Kush vend..

2
Kush vendos në Kuvendin e Kosovës? Seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës ishte vazhdimësi e asaj që u ndërpre javën e kaluar. Përderisa në seancën e ndërprerë javën e kaluar u fut në rend të ditës në kundërshtim me procedurat një projektligj, ai për Bankat dhe institucionet mikrofinanciare, (i cili u hoq nga rendi i ditës) sot u futën edhe dy të tjerë, projektligji për ndërtimet dhe projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike. Këto 3 projektligje, por veçanërisht ai për ndërtimet si dhe ligji për bankat dhe institucionet mikrofinanciare, janë tejet të dëmshme për interesin e Kosovës si shtet, si dhe për qytetarët e Kosovës. Për shkak se të dyja këto, në mënyrën më të keqe të mundshme, synojnë t’i legalizojnë dy veprimtari tejet të dëmshme për interesin publik, por jashtëzakonisht fitimprurëse për interesin partikular e grupor të personave të përfshirë në të: veprimtarinë kredidhënëse të institucioneve mikrofinanciare dhe atë të ndërtimit të egër nëpër qytetet e vendbanimet e Kosovës. Ne i kemi kundërshtuar këto ligje dhe vazhdojmë t’i kundërshtojmë ato. Por javën e kaluar dhe edhe sot, ne e kundërshtuam edhe mënyrën e procedimit të këtyre projektligjeve. Projektligji për ndërtimet dhe ai për ndërmarrjet publike praktikisht iu imponuan Kuvendit. Projektligji për ndërtimet nuk është debatuar fare me ekspertët e fushës, për më tepër këtë projektligj e kanë kundërshtuar edhe ekspertët e Kosovës nga fusha e ndërtimit dhe arkitekturës duke e parë si një projektligj shumë të dëmshëm. Dhe prapë ai u fut në rend të ditës dhe u miratua në parim nga Kuvendi. Bojkotimi i seancës nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ishte bojkot parimor i cili kundërshton imponimin e ligjeve të dëmshme në Kuvend. Në fillim të punimeve të sotme në Kuvend edhe dy grupet tjera parlamentare nga opozita e kundërshtuan ligjin për ndërtimet dhe procedimin e tij në Kuvend. Por pastaj dy grupet tjera vendosën të qëndrojnë.

description

kushvend

Transcript of Kush vend..

Page 1: Kush vend..

Kush vendos në Kuvendin e Kosovës?

Seanca e sotme e Kuvendit të Republikës së Kosovës ishte vazhdimësi e asaj që u ndërpre javën e kaluar. Përderisa në seancën e ndërprerë javën e kaluar u fut në rend të ditës në kundërshtim me procedurat një projektligj, ai për Bankat dhe institucionet mikrofinanciare, (i cili u hoq nga rendi i ditës) sot u futën edhe dy të tjerë, projektligji për ndërtimet dhe projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për ndërmarrjet publike.

Këto 3 projektligje, por veçanërisht ai për ndërtimet si dhe ligji për bankat dhe institucionet mikrofinanciare, janë tejet të dëmshme për interesin e Kosovës si shtet, si dhe për qytetarët e Kosovës. Për shkak se të dyja këto, në mënyrën më të keqe të mundshme, synojnë t’i legalizojnë dy veprimtari tejet të dëmshme për interesin publik, por jashtëzakonisht fitimprurëse për interesin partikular e grupor të personave të përfshirë në të: veprimtarinë kredidhënëse të institucioneve mikrofinanciare dhe atë të ndërtimit të egër nëpër qytetet e vendbanimet e Kosovës. Ne i kemi kundërshtuar këto ligje dhe vazhdojmë t’i kundërshtojmë ato.

Por javën e kaluar dhe edhe sot, ne e kundërshtuam edhe mënyrën e procedimit të këtyre projektligjeve. Projektligji për ndërtimet dhe ai për ndërmarrjet publike praktikisht iu imponuan Kuvendit. Projektligji për ndërtimet nuk është debatuar fare me ekspertët e fushës, për më tepër këtë projektligj e kanë kundërshtuar edhe ekspertët e Kosovës nga fusha e ndërtimit dhe arkitekturës duke e parë si një projektligj shumë të dëmshëm. Dhe prapë ai u fut në rend të ditës dhe u miratua në parim nga Kuvendi.

Bojkotimi i seancës nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ishte bojkot parimor i cili kundërshton imponimin e ligjeve të dëmshme në Kuvend. Në fillim të punimeve të sotme në Kuvend edhe dy grupet tjera parlamentare nga opozita e kundërshtuan ligjin për ndërtimet dhe procedimin e tij në Kuvend. Por pastaj dy grupet tjera vendosën të qëndrojnë.

Ne këmbëngulim në ndërtimin e një Kuvendi i cili është i lirë nga çdo trysni, i cili i merr vendimet e veta në bazë të interesit të qytetarëve të Kosovës duke i përfaqësuar ata dhe duke punuar për ta. Ajo çfarë ndodhi sot në Kuvend është pikërisht e kundërta e një Kuvendi të tillë të Republikës. Sot, Kuvendi ra pre e imponimit, me ç’rast vendimi për futjen e ligjit për ndërtimet realisht u mor në zyrën e kryetarit në takim me dyer të mbyllura dhe pastaj u formalizua në seancë.

Ne nuk e pranojmë një mënyrë të tillë të punës në Kuvend, sepse besojmë se deputeti, dhe shteti, duhet të ndërtohen në bazë të dinjitetit politik, të sovranitetit popullor, dhe të integritetit personal të zyrtarëve. Sot, Kuvendi nuk vendosi vet dhe për Kosovën; sot u vendos për Kuvendin dhe në dëm të Kosovës.

Ne e duam një vend sovran e demokratik, ku institucionet e Kosovës, si institucione të popullit të Kosovës, vendosin të lira nga trysnia dhe në interes të Kosovës. Institucionet demokratike nuk mund t’i ndërtojmë me gjithë këto ndërhyrje nga jashtë, të cilat nuk po e lënë Kuvendin të vendos sipas arsyes dhe bindjes politike të deputetëve.

Page 2: Kush vend..

Vendi i pavarur dhe demokratik nuk ndërtohet përmes imponimit të varësisë dhe përmes rrugëve jashtëzakonisht jodemokratike. Republika demokratike e sovrane ndërtohet përmes trysnisë së Kuvendit të Republikës, si institucion i popullit, në Qeveri, si pushtet ekzekutiv, e jo përmes ndërhyrjes dhe trysnisë së ambasadorëve të vendeve tjera në Kuvend.

5 prill 2012 Lëvizja VETËVENDOSJE!