- Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe...
Transcript of - Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë · Duhani, alkooli, droga dhe...
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I MJEKËSISË
PROGRAMI INFERMIERI
PUNIM DIPLOME
Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë
Kandidatja: Mentori:
Edona Thaqi Prof.Ass.Dr. Ilirjana Raça Bunjaku
Gjakovë, Nëntor 2019
Punimi me titull “Kujdesi imfermieror tek pacientet me sëmundje të varësisë” është realizuar në
Universitetin e Mjekësisë “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Mentori: Prof.Ass.Dr. Ilirjana Raça Bunjaku
Punimi përfshinë:
faqe tabela Ilustrime-foto grafikonë
37 1 6+1 5
KOMISIONI
Kryetar______________________________________
Anëtar_______________________________________
Anëtar_______________________________________
Kandidate Nënshkrimi
______________________ ______________
Deklaratë
Nën përgjegjësinë time morale dhe profesionale deklaroj se punimi me titull “Kujdesi imfermieror
tek pacientët me sëmundje të varësisë” është punuar në mënyrë individuale gjithnjë duke ju
referuar udhëzimeve që disponon Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” konkretisht Fakulteti i
Mjekësisë për punimin e diplomës. Gjithashtu deklaroj se i njejti punim asnjëherë nuk është
prezantuar përpara një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri ose pjesë të
veçanta të tij. Punimi në fjalë nuk përmban material të shkruar nga një person tjetër përpos rasteve
të cituara dhe referuara sipas rregullave.
Falenderimet
Realizimi i punimit me titull “Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë”, nuk do
të ishte i mundur pa ndihmën dhe përkushtimin profesional të udhëheqëses së punimit doktoreshën
Ilirjana Raça Bunjaku, prandaj sot ndaj mirënjohjen time të veçantë për profesoreshën lidhur me
hartimin e studimit, metodologjinë, vlerësimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Gjithashtu u jam mirënjohëse dhe punonjësve të biblotekës profesionale të fakultetit të
infermierisë, që m’u gjendën në çdo moment për të më ndihmuar me informacione dhe materiale
nga më të ndryshmet duke treguar ndaj meje një përkushtim të madh.
Mirënjohje të veçantë sot dua të ndaj edhe për Universitetin “Fehmi Agani”, për mundësinë e
ofruar, si dhe për të gjithë pedagogët të cilët me përkushtim realizuan ligjeratat e tyre përgjatë tri
viteve të studimeve.
Sinqerisht, Edona Thaqi
Përmbajtja:
Abstrakt ........................................................................................................................................... 6
Hyrje ............................................................................................................................................... 7
Kapitulli -I- ..................................................................................................................................... 9
1. Si përkufizohet varësia? ........................................................................................................... 9
1.1. Si krijohet varësia nga substancat .................................................................................. 11
1.2. Simptomat e varësisë ...................................................................................................... 13
1.3. Efektet e varësisë ............................................................................................................ 13
1.4. Faktorët e rrezikut për varësinë ...................................................................................... 13
1.5. Varësia nga droga ........................................................................................................... 14
1.6. Indikacionet kryesore dhe sjelljet për mundësi të tërheqjes nga varësia....................... 15
1.7. Metodat e trajtimit .......................................................................................................... 16
1.8. Varësia nga duhani-nikotina........................................................................................... 17
1.8.1. Varësia ndaj duhanit mund të jetë e pranishme .......................................................... 17
1.8.2. Trajtimi dhe metodat ndihmuese ................................................................................ 18
1.9. Varësia nga alkooli ......................................................................................................... 19
1.9.1. Përdorimi i alkoolit dhe duhanit njëkohësisht, pasojat shëndetësore ......................... 20
Kapitulli-II- .................................................................................................................................. 22
2. Kujdesi infermieror tek sëmundjet e varësisë- droga, alkooli dhe duhani ......................... 22
2.1. Modeli i shumëfishtë i komponentëve për alkoolin dhe infermierinë e drogës.. ........... 23
2.2. Menaxhimi i ilaçeve ....................................................................................................... 25
2.3. Trajtimi pacientit përmes kujdesit infermieror............................................................... 26
Kapitulli-III- ................................................................................................................................. 27
3. Rezultatet e hulumtimit ...................................................................................................... 27
3.2. Rast studimi ........................................................................................................................ 29
3.3. Fushat që duhen vlerësuar në lidhje me sjelljet ................................................................. 29
Diskutime…………………………………………………………………………………………………………………………………………….34
Përfundime .................................................................................................................................... 33
Rekomandime ............................................................................................................................... 34
Literatura ....................................................................................................................................... 35
Abstrakt
Përdorimi i alkoolit, duhanit dhe drogave të tjera (ADDT) përbën një rrezik të madh për shoqërinë.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përdorimi i alkoolit dhe duhanit renditet
midis 10 faktorëve kryesorë të rrezikut për shëndetin në të gjithë botën, ndërsa përdorimi i drogave
të paligjshme renditet ndër 10 faktorët kryesorë të rrezikut për shëndetin në vendet e zhvilluara.
Varësia shkaktohet nga një kombinim i faktorëve të sjelljes, mjedisit dhe atyre biologjik.1 Faktorët
e rreziqeve gjenetike përbëjnë rreth gjysmën e gjasave që një individ të zhvillojë varësi.
Varësia përfshin ndryshime në funksionimin e trurit dhe trupit ku këto ndryshime mund të sillen
nga përdorimi i substancave të rrezikshme ose mund të ekzistojnë para.
Pasojat e varësisë së patrajtuar shpesh përfshijnë çrregullime të tjera të shëndetit fizik dhe mendor
që kërkojnë kujdes të specializuar mjekësor sepse nëse varësia nuk trajtohet me kalimin e kohës,
ajo bëhet më e rëndë, më shqetësuese dhe kërcënuese për jetën. Duhani, alkooli, droga dhe
substancat e tjera varësuese mund të stimulojnë këtë sistem shpërblimi.2 Kur njerëzit varen nga
përdorimi i këtyre materialeve, veprimet normale dhe fizike nuk mund të ofrojnë stimulimet e
mjaftueshme për gëzimin, prandaj vështirë se mund të heqin dorë nga këto substanca dhe si të tilla
ato mund të dëmtojnë trurin dhe shumë organe të tjera të personit abuzues me këto substanca.
Përdorimi i tyre për një kohë të gjatë mund të shkaktojë zvogëlimin e neuroneve të dopaminës,
duke ulur në mënyrë të dukshme aftësitë e prodhimit, rezervës dhe lëshimit të dopaminës.3
Varësia e drogës, në termat më të thjeshtë është detyrimi i fortë për të marrë dhe përdorur
substanca, edhe pse ka të ngjarë të ndodhin një numër pasojash të padëshirueshme dhe të
rrezikshme. Ndërkaq efektet e cigareve në trupin e njeriut janë të shumta dhe ato ndikojnë çdo ditë
në jetën e duhanpirësit. Edhe alkooli konsiderohet si një substancë i cili shkakton në trurin e njeriut
të paktën 6 efekte negative. Pjesa e parë e trupit që preket nga efektet e alkoolit ka të bëjë me zonën
ballore të trurit, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e vetëkontrollit, vullnetit, aftësisë për
mprehtësi dhe vëmendje.
Fjalët kyçe: varësi, destabilizim, sëmundje, stimulues.
Hyrje
Sëmundjet e varësisë janë sëmundje të cilat kërkojnë trajtim të veçantë ngase varësia gjithmonë
nga studiuesit shëndetësorë është konsideruar si diqka shkatërruese. Si tillë varësia konsiderohet
si një sëmundje kronike e trurit cila përfshinë përdorimin e pashmangëshëm të substancave
pavarësisht pasojave të dëmshme në shëndet dhe marrëdhënie shoqërore të cilat natyrshëm edhe
1 Grupi i Punës i Raportit Kombëtar 2013 të Shqipërisë mbi Gjendjen e Drogës, fq.25. 2 Po aty, fq.26. 3 R. Nurboja “Droga ne Kosove-Stop”, Peje 1996, fq.45.
mund ta rrezikojnë shëndetin e pacientit. Në raste të tilla pacientët ndihen të skllavëruar apo edhe
qëndrojnë të lidhur ngushtësisht me substanca të ndryshme të cilat dëmtojnë gjykimin dhe
mirëqenien emocionale.4 Profesionistët shëndetësorë vazhdimisht krijojnë fushata sensibilizuese
përmes të cilave synojnë të inkurajojnë aftësimin e individëve të varur nga substanca të ndryshme
që ti drejtohen me kohë trajtimit me synimin që të ulin dipendencën nga këto substanca duke
përmirësuar shëndetin në përgjithësi dhe mirëqenien sociale gjithsesi duke përqafuar një stil të ri
të të jetuarit të lirë nga mëvarshmëria e substancave të cilat mund të kenë edhe pasoja fatale.5
Alkooli dhe duhani klasifikohen si substanca psikoaktive duke qenë se ato kanë vetinë të
ndryshojnë gjendjen shpirtërore dhe mënyrën e të menduarit. 6 Keqpërdorimi i substancave
psikoaktive, që në një masë më të vogël a më të madhe, ka përfshirë gjithë globin, ka zhvillim
kronik dhe progresiv dhe shkakton dëmtime të rënda të shëndetit fizik dhe shpirtëror si dhe
çrregullime të sjelljes, që në formën e tij më të vështirë, shkakton devijime të çuditshme sociale
dhe aktivitete të ndryshme kriminale.7
Qëllimi dhe objektivat
Punimi me titull “Kujdesi infermieror tek pacientët me sëmundje të varësisë” synon të paraqes
një pasqyrë faktike të gjendjes së pacientëve të varur nga drogat e ligjshme dhe ato jo të
ligjshme. Materiali mund të shfrytëzohet edhe për hulumtime shtesë në këtë fushë.
Objektivat:
4 R.B.Wallace, “Shëndet publik & mjekësi parandaluese”, TABERNAKUL, 2014, fq.124. 5Osmani, K. Lutfiu, OJQ “PSIKOTERAPIA”, Prishtinë, 2003, fq.45. 6 Neurosciene of psychoactive substance use and dependence. Geneva, 2004, fq.16. 7 R. Nurboja “Droga ne Kosove-Stop”, Peje 1996, fq.54.
Studentët e infermierisë të njohin shkaqet dhe pasojat që mund ti kenë pacientët me
sëmundje të varësisë.
Hulumtojnë dhe krahasojnë gjendjen gjinore në dy vitet e fundit tek këta pacientë
Metodologjia
Për realizimin e këtij punimi është shfrytëzuar metoda e hulumtimit dhe ajo e studimit të rasteve e
ndërtuar mbi hipotezat e ngritura.
Janë anketuar:
30 respodentë përdorues të drogave të ligjshme, duhan dhe alkool
2 respodentë përdorues të drogave të paligjshme
Kapitulli -I-
1. Si përkufizohet varësia?
Sëmundjet e varësisë përkufizohen si një gjendje që rezulton nga absorbimi periodik ose i
vazhdueshëm i një substance të caktuar. Sipas natyrës së drogës së konsumuar siç janë:
medikamentet, duhani, alkooli, hashish, heroinë etj, gjendjes së subjektit dhe tolerancës së tij ndaj
produktit, varësia pastaj mund të specifikohet në llojin e saj.8 Si e tillë varësia konsiderohet si
8 C. Vasev, Hyrje ne çeshtje kriminale dhe toksimanisë dhe të varshmërisë, “Punime te zgjedhura”, Beograd 1976,
fq.54.
ansambli i fenomeneve të sjelljes, fenomeneve konjitive (të njohjes) dhe atyre fiziologjike që
rrjedhin nga konsumimi i përsëritur i një substance psikoaktive, tipikisht e shoqëruar:9
me një dëshirë të fuqishme për të marrë drogë,
me një vështirësi për të kontrolluar konsumimin,
me një vazhdim të konsumimit, megjithë, pasojat e dëmshme,
me një mos investim progresiv për aktivitete të tjera,
me obligime në përfitim të konsumimit të kësaj droge,
Çrregullimet e përdorimit të substancave karakterizohen nga një model i vazhdueshëm patologjik
i përdorimit të substancave psikoaktive që rezultojnë në përsëritje të pafavorshme fiziologjike, të
sjelljes dhe pasojave sociale.10
ICD 10 përcakton sindromën e varësisë si: “Një grup fenomenesh fiziologjike, sjelljeje dhe njohëse
në të cilën përdorimi i një substance ose një klase substancash merr një përparësi shumë më të
lartë për një individ të caktuar sesa sjelljet e tjera që dikur kishin një vlerë më të madhe”'11
Sëmundjett e varësisë specifikohen në varësinë fizike, psikologjike dhe sindromen e shkëputjes
ose zverdhjes.12
Varësia fizike: vlerësohet si një gjendje me turbullime organike sadoqë droga ndalohet
së konsumuari konstatohet si një gjendje e mungeses e karakterizuar nga të vjella, nga
ngërqe, ankth i vazhdueshëm. Si e tillë zakonisht shfaqet me sindromën e shkëputjes
(zverdhjes) që vjen si pasardhëse. Kjo gjendje rezulton si një adaptim i organizmit me një
psikotrop në mënyrë të tillë që te ndalimi i konsumimit të substancave vazhdimisht sjellë
reagime psikologjike dhe fiziologjike.
9 Po aty, fq.55. 10 C. Vasev, Hyrje ne çeshtje kriminale dhe toksimanisë dhe të varshmërise, “Punime te zgjedhura”, Beograd 1976,
fq.56. 11 Komiteti i Ekspertëve të OBSH-së për Departamentin e Drogës, 1998. 12 Komiteti i Ekspertëve të OBSH-së për Departamentin e Drogës, 1998.
Varësia psikologjike: vlerësohet si një gjendje e cila përkthehet në nevojën për të
konsumuar substanca që modifikojnë aktivitetin mendor. Kjo varësi provokon një dëshirë
të fiksuar e tiranike për të vrapuar tek produkti i kërkuar. Një gjendje e tillë evidentohet
një proces të karakterit të fiksimit që e dërgon përdoruesin në gjendjen e të ndjerit mirë
apo të adaptuar natyrshëm me realitetin. Kjo situatë vlerësohet si një proces që përfshinë
një adaptim të kushtueshëm dhe shkatërrues i mbështetur në zakonet, gjendjen afektike,
stilin e jetës së individit sesa mbi vetë substancën.
Sindroma e shkëputjes apo e zverdhjes përfshinë grupin e simptomave të provokuara
prej ndalimit të menjëhershëm të konsumimit të një substance psikotrope. Si e tillë kjo
situatë varion në formë dhe intensitet jo vetëm sipas substancave dhe dozave të
konsumuara por edhe të ndikuara sipas kontekstit socio-kulturor ku personi gjindet.
Specialistët mjekësorë në studimet e tyre kanë konstatuar se sa më tepër të shtohet
kohëhëzgjatja e veprimit të substancës, aq më e madhe është kohëzgjatja para shfaqjes së
simptomave të shkëputjes dhe aq më gjatë mund të zgjasë “zvjerdhja”.
1.1. Si krijohet varësia nga substancat
Njerëzit vazhdimisht në përditshmerinë e tyre ndiejnë kënaqësi kur plotësohen nevojat themelore
siç janë uria, etja dhe seksi por në shumicën e rasteve, këto ndjenja kënaqësie shkaktohen nga
lëshimi i disa kimikateve në tru. Shumica e këtyre substancave shkaktojnë që truri të lëshojë nivele
të larta të këtyre kimikateve të njejta që shoqërohen me kënaqësi ose shpërblim.13
Me kalimin e kohës, lëshimi i vazhdueshëm i këtyre kimikateve shkakton ndryshime në sistemet
e trurit të përfshira në shpërblim, motivim dhe memorie. Individi gjithashtu mund të përjetojë
dëshira të forta për substancën varëse dhe do të vazhdojë ta përdorë atë pavarësisht pasojave të
dëmshme ose të rrezikshme. Personi gjithashtu do të preferojë ilaçin ndaj kënaqësive të tjera të
shëndetshme dhe mund të humbasë interesin për aktivitetet normale të jetës.14 Në formën më
kronike të sëmundjes, varësia mund të bëjë që një person të ndalojë kujdesin për mirëqenien e vet
ose të mbijetesës.
13 Kandall SR. Substance and shadoë: a history of women and addiction in the United States-1850. To present. Cambridge, MA: Harvard University Press 1996, fq.211. 14 Po aty, fq.212.
Këto ndryshime në tru mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë, edhe pasi personi të ndalojë
përdorimin e substancave. Besohet se këto ndryshime mund t'i lënë ata me varësi të prekshme nga
shenjat fizike dhe mjedisore që ata shoqërojnë me përdorimin e substancave, i njohur gjithashtu si
shkaktues, të cilat mund të rrisin rrezikun e tyre për relapsin.15
Rreth 25-50% e njerëzve me një problem të përdorimit të substancave duket se kanë një çrregullim
të rëndë kronik. Për ta, varësia është një sëmundje progresive, relaksuese që kërkon trajtime
intensive dhe kujdes të vazhdueshëm, monitorim dhe mbështetje familjare ose kolegëve për të
menaxhuar shërimin e tyre.
Lajmi i mirë është se edhe forma më e rëndë, kronike e çrregullimit mund të jetë e menaxhueshme
dhe e kthyeshme, zakonisht me trajtim afatgjatë, monitorim dhe mbështetje të vazhdueshme për
shërim. Disa njerëz mendojnë se varësia nuk mund të jetë sëmundje sepse është shkaktuar nga
zgjedhja e individit për të përdorur drogë ose alkool. Ndërsa përdorimi i parë (ose përdorimi në
fazën e hershme) mund të jetë sipas dëshirës, pasi truri të jetë ndryshuar nga varësia, shumica e
ekspertëve besojnë se personi humbë kontrollin mbi sjelljen e tij. Zgjedhja nuk përcakton nëse
diçka është sëmundje. Sëmundja e zemrës, diabeti dhe disa forma të kancerit përfshijnë zgjedhje
personale si dietë, stërvitje, ekspozim në diell, etj. Një sëmundje është ajo që ndodh në trup si
rezultat i atyre zgjedhjeve.16
Disa studime të tjera argumentojnë se varësia nuk është një sëmundje sepse disa njerëz me varësi
përmirësohen pa trajtim. Njerëzit me një çrregullim të përdorimit të substancave të buta mund të
shërohen me pak ose aspak trajtim. Njerëzit me formën më serioze të varësisë zakonisht kanë
nevojë për trajtim intensiv të ndjekur nga menaxhimi i përjetshëm i sëmundjes. Sidoqoftë, disa
njerëz me varësi të rëndë ndalojnë të pinë ose përdorin drogë pa trajtim, zakonisht pasi kalojnë një
krizë serioze familjare, sociale, profesionale, fizike ose shpirtërore.17 Të tjerët arrijnë shkathtësi
duke marrë pjesë në takime për ndihmë vetjake (12-hapëshe ose AA) pa marrë trajtim profesional,
nëse ka, shumë.18
15 Po aty, fq.215. 16 C. Vasev, Hyrje ne çështje kriminale dhe toksimanisë dhe të varshmërisë, “Punime te zgjedhura”, Beograd 1976,
fq.124.
17 Po aty, fq.125. 18 Po aty, fq.126.
Simptomat e varësisë- Sipas Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore,
Edicioni i Pestë (DSM-5), simptomat e një çrregullimi të përdorimit të substancave mund të
përfshijnë:
1.2. Efektet e varësisë
Efektet e varësisë konsiderohen të jenë shumëdimensionale kjo për faktin se sëmundja e varësisë
mund të ndikojë tek një individ jo vetëm në një nivel biologjik, por edhe në atë psikologjik,
shoqëror dhe shpirtëror. Varësia nga cilado substancë mund të ndikojë negativisht në shëndetin
fizik të një individi, shëndetin mendor, shpirtëror, funksionimin ndërnjerëzor e shoqëror,
profesional, akademik dhe funksionimin e brendshëm.19
1.3. Faktorët e rrezikut për varësinë
Egzistojnë shumë faktorë që mund të rrisin rrezikun e një individi për të krijuar një varësi, duke
përfshirë gjenetikën e tyre, mjedisin, biologjinë, psikologjinë, moshën e përdorimit të parë,
varësinë e drogës së përdorur dhe shpeshtësinë e përdorimit të drogës. Faktorët e rrezikut mjedisor
mund të përfshijnë familjen, kulturën, bashkëmoshatarët, mbështetjen sociale (ose mungesën e
19 O.Peric, Parandalimi i keqpërdorimit të pijeve narkotike ne planin ndërkombëtar, Zbornik IKSI, Beograd 1974,
fq.96.
Një dëshirë ose përpjekje e pasuksesshme për të kontrolluar, ulur ose ndaluar përdorimin e
substancave
Konsumuesit përdorin substanca më shumë
sesa synohet
Lakmi për të përdorur substancën
Përdorimi i përsëritur i substancës në
situata të rrezikshme
Rritet përdorimi për të arritur të njëjtin
efekt
Përdorimi i vazhdueshëm i
substancave pavarësisht
problemeve që shkakton
Substanca ndërhyn në përmbushjen e
detyrimeve
tyre), traumat, stresorët, toksinat, dhe disponueshmërinë, aksesin e substancave. 20 Faktorët e
rrezikut biologjik mund të përfshijnë deficite në funksionin neurologjik, inflamacion nga shkaqe
të ndryshme dhe sëmundje të tjera fizike. Faktorët e rrezikut psikologjik mund të përfshijnë modele
mendimi, shtrembërime konjitive (mendim) dhe afektive (humor), temperament (personalitet),
kontrollin e impulsit dhe sëmundje të tjera mendore.
1.4. Varësia e nga droga
Varësia nga droga është një sëmundje kronike, rikthyese e trurit, që shoqërohet me sjellje
kompulsive dhe dëshirë të parezistueshme për të përdorur drogë, pa marrë parasysh pasojat dhe
dëmet jo vetëm ndaj vetës por edhe ndaj rrethit. Varësia e drogës sipas profesionistëve
shëndetësorë konsiderohet edhe si çrregullim i përdorimit të substancave, drejt një sëmundjeje që
prek trurin dhe sjelljen e një personi dhe çon në paaftësi për të kontrolluar përdorimin e një ilaçi.
Varësia e drogës mund të fillojë me përdorimin eksperimental të një droge rekreative në situata
sociale e cila dita ditës mund të bëhet më e shpeshtë dhe si e tillë fillimisht fillon me ekspozimin
ndaj ilaçeve të përshkruara, ose marrjen e ilaçeve nga një mik apo i afërm i cili është përshkruar
me ilaçe. Kur një person përjeton varësi, ata nuk mund të kontrollojnë sesi përdorin një substancë
ose marrin pjesë në një aktivitet, dhe bëhen të varur nga ajo për të përballuar jetën e përditshme.21
Me kalimin e kohës, personat të cilët konsumojnë drogë mund të kenë nevojë për doza më të mëdha
të ilaçit duke kuptuar natyrshëm se përdorimi i kësaj substance mund ta bëj atë të ndjehet i sëmurë
fizikisht me simptoma të tërheqjes.22
Varësia ndaj kësaj substance vazhdon të jetë më e rrezikuar atëherë kur mund të jetë në rrezik
shëndeti i personit që abuzon me këtë substancë duke shkaktuar edhe ndryshime në sistemet apo
qarqet tjera të trurit dhe si të tilla ta dëmtojnë seriozisht edhe :
20 O.Peric, Parandalimi i keqpërdorimit të pijeve narkotike në planin ndërkombëtar, Zbornik IKSI, Beograd 1974, fq,
96. 21 A. Dida, “Patologjia shoqërore e të miturve të Kosovës”, Prishtine 1966, fq.16. 22 A. Dida, “Patologjia shoqërore e të miturve të Kosovës”, Prishtine 1966, fq.18.
1.5. Indikacionet kryesore dhe sjelljet për mundësi të tërheqjes nga varësia
Egzistojnë indikacione nga më të ndryshmet të cilat mund ti përjetoj një person i cili abuzon me
ndonjë substancë narkotike. Disa prej tyre janë të specifikuara si më poshtë të cilat qartë pasqyrojnë
mënyrën e pakontrolluar të personit abuzues me drogën.
aftësinë për të mësuar
gjykimin
vendimmarrjen
kujtesen
në
Duhet theksuar se kur një person ka një varësi, dhe ata ndalojnë marrjen e substancës ose
përfshirjen në sjellje, mund të shfaqin simptoma të caktuara:
ankth nervozizëm dridhje lëkundje
të vjella të përziera lodhje humbje e oreksit
Foto nr.1. Marrja e drogës përmes ingjeksioneve
1.6. Metodat e trajtimit
Për të trajtuar një person i cili konsiderohet se ka varësi nga konsumimi i substancave narkotike
kërkohet një përkushtim tejet i madh i punëtorëve shëndetësorë si dhe mbështetje maksimale nga
mënyrë të pakontrollueshme duke kërkuar ilaçe
rritja e marrjes së rrezikut, si për të hyrë në substancë ose
aktivitet, ashtu edhe gjatë përdorimit të saj ose përfshirjes
në të
duke u angazhuar në mënyrë të pakontrollueshme në nivele të
dëmshme të sjelljes së formimit të zakonit
fshehjen e substancave ose sjelljeve dhe përndryshe duke
ushtruar fshehtësi, për shembull, duke refuzuar të
shpjegojë dëmtimet që ndodhin gjatë ndikimit
paaftësia për të ndaluar përdorimin e një droge,
megjithëse mund të jetë duke shkaktuar probleme
shëndetësore ose probleme personale, siç janë çështjet me
punësim ose marrëdhënie
vështirësi në marrëdhënie, të cilat shpesh përfshijnë
dëmtimin e njerëzve që identifikojnë varësinë
lënia pas dore ose humbja e interesit për veprimtari që nuk
përfshijnë substancën ose sjelljen e dëmshme
ndryshime të thella në pamjen, përfshirë një braktisje të
dukshme të higjenës
ana e familjarëve dhe miqëve prandaj krijimi i grupeve mbështetëse dhe programet e rehabilitimit
mund të jenë jetike për shërimin.23
Përparimet medicinale dhe përparimi në diagnostikimin e kanë ndihmuar komunitetin mjekësor të
zhvillojë mënyra të ndryshme për të menaxhuar dhe zgjidhur varësinë.
Një person me një varësi nuk është në gjendje të ndalojë marrjen e një substance ose të përfshihet
në një sjellje, megjithëse ka efekte të dëmshme në jetën e përditshme.24 Metodat rehabilituese
përfshijnë:
terapinë e sjelljes dhe këshillimit
mjekim dhe trajtim të bazuar në ilaçe
pajisje mjekësore për të trajtuar tërheqjen
trajtimi i faktorëve psikologjik të lidhur, siç është depresioni
kujdesi i vazhdueshëm për të zvogëluar rrezikun e relapsit
1.7. Varësia nga duhani-nikotina
Një nga substancat më të abuzuara në botë konsiderohet të jetë duhani prandaj edhe Qendrat për
Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësojnë se duhani shkakton 6 milion vdekje nga
burimi i besueshëm në vit. Nikotina është kimikati kryesor i varur në duhan i cili shkakton një
nxitim të adrenalinës kur përthithet në rrjedhën e gjakut ose thithet përmes tymit të cigares dhe si
e tillë shkakton një rritje të dopaminës e cila shpesh quhet edhe kimikate "e lumtur" e trurit. Si çdo
ilaç tjetër, përdorimi i duhanit me kalimin e kohës mund të shkaktojë një varësi fizike dhe
psikologjike.25
1.7.1. Varësia ndaj duhanit mund të jetë e pranishme nëse personi:
nuk mund të ndalojë pirjen e duhanit ose përtypjen, pavarësisht përpjekjeve për të lënë
ka simptoma të tërheqjes kur ata përpiqen të lënë (duart e lëkundura, djersitje, nervozizëm,
ose rrahje e shpejtë e zemrës)
23 R. Nurboja “Droga në Kosovë-Stop”, Pejë 1996, fq.36. 24 Robert Fabijani, “Rrugët e drogës”, 1995, fq.45. 25 S. Vranica, "Narkomania", Kosovë, viti 2003, fq.68.
duhet të pijë duhan ose të përtypet pas çdo vakti ose pas një periudhe të gjatë kohore pa
përdorur, siç është pas një filmi ose takimi pune
ka nevojë për produkte të duhanit që të ndjehen "normal" ose t'u drejtohen atyre gjatë stresit
heq dorë nga aktivitetet ose nuk do të marrë pjesë në ngjarje kur pirja e duhanit ose
përdorimi i duhanit nuk lejohet
vazhdon të pijë duhan pavarësisht problemeve shëndetësore
Varësia ndaj duhanit mund të ketë pasoja fatale pa trajtim dhe në shumë raste përdorimi i
pakontrolluar i duhanit mund të shkaktojë:
kanceret e mushkërive fytit dhe gojës sëmundje të zemrës apo
sëmundje kronike të mushkërive si emfizema dhe bronkiti
Nikotina vlerësohet si mjaft problematike në moshë të re sepse adoleshentët fillojnë të
eksperimentojnë me pirjen e duhanit zakonisht në moshën 14 ose 15 vjeç, apo edhe më herët, një
fazë jete kur truri është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj nikotinës.26
Përveç efektit të nikotinës në tru, përvojës së tërheqjes së nikotinës dhe proceseve mësimore
asociative, faktorë të tjerë luajnë një rol kontribues në faktin nëse përdorimi i duhanit është i
iniciuar apo i qëndrueshëm. Këta faktorë përfshijnë kulturën mjedisore (hyrja dhe
disponueshmëria e produkteve të duhanit, ndalimet e përdorimit të duhanit, kostoja, pranimi dhe
modelimi shoqëror) dhe karakteristikat e individit (gjenet, çrregullimet e psikiatrisë bashkë-
morbide dhe veçoritë e personalitetit). Në lidhje me faktorët e fundit, inicimi i sjelljes së pirjes së
duhanit dhe kalimi në varësi (d.m.th. pirja e duhanit të vazhdueshëm) është zbuluar të tregojë
trashëgiminë e fortë.
1.7.2. Trajtimi dhe metodat ndihmuese
Varësia e nikotinës ose duhanit duhet të trajtohet si një sëmundje kronike prandaj edhe trajtimi
mund të kërkojë përpjekje të vazhdueshme në përpjekjen për të ndihmuar përdoruesit e duhanit në
përpjekjet e tyre për të lënë. Relapsi duhet të shihet si një ngjarje e mundshme. Në mesin e
duhanpirësve që pushojnë pa trajtim, përqindja që mund të arrijnë abstenencën për të paktën një
26 Schuckit, M. A. (2000). Drug and alcohol abuse (5. Ed.). Nueva York: Plenum.
javë është 25-51% dhe të paktën tre muaj është 10-20%. Me gjashtë muaj, vetëm 3-5% kanë arritur
abstenencën e zgjatur (150).
Trajtimi mund të përmirësojë këto rezultate:
Trajtimi mund të përfshijë përdorimin e mënyrave të ndryshme të këshillimit dhe llojeve
të ndryshme të farmakoterapisë.
Mund të përfshijë gjithashtu përdorimin e ilaçeve të shumta.
Komponenti më kritik i kujdesit është ofrimi aktual i trajtimeve të tilla. Dorëzimi i trajtimeve mund
të lehtësohet duke zhvilluar infrastrukturën për të promovuar identifikimin e duhanpirësve në
secilën vizitë në klinikë, duke trajnuar profesionistë të kujdesit shëndetësor për trajtime të varësisë
nga nikotina, duke siguruar ndërprerje të duhanit produkte medicinale në formular, dhe duke
siguruar mbulim të kujdesit shëndetësor për ndërprerjen e duhanit .
1.8. Varësia nga alkooli
Alkooli është një substancë ligjore e kontrolluar që ul ankthin dhe frenimet. Ai gjithashtu ka një
gamë të gjerë të efekteve anësore nga humbja e koordinimit deri tek fjalimi i paqartë. Jo të gjithë
ata që pinë alkool mund të konsiderohen alkoolik. Megjithë nënkuptimin negativ me të cilin është
e lidhur fjala “alkool”, mendohet se kjo substancë ka efekte të kundërta për shëndetin e individëve
në varësi të sasisë që konsumohet.27
Alkooli zakonisht konsumohet si pije në forma të ndryshme, përfshirë birrën, verën dhe lëngun e
fortë. Ai prek të gjithë në mënyra të ndryshme. Gjenet, mjedisi dhe dieta mund të ndikojnë nëse
një person është i prirur të zhvillojë një sëmundje të lidhur me alkoolin, ndërsa faktorë të tillë si
mosha, pesha dhe seksi mund të ndikojnë në efektet më të menjëhershme të alkoolit.28 Alkooli
është një depresiv i sistemit nervor qendror (CNS), kështu që ngadalëson proceset mendore dhe
trupore.29 Me konsumimin e parë të alkoolit, përdoruesit mund të pësojnë një rënie të ndjenjave të
ankthit ose stresit. Zakonisht vlerësohet si një lubrifikant shoqëror, që do të thotë që pirësit kanë
më shumë të ngjarë të ndiejnë besim në takimin me njerëz të rinj dhe më pak të shqetësuar me
27 Neurosciene of psychoactive substance use and dependence. Geneva, 2004, fq.19. 28 Po aty, fq.20. 29Neurosciene of psychoactive substance use and dependence. Geneva, 2004, fq.22.
mënyrën sesi perceptohen nga të tjerët. Për shkak se alkooli është i ligjshëm dhe pranohet gjerësisht
në shoqëri, është e vështirë të tregohet ndryshimi midis përdorimit të rastësishëm dhe abuzimit.
Në përgjithësi, çdo përdorim i alkoolit që sjellë pasoja negative konsiderohet abuzim dhe disa nga
pasojat negative të përdorimit të alkoolit përfshijnë:
Varësia e alkoolit, e njohur edhe si alkoolizmi, shënohet nga një mall për alkoolin dhe paaftësi për
të ndaluar pirjen, edhe kur shkakton dëm ekstrem personal ose shoqëror. Shenjat e një varësie nga
alkooli përfshijnë shpesh pirjen më shumë seç synohet, duke dashur të ndalosh pirjen, por
paaftësinë për të, zhvillimin e një tolerance ndaj alkoolit, ndjenjën e simptomave të tërheqjes kur
ndalon, duke lënë përgjegjësitë personale dhe profesionale të flakërojnë në favor të pirjes dhe
shpenzimit të një sasie ekstreme të kohë duke u përpjekur për të marrë dhe pirë alkool.
Shumë njerëz që luftojnë me varësinë e alkoolit e kanë të vështirë ose të pamundur të braktisin pa
ndihmën ose mbështetjen e të tjerëve. Ka shumë profesionistë dhe grupe mbështetëse të dizajnuara
që ofrojnë ndihmë për këta persona duke gjetur strukturën më të mirë të rehabilitimit që është e
përshtatshme për pacientin. Një model i zakoneve jo të shëndetshme ose të rrezikshme të pirjes, i
njohur klinikisht si një sëmundje e përdorimit të alkoolit, mund të shkojë në ashpërsi. Me kalimin
e kohës, ajo mund të ndikojë në tru dhe të çojë në përdorim dhe varësi të detyrueshme të alkoolit,
ose alkoolizëm. Nëse diagnostikohet herët, disa efekte të varësisë nga alkooli mund të kthehen.
1.8.1. Përdorimi i njëkohshëm i alkoolit dhe duhanit dhe pasojat shëndetësore
Përveç përdorimit të alkoolit dhe duhanit, njerëzit mund t’i përdorin të dyja substancat gjithashtu.
Ka fakte shkencore të cilat dëshmojnë se njerëzit që konsumojnë alkool, kanë më shumë të ngjarë
të fillojnë duhanin dhe t’i përdorin të dyja substancat njëkohësisht dhe anasjelltas sepse ata që
Marrëdhënie të tensionuara
Dëmi fizik ose sëmundja
Vështirësia financiare
Problemet në punë
konsumojnë duhan, kanë më shumë të ngjarë të fillojnë alkoolin duke i përdorur kështu të dyja
substancat.30
Një numër i madh studimesh kanë raportuar që proporcioni i duhanpirësve është më i lartë midis
përdoruesve të alkoolit sesa midis atyre që nuk e përdorin alkoolin, kurse proporcioni i përdoruesve
të alkoolit është më i lartë midis duhanpirësve. Prevalenca e përdorimit të duhanit midis
përdoruesve të alkoolit është tri herë më e madhe sesa prevalenca e duhanpirjes në popullatën e
përgjithshme. Fakti që alkooli dhe duhani janë droga “të ligjshme”, mund të nxisë më tej
bashkëpërdorimin e të dy substancave por, siç u përmend dhe më lart, edhe faktorë të tjerë me
natyrë biologjike mund të jenë përgjegjës për përdorimin e njëkohshëm të alkoolit dhe duhanit31.
Përveç tendencës së theksuar për të bashkëpërdorur alkoolin dhe duhanin, konsumi i duhanit
konsiderohet si një faktor i fuqishëm parashikues për përdorimin e mëtejshëm të alkoolit dhe
abuzimin me të. 32
30 Prendergast MA, 2002; Fertig JB, 2002; Rimm EB, 1995; SAMHSA, 2006; Falk DE, 2006; Rose JE, 2004;
Barrett SP, 2006; Grucza RA, 2006). 31 Funk D, 2006, fq.154. 32 Prendergast MA, 2002; Fertig JB, 2002; Rimm EB, 1995; SAMHSA, 2006; Falk DE, 2006; Rose JE, 2004;
Barrett SP, 2006; Grucza RA, 2006).
Kapitulli-II-
2. Kujdesi infermieror tek sëmundjet e varësisë- droga, alkooli dhe duhani
Një prej detyrave më të rëndësishme të një mjeku klinik që do të studiojë një sjellje çfarëdo
adiktive, është vlerësimi dhe përcaktimi i diagnozave funksionale të cilat do të ndihmojnë në
planifikimin e trajtimit e njohur si vlerësimi i të sjellurit.
Infermierët konsiderohen të jenë personat më të afërt me abuzuesit e substancave të ndryshme, kjo
për shkakun se gjatë kontrollave ata u qëndrojnë shumë afër kësaj kategorie duke u përpjekur të
krijojnë role të specializuara për përgjegjësitë që kanë.
Përmirësimi i komunikimit me personin i cili për vite të tëra ka abuzuar me drogën, alkoolin apo
duhanin për infermierët është shumë e rëndësishme që ata të njohin aspekte të ndryshme të
personalitetit të tij. Është e rëndësishme që secili infermier të mësoj të komunikoj në mënyrë
efikase duke e dëgjuar pacientin ndërsa ai rrefen çrregullimin, patologjinë dhe efektet që ka në
jetën e përditshme, në familje, në punë e në raporte sociale, sepse ajo çfarë ai tregon nuk është
vetëm sëmundja, por vetë jeta e tij. Në situata të tilla është shumë e rëndësishme që të krijohen
mundësi për intervista të motivimit e cila vlerësohet si një këshillim që fillon nga këshillimi i
raporteve. 33 Këshillimi i motivuar qëndron konform kritereve si: përballimi, ndryshimi,
autonomia.
Të gjithë infermierët që punojnë në shërbime të alkoolit dhe ilaçeve mund të japin kontribut pozitiv
në arritjen e një numri të rezultateve shëndetësore dhe të kujdesit shoqëror duke ofruar një gamë
të ndërhyrjeve si: trajtim, vlerësim dhe kujdes i shëndetit fizik dhe mendor.
33 Senay, E. (1998). Substance abuse disorders in clinical practice (2.ed). Nueva York: W.W. Norton & Company.
2.1. Modeli i shumëfishtë i komponentëve për alkoolin dhe infermierinë e drogës
Roli i infermierit Përbërësit e rolit Shembujt
KLINIKA
përzgjedhje / vlerësim
• menaxhimi i rrezikut
• ruajtje e privatësisë
• punë kyçe
• ndërhyrjet psikosociale
• përshkrimin e rastit
• kontrollë të shëndetit fizik
• imunizimi i hepatitit b
• vaksinimet
• kontrolle të shëndetit
mendor
• avokim shëndetësor
Pacienti duhet të trajtohet me
përkushtim dhe në asnjë çast
të mos ndihet inferior për
situatën që gjindet. Përmes
këshillave profesionale dhe
mjekësore duhet të pranojë
natyrshëm situatën që gjindet
dhe të gjej forma për të
pranuar rehabilitimin
UDHËHEQËSIT
Krijojnë ekipe drejtuese dhe
menaxhuese
• mbikëqyrjen klinike
• praktikë reflektuese
Të zgjedhen persona
adekuatë dhe profesionistë të
cilët mund të punojnë me
rastet kur personat kanë
sëmundje të varësisë. Ata
INFERMIERËT MUND TË SJELLIN
ndërgjegjësim të rritur për komorbiditetet e
shëndetit mendor dhe fizik
shpërndarjen, monitorimin dhe
raportimin mbi efektet e ilaçeve
identifikimin dhe menaxhimin e
çmendurisë së lidhur me alkoolin
identifikimin dhe menaxhimin e sëmundjes së mëlçisë të lidhura me
alkoolin
Testimi i vaksinimit të hepatitit B dhe virusit të lindur nga gjaku (BBV)
menaxhimi i infeksioneve dhe efekteve anësore që
lidhen me praktikën e dobët të injektimit
• zgjedhin të punojnë në
partneritet
• dhënia e këshillave për
komisionerët dhe politikat
marrësit
duhet vazhdimisht të marrin
konsulenc nga ekipet
psikiatrike.
CILËSI DHE
PËRMIRËSIM
duke u zhvilluar dhe
udhëhequr në vazhdimësi
qeverisje cilësore
• auditimi dhe shërbimi klinik
• monitorimi i të dhënave
• angazhimin në shëndetin
publik dhe hulumtime klinike
Aktivitetet përfshijnë
zhvillimin e një kornizë të
standardizuar të auditimit për
të ndihmuar në cilësinë dhe
sigurinë e shërbimit,
NGRITJA
PROFESIONALE
duke ofruar trajnime për
stafin jospecialist në
shërbime, e detyrueshme
• mësimdhënie universitare
dhe kurse pasuniversitare
• mentorimi i infermierëve
studentorë apo personelit të ri
siguron mësim
ndërprofesional
simpoziume për
parakualifikimin e
infermierëve,
mamitë dhe punonjësit
socialë për drogë dhe
çështje alkooli.
Aktivitetet e shëndetit publik për personat që vuajnë nga sëmundjet e varshmërisë mendohet se
janë nga më të ndryshmet të cilat në fokus kanë rritjet e vetëdijësimit të kësaj kategorie lidhur me
parandalimin e sëmundjes e cila dita ditës edhe mund të rrezikojë seriozisht shëndetin e
pacientit.
Këto aktivitete janë të sistemuara sipas kësaj rënditje:
Infermierët përpiqen të kontribojnë në monitorimin e këtyre rasteve
Sigurimin e kujdesit klinik ekspert në shërbimet e trajtimit të alkoolit dhe ilaçeve
mbikëqyrja e qasjeve të trajtimit farmakologjik p.sh., detoksifikimi,
programet parandaluese të relapsit ndihmës
Ndërkaq aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me personat të cilët kanë krijuar varshmëri nga duhani
janë të sistemuara si më poshtë:
monitorimi i presionit të gjakut
infermierët ofrojnë ndihmë për të ndaluar pirjen e duhanit
këshilla për ushqimin, dietën dhe obezitetin
këshilla dhe referime dentare
duke kontribuar në mbikëqyrjen e shkelësve të ilaçeve të paligjshme
2.2. Menaxhimi i ilaçeve
Personat që përdorin problematikisht alkoolin ose drogën mund të kërkojnë ilaçe, antidepresivë
dhe antiretroviralë. Për shkak të kësaj, ata mund të ekspozohen ndaj rreziqeve që lidhen me
polifarminë prandaj edhe roli i infermierit është shumë i rëndësishëm në këtë segment sepse ata
janë të gatshëm të sjellin ekspertizë në administrimin e ilaçeve dhe menaxhimin të sigurtë të
ilaçeve, përfshirë rishikimet e regjimeve të ilaçeve.
Infermierët janë të trajnuar të jenë të aftë në komunikimin jodiskriminues dhe dëgjimin aktiv.
aftësi janë thelbësore për krijimin e një aleance terapeutike me përdoruesin e shërbimit,
Këto aftësi janë thelbësore për krijimin e një aleance terapeutike me përdoruesin e shërbimit, e cila nënkupton ofrimin e ndërhyrjeve psikosociale
ndërhyrje për problemet e zakonshme të shëndetit mendor si ankthi dhe depresioni.
2.3. Trajtimi pacientit përmes kujdesit infermieror
Pacientët të cilët pranojnë se kanë varësi nga ndonjë substancë dhe të njejtit duan që ti kthehen
normalitetit të jetës ata duhet paraprakisht ti nënshtrohen disa fazave rezultati i të cilave mund të
jetë vetëm nëse funksionon si duhet trekëndëshi motivues pacient-mjek-infermier.
Faza e parë konsiderohet të jetë e orientuar në çintoksikimi fizik i substances që nga ato
ambulatore deri tek ato spitalore pa vuajtur simptomat e sindromës së abstinencës nga opiatikët.
Faza e dytë vlerësohet si faza e zakonit psikologjik e cila synon në heqjen e zakonit psikologjik
drejt konsumit të substancave që shkatërrojnë shëndetin e pacientit të cilat kanë të bëjnë me
ekspozim, trajnim për ti gjetur zgjidhje problemeve, trajnim për reduktimin e stresit, qetësim,
trajnim i aftësive sociale, e të tjera.
Faza e tretë e ashtëquajtura faza e normalizimit, e ndryshimit të stilit të jetesës së mëparshme dhe
kërkimin e qëllimeve të reja ndryshe nga konsumi shpërblyes i drogës. Në këtë fazë mjeku dhe
pacienti planifikojnë qëllime dhe objektiva të reja në programe psiko-edukative,
Faza e katërt synim kryesor ka trajnimin e teknikave të parandalimit të përtëritjes në mënyrë që
të ruhet abstinenca në vazhdimësi.
Kapitulli-III-
3. Rezultatet e hulumtimit
Numri i personave të cilët konsumojnë droga të ndryshme në Kosovë dhe shumë prej tyre dita
ditës po kalojnë në sëmundje të varësisë aktualisht vazhdon të jetë shumë shqetësuese. Sipas
rezultateve të hulumtimit tonë të realizuara në Spitalin ‘Isa Grezda” në Gjakovë aktualisht të
regjistruar si persona të rregullt të cilët janë përdorues të drogës në tërë Kosovën janë rreth 35.000
persona ndërkaq Gjakova qëndron në vendin e tretë me konsumues të drogës. Mosha mesatare e
fillimit të konsumimit të drogës në vitin 2018 ishte 18 vjeç ndërkaq statistikat e fundit dëshmojnë
se mosha është ulur dhe në vitin 2019 dhe mosha mesatare e fillimit të konsumimit të drogës në
komunën e Gjakovës fatkeqësisht rezulton të jetë 16 vjeç. Ajo që vazhdon me qenë akoma më
shqetësuese bazuar në të dhënat e siguruara është edhe trajtimi i dy vajzave që aktualisht janë në
moshën 15 vjeçare, ndërkaq konsumimin për herë të parë fillimisht përmes duhanit e pastaj edhe
heroinës e kanë marrë qysh ne moshën 13 vjeçare.
Duhet theksuar se në repartin psikiatrik çdo ditë nga ora 12.oo deri në orën 13.oo bëhet shpërndarja
e terapisë me METADON e njohur si drog sintetike që ju plotëson pacientëve që fatkeqësisht kanë
varësi mungesën e drogave tjera sidomos heroines. Terapia Metadon është e siguruar nga Ministia
e Shëndetësisë dhe e njejta gjindet në listen esenciale të barnave në Kosovë.
Në repartin psikiatrik në Gjakovë gjatë këtij viti kalendarik të regjistruar për të marrë terapi me
metadon janë 90 persona prej tyre 82 meshkuj, 8 vajza, ndërkaq me vullnet janë larguar 8 persona
prej tyre 6 djem dhe 2 vajza pas një trajtimi të vazhdueshëm 3 vjeçar.
Grafikoni 1. Mosha mesatare e fillimit të konsumimit të drogës nga viti në vit ka ndryshime,
rezultatet tregojnë se në vitin 2019 mosha mesatare ka shënuar rënie nga 18 vjeç sa ishte në vitin
2018 këtë vit është nga mosha 16 vjeç fatkeqësisht.
Grafikoni 2. Gjinia e përdoruesve të rregullt të substancave narkotike në komunën e Gjakovës
konsiderohet të jetë shumë shqetësuese, meshkujt janë kryesisht nga mosha 16 vjeç deri në 35
vjeç, ndërkaq femrat janë nga mosha 20 vjeç deri në moshën 25 vjeç.
0
20
40
60
viti 2018 viti 2019
Mosha mestare e fillimit të konsumimit të drogës në vitin 2019 është nga mosha 16 vjeç për dallim nga viti i kaluar që ishte nga mosha 18
vjeç.
mosha 18 vjeç mosha 16 vjeç mosha 20 e tutje
7382
328
VITI 2018 VITI 2019
Gjinia e përdoruesve të rregullt të substancave narkotike në komunën e Gjakovës në vitin 2019 është 82 meshkuj dhe 8 vajza si përdorues të rregullt, por ka edhe
shumë raste që nuk vizitojnë sektorin publik por atë privat.
mashkuj femra
Grafikoni 3. Personat me sëmundje të varësisë shumë shpesh zgjedhin edhe ordinancat private
për trajtim si rezultat i stigmatizimit
”
3.2. Rast studimi
Fushat që duhet të vlerësohen
Me datën 16.04.2019 në repartin psikiatrik në Gjakovë ka kërkuar ndihmë mjekësore pacienti me
inicialet L.Sh nga komuna e Gjakovës i moshës 32 vjeç. Fillimisht mjeku psikiatër është orientuar
në kushtet fizike dhe gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pacientit në fjalë duke treguar kujdes
të shtuar sidomos për sëmundjet më të shpeshta si janë: hepatitis B dhe C, turbekulozi, Sida, e të
tjera sëmundje. Pacienti paraqitet në ordinancë i shoqëruar nga familjari me humor disforik,
përzierje dhe të vjella të shoqëruara me dhimbje muskulare, diarre, temperaturë dhe pagjumësi.
Situata financiare
Bazuar në vlerësimin e kësaj kompetence mjeku psikiatër i shoqëruar me infermierin diskutojnë
rreth përpunimit të një programi të përshtatshëm terapeutik i cili do ta ndihmonte individin në fjalë
për kushtet psikologjike dhe repertorin e sjelljeve të individit.
20
100
45
75
0
20
40
60
80
100
120
Ordinanca Klodi-Med
Brenda një muaji ordinancen "K-M" frekuentojnë rreth 120 pacientë-konsumues të rregullt, prej tyre 3 persona janë nga Tropoja e shtetit shqiptar
vajza djem komuniteti shumicë RAE
Instrumenti vlerësues
Psikiatri menjëherë fillon të intervistojë pacientin përmes një instrumenti vlerësues dhe shumë
motivues për të mbledhur informacione të përgjithshme rreth arsyes së konsultës si dhe rrethanave
aktuale të jetës që bën pacienti aktualisht.
Të dhëna sociodemografike
Gjatë realizimit të bisedës motivuese, infermieri tashmë i posedon të gjitha të dhënat
sociodemografike të pacientit dhe të njejtat i vendos edhe në detabazën e tij për të përcjellur ecurinë
e sëmundjes së pacientit në periudhat vijuese.
Arsyet e konsultës
Edhe përkundër faktit që gati në të gjitha rastet personat që kërkojnë ndihmë vijnë në konsulta nga
presioni i familjes, i njerëzve të tjerë ose i instancave ligjore, pasi numri i atyre që e vendosin vetë
është i vogël një situatë e tillë ndodh edhe me rastin në fjalë sepse pacienti vjen i shoqëruar me një
familjarë mesatarisht të një grupmoshe.
Identifikim i substancave të konsumuara
Mjeku së bashku me pacientin dhe infermierin mundohen të rishikojnë çdo substancë specifike e
cila mund ta ketë dërguar pacientin deri në këtë gjendje. Pacienti ka përdorur substancën për herë
të parë në moshën 22 vjeç, është përdorues i rregullt i saj që nga ajo kohë, herën e fundit e ka
përdorur para 26 orëve, ndërkaq për frekuencën e përdorimit të saj nuk përgjgjet konkretisht.
Historiku i përftimit të problemit
Pacienti deklaron se gjendja jo e mirë bashkëshortore në vitin e parë të martesës e ka dërguar në
përdorimin e substancës. Më tutje ai deklaron se varësinë nga droga e ka qysh prej momentit kur
gruaja ka kërkuar divorc dhe ka marrë me vete edhe fëmijën 8 muajsh. Sjelljet e tij në familje dhe
shoqëri kanë ndryshuar që nga ajo kohë dhe vazhdojnë të jenë të njejta posaqërisht në gjendje
krizash.
Nga 30 respodentë sa kemi intervistuar në këtë punim 21 prej tyre kanë pohuar se brenda ditës
konsumojnë më shumë se 20 cigare në ditë ndërkaq vetëm 9 prej tyre kanë pohuar se konsumojnë
10 deri në 15 cigare në ditë.
Grafikoni 4. Frekuenca e cigareve të përdorura brenda 24 orëve
Të gjithë respodentët e intervistuar kanë pohuar se mosha e përdorimit të cigareve ka rezultuar të
jetë shumë herët konkretisht mes moshës 14-16 vjeç nga meshkujt ndërkaq nga femrat prej 20-22
vjeç.
Grafikoni 5. Mosha e konsumimit për herë të parë të një cigare të plotë
0
5
10
15
20
25
më shumë se 30 cigare më pak se 20 cigare
Frekuenca e cigareve të përdorura brenda një dite
në një ditë meshkuj femra
0
5
10
15
15-16 vjeç 20-22 vjeç
Mosha e konsumimit për herë të parë të një cigareje të plotë
vajza djem
Diskutime
Përdorimi i drogës, duhanit dhe alkoolit është një problematikë tejet e theksuar e cila fatkeqësisht
ka rënduar shumë shoqërinë kosovare. Disa studime tregojnë që e shprehur në përqindje Kosovën
e llogarisin në vendin e tretë në rajon pas Bosnje Hercegovines dhe Shqipërisë me numrin e
personave që vuajnë nga çrregullimet në përdorimin e substancave të cilat natyrshëm e dërgojnë
personin në varësi. Është vlerësuar se nga viti në vit niveli i përdorimit të drogave nga të rinjtë
kosovarë ka shënuar një trend në rritje, por ajo që mbetet më problematike është se këta përdorues
në të shumtën e rasteve janë adoleshentë.
Vartësia nga këto substanca mund të jetë fizike, psikologjike ose të dyja bashkë. Një person i varur
nga droga fizikisht është mësuar që të funksionojë me drogë ndërkaq një person që varet
psikologjikisht nga droga, mendon se nuk mund të funksionojë siç duhet apo të arrijë kënaqësitë
emocionale pa përdorur drogë.
Egzistojnë faktorë të shumtë të cilët janë identifikuar që ndihmojnë të dallojnë ata që abuzojnë me
drogat nga ata që janë më pak vulnerabël në abuzim.
Faktorë të shoqëruar me potencial më të madh për abuzim drogash janë quajtur faktorë “të
rrezikut”, ndërsa ata të shoqëruar me potencial të ulët për abuzim janë quajtur faktorë “mbrojtës”.
Pamja klinike e këtyre pacientëve është tejet e vështirë dhe të njejtit duhet të trajtohen vazhdimisht
për të arritur rezultatet e dëshiruara duke ndihmuar tek kjo kategori përmes seancave psikologjike,
programeve parandaluese gjithnjë duke u mbështetur në mundësinë e kontrollimit të sjelljeve
impulsive të tyre. Komuna e Gjakovës nuk qëndron fare mire në këtë drejtim sepse numri i
përdoruesve është shumë shqetësuese sidomos tek mosha e adoleshentëve.
Përfundime
Abuzimi me drogën apo ndonjë substancë tjetër e cila mund të dëmtojë seriozisht shëndetin e
secilit njeri pavarësisht moshës dhe gjinisë konsiderohet si një proces shumë i rëndësishëm i cili
kërkon kohë dhe trajtim të veçantë përshkak të ndjeshmërisë që mund të ketë pacienti dhe familja
gjithsesi. Objektivi primar i trajtimit është që personi me varësi, të pranojë që ka nevojë për
ndihmë.
Si për drogat të cilat sipas ligjeve në fuqi konsiderohen si të ligjshme gjithashtu edhe për ato të
jashtëligjshme, zhvillohet një proces mohimi i vetëadiktivëve të tyre. Konsumimi i substancave të
ndryshme në shekullin që po jetojmë është kthyer në një fenomen mjaft të rëndësishëm kjo për
faktin se tematika e këtij fenomeni shqetëson shumë njerëz, prindërit e adoleshentëve, personat
që vuajnë nga varësia e drogave, si dhe personat që njohin përdorues të drogave ose vartës
të saj.
Komuna e Gjakovës fatkeqësisht nuk qëndron mire në këtë drejtim sepse numri i personave me
sëmundje të varësisë nga dita në ditë po shënon rritje. Aktualisht Gjakova rradhitet e treta në
Kosovë ku të regjistruar brenda vitit 2019 që marrin trajtim ditor janë 90 persona, ndërkaq numri
i atyre që kërkojnë trajtim në ordinancat private është dukshëm më i madh.
Varësia shfaqet kur përdorimi i një substance bëhet i tepruar dhe si pasojë shfaqen efekte
negative brenda një afati kohor. Mund të ketë edhe një përdorim të vazhdueshëm, pa ndërprerje,
ose një përdorim me doza të larta vetëm gjatë fundjavës. Manifestimi karakteristik i varësisë është
dëshira për të konsumuar substanca psikoaktive, të ligjishme ose jo, edhe kur janë me recetë nga
mjeku janë shprehur disa nga 30 respodentët tanë të anketuar të cilët fillimisht e kanë konsumuar
drogën përmes cigareve.
Rekomandime
Mjekët dhe infermierët të cilët çdo ditë të punës së tyre trajtojnë raste nga më të ndryshmet lidhur
me sëmundjet e varësisë bëjnë përpjekje të vazhdueshme që të krijojnë sa më shumë mundësi dhe
metoda të reja të cilat synojnë parandalimin e sëmundjeve të varësisë e në rastin tonë konkretisht
të drogës, duhanit dhe alkoolit.
Statistikat e siguruara në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë dëshmojnë fakte interesante lidhur me
rastet e abuzimeve me substance të ndryshme të konsideruara si të ligjshme dhe të paligjshme.
Mjekët rekomandojnë:
Kontrollë të vazhdueshme të pacientëve abuzues
Ndërgjegjësim emocional
Komunikime të vazhdueshme me pacientin të cilat synojnë zgjidhje të problemeve sociale
Mbështetje akademike, veçanërisht në lexim
Fushata sensibilizuese për parandalimin e sëmundjeve të varësisë
Promovim i storjeve të cilat me vetëdëshirë janë larguar nga droga dhe tashmë bëjnë jetë
normale.
Literatura
Grupi i Punës i Raportit Kombëtar 2013 të Shqipërisë mbi Gjendjen e Drogës.
Osmani, K. Lutfiu, OJQ “PSIKOTERAPIA”, Prishtinë, 2003.
Neurosciene of psychoactive substance use and dependence. Geneva, 2004, fq.16
R.B.Wallace, “Shëndet publik & mjekësi parandaluese”, TABERNAKUL, 2014.
C. Vasev, Hyrje ne çështje kriminale dhe toksimanise dhe të varshmërise, “Punime te
zgjedhura”, Beograd 1976.
Kandall SR. Substance and shadow: a history of women and addiction in the United
States-1850, to present. Cambridge, MA: Harvard University Press 1996.
L.Sokoli, “DROGA”, Onufri, Tiranë, 1999.
Nj. Shtino “Psikiatria Ligjore”, 2005.
O.Peric, Parandalimi i keqpërdorimit të pijeve narkotike në planin ndërkombëtar,
Zbornik IKSI, Beograd 1974,
Prof. A. Dida, “Patologjia shoqërore e të miturve të Kosovës” Prishtinë 1966,
R. Nurboja “Droga ne Kosovë-Stop”, Peje 1996.
Robert Fabijani, “Rruget e drogës” Rome date 06.07.1995.
S. Vranica, "Narkomania", Kosovë, viti 2003.
Schuckit, M. A. (2000). Drug and alcohol abuse (5. Ed.). Nueva York: Plenum.
Senay, E. (1998). Substance abuse disorders in clinical practice (2.ed). Nueva York:
W.W. Norton & Company.
Prendergast MA, 2002; Fertig JB, 2002; Rimm EB, 1995; SAMHSA, 2006; Falk DE,
2006; Rose JE, 2004; Barrett SP, 2006; Grucza RA, 2006).
https://assets.publishing.service.gov.uk/government/uploads/system/uploads/attachme
nt_data/file/652963/Role_of_nurses_in_alcohol_and_drug_services.pdf
https://ëëë.docdroid.net/o6ou/heroina-kokaina-dhe-drogat-sintetike-1.pdf#page=12
Të dhënat e kandidates
Emri Edona
Mbiemri Thaqi
Nacionaliteti shqiptare
Shtetësia kosovare
Ditëlindja 15.05.1998
Gjinia femër
Numri personal 1240783521
Të dhënat kontaktuese
Telefoni 045 476828
Adresa Konferenca e Bunjajt
Email [email protected]
Të dhënat e kualifikimit
ShMU “Mazllom Këpuska”
ShMLM. “Hysni Zajmi”
Universiteti “Fehmi Agani”
Fakulteti i Mjekësisë
Programi Infermieri
Statusi e rregullt
Nr. ID 106306051