koulutusopas albania.indd

16
Udhërrëfyes për shkollimin e ciklit të mesëm VANTAA KU TË SHKOSH PAS SHKOLLIMIT TË CIKLIT TË ULËT? SHKOLLIMI PROFESIONAL SHKOLLA E MESME ALBANIA

Transcript of koulutusopas albania.indd

Page 1: koulutusopas albania.indd

Udhërrëfyes për shkollimin e ciklit të mesëm

VANTAA

KU TË SHKOSH PAS SHKOLLIMIT TË CIKLIT TË ULËT?

SHKOLLIMI PROFESIONAL

SHKO

LLA E MESME

ALBANIA

Page 2: koulutusopas albania.indd

PËRMBAJTJA

SHKOLLIMI I CIKLIT TË MESËM 3

APLIKIMI PËR SHKOLLIM 6

NXËNËSIT QË KANË NEVOJË PËR NDIHMË TË VEÇANTË 8

MUNDËSI TË TJERA PAS APLIKIMIT TË PËRGJITHSHËM 10

KËSHILLIMI NË SHKOLLIMIN E CIKLIT TË ULËT DHE TË MESËM 13

Shtojca 1: SISTEMI SHKOLLOR NË FINLANDË 14

2

Stafi editorial: planifi kuesi i aktivitetit arsimor Milla-Miia Heinonen,

planifi kuesi i aktivitetit arsimor Virva Kela-Piironen dhe

ekipi i zhvillimit të këshillimit për nxënës

Faqosja dhe kopertina: Tiina Kuoppala

Fotografi të: Tiina Kuoppala

Botues: Drejtoria kulturore e Qytetit të Vantaa-s 2010

Page 3: koulutusopas albania.indd

Sistemi i shkollimi në Finlandë ndahet në shkollimin e ciklit të ulët, shkollimi i ciklit të mesëm, shkollimi i ciklit të lartë dhe shkollimi për të rritur,

shtojca 1. Shkolla e mesme dhe shkollimi profesional bëjnë pjesë në shkollime të ciklit të mesëm dhe studimet zakonisht zgjasin 3 vjet, por në rast nevoje koha e studimeve mund të zgjatet. Shkollat e mesme dhe shkollat profesionale e pajisin nxënësin me kualifikimin e përgjithshëm që nevojitet për të vazhduar studimet në shkollat e larta. Zakonisht, pas përfundimit të shkollës së mesme, nxënësit aplikojnë në universitet ose në shkollat e larta profesionale dhe pas studimeve profesionale, nxënësit hyjnë në jetën e punës ose vazhdojnë për studime të mëtejshme në shkollat e larta profesionale.

SHKOLLIMI I CIKLIT TË MESËM

3

Page 4: koulutusopas albania.indd

4

SHKOLLIMI NË SHKOLLAT E MESME

Detyra e shkollës së mesme është t’i ofrojë studentit kulturë të përgjithshme dhe përgatitjet për vazhdimin e mëtejshëm të studimeve. Në lëndët mësimore të shkollës së mesme bëjnë pjesë kurse të detyrueshme, kurse të avancuara dhe kurse të zbatueshmërisë. Kurset e detyrueshme janë kurse që duhen kaluar nga të gjithë nxënësit. Numri i kurseve të detyrueshme është nga 47-51. Kurset e avancuara, kryesisht, janë vazhdimi i kurseve të detyrueshme. Kurset e zbatueshmërisë kryesisht, janë kurse të cilët përmbajnë lëndë të ndryshme mësimore dhe këto kurse organizohen sipas shkollës së mesme. Numri i përgjithshëm i pikëve që nevojiten për kryerjen e shkollës së mesme është 75 kurse, çka përbën edhe kushtin e diplomës së shkollës së

mesme dhe të marrjes së diplomës së pjekurisë. Pas kryerjes së shkollës së mesme, shumica e nxënësve që marrin diplomën e shkollës së mesme, japin edhe provimin e diplomës së pjekurisë. Diploma e pjekurisë ka të paktën katër provime. Nxënësi që jep provimin e diplomës, duhet të japë provimin e gjuhës amtare dhe të letërsisë, si dhe në bazë të zgjedhjes së nxënësit, të japë tre provime nga provimet e mëposhtme: gjuha e dytë amtare, gjuhë e huaj, matematika dhe një ”ainereaalikoe” (provim mbi lëndët e tjera mësimore). Përveç këtyre, nxënësi duhet të japë një ose disa provime shtesë. Diploma e shkollës së mesme/diploma e pjekurisë i japin nxënësit kualifikimin e duhur për të vazhduar studimet në shkollat e larta profesionale dhe në

Page 5: koulutusopas albania.indd

5

universitete. Ndryshe nga shumë shtete të tjera, në Finlandë studenti pranohet në universitete ose në shkollat e larta, në bazë të provimeve të pranimit dhe në bazë të notave të shkollës së mesme.

SHKOLLIMI PROFESIONAL

Shkollimi bazë profesional të shpie drejt diplomës bazë, që përmban 120 pikë. Qëllimi i programit mësimor është që pas diplomimit, nxënësi të zotërojë njohuritë dhe aftësitë bazë të profesionit përkatës në mënyrë që të punësohet. Nxënësi mund të hyjë në jetën e punës menjëherë pas kryerjes së shkollës bazë profesionale ose ai/ajo mund të vazhdojë studimet në shkollat e larta profesionale ose në universitete. Në të gjitha programet e shkollës bazë profesionale, ka të paktën një praktikë

pune me vlerë 20 pikë, çka do të thotë, mësim në vendin e punës, në një ambient të vërtetë pune dhe nëpërmjet këtij mësimi përforcohet aftësia profesionale që nevojitet në vendet e ardhshme të punës.

DIPLOMA E NDËRTHURUR

Nëse nxënësi mëson në një shkollë profesionale, ai mund të marrë pjesë në dhënien e provimit të pjekurisë dhe kësisoj diploma bazë profesionale dhe diploma e pjekurisë mund të jepen njëkohësisht. Kurset që jepen në shkollën e mesme pranohen si të tillë edhe në programet shkollore profesionale dhe në dhënien e diplomës. Pasi nxënësi kalon me notën pranueshëm provimet e maturës, ai/ajo merr diplomën e pjekurisë.

Page 6: koulutusopas albania.indd

APLIKIMI PËR SHKOLLIMÇFARË ËSHTË APLIKIMI I PËRGJITHSHËM?

www.haenyt.fi

6

Aplikimi për programet shkollore të shkollave të mesme dhe të shkollave profesionale bëhet nëpërmjet aplikimit të përgjithshëm. Aplikimi për thuajse, të gjitha shkollat e Finlandës, bëhet nëpërmjet internetit, në adresën www.haenyt.fi. Aplikimi i përgjithshëm organizohet dy herë në vit, nëpërmjet aplikimit të përgjithshëm në pranverë aplikohet për programet shkollore që fillojnë në vjeshtë dhe në vjeshtë apli-kohet për programet shkollore që fillo-jnë në janar të vitit që pason. Aplikimet për në shkollimet e shkol-lave profesionale dhe të shkollave të mesme bëhen, kryesisht, në bazë të dip-lomës së shkollës së ciklit të ulët. Në for-mularin e aplikimit mund të shënohen deri në pesë mundësi të ndryshme stu-dimi, që përbëjnë interes për aplikantin. Këto mundësi mund të jenë: shkolla të mesme, shkolla profesionale ose të dyja.

Ja vlen që t’i plotësoni të gjitha mundë-sitë që ju interesojnë në formularin e aplikimit. Dëshira e parë është e rën-dësishme, sepse ajo do të konsiderohet si dëshira parësore dhe në shkollimin profesional kjo konsiderohet tre pikë shtesë. Mund ta ndryshoni renditjen e dëshirave tuaja edhe pas përfundimit të kohës së aplikimit. Këshilltarët e studi-meve japin informacione të mëtejshme mbi aplikimin dhe mund të ndihmojnë në bërjen e zgjedhjeve.

SI PRANOHEN STUDENTËT NË INSTITUCIONET E NDRYSHME SHKOLLORE?

Shkollimi në shkollën e mesme

Kryesisht nxënësit pranohen në shko-llën e mesme në bazë të notës mesa-tare të diplomës së shkollës së ciklit të ulët. Në disa shkolla të mesme, si kri-ter pranimi mund të përdoret provimi

pranues, intervista, rekomandimi ose një kërkesë nga vetë nxënësi. Infor-macione të mëtejshme mbi kriteret e pranimit të nxënësve japin këshill-tarët e nxënësve dhe të studimeve.

Page 7: koulutusopas albania.indd

Konfi rmimi i një vendi shkollimi

Aplikanti e merr njoftimin mbi pranimin në shkollë nëpërmjet një letre.

Ata që pranohen në shkolla duhet të konfirmojnë vendin e shkollimit,

duke u regjistruar para skadimit të datës së njoftuar nga shkolla përkatëse.

7

Shkollimi profesional

Në pranimin e nxënësve në shkollat pro-fesionale, merret parasysh kryesisht, nota mesatare e të gjitha lëndëve mësi-more të diplomës së shkollës së ciklit të ulët dhe renditjen e dëshirave të nxënë-sit. Për më tepër, merren parasysh edhe notat e lëndëve të aftësisë dhe të artit, të diplomës së shkollës së ciklit të ulët. Pranimi në disa nga programet shkollore profesionale, bëhet nëpër-mjet provimeve të pranimit ose provi-meve të zbatueshmërisë. Studentët që do të ftohen në provi-min pranues, zgjidhen sipas kritereve të lartpërmendura të pranimit. Për ata aplikantë, të cilët nuk e kanë finlandishten gjuhë amtare, orga-nizohet një provim i detyrueshëm gjuhe. Koha dhe vendi i provimit të gjuhës njof-tohet nëpërmjet një letre personale. Në shkollimin profesional mund të ketë degë shkollimi, ku mund të aplikohet në bazë të dëftesës së notave të shkollës së mesme (të ashtuquajtu-

rat linjat me bazë ”yo”).

Zgjedhja elastike

Organizatori i shkollimit mund, që për një arsye të veçantë, të pranojë deri në 30% të nxënësve në secilin prej shko-llimeve profesionale, pavarësisht prej pikëve të pranimit. Këta nxënës mund të kenë arsye të veçanta të cilat mund të jenë, për shembull

• shkaqet shëndetësore

• vështirësitë në mësim

• mungesa e shkollimi bazë profesional

• vështirësitë në krahasimin e dëftesave të shkollës

• shkaqe lidhur me aktivitetet e kohës së lirë

• organizimi i shkollimit profesional për një sportist

• shkaqe sociale

• shkaqe lidhur me sigurimin e punësimit

• shkaqe të tjera

Page 8: koulutusopas albania.indd

NXËNËSIT QË KANË NEVOJË PËR NDIHMË TË VEÇANTË

8

Nxënësit që kanë nevojë për ndihmë të veçantë, mësojnë në institucionet shkollore ose në mësimin normal, ose të organizuar në grupe të vegjël. Për studentin hartohet gjithmonë plani mësimor personal (HOJKS). Ky plan përmban objektivat e mësimit, masat mbështetëse për nxënësin dhe metodat e ndryshme të realizimit të mësimit. Objektivat e shkollimit mund të për-

STUDIMI NË INSTITUCIONET SHKOLLORE PROFESIONALE

shtaten në një apo më shumë ”profil mësimor”. Në programet e shkollimit bazë profesional, edhe dhënia e diplo-mës në ”pjesë” mund të jetë alterna-tivë e përshtatshme për nxënësin që ka nevojë për mbështetje, sepse studi-met mund të vazhdohen dhe diploma të plotësohet pjesë-pjesë.

Page 9: koulutusopas albania.indd

9

Objektivat dhe brendia e mësimeve në institucionet e veçanta të shkolli-mit profesional janë të njëjta me ato të institucioneve të zakonshme të shko-llimit profesional. Diplomat e shkolli-mit bazë profesional janë të njëjta në brendi, ashtu si edhe në institucionet e tjera të shkollimit bazë profesional. Në krahasim me institucionet e shkollimit profesional, në institucionet e veçanta të shkollimit profesional, grupet e nxënësve janë më të vegjël dhe mësuesit janë mësues të specializuar. Në grupe të vegjël nxënësish mund të përdoren metoda të larmishme dhe të ndryshme mësimore sipas nevojave të nxënësve. Objektivat, brendia, metodat dhe vlerësimi i përparimit në mësime dhe koha që nxënësi shpenzon për të

INSTITUCIONET E VEÇANTA TË SHKOLLIMIT PROFESIONAL

mësuar, mund të individualizohen në bazë të përgatitjeve, nevojave dhe mundësive të nxënësit. Disa nga shkollat e veçanta pro-fesionale janë të specializuar për të rehabilituar për në punë, grupe të veçanta të personave invalidë, shkolla të tjera ofrojnë shërbime të gjera për persona të cilët kanë nevojë për ndihmë për shkak të invalidite-tit handikapatit, sëmundjes ose për ndonjë arsye tjetër. Në organizimin e strehimit shpesh merret parasysh mbikqyrja, këshillimet dhe shërbi-met ndihmëse, si dhe nevoja për mjete ndihmëse për ata që banojnë vetëm ose për ata të cilëve u ofrohet ndihmë edhe në banim. Aplikimi në shkollat e veçanta bëhet zakonisht nëpërmjet aplikimit të veçantë. Ndërsa nëpërm-jet aplikimit të përgjithshëm mund të aplikoni në disa nga programet mësimore të shkollave të veçanta. Udhëzimet mbi mënyrën e aplikimit merren në shkollat përkatëse.

Page 10: koulutusopas albania.indd

Në Vantaa do të botohet udhëzuesi i pranverës, ku flitet për shkollimet e jashtme të aplikimit të përgjithshëm. Aty prezantohet klasa e dhjetë,

mësimi shtesë të shkollës së ciklit të ulët, alternativat përgatitëse dhe përgati-tore për ata që synojnë shkollimin profesional, si dhe workshop-et për të rinjtë.

ALTERNATIVA TË TJERA PAS APLIKIMIT TË PËRGJITHSHËM

10

Page 11: koulutusopas albania.indd

11

MËSIMI SHTESË NË SHKOLLIMIN E CIKLIT TË ULËT, PRA KLASA E DHJETË

Në klasën e dhjetë nxënësi mund të studiojë thuajse të gjitha lëndët e ciklit të ulët dhe të përmirësojë notat. Gjithashtu, pjesë e mësimit është edhe njohja me jetën e punës dhe me lëndë që e përgatisin nxënësin për një profesion.

STARTI I PROFESIONIT – SHKOLLIM PËRGATITOR PËR SHKOLLIMIN PROFESIONAL

Starti i profesionit (Ammattistartti) dallon nga klasa e dhjetë sepse shkollimi merr drejtimin e shkollimit profesional dhe gjatë shkollës, nxënësi mund të japë edhe disa lëndë të programit shkollor profesional. Nëpërmjet startit të profesionit mund të përmirësohen, brenda kufijve, notat e shkollës së ciklit të ulët. Në rast se aplikoni për shkollë profesionale, nëpërmjet aplikimit të përgjithshëm, ky shkollim vlen tre pikë. Shkollimi zgjat një vit akademik.

Page 12: koulutusopas albania.indd

12

SHKOLLIM PËRGATITOR PËR SHKOLLIM PROFESIONAL, PËR IMIGRANTË

Shkollimi është për imigrantët të rinj, të cilët janë të interesuar për të studiuar në një shkollim profesional, por që kanë nevojë për ta përforcuar gjuhën finlandeze si dhe kanë nevojë për ndihmë në zgjedhjen e profesionit.

PROGRAM PËR SHKOLLË PROFESIONALE PËR PERSONAT QË KANË NEVOJË PËR NDIHMË TË VEÇANTË

Shkollimi është për ata të rinj që janë të interesuar për shkollimin profesional, por që gjatë shkollës së ciklit të ulët kanë mësuar në grupe të vegjël ose për ata të cilët e kanë mbaruar shkollën e ciklit të ulët duke dhënë vetëm një numër të caktuar lëndësh ose nëpërmjet mësimit trajnues. Në shkollim nxënësit përgatiten për studi-min e profesionit dhe marrin ndihmë në zgjedhjen e profesionit.

WORKSHOP-E PËR TË RINJ

Workshop-et për të rinj janë për ata 16-24 vjeçarë, të papunë, të cilët nuk kanë shko-llim profesional dhe as përvojë pune. Në workshope nxënësit njihen me ofertat mbi shkollimet e ciklit të mesëm dhe marrin ndihmë lidhur me aplikimin për shkollime të ndryshme. Në kohën e praktikës së punës, nxënësit njihen me shkolla dhe vende të ndryshme pune, me profesione të ndryshme, si dhe bëjnë detyra me ndihmën e drejtuesit të workshop-it.

Page 13: koulutusopas albania.indd

13

KËSHILLIMI NË MËSIMIN E CIKLIT TË ULËT DHE TË CIKLIT TË MESËM

Këshilltarët e nxënësve punojnë në shkollat e ciklit të ulët dhe këshilltarët për studimet punojnë në shkollat e mesme dhe në institucionet e shkollimit

profesional. Pjesë e punës së tyre është, ndër të tjera, t’u ndihmojnë nxënësve për çështjet lidhur me shkollën,, për shkollimin në vazhdim dhe për të hyrë në punë. Këshilltarët e nxënësve dhe për studimet u ndihmojnë nxënësve edhe në zgjedhjen e kurseve dhe të lëndëve mësimore, si dhe lidhur me problemet në mësim.

Page 14: koulutusopas albania.indd

SISTEMI SHKOLLOR NË FINLANDË

SHTO

JCA 1

14

Page 15: koulutusopas albania.indd

15

SISTEMI SHKOLLOR NË FINLANDË

DIPLOMAT E SHKOLLAVE

TË LARTA PROFESIONALE

Shkollat e larta profesionale

DIPLOMAT E LARTA

TË SHKOLLAVE TË

LARTA

DOKTORATURA

- diplomat e ”lisensiatit”

DIPLOMAT E

ULËTA TË

SHKOLLAVE TË LARTA

Universitetet

DIPLOMAT E LARTA

TË SHKOLLAVE TË LARTA

PROFESIONALE

DIPLOMAT E

PROFESIONEVE TË

VEÇANTA

DIPLOMAT

E PJEKURISË

Shkollat e mesme

DIPLOMAT E SHKOLLIMIT

BAZË PROFESIONAL

DIPLOMAT

PROFESIONALE

DIPLOMA E

NDËRTHURUR

(AM+YO)

MËSIMI SHTESË

MËSIMI

PËRGATITOR

(rreth 1 vit)

STARTI I PROFESIONIT (Ammattistartti)

PARASHKOLLA 6-VJEÇARËT

PROVIMET E PRANIMIT

APLIKIMI I PËRGJITHSHËM

PËRVOJA E PUNËS

APLIKIMI I PËRGJITHSHËM

Shkollimi nëpërmjet kontratës mësimore

Shkollat profesionale

PËRVOJA E PUNËS

PËRVOJË PUNE 3 vjet.

SHKOLLIMI I CIKLIT TË ULËT 7–16-VJEÇARËT

Shkollimi i detyruar

Page 16: koulutusopas albania.indd

Sivistysvirasto

Asematie 6 A, 01300 Vantaa