Kriminalistika

15
KRIMINALISTIKA Kriminalistika është lëndë ekzakte dhe empirike e cila merret me krimet e paraqitura në forma të specializuara dhe të veqanta. Hetimi,gjykimi dhe parandalimi i krimit mund të kryhet me sukses vetëm atëher kur respektimi i kodit penal dhe procedural shoqërohet me zbatimin e metodave dhe mjeteve teknike dhe taktike dhe metodike bashkëhore shkencore kriminalistike. Kriminalistika sikurse edhe disiplinat e tjera penale,ka për detyrë mbrojtjen e shoqëris nga kriminaliteti. Kontributi i kriminalistikes në këtë drejtim konsiston në: zbulimin,sqarimin, dhe të provuarit e veprës penale;zbulimin dhe identifikimin e kryersëve të veprave penale,parandalimin e kriminalitetit Kriminalistika në luftë kundër kriminalitetit,përpunon metoda e mjete shkencore për zbulimin,hetimin,gjykimin dhe parandalimin e veprave penale Kriminalistika heton tërë veprimtarin represive dhe preventive e cila ka për qëllim luftimin e kriminalitetit. Kriminalistika represive është e lidhur ngushtë me procedurën penale. Qmuarja edrejt erezultatit të hetimit bëhet në mënyrë profesionale,vetëm nëse përdoren mjetet dhe metodat kriminalistike. SHKENCA E KRIMINALISHTIKËS MERRET ME STUDIMIN DHE PËRPUNIMIN NË BAZE TË KODIT PENAL DHE PROCEDURAL PENAL,TË METODAVE E MJETEVE TEKNIKE,TAKTIKE DHE REKOMANDIMEVE METODIKE PËR KËRKIMIN,GJETJEN,KQYRJEN DHE VLERSIMIN E PROVAVE ME QËLLIM TË ZBULIMIT,HETIMIT,GJYKIMIT DHE PARANDALIMIT TE VEPRAVE PENALE. Kriminalistika si shkencë juridike është e ndarë në katër pjesë:1)Teorin e përgjithshme kriminalistike;2) Teknika kriminalistike;3)Taktika kriminalistike;4)Metodika kriminalistike. Në kuptim të gjerë, detyrat e kriminalistikës janë marrja e masave preventive dhe represive me qëllim të parandalimit dhe të luftimit të kriminalitetit. Bazën ligjore të kriminalistikës e përbëjn Kodi penal dhe ai i procedurës penale. Midis të drejtës penale ,procedurës penale dhe kriminalistikës ka një lidhje organike. Kjo lidhje buron nga fakti se zbulimi,hetimi, dhe parandalimi i veprave penale është një veprimtari komplekse dhe e ndërlikuar ku gërshetohen problemet penale procedurale dhe kriminalistike. Për të aplikuar normën konkrete të së drejtës penale është e domosdoshme që të vërtetohet saktësisht faktet e një ngjarje penale.

Transcript of Kriminalistika

Page 1: Kriminalistika

KRIMINALISTIKA

Kriminalistika është lëndë ekzakte dhe empirike e cila merret me krimet e paraqitura në forma

të specializuara dhe të veqanta.

Hetimi,gjykimi dhe parandalimi i krimit mund të kryhet me sukses vetëm atëher kur respektimi i

kodit penal dhe procedural shoqërohet me zbatimin e metodave dhe mjeteve teknike dhe taktike

dhe metodike bashkëhore shkencore kriminalistike.

Kriminalistika sikurse edhe disiplinat e tjera penale,ka për detyrë mbrojtjen e shoqëris nga

kriminaliteti.

Kontributi i kriminalistikes në këtë drejtim konsiston në: zbulimin,sqarimin, dhe të provuarit e

veprës penale;zbulimin dhe identifikimin e kryersëve të veprave penale,parandalimin e

kriminalitetit

Kriminalistika në luftë kundër kriminalitetit,përpunon metoda e mjete shkencore për

zbulimin,hetimin,gjykimin dhe parandalimin e veprave penale

Kriminalistika heton tërë veprimtarin represive dhe preventive e cila ka për qëllim luftimin e

kriminalitetit.

Kriminalistika represive është e lidhur ngushtë me procedurën penale.

Qmuarja edrejt erezultatit të hetimit bëhet në mënyrë profesionale,vetëm nëse përdoren mjetet

dhe metodat kriminalistike.

SHKENCA E KRIMINALISHTIKËS MERRET ME STUDIMIN DHE PËRPUNIMIN NË BAZE TË KODIT

PENAL DHE PROCEDURAL PENAL,TË METODAVE E MJETEVE TEKNIKE,TAKTIKE DHE

REKOMANDIMEVE METODIKE PËR KËRKIMIN,GJETJEN,KQYRJEN DHE VLERSIMIN E PROVAVE ME

QËLLIM TË ZBULIMIT,HETIMIT,GJYKIMIT DHE PARANDALIMIT TE VEPRAVE PENALE.

Kriminalistika si shkencë juridike është e ndarë në katër pjesë:1)Teorin e përgjithshme

kriminalistike;2) Teknika kriminalistike;3)Taktika kriminalistike;4)Metodika kriminalistike.

Në kuptim të gjerë, detyrat e kriminalistikës janë marrja e masave preventive dhe represive me

qëllim të parandalimit dhe të luftimit të kriminalitetit.

Bazën ligjore të kriminalistikës e përbëjn Kodi penal dhe ai i procedurës penale.

Midis të drejtës penale ,procedurës penale dhe kriminalistikës ka një lidhje organike.

Kjo lidhje buron nga fakti se zbulimi,hetimi, dhe parandalimi i veprave penale është një

veprimtari komplekse dhe e ndërlikuar ku gërshetohen problemet penale procedurale dhe

kriminalistike.

Për të aplikuar normën konkrete të së drejtës penale është e domosdoshme që të vërtetohet

saktësisht faktet e një ngjarje penale.

Page 2: Kriminalistika

E drejta e procedurës penale është degë e drejtësis e cila rregullon veprimtarin e gjykatës dhe

të subjektëve të tjera procesuale dhe procedurën me të cilën vërtetohet se a i përgjigjet ngjarja

konkrete cilësisë së veprës së caktuar penale.

Psh, përmbajtjen reale të kqyrjes së vendit të ngjarjes,pyetjen e dëshmitarit dhe të të

pandehurit dhe të disa veprimeve të tjera hetimore i siguron kriminalistika.

Kriminalistika duhet të jet e pranishme në procedur penale qyshe nga fillimi i saj deri në

përfundim.

Kjo shkencë e ka funkësionimin e zbardhjen e krimit,mbledhjes së provave,ekzaminimit të

gjurmëve materiale dhe shfrytëzimit të mjeteve bashkohore në luftimin e krimit.

Kriminalistika ka lidhje të ngushtë me: Kriminologjinë, të Drejten Penale,Procedurën

Penale,Politikën kriminale,Mjeksin ligjore,Psikologjinë,Psikiatrin ligjore,Kimin ligjore,Procedurën

civile,Psikologjin gjyqësore etj.

ZHVILIMI I KRIMINALISTIKËS

 

Kriminalistika duke u mbështetur në arritjet e shkencave teknike e natyrore ka evoluar kryesisht

si disiplinë teknike për ta ndihmuar veprimtarin e policisë në zbulimin e veprave penale dhe

identifikimin e personave.

Kriminalistika së pari ka qenë si disiplinë policore e cilsuar si policia teknike dhe policia

shkencore.

Ndihmes të qmuar për zhvillimin e kriminalistikës si shkencë në shërbim të drejtësis penale, që

e ka lidhur me të drejtën penale dhe procedurën penale ka dhën profesori i Grazit: Hans

Gross,veprat:”Manual për gjyqtarët hetues si sistem i kriminalistikës” “Psikologjia kriminale”

etj.Sipas tij, kriminalistika është shkencë që studjon dukurit reale që kanë të bëjnë në

përmbajtjen e së drejtes penale.Ai e trajton objektin e kriminalistikës nga prizmi teknik,taktik e

metodik.

Henry Faulds- duke studiuar gjurmët e pasqyruara në argjilin e poqarive japoneze,i lindi ideja që

të bëjë kërkime etnoligjike dhe ti krahasojë këto gjurmë papilare të vijave me ato të japonezëve

të bashkohës. Ai arriti të identifikoj personin në baze të gjurmëve të gishtave të lënë në një gotë

uji dhe në rastin tjetër vërtetoi mungesën e identitetit. Ky komunikoi me antropologun anglez

Franciz Galton,specialist për problemet e trashëgimisë.Galton nxorri perfundim se vijat papilare

nuk janë të trashëgueshëme, por ato ishin të pa ndryshueshëme gjatë gjith jetës së njeriut

Në këtë mënyre Galton e përkrahi iden e Fauldsit dhe e vuri daktiloskopin mbi baza shkencore.

Page 3: Kriminalistika

Alec Jeffreys – gjenetik anglez ka merita të veqanta për zbulimin e metodes së gjurmës gjenerike

–ADN_së e cila e ka përpunuar dukshëm fushën e identifikimit të personave.Kjo konsiderohet si

një nga kontributet më të rëndësishme të kriminalistikës në shek e XX (20).

Kjo mbështetet në acidin dëzoksiribunokleik,lidhja gjenerike në qdo qelizë të organizmit të

njëriut.

Themelet e kriminalistikës janë vënë në fund të shek,XIX (19) dhe në fillim të shek XX (20).

Pa planifikim është e pa mundër të zbulosh,të hetosh dhe të shpjegosh në mënyrë objektive, të

gjithanshme dhe të plotë veprën penale,dhe fajsinë e kryersit.Planifikimi përfaqëson punën

organizative.

Ngjarja e cila i përket së kaluarës, përbën vetëm një pjesë të objektit të të provuarit.Në këtë

objekt përfshihen edhe fakte të tjera, të cilat përcaktohen drejtëpërsëdrejti nga hetuesi: pasojat

e veprës penale, shenjat që lë personi në kryerjen e veprës penale, mjetet që janë përdorur për

kryerjen e saj, rrethanat që kanë të bëjnë me personalitetin e subjektit të veprës penale,etj.

Cilsia e kriminalistikës qëndron në faktin që rregullat e përgjithshme të taktikës dhe teknikës kriminalistike mundë të aplikohen vetëm në rrethana dhe situate reale të rastëvë konkrete.

 

 

LUFRIMI BASHKOHOR I KRIMINALITETIT

 

Parandalimi dhe luftimi i suksesëshëm i kriminalitetit nuk mundë të mbështetet vetëm në

metodat e njejta të kriminalistikës,por edhe njohja e shkencave të tjera, të cilat lëndë studimi e

kanë kriminalitetin,( e drejta penale, procedura penale, krimonologjia,politika kriminale, mjeksia

ligjore,psikologjia etj.), por vëmendje e theksuar i është kushtuar raportit te kriminalistikës me

krimonologjinë.

Kriminalistika dhe krimonologjia e studjojnë kriminalitetin nga aspektet e

ndryshme:Kriminalistika nga këndi i zbulimit të veprës penale dhe kryesëve të tyre,kurse

kriminologjia në relacion më të gjerë, nga aspekti i kërkimit të shkaqeve të kushtëve e formave

të paraqitjes së veprave të caktuara penale.

Kriminalistikën e përbëjnë tri fusha studimi:teknikën kriminalistike, taktikën kriminalistike dhe

metodikën kriminalistike.

Vitëve të fundit i kushtohet rëndësi kërkimëvë të strategjisë kriminale.

Strategjia kriminale është studim mbi zbulimin e qëllimëve të caktuara juridiko-penale në fushën e parandalimit dhe të luftimit të veprave penale me masa afatgjate të rëndësishme të planifikuara dhe të harmonizuara.

Page 4: Kriminalistika

 

POLICIA SHKENCORE

 

Policia shkencore që nga vitet e 50_ta e deri në ditët e sotme duke përfituar nga zhvillimi i

vrullshëm i shkencave teknike e natyrore, nga zbulimet, studimet e kërkimet shkencore në këto

fusha i pasuroi së tepërmi laboratorët e saj me metoda e teknika të reja për të luftuar kundër

kriminalitetit të organizuar.Kjo veprimtari e gjerë shkencore e teknike sot ka marrë emrin

”shkenca juridike”

Detyrë shkencore e kriminalistikës është gjetja dhe përfeksionimi i mjeteve dhe metodave të

ndryshme për sqarimin e veprave penale,par së gjithash në zbulimin dhe nxjerrjen e provave në

kontestin e veprave penale dhe kryersit.

Kriminalistika është e domosdoshme ne ndjekjen dhe zbulimin e krimit. Është e pa mundëshme procedura penale pa aplikimin e metodave kriminalistike.

 

-DETEKTORI I GENJESHTRËS-

 

Njohurit e para në këtë drejtim paraqiten në fundë të shekullit XIX dhe lidhen me punën e

shkenctarëve Italian: Moso. Lombrozo. Kjo në shek. XX prefeksionohet në SHBA si aparaturë

teknik ndihmëse policore e cila është emërtuar “LIE DECECTOR”(zbuluesi i gënjeshtrës).Kjo në

qarqet nacionale e mori emrin “POLYGRAPH” .Poligrafi është një mjet i ndërtuar për të

përcaktuar gjëja të vërtëten në thënjet, në bazë të fiksimit të reaksioneve fiziologjike që

prodhohen te njeriu në kohën e pyetjeve (ndryshimet e shpejtësisë dhe thellësis së frymarrjes të

pulsit të tensionit arterial të gjakut,të refleksionit galvanic të lëkurës, të biorrymave të trurit, të

zgjerimit ose të ngushtimit të enëve të gjakut).

Shkenctari- Lovrence Ferveil ka zbuluar praktikën e matjes së impulsëve celebral.I dyshuari

ndodhet i ulur në një dhomë dhe mbanë në kokë një helmet elektrodash e cila është e lidhur me

një kompjuter.Ne ekranin e tij regjistrohen me anë të një grafiku,impulse elektronik që lëshon

truri kur para tij shfaqen imazhet familja.

Sipas Ferveil njeriun që ka shpikur makinën që lexon mendimet, këto sinjale elektrike janë një

rrugë e sigurtë per të zbuluar të kaluarën e një personi.Kjo makin është shumë efikase për

zbulimin e terroristëve.

Page 5: Kriminalistika

Studiuesit po testojn nje aparatur teknike fotografike e cila arrinë të zbulojë qarkullimin e gjakut në pjesë të ndryshme të fëtyrës së njeriut.Gjaku tenton të grumbullohet përreth syve të njeriut kur ai gënjen.Nje aparatur e tillë mendohet të vendoset në të gjitha airoportet amerikane. Pastaj në SHBA në 1000 stacione policore përdorin edhe anilizator të stresit vokal disa regjistrues tepër të ndjeshëm të cilët janë të aftë të dallojnë dridhjet e zërit gjatë gënjeshtrës.

 

PARIMET THEMELORE TË KRIMINALISTIKËS

 

Vetëm me përfilljen e këtyre parimëve mundë të kryhen masat dhe veprimet kriminalistike në

mënyrë të organizuar, sistematike, metodike të vazhdueshme dhe efikase në zbulimin dhe

ndriqimin e veprave penale.

Këto parime kanë për qëllim drejtimin e të gjithë kriminalistëve me rastin e marrjes së masave

operative-teknike dhe veprimtarive të tjera.Njekohësisht duke vepruar sipas këtyre parimëve

themelore të kriminalistikës zbulohen, gjurmohen, ekzaminohen më me sukses edhe provat

materiale.

Parimet themelore të kriminalistikës janë:

 

1) Parimi i lirisë teknike-taktike dhe parimi i proporcionalitetit

2) Parimi metodik dhe planifikimit të procedurës

3) Parimi i shqyrtimit kritik të veprimit

4) Parimi i shpejtësis dhe i befasisë

5) Parimi i themelsis dhe këmguljes

6) Parimi i objektivitetit

7) Parimi i drejtimit unik të veprimtarive operative-teknike për qdo qështje penale veq e veq 8)

Parimi i kordinimit dhe bashkpunimit

9) Parimi i ekonomizimit në të vepruarit

10) Parimi i diskrecionit (konspiracionit)

11) Parimi i ligjshmëris

12) Parimi i humanizmit

 

1) Parimi i lirisë teknike-taktike dhe parimi i proporcionalitetit

 

Page 6: Kriminalistika

Parimi i lirisë teknike gjatë kryerjes së veprimëve operative-taktike dhe hetimore mbështetet në

zgjedhjen e lirisë së veprimeve që janë më të përshtatshme për të zbuluar të vërtetën.

Veprimtaria operative taktike gjenë bazën e saj juridike në legjislacionin penal (në kodin e

procedurës penale).Veprimi operativ jo vetëm që paraprinë procedurën penale por ai përcjellë

zhvillimin e tërsishëm të saj.

Parimi i proporcionalitetit kërkon që ndërrmarrja e përmasës të shtrihet aq sa lejojnë sfera, përmbajtja dhe intensiteti i qëlllimit në procedurën konkrete penale.

 

2) Parimi metodik dhe i planifikimit të procedurës

 

Zbatimi i kriminalistikës është i lidhurpashkputshëm me sendertimin e mesimit mbi

planifikimin,si metodëpunë të shkallës së lartë në nivelin shkencor bashkohor.Parimi metodik

dhi i planifikimit të procedurës nënkupton krijimin e tërë veprimtarisë që nga qasti i parë

metodikisht dhe sipas planit kërkohet zbulimi i së vërtetës, domethën përcaktimii veprës penale

i rrethanave në të cilat ka ndodhur dhe i personave që e kanë kryer atë.

Për kapërcimin e pengesave dhe vështirësive ndihmon metoda e organizimit të punës, e

planifikimit të hetimit te veprave penale, në përputhje të plotë me kodin penal me atë

procedural penaldhe me rekkomandimet teknike-taktike kriminalistike.

Poqëse do të punohet pa system dhe pa plan, do të bëhen gabime të mdha që vështirë përmirësohen dhe pasojat nuk mund të menjanohen.

 

3)Parimi i shqyrtimit kritik të veprimit

 

Secila punë kriminaliste nis me dyshime.Të dyshoshë do të thotë të supozoshmë shumë e më

ndryshe nga ajo që tregon pamja e jashtme.

Edhe gjatë punës më të shkathtë dhe më të kujdesëshme bëhen gabime.Mirpo nëse këto

vërehen me kohë do të sherbejnë më mirë për punë të drejtë në të ardhmense sa suksesi i

arritur rastësisht.

Qëndrimi kritik ndaj pjesmarrsëve në procedurë dhe ndaj të gjitha mjeteve provuese e bëjnë punën më të frytshme.

Page 7: Kriminalistika

 

4) Parimi i shpejtësis dhe i befasisë

 

Shpejtësia dhe befasia jane parime të lidhura mjaftë ngushtë.Veprimet dhe masat e shpejta

kriminalistike e befasojnë fajtorim, e bejne atë të pa aftë për luftën e më tejshme me dinakri

dhe me mjete të pandershme.fajtori llogarit se nuk do të zbulohet ose nuk do të ju provohet faji.

Gati të gjitha masat operative-teknike dhe veprimet hetimore pak a shumë mundë të kenë

sukses të plotë vetëm duke zbatuar parimin e befasisë.

Ky parim kërkon reagim të shpejtë, të urtë energjik, të drejtpërdrejt dhe me vendë kundër dukurive, të cilat bartin në vete elemente të veprës penale dhe të ngjarjeve të tjera të ngjajshme.

 

5)Parimi i themelsisë dhe i këmbëguljes

 

Për shkak të energjisë dhe të shpejtësisë të cilat e karakterizojnë veprmtarin e policisë të gjitha

operacionet duhet të jenë të themelta dhe të plota.

Parimi i punës me themel dhe me ngulm kërkon hulumtimin e barabart të të gjitha faktëve që

kanë të bejnë me veprën penale dhe sado që disa hollësi duken të parëndesishme qyshë në

fillim të punës.

Në qdo qështje penale duhet të mblidhen veqmas të gjitha provat, pa përjashtime.Durimi dhe këmbegulja janë veti të qmueshme, të cilat kriminalisti duhet t’i zhvilloj dhe kultivoj në vetvete.

 

6) Parimi i objektivitetit

 

Parimi i objektivitetit duket të jetë i pranishëm te kriminalisti gjatë kryejes së të gjitha masave

kriminalistike dhe hetimore.

Parimi i objektivitetit në punë është kushti themelor për verifikimin e së vërtetës materiale e

cila mundë të jetë vetëm një, qoft kurë është fjala për vepër penale, qoftë kurë është fjala për

kryesin e saj.

Page 8: Kriminalistika

Kjo e vërtetë si e këtillë mundë të dihet vetëm kur e tërë veprimtaria kriminalistike është e

mbështetur në objektivitet (paanësi) që nga zbulimi i veprës penale, e deri te shqiptimi i

dënimit.

Ti hysh një pune me objektivitet do të thotë të mbledhësh të dhënat, gjurmë, shënime, gjësende

dhe elemente të tjera përkitazi më vepër penale dhe kryersin, madje jo vetëm ato që e rëndojnë

kryersin por me të njejtin kujdes edhe ato që janë në favor të kryesit.

Me ndihmën e masave operative-teknike kriminalistike dhe të veprimeve hetimore zbulohet e vërteta. Me këtë nënkuptohet përputhja e rezultateve të procedurave me qështjen penale, ashtu siq ka ndodhur në realitet.

 

7) Parimi i drejtimit unik të veprimëve operative-taktike për qdo qështje penale veq e veq

 

Parimi i drejtimit unik ka rëndësi të veqantë në organizimin e punës operative në rastet kur

duhet marrë shumë masa operative-taktike kur duhet të angazhohet numër më i madhë i

punojsëve të policisë dhe mjete të konsiderushme teknike.Këto aksione udhëheqen nga një

vendë i caktuar.Parimi i drejtimit unik është i domosdoshëm edhe për shkak të lidhshmërisë së

aksionit të përbashkët në marrjen e masave dhe të veprimëve të pergjithshme operative-taktike

nga ana e policisë dhe të gjyqtarit hetues.Në këtë aksion zakonisht përfshihet edhe prokurori

publik.

Udhëheqësi i aksionit operativ miraton planin, cakton detyrat dhe njerzit për kryerjen e tij. Me masat operative-taktike zbulohen gjurmët dhe mjetet e veprës penale dhe provat e tjera.Ndërsa me veprime procesuale ato fiksohen, vërtetohen dhe vlersohen.

 

8) Parimi i koordinimit dhe i bashkpunimit

 

Lufta kundër kriminalitetit duhet të jetë e bashkërenditur në këtë luftë duhet të organizohen

njekohesisht dhe në të gjitha fushat të gjithë ata pjesmarrës që mundë të ndihmojnë arritjen e

suksesit.

Në rastet kur vepra penale kryhet në një territory tëcaktuar apo më të gjerë atëher për zbulimin

e saj duhet të kordinohen punët, këtë kordinim të punve duhet ta marrë qendra përkatëse e

policisë. Duhet të ekzistoj bashkpunimi dhe bashkërendimi i përhershëm dhe intensiv i të gjithë

pjesmarrësve në punët rreth luftimit të kriminalitetit.

Page 9: Kriminalistika

Pra mos bashkpunimi dhe mos bashkrenditja e punës mund të jetë pengesë në luftimin e kriminalitetit.

 

9) Parimi i ekonomizimit në të vepruarit

 

Parimi i ekonomizimit në kryerjen e masave kriminalistike dhe të veprimëve hetimore në zbulimin dhe luftimin e veprave penale nënkupton që këto veprime duhet të kryhen shpejtë dhe të kushtojnë sa më lirë.Duhet ndaliar zbatimin e masave dhe veprimëve që nuk janë të domosdoshme.Zbatimi i parimit të ekonomizimit nuk duhet ta dëmtojë interesin e së vërtetës dhe mbrojtjen e të drejtave dhe të lirisë së personit.

 

 

 

10) Parimi i diskrecionit ( Konspiracionit)

 

Qdo aksion i organizuar në zbatimin e masave kriminalistike duhet të përgaditet në atë mënyrë

që ta befasojë kundërshtarin, pra të mos e dijë ai këtë para kohës së duhur.

Masat operative-taktike mundë të jenë publike dhe të fshehta (konspirative).

Ndër ato publike janë: përdorimi i qenit të kërkimit, ruajtja e vendit të ngjarjes, kqyerja e vendit të ngjarjes, vërtetimi i alibis, ndjekja e menjëhershme e kryersit pas gjurmëve të freskëta, racia, patrullimi i puntorve të policisë në uniformë etj. Masat konspirative (jo publike) operative-taktive janë: përdorimi i të dhënave nga evidencat operative (policore) observim special, përcjellja sekrete, shfrytëzimi i informatorit, pritat, vënja e kurthave mekanike, kimike e kurthave të tjera, qarkorja, pyetjet informative. Zbatimi i parimit të diskrecionit nënkupton që për fakte të dhëna mas dhe synime të planifikuara ne nje rastë konkret kriminalistik duhet të dinë vetëm puntorët që e udhëheqin rastin.

 

11) Parimi i ligjshmërisë

 

Ky parim do të thotë së gjitha organet gjatë kryerjes së detyrave kriminalistike duhet t’u

permbahen me përpikmëri shumë të lartë dispozitave positive ligjore.

Page 10: Kriminalistika

Kriminalistika ka si bazë ligjore legjislacionin procedural penal dhe aktëve nënligjore që rregullojnë zbatimin e metodave kriminalistike.Jashtë këtyre kufijëve nuk mundë të përdoret asnjë metodë e mjetë kriminalistik për zbulimin e së vertetës në qështjet penale.

  12) Parimi i humanizmit Personalitetii njeriut, të drejtat e tij kushtetuese dhe të drejtat e tjera janë të mirat më të rëndësishme që i mbron shoqëria. Ky parim është në lidhje të ngushtë me parimet e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë.Respektimi i parimit të humanitetit nënkupton zbatimin e autorizimeve të caktuara të policisë të bazuar në ligje, duke i aplikuar edhe masat e dhunshme me sa më pak pasoja të dëmshme ndaj qytetarëve.Parimi i humanitetit nuk duhet ta vështirsojë zbulimin e së vertetës por duhet të jetë në përputhje me të gjitha parimet e tjera kriminalistike dhe tërsisht në funksion të parandalimit dhe të luftimit të kriminalitetit.  Në luftë kundër kriminalitetit ndërkombëtar rëndësi të veqantë ka bashkpunimi i organëve të bashkpunimit të drejtësis penale në përgjithësi dhe i policisë në veqanti, me vendet e tjera antare. Bashkpunimi bëhet në mes byros qëndrore kombëtare të poicisë me byrot qëndrore kombëtare të vendëve tjera me Sekretarin e Pergjithshëm të INTERPOLIT.   POLICIA Lufta kundër kriminalitetit nënkupton angazhim,përfshirje dhë bashkpunim të ndërsjellët të subjektëve të ndryshm shtetror dhe shoqëror.Ndër ta gjithësesi, rëndësi më të madhe kanë organet e specializuara shtetrore: policia, gjyqësia, prokurorit publike, organet për ekzekutimin e sanksioneve penale (sistemi i judikaturës penale)Policia është organ shtetëror që kujdeset për mbrojtjen e shoqërisë nga kriminaliteti,mbajtjen e rendit dhe qetësis, si dhe sigurinë e rendit përkatës juridik.Policia është një institucion tradicional i njohur për mbrojtjen e rendit shoqëror.Në dis vende të zhvilluara (SHBA,Angli) ekzistoj organizma privatë të sigurimit (policët privat) që kanë për detyrë të mbrojnë pasuritë private,sidomos ndërrmarrjet komerciale private nga grupet dhe bandat kriminale. Aktiviteti i kësaj policie është i kufizuar në ruajtjen e pasuris dhe parandalimin e kriminalitetit, kurse heqjen nga liria dhe punët e hetuesisë ikryen policia shtetrore.Policia llogaritet ne mesine institucioneve te ludikaturës penale.Policia regjistron veprat penale, vlerson peshën e tyre, ndjek gjendjen dhe peshën e kriminalitetit local dhe metodat e veprimit të delikuentëve, analizon territorin dhe kohën e kryerjes së veprës penale dhe merr masa të caktuara preventive.Pra policia informon qytetarin me anë të mjeteve të komunikimit masiv për gjendjen reale të kriminalitetit.Në bazë të këtyre informative vlersohet gjendja e sigurisë në vende të caktuar.Aktiviteti i policis gjithnjë e më shumë po transferohet në kuptim preventive.Ky parandalim policor psh: patrullimi i territorit, kryerja e sherbimëve të mbikqyrjes, kryerja e kontrollit në rrugë, dhenja e këshillave qytetarëve me qëllim të mbrojtjes nga kriminaliteti, formimi i sherbimëve të posaqëme për dhënjen e kshillave qytetarëve me qëllim të mbrojtëjes nga veprat penale,themelimi i klubëve të të rinjëve për plotsimin e shkollimit profesional etj. POLICIA GJYQËSORE Me polici gjyqësore do të kuptojm një tërsi organesh shtetrore, veprimtaria e të cilave synon të siguroj kushte për ushtrimin e ndjekjes penale.

Page 11: Kriminalistika

Veprimtaria e policis gjyqësore ka karakter ndihmës në funksion të veprimtaris gjyqësore,Veprimtari të kësaj natyre kryejnë struktura të posaqme në polici dhe prokurori e cila vepron për hetimin e veprave penale me urdhër dhe delegim të prokurorit dhe nën drejtimin e tij.Në raste të veqanta vepron me iniciativ ose urdhër nga gjykata. Veprimtaria e policis gjyqësore e cila siguron kushtet për ushtrimin e ndjekjes penale, duhet të filloj që nga qasti i konstatimit të një vepre penale.Policia gjyqësore kryen qdo veprim hetimor që i është urdhëuar ose deleguar nga prokurori.Funksionet e policis gjyqësore kryhen nga oficerët dhe agjentët e saj.Pa pushtetin policor, prokuroria dhe gjykata do të dështonin nga iniciaticat e tyre ligjore dhe dhënia e drejtësisë do të pësonte një dëm të pa evitueshëm.Tiparet themelore të veprimtaris së polisic janë:shpejtësia, prakticiteti (ajo ndërhyn për të zgjedhur situate të veqanta konkrete),shtrengimi (veprimtaria e ligjshme e policis nuk duhet të pengohet, në raste të kundërt për realizimin e qëllimeve të saj përdorë forcë shtrënguese).Në të mirë të udhëheqjes së luftës së suksesshëm kundër kriminalitetit,bashkpunimi policor sendërtohet edhe në planin ndërkombëtar nëpërmjet INTERPOLIT,Kshilli Evropian, ndërmjet vet policive të disa vendëve.INTERPOLI-kordinon aktivitetin e policive nacionale dhe e lehtëson këmbimin ndërkombëtar, të informative në lidhje me kriminelët ndërkombëtar dhe për ekstradimin e kriminelëve që gjenden në arrati. Ekziston edhe EUROPOLIBashkpuninmi në planin ndërkombëtar është i domosdoshëm në kushtet bashkohore sepse rrethanat e tashme karektirizohen me zhvillimin e shpejtuar të mjeteve të komunikimit dhe të transportit të cilati shfrytëzojnë kriminelët, sidomos ata ndërkombëtar e më të rrezikshmit shoqërisht duke u orvatur ti bishtrojnë zbulimit dhe kapjes. METODIKA KRIMINALISTIKE E HETIMIT TË VEPRAVE PENALE Në përpunimin e qdo metodike të hetimit të veprave penale merren parasysh kërkesat e shkencës së të drejtës penale, mormat dhe institutet penale të cilat përbëjnë një nga bazat e saj juridike.Sfera e zbatimit të metodave e mjeteve kriminalistike është më e gjerë në procesin e hetimeve paraprake se sa në atë të gjykit.Është kështu për arsye se policia gjyqësore dhe prokurori janë pjesmarrsit e parë të veprimtarisë procedurale, që kanë për detyrë t’i hetojnë, zbulojn, t’i fiksojnë gjurmët e sendet-provat materiale të dukshme e të pakukshme që lë vepra penale në mjedisin rrethues, ta ruajnë vendin e ngjarjes, të identifikojnë personin ndaj të cilit zhvillohen hetimet, ti përdorin rivelimet daktiloskopike, fotografike, antropometrike, të bëjnë kontrollime, sekuestrime dhe ndalime në rast flagrance ose ndjekje të personit nëse është duke ikur, etj, të përdorin metoda teknnike në veprimet e ndryshme hetimore, ta organizojnë e ta planifikojnë hetimin e veprës penale që është kryer.Pyetjet e arta (kryesore) të kriminalistikës janë:QKA (ka ndodhur)?, KUSH (është kryersi)? ,KUR (e ka kryer)?, KU (e ka kryer)?, SI (është kryer)?, ME QKA (është kryer)?, PSE (është kryer)?,KËND OSE QKA? ME KË (është kryer).Përgjigjëjet e pyetjeve “qka, kur,ku,si dhe me qka, ndriqojnë në rend të parë anën objective të veprës penale ndërsa përgjigjje “pse, kush dhe me kë kanë të bëjnë kryesisht me momente subjektive të kësaj vepre. IDENTTIFIKIMI KRIMINALISTIK- ELEMENT I PROCESIT TË TË PROVUARIT Identifikimi kriminalistik, si një nga elementet e procesit të të provuarit ka për detyrë të bëjë përcaktimin e objekteve materiale, në bazë të gjurmëve e pasqyrimëve me qëllim që nëpërmjet këtij përcaktimi të merren prova.Problemet e indentifikimit kanë lidhje të drejtpërdrejtë në teorin e provave.Teoria e proovave studion jo vetëm parimet e përgjithshme të të provuarit, por edhe metodat e veqanta që përdoren për mbledhjen, kqyerjen, ekzaminimin dhe vlersimin e provave.Si rrjedhim procesi i të rovuarit e përfshinë identifikimin kriminalistik vetëm si një nga elementet e tij përbërës.Ndërmjet teoris së identifikimit kriminalistik dhe teorisë së provave ka një lidhje të drejtpërdrejtë.Një nga problemet më të rendësishme të teorisë së provave është trajtimi i drejt i kuptimit të provës.Provat janë njoftimet dhe rrethanat që lidhin me vepren penale që merren prej burimeve të parashikuara me ligjin procedural,në përputhje me rregullat e përcaktuara prej tij dhe që shërbejnë për të vërtetuar kryerjen ose jo të veprës penale, psojat e ardhura prej saj fajsinë ose pafajsinë e të pandehurit dhe shkallën e përgjegjsisë së tij.

Page 12: Kriminalistika

Faktet dhe burimet e njoftimit mbi veprën penale, ndonse janë të lidhura me njëra tjetrën kanë dallime ndërmjet tyre.Burimet duhet të garantojnë gjetjen e së vërtetës në procesin penal.Faktet që merren nga burimet e paparashikuara me ligj dhe të dyshimta nuk e kanë vlerën e provës.Që një faktë të ketë vlerë duhet të egzistoj lidhja e tij me cështjen dhe që njoftimi në këtë fakt të ketë dalë nga nje burim i ligjshëm, të jetë marrë sipas rregullave procesuale të parashikuara për qdo provë në vete.Zbulimi i së vërtetës objektive dhe marrja e nje vendimi të drejtë kërkon konstatimin me siguri të të gjitha fakteve që kanë lidhje me qështjen.Pra duhet të përcaktohet objekti i të provuarit.Me object të të provuarit kuptojmë tërsinë e faktëve, konstatimi i të cilave është i nevojshëm për zgjidhjen e drejt të qështjes.Përcaktimi i objektit të të provuarit i jep hetimit paraprak orjentimin e duhur për arritjen e qëllimit të të provuarit.Identifikimi kriminalistik është një formë e veqantë e njohjes së atyre dukurive dhe sendeve që kanë lidhje me veprës penale të kryer.Bazat e tij shkencore (identifikimi kriminalistik) janë nocione të tilla filozofike si:identiteti, individualiteti, ndryshimi, qëndrueshmëria, etit, shenjat e objektëve të realitetit objektiv.Ndryshimet që pësojnë objektet e identifikimit kriminalistik shkaktohen nga factor fizik,kimik, fotokimik, etj. Në kanalin e tytës së armës së zjarrit ndodhen ndrysime që shkaktohen nga veprimet kimike fizike e mekanike.Në shkrimin e njeriut ndodhin ndryshime nga faktorë psiko-fiziologjik etj.Shenja është tipar i veqant dallues ndërmjet të cilit mundë ta njohim një njeri, një kafshë, një send, shfaqja e jashtëme e diqkaje.Nocioni i individualitetit tregon se qdo object dallohet nga të tjerët nga tërsia e vetive dhe e shenjave që e karakterizojnë e individualizojnë atë.Midis individualitetit të një objekti dhe shenjave të tij ka një lidhje organike.Nocioni “shenjë” në kriminalistikë është reflektim objektiv i vetive të objektit dhe sherben si material kryesor për të bërë ekzaminimin kriminalistik. Ato shërbejn si mjet njohje në kriminalistikë si mjet identifikimi për ta përcaktuar identitetin.Shenja në bazë të të cilave bëhet identifikimi kriminalistik janë të përgjithshme dhe të veqanta.Si objek i identifikuar janë njeriu sendi,kafsha që kanë strukturë të jashtme caktuara dhe që e pasqyrojnë këtë strukturë me formë shenjash në objektin identifikues.Objekte identifikuese janë gjurma e lënë nga objekti nga objekti i identifikuar e zbuluar në vendin ku është kryer vepra penale dhe gjurma model nga një njeri ose send konkret që dyshohet se ka lënë gjurmë.Një nga kushtet themelore të identifikimit kriminalistik është që objekti i identifikuar-identiteti, i të cilit duhet përcaktuar- të ketë shenja identifikuese të qarta dhe ta ketë cilësin t’i pasqyrojn këto shenja.Për ta identifikuar objektin konkret që ka lënë gjurmë, mjafton një tërsi shenjash identifikuese, tërsia që e bën të dallohet ky object nga objektet e tjera.Pasoja e vazhdueshme e metodave të ekzaminimit zgjeron njohjen e shenjave identifikuese.Ekzaminimet mikroskopike, analiza spektrale,mikroskepektale e me rreze laser, ekzaminimi me rreze të padukshme,,metoda elektronike-optike, metoda matematike si si dhe metodat të tjera lejojnë që të zbulohen shenja të tilla identifikuese, të cilat më parë nuk njiheshin dhe nuk zbuloheshin nga kriminalistet.   IDENTIFIKIMI I PERSONIT NË BAZË TË TIPAREVE TË JASHTME Ta vërtetosh identifikimin e një personi do të thotë t’i vërtetosh ato karakteristika sipas të cilave ai dallohet nga personat tjerë.Identifikimi i personit ka për qëllim: ta përcaktojë personin e kryersit të panjohur , a është ai person recidivist, t’i zbulojë emrat falso, të përcaktojë personalitetin e të sëmuarit shpirtror, ta vërtetojë identitetin e kufomës.Mjetet për identifikimin kriminalistikë janë: lista abesedike,antropometria, daktiloskopia, monodaktiloskopia, kiroskopia, fotografia sinjalistike, fotografia e përshkruar, pyetja e dëshmitarit, ekspertimi i leternjoftimit.ANTROPOMETRIA- Në vitin 1840 doli teoria se nuk dy njerzë që të kenë masa të njejta.Metoda antropometrike u përdor në atë kohë për të bërë identifikimin e personit në bazë të matjeve kockore të trupit të njeriut,si:shtrati, gjatësia dhe gjërsia e kokës etj.

Page 13: Kriminalistika

Kjo metod sjellte vështirësi, sepse njeri ndryshon gjatë rritjes, pastaj ngjajshmëria që kanë binjakët në pjesë të ndryshme të trupit etj.FOTOGRAFIA E PËRSHKRUAR-Fotografia e jashtëme ose e përshkruar është përshkrimi më fjalë i karakteristikave të jashtëme të një personi.Elementet e fotografis së përshkruar janë: trupi dhe mosha, shenjat morfologjike dhe shenjar hromatike.Në vitet e mëvonë sistemi antropometrik pësoi një evulucion..Përveq shenjave anatomike (shenjat e trupit të njeriu, të fryrës , të fotografis sinjalistike) në këtë system u përfshimë edhe shenjat dinalike që tregoni format lëvizore të njeriut ( zërin, të folurit , gjestet, mimikën, ngjyrën e syve, të flokëve etj.) si dhe shenja të veqanta (si lythe,tatuazhe, etj)Tërsi e këtyre shenjave mori emrin “identifikimi i personit në bazë të tiparëve të jashtëme”.Sot përshkrimi antropometrik është zëvendsuar në qdo vend të botës me sistemin daktiloskopik.Fotografia e përshkruar zbatohet në shërbimin e kërkimit, në përpunimin operativ-teknik dhe me rastin e identifikimit të kufomave të panjohura. METODA E ADN_së PËR IDENTIFIKIMIN E PERSONIT NË BAZË TË GJURMËS GJENETIKE (BIOLOGJIA LIGJORE) ADN_ja është bartës dhe përcjellëse e informative trashëguese e domosdoshme për vazhdimin e jetës nëpër gjenerata dhe për organizim specific të qdo qelize.ADN_ja është rregullator i personave jetsorë.Molekulat e ADN_së janë të vetmet molekula organike që kanë aftësi ta riprodhojnë vetvetën.ADN (acidi dezoksiribunukleik).Acidi nukleik (ADN,ARN) gjenden në të gjitha qelizat bimore dhe shtazore, e edhe në bakterie. ADN_ja është komponent specifike për secilin individ. Te njerzit qelza përmban 46 kromozome dhe sipas përbërjes kimike paraqet një renditje të acidit dezoksiribunokleik.Përbërja themelore biokimike e kromozomeve (90%) është nga acidi dezoksiribunokleik.Kjo përbërje e varacioneve gjenerike mund të shfrytzohet me efikasitet dhe siguri të plotë dhe për identifikimin e njerzëve.ADN_ja gjendet në bërtamën e qfo qelize të gjallë njerzore të kafshës dhe bimës.Qeliza është njësia themelore dhe strukturore dhe funksionale e organizmave të gjalla.Organizmi i njeriut përbëhet nga disa dhjetra miliardash qelizash.Atomi është njësia themelore e materies, ndërsa qeliza e jetës.Në qendër të qelizës është bërthama, në brendësi të së cilës ndodhen kromozomet. Këto nga ana tjetër nuk janë gjë veqëse mbajtëse të ADN_së.Te njeriu gjeni përmban 46 kromozone.Në qdo qelizë të organizmit gjenden dy lloje të acidëve nukleike (ADN , ARN)AND_ja ndodhet në gjakë, në spermë, në sekrecion vagjinal, në pështym, në qime floku, në pjes të indit. Krahasimi i gjurmës gjenetike në objektet e lartëpërmendura me modelin e nxjerr nga personi i dyshuar, qon te identifikimi i personit.Secili organizëm posedon një sasi të caktuar të ashtëquajtërave informacione gjenerike, kun ë bazë të një elementi shumë të imët nxirret përfundimi se si është ndërtuar i tërë organizmi.Metoda e re ADN për identifikimin e personit, në bazë të gjurmes gjenetike, ka zën një vend të rëndësishëm në luftë kundër kriminalitetit, veqanarisht në zbulimin, hetimin dhe gjykimin e veprave penale të vrasjeve, të mardhënjeve seksuale me dhunë ku janë lënë gjak dhe spermë nga kryesit e këtyre veprave penale, qofshin këto lëndë të përthara edhe 5 vjet të vjetra, pastaj copzat e lëkurës dhe të eshtrave, qimet e flokut, etj.Testi i ADN_së përcakton në të njejtën kohë edhe lidhjet farefisnore të personave, gjinin e gjakut të vijës së parë dhe vërtetimin e atësisë. METODAT E ZBULIMIT DHE RUAJTJES SË ADN_së Analiza e ADN_së krahason gjurmën gjenetike të zbuluar në vendin e ngjarjes me mostrën gjenetike të dyshuar ose viktimës.Masat paraprake me karakter të përgjithshëm që duhet marrë saher kemi të bëjmë me procesin e zbulimit të gjurmëve biologjike janë:-Lëndë biologjike të zbuluara në vendngjarje në pika të ndryshme duhet të vendosen në eproveta të ndryshme me etiketa ku duhet të përshkruhet zona ku janë marrë.-I tërë materiali i përdorur për marrje (eprovet, shiring, tap, guarc etj) duhet të jenë të pastëra.

Page 14: Kriminalistika

Veq kësaj personi i ngarkuar nga organi i procedurës duhet të mbaj dorza plastike.-Njolla e lëndës së gjakut, spermës,pot ë jenë të lëngëshme, nuk duhen konservuar me qese plastike, sepse plastika, duke penguar ajrosjen mban një lagështi të dëmshme.-Duhet theksuar se metoda e ADN_së nuk mundë të ketë sukses në identifikimin e binjakëve një qelizorë.Në këto raste vargu i ADN_së është identik tek binjakët e kjo e pamundëson identifikimin e tyre.-Si përfundim metoda e ADN_së paraqet një përparim të madhë, sepse ndihmen për të përcaktuar individualitetin biologjik të njeriut.