Krizat ek. ciklet ligj.2

16
Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina Lenda: KRIZAT EKONOMIKE Ligj. 2

description

Krizat Ekonomike te Myrvete Badivuku

Transcript of Krizat ek. ciklet ligj.2

Page 1: Krizat ek. ciklet  ligj.2

Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina

Lenda: KRIZAT EKONOMIKE

Ligj. 2

Page 2: Krizat ek. ciklet  ligj.2

Cikli i biznesit dhe fazat e tij

Zhvillimi ekonomik i vendeve me një ekonomi tregu të zhvilluar megjithëse karakterizohet me një prirje rritjeje, në kohë të caktuar ka patur shmangie nga kjo prirje e përgjithëshme, duke u karakterizuar herë nga periudha të rënies ekonomike dhe herë nga periudhat të rritjes ekonomike.

Kështu disa nga periudhat e rënies ekonomike janë ato të viteve: 1929-1933, 1937-1938, 1948-1949, 1953-1954, 1960-1961, 1973-1975, 1981-1982.

Page 3: Krizat ek. ciklet  ligj.2

Lëvizjet e ekonomisë herë drejt ngritjes e herë drejt rënies të treguesve kryesor ekonomik kundrejt një prirje të përgjithshme në rritjen ekonomike formojnë ato që quhen ciklet e biznesit.

Lëkundjet e aktivitetit real ekonomik megjithëse emërtohen si cikle, në të vërtetë nuk formojnë cikle të rregullta. Pra, nuk ka dy reçesione apo ekspansione të ngjashme.

Page 4: Krizat ek. ciklet  ligj.2

Megjithatë edhe pse ciklet e biznesit dallojnë nga njëri tjetri, ato kanë diçka të përbashkët.

Çdo cikël biznesi karakterizohet nga disa faza të njëllojta. Pra kemi katër faza të ciklit të biznesit dhe ato janë:

Page 5: Krizat ek. ciklet  ligj.2

1. Pika më e lartë e ciklit

2. Faza e reçesionit (rënjes ekonomike)

3. Pika më e ulët e ciklit

4. Faza e ekspansionit (ngritjes ekonomike)

Page 6: Krizat ek. ciklet  ligj.2

Prirja e GDP potencial

GDPreal

Koha

Pika më e lartë

Pika më e lartë

Pika më e ulët

Pika më e ulët

Rënja

Ekspansioni

Gjatësia e ciklit

Figura 1. Ciklet e biznesit

Page 7: Krizat ek. ciklet  ligj.2

1.Pika më e lartë e ciklit Eshte pika qe pason pas ekspansionit

(ringjalljes) dhe paraqet lulezimin e ekonomise Ne kete faze aktiviteti ekonomik perjeton nje

zhvillim te gjithanshem, ku zhvillimi ekonomik mberrin nje nivel me te larte se qe ishte para fillimit te krizes ekonomike

Kerkesa gjithnje me e madhe per mjete prodhimi dhe per mjete konsumi nxit zhvillimin e cdo aktiviteti ne jeten ekonomike, por jo pergjithmone

Page 8: Krizat ek. ciklet  ligj.2

2.Faza e reçesionit (rënjes ekonomike)

Eshte momenti kur per shkak te disproporcionit midis ofertes dhe kerkeses ngel shitja dhe prodhimi i mallrave, bjen aftesia blerese e shtresave te gjera, rritet papunesia

Recesioni fillon te ndihet se pari ne tregun monetar (banka), meqë faza e shitjes nuk realizohet dhe fillon te rritet kerkesa per kredi bankare per te perballuar veshtiresite financiare neper firma, prandaj edhe vjen deri te rritja e normave te kamates per kapital hua

Page 9: Krizat ek. ciklet  ligj.2

3. Pika më e ulët e ciklit

Eshte momenti kur per shkak te mosrealizimit gjithnje e me te theksuar te mallrave ne treg mbushen depotë me produkte te gatshme, punetoret leshohen nga puna, mbyllen firmat, krijohet gjendja kaotike ne treg .

Page 10: Krizat ek. ciklet  ligj.2

4. Faza e ekspansionit (ngritjes ekonomike)

Paraqet fazen kur ekonomia fillon te konsolidohet, te marre vehten per nje zhvillim te metejshem

Ky eshte momenti kur krijohen kushtet paraprake per daljen nga kriza, aktiviteti ekonomik fillon te ringjallet, rritja e punesimit rrit kerkesen per produkte ne treg, gje qe stimulon angazhimin e kapitaleve te reja ne dege te ndryshme

Page 11: Krizat ek. ciklet  ligj.2

Momenti kyç, për të identifikuar një cikël të biznesit, është përcaktimi i fazës së recesionit, pra:

Duhet të theksojmë se çdo rënie ekonomike nuk mund të karakterizohet si recesion.

Pranohet se kemi të bëjmë me një fazë të recesionit ekonomik vetëm atëherë kur GDP real bie për gjashtë muaj rrjesht.

Page 12: Krizat ek. ciklet  ligj.2

Lind pyetja, në çfarë mënyre i përshtatet cikli i biznesit analizave të kërkesës agregate dhe ofertës agregate?

Përgjigjen e këtyre pyetjeve do ta marrim duke analizuar figurat e më poshtme.

Page 13: Krizat ek. ciklet  ligj.2

AS

AD

AD`

BCP*

P`

GDP realQ` Q Qp

Figura 2. Hendeku i prodhimit në modelin kejnsian

Niveli i çmimeve

Page 14: Krizat ek. ciklet  ligj.2

Ndryshimet në nivelin e prodhimit natyrshëm kanë ndikim edhe në nivelin e punëzëniës përkatësisht papunësisë.

Lidhja në mes të produktit dhe papunësisë shprehet me Ligjin e Okunit, sipas të cilit, për çdo 2% të rëniës së GDP aktual kundrejt GDP potencial, norma e papunësisë rritet me 1%.

Për shembull, në qoftë se GDP potencial është 100% dhe bie në 98% atëhere norma e papunësisë do të rritet në 7% në qoftë se para rënjës së prodhimit ajo ishte 6%.

Page 15: Krizat ek. ciklet  ligj.2

Tani shohim hendekun e prodhimit në modelin klasik duke u nisur nga pikpamja klasike lidhur me ofertën agregate (AS) vertikale.Figura 3. Hendeku i prodhimit në Modelin klasik

GDP real

AS

Q` QO

AS`

P`P

Niveli i çmimeve

Page 16: Krizat ek. ciklet  ligj.2

Një shprehje disi ekstreme e pikpamjes neoklasike mbi ciklet e biznesit është teoria e cikleve reale të biznesit.

Sipas kësaj teorie kurba AS është vertikale dhe të gjitha ndryshimet që ndodhin në GDP real shkaktohen vetëm nga goditjet që pëson Oferta agregate.