Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

19
1.Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore Si forme posaqerisht e rrezikshme e manifestimit te krimit trajtohet kriminaliteti i organizuar. Ai cilesohet me disa veqori , si lidhshmeria e perhereshme me shume persona ne kryerjen e aktiviteteve kriminale , egzistimi i nje strukture organizative me hierarki dhe pushtet te fuqishem te udheheqesit , dominimi i rregullit , rendit ,disiplines, pergjegjesise se antareve , solidariteti i imponuar , ruajtja e fshehtesise se veprimit dhe moszbulimi i organizates , mostradhetia ndaj udheheqesit etj. Qdo mosrespektim i ketyre kerkesave , ndeshkohet me denime brutale , zakonisht me likuidim fizik te personit apo anetarit te organizates a grupit qe i shkel keto detyra. Ndermarrja e veprimeve kriminale e nga ana e ketyre organizatave , perkatesisht anetareve te tyre , behet me plan dhe ne baze te ndarjes se detyrave te anetareve te grupit apo organizates. Veprimet dhe aktivitetet ilegale , zakonisht ndermirren me ane te kercenimeve , shantazheve , dhunes psikike dhe fizike , dhenies se mitos , korrupsionit , shfrytezimit te lidhjeve me policine , gjykatat dhe administraten. Aktiviteti i ketyre grupeve dhe organizatave kriminale karakterizohet me nje veprimtari dhe shtrirje nderkombetare dhe nderregjionale. Kriminaliteti i organizuar tregon aftesi te pershtatjes se shpejte ne kushtet dhe rrethanat e reja , duke gjetur hapesire per realizimin e fitimeve te medha. Grupet e organizuara kriminale , duke krijuar kapital te madh , ushtrojne ndikim shkaterrimtare ndaj institucioneve te pushtetit dhe vete rendit policor dhe juridik ne nje vend. Kjo gjendje eshte e veshtire , posaqerisht ne vendet ne zhvillimi ku organizatat kriminale depertojne ne te gjitha poret e pushtetit administrativ , gjyqesor , policor dhe ushtarak. Ne kete menyre krijohet nje hallke e panderprere ne mes te krimit te organizuar dhe qarqeve te caktuara ne pushtet, e cila ne opinion krijon pershtypje se krimi organizuar eshte i pamposhtur. 1.2 . Pse krim i organizuar? 1

Transcript of Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

Page 1: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

1.Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

Si forme posaqerisht e rrezikshme e manifestimit te krimit trajtohet kriminaliteti i organizuar. Ai cilesohet me disa veqori , si lidhshmeria e perhereshme me shume persona ne kryerjen e aktiviteteve kriminale , egzistimi i nje strukture organizative me hierarki dhe pushtet te fuqishem te udheheqesit , dominimi i rregullit , rendit ,disiplines, pergjegjesise se antareve , solidariteti i imponuar , ruajtja e fshehtesise se veprimit dhe moszbulimi i organizates , mostradhetia ndaj udheheqesit etj. Qdo mosrespektim i ketyre kerkesave , ndeshkohet me denime brutale , zakonisht me likuidim fizik te personit apo anetarit te organizates a grupit qe i shkel keto detyra. Ndermarrja e veprimeve kriminale e nga ana e ketyre organizatave , perkatesisht anetareve te tyre , behet me plan dhe ne baze te ndarjes se detyrave te anetareve te grupit apo organizates. Veprimet dhe aktivitetet ilegale , zakonisht ndermirren me ane te kercenimeve , shantazheve , dhunes psikike dhe fizike , dhenies se mitos , korrupsionit , shfrytezimit te lidhjeve me policine , gjykatat dhe administraten. Aktiviteti i ketyre grupeve dhe organizatave kriminale karakterizohet me nje veprimtari dhe shtrirje nderkombetare dhe nderregjionale.

Kriminaliteti i organizuar tregon aftesi te pershtatjes se shpejte ne kushtet dhe rrethanat e reja , duke gjetur hapesire per realizimin e fitimeve te medha. Grupet e organizuara kriminale , duke krijuar kapital te madh , ushtrojne ndikim shkaterrimtare ndaj institucioneve te pushtetit dhe vete rendit policor dhe juridik ne nje vend. Kjo gjendje eshte e veshtire , posaqerisht ne vendet ne zhvillimi ku organizatat kriminale depertojne ne te gjitha poret e pushtetit administrativ , gjyqesor , policor dhe ushtarak. Ne kete menyre krijohet nje hallke e panderprere ne mes te krimit te organizuar dhe qarqeve te caktuara ne pushtet, e cila ne opinion krijon pershtypje se krimi organizuar eshte i pamposhtur.

1.2 . Pse krim i organizuar?

Quhet krim i organizuar ngase delikuntet profesioniste , gjate ndermarrjes se aktiviteteve dhe veprimeve kriminale i planifikojne dhe koordinojne ato ne menyre te veqante. Per keto qelliime ata inkorporojne dhe shfrytzojne grupe , shoqata , dhe organizata te themeluara me pare ose shoqata te reja te cilat si veprimtari te tyre oficiele e kane marrjen me transakcione te ndryshme te cilat nuk jane te ndaluara ne pikpamje formale. Shpeshhere keto grupe , shoqata dhe organizata , jane te paraqitura dhe te regjistruara ne menyre legale duke lajmeruar nje veprimtari e cila gjoja ushtrohet. Mirepo , ne esence, veprimtari e tyre eshte marrja me aktivitet kriminal. Keto grupe , shoqata dhe organizata , regjistrohen vetem sa per sy e faqe , per te pasur mbulese para organeve te pushtetit. Ndersa aktiviteti i tyre i vertete eshte marrja me veprime kriminale. Keto grupe dhe shoqata kriminale , ne disa raste nuk e fshehin percaktimin e tyre kriminal dhe terrorist. Ato perdorin dhunen , vrasjet , shtrengimin , korrupsionin , terrorin dhe frikesimin per ti realizuar qellimet e veta. Grupet dhe shoqatat e tilla , veprimin e tyre e arsyetojne me aktivitete gjoja te natyres politike , veprimtari per te drejtat dhe lirite e grupeve te caktuara kulturore , etnike etj. Mirepo , ne esence aktiviteti i tyre eshte kriminal sado qe perpiqet te kamuflohet1

1 Dr. Ragip Halili – Kriminologjia , Prishtine 2011 , fq 142

1

Page 2: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

1.3. Organizimi kriminal

Organizatat kriminale e kane shefin , organet dhe anetaret e organizates apo shoqates. Menyra e punes dhe aktiviteti i tyre eshte mjaft konspirativ dhe mbeshtetet ne parimet e fshehtesise se plote , te nenshtrimit dhe pergjegjesise se ashper te anetareve dhe aktivisteve ndaj shefave dhe udheheqesve me te larte. Qdo leshim , gabim , zbulim , thyerje , e rregullave te ruajtjes se fshehtesise ose moszbatimi i detyrave dhe aksioneve , konkrete denohet ashper. Lejimi i depertimit ne strukturen e organizates , shoqates a grupit nga ana e personave te paautorizuar e sidomos te organeve te policise , zakonisht ndeshkohet me vdekje , likuidim fizik dhe pa gjurme te anetareve apo personave te ndryshem te cilet ne qfaredo menyre kane tentuar te infiltrohen ose ne qfaredo menyre te futen ne gjurme te aktiviteteve kriminale.

Ne keto organizata dhe shoqata mbreteron : nenshtrimi i plote , frika , dhuna dhe tortura e vrazhde ndaj anetareve te cilet gabojne ose nuk ndegjojne , me fjale te tjera dominon “ Ligji heshtjes “ apo si quhet ligji “ Omerta” dhe ligji hakmarrjes “ Vendetta”

1.4. Organizatat Kriminale

Te ketilla organizata kriminale ka pasur dhe ka ende ne disa vende te botes bashkekohore. Jane te njohura organizatat tradicionale ne Itali si “ Mafia siciliane “ , “ Camorra” , “ Ndrangheta “ , “ Sacra Corona Unita “ , “ Stida “ , “ Koza Nostra “ ne SHBA, “ Jakuza “ ne Japoni , “ Triadat “ ne Kine etj. Organizata kriminale te tjera ka edhe ne Spanje “ ETA” , ne Irlande “ IRA” , Narkokartelet ne Ameriken Latine , ne Rusi dhe vende te tjera te botes bashkekohore2

2. Aktivitetet kriminale

2.1. Trafikimi i droges

Trafikimi i droges eshte nje forme themelore e krimit te organizuar ne te gjithe Europen , dhe ne veqanti ne Europen Juglindore me te mirenjohurat “ Rruget Ballkanike “ te cilat jane perdorur me pare nga grupet turke te krimit te organizuar per trafikim te heroines , dhe sot perdoren per trafikimin e te gjitha llojeve te drogave te paligjshme si dhe ne kuader te asaj qe njihet si “ trafikimi i shume drogave “ ku ngarkesat njihen si “ ngarkesat kokteil” dhe qe perfshijne prekursoret , drogat kimike dhe sintetike.

Trafikimi i droges perfshine grupet kriminale te organizuara lokale dhe te kryesuara nga kapot e tyre dhe te perbera nga shtetas te vendeve te burimit apo te tranzitimit. Megjithate shtetet raportojne ne menyre te zgjeruar lidhjet e ngushta mes mes grupeve vendore dhe jo vendore te krimit te organizuar , si ne transportimin dhe shperndarjen e drogave , ashtu edhe ne menyre te zgjeruar , edhe perfshirjen e trafikuesve te droges ne veprimtari te tjera te paligjshme si psh . ne trafikimin e qenieve njerezore.3Grupet shqipetare te krimit te organizuar jane shnderruar ne furnizuesit kryesore te kanabisit bimor ( kultivimin dhe trafikimin e tij ) dhe jane duke mbeshtetur trafikuesit e heroines turke dhe

2 Dr. Ragip Halili – Kriminologjia , Prishtine 2011 , fq 142

2

Page 3: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

kokaines kolumbiane , dhe po perpiqen koheve te fundit te hyjne plotesisht ne tregtine e kokaines duke perbere keshtu nje kercenim ne rritje per BE-ne.

2.2. Trafikimi i qenieve njerezore

Trafikimi i qenieve njerezore dhe shfrytezimi ( seksual ) i individeve vurnelabel eshte kryesisht nje “ krim i nendheshem “ , gje qe shpjegon veshtiresine per percaktimin ne menyre te sakte te permasave te problematikes qe lidhet me elemente te ndryshem te kesaj fore te krimit te organizuar. Shume nga perpjekjet per zbatimin e ligjit fokusohen vetem ne elementet e dukshem te trafikimit te qenieve njerezore , duke anashkaluar ne pjese te madhe strukturat spontane dhe organizative qe fshihen pas tyre. Kudo ne Europe , shpesh nuk dihet se shume nga raportimet per shkelje penale , si psh ne rastin e perdhunimeve , izolimeve apo burgimeve te paligjshme , demtimeve te renda trupore , apo rastet e grabitjeve apo vjedhjeve , fshehin ne vete elemente te trafikimit te organizuar te qenieve njerezore. Situata komplikohet me tej ne lidhje me identifikimin e rasteve te trafikimit te qenieve njerezore nisur nga fakti se shume shpesh grate e trafikuara heshtin ne lidhje me trafikantet e perfshire ne krim , pasi perpiqen te mbrojne familjet ne vendet e tyre te cilat gjenden nen kercenimin e grupeve te krimit te organizuar.

Trafikimi i qenieve njerezore shpesh ka te beje me organizata kriminale qe perdorin kercenimin apo ushtrojne dhune , perdorin forcen , mashtrimin , genjeshtren , apo mjete te tjera. Trafikimi perfshine disa veprime te dallueshme , por te nderlidhura , si rekrutimi , transporti , vendosja apo akomodimi , dhe shfrytezimi , qe nuk eshte diqka qe ndodh vetem nje here , por qe kryhet gjate nje periudhe te caktuar kohe. Grupet e krimit te organizuar shfrytezojne ne nje ane mundesite qe ofron tregu per sherbime seksi dhe pune te lire ( kerkesa ) , dhe ne anen tjeter situaten vulnerabel te grave dhe femijeve ne shume vende ( oferta ). Per me teper behet fjale per perfitime te larta nderkohe qe , me gjithe ndryshimet ne legjislacionin perkates , risku i kontrollit dhe sanksioneve eshte i ulet.

Biznesi i trafikimit funksionon ne kete menyre :

1. Rekrutimi – Grate u pergjigjen njoftimeve per pune ne gazete apo internet per kujdestare femijesh , modele , parukiere , kercimtare , kamariere etj. Ato rekrutohen apo inkurajohen nga miq apo te aferm te tyre per te perfituar nga “ mundesi e punesimit ne shtetet e Europes “

2. Mashtrimi me dokumentet e identifikimit – transporti dhe dokumentet e identifikimit rregullohen nga grupet e krimit te organizuar.

3. Detyrimi i borgjit – shpesh dokumentet e identifikimit u merren me te mberritur ne destinacion dhe femrat gjenden para nje borgji te madh qe i detyrohen trafikanteve per transportin e qe u duhet ta shlyejne permes prostitucionit

4. Shtrengimi me dhune – shpesh femrat shtrengohen me dhune. Ka raportime te shumta per femra te mbajtura ne izolim , te rrahura , te perdhunuara , te droguara ne menyre qe ti “ thyejne “ ato e t’i detyrojne te punojne. Per kete qellim kercenohen edhe familjet e tyre.

3Raporti mbi situaten CARPO , Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik ne Evropen Jugindore, Aktivitetet Kriminale – Trafikimi i droges , fq 22

3

Page 4: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

5. Shfrytezimi i vazhduar – viktimat shiten apo shkembehen mes grupeve kriminale dhe vendeve te ndryshme me qellim qe te sigurojne egzistencen e “ mallit te fresket “ ne treg , te parandalojne zbulimin , dhe te disorientojne viktimen , duke i hequr asaj qdo mundesi per kontakte qe mund ta ndihmojne te largohet.

Shumica e personave te trafikuar veprojne ne perputhje me te ashtuquajturit “ Push & Pull Factors “( faktoret e shtytjes dhe terheqjes ) qe kombinohen me fenomenin e emigracionit ilegal. Arsyet qe i shtyejne personat te largohen nga nje zone per te shkuar diku tjeter njihen si faktore te shtytjes si psh papunesia e larte , tregu i punes i mbyllur ndaj grave dhe diskriminimet ne baze te seksit , varferia , mungesa e mundesive per te permiresuar cilesine e jetes ,ikja nga dhuna etj. Arsyet qe i terheqin personat drejt nje zone te veqante njihen si faktoret e terheqjes si psh kerkresa per per puntore ne industrine e seksit , kerkresa nga konsumatore te pasur per seks komercial , mundesite me te mira per punesim , paga me te larta etj4

Profili i viktimave eshte i qarte , viktimat jane ne pjesen me te madhe gra e vajza qe jane te huaja ne vendin ku shfrytezohen .

Trafikimi i femijeve nuk mund te jete kurrsesi nje nen produkt i neglizhueshem i trafikimit te qenieve njerezore. Ai gjeneron perfitime te medha dhe si pasoje eshte ne duart e krimineleve te organizuar dhe po zgjerohet ne menyre dramatike. Krimi i percaktuar si trafikim femijesh nenkupton shfrytezimin komercial seksual te fmijeve duke perfshire edhe pornografine me femije. Por nenkupton edhe forma te tjera te shfrytzimit te fmijeve duke i detyruar ata te vjedhin , te lypin , si dhe i referohet edhe femijeve qe punojne ne kushtet e punes se detyruar. Femijet zene nje numer te konsiderueshem te viktimave. Ne disa vende te Europes Juglindore , 50% e viktimave te trafikuara te raportuara jane nen moshen 18 vjeqare dmth jane femije. Ky numer pritet te rritet akoma me tej , pasi qe trafikantet dhe bashkepuntoret e tyre po fokusohen gjithmone tek viktimat githnje e me te vogla ne moshe , pjeserisht nga frika e infeksionit HIV e AIDS.

Shumica e rekrutimeve behen nga personat e te njejtit nacionalitet me viktimen e pastaj viktima trafikohet ne tregjet e huaja.

Perveq dhune e kercenimeve , presionit psikologjik edhe korrupsioni dhe bashkepunimi me autoritetet duket se jane mjetet me te perhapura per te mundesuar trafikimin dhe per mbrojtjen e biznesit. Trafikimi i qenieve njerezore kerkon qe autoritetet publike te mbyllin syte ndaj ketij problemi apo te bashkpunojne aktivisht .

Trafikimi i viktimave pertej kufirit si dhe trafikimi i mbrendshem i viktimave lokale , ne sherbim te nje tregu lokal e rajonal , me kerkes gjithnje ne rritje per sherbime seksi , vazhdon te jete nje problem serioz. Pasiqe jane trafikuar brenda vendit viktimat fitojne nje far “ pervoje “ e me pas ato mund te trafikohen pertej kufirit. Viktimat e trafikuara brenda vendit konsiderohen si pjese e nje lloji te vjeter te prostitucioni dhe ende vazhdon te mos shihet nga autoritetet e vendeve si nje fenomen kriminal.Kjo gje

4 Europol , Fact sheet on Trafficking in Human Beings , 2005 ( www.europol.eu.int)

4

Page 5: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

ka pasojat e veta per viktimat dhe per zbatimin e ligjit. Kjo gje mund te shpjegoje pse ne gjithe Europen investigimet e krimit te organizuar ne lidhje me trafikimin e qenieve njerezore jane te pakta.

2.3. Kontrabanda e personave

Emigracioni eshte nje teme mjaft komplekse qofte si qeshtje sociale , qofte si problem kriminal. Protokolli i Kombeve te Bashkuara per Emigracionin nga Toka , Deti dhe Ajri ka per qellim parandalimin dhe luften kunder kontrabandes se personave. Kjo e fundit ka ca ngjashmeri ne disa aspekte me trafikimin e personave por ka edhe disa ndryshime. Se pari kontrabandimi i emigranteve , edhe pse shpesh kryhet ne kushte te rrezikshme dhe degraduese , ka te beje me emigrante qe kane rene dakord te kontrabandohen , pra te kalojne kufirin ne menyre ilegale. Trafikimi i viktimave ne dallim me kete ka te beje me persona qe ose nuk kane rene dakord per nje gje te tille ose edhe nese kane qene fillimisht dakord kjo gje humbet kuptimin si pasoje e dhunes , mashtrimit apo abuzimit te perdorur nga trafikantet. Se dyti kontrabandimi perfundon me arritjen e personave ne destinacionin e planifikuar , ndersa ne rastin etrafikimit shpesh shfrytezimi viktimes vazhdon prej ketij momenti ne vende te tjera , gje qe gjeneron te ardhura te tjera te paligjshme per trafikantet. Se treti kontrabandimi eshte gjithnje ndershteteror ndersa trafikimi mund te mos jete i tille.5

Globalizimi kntribuon ne rritjen e konsiderueshme te kontrabandes se personave dhe te trafikimit te tyre duke bere qe si kontrabandimi i personave dhe trafikimi qenieve njerezore te behen biznes kryesor global i grupeve te krimit te organizuar. Ashtu siq ndodh me rastin e trafikimit , shkaqet kryesore te kontrabandimit jane pikerisht faktoret e shtytjes qe qojne ne zhvendosjen e detyruar te njerezve si : fatkeqesite natyrore , lufta , konfliktet etnike dhe fetare , persekutimi politik , lufta civile dhe varferia , faktoret qe i shtyejne emigrantet te lene vendin e tyre. Faktoret e terheqejes , ti tille si nevoja per forca te lira puna, gjendja ekonomike e stabilizuar dhe siguria e pergjithshme sociale , nje lloj zhvillimi relativ ne vendet ne destinacion , sistemet qeverisese demokratike , stabiliteti politik e social dhe me e rendesishmja egzistenca e diasporave apo komuniteteve te caktuara perbejne kriteret per zgjedhjen e nje vendi destinacion , qe shpesh eshte nje shtet i zhvilluar ( shtet anetar i BE-se).

Ne krahasim me trafikimin e qenieve njerezore kontrabandimi personave nuk kerkon shume sofistikim operacional , po te kemi parasysh qellimet me pak komplekse te ketij tregu kriminal. Grupe te nivelit te mesem jane ne gjendje te organizojne qdo udhetim , duke filluar qe nga sigurimi i dokumenteve te identifikimit te falsifikuara deri tek kalimi i kufinjeve nderkombetare me mjete ilegale apo me ryshfet , ne bashkepunim me kompani transporti dhe agjenci udhetimi qe jane shpesh te lidhura me kontrabandistet ose jane vete kontrabandiste. Masat e unifikuara per zbatimin e ligjit kane bere qe azil kerkuesit te kalojne nga format me pak te rrezikshme te emigracionit ilegal deri tek menyrat me klandestine te cilat jane me te shtrenjta dhe me te rrezikshme per femijet , grate , burrat e perfshire ne kete veprim. Grupet e nivelit me te larte mund te sigurojne asistence logjistike per emigrantet ne vendin e destinacionit final zakonisht duke u mbeshtetur ne lidhjet me komunitetet te te njejtit etnicitet apo kombesi te vendosur ne ate vend.

5 Raporti mbi situaten CARPO Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik ne Evropen Jugindore, Aktivitet Kriminale – Kontrabanda e Personave fq 45

5

Page 6: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

2.4. Pastrimi i parave

Lufta ndaj pastrimit te parave eshte nje prej menyrave me efektive per t’iu kundervene krimit te organizuar , meqenese emeruesi i perbashket i te gjitha krimeve te renda dhe krimit te organizuar eshte nxjerrja e fitimit. Siguria , integriteti dhe stabiliteti i institucioneve financiare dhe kreditore si dhe besimi tek sistemi financiar ne teresi mund te vihet seriozisht ne rrezik nga perpjekjet e krimineleve dhe bashkpunetoreve te tyre per te tjetersuar origjinen e te ardhurave te tyre , apo per te kanalizuar parate e ligjshme per qellime terroriste. Te ardhurat e perfituara ne menyra te paligjshme mund te riinvestohen ne biznese kriminale apo biznese te ligjshme , mund te konsumohen apo te fshihen. Per te parandaluar kapjen dhe konfiskimin e produkteve te krimit ato pastrohen ne menyre qe te mos dallohen prej parave te fituara ne menyre te ligjshme. Parate pastrohen ne shume menyra te cilat behen edhe me te lehta nga metodat elektronike te pageses dhe transaksioneve bankare.

Per te fshehur sa me mire origjinen kriminale te fondeve , zakonisht pastrimi parave kryhet ne nje kontekst nderkombetar. Masat e miratuara vetem ne nivel kombetar , apo ne nivelin e komunitetit , pa marre ne konsiderate koordinimin dhe bashkepunimin nderkombetar , do te kene efekte shume te kufizuara. Me qellim qe te shmanget marrja masave nga ana e Shteteve Evropiane qe do te ishin te papajtueshme me funksionimin e tregjeve evropiane , eshte e domosdoshme te merren masa te perbashketa ne kete fushe , ne te gjitha kontekstet.

Pastrimi i parave eshte veper penale , qe mendohet se kryhet nga grupe te krimit te organizuar per te ligjeruar fondet e paligjshme dhe shtron nje sfide gjithnje e me te madhe ne planin global , sidomos ne raport me financimin e terroristeve. Ne vendet evropiane shumica e hetimeve mbi krimin e organizuar lidhen me drogen , prandaj dikush mund te mendoje qe pastrimi me i madh i parave te kete lidhje me drogen. Por duke pasur parasysh informacionet e raportuara mbi pastrimin e parave qe vien nga lloje te tjera krimesh te tillla si trafikimi qenieve njerezore , kontrabanda personave , krimi i pastrimit te parave po spikat gjithnje e me shume.

Grupet e krimit te organizuar mbeshteten gjithnje e me shume ne strukturat e ligjshme dhe tregtare , dhe ne kushtet kur kufinjet ndermjet strukturave te ligjshme dhe te paligjshme sa vijne e zbehen , pastrimi i parave ngreh vazhdimisht shqetesimin e depertimit te te ardhurave te paligjshme ne ekonomine e ligjshme , me ane te metodave te pageses. Sikure dihet pastrimi i parave zakonisht mbeshtetet ne tre faza:

1. Alokimi – menyrat ne te cilat produktet direkte te krimit kanalizohen ne sistemet financiare , kryesisht ne formen e pagesave me para ne dore .

2. Shtresezimi – qarkullimi i fondeve nepermjet nje zingjiri transaksionesh financiare , per te zhdukur qdo lloj lidhjeje ndermjet kapitalit te alokuar dhe origjines se tij kriminale , ne menyre tipike kjo ndodh nepermjet transferimit te parave apo qeqeve.

3. Integrimi – investimi i te ardhurave , qe kane origjine kriminale ne transaksionet ligjore dhe ekonomike , ne menyre tipike kjo ndodh ne pasuri te paluajtshme , objekt me vlere, kapital biznesi etj.

6

Page 7: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

3 . Karakteristikat e krimit te organizuar ne Kosove

3 .1. Lindja e krimit te organizuar ne Kosove

Kosova e fundit u prek nga lufterat ne Ish Jugosllavi ne vitet 1990 , dhe u perball me nje numer te madh problemesh dhe sfidash te rindertimit te mbasluftes dhe tranzicionit.

Me gjithe perpjekjet e gjitheanshme te Bashkesise Nderkombetare , investimet ne shuma te medha parash , vullnet te mire dhe burime njerezore , situata e pergjithshme ekonomike ne Kosove vleresohet si tejet e rende. Deri me tash nuk eshte shenuar ndonje zhvillim i dukshem ekonomik , ndersa papunesia qendron ne shkallen me te larte ne rajon dhe Evrope. Ne keto rrethana te pergjitheshme shoqerore , te shoqeruara nga pasojat e luftes , u krijuan kushtet optimale per lindjen , dhe zhvillimin e krimit te organizuar ne Kosove. Keshtu ne vitet e para te pasluftes kishte filluar ndertimi gradual i nje infrastruktre tejet te fuqishme kriminale ne kete pjese te Evropes.

Sipas shume parametrave shkencore , me nje siguri te madhe mund te konstatohet fakti shqetesues se kriminaliteti i organizuar dhe korrupsioni ne Kosove kane marre perpjestime masive dhe jane perhapur ne te gjitha poret e jetes. Ky konstatim perputhet edhe me pershtypjet e krijuara ne opinionin se ne Kosove vepron nje strukture e fuqishme e krimit te organizuar qe kontrollon jo vetem bizneset me profitabile por edhe disa struktura vitale shteterore. Ne kete drejtim nuk jane te rralla as raportimet e mediave te ndryshme ne vendin tone lidhur me aferat e politikaneve dhe zyrtareve te ndryshem shteterore ose lidhjeve te tyre me krimin e organizuar.

3.2 . Format e organizimit te krimit te organizuar ne Kosove

Krimi i organizuar ne Kosove dallon me krimin e organizuar ne vendet tjera fqinje. Format e organizimit te dhe veprimit te krimit te organizuar ne Kosove mund te karakterizohen siq vijon:

1. Agresiviteti – per dallim nga vendet e tjera ne Kosove grupet kriminale gjithnje synojne vendosjen e plote te kontrollit ne rajon ku veprojne.

2. Aplikimi karakteristik i dhunes – grupet kriminale shqiptare jane te dhunshme , nuk kane ngurim te perdorin arme gjate perpjekjeve per bisedime , dhe nuk kane ngurim te perdorin armet gjate perpjekjeve per bisedime apo zgjidhje te problemit, ne krahasim me grupet e tjera qe fillimisht favorizojne bisedimet pastaj armet , shqipetaret se pari perdorin armet si mjet detyrimi per kundershtarin ne rast te bisedimit per ndonje zgjidhje te problemit.

3. Lidhjet familjare – ne Kosove organizimi i grupeve kriminale kryesisht bazohet ne lidhje te ndryshme familjare , fisnore , rajonale , etnike.

4. Struktura hierarkike e ndertuar me dhune – anetaret e grupeve te ndryshme kriminale ne Kosove zakonisht u nenshtrohen urdherave te pranuara sipas rangut hierarkik te ndertuar kryesisht me dhune. Kjo do te thote se grupet kriminale qe veprojne ne Kosove ne numrin absolut te rasteve jane te organizuara ne menyre vertikale.

5. Bashkepunimi me grupe dhe organizata te ndryshme kriminale – grupet e ndryshme kriminale kosovare mbajne kontakte dhe bashkepunojne ne forma te ndryshme me numrin me te madh te

7

Page 8: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

grupeve kriminale nga Shqiperia , Maqedonia , Serbia , Turqia , Bosnja dhe Hercegovina , Bullgaria , Mali i Zi dhe Kroacia. Poashtu kane arritur vendosjen e kontakteve edhe me klanet e caktuara te mafise italiane dhe asaj amerikane me emrin La Cosa Nostra.

6. Lidhjet me strukturat e ndryshme shteterore – element tjeter karakteristik i krimit te organizuar ne Kosove eshte lidhja e tyre me strukturat e ndryshme shteterore dhe ato politike.6

3 .3 . Format e manifestimit te krimit te organizuar ne Kosove

Ne Kosove forma kryesore te krimit te organizuar jane : trafiku i droges , prostitucioni , shperlarja e parave , privatizimi i kunderligjshem i ndermarrjeve publike , kercenimi per para , trafikimi i armeve , kontrabanda e duhanit , plaqkitjet me maska , vjedhjet e ndryshme , trafikimi i personave etj.

3.3.1.Trafikimi i qenive njerezore

Kosova eshte vend transit dhe destinacion per trafikim te qenieve njerzore. Rrjeti kryesor i prostitucionit ilegal qe zhvillohet ne Kosove fillon ne Bullgari.

Duket sikur egzistojne tre nivele grupesh kriminale qe veprojne ne Kosove qe shpesh nderlidhen me njera tjetren. Grupet e nivelit te ulet kujdesen per transportin e viktimave me makine ose furgona , ose thjesht sigurojne te hollat e nevojshme qe viktimat te kalojne kufirin me autobus. Me pas keto viktima strehohen ne te njejtat ambiente ku do te shfrytezohen. Grupet e niveleve me te larta organizojne udhetimet , perfshire ketu sigurimin e dokumenteve dhe vizave te falsifikuara , por nuk perfshihen vete ne shfrytezimin e viktimave , megjithese ato organizojne edhe ri – trafikimin. Grupe te tilla veprojne sipas menyres me te strukturuar dhe shfaqin nje hierarki duke filluar qe nga perdorimi i “ personave manekine “, te cilet sigurojne mbulesen ndaj kryetarit te rrethit kriminal , duke vazhduar me personelin e sigurise dhe kunder zbulimit , i ngarkuar me detyren e perqarjes se aktiviteteve te policise , e me pas me zyrtare te korruptuar qe informojne grupet kriminale per aksionet e policise.

Karakteristike e trafikim ne Kosove eshte se ne rolin e rekrutuesit ne Kosove 50 % e rasteve jane femrat e shfrytezuara , ish viktima , te industrise se seksit.

Vendet e origjines se personave te trafikuar ne Kosove zakonisht jane : Moldavia , Ukraina , Bullgaria , Shqiperia , Kosova , Rumania , Kroacia , Serbia , Mali i Zi , Rusia etj

6 Dr.sc Kole Krasniqi – Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtetet e tjera te Ballkanit, Prishtine – Wien 2009 , fq 4 , 5 , 6 , 7.

8

Page 9: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

UkrainaRumaniaShqiperiaRusiaMoldaviaKosovaBullgariaSerbia dhe M.Z

Grafik : Vendi i origjines se Personave te Trafikuar ne Kosove , 2004

3.3.2.Trafikimi i droges

Kosova ka vendendodhje kyqe ne rajon per shume kriminel ne Evropen Jug – Lindore. Lidhjet e ngushta me popullsine etnike shqipetare ne Maqedoni , Shqiperi , si dhe me diasporen jashte vendit i bejne grupet e krimit te organizuar te Kosoves mjaft efektive , veqanerisht ne trafikimin e droges ne tregjet Perendimore.7

Droga qe sillet neper Kosove kalon neper nje rruge te gjate. Opiumi i destinuar per ne tregun e Evropes kryesisht ka prejardhje nga Pakistani , Afganistani , Irani dhe disa rajone te ndryshme te Kaukazit. Pasi sillet opiumi ne Turqi perpunohet ne heroine , pastaj shperndahet neper tregjet ilegale te shteteve te ndryshme te Evropes. Trafikimi i kesaj droge behet ne menyre te organizuar nga grupet kriminale te vendeve te burmit , vendit perpunimit , te vendeve te tranzitimit , dhe shitjes se tij.

7 Raporti mbi situaten CARPO Strasburg 2006 – Raporti mbi gjendjen e krimit te organizuar dhe krimit ekonomik ne Evropen Jugindore, Profilet e zonave te projektit – Kosova , fq 105.

9

Page 10: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

Grafik : Rruga Ballkanike e trafikimit te droges

Sipas disa te dhenave grupet e ndryshme shqipetare jane kultivuesit dhe furnizuesit kryesore te produkteve te ndryshme te kanabisit bimore ne rajon. Sipas te dhenave te tjera ne malet shqipetare tashme kultivohet edhe kokaina. 8

Sipas raporteve te Europolit mbi Krimin e Organizuar , grupet kriminale shqipetare kane arritur vendosjen e pjeses me te madhe te kontrollit ilegal te droges ne disa shtete te Evropes.

8 Dr.sc Kole Krasniqi – Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtetet e tjera te Ballkanit, Prishtine – Wien 2009 , fq 13

10

Page 11: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

Grafik : Droga e konfiskuar gjate viteve 2001 – 2007

3.3.3.Kontrabanda e personave

Kontrabandimi i personave ne nga Kosova per ne Evrope dhe SHBA zakonisht kryhet ne kushte degraduese dhe te rrezikshme. Ne numrin me te madh te rasteve kontrabandimi perfundon ne momentin e arritjes se personave ne vendin e planifikuar mirepo ka edhe raste kur shfrytezohen viktimat duke i detyruar te punojne per ta.

Faktoret qe ndikojne ne largimin e personave nga Kosova jane social , ekonomik , politik etj.

Tregu i kontrabandes me emigrante nga Kosova eshte mjaft fitimprures dhe organizohet nga grupe te vogla kontrabandiste. Kalimet e tilla ilegale zakonisht behen me korrutim te policeve kufitare , poashtu edhe me viza te rrejshme .

11

Page 12: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

Tabelari i Raportit te Policise se Kosoves per vitin 2011 – Departamenti kunder krimit te organizuar

Nr. Objektivi 2010 2011 Krahasimi 1 Raste nen hetime

nga viti kaluar17 16 -1

2 Rast i ri 313 407 +943 Raste te

perfunduara292 391 +99

4 Persona te dyshuar

481 577 +96

5 Persona te arrestuar

463 547 +84

6 Operacione 124 186 +627 Vezhgime 74 32 -428 Kallxime penale 292 254 -389 Asistenca policore 24 9 -151o Asistenca

institucionev tjera5 5 0

11 Vetura te konfiskuara

28 26 -2

12 Arme te konfisk. 18 21 +313 Fisheke te konfisk. 138 512 +37414 Para te konfisk. 26.000 19.372 -672815 Konfiskim i

heroines55.611 60.331.28 4.42

16 Konf.mariuanes 199.278 216.449.6 +17.17117 Konf.hashash 2.8 -2.818 Konf.kokaine 221.26 2737.54 +2516.2819 Konf.kanabis

bimor9.724 3.604 -6.120

20 Konf.extazy 6 699 +69321 Droga tjera 1.318.5 5.388.6 +4.0722 Trafikim i

narkotikeve101 143 +42

23 Posedim i narkotikeve

146 234 +88

24 Kultivim i narkotikeve

42 53 +11

25 Vepra tjera 23 24 +130 Grupe kriminale

ne Kosove18 7 -11

31 Grupe kriminale nderkombetare

6 1 -5

12

Page 13: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

Konkluzione dhe rekomandime

Krimi i organizuar eshte nje koncept dinamik i cili eshte ne pershtatje te vazhdueshme ndaj nje ambientit qe ndryshon dita dites dhe ndaj mundesive te reja qe ofrohen per krimin.

Rruget tradicionale Ballkanike te trafikimit te droges jane shnderruar ne rruge me dy kalime , ne te cilat heroina dhe kanabisi levizin drejt BE-se , nderkohe qe kokaina dhe drogat sintetike levizin ne drejtim te lindjes.

Ne Kosove po vihet re nje rritje e tregut te mbrendshem se bashku me rritje te numrit te perdoruesve, eshte e nevojshme qe te shtohen jo vetem masat shtypese te ketij fenomeni por edhe masat parandaluese.

Me maturimin e tregjeve te krimit , grupet kriminale perpiqen te konsolidojne aktivitetet e tyre egzistuese , te shperndahen ne aktivitete te tjera dhe te legalizojne fitimet dhe pozicionet e tyre ne shoqeri. Korrupsioni , si ne nivel te ulet ashtu edhe ne nivel te larte , duket te jete mjeti kryesor i perdorur per te depertuar ne strukturat politike dhe ekonomike.

Kriminaliteti i organizuar ne Kosove funksionon permes nje rrjeti qe tejkalon kufinjet e ketij vendi. Ky internacionalizim i krimit te organizuar ne Kosove e imponon edhe nevojen per vendosjen e formave te zgjeruara te bashkepunimit ne mes policeve dhe vendeve te ndryshme te rajonit dhe pergjithesisht Evropes , me qellim te koordinimit dhe zhvillimit te sukseseshem te luftes kunder tij.

Nje bashkepunim eventual sidomos ne fushen e trafikimit te droges , trafikimit te qenieve njerezore , shperlarjes se parave , kontrabandes me arme etj. Padyshim se do te ndikonte ne permiresimin e dukshem te aftesis se SHPK- se, dhe policeve te tjere te rajonit , ne luften kunder krimit te organizuar.

Ne interes te zhvillimit te sukseseshem te luftes kunder korrupsionit krimit organizuar dhe terrorizmit , SHPK-ja duhet reformuar ne aspekt profesional , duhet te rrise kapacitetet e veta te angazhuara ne lufte kunder krimit te organizuar dhe te lirohet nga ndikimi elementeve te aferta me strukturat kriminale. Gjithashtu ne intres te mireqenies dhe autoritetit nacional duhet te nderpritet edhe qdo forme e perzierjes dhe ndikimit politik ne punet e policise.

13

Page 14: Kriminaliteti i organizuar dhe veqorite e tij kryesore

Literatura

Kriminologjia – Dr. Ragip Halili , Prishtine 2011

Projekti rajonal CARPO, Raporti mbi gjendjen e Krimit te organizuar dhe Krimit ekonomik ne Evropen Juglindore , Strasburg – gusht 2006

Disa veqori te krimit te organizuar ne Kosove dhe ne shtet tjera te Ballkanit – Dr . sc . Kole Krasniqi , Prishtine – Wien 2009

Raporti vjetor i Policise se Kosoves – 2011

14