Kriminalistika

38
KRIMINALISTIKA Ligjërata e parë

description

Viti i 2 te

Transcript of Kriminalistika

Page 1: Kriminalistika

KRIMINALISTIKA

Ligjërata e parë

Page 2: Kriminalistika

KRIMINALISTIKA• Shkenca e kriminalistikës merret me studimin dhe përpunimin,

në bazë të ligjit penal dhe procedural penal, të metodave e mjeteve teknike, taktike dhe të rekomandimeve metodike për kërkimin, gjetjen, fiksimin, këqyrjen dhe vlerësimin e provave me qëllim zbulimi, hetimi, gjykimi dhe parandalimi të veprave penale.

• Metodat dhe mjetet në shkencën e kriminalistikës grupohen në tri grupe homogjene të ndërlidhura dhe të pandara:

• Metodat dhe mjetet teknike (teknika kriminalistike)

• Metodat taktike (taktika kriminalistike) dhe

• Rekomandimet metodike (metodika kriminalistike ose metoda e hetimit të llojeve të ndryshme të veprave penale).

Page 3: Kriminalistika

Hetimi, gjykimi dhe parandalimi i kriminalitetit mund të jetë i suksesshëm vetëm atëherë kur përfillja e kodit penal dhe kodit të procedurës penale shoqërohet me zbatimin e metodave dhe mjeteve teknike, taktike dhe metodike bashkëkohore shkencore kriminalistike.

Si shkencë, kriminalistika doemos duhet shikuar edhe në vështrimin e shkencave tjera të cilat si lëndë studimi kanë kriminalitetin. E drejta penale, e drejta materiale procedurale, kriminologjia, penologjia, viktimologjia, politika kriminale, mjekësia ligjore, psikologjia gjyqësore.

Të gjitha vendet e botës, strategjitë e tyre për luftimin e krimit i mbështesin në arritjet shkencore shoqërore, teknike dhe natyrore të cilat i përvetëson kriminalistika.

Page 4: Kriminalistika

DETYRA, OBJEKTI DHE METODAT KRIMINALISTIKE

• Kriminalistika sikurse edhe disiplinat tjera penale ka për detyrë mbrojtjen e shoqërisë nga kriminaliteti.

• Kontributi i kriminalistikës konsiston në:

• zbulimin

• sqarimin

• të provuarit e veprës penale

• zbulimin dhe identifikimin e kryesve të veprave penale

• parandalimin e kriminalitetit

• Kriminalistika heton tërë veprimtarinë represive dhe preventive, e cila ka për qëllim luftimin e kriminalitetit.

• Çmuarja e drejt e rezultatit të hetimit bëhet në mënyrë profesionale nëse përdorën mjetet dhe metodat kriminalistike.

Page 5: Kriminalistika

• Përmbajtjen e aplikimit praktik të kriminalistikës e plotësojnë metodat e ndryshme, disa prej tyre kanë lindur pjesërisht në kuadër të shkencës së kriminalistikës kurse disa e kanë prejardhjen nga disiplinat tjera shkencore.

• Metodat që përpunon shkenca e kriminalistikës për të nxjerr informacionin e duhur për mënyrën e kryerjes së veprës penale grupohen në tri grupe homogjene:

• Metoda taktike (taktika kriminalistike)

• Rekomandimet metodike, dhe

• Metoda e mjeteve teknike

• Shkenca e kriminalistikës si shkencë juridike ndahet në katër pjesë:

• Teoria e përgjithshme e kriminalistikës

• Teknika kriminalistike

• Taktika kriminalistike, dhe

• Metodika kriminalistike

Page 6: Kriminalistika

Sipas disa autorëve, zhvillimet bashkëkohore të sistemit të kriminalistikës përfshijnë:• Teorinë e përgjithshme mbi kriminalitetin• Teknikën kriminalistike (kuptimi dhe rëndësia) për zbulimin, sigurimin dhe

kërkimin e provave etj.• Shkenca mbi gjurmimin (traseologjia), • eksperimentet kriminalistike,• metodikën e zbulimit (hetimit) të krimeve të caktuara

Detyrat kryesore të kriminalistikës në luftë kundër kriminalitetit janë: • gjetja e metodave, përshtatja e atyre ekzistuese, përsosja dhe shfrytëzimi i metodave

nga shkencat tjera.• zbulimi, mbledhja dhe sigurimi i provave mbi veprën penale si dhe fajin e personit të

caktuar• mbledhja, evidencimi dhe studimi mënyrës së kryerjes së veprës penale• planifikimi dhe marrja e masave dhe veprimeve operative – taktike dhe operative

teknike me qëllim të kapjes së kryesve që janë në arrati• studimi i psikologjisë së deklarimit të personit në procedurën paraprake si dhe të

pjesëmarrësve në procedurë (dëshmitarit, të pandehurit).• studimi i mënyrave dhe metodave për arritjen deri tek njohuritë fillestare (indiciet-

baza e dyshimit) se është duke u përgatit kryerja e veprës penale, me qëllim të parandalimit të tyre.

Page 7: Kriminalistika

Për të kuptuar rëndësinë e kriminalistikës, peshë të veçantë ka vendi dhe roli i kësaj disipline shkencore, në sistemin e shkencave penalo-juridike.

Kriminalistika lidhet drejtpërdrejt me progresin tekniko-shkencor, me shkencat tekniko-natyrore e shoqërore dhe përpunon dhe krijon, në bazë të arritjeve aplikative të këtyre shkencave taktike e metodike për zbulimin, hetimin, gjykimin dhe parandalimin e veprave penale.

Bazën ligjore të kriminalistikës e përbëjnë: kodi penale dhe ai procedural penal andaj në këtë mund të them se çdo veprim operativo-taktik duhet të jetë në harmoni të plotë me ligjet e aplikueshme.

Nga e drejta e procedurës penale kemi mësuar se ajo rregullon veprimtarinë e gjykatës dhe subjekteve tjera procedurale dhe procedurën në të cilën vërtetohet se ai i përgjigjet ngjarja konkrete cilësisë së veprës së caktuar penale, kurse formën juridike të veprimeve të caktuara ia lë kryesisht kriminalistikës, kështu p.sh. përmbajtja reale e këqyrjes së vendit të ngjarjes, pyetja e dëshmitarit dhe të pandehurit dhe disa veprime tjera hetimore i siguron kriminalistika.

Page 8: Kriminalistika

• Kriminalistika duhet të jetë e pranishme në procedurën penale qysh nga fillimi i saj deri në përfundim sepse ajo është pjesë e domosdoshme e çdo mendimi juridik mbi çështjen penale.

• Kriminalistika ka lidhje me kriminologjinë, mjekësinë ligjore, psikiatrinë ligjore dhe kiminë ligjore.

• Kriminalistika ka lidhje edhe me procedurën civile kur është fjala për ekzaminimin e dokumenteve të falsifikuara.

• Rrënjët historike të kriminalistikës si qasje shkencore në luftimin e kriminalitetit fillojnë në fund të shek. 19 dhe në fillim të shek. 20.

• kriminalistika duke u mbështetur në arritjet shkencore, teknike dhe natyrore ka evoluar kryesisht si një disiplinë teknike, për të ndihmuar veprimtarinë e policisë në zbulimin e veprave penale dhe në identifikimin e personave.

Page 9: Kriminalistika

• Kriminalistika së pari ka qenë disiplinë e cilësuar si “policia teknike” dhe “policia shkencore”.

• Dr. Begeja një kriminalist i njohur nga Shqipëria me të drejt konstaton se konceptimi si “polici shkencore” e mbështetur në shkencat teknike e natyrore, e zbatueshme në laboratorët e policisë nga specialist të këtyre fushave, kurse konceptimi si disiplinë vetëm teknike, e ndarë nga taktika e metodika, e shkëputur nga shkencat juridike nuk gjen mbështetje shkencore.

• Ndihmesë të çmuar për zhvillimin e kriminalistikës, në shkencë, në shërbim të drejtësisë penale ka dhënë profesori i fakultetit të drejtësisë të Grotz-it të Pragës, Hans Gross veprat e tij janë: Manual për gjyqtarët hetues si sistem i kriminalistikës 1893, Psikologjia kriminal 1905. Sipas tij kriminalistika është shkenca që studion dukuritë reale që kanë të bëjnë në përmbajtjen e të drejtës penale.

• Eyrich dhe Storzer përfundojnë se kriminalistika është disipline aplikative-shkencore e cila përfshin metoda dhe njohuri te fushave tjera shkencore kurse ne anën tjetër është ne lidhje te ngushte me praktiken

Page 10: Kriminalistika

Ka kohe qe analiza e ADN-se është bere mjet i sistemit amerikan te drejtësisë.

Byroja Federale e hetimeve e njohur si (FBI) ka një arkiv me te dhëna te ADN-se se mijëra persona qe kane kryer krime.

Roli i ADN-se ne ketë shekull do te jete i ngjashëm me atë te daktiloskopisë qe luajti.... shekullin e kaluar ne fushën e kriminalistikes.

Henri Faulds kishte studiuar gjurmët papilare dhe ne një rast arrin te identifikoj personin ne baze te gjurmëve te gishtave te lëne ne një gote uji-pastaj antropologu anglez Francis Galton ndërmerr studimin e gjurmëve te gishtave nga prizmi biologjik dhe nga ky studim nxjerre përfundimin se vijat papilare nuk janë te trashëgueshme dhe janë te pa ndryshueshme gjate gjithë jetës se njeriut.

Sistemi i klasifikimit daktiloskopik ne fillim përdoret ne Indi pastaj ne Angli 1901 ne France 1902 ne Gjermani 1904 ne Hungari 1907.

Page 11: Kriminalistika

• Alec Jeffreys gjenetik Anglez ka merita te veçanta për zbulimin e metodikes se gjurmës gjenetike ADN e cila ka përparuar dukshëm fushën e identifikimit te personave.

• Kjo metodë mbështetet në acidin dezoksiribonukleik lidhja gjenetike e cila gjendet ne çdo qelizë të organizimit të njeriut.

• Metoda e ADN-së për herë të parë është aplikuar me sukses në vitin 1987 në Angli. Zhvillimi shpejtuar i shkencës dhe teknikes dhe industrializimi i intensifikuar ka bërë që bota e asaj kohe të merr karakteristika krejtësisht të reja.

• Një zhvillim i tillë rrit kriminalitetin, masivitetin në krim, rrezikshmërinë shoqërore profesionalizmin e kriminelëve dhe gatishmërinë e tyre kriminale për t’u organizuar me qëllim të realizimit sa ma të e efektshëm të qëllimeve kriminale, këto janë disa nga faktet qe imponojnë nevojën e ndryshimeve radikale të strategjisë në fushën kundër kriminalitetit, andaj shfrytëzimi i njohurive shkencore është domosdoshmëri objektive.

Page 12: Kriminalistika

Futja e shkencës në kriminalistike është mundësuar me të arritura në fizike, kimi, biologji, anatomi, psikologji dhe në disiplina tjera shkencore.

Në ish Jugosllavi daktiloskopia për here te pare aplikohet ne Zagreb me 1904 kruese me 1911 ne Beograd.

Në Shqipëri daktiloskopia u përdor si sistem për regjistrimin e krimineleve te luftës dhe te personave te dënuar për veprimtari armiqësore e keqbërës ne vitin 1947.

Historia e kriminalistikes shqiptare fillon pas çlirimit. Ne Republikën e Shqipërisë në vitin 2000 në Ministrin e Rendit Publik mbi bazën e laboratorit Qendror të Kriminalistikes krijohet Instituti i Policisë Shkencore i cili si objekt pune e ka organizimin e veprimtarisë se policisë shkencore ne te gjithë drejtoritë dhe komisariatet.

Në Kosovë kemi Laboratorin e Forenzikës ne te cilin kryhen ekzaminime te ndryshme laboratorike dhe ne kuadër të atij laboratori janë pajisjet edhe për ekzaminimin e ADN-se që në një të ardhme të afërt do të kryhen edhe ekzaminime të tilla.

Page 13: Kriminalistika

LUFTIMI BASHKËKOHOR I KRIMINALITETIT

• Kriminalistika është shkencë mbi sendet dhe dukuritë faktike. Ajo është një përmbledhje e njohurive teknike, faktike dhe metodike, por përbërje unike, e ndërlikuar dhe shkencore.

• Viteve të fundit vëmendje i kushtohet kërkimeve të strategjive kriminale.

• Strategjia kriminale është studim mbi zbatimin e qëllimeve të caktuara juridiko-politike në fushën parandalimit dhe luftimit të veprave penale me masa afatgjata të tërësishme, të planifikuara dhe të harmonizuara.

• Futja e kriminalistikës në programet arsimore të studimeve juridike është e nevojshme për shkak të paraqitjes bashkëkohore të veprave penale dhe të zhvillimit të institucioneve procesuale.

Page 14: Kriminalistika

• Programi mësimor i kriminalistikës është dashur të përmbajë katër fusha tradicionale lëndore:

• hyrje në kriminalistikë,

• taktikë kriminalistike

• teknike kriminalistike dhe

• përmbajtje e metodikës kriminalistike

Page 15: Kriminalistika

POLICIA SHKENCORE

Policia shkencore përfiton nga zhvillimi i vrullshëm i shkencave teknike-natyrore, nga zbulimet studimet dhe kërkimet shkencore duke pasuruar laboratorët me metoda e teknika të reja për të luftuar kundër kriminalitetit të organizuar.

Kjo veprimtari shkencore sot njihet me emrin “shkencat ligjore” në gjuhen angleze njihet si “forensic sciences”.

Kriminalistika është shkencë penale, meqë merret me studimin e shfaqjes së veprës penale, për këtë arsye kriminalistika nuk është disiplinë ndihmëse shkencore në raport me të drejtën penale.

Kriminalistika e ka mjaft të përpunuar metodologjinë e posaçme dhe teoritë vetjake, sepse është e domosdoshme në ndjekje dhe zbulim të krimit.

Page 16: Kriminalistika

Në zhvillimin e kriminalistikës vend të rëndësishëm kanë katedrat universitare në universitetet e Zvicrës, Austrisë, Polonisë dhe Hungarisë.

Ekzistojnë edhe shumë shoqata ndërkombëtare dhe nacionale profesionale që merren me perfeksionimin e shkencës së kriminalistikës.

Në Zagreb dhe Sarajevë ekzistojnë fakultetet e shkencave të kriminalistikës si lëndë mësimore përfshihet në fakultetet juridike në Rijekë dhe Osijek. Në zhvillimin aktual të shkencës së kriminalistikës ka rëndësi të veçantë ka depërtimi i metodave të reja shkencore në fushën e teknikës kriminalistike dhe specializimi, degëzimi i kriminalistikës në pjesë të veçantë.

Page 17: Kriminalistika

DETEKTORI I GËNJESHTRËS • Zhvillimin historik të kriminalistikës e karakterizon edhe

“zbulimi i gënjeshtrës” ose “detektori i gënjeshtrës”.

• Në vitet e 20-të të shekullit 20, në SHBA është konstatuar një aparaturë ndihmëse policore e cila është emërtuar “Lie Detector” që do të thotë “zbulimi i gënjeshtrës”, kjo aparaturë në qarqet profesionale e merr emrin teknikë poligraph që ka e prejardhjen nga fjala greke poli-me shumë, graph-shkrim.

• Poligrafi është mjet i ndërtuar për të përcaktuar gjera të vërteta në thëniet, në bazë të fiksimit të reaksioneve fiziologjike që prodhohen tek njeriu ne kohën e pyetjeve (ndryshimet e shpejtësisë dhe thellësisë së frymëmarrjes, pulsit, tensionit arterial, të gjakut, të refleksit galvanik të lëkurës, të biorrymave të trurit të zgjerimit dhe të ngushtimit të enëve të gjakut).

Page 18: Kriminalistika

Interpretimi në bazë të reaksioneve fiziologjike të personit që nuk e ka thënë të vërtetën shkencëtarisht është e pabazuar, për arsye se mund të reagoj në çastin e pyetjes me anë të poligrafit dhe organizimi i një personi që nuk ka lidhje me veprën penale.

Me gjithë kritikat që i bëhen poligrafit institucione shtetërore si CIA dhe Ministria e jashtme amerikane vazhdojnë përdorin këtë aparaturë për të rizgjedhur personelin e tyre me qëllim të zbulimit për të kaluarën e punonjësve.

Si shembull FBI vendos ta rifus në përdorim testimin e personelit në momentin që u zbulua se Robert Hansen agjent që u kishte dhënë rusëve informata sekrete për 30 vite nuk ishte nënshtruar një testi të makinës së të vërtetës.

Page 19: Kriminalistika

PARIMET THEMELORE TË KRIMINALISTIKËS

• Paraqitja e formave të ndryshme të kriminalitetit në luftimin e saj kërkon një rregullsi dhe punë parimore në të gjitha rastet që ndërmerren në këtë drejtim. Ato parime janë:

a) Parimi i lirisë teknike-taktike dhe parimi i proporcionalitetit

b) Parimi metodik dhe i planifikimit të procedurës

c) Parimi i shqyrtimit kritik i veprimit

d) Parimi i shpejtësisë dhe befasisë

e) Parimi i themelësisë dhe këmbënguljes

f) Parimi i objektivitetit

g) Parimi i drejtimit unik të veprimeve operative-teknike dhe hetimore për çdo çështje penale veç e veç

Page 20: Kriminalistika

h) Parimi i koordinimit dhe bashkëpunimit

i) Parimi i ekonomizimit në veprim

j) Parimi diskrecionit (konspiracionit)

k) Parimi i ligjshmërisë

l) Parimi i humanizmit

Me përfilljen e këtyre parimeve kryhen me sukses masat operative-teknike ne mënyrë të organizuar, sistematike, metodike dhe efikase në zbulimin dhe ndriçimin e veprave penale, njëherit duke vepruar sipas këtyre parimeve themelore të kriminalistikës, zbulohen, gjurmohen dhe ekzaminohen me më sukses edhe provat materiale.

Page 21: Kriminalistika

a) Parimi i lirisë teknike-taktike dhe parimi i proporcionalitetit

Përmes aplikimit të këtij parimi kriminaliteti gjatë kryerjes së veprimeve operative-teknike dhe hetimore është i lirë të zgjedh veprimet me të përshtatshme për të zbuluar të vërtetën.

Fati i procedurës paraprake, hapja ose moshapja e procedurës penale varët nga fakti nëse me veprimtarinë operative-teknike janë zbuluar dhe mbledhur informatat e mjaftueshme lidhur me veprën penale dhe kryesin.

Në fazën e veprimit operativo-taktik me rastin e zgjedhjes dhe kombinimit të masave si p.sh. pritat, racitë, përcjelljet, arrestimi në rrugë ose në shtëpi, punëtori operativ gëzon lirinë për t’u mbështetur në parimin e oportunitetit, në të gjitha rastet e ndërmarrjes të cilës do masë operativo-teknike duke kushtuar rëndësi të drejtave të qytetarëve të garantuara me Kushtetutë.

Të gjitha veprimet hetimore duhet të jenë të mbështetura në ligjet dhe dispozitat pozitive.

Parimi i lirisë teknike-taktike është i korrigjuar edhe me parimin e proporcionalitetit i cili ka mbështetje në parimin e ligjshmërisë

Page 22: Kriminalistika

b) Parimi metodik dhe i planifikimit të procedurës

• Me këtë parim duhet kuptuar se që nga momenti i parë lidhur me veprën penale duhet planifikuar masat dhe veprimet në mënyrë metodike me qëllim të zbulimit të së vërtetës, përcaktimit të veprës, rrethanave në të cilat ka ndodhur vepra dhe personat që e kanë kryer.

• Në procesin e zbulimit të veprave penale hasemi në situata të ndërlikuara por për kapërcimin e atyre pengesave na ndihmon metoda e organizimit të mirë të punës.

• Po që se punohet pa sistem dhe pa plan do të bëhen gabime të mëdha që vështirë përmirësohen dhe pasojat nuk mund të mënjanohen.

• Çdo çështje penale dhe në çdo kohë duhet të vërtetohen rrethanat të cilat ndihmojnë zbulimin e veprave penale

Page 23: Kriminalistika

• koha, vendi dhe rrethanat tjera të kryerjes së veprave penale

• fajësia e të pandehurit të veprës penale, qëllimi dhe motivi i veprës së kryer prej tij

• rrethanat lehtësuese-rënduese si dhe çdo rrethanë tjetër që shërben për individualizimin e masës së dënimit që duhet t’i shqiptohet të pandehurit

• pasojat që kanë ardhur nga kryerja e veprës penale dhe

• shkaqet dhe kushtet e veprës penale

Page 24: Kriminalistika

c) Parimi i shqyrtimit kritik i veprimit• Secila punë kriminalistike nis me dyshime por të dyshosh do të

thotë të supozosh më shumë, më ndryshe, nuk ka vepër penale pa indicie.

• Indiciet i kërkon dhe i gjen vetëm kriminalisti që dyshon.

• Puna me themel dhe këmbëngulja nuk do të thotë kokëfortësi, qëndrimi kritik ndaj të gjitha mjeteve dhe pjesëmarrësve e bëjnë punën me të frytshme.

d) Parimi i shpejtësisë dhe befasisëVendimi i shpejt dhe i drejt, operativiteti, puna dinamike dhe elastike janë garancia më e mirë për sukses.Veprimet e shpejta kriminalistike e befasojnë fajtorin, e bëjnë të paaftë për luftën e mëtutjeshme kriminale dhe të pandershme.

Page 25: Kriminalistika

e) Parimi i themelësisë dhe këmbënguljes • Të gjitha operacionet policore duhet të jenë të plota dhe të

themelta. Durimi dhe këmbëngulja janë veti të çmueshme, të cilat kriminalisti duhet t’i zhvilloj dhe kultivoj në vete.

• Parimi i objektivitetit duhet të jetë i pranishëm tek kriminalisti gjatë kryerjes së të gjitha masave kriminalistike dhe hetimore.

• E vërteta mund të dihet dhe zbulohet vetëm kur e tërë veprimtaria kriminalistike është e mbështetur në objektivitet dhe (paanësi) që nga zbulimi i veprës deri tek shqiptimi i dënimit.

Page 26: Kriminalistika

f) Parimi i objektivitetit

• Veprimi objektiv kërkon shqyrtim pa anime te ndryshme, pa u ndikuar nga interesi, dobia materiale e interesat tjera materiale. Ky parim është ngushte i lidhur me parimin e te vërtetës materiale, e cila do te arrihet kur e tere puna mbështetet ne objektivitet. Ti hysh punës me objektivitet do te thotë te mbledhësh te dhëna, gjurme, shënime, sende dhe elemente tjera për veprën penale dhe kryerësin, madje jo vetëm ato qe e rendojnë kryerësin por edhe qe shkojnë ne favor te tij.

Page 27: Kriminalistika

g) Parimi i drejtimit unik te veprimeve operative

• Zbulimi i veprave penale dhe kryerësve te tyre nuk është çështje individuale, por e te gjithë atyre qe merren me luftimin e kriminalitetit. Ky parim është i rëndësishëm kur duhet ndërmarrë disa veprime dhe kur duhet te angazhohet një numër i madhe i punëtorëve te policisë.

• Ky parim do te thotë se te gjitha aksionet dhe hiqen nga një vend i caktuar

Page 28: Kriminalistika

h) Parimi i koordinimit dhe bashkëpunimit

• Lufta kundër kriminalitetit kërkon angazhim te gjithanshëm ne te gjitha fushat dhe nga pjesëmarrës te shumte, ashtu qe është e domosdoshme qe midis tyre te koordinohet puna.

• Koordinimi dhe bashkëpunimi behet i domosdoshëm sidomos ne rastet kur vepra penale kryhet ne një territor te gjere, kur kryhen shume vepra penale dhe nga ana e grupeve te ndërlikuara

Page 29: Kriminalistika

i) Parimi i ekonomizimit

• Ky parim kërkon qe veprimet kriminalistike te kryhen shpejt dhe ne mënyrën qe ato te kushtojnë me lire. Ky parim, po ashtu kërkon qe personave te caktuar ndaj te cilëve ndërmerren veprimet t’u shkaktohet sa me pak dem.

• Por, parimi i ekonomizimit nuk guxon te shkoj ne dem te gjetjes se te vërtetës.

Page 30: Kriminalistika

j) Parimi i diskrecionit (konspiracionit)

• Ky parim kërkon qe çdo aksion duhet te përgatitët ne atë mënyre qe ta befasoje kundërshtarin- pra te mos dije ai për këtë para kohe.

k) Parimi i ligjshmërisë

Ky parim do te thotë se te gjitha organet, gjate kryerjes se detyrave kriminalistike, duhet t’u përmbahen me përpikeni dispozitave ligjore ne fuqi.

Page 31: Kriminalistika

l) Parimi i humanizmit

• Kriminalisti gjate ndërmarrjes se masave duhet te këtë parasysh personalitetin e njeriut- liritë dhe te drejtat e tij. Pra, ky parim kërkon aplikimin e masave ne atë mënyrë qe ato te jene sa me pak te dëmshme për qytetaret. Bashkëpunimi ndërkombëtar pe luftimin e kriminalitetit bazohet ne legjislacionin nacional dhe konventa ndërkombëtare. Ne këtë drejtim, ka rendësi bashkëpunimi ndërmjet policive te vendeve te ndryshme, por edhe te organeve tjera te jurispondences.

• Ne bashkëpunimin ndërkombëtar kundër kriminalitetit rol te madh ushtron INTERPOLI dhe EUROPOLI.

• Ky bashkëpunim ka te bej me ndjekjen, mbikëqyrjen, identifikimin, demaskimin e krimineleve, shkëmbimin e komunikimeve te shpejta etj.

Page 32: Kriminalistika

POLICIA• Përveç bashkëpunimit ndërkombëtar për luftim të krimit

është i domosdoshëm bashkëpunimi brenda shtetit nacional sidomos i organeve të specializuara si gjykatat, prokuroritë publik, policia dhe organet për ekzekutimin e sanksioneve penale.

• Veprimtaria e tyre e koordinuar dhe qëndrimi unik në nevojën e ndërtimit të strategjisë të luftës kundër kriminalitetit janë parakushte themelore në zgjidhjen e suksesshme të detyrave që parashtrohen para tyre.

Page 33: Kriminalistika

• Rrënjët e zanafillës së policisë janë tejet të hershme në histori, organizata e parë moderne është themeluar me “metropolitan police act “ të vitin 1829 të Londrës. Kjo formë e organizimit të policisë moderne është vazhduar me formimin e organizatave të ndryshme në SHBA dhe Kanada. Policia është një institucion tradicional i njohur për mbrojtjen e rendit shoqëror në të gjitha tipat historike shoqërore dhe në të gjitha vendet e botës.

• Në disa vende të zhvilluara SHBA dhe Angli ekzistojnë organizma privat të sigurimit (policitë private) që kanë për detyrë të mbrojnë pasurinë private nga grupet dhe bandat kriminale.

• Aktiviteti i këtyre policive është i kufizuar në ruajtjen e pasurisë dhe në parandalimin e kriminalitetit kurse heqje nga lirie dhe punët e hetuesisë i kryen policia shtetërore.

• Policia i jep vlerësimet e gjendjes së sigurisë në territoret e caktuara, informon qytetarët me anë të mjeteve të komunikimit masiv, në bazë të atyre informatave krijohet pasqyra e gjendjes së sigurisë dhe ndjenjën e qytetarëve lidhur me sigurinë.

Page 34: Kriminalistika

POLICIA GJYQËSORE• Policia gjyqësore është një kualitet i ri.

• Kompetencat e policisë gjyqësore janë:

• 1. Të kryej veprime hetimore,

• 2. Të ndërmarrë veprime hetimore te autorizuara nga prokuroi publik,

• 3. Të pengoj ardhjen e pasojave te veprave penale.

• Funksionet e policisë gjyqësore kryhen nga oficeret e saj.

• Kjo risi është parapare me qellim qe te lehtësohet puna e organeve tjera ne luftimin e kriminalitetit, sepse këto kane pajisje teknike te duhura për luftim.

• Ne luftimin e kriminalitetit rol te veçantë kane edhe disa shoqatat ndërkombëtare- Organizata ndërkombëtare e punës, ON e shëndetësisë, ON e grave juriste, ON për te drejtën penale etj.

Page 35: Kriminalistika

Metodika kriminalistike e hetimit të veprave penale

• Planifikimi i veprimeve operative-taktike dhe hetimore bëhet me kombinimin e metodave të analizës (zbërthimi i tërësisë në pjesë të saja përbërëse) dhe sintezës (bashkimi i pjesëve në tërësi).

• Një vepër penale unike ndahet në rrethanat e ndryshme që studiohen për secilën nga këto rrethana dhe ngritën versione ne bazë të nën pyetjeve kryesore (nëntë pyetjet e arta të kriminalistikës)

Page 36: Kriminalistika

1. Çka (ka ndodhur)?

2. Kush (është kryesi)?

3. Kur (e ka kryer)?

4. Ku (e ka kryer)?

5. Si është kryer?

6. Me çka është kryer?

7. Pse është kryer?

8. Kënd ose çka?

9. Më kë është kryer?

Page 37: Kriminalistika

• Përgjigjet e pyetjeve çka, kur, ku, si dhe me çka• ndriçojnë në rëndë të parë anën objektive të veprës

penale ndërsa përgjigje e pyetjeve pse, kush dhe kë kanë të bëjnë me momentet subjektive të veprës penale

• Nëse këtyre pyetjeve u japin përgjigje të saktë dhe të plotë, atëherë mund të konstatohet se është zbuluar dhe provuar e vërteta objektive që ka të bëj me veprën penale konkrete.

Page 38: Kriminalistika

Pyetje