Krishtlindja dhe Viti i Ri

10
Krishtlindja dhe Viti I Ri Historiku , origjina dhe festimi ne ditet e sotme .

Transcript of Krishtlindja dhe Viti i Ri

Page 1: Krishtlindja dhe Viti i Ri

Krishtlindja dhe Viti I Ri

Historiku , origjina dhe festimi ne ditet e sotme .

Page 2: Krishtlindja dhe Viti i Ri

• Viti i Ri e ka prejardhjen në Babiloni, Azi…

Babilonasit paganë, 4000 vjet më parë, e festonin ndërrimin e viteve në ditën e Pranverës, kur Hëna ishte e plotë, kur nata e dita janë të barabarta, kur natyra rilindë mbas dimrit të gjatë…

• Prejardhja e Vitit të Ri në Evropë

Viti i Ri në Evropë, në gjithë hemisferën perëndimore edhe përtej Atlantikut, e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjetëve. Në vitin 274, Perandori romak pagan, Aurelian, e shpalli ditën e 25 dhjetorit: Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit të Pamposhtur). Kjo festë kremtohej në gjithë Perandorinë Romake pagane, e cila e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianëve të lashtë, i cili quhej Mithra.

Page 3: Krishtlindja dhe Viti i Ri

• Mithra, prej të cilit lindi religjioni Mithraizmi, që ishte hyu pagan iranian i dritës, që besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festë pagane kremtohej një javë, prej 25 dhjetorit deri me 1 janar. Kurse 1 Janari kremtohej për nder të hyjnisë Janus, hyu i dyerve dhe hyrjeve, prej të cilit ka prejardhjen emri i muajit të parë të vitit-Janari, që është dera, hyrja në Vitin e Ri!

• Pra, kjo festë e lashtë pagane, në Perandorinë Romake, zgjaste një javë. Një historian perëndimor, J.M. Wheeler, në librin e tij: "Paganism in the Christian Festivals", (Paganizmi në Festat Kristiane) ndër të tjera, shkruan: "Të gjithë festonin dhe gëzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar tërësisht. Shtëpitë ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bimë e pemë me blerim të përhershëm; midis miqve shkëmbeheshin dhurata e vizita. Ishte një periudhë gëzimi dhe dashamirësie dhe populli jepej pas çdo lloj argëtimi…"

Page 4: Krishtlindja dhe Viti i Ri

• A ka lidhje Plaku i Krishtlindjeve me Jezuin dhe lindjen e tij?• Tradita: Në mjaft vende, Plaku i Krishtlindjeve shihet si ai që u

sjell dhurata fëmijëve. Shpesh, fëmijët me anë të letrave i kërkojnë atij dhurata, që sipas traditës, i bën me ndihmën e elfëve në qendrën e tij në Polin e Veriut.

• Origjina: Sipas pikëpamjes së përhapur, miti i Plakut të Krishtlindjeve ose i Santa Klausit e ka origjinën nga shën Nikolas, kryepeshkopi i Mirës në Azinë e Vogël, Turqia e sotme. «Gati çdo gjë e shkruar për shën Nikolasin bazohet në legjenda»,—thotë The Christmas Encyclopedia. Emri «Santa Klaus» mund ta ketë origjinën nga fjala Sinterklaas,një formë e ndryshuar e versionit në holandisht të emrit «shën Nikolas». Nga ana historike dhe biblike, Santa Klausi nuk ka asgjë të përbashkët me Jezu Krishtin.

Page 5: Krishtlindja dhe Viti i Ri

• Çfarë thotë Bibla? «Tani që keni flakur tej gënjeshtrën, secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të tij.» ‘Të afërmit’ tanë më të ngushtë janë pjesëtarët e familjes. (Efesianëve 4:25) Bibla thotë edhe se duhet ‘ta duam të vërtetën’, ‘të themi të vërtetën që kemi në zemër’. (Zakaria 8:19; Psalmi 15:2) Në fakt, t’u themi fëmijëve që Plaku i Krishtlindjeve (ose fëmija Jezu) është ai që sjell dhuratat për Krishtlindje, mund të duket si një lojë naive, por a është e drejtë ose e mençur të mashtrosh fëmijët, edhe pa pasur qëllim të keq? A nuk ju duket paradoksale që një rast që mendohet se bëhet për nder të Jezuit, kthehet në një rast për të mashtruar fëmijët?

Page 6: Krishtlindja dhe Viti i Ri

• Përse gëzimi dhe argëtimi?

Pse ndodhnin këto? Pse gëzoheshin, argëtoheshin…? Sepse popujt paganë evropianë besonin se kur ditët shkurtoheshin, e dita më e shkurtër bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata besonin se Dielli-zoti i dritës ishte sëmurë dhe porsa dita fillon të zgjatej ata gëzoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shërohet, po forcohet dhe se pranvera, vera, po afrohet!

Ky besim i verbër pagan ishte i përhapur ndër popujt evropianë, por që ka prejardhje nga egjyptasit e lashtë paganë, të cilët e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikulturës, por që vjen nga besimi pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit të pamposhtur…!

Kjo është arsyeja e paarsyeshme e pavetëdijshme, pse edhe sot e kësaj dite, në mijëvjeçarin e tretë, në shumë vende të botës, kjo festë kremtohet me madhështi, njerëzit argëtohen, gëzohen, …!

Page 7: Krishtlindja dhe Viti i Ri

• Përse zbukurimi, dekorimi?

Për nder të kësaj feste pagane zbukurohen, dekorohen, shtëpitë, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim të përhershëm, nga njerëzit e përkohshëm dhe populli, siç dihet, siç shihet, jepet pas çdo lloj argëtimi-deri te shfrenimi…!

Përse zbukurohen, dekorohen shtëpitë, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt paganë të Evropës, para krishterimit, besonin se pemët e gjelbra, siç janë bredhi, pisha, të cilat tërë vitin e ruajnë blerimin e tyre, ngjyrën e tyre, edhe në dimër, kanë diçka hyjnore.

Popujt paganë evropianë besonin në qëndresën e tyre, i adhuronin ato si krijesa hyjnore, që nuk do t'i lënë pasdore..!

Prandaj, porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqë ato i qëndrojnë dimrit të ftohtë e të gjatë, do t'i ndihmojnë edhe atyre të mjerëve të qëndrojnë…!

Page 8: Krishtlindja dhe Viti i Ri

• Dhuratat.• Arsyeja se pse te gjithe I pelqejne kaq shume

keto 2 festa jane edhe dhuratat e shumta qe presin poshte bredhit diten e hapjes. Edhe kjo eshte tradite e hershme qe daton me origjinen e festave.

Page 9: Krishtlindja dhe Viti i Ri

• Gjeli I detit me pershesh dhe bakllavaja . • Ushqimi tradicional per shqiptaret ne kete

feste eshte gjeli me pershesh . Origjina e tyre eshte vendase pasi ne bote , kryesisht SHBA gjeli perdoret ne diten e falenderimeve ndersa origjina e bakllaves eshte turke .

Page 10: Krishtlindja dhe Viti i Ri