ligji i buxhetit dhe

institucionet private ishin në një pozicion të vështirë, dhe unë mendoj se në këtë fazë vazhdon,

siç jemi, ta përballojë buxheti i shtetit diferencën. Në një moment të dytë, kur institucionet

publike dhe private të kenë mundësi të financojnë skemën, të bëhen vetëmbajtëse, atëherë nuk

do ta përballojë buxheti i shtetit, por do ta përballojë vetë subjekti. Por sot për sot parashikohet

që 5% të paguajë vetë profesori dhe diferenca e skemës të përballohet nga buxheti i shtetit.

Nuk e thamë kështu: propozimi ishte njëri variant, por nuk u pranua nga ministritë e

tjera, nga qeveria.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Kur është marrë një mendim i tillë, mund të jenë marrë parasysh shumë faktorë, për

t’i promovuar dhe për t’i mbajtur profesorët.

Luçiano Boçi – Titulli nuk është kombëtar, duhet të sqarohemi, sepse në fakt, unë

prandaj po kërkoj që ndryshimet ligjore të vijnë pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të ligjit të

arsimit të lartë, sepse lidhet me titujt. Titujt janë universitarë, pasi ligji të hyjë në fuqi, nuk janë

kombëtarë. Kur janë kombëtarë ndoshta, domethënë, kjo që po thotë zonja Hafizi, është shumë

e arsyeshme që edhe shteti mund ta marrë përsipër, mund të jetë përgjigjja juaj, se titulli është

kombëtar e të tjera. Në momentin që është universitar, është përgjegjësi e universitetit që ta

paguajnë kontributin të gjithë, 15%-shin, edhe në rastin e universitetit jopublik ose privat, edhe

në rastin e universiteteve, me demek, publike të pavarura që pritet të bëhen pas një kohe, sepse

ju thoni, më falni, që ligji do të ketë efekte disavjeçare.

Pra, kjo pjesë ose pyetja që drejton zonja Hafizi, e merr përgjigjen, pasi të hyjë në fuqi

ligji “Për arsimin e lartë” dhe këto ndryshime duhet të vijnë atëherë, mendoj unë, pra edhe nga

ana kohore, edhe që të rakordohet mirë ndryshimi ligjor që ju kërkoni. Pasi, edhe kjo pjesa që

e paguan shteti tek universiteti privat, nuk është fare e saktë dhe nuk është e drejtë.

Page 11: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

11

Astrit Kuka – Mbase në momentin që hyn në fuqi ligji i arsimit të lartë, do të ishte

më e arsyeshme që të rishikohej edhe një herë ky ligj, por në momentin aktual ne e gjykojmë

se duhet përmirësuar, sepse ky është thjesht përmirësim. Përveç çështjes së kontributeve që ka

një ndryshim të vogël, të tjerat nuk kanë asnjë ndryshim në thelb, po thjesht rregullime që janë

të domosdoshme. Për shembull, dalin profesorët në pension dhe thonë se ne nuk llogarisim,

ose do të përfitosh nga skema e nëpunësit të shtetit, ose nga profesorët. Këtu e rregullojmë dhe

i themi: “Po, po qe se nuk mbivendosen periudhat, do t’i mbash të dyja”. Pra, është një

rregullim.

E dyta, në sektorin privat kishte profesorë me 5 milionë lekë. Përditë shkonte kontrolli,

e kapte keq, kur efektivisht nuk kishte ndonjë logjikë të paguante mbi 5 -milionëshin e

kontributeve dhe përfitimet do të merreshin mbi bazë. Nuk keni thënë se kudo që shkon, kudo

që lëviz duhet të paguajë kontribute të njëjta për profesorët, sepse kjo është edhe e

kontrollueshme. Kjo eliminon edhe atë që dikush thotë se nuk i merr 1 milion lekë, por marr

500 mijë, marr 400 mijë. Në skemë kanë interes të përfshihen edhe profesorët në sektorin

privat. Pra, në përgjithësi, punëdhënësi do ta sigurojë me 500 mijë lekë, ndërsa punëmarrësi

vetë thotë se merr 800 mijë lekë, pra e do për 800 mijë lekë. Ky është evazion. Edhe në

sektorin e universiteteve, nëse profesori pranon që të deklarohet me një pagë më të ulët, pastaj

është çështje tjetër ajo, por ne këtë e unifikojmë, po qe profesor ka 1 milion e 100 mijë lekë.

Nuk mund të sigurohet profesori me 500 mijë lekë dhe me 400 mijë lekë. Ky ka qenë një ndër

problemet. Ka pasur edhe nga ato, edhe evidencat i kemi marrë sot, që dikush merr 2 milionë

e 900 mijë lekë, dikush merr 2 milionë e 500 mijë. Ka edhe një rast qe thotë se merr 108 mijë.

Të gjitha rastet e tjera janë nga 1 milion e gjysmë, deri në 3 milionë. Nuk mund t’ia lëmë këtë

rastësisë dhe të deklarojnë sa ta duan ata. Ne themi që ndryshimet janë të domosdoshme, sepse

nuk cenojnë përmbajtjen. Nëse më vonë do të bëhet ajo që parashikohet te ligji i arsimit të lartë,

që vetëm kur punon në pozicionin e vet si profesor. Kjo, në fakt, ka qenë që në fillimi fare, por

ka pasur shumë probleme. Për shembull, në një departament mund të ishin dy profesorë, mbase

mund të ishin edhe 5, por vetëm për titullin merreshin 2. Në moment që të bëhet ajo, skema

lehtësohet, nuk ka asnjë rëndesë, sepse skema ka kontribut, për çdo person ka 70% kontribut.

Po u pakësua personi, pakësohet edhe ngarkesa e skemës, kështu që mund ta rishikojmë pas dy

vjetësh; nuk është se po kjo e tanishmja është thjesht rregullim.

Bedri Hoxha - Për sqarim, sektori privat do të paguajë 7%. Kështu u tha edhe në

dëgjesën që ne patëm herën tjetër, ndërsa sektori shtetëror nga 3,5 shkon në 5% apo jo? Po në

përfitim si do të jetë ai, a do të transmetohet kjo diferencë nga sektori privat te shtetërori kur

dalin në pension?

Page 12: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

12

Astrit Kuka – Përfitimi nuk reflektohet në diferencë. Por profesori i publikut përfiton

tre herë, profesori i privatit përfiton 2,4 herë. Të dy do të përfitojnë

Bedri Hoxha - Efektivisht do të jenë në të njëjtën kuotë, nëse do të paguajnë pagesë

suplementare, normal që po.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Astrit Kuka –Shifra reale mund të shkojë deri në 400 mijë lekë.

Nëse ka 30 vjet profesor, do të marrë 42 % të pagës së profesorit, do të marrë 420 mijë

lekë. Sa më shumë vite të ketë në ushtrimin e profesionit, aq më të madhe do ta ketë.

Genc Pollo – Pyetje të tjera?

Relatorja, Qirici.

Eleina Qirici – Rritja e kontributit nga 3,5% në 5%, vjen në një kohë që ne nuk kemi

fare rritje pagash për këtë kategori profesorësh. E para.

E dyta, ai është profesor në institucionin publik, shumë mirë ju e morët dhe shembullin

që ai punon në privat, por jo të gjithë i kemi kushtet dhe komoditetin që profesori i asocuar

apo profesori të punojë edhe në public, edhe në privat. Nëse atyre, dhe shumica janë që punojnë

në publik, u rrit kontributin nga 3,5% në 5 %, në kushtet që për kërkimin shkencor ai nga

profesor i asocuar do të kalojë në profesor, ai gjithnjë do ta rrisë kontributin, ndërkohë që

komplet pjesën e kërkimit shkencor e paguan nga rroga e vet, sepse shteti nuk kontribuon as

në pjesën e kërkimit shkencor. Realisht, duhet të shkojë në konferenca, të kryejë kërkimin

shkencor në pjesën më të madhe me të ardhurat e veta, ndërkohë që paga nuk është rritur dhe

nuk ka ndërmend të rritet akoma. Domethënë, është një kategori personash, të cilët

kontribuojnë me trurin e tyre, sepse janë me tituj të tillë shkencorë dhe ndërkohë që me 3,5 %

shteti i subvenciononte më shumë këta. Domethënë shteti kujdesej më shumë atëherë, se kapte

mbi 10 %- shin që është me këtë skemë. Janë marrë parasysh këto efekte?

Astrit Kuka – Këto janë marrë parasysh në të gjitha rastet. Skema suplementare që

kemi ne edhe në rastin e deputetëve, të policisë e të tjera, është 5 %, është kontributi, dhe për

efekt unifikimi është bërë kjo punë. Në ndikimin financiar 1,5% është rreth 1500-1600 lekë në

muaj. Nuk besojmë se është kaq e rëndë për një profesor.

Eleina Qirici – Profesor i asocuar që të kalojë profesor. Më falni…

Astrit Kuka - Nuk është për të qeshur kjo tani, se edhe ne kemi bërë llogarinë.

Genc Pollo – Ju lutem, a mund të flisni me radhë?

Zonja Qirici e ka fjalën.

Eleina Qirici – Ju lutem, nga profesor i asocuar, në professor, ti ia rrit kontributin

dhe është i njëjti kontribut që do të paguajë edhe profesori, edhe profesori i asocuar, ndërkohë

Page 13: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

13

që ai nuk ka përfitime nga shteti. Përfitim nga shteti nuk ka dhe mbështes përsëri zotin Boçi,

sepse është ligji i arsimit të lartë. Ai të kufizon dhe të penalizon në shumë gjëra, ndërkohë që

paraqitet një skemë, e cila bie ndesh me ligjin e arsimit të lartë. Pra, unë nga profesor i asocuar,

që jam aktualisht, deri sa të marr titullin profesor më duhet një periudhë kohore dhe unë do ta

arrij këtë kontribut, ndërkohë që shteti nuk më ndihmon për asgjë, as punëdhënësi, për

institucionin publik po flas, se për sa i përket privatit, atje shkoj ku te dua unë.

Astrit Kuka – Profesori i asocuar paguan mbi pagën e profesorit të asocuar.

Profesori paguan mbi pagën e profesorit.

Eleina Qirici - Prandaj, a nuk do të ishte mirë të mbetej përsëri 3,5% ose maksimumi

deri në 4%, por jo 5%, sepse edhe në dëgjesën e herës së kaluar grupet e interesit janë shprehur

kundër shifrës 5% për institucionet publike.

Kështu që kjo duket shumë e rritur, mbase për disa individë mund të mos jetë aq, por

për pjesën më të madhe, sidomos për ata që janë në institucionet publike, kjo është, sepse shteti

mua nuk më ndihmon as të kryej një konferencë. Pagesa për kërkim shkencor jo. Unë duhet të

shkoj. Titulli është i imi dhe unë dua nga profesor i asocuar të kaloj profesor, por janë

shpenzime këto që duhet t’i bëj. Atëherë, ju me këtë skemë që mua më privoni të mbetem tërë

jetën profesor i asocuar, se nuk arrij dot me atë pagë të kryej detyrimet e mia për të kaluar në

rangun e profesorit. Nuk bëj dot kërkim.

Ali Emini - Edhe zoti Astrit e tha se, të paktën, duke filluar që nga viti 2013 e gjithë

skema suplementare ka të njëjtin kontribut që paguan punëmarrësi ose përfituesi. Kontributi

është bërë 5%.

Së fundi, kjo është bërë për të gjithë ata persona që kryejnë funksione kushtetuese.

E dyta mund të jetë ajo, sepse faktikisht ka qenë gjithmonë që kur rritet një kontribut,

mirë është që të ketë dhe rritje të pagës. Megjithatë, në vlerë absolute një asistent profesor që

e ka rrogën 100 mijë lekë të rinj, me rritjen do të paguajë 1500 lekë të rinj më shumë në muaj.

Kurse për sa i përket atij që shkon në universitetet private, ajo është një zgjedhje, merr rrogë

më të lartë dhe natyrisht do të paguajë edhe një kontribut.

Problemi tjetër është ky që, duke e lidhur me pyetjen që u bë pak më përpara, duke

marrë si shembull një profesor që ka 20 vjet që ka marrë titullin, atëherë me kontributin 1,3%,

mund të thotë që ai mund të marrë 26% të pagës referuese të profesorit dhe nëse e gjithë

periudha e gëzimit të titullit është pjesërisht asistencë, sepse kështu është faktikisht, dhe pjesa

tjetër profesor, atëherë llogaritja do të bëhet mbi një pagë mesatare referuese, që bëhet sipas

viteve të gëzimit të titullit dhe pages, duke e shumëzuar me përqindjen e përfitimit të përcaktuar

Page 14: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

14

në ligj, për asistent profesorin është: 1,1 % e pagës, për profesorin është: 1,3 % e pagës dhe

mblidhet e gjitha.

Sido që të jetë puna, kjo që ne themi dhe përmirësimi tjetër që bëhet në kuptimin e

interesit vetjak të profesorëve është ky: ligji i ri i sigurimeve shoqërore, duke hequr tavanin,

atë kufizimin, që pensioni maksimal nuk mund të ishte më shumë sesa dyfishi i pensionit

minimal, megjithëse paga mbi të cilën kontribuoi ishte sa 5 –fishi, krijoi mundësinë që të gjithë

personat që kontribuojnë me pagë më të lartë natyrisht të kenë një pension, i cili do të jetë i

shkëputur nga dyfishi i pensionit minimal. Kështu që, parashikohet që edhe nëse një profesor

më përpara mund të merrte jo më shumë se 24 mijë lekë të reja pension suplementar nga titulli,

pavarësisht se sa vite kishte kontribuuar, me këtë ligj parashikohet që ai mund të marrë një

pension që tavanin e ka jo më të madh sesa pensioni që merr nga ligji i detyrueshëm që

natyrisht, për profesorët të paktën, për ata që dalin tani në pension, pensioni është 32 mijë lekë,

kurse në të ardhmen do të jetë edhe më i lartë.

Këto janë çështjet dhe rregullimet që do të bëhen.

Ka edhe një rregullim tjetër që është shumë i rëndësishëm, sepse ka profesorë

akademikë e të tjerë që punojnë në vende pune, që janë të detyruar të derdhin kontribute për dy

skema, edhe për skemën, si person që ka një titull shkencor profesor, po themi, edhe pse ai

është punonjës i lartë i shtetit dhe përfshihet nga skema e pensionet suplementare. Rregullimi

është bërë i tillë, nëse periudhat e shërbimit nuk i vendosen, kemi parasysh periudha shërbimi

që kanë qenë dhe pa kontribute, atëherë ai mund të gëzojë nga dy ligjet, duke përjashtuar

mbivendosjen, por nëse jemi në kushtet konkrete dhe periudhat mbivendosen, ai do të zgjedhë

të paguajë kontributet në vetëm në njërën nga skemat. Këto janë rregullimet që i bëhen kësaj

skeme. Derisa Këshilli i Ministrave me këtë ligj i lë të drejtën që të përcaktojë institucionet ku

profesorët punojnë dhe janë të detyruar të paguajnë contribute, dhe pastaj natyrisht të marrin

pension, do të caktohen, them, që janë të gjitha mundësitë që me vendimin e Këshillit të

Ministrave të bëhen të gjitha rregullimet dhe unifikimet edhe me ligjin “Për arsimin e lartë”.

Nëse, pastaj do të ketë gjëra që nuk do të bëhen, atëherë është e detyrueshme që ligji do të

ndryshojë, sepse ne themi që është pasojë, nuk është ky ligji primar.

Luçiano Boçi – Për sqarim, në fakt, për korrektësi, për pjesën e shumës që nuk është

ndonjë shumë e madhe për një profesor, 1500 lekë. Në fakt ne ligjërimin nuk duhet ta

ndërtojmë në këtë lloj forme. Ne japim arsyetime ligjore në çdo moment, por çdo përqindje

rëndon mbi buxhetin e një personi dhe të familjes së tij, dhe nëse ecim me logjikën që nuk janë

shumë 1500 lekë për profesorin, nuk janë shumë për inxhinierin, nuk janë shumë për tregtarin,

hajde t’u marrim të gjithëve. Po nuk është ky shteti, prandaj nuk i pranojmë të tilla gjëra dhe

Page 15: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

15

prandaj kemi reagime. Në arsyetime të balancimit të asaj që nxirret nga shteti dhe që shteti

merr në sajë të kontributeve, jemi dakord se janë arsyetime ligjore. Duke vazhduar pjesën e

zonjës Qirici, në kushtet kur kemi dy vjet që nuk bëjmë asgjë, po e themi bashkë, kur qeveria

nuk bën asnjë rritje vlerësimi page për profesorët, pse u dashka t’u ndërmerrka ky hap tjetër

drastik, do ta quaja, në raport me funksionin dhe punën tyre, që t’u mbahen edhe lekë të tjera?

A nuk ka mënyra të tjera për ta rregulluar këtë balancim?

Ali Emini – Nëse nuk shkon, unë tërhiqem. Parimi është ky; standardet

ndërkombëtare në fushën e skemave suplementare, kërkojnë që këto skema të mbulohen 100%

nga kontributi, pastaj pjesëmarrja mund të jetë sa do të jetë kontributi i personit, sa do të jetë

kontributi i punëdhënësit, sa do të jetë kontributi i shtetit; kjo pastaj është një çështje e një

studimi më të gjerë. Sot është përcaktuar që kontributi i punëmarrësit të jetë 5% dhe 7% dhe

pjesa tjetër, në mbulimin e sistemit, të jetë kontribut i buxhetit të shtetit. Kjo është situata

ligjore.

Luçiano Boçi – Ulet numri i kontribuesve, nuk rritet. Ne po themi që në mënyrë reale

nuk ka rritje. Prandaj kjo skemë nuk ka për të funksionuar. Pra, nëse sot paguan 600, vitin

tjetër do të paguajë 300. A e kuptoni që kontribuesit do të jenë më pak? Ajo përqindja nuk

ndikon. Pra, kjo skemë nuk ka perspektivë, nuk e arrin standardin ndërkombëtar. Prandaj them

unë a ka ndonjë zgjidhje tjetër? Unë po kërkoj rakordim të ligjeve dhe ndryshimeve ligjore.

Kjo skemë është kot; vetëm u merr lekët ca profesorëve në një moment të caktuar dhe i

penalizon ata.

Ali Emini – Filozofia e skemës sipas grupit nismëtar, i cili ka qenë grup profesorësh

që kanë folur kështu në parim që, siç ka pensione suplementare për punonjësit e lartë të shtetit,

të cilët në filozofinë e tyre duhet ta bëjnë punonjësin e lartë të shtetit që të ketë një pension të

garantuar, kështu duhet të jenë edhe profesorët. Që në fillimin e saj kjo skemë me atë kontribut

që ka qenë vendosur dhe siç ka qenë vendosur, dihet që është e financuar nga buxheti i shtetit,

domethënë që atëherë dihet që 30% do të financohet nga kontributi, pjesa tjetër do të financohet

nga shteti. Ajo që unë dua të shpjegoj për të ardhmen është fakti që kjo skemë, nëse do të ketë

më pak përfitues, natyrisht që në të ardhmen më pak përfitues e më pak subvencione individuale

nga shteti do të ketë.

Mimoza Hafizi – Atëherë, meqenëse po vazhdojmë diskutimin, unë kuptoj që ky ligj

është thjesht rregullim i ligjit pararendës në kontekstin e ligjit për pensionet, pra është ruajtur

e njëjta frymë. Është ruajtur fryma që shteti subvencionon pjesën tjetër, që nuk mbulohet nga

kontributi normal që duhet për të plotësuar pensionet dhe që profesorët janë përfitues,

Page 16: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

16

meqenëse janë njerëz me tituj shteti, mendoj që është një kategori, e cila kur të dalë në pension,

duhet të ketë një shpërblim më të mirë.

Gjithashtu, unë e quaj të arsyeshëm kalimin që keni bërë nga 3,5 në 5%, sepse ky

shkon paralel edhe me rritjen e të ardhurave që do të kenë. Nëse vazhdohet me numrat aktualë,

do të rritet edhe pensioni që do të marrin profesorët kur të dalin në pension. Sa ka qenë

mesatarja e pensionit me ligjin aktual?

Ali Emini - Duke qenë se kishte shumë persona që kishin kohë të shkurtër të gëzimit

të titullit, pensioni mesatar ishte 9565 në vitin 2013, ishte 9756 në vitin 2014, ishte 11095 në

vitin 2015, flas për pensionin mesatar.

Mimoza Hafizi – Unë flas për një profesor që ka punuar 10 vjet profesor, sa ishte

pensioni në skemën e vitit 2009 dhe sa do të jetë pensioni me ligjin aktual?

Ali Emini - Deri në 20 vjet kohë të gëzimit të titullit pensioni nuk ka kufizim,

krahasuar me ligjin e, më falni, deri 16-22 vjetë, kurse pastaj për të gjithë ata persona që kanë

periudhë të gëzimit të titullit më të lartë, pra fillojnë nga 17- 23 e lartë, të gjithë këta kanë qenë

të kufizuar, se nuk mund të merrnin më shumë.

Mimoza Hafizi – Një profesor, i cili ka punuar, për shembull, 15 vjet profesor, sa do

ta ketë pensionin me ndryshimet që bëni, duke e rritur kontributin në 5% dhe sa e ka pasur

pensionin me ligjin e vitit 2009?

Ali Emini - Nëse një profesor ka 15 vjet kohë të gëzimit të titullit si profesor, ai duhet

të marrë 20% të pagës së profesorit vetëm për kohën e shërbimit apo kohën e gëzimit të titullit

profesor. Natyrisht, për të kaluar nga asistent në profesor, ka një kohë, nuk e di 5 apo 6 vjet,

atëherë ai duhet të marrë edhe 6,6% të pagës referuese për kohën që ka qenë asistent, me një

fjalë do të marrë rreth 27% të pagës, që është e barabartë me rreth 29 mijë lekë të reja pension

në muaj. Tani mund ta marrë, më përpara nuk e ka marrë. Po të ketë qenë nga ata profesorë që

nuk kanë kontribuar në skemë, nuk mund të merrte më shumë se 12 mijë lekë të rinj.

Mimoza Hafizi – Kurse në lidhje me atë që trajton zoti Boçi, ne nuk mund të

parashikojmë se si do të evoluojë numri i profesorëve në Shqipëri me ligjin e ri, sepse ka dy

forca të kundërta: nga njëra anë mund të jetë bordi, i cili do të jetë më i kursyer për të paguar

profesorët, por nga ana tjetër, janë dhe kushtet e akreditimit të cilësisë së një universiteti, të

cilat e detyrojnë universitetin që të ketë numër më të madh profesorësh. Kjo do të shihet me

kohën.

Luçiano Boçi - Ndonjëherë ne bëjmë edhe replika, por Moza, ke harruar faktin që

titujt merren pas një afati kohor shumë të gjatë. Ligji parashikon që aplikimi për një titull nga

doktor në profesor të asocuar tashmë është 5 vjet, nga profesor i asocuar në profesor është 5

Page 17: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

17

vjet, kështu që zvogëlohet numri në mënyrë drastike, sepse nuk ka futje të reja. Ligji e pengon.

Prandaj thashë që të dhënat duhen, sepse një vit e gjysmë më përpara ka pasur një invadim për

marrjen e titujve profesor dhe profesor i asocuar dhe numri duhej i saktë, që dhe ne ta kishim

të saktë numrin. Ne mund ta kërkojmë dhe e marrim, por në rastin e arsyetimeve ligjore, shifrat

duhet të jenë të sakta. Ndërsa pjesa tjetër është kjo që them unë, efektet e këtij ligji bëjnë që të

pakësohet numri i profesorëve dhe i profesorëve të asocuar.

Genc Pollo – A ka pyetje të tjera përmbyllëse, sepse edhe diskutimi u bë paralel.

A ka diskutime?

Atëherë, falënderojmë zotërinjtë!

Shpjegimet e votave? Të qëndrimeve? Arsyetimet?

Eleina Qirici – Qëndrimi i opozitës është kundër me arsyetimin, në radhë të parë, se

bie ndesh edhe me ligjin “Për arsimin e lartë”. Kjo rritje nga 3,5 në 5%, bie ndesh me faktin që

pagat gjatë këtyre viteve janë ngurtësuar dhe aq më tepër që është një kategori personash, të

cilët arrijnë që të fokusohen për keq pikërisht nga qeveria dhe jo të ndihmohen, aq më shumë

që e kemi përmendur radhën e kaluar që rritja e moshës së pensionit do të thotë që profesori i

asocuar mund të dalë në pension vetëm me atë titull, por do të rritet numri i viteve që do të

kontribuojë. Pra, me një fjalë, edhe atë pension shtesë të pensionit, duket sikur e blen.

Pra, nga njëra anë, ndodh që qeveria nuk e ndihmon profesorin edhe në aspektin e

kërkimit shkencor dhe i pret, në një farë mase, edhe motivimin për të kontribuar në shkencë.

Kështu që, ne jemi kundër dhe do të ishte mirë që të sillej në një formë tjetër, më të

arsyetueshme dhe, në radhë të parë, që të përligjë edhe interesat e këtij grupi, sepse edhe në

seancat dëgjimore përfaqësues nga universitetet publike dhe jopublike kundërshtojnë rritjen

3,5 % deri në 5%.

Genc Pollo – Nga maxhoranca kush e do fjalën?

Mimoza Hafizi – Atëherë, ne deklarojmë votën pro këtyre ndryshimeve. E dimë që

reforma në sistemin e pensioneve është një nga arritjet më të rëndësishme të kësaj qeverisje

dhe skema për profesorët e universiteteve është një plotësim që i bëhet kësaj reforme. Pra, jemi

në një kontekst të ri, të cilit duhet t’i përshtaten edhe profesorët e universiteteve. Ne çmojmë

pozicionin e maxhorancës, e cila e quan kategorinë e profesorëve një kategori kontribuese në

sistemin universitar, në sistemin e arsimit të lartë dhe që e konsideron si një kategori, e cila

duhet favorizuar dhe favorizimi i kësaj kategori duket qartë, sepse me këtë skemë të re

profesorët me daljen në pension, do të kenë pensione më të larta, të cilat do të jenë të bazuara

në kontributet që ata kanë dhënë gjatë jetës së tyre universitare. Prandaj, ne deklarojmë votën

pro këtij projektligji.

Page 18: KUVENDI - parlament.al filendryshime në ligjin nr. 10139, datë 15.05.2009 “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta,

18

Genc Pollo – Faleminderit!

Nëse nuk ka ndonjë diskutim tjetër, atëherë kalojmë në votimin nen për nen të

projektligjit në shqyrtim.

Neni 1. Kush është pro? Kundër? Abstenime?

Miratohet.

Neni 2. Kush është pro? Kundër? Abstenime?

Miratohet.

Neni 3. Kush është pro? Kundër? Abstenime?

Miratohet.

Neni 4. Kush është pro? Kundër? Abstenime?

Miratohet.

Neni 5. Kush është pro? Kundër? Abstenime?

Miratohet.

Neni 6. Kush është pro? Kundër? Abstenime?

Miratohet.

Neni 7. Kush është pro? Kundër? Abstenime?

Miratohet.

Kalojmë në votimin në tërësi të projektligjit. Kush është pro? Kundër? Abstenime?

Miratohet.

Kemi edhe një çështje lidhur me një ftesë zyrtare, një çështje që është diskutuar për

të vizituar Preshevën dhe Bujanovcin, ka ardhur nga kryetari i Këshillit Kombëtar, Jonuz

Mysliu. Ne kemi caktuar një grup që e ndjek këtë çështje, me kryetar zotin Toçi, i cili nuk

ndodhet këtu. Mbase do të ishte mirë një grup i vogël. Për emrat presim sa të vijë zoti Toçi.

Atëherë, e mbyllim mbledhjen.

MBYLLET MBLEDHJA