Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

144
KORNIZA E KURRIKULIT TË RI TË KOSOVËS Arsimi parashkollor, fillor, i mesëm dhe i mesëm i lartëLibri i bardhë për diskutim – Shtator 2001 Prishtinë

Transcript of Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

Page 1: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

KORNIZA E KURRIKULIT TË RI

TË KOSOVËS

– Arsimi parashkollor, fillor, i mesëm dhe i mesëm i lartë–

Libri i bardhë për diskutim – Shtator 2001

Prishtinë

Page 2: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

2

Grupi Bërthamë i Kurrikulit, Departamenti i Arsimit dhe i Shkencës Lindita Ibishi Boshtrakaj – zyrtare për kurrikulet Luljeta Belegu Demjaha – zyrtare e përkohshme e kurrikulit Anëtarët: Anton Gojani Arbër Salihu Azem Azemi Feime Llapashtica Hajrije Devetaku Mehmet Guri Nehar Shishko Ramush Lekaj Shqipe Gashi Konsultante e kurrikulit: Dakmara Georgescu, UNICEF-zyra në Kosovë/ UNMIK-DASH Anëtarët e Grupit Bërthamë të Kurrikulit i janë mirënjohës UNICEF-it, zyra në Kosovë, agjenci prirëse për zhvillimin e kurrikulit, për përkrahjen e tërësishme të tij. Anëtarët e Grupit Bërthamë të Kurrikulit janë po ashtu mirënjohës për sugjerimet dhe rekomandimet e dhëna gjatë procesit të përpilimit të tekstit për draftin e Kornizës së Kurrikulit të ri të Kosovës nga individët, institucionet dhe organizatat shënuar në Shtojcën 1.

Page 3: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

3

Parathënie Që nga fillimi i veprimtarisë në Kosovë, Departamenti i Arsimit dhe Shkencës reformën e arsimit e ka mbështetur mbi dy shtylla: (a) përfshirja e ekspertëve dhe specialistëve vendorë në punën themelore -bërthamë për disenjimin e strukturave të reja; dhe (b) caktimi i "agjencive prirëse", të cilat ndihmojnë qeverisjen e Departamentit dhe përpiqen të implementojnë e të ndjekin punën e tij, duke i bërë programet e tij të qëndrueshme dhe të realizueshme. Ata së bashku me grupin tonë të kurrikulit, të prirë nga UNICEF-i dhe me një ekip të konsiderueshëm vendor, kanë përbërë një kombinim ideal. Kjo që prezantohet tash, është hapi i parë gjithëpërfshirës, por jo edhe plani kryesor përfundimtar. Kurrikuli nuk përligj hapa të nxituar për sa i përket një ose më shumë programeve, por është një proces në vetvete. Kurrikuli i mirë është një 'sistem', i varur shumë nga mjedisi. Ai mund të përbëhet prej elementeve krejtësisht të ndryshme, siç janë: trajnimi i mësimdhënësve, standardet e cilësisë, parashikimet politike dhe traditat. Për Kosovën përputhshmëria me reformat në tërë Evropën, dhe kryesisht me reformat në Ballkan, është më e rëndësishmja. Në të ardhmen nuk do të ketë ishuj të izoluar të arsimit pranë njëri- tjetrit; përkundrazi do të ekzistojnë rrjete të arsimit, të cilat do ta mbajnë baraspeshën ndërmjet standardeve përgjithësisht të pranuara dhe specifikave vendore. Që nga fillimi roli i ndërkombëtarve dhe i UNICEF-it është përqëndruar në këtë aspekt të 'evropianizimit'. Kjo nënkupton shumë ndryshime në metodologji, didaktikë dhe në implementimin praktik të kurrikulit. Po ashtu nënkupton një ndërgjegjësim për përmbajtjet e reja, për përqëndrimet dhe specializimet e reja, për praktika model në mësimdhënie, për qasje të përqëndruara tek nxënësi, si dhe për realizimin e kërkesës për një shoqëri civile në klasa dhe shkolla. A është i tillë kurrikuli demokratik? Jo, nuk është. Por kurrikuli në shoqërinë demokratike dallon dukshëm, dhe është më i mirë se alternativat e tij në strukturat (shoqëritë) diktatoriale apo autoritare. A është i mundshëm dhe i dëshirueshëm një kurrikul i njësuar? Po, por vetëm brenda kufizimeve të vëna nëpërmjet autonomisë së arsimit në universin mikrosocial të ndërveprimit mësimdhënës-nxënës, dhe mbi dialektikën ndërmjet opcioneve thelbësore dhe të shumëfishta që burojnë prej të drejtave dhe prioriteteve individuale dhe të përbashkëta. Homogjeniteti nuk është më i vlefshëm se çdo gjë. Një shoqëri si kjo në Kosovë, nuk mund të përballojë një tablo të pastrukturuar të kurrikulit me përzierje primitive të mbetjeve tradicionale, individuale dhe kolektive.

Page 4: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

4

Kurrikuli në esencë edhe me specifikat e tij nuk zëvendëson punën e silabit (programit), i cili duhet të jetë i hapur ndaj kërkesave konkrete që burojnë nga realiteti. Para së gjithash, personalitetet e guximshme, të hapura dhe humane duhet të jenë në ballë të zhvillimit të silabeve. Ndoshta ato do të mund të disenjoheshin individualisht për një shkollë apo klasë, duke mbajtur parasysh kushtet dhe rrethanat e caktuara. Siç thotë Arend Hannah: “Baza logjike/racionale e politikës është liria”. Për kurrikulin në Kosovën e re, kjo thënie mund të modifikohet në: “Baza logjike e kurrikulit tonë është arsimimi qytetar në një shoqëri qytetare”. Michael Daxner Bashkëkryesues ndërkombëtar, Departamenti i Arsimit dhe Shkencës/UNMIK

Page 5: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

5

Parathënie Jetojmë në një kohë të ndryshimeve rapide, por edhe të mundësive të mëdha. Kjo supozon që zhvillimet në fushën e arsimit duhet te përqëndrohen jo vetëm në rimëkëmbjen, por edhe në rivitalizimin e tërë sistemit arsimor, në mënyrë që të krijohen kushtet për zhvillimin e vlerave të reja në rininë kosovare. Nisur nga kjo, orientimet kryesore të reformës së arsimit kanë të bëjnë me aftësimin e gjeneratës së re që te ballafaqohet me sfidat që po vijnë dhe t’u përshtatet rrethanave të reja. Jemi të vetdijshëm se angazhimet e bëra dy vitet e fundit paralajmërojnë rezultate të mira, por ende mbetet shumë për t’u bërë. Ne kete kontekst, pune e madhe eshte bere edhe ne fushen e kurrikulit. Duke pas parasysh se kurrikuli është bosht i zhvillimeve në fushën e edukimit, ai duhet të jetë rezultat i nje procesi të gjerë të konsultimeve dhe duhet të reflektojë besimin në gjeneratën e re, si fuqi udhëheqëse e vendit. Kërkesat qe shtrohen në këtë kornizë supozojnë një qasje më të guximshme ndaj ndryshimeve në fushën e edukimit dhe besim më të madh në gjeneratat e reja dhe në vet mësuesit dhe menaxhuesit e shkollave . Ky dokument është një artikulim i objektivave dhe i një metodologjie të punës, por do të bëhet realitet vetëm kur autoritetet e ndryshme në shoqërinë kosovare ta shprehin përkrahjen e tyre ,duke e pranuar ate si një projekt të përbashët . Është momenti i fundit që të fillojmë të kuptojmë më seriozisht rolin tonë në vendosjen e një baze të shëndoshë për gjeneratat që po vijnë ,një baze të shëndoshë drejt një shoqërie demokratike dhe të përcaktuar për nxënie. Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe përkrahur procesin e zhvillimit të kurrikulit deri në këtë fazë dhe t’i urojmë të gjithë ata që me aq përkushtim punuan në vendosjen e njërit prej mekanizmave më të rëndësishëm në fushën e arsimit. Naim Rrustemi Bashkëkryesues i Departamentit të Arsimit dhe Shkencës

Page 6: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

6

STRUKTURA E PROPOZUAR E KORNIZËS SË KURRIKULIT TË RI TË KOSOVËS

ARSIMIMI, KURRIKULI DHE SFIDAT PËR NJË BOTË NË NDRYSHIM E SIPËR

KAPITULLI I - KURRIKULI I RI I KOSOVËS

· Nevojat dhe kushtet për një kurrikul të ri në Kosovë · Karakteristikat e kurrikulit të ri

- Korniza e Kurrikulit të ri të Kosovës: përmbajtja dhe funksionet - Parimet për zhvillimin e kurrikulit të ri - Roli i Kurrikulit bërthamë në orientimin e veprimtarive shkollore

· Synimet e përgjithshme të arsimit në Kosovë KAPITULLI 2 – SISTEMI ARSIMOR: OBJEKTIVAT DHE REZULTATET

· Struktura e re e sistemit të arsimit: pasojat për zhvillimin e kurrikulit · Objektivat dhe rezultatet e niveleve të ndryshme formale të shkollimit (sipas

strukturës së re 5+4+3) dhe shkallët kryesore të kurrikulit KAPITULLI III – OBJEKTIVAT DHE ÇËSHTJET NDËRRKURIKULARE · Objektivat ndërkurrikularë · Çështjet ndërkurrikulare dhe dimensionet e reja të arsimit

KAPITULLI IV – LËMENJTË E KURRIKULIT · Kurrikuli bërthamë dhe pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit (kurrikuli i përcaktuar nga

shkolla) · Lëmenjtë e kurrikulit dhe përshkrimi i lëndëve mësimore: objektivat dhe rëndësia për

zhvillimin e nxënësit · Lëmenjtë e kurrikulit dhe lëndët mësimore: plani mësimor, menaxhimi i planit

mësimor nga ana e shkollës KAPITULLI V – DISPOZITAT E VEÇANTA TË KURRIKULIT

· Zgjidhjet fleksibile dhe përfshirëse · Dispozitat e veçanta të kurrikulit

Page 7: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

7

KAPITULLI VI – PARIMET E IMPLEMENTIMIT PEDAGOGJIK TË KORNIZËS SË KURRIKULIT TË RI TË KOSOVËS · Organizimi i shkollës – si duhet të funksionojë shkolla në mënyrë që t’i përmbushë

kërkesat e kurrikulit të ri · Mësimdhënia dhe nxënia: udhëzime metodologjike · Çmuarja dhe vlerësimi · Veprimtaritë e nxënësve

KAPITULLI VII – UDHËZIME PËR ZHVILLIMIN E KURRIKULIT TË LËNDËVE MËSIMORE

· Zhvillimi i kurrikuleve të lëndëve mësimore dhe i silabeve sipas Kornizës së

Kurrikulit të ri të Kosovës · Struktura e kurrikuleve të lëndëve mësimore

KAPITULLI VIII – UDHËZIME PËR ZHVILLIMIN E TEKSTEVE TË REJA DHE MJETEVE TË TJERA MËSIMORE

· Përdorimi i teksteve dhe mjeteve mësimore në procesin e mësimdhënies dhe nxënies · Rrjedhojat e Kurrikulit të ri për disenjimin e teksteve dhe mjeteve të tjera mësimore · Kriteret pedagogjike për zhvillimin, zgjedhjen dhe përdorimin e materialeve

mësimore KAPITULLI IX – UDHËZIME PËR IMPLEMENTIMIN DHE ORARI I IMPLEMENTIMIT. UDHËZIME PËR PERIUDHËN KALIMTARE · Skenaret e implementimit · Udhëzime për periudhën kalimtare REFERENCAT BIBLIOGRAFIKE

Page 8: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

8

ARSIMIMI, KURRIKULI DHE SFIDAT PËR NJË BOTË NË NDRYSHIM E SIPËR Shoqëritë bashkëkohore arsimimin e konsiderojnë ndër pasuritë më të rëndësishme të njerëzimit dhe përpiqen të gjurmojnë potencialin e tij të plotë, në mënyrë që t’u ndihmojnë njerëzve të ballafaqohen me sfidat e botës së sotme. Sipas Raportit të Delorit (Jacques Delors) për UNESCO-n “Education: the treasure within” (UNESCO, 1996), e në pajtim me prirjet e sotme të botës, katër shtyllat e arsimimit janë: të mësosh për të ditur, të mësosh për të vepruar, të mësosh për të qenë dhe të mësosh për të jetuar së bashku me të tjerët. Përveç kësaj, kohët e fundit, UNICEF-i e nxjerr në pah edhe shtyllën e pestë: të mësuarit për ta transformuar vetëveten dhe shoqërinë. Kjo do të thotë se nuk duhet vetëm të pajtohemi me realitetin dhe t’i përshtatemi atij, por duhet përpjekur ta transformojmë atë, duke qenë të autorizuar nëpërmjet arsimimit që ta bëjmë këtë. Në përputhje me nevojën për të siguruar iniciativa të përshtatshme në fushë të arsimit ndaj sfidave të botës së sotme, reformat e kurrikulit dhe zhvillimi i vazhdueshëm i kurrikulit janë ndër preokupimet më të mëdha të autoriteteve të arsimit dhe të shoqërive civile në shumë vende. Kurrikuli është ndër mjetet më të rëndësishme për sigurimin e një arsimimi cilësor dhe të barabartë për çdo pjesëtar të shoqërisë së caktuar, pavarësisht nga seksi, përkatësia etnike, ngjyra e lëkurës, pozita shoqërore apo nga dallime të tjera. Kurrikuli, si mishërim i një artikulimi koherent të synimeve dhe objektivave, përmbajtjeve, metodave të mësimdhënies e nxënies dhe si bazë për çmuarje e vlerësim, është jo vetëm pasqyrim i një shoqërie dhe kulture të caktuar, por edhe projektim i ardhshëm se si do të duket kjo shoqëri. Ai gjithashtu parashikon se si do të duhej të pajiseshin nxënësit që të jenë në gjendje të ballafaqohen me sukses me sfidat e ndryshme të realitetit të përditshëm. Dispozitat e kurrikulit trajtojnë çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me faktin se çfarë duhet të dinë dhe çfarë duhet të jenë në gjendje të bëjnë nxënësit, cilat vlera duhen kultivuar, si të aftësohen nxënësit që të jenë në gjendje të jetojnë së bashku me të tjerët dhe si të mbështetet zhvillimi i plotë i potencialit të tyre, me qëllim që ata të mund të kontribuojnë në mënyrë aktive për mirëqenien e shoqërisë dhe mirëqenien e tyre personale. Nisur nga kjo, zhvillimi i kurrikulit është preokupim kryesor i çdo shoqërie, prandaj duhet të jetë rezultat i një procesi këshillimesh të gjera, duke inkuadruar në një bashkëpunim sa më të plotë të gjithë faktorët e interesuar. Nevoja e përhershme për ridisenjimin e shkollimit dhe për ripërkufizimin e qëllimeve dhe objektivave të tij, lidhet me ndryshimet që shfaqen në shoqëri, ekonomi, politikë, shkencë e teknologji. Pasojat e këtyre ndryshimeve janë:

Page 9: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

9

- nevojat e reja të shoqërisë; - ndryshimet në tregun e punës; - risitë teknologjike; - ndryshimet e aspiratave të njerëzve sa i përket diturisë dhe shkathtësive me të

cilat duhet të pajisen nxënësit në shkollë; - ndryshimet e pikëpamjeve të njerëzve rreth çështjes se cilat janë parakushtet e

domosdoshme për strategji të efektshme të mësimdhënies e të nxënies; - ndryshimet në kontekstin shoqëror të arsimimit.

Duke marrë parasysh këto ndryshime, në botën e sotme, funksionet e shkollës duhet të rishqyrtohen. Shkolla duhet t’u sigurojë nxënësve mundësi që të pajisen me dituri sistematike dhe operative, si dhe me shkathtësitë elementare, të cilat t’u mundësojnë t’i shfrytëzojnë dituritë e tyre në situata të ndryshme me rastin e zgjidhjes së problemeve në mënyrë krijuese; të cilat t’u mundësojnë të dëshmojnë gjithnjë aftësitë e tyre për nxënie të pavarur dhe të zhvillojnë përgjegjësinë për veten e tyre, për të tjerët, për shoqërinë dhe për mjedisin. Vendi dhe roli i arsimit, i mësimdhënies dhe i nxënies, ripërkufizohen në mënyrë të vazhdueshme në përpjekjet që arsimimi formal t’u ndihmojë të rinjve t’i përmbushin nevojat dhe aspiratat e tyre personale, por njëkohësisht edhe të kontribuojnë me kompetencë dhe me përgjegjësi për mirëqenien e shoqërisë në tërësi. Më shumë se kurrë më parë, shoqëria pret nga shkollat që t’i aftësojnë fëmijët e të rinjtë për një jetë kuptimplotë e produktive në një shoqëri komplekse, e cila ndryshon vazhdimisht. Përmbajtjet ekzistuese të kurrikuleve dhe metodat pedagogjike po diskutohen gjithnjë e më shumë nga perspektiva e nevojës për arsimim gjatë tërë jetës dhe nga perspektiva e nevojës që arsimimi formal të kontribuojë në mënyrë më të efektshme në përgatitjen e brezit të ri për pjesëmarrje të sukseshme në jetën aktive të shoqërisë. Në trendin aktual të zhvillimit të botës së sotme, të gjitha njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme jetësore nuk mund të ofrohen vetëm nëpërmjet shkollimit. Shkollat mund të japin një bazë të arsimimit dhe mund ta përgatisin njeriun për një proces të nxënies që do të zgjasë gjatë tërë jetës. Shkolla nuk do të duhej të ishte vend ku fëmijtë e të rinjtë dërrmohen nga fakte e informacione që nuk u hyjnë në punë, por më shumë një vendtakim për zhvillimin e tyre vetjak si anëtarë të një shoqërie moderne demokratike. Shkolla do të duhej të ishte vend ku nxënësit u nënshtrohen në mënyrë sistematike përvojave kuptimplota të nxënies. Këto përvoja të nxënies nuk do të duhej të përqendroheshin vetëm në informim, por do të duhej të siguronin një balancim të arsyeshëm e të domosdoshëm midis përvetësimit të diturive dhe zhvillimit të shkathtësive, vlerave e qëndrimeve. Kureshtja e natyrshme e nxënësve dhe gatishmëria

Page 10: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

10

për të nxënë, duhet të kultivohen e të stimulohen vazhdimisht. Dispozitat e kurrikulit, por edhe vetë funksionimi i shkollës dhe i veprimtarive të saj, do të duhej të kontribuonin sa më mirë që të jetë e mundur për kultivimin e arsimit si një vlerë e rëndësishme njerëzore, si nga aspekti i zhvillimit individual, ashtu edhe nga aspekti i zhvillimit shoqëror.

Page 11: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

11

KAPITULLI I - KURRIKULI I RI I KOSOVËS

I.1 Nevojat dhe kushtet për një kurrikul të ri në Kosovë II.2 Karakteristikat e kurrikulit të ri I.2.1 Korniza e kurrikulit të ri parauniversitar të Kosovës: përmbajtja dhe funksionet I.2.2 Parimet e zhvillimit të kurrikulit të ri në Kosovë I.2.3 Roli i Kurrikulit bërthamë në organizimin e veprimtarive shkollore II.3 Synimet e përgjithshme të arsimit në Kosovë

I.1 Nevojat dhe kushtet për një kurrikul të ri në Kosovë Pas një krize të gjatë, shoqëria kosovare sot ballafaqohet me një sfidë të re – për t’iu bashkuar rrjedhave aktuale të zhvillimit ndërkombëtar. Në sferën e arsimit, reforma e kurrikulit është një reagim ndaj zhvillimeve të reja në shoqërinë kosovare. Procesi i reformës së kurrikulit synon rritjen e cilësisë së arsimimit dhe barazisë në gëzimin e dobive që ofron ai për të gjithë nxënësit, dhe inkuadrimin e sistemit të arsimimit në rrjedhat aktuale që kanë të bëjnë me reformat e arsimit në sistemet e tjera të përparuara. Reforma e kurrikulit duhet t’i kushtojë vëmendje ruajtjes së përvojave dhe specifikave pozitive të sistemit të arsimimit në Kosovë, duke i plotësuar ato me përvojat pozitive të sitemeve të përparuara gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit. Kjo dokumentohet nëpërmjet analizave të ndryshme.

Heqja e autonomisë formale të Kosovës dhe bashkëngjitja e saj me Serbinë në vitin 1990, pati si rezultat krijimin e sistemit “paralel” të arsimit, si formë e mosbindjes qytetare (1990-1999). Pasoja të tjera ishin numri shumë i madh i nxënësve në hapësirat mësimore, organizimi i mësimit nëpër shtëpi e objekte të ndryshme, dhe mbikëqyrja e pamjaftuar e realizimit të procesit arsimor. Njëkohësisht, përfshirja e fëmijëve në shkolla gjatë kësaj faze kishte pësuar rënie, sidomos në nivelet e ulëta të shkollimit, si pasojë e migrimeve dhe shtimit të numrit të nxënësve që braktisnin shkollën. Gjatë sistemit paralel, më 1991-1992, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës filloi rishqyrtimin dhe reformimin e fundit të kurrikuleve (plan-programeve mësimore). U hartuan kurrikulet e lëndëve mësimore për klasa dhe disiplina të ndryshme, me qëllim të kthimit të autoritetit ndaj çështjeve përmbajtësore në arsim. Disa nga kurrikulet e lëndëve mësimore u hartuan së bashku me specialistët përkatës të kurrikuleve nga Shqipëria dhe u importuan tekste të reja nga Shqipëria, të cilat u rishqyrtuan që t’u përshtateshin më mirë nevojave të nxënësve të Kosovës. Kurrikulet e lëndëve mësimore u hartuan pa pasur një kornizë të përshtatshme të tyre dhe kryesisht insistonin në paraqitjen e hollësishme të përmbajtjes mësimore për mësimdhënie/nxënie (silabi), e jo në objektivat e nxënies dhe në rezultatet e pritshme.

Page 12: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

12

Funksionimi i “sistemit paralel” për një dhjetëvjeçar të tërë, në sajë të përkushtimit të njëmendtë të mësuesve (pa pagesë a me pagesa simbolike dhe jo të rregullta), të punonjësve të adiministratës së arsimit dhe të shoqërisë në tërësi, siguroi mbijetesën e sistemit të arsimit në Kosovë gjatë këtyre vjetve të vështirë. Por, dhjetëvjeçari i fundit, njëkohësisht, qe një periudhë në të cilën sistemi i arsimit në Kosovë do të izolohej nga rrjedhat dhe zhvillimet e vazhdueshme në fushën e arsimit, kështu që mësuesit qenë të privuar dhe në pamundësi të njiheshin me risitë profesionale, siç janë metodat ndërvepruese të mësimdhënies ose qasja e orientuar drejt nxënësit. Duke pasur parasysh analizat profesionale të organizmave kosovarë dhe ndërkombëtarë, mendimin profesional të pedagogëve eminentë në fushën e arsimit, si dhe mendimin e vetë nxënësve, prindërve dhe faktorëve të tjerë të interesuar, rezulton se ekzistojnë disa arsye për reformën e kurrikulit në Kosovë: · ruajtja e traditave dhe përvojave të vlefshme edukative në sistemin e arsimit të

Kosovës, dhe lidhja e tyre me rrjedhat e fundit ndërkombëtare në zhvillimin e kurrikuleve, metodologjisë së mësimdhënies dhe në dispozitat për botimin e teksteve;

· përkufizimi i qartë i synimeve dhe objektivave të arsimimit të të rinjve nëpërmjet sistemit arsimor të Kosovës, mbi të cilat do të zhvillohet kurrikuli dhe të cilat do të shërbejnë si pika referimi për çmuarjen dhe vlerësimin e rezultateve të nxënies së materies mësimore nga nxënsit;

· orientimi i përgjithshëm të mësuesve, nxënësve, autorëve të teksteve, vlerësuesve dhe faktorëve të tjerë të interesuar për mënyrën e organizimit të mësidhënies dhe nxënies në arsimin zyrtar nëpërmjet dokumentit të Kornizës së Kurrikulit të Kosovës. Ky dokument, i cili është dokumenti kryesor i arsimit për dispozitat e kurrikulit, është rezultat i një procesi të gjerë të këshillimeve në shoqëri dhe shpreh një vizion të përbashkët të faktorëve të interesuar të arsimit duke synuar që brezi i ri të përgatitet për t’u ballafaquar me sfidat e botës së sotme;

· pajisja e nxënësit me dituri dhe shkathtësi nga perspektiva e nxënies gjatë tërë jetës dhe të shoqërisë të përcaktuar për nxënie. Për shkak të kompleksitetit të botës së sotme, nxënia nuk duhet të reduktohet më vetëm në periudhën e shkollimit formal, por duhet të shenjohet si një dimension i përhershëm në jetën e një individi.

· shmangja e mundësive që nxënësit të stërngarkohen me informacione jorelevante ose të vjetëruara dhe të stimulohen vetëm sa u përket shkathtësive të nivelit të ulët intelektual. Kurrikuli i ri nxit një qasje të baraspeshuar ndërmjet mësimdhënies dhe nxënies, që konsiston në pajisjen e nxënësve me njohuri relevante dhe të reja, duke u ndihmuar gjithashtu në zhvillimin e shkathtësive të larta intelektuale dhe të qëndrimit pozitiv ndaj vetvetes, ndaj të tjerëve, ndaj nxënies dhe ndaj jetës;

· inkurajimi i shkollave dhe mësuesëve që të përdorin strategji të reja të nxënies, nga perspektiva e qasjes së orientimit drejt nxënësit dhe nga perspektiva e metodologjisë ndërvepruese;

· pasqyrimi i ndryshimeve demokratike në shoqërinë kosovare dhe kontributi për to;

Page 13: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

13

· rrespektimi i parimit të autonomisë së shkollës; · krijimi i bazës për një paanësi më të madhe në sistemin e arsimit, sa kohë që

çështjeve gjinore u qaset si një dimensioni ndërkurrikular; ai do të lehtësojë inkuadrimin e të rejave në shoqërinë demokratike si qytetarë me të drejta e përgjegjësi të barabarta;

· marrja parasysh e ndërvarësisë së botës së sotme, si dhe zhvillimet e reja në tregun e punës, me qëllim që t’u sigurohen studentëve parakushte për lëvizshmëri dhe konkurrim të suksesshëm në tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës;

Zhvillimi i kurrikulit dhe implementimi i tij janë rezultat i një qasjeje të kombinuar nga lart-poshtë dhe nga poshtë-lart, që mban parasysh elementet e politikës së arsimit, të nxjerra në shkallë qendrore, dhe elementet e zhvillimit të shkollës e risive në shkallë lokale. Me qëllim që të sigurohet një reformë e suksesshme e kurrikulit në Kosovë, nevojitet, nga njëra anë, të identifikohen e të specifikohen arsyet për ndryshim dhe orientimet e reja në zhvillimin e kurrikulit dhe, nga ana tjetër, nevojitet që faktorët e interesuar, nëpërmjet këshillimeve të gjera e konstruktive, të angazhohen dhe të kontribuojnë në mënyrë krijuese me qëllim që të ndihmojnë që reforma e arsimit të kthehet nga vizioni në realitet të përditshëm shkollor. I.2 Karakteristikat e kurrikulit të ri I.2.1 Korniza e re e kurrikulit të ri të Kosovës: përmbajtja dhe funksionet Reforma e arsimit paraqet një proces nëpërmjet të cilit ndryshimet në lëmenj të ndryshëm të arsimit artikulohen në mënyrë sistematike dhe të plotë. Qëllimi është të sigurohen parakushtet për arsimim cilësor dhe të barabartë, sidomos me synimin që të pasqyrohet vizioni i shoqërisë rreth çështjes se çfarë duhet të jetë misioni i ri shkollës dhe si mund të përmbushet ai1. Sipas një numri të madh të përvojave më të spikatura ndërkombëtare, reforma e kurrikulit paraqet shtyllën kryesore të të gjitha reformave të arsimit dhe doemos ndërlidhet me zhvillimet në lëmenjtë e tjerë, siç janë vlerësimi dhe çmuarja, trajnimi i mësuesve, menaxhimi dhe financimi i arsimit. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, zhvillimi i kornizave të kurrikulit në shumë shtete të botës është dokumentuar si orientimi më i ri në reformën e kurrikulit. Korniza e kurrikulit përcakton të gjithë parametrat e nevojshëm që do të duheshin mbajtur parasysh në punë të përkufizimit të qëllimeve dhe përmbajtjeve kurrikulare, në

1 Edhe pse nënkupton angazhimin e llojeve të ndryshme të ndryshimeve, reforma e arsimit është më tepër se vetëm një mori e ndryshimeve në fushën e arsimit. Reforma e arsimit duhet të mbështetet në një vizion të gjerë për sa i përket ndërlidhjes së shkollës dhe zhvillimit shoqëror. Mekanizmat për ndryshime duhet të bëhen pjesë e përvojës përmes të cilëve ndryshimet të bëhen pjesë e përvojës së përditshme të shkollës, për sa u përket burimeve, marrjes së vendimeve dhe kompetencave praktike të atyre që janë të involvuar në procesin mësimor.

Page 14: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

14

punë të zgjedhjes së metodave dhe materialeve për nxënie, si dhe përTIKazi me çmuarjen e arritjes së standardeve të arsimimit. Kornizat e kurrikulit zhvillohen duke mbajtur parasysh supozimet bazë për sa i përket natyrës së diturisë që duhet të transmetohet, dhe shkathtësive e aftësive që duhet të zhvillohen nëpërmjet arsimimit formal. Kornizat e kurrikulit shprehin synimet dhe objektivat e përbashkëta të arsimimit shkollor, bashkë me udhëzimet për mësuesit dhe të interesuarit për arsimin. Kornizat e kurrikulit gjithashtu rekomandojnë mënyrat se si të përballojnë mësuesit dallimet e ndryshme midis nxënësve, po dhe si të sigurojnë një baraspeshë ndërmjet qasjes disiplinare dhe qasjes ndërdisiplinare. Kornizat e kurrikulit janë dokumente me rëndësi të veçantë, si nga pikëpamja e polikitës së arsimit, ashtu edhe nga pikëpamja e udhërrëfyesit praktik për personelin mësimor dhe administrativ lidhur me çështjen se çfarë diturish, shkathtësish, vlerash e qëndrimesh duhen përfshirë në programet shkollore dhe si të realizohen ato, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit midis nxënësve në procesin e përvetësimit të diturive të reja, dhe të integrimit të diturisë së përvetësuar në shkollë me përvojat jashtë shkollës. Në literaturën bashkëkohore, nocioni “kornizë gjithëpërfshirëse e kurrikulit” shpesh lidhet me termin “kurrikul bërthamë”, që ka të bëjë me vendosjen e kërkesave minimale, të përbashkëta për të gjithë nxënësit e sistemit të caktuar. Ajo gjithashtu u ofron shkollave mundësi që të disenjojnë pjesërisht kurrikulin e tyre, në harmoni me parimin e autonomisë së shkollës. Prandaj, bazë për zhvillimin e kurrikulit është përcaktimi paraprak i synimeve të përgjithshme të arsimit, qartësimi i qëllimeve dhe veçorive specifike të shkallëve të ndryshme të shkollimit dhe orientimi i shkollave se si t’i ofrojnë komunitetit shërbime arsimore sa më cilësore. Zhvillimi i Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës përcakton bazën për zhvillimet e mëtejme të kurrikuleve të lëndëve dhe programeve të lëndëve në pajtim me orientimet e reja të sistemit të arsimit. 2 Korniza e re e kurrikulit vëmendje të veçantë i kushton çështjes së kontinuitetit dhe koherencës midis shkallëve të ndryshme formale të arsimit, shkallëve kryesore të kurrikulit, dhe qasjeve të ndryshme ndërdisiplinare a disiplinare. Dispozitat e kurrikulit synojnë t’i mundësojnë shkollës të baraspeshojë realizimin e synimeve dhe objektivave të përbashkëta me një qasje pluraliste pedagogjike. Kjo qasje

2 Pas aprovimit zyrtar të Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës, do të pasojë zhvillimi i kurrikuleve të lëndëve dhe i programeve të lëndëve si pjesë e procesit të zhvillimit të kurrikulit

Page 15: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

15

lejon respektimin e dallimeve midis nxënësve dhe një shfrytëzim më të arsyeshëm të burimeve njerëzore e materiale. Korniza e re e kurriulit u ofron mësuesve udhëzime konkrete për t’u ballafaquar në mënyrë krijuese me teknika, çështje dhe situata të ndryshme mësimore. Përveç orientimit të mësuesve në organizimin sa më të efektshëm të procesit mësimor, korniza e re e kurrikulit gjithashtu mbështet shkollat dhe stafin administrativ në organizimin, menaxhimin dhe vlerësimin e veprimtarive shkollore dhe efektshmërisë së shkollës. Korniza e re e kurrikulit, nëpërmjet prezantimit transparent të synimeve të përgjithshme dhe objektivave të sistemit të arsimit, misionit të shkollës dhe veprimtarive të parapara shkollore, shërben edhe si udhëzues për prindërit, nxënësit dhe komunitetin në lidhje me mundësitë që duhet të ofrojë shkolla. Të gjithë këta faktorë kontribuojnë për një zhvillim të vazhdueshëm dhe harmonik të individualitetit të secilit nxënës kosovar. Korniza e kurrikulit të ri të Kosovës krijon bazën për një komunikim dhe bashkëpunim më të madh ndërmjet shkollave dhe komunitetit, me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe paanësisë (barazisë) të shërbimeve arsimore, si dhe të llogaridhënies së mësuesve, të shkollave dhe të autoriteteve të arsimit në nivele të ndryshme. Implementimi i kornizës së re, si dhe zhvillimi i mëtejmë i kurrikuleve e programeve të lëndëve (silabi)3, do të shoqërohet me zhvillimin e materialeve të reja për mësimdhënie e nxënie (tekste të reja shkollore, fletore pune, materiale mësimore, udhërrëfyes për mësues etj.), të cilat do të pasqyrojnë synimet, objektivat dhe qasjet e reja ndaj mësimdhënies, si dhe rezultatet e pritshme të kurrikulit të ri të Kosovës. Korniza e re e kurrikulit do të jetë bazament për zhvillimin e shkollës në procesin e implementimit të dispozitave të kurrikulit të ri, për trajnimin e mësuesve para dhe gjatë shërbimit, si dhe për krijimin e kushteve për relacione sa më transparente ndërmjet shkollës, prindërve dhe komunitetit lokal. 1.2.2. Parimet e zhvillimit të kurrikulit të ri në Kosovë Me qëllim që kurrikuli i ri në Kosovë të sigurojë një bazë mbi të cilën të mund të gjenden forma për t'iu përgjigjur sfidave aktuale dhe njëkohësisht nxënësve t'u ofrohen mundësi për të arritur sukses në procesin e të nxënit, është me rëndësi që të mbahen parasysh orientimet në vijim:

3 Kurrikulet e lëndëve për çdo lëndë apo fushë kurrikulare do të artikulojnë objektivat, zgjedhjen e përmbajtjes, metodat e mësimdhënies dhe nxënies dhe mjetet e vlerësimit. Kurse programet do të fokusohen kryesisht në presentimin analitik të çështjeve përmbajtjësore për klasë (vite) të ndryshme në relacion me qasjet ndërkurrikulare ndaj lëndës.

Page 16: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

16

- Mësimdhënia dhe nxënia në shkollë duhet të fokusohet edhe në dimensionin arsimor edhe në dimensionin edukativ. Në këtë kontekst shkolla nuk është një institucion që ofron vetëm dituri, por njëkohësisht është një mjedis i përshtatshëm për zhvillimin e vlerave, të qëndrimeve e shkathtësive të të rinjve, në mënyrë që njohuritë e përvetësuara t'i shfrytëzojnë e t'i zbatojnë në situata të ndryshme të jetës, duke mbajtur parasysh gjithnjë dinjitetin e vet njerëzor dhe të të tjerëve dhe kontributin që duhet të japin për mirëqenien vetjake dhe shoqërore, pa vënë në rrezik funksionimin demokratik të shoqërisë dhe mjedisin;

- Dispozitat e kurrikulit të ri duhet të sigurojnë bashkërenditjen, lidhshmërinë dhe vazhdimësinë e procesit mësimor në të gjitha klasat, në shkallët kurrikulare kyç dhe në nivele formale të arsimit e të edukimit;

- Korniza e kurrikulit të ri duhet të ofrojë mundësi për aranzhime fleksibile të planit mësimor dhe të burimeve për realizimin e këtij plani, duke krijuar kushte e mundësi për të siguruar qasje individuale në përputhje me nevojat dhe interesimet e nxënësve, po edhe me burimet lokale dhe specifikat e mjedisit përkatës ku ndodhet shkolla;

- Kurrikuli i ri synon të arrijë një baraspeshë të përshtatshme të qasjeve njëdisplinare e ndërdisiplinare në fushën e arsimit;

- Korniza e kurrikulit të ri mbështetet në premisën e autonomisë së shkollës, që parakupton mundësinë që shkollat të inkuadrohen në mënyrë aktive në planifikimin dhe në menaxhimin e orientimeve kurrikulare për nxënësit e tyre, gjithnjë në përputhje me rregulloret e parashikuara në kornizë, me traditat e përparuara, me nevojat dhe me burimet vendore;

- Kjo kornizë mbështetet gjithashtu mbi parimin e bashkëpërgjegjësisë së shkollës dhe mësuesve ndaj nxënësve, pastaj të prindërve dhe komunitetit në tërësi për sigurimin e një arsimimi e edukimi sa më cilësor;

- Kurrikuli i ri ofron përkrahje të madhe për mësuesit lidhur me planifikimin e veprimtarive mësimore e edukative, me zgjedhjen dhe përshtatjen e përmbajtjeve e të mjeteve mësimore, si dhe një qasje krijuese, - që të gjitha me synimin që të mbahen parasysh nevojat dhe interesimet specifike të nxënësve; zhvillimi dhe implementimi i kurrikulit të ri mbajnë parasysh nevojën për t'i ndihmuar mësuesit, në mënyrë që ata të angazhohen me përgjegjësi në procesin e gjerë të këshillimeve e të bashkëpunimit dhe ndaj kurrikulit të ri e implementimit të tij të ndiejnë një detyrim e të shfaqin një zell të veçantë;

- Kurrikuli i ri synon respektimin e së drejtës së fëmijëve e të të rinjve për një arsim e edukim cilësor dhe t'u japë kurajo atyre që të bëhen të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre e të veprojnë me përgjegjësi me qëllim që të kontribuojnë që të drejtat e njeriut respektohen në jetën e përditshme.

Duke u mbështetur mbi këto orientime, kurrikuli i ri për shkollat e Kosovës duhet të mbështetet në parimet në vijim:

Page 17: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

17

· Pluralizmi.Kurrikuli i ri pasqyron karakterin pluralist të shoqërisë kosovare, strukturën e saj multietnike dhe dimensionin multikulturor. Dispozitat e kurrikulit të ri janë hartuar me prirjen që të pasqyrojnë potencialin, nevojat, interesimet dhe stilet e ndryshme të të nxënit për të dy sekset dhe për grupet e ndryshme kulturore në Kosovë. Duke shtruar kërkesa të përbashkëta për të gjithë, kurrikuli i ri ofron hapësirë për një qasje pozitive ndaj dallimeve, çfarëdo qofshin ato. Ky është synimi për një ballafaqim konstruktiv me dallimet, që është karakteristikë e shoqërive moderne demokratike;

· Aktualiteti.Kurrikuli i ri pasqyron zhvillimet e fundit në shkencë dhe kulturë, trendet e zhvillimit në fushën e arsimit, si dhe trendet në zhvillimet demokratike në shoqëri e trendet e reja në tregun e punës;

· Maturia dhe përshtatja. Kurrikuli i ri parashikohet të jetë i kapshëm dhe i afërt për fëmijët për sa u përket mundësive, interesimeve dhe aspiratave të tyre, dhe t'u ofrojë një varg përvojash të efektshme mësimore, të cilat do t'i ndihmonin ata, në mënyrë që të zbulonin, të stimulonin e të zhvillonin më tutje potencialin dhe personalitetin e tyre;

· Uniteti dhe dallimet. Kurrikuli synon të arrijë një baraspeshë të arsyeshme midis kërkesave të përbashkëta dhe kërkesave individuale në qasje ndaj mësimit, duke zgjeruar e pasuruar mundësitë e llojllojshme për veprimtarinë e nxënësve në shkollë.

Kurrikuli mban parasysh karakteristikat dhe nevojat e ndryshme të nxënësve, sfondin e tyre kulturor e shoqëror dhe potencialin e tyre. Të nxënët është një proces i përhershëm, që kërkon një motivim pozitiv dhe vetëbesim e shkathtësi për vetëvlerësim. Siç e tregon përvoja, po edhe hulumtimet shkencore, të nxënët është më i suksesshëm kur nxënësit brenda këtij procesi sillen në një situatë që të ndiejnë kënaqësi, të zotërojnë mirë materien mësimore dhe procedurat e nxënies, po dhe të përjetojnë hare gjatë procesit të mësimit. Duke ofruar orientime kurrikulare të përbashkëta për të gjithë, korniza e re trajton njëkohësisht orientime specifike për nxënësit e minoriteteve, për nxënësit e talentuar, për nxënësit me nevoja të veçanta dhe për nxënësit që jetojnë në vise malore; · Kreativiteti.Kurrikuli i ri synon zhvillimin e aftësive të larta intelektuale, të

kërshërisë dhe mendimit kritik. Dituritë dhe shkathtësitë duhet të ndërlidhen me zhvillimin e kreativitetit dhe të aftësisë për zgjidhje krijuese të problemeve, si dhe me zhvillimin e vlerësimit kritik dhe të vetëvlerësimit;

· Të nxënët e inegruar dhe të plotë. Kurrikuli i ri stimulon të nxënët e integruar dhe të plotë, në mënyrë që nxënësve t'u mundësohet të kuptojnë çështjet komplekse të ndërvarësisë, që karakterizojnë diturinë e sotme për botën dhe botën vetë. Menaxhimi me sukses i shumëllojshmërisë dhe i ndërvarësisë mbështetet në kultivimin e mendimit të pavarur e fleksibil dhe të qëndrimeve pozitive në situata të ballafaqimit me sfida të reja. Të nxënët e integruar dhe të plotë nxënësve u mundëson që të formojnë një pasqyrë të qartë për informacionet, ngjarjet, proceset dhe njerëzit.

Page 18: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

18

· Orientimi. Kurrikuli i ri përfaqëson një qasje konstruktive në planifikimin e veprimtarive në shkollë, duke ofruar një orientim të përgjithshëm e të plotë për mësuesit, autoritetet e mësimit e të edukimit, për prindërit dhe faktorët e tjerë, natyrisht duke lënë gjithnjë hapësirë për intervenime personale dhe krijuese të vetë atyre lidhur me disenjimin e programit mësimor dhe të veprimtarive të nxënies.

· Konsultimi. Reforma e kurrikulit, zhvillimi i kurrikulit dhe rishqyrtimi i tij, në shoqërinë demokratike duhet të jetë rezultat i një konsultimi mbi një bazë të gjerë, duke përfshirë aty mësuesit dhe edukatorët profesionalë, shkollat, familjet, nxënësit, autoritetet e arsimit, mediat, përfaqësues të komunitetit, të biznesit dhe të shoqërisë civile. Debati publik dhe konsultimi për sa i përket zhvillimit të kurrikulit dhe procesit të rishqyrtimit të tij, - synon të harmonizojë ekspertizën profesionale për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me këtë problematikë, dhe mendimin e atyre që u dedikohet kurrikuli dhe të cilët e ndiejnë dhe e jetojnë atë drejtpërdrejt - si nxënës apo si prindër. Pra, marrja e opinionit publik dhe konsultimet profesionale nuk përjashtojnë njëri-tjetrin, veçse përkundrazi vihen në një harmoni krijuese, sidomos po të mbajmë parasysh faktin se kurrikuli është një çështje me interes të madh shoqëror.

· Autonomia dhe përgjegjësia e shkollës. Kurrikuli i ri i Kosovës mbështetet mbi parimin e autonomisë dhe përgjegjësisë së shkollës, e cila është në gjendje të zhvillojë profilin e saj. Ky parim shërben që komunitetit përkatës t'i ofrohen shërbime të qarta dhe specifike mësimore e edukative. Njësitë mësimore përfitojnë nga kurrikuli i ri përmes mundësive që ofron ky për sa i përket marrjes së vendimeve që kanë të bëjnë me kurrikulin, distribuimit kohor dhe burimeve, në mënyrë që t'i përmbushin më mirë nevojat specifike të popullacionit të caktuar shkollor. Si rezultat i procesit të decentralizimit dhe transferimit të kompetencave, - autonomia e shkollës lidhet me shtimin e përgjegjësisë. Kjo do të sigurojë transparencën e veprimtarive në shkolla dhe do t'u ndihmojë atyre që të përmbushin nevojat për shërbime cilësore dhe të barabarta mësimore e edukative për komunitetin e tyre.

I.2.3 Roli i Kurrikulit bërthamë në organizimin e veprimtarive shkollore Kurrikuli mishëron përvojat e arsimit të cilat shoqëria e caktuar i konsideron me vlerë dhe të rëndësishme t’u ofrohen nxënësve në shkollë. Kurrikuli gjithashtu ofron orientime për një organizim të efektshëm të këtyre përvojave, si dhe për mënyrat e efektshme të verifikimit të rezultateve të arritura. Kurrikuli bërthamë konsiderohet si formë e artikulimit ndërmjet objektivave, përmbajtjeve të ndryshme, metodave të mësimdhënies/nxënies dhe metodave të vlerësimit, të përbashkëta për të gjithë nxënësit në klasën dhe llojin përkatës të shkollës me qëllim të çmuarjes dhe vlerësimit të arritjeve të nxënësve. Në kontekst të Kornizës së kurrikulit të Kosovës, kurrikuli bërthamë u referohet: · Kërkesave të përbashkëta për të gjithë nxënësit (kurrikuli i njësuar), të cilat mund

të bëhen temë e vlerësimit të jashtëm dhe paraqesin parakushtet për shkollim të

Page 19: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

19

mëtejmë. Këto kërkesa të përbashkëta pasqyrohen nëpërmjet standardeve të përbashkëta kurrikulare;

· Zhvillimit të shkathtësive kryesore, si të menduarit kritik, shkathtësive ndërvepruese, empatisë, shkathtësive komunikuese, marrjes së vendimeve dhe teknikave për zgjidhje të poblemeve;

· Planit të përbashkët mësimor, që përcakton listën e lëndëve të detyrueshme, numrin minimal të orëve në javë/vit, dhe “strukturën e disiplinave”, përkatësisht hartën e koncepteve qendrore të përmbajtjeve të caktuara të lëndëve, njësitë përmbajtësore me kërkesat minimale si pjesë e diturisë bërthamë brenda çdo lënde (nga aspekti i qasjes përmbajtësore të kurrikulit bërthamë);

· Orientimeve të përgjithshme sa i përket shfrytëzimit të pjesës sipas zgjedhjes të kurrikulit, e cila ka të bëjë me autonominë e shkollës. Këto orientime lejojnë hapësirë për një qasje më të individualizuar në shkollë, por njëkohësisht ofrojnë standarde për një proces cilësor dhe të barabartë arsimor pavarësisht nga dallimet midis nxënësve.

Duke pasur parasysh standardet kurrikulare për sa u përket kërkesave të përbashkëta dhe orientimeve të përgjithshme, shkollat do të kenë mundësi të angazhohen me përgjegjësi në disenjimin e programeve të tyre shkollore, varësisht nga rrethanat specifike të popullacionit të caktuar shkollor apo të komunitetit përkatës. Duke u bazuar në kurrikulin bërthamë, shkollat mund të përmbushin interesimet dhe nevojat specifike në mënyrë të individualizuar, duke pasur parasysh kërkesën elementare për sigurimin e mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit. I.3 Synimet e përgjithshme dhe objektivat e arsimit në Kosovë Formulimi i synimeve dhe objektivave të arsimit në Kosovë bazohet në mundësitë e shumta dhe sfidat e reja të shoqërisë kosovare pas konfliktit të fundit. Këto mundësi dhe sfida kanë të bëjnë me zhvillimin demokratik, me mundësitë e reja ekonomike dhe me hapjen ndaj botës. Ndër ngjarjet më të rëndësishme që u shënuan vitet e fundit, është fillimi i një procesi të vërtetë demokratik në Kosovë për sa i përket vendosjes së strukturave dhe institucioneve demokratike, për sa i përket rimëkëmbjes dhe ndërtimit të shoqërisë civile, si dhe përjetimit të dinjitetit kolektiv dhe individual. Prandaj, ndër synimet kryesore të arsimimit në Kosovë duhet të jetë zhvillimi i diturisë, shkathtësive dhe qëndrimeve që kërkon qytetërimi demokratik. Kjo do t’u mundësojë të rinjve që të aftësohen që të angazhohen me kompetencë në rrjedhat e përgjithshme të jetës publike, dhe të jenë qytetarë aktivë e me përgjegjësi të një shoqërie demokratike e pluraliste. Arsimi-edukimi për qytetërim demokratik do të duhet të mbajë parasysh edhe karakterin multietnik dhe multikulturor të shoqërisë kosovare, në mënyrë që t’u mundësojë nxënësve që në mënyrë konstruktive të ballafaqohen me çështje që kanë të bëjnë me dallime të ndryshme dhe të kultivojnë e të respektojnë të drejtat e veta të njeriut, po edhe të të tjerëve.

Page 20: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

20

Shoqëria kosovare tani është bashkuar në rrjedhat më të reja të shkencës, teknologjisë dhe kulturës. Sistemi i arsimit në Kosovë ka mundësinë për zhvillimin e një dialogu të ri me sistemet e tjera arsimore të përparuara në botë. Në këtë kontekst, një synim tjetër i arsimit në Kosovë është t’i pajisë nxënësit me informacione me vlerë e bashkëkohore dhe me shkathtësi instrumentale, të cilat t’u mundësojnë të ballafaqohen me sfidat e shoqërisë së së përcaktuar për nxënie dhe me perspektivat për nxënie gjatë tërë jetës në një botë gjithnjë e më të ndërvarur. Arsimi-edukimi duhet t’u ndihmojë nxënësve të kultivojnë identitetin e tyre lokal, etnik e kombëtar, si dhe t’i aftësojë ata që të jenë të hapur drejt pasurimit të identitetit të tyre personal përmes ndërvarësisë në botën e sotme. Nxënësve duhet tu ndihmohet të kuptojnë se identiteti nuk është vetëm ajo që i ndan njerëzit, por se ai gjithashtu përfshin edhe atë që i bën pjesë të një bote më të gjerë. Ata duhet të përkrahen që të kuptojnë dhe të vlerësojnë që njerëzit të mos bartin vetëm një identitet etnik lokal, por se është me rëndësi të promovojnë një identitet më të gjerë, dhe se kjo është e mundshme, në bazë të intereseve të përbashkëta dhe duke e zgjeruar kuptimin e nocionit të përkatësisë. Krijimi i identitetit fillon në familje e në rrethin e ngushtë shoqëror dhe është një proces i vazhdueshëm, në të cilin ndikojnë të gjitha përvojat e reja të cilave u ekspozohemi në jetën e përditshme dhe në marrëdhënie me njerëzit e tjerë. Arsimi duhet t’u mundësojë nxënësve që të njohin vlerat dhe traditat e familjes e të popullit të tyre, si dhe t’u mundësojë që të jenë të hapur ndaj historisë dhe kulturës së komuniteteve të tjera, po dhe të popujve e vendeve të tjera. Nxënësit duhen inkurajuar që të shprehin interesim për traditat e shoqërisë së tyre dhe t'i kultivojnë ato, por edhe të kontribuojnë në pasurimin e trashëgimisë së tyre kulturore. Ata gjithashtu duhen ndihmuar që të zhvillojnë respektin ndaj kulturave dhe traditave të tjera, si dhe ndaj solidaritetit njerëzor. Nxënësit duhen aftësuar që të shfrytëzojnë në mënyrë krijuese diturinë dhe shkathtësitë e tyre në situata të ndryshme e në kontekste të reja, që të angazhohen individualisht dhe së bashku me të tjerët në zgjidhjen krijuese të problemeve dhe të kultivojnë motivimin dhe shkathtësitë për të menduar të pavarur dhe kritik. Nxënësit duhen ndihmuar që të zhvillojnë përgjegjësinë ndaj vetes, ndaj të tjerëve, ndaj shoqërisë dhe ndaj mjedisit. Zhvillimi i përgjegjësisë përfshin edhe ndërgjegjësimin për pasojat e veprimeve vetanake, si dhe ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit për përgjegjësinë për të marrë iniciativa. Nxënësit duhen aftësuar që të lidhin diturinë teorike me veprimtaritë praktike, të zhvillojnë një qëndrim pozitiv ndaj nxënies dhe ndaj shfrytëzimit të efektshëm të diturive e shkathtësive në studimet e mëtejme në punë dhe në jetën private e publike.

Page 21: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

21

Nxënësit duhen ndihmuar që të zhvillojnë vetëbesimin dhe motivimin pozitiv si dhe t’i shfrytëzojnë si duhet të drejtat e tyre. Ata duhen ndihmuar që të kultivojnë kureshtjen dhe shpirtin hulumtues, si dhe të manifestojnë një qëndrim pozitiv ndaj dallimeve, nga pikëpamja e ideve, dukurive, personave, kulturave etj. Arsimi duhet t’u mundësojë të rinjve që të kontribuojnë me tërë potencialin e tyre në rindërtimin dhe mirëqenien e shoqërisë kosovare, duke u zhvilluar njëkohësisht si individ të pavarur, të aftë që të përmbushin jetën e tyre personale.

Page 22: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

22

KAPITULLI 2 – SISTEMI ARSIMOR: OBJEKTIVAT DHE REZULTATET

II.1 Struktura e re e sistemit arsimor: pasojat për zhvillimin e kurrikulit II.2 Objektivat dhe rezultatet e parapara për nivelet e ndryshme formale (sipas strukturës së re 5+4+3) dhe shkallët kryesore të kurrikulit II.1 Struktura e re e sistemit arsimor: pasojat për zhvillimin e kurrikulit Pas një periudhe të diskutimeve në lidhje me strukturën e re të sistemit shkollor në Kosovë, ku u përfshinë një numër i madh njerëzish dhe institucionesh, përfshirë përfaqësues të Universitetit të Prishtinës, dhe përfaqësues të tjerë nga organizata kombëtare e ndërkombëtare, në gusht 2000 u mor vendim për strukturën e re 5+4+3 të sistemit të arsimit. Modeli i ri 5+4+3 zëvendëson strukturën ekzistuese 4+4+4, e cila nënkuptonte periudhën e detyrueshme të shkollimit me kohëzgjatje prej vetëm 8 vjetësh. Një ndër rrjedhojat më të rëndësishme të strukturës së re 5+4+3 të sistemit shkollor është zgjatja e shkollimit të detyrueshëm nga 8 në 9 vjet, që përputhet me rrjedhat evropiane dhe ndërkombëtare në arsim. Struktura e re gjithashtu nënkupton qëllime e funksione të reja për nivelet e ndryshme të arsimit formal, që ndikojnë edhe në zhvillimin e kurrikulit. Kjo është në frymë të njëjtë me zhvillimet e sistemeve të ndryshme të përparuara shkollore gjatë disa dhjetëvjeçarëve të fundit. Zgjatja e shkollimit të detyrueshëm nga 8 në 9 vjet ofron mundësinë për një shkollim elementar më solid, për për një numër më të madh të nxënësve në Kosovë dhe për qëllim që të kontribuojë në shtimin e numrit të nxënësve që vazhdojnë shkollimin e mesëm, të lartë dhe universitar.

Page 23: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

23

Tabela 1. Krahasimi i strukturës ekzistuese dhe strukturës së re të sistemit të arsimit në Kosovë

Struktura ekzistuese

Mosha

Klasa Struktura

e re Mosha

Klasifikimi ndërkombëtar

standard i arsimit (ISCE)

Edukimi Parashkollor

3-5 Kopshti i fëmijëve Edukimi

parashkollor

3-5 niveli 0 ISCE

5-7 Klasa

parafillore 5-6

Arsimi fillor (Shkolla fillore)

7-8 Klasa 1

Shkolla fillore

6-7

niveli 1 ISCE 8-9 Klasa 2 7-8

9-10 Klasa 3 8-9 10-11 Klasa 4 9-10 11-12 Klasa 5 10-11 12-13 Klasa 6

Shkolla e mesme

11-12

niveli 2 ISCEA 13-14 Klasa 7 12-13 14-15 Klasa 8 13-14

Arsimi i mesëm

(Shkolla e mesme)

15-16 Klasa 9 14-15 16-17 Klasa 10

Shkolla e mesme e lartë (Gjimnazi teorik dhe profesional/teknik dhe

Shkolla profesionale)

15-16

niveli 3 ISCE

17-18

Klasa 11 16-17

18-19

Klasa 12 17-18

Arsimi i lartë Arsimi universitar Arsimi universitar

Struktura 5+4+3 e shkollimit përkufizon nivelet formale të shkollimit dhe rezultatet e pritshme pas përfundimit të tyre duke i harmonizuar ato me trendet ndërkombëtare: · Mosha e detyrueshme për fillimin e shkollimit është 6, në vend të 7 vjeç; · Shkollimi fillor do të zgjasë pesë vjet, prej klasës së parë (I) deri në klasën e pestë

(V). Kjo do të jetë periudhë kur nxënësit janë nën mbikëqyrjen e mësuesit të klasës, i cili i mban pothuaj të gjitha lëndët mësimore. Gjatë shkollimit fillor nxënësit duhet të përvetësojnë dituri dhe shkathtësi elementare, më tepër nga perspektiva e nevojës për t’u zhvilluar si nxënës sesa nga perspektiva e formimit akademik; shkolla fillore është fazë kur theksohet arsimimi i përgjithshëm elementar, i cili do të shërbejë si bazë solide për nxënie dhe arsim të mëtejshëm.

· Shkolla e mesme do të zgjasë tri katër vjet, dhe do të ofrojë më shumë njohuri dhe hyrje në mësim lëndor, prandaj këtu mësimi është më i specializuar dhe pakëz më akademik. Në fund të këtij niveli formal, do të mbahet një provim i përfundimit të detyrueshëm (verifikimi 14+)4, i cili gjithashtu do të jetë bazë për vazhdimin e

4 Të shihet Kapitulli IV.4. ‘provimi 14+’ do të thotë se nxënësit duhet të japin këtë provim në moshën 14 vjeçare ose më vonë

Page 24: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

24

shkollimit në shkollën e mesme të lartë; gjat këtyre katër vjetve nxënësit do të mbështeten dhe do të këshillohen me kujdes për shkollim të mëtejshëm dhe për orientim professional;

· Shkolla e mesme e lartë do të zgjasë 3 vjet, në vend të 4, dhe do të përfshijë drejtime të ndryshme të gjimnazeve (teorike/akademike, që momentalisht quhen Shkolla të mesme të përgjithshme - po që do të mund të emërtoheshin si Gjimnaze teorike, dhe profesionale, që momentalisht quhen Shkolla të mesme profesionale - po që do të mund të emërtoheshin Gjimnaze profesionale ose Gjimnaze Teknike) që përfundojnë me provimin e maturës dhe lejojnë vazhdimin e shkollimit universitar. Shkolla e lartë e mesme përfshin gjithashtu shkollat profesionale (momentalisht quhen Shkolla teknike profesionale), që përfundojnë me certifikatë profesionale, e cila ka të bëjë me lloje të ndryshme të kualifikimit profesional, por nuk mundëson automatikisht që mbi këtë bazë të vazhdohen studimet universitare. (Në mënyrë që të mund të vazhdojnë shkollimin universitar, nxënësit që përfundojnë këto shkolla duhet të marrin provimin e maturës).

Në kontekstin e reformës së kurrikulit, struktura e re 5+4+3 e sistemit të arsimit duhet të shqyrtohet duke pasur parasysh rrjedhojat në vijim: · Duke pasur parasysh nevojën për shtimin e përfshirjes së fëmijëve në arsimin-

edukimin parashkollor dhe sigurimin e një arsimimi cilësor për këtë nivel, në orientimet kurrikulare vëmendje e veçantë u është kushtuar kopshteve të fëmijëve dhe edukimit parafillor (arsimimi parashkollor). Kjo gjithashtu merr parasysh ndërlidhjen e domosdoshme ndërmjet edukimit parashkollor dhe arsimit fillor dhe rëndësinë a arsimimit parashkollor si një bazë për qasje ndaj rezultateve solide dhe nxënies së mëtutjeshme;

· Kurrikuli i shkollimit fillor është zhvilluar në përputhje me synimin kryesor të kësaj faze, që konsiston në sigurimin e një arsimi solid dhe ndërtimin e një baze për shkollim të mëtutjeshëm në shkollën e mesme. Në klasat I-V, nxënia duhet të organizohet kryesisht nga perspektiva e përqendruar tek nxënësi, e jo nga ndonjë perspektivë akademike e diturive orientuar në lëndët mësimore. Kurrikulat e lëndëve mësimore do të lejojnë më tepër hapësirë për mësimin e integruar, për punën-projekt, si dhe për arte dhe teknologji, sesa ishte e mundur më përpara. Ky nivel do të ofrojë mësimin e gjuhës së huaj si dhe arsimimin teknologjik, duke përfshirë aty edhe teknologjinë informative. Dispozitat e kurrikulit do të përqendrohen në nevojat e nxënësve për zhvillim personal dhe në bazat e shkrim leximit, shkathtësitë për komunikim, si dhe në zhvillimin e shkathtësive elementare llogaritëse, si dimensione me rëndësi të arsimimit elementar.

· Në shkollën e mesme, rregullat e kurrikulit pasurohen me një qasje të mësimdhënies dhe nxënies më shumë të orientuar në lëndë mësimore, nëpërmjet së cilës nxënësit marrin dituri më sistematike dhe bëjnë interpretime më akademike. Llojllojshmëria e lëndëve të reja të detyrueshme dhe e lëndëve (kurseve) sipas zgjedhjes do t’u ofrojë nxënësve një bazë të vlefshme për aspiratat e tyre në lidhje me karrierën dhe t'u bëjnë ballë përvojave dhe sfidave të ndryshme të nxënies. Kjo do të

Page 25: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

25

mundësojë ndërgjegjësimin e nxënësve për potencialin e tyre, interesimet dhe nevojat e tyre. Vëmendje e veçantë i kushtohet klasës IX si klasë orientuese, në të cilën nxënësit do të kenë rastin t’i konsolidojnë dituritë dhe shkathtësitë e tyre të arritura, duke kombinuar kurset dhe veprimtaritë praktike e teorike. Ata do të jenë në gjendje edhe të marrin vendime për studime të mëtejme dhe për karrierën profesionale.

· Në shkollën e lartë të mesme nxënësit do t’u shtrohen studimeve më të thella në fusha të ndryshme të diturisë, si dhe formimit të tyre profesional. Mësimi në këtë nivel do të duhej t’i pajiste nxënësit me mjete intelektuale të domosdoshme për vazhdimin e studimeve në shkollimin universitar, si dhe t’i ndihmojë ata të orientohen në fushat e interesimit dhe specializimit të tyre. Shkollimi i mesëm i lartë do të duhej të ofronte gjithashtu edhe nivelin e mesëm të formimit profesional, i cili t’u mundësonte nxënësve të diplomuar të futeshin menjëherë në tregun e punës.

· Model i ri 5+4+3 ofron mundësi për një vazhdimësi më të mirë ndërmjet niveleve të ndryshme të shkollimit si dhe për një disenjim më të ndërlidhur të kurrikulit, në përputhje me objektivat dhe rezultatet e parapara për nivelet e ndryshme arsimore.

· Duke siguruar vlerësim të jashtëm në fund të secilit nga tri nivelet kryesore të shkollimit (duke ruajtur njëkohësisht vlerësimin e brendshëm si mjet të vlefshëm për çmuarjen dhe vlerësimin e arritjeve të nxënsve), do të mundësohet që të sigurohen më tepër informacione kthyese për krijuesit e politikës arsimore për sa u përket arritjeve të nxënësve dhe veçorive të sistemit arsimor. Në bazë të vlerësimit të jashtëm, do të sigurohet një llogaridhënie më e madhe për nxënësit, mësuesit dhe prindërit. Vlerësimi i jashtëm shton mundësitë e një vlerësimi sa më objektiv të cilësisë së shërbimeve arsimore, si dhe mundësitë e secilit nxënës për orientim profesional. Dispozitat e kurrikulit bërthamë në kurrikulet e lëndëve mësimore do të sigurojnë një listë kërkesash të përbashkëta për secilin nivel të shkollimit dhe për secilin lëmë të kurrikulit/përmbajtje të lëndës mësimore, në mënyrë që të ofrojë një bazë për mundësi të barabarta për të gjithë dhe vlerësim të drejtë nga ana e sistemit.

· Dispozitat e kurrikulit vëmendje të veçantë i kushtojnë nevojës për sigurimin e kalimeve spontane nga njëri nivel tek tjetri, dhe nga njëri lloj i shkollës tek tjetri. Ato gjithashtu marrin parasysh lëvizshmërinë e shtuar të nxënësve brenda hapësirës evropiane, si dhe situatën e veçantë të të kthyerve në Kosovë dhe të popullatës të zhvendosur brenda vendit.

II.2 Objektivat dhe rezultatet e parapara për nivelet e ndryshme formale (sipas strukturës së re 5+4+3) dhe shkallët kryesore të kurrikulit A. Arsimi parashkollor5 (Kopshti dhe arsimi parafillor)

5 Arsimimi parashkollor (Kopshtet e fëmijve – 3 deri 5 dhe Arsimimi parafillor – 5 deri 6) paraqet një pjesë me rëndësi të arsimimit në fëmijërinë e hershme, edhe pse ky i fundit përfshin më shumë se sa ofrohet në arsimimin shumë më formal

Page 26: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

26

Arsimi parashkollor paraqet institucionin e parë formal arsimor me të cilin vihen në kontakt fëmijët nga mosha 3-6 vjeç. Ky institucion përfshin kopshtin e fëmijëve (mosha 3-5 vjeç) dhe grupin parafillor (mosha 5-6 vjeç). Krahasimet dhe studimet e shumta ndërkombëtare tregojnë se sistemet arsimore duhet të sigurojnë mundësi më të mira për vijimin e arsimit parashkollor. Ky e ngrit shkallën e vijueshmërisë në arsimin e mesëm dhe të lartë. Fëmijëria e hershme, e cila përfshin arsimimin parashkollor, është periudhë e zhvillimit të shpejtë fizik, intelektual, emocional dhe social të fëmijëve. Zhvillimi personal që zë vend në këtë fazë, është bazë për arsimimin gjatë tërë jetës, prandaj duhet të kultivohet në përputhje me potencialin e tyre për sukses të mëtutjeshëm. Nisur nga pozita dhe rëndësia e arsimit dhe edukimit parashkollor për zhvillimin personal, objektivat e parapara për këtë fazë janë si vijon: · Nxënësit duhet të mbështeten me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin

e tyre individual; ata duhet të përjetojnë hare në procesin e arsimimit e edukimit. · Fëmijët duhet t’u shtrohen normave elementare të bashkëjetesës sociale dhe të vihen

në situata në të cilat liria individuale duhet balancuar me disiplinën dhe rregullat individuale e kolektive;

· Fëmijët duhent inkurajuar që të përmirësojnë përdorimin e gjuhës së folur dhe të shkathtësive të komunikimit në situata të thjeshta të përditshme të jetës. Ata mund të vihen në situata të përdorimit edhe të gjuhëve të tjera në shkallë të komunikimit elementar gojor.

· Fëmijët duhet të reagojnë drejt ndaj mesazheve të thjeshta, të pasurojnë fjalorin e tyre, të mësojnë të angazhohen në diskutime dhe t’u kushtojnë kujdes rregullave themelore të komunikimit.

· Fëmijët duhet të zhvillojnë vëmendjen dhe përqendrimin duke ngulitur vëmendjen në mesazhe të ndryshme. Kjo mund të arrihet me pjesëmarrjen e tyre në lojëra e veprimtari të ndryshme dhe duke kryer detyra individuale të ndryshme që kërkojnë bashkëpunim me të tjerët;

· Puna me fëmijët në procesin e të nxënit elementar sistematik do të duhej të përqendrohej në stimulimin e kureshtjes së tyre për vetveten, shoqërinë, natyrën, diturinë, kulturën dhe teknologjinë, si dhe në stimulimin e kreativitetit të tyre e të kënaqësisë kur ndeshen me përvoja të reja; fëmijët gjithashtu duhet t’u ekspozohen teknologjive të reja informative dhe duhet të familjarizohen me shfrytëzimin e tyre në situatat e përditshme jetësore;

· Fëmijët duhet të zhvillojnë vetëbesimin, duke përfituar nga kujdesi i ngrohtë dhe mundësia për të arritur sukses; ata duhet të përjetojnë pasojat pozitive të zhvillimit të tyre individual duke u trajtuar si anëtarë të vlefshëm të grupit dhe komunitetit;

· Fëmijët duhet të zhvillojnë shkathtësitë elementare sociale, duke mësuar si të ndihmojnë njëri- tjetrin, si të bashkëpunojnë me të tjerët dhe si të sillen në mënyrë të qytetëruar në lojëra dhe në] veprimtari të tjera; ata duhet të kultivojnë respektin ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve, dhe duhet të stimulohen që t'i sendërtojnë si duhet detyrat

Page 27: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

27

e tyre. Fëmijët duhet të kenë rast të mësojnë rregullat elementare shoqërore, si rregullat e mirësjelljes dhe rregullat e higjienës.

· Fëmijtë duhet t’u ekspozohen rregullave elementare të sjelljes në situata të rrezikimit të sigurisë, me qëllim që të ndërgjegjësohen për rreziqet e mundshme në jetën e tyre dhe të të tjerëve, dhe me qëllim që të dinë si të veprojnë dhe si të sigurojnë ndihmën përkatëse në situata të ndryshme, kur ata ose të tjerët të jenë të rrezikuar (p.sh. si t’u shmangen aksidenteve në trafik, si t’u shmangen aksidenteve të mundshme në shtëpi etj.);

· Fëmijët duhet t’i ekspozohen botës përreth, - natyrës, shoqërisë, njerëzve, kulturave. Ata duhet të mësojnë të dallojnë veten nga ambienti që i rrethon, por gjithashtu edhe të identifikojnë elementet e përbashkëta midis tyre dhe njerëzve të tjerë, midis vendeve, dukurive, gjërave, proceseve etj.

· Fëmijët duhet t’i ekspozohen edukimit estetik duke u ofruar mundësi të përjetojnë kënaqësi gjatë veprimtarive të ndryshme muzikore e teatrore, gjatë lojërave e vizatimit. Fëmijët duhen mbështetur në zhvillimin e shijes së mirë dhe të një qasjeje krijuese gjatë veprimtarive të ndryshme artistike;

· Fëmijët duhet t’i zhvillojnë potencialet e tyre fizike, shkathtësitë motorike dhe kënaqësinë gjatë aktiviteteve fizike; ata duhet të kuptojnë nevojën për kultivimin e shëndetit fizik dhe nevojën që t’u shmangen aksidenteve të ndryshme apo pengesave që mund t’i shkaktojnë funksionimit të drejtë të trupit të tyre përmes sjelljes së tyre.

Qëllimet e arsimimit parafilllor6 Përveç qëllimeve të lartpërmendura, në grupin parafillor7 (mosha 5-6 vjeç), fëmijët duhet t’u ekspozohen përvojave të nxënies, të cilat u afrohen më shumë përvojave të shkollimit fillor. Këtu përfshihen elementet themelore të përgatitjes për lexim, shkrim dhe llogaritje me numra. Ata do të familjarizohen me elementet fillestare të shkronjave, me strukturën e teksteve të thjeshta (p.sh. ndjekja e veprimit në një rrëfim duke vrojtuar një seri fotografish dhe duke identifikuar elementet e caktuara të fotografive të dhëna). Fëmijët po ashtu duhet t’u ekspozohen numrave dhe operacioneve të thjeshta matematikore, që kanë të bëjnë me grupimin e elementeve, gjetjen e asociacioneve ndërmjet simboleve të ndryshme matematikore dhe objekteve të ndryshme konkrete, dhe me zgjidhjen e problemeve të përditshme duke shfrytëzuar veprimet matematikore (si, p.sh., ndarja e një cope të ëmbëlsirës për anëtarët e grupit të tij); B. Shkollimi i detyrueshëm (klasat 1-9) B.1 Arsimi fillor (klasat 1-5)

6 Udhëzimet e reja për arsimin parashkollor, i cili do të zhvillohet në shkallën e dytë të procesit të zhvillimit të kurrikulit, do të merren me këtë çështje hollësisht 7 Grupet parafillore zakonisht organizohen brenda shkollës fillore

Page 28: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

28

Shkollimi i detyrueshëm përfshin arsimin fillor (klasat 1-5) duke filluar nga mosha 6 vjeç. Në këtë fazë, kurrikuli duhet të synojë të përmbushë nevojat dhe interesimet e fëmijëve. Gjatë kësaj faze vendosen bazat e shprehive të nxënies dhe duhet kultivuar zhvillimi intelektual, emocional dhe social, duke i kushtuar një kujdes të veçantë zhvillimit të personalitetit të fëmijës. Çdo nxënës në Kosovë gëzon të drejtën për një shkollim solid elementar. Qëllimet kryesore të shkollimit fillor duhet të jenë si vijon: · Përvetësimi i shkathtësive elementare të leximit, shkrimit dhe të llogaritjes

matematikore, në mënyrë që nxënësve t’u mundësohet të ballafaqohen me sukses me kërkesat e arsimit elementar dhe të përvetësojnë mjetet kryesore për procesin e mëtejshëm të nxënies;

· Përvetësimi i diturive dhe shkathtësive elementare për përdorimin e drejtë të gjuhës së shkruar dhe të folur në situatat e komunikimit të përditshëm dhe në fusha të ndryshme të jetës (siç është, p.sh. mësimi i shkrim-leximit nëpërmjet mediave.);

· Përvetësimi i informacioneve elementare në matematikë dhe në shkencat e natyrës, në mënyrë që të njihen me metodat për një qasje sistematike shkencore ndaj dukurive natyrore; nxënësit duhen ndihmuar që të kultivojnë më tutje sensin e tyre të natyrshëm për gjurmime e eksperimentime dhe të përjetojnë kënaqësinë në ballafaqime me sfida të ndryshme që kanë të bëjnë me zbulime personale;

· Përvetësimi i njohurive elementare të historisë së popullit shqiptar të Kosovës dhe të historisë së komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë; në këtë kontekst ata duhen ndihmuar në zhvillimin e interesimit për hulumtimin e ngjarjeve historike nga perspektiva e ballafaqimit konstruktiv me të kaluarën dhe në vlerësimin e kontributit të njerëzve e personalitetve historike në zhvillimin shpirtëror e material të vendit të tyre, por edhe më gjerë, si dhe drejt mirëqenies shoqërore; kujdes i veçantë i duhet kushtuar edhe përkufizimit dhe kultivimit të vlerave siç janë - dinjiteti i njeriut, pavarësia dhe bashkëpunimi paqësor me të tjerët;

· Aftësimi i nxënësve që të orientohen në hapësirë, duke shfrytëzuar njohuritë dhe shkathtësitë elementare historike e gjeografike të lidhura me identifikimin e rrethit të tyre të ngushtë në hartë, me njohjen e numrave themelorë, dhe me dallimin e periudhave të ndryshme kohore e të njësive të matjes së kohës;

· Sigurimi i një ambienti të volitshëm të nxënies, në mënyrë që nxënësit të përjetojnë kënaqësinë dhe entuziazmin gjatë procesit të nxënies; përkrahja e tyre për t’iu qasur me guxim dhe në mënyrë krijuese sfidave të ndryshme të nxënies;

· Inkurajimi i nxënësve për të marrë ndonjë iniciativë e veprim të pavarur, por gjithnjë duke mbajtur parasysh rregullat themelore të sjelljes në grup, varësisht prej llojeve të ndryshme të veprimtarive që zhvillojnë;

· Përkrahja e nxënësve në zhvillimin e shkathtësive elementare jetësore dhe në familjarizimin me shoqërinë dhe qytetërimin aktiv demokratik. Nxënësit duhet t'i kuptojnë e t' i respektojnë të drejtat e njeriut dhe të mësojnë të ballafaqohen në mënyrë pozitive me dallimet; në këtë moshë, ata duhet të ballafaqohen po ashtu me çështjet gjinore, si dhe me çështjet që kanë të bëjnë me dallimet ndërmjet njerëzve,

Page 29: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

29

ata duhet t’i zhvillojnë aftësitë e tyre që të mund t’i vlerësojnë pozitivisht këto dallime.

· Nxënësit duhet t’i përmbahen disiplinës në punë, në vështrimin e planifikimit të veprimtarive, respektimit të orarit; ata gjithashtu duhet të përfshihen në procedurat e marrjes së vendimeve në klasë dhe shkollë;

· Familjarizimi me forma të ndryshme të shprehjes artistike dhe inkurajimi për t’u shprehur përmes formave të komunikimit joverbal (arteve figurative, muzikore, koreografike,…);

· Stimulimi që të merren me sporte në mënyrë individuale dhe në grupe me të tjerët, duke zbatuar rregullat e lojës fer dhe solidaritetin në grup;

· Familjarizimi me bazat e arsimimit teknologjik, përfshirë edhe teknologjinë informative TIK, dhe stimulimi i nxënësve që shkathtësitë praktike t’i shfrytëzojnë në situatat e jetës së përditshme.

Në shkollimin fillor (klasa 1-5) vëmendje e veçantë i duhet kushtuar kultivimit të qëndrimit pozitiv ndaj nxënies dhe stimulimit të vullnetit të tyre që të angazhohen në mënyrë të arsyeshme në përmbushjen e kërkesave shkollore. Rezultatet kryesore të parapara që të arrihen për këtë fazë të shkollimit, janë si vijon: · Shfrytëzimi i drejtë i gjuhës amtare, në situata të thjeshta të komunikimit me gojë dhe

me shkrim; · Zotërimi i gjuhës angleze në shkallë elementare, në vështrimin e shkathtësisë për të

dëgjuar e për të kuptuar porosi me shkrim e me gojë, dhe për të lexuar e për të shkruar tekste të thjeshta;

· Njohja dhe shfrytëzimi i simboleve matematikore dhe veprimeve në zgjidhjen e problemave të thjeshta matematikore në jetën e përditshme;

· Ndërgjegjësimi për mjedisin shoqëror e natyror, si dhe për mundësitë e veprimit vetjak në të;

· Njohja me mjetet moderne të komunikimit dhe me procedurat e thjeshta teknologjike; · Orientimi në kohë dhe hapësirë në raport me rrethin familjar, Kosovën dhe vendet

fqinje; · Njohja e vlerave elementare dhe normave të shoqërisë demokratike dhe e të drejtave

të njeriut; aftësia për manifestimin e interesimit për çështje të ndryshme publike dhe për t’u sjellë në mënyrë të qytetëruar në familje dhe në shoqëri;

· Respektimi i trashëgimisë kulturore pavarësisht nga implikimet e saj social-politike e historike;

· Njohja dhe shfrytëzimi i mjeteve të ndryshme të shprehjes artistike; · Ndërgjegjësimi rreth nevojës për mbajtjen e higjienës personale e të shëndetit

personal dhe për mundësinë e shmangies nga faktorë e situata të ndryshme që mund ta rrezikojnë shëndetin; dhe aftësia për t’iu përmbajtur normave shëndetësore e rregullave të sigurisë;

Page 30: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

30

· Aftësia për të zotëruar dhe kontrolluar funksionet trupore dhe për të bashkëpunuar me të tjerët në lojëra e në veprimtari të tjera fizike;

Duke pasur parasysh karakteristikat e zhvillimit fizik dhe psikologjik në këtë moshë, nxënësve duhet t'u mundësohet që të përjetojnë kënaqësi dhe të jenë të interesuar për punën në shkollë përmes një qasjeje më shumë të orientuar drejt nxënësit në veprimtaritë e mësimdhënies/nxënies. Ata nuk bën të stërngarkohen me njohuri të panevojshme dhe provokimet për të nxënë duhet të mbajnë parasysh zhvillimin e shkathtësive të larta intelektuale dhe të qëndrimit pozitiv ndaj vetvetes, ndaj të tjerëve, ndaj shkollës dhe punës. Shkollat dhe mësuesit duhet të provojnë të sigurojnë një ambient të përshtatshëm të të nxënit për nxënësit e tyre dhe të përqëndrohen në lojra e veprimtari që mund të sigurojnë një atmosferë të relaksuar e të këndshme të të nxënit. Ata gjithashtu duhet të përqëndrohen në nevojën për të zbuluar potencialin individual të nxënësve dhe nxënësit t’i bëjnë të ndërgjegjshëm për këtë. Mësimi dhe të nxënët në shkollimin fillor duhet të organizohet nga mësuesi klasor, me ndihmën eventuale të mësuesve të specializuar për lëndët në lëmenj siç janë: arti, muzika, edukata fizike, gjuhët e huja, teknologjia informative. B.2 Shkolla e mesme (klasat 6-9) Shkollimi i detyrueshëm përfshin gjithashtu shkollimin e mesëm, nga klasa 6 deri në klasën 9. Si fazë e shkollimit të detyrueshëm, shkollat e mesme duhet të sigurojnë kushte të përshtatshme për zhvillimin intelektual, estetik, fizik, personal, social, moral dhe shpirtëror të nxënësve. Dëshira e tyre për të nxënë duhet të stimulohet më tutje, në mënyrë që që njohuria e nxënë në këtë fazë, të arrijë të bëhet bazë e qëndrueshme për fazat e tjera të shkollimit. Shkollimi i mesëm (shkolla e meme e ulët) është fazë e shkollimit ku nxënësit për herë të parë vihen përballë njohurive akademike, bazave shkencore dhe sferave të ndryshme kulturore. Ndonëse metodologjitë e përqendruara tek nxënësi zbatohen edhe në këtë fazë, nxënësit ballafaqohen po ashtu me perspektivën e orientuar në lëndët mësimore. Një ndër qëllimet kryesore të këtij niveli të arsimit, është që nxënësit të përgatiten për orientim të mëtejshëm akademik e profesional dhe t’u ndihmojë atyre të realizojnë interesimet e tyre personale për sa i përket nxënies dhe aspiratave; nxënësit duhet të krahasojnë potencialin, interesimet dhe nevojat e veta me aspiratat e prindërve, të mësuesve dhe të komunitetit. Në këtë fazë, rregullat e kurrikulit pasurohen duke i sjellë nxënësit përballë një spektri më të gjerë të përvojës në nxënie, me qëllim të mbështetjes së tyre në identifikimin e preferencave të tyre dhe sferave specifike të interesimit të tyre.

Page 31: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

31

Qëllimet kryesore të arsimimit në shkollë të mesme janë si vijon: · Nxënësit duhet t’u shtrohen sfidave të reja të mësimit të gjuhës së tyre amtare, në

mënyrë që të zhvillojnë shkathtësitë e tyre të komunikimit me gojë e me shkrim; ata duhet t’u ekspozohen llojeve të ndryshme të fjalimeve (diskurseve) dhe teksteve, me një përqendrim të veçantë në letërsi dhe në përdorimin e gjuhës në situata të ndryshme të jetës;

· Nxënësit duhet t’i ekspozohen më tepër gjuhës angleze si gjuhë e parë e huaj, deri në shkallën e komunikimit të mirë me gojë dhe në në shkallën për të kuptuar porosi të shkruara dhe të zotërojnë shkathtësinë elementare në të shkruar;

· Nxënësit duhet të përvetësojnë një gjuhë të dytë/shtesë të huaj, deri në shkallën e komunikimit të mirë me gojë dhe për të kuptuar porosi të shkruara;

· Përvetësimi i bazave të shkencave natyrore dhe njohja me qasjet sistematike shkencore ndaj dukurive të ndryshme natyrore; nxënësit duhet të familjarizohen me metodat e ndryshme të hulumtimit shkencor dhe duhet t’u ekspozohen qasjeve të ndryshme shkencore ndërdisiplinare;

· Njohuritë e shkathtësitë matematikore për këtë fazë duhet të mundësojnë zotërimin e llogaritjeve aritmetikore, të algjebrës, gjeometrisë dhe trigonometrisë, në mënyrë që nxënësit të mund të shfrytëzojnë mjetet matematikore në zgjidhjen e problemave të ndryshme të natyrës matematikore dhe shkencore;

· Nxënësit duhet t’i ekspozohen në mënyrë sistematike mësimit të historisë së Kosovës dhe të historisë botërore; ata do të duhej të jenë në gjendje të kuptojnë lidhjen ndërmjet historisë vendore dhe rajonale ose botërore, si dhe të orientohen lehtë në kohë dhe hapësirë ;

· Familjarizimi me qytetërimin demokratik dhe aftësimi e inkurajimi për një impenjim aktiv në segmente të ndryshme të jetës shoqërore; nxënësit gjithashtu duhet të respektojnë të drejtat e njeriut në situata të ndryshme në shkollë dhe jashtë saj;

· Inkurajimi i nxënësve për shfrytëzimin e mundësive të shumta për sigurimin dhe përpunimin e informacioneve si dhe për zhvillimin e një qasjeje kritike ndaj informacioneve që u ofrohen;

· Nxënësit duhet t’u ekspozohen çështjeve të mbrojtjes së mjedisit, si dhe çështjeve dhe shkathtësive të vërteta jetësore dhe çështjeve të sigurisë;

· Nxënësit duhen inkurajuar që të zotërojnë forma të ndryshme të shprehjes artistike në mënyrë krijuese, dhe tek ata duhet të kultivohen preokupimet artistike me përdorimin e mjeteve moderne dhe tradicionale, ata duhet t' i ekspozohen historisë së artit dhe muzikës si dhe duhet të ndihmohen për të zhvilluar ndjeshmërinë artistike;

· Nxënësit duhet të inkurajohen që të angazhohen në veprimtaritë e ndryshme sportive, dhe të kultivojnë mirëqenien e tyre fizike, duke praktikuar ushtrime të rregullta fizike dhe sporte;

· Nxënësit duhet të ndihmohen vazhdimisht që të përforcojnë aftësitë e veta gjatë punës individuale dhe grupore;

· Nxënësit duhet të këshillohen në lidhje me orientimin dhe aspiratat e tyre akademike dhe profesionale;

Page 32: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

32

Rezultatet kryesore të kësaj faze të shkollimit për arritjet e nxënësve janë si vijon: · Zotërimi i gjuhës amtare duke manifestuar në mënyrë solide shkathtësitë e

përvetësuara për sa i përket dëgjimit, komunikimit, leximit dhe shkrimit të porosive të shkruara e gojore në shkallë të vështirësive mesatare;

· Zotërimi i mirë i gjuhës angleze si gjuhë e parë e huaj, duke manifestuar në mënyrë solide shkathtësitë e përvetësuara sa i përket dëgjimit, komunikimit, leximit dhe shkrimit të porosive të shkruara e gojore në shkallë të vështirësisë së lehtë apo të mesme;

· Përvetësimi i gjuhës së dytë/shtesë , në mënyrë që të jenë në gjendje të dëgjojnë dhe të kuptojnë porosi të thjeshta gojore e të shkruara dhe të angazhohen në situata të thjeshta komunikimi që lidhen me jetën e tyre të përditshme;

· Përvetësimi i njohurive dhe zhvillimi i shkathtësive që kanë të bëjnë me përdorimin e mjeteve matematikore në zgjidhjen e problemave të ndryshme shkencore dhe praktike/teknologjike;

· Manifestimi i aftësive kërkimore dhe potencialit për t’iu qasur në mënyrë krijuese problemave dhe çështjeve shkencore;

· Manifestimi i shkathtësive intelektuale dhe participuese që kanë të bëjnë me qytetërimin demokratik dhe respektimin e të drejtave të njeriut në situata të jetës së përditshme;

· Demonstrimi i përdorimit të shkathtësive teknike për zgjidhjen e problemeve praktike të thjeshta ose mesatarisht të vështira lidhur me punëdoren;

· Përdorimi i drejtë i teknologjisë moderne në marrjen dhe përpunimin e informacioneve, si dhe në zgjidhjen e problemeve teorike dhe praktike;

· Zhvillimi i ndjenjës për artet e bukura e muzikën dhe angazhimi në aktivitete artistike duke përdorur në mënyrë krijuese teknikat e mësuara;

· Ndërgjegjësimi për nevojën e kultivimit të higjienës fizike dhe shëndetësore dhe shfrytëzimi adekuat i procedurave e mjeteve të ndryshme në këtë drejtim;

· Ndërgjegjësimi për problemet e mundshme që kanë të bëjnë me pubertetin dhe adoleshencën; ndërgjegjësimi për çështje gjinore dhe seksuale;

· Qasja kritike ndaj porosive të mediave masive dhe mesazheve të tjera publike; · Manifestimi i respektit dhe tolerancës, i gatishmërisë për bashkëpunim dhe respektim

të rregullave që kanë të bëjnë me bashkëjetesën paqësore dhe tolerancën; · Zhvillimi i aftësive fizike, i motorikës dhe i shkathtësive koordinuese; manifestimi i

aftësisë që të ballafaqohen në mënyrë pozitive me situata të lojës dhe garave fer dhe bashkëpunimit në fushën e aktiviteteve sportive;

C. Shkolla e mesme e lartë (klasa 10-12) – përfshin gjimnazet teorike dhe profesionale, si dhe shkollat profesionale Shkolla e mesme e lartë paraqet fazën në të cilën plotësohen përvojat e të nxënit, të cilave u ekspozohen nxënësit në vazhdimin e shkollimit, për sa i përket krijimit të bazës për

Page 33: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

33

studime të mëtejme akademike dhe për orientim profesional. Kjo gjithashtu paraqet fazën në të cilën ofrohen mundësi /drejtime/ të ndryshme të formimit profesional në gjimnazet profesionale ose në shkollat profesionale. Shkolla e mesme e lartë duhet të ofrojë bazën për një proces më të gjerë, më të thelluar dhe më të specializuar të të nxënit, duke pasur parasysh orientimin e ardhshëm të nxënësve në studimet akademike dhe/apo kualifikimin e tyre profesional e nevojën për t’i pajisur ata me shkathtësi për të nxënë gjatë tërë jetës. Në këtë fazë të shkollimit, përvetësimi dhe zhvillimi i diturive, shkathtësive dhe vlerave/qendrimeve duhet të marrë parasysh nevojat për përgatitjen e të rinjve që të marrin përgjegjësinë mbi jetën e tyre, të inkuadrohen në shoqëri si qytetarë aktivë e kompetentë, dhe të angazhohen me sukses në tregun e punës. Në këtë fazë nxënësit duhet t’u ekspozohen diturive dhe shkathtësive më të specializuara, në përputhje me potencialin e tyre intelektual, emocional dhe fizik për zhvillimin në adoleshencë. Në këtë fazë duhet të theksohen po ashtu edhe metodologjitë e përqendruara tek nxënësi. Duke pasur parasysh se shkollimi i lartë i mesëm ka të bëjë me përgatitjen për shkollim universitar dhe për karrierë, në gjimnazet teorike a profesionale objektivat kryesore arsimore do të jenë si vijon: · Nxënësit duhet të provokohen që të zotërojnë në mënyrë korrekte gjuhën amtare dhe

gjuhën angleze, por edhe një gjuhë tjetër (klasike a moderne) në situata të ndryshme të komunikimit me shkrim ose me gojë; ata duhet të provokohen me mesazhe orale dhe tekstuale në shkallë të vështirësisë së mesme e të lartë:

· Ata duhet të kenë një orientim të mirë në letërsi dhe duhet të jenë në gjendje të shfrytëzojnë gjuhën në lloje të ndryshme të shkrimeve vetjake;

· Nxënësit duhen inkurajuar në zhvillimin e shkathtësive të tyre argumentuese dhe të potencialit që të angazhohen në mënyrë krijuese në diskutime publike;

· Nxënësit duhet të ballafaqohen me teoritë matematikore dhe shkencore, si dhe me llogaritje në shkallë të vështirësisë së mesme e të lartë;

· Ata duhet të përvetsojnë gjithashtu teknologjinë dhe teknologjinë informative, në mënyrë që të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë atë drejt në situata të ndryshme jetësore dhe me rastin e zgjidhjes së problemeve;

· Ata duhet të ndërgjegjësohen e të stimulohen për të zhvilluar shkathtësitë intelektuale të domosdoshme për studime të mëtejme;

· Duhet mbështetur zhvillimi i tyre emocional dhe social, duke mbajtur parasysh aftësimin e tyre për t’u ballafaquar me situata të ndryshme jetësore;

· Talentet, interesimet dhe nevojat e tyre duhet të adresohen me kujdes përmes mënyrave të ndryshme të nxënies së diferencuar dhe duhet të lidhen me orientimin e tyre akademik dhe profesional;

Page 34: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

34

· Nxënësit duhet të konsolidojnë njohuritë e tyre, shkathtësitë dhe qëndrimet që lidhen me qytetërimin demokratik dhe me respektimin e të drejtave të njeriut. Ata duhet të angazhohen në aktivitete dhe përvoja të ndryshme demokratike në shkollë dhe jashtë saj; duhet të zhvillojnë interesimin për identifikimin e çështjeve që kanë të bëjnë me jetën shoqërore, që kërkojnë angazhimin qytetar, dhe duhet të jenë në gjendje të propozojnë zgjidhje konstruktive, në mënyrë që të zgjidhin çështje të ndryshme me interes shoqëror;

· Nxënësit duhet të inkurajohen që të stërhollojnë sensin dhe shijen artistike si dhe të zhvillojnë interesimin për lloje të ndryshme të shprehjes artistike;

· Ata duhet të inkurajohen që të merren me sporte të ndryshme dhe me aktivitete të tjera fizike, të garojnë dhe të zhvillojnë lojë të drejtë;

· Drejtimet e caktuara profesionale duhet t’u mundësojnë nxënësve që pas diplomimit të konkurrojnë me sukses në tregun e punës;

Rezultatet kryesore që priten nga nxënësit pas përfundimit të kësaj faze, duhet të jenë si vijon: · Nxënësit do të jenë në gjendje të komunikojnë në mënyrë efikase në gjuhën amtare,

në gjuhën angleze dhe në një gjuhë tjetër, duke manifestuar rrjedhshmëri në të shprehur, qartësi dhe korrektësi në mesazhet e shkruara dhe të folura;

· Ata duhet të jenë në gjendje të shprehin kreativitetin në shfrytëzimin e gjuhës në shkrime të ndryshme vetjake dhe të manifestojnë qasje kritike ndaj letërsisë, mesazheve të mediave masive dhe llojeve të tjera të diskurseve e teksteve, d.m.th. ndaj fjalës - diskursit publik etj.;

· Nxënësit duhet të manifestojnë potencialin e tyre që të japin mendimin për tema të caktuara, duke prezentuar argumente dhe duke u angazhuar në mënyrë të civilizuar në dialog publik;

· Ata duhet të manifestojnë aftësi të larta intelektuale kur të kenë të bëjnë me gjuhën matematikore dhe shkencore, me operacione, procedura e teori;

· Nxënësit duhet të jenë në gjendje të zgjidhin probleme në mënyrë krijuese duke përdorur njohuritë e përvetësuara dhe duke shfrytëzuar dituritë e shkathtësitë e përvetsuara në situata e kontekste të reja;

· Ata duhet të manifestojnë aftësinë për të identifikuar burimet e ndryshme të informacionit dhe qasjen kritike ndaj llojeve të ndryshme të të dhënave;

· Nxënësit duhet të manifestojnë përgjegjësinë ndaj të nxënit dhe angazhimit të tyre në jetën private, profesionale dhe shoqërore;

· Ata duhet të jenë në gjendje t’u qasen në mënyrë konstruktive situatave të ndryshme të konfliktit, dhe duhet të jenë në gjendje të bashkëpunojnë me të tjerët, duke manifestuar sinqeritet, tolerancë dhe lojë fer;

· Ata duhet të manifestojnë kurajon dhe iniciativën në marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e tyre.

Page 35: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

35

Shkollat profesionale8 Objektivi kryesor i këtij lloji të shkollimit të mesëm të lartë është që nxënësve t’u jepet një kualifikim profesional, në mënyrë që t’i ndihmojë ata që, menjëherë pasi të diplomojnë, të futen në tregun e punës. Kualifikimet që ofrojnë shkollat profesionale duhet të mbajnë parasysh Standardet e Bashkësisë Evropiane, për sa u përket kategorive profesionale dhe kohëzgjatjes së shkollimit. Zhvillimi intelektual, emocional, social, fizik dhe shpirtëror duhet të realizohet nëpërmjet lëndëve të profilit të përgjithshëm/ akademike dhe si shtesë në këto shkolla ofrohet trajnim esencial professional. Gjithashtu ofrohet mundësia për kalimin e nxënësve nga gjimnazet teorike e profesionale në shkollat profesionale, dhe anasjelltas. Në mënyrë që të vazhdojnë shkollimin universitar, nxënësit e shkollave profesionale duhet të marrin provimin e maturës.

8 Zhvillimin dhe reformimin e shkollave profesionale e koordinon GTZ si agjenci drejtuese pranë Departamentit të Arsimit dhe të Shkencës. Prandaj, korniza e kurrikulit u referohet kryesisht çështjeve që kanë të bëjnë me arsimimin e përgjithshëm.

Page 36: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

36

Shkallët kryesore të kurrikulit

Gjatë hartimit të kurrikulit merren parasysh disa shkallë kryesore të kurrikulit, si faza që kanë disa veçori të përbashkëta për sa i përket zhvillimit të fëmijëve, kërkesave kurrikulare dhe qasjeve ndaj mësimidhënies/ nxënies.

Tabela 2. Shkallët kryesore të kurrikulit Mosha Niveli formal i arsimit Klasa Shkallët kryesore Shkollat e mesme 17 të larta XII 16 (Gjimnazet dhe XI Orientim dhe specializim 15 Shkollat profesionale) X 14 IX Orientim 13 VIII Shkolla e mesme 12 VII Përforcim dhe orientim 11 VI 10 V 9 Shkolla IV Zhvillim dhe përforcim 8 fillore III 7 II 6 I Përvetësim bazë/Bazat e arsimimit elem. 5 Arsimimi parafillor

Page 37: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

37

Shkallët kryesore të kurrikulit paraqesin shkallët e shkollimit që mbulojnë disa vite; në disa raste këto përputhen me shkallët formale të sistemit të arsimit e në disa raste mund të mbulojnë nivele të ndryshme. Arsyet për disenjimin e kurrikulit në bazë të fazave kryesore të kurrikulit jepen me: · transparencën dhe saktësimin në artikulimin e qëllimeve dhe detyrave të arsimit; · mundësinë e udhëzimeve konkrete për organizimin e punës në shkollë duke u

kushtuar vëmendje të veçantë metodave specifike, rezultateve dhe mjeteve të vlerësimit;

· mundësinë për të ofruar provokime/sfida të reja kurrikulare duke pasur parasysh specifikat e zhvillimit të nxënësit në fazën e caktuar dhe synimet specifike të secilës shkallë të kurrikulit.

Veçoritë kryesore të fazave kryesore të kurrikulit Përvetësim bazë/bazat e arsimit elementar (klasat parashkollore dhe klasa I dhe klasa II ) Në këtë fazë fëmijët, për herë të parë, i shtrohen disiplinës së institucioneve shkollore formale dhe qasjeve të të nxënit sistematik. Ata duhet të ballafaqohen me këto sfida: · Mësimi për të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësinë në kontekst të klasës; · Të mësuarit e kodeve themelore konvencionale (lexim, shkrim, aritmetikë); · Hulumtimi i mjedisit në mënyrë më sistematike; · Përmbushja e detyrave të caktuara duke i mbajtur premtimet dhe duke respektuar

afatet; · Ballafaqim me aktivitetet dhe me procedurat e ndryshme të nxënies si individë dhe si

pjesëtarë të grupit. II- Zhvillimi dhe përforcimi (klasat III, IV, V) Kjo fazë synon t’u ndihmojë nxënësve që të përvetësojnë dituritë dhe shkathtësitë elementare, si një mjet për nxënie dhe zhvillim të mëtejshëm. Në këtë fazë vend kryesor duhet të zënë: · Aftësimi dhe inkurajimi i nxënësve për përdorim të drejtë të gjuhës amtare në

komunikimin me shkrim dhe me gojë; · Aftësimi për përdorimin e drejtë të simboleve dhe veprimeve aritmetike; · Familjarizimi me fusha të reja të dijes; · Zhvillimi i mendimit të strukturuar dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve; · Zhvillimi i përgjegjësisë ndaj vetes (zhvillimit, suksesit dhe shëndetit personal), ndaj

të tjerëve dhe mjedisit që i rrethon.

Page 38: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

38

Kjo është fazë kalimtare nga shkolla fillore në të mesmen, në të cilën nxënësit duhet të konsolidojnë arsimimin e tyre elementar dhe të përgatiten për kërkesat e reja të nivelit vijues formal të arsimit. Ata gjithashu hyjnë në fazën e pubertetit dhe duhet të ballafaqohen me sfida të reja në zhvillimin e tyre personal. Në këtë fazë nxënësit ballafaqohen me sfida të reja, siç janë: · Pasurimi i burimeve të informacionit; · Kultivimi i pavarësisë në planifikimin dhe realizimin e detyrimeve të tyre; · Ndërlidhja e njohurive teorike me problemet praktike; · Zgjerimi i rregullave kurrikulare; · Zhvillimi i një qëndrimi pozitiv ndaj vetes dhe i një qëndrimi të hapur ndaj të

tjerëve; · Zhvillimi i qasjes kritike dhe krijuese. III. Përforcimi dhe orientimi (klasat VI, VII, VIII) Kjo fazë synon thellimin e njohurive në fusha të ndryshme të dijes, si dhe sigurimin e një baze për orientimin profesional dhe karrierën e ardhshme. Në këtë fazë nxënësit u shtrohen sfidave të ndryshme, si: · Zbulimi i interesimeve dhe aspiratave të tyre; · Zhvillimi i aftësive për vetëvlerësim; · Zhvillimi i aftësive efektive komunikative, përfshirë edhe kodet e specializuara

shkencore; · Zgjerimi i mundësive të komunikimit me gojë e me shkrim në gjuhën amtare, në

gjuhën angleze dhe në një gjuhë të huaj tjetër; · Zhvillimi i përgjegjësisë për sa i përket integrimit në mjedisin shoqëror dhe për

mbrojtjen e mjedisit. IV-Orientimi (IX) Kjo fazë synon orientimin e nxënësve duke vrojtuar e shqyrtuar shumë mundësi për të zgjedhur shkollimin e mëtejshëm, me qëllim që ta kenë më lehtë të vendosin për shkollën përkatëse apo karierën e ardhshme profesionale. Në këtë faze nxënësit u shtrohen sfidave, siç janë:

· Familjarizimi me mundësitë e zgjedhjes dhe përcaktimit për profesionet e ndryshme;

· Njohja dhe verifikimi i afiniteteve e cilësive vetjake; · Zhvillimi i gatishmërisë dhe përgjegjësisë për marrjen e vendimeve në mënyrë

të pavarur; · Përpjekja dhe përgjegjësia për orientim të suksesshëm

Page 39: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

39

V. Orientim dhe Specializim (X-XII) Kjo faze synon studimin e thelluar në profiling e zgjedhur dhe aftësimin pë integrim të suksesshëm në tregun e punës apo për orientimin dhe inegrimin në arsimin universitar. Në këtë faze nxënësit ballafaqohen me sfida: · Zhvillimi i vetëbesimit; · Kultivimi i vullnetit të lirë për marrjen e vendimeve dhe të përgjegjësisë për

veprimet e ndërmarra; · Gatishmëria për impenjime të vazhdueshme dhe aspirata gjithnjë e më të larta në

vështrim të nxënies dhe përgatitjes për karrierën e ardhshme dhe për jetën.

Page 40: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

40

KAPITULLI III – OBJEKTIVAT DHE ÇËSHTJET NDËRRKURIKULARE

III.1 Objektivat ndërkurrikulare III.2 Çështjet ndërkurrikulare dhe dimensionet e reja te edukimit

III.1 Objektivat ndërkurrikulare Përderisa kurrikula tradicionale është përqendruar kryesisht në përcaktimin e objektivave të diferencuara të të nxënit për lëndë apo fusha të caktuara kurrikulare, qasjet e reja në zhvillimin e kurrikulit theks të veçantë vendosin edhe në objektivat ndër-kurrikulare. Këto objektiva ngërthejnë preokupimet dhe qëllimet e edukimit, të cilat mund të arrihen bashkërisht përmes të gjitha lëndëve në kurrikul, si dhe përmes veprimtarive jashtë kurrikulare dhe jashtë shkollës (p.sh. Edukata muzikore mund të kultivohet jo vetëm përmes Muzikës si lëndë mësimore, por gjithashtu përmes lëndës së Gjuhës së huaj apo Gjuhës amtare, ose anasjelltas; zgjidhja paqësore e konfliktit mund të promovohet jo vetëm nëpërmjet ndonjë kursi specifik për zgjidhjen e konfliktit ose përmes Edukimit qytetar dhe për të drejtat e njeriut, por edhe përmes të gjitha lëndëve si dhe përmes organizimit të përgjithshëm të punës së shkollës dhe të atmosferës së punës). Për realizimin e objektivave ndërkurrikulare si parakusht nevojitet një menaxhim demokratik i shkollës dhe ekzistimi i objektivave të qarta arsimore, një bashkëpunim i mirë ndërmjet mësimdhënësve e shkollës dhe komunitetit. Në vijim paraqiten objektivat e rëndësishme ndërkurrikulare për sistemin e arsimit në Kosovë · Mësimi për të nxënë. Sot të nxënit konsiderohet si burimi më I rëndësishëm I

zhvillimit personal dhe social. Ai është një proces I përhërshëm I cili nuk merr fund me përfundimin e shkollimit. Preandaj , shkolla është vetëm një hap dhe bazë për zhvillim të mëtejshem. Dija, shkathtësitë dhe qëndrimet duhet zhvilluar në përputhje me specifikat e shoqërisë së përcaktuar për nxënie 9dhe për nxënie elektronike. Të gjitha lëndët dhe veprimtaritë jashtë kurrikulare mund të kontribuojnë që t’i ndihmojnë nxënësit për t’ia dalë me nevojën gjithnjë më të madhe për t’iu qasur informacioneve duke shfrytëzuar burime të ndryeshme dhe për zbërthimin e tyre kreativ dhe të efektshëm në situata të ndryshme. Shkathtësitë jetësore kanë disa dimensione, nga të cilat më të rëndësishmet janë:

· Edukimi për qytetarinë demokratike dhe të drejtat e njeriut. Nxënësit duhet të stimulohen për ta zhvilluar respektin ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve duke qenë të ndërgjegjshëm për të drejtat e njeriut dhe të përgatitur për të vepruar me përgjegjësi

9 Shprehja shoqëri e përcaktuar për nxënie nënkupton shoqërinë e cila e çmon (vlerson) të nxënit si burim më të rëndësishëm për zhvillim. Shprehja shoqëri e përcaktuar për nxënie elektronike përdoret për të theksuar rëndësinë e përdorimit të mediave elektronike në proceset e nxënies sot.

Page 41: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

41

për respektimin e tyre në situata të ndryshme jetësore dhe për t’i mbrojtuar ato. Një vëmendje e posaçme duhet t’i kushtohet çështjes së minoriteteve dhe çështjes gjinore, si dhe refugjatëve dhe njerëzve të zhvendosur brenda vendit.

· Edukimi për shkathtësi jetësore. Nxënësit duhet t’u ekspozohen sfidave të ndryshme që shfaqen në jetën e njeriut në situata të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, p.sh. duke filluar nga të qenët anëtar i familjes dhe përjetimi i roleve në familje e deri tek ekspozimi në situata të fatkeqësive të natyrës, konflikteve shoqërore dhe të llojeve të ndryshme ose të faktorëve të rrezikut, siç janë alkooli, droga, ndotja dhe stilet jo të shëndetshme të jetës. Për shkak të situatës specifike në Kosovë, si një shoqëri e pasluftës që është, vëmendje e posaçme duhet t’u kushtohet çështjeve siç janë vetëdijesimi për minat dhe ndërgjegjësimi për situatat e tjera të rrezikshme nga lufta. Për sa u përket problemeve të kaluara e të tashme me refugjatë, në Kosovë vëmendje e posaçme duhet t’u kushtohet çështjeve siç janë shkathtësitë e mbijetimit në situata të vështira, p.sh. furnizimi apo mungesa e hapësirës për banim, kushtet e vështira atmosferike etj.

Shkathtësitë jetësore përfshijnë disa dimensione, prej të cilave duhen marrë parasysh posaçërisht këto: - Edukimi për paqe dhe tolerancë. - Nxënësit duhet të vihen përballë teknikave për

zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe të zhvillojnë ndjenjën e tolerancës e të respektit ndaj dallimeve. Duke marrë parasysh konfliktin e fundit me të cilin qe ballafaquar shoqëria kosovare, edukimi paqësor duhet të ndërlidhet me edukimin për traumat dhe me forma të tjera të edukimit, me qëllim që ballafaqimi me të kaluarën të bëhet në mënyrë konstruktive.

- Edukimii mbi mjedisin dhe edukimi shëndetësor: Nxënësit duhet të ndihmohen që të bëhen të ndërgjegjshëm për mjedisin dhe të mund të mbrojnë veten dhe të tjerët nga faktorët dëmtues. Ata duhet të ndihmohen që të kuptojnë se mjedisi natyror duhet të ruhet dhe të mbrohet, kështu që të krijohen kushte e mundësi për një zhvillimi të qëndrueshëm të mjedisit në shkallë vendore, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Brezat e tashëm dhe brezat e ardhshëm gëzojnë të drejtën për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm. Nxënësit duhet t’u ekspozohen formave të ndryshme të ndërtimit të marrëdhënieve ndërmjet mjedisit natyror dhe mjedisit shoqëror e kulturor dhe njëkohësisht duhet të ndihmohen që të kuptojnë se cilësia e jetës përcaktohet nga mënyra se si kontribuojnë këto marrëdhënie në mirëqenien e vazhdueshme të njerëzimit dhe të shoqërisë.

- Zhvillimi i shkathtësive krijuese për zgjidhjen e problemeve: Nxënësit duhet të vihen në situata për të zgjidhur probleme individuale dhe kolektive, me qëllim që të inkurajohen për qasje të tyre krijuese dhe për të marrë iniciativa me përgjegjësi.

- Shkathtësitë e komunikimit: Nxënësit duhet të vihen në situata të komunikimit profesional, publik dhe të jetës së përditshme, me qëllim që të inkurajohen për të marrë pjesë në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi në dialog me të tjerët, të stimulohen kapacitetet e tyre për t’i shprehur opinionet në mënyrë të civilizuar, dhe për t’i aftësuar ata për prezantim të vlefshëm të argumenteve në debat.

Page 42: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

42

- Shkathtësitë shoqërore: Nxënësit duhet të përkrahen në zhvillimin e shkathtësive shoqërore, siç janë çiltëria (sinqeriteti), aftësia për angazhim në punë ekipore, gatishmëria për të ndihmuar, mbajtja e premtimit etj., me qëllim që ata të integrohen më lehtë në jetë. Nxënësit duhet të ndihmohen që të kuptojnë se kufizimet që ekzistojnë në lirinë personale të çdo individi janë në lidhje me lirinë e të tjerëve dhe se në shoqëri nuk mund të arrihen liri dhe të drejta të mirëfillta personale përderisa të rrezikohen në vazhdimësi liritë dhe të drejtat e të tjerëve. Nxënësit duhet të mësojnë se si të angazhohen me përgjegjësi në veprime shoqërore, duke u ballafaquar në mënyre konstruktive me një konkurrencë të arsyeshme dhe me solidaritet njerëzor. Ata duhet të ndihmohen që të ndiejnë kënaqësi dhe satisfaksion që janë së bashku me të tjerët dhe që janë të angazhuar në veprime kolektive.

- Edukimi për ndërmarrës.- Nxënësit duhet të ndihmohen që të kuptojnë se si funksionon ekonomia e tregut duke u bazuar në respektimin e të drejtës pronësore dhe konkurrencës së lirë të prodhuesve. Nxënësit duhet të ndihmohen të marrin dituri fundamentale, vlera, qëndrime dhe shkathtësi që kanë të bëjnë me ndërmarrje veprimesh (marrja e iniciativës, zhvillimi i planeve të biznesit, marrja mbi vete e rrezikut, etika e biznesit etj.). Marrja e diturive (koncepteve, ligjeve dhe procedurave të natyrës specifike ndaj prodhimtarisë, shpërndarjes dhe konsumimit në kuadër të një ekonomie të tregut, duhet të vihet në raport me trajnimin konkret në praktikat e biznesit në nivelin që është specifik për moshën e nxënësit. Praktika e biznesit mund të bëhet në punëtori, firma ose me anë të mësimit virtual bazuar në tekonologjinë moderne informative. Proceset mësimore në fushën e edukimit për ndërmarrës si një dimension të përhershëm duhet të ngërthejnë përdorimin e teknologjisë moderne të komunikimit dhe informacioneve. Ndër qëllimet më kryesore të edukimit për ndërmarrës është që të krijojë një kulturë të re ekonomike në Kosovë për përgatitjen e rinisë për përvojat, mundësitë dhe përgjegjësitë në moshën madhore, në mënyrë që ata të mund të japin kontributin e vet në krijimin e një kulture të efektshme organizative në postet apo pozitat që do të zënë në profesionin e tyre në të ardhmen.

III.2 Çështjet ndërkurrikulare dhe dimensionet e reja të edukimit Objektivat e lartëpërmendura ndërkurikulare kanë të bëjnë me çështjet ndërkurikulare dhe dimenzionet e reja te edukimit Këto çështje dhe dimenzione të reja mund të trajtohen nëpërmjet lëndëve të caktuara (p.sh. Edukata qytetare ose gjuha amtare etj.), nëpërmjet kurrikuleve të ndryshme lëndore dhe/ose nëpërmjet temave ndërkurrikulare, si elemente të pjesës zgjedhore të kurrikulit. Ato gjithashtu mund të trajtohen nëpërmjet veprimtarive jashtë kurrikulare. Çështjet ndërkurikulare dhe dimenzionet e reja të edukimit në shkollat e Kosovës janë si vijon:

· Shkathtësitë jetësore dhe edukimi personal · Edukimi për qytetarinë demokratike dhe çështjen e të drejtave të njeriut

Page 43: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

43

· Edukimi për ndërmarrës · Edukimi shëndetësor · Edukimi për mjedisin · Edukimi për teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit · Edukimi për mediat

1. Edukimi për shkathtësitë jetësore dhe arsimimi personal Edukimi personal dhe për shkathtësitë jetësore ka për qëllim të mundësojë zhvillimin e nxënësve si persona, respektivisht si individë unikë (më vete), të cilët, si qenie njerëzore, do të jenë në gjendje të mendojnë, të ndiejnë, të dëshirojnë dhe të arrijnë qëllimet e tyre me anë të veprimeve personale. Me anë të edukimit personal nxënësit duhet të ndihmohen që të konsiderojnë veten dhe të tjerët si individë unikë (më vete) dhe të kuptojnë se respektimi i çdo qenieje individuale njerëzore paraqet bazën për ekzistimin dhe për zbatimin e përditshëm të të drejtave të njeriut. Edukimi personal dhe për shkathtësitë jetësore mund t’i ndihmojë nxënësit për zhvillimin e vetëbesimit e vetërespektit, dhe në të njëjtën kohë zhvillojnë respektin dhe tolerancën ndaj dallimeve (llojllojshmërive). Ai mund t’i ndihmojë nxënësit në zhvillimin e elementeve të vendimmarrjes, siç është përcaktimi i qëllimeve e i mjeteve dhe i procedurave të vlerësimit për arritjen e qëllimeve me sukses, duke u përkujdesur në të njëjtën kohë për mirëqenien e vetes dhe të të tjerëve. Çështjet kryesore që shoqërojnë edukimin personal, janë:

· Menaxhimi konstruktiv i emocioneve personale · Zgjidhja paqësor e konfliktit · Ballafaqimi me kërkesat dhe sfidat duke zhvilluar e demonstruar

vetëbesimin dhe vetëvlerësimin · Marrja e iniciativave · Vendimmarrja · Shkathtësitë për të udhëhequr · Edukimi për jetën në familje

Menaxhimi konstruktiv i emocioneve personale. Nxënësit duhet të ndihmohen që t’i njohin emocionet dhe shkaktarët e emocioneve e të gjendjeve të ndryshme shpirtërore. Ata duhet të mësojnë se si të ballafaqohen në mënyrë konstruktive me emocionet, duke i kontrolluar ato dhe duke ngritur një menaxhim pozitiv të gjendjeve të ndryshme emocionale në situata të ndyshme jetësore si dhe në situata të jashtëzakonshme. Emocionet nuk duhet te bëhen pengesë dhe të ndikojnë negativisht në arritjet e nxënësve, por duhet të bëhen faktorë që të kontribuojnë për motivimin dhe suksesin e tyre.

Page 44: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

44

Zgjidhja paqësore e konfliktit. Shkolla duhet t’i motivojë nxënësit që të ballafaqohen në mënyre konstruktive me konfliktet. Ata duhet të ndihmohen t’i zhvillojnë aftësitë e tyre për menaxhim paqësor të konfliktit, siç janë shkathtësitë e komunikimit, aftësia për arritjen e kompromiseve, aftësia për të arritur zgjidhje optimale dhe për transformimin e konflikteve në burime të zhvillimit personal dhe/ose kolektiv. Nxënësit duhet të ndihmohen të kuptojnë që konfliktet shkaktohen nga shkaktarë të ndryshëm dhe që shfaqja apo përshkallëzimi i tyre në konflikte destruktive e të dhunshme mund të parandalohen, duke përdorur pozitivisht potencialin e tyre konstruktiv. Qeniet njerëzore ballafaqohen me konflikte llojesh të ndryshme: konflikte verbale, konflikte fizike, konflikte në shtëpi, konflikte ndërmjet kolegëve, konflikte në punë, konflikte ndërmjet njerëzve të entiteteve ose kombeve të ndryshme etj. Nxënësit duhet t’u ekspozohen teknikave dhe procedurave të ndryshme që të menaxhojnë konfliktet në mënyrë paqësore dhe të frenojnë pozitivisht potencialin e rritjes së konfliktit. Atyre duhet t’u mundësohet të kuptojnë se përdorimi i dhunës kontribuon vetëm në përshkallëzimin e konfliktit, e nuk ofron një zgjidhje të efektshme afatgjatë. Ballafaqimi me kërkesa dhe sfida gjatë zhvillimit dhe demonstrimit të vetëbesimit dhe vetërespektimit. Nxënësit duhet të përkrahen në zhvillimin e tyre personal duke u stimuluar në mënyrë pozitive që të ballafaqohen me detyra e sfida të ndryshme. Është me rëndësi që nxënësit të zhvillojnë ndjenjën e vetëbesimit e jo të ndihen të stërngarkuar me detyra e sfida, me të cilat duhet të ballafaqohen. Vetëbesimi është i lidhur ngushtë me vetërespektimin. Njerëzit që nuk e respektojnë vetveten, kanë prirje ta konsiderojnë veten se janë të pasuksesshëm dhe u shmangen investimeve për zhvillimin personal apo për pjesëmarrje në veprime kolektive. Mungesa e vetëbesimit dhe vetërespektimit është shpesh edhe bazë per agresion e dhunë, si dhe për forma të tjera të sjelljes josociale. Me qëllim që të ndihmohen për të zhvilluar vetëbesimin dhe vetërespektimin, nxënësit duhet të përkrahen që t’i kuptojnë aftësitë dhe dobësitë e tyre, dhe të mësojnë se si t’i përmirësojnë shkathtësitë dhe karakteristikat psikofiziologjike të tyre. Mësuesit duhet të mundohen t’u ndihmojnë nxënësve që t’i identifikojnë problemet kur të ballafaqohen me sfida të ndryshme, dhe ta këshillojnë secilin nxënës me qëllim që ta ndihmojnë për t’u përmirësuar shkallë-shkallë. Me qëllim të ngritjes së vetëbesimit dhe vetërespektimit, mësuesit duhet të shohin nevojat e ndryshme të nxënësve dhe të përdorin stile të ndryshme të të mësuarit, plane të ndyshme të punës dhe/ose detyra të ndryshme. Secili nxënës duhet të inkuadrohet në aktivitetet në klasë dhe në grup, sipas talentit dhe interesimeve që ka. Mësuesit gjithashtu duhet t'i inkurajojnë nxënësit që të merren me problemet e tyre duke u këshilluar me shokë dhe duke inkuadruar familjen. Shkollat duhet të përpiqen që t’u ofrojnë këshillime dhe trajnime speciale nxënësve që kanë probleme me vetëbesimin, si një pjesë kjo e aktiviteteve kurrikulare ose jashtëkurrikulare.

Page 45: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

45

Marrja e iniciativave. Zgjidhja e problemeve në jetën publike, profesionale dhe/ose private, varet nga respektimi i iniciativave të ndryshme që merren nga anëtarët e një grupi ose të një komuniteti. Iniciativa është komponent më rendësi i qytetarit pjesëmarrës dhe ndër momentet më elementare të zgjidhjes së problemeve. Nxënësit duhet të përkrahen që të marrin iniciativa, si gjatë aktiviteteve kurrikulare, ashtu edhe gjatë tërë jetës shkollore. Ata duhet të angazhohen që problemet t’i zgjidhin në mënyrë individuale dhe kolektive, dhe duhet të stimulohen që t’i shprehin mendimet dhe propozimet/sugjerimet e veta në mënyrë të argumentuar. Iniciativa vetë nuk i zgjidh problemet, por paraqet një hap të domosdoshëm në këtë proces. Iniciativat duhet të shoqërohen me një angazhim konkret në zgjidhjen e problemeve dhe me inkuadrim konkret në përmbushjen e një detyre të caktuar. Iniciativa është e përkundërt me qasjet pasive, në të cilat nxënësit janë vetëm thithës të diturisë së dhënë. Nxënësit mund të mësojnë të marrin iniciativa duke përdorur metodologji ndërvepruese në kontekst të veprimtarive të ndryshme kurrikulare dhe jashtëkurrikulare. Ata po ashtu mund të mësojnë të jenë proaktivë dhe të marrin iniciativa duke u angazhuar në ndonjë organizate të të rinjve, në ndonjë OJQ (organizatë joqeveritare) ose në format demokratike të jetës shkollore (p.sh. në Bordin e shkollës, në “Parlamentin” e të rinjve, si zëdhënës i klasës, në këshilla etj.). Marrja e vendimeve Nxënësit duhet të angazhohen në procesin e marrjes së vendimeve, duke i vënë para formave dhe procedurave të ndryshme për të marrë vendime të mbështetura. Nxënësit duhet të inkuadrohen në vendosjen rreth çështjeve që kanë të bëjnë me jetën e përditshme shkollore, por po ashtu edhe rreth çështjeve që kanë të bëjnë me kurrikulin ose me çmuarjen e vlerësimin. Për shembull, nxënësit duhet të marrin pjesë në vendimet rreth përmbajtjes së pjesës sipas zgjedhjes të kurrikulit, ose rreth çështjes se cilave tema do t’u qasen në punën-projekt. Ata po ashtu mund të inkuadrohen në vendosjen e procedurave të vlerësimit, të cilat do të përdoren në klasë (orë), dhe mund të marrin vendime kolektive të mbështetura mbi arsyen. Vendimet mund të merren me vota, ose nga dikush me autoritet etj. Nxënësit duhet t’u ekspozohen procedurave dhe hapave të ndryshëm për marrjen e vendimeve. Ata duhet të mësojnë për nevojën për t’i krahasuar alternativat dhe të marrin vendim në bazë të informacioneve. Shkathtësitë për të udhëhequr Nxënësit duhet t’i ekspozohen eksperiencës për të udhëhequr derisa punojnë në grupe dhe/ose gjatë zgjidhjes së detyrave të ndryshme. Ata duhet të ndihmohen të kuptojnë që udhëheqja kërkon njohuri e shkathtësi të ndryshme, dhe që format demokratike të udhëheqjes presupozojnë këshillime dhe rikthim iformacionesh (feedback) prej të tjerëve. Nxënësit duhet të trajnohen për të respektuar orarin, për të organizuar punën e grupit, për të shpërndarë detyrat në mënyrë korrekte dhe për të mbikëqyrur përmbushjen e tyre. Ata

Page 46: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

46

po ashtu duhet të trajnohen që të marrin vendime duke përdorur autoritetin e prijësit përderisa të mbështeten mbi arsye të bazuara. Edukimi për jetën familjare Si pjesë e zhvillimit personal, nxënësit duhet të trajnohen për jetë familjare, p.sh. të inkuadrohen në role dhe detyra të ndryshme me qëllim që të krijojnë atmosferë të mirë familjare dhe mjedis të sigurtë e të këndshëm shtëpiak. Ata duhet të përkrahen që të mësojnë t’i ndajnë të drejtat dhe përgjegjësitë brenda familjes dhe t’i trajtojnë njësoj anëtarët e gjinisë dhe moshave të ndryshme. Nxësit duhet të ndihmohen të kuptojnë se sa e rëndësishme është atmosfera familjare për rritjen e fëmijëve dhe për baraspeshën personale, dhe se sa rol të rëndësishëm luan respektimi i ndërrsjelltë për të siguruar jetë të mirë familjare. Tema nga jeta Temat nga jeta i ekspozojnë nxënësit para faktorëve të rrezikut, që kërcënojnë shëndetin, sigurimin dhe jetën e tyre. Kjo i aftëson ata që të kuptojnë natyrën e rrezikut në situata të ndryshme, si të identifikojnë ambientet dhe ndodhitë e rrezikshme, prej kujt të kërkojnë ndihmë në rast aksidenti ose sëmundjeje etj. Kjo po ashtu nxënësit i vë para një arsimimi parandalues, të bazuar në faktin se parandalimi është gjithmonë më i lehtë sesa intervenimi pasi të ketë ndodhur dëmi. Kosova është shoqëri pas konfliktit dhe pas luftes, prandaj përveç çështjeve të qasura lidhur me situata të ndryshme jetësore, sfidat dhe rreziqet, arsimimi mbi temat jetësore duhet t’i qaset temave specifike siç janë ndërgjegjësimi mbi minat, arsimimi mbi refugjatë etj. Temat e veçanta nga jeta duhet të ngërthejnë çështjet në vijim:

· Ndërgjegjësimi për rrezikun e përdorimit të duhanit, alkoolit dhe drogës; · Mbrojtja nga Sida dhe sëmundjet e tjera seksuale; · Mbrojtja nga sëmundje të tjera vdekjeprurëse; · Edukata seksuale; · Mbrojtja kundër keqtrajtimeve seksuale; · Të ushqyerit e shëndetshëm dhe sportet; · Edukimi mbi vetëdijësimin për minat.

Në kontekstin e temave të lartpërmendura, nxënësit duhet t’u ekspozohen rreziqeve që i shfaqen njerëzimit dhe ata duhen ndihmuar që të kuptojnë se vendimet individuale mund të kenë pasoja të rrezikshme. Marrja përsipër e rrezikut duhet të shoqërohet me marrjen e vendimeve të bazuara. Edukimi për temat e jetës përfshin ndërgjegjësimin për rreziqet dhe edukimin për përballimin e këtyre rreziqeve për siguri personale dhe për sigurinë e të tjerëve. Kjo po

Page 47: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

47

ashtu nënkupton që njeriu nuk duhet të marrë vendime rreziku të paarsyeshme, siç janë injorimi i vërejtjeve ose loja me armë të rrezikshme, ose stimulimi i të tjerëve për të rrezikuar si pjesë e lojës ose në rivalitete grupore, ngase kjo mund të këtë pasoja të rrezikshme. 2. Edukimi për qytetarinë demokratike dhe për të drejtat e njeriut

Si objektiva dhe çështje ndërkurrikulare, edukimi për qytetarinë demokratike dhe të drejtat e njeriut është gurthemel i ndërtimit nëpërmjet arsimimit formal për kulturë demokratike në shoqërinë e cila është përcaktuar për regjim demokratik. Ndër problemet qendrore në botën e sotme të globalizuar, është ndërtimi i komunitetit racional, në të cilin duhet të mbahen parasysh dy vlerat më fundamentale për individin dhe shoqërinë, që janë: liria personale dhe përgjegjësia personale. Qytetari i shoqërisë demokratike duhet të zhvillojë kompetencat e pjesëmarrjes në jetën publike, që nga votimi për aksione specifike me qëllim të ndikimit në vendime politike, siç janë marrja e ndonjë roli të rëndësishëm në parti politike, shprehja e opinoneve personale, p.sh. përmes mas-mediave, pjesëmarrja në dialogë argumentues me të tjerët. Nxënësit duhet të ndihmohen që të kuptojnë se demokracia nuk lind dhe nuk zhvillohet automatikisht, por ajo varet nga kontributi specifik i çdonjërit. Edukimi për qytetarinë demokratike duhet të marrë parasysh të gjitha aspektet lidhur me qytetarinë në botën e sotme: vendore, kombëtare, evropiane dhe globale. Realiteti i ri i kontinentit dhe botës në të cilën jetojmë, karakterizohet nga një ndërvarësi më e fuqishme se kurrë midis popujve, që sjell para nesh një dimension të ri për mënyrën se si paramendohet dhe praktikohet qyetaria. Dimensionet e reja për qytetarinë nxjerrin në dritë vlerat, objektivat dhe strategjitë e edukimit multikulturor dhe ndërkulturor, si mjete të përfitimit nga dallimet dhe të pasurimit të përbashkët, duke njohur “tjetrin” përmes shkëmbimit dhe bashkëpunimimit të bazuar në respektin e ndërsjellë. Përmbajtja e qytetarisë demokratike në botën e sotme bazohet në filozofinë e të drejtave të njeriut. Brenda kësaj kornize, vlerat qendrore janë liria individuale dhe dinjiteti. Mundësi të barabarta dhe të drejta të barabarta - pa marrë parasysh gjininë, përkatësinë fetare, ngjyrën e lëkurës, nacionalitetin, statusin social, arsimimin, orientimin (bindjet) seksual etj.- paraqesin aspektet kyç të drejtësisë sociale të paraqitura ne deklaratat dhe konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. Në lidhje me qëllimet e lartpërmendura, edukimi për qytetarinë demokratike dhe edukimi për të drejtat e njeriut do t’u qaset çështjeve në vijim:

Page 48: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

48

· natyrës së qytetarisë në shoqërinë demokratike: cilat janë të drejtat, përgjegjësitë dhe detyrat e qytetarit brenda shoqërisë, të bazuara në një kushtetutë demokratike;

· cilat janë mjetet për të futur në veprim të drejtat, përgjegjësitë dhe detyrat e qytetarëve në shoqërinë demokratike;

· ç'do të thotë qytetar pjesëmarrës dhe si mund të inkuadrohet qytetari në menyrë konstruktive në punë publike;

· si mund ta kontrollojë qytetari qeverinë dhe si mund të ushtrojë ndikim në vendime publike;

· si duhet të ndërtohen marrëdhëniet midis shumicës dhe pakicës, në pajtueshmëri me parimet dhe rregullat demokratike;

· ç'do të thotë të respektosh ligjin dhe si mund të marrë pjesë qytetari në procesin e vëzhgimit dhe të përmirësimit të ligjeve ekzistuese;

· si mund të marrë pjesë qytetari në shoqërinë civile; · cili është roli i mas-mediave në përkrahjen e proceseve demokratike; · cilat janë të drejtat e njeriut dhe pse janë gurthemel për demokracitë moderne liberale; · si mund të kontribuojnë qytetarët që të drejtat e njeriut të vëzhgohen në jetën e

përditshme dhe si mund të veprojnë ata me qëllim që të sigurohen dhe të respektohen të drejtat e njeriut;

Edukimi social Jeta në shoqëri bazohet në vlera dhe norma të cilat duhet t’i mësojë nxënësi. Edukimi social, si bazë e domosdoshme për arsimimin qytetar, ka për qëllim aftësimin e nxënësve që të krijojnë dhe të ruajnë marrëdheniet pozitive dhe të shëndosha me të tjerët, duke u bazuar në respektin e ndërsjellë. Përmes edukimit social, nxënësit do të mësojnë se: · cilat janë vlerat dhe normat në shoqëritë e tyre, çfarë presin njerëzit prej njëri-tjetrit

në situata të ndryshme; · si t’i zhvillojnë shkathtësitë e komunikimit; · si të zhvillojnë bashkëpunimin dhe shkathtësitë e menaxhimit paqësor të konfliktit; · si t’i ndajnë të drejtat dhe përgjegjësitë; · si të ndërtojnë marrëdhënie ndërpersonale të bazuara në respektin dhe në mirëbesimin

e ndërsjellë; · si të angazhohemi në aksione bashkëpunimi; 3. Edukimi për ndërmarrës

Edukimi për ndërmarrës është një dimension i rëndësishëm për përgatitjen e të rinjve që të mund të ballafaqohen me sfidat e jetës së të rriturve dhe sfidat e ekonomisë së tregut. Për shkak të kontributit drejt zhvillimit personal (p.sh. marrja e iniciativave ose rreziqeve, zhvillimi i përgjigjësisë), arsimimi për ndërmarrës është i lidhur me shumë dimensione të tjera të edukimit, siç janë edukimi personal ose edukimi për mjedisin.

Page 49: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

49

Edukimi për ndërmarrës ka për qëllim aftësimin e nxënësve që të zhvillojnë iniciativa, njohuri dhe shkathtësi në lidhje me aspektet ekonomike të jetës sociale, siç janë prodhimi, shpërndarja dhe konsumimi. Përmes arsimimit për ndërmarrës nxënësit duhet të përgatiten që të zhvillohen si pjesëmarrës aktivë në jetën ekonomike, p.sh. të ndërmarrin iniciativa dhe të zhvillojnë bizneset e tyre. Disa prej çështjeve kryesore në edukimin për ndërmarrës, janë këto: · Njohuria se si funksionon ekonomia e tregut; · Konceptet, procedurat dhe rregullat që janë specifike për prodhimtarinë, shpërndarjen

(e prodhimeve) dhe shfrytëzimin brenda kornizës së ndërmarrjes së lirë; · Si të zhvillohet plani i biznesit; · Si te ndërmerren iniciativat dhe rreziqet me qëllim që të jesh i suksesshëm në treg; · Si të jemi në pajtueshmëri me etikën e biznesit; · Si të përdorim teknologjitë moderne të informimit dhe komunikimit në praktikimin e

biznesit. Edukimi për ndërmarrës do t’i ndihmojë nxënësit për t’iu qasur në mënyrë aktive dimensionit ekonomik të ekzistencës, dhe do t’i ndihmojë të zhvillojnë njohuri, shkathtësi e qëndrime që janë të rëndësishme për konkurrencën në treg dhe në tregun e punës.

4. Edukimi shëndetësor Edukimi shëndetësor ka për qëllim përkrahjen e zhvillimit fizik dhe mendor të nxënësve. Nxënësit duhet të përkrahen që të kujdesen për shëndetin e tyre, t'u shmangen sëmundjeve të ndryshme dhe për parandalimin e tyre e për mirëmbajtjen e trupit të tyre. Nxënësit duhet të mësojnë për higjienën dhe rëndësinë e saj për shëndetin, si dhe për faktorët e rrezikut dhe si t’u shmangen aksidenteve. Ata duhet të edukohen që të baraspeshojnë punën dhe pushimin, të bëjnë ushtrime fizike dhe t’u kushtojnë vëmendje higjienës personale dhe rregullave të të ushqyerit të shëndetshëm. Edukimi shëndetësor duhet të përqendrohet në çështjet në vijim: · ndërgjegjësimi dhe kuptimi i funksionimit të trupit, i procesit të rritjes dhe i zhvillimit

personal; · njohuri lidhur me higjienën personale, rregullat dhe praktikat e higjienës në

komunitet; · njohuri për faktorët e rrezikut të shëndetit dhe mundësitë për kundërveprim; · ndërgjegjësimi për rëndësinë dhe mundësinë për t'iu përshtatur një mënyre të

shëndoshë të jetesës; · sqarimi i informimit të gabueshëm për sa u përket faktorëve të rreziqeve që mund t'u

shfaqen nxënësve përmes burimevë të ndryshme;

Page 50: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

50

· zhvillimi i sensit për përgjegjësi për shëndetin personal, për vendimet dhe zgjedhjet që kanë të bejnë me mirëqenien personale;

· ndërgjegjësimi dhe zbatimi i procedurave të emergjencës (ndihmës së parë) në rast të ndonjë sëmundjeje ose aksidenti;

· ndërgjegjësimi për rëndësinë e mjedisit të shëndetshëm për mbrojtjen e shëndetit dhe për zhvillimin personal kolektiv/social;

5. Edukimi për mjedisin Bërthama e mbrojtjes së mjedisit ka të bëjë me ngritjen e vetëdijes për vlerat e mbrojtjes dhe ruajtjes së mjedisit. Nxënësit duhet të ndihmohen që të kuptojnë që vetë mjedisi paraqet një vlerë, dhe që ai nuk duhet të mbrohet e të ruhet vetëm sepse u shërben qenieve njerëzore për të mbijetuar dhe për t’u zhvilluar. Ata duhet të përkrahin zbulimin e lidhjeve midis mjedisit natyror dhe atij të krijuar nga njeriu dhe të kuptojnë rëndësinë që ka mjedisi i shëndoshë natyror dhe “artificial” për shëndetin, jetën cilësore dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Nxënësit duhet të inkurajohen që të studiojnë mjedisin, të identifikojnë çështjet dhe problemet dhe të kërkojnë zgjidhje konstruktive. Nxënësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për mundësitë për intervenime praktike/konkrete për të mbrojtur e ruajtur mjedisin dhe duhet të inkurajohen të ndërmarrin iniciativa për trajtimin e çështjeve ekologjike në komunitetet e tyre. Edukimi mbi mjedisin duhet të përqendrohet në çështjet në vijim: · njohuri rreth mjedisit natyror dhe mjedisit të krijuar nga njeriu; · gjurmimi i lidhjeve midis mjedisit natyror dhe mjedisit social e kulturor; · kuptimi i lidhjeve midis burimeve të kufizuara natyrore dhe gjasave për zhvillim të

qëndrueshëm në shkallë vendore, rajonale, kombëtare e globale; · ballafaqimi i nxënësve me faktorë e veprime që mund të vënë mjedisin në rrezik; · ballafaqimi i nxënësve me preokupime ekologjike dhe mënyra të veprimit të

përgjegjshëm për ta ruajtur dhe për ta mbrojtur mjedisin; · ndërgjegjësimi për mënyrat e përdorimit ekologjik të teknologjisë; · zhvillim i përgjegjësi ndaj mjedisit natyror e “artificial”, në mënyrë që të ndërmerren

aksione të përgjegjshme për t’i ofruar mundësi zhvillimit të qëndrueshëm.

6. Edukimi për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) Teknologjia e sotme e informacionit dhe komunikimit ka bërë të mundur shfaqjen e shoqërisë së përcaktuar për mësim dhe mësim elektronik. Derisa leximi, shkrimi dhe njehësimi në mënyrë tradicionale konsideroheshin si elemente kryesore të shkollimit, në

Page 51: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

51

botën e sotme shkollimi informativ/kompjuterik po bëhet dita-ditës më i rëndësishëm në përkufizimin e diturisë dhe shkathtësive themelore të arsimit. Nxënësit duhet të aftësohen të përdorin në mënyrë të duhur tekonologjinë e informimit dhe komunikimit, me qëllim të gjetjes dhe prodhimit të informacioneve, të komunikimit me të tjerët, të identifikimit të vendit ku mund të gjenden informacionet e nevojshme dhe të zbërthimit (përpunimit) të informacioneve në mënyrë krijuese. Çështjet kryesore në fushën e edukimit mbi teknologjinë e informimit dhe komunikimit TIK duhet të jenë këto: · ç’është teknologjia e informimit dhe komunikimit; · si të përdorim kompjuterin dhe mjetet e tjera për qëllime të informimit dhe

komunikimit; · si të përdorim teknologjitë e reja të informimit dhe komunikimit për mësim cilësor

dhe arritje më të mira në mësim; · cilat janë mundësitë që ofrojnë teknologjitë e reja të informimit dhe komunikimit dhe

si të përdorim teknologjinë e informimit dhe komunikimit për zgjidhje të problemeve në lëmenj të ndryshëm të jetës profesionale, publike dhe private;

· cilat janë preokupimet etike dhe ekologjike që kanë të bëjnë me përdorimin e teknologjisë së informimit dhe komunikimit;

· si mund të ndihmojë teknologjia e informimit dhe komunikimit që të ruhet dhe të mbrohet në një mënyrë më të efektshme mjedisi dhe të ofrohen mundësi për një zhvillim të qëndrueshëm.

7. Edukimi mbi mediat Mas-mediat sot janë gjithnjë e më të pranishëm në jetën e përditshme të njeriut. Edukimi mbi mediat përmban dy dimensione: a) edukimin për t' i marrë dhe për t' i shfrytëzuar mesazhet e mas-mediave/ shkollimi mbi mediat dhe b) edukimin për zhvillimin e një qëndrimi kritik ndaj mesazheve të mas-mediave/ shkollimi kritik mbi mediat. Së bashku me shkollimin mbi komunikimin, shkollimi mbi mediat po bëhet dita më ditë nevojë shumë e madhe në shoqërinë moderne. Përmes qarkullimit të shpejtë të informacioneve në gjithë botën, mas-mediat kanë hapur rrugën për të ashtuquajturën erë e “fshatit global”. Globalizimi paraqet hapjen e horizonteve të reja prej komuniteteve vendore drejt tërë botës, dhe të një ndërvarësie të re ndërmjet rrethanave vendore, rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Nxënësit duhet të përballen me përparësitë dhe jopërparësitë e qasjes dhe përdorimit të mesazheve të mediave dhe duhet të trajnohen që mesazheve të tyre t’u qasen në mënyre kritike. Edukimi për mediat duhet të përqendrohet në çështjet në vijim:

Page 52: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

52

· ç'janë mas-mediat dhe çfarë llojesh të mediave ekzistojnë; · si t’u qasemi dhe si t’i shfrytëzojmë mesazhet e mediave; · cilat janë përparësitë dhe jopërparësitë e mesazheve të mediave · si të zhvillohemi si marrës kritikë të mesazheve të mediave; si të ballafaqohemi me

manipulimin e mediave në lajme, fjalime publike, publicitete etj. · si t’i përdorim mas-mediat për qëllime komunikimi; · si t’i përdorim mesazhet e mas-mediave për të ndërmarrë aksione të përgjegjshme për

të zgjidhur konflikte në jetën publike; · si t’i përdorim mas-mediat për qëllime argëtimi dhe cilat janë preokupimet etike qe

kanë të bëjnë me mesazhet e mas-mediave.

Page 53: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

53

KAPITULLI IV – LËMENJTË E KURRIKULIT

IV. 1 Kurrikuli bërthamë dhe pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit (kurrikuli i përcaktuar nga shkolla) IV. 2 Lëmenjtë e kurrikulit dhe përshkrimi i lëndëve mësimore: objektivat dhe rëndësia për zhvillimin e nxënësit IV. 3 Lëmenjtë e kurrikulit dhe lëndët mësimore: planet mësimore dhe menaxhimi i planeve mësimore nga ana e shkollës IV. 1 Kurrikuli bërthamë dhe pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit (kurrikuli i përcaktuar nga shkolla) Kurrikuli merret me çështjet pse diçka duhet të mësohet në shkollë (synimet e objektivat) dhe çfarë konsiderohet në një shoqëri të caktuar si e rëndësishme për t'u mësuar (përmbajtjet). Ai merret po ashtu me çështjet sa objektiva të ndryshëm të nxënies mund të ndeshen në shkolla në lidhje me zhvillimin e diturisë, të shkathtësive, qëndrimeve dhe modeleve të sjelljes (metodat dhe strategjitë e mësimdhënies dhe nxënies). Kurrikuli po ashtu merret me çështjen sa janë të efektshme proceset e mësimit (çmuarja e vlerësimi i arritjeve të nxënësve në lëmenj të ndryshëm). Siç është parashtruar në Kapitullin 1.2.3 (Korniza e kurrikulit të ri të Kosovës – Roli i kurrikulit bërthamë për orientimin e veprimtarive të shkollave), kurrikuli i ri përbëhet nga i ashtuquajturi kurrikul bërthamë dhe nga i ashtuquajturi kurrikul sipas zgjedhjes (kurrikuli i përcaktuar nga shkolla). Kurrikuli bërthamë10 u referohet kërkesava të përbashkëta për të gjithë nxënësit, për sa u përket zotësive (kompetencave) kyç, planeve të përbashkëta të lëndëve dhe orientimeve të përgjithshme. Pjesa e kurrikulit sipas zgjedhjes (kurrikuli i përcaktuar nga shkolla) paraqet kurset dhe veprimtaritë kurrikulare, të cilat vendosen në shkallë shkolle. Vendimi për pjesën e kurrikulit sipas zgjedhjes (kurrikuli i përcaktuar nga shkolla) duhet të bëhet mbi bazë të këshillimeve, ku do të përfshihen mësuesit, prindërit dhe faktorët e tjerë të interesuar. Ky vendim duhet të merret në bordin e shkollës, pas një procesi të këshillimit dhe debatit publik. Kurset dhe veprimtaritë sipas zgjedhjes mund të sugjerohen nga ana e autoritetit qendror të arsimit në Kosovë (p.sh. Departamenti i Arsimit dhe Shkencës), ose mund të propozohen në shkallë shkolle. Në rastin e dytë, kurrikuli i përcaktuar nga shkolla duhet të miratohet nga ana e zyrtarëve të lartë të arsimit në shkallë komune. 10 Shih Kapitullin 1.2.3

Page 54: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

54

Në pjesën e kurrikulit sipas zgjedhjes (kurrikuli i përcaktuar nga shkolla) shkollat mund të caktojnë kohë për: · më shumë orë mësimi për një lëndë të caktuar në kuadër të kurrikulit bërthamë (për

shembull, 1 ose 2 orë më shumë për gjuhë amtare, arte të bukura, matematikë ose për ndonjë disiplinë tjetër të kurrikulit bërthamë);

· futjen e lëndëve/kurseve të reja/të ndryshme në krahasim me dispozitat e kurrikulit bërthamë, të cilat jepen si mundësi në dispozitat e kurrikulit (për shembull, etika, kurset e arsimimit mbi të drejtat e njeriut, ndërgjegjësimi për minat, teknologjia e informacionit dhe e komunikimit – TIK);

· për të caktuar kohën për qasjet tematike (p.sh. mësimi i integruar lidhur me dritën, ujin, mbrojtjen e mjedisit, banimin);

· futjen e lëndëve/kurseve të reja/të ndryshme në krahasim me dispozitat e kurrikulit bërthamë, të cilat nuk parashihen me dispozitat e kurrikulit (për shembull, Korniza e kurrikulit të ri të Kosovës), por propozohen dhe zhvillohen në shkallë shkolle, si rezultat i angazhimit krijues të mësuesve si përpilues të kurrikuleve (për shembull, traditat folklorike – vallet etj.; teknika e fotografimit, kurset e mediave);

· orarin për punën në projekt në lëmenj të ndryshëm; · ekskursione, udhëtime studimore ose kërkime në terren. Implementimi i Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës do të bëhet duke mbajtur parasysh strategjitë afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Për shkak të sfidave të reja për shkollat, që paraqet futja e pjesës së kurrikulit sipas zgjedhjes (kurrikuli i përcaktuar nga shkolla), për një strategji afatshkurtër dhe afatmesme të implementimit parashikohet që kjo pjesë e strukturës së kurrikulit të mos tejkalojë 15%––20% të vëllimit të punës në shkollë. Në perspektivën e strategjisë afatgjatë të implementimit, hapësira për marrjen e vendimeve lidhur me kurrikulin e përcaktuar nga shkolla do të rritet së bashku me autonominë dhe llogarinë (përgjegjësinë) që duhet të japin shkollat. IV. 2. Lëmenjtë e kurrikulit dhe përshkrimi i lëndëve mësimore: objektivat dhe rëndësia për zhvillimin e nxënësve IV. 2.1. Lëmenjtë e kurrikulit Lëmenjtë e kurrikulit paraqesin grupe lëndësh mësimore, të cilat, në sajë të profilit të tyre epistemologjik, kanë objektiva dhe detyra të përbashkëta për sa u përket mësimdhënies dhe nxënies së diturisë, shkathtësive dhe qëndrimeve. Lidhja e lëndëve mësimore për një Lëmë kurrikular të caktuar merr parasysh kontributin e tyre specifik për zhvillimin e nxënësit, në pajtim me synimet e përgjithshme dhe specifike të mësimdhënies dhe nxënies në shkolla. Ajo, po ashtu, merr parasysh

Page 55: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

55

mundësitë për qasje shumëdisiplinare dhe ndërdisiplinare, dhe gjithashtu për ndjekjen e objektivave ndërkurrikulare. Në kurrikulin për arsimin fillor dhe të mesëm lëmenjtë e kurrikulit janë si vijon: 1. Gjuhët dhe komunikimi 2. Matematika 3. Shkencat e natyrës 4. Studimet shoqërore dhe edukata qytetare 5. Artet 6. Teknologjia 7. Edukata fizike dhe sportet Këta lëmenj të kurrikulit përfaqësohen në mënyra të ndryshme gjatë gjithë arsimit fillor e të mesëm dhe paraqiten, po ashtu, në secilën prej shkallëve kyç të kurrikulit. IV. 2.2. Lëmenjtë e kurrikulit dhe lëndët e lidhura me ta — disa shpjegime Lëmi i kurrikulit: GJUHËT DHE KOMUNIKIMI Lëmi i kurrikulit Gjuhët dhe komunikimi përfshin një gamë të gjerë lëndësh mësimore, synimi i përbashkët i të cilave është kultivimi i përdorimit të gjuhës si mjet komunikimi në jetën private, profesionale dhe publike. Në pajtim me objektivat e përgjithshëm dhe të veçantë të secilës lëndë mësimore në këtë lëmë, kurrikulet e këtyre lëndëve do të përfshijnë edhe Letërsinë, si një fushë speciale të përdorimit të gjuhës në raport me vlerat estetike. Gjuha amtare është po ashtu një element me rëndësi për zhvillimin e identitetit të nxënësit. Prandaj, kurrikulet e lëndëve mësimore duhet t'u kushtojnë vëmendje gjithashtu edhe objektivave specifikë. Përvetësimi i gjuhëve të huaja dhe i gjuhëve klasike do të kontribuojë për zhvillimin e një kuptimi më të gjerë të identitetit nëpërmjet ndërgjegjësimit kulturor dhe ndjenjës së përkatësisë në një komunitet më të gjerë. Gjuha amtare, si lëndë mësimore specifike, nënkupton gjuhën shqipe, si gjuhë amtare për nxënësit shqiptarë, përkatësisht gjuhët amtare të grupeve të tjera kulturore që jetojnë në Kosovë (p.sh. gjuhët sllave, gjuhën turke, gjuhën rome).11 Si lëndë mësimore specifike, gjuha amtare është e pranishme në secilën klasë të arsimit fillor dhe të arsimit të mesëm. Kurrikulet e lëndëve mësimore do të përfshijnë edhe letërsinë në gjuhën përkatëse amtare, po gjithashtu edhe praninë e letërsisë botërore në gjuhën përkatëse amtare përmes përkthimeve.

11 Në pajtim me parimet e shprehura në Kartën evropiane për gjuhët e rajonit dhe të minoriteteve nr. 148/1992 të Këshillit të Evropës, zgjidhjet praktike për sigurimin e mësimit të gjuhës amtare në shkolla duhet të mbajnë parasysh kushtet dhe mundësitë vendore

Page 56: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

56

Mësimdhënia dhe nxënia e gjuhës amtare shihet po ashtu si objektiv nderkurrikular, kështu që përmbajtjet specifike dhe kompetencat mund të ndihmohen edhe nga lëndë të tjera mësimore. Gjuha shqipe për nxënësit e komuniteteve të tjera kulturore që jetojnë në Kosovë, është lëndë mësimore sipas zgjedhjes, që fillon në klasën e 3-të, kur nxënësit hyjnë në shkallën kryesore Zhvillim dhe përforcim të kurrikulit. Gjuhë e huaj e parë për të gjithë nxënësit do të jetë anglishtja. Mësimi i anglishtes si gjuhë e huaj e parë do të fillojë në klasën e 3-të, kur nxënësit hyjnë në shkallën kryesore Zhvillim dhe përforcim të kurrikulit. Në klasën e parë dhe të dytë (shkalla kryesore Përvetësim themelor e kurrikulit), anglishtja mund të mësohet si një kurs sipas zgjedhjes, që përqendrohet në komunikimin gojor (të dëgjuar, të kuptuar, të folur). Mësimi i gjuhës së huaj të dytë do të fillojë në klasën e 6-të, në fillim të shkallës kyç Përforcim dhe orientim të kurrikulit. Ajo është e detyrueshme në arsimin e mesëm dhe sipas zgjedhjes në arsimin e mesëm të lartë. Nxënësit kanë mundësinë për të zgjedhur një gjuhë, si gjuhë të huaj të dytë, nga një listë e caktuar. Gjuhët klasike (latinisht dhe greqishte e vjetër) ofrohen në arsimin e mesëm të lartë. Varësisht nga profili i drejtimeve të ndryshme të arsimit të mesëm të lartë, gjuhët klasike do të jenë të detyrueshme ose sipas zgjedhjes. Lëmi i kurrikulit: MATEMATIKA Lëmi i kurrikulit Matematika përfshin fusha të ndryshme të matematikës, duke filluar me Aritmetikën në arsimin fillor. Kurrikulet e lëndëve mësimore për secilën shkallë, klasë dhe profil/drejtim të arsimit do të shfaqin objektivat dhe përmbajtjet specifike (p.sh. aritmetikë, gjeometri, trigonometri, analizë matematike, statistikë, gjeometri deskriptive, matematikë e zbatuar). Lëmi i kurrikulit: SHKENCAT E NATYRËS Brenda lëmit të kurrikulit Shkencat e natyrës, nxënësit e arsimit fillor do të mësojnë një kurs të integruar të quajtur Njeriu dhe natyra (prej klasës së 3-të deri në klasën e 5-të, shkalla kryesore Zhvillim dhe përforcim e kurrikulit). Njeriu dhe natyra disenjohet si një lëndë mësimore e integruar, që përqendrohet në ndërgjegjësimin mbi mjedisin dhe në edukimin ekologjik. Ajo u ndihmon nxënësve të zbulojnë mjedisin natyror dhe lidhjet e tij me mjedisin e krijuar nga njeriu. Mësimdhënia dhe nxënia e lëndëve mësimore specifike nga shkencat e natyrës do të fillojë në arsimin e mesëm (biologji, fizikë, kimi) dhe do të vazhdojë në arsimin e mesëm të lartë.

Page 57: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

57

Në nivelin e arsimit të mesëm të lartë, kurrikulet e lëndëve për gjeografi do t'i qasen gjeografisë si shkencë e natyrës, ndërsa në arsimin e mesëm, gjeografia konsiderohet si degë e studimeve shoqërore. Kjo është në pajtim me objektivat dhe përqendrimet specifike për sa u përket mësimdhënies dhe nxënies në shkallë të ndryshme të arsimit. Lëmi i kurrikulit: STUDIMET SHOQËRORE DHE EDUKATA QYTETARE Ky lëmë i kurrikulit përfshin lëndët mësimore dhe kurset vijuese: · Edukata qytetare. Si lëndë mësimore, Edukata qytetare disenjohet me një qasje

integrative, që ka të bëjë me edukimin mbi të drejtat e njeriut, edukimin mbi paqen, edukimin global, edukimin mbi shkathtësitë e jetës, edukimin shoqëror, edukimin ndërkulturor, edukimin ekonomik dhe edukimin mbi qytetarinë demokratike. Qëllimi kryesor i saj është që të nxitë zhvillimin e diturisë, shkathtësive dhe qëndrimeve mbi qytetarinë demokratike. Kurrikulet e lëndëve mësimore do të përqendrohen në objektiva dhe tema specifike, sipas klasave të ndryshme. Në arsimin fillor, fokus kryesor i kurrikulit të lëndës Edukatë qytetare do të jetë zhvillimi i shkathtësive për jetën në vështrim të gjerë. Edukata qytetare/edukata mbi qytetarinë demokratike ka po ashtu objektivat ndërkurrikularë dhe duhet të kultivohet përmes të gjitha veprimtarive shkollore.

· Historia. Kurrikulet e lëndëve të historisë do të merren, në mënyrë të integruar, me

historinë e Kosovës dhe të botës. Në kurrikulet e lëndës së historisë, vëmendje e posaçme do t'u kushtohet historisë dhe traditave të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë.

Identitetit vendor, rajonal dhe kombëtar, si dhe kuptimi më i gjerë i identitetit në botën e sotme gjithnjë e më të ndërvarur, do të kultivohet nëpërmjet kurrikuleve të lëndëve të historisë. Kurrikulet e lëndëve të historisë duhet të mbështetin nevojën për t'u marrë me të kaluarën në mënyrë konstruktive. Ato duhet të kultivojnë tolerancën dhe respektimin e ndërsjellë të dallimeve. Si pjesë e objektivave të nxënies, kultivimi i krenarisë kombëtare dhe i traditave kombëtare në shoqëritë demokratike duhet të lidhet me zhvillimin e diturisë, të qëndrimeve dhe shkathtësive në lidhje me kultivimin e mirëkuptimit paqësor ndërmjet njerëzve dhe të mundësisë që të jetohet së bashku në mënyrë konstruktive. · Ekonomia shtëpiake, Arsimimi për ndërmarrës, Ekonomia. Në arsimin e mesëm,

nxënësit do të mësojnë ekonominë shtëpiake dhe arsimimin për ndërrmarrës (klasat e

Page 58: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

58

7-të, e 8-të dhe e 9-të). Kjo e dyta theksohet po ashtu edhe si objektiv ndërkurrikular. Në arsimin e mesëm të lartë, nxënësit do të mësojnë ekonomi.

· Gjeografia. Në arsimin e mesëm, gjeografia është pjesë e lëmit kurrikular të

studimeve shoqërore. Kurrikuli i lëndës do të përqendrohet më shumë në marrëdhëniet ndërmjet popullatës dhe mjedisit. Në arsimin e mesëm të lartë gjeografia është pjesë e lëmit të shkencave të natyrës, që përfshin krahas gjeografisë fizike dhe gjeografisë ekonomike, elementet e gjeologjisë, të astronomisë etj.

· Elemente të logjikës, psikologjisë, sociologjisë dhe filozofisë. Këto elemente janë

pjesë e kurrikulit të arsimit të mesëm të lartë, si kurse të detyrueshme ose sipas zgjedhjes, në pajtim me profilet dhe drejtimet specifike.

Lëmi i kurrikulit: ARTET Lëmi i kurrikulit Artet përfshin muzikën dhe artet e bukura si lëndë të detyrueshme/ bërthamë të kurrikulit. Brenda pjesës së kurrikulit sipas zgjedhjes, mund të shtohen po ashtu edhe artet e interpretimit. Lëmi i kurrikulit: TEKNOLOGJIA Brenda lëmit kurrikular Teknologji, nxënësit do të mësojnë Punëdore në arsimin fillor, dhe elemente të ndryshme teknologjike, përfshirë teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit, në arsimin e mesëm të lartë. Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit mund të jetë po ashtu pjesë e kurrikulit sipas zgjedhjes. Lëmi i kurrikulit: EDUKATA FIZIKE DHE SPORTET Kurrikuli i lëndës Edukatë fizike dhe sporte do të përfshijë elemente për mbështetjen e edukimit fizik, sportet e ndryshme dhe kurset e shëndetësisë. Sportet dhe kurset e shëndetësisë mund të jenë po ashtu pjesë e pjesës së kurrikulit sipas zgjedhjes (kurrikuli i përcaktuar nga shkolla). Kurrikuli i lëndës do të theksojë objektivat dhe elementet specifike të këtyre kurseve për secilën shkallë, klasë dhe profil/drejtim të arsimit. Pjesa e kurrikulit sipas zgjedhjes (kurrikuli i përcaktuar nga shkolla)12 Pjesa e kurrikulit sipas zgjedhjes u ofron nxënësve mundësi të ndryshme: · për të caktuar orët shtesë për lëndët e detyrueshme (kurrikuli bërthamë);

12 Të shihet gjithashtu IV.1

Page 59: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

59

· për të nxënë lëndë dhe kurse të reja/të ndryshme, të cilat nuk janë parashikuar në kurrikulin bërthamë (p.sh. etika, tema nga jeta: zgjidhja e konflikteve, zhvillimi i shkathtësive të komunikimit; edukimi mbi të drejtat e njeriut; teknologjia e informimit dhe e komunikimit, në klasat ku kjo lëndë nuk është pjesë e kurrikulit bërthamë);

· për të caktuar kohën për qasjet tematike (p.sh. mësimi i integruar lidhur me dukuritë shoqërore, kulturore dhe natyrore: koha, hapësira, drita, zbulimet gjeografike, tradita, banimi etj.);

· për të mësuar një lëndë/kurs i cili është disenjuar në shkallë vendore nga mësuesit e tyre;

· për të caktuar kohën për punën në projekt; · për të caktuar kohën për të lidhur më mirë teorinë me praktikën. Tabela: Lëmenjtë dhe lëndët e kurrikulit GJUHËT DHE KOMUNIKIMI

(Gramatika, komunikimi, letërsia) · GJUHA AMTARE (gjuha shqipe, gjuhët sllave, gjuha turke, gjuha rome)13 – e

detyrueshme · GJUHA SHQIPE për nxënësit e komuniteteve joshqiptare – duke filluar nga klasa e

3-të (jo e detyrueshme) · GJUHA E HUAJ E PARË (ANGLISHTJA) – duke filluar nga klasa e 3-të – e

detyrueshme · GJUHA E HUAJ E DYTË– duke filluar nga klasa e 6-të – e detyrueshme në arsimin

e mesëm; dhe e detyrueshme ose jo e detyrueshme në arsimin e mesëm të lartë · GJUHËT KLASIKE (latinishtja dhe greqishtja e vjetër) – në arsimin e mesëm të

lartë; mund të jetë e detyrueshme ose jo e detyrueshme, varësisht nga drejtimet/profilet)

MATEMATIKA

SHKENCAT E NATYRËS

· NJERIU DHE NATYRA (si një lëndë e integruar në klasën e 3-të dhe të 5-të) · BIOLOGJIA (si lëndë e veçantë, duke filluar nga klasa e 6-të) · FIZIKA (si lëndë e veçantë, duke filluar nga klasa e 6-të) · KIMIA (si lëndë e veçantë, duke filluar nga klasa e 7-të) · GJEOGRAFIA (në arsimin e mesëm – klasa e 6-të dhe e 9-të, si pjesë e studimeve

shoqërore; në arsimin e mesëm të lartë – klasa e 10-të dhe e 12-të, si pjesë e shkencave të natyrës)

13 Të shihet fusnota 11.

Page 60: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

60

STUDIMET SHOQËRORE DHE EDUKATA QYTETARE

· EDUKATA QYTETARE (si lëndë që thekson edukimin për qytetari demokratike,

kurrikuli i edukatës qytetare do të përfshijë dimensionet siç janë tema nga jeta, edukimi mbi të drejtat e njeriut, edukimi mbi paqen etj., duke filluar nga klasa e 3-të)

· HISTORIA (duke filluar nga klasa e 4-të) · EKONOMIA SHTËPIAKE, ARSIMIMI PËR NDËRMARRËS (si lëndë e veçantë në

klasën e 7-të e të 8-të dhe 9-të por gjithashtu edhe si lëndë me dimension ndërkurrikular)

· ELEMENTE TË EKONOMISË, LOGJIKËS, PSIKOLOGJISË, SOCIOLOGJISË, FILOZOFISË (si kurse të integruara të studimeve shoqërore ose si lëndë të specializuara të veçanta në arsimin e mesëm të lartë)

· GJEOGRAFIA (si lëndë në arsimin e mesëm, duke filluar nga klasa e 6-të) ARTET

· MUZIKA · ARTET E BUKURA TEKNOLOGJIA

· PUNËDORJA (në arsimin fillor) · TEKNOLOGJIA (në arsimin e mesëm, përfshirë edhe teknologjinë e informacionit

dhe të komunikimit – TIK) EDUKATA FIZIKE DHE SPORTET

· EDUKATA FIZIKE · SPORTET · KURSET E SHËNDETËSISË PJESA SIPAS ZGJEDH JES E KURRIKULIT14

IV. 2. 3. Lëmenjtë e kurrikulit dhe përshkrimi i lëndëve mësimore: objektivat dhe rëndësia për zhvillimin e nxënësve Mësimdhënia dhe nxënia e diturisë, e shkathtësive dhe e qëndrimeve, si dhe zhvillimi i aftësive të ndryshme kyç (siç janë aftësitë gjuhësore, aftësitë metodologjike, aftësitë kulturore, aftësitë sociale) mund të sigurohen në shkollë në mënyrë të ndryshme. Fitimi

14 Të shihet gjithashtu IV.1

Page 61: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

61

dhe zhvillimi i diturisë, shkathtësive e qëndrimeve dhe zhvillimi i aftësive është rezultat edhe i qasjeve ndërkurrikulare edhe i mësimdhënies e nxënies të orientuara në lëndët mësimore. Lëmenjtë e kurrikulit mund të kontribuojnë për zhvillimin e diturisë, qëndrimeve, shkathtësive e aftësive specifike, por ata mund të kontribuojnë po ashtu, në mënyrë të ndryshme, por divergjente, për zhvillimin e shkathtësive, qëndrimeve e zotësive (aftësive) të caktuara. Për shembull, shkathtësitë e komunikimit kultivohen jo vetëm nëpërmjet lëndëve në fushët Gjuhët dhe komunikimi, por ato mund dhe duhet të kultivohen edhe në gjithë lëmenjtë dhe lëndët e tjera, si objektiv ndërkurrikular. Për planifikimin e veprimtarive të kurrikulit, është me rëndësi të theksohet potenciali specifik i lëmenjve dhe lëndëve të ndryshme të kurrikulit për zhvillimin e nxënësve. Gjuhët dhe komunikimi Për qeniet njerëzore, gjuha paraqet mjetin për të menduar dhe për të komunikuar me gojë. Ajo është po ashtu mjet për filtrimin e informacioneve dhe të përshtypjeve nga bota që na rrethon dhe për shprehjen e mendimeve, ndjenjave dhe emocioneve. Nëpërmjet gjuhës, qeniet njerëzore botën e tyre të brendshme dhe të jashtme e shndërrojnë në koncepte, marrëdhënie dhe struktura. Andaj përvetësimi dhe zhvillimi i shkathtësive të gjuhës dhe i shkathtësive të komunikimit është me rëndësi fundamentale dhe instrumentale për proceset e nxënies në fusha të tjera të ndryshme. Përvetësimi dhe zhvillimi i shkathtësive dhe i zotësive të gjuhës e të komunikimit sigurohet në shkollat e Kosovës nëpërmjet: · gjuhës amtare; · gjuhës shqipe për nxënësitë e komuniteteve joshqiptare që jetojnë në Kosovë (lëndë

jo e detyrueshme, duke filluar nga klasa e 3-të); · gjuhës së huaj të parë, duke filluar nga klasa e 3-të (anglishtja); · një gjuhe të huaj shtesë, duke filluar nga klasa e 6-të (e detyrueshme në arsimin e

mesëm dhe e detyrueshme ose jo e detyrueshme në arsimin e mesëm të lartë); · një gjuhe klasike (jo e detyrueshme ose e detyrueshme, në arsimin e mesëm të lartë,

sipas drejtimit/profilit të caktuar).

Page 62: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

62

Gjuha amtare Gjuha amtare paraqet gjuhën e parë që mësohet në shtëpi. Në shkollat e Kosovës, secili nxënës do të mësojë përkatësisht gjuhën e vet amtare (gjuhën shqipe, gjuhët sllave, gjuhën turke ose gjuhën rome15). Mësimi i gjuhës amtare përkatëse do t’u mundësojë nxënësve të zotërojnë kodin gjuhësor të komunitetit të vet dhe të zhvillojnë ndjenjën e identitetit personal dhe të përkatësisë ndaj komunitetit. Mësimi i gjuhës amtare përfshin fjalorin [fjalësin], gramatikën, fonetikën, letërsinë, stilistikën dhe komunikimin. Kështu, nxënësit do të zhvillojnë dhe do të përforcojnë aftësitë e tyre leksikore, gramatikore, semantike, fonologjike, drejtshkrimore dhe drejtshqiptimore. Kurrikulet e lëndëve për gjuhë amtare do të merren me objektivat, çështjet dhe përqendrimet specifike që kanë të bëjnë me mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës amtare në mosha të ndryshme dhe në shkallë të ndryshme të arsimit. Nëpërmjet mësimit të gjuhës amtare, nxënësit në shkollat e Kosovës do të bëhen të ndërgjegjshëm për kulturën dhe traditat e komunitetit të tyre dhe do të zhvillojnë një interesim për kultivimin e mëtejmë të trashëgimisë dhe traditave të tyre. Në të njëjtën kohë, mësimi i gjuhës amtare duhet të japë kontributin për zhvillimin e qëndrimeve, siç janë çiltëria ndaj të tjerëve dhe respekti për kulturat dhe traditat e tjera, në frymën e kultivimit të dialogut paqësor ndërmjet popujve dhe kombeve të ndryshme anembanë botës. Objektivat e përgjithshëm të mësimit të gjuhës amtare në shkollë janë si vijon: · zotërimi i kodit gjuhësor të gjuhës amtare përkatëse në situatat e komunikimit me

gojë dhe me shkrim; · zhvillimi i zotësive kyç lidhur me alfabetimin gjuhësor, siç është të kuptuarit (të

dëgjuarit dhe të lexuarit), të folurit dhe të shkruarit në gjuhën amtare përkatëse në nivel të mesëm e të lartë të aftësisë16;

· zhvillimi i shkathtësive për një komunikim të mirë me gojë dhe me shkrim për sa i përket edhe marrjes së mesazheve edhe prodhimit të qëllimeve të mesazheve;

15 Në pajtim me parimet e shprehura në Kartën evropiane për gjuhët e rajonit dhe të minoriteteve nr. 148/1992 të Këshillit të Evropës, zgjidhjet praktike për sigurimin e mësimit të gjuhës amtare në shkolla duhet të mbajnë parasysh kushtet dhe mundësitë vendore. 16 Korniza e përbashkët evropiane e referencave për gjuhë: Nxënia, mësimdhënia dhe çmuarja (2001 – Shih referencat bibliografike) propozon pesë nivele të aftësisë. Këto nivele janë të ashtuquajturat nivele ALTE (ALTE: Association of Language Testers in Europe – Asociacioni i provuesve të gjuhës në Evropë) dhe bëjnë dallime ndërmjet: Përdorues i mirë (Niveli 5 ALTE); Përdorues i shkathtë (Niveli 4 ALTE); Përdorues i pavarur (Niveli 3 ALTE); Përdorues mesatar (Niveli 2 ALTE); dhe Përdorues fillestar (Niveli 1 ALTE). Kur kemi të bëjmë me gjuhën amtare, nxënësit duhet të përkrahen në shkolla në mënyrë që të arrijnë Nivelet 4 dhe 5.

Page 63: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

63

· zotërimi i aspekteve teknike dhe artistike të përdorimit të gjuhës amtare në situata të ndryshme të komunikimit;

· zhvillimi i qëndrimeve kulturore, siç është të jesh i informuar përmes leximit të burimeve të ndryshme, kërshëria, alfabetimi kritik, të menduarit kritik, kultivimi krijues i vlerave estetike;

· të qenët i vetëdijshëm për sa i përket krijimtarisë dhe traditës kulturore të komunitetit (b.f. folklori, letërsia, muzika, artet e interpretimit);

· zhvillimi i interesimit për kultivimin e mëtejmë të vlerave kulturore dhe të traditave të komunitetit;

· zhvillimi i ndjenjës së identitetit personal dhe kulturor. Gjuha shqipe për nxënësit e komuniteteve joshqiptare që jetojnë në Kosovë (lëndë jo e detyrueshme, duke filluar nga klasa e 3-të) Mësimi i gjuhës shqipe për nxënësit e komuniteteve joshqiptare që jetojnë në Kosovë, është jo i detyrueshëm (duke filluar nga klasa e 3-të) dhe synon të sigurojë mundësi për komunikim brenda shoqërisë kosovare, për bashkëpunim rajonal ndërkombëtar dhe për qëllime ekonomike. Në sajë të faktit se në këtë rast gjuha shqipe është një gjuhë e dytë, kurrikuli i lëndëve do të ndryshojë nga kurrikuli i lëndëve për gjuhën shqipe si gjuhë amtare. Gjuha e huaj e parë (anglishtja) Për të gjithë nxënësit në shkollat e Kosovës, gjuha e huaj e parë do të jetë anglishtja, duke filluar nga klasa e 3-të si lëndë e detyrueshme. Ajo do të jetë po ashtu e pranishme edhe në arsimin e mesëm dhe në arsimin e mesëm të lartë. Përvetësimi i gjuhës angleze do t’u mundësojë nxënësve të jenë në kontakt të afërt me kulturën dhe traditat e kombeve të tjera, t’u qasen informacioneve e t’i këmbejnë ato në shkallë botërore dhe të marrin pjesë aktive në jetën e sotme në një ndërvarësi të ngushtë. Ajo do t’u ndihmojë po ashtu të përballen me sukses me sfidat e komunikimit me kompjuter dhe të shoqërisë së përcaktuar për nxënie elektronike. Dimensioni i ndërgjegjësimit kulturor, i cili lidhet me mësimin e gjuhës angleze, do të sigurojë po ashtu një bazë të mirë për të zhvilluar një mundësi për të kuptuar në mënyrë më të gjerë identitetin dhe mjetet efektive për t'u marrë vesh. Objektivat e përgjithshëm të mësimit të anglishtes si gjuhë e huaj e parë në shkollat e Kosovës janë si vijon: · zhvillimi i shkathtësive të të marrit vesh (të dëgjuar e të lexuar), të të folurit dhe të të

shkruarit në një nivel të lartë ose të mesëm (të të dëgjuarit dhe të lexuarit), i

Page 64: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

64

shkathtësive të të folurit dhe të të shkruarit në në një nivel të mesëm e të lartë të të shprehurit [të performancës] (L3, L4 dhe L5);

· zhvillimi i kapacitetit (aftësisë) për të përdorur anglishten si mjet komunikimi në situata të jetës reale dhe si gjuhë pune në situata të ndryshme në shkollë dhe jashtë shkollës për qëllime edhe të marrjes dhe të prodhimit të informacioneve;

· kultivimi i ndërgjegjësimit kulturor lidhur me kulturat dhe traditat e tjera; · zhvillimi i qëndrimeve kulturore dhe sociale në pajtim me vlerat dhe parimet e një

shoqërie të hapur; · nxitja e integrimit në tregun e punës dhe përshtatja e suksesshme ndaj sfidave të reja

në jetën shoqërore dhe ekonomike; · avancimi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe i angazhimeve krijuese e të suksesshme

në ndërlidhjet ndërkombëtare të botës së sotme. Një gjuhë e huaj shtesë (duke filluar nga klasa e 6-të; e detyrueshme në arsimin e mesëm dhe e detyrueshme ose jo e detyrueshme në arsimin e mesëm të lartë) Shkollat e Kosovës mund t’u ofrojnë nxënësve një gjuhë të huaj shtesë, duke filluar nga klasa e 6-të, në fillim të shkallës kryesore Përforcim dhe Orientim të kurrikulit. Kjo gjuhë e huaj shtesë do të jetë e detyrueshme në arsimin e mesëm dhe e detyrueshme ose jo e detyrueshme në arsimin e mesëm të lartë. Nxënësit do të jenë në gjendje të zgjedhin këtë gjuhë shtesë nga një numër i ofruar gjuhësh. Gjuha shtesë do të zotërohet në nivel të ulët deri në nivel të mesëm të aftësisë (L1, L2 dhe L3), që do të thotë se nxënësit do të jenë në gjendje të përdorin informacionet e thjeshta dhe mjetet e të shprehurit me gojë në kontekste familjare (L1), do të jenë në gjendje të shprehen në situata familjare dhe të përdorin në mënyrë të përgjithshme informacionet jorutinore [jo të rëndomta] (L2) dhe të jenë në gjendje të shprehen për një numër temash dhe të arrijnë qëllime të ndryshme (L3). Përveç aftësisë për gjuhën, nxënësit do të zhvillojnë shkathtësitë e ndërgjegjësimit gjuhësor dhe do të kenë mundësi ta zgjerojnë horizontin e tyre për sa u përket kulturave dhe popujve të tjerë. Mësimi i një gjuhe shtesë [i një gjuhe të huaj të dytë] do të japë gjithashtu kontribut për zhvillimin të qëndrimeve siç janë toleranca dhe respekti i ndërsjellë. Gjuhët klasike (latinishtja dhe greqishtja e vjetër) Latinishtja është pjesë e kurrikulit bërthamë në drejtimin filologjik dhe në drejtimin e shkencave të natyrës të arsimit të mesëm të lartë (gjimnazet teorike). Në drejtimet e tjera të arsimit të mesëm të lartë, gjuhët klasike (latinishtja dhe greqishtja e vjetër) do të jenë jo të detyrueshme, në pajtim me tiparet specifike të drejtimit përkatës dhe me interesimet e nxënësve. Greqishtja e vjetër është po ashtu jo e detyrueshme në drejtimin filologjik. Objektivat e përgjithshëm të mësimit të gjuhëve klasike janë si vijon:

Page 65: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

65

· njohja me bazat e arsimit ‘klasik’ (‘humanistik’); · njohja e autorëve dhe e teksteve të rëndësishme të kulturave antike; · aftësimi për të kuptuar dhe për të prodhuar mesazhe të thjeshta ose me

ndërlikueshmëri mesatare duke përdorur gjuhët klasike për qëllime profesionale; · ndërgjegjësimi mbi lidhjet ndërmjet gjuhëve klasike dhe terminologjisë akademike

bashkëkohore; · përdorimi me kompetencë i terminologjisë profesionale. Matematika Nëpërmjet mësimit të matematikës, nxënësit do të marrin njohuri mbi numrat, hapësirën, masat dhe mënyrat e përdorimit të të dhënave (statistikës). Ata do të jenë në gjendje të kuptojnë rolin e të menduarit matematik për zhvillimin e shkencës e të teknologjisë moderne, si dhe rëndësinë e zbatimit të matematikës në situatat e zgjidhjes së problemeve të llojeve të ndryshme. Nëpërmjet mësimit të matematikës, nxënësit do të përkrahen në zhvillimin e shkathtësive siç janë aftësia e klasifikimit, e organizimit dhe e përpunimit të karakteristikave të botës në nivel abstrakt, duke përdorur simbolet dhe veprimet matematike. Ata do të zhvillojnë gjithashtu aftësinë për të përkthyer gjuhën natyrore në gjuhë simbolike (matematike), dhe anasjelltazi, duke përdorur vetitë e të menduarit logjik (të saktë). Objektivat e përgjithshëm të mësimit të matematikës janë si vijon17: · të kuptuarit e lidhjeve ndërmjet botës dhe shprehjes së saj matematike (ç' janë numrat,

format, masat; cilat janë lidhjet ndërmjet botës reale dhe përfaqësuesve të ndryshëm matematikë të saj, siç janë hartat dhe modelet matematike; cilat janë lidhjet ndërmjet gjuhës natyrore dhe gjuhës simbolike;

· zhvillimi i shkathtësive të llogaritjes (të qenët në gjendje për të përdorur simbolet dhe veprimet matematike për njehsime të ndryshme pa përdorur kompjuterin dhe duke përdorur kompjuterin);

· zhvillimi i shkathtësive të gjykimit logjik-matematik (si të arrihen përfundime të vlefshme bazuar në premisa të vlefshme dhe në veprime të sakta logjike-matematike; si të identifikohet dhe të shmanget gjykimi i pasaktë;

17 Sikurse në rastin e lëmenjve të tjerë, ndaj objektivave specifikë, përsa u përket zotësive kyç që duhet të zhvillohen dhe të konsolidohen në klasë e faza të ndryshme të arsimit, do të ketë një qasje nëpërmjet kurrikulit të lëndëve. Kështu, kurrikuli i lëndëve do t’i orientojë mësuesit, nxënësit dhe prindërit lidhur me faktin se çfarë duhet të dinë nxënësit, çfarë janë në gjendje të bëjnë (shkathtësitë metodologjike), si mund të

jenë në gjendje rrojnë (të mësuarit për të nxënë, shkathtësitë personale dhe jetësore), të jenë në gjendje të jetojnë së bashku (shkathtësitë dhe qëndrimet sociale) dhe të jenë në gjendje të transformojnë vetveten dhe botën në mënyrë konstruktive (kreativiteti, zhvillimi personal, zgjidhja e problemeve etj.).

Page 66: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

66

· zhvillimi i shkathtësive të përpunimit të të dhënave (njohuritë lidhur me bazat e të dhënave, statistika etj. dhe aftësia për të përdorur me saktësi dhe në mënyrë krijuese të dhënat);

· zhvillimi i zotësive kyç që kanë të bëjnë me shkathtësitë intelektuale të shkallës së lartë, siç është aftësia për t’u marrë në mënyrë krijuese me relacionet abstrakte dhe me gjuhën simbolike; aftësia për të zbatuar simbolet dhe veprimet matematike për të zgjidhur problemet teorike dhe probleme të jetës reale;

· të qenët në gjendje për të vlerësuar zgjidhjet e ndryshme për një problem të caktuar dhe për të marrë vendime në mënyrë individuale ose në grupe lidhur me zgjidhjen më të përshtatshme në situatën e caktuar;

· identifikimi i situatave për përdorimin e njohurive dhe shkathtësive matematike në jetën e përditshme (të gatuarit, banimi, psonisja – blerja në treg, udhëtimi, argëtimi etj.) dhe përdorimi i efektshëm i tyre.

Shkencat e natyrës Në arsimin fillor (klasat 1 deri 5), nxënësit do të mësojnë lidhur me njeriun dhe natyrën, nëpërmjet një lënde integruese e cila u ndihmon atyre të gjurmojnë mjedisin natyror dhe artificial nga pikëpamja shkencore. Lëmi i lëndëve njeriu dhe natyra synon të zhvillojë kureshtjen shkencore të nxënësve, bazuar në nxitjen e kureshtjes së tyre drejt botës që i rrethon. Ky lëmë i lëndëve synon gjithashtu zhvillimin e ndërgjegjësimit ekologjik të nxënësve dhe të interesimit të tyre për të vepruar me kompetencë me qëllim që të kontribuojnë për ruajtjen e një mjedisi të shëndoshë dhe të standardeve të cilësisë së jetesës. Në arsimin e mesëm, ndonëse ruhet një qasje integruese e përqendruar tek nxënësi sa më shumë që të jetë e mundshme18, futen gjithashtu edhe lëndët specifike ‘akademike’ (biologjia, fizika, kimia).19 Objektivat e përgjithshëm të shkencave të natyrës në shkollë janë si vijon: · zhvillimi i kërshërisë dhe i shkathtësive të kureshtjes shkencore drejt dukurive

natyrore dhe drejt lidhjeve ndërmjet mjedisit natyror dhe mjedisit të krijuar nga njeriu;

18 Në arsimin fillor dhe në arsimin e mesëm, kurrikuli i lëndëve për shkencat e natyrës do të zbatojë një qasje tematike integruese. Per shembull, nxënësit do të mësojnë lidhur me dukuritë e proceset natyrore, siç është drita, uji, klima, temperatura, koha, hapësira, vendbanimet e njerëzve, ku kemi të bëjmë me ndërlidhjen e perspektivave të shkencave të ndryshme (gjeografia, fizika, kimia, biologjia, gjeologjia, historia etj.). Kjo ndërlidhje e shkencave të ndryshme zbatohet duke mbajtur parasysh nevojat e nxënësve për të zhvilluar dhe për të kuptuar rëndësinë e çështjeve shkencore për jetën e përditshme 19 Në arsimin e mesëm, gjeografia është pjesë e lëmit kurrikular të shkencave shoqërore, ndërsa në arsimin fillor është pjesë e integruar e lëmit ‘njeriu dhe natyra’. Në arsimin e mesëm të lartë, gjeografia është pjesë e lëmit kurrikular të shkencave të natyrës.

Page 67: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

67

· zhvillimi i aftësisë për hulumtimin e dukurive të natyrës duke përdorur mjetet shkencore (gjuhën, metodat e kërkimit dhe gjykimin shkencor);

· hulumtimi dhe të kuptuarit e lidhjeve ndërmjet shkencave të natyrës, teknologjisë dhe situatave të jetës së përditshme;

· zhvillimi i shkathtësive kompjuterike që kanë të bëjnë me punën shkencore; · ndërgjegjësimi lidhur me çështjet etike që kanë të bëjnë me veprimtaritë shkencore; · zhvillimi i qëndrimeve pozitive dhe konstruktive lidhur me përdorimin e zbulimeve

shkencore për përmirësimin e standardeve të jetesës. Studimet shoqërore dhe edukata qytetare Nëpërmjet këtij lëmi të kurrikulit, nxënësit do të njihen me vlerat dhe normat e jetës shoqërore në një shoqëri demokratike. Ata do t’u qasen gjithashtu dukurive shoqërore nga pikëpamja historike, sociologjike, ekonomike, psikologjike dhe ndërkulturore. Lëmi i kurrikulit Shkencat shoqërore dhe edukata qytetare është gjithashtu i rëndësishëm për zhvillimin e identitetit personal dhe kolektiv të nxënësve përmes zhvillimit të qëndrimeve dhe shkathtësive konstruktive për angazhim aktiv në botën e sotme gjithnjë e më të ndërvarur. Nxënësit do të mësojnë si të jetojnë së bashku në mënyrë paqësore, duke zhvilluar qëndrimet e tolerancës dhe respektin për dallimet dhe duke mësuar për t’i identifikuar çështjet me interes të përbashkët për komunitete të ndryshme e për rrethin e gjerë dhe për të punuar së bashku për zgjidhjen e tyre. Ata do të mësojnë gjithashtu si të përballen në mënyrë konstruktive me të kaluarën dhe si të angazhohen me kompetencë dhe me përgjegjësi në procesin e rindërtimit demokratik të shoqërisë kosovare. Edukata qytetare. Edukimi për qytetarinë demokratike përbën një objektiv ndërkurrikular. Në të njëjtën kohë, duke filluar nga shkolla fillore, nxënësve do t’u ofrohen kurse të posaçme në edukatën qytetare. Si lëndë, edukata qytetare do të përqendrohet në arsimin fillor në zhvillimin e shkathtësëve për jetë, të cilat janë të rëndësishme në një shoqëri të lirë demokratike. Në arsimin e mesëm dhe në arsimin e mesëm të lartë, edukata qytetare do të përqëndrohet në themelet e një shoqërie demokratike dhe në zhvillimin e diturisë, të shkathtësive dhe të qëndrimeve që kanë të bëjnë me qytetarinë demokratike. Studimet shoqërore dhe edukata qytetare përfshijnë gjithashtu: · historinë, duke filluar nga klasa e 4-t (historia do të merret në mënyrë të integruar me

historinë e Kosovës dhe të botës); · ekonominë shtëpiake dhe edukimin për ndërmarrës (klasat e 7-të, e 8-të dhe e 9-të –

kurrikuli i këtyre lëndëve do të synojë të zhvillojë shkathtësitë e ndërmarrësit, të nevojshme në një ekonomi të tregut të lirë);

Page 68: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

68

· studimet sociale në arsimin e mesëm të lartë (klasat e 10-të, e 11-të dhe e 12-të). Kurset e shkencave shoqërore në arsimin e mesëm të lartë do të jenë kurse të integruara, përpos në drejtimin e Shkencave shoqërore në gjimnaze teorike. Drejtimi i integruar i shkencave shoqërore do të përfshijë elemente të sociologjisë, ekonomisë, psikologjisë, logjikës e filozofisë, ndërsa në drejtimin e Shkencave shoqërore në gjimnaze teorike shkencat e ndryshme shoqërore specifike do të jenë pjesë e kurrikulit bërthamë.

Objektivat e përgjithshëm të studimeve shoqërore dhe edukatës qytetare në shkollë janë si vijon: · zhvillimi i ndërgjegjes morale dhe aftësisë për të vështruar normat shoqërore në

mënyrë konstruktive; · informimi lidhur me marrëdhëniet dhe dukuritë shoqërore; · ndërgjegjësimi lidhur me historinë, traditat, kulturën dhe jetën shpirtërore të

komuniteteve të veta, si dhe të popujve dhe vendeve të tjera të botës mbarë; · zhvillimi i diturisë, shkathtësive dhe qëndrimeve që dalin nga përvoja e qytetarisë

demokratike në një shoqëri demokratike; · ndërgjegjësimi lidhur me të drejtat, përgjegjësitë dhe detyrat e individit në

komunitetin vendor dhe/ose në komunitetin e gjerë; · zhvillimi i shkathtësive dhe zotësive për ndërmarrës për angazhim aktiv në

ekonominë e tregut të lirë; · ndërgjegjësimi lidhur me ndërvarësitë e botës së sotme dhe zhvillimi i tolerancës dhe

respektit për dallimet; · zhvillimi i të kuptuarit të raportit ndërmjet marrjes së vendimeve dhe pasojave

personale e shoqërore, si dhe zhvillimi i interesimit për angazhim në jetën shoqërore në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi.

Artet Në kurrikulin bërthamë, lëmi i kurrikulit Artet përfshin muzikën dhe artet e bukura. Në pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit (kurrikuli i përcaktuar nga shkolla), mund të shtohen artet e interpretimit, si dhe disenji, arkitektura, moda etj. Lëmi i kurrikulit Artet luan një rol me rëndësi në zhvillimin e kreativitetit dhe të ndjenjes estetike (për të bukurën). Ai ofron mundësinë e gjurmimit dhe të zotërimit të mënyrave të ndryshme të shprehjes artistike, përfshirë mjetet verbale dhe joverbale. Lëmi i kurrikulit Artet kontribuon në zhvillimin e tërësishëm të personalitetit të nxënësve, duke stimuluar dhe kombinuar intuitën, imagjinatën, kreativitetin, gjykimin, ndjeshmërinë dhe ‘formësimin’ e ideve në forma të ndryshme të shprehjes dhe komunikimit artistik.

Page 69: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

69

Artet u mundësojnë nxënësve të zbatojnë në mënyrë krijuese metodat dhe procedurat e zgjidhjes së problemeve, të marrin vendime dhe të hulumtojnë zgjidhjet krijuese. Ato kontribuojnë në përmirësimin e mundësisë (kapacitetit) për një perceptim subtil (të mprehtë) dhe kompleks të botës dhe të vetëshprehjes. Artet zhvillojnë shkathtësitë intelektuale të shkallës së lartë (siç janë aftësia për analizë, aftësia për sintezë dhe aftësia për vlerësim) dhe ofrojnë mundësi specifike për ushtrim të lirë të mendimeve të ndryshme, si bazë për kreativitet. Artet ngërthejnë gjithashtu një kontribut me rëndësi për zhvillimin e vetërespektimit dhe vetëbesimit tek nxënësit. Ato stimulojnë motivimin pozitiv, mundësitë empatitike, bashkëpunimin, vetëdisiplinën dhe entuziazmin për t’iu qasur përvojave dhe mënyrave të reja të shprehjes personale e kolektive. Lëmi i kurrikulit Artet është gjithashtu një mjet i fuqishëm për të kuptuar dhe për t’iu qasur në mënyrë pozitive mënyrave të ndryshme të shprehjes artistike në kulturën dhe traditat e komunitetit të vet, si dhe në kulturën dhe traditat e të tjerëve. Lëmi i kurrikulit Artet u ofron nxënësve mundësinë për të kuptuar si mund të përputhen (konvergjojnë) realiteti dhe imagjinata. Ai gjithashtu u mundëson nxënësve të kuptojnë si mund të përputhen (konvergjojnë) dimensionet e ndryshme të jetës shpirtërore dhe të veprimtarisë njerëzore (religjioni, shkenca, teknologjia dhe artet) në proceset dhe prodhimet e substancës artistike. Objektivat e përgjithshëm të Arteve në shkollë janë si vijon: · ndërgjegjësimi mbi vlerat estetike; · vendosja e lidhjeve ndërmet komunikimit verbal dhe komunikimit joverbal; · njohja dhe zotërimi i mënyrave të ndryshme të shprehjes artistike; · njohja me Artet në kultura të ndryshme dhe në periudha të ndryshme historike; · zhvillimi i shkathtësive të shprehjes artistike dhe i kreativitetit; · zhvillimi i aftësisë për të lidhur dimensionet shpirtërore, shkencore dhe artistike në

qasjet për kulturën dhe në marrjen me situatat e jetës reale; · zhvillimi i qëndrimeve të tolerancës dhe të respektimit të dallimeve; · kultivimi i interesimit dhe shprehjes së kënaqësisë gjatë angazhimit inividual dhe

kolektiv në veprimtaritë artistike. Teknologjia Në kuptim të gjerë, teknologjia nënkupton mjetet, procedurat, dhe teknikat që përdoren në fusha të ndryshme të veprimarisë së njeriut, dhe paraqet një zgjerim të mundësive punuese të njeriut. Teknologjia mishëron kryqëzimin e teorisë dhe praktikës në mënyrë që të përmirësojë suksesin e përpjekjeve njerëzore.

Page 70: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

70

Lëmi i kurrikulit Teknologjia nxënsit i familjarizon me format dhe dimensionet e ndryshme të teknologjisë në fusha të ndryshme të përvojave dhe veprimtarive njerëzore (banimi, transporti, gatimi, veshmbathja, komunikimi, udhëtimi, argëtimi etj.). Në arsimin fillor, lidhur me teknologjinë nxënësit do të mësojnë nëpërmjet punëdores. Në arsimin e mesëm, emërtimi i lëndës do të jetë Teknologji. Edhe në arsimin fillor edhe në arsimin e mesëm, kurrikulet e lëndëve do të merren me teknologjitë moderne të informacionit dhe të komunikimit (TIK). Objektivat e përgithshëm të lëmit të kurrikulit Teknologjia në shkollë janë si vijon: · njohja e nxënësve me dimensionin teknologjik të veprimtarive të njeriut; · zhvillimi i mundësive instrumentale (operative) për lidhjen e teorisë dhe praktikës në

fusha të ndryshme të veprimtarisë së njeriut; · ushtrimi i përdorimit të mjeteve, procedurave dhe teknikave me qëllim të zgjidhjes së

problenmeve në mënyrë krijuese në situatat e përditshme të jetës; · njohja e nxënësve me mundësitë e përdorimit të tekonologjisë së informacionit dhe të

komunikimit për përmirësimin e suksesit të përpjekjeve të njeriut në fusha të ndryshme të veprimtarisë së tij;

· zhvillimi i intersimit për përmirësimin e mjeteve, procedurave dhe teknikave në mënyrë krijuese dhe me përgjegjësi;

· zhvillimi i ndërgjegjësimit ekologjik dhe i përgjegjësisë shoqërore në lidhje me përdorimin e teknologjisë për përmirësimin e standardeve të jetesës;

· zhvillimi i ndjeshmërisë në lidhje me çështjet etike që kanë të bëjnë me përparimin teknologjik.

Edukata fizike dhe sportet Lëmi i kurrikulit Edukata fizike dhe sportet i kontribuon zhvillimit të tërësishëm të personalitetit të nxënësve duke baraspeshuar veprimtaritë shpirtërore dhe intelektuale me sfidat fizike dhe psikike specifike. Këto sfida përmbajnë elementet me rëndësi lidhur me intelegjencën psikomotorike (kinestetike) për zhvillimin dhe shëndetin fizik dhe psikologjik personal. Pjesa bërthamë e kurrikulit përfshin kurset e edukatës fizike, të sportit dhe të shëndetit. Në pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit, mund të shtohen më shumë veprimtari sportive, po edhe kurse të tjera: higjiena, edukata seksuale, të ushqyerit e shëndetshëm etj. Kurrikulet e lëndëve për secilën klasë dhe shkallë të arsimit do të merren me diturinë, shkathtësitë dhe qëndrimet specifike që parashikohen si rezultate të edukatës fizike dhe veprimtarive sportive në kurrikul. Në përputhje me profilin e shkollës dhe me kushtet vendore, dispozitave të kurrikulit duhet t’u shtohen dispozitat e veprimtarive jashtëkurrikulare. Shkollat duhet të mbajnë parasysh nevojat për inkurajimin e nxënësve për të marrë pjesë në veprimtari sportive dhe në gara në shkallë vendore ose më gjerë.

Page 71: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

71

Objektivat e përgjithshme të lëmit të kurrikulit Edukata fizike dhe sportet në shkollë janë si vijon: · zhvillimi i mundësive psikomotorike dhe kontributi për zhvillim të shëndoshë fizik e

psikik të nxënësve; · zhvillimi i interesimit dhe kultivimi i kënaqësisë gjatë marrjes me veprimtari fizike

dhe me sporte; · të mësuarit lidhur me edukatën fizike dhe marrja pjesë në të përmes lojërave

tradicionale dhe moderne, sporteve dhe valleve; · zhvillimi i bashkëpunimit, solidaritetit dhe shkathtësive të konkurrencës së ndershme; · zhvillimi i qëndrimeve pozitive ndaj sfidave llojesh të ndryshme, përfshirë marrjen e

vendimeve dhe marrjen mbi vete të rrezikut; · zhvillimi i ndërgjegjësimit shëndetësor dhe të qëndrimit ekologjik. IV.3. Lëmenjtë dhe lëndët e kurrikulit: plani mësimor dhe menaxhimi i planit mësimor nga ana e shkollës IV.3.1. Vërejtje hyrëse Në planifikimin konkret të veprimtarive në shkolla, janë të mundshme qasje të ndryshme. Tradicionalisht, në shoqëritë e centralizuara, të gjitha dispozitat e kurrikulit (synimet dhe objektivat, përmbajtjet, lista e lëndëve, numri i orëve i caktuar për lëndë të ndryshme etj.) përcaktoheshin nga ministria e arsimit, ose nga ndonjë autoritet tjetër qendror i arsimit. Kështu shkolla nuk kishte të drejtë të shprehte mendimin e saj në lidhje me çështjet e kurrikulit. Në sistemin shkollor të decentralizuar, vendimet për çështjet e kurrikulit mund të merren nga autoritet e shkollës, nga bordi i shkollës ose nga autoritetet vendore të arsimit. Gjatë disa dhjetëvjeçarëve të fundit, është shfaqur një prirje e re, edhe në sistemet e centralizuara tradicionale, edhe në sistemet e decentralizuara. Në çështjet e vendimeve për kurrikulin, orientimet qendrore baraspeshohen me vendimet vendore, të cilat ngandonjëherë mund të merren edhe nga vetë shkollat. Në rastin e Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës, filozofia e re mbi të cilën ndërtohet planifikimi i veprimtarive të kurrikulit në shkolla, mundëson, duke marrë parasysh autonominë dhe dhënien llogari të shkollës, zëvendësimin e një qasjeje thjesht "normative", nga dispozita të baraspeshuara të kurrikulit nga qendra, me vendimet për çështje kurrikulare në shkallë shkolle (pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit/kurrikuli i përcaktuar nga shkolla). Autoriteti qendror i arsimit (p.sh. Departamenti i Arsimit dhe Shkencës) do të caktojë:

Page 72: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

72

· strukturën e lëndëve të detyrueshme dhe të veprimtarive në kurrikul · numrin maksimal të orëve në javë për një klasë të caktuar; · numrin minimal të orëve në javë për lëndët bërthamë; · objektivat dhe përmbajtjet bërthamë të nxënies (kjo caktohet me Kornizën e kurrikulit

të ri të Kosovës dhe me kurrikulet e lëndëve); · metodat dhe strategjitë e përshatshme të mësimdhënies dhe nxënies: · mjetet e përshtatshme për çmuarje e vlerësim. Shkollat kanë mundësinë të vendosin lidhur me pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit dhe lidhur me një strukturim fleksibil e krijues të planit mësimor. Duhen konsultuar nxënësit, mësuesit, prindërit dhe faktorët e tjerë të interesuar. Bordi i shkollës duhet të ketë funksionin për të rekomanduar pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit (kurrikuli i përcaktuar nga shkolla) dhe për përdorimin e planit mësimor të kurrikulit. Propozimet për pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit, të cilat rekomandohen nga bordi i shkollës, duhet të miratohen nga zyrtarët e lartë të arsimit. Gjatë planifikimit të veprimtarive të kurrikulit, shkollat duhet t'u kushtojnë vëmendje parimeve vijuese: · Duhet shmangur një copëzim i tepruar i kurrikulit. Një lëndë ose një kurs rëndom

nuk bën të mësohet vetëm me një orë në javë. Plani mësimor i kurrikulit duhet të lejojë po ashtu përdorimin e metodologjive ndërvepruese të përqendruara tek nxënësi, të cilave u nevojitet rëndom më shumë kohë se vetëm 50, 45 ose 40 minuta. Për punën në projekt dhe për punën grupore, për udhëtime studimi, veprimtaritë artistike dhe fizike etj. duhet të zbatohet sistemi i orëve bllok të mësimit, me qëllim që nxënësit dhe mësuesit ta shfrytëzojnë kohën plotësisht.

· Veprimtaritë e kurrikulit në planin mësimor të shkollës duhet të baraspeshojnë teorinë e praktikën; po ashtu edhe kurset e detyrueshme dhe kurset sipas zgjedhjes.

· Planifikimi i planit mësimor të shkollës/klasës duhet t'u kushtojë vëmendje parimeve pedagogjike për të siguruar zhvillim të vazhdueshëm dhe përfitime të konsoliduara për nxënësit. Prandaj, plani mësimor i shkollës/klasës duhet t'u përshatet situatave të nxënies, për të cilat duhet siguruar përforcim i vazhdueshëm (si m e r astin e fitimit dhe të zhvillimit të shkathtësive instrumentale në gjuhë, matematikë dhe në lëndë të tjera). Në këtë rast, lëndët mësimore, kurset dhe veprimtaritë duhet të planifikohen me qëllim që të mundësohen vazhdimësia, përsëritja dhe konsolidimi. Në rastet e tjera, lëndët/kurset dhe veprimtaritë mund të planifikohen si periudha bllok të mësimdhënies e nxënies dhe temat/çështjet e reja mund të paraqiten pa pasur nevojë për të siguruar një vazhdimësi të rreptë dhe të përhershme për strukturimin e proceseve të nxënies.

· Planifikimi i planit mësimor të shkollës/klasës duhet t'i kushtojë vëmendje nevojës për t'i bërë nxënësit që të përballen me përpjekje kuptimplota. Shkolla duhet t'i shmanget mbingarkimit të nxënësve përmes një planifikimi të keq të

Page 73: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

73

veprimtarive të kurrikulit (p.sh. organizimi të njëjtën ditë i shumë veprimtarive që kërkojnë përpjekje të madhe intelektuale, duke caktuar shumë kohë për veprimtaritë që i bëjnë nxënësitë ta ndiejnë veten të lodhur ose të mërzitur).

· Krahas veprimtarive kurrikulare, shkollat duhet të planifikojnë gjithashtu edhe veprimtari jashtëkurrikulare.

· Propozimet e planit mësimor në Kornizën e kurrikulit të ri të Kosovës dalin si modele "gjeneruese" (përftuese). Kjo do të thotë se shkollat mund të shtjellojnë plane të ndryshme për ta, madje secila paralele e një viti (klase) të caktuar, mund të ketë një plan të ndryshëm, i cili të jetë në pajtim me karakteristikat e nxënësve dhe me resurset që kanë në dispozicion mësuesit dhe nxënësit.

· Planet e kurrikulit duhet të marrin në konsideratë dimensionet ndërdisiplinare, po edhe çështjet dhe objektivat ndërkurrikulare.

Përveç kësaj, me qëllim të shtjellimit të planeve të efektshme në bazë të modelit të përbashkët gjenerues, shkollat duhet t'u kushtojnë kujdes parimeve vijuese: · Planifikimi gjithpërfshirës afatgjatë. Plani rëndom duhet të shtjellohet jo vetëm për

një vit, por për tërë një shkallë të arsimit formal apo për tërë një shkallë kyç të kurrikulit (p.sh. plani për arsimin fillor duhet të shtjellohet për të pesë vjetët).

· Profili i shkollës. Tërheqja "strategjike" e vëmendjes për karakteristikat dhe resurset vendore duhet të bëhet në bazë të planifikimit afatgjatë të planeve: cilat janë interesimet e nxënësve, cilat lloje të prioriteteve duhet t'i theksojnë shkollat. Pjesa e kurrikulit sipas zgjedhjes (kurrikuli i përcaktuar nga shkolla) duhet të planifikohet që përpara për disa vjet. Ajo nuk bën të ndryshojë për çdo vit apo semestër. Planifikimi i planit mësimor duhet të jetë në pajtim me të ashtuquajturin profil i shkollës, domethënë me faktin se cilat janë synimet dhe objektivat e veçantë që synojnë shkollat e veçanta. Në disa shkolla, p.sh., mund të kultivohen veprimtari artistike, ndërsa në shkolla të tjera fokusi mund të jetë tek mësimi i gjuhës ose në aftësimin për punë me kompjuter.

· Planifikimi fleksibil. Modeli gjenerues i planit në Kornizën e kurrikulit të ri të Kosovës parashikon një numër të përgjithshëm minimal të orëve, i cili duhet të caktohet për një lëndë/kurs/veprimtari të dhënë gjatë disa vjetve (p.sh. gjatë një shkalle të edukimit formal apo gjatë një shkalle kyç të kurrikulit). Mësuesit duhet të planifikojnë planet mësimore për klasa të ndryshme duke marrë në konsideratë mënyrën më të mirë për të shpërndarë veprimtaritë e kurrikulit dhe për të strukturuar përvojat në nxënie: cilat lëndë mund të mësohen në periudha bllok të kohës, cilat lëndë duhet të kenë prani javore në kurrikul, cilat lëndë/kurse/veprimtari duhet të mësohen gjatë një semestri etj.

· Qasjet ndërdisiplinare dhe ndërkurrikulare. Mësuesit duhet t'i shmangen lidhjes së mësimdhënies dhe nxënies të diturisë, shkathtësive dhe qëndrimeve me vetëm një lëndë mësimore. Ata duhet të kenë kujdes për aspektet ndërkurrikulare dhe ndërdisiplinare: p.sh. në kuadër të gjuhës amtare apo të gjuhës angleze, muzika mund të mësohet përmes këngëve; lëndët e profileve të ndryshme mund të merren me tema nga jeta dhe/ose me edukimin qytetar.

Page 74: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

74

· Qasjet e përqendruara tek nxënësi. Mësimdhënia dhe nxënia duhet të jenë të përqendrura tek nxënësi. Veçanërisht në arsimin fillor, mësuesit duhet t'i shmangen mësimdhënies e nxënies të orientuar tek lëndët mësimore.

IV.3.2. Planet mësimore "gjeneruese": modelet për arsimin fillor, për arsimin e mesëm dhe për arsimin e mesëm të lartë IV.3.2.1. Shpjegime shtesë IV.3.2.2. Modelet gjeneruese të planeve mësimore Arsimi fillor Arsimi i mesëm Klasat 6-8 Klasa 9 Arsimi i mesëm i lartë Drejtimi i matematikës dhe TIK-së Drejtimi i filologjisë Drejtimi i shkencave të natyrës Drejtimi i studimeve shoqërore IV.3.2.1. Shpjegime shtesë · Kohëzgjatja e vitit shkollor supozohet të jetë 37 javë (Drafti Akti i arsimit të

përgjithshëm dhe profesional sugjeron një minimum prej 38 javësh pune në të gjitha klasat). Ora do të zgjasë më së paku 40 minuta – mesatarisht 45’-50’. Duke marrë parasysh se në fund të arsimit të detyrueshëm nxënësit duhet të kalojnë provimin përfundimtar, në klasën e 9-të, numri i përgjithshëm i javëve në vit do të jetë 30. Duke marrë parasysh se regjistrimi i nxënësve në institucionet e arsimit të lartë mund të organizohet edhe mbi një bazë tjetër përveç me anë të provimit pranues, në klasën e 12-të viti shkollor merret se i ka 37 javë. (Në rastet kur numri i javëve në vit zvogëlohet në 30 ose 32, numri minimal i orëve për lëmenj e lëndë të ndryshme të kurrikulit duhet të zvogëlohet në përputhje më këtë).

· Kur kemi të bëjmë me nxënësit e komuniteteve joshqiptare, të cilët kanë vendosur të mësojnë shqipen si gjuhë jo të detyrueshme, me numër maksimal të orëve në vit, numri i orëve i paraparë për gjuhën shqipe duhet t’i shtohet numrit maksimal të orëve në javë (për shembull, në klasën e 3-të, 23+3 = 26), që do të thotë se, në këtë rast, numri i përgjithshëm i orëve në javë do të shtohet në përputhje me këtë.

· Kurrikuli i lëndëve do të organizohet në mënyrë fleksibile, në mënyrë që të mundësohet mësimi në bllok (për shembull, gjatë katër ose pesë javëve në një

Page 75: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

75

semestër), mësimi i lëndëve të ndryshme gjatë një semestri, orët e njëpasnjëshme (të ngjitura) për një lëndë të caktuar, në mënyrë që të caktohet mjaft kohë për përdorimin e metodologjive ndërvepruese dhe të përqendruara tek nxënësi.

· Shkollat duhet të mbajnë parasysh që të mos tejkalohet numri maksimal i orëve në javë për një lëndë të caktuar.

· Caktimi i kohës për pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit duhet të vendoset në mënyrë konsultative; lëndët/kurset duhet të planifikohen për tërë periudhën e arsimit fillor, në përputhje me profilin e shkollës.

· Kur kemi të bëjmë me lëmin e kurrikulit Shkencat e natyrës, në arsimin fillor parashikohet të mësohet lënda e integruar Njeriu dhe natyra. Kur kemi të bëjmë me arsimin e mesëm dhe me arsimin e mesëm të lartë (me përjashtim në drejtimin Shkencat e natyrës në arsimin e mesëm të lartë – në gjimnazet teorike) janë të pranishme dy mundësi. Mundësia 1 ka të bëjë me strategjinë afatshkurtër dhe afatgjatë (pesë vjet), periudhë gjatë së cilës vazhdon mësimdhënia dhe nxënia e lëndëve të veçanta të shkencave të natyrës. Mundësia 2 ka të bëjë me një zgjidhje didaktike afatgjatë, në përputhje me zhvillimin e shkencave moderne: mësimdhënia dhe nxënia e një lënde të integruar të shkencave të natyrës. Kjo kërkon orientime të reja në trajnimin e mësuesve para shërbimit dhe në trajnimin pas shërbimit, si edhe një paradigmë të re didaktike të mësimdhënies e të nxënies të shkencave të natyrës në shkolla.

· Në arsimin e mesëm të lartë (me përjashtim në drejtimin e Shkencave shoqërore të gjimnazeve teorike) mësimdhënia dhe nxënia e shkencave shoqërore do të zhvillohet nëpërmjet lëndës Studime shoqërore. Kjo lëndë do t’u qaset në mënyrë tematike çështjeve të ndryshme të zhvillimit të njeriut dhe të shoqërisë: si mendojnë njerëzit, si ndiejnë ata, çfarë janë marrëdhëniet ndërmjet njerëzve, si është e organizuar shoqëria, si janë të organizuara veprimtaritë njerëzore etj.

· Studimet TIK në drejtimin Matematikë dhe TIK të gjimnazeve teorike do të ngërthejnë elemente të zhvillimit të softuerit (programeve kompjuterike).

· Klasa e 9-të – klasa orientuese.20 Në paraqitjen e planit gjenerues për arsimin e mesëm, klasa e 9-të është veçuar si klasë orientuese. Në këtë klasë, nxënësit duhet të merren në mënyrë të baraspeshuar me veprimtari të ndryshme teorike e praktike, me qëllim që të ndihmohen të orientohen lidhur me profesionin e tyre të ardhshëm dhe të marrin vendime të mbështetura e të qëndrueshme.

Për këtë arsye, kurrikuli është i ndarë në mënyrë modulare në pjesën bërthamë dhe në pjesën sipas zgjedhjes. Katër modulet e para janë teorike dhe korrespondojnë me katër drejtimet teorike që propozohen për arsimin e mesëm të lartë (gjimnazet teorike). Katër modulet vijuese janë profesionale. Njëri nga këto module është më shumë teorik, që synon t’i njohë nxënësit me botën e profesioneve dhe me mundësitë,

20 Ekipi bërthamë i kurrikuli i është mirënjohës Dr. Johan Schrumpf-it, zyrtarit të arsimit të mesëm, DASH/UNMIK, për sugjerimet e tij lidhur me organizimin e mësimdhënies e nxënies në klasën e 9-të, si klasë orientuese.

Page 76: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

76

kërkesat dhe sfidat në tregun e punës. Tri modulet e tjera baraspeshojnë qasjet teorike e praktike për sa u përket tri lëmenjve kryesorë:

– lëmi shoqëror-humanitar; – lëmi ekonomik e komercial; – lëmi teknologjik.

Në pjesën bërthamë të kurrikulit, parashikohen gjithashtu modulet e artit dhe të sporteve. Në secilin modul, kurrikuli i lëndëve do të përqëndrohet në:

– përforcimin dhe konsolidimin e diturisë, shkathtësive dhe qëndrimeve të nxënësve, të cilat janë arritur në klasa më të ulëta;

– njohjen e nxënësve me sfidat e reja me të cilat do të përballen në arsimin e mesëm të lartë;

– futjen e elementeve të arsimimit profesional, për të lehtësuar orientimin e nxënësve për sa i përket profesionit të tyre;

– përgatitjen e nxënësve për provimin e përfundimit të shkollës (provimi 14+) – sigurimin e këshillimit dhe të orientimit; – sigurimin e një baraspeshe të arsyeshme ndërmjet veprimtarive teorike e

praktike dhe përvojave. Me qëllim që t’u mundësojë nxënësve të jenë në kontakt të afërt me fusha të ndryshme të veprimtarive të ndryshme praktike/profesionale, shkolla duhet:

– të organizojë veprimtari të nxënësve në ndërmarrje ekonomike, firma, njësi të shërbimeve shoqërore etj. (praktikë – e ngjashme me sistemin e arsimit profesional të dyfishtë, në të cilin nxënësit trajnohen pjesërisht në shkollë, pjesërisht në njësi konkrete të ekonomisë);

– të organizojë laboratore, kabinete dhe punëtori profesionale; – të organizojë veprimtari praktike virtuale bazuar në softuerë (programe

kompjuterike aplikative) të ndryshëm. Në të gjitha lëmenjtë e lëndëve, kurrikuli i lëndëve i klasës së 9-të merret me çështje të zhvillimit personal. Në pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit, nxënësit do të kenë mundësinë të zgjedhin modulet e ndryshme që u interesojnë (për shembull, ata do të jenë në gjendje të mësojnë më shumë lidhur me gjuhët ose me shkencat e natyrës, ose të mësojnë më shumë lidhur me veprimtaritë brenda lëmit të shkencave shoqërore-humanitare). Shkolla do të organizojë përndarjen e nxënësve në grupe, në përputhje me interesimet e tyre lidhur me orientimin profesional. Shfrytëzimi i orëve për pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit të klasës së 9-të është pjesë e vendimeve të marra nga shkolla. Këto vendime do të bazohen në një proces konsultativ, përfshirë nxënësit, prindërit dhe të interesuarit e tjerë për arsim.

Page 77: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

77

IV.3.2.2. Modelet gjeneruese të planeve mësimore Arsimi fillor (klasa 1-5) – zgjatja e vitit shkollor është llogaritur me 37 javë Tabela 1-shkolla fillore (klasa 1-5)

Lëmenjtë e kurrikulit

Klasa 1 Klasa 2 Klasa 3 Klasa 4 Klasa 5

Numri i përgjithshëm i orëve në shkollën fillore

Përqindja

Gjuhët dhe komunikimi

Gjuha amtare Duke filluar nga klasa e parë

Mini m u m 1 0 3 6 orë për pesë vite

24,8%

Gjuha Shqipe për nxënësit nga komunitetet jo-shqiptare* (jo e detyrueshme) Duke filluar nga klasa e 3-të

Minimum 333 orë për tri vite

Gjuha e huaj e pare – Anglisht Duke filluar nga klasa e 3-të

Minimum 222 orë për tri vite

5,3%

Matematika Matematika Duke filluar nga klasa e parë

Minimum 925 orë për pesë vite

22,1 %

Shkencat e natyrës

Njeriu dhe natyra Duke filluar nga klasa e 3-të

Minimum 185 orë për tri vite

4,4 %

Studimet shoqërore dhe edukata qytetare

Edukata qytetare Duke filluar nga klasa e 3-të

Minimum 185 orë për tri vite

6,2% Historia

Duke filluar nga klasa e 4-t

Minimum 74 orë për dy vite

Artet

Muzika Duke filluar nga klasa e parë

Minimum 259 orë për pesë vite

12,4%

Artet e bukura Duke filluar nga klasa e parë

Minimum 259 për pesë vite

Teknologjia Punëdorja Duke filluar nga klasa e e parë

222 orë për pesë vite

5,3 %

Edukata fizike dhe sportet

Edukata fizike, sportet dhe kurset mbi shëndetin Duke filluar nga klasa e parë

Minimum 370 orë për pesë vite

8,8 %

Pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit/ kurrikuli i përcaktuar nga shkolla

a) Orë plotësuese për lëndët e kurrikulit bërthamë b) Kurse/lëndë të reja, të cilat nuk janë në kurrikulin

bërthamë (p.sh. etika, kurse të temave nga jeta, lojra për zgjidhjen e konflikteve, TIK, arsimimi mbi të drejtat e njeriut, artet e interpretimit, sportet, arsimimi për ndërrmarrës)

c) Kurse tematike të integruara (p.sh. drita, uji, mjedisi, banimi)

d) Kurse të disenjuara nga mësuesit në shkolla e) Kohë e dedikuar për punë në projekte, ekskursione/

shëtitje, dhe veprimtari për zhvillimin individual

444 për pesë vite 10,6 %

Numri maksimal i orëve në javë

20 21 23 24 25 Maksimum 4181 orë për pesë vite

Shkolla e mesme (klasat 6-9)

Page 78: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

78

Tabela 1 – shkolla e mesme (klasat 6-8) Mundësia 1 (strategjia afatshkurtër dhe afatmesme): me lëndë të veçanta

Lëmenjtë e Kurrikulit

Klasa 6 Klasa 7 Klasa 8 Numri i përgjithshëm i orëve

Përqindja

Gjuhët dhe komunikimi

Gjuha amtare Minimum 481 orë për tri vite

14,9 %

Gjuha Shqipe për nxënësit nga komunitetet jo-shqiptare* (jo e detyrueshme)

Minimum 333 orë për tri vite

Gjuha e huaj e parë-Anglisht Minimum 222 orë për tri vite

6,9 %

Gjuha e huaj e dytë (e detyrueshme në shkollën e mesme) Duke filluar në klasën e 6-të

Minimum 222 orë për tri vite

6,9 %

Matematikë Matematika Minimum 444 orë për tri vite

13,8 %

Shkencat e natyrës

Biologjia – duke filluar nga klasa e 6-të Minimum 444 orë për tri vite

13,8 % Fizika – duke filluar nga klasa e 6-të

Kimia – duke filluar nga klasa e 7-të

Studimet shoqërore dhe edukata qytetare

Edukata qytetare Minimum 111 orë për tri vite

14,9 % Historia

Minimum 185 orë për tri vite

Gjeografia Minimum 111 orë për tri vite

Ekonomia shtëpiake dhe arsimimi për ndërrmarrës – klasa 7-të dhe 8-të

Minimum 74 orë për dy vite

Artet Muzika

Minimum 111 orë për tri vite

6,8% Artet e bukura

Minimum 111 orë për tri vite

Teknologjia Teknologjia (përfshirë TIK) 148 orë për tri vite

4,5 %

Edukata fizike dhe sportet

Edukatë fizike, sportet dhe kurset mbi shëndetin Minimum 185 orë për tri vite

5,7 %

Pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit/ kurrikuli i përcaktuar nga shkolla

a) Orë plotësuese për lëndët e kurrikulit bërthamë b) Kurse/lëndë të reja, të cilat nuk janë në

kurrikulin bërthamë (p.sh. etika, kurse të temave nga jeta, lojra për zgjidhjen e konflikteve, TIK, arsimimi mbi të drejtat e njeriut, artet e interpretimit, sportet, arsimimi për ndërrmarrës)

c) Kurse tematike të integruara (p.sh. drita, uji, mjedisi, banimi)

d) Kurse të disenjuara nga mësuesit në shkolla e) Kohë e dedikuar për punë në projekte,

ekskursione/shëtitje, orientim dhe veprimtari për zhvillimin individual

Minimum 370 orë për tri vite

11,5 %

Numri maksimal i orëve në javë

27 29 31 Maksimum 3219

orë për tri vite

Page 79: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

79

Mundësia 2 (projektimi afatgjatë): me lëndë të integruara

Lëmenjtë e Kurrikulit

Klasa 6 Klasa 7 Klasa 8 N u m r i i përgj i thshëm i orëve

Përqindja

Gjuhët dhe komunikimi

Gjuha amtare Minimum 481 orë për tri vite

14,9 %

Gjuha Shqipe për nxënësit nga komunitetet jo-shqiptare* (zgjedhore)

Minimum 333 orë për tri vite

Gjuha e huaj e parë-Anglisht Minimum 222 orë për tri vite

6,9 %

Gjuha e huaj e dytë ( e detyrueshme nëshkollën e mesme) Duke filluar në klasën e 6-të

Minimum 222 orë për tri vite

6,9 %

Matematika Matematika Minimum 444 orë për tri vite

13,8 %

Shkencat e natyrës

Shkencat e natyrës (lendë t ë integruara) Minimum 333 orë për tri vite

10,3 %

Studimet shoqërore dhe edukata qytetare

Edukatë qytetare Minimum 111 orë për tri vite

14,9 %

Historia dhe gjeeografia (lëndë të integruaar) Minimum 296 orë për tri vite

Ekonomia shtëpiake dhe arsimimi për ndërrmarrës – klasa 7-të dhe 8-të

Minimum 74 orë për dy vite

Artet Muzika

Minimum 111 orë për tri vite

6,9% Artet e bukura

Minimum 111 orë për tri vite

Teknologjia Teknologjia (përfshirë TIK) 148 orë për tri vite

4,5 %

Edukata fizike dhe Sportet

Edukatë fizike, sportet dhe kurset mbi shëndetin Minimum 185 orë për tri vite

5,7 %

Pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit/ kurrikuli i përcaktuar nga shkolla

a) Orë plotësuese për lëndët e kurrikulit bërthamë b) Kurse të reja/ lendë, të cilat nuk janë në

kurrikulin bërthamë (p.sh. etika, kurse të temave nga jeta, lojra për zgjedhjen e konflikteve, TIK, arsimimi mbi të drejtat e njeriut, artet e interpretimit, sportet, arsimimi për ndërrmarrës)

c) Kurse tematike të integruara (p.sh. drita, uji, mjedisi, banimi)

d) Kurse të disenjuara nga mësuesit në shkolla e) Kohë e dedikuar për punë në projekte,

ekskursione/shëtitje, orientim dhe veprimtari për zhvillimin individual

Minimum 481 orë për tri vite

14,9 %

Numri maksimal i orëve në javë

27 29 31 Maksimum 3219 orë për tri vite

Page 80: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

80

Klasa e 9-të – klasa orientuese (numri i përgjithshëm i javëve në vit është supozuar të jetë 30) Synimet kryesore të kësaj klase janë: konsolidimi i diturisë, shkathtësive dhe qëndrimeve, dhe orientimi profesional Arsimimi i përgjithshëm do të kombinohet me trajnime praktike/profesionale dhe veprimtari orientuese

Modulet/Fushat Lëndët/kurset/veprimtaritë Numri

minimal i orëve

Përqindja

Moduli I Matematika dhe TIK

· Matematika · TIK

120 12, 5%

Moduli II Shkencat natyrore

· Biologjia · Fizika · Kimia · Gjeografia dhe Gjeologjia

120 12, 5%

Moduli III Gjuhët

· Gjuha amtare · Gjuha shqipe për nxënësit nga komunitetet

joshiptare · Gjuha e huaj e parë · Gjuha e huaj e dytë

120 12, 5%

Moduli IV Studimet shoqërore

· Edukata qytetare · Historia · Kurset për zhvillim personal

120 12, 5%

Moduli V Orientim professional (teorik)

· Tregu i punës dhe udhëzime profesionale/ Orientim profesional

60 6,25%

Moduli VI Orientim profesional (praktikë)

Lëmi shoqëroro-humanitar · Shërbimet shoqërore · Raportet publike

60 6,25%

Moduli VII Orientim profesional (praktikë)

Lëmi ekonomiko-komercial · Ekonomia · Arsimimi ndërrmarrës · Korespodenca ekonomike

60 6,25%

Moduli VIII Orientim profesional (praktikë)

Lëmi teknologjik · Shkenca dhe teknologjia (në raport me lëmenj të ndryshëm të veprimtarive njerëzore) · Vizatim teknik

60 6,25%

Moduli IX Aktivitetet artistike

· Muzika · Artet e bukura · Artet e interpretimit

45 4,6 %

Moduli X Edukata fizike dhe sportet · Edukata fizike dhe sportet 45 4,6 %

Modulet sipas zgjedhjes

· Modulet për përfocim (teorik: një nga modulet I deri IV)

· Modulet për përforcim (professional: një nga modulet V deri VIII) · Këshillime dhe veprimtari për orientim

150 15,63 %

Numri maksimal i orëve në javë

32 Maksimum

960 orë në vit

Page 81: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

81

Shkolla e mesme e lartë Drejtimi Matematikë dhe TIK Mundësia 1 (afat shkurtër dhe afatmesëm): lëndët e veçanta të Shkencave të natyrës

Lëmitë e Kurrikulit

Klasa 10 Klasa 11 Klasa 12 Numri i përgjithshëm i orëve

Përqindja

Gjuhët dhe komunikimi

Gjuha amtare Minimum 333 për tri vite

9,8 %

Gjuha Shqipe për nxënësit nga komunitetet jo-shqiptare* (jo e detyrueshme)

Minimum 222 për tri vite

Gjuha e huaj e parë-Anglisht Minimum 222 për tri vite

6,5%

Gjuha e huaj e dytë Minimum 222 për tri vite

6,5 %

Matematikë Matematika Minimum 629 për tri vite

18,5 %

Shkencat e natyrës

Biologjia

Minimum 370 për tri vite

10,9 % Fizika

Kimia

Gjeografia

Studimet shoqërore dhe edukata qytetare

Edukata qytetare Minimum 74 për tri vite

9,8 % Historia Minimum 148 për tri vite

Studimet shoqërore Minimum 111 për tri vite

Artet Muzika

Minimum 111 për tri vite

6, 5 % Artet e bukura

Minimum 111 për tri vite

Teknologjia TIK Minimum 333 për tri vite

9,8 %

Edukata fizike dhe sportet

Edukata fizike, sportet dhe kurset mbi shëndetin Minimum 185 për tri vite

5,4 %

Pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit/ kurrikuli i përcaktuar nga shkolla

a) Orë plotësuese për lendët e kurrikulit bërthamë b) Kurse të reja/lendë, të cilat nuk janë në kurrikulin

bërthamë (p.sh. gjuhët klasike/ latinishtja, etika, kurse me tema nga jeta, TIK, Arsimimi për të Drejtat e Njeriut, artet e interpretimit, sportet, arsimimi ndërrmarrës)

c) Kurse të disenjuara nga mësimdhënësit në shkollë d) Kohë e dedikuar për punë në projekte,

ekskursione/shëtitje, orientim dhe veprimtari për zhvillimin individual

Minimum 555 për tri vite

16,3 %

Numri maksimal i orëve në javë

30 32 32 Maksimum 3404 për tri vite

Page 82: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

82

Drejtimi: Matematikë dhe TIK Mundësia 2 (afatgjatë): lëndët e integruara të Shkencave të natyrës

Lëmenjtë e kurrikulit

Klasa 10 Klasa 11 Klasa 12 Numri i përgjithshëm i orëve

Përqindja

Gjuhët dhe Komunikimi

Gjuha amtare Minimum 333 për tri vite

9,7 %

Gjuha Shqipe për nxënësit nga komunitetet joshqiptare* (jo e detyrueshme)

Minimum 222 për tri vite

Gjuha e huaj e parë-Anglisht Minimum 222 për tri vite

6,5%

Gjuha e huaj e dytë Minimum 222 për tri vite

6,5 %

Matematika Matematika Minimum 629 për tri vite

18,5 %

Shkencat e natyrës

Kurs i integruar i shkencave të natyrës Minimum 296 për tri vite

8,7 % Gjeografia

Studime shoqërore dhe edukata qytetare

Edukata qytetare Minimum 74 për tri vite

9,8 % Historia Minimum 148 për tri vite

Studime shoqërore Minimum 111 për tri vite

Artet Muzika

Minimum 111 për tri vite

6, 5 % Artet e bukura

Minimum 111 për tri vite

Teknologjia TIK Minimum 333 për tri vite

9,8 %

Edukata fizike dhe sportet

Edukata fizike, sportet dhe kurset mbi shëndetin Minimum 185 për tri vite

5, 4 %

Pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit/ kurrikuli i përcaktuar nga shkolla

a) Orë plotësuese për lendët e kurrikulit bërthamë b) Kurse/lëndë të reja, të cilat nuk janë në kurrikulin

bërthamë (p.sh. gjuhët klasike/ latinishtja, etika, kurse me tema nga jeta, TIK, Arsimimi për të Drejtat e Njeriut, artet e interpretimit, sportet, arsimimi ndërrmarrës)

c) Kurse të disenjuara nga mësimdhënësit në shkollë d) Kohë e dedikuar për punë në projekte,

ekskursione/shëtitje, orientim dhe veprimtari për zhvillimin individual

Minimum 629 për tri vite

18,5 %

Numri maksimal i orëve në javë

30 32 32 Maksimum 3404 për tri vite

Page 83: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

83

B. Drejtimi i shkencave të natyrës

Lëmenjtë e Kurrikulit

Klasa 10 Klasa 11 Klasa 12 Numri i përgjithshëm i orëve

Përqindja

Gjuhët dhe komunikimi

Gjuha amtare Minimum 333 orë në tri vite 9,7 %

Gjuha shqipe për nxënësit e komuniteteve joshqiptare * Minimum 222 orë në tri vite

Gjuha e huaj e parë – anglishtja Minimum 222 orë në tri vite

6,5 %

Një gjuhë klasike (latinishtja) Minimum 148 orë në tri vite

4,3 %

Matematika Matematika Minimum 444 orë në tri vite 13 %

Shkencat e natyrës

Biologjia

Minimum 888 orë në tri vite

26 %

Fizika

Kimia

Gjeografia dhe Gjeologjia

Astronomia

Studimet shoqërore dhe edukata qytetare

Edukata qytetare Minimum 74 orë në tri vite

9,8% Historia Minimum 148 orë në tri vite

Studimet shoqërore (lëndë e integruar) Minimum 111 orë në tri vite

Artet Muzika

Minimum 111 orë në tri vite

6,5% Artet e bukura

Minimum 111 orë në tri vite

Teknologjia Teknologjia (përfshirë TIK) Minimum148 orë në tri vite

4, 3 %

Edukata fizike dhe sportet

Kurset e edukatës fizike, sporteve dhe shëndetit Minimum 185 orë në tri vite

5,4 %

Pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit/ kurrikuli i përcaktuar nga shkolla

a) orë shtesë për lëndët e kurrikulit bërthamë b) kurse/lëndë të reja, të cilat nuk parashikohen me

kurrikulin bërthamë (p.sh. etika, kurset mbi temat e jetës, TIK, edukata mbi të drejtat e njeriut, artet e interpretimit, sportet, arsimimi për ndërmarrës)

c) kurset tematike të integruara (p.sh. mbi dritën, ujin, mjedisin banimin)

d) kurset e përpiluara nga mësuesit në shkollë e) Kohë e dedikuar për punë në projekte,

ekskursione/shëtitje, orientim dhe veprimtari për zhvillimin individual

Minimum 481 orë në tri vite

14, 1%

Numri maksimal i orëve në javë

30 32 32 Maksimumi 3404 orë në tri vite

Page 84: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

84

C. Drejtimi i filologjisë Mundësia 1 (afatëshkurtër dhe afatmesëm): veçan Lëndët e shkencave të natyrës

Lëmenjtë e kurrikulit

Klasa 10 Klasa 11 Klasa 12 Numri i përgjithshëm i orëve

Përqindja

Gjuhët dhe komunikimi

Gjuha amtare Minimum 444 orë në tri vite

32,6%

Gjuha shqipe për nxënësit e komuniteteve joshqiptare * (jo e detyrueshme)

Minimum 222 orë në tri vite

Gjuha e huaj e parë – anglishtja Minimum 259 orë në tri vite

Gjuha e huaj e dytë Minimum 222 orë në tri vite

Një gjuhë klasike (Latinishtja) Minimum 185 orë në tri vite

Matematika Matematika Minimum 333 orë në tri vite

9,8%

Shkencat e natyrës

Biologjia Minimum 370 orë në tri vite

10,9% Fizika Kimia Gjeografia

Studimet shoqërore dhe edukata qytetare

Edukata qytetare Minimum 74 orë në tri vite

13 % Historia Minimum 222 orë në tri vite

Studimet shoqërore (lëndë e integruar) Minimum 148 orë në tri vite

Artet Muzika

Minimum 111 orë në tri vite

6,5 % Artet e bukura

Minimum 111 orë në tri vite

Teknologjia Teknologjia (përfshirë TIK) Minimum 148 orë në tri vite

4,3 %

Edukata fizike dhe sportet

Kurset e edukatës fizike, sporteve dhe shëndetit Minimum 185 orë në tri vite

5,4 %

Pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit/ kurrikuli i përcaktuar nga shkolla

a) orë shtesë për lëndët e kurrikulit bërthamë b) kurse/lëndë të reja, të cilat nuk parashikohen me

kurrikulin bërthamë (p.sh. gjuhët klasike: greqishtja e vjetër, etika, kurset mbi temat nga jeta, TIK, edukata mbi të drejtat e njeriut, artet e interpretimit, sportet, arsimimi për ndërmarrës)

c) kurset e përpiluara nga mësuesit në shkollë d) Kohë e dedikuar për punë në projekte,

ekskursione/shëtitje, orientim dhe veprimtari për zhvillimin personal

Minimum 592 orë në tri vite

17,4%

Numri maksimal i orëve në javë

30 32 32 Maksimum 3404 orë në tri vite

Page 85: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

85

Drejtimi i filologjisë

Mundësia 2 (afatshkurtër dhe afatmesëm): lënda e integruar e Shkencave të natyrës

Lëmenjtë e kurrikulit

Klasa 10 Klasa 11 Klasa 12 N u m r i i përgjithshëm i orëve

Përqindja

Gjuhët dhe komunikimi

Gjuha amtare Minimum 444 orë në tri vite

32,6 %

Gjuha shqipe për nxënësit e komuniteteve joshqiptare * (lëndë jo e detyrueshme)

Minimum 222 orë në tri vite

Gjuha e huaj e parë – anglishtja Minimum 259 orë në tri vite

Gjuha e huaj e dytë Minimum 222 orë në tri vite

Një gjuhë klasike (latinishtja) Minimum 185 orë në tri vite

Matematika Matematika Minimum 333 orë në tri vite 9,8%

Shkencat e natyrës

Lënda e integruar e shkencave të natyrës Minimum 296 orë në tri vite 8,7 %

Gjeografia

Studimet shoqërore dhe edukata qytetare

Edukata qytetare Minimum 74 orë në tri vite

13 % Historia Minimum 222 orë në tri vite

Studimet shoqërore (lëndë e integruar) Minimum 148 orë në tri vite

Artet Muzika

Minimum 111 orë në tri vite

6,5 % Artet e bukura

Minimum 111 orë në tri vite

Teknologjia Teknologjia (përfshirë TIK) Minimum 148 orë në tri vite 4,3 %

Edukata fizike dhe sportet

Kurset e edukatës fizike, sporteve dhe shëndetit Minimum 185 orë në tri vite

5, 4 %

Pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit/ kurrikuli i përcaktuar nga shkolla

a) orë shtesë për lëndët e kurrikulit bërthamë b) kurse/lëndë të reja, të cilat nuk parashikohen me

kurrikulin bërthamë (p.sh. një gjuhë klasike: greqishtja e vjetër, etika, kurset mbi temat nga jeta, TIK, edukata mbi të drejtat e njeriut, artet e interpretimit, sportet, arsimimi për ndërmarrës)

c) kurset e përpiluara nga mësuesit në shkollë d) Kohë e dedikuar për punë në projekte,

ekskursione/shëtitje, orientim dhe veprimtari për zhvillimin personal

666 orë në tri vite

19, 6 %

Numri maksimal i orëve në javë

30 32 32 Maksimum 3404 orë në tri vite

Page 86: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

86

D. Drejtimi i shkencave shoqërore Mundësia 1 (afatshkurtër dhe afatmesëm): veçan Lëndët e shkencave të natyrës

Lëmenjtë e Kurrikulit

Klasa 10 Klasa 11 Klasa 12 Numri i përgjithshëm i orëve

Përqindja

Gjuhët dhe komunikimi

Gjuha amtare Minimum 333 orë në tri vite

9,7 %

Gjuha shqipe për nxënësit e komuniteteve joshqiptare * Minimum 222 orë në tri vite

Gjuha e huaj e parë – anglishtja Minimum 222 orë në tri vite 6,5 %

Gjuha e huaj e dytë Minimum 222 orë në tri vite

6,5 %

Matematika Matematika Minimum 333 orë në tri vite

9,8 %

Shkencat e natyrës

Biologjia Minimum 333 orë në tri vite

9,8 % Fizika Kimia Gjeografia

Studimet shoqërore dhe edukata qytetare

Edukata qytetare Minimum 148 orë në tri vite

26,1%

Historia Minimum 222 orë në tri vite

Ekonomia Minimum 111 orë në tri vite

Logjika Min. 74 Psikologjia Min. 111 Sociologjia Min. 111

Filozofia Minimum 111 orë në një vit

Artet Muzika

Minimum 111 orë në tri vite

6,5% Artet e bukura

Minimum 111 orë në tri vite

Teknologjia Teknologjia (përfshirë TIK) Minimum 148 orë në tri vite

4,5%

Edukata fizike dhe sportet

Kurset e edukatës fizike, sporteve dhe shëndetit Minimum 185 orë në tri vite

5,7 %

Pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit/ kurrikuli i përcaktuar nga shkolla

a) orë shtesë për lëndët e kurrikulit bërthamë b) kurset/lëndët e reja, të cilat nuk parashikohen me

kurrikulin bërthamë (p.sh. një gjuhët klasike: latinishtja, etika, kurset mbi temat nga jeta, TIK, edukata mbi të drejtat e njeriut, artet e interpretimit, sportet, arsimimi për ndërmarrës)

c) kurset e përpiluara nga mësuesit në shkollë d) Kohë e dedikuar për punë në projekte,

ekskursione/shëtitje, orientim dhe veprimtari për zhvillimin personal

Minimum 518 orë në tri vite

15,2 %

Numri maksimal i orëve në javë

30 32 32 Maksimum 3404 orë në tri vite

Page 87: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

87

D. Drejtimi i shkencave shoqërore Mundësia 2 ( afatgjatë): veçan Lëndët e shkencave të natyrës të integruara

Lëmenjtë e Kurrikulit

Klasa 10 Klasa 11 Klasa 12 Numri i përgjithshëm i orëve

Përqindja

Gjuhët dhe komunikimi

Gjuha amtare Minimum 333 orë në tri vite

9,8 %

Gjuha shqipe për nxënësit e komuniteteve joshqiptare * Minimum 222 orë në tri vite

Gjuha e huaj e parë – anglishtja Minimum 222 orë në tri vite 6,5 %

Gjuha e huaj e dytë Minimum 222 orë në tri vite

6,5 %

Matematika Matematika Minimum 333 orë në tri vite

9,8 %

Shkencat e natyrës

Kurs i integruar i shkencave natyrore Minimum 296 orë në tri vite

8,6 % Gjeografia

Studimet shoqërore dhe edukata qytetare

Edukata qytetare Minimum 148 orë në tri vite

26,1%

Historia Minimum 222 orë në tri vite

Ekonomia Minimum 111 orë në tri vite

Logjika Min. 74 Psikologjia Min. 111 Sociologjia Min. 111

Filozofia Minimum 111 orë në një vit

Artet Muzika

Minimum 111 orë në tri vite

6,5% Artet e bukura

Minimum 111 orë në tri vite

Teknologjia Teknologjia (përfshirë TIK) Minimum 148 orë në tri vite

4,3%

Edukata fizike dhe sportet

Kurset e edukatës fizike, sporteve dhe shëndetit Minimum 185 orë në tri vite

5,7 %

Pjesa sipas zgjedhjes e kurrikulit/ kurrikuli i përcaktuar nga shkolla

e) orë shtesë për lëndët e kurrikulit bërthamë f) kurset/lëndët e reja, të cilat nuk parashikohen me

kurrikulin bërthamë (p.sh. një gjuhët klasike: latinishtja, etika, kurset mbi temat nga jeta, TIK, edukata mbi të drejtat e njeriut, arte t e interpretimit, sportet, arsimimi për ndërmarrës)

g) kurset e përpiluara nga mësuesit në shkollë h) Kohë e dedikuar për punë në projekte,

ekskursione/shëtitje, orientim dhe veprimtari për zhvillimin personal

Minimum 555 orë në tri vite

16.3 %

Numri maksimal i orëve në javë

30 32 32 Maksimum 3404 orë në tri vite

Page 88: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

88

KAPITULLI V – DISPOZITAT E VEÇANTA TË KURRIKULIT

V.1 Zgjidhjet fleksibile dhe gjithëpërfshirëse V.2 Dispozitat e veçanta të kurrikulit

V.1 Zgjidhjet fleksibile dhe gjithëpërfshirëse Kurrikuli i ri merret me nevojën që të bëhet diferencimi i qasjeve të mësimdhënies dhe nxënies në shkolla si një nga parimet e tij kryesore. Ky kapitull trajton mënyrat e diferencimit të përvojave në nxënie për nxënësit në klasat e veçanta, dhe po ashtu edhe në shkollat e rregullta dhe në klasat e rregullta, duke marrë parasysh dallimet sa u përket talenteve, interesimeve dhe nevojave të nxënësve. Secili nxënës është një individ me tipare të veçanta dhe me stil të veçantë të të nxënit. Adresimi i këtyre tipareve dhe nevojave në klasat e rregullta vazhdon të jetë ndër sfidat kryesore pedagogjike për arsimim cilësor dhe paanësi (drejtësi) në secilin sistem të arsimit. Me parashtrimin dhe theksimin e qëllimeve e kërkesave të përbashkëta të nxënies për nxënësit e një moshe të caktuar, kurrikuli i ri bën të mundshëm po ashtu që zgjidhjet e ndryshueshme (fleksibile) dhe gjithpërfshirëse të mund të gjenden nga ana e shkollës në bashkëpunim me prindërit dhe faktorët e tjerë të interesuar në komunitetet vendore. Dispozitat e veçanta të kurrikulit do të duhej të merreshin parasysh për kategoritë vijuese: · Nxënësit me nevoja të posaçme (të veçanta); · Nxënësit që kanë vështirësi në nxënie; · Nxënësit që kanë probleme emocionale dhe probleme të sjelljes; · Nxënësit e traumatizuar nga lufta; · Nxënësit me talent, dhunti dhe interesime të veçanta; · Nxënësit me performanca (aftësi shprehëse) të larta intelektuale në lëmenj të

ndryshëm; · Nxënësit nga zonat rurale dhe nxënësit në zonat e largëta; · Nxënësit e kthyer që nuk dinë ta flasin gjuhën e vet amtare · Nxënësit në shtëpitë korrektuese V.2 Dispozitat e veçanta të kurrikulit Nxënësit me nevoja të posaçme Nxënësit me nevoja të posaçme gëzojnë të njëjtën të drejtë të arsimimit sikurse të gjithë nxënësit e tjerë në klasat e rregullta. Mirëpo nxënësit me nevoja të posaçme duhet të

Page 89: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

89

trajtohen në mënyrë të veçantë, për shkak të paaftësive trupore e mendore.20 Aftësitë e tyre për mësim duhet t’u nënshtrohen plotësisht sfidave në pajtim me potencialin për zhvillimin e tyre dhe në pajtim me moshën. Nxënësit me nevoja të posaçme duhet të përkrahen në zhvillimin e tyre vetjak sikurse çdo nxënës tjetër në klasat e rregullta, duke mbajtur parasysh se nocioni “njeri me nevoja të posaçme” nuk do të thotë se dikush është më pak individ se individët e tjerë pa paaftësi të veçanta të dukshme. Prirjet shoqërore dhe pedagogjike në dhjetëvjeçarët e fundit theksojnë veçanërisht nevojën për të siguruar një arsimim gjithpërfshirës për nxënësit me nevoja të posaçme, domethënë për t’i përfshirë ata sa më shumë që të jetë e mundur në klasat e rregullta, dhe të sigurojnë zgjidhje fleksibile me qëllim të nxitjes së vazhdueshme të përparimit të tyre në mësim dhe në zhvillimin vetjak. Tash për tash, në sistemin e arsimit të Kosovës, nxënësit me nevoja të posaçme mund të mësojnë qoftë në shkollat me nevoja të posaçme, qoftë në klasat e caktuara për nevoja të posaçme. Si orientim kryesor i reformës, arsimimi për nevoja të posaçme do të sigurohet gjithnjë e më shumë në sistemin e arsimit të Kosovës në klasat shtojcë për nevoja të posaçme dhe duke i integruar nxënësit me nevoja të posaçme në klasat e rregullta. Kurrikuli kujdeset për nxënësit me nevoja të posaçme nëpërmjet zgjidhjeve vijuese: a) kurrikul i veçantë për nxënësit me paaftësi mendore; b) kurrikul i veçantë21 për nxënësit me paaftësi të tjera, të cilët mësojnë në shkolla për

nxënës me nevoja të posaçme dhe nuk mund të ndjekin kurrikulin e rregullt (bie fjala nxënësit me dobësim të theksuar të të parit);

c) dispozita fleksibile të kurrikulit për nxënësit me nevoja të posaçme në klasat e bashkangjitura;

d) dispozita fleksibile të kurrikulit për nxënësit me nevoja të posaçme të përfshirë në klasat e rregullta.

Me rastin e identifikimit të nxënësve me nevoja te posaçme të integruar në klasat e rregullta nevojitet të bëhet një planifikim me kujdes i implementimit të arsimimit individuale dhe fleksibil, i cila do ta sfidonte secilin nxënës në pajtim me aftësitë e tij. Politika e gjithpërfshirjes e kurrikulit kërkon që të gjithë nxënësit në klasat e bashkangjitura të ndjekin të njëjtat kërkesa të kurrikulit bërthamë ashtu sikur nxënësit në

20 Nxënësit me nevoja të posaçme u nënshtrohen sfidave të paaftësive të ndryshme (pengesat në të parët, në të dëgjuar, pengesat trupore, pengesat intelektuale, pengesat trupore e intelektuale) nga të cilat secila duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë, dhe po ashtu në mënyrë të veçantë edhe për sa i përket theksueshmërisë së paaftësisë. 21 Kurrikuli ekzistues do të rishikohet në pajtim me parimet e orientimet e Kornizës së re të kurrikulit.

Page 90: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

90

klasat e rregullta, por në bazë të planeve të arsimimit individual (PAI), të ndjekur nga procedurat e çmuarjes individuale dhe vlerësimit individual. Plani i arsimimit individual (PAI) duhet të përpilohet nga ana e mësuesve në bashkëpunim me prindërit dhe me faktorët e tjerë të interesuar, dhe të merret me zhvillimin njohës, emocional, trupor dhe social të secilit nxënës me nevoja të posaçme, në pajtim me mundësitë e tij. Nxënësit me nevoja të posaçme duhet të përfshihen gjithashtu në përpilimin e planit të arsimimit individual. Ky plan i arsimimit individual do të përpilohet si marrëveshje e veçantë ndërmjet nxënësit dhe shkollës/klasës, e cila dëfton përparimin që pret nxënësi, dhe gatishmërinë për ta përmbushur brenda një kohe të caktuar. Përveç që ndjek orientimet bazë në kurrikulin bërthamë, plani individual i arsimimit përmban dispozita shtesë të arsimit, me qëllim që të ndihmojë përparimin e nxënësve. Plani i arsimimit individual duhet të nxjerrë në pah potencialin e nxënësit të caktuar, duke u kushtuar vëmendje të veçantë dobësive dhe vështirësive në nxënie. Synimi kryesor i një plani të këtillë të mësimit individual është që t’u japë kurajo nxënësve me nevoja të posaçme që të ballafaqohen me sfida të ndryshme në procesin e nxënies, duke zhvilluar në të njëjtën kohë vetëbesimin dhe vetëvlerësimin te ata. Nxënësit që kanë vështirësi në nxënie Mësuesit duhet t’u kushtojnë vëmendje vështirësive të ndryshme me të cilat përballen nxënësit gjatë procesit të mësimit-nxënies (p.sh. vështirësia e përqendrimit, problemet e të mbajturit mend, disleksia etj.), të cilat nuk do të duhej të lidheshin gabimisht me probleme të qëndrimeve ose me probleme emocionale e sociale, të cilat do të mund t’i përjetonin nxënësit. Me qëllim të identifikimit të drejtë të këtyre problemeve, mësuesit duhet të bashkëpunojnë me prindërit, psikologët dhe mjekët. Me rastin e identifikimit të problemeve të mësimit-nxënies, mësuesit, në bashkëpunim me prindërit, do të përpilojnë planin e arsimimit individual. Mësuesit po ashtu do të duhej të bashkëpunonin me specialistë në mënyrë që nxënësve me probleme në nxënie t’u sigurojnë ndihmë shtesë për sa u përket terapive të veçanta. Në rastet kur nxënësve u dalin probleme në nxënie, plani i arsimimit individual dhe terapitë ndihmëse do të duhet të synojnë që: · të sfidojnë nxënësit në pajtim me fuqitë e tyre, me qëllim që t’u ndihmojnë të ndihen

të motivuar; · t’u ofrojnë nxënësve dispozita të baraspeshuara të arsimimit dhe kujdes, dhe këto

dispozita t’i ndryshojnë në pajtim me zhvillimin dhe përparimin e nxënësve;

Page 91: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

91

· të zhvillojnë, nëpërmjet stimulimit pozitiv, nderimin dhe respektin ndaj vetvetes te nxënësit;

· t’u ndihmojnë nxënësve që të kapërcejnë hap pas hapi problemet e veçanta lidhur më nxënien;

· të zhvillojnë ndërveprim të vazhdueshëm social pozitiv me shokët e tyre në klasë. Në arsimin fillor (klasët I-V), mësuesit duhet të përkujdesen posaçërisht që t’u ndihmojnë të gjithë nxënësve që të arrijnë standardet e duhura në arsimimin themelor: lexim, shkrim, llogaritje. Nxënësit në klasët I-V nuk mund të shpallen si ngelës dhe nuk duhet ta përsërisin vitin e caktuar. Në rastet kur nxënësit kanë vështirësi në nxënie, do të duheshin ofruar programe të veçanta për stimulim dhe përmirësim. Nxënësit që kanë probleme emocionale dhe probleme të sjelljes Në rastet kur nxënësit kanë probleme me emocione e sjellje, theksi duhet të vihet veçanërisht mbi dispozitat e kurrikulit në pjesën sipas zgjedhjes të programit të shkollës, siç janë orët këshilluese për zgjidhjen e konflikteve dhe menaxhimin paqësor të konflikteve, veprimtaritë që synojnë ngritjen e nderimit dhe respektit ndaj vetvetes te nxënësit, veprimtaritë që kanë të bëjnë me ndërmjetësimin e bashkënxënësve, kurset e arsimimit ndërkulturor, kurset e arsimimit mbi të drejtat e njeriut etj. Nxënësve që kanë këto probleme, mund t’u ofrohet gjithashtu ndihmë jashtë kurrikulit, me anë të terapive të veçanta psikologjike e mjekësore. Nxënësit e traumatizuar nga lufta Kosova si shoqëri e sapodalur nga konflikti dhe lufta, në të cilën fëmijët dhe të rinjtë, kohët e fundit, kanë përjetuar shkatërrimin, dëbimin, vrasjet, zhdukjet dhe vdekjen e të dashurve të tyre. Nxënësit kanë përjetuar konflikte të dhunshme dhe kanë kujtime të përhershme e të dhimbshme prej tyre. Në rastet me nxënësit e traumatizuar nga lufta, dispozitat e kurrikulit do të duhej të synonin që: · t’u ndihmojnë nxënësve t’i orientojnë problemet e tyre qëllimisht nëpërmjet mjeteve

të veçanta të të shprehurit (p.sh. vizatimi, aktrimi etj.); · t’u mundësojnë nxënësve të ballafaqohen në mënyrë pozitive me të kaluarën; · të zhvillojnë te nxënësit ndjenjën e nderimit dhe të respektimit të vetvetes; · nxënësit t’i pajisin me njohuri, shkathtësi e qëndrime mbi të drejtat e njeriut; · të sigurojnë hapësirë për ndërveprim social pozitiv në klasë.

Page 92: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

92

Nxënësit duhet të ndihmohen që të ballafaqohen në mënyrë konstruktive me traumat e veta, duke përdorur mjetet e ndryshme të të shprehurit dhe duke u angazhuar në përvoja kuptimplota të reja dhe pozitive të nxënies. Krahas dispozitave të kurrikulit, siç janë kurset e veçanta mbi zgjidhjen e konflikteve, arsimimi mbi të drejtat e njeriut, arsimimi ndërkulturor, muzika dhe vizatimi etj., nëse ka nevojë, duhet të merret në konsideratë edhe ndihma e psikologut dhe e mjekut. Në pjesën sipas zgjedhjes të programit të shkollës, mund të ofrohen edhe veprimtari të veçanta këshilluese, si grupe diskutuese ose grupe të përqendruara, në të cilat nxënësit mund të këmbejnë përvojat e tyre dhe të mbështetin njëri-tjetrin në procesin e shërimit. Nxënësit mund të mbështeten që të bien në kontakt (edhe nëpërmjet Internetit) me fëmijë e të rinj anembanë botës, të cilët kanë përjetuar luftën ose lloje traumash të tjera. Nxënësit me talent, dhunti dhe interesime të veçanta Nxënësit me talent dhe dhunti të veçanta (p.sh. për muzikë, arte të bukura, vallëzim, sport etj.) kanë mundësinë të shkollohen në shkolla dhe klasa të posaçme (p.sh. në shkollat e muzikës, në shkollat e arteve të bukura etj.), në të cilat dispozitat e kurrikulit shprehin në mënyrë shumë më të gjerë dhe më të thellë sesa në klasat e rregullta, aftësitë dhe interesimet e tyre të veçanta (të shihet Kapitulli IV – Lëmenjtë e kurrikulit). Krahas këtyre shkollave dhe klasave, kurrikuli i ri jep mundësinë e shfrytëzimit të shumë orëve në pjesën sipas zgjedhjes të programit shkollor, me qëllim që të përmbushen talenti dhe interesimet e veçanta të nxënësve. Për shembull, me qëllim të përmbushjes së interesimit të nxënësve për aktrim ose për sporte, shkolla mund të ofrojë kurse të posaçme në pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit. Me qëllim që t’u lejohet nxënësve që të kultivojnë talentin dhe interesimet e tyre të veçanta, mund të planifikohen veprimtari jashtë kurrikulit (p.sh. veprimtari në klubet e nxënësve, veprimtari në programet e organizatave joqeveritare– OJQ, ekskursione, orkestra e shkollës, ekipe sportive etj.). Nxënësit me performanca të larta intelektuale në lëmenj të ndryshëm Për nxënësit me performanca (aftësi shprehëse) të larta intelektuale në lëndë të ndryshme, p.sh. në gjuhë, matematikë, shkenca të natyrës, studime shoqërore, TIK, teknologji, - dispozitat e veçanta të kurrikulit duhet të merren në konsideratë me qëllim të stimulimit të interesimeve, mundësive dhe zhvillimit të tyre. Meqenëse për nxënësit e këtillë, kurrikuli i rregullt për klasat e rregullta (drejtimet kryesore) nganjëherë nuk është mjaft stimulues, duhen theksuar dispozitat e veçanta të arsimimit, siç janë: · Nxënësit me performanca të veçanta intelektuale mund të mësojnë në shkollat e

mesme dhe në shkollat e mesme të larta në klasat për nxënës me performanca të veçanta/klasat për përsosmëri në lëmenj të ndryshëm (p.sh. klasat e gjuhës, klasat e

Page 93: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

93

matematikës, klasat e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit etj.). Për këtë arsye kurrikulet e lëndëve do të përfshijnë njohuri, nocione, shkathtësi dhe qëndrime shtesë. Në këto klasa, plani mësimor mund të përfshijë 1-2 orë më shumë në javë sesa në klasat e rregullta të mësimit të lëndës/lëndëve të interesimit. Në këtë rast, numri i përgjithshëm i orëve në javë do të shtohet sipas rrethanave.

· Nxënësit me performanca të larta intelektuale do të sfidohen në klasat e rregullta nëpërmjet një plani të arsimimit individual në lëmenj të veçantë të interesimit; ky plan i arsimimit individual u lejon nxënësve të mësojnë një lëndë të caktuar në mënyrë intensive, duke u dhënë atyre gjithashtu mundësinë që të përqendrojnë mësimet e tyre të kurrikulit të rregullt në një periudhë më të shkurtër të kohës sesa parashikohet për kurset e rregullta (p.sh. dy ose më shumë vite për një vit);

· Planet e mësimit individual duhet të stimulojnë kreativitetin dhe kureshtjen e nxënësve;

· Nxënësit me performanca të larta intelektuale do të përkrahen në zhvillimin e tyre emocional, fizik dhe shoqëror, me synimin që t’u nënshtrohen në mënyrë të baraspeshuar sfidave dhe përvojave në nxënie.

Kurrikulet e lëndëve të lëmenjve të ndryshëm do të ngërthejnë dispozitat e veçanta të parashikuara për të stimuluar në mënyrë të diferencuar dhe të baraspeshuar nxënësit me performanca të larta intelektuale. Nxënësit nga zonat rurale dhe nxënësit në zonat e largëta Shkollat duhet të marrin në konsideratë dispozitat e veçanta të kurrikulit për nxënësit në zonat fshatare dhe në zonat e largëta. Për çdo vit shkollor, Departamenti i Arsimit do të nxjerrë një rregullore, e cila tregon se cilat janë shkollat që merren në konsideratë për këtë kategori. Në disa shkolla mungojnë mësuesit (e kualifikuar) për lëndë të caktuara. Në raste të tjera, specifika e jetës dhe punës në zonat fshatare dhe në zonat e largëta shtron kërkesën që këtyre nxënësve disa njohuri e shkathtësi (p.sh. njohuritë dhe shkathtësitë lidhur me punën në bujqësi, në industrinë e drurit etj.) t’u ofrohen më shumë se nxënësve në zonat urbane. Me qëllim të përballimit të situatave dhe nevojave të veçanta në zonat fshatare dhe në zonat e largëta, shkollat janë të autorizuara të përvetësojnë një nga zgjidhjet vijuese: · Ndërsa ndjekin në mënyrë të përgjithshme dispozitat e kurrikulit bërthamë, shkollat

në zonat rurale dhe në zonat e largëta mund të zhvillojnë programin e veçantë të mësimit, në pajtim me situatën e tyre të veçantë. Ky plan i mësimit duhet të përpilohet në bashkëpunim me prindërit dhe faktorët e tjerë të interesuar dhe duhet të aprovohet nga autoritetet e arsimit (Zyrtarët e Lartë të Arsimit). Plani i veçantë i mësimit nuk mund të modifikojë dispozitat e kurrikulit për lëndët që merren në

Page 94: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

94

konsideratë për vlerësim/testim të jashtëm. Për shembull, numri minimal i orëve për Gjuhë amtare dhe Matematikë, si dhe dispozitat e kurrikulit bërthamë për sa u përket diturive, shkathtësive dhe qëndrimeve, duhet të respekohen.

· Modifikimi i planit mësimor nuk mund të tejkalojë 20% të kurrikulit të rregullt dhe duhet të bazohet në argumente të forta.

· Në përgjithësi, shkollat e kësaj kategorie, do të përdorin pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit për të hartuar programin e veçantë mësimor, në pajtim me situatat e veçanta dhe resurset (p.sh. kurset e veçanta në bujqësi ose në lëmenj të tjerë profesionalë).

Nxënësit e kthyer që nuk dinë ta flasin gjuhën e vet amtare Kur kemi të bëjmë me nxënës të kthyer në Kosovë, të cilët nuk dinë ta flasin gjuhën e vet amtare, duhet t'u drejtohemi dispozitave vijuese të kurrikulit në mënyrë që të sigurohen zgjidhje gjithëpërfshirëse: · Në një shkollë të caktuar, ose në një komunë të caktuar, nxënësve të kthyer të të

gjitha moshave, të cilët nuk dinë ta flasin gjuhën e vet amtare, do t’u ofrohet një kurs intensiv i gjuhës përkatëse për një periudhë prej një viti. Gjatë kësaj kohe, nxënësit nuk do të duhej të ndiqnin kurset e rregullta në lëndë të tjera. Pas vitit përgatitor në gjuhë, nxënësit do të regjistrohen në klasa të ndryshme, në pajtim me moshën dhe shkollimin e mëparshëm.

· Një zgjidhje alternative do të ishte integrimi i nxënësve në një klasë të caktuar, në pajtim me moshën dhe shkollimin e mëparshëm, pa i çmuar dhe vlerësuar në të njëjtën mënyrë siç çmohen dhe vlerësohen nxënësit e tjerë. Këta nxënës mund të integrohen në klasa të rregullta nëse në mënyrë të vazhdueshme janë në kontakt me gjuhën e vet amtare, në kontekste të ndryshme të mësimdhënies dhe të nxënies. Përveç kësaj, këtyre nxënësve do t’u ofrohen orë të veçanta të gjuhës përkatëse, në pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit ose si veprimtari jashtë kurrikulit. Pas dy vjetësh, këta nxënës do të çmohen dhe vlerësohen në pajtim me standardet e rregullta.

Nxënësit në shtëpitë korrektuese Nxënësit në shtëpitë korrektuese do të ndjekin dispozitat e kurrikulit të rregullt, mirëpo shfaqet nevoja për të shprehur edhe synime e çështje specifike, siç janë: · Temat dhe veprimtaritë mbi zhvillimin vetjak, me qëllim që t’u ndihmohet nxënësve

që të ballafaqohen në mënyrë konstruktive me problemet e tyre që kanë të bëjnë me emocionet dhe sjelljen;

· Theksimi më i madh i dimensionit të arsimimit profesional, me qëllim që të pajisen me njohuri, shkathtësi e qëndrime që do t’u ndihmonin për t'u orientuar e integruar me sukses në tregun e punës;

Page 95: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

95

· Arsimimi social, me qëllim që t’u ndihmohet nxënësve të zhvillojnë një ndërveprim pozitiv me të tjerët, të kuptojnë nevojën për respektim të ndërsjellë dhe për respektimin e normave në shoqëri. Duhen theksuar posaçërisht çështjet siç janë vendimmarrja, udhëheqja, menaxhimi paqësor i konflikteve;

· Duhet nënvizuar sidomos grupi i veprimtarive, siç janë: drama, muzika, vallëzimi, sportet, me qëllim që t’u ndihmohet nxënësve që ta kanalizojnë energjinë e tyre në veprimtari të dobishme dhe të këndshme, me mundësi të mëdha terapeutike.

Institucionet korrektuese do të zhvillojnë planet e veçanta të arsimimit në bashkëpunim me Departamentin e Arsimit dhe Shkencës.

Page 96: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

96

KAPITULLI VI - PARIMET E IMPLEMENTIMIT PEDAGOGJIK TË KORNIZËS SË KURRIKULIT TË RI TË KOSOVËS VI. 1 Organizimi i shkollës – si do të duhet të funksionojë një shkollë në mënyrë që t’i përmbushë kërkesat e kurrikulit të ri VI. 2 Mësimdhënia dhe nxënia: udhëzime metodologjike VI. 3 Çmuarja dhe vlerësimi VI. 4 Veprimtaritë e nxënësve VI. 1 Organizimi i shkollës – si do të duhet të funksionojë një shkollë në mënyrë që t’i përmbushë kërkesat e kurrikulit të ri Me qëllim që t’i përmbushin synimet dhe objektivat e Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës, shkollat duhet të organizohen si mjedise [institucione] të përshtatshme për mësim. Kjo do të thotë se shkolla duhet të synojë që nxënësve t’u ofrojë ndjenjën e sigurisë, të një mjedisi të dashur dhe të një vendi ku i kushtohet kujdes zhvillimit personal. Shkollat do të duhej të kultivonin një kulturë të re organizative, në të cilën menaxhimi modern i arsimit vihet në shërbim të arritjeve më të mira në mësim dhe të arsimimit të nxënësve që të veprojnë si pjesëmarrës në një shoqëri të lirë dhe demokratike. Si rrjedhim, shkollat në Kosovë duhet të sigurojnë: q Një atmosferë konstruktive dhe të ngrohtë, në të cilën fëmijët ndihen të sigurt

dhe të rehatshëm

Për të arritur këtë qëllim,

- Shkolla duhet të jetë një vend ku respektohet personaliteti i nxënësit, pa kurrfarë diskriminimi lidhur me seksin [gjininë], përkatësinë etnike e religjioze, statusin ekonomiko-shoqëror apo lidhur me dallime të tjera;

- Shkolla duhet të bashkëpunojë ngushtë me familjen; - Të drejtat e fëmijëve duhet të respektohen në jetën e përditshme shkollore; - Marrëdhëniet ndërmjet mësuesve dhe nxënësve duhet të mbështeten në respektin

e ndërsjellë. q Përkujdesje të veçantë për identifikimin dhe zhvillimin e potencialit individual të

secilit nxënës Për të arritur këtë synim,

Page 97: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

97

- Shkollat duhet t’u kushtojnë vëmendje ritmeve të ndryshme individuale dhe stileve të nxënies;

- Dispozitat e kurrikulit duhet të përshtaten në këtë pikëpamje duke respektuar dallimet individuale për sa u përket ritmeve dhe stileve të nxënies, si dhe përvojën e mëparshme të nxënësit;

- Përparimi i nxënësit duhet të vlerësohet shpesh dhe planifikimi për ballafaqimin e nxënësit me sfida të reja duhet të marrë parasysh rezultatet e mëparshme.

q Shkollat duhet t’u ndihmojnë nxënësve të zhvillojnë vetëbesimin, përgjegjësinë

dhe shkathtësitë sociale Për të realizuar këtë synim, § Shkollat duhen të kenë respekt për personalitetin e secilit nxënës; § Mësuesit duhet të kenë qëndrim pozitiv ndaj nxënësve: ata duhet të besojnë në

kapacitetet e nxënësve të tyre, në suksesin e punës së tyre dhe në potencialin ende të pazbuluar të nxënësit;

§ Shkollat dhe mësuesit duhet të përkrahin bashkëpunimin ndërmjet nxënësve dhe duhet të sigurojnë suazat përkatëse mësimore, në mënyrë që të nxisin mësim [nxënie] të përbashkët;

§ Nxënësit duhet të mbështeten që të planifikojnë të nxënit dhe që të përballen në mënyrë konstruktive edhe me suksese edhe me dështime në mësim.

q Një mjedis të dashur për mësim, ku nxënësit mund t’i plotësojnë nevojat e veta

arsimore Për të realizuar këtë synim, § Mësuesit, drejtorët e shkollave dhe prindërit duhet të përkujdesen që nxënësit të

punojnë në një mjedis të këndshëm dhe të ndiejnë kënaqësi në veprimtaritë shkollore; § Shkollat duhet të përkujdesen që kërkesat për veprimtari mësimore të jenë në

përputhje me moshën e nxënësve dhe me tiparet dalluese të tyre; § Mësimdhënia dhe nxënia duhet të lidhen me situatat e vërteta të jetës; § Planifikimi i veprimtarive mësimore në shkolla duhet të fillojë duke marrë parasysh

përvojën e mëparshme të nxënësve q Bashkëpunimin ndërmjet mësuesve, ndërmjet mësuesve dhe familjes dhe

komunitetit të gjerë Për të realizuar këtë synim, § Puna në shkolla duhet të planifikohet dhe të bashkërenditet me kujdes;

Page 98: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

98

§ Marrëdhënia ndërmjet mësuesve duhet të mbështetet në respektin profesional dhe në gatishmërinë që të veprohet në interesin më të mirë të nxënësve;

§ Mësuesit duhet të angazhohen në forma të ndryshme të trajnimit, që kanë të bëjnë me trajnimin gjatë shërbimit (punës) dhe me bashkëpunimin me mësuesit dhe shkollat e tjera në kuadër të rrjetit të shkollave, me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit nga këmbimet e përvojave dhe nga mundësitë e zhvillimit profesional;

§ Shkollat duhet të vendosin një mekanizëm për vendimmarrje demokratike dhe për pjesëmarrje aktive të nxënësve, prindërve dhe faktorëve të tjerë në jetën e shkollës.

§ Prindërit dhe faktorët e tjerë duhet të ftohen që të marrin pjesë vazhdimisht në proceset e vendimmarrjes lidhur me pjesën sipas zgjedhjes të kurrikulit, lidhur me mjetet mësimore [për nxënie dhe mësimdhënie] dhe në procesin e përmirësimit të kushteve të mësimit [mjedisit mësimor].

q Përkujdesjen e veçantë për t’i mësuar nxënësit si të mësojnë Për të realizuar këtë synim, § Mësuesit duhen inkurajuar që rolit të transmetimit të thjeshtë të diturisë t’i shtojnë

rolin e lehtësimit të nxënies, duke i zbutur diskutimet, duke i mësuar nxënësit të bëjnë punë të pavarur dhe duke i këshilluar;

§ Nxënësit duhet të jenë vazhdimisht në kontakt me burimet e ndryshme të informacioneve dhe t’i përdorin ato, për shembull të mësohen t’u qasen bibliotekave dhe burimeve të mediave/internetit;

§ Nxënësit duhet të mbështeten për zhvillimin e një qasjeje kritike ndaj diturisë dhe ndaj mesazheve kulturore;

§ Nxënësit duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin e nxënies; ata duhet të nxiten që t’i shprehin lirisht mendimet, idetë dhe sugjerimet e tyre; të ofrojnë argumente të përshtatshme; të bëjnë pyetje dhe të kultivojnë një frymë të shëndoshë kureshtare.

q Zhvillimin e kreativitetit, mendimit kritik dhe çiltërisë e tolerancës Për të realizuar këtë synim, § Shkolla duhet të jetë një vend ku opinioni i nxënësit kërkohet e respektohet dhe ku

imagjinata e kreativiteti i nxënësve stimulohen në mënyrë të vazhdueshme; § Shkolla dhe mësuesit duhet të kultivojnë një qasje konstruktive ndaj nxënësve; § Shkollat duhet të promovojnë çiltërinë ndaj mënyrave të ndryshme të qasjes në

zgjidhjen e problemeve dhe në përballjen me sfida e me situata të reja; § Duhet të nxiten bashkëpunimi ndërmjet nxënësve dhe mësimi i përbashkët.

Page 99: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

99

q Demokracinë në shkollë – mekanizmat përfshirës dhe pjesëmarrës për komunikim e vendimmarrje

Për të realizuar këtë synim, · Shkolla duhet të sigurohet se të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me veprimtarinë

e mësuesve dhe të nxënësve, janë duke qarkulluar në mënyrë të efektshme dhe se udhëheqja dhe autoritetet e arsimit mund të sigurojnë rikthimin e nevojshëm të informacioneve;

· Rregullat e brendshme të shkollës duhet të përkufizojnë mënyrën se si mund të bëhen mësuesit dhe nxënësit, prindërit dhe faktorët e tjerë, pjesë e proceseve të vendimmarrjes përfshirëse dhe pjesëmarrës (p.sh. nëpërmjet bordit të shkollës, këshillave të mësuesve dhe të nxënësve, forumeve të nxënësve);

· Në bashkëpunim me prindërit dhe faktorët e tjerë, shkollat duhet të sigurojnë mjetet e shprehjes për opinionet e nxënësve (p.sh. gazeta e shkollës, radioja e shkollës, mbledhjet e rregullta ndërmjet mësuesve dhe përfaqësuesve të nxënësve, veprimtaritë për këshillim dhe orientim);

· Nxënësit duhet të ndihmohen të shprehin mirënjohjen dhe të përfitojnë nga të drejtat e tyre; ata duhet të përfshihen në veprimtaritë praktike në të cilat të zhvillojnë përgjegjësinë dhe kujdesin për mjedisin dhe për të tjerët.

q Arkitekturën e shkollës dhe organizimin e kushteve [ambienteve] të mira të

mësimit Për të realizuar këtë synim, · Ndërtimi i shkollave të reja dhe rehabilitimi i shkollave ekzistuese duhet të marrë në

konsideratë parimet pedagogjike, synimet dhe objektivat e arsimit, të parashikuara me Kornizën e kurrikulit të ri (p.sh. metodat e të mësuarit të përqendruar tek nxënësi, qasjet e ndryshme pedagogjike, përdorimi i mjeteve të ndryshme mësimore, puna e përbashkët, puna projektuese);

· Organizimi i klasës duhet t’u lejojë mësuesve dhe nxënësve të organizojnë dhe të zhvillojnë punën në grupe dhe veprimtari praktike. Mjetet e ndryshme mësimore duhet të jenë në dispozicion të nxënësve në klasa dhe në pjesët e tjera të ndërtesës së shkollës (korridore, bibliotekë, salla të leximit etj.);

· Shkollat duhet t’u sigurojnë nxënësve qasje të lehtë në dhoma dhe në lokale të ndryshme mësimore; ato duhet të jenë të organizuara gjithashtu në atë mënyrë që komunikimi ndërmjet drejtuesve të shkollës, mësuesve dhe nxënësve të zhvillohet lehtë;

· Nxënësve duhet t’u sigurohet një vend i përshtatshëm për tubim, diskutime, mësim dhe argëtim;

· Rekuizitat për edukatë fizike dhe sporte duhet të jenë në gjendje të mirë dhe në përputhje me kërkesat bashkëkohore;

Page 100: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

100

· Shkollat duhet të përpiqen t’u ofrojnë nxënësve kontakt të afërt me natyrën, nëpërmjet kopshteve, parqeve ose serrave.

VI. 2 Mësimdhënia dhe nxënia: udhëzime metodologjike Synimet dhe objektivat e parashikuara me Kornizën e kurrikulit të ri, mund të arrihen nëse mbështeten në prirjet e reja në metodologjinë e nxënies dhe të mësimdhënies, siç është metodologjia e përqendruar në nxënësin dhe pedagogjia ndërvepruese. Metodologjia e përqendruar në nxënësin do të thotë se planifikimi dhe organizimi i mësimit [nxënies e mësimdhënies] u kushtojnë vëmendje potencialit, nevojave dhe interesave të nxënësve. Metodat e nxënies dhe të mësimdhënies përqendrohen në dallimet që kanë të bëjnë me ritmet dhe stilet e nxënies dhe synojnë të stimulojnë pozitivisht interesin e nxënësve dhe motivimin e tyre të përhershëm për të nxënë. Pedagogjia ndërvepruese do të thotë se mësuesit nxisin komunikimin dhe marrëdhëniet ndërpersonale në klasë, duke siguruar vend për pjesëmarrjen aktive të nxënësve në ndërtimin e nxënies së tyre. Në kuadrin e një pedagogjie ndërvepruese, secili nxënës përfshihet në mënyrë aktive në procesin e nxënies dhe ka të drejtë të marrë iniciativë e të bashkojë mendimin e tij me të tjerët. Nxënësit kanë të drejtën për vendimmarrje në lidhje me objektivat dhe përmbajtjet e nxënies, si dhe në lidhje me mjetet e çmuarjes e të vlerësimit. Në kornizën e një pedagogjie ndërvepruese, secili nxënës përfshihet në procesin mësimor dhe ka të drejtë të shfaqë iniciativën dhe të bashkojë mendimin e tij me të tjerë. Nxënësit kanë të drejtë për vendimmarrje në lidhje me objektivat dhe përmbajtjet e mësimit, si dhe në lidhje me mjetet e çmuarjes e të vlerësimit. Ata mund të diskutojnë me mësuesin për të vendosur për llojin e veprimtarisë mësimore dhe për situatat që do të donin t’i përjetonin. Ndërveprimi ndodh jo vetëm ndërmjet mësuesve e nxënësve, por edhe ndërmjet vetë nxënësve. Pedagogjia ndërvepruese përfshin punën në grup e të mësuarit e përbashkët dhe përforcon dimensionin social të proceseve të mësimit. Lidhur me nxënien Nxënia është veçoria dhe aftësia më e zakonshme e qenieve njerëzore. Nëpërmjet proceseve të nxënies, njeriu fiton dituri, vlera, qëndrime dhe shkathtësi, si dhe modele të sjelljes e të veprimtarisë. Si rezultat i procesit të nxënies, secili njeri është në gjendje të kryejë disa gjëra që nuk i ka ditur dhe nuk ka mundur t’i bëjë para se të kryhej ky proces. Nëpërmjet proceseve të mësimit, njeriu mund të përmirësojë po ashtu diturinë dhe shkathtësitë e tij e të zhvillohet vazhdimisht si individ. acquire Qëllimet e mësimit në shkolla duhet të marrin parasysh trajnimin e nxënësve për një qasje proaktive për sfida personale, profesionale dhe publike në jetë. Praktikat e nxënies dhe mësimdhënies duhet të theksojnë dhe të stimulojnë procesin e shndërrimit të nxënësve në “konstruktorë” të nxënis së tyre. Dituria e parapërgatitur, edhe nëse jepet në mënyrë

Page 101: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

101

korrekte dhe të përshtatshme, në asnjë mënyrë nuk mund të zëvendësojë pjesëmarrjen e secilit nxënës në procesin e mbledhjes së diturisë dhe të veprimit të veçantë për secilën fushë, në grupin mësimor të cilit i përket nxënësi. Metodat dhe strategjitë tradicionale të nxënies e mësimdhënies nuk u kushtonin vëmendje sa duhet shkathtësive për komunikim social, për punë në rrjet, për vendimmarrje, për marrjen e rrezikut, për zgjidhjen e problemeve dhe nxitnin vetëm grumbullimin jokritik të të dhënave faktike dhe koncepteve. Mirëpo dituria e fituar me anë të mësimit në shkollë, nuk është qëllim për vete. Përvetësimi i diturisë duhet të lidhet me zhvillimin e qëndrimeve dhe të zotësive [kompetencave] që janë në gjendje të stimulojnë interesimin dhe aftësinë për pjesëmarrje sociale të nxënësve. Nxënia nuk duhet të theksohet si një qasje e pjesshme dhe/ose e njëanshme, por si një qasje integruese dhe tërësore. Në procesin e nxënies dalin në shesh të dhëna faktike, koncepte, relacione, vlerat, modele të veprimit dhe qëndrime. Kështu, nxënia në shkollë nuk duhet të kufizohet vetëm në fakte dhe koncepte, por duhet të synojë drejt diturisë, shkathtësive dhe qëndrimeve integruese në strukturat vepruese personale. Për të qenë të sukseshme, strategjitë e nxënies dhe të mësimdhënies duhet të marrin në konsideratë moshën e nxënësve dhe karakteristikat e tyre si mësimmarrës, mjedisin e mësimit dhe përdorimin e mjeteve adekuate. Shkollat duhet të sigurojnë një mjedis të favorshëm për mësim, me qëllim që të nxitin një motivim të mbështetur tek secili nxënës. Në vend të një mjedisi mësimi që favorizon konkurrencën e paarsyeshme ndërmjet nxënësve, preferohet një mjedis mësimi i përshtatshëm për mësim grupor, nëpërmjet të cilit nxënësit të mund të zhvillojnë shkathtësitë për zgjidhje ndërvepruese të çështjeve teorike e praktike, në kushte të solidaritetit me shokët e tyre dhe në një konkurrencë të hapur, të ndershme e prodhimtare. Ndërveprimi i nxënësve dhe veprimtaria në grupe të vogla duhet të shoqërohen me një dinamikë stimuluese të grupit dhe me përqendrimin e anëtarëve të tij në çështje të rëndësishme me mundësi të larta edukimi. Nxënia në shkollë duhet të krijojë themele të forta për të mësuarit gjatë tërë jetës. Nxënësit duhet të kenë në dispozicion mjete të nevojshme për të ruajtur dëshirën e flakët të përjetshme për të mësuar dhe për t’iu qasur burimeve e resurseve të mësimit. Të mësuarit në shkollë mund të jetë i efektshëm nëse nxënësit mund të kuptojnë lidhjen ndërmjet vendimmarrjes (që varet nga kushtet e caktuara të informimit dhe nga zotërimi i disa shkathtësive instrumentale) dhe cilësisë së jetës së njeriut. Përshtatja krijuese ndaj ndryshimeve nuk mund të stimulohet me anë të nxënies së mbështetur mbi metoda sterile të mësimdhënies, të cilat nuk kanë tjetër qëllim veçse të riprodhojnë rregulla dhe dogma të shoqëruara me skolasticizmin akademik. Lidhur me mësimdhënien

Page 102: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

102

Proceset dinamike të zhvillimit në shoqëri, shkencë, kulturë dhe teknologji kanë ndikuar dhe kanë mundësuar ndryshime në metodat, mjetet dhe format e organizimit të mësimdhënies. Kjo ka për pasojë një ndryshim substancial në rolin e nxënësve, të mësuesve, të prindërve dhe të faktorëve të tjerë në komunitet. Mësimdhënia bashkëkohore theksohet si mjet për të lehtësuar proceset e nxënies dhe zhvillimin individual të nxënësve si mësimmarrës. Ajo nuk shikohet më si mjet më vete, por si mënyrë për të inkurajuar dhe trajnuar nxënësit që të jenë aktivë në prosesin e mësimit [e mësimdhënies dhe nxënies]. Gjatë procesit të mësimit [të mësimdhënies e nxënies], mësuesit duhet t’u kushtojnë vëmendje nevojave: · për të zhvilluar iniciativën dhe pavarësinë e nxënësve si mësimmarrës; · për të zhvilluar përgjegjësinë e nxënësve për të arriturat e tyre në nxënien; · për të theksuar nevojat, interesimet dhe talentet e ndryshme të nxënësve; · për të përfshirë në mënyrë aktive veçan secilin nxënës; · për të zhvilluar shkathtësitë komunikative dhe shkathtësitë e tjera shoqërore; · për të zhvilluar shkathtësitë e vetëvlerësimit tek nxënësit; · për të zhvilluar shkathtësitë organizative dhe të punës, siç janë ndarja e përgjegjësisë,

gjetja e informacionit të duhur, vendosja e kufijve kohorë për plotësimin e detyrave të ndryshme, duke vendosur për përdorimin e mjeteve të ndryshme për të lehtësuar dhe siguruar rezultate të pritshme në mësim.

Baraspeshimi i përdorimit të metodave tradicionale dhe moderne të mësimdhënies dhe nxënies Metodat tradicionale të mësimdhënies dhe të nxënies përqendrohen vetëm në stimulet verbale e në perspektivat abstrakte dhe theksojnë më shumë veprimtarinë e mësuesit në klasë sesa mënyrat për t’i përfshirë nxënësit në mënyrë aktive në ndërtimin e sistemit të tyre të nxënies. Ato shpesh janë kritikuar për vendosjen e një komunikimi të njëanshëm në klasë, për një pjesëmarrje më shumë pasive të nxënësve në proceset e mësimit dhe për një didaktikë të orientuar në mësuesin dhe në lëndën. Filozofia mbi të cilën ndërtohen metodat më shumë tradicionale të mësimdhënies e nxënies, u referohen mësuesve si më shumë të dijshëm se nxënësit dhe si burim kryesor (ngandonjëherë i vetëm) i nxënies për ta. Por të ashtuquajturat metoda tradicionale (p.sh. mbajtja e leksioneve ose sesionet pyetje-përgjigje, të bazuara në të mbajturit mend të vrazhdë dhe në riprodhimin e njohurive, duke stimuluar vetëm shkathtësitë intelektuale të nivelit të ulët), megjithë të metat e tyre, kanë epërsi, sepse nuk marrin kohë, sa marrin metodat moderne-bashkëkohore. Metodat bashkëkohore synojnë të baraspeshojnë stimulet verbale me stimulet e tjera, si rezultat i përdorimit tërësor të shqisave të njeriut dhe të potencialit intelektual, emocional e psikomotorik të nxënësve. Ato po ashtu synojnë të shtyjnë përpara nxënien sociale, me

Page 103: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

103

anë të organizimit ndërveprues të veprimtarive të nxënësve, siç është puna me shokë ose puna grupore/ekipore. Ato gjithashtu synojnë të lidhin më mirë teorinë dhe praktikën, nëpërmjet veprimtarive praktike ose ushtrimeve, siç është puna projektuese, e cila mbështetet në përvojën e nxënësve dhe në pjesëmarrjen e tyre personale në zgjidhjen e problemeve dhe në kryerjen e detyrave në mënyrë individuale ose si ekip. Filozofia mbi të cilën ndërtohen metodat bashkëkohore, bazohet në supozimin se nxënësit mësojnë më mirë kur mësojnë duke vepruar, domethënë kur sfidohen për t’u angazhuar që t’i qasen nxënies në mënyrë aktive dhe krijuese. Në përputhje me këtë perspektivë, nxënësit dhe mësuesit janë partnerë në kërkimin e nxënies, dhe roli i mësuesit është kryesisht që t’i orientojë, t’u ndihmojë dhe të mbështetë përpjekjet e nxënësve për fitimin dhe zhvillimin e diturisë, shkathtësive dhe qëndrimeve. Metodat bashkëkohore synojnë po ashtu të nxitin nxënien e përbashkët, duke stimuluar përparimin në bazë të ndërveprimit të ndërsjellë dhe të ndarjes së detyrave në grupin mësimor. Metodat bashkëkohore mund të nënkuptojnë po ashtu përdorimin e teknologjive bashkëkohore të informacionit dhe të komunikimit, si dhe përdorimin e disa mjeteve bashkëkohore mësimore, siç janë kinoprojektorët dhe transparencat, këmbalecat [“flip-charts”], tabelat magnetike, programet kompjuterike (softuerët) etj. Mësimdhënia e mirë nuk nënkupton automatikisht vetëm përdorimin e metodave më shumë “bashkëkohore”. Metodat bashkëkohore nënkuptojnë trajnimin metodologjik dhe shkathtësi të mira organizative. Puna grupore ose puna projektuese kërkon një përgatitje të mirë dhe njohuri teknike metodologjike solide. Ngandonjëherë, mësimdhënia e mirë mund të jetë rezultat i përdorimit bashkëkohor të metodave “tradicionale”. Për shembull, të nxënët e mirë mund të frymëzohet nga një leksion i ndriçuar, i cili strukturohet në mënyrë ndërvepruese, duke lënë vend për pyetje, komente dhe për mënyra të tjera të pjesëmarrjes aktive të nxënësve. Mësuesit duhet t’i kushtojnë vëmendje nevojës për të baraspeshuar metodat “tradicionale” dhe bashkëkohore dhe për të përshtatur metodat e tyre në përputhje me karakteristikat e nxënësve të tyre dhe në përputhje me synimet e objektivat e proceseve dhe situatave të ndryshme të nxënies. Në të njëjtën kohë, mësuesit duhet t’i kushtojnë vëmendje nevojës për të futur më së miri në përdorim resurset njerëzore e materiale në mjedisin e tyre specifik. Roli i mësuesit Po të marrin parasysh nevojën për të përkrahur në shkollë një qasje të përqendruar tek nxënësi dhe metodologjitë ndërvepruese, si dhe të mësuarit e përbashkët e shkathtësitë e përjetshme të nxënies, me synimin për të ngritur nivelin e nxënies, – mësuesit nuk mund të konsiderohen më vetëm si transmetues të informacioneve dhe të njohurive sistematike e të sakta. Nga perspektiva e një qasjeje didaktike bashkëkohore, funksionet e mësuesit janë zgjeruar së tëpërmi.

Page 104: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

104

Mësuesit si lehtësues të nxënies Një prej roleve kryesore të mësuesve është të disenjojnë veprimtaritë kuptimplota të nxënies dhe të ofrojnë përvojat kuptimplota të nxënies për nxënësit e tyre, me qëllim që të sigurohen se synimet dhe objektivat e arsimit janë arritur dhe se zhvillimi personal i nxënësve është duke përparuar në mënyrë të vazhdueshme. Mësuesit duhet të jenë në gjendje të shfaqin entuziazmin dhe t’i motivojnë nxënësit që t’i qasen nxënies me entuziazëm. Ata do të duhej të ishin në gjendje t’u shpjegonin nxënësve pse mësimi është me rëndësi dhe t’i bënin që të jenë në dijeni për synimet dhe objektivat e mësimit, t’i kuptojnë ato dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive për vendosjen e tyre. Mësuesit duhet të jenë në gjendje të japin mesazhe të qarta e të sakta dhe të ndërlidhin në mënyrë të baraspeshuar teorinë me praktikën. Ata po ashtu duhet të jenë në gjendje të kontribuojnë vazhdimisht, nëpërmjet shembullit të tyre personal të të qenit i qytetëruar dhe profesionist, në arsimimin për qytetarinë demokratike në Kosovë. Me qëllim që të organizojë punën në klasë, mësuesi vepron në përputhje me dallimet specifike në klasë, me përmbajtjen e lëndës, grupin moshor, hapësirën dhe materialet mësimore në dispozicion. Mësuesit duhet të jenë në gjendje të planifikojnë veprimtaritë e nxënësve nga pikëpamja e strategjive të ndryshme të mësimdhënies e të nxënies, të cilat përveç dallimeve të lartpërmendura, përfshijnë po ashtu edhe filozofitë specifike rreth faktit që nxënia të jetë sa më e efektshme (p.sh. qasjet induktive, deduktive ose të kombinuara; të mësuarit algoritmik ose të mësuarit nëpërmjet gjurmimit në mënyrë krijuese të lëmenjve të rinj; të mësuarit të përqendruar më shumë në përdorimin e stimuleve verbale ose të mësuarit e përqendruar më shumë në përdorimin e shqisave). Mësuesit si zhvillues të kurrikuleve Kurrikuli i ri u lejon mësuesve që t’i qasen mendueshëm dhe në mënyrë krijuese planifikimit të veprimtarive mësimore në klasën e tyre. Mësuesit duhet të lexojnë dhe të diskutojnë me kolegët e tyre, me prindërit e me nxënësit në lidhje me kërkesat e kurrikulit (cilat objektiva të mësimit, cilat përmbajtje, cilat metoda dhe cilat procedura të çmuarjes e të vlerësimit rekomandohen) dhe dispozitat t’i përshtatin në mënyrë krijuese me veçoritë dhe nevojat e nxënësve të tyre. Mësuesit po ashtu duhet të angazhohen rreth disenjimit specifik të pjesës sipas zgjedhjes të kurrikulit, d.m.th. të planifikimit të kurseve dhe veprimtarive sipas zgjedhjes, të përcaktuara nga shkolla, të disenjimit të veprimtarive jashtëkurrikulare, si dhe të disenjimit të planeve të mësimit individual, për nxënësit që kanë nevojë për kujdes e përkujdesje të veçantë. Mësuesit si autoritete epistemike

Page 105: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

105

Për nxënësit mësuesit mund të paraqesin autoritet epistemik, për shkak të diturisë dhe përvojës së tyre për gjetjen dhe trajtimin e informacioneve të nevojshme. Mësuesit po ashtu mund të jenë modele të të menduarit, të të folurit, të ligjërimit, të organizimit dhe të prezantimit të një teme të caktuar, që ka të bëjë me mënyra e mjete veprimi, dhe po ashtu edhe si model për përdorimin e teknologjive të informacionit, të komunikimit dhe të mësimit, të cilat mund të futen në punë në proceset mësimore. Mësuesit si moderatorë Nga perspektiva e pedagogjisë ndërvepruese, komunikimi në klasë duhet të nxitet dhe nxënësit duhet të mbështeten në angazhimin në dialog kuptimplotë me mësuesit dhe kolegët e tyre. Nxënësit duhet të inkurajohen të shprehin mendimet e tyre duke futur në punë argumente të vlefshme dhe të tregohen të qytetëruar në dialogë me të tjerët. Ata duhet të mbështeten që të mësohen të dëgjojnë të tjerët, të respektojnë mendimet e të tjerëve dhe të mbrojnë në mënyrë të qytetëruar pikëpamjet e veta. Mësuesit duhet të veprojnë si moderatorë (ndërmjetësues) të diskutimeve në klasë, dhe të përkujdesen që të zhvillohet një dialog i vërtetë. Nuk duhen shmangur çështje të ndjeshme dhe polemizuese, por ato duhen transformuar nga mësuesit, si moderatorë, në përvojë kuptimplotë të nxënies. Mësuesit si aktorë Në disa situata, mësuesit duhet të aktrojnë në mënyrë bindëse, me qëllim të stimulimit të interesimit dhe të motivimit të nxënësve për mësim. Ata duhet të demonstrojnë shkathtësi empatike, përqendrimin, humorin, gjallërinë dhe aftësinë për të mobilizuar nxënësit drejt qëllimeve të caktuara Mësuesit si menaxherë të klasës Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, përndarjen e detyrave, marrjen e vendimeve, monitorimin dhe kontrollin. Ai po ashtu përfshin trajtimin kuptimplotë të ndërveprimeve të njerëzve, zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe përdorimin sa më të mirë të resurseve njerëzore dhe materiale. Mësuesit duhet të planifikojnë me kujdes situatat e mësimit dhe përvojat për nxënësit e tyre, në pajtim me synimet dhe objektivat e Kurrikulit të ri të Kosovës dhe të kurrikuleve specifike të lëndëve dhe të programit mësimor (silabit). Ata duhet të planifikojnë përdorimin e metodave dhe të mjeteve mësimore, e po ashtu edhe të mënyrave sipas të cilave do të punonin nxënësit (p.sh. pavarësisht, me shokë, në grupe ose individualisht), në përputhje me suazat dhe resurset vendore. Mësuesit duhet të bëjnë çmuarjen dhe vlerësimin e veprimtarive dhe performancave të nxënësve dhe duhet të përkujdesen që gjatë gjithë kohës të sigurojnë një mjedis miqësor të ngrohtë e të frytshëm të mësimit. Mësuesit po ashtu duhet të

Page 106: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

106

përgatiten për të vlerësuar performansat e veta, të marrin parasysh rikthimin e informacioneve nga nxënësit, kolegët e prindërit dhe të bëjnë të mundshëm përmirësimin e performancave të tyre profesionale. Mësuesit si mentorë dhe këshilltarë Mësuesit duhet t’u ofrojnë këshillime nxënësve dhe prindërve, në drejtim të kërkimit të zgjidhjeve për lloje të ndryshme të problemeve që nxënësit dhe prindërit e tyre mund të takojnë. Ata mund të angazhohen në këshillime lidhur me çështje dhe probleme të mësimit, që kanë të bëjnë me zhvillimin vetjak dhe me ndërveprimin midis njerëzve. Ata po ashtu duhet të angazhohen në këshillime lidhur me orientimin profesional dhe me orientimin që ka të bëjë me studimet e mëtejshme. Mësuesit duhet të jenë në gjendje të identifikojnë fuqitë dhe dobësitë e nxënësve të tyre, me qëllim që të zbulojnë potencialet ende të pazbuluara të nxënësve të tyre. Temat, siç janë arsimimi për shkathtësi jetësore, edukimi shëndetësor, edukimi seksual, arsimimi mbi mjedisin, zgjidhja e konflikteve e të tjera, – duhet të konsiderohen si objektiva ndërkurrikulare dhe detyra për shkollën si institucion i arsimit dhe për komunitetin. Si mentorë, mësuesit duhet t’i udhëheqin nxënësit e tyre gjatë zhvillimit të tyre personal dhe duhet të përpiqen t’u ndihmojnë që të zhvillojnë plotësisht potencialin e tyre. Mësuesit si specialistë të arsimit dhe si hulumtues Ekspertiza pedagogjike e mësuesve duhet të përmirësohet vazhdimisht me anë të leximit e shkrimit vetjak, pjesëmarrjes në veprimtaritë e trajnimit gjatë shërbimit dhe me anë të angazhimit në kërkime vepruese, që synojnë të përmirësojnë shkathtësitë profesionale dhe performancat e tyre, si dhe ato të një suaze të caktuar arsimore, duke vënë në përdorim metoda dhe praktika të reja. Mësuesit duhet të mbajnë të gjallë kureshtjen e tyre lidhur më çështjen si të mësojnë më mirë nxënësit dhe të jenë në kontakte me risitë në fushën e kërkimeve dhe të praktikës pedagogjike. Mësuesit duhet të angazhohen në veprimtaritë e organizatave profesionale, nëpërmjet të cilave mund të marrin dhe të këmbejnë informacionet e duhura. Ata duhet të angazhohen në veprimtaritë e partneritet dhe të punës në rrjetin kompjuterik dhe të përpiqen të futin në punë krijuese praktikat e mira të mësimdhënies e të nxënies në klasën e tyre.

Page 107: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

107

VI. 3 Çmuarja dhe vlerësimi22 Çmuarja dhe vlerësimi i nxënësve përfshijnë aspektet cilësore dhe sasiore. Edhe çmuarja edhe vlerësimi i arritjeve të nxënësve duhet të bazohen në standarde, të cilat mund të jenë standarde të përmbajtjes (në lidhje me diturinë dhe shkathtësitë), standarde të performancave (në cilin nivel të performancave nxënësit e vendosin vetveten në lidhje me diturinë e shkathtësitë specifike), një mundësi e standardeve mësimore (të cilat i orientojnë mësuesit, nxënësit dhe prindërit në lidhje me masën e përpjekjes që nxënësi duhet ose rekomandohet të përballojë. Ndërsa çmuarja mund të përmbajë më fort aspekte cilësore, vlerësimi rëndom bazohet në kritere të rrepta dhe përfshin më fort matjen dhe testimin. Në shkolla, mund të merren në konsideratë forma dhe funksione të ndryshme të çmuarjes e vlerësimit, në pajtim me qëllimet e ndryshme të çmuarjes dhe vlerësimit Pse janë të nevojshme çmuarja dhe vlerësimi? Nxënësit mund të çmohen e të vlerësohen për arsye të ndryshme, siç janë: · për të identifikuar fuqitë dhe dobësitë e tyre (qasja diagnostike); · për të vërtetuar se cili është niveli i performancave të një nxënësi në një lëmë të

caktuar, në fillim, gjatë procesit të mësimit ose në fund të një faze/shkalle të caktuar të mësimit;

· për të vërtetuar nëse janë duke përparuar nxënësit në zhvillimin e tyre; · për të stimuluar dhe për të orientuar përparimet e nxënësve; · për të përftuar rezultate krahasimtare, të cilat mund të jenë të rëndësishme për një

nxënës të caktuar, për shkollën, për sistemin shkollor etj.; · për të siguruar hierarkinë dhe për të përdorur rezulatet e vlerësimit për proceset e

përzgjedhjes të llojeve të ndryshme; · për të stimuluar motivimin e nxënësve për mësim; · për të siguruar parashikimet për zhvillimin e nxënësve, duke pasur parasysh karrierën

e tyre dhe orientimin e ardhshëm; · për të gjurmuar se sa janë të përshtatshëm, të efektshëm etj. kurrikuli, metodologjia e

mësimdhënies dhe e nxënies apo mjetet mësimore. Mjetet e çmuarjes e të vlerësimit. Përdorimi i mjeteve tradicionale dhe “alternative”

22 Një dokument zyrtar lidhur me reformën e çmuarjes dhe vlerësimit në sistemin arsimor të Kosovës është në përgatitje e sipër në Bankën botërore (World Bank), si agjenci prirëse për çmuarje e vlerësim. Ky dokument do të vendosë parimet themelore për reformën e çmuarjes e vlerësimit në Kosovë, me synimin për të paraqitur bazën për zhvillimin e çmuarjes e të vlerësimit dhe të standardeve të kurrikulit në një të ardhme të afërt.

Page 108: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

108

Çmuarja duhet të orientohet edhe drejt proceseve të mësimit edhe drejt prodhimeve të mësimit. Për të qenë e efektshme, çmuarja duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme dhe të mbështetet mbi një larmi metodash, procedurash dhe mjetesh. Përveç praktikave më shumë tradicionale të vlerësimit (provimet me shkrim, pyetjet dhe përgjigjet me gojë), mësuesit duhet të zbatojnë më shumë mënyra të ndryshme për të çmuar nxënësit e tyre, të cilat përfshijnë vështrimet e tij gjatë punës grupore, çmuarja e punës projektuese, dosjet e nxënësit, çmuarja e punës së nxënësit në shtëpi, çmuarja e punës specifike, e shkathtësisë komunikative dhe e punës ekipore etj. Rezultatet e çmuarjes së nxënësve duhet t’u komunikohen prindërve rregullisht. Çmuarja duhet të synojë të kontribuojë në përparimin e nxënësve dhe duhet të konsiderohet si një mjet për motivimin e nxënësve që të bëjnë përpjekje të arsyeshme për arritje më të mira. Çmuarja dhe vlerësimi nuk duhen konsideruar sikur një mjet për dënimin apo kërcënimin e nxënësve, por si mjet për stimulimin konkret të tyre. Nxënësit dhe prindërit duhen përfshirë në proceset e bisedimeve me stafin e shkollës për procedurat dhe mjetet për çmuarje e vlerësim. Vlerësimi lidhet me matjen, dhe përfshin më tepër procedurat e orientuara në sasi, duke përfshirë testimin. Vlerësimi i brendshëm dhe i jashtëm Procedurat e vlerësimit mund të zhvillohen dhe të administrohen në shkallë shkolle. Në këtë rast, kemi të bëjmë me vlerësim të brendshëm, të bazuar në parimete autonomisë së shkollës. Vlerësimi i jashtëm do të thotë se mjetet dhe procedurat e vlerësimit zhvillohen jashtë shkollave, nga agjenci të specializuara, të cilat kanë të drejtë të administrojnë mjetet e vlefshme të vlerësimit, në bazë të të cilave supozohet se mund të bëhen renditjet hierarkike të besueshme dhe përzgjedhja në shkallë më të gjerë (në shkallë komune, në shkallë rajonale apo në shkallë kombëtare). Vlerësimi i standardizuar i jashtëm i nxënësve parashikohet të kryhet në shkallë kombëtare në fund të secilës nga tri shkallët e arsimimit formal: në fund të klasës së 5-të (mbarimi i arsimit fillor); në fund të klasës së 9-të (mbarimi i arsimit të mesëm – i shkollës së mesme); në fund të klasës së 12 (mbarimi i arsimit të mesëm të lartë). Në fund të klasës së 5-të (mbarimi i arsimit fillor), nxënësit do të provohen në lidhje me aftësitë e tyre për të lexuar dhe për të shkruar në gjuhë amtare, si dhe me aftësinë e llogaritjes me numra. Ky vlerësim organizohet me qëllim të përftimit të një pasqyre përkatëse lidhur me efektshmërinë e shërbimeve arsimore për sigurimin e arsimimit elementar në shkolla fillore. Vlerësimi i nxënësve në fund të arsimit të detyrueshëm (mbarimi i klasës së 9-të dhe mbarimi i arsimit të mesëm) do të organizohet si provim i përfundimit të shkollës (14 plus – që do të thotë se nxënësit mund të japin këtë provim edhe në një fazë-shkallë më të

Page 109: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

109

vonshme të jetës së tyre). Ky provim do të përqendrohet në arritjet e nxënësve në lëndët e detyrueshme, po ashtu edhe në lëndët zgjedhore në kurrikul, duke marrë parasysh dimensionin teorik dhe dimensionin praktik të mësimit23. Rezulatet e këtij provimi të përfundimit të shkollës do të merren parasysh për regjistrimin e nxënësve në arsimin e mesëm të lartë. Për këtë qëllim mund të merren parasysh edhe rezultatet e arritura gjatë katër vjetëve të arsimit të mesëm. Një formulë e mundshme do të ishte që rezultateve të provimit të përfundimit të shkollës (p.sh. 60%, apo 70% a 75%, të notave) t’i shtohen rezultatet e katër viteve të shkollës së mesme (p.sh. 40%, apo 30% a 25%, të notave), ose të merren parasysh vetëm rezultatet nga lëndët e caktuara që përputhen me drejtimet përkatëse në të cilat dëshirojnë të regjistrohen nxënësit. Pranimi i nxënësve në arsimin e mesëm të lartë mund të kushtëzohet me marrjen e provimit të përfundimit të shkollës (14+), ndërsa pranimi i nxënësve në shkollat profesionale nuk do të duhej të varej nga kjo. Pra provimi i përfundimit të shkollës nuk do të duhej të ishte i detyrueshëm. Standardet që përdoren për të përpiluar testet, do të duhej të pasqyronin objektivat e përgjithshme të arsimit, të cilat merren parasysh për secilën shkallë të shkollimit dhe për secilin lëmë ose lëndë të kurrikulit. Në fund të klasës së 12-të (mbarimi i arsimit të mesëm të lartë – i gjimnazit), duhet të organizohet provimi i maturës (i pjekurisë), si vlerësim i jashtëm. Rezultatet e provimit të maturës duhet të merren parasysh për regjistrim në arsimin universitar. Në fund të arsimimit profesional, duhen të organizohen provimet e standardizuara për të marrë certifikatën profesionale. Vlerësimi me notë dhe performanca e pranuar Në sistemin e arsimit të Kosovës, vlerësimi me notë bazohet në notat 1 deri 5. Nota “1” paraqet performancën e papranueshme [notë pakaluese], e cila nënkupton mbetjen në klasë dhe nxënësin e detyron ta përsërisë klasën (vitin) e caktuar Me qëllim të ngritjes së motivimit pozitiv të nxënësve gjatë viteve të para të shkollimit fillor (klasat 1 dhe 2 – faza kryesore përvetësimet themelore të kurrikulit), notat mund të zëvendësohen me vlerësim përshkrues (p.sh. “shumë mirë”, “mirë”, ‘mjaftueshëm”, “dobët”). Në arsimin fillor (klasat 1 deri 5), nxënësit nuk mund të shpallen mbetës, por ata duhet të kenë çdo mbështetje të mundshme në mënyrë që të përparojnë në përputhje me potencialin e tyre. 23 Struktura dhe procedura për këtë provim do të rregullohen nga autoriteti qendror i arsimit për Kosovë.

Page 110: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

110

VI. 4 Veprimtaritë e nxënësve Me qëllim të organizimit si duhet të veprimtarive të nxënësve, duhen marrë parasysh disa parime: · Nxënësit duhen mbështetur në zhvillimin e vetëbesimit gjatë procesit mësimor; ata

duhet të nxiten në mënyrë të vazhdueshme dhe të stimulohen konkretisht. Sfidat e nxënies duhet të mbështeten në sukseset e tyre të mëparshme.

· Një atmosferë konstruktive dhe jokërcënuese mund të ndikojë që të arrihen rezultate më të mira në mësim.

· Nxënësit mësojnë më mirë nëse janë të përfshirë në mënyrë aktive në konstruktimin e nxënies së tyre. Kjo sjellë si rezultat një vetangazhim më të madh dhe një vetëdisiplinë e përgjegjësi më të madhe.

· Nxënësit duhet të mbështeten që ta kuptojnë se nxënia e mirë është mësim i tërësishëm dhe i integruar. Ata duhet të mbështeten për të kuptuar lidhjet ndërmjet lëmenjve të ndryshëm të kurrikulit dhe lëndëve, si dhe të angazhohen që t’u qasen çështjeve e shkathtësive ndërkurrikulare.

· Nxënësit mësojnë më mirë kur e kuptojnë lidhjen praktike ndërmjet çështjeve të ndryshme dhe nëse mund të ndërlidhin teorinë me praktikën në zgjidhjen e problemeve në situatat e përditshme të jetës.

· Nxënësit mësojnë më mirë po të kenë hapësirë të shfaqen në mënyrë krijuese dhe për të futur në punë kureshtjen dhe kërshërinë hulumtuese të tyre.

· Nxënësit mësojnë më mirë kur e dinë se cilat janë objektivat e nxënies dhe cili është fitimi i tyre vetjak pas përfundimit të procesit të nxënies.

· Nxënësit mësojnë më mirë nëse ndiejnë gëzim dhe dëfrim gjatë procesit të nxënies dhe kur metodat e mësimdhënies e të nxënies përdoren në përputhje me karakteristikat e tyre individuale si mësimmarrës.

· Nxënësit mësojnë më mirë kur janë në gjendje të kuptojnë rëndësinë e çështjeve e shkathtësive të ndryshme për jetën dhe profesionin e tyre të ardhshëm.

Në shkollë nxënësit duhet të inkurajohen të punojnë në mënyrë të pavarur. Puna e pavarur e nxënësve mund të organizohet në mënyrë individuale, në çifte ose në ekipe/grupe prej 4-5 ose më shumë nxënësish. Veprimtaritë dhe ushtrimet e grupeve të vogla janë veçanërisht të rëndësishme për zhvillimin e shkathtësive sociale dhe të shkathtësive bashkëpunuese të të mësuarit. Është me rëndësi të përdoren veprimtaritë dhe ushtrimet me grupe të vogla, me qëllim të përgatitjes së nxënësve për punë ekipore në adoleshencë. Siç shihet nga përvojat e shumta ndërkombëtare, për shkak të ndarjes së punës dhe ndërliqshmërisë së veprimtarive në punë të sotme, puna ekipore është e pranishme përherë në jetën profesionale dhe publike, prandaj (kjo formë) tashmë kërkon vëmendje të posaçme në shkolla.

Page 111: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

111

Puna e pavarur e nxënësve nuk duhet të organizohet si një veprimtari e mërzitshme dhe monotone, por duhet të drejtohet tek sfida dhe detyra krijuese, siç është puna projektuese, nëpërmjet së cilës nxënësit duhet të përgatitin një zgjidhje për një problem të caktuar, duke futur në punë diturinë e shkathtësitë e ndryshme dhe aftësitë në sferën e njohjes. Në organizimin e veprimtarive të nxënësve, mësuesit duhet të përfshijnë nxënësit, e po ashtu edhe prindërit. Këto veprimtari duhet të theksojnë personalitetin e nxënësit në tërësi, e jo vetëm shkathtësitë intelektuale dhe sferën e njohjes. Veprimtaritë e pavarura të nxënësve duhet të nxiten nëpërmjet veprimtarive kurrikulare dhe jashtëkurrikulare, dhe ato duhen të synojnë: · zhvillimin e imagjinatës, iniciativës e kreativitetit dhe përdorimin krijues të diturisë e

shkathtësive të fituara; · zhvillimin e shkathtësive të organizimit dhe të planifikimit; · zhvillimin e shkathtësive të punës ekipore dhe të shkathtësive sociale; · zhvillimin e aftësisë për t’iu qasur çështjeve dhe detyrave të ndryshme nga

perspektivat ndërdisiplinare dhe ndërkurrikulare; · zhvillimin e shkathtësive të vlerësimit e të vetëvlerësimit. Veprimtaritë (e pavarura) të nxënësve duhet të jenë kuptimplota dhe të kontribuojnë në konsolidimin e të mësuarit. Ato nuk duhet t’i mbingarkojnë nxënësit dhe duhet të përqendrohen në mënyrë realiste në potencialin që duhet zhvilluar tek nxënësit. Rezultatet e veprimtarive të nxënësve duhet të regjistrohen (p.sh. në dosje të nxënësve) dhe të merren parasysh për çmuarje e vlerësim, jo vetëm të shkathtësive intelektuale dhe të arritjeve në sferën e njohjes, por edhe për sa u përket sferave emocionale dhe psikomotorike.

Page 112: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

112

KAPITULLI VII – UDHËZIME PËR ZHVILLIMIN E KURRIKULIT TË LËNDËVE

· Zhvillimi i kurrikuleve të lëndëve dhe i silabeve sipas Kornizës së Kurrikulit të ri të Kosovës

· Struktura e kurrikuleve të lëndëve

VII. 1. Zhvillimi i kurrikuleve të lëndëve dhe i silabeve sipas Kornizës së Kurrikulit të ri të Kosovës Kurrikuli i lëndëve24 paraqet nyjëtimin/artikulimin e qëllimeve dhe objektivave të arsimit, të përmbajtjeve,të metodologjive të mësimdhënies dhe të nxënies dhe të procedurave të çmuarjes e vlerësimit në lidhje me një lëmë dhe/ose disiplinë të caktuar të kurrikulit. Edhe pse ka të bëjë kryesisht më një lëmë ose me një lëndë të veçantë të kurrikulit, zhvillimi i kurrikuleve të lëndëve duhet të mbajë parasysh gjithashtu qasjet ndërkurrikulare dhe ndërdisiplinare. Zhvillimi i kurrikuleve të lëndëve paraqet hapin e dytë të rëndësishëm brenda reformës së kurrikulit në Kosovë.25 Ky proces do të përfshijë fazën e diskutimit publik, të ngjashëm me debatin publik për Kornizën e Kurrikulit të ri të Kosovës. Sikurse në të gjitha proceset e zhvillimit të kurrikulit, pas miratimit dhe implementimit të tyre, kurrikulet e lëndëve kohë pas kohe duhet të korrigjohen. Kurrikulet e reja të lëndëve, përbri Kornizës së Kurrikulit të ri të Kosovës, do të jenë bazë për zhvillimin e burimeve dhe mjeteve mësimore të reja pedagogjike. 26 Me qëllim që të plotësojë kërkesat e Kornizës së Kurrikulit të ri të Kosovës, zhvillimi i kurrikuleve të lëndëve duhet të ndjekë disa parime: · Të respektojë orientimet e përgjithshme të Kornizës së Kurrikulit të ri të Kosovës, në

lidhje me synimet dhe objektivat e sistemit arsimor në Kosovë, e gjithashtu në lidhje me shkathtësitë që duhen zhvilluar, me trungun e njohurive që kërkohen nga nxënësit,

24 Në disa vende ku flitet anglishtja, kurrikulet e lëndëve quhen silabe (angl. syllabuses) të lëndëve. Në tekstin e Kornizës së Kurrikulit të ri të Kosovës, me kurrikul të lëndëve (angl. curriculum; sh. curricula) nënkuptohet artikulimi gjithpërfshirës i synimeve/objektivave, i përmbajtjeve, i metodave për mësimdhënie dhe nxënie dhe i procedurave për çmuarje dhe vlerësim për një lëmë/lëndë të caktuar të kurrikulit, ndërsa me silab (angl. syllabus; sh.: syllabuses) nënkuptohen temat ose çështjet e veçanta që duhet të trajtohen në kuadër të një lënde të caktuar. 25 Planifikohet që zhvillimi i kurrikulit të lëndëve për arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe zhvillimi i udhëzimeve për arsimin parashkollor, të fillojë në vjeshtën e vitit 2001, së bashku me procesin e trajnimit të mësuesve dhe përgatitjen e shkollës për implementimin e strukturës së re të arsimit dhe të kurrikulit të ri, duke filluar me vitin shkollor 2002-2003. 26 Shiko kapitullin 8 – Udhëzime për zhvillimin e teksteve të reja dhe mjeteve të tjera mësimore.

Page 113: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

113

me metodologjitë e mësimdhënies dhe të nxënies, dhe me parimet e procedurat e çmuarjes dhe vlerësimit.

· Përcaktimi i standardeve lidhur me përmbajtjen, performancat dhe mundësinë e nxënies27, që do të zhvillohen së bashku me grupin për çmuarje dhe vlerësim që punon në kuadër të projektit të Bankës Botërore.

· Kurrikulet e reja të lëndëve u përshtaten aftësive të nxënësve dhe merren me nevojat e ndryshme të secili nxënës. Ato zhvillohen sipas objektivave specifikë dhe rezultateve të shkallëve të ndryshme formale të arsimit (fillor, i mesëm dhe i mesëm i lartë), dhe sipas objektivave të shkallëve kryesore të kurrikulit (Përvetësimi bazë – klasa 1 dhe 2, Zhvillim e përforcim – klasa 3 deri 5, Përforcim e orientim – klasa 6 deri 8, Orientim – klasa 9, dhe Orientim e specializim – klasa 10 deri 12).

· Kurrikuli i lëndëve pasqyron dinamikën e njohurive në shoqërinë e sotme dhe vlerat shoqërore e kulturore që karakterizojnë sot një shoqëri të hapur dhe demokratike.

· Kurrikuli i ri i lëndëve siguron që njohuritë, shkathtësitë, vlerat, qëndrimet, modelet e sjelljes dhe veprimtaritë të kultivohen në mënyrë të baraspeshuar, dhe që proceset mësimore ta trajtojnë personalitetin e njeriut në tërësi nga aspektet njohëse, emocionale dhe psikomotorike të tij.

· Kurrikuli i ri i lëndëve merret me të gjitha dimensionet e rëndësishme të jetës së njeriut: zhvillimi personal, marrëdhëniet ndërnjerëzore, jeta publike, njohuritë shkencore, jeta shpirtërore (fetare, artistike, filozofike), natyra, mjedisi artificial, teknologjia, puna, koha e lirë/pushimi.

· Kurrikuli i ri i lëndëve krijon hapësirë për qasje ndërkurrikulare e ndërdisiplinare dhe siguron që lidhjet midis lëmenjve e lëndëve të ndryshme kurrikulare të vërehen dhe të kultivohen.

· Kurrikuli i ri i lëndëve ofron bazë për zhvillimin e zotësive kryesore, siç janë shkathtësitë e komunikimit, shkathtësitë jetësore, shkathtësitë e mendimit kritik, shkathtësitë e zgjidhjes së problemeve dhe të tjera.

· Kurrikuli i ri i lëndëve thekson filozofinë e nxënies sipas së cilës nxënësit nxiten që ta ndërtojnë sistemin e vet.

· Kurrikuli i ri i lëndëve përfshin përvojën e vlefshme arsimore të Kosovës dhe atë ndërkombëtare.

· Kurrikuli i ri i lëndëve u lejon mësuesve që të merren në mënyrë krijuese me organizimin e kurrikulit, duke i stimuluar ata të kontribuojnë personalisht si zhvillues të kurrikulit dhe mjeteve mësimore. Në vend të karakterit tepër normativ dhe udhëzues, kurrikulet e reja të lëndëve disenjohen si udhëzime kurrikulare për një lëmë ose lëndë të caktuar të kurrikulit.

Në përputhje me Kornizën e Kurrikuli të ri të Kosovës, në arsimin fillor dhe të mesëm, duhen marrë parasysh shtatë lëmenj kurrikularë, përfshirë aty lëndët e detyrueshme dhe ato sipas zgjedhjes:

27 Shiko kapitullin 6 – 6.3. Çmuarja dhe vlerësimi.

Page 114: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

114

· Gjuhët dhe komunikimi (gjuhët amtare – shqipe, gjuhët sllave, turke; gjuha shqipe për nxënësit e komuniteteve, si lëndë jo të detyrueshme; gjuha e parë e huaj – angleze; gjuha e dytë e huaj; gjuhët klasike)

· Matematika · Shkencat e natyrës (njeriu dhe natyra, biologjia, fizika, kimia, gjeografia për

shkollat e mesme të larta) · Studimet shoqërore dhe edukata qytetare (edukata qytetare – me përqendrim në

shkathtësitë e jetës, në arsimin fillor dhe në arsimimin për qytetari demokratike, në arsimin e mesëm; histori; gjeografi, në arsimin e mesëm; arsimimi për ndërmarrës; elemente të ekonomisë shtëpiake, ekonomi; logjikë; psikologji; sociologji; filozofi/kurse të integruara të studimeve shoqërore)

· Artet (artet e bukura, muzika) · Teknologji (punëdore, teknologji) · Edukata fizike dhe sportet (edukata fizike dhe edukata shëndetësore) Lëndët e detyrueshme janë pjesë e kurrikulit bërthamë. Sidoqoftë, zhvillimi i kurrikulit të lëndëve nuk do t'i dedikohet vetëm bërthamës së kurrikulit të lëndës. Në disa raste, do të zhvillohen kurrikulet e lëndëve për disiplinat/kurset sipas zgjedhjes, si udhëzime për dispozitat e kurrikulit të përcaktuar nga shkolla. Këto udhëzime do të kenë rolin e orientimit të shkollës në lidhje me përmbajtjen arsimore të mundshme të kurseve dhe lëndëve të cilat janë pjesë e pjesës sipas zgjedhjes të kurrikulit – pjesë e kurrikulit të përcaktuar nga shkolla. Përveç kësaj, do të përpilohen edhe udhëzimet për çështjet dhe objektivat ndërkurrikulare. VII. 2 Struktura e kurrikulit të lëndëve Kurrikuli i lëndëve duhet të zhvillohet si pako kurrikulare për një shkallë të caktuar formale dhe/ose për një shkallë kryesore të kurrikulit. Në këtë mënyrë sigurohet një koherencë më e madhe ndërmjet klasave të ndryshme, si dhe një lidhshmëri me e madhe me lëmenjtë dhe lëndët e tjera të kurrikulit për një nivel të caktuar të mësimdhënies. Me qëllim që të ofrohen orientime kurrikulare më koherente për mësuesit, nxënësit dhe prindërit, kurrikuli i lëndëve duhet të ndjekë një model të përbashkët të ndërtimit. Kjo nuk përjashton që në disa lëndë, për shkak të disa aspekteve, struktura e kurrikulit të lëndëve të mund të jetë eventualisht ndryshe nga modeli i përgjithshëm. Modeli i përgjithshëm për ndërtimin e kurrikulit të lëndëve Kurrikuli i lëndëve duhet të ofrojë informacione të hollësishme për rolin e lëmit/lëndës të caktuar kurrikulare për zhvillimin e nxënësve, për objektivat kryesore të arsimit që synohen nga lëmenjtë/lëndët e caktuara kurrikulare, për zotësitë dhe shkathtësitë kryesore që kultivohen nëpërmjet lëmit/lëndës së caktuar, për strukturën e përmbajtjeve, për rekomandimet për metodologjitë e përshtatshme për mësimdhënie e nxënie, si dhe për procedurat që rekomandohen për çmuarje dhe vlerësim. Pasi ta kenë lexuar kurrikulin e

Page 115: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

115

lëndëve, mësuesit, nxënësit, prindërit dhe të interesuarit e tjerë do të kenë një pasqyrë më të mirë lidhur me qëllimet e nxënies dhe temat përkatëse, si dhe lidhur me sukseset që duhet të arrijnë nxënësit. Për të ofruar informacione të pasura dhe transparente për mësuesit, nxënësit, prindërit dhe të interesuarit e tjerë, në lidhje me rezultatet e pritshme në procese të ndryshme të nxënies, kurrikuli i lëndëve do të ketë përgjithësisht këtë strukturë vijuese: · Hyrjen: vendi i lëmit/lëndës kurrikulare brenda kurrikulit dhe roli i tij/i saj për

zhvillimin e nxënësve. · Shënimet e përgjithshme rreth didaktikës së lëmit/lëndës së caktuar të kurrikulit

(historik i shkurtër i aspektit didaktik dhe prirjet e tanishme në mësimdhënie në vështrim të lëmit/lëndës së kurrikulit.

· Vërejtje për lidhjet me lëmenjtë/lëndët e tjera të kurrikulit dhe për aspektet ndërkurrikulare dhe ndërdisiplinare brenda lëmit/lëndës së caktuar të kurrikulit.

· Objektivat e përgjithshme dhe specifike të nxënies · Zotësitë dhe shkathtësitë kryesore të parashikuara përmes kuptimit të lëmit/lëndës

përkatëse të kurrikulit · Orientimet e përgjithshme rreth zgjedhjes së përmbajtjes/hartimit të përmbajtjes · Udhëzime metodologjike · Standardet për çmuarje dhe vlerësim · Orientime për punën e pavarur të nxënësve. Hyrje: vendi i lëmit/lëndës kurrikulare brenda kurrikulit dhe roli i tij/i saj për zhvillimin e nxënësve Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndës duhet të përfshijë argumente në lidhje me kontributin e lëmit/lëndës përkatëse të kurrikulit në zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit të njeriut. Arsimi formal synon të transmetojë trashëgiminë kulturore në brezat e rinj. Por kjo nuk duhet të nënkuptojë që zgjedhja e synimeve/objektivave dhe përmbajtjeve të kurrikulit duhet bërë vetëm në bazë të këtyre nevojave. Kurrikuli në rend të parë duhet të përmbushë nevojat e nxënësve që të zhvillojnë interesat dhe potencialet e tyre. Kurrikuli duhet të synojë po ashtu prirjet e rëndësishme në zhvillimin e njohurive, kulturës, jetës shoqërore dhe tregut të punës. Pjesa hyrëse duhet të merret po ashtu me pyetjet për faktin se ç' mund t'u ofrojë nxënësve përvoja për një mësim kuptimplotë në lëmin/lëndën e caktuar të kurrikulit dhe rreth faktit se si të përfshihen nxënësit në mënyrë aktive në ndërtimin e të nxënit të tyre brenda asaj fushe specifike të kurrikulit. Në hyrje, kurrikuli i lëndës duhet t'i referohet po ashtu vendit të lëmit/lëndës së dhënë kurrikulare në arsimin fillor e të mesëm, përfshirë periudhat kohore dhe mundësitë që u ofrohen shkollave për të zbatuar kurrikulin me kreativitet.

Page 116: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

116

Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve duhet të ndriçojë dobitë (përftimet) kryesore për zhvillimin e nxënësve, të cilat mund t'i ofrojë lëmi/lënda e caktuar. Përveç kësaj, duhet të ndriçohen lidhjet me lëmenjtë/lëndët e tjerë të kurrikulit, të cilët po ashtu mund të kontribuojnë për rezultate të njëjta, me qëllim që të përforcojnë zhvillimin e njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të nxënësve. Çështjet didaktike Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të ngërthejë një prezantim të shkurtër lidhur me praninë e lëmit/lëndës së caktuar të kurrikulit në programet shkollore. Ai duhet t'u referohet po ashtu karakteristikave më të rëndësishme didaktike të lëmit/lëndës përkatëse të kurrikulit, në pajtim me moshën dhe orientimet e nxënësve. Kurrikuli i lëndëve mësimore duhet t'u referohet po ashtu prirjeve aktuale në mësimdhënie e nxënie për lëmin / lëndën përkatëse të kurrikulit: cilat janë synimet dhe objektivat kryesore në nivele të ndryshme të arsimit; si bëhet përzgjedhja e përmbajtjes; cilat janë prirjet metodologjike; dhe cilat procedura e mjete konsiderohen të jenë më të zbatueshme për çmuarje dhe vlerësim. Kjo pjesë, duhet të sqarojë filizofinë didaktike mbi të cilën ndërtohen modelet e mësimdhënies e nxënies: në cilat ide bazohen qasjet e mësimdhënies në mënyrë që të arrihet që nxënia të jetë e suksesshme, si janë të mundshme metodologjitë e përqendruara tek nxënësi dhe pedagogjitë ndërvepruese në kuadër të kësaj fushe përkatëse të kurrikulit. Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore do të sigurojë një model didaktik për një lëmë/lëndë të caktuar të kurrikulit, i cili duhet të theksojë ndryshimin ndërmjet një fushe akademike ose kulturore dhe profilit të saj didaktik në kuadër të niveleve të ndryshme të arsimit formal. P.sh. modeli didaktik duhet të nxjerrë në pah konceptet kryesore, të dhënat faktike, marrëdhëniet dhe metodat / procedurat në një lëmë të caktuar shkencor, kulturor ose social, të cilat shndërrohen në një lëndë/disiplinës/kurs specifik. Marrëdhëniet me lëmenjtë/lëndët e tjera të kurrikulit dhe aspektet ndërdisiplinare dhe ndërkurrikulare Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të vërë në pah lidhjet ndërmjet një lëmi/lënde të caktuar të kurrikulit dhe të fushave të tjera të kurrikulit: cilat janë objektivat e përbashkëta të nxënies, konceptet dhe strukturat e përbashkëta; cilat janë qasjet e përbashkëta metodologjike; dhe çfarë është e përbashkët për çmuarjen dhe vlerësimin. Kjo pjesë duhet të përcaktojë mënyrat që një lëmë/lëndë e kurrikulit të mund të shprehë çështjet kurrikulare, siç është arsimimi mbi qytetarinë demokratike, shkathtësitë jetësore dhe shkathtësitë për komunikim. Është e qartë se në shumë raste, modelet e diturisë të shkathtësive, të qëndrimeve dhe të sjelljes s'janë fare rezultat i një lëmi/lënde të vetme të kurrikulit. Shkathtësitë e gjuhës

Page 117: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

117

mund të zhvillohen dhe të përsosen nëpërmjet lëndëve artistike ose nëpërmjet shkencave të natyrës ose shkencave shoqërore. Mendimi logjik kultivohet jo vetëm nëpërmjet matematikës ose logjikës, dhe mendimi kritik duhet të theksohet në të gjitha veprimtaritë shkollore. Kjo pjesë duhet të ngërthejë sugjerimet për mësues në mënyrë që një lëmi/lënde të caktuar të kurrikulit t'i kushtohet vëmendje dhe një qasje më shumë jokonvencionale, me qëllim të përmbushjes së synimeve për një mësim tërësor e të integruar. Objektivat e pëgjithshëm dhe të veçantë të nxënies Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet vërë në pah objektivat më të rëndësishëm të nxënies në shkallët e ndryshme të arsimit formal dhe në pajtim me shkallët e ndryshme kryesore të kurrikulit. Kështu, objektivat e përgjithshëm, e po ashtu edhe objektivat e veçantë për mësimdhënie e nxënie të një lëmi/lënde të caktuar të kurrikulit, duhet të formulohen, duke i adresuar përfitimet e rëndësishme në klasa të ndryshme. Objektivat e nxënies duhet të formulohen për sa i përket çështjes se cilat njohuri e shkathtësi me rëndësi duhet të zhvillohen, dhe cilat modele të qëndrimit e të sjelljeve mund t'i promovojë një lëmë/lëndë e caktuar e kurrikulit. Formulimi i objektivave të nxënies duhet të shprehën sferën e njohjes, e po ashtu dhe shkathtësitë emocionale e psikomotorike. Objektivat nuk duhet të formulohen vetëm për sa u përket përfitimeve nga sfera e diturisë, por duhet të përqendrohen gjithashtu edhe në vlera, qëndrime e sjellje. Kurrikuli i lëndëve duhet të japë po ashtu shembuj për nxjerrjen e objektivave më shumë konkretë nga objektivat më shumë të përgjithshëm, nga një nivel i përgjithshëm në një nivel më operacional. Formulimi operacional i objektivave të nxënies është i rëndësishëm për qëllime të vlerësimit dhe matjes. Zotësitë dhe shkathtësitë kryesore Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet t'i referohet çështjes se cilat janë zotësitë (afësitë) dhe shkathtësitë specifike që duhen promovuar nëpërmjet lëmit/lëndës përkatëse të kurrikulit. Për shembull, cilat zotësi e shkathtësi kryesore promovohen nëpërmjet mësimit të gjuhës, për sa u përket shkathtësive të komunikimit (të dëgjuarit, të kuptuarit, angazhimi në dialog, prodhimi i mesazheve gojore dhe të shkruara, shkathtësitë artistike, shkathtësitë sociale etj.). Zotësitë dhe shkathtësitë kryesore (kyç) shprehin kontributin specifik të një lëmi/lënde të caktuar të kurrikulit për zhvillimin e plotë të qenies njerëzore.

Page 118: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

118

Planifikimi i përmbajtjes Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të ngërthejë parimet për përzgjedhjen e përmbajtjes, siç janë: · cila është filozofia mbi të cilën ndërtohet përzgjedhja e përmbajtjes; · cilat janë temat/çështjet më të rëndësishme, me të cilat duhet marrë me qëllim të

mbështetjes së zhvillimit të zotësive dhe shkathtësive të caktuara; · cilat janë konceptet më të rëndësishme dhe si duhet të trajtohen ato në klasat e

ndryshme dhe në shkallët formale të arsimit; · cilat janë të dhënat faktike, marrëdhëniet dhe strukturat më të rëndësishme që mund të

mbështetin përvojat kuptimplota në nxënie; · cilat janë përmbajtjet që u referohen përmbajtjeve të tjera dhe cilat janë çështjet e

përmbajtjes që mund të trajtohen pa ndonjë bazë të mëparshme të përmbajtjes; · cilat janë përmbajtjet që kërkojnë përforcim të përhershëm, dhe kështu duhet të

përsëriten shumë shpesh; · kur është momenti më i mirë për paraqitjen e një teme/çështjeje të caktuar dhe pse; · si duhen ndihmuar nxënësit për të zhvilluar shkathtësi më të larta intelektuale me

qëllim që t'u qasen informacioneve dhe t'i përdorin ato në mënyrë krijuese dhe që të lidhin më mirë teorinë me praktikën;

· cila është rëndësia e një përzgjedhjeje të caktuar të përmbajtjes për situatat e vërteta jetësore dhe për nevojat e nxënësve për përballimin e përvojave kuptimplota në nxënie.

Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të orientojë mësuesin dhe autorët e teksteve mësimore drejt temave dhe elementeve më kuptimplota të diturisë në një një lëmë/lëndë të caktuar të kurrikulit. Kurrikuli duhet t'i shmanget mbingarkimit të nxënësve me përmbajtje të hollësishme. Ai po ashtu duhet t'i shmanget përfshirjes së shumë koncepteve dhe/ose të dhënave faktike që duhet të mbahen mend dhe paraqesin informacione të parëndësishme. Udhëzime metodologjike Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të ngërthejë çështjet si të bëhen mësimdhënia dhe nxënia më të efektshme në kuadër të një lëmi/lënde të caktuar të kurrikulit. Çështjet metodologjike duhen përqendruar në atë që është e përbashkët për mësimdhënie e nxënie të mirë dhe çfarë është specifike në mësimdhënien e nxënien e një lënde të caktuar. Për shembull, metodologjia e përqendruar tek nxënësi duhet të kultivohet në çdo lëndë, por ekzistojnë mënyra të ndryshme për të disenjuar strategjitë specifike të nxënies, në pajtim me objektivat specifikë të nxënies së lëndëve të ndryshme.

Page 119: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

119

Kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të nxjerrë në pah metodat dhe strategjitë më të përshtatshme të mësimdhënies e nxënies dhe duhet të paraqesë në imtësi një dosje metodologjike për të frymëzuar mësuesit në veprimtaritë e tyre në klasë. Standardet për çmuarje dhe vlerësim Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të formulojë standardet e kurrikulit, të cilat do të jenë bazë për çmuarje dhe vlerësim. Këto standarde të kurrikulit duhet të dëftojnë: · cilat janë përmbajtja dhe shkathtësitë që duhet t'i zotërojnë nxënësit pas një procesi të

caktuar të nxënies (standardet e përmbajtjes); · cilat janë nivelet e ndryshme të performancave të pritshme, sipas të cilave nxënësit

duhet të vlerësohen dhe të marrin notën e caktuar (standardet e performancave); · cila është shkalla e përpjekjeve së cilës mund t'i ekspozohet nxënësi me qëllim të

stimulimit të nxënies kuptimplotë (standardet e mundësive për të mësuar). Përpjekjet e nxënësit duhet të jenë në pajtim me moshën dhe me tiparet e tjera personale (p.sh. stili i të mësuarit, ritmi specifik i të mësuarit, vështirësitë për të mësuar).

Standardet e kurrikulit për çmuarje dhe vlerësim duhet të zhvillohen së bashku me specialistët e kurrikulit dhe të çmuarjes e vlerësimit. Këto standarde paraqesin një dimension me rëndësi të kurrikulit bërthamë dhe do të jenë në bazë të zhvillimit të testimit kombëtar, e po ashtu të një sistemi të njësuar të çmuarjes dhe vlerësimit në shkallë shkolle për tërë Kosovën. Orientimet për punë të pavarur të nxënësve Në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të japë orientimet për mësuesit, nxënësit dhe prindërit, lidhur me çështjen se si mund të disenjohet puna e pavarur e nxënësve me qëllim që t'u ndihmojë atyre të zhvillohen si mësimmarrës të pavarur. Sugjerimet duhet të jepen lidhur me veprimtaritë e ndryshme tërheqëse, të cilat mund të zhvillohen në mënyrë individuale ose në grup. Për shembull, cilat tema për punë projektuese mund t'u sugjerohen nxënësve në shkencat e natyrës ose në mësimin e historisë, ose si mund t'u ndihmohet nxënësve për përgatitjen e një dosjeje për edukatën qytetare në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në jetën e komunitetit të tyre. Veprimtaria e pavarur e nxënësve duhet të merret në konsideratë gjatë çmuarjes dhe vlerësimit të tyre. Kështu, në këtë pjesë, kurrikuli i lëndëve mësimore duhet të ofrojë sugjerime lidhur me çmuarjen dhe vlerësimin e nxënësve, bazuar në punën individuale ose grupore.

Page 120: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

120

KAPITULLI VIII - UDHËZIME PËR PËRPILIMIN (ZHVILLIMIN) E TEKSTEVE TË REJA MËSIMORE DHE TË MJETEVE TË TJERA MËSIMORE

VIII. 1 Përdorimi i teksteve mësimore dhe i mjeteve të tjera mësimore në procesin mësimor VIII. 2 Pasojat e kurrikulit të ri për disenjimin e teksteve të reja mësimore dhe të mjeteve të tjera mësimore VIII. 3 Kriteret pedagogjike për zhvillimin, zgjedhjen dhe përdorimin e materialeve mësimore 1. Përdorimi i teksteve mësimore dhe i mjeteve të tjera mësimore në procesin mësimor Tekstet mësimore dhe mjetet e tjera mësimore përpilohen/zhvillohen me qëllim të lehtësimit të procesit mësimor [procesit të nxënies dhe mësimdhënies]. Tradicionalisht, tekstet mësimore janë konsideruar si burimi më i rëndësishëm i nxënies. Kjo ishte në radhë të parë pasojë e faktit se procesi mësimor përqendrohej në zotërimin e informacioneve të parapërgatitura të paraqitura në një tekst mësimor dhe se nga nxënësit kërkohej vetëm të mbanin mend dhe të riprodhonin një korpus njohurish të paracaktuara të inkorporuara në tekstin e mësimeve të ndryshme. Edhe pse në vitet ’70 u hap një epokë e re e të ashtuquajturave mjete audio-vizuale të mësimdhënies (kur mësimi filloi të jepej nëpërmjet imazheve dhe tingujve nga televizioni, radioja, projektorët etj. në vend se, si tradicionalisht, nëpërmjet stimulimit gojor), tekstet mësimore mbetën mjeti kryesor i procesit mësimor, për shkak të disa epërsive që kanë ato. Tekstet mësimore janë relativisht të lira dhe janë sende që qëndrojnë gjatë, kështu që mund të përdoren ekonomikisht nga disa breza nxënësish. Ato u ofrojnë mësuesve, prindërve dhe nxënësve një referencë transparente se çfarë do të duhej të dinë nxënësit dhe çfarë do të duhej të jenë në gjendje të bëjnë. Tekstet mësimore e bëjnë më të lehtë përgatitjen e mësuesve për procesin mësimor, e po ashtu orientojnë procesin e çmuarjes dhe të vlerësimit. Por tekstet mësimore kanë po ashtu të meta: ato mund të paraqesin një ligjëratë pedagogjike tashmë të parapërgatitur dhe të ngurtë, në të cilën ka fare pak vend për një qasje vetjake krijuese në procesin e nxënies. Ligjërata e tekstit mësimor mund të përmbajë ngandonjëherë perspektiva ideologjike, pikëpamje të njëanshme, informacione të vjetruara, po që kërkohen nga nxënësit meqë “ato janë në libër”. Ngandonjëherë teksteve mësimore u mungon qasja didaktike, dhe në këtë rast ato s’janë veçse një mori “akademike” të dhënash e konceptesh faktike. Ato mund të jenë të mbingarkuara, të vështira për t’u kuptuar dhe jotërheqëse si nxitje për mësim.

Page 121: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

121

Në dhjetëvjeçarët e fundit është bërë një ndryshim me rëndësi sa i përket aspektit pedagogjik të hartimit të teksteve mësimore: ato janë gjithnjë e më shumë të orientuara tek nxënësi e nxënia, në dallim nga tekstet mësimore të mëparshme, që kanë qenë të orientuara më shumë tek mësimdhënia e lënda mësimore. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit, autorët e teksteve mësimore dhe shtëpitë botuese janë angazhuar në procesin e diferencimit të nxënies në mjetet mësimore në pajtim me grupet shenjë, moshën e nxënësve dhe synimet e objektivat në proceset e ndryshme të nxënies. Në këtë mënyrë, u paraqit koncepti i ri i tekstit mësimor shumë më të afërt për nxënësit, bashkë me konceptin e udhëzuesve e doracakëve për mësues, librin e mësuesit, fletoreve të punës e doracakëve për nxënës dhe mjeteve të tjera mësimore ndihmëse, siç janë dosjet modulare për nxënës, prospektet, kompletet arsimore si mbështetje për punimin e projekteve, kompletet mësimore për të mbështetur metodologjitë ndërvepruese etj. Vitet ’90 hapën epokën e përdorimit masiv të teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit në klasë, krahas mjeteve mësimore tradicionale të nxënies, të bazuara më shumë në letër. Programet kompjuterike filluan të jenë gjithnjë më të pranishme dhe më tërheqëse në tregun e mjeteve mësimore dhe sollën një orientim të ri në disenjimin e strategjive të mësimdhënies e nxënies. Një prirje tjetër me rëndësi gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit qe zëvendësimi i mjeteve mësimore “të paracaktuara” me anë të mjeteve të tjera, siç ishte përdorimi i mesazheve nga mediat (artikujt e gazetave, videoregjistrimet, referimet nga radioja e televizioni, përdorimi i të dhënave historike gojore, përdorimi i rezultateve të punës projektuese: fotografitë, hartat, grafikët etj. të punuara nga vetë nxënësit, përdorimi i materialeve të fotokopjuara dhe të dosjeve të nxënësve etj. Mirëpo tekstet mësimore dhe mjetet e tjera mësimore nuk paraqesin qëllim më vete. Ka arsye që këto të zhvillohen vetëm nëse janë në gjendje ta shpien më përpara procesin e nxënies dhe zhvillimin e diturive, shkathtësive e qëndrimeve të nxënësve. Tekstet mësimore dhe mjetet e tjera mësimore do të duhej ta lehtësonin nxënien, dhe jo të bëheshin pengesë për përfitime vetjake të mirëfillta e afatgjata. Ato do të duhej t’u ndihmonin nxënësve dhe mësuesve që të menaxhojnë në mënyrë krijuese arritjen e synimeve dhe të objektivave të paracaktuara me dispozitat e kurrikulit. Përdorimi i teksteve mësimore Në praktikën shkollore, tekstet mësimore duhet të përdoren me qëllim që: · t’u japin nxënësve informacione të vlefshme dhe të sakta; · të ngjallin kureshtjen dhe të nxisin motivimin; · t’u ofrojnë nxënësve material për punë të pavarur;

Page 122: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

122

· të stimulojnë iniciativën e nxënësve dhe t’u japin “ushqim për ide të reja”; · të sigurojnë ushtrimet e aktivitetet e nxënësve për të zbatuar diturinë e marrë dhe

shkathtësitë; · t’i stimulojnë nxënësit për t’i identifikuar e zgjidhur problemet në mënyrë krijuese; · t’u ndihmojnë nxënësve të përfytyrojnë (vizualizojnë) dhe të organizojnë

informacionet në mënyrë sistematike; · t’i sigurojnë veprimtaritë për përforcimin e arritjeve në mësim; · të sigurojnë veprimtari me karakter ndërdisiplinar dhe ndërkurrikular. Përdorimi i doracakëve/manualëve për nxënës dhe mësues Doracakët janë burim më rëndësi i nxënies dhe mësimdhënies, meqë ata janë të konceptuar në atë mënyrë që të përbëjnë një ndihmë shtesë për planifikimin dhe zhvillimin e përvojave të mirëfillta në klasë. Doracakët praktikë për mësues përmbajnë rëndom edhe orientimet përmbajtësore, edhe orientimet metodologjike. Doracakët për mësues do të duhej të ofronin një vështrim më të gjerë dhe më të thellë në përmbajtjen e mësimit sesa ai i parashikuar në tekstet mësimore të nxënësve, po gjithashtu edhe mësuesve t’u sigurojnë një praktikë të mirë të mësimdhënies, nga pikëpamja e ndërlidhjes së objektivave, përmbajtjeve të mësimeve, metodave dhe procedurave të çmuarjes dhe vlerësimit për lëndë të caktuara dhe për nxënësit që ata kanë për t’i mësuar. Doracakët për mësues përmbajnë gjithashtu referime vizuale të llojeve të ndryshme, koleksione të literaturës së rëndësishme lidhur me tema të veçanta, shembuj të planeve konkrete të leksioneve dhe referime bibliografike. Doracakët për nxënës rëndom përmbajnë: · informacione të rëndësishme shtesë, si p.sh. harta, grafikë të llojeve të ndryshme,

fotografi, mjete të tjera ndihmëse vizuale, modele etj.; · shpjegime terminologjike, si p.sh. fjalorë, përkufizime të zgjeruara; · pjesë të shkëputura nga literatura me rëndësi lidhur me temën e dhënë; · referime bibliografike; · ushtrime dhe veprimtari për punë të pavarur individuale dhe në grup/ekip; · veprimtari për punë të diferencuar; · detyra për vetëvlerësim dhe vlerësim; · frymëzimin për punën projektuese. Përdorimi i programeve kompjuterike arsimore [softuerëve] Programet kompjuterike arsimore janë bërë në këto kohë një mjet mësimor gjithnjë e më tërheqës. Disa nga epërsitë kryesore të programeve kompjuterike arsimore janë këto:

Page 123: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

123

· programet kompjuterike arsimore kombinojnë informacionet gojore/konceptuale, vizuale dhe auditive, duke mundësuar zbatimin e një qasjeje komplekse dhe të afërt me “realitetin” gjatë përballjes me kërkesa të ndryshme që kanë të bëjnë me nxënien (madje edhe në çështjet më abstrakte ato lejojnë zbatimin e mënyrave të ndryshme për t' i bërë më “konkrete”);

· lejojnë ndërveprimin dhe mënyra për të korrigjuar drejtpërdrejt dhe për të përforcuar diturinë e shkathtësitë e fituara;

· nxitin aftësinë krijuese dhe shkathtësitë e tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problemeve, siç është përcaktimi/vendosmëria, qasja hap pas hapi etj.;

· lejojnë individualizimin e diferencimin në punë; · sigurojnë informacione komplekse dhe të shpejta; · lejojnë që nxënësit të futen drejtpërdrejt në rrjetin kompjuterik . Mirëpo mësuesit, prindërit dhe nxënësit duhet t’u kushtojnë vëmendje gjithashtu rreziqeve lidhur me përdorimin e programeve kompjuterike arsimore, siç janë mundësitë e vogla për ndërveprim social dhe bashkëpunim gjatë nxënies. Programet kompjuterike arsimore synojnë që t’u ndihmojnë nxënësve të mësojnë si të përdorin kompjuterët dhe të ngrenë cilësinë e mësimit [mësimdhënies e nxënies]. Si të gjitha mjetet e tjera mësimore, programet kompjuterike arsimore nuk përbëjnë qëllim më vete, por arsyetojnë vetveten vetëm lidhur me mundësinë për të dhënë rezultate më të mira në mësim duke siguruar përvoja mësimore më domethënëse. Programet kompjuterike arsimore synojnë po ashtu që nxënësve t’u sigurojnë shembuj të vlefshëm për përdorimin e kompjuterit në jetën profesionale, publike dhe private. Ato po ashtu do të duhej t’u ndihmonin nxënësve që të kuptojnë rëndësinë e komunikimit kompleks ndërmjet njerëzve, të planifikimit e kursimit të kohës dhe të përdorimit ekologjik të teknologjive të reja. Përdorimi i kompjuterëve dhe i programeve kompjuterike arsimore për ngritjen e cilësisë së procesit mësimor do të duhej kombinuar me përdorimin e mjeteve të tjera mësimore ndihmëse, në mënyrë që të shmanget nxënia pasive dhe “vartësia” nga kompjuteri. Përdorimi i mjeteve të tjera mësimore Ndër kategoritë e tjera të mjeteve mësimore, disa lidhen me vizualen, si p.sh.: · fotografitë, afishet/posterët dhe pikturat; · fotoslajdet; · grafikët, skemat, diagramet, tabelat, hartat, simbolet etj.; · modelet dhe maketet, si p.sh. modeli/maketi i syrit, i veshit, i skeletit, format

gjeometrike, modelet e relievit etj. · filmat dhe videokasetat (videoshiritat);

Page 124: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

124

· programet kompjuterike. Disa mjete të tjera mësimore përqendrohen në audioinformacione: · mesazhet radiodifuzive; · radioja e shkollës; · disqet, shiritat magnetikë, kasetat, disqet kompakt (CD-të). Mjetet mësimore ndihmëse vizuale, audio dhe audiovizuale janë më të efektshme nëse: · nuk bëhen objekt i marrjes pasive, por integrohen në punën projektuese dhe në

metodat e tjera aktive të nxënies (p.sh. në vend se të shikojnë një videkasetë të gatshme, nxënësit mund të bëjnë videkasetën e vet);

· me të vërtetë nxitin mësimin e mirëfilltë, në vend se vetëm të sigurojnë mënyra më spektakulare për t’iu qasur temave të caktuara;

· janë të lidhura me çështje ekologjike e etike; · nuk paraqesin pengesa për komunikimin ndërmjet njerëzve dhe për zhvillimin e

qëndrimeve sociale dhe të shkathtësive. 2. Pasojat e kurrikulit të ri për disenjimin e teksteve të reja mësimore dhe të mjeteve të tjera mësimore Korniza e kurrikulit përmban orientime të reja në lidhje me disenjimin e qasjeve të nxënies dhe të mësimdhënies: · Strategjitë e nxënies dhe të mësimdhënies do të duhej të ishin më të afërta me

nxënësin dhe të përqendruara tek nxënësi, posaçërisht në fazat e hershme të arsimimit formal; po këto parime duhet të merren parasysh në fazat e vonshme të arsimit, kur nxënia dhe mësimdhënia bëhen më shumë të orientuara drejt lëndëve mësimore.

· Strategjitë e nxënies dhe të mësimdhënies do të duhej t’i jepnin hapësirë mësuesve dhe nxënësve që të merren në mënyrë krijuese me temat që duhet mësuar.

· Strategjitë e nxënies dhe të mësimdhënies do të duhej të vinin theksin në pedagogjinë ndërvepruese, duke i angazhuar nxënësit që të ndërtojnë sistemin e vet të nxënies dhe duke i’u dhënë mundësinë për të marrë pjesë në mënyrë aktive në procesin e fitimit të diturisë dhe të zhvillimit të qëndrimeve dhe të shkathtësive.

· Strategjitë e nxënies dhe të mësimdhënies do të duhej të pasqyronin një qasje pedagogjike pluraliste, e cila i adreson nevojat e ndryshme të nxënësve dhe stilet e ndryshme të nxënies; ato po ashtu do të duhej të pasqyronin dimensionin pluralist brenda shoqërisë si tërësi;

· Strategjitë e nxënies dhe të mësimdhënies do të duhej të adresonin në një mënyrë të baraspeshuar shkathtësitë e larta intelektuale, fitimin e të dhënave të vlefshme, të azhurnuara dhe të sakta, zhvillimin e qëndrimeve që e mbështesin shoqërinë e mësimin [nxënien] dhe zhvillimin personal. Ato do të duhej të zgjonin kureshtjen dhe

Page 125: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

125

qasjet krijuese, e po ashtu edhe nxënien së bashku dhe zhvillimin e komunikimit dhe shkathtësitë e punës cilësore.

· Strategjitë e nxënies dhe të mësimdhënies do të duhej të siguronin një motivim të përhershëm pozitiv për nxënie; me ndihmën e mjeteve mësimore, nxënësit duhet të përjetojnë ndjenjën e pronësisë mbi proceset e nxënies.

· Strategjitë e nxënies dhe të mësimdhënies të përdorura në klasë do të duhej të pasqyronin parimin e autonomisë së shkollës. Ato do të duhej të përputheshin me profilin e shkollës dhe do të duhej të ishin rezultat i mirëkuptimit [marrëveshjes së përbashkët] profesional të trupit mësimor në shkollën e caktuar. Ato po ashtu do të duhej të ishin transparente për nxënësit dhe prindërit, në mënyrë që të mund të ndikonin në zgjedhjen e mjeteve mësimore më të përshtatshme në shkolla.

· Kurrikuli i ri synon të ngrejë cilësinë dhe paanësinë e sistemit arsimor nëpërmjet dispozitave të kurrikulit që orientojnë diferencat, duke i caktuar në të njëtën kohë kërkesat e përbashkëta dhe referencat e cilësisë. Strategjitë e nxënies dhe të mësimdhënies do të duhej të adresonin inkluzivitetin [gjithpërfshirjen] dhe paanësinë. Ato do të duhej t’i shmangeshin promovimit të programeve të veçanta (si p.sh. diskriminimi, stereotipet dhe paragjykimet, mesazhet për urretjen dhe intolerancën etj.) dhe do të duhej të pasqyronin parimet e vlerat demokratike.

Kur të marrin parasysh orientimet pedagogjike të mësipërme, zhvillimi i teksteve mësimore dhe i mjeteve të tjera mësimore në pajtim me kurrikulin e ri do të duhej t'u kushtonte vëmendje çështjeve e kërkesave të mëposhtme: · Tekstet e reja mësimore dhe mjetet mësimore do të duhej të pasqyronin parimet e

arsimit, synimet dhe objektivat mësimore të theksuara në Kornizën e kurrikulit të ri të Kosovës. Disenji pedagogjik, përmbajtja dhe botimi i mjeteve mësimore nuk duhet të jenë në kundërthënie me këto orientime të reja (p.sh. nëse njëri nga objektivat kryesore të mësimit është që të nxisë mendimin kritik, atëherë nuk do të duhej të përkraheshin edhe më tej ligjëratat pedagogjike të shtangëta [rigide] e dogmatike nëpër tekstin mësimor ose nëpër mjetet e tjera mësimore – nga nxënësit nuk duhet të kërkohet që t’i qasen mësimit vetëm nëpërmjet shkathtësive të ulëta intelektuale, siç janë mbajtja mend dhe riprodhimi i saktë i informacioneve të mbajtura mend, por ata duhet të stimulohen që të kenë një mendim kritik ndaj informacioneve).

· Tekstet e reja mësimore dhe mjetet e tjera mësimore do të duhej të pasqyronin dhe të kultivonin praktikat e mira të nxënies dhe të mësimdhënies, siç theksohen ato sot në shkencat e arsimit dhe në diskutimet krahasimtare ndërkombëtare dhe në këmbimin e përvojave. Ato do të duhej të ishin në pajtim me kërkesat e shoqërisë së përcaktuar për mësim dhe për mësim elektronik, në të cilin fokusi vihet në zhvillimin e shkathtësive të përjetshme të nxënies.

· Tekstet e reja mësimore dhe mjetet e tjera mësimore do të duhej të zhvilloheshin në lidhje me mundësitë e ofruara nga teknologjitë e reja të informacionit dhe të komunikimit dhe do të duhej të pasqyronin standarde të një cilësie të lartë sa i përket realizimit të tyre.

Page 126: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

126

· Tekstet e reja mësimore dhe mjetet e tjera mësimore do të duhet të jenë të favorshme për mjedisin dhe do të duhej të pasqyronin e të nxisnin shqetësimet ekologjike, etike dhe ekonomike të kohës sonë.

· Tekstet e reja mësimore dhe mjetet e tjera mësimore do të duhej të zhvilloheshin në lidhje me mundësitë e ofruara me konkurrencën e prodhuesve në tregun e arsimit. Konkurrenca e ndershme ndërmjet shtëpive botuese dhe prodhuesve të tjerë të mjeteve mësimore, – është zgjidhja më e mirë për të siguruar çmime të ulëta për mjetet mësimore dhe cilësi të tyre më të mirë.

3. Kriteret pedagogjike për zhvillimin, zgjedhjen dhe përdorimin e materialeve mësimore Për disenjimin, zhvillimin, zgjedhjen dhe përdorimin e mjeteve të ndryshme mësimore, duhen marrë parasysh kriteret vijuese: (a) Sa i përket përmbajtjes · Tekstet mësimore do të duhej të shprehnin arritjet e synimeve e të objektivave të

arsimit, siç janë theksuar ato në kurrikulin e ri. · Ato do të duhej të adresonin, të frymëzonin dhe të mbështetnin praktikat pedagogjike

me vlerë, siç janë të lidhura ato në ditët tona me parasupozimet më të rëndësishme sa u përket mënyrave që nxënësit të mësojnë më së miri;

· Ato do të duhej të inkorporonin njohuri të sakta, me vlerë dhe të azhurnuara, sa u përket të dhënave faktike, koncepteve dhe teorive;

· Ato do të duhej të zhvilloheshin [të përpiloheshin] në një gjuhë korrekte, të thjeshtë, të qartë, të përshtatshme dhe tërheqëse; konceptet, përgjithësimet dhe relacionet do të duhej të paraqiteshin në mënyrë të qartë dhe të saktë. Parimet pedagogjike, siç është, p.sh., parimi i ndërtimit të informacioneve dhe shkathtësive të reja mbi njohuritë dhe shkathtësitë tashmë të fituara, duke lëvizur hap pas hapi nga gjërat e njohura drejt gjërave të panjohura, nga ato më të afërta drej atyre më të largëta, – do të duhej gjithashtu të respektoheshin. Nxënësit do të duhej të mund t’u qaseshin mjeteve mësimore në gjuhën e tyre amtare.

· Në lidhje me parimet didaktike, ato do të duhej t’u kushtonin vëmendje baraspeshimit të të dhënave gojore /konceptore, vizuale dhe akustike; ato do të duhej të theksonin gjithashtu se çfarë është qenësore dhe e rëndësishme për të mësuar një lëndë të caktuar, duke iu shmangur hollësive të panevojshme. Ato nuk duhet t’i mbingarkojnë nxënësit dhe nuk duhet të jenë pa nevojë të sofistikuara [të stërholluara] dhe nuk do të duhej t’ua hiqnin mendjen nga thelbi i njohurive dhe i shkathtësive që do të duhej të mësonin;

· Ato duhet t’u shmangen qasjeve jodemokratike dhe diskriminuese, të bazuara në paragjykime dhe klishe, në deklarata emocionale, në shpjegime [interpretime] dhe argumente të pasakta (gabime logjike), të cilat promovojnë paragjykime gjinore, etnike ose tjetërfare. Në shoqëritë demokratike, mesazhe ksenofobike, shoviniste, raciste dhe seksiste – nuk mund të promovohen.

Page 127: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

127

· Mesazhet e ligjëratave pedagogjike të inkorporuara në mjetet mësimore, nuk mund të nxisin dhunën dhe intolerancën, mohimin e të drejtave të minoriteteve, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe të normave morale e ligjore, mosrespektimin e rregullave të ligjit, qëndrimet e papërgjegjshme ndaj trashëgimisë kulturore dhe ndaj mjedisit, indoktrinimin dhe propagandën partizane.

· Mjetet mësimore duhet të theksojnë lidhjen ndërmjet përmbajtjes/objektit të lëndëve të ndryshme dhe/ose qasjeve ndërkurrikulare dhe situatave nga jeta e përditshme.

· Ato duhet të nxisin, të frymëzojnë dhe të lejojnë qasje të diferencuara, duke nxitur në të njëtën kohë punën ekipore dhe ndërveprimin social në klasë. Ato duhet të nxisin motivimin pozitiv tek nxënësit dhe kënaqësinë gjatë procesit mësimor.

· Ato duhet të përmbajnë orientimet në lidhje me çmuarjen e vlerësimin dhe me vetëvlerësimin.

(b) Sa i përket prezantimit/formës… · Mjetet mësimore duhet të zhvillohen ashtu që të kenë një disenj të afërt për nxënësin

dhe me lidhje logjike. Kjo do të thotë që ato nuk bën të dëmtojnë në kurrfarë mënyre shëndetin e nxënësit dhe duhet të ngjallin hare gjatë procesit mësimor.

· Ato duhet të jenë gjithashtu të favorshme për mjedisin dhe duhet të jenë në gjendje të kontribuojnë në krijimin e një atmosfere të këndshme mësimore.

· Ato duhet t’u kushtojnë vëmendje marrëdhënieve ndërmjet mesazheve gojore, pikturave [fotografive], formave, ngjyrave etj. dhe elegancës e thjeshtësisë së disenjit;

· Ato duhet të inkorporojnë sa më shumë të jetë e mundur punime të nxënësve, siç janë tregimet humoristike/vizatimet komike, karikaturat, vizatimet, tregimet, pyetjet etj.

· Ato duhet të respektojnë standardet e cilësisë sa i përket tipit të germave (fonteve), grafikës, ngjyrave, peshës, formatit, cilësisë së letrës, formës së mbështjelljes etj. në lidhje me moshën e nxënësve dhe me synimet e nxënies e të mësimdhënies. Mjetet mësimore, veçanërisht tekstet mësimore, nuk duhet të jenë tepër të rënda [me peshë të madhe] për nxënësit e moshës së caktuar ose të papërshtatshme për t’u bartur lehtë në shkollë a në shtëpi.

(c) Sa u përket aspekteve ekonomike… · Mjetet mësimore nuk do të duhej të jenë tepër të shtrenjta, në mënyrë që t’u lejojnë

nxënësve dhe shkollave t’i përdorojnë mirë në punë. · Ato duhet të zhvillohen në bazë të materialeve ricikluese dhe duhet të jenë të

favorshme për nxënësin dhe mjedisin. · Ato duhet të jenë për përdorim të gjatë (p.sh. duhet të përdoren së paku 3-5 vjet

rresht). · Ato duhet të reklamohen në mënyrë të përshtatshme, me qëllim që t’i bëjnë me dije

mësuesit, nxënësit dhe prindërit për ofertën në dispozicion në tregun e arsimit.

Page 128: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

128

KAPITULLI IX - UDHËZIME PËR IMPLEMENTIMIN DHE PLANI KOHOR I IMPLEMENTIMIT - UDHËZIME PËR PERIUDHËN TRANZITORE

IX.1 Skenarët për implementimin IX.2 Udhëzime për periudhën kalimtare IX.1 Udhëzime për implementimin dhe plani kohor i implementimit Implementimi i Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës paraqet një ndryshim të rëndësishëm në planifikimin dhe organizimin e veprimtarive shkollore. Ai duhet të përgatitet me kujdes dhe të fillojë të zbatohet në mënyrë graduale nëpër shkolla. Me qëllim të promovimit të një kulture të re të kurrikulit në Kosovë, Korniza e re e kurrikulit duhet të përkrahet nga kurrikuli i lëndëve për të gjitha lëndët dhe klasat, po gjithashtu edhe nga tekstet e reja dhe mjetet e tjera mësimore. Mësimdhënësit duhet të përgatiten që të shfrytëzojnë në mënyrë sa më të mirë metodologjinë28 moderne të mësimdhënies dhe të nxënies, si dhe të orientojnë mësimdhënien e tyre drejt synimeve dhe objektivave që thekson kurrikuli i ri. Implementimi i Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës duhet të bëhet së bashku me implementimin e strukturës së re 5+4+3 të arsimit, dhe futjes graduale në jetë të një sistemi të ri të çmuarjes e vlerësimit në të gjitha nivelet e edukimit formal. Për shkak të pasojave të tij të ndërlikuara, implementimi i Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës nënkupton: · trajnimin e mësuesve në një nivel të gjerë, në mënyrë që të sigurohet ridesenjimi i

strategjive të tyre në mësimdhënie dhe nxënie lidhur me metodologjitë e përqendruara më shumë tek nxënësi dhe lidhur me pedagogjinë ndërvepruese;

· zhvillimin e udhëzimeve për arsimimin parashkollor edhe kurrikulin e ri të lëndëve për arsimimin fillor e të mesëm;

· zhvillimin/përpilimin e teksteve dhe të mjeteve të reja mësimore, në pajtim me vlerat dhe parimet e mbështetura në Kornizën e kurrikulit të ri të Kosovës;

· sigurimin e mbështetjes së nevojshme juridike, posaçërisht lidhur me autonominë e shkollës, me përdorimin e resurseve njerëzore e materiale dhe me bashkëpunimin ndërmjet shkollave dhe komunitetit;

28 Në verë të vitit 2001, CIDA, agjenci prirëse për trajnimin e mësuesve para dhe gjatë shërbimit, filloi një seri të sesioneve të trajnimit të mësuesve me qëllimin për t'i përgatitur ata që të zbatojnë metodologji të përqendruara tek nxënësi dhe të ridisenjojnë menaxhimin e shkollës e të klasës, në pajtim me nevojën për të siguruar më shumë cilësi dhe barazi në sistemin shkollor të Kosovës.

Page 129: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

129

· Zhvillimin e një sistemi të ri për çmuarje e vlerësim në shkollat e Kosovës dhe përgatitjen e shkollës e të familjeve për përvetësimin e tij;

· Përgatitjen e opinionit publik për të kuptuar dhe për të mbështetur ndryshimet e bëra në kurrikul dhe në komponentet e tjera të një reforme gjithëpërfshirëse të arsimit në Kosovë.

Lidhur me fazat e mundshme të implementimit të Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës, propozohen skenarë të ndryshëm. Disa prej tyre (skenarët e tjerë, natyrisht, janë po ashtu të mundshëm) janë si vijon: Skenari 1

Në Skenarin 1, implementimi i Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovësn do të fillojë në vitin shkollor 2002-2003 së bashku me implementimin e strukturës së re 5+4+3 të arsimit. Viti shkollor 2001-2002 do të përbëjë një fazë të përgatitjes së përgjithshme për sa i përket ngritjes së ndërgjegjësimit publik, trajnimit të mësuesve, trajnimit të mënaxherëve të shkollës, zhvillimit të kurrikuleve të reja të lëndëve dhe të mjeteve mësimore, si dhe për sa i përket zhvillimit të një sistemi të ri për çmuarje e vlerësim. Implementimi fillestar i Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës do të fillojë në vitin shkollor 2002- 2003, duke përfshirë të gjitha shkollat në nivelet vijuese: · Fëmijët në arsimin parashkollor · Nxënësit në klasën 1 · Nxënësit në klasat 5 e 6 · Nxënësit në klasat 9 e 10 Këto janë nivelet në fillim ose në mbarim të shkallëve të reja të arsimimit formal, të cilat prezantohen me strukturën e re 5+4+3 të arsimit: Klasat 1-5 – arsimi fillor Klasat 6-9 – arsimi i mesëm Klasat 10-12 – arsimi i mesëm i lartë Në pajtim me çështjet e lartpërmendura, plani kohor i implementimit të Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës mund të jetë si vijon:

Page 130: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

130

Periudha kohore

Veprimet e implementimit Rezultatet/Arritjet

Viti shkollor 2001-2002

· Ngritja e ndërgjegjësimit të shoqërisë · Trajnimi i mësuesve · Përpilimi i udhëzimeve të reja për

arsimin parashkollor dhe i kurrikuleve të lëndëve për arsimin fillor

· Zhvillimi i një sistemi të ri për çmuarje e vlerësim

· Ndryshimet juridike (autonomia e shkollës, menaxhimi i shkollës dhe klasës, përdorimi i resurseve materiale dhe njerëzore)

· Korniza e kurrikulit të ri të Kosovës do të shpërndahet nëpër shkolla dhe një version i "popullarizuar” (i shkurtër) i saj do të përgatitet dhe do t'u shpërndahet prindërve dhe faktorëve të tjerë të interesuar.

· Përpilimi i udhëzimeve të reja për arsimin parashkollor dhe kurrikulet e lëndëve.

· Trajnimi i mësuesve në arsimin parashkollor dhe fillor për të zbatuar metodologjitë e reja ndërvepruese dhe të përqendruara tek nxënësi dhe për të krijuar një mjedis të ngrohtë mësimi për nxënësin.

· Përpilimi i standardeve të kurrikulit për çmuarje e vlerësim në arsimin fillor

· Zhvillimi i mjeteve të reja mësimore për arsimin parashkollor dhe fillor

Viti shkollor 2002-2003

· Implementimi i Kornizës së kurrikulit të ri në arsimin parashkollor dhe fillor

· Përpilimi i kurrikuleve të reja të lëndëve mësimore për arsimin e mesëm

· Zhvillimi/përpilimi i teksteve të reja mësimore për arsimin fillor (për një vit, shkollat duhet të përdorin tekstet e vjetra mësimore gjatë zhvillimi të mësimit sipas kurrikuleve të reja)

· Zhvillimi i një sistemi të ri për çmuarje e vlerësim (vlerësimi i jashtëm në fund të arsimit të detyrueshëm dhe të arsimit

· Hyrja në fuqi e udhëzimeve të reja për arsimin parashkollor dhe për kurrikulet e lëndëve të reja për arsimin fillor

· Përshtatja e kurrikulit të tashëm në klasat 6, 9 e 10 me qëllim të përmbushjes së ndryshimeve të përfshira me implementimin e strukturës së re 5+4+3 të

Page 131: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

131

të mesëm të lartë) · Përgatitja e shkollave për kalimin në

arsimin e detyrueshëm 9-vjeçar

arsimit · Zhvillimi dhe futja në

përdorim në shkolla e mjeteve mësimore të zhvilluara në bazë të Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës dhe të kurrikuleve të reja të lëndëve mësimore për arsimin fillor

· Përvetësimi dhe përdorimi nga ana e mësuesve i metodologjive të reja të mësimdhënies dhe nxënies në klasat ku kurrikuli i vjetër është ende në përdorim

· Zbatimi i testimit (provimit) në gjuhë amtare dhe në matematikë në klasat e 4-ta dhe të 5-ta në tërë Kosovën

Viti shkollor 2003-2004

· Zhvillimi i kurrikulit të lëndëve mësimore për arsimin e mesëm të lartë

· Përpilimi i teksteve dhe i mjeteve të reja ndihmëse mësimore për arsimin e mesëm të ulët (një vit shkollat duhet të përdorin tekstet e vjetra mësimore gjatë zhvillimit të mësimit sipas kurrikulit të ri)

· Trajnimi i mëtejshëm i mësuesve · Fillimi i vlerësimit të implementimit të

kurrikulit; · Rishqyrtimi i kurrikulit të ri.

· Zbatimi i kurrikuleve të lëndëve për klasaë 6-9 (arsimi i mesëm)

· Në klasat ku kurrikulet e lëndëve të reja nuk janë ende në përdorim, mësuesit do të përshtatin dhe do të përdorin metodologjitë ndërvepruese, të përqendruara tek nxënësi

Viti shkollor 2004-2005

· Përpilimi i teksteve mësimore për arsimin e mesëm të lartë.

· Trajnimi i mëtejshëm i mësuesve · Vlerësimi i implementimit të kurrikulit

dhe rishqyrtimi i kurrikulit

· Zbatimi i kurrikuleve të reja të lëndëve mësimore në arsimin e mesëm të lartë

· Zbatimi i provimeve të jashtme përfundimtare në fund të klasës së 9-të dhe të klasës së 12-të (provimi i maturës)

Page 132: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

132

Skenari 2

Në dallim nga Skenari 1, i cili është për së tepërmi ambicioz dhe i cili kërkon shumë, një skenar më modest do të ishte skenari vijues: Viti shkollor 2001- 2002 · Viti përgatitor për implementimin e Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës dhe të

strukturës së re 5+4+3 të arsimit; · Përpilimi i udhëzimeve për arsimin parashkollor dhe për kurrikulet e lëndëve

mësimore për arsimin fillor; · Zhvillimi i një sistemi të ri për çmuarje e vlerësim · Trajnimi i mësuesve për përdorimin e metodologjive ndërvepruese të përqendruara

tek nxënësi; · Trajnimi i menaxherëve të shkollës; · Përpilimi i teksteve të reja mësimore për klasën e parë. Viti shkollor 2002- 2003 · Implementimi i Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës dhe i strukturës së re 5+4+3 të

arsimit, duke filluar me arsimin parashkollor dhe fillor; · Fillimi i përdorimit të teksteve të reja mësimore për klasën e parë; · Përpilimi i teksteve të reja mësimore për arsimin fillor (për një vit, në klasat 2-5

shkollat duhet të përdorin tekstet e vjetra mësimore gjatë zhvillimit të mësimit sipas kurrikulit të ri);

· Përpilimi i kurrikuleve të reja të lëndëve mësimore për arsimin e mesëm të ulët; · Trajnimi i i mëtejshëm i mësuesve dhe trajnimi i menaxherëve të shkollës; · Në disa shkolla model Korniza e Kurrikulit të Ri do të implementohet në arsimin e

mesëm të ulët dhe të lartë; · Përgatitja e shkollave për zgjatjen e arsimit të detyrueshëm nga 8 në 9 vjet në vitin

shkollor 2003-2004. Viti shkollor 2003- 2004 · Implementimi i Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës dhe i strukturës së re 5+4+3 në

arsimin e mesëm të ulët; · Zgjatja e arsimit të detyrueshëm nga 8 në 9 vjet; · Zbatimi i kurrikuleve të reja të lëndëve për arsimin e mesëm; · Fillimi i përdorimit të teksteve të reja mësimore për klasat 2-5;

Page 133: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

133

· Përpilimi i teksteve dhe mjeteve të reja mësimore për arsimin e mesëm (për një vit shkollat duhet të përdorin tekstet e vjetra mësimore gjatë zhvillimit të mësimit sipas kurrikulit të ri);

· Përpilimi i kurrikuleve të reja të lëndëve për arsimin e mesëm të lartë; · Fillimi i zbatimit të vlerësimit të jashtëm në fund të klasës së 5-të (testimi anembanë

Kosovës në gjuhë amtare dhe në matematikë); · Përgatitja për fillimin e zbatimit të provimit të jashtëm (provimi i përfundimit të

shkollës-provimi i maturës) në fund të arsimit të detyrueshëm dhe të klasës së 12-të; · Trajnimi i i mëtejshëm i mësuesve dhe trajnimi i menaxherëve të shkollës; Viti shkollor 2004- 2005 · Implementimi i Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës dhe i strukturës së re 5+4+3 në

arsimin e mesëm të lartë; · Përdorimi i kurrikuleve të lëndëve të reja mësimore për arsimin e mesëm të lartë; · Përpilimi i teksteve mësimore për arsimin e mesëm të lartë (për një vit shkollat duhet

të përdorin tekstet e vjetra mësimore gjatë zhvillimit të mësimit sipas kurrikulit të ri); · Fillimi i zbatimit të provimeve të mbarimit të shkollës (provimi i maturës) në fund të

klasave 9 dhe 12; · Trajnimi i i mëtejshëm i mësuesve dhe trajnimi i menaxherëve të shkollës. Skenari 3 Sipas këtij skenari, viti shkollor 2001-2002 do të jetë vit përgatitor (shih më lart) për implementimin gradual të Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës dhe për përpilimin e udhëzimeve për arsimin parashkollor dhe për kurrikulet e lëndëve mësimore për arsimin fillor. Viti shkollor 2002-2003 do të jetë një fazë për implementimin e Kornizës së Kurrikulit të Ri të Kosovës dhe të strukturës së re 5+4+3 të arsimit në shkollat e ndryshme model. Viti shkollor 2003-2004 do të paraqesë fillimin e implementimit të Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës dhe të strukturës së re 5+4+3 të arsimit në të gjitha shkollat. Plani kohor i implementimit mund të jetë sikur ai i përshkruar në skenarin 2. IX.2 Udhëzime për periudhën kalimtare Është e qartë se implementimi i Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës dhe i strukturës së re 5+4+3 të arsimit do të marrë kohë dhe se duhet të zbatohet gradualisht. Pavarësisht se cili skenar do të përdoret gjatë fazës së implementimit, duhen marrë në konsideratë disa aspekte të periudhës kalimtare:

Page 134: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

134

· implementimi i Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës dhe i strukturës së re 5+4+3 të

arsimit nuk do të jetë i mundshëm në të gjitha klasat në të njëjtën kohë; · në disa raste, kurrikulet e lëndëve të reja mësimore do të mësohen sipas teksteve të

vjetra mësimore; · pajisjet, materialet dhe resurset njerëzore të shkollës nuk do të jenë të përshtatshme

për kërkesat e kurrikulit të ri në çdo situatë; · përpilimi i teksteve mësimore merr një kohë dhe ato pritet të kryhen së paku një vit

pas miratimit të kurrikulit të ri të lëndëve mësimore.; · ndryshimet aktuale në menaxhimin e shkollës, çmuarja e vlerësimi dhe trajnimi i

mësuesve para shërbimit dhe gjatë shërbimit, po ashtu marrin një kohë dhe nganjëherë do të bëhen pasi të ketë filluar të zbatohet kurrikuli i ri në shkolla.

Duke pasur parasysh të gjitha këto çështje, duhen theksuar fazat dhe problemet e ndryshme të periudhës kalimtare, për të gjetur zgjidhjet e zbatueshme: · në klasat ku nuk kanë filluar të zbatohen ndryshimet e kurrikulit, mësuesit do të

zbatojnë metodologjitë e reja të mësimdhënies në kurrikulin ekzistues. · do të nxirren udhëzime për të përshtatur kurrikulin ekzistues të lëndëve mësimore me

kërkesat e Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës. · Do të zhvillohen mjetet e ndryshme mësimore në atë mënyrë që nxënësit në vitet

kalimtare të kenë gjithashtu përfitime nga reforma e kurrikulit. · për vitet kalimtare, do të përpilohen udhëzime për të ndihmuar mësuesit për të

gjurmuar çështjet ndërkurrikulare dhe qasjet ndërdisiplinare brenda kurrikuleve të vjetra të lëndëve.

· shkollat model do të funksionojnë si qendra të praktikës së mirë pedagogjike, me qëllim të organizimit të rrjetit të shkollave dhe të këmbimit të përvojave ndërmjet shkollave.

· trajnimi i mësuesve gjatë shërbimit duhet të përqendrohet më shumë në zhvillimin e shkathtësive të mësuesve si zhvillues të kurrikulit dhe si hulumtues, me qëllim të mbështetjes së përpjekjeve të tyre për të përshtatur veprimtaritë e tyre shkollore me kërkesat e Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës.

· Shkollat duhet të nxiten të forcojnë lidhjet e tyre me komunitetin, në mënyrë që të kenë më shumë mbështetje për ndryshimet dhe të promovojnë strategjitë e pjesëmarrjes për përmirësimin e cilësisë, paanshmërisë dhe dhënies llogari të shërbimeve të tyre arsimore.

· Duhet të përdoren dhe të shpërndahen materialet e ndryshme informative dhe publicistike, me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit të shoqërisë lidhur me reformën e arsimit dhe të përgatitjes së saj për vënien aktualisht në jetë të elementeve të reja në jetën e përditshme shkollore.

Page 135: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

135

Referencat bibliografike Amstrong, Th.: Multiple Intelligences in the Classroom, Alexandria, Virginia, Association for Supervision and Curriculum Development ASCD, 1994 Apple, M. W., Beane, J., B.: Democratic Schools, Alexandria, Virginia, Association for Supervision and curriculum Development ASCD, 1995 Barthélémy, D., Ryba, R., Bîrzéa, C., Leclerq, J.M.: La dimension européenne dans l’ enseignement secondaire, Strasbourg, Editions du Conseil de l’Europe, 1997 Beare, H., Slaughter, R.: Education for the Twenty First Century, New York London, Routledge, Bermann, S., La Farge, P. (ed.): Promising Practices in Teaching Social Responsibility, State University of New York Press, 1993 Brady, L., Kennedy, K.: Curriculum construction, Prentice Hall, 1999 Flinders, D., J., Thornton, S., J. (ed.): The Curriculum Studies Reader, New York, London, Routledge, 1997 Gashi, S.: Shkollat e mesme të Prishtinës 1990/91-1996/97, Prishtinë, 1997 Gardner, H.: Multiple Intteligences. The Theory in Practice. A Reader, Basic Books, 1993 Georgescu, D.: The Reform of Education. A Chance for the Change of Mentality, Bucharest, UMC, 2000 Giroux, H.: Schooling and the Struggle for Public Life. Critical Pedagogy in the Modern Age, Minneapolis, University of Minnesota Press, 1991 ((2) Glatthorn, A., A. (ed.): Content of the Curriculum, Alexandria, Virginia, Association for Supervision and Curriculum Development ASCD, 1995 (2) Graves, K. (ed.): Teachers as Course Developers, Cambridge University Press, 1996 Hare, W. (ed.): Reason in Teaching and Education, Dalhousie University, School of Education, 1989 Hare, W.: ‘Humility as a Virtue in Teaching’ in Journal of Philosophy of Education, Vol. 26, No. 2, 1992, p. 227-236 Hare, W., McLaughlin, T., H.: ‘Open-mindedness, Commitment and Peter Gardner’ in Journal of Philosophy of Education, Vol. 28, No. 2, 1994, p. 239-244 Hare, W.: ‘Content and Criticism: the Aims of Schooling’ in Journal of Philosophy of Education, Volume 29, Issue 1, March 1995, p. 47-61 Harmin, M.: Inspiring Active Learning. A Handbook for Teachers, Alexandria, Virginia, Association for supervision and Curriculum Development ASCD, 1994 Hyseni, H., Shatri, B., Salihaj, J., Popovci, D.: Shifra dhe fakte për arsimin e Kosovës, Prishtinë, KEC, 2000. Koutselini, M.: ‘Contemporary Trends and Perspectives of the Curricula: towards a meta-modern paradigm for curriculum’ in Curriculum Studies, vol. 5, No. 1, 1997, p. 87-101 Mahalingam, R., McCarthy, C. (ed.) : Multicultural Curriculum. New Directions for Social Theory, Practice and Policy, New York, London, Routledge, 2000

Page 136: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

136

Molteno, M: Të fillosh I ri, (parimet dhe praktika në zhvillimin e fmijris së hershme), Prishtinë, Save the Children, 2001 Musai, B.: Psikologji Edukimi - zhvillimi, të nxënët, mësimdhënia,Tiranë, PEGI,1999 Nunan, D.: The Learner-Centred Curriculum, Cambridge-New York-Port Chester-Melbourne-Sydney, Cambridge University Press, 1988 Ross, A.: Curriculum. Construction and Critique, London and New York, Falmer Press, 1999 Ross, W. (ed.): Reflective Practice in Social Studies, National Council for Social Studies, Bulletin Number 88, 1994 Stahl,R., J., VanSickle, R., L. (ed.): Cooperative Learning in the Social Studies Classroom. An Introduction to Social Study, National Council for Social Studies, Bulletin Number 87, 1994 Starkey, H. (ed.): The Challenge of Human Rights Education, London, Cassel, 1991 Tedesco, J., C.: The New Educational Pact. Education, Competitiveness and Citizenship in Modern Society, UNESCO, International Bureau of Education, 1997 Torp, L., Sage, S.: Problems as possibilities. Problem-based Learning for K-12 Education, Alexandria, Virginia, Association for Supervision and Curriculum Development ASCD, 1998

* * * *** - A guide to the Hungarian National Core Curriculum, Ministry of Culture and Education/Budapest, 1996 *** - Common European Framework of Reference for Languages: Learning, Teaching, Assessment, Council of Europe, Modern Language division, Strasbourg, Cambridge University Press, 2001 *** - Community Education. Practical Guidelines for Meeting Local Challenges. Lifelong learning for the Whole Community, Charles Stewart Mott Foundation *** - Consolidated Donor Report for Southeastern Europe, January-December 2000, UNICEF, 2001 *** - Final Report - International Seminar on Case Studies in Curriculum Development: Contributions to the Kosovo education reform, Pristina, 2-5 May 2001, Geneva, UNESCO International Bureau of Education - IBE, 2001 *** - Framework Curriculum for the Comprehensive School, Helsinki, National Board of Education, 1994 *** - Framework Curriculum for the Senior Secondary School, Helsinki, National Board of Education, 1994 *** - Guidelines for Curriculum and Textbook Development in International Education, ED/ECS/HCI, UNESCO *** - Il Sistema Educativo Italiano, Ministero della Pubblica Istruzione, Roma, 1999 *** - Kurrikuli shkollor, Instituti I studimeve pedagogjike, Tiranë, Hua Shang International , 1997 *** - L’ adaptation du contenu de l’ éducation aux défis du XXIe siècle, Genève, BIE, juin 1998 *** - National Core Curriculum, Ministry of Culture and Education/Hungary, 1996

Page 137: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

137

*** - Normativ për kuadrin profesional në edukimin parashkollor dhe arsimin fillor, Prishtinë, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës:,1997. *** - Philosophieren mit Kindern. Jahrgangsstufe 1 bis 4, Rahmenplan Grundschule, Ministerium für Bildung, Wissenschaft und Kultur, Meklenburg-Vorpommern, Erprobungsfassung, 1999 *** - Plani e programi i historisë për shkollat e mesme të përgjithshme- gjimnaze (klasa I, II), Prishtinë, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës, 1995. *** - Plani e programi i gjuhës dhe letërsisë shqipe (klasa I-IVdhe V-VIII), Prishtinë, Republika e Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës,1996. *** - Plani e programi i matematikës për shkollën fillore (klasa I-IV dhe V- VIII), Prishtinë, Republika e Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës:,1996. *** - Plani e programi i edukatës muzikore për shkollën fillore (klasaI-IV dhe V-VIII), Prishtinë, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës, 1996. *** - Plani e programi i lëndës edukatë shoqërore për shkollën fillore (klasaI-IV dhe V-VIII), Prishtinë, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës, 1996. *** - Plani e programi I historisë për shkollë fillore(klasaIV-VIII), Prishtinë, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës, 1996. *** - Plani e programi i gjuhës angleze për shkollën fillore (klasa V-VIII), Prishtinë, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës, 1996. *** Plani e programi i gjuhës angleze për gjimnaze, 1995 dhe shkollat profesionale, Prishtinë, - Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës:, 1996. *** Plani e programi i arsimit teknik për shkollën fillore (klasa V-VIII)( i ripunuar), Prishtinë, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës, 1997. *** - Plani e programi i gjeografisë për shkollën fillore (klasa:5,6 dhe 7), Prishtinë, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës, 1997. *** - Plani e programi i gjeografisë për shkollën fillore (klasa:8), Prishtinë, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës, 1997. *** - Plani e programi i fizikës për shkollën fillore (klasa6,7,:8) (I ripunuar), Prishtinë, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës, 1997. *** - Plani e programi i sociologjisë për gjimnaz, drejtimi shoqëror-gjuhësor (i ripunuar), Prishtinë,1997. *** - Plani e programi i psikologjisë së përgjithshme për shkollat e mesme, Prishtinë, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës, 1997. *** - Plani dhe programi mësimor për lëndët:Bazat e informatikës; Programim me kompjuter 1; programim me kompjuter 2;Bazat dhe struktura e të dhënave (për ghitha tipet dhe drejtimet e gjimnazeve), Prishtinë, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit , Shkencës dhe Kulturës, 1997. *** - Plani dhe programi mësimor, lëmi:1.Ndërtimtari, 2.Gjeodezi (ripunim), Prishtinë, Republika e Kosovës:Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, 1997. *** - Plani e programi i gjuhës dhe letërsisë shqipe për gjimnaze , Prishtinë,1998. *** - Primary School Curriculum. Introduction/Curaclam na Bunscoile/Réamhrá, Dublin, Government of Ireland, 1999

Page 138: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

138

*** - Programmes de 6e, Paris, Ministère de l’ Éducation Nationale, de l’ Enseignement Supérieur et de la Recherche, Savooir Livre, Centre National de Documentation Pédagogique CNDP, 1996 *** - Sektion Berufsbildung, Wien, Bundesministerium für Unterricht und kulturelle Angelegenheiten *** - The Curriculum for the 10-Year Compulsory School in Norway, The Royal Ministry of Education, Research and Church Affairs, 1999 *** - The Education System in Slovenia, Ministry of Education and Sport, 1999 *** - Thematic Review of National Policies for Education:Kosovo, OECD, 2001 *** - The National Curriculum, London: HMSO, Department of Education, England, 1995 *** - The New National Curriculum, Bucharest, Ministry of National Education/Romania, 2000

Page 139: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

139

Shtojca 1 - Lista e autorëve dhe kontributorëve Departamenti i Arsimit dhe Shkencës-DASH/UNMIK Michael Daxner-bashkëkryesues ndërkombëtar Naim Rrustemi-bashkëkryesues Edmund Burke-zëvendës bashkëkryesuesi ndërkombëtar Rexhep Osmani-zëvenëdës bashkëkryesuesi Andreas Vaszary-zyra për rindërtimin e shkollave Bujar Demjaha-zyra për rindërtimin e shkollave Hans Schrumpf-zyrtar për shkolla të mesme Katharina Ochse-zyrtare për minoritete UNICEF KOSOVË Ana Lucia D`Emilio-udhëheqëse e njësisë për arsim Afërdita Spahiu Jeaniene Wright Mathew Dalling Thomas Shaffer Zyra Ndërkombëtare e Arsimit (IBE) e UNESCO-së Cecilia Braslavsky, drejtor i IBE-s Massimo Amadio, koordinator programi Mankolo Lethoko, konsultant Ekspertët ndërkombtarë, pjesëmarrës në Seminar të Majit, 2001, në Raste studimesh në zhvillimin e kurrikulit Arild Thorbiorensen (Norvegji) Dakmara Georgescu (Rumani) Ferran Ferrer (Kataloni/Spanjë) Gary Granville (Irland) Sulev Valdmaa (Estoni) Virginia Budiene (Lituani) Pjesëmarrësit vendorë në Seminarin e Majit, 2001, në Raste studimi në zhvillimin e kurrikulit Alban Zogjani Ardita Doda

Page 140: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

140

Diell Bakalli Greta Kaçinari Hajrullah Koliqi Isa Elezi Isak Muratoviq Isak Shema Kadri Metaj Laura Krypa Maja Markoviq Nazmije Bekteshi Ramiz Ivanoviq Remzi Salihu Seniha Spahiu Skender Boshtrakaj Zana Rudi Zymryte Limani dhe të tjerë. Agjencitë prirëse Alexandru Crisan – Mbështetja Finlandeze për Zhvillimin e Sektorit të Arsimit në Kosovë Anette Wendroth – CIDA/KEDP Axel Sachs – GTZ Helen Siemens – CIDA/KEDP Khalil Elian – Banka Botërore/Çmuarja dhe Standardizimi Mika Kuitunen – Mbështetja Finlandeze në Zhvillimin e Sektorit të Arsimit në Kosovë Pia Hakkari – Mbështetja Finlandeze në Zhvillimin e Sektorit të Arsimit në Kosovë Tuija Pesamaa – Mbështetja Finlandeze në Zhvillimin e Sektorit të Arsimit në Kosovë Pjesëmarrësit prindër në takimet publike Abdyl Retkoceri Bajram Kastrati Fehmi Krasniqi Ilaz Sokoli Merita Osmani -Ejupi Nexhmi Raçi Nora Sahatçiu Osman Hajdini Remzije Haziri Shqipe Abazi Violeta Baraku

Page 141: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

141

Xhevat Kadriu Xhevat Syla dhe të tjerë Anëtarë të organizatave rinore Arsim Hamiti Jeton Bytyqi Kushtrim Xhakli Sami Beka Samir Statovci Sulltan Mehmeti Vjosa Ymeri dhe të tjerë Konributorët për trajnimin e Grupit Bërthamë të Kurrikulit, në Gjenevë (Dhjetor, 2001) Darko Strajn, Instituti për Hulumtime Arsimore, Universiteti i Lubjanës, Slloveni Drita Veshi, mësuese, Gjenevë Georgette Pugin, Shërbimi Pedagogjik, Gjenevë Guy Roulet, Shërbimi i metodave mësimore, Gjenevë Hugo Labate, ekspert për kurrikule, Uruguai Liliana Jabif, trajnim për udhëheqje, Uruguai Moritz Rosenmund, professor, Cyrih Nicolas Ryser, mësues, Vaud Drejtorë komunal të arsimit Adem Murati-Viti Agim Bërdynaj- Pejë Ahmet Ahmeti-Shtime Ali Haxhosaj-Deçan Alush Istogu- Drenas (Gllogovc) Asllan Krasniqi- Klinë Azem Guri- Kaçanik Besim Islami- Shtërpc Fadil Gashi- Gjilan Fatmir Heda- Ferizaj Feti Dashi- Gjakovë Igballe Krasniqi - Malishevë Maliq Berisha- Fushë Kosovë Milaim Elshani- Prizren Milazim Maraj- Burim (Istog)

Page 142: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

142

Muhamet Bajraktari- Skënderaj Murteza Berisha- Mitrovicë Nazmi Restelica -Kastriot ( Obiliq) Ragip Zekolli-Therandë (Suharekë) Rrahim Demiri- Lypjan Sabri Morina- Dardanë (Kamenicë) Selajdin Tafili- Dragash Shaban Dana- Rahovec Shpejtim Bulliqi- Besianë (Podujevë) Zenun Gjocaj-Vushtrri Zijadin Gashi-Prishtinë Zyrtarët e lartë të arsimit Bedredin Koro Fehmi Ismaili Isa Jakupi Lah Nitaj Muharrem Peci Zymryte Limani SBASHK Ali Shabanaj Ymer Ymeri Qendra e Arsimit e Kosovës - KEC Dukagjin Pupovci Halim Hyseni Jonuz Salihaj Mësues nga këto shkolla fillore: “Elena Gjika” “Hasan Prishtina” “Ismail Qemaili “Meto Bajraktari” “Mitrush Kuteli” Mësimdhënës nga gjimnazet:

Page 143: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

143

“Eqrem Çabej” “Xhevdet Doda” “Sami Frashëri” Përkthyesit: Shqip/Anglisht dhe Anglisht/Shqip Gresa Sefaj Nebi Caka Anglisht/ Serbisht …………………. Redaktorë gjuhësorë: Isa Bajqinca (për versionin Shqip) Ann Vitale (për versionin Anglisht) Nehar Shishko (për versionin Serbisht) Përgatitja teknike: Shyqri Nimani Korrektorë: Nebi Caka Ann Vitale Nehar Shishko Anette Wenderoth

Page 144: Korniza e Kurrikulit Te Ri Te Kosoves

144

Korniza e Kurrikulit të ri të Kosovës është përgatitur si dokument për diskutim nga Grupi bërthamë i kurrikulit, i cili është krijuar në fund të vitit 2000 në kuadër të Departamentit të Arsimit dhe Shkencës. Ky dokument do të jetë në diskutim publik për dy muaj. Mësuesit, nxënësit, prindërit dhe të interesuarit e tjerë për arsim ftohen që të angazhohen në debate konstruktive dhe të japin vërejtjet e sugjerimet e tyre për ngritjen e cilësisë së Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës, si dokument bazë i politikës së arsimit për reformën e kurrikulit. Ky dokument është shkruar në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht dhe këtë e kanë në dispozicion shkollat dhe faktorët e interesuar për arsimin dhe edukimin. Vërejtjet e sugjerimet eventuale për ngritjen e cilësisë së këtij dokumenti, mund të dërgohen në këto adresa: Znj. Luljeta Belegu-Demjaha, zyrtare e kurrikulit Departamenti i Arsimit dhe Shkencës, Ndërtesa e Eximkos-it, Bulevardi “Nënë Tereza”, kati i 4-t, Tel: 0385046043845 E-mail: [email protected]

Mrs. Dakmara Georgescu, curriculum consultant UNICEF Kosovo/Department of Education and Science, Eximkos Building Mother Teresa Boulevard, 6th floor, room 608 Tel: 0385046044672 E-mail: [email protected]

Çdo të premte, nga ora 9.00-12.00 dhe nga ora 14.00-16.00, anëtarët e Grupit bërthamë të kurrikulit do të jenë në dispozicion të atyre që dëshirojnë të shprehin mendimet e tyre lidhur me çështjet e reformës së kurrikulit (persona kontakti: Ramush Lekaj dhe Mehmet Guri, tel. 038 504604 3845, e-mail: [email protected] dhe [email protected]). Të gjitha vërejtjet e sugjerimet duhet t’i dërgohen Departamentit të Arsimit dhe Shkencës jo më vonë se data 15 nëntor 2001 dhe duhet të përqendrohen në çështjet e më poshtme: · Çfarë është e vlefshme në këtë dokument që duhet të ruhet dhe të plotësohet; · Çfarë duhet të ndryshohet lidhur me përmbajtjen, gjuhën, formulimin, strukturën etj. · Çfarë mungon. Vërejtjet dhe sugjerimet e marra do të regjistrohen, dhe ato më të rëndësishmet për ngritjen e cilësisë së Kornizës së kurrikulit të ri të Kosovës do të përmenden në listën e bashkëpunëtorëve në versionin përfundimtar të këtij dokumenti. Një version i shkurtër i këtij dokumenti është në përgatitje e sipër, e po ashtu edhe një fjalor i terminologjisë pedagogjike lidhur më përmirësimin e sistemit shkollor dhe me reformën e kurrikulit. Këto dokumente mund të merren me kërkesë nga Ekipi bërthamë i kurrikulit, nga java e fundit e shtatorit 2001.