Kremtohen festat e Nëntorit

6
Vendimet e Këshillit Bashkiak Nëntor 2014 faqe 5 Kremtohen festat e Nëntorit Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2014 Nëntor 2014 Viti i botimit 2014, Nr 82 Ashtu si çdo vit, festat e Nëntorit kanë veshur me flamuj kuqezi qytetin e Elbasanit. Por këtë vit atmosfera ka qenë edhe më e bukur pasi vendi ka kremtuar 70 vjetorin e Çlirimit. I gjithë bule- vardi kryesor dhe rrugët hyrëse të Elbasanit u veshën me ngjyrat kombëtare për t’i dhënë festës dinjitetin e merituar. Qytetarët e Elbasanit 11 Nëntor përkujtuan 70 vjetorin e Çlirimit të qytetit me një ceremo- ni organizuar nga Bashkia pranë memorialit kushtuar Partizanëve të Brigadës së XV Sulmuese. Pushtetarët vendorë, veteranë dhe qytetarë të shumtë vendosën ku- rora me lule në nder të të rënëve. Në 11 nëntor Elbasani u çlirua nga pushtuesit nazifashistë, por nuk e ndali luftën e tij deri në 29 Nëntor kur gjithë vendi u çlirua. Festimet e Nëntorit vijuan në datën 25 me ceremonitë e organi- zuara me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në El- basan. Me këtë rast u vendosën kurora më lule në memorialin e patriotit Aqif Pasha. Të pran- ishmit vlerësuan figurën e ndritur të këtij qyteti i cili u shpall i pavarur i pari për t’i hapur më pas rrugën shpalljes së pavarësisë në Vlorë. Ndërkohë sipas historianëve, shpallja e pavarësisë së Elbasanit ishte një lëvizje e menduar e Aqif Pashë Biçakçiut, bashkëpunëtorit më të ngushtë të Ismail Qemalit, për t’ju kundërvënë marshimit të rrufeshëm të ushtrive serbe në drejtim të Elbasanit. Ky akt dësh- monte se ushtritë ... Vijon ne faqe 2 Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit inspekton zbatimin e projekteve në Elbasan. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Tur- izmit Eglantina Gjermeni inspektoi zbatimin e projekteve të financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve në qytetin e Elbasanit. Këto projekte syn- ojnë rehabilitimin e infrastrukturës urbane në qytetin e Elbasanit. Por kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini gjatë takimit me min- istren u përqëndrua në projektet që bashkia ka për vitin 2015 për të ri- novuar jo vetëm aksin rrugor, por edhe atë inxhinierik të qytetit, të cilat presin financime. Nga ana e saj Ministrja tha se zbatimi korrekt dhe në kohë rekord i projekteve ekzistuese i jep mundësinë Bashkisë së Elbasanit të aplikojë për të tjera projekte vitin e ardhshëm të cilat do ta bëjnë këtë qytet bashkëkohor dhe do të ofrojnë mundësi të reja për bizneset. Më tej ministrja u shpreh: “Projektet e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve në Elbasan janë në përfundim e sipër ndaj dua të theksoj se Bashkia e Elbasanit është një nga bashkitë model që në kohë rekord … Vijon ne faqe 2 Të ndëruar qytetarë! Pas një vit mungese do t’i rikthehemi komunikimit me ju përmes gazetës tonë “Almanak”. Edhe pse çdo ditë jemi në komunikim të vazhdueshëm për punën tonë, gjithashtu edhe me komunikimin tonë përmes faqes së internetit të Bashkisë Elbasan www.elbasani.gov.al apo përmes Facebook, ne nuk duam të lemë pas dore asnjë mjet komunikimi dhe kjo gazetë do të jetë për të gjithë ata e kanë pamundur na ndjekin online. Bashkia Elbasan syn- on të jetë transparente dhe e hapur me të gjithë qytetarët e saj. Shërbimi ndaj jush na bën më të vendosur dhe më të motivuar në punën tonë të përditshme. Dhe zgjedhja e sa shumë mjeteve komunikimit na bën ne të pranishëm në çdo familje, shtëpi, shkollë apo rrugë. Ne duam që së bashku të marim vendimet e duhura për të ardhmen e qytetit tonë të dashur, ne duam që së bash- ku të bashkëbisedojmë me cdo mjet rrugë e mënyrë të mundshme për patur vlerësimin, sugjerimin, opin- ionin Tuaj për punën tonë, dhe është kjo arsyeja dhe qël- limi pse ne Ju sugjerojmë që të na lexoni, komentoni dhe sugjeroni e të na takoni mbi vendimarrjen e mëparshme dhe të ardhme. Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje) Ditët kundër dhunës në familje faqe 4

Transcript of Kremtohen festat e Nëntorit

Page 1: Kremtohen festat e Nëntorit

Vendimet e Këshillit

Bashkiak

Nëntor 2014

faqe 5

Kremtohen festat e Nëntorit Adresa: Bashkia Elbasan, Rruga “Qemal Stafa”, Tel : +35554400160 , e-mail: [email protected] , www.elbasani.gov.al

E përmuajshme e Bashkisë Elbasan, 2014 Nëntor 2014 Viti i botimit 2014, Nr 82

Ashtu si çdo vit, festat e Nëntorit

kanë veshur me flamuj kuqezi

qytetin e Elbasanit. Por këtë vit

atmosfera ka qenë edhe më e

bukur pasi vendi ka kremtuar 70

vjetorin e Çlirimit. I gjithë bule-

vardi kryesor dhe rrugët hyrëse të

Elbasanit u veshën me ngjyrat

kombëtare për t’i dhënë festës

dinjitetin e merituar.

Qytetarët e Elbasanit në 11

Nëntor përkujtuan 70 vjetorin e

Çlirimit të qytetit me një ceremo-

ni organizuar nga Bashkia pranë

memorialit kushtuar Partizanëve

të Brigadës së XV Sulmuese.

Pushtetarët vendorë, veteranë dhe

qytetarë të shumtë vendosën ku-

rora me lule në nder të të rënëve.

Në 11 nëntor Elbasani u çlirua

nga pushtuesit nazifashistë, por

nuk e ndali luftën e tij deri në 29

Nëntor kur gjithë vendi u çlirua.

Festimet e Nëntorit vijuan në

datën 25 me ceremonitë e organi-

zuara me rastin e 102 vjetorit të

shpalljes së Pavarësisë në El-

basan. Me këtë rast u vendosën

kurora më lule në memorialin e

patriotit Aqif Pasha. Të pran-

ishmit vlerësuan figurën e ndritur

të këtij qyteti i cili u shpall i

pavarur i pari për t’i hapur më pas

rrugën shpalljes së pavarësisë në

Vlorë.

Ndërkohë sipas historianëve,

shpallja e pavarësisë së Elbasanit

ishte një lëvizje e menduar e Aqif

Pashë Biçakçiut, bashkëpunëtorit

më të ngushtë të Ismail Qemalit,

për t’ju kundërvënë marshimit të

rrufeshëm të ushtrive serbe në

drejtim të Elbasanit. Ky akt dësh-

monte se ushtritë ...

Vijon ne faqe 2

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe

Turizmit inspekton zbatimin e

projekteve në Elbasan. Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Tur-

izmit Eglantina Gjermeni inspektoi

zbatimin e projekteve të financuara

nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve në

qytetin e Elbasanit. Këto projekte syn-

ojnë rehabilitimin e infrastrukturës

urbane në qytetin e Elbasanit. Por

kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z.

Qazim Sejdini gjatë takimit me min-

istren u përqëndrua në projektet që

bashkia ka për vitin 2015 për të ri-

novuar jo vetëm aksin rrugor, por edhe

atë inxhinierik të qytetit, të cilat presin

financime. Nga ana e saj Ministrja tha

se zbatimi korrekt dhe në kohë rekord

i projekteve ekzistuese i jep

mundësinë Bashkisë së Elbasanit të

aplikojë për të tjera projekte vitin e

ardhshëm të cilat do ta bëjnë këtë

qytet bashkëkohor dhe do të ofrojnë

mundësi të reja për bizneset.

Më tej ministrja u shpreh: “Projektet e

Fondit të Zhvillimit të Rajoneve në

Elbasan janë në përfundim e sipër ndaj

dua të theksoj se Bashkia e Elbasanit

është një nga bashkitë model që në

kohë rekord … Vijon ne faqe 2

Të ndëruar qytetarë!

Pas një vit mungese do t’i

rikthehemi komunikimit me

ju përmes gazetës tonë

“Almanak”. Edhe pse çdo

ditë jemi në komunikim të

vazhdueshëm për punën

tonë, gjithashtu edhe me

komunikimin tonë përmes

faqes së internetit të Bashkisë

Elbasan www.elbasani.gov.al

apo përmes Facebook, ne

nuk duam të lemë pas dore

asnjë mjet komunikimi dhe

kjo gazetë do të jetë për të

gjithë ata që e kanë të

pamundur të na ndjekin

online. Bashkia Elbasan syn-

on të jetë transparente dhe e

hapur me të gjithë qytetarët

e saj. Shërbimi ndaj jush na

bën më të vendosur dhe më të

motivuar në punën tonë të

përditshme. Dhe zgjedhja e

sa më shumë mjeteve të

komunikimit na bën ne të

pranishëm në çdo familje,

shtëpi, shkollë apo rrugë. Ne

duam që së bashku të marim

vendimet e duhura për të

ardhmen e qytetit tonë të

dashur, ne duam që së bash-

ku të bashkëbisedojmë me

cdo mjet rrugë e mënyrë të

mundshme për të patur

vlerësimin, sugjerimin, opin-

ionin Tuaj për punën tonë,

dhe është kjo arsyeja dhe qël-

limi pse ne Ju sugjerojmë që

të na lexoni, komentoni dhe

sugjeroni e të na takoni mbi

vendimarrjen e mëparshme

dhe të ardhme.

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më

të mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në

shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e

problemeve të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Ditët kundër dhunës

në familje faqe 4

Page 2: Kremtohen festat e Nëntorit

Nëntor 2014 Faqja 2

...pushtuese viheshin përpara një fakti të kryer dhe se nuk duhet të shkelnin

në trojet e shtetit të pavarur shqiptar. Në telegramin që populli i Elbasanit i

dërgon në Vlorë Ismail Qemalit për ngritjen e flamurit dhe shpalljen e

pavarësisë janë shumë firmëtarë, patriotë të qytetit e krahinave përreth.

Firmëtarët tanë të Pavarësisë, emrat e të cilëve qëndrojnë të gdhendur edhe

pranë memorialit të Aqif Pashës, në bulevardin kryesor të qytetit janë: Aqif

Pash Elbasani, Abdulla Bej Tirana, Venemin Deliana, Ali Agjahu, Refik

Myftiu, Sheh Mahmut Guma, Sheh Hysen Sulova, Ruzhdi Alushi, Alush

Saraci, Venemin Nosi, Kolë Papajani, Emin Haxhiadem Shijaku, Ymer

Peni, Hysen Dakli, Hysen Hostopalli, Serafin Jorgaqi, Dhimitër Paparisto,

Shefqet Bej Vërlaci, Hasan Bej Bicakciu, Fuat Bej Kahremani, Servet Bej

Zylfi, Demir Bej Sulcebeu, Sheh Xhaferr Pasmaqi, Taqi Buda, Haxhi Ni-

kolla Jorgaqi, Rrapush Demeti, Mahmut Hakani, Isuf Bej Taushani, Hasan

Ciftja, Demir Zenelhoxha, Hafëz Sulejman Kungulli, si dhe Dhimitër

Dhimitruka. Por Bashkia e Elbasanit kujtoi me disa aktivitete edhe 102

vjetorin e Pavarësisë së vendit dhe 70 vjetorin e Çlirimit në datë 29 Nëntor.

Qytetarë të Elbasanit, veteranë dhe pushtetarë vendorë vendosën kurora me

lule në varrezat e dëshmorëve. Në teatrin “Skampa” u çel një ekspozitë fo-

tografike në lidhje me këtë ngjarje të madhe historike. Më pas qytetarët

patën mundësi të ndjekin një koncert festiv me rastin e 70 vjetorit të

Çlirimit.

Ceremonitë kulmuan me hedhjen e fishekzjarreve të cilat ndriçuan qytetin

në këtë ditë të shndritshme për historinë e popullit tonë.

Kremtohen festat e Nëntorit

… i ka realizuar të gjitha projektet. Të gjithë qytetarët e Elbasanit përfitojnë

nga këto projekte, qyteti po rilind. Ndërkohë dua të vlerësoj edhe projektet

që Bashkia ka përgatitur për vitin e ardhshëm dhe besoj që ato do të

mbështeten në mënyrë maksimale nga qeveria dhe nga Fondi i Zhvillimit të

Rajoneve.” Qyteti i Elbasanit do të rilindë, vlerësoi më tej Ministrja

Gjermeni, ai është një qytet shumë pranë Tiranës dhe ka potenciale të

mëdha të zhvillimit ekonomik. Investimi rreth 437 milionë lekë i cili po

kryhet në qytetin e Elbasanit përfshin ndërhyrje infrastrukturore në lehtësi-

min e trafikut dhe aksesimit të qendrës së qytetit, përmirësimit të infra-

strukturës rrugore që lidh unazën me qendrën, lyerjen e fasadave në qendër

dhe ndriçimin në dy prej bulevardeve kryesore të Elbasanit.

Vijon nga faqe 1

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit inspekton

zbatimin e projekteve në Elbasan.

“Forumi Urban” çel siparin në Elbasan Prezantohen projektet për vitin e ardhshëm

Qeveria Shqiptare çeli për herë të parë në Elbasan

serinë e “Forumeve Urbane” e cila do të vazhdojë

rrugën e saj në disa qytete të vendit. Ky projekt

ka për qëllim transformimin urban të qyteteve

përmes mbështetjes së qeverisë. “Forumi Urban”

është konceptuar si dialog publik për të marrë ide

dhe koncepte të reja nga aktorët e zhvillimit, por

edhe qytetarët. Qeveria ka parashikuar 125 mil-

ionë $ në buxhetin e ri, pikërisht për “Rilindjen e

Qyteteve dhe Bashkëjetesën Komunitare”.Gjatë

prezantimit të këtij cikli forumesh u theksua se

detyra e pushtetit vendor është të përcaktojë të

tashmen dhe të ardhmen e

qytetit. Nisur nga kjo, Bashkia e

Elbasanit prezantoi projektet e

saj për vitin e ardhshëm, pro-

jekte të cilat do të lehtësojnë

jetën e qytetarëve dhe do t’u

vijnë në ndihmë atyre sidomos

me krijimin e një klime më të

përshtatshme për zhvillimin e

biznesit. Ajo që është cilësuar

edhe më e rëndësishmja, jo

vetëm në këtë forum, por edhe

nga qytetarët, është miratimi dhe financimi më në

fund i projektit për trajtimin e mbetjeve urbane.

Qyteti ynë duke nisur nga viti 2015 do të ketë

mundësi të marrë frymë lirshëm, pa ndotje dhe pa

gazra helmues që çlironte fusha ekzistuese e

grumbullimit të mbetjeve urbane. Por Elbasani ka

mjaft nevoja të tjera për investime dhe ndër këto

Bashkia ka listuar ato që do të kërkojnë një

ndërhyrje vitin e ardhshëm. Një nga këto prjojekt

është ndërtimi i një ure që do të lidhë Krastën me

Shushicën dhe me pikën turistike të Byshekut e

cila do të shkurtojë edhe rrugën për në pikën tur-

istike të Gjinarit. Afrimi i këtyre zonave turistike

do të tërheqë mjaft vizitorë, çka do të thotë që

edhe bizneset e këtyre zonave, dhe jo vetëm, do

të kenë një perspektivë të re. Gjithashtu gjatë

“Forumit Urban” u theksua se nevojitet një

rikualifikim urban për lagjet “5 Maji”,

“Partizani” dhe “Emin Matraxhiu”. Gjithashtu

nevojitet një rigjallërim i pikave turistike, ku një

vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet Bazilikës

në qendër të qytetit, e cila çdo vit tërheq mijëra

vizitorë.”Por Bashkia e Elbasanit do të kërkojë që

vitin e ardhshëm të rikonstruktojë fasadat e 450

banesave kolektive, gjithashtu do të hartohen pro-

jekte urbane për qendrat turistike të Byshekut,

Gjinarit, Funarit, Llixhës dhe Qerretit. Të gjitha

këto projekte të cilat pritet të mbështeten nga

qeveria synojnë të përmirësojnë jetën e qytetarit

Elbasanas, të rrisin perspektivën e punësimit,

vetëpunësimit apo zhvillimit të bizneseve, t’i ja-

pin qytetit rëndësinë dhe dinjitetin e duhur.

Vijon nga faqe 1

Page 3: Kremtohen festat e Nëntorit

Nëntor 2014 Faqe 3

Qendra Kombëtare e Panaireve, Ekspozitave, Kongreseve dhe Konferencave Diskutohet projekti për krijimin në Elbasan të Qendrës Kombëtare të Panaireve, Ekspozitave, Kongreseve dhe Konferencave.

Ngritja e një qendre shumëfunksionale ishte

qëllimi i takimit të përbashkët të zhvilluar me

sipërmarrjen e rajonit të Elbasanit, Bashkisë

Elbasan dhe me mbështetjen e Ministrisë së

Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes. Në këtë

takim u diskutua mbi studimin e fizibilitetit për

krijimin në Elbasan të Qendrës Kombëtare të

Panaireve, Ekspozitave, Kongreseve dhe

Konferencave. Specialistë të fondacionit HEC

paraqitën projekt idenë e tyre mbi studimin e

fizibilitetit që Qëndra Kombëtare e Panaireve t’i

japë një shtysë zhvillimit të qytetit të

Elbasanit, por jo vetëm. E pranishme në

këtë takim zv ministrja e Ekonomisë

Brunilda Paskali ofroi mbështetjen e

institucionit që përfaqëson, ndërsa e

konsideroi domosdoshmëri ngritjen e një

qendre multifunksionale, e cila sipas saj

më së shumti do t’i vijë në ndihmë

biznesit, për të rritur aksesin e këtij të

fundit. Ndërsa kryetari i Bashkisë e

konsideroi domosdoshmëri kombëtare

dhe lokale ngritjen e qëndrës së

panaireve në qytetin e Elbasanit.

Ndërtimi i Qendrës Kombëtare të Panaireve,

Ekspozitave, Kongreseve dhe Konferencave do ta

bëjë edhe më atraktiv qytetin dhe do të shërbejë si

urë lidhëse e biznesit me qytetarët. Ka qenë një

kërkesë e ngahershme e biznesit për të patur një

qendër të panaireve në qytetin e Elbasanit. Për

këtë arsye është menduar dhe propozuar krijimi i

saj në zonën e ish Kombinatit Metalurgjik. Ky

është një investim me përmasa kombëtare, edhe

pse qytetarët e Elbasanit mund ta shohin atë në

interesat lokale. Ndarja e re territoriale do të rrisë

obligimet e pushtetit vendor ndaj biznesit, si një

nga kushtet kryesore jo vetëm të zhvillimit të tij,

por edhe të punësimit, ndaj dhe krijimi i kësaj

qendre është parë si një mundësi mjaft e

mirë.Hapja e një qendre të tillë e bën më atraktiv

qytetin e Elbasanit, e bën atë më tërheqës dhe e

ve në plan të parë në zhvillimin e sipërmarrjes.

Këshilli Bashkiak i Elbasanit dhe administrata e

bashkisë është vënë në dispozicion të kësaj

veprimtarie, por kërkohet gjithashtu dhe lobimi

dhe mbështetja e vetë biznesit që të përfitohet nga

kjo nismë, e cila si fillim ka të bëjë me studimin e

fizibilitetit si dhe një studim të përafërt

arkitekturor.

Përfaqësuesit e fondacionit HEC prezantuan

studimin paraprak të fizibilitetit ku është

parashikuar të ngrihet kjo qendër. Sipas tyre

investimi pritet të kryhet në një zonë ku nuk ka

shumë ndërtime dhe të ofrohet hapësira e duhur

për të qënë më afër biznesit gjatë gjithë vitit.

Mbyllet me sukses projekti "Arsimimi, Punësimi dhe Barazia për të rinjtë, Grupet e

Margjinalizuara, Vulnerabël dhe Minoritetet etnike në Elbasan dhe Bogovinjë".

Ka përfunduar me sukses projekti i financuar nga

BE dhe i zbatuar nga Bashkia e Elbasanit dhe

komuna Bogovinjë e Maqedonisë, "Arsimimi,

Punësimi dhe Barazia për të rinjtë, Grupet e

Margjinalizuara, Vulnerabël dhe Minoritetet

etnike në Elbasan dhe Bogovinjë".

Objekti i përgjithshëm i këtij projekti ishte

lehtësimi i integrimit të të rinjve, grupeve të

margjinalizuara dhe vulnerabël dhe minoriteteve

etnike në tregun e punës

përmes rritjes së

potencialeve individuale

të punësimit.

100 përfituesit e këtij

projekti patën mundësi të

rrisin kompetencat e tyre

profesionale, të përfitojnë

nga trajnimet

profesionale në përputhje

me nevojat e tyre. Por ky

projekt nuk ka ndihmuar

vetëm 200 përfituesit

(100 nga Elbasani dhe

100 nga Bogovinja), por

edhe familjet e tyre pasi një pjesë e tyre kanë

arritur të punësohen. Pas trajnimeve të shumta

profesionale ata janë aftësuar dhe tashmë mund të

ndihmojnë familjet e tyre financiarisht.

80 % e përfituesve të këtij projekti ishin persona

nga 20-45 vjeç dhe 20% mbi 45 vjeç.

Gjatë kohës së zbatimit të projektit janë realizuar

qindra takime individuale dhe në grup dhe janë

hartuar plane zhvillimi për secilin prej tyre.

Tematika e trajnimeve në 170 ditë ka qenë:

Punësimi, vetëpunësimi dhe praktika

profesionale.

Gjithashtu koordinatorët e këtij projekti patën një

bashkëpunim të shkëlqyer me bizneset e

ndryshme, në të cilat u zhvilluan 100 praktika

profesionale.

Në fund ky projekt u konsiderua një sukses pasi

11 persona arritën të punësoheshin, 22 përfitues u

pajisën me çertifikata në kurse të ndryshme

profesionale dhe 3 përfitues realizuan plane

vetëpunësimi.

Gjatë konferencës përmbyllëse u vlerësuan

projektet IPA pasi në fokus të tyre kanë

punësimin, si një nga domosdoshmëritë më të

mëdha sot. Por gjithashtu ky projekt forcoi

bashkëpunimin mes dy vendeve, afroi më tej

Elbasanin me Bogovinjën dhe ky bashkëpunim

do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Elbasani dhe Bogovinja kanë sërish mundësi të

aplikojnë në projektet IPA për t'u dhënë sa më

tëpër përfitime dhe mundësi qytetarëve të tyre.

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na ndihmoni për ta bërë më të

mirë, më cilësore dhe më të përgjegjshme punën tonë në

shërbimin tuaj. Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e problemeve

të qytetit. Ju ftojmë të na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Denonco veprimet korruptive

në Bashkinë e Elbasanit dhe

institucionet në varësi të saj

Page 4: Kremtohen festat e Nëntorit

Nëntor 2014 Faqe 4

Dita Ndërkombëtare e Drejtave të Fëmijëve Aktivitete sensibilizuese kundër dhunës ndaj fëmijëve Në ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve Bashkia e Elbasanit ka

zhvilluar një sërë aktivitetesh.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte pjesëmarrja e fëmijëve në çështje që kanë

të bëjnë me realizimin e të drejtave të tyre.

Sensibilizimi i komunitetit lidhur me të drejtat e fëmijeëve dhe forcimi i

rrjetit për mbrojtjen e fëmijëve përmes aktiviteteve të tilla sensibilizuese.

Këto aktivitete janë cilësuar mjaft të rëndësishme për të rritur nivelin e

ndërgjegjësimit tek njerëzit për mbrojten e të drejtave të fëmijëve.

Bashkia e Elbasanit ka pasur përherë në fokus të saj shtresat në nevojë dhe

sidomos fëmijët, të drejtat e të cilëve cënohen.

Me këtë rast fëmijët kishin organizuar disa demonstrime nga realiteti ku

shkelen të Drejtat e tyre. Qëllimi i këtyre improvizimeve ishte të

transmetohet tek të pranishmit pasoja e shkeljes së të drejtave të fëmijëve

dhe si duhet të mbështeten ata që janë viktima të dhunës apo shfrytëzimit

për t’u integruar me bashkëmoshatarët e tyre.Gjithashtu zyra për mbrojtjen e

fëmijëve në Bashkinë e Elbasanit shpërndau fletëpalosje me mesazhe

sensibilizuese, spote televizive, por edhe një ekspozitë me punime të

fëmijëve në kuadër të kësaj dite.

Qytetarët e Elbasanit do të kenë në dispozicion të

tyre një punonjës policie në çdo rajon të Bashkisë

për çdo problem imediat. Bashkia e

Elbasanit dhe Drejtoria e Policisë së

qarkut kanë forcuar bashkëpunimin mes

tyre në shërbim të komunitetit.

Në këtë linjë, në të 6 rajonet e Bashkisë

do të ketë një punonjës policie. Një gjë e

tillë, sipas kryetarit të Bashkisë

Z. Sejdini e sjell policinë më pranë

komunitetit duke thyer tabunë e një

institucioni të izoluar.

Bashkia e Elbasanit vë në dispozicion

ambiente të saj në të 6 rajonet nisur nga

qëllimi i përbashkët që Bashkia dhe Policia kanë

për t'i shërbyer dhe për të qenë më pranë

komunitetit.Një gjë e tillë jo vetëm do të sjellë

policinë më pranë komunitetit, por rrit edhe

shkallën e njohjes me qytetarët, si rrjedhim edhe

sigurinë tek komuniteti dhe uljen e shkallës së

kriminalitetit.Por Drejtoria e Policisë së Qarkut

Elbasan dhe Bashkia kanë hartuar edhe një tjetër

projekt të përbashkët që ka të bëjë me vendosjen

e sinjalistikës rrugore në të gjithë qytetin. Ky

projekt i cili pritet të nisë zbatimin vitin e

ardhshëm, jo vetëm do të disiplinojë lëvizjen e

mjeteve dhe të qytetarëve, por gjithashtu do të ulë

në mënyrë të ndjeshme numrin e aksidenteve dhe

do të kompletojë një domosdoshmëri të

qarkullimit dhe të estetikës së një qyteti model.

Festivali Folklorik Tipologjik i Këngës Popullore

Qytetare i është rikthyer qytetin të Elbasanit në

edicionin e tij të XIII. Ky festival e mori

zanafillën pikërisht nga ky qytet dhe pas

udhëtimit në të gjithë vendin ai u rikthye për të

mbajtur të mbërthyer publikun elbasanas për tre

netë më radhë në teatrin “Skampa”.

I cilësuar si një nga aktivitetet kryesore të

Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike

ky festival synon ruajtjen e

vlerave folklorike të këngës

qytetare. Këtë vit Qendra

Kombëtare e Veprimtarive

Folklorike ka bashkëpunuar

me Bashkinë e Elbasanit për

të sjellë pranë publikut vlerat

folklorike të qyteteve të

ndryshme të Shqipërisë.

Në edicionin e sivjetshëm

konkuruan edhe këngëtarët e

rinj të cilët përçojnë këngën

qytetare. Për herë të parë ky

festival erdhi me çmime në

nder të tre figurave të mëdha si çmimi “Isuf

Myzyri”, “Lucie Miloti” dhe “Laver Bariu”.

Në këtë edicion kanë marrë pjesë grupe

folklorike nga Berati, Kavaja, Lushnja,

Peshkopia, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe

Pogradeci. Gjithashtu festivali u përshëndetet

edhe nga grupet folklorike të Gjakovës, Gjilanit

dhe Tetovës. Për 3 ditë radhazi publiku elbasanas

shijoi tingujt e kësaj muzike në Teatrin

“Skampa”.

Pjesë e këtyre grupeve ishin figura të shquara të

muzikës popullore qytetare si: Bujar Qamili,

Mukades Çanga, Elida Koreshi, Valbona

Hekurani, Floresha Debinja, Lirim Hoxha,

Rozeta Paçuku, Agim Skara etj.

Konkurrentët u vlerësuan nga një juri

profesioniste. Gjatë këtij festivali pati edhe

aktivitete me qëllim popullarizimin dhe

sensibilizimin e të rinjve në lidhje me

trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale.

Gjithashtu, po në kuadër të këtyre aktiviteteve,

në Kishën e Shën Mërisë, në Kalanë e Elbasanit

është zhvilluar ndarja e çmimeve për konkursin

“Miku i Monumentit”. Ky konkurs është shpallur

në shkollat 9-vjeçare, që prej një muaji dhe

fëmijët paraqitën vizatimet e tyre me temë,

“Monumentet e Kulturës” të qytetit të tyre. Gjatë

kësaj ekspozite grupet folklorike, konkurrente në

festival prezantuan pjesët më të mira të repertorit

të tyre për nxënësit e shkollave dhe qytetarët.

Bashkëpunim i ngushtë Bashki-Polici për të qenë më pranë qytetarit.

Rikthehet në Elbasan Festivali Folklorik Tipologjik i Këngës Popullore Qytetare.

Page 5: Kremtohen festat e Nëntorit

Nëntor 2014 Faqe 5

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për muajin Nëntor 2014

1.Dhënia e ndihmës ekonomike për muajin Nëntor 2014.

2.Dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë

dhe fondi i kushtëzuar.

3.Dhënia e pagesës për aftësinë e kufizuar.

4.Miratimi i planit të shpërndarjes së botimeve të qendrës së

Trashëgimisë kulturore.

5.Miratimi i dhënies me qera të kontinierëve të pastrimit.

6.Mbi miratimin e taksës së objekteve në proçes legalizimi.

7.Miratim dhënie burse për nxënësit e shkollave të mesme në

Konviktin parauniversitar “Ymer Tola” Elbasan për vitin

Shkollor 2014 – 2015.

8.Nxjerrje jashtë përdorimit të automjetit furgon tip Renault.

9.Kalimi i taksave – tarifave nga ELBER tek shoqëria

Ujësjellës–Kanalizime Elbasan.

10.Zëvendësimi i apartamenteve të BSQ.

11.Miratimi i marrëveshjes me shoqatën “Qendra e Bashkëpunimit

Ndërkombëtar”.

Këshilli Bashkiak në mbledhjen e tij të muajit Nëntor miratoi dhënien e

bursave nxënësve konviktorë për vitin shkollor 2014 – 2015.

Bazuar në ligjin nr.8652 datë 31.07.2000 “Për Organizimin dhe Funksion-

imin e Qeverisjes Vendore”, VKM Nr. 710 datë 29.10.2014 “Për kuotat fi-

nanciare të ushqimit në menca e konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e

nxënësve dhe të studentëve në institucionet arsimore publike për vitin shkol-

lor 2014 – 2015” Bashkia Elbasan shqyrtoi kërkesat e paraqitura nga

nxënësit konviktorë të shkollave të mesme që janë akomoduar në konviktin

parauniversitar “Ymer Tola” Elbasan dhe ja paraqiti ato Këshillit Bashkiak.

Kanë aplikuar për bursë 90 nxënës ku nga këto kanë dokumentacion të rreg-

ullt dhe përfitojnë të drejtën e bursës së plotë 82 nxënës, 4 nxënës përfitojnë

1/2 burse. Ndërsa 4 nxënës nuk përfitojnë të drejtën e bursës pasi nuk kanë

dokumentacion të rregullt.

LISTA E NXËNËSVE TË KONVIKTIT TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR " YMER TOLA" QË PËRFITOJNË

BURSË TË PLOTË PËR VITIN 2014 - 2015

Nxënësit që fitojnë

gjysëm burse

Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të na

ndihmoni për ta bërë më të mirë,

më cilësore dhe më të përgjegjshme

punën tonë në shërbimin tuaj.

Jepni mendimin tuaj për zgjidhjen e

problemeve të qytetit. Ju ftojmë të

na votoni në

www.elbasani.gov.al (e-Pjesëmarrje)

Nr Emer Atesi Mbiemer

1 Hati Veli Rexha

2 Suela Skender Beqari

3 Blerta Alksander Cullhaj

4 Rogers Aleksander Cullhaj

5 Indrit Muharrem Bicaku

6 Altin Fatmir Lala

7 Adriatik Kujtim Sina

8 Kadri Besnik Hoxholli

9 Nertil Kadri Muca

10 Lorenc Haki Blloshmi

11 Loreta Nuri Hysa

12 Suzana Qazim Vodha

13 Denis Fatos Haka

14 Doris Fatmir Cuka

15 Orgest Bashkim Troshku

16 Edjan Kismet Hoxha

17 Xhulian Azem Koloriu

18 Renato Hasan Kullolli

19 Kastriot Ilia Alla

20 Elsa Vasil Alla

21 Denisa Agim Gjini

22 Rahime Agim Kolonjari

23 Renaldo Perparim Bogdani

24 Ardit Kujtim Tafani

25 Ervis Bashkim Collaku

26 Skender Agim Gega

27 Marjeta Faslli Gjini

28 Kristina Agim Guna

29 Migen Astrit Hallidri

30 Anilsa Kujtim Kolonjari

31 Sherif Shpetim Kryemadhi

32 Klajdi Mentor Bozha

33 Erald Kadri Shira

34 Vangjel Ndrio Thano

35 Rigelt Shkelqim Njelina

36 Besmir Ylli Cako

37 Sajmir Bujar Duzha

38 Jace Genci Hazizi

39 Arjan Selim Buzdra

40 Elton Behar Terziu

41 Lulzim Hyqmet Isaku

42 Dorjan Jani Bozhiqi

43 Gersi Rifat Ceka

44 Fiqerete Jemin Allustaj

45 Miranda Rexhep Kolonjari

46 Ervist Nazmi Xhepi

47 Astrit Feim Blloku

48 Mariglen Shaban Lija

49 Ana Aleks Feimi

50 Daniel Shkelqim Alla

51 Xhesian Neki Vidhani

52 Eridjon Xhevahir Hana

53 Edlira Ramazan Arcani

54 Anisa Skender Cullhaj

55 Denis Nazmi Vidhani

56 Lorenc Fatmir Allko

57 Leonard Fatmir Kushta

58 Rexhina Sokol Buzra

59 Genti Haki Marta

60 Alban Ferit Sallaku

61 Mariglen Gezim Hysa

62 Ergi Bujar Teta

63 Astrit Nuri Kullafi

64 Edison Kujtim Kasa

65 Aurel Avni Roci

66 Rajmond Gezim Cani

67 Ervis Agim Duti

68 Denis Sulejman Lleshi

69 Leonard Hyqmet Kumurija

70 Bekim Ferit Gurra

71 Aurel Rakip Hoxha

72 Aurel Riza Isaku

73 Adriatik Mhamet Kaci

74 Aqif Artan Salliu

75 Hasan Sadik Luzi

76 Alban Jani Alliu

77 Olgert Ahmet Hana

78 Pajtim Sefer Kryeziu

79 Denis Sali Bogdani

80 Erjon Xhevdet Belba

81 Eraldi Shpendi Kokla

82 Florenc Hasan Toska

1 Gesard Rifat Luzi

2 Florenc Sherif Rruplli

3 Artan Shefqet Faqolli

4 Elton Fatmir Turtulli

Page 6: Kremtohen festat e Nëntorit

Për informacione , sugjerime dhe letrat tuaja drejtohuni në Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit Ekonomik.

Bashkia Elbasan : E-mail :[email protected], [email protected]

November 2014 Page 6

The Albanian government started for the first

time in Elbasan the set of “Urban Forums”,

which will continue its way is some cities of the

country. This project aims the urban

transformation of the cities with the support of

government. “Urban Forum” is designed as a

public dialogue to receive new ideas and

concepts from the actors of development, as well

as the citizens. The government has predicted

125 million dollars in the new budget, for the

“Revival and the community co living”.

During the presentation of this cycle of forums

was emphasized that

the duty of the local

government is to

determine the

present and the

future of the city.

Starting from this,

the municipality of

Elbasan presented its

projects for next

year, projects that

will facilitate the

citizens’ life and

will help them

mainly in the creation of a right climate for the

development of the business.

What is emphasized as the most important not

only from this forum, but as well as from the

citizens is the final approval and the financing of

the urban remaining treating project. Staring

from 2015 our city will have the chance to

breath freely with no pollution and poison gases

that were delivered from the existing land fill.

Elbasan has also other needs for investments

through which the municipality has listed the

ones that need interventions next year.

One of these projects is the construction of a

bridge that will connect Krasta and Shushicë

with the touristic point of Byshek that will short

the road to the other touristic point of Gjinar.

Approaching of these touristic areas will attract

a lot of visitors, which means that even the

businesses of these areas and not only will have

a new perspective.

Also during “Urban Forum” was emphasized

that was necessary a urban requalification for the

neighborhood “5 Maji”, “Partizani” and “Emin

Matraxhiu”. Also, is necessary a revitalization of

the touristic points where special attention will

be given to the Basilica in the city center, which

attracts thousands of visitors every year.”

Municipality of Elbasan will seek next year to

reconstruct the facades of 450 apartments, as

well as will be composed urban projects for the

touristic centers of Byshek, Gjinar, Funar,

Llixha and Qerret. All these projects which are

expected to be supported from the government

aim to improve the life of the citizens of

Elbasan, to increase the perspective of

employment, self employment or development

of the business, to give to the city the right

importance and dignity.

“Urban Forum” starts in Elbasan Future development projects were presented.

It is discussed the project of creation in Elbasan

of the national center of fairs, exposures,

congresses and conferences. The construction of

a multifunctional center was the aim of the

common meeting organized by the region of

Elbasan, municipality of Elbasan and with the

support of the economic development and

enterprise ministry. In this meeting it was

discussed about the physibility study for the

creation in Elbasan of the national center of fairs,

exhibitions and conferences.

Specialists of HEC

foundation presented

their project idea on the

physibility study that the

national center of fairs,

exhibitions will give an

incentive to the

development of Elbasan

city, but not only.

Present in this meeting

was the vice minister of

economy Ms. Brunilda

Paskali offered the

support of the institution

that she represents,

meanwhile she considered a necessity the

creation of a multifunctional center that will help

according to her more the business in order to

increase its access. Mayor of Elbasan considered

it as a national and local necessity the creation of

fairs center in the city of Elbasan. The creation of

the national center of fairs, xhibitions, congresses

and conferences will make more attractive the

city and it will serve as a connecting bridge

between the business and the citizens. It has been

an early request of the business to have a center

of fairs in the city of Elbasan. For this reason was

thought and proposed its creation in the area of

ex metallurgical factory. This is a national

investment even though the citizens of Elbasan

can look at it with local interests. The new

territorial division will increase the obligations of

the local government toward the business as one

of the main conditions not only of its

development, as well as of the employment, so

the creation of this center is seen as a good

possibility. The opening of a center like this,

makes the city of Elbasan more attractive and

makes its first plan the development of the

entrepneutership. The municipal council of

Elbasan and the administration of the

municipality of Elbasan are on the disposal of

this activity, but is also a request the lobbying

and the support of the business itself in order to

benefit from this initiative, that has to do with the

physibility study as well as a rough architectural

study. The representatives of HEC foundation

presented the initial study of the physibility

where is predicted to be created this center.

According to them the investment is expected to

be done in an area where there are not a lot of

construction and to be offered the right space in

order to be closer to the business during the year.

The national center of fairs, exhibitions, congresses and conferences.