Kosova 2012 - balkans-trek. · PDF filePËRSHKRIM I AKCIONIT ASHTU SI ËSHTË...

5
BASHKËPUNIM I DECENTRALIZUAR NË BALLAKAN Kosova 2012 Bilanci i prezencës së stendës Kosovë – Maqedoni në Panairin Destinacioni Natyrë Prej 30 Mars deri me 1 Prill 2012 në P a r i s Dokument i hartuar nga konsulenti ekspert nga CRET : Yves FOUQUE i ngarkuar me projektin Kosova për CRET

Transcript of Kosova 2012 - balkans-trek. · PDF filePËRSHKRIM I AKCIONIT ASHTU SI ËSHTË...

Page 1: Kosova 2012 - balkans-trek. · PDF filePËRSHKRIM I AKCIONIT ASHTU SI ËSHTË PËRSHKRUAR NË FTESËN PËR PROJEKT ... dhe i përgjithësuar i të gjitha agjencioneve turistike të

BASHKËPUNIM I DECENTRALIZUAR NË BALLAKAN

Kosova 2012

Bilanci i prezencës së stendës

Kosovë – Maqedoni në

Panairin Destinacioni Natyrë

Prej 30 Mars deri me 1 Prill

2012 në P a r i s

Dokument i hartuar nga konsulenti

ekspert nga CRET :

Yves FOUQUE i ngarkuar me

projektin Kosova për CRET

Page 2: Kosova 2012 - balkans-trek. · PDF filePËRSHKRIM I AKCIONIT ASHTU SI ËSHTË PËRSHKRUAR NË FTESËN PËR PROJEKT ... dhe i përgjithësuar i të gjitha agjencioneve turistike të

PËRSHKRIM I AKCIONIT ASHTU SI ËSHTË PËRSHKRUAR NË FTESËN PËR PROJEKT Titulli i projektit Promovimi i territorit të Parkut Kombëtar të Sharrit, Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi si destinacion turistik evropian në përgjithësi. Objektivi i projektit Objektivi kryesor i projektit është vlerësimi i imazhit që ne e kemi për Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi, para së gjithash pasuritë e tij natyrore dhe kulturore, që të gjitha këto si pjesë e një evoluimi pozitiv që kanë banorët e kësaj ane për vendin e tyre. Aktiviteti 1 Panairi Destinimet Natyrore në Paris (30 dhe 31 mars, 1 prill 2012). Ky është një takim vjetor dhe i përgjithësuar i të gjitha agjencioneve turistike të specializuara për turizëm në natyrë, të një pjese të madhe të klientelës së regjionit të Parisit dhe medieve të specializuara. Të jesh prezent në një stendë mundëson që të jesh i pranishëm vizualisht dhe të kesh një kontakt direkt dhe të lehtë me publikun. Megjithatë, Kosova e po ashtu edhe Ish Republika e Maqedonisë, janë destinacione ende të panjohura dhe gjithnjë japin përshtypjen, shpesh negative, të vendeve jo aq shumë të sigurta. « Nëse ne jemi prezent në një Panair në Paris, kjo do të thotë se me të vërtetë jemi interesant për dikë ! » : shumë banor do te dëshironin të investojnë dhe investojnë, por vetëm dëshira nuk do të ishte e tëra. Duhet po ashtu që të marrim shenja të sigurta se nuk do ta humbim as kohën e as paratë. Prezenca e Kosovës në Panair do të duhej ti motivonte akterët potencialë. Aktiviteti 2 Një faqe e internetit do të vihet në përdorim para Panairit Destinimi i Natyrës në Paris.

Page 3: Kosova 2012 - balkans-trek. · PDF filePËRSHKRIM I AKCIONIT ASHTU SI ËSHTË PËRSHKRUAR NË FTESËN PËR PROJEKT ... dhe i përgjithësuar i të gjitha agjencioneve turistike të

Financimi Ndarja e shpenzimeve Kosova : Ministria e Ambientit me ndërmjetësimin e Parkut Kombëtar të Sharrit.

• Marrja përsipër e gjysmës së sipërfaqes së stendës. • Dokumentacioni (hartat, guidat, varëset e çelësave etj). • Ardhja e një delegacioni zyrtar prej 10 personave (shih aneksin).

Maqedonia : agjencioni i udhëtimeve Euroturist nga Tetova, e implikuar në projektet e mëhershme të bashkëpunimit të decentralizuar në mes të Këshillit të Përgjithshëm të Hautes Alpes dhe multietnicitetit të Tetovës .

• Marrja përsipër e gjysmës së alokimit të stendës, • Dokumentacioni (hartat, guidat etj.)

Projekti për bashkëpunim të decentralizuar 2012 në mes të Këshillit të Përgjithshëm të Hautes Alpes dhe Parkut Kombëtar të Sharrit

• Marrja me qira e stendës he mjetet përcjellëse etj) • Koordinimi i operacionit , përgatitja dhe prezenca në stendë et Z. Yves Fouque, shef i projektit

të CRET-it : Kompensimi dhe marrja përsipër e shpenzimeve, • Marrja përsipër e shpenzimeve të vendosjes dhe transportit për personat të cilët sigurojnë

prezencën efektive në stendë.

Rrjedha Inaugurimi Inaugurimi i panairit është bërë të premten me 30 mars, në prezencën e Z. Jacques Lang, ish ministër i Kulturës, të Zotëri Nordmann, Ambasador i Zvicrës në Francë (i ftuar i nderit), të drejtorëve dhe Zyrës Kombëtare të Pyjeve dhe Federatës Franceze të alpinistëve tokësor të shoqëruar nga gazetarët. Ata do të mirëpriten në stendë gjatë tërë kohës nga ana e personaliteteve të Kosovës dhe Maqedonisë. Ecuria Gjatë kohës së mbajtjes së Panairit në Francë, ka qenë nevojë e patjetërsueshme që pranimi dhe kontakti me vizitorët në stendë, të bëhet nga persona frankofonë: Shefqet Çollaku për Kosovën, Jaklina Naumovska dhe Faton Sherifi për Maqedoninë, Yves Fouque për dy palët. Stenda ishte i ndarë në dy pjesë, nga një pjesë për secilin shtet. Principi i punës në një panair të tillë është që të tërheq vëmendjen e mysafirëve të cilët kalojnë para stendës dhe të shkojnë drejt mysafirit kur ai të ndalet para stendës, si dhe një reagim dinamik i bazuar në kontakt të drejtpërdrejtë dhe direkt. Vëmendja është përqendruar mbi pasuritë natyrore dhe kulturore të dy shteteve. “Bjeshkët, liqenet dhe manastiret” për Maqedoninë, “Natyra dhe kultura, popujt e Ballkanit” për Kosovën. Frkuentimi Ne kemi qenë të rrethuar nga stenda shumë më të mëdha dhe më luksoz se i yni. Por ne kemi pas një frekuentim së paku të barabartë me stendat që na rrethonin (Parku Kombëtar i Abruzzes në Itali, Turqia, Bullgaria, Sllovenia, etj). Dhe neve na është dashur shumë shpesh të intervenojmë që të tre përnjëherësh për tu përgjigjur pyetjeve. Vizitorët ishin të befasuar kur shihnin Kosovën dhe Maqedoninë të jenë prezent në Panair, të befasuar nga ky destinim i ri për të cilin ata apriori nuk kishin menduar për ti kaluar pushimet e tyre. Mund të konstatohet se ne Francë ekziston një kapital dhe mjaftë simpati për Ballkanin edhe përkundër konflikteve në këto dy deceniet e fundit. Pyetjet Të shumta dhe të ndryshme. Logjikisht pyetja e parë bëhet në lidhje me sigurinë dhe konfliktet. Pasi që fillimisht informoheshin, vizitorët shumë shpejtë interesoheshin për mundësitë për ti vizituar dy shtetet, të rinjtë, pa ndonjë organizim të përparshëm, me dëshirën që të kalonin nëpër Kosovë ose Maqedoni gjatë një udhëtimi të tyre në regjion, ndërsa të tjerët interesoheshin për qëndrime të shitura nga agjencionet turistike. Ne i kishim parashikuar përafërsisht kërkesat dhe i kishim përgatitur qëndrimet e turistëve përmes agjencionit turistik nga Maqedonia por gjithashtu kishim vendosur një linjë edhe agjencionin randoqueyras.com. Të prezantuar si udhëtime test (e ky është realiteti), këto paraqitje kishin

Page 4: Kosova 2012 - balkans-trek. · PDF filePËRSHKRIM I AKCIONIT ASHTU SI ËSHTË PËRSHKRUAR NË FTESËN PËR PROJEKT ... dhe i përgjithësuar i të gjitha agjencioneve turistike të

si qëllim të trëgonin se është e mundur që të organizohen udhëtime interesante, dhe se të parët ishin “të privilegjuar” që ta vizitonin regjionin para se ky të bëhej një udhëtim klasik i udhëtimeve në natyrë. Përzgjedhja e agjencionit francez është bërë nga Z. Yves Fouque i cili është njëri prej kreatorëve. Të gjitha agjencionet turistike të turizmit në natyrë kanë qenë të informuara për prezencën e dy shteteve në këtë panair dhe agjencioni turistik Euroturist i ka përgatitur materialet që ishin në stendë. Mund të shpresojmë, arsyeshëm se këto dy destinacione do të jenë të prezantuara në disa prej broshurave të vitit 2013. Si mund të vijmë, cili do të ishte rrugëtimi me aeroplan, si janë hotelet në qytete dhe në bjeshkë; janë pyetjet e para klasike, të plotësuara pastaj nga pyetje më precize si ato për shtigjet (a janë të shënjuara apo jo), vështirësitë e malorëve gjatë lëvizjeve, a mund të jenë të shoqëruar nga shoqërues që do ti shoqërojnë ata, cilat harta mund të përdoren? Ti mirëpresish dhe ti pranosh vizitorët në një panair si ky, nuk mund të kufizohet vetëm në furnizimin me informata themelore por kjo kërkon shpesh edhe njohjen e mirë të klientelës ( e cila mundëson “interpretimin” e pyetjes) dhe të bjeshkëve të vendit për të cilin flitet, në mënyrë që të jesh i aftë të japësh një përgjigje të saktë dhe të besueshme e cila do të sillte besim tek turistët potencialë. Dokumentet e propozuara Përveq agjendave për qëndrim të propozuara nga Euroturisti, po ashtu edhe një numër i madh i dokumenteve ishin në dispozicion të vizitorëve. Maqedonia : dy dokumente, në gjuhën frënge për Rrugën e Verës dhe për Trashëgiminë arkeologjike, broshura të ndryshme në gjuhën angleze për Shkupin dhe regjionet e Maqedonisë. Kosova : harta e Parkut Kombëtar të Sharrit dhe Alpeve Shqiptare, dokumenti i prezantimit të Parkut, guida e shkruar nga Todd Ëassel dhe e botuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, por e tëra në gjuhën angleze. Këtu duhet potencuar edhe CD-të dhe çelësat USB, me të gjitha këto dokumente në formatin numerik, varëset e çelësave dhe flamurët e vegjël që simbolizonin Kosovën. Mungonte padiskutueshëm një hartë turistike e vendit dhe një dokument atraktiv mbi pasuritë kulturore dhe natyrore të dy shteteve, mundësisht e përkthyer në frëngjisht. Por të mos harrojmë se kjo ishte vetëm hera e parë që kosovarët dhe maqedonasit ishin në kontakt direkt me klientelën e tyre që e synonin dhe se dokumentet më adekuate do të propozohen në të ardhmen. Konkluzat dhe perspektivat Rëndësia dhe niveli i delegacionit i cili e përfaqësonte Kosovën i ka befasuar të gjithë ; organizatorët e panairit por edhe neve personalisht dhe ka treguar një interesim të partnerëve tonë për këtë aksion konkret i cili ua ka hapur sytë mbi këtë treg mjaftë të leverdishëm. Anëtarët e delegacionit kanë qenë të bindur për rëndësinë e prezencës së tyre para klientelës e cila ka qenë synim i tyre, interesimin e vizitorëve për destinacionet si dhe për krijimin e imazhit pozitiv. Kjo e ka forcuar pozicionimin e zgjedhur, natyra dhe kultura. Panairi po ashtu ka qenë rast për të shkuar dhe për ti takuar po ashtu edhe stendat tjera, me një mikpritje të thjeshtë dhe miqësore: të gjitha destinacionet janë konkurrente por të ndryshme pra po ashtu edhe plotësojnë njëra tjetrën. Një turist të cilit i ka pëlqyer Bullgaria , Sllovenia ose Turqia do të jetë pra edhe më i prirë që të shkojë dhe të ec nëpër Kosovë ose Maqedoni. Të dielën në drekë ne i kemi takuar organizatorët me të cilët kemi pirë një gotë verë shampanjë e pastaj edhe verë të Kosovës të cilën njëzëri e kemi pëlqyer. Ideja e një projekti për të ripërtërirë bashkëpunimin dukët se është pranuar, me një implikim mjaft të fortë të Departamentit të Turizmit të Ministrisë së Tregtisë. Është paraparë që të mbahet një mbledhje nga fundi i muajit maj me qëllim që të përpilohet kalendari dhe buxheti provizor. Do të rregullohet po ashtu që të organizohet një udhëtim i gazetarëve dhe analistëve të agjencioneve franceze të udhëtimeve, të specializuara për turizëm në natyre.

Page 5: Kosova 2012 - balkans-trek. · PDF filePËRSHKRIM I AKCIONIT ASHTU SI ËSHTË PËRSHKRUAR NË FTESËN PËR PROJEKT ... dhe i përgjithësuar i të gjitha agjencioneve turistike të

Délégacioni i Kosovës 1. Z. Shpetim Rudi, zëvendës-ministër i mjedisit dhe i mbrojtjes së natyrës. (MESP) 2. Z. Ilir Morina, drejtor i agjencionit për mbrojtjen e mjedisit në Kosovë. (KEPA)) 3. Z. Hazer Dana, drejtor i Parqeve Kombëtare të Kosovës. 4. Z. Bekim Bytyqi, përgjegjës për turizëm dhe promocion të Parkut Kombëtar të Sharrit. 5. Z. Husen Sogojeva, drejtor i drejtorisë për turizëm në Ministrinë e Tregëtisë dhe Transportit. 6. Z. Luan Nushi , drejtor i mbrojtjes së ambientit (MESP 7. Zonja Mirlinda Lataj, MESP 8. Zonja Adriana Pllana, MESP 9. Z. Gazmend Elshani, kameraman i RTK-s 10. Z. Fisnik Dërguti, gazetar i RTK-s , kanal i televizionit publik në Kosovë. * MMPH – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor * AKMA – Agjencioni Kosovar për Mbrojtjen e Ambientit * RTK – Radio Televizioni i Kosovës Vizitorët zyrtarë prezentë me rastin e inaugurimit Z. Agon Buxhaku, Ambasador i Republikës së Maqedonisë në Francë Z. Damjan Mitev, drejtor i agjencionit për zhvillimin e Maqedonisë në FRancë Z. Kadri Dakaj, sekretar i parë i Ambasadës së Kosovës në Francë.