Këshilli i Mediave të shKruara të...

52
Përmbledhje e vendimeve – 2015 Dhjetor, 2015 KËSHILLI I MEDIAVE TË SHKRUARA TË KOSOVËS

Transcript of Këshilli i Mediave të shKruara të...

Page 1: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

Përmbledhje e vendimeve – 2015

Dhjetor, 2015

Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovës

Page 2: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

“Ky program eshte financuar nga projekti Promovimi i Shoqerise Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane per Bashkepunim ne Kosove (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile (KCSF)”

“Ky botim eshte realizuar me perkrahjen nga projekti Promovimi i Shoqerise Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane per Bashkepunim ne Kosove (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile (KCSF)”. Permbajtja e ketij botimi eshte pergjegjesi e Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves dhe ne asnje menyre nuk mund te konsiderohet si qendrim i SCO-K-se apo KCSF-se.

Botues: Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves

Pergatiti: Nehat Islami

Formati: dimensionet (B5)

Tirazhi: 200 cope

Dizajni: Faton Mikullovci

Shtypi: Grafoprint - Prishtine

Prishtine, dhjetor, 2015

Page 3: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

3

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

PërMbajtja

hyrje .............................................................................................................5

Kodi i Mediave të shkruara të Kosovës ..........................................................7

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së z.behgjet Pacollit kundër gazetës ‘Kosova sot’ ............................................. 12

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Gacaferri Consulting kundër “Gazetës Jeta në Kosovë”. ................................ 16

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së znj. Syzana Zejnullahu kundër “Gazetës Express” ......................................... 19

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së z.Nexhat Pireva kundër “Gazetës Express” ................................................... 23

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve kundër portaleve “Indeksonline” dhe “Telegraf” ..................................................................... 25

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kundër portalit Koha.net .......... 27

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Muharrem Shabanit kundër gazetës “Zëri” .................................................. 30

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Devolli Grup/Qumështorja Vita kundër gazetës “Kosova Sot” ...................... 33

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së MKRS - Divizioni për Komunikim kundër portalit “Indeksonline” ................. 35

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Veton Surroit kundër portalit “Indeksonline” ............................................... 37

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Dastid Pallaskës, avokat, kundër gazetës “Koha Ditore” ............................... 42

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesave të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kundër portalit “Bota Sot” ........ 44

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Komunës së Drenasit kundër portalit “Telegrafi” ......................................... 50

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së “BIRRA PEJA” kundër gazetës”Blic” .............................................................. 52

Page 4: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,
Page 5: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

5

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

hyrje

Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves, i themeluar ne fund te vitit 2005 nga kryeredaktoret dhe gazetaret, eshte trup veterregullues, i cili mbron publikun nga raportimi joetik ne mediat e gazetarise se shkruar dhe atyre online, qe nenkupton fyerjen, nxitjen e urrejtjes, shkeljen e privatesise, etj. Po ashtu, Keshilli i Mediave te Shkruara mbron interesat e mediave te shkruara dhe atyre online nga çdo lloj i trysinse politike, ekonomike apo ndonje forme tjeter.

“Mbrojeni te verteten, shqyrtojeni ankesen time, ma sheroni shpirtin” - jane zakonisht kerkesat e personave qe u drejtohen me ankesa Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves kunder atyre qe ata i konsiderojne si te paverteta te botuara ne gazeta, revista, portale dhe agjenci te lajmeve. E ata persona jane qytetaret e zakonshem te Kosoves, perfshire edhe presidentin e vendit. Qe nga fillimi i funksionimit deri ne vitin 2015, KMShK ka miratuar 453 vendime dhe opinione.

Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves zbaton Kodin e Etikes dhe Rregullat e procedures me qellim te respektimit te standardeve themelore qe burojne nga etika e gazetarise, themelet e se ciles mbeshteten ne burimin e te vertetes dhe per t’iu mundesuar te gjitha paleve qe ta thone fjalen e vet per temen per te cilen diskutohet ne mediat e shkruara.

Me qellim qe te mbrojme dinjitetin e ankuesit dhe te pales, si dhe duke ndermjetesuar midis lexuesve dhe medias permes nje analize te pandashme te kontestit dhe gjate nje procedure pa pagese, qe ka vetem nje nivel te vendimmarrjes, ne marrim vendime per ankesat drejtuar kunder anetareve tane. Gjithashtu, ne nxjerrim opinione lidhur me ankesat kunder mediave te shkruara, te cilat nuk jane anetare te Keshillit te Mediave te Shkruara.

Qe nga themelimi, Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves, perveç marrjes se vendimeve dhe nxjerrjes se opinioneve lidhur me ankesat ose duke iniciuar vete shqyrtimin e ndonje rasti te shkeljes se Kodit te Etikes, Keshilli eshte shnderruar edhe ne nje tryeze te perhershme te debateve mbi etiken e gazetarise te praktikuar nga anetaret e sa,j te perfaqesuar nga kryeredaktoret ose zevendesit e tyre. Qendrimet mbi etiken e gazetarise dhe pervoja jone shperndahen ne te gjitha redaksite, gje qe shenon perparim te dukshem ne trajnimin e gazetareve te rinj, por edhe atyre me me pervoje mbi standardet e etikes se gazetarise. Gjithashtu, KMShK organizon dy here ne vit Shkollen e Etikes se Gazetarise. Kjo shkolle ka per qellim te fuqizoje rendesine e etikes ne gazetari, si dhe te informoje studentet per çeshtjet e etikes.

Keshilli i Mediave te Shkruara tani e tri vjet eshte anetar i Aleances se Keshillave te Medias te Europes, dhe rregullisht merr pjese ne mbledhjet tematike te tij kudo qe mbahen ne Europe. Ne percjellim edhe pervojat e tyre, si dhe shpesh konsultohemi me ta, pasi etika e gazetarise avancon gjithnje e me shpejt.

Page 6: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,
Page 7: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

7

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

Kodi i Mediave të shKruara të Kosovës

PreaMbula

• Ky Kod, i derivuar nga standardet ekzistuese nderkombetare te praktikes se gazetarise, meton te sherbeje si baze per sistemin veterregullues, i cili do te konsiderohej profesionalisht dhe moralisht i obligueshem per gazetare, reportere, redaktore, pronare dhe botues te gazetave, portaleve dhe agjencive te lajmeve.

• Gazetaret dhe redaktoret do te respektojne parimet etike ne vijim dhe do te mbrojne integritetin profesional te gazetarise.

• Redaktoret dhe botuesit do te sigurojne qe i mbare stafi relevant punues eshte i informuar per kete Kod. Tutje, ata do te sigurojne respektimin e te gjitha dispozitave te ketij Kodi.

i. Dispozitat e përgjithshme

1. Ështe detyre e gazetareve dhe e botuesve te respektojne te drejten e qytetareve per informim me kohe dhe ne ploteni. Gazetaret dhe botuesit do te mbrojne parimet e lirise se informimit, te drejten ne komentim te drejte dhe ne gazetari kritike.

2. Shtypi dhe portalet ne Kosove do te respektonje standardet nderkombetare te miresjelljes dhe te llojllojshmerise etnike, kulturore dhe fetare.

3. Gazetaret dhe redaktoret nuk do te inkurajojne, qellimisht apo terthorazi, diskriminimin dhe jotolerancen.

4. Gazetaret nuk do te veprojne si perfaqesues te opinionit publik. Mediat nuk mund t’i zevendesojne funksionet specifike te autoriteteve apo institucioneve publike.

5. Vezhgimi kritik i implementimit te pushtetit politik dhe ekonomik do te jete nder obligimet qenesore te shtypit dhe te portaleve.

6. Organizatat mediale/te lajmeve do te deshmojne transparence ne çeshtjet e pronesise dhe te menaxhimit te mediave, duke u mundesuar kesisoj qytetareve qartesi rreth identitetit te pronareve dhe te sasise se interesit te tyre ekonomik ne media.

ii. Raportimi i së vërtetës

1. Gjate punes se tyre, gazetaret dhe redaktoret do te sigurojne respekt per te verteten faktike dhe per te drejten e publikut qe ta dije te verteten.

2. Gazetaret dhe redaktoret, ne parim, duhet te mbeshteten ne burime te identifikueshme te informacioneve.

3. Gazetat, portalet dhe agjencite e lajmeve dhe publikimet e tyre jane te obliguara te mbrojne identitetin e atyre te cilet ofrojne informacione ne konfidence, pavaresisht nese kjo eshte kerkuar paraprakisht apo jo.

Page 8: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

8Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

4. Duhet te behet dallim i qarte ndermjet lajmeve dhe opinioneve. Lajmi nenkupton informacion te perbere nga faktet dhe te dhenat, kurse opinionet bartin mendime, ide, besime apo gjykime vleresuese nga ana e botuesve, gazetareve dhe redaktoreve.

5. Gazetaret dhe publikimet e tyre kane obligim profesional qe me kohe ta korrigjojne çfaredo informacioni te publikuar per te cilin vertetohet te jete i pasakte.

6. Fotografite dhe dokumentet nuk guxojne te falsifikohen dhe/apo te perdoren ne menyre te gabueshme.

7. Gazetari nuk guxon te beje plagjiat dhe duhet te theksoje burimin e informates qe eshte publikuar diku tjeter.

iii. Nxitja dhe gjuha e urrejtjes

1. Shtypi, portalet dhe agjencite e lajmeve nuk do te nxisin veprime kriminale apo te dhunshme, pavaresisht nga situata apo rrethana.

2. Shtypi, portalet dhe agjencite e lajmeve do te bejne te gjitha qe munden per te mos nxitur apo ushqyer urrejtje dhe pabarazi permes: a. Trajtimit me paragjykim te nje individi apo grupi mbi baza te perkatesise etnike, fetare, gjinore, racore, martesore, moshes apo te paaftesise fizike e mendore; b. Perdorimit te shprehjeve denigruese me qellim te lendimit dhe kercenimit te nje individi apo grupi mbi baza te perkatesise etnike, fetare, gjinore, racore, martesore, moshes apo te paaftesise fizike e mendore.

3. Referencat rreth perkatesise etnike te nje individi, referencat racore, fetare, gjinore, te orientimit seksual apo rreth paaftesise fizike e mendore do te zhvillohen vetem ne rastet kur informacionet e tilla kane rendesi te drejtperdrejte per ngjarjen per te cilen raportohet.

iv. E drejta për t’u përgjigjur

1. Ështe obligim i gazetareve, redaktoreve dhe i gazetave, portaleve e agjencive te lajmeve qe te botojne reagime dhe/ose demante kur mediat publikojne informata te pasakta per nje individ apo organizate.

2. E drejta per t’u pergjigjur do t’u mundesohet personave perkates nese botimi ne fjale percakton qe duhet te ndermerret nje hap i tille per qellime te korrektesise dhe paanshmerise. Duhet te ekzistoje mundesia per publikim te menjehershem te reagimit/pergjigjes ne median e njejte.

3. Gjate raportimit dhe komentimit te nje ngjarjeje kontroverse, gazetat, portalet dhe agjencite e lajmeve do te perpiqen t’i degjojne dhe t’i perfaqesojne te gjitha palet ne kontest. Nese njera pale brenda kontroverses refuzon te jete ne dispozicion per gazetarin, publikimi do te duhej ta theksoje kete refuzim gjate raportimit te vet.

v. Personat e akuzuar për vepra penale

1. Gazetat, portalet dhe agjencite e lajmeve nuk do ta trajtojne asnje individ si fajtor, para se nje vendim i tille te konfirmohet nga gjykata.

Page 9: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

9

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

2. Gazetaret dhe redaktoret jane te obliguar te mos prejudikojne fajesine e nje personi te akuzuar.

vi. Mbrojtja e fëmijëve dhe të miturve

1. Gazetaret nuk do te duhej te intervistojne apo te fotografojne femije nen moshen 18 vjeçare rreth çeshtjeve te cilat bejne fjale per familjen e tyre, pa pelqimin e prindit apo te ndonje te rrituri, i cili eshte pergjegjes per femijen.

2. Gazetat, portalet dhe agjencite e lajmeve ne asnje menyre nuk do te identifikojne femijet nen moshen 18 vjeçare, te cilet jane te perzier ne vepra penale, qofte si deshmitare, apo te pandehur.

3. Trajtimi i rrefimeve mbi tragjedite personale duhet te zhvillohet me kujdes, nderkohe qe ndaj individeve te prekur me tragjedi duhet pasur qasje mirekuptimi dhe diskrecioni.

vii. Privatësia

1. Gazetat, portalet dhe agjencite e lajmeve do t’u shmangen nderhyrjeve dhe kerkimeve ne jeten private te nje individi, perderisa nderhyrje apo kerkime te tilla jane te nevojshme per arsye te interesit publik.

viii. Korrupsioni dhe mitoja

1. Gazetaret nuk do te pranojne poste, mito apo favore te tjera te cilat shkaktojne konflikte interesi me profesionin e tyre, dhe te cilat komprometojne kredibilitetin e tyre moral dhe profesional.

2. Gazetaret dhe redaktoret nuk do te pranojne akte specifike te zemergjeresise, te cilat do te mund te ndikojne ne pavaresine e tyre profesionale.

iX. të drejtat e autorëve

1. Botuesit, redaktoret dhe gazetaret ne asnje situate nuk do te insistojne ne pronesi mbi lajmin.

2. Publikimet do te mund te perdoren arsyeshem, dhe me citate te kufizuara, material nga publikime te tjera apo nga pronare te se drejtes autoriale, pa leje te shprehur te tyre per ta bere kete. Megjithate, botimi i materialit komplet do te duhej te ishte i mundur vetem pas lejimit paraprak, te dhene nga mbajtesi i te drejtes autoriale.

X. Reklamat dhe sponsorimi

1. Reklamimi komercial e politik, si dhe materiali sponsorues, perfshire ketu edhe artikuj apo shtojca, duhet te jete qarte i dallueshem nga permbajtja editoriale dhe te identifikohet qarte se çfare eshte.

2. Materiali i sponsoruar do te tregoje qarte burimin e sponsorimit.

Page 10: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

10Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

Tekstin e plote te Statutit te Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves dhe Rregullat e Procedures mund t’i gjeni ne web faqen e Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves: www.presscouncil-ks.org

Per kete permbledhje vendimesh kemi perzgjedhur disa nga vendimet qe ka marre Bordi i KMShK-se per vitin 2015.

Vendimet kane te bejne me shkelje te Kodit te Mediave te Shkruara, kryesisht me Kreun II (Raportimi i se vertetes), Kreun III (Nxitja dhe gjuha e urrejtjes) dhe, Kreun IV (E drejta per t’u pergjigjur).

Kete vit, KMShK ka pranuar nje numer te madh te ankesave kunder portaleve, veçanerisht sa i perket gjuhes se urrejtjes ne komentet e lexuesve, te cilat jane miratuar ne teresi nga Bordi i KMShK-se.

Page 11: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

11

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

Parimori Kurti, “Kryeministri” Haradinaj, i anatemuari Limaj

Analizë

Parimori Kurti

Kur iu bashkua bllokut, VV-ja gati rreshqiti ne batakun e pushtetit. Disa parime e kushte e mbajten gjalle frymen e veçante te Levizjes. Ne emer te rrezimit te Thaçit, ‘Vetevendosje’ qe gati te hynte ne shtratin e perveluar te LDK-se, AAK-se dhe Nismes, atyre qe Albin Kurti i konsideron si hajna te liges se dyte. Tash, qe jane partia me e madhe e opozites, mund te nxjerrin mesim nga gabimet e tyre per t’u pare si nje alternative serioze qeverisese.

“Kryeministri” Haradinaj

Pasi pesoi renie ne zgjedhjet lokale, AAK-ja u trondit me shume ne qershor. Te rrish nen sqetullen e Thaçit eshte rrezik i madh. Kryetari Ramush Haradinaj shpresoi shume se do te behej kryeminister para zgjedhjeve, prandaj mbajti nje kurs te bute, larg prej opozitarizmit te rrepte. Kur e pa se u mashtrua, me shume u mor me partite e opozites sesa me PDK-ne. Kembengulja per postin e kryeministrit i kushtoi serish, duke e lene per te treten here radhazi partine e tij te derrmuar tashme te pushtetit.

I anatemuari Limaj

Ai gjithnje e konsideroi veten viktime te sulmeve politike, luftes brenda llojit, por eshte politikan i akuzuar per korrupsion. Fatmir Limaj, kryetar i Nismes per Kosoven, megjithate, ia doli ta kaperceje pragun dhe per pak u be pjese e rrezimit te ish-partise se tij. Mes parlamentarizmit dhe drejtesise, Limaj vazhdon te mbijetoje me bashkemendimtaret e tij.

Behgjet Pacolli

“Baci”, siç e therrasin shpesh te afermit

dhe miqte, pesoi nje debakel te pritshem. AKR-ja e tij, me teper nje parti fisnore, pa identitet, u be paterice e PDK-se, e natyrshem votuesit e ndeshkuan. As milionat e biznesmenit kontrovers nuk kryen pune. Behgjet Pacolli, edhe si qeveritar i larte, sillej dhe vepronte si sipërmarrës privat, pavarësisht kamuflimeve se po lobon fort. Ҫdo gje qe arriti te beje eshte te financonte (shperlante para) per media te caktuara, nje gazete dhe disa portale, por edhe te shfrytezoje mandatin per te bere kompani te perbashketa te firmave te tij me kompani jashte vendit, per interesa puro personale, e mbi te gjitha ta financoje “imazhin” e me te çmuares se tij, Mimoza Kusarit (kete mbiemrin e dyte Lila nuk po e perdor shpesh), gje qe po u pengon shume familjareve te tij. E pelqente gjithnje Thaçin, por bashkejetesa me te e la jashte Kuvendit, e me gjase jashte politikes.

I revoltuari i PDK-së

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, te pakten e shfrytezoi foltoren per te denoncuar keqqeverisjen, autorizimin e liderit te ish-partise se tij, degradimin institucional e shoqeror, krimin e mafien ne vend. Distancimi i tij ishte pak i vonuar, por me mire vone se kurre.

Page 12: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

12Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së z.behgjet Pacollit kundër gazetës ‘Kosova sot’

Behgjet Pacolli, permes avokatit te tij te autorizuar, i ka paraqitur ankese Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves kunder gazetes “Kosova Sot” lidhur me artikullin me titull “Parimori Kurti, ‘Kryeministri’ Haradinaj , i anatemuari Limaj”, botuar me 7 janar 2015. Ankuesi i ka bashkengjitur ankeses edhe vertetimin e Zyres se Prokurorise se EULEX-it PP nr.4394\2012 te dates 11 dhjetor 2012, permes te cilit konfirmohet se rasti kunder te njejtit eshte hedhur poshte nga ana e Prokurorise se EULEX-it.

KMShK, pasi shqyrtoi ankesen me shkresen e bashkengjitur dhe degjoi perfaqesuesen e gazetes “Kosova Sot”, gjeti se ankesa duhet miratuar.

KMShK konstatoi se artikulli ne fjale eshte botuar ne rubriken e lajmeve, ndersa per nga permbajtja lidhur me artikullin vleresohet se gazeta eshte dashur te merret me shume me sigurimin e fakteve relevante per temen e trajtuar, e po ashtu pales tjeter t’i jepet mundesia qe te paraqese pikepamjet e saj para botimit te artikullit. Pasi qe artikulli ne fjale nuk paraqet opinion, por eshte publikuar ne rubriken e lajmeve, dhe ne mungese te paraqitjes se fakteve relevante lidhur me temen e trajtuar, KMShK vlereson se gazeta “Kosova Sot” ne artikullin e botuar shkel Kreun II (Raportimi i se vertetes), piken 4 te Kodit te KMShK-se, sipas te ciles duhet te behet dallimi i qarte ndermjet lajmeve dhe opinioneve. Lajmi nenkupton informacion te perbere nga fakte dhe te dhena, kurse opinionet bartin mendime, ide, besime apo gjykime vleresuese nga ana e botuesve, gazetareve dhe redaktoreve.

Page 13: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

13

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

energjia solare-synimi i devollit që nxit reagime

Fabrika me e njohur e birres ne vend, “Birra Peja” planifikon qe te prodhoje energji elektrike nga dielli me panele solare. Zyra e Rregullatorit te Energjise po shqyrton kerkesen e saj. Kjo ka nxitur reagimin e kompanise zvicerane “Sunergic”, kerkesa e te ciles nuk eshte marre parasysh nga ZRrE-ja dhe dyshon qe autoritetet shteterore po e pergatisin terrenin per kompanine e fuqishme pejane.

“Birra Peja” ka siguruar toka private ne fshatrat Madanaj dhe Rrypaj, ne zonen kadastrale “Kusari” te Komunes se Gjakoves, per te instaluar panelet solare per prodhim te energjise nga dielli.

Kjo kompani ka aplikuar ne Zyren e Rregullatorit te Energjise (ZRrE) me 4 nentor 2014 dhe kjo Zyre eshte duke e shqyrtuar kerkesen e tyre per krijimin e nje parku solar me kapacitet total deri ne 3 megawat (MW).

Drejtori menaxhues i “Birra Peja”, Ernest Jusufi, shpjegon se kompania eshte e interesuar te investoje ne kete biznes, pasi qe eshte teknologjia e se ardhmes dhe do te ndihmoje ne zhvillimin e sektorit privat.

Ai tha se impianti do te kyçet ne rrjetin elektrik te Kosoves pas perfundimit te projektit.

“Birra Peja”, si nje nder prodhuesit me te medhenj dhe si tatimpaguesi me i madh ne Kosove per vitin 2013, eshte e interesuar ne teknologjite e se ardhmes dhe ka konsideruar se energjia solare eshte nje gje e tille”, tha ai.

Ai shtoi se kompania planifikon te investoje ne te ardhmen edhe me shume ne energji te riperterishme.

Jusufi shtoi se, pas marrjes se licencave

nga ZRRE, do te angazhojne disa kompani me pervoje nderkombetare ne ndertimin e impianteve fotovoltaike.

“Sa i perket profitit, ne krahasim me elementet e rrezikshmerise jashte kontrollit tone dhe me energjine njerezore, qe duhet te investohet ne kete projekt, nuk e konsiderojme edhe aq fitimprures”, Jusufi thote per investimet e reja ne industrine energjetike.

“Birra Peja” eshte ne pronesi te kompanive - “Globosos LLC” dhe “Devolli Group Sh.P.K”.

“Globosos” eshte kompani e regjistruar ne Malta, ne vendin qe njihet si parajse e krijimit te kompanive off-shore, qe nuk obligohen te paguajne taksa shteterore.

Drejtoret e Globosos jane “Henley Corporate Services (Malta) LTD” dhe Virtyt Ibrahimaga, avokatit te Blerim Devollit, ne rastin me te madh gjyqesor qe perfshinte biznesin dhe shtetin, ne te cilin prokuroria pretendonte se Poste-Telekomi i Kosove u demtua nga marreveshja per krijimin e kompanise “Z-Mobile”.

Gjyqi ne mungese te provave shpalli te pafajshem Blerim Devollin dhe te akuzuarit e tjere. http://gazetajnk.com/?cid=1,979,5935

Kompania “Devolli Group” eshte ne pronesi te biznesmenit pejan Blerim Devolli.

Kjo kompani ka shtrirje ne industrine e qumeshtit, pijeve dhe ne tregun e telekomunikimit nepermjet kompanise “Z-Mobile”, qe operon si operator virtual i Poste-Telekomit te Kosoves. Tash “Devolli” po synon shtrirjen e tij edhe ne biznesin e energjise solare.

Parqet solare mbulojne hapesira te medha te tokes dhe zakonisht ndertohen neper pjeset rurale.

Page 14: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

14Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

Sipas “Solar Trade Association” çdo park solar prej 5 megavatesh te instaluar mund te furnizoje 1,515 shtepi per nje vit dhe te kursehen 2,150 tone te dyoksid karbonit.

Deri me tash ne Kosove eshte licencuar vetem nje kompani private per te prodhuar energji nga dielli. Kompania e pare qe eshte autorizuar nga autoritetet kosovare për prodhim të energjisë nga dielli është “Led Light Technology Kosova”, prone e kompanise “Rudis” nga Sllovenia.

Kjo kompani ka ne plan te ndertoje park solar prej 102 kilovatesh ne fshatin Gjurgjevik te Klines dhe Malisheve.

Bordi i ZRrE-se ka marre vendim me 3 tetor 2014 duke thene se kompania ne fjale ka permbushur kushtet e mjedisit, ka te drejten e shfrytezimit te tokes dhe lejen e ndertimit. Vendimi i autorizuar per “Led Light” vlen per dy vjet dhe kjo kompani duhet te ndertoje parkun solar brenda kesaj periudhe.

ZRrE-ja po ashtu njofton se “Led Light Technology Kosova” ka pranuar te vazhdoje punimet, edhe pse ato i kryen ne mungese te tarifes nxitese per energjine diellore.

Tarifa nxitese aplikohet per te nxitur kompanite qe te prodhojne energji nga burimet e riperterishme, per te cilat jane caktuar edhe obligime nderkombetare.

ZRrE-ja eshte duke punuar ne drejtimin qe nje megavat ore e energjise se krijuar nga dielli, e prodhuar nga kompanite e licencuara, te shitet per nje shume prej 136.4 eurosh.

Ky çmim i percaktuar, sipas ZRrE-se, do te ndikoje qe te kete investitore te interesuar per te prodhuar energji te riperterishme.

Kompania zvicerane ndihet e diskriminuar

Por shqyrtimi i kerkeses se “Birra Peja”

nga ana e ZRrE-se, kompanise se dyte qe po synon te licencohet, ka nxitur reagimin e kompanise zvicerane “Sunergic”.

Feim Islami nga “Solar Green Energy”, partneri kosovar i zviceraneve te “Sunergic”, ka kritikuar ZRrE-ne per shkak se nuk ka lejuar qe kjo kompani te parakualifikohet, kur ka aplikuar qe nga muaji maj i ketij viti.

Ai thote se ZRrE-ja, ende pa dale me tarifa nxitese per energjine diellore, ka parakualifikuar kompanine “Birra Peja”.

“Pergjigja e ZRrE-se ka qene pasi qe nuk kemi tarife nuk mundemi me u parakualifiku, e tash e gjeten formen per ‘Birren e Pejes’”, thote Islami.

Islami po ashtu thote se “Birra Peja” ka arritur te bllokoje per vete numrin e megavateve te prodhuar nga dielli, duke pasur parasysh se Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE) kishte caktuar vetem 3 megavate per vitin 2014.

“3 megavate jane te vetmet per kete vit dhe asgje tjeter nuk kane parashikuar per kete vit MZhE-ja. Ja pse e kane vonuar tarifen nxitese, qe ta menaxhojne vete”, thote Islami.

Kjo parashihet në Planin Kombëtar të Veprimit per Burimet e Riperterishme te Energjise 2011-2020, te hartuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Ernest Jusufi mohoi se Birra Peja ka bllokuar megavatet e vetem te caktuar nga MZhE-ja.

“Ne nuk mund te bllokojme asgje, as diellin dhe as gjenerimin e energjise solare. Nuk jemi ne dijeni nese Ministria e Zhvillimit Ekonomik ndane energji”, tha ai.

Zyra e Rregullatorit te Energjise (ZRrE) thote se kompania zvicerane “Sunergic” ka aplikuar ne korrik 2014, por thekson se

Page 15: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

15

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

nuk e ka pasur aplikacionin e kompletuar.

“Ky subjekt juridik nuk eshte i regjistruar ne Kosove, andaj me date 25.07.2014 kemi ftuar perfaqesuesin e kesaj kompanie dhe e kemi udhezuar qe ky subjekt juridik duhet se pari te regjistrohet ne ARBK-MTI dhe pastaj te gjitha deshmite e tjera duhet te sillen ne emer te kesaj kompanie te regjistruar ne Kosove”, thote Adelina Murtezaj, zedhenese e ZRrE-se.

Ajo shtoi se perfaqesuesi i “Sunergic” nuk u eshte pergjigjur udhezimeve te dhena nga ZRrE-ja dhe ka njoftuar kompanine se Zyra e Rregullatorit nuk do te vazhdoje me tutje vleresimin e aplikacionit te tyre.

“Procesi i ZRrE-se nuk parakualifikon ndonje kompani, por i gjithe procesi udhehiqet nga dhenia e Autorizimit preliminar dhe Autorizimit per ndertim (final) per ndertim te kapaciteteve te reja, dhe normalisht gjate ketij procesi me kerkese te aplikuesit, vleresohet nese keto kapacitete te reja do te mbeshteten nga skema mbeshtetese”, tha Murtezaj.

ZRrE-ja po ashtu shpjegon se aplikacioni i “Birra Peja” ende nuk konsiderohet i kompletuar. apo i parakualifikuar. siç pretendohet nga Islami, pasi qe ende eshte ne shqyrtim e siper.

ZRrE-ja thote se “Birra Peja” nuk e ka bllokuar cakun indikativ prej 3 megavatesh, siç eshte caktuar nga MZhE-ja dhe se ka vend per aplikacione te reja.

“Me Udhezimin Administrativ 01/2013, per vitin 2014 jane 3 MW te energjise se prodhuar, qe do te perkrahen me ‘feed in’-tarife (tarife nxitese per investitore). Ne vitin 2015 jane parapare 4 MW, ne 2016 jane parapare 6 MW etj. Deri ne vitin 2020 me ‘feed in’ tarifen do mbulohen 10 MW”, tha Murtezaj.

Kosova eshte nenshkruese e Traktatit te Athines dhe duhet te permbushe zotimet e saja prej 25 per qind te prodhimit te energjise se pergjithshme nga burimet alternative dhe duhet te arrije kete deri me 2020. Nga kjo, 10 megavate duhen te prodhohen nga energjia diellore.

Page 16: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

16Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Gacaferri Consulting kundër “Gazetës Jeta në Kosovë”

Ankuesi pretendon se “Gazeta Jeta ne Kosove” ne artikullin me titull” Energjia solare- synimi i Devollit qe nxit reagime”, botuar me 10 dhjetor 2014, nuk merr parasysh Kreun II, piken 1 dhe 4 te Kodit te Mediave te Shkruara (Raportimi i se vertetes), e qe percaktojne se gjate punes se tyre, gazetaret dhe redaktoret do te sigurojne respekt per te verteten dhe per te drejten e publikut qe ta dije te verteten ne njeren ane, ndersa ne anen tjeter artikujt duhet te bejne dallimin e qarte ndermjet lajmeve dhe opinioneve. Ankuesi pretendon se “Gazeta Jeta ne Kosove” ka vleresuar se Malta njihet si “parajse e krimit”, duke e fyer keshtu kete shtet dhe se artikulli ne fjale ka perdorur emrin e kompanise zvicerane “Sunergic” pa lejen e tyre.

KMShK, pasi shqyrtoi ankesen dhe degjoi perfaqesuesen e “Gazetes Jeta ne Kosove”, gjeti se ankesa nuk miratohet. KMShK konstatoi se pretendimi i ankuesit se shkrimi i “Gazetes Jeta ne Kosove” ka per qellim vleresimin se Malta njihet si “parajse e krimit”, nuk eshte i qendrueshem, ngase nga permbajtja e vete artikullit te botuar, por edhe sqarimet e perfaqesueses se “Gazetes Jeta ne Kosove”, vertetohet se shkrimi ka te beje me faktin se “Globosos” eshte kompani e regjistruar ne Malta, ne vendin qe njihet si parajase e KRIJIMIT te kompanive off-shore qe nuk obligohet te paguajne taksa shteterore”. Kompania Devolli ka bashkepunuar me kompanine “Globos” per “Birra Pejen”. Kompania eshte e regjistruar ne Malte.

KMShK, sa i perket pretendimit lidhur me deklaratat per media te individeve te paautorizuar nga kompania, konstaton se personi Feim Islami, nga kompania vendase ne Kosove “Solar Green Energy” ka pasur autorizime nga kompania “Sunergic” te marre veprime te caktuara dhe se i njejti per “Green Energy” eshte partner bashkepunues i “Sunergic” ne Kosove. Per kete “Gazeta Jeta ne Kosove” ka pasur arsye te konsideroje se Feim Islami ka te drejte te marre vendime te caktuara ne emer te kompanise “Sunergic”.

Page 17: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

17

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

Gruaja e fuqishme e rektorit Ramadan Zejnullahu denoncohet për shpërdorim detyre, Prokuroria nis hetimet

Gruaja e rektorit Ramdan Zejnullahu, Suzana Zejnullahu, eshte denoncuar per shperdorim detyre dhe kallezim te rrejshem. Per kete kane nisur hetimet. Por, nje hulumtim i “Express” nxjerr se edhe para se te denoncohej, Prokuroria kishte ne dore fakte kunder saj, por nuk i hetoi ato. Hulumtimi zbulon edhe nje denoncim qe e lidh Suzana Zejnullahun me hetuesin Nexhat Pireva - nje hetues i paprekshem edhe kur rrah deshmitare e edhe kur nderhyn si polic ne te mire te tendereve te babit te tij biznesmen, nje donator i madh i PDK-se

Ajo kishte dale publikisht ne media duke thene se po denonconte e pretenduar me nota e regjistrime të semestrave në Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin publik te Prishtines - “Hasan Prishtina”. Por, Suzana Zejnullahu tash eshte duke u hetuar,e denoncuar per shperdorim te detyres zyrtare dhe kallezim e lajmerim te rrejshem te autoritetet.

Ajo, qe eshte me pune zyrtare e larte e Fakultetit te Mjekesise (referente) eshte gruaja e rektorit aktual te UP-se, Ramdan Zejnullahu.

Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar per “Express” nisjen e ndjekjes penale kunder Suzana Zejnullahut. “Ky rast eshte ne fazen e hetimeve, andaj Prokurori i Shtetit ne kete faze nuk mund te jape asnje informacion shtese”, tha per “Express” Astrit Kolaj, i pyetur per deponimin e nje kallezimi penal nga nje student i Fakultetit te Mjekesise.

Ne kete kallezim penal qe e posedon “Express” thuhet se Suzana Zejnullahu kishte shperdoruar poziten e saj per

ta demtuar kete student, duke ia pamundesuar vijimin e studimeve, dhe per me shume ky student (emri i njohur per “Express”) pretendon se Zejnullahu e denoncoi ne Polici ate ne menyre te rrejshme.

Nga keto denoncime kishte nisur nje proces hetimor qe perfundoi me 7 studente te akuzuar per falsifikim, akuze qe eshte duke u gjykuar ne Gjykaten Themelore te Prishtines. Ndjekja penale eshte bere nga prokurori i Shtetit, Valdet Gashi, por i njejti, siç ka raportuar per “Express”, per disa seanca me radhe ka munguar, duke ua pamundesuar keshtu studenteve te akuzuar e qe ende nuk e kane pranuar fajesine, me te cilen i akuzon prokurori Gashi, qe ta marrin ne pyetjen gruan e rektorit, Suzana Zejnullahun.

Prokuroria kishte edhe më herët prova kundër Zejnullahut

“Express” ka me shume se dy jave qe ka tentuar qe te marre nje koment per kete hetim penal kunder Zejnullahut nga rektori, Ramdan Zejnullahi, nga Fakulteti i Mjekesise dhe vete e dyshuara Suzana Zejnullahu,por asnje nga keto pale jane pergjigjur ende ne pyetjet e gazetes.

Por, hulumtimi i “Express” ne kete rast nxjerr se per Suzana Zejnullahun ka qene ne dijeni Prokuroria edhe me heret se ajo mund te kete nderhyre ne dokumentet e studenteve, e denoncimet ndaj saj per sjellje te dhunshme, ofenduese e autoritar ndaj studenteve jane te shumta.

Ne dokumentet e rastit penal ku 7 studente akuzohen per falsifikim te notave, nje ngas studentet u thote hetuesve te rastit, Nexhat Pireva e Agron Beshiri, se njerin nga dokumentet per te cilat ajo dyshohej se ka nderhyre kunderligjshem ne te, e ka prekur Suzana Zejnullahu. “Nuk e di, keto i ka grisur Suzana”, pergjigjet studentja R.F

Page 18: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

18Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

ne pyetjen e hetuesve Pireva e Beshiri se pse certifikata e saj e notave ne dosje ishte e grisur.

Por, prokurori i rastit, Valdet Gashi nuk kishte nisur nje hetim ndaj Suzana Zejnullahut, ani pse i kishte lexuar keto deklarata, si dhe deklaratat e tjera te ketij rasti, ku studente te tjere qe thone se leshimet eventuale ne dokumente nuk kane mundur t’i paraqesin pasi qe Zejnullahu eshte se paku e papershtatshme. “Kete leshim kam dashur shpeshhere ta paraqes te tetja Suzane, por duke pasur parasysh sa e veshtirte eshte te komunikosh me te, jam frikesuar dhe e kam lene “, thote nje studente tjeter ne inetrvistim para hetuesve.

Lidhja e hetuesit Nexhat Pireva dhe Suzana Zejnullahut

Para hetuesit Nexhat Pireva nje tjeter student kishte paraqitur shkelje te Suzana Zejnullahut dhe sjellje te saj te pahijshme, por deri sot as hetuesi e as prokurori Gashi nuk kishin iniciuar procedure kunder saj.

“Expressi” kohe me pare ka raportuar mbi paprekshmerine e hetuesit te ketij rasti, Nexhat Pireves, te birit te donatorit me te madh te PDK-se, Avdyl Pireva, por hulumtimi i gazetes nxjerr se ka denoncime te tjera ne Prokurori, qe pretendojne nje lidhje ne mes te Pireves dhe Suzana Zejnullahut.

Ne nje tjeter rast denoncimi, per te cilin Prokuroria e Shtetit ende nuk e ka konfirmuar nese kane nisur hetimet, thuhet edhe se hetuesi Nexhat Pireva shtrëngoi një dëshmitar dhe ia ndryshoi deklaraten atij ne ate menyre qe deklarata e ketij deshmitari te bie ndesh me “gjendjen faktike, duke favorizuar dhe arsyetuar veprimet e kunderligjshme te

zyrtares se Fakultetit te Mjekesise, Suzana Zejnullahu, e cila u kishte mundesuar dy studenteve diplomimin duke iu leshuar certifikata te notave, edhe pse nuk e kishin kryer nje provim”, thuhet ne kete kallezim penal qe e ka “Express”.

“Express” ka provuar qe te marre nga policia, prokuroria, Suzana Zejnullahu e Nexhat Pireva pergjigje per konfliktin e mundshem te interesit ne kete rast hetimor, edhe pasi qe njeri nga te akuzuarit ishte ne lidhje krushqie me familjen Pireva, por asnjeri nga ta nuk ka pranuar qe te komentoje.

Denoncimet publike kundër Suzana Zejnullahut

Qe Suzan Zejnullahu ka se paku sjellje te pahijshme me studentet, e disa prej tyre edhe e permendin si te perfshire ne nderhyrjen ne dosjet e tyre qe u hetuan nga polica, e nxjerr nje hulumtim i “Express”, por per kete zyrtare ne Fakultetin e Mjekesise denoncime publike ka bere edhe nje zyrtar i fakultetit.

Ai e akuzon Zejnullahun haptazi dhe per shkak te sjelljeve te saj ai u detyrua edhe te shqyrtoje doreheqjen si pasoje e presioneve te saj. Ështe ky prodekani per mesim ne Fakultetin e Mjekesise, Halil Ahmetaj.

Siç raportoi “Express”, ai te merkuren tha se eshte shantazhuar nga shefja e Sherbimit te studenteve, Suzana Zejnullahu.

“Kishte shantazhime dhe kercenime per shkarkim nga ana e rektorit te UP-se, i cili nen ndikimin e shefes se Sherbimit te studenteve, e cila eshte bashkeshorte e tij, sipas fjaleve te dekanit, Prof. Dr Salih Ahmeti, kishte kerkuar te jape doreheqje, nen pretekstin se kisha bere shkelje te detyrave, thuhet ne nje shenim te tij zyrtar.

Page 19: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

19

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së znj. Syzana Zejnullahu kundër “Gazetës Express”

Znj. Syzana Zejnullahu i ka drejtuar nje ankese KMSHK-se me daten 3 dhjetor 2014, e cila eshte shqyrtuar ne mbledhjet e Bordit te muajit dhjetor 2014 dhe janar 2015, ndersa kushtet per te vendosur per te meritorisht jane krijuar ne mbledhjen e dates 24 shkurt 2015.

Ne ankesen e znj. Syzana Zejnullahu pretendohet se artikujt ne fjale te “Gazetes Express” permbajne shpifje, dezinformata dhe informacione te rrejshme, krejt me qellim qe te njolloset imazhi dhe kredibiliteti i saj moral, profesional dhe familjar. Ne kete menyre “Gazeta Express” me artikujt e publikuar do ta kete shkelur Kreun II te Kodit te Mediave te Shkruara (Raportimi i se vertetes). Ankuesja thekson se kunder saj nuk ka nje procedure penale. E verteta qendron se znj. Zejnullahu ka denoncuar disa studente per dyshime lidhur me veprime te kunderligjshme, kunder te cileve ende zhvillohet procedure penale para Gjykates dhe Prokurorise ne Prishtine. Syzana Zejnullahu, po ashtu ne ankesen e saj thekson faktin se ne kohen kur ishte inicuar procesi gjyqesor i cekur me larte, bashkeshorti i saj, i cili permendet ne artikujt e “Gazetes Express”, nuk ka qene rektor i UP-se.

KMShK, pasi shqyrtoi pikepamjet e paraqitura ne dy artikujt e lartpermendur dhe te perfaqesuesit te “Expressit” ne njeren nga mbledhjet e kaluara te KMShK-se, kur filloi te shqyrtohet ky rast dhe pikat e ankeses se Syzana Zejnullahut, vendosi qe ankesa te miratohet pjeserisht, dhe ate ne dy pretendimet e saj.

KMShK konstatoi se ndaj zonjes Zejnullahu nuk ka pocedure penale, gje qe deshmohet edhe me certifikaten e paraqitur nga ankuesja PNDR Nr, 633/15 date 20 janar 2015. Po ashtu eshte fakt se ne kohen kur kishte filluar procesi gjyqesor kunder disa studenteve te Fakultetit te Mjekesise, bashkeshorti i ankueses, z. Ramadan Zejnullahu, nuk ka qene rektor i UP-se, pasi qe ne kete funksion eshte zgjedhur me 2 shtator 2014.

KMShK nuk mori ne shqyrtim edhe pikat e tjera te ankeses, pasi shume prej tyre gjenden ne proces shqyrtimi ne Gjykaten Themelore te Prishtines, ku pritet te jepet pergjigje komplete edhe per ato.

Page 20: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

20Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

Hetuesi Pireva, djali i paprekshëm i donatorit të PdK-së

Falsifikim i dokumenteve zyrtare, dhunim fizik i deshmitarit gjate intervistimit, intervenim te proceset qe lidhen me tenderet ku konkurroi babai i tij. Jane keto vetem disa nga veprat, qe i ka gjetur nje hulumtim i “Expressit”, per te cilat eshte hetuar polici Nexhat Pireva. Mirepo, gjithnje ai ka dale i pafajshem ende pa shkuar ne gjykate, ose denimi ndaj tij nuk e ka penguar qe te behet polic.

Hetuesi i krimeve ekonomike, Nexhat Pireva, eshte i biri i biznesmenit Avdyl Pireva, nje biznesmen donator i rregullt i Partise Demokratike te Kosoves (PDK) te kryeministrit Hashim Thaçi. Nje hulumtim i “Expressit” ka gjetur se ai ka dhene per kete parti mbi 50 mije euro, derisa me kompanine e tij “Magjistrala”, qe e ka krijuar ne menyre te dyshimte, ka marre nga institucionet, qe i drejtojne njerez te PDK-se, mbi 4 milione euro tendere publike.

I biri i tij, siç kishte raportuar “Express”, ne vitin 2001 u shpall fajtor nga Gjykata e Qarkut ne Gjilan per falsifikim te patente-shoferit. Policia e Kosoves nuk kishte pasur pergjigje konkrete ne pyetjet e “Expressit” se a u shqyrtua ky krim i Nexhat Pireves para se ai te pranohej ne Policine e Kosoves. Policia i tha “Expressit” vetem se atehere kur u pranua ne pune si polic, Pireva, pergjegjes ishte administrata e Kombeve te Bashkuara (UNMIK).

Por, hulumtimi i “Expressit” gjen se Nexhat Pireva eshte i paprekshem edhe kur ne komande te Policise se Kosoves jane vendoret.

Nexhat Pireva, ne nentorin e viti 2012, i angazhuar si hetues nga prokurori Valdet Gashi, ne hetimin e nje falsifikimi te dyshuar te notave te studenteve ne

Fakultetin e Mjekesise ne Universitetin e Prishtines, e kishte rrahur studentin V. A. (identiteti i njohur per “Expressin”) qe po e intervistonte si deshmitar ne kete rast, kur i njejti i ishte ankuar se ai (Nexhat Pireva) po ia ndryshonte deklaraten. “Express” posedon dokumentacionin mjekesor qe e konfirmon dhunen e ushtruar ndaj ketij studenti ne objektin e Policise se Kosoves si dhe kallezimin penal, qe eshte ushtruar kunder Nexhat Pireves.

Prokuroria nuk ka konfirmo se si ka vepruar ne rastin e ketij kallezimi penal. Zyra per Informim e Prokurorise se Shtetit ne nje pergjigje per “Express” ka kthyer pergjigje per nje tjeter rast ku ky hetues kishte dale i pafajshem, sikurse doli per heren e pare i pafajshem edhe ne rastin kur e dhunoi studentin A.V.

I shpëton edhe ndërhyrjes në tenderët e babës

Prokuroria, pa u pyetur nga “Expressi”, ka treguar se Prokurori Imer Beka, aktualisht kryeprokuror i Prokurorise Themelore ne Prishtine, kishte mbyllur, sipas tij ne mungese te provave, nje rast hetimor kunder Nexhat Pireves e Agron Beshirit. Siç kishte raportuar “Express”, Pireva e Beshiri ne fillim te ketij viti u suspenduan dhe filloi nje hetim penal kunder tyre nen dyshimin se kishin shperdoruar detyren dhe kompetencat.

Ata ishin denoncuar nga nje zyrtar i larte i Ministrise se Infrastruktures (MI), pasi qe ne nje proces shqyrtimi te nje ankese, ku perfshihej dhe kompania e babait te Nexhat Pireves, kompania “Magjistrala”, kishin nderhyre duke thirrur per intervistim policor njerezit qe duhej ta kryenin shqyrtimin e ankeses ne Organin Shqyrtues te Prokurimit (OSHP).

“Pas...analizimit dhe vleresimit te te gjitha shkresave te lendes, vleresimit te

Page 21: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

21

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

deklaratave te deshmitareve, te dhena prane hetuesve policore, rezulton se ne veprimet e te dyshuarve N. P dhe A. B. zyrtare policore ne DHKEKE, nuk jane manifestuar elemente qenesore te vepres penale”, thuhet ne pergjigjet e Prokurorise per “Express”, duke thene se ishte nje raport i veçante i sjelle nga Inspektorati Policor ai qe e bindi prokurorin Imer Beka qe ta mbyllte rastin, veprim ky qe i mundesoi Pireves e Beshirit qe te ktheheshin ne pune.

Kompania “Magjistrala”, qe merret me rregullimin dhe mirembajtjen e rrugeve, eshte perfitues e miliona eurove me tendere publike. Ajo eshte kontraktore tradicionale e tendereve ne Ministrine e Infrastruktures, por edhe ne institucione te tjera, ku drejtojne njerezit e Partise Demokratike te Kosoves (PDK).

“Magjistrala”po ashtu eshte donator tradicional i fushatave te PDK-se se Hashim Thaçit.

Sipas raporteve te Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), kompania gjilanase figuron si financuese e Partise Demokratike te Kosoves ne pushtet per vitet 2009, 2010 dhe 2012 me mbi 50 mije euro.

Per se paku dy vjet, duke e bere kete, ajo ka vepruar ne kundershtim me legjislacionin e vendit, sipas te cilit nuk lejohen me shume se dhjete mije euro donacion nga nje subjekt.

Ne nje aktakuze te Prokurorise Speciale te Kosoves, aktualisht ne gjykim, kjo kompani permendet edhe per perfshirje ne kurdisje te çmimeve.

Grushti i policit që ia rrezikoi trurin

Por, mbyllja e ketij rasti, ku Nexhat Pireva qe perfshire ne nje rast ku perfshihej biznesi i babait te tij nga Prokurori Beka, ende nuk eshte hapur nga denoncuesit,

por keshtu nuk ndodhi me rastin ku ai e grushtoi studentin V.A.

Ne nje kallezim penal qe ai e ka deponuar ne Prokurorine Themelore te Prishtines, institucion qe drejtohet nga Imer Beka, ne maj te ketij viti, e denoncon Pireven per shperdorim te pozites dhe lendim te rende trupor.

Sipas kallezimit penal, qe e posedon “Gazeta Express”, e per te cilin Prokuroria nuk ka bere komente, hetuesi Nexhat Pireva para me shume se dy vjetesh (ne nentor 2012) kishte perdorur dhune fizike ndaj studentit ne fjale, i cili ne salle po intervistohej per te katerten here ne cilesine e deshmitarit ne hetimin kunder studenteve qe dyshohen se kishin falsifikuar nota e regjistruar jashteligjshem vitin ne Fakultetin e Mjekesise. Dokumenti, qe tash eshte nen administrim te Prokurorise qe me shume se 6 muaj, thote se hetuesi Pireva ishte bere i dhunshem ndaj studentit V. A., kur ky ia kishte terhequr verejtjen se ne deklaraten e tij po shkruante ate qe studenti nuk po e thoshte, po ia falsifikonte deklaraten.

Sipas kallezimit penal, studenti nenshkroi deklaraten ne njerin nga rastet e intervistimit po nga Nexhat Pireva, pa iu dhene mundesia ta lexonte me arsyetimin” “Qe tri ore jam ka merrna me ty... nenshkruaje se s’kam kohe qe te pres”.

Perfundimisht deklarata u nenshkrua, studenti doli i rrahur nga zyra e Nexhat Pireves e per rastesi te çuditshme, ne zyre ishte hetuesi tjeter, Agron Beshiri, qe qene hetuar bashke ne nje tjeter rast me Pireven.

Studentit V.A. hetuesi Pireva ia kishte pelcitur veshin e mesem me nje grusht në syrin e djathtë, një organ vetëm një centimeter larg trurit, derisa demet ne sy

Page 22: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

22Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

kishin qene humbje ne perqindjen me te madhe te te parit me kete sy per nje kohe te gjate dhe gjakderdhje nga veshet.

Hakmarrja për një denoncim

Ky hetim, ne te cilin u dhunua studenti qe ka ushtruar kallezim penal, ka perfunduar me aktakuze nga prokurori Valdet Gashi, dhe ku, pas denoncimit te dhunes nga hetuesi Pireva, ky student automatikisht nga deshmitari u kthye ne te dyshuar. Ne kallezimin penal qe eshte tash ne Prokurori, ai pretendon se kete e beri Nexhat Pireva per hakmarrje. Tash, ne Gjykaten Themelore te Prishtines ky rast eshte ne shqyrtim gjyqesor, rast ne te cilin, siç ka raportuar “Express” eshte e perfshire edhe Suzana Zejnullahu, gruaja e Rektorit aktual te Universitetit te Prishtines, Ramadan Zejnullahu.

Ky rast i dhunes ishte denoncuar nga ky student edhe ne Inspektoratin Policor. Ne nje takim me drejtuesit e ketij institucioni ata i kane thene “Gazetes Express” se besojne qe i kane kryer krejt pergjegjesite e tyre ne rast dhe nuk pranojne qe kane deshtuar ta ndjekin Nexhat Pireven penalisht. Ata i thane “Expressit” se Prokuroria nuk kerkoi nga ta me shume se nje raport te veçante, ku perfshihej pothuajse si dokumente baze vetem intervistimi i viktimes (studentit) dhe te dyshuarit (Nexhat Prives). Prokuroria me nuk ka kerkuar nga inspektorati asnje aktivitet te ri kunder Nexhat Pireves,

derisa nuk e informoi as se çka ka bere me raportin qe ia derguan.

Prokurori nuk e ndoqi hetuesin për dhunim

Kjo dhune nga studenti V. A. ishte permendur edhe ne nje intervistim te tij nga prokurori Valdet Gashi, por siç edhe thuhet ne kallezim penal, nuk eshte informuar se ky prokuror e ndoqi sipas detyres zyrtare hetuesin Pireva.

Rasti i dhunes se Nexhat Pireves kunder studentit ishte hetuar edhe ne nje procedure te brendshme te Policise se Kosoves. Edhe ne kete procedure Pireva doli i pafajshem.

“Lidhur me rastin ne fjale ju informojme qe Policia e Kosoves ka marre te gjitha masat e parapara me ligj si dhe ka respektuar udhezimet, rekomandimet e Inspektoratit Policor te Kosoves. Sipas rekomandimeve te IPK-se zyrtari policor ka qene i suspenduar dhe pas nje periudhe te caktuar kohore, po ashtu nga po i njejti autoritet, i eshte nderprere masa e suspendimit”, eshte ky komenti i Zyres per Informim te Policise per “Express” ne kete rast.

“Express” ka pritur per me shume se dy jave nje koment nga hetuesi Nexhat Pireva per te marre nje pergjigje, pasi qe te njejtin me poste elektronike e kishte informuar ne teresi per gjetjet e hulumtimit, por i njejti deri tash nuk u eshte pergjigjur pyetjeve te gazetes.

Page 23: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

23

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së z.Nexhat Pireva kundër “Gazetës Express”

Ankuesi Nexhat Pireva, ne ankesen e tij pretendon se “Gazeta Express” ne artikullin e saj te publikuar me date 5 nentor 2014, me titull “Hetuesi Pireva, djali i paprekshem i donatorit te PDK-se” permban shpifje, dezinformata dhe paraqet njollosje dhe etiketim me qellim te demtimit te kredibilitetit moral, profesional dhe familjar te ankuesit,Nexhat Pireva.

KMSHK, pasi shqyrtoi me kujdes te gjitha pretendimet e ankeses, gjeti se e njejta miratohet pjeserisht.

“Gazeta Express” gjate pergatitjes se artikullit ne fjale ka botuar edhe permbajtjen e vendimeve policore dhe te prokurorise lidhur me pafajesine e z. Pireva rreth nje lendimi te nje studenti, te dyshuar per falsifikim note gjate hetuesise, per çka vleresohet se eshte permbushur çeshtja e sqarimit te akuzes kryesore te “Gazetes Express” ndaj Nexhat Pireves e me kete edhe parimi i Kreut II te Kodit te Mediave te Shkruara (Raportimi i se vertetes).

KMShK miratoi vetem nje pike te ankeses, e cila ka te beje me donacionet e mundshme te prindit te Nexhat Pireves ne dobi te PDK-se. Per kete çeshtje, KMShK konsideron se gazeta nuk ka arritur te faktoje te dhena mbeshtetese, te mjaftueshme.

Page 24: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

24Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

shikojeni se si trevjeçarja imiton vallëzimin e Kallashit!!!

Jo çdo here interneti eshte indikatore i mire ne jeten e qytetareve, e sidomos te femijeve. Moskujdesi i duhur i prinderve ndaj femijeve, e sidomos mosndalimi i qasjes ne internet i femijeve ne moshe te vogel, ne te shumten e rasteve ka rezultuar negativ sa i perket edukimit te tyre.

Sensacioni i quajtur “Kallashi”, qe ka pushtuar shumicen e mediave ne vendin

tone, te cilat nuk reshtin se shkruari per te, ka nisur te kete efektin e saj, kuptohet per te keq, raporton Indeksonline.

Ne nje video, e cila po qarkullon ne rrjetet sociale, shihet nje vajze rreth 3 vjeçare teksa vallezon me kengen “Origjinalja”, ku pjese e videkolipit te kesaj kenge ishte e ashtuquajtura Kallashi.

Menyra e kercimit te kesaj vajze eshte komplet e ngjashme me ate te Kallashit. Per me shume shikojeni videon qe s’do koment.

Page 25: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

25

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve kundër portaleve

“Indeksonline” dhe “Telegraf”

KMShK, pasi u njoh me permbajtjen e ankeses, njezeri konstatoi se e njejta miratohet. Lidhur me nxjerrjen e opinionit, u konstatua se videoja e publikuar cenon imazhin e personalitetit te femijeve, qe paraqet shkelje te parapare me Kodin e Mediave te Shkruara te Kosoves dhe me kete rast nga portalet “Indeksonline” dhe “Telegrafi” kerkon qe e njejta te hiqet.

KMShK, po ashtu, ben thirrje edhe per mediat e tjera qe te mos bejne publikime te ngjashme permes te cilave do te shkelej rende mbrojtja e imazhit te femijeve dhe interesi me i mire per femijet.

Page 26: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

26Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, gjatë këtij viti, ka dërguar një numër të madh të ankesave që kanë të bëjnë me komentet e lexuesve në rubrikat e portaleve të lajmeve. Komentet e tilla përmbajnë gjuhë të urrejtjes në baza të përkatësisë etnike, religjioze, gjinore dhe orientimit seksual. KMShK ka miratuar të gjitha këto ankesa, që për qëllim kanë vetëdijesimin e portaleve si dhe të qytetarëve në përgjithësi që të mos përdoren shprehje denigruese ndaj grupeve të caktuara dhe të mos nxitet gjuhë e urrejtjes.

Page 27: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

27

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kundër portalit Koha.net

Nisma e te Rinjve per te Drejtat e Njeriut eshte ankuar me 24 mars 2015 kunder portalit Koha.net ne lidhje me publikimin e disa komenteve te cilat permbajne gjuhe denigruese dhe diskriminuese. Keto komente, te cilat permbanin gjuhe te urrejtjes ishin publikuar nen lajmin me titull: “Lista serbe do te votoje specialen, por jo FAK-un”. Ne komente, komentuesit u drejtohen serbeve me “shkije”, gje qe konsiderohet fyerje pasi ata edhe ne gjuhen shqipe quhen serbe. Keto komente nxisin urrejtje dhe ndasi.

Portali Koha.net ne pergjigjen e tij derguar KMShK-se e konsideron te arsyeshme kete ankese dhe informon se menjehere i ka larguar komentet te cilat permbanin gjuhe te urrejtjes. Portali arsyetohet se nga numri i madh i e-maileve qe pranojne gjate dites nuk kane arritur te shohin ankesen nga organizata YIHR, si dhe komentet jane publikuar ne pamundesi te filitrimit te tyre. Sidoqofte, tashme komentet jane larguar nga portali. Portali kerkon ndjese per kete leshim.

KMShK, lidhur me kete ankese, kerkon nga portalet te mbajne pergjegjesi per komentet qe i publikojne dhe te bejne filtrimin e komenteve, te cilat permbajne gjuhe te urrejtjes.

KMShK gjeti se portali Koha.net me publikimet e permendura nuk ka respektuar Kreun III te Kodit te Mediave te Shkruara te Kosoves (Nxitja dhe gjuha e urrejtjes), per çka u vendos qe ankesa te miratohen si e bazuar.

KMShK, edhe kete here, fton te gjitha mediat ne Kosove te kene kujdes dhe te permbahen nga botimet e teksteve qe nxisin gjuhe te urrejtjes.

Page 28: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

28Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

Ish-kryetari i Vushtrrisë, i përfshirë në fajde

Familjen Gerbeshi, e cila dyshohet se merret me fajde ne komunen e Vushtrrise, e njohin te gjithe, qe nga qytetaret e thjeshte, policia, gjyqtaret dhe prokuroret, por edhe zyrtaret komunale, perkatesisht ish-kryetari i Komunes se Vushtrrise, Muharrem Shabani.

Ky i fundit ne nje bisede per gazeten thote se vetem ka degjuar per kete familje, derisa njera nga deshmitaret ne rastin “Gerbeshi” gjate deklarates se saj ka thene se nga fajdete e familjes Gerbeshi ka perfituar edhe ish-kryetari i Komunes se Vushtrrise, Muharrem Shabani.

Deshmitarja XS, te ciles Gerbeshet ia kane marre nje dyqan, qe ajo e kishte ne qender te Vushtrrise, kur e kishte dhene deklaraten ne polici dhe kur ishte pyetur nese e njihte ndonje viktime tjeter te familjes Gerbeshi, ajo kishte treguar rreth rastit te R.B.

“Ajo deklaroi se njihte nje viktime, e cili quhej R. B. Ajo deklaroi se familja Gerbeshi kishin marre nje dyqan kepucesh nga R.B. dhe si dhurate kete dyqan ia kishin dhene Muharrem Shabanit, ish-kryetar i Vushtrise. Ajo tha se Muharrem Shabani dhe familja Gerbeshi jane te lidhura ngushte,” thuhet ne shkresat e lendes qe posedon “Zeri”.

Por i kontraktuar nga gazeta, ish-kryetari Shabani mohon te kete perfituar diçka nga kjo familje e madhe dhe thote se nuk i njeh personalisht Gerbeshet, por vetem ka degjuar per ta.

“Kam degjuar qe e kane dhene kete deklarate, por kjo eshte vetem nje trillim i pergatitur. Une rreth kesaj nuk jam marre ne pyetje asnjehere dhe nuk e njoh familjen Gerbeshi, por vetem kam degjuar

per ta”, ka thene Shabani, i cili nga viti 2001 deri ne 2007 ka qene kryetar ne Vushtrri.

Ky rast i kujtohet edhe tash pas disa viteve gjyqtares, tashme kryetares se Gjykates Themelore te Mitrovices, Kada Bunjaku - Perqukut. Por kjo e fundit, e kontaktuar nga gazeta mohon afersite e saj me familjen Gerbeshi dhe mohon se ka vepruar ne favor te tyre.

“Ne lendet qe une i kam proceduar me kujtohet qe pala paditese ka bere shkrese e gjithashtu jane paditur ne gjykate per terheqjen e padise. Une kam dyshuar se veprimet e mundshme te kanosjes - detyrimit nga te paditurit (familja Gerbeshi) dhe ia kam terhequr verejtjen pales paditese (Zonja XS). Pas insistimit te pales paditese per terheqje te padise une e kam nderprere proceduren dhe nuk e kam terhequr masen e perkohshme, por e kam nderprere proceduren derisa te perfundojne hetimet lidhur me njoftimin qe e kam bere ne Prokurorine e Qarkut ne Mitrovice per dyshimet lidhur me kanosje apo detyrim ndaj paditesve per terheqje te padise”, thote gjyqtarja Perquku, duke mohuar çdo lidhje te saj me fajdexhinjte. Ajo shton se ka lajmeruar rastin te kryeprokurori Shyqyri Syla.

Syla, i kontaktuar nga gazeta, thote se ka pranuar nje shkrese nga kjo gjyqtare dhe nga policia pergjegjese ka kerkuar hetimin e ketij rasti.

Deshmitarja XS ne deshmine e saj e ka fajesuar edhe nje person te quajtur Murat qe ka punuar ne gjykate si zyrtar ligjor. Murati, sipas saj, ishte pergjegjes per kontrata, regjistrimin e tokave dhe dokumenteve tjera zyrtare.

“Ajo deklaroi se Murati i ndihmoi familjes Gerbeshi me dokumente mashtruese”, pretendon Prokuroria. Me gjithe perpjekjet e gazetes, ka qene e pamundur

Page 29: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

29

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

te kontaktohet me referentin e quajtur Murat, si dhe me gjyqtarin nga Mitrovica, Besnik Feka, i cili ne shkresat e lendes, se bashku nga deshmitaret, eshte quajtur si bashkepunetor i familjes problematike Gerbeshi.

Viktima në stallën e lopëve

Disa nga viktimat e Gerbesheve e kane pare tmerrin me sy. Njeri nga ta eshte edhe deshmitari R.B. Ketij te fundit Gerbeshet ia kane marre dyqanin, per te cilin deshmitarja pretendon se e ka perfituar ish-kryetari Muharrem Shabani.

Çelesat e dyqanit ne shtepi kishte shkuar t’ia kerkonte Bajram Gerbeshi (tani i ndjere). Ky i fundit kishte shkuar ne tetor te 2012-s te deshmitari dhe ate pasi e kishte vuajtur denimin per fajde, qe ishte denuar ne vitin 2007.

“Agim Gerbeshi i ka thene R.B. se xhaxhai i tij, Bajrami, ishte futur ne burg per shkak te tij (R.B) dhe se R.B. duhet t’ia jepte dyqanin Bajramit. Agimi i ka thene R.B. se per shkak te tij Bajrami eshte futur ne burg”, thuhet ne kerkesen e Prokurorise per caktimin e mases se paraburgimit.

Pas disa ditesh ishte realizuar nje takim ne mes te R.B dhe Bajram Gerbeshit. Ishte pretenduar te jete takim dhjete minutash, por Bajrami e kishte marre deshmitarin me veture. Bajrami e kishte vozitur veturen e tij “Golf II” deri te nje makine tjeter. Ne makinen tjeter, sipas shkresave te lendes, kishin qene dy burra te tjere qe me vone deshmitari i ka identifikuar si Avdi dhe Agim Gerbeshi. Keta te dy

kishin dale nga makina dhe e kishin kapur deshmitarin dhe e kishin futur ne makine. Rruges, prane nje pikekontrolli te policise, deshmitari e kishte hapur deren e vetures me qellim qe te ikte, por dy personat i kishin nxjerre armet. “Bajrami i tha R.B. se derisa ai mund te ikte nga makina ne ate pike kontrolli, Gerbeshet do suleshin tek familja e tij”, thuhet ne dokument.

Tre Gerbeshet e kishin derguar deshmitarin ne fshatin e tyre ne Ropice, madje ne stallen e lopeve. Deshmitari ishte detyruar te ulej ne karrige hekuri dhe aty ishte goditur nga Bajrami dhe ne vazhdimesi ishte kercenuar nga Bajram Gerbeshi. Ky i fundit e kishte thyer poçin elektrik. “Bajrami mori nje cope nga poçi i thyer dhe e preu doren e djathte te Ridvanit nga shuplaka deri ne berryl. Plaga filloi te gjakoste. Kjo gje rezultoi me shenjen e perjetshme qe i ka ngelur R.B. ne krahun e tij. Bajrami pastaj i tha R.B. se kjo ishte “dhurata” e tij e pare per te dhe se dhurata tjeter do ishte vrasja e familjes B. (familja e deshmitarit)”, thuhet me tutje ne shkresat e lendes. Tmerri ndaj tij dhe kercenimet kishin vazhduar ndersa i njejti per shkak te tyre nuk kishte guxuar as ta lajmeronte rastin ne prokurori. Per te bere presione, Gerbesheve iu kishin ndihmuar disa nga sekseret e tyre. Ne listen e te dyshuarve te Prokurorise, jane vetem dy sosh te dyshuar derisa jane edhe 13 pjesetare te familjes Gerbeshi. Ndonese permenden se gjyqtaret jane mbeshtetes te familjes Gerbeshi, asnjeri nga ta deri me tani per misionin EULEX nuk eshte ne cilesine e te dyshuarit.

Page 30: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

30Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Muharrem Shabanit kundër gazetës “Zëri”

Keshilli i Mediave te Shkruara te Kosoves ka shqyrtuar ankesen e Muharrem Shabanit kunder gazetes “Zeri” ne lidhje me artikullin me titull: “Ish kryetari i Vushtrrise i perfshire ne fajde” botuar me 29.04.2015.

Ankuesi, pos tjerash, pohon se me kete artikull gazeta “Zeri” e ka denuar ate pa vendim gjyqesor. Pra eshte paragjykuar fajesia e tij. Ankuesi pohon se kurre nuk ka pasur asnje lidhje me familjen Gerbeshi, e cila akuzohet per fajde. Ne artikull thuhet se kjo familje i ka dhene Muharrem Shabanit nje dyqan, çka nuk eshte aspak e vertete, e per kete nuk ekziston asnje fakt.

Gjate shqyrtimit te ketij rasti, bordi i KMShK-se konstatoi se artikulli i gazetes “Zeri” eshte mbeshtetur ne nje deshmi te nje deshmitareje te koduar - pra gazeta nuk ka shpikur. Deshmitarja me vone ka terhequr deshmine, qe permendet edhe ne artikull, dhe çeshtja ka vazhduar ne instanca te tjera.

KMShK konstatoi se gjate pergatitjes se artikullit ne fjale, gazeta ka marre dhe ka botuar prononcimin e Muharrem Shabanit dhe te gjyqtareve, qe jane marre me rastin deri tani, keshtu qe eshte e qarte se nuk eshte shkelur Kodi i Mediave te Shkruara te Kosoves.

Mirepo, KMShK ka gjetur shkelje ne titull, sipas Kreut V, te Kodit te Mediave te Shkruara te Kosoves, pika 2 ku thuhet: “Gazetaret dhe redaktoret jane te obliguar te mos prejudikojne fajesine e nje personi te akuzuar”.

Bordi i KMShK-se njezeri vendosi se titulli i artikullit eshte spekulues dhe eshte dashur qe te pakten te perfundoje me pikepyetje.

Page 31: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

31

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

të hash a të mos hash

Jofunksionaliteti i shtetit rrezikon edhe ushqimet

Perfaqesues te shoqerise civile, njohes ekonomie, ish-drejtues te odave ekonomike, eksperte te bujqesise dhe qytetare, ankohen se Dita Boterore e Ushqimit e gjen vendin ne gjendjen me te keqe sa i perket ushqimit qe e konsumojne. Biznesi i pakontrolluar me ushqimin, monopolet si ne rastin e kompanise ‘Devolli’, skandali i grurit per kafshe e miellit apo importimi i mijera toneve qumesht pluhur nga vende te kontaminuara, jane disa argumente per rrezikun qe u kanoset konsumatoreve. Fale lidhjeve korruptive me pushtetin, korporata si ajo e ‘Devollit’, qe ka monopole ne disa fusha, tregu i ushqimit mbetet i pasigurt dhe i parregullt, ndersa organet kompetente heshtin. Me gjithe pyetjet e derguara ne adrese te Doganave te Kosoves dhe AVUK-ut per sasine dhe cilesine e produkteve te importuara, apo qe prodhohen ne vend, ata serish nuk jane pergjigjur, duke shtuar keshtu dyshimin per afera te reja ne kete sektor.

Kosova, larg standardeve ndërkombëtare

Dafina Zherka, nje qytetare nga Prishtina, thote se pjesa derrmuese e ushqimit qe e konsumojne ne Kosove nga paslufta, eshte me prejardhje te dyshimte duke filluar nga mishi i Brazilit, gruri dhe mielli i importuar, qumeshti pluhur, lengjet etj. “Edhe ato te dhena qe flasin per perberjen e atij produkti jane shume te dyshimta dhe me nje doze te vogel te besueshmerise dhe kredibilitetit”, thote ajo. Sipas Zherkes, Kosova ka nevoje imediate per krijimin e nje instituti ushqimor, qe do ta kontrollonte cilesine e ushqimit qe importohet. Eksperti i bujqesise dhe profesori universitar ne Fakultetin e Bujqesise, Imer Rusinovci, tha

se nuk ka fije dyshimi se cilesia e ushqimit në Kosovë është larg standardeve nderkombetare dhe le shume per te deshiruar. Sipas Rusinovcit, çdo produkt qe futet ne Kosove duhet te kete deshmine per cilesine dhe vertetimet qe nuk jane te kontaminuara, ne menyre qe mos te na ndodhin raste sikurse ato me grurin e importuar per shtaze dhe qe eshte shitur per njerez, qumeshtin pluhur etj.

Klientelizëm dhe monopole

Ish-kryetari i OEK-ut, Ismajl Kastrati, tha se cilesia e ushqimit eshte e determinuar me kujdesin dhe interesin qe organet shteterore kane ne mbrojtjen e konsumatoreve, permes kontrollit fitosanitar dhe veterinar ne kufi, sikurse edhe kontrollin e cilesise ne laboratore profesionale dhe te autorizuar, si te prodhimeve vendore ashtu edhe produktet e importuara. “Tregtaret tane ende nuk e kane krijuar vetedijen dhe besimin, se vetem me produkte cilesore dhe me afat perdorimi, mund te krijojne afarizem te qendrueshem dhe afatgjate. Interesi i tyre paresor eshte çmimi e jo cilesia. Andaj, organet shteterore duhet te veprojne me fuqine e ligjit. Mirepo, pikerisht institucionet e autorizuara per shkaqe klienteliste dhe te pozitave monopoliste, nuk jane ne nivelin e detyres. Andaj edhe kemi raste te konsumimit te miellit me cilesi te dyshimte, qumeshtit pluhur nga tregjet e dyshimta dhe kontaminim, djathera te perzier me patate, barna te dyshimta, pa afat dhe jocilesore”, tha ai. Ndersa analisti Faik Krasniqi tha se qytetari i Kosoves nuk e di se çfare ushqime konsumon. “A hane krunde te kafsheve ne vend te miellit, qe importohen nga Serbia, sepse skandali i krundeve nga AVUK-u u mbyll me pretendimin se krundet jane ne nivel dhe ne perputhje me standardet evropiane”, thote ai.

Page 32: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

32Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

Institucionet mashtrojnë konsumatorët

Perfaqesuesi i Shoqerise Civile, Selatin Kaçaniku (‘Konsumatori’), tha per “Kosova Sot”, se cilesia e ushqimit qe importohet per tregun dhe per konsumatorin e Kosoves eshte ne proporcion te drejte me shkallen e zbatueshmerise se ligjeve, qe akoma nuk e arrin 10 perqindeshin. “Republika e Kosoves ka themeluar nje sere institucionesh e mekanizmash, por nuk marrim informata se çfare ushqimi importojne bizneset tregtare te Kosoves. Ato nuk komunikojne drejtpersedrejti as me Org. ‘Kosnumatori’. Bile-bile, disa informata, per arsye te panjohura e te pakuptueshme fshihen nga konsumatori. Kjo ka ndodhur dhe po ndodhe me sasine e importuar te qumeshtit pluhur dhe emrat e bizneseve, te cilat i mashtrojne konsumatoret me kete produkt. Me emrat

e bizneseve qe importojne lende te pare, ndersa konsumatorin e mashtrojne se na ofrojne prodhim vendor. Me informatat e majmerise se kafsheve per mish e qumesht dhe shpezeve per mish e veze, si dhe peshkut per treg e per restorante. Me koncentratet, me plehun artificial (te skaduar ose te falsifikuar, qe i ulin rendimentet dhe i sabotojne perpjekjet tona per prodhime vendore), me menyren e majmerise - ushqimit te kafsheve qumeshtore ne disa shtete te vogla eksportuese te qumeshtit te produkteve te qumeshtit ne Kosove, ani pse dihen kapacitetet e limituara prodhuese te tyre. Me importuesin dhe bleresit e 10-fishit te aditiveve te nevojshem per buke dhe pjekurina. Me importuesin, eksportuesin dhe furnizuesin me lik te thate kanceroz te shtrudllave”, thote Kaçaniku.

Page 33: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

33

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Devolli Grup/Qumështorja Vita kundër gazetës “Kosova Sot”

Devolli Grup/Qumeshtorja Vita eshte ankuar kunder gazetes “Kosova Sot”, e cila me 8 prill 2015 ka botuar nje artikull me titull “Te hash a te mos hash”. Ne ankese thuhet se ne nje tekst qe eshte negativ ndaj ushqimit per cilesine e dobet te produkteve nuk permendet askund qumeshti Vita, ndersa gazeta si ilustrim perdore fotografine e brendit te qumeshtit Vita. Ne ankese, gjithashtu, thuhet se nje fotografi vlen sa njemije fjale edhe nese ne tekst nuk permendet brendi i qumeshtit Vita. Ne kete menyre, ky artikull ka mundur te demtoje kete prodhues.

KMShK, pasi degjoi perfaqesuesin e gazetes “Kosova Sot”, vendosi qe kete ankese ta miratoje duke u mbeshtetur ne Kreun II (raportimi i se vertetes) pika 6 e Kodit te Mediave te Shkruara te Kosoves, ku thuhet: “Fotografite dhe dokumentet nuk guxojne te falsifikohen dhe/apo te perdoren ne menyre te gabueshme”, siç ka ndodhur ne rastin konkret.

Page 34: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

34Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

Ministri shala sërish favorizon “Buzukun”

Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit (MKRS), qe udhehiqet nga Kujtim Shala, i cili njeherit eshte edhe zv/kryeminister, vazhdon ta favorizoje Avdullah Zenelin dhe “Buzukun”.

“Indeksonline” ka siguruar dokumente nga Ministria e Kultures ku libraria Buzuku ka perfituar 6 mije euro.

Ne dokumentin e pare jane libra te blere me datat 24 prill, 7 maj dhe 15

maj. Pershkrimi per keto libra ka te beje me “Blerje e librave”, “Blerja e librave Kastriot”, “Pasurim me libra”, “Pasurimi me libra Novoberde”. Derisa te pjesa e perfituesit shkruan “Libraria Buzuku”.

Ne dokumentin e dyte jane te kontraktuar 4263 libra me pershkrimin “Panairi i librit”. Këto libra janë blerë më 15 maj, derisa thuhet se jane per promovim. Perfitues i ketyre librave eshte Shoqata e Botuesve te Kosoves.

Pjese e Shoqates se Botuesve te Kosoves eshte vete Shtepia Botuese “Buzuku”.

Page 35: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

35

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së MKRS - Divizioni për Komunikim kundër portalit “Indeksonline”

Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit - Divizioni per Komunikim eshte ankuar kunder portalit “Indeksonline”, i cili me 28 maj 2015 ka botuar nje shkrim me titull “Ministri Shala serish favorizon Zenelin - ‘Buzuku merr 20 mije euro’”. Ne artikull thuhet se shtepia botuese “Buzuku” ka perfituar nga subvencionet e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sportit, ndersa e verteta, sipas Ministrise, eshte se kjo shtepi botuese ne veçanti nuk ka perfituar subvencione te tilla. Gjithashtu, ne artikull thuhet se MKRS i ka ndare shtepise botuese “Buzuku” 20 mije euro. Sipas te dhenave qe ka paraqitura nga MKRS, KMShK eshte informuar se 20 mije eurot e permendura i jane ndare Shoqates se Botuesve te Kosoves per shpenzimet e pjesemarrjes se botuesve kosovare ne panairet e librit ne Prishtine, Tirane dhe Frankfurt, ku edhe shtepia botuese “Buzuku” eshte anetare e kesaj shoqate.

Andaj, kjo ankese u miratua pjeserisht per nje fakt ku eshte shkelur Kodi i Mediave te Shkruara, Kreu II (Raportimi i se vertetes).

Redaksia e portalit “Indeksonline” u zotua se do te sqaroje ne botimin e saj kete paqartesi, me çka do te permbushe obligimin qe del nga Kodi i Mediave te Shkruara te Kosoves.

Page 36: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

36Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

Artikulli “Surroi në Beograd: ‘Grupi i Drenicës’, përgjegjës për dhunën ndaj pakicave” është larguar nga portali “Indeksonline”. Kryeredaktori i këtij portali në mbledhjen e bordit të KMShK-së u pajtua që të largohet artikulli pasi nxiste gjuhë të urrejtjes.

Page 37: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

37

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Veton Surroit kundër portalit “Indeksonline”

Veton Surroi, publicist dhe shkrimtar, ka derguar nje ankese kunder portalit “Indeksonline”, i cili me 8 qershor 2015 publikoi nje artikull me titull: “Surroi ne Beograd: “Grupi i Drenices”, pergjegjes per dhunen ndaj pakicave”.

Surroi thote se “teksti nis me titull qe paraqet shpifje. Ne formen siç eshte paraqitur eshte citimi i pasakte i nje deklarate qe do te mund te konsiderohet interpretim sipas qejfit te redaksise. Titulli i tille bombastik dhe qellimisht i pasakte ka pasur per pasoje te drejtperdrejte reagimin e nje grupi njerezish qe kane hapur nje faqe ne facebook (Me Sami Lushtakun), me te cilen cenohet integriteti im personal dhe ku kercenohem edhe me vrasje”.

Ne vazhdim thuhet ne ankese se pjesa e fundit e raportimit eshte vene ne thonjeza, qe sipas redaksise eshte citat i deklarates se ankuesit edhe se kjo eshte shpifje.

KMShK shqyrtoi ankesen e shkrimtarit dhe publicistit Veton Surroi kunder portalit “Indeksonline”, i cili botoi nje pjese te intervistes se Surroit dhene TV B92, ne te cilen siç dihet atij iu vishen edhe ato qe ai nuk i kishte thene, por kishte cituar Dick Martyn dhe Williamsonin. Pas emetimit te videos se plote ne TV B92, shikuesit mesuan se vleresimet per “Grupin e Drenices” ishin dhene nga Dick Marty dhe Williamson dhe jo nga Veton Surroi, gje qe “Indeksonline” e permiresoi ne versionin e dyte te lajmit. Perfaqesuesi i portalit “Indeksonline” informoi anetaret e KMShK-se se portali ne fjale menjehere ka botuar intervisten e plote te Surroit, ku jane sqaruar pasaktesite ne versionin e pare te lajmit ne “Indeksonline”, ka hequr komentet e lexuesve, te cilet permbajne gjuhe te urrejtjes dhe kercenime per jete si dhe ka thene se mirepret vendimin e KMShK-se qe te hiqet edhe shkrimi i publikuar ne te gjitha versionet e tij. Perfaqesuesi i portalit “Indeksonline”, gjithashtu, shprehu keqardhje per publikim e ketij materiali te pasakte dhe vendosmerine qe pas heqjes se perhershme te komenteve te lexuesve nga ky portal, nuk do te kete me raste te tilla. Andaj, ankesa u miratua si e bazuar.

Page 38: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

38Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

Prokuroria mbledh prova për avokatët që i janë shmangur tatimit

Ne mungese te vullnetit disavjeçar per ta zbatuar ligjin dhe per te ndjekur penalisht te gjithe ata qe i jane shmangur pageses se tatimit, Prokuroria e Shtetit, duke u bazuar ne nje strategji kombetare te Qeverise per krijimin ekonomise joformale, ka nisur zbatimin e nje plani per mbledhjen e detyrimeve te pashlyeshme financiare ndaj shtetit.

Por, ky plan, pa ndonje vendim paraprak te Kuvendit, nder te tjera, u mundeson atyre qe iu kane shmangur tatimit t’ia paguajne shtetit demin per pese vitet e fundit dhe si demshperblim te mos ndiqen penalisht nga organet e ndjekjes. Kjo, pavaresisht se shmangia nga tatimi sipas nenit 313 te Kodit Penal eshte veper penale e denueshme me gjobe e deri ne burgim prej tre deri ne 8 vjet, varesisht prej shumave te shmangies.

Te paret, per te cilet nje prokuror i shtetit, ka nisur te kerkoje prova per shmangie nga tatimi, jane personat e vleresuar nga zyrtare te prokurorise si “te famshem”.

“Është një listë me persona më të famshem, me persona qe sipas disa statistikave llogaritet kane marre teper te hyra. Mirepo ne asetin konkret vetem kemi kerkuar me pa ku qendron shkalla e tatimeve dhe deklarimeve te tyre”, ka thene koordinatori i Njesise se Krimeve Ekonomike ne Prokurorine e Shtetit, Shqipdon Fazliu.

Gazeta ka mesuar se personat e “ famshem”, per te cilet prokuroria ka kerkuar informata te detajuara nga Administrata Tatimore e Kosoves, e qe jane futur ne listen fillestare te perpiluar ne bashkepunim me zyrtare te Njesise se Inteligjences Financiare, jane afer 100. Prej tyre 56 jane avokate dhe te tjere

kengetare te njohur te estrades.

Avni Gjakova, Adem Vokshi, Basri Jupolli, Besni Berisha, Bajram Tmava, Dastid Pallaska, Drita Hoxha, Destan Rukiqi, Faruk Korenica, Hilmi Zhitija, Ibrahim Dobruna, Nexhat Shabani, Nike Shala, Nuhi Uka, Skender Musa, Tome Gashi, Asdren Hoxha, Sadri Godanci, Veton Rrecaj, Behar Ejupi, Rame Gashi, Florin Vertopi, Naser Gjinovci, Fehmije Gashi - Bytyçi, Arianit Koci, Mahmut Halimi, Tahir Rrecaj, Ruzhdi Berisha, Bashkim Nevzadi, Hazer Susuri, Naim Qelaj, Esat Gutaj, Adem Jetishi, Bahrije Bislimi, Teki Bokshi, Avdi Rizvanolli, Ndrece Dodaj, Fehmije Zhubi, Hasan Shala, Genc Juniku, Avni Ibrahimi, Rifat Abdullahu, Daut Rudi, Zekrija Gashi, Flamur Kelmendi, Muharrem Hoti, Osman Cucoviq, Gezim Kollqaku, Ymer Huruglica, Shemsedin Piraj, Abdyl Sadiku, Mustafe Musa si dhe Elmi Qerimi, jane avokatet qe figurojne ne listen e Prokurorise, te cilen e ka siguruar gazeta.

Koordinatori Shqipdon Fazliu ka bere te ditur se nuk ka aktvendim per hetime penale ndaj ketyre personave, por nuk e ka perjashtuar mundesine qe disa prej tyre edhe të hetohen në rast se gjenden prova te mjaftueshme per shmangien nga tatimi.

“Grumbullimi i informatave, i provave, do te na bjere ne nje stad kur konstatohet se ka elemente per dyshim te arsyeshem ose nuk ka. Nese evidentohet dyshimi i arsyeshem ndaj personave te tille do te filloje hetimi edhe zyrtarisht, edhe formalisht”, ka thene ai duke shpjeguar se plani prokurorial bazohet ne strategjine kombetare te Qeverise se Kosoves per luftimin e ekonomise joformale, te hartuar ne janar te vitit te kaluar.

Duke shpalosur disa detaje nga plani i Keshillit Prokurorial, Fazliu, nder tjerash,

Page 39: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

39

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

ka thene se ata qe me vullnetin e tyre kthejne parate qe i kane fshehur nga shteti, do te shperblehen me mos ngritje te aktakuzes ndaj tyre.

“Do të ishte një lloj i marrëveshjes, andaj kjo nenkupton, nese kemi nje kengetar qe iu referuat ju, ose nje avokat apo ndonje subjekt tjeter, i cili nderkohe, deri ne momentin e hapjes se hetimeve, ne menyre vullnetare ben pagesen e pareve te tatimit, te kthyer mbrapa ne kohe per pese vitet e fundit, ai nuk do te hetohet”.

I pyetur nese krejt ky plan nenkupton se shteti ka vendosur te ofroje kompromis me kryeres potenciale te veprave penale, ai ka thene se behet fjale per nje marreveshje te lidhur mbi bazen e racionalitetit dhe ekonomizimit.

“Nga parimi i kursimit te kohes per prokurorine ne menyre qe te shkojme pas rasteve edhe me te medha”, ishte pergjigja e tij.

Edhe zyrtare te ATK-se kane bere te ditur se ende nuk ka ndonje hetim... apo kengetare qe jane ne liste. Mirepo, zedhenesja Valentina Bytyçi-Sefa, ka bere te ditur se edhe mbledhja e informatave ne raste te tilla behet mbi bazen e dyshimeve.

“Ështe ne kompetence te ATK-se, qe, nese ka dyshime te arsyeshme, te hetoje nese subjektet apo personat individuale kane paguar apo jo tatimet reale. Prandaj kurdo qe dyshohet se ka persona qe nuk kane deklaruar apo paguar tatimet reale, eshte ne kompetencen tone dhe te prokurorise te fillojne hetimet apo te mbledhin informata, mirepo nuk mund te komentojme mbi emrat apo veprimtarite te cilat i keni cekur, pasi qe ende nuk jane zhvilluar hetime nga ana jone dhe as qe kemi ardhur ne perfundim te tille”, ishte pergjigjja e zedheneses se ATK-se.

Avokatet e quajne persekutim listen diskriminuese te prokurorise

Evidentimi i tyre ne nje liste mbi bazen e dyshimit se potencialisht mund te kene shmangur tatimet per shkak te apostrofimit si “persona te famshem”, per disa avokate eshte nje pershkrim te cilin po ua ben shteti atyre.

Gazeta ka kontaktuar te gjithe avokatet, qe figurojne ne liste, derisa ka marre pergjigje vetem nga 28 prej tyre. Ata qe nuk kane dashur te deklarohen fare per kete çeshtje ishin Tome Gashi, Florin Vertopi, Flamur Kelmendi, Haxhi Millaku, Bajrami Tmava, Asdren Hoxha dhe Avni Gjakova. Ndersa kontakti me pjesen tjeter ka qene i pamundshem.

Pothuajse te gjitha avokatet me te cilet ka biseduar gazeta kane thene se jane pagues te rregullt te tatimeve. Me i zeshmi ndaj, siç tha, hapit te gabuar te prokurorise per te “persekutuar” personat e ndershem dhe me autoritet, ishte avokati Dastid Pallaska. Mosfunksionimi i sistemit te drejtesise, sipas tij, po çon drejt nje persekutimi te tille.

“Ndjekja penale, hetimi, fillon nga objekti i vepres, do te thote vepra qe eshte kryer dhe pastaj kerkohet subjekti, ndersa te persekutimi gjendet personi dhe pastaj hetohet jeta e tij. Tash ne te gjithe jemi duke e mirekuptuar kete kerkese per drejtesi, mirepo nuk eshte e rruges qe te behet me nje kosto kaq te larte dhe me nje margjine kaq te madhe te gabimit, e cila ne rastin tim duket te jete nje qind per qind”, ka thene Pallaska. Ai ka deklaruar se i ka te gjitha tatimet mbi te hyrat qe fiton dhe nje sere tatimesh te tjera per veprimtarite ne kuader te firmes se tij “Pallaska & Associates”.

Te bindur se nuk do te kete asnje baze per ndjekjen e tyre e as per nevojen e

Page 40: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

40Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

pengeses se ndonje demi ndaj shtetit ishin avokatet si Arianit Koci, Ymer Huruglica, Fehmie Gashi - Bytyçi, Basri Jupolli, Tahir Rrecaj, Nuhi Uka, Besnik Berisha, Tefik Bokshi, Hilmi Zhitija, Destan Rukiqi, Daut Rudi, Avdi Rizvanolli, Adem Jetishi, Esat Gutaj, Hazer Susuri, Bashkim Nevzati, Ruzhdi Berisha, Rame Gashi dhe Sadri Godanci. Qe te gjithe keta kane thene se jane tatimpagues te rregullt dhe se nuk jane te shqetesuar aspak per nismen e Prokurorise se Shtetit.

Ai qe me te kuptuar se gjendet nen llupen e organit te hetuesise, ka nisur t’i verifikoje aktivitetet e tij financiare eshte nderkaq vete kryetari i Odes se Avokateve - Ibrahim Dobruna. “Jam ne rishikim eventualisht te ndonje paqartesie ne raport me te gjithe keto, sepse menyra e pageses, ne baze te vendimeve qe ka marre Oda, eshte e percaktuar dhe pagesat kryhen te gjitha permes pages”, ka thene Dobruna, i cili u deklarua si tatimpagues i rregullt.

Ai pati edhe disa ankesa sa i perket sistemit tatimor ne Kosove, te cilin e quajti te paqendrueshem. Derisa duke komentuar planin e Keshillit Prokurorial per mbledhjen e tatimeve tha se zbatimi i ligjit duhet te jete ne rend te pare.

“Nisma e bazuar ne idene e grumbullimit te parave e jo zbatimit te ligjit nuk eshte ide e mire, megjithate detyrimet qe na takojne jemi teper te interesuar te ndërtojmë një sistem stabil, sidomos në funksion te detyrimeve dhe permbushjes se tyre”, ka thene Dobruna.

Iniciativen e Prokurorise e ka mirepritur avokati Arianit Koci, sipas te cilit tatimi duhet te jete obligim i çdo qytetari te Kosoves, duke perfshire edhe avokatet.

“Sa kuptova, jemi 56 avokate nga te cilet po kerkohen infromacione financiare te nderlidhura me tatim. Te gjitha te hyrat

i kam deklaruar dhe jam ne kontakt te vazhdueshem me kontabilistin tim dhe e mirepres çdo kontroll”, ishte pergjigja e tij. “Jam i gatshem te bashkepunoj edhe t’iu ofroj çdo informate qe u nevojitet Prokurorise, ATK-se edhe QIF-it, per qellime te parapara ligjore”, ka perfunduar Koci.

“Une i kam deklaruar rregullisht ato, i kam te rregulluara te gjitha me dokumentet, andaj nuk po di se per çka eshte fjala, nuk mund te deklaroj asgje me teper”, ishte pergjigja e avokatit Hilmi Zhitija. “Une nuk di per kurrfare shmangie, absolutisht te gjitha te hyrat i kam deklaruara”, tha edhe Rame Gashi.

“Une jam plus ne deklarim per tatime dhe keshtu qe nuk kam asnje arsye te trazohem per ate pune. Nuk eshte shqetesuese per mua e nuk do te duhej as iniciative e prokurorise, do te ishte veprim i perditshem qe bejne ata”, deklaroi ai.

“Nuk ka kurrfare baze per dyshime, sepse une per çdo tremujor bej pagesen e tatimit dhe ai verifikohet ne ATK, me dokumentacionin qe une posedoj. Besoj qe javen e ardhshme do te deklaroj edhe tremujorin e dyte te ketij viti”, ishte nderkaq pergjigjja e Tahir Rrecajt.

Shkelesit e ligjit te ndiqen penalisht

Ndonese e mirepresin iniciativen shteterore per te mbledhur parate e humbura nga shmangia e tatimit, perfaqesues te Parlamentit dhe njohes te çeshtjeve ekonomike jane shfaqur skeptike sa i perket menyres se realizmit te planit prokurorial per te shperblyer me mosndjekje penale ata qe vendosin te kthejne shtetit parate qe i kane fshehur.

Kryetari i Komisionit parlamentar për mbikeqyrjen e financave publike, Besnik Bislimi, eshte i mendimit se shteti nuk ka

Page 41: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

41

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

nevoje t’i perkedhele ata qe ekonomikisht jane ne favor per te paguar, siç tha, borxhin qe ia kane shtetit.

“Natyrisht se ne rastet e konfirmuara, qofte te mosdeklarimit apo deklarimit me te ulet te te hyrave vjetore, Ministria e Financave gjendet para nje ekulibri te arritur mes dy karakteristikave te deshirueshme, por te papajtueshme, dhe nje kompromisi. Ne njeren ane ajo do te donte qe keta persona, tani nen trysni, te derdhin shumat e papaguara ne buxhetin e shtetit, por ne anen tjeter edhe do te ishte logjike qe shkelesit te ndiqen penalisht”, ka thene Bislimi. “Por zgjidhja e ofruar del me atraktive nese ATK-ja ka nevoje qe sa me shpejt te grumbulloje te hyra, qe

mund te jete indikator i problemeve akute me te cilat ballafaqohet buxheti yne”, ka thene Bislimi.

“Deri me tani, ekonomia jofromale eshte luftuar, duke filluar nga aspektet me te lehta dhe me te vogla dhe duke mos guxuar te preken bizneset e medha dhe te fuqishme. Si per shembull, merreni vetem procesin e fiskalizimit”, ka thene Agron Demi nga Instituti GAP. Mirepo, edhe Demi tha se sikurse me faljen e borxheve, edhe me amnistine apo marreveshjen per shlyerjen e tatimeve nga personat publike, duhet te ekzistoje nja rregull i qarte ligjor, i cili do te duhej te merrte aprovimin e Kuvendit.

Page 42: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

42Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Dastid Pallaskës, avokat, kundër gazetës “Koha Ditore”

Ankesa pretendon se shkrimi me titull “Prokuroria mbledh prova per avokatet qe i jane shmangur tatimit” merret me shkelje nga Kreu I, II dhe IV i Kodit te Mediave te Shkruara te Kosoves.

KMShK, pasi degjoi perfaqesuesin e gazetes “Koha Ditore” dhe pas diskutimit per kete çeshtje, konstatoi se permbajtja e shkrimit eshte e balancuar dhe ne te paraqiten edhe qendrimet e ankuesit. Andaj, ne kete pretendim ankesa nuk u miratua.

Gjithashtu, kur behet fjale per mosbotimin e reagimit te z.Pallaska, KMShK gjeti se nuk eshte bere shkelje e Kreut IV (E drejta per t’u pergjigjur), pasi u be e ditur se gazeta “Koha Ditore” ishte dhe mbetet e gatshme qe ta botoje nje reagim te ankuesit, mirepo duke u bazuar ne rregullat dhe standardet e krijuara dhe tani me te praktikuara ne shtypin kosovar. Pra, qe nenkupton se reagimi duhet t’u permbahet kufizimeve permbajtesore dhe teknike te shkrimit, hapesires qe merr me rastin e botimit, e cila kerkohet te jete perafersisht e barabarte me artikullin ku behet fjale per ankuesin. KMShK, edhe per kete pike nuk miratoi ankesen.

Nderkaq, pretendimi i ankeses qe ka te beje me titullin e shkrimit “Prokuroria mbledh prova per avokatet qe i jane shmangur tatimit” u miratua me shumice votash. Ne kete rast, anetaret e Bordit te KMShK-se konstatuan se titulli “Prokuroria mbledh prova per avokatet qe i jane shmangur tatimit” eshte dashur te jete me percaktues dhe joparagjykues ne menyren sesi eshte botuar. Kjo paraqet shkelje te Kreut V, pika 2, e cila thote: “Gazetaret dhe redaktoret jane te obliguar te mos prejudikojne fajesine e nje personi te akuzuar.”

Page 43: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

43

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, gjatë këtij viti ka dërguar një numër të madh të ankesave që kanë të bëjnë me komentet e lexuesve në rubrikat e portaleve të lajmeve. Komentet e tilla përmbajnë gjuhë të urrejtjes në baza të përkatësisë etnike, religjioze, gjinore dhe orientimit seksual. KMShK ka miratuar të gjitha këto ankesa, që për qëllim kanë vetëdijesimin e portaleve si dhe qytetarëve në përgjithësi që të mos përdoren shprehje denigruese ndaj grupeve të caktuara dhe të mos nxitet gjuhë e urrejtjes.

Page 44: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

44Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesave të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut kundër portalit “Bota Sot”

KMShK ne mbledhjen e tij , te mbajtur me 29 shtator 2015, shqyrtoi 36 ankesa me numer te regjistrimit si ne vijim:

337(29.06.2015);350,351,352,353(30.06.2015);356,357(01.07.2015);358,359,360,361(06.07.2015),363,364,365,366,367(07.07.2015),373(15.07.2015),377(16.07.2015),378(21.07.2015),379,380,381(28.07.205),384(30.07.2015),385,386(31.07.2015),388(04.08.2015),389(05.08.2015),390(10.08.2015),392,393(17.08.2015),395(25.08.2015),397,398,400,401(26.08.2015), te gjitha te parashtruara nga Nisma e te Rinjve per te Drejtat e Njeriut kunder portalit “Bota Sot”.

Keto ankesa kane te bejne me nxitjen e gjuhes se urrejtjes ne komentet e lexuesve te ketij portali lidhur me rreth 100 artikuj te ndryshem.

Portali “Bota Sot” i ka larguar keto shprehje fyese te gjuhes se urrejtjes, me çka ka plotesuar detyrimin i cili del nga Kodi i Mediave te Shkruara te Kosoves.

Ne arsyetimin e portalit “Bota Sot” thuhet se keto shprehje jane publikuar perkohesisht per shkak te numrit te madh te komentuesve dhe numrit te pamjaftueshem te stafit per t’i menaxhuar ato.

Pas shqyrtimit te ankesave KMShK vendosi qe ato te miratohen. KMShK, gjithashtu kerkoi nga mediat qe te kene me shume kujdes ne permbajtjen e artikujve qe publikojne dhe te mos lejojne publikimin ne çfaredo forme te gjuhes se urrejtjes.

Page 45: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

45

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

Dy plagjiatë në Bordin e UP-së

Dy profesore te Universitetit te Prishtines “Hasan Prishtina”, te cilet ne te kaluaren jane zbuluar edhe “gjykuar” per pune joshkencore e madje edhe per plagjiature, tani jane zgjedhur anetare te Keshillit Drejtues te ketij Universiteti.

Ne mesin e pese anetareve te Keshillit Drejtues, qe jane zgjedhur nga Senati i UP-se, eshte profesori Beqir Sadikaj, te cilit i ishte vertetuar plagjiatura dhe ishte degraduar nga Profesor i Asocuar ne Profesor Asistent. Por, me pas ky vendim ishte shfuqizuar.

Dhe anetarit tjeter te Keshillit, Zeqir Veselaj, i cili kishte arritur ta nostrifikonte titullin e fituar ne Universitetin e Tiranes, edhe pse Komisioni i Fakultetit te Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) kishte dhene vleresim negativ per hulumtimet e tij. Gazeta “Zeri” ka siguruar dokumentet, te cilat vertetojne per plagjiaturen qe kane bere keta dy profesore.

Sipas dokumenteve, profesori Beqir Sadikaj ne vitin 2007 ishte degraduar nga titulli akademik, Profesor i Asocuar ne Profesor Asistent per shkak te plagjiatures qe i eshte vertetuar ne librin (ligjeratat e autorizuara) “Sociologjia juridike”.

“Libri ‘Sociologjia juridike’ (ligjerata te autorizuara) i autorit Prof. asc. Beqir Sadikaj, botuar me 2006, nga Fakulteti Juridik i UP-se, eshte plagjiature ne kuptim te vendimit te Senatit te Universitetit te Prishtines nr. 112, date 12 janar 2007, mbi mbrojtjen e pronesise intelektuale”, thuhej nder te tjera ne vendimin qe e kishte nenshkruar rektori i atehershem i UP-se, Enver Hasani.

Kurse profesori Zeqir Veselaj, i cili ka doktoruar ne Universitetin e Tiranes, ne vitin 2006, nuk kishte arritur ta bindte

Komisionin e Fakultetit te Shkencave Matematike-Natyrore per punen shkencore dhe nuk plotesonte kriteret e parapara per t’iu njohur titulli i Doktorit.

“Pas analizes se mirefillte te punimit ‘Mycoflora ne disa masive pyjore (Germi dhe Mirushe) te Kosoves’, Komisioni konstatoi se ka pak rezultate te paraqitura, por edhe mjaft mangesi qe, sipas kritereve tona, nuk mund te tolerohen per arritjen e grades shkencore per te cilen kandidati pretendon”, thuhej ne raportin e Komisionit te FSHMN-se.

Por, pavaresisht ketij raporti negativ te Komisionit te FSHMN-se, Veselaj kishte arritur ta nostrifikonte titullin e fituar ne Tirane.

Gazeta “Zeri” gjate dites ka tentuar te kontaktoje edhe me profesoret Beqir Sadikaj dhe Zeqir Veselaj, megjithate nuk kemi marre pergjigje per keto çeshtje.

Ne anen tjeter rektori i Universitetit te Prishtines, Ramadan Zejnullahu, ka thene per “Zerin” se eshte shqetesues fakti qe plagjiaturizmi perveç tek studentet po haset edhe tek stafi akademik. I pari i UP-se ka thene se çeshtja e plagjiatures eshte ngritur edhe ne mbledhjen e fundit te Senatit te UP-se.

“Dukuria e plagjiatures eshte prezente ne UP. Kete nuk mund ta fshehim, sepse ne punen tone te perditshme me studente, por edhe gjate procedurave zgjedhore te stafit, po e hasim kete dukuri. Pa u leshuar ne emra te perveçem, kjo çeshtje u paraqit si shqetesim edhe ne mbledhjen e fundit te Senatit”, ka deklaruar Zejnullahu.

Kurse Faton Fetahu, nga kabineti i ministrit te Arsimit, ka thene se nuk mund te flasin per anetaret e Keshillit Drejtues te Universitetit, te cilet i ka zgjedhur Senati i Universitetit.

Page 46: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

46Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

“Ministria e Arsimit, Shkences dhe Teknologjise mund te jape vetem pergjigje dhe vleresime per 4 anetaret e emeruar te Keshillit Drejtues te UP-se nga ana e ministrit te Arsimit, Shkences dhe Teknologjise”, ka thene Fetahu.

Vendim i Keshillit te Mediave te Shkruara te Kosoves ndaj ankeses se prof. Asoc. Dr. Zeqir Veselajt kunder gazetes “Zeri”

Prof.Asoc.Dr Zeqir Veselaj ka paraqitur nje ankese kunder gazetes “Zeri” lidhur me artikullin e botuar me 1 tetor 2015 me titull “Dy plagjiate ne Bordin e UP-se”.

Ankuesi pretendon se gazeta “Zeri” nuk e ka kontaktuar per t’u prononcuar mbi çeshtjen, edhe pse eshte e njohur, si thote ankuesi, jam shume i hapur per media. Gjithashtu ankuesi pretendon se Komisioni i eksperteve te Fakultetit te Shkencave Matematike - Natyrore nuk ka mandat ta vleresoje tezen e doktorates se mbrojtur ne Tirane. Ai pretendon se me artikullin ne fjale eshte demtuar rende personaliteti i tij si individ, si person publik dhe profesor universitar.

KMSHK, pasi analizoi me kujdes ankesen dhe degjoi perfaqesuesin e gazetes “Zeri”, konstatoi se Komisioni i Fakultetit te Shkencave Matematike-Natyrore ka marre

mandatin ta jape mendimin e vet shkencor lidhur me nostrifikimin e doktoratures ne Ministrine e Arsimit, Shkences dhe Teklnologjise se Kosoves te kandidatit Zeqir Veselaj, te mbrojtur ne Universitetin e Tiranes.

Ky komision ne raportin e tij te dates 08.09.2006, nder te tjera kishte konstatuar se disertacioni i doktoratures me titull “Mycoflora ne disa masive pyjore te Kosoves” e kandidatit Zeqir Veselajt, “ka pak rezultate te paraqitura, por edhe mjaft mangesi qe, sipas kritereve te tyre, nuk mund te tolerohen per arritjen e grades shkencore per te cilen kandidati pretendon. Punimi permban gjera qe nuk jane rezultat i punes se kandidatit, ka shume pershkrime dhe kopjime te panevojshme dhe kandidati ka marre pjese nga autoret, si dr. Ferat Rexhepi etj.

Per sa i perket publikimit te reagimit te ankuesit, gazeta “Zeri” ka sqaruar se ai nuk ka arritur ne redaksine e tyre, dhe pasi ate e moren nga Sekretaria e KMShK-se u obliguan ta botojne.

Prove: Raporti i Komisionit te Fakultetit te Shkencave Matematike-Natyrore, i bashkangjitur me shkresen nga sekretari i ketij Fakulteti nr. 1047, data 22.09.2006.

Page 47: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

47

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

Për varrezat katolike në Llapushnik, Demaku veproi krye në vete: Ja dëshmitë (dokument)

Banoret e fshatit Llapushnik te Drenasit po e kundershtojne projektin qe nje parcele prej dy hektare e gjysme te sherbeje per varreza katolike, e ku ne te ardhmen mund te ndertohet nje kishe. Nje gje te tille po e kundershtojne banoret e besimit mysliman te fshatit, po edhe disa keshilltare komunale ne Drenas, qe thone se Komuna e ka marre kete vendim jashteligjshem pa e marre pelqimin e keshilltareve te tjere ne Kuvend. “Telegrafi” ju sjell historine e gjithe kesaj çeshtjeje dhe shkeljet qe jane bere.

Krejt ngjarja fillon me kerkesen e banoreve (me 19 qershor te vitit 2009) dhe ish-kryetarit te fshatit Llapushnik, Beqir Thaçi, drejtuar ndermarrjes publike NPBQ “Drenica” (parcela e cila kerkohej nga banoret, para privatizimit menaxhohej nga kjo ndermarrje), ku kerkohej ndarja e kater hektareve toke per ndertimin e lapidarit ne deshmoreve te fshatit, te rene gjate luftes se fundit ne Kosove.

Mirepo, ende pa e marre pergjigjen prej ndermarrjes NPBQ “Drenica”, respektivisht Agjencionit Kosovar te Privatizimit (AKP), llapushnikasit u befasuan me nje kerkese nga komuniteti katolik i Llapushnikut, drejtuar Drejtoratit per Kadaster, Gjeodezi dhe Prone, i cili kerkon qe toka e njejte, te cilen banoret e Llapushnikut kerkuan te shfrytezohet per ndertimin e nje memoriali te deshmoreve, te jepet ne shfrytezim per banoret e besimit katolik teW fshatit, pa e specifikuar se per cilat nevoja. Kerkesa e perfaqesuesve te besimtareve katolike te Llapushnikut - Famullia “E Lumja Nene Tereze” (nenshkruar nga Ismet Sopi, keshilltar i Famullise) - drejtuar Komunes së Drenasit, bëhet më datën 15 shtator te vitit 2009, qe i bie se kjo kerkese eshte

bere jo me shume se tre muaj e kater dite pas kerkeses se banoreve te fshatit.

Me 1 mars te vitit 2010, Famullia ne Llapushnik kerkon nga kryetari i Komunes se Drenasit, Nexhat Demaku, qe ne vendin e quajtur Gradina te ndahet nje parcele per ndertimin e varrezave te ketij komunitetit katolik, ku mund t’i ushtrojne ceremonite dhe ritet fetare per te vdekurit, qe eshtrat e tyre te pushojne te qete ne te ardhmen.

Per dallim prej heres se pare, ku perfaqesuesit e katolikeve te Llapushnikut kerkuan nje hapesire per plotesimin e nevojave të besimtarëve të tyre, në kerkesen e radhes specifikohen kerkesa e tyre. Kete here kjo kerkese eshte nenshkruar nga Don Robert Jakaj ,dhe per dallim prej heres se pare, kesaj radhe vula e vendosur mbi nenshkrimin e Jakajt ka mbishkrimin e Komunitetit Katolik Shqiptar, Llapushnik, Drenas.

Kerkese per plotesimin e nevojave te katolikeve te Llapushnikut - per varrezat - me daten 5 mars te vitit 2010 i eshte drejtuar kryetarit te Komunes se Drenasit edhe nga Administrata Apostolike e Prizrenit.

Mirepo, karakteristike e kesaj kerkese eshte se Administrata Apostolike e Prizrenit kerkon qe prona. ne te cilen do te ndertohen varrezat e katolikeve te Llapushnikut. te titullohet me emrin Ipeshkvia e Kosoves - Kisha Katolike ne Llapushnik. Kjo kerkese e le te hapur mundesine qe kjo parcele, perveç shfrytezimit per ndertimin e varrezave, te jete edhe nje hapesire ku do te ndertohet ne te ardhmen nje kishe katolike, duke e ndryshuar keshtu destinimin e kerkeses fillestare.

Kerkesa ishte nenshkruar aso kohe nga Dr. Don Shan Zefi, Kancelar Ipeshkvnor.

Page 48: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

48Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

Pas kerkesave te njepasnjeshme ka ardhur edhe reagimi i te parit te Komunes se Drenasit, Nexhat Demaku, i cili me daten 19 mars te vitit 2010 nenshkruan vendimin permes te cilit miratohet kerkesa e Ipeshkvise se Kosoves, per ta marre ne shfrytezim nje parcele prej 2.5 hektare per ndertimin e varrezave te katolikeve te ketij fshati.

Pas miratimit te kerkeses se Ipeshkvise se Kosoves, kryetari i Komunes se Drenasit, pas degjimit publik i mbajtur me 27 prill te vitit 2010 (qe nuk eshte mbajtur ne Llapushnik, ku do te duhej te bisedohej me palet e interesit - fshataret , por ne zyrat komunale, ku kane marre pjese vetem perfaqesuesit e AKP-se), ka marre vendimin preliminar me 13.07.2010 mbi ligjshmerine e shpronesimit te propozuar.

Aty nder te tjera thuhet se miratohet kerkesa e subjektit kerkues, te Ipeshkvise së Kosovës, për shpronësimin e një pjese te ngastres kadastrale per arritjen e qellimit te ligjshem publik - ndertimin e varrezave te komunitetit katolik ne fshatin Llapushnik.

Ne arsyetimin e Komunes se Drenasit mbi vendimin preliminar mbi ligjshmërinë e shpronesimit te propozuar, shkruhet se ndarjen e nje parcele per ndertimin e varrezave te katolikeve te Llapushnikut e ka kundershtuar ne teresi perfaqesuesi i Agjencionit Kosovar te Privatizimit (AKP). Arsyetimi i kundershtimit te perfaqesuesit te AKP-se per kete vendim te Komunes se Drenasit eshte se organi shpronesues nuk ka baze ligjore te beje shpronesimin e prones shoqerore ne veshtrim te nenit 44.2 te Ligjit per shpronesimin e prones publike.

Parcela qe eshte parapare te ndahet per varrezat e katolikeve te Llapushnikut nga ana e Komunes se Drenasit, ka qene pjese

e ish-ndermarrjes publike NPQB “Drenica”, e cila ndermarrje dhe te tjerat (publike) menaxhohen nga AKP-ja.

Ndersa, ne anen tjeter, me daten 4 korrik te vitit 2010, kryetari i Komunes ben shkelje ligjore perballe vendimit per Shpalljen e interesit te pergjithshem dhe fillimin e procedures per shpronesimin e pjeses se ngastrave kadastrale nr 545 ne zonen kadastrale Llapushnik (hapesiren ne shfrytezim per ndertimin e varrezave te katolikeve te Llapushnikut), sepse ne dokumentin te cilin e posedon “Telegrafi” shkruhet se ne mbledhjen e mbajtur te Kuvendit Komunal, e qe ne kete rast nuk ekziston asnje procesverbal se kjo mbledhje eshte mbajtur ne kete date (madje ne dokument nuk na paraqitet asnje date, e qe i bie se vendimi i 4 korrikut te vitit 2010 eshte marre koke ne vete nga i pari i Drenasit dhe jo nga Asambleja Komunale, ashtu si e parasheh ligji - sipas nenit 35 te Ligjit per veteqeverisje lokale- Nr. 03/L-040).

Keto vendime jane ne kundershtim edhe me Rregulloren mbi organizimin e bashkesive, fshatrave dhe lagjeve urbane me nr: 031-3438 te miratuar me date 29.05.2008 nga Kuvendi Komunal i Drenasit dhe vendimet e lartcekura te kryetarit te Komunes jane ne kundershtim me nenin 19, pika 6 te kesaj Rregulloreje ku thote se varrezat menaxhohen nga fshati, perkatesisht Komuna.

Sipas Rregullores per organizimin e fshatrave, varrezat mirembahen dhe sigurohen nga Komuna, e qe sipas kesaj i bie qe varrezat jane ne menaxhimin e Komunes. Ndersa, per rastin ne fjale - me vendimin e kryetarit te komunes se Drenasit - i bie qe varrezat e komunitetit katolik jane ne menaxhim te Ipeshkvise dhe te myslimaneve ne dore te Komunes (neni 11 pika L).

Page 49: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

49

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

Ne anen tjeter, ne nje artikull te botuar me 26 prill, ne vitin 2010, nga e perditshmja “Koha Ditore” shkruhet se permes vendimit te cilin e kishte marre aso kohe, pa pelqimin e Asamblese Komunale, eshte miratuar kerkesa e Ipeshkvise se Kosoves per shpronesimin e 2.5 hektareve - toke e ndermarrjes OP “Drenica” - qe do te perdoren per varrezat e katolikeve dhe per ndertimin e nje kishe ne Llapushnik.

Ndersa, Demaku ka deklaruar per “Kohen Ditore”, me 26 prill te vitit 2010, se “jam munduar qe ta plotesoje kerkesen e komunitetit katolik qe i garantohet edhe me Kushtetuten e Kosoves”. Ne kete artikull te gazetes shkruhet se Demaku kete vendim e ka marre krye ne vete, pasi kjo kerkese nuk kishte arritur te futej si pike e rendit te dites ne asnje mbledhje te Asamblese Komunale.

Komiteti per Politike, Buxhet dhe Financa eshte ai i cili i cakton pikat e rendit te dites te mbledhjeve te komunes. Anetaret e ketij komiteti votojne se cilat pika duhet te jene ne rend te dites dhe cilat jo. Ndersa, ky propozim eshte kundershtuar me shumice votash.

“Pas kesaj, kryetari ka marre vete vendim pa e diskutuar me Asamblene Komunale”, ka treguar asamblisti i atehershem i LDD-se, Rifat Bilali.

Veprimin e kryetarit Demaku e ka

kundershtuar edhe ish-asamblisti i AKR-se ne Komunen e Drenasit, Nexhmedin Bala.

“AKR-ja si opozite eshte kunder ketij vendimi te kryetarit, sepse neve nuk na eshte prezantuar kurre kjo çeshtje dhe ai ka vepruar ne kundershtim me te gjitha ligjet”, eshte shprehur Bala.

Edhe zyrtaret e AKP-se kishin deklaruar se asnje Komune nuk ka te drejte qe te shpronesoje tokat, te cilat i menaxhon AKP-ja.

“KK-ja mund te beje kerkese zyrtare ne AKP per nderrim te prones shoqerore me ate komunale, nese shprehet qarte interesi publik. Por, edhe kerkesat e tilla nuk mund te realizohen, sepse jemi ne pritje te miratimit te Ligjit per Shkembimin e Tokave nga Kuvendi i Republikes se Kosoves”, kishte deklaruar zedhenesi i AKP-se, Ylli Kaloshi.

Ne nje shkrese zyrtare qe AKP-ja ia ka derguar kryetarit Demaku me 08 prill te vitit 2010, ku jane dhene komentet e AKP-se lidhur me vendimin e Demakut, thuhet: “I propozojme organit shpronesues te Komunes se Gllogocit qe ta anuloje vendimin për shpronësim ose në të kunderten AKP-ja do te jete e detyruar qe ,ne mbeshtetje te nenit 82 te Ligjit per veteqeverisje lokale, te inicoje proceduren per shqyrtimin e ligjshmerise se vendimit te kundershtuar prane MAPL-it”.

Page 50: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

50Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

vendim i Këshillit të Mediave të shkruara të Kosovës ndaj ankesës së Komunës së Drenasit kundër portalit “Telegrafi”

Ankuesi pretendon se artikulli i botuar ne portalin “Telegrafi” eshte sajuar nga vete gazetari pa marre prononcimin e perfaqesuesit te Komunes dhe si i tille eshte jo i drejte. Fjala eshte per marrjen e nje vendimi nga keshilltaret e Komunes se Drenasit lidhur me çeshtjen e varrezave katolike ne fshatin Llapushnik.

Ankeses i eshte bashkengjitur edhe vendimi i kryetarit te Komunes se Drenasit Nr 462-2774 i dates 04.03.2010 per shpalljen e interesit te pergjithshem dhe fillimin e procedures per shpronesimin e pjeses se parceles kadastrale Nr 545, ne Llapushnik.

KMShK, pasi shqyrtoi ankesen vendosi qe e njejta te mos miratohet, pasi qe ankuesi nga provat e bashkengjitura nuk arriti te arsyetoje si te bazuar pretendimin e tij per sa i perket çeshtjes se miratimit te vendimit nga ana e Kuvendit Komunal ne lidhje me çeshtjen e shnderrimit te prones publike ne varreza. As nga ankesa e as nga vendimi i kryetarit te Komunes, te bashkengjitur ne ankese, nuk ka fakte se çeshtja ne fjale eshte vendosur nga Kuvendi i Komunes se Drenasit.

Page 51: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

51

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës

PërMbledhje e vendiMeve

“BIRRA PEJA” promovon produktin alkoolik me simbole fashiste e naziste

Pija aloolike, “Birra Peja” ka zgjedhur qe promovimin e produktit te saj alkoolik ta beje me simbole te cilat zgjojne reminishenca me fushatat naziste. Gazeta “Blic” ka arritur ta siguroje vetem nje nga disa reklamat e saj te vendosura pergjate rrugeve te vendit, ku shihet se prane shishes te mbeshtjelle me mbishkrim “Birra Peja”, ndodhet edhe nje dore e ngritur pak larte, qe ndryshe njihet si pershendetje naziste, e cila perdorej gjate Luftes se Dyte Boterore.

Ajo qe edhe me shume tmerron eshte gjetja “Salute”, e cila edhe sot e kesaj dite perdoret ne Itali, por jo me krahun

e hapur qe i bie te jete nje “kombinim” perfekt gjermano-italian nga Koalicioni mes Hitlerit e Musolinit.

Nese “Birra Peja” dhe sidomos reklamberesit e saj e kane bere me qellim kete katrahure prej reklame- mbetet te shihet ditet ne vijim. Sidoqofte, ne nje vend normal europian nje reklame e tille jo vetem qe do te ndalohej te publikohej, por prodhuesit ne fjale edhe do denoheshin me gjoba te renda.

Per te pare edhe me mire doren e cila gjendet ne reklamen e “Birres Peja”, japim foton me poshte, ne te cilen eshte i paraqitur lideri i partise naziste dhe shkaktari i Luftes se Dyte Boterore, ne te cilen vdiqen miliona njerez, Adolf Hitler.

Page 52: Këshilli i Mediave të shKruara të Kosovëspresscouncil-ks.org/wp-content/uploads/2018/11/Permbledhje-e-vendimeve... · Që nga themelimi, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës,

52Përmbledhje e vendimeve

Këshilli i mediave të Shkruara të Kosovës

Opinion i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ndaj ankesës së “BIRRA PEJA” kundër gazetës”Blic”

Gazeta “Blic” shkruan se “BIRRA PEJA” ka perdorur simbole naziste dhe fashiste ne reklamen e saj te birres, ndersa ne kete reklame askund nuk verehet asnje shenje e tille, pra e fashizmit dhe nazizmit.

Ankuesi konsideron se gazeta nuk ka bere dallim mes lajmit dhe opinionit, duke shkelur keshtu Kreun II, pika 4 ta Kodit te Mediave te Shkruara, i cili thote: “Duhet te behet dallim i qarte ndermjet lajmit dhe opinioneve. Lajmi nenkupton informacion te perbere nga faktet dhe te dhenat, kurse opinionet bartin mendime, ide, besime, apo gjykime vleresuese nga ana e botuesve, gazetareve dhe redaktoreve”.

KMShK gjeti se ne panone reklamuese nuk ka asgje te perbashket me ate çka shkruan gazeta “Blic”. Ajo, siç shihet, eshte nje reklame e rendomte e nje shuplake dore te shtrire drejt “Birres Peja”, madje anetaret e KMShK-se kjo i le te dyshojne se mund te konsiderohet edhe si nje shkrim i qellimshem kunder reputacionit te kesaj kompanie.