Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

15
Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë” Bujar Kapllani Pedagog Arti Universiteti Elbasan 05.2008 Faqe 1 Bujar KAPLLANI Pedagog Arti KURRIKULAT – HAPËSIRË PROFESIONALE E DIJES Midis Burokracisë dhe Demokratizimit të shkollës Kurrikulat Abstrakt. Ky studim ka objekt mbarëvajtjen e lëndëve artistike në planin mësimor të Fakultetit të Edukimit për Mësuesi dhe Parashkollor, ekulibrimin e hapësirave që zënë në procesin mësimor grup-lëndët mësimore. Përshtatjen e raporteve teoriko–praktike për secilën lëndë dhe kreditimin e lëndëve sipas rolit dhe funksionit që ka profilizimi i këtij fakulteti. Problemi trajtohet nga një këndvështrim i përgjithshëm dhe në pamjen e parë të krijon përshtypje jo profesionale, por ndërgjegjësimi ndaj këtij koncepti administrues të dijeve është një pikë fillestare për nisjen e reformimit të programeve në lëndët artistike. Këto lëndë mësimore duhet të konceptohen si “punë e mendjes” dhe “jo të dorës”. Nuk mund të propozojmë reformim kurrikulash për lëndën në se nuk zgjerohet hapësira ku do të shtrihet realizimi i saj dhe nëse nuk konceptohet integrimi i teorive metodologjike në strukturat e lëndëve profesionale. Abstract. This study aims the wellbeing of the artistic subjects in the curriculum of Faculty of Education for Preschool and Elementary Level Education, the equilibration of the place that they take in the teaching process. In addition, the study tries to adapt the theory-practice ratio for each subject, and accredit all subjects in accordance to the role and function of the faculty’s profile. The problem is viewed in a wide angle, and in the first view it leaves a nonprofessional impression, but the awareness toward this administrative concept of knowledge is starting point for reformation of programs in artistic subjects. Those subjects must be perceived as “mind work” and not as “hand work”. We can not propose the reformation of curriculum in a certain subject, unless the space of this subject’s realization is widened even further, and if the integration of methodological theories into the structures of professional subjects is not understood. 1. Hyrje Në diskutimet e tanishme midis punonjësve universitarë, ka një frymë europianiste nga pikëpamja shkencore e metodologjive të mësimdhënies, gjithmonë në mbështetje të deklaratës së Bolonjës, Lisbonës etj. Por ndërkohë që kontributi i ekspertëve mund të pohohet logjikisht i pranueshëm, ai krijon probleme të mëdha për organizimin e hierarkive akademike në shkollën tonë. Realisht është duke u gjykuar në grupe të veçanta akademikësh, pedagogë dhe studentë, se ideali tradicional i njeriut të kulturuar dhe mirëformuar në aspektin teoriko pedagogjik, është duke u zbehur në sytë e studentëve nga ideali i të qenit profesionist, tek ata pedagogë që procesin mësimor e kanë ngushtësisht të lidhur me produktet e mbështetura nga shoqëria në aktivitetin e tyre profesional, ideal i cili pashmangshmërisht mundëson përgatitjen e kurrikulave të pranueshme për studentët. Fryma e Bolonjës eklipson modelin e edukimit të përgjithshëm teoriko-pedagogjik të qytetarit dhe mësuesit, me ndihmën e zgjerimit gjithnjë e më të shpejtë dhe të pamohueshëm të kurseve të specializuara. Them ‘të shpejtë’ se koha nuk pret që shkolla të modernizohet nga ata që vendosin të hapin këto kurse, atëherë kur e gjykojnë ata të “dobishme” për çeljen e fondeve. Them ‘të pamohueshme’ se askush nuk mund të lundrojë në lojëra “fjalësh diabolike” që të moralizojë rëndësinë që ka respektimi i kontratës së Bolonjës, ndërsa praktikisht ka institucione universitare të specializuara që prej 10 vitesh nuk hapin kurset e specializimit pasuniversitar; institucioni thotë: “Nuk hap fonde ministria.” dhe ministria sqaron: “Nuk ka kuadro institucioni.”, në të njejtën kohë ka mbyllur një sy e një vesh në praktikat e zbatuara brenda institucionit i cili ka ngritur komisione për gradime me tituj dhe rroga të majme vetëm për akademikët e stafit mbi baza “miqësore”. Ndërkohë që nevojat mbështetëse të administratorëve në universitete (rektoratet, dekanatet, fakultetet dhe financat) janë pa përgjigje, ku secili prej tyre tenton të konsolidojnë zhvillimin e ekzistencës gjysëmautonome të tyre, duke kordinuar ndarjen e njësive bazë të mësimdhënies, departamenteve.

Transcript of Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Page 1: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 1

Bujar KAPLLANI

Pedagog Arti

KURRIKULAT – HAPËSIRË PROFESIONALE E DIJES

Midis Burokracisë dhe Demokratizimit të shkollës – Kurrikulat

Abstrakt.

Ky studim ka objekt mbarëvajtjen e lëndëve artistike në planin mësimor të Fakultetit të Edukimit për Mësuesi dhe Parashkollor,

ekulibrimin e hapësirave që zënë në procesin mësimor grup-lëndët mësimore. Përshtatjen e raporteve teoriko–praktike për

secilën lëndë dhe kreditimin e lëndëve sipas rolit dhe funksionit që ka profilizimi i këtij fakulteti. Problemi trajtohet nga një

këndvështrim i përgjithshëm dhe në pamjen e parë të krijon përshtypje jo profesionale, por ndërgjegjësimi ndaj këtij koncepti

administrues të dijeve është një pikë fillestare për nisjen e reformimit të programeve në lëndët artistike. Këto lëndë mësimore

duhet të konceptohen si “punë e mendjes” dhe “jo të dorës”. Nuk mund të propozojmë reformim kurrikulash për lëndën në se

nuk zgjerohet hapësira ku do të shtrihet realizimi i saj dhe nëse nuk konceptohet integrimi i teorive metodologjike në

strukturat e lëndëve profesionale.

Abstract.

This study aims the wellbeing of the artistic subjects in the curriculum of Faculty of Education for Preschool and Elementary

Level Education, the equilibration of the place that they take in the teaching process. In addition, the study tries to adapt the

theory-practice ratio for each subject, and accredit all subjects in accordance to the role and function of the faculty’s profile.

The problem is viewed in a wide angle, and in the first view it leaves a nonprofessional impression, but the awareness toward

this administrative concept of knowledge is starting point for reformation of programs in artistic subjects. Those subjects must

be perceived as “mind work” and not as “hand work”. We can not propose the reformation of curriculum in a certain subject,

unless the space of this subject’s realization is widened even further, and if the integration of methodological theories into the

structures of professional subjects is not understood.

1. Hyrje

Në diskutimet e tanishme midis punonjësve universitarë, ka një frymë europianiste nga pikëpamja shkencore e

metodologjive të mësimdhënies, gjithmonë në mbështetje të deklaratës së Bolonjës, Lisbonës etj. Por ndërkohë që

kontributi i ekspertëve mund të pohohet logjikisht i pranueshëm, ai krijon probleme të mëdha për organizimin e

hierarkive akademike në shkollën tonë. Realisht është duke u gjykuar në grupe të veçanta akademikësh, pedagogë dhe

studentë, se ideali tradicional i njeriut të kulturuar dhe mirëformuar në aspektin teoriko – pedagogjik, është duke u zbehur

në sytë e studentëve nga ideali i të qenit profesionist, tek ata pedagogë që procesin mësimor e kanë ngushtësisht të lidhur

me produktet e mbështetura nga shoqëria në aktivitetin e tyre profesional, ideal i cili pashmangshmërisht mundëson

përgatitjen e kurrikulave të pranueshme për studentët. Fryma e Bolonjës eklipson modelin e edukimit të përgjithshëm

teoriko-pedagogjik të qytetarit dhe mësuesit, me ndihmën e zgjerimit gjithnjë e më të shpejtë dhe të pamohueshëm të

kurseve të specializuara. Them ‘të shpejtë’ se koha nuk pret që shkolla të modernizohet nga ata që vendosin të hapin

këto kurse, atëherë kur e gjykojnë ata të “dobishme” për çeljen e fondeve. Them ‘të pamohueshme’ se askush nuk mund

të lundrojë në lojëra “fjalësh diabolike” që të moralizojë rëndësinë që ka respektimi i kontratës së Bolonjës, ndërsa

praktikisht ka institucione universitare të specializuara që prej 10 vitesh nuk hapin kurset e specializimit pasuniversitar;

institucioni thotë: “Nuk hap fonde ministria.” dhe ministria sqaron: “Nuk ka kuadro institucioni.”, në të njejtën kohë ka

mbyllur një sy e një vesh në praktikat e zbatuara brenda institucionit i cili ka ngritur komisione për gradime me tituj dhe

rroga të majme vetëm për akademikët e stafit mbi baza “miqësore”. Ndërkohë që nevojat mbështetëse të administratorëve

në universitete (rektoratet, dekanatet, fakultetet dhe financat) janë pa përgjigje, ku secili prej tyre tenton të konsolidojnë

zhvillimin e ekzistencës gjysëmautonome të tyre, duke kordinuar ndarjen e njësive bazë të mësimdhënies,

departamenteve.

Page 2: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 2

2. Qëllimi i studimit

Specializimi, sipas orientimit perëndimor, ka depërtuar në programin universitar të nivelit të parë 3 vjeçar dhe është

duke ndikuar në sistemin e arsimit të lartë. Kjo mund të modifikojë për momentin mjaft mirë kurrikulat në këtë nivel, por

pikërisht këtu, tashmë ndeshet një proces, i cili si pasojë e modernizimit të shkollës, e thellon hendekun midis specialistit

dhe edukatorit të përgjithshëm me kalimin e viteve, brenda procesit të zbatimit të kurrikulave të reja, të cilat nuk mund të

quhen moderne nëse kopjojnë imazhin pedagogjik të njera-tjetrës, pa demostruar kuadrin profesional bashkëkohor të

lëndës.

3. Gjendja aktuale

E rëndësishme në këtë proces ballafaqimi është se parimi i një pedagogu të specializuar ndeshet me përcaktimin e

parimeve, të tilla “demokratike”, të cilat i rezervojnë metodistit të përgjithshëm privilegjin “shkencor” (grada dhe titulli)

dhe të drejtën (posti që kandidohet nga titulli) për të bërë përcaktime thelbësore brenda fushave që ka dije të kufizuara,

joprofesionale. Le të themi këtu, se ka patur raste ku metodistët, të ndihmuar nga posti administrativ dhe titujt shkencore,

kanë emërtuar lëndët e pedagogëve ekspertë, vetëm me ndihmën e fjalorit anglisht-shqip, pa u thelluar në përmbajtjen e

lëndës, e cila kërkon një emërtim të shqipëruar që mund ta bëjë vetëm pedagogu ekspert në përputhje me traditën e

mësimdhënies; përmbajtjen e kurrikulës së lëndës dhe objektivat që realizon lënda plus eksperiencat perëndimore në

fushën përkatëse. Si shembull mund të themi se projektuesit e kurrikulave (profesorë në fushën e pedagogjisë), në vend

që të ofronin hapësirën, kohën dhe kreditet e duhura (duke iu referuar përcaktimit nga studentët, pedagogu i lëndës etj),

do ta konvertonin një kurrikul në lëndën e “Edukimit figurativ”, në Fakultetet e Edukimit, me emërtimin madhështor

“Art Plastik”, për t’i dhënë ngjyresë moderne programimit të tij, ndërkohë që leksionet, seminaret dhe objektivat me

synimet e lëndës, për edukatorët e ardhshëm, i përgatit një piktor apo skulptor që është diplomuar në Akademinë e

Arteve. Ky artist dhe pedagog nuk mund të servirë emërtimin “Art Plastik” brenda këtyre kushteve, në këtë fakultet,

sepse lënda me leksione e seminare ofron njohuri të metodikës së mësimdhënies në këtë fushë dhe si më të përshtatshëm

do të gjente emërtime sipas shtrirjes në vite të krediteve të lëndës dhe më me këmbë në tokë për këta studentë si;

“Edukimi figurativ”, “Elementët e vizatimit”, “Metodologjia e vizatimit”, “Llojet e vizatimit” etj... Por më fatale janë

rastet e ndërhyrjeve të pastudjuara të ekzekutivit qeverisës, si rasti i ligjit “Majko”, kështu njihet në pedagogët e rinj, i cili

pedagogët pas vitit 2000, edhe pse kanë suksese në profesion dhe mësimdhenie në fushat që janë diplomuar dhe me

përvojë pune deri 20 vjeçare, në të gjitha nivelet e arsimit që japin leksione brenda fushës së diplomuar, quhen

as/pedagog, ndërsa ata para vitit 2000, edhe pse mund të jenë pa arsimin përkatës për lëndët që zhvillojnë me metoda të

krijuara nga eksperienca praktike paralelisht me kualifikime universitare jashtë profilit të lëndës dhe diplomimit që kanë

kryer, me eksperiencë të kufizuar në kohë dhe hapësirë nivelesh në arsim, nderohen si pedagogë dhe marrin 20% të

ardhura më tepër se këta të parët (ekspertët).

4. Trajtimi teorik i Problemit

Ndaj dhe thellohem në mendime kur lexoj një shprehje të Georg Simmel se:

“Fuqizimi i demokracisë, bazohet në faktin që gjithësecili është shërbëtor për

problemet mbi të cilat ai ka specializuar dijet, pra mjeshtër (master) në gjërat e

njohjes së përgjithshme. Pasi specializimi paraqet saktësisht përballë parimit.

Specialisti ka kopetencën, dhe shpesh autoritetin, të gjykojë problemet e

rëndësishme 1.

Pra pedagogu profesionist, është ai që duhet të prezantojë qartësisht oponencën për problemet që lidhen me fushën e

njohjes dhe demokratizimit të shkollës. Ky orientim i ri i njeriut drejt njohjes, inkurajohet si pasojë e një akumulimi gati

të pakontrollueshëm të dijes dhe një lulëzimi të informacionit në botën e sotme, që mund të krahasohet me shpërthimet

popullore, por që duhen orientuar drejt zgjidhjes së problemeve që ata ndalen. Ndaj edhe në zgjidhjen e problemeve të

shkollës në kuadrin e Bolonjës, është e rëndësishme të thellohet ndarja midis autoritetit të kompetencës profesionale dhe

1 Kurt Wolf “Sociologjia e Georg Simmel” 1950/fq. 287.

Page 3: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 3

autoritetit të demokracisë burokratike ligjore, pra zgjerimin e demokracisë jo vetëm në rrafshin institucional ku një

institucion shkëput autonomi nga dikasteri i ministrisë, por edhe brenda tij me autonomi fakultetesh dhe brenda

fakulteteve me autonomi financiare të departamenteve, të cilët hapin fushë të lirë shkencore për profesionistët e lëndëve

përkatëse.

Shpalosja e njohurive bindëse për auditorin nga specialistët, e ndihmon metodistin e përgjithshëm me forcën

mbresëlnëse të njohurive dhe teknikave të tilla, të pakuptueshme për teoritë e përgjithëshme që nuk eksplorohen në

procese të punës krijuese dhe në mirëkuptim me ekspertët profesionalë, të cilët në fushën e trajnimit të tyre, zhvillojnë

një pikë të veçantë shikimi, e cila i bën interesant ata përballë komunitetit të studentëve.

Megjithëse duhet theksuar dëmi që sjell mbiçmimi i një koncepti të vetëm tekniko – profesional, të shkëputur nga

teoritë dhe metodologjia e përgjithëshme e mësimdhënies, sepse një mënyrë e vetme e izoluar shikimi në procesin e

edukimit është po e njëjta gjë, që ngjan me tendencën për të krijuar përgjithësime të një metode, që nuk kërkon shikimin

ndryshe të gjërave, por vetëm me kallëpe të ngurta metodash që burojnë nga fusha e veprimtarisë personale-profesionale,

si hap i parë i një fillese burokratike dhe të thjeshtë për mësimdhënësin. Në këto raste, vizioni i gjerë demokratik në

fushën e edukimit, i cili zhvillohet me mbështetjen e specializimeve, rrezikon të krijojë njëkohësisht efekte të kundërta në

procesin e mësimdhënies. Nëse nuk ndërtohet një ekuilibër proporcional midis lëndëve dhe një autonomi e tyre në

përbërje të departamentit, mund të shkatërrohet funksionimi unik dhe i intergruar i kurrikulave, duke i lënë shteg

mbimbulimit të disa lëndëve të njejta në përmbajtje, por me emërtime të ndryshme, përkundrejt ngushtimit real të

hapësirave për disa lëndë të tjera që nuk mbështeten me hapësirë dhe kohë në planet mësimore për zbatimin e

programeve të këtyre lëndëve në shkollë.

Është e kuptueshme për të marrë me mend se si një qeverisje e drejtuar nga

ekspertë të një fushe, priret të nxisë zellin për një veprimtari frutdhënse brenda

fushës së tyre dhe me kalimin e kohës, do të mund të kthehej në një qeverisje që

ushqen vetëm interesat e këtyre ekspertëve 2.

Të tëra këto dëshmojnë se mësuesit, ndonëse të vonuar, dëshirojnë dhe në të vërtetë duhet të specializohen të gjithë

brenda fushës së tyre të mësimdhënies.

5. Ballafaqimi i Rezultateve 3

Le të ilustrojmë faktet nga lindin këto shqetësime brenda fakultetit tonë (Fakulteti i Shkencave të Edukimit – UE). Në

proporcionimin e lëndëve sipas fushave, kemi ndarjen e mëposhtme:

a) Proporcionimi i HAPËSIRAVE të kurrikulës midis lëndëve mësimore.

b) Sasia e orëve mësimore LEKSIONE + SEMINARE për secilën lëndë mësimore.

c) KREDITET për secilin bllok lëndësh mësimore.

Le të bëjmë krahasimet analitike për atë që do të shohim në grafikat e mëposhtme:

Proporcionimi i kurrikulës midis lëndëve mësimore.

2 “The Limitations of the Experts” /Harold J. Laski, në “The Intelectuals” / George B. De Huszar – 1960/

fq. 167. Në “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 131 3 Plani Mesimor i Fakultetit Edukimit dega Mësuesi & Parashkollor 2008-2011

Page 4: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 4

Hpësirat e lëndëve – Detyrim/Zgjedhje & Gjithsej – Plani Mesimor 2008 – 2011

Sasia e orëve mësimore LEKSIONE + SEMINARE për secilën lëndë mësimore.

Leksione – Detyrim/Zgjedhje– Plani Mesimor 2008 - 2011

Seminaret – Detyrim/Zgjedhje– Plani Mesimor 2008 – 2011

Page 5: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 5

KREDITET për secilin bllok lëndësh mësimore.

Kreditet – Detyrim/Zgjedhje– Plani Mesimor 2008 - 2011

KRAHASIMI GRAFIK i Diferencave në Planin Mësimor 2008- 2011

-180-170-160-150-140-130-120-110-100

-90-80-70-60-50-40-30-20-10

0102030405060708090

100110120130140150160170180190200210220230240250260270280290300310320330340350360370380390400410420430440450460

Krahasim i Planit Mesimor 2008Fakulteti i Edukimit - Dega Mesuesi e Parashkollor

Lendet/Detyrim Lende/Zgjedhje

Leksione /ore Leksion me Zgjedhje/ore

Seminare Seminare me Zgjedhje/ore

Kredite / C Kredite me Zgjedhje/ C

Page 6: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 6

KURRIKULAT Lendet/Detyrim

Lende/ Zgjedhje

Leksione/ ore

Leksion me Zgjedhje/ ore Seminare

Seminare me Zgjedhje/ ore

Kredite/ C

Kredite me

ZgjedhjeC

Gjuhe Shqipe & Letersi 9 4 217.5 75 165 60 29 8 Shkenca Soc.-Psik.-Pedag. 17 7 300 150 428 120 50 16

Matematike 5 0 97.5 0 180 0 24 0 Shkenca Natyrore 4 0 82.5 0 37.5 0 10 0 Gjuhe e Huaj 0 1 0 30 0 15 0 2 Histori-Gjeografi 3 0 67.5 0 37.5 0 9 0 Edukim Figurativ 2 2 15 30 75 30 6 4

Pune Dore 2 3 0 45 120 45 8 6 Edukim Muzikor 2 2 30 30 90 30 8 4

Koreografi 0 1 0 15 0 15 0 2 Edukim Fizik 1 0 30 0 30 0 4 0

Krahasimi i Dominimit – Plani Mesimor 2008 – 2011

6. Konkluzionet

Në këto kushte, ekspertët profesionistë po vetëndjehen joaktivë në jetën shoqërore, pasi askush nuk shfaq interes për

aftësitë e tyre, kjo ndjehet edhe në fushën edukimit; mbasi reflektohet në veprime të tilla absurde ku metodistët krijojnë

një hendek burokratik e frenues të dijes, në brendësi të sistemit arsimor, me një vijueshmëri që nis nga planifikimi i

kurrikulave dhe programimi i tyre në mënyrë uniforme, deri në autoritarizmin e vlerësimit skematik të provimeve të

diplomimit të studentëve në konture abstrakte – teorike, pa funksionin fenomenalizues të tyre në sajë të zhvillimit

profesional të njohurive, jashtë kërkesave të kohës dhe tregut të punës.

Vështroni njëherë në brendësi të grupit të lëndëve Sociologji - Psikologji – Pedagogji, aty do të gjeni lëndë që nga

emërtimi bëhen të ngjashme me përcaktorët sociologji, psikologji, pedagogji, por me kolorit fushe edukimi që nuk është

për ekspertë metodistë. E gjithë kjo hapësirë lëndësh zë 24 (17+7 me zgjedhje) nga 65 (45+20 me zgjedhje) që janë totali

i lëndëve, pra 35-40% e programit mësimor në degën Mësuesi. Le t’i përgjigjemi kësaj tendence administruese të procesit

mësimor me një model perëndimor dhe pse jo të viteve të fundit, sepse mendoj se profesionalizmi është bërë

gjithëpërfshirës në procesin mësimor të sotëm.

Sipas nje modeli Perendimor - Edith S. Smith & Richard M. Harbeck

Shqip & Leters - 24%

Shkenca Sociale - Psiko.- Pedag. - 18%

Matematik - 13%

Shkenca Natyrore - 12%

Gjuhe e Huaj - 6%

Te Tjera Lende ( Artet - Figurativ/ Muzikor/ Bukurshkrim, Edukim Sportiv) -25%

Model Amerikan - Sipas Edith S. Smith & Richard M. Harbeck 4

4 “Curriculum Planning for Modern Schools”/ J.G.Saylor & W.M.Alexander 1966/ fq. 329

Page 7: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 7

Sipas këtij modeli shohim se këto lëndë metodike janë 2-fishuar në kurriz të lëndëve profesionale të cilat mund

t’i kuptoni nëpërmjet tabelave e mësipërme. Gjuha dhe Letërsia Shqipe është shtrydhur nga 25% në 20%; Gjuha e Huaj

është hequr fare, në një kohë që flitet për shkollë moderne mësuesie, kjo mendoj se është e pakonceptueshme dhe e

pakrahasueshme as me “vitet ‘70” në arsimin tonë të lartë, ndërkohë që edhe modeli i huaj (sipas Edith S. Smith &

Richard M. Harbeck) paraqet 6% të kurrikulës për gjuhën e huaj. Vazhdojmë me Shkencat të cilat nga 25 % total, janë

tkurrur në 20 %; artet dhe sporti në kundërshti me misionin e arsimit të lartë (ligji Nr. 9741, datë 21.5.2007), nga 25 %

janë ndrydhur në 15 % së bashku. I tërë ky program kështu si është sot në 2008, rezulton teorik dhe me dije të

paqëndrueshme. Hidhini një sy emërtimeve të lëndëve brenda grupit më të madh të lëndëve në grafikën e mëposhtmë;

Hyrje Psikologji

Psikologji Zhvillimi

Psikologji Edukimi

Psikologji Grupi

Teori e Filozofi Edukimi

Metoda e Kërkimit Shkencor

Didaktik

Edukim Special

Sociologji Edukimi

Edukatë Qytetare

Edukim Mjedisor

Didaktik e Edukimit Shoqëror

Praktikë Pedagogjike

Praktikë Pedagogjike

Praktikë Pedagogjike

Histori e Mendimit Pedagogjik

Praktik Pedagogjike

Satistikë Emërtimesh – Lendet Sociale

Dhe normalisht shikon; Janë 4 emërtime Psikologji me Hyrje më vete, me Zhvillim, me Edukim dhe për

Grupet, pak si shumë për një lëndë të vetme. Janë 6 emërtime Edukim (përveç atij tek Psikologjitë, me të cilën bëhen 7)

me Teori Filozofike, Speciale, Sociologjike, Qytetare, Mjedisore, Shoqërore (ju lutem mos e ngatërroni fjalën sociologji

me shoqërore – shënimi im). Janë 3 emërtime Metoda – Didaktik Kërkim Shkencor, të thjeshtë dhe Shoqërore. Janë 5

emërtime Pedagogji; ndër të cilat katër janë Praktika dhe një është Histori Mendimi. Dhe të gjitha këto lëndë bëjnë atë

shkencë që edhe shkollat europiane nuk munden, por vetëm një gjë të thjeshtë nuk i mësojnë studentit tonë; se si të

dallojë synimet nga objektivat, gjë e cila vlen shumë për të ndërtuar plan-mësimor ditor për secilën lëndë profesionale që

zhvillojnë fëmijët e fillores.

Në këtë atmosferë absurde është krijuar një boshllëk i madh, në

marrëveshjet që ndërtohen për ndarjen e hapësirave të punës mësimore midis

ekspertëve metodistë dhe ekspertëve profesionistë dhe ky boshllëk bën prezente

përplasjen midis burokracisë dhe demokracisë 5.

E tërë kjo është krijuar nga ekspertët metodistë të cilët shpejtojnë të kualifikohen po njësoj siç edhe mendojnë,

duke krijuar shikim uniform ekspertësh, ndërsa ekspertët profesionistë synojnë transformimin e lëndës, në frymë

demokratike, pa kaluar në shtrirje horizontale lëndësh të ngjashme, por duke synuar depërtimin vertikal më në brendësi të

lëndës, në sajë të kurrikulave reale dhe burimeve materiale funksionale.

Metodistët teorikë, në forma burokratike, justifikohen pas terminologjive

dhe krahasimeve fragmentare, për një standart modern dhe prodhimtari “të paparë” të

mësuesve të ardhshëm, nëpërmjet njohurive të reja mbi mënyrat e të sjellurit,

vetëpozicionimin, rregullat e përgjithshme, konceptet, marrëveshjet dhe

vetëkonceptimet, ndërsa profesionistët argumentojnë se demokracia e të shprehurit

ndryshe nxit zgjerimin e dijeve, duke u marrë me qëndrimet e veçanta si; aspiratat,

qëllimet, aftësitë profesionale, kapacitetin mendor, vlerat, zakonet dhe motivet që e

nxisin procesin mësimor në secilën lëndë 6.

5 “Bureaucracy in modern Society” 1956/ fq. 107. Në “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 131 6 “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 131

Page 8: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 8

Të dyja këto parime mund të veprojnë në pajtueshmëri vetëm nëse qëllimi, misioni dhe parimet e arsimit të lartë

(ligji Nr. 9741, datë 21.5.2007), janë aplikuar në tavolina teknike të rrumbullakta dhe janë respektuar të drejtat për t’u

shprehur mendimet, propozimet dhe vërejtjet për problemet dhe politikën bazë të kurrikulave. Por në këtë rast, kur

funksionimi i këtij organizimi është rrezikuar seriozisht nga ndërhyrja e komunitetit të metodistëve në arsimin e lartë, jo

me ide të reja, por me qëndrime që nxiten nga profili i kualifikimit të tyre si teorikë; dhe anasjelltas, ngaqë disidenca

profesionale është ndrydhur në emër të efektivitetit të teorive shkencore sociale, psikologjike e pedagogjike. Kjo situatatë

e vështirë thellohet, ngaqë vazhdimisht krijohen fushata mobilizimi të të qenit produktiv prej ekspertëve metodistë, të

cilët kështu mund të eliminojnë hapësirat e vetëpërcaktimit institucional në politikat arsimore.

Proceset demokratizuese të arsimit të lartë, janë veçanërisht të rrezikuara

nga gërryerja e themeleve të institucioneve, departamenteve dhe fondacioneve të

fuqishme në mbështetje të arsimit, të cilat nga penetrimi në masë të madhe prej

ekspertëve teorikë, pretendojnë funksione të dyfishta në modernizimin e arsimit;

përcaktimin e objektivave dhe imponimin e tyre si modele të ngurta pa integrimin e

mendimit të specialistëve 7.

6* Plotesim Konkluzioni; 8

Krahasim Grafik i lëndëve mësimore në Projekt-Planin Mesimor ‘Maj 2008’ për Fakultetin e Edukimit

dega Mesuesi & Parashkollor.

Tabelat e mëposhtme dëshmojnë se Projekt-Plani Mësimor ‘Maj 2008’ është bërë po me të njejtën mëndësi si

Plani aktual ‘2008-2011’. Ndaj akoma më emergjent është analizimi i tyre në diskutimet, që priten të bëhen në Këshillin

e Fakultetit dhe Departamente, por pa harruar edhe studentët. Krahasoini këto tabela me modelin e Edith S.Smith dhe

Richard Harbeck.

KURRIKULAT E Fak. të Edukimit dega Mësuesi - Plan Projekti I Ri – Maj 2008

Lendet/Detyrim

Leksion ore Seminar Kredite C

Lende/ Zgjedhje

Leksion me Zgjedhje ore

Seminare me Zgjedhje ore

Kredite me Zgjedhje12 C

Gjuhe Shqipe & Letersi 4 195 90 20 - - - - Shkenca Soc.-Psik.-Pedag. 9 345 135 39 + 10 + 300 + 150 + 30

Matematike 4 135 135 16 - - - -

Shkenca Natyrore 5 195 105 18 - - - -

Gjuhe e Huaj 1+1=2 - 90 6 - - - -

Histori-Gjeografi 4 150 60 16 - - - -

Edukim Figurativ 1 - 60 3 + 2 + 60 + 30 + 6 Metodik Ed.Fig + P.Dore ½ +½=1 30 15 3 - - - -

Pune Dore 1 - 45 3 - - - -

Edukim Muzikor 2 15 75 6 + 2 + 30 + 60 + 6

Edukim Fizik 3 15 150 9 - - - -

Lende me Zgjedhje 4 120 60 12 Praktikë në

Institucione 5 sem - 160 24 - - - -

Diploma - - - 5 - - - -

7 “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 131 8 Projekt-Plani Mësimor -‘Maj 2008’, për Fakultetin e Edukimit dega Mësuesi & Parashkollor.

Page 9: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 9

KURRIKULAT E Fak. të Edukimit dega Parashkollor - Plan Projekti I Ri – Maj 2008

Lendet/Detyrim

Leksion /ore Seminare Kredite / C

Lende /Zgjedhje

Leksion me Zgjedhje /ore

Seminare me Zgjedhje ore

Kredite me Zgjedhje/12 C

Gjuhe Shqipe & Letersi 7 135 90 15 - - - -

Shkenca Soc.-Psik.-Pedag. 17 645 405 78 + 6 + 180 + 90 + 18

Matematike 2 45 75 8 - - - -

Shkenca Natyrore 3 90 90 10 - - - -

Gjuhe e Huaj 1+1=2 - 120 6 - - - -

Histori-Gjeografi 2 90 60 10 - - - -

Edukim Figurativ - - - - + 2 + 30 + 60 + 6

Ed.Fig + P.Dore ½ +½=1 - 90 4 - - - -

Pune Dore - - - - - - - -

Edukim Muzikor 1 - 90 4 + 2 + 30 + 60 + 6

Edukim Fizik 1+1=2 - 60 3 - - - -

Lende me Zgjedhje 4 120 60 12 - - - -

Praktikë në Institucione 5 sem - - 25 - - - -

Diploma - - - 5 - - - -

0%5%

10%15%20%25%30%

Tabela në % te Lendeve ne Kurrikuumin e MesuesiPlan Projekti I Ri – Maj 2008

Lendet/Detyrim Leksione /ore Seminare Kredite / C

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

Tabela në % te Lendeve ne Kurrikuumin e ParashkollorPlan Projekti I Ri – Maj 2008

Lendet/Detyrim Leksione /ore Seminare Kredite / C

Page 10: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 1

0

7. Rekomandimet

Në procesin e planifikimit të kurrikulumit janë dy çështje kryesore për t’u zgjidhur në planifikimin e kurrikulumit, të

cilat knsiderohen shumë të rëndësishme në vënien në kontroll të natyrës së procesit të planifikimit të kurrikulave;

(1) Kontrolli shtetëror, kombëtar dhe lokal i kurrikulave dhe (2) Marrëdhëniet

e studiuesve akademikë dhe jo ekspertë, dhe edukatorëve të shkollave elementare dhe

sekondare në planifikimin e kurrikulave 9.

Pra kurrikulat studjojnë në këto dy çështje atë çfarë duhet të njohin dhe sesi ta mësojnë. Nga ky gjykim

vlerësojmë se metodistët nuk mund të jenë të vetëm në planifikimin e kurrikulumit, për arsyen se ata janë më tepër

funksionalë në ofrimin e metodave të përgjithëshme se si të përshtatet dhe asimilohet programi mësimor, por jo kurrsesi

të uzurpojnë hapësirat duke shmangur marrëdhëniet e përcaktuara në pikën (2), të ekspertëve, të mësuesve dhe lëndëve,

të cilat do të realizohen, në shkollat ku do të ketë rolin e vet dhe funksionimi i Fakultetit të Edukimit.

Cilat janë objektivat (The Theory and Process of Curriculum Planning) 10 që mendoj se nuk janë respektuar në

planifikimin e kurrikulumit në Fakultetin e Edukimit (dega Mësuesi e Parashkollor)? Le t’i marrim me rradhë në modelin

e mëposhtëm, duke i plotësuar me përgjigje:

1. PËRCAKTUESIT E KURRIKULËS

a. Nxënësit, Studentët;

Nuk është bërë anketim për thithjen e mendimit të tyre. Ndërkohë theksohet se zhvillimi individual brenda një

mbarëvajtje normale, është parim demokratik dhe varet nga mënyra e shkollimit. Një individ mund të edukohet

vetëm nëse ai zhvillohet në shtrirjen e plotë të mundësive dhe nxitjen e talentit. Por edhe organizimi dhe përparimi i

komunitetit të studentëve lidhet me zhvillimin e plotë të mundësive njerëzore tek çdo anëtar i tij. Ndaj edhe vitet e

fundit kemi ndjerë shqetësimin se studentët në Fakultetin e Edukimit për Shkollat Fillore dhe Parashkollorët janë të

interesuar për një arsimim në drejtim të aftësive mjeshtërore mbi lëndët që zhvillohen në ato shkolla, vështrimit

analitik rreth qëllimit dhe objektivave për secilën nga ato lëndë, dijes dhe karakterit të individëve që do të ndërtojnë

këtë shoqëri, që nënkupton në rastin e “Edukimit Figurativ”, zhvillimin e njohurive elementare të artit, dhe jo “Art

Plastik” me njohuri për studentët e Akademisë së Arteve. Motivimet që ka studenti për shkollën tonë, e nxisin atë të

shqetësohet për – drejtimin e tij, nevojat e tij, eksperiencat e tij, vetëvlerësimin i tij, besimin për të ardhmen, dhe

ëndërrat e tij. Programi i shkollës dhe eksperiencat mësimore të zgjedhura për nxënësit dhe studentët, duhet të

përshtaten sipas pjekurisë, kapacitetit mendor të fëmijëve në parashkollorët dhe ciklin fillor dhe mundësitë e tyre për

të punuar. Vlerësimi i rritjes dhe zhvillimit të fëmijëve dhe nxënësve dhe niveli që duhet të arrijnë ata në mënyrën e

të sjellurit, nëpërmjet qëllimit të edukimit në Fakultetin e Edukimit, e bën realitet zhvillimin e kapaciteteve,

mundësive, talenteve dhe energjinë e tyre.

b. Vlerat sociale, strukturat dhe kërkesat;

Është shmangur konfigurimi europian i këtij fakulteti, me kontribut tradicional për edukimin shkencor, artistik e

sportiv. Fakt ky që do të ndjehet në funksionimin e shkollave fillore (realizimin e misionit të arsimit të lartë / ligji

Nr. 9741, datë 21.5.2007). Për këtë mund të na ndihmojë edhe një citim nga edukatorët perëndimor;

“Ne e dimë se çfarë janë idetë e thjeshta, vlerat thelbësore nëpërmjet të cilave

jemi formuar ne, tradita jonë dhe institucionet tona. Ato janë gjëra shumë të

thjeshta, si merita dhe dinjiteti i jetës individuale njerëzore; liria e individit në

mendim e veprim; ideja e respektit për individët e tjerë dhe e drejta e të gjithëve

përpara ligjit dhe drejtësisë; ideja që në shoqëri individët që e kompozojnë atë,

kanë të drejta dhe detyrime ndaj të tjerëve, kështu që liria e gjithësecilit ndalet aty

ku fillon liria e tjetrit. Këto janë idetë mbi të cilat tradita perëndimore është

ndërtuar....” 11 (Oliver Franks - Ish-Ambasador i Britanis Madhe nw US).

9 “Curriculum Planing of Modern Schools” 1966 / J.G. Saylor & W.M. Alexander. fq. 8 10 -“Curriculum Planing of Modern Schools” 1966 / J.G.Saylor & W.M.Alexander. fq. 3 – 43/ Tabela fq. 7 11 “The Challenge of our Times” – Modern Education and Human Values (Pittsburgh 1950) Oliver Franks, në

“Curriculum Planing of Modern Schools” 1966 / J.G. Saylor & W.M. Alexander. fq.46

Page 11: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 1

1

Dhe kush është produkti i këtij citimi? - Mendoj se duhet të ulemi dhe përpara se të bëjmë kurrikulat, të ndajmë

hapësirat që duhet të zotërojë me dije secili grup lëndësh, ku kryesisht të jenë lëndët e Gjuhë-Letërsi Shqipe,

Shkencat Natyrore dhe Historike, pastaj me një hapësirë më të limituar Studimet Sociale-Psikologjike-Pedagogjike,

dhe Artet dhe Sportet të kenë hapësirën e tyre të plotë e të integruar, sipas modelit Perendimor – ndoshta atij të Edith

S. Smith & Richard M. Harbeck 12, në mënyrë që kurrikulat të përputhen me nevojat e tregut, që janë; mësues dhe

edukator për shkollat fillore dhe parashkollorët dhe jo punonjës social që në vend që t’u ofrojnë dije praktike

fëmijëve, duhet të merren me zgjidhje të problemeve sociale.

c. Synimet dhe funksionet e shkollave;

Bolonja nuk i shndërron shkollat në ambiente teorike, por përkundrazi i çliron energjite krijuese në angazhime

praktike të njohurive. Emërtimet për nivelin bachelor bazohet në;

1. “Studimi për të nxënë aftësira (mjeshtëri), duhet të jetë një anë thelbësore e titullit për nivelin Bachelor

(DNP & DND)”.

2. Titulli Bachelor (DNP & DND) mund të mbështetet ose tek tradita e universiteteve ose në orientimet

profesionale të instituteve të larta të edukimit. Programet kryesore në këtë nivel mund të kenë orientime të ndryshme

dhe profile të ndryshme, bazuar në përshtatje me nevojat e ndryshme individuale, akademike dhe të tregut të punës.

(Tiranë, Seminar 7-8 Nëntor 2002).

d. Natyra e njohurive;

Natyra e njohurive është organizuar në formë teorike e abstrakte, përderisa nuk integrohet me ushtrimet

praktiko-profesionale të lëndëve, si e patë dhe në ilustrimet grafike, duke sunduar 40% të kurrikulës një grup lëndësh

të paprofilizuara, larguar prej traditës së këtij fakulteti dhe për më tepër shmang nevojat e tregut të punës që është

puna me fëmijë të moshave 6 – 10 vjeç, treg i cili orienton profesionalizimin e dijes.

Format e “vjetra” të edukimit, përpiqen me të gjitha mënyrat të injorojnë zhvillimin cilësor, zhvillimin e

qëndrueshëm të eksperiencave të tashme të fëmijës. “Edukimi i ri” është në rrezik nga sundimi i idesë së zhvillimit

në tërësi në një mënyrë shumë formale, burokratike dhe boshe për nga dijet konkrete. Fëmija shpreson “të zhvillojë”

këtë ose atë fakt ose të nxjerrë të vërtetën me mendjen e vet...”Asgjë nuk mund të zhvillohet nga asgjë, asgjë veç

përgjithësimit mund të nxirret nga përgjithësimi.”

Por ajo që të bën të mendohesh se kurrikulat janë formale, është dhe kopjimi i së njëjtës kurrikul, si për degën e

Mësuesisë edhe për degën Parashkollor, si mund të bëjnë të njejtat lëndë ( them në tërësi) edhe studentët për mësues

fillore, edhe studentët për edukatorë kopshti. Sikur vetëm në lëndën e Edukimit Figurativ të ndaleshim, do të

kuptonim se duhet nisur një punë rrënjësore transformimi kurrikulash, për arësyen e thjeshtë se në studentët e

parashkollorit do të na duhej të zhvillonim mendimin analitik nëpërmjet piktorëvë që ofrojnë perceptime fëminore,

naive, abstrakte, të egra, surealiste etj... si; Miro, Klee, Pollock, Picasso etj..., ndërsa për studentët e Mësuesisë

ndofta Picasso, Sezan, Vermer, Kodra etj..dhe rrjedhimisht dhe fokusimi i qëllimit dhe objektivave të të njëjtës lëndë

do të ndryshonin në sajë të përshtatshmërisë.

e. Procesi (metoda) i punës mësimore – përbën bazën e gjykimeve të planifikuesve të kurrikulës.

Gjithkush e kupton se puna në procesin mësimor bazohet në metoda praktike të veçanta për secilën lëndë,

metoda të cilat duhen zhvilluar në studimet bacheloir (DNP & DND), por në fakultetin e Edukimit, dijet merren

nëpërmjet lëndëve teorike të përgjithëshme në fushën e edukimit në të gjitha semestret mësimore, papushim, ndërsa

gjithë programi profesional – praktik për secilën lëndë shkencore, artistike e sportive, është tmerrësisht duke u

zhvilluar në plan semestral brenda një semestri të vetëm që do të thotë në afat kohor, 3 muaj. A janë të sigurtë

projektuesit dhe mbështetësit e këtij kurrikulumi se mësuesët e ardhshëm do të mësojnë saktë fëmijët në shkencë, art

e sport me kredite kohore të parealizuara në studimin praktik të këtyre lëndëve që i japin imazhin europian shkollave

të edukimit, dhe i japin profesionalisht emrin këtij fakulteti? Dhe a do të kenë vlerë përpunimet e tyre teorike pa

zhvillimin e shëndetshëm të lëndëve praktike – profesionale? A ka vend për demokraci në funksionimin e Fakultetit

të Edukimit?

Ndaj problemi kryesor është që të fillojë përcaktimi i kurrikulës për secilën lëndë, pasi të jenë ndarë hapësirat fizike

për secilën prej tyre dhe jo të kalohet direkt në modele jashtë parimit të përshtatshmërisë funksionale me emërtimin e

fakultetit përkatës dhe funksionet e edukimit brenda tij. Asnjë model nuk e justifikon vetvehten përballë punës reale

të pedagogut.

12 “What High School Pupils Study” Edith S. Greer & Richard M. Harbeck (Washington D.C: US Office of Education

Bulletin, 1962, no. 10, fq 110, në “Curriculum Planning for Modern Schools” fq. 329

Page 12: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 1

2

f. Informacionet mbi secilën nga këto përcaktime janë të lidhura me botimin e kurrikulës të planifikuar.

Askush nuk ka publikuar informacion mbi mendimet dhe idetë e ofruara nga sa thamë më lart në gërmat a, b, c, d, e.

Kjo vetëkuptohet, sepse disa nga projektuesit nuk e kanë menduar të rëndësishëm këtë objektiv, ose nga që nuk kanë

pasur ide të qarta dhe eksperiencën e duhur në planifikimin e kurrikulave, ose e kanë menduar si shkencë ndërtimin e

kurrikulumit dhe të tjerët janë punonjës të thjeshtë mësimdhënieje. Botimi i tyre do të kishte hapur një komunikim

universitar e akademik i cili do të ofronte frutet e veta vit pas viti, siç ju themi edhe ne studentëve Hap pas Hapi, ose

si na thoshin mësuesit tanë të nderuar Shkallë pas Shkalle.

Informacionet do të UDHËZONIN projektuesit në realizimin e objektivit të mëposhtëm nr. 2.:

2. PROJEKTUESIT E KURRIKULËS

a. Edukatorët profesionistë, në sfera pune të shumëllojshme, plotësuar nga nxënësit dhe prindërit e tyre dhe

burimet nga jashtë shkollës dhe nën influencën e shumë ndikimeve, janë përgjegjës për planifikimin e

kurrikulumit të shkollave elementare dhe sekondare.

Duhen vlerësuar qartë aktivitetet edukuese nëpërmjet qëllimeve, objektivave dhe dëshirave të fëmijëve. Ndaj duhej

të ishte shpërndarë puna e komisioneve sipas grupit të lëndëve, në mënyrë që të tipizoheshin kurrikulat për të nxjerrë

përgjegjësitë sipas fushës që do të zhvillohen planet mësimore në përputhje me kërkesat e integrimit në arsimin

perëndimor (Bolonja), duke marrë parasysh vlerat sociale, strukturat mësimore dhe kërkesat, teknologjitë e reja

mësimore për transformimin në një shkollë moderne dhe unifikimin e kurrikulave në funksion të dijeve praktike.

Nëse do të ishin realizuar konsultat dhe tavolinat e rrumbullakta midis pedagogëve të lëndës së njejtë dhe atyre të

ndryshme, do të kishim rezultate pozitive në lëndët e integruara, si p.sh “Matiss dhe Matematika” (Matis është një

piktor francez i artit dekorativ, sipërfaqësor, por që integrohet me përllogaritjet matematikore në fëmijët

parashkollor, ky rast, ose kjo lëndë ekziston në një universitet amerikan). Pra s’mund të kemi lëndë të integruara

thjesht nga përafërsia e fushës; dhe në rastin tonë sipas gjykimit sipërfaqësor vetëm një rezulton i tillë “Higjena”, por

ka dhe lëndë që “integrohen sa nga njëra disiplinë tek tjetra, duke u integruar me vetvehten, si për shembull

“Edukimi Shoqëror”, nga disiplina e formimit të përgjithshëm tek disiplina e formimit karakterizues (profesional).

b. Planifikuesit janë organizuar në lloje të shumta grupesh planifikimi kurrikulash, në zbatimin e kësaj

përgjegjësie.

Këto grupe të organizuara duhej të ishin të qarta (por edhe duhet të jenë në të ardhmen) për;

hapësirën kohore që do zënë programet e tyre në lëndët mësimore,

raporti leksione/seminare brenda gjykimit teoriko - praktik të lëndës dhe

kreditet që i përgjigjen punës në secilën lëndë në varësi të dy pikave të para.

Për këtë trajtim, projektuesit PËRFSHIJNË të gjitha gjykimet e sferave vendimmarrëse mbi kurrikulumin:

3. SFERAT VENDIMARRËSE TË KURRIKULUMIT

a. Vendimet janë kryer nga planifikuesit e kurrikulumit përsa i përket veçorive të një kurrikulumi të mirë;

Agjensitë, Institusionet dhe Departamentet e Kurrikulës Kombëtare

Tradita – Kurrikulat e mëparëshme të Institucionit, Departamentit, Lëndës.

Akreditimi - (njohja, besueshmëria).

Shkollat dhe universitetet - që lidhen me këtë kurrikulum.

Opinioni publik – Profesionist të njohur në fushat e tyre, shoqëria.

Grupet e veçanta të interesit – Stafi akademik, drejtuesi, këshillat, departamentet.

Autorë tekstesh dhe botues.

Studimet Kritike dhe Kërkimore në fushën e edukimit.

Programet testuese – praktikimi i programeve të avancuara si modelet që ofron kurrikula perëndimore.

Fondacionet – studimet që bëjnë mbi zhvillimin e popullatës, kushteve të tyre etj...

Edukimi profesional – kthimi i lëndëve nga teorike ne fenomenale, nëpërmjet teknologjive

Page 13: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 1

3

b. përzgjedhjes dhe organizimit të përmbajtjes së kurrikulumit;

Llojet e vendimmarrjes duhet të jenë;

Politika e kurrikulumit

Përzgjedhja e përmbajtjes së kurrikulumit

Zhvillimi teknologjik i kurrikulumit

Marrëveshja për përshtatjen e punës mësimore

c. dhe organizimit për instruktimin e grupeve dhe individëve.

Informacionet Përcaktuese:;

nxënësit,

shoqëria,

dija,

metoda e mësimdhënies,

funksioni dhe synimet,

popullata e nxënësit,

organizimi i shkollës,

pajisjet mësimore

d. Vendimet janë përgatitur në sfera të veçanta – shteti, sistemi shkollor, shkolla dhe klasa e individë të veçantë.

Mësues i veçantë ( Plus nxënësit plus prindërit)

Grup Mësimi (Nivel Klase, departament, ekip)

Shkolla (Fakultet, Komision Kurrikulumi)

Shteti (Autoriteti shtetëror i edukimit, komisionet e kurrikulimit, grupet konsultative, etj..).

PËR TË ARRITUR TEK:

4. Planet e Kurrikulumit

Planet për punë mësimore të favorshme me kushtet e shkollës (currikulum) përfshijnë marrëveshje për

organizimin e kurrikulumit (programit) dhe instruktimit (mësimdhënies), për burimet materiale të punës

mësimore dhe për eksperiencat e veçanta të punës mësimore të kategorive të posaçme të nxënësve dhe

nxënësve të veçantë.

Çfarë lloj eksperiencash mësimore do të planifikohen për nxënësit? Si mund të organizohet bashkimi i këtyre

eksperiencave? Planifikimi i fushave dhe renditja e tyre duhet të njohin një zgjerim të pandërprerë, të jenë

mbresëlënëse, të paraqesin shumë mundësi alternative për eksperiencat e nxënësve dhe të inkurajojnë mësuesit të

përdorin insiativën dhe imagjinatën në përpjekjet e tij për të zgjedhur programin dhe drejtimin e zhvillimit të

eksperiencave të unifikuara për realizimin e synimeve.

Integrimi të bëhet midis dy aspekteve të eksperiencës së kurrikulave; atij horizontal që lidhet me gjithëpërfshirjen e

lëndëve dhe atij vertikal që ka të bëjë me thellimin e procesit të njohjes brenda secilës lëndë mësimore

Disa plane janë shkruajtur për të shërbyer si kurrikulum udhëzimesh për mësuesit dhe të tjerët.

Pra ky kurrikulum do të shërbejë si model orientues për punën e mësuesve në çdo qytet të Shqipërisë dhe trojeve

shqiptare, si dhe në shkollat e fshatrave tona, gjë e cila kërkon thjeshtëzimin e funksionimit të dijeve në interes të

zhvillimit tonë arsimor e kulturor. Sa më thjeshtë të perceptohen programet dhe renditja e lëndëve, aq më shumë

rezultat do të kemi në edukimin e shëndetshëm të brezit të ri, ndryshe nesër do ta ndjejmë totalisht të shkëputur

punën tonë nga puna e atyre mësuesve, që në situata akoma më të vështira pune, përpiqen të zhvillojnë proceset

mësimore. Programet tona duhet të jenë orientuese gjatë gjithë jetës për punën e mësuesve, por edhe për ekspertët

profesionistë që do të ofrohen në strukturat e universitetit.

Të katër objektivat e sapo analizuara flasin për një përpjekje të pandërprerë

per të zgjeruar frymën Demokratike në arsim, e cila duhet të luftojë për të

modifikuar e përshtatur format “e vjetra” në sistemin e centralizuar arsimor, duke

zbutur mospajtimet e e brendëshme ndërmjet profesionistëve dhe duke mundësuar

asimilimin e programeve të tyre në procesin e mësimdhënies 13.

13 “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 131

Page 14: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 1

4

Programe që shpesh mbeten të ndryshme për shkak se vetë ata, profesionistët, perceptimet e tyre dhe interesimi

për metodikat e edukimit profesional, mbeten të ndryshme. Profesionistët kanë mundësinë të propozojnë metodat e

prezantimit të natyrshëm të planeve dhe programeve brenda kurrikulumit. Sidoqoftë, ndërsa kujdesemi për një veprim

funksional në formimin e plotë të studentëve, konsensusi (aprovimi) po zhvillohet në një pikë që një opinion dominues

(40% i kurrikulumit) mund të reduktojë oponencën profesionale brenda kurrikulumit, edukimi profesional duhet të jetë i

ndarë nga segmentet e tjera të kurrikulumit, pra të çlirohet mësimdhënia nga teorizimet abstrakte dhe jashtë kufijve

fenomenizues për studentët. E njëjta përpjekje për të vendosur autoritetin, mund të operojë po aq mirë në marrëdheniet e

edukimit profesional. Shpesh edukimi vihet në shërbim të interesave lokale dhe dominimeve, ndaj dhe Burton R. Clark

shprehet:

“Ne do të shohim që sot e tutje më tepër legjislacione të përgjithëshme,

pará dhe një influencë të përgjithshme rritjeje, gjithnjë nën drejtimin e ministrisë

kombëtare dhe pjekuria individuale do të vazhdojë të jetë vendimtare: problem nuk

është thjesht dominimi i përgjithshëm, por vullneti dhe përshtatja e përgjegjësive të

veçanta, gjithnjë e më tepër me kërkesat dhe problemet kombëtare” 14.

Pra nuk duhet të shqetësohemi thjesht pse “X” apo “Y” ka hapësirë më tepër dhe autoritet dominues, por pasi

procesi edukimit kërkon një reformim real e funksional në dobi të komunitetit dhe tregut të punës dhe pikërisht ky

dominim mund të bëhet frenues.

Nga nënvizimi i rolit që kanë ekspertët, është parashikuar që të jenë aktivë në një shoqëri demokratike, gjë e cila

për kushtet që jemi sot, është një nga problemet më serioze dhe me pasoja të gjykimit subjektiv e personalizues. Pyetja që

i drejtojmë vetes, nuk është vetëm për një prej aspekteve të zhvillimit të një bërthame profesionale në bërjen e gjërave

ose standartizimin e kurrikulave; këto kushte kanë qenë përherë prezent në një nivel të konsiderueshëm. Shqetësimi

kryesor është shtimi i ndjenjës së paefektshmërisë ndërmjet individëve – madje ndërmjet profesionistëve, të cilët e

ndjejnë se nuk kanë shumë influencë në ndërtimin e kurrikulave dhe projekteve. Problemet krijohen se kështu si

konceptohet kurrikulumi, ne pedagogët e edukimit profesional (në Disiplinat e Formimit Karakterizues), vetë-

konceptohemi jashtë perceptimit të përgjithshëm dhe ndjehemi të përjashtuar në përcaktimin, projektimin dhe aprovimin

e kurrikulave në përputhje me planet tona mësimore për të futur studentët në fushat me dije profesionale.

Ndërsa vendosim rreth programeve, përmbajtjes, kurseve, kompozimit të stafit dhe madhësisë së klasës – jemi

zhvendosur përherë e më tepër nga puna e ekspertit profesionist, i cili duhet punojë më tepër dhe drejtpërdrejt me

studentët dhe individualisht në klasë. Sepse në kushtet e punës aktuale, ku vetëm në një semestër praktike dhe në një

semestër metodike realizohet plani i punës për Edukimin Artistik Figurativ, ata (studentët), do të ndjehen më pak të

përgjegjshëm për punën e tyre në fushën e Artit. Bindja të krijohet nga vlerësime të ngjashme me krahasime si më

poshtë; - një grup lëndësh me 40% plani mësimor dhe me 2.5 herë më tepër lëndë se sa Artet e Sporti, realizon 6 herë më

tepër Kredite se sa Artet e Sporti, me një infrastrukturë shërbimi 4 herë më tepër leksione sesa Artet e Sporti dhe me një

raport jo efektiv (1 orë leksion përkundrejt 1,4 orë seminar) në këtë grup lëndësh dominuese, përballë një raporti inferior

(1 orë leksion përkundrejt 4.5 orë seminar), ndërkohë që puna në auditor është një punë analitike në pozitat e lektorit pa

kufi dhe të paparamenduar në mënyrë teoriko-formale (burokratike). Shtojmë këtu se puna e ekspertëve profesionistë

është teorikisht në dinamikë me problemet individuale që prezantojnë studentët në çdo minutë komunikimi dhe nuk

mund të ndërtohet vetëm me anë sqarimesh mbi literaturën që do të lexohet në shtëpi gjatë vitit. Këtu aktivitetet janë

konkretizime teoriko-praktike, gjë e cila të integron në çdo moment me disiplinat e tjera të mësimdhënies dhe që nuk

mund të realizohen pa bashkëpunimin pedagog – student brenda orës së mësimit. Pra ku janë këto shpjegime teorike?

Përse nuk inkuadrohen në orë leksionesh? Profesioni nuk është punë me mëditje, por në të kundërt është një proces

krijues i cili metodologjinë e vet e përcjell në mënyrë universale tek studentët, mësuesit, nxënësit dhe fëmijët (më vjen

keq që nuk ka vend për krahasime lënda e Gjuhës së Huaj, sepse nuk ka as edhe një semestër të programuar për të, sikur

të ishim vendi që gjuhën tonë na e flasin dhe shkruajnë e gjithë bota gjeografike{?}).

Problemet, pavarësisht nga filozofia edukimit dhe kujdesit për veten, të cilat ndeshen për

hapësirë midis tyre janë prapëseprapë, ndonjëherë të instrumentalizuara nga synimi i shumë

personave, të cilët luftojnë me format e “vjetra” për të qenë më të favorizuar në kujdesin për veten15

(pedagogu dhe lënda mësimore / dominim, autoritet dhe shpërblime monetare).

14 “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 132 15 “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 132

Page 15: Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008

Ekspertët përballë Rregullit Demokratik; “Çfarë të dijmë dhe si të mësojmë”

Bujar Kapllani – Pedagog Arti – Universiteti Elbasan 05.2008

Faq

e 1

5

Këto lëshime ekzistojnë dhe veprojnë në një reaksion zinxhir deri në nivel shkolle e klase, në çdo territor

gjeografik, duke krijuar hapësira boshe të edukimit artistik të brezit të ardhshëm, brenda sistemit kombëtar të arsimimit.

Pikërisht ky përfundim më shtyn të merrem me këtë analizë krahasuese, midis të dhënave brenda kurrikulës në Fakultetin

e Edukimit dhe “Planifikimin e Kurrikulave për Shkollat Moderne”, pasi vetë natyra e njohurive të artit, kërkon në këto

momente fenomenizimin e edukimit artistik në përputhje me praktikat e shkollave perëndimore. Por asgjë nuk ecën në

rrugën e duhur nëse nuk zgjidhim së pari problemet që na shqetësojnë të gjithëve.

8. Referuar:16

“ A Sociology of Education”– Ronald G.Corëin – NY/1965

– Expert versus democratic rule – fq. 130-132

“Curriculum Planning” – J. Galen Saylor & Wlliam M. Alexander – NY, London/1966

– The Theory and Process of Curriculum Planning– faqe 7, 18.

- The Bases for Curriculum Planning – faqe 138.

- Competition and Balance among the Subjects – faqe 329.

- Procedures of Curriculum Planning – faqe 416, 428, 441.

“A Decade of Transition in Europian Higher Education” – Per Nyborg

– Tiran Seminar 7-8 November 2002

‘Ligji Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë’

- ligji Nr. 9741, datë 21.5.2007.

“Plani Mësimor i Degës Cikli Fillor & Parashkollor 2008-2011”

Maj 2008

16 1 - Kurt Wolf “Sociologjia e Georg Simmel” 1950/fq. 287.

Në “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin fq. 131 2 - “The Limitations of the Experts” /Harold J. Laski, në “The Intelectuals” / George B. De Huszar – 1960/

fq. 167. Në “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 131 3 - Plani Mesimor i Fakultetit Edukimit dega Mësuesi & Parashkollor 2008-2011 4 -“Curriculum Planning for Modern Schools”/ J.G.Saylor & W.M.Alexander 1966/ fq. 329

5 - “Bureaucracy in modern Society” 1956/ fq. 107.

Në “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 131 6 -“A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 131 7 - “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 131 8 - Projekt-Plani Mësimor -‘Maj 2008’, për Fakultetin e Edukimit dega Mësuesi & Parashkollor. 9 -“Curriculum Planing of Modern Schools” 1966 / J.G. Saylor & W.M. Alexander. fq. 8 10 -“Curriculum Planing of Modern Schools” 1966 / J.G.Saylor & W.M.Alexander. fq. 3 – 43/ Tabela fq. 7 11 -“The Challenge of our Times” – Modern Education and Human Values (Pittsburgh 1950) Oliver Franks, në

“Curriculum Planing of Modern Schools” 1966 / J.G. Saylor & W.M. Alexander. fq.46 12 - “What High School Pupils Study” Edith S. Greer & Richard M. Harbeck (Washington D.C: US Office of Education

Bulletin, 1962, no. 10, fq 110, në “Curriculum Planning for Modern Schools” fq. 329 13 - “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 131 14 - “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 132 15 - “A Sociology of Education” Ronald G. Corvin 1965/ fq. 132