Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate

38
KUSHTET PËR LIDHJEN E KONTRATAVE Elementet esenciale të kontratave

description

Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate

Transcript of Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate

KUSHTET PËR LIDHJEN E KONTRATAVE

Elementet esenciale të kontratave

• Subjektet me zotësi juridike dhe të veprimit të kontratës

• Shprehja e akorduar e vullnetiti të subjekteve të kontratës

• Objekti i përshtatshëm për prestime obligatore • Forma e parashikuar juridike.

Kushtet e përgjithshme për llidhjen e kkontratës

• aftësia punuese zotesia juridike e palëve kontraktuese,

• pajtimi i vullnetit, • lënda e kontratës si dhe • baza e kontratës.

• Aftësia e plotë për të vepruar• Aftësia e kufizuar për të vepruar• Paaftësia e plotë për të vepruar

2. Pëlqimi i Vullnetit

Vullneti duhet të jetë:– serioz,– të bëhet lirisht, – të jetë i vërtetë dhe – të jetë i mundshëm.

• Vullneti është i lirë kur nuk është manifestuar nën ndikimin e lajthimit, mashtrimit, kërcënimit ose dhunës.

• Vullneti është serioz kur shpreh qëllimin e deklaruesit se dëshiron të lidhë kontratën.

• Vullneti është i vërtetë nëse palët kontraktuese e kanë shprehur atë dhe në rast se ai është vullneti i tyre.

• Vullneti është i mundshëm, do të jetë i mundshëm nëse me anë të kontratës që do të lidhet do të realizohet një qëllim i mundshëm. Vullneti i palëve duhet të deklarohet.

Lënda e Kontratës • Lënda e kontratës është kusht i përgjithshëm

për lidhjen e kontratës. • Lënda e kontratës është ajo për të cilën palët

janë marrë vesh ose për çka është lidhur kontrata.

• Lëndë e kontratës mund të jetë ndonjë send, veprim, mosveprim.

• Lënda e kontratës konsiston në sjelljen që duhet të mbajë debitori ndaj kreditorit

• Detyrimi kontraktues mund të përbëhet nga dhënia, bërja, mos bërja, ose durimi.

• Ai duhet të jetë i mundshëm, i lejueshëm, i caktuar respektivisht i caktueshëm.

• Objekt i kontratës duhet të jetë i mundshëm, i ligjshëm, i caktueshëm ose që mund të përcaktohet

• Lëndë e kontratës mund të jetë sendi i luajtshëm, i paluajtshëm dhe sendi i konsumueshëm.

Baza e Kontratës• Baza e kontratës është kusht i përgjithshëm për

lidhjen e saj. • Bazë e kontratës është qëllimi juridik që e ka

shtyrë ndonjë subjekt të marrë detyrimin dhe që e ka caktuar karakterin juridik të punës juridike.

• Bazë e kontratës është shkaku, arsyeja për të cilën debitori merr detyrimin.

• Në terminologjinë juridike, përveç termit bazë, përdoren edhe termet kauza, shkaku, titulli juridik.

Kushtet e veçanta për lidhjen e kontratës

• Për lidhjen e kontratës përveç kushteve të përgjithshme duhet të përmbushen edhe kushtet e veçanta të cilat janë:

– Lidhja e kontratës me dorëzimin e sendit– Dhënia e pëlqimit për lidhjen e kontratës– Forma e kontratës.

Forma e kontratës

• Forma e kontratës është manifestim i jashtëm i përmbajtjes së kontratës.

• Parimi bazë që ka karakterizuar të drejtën civile në përgjithësi dhe të drejtën e detyrimeve në veçanti, është ai i lirisë së formave.

• Kjo do të thotë se palët për shfaqjen e vullnetit të tyre në një marrëdhënie juridike, janë të lirë që të përdorin çdo formë që është e përshtatshme për ta nxjerrë në pah këtë vullnet

Forma e kontratës mund të jetë:– Solemne– Reale– Provuese– Me shkrim– Ligjore– Kontraktore

• • Forma solemne është formë thelbësore dhe element

konstituiv i kontratës.• Forma reale ekziston në ato raste kur dorëzimi i sendit është

kusht i veçantë për krijimin e disa kontratave.• Forma provuese shërben si provë për vërtetimin e ekzistimit të

kontratës në rast kontesti ndërmjet palëve kontraktuese.• Forma me shkrim e kontratës është formë e tillë ose redaktimi

me shkrim i kontratës i shkruar me dorë, me makinë dhe e nënshkruar nga palët kontraktuese që e kanë lidhur kontratën.

• Forma ligjore ekziston kur për vlefshmërinë e një kontrate ligji shprehimisht e parasheh formën e caktuar.

• Forma kontraktore ekziston kur palët kontraktuese për vlefshmërinë e kontratës parashohin formën e caktuar . Palët kontraktuese mund të merren vesh që forma të jetë kusht veçantë për vlefshmërinë e kontratës së tyre.

LIDHJA E KONTRATËS

• Negociatat• Oferta• Vendi dhe Koha e Lidhjes së Kontratës• Parakontrata

Negociatat

• Termi “ negociatim” origjinon nga latinishtja, me kuptimin e “ biznesit” apo të punës së leverdishme në të cilën nuk ka elemente të parazitizmit”.

• Negocimi është diskursi apo këmbimi i komeneteve për të vendosur një interes të përbashkët në funksion të bërjes së biznesit të caktuar.

• Lidhjes së kontratës i paraprijnë bisedimet midis subjekteve të caktuara.

• Subjektet e interesuar mund të bisedojnë për elementet e caktimit të lartësisë së çmimit, për mënyrën dhe vendin e dërgimit, për cilësinë e sendit, për pagesën etj.

• Këto bisedime e kanë karakterin e parapërgatitjes rreth lidhjes së kontratës.

• Në këtë fazë të bisedimeve, palët nuk janë në detyrim ndaj njëra tjetrës.

• Negociatat i paraprijnë lidhjes së kontratës dhe nuk obligojnë.

Oferta• Oferta është propozim për lidhjen e kontratës që i bëhet

personit të caktuar e cila përmban të gjitha pjesët përbërëse esenciale të kontratës, kështu që me pranimin e saj do të mund të lidhej kontrata.

• Oferta është deklarimi i njëanshëm i vullnetit i drejtuar palës tjetër me qëllim të pranimit.

• Pala që bënë propozimin për lidhjen e kontratës quhet propozues ose ofertues.

• Iniciativa e saj për lidhjen e kontratës quhet propozim ose ofertë.

• Në qoftes oferta i bëhet bashkëkontraktuesit të pranishëm, bashkëkontraktuesi sipas rregullit duhet të shprehet për të menjëherë, në qoftë se e pranon, atëherë arrihet pëlqimi i vullneteve gjegjësisht kontrata

Oferta duhet t’i plotësoj këto kushte

• Që të jetë dhënë nga personi i cili ka për qëllim të lidhë kontratën (ofertuesi) ose nga personi i autorizuar i tij (autorizuesi i ofertuesit).

• Ti përmbaj elementet thelbësore për lidhjen e kontratës (esentialia negoti), të cilën dëshirojnë ta lidhin

• Të përmbajë qartë dhe seriozisht vullnetin e shprehur të propozuesit se dëshiron të lidhë kontratë në bazë të kushteve të propozuara.

Efektet juridike të ofertës• Oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të ofertuesit, me

anë të së cilës ai propozon lidhjen e kontratës sipas kushteve të cilat i ka parashtruar në ofertën e vet. Oferta nuk është kontratë.

• Që të bëhet kontratë i ofertuari duhet ta paraqesë mendimin e vet dhe ta pranojë ofertën.

• Pa pranimin e ofertës nga i ofertuari nuk ka as lidhje të kontratës. • Duhet dalluar ofertën kur i bëhet personit jo të pranishëm dhe

personit të pranishëm. • Konsiderohet se oferta i ofrohet personit të pranishëm jo vetëm

kur palët gjenden në të njëjtin lokal, po edhe kur gjenden në lidhje të drejtpërdrejtë me anën e mjeteve teknike të informimit.

• Oferta është shprehje e njëanshme e vullnetit të ofertuesit, me anë të së cilës ai propozon lidhjen e kontratës sipas kushteve të cilat i ka parashtruar në ofertën e vet.

• Oferta nuk është kontratë. • Që të bëhet kontratë i ofertuari duhet ta paraqesë

mendimin e vet dhe ta pranojë ofertën.• Pa pranimin e ofertës nga i ofertuari nuk ka as lidhje të

kontratës. • Duhet dalluar ofertën kur i bëhet personit jo të pranishëm

dhe personit të pranishëm. • Konsiderohet se oferta i ofrohet personit të pranishëm jo

vetëm kur palët gjenden në të njëjtin lokal, po edhe kur gjenden në lidhje të drejtpërdrejtë me anën e mjeteve teknike të informimit.

Parakontrata• Mund të ndodhë që palët, për ndonjë arsye të mos

lidhin dot kontratën veçse në një kohë të mëvonshme.

• Në këtë rast ato mund të lidhin një kontratë paraprake, që ka për objekt lidhjen e kontratës më vonë.

• Parakontrata është kontratë e atillë me të cilën merret përsipër detyrimi që më vonë të lidhet

• Në këtë mënyrë, nëpërmjet kontratës paraprake, palët marrin përsipër detyrimin që më vonë të lidhin midis tyre një kontratë të përcaktuar

Pjesët e Kontratës

• Që të arrihet kontrata, palët duhet të pajtohen mbi pjesët esenciale të kontratës (essentialia negotii).

• Pjesët esenciale janë ato pa të cilat kontrata nuk mund të mirret me mend.

• Ato përfshijnë efektet ekonomike, që palët dëshirojnë të arrijnë nëpërmjet kontratës.

• Palët në kuadrin e së drejtës imperative lidhin punë juridike për çka do që të dëshirojnë

INTERPRETIMI I KONTRATËS• Siç është thënë në trajtimet e mëhershme, kontrata nuk

është gjë tjetër veçse një veprim juridik i dyanshëm.• Veprimi juridik mund të kryhet me shkrim, me gojë dhe

me çdo lloj shfaqje tjetër të padyshimt të vullnetit.• Shkresa mund të jetë e thjeshtë ose me akt noterial.• Kur interpretohet një kontratë duhet të sqarohet se cili

ka qenë qëllimi i vërtetë dhe i përbashkët i palëve kontraktuese, pa u ndaluar në kuptimin letrar të fjalëve, si dhe duke vlerësuar sjelljen e tyre në tërësi, para e pas përfundimit të kontratës

• Interpretimi i kontratës d.m.th. përcaktimi i kuptimit të vërtetë dhe efekteve të dispozitave të saj

Kontratat e ndaluara• Kontrata është e ndaluar nëse është në

kundërshtim me:– parimet kushtetuese, – me dispozitat dhunuese, – me normat e moralit shoqëror dhe me – normat e dokeve të mira.

• Kontratat e ndaluara paraqiten në të drejtën e detyrimeve, në të drejtën ekonomike, në të drejtën reale, financiare, administrative dhe në të drejtën e punës.

Pasojat juridike të kontratave të ndaluara• Kontratat e ndaluara janë kontrata të pavlefshme.

Pavlefshmëria e tyre është relative ose absolute, varësisht nga fakti se çka cenojnë kontratat me rastin e lidhjes.

• Nëse me lidhjen e tyre cenohen – interesat individuale të palëve kontraktuese, kontrata është e me

pavlefshmëri realative, – kurse në rast se cenohet interesi i përgjithshëm i shoqërisë,

kontrata është me pavlefshmëri absolute.

• Anulimi i këtyre kontratave bëhet sipas detyrës zyrtare (ex oficio), në rast se është pavlefshmëria absolute, ose me iniciativën e palës së dëmtuar kur është pavlefshmëria relative.

• Anulimi i tyre krijon pasoja juridike. Këto pasoja shprehen në kthimin në gjendjen e mëparshme (Restituito in integrum)

• Kthimi mund të jetë i njëanshëm ose i dyanshëm

Pavlefshmëria absolute e punëve juridike (Nuliteti)

• Punë juridike absolutisht të pavlefshme janë ato punë me të cilat cenohen parimet e rregullimit shoqëror të përcaktuar me kushtetutë, me dispozitat imperative ose me moralin shoqëror.

• Pavlefshmëria e punëve juridike është sanksion për cenimet e mësipërme, në qoftë se qëllimi i dispozitës së cenuar nuk udhëzon në ndonjë sanksion tjetër, ose ligji në rastin konkret nuk parasheh diçka tjetër.

Shkaqet që qojnë në pavlefshmërinë absolute të punëve juridike

• Shkaqet që çojnë në pavlefshmërinë absolute të punëve juridike janë: – mospajtueshmëria e kontratave me parimet e rregullit shoqëror

të përcaktuara me kushtetutë, me normat e imperative ose me moralin shoqëror.

• Kur ekziston mospajtueshmëria e këtillë, atëherë puna juridike si rregull është absolutisht e pavleshme, dhe ajo sipas fuqisë së ligjit, nuk prodhon efekte juridike prej momentit të lidhjes së saj.

• Deri në pavlefshmërinë absolute të punëve juridike çojnë: pavlefshmëria e lëndës së tyre, pavlefshmëria e bazës së tyre, pavlefshmëria e miratimit të tyre dhe pavlefshmëria e pajtimit të vullneteve të subjekteve të së drejtës

Pasojat juridike të punëve absolutisht të pavlefshme

• Punët juridike absolutisht të pavlefshme nuk prodhojnë efekte juridike nga momenti i lidhjes së tyre.

• Kjo rregull nga e cila ekzistojnë përjashtime të parapara me ligj.

• Në bazë të karakterit të anulimit të punëve juridike, gjykata kujdeset ex officio pra sipas detyrës zyrtare.

• Duke u bazuar në atë se anulimi i punëve juridike nuk prodhon kurrfarë efekti juridik nga momenti i lidhjes së saj, asnjëri subjekt nuk mund të kërkojë përmbushjen e saj.

Konevrsioni• Kur kontrata nul i plotëson kushtet për

plotfuqishmërinë e ndonjë kontrate tjetër atëherë midis kontraktuesve do të vlejë kjo kontratë tjetër në qoftë se kjo do të ishte në përshtatje me pikësynimin të cilin kontraktuesit e kanë pasur parasysh kur e kanë lidhur kontratën dhe në qoftë se mund të merret se këta do ta lidhnin këtë kontratë po të kishin ditur për nulitetin e kontratës së tyre.

Punët juridike të rrëzushme (Relativisht të Pavlefshme)

• Të rrëzueshme janë ato punë juridike të cilat përmbajnë ndonjë mungesë, për shkak të së cilës mund të anulohen.

• Por, në qoftë se anulohen atëherë ato punë juridike konsiderohen si të pavlefshme nga momenti i lidhjes së tyre.

• Në këtë është edhe ndryshimi i parë themelorë në mes punëve juridike të pavlefshme absolute dhe atyre relative si dy lloje kryesore të anulimit të kontratatve

• Kontrata është e rrëzueshme kur e ka lidhur pala me zotësi të kufizuar për të vepruar, kur gjatë lidhjes së saj ka pasur të meta në pikëpamje të vullnetit të palëve, si dhe kur kjo gjë është caktuar në këtë ligj ose me dispozitë të veçantë;

• Deri në rrezueshmërinë e punëve juridike çon ndonjë mungesë e saj e cila i cenon interesat juridike të njërës ose të të dyja palëve apo subjekteve të së drejtës

• Kontratat absolutisht të pavlefshme nuk mund të konvalidohen

Anulimi i kontratës• Kur ekziston ndonjë nga shkaqet të cilat çojnë në

rrëzueshmërinë e punëve juridike atëherë pason anulimi i saj, si rregull këtë duhet ta kërkojë pala të cilës i janë cenuar interesat juridike me atë punë juridike.

• Pala kontraktuese në interesin e së cilës është vërtetuar rrëzueshmëria, mund të kërkojë që kontrata të anulohet.

• Mirëpo bashkëkontraktuesi i kësaj pale mund të kërkojë prej saj që në afatin e caktuar, por jo më pak se 30 ditë të deklarohet a i përmbahet kontratës apo jo sepse në të kundërten do të konsiderojë se kontrata është anuluar.

Shkaqet që çojnë në rrëzueshmërinë e punëve juridike

• Shkaqet që çojnë në rrëzueshmërinë e punëve juridike janë: – mungesa e zotësisë së veprimit, – mangësitë e vullnetit të deklaruar dhe– dëmtimi i pamasë.

Në ligj mund të parashihen edhe shkaqe tjera të cilat çojnë në rrëzueshmërinë e punëve juridike

SHUARJA E KONTRATAVE

• Kontratat pasi të lidhen fillojnë të prodhojnë efekte juridike për palët kontraktuese, por ato pasi e kryejnë misionin e tyre shuhen;

• Kontrata e vlefshme themi se shuhen. • Ndërkaq kontratat që janë të pavlefshme nuk shuhen por

ato gjithmonë anulohen. • Shuarja e marrëdhënies ligjërisht detyruese mund të bëhet

edhe me vullnetin e palëve kontraktuese (përmbushja, kompensimi, falja e borxhit, përtëritja, unifikimi), por edhe

• për shkak të fakteve dhe veprimeve që nuk varen nga vullneti i palëve (pamundësia e përmbushjes së detyrimit, skadimi i kohës, vdekja etj).

Shkaqet e shuarjes së kontratës janë të shumta Kontrata sipas LMD shuhet

• me marrëveshjen e palëve, • kur zhduket lënda e saj, • kur vdes pala kontraktuese • me anulimin e kontratës• mosekzekutimi i kontratës

Shuarja e kontratës për shkak të mospërmbushjes

• Nga çasti i lidhjes së kontratës e deri në çastin e përmbushjes së kontratës mund të paraqiten rrethana që pengojnë përmbushjen e detyrimeve

• Meqë këto rrethana paraqiten për shkaqe të ndryshme objektive dhe subjektive.

• rregulle themelore ekzistojnë edhe përjashtime të caktuara që shkaktojnë shuarjen e marrëdhënies detyruese

Mënyra tjera të shuarjes së kontratës

• Kompensimi • Falja e Borxhit

MJETET PËR SIGURIMIN E EKZEKUTIMIT TË KONTRATËS

• Mjetet të sigurimit të ekzekutimit të kontratës janë reale dhe personale.

• Mjetet të sigurimit personal të ekzekutimit të kontratës janë: – pendimi, – kushti penal dhe – dorëzania.

• Mjetet reale të ekzekutimit të kontratës janë;– hipoteka, – pengu, – kapari dhe – kaucioni

• www.Biznesi.net