KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI · përputhjen me rregulloren e brendshme të institucionit u...
Transcript of KONTROLLI I LARTË I SHTETIT KRYETARI · përputhjen me rregulloren e brendshme të institucionit u...
1
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
KRYETARI
Nr. 141/5 Prot. Tiranë, më 29.05.2017
V E N D I M
Nr.57, Datë 29.05.2017
PËR
EVADIMIN E MATERIALEVE TË AUDITIMIT TË USHTRUAR NË
OPERATORI I SISTEMIT TË TRANSMETIMIT SHA
“MBI ZBATIMIN E LIGJSHMËRISË DHE RREGULLSHMËRISË
SË VEPRIMTARISË EKONOMIKO-FINANCIARE
Pasi u njoha me Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe projektvendimin e
paraqitur nga Grupi i Auditimit të Departamentit të Shoqërive Publike,
shpjegimet e dhëna nga subjekti i audituar, si dhe vlerësimi mbi
objektivitetin dhe cilësinë e auditimit nga Drejtori i Departamentit të
Auditimit të mësipërm, Drejtori i Departamentit Juridik Kontrollit të
Zbatimit të Standardeve dhe Drejtori i Përgjithshëm, në mbështetje të neneve
10, 15, 25 dhe 30 të Ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin
dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”,
V E N D O S A:
I. Të miratoj Raportin Përfundimtar të Auditimit “Mbi zbatimin e
ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”, të
ushtruar në Operatorin e Sistemit te Transmetimit SHA, për periudhën viti
2016 dhe tre-mujori i pare i vitit 2017.
II. Të miratoj rekomandimet e përcaktuara dhe të kërkoj marrjen e masave,
për sa vijon:
2
A. MASA ORGANIZATIVE
1.Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi i programit ekonomik të shoqërisë për vitin 2016 u konstatuan
ndryshime të shpeshta të programit ekonomik të miratuar në fillim të vitit.
Në këtë vit ndryshimet më të shpeshta rezultojnë në zëri “investime”.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 28-32 të Raportit Përfundimtar të Auditimit,
në çështjen nr. 2 të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
-OST SHA të analizojë arsyet e ndryshimeve të shpeshta të programit dhe në
vazhdimësi t’i përmbahet programit fillestar të miratuar duke mirë arsyetuar
çdo ndryshim të tij, si dhe drejtoritë përkatëse të programojnë saktë
investimet sipas mundësisë dhe rëndësisë.
Menjëherë dhe ne vazhdimësi
2. Gjetje nga auditimi: - Nga auditimi i administrimit të marrëdhënieve të punës në OST SH.A dhe
përputhjen me rregulloren e brendshme të institucionit u konstatuan mangësi
në përcaktimin e llojit të arsimimit për pozicionet e punës, përshkrimet e
punës, procedurat e rekrutimit, procedurat e dhënies së masave disiplinore
dhe në procedurat e largimit të punonjësve nga puna, më konkretisht:
a. Në kriteret e kualifikimit të punonjësve të OST u konstatua se ka shumë
pozicione pune për të cilat nuk është përcaktuar lloji i arsimit si për shembull
pozicionet: shef zyre, specialistët e drejtorisë së burimeve njerëzore,
specialistët në zyrën e shërbimeve të brendshme, shef i zyrës së
shpronësimeve, regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe mjedisi, shefat e
Njësisë Operative, është përcaktuar në terma të përgjithshme lloji i arsimit
vetëm i lartë.
b. Nga auditimi i strukturës u konstatua se në Drejtorinë Ekonomike ka 13
punonjës si dhe 4 punonjës që merren me sistemin e pagave (Drejtoria e
Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve) pra në total ka 17 punonjës, kjo tregon
për një strukturë të fryrë të sektorit ekonomik dhe financiar të kompanisë
pasi vetë rregullorja e institucionit e cila ka të përcaktuar detyrat e secilës
zyrë për 4 punonjësit e zyrës së sistemimit të pagave ka vetëm 8 detyra, të
cilat janë shumë pak dhe të pa ndara brenda drejtorisë, detyra të cilat nuk
justifikojnë nevojën për 4 punonjës brenda kësaj zyre. E njëjta situatë
paraqitet edhe për drejtorinë ekonomike.
Zyra e Protokoll – Arkivës ka 5 punonjës të cilët sipas rregullores së
brendshme kanë 9 detyra të përcaktuara por të pa ndara, detyra të cilat nuk
justifikojnë nevojën për 5 punonjës brenda kësaj zyre.
c. Konstatohet se për periudhën objekt auditimi është hartuar rregullore e re
e funksionimit e cila është miratuar me Vendimin nr. 8, datë 30.03.2016
3
“Për miratimin e rregullores së re të funksionimit të OST Sh.A” dhe është
ndryshuar me Vendimin nr. 28, datë 21.09.2016 “Për disa ndryshime në
Vendimin nr. 8, datë 30.03.2016 “Për miratimin e rregullores së re të
funksionimit të OST Sh.A””.
d. Nga auditimi i hartimit të kësaj rregulloreje konstatohet se janë përcaktuar
qartë detyrat e strukturave (drejtorive dhe zyrave) brenda OST Sh.A por nuk
ka të përcaktuar detyrat apo përshkrim pune për çdo post pune, duke bërë që
detyrat brenda drejtorisë të mos jenë të ndara dhe duke shmangur
përgjegjësinë e realizimit të detyrave brenda drejtorisë apo njësisë përkatëse.
Gjithashtu kjo çon në mos matjen e realizimit të objektivave dhe detyrës së
punonjësit.
Gjithashtu duke bërë kryqëzimin e posteve të punës dhe kritereve të
kualifikimit me strukturën e pagave dhe udhëzimin mbi aplikimin e tyre të
miratuar me Vendimin nr. 10, datë 06.05.2016 konstatohet se për pozicionet
e punës Specialist në Zyrën e Shërbimeve të Brendshme dhe Specialist në
zyrën e Financës dhe Statistikave – arsimi i caktuar është i lartë ose i mesëm
ndërsa paga e caktuar për këto pozicione është me arsim të mesëm duke mos
bërë diferencimin për kualifikim më të lartë dhe është në kundërshtim me
Vendimin nr. 10, datë 06.05.2016 të Këshillit Mbikëqyrës.
e. Fondi i veçantë është përdorur në vlerën 19,572,000 lekë ose në masën
93.5 % të fondit të planifikuar për vitin 2016. Ky fond është përdorur për
shpërblime për rezultate në punë, shpërblim fund viti, për raste fatkeqësie
dhe për dalje në pension.
Konstatohet se fondi i veçantë është përdorur për shpërblimin e disa
punonjësve për realizimin e objektivave të ngarkuara, ndërkohë që në bazë
edhe të rregullores së brendshme të institucionit nuk ka përshkrim pune për
çdo pozicion pune, nuk ka objektiva të vendosura në fillim të periudhës për
këta punonjës si dhe nuk është kryer ndonjë vlerësim objektiv mbi bazë
rezultati në punë për dhënien e këtyre shpërblimeve.
f. Nuk ka procedura të qarta lidhur me marrjen në punë të punonjësve,
konkurrimin dhe vlerësimin e kandidatëve si dhe dhënien e masave
disiplinore dhe mënyrën e aplikimit të tyre nga punonjësit.
g. Gjatë vitit 2016 në OST Sh.A ka 22 procese gjyqësore në lidhje me
marrëdhëniet e punës. Deri në fund të periudhës së auditimit kanë marrë
formë të prerë nga Gjykata e Apelit 26 raste duke i shkaktuar OST një efekt
negativ në masën 11,500,155 lekë, vlerë e cila ka rënduar shpenzimet e
shoqërisë për shkak të mos zbatimit të Kodit të Punës.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 33-38 të Raportit Përfundimtar të Auditimit,
në çështjen nr. 4 të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
a. Administratori i shoqërisë OST ShA dhe Drejtoria e Burimeve Njerëzore
të marrin masa të rishikojnë rregulloren e brendshme të institucionit duke
përfshirë në të përshkrimin e procedurave të qarta në lidhje me rekrutimin,
4
dhënien së masave disiplinore dhe në procedurat e largimit të punonjësve
nga puna, duke rritur transparencën dhe trajtimin e barabartë midis
punonjësve apo dhe kandidatëve që rekrutohen.
b. Administratori i shoqërisë OST ShA dhe Drejtoria e Burimeve Njerëzore
të marrin masa të rishikojnë strukturën për përcaktimin e llojit të armimit
për pozicionet e punës të cilat nuk i kanë të përcaktuara dhe për çdo
pozicion pune të bëhet përshkrimi i punës në mënyrë që çdo i punësuar të
ketë detyra të qarta dhe të mire përcaktuara.
c. Strukturat që mbulojnë burimet njerëzore duhet të kujdesen për të
argumentuar arsyet e largimit të punonjësve konform kërkesave të Kodit të
Punës, për të shmangur efektet financiare negative në buxhetin e
institucionit.
d. Drejtoria Ligjore të marri masa që në të ardhmen të bëjë ndjekje sa më
profesionale të çështjeve gjyqësore të hapura në lidhje me marrëdhëniet e
punës.
Menjëherë
3. Gjetje nga auditimi:
-Aktualisht deri në fund të periudhës objekt rezulton se OST SHA ka që prej
vitit 2011-2015 pa i paguar pronarit, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik,
Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dividendin në vlerën 846,687,877 lekë.
Ministri me shkresën nr. 1034, datë 5.02.2016 i ka kërkuar Këshillit
Mbikëqyrës marrjen e masave të menjëhershme për likuidimin e vlerës duke
caktuar një skedul likuidimi.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 50-53 të Raportit Përfundimtar të Auditimit,
në çështjen nr. 6 të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
- Në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë
dhe Sipërmarrjes, të hartohet një skedul i qartë dhe me afate për të shlyer
vlerën e mbartur si detyrim për mos pagesë dividendi që prej vitit 2011 në
vlerën 846,687,877 lekë.
- Administratori i OST Sh.A dhe Drejtoria Ekonomike të marrin masa të
likuidojnë detyrimet për çdo vit fiskal ndaj Ministrisë së Zhvillimit
Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për dividendin me qëllim që
të mos vazhdojnë të krijohen më detyrime të mbartura.
Menjëherë
5
4. Gjetje nga auditimi:
Marrëdhëniet midis tre shoqërive të sektorit enegjitik (KESH Sh.A, OST
Sh.A dhe OSHEE Sh.A) rregullohen nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE).
ERE çdo fillim vit miraton marrëveshjet midis shoqërive për shitblerjen e
energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve teknike në sistemin e
transmetimit midis KESH ShA dhe OST ShA., OST SHA dhe OSHEE SHA.
Në vendimet e çdo viti të ERE parashikohet që në rast mos pagesash në kohë
të detyrimeve shoqëritë duhet të paguajë kamatvonesa. Deri në fund të vitit
2016 OST nuk ka llogaritur asnjë kamatë vonesë ndaj OSHEE për
detyrimin që ajo ka ndaj OST SH.A për shërbimin e transmetimit, detyrim i
cili deri në 31.12.2016 është 8,667,744,737 lekë. Ndërkohë që
kamanvonesa e detyrimeve për vitin 2016 e llogaritur nga gurpi i
auditimit deri në fund të periudhës së auditimit është 292,776,786 lekë.
Ndërkohë që detyrimi i KESH ShA ndaj OST ShA për shitje energjie për
disbalancat dhe detyrimet nga ndarja për periudhën 2013-2016 është
123,645,737 lekë
Mosllogartija e këtyre penaliteteve është në kundërshtim me Vendimet e
ERE-s dhe kontratat e lidhur çdo vit ndërmjet tyre.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 50-53 të Raportit Përfundimtar të Auditimit,
në çështjen nr. 6 të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
Administratori i OST Sh.A dhe Drejtorinë Ekonomike nëpërmjet Ministrisë
së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (në cilësinë e
pronarit të vetëm të shoqërive të sipërpërmendura) të marrin masa që të
hartojnë një skedul me afate të mirëpërcaktuara për shlyerjen e detyrimeve të
ndërsjellta.
Administratori i OST ShA dhe Drejtoria Ekonomike të marrin masa që
detyrimeve të kompanive të sektorit energjetik ti llogaris dhe kërkojë
kamatëvonesën për mos shlyerje në kohë të detyrimeve.
Menjëherë dhe ne vazhdimësi
5. Gjetje nga auditimi:
Për blerjet me vlera të vogla në vitin 2016 sipas regjistrit të parashikimit
(Aparati) është parashikuar vlera 16,800 mijë lekë për 21 objekte prokurimi
duke parashikuar për çdo blerje limitin e lejuar prej 800 mijë lekë. Ndërkohë
që në regjistrin e realizimit në kolonën e procedurave të planifikuara
rezultojnë 25 objekte prokurimi me një fond total prej 23,300 mijë duke bërë
një shtesë në regjistrin e prokurimeve për 4 objekte pra ndryshimet dhe
shtesat në regjistrin e parashikimit të prokurimeve me vlera të vogla nuk
janë dërguar në APP në kundërshtim me pikën 4, neni 4 i VKM nr. 914, datë
29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
6
Nga auditimi konstatohet se janë parashikuar në total 23,300 mijë dhe janë
realizuar 13,522 mijë, ose në masën 58.04%, veprim i cili flet për
parashikim tej nevojave për mallra e shërbime. Në përgjithësi mangësitë e
konstatuara janë:
- Në të gjitha rastet mungon dokumentimi i procedurës së pritjes dhe
kolaudimit të mallit para magazinimit në kundërshtim me pikat 42-50 të
Udhëzimit nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e
sektorit publik”, i ndryshuar duke bërë të pamundur verifikimin e
specifikimeve për mallin e kërkuar.
- Në disa raste mungojnë tre ofertat e llogaritjes së fondit limit në
kundërshtim me nenin 40, VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e
rregullave të prokurimit publik”.
- Në asnjë rast nuk është e dokumentuar mungesa në magazinë ditën e bërjes
së kërkesës për fillimin e procedurës.
- Në të gjitha rastet afati i dorëzimit të ofertave është 24 orë në afatet
minimale të parashikuara në ligj, kjo çon në ulje të konkurrencës.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 40-44 të Raportit Përfundimtar të Auditimit,
në çështjen nr. 5 të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
- Administratori i Shoqërisë dhe departamentet përkatëse, të marrin masat e
nevojshme dhe të bashkërendojnë punën me njësitë vartëse, për të
programuar saktë nevojat për prokurimet me vlera të vogla për punë, mallra
dhe shërbime, të përcaktojnë grup mallra e shërbime sipas natyrës së
përdorimit, për të shmangur copëzimin e fondeve dhe kryerjen e
procedurave të prokurimit me efektivitet, transparencë dhe konkurrencë të
operatorëve ekonomikë.
- Njësia e Prokurimit të blerjeve me vlerat të vogla të marri masa që në të
gjitha rastet e prokurimit të mallrave me vlera të vogla të plotësojë
dokumentacionin e plotë për pritjen dhe kolaudimin e mallrave të prokuruar.
- Njësia e Prokurimit të blerjeve me vlera të vogla të marri masa që në rastet
kur nuk ka emergjencë për realizimin e procedurave, në ftesën për ofertë të
vendosi afate kohore më të gjata se 24 orë, duke mundësuar pjesëmarrjen e
sa më shumë operatorëve ekonomik.
-Drejtoria e Prokurimeve dhe sektori i blerjeve me vlera të vogla të marrin
masa në dokumentimin e gjithë procedurave të blerjeve me vlera të vogla
konform VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të
prokurimit publik”.
Menjëherë
7
6.Gjetje nga auditimi:
Me Urdhër Prokurimin nr. 27, date 23.03.2016, ka filluar procedura e
prokurimit për biletë avioni vajtje - ardhje Tiranë – Bruksel. Pas përfundimit
të procedures së blerjes elektronike operatori ka paraqitur biletën dhe faturën
tatimore nr. 301, datë 25.03.2016. Në datë 07.04.2016 Drejtori i DDO ka
bërë kërkesë për anullim bilete avioni me motivin se ka propozim për
anullim eventi nga organizatorët, bashkëlidhur praktikës nuk ka asnjë
dokument nga organizatorët që të konfirmojë anullimin e eventit. Vlera prej
44,800 lekë përbën shpenzim jo efektiv.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 42-43 të Raportit Përfundimtar të Auditimit,
në çështjen nr. 5të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
Kryetari i Autoriteti Kontraktor për blerjet e vogla të analizojë dhe të nxjerri
përgjegjësinë për mos evidentimin e shkaqeve të anullimit të eventit dhe për
shkaktimin e shpenzimit joefektiv.
Menjëherë
7.Gjetje nga auditimi:
Me Urdhër Prokurimin nr. 11, datë 19.02.2016, me fond limit 783,330 lekë
është zhvilluar procedura “Monitorimin e shtypit të shkruar dhe elektronik,
arkivimin elektronik të medias për OST ShA, si dhe përditësimin e arkivës
elektronike të të gjithë informacionit për OST ShA”. Në këtë procedure janë
paraqitur 5 operator ekonomik. Konstatohet se janë zbatuar afatet e njoftimit
dhe se janë tërhequr nga procedura 2 operatorët e renditur të parë. Me
operatorin e renditur të tretë është lidhur kontrata nr. 1077/1, datë
25.02.2016 me vlerë 697,137 pa TVSH.
Nga auditimi i praktikës konstatohet se një pjesë e specifikimeve teknike të
vendosura në ftesën për ofertë për shërbimin që do të ofrohet nuk janë
vendosur në kontratë dhe vlera e kontratës është e njëjtë.
Gjithashtu për shkak të specifikës dhe natyrës së vet shërbimit, ku duhet
dalluar se cilat artikuj të sektorit energjitik i përkasin OST ShA dhe impakti i
ulët që ka në veprimtarin, misionin dhe vizionin e OST Sh.A vlera prej
697,137 lekë është shpenzim joefektiv.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 40-33 të Raportit Përfundimtar të Auditimit,
në çështjen nr. 5 të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
Kryetari i Autoriteti Kontraktor për blerjet e vogla të amendojë kontratën
duke përfshirë të gjitha specifikimet e vendosura te ftesa për ofertë si dhe të
nxjerri përgjegjësinë për formulimin e objektit të kontratës. Gjithashtu të
analizojnë domosdoshmërinë e kryerjes së kësaj procedure në të ardhmen
dhe përputhjen e saj me qëllimin dhe objektivin e shoqërisë.
Menjëherë dhe ne vazhdimësi
8
8.Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi i konsumimit të karburantit rezultoi se çdo muaj për harxhimin
e karburantit hartohet analiza e harxhimit të karburantit, e cila mbështetet
mbi procesverbalin e leximit të kilometrazhit çdo fillim muaji. Nga ky
procesverbal konstatohet se zëri i gjendjes së karburantit të makinës është
fiktiv dhe i pa saktë pasi në disa raste gjendja është negative ose me vlera
shumë të larta që dhe tej kapacitetin e tij real.
Bazuar mbi këto procesverbale është hartuar edhe analiza e harxhimit të
karburantit, e cila hartohen me një saktësi deri në dy shifra pas presjes
dhjetore, e cila bazuar në kushtet teknike që zhvillohet është e pamundur të
kryhet.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 43-44 të Raportit Përfundimtar të Auditimit,
në çështjen nr. 5 të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve dhe Përgjegjësi i Sektorit të
Shërbimeve të marrin masa në rakordimin e sasive të harxhimit të
karburantit si dhe ne fillim te çdo viti te përcaktohen mane të një grupi pune
normativat e karburantit të automjeteve.
Menjëherë
9.Gjetje nga auditimi:
Në regjistrin e parashikimeve për prokurimet e vitit 2016, OST SHA ka
parashikuar të zhvilloj 57 procedura prokurimi, me burim financimi të
ardhurat e vete në shumën gjithsej 2,426,400 mijë lekë, nga të cilat për
investime është parashikuar shuma 2,060,200 mijë lekë dhe për shpenzime
shuma 366,200 mijë lekë.
Nga auditimi u konstatua se gjatë vitit 2016 ka pas ndryshime për sa i përket
zërave dhe shumave për investime dhe shpenzime, ndryshime të cilat janë
bërë me vendime të KM. Konkretisht me vendimin nr. 4 datë 30.03.2016
janë rritur fondet e investimeve për gjashtë procedura prokurimi
parashikuara, si dhe janë shtuar fonde në investime dhe shpenzime për
shumën 291,500 mijë lekë (275,000 mijë lekë për investime dhe 16,500 mijë
lekë për shpenzime) për tetë procedura prokurimi.
Me vendimin nr. 32 date 23.11.2016 janë pakësuar investimet në shumën 20
milionë lekë duke marr vendimin që dy procedura në shumën 15 milionë të
hiqen nga regjistri i parashikimeve. Janë shtuar katër zëra shpenzimesh në
shumën 70,866 mijë lekë.
Nga regjistri i realizimit të prokurimeve për vitin 2016 rezulton se janë kryer
gjithsej 64 procedura nga të cilat janë zhvilluar 56 procedura, 40 procedura
janë finalizuar deri në lidhjen e kontratës, 8 procedura janë anuluar për
mungesë të konkurrencës dhe 8 procedura kanë ngelur në proces vlerësimi
në fund të vitit 2016 dhe procesi i cili është mbyllur në fillim të vitit 2017.
9
Nga 8 procedurat e mbartura nga vitit 2016, për gjashtë procedura kontratat
janë lidhur brenda tremujorit te pare 2017.
Nga mënyra se si është bërë ndryshimi i regjistrit të parashikimit të
procedurave të prokurimit, rezulton se planifikimi në fillim të vitit, në
veçanti për shpenzime dhe investime në fushë e aktivitetit kryesor të
shoqërisë është me mjaft ndryshime, fakt që tregon për një planifikim jo të
saktë, me rezerva dhe për një menaxhim jo të mirë të dy drejtorive kryesore
të Planifikimit dhe Zhvillimit (DPZH) dhe Drejtorisë së Shfrytëzimit
Mirëmbajtjes së Operimit (DSHMO).
(Trajtuar më hollësisht në faqen 54 të Raportit Përfundimtar të Auditimit,
në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa me lart rekomandojmë:
OST SHA dhe dy drejtorive kryesore të Planifikimit dhe Zhvillimit (DPZH),
Drejtorisë së Shfrytëzimit Mirëmbajtjes së Operimit (DSHMO) dhe
Drejtoria e Prokurimeve, të marrin masa që gjate procesit të hartimit të
planit ekonomike dhe regjistrit të prokurimit, të bëjnë një analize sa me te
hollësishme te nevojave dhe mundësive për realizim te tyre, duke pas si
prioritet investimet që kanë të bëjnë me aktivitetin kryesor te shoqërisë.
Menjëherë dhe ne vazhdimësi
10.Gjetje nga auditimi:
Nga grupi i auditimit u audituan 40 praktika prokurimi të zhvilluara në vitin
2016 ose 90% e tyre, në total me një vlerë të përllogaritur të kontratave në
shumën 2,170,835 mijë lekë si dhe janë audituar të gjitha praktikat e
zhvilluara në tremujorin e parë të vitit 2017, me vlere të fondit limit gjithsej
ne shumën 694,701 mijë lekë.
Gjithashtu për të gjitha kontratat e lidhur dhe të cilat janë përfunduar ose
janë në proces është kryer auditimi, si dhe është audituar zbatimi i
kontratave të mbartura nga viti 2015.
Nga auditimi i procedurave u konstatuan këto mangësi:
-Procedura për tenderin e zhvilluar me objekt “Blerje materiale, vegla pune,
pajisje dhe aparate mjete e kontrolli për mirëmbajtjen e linjave të
transmetimit për vitin 2016”, ka qenë parashikuar në regjistrin e fillim vitit
për vlerën e investimit në shumën 40 milionë lekë dhe në fazën e hapjes së
procedurës së prokurimit fondi i përllogaritur për vlerën e kontratës është
rritur dhe ka kap vlerën 72 milionë lekë, kjo për arsye se në objektin e
prokurimit janë përfshirë edhe aparate matës, si dhe janë shtuar sasia në disa
zërave që kanë konsum të madh. Mënyra se si është vepruar edhe për këtë
procedurë tregon për një planifikim jo të studiuar dhe me rezerva nga
Drejtoria e Shfrytëzimit e Mirëmbajtjes së Transmetimit, pasi për një sërë
praktikash prokurimi ka rritje të konsiderueshme të fondit limit si dhe të
sasive të mallrave apo shërbimeve që prokurohen.
10
- Procedura e prokurimi e zhvilluar me objekt “Mirëmbajta e impianteve të
godinës se OST SHA”, me vlere 24 milionë lekë, nuk ka qenë parashikuar
në regjistrin e prokurimeve në fillim të vitit. Shtesa për kryerjen e këtij
shërbimi është bërë pas kërkesës që ka parashtruar DPZH, e cila vetëm ka
identifikuar se operimi dhe mirëmbajtja e këtyre sistemeve duhet të bëhet
nga një kompani e specializuar. Duke qenë para faktit që impiantet janë
pjesë integrale e godinë dhe nuk janë instaluar më pas, duhet që planifikimi
për përfitimin e shërbimit të mirëmbajtjes së tyre duhet të ishte bërë që në
fillim të vitit dhe të ishte pjesë e regjistrit fillestar të planifikimeve të
prokurimeve. Mënyra se si është operuar nga DPZH nuk është e mirë
studiuar dhe është formale.
-Procedura e prokurimi e zhvilluar me objekt “Blerje pajisje këmbimi dhe
materiale për mirëmbajtjen e nënstacioneve”, është parashikuar në regjistrin
e parashikimit të prokurimeve në fillim vitit 2016 dhe shuma e përcaktuar e
shpenzimit në planin ekonomik ka qenë 40 milionë lekë pa TVSH. Me
ndryshimin e bërë në planin ekonomik si dhe në regjistrin e parashikimeve
shuma e shpenzimeve për blerjen e pajisjeve të këmbimit dhe materialet për
mirëmbajtjen e nënstacioneve është rritur dhe është përcaktuar në shumën
100 milionë lekë pa TVSH, duke e rritur parashikimin në shumë 60 milionë
lekë ose 2.5 herë më tepër.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 55 -65 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa me lart rekomandojmë:
OST SHA dhe dy drejtoritë kryesore të Planifikimit dhe Zhvillimit (DPZH),
Drejtorisë së Shfrytëzimit Mirëmbajtjes së Operimit (DSHMO) dhe
Drejtoria e Prokurimeve, të marrin masa për të bërë një planifikim sa më të
saktë për mallrat dhe shërbimet me qëllim që mos të ketë ndryshime si në
zërat e planifikuara por edhe në fondet përkatëse të investimeve apo
shpenzimeve.
Planifikimi i niveleve të mallrave për prokurim të bazohet në një analizë të
dokumentuar të nevojave, bazuar edhe në gjendjen reale të
artikujve/mallrave në magazinë duke e bërë praktikën e planifikimit sa më
reale.
Gjithashtu gjatë ndryshimit të regjistrit të parashikimeve të prokurimeve, të
bëjnë një analizë të hollësishme të arsyeve dhe nevojave që sjellin këto
ndryshime.
Në vazhdimësi
11.Gjetje nga auditimi:
Në pikën 15 të DST me objekt “Blerje pajisje këmbimi dhe materiale për
mirëmbajtjen e nënstacioneve” përcaktohet se OE ofertues që kanë pas
marrëdhënie kontraktuale të cilët kanë rezultate me mos përmbushje të
suksesshme të objektit dhe detyrimeve përkatëse të kontratës, do të
11
skulaifikohet”. Ky kriter është përcaktuar edhe në procedurat e prokurimit
të zhvilluar me objekt “Blerja dhe instalimi i dy seteve të montimit të
izolatorëve kalimtar të autotransformatorëve në N/S Rrashbull dhe në N/S
Elbasan”; “Blerje autoveturë për nevojat e OST SHA”; “Blerje e dy
autobusëve me kapacitet 52-55 vende për transportin e administratës së
OST SHA”.
Ky kriter është i pabazuar në ligjin për PP dhe vendosja e tij e zhvlerëson
procesin e prokurimit, e dekonspiron procesin, për arsye se që në fazën e
paraqitjes në ofertave nga OE, autoriteti konkurrues vihet në dijeni për OE
ofertues, si dhe nuk bënë të mundur nxitjen e pjesë marrjen e OE dhe ul
nxitjen e konkurrencës, veprime këto në kundërshtim me nenet 1 pika 1
germat “c, ç”, nenin 26 të LPP si dhe VKM nr. 914 datë 29.12.2014.
Nga auditimi i dokumenteve të OE fitues, por edhe nga dokumentet e
hedhura në sistem, rezultoi se OE nuk kanë paraqitur asnjë dokument që të
vërtetojë përmbushjen e kriterit të lartpërmendur, veprim ky në kundërshtim
me nenin 46 të ligjit nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i
ndryshuar, duke qenë para këtij fakti ky OE duhet të skualifikohej.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 55 -65 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa me lart rekomandojmë:
OST SHA në cilësinë e autoritetit kontraktore, për tenderat që do të
zhvillohen në të ardhmen të marri masa për te mos përfshirë në DST për
pjesën e kritereve mbi aftësinë teknik, kriterin kualifikues i cili ka të bëjë me
marrëdhëniet kontraktuale që OE ka pas me OST SHA, ku përcaktohet se
rezultate me mos përmbushje të suksesshme të objektit dhe detyrimeve janë
element kualifikues për OE.
Në vazhdimësi
12.Gjetje nga auditimi:
Për tenderin me objekt “Blerje pajisje këmbimi dhe materiale për
mirëmbajtjen e nënstacioneve”, u konstatua se një nga OE që është pjesë e
BOE, konkretisht “R...-O.....” shpk, rezulton se nuk ka përmbushur një
detyrim kontraktor ndaj shoqërisë. Më date 25.05.2010 midis OST SHA dhe
Shoqërisë “R –O”, është lidhur kontrata nr Ref-Nr.85/5 Prot, me vlerë
208,080,000 lekë për blerjen e një autovinçin me kapacitet ngritës 100 ton.
Autovinçi nuk është marrë në dorëzim dhe as nuk është kolauduar nga ana e
OST SHA, për arsye se plotësoheshin kushtet e dorëzimit dhe specifikimet
teknike. Çështja midis palëve ka shkuar për zgjidhje në gjykatë, ku pala e
paditur ka qenë OST SHA. Çështja është regjistruar në Gjykatë të Lartë më
datë 13.02.2013 dhe statusi i saj është në studim, pra ende nuk janë ezauruar
të gjitha shkallët e gjykimit.
12
OE “R.....-O....” nuk mundur të përmbush me sukses objektin e kontratës
“Për blerjen e autovinçit”, si rrjedhojë OE “R...-O....” shpk (një nga
shoqëritë e BOE) nuk e përmbush pikën e kritereve teknike e profesionale.
Duke qenë para këtij fakti KVO duhet që të kishte anuluar procedurën e
prokurimit, veprim i cili nuk është bërë dhe është në kundërshtim me nenin
53 të LPP.
Nga zbatimi i kësaj kontratës u konstatua se gjatë procesit të kolaudimit
kanë rezultuar se 12 copë transformatorët e rrymës nuk janë konform
specifikimeve teknike. Për këtë grupi i kolaudimit më datë 15.02.2016 ka
mbajtur akt-refuzimi nënshkruar edhe nga përfaqësuesit i kontraktorit. Duke
qenë se afati i përcaktuar për zbatimin e kontratës ka kaluar dhe nuk është
lëvruar i gjithë malli objekt kontrate, administratori i kontratës me shkresën
nr. 892/35 datë 3.04.2017, ka njoftuar kontraktorin se nga ana e AK do të
zbatohet penalitetei për vonesën e lëvrimit të mallit.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 57 -59 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa me lart rekomandojmë:
Drejtoria e Prokurimeve te marri masa dhe te ndjek te gjitha rrugët ligjore
për mbajtjen e penalitetit për pjesën e mallit te palëvruar nga kontraktori
“R....–O.....” dhe për mos përmbushje brenda afatit te kontratës me objekt
“Blerje materiale, vegla pune, pajisje dhe aparate mjete e kontrolli për
mirëmbajtjen e linjave të transmetimit për vitin 2016”.
Menjëherë
13.Gjetje nga auditimi:
- Për procedurën e prokurimit te zhvilluar me objekt “Fuqizimi i nënstacionit
110/154 kV Bistricë”, AK në regjistrin e prokurimeve publike dërguar në
APP e ka parashikuar këtë investim në vlerën e kontratës 170,000 mijë lekë
dhe me shkresën nr. 404/4 datë 16.03.2016 drejtuar APP ka bërë ndryshimin
dhe fondi i përgjithshëm i investimit është rritur dhe ka kap vlerën 261,082
mijë lekë ose është rritur në masën 65%. Kjo rritje tregon për një studim jo
të plotë dhe një planifikim me rezerva të nevojave.
Me procesverbalin datë 18.03.2016 janë hartuar dhe miratuar dokumentet e
tenderit. Nga shqyrtimi i tyre u konstatua se në kushtet e veçanta të kontratës
në nenin 10 “Pagesa paraprake” nuk është përcaktuar përqindja (%) për
pagesën paraprake, ndërsa në kontratën e lidhur më datë 10.06.2016 neni 21
“Pagesa paraprake”e OE fitues është përcaktuar se AK do t’i paguaj
kontraktorit një pagesë paraprake në formën e paradhënies në masën 20% të
vlerës së kontratës. E njëjta situate është konstatuar edhe për procedurën e
prokurimit të zhvilluar me objekt: “Rikonstruksioni i segmenteve të linjave
110 kV Selenicë-Drenovë & Selenicë-Fier”.
Veprim këto në kundërshtim me DST/kushtet e veçanta të kontratës ku
përcaktohet se nëse nuk është specifikuar pagesa paraprake, kontraktori nuk
13
do të marrë një të tillë dhe në kundërshtim me nenet 59 e 60 të ligjit nr. 9643
datë 20.11.2006 i ndryshuar. Forma e ndjekur ka favorizuar OE të shpallur
fitues veprim ky në kundërshtim edhe me nenin 1 “Objekti dhe qëllimi”
germat “c &ç” të ligjit për PP, ku përcaktohet se qëllimi i zbatimit të
procedurës së prokurimit është ndër të tjera janë edhe të nxisë pjesëmarrjen e
OE dhe të nxisë konkurrencës ndërmjet tyre.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 60 -61 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa me lart rekomandojmë:
OST SHA në cilësinë e autoritetit kontraktore, për tenderat që do të
zhvillohen në të ardhmen të marri masave që gjatë hartimit dhe miratimit të
DST/kushtet e veçanta të kontratës të specifikojë qartë pagesën paraprake
që mund të përfitojë OE me lidhjen e kontratës, për arsye se në rastet kur
nuk specifikohet në DST nuk mund të përfitohet nga kontraktori me lidhjen e
kontratës.
Në vazhdimësi
14.Gjetje nga auditimi:
Procedura e prokurimit e zhvilluar me objekt “Blerje set shtyllash të
montueshme për raste emergjencash”, ka qenë parashikuar në regjistrin e
parashikimeve të prokurimit me vlerë të investimit 150,000,000 lekë pa
TVSH dhe pas përllogaritjes së vlerës së kontratës fondi limit për këtë
procedurë është 189,446,700 lekë pa TVSH ose 37,446,700 lekë më tepër.
Pas verifikimit rezulton se dy OE kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë,
ndërsa operatori i tretë nuk ka paraqitura ofertë ekonomike. Nga verifikimi
rezulton se të dy OE kanë paraqitur autorizim të prodhuesit nga e njëjta
kompani por me format të ndryshëm, si dhe në të dy autorizimet cilësohej se
OE ka suportin ekskluziv për mallin objekt të këtij prokurimi. Duke qenë
para këtij fakti KVO i ka nisur një shkresë sqaruese kompanisë prodhuese,
kjo e fundit ka kthyer përgjigje zyrtarisht se është lëshuar autorizim
prodhuese dhe se kjo kompani ka dhënë eskluzivitetin vetëm për OE
“C.....G”d.o.o Slloveni, dhe dokumentet e paraqitura nga OE “R.....” shpk
nuk janë lëshuar nga kompania prodhuese.
Nga AK për këtë fallsikfikim dhe paraqitje të dokumenteve të rreme të OE
“R&T” shpk nuk ka kërkuar në APP marrjen e masave administrative për
këtë operator, veprim ky në kundërshtim me nenet 13 pika 3 dhe nenin 47 të
LPP.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 61 -62 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa me lart rekomandojmë:
OST SHA në cilësinë e Autoritetit Kontraktor të marri masa për të përcjellë
në APP dhe për të kërkuar nga kjo e fundit marrjen e masave administrative
14
për OE “R.....” shpk, i cili ka paraqitur dokumente të rreme gjatë zhvillimit
të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje set shtyllash të montueshme
për raste emergjencash”.
Menjëherë
15.Gjetje nga auditimi:
Për procedurën e prokurimit te zhvilluar me objekt “Blerje rroba pune viti
2016”, në kriteret e DST për kualifikim miratuar me procesverbalin datë
30.09.2016, pika 2.3 6, është kërkuar që: Operatori ekonomik ofertues,
për secilin nga zërat e mallrave objekt prokurimi me përjashtim të zërit
“Syza mbrojtëse”, duhet të paraqesë raportet e analizave të kryer nga
laboratorë Shqiptare të akredituar në Republikën e Shqipërisë në
fushën e tekstil-konfeksioneve, për treguesit fiziko-mekanik e kimik të
lëndës së parë të përdorur nga prodhuesi. Kjo për arsye që të vërtetohet
pajtueshmëria me specifikimet teknike të kërkuara.
Fakti që nuk njihen laboratorë të tjerë ndërkombëtare por vetëm shqiptarë
nuk është në përputhje të plotë me LPP. Në këtë kriter është vendosur me
detyrim testimi i produkteve vetëm në laboratorë shqiptarë, ndërkohë që
ekzistojnë edhe laboratorë të tjerë ndërkombëtarë, tepër të saktë dhe cilësorë
të njohur botërisht, të cilët mund të kryejnë testime mbi mallrat objekt
prokurimi ku përgjigjet këtyre testimeve njihen nga çdo shtet. Pra në
specifikimet teknike duhej të vendosej, në laboratorë Shqiptarë dhe/ose në
laboratorë ndërkombëtarë të akredituar. Vendosja e këtij kriteri është në
kundërshtim me VLM 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të
prokurimit publik”, nenin 46, pika 3 të LPP dhe nenin 27, pika 6 germa “c”.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 64 -65 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa me lart rekomandojmë:
OST SHA në cilësinë e autoritetit kontraktore, për tenderat që do të
zhvillohen në të ardhmen të marri masa për te mos përfshirë në DST në
pjesën e kritereve teknike, kriterin kualifikues ku cilësohet se dokumentimi i
cilësisë se mallrave te jete vetëm nga një lloj laboratori apo institucion i
licencuar.
Në vazhdimësi
16.Gjetje nga auditimi:
Për procedurat e prokurimit të zhvilluar me objekt “Blerje pjesë këmbimi
dhe materiale për mirëmbajtjen e pajisjeve sekondare të nënstacioneve” dhe
“Blerje pajisje këmbimi dhe materiale për mirëmbajtjen e nënstacioneve, në
kërkesat për aftësinë teknike të operatorëve është përcaktuar se: “Për të
vërtetuar besueshmërinë e prodhuesit dhe të produkteve të tij, OR ofertues
duhet të paraqesë një listë referencash për shitjet e prodhuesit në 3 vitet e
fundit për mallrat e së njëjtës natyrë me mallrat objekt prokurimi.
15
Dokumenti duhet të jetë i lëshuar nga prodhuesi”, është kriter i cili është
dubluar për arsye se përmbushjen e gërmës “b” të pikës 1 të nenit 46 të LPP,
“aftësia teknike”, është përcaktuar në pikën 2.3.2 të dokumentet të tenderit,
ku OE ofertues duhet të paraqesë autorizimin e prodhuesit.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 65 -66 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa me lart rekomandojmë:
OST SHA në cilësinë e autoritetit kontraktore, për tenderat që do të
zhvillohen në të ardhmen të marri masa që në DST të përcaktohen kritere te
cilat nuk dublojnë njeri-tjetrin ose mbivendosen.
Në vazhdimësi
17. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi mbi zbatimin e punimeve të kontratës me objekt:
“Rikonstruksioni i pjesshëm i magazinave dhe i garazheve të NJMT-së ”
me Nr. 104 Prot, datë 21.03.2016 me Kontraktorin “E..... M....” sh.p.k me
vlerë 1,861,260 lekë me TVSH u konstatua se:
-Zërat e punimeve (Hidroizolim me emulsion bitumi 2 k.k; F.V kasetë
shkarkimi me llamarinë xingat 0.8 mm; Shtresë llaç çimento, t= 20 mm mbi
katrama) kanë pësuar dëmtime nga mos zbatimi i kushteve teknike të
zbatimit.
-Autoriteti Kontraktor ka bërë likuidimin e situacionit përfundimtar për
kontratën sipas faturës tatimore datë 13.04.2016 në vlerën 1,861,260 lekë me
TVSH përpara deklarimit të procesverbalit të kolaudimit të punimeve (Datë
28.04.2016) në kundërshtim me Udhëzimin Nr. 3, datë 15.2.2001 “Për
mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, pika I “Mbi
mbikëqyrjen e punimeve të ndërtimit” pika 18.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 69 -70 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa më sipër rekomandojmë:
- OST SH.A t’i kërkojë kontraktonit të realizojë riparimin e defekteve të
konstatuara brenda periudhës së përfundimit të garancisë së punimeve, si
dhe zhbllokimi i garancisë së punimeve të bëhet pas kolaudimit përfundimtar
të punimeve.
- OST SH.A të marrë masa që në vazhdimësi në zbatimin e kontratave të
punimeve civile të mos bëjë likuidimin e situacioneve përfundimtare, pa
përcaktuar vlerën përfundimtare të objektit.
Në vazhdimësi
18. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi i zbatimit të procedurës së tenderit me objekt: “Blerje
karburanti, 2016” me Urdhër Prokurimi Nr. 2629/5, datë 37,753,000 lekë
pa TVSH me procedurë të hapur elektronike prokurimi u konstatua se:
16
Autoriteti Kontraktor, ka s’kualifikuar OE “E... P.... D A” SH.A me
argumentin se ky operator “Nuk ka përmbushur pikën 2.3.3 të kapaciteteve
teknike, të shtojcës 8 “kriteret e veçanta”, pasi nuk ka vërtetuar plotësimin
e këtij kriteri për garantimin e furnizimit me karburant, me pika shitje në
asnjë qytetet e kërkuara. Deklarata e paraqitur nga ofertuesi për plotësimin
e kësaj pike, ku ofertuesi pretendon shitjen e karburantit nëpërmjet pikave të
shitjes së “S......-G” shpk, nuk bazohet dhe nuk rregullohet me një
marrëveshje të caktuar, e cila detyrimisht duhet të jetë sipas kërkesave të
nenit 74 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014”. Ndërkohë nga auditimi
elektronik i dokumentacionit në faqen e WEB-it të APP për të njëjtën
procedurë prokurimi me objekt: “Blerje karburanti” për vitin 2014,
konstatojmë se, nga Autoriteti Kontraktor ky operator është shpalluar fitues
me të njëjtat dokumente identike. Për sa më sipër vihet re se nga AK, janë
përdorur dy standarde vlerësimi ndaj këtij operatori me dokumentacion të
njëjtë. Në tenderin për vitin 2014, shpallet fitues, ndërkohë që në tenderin e
vitit 2016 (me të njëjtin dokumentacion) ky operator ekonomik nuk shpallet
fitues. Sa më lart rezulton se, AK nuk ka përmbushur nenin 2 te LPP.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 74 -78 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa më sipër rekomandojmë:
Autoriteti Kontraktor OST SH.A, në vazhdimësi në zhvillimin e procedurave
të prokurimit publik, të garantoje barazi në trajtimin e kërkesave dhe
detyrimeve, që u ngarkohen ofertuesve ose kandidateve, duke synuar rritjen
e eficencës dhe efikasitetit të një procedure prokurimi, mirë përdorimin e
fondeve publike, sigurimin e integritetit dhe transparencës në procedurat e
prokurimit publik e rrjedhimisht rritjen e besimit të publikut.
Në vazhdimësi
19. Gjetje nga auditimi:
Në zbatimin e punimeve të kontratës me objekt: “Ndërtim magazine
konstruksion metalik në N/stacionin Rrashbull” u konstatua se ngritja e
grupit të kolaudimit është bërë rreth 2 (dy) muaj me vonesë në kundërshtim
me Ligjin Nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e
punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, Neni 12 ku thuhet se “Emërimi i
kolaudatorit apo grupit të kolaudimit... brenda 30 ditëve nga përfundimit i
punimeve të ndërtimit”.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 71 -73 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa më sipër rekomandojmë:
OST SHA të marrë masa për të eliminuar praktikat e ngritura me vonesë të
grupit të kolaudimit për kontratat e realizuara të punimeve, për arsye se
17
grup i kolaudimit duhet të ngrihet brenda 30 ditëve nga data e përfundimit
të punimeve të ndërtimit të deklaruara nga zbatuesi i punimeve.
Në vazhdimësi
20. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi i zbatimit të procedurës së tenderit me objekt:
“Rikonstruksioni i segmenteve të linjave 110 kV Selenicë-Drenovë &
selenicë-Fier” me Urdhër Prokurimi Nr. 2598/5 Prot, datë 11.05.2016 me
fond limit 61,650,075 lekë pa TVSH me procedurë të hapur elektronike
prokurimi u konstatua se:
- Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pas shqyrtimit të dokumentacionit të
OE pjesëmarrës në tender, ka propozuar OE “D......” sh.p.k si ofertë
ekonomike më të mirë. Në fakt nga auditimi i dokumentacionit fizik në dosje
dhe ai në sistemin elektronik në faqen e APP u konstatua se KVO-ja ka
marrë në konsideratë deklarimin e operatorit “D......” sh.p.k se do të kryejë
punime me nënkontraktim pa u specifikuar më parë në DST (Njoftimi i
kontratës), në kundërshtim me Nenin 75 (Nënkontraktimi) të VKM Nr. 914,
datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, Pika 2
dhe Pika 4, me Pikën 2.8.1 dhe Pikën 42.1 të Nenit 42 të DST.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 78 -83 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa më sipër rekomandojmë: Autoriteti Kontraktor/Drejtoria e Prokurimeve, të bëjnë një analizë të
kujdesshme të çdo kriteri të vendosur, në mënyrë që të garantojë cilësinë,
reputacionin dhe besueshmërinë e ofertuesve ekonomik për realizimin me
sukses të kontratave me nënkontraktor si dhe në vazhdimësi, të realizojnë
procesin e vlerësimit të ofertave të operatorëve ekonomike, duke gjykuar me
korrektësi mbi plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta të
kualifikim/skualifikimit të dekomentacionit tekniko-ligjorë të dokumenteve të
tenderit në mënyrë që të garantojë një trajtim të barabartë dhe jo
diskriminues për të gjithë operatorët ekonomikë.
Në vazhdimësi
21.Gjetje nga auditimi:
Nga ana drejtorisë së operimit të tregut së OST SHA nuk është bërë njoftimi
në kohë pranë ERE për zgjidhjen e mos marrëveshjeve sipas nenit 14 të
marrëveshjes nr. 46 date 7.11.2014 midis OST SHA dhe kontraktprit A......
shpk ku citohet: Nëse pjesëmarrësi nuk mund ti plotësojë të gjitha kushtet e
rregullave të tregut atëherë pjesëmarrësi ose OST-OT duhet të informojë
ERE-n brenda 10 ditëve pune nga konstatimi për kushtet. Kjo neglizhencë
ka thelluar problematikën midis shoqërisë OST SH.A dhe “A......” sh.p.k.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 109 -113 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 10 të programit të auditimit).
18
Për sa më lart rekomandojmë:
Nga ana drejtorisë së operimit të tregut të OST SH.A të ndjekin dhe të
respektojnë me përpikëri marrëveshjet e nënshkruara mes palëve për të
shmangur vështirësitë dhe penalitetet që rrjedhin nga mos zbatimi i afateve
në kohë reale.
Në vazhdimësi
22.Gjetje nga auditimi:
-Nga auditimi i sistemit të menaxhimit financiar dhe kontrollit për vitin 2016
u konstatua se nuk është ngritur grupi i menaxhimit strategjik, bazuar në
nenet 1 dhe 8 pika b të ligjit nr. 10296 për “Menaxhimi Financiar dhe
Kontrollin”. Gjithashtu Mjedisi i kontrollit për vitin 2016, nuk pasqyrohet në
Rregulloren e Funksionimit të Brendshëm të OST, qarkullimi i shkresave
dhe përcaktimi i ndarjes së detyrave nga Administratori i shoqërisë
(Trajtuar më hollësisht në faqet 101 -106 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 8 të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
-OST SHA të marrë masa për ngritjen e grupit të menaxhimit strategjik,
bazuar në nenin 8 pika b të ligjit nr. 10296 për “Menaxhimi Financiar dhe
Kontrollin”.
-OST SHA të marrë masa për pasqyrimin sa më specifik në Rregulloren e
Funksionimit të Brendshëm qarkullimin e shkresave dhe përcaktimi i ndarjes
së detyrave nga Administratori i shoqërisë.
23.Gjetje nga auditimi:
-Nga auditimi i dokumentacionit në sektorin e menaxhimit të riskut, u
konstatua se nuk është ndërtuar asnjë regjistër risku për vitin 2016-2017, ku
të regjistrohen dhe raportohen masat e marra për parandalimin e mashtrimit
dhe të parregullsive, në shërbim të minimizimit të riskut të mashtrimeve dhe
parregullsive. Nuk është miratuar asnjë strategji risku, e cila duhet
përditësuar çdo tre vjet ose sa herë që ka ndryshime thelbësore të mjedisit të
riskut.
-Nga auditimi i dokumentacionit në drejtim të Aktiviteteve të Kontrollit, u
konstatua se nuk janë hartuar Deklaratat Vjetore mbi cilësinë dhe gjendjen e
sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe nuk janë dorëzuar sipas afateve
ligjore të caktuara në nenin 18, të ligjit për MFK nr. 10296 datë 08.07.2010
dhe pikat nr. 4 e 6 të Udhëzimit të Ministrit të Financave nr. 28, datë
15.12.2011.
-Nga auditimi i dokumentacionit në drejtim të Informimit dhe Komunikimit,
u konstatua se mungon një rregullore e brendshme për “Menaxhimin
Financiar dhe Kontrollin” bazuar në ligjin nr. 10296 datë 08.07.2010, ku të
jenë të implementuara të gjitha pjesët përbërëse të këtij ligji.
19
(Trajtuar më hollësisht në faqet 101 -106 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 8 të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
-OST SHA të marrë masa për të njohur dhe zbatuar kërkesat e ligjit për
MFK dhe të zbatohen me korrektësi për të bërë të mundur ndërtimin e
regjistrit për parandalimin e mashtrimit dhe të parregullsive, në shërbim të
minimizimit të riskut të mashtrimeve dhe parregullsive.
Të miratohet strategjia e riskut dhe të përditësohet çdo tre vjet ose sa herë
që ka ndryshime thelbësore të mjedisit të riskut.
-OST SHA të marrë masa për hartimin e Deklaratave Vjetore mbi cilësinë
dhe gjendjen e sistemeve të kontrollit të brendshëm si dhe të miratojë dhe
implementojë rregullore të brendshme për “Menaxhimin Financiar dhe
Kontrollin” bazuar në ligjin nr. 10296 datë 08.07.2010.
Në vazhdimësi
24.Gjetje nga auditimi:
-Nga auditimi i dokumentacionit në NJOF, u konstatua se është dërguar OST
SHA regjistri i parashikimit të prokurimeve për vitin 2016 për ta paraqitur
në Agjencinë e Prokurimit Publik me shkresën nr. 405/5, datë 18.01.2016,
në kundërshtim me pikën 1, neni 4 i VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për
miratimin e rregullave të prokurimit publik”, (cit.)“Brenda datës 15 janar të
çdo viti, titullari i autoritetit kontraktor miraton dhe dërgon një kopje të
regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik në APP ose në institucionin
qendror.
-Blerjet me vlera të vogla, janë kryer pa u argumentuar nevoja për blerjen e
mallrave,materialeve dhe shërbimeve. Bazuar në VKM 914, datë
29.12.2014, neni 40 pika 3.
-Mungon urdhri i prokurimit për zbatimin e procedurës në formë shkresore,
sepse janë ndryshuar specifikimet teknike nga procedurë në formë
elektronike në formë shkresore, në lidhje me dokumentet që duhet të
paraqesin operatorët ofertues. Bazuar në VKM nr. 914, datë 29.12.2014,
neni 14 pika 4 “Për rregullat e prokurimit publik”.
-Mungon dokumenti i marrjes në dorëzim të mallit të prokuruar nga persona
përgjegjës. Bazuar në Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e
aktiveve në njësitë e sektorit publik”.
-Mungon dokumenti i marrjes në dorëzim të punimeve të prokuruar nga
persona përgjegjës. Bazuar në Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011 “Për
menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 115 -119 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 11 të programit të auditimit).
20
Për sa më lart rekomandojmë:
- Njësia Operative Fier të marrë masa për të njohur dhe zbatuar kërkesat e
ligjit për prokurimin publik dhe ne veçanti bazën ligjore për praktikën e
blerjeve me vlera të vogla, me qëllim eliminimin e mangësive që kryerjen e
një procesi sa më transparent e duke nxitur konkurrencën.
Në vazhdimësi
25.Gjetje nga auditimi:
-Nga auditimi i dokumentacionit në NJOB u konstatua se është dërguar OST
SHA regjistri i parashikimit të prokurimeve për vitin 2016 për ta paraqitur
në Agjencinë e Prokurimit Publik me shkresën nr. 405/9, datë 18.01.2016.
në kundërshtim me pikën 1, neni 4 i VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për
miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
-Nuk është dokumentuar lindja e nevojave për prokurimin e mallrave dhe
shërbimeve, nuk është bërë verifikimi dhe gjendja e mallrave në magazinë.
Shkelje kjo e bazuar në VKM 914, datë 29.12.2014, neni 40 pika 3 “Për
rregullat e prokurimit publik”, (cit.)“ Kur lind nevoja për punë, mallra ose
shërbime, titullari i autoritetit kontraktor ose një zyrtar tjetër i autorizuar
nxjerr urdhrin e prokurimit ku përcaktohen objekti i prokurimit dhe sasia e
tyre”.
- OE fitues i mungojnë dokumentet e kërkuara në ftesën për ofertë si: 2 auto
laboratorë të tipit kombinat. Shkelje kjo e bazuar në LPP 9643, datë
20.11.2006, neni 46 pika 1 “Për prokurimin publik”.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 113 -115 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 11 të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
-Njësia Operative Bulqizë të marrë masa për të njohur dhe zbatuar kërkesat
e ligjit për prokurimin publik dhe ne veçanti bazën ligjore për praktikën e
blerjeve me vlera të vogla, me qëllim eliminimin e mangësive që kryerjen e
një procesi sa më transparent e duke nxitur konkurrencën.
Në vazhdimësi
26.Gjetje nga auditimi:
-Nga auditimi i dokumentacionit në NJOE u konstatua se është dërguar OST
SHA regjistri i parashikimit të prokurimeve për vitin 2016 me shkresën nr.
405/8, datë 18.01.2016. Regjistri i parashikimit të prokurimeve për vitin
2016 është në kundërshtim me pikën 1, neni 4 i VKM nr. 914, datë
29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, (cit.)“Brenda
datës 15 janar të çdo viti, titullari i autoritetit kontraktor miraton dhe dërgon
një kopje të regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik në APP ose në
institucionin qendror.
-Njësia e prokurimit nuk ka ftuar 5 OE me anë të ftesës për ofertë sipas LPP
dhe VKM 914 datë 29.12.2014 neni 40 pika 5.
21
-Nuk është dokumentuar lindja e nevojave për prokurimin e mallrave dhe
shërbimeve, nuk është bërë verifikimi dhe gjendja e mallrave në magazinë.
Shkelje kjo e bazuar në VKM 914, datë 29.12.2014, neni 40 pika 3 “Për
rregullat e prokurimit publik”, (cit.)“ Kur lind nevoja për punë, mallra ose
shërbime, titullari i autoritetit kontraktor ose një zyrtar tjetër i autorizuar
nxjerr urdhrin e prokurimit ku përcaktohen objekti i prokurimit dhe sasia e
tyre”.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 119 -123 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 11 të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
-Njësia Operative Elbasan të marrë masa për të njohur dhe zbatuar kërkesat
e ligjit për prokurimin publik dhe ne veçanti bazën ligjore për praktikën e
blerjeve me vlera të vogla, me qëllim eliminimin e mangësive që kryerjen e
një procesi sa më transparent e duke nxitur konkurrencën.
Në vazhdimësi
27.Gjetje nga auditimi:
-Nga auditimi i inventarëve në njësinë operative Elbasan për vitin 2016 ka
një diferencë prej 4,864,930 lekë ndërmjet gjendjes kontabël dhe gjendjes
fizike në përfundim të inventarizimit, diferencë për të cilën nuk është dhënë
asnjë shpjegim, apo të jetë e faktuar me dokumentacion. Kjo është
konstatuar edhe nga Auditi i Brendshëm i OST SHA, të cilët kanë dhënë
rekomandimin përkatës si dhe e kanë adresuar çështjen në organet e
drejtësisë.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 119 -123 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 11 të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
-OST SHA dhe Drejtoria e Auditit të Brendshëm të marri masa për te
vazhduar ndjekjen e nxjerrjes së përgjegjësive për mangësitë materiale, si
dhe për kryerjen e procesit të inventarizimit jo të saktë në NJOE.
Në vazhdimësi
B. MASA SHPËRBLIM DËMI
1.Gjetje nga auditimi:
Nga ana drejtorisë së operimit të tregut së OST SH.A nuk janë llogaritur
penalitetet që rrjedhin nga mos likuidimi në afat i faturave të lëshuara për
shoqërinë A...... sh.pk. në kundërshtim me pikën 6.13 të marrëveshjes tip
“Për rregullat e tregut shqiptar të energjisë elektrike” dhe pikave 3.6 dhe 3.7
te kontratës “Mbi të drejtat e përdorimit të kapacitetit trasmetues, ndërkufitar
në kufijt e zonës së kontrollit të OST SHA”, veprime të cilat favorizojnë
22
shoqërinë ANTIX sh.a për detyrimin në vlerën e 5,128,943 lekë, i cili
përbën dëm ekonomik për shoqërinë OST sh.a. (Trajtuar më hollësisht në faqet 109 -113 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 10 të programit të auditimit).
Për sa më lart rekomandojmë:
OST SHA të marrin masa për arkëtimin e vlerës 5,128,943 lekë, nga subjekti
ANTIX shpk, si dëm ekonomik i ardhur nga mos llogaritja e penaliteteve për
vonesat e shkaktuara nga mos likuidimi në kohë i faturave të lëshuara dhe
pranuara nga kjo shoqëri.
Menjëherë
2. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi mbi zbatimin e punimeve civile të kontratës me objekt:
“Ndërtimi i linjës së re 110 kV me 2 qarqe Rrashbull-Golem-Kavajë” u
konstatua se, është financuar kontraktori “E... P.....” sh.p.k dhe “A....-I....
G.....C.......” sh.p.k.,., për zëra punimesh të pakryera duke përfituar
padrejtësisht për punë të pakryer në shumën 2,020,000 lekë, duke
shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shoqërisë “Operatori i
Sistemit të Transmetimit” OST SH.A.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 109 -113 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa më sipër rekomandojmë:
OST SH.A, të marrë masa, që t’i kërkojë kontraktorit “E.....P.......” sh.p.k
dhe “A....-I.... G.... C....” sh.p.k., duke ndjekur të gjitha procedurat e
duhura administrative si dhe të gjitha shkallët e gjykimit për arkëtimin e
shumës 2,020,000 lekë, të cilën e ka përfituar tepër për punime të pakryera.
Menjëherë
4.Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi i zbatimit të kontratës nr. 2569/12 datë 26.07.2016 me objekt
“Blerje autovetutrë për nevojat e OST SHA” , me afat të realizimit 3 muaj
nga hyrja në fuqi e saj. Procesverbali i marrjes në dorëzim të mallit, akt-
kolaudimi dhe dhënia e certifikatës së pranimit të mallit janë datë
01.11.2016 ose gjashtë ditë pas afatit të përcaktuar në kontratë. OST SHA
nuk ka njoftuar dhe përllogaritur për vonesën në lëvrimin e mallit, i cili sipas
nenit 10 të kontratës “Likuidimi për dorëzimin e vonuar” është në shumën
338,688 lekë shumë e cila përbënë dëm ekonomik dhe duhet të
dëmshpërblehet nga OE “A..... M..... C...” shpk.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 62-63 të Raportit Përfundimtar të Auditimit,
në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
23
Për sa me lart rekomandojmë:
OST SHA/Drejtoria e Prokurimeve të marrin masa për arkëtimin e vlerës
338,688 lekë, nga OE “A..... M.... C....” shpk, si dëm ekonomik i ardhur, si
penalitet për lëvrimin e vonuar të mallit.
Menjëherë
5. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi mbi zbatimin e punimeve civile të kontratës me objekt:
“Rikonstruksioni i segmenteve të linjave 110 kV Selenicë-Drenovë &
Selenicë-Fier” u konstatua se:
- Kontraktori “D.....” sh.p.k është financuar për zëra punimesh të pakryera
në objekt, duke përfituar padrejtësisht për punë të pakryer në shumën
742,560 lekë, duke shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shoqërisë
“Operatori i Sistemit të Transmetimit” OST SH.A.
- Shtylla elektrike nr. 9 për shkak të erozionit të shkaktuar nga lumi Vjosa,
aktualisht është kthyer në një ishull. Bazamenti i shtyllës së bashku me tetë
pilotat të cilat mbajnë shtyllën janë zbuluar dhe ndodhen nën efektin e
goditjes së vazhdueshme nga rryma e ujit të lumit Vjosë, duke rrezikuar jo
vetën rënien e shtyllës por të gjithë investimin e kryer për rikonstruksionin e
segmenteve të linjave 110 kV Selenicë-Drenove dhe Selenicë-Fier.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 80 -83 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa më sipër rekomandojmë:
- OST SHA, të marrë masa, që t’i kërkojë kontraktorit “D.....” sh.p.k., duke
ndjekur të gjitha procedurat e duhura administrative si dhe të gjitha shkallët
e gjykimit për arkëtimin e shumës 742,560 lekë, të cilën e ka përfituar tepër
për punime të pakryera.
- OST SHA, të marrë masa për mbrojtjen e shtyllës së rrezikuar nga lumi
Vjosa duke garantuar investimin e për rikonstruksionin e segmenteve të
linjave 110 kV Selenicë-Drenove dhe Selenicë-Fier.
Menjëherë
6. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi mbi zbatimin e punimeve civile të kontratës me objekt:
“Ndërtim magazine konstruksion metalik në N/stacionin Rrashbull” u
konstatua se, është financuar kontraktori “L.... K....” sh.p.k., për zëra
punimesh të pakryera dhe për diferenca në zëra dhe volume duke përfituar
padrejtësisht për punë të pakryer në shumën 633,735 lekë, duke shkaktuar
një dëm ekonomik për buxhetin e shoqërisë “Operatori i Sistemit të
Transmetimit” OST SH.A.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 89 -92 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
24
Për sa më sipër rekomandojmë:
OST SH.A, të marrë masa, që t’i kërkojë kontraktorit “L.... K.....” sh.p.k.,
duke ndjekur të gjitha procedurat e duhura administrative si dhe të gjitha
shkallët e gjykimit për arkëtimin e shumës 633,735 lekë, të cilën e ka
përfituar tepër për punime të pakryera.
Menjëherë
7. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi mbi zbatimin e punimeve civile të kontratës me objekt:
“Ndërtimi i linjës së re 110 kV me 2 qarqe Ulëz-Shkopet-Skuraj” u
konstatua se, është financuar kontraktori “D....” sh.p.k., për zëra punimesh
të pakryera duke përfituar padrejtësisht për punë të pakryer në shumën
422,400 lekë, duke shkaktuar një dëm ekonomik për buxhetin e shoqërisë
“Operatori i Sistemit të Transmetimit” OST SH.A.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 92 -97 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa më sipër rekomandojmë:
OST SH.A, të marrë masa, që t’i kërkojë kontraktorit “D......” sh.p.k., duke
ndjekur të gjitha procedurat e duhura administrative si dhe të gjitha shkallët
e gjykimit për arkëtimin e shumës 422,400 lekë, të cilën e ka përfituar tepër
për punime të pakryera.
Menjëherë
B.2. SHPENZIME JO NË PËRPUTHJE ME PARIMET E
EKONOMICITETIT, EFIÇENCËS DHE EFEKTIVITETIT
Për shpenzimet të cilat kanë sjellë një efekt negativ financiar në koston e
Projektit dhe në buxhetin e shtetit, duke sjellë një rëndim të kostove, pasi në
realizimin e shpenzimeve që OST SHA ka kryer dhe nuk është zbatuar
parimi i 3E-ve, Ekonomicitet, Efektivitet dhe Efiçencë.
1.Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi i ankandeve për shitjen e kapaciteteve te lira, u konstatua se
nga mos likuidimi i faturave nr. 269 datë 22.07.2015 me vlerë 22,906,534
lekë dhe nr. 311 datë 24.08.2015 me vlerë 22,191,460 lekë nga shoqëria
A...... sh.p.k për blerjen e kapaciteteve vjetore për muajit Gusht dhe Shtator
2015, janë krijuar të ardhura të munguara për shoqërinë OST SHA në
vlerën prej 45,097,994 lekë. (Trajtuar më hollësisht në faqet 109 -113 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 10 të programit të auditimit).
25
Për sa më lart rekomandojmë:
OST SHA të ndjekë të gjitha procedurat ligjore deri në sekuestro të llogarive
bankare si dhe të pasurive të paluajtshme të shoqërisë A...... shpk,deri në
arkëtimin e plotë të detyrimit të krijuar ku të përfshihen dhe penalitetet
përkatëse sipas marrëveshjes.
Menjëherë
2. Gjetje nga auditimi:
Nga auditimi i zbatimit të procedurës së tenderit me objekt: “Blerje
karburanti, 2016” me Urdhër Prokurimi Nr. 2629/5, datë 20.05.2016 me
fond limit 37,753,000 lekë pa TVSH me procedurë të hapur elektronike
prokurimi u konstatua se:
KVO pas shqyrtimit të dokumenteve të paraqitura nga OE dhe nga BOE, ka
skualifikuar OE “A & T” SH.A; OE “E.... P.... D.... A...” SH.A dhe OE
“S... P.... A...” sh.p.k për mungesë dokumentacioni, si dhe ka kualifikuar
BOE “ B...-O....” SH.A & “O....” sh.p.k dhe BOE “Xh....” sh.p.k &
“K...” sh.p.k & “K.....” SH.A.
- Nga auditimi i dokumentacionit fizik në dosje të BOE të shpallur fitues
“B...-O...Sh.A & O.... shpk” me ofertë me marzh fitimi 13.9 % (Gazoil) dhe
13.7 % (Benzinë) rezulton se, ky BOE nuk garanton furnizimin me
karburant në qytetet Pukë ose Fushë Arrëz, Laç dhe Pogradec, qytete në të
cilat ushtrojnë aktivitetin Njësitë Operative të OST SH.A, në kundërshtim
me Pikën 2.3.3 dhe 2.3.3.1 (kapaciteti teknik në DST).
- Nga verifikimi elektronik i dokumenteve në faqen e APP-së të OE
“E.....P.... Durrës Albania” SH.A, të skualifikuar nga KVO, rezulton se ky
OE garanton furnizimin me karburant me tollona në të gjitha qytetet e
përcaktuara në DST, madje duke ofruar marzh më të ulët prej 6.1 % për
karburantin (Gazoil) dhe 5.4 % për karburantin (benzinë).
- Nga verifikimi elektronik i dokumenteve në faqen e APP-së të BOE
“Xh....” sh.p.k & “K.....” sh.p.k & “K.....” SH.A., rezulton se KVO ka
kualifikuar në mënyrë të padrejte këtë BOE, me mungesë dokumentacioni.
Kualifikimi nga ana e KVO-së dhe shpallja fitues nga AK i OE “B....-O.....”
SH.A si dhe skualifikimi i padrejtë i OE “E..... P.....” SH.A për mungesë të
dokumentit si BOE e cila në thelb nga auditimi i dokumentacionit, cilësohet
si një devijim i vogël në respektim të Ligjit Nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për
prokurimin publik”, i ndryshuar, Neni 53, Pika 4, ku dhe me një diferencë në
marzhin e fitimit prej 6.1 % për karburantin (Gazoil) dhe 5.4 % për
karburantin (benzinë) duke i shkaktuar buxhetit të shoqërisë Operatori i
Sistemit të Transmetimit (OST) SH.A, rritje efektive te vlerës së kontratës,
si dhe renduar në mënyre të padrejte shpenzimet në shumën 2,227,127 lekë
duke sjell efekt negativ për buxhetin e shoqërisë, sepse këto shpenzime nuk
janë në përputhje me parimin e 3E-ve (Ekonomicitet, Efektivitet dhe
Eficience).
(Trajtuar më hollësisht në faqet 74 -78 të Raportit Përfundimtar të
26
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa më sipër rekomandojmë: Autoriteti Kontraktor si dhe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, në vijimësi
të eliminojë problematikë e konstatuar lidhur me nivelet e pranuara nga
Ministria e Financave, duke eliminuar kështu koston shtesë dhe shmangien
e efekteve negativë që vjen nga përzgjedhja e gabuar e fituesit.
Menjëherë
3.Gjetje nga auditimi:
Procedura e prokurimi e zhvilluar me objekt “Blerje e dy autobusëve me
kapacitet 52-55 vende për transportin e administratës së OST SHA”.
Për përllogaritjen e vlerës limit të kontratës është bërë testimi i tregut. Ftesa
për ofertë është adresuar në katër OE, të cilët kanë sjell ofertat dhe nga
përllogaritja e çmimit mesatar dhe pas konvertimit të çmimit të ofruar në
euro me kursin e këmbimit të datës 06.10.2016 në shumën 123.33 lek/euro
vlera e përllogaritur e kontratës për këtë procedurë është në shumën
48,960,434 leke pa TVSH.
Për blerjen e dy autobusëve AK ka zhvilluar në muajin nëntor 2016
procedurën e prokurimit sipas urdhrit të prokurimit nr. 6066/6 datë
14.11.2016, procedurë e cila është anuluar për shkak se OE nuk ka
përmbushur të gjitha specifikimet teknike të kërkuara. Me shkresën nr.
6066/11 datë 27.12.2016 është kërkuar rihapja e procedurës. Me urdhër
prokurimi nr. 7860/3 datë 27.12.2016 është hapur procedura e prokurimit me
vlerë të kontratës 48,960,434 lekë pa TVSH
Nga auditimi u konstatua se ndonëse tre oferta të paraqitura nga OE të cilët i
janë përgjigjur ftesës për ofertë për testim tregu, janë në monedhën euro, nga
komisioni i përllogaritjes së vlerës së kontratës i përbërë nga E.... K..... shef i
ZBV dhe S..... H...... specialistë, nuk është bërë një rillogaritje duke marr si
bazë kursin e këmbimit në momentin e shpalljes së procedurës së tenderit,
por është marr si bazë kursi i këmbimit të procedurës së anuluar ai i datës
6.10.2016 ose dy muaj më parë. Në datën e nxjerrjes së urdhrit të prokurimit
datë 27.12.2016 kursi zyrtar i publikuar nga Banka e Shqipërisë është 134.54
lek/euro dhe duke bërë llogaritjen me këtë kurs vlera e përllogaritur e vlerës
së kontratës duhej të ishte në shumën 47,758,530 lekë, pra rezulton se fondi
limit është llogaritur më tepër për shumën 1,201,904 lekë, shumë e cila e
ka rritur fiktivish fondin limit.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 63 -64 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit, në çështjen nr. 7 të programit të auditimit).
Për sa me lart rekomandojmë:
OST SHA/Drejtoria e Prokurimeve të marrin masa që ne te ardhmen për
procedura prokurimi te anuluara dhe që rihapen në një kohë të dytë, të
saktësoje vlerën e përllogaritur të kontratës me qëllim përcaktimin e një
27
fondi limit sa me real dhe të konvertuar me kursin momental të monedhës
përkatëse.
Menjëherë
C. MASA DISIPLINORE
I. Mbështetur në nenet 37, 141 e 153 pikat 1 dhe 2 të ligjit nr. 7961, datë
12.7.1995 “Kodi i Punës”, i ndryshuar, dhe kontratës kolektive të punës nr.
2298/7, datë 20.06.2013, neni 67, si dhe kontratave individuale, i kërkojmë
Administratorit të Shoqërisë, që të fillojnë procedurat për dhënien e masave
disiplinore:
“Vërejtje” ose “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” ose
“Kalim në një detyrë të një niveli apo klase më të ulët për një periudhë deri
6-muaj”, mbasi të analizojnë shkeljet e konstatuar.
1. Znj. A.D, në cilësinë e anëtarit të KVO-së, për arsye se:
-Për procedurën me Urdhër Prokurimi Nr. A 2629/5, datë 20.05.2016 me
objekt “Blerje karburanti, 2016” ka kualifikuar me të pa drejtë operatorin
ekonomik “B....-O......” SHA dhe ka skualifikimi me të padrejtë operatorin
ekonomik “E.... P......” SHA, duke shkaktuar një efekt negativ në shumën
2,227,127 lekë për buxhetin e OST SHA dhe jo në përputhje me parimin e
3E-ve. Ky veprim është në kundërshtim me specifikimet e përcaktuara në
DST.
- Në administrimin e marrëdhënieve të punës ka mangësi në përcaktimin e
llojit të arsimimit për pozicionet e punës, përshkrimet e punës, procedurat e
rekrutimit, procedurat e dhënies së masave disiplinore dhe në procedurat e
largimit të punonjësve nga puna.
- Në kriteret e kualifikimit të punonjësve ka shumë pozicione pune për të
cilat nuk është përcaktuar lloji i arsimit.
- Në rregulloren aktuale te shoqërisë nuk ka marrë masa për që gjatë hartimit
të saj (rregullores) të ketë përcaktuar detyrat apo përshkrim pune për çdo
post pune, duke bërë që detyrat brenda drejtorisë të mos jenë të ndara dhe
duke shmangur përgjegjësinë e realizimit të detyrave brenda drejtorisë apo
njësisë përkatëse.
-Konstatohet se fondi i veçantë është përdorur për shpërblimin e disa
punonjësve për realizimin e objektivave të ngarkuara, ndërkohë që në bazë
edhe të rregullores së brendshme të institucionit nuk ka përshkrim pune për
çdo pozicion pune, nuk ka objektiva të vendosura në fillim të periudhës për
këta punonjës si dhe nuk është kryer ndonjë vlerësim objektiv mbi bazë
rezultati në punë për dhënien e këtyre shpërblimeve.
-Nuk ka procedura të qarta lidhur me marrjen në punë të punonjësve,
konkurrimin dhe vlerësimin e kandidatëve si dhe dhënien e masave
disiplinore dhe mënyrën e aplikimit të tyre nga punonjësit.
28
(Trajtuar më hollësisht në faqet 34-37 dhe 54-98 të Raportit Përfundimtar
të Auditimit).
2. Znj.A.M. në pozicionin e drejtores së operimit të tregut:
-Nga ana e shoqërisë OST sh.a nuk janë përllogaritur dhe përfshira
penalitetet për ditë vonese të faturave sipas pikave 3.6 dhe 3.7 të kontratës
marrëveshjes midis palëve. Detyrimet dhe interesat bankarë për ditë vonesë
janë llogaritur vetëm detyrimet sipas pikës 3.8 të marrëveshjes te cilat
përbejnë interest bankare ditore sipas normës së interesit të Bankës së
Shqipërisë e cila për këtë periudhe ka qenë 0.25%, ndërkohë që penaliteti për
ditë vonesë në respektim të pikës 6.13 të marrëveshjes tip dhe pikave 3.6 dhe
3.7 të marrëveshjes midis palëve nuk është llogaritur detyrimi për shoqërinë
A....... sh.a që arrin në vlerën 5,128,943 lekë e cila përbën dëm ekonomik për
shoqërinë OST SHA dhe duhet të përfshihet në detyrimin e akumuluar për
shoqërinë A..... sh.p.k për tu arkëtuar.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 108-113 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
3. Z. E.A., në cilësinë e anëtarit të KVO-së, për arsye se:
- për procedurën me Urdhër Prokurimi Nr. A 2629/5, datë 20.05.2016 me
objekt “Blerje karburanti, 2016” ka kualifikuar me të pa drejtë operatorin
ekonomik “B....-O...” SHA dhe ka skualifikimi me të padrejtë operatorin
ekonomik “E..... P.....” SH.A, duke shkaktuar një efekt negativ në shumën
2,227,127 lekë për buxhetin e OST SH.A dhe jo në përputhje me parimin e
3E-ve (Ekonomicitet, Efektivitet dhe Eficience). Ky veprim është në
kundërshtim me specifikimet e përcaktuara në DST.
-Aktualisht deri në fund të periudhës objekt rezulton se OST SHA ka që prej
vitit 2011-2015 pa i paguar pronarit, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik,
Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dividendin në vlerën 846,687,877 lekë.
Ministri me shkresën nr. 1034, datë 5.02.2016 i ka kërkuar Këshillit
Mbikëqyrës marrjen e masave të menjëhershme për likuidimin e vlerës duke
caktuar një skedul likuidimi.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
4. Z. E.K., ne cilësinë e anëtarit te KVO Njësisë se Prokurimit dhe anëtarit
te grupit për përllogaritjen e fondit limit,sepse:
- Për procedurën me Urdhër Prokurimi Nr. A 2629/5, datë 20.05.2016, me
objekt “Blerje karburanti, 2016”, ka kualifikuar me të pa drejtë operatorin
ekonomik “B.....-O...” SHA dhe ka skualifikimi me të padrejtë operatorin
ekonomik “E..... P....” SHA, duke shkaktuar një efekt negativ në shumën
2,227,127 lekë për buxhetin e OST SHA dhe jo në përputhje me parimin e
3E-ve (Ekonomicitet, Efektivitet dhe Eficience). Ky veprim është në
kundërshtim me specifikimet e përcaktuara në DST.
-Ne procedurat e prokurimit te zhvilluara me objekt “Blerje rroba pune për
vitin 2016” dhe “Blerje pajisje këmbimi dhe materiale për mirëmbajtjen e
29
nënstacioneve” ka vendosur specifikimin teknik 1.3.6 dhe pikat 5, 15
(aftesite teknike te operatoreve) ne kundërshtim me LPP.
-Ne procedurën e prokurimit me objekt “Blerje e dy autobusëve me kapacitet
52-55 vende për transportin e administratës se OST SHA”, ne cilësinë e
anëtarit te grupit për përllogaritjen e fondit limit, nuk ka bere rivlerësim te
fondit limit për tendrin e rihapur pasi është bere anulimi i kësaj procedure ne
shpalljen e pare. Si pasoje është shkaktuar një rritje fiktive e fondit ne
shumen 1,201,904 leke.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
5. Znj. N.Xh., ne cilësinë e anëtarit te Njësisë se Prokurimit në cilësinë e
anëtarit të Komisionit të prokurimit të blerjeve me vlera të vogla, për arsye
se:
-Ne tenderin me objekt “Blerje pajisje këmbimi dhe materiale për
mirëmbajtjen e pajisjeve sekondare te nënstacioneve”, ka përcaktuar kërkesa
për aftësinë teknike ne kundërshtim me ligjin për PP.
-Ne procedurën e prokurimit me objekt “Blerje e dy autobusëve me kapacitet
52-55 vende për transportin e administratës se OST SHA”, ka përcaktuar
kriterin 2.3.6 ne kundërshtim me nenin 1, pika 1, germat “c,ç, nenin 26 te
LPP si dhe VKM nr. 914 date 29.12.2014.
-Gjithashtu e njëjta shkelje është konstatuar edhe ne procedurat e prokurimit
te zhvilluar me objekt “Blerje autovetura për nevojat e OST SHA” dhe
“Blerje dhe instalim i dy seteve te montimit te izolatorëve N/S Rrashbull dhe
N/S Elbasan”.
-Ne procedurën e prokurimit publik “Furnizimi i nënstacionit 110/154 kv
Bistrice”, ne Kushtet e Veçanta te Kontratës nuk kane përcaktuar masën e
pagesës paraprake, veprim ne kundërshtim me nenin 1 te LPP germat “c, ç.
- Për blerjet me vlera të vogla në vitin 2016 sipas regjistrit të parashikimit
(Aparati) është parashikuar vlera 16,800 mijë lekë për 21 objekte prokurimi
duke parashikuar për çdo blerje limitin e lejuar prej 800 mijë lekë. Ndërkohë
që në regjistrin e realizimit konstatohen 25 objekte prokurimi me një fond
total prej 23,300 mijë duke bërë një shtesë në regjistrin e prokurimeve për 4
objekte. Ndryshimet dhe shtesat në regjistrin e prokurimeve me vlera të
vogla nuk janë dërguar në APP në kundërshtim me pikën 4, neni 4 i VKM
nr. 914, datë 29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i
ndryshuar.
Nga auditimi i regjistri të parashikimit dhe realizmit konstatohet se janë
parashikuar në total 23,300 mijë dhe janë realizuar 13,522 mijë, ose në
masën 58.04%, veprim i cili flet për parashikim tej nevojave për mallra e
shërbime. Në përgjithësi mangësitë e konstatuara janë:
Në të gjitha rastet mungon procedura e pritjes dhe kolaudimit të mallit para
magazinimit në kundërshtim me pikat 42-50 të Udhëzimit nr.30 datë
27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i
ndryshuar.
30
Në disa raste mungojnë tre ofertat e llogaritjes së fondit limit në kundërshtim
me nenin 40, VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të
prokurimit publik”.
Në asnjë rast nuk është e dokumentuar mungesa në magazinë ditën e bërjes
së kërkesës për fillimin e procedurës.
Në të gjitha rastet afati i dorëzimit të ofertave është 24 orë, kjo çon në ulje të
konkurrencës.
-Nga auditimi i praktikave të blerjeve me vlera të vogla u konstatuan
mangësi në lidhje me plotësimin e dokumentacioneve justifikuese të hartimit
të fondit limit, ku mungonin tre ofertat, gabime në hartimin e
procesverbaleve etj., veprime në kundërshtim me neni 40, VKM nr. 914,
datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
- Me Urdhër Prokurimin nr. 11, datë 19.02.2016, me fond limit 783,330 lekë
është zhvilluar procedura “Monitorimin e shtypit të shkruar dhe elektronik,
arkivimin elektronik të medias për OST Sh.A, si dhe përditësimin e arkivës
elektronike të të gjithë informacionit për OST Sh.A”. Në këtë procedure
janë paraqitur 5 operator ekonomik. Konstatohet se janë zbatuar afatet e
njoftimit dhe se janë tërhequr nga procedura 2 operatorët e renditur të parë.
Me operatorin e renditur të tretë është lidhur kontrata nr. 1077/1, datë
25.02.2016 me vlerë 697,137 pa TVSH.
Nga auditimi i praktikës konstatohet se një pjesë e specifikimeve teknike të
vendosura në ftesën për ofertë për shërbimin që do të ofrohet nuk janë
vendosur në kontratë dhe vlera e kontratës është e njëjtë.
Gjithashtu përshkak të specifikës dhe natyrës së vet shërbimit, ku duhet
dalluar se cilat artikuj të sektorit energjetik i përkasin OST Sh.A dhe impakti
i ulët që ka në veprimtarin, misionin dhe vizionin e OST Sh.A vlera prej
697,137 lekë është shpenzim joefektiv.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
6. Z. E.A, në cilësinë e anëtarit të Komisionit të prokurimit të blerjeve me
vlera të vogla, sepse:
- Ndryshimet dhe shtesat në regjistrin e prokurimeve me vlera të vogla nuk
janë dërguar në APP në kundërshtim me pikën 4, neni 4 i VKM nr. 914, datë
29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
Në disa raste mungojnë tre ofertat e llogaritjes së fondit limit në kundërshtim
me nenin 40, VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të
prokurimit publik”.
-Në asnjë rast nuk është e dokumentuar mungesa në magazinë ditën e bërjes
së kërkesës për fillimin e procedurës.
-Në të gjitha rastet afati i dorëzimit të ofertave është 24 orë, kjo çon në ulje
të konkurrencës.
- Me Urdhër Prokurimin nr. 27, date 23.03.2016, ka filluar procedura e
prokurimit për biletë avioni vajtje - ardhje Tiranë – Bruksel. Pas përfundimit
të procedurës së blerjes elektronike operatori ka paraqitur biletën dhe faturën
31
tatimore nr. 301, datë 25.03.2016. Në datë 07.04.2016 Drejtori i DDO ka
bërë kërkesë për anullim bilete avioni me motivin se ka propozim për
anullim eventi nga organizatorët, bashkëlidhur praktikës nuk ka snjë
dokument nga organizatorët që të konfirmojë anullimin e eventit. Vlera prej
44,800 lekë përbën shpenzim jo efektiv.
-Nga auditimi i praktikës se blerjeve te vogla me UP nr.11 date 19.02.2016
konstatohet se një pjesë e specifikimeve teknike të vendosura në ftesën për
ofertë për shërbimin që do të ofrohet nuk janë vendosur në kontratë dhe
vlera e kontratës është e njëjtë.
Gjithashtu përshkak të specifikës dhe natyrës së vet shërbimit, ku duhet
dalluar se cilat artikuj të sektorit energjitik i përkasin OST Sh.A dhe impakti
i ulët që ka në veprimtarin, misionin dhe vizionin e OST Sh.A vlera prej
697,137 lekë është shpenzim joefektiv.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
7. Zj. S.P., në cilësinë e anëtarit të Komisionit të prokurimit të blerjeve me
vlera të vogla, sepse:
- Ndryshimet dhe shtesat në regjistrin e prokurimeve me vlera të vogla nuk
janë dërguar në APP në kundërshtim me pikën 4, neni 4 i VKM nr. 914, datë
29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
-Në të gjitha rastet mungon procedura e pritjes dhe kolaudimit të mallit para
magazinimit në kundërshtim me pikat 42-50 të Udhëzimit nr.30 datë
27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i
ndryshuar.
-Në disa raste mungojnë tre ofertat e llogaritjes së fondit limit në
kundërshtim me nenin 40, VKM Nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e
rregullave të prokurimit publik”.
Në asnjë rast nuk është e dokumentuar mungesa në magazinë ditën e bërjes
së kërkesës për fillimin e procedurës.
Në të gjitha rastet afati i dorëzimit të ofertave është 24 orë, kjo çon në ulje të
konkurrencës.
-Nga auditimi i praktikave të blerjeve me vlera të vogla u konstatuan
mangësi në lidhje me plotësimin e dokumentacioneve justifikuese të hartimit
të fondit limit, ku mungonin tre ofertat, gabime në hartimin e
procesverbaleve etj., veprime në kundërshtim me neni 40, VKM nr. 914,
datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
- Për praktikën e blerjes me vlera te vogla me UP nr. 27, date 23.03.2016,
Drejtori i DDO në datë 07.04.2016 ka bërë kërkesë për anullim bilete avioni
me motivin se ka propozim për anullim eventi nga organizatorët,
bashkëlidhur praktikës nuk ka snjë dokument nga organizatorët që të
konfirmojë anullimin e eventit. Vlera prej 44,800 lekë përbën shpenzim jo
efektiv.
-Praktika për blerjet me vlera te vogla me UP nr. 11 datë 19.02.2016
konstatohet se një pjesë e specifikimeve teknike të vendosura në ftesën për
32
ofertë për shërbimin që do të ofrohet nuk janë vendosur në kontratë dhe
vlera e kontratës është e njëjtë.
Gjithashtu përshkak të specifikës dhe natyrës së vet shërbimit, ku duhet
dalluar se cilat artikuj të sektorit energjitik i përkasin OST Sh.A dhe impakti
i ulët që ka në veprimtarin, misionin dhe vizionin e OST Sh.A vlera prej
697,137 lekë është shpenzim joefektiv.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
8. Z. S.H., ne cilësinë e anëtarit te grupit për përllogaritjen e fondit limit dhe
në cilësinë e anëtarit të komisionit të prokurimit të blerjeve me vlera të
vogla,sepse:
-Ne procedurën e prokurimit me objekt “Blerje e dy autobusëve me kapacitet
52-55 vende për transportin e administratës se OST SHA”, ne cilësinë e
anëtarit te grupit për përllogaritjen e fondit limit, nuk ka bere rivlerësim te
fondit limit për tendrin e rihapur pasi është bere anulimi i kësaj procedure ne
shpalljen e pare. Si pasoje është shkaktuar një rritje fiktive e fondit ne
shumen 1,201,904 leke.
-Ne procedurën e prokurimit me objekt “Blerje dhe instalim i dy seteve te
montimit te izolatorëve N/S Rrashbull dhe N/S Elbasan”., ka përcaktuar
kriterin 2.3.6 ne kundërshtim me nenin 1, pika 1, germat “c,ç, nenin 26 te
LPP si dhe VKM nr. 914 date 29.12.2014.
- Ndryshimet dhe shtesat në regjistrin e prokurimeve me vlera të vogla nuk
janë dërguar në APP në kundërshtim me pikën 4, neni 4 i VKM nr. 914, datë
29.12.2014, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar.
Nga auditimi i regjistri të parashikimit dhe realizmit konstatohet se janë
parashikuar në total 23,300 mijë dhe janë realizuar 13,522 mijë, ose në
masën 58.04%, veprim i cili flet për parashikim tej nevojave për mallra e
shërbime. Në përgjithësi mangësitë e konstatuara janë:
Në të gjitha rastet mungon procedura e pritjes dhe kolaudimit të mallit para
magazinimit në kundërshtim me pikat 42-50 të Udhëzimit nr.30 datë
27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i
ndryshuar.
-Në asnjë rast nuk është e dokumentuar mungesa në magazinë ditën e bërjes
së kërkesës për fillimin e procedurës.
-Në të gjitha rastet afati i dorëzimit të ofertave është 24 orë, kjo çon në ulje
të konkurrencës.
-Nga auditimi i praktikave të blerjeve me vlera të vogla u konstatuan
mangësi në lidhje me plotësimin e dokumentacioneve justifikuese të hartimit
të fondit limit, ku mungonin tre ofertat, gabime në hartimin e
procesverbaleve etj., veprime në kundërshtim me neni 40, VKM nr. 914,
datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
9. Z. C.R. ne cilësinë e anëtarit te Njësisë se Prokurimit, për arsye se:
33
-Ne procedurën “Blerje rroba pune për vitin 2016” ka vendosur specifikimin
teknik 1.3.6 ne kundërshtim me LPP.
-Ne procedurën e prokurimit me objekt “Blerje e dy autobusëve me kapacitet
52-55 vende për transportin e administratës se OST SHA”, ka përcaktuar
kriterin 2.3.6 ne kundërshtim me nenin 1, pika 1, germat “c,ç, nenin 26 te
LPP si dhe VKM nr. 914 date 29.12.2014.
-Gjithashtu e njëjta shkelje është konstatuar edhe ne tenderin me objekt
“Blerje autovetura për nevojat e OST SHA”.
-Ne procedurën e prokurimit publik “Furnizimi i nënstacionit 110/154 kv
Bistrice”, ne Kushtet e Veçanta te Kontratës nuk kane përcaktuar masën e
pagesës paraprake, veprim ne kundërshtim me nenin 1 te LPP germat “c, ç.
-Ne procedurën e prokurimit te zhvilluara me objekt “ “Blerje pajisje
këmbimi dhe materiale për mirëmbajtjen e nënstacioneve” ka vendosur
specifikimin teknik pikat 5, 15 (aftësitë teknike te operatoreve) ne
kundërshtim me LPP.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
10. Z. D.D. ne cilësinë e anëtarit te Njësisë se Prokurimit dhe me detyrë
përgjegjës i sektorit të shërbimeve, për arsye se:
-Ne procedurën e prokurimit me objekt “Blerje e dy autobusëve me kapacitet
52-55 vende për transportin e administratës se OST SHA”, ka përcaktuar
kriterin 2.3.6 ne kundërshtim me nenin 1, pika 1, germat “c,ç, nenin 26 te
LPP si dhe VKM nr. 914 date 29.12.2014.
-Gjithashtu e njëjta shkelje është konstatuar edhe ne tenderin me objekt
“Blerje autovetura për nevojat e OST SHA”.
“Blerje dhe instalim i dy seteve te montimit te izolatorëve N/S Rrashbull dhe
N/S Elbasan”. “Blerje dhe instalim i dy seteve te montimit te izolatorëve N/S
Rrashbull dhe N/S Elbasan”.
- Nga auditimi i konsumimit të karburantit rezultoi se çdo muaj për
harxhimin e karburantit hartohet analiza e harxhimit të karburantit, e cila
mbështetet mbi procesverbalin e leximit të kilometraxhit cdo fillim muaji.
Nga ky procesverbal konstatohet se zëri i gjendjes së karburantit në serbator
të makinës është fiktiv dhe i pa saktë pasi në disa raste gjendja e karburantit
në serbator ka dal negative ose me vlera shumë të larta që serbatori nuk
mund ti mbaj për kapacitetin e tij real.
Bazuar mbi këto procesverbale është hartuar edhe analiza e harxhimit të
karburantit, e cila hartohen me një saktësi deri në dy shifra pas presjes
dhjetore, e cila bazuar në kushtet teknike që zhvillohet është e pamundur të
kryhet.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
11. Z. A.N. ne cilësinë e anëtarit te Njësisë se Prokurimit, për arsye se:
-Ne procedurën “Blerje rroba pune per vitin 2016” ka vendosur specifikimin
teknik 1.3.6 ne kundërshtim me LPP.
34
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
12. Z. A.V. ne cilësinë e anëtarit te Njësisë se Prokurimit, për arsye se:
-Ne tenderin me objekt “Blerje pajisje këmbimi dhe materiale për
mirëmbajtjen e pajisjeve sekondare te nënstacioneve”, ka përcaktuar kërkesa
për aftësinë teknike ne kundërshtim me ligjin për PP.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
13. Z. K.B. i, ne cilësinë e anëtarit te Njësisë se Prokurimit, për arsye se:
-Ne tenderin me objekt “Blerje pajisje këmbimi dhe materiale për
mirëmbajtjen e pajisjeve sekondare te nënstacioneve”, ka përcaktuar kërkesa
për aftësinë teknike ne kundërshtim me ligjin për PP.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
14. Z. A.P., ne cilësinë e anëtarit te Njësisë se Prokurimit për arsye se:
-Ne procedurën e prokurimit me “Blerje autovetura për nevojat e OST SHA”
dhe “Blerje dhe instalim i dy seteve te montimit te izolatorëve N/S Rrashbull
dhe N/S Elbasan”, ka përcaktuar kriterin 2.3.6 ne kundërshtim me nenin 1,
pika 1, germat “c,ç, nenin 26 te LPP si dhe VKM nr. 914 date 29.12.2014.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
15. Z. G.D. ne cilësinë e anëtarit te Njësisë se Prokurimit për arsye se:
-Ne procedurën e prokurimit publik “Furnizimi i nënstacionit 110/154 kv
Bistrice”, ne Kushtet e Veçanta te Kontratës nuk kane përcaktuar masën e
pagesës paraprake, veprim ne kundërshtim me nenin 1 te LPP germat “c, ç.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
16. Z. D.S. ne cilësinë e anëtarit te Njësisë se Prokurimit për arsye se:
-Ne procedurën e prokurimit te zhvilluara me objekt “ “Blerje pajisje
këmbimi dhe materiale për mirëmbajtjen e nënstacioneve” ka vendosur
specifikimin teknik pikat 5, 15 (aftësitë teknike te operatoreve) ne
kundërshtim me LPP.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 54-98 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
17. Znj. L.C;
18. Z. A.C.;
19. Z. E.L ne cilësinë e anëtareve te Komisionit te Prokurimeve me vlera te
vogla, ne Njësinë Operative Burrel, për arsye se:
-Në procedurat e prokurimit për “Blerje vegla pune”, “Blerje materiale
elektrike”, “Rimbushje fikse zjarri”, për vitin 2016, me vlerë të fondit limit
1,037,550 lekë dhe kontratë të lidhur me vlerë 827,100 lekë, nuk është
dokumentuar lindja e nevojave për prokurimin e mallrave dhe shërbimeve,
35
nuk është bërë verifikimi dhe gjendja e mallrave në magazinë. Shkelje kjo e
bazuar në VKM 914, datë 29.12.2014, neni 40 pika 3 “Për rregullat e
prokurimit publik”.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 113-125 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
20. Znj. M.M.;
21. Z. E.K.;
22.Z. Ll.A, ne cilësinë e anëtareve te Komisionit te Prokurimeve me vlera te
vogla, ne Njësinë Operative Fier, për arsye se:
-Në procedurat e prokurimit për “Blerje materiale elektrike të ndryshme”,
“Shërbime Zyrtare dhe mallra të tjera”, “Riparim vegla pune”, “Blerje 3
dollapë metalik”, Sistemim i kanaleve të ujërave të sipërme të N/stacionit
220kv Babicë”, për vitin 2016 me vlerë të fondit limit 2,587,720 lekë dhe
kontratë të lidhur me vlerë 2,561,298 lekë, ku u konstatua këto shkelje:
-Blerjet me vlera të vogla, janë kryer pa u argumentuar nevoja për blerjen e
mallrave, materialeve dhe shërbimeve. Bazuar në VKM 914, datë
29.12.2014, neni 40 pika 3 “Për rregullat e prokurimit publik”.
-Mungon urdhri i prokurimit për zbatimin e procedurës në formë shkresore,
sepse janë ndryshuar specifikimet teknike nga procedurë në formë
elektronike në formë shkresore, në lidhje me dokumentet që duhet të
paraqesin operatorët ofertues. Bazuar në VKM 914, datë 29.12.2014, neni 14
pika 4 “Për rregullat e prokurimit publik”.
-Mungon dokumenti i marrjes në dorëzim të mallit të prokuruar nga persona
përgjegjës. Bazuar në Udhëzimin 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e
aktiveve në njësitë e sektorit publik”.
-Ndryshimet dhe shtesat në regjistrin e prokurimeve me vlera të vogla nuk
janë dërguar në OST sh.a për tu paraqiten në APP, në kundërshtim me pikën
4, neni 4 i VKM nr. 914, datë 29.12.2014.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 113-125 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
23. Z. Sh.N;
24. Znj.MC;
25. Z.D. K. në cilësinë e anëtareve te Komisionit te Prokurimeve me vlera te
vogla, në Njësinë Operative Elbasan, për arsye se:
-Në procedurat e prokurimit për “Blerje materiale mekanike për riparime dhe
mirëmbajtje të ndryshme”, “Rimbushje fikse zjarri”, “Blerje materiale dhe
artikuj të ndryshme”, “Shërbime të mirëmbajtjes së ambienteve të njësisë”,
“Blerje materiale higjeno-sanitare”, “Blerje shtypshkrime dhe fotokopjime”,
për vitin 2016 me vlerë të fondit limit 4,003,207 lekë dhe kontratë të lidhur
me vlerë 3,529,715 lekë, ku u konstatua këto shkelje:
-Njësia e prokurimit nuk ka ftuar 5 OE me anë të ftesës për ofertë sipas LPP
dhe VKM 914 datë 29.12.2014 neni 40 pika 5.
36
-Nuk është dokumentuar lindja e nevojave për prokurimin e mallrave dhe
shërbimeve, nuk është bërë verifikimi dhe gjendja e mallrave në magazinë.
Shkelje kjo e bazuar në VKM 914, datë 29.12.2014, neni 40 pika 3 “Për
rregullat e prokurimit publik”, (cit.)“ Kur lind nevoja për punë, mallra ose
shërbime, titullari i autoritetit kontraktor ose një zyrtar tjetër i autorizuar
nxjerr urdhrin e prokurimit ku përcaktohen objekti i prokurimit dhe sasia e
tyre”.
(Trajtuar më hollësisht në faqet 113-125 të Raportit Përfundimtar të
Auditimit).
Me ndjekjen dhe kontrollin e zbatimit të detyrave dhe masave të përcaktuara
në këtë vendim ngarkohet Departamenti i Auditimit të Shoqërive Publike.
Bujar LESKAJ
K R Y E T A R