Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet...

194
KONKURRENCA, EFIÇENCA DHE STABILITETI NË TREGUN BANKAR SHQIPTAR (Analizë mbi zhvillimin, tendencat dhe lidhjet midis tyre) DISERTACION Në Kërkim të Gradës Shkencore Doktor i Shkencave Ekonomike PUNOI: UDHËHEQËS SHKENCOR: Suela KRISTO (THIMO) Prof. Asoc. Dr. Servete GRUDA TIRANË, Qershor 2011 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT

Transcript of Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet...

Page 1: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

KONKURRENCA, EFIÇENCA DHE STABILITETI NË

TREGUN BANKAR SHQIPTAR (Analizë mbi zhvillimin, tendencat dhe lidhjet midis tyre)

DISERTACION Në Kërkim të Gradës Shkencore

Doktor i Shkencave Ekonomike

PUNOI: UDHËHEQËS SHKENCOR:

Suela KRISTO (THIMO) Prof. Asoc. Dr. Servete GRUDA

TIRANË, Qershor 2011

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I EKONOMISË

DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT

Page 2: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

ii

Abstrakt

Thuajse të gjithë konsumatorët përdorin produktet dhe shërbimet bankare. Nëse ky treg do të

funksiononte më së miri atëherë sigurisht që mirëqenia do të ishte e lartë. Duke pasur parasysh

karakteristikat e veçanta të tregut bankar, supozimi se rritja e nivelit të konkurrencës do të mund

ta bënte një gjë të tillë, shpeshherë, është kundërshtuar nga fakti se ajo mund të ishte e rrezikshme

për stabilitetin e tyre. Prandaj natyrshëm lind pyetja: se cili është niveli optimal i konkurrencës së

këtij tregu për arritjen e një niveli më të lartë të mirëqenies? Pyetje kjo që bëhet edhe më tepër e

rëndësishme për t‟iu përgjigjur për një vend të vogël dhe në zhvillim siç është Shqipëria, ku

aktivet e sistemit bankar përfaqësojnë rreth 94.7 % të totalit të aktiveve të sistemit financiar dhe

rreth 80 % të Produktit të Brendshëm Bruto. Për këtë arsye ky punim bën një vlerësim të dyfishtë.

Fillimisht analizohen treguesit e konkurrencës, efiçencës dhe stabilitetit në tregun bankar

shqiptar, duke i krahasuar njëkohësisht edhe me vende të tjera në tranzicion. Pothuajse të gjithë

treguesit që janë marrë në analizë tregojnë për një nivel më të ulët konkurrence gjatë viteve të

fundit. Performancë e ulët duket edhe tek treguesit e efiçencës dhe njëkohësisht e gjithë kjo e

shoqëruar edhe me rritje të brishtësisë së sistemit bankar. Së dyti vlerësohen kostot dhe përfitimet

e konkurrencës në këtë treg. Analiza empirike tregon se një shkallë më e lartë e fuqisë së tregut

rezulton përgjithësisht në rritje të efiçencës së kostos. Ndikimi mbi huatë e pakthyera është

negativ duke përforcuar pikëpamjen teorike dhe empirike se ashpërsimi i konkurrencës në tregun

e huave rrit marrjen përsipër të riskut. Edhe pse fuqia e tregut ka ndikim mbi marrjen përsipër të

riskut duket se ndikimi i saj mbi riskun e përgjithshëm të bankave është i parëndësishëm. Kjo do

të thotë se kur politikëbërsit kërkojnë strukturën optimale, duhet të udhëhiqen më tepër nga

efiçenca e tregut përsa kohë që ekzistojnë politika rregulluese të cilat nxitin bankat që të sillen me

kujdes edhe në një treg konkurrencial.

Page 3: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

iii

Përmbajtja

Abstrakt ........................................................................................................... ii

Përmbajtja ...................................................................................................... iii

Grafikët .......................................................................................................... vi

Tabelat .......................................................................................................... viii

Tabela e shkurtimeve ..................................................................................... ix

Falënderime ..................................................................................................... x

Hyrje ............................................................................................................... 1

KAPITULLI I: Pikëpamjet teorike mbi konkurrencën, efiçencën dhe

stabilitetin në tregun bankar ....................................................................... 7

1.1 Konkurrenca në sektorin bankar ................................................................................ 7 1.1.1 Bankat dhe karakteristikat që i bëjnë ato dhe tregun bankar të veçantë ............. 8 1.1.2 Shmangia e tregjeve bankare nga konkurrenca perfekte dhe implikimet në

mirëqenie .......................................................................................................... 11 1.1.3 Politikat e konkurrencës .................................................................................... 17

1.2 Efiçenca në sektorin bankar ..................................................................................... 19 1.2.1 Përcaktimi i efiçencës........................................................................................ 20 1.2.2 Ndikimi i efiçencës në mirëqenie ...................................................................... 22

1.3 Stabiliteti në sektorin bankar ................................................................................... 26 1.3.1 Stabiliteti financiar dhe elementët kryesorë të tij .............................................. 26 1.3.2 Dështimet e tregut bankar ................................................................................. 30 1.3.3 Rregullimi.......................................................................................................... 33 1.3.4 Dështimet e rregullimit...................................................................................... 37

KAPITULLI II: Konkurrenca dhe efiçenca në sistemin bankar shqiptar

krahasuar edhe me vendet e Evropës post-komuniste ............................ 40

2.1 Zhvillimi i tregut bankar në vendet e Evropës post-komuniste dhe në Shqipëri pas

viteve ‟90 ....................................................................................................................... 41 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ................... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të transformimi të sistemit bankar shqiptar ...................... 44 2.1.3 Politikat e konkurrencës dhe roli i Bankës Qendrore mbi sistemin bankar në dy

dekadat e fundit ................................................................................................ 47 2.2 Veçoritë e tregut bankar shqiptar, struktura dhe përqendrimi i tij ........................... 49

Page 4: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

iv

2.2.1 Oferta në sistemin bankar dhe veçoritë e saj ..................................................... 49 2.2.2 Struktura e pronësisë së kapitalit, numri i bankave dhe shtrirja gjeografike .... 51 2.2.3 Struktura dhe përqendrimi: Totali i aktiveve .................................................... 53 2.2.4 Struktura dhe përqendrimi: Depozitat ............................................................... 57 2.2.5 Struktura dhe përqendrimi: Kredia. ................................................................... 60 2.2.6 Struktura dhe përqendrimi: Bonot e thesarit dhe letrat me vlerë ...................... 66

2.3 Efikasiteti i tregut bankar shqiptar gjatë viteve të fundit ......................................... 68 2.3.1 Rezultati neto i sistemit bankar ......................................................................... 69 2.3.2 Kthimi nga aktivet mesatare dhe kthimi nga kapitali mesatar .......................... 69 2.3.3 Marzhi neto i interesave .................................................................................... 72 2.3.4 Efikasiteti i tregut bankar .................................................................................. 74

KAPITULLI III: Zhvillimi, problemet dhe sfidat e stabilitetit bankar

ndërkombëtar fokusuar mbi sistemin bankar shqiptar.......................... 76

3.1 Stabiliteti bankar në botë dhe krizat bankare në Shqipëri në dy dekadat e fundit ... 77 3.1.1 Vështrim i shkurtër mbi krizën financiare ndërkombëtare të viteve të fundit,

masat e marra dhe rezultatet e arritura ............................................................. 77 3.1.2 Stabiliteti bankar në CEE dhe SEE ................................................................... 78 3.1.3 Momentet kryesore të destabilitetit bankar shqiptar në dy dekadat e fundit ..... 80

3.2 Qëndrueshmëria e sistemit bankar shqiptar gjatë viteve të fundit ........................... 82 3.2.1 Rreziku i kredisë................................................................................................ 83 3.2.2 Rreziku i likuiditetit .......................................................................................... 87 3.2.3 Rreziku i normës së interesit ............................................................................. 91 3.2.4 Rreziku i kursit të këmbimit .............................................................................. 92 3.2.5 Rreziku i kapitalit .............................................................................................. 95

3.3 Ndjeshmëria ndaj rreziqeve dhe brishtësia e bankave sipas indeksit Z ................... 97 3.3.1 Analiza e ndjeshmërisë së sektorit bankar ndaj rreziqeve................................. 98 3.3.2 Brishtësia e bankave dhe sistemit bankar shqiptar sipas indeksit të Fortësisë

Financiare dhe sipas Indeksit Z ...................................................................... 100

KAPITULLI IV: Një mënyrë tjetër matje e konkurrencës dhe efiçencës

në tregun bankar shqiptar ....................................................................... 105

4.1 Rishikim i literaturës mbi mënyrat e matjeve të konkurrencës dhe efiçencës në

tregun bankar ............................................................................................................... 106 4.1.1 Matja e konkurrencës ...................................................................................... 106 4.1.2 Matja e efiçencës ............................................................................................. 111

4.2 Metodologjia, përshkrimi i variablave dhe të dhënat ............................................ 113 4.2.1 Indeksi Lerner ................................................................................................. 113 4.2.2 Efiçenca e kostos ............................................................................................. 115 4.2.3 Të dhënat ......................................................................................................... 117

4.3 Rezultatet ............................................................................................................... 117

Page 5: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

v

KAPITULLI V: Analiza e kostove dhe përfitimeve të konkurrencës për

tregun bankar shqiptar ............................................................................ 124

5.1 Rishikim i literaturës mbi ndikimin e konkurrencës në efiçencë dhe stabilitet ..... 124 5.1.1 Rishikim i literaturës mbi lidhjen konkurrencë-efiçencë në tregun bankar .... 125 5.1.2 Rishikim i literaturës mbi lidhjen konkurrencë-stabilitet ................................ 127

5.2 Metodologjia dhe përshkrimi i variablave ............................................................. 130 5.3 Rezultatet empirike ................................................................................................ 132

KAPITULLI VI: Konkluzione dhe rekomandime ................................ 138

6.1 Konkluzione .......................................................................................................... 138 6.2 Rekomandime ........................................................................................................ 145 6.3 Kufizimet e punimit ............................................................................................... 148 6.4 Propozime për kërkime të mëtejshme ................................................................... 149

Literatura ................................................................................................... 150

Anekse ........................................................................................................ 161

Page 6: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

vi

Grafikët

Grafiku 1. 1. Efiçenca e kostos, teknike dhe e shpërndarjes ............................................. 21

Grafiku 2. 1. Kapitali i huaj për Shqipërinë dhe disa nga vendet e CEE në vitin 2009 .... 43

Grafiku 2. 2. Pesha e kapitalit aksionar (në % sipas grupeve) .......................................... 52

Grafiku 2. 3. Numri i popullsisë për bankë dhe për njësi bankare në vite ........................ 53

Grafiku 2. 4. Pesha e aktiveve të çdo bankave në totalin e aktive të sistemit bankar ....... 54

Grafiku 2. 5. Indeksi CR3 dhe CR5 për aktivet e sistemit bankar shqiptar ...................... 55

Grafiku 2. 6. Indeksi i CR5 për sistemin bankar në disa prej vendeve të CEE ................ 56

Grafiku 2. 7. Peshat e grupbankave në sistem sipas totalit të aktiveve ............................ 56

Grafiku 2. 8. Indeksi HHI i aktiveve për sistemin bankar shqiptar .................................. 57

Grafiku 2. 9. Pesha e depozitave të çdo banke në totalin e depozitave të sistemit bankar 58

Grafiku 2. 10. Indeksi i CR3 dhe CR5 për depozitat në sistemin bankar shqiptar ........... 59

Grafiku 2. 11. Peshat e grupbankave në sistem sipas totalit të depozitave ....................... 59

Grafiku 2. 12. Indeksi HHI i depozitave për sistemin bankar shqiptar............................. 60

Grafiku 2. 13. Struktura e kredisë sipas subjektit ............................................................. 61

Grafiku 2. 14. Pesha e kredive të çdo bankave ndaj totalit të kredive të sistemit bankar . 63

Grafiku 2. 15. Indeksi i CR3 dhe CR5 për kreditë në sistemin bankar shqiptar ............... 64

Grafiku 2. 16. Peshat e grupbankave në totalin e tepricës së kredisë të sistemit bankar .. 64

Grafiku 2. 17. Indeksi HHI i kredive për sistemin bankar shqiptar .................................. 65

Grafiku 2. 18. Indeksi i CR3 dhe CR5 për bonot e thesarit në sistemin bankar shqiptar . 67

Grafiku 2. 19. Indeksi HHI i bonove të thesarit për sistemin bankar shqiptar ................. 68

Grafiku 2. 20. Rezultati neto (pas tatimit) për sistemin bankar ........................................ 69

Grafiku 2. 21. Ecuria e RoAA dhe RoAE ......................................................................... 70

Grafiku 2. 22. ROA në disa nga vendet e CEE në vitin 2009 ........................................... 71

Grafiku 2. 23. Treguesi RoAA sipas grupbankave (në %) ............................................... 71

Grafiku 2. 24. Ecuria e NIM për vitet 2003-2009............................................................. 73

Grafiku 2. 25. Marzhi i interesit për vitin 2005 dhe 2009 (në % ndaj totalit të sistemit

bankar) .............................................................................................................................. 73

Grafiku 2. 26. Efikasiteti i tregut bankar ndër vite ........................................................... 74

Grafiku 3. 1. Kredi me probleme bruto/totali i kredive bruto për grupbankat .................. 83

Grafiku 3. 2. Kreditë me probleme/kredive totale për çdo bankë në vitet 2007- 2009 .... 84

Grafiku 3. 3. Raporti kredi me probleme /kredive totale në CEE (në %) ......................... 84

Grafiku 3. 4. Ecuria e cilësisë së kredisë .......................................................................... 85

Grafiku 3. 5. Raportet “kredi me probleme neto ndaj kapitalit rregullator” dhe “kredi me

probleme neto ndaj kapitalit aksionar” ............................................................................. 86

Grafiku 3. 6. Nënindeksi i cilësisë së aktiveve për sistemin bankar ................................. 86

Grafiku 3. 7. Raportet aktive likuide/totalin e aktiveve” dhe “aktive likuide/detyrime

afatshkurtra për grupbankat dhe sistemin (në %) ............................................................. 88

Grafiku 3. 8. Hendeku midis aktiveve dhe pasiveve sipas intervaleve të ndryshme të

maturimit ........................................................................................................................... 90

Grafiku 3. 9. Nënindeksi i rrezikut të likuiditetit për periudhën 2005- 2010 ................... 91

Grafiku 3. 10. Nënindeksi i rrezikut të normës së interesit për sistemin bankar .............. 92

Page 7: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

vii

Grafiku 3. 11. Aktivet në valutë kundrejt detyrimeve në valutë ndaj totalit të aktiveve për

sistemin bankar ................................................................................................................. 93

Grafiku 3. 12. Pozicioni i hapur neto në valutë ndaj kapitalit rregullator ........................ 93

Grafiku 3. 13. Nënindeksi i rrezikut të kursit të këmbimit për sistemin bankar ............... 94

Grafiku 3. 14. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit për sistemin bankar dhe grupbankat

si dhe krahasimi i kësaj norme me disa vende të CEE për vitin 2009 (në %) .................. 95

Grafiku 3. 15. Kapitali rregullator/aktive totale për sistemin dhe grupbankat ................. 96

Grafiku 3. 16. Treguesi i levës financiare për sistemin dhe grupbankat........................... 96

Grafiku 3. 17. Nënindeksi i mjaftueshmërisë së kapitalit për sistemin bankar ................. 97

Grafiku 3. 18. Ecuria e IFF-së për sistemin bankar shqiptar .......................................... 101

Grafiku 3. 19. Indeksi Z për bankat në vitet 2004, 2008 dhe 2009 ................................ 102

Grafiku 3. 20. Indeksi Z për grupbankë në vitin 2009 .................................................... 103

Grafiku 3. 21. Indeksi Z për sistemin bankar në vite ...................................................... 103

Grafiku 4. 1. Inefiçenca e kostos me metodën SFA ....................................................... 116

Grafiku 4. 2. Ecuria e çmimit, kostos marxhinale, diferencës së tyre dhe indeksit Lerner

për sistemin bankar në vitet 2002-2009 .......................................................................... 119

Grafiku 4. 3. Indeksi Lerner për Shqipërinë dhe disa nga vendet e Evropës Qendrore dhe

Juglindore ........................................................................................................................ 119

Grafiku 4. 4. Indeksi Lerner për grupbankat (viti 2009) dhe çdo bankë ........................ 120

Grafiku 4. 5. Efiçenca e kostos për çdo grupbankë dhe bankë (viti 2009) ..................... 121

Grafiku 4. 6. Efiçenca e kostos dhe e fitimit në disa nga vendet e Evropës Juglindore 122

Page 8: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

viii

Tabelat

Tabela 2. 1. Përqindja e aseteve të bankave të zotëruara nga shteti në vitin 2009 ........... 42

Tabela 2. 2. Mbajtësit e borxhit të brendshëm në vite (në %) .......................................... 66

Tabela 2. 3. Pesha e çdo banke ndaj totalit të bonove të thesarit apo letrave me vlerë .... 67

Tabela 4. 1. Rezultatet e marra nga vlerësimi i funksionit të kostos .............................. 118

Tabela 5. 1. Rezultatet e ndikimit të fuqisë së tregut mbi efiçencë ................................ 134

Tabela 5. 2. Rezultatet e ndikimit të fuqisë së tregut mbi NPL/hua totale ..................... 135

Tabela 5. 3. Rezultatet e ndikimit të fuqisë së tregut mbi indeksin Z ............................. 136

Page 9: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

ix

Tabela e shkurtimeve

AAB Shoqata Shqiptare e Bankave BA Dega e Bankës Alpha – Albania BBSH Banka e Bashkuar e Shqipërisë BC Banka Credins BE Banka Emporiki BISH Banka Italo-Shqiptare BIZH Banka Italiane e Zhvillimit BKG Dega e Bankës Kombëtare të Greqisë BKSH Banka e Kreditit të Shqipërisë BKT Banka Kombëtare Tregtare BNT Banka Ndërkombëtare Tregtare BP Banka Popullore BPC Banka ProCredit BPI Banka e Parë e Investimeve-Albania BR (BK) Banka Raiffeisen, (Banka e Kursimit) BSCEE Banking Supervisors from Central and Eastern Europe BT Banka e Tiranës BU Banka Union CEE Evropa Qendrore dhe Lindore (Central and East Europe) CMT

Contestable Market Theory CRk

Norma e përqendrimit të k firmave (Concentration ratio of k firms) DEA Data Envelopment Analysis DFA Distribution Free Approach ECB

Banka Qendrore Evropiane (European Central Bank) FMN

FMN

Fondi Monetar Ndërkombëtar HHI

Herffindahl-Hirschman index IFF Indeksi i Fortësisë Financiare IO

Organizimi industrial (Industrial Organisation) ISBA, (ABA) Banka Intesa Sanpaolo, Albania (Banka Amerikane e Shqipërisë) NEIO

New Empirical Industrial Organization NIM

Marzhi neto i interesit NPL

Huatë me probleme (Non-Performing Loans) OECD

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (Organization

for Economic Cooperation and Development) PBB

Produkti i Brendshëm Bruto P-R

Panzar-Rosse ROA

Kthimi nga Aktivet (Return on Assets) RoAA

Kthimi Mesatar nga Aktivet (Return on Average Assets) RoAE

Kthimi Mesatar nga Kapitali (Return on Average Equity) ROE

Kthimi nga Kapitali (Return on kapital) SCP

Strukturë-Sjellje- Performancë (Structure - Conduct –Performance) SEE

Evropa Juglindore (Southeast Europe) SFA Stochastic Frontier Analysis SHBA Shtetet e Bashkuara të Amerikës S-P

Strukturë-Performancë (Structure – Performance)

TFA Thick Frontier Analysis

Page 10: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

x

Falënderime

Sigurisht të gjesh fjalët e duhura për të shprehur falënderimet ndaj njerëzve që bëhen

bashkudhëtarë të sfidave të tua është e vështirë. Megjithatë unë nuk do të lija kurrsesi pa

gjetur dy fjalë modeste dhe shumë të sinqerta për të shprehur mirënjohjen e thellë ndaj

këtyre njerëzve.

Fillimisht do të falënderoja udhëheqësen e disertacionit Prof.Asoc. Servete Gruda e cila

më inkurajoi, udhëzoi dhe mbështeti gjatë gjithë kohës së realizimit të këtij studimi.

Falënderoj për kontributin dhe mbështetjen e tyre: Përgjegjësen e Departamentit të

Ekonomiksit, Prof. Asoc. Albana Hashorva; Zv/Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë Prof.

Dr. Sulo Hadëri; dhe Prof. Asoc. Rajmonda Duka. Gjithashtu falënderoj edhe kolegët e

tjerë dhe veçanërisht pedagogët e seksionit të mikroekonomisë, për mendimet dhe

sugjerimet e tyre.

Falënderoj gjithashtu edhe Znj. Rita Kananaj (Mborja), e cila bëri të mundur që ky

studim të vijë edhe më cilësor nga ana gjuhësore.

Një falënderim i veçantë është edhe për dy miqtë e mi, Alma Thimo dhe Ermal Kristo, të

cilët më mundësuan sigurimin e informacioneve, literaturës bashkëkohore dhe

programeve kompjuterike për përpunimin e të dhënave, pa të cilët nuk do të kisha

mundur dot ta realizoja këtë studim.

Dhe në fund, por jo nga rëndësia, një falënderim i përzemërt i kushtohet bashkëshortit tim

Alban dhe dy fëmijëve të mi, Ejsi dhe Noel, të cilët kanë qenë udhëheqësit e mi

shpirtërorë, që me dashurinë e tyre, durimin pafund dhe inkurajimin më dhanë forcën për

të përballuar gjithë sfidat.

Me respekt

Suela KRISTO (THIMO)

Page 11: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

1

Hyrje

Industria bankare karakterizohet nga problemi i rrezikut moral, i cili inkurajon bankat për

të marrë përsipër më tepër risk. Një gjë e tillë mund të çojë në kosto sociale tepër të

mëdha. Për më tepër trendi i globalizimit është duke modifikuar strukturën e tregjeve

bankare në mbarë globin, duke nxjerrë në dukje çështje mjaft serioze që kanë të bëjnë me

stabilitetin financiar dhe konkurrencën. Çështje këto që bëhen akoma edhe më të mprehta

për vendet e Evropës postkomuniste, dukeqenëse sistemet bankare që ato kanë krijuar

janë relativisht të reja dhe pa shumë eksperiencë.

Industria bankare shqiptare, si dhe në shumë vende të tjera postkomuniste pësoi

ndryshime strukturore të rëndësishme gjatë periudhës së tranzicionit ekonomik.

Liberalizimi i tregut bankar dhe hyrja bankave të huaja solli njëlloj ristrukturimi të tregut

dhe sidomos kjo pas privatizimit të Bankës se Kursimeve. Fillimisht u duk një

përmirësim i mjedisit konkurrues, ku bankat zgjeruan rrjetin e tyre, futën produkte të reja,

përmirësuan cilësinë e shërbimit dhe u angazhuan edhe më shumë në aktivitetet e kthimit

të lartë në përpjekje për të mbrojtur pjesën e tyre të tregut dhe për të siguruar

performancën e stabilitetit financiar. Kjo çoi në një përdorim më efikas të burimeve të

tyre financiare, duke përfshirë edhe kapitalin e tyre. Por ky lloj shpërthimi nuk zgjati

shumë. Problemet filluan të shfaqen sidomos në tregun e kredive dhe prej disa vitesh,

ndikuar edhe nga kriza ndërkombëtare, duket sikur ato kanë rënë në një gjumë të thellë,

ku përpjekjet e tyre apo të politkëbërësve për t‟i zgjuar duket se janë të vogla ose të

padobishme.

Nisur nga kjo problematikë faktorët kryesorë që më motivuan mua për të bërë këtë

studim janë:

1. Çështjet që i përkasin konkurrencës në tregun bankar dhe efekteve të saj janë

veçanërisht të rëndësishme për vendet në tranzicion dhe midis tyre edhe për

vendin tonë, për arsye se bankat funksionojnë si aktorët kryesorë në kanalizimin e

fondeve nga huadhënësit te huamarrësit. Për shkak se investimet janë veçanërisht

të ndjeshme ndaj rënies së normave të huasë, reduktimi i fitimeve monopoliste

Page 12: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

2

dhe inefiçencave në kosto do të kishte si pasojë ndikim mbi investimet dhe rritjen

ekonomike. Prandaj është e rëndësishme që roli ndërmjetësues i tyre të sigurojë

një mirëqenie më të lartë për shoqërinë, mundësisht me kosto sa më të ulëta.

2. Hyrja e kapitalit të huaj në sistemin bankar shqiptar është më e larta në rajon. Dhe

sipas disa teorive edhe niveli i konkurrencës do të pritej të ishte i lartë. Por,

përshtypja se bankat e huaja po fillojnë të mësohen me fitime të larta, dhe mund të

mos jenë të gatshme dhe të nxitura ta shkatërrojnë këtë me sjellje agresive,

përforcoi edhe më tepër idenë e ndërmarrjes së këtij studimi.

3. Industria bankare është e veçantë në shumë aspekte. Konkurrenca konsiderohet

përgjithësisht si një forcë pozitive, shpesh e shoqëruar me rritje në efiçencë dhe

shtim të mirëqenies së konsumatorëve. Megjithatë, në sektorin bankar ajo është

një çështje mjaft e diskutueshme duke qenë se rregullatorët kanë qenë historikisht

të ndërgjegjshëm për lidhjen negative midis konkurrencës dhe stabilitetit edhe pse

kjo lidhje është e kundërshtuar nga disa studiues. Akoma më e diskutueshme ajo

bëhet edhe pas krizës ndërkombëtare e cila përfshiu gjithë vendet dhe vuri

përballë politikëbërsve shumë pikëpyetje mbi sistemet bankare që kishin krijuar.

Prandaj, mendoj se, analiza e konkurrencës së këtij tregu do të ishte e cunguar

nëse nuk do të merrej parasysh stabiliteti i këtij tregu.

4. Ekzistenca e studimeve shumë të pakta për këto probleme dhe mangësia e

metodave të tjera ndryshe nga ato tradicionale dhe të thjeshta për vlerësimin e

nivelit të konkurrencës dhe efiçencës në tregun bankar, ishin një motiv më tepër

për të bërë këtë zgjedhje.

Qëllimi i këtij studimi është i dyfishtë. Së pari, sillen evidenca mbi nivelin dhe zhvillimin

e konkurrencës, efiçencës dhe stabilitetit në tregun bankar shqiptar, fokusuar më tepër në

vitet 2002-2009 ku përveç treguesve tradicionalë të përdorur nga studiues vendas,

kontributi kryesor është matja e nivelit të konkurrencës në tregun bankar shqiptar me anë

të indeksit Lerner. Gjithashtu ky tregues krahasohet me treguesit tradicionalë të përdorur

gjerësisht për të parë përputhshmërinë midis tyre. Kontributi tjetër është vlerësimi i

efiçencës së kostos nëpërmjet metodës SFA dhe përsëri krahasimi i saj me treguesit

tradicionalë. Po kështu edhe për stabilitetin bankar vlerësohet indeksi Z në nivel banke i

Page 13: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

3

cili haset gjerësisht në literaturën empirike të viteve të fundit. Të gjithë treguesit

vlerësohen në nivel banke, për të analizuar edhe më mirë problemet nën këndvështrimin

mikroekonomik. Në këtë mënyrë këta tregues do të përdoren për të realizuar qëllimin e

dytë, i cili ka të bëjë me analizën e kostove dhe përfitimeve. Kjo do të realizohet

nëpërmjet vlerësimit të ndikimit që ka konkurrenca tek efiçenca e kostos dhe stabiliteti

bankar, ku ky i fundit vlerësohet nëpërmjet indeksit Z dhe normës NPL/hua totale. Në

këtë mënyrë me anë të këtij vlerësimi jepet edhe njëlloj kontributi në literaturë rreth

këtyre lidhjeve për një vend në zhvillim si Shqipëria.

Them kontribut në literaturë, sepse ajo nuk jep një qëndrim të vetëm rreth lidhjeve

konkurrencë-efiçencë apo konkurrencë-stabilitet. Studimet mbi efiçencën e bankave

tregojnë se inefiçencat ekzistojnë për një periudhë të gjatë kohe. Literatura teorike jep

argumente për të dyja shenjat e lidhjes konkurrencë-efiçencë. Ndërsa hipoteza e

“strukturës efiçente”, parashikon një impakt negativ të efiçencës mbi konkurrencë, për

shkak se bankat më efiçente mund të përfitojnë nga kostot më të ulëta dhe prandaj do të

fitojnë më tepër pjesë të tregut. Megjithatë duke pasur parasysh natyrën e veçantë të këtij

tregu, ku niveli i lartë i informacionit asimetrik i detyron bankat të monitorojnë dhe të

krijojnë lidhje me klientët e tyre. Prandaj dhe mendohet se tregjet bankare më pak

konkurrente kanë më tepër mundësi për të zvogëluar këtë problem me kosto më të ulta.

Përsa i përket lidhjes midis konkurrencës dhe stabilitetit, literatura ofron dy hipoteza

kryesore: konkurrencë-brishtësi dhe konkurrencë-stabilitet. E para tregon se pak banka në

një mjedis konkurrues, janë të gatshme të marrin përsipër më tepër risk, prandaj sistemet

konkurruese janë më të brishtë se ata më pak konkurrues. Në kontrast me këtë, hipoteza e

dytë sugjeron se mjedisi bankar më pak konkurrues mund ta bëjë atë më të brishtë për

shkak se ky mjedis u lejon bankave të rritin normat e huave, duke rritur mundësinë e

moskthimit të tyre, dhe rritjen e mundësisë për të dështuar. Studimet empirike e kanë parë

brishtësinë e sistemit bankar nga këndvështrime të ndryshme. Disa e kanë konsideruar

brishtësinë nga perspektiva makroekonomike, duke pasur parasysh krizat bankare

sistemike. Të tjerë e kanë studiuar nga këndvështrimi mikroekonomik ose menaxherial

dhe e përcaktojnë si dështim të një banke individuale. Studime të tjera e konsiderojnë

brishtësinë lidhur me marrjen përsipër të riskut, të cilët e matin nëpërmjet indeksit Z apo

Page 14: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

4

normës NPL. Përgjithësisht studimet makroekonomike sigurojnë evidenca mbi teorinë

konkurrencë-stabilitetit, ndërsa shumë studime mikroekonomike mbështesin hipotezën

tjetër. Pra nuk ka një konsensus në literaturë se cila nga hipotezat është e vërtetë. Për më

tepër që nuk ka as një konsensus lidhur me mënyrën e matjes së nivelit të konkurrencës.

Ndërsa disa kanë përdorur treguesit tradicionalë si p.sh HHI apo CRk të tjerë përdorin

indeksin Lerner, statistikën–H të Panzar dhe Rosse, etj.

Në këtë punim lidhjet konkurrencë-efiçencë dhe konkurrencë-stabilitet do të vlerësohen

duke matur nivelin e konkurrencës nëpërmjet indeksit Lerner, i cili rrjedh kryesisht nga

llogaritja e funksionit translogaritmik të kostos. Si tregues të efiçencës do të merret

efiçenca e kostos e llogaritur me metodën SFA. Ndërsa si tregues të stabilitetit do të

merren indeksi Z dhe NPL/hua totale, duke sjellë më tepër evidenca në literaturë në

këndvështrimin mikroekonomik.

Për vlerësimin e hipotezave të mësipërme do të duhet të kalojmë hap pas hapi në dhënien

e përgjigjeve të këtyre pyetjeve kryesore:

1. Si ka qenë zhvillimi konkurrencës në tregun bankar pas vitit 1990, dhe cilat kanë

qenë karakteristikat dhe problemet që ajo ka shfaqur duke e krahasuar edhe me vendet e

tjera në tranzicion?

2. Si ka qenë performanca e bankave dhe sistemi bankar në tërësi? Sa efiçente kanë

qenë ato në vite, dhe si janë ato përballë sistemeve bankare të vendeve të CEE?

3. Sa i brishtë ka qenë sistemi bankar shqiptar pas vitit 1990 krahasuar edhe me

vende të tjera, duke u fokusuar më tepër në dekadën e fundit? Si paraqiten banka të

veçanta lidhur me tregues të stabilitetit dhe sa shumë ka ndikuar kriza e fundit

ndërkombëtare tek ato?

4. A kanë qenë në përputhje me njëri-tjetrin tregues të ndryshëm të përdorur me

qëllim vlerësimin e konkurrencës apo të efiçencës në tregun bankar shqiptar?

5. Cila nga hipotezat e lidhjes konkurrencë-efiçencë mbështet më fort për tregun

bankar shqiptar?

Page 15: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

5

6. A i bën më të brishta, bankat shqiptare, rritja e konkurrencës?

7. Bazuar tek përgjigjet e këtyre pyetjeve, cilat janë rekomandimet kryesore për

politikëbërësit?

Në funksion të këtyre pyetjeve është bërë dhe strukturimi i këtij studimi në këtë mënyrë:

Kapitulli i parë, i konceptuar për të studiuar fillimisht literaturën rreth konkurrencës në

tregun bankar. Këtu do të hidhet më tepër dritë rreth përcaktimit, karakteristikave dhe

pyetjeve kryesore të saj në tregun bankar. Qëllimi kryesor është të shihet lidhja e saj me

mirëqenien për të kuptuar edhe më mirë se pse kjo lloj strukture është përgjithësisht më e

preferuara. Në funksion të ndikimit në mirëqenie analizohet në çështjen e dytë edhe

efiçenca, për të parë dhe kuptuar se pse ekzistojnë inefiçencat për një kohë të gjatë në

këtë lloj tregu dhe përse nuk është vetë tregu ai që i eliminon ato. Është çështja e tretë e

këtij kapitulli që flet për stabilitetin bankar duke trajtuar dështimet e tregu bankar,

nevojën për rregullim, por edhe vetë dështimet e rregullimit.

Kapitulli i dytë, do të studiojë pikërisht: zhvillimin e tregut bankar pas vitit 1990 në

vendet postkomuniste dhe në vendin tonë dhe karakteristikave të përbashkëta dhe të

veçanta të tyre; përcaktimin dhe më pas analizimin e tregut, strukturës së tij dhe faktorëve

që kanë ndikuar në formimin e kësaj strukture; shkallën e përqendrimit të këtij tregu dhe

tendencën e zhvillimi të tij; efiçencën që gjeneron ky treg dhe ecurinë e saj përkrah

zhvillimit të konkurrencës, duke u ndalur gjithashtu edhe në krahasimin e disa prej

treguesve edhe me vende të tjera.

Në kapitullin e tretë, vlerësohet dimensioni i tretë që ka të bëjë me stabilitetin e tregut

bankar. Fillimisht analizohet kriza ndërkombëtare me problemet, masat e marra dhe

sfidat që duhen të përballohen. Më pas do të flitet shkurtimisht rreth momenteve më të

brishta të sistemit bankar shqiptar në vite, për të kaluar në një analizë shumë më të

detajuar të gjendjes së këtij tregu vitet e fundit. Duke përdorur një sërë treguesish, të

matur nga Banka Qendrore apo edhe nga ky studim, do të vlerësohet brishtësia e sistemit

bankar shqiptar dhe njëkohësisht do të krahasohet edhe me vende të tjera të rajonit e më

gjerë. Kështu do të tregohet se sa elastik është sistemi ynë bankar për të përballuar sfidat

e reja dhe për të përmirësuar problemet e vjetra të nxjerra më në pah nga kjo krizë

gjithëpërfshirëse.

Page 16: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

6

Në kapitullin e katërt, do të bëhet vlerësimi konkurrencës me anë të indeksit Lerner me

qëllim që të kuptohen dhe të shpjegohen edhe më mirë karakteristikat e tregut bankar

shqiptar, sjellja e bankave mbi vendosjen e çmimeve të tyre dhe fuqia që ato kanë në treg

për shkak të marzheve më të larta mbi kostot marxhinale. Gjithashtu kjo analizë do të

bëhet paralelisht me matjen e efiçencës së kostos të bankave, për të parë në nivel banke

ndryshimet midis njëra-tjetrës dhe largësinë që ato kanë nga banka me “praktikën më të

mirë”. Nëpërmjet analizës së teorisë rreth metodave të matjeve të konkurrencës dhe

efiçencës në tregun bankar do të kuptojmë domosdoshmërinë e metodave të ndryshme

nga ato tradicionale. Më pas kemi analizën e metodologjisë, të dhënave dhe variablave.

Dhe në fund kapitulli mbyllet me rezultatet, ku bëhet edhe krahasimi i tyre me treguesit e

konkurrencës dhe efiçencës të përdorur në kapitullin e dytë, dhe me konkluzionet.

Kapitulli i pestë, trajton nëpërmjet literaturës fillimisht lidhjet konkurrencë-efiçencë dhe

konkurrencë-stabilitet në tregun bankar. Më pas jepet metodologjia, të dhënat, përshkrimi

dhe analiza deskriptive e variablave të përdorura. Në fund jepen rezultatet së bashku me

interpretimet e tyre dhe nxjerrjen e konkluzioneve.

Kapitulli i gjashtë jep konkluzionet dhe njëkohësisht nëpërmjet tyre dhe përgjigjet e

pyetjeve që shtruam më sipër të mësipërme duke u shoqëruar me rekomandimet ndaj

institucioneve të ndryshme. Në fund jepen kufizimet dhe propozimet për kërkime të

mëtejshme.

Page 17: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

7

KAPITULLI I

Pikëpamjet teorike mbi konkurrencën, efiçencën

dhe stabilitetin në tregun bankar

Transformimet në sistemin bankar në vendet në tranzicion, kanë çuar në ndryshime të

mëdha në strukturën e industrisë bankare. Këto ndryshime kanë rritur shqetësimin rreth

konkurrencës dhe mirëqenies së konsumatorëve, duke qenë se dhe vetë konkurrenca në

këtë lloj tregu është e komplikuar. Ky ndërlikim vjen për shkak të ndikimit të saj mbi

stabilitetin financiar. Nga pikëpamja e mirëqenies, kostot që shoqërojnë krizat financiare

mund të jenë të konsiderueshme, dhe ka mundësi që ato të përballohen më me vështirësi

në krahasim me inefiçencat që mund të rezultojnë nga tregjet bankare të përqendruara.

Prandaj dhe ky kapitull do të fokusohet kryesisht mbi literaturën e konkurrencës dhe të

efiçencës në tregun bankar dhe ndikimit të tyre në mirëqenie në njërën anë, dhe në anën

tjetër mbi literaturën e stabilitetit bankar, rregullimit të këtij tregu dhe dështimet e tij.

1.1 Konkurrenca në sektorin bankar

Bankat kanë luajtur një rol themelor në financimin e ekonomisë, por po kështu besohet se

edhe konkurrenca bankare ndikon pozitivisht në zhvillimin ekonomik. Një shkallë më e

lartë e konkurrencës në tregjet bankare pritet të sigurojë rritje në mirëqenie nëpërmjet

reduktimit të çmimeve të shërbimeve financiare, duke përshpejtuar në këtë mënyrë

Page 18: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

8

investimet dhe rritjen. Ekonomistët zgjedhin konkurrencën, edhe sepse ajo stimulon

aktorët e tregut të jenë më efiçentë. Efiçenca nënkupton arritjen e një qëllimi me kosto

më të ulët. Kjo është mjaft e rëndësishme në një botë me burime të pakta. Kuptimi më i

natyrshëm dhe intuitiv i konkurrencës është se individët janë të lirë të hyjnë në biznes,

kur ata e gjejnë të dobishme për ta bërë këtë, duke mos e lënë pa pashfrytëzuar

mundësinë për të fituar. Në konkurrencën perfekte, shfrytëzohen të gjitha mundësitë për

të fituar, duke alokuar në mënyrë efiçente burimet në dispozicion. Perfektshmëria vjen

nën kushte ideale, të tilla si informacioni perfekt dhe i plotë, dhe hyrje-daljet e lira nga

tregu. Këto kushte hasen me vështirësi në realitet kështu që është detyrë e ekonomistëve

për të qartësuar se sa shumë devijojnë tregjet e botës së vërtetë nga idealja dhe cilat janë

pasojat sociale.

1.1.1 Bankat dhe karakteristikat që i bëjnë ato dhe tregun bankar të veçantë

Sipas literaturës së ndërmjetësimit tradicional, thuhet se funksioni kryesor i sistemit

financiar është për të mundësuar kalimin e fondeve nga huadhënësit tek huamarrësit dhe

për të transferuar të ardhurat nga huamarrësit përsëri tek huadhënësit. Sistemi financiar

siguron likuiditet (duke lejuar shkëmbimin e lehtë të një aktivi me një tjetër), ndarje të

rrezikut (duke lejuar kursimtarët të mbajnë më shumë aktive) dhe informacion (mbledhje

dhe komunikim). Ka dy lloje institucionesh financiare për të arritur këtë: tregjet

financiare, të cilat ballafaqojnë depozituesit dhe kredimarrësit direkt, dhe ndërmjetësit

financiarë që i ballafaqojnë ata indirekt. Ballafaqimi indirekt njihet gjerësisht si

ndërmjetësimi financiar. Ndërmjetësimi ekziston për shkak se kostot e transaksionit të

shkëmbimit të ndërmjetëm janë më të ulëta sesa kostot e transaksionit të drejtpërdrejtë

mes pjesëmarrësve të tregut. Kostot e transaksionit mund të jenë më të ulëta, sepse

ndërmjetësuesi ka një adresë të njohur dhe cilësore. Ai do të ballafaqojë pjesëmarrësit e

tregut me probabilitet më të lartë në një periudhë kohe më të shkurtër. Kështu, shitësit

dhe blerësit reduktojnë kostot e tyre të kohës së kërkimit dhe bisedimeve.

Institucionet financiare, përfshijnë: institucionet depozituese, institucionet e kursimeve

kontraktuale, institucionet e investimit, institucionet e letrave me vlerë të tregut, dhe

institucionet financiare të qeverisë. Në Evropë, funksionet e depozitimit, të investimeve

Page 19: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

9

dhe të letrave me vlerë të institucioneve financiare kanë qenë tradicionalisht të siguruara

nën ombrellën e bankave universale.

Bankat universale ndryshojnë nga bankat tradicionale, sepse këto të fundit përbëhen nga

banka në të cilat operacionet aktuale janë dhënia e kredive dhe pranimi i depozitave nga

publiku (Freixas dhe Rochet, 1997). Bankat universale në të njëjtën kohë angazhohen në

aktivitete të tilla dhe në të tjera si: investime bankare, sigurime, menaxhimet e fondeve,

etj. Para vitit 2007, bankat universale kishin njëlloj prirjeje për të devijuar nga

tradicionalja e tyre, po kjo tendencë duket sikur është zvogëluar mjaft që nga momenti i

krizës financiare. Nuk ka evidenca të qarta se cilat nga llojet e bankave ka pasur impaktin

më të madh në krizën e fundit1.

Përse bankat janë të veçanta?

Bankat janë të veçanta për një numër arsyesh:

Së pari, një ndryshim i rëndësishëm midis firmave jofinanciare është se bankat

sigurojnë si produkt, mjete financiare në vend të prodhimit të ndonjë të mire fizike. Çfarë

e bën këtë veprimtari më komplekse, është se bankat këmbejnë në kontratat financiare

(kreditë dhe depozitat), të cilat nuk janë lehtësisht të tregëtueshme. Këto kontrata, janë

kështu në bilancin e një banke derisa mbaron kontrata. Nga ana tjetër, letrat me vlerë

(aksionet, obligacionet), priren të jenë lehtësisht të tregëtueshme, sepse nuk ka rëndësi

identiteti i mbajtësit. Më tej, hartimi i kontratave të kredive në përgjithësi, ndryshon në

mënyrë të konsiderueshme nga ai i depozitave. Depozitat kanë pjekuri të përshtatshme,

kanë kufizime në madhësi dhe sjellin rrezik të ulët, ndërsa kreditë kanë maturim më të

gjatë, janë më të mëdha dhe janë subjekt i rrezikut të kredisë. Pra ato: mbledhin depozita

në sasi të vogla, afatshkurtra dhe me risk të ulët (të cilat janë pjesë e anës së detyrimeve

të një banke) dhe i transformojnë ato në kredi në sasi më të mëdha, afatgjata dhe me risk

më të lartë (të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të anës së aktiveve të një banke).

Huamarrja për një kohë të shkurtër (nga depozituesit) dhe kreditimi për një kohë më të

gjatë e bën bankën tradicionale një biznes të rrezikshëm, i cili është mjaft i ndryshëm nga

transformimet e input-outputit të ndërmjetësve jo-financiarë apo të firmave prodhuese.

1 Shih Beck et al. (2010) për një analizë më të detajuar rreth impaktit që kishin ato në këto kriza

Page 20: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

10

Një arsye e dytë, se përse bankat janë të veçanta është se mund të ekzistojnë

ekonomitë e qëllimit në një shkallë të konsiderueshme. Kostot organizative fikse

nënkuptojnë ekonomitë e shkallës, ndërsa sigurimi i përbashkët i aktiviteteve të

depozitave dhe kredive mund të prodhojnë ekonomi qëllimi të rëndësishme.

Një karakteristikë e tretë, është ekzistenca e eksternaliteteve të jashtme, që lidhen

me brishtësinë e një lojtari. Në mënyrë të veçantë, dështimi i një banke mund të jetë

ngjitës dhe i përhapur në bankat e tjera. Pasojat për ekonominë mund të jenë shumë më

serioze se dështimet në shkallë të gjerë të firmave jo-bankare për shkak të kësaj force

shkatërruese nga infektimi i dështimit të bankave.

Një karakteristikë e katërt, lidhet me supozimin se informacioni asimetrik është

mjaft i theksuar, çka rrit dhe probabilitetin e dështimit të tregut. Drejtorët dhe menaxherët

e institucioneve financiare, zakonisht kanë informacion më të mirë për qëndrueshmërinë

e institucionit të tyre financiar sesa konsumatorët (depozituesit, investitorët).

Konsumatorët nuk janë në gjendje të gjykojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e

institucionit me të cilin ata do të merren.

Modelet teorike zakonisht fillojnë me supozimin se tregu nën studim është i

dhënë. Që do të thotë se, përcaktimi i asaj që përbën "treg bankar" është zgjidhur duke

supozuar se kufijtë e tregut janë të mirëpërcaktuar. Në praktikë, përcaktimi i "tregut

përkatës", pra identifikimi i atyre firmave që shërbejnë në të njëjtin treg, dhe në këtë

mënyrë konkurrojnë me njëri-tjetrin, shpesh nuk është një detyrë e lehtë dhe shumë e

qartë. Nga pikëpamja gjeografike, liberalizimi, risitë financiare, teknologjia "vdekja e

largësisë", internacionalizimi, dhe shfaqja e firmave jobankare në ofrimin e shërbimeve

financiare, kanë turbulluar kufijtë midis tregjeve. Kostot e hyrjes janë ulur ndjeshëm

nëpërmjet internetit. Tregtia elektronike dhe bankat elektronike ndikojnë në caktimin e

kufijve të tregut gjeografik dhe të produktit, prandaj dhe tregu përkatës sot nuk mund të

ekzistojë më nesër (Bikker dhe Spierdijk, 2008).

Ndërkohë që, përkufizimi i "tregut përkatës" bëhet edhe më tepër i nevojshëm, gjatë

zbatimit të politikave të konkurrencës. Qëllimi i përcaktimit të tregut në të dy

dimensionet, të produktit dhe atë gjeografik, është identifikimi i konkurrentëve aktualë që

janë të aftë të kufizojnë sjelljen e të tjerëve dhe të parandalojnë sjelljen e pavarur nga

Page 21: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

11

presioni i konkurrencës efektive. Në Shqipëri përkufizimi i tregut përkatës vjen sipas

ligjit nr. 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës” të Autoritetit të Konkurrencës, në këtë

mënyrë: "Treg përkatës" janë produktet që vlerësohen si të zëvendësueshme nga

konsumatorët ose klientët e tjerë, përsa u përket karakteristikave, çmimit dhe funksionit të

tyre dhe që ofrohen ose kërkohen nga ndërmarrjet në një zonë gjeografike me kushte të

njëjta konkurrence, zonë kjo e cila veçohet nga zonat e tjera kufizuese.

1.1.2 Shmangia e tregjeve bankare nga konkurrenca perfekte dhe implikimet në

mirëqenie

Tregjet bankare devijojnë nga idealja e konkurrencës perfekte që jepet në librat e teorisë

në disa mënyra2. Disa nga këto shmangie janë të pandara nga karakteristikat e produkteve

bankare. Pandashmëria, informacioni asimetrik dhe kufizimet rregulluese për hyrjet e reja

janë të gjitha karakteristika që mund të ulin presionet konkurruese, megjithatë ato janë të

lidhura drejtpërdrejt me natyrën e bankave.

Përqendrimi

Tregjet bankare kanë një tendencë të lindur për t'u përqendruar për shkak të

pandashmërive të natyrshme. Nëqoftëse teknologjia e transformimit përfshin

pandashmëri të konsiderueshme mund të ishte e suksesshme vetëm një bankë duke u

shfaqur në këtë mënyrë një monopol natyror. Në prani të pandashmërive vendosja e

çmimit në kosto marxhinale të çon në humbje. Prandaj, firmat duhet të kenë pjesërisht

fuqi tregu dhe të rritin çmimin mbi koston marxhinale për të mbuluar shpenzimet e

inputeve të pandashme.

Në tekstet standarde, firmat me fuqi monopoli vendosin çmime më të larta dhe prodhojnë

më pak se sasia optimale e mallrave dhe shërbimeve. Gjithashtu, nëse ato gëzojnë

përfitime monopoliste, nxitja e tyre për përtëritje ka tendencë të jetë më e ulët se për

firmat e ekspozuara ndaj presionit të konkurrencës. Më tej, ushtrimi i pushtetit monopol

në një treg deformon alokimin e burimeve në tregjet e tjera. Kapitali nuk do të

2 Lidhur me devijimet nga konkurrenca flitet në disa punime empirike si p.sh De Bandt dhe Davis (2000),

Bikker dhe Haaf (2002), Weill (2004), etj

Page 22: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

12

shfrytëzohej plotësisht, duke penguar akumulimin e tij, zhvillimin teknologjik dhe rritjen

ekonomike (Freixas dhe Rochet, 1997).

Megjithatë, vrojtimi i shkallës së përqendrimit në banka nuk është i mjaftueshëm për të

treguar se sa agresive është konkurrenca midis bankave dhe në ç‟mënyrë normat e

kredisë dhe depozitave janë shtrembëruar padrejtësisht nga ushtrimi i fuqisë së tregut. Për

shembull, Vives (2010) argumenton se, liberalizimi i tregut bankar dhe përparimi

teknologjik ka çuar në rritje të konkurrencës në tregjet bankare por nga ana tjetër

ristrukturimi i bankave ka çuar përgjithësisht në rritje të përqendrimit të tyre. Megjithatë,

ka mundësi që me kalimin e kohës, zhvillime të tjera të rëndësishme në industrinë

bankare të kenë ndikuar në zhvillimin e konkurrencës. Kështu p.sh. spostimi i

vazhdueshëm në kohë nga ndërmjetësimi tradicional, në produkte të reja më komplekse e

të sofistikuara, mund të ketë reduktuar konkurrencën. Si pasojë, konkurrenca e çmimit në

këto tregje është më e kufizuar sesa në ndërmjetësimet tradicionale. Nëse përqendrimi i

tregut reflekton një problem konkurrence apo jo varet nga lehtësia e hyrjeve.

Pengesat hyrëse dhe dalëse

Hyrja është pa pengesa nëse shpenzimet që do të bëhen për hyrjen mund të jenë plotësisht

të rikuperueshme në dalje (në qoftë se ato nuk kanë falimentuar). Hyrja në sektorin

financiar kërkon investime të konsiderueshme që kanë tendencë të jenë të

parikuperueshme në një shkallë të lartë. Për shembull, për krijimin e një rrjeti degësh,

sistemi bankar tradicional bazohet shumë tek prania fizike. Edhe “internet banking”, ku

vetëm prania virtuale është e nevojshme, mund të përfshijë kosto të mëdha të

parikuperueshme sepse investimi në reputacion është me rëndësi më të madhe. Siç njihet

edhe nga literatura e organizimit industrial në parandalimin e hyrjeve strategjike,

teknologjitë me kosto të parikuperueshme u japin firmave që janë në biznes një avantazh

në kosto ndaj hyrësve potencialë, e cila mund të pengojë hyrjen. Veçanërisht investimet

në ndërtimin e emrit dhe reputacionin e mirë ndaj konsumatorit (reklamat, zhvillimi i

rrjetit të klientit), nuk mund të jenë të kthyeshme në dalje dhe në këtë mënyrë duhet të

kompensohen në treg.

Nga ana tjetër, pavarësisht nga investimet e parikuperueshme, prania e ekonomive të

shkallës apo të qëllimit detyrojnë bankat të hyjnë me madhësi efiçence horizontale,

Page 23: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

13

vertikale apo konglomerate minimale në mënyrë që të jenë ekonomikisht të suksesshme.

Për shembull, një banke të specializuar si bankë investimesh që do hyjë në këtë lloj tregu,

mund t‟i duhet të konkurrojë me degët e bankave universale apo konglomerate të

investimeve bankare, të cilat mund të përdorin përparësitë në kosto nga integrimi vertikal

dhe nga grumbullimi aktiviteteve të ndërsubvencionuara. Kompleksiteti dhe diferencimi i

produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga sektori financiar zvogëlon transparencën, duke

bërë krahasimet e drejtpërdrejta ndaj çmimeve dhe shërbimeve më të vështira për

konsumatorët. Prandaj, ekzistenca e një ngurtësimi në kërkesë do të rriste barrierat e

hyrjes, sidomos në “retail banking” (drejtuar ndaj familjeve dhe firmave të vogla).

Hyrja në sektorin financiar, në veçanti për atë bankar, është e rregulluar në shumë vende.

Në disa vende, lloje të caktuara të bankave (p.sh. bankat e kursimeve), mund të marrin

trajtim preferencial në formën e subvencioneve eksplicite ose implicite ose garancive

publike (p.sh., sigurimi i depozitave), duke u dhënë atyre një avantazh në kosto mbi

bankat e llojeve të tjera (p.sh. bankat e investimeve) ose ndërmjetësve financiarë (p.sh.,

kompanitë e sigurimeve), të cilat nuk e gëzojnë një mbrojtje të tillë. Një pengesë

rregullatore mbi hyrjet mund të ekzistojë edhe për konkurrentët e huaj, kur ata i

nënshtrohen rregullave të vendit pritës. Për shembull, autorizimi për të bërë biznes mund

të kërkojë ngritjen e selisë qendrore dhe të degëve në vendin pritës.

Në mesin e faktorëve të tjerë, kostot hyrëse përcaktojnë numrin optimal të bankave të

qëndrueshme në ekuilibrin afatgjatë. Një rritje në kostot e hyrjeve zvogëlon numrin e

bankave në afatin e gjatë dhe përqendron më tepër tregun3. Me fjalë të tjera, hyrja dhe

dalja nuk është e lirë kudo ku investohet me kosto të parikuperueshme. Hyrjet e

pakufizuara mund të mos jenë të dobishme nga perspektiva e mirëqenies sociale, qëkurse

ajo përfshin dyfishimin e kostove fikse. Hyrësit e rinj shkaktojnë një eksternalitet negativ

“duke u vjedhur biznesin” atyre që janë aktualisht në biznes. Ky njihet gjerësisht si

"efekti i vjedhjes së biznesit", i cili çon në stimuj të tepërt socialë për hyrje (Mankiw dhe

Whinston, 1986). Në prani të ekonomive të shkallës, një rritje e numrit të bankave

konkurrente tregon se shpenzimet mesatare janë rritur për të gjitha bankat, qëkur

prodhimi individual është zvogëluar. Rritja e kostos mesatare ul tepricën totale neto e cila

3 Kjo është në thelb të teorisë së avancuar të tregjeve të kontestueshme fillimisht nga Baumol et al. (1982)

Page 24: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

14

është shuma e fitimeve të bankave dhe tepricës së konsumatorit. Kështu, mirëqenia

sociale e fituar nga hyrja është më e ulët sesa fitimet e parashikuara të hyrjes.

Pengesat e hyrjes rrisin edhe ato të daljes. Pas hyrjes në tregun me investime të

parikuperueshme, dalja bëhet e vështirë kur mundësitë e fitimit janë zhdukur për shkak se

asetet mund të shiten vetëm me humbje. Bankat mund të rriten në përmasa aq të mëdha

sa ato klasifikohen të jenë "shumë të mëdha për të dështuar". Siç do të diskutohet në

detaje në çështjen e fundit, mbyllja e një banke të madhe mund të rrezikojë stabilitetin e

sistemit financiar. Në parim, lënia e një lojtari joefikas të dështojë është një gjë e mirë

nga pikëpamja e efikasitetit të pastër. Pasuritë e saj produktive mund të blihen dhe të

përdoren nga lojtarët më efiçentë. Megjithatë, nëse këto asete janë në një shkallë të

madhe të parikuperueshme, nuk do të kishte një treg efektiv dhe efiçent të dorës së dytë

për të "përdorur" aktivet. Një dorë e dytë tregu e dobët ose e zhdukur, rrit eksternalitetet

negative të dështimit të bankave të mëdha duke rritur në këtë mënyrë pengesat në dalje.

Diferencimi i produkteve

Firmat dinë se fitimet e tyre janë të prekura nga vendimet mbi çmimin dhe sasinë që

vendosin rivalët e tyre dhe njëkohësisht vendimet e tyre ndikojnë në fitimet e rivalëve.

Performanca e tregjeve oligopolistike është e përcaktuar në këtë mënyrë nga strategjitë e

firmave të tjera. Në radhë të parë, rezultatet e oligopolit varen nga fakti nëse firmat sillen

si jobashkëpunëtore, që do të thotë se ato “konkurrojnë” me njëra-tjetrën, apo

koordinojnë aktivitetet e tyre.

Nëqoftëse mbizotëron sjellja jobashkëpunuese, sa më homogjene të jenë produktet dhe sa

më të vogla të jenë kostot switching të konsumatorëve, aq më tepër ka mundësi që firmat

të konkurrojnë në sasi ("konkurrenca Cournot") dhe jo në çmim ("konkurrenca

Bertrand"). Në rastin ekstrem të produkteve plotësisht homogjene dhe shpenzimeve

switching zero, nxitja për të goditur njëri-tjetrin shtyn konkurrentët Bertrandë të vendosin

çmime në kosto marxhinale duke mos marrë në këtë mënyrë fitime. Ky njihet si

paradoksi Bertrand. Në të kundërt, strategjia Cournot nënkupton vendosjen e sasisë ku

çmimi është mbi koston maxhinale prandaj dhe fitimet janë pozitive. Ndërsa rezultati

zero i fitimit Bertrand nuk është i prekur nga numri i firmave, fitimet Cournot janë të

prekura nga ky numër. Më pak lojtarë në treg, dhe gjithçka tjetër e njëjtë, do të thotë

Page 25: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

15

çmim më i lartë, fitime më të larta, dhe gjithashtu ndërveprime strategjike më të

besueshme. Nga diferencimi i produktit dhe i shërbimeve, firmat mund të zvogëlojnë

ndërveprimet strategjike, të rritin fuqitë individuale në treg dhe të marrin fitime pozitive.

Diferencimi i produkteve zgjidh paradoksin Bertrand dhe ul presionin e konkurrencës

Cournot.

Marrëveshjet e fshehta dhe shkrirjet

Mënyra më e mirë për të garantuar sjellje joagresive të rivalëve, është kryerja e një

marrëveshje të fshehtë perfekte, nga e cila ata do të maksimizojnë fitimin (e përbashkët

nga prodhimi i nivelit monopol). Marrëveshjet e fshehta midis firmave çojnë në çmime

më të larta dhe sasi më të ulëta sesa në rastin e konkurrencës. Megjithatë, komplotistët

kanë nxitje për të mashtruar njëri-tjetrin për të rritur fitimin individual, duke i bërë këto

marrëveshje të jenë të brishta. Rezultatet e marrëveshjeve të fshehta, mund të kenë më

shumë të ngjarë të jenë të stabilizuara, kur oligopolistët konkurrojnë me njëri-tjetrin në

shumë tregje. Kur firmat sillen në mënyrë agresive në një treg duhet të llogarisin edhe

hakmarrjen nga rivalët e tyre në tregjet e tjera. Në sektorin financiar, tendenca e kohëve

të fundit e zgjerimit ndërsektorial dhe ndërkufitar rrit kontaktet midis një numri të vogël

tashmë të lojtarëve të mëdhenj, duke rritur shqetësimet e zbutjes së konkurrencës.

Një mënyrë tjetër për të eleminuar sjelljet agresive është nxjerrja e tyre nga tregu ose

eliminimi i tyre nëpërmjet shkrirjes. Rezultati i menjëhershëm i shkrirjes horizontale

është zvogëlimi i numrit të konkurrentëve aktualë. Në përgjithësi, autoritetet e

konkurrencës janë të gatshme për të lejuar shkrirje ose blerje në tregjet e koncentruar.

Efekti i fuqisë së tregut nga shkrirja mund të jetë i mbivlerësuar nga efekti pozitiv i

efiçencës nëse shkrirja redukton kostot mesatare duke lejuar shfrytëzimin e ekonomive të

shkallës (duke përhapur kostot fikse mbi një bazë më të madhe), duke eliminuar kostot e

dyfishimit (duke mbyllur degët tepërta) ose duke adoptuar teknologji të reja me kosto më

të ulët. Së fundi, bashkimi mund të përmirësojë diversifikimin e rrezikut (nga zgjerimi i

tregjeve gjeografike apo të produktit). Presionet e konkurrencës dhe kushtet e hyrjes për

rivalët e mundshëm do të kushtëzojnë kalimin e fitimeve nga efikasiteti i rritur.

Page 26: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

16

Strategjitë e tjera të bankave që nuk kanë lidhje me çmimin

Strategjitë e tjera që nuk kanë lidhje me çmimin, të tilla si investimet në teknologji të reja

dhe produkte (R&D), dhe reklamat strategjike, mund të ndihmojnë në mbrojtjen e

segmenteve fitimprurëse të tregut nga hyrjet duke prodhuar produkte që kanë lidhje me

nevojat specifike të klientëve individualë. Me krijimin e tregjeve të “reja” firmat përpiqen

të shmangin konkurrencën “brenda tregut”.

Një strategji tjetër është ajo e zgjedhjes së strukturës së kapitalit (borxh kundrejt kapitalit)

për të financuar aktivitetet e saj. Kjo zgjedhje mund të ketë ndikim strategjik në rivalët

aktualë apo potencialë. Në tregjet e përqendruara leva financiare mund të jetë një pajisje

për të sinjalizuar në mënyrë të besueshme një reagim agresiv ndaj çdo përpjekjeje për të

vjedhur biznesin (Brander dhe Lewis, 1986). Kështu, aftësia për të marrë më shumë

borxh mund të shfrytëzohet për të reduktuar prodhimin dhe rritur çmimet. Fuqia e këtyre

strategjive mund të rritet nga prania e efekteve të rrjetit (për shembull nga shërbimet e

pagesave), të cilat çojnë në bllokimin e klientëve.

Së fundi, në kontekstin teorik, niveli i normës bazë të interesit të vendosur nga Banka

Qendrore, luan rolin e një kostoje marxhinale për bankat e nivelit të dytë, ku çdo

ndryshim i saj do të ndikonte në vendimmarrjen lidhur me vendosjen e normave të tyre të

interesit në dhënien e kredive. Pra, sjellja ndaj çmimit e një banke në treg, ndikohet

tërthorazi nga politika monetare e ndjekur nga Banka e Qendrore. Në disa studime

sugjerohet se, politika monetare e Bankës Qendrore mund të lehtësojë apo të pengojë

nxitjen e bankave për të bërë marrëveshje të fshehta në tregun e kredive, pasi strategjia

monetare e Bankës Qendrore ndikon në rritjen e kostove të financimit të bankave

(Toolsema, 2001a). Pra si përfundim, një treg bankar mund të konsiderohet "konkurrues",

nëqoftëse bankat mund të konkurrojnë lirisht me njëri-tjetrin dhe me hyrësit e rinj (të

mundshëm) mbi bazën e kufizimeve të dhëna më sipër.

Pikërisht kjo tendencë e tregut bankar për t‟u larguar nga idealja ka implikimet e veta në

mirëqenie. Përqendrimi dhe përmasat e mëdha të firmave mund të mos jenë të mira për

konkurrencën, sepse ato mund të ndihmojnë në krijimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e

fuqisë së tregut në dëm të konsumatorëve (Bikker et al., 2006a). Megjithatë, mirëqenia e

përgjithshme, përfshin jo vetëm përfitimet e konsumatorëve, por edhe fitimet e

Page 27: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

17

prodhuesve. Kufizimi i fuqisë në treg zvogëlon fitimet e prodhuesve. Nën ndikimin e të

ardhurave rritëse të shkallës prodhuesit duhet të ushtrojnë fuqi tregu në mënyrë që të kenë

nxitje për të prodhuar. Megjithatë, Smith (1998), duke marrë në konsideratë tregues

makroekonomikë standardë të performancës, mundi të tregojë, se një sistem bankar më

konkurrues jep përfitime makroekonomike të qarta. Konkurrenca rrit nivelin e

veprimtarisë ekonomike (të ardhurat) dhe zvogëlon peshën e cikleve të biznesit.

Gjithashtu, Deidda dhe Fattouh (2002) argumentojnë se përqendrimi në sistemin bankar

është i lidhur negativisht me rritjen ekonomike në vendet me të ardhura të ulëta, por jo në

vendet me të ardhura të larta, çka sugjeron se vendet në zhvillim kanë nevojë për një

sistem bankar me konkurrencë më të lartë për të nxitur rritjen ekonomike.

Ndërsa, Claessens dhe Laeven (2003) studiuan lidhjen midis strukturës së sistemit bankar

dhe rritjes industriale në 29 sisteme bankare, dhe gjetën se sektorët e varur nga financimi

i jashtëm rriten më shpejt kur sistemet bankare janë më pak konkurruese. Ata gjetën

gjithashtu se në përgjithësi konkurrenca më e madhe zvogëlon rritjen ekonomike. Këto

efekte varen, megjithatë, nga shkalla e zhvillimit të sistemit financiar të një vendi. Në

sistemet e zhvilluara financiare konkurrenca më e madhe ndihmon në rritjen industriale,

ndërsa në sistemet më pak të zhvilluara do të ishte më mirë për rritjen e industrive

presioni më i ulët i konkurrencës. Po kështu, Cetorelli dhe Gambera (2001), hetojnë

efektet e dallimeve të strukturave të tregut bankar në modelet e rritjes në 41 vende gjatë

periudhës 1980-1990. Një nga gjetjet kryesore të tyre është se: "përqendrimi bankar nxit

rritjen e atyre sektorëve industrialë që janë më në nevojë për financim të jashtëm duke

lehtësuar aksesin e kreditit për firmat më të reja". Pra si përfundim, ndikimi i rritjes së

konkurrencës në mirëqenien sociale rezulton të jetë teorikisht i paqartë.

1.1.3 Politikat e konkurrencës

Instinkti i çdo firme është që të përpiqet të shmangë konkurrencën. Prandaj, është detyrë

e autoriteteve të konkurrencës të monitorojnë tregun, në mënyrë që të kufizojnë sjelljet

antikonkurruese të firmave. Objektivi i politikës së konkurrencës është nxitja e

konkurrencës ndërmjet firmave për të rritur efiçencën dhe për të ulur koston, duke çuar

në rritjen e mirëqenies së konsumatorit.

Page 28: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

18

Në SHBA, sektori bankar ka qenë subjekt i ligjit të konkurrencës pas vitit 1960, ndërsa

në Evropë ka qenë pas vitit 1980 me ligjet mbi shkrirjet, kartelet dhe abuzimin me

pozitën dominante. Në shumë vende, madje edhe në ekonomitë e zhvilluara, ligjet e

konkurrencës nuk janë zbatuar në mënyrë efektive në sektorin bankar (Yokoi-Arai dhe

Kawana, 2007). Megjithatë, pas krizës financiare të vitit 2007-2008, roli i politikave të

konkurrencës u rrit shumë (Vives, 2010).

Sipas rekomandimeve të OECD (1998b), ligji i konkurrencës duhet të zbatohet plotësisht

në sektorin bankar (paralelisht me rregullimin bankar). Nga ana tjetër rekomandohet që

bankat të mos jenë subjekt i rregullave të tyre “të veçanta” të konkurrencës, por të jenë

subjekt i rregullave të përgjithshme të konkurrencës. Shumë shpesh propozohet që një

sektor të jetë subjekt i rregullave të veta të veçanta të konkurrencës, me arsyetimin se

sektori është shumë i rëndësishëm ose në një sens tjetër “i veçantë”. Ky propozim duhet

të trajtohet me kujdes, pasi rregullat e konkurrencës janë gjithëpërfshirëse dhe fleksibile

në një masë të mjaftueshme për të përfshirë çdo karakteristikë të veçantë të sektorit.

Ligjet e veçanta për sektorin kanë më shumë mundësi që të ndryshohen dhe zbatohen në

interes të industrisë së rregulluar, sesa në interes të ekonomisë si një e tërë. Nga ana tjetër

ligjet e përgjithshme tentojnë të jenë më të mbrojtur dhe në këtë mënyrë me të

qëndrueshëm dhe jetëgjatë.

Në përgjithësi, politikat e konkurrencës u referohen tre tipave të ndryshme të praktikave

të biznesit: kartelet, abuzimi me pozitën dominuese dhe përqendrimet4.

Kartelet janë çdo marrëveshje dhe/ose bashkëpunim i sjelljeve në treg të firmave, që kanë

si synim ose si efekt ndalimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës. Shembuj të

karteleve anti konkurrues janë marrëveshjet që drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt fiksojnë

çmimet e shitjes ose të blerjes ose çdo kusht tjetër tregtimi, që ndan tregjet ose burimet e

furnizimit, që kufizon prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimin.

Abuzimi me pozitën dominuese lidhet me çdo mundësi për sjellje antikonkurruese të

ushtruar nga një ose më shumë firma, të cilët zotërojnë një pozicion dominues në treg.

Një firmë zotëron një pozicion dominues kur ajo mund të veprojë si e pavarur si nga

4 Lidhur me politikat e konkurrencës gjatë krizës financiare shiko Beck et al. (2010).

Page 29: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

19

konkurrentët ashtu edhe nga konsumatorët, të cilët kanë mundësi të kufizuara të

kundërveprojnë ndaj kësaj sjellje. Shembujt kryesor të abuzimit me pozitën dominuese

janë vendosja e çmimeve ose e termave dhe kushteve që janë të pajustifikueshme ose që

veprojnë në një mënyrë të tillë që pengon hyrjen në treg nga konkurrentët e tjerë, ose i

detyron ata të dalin nga tregu. Pozicioni dominat në vetvete nuk është i ndaluar, por ajo

që është e ndaluar është abuzimi që vjen nga pozicioni dominant në treg.

Një përqendrim (ose bashkim) ndodh kur dy (ose më shumë) firma, fillimisht të ndara,

bashkohen, ose kur një firmë blen kontrollin mbi një (ose më shumë) firma, duke i

mundësuar asaj të ketë një ndikim vendimmarrës mbi këtë (këto) firma. Një përqendrim

ndalohet nëse ai krijon ose forcon një pozitë dominuese, i cili, në mënyrë të drejtpërdrejtë

ose jo të drejtpërdrejtë, pengon ekzistencën ose zhvillimin e konkurrencës efektive në

treg. Nga ana tjetër, një përqendrim mund të autorizohet, por duke pasur parasysh që ky

përqendrim të ndryshohet për të eliminuar çdo efekt antikonkurrues. Këto rregullime janë

shpesh “strukturore” por mund të jenë në princip edhe “të sjelljes”, gjithsesi rregullimet e

sjelljes janë shpesh të vështira për t‟u vënë në zbatim. Ka pasur një tendencë në rritje të

përqendrimeve në Evropë, duke arritur maksimumin rreth vitit kur futet Euro, por më pas

kemi rënie të saj dhe veçanërisht në vendet e Evropës Perëndimore (Berger, 2007).

Gjithashtu, Vives (2010) tregon se ka një tendencë pozitive lidhur me konsolidimin e

tregut bankar, qoftë ai brenda një vendi apo midis vendeve.

Të tre këto elementë të politikës së konkurrencës zbatohen në sektorin bankar. Sidoqoftë,

duke pasur parasysh strukturën e tregut në këtë sektor, kartelet dhe veçanërisht

përqendrimet duket se luajnë një rol më të madh sesa abuzimi me pozitën dominuese.

Kartelet në sektorin bankar përfshijnë veçanërisht marrëveshjet në tregun e shërbimeve të

sistemit të pagesave (shërbime të cilat shfaqin disa karakteristika të monopolit natyror).

1.2 Efiçenca në sektorin bankar

Studimet mbi efiçencën e bankave tregojnë se inefiçencat ekzistojnë për një periudhë të

gjatë kohe. Është e mundur që tregjet bankare, veçanërisht në vendet në zhvillim, të jenë

të mbrojtura nga qeveritë dhe organet përkatëse. Në këtë mënyrë objektivat menaxheriale

Page 30: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

20

do jenë të ndryshme nga ato të maksimizimit të fitimit apo minimizimit të kostos, duke

qenë se ata “gjithsesi do jenë të mbrojtur”.

1.2.1 Përcaktimi i efiçencës

Përcaktimi formal i efiçencës teknike sipas Koopmans (1951) është: Rritja e prodhimit të

një autputi kërkon reduktimin e të paktën një autputi tjetër ose rritjen e të paktën një

inputi tjetër. Një bankë mund të jetë teknikisht joefiçente për arsye teknike të tilla si:

trajnim dhe nivel të kapitalit human të ulët ose përdorim të një teknologjie të vjetëruar.

Në kuadrin tradicional të IO, efiçenca e prodhimit (ose efiçenca teknike) arrihet përmes

konkurrencës perfekte. Sidoqoftë konkurrenca perfekte supozon që nuk ka ekonomi

shkalle. Ndërsa madhësia e ekonomive të shkallës në sistemin bankar është e

diskutueshme, ato mendohet se ekzistojnë në një farë mënyre. Nëse nuk ka ekonomi

shkalle në sistemin bankar, atëherë do të prisnim një treg konkurrencial perfekt për të

maksimizuar efiçencën prodhuese. Nëse ka ekonomi të shkallës, pritet që efiçenca

prodhuese të përmirësohet me banka më të mëdha dhe me më shumë përqendrim e cila

(në kuadrin tradicional të IO) është në përputhje me industrinë që ka fuqi tregu.

Teorikisht efiçencat (ose inefiçencat) sipas përcaktimit të bërë nga Farrell (1957), do të

ilustroheshin me anë të figurës 1. Në këtë figurë tregohet një izokuant për një nivel të

caktuar autputi duke përdorur 2 faktorë prodhimi dhe gjithashtu 3 kurba izokostoje.

Pozicioni ku minimizohet kostoja është pikërisht atje ku IC3 është tangjente me

izokuantin. Megjithatë, nëse nuk do të përdorej ky kombinim efiçent por një tjetër, si

p.sh. kombinimi c i cili është djathtas izokuantit, atëherë ky kombinim nuk do të ishte

teknikisht efiçent (pasi ky kombinim do i përkiste një izokuanti që ndodhet sipër

izokuantit të marrë në figurë). Kështu pra, efiçenca teknike (raporti midis asaj se ku duhej

të prodhonte dhe ku prodhon) do të matej nga raporti Oa/Oc ndërsa inefiçenca teknike do

jepej nga raporti ac/Oc. Kosto e firmës në pikën c jepet nga izokosto IC1 dhe efiçenca e

kostos matet nga Ob/Oc (pra me raportin e kostos minimale dhe kostos që aktualisht ajo

realizon) dhe inefiçenca e kostos do jetë bc/Oc. Ndërsa efiçenca e shpërndarjes, e cila

është kombinimi i dy efiçencave të shprehura si raporti i efiçencës në kosto me efiçencën

teknike, matet me raporti Ob/Oa (nëse këto janë të barabarta, kjo do të thotë se jemi tek

Page 31: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

21

pika e, prandaj dhe efiçenca merr vlerën 1) dhe inefiçenca e shpërndarjes matet me

raportin ab/Oa.

Grafiku 1. 1. Efiçenca e kostos, teknike dhe e shpërndarjes

Burimi: Matthews (2010)

Inefiçenca-X (ose inefiçenca e kostos relative ndaj firmës me praktikën më të mirë) e

firmës është përcaktuar si dallimi mes shpenzimeve të kësaj firme dhe firmës me

praktikën më të mirë, e cila është e ngjashme në madhësi dhe në çmimet e inputeve

(Leibenstein, 1966). Thelbi i kësaj inefiçence, ndryshe nga inefiçenca teknike e cila

rridhte nga nivelet e ulta të njohurive, kapitalit human apo teknologjisë së vjetëruar, është

se ajo rrjedh nga mospërdorimi efiçent i faktorëve dhe teknologjisë. Studimi i

inefiçencës-X përpiqet të kapë inefiçencën e një banke (kur jepen inputet, outputet dhe

çmimet e tyre) relativisht ndaj bankave të tjera. Përllogaritet kufiri më i mirë i kostos në

shkallë industrie dhe inefiçenca e një banke individuale është distanca nga ky kufi.

Distanca është quajtur “inefiçenca-X” e bankës. Ndërsa një koncept më i gjerë i efiçencës

konsideron edhe ekonomitë e shkallës dhe të qëllimit. Ekzistenca e ekonomive të shkallës

dhe të qëllimit është hetuar gjerësisht në të kaluarën. Së fundmi, Chortareas et al. (2010)

matën inefiçencën-X dhe ekonomitë e shkallës me tekniken DEA për nëntë vende të

Amerikës Latine dhe gjejnë se veçanërisht ekonomitë e shkallës luajnë një rol mjaft të

madh në përfitimet e shumicës së bankave.

X1

I C 1

I C 2

I C 3

e

a c

O b

X2

Page 32: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

22

1.2.2 Ndikimi i efiçencës në mirëqenie

Bankat janë një industri shërbimi. Ato kontribuojnë në rritjen ekonomike jo duke

prodhuar të mira konkrete por duke siguruar mjetet financiare për të lehtësuar prodhimin

në industritë e tjera. Një sektor bankar efiçent jep kontributin më të madh në rritjen

ekonomike dhe njëkohësisht në mirëqenie. Bankat kontribuojnë shumë në rritje duke

nxitur akumulimin e kapitalit përmes ofertës së kreditit. Dy aspekte janë të rëndësishme

në këtë drejtim: sasia e kredisë së ofruar dhe shpërndarja efiçente e saj. Efektet e sistemit

bankar konkurrues kundrejt atij me fuqi tregu në mirëqenie, do të diskutohen në lidhje me

efiçencën e shpërndarjes dhe atë teknike.

Teoritë e efiçencës së shpërndarjes tregojnë implikime të ndryshme të saj mbi kredinë

dhe rritjen. Nën kuadrin tradicional të Organizimit Industrial, fuqia e tregut çon në norma

më të larta huaje dhe ofertë më të ulët kredie, duke ushtruar presion negativ tek rritja. Në

grupin e dytë të teorive, fuqia e tregut mund të përmirësojë funksionin e prodhimit

nëpërmjet informacionit më të mirë të bankave (përmes marrëdhënies huadhënëse dhe

ekzaminimit), duke përmirësuar shpërndarjen efiçente të kapitalit.

Trajtimi tradicional i organizimit industrial

Argumentet për përfitimet potenciale të konkurrencës rrjedhin kryesisht nga aplikimi i

ekonomiksit të organizimit industrial standard në industrinë bankare. Në një treg të

konkurrencës perfekte, bankat çmimpranuese, maksimizojnë fitimin në nivelin e kostos

dhe çmimit minimal. Për çmimin më të ulët do të ofrohet një sasi më e madhe kredie. Në

të kundërt, fuqia e tregut ekziston kur një bankë mund të vendosë në mënyrë përfituese

një çmim mbi koston marxhinale. Në këtë rast, një bankë mund të zvogëlojë sasinë e

kredisë së ofruar dhe të vendosë norma më të larta interesi.

Rezultatet e trajtimit tradicional IO janë të njohura gjerësisht në ekonomi. Një industri

konkurruese karakterizohet nga një numër i madh bankash të vogla dhe përfitimet

potenciale janë të ngjashme me ato të konkurrencës në industritë e tjera. Konkurrenca

maksimizon mirëqenien, duke siguruar që, sasia më e madhe e kredisë të ofrohet me

çmimin më të ulët. Besanko dhe Thakor (1992), ekzaminojnë tregjet e huasë dhe

depozitave në një model teorik ku bankat mund të diferencojnë vetveten nga

konkurruesit. Ata janë të mendimit se sa më shumë banka të shtohen në treg, aq më tepër

Page 33: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

23

do të ulen normat e huasë dhe do të rriten normat e depozitave. Guzman (2000), duke

përdorur një model të thjeshtë ekuilibri, krahason efektin mbi akumulimin e kapitalit të

një ekonomie që ka një sistem bankar monopol kundrejt një tjetre që ka një sistem

konkurrues. Ai thotë se fuqia e monopolit në banka tenton të ushtrojë presion më të vogël

në akumulimin e kapitalit. Kjo tendencë rrjedh nga fakti se: një sistem bankar monopol

do të racionojë kredinë në kushtet kur një sistem konkurrues nuk do të mund ta bënte; kur

ka racionim në të dyja sistemet, bankat në secilën prej tyre ofrojnë të njëjtën normë

kredie, por bankat monopol mund të zgjedhin të ofrojnë një normë më të ulët depozite;

dhe, kur nuk ka racionim krediti, një bankë monopol do të vendosë normë më të lartë

interesi për huatë. Të dyja modelet mbështesin teorinë që fuqia e tregut është dëmtuese

për konsumatorët dhe rritjen.

Teoritë alternative. Kapitali neto dhe asimetria e informacionit

Trajtimi tradicional i IO i studion bankat si çdo firmë tjetër. Përqasje të tjera teorike në

mënyrë eksplicite marrin në konsideratë karakteristika unike për sektorin bankar dhe

argumentojnë se fuqia e tregut nuk duhet domosdoshmërisht të ketë një impakt negativ në

efiçencën e shpërndarjes.

Sasia e kapitalit që një bankë ofron, bazohet jo vetëm në strukturën konkurruese të tregut,

por gjithashtu edhe në faktorë të brendshëm të tillë si kapitali neto. Literatura e

multiplikatorit financiar përshkruan kanalin huadhënës të bankës ku ndryshimet në

kapitalin neto të një banke ndikojnë në ofertën e saj të kredisë. Goditjet negative në

kapitalin neto të një banke çojnë në rënie të huadhënies, e cila ka një efekt zbutës mbi

rritjen p.sh., Bernanke et al. (1996) provoi një lidhje të tillë. Struktura financiare e një

banke dhe cilësia e portofolit të vet të huasë mundet gjithashtu të jenë të rëndësishme.

Bankat financojnë huadhënien me detyrimet (të tilla si depozitat) dhe me aksione. Ato

janë gjithashtu subjekt i kërkesave të kapitalit duke marrë parasysh rrezikshmërinë e

aseteve. Nëse raporti kapital/aktivet e bankës bie shumë, atëherë ka dy zgjidhje. Së pari,

ajo mund të rrisë kapitalin e vet ose duke emetuar aksione të reja ose duke ulur

dividentët. E para është e kushtueshme, dhe e dyta mund të ketë efekte negative në

çmimin e aksioneve të bankës. Zgjidhja e dytë është të ulë aktivet e veta, që do të thotë,

të ulë huadhënien.

Page 34: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

24

Goditjet në kapitalin aksionar të një banke mund të ndikojnë në vendimet e saj të

huadhënies, edhe kur kërkesat e kapitalit nuk janë detyruese. Nëse një bankë projekton se

mund të goditet kapitali minimal i kërkuar, ose nëse ajo zgjedh të ruajë një raport të lartë

për arsye të tjera (p.sh, si sinjal i cilësisë ose si një amortizator për goditjet e ardhshme),

mund të ulë huadhënien e përgjithshme ose të shpërndajë në përpjesëtim më të lartë huatë

tek projektet më pak të rrezikshme. Kështu që, për një nivel të dhënë kërkese, bankat më

fitimprurëse mund të ofrojnë më shumë kredi dhe sjellja e tyre huadhënëse ka gjasa të

jetë më elastike ndaj goditjeve në bilanc.

Akumulimi i kapitalit varet jo vetëm nga volumi i kredisë, por edhe nga efiçenca e

shpërndarjes së tij: që do të thotë se, kredia u jepet fillimisht projekteve më produktive.

Ideja se bankat mund të përmirësojnë efiçencën e shpërndarjes së kapitalit bazohet në

faktin që bankat jo vetëm ndërmjetësojnë kursimet dhe investimet, por dhe që ato

prodhojnë informacion i cili zbut asimetrinë e informacionit ndërmjet huadhënësve dhe

huamarrësve. Dy përqasjet teorike lidhur me informacionin asimetrik fokusohen në rolin

e huadhënies dhe ekzaminimit.

Bankat angazhohen në marrëdhëniet huadhënëse dhe transaksionet e huasë. Marrëdhënia

e huadhënies përfshin kryerjen e ekspertizës specifike të sektorit dhe marrëdhënieve në

vazhdim me firmat individuale. Kjo është e kushtueshme për bankat, por ajo mund të

përfitojë nga informacioni i mbledhur nga kjo marrëdhënie. Kredia ofrohet bazuar jo

thjesht në vlerën aktuale neto të projektit fillestar por në rrjedhën e fitimit të ardhshëm të

firmës. Marrëdhënia huadhënëse konsiderohet përgjithësisht si më me avantazh për

firmat e reja që kanë pak histori kredie apo kolaterali. Huamarrësit transparentë dhe me

cilësi të lartë, munden në mënyrë më të besueshme të sinjalizojnë cilësinë e tyre dhe

mund të zgjedhin ndërmjet marrëdhënieve të huasë dhe huave operuese.

Petersen dhe Rajan (1995), argumentojnë që, bankat me fuqi tregu kanë më shumë

mundësi të angazhohen në marrëdhënie huadhënëse, ku si rezultat oferta e kredisë ndaj

firmave të reja është më e lartë (dhe kostoja e fondeve të tilla është më e vogël) sesa në

një mjedis tradicionalisht konkurrues. Në një treg konkurrues bankat përballen me më

shumë huamarrës riskues, firmat e reja janë veçanërisht riskuese duke qenë se ato kanë

pak histori kredie. Bankat axhustohen ndaj këtij risku duke caktuar një normë më të lartë

Page 35: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

25

interesi. Por kjo tërheq një sërë aplikantësh të rrezikshëm (përzgjedhja e keqe) dhe

huamarrësit kanë një nxitje për të marrë përsipër projekte më të rrezikshme (rreziku

moral). Nëse një bankë ka fuqi tregu, risku më i lartë mund të balancohet duke ndarë në

të ardhmen rrjedhjen e fitimeve të firmës, në vend të rritjes së normave. Rrjedhimisht,

banka ka më shumë të ngjarë të ofrojë kredi dhe në një normë “të subvencionuar”, për të

krijuar një marrëdhënie huadhënie. Disponueshmëria e kredisë dhe rritja, rrjedhimisht

mund të përmirësohen në tregjet bankare që ushtrojnë fuqi tregu.

Megjithatë, ekzistojnë pikëpamje të kundërta edhe pse lidhja negative midis

konkurrencës dhe marrëdhënies huadhënëse mbizotëron në literaturën teorike. Për

shembull, Boot dhe Thakor (2000) paraqesin një model në të cilin bankat mundet të

marrin pjesë në më shumë marrëdhënie huadhënieje dhe operacione huaje. Ato

argumentojnë se bankat mund të bëjnë më shumë marrëdhënie huadhënëse në një treg

konkurrues. Konsiderojmë p.sh., një bankë monopol që ofron të dyja llojet e huave.

Marrëdhëniet e huasë u ofrohen huamarrësve të cilësisë së ulët e të mesme. Meqenëse

marrëdhëniet e huasë kanë një vlerë të madhe për huamarrës të tillë, banka monopol

mund të përfitojë një pjesë të kësaj vlere (ose të gjithën). Megjithatë, huamarrësit e

cilësisë së lartë, i japin më pak vlerë marrëdhënies, prandaj nuk do t‟ia vlente kostoja

shtesë për bankën që të investojë mbi të. Në këtë mënyrë këtyre huamarrësve u ofrohen

transaksione huaje. Kur konkurrenca bankare rritet, vlera e tepricës që çdo bankë mund të

nxjerrë nga marrëdhëniet huadhënëse, bie. Kjo inkurajon bankat që të ulin investimet e

veta në huadhënie të tilla, në përputhje me Petersen dhe Rajan. Autorët, sidoqoftë,

tregojnë se konkurrenca do të zvogëlojë fitimet e bankës nga transaksionet e huadhënies

më shumë sesa fitimet nga marrëdhënia huadhënëse. Kjo inkurajon bankën të zhvendoset

drejt marrëdhënies huadhënëse.

Një mënyrë tjetër për të zbutur asimetrinë e informacionit është përmes ekzaminimit.

Cetorelli dhe Peretto (2000) zhvillojnë një model të përgjithshëm ekuilibri të akumulimit

të kapitalit për të shqyrtuar strukturën optimale konkurruese, nëpërmjet rolit ekzaminues.

Bankat kanë një nxitje për të ekzaminuar huamarrësit në mënyrë që të diferencojnë

huamarrësit e cilësisë së lartë me ato të cilësisë së ulët. Por ekzaminimi është i

kushtueshëm dhe në kontekstin se bankat rivale mund të vëzhgojnë rezultatet e procesit

Page 36: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

26

ekzaminues5, do të shfaqet problemi i “kalorësit të lirë”, e cila ul nxitjen e bankës për të

ekzaminuar. Cetorelli dhe Peretto tregojnë se, për të minimizuar problemin e “kalorësit të

lirë”, strategjia optimale për bankat është ekzaminimi vetëm i një segmenti të tërësisë së

huamarrësve, kështu si rezultat t‟u jepen hua të dyja palëve, huamarrësve të “sigurt” (të

ekzaminuar) dhe atyre “riskues” (të paekzaminuar).

Ky problem zvogëlohet gjithashtu edhe me uljen e numrit të bankave në treg. Teksa

numri i bankave bie, njëkohësisht bie edhe sasia totale e kredisë së disponueshme. Por ka

gjithashtu një nxitje më të madhe për të ekzaminuar huamarrësit, e cila do të rritë pjesën e

huave me cilësi të lartë “të sigurta”. Rrjedhimisht teksa numri i bankave bie, ka një

shkëmbim ndërmjet sasisë së kredisë së ofruar dhe cilësisë së huamarrësve (pra, efiçenca

e shpërndarjes së kapitalit). Ky shkëmbim është i rëndësishëm për rritjen ekonomike.

1.3 Stabiliteti në sektorin bankar

Shkolla e bankave të lira favorizon konkurrencën dhe decentralizimin e ofertës së parasë

mbi Bankat Qendrore dhe, gjithashtu favorizon largimin e qeverisë nga sistemi monetar

(White 1999, f.219). Megjithatë, konkurrenca në sektorin bankar mund të funksionojë në

dëm të konsumatorëve dhe të kërcënojë stabilitetin e sistemit bankar për shkak të

dështimeve të natyrshme të tregut. Për këtë arsye sektori bankar ka qenë subjekt i

rregullimit dhe mbikëqyrjes më tepër se syri vigjilent i autoriteteve të konkurrencës. Kjo

çështje shqyrton dështimet e tregut lidhur me qëndrueshmërinë e sistemit financiar dhe

sidomos të atij bankar (në funksion të qëllimit të temës), shtjellon llojet e rregullimit

bankar në lidhje me kërcënimin nga jostabiliteti, dhe diskuton dështimet e mundshme të

rregullimit bankar.

1.3.1 Stabiliteti financiar dhe elementët kryesorë të tij

Stabiliteti financiar është mungesa e një ndikimi negativ mbi ekonominë reale nga

dyfunksionimi i sistemit financiar (institucionet financiare dhe tregjet financiare të marra

së bashku). Ajo përbëhet nga jostabiliteti individual dhe sistemik. Paqëndrueshmëria

5 Rezultati i vëzhguar është, a iu dha huamarrësit huaja e kërkuar?

Page 37: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

27

individuale i referohet thjesht dështimit financiar të institucionit ose dështimit të tregut.

Për shembull, dështimi i një banke mund të përkufizohet si një rënie jashtëzakonisht e

madhe në vlerën e aktiveve të bankës duke e bërë vlerën e likuidimit të aktiveve më të

vogël se vlera e depozitave të saj. Në këtë rast, thuhet se banka nuk ka aftësi paguese.

Aftësia paguese është pasqyruar nga pasuria neto pozitive e bankës, e matur nga

diferenca ndërmjet aktiveve të bankës dhe detyrimeve me përjashtim të kapitalit dhe të

rezervave. Është e vështirë për të zbuluar nëse problemi i një banke ka të bëjë me

likuiditetin apo aftësinë paguese, përderisa tipari i saj i veçantë i kredive bankare është se

ato nuk janë likuide dhe vlera e tyre është informacion privat i bankës që ka dhënë kredi.

Paqëndrueshmëria sistemike dhe kriza sistemike i referohen një ngjarje ku dështimi i një

institucioni financiar individual apo dështimi i tregut çon në shumë dështime të

njëkohshme të institucioneve financiare apo të tregut (De Bandt dhe Hartman, 2000). Pra

ky efekt domino i referohet një ngjarje ku dështimi i një institucioni financiar individual

apo dështimi i tregut çon në “dështime ose falimentime pasuese”. Likuiditeti i tregut

bankar dhe ai i financimit mund të ndërveprojnë me njëri-tjetrin duke çuar në një spirale

rënie (Brunnermeier dhe Pedersen, 2009). Rreziku sistemik – rreziku i një krize sistemike

- tani është pranuar gjerësisht si koncept themelor për studimin e stabilitetit në sektorin

bankar. Jostabiliteti financiar përfshin tre elemente të rëndësishëm: goditjet, përhapjen

dhe ndikimin.

Goditjet dhe burimet e tyre

Një goditje (shock) është një rrjedhë e shpejtë e ngjarjeve, që çon në humbje të mëdha

private dhe shoqërore (më shumë se normale). Goditjet mund të jenë ose ideosinkretike

ose sistemike. Goditjet ideosinkretike janë të sigurta në kuptimin që një investitor mund

të mbrojë veten kundër tyre nëpërmjet diversifikimit, ndërsa goditjet sistemike janë të

pasigurta ose jo-diversifikuese. Në mes të këtyre dy ekstremeve gjenden një sërë

goditjesh të ndërmjetme. Një përmbledhje e disa prej burimeve të mundshme të goditjeve

do jetë si vijon6.

6 Për më tepër rreth burimeve shih p.sh. Mayer (1999) dhe CSFI (2000).

Page 38: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

28

Ndryshimet e politikave makroekonomike

Ndryshime të papritura të politikës monetare të tilla si rritja e mprehtë e normave të

interesit duke u ndjekur nga pas me një reduktim në ofertën e parave mund të sjellë

probleme në banka. Rritja në normat e interesit redukton cilësinë e aktiveve. Siç

demonstrohet nga Stiglitz dhe Weiss (1981), nëqoftëse rritet norma e interesit të tregut,

atëherë ka një probabilitet më të lartë që huadhënësi po jep kredi me një rrezik më të

lartë. Huadhënësi mund të dëshirojë që të japë më pak kredi nëse nuk mund të

diskriminojë mes huamarrësve më riskozë. Në këtë mënyrë disa huamarrësve u mohohet

kredia edhe kur ata janë të gatshëm të paguajnë një normë të lartë interesi. Kjo shkakton

uljen e ofertës së kredive (racionimi i kreditit), duke çuar në një rënie të investimeve dhe

të aktivitetit të përgjithshëm ekonomik. Për shembull, politika monetare shtrënguese në

fund të viteve 1970 shkaktoi krizën e kursimeve dhe kredive në SHBA.

Rënia e çmimeve të aseteve

Një kërcënim i madh mbi stabilitetin financiar është devijimi i çmimeve të aseteve larg

vlerës së tyre themelore. Shembuj janë çmimi i pronave dhe kapitalit, që u zhvilluan si

flluska në Skandinavi dhe Japoni gjatë viteve 1980. Allen dhe Gale (2000d) konsiderojnë

pozitive dhe negative flluskat e çmimeve të aseteve dhe marrëdhëniet e tyre me politikën

monetare. Flluskat pozitive ndodhin kur ka problem agjenti midis bankave dhe njerëzve

që huazojnë para për të, sepse bankat nuk mund të vëzhgojnë se si janë investuar fondet.

Kjo shkakton problemin e rrezikut të zhvendosur dhe çmimet e aseteve janë më lart se ato

themelore. Sa më e madhe shuma e kredisë totale aq është më e madhe flluska dhe aq më

e paqartë lidhja me politikën monetare. Flluska negative mund të ndodhë kur ka një krizë

bankare që detyron bankat në të njëjtën kohë të likuidojnë aktivet. Çmimet e aktiveve

bien më poshtë se themeloret e tyre për shkak të mungesës së likuiditetit. Në qoftë se

Banka Qendrore parashikon një injeksion monetar kjo flluskë negative mund të

parandalohet (Adrian dhe Shin, 2008).

Problemet brenda një banke

Dështimi për të shlyer një kredi (rreziqet e kreditit) është ende shkaku më i mundshëm i

problemeve bankare. Edhe dështimet operative mund të shkaktojnë dështime të bankave

individuale. Dështimet operative mund të rezultojnë nga proceset e papërshtatshme ose

Page 39: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

29

dështimet e brendshme, njerëzit dhe sistemet. Gjithashtu mjaft e rëndësishme në

problemet brenda një banke është edhe pamjaftueshmëria e kapitalit (Calomiris, 2008).

Pasiguria

Pasiguria është tipar kryesor i brishtësisë. Një rritje dramatike e pasigurisë në tregjet

financiare e vështirëson selektimin e kredive nga huadhënësit, e cila çon në kufizimin e

kreditit, dhe humbjen e prodhimit (tipike kjo për krizën bankare ndërkombëtare më të

fundit). Pasiguria e bën informacionin edhe më shumë asimetrik (Mishkin, 1997).

Përhapja e goditjeve

Sektori bankar dhe lidhjet që ai ka me pjesën tjetër të sistemit financiar luajnë rol kryesor

në përhapjen e goditjeve. Kjo përhapje e goditjeve mund të ndodhë përmes disa kanaleve,

p.sh. nëpërmjet: sistemeve të pagesave, rregullimit të sistemit të sigurisë, tregjeve

ndërbankare, flukseve të kreditit dhe tregjeve të aseteve (De Bandt dhe Hartmann, 2000).

Për shembull, tregjet ndërbankare janë konsideruar të jenë një transmetues i rëndësishëm

i goditjeve sistemike midis bankave (Favero et al., 2000). Një bankë me kërkesë urgjente

për likuiditet do të përpiqet që të likuidojë asetet e saj më të shitshme, dmth kreditë

ndërbankare. Nëqoftëse një bankë (e madhe) shkon në telashe, shitja e aseteve të saj

mund të ketë efektin e topit të borës. Dështimi i një banke mund të shkaktojë humbje të

menjëhershme për bankat e tjera të ndërlidhura. Përhapja e goditjeve mund të bëhet edhe

me anë të çmimeve të aseteve. Rënia e çmimeve të aseteve mund të çojë papritur në

tharjen e tregut nga likuiditeti.

Ndikimi i goditjeve

Politikëbërësit duhet të kenë kujdes për stabilitetin e bankave për të dy shkaqet sistemike

dhe të kujdesshme. Shkaqet sistemike shfaqen nëqoftëse kostot sociale të dështimit të një

banke tejkalojnë shpenzimet private. Kostot e mundshme sociale nga dështimet e

bankave përfshijnë humbjet e depozituesve, jo më kredidhënie, përçarje të sistemit të

pagesave, papunësi, reduktim të prodhimit, humbje besimi në bankat e tjera dhe rritje e

kostove të taksapaguesve, ndërsa humbjet private përfshijnë vetëm humbjet e klientëve

dhe aksionarëve të bankës përkatëse. Shkaqet e kujdesshme lindin sepse konsumatorët

humbasin kur një bankë dështon, edhe nëqoftëse nuk ka pasoja sistemike.

Page 40: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

30

Shpenzimet fiskale pasqyrojnë llojet e ndryshme të shpenzimeve të përdorura në

rehabilitimin e sistemit financiar, duke përfshirë rikapitalizimin e bankës dhe pagesat e

bëra për depozituesit, në mënyrë eksplicite ose implicite nëpërmjet mbështetjes nga

qeveria me anë sigurimit të depozitave. Shpenzimet fiskale ndikojnë pothuajse me siguri

në zgjidhjen e krizës. Një rezolutë e varfër mund të reflektojë në zgjatjen e krizës ose në

vështirësimin e saj edhe më tepër. Ndërkohë që disa banka të brishta rrezikojnë edhe

“rilindjen” dhe kështu mund të kërkojnë ristrukturim më shumë sesa do ishte e

zakonshme. Përgjithësisht shpenzimet e rezolutave nuk janë një tregues i mirë i kostove

që vijnë nga krizat. Shpenzimet e mëdha fiskale mund të lindin për të parandaluar një

krizë bankare ose, të paktën, për të kufizuar ndikimin e saj. Por ato nga ana tjetër do jenë

kosto sociale për gjithë shoqërinë sepse kemi një transferim të të ardhurave nga

tatimpaguesit e tanishëm dhe të ardhshëm tek aktorët bankarë (aksionerët, depozituesit,

kreditorët dhe huamarrësit e bankave). Në anën tjetër, qeveria mund të bëjë shpenzime të

vogla, por efektet ekonomike negative të një krize bankare mund të jenë akoma dhe më të

rënda. Për shembull, kriza bankare ishte një karakteristikë e rëndësishme e Depresionit të

Madh në vitet 1929-1933 dhe kostot fiskale kanë qenë të papërfillshme që kur nuk kishte

mbështetje kapitali për bankat e dështuara dhe sigurim të depozitave. Por

paqëndrueshmëria e sistemit financiar ndikoi në mënyrë të drejtpërdrejtë në anën e

konsumit dhe të prodhimit në ekonomi dhe, rrjedhimisht, në rritje ekonomike dhe

zhvillim. Ndërsa përsa i përket krizës financiare të fundit ndërkombëtare mendohet se

kostot e saj janë jo vetëm në ekonominë financiare por edhe në atë reale, jo vetëm të

shfaqura, por për më tepër të pashfaqura, të cilat gradualisht do japin efektet e tyre në të

ardhmen. Mjaft vende do të duhet t‟i vuajnë në vitet që pasojnë efektet e deficiteve të

mëdha buxhetore, që janë krijuar nga mbështetja e bankave.

1.3.2 Dështimet e tregut bankar

Meqenëse ky studim do të merret me analizën e tregut bankar, do të shohim më hollësisht

disa prej faktorëve që ndikojnë në paqëndrueshmërinë e këtij tregu. Në veçanti, do të

diskutohet përkatësisht rreth informacionit asimetrik, problemit të agjentit,

pandashmërisë, ekonomive të shkallës dhe të qëllimit dhe eksternaliteteve.

Page 41: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

31

Informacioni asimetrik

Bankat janë subjekte të nënshtruara veçanërisht ndaj informacionit asimetrik. Në anën e

pasiveve depozituesit janë të ballafaquar me mungesën e informacionit mbi aftësinë

paguese të bankës së tyre. Bankat kanë informacion më të mirë mbi vlerën e vërtetë të

kredive të tyre sesa publiku. Depozituesit kanë mungesa në kohë, përvojë dhe aftësi për të

vlerësuar kapitalin e një banke dhe vlerën e portofolit të saj të kredisë. Kështu

depozituesit nuk e dinë probabilitetin e dështimit të bankës së tyre dhe sigurinë e

depozitave të tyre. Përveç kësaj, depozituesit e dinë se vetëm një pjesë e vogël e aktiveve

të një banke duhet të mbahet në aktive likuide për të përmbushur tërheqjen e depozitave.

Por vetëm kjo rezervë e pjesshme e mbajtur mbi depozitat mund të çojë në rënie të

likuiditetit dhe të aftësisë paguese, kur tërheqjet mund të jenë jashtëzakonisht të mëdha

(paniku bankar), pas publikimit të informacioneve të këqija në lidhje me asetet e

bankave. Për më tepër, nëse depozituesit i zë paniku, ata do të përpiqen për të tërhequr

fondet e tyre nga frika se depozituesit e tjerë do ta bëjnë këtë më parë, duke detyruar një

bankë tjetër të shëndoshë të falimentojë (Diamond dhe Dybvig, 1983). Për këtë arsye,

kufizimi i shërbimit vijues krijon paqëndrueshmëri të natyrshme për një bankë.

Nga ana tjetër edhe vetë bankat nuk kanë informacion për huamarrësit dhe për

karakteristikat e rrezikut të kthimit të projekteve që ata dëshirojnë të ndërmarrin. Ky

informacion asimetrik në tregun e kredive mund të çojë në përzgjedhje të keqe, rrezik

moral dhe probleme të verifikimit ex-post (Damme, 1993).

Problemi i agjentit

Ndarja e pronësisë nga kontrolli mund të çojë në një numër problemesh të agjentëve.

Berle dhe Means (1932) ishin të parët që diskutuan problemin e ndarjes së pronësisë nga

kontrolli. Sipas tyre, menaxherët mund të ndjekin objektivat e tyre në vend të aksionerëve

që i kanë emëruar ata. Shumica e vendeve, në ligjin e korporatave, kanë dënime të rënda

për vjedhje nga menaxhimi. Megjithatë, marrja e shpërblimeve apo përfitime private

është e vështirë të kufizohet. Menaxherët gjithashtu mund të jenë ndërtuesit e

perandorisë. Ata kanë stimuj për të zgjeruar firmat e tyre përtej madhësisë optimale. Në

veçanti, menaxherët strategjike investojnë në zgjerimin e madhësisë, sepse rritja (e matur

nga shitjet, pjesa e tregut ose të punësuarit), rrit fuqinë e menaxherëve duke rritur burimet

Page 42: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

32

nën kontrollin e tyre. Gjithashtu, ata janë të prirur të marrin sa më shumë bonuse në afatin

e shkurtër, duke i bërë më të papërgjegjshëm rreth vendimeve që marrin. Kjo ishte edhe

një nga arsyet e krizës së vitit 2008 (Todt, 2009).

Pandashmëritë dhe ekonomitë e shkallës dhe të qëllimit

Transformimi i kursimeve në kredi nga bankat është subjekt i pandashmërisë. Në mënyrë

të qartë, mbledhja e kursimeve dhe monitorimi i huamarrësve në mënyrë profesionale dhe

të rregullt përfshin kosto organizative fikse, duke lënë të kuptohet se kostoja për njësi e

ndërmjetësimit mund të reduktohet me rritjen e vëllimit të transaksioneve, të paktën deri

në një nivel të caktuar. Këto ekonomi shkalle i bëjnë bankat më efiçente se investitorët

individualë. Për më tepër, dyfishimi i shpenzimeve të monitorimit reduktohet. Ekonomitë

e shkallës rezultojnë gjithashtu edhe nga operacionet e sistemit të pagesave. Dispozitat e

përbashkëta të aktiviteteve të depozitave dhe kredive mund të prodhojnë ekonomi të

rëndësishme të qëllimit. Tek ekonomitë e qëllimit, kostot e prodhimit të mallrave të

ndryshme janë të ndërvarura. Prodhimi i një të mire redukton koston e prodhimit të një të

mire tjetër. Kështu, një bankë "universale" mund të jetë më efiçente se dy banka të

veçanta të specializuara të depozitave dhe kredive, përkatësisht. Edhe për aktivitetet e

kredive dhe për ato të depozitave bankat duhet të mbajnë vëllime të mëdha të aktiveve

likuide (cash dhe letra me vlerë) në bilancet e tyre. Sinergjitë mund të lindin nëqoftëse

tërheqjet e kredive dhe të depozitave nuk lidhen fort. Çdo humbje neto e mbajtjes së

aktiveve likuide pastaj mund të ndahet në mes të dy aktiviteteve (Kashyap et al., 1999).

Ekonomitë e shkallës dhe të qëllimit mund të vijnë gjithashtu edhe nga diversifikimi i

rrezikut. Sa më të mëdha këto aq më i mirë është diversifikimi i rrezikut. Diversifikimi i

aseteve ngushton diferencën mes rrezikut të portofolit të investitorëve dhe të portofolit të

tregut. Duke bërë diversifikimin e rrezikut biznesin e përditshëm, bankat mund të krijojnë

avantazhe në kosto krahasuar me investitorët individualë.

Eksternalitetet negative

Mospërputhja në maturim mes detyrimeve dhe aktiveve shkakton probleme sistemike.

Portofolet e kredisë së bankave janë informacion privat, prandaj depozituesit nuk mund të

jenë në gjendje të bëjnë dallimin midis bankave të mira dhe të këqija. Nëse depozituesit

nuk mundet të vëzhgojnë dhe vlerësojnë plotësisht profilin e rrezikut të bankës, marrja

Page 43: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

33

përsipër e riskut të tepërt nuk personalizohet në kuptimin se bankat me rrezik më të lartë

duhet të paguajnë prime rreziku më të larta. Në këtë mënyrë, marrja përsipër e rrezikut

imponon një eksternalitet në të gjitha bankat e tjera. Në qoftë se cilësia e kredive të një

banke përkeqësohet, sepse kreditë nuk janë duke u paguar në një shkallë të madhe,

depozituesit mund të jenë të shqetësuar për sigurinë e depozitave të tyre dhe t‟i

"drejtohen kësaj banke" për të tërhequr kursimet e tyre. Kjo sjellje nga depozituesit mund

çojë bankën në paaftësi për të paguar dhe në falimentim. Paniku për një bankë mund të

përhapet edhe në bankat e tjera të shëndetshme, sidomos kur këto banka janë të lidhura

me njëra- tjetrën.

1.3.3 Rregullimi

Politikëbërësit në mbarë Globin e shohin rregullimin si një detyrë të madhe publike për të

stabilizuar sistemin financiar. Dështimet e firmave korrigjojnë më së miri joefiçencat

ekonomike, por në sistemin bankar ato mund të jenë shkatërruese. Nëse fondet e

konsumatorëve nuk janë të mbështetura plotësisht nga asetet likuide ose nga ndonjë

formë sigurimi, do kishte vetëm një mënyrë se si depozituesit mund të marrim paratë e

tyre nga banka në rast të dështimit aktual apo të panikut bankar: të jenë ndër të parët që

vrapojnë për në bankë, dhe të tërheqin të gjitha fondet menjëherë. Dështimi i një banke

mund të shkaktojë një humbje ngjitëse të besimit te bankat e tjera. Pasojat negative të

sistemit në tërësi mund të tejkalojnë ato të dështimit fillestar7. Bankat janë subjekt i

rregullimit dhe i mbikëqyrjes publike nëpërmjet autoriteteve përkatëse, për të parandaluar

përhapjen e dështimeve. Kështu p.sh në krizën e vitit 2007-2008 pati një sërë ndërhyrjesh

si p.sh: blerja e aseteve, skemat e sigurimit, injektimi i kapitalit, apo nxitja e shkrirjeve

midis bankave. Sigurisht që këto ndërhyrje do kenë dhe kostot apo pasojat e tyre në një

periudhë më afatgjatë lidhur me shtrembërimet që ndodhin në tregun bankar, rrezikun

moral apo mbrojtjen e firmave joefiçente.

Ekonomia merret me çështjet e stabilitetit financiar me anë të rregullimit. Rregullimet e

kujdesshme dhe sistemike drejtohen kryesisht drejt kontrollit të niveleve të rrezikut të

7 Kostot totale të një krize bankare përfshijnë shpenzimet e transferimit për zgjidhjen e krizës dhe humbjen

në mirëqenie reflektuar në reduktime të GNP.

Page 44: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

34

supozuar nga bankat dhe kështu drejt probabilitetit të dështimit. Në mënyrë indirekte, ai

ka lidhje me kapacitetin e sistemit financiar për të trajtuar dështimet e bankave.

Instrumentat rregullative të kujdesshme dhe sistemike përfshijnë: linjat e pranueshme të

biznesit dhe të kufizimeve të portofolit; huadhënësin e minutës së fundit; kërkesat e

kapitalit, të likuiditetit dhe kërkesat e rezervës; rregullat e ekspozimit të madh;

menaxhimin e rrezikut të brendshëm; hyrjet dhe daljet; degëzimin, rrjetin, dhe kufizimet

e shkrirjeve. Rregullimi i sjelljes së biznesit ka për qëllim kryesisht mbrojtjen e klientëve

të bankës (huamarrësve dhe huadhënësve). Ai përfshin: sigurimin e depozitave dhe

informacionet shpjeguese. Forma e veçantë e rregullimit dhe intensiteti i tij ndryshojnë

nga vendi në vend.

Linjat e pranueshme të biznesit dhe kufizimet e portofolit

Në SHBA, Akti Glass-Steagall i vitit 1933 ua ndalonte bankave që të angazhoheshin në

investime bankare. Sipas Freixas dhe Rochet (1997, f. 265), argumentet kryesore në favor

të ndarjes së bankave tregtare nga ato investuese ishin: (1) mbajtja e kapitalit të firmave

nga bankat mund të rrisë rrezikun e ekspozimit të tyre dhe (2) që ka një konflikt të

mundshëm interesash. Argumenti i parë është i qartë. Kufizimet mbi investimet e

kapitalit zvogëlojnë nivelin e rrezikut që bankat mund të marrin përsipër dhe kështu

probabilitetin e dështimit të bankës. Ndërsa konflikti potencial i interesit është për shkak

të faktit se bankat u kanë dhënë hua firmave në vështirësi financiare dhe nga ana tjetër

mund të jenë të gatshme për t‟i mbështetur ato financiarisht me letra me vlerë “të varfra”

për të paguar kreditë që ato u kanë bankave, gjë e cila do ishte në dëm të depozituesve.

Për shkak se vendosja e linjave të pranueshme të biznesit dhe kufizimeve të portofolit

mund të krijonte tregje artificiale ose të kufizonte risitë, akti i Gramm-Leach-Bliley i

1999, eliminoi kufizimet e Aktit Glass-Steagall kundër anëtarësimit të bankave tregtare

dhe investuese (që rrjedhin nga 1933) dhe lejoi bankat të angazhoheshin në aktivitetet

nënshkruese dhe me marrëveshje.

Huadhënësi i minutës së fundit dhe sigurimi depozitave

Banka Qendrore vepron si huadhënës i minutës së fundit, dhe u ofron bankave likuiditet

gjatë një krize. Në këtë mënyrë, ajo lehtëson mungesën e përkohshme të likuiditetit dhe

Page 45: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

35

parandalon një problem likuiditeti, i cili mund të bëhet më vonë një problem lidhur me

aftësinë paguese.

Qeveria mund të japë gjithashtu garanci të qarta apo të nënkuptuara për të mbuluar

plotësisht ose pjesërisht depozitat në rastin e dështimit të një banke. Repullo (2004)

nxjerr si konkluzion se kërkesat e kapitalit mund të jenë të pamjaftueshme, prandaj duhet

të jenë të nevojshme rregulla shtesë për reduktimin e riskut brenda një mjedisi

konkurrues, të tilla si: kontrolli i normave të depozitës dhe kufizimet në asetet ose

çmimet e depozitave. Sigurimi i depozitave është një masë për të mbrojtur depozituesit

nga humbjet dhe për të reduktuar brishtësinë e bankave nga paniku bankar. Niinimaki

(2004) konsideron struktura tregu të ndryshme dhe sugjeron se, nëse banka është një

monopol ose konkurron vetëm në tregun e huave, atëherë sigurimi i depozitave nuk ka

influencë në marrjen përsipër të riskut.

Kërkesat e kapitalit

Forma kryesore e rregullimit të sotëm është drejtuar mbi kapitalizimin ose kapitalin

aksioner të bankave. Siç përcaktohet nga Komiteti i Bazelit mbi mbikëqyrjen bankare,

bankat janë të detyruara të mbajnë kapitalin e duhur kundrejt rrezikut që ato marrin

përsipër. Pasuria neto e bankës ose kapitali aksionar është diferenca midis aktiveve dhe

detyrimeve, ose, shuma e kapitalit të kontribuar nga zotëruesit e bankës (aksionerët) dhe

e akumuluar, nga mbajtja e fitimeve. Ajo përcakton vlerën e bankës pasi gjithë detyrimet

të jenë përmbushur dhe siguron një mbrojtje nga rënia në vlerën e aseteve. Sa më e lartë

është pasuria neto e bankës aq më shumë pronarët e saj kanë për të humbur nga

sipërmarrjet e rrezikshme. Por, raporti i kapitalit ndaj aseteve është shumë më i ulët në

banka se në biznese të tjera. Në krahasim me firmat tregtare dhe industriale që kanë një

normë kapitali/aseteve prej 30 deri në 40%, norma e kapitalit ndaj aseteve është midis 4

dhe 8% në sektorin bankar. Për këtë arsye bankat duhet të rregullohen në mënyrë më

rigoroze se çdo industri tjetër.

Prandaj, përcaktohet kërkesa minimale e kapitalit si një masë rregullative për të

zvogëluar rrezikun moral dhe marrjen përsipër të riskut. Për më tepër, kërkesat e kapitalit

kanë për qëllim të zvogëlojnë probabilitetin e dështimeve sistemike dhe të shtojnë

sigurinë për depozituesit dhe sistemin e sigurimit të depozitave. Duke përdorur të dhënat

Page 46: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

36

e 543 bankave operuese në 13 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEE) gjatë

periudhës 1998-2005, Agoraki et al. (2009) gjen se kërkesat e kapitalit reduktojnë riskun

në përgjithësi, por për bankat me fuqi tregu më të madhe ky efekt është në mënyrë

kuptimplotë më i dobët ose mund të përmbyset. Gjithashtu, Behr et al. (2009) tregon se,

efektiviteti i kërkesave të kapitalit për të reduktuar marrjen përsipër të riskut nga bankat

ndodh vetëm në tregjet bankare me një shkallë më të ulët përqendrimi.

Likuiditeti dhe kërkesat e rezervës

Bankat mund të ballafaqohen edhe me kërkesat e likuiditetit për të reduktuar mungesën e

likuiditetit që vjen nga tërheqja e depozitave. Likuiditeti i bankës është aftësia e tij për të

plotësuar kërkesat për të holla brenda disa ditëve të punës. Në përgjithësi, sa më i

shkurtër maturimi i detyrimeve të bankave, aq më e madhe është nevoja për likuiditet.

Banka Qendrore gjithashtu mund t‟u kërkojë bankave për të mbajtur rezervat në formën e

parave të gatshme dhe bilanceve në Bankën Qendrore për të kontrolluar ofertën e parasë

/dhe normat e interesit.

Rregullat e ekspozimit të madh dhe kërkesat e deklarimit

Beck et al. (2006a, 2006b) sugjerojnë se madhësia e bankës është e lidhur pozitivisht me

kompleksitetin organizativ. Rritja e madhësisë së bankës mund të shoqërohet me

zgjerimin në hapësirë dhe në linjat e biznesit. Nga ana tjetër, kjo rritje e madhësisë

shoqërohet me transparencë më të ulët për shkak të përdorimit të instrumentave më të

sofistikuar financiarë dhe ndërtimit të organizatave financiare komplekse.

Qeveria mund të ndihmojë duke vendosur rregulla mbi bankat që të inkurajojë zbulimin e

informacionit. Deklarimi i informacionit të duhur duhet të veprojë si një pengesë për

marrjen përsipër të një rreziku më të madh. Për shembull, bankat duhet të sigurojnë

klientët e tyre me zbulimin kuptimplotë të depozitave dhe të kushteve të kontratës së

kredive. Qëllimi kryesor pas deklarimeve të tilla është që t‟u japë konsumatorëve një

bazë për krahasim dhe zgjedhje nga institucionet e ndryshme dhe instrumentet financiare.

Zbulimi gjithashtu vepron për të mbrojtur huamarrësit nga praktikat abuzive dhe t'i bëjë

ata më të vetëdijshëm për shpenzimet dhe angazhimet në kontratat financiare. Shpalosja e

informacionit gjithashtu shërben dhe për trajtim të barabartë dhe qasje të barabartë në

Page 47: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

37

kredi. Megjithatë rregullat e ekspozimit të madh mund të ulin efiçencën e ndërmjetësimit,

kur ajo rrit kostot për njësi.

Menaxhimi i brendshëm i rrezikut

Rregullimi është kryesisht i imponuar nga jashtë. Megjithatë, kompleksiteti në rritje i

operacioneve dhe shpejtësia e rregullimeve të portofolit e ka bërë këtë formë të

rregullimit më pak të kënaqshme. Kjo ngre pyetjen se si të kalohet nga rregullorja e

jashtme (rregullat përshkruese dhe të hollësishme) në atë të vetë-rregullimit të

brendshëm, të përforcuara nga strukturat e nxitjeve të përshtatshme për menaxherët

(Goodhart et al., 1998). Kontrolli i brendshëm menaxherial bëhet së pari, dhe më i

rëndësishmi, për mbrojtjen nga veprimet e pakujdesshme ose të pahijshme. Rregullatorët

përdorin provimet periodike për të mbledhur informacion mbi cilësinë e kredisë dhe

mjaftueshmërisë së kreditit të brendshëm të bankave. Këto kontrolle janë të destinuara

për të mësuar më shumë mbi gjendjen aktuale financiare të një banke dhe pajtueshmërinë

e saj me rregullat. Haselmann dhe Wachtel (2007) mendojnë se bankat nëse shohin

vlerësimet e riskut të bankës së tyre dhe kanë mundësi ti krahasojnë me bankat e tjera do

të mësojnë për të menaxhuar më mirë riskun e tyre.

1.3.4 Dështimet e rregullimit

Me rregulla shumë të rrepta në fuqi, mund të jetë i mundur zvogëlimi i probabilitetit të

dështimit të bankës në nivele shumë të ulëta. Megjithatë, është e mundshme që kjo do të

reduktonte efiçencën e ndërmjetësimit financiar (imponimi i kostove mbi klientët e

bankës) dhe të pengonte risitë, dhe, në fund të fundit, dhe ecurinë e ekonomisë (Cetorelli

et al., 2007).

Në këtë kontekst, është e rëndësishme të kihet parasysh se rregullimi shoqërohet me

kosto direkte (pagat e mbikëqyrësve, shpenzimet administrative në bankat) dhe indirekte

(nëpërmjet shtrembërimeve që gjeneron në funksionimin normal të sistemit financiar) të

cilat janë në fund të fundit të reflektuara në çmimin e shërbimeve financiare (Freixas dhe

Rochet, 1997). Kështu, edhe në qoftë se rregullimi gjykohet që të ketë një efekt të

dobishëm, është i rëndësishëm hetimi i kostove dhe krahasimi i tyre me përfitimet që

Page 48: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

38

merren nga rregullimi. Vives (2010) argumentoi se edhe kriza e fundit financiare

dëshmoi për dështim të rregullimit, për shkak të: zbulimit dhe vlerësimit të rrezikut në

mënyrë të pamjaftueshme; politikave të sigurimit “të bankave shumë të mëdha për të

dështuar”; mosmarrjes parasysh të efekteve sistemike të kërkesave të kapitalit; heqjes së

kufizimeve të aseteve për shkak të lobingjeve të bankave investuese; etj.

Rreziku moral dhe problemi i të qenurit shumë i madh për të dështuar

Ndërsa roli i Bankës Qendrore është i padiskutueshëm, sigurimi i depozitave është

sulmuar fort me argumentin se ai është thjesht një përkrahje më tepër se një qëllim

ekonomik i justifikuar (Spong dhe Sullivan, 1999). E keqja e sigurimit të depozitave

është se ai krijon rrezik moral dhe inkurajon bankat për të marrë më tepër rrezik. Pa

sigurim, bankat e dinë se vendimet dhe aktivitetet e tyre do të monitorohen nga

huamarrësit dhe huadhënësit e bankave. Duke ditur se paratë e tyre mund të jenë në

rrezik, sidomos kursimtarët me depozitat e mëdha kanë një nxitje për të monitoruar

bankën e tyre. Nëse ka sigurim, nxitja për monitorim është e vogël, ose mund të mos ketë

fare. Depozituesit kanalizojnë më shumë fondet e tyre në bankat e rrezikshme sepse ato

ofrojnë kthime më të larta dhe me risk më të lartë. Nga mbrojtja e bankave dhe e

depozituesve nga rreziku i dështimit, kostoja e dështimit zhvendoset tërësisht tek

tatimpaguesit të cilët, në pjesën më të madhe, janë pikërisht "depozituesit e vegjël".

Prandaj, stimujt negativë që rrjedhin nga sigurimi i depozitave duhet të balancohen nga

rregullatorët. Kufizime të tilla mund të keqësojnë gjendjen financiare të një banke, në rast

se aftësia e bankave për t'iu përshtatur ndryshimeve të kushteve të tregut dhe për të

diversifikuar riskun është reduktuar. Sigurimi i depozitave dhe mos marrja e masave ndaj

rrezikut moral mund të bëjnë kështu që i gjithë sistemi të jetë më i prekshëm nga një

goditje e papritur. Siç shprehet dhe Hoenig (1996, fq. 8), rregullatorët duhet të udhëhiqen

nga një thënie e qartë: "parandalimi ecën në institucionet që kanë aftësi pagimi, por jo në

ato që nuk e kanë një mundësi të tillë". Me fjalë të tjera, rregullatorët duhet të nxitin

klientët për të rishpërndarë fondet në institucionet e shëndetshme në vend që të merren

me një bankë problematike. Megjithatë, në praktikë shumë rrallë janë lënë që bankat e

mëdha të shkojnë drejt falimentimit. Ka gjasa që edhe kur nuk ka mjaftueshëm panik

bankar rregullatorët ndërhyjnë dhe shpëtojnë bankat nga dështimi. Ky shpëtim me siguri

Page 49: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

39

që është një stimul negativ për institucionet financiare që të rriten brenda ose jashtë për të

arritur klasifikimin "shumë e madhe për të dështuar".

Informacioni asimetrik

Në mbikëqyrjen e bankave përmes ekzaminimeve periodike rregullatorët përballen me

konfliktin e agjentit principal në të njëjtën natyrë si mes bankave dhe huamarrësve ose

bankave dhe depozituesve. Në veçanti, informacioni asimetrik vë rregullatorët në

disavantazh. Për kohën dhe kundërmasat e duhura rregullatorët kërkojnë mjaft

informacione të sakta mbi gjendjen e tanishme të një banke dhe perspektivat e saj. Në

mënyrë ideale, rregullatorët duhet të kenë të njëjtin informacion mbi aktivitetet e një

banke si vetë banka. Për më tepër, rregullatori duhet të përdorë të njëjtat teknika si edhe

bankat për të vlerësuar rrezikun e profilit të saj. Vetëm atëherë mund të tejkalohet

problemi i informacionit asimetrik. Në fakt, kjo është e vështirë ndonjëherë. Prandaj,

është e natyrshme që rregullatorët janë gjithmonë gati një hap prapa bankave.

Kufizimi i konkurrencës

Rregullatorët përballen me një trade-off mes efikasitetit dhe fuqisë së tregut. Nëse sistemi

bankar është me të vërtetë subjekt i ekonomive të mëdha të shkallës dhe të qëllimit, siç

pretendohet shpesh, kufizimi i hyrjeve mund të shmangë fragmentizimin joeficient të

tregut, por nga ana tjetër do lejojë fuqi tregu dhe nxitje për marrëveshje të fshehta mes

bankave që veprojnë në treg. Në shumë vende rregullimi për një kohë të gjatë ka synuar

kontrollin dhe kufizimin e hyrjes në industri dhe zbutjen e konkurrencës midis bankave

që veprojnë në treg (p.sh. përmes kufijve të normës së interesit, kufizimit të aktiviteteve)

për të mbajtur vlerat e kapitalit të larta. Arsyetimi themelor ishte se vlerat e larta të

kapitalit ofrojnë mbrojtje nga dështimi dhe jostabiliteti sistematik. Globalizimi dhe

liberalizimi i renditi këto praktika rregullatore antikonkurruese si të papranueshme

prandaj dhe çoi në heqjen e tyre në shumë vende.

Page 50: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

40

KAPITULLI II

Konkurrenca dhe efiçenca në sistemin bankar shqiptar

krahasuar edhe me vendet e Evropës post-komuniste

Si në shumë vende post-komuniste, industria bankare shqiptare pësoi ndryshime

strukturore masive gjatë periudhës së tranzicionit ekonomik. Hapja e tregut bankar ishte

një zhvillim i hershëm, i cili shkoi së bashku me përpjekjet për ristrukturimin dhe

privatizimin e bankave shtetërore. Procesi i privatizimit u finalizua në fund të vitit 2003,

dhe që atëherë sistemi bankar është plotësisht privat. Me kalimin e kohës, numri i tyre u

rrit, mjedisi konkurrues u forcua, bankat filluan të zgjerojnë rrjetin e tyre (duke përfshirë

edhe krijimin e degëve ndër-kufitare), futën produkte të reja, përmirësuan cilësinë e

shërbimit dhe u angazhuan edhe më shumë në aktivitetet e kthimit të lartë në përpjekje për

të mbrojtur pjesën e tyre të tregut dhe për të siguruar performancën e stabilitetit financiar.

Megjithatë, zhvillimet pozitive të këtij tregu nuk janë ato të duhurat dhe së fundi ato janë

shoqëruar edhe me një prirje negative.

Ky kapitull do të studiojë pikërisht: zhvillimin e tregut bankar në vendet e Evropës post-

komuniste dhe në Shqipëri pas vitit 1990; përcaktimin dhe më pas analizimin e tregut,

strukturës së tij dhe faktorëve që kanë ndikuar në formimin e kësaj strukture; shkallën e

përqendrimit të këtij tregu; efiçencën që gjeneron ky treg dhe ecurinë e saj përkrah

zhvillimit të konkurrencës, duke u ndalur gjithashtu edhe në krahasimin e disa prej

treguesve edhe me vende të tjera.

Page 51: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

41

2.1 Zhvillimi i tregut bankar në vendet e Evropës post-komuniste dhe në Shqipëri pas

viteve ’90

2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ’90

Njihej gjerësisht në fillim të tranzicionit rëndësia e sistemit bankar në zhvillimin ekonomik

të vendeve post-komuniste. Prandaj dhe qeveritë përshpejtuan përpjekjet ristrukturuese me

futjen e skemave të ndryshme për riorganizimin e sistemeve të tyre bankare8. Në fillim të

tranzicionit, industria bankare dhe financiare ishte dominuar nga institucionet e zotëruara

nga shteti. Këto institucione u privatizuan dhe morën rolin e bankave të stilit perëndimor,

por ato ishin disi artificiale, prandaj vazhduan të vuanin nga një sërë problemesh të

trashëguara dhe të vetëshkaktuara, të tilla si: kapital i pamjaftueshëm, përkeqësim shumë i

shpejtë i cilësisë së huasë, portofole huash dhe klientelë jo e diversifikuar, menaxhim dhe

personel pa eksperiencë, rrjete degësh të pazhvilluara, ekzaminime dhe aftësi monitoruese

të papërshtatshme, dhe konkurrencë e kufizuar në treg për shërbimet bankare dhe

financiare.

Pavarësisht nga problemet e ndeshura në vitet e para të tranzicionit, qeveritë e Evropës

Qendrore dhe Lindore u shfaqën të vendosura për të zhvilluar sisteme financiare

konkurruese dhe efiçente bazuar në forcat e tregut për kalimin nga planifikim i centralizuar

në ekonomi të tregut dhe përmbushjen e detyrimeve për integrimin e ardhshëm në

Bashkimin Evropian. Pasi hyri në fuqi dhe u zbatua rregullorja e re e maturuar për

stabilizimin e sistemit bankar, dhe nxjerrjen nga balta të huave të këqija nga qeveritë,

bankat eksperimentuan ristrukturime të rëndësishme bilancesh dhe përmirësime në cilësinë

e aseteve.

Në thelb, shumë vende i kanë zgjidhur problemet e tyre duke shitur ose duke i dhënë asetet

e tyre bankare bankave të huaja, shpesh bankave të Eurozonës. Qeveritë e këtyre vendeve

nisën programet e privatizimit në shkallë të gjerë të cilat zvogëluan në mënyrë të

konsiderueshme pronësinë e shtetit në sistemin bankar gjatë mesit të viteve ‟90. Tabela 2.1

8 Për shembull, Hungaria adoptoi modelin Anglo-Saxon duke i ndarë bankat sipas funksioneve në banka

kursimi dhe investimi ndërsa Çekia, Polonia, Bullgaria, dhe Rumania ndoqën modelin Gjermano-Japonez të

bankave universale (Thorne, 1993)

Page 52: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

42

paraqet përqindjen e aseteve të bankave të zotëruara nga shteti, në vitin 2009, e cila ka rënë

në 0 për vende si: Estonia, Shqipëria dhe Hungaria. Një pjesë e konsiderueshme është në

nivele një shifrore dhe në vendet e tjera si Serbia, Letonia, Sllovenia, dhe Polonia ajo

varion nga 16,7% në 20.8%.

Tabela 2. 1. Përqindja e aseteve të bankave të zotëruara nga shteti në vitin 2009

Vendet me 0% të

aseteve të

zotëruara nga

shteti

Vendet me përqindje njëshifrore

të aseteve të zotëruara nga shteti

Vendet me përqindje

dyshifrore të aseteve të

zotëruara nga shteti

Estoni 0% Sllovaki 0.9% Serbi 16.7%

Shqipëri 0% Bosnjë & Hercegovina 1.1% Letoni 17.1%

Hungari 0% Bullgari 1.3% Slloveni 20.5%

Maqedoni 1.4% Poloni 20.8%

Çeki 2.7%

Kroaci 4.1%

Rumani 7.3%

Moldavi 7.3%

Burimi: BSCEE review (2010)

Motivi kryesor që qëndronte pas privatizimit të bankave të zotëruara nga shteti ishte

dëshira për të shtuar konkurrencën dhe efiçencën në sektorin bankar nëpërmjet rritjes së

pjesëmarrjes vendase dhe të huaj. Riorganizimi i tyre në sisteme më efiçente dhe

konkurruese ka qenë një detyrë shumë e madhe. Direktiva e Dytë e Koordinimit Bankar si

pjesë e projektit të tregut të vetëm Evropian në 1992 dhe themelimi i Unionit Monetar dhe

Ekonomik (EMU) në 1999 kanë eliminuar pengesa të rëndësishme në konkurrencën e

këtyre vendeve. Krijimi i tregjeve të mëdha e transparente të kapitalit në euro, ka

promovuar konkurrencën midis botës bankare Evropiane (Bikker dhe Spierdijk, 2008). Në

vendet e Evropës Qendrore e Lindore hyrjet e reja, rritja e konkurrencës dhe presioni

rregullator kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ndryshimin e sistemit. Shumë nga këto

vende kanë pasur rritje të konkurrencës në sektorët e tyre bankarë përmes: (1) privatizimit

dhe demonopolizimit të institucioneve të trashëguara të tipit sovjetik, (2) hyrjeve të

bankave të reja vendase, dhe çfarë është më e rëndësishmja (3) hyrjeve të bankave të huaja,

shpesh nga Eurozona. Megjithatë, Haucap et al. (2009) vlerësojnë se vendet e Evropës

Page 53: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

43

Lindore kanë një nivel të ulët të presionit konkurrues, dhe niveli i lartë i kapitalit i zotëruar

nga shteti i bën këto vende më të brishta se vendet e Evropës Perëndimore.

Hyrja e kapitalit të huaj është bërë kaq e përhapur sa shumë sisteme bankare të këtyre

vendeve janë tashmë të dominuara nga institucionet bankare të Eurozonës. Kështu në vitin

2009 (Grafiku 2.1) në shumë vende, ka më shumë banka të zotëruara nga të huajt sesa nga

vendasit (shpesh konsiderueshëm më shumë), ndër të cilat do të veçonim: Estoninë,

Shqipërinë, Sllovakinë dhe Kroacinë si vende që kanë më tepër se 90% kapital të huaj,

ndërsa në fund të renditjes kemi: Poloninë, Bullgarinë dhe Maqedoninë me rreth 70%, dhe

Slloveninë me më pak se 50%.

Grafiku 2. 1. Kapitali i huaj për Shqipërinë dhe disa nga vendet e CEE në vitin 2009

Burimi: BSCEE Review (2010)

Hyrja fillestare e bankave të huaja dhe formimi i një numri të madh konkurruesish mund të

ketë rritur konkurrencën, megjithatë nuk është e thënë që të ruhet ky nivel si dhe nuk mund

të mendohet që patjetër do të kemi rritje të vazhdueshme të saj (Kraft, 2004). Gjithashtu,

bankat e huaja po fillojnë të mësohen me fitime të larta në këto vende dhe mund të mos

jenë të gatshme ta shkatërrojnë këtë me sjellje agresive.

Një tjetër problem, ndoshta më i vështirë, shtrihet në fuqizimin e legjislacionit antitrust në

biznesin e përditshëm të bankave. Në disa raste, Bankat Qendrore në SEE kanë marrë në

kompetencë nga Autoritetet e Konkurrencës problemet e antitrustit në sistemin bankar. Kjo

duket më normale në rastin e bashkimeve dhe blerjes, por mund të jetë më pak normale

dhe më tepër e komplikuar në rastet e abuzimit me pozitën dominante dhe praktikave anti-

konkurruese. Rastet e fundit janë më tipike të punës së autoriteteve të konkurrencës dhe

Page 54: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

44

kërkojnë analizë ligjore dhe mikroekonomike, gjë të cilën Bankat Qendrore nuk mund ta

kenë.

Është e qartë se madhësia e vogël e tregjeve në SEE është një pengesë e rëndësishme në

zhvillimin e konkurrencës. Procesi i aderimit në Bashkimin Evropian duhet të ndihmojë

përshpejtimin e konkurrencës, duke inkurajuar konkurrencën me bankat vendase, duke

kufizuar sjelljet antikonkurruese, si dhe duke inkurajuar hyrjet e mëtejshme nga bankat e

Bashkimit Evropian. Në afat të gjatë, pjesëmarrja në tregun e vetëm Evropian pa dyshim

do të rriste konkurrencën në sektorin financiar dhe atë bankar. Sot, dhe në të ardhmen,

autoritetet duhet të vazhdojnë të jenë të përgjegjshme për ruajtjen e konkurrencës në tregjet

e tyre lokale në të njëjtën mënyrë siç bëjnë rajonet në vende si Shtetet e Bashkuara. Të

mësuarit si të analizohen kushtet e konkurrencës vendase dhe planifikimet për ndreqjet e

legjislacionit duhet të jenë parësore në axhendën e autoriteteve të konkurrencës në vendet e

SEE.

2.1.2 Zhvillimet kryesore të transformimi të sistemit bankar shqiptar

Në vitin 1992, filloi reforma e sistemit bankar, si reformë institucionale me ndryshimin e

bazës ligjore, nëpërmjet miratimit të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë” dhe ligjit “Për

sistemin bankar në Republikën e Shqipërisë”. Këto ligje shënuan kalimin e sistemit bankar

me një nivel në një sistem bankar prej dy nivelesh, ku Banka e Shqipërisë, ishte bankë e

nivelit të parë dhe Bankë Qendrore e vendit, ndërkohë që tre banka të tjera shtetërore:

Banka e Kursimeve, Banka Kombëtare Tregtare, dhe Banka Tregtare Agrare, përbënin

bankat e nivelit të dytë të sistemit bankar. Banka e Kursimeve ishte pasardhëse e institutit

të Kursimit me një status të ri si një bankë universale. Banka Kombëtare Tregtare ishte një

shkrirje e aktivitetit tregtar të brendshëm të Bankës së Shtetit Shqiptar me Bankën Tregtare

Shqiptare. Mbi bazën e këtyre ligjeve iu hap rruga procesit të liçensimit të bankave të reja

private dhe rregullimit të sistemit bankar nga Banka Qendrore. Sot, sistemi bankar është

elementi më i rëndësishëm i sistemit financiar shqiptar, aktivet e të cilit zënë rreth 97% të

aktiveve të të gjithë sistemit financiar. Etapat kryesore të zhvillimit bankar, duke pasur

parasysh ndryshimet në kuadrin e tij ligjor dhe rregullator si edhe efektet që ato kanë sjellë

Page 55: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

45

në ndryshimin e strukturës së këtij sistemi dhe konkurrencës në veçanti, do të përmblidhen

si më poshtë:

1992-1997. Bankat si “monopol shtetëror”. Në këto vite, krahas zhvillimeve pozitive

por gjithsesi të brishta, sektori bankar u shoqërua dhe me mjaft mangësi. Së pari, niveli i

ndërmjetësimit financiar ishte i kufizuar. Bankat shtetërore që dominonin rreth 90% të

tregut të depozitave, kryenin funksione të kufizuara të ndërmjetësimit financiar, ndërsa

bankat e reja private që u liçensuan në këtë periudhë: Banka Italo-Shqiptare, Banka Arabo-

Shqiptare Islamike (1992)9, Banka Dardania (1993 më pas Banka Italiane e Zhvillimit dhe

së fundi e quajtur Banka Veneto), Banka e Tiranës dhe Banka Kombëtare e Greqisë

(1996), Banka Ndërkombëtare Tregtare (1997), ishin të painteresuara për tërheqjen e

depozitave në lekë. Niveli mjaft i ulët i kreditimit të ekonomisë (vetëm për ndërmarrjet

shtetërore) ishte një shprehje e shkallës së ulët të ndërmjetësimit krahas nivelit të ulët të

sistemit të pagesave për transaksione nëpërmjet llogarive në degë të ndryshme të të njëjtës

bankë. Për këtë arsye paraja jashtë bankave ishte në nivele shumë të larta.

1998-2003. Privatizimi. Viti 1998 shënon falimentimin e Bankës Tregtare Agrare si

pasojë e krizës së skemave piramidale të vitit 1997 dhe keqmenaxhimit të kredisë së kësaj

banke. Po në këtë vit, Banka e Shqipërisë vendos të bllokojë dhënien e kredisë nga bankat

me kapital shtetëror dhe duke parë keqmenaxhimin e bankave shtetërore filloi një proces

për privatizimin e tyre. Pasojë e këtij procesi ishte privatizimi i Bankës Kombëtare

Tregtare (1999) dhe në vitin 2003 u miratuan ligjet për privatizimin e aksioneve, pronë e

Shtetit Shqiptar, në Bankën Italo-Shqiptare dhe në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë. Po në

këtë vit ndodh privatizimi i bankës më të madhe shtetërore, Bankës së Kursimeve e cila u

ble nga një bankë e zhvilluar ndërkombëtare siç është Raiffeisen International. Ky

transaksion e ktheu sistemin bankar në krejtësisht privat, i cili do të shoqërohej më vonë

me efekte të drejtpërdrejta mbi konkurrencën bankare.

Gjithsesi, për shkak të trashëgimisë nga e kaluara dhe e vendimit për të bllokuar

kredidhënien nga bankat shtetërore bënë që në momentin e privatizimit, Banka e

Kursimeve të zotëronte rreth 52% të tregut të aseteve, 56% të depozitave dhe vetëm 1% të

kredisë së tregut bankar. Duke qenë se banka nuk mund të investonte në tregun e 9 Në kllapa tregohet viti i liçensimit.

Page 56: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

46

kredidhënies, ajo e investonte pjesën më të madhe të aseteve të saj në bono thesari të

qeverisë shqiptare. Për këtë arsye ajo zotëronte edhe rreth 80% të tregut të bonove të

thesarit. Kjo pozitë e bankës krijonte një problem pasi deri në 1 Dhjetor 2003, rregullimi i

konkurrencës në Shqipëri bëhej nëpërmjet ligjit Nr. 8044, datë 7.12.1995 „Për

konkurrencën”. Ky ligj e ndalonte zotërimin e pozicionit dominues dhe në rast të

ekzistencës së një pozite të tillë kërkonte ndarjen e ndërmarrjes në fjalë. Në këto kushte,

meqenëse Banka e Kursimeve kishte një pozitë dominuese në treg ajo duhej të ndahej. Por

një gjë e tillë do të dëmtonte procesin e privatizimit të saj, prandaj ajo u përjashtua nga

dispozitat e ligjit për ndarjen e saj, por vazhdoi të mbetej subjekt i zbatimit të dispozitave

të tjera të ligjit, përfshirë marrëveshjet horizontale dhe vertikale, përqendrimeve dhe

abuzimit me pozitën dominuese (Autoriteti i Konkurrencës, 2007). Megjithatë momenti i

privatizimit të Bankës së Kursimeve përkoi edhe me hyrjen në fuqi të ligjit Nr. 9121 “Për

mbrojtjen e konkurrencës”, i cili nuk e pengon zotërimin e pozitës dominuese por vetëm

abuzimin me këtë pozitë dominuese.

Karakteristikë tjetër e kësaj periudhe ishte rritja e numrit të bankave nëpërmjet hyrjes së

bankave të reja private. Gjatë kësaj periudhe, numri i bankave të nivelit të dytë shtohet dhe

me 7 banka të reja private: Banka Amerikane e Shqipërisë dhe dega e Tiranës e Bankës

Alpha (1998), Banka Procredit, Banka e Parë e Investimeve dhe Banka Emporiki (1999),

Banka e Kreditit të Shqipërisë (2002), Banka Credins (2003), duke zbutur kështu

strukturën e sistemit bankar në tërësi e dominuar deri tani nga kapitali i huaj.

Po kështu në këtë periudhë aktiviteti bankar ka ardhur duke u zgjeruar bashkë me

zgjerimin e bankave në treg, duke rritur si aktivet, shkallën e ndërmjetësimit financiar dhe

vetë cilësinë e shërbimeve bankare. Kështu si prirje pozitive e zhvillimeve në sektorin

bankar ishte përmirësimi i tregut të kreditit, i cili pati rritje të vazhdueshme të kreditimit

ndaj sektorit privat. Kjo u shoqërua me ulje të kredisë me probleme ndaj totalit të kredisë,

e cila në shtator të vitit 2002 arrin nivelin 6.4% krahasuar me 32.7% në vitin 1999.

2004 e në vazhdim. Sistemi bankar krejtësisht privat 2004. Gjatë këtyre viteve janë

liçensuar dhe Banka Popullore (2004), Union Bank (2006) dhe në 2007 u realizua

bashkimi i Bankës Italo-Shqiptare me përthithje nga Banka Amerikane e Shqipërisë.

Zhvillimet në sektorin bankar krahas rritjes së konkurrencës nëpërmjet zgjerimit të rrjetit

Page 57: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

47

bankar me degë dhe agjenci të reja, po shoqërohet gjithashtu edhe me fenomenin e

investimeve të huaja në formën e shitblerjes së aksioneve të disa bankave në disfavor të

kapitalit vendas. Pozitive është fakti se investimet e huaja në tregun bankar shqiptar janë

shoqëruar nga subjekte dhe banka të cilat kanë një eksperiencë në tregjet e huaja, si

Raiffeisen Bank (Austri), Intesa Sanpaolo Bank (Itali), Piraeus Bank (Greqi), Banka

Islamike e Zhvillimit (institucion financiar ndërkombëtar), Emporiki Bank (Greqi), Societe

Generale (Francë), Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (institucion financiar

ndërkombëtar) etj.

Po gjatë këtyre viteve sektori bankar demonstroi një rritje dinamike në aspekte të

ndryshme e cila u shoqërua me zgjerimin e gamës së produkteve dhe shërbimeve bankare

dhe zgjerimin gjeografik të tyre. Kështu numri i degëve dhe agjencive të bankave arriti në

398 dhe 126, ndërsa numri i bankave arrin në 16 në fund të vitit 2009. Në pamje të parë

struktura e tregut duket sikur ka ndryshuar nga oligopolistike në konkurrencë

monopolistike, por kjo në sajë të pak karakteristikave. Ashtu sikundër do shihet edhe në

brendësi të këtij kapitulli tiparet janë më afër oligopolit sesa konkurrencës monopolistike.

2.1.3 Politikat e konkurrencës dhe roli i Bankës Qendrore mbi sistemin bankar në dy

dekadat e fundit

Rregullat e konkurrencës në Shqipëri janë përcaktuar në ligjin nr. 9121 “Për mbrojtjen e

konkurrencës”. Institucioni i përcaktuar për zbatimin e këtij ligji është Autoriteti i

Konkurrencës. Sektori bankar trajtohet në ligjin e konkurrencës si të gjithë sektorët e tjerë

të ekonomisë. Ky mision nuk është në kundërshtim me misionin që i është dhënë

Autoritetit të Konkurrencës, i cili synon të mbrojë konkurrencën në tregun bankar, duke

ndaluar marrëveshjet ndërmjet bankave që kufizojnë konkurrencën, abuzimin me pozitën

dominuese si dhe ka rolin primar në kontrollin dhe autorizimin e përqendrimeve ndërmjet

bankave.

Për vetë specifikat e këtij tregu problemet kryesore, që ndeshen nën këndvështrimin e

politikave të konkurrencës, janë marrëveshjet kartel dhe vlerësimi i përqendrimeve.

Përfshirja kryesore e rregullave të konkurrencës në sektorin bankar shqiptar ka qenë në

fushën e përqendrimeve. Kështu që prej 1 Dhjetor 2004, datës së hyrjes në fuqi të ligjit

Page 58: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

48

9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, Autoriteti i Konkurrencës ka shqyrtuar disa raste të

përqendrimeve/blerjeve në sektorin bankar. Këto raste të paraqitura për vlerësim dhe

autorizim pranë Autoritetit të Konkurrencës kanë qenë kryesisht blerje dhe ndryshim të

pronësisë së bankave të ndryshme dhe vetëm në një rast Autoriteti ka autorizuar një

përqendrim në kuptimin e plotë të fjalës, kur Banka Intesa SanPaolo ka marrë kontrollin e

Bankës Italo Shqiptare dhe Bankës Amerikane të Shqipërisë në vitin 2008. Ajo mori

vendimin për autorizimin e saj sipas këtij arsyetimi: “Nga analiza post-përqendrimit,

vërehet se tregu është i hapur për konkurrencë, pa barriera hyrëse dhe karakterizohet nga

prania e konkurrentëve të fortë, me pjesë tregu të konsiderueshme dhe konkretisht në

tregun e depozitave, bonove të thesarit, kredive etj. Përqendrimi sjell ndryshime në

strukturën e tregut bankar, duke forcuar dhe rritur pozicionin e Intesa Sanpaolo S.p.a jo

vetëm në tregun kombëtar, por edhe në atë ndërkombëtar. Pavarësisht nga sa më sipër, ky

përqendrim i parë në këndvështrimin e efiçencës së tregut, rrit konkurrueshmërinë në

tregun bankar dhe zgjerimin e tregut të produktit dhe tregut gjeografik duke nxitur futjen e

shërbimeve/produkteve të reja dhe numrin e degëve dhe agjencive në nivel kombëtar, rrit

standardet e bankingut për shkak të eksperiencës që ka Intesa Sanpaolo në tregun

ndërkombëtar, etj”. Megjithatë realisht ky bashkim nuk duket të ketë rritur konkurrencën

apo efiçencën. Disa prej treguesve, siç do e shohim edhe më pas, kanë një përmirësim fare

të lehtë atë vit dhe më pas përkeqësohen përsëri.

Përqendrimet në këtë treg nuk duket se kanë krijuar deri më sot një bankë tjetër që të ketë

pozitat dhe peshën financiare të Bankës Raiffeisen dhe për të vënë në dyshim pozitat e

kësaj banke si lidere në treg. Ajo zotëron rreth 28% të tregut të bonove të thesarit dhe

54.8% të letrave me vlerë dhe një pjesë të mirë tregu edhe në aktive dhe depozita, të cilat i

japin asaj një pozicion dominues në treg. Për këtë arsye nuk mund të anashkalohen edhe

problemet e abuzimit me pozitën dominuese, edhe pse në të vërtetë ligji “Për mbrojtjen e

konkurrencës” nuk dënon në vetvete zotërimin e një pozicioni dominues në treg por vetëm

abuzimin me këtë pozicion dominues. Dhe përsa i përket marrëveshjeve të fshehta,

Autoriteti i Konkurrencës nuk ka ndërmarrë ndonjë hetim deri më sot.

Nga ana tjetër ky sektor mbikëqyret edhe nga Banka e Shqipërisë, gjithsesi misioni i kësaj

të fundit është i qartë: ajo ka si synim kryesor liçensimin dhe mbikëqyrjen e performancës

financiare të bankave në treg. Ligji nr. 9662, datë 18.12.2006 “Për bankat në Republikën e

Page 59: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

49

Shqipërisë”, i jep Bankës së Shqipërisë, përgjegjësinë ekskluzive për liçensimin,

rregullimin dhe mbikëqyrjen e sistemit bankar në vend. Nëpërmjet mbikëqyrjes bankare

Banka e Shqipërisë synon të mbrojë interesat e depozituesve, të kontribuojë në zhvillimin e

shëndetshëm të sistemit bankar, si dhe të ruajë stabilitetin e sistemit bankar dhe financiar,

duke kontribuar në këtë mënyrë në zhvillimin ekonomik të vendit. Politika si dhe rregullat

për liçencimin e bankave dhe degëve të bankave të huaja, të përcaktuara nga Banka e

Shqipërisë, janë ndër instrumentet më të rëndësishme që ndihmojnë në përmbushjen e

këtyre përgjegjësive dhe objektivave. Megjithëse një proces liçensimi i mirëadministruar

nuk garanton aktivitetin e suksesshëm të një banke, ai vlerësohet si një metodë efektive për

të kufizuar hyrjen në treg të institucioneve të paqëndrueshme. Dhe në fakt, duket sikur

Banka Qendrore ka ndjekur një politikë konservatore liçensimi më tepër për të pasur një

sistem të qëndrueshëm sesa konkurrues. Sipas saj: “kjo politikë duhet të vazhdojë drejt një

përqasje më konservatore për shkak të zhvillimeve që kanë karakterizuar sistemin tonë

bankar, praktikave më të mira ndërkombëtare, por dhe eksperiencat e krizave bankare që

kanë kaluar vende të ndryshme”.

2.2 Veçoritë e tregut bankar shqiptar, struktura dhe përqendrimi i tij

Për disa vite, sistemi bankar shqiptar është karakterizuar nga një rritje e ndjeshme e

aktivitetit bankar. Mjedisi bankar u bë shumë dinamik sidomos pas privatizimit të Bankës

së Kursimeve. Kjo është shfaqur në shtimin e produkteve të ofruara nga bankat, në

zgjerimin e tyre gjeografik dhe në rritjen e aktivitetit kreditues. Por më pas ndikuar edhe

nga kriza ndërkombëtare e vitit 2008 kjo tendencë jo vetëm ka ndalur po ka shkuar edhe në

drejtim të kundërt. Këto dhe zhvillime të tjera si dhe ndikimi i tyre në strukturën dhe

përqendrimin e tregut bankar do të trajtohen në vijim.

2.2.1 Oferta në sistemin bankar dhe veçoritë e saj

Sektori bankar përbëhet nga dy nivele: Banka Qendrore operon si bankë e nivelit të parë,

dhe nga bankat e nivelit të dytë. Bankat luajnë rolin kryesor në strukturën e aktiveve të

sistemit financiar. Në fund të vitit 2010, aktivet e tyre përfaqësonin rreth 94.5 % të totalit

të aktiveve të sistemit financiar dhe rreth 80.9 % të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB-

Page 60: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

50

së) (numri i institucioneve në sistemin bankar në Shqipëri dhe pesha e tyre ndaj PBB-së

jepen në Tabelën A1.1 në Aneks). Bankat tregtare janë ato që ofrojnë kursime dhe hua

ashtu sikurse pagesa dhe shërbime të tjera të ndërmjetësimit financiar. Ndonëse zhvillimi

teknologjik ka krijuar kanale të reja shpërndarje, si internet ose telefon banking, rrjetet e

filialeve/degëve/agjencive mbeten një pikë e rëndësishme e ofertës së shërbimeve bankare

(Tabela A1.3 në Aneks jep shpërndarjen e produkteve dhe shërbimeve sipas bankave).

Veçori të ofertës së sistemit bankar shqiptar

Nivel i lartë rregullimi. Mbajtja e parave, kursimeve dhe kredive të konsumatorëve dhe

bizneseve përfshin riskun jo vetëm për konsumatorët dhe ndërmjetësit, por edhe për

shoqërinë si një e tërë. Frika se falimentimi i bankave mund të shkaktojë një krizë

sistemike ka çuar në një shkallë të lartë të rregullimit. Gjatë viteve të fundit sektori bankar

ka pasur rregullime të ndjeshme siç janë: kontrolle të normave të interesit, pagesave dhe

komisioneve. Një mjet tjetër i rregullimit të kujdesshëm është ai i “hyrjes”, të cilësuara

nëpërmjet kushteve për marrjen e një licence bankare. Minimumi i kapitalit fillestar të

kërkuar mjaft i madh mund të konsiderohet si një pengesë për hyrjen e bankave të reja me

kapital vendas dhe më i lehtë për hyrjen e kapitalit të huaj. Barriera të tjera të kuadrit

rregullativ mund të rezultojnë nga funksionimi i rrjeteve/sistemeve të pagesave apo

regjistri i kredive ku këto dy të fundit janë “monopol natyror” i Bankës së Shqipërisë.

Bashkëpunimi ndërbankar. Tradicionalisht bankat bashkëpunojnë me njëra tjetrën në

forma të ndryshme si: marrja e kredive tek njëra-tjetra; fushata promocionale të

përbashkëta për produktet e reja; menaxhim i përbashkët i bazës së informacionit të

kredive; interkoneksion në sistemin e pagesave.

Informacioni asimetrik. Rritja galopante e përdorimit të shërbimeve bankare (dikur thuajse

inekzistente) në vendin tonë është shoqëruar me probleme të mprehta të asimetrisë së

informacionit, madje më të theksuara se në vendet e tjera të Evropës. Produktet e reja që

bankat u shesin klientëve janë shpesh të komplikuara dhe të paqarta edhe për klientët më të

informuar, duke kushtëzuar dhe vështirësuar në këtë mënyrë vendimmarrjen.

Mungesa e transparencës. Ka disa produkte çmimi i të cilave nuk jepet qartë dhe

transparent, p.sh. llogaritë rrjedhëse nuk japin informacion të plotë apo lehtësisht të

kuptueshëm nga klientët, mbi kostot e mbajtjes së një llogarie, komisionet që mbahen nga

Page 61: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

51

bankat për shërbime të ndryshme pagesash apo transfertash, kostot e mbylljes së një

llogarie, transferimi në një bankë tjetër10

.

2.2.2 Struktura e pronësisë së kapitalit, numri i bankave dhe shtrirja gjeografike

Cani et al. (2000) në vrojtimin e tyre “Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit të

tij” theksojnë se:

“Konkludohet që bankat private shqiptare mungojnë më tepër si pasojë e mangësive të

vetë biznesit shqiptar se sa nga ndikimi i faktorëve të ambientit si situata makroekonomike,

stabiliteti dhe rendi, kuadri rregullativ etj... Biznesi shqiptar nuk paraqitet i fuqishëm nga

ana financiare për të qenë në gjendje të investojë për çelje bankash. Ai nuk ka as aftësitë e

nevojshme për të administruar një aktivitet të tillë, është ende i prirur nga fitimi i shpejtë

afatshkurtër dhe ende ka njohuri të pakta mbi mënyrën e ndërtimit të këtij biznesi. Për këtë

arsye dhe interesi i shfaqur për këtë lloj biznesi është i ulët dhe gjasat janë të mbetet i tillë

dhe për vitet e ardhshme”.

Dhe në fakt kështu ka ndodhur. Dëshmi është fakti se struktura e kapitalit në sistemin

bankar është rritur në favor të pjesëmarrjes së kapitalit të huaj i cili zë 92.3% të kapitalit të

sistemit në fund të dhjetorit 2009 (Struktura e kapitalit të sistemit bankar jepet në Tabelën

A1.4 në Aneks). Përveç: Bankës Credins, e cila ka në përbërje 29.85% kapital të huaj,

Bankës Popullore 0 % dhe Bankës Union 95.63%, gjithë të tjerat janë 100% me pronësi

nga kapitali i huaj. Kjo është një shenjë që tregon një interes në rritje të bankave të

fuqishme Evropiane dhe cilësisë së investimeve të brendshme. Gjithashtu bazuar në

(Claessens dhe Laeven, 2003) kjo rritje e kapitalit të huaj është dëshmi për konkurrencë më

të madhe. Po a mjafton kjo për të thënë se tregu bankar është mjaftueshëm konkurrencial?

Analiza e ecurisë së kapitalit aksioner ndër vite sipas grupbankave të sistemit (përcaktimi i

tyre jepet në Tabelën A1.2 në Aneks), konstaton se pesha e kapitalit aksioner të grupit G3

ka ardhur përgjithësisht duke u rritur, kundrejt rënies së peshës së grupit G1 (Grafiku 2.2).

Ky trend reflekton ndryshimet e ndodhura në sistemin bankar shqiptar.

10

Lidhur me problemin e transparencës, Autoriteti i Konkurrencës ka vëzhguar së fundi bankat në Shqipëri

dhe ka dhënë disa rekomandimet për zbutjen e tij.

Page 62: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

52

Grafiku 2. 2. Pesha e kapitalit aksionar (në % sipas grupeve)

Burimi: Banka e Shqipërisë (2005-2010)

Në vitin 2004, vetëm tre banka bënin pjesë në grupin G2, ndërkohë që zhvillimet e

mëvonshme sollën rritjen e pjesës së tregut për disa nga bankat e vogla dhe kalimin e tyre

në G2. Gjatë vitit 2009 pesha e G2 ra me 9 %, kundrejt rritjes me po të njëjtën vlerë të

peshës së G3, ndryshime të ndikuara nga kalimi i Bankës Alpha në G3. Megjithatë, kjo

bankë përsëri kalon në grupin e dytë në vitin 2010 duke ulur peshën e këtij grupi11

. Përveç

ndryshimeve në përbërjen e grupbankave, bankat e mëdha, por edhe ato të mesme kanë

pasqyruar përgjithësisht një kërkesë më të lartë për kapital për të mbështetur zgjerimin e

aktivitetit të tyre dhe për të ruajtur nivelin e mjaftueshmërisë së kapitalit.

Zgjerimet e konsiderueshme në sistemin bankar me degë dhe agjenci regjistruan një rritje

të konkurrencës bankare dhe të vëllimit të lartë të transaksioneve financiare ndër-bankare.

Megjithatë në vitin 2009 ritmet duket që nuk ishin ato që ishin vërejtur në vitet e

mëparshme. Kështu në vitin 2009, u miratuan dhe filluan veprimtarinë 17 degë dhe agjenci

të reja bankare, ndërkohë që bankat gjatë këtij viti njoftuan për mbyllje të aktivitetit të 4

degëve. Në fund të vitit 2009, numri i përgjithshëm i degëve dhe agjencive (brenda dhe

jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë) arriti në 530 nga 517 që ishin në fundvitin

2008 (shih shpërndarjen në Tabelën A1.4 në Aneks).

Shtrirja gjeografike e degëve të këtyre bankave është e ndryshme për banka të ndryshme e

shpjeguar kjo me fuqinë investuese, jetëgjatësinë në treg, strategjitë që ato ndjekin në vitet

e para të ekzistencës së tyre, etj. Në fillim, bankat e huaja ishin më konservatore në drejtim

11

Të dhënat sipas grupeve për vitin 2010 ende nuk janë të publikuara nga Banka e Shqipërisë

Page 63: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

53

të zgjerimit të veprimtarisë së tyre gjeografike, megjithatë, hyrja e Bankës Raiffeisen në

treg i shtyu ato që të jenë më aktive.

Gjithashtu, në vitin 2009 vihet re një zvogëlim i numrit të punonjësve të bankave. Siç

duket edhe në grafikun 2.3, numri mesatar i popullsisë për çdo bankë pas vitit 2006 është

rritur dhe në dy vitet e fundit ka ngelur thuajse i pandryshueshëm. Nga ana tjetër, numri

mesatar i popullsisë për çdo njësi bankare dhe për çdo punonjës banke (Tabela A1.5 në

Aneks) rezulton me ulje, për shkak të rritjes me ritme më të larta të numrit të degëve dhe

agjencive dhe të numrit të punonjësve në krahasim me ritmet e rritjes së popullsisë.

Megjithatë ritmet e viteve të fundit duken qartë që janë shumë të ngadalta, çka të bën të

mendosh se tregu bankar ka shfaqur një lloj tkurrje të tij, e cila sigurisht që ndikon në

mbulimin e popullsisë me shërbime bankare dhe në uljen e cilësisë së shërbimit. Për më

tepër nëse do të krahasonim numrin e popullsisë për njësi bankare të 27 vendeve të

Bashkimit Evropian (si mesatare e tyre) do të kishim: 2131 për këto vende ndërsa për

vendin tonë thuajse trefishi i tyre.

Grafiku 2. 3. Numri i popullsisë për bankë dhe për njësi bankare në vite

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010) dhe llogaritjet e Autorit

2.2.3 Struktura dhe përqendrimi: Totali i aktiveve

Studimet në fushën e konkurrencës bankare kanë evoluar kryesisht në dy drejtime: trajtimi

strukturor dhe jostrukturor. Në këtë kapitull do të bazohemi tek studimi i konkurrencës

sipas teorisë tradicionale (pra trajtimit strukturor). Teoria tradicionale e organizimit

industrial fokusohet tek paradigma Strukturë-Sjellje-Arritje (SCP). Kjo literaturë është e

bazuar kryesisht në supozimin se përqendrimi dobëson konkurrencën për të forcuar sjelljet

Page 64: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

54

e fshehta midis firmave. Struktura e tregut është reflektuar në raportet e përqendrimit për

firmat më të mëdha (raportet CRk) dhe indeksi i Herffindahl Hirschman i cili është

përcaktuar si shuma e pjesëve të tregut në katror të të gjitha bankave në treg. Formulat e

llogaritjes së këtyre indekseve janë si më poshtë:

k

iik

SCR1

n

ii

SHHI1

2

Ku Si (tek indeksi CRk) është pjesa e tregut për secilën nga k bankat më të mëdha, ndërsa

tek indeksi HHI, Si jep pjesën e tregut të çdo banke në sistem. Këta tregues shfaqen më

shpesh, si në teori dhe në praktikë për shkak të strukturës së thjeshtë dhe të kufizuar të të

dhënave. Nëse tregu do të ishte plotësisht konkurrencial, secila bankë do kishte një peshë

mesatare prej 1/nr e bankave. Pra, në rastin e sistemit bankar shqiptar nëse do të bëjmë

raportin 1/17 apo 1/16 (numri aktual i bankave) do të gjenim se pesha mesatare për çdo

bankë do të jetë përkatësisht 0.0588 dhe 0.0625 (pra 5.88% dhe 6.25%). Nëse kjo do të

shumëzohej me 3 banka, do të merrnim CR3 që duhej të ishte në konkurrencë të plotë.

Përkatësisht kemi: 17.64% dhe 16.75%. Ndërsa CR5 do të jetë: 29.42% dhe 31.45%.

Le të shohim se si janë ato realisht dhe sa devijojnë nga konkurrenca e plotë. Për këtë jepet

në grafikun 2.4 shpërndarja e aktiveve të bankave në sistemin bankar për vitin 2005 dhe

2009.

Grafiku 2. 4. Pesha e aktiveve të çdo bankave në totalin e aktive të sistemit bankar në vitin

2005 dhe 2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2006, 2010), Bankscope dhe llogaritjet e Autorit

Page 65: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

55

Sikurse shihet edhe grafikisht në vitin 2009, 3 bankat më të mëdha (Raiffeisen, Banka

Kombëtare Tregtare dhe Intesa Sanpaolo) zënë 55.68% të aktiveve të sistemit pra rreth

trefishi i madhësive që thamë më lart, ndërsa 5 bankat më të mëdha zënë 72.48% të totalit

të sistemit bankar, pra rreth 2.5 herë më tepër. Duke e krahasuar me vitin 2005 shohim se

Banka Raiffeisen zë një pjesë më të madhe të tregut, rreth 12% më tepër të cilën e ka

humbur gradualisht dhe kjo humbje është shpërndarë në pjesën më të madhe tek bankat

pasuese më të mëdha duke bërë të mundur që pjesa e tregut nga 5 bankat më të mëdha të

mos ndryshojë shumë.

Dhe nëse do të shihnim ecurinë e CR3 dhe CR5 në vite (Grafiku 2.5), do të vinim re se

edhe pse për disa vite sistemi bankar në Shqipëri ka reflektuar tendenca pozitive në

shpërndarjen më të mirë të burimeve financiare dhe për pasojë edhe të mjeteve midis

bankave, duket qartë se vlerat e tij vazhdojnë të jenë ende larg nivelit optimal të

përqendrimit dhe se vitet e fundit kjo tendencë është në shuarje.

Grafiku 2. 5. Indeksi CR3 dhe CR5 për aktivet e sistemit bankar shqiptar gjatë viteve 1999-

2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2006-2010), Bankscope dhe llogaritjet e Autorit

Krahasuar me disa nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore treguesi i CR5 na vendos

ne të pestin në renditje me 73%, pas Malit të Zi me 81%, Bosnjë Hercegovinës me 78%,

Maqedonisë me 77% dhe Kroacisë me 75%. Vlerat më të ulëta të CR5 i marrin Serbia,

Sllovakia dhe Polonia (Grafiku 2.6). Ndërkohë që 27 vendet e Bashkimit Evropian kanë

një mesatare të CR5 në vitin 2009 prej 44.3% (ECB, 2010).

Page 66: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

56

Grafiku 2. 6. Indeksi i CR5 për sistemin bankar në disa prej vendeve të CEE në vitin 2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010), BSCEE review (2010)

Nga ana tjetër nëse do e shihnim shpërndarjen e tyre nga këndvështrimi i grupbankave, në

pamje të parë të grafikut do të vinim re që kjo shpërndarje ka ngelur pothuajse e njëjtë ndër

vite (Grafiku 2.7). Grupet e kanë ruajtur përgjithësisht pozicionin e tyre në treg, vetëm në

vitin 2006 do të vinim re se peshat e grupeve në totalin e aktiveve në sistem kanë treguar

njëfarë riorganizimi të këtij sektori, por pas këtij viti duket qartë që bankat e grupit G3

kanë arritur përsëri nivelin e tyre të vitit 2005 dhe kjo për shkak të bashkimit të dy bankave

dhe të kalimit të Bankës Alfa nga grupi i dytë në të tretin. Kjo gjendje vazhdon të jetë edhe

në vitin 2009 me një rritje të lehtë12

.

Grafiku 2. 7. Peshat e grupbankave në sistem sipas totalit të aktiveve

Burimi: Banka e Shqipërisë (2008-2010), Bankscope dhe llogaritjet e Autorit

12

Duhet të kihet parasysh se gjatë gjithë analizës së grupeve të bankave është marrë parasysh klasifikimi i

tyre mbi bazën e peshës së aktiveve që ato kanë në sistem. Dhe ky klasifikim do jetë nga viti 2004. I vetmi

ndryshim në grupin e tretë është Banka Alpha, e cila hyn në këtë grup në vitin 2007 dhe sipas Raportit të

stabilitetit financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2010, del nga ky grup në vitin 2010.

Page 67: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

57

Përsa i përket treguesit HHI, duhet pasur parasysh se në konkurrencë të plotë shuma e

katrorëve të pjesës së tregut për çdo firmë do të ishte sa pjesa e tregut e një firme. Por nëse

do të merrnim pjesën e tregut në përqindje dhe të zbatonim përsëri të njëjtën formulë do të

merrnim të njëjtën vlerë të mëparshme vetëm se e shumëzuar me 10000 (1002). Pra ai për

17 apo 16 banka duhet të jetë 588 apo 625. Kjo është formula që haset më shpesh. Sipas

Rhoades (1993), tregjet me një HHI më pak se 1000 konsiderohen ''të papërqendruar'', ata

me një HHI nga 1000 në 1800 janë “mesatarisht të përqendruar'', dhe ata me një HHI më të

madhe se 1800 janë ''shumë të përqendruar”.

Le të shohim tani indeksin e Herffindahl Hirshmanit për sektorin bankar shqiptar të

llogaritur për aktivet totale, përkatësisht në vitet 1999-2010 (Grafiku 2.8). Ky indeks ka

hyrë midis kufijve 1000 dhe 1800 vetëm në vitin 2008. Pra bazuar në interpretimin e HHI,

tregu bankar shqiptar konsiderohet të jetë mesatarisht i përqendruar në drejtim të aktiveve.

Dinamika e këtij treguesi ka qenë përgjithësisht e orientuar drejt nivelit optimal të

përqendrimit, por me ritme shumë të ngadalta vitet e fundit.

Grafiku 2. 8. Indeksi HHI i aktiveve për sistemin bankar shqiptar gjatë viteve 1999-2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2005-2011) dhe llogaritjet e Autorit

Rënia më e madhe e këtij treguesi shpjegohet nga rënia e pjesës së tregut që zotëronte

Banka Raiffeisen, pesha e të cilës nga viti 2000 deri në 2005 ka rënë me rreth 23% dhe për

katër vitet e tjera ka rënë me 12%.

2.2.4 Struktura dhe përqendrimi: Depozitat

“Depozitat” janë mjete për sigurimin e likuiditeteve, të cilat gjenerojnë shpenzime për

bankat në formën e interesit të ofruar klientëve në varësi të një periudhe kohore të caktuar.

Page 68: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

58

Funksioni kryesor i depozitave është se ato shërbejnë si “lëndë e parë” për një bankë, që i

mundëson asaj kryerjen e shërbimeve të tjera bankare. Banka ka nevojë për një fluks të

vazhdueshëm hyrje depozitash me qëllim që të ketë mundësi të japë kredi, të kryejë pagesa

dhe të ofrojë shërbime të tjera bankare.

Nëse do të shohim shpërndarjen e depozitave midis bankave në fund të vitit 2009 (Grafiku

2.9), do të vinim re se tregu dominohet akoma më tepër se tek shpërndarja e aktiveve nga 3

bankat (Raiffeisen, Tregtare Kombëtare dhe Intesa SanPaolo) me 59,7% dhe nga 5 më të

mëdhajat me 75,9%. Krahasuar me vitin 2005 duket se kemi një rënie prej 8% të CR3 dhe

rreth 10% të CR5. Po kështu dallohet humbja e pjesës së tregut të depozitave nga

Raiffeisen me rreth 15 %, (shpërndarë kjo thuajse me nga 3% secilës bankave: Kombëtare

Tregtare, Intesa Sanpaolo, Alfa, Credins dhe 3% bankave të tjera) ulje kjo që është

shoqëruar në fakt nga një rritje e pjesës së tregut të kredive. Vetëm Banka Tirana duket që

ka një ndryshim fare të vogël të pjesës së saj të tregut dhe të jep përshtypjen se edhe për

produktet e tjera sikur nuk i ndjek bankat e grupit të tretë. Nga një vrojtim i interesave që

ajo vendos për kreditë apo depozitat duket që këtë pjesë ajo e mban nëpërmjet luhatjeve

shumë të vogla në kohë të tyre.

Grafiku 2. 9. Pesha e depozitave të çdo banke në totalin e depozitave të sistemit bankar për

vitin 2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010)

Po kështu e njëjta prirje duket edhe tek ecuria e CR3 dhe CR5 për depozitat por me vlera

më të mëdha, ku ashtu si dhe për aktivet prirja rënëse ka ndaluar në vitin 2007 (Grafiku

2.10). Nga 1999-2005, CR3 ka rënë me 21% dhe nga 2005-2009 kjo rënie është vetëm 8%.

CR5 ka një rënie të njëtrajtshme ku për 11 vjet ajo bie mesatarisht rreth 2% në vit. Edhe

Page 69: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

59

këtu reflektohet bashkimi i dy bankave në vitin 2008 duke rritur të dy treguesit me 2%.

Megjithatë në vitin pasues kemi rënie të tyre thuajse në të njëjtën masë13

.

Grafiku 2. 10. Indeksi i CR3 dhe CR5 për depozitat në sistemin bankar shqiptar gjatë viteve

1999-2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2005-2010), Bankscope dhe llogaritjet e Autorit

Gjithashtu në grafikun 2.11, jepen pesha e grupbankave në sistem sipas totalit të

depozitave, ku bankat e grupit G3 përsëri dominojnë tregun e depozitave me peshë 75.19%

dhe përsëri tendenca ngelet pothuajse njëlloj si tek aktivet ku viti 2009 shënon thuajse të

njëjtën shpërndarje si dhe viti 2005.

Grafiku 2. 11. Peshat e grupbankave në sistem sipas totalit të depozitave

Burimi: Banka e Shqipërisë (2008-2010), Bankscope dhe llogaritjet e Autorit

Pra, nga kjo analizë, duket se mjedisi është shumë i përshtatshëm edhe për krijimin e

marrëveshjeve të fshehta brenda grupit të tretë, të cilat kërkojnë një analizë shumë më të

detajuar dhe një informacion shumë më të madh për tu zbuluar. Më elementarja është të

13

Në raportin statistikor të Bankës së Shqipërisë (mars 2011) jepet edhe vlera e CR3 për depozitat, e cila

rezulton të jetë 47.26% për fundin e vitit 2010, pra rreth 13% më e ulët.

Page 70: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

60

shihet ecuria e çmimeve të produkteve për çdo bankë në vite dhe veçanërisht për bankat e

grupit të tretë ku dyshimet janë më të mëdha. Por, duke qenë se këto janë informacione

konfidenciale nuk të lënë shumë hapësirë për të bërë gjykime më të sakta, jo vetëm lidhur

me dyshimin e marrëveshjeve, por edhe për vlerësime më analitike përsa i përket nivelit të

konkurrencës në tregun bankar.

HHI për depozitat (Grafiku 2.12), tregon se edhe këtu ashtu si tek aktivet tregu paraqitet

mesatarisht i përqendruar. Ka një rënie të theksuar deri në vitin 2005 dhe më pas rënia

është gjithnjë edhe më e vogël.

Grafiku 2. 12. Indeksi HHI i depozitave për sistemin bankar shqiptar

Burimi: Banka e Shqipërisë (2004-2010) dhe llogaritjet e Autorit

Një gjë e tillë të bën të mendosh që një treg i tillë ku ende nuk është arritur ngopja, ka

nevojë për më tepër politika nxitëse të konkurrencës.

2.2.5 Struktura dhe përqendrimi: Kredia.

“Kredia” si term, përcaktohet në mënyrë komplekse, gjë që rrjedh nga llojet e ndryshme të

kredive që mund të ofrojë një bankë dhe mjetet e ndryshme që përdoren për të realizuar

kreditimin. Me pak fjalë, kreditimi është procesi i dhënies hua të fondeve të vendosura në

bankë sipas kushteve të rëna dakord midis bankës dhe huamarrësit. Në varësi të kushteve

të kredidhënies nga bankat, vërehen lloje të ndryshme të kredive:

Kredi sipas subjektit

Kredi sipas qëllimit të përdorimit

Kredi sipas degëve të ekonomisë

Page 71: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

61

Kredi sipas afatit

Kredi sipas llojit të valutës

Ecuria e tyre në vite

Klasifikimi i kredive sipas subjektit (biznese dhe individë) edhe në vitin 2010 dallon

dominimi i bizneseve në totalin e portofolit të kredisë me 70% nga 30% që përllogaritet

kjo peshë për individët (Grafiku 2.13). Vazhdon në këtë mënyrë rritja e peshës që ka

biznesi që prej vitit 2007.

Grafiku 2. 13. Struktura e kredisë sipas subjektit

Burimi: Banka e Shqipërisë, (2004-2011)

Rreth 59 % e kredive të marra në bankat e nivelit të dytë janë marrë nga kryeqytetasit në

vitin 2009 ndërsa për vitin 2010 ajo rritet në 70%. Brenda kredisë për individë, kredia

konsumatore figuron e shpërndarë njëtrajtësisht në rrethet e tjera, përveç kryeqytetit.

Ndërkohë, kredia hipotekare është e përqendruar. Rreth 85 % e saj (viti 2009) është dhënë

në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, duke reflektuar përqendrimin e lartë të aktivitetit të

ndërtimit dhe zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme në këto qendra. Kredia

hipotekare zë pjesën më të madhe të portofolit të kredisë për individë vetëm në Tiranë dhe

Durrës, ndërkohë që në rrethet e tjera ajo zë mesatarisht rreth 35 %.

Bizneset e rrethit të Tiranës kanë thithur rreth 74 % të kredisë për biznese. Në Tiranë

operojnë mesatarisht 40 % e bizneseve dhe gati gjysma e bizneseve me më shumë se 50

punonjës. Në përgjithësi, shpërndarja e kredisë, edhe pse shfaqet e pabarabartë, ndjek

përqendrimin gjeografik të bizneseve në vend. Gjithashtu, shpërndarja gjeografike e

Page 72: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

62

kredisë është në linjë edhe me profilizimin e rretheve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Prandaj duke pasur parasysh se financimi i bizneseve është motori i zhvillimit të

ekonomisë, lind nevoja e nxitjeve për të dhënë më tepër kredi edhe në rajone të tjera, në

mënyrë që të kemi një zhvillim më të balancuar rajonal.

Sipas qëllimit të përdorimit të kredisë (Tabela A1.7 në Aneks) dallojmë peshën më të

madhe të kredisë për “investime në pasuri të paluajtshme” dhënë individëve me 22.7% të

tepricës totale të kredisë, pasuar nga “overdraftet” për bizneset me 22.4% të totalit, dhe

investimet për blerje pajisjesh dhënë bizneseve që përbëjnë 17.9% të tepricës totale të

kredisë. Norma më e lartë e rritjes gjatë vitit 2009 konstatohet për kredinë dhënë

individëve për konsumin e mallrave jo të qëndrueshëm, pasuar nga kredia për overdraft

dhënë bizneseve dhe kredia për investime në blerje pajisjesh dhënë po këtyre të fundit.

Struktura e kredisë sipas degëve të ekonomisë në fund të vitit 2009 (referuar vetëm

klientëve rezidentë) vijon të mbetet pothuaj pa ndryshime të dallueshme krahasuar me një

vit më parë (Tabela A1.8 në Aneks). Bizneset më të kredituara janë “tregtia, riparimi i

automjeteve dhe artikujve shtëpiakë”, dhe përllogaritin një rritje të kredisë dhënë këtij

sektori me 13.2%. Një tjetër sektor shumë i kredituar mbetet ndërtimi, ndonëse pesha e

këtij sektori në strukturë ka rënë rreth 1%. Kredia akorduar këtij sektori është rritur gjatë

vitit 2009 me 13.9%. Ndërtimi ndiqet nga industria përpunuese me peshë 9.8% nga 9.2%

në dhjetor 2008, me një rritje vjetore të tepricës së kësaj kredie me 17.3%.

Struktura e kredisë sipas afatit vijon të dallojë peshën më të madhe të kredisë afatgjatë

ndjekur nga ajo afatshkurtër (Tabela A1.9 në Aneks). Dhe përsa i përket strukturës së

kredisë sipas llojit të monedhës (Tabela A1.10 Aneks), kredia në valutë dominon ndaj asaj

në lekë.

Përqendrimi i kredisë

Nga krahasimi i pjesëve të tregut midis bankave për tre vite (Grafiku 2.14) duket se në

vitin 2005 kemi një rishpërndarje jo të vogël të pjesëve të tregut dhe kjo sidomos për

Bankën Raiffeisen e cila ka marrë brenda një viti rreth 12% të tregut ku humbësit më të

mëdhenj kanë qenë Banka Alfa dhe ProCredit. Vite këto që përkojnë me humbjen e pjesës

së tregut të depozitave në të cilat Raiffeisen ka ulur ndjeshëm çmimet e depozitave për të

shpërndarë një pjesë nga fuqia e vet në mënyrë që të fuqizohet më tej prania e saj në tregun

Page 73: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

63

e kredive. Ajo ka vazhduar me rritjen e pjesës së tregut por tanimë me vlera shumë më të

vogla. Për 4 vite ajo ka rritur fuqinë e saj vetëm me 6% (nga të cilat 5% duket sikur i ka

marrë nga Banka Intesa SanPaolo).

Grafiku 2. 14. Pesha e kredive të çdo bankave ndaj totalit të kredive të sistemit bankar në

vitet 2004, 2005, 2009

Burimi: Banka e Shqipërisë, Bankscope (2010) dhe llogaritjet e Autorit

Përveç këtij ndryshimi duket sikur nuk ka ndodhur asgjë për 5 vite rradhazi me bankat e

tjera të grupit të 5 më të mëdhajave. Interesante vazhdon të jetë dinamika e pjesës së tregut

që ka Banka Tirana. Ajo ndryshon shumë pak në vite duke e mbajtur pjesën e vet të tregut

nëpërmjet çmimeve thuajse të fiksuara.

Gjithashtu, po të shohim dinamikën e treguesve CR3 dhe sidomos CR5 shohim një rënie të

tyre deri në vitin 2005 dhe më pas ka një tendencë të vogël rritje (Grafiku 2.15). Nëse do

ndaleshim pak më tepër tek treguesi i CR5 (pjesa e tregut e 5 bankave më të mëdha) do të

vinim re se në vitin 2004 ajo është rreth 69% ulet me rreth 6% në vitin pasues dhe për tre

vite rresht jo vetëm që nuk ka ulje po ka një rritje të saj me 5% deri në vitin 2008. Duket

Page 74: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

64

njëfarë përmirësimi në vitin 2009 por kjo tendencë në rënie duhet të shihet në vitet që vijnë

se sa e qëndrueshme do të jetë.

Grafiku 2. 15. Indeksi i CR3 dhe CR5 për kreditë në sistemin bankar shqiptar gjatë viteve

1999-2009

Burimi: Banka e Shqipërisë, Bankscope (2010) dhe llogaritjet e Autorit

Kështu pra përqendrimi i aktiveve dhe kredive bankare në disa banka të nivelit të dytë

mbart rrezikun e krijimit të një mjedisi oligopolistik ku vetëm disa banka krijojnë kushte

për kredi të reja. Një situatë e tillë rrit koston e investimeve në sektorin publik dhe privat

dhe në familje, po ashtu.

Ndryshe nga shpërndarja e peshave për grupbankat në totalin e depozitave, në atë të

tepricës së kredisë vihet re një rritje e peshës së grupit të tretë në vitin 2009 dhe shumë pak

atë grupit të parë (1%) (Grafiku 2.16). Kjo përforcon edhe më tej idenë se bankat e mëdha

po përpiqen të fuqizohen edhe më tepër duke e bërë edhe këtë treg edhe më shumë të

përqendruar.

Grafiku 2. 16. Peshat e grupbankave në totalin e tepricës së kredisë të sistemit bankar

Burimi: Banka e Shqipërisë (2008-2010), Bankscope dhe llogaritjet e Autorit

Page 75: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

65

Sipas përcaktimit të indeksit HHI, sistemi bankar shfaqet afërsisht i papërqendruar në

drejtim të kreditimit (Grafiku 2.17). Dinamika e indeksit Herffindahl në portofolin e

kredisë flet për një qëndrueshmëri më të madhe në kohë, më afër nivelit optimal në

krahasim me dy treguesit e tjerë (HHI aktive dhe depozita), dhe flet për një shpërndarje më

të mirë të aktivitetit të kredidhënies në sistemin bankar.

Grafiku 2. 17. Indeksi HHI i kredive për sistemin bankar shqiptar

Burimi: Banka e Shqipërisë (2004-2010) dhe llogaritjet e Autorit

Edhe në këtë rast vihet re rënie e mprehtë deri në vitin 2005, dhe më pas, pesë vitet e

fundit, jo vetëm që nuk kemi rënie të këtij indeksi po kemi dhe një rritje të lehtë pas vitit

2007. Duket sikur bankat kanë rënë në një gjendje “qetësie” dhe janë “komode me pjesët e

tregut që kanë krijuar”. Prandaj do ishte e nevojshme të dalin nga kjo gjendje nëpërmjet

ndërhyrjes të Bankës Qendrore apo Autoritetit të Konkurrencës, sepse vetë ato kanë

shfaqur prirjen që të dalin nga kjo gjendje duke u fuqizuar edhe më tepër. Sigurisht që në

tendencën e saj të viteve të fundit mund të ketë luajtur rol edhe zhvillimet financiare në

botë të cilat kanë ndikuar në përkeqësimin e portofolit të bankave rritjen e huave me

probleme dhe ndalimin e “agresivitetit” të dhënies së kredive. Prandaj, politikat nxitëse të

konkurrencës dhe mbikëqyrja e kujdesshme duhet të jenë patjetër bashkudhëtare në drejtim

të kredidhënies, aq më tepër që flitet për një vend në zhvillim ku rreziqet janë sigurisht

edhe më të mëdha.

Page 76: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

66

2.2.6 Struktura dhe përqendrimi: Bonot e thesarit dhe letrat me vlerë

Investimet në letrat me vlerë karakterizohen nga letrat me vlerë të emetuara nga Qeveria

Shqiptare, bono thesari dhe në një masë shumë të vogël obligacione të Qeverisë Shqiptare

me maturim jo më të madh se 5 vjet. Bonot e thesarit janë letra me vlerë, afatshkurtra (3, 6,

12 mujore) të emetuara nga Qeveria me skonto dhe të shlyera me vlerën e tyre nominale në

datën e maturimit. Shitja e tyre bëhet me anë të ankandit. Bankat tregtare kanë peshën më

të madhe ndaj totalit të borxhit të brendshëm. Ashtu siç duket edhe nga tabela 2.2

Raiffeisen ka një peshë thuajse sa pesha e gjithë bankave të tjera të marra së bashku.

Ecuria këtij treguesi shfaq një rënie fare të vogël për bankën Raiffeisen.14

.

Tabela 2. 2. Mbajtësit e borxhit të brendshëm në vite (në %)

2005 2006 2007 2008 2009 2010

BSH 23.17 22.41 21.90 17.75 17.66 15.40

Banka Raiffeisen 42.27 37.21 33.69 36.88 34.57 33.94

Bankat e tjera 25.80 31.76 35.24 34.58 34.33 35.37

Totali i bankave 68.07 68.97 68.93 71.46 68.90 69.31

Jo banka 1.52 1.93 1.84 2.46 2.68 3.21

Individë 7.25 6.69 7.34 8.33 10.76 12.08

Burimi: Ministria e Financave, (2008-2011)

Kjo duket edhe nga tabela 2.3 ku pesha e kësaj banke ndaj totalit të bankave ka rënë gjatë

vitit 2009 me rreth 11% dhe kjo ka shkuar në rritjen e peshës së 3 bankave pasuese më të

mëdha (sidomos BT me 6%) duke bërë që treguesit e CR3 apo CR5 të ndryshojnë shumë

pak në krahasim me rënien e peshës së bankës Raiffeisen (përkatësisht 4.1% dhe 2.6%).

Interesant është edhe fakti se si brenda një viti diferenca midis 2 bankave të mëdha

(Raiffeisen dhe BKT) ka ndryshuar nga rreth 20% në vitin 2008, në 5,7% në 2009 duke i

afruar shumë këto dy banka me njëra-tjetrën. Jo vetëm kaq, po pesha e kësaj banke në

letrat me vlerë është 54.8% pra më tepër se gjysma, dhe 5 bankat më të mëdha zënë 94% të

tregut të letrave me vlerë, duke e bërë këtë treg shumë të përqendruar dhe shumë larg

optimales.

14

Vlerat jane të ndryshme në vite publikimi të ndryshme, megjithatë këtu janë marrë rezultatet e publikimit

të atij viti dhe jo të vitit pasues ku ka edhe ndryshime të dhënash.

Page 77: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

67

Tabela 2. 3. Pesha e çdo banke ndaj totalit të bonove të thesarit apo letrave me vlerë

Bono thesari

Letra me vlerë

Viti 2005 2006 2007 2008 2009 2009

BR 64.01 54.97 44.7 38.7 27.9 54.8

BKT 12.88 13.55 16.17 18.3 22.2 12.9

BT 4.9 4.57 4.67 7.4 13.4 1.5

ISBA 4.04 2.75 3.34 10.6 12.2 20.8

BP 1.66 6.09 7.22 8.6 6.9 4

BPC 2.94 4.11 3.58 2.1 5 1.1

BA 3.32 4.47 8.27 9 4.8 1.3

BKG 0.85 1.13 0.95 1.8 2.4 0.2

BU 0 0.07 0.25 0.7 1.7 0.1

BC 1.3 3.2 3.72 1.9 1.4 1

BNT 0.27 0.42 0.35 0.5 0.9 0.7

BE 0.5 0.64 0.75 0.1 0.7 0

BPI 0.1 0.13 0.06 0.1 0.4 1.5

BV 0 0.02 0.01 0 0.1 0

BBSH 0 0 0 0 0 0

BKSH 0.08 0.05 0.1 0.1 0 0

BISH 3.14 3.82 5.85 - - -

Burimi: Banka e Shqipërisë (2008- 2010) dhe llogaritjet e Autorit

Nëse do të shihnim ecurinë e CR3 dhe CR5 për bonot e thesarit në vite (Grafiku 2.18) do të

vinim re që vlerat e tyre janë më të larta se për produktet e tjera, duke treguar se ky treg

është edhe më shumë i përqendruar. Ashtu si dhe për depozitat apo kreditë kemi rënie më

të theksuar para vitit 2007 dhe më pas kemi lëkundje shumë të lehta tek këta tregues.

Grafiku 2. 18. Indeksi i CR3 dhe CR5 për bonot e thesarit në sistemin bankar shqiptar gjatë

viteve 1999-2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010) dhe llogaritjet e Autorit

Page 78: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

68

Nëse do të krahasonim CR5 për aktivet, depozitat, kredinë dhe bonot e thesarit për vitin

2008 do të vinim re një rritje të tij dhe kjo mund të ketë ardhur për shkak të shkrirjes që

ndodhi midis dy bankave: Bankës Amerikane dhe Bankës Italo Shqiptare.

Ecuria e treguesit HHI për bonot e thesarit tregon se, edhe pse kemi rënie të tij gjatë viteve

2007-2009, vlerat e tij qëndrojnë edhe më larg optimales se produktet e tjera (Grafiku

2.19).

Grafiku 2. 19. Indeksi HHI i bonove të thesarit për sistemin bankar shqiptar

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010) dhe llogaritjet e Autorit

Pra, mund të thuhet se treguesit e përqendrimit shfaqin përgjithësisht rënie deri në vitin

2005 duke dëshmuar në këtë mënyrë, sipas teorisë SCP, për një nivel konkurrence më të

madhe. Pas vitit 2005 sistemi bankar shqiptar duket më shumë sikur është në pozicionin

“në vend numëro” (përveç disa viteve ku pati një lloj ashpërsimi të konkurrencës në tregun

e kredive) me lëkundje të lehta nga ky pozicion. Ndikim në këtë ecuri ka pasur jo vetëm

kriza ndërkombëtare e fundit, por më të rëndësishëm janë faktorët e brendshëm. Ndër të

cilët unë do të veçoja, politikat jo të duhura për ta bërë këtë treg edhe më konkurrent dhe

efiçent njëkohësisht.

2.3 Efikasiteti i tregut bankar shqiptar gjatë viteve të fundit

Duke qenë se në Shqipëri, bankat funksionojnë si aktorët kryesorë në kanalizimin e

fondeve nga huadhënësit te huamarrësit, është e rëndësishme që roli ndërmjetësues i tyre të

sigurojë një mirëqenie më të lartë për shoqërinë, mundësisht me kosto sa më të ulëta.

Prandaj, studimi i efiçencës të sistemit bankar është gjithmonë një çështje me interes. Kjo

Page 79: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

69

çështje trajton efiçencën e tregut bankar shqiptar me anë të treguesve tradicionalë, ndërsa

në kapitullin e katërt bëhet vlerësimi i saj me anë të një metodologjie më të avancuar15

.

2.3.1 Rezultati neto i sistemit bankar

Besohet se firmat me fitime më të mëdha janë më efiçente. Prandaj dhe analizën do e

fillojmë me rezultatin neto. Rezultati neto i sistemit bankar shqiptar ka pasur një ecuri të

mirë gjatë viteve 2005 dhe 2006, por pas këtij viti kemi rënie të tij dhe për tremujorin e

fundit të vitit 2008 raportohet në vlerë negative prej rreth -333.35 milionë lekësh (Grafiku

2.20). Kjo performancë negative del jashtë kontureve të sjelljes historike dhe nuk

evidentohet të paktën në pesë vitet e fundit. Ndërsa në fund të vitit 2009, analiza tregon një

rritje të shpejtë të rezultatit neto për sistemin, por kjo nuk mund të jetë përfaqësuese për

zhvillimet në sistemin bankar pasi u dha në mënyrë të njëanshme vetëm nga një bankë.

Grafiku 2. 20. Rezultati neto (pas tatimit) për sistemin bankar

Burimi: Banka e Shqipërisë (2007-2010)

2.3.2 Kthimi nga aktivet mesatare (RoAA) dhe kthimi nga kapitali mesatar (RoAE)

Treguesi i kthimit nga kapitali (RoAE), shpesh përdoret si një nga treguesit bazë për të

vlerësuar rentabilitetin e bankave apo të sistemit bankar në tërësi. Një tregues më i lartë

RoAE përgjithësisht përbën një zhvillim pozitiv kur kapitali aksioner nuk pëson rënie,

sikundër edhe një rënie e RoAE jo domosdoshmërisht duhet interpretuar si një dukuri

negative. Për rrjedhojë, treguesi duhet të interpretohet me kujdes, pasi mund të shprehë

15

Një vlerësim më i detajuar rreth literaturës së mënyrave të matjeve të efiçencës së tregut bankar dhe

përdorimit të njërës prej metodave më të avancuara do të jepet në kapitullin 4.

Page 80: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

70

ndryshime që lidhen me një shkallë rreziku në rritje më tepër sesa një rritje të rentabilitetit

apo e kundërta.

Kombinimi i faktorëve që përcaktojnë RoAE tregon që rritja e RoAE për vitin 2007

(Grafiku 2.21) mund të interpretohet më tepër si një humbje disi e fuqisë financiare të

sistemit bankar sesa rritje e profitabilitetit të tij edhe pse në përbërjen e tij treguesi i

efikasitetit është në rritje. RoAE në fund të vitit 2008 shfaqet rreth 9 % më e vogël

krahasuar me një vit më parë ose një ndryshim relativ prej 44.13 %. Dinamika e këtij

treguesi vlerësohet dukshëm e zhbalancuar dhe manifeston një rënie të konsiderueshme.

Analiza sasiore tregon se zhvillimet në RoAE gjatë viteve 2008 dhe 2009, tregojnë për

rënie të efiçencës, për një shkallë rreziku në rritje si edhe për një rënie të konsiderueshme

të fuqisë financiare të sistemit bankar (Banka e Shqipërisë, 2009, 2010).

Grafiku 2. 21. Ecuria e RoAA dhe RoAE

Burimi: Banka e Shqipërisë (2007-2011)

Rënia e RoAA me 0.04 % në vitin 2006 krahasuar me vitin 2005, shpjegohet me ritmin më

të lartë të rritjes së aktiveve mesatare (16.7 %), ndaj të ardhurës neto. Në ecurinë e këtyre

treguesve, ndikon edhe hyrja në treg e bankave të reja, të cilat në fazën fillestare të

veprimtarisë së tyre kontribuojnë më tepër në drejtim të rritjes së aktiveve të sistemit dhe

më pak, në drejtim të rezultatit të tij financiar. Në vitin 2007, vërehet një rritje më e madhe,

sidomos e RoAA. Rritja relative e RoAA në harkun kohor të një viti është disa herë më e

madhe sesa rritja e RoAE. Këto zhvillime, tregojnë për një rritje më të shpejtë të rezultatit

neto të sistemit bankar veçanërisht kundrejt aktiveve mesatare, sesa kapitali aksioner

mesatar. Pas këtij viti kemi tendencë në rënie të të dy treguesve duke dhënë një

performancë gjithnjë e më të ulët të sistemit bankar. Megjithatë vitin e fundit vihet re një

tendencë pozitive e të dy treguesve.

Page 81: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

71

Nëse do të krahasonim treguesit ROA dhe ROE për disa nga vendet e Evropës Qendrore

dhe Lindore do të vinim re se të dy treguesit tregojnë për një pozicion mesatar të vendit

tonë në lidhje me të tjerat, por diku nga fundi i vendeve që kanë vlera pozitive të këtyre

treguesve16

(Grafiku 2.22).

Grafiku 2. 22. ROA në disa nga vendet e CEE në vitin 2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010) dhe ECB (2010)

Analiza e treguesit RoAA sipas grupbankave

Analiza e treguesit RoAA sipas grupbankave, për fundin e vitit 2006 vijon me rentabilitet

më të lartë për bankat e G3, pasuar nga bankat e G2 dhe G1 dhe kjo dinamikë vazhdon

edhe në vitet që pasojnë (Grafiku 2.23).

Grafiku 2. 23. Treguesi RoAA sipas grupbankave (në %)

Burimi: Banka e Shqipërisë (2009, 2010)

16

Megjithatë interpretimi i treguesit ROE sikundër e thamë dhe më sipër duhet të bëhet me rezerva

Page 82: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

72

Performanca e G3 vlerësohet me një rritje të qëndrueshme, ku RoAA për çdo bankë të G3,

edhe në fund të vitit 2007 vijon të vlerësohet më e qendërzuar drejt mesatares së grupit

sesa për bankat e tjera të sistemit (Banka e Shqipërisë, 2008). Në fund të viti 2008 ai është

ulur në 1.35 % dhe vazhdon të ulet edhe më tej në vitin 2009 në rreth 1.22%. Megjithatë,

ky tregues në fund të vitit 2009 nuk është një përfaqësues i mirë i performancës së këtij

grupi në kushtet kur u influencua nga Raiffeisen Bank, e cila ka pasur një shmangie të

dallueshme nga bankat e tjera të grupit.

Ndërsa RoAA për G2 ka një prirje më të madhe rënëse në këto vite, dhe ajo është mjaft e

luhatshme për bankat brenda grupit G2. RoAA për bankat e G2 për vitin 2009,

përllogaritet në nivele negative, ku vetëm dy nga pesë bankat e grupit kanë një

performancë pozitive, ndërsa tre bankat e tjera dallohen për një rezultat neto shumë negativ

duke dhënë edhe impaktin kryesor në performancën e grupit (Banka e Shqipërisë, 2010).

Së fundi, grupi i bankave G1, ka një RoAA në nivele gjithnjë edhe më të larta në kahun

negativ si rrjedhojë e thellimit të humbjeve. Kjo gjendje konfirmon se: përgjithësisht

bankat e grupit G1 e kanë të pamundur të gjenerojnë fitim të mjaftueshëm, ku në mënyrë të

qëndrueshme një pjesë e mirë e bankave raportojnë rezultat neto negativ. Në vitin 2009

vetëm një nga gjashtë bankat e grupit G1 raporton rezultat neto pozitiv, ndërkohë që një

pjesë e mirë e bankave nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet e veprimtarisë me të ardhurat

operacionale, çka tregon për mungesë të dallueshme efiçence, bashkë shoqëruar edhe me

një vëllim të kufizuar të veprimtarisë bankare.

2.3.3 Marzhi neto i interesave

Marzhi neto i interesave është një matës i efiçencës së bankave që operojnë në sistemin

bankar shqiptar. Marzhi neto i interesave mund të llogaritet si diferencë e të ardhurave nga

interesat /aktive mesatare që sjellin të ardhura, me shpenzimet për interesa /aktive mesatare

që sjellin të ardhura.

Përgjithësisht 4 vitet e fundit të marrë në analizë tregojnë ndryshime të vogla të NIM e cila

ka ardhur për shkak të zhvillimeve të balancuara të dy komponentëve të tij. Ecuria e NIM

(marzhi neto nga interesat) në 3 vitet e fundit tregon rënie që vjen kryesisht prej rritjes së

komponentit që përcakton koston e financimit të aktiveve që sjellin interes më tepër se

Page 83: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

73

komponenti tjetër i të ardhurave (Grafiku 2.24). Kjo ka ardhur kryesisht si pasojë e

strategjisë së disa bankave duke paguar më shumë për të shmangur rënien e mëtejshme të

depozitave dhe për të kthyer potencialisht pjesën e humbur të tyre.

Grafiku 2. 24. Ecuria e NIM për vitet 2003-2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2005-2011)

Nëse do të krahasonim këtë tregues në % (por të pa pjesëtuar me aktivet mesatare që sjellin

të ardhura), në nivel bankash për dy vitet 2005 dhe 2009, do të vinim re menjëherë

diferencën e madhe të bankës Raiffeisen kundrejt bankave të tjera në të dy vitet, çka të jep

përshtypjen e një udhëheqëseje në treg. Ajo vazhdon të ketë të njëjtën marzh si viti 2005.

Ndërsa 4 bankat e tjera të grupit të tretë kanë thuajse të njëjtin marzh dhe të ruajtur këtë në

vite (Grafiku 2.25). Bankat e grupit të parë ndodhen në fund të renditjes me ndryshime

shumë të vogla në vite, dhe me diferenca të mëdha lidhur me bankat e tjera.

Grafiku 2. 25. Marzhi i interesit për vitin 2005 dhe 2009 (në % ndaj totalit të sistemit bankar)

Burimi: Bankscope (2010)

Page 84: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

74

2.3.4 Efikasiteti i tregut bankar

Përsa i përket efikasitetit të tregut bankar të matur nga Banka e Shqipërisë si raport i

shpenzimeve operacionale me të ardhurat operacionale, sikundër shihet në grafikun 2.26,

luhatjet e tij kanë qenë shumë të dallueshme në krahasim me treguesit e konkurrencës

Efikasiteti i sistemit bankar është përmirësuar nga 0,56 në 2005-në 0,51 në vitin 2007.

Ndikim në këtë përmirësim kanë pasur zhvillime të tilla si: zgjerimi i rrjetit të bankave të

ndryshme, sigurimi i një shumëllojshmërie të gjerë të shërbimeve dhe produkteve,

intensifikimi i marketingut nga të gjitha bankat e sistemit dhe përmirësimi i përgjithshëm i

marrëdhënieve bankë-klient17

.

Grafiku 2. 26. Efikasiteti i tregut bankar ndër vite

Burimi: Banka e Shqipërisë (2003-2010)

Por pas vitit 2007 treguesi i efikasitetit pëson rritje në raport me një periudhë më parë e

cila në fakt nuk është dhe aq e vogël dhe tregon pikërisht ndryshimin e drejtimit të

aktivitetit bankar dhe ndrydhjen e tij në gjenerimin e të ardhurave, duke e kthyer

efikasitetin përsëri në nivelet e vitit 2005. Megjithatë, mbetet pozitiv fakti se ecuria e këtij

treguesi në 2009, përgjithësisht shfaqet e balancuar si rrjedhojë e rritjes së krahasueshme të

shpenzimeve operacionale ndaj të ardhurave operacionale.

Si përfundim, ecuria e këtij treguesi është në përputhje me treguesit e tjerë të

performancës së sistemit bankar, të cilët tregojnë për një performancë të dobët dhe rënie të

efiçencës të sistemit bankar në Shqipëri pas vitit 2007. Pra, sistemi bankar në tërësi ka

17

Të dhënat për çdo vit janë marrë nga Raporti vjetor i mbikëqyrjes bankare e vitit përkatës dhe jo nga viti

pasardhës ku raportohen ndryshe.

Page 85: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

75

tendencën për të qenë më shumë i përqendruar dhe më pak efiçent. Megjithatë, në veçanti,

bankat më të mëdha (që kanë pjesë tregu më të madhe) duken të jenë më efiçente sesa

bankat më të vogla (kjo sipas treguesve tradicionalë). Një analizë më e detajuar e lidhjes

konkurrencë- efiçencë do të bëhet në kapitullin e pestë.

Page 86: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

76

KAPITULLI III

Zhvillimi, problemet dhe sfidat e stabilitetit bankar

ndërkombëtar fokusuar mbi sistemin bankar shqiptar

Industria bankare është e veçantë në shumë aspekte. Destabiliteti i saj mund të

transmetohet në sektorë të tjerë të ekonomisë duke përçarë tregun e huadhënies

ndërbankare dhe mekanizmin e pagesave, duke reduktuar mundësinë e kredidhënies, dhe

duke ngrirë depozitat. Prandaj, duke qenë se mjedisi ndërkombëtar ka ndryshuar në

mënyrë të konsiderueshme që prej vitit 2008, dhe këto ndryshime kanë prekur të gjitha

vendet, në mes tyre edhe vendin tonë, do të ishte shumë e cunguar analiza e konkurrencës

së këtij tregu pa marrë parasysh pikërisht stabilitetin e këtij tregu. Në këtë mënyrë duke

përdorur një sërë treguesish, në këtë kapitull do të vlerësohet brishtësia e sistemit bankar

shqiptar dhe njëkohësisht do të krahasohet edhe me vende të tjera të rajonit e më gjerë.

Kështu do të tregohet se sa elastik është sistemi ynë financiar dhe ai bankar në veçanti për

të përballuar sfidat e reja dhe për të përmirësuar problemet e vjetra të nxjerra më në pah

nga kjo krizë gjithëpërfshirëse. Rezultatet dhe konkluzionet e marra do të përdoren në

kapitullin e pestë, për të parë fuqinë shpjeguese të konkurrencës tek brishtësia që shfaq

çdo bankë dhe sistemi në tërësi.

Page 87: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

77

3.1 Stabiliteti bankar në botë dhe krizat bankare në Shqipëri në dy dekadat e fundit

Pas një periudhe qëndrueshmërie, kriza globale e shpërthyer në vitin 2008 vë në një

provë të vështirë sistemet financiare, qofshin këto të zhvilluara apo jo të zhvilluara. Kjo

provë e madhe ngriti përballë politikëbërësve mjaft probleme dhe dyshime rreth

sistemeve financiare apo bankare që ata kishin krijuar apo lejuar. Të shumta ishin masat

që u morën dhe vazhdojnë të merren për të rimëkëmbur ekonomitë në mbarë botën. Të

shumta janë edhe sfidat që këto vende duhet të përballojnë për të arritur jo vetëm një

rimëkëmbje në sistemet financiare por edhe në ekonomitë reale.

3.1.1 Vështrim i shkurtër mbi krizën financiare ndërkombëtare të viteve të fundit,

masat e marra dhe rezultatet e arritura

Tregjet financiare ndërkombëtare përjetuan një situatë mjaft të vështirë likuiditeti në

afatin e shkurtër, veçanërisht në pjesën e fundit të vitit 2007. Gjithashtu ato pësuan

humbje të konsiderueshme financiare të shkaktuara në disa prej bankave dhe

institucioneve financiare më të rëndësishme të botës dhe ndrydhje në kreditim, si rezultat

i ekspozimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të tyre në instrumentat që lidheshin me

kredinë jocilësore për shtëpi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo krizë u thellua ndjeshëm në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2008. Disa banka dhe

institucione të rëndësishme financiare në SHBA falimentuan, ndërsa disa të tjera arritën

të shpëtojnë vetëm falë ndërhyrjes së autoriteteve publike për t‟i ndihmuar me likuiditet.

Reagimi i tregjeve financiare botërore, pas këtyre ngjarjeve ishte shumë i fortë,

veçanërisht pas vendimit të autoriteteve amerikane për të lejuar falimentimin e “Lehman

Brothers”, duke konsideruar pozicionin e saj aktiv në tregjet botërore të instrumentave të

lidhura me kreditë për shtëpi dhe ato derivative. Tregjet financiare dhe institucionet e tyre

u mbërthyen nga paniku, dhe kriza u përhap me shpejtësi fillimisht në tregjet evropiane,

ku disa banka rrezikuan falimentimin, e më pas në të gjithë botën. Veprimet në tregjet

ndërbankare të vendeve të zhvilluara u pakësuan ndjeshëm, duke u përqendruar kryesisht

në segmentet më afatshkurtra, ndërkohë që kostoja e financimit të tyre u rrit në mënyrë të

konsiderueshme. Letrat me vlerë të lidhura me kreditë hipotekare amerikane vazhduan të

Page 88: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

78

zhvlerësoheshin, duke thelluar humbjet në bilancet e bankave. Tregjet për produkte

financiare të caktuara u zhdukën plotësisht.

Në përgjigje të situatës së vështirë të krijuar gjatë vitit 2008, autoritetet publike në mjaft

vende ndërtuan planet e tyre të shpëtimit. Këto plane përgjithësisht përfshinin ndihmën

financiare për bankat, ruajtjen e stimujve për të vazhduar kreditimin nga sektori bankar

për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, si edhe garantimin e kursimeve të publikut në

banka. Thellimi dhe zgjerimi i krizës financiare në gjashtëmujorin e dytë të vitit, ktheu në

domosdoshmëri harmonizimin e veprimeve të tilla në nivel global, si edhe fuqizimin e

rolit të institucioneve financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe

Banka Botërore. Nëpërmjet disa takimeve në tremujorin e fundit të vitit 2008, vendet më

të zhvilluara u zotuan të vepronin sipas disa parimeve të përgjithshme të cilat synonin

angazhimin e këtyre vendeve dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare: për të

forcuar transparencën, përgjegjshmërinë dhe kuadrin rregullativ të tregjeve financiare,

për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, për të mundësuar reformimin dhe forcimin e

burimeve financiare të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe për të rritur

rezistencën ndaj veprimeve që shkaktojnë mbylljen e ekonomive kombëtare ndaj

tregjeve. Vlerësohet se këto masa kanë luajtur një rol të rëndësishëm për të vendosur një

kufi në humbjen e besimit të publikut tek bankat dhe në ruajtjen e besimit të bankave tek

njëra-tjetra. Në përgjithësi, këto masa i kanë dhënë tregjeve financiare “qetësinë” për të

vijuar veprimet e tyre, ndonëse me vëllime dhe me çmime ende larg atyre të situatave

normale. Sipas FMN duke pasur parasysh historikun e krizave të kaluara globale, pritet

që rikthimi i besimit në tregjet financiare dhe normalizimi i huadhënies drejt niveleve të

parakrizës, do të zgjasë në kohë.

3.1.2 Stabiliteti bankar në CEE dhe SEE

Të gjitha vendet në studim kanë ndeshur të paktën një krizë bankare gjatë 20 viteve të

fundit18

. Gjatë ristrukturimit të sistemeve të tyre bankare, shumë prej vendeve të CEE

eksperimentuan kriza bankare të thella si për shkak të rreziqeve të bankës ashtu edhe për

18

Lidhur me krizat bankare, ristrukturimin dhe privatizimin që karakterizuan tranzicionin shih Bonin et al.

(2005b)

Page 89: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

79

shkak të mungesës së strukturave rregulluese efektive dhe ligjore Caprio dhe Klingebiel

(2002). Mungesa e qeverisjes efektive të bankës dhe disiplina e pagesave rritën

problemet. Administratorët e bankave dhe personeli menaxhues kishin mungesë në

njohuri dhe përvojë të procedurave bankare, sikurse dhe në teknologjinë e aplikuar në

ekonomitë e tregut. Bankat tregtare eksperimentuan shkatërrime dramatike në bilancet e

tyre për shkak të sasive të konsiderueshme të aseteve jo të mira, pamjaftueshmërisë së

kapitalit, dhe zhvlerësimeve të valutës. Të gjitha kanë ndeshur probleme të cilësisë shumë

të varfër të huasë, shpesh me përqindje të huave të këqija që kulmojnë mbi 30% (Kemme

et al., 2008). Për të adresuar këto probleme, të gjitha vendet vendosën rregulla dhe

mbikëqyrje të kujdesshme. Shumë vende kanë vendosur metoda të tjera më të

sofistikuara e më pak shtrembëruese të rregullimit të kujdesshëm të sektorit bankar, si

kërkesat për kapitalin minimal dhe kërkesat lidhur me mjaftueshmërinë e kapitalit.

Qëllimi i këtyre rregullave të kapitalit ishte kufizimi i sipërmarrjes të riskut të bankës në

mënyrë që të përmirësohej shëndeti dhe stabiliteti i sektorëve bankarë. Megjithatë, Claeys

et al. (2008) argumentojnë në studimin e tyre se futja e rregullave të kapitalit si

zëvendësuese e rezervave të kërkuara nuk është pa risk, sepse kjo politikë mban nën fre

vetëm sipërmarrjen e riskut të bankës nëse kapitali nuk është tepër i kushtueshëm dhe

normat ekzistuese të mosshlyerjes së huave nuk janë shumë të larta. Kjo mund të

shpjegojë disa nga krizat bankare që u zhvilluan pas futjes së legjislacionit të kapitalit.

Pas këtij ndërgjegjësimi, mund të argumentohet se hyrja e bankave të huaja mund të ketë

qenë instrument për uljen e kostos së kapitalit dhe normave të shlyerjes së huave, duke i

bërë rregullat e kapitalit më efektive për frenimin e sipërmarrjes së riskut nga bankat19

.

Nga ana tjetër, Claessens (2006) argumenton se hyrja nga institucionet e huaja financiare

sjell jo vetëm ekspertizë të huaj, por edhe mund të reduktojë presionet politike në

sistemin e mbikëqyrjes.

Përsa i përket krizës ndërkombëtare të vitit 2008, nuk kishte se si ajo të mos përfshinte

edhe këto vende. Vende këto sa të ngjashme, aq edhe të ndryshme. Rrjedhimisht, edhe

forma, depërtimi dhe pasojat e krizës në secilin nga këto vende ishin sa të ngjashme, aq

edhe të ndryshme. Struktura ekonomike dhe sociale, shkalla e konvergjencës dhe e 19

De Haas dhe Lelyveld (2006) dhe Haselmann (2006) fokusohen më tepër në ndikimin e penetrimit të

bankave të huaja në stabilitetin e sistemit bankar.

Page 90: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

80

integrimit në tregjet botërore, normat ligjore dhe institucionale dhe veçanërisht natyra e

regjimeve të kursit të këmbimit, kanë përcaktuar veçoritë e krizës për çdo shtet.

Kredidhënia ndaj sektorit privat ra ndjeshëm pothuajse në të gjithë rajonin, duke krijuar

një rreth vicioz midis dobësimit të aktivitetit ekonomik dhe rënies së cilësisë së aktiveve

të sistemit bankar. Në muajt e parë të vitit 2009, çmimet e aksioneve të këtij rajoni

vazhduan të bien, monedhat u dobësuan dhe spread-et e normave të interesit në tregjet e

kapitalit vazhduan të rriten. Disa prej vendeve të Evropës Lindore si: Hungaria, Lituania,

Rumania, Serbia etj., kërkuan ndihmën e FMN–së për ekuilibrimin e bilancit të pagesave,

ndërsa Polonia fitoi akses në Linjën e Kredisë Fleksibël të FMN-së. Situata njohu

përmirësim në 6-mujorin e dytë të vitit, pas vënies në zbatim të një sërë masash

stimuluese nga Bankat Qendrore dhe qeveritë përkatëse. Megjithatë disa episode krizash

kanë zbuluar se autoritetet bankare të shumë vendeve nuk kanë kompetenca të

mjaftueshme ligjore për të trajtuar rreziqet bankare në kohën e duhur dhe me efikasitet.

Po kështu harmonizimi i kërkesave rregullatore për bankat le për të dëshiruar për sa kohë

që autoritetet mbikëqyrëse veprojnë nën kufizime politike dhe ligjore, që dallojnë në

masë të madhe midis vendeve (Beck et al., 2010). Për më tepër, mbikëqyrja globale dhe

sigurimi i depozitave është me siguri përtej mundësive. Megjithatë, forcimi i koordinimit

duhet të konsiderohet seriozisht, në qoftë se është i dëshiruar integrimi i mëtejshëm i

tregut bankar botëror. Me gjithë sinjalet pozitive, mjedisi pritet të mbetet sfidues për

shumicën e vendeve të këtij rajoni, duke paraqitur një sërë rreziqesh për rritjen (FMN,

2010).

3.1.3 Momentet kryesore të destabilitetit bankar shqiptar në dy dekadat e fundit

Sistemi bankar shqiptar nuk është përballur ende me një krizë të pastër bankare deri më

sot. Megjithatë, ky sistem ka përjetuar probleme të cilat i kanë rrënjët si në aspektet

makroekonomike ashtu edhe në ato mikroekonomike, si p.sh: problemet fiskale, rritja e

shpenzimeve buxhetore në periudha fushatash zgjedhore, rritjet e përkohshme të

presioneve inflacioniste, ekzistenca e tregut joformal, problemet me procesin e

reformimit të sistemit bankar, shkalla e ulët e njohurive të publikut të gjerë mbi tregun

financiar dhe së fundi ndikimi i krizës ndërkombëtare. Më poshtë po japim shkurtimisht 3

Page 91: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

81

momentet kryesore të brishtësisë së sistemit bankar dhe ndërhyrjet kryesore në

përballimin e tyre.

Në klimën e pafavorshme makroekonomike dhe politike të gjysmës së dytë të vitit

1996 shpërtheu kriza financiare e inicuar në tregun joformal të ekonomisë, e cila e zhyti

vendin në një krizë të rëndë ekonomike, shoqërore dhe politike. Institucionet shtetërore

pushuan së funksionuari, ndërsa aktiviteti ekonomik u paralizua. Pasojat e kësaj krize u

transmetuan edhe në sistemin bankar, ku firmat e tregut joformal kishin llogaritë e tyre.

Në vitin 1997, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë nuk mund të kishte efekt për sa kohë që

pushoi së vepruari shteti.

Publiku, i frikësuar nga humbja e kursimeve në firmat rentiere humbi besimin në

institucionet paradepozituese dhe në monedhën kombëtare. Në mars të vitit 2002,

përhapja e “informacioneve false” dhe klima e acaruar politike në vend solli dyndjen e

depozituesve në dy bankat kryesore të vendit, Bankën e Kursimeve dhe Bankën

Kombëtare Tregtare, të cilët tërhoqën depozitat e tyre. Paniku i depozitave shkaktoi

probleme likuiditeti në dy bankat kryesore të sistemit pa u përhapur në pjesën tjetër të

sistemit bankar dhe pa u shoqëruar me falimentime të bankave të përfshira në të. Kjo

tronditje e sistemit bankar mbeti në nivelin e një paniku të pjesshëm dhe të izoluar

bankar. Tronditja e pranverës së vitit 2002, provoi se ekzistonin lidhje të dobëta midis

publikut të gjerë, nga njëra anë dhe Bankës së Shqipërisë e bankave të sistemit bankar,

nga ana tjetër. Ndërsa, ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë ndaj tronditjes së sistemit

bankar, në vitin 2002, u krye në kohën e duhur e me efektivitet duke vendosur dhe ruajtur

qëndrueshmërinë financiare në vend, si dhe duke çuar në kapërcimin e shpejtë të situatës

së vështirë të likuiditetit. Kjo ndërhyrje qe efektive sepse u bë në kushtet e një stabiliteti

makroekonomik dhe të një gjendje të shëndoshë të sistemit bankar Sheqeri (2003).

Fillimisht, kriza financiare ndërkombëtare e vitit 2008 nuk pati një ndikim të

drejtpërdrejtë e të rëndësishëm mbi sistemin tonë financiar. Arsyet lidhen me mungesën e

ekspozimit të sektorit bankar dhe sistemit financiar në përgjithësi, në produkte dhe në

institucione financiare të cilat ishin në qendër të krizës, si edhe për shkak të ekspozimit të

ulët ndaj huamarrjes në tregjet e huaja. Megjithatë, në tremujorin e fundit të vitit 2008,

për shkak të efektit psikologjik që shkaktoi ashpërsimi i krizës në tregjet ndërkombëtare,

Page 92: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

82

publiku reagoi duke tërhequr një pjesë të depozitave të sektorit bankar. Pasojat e këtij

reagimi ishin rritja e nevojave për likuiditet si edhe rënia e ritmeve të kreditimit në

sektorin bankar. Banka e Shqipërisë mori masa të menjëhershme për të normalizuar

situatën e krijuar dhe rikthyer besimin e publikut tek bankat. Fillimisht u krijua grupi i

posaçëm i tipit task force, përgjegjësia kryesore e të cilit, vazhdon të jetë ndjekja ditore e

situatës për çdo bankë të veçantë. Më pas ajo adoptoi një sërë lehtësish për furnizimin pa

ndërprerje të sistemit me likuiditetin e duhur. U ndryshua tipi i injektimit në ankand me

çmim fiks, u zgjerua baza e kolateralit për marrëveshjet repo, u rrit norma e përdorimit të

rezervës së detyruar nga 20% në 40% dhe u zvogëlua diferenca midis normës bazë të

interesit të Bankës së Shqipërisë dhe kredisë njëditore. Gjithashtu, nëpërmjet një akti të

veçantë, Banka e Shqipërisë i kërkoi sektorit bankar rritjen e kapitalizimit të veprimtarisë

bankare, si një garanci më shumë për shëndetin financiar të sektorit bankar.

Klima e acaruar politike në vend ka qenë e pranishme në momentet e tronditjeve të

sistemit bankar dhe një faktor i rëndësishëm në përshkallëzimin e problemeve. Dhe si për

ironi të fatit po ta konkretizojmë me situatën e sotme “atë që nuk e bëri dot një krizë e

fortë botërore në tregun bankar shqiptar mund ta bëjë fare lehtë politika shqiptare duke i

ndezur edhe më tepër motorët e problemeve të këtij sektori që do të analizojmë më

poshtë”.

3.2 Qëndrueshmëria e sistemit bankar shqiptar gjatë viteve të fundit

Faktorët që kushtëzojnë stabilitetin financiar janë: mjedisi makroekonomik i

qëndrueshëm; mbikëqyrje efektive dhe e sigurt nga autoritetet mbikëqyrëse; një

infrastrukturë funksionale e tregut bankar që nënkupton bankat, kompanitë e sigurimeve

dhe kompanitë e pensioneve, dhe që sjellja e tyre në treg të jetë transparente, konkurruese

dhe funksionale. Megjithatë lidhur me qëllimin e studimit tonë do ndalemi vetëm tek

faktorët që ndikojnë më tepër tek qëndrueshmëria e sektorit bankar. Më konkretisht do të

ndalemi tek rreziqet që i kanosen këtij sistemi, si rreziku: i kredisë, i likuiditetit, i

normave të interesit, i kapitalit dhe i këmbimit valutor.

Page 93: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

83

3.2.1 Rreziku i kredisë

Aktivet me rrezik të sektorit bankar kanë pasur rritje përgjithësisht, duke rritur gjithashtu

edhe raportin e tyre ndaj totalit të aktiveve. Për sa i përket grupeve të bankave sipas

madhësisë së aktivitetit, raporti “aktive me rrezik ndaj totalit të aktiveve” ka shënuar

rritje për bankat e grupit të tretë me 5.8% dhe ka arritur në nivelin 53.1%, dhe për bankat

e Grupit të parë me 3.9%, në nivelin 62.4%. Ecuria e aktiveve me rrezik përcaktohet

kryesisht nga ecuria e portofolit të kredisë, prandaj dhe do e shohim më të detajuar.

Cilësia e kredisë. Rritja e numrit të kredive të këqija gjatë vitit 2009 erdhi si pasojë e

kreditimit në euro, ndryshimit të kursit të këmbimit dhe uljes së dërgesave nga

emigrantët. Të dhënat tregojnë se krahasuar me fundin e vitit 2008, kreditë me probleme

janë dyfishuar, ndërsa krahasuar me fillimin e vitit 2007 rritja është më shumë se tre herë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, nga gjithë kredia e dhënë për ekonominë në vite është

korrekte dhe shlyhet rregullisht vetëm 82% e saj. Cilësia e portofolit të kredisë ka vijuar

prirjen rënëse edhe në vitin 2010, ku raporti kredi me probleme ndaj totalit të kredisë

(bruto) u ngjit në nivelin 14%, kundrejt 10.48 % që ishte në fund të vitit 2009. Të njëjtën

prirje do ta shohim edhe nëse krahasojmë këtë tregues për grupbankat (Grafiku 3.1).

Grafiku 3. 1. Kredi me probleme bruto/totali i kredive bruto për grupbankat

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

Rritja e këtij raporti tregon se portofoli i kredisë së tyre është në rritje. Ndonëse para vitit

2010 vihej re një renditje e tillë ku grupi i dytë kishte portofolin më të keq dhe më pas

vinte G3 dhe në fund G1, në vitin 2010 kjo renditje ka ndryshuar dhe vihet re që bankat e

grupit të parë kanë një prirje më të fortë në përkeqësimin e portofolit, ndërsa ato të grupit

të tretë vazhdojnë me të njëjtën prirje. Ritmet e rritjes së kredive me probleme

Page 94: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

84

konsiderohen shqetësuese për sistemin bankar në kushtet kur kemi frenim të dhënies së

kredive të reja.

Nëse do shihnim kreditë me probleme ndaj kredive totale në nivel banke gjatë viteve

2007-2009 do të vinim re se përgjithësisht kemi një tendencë në rritje të tyre (Grafiku

3.2). Vlerat më të mëdha të këtij treguesi në fund të vitit 2009 i kanë bankat: BE, BR, BP,

BBSH dhe BKG. Ndërsa rritjen më të madhe nga 2007 në 2009 e kanë: BE, BR, BBSH,

BKG.

Grafiku 3. 2. Kreditë me probleme/kredive totale për çdo bankë në vitet 2007- 2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2009,2010) dhe llogaritjet e Autorit

Krahasimi i kredive me probleme/kredive totale të vendeve të Evropës Qendrore dhe

Lindore (Grafiku 3.3) tregon ngjashmëri dhe divergjenca midis vendeve në zhvillimin e

tyre përgjatë tre viteve. Kjo për shkak të karakteristikave të sistemeve bankare të këtyre

vendeve, veçanërisht nga fuqia e rolit të financimit të jashtëm dhe tregtia e jashtme me

vendet e zhvilluara.

Grafiku 3. 3. Raporti kredi me probleme /kredive totale në CEE (në %)

Burimi: FMN (2010)

Page 95: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

85

Ndryshimet e pafavorshme të mjedisit ekonomik, së bashku me rritjen e shpejtë të

kredive në vitet e kaluara, krijuan kushte të favorshme për rritjen e raportit të huave me

probleme ndaj kredisë totale. Vendet që e kanë vuajtur më tepër krizën e kanë këtë raport

më të madh, sidomos në vitin 2009. Shqipëria shumë afër Maqedonisë shfaq vlera të

moderuara krahasuar me disa vende, duke treguar për politika relativisht të kujdesshme të

dhënies së kredive.

Sipas kategorive të klasifikimit të kredisë, vihet re një zhvendosje e kredisë në klasat me

cilësi më të ulët, si “kredi nënstandard” ose “kredi të humbura”, pesha e të cilave është

rritur përkatësisht në nivelet 6.2% dhe 4.1 %, nga 1.6 % dhe 0.9% në fund të vitit 2005

(Grafiku 3.3). Ky përkeqësim i cilësisë vihet re edhe me i theksuar gjatë gjashtëmujorit të

dytë të vitit 2010.

Grafiku 3. 4. Ecuria e cilësisë së kredisë

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

Rritja e kredisë me probleme në terma neto, është shoqëruar me rritjen e peshës së

tyre ndaj treguesve të kapitalit. Në mënyrë më të detajuar, raporti “kredi me probleme

neto ndaj kapitalit bazë” u ngjit në nivelin 38.1 %, nga rreth 30 % që llogaritej në fund të

vitit 2009 dhe 25.7 % në fund të vitit 2008 llogaritur një vit më parë (Banka e Shqipërisë,

2010, 2011). Gjithashtu edhe raportet “kredi me probleme neto ndaj kapitalit rregullator”

dhe “kredi me probleme neto ndaj kapitalit aksionar” kanë pësuar rritje gjatë viteve të

fundit (Grafiku 3.5). Për rrjedhojë, aftësia e sistemit për të mbuluar me kapital rregullator

humbjet potenciale nga kredia rezulton të jetë reduktuar dukshëm përgjatë këtyre viteve.

Page 96: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

86

Grafiku 3. 5. Raportet “kredi me probleme neto ndaj kapitalit rregullator” dhe “kredi me

probleme neto ndaj kapitalit aksionar”

Burimi: Banka e Shqipërisë (2009- 2011)

Sipas grupeve të bankave, do të vinim re të njëjtën prirje si tek grafiku 3.1 ku bankat e

grupit G2 kanë shfaqur rënie të vogël të këtyre treguesve në fund të vitit 2010, ndërsa

grupet e tjera vazhdojnë rritjen e tyre dhe përkeqësimin e portofolit (Grafiku 3.5). Bankat

e përfshira në grupin 3 shfaqin rritjen mesatare më të lartë të përkeqësimit të cilësisë së

kredisë në terma neto ndaj kapitalit.

Nënindeksi i cilësisë së aktiveve. Banka e Shqipërisë llogarit edhe nënindeksin lidhur

me cilësinë e aktiveve në përgjithësi20

. Grafiku 3.6, tregon rënie të vazhdueshme të

cilësisë së aktiveve duke dhënë një mesatare të periudhës së marrë në konsideratë prej

85.95%, dhe ku sigurisht ndikimin më të madh në këtë performancë e ka pasur

përkeqësimi i portofolit të kredisë21

.

Grafiku 3. 6. Nënindeksi i cilësisë së aktiveve për sistemin bankar

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011) 20

Metodologjia e ndërtimit të nënindekseve dhe të indeksit të fortësisë financiare jepet në Raportin e

stabilitetit financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2010 fq.115. 21

Është marrë viti 2005 si vit bazë dhe krahasimi bëhet pikërisht me këtë vit dhe tek grafikët e

nënindekseve dhe të indeksit të fortësisë financiare boshti horizontal merret në vlerën e mesatares të

periudhës.

Page 97: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

87

Prandaj, duke pasur parasysh këta tregues të cilësisë së kredisë, është e nevojshme që për

kreditë ekzistuese bankat të reflektojnë plotësisht madhësinë e kredive me probleme dhe

të krijojnë rezervat përkatëse për rrezikun e humbjeve nga kreditë. Në portofolin e

kredive me probleme, bankat duhet të identifikojnë klientët me probleme të përkohshme

dhe të kapërcyeshme, dhe të ndërtojnë për ta politika që ofrojnë mbështetje në këmbim të

shtimit të elementëve që mbrojnë bankën prej rrezikut të këtyre kredive në të ardhmen.

Për klientët që i vlerësojnë me një mundësi të ulët të pagesës së detyrimit të kredisë,

bankat duhet të ndjekin vendosmërisht procedurat ligjore për ekzekutimin e garancive

dhe të formave të tjera të kolateraleve, për rikuperimin e një vlere sa më të madhe të

kredisë. Për kreditë e reja, është e domosdoshme të ketë një shpërndarje më të mirë

sektoriale dhe një ekuilibër më të arsyeshëm midis projekteve publike dhe private, midis

klientëve që përfaqësojnë sipërmarrje biznesi apo familje, midis formave të dhënies së

kredisë në lekë ose në valutë etj., duke e orientuar kreditimin në mënyrë që të zvogëlohet

ekspozimi ndaj formave më problematike. Kështu p.sh. mendohet se ka mjaft hapësira

për bankat tregtare, që në varësi të madhësisë së aktiveve dhe mundësive që ato kanë, të

mbështesin më shumë kreditimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe të ofrojnë

mundësi më të mëdha financimi në lekë.

3.2.2 Rreziku i likuiditetit

Rreziku i likuiditetit paraqitet kur banka nuk është në gjendje të plotësojë kërkesat e

depozituesve dhe angazhimet për të dhënë hua. Rreziku i likuiditetit është rritur gjatë

krizës së fundit, prandaj dhe Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa veprime për të

ndikuar në përmirësimin e likuiditetit të sistemit bankar, ndër të cilat veçojmë:

Në 24 dhjetor 2008, Banka e Shqipërisë, uli me 100 pikë bazë normën e kredisë

njëditore duke kaluar përkohësisht në një korridor asimetrik të normave kufi të interesit.

Një muaj më pas, në 28 janar 2009, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë me 50

pikë bazë normën e marrëveshjeve të riblerjes.

Banka e Shqipërisë ndryshoi gjatë vitit 2009 formën e ankandeve në tregun e

hapur nga me shumë të kufizuar, në ankande me shumë të pakufizuar dhe me normë të

Page 98: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

88

fiksuar në nivelin e normës bazë të interesit. Bankat u lejuan të përdornin çdo ditë deri në

40 % të rezervës së tyre të detyruar në lekë (nga 20 % që ishte vendosur në korrik 2008).

Gjithashtu, në 28 tetor 2009 Këshilli Mbikëqyrës vendosi të ulë përsëri normën

bazë në 5.25 %. Këto veprime të njëpasnjëshme të Bankës së Shqipërisë i dhanë një

ndihmë të konsiderueshme likuiditetit të sistemit financiar dhe normalizuan situatën e

tregut ndërbankar.

Në ç‟masë është paraqitur ky rrezik në sistemin bankar dhe sa efekt kanë pasur këto

veprime për zbutjen e tij? Le ta shohim këtë nëpërmjet këtyre treguesve:

Raportet “aktive likuide/totalit të aktiveve” dhe “aktive likuide/detyrimeve

afatshkurtra”, të cilat ashtu siç duken edhe në grafikun 3.7 kanë rënie të

konsiderueshme të tyre në tre vite dhe disi më të vogël gjatë vitit 2010 një rritje shumë.

Ato tregojnë gjithmonë një vlerë mbi 20 % (e cila është vlera minimale e lejuar sipas

rregullores së re “Për Administrimin e Rrezikut të Likuiditetit”, të miratuar nga Banka e

Shqipërisë) por dhe shumë afër saj.

Ndërsa, sipas kriterit të madhësisë së aktivitetit (Grafiku 3.7), bankat e grupit 1 shfaqin

rënie në të dy treguesit nga viti 2007 e në vazhdim, ndërkohë që dy grupi i dytë pasqyron

dhe grupi i tretë ka rënie deri në vitin 2009 dhe në vitin 2010 nuk ka ndryshim22

.

Grafiku 3. 7. Raportet aktive likuide/totalin e aktiveve” dhe “aktive likuide/detyrime

afatshkurtra për grupbankat dhe sistemin (në %)

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

22

Megjithatë do ishte më e plotë analiza dhe tendenca nëse do kishim të dhëna për fundin e vitit 2010

Page 99: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

89

Raporti “kredi/depozita” ka treguar rritje nga 19% në vitin 2004, në 65% në vitin

2009, por ka zbritur në vlerën 60.4 % në muajin qershor të vitit 2010. Ndikim në këtë

tregues ka pasur padyshim ritmi rritës më i lartë i depozitave kundrejt kredive. Treguesi

kredi/depozita për sistemin tonë bankar akoma prezantohet në nivele të ulëta në rast se

krahasohet me shumicën e vendeve të rajonit apo me vendet e Bashkimit Evropian

(Banka e Shqipërisë, 2010). Norma e ulët e treguesit për Shqipërinë është e lidhur me

strukturën e thjeshtë të burimeve të bankave tona, ku përgjithësisht dominojnë depozitat,

kurse borxhi i marrë qoftë nga bankat brenda vendit apo jashtë vendit është i kufizuar

(me përjashtim të disa bankave që kanë linja kredie nga mëmat). Në kushtet kur rritja e

kredisë duket se është ngadalësuar, dhe që vijon kthimi dhe rritja e bazës së depozitave,

ka shumë gjasa që rritja e këtij raporti të frenohet ose të jetë e ulët, derisa kredia ndaj

klientëve të gjallërohet përsëri.

Pozicioni ndaj rezidentëve do shihet nëpërmjet këtyre treguesve:

Raporti detyrimet ndaj jorezidentëve me totalin e detyrimeve ka shfaqur një tendencë në

rritje nga viti 2006 deri në tremujorin e parë të vitit 2009 si rezultat i ndihmës së dhënë

nga bankat mëmë dhe në vitin 2010 ka pësuar rënie duke reflektuar uljen e nevojës për

mbështetje nga ana e grupeve bankare zotëruese, si pasojë e rritjes së qëndrueshme të depozitave

dhe përmirësimit të situatës së likuiditetit me burime të brendshme23

. Ndikimin kryesor në

raportin “Detyrime ndaj jorezidentëve/totalin e detyrimeve” e kanë pasur bankat e Grupit

2, të cilat paraqiten më të ekspozuara ndaj institucioneve jorezidentë.

Ndërkohë raporti aktiveve ndaj jorezidentëve në raport me totalin e aktiveve, ka pasur

një ecuri në kah të kundërt me raportin e mëparshëm duke bërë të mundur që raporti

“Aktive ndaj jorezidentëve”/“Detyrime ndaj jorezidentëve” të bjerë ndjeshëm, duke

arritur vlerat më të ulëta që nga dhjetori i vitit 2006, kur sektori bankar u bë “huamarrës

neto”, dhe nga shtatori i vitit 2009 të rritet duke e rikthyer sektorin bankar në “huadhënës

neto”, çka reflekton përmirësimin e situatës financiare.

Huamarrja nga banka-mëmë është aktualisht, pothuaj gjithmonë në valutë të huaj. Këto

fonde konkurrojnë burimet e tjera të financimit të bankave në valutë, kryesisht depozitat

23

Për më tepër shih grafikët tek Raporti i Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit (2010 fq.

72)

Page 100: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

90

në valutë nga klientët. Për këtë arsye, është me interes të njihet pesha e “Detyrimeve ndaj

jorezidentëve”/“Totalit të detyrimeve në valutë”. Ka një rënie të këtij treguesi pas vitit

2009 duke pasqyruar aftësitë e bankave për të siguruar financim rezident në valutë,

konkretisht depozita në valutë të klientëve. Ndërsa sipas grupbankave, grupi 2 ka

përqendrimin më të madh ndaj jorezidentëve, gjë që konfirmon dhe ekspozimin e tyre

ndaj financimeve të bankave mëmë. Ekspozimi ndaj jorezidentëve ka ardhur duke u

reduktuar si rrjedhojë e rritjes së depozitave në valutë.

Hendeku midis aktiveve dhe pasiveve sipas intervaleve të ndryshme të

maturimit. Tregues tjetër matës i administrimit të rrezikut të likuiditetit është dhe

hendeku midis aktiveve dhe pasiveve sipas intervaleve të ndryshme të maturimit. Aktivet

dhe pasivet afatshkurtra ndahen në tri shporta sipas maturimit të mbetur. Shporta “deri në

një javë”, shporta “një javë deri në një muaj” dhe shporta me maturim “një deri në tre

muaj”. Hendek negativ do të thotë se detyrimet afatshkurtra – të ndara sipas shportave të

mësipërme – tejkalojnë aktivet afatshkurtra. Kjo analizë është e nevojshme për të kuptuar

aftësinë e sistemit si dhe të bankave të veçanta, për të paguar detyrimet afatshkurtra

nëpërmjet likuidimit të aktiveve afatshkurtra.

Gjatë viteve 2006-2008 kemi thellim të hendekut kumulativ negativ të aktiveve dhe

pasiveve me afat maturimi deri në një muaj dhe deri në tre muaj si pasojë e rritjes më të

madhe të pasiveve kundrejt aktiveve (Grafiku 3.8). Në vitin 2009 vihen re shenja

përmirësimi të tij të cilat vazhdojnë edhe në vitin 2010.

Grafiku 3. 8. Hendeku midis aktiveve dhe pasiveve sipas intervaleve të ndryshme të

maturimit

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

Page 101: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

91

Diferencat midis aktiveve dhe pasiveve sipas strukturave kohore të maturimit, si për zërat

e bilancit ashtu edhe pas përfshirjes të zërave jashtë bilancit, rezultojnë në vlera negative.

Megjithatë, këto diferenca mbulohen disa herë nga vlera e aktiveve likuide, duke

paraqitur një aftësi të plotë për pagesën e detyrimeve në momentin e maturimit të tyre.

Sidoqoftë, në këtë kuadër nevojitet të monitorohet me kujdes situata e likuiditetit në

valutë, dhe veçanërisht në euro.

Duke i përmbledhur gjithë treguesit që thamë më sipër tek nënindeksi i rrezikut të

likuiditetit, vëmë re të njëjtën ecuri si për treguesit e veçantë ku fillimisht mbizotëron

rënie e theksuar e këtij indeksi dhe vetëm pas vitit 2008 kemi rritje të tij, megjithatë

poshtë mesatares (Grafiku 3.9). Mesatarja e periudhës në studim është 83.98%, pra edhe

ky nënindeks ashtu si dhe ai i cilësisë së aktiveve është nën 100%.

Grafiku 3. 9. Nënindeksi i rrezikut të likuiditetit për periudhën 2005- 2010

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

3.2.3 Rreziku i normës së interesit

Rreziku i normës së interesit krijohet nga mospërputhja midis aktiveve dhe detyrimeve të

ndjeshme ndaj normave të interesit. Aktivet e ndjeshme ndaj normës së interesit dhe

pasivet e ndjeshme ndaj normës së interesit, paraqiten në nivele të përafërta, sipas

segmenteve të maturimit në qershor të vitit 2010 (Banka e Shqipërisë, 2010). Shkalla e

mospërputhjes mund të shkaktojë kosto neto shtesë për sektorin bankar, duke ndikuar

negativisht në rezultatin e tij financiar, e rrjedhimisht edhe në treguesit e kapitalit.

Megjithatë, përmasat e këtij ndikimi rezultojnë të kufizuara dhe nuk kërcënojnë

Page 102: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

92

mjaftueshmërinë e kapitalizimit të sektorit bankar, sipas analizës së ndjeshmërisë që është

pjesë e “stress-test” të llogaritur nga Banka e Shqipërisë.

Nënindeksi i rrezikut të normave të interesit tregon për një performancë pozitive të tij pas

vitit 2006 por në vitin 2010 kemi një rënie të theksuar të tij duke shkuar nën mesatare

(Grafiku 3.10). Rënia e nënindeksit ka ardhur si rezultat i rritjes së raportit “diferenca

midis aktiveve dhe pasiveve (në monedhën të huaj) deri në një muaj ndaj kapitalit

aksioner”, gjë e cila e ekspozon më shumë sistemin bankar ndaj rrezikut të luhatjes së

normës së interesit.

Grafiku 3. 10. Nënindeksi i rrezikut të normës së interesit për sistemin bankar

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

3.2.4 Rreziku i kursit të këmbimit

Aktivet dhe pasivet në valutë të sektorit bankar kanë qenë në vlera të përafërta

gjatë gjithë periudhës duke përcaktuar në ketë mënyre një strukturë të ekuilibruar të

bilancit të sektorit bankar dhe duke kufizuar ndjeshëm ndikimin e ndryshimeve të

pafavorshme të kursit të këmbimit në bilancin e bankave.

Por, siç mund të vërehet edhe nga grafiku 3.11, në vitin 2009 kemi një thellim të kësaj

diference dhe akoma më i madh është ai në vitin 2010, ndonëse ende në nivele të

kufizuara. Volumi në rritje tregon për burime më të shumta të financimit në valutë të huaj

kundrejt atyre në monedhën vendase.

Page 103: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

93

Grafiku 3. 11. Aktivet në valutë kundrejt detyrimeve në valutë ndaj totalit të aktiveve për

sistemin bankar

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

Rritja e kredisë në euro, rritja e depozitave në euro si dhe fondeve të akorduara nga

bankat mëma gjatë viteve të fundit, kanë çuar në rritjen graduale të totalit të aktiveve dhe

pasiveve në valutë të huaj të sistemit dhe në rritjen e peshës së tyre ndaj totalit të

aktiveve. Euro është monedha dominuese në strukturën e aktiveve dhe pasiveve në

monedhë të huaj. Pesha e aktiveve në euro kundrejt totalit të aktiveve ka qenë

përgjithësisht në rritje.

Pozicioni i hapur neto në valutë, gjatë gjithë periudhës ka qenë “në blerje”, dhe

përgjithësisht në rritje (Grafiku 3.12). Vlerat e pozicionit të sektorit bankar në valutë të

huaj janë të moderuara dhe si pasojë mbartin një rrezik potencial të moderuar nga efektet

e luhatjeve të kursit të këmbimit. Rritjen më të lartë e ka pasur gjatë vitit 2010, duke

shfaqur një ekspozim më të lartë ndaj ndryshimeve të kursit të këmbimit, megjithëse

qëndron brenda intervalit “në blerje” 0 – 10%.

Grafiku 3. 12. Pozicioni i hapur neto në valutë ndaj kapitalit rregullator

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

Page 104: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

94

Nga analiza sipas grupbankave për pozicionin valutor neto ndaj kapitalit rregullator

konstatohet që bankat e grupit të dytë kanë preferuar të kenë në vazhdimësi një pozicion

neto valutor “në blerje”, në vlera relativisht më të larta se bankat e grupeve të tjera deri në

vitin 2009. Ka shumë mundësi që kjo sjellje të jetë kushtëzuar nga struktura e tyre e

burimeve (pamjaftueshmëria e depozitave) dhe nga nevoja për të pasur të disponueshme

aktive likuide në valutë, në funksion të kërkesave të ndryshme. Në vitin 2010 situata ka

ndryshuar shumë për këtë grup në drejtim të kundërt. Bankat e grupit G3 duket përsëri që

kanë ndikimin më të madh në sistem, ndërsa G1 ka luhatjen më të madhe në vlera. Bankat

e grupit 1 janë zhvendosur në një pozicion “në shitje” gjatë muajve të fundit të vitit 2010,

ndërkohë, që bankat e grupit 3 kanë thelluar pozicionin e tyre “në blerje”.

Analiza e nënindeksit të rrezikut të kursit të këmbimit

Nënindeksi i rrezikut të kursit të këmbimit tregon për një përmirësim të tij deri në vitin

2007 dhe më pas kemi vetëm përkeqësim të vlerave (Grafiku 3.13). Vlera në rënie e

nënindeksit në vitin 2010 u shkaktua kryesisht nga rritja e raportit “pozicione të hapura

neto (zërat e bilancit) ndaj kapitalit rregullator”104. Rënia e nënindeksit sinjalizon rritje

të madhësisë së ekspozimit të sistemit bankar ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit. Sektori

bankar vijon të mbetet i ndjeshëm ndaj lëvizjeve me luhatshmëri të lartë të kursit të

këmbimit veçanërisht për ndikimin që këto përcjellin në cilësinë e portofolit të kredisë, i

cili dominohet prej kredisë në valutë. Në këtë rast, zgjidhja më e mirë do të ishte zbatimi

i politikave më të ekuilibruara të kreditimit të cilat synojnë rritjen e peshës së kredisë në

lekë.

Grafiku 3. 13. Nënindeksi i rrezikut të kursit të këmbimit për sistemin bankar

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

Page 105: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

95

3.2.5 Rreziku i kapitalit

Rreziku i kapitalit lidhet me nivelin e levës financiare të përdorur nga banka. Burime të

pamjaftueshme kapitali dhe mundësi e kufizuar e veprimit në treg mund të bëjnë që

banka të humbasë depozituesit e vet; t‟i rriten kostot e financimit; të mos jenë në gjendje

të mbështesin zgjerimin e aktivitetit; të pësojë reduktim të kapacitetit për të absorbuar

humbjet; t‟i reduktohet rentabiliteti dhe në raste ekstreme të jetë në paaftësi paguese ose

falimentim. Atëherë për të parë këtë lloj rreziku le të shohim këto tregues:

Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit. Ashtu siç duket edhe nga grafiku 3.14,

ky raport është gjithmonë në rënie për sistemin. Gjithsesi ky raport është më i madh se

niveli minimal i lejuar prej 12% dhe kjo do të thotë se sistemi bankar ka ende mundësi

për rritje të totalit të aktiveve dhe zërave jashtë bilancit të klasifikuara sipas rrezikut për

sistemin në tërësi, në kushtet e mbajtjes së pandryshuar të kapitalit rregullator dhe duke

respektuar normën minimale prej 12% të raportit të mjaftueshmërisë. Ky tregues duket

më i qëndrueshëm në kohë për bankat e grupeve G2 dhe G3 por jo dhe aq për bankat e

grupit të parë, të cilat kanë dhe vlerat më të larta (mbi ato të sistemit). Grupi i dytë

vazhdon të ketë këtë tregues më poshtë se të tjerët me ndonjë tendencë të lehtë

përmirësimi. Krahasuar me disa nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ky tregues

e vendos vendin tonë diku në mes të renditjes më afër vendeve me mjaftueshmëri më të

lartë të kapitalit.

Grafiku 3. 14. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit për sistemin bankar dhe grupbankat si

dhe krahasimi i kësaj norme me disa vende të CEE për vitin 2009 (në %)

Burimi: Banka e Shqipërisë (2009-1011) dhe BSCE review (2010)

Page 106: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

96

Kapitali rregullator/aktive totale. Ashtu siç duket edhe nga grafiku 3.15, ky

tregues ka pasur rritje për sistemin deri në vitin 2009 dhe vitin e fundit ka shfaqur

tendencë të kundërt. Më i qëndrueshëm, ai është për grupet G2 dhe G3. Ndërsa për grupin

e parë shohim se tendenca ka qenë gjithnjë në rënie duke iu afruar gjithnjë e më tepër

bankave të grupeve të tjera të cilat kanë vlera thuajse të barabarta.

Grafiku 3. 15. Kapitali rregullator/aktive totale për sistemin dhe grupbankat

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

Edhe pse ka një rritje të totalit të kapitalit rregullator, sikundër e pamë dhe më lart tek

rreziku i kredisë, ai mbulon gjithnjë e më pak kreditë me probleme. Megjithatë, kapitali

bazë vijon të dominojë në përbërjen e kapitalit rregullator të sistemit, çka tregon për një

kapital rregullator cilësisht të mirë dhe të qëndrueshëm.

Treguesi i levës financiare, i matur si raport i kapitalit aksioner ndaj totalit të

aktiveve, ka thuajse të njëjtën vijueshmëri ashtu si dhe 2 treguesit e mësipërm (Grafiku

3.16).

Grafiku 3. 16. Treguesi i levës financiare për sistemin dhe grupbankat

Burimi: Banka e Shqipërisë (2009-2011)

Page 107: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

97

Raporti i kapitalit aksioner me aktivet e sistemit ose ndryshe leva financiare e sistemit

është zvogëluar gradualisht gjatë vitit 2010. Rënia e levës përgjatë një viti, do të thotë se

sistemi është mbështetur më pak në borxh për financimin e aktiveve. Rënia e nivelit të

levës për sistemin duket të jetë ndikuar nga grupi G3. Nga të dhënat e grafikut të

mësipërm konstatohet se leva financiare për grupin G3 dhe sistemin ka ecur në të njëjtin

drejtim. Vlerat për G1 vazhdojnë të jenë shumë më tepër të luhatshme.

Nënindeksi i mjaftueshmërisë së kapitalit. Përsa i përket nënindeksit të

mjaftueshmërisë së kapitalit sikundër shihet edhe nga grafiku 3.17, nga viti 2007 vlerat e

tij vazhdojnë të jenë nën mesataren e periudhës, me një përmirëisim të vogël në vitin

2009, por që nuk ka zgjatur shumë, dhe gjatë vitit 2010 kemi përkeqësim të këtij treguesi.

Rënia e konsiderueshme e nënindeksit ka ardhur kryesisht si rezultat i rënies së normës së

mjaftueshmërisë së kapitalit të sistemit bankar, i cili në dhjetor 2010 zbriti në nivelin

15.4%

Grafiku 3. 17. Nënindeksi i mjaftueshmërisë së kapitalit për sistemin bankar

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

3.3 Ndjeshmëria ndaj rreziqeve dhe brishtësia e bankave sipas indeksit Z

Përafrimi dhe harmonizimi i regjimit mbikëqyrës me standardet dhe direktivat e

Bashkimit Evropian e ka drejtuar procesin mbikëqyrës dhe subjektet bankare ekzistuese

drejt një qëndrimi të orientuar më tepër drejt administrimit të rrezikut. Duke qenë se

tendenca e rreziqeve që pamë më lart është në rritje, menjëherë na shkon në mendje

pyetja se sa i ndjeshëm është sektori bankar ndaj tyre?

Page 108: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

98

3.3.1 Analiza e ndjeshmërisë së sektorit bankar ndaj rreziqeve

Banka e Shqipërisë kryen analizën e ndjeshmërisë së sektorit bankar ndaj rreziqeve të

tregut dhe të kreditit, ku vlerëson ndjeshmërinë e treguesit të mjaftueshmërisë së sektorit

bankar ndaj ndryshimeve të veçuara në kursin e këmbimit ose në normën e interesit, ose

ndaj rritjes së caktuar në vlerën e kredive me probleme. Vlerësimi realizohet duke u

mbështetur mbi bazën e të dhënave në fund të vitit 2010 (Banka e Shqipërisë, 2010).

Sipas kësaj analize kemi:

Rreziku i drejtpërdrejtë i kursit të këmbimit. Matja e ndjeshmërisë së sektorit bankar

ndaj luhatjeve (nënçmim/mbiçmim) në kursin e këmbimit të lekut, realizohet nëpërmjet

ndikimit që shkaktohet për shkak të madhësive së pozicioneve të hapura valutore në

bilanc, në dy valutat kryesore, euro dhe dollar amerikan. Madhësia e pozicioneve të

hapura valutore në bilanc, merret e pandryshueshme për qëllime të ushtrimit. Mbi nivelin

e kursit të këmbimit, aplikohen ndryshime të caktuara, të cilat shkaktojnë humbje

financiare, që gërryejnë vlerën e kapitalit. Nga ushtrimi rezulton se aplikimi i një sërë

goditjeve, si nënçmim/mbiçmim i kursit të këmbimit me 5%, 10%, etj., rezulton në një

rënie të papërfillshme të treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.

Vlerat e kufizuara të pozicionit të hapur valutor, mbrojnë sektorin bankar nga rreziku i

drejtpërdrejtë i kursit të këmbimit. Për sa i përket grupeve bankare sipas madhësisë së

aktivitetit, bankat e Grupit 3 dhe 1 paraqiten më të ndjeshme ndaj luhatjeve të kursit.

Gjithsesi, ndikimi në normën e mjaftueshmërisë së kapitalit mbetet shumë i vogël, me një

rënie për vetem 0.1 pikë përqindje. Në mënyrë, që norma e mjaftueshmërisë së kapitalit

të sektorit bankar të zbresë nën 12% vetëm si rezultat i lëvizjeve në kursin e këmbimit, do

të duheshin lëvizje të jashtëzakonshme të kursit të këmbimit, pothuaj të parealizueshme

në praktikë.

Rreziku i normës së interesit. Në këtë rast ushtrimi vlerëson ndjeshmërinë e treguesit të

mjaftueshmërisë së kapitalit si rezultat i ndryshimit të normave të interesit (norma

mesatare e interesit për aktivet dhe detyrimet) për të tri monedhat, lekun, dollarin dhe

euron.

Nga një rritje e supozuar e normës mesatare të interesit për lekun me 5 pikë përqindje

(nga 6.1% në 11.1%), treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit për sektorin bankar bie me

Page 109: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

99

1.6 pikë përqindje, në nivelin 13.8%. Kontributin më të madh në këtë rënie e japin bankat

e Grupit 3, ku treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit për këtë grup bankash bie me 2 pikë

përqindje.

Në lidhje me rritjen e supozuar me 5 pikë përqindje të normës mesatare të interesit për

monedhën amerikane (nga 2.3% në 7.3%), sektori bankar paraqitet i mbrojtur, pasi

luhatja e normës së mjaftueshmërisë së kapitalit bie me vetëm 0.3 pikë përqindje në 15%.

Kontributin më të madh në këtë rënie, edhe në këtë rast, e japin bankat e Grupit 3 ku

treguesi i mjaftueshmërisë bie me 0.5 pikë përqindje.

Gjithashtu, rritja e normës mesatare të interesit për monedhën evropiane me 5 pikë

përqindje (nga 3% në 8%) shkakton rënie të treguesit të normës së mjafteshmërisë së

kapitalit të sektorit bankar me vetëm 0.1 pikë përqindje. Në nivel grupesh sipas

madhësisë së aktivitetit, bankat e Grupit 2 paraqiten me ekspozimin më të madh ndaj

goditjes së normës së interesit në monedhën evropiane, ku norma e mjaftueshmërisë së

kapitalit për këtë grup bie me 0.2 pikë përqindje, në nivelin 14.1%.

Në mënyrë që treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar të zbresë nën

nivelin minimal të kërkuar, do të duhej rritja e normës mesatare të interesit për monedhën

vendase me 12.5 pikë përqindjeje. Në rastin e valutave, madhësia e rritjes duhej të ishte

shumë më e madhe.

Rreziku i kreditit. Ky rrezik paraqet ndjeshmërinë e treguesit të mjaftueshmërisë së

kapitalit të sektorit bankar, bazuar në përkeqësimin e portofolit të kredisë si rezultat i

rritjes së kredive me probleme. Për këtë, supozohet rritja e kredive me probleme me 67%

dhe 11089%. Goditja e parë përfaqëson nivelin kufi, ku treguesi i mjaftueshmërisë së

kapitalit të sistemit bankar bie nën normën minimale rregullatore, në nivelin 11.9%. Për

goditjen e dytë, rënia e treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit është më e ndjeshme,

duke arritur në 9.5%. Në nivel grupesh sipas madhësisë së aktivitetit, bankat e Grupit 2

paraqiten më të ndjeshme ndaj rrezikut të kreditit pas aplikimit të secilës goditje.

Rreziku i tërthortë i kredisë nëpërmjet kursit të këmbimit. Ky rrezik lidhet kryesisht

me kredidhënien në valutë, për klientë që të ardhurat e tyre i kanë në monedhën vendase.

Page 110: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

100

Një nënçmim i monedhës vendase ndaj monedhës euro me 5%, shkakton uljen e treguesit

të mjaftueshmërisë së kapitalit me 0.8 pikë përqindje, duke arritur në 14.6%. Sektori

bankar në tërësi thyen kërkesën minimale rregullatore dhe paraqitet i nënkapitalizuar, për

një nënçmim të lekut ndaj euros me rreth 21.5%.

Një nënçmim i lekut ndaj monedhës amerikane me 5%, shkakton rënie shumë të vogël,

vetëm 0.04 pikë përqindje, të treguesit të mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.

Në mënyrë, që sektori bankar të paraqitej i nënkapitalizuar, do të duhej një nënçmim i

jashtëzakonshëm i lekut ndaj monedhës amerikane.

Si konkluzion i kësaj analize del që në total sistemi bankar është i mirëkapitalizuar dhe i

aftë të përballojë goditje të ndjeshme të faktorëve ekonomikë të cilët përkeqësojnë

cilësinë e kredisë. Megjithatë, për banka të veçanta mund të jenë të nevojshme shtesa të

kapitalit në varësi të situatave të paraqitura.

3.3.2 Brishtësia e bankave dhe sistemit bankar shqiptar sipas indeksit të Fortësisë

Financiare dhe sipas Indeksit Z

Indeksi i Fortësisë Financiare

Mbështetur në zhvillimet e 6 viteve të fundit të sektorit bankar është ndërtuar treguesi

“Indeksi i Fortësisë Financiare”, për tërësinë e sektorit bankar vendas24

. Ky është një

tregues që vlerëson në tërësi stabilitetin bankar shqiptar dhe llogaritet si mesatare

aritmetike e të gjithë nënindekseve të sipëranalizuara. Efekti i kombinuar i tyre, ka sjellë

që në fund të vitit 2010, indeksi i fortësisë financiare të sistemit bankar të bjerë në nivelin

84.1 nga rreth 89.5 që u llogarit në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2010,

njëkohësisht poshtë nivelit mesatar të periudhës prej 95.9 (Grafiku 3.18). Pakësimi me

rreth 5.4 pikë e indeksit të fortësisë u shkaktua nga rënia e cilësisë së portofolit të sistemit

bankar, rënia e mjaftueshmërisë së kapitalit, si dhe ekspozimi relativisht më i madh i

sektorit bankar ndaj luhatjeve të normave të interesit dhe kursit të këmbimit. Ecuri

pozitive në rritje ka shfaqur nënindeksi i likuiditetit (Banka e Shqipërisë, 2011).

24

Metodologjia e ndërtimit të tij jepet tek Raporti i stabilitetit financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit

2010

Page 111: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

101

Grafiku 3. 18. Ecuria e IFF-së për sistemin bankar shqiptar

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

Indeksi Z

Një nga indikatorët më të përdorur të stabilitetit bankar është indeksi Z, i cili mat

distancën nga një situatë dështimi25

. Për të vlerësuar riskun potencial të bankës llogaritet

indeksi Z për çdo bankë në çdo kohë si më poshtë:

iROA

TAROAZ

it

itit

it

E

Ku ROAit dhe Eit/TAit janë përkatësisht kthimi në aktive dhe kapital/ aktive totale për

bankën i në vitin t ndërsa iROAjep devijimin standard të kthimit në aktive për bankën i

për periudhën e marrë në studim. Ky indikator rritet për fitime dhe nivele kapitalizimi më

të larta, dhe bie nga të ardhurat e pastabilizuara të reflektuara tek devijimi standard i

kthimit të aktiveve.

Një vlerësim të tillë do të bëjmë edhe në këtë studim duke marrë të dhënat e viteve 2002-

2009. Ky indikator do të llogaritet për çdo bankë dhe vit të marrë në analizë, përderisa

elementët që përfshihen në ndërtimin e indeksit Z janë të mundshëm në nivel banke dhe

viti (numëruesi) edhe pse devijimi standard është vetëm në nivel banke (emëruesi). Kjo

mënyrë llogaritje është në funksion të qëllimit të studimit dhe të të dhënave të nevojshme

për të parë ndikimin e fuqisë së tregut mbi stabilitetin bankar.

25

Për më tepër shih Boyd et al. (2006), Berger et al. (2009), Turk-Ariss (2010)

Page 112: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

102

Përderisa për ndërtimin e indeksit Z na duhet devijimi standard i kthimeve në aktive për

secilën bankë gjatë gjithë periudhës së marrë në studim, do të eliminohet Banka Intesa

Sanpaolo për shkak se ka të dhëna vetëm për dy vjet.

Rezultatet

Marrja e rezultateve për çdo bankë dhe vit na jep një pamje më të detajuar të stabilitetit

bankar. Cilat janë bankat që shfaqen me një indeks stabiliteti dhe njëkohësisht me të

ardhura dhe nivele kapitalizimi më të stabilizuara? Si shfaqet ecuria e këtij indeksi për

bankat dhe grupbankat në vite?

Për t‟iu përgjigjur këtyre pyetjeve do na vijë në ndihmë tabela e rezultateve për çdo

bankë dhe vit e cila jepet në Tabelën A2.1 në Aneks dhe për më tepër grafikët e

mëposhtëm. Kështu, në grafikun 3.19 jepet indeksi Z për të gjithë bankat e marra në

studim në vitet 2004, 2008 dhe 2009. Ajo që të bie më tepër në sy është se si divergjencat

midis bankave kanë ardhur duke u zvogëluar dhe bankat që shfaqnin vlera më të larta

janë zvogëluar vitet e fundit dhe gjithashtu bankat më të mëdha me vlera indeksi

relativisht të vogla kanë përmirësuar indeksin e tyre të stabilitetit duke treguar për një

shkallë më të mirë kapitalizimi apo normalizim të të ardhurave të tyre (edhe pse tek disa

vihen re rënie të vogla nga viti 2008 në vitin 2009). Një gjë të tillë e tregon edhe Tabela

A2.1 në aneks ku devijimet standarde midis bankave bëhen gjithnjë e më të vogla në vitet

e fundit.

Grafiku 3. 19. Indeksi Z për bankat në vitet 2004, 2008 dhe 2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010) dhe llogaritjet e Autorit

Page 113: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

103

Grafiku 3.20, tregon se në vitin 2009, grupbankat G3 dhe G1 japin vlera thuajse të njëjta

ndërsa bankat e grupit G2 kanë vlerën mesatare të këtij indeksi sa gjysma e dy të tjerave.

Dhe ky rezultat është jo vetëm për vitin 2009 por edhe për vitet e tjera.

Grafiku 3. 20. Indeksi Z për grupbankë në vitin 2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010) dhe llogaritjet e Autorit

Ky është një rezultat që konfirmon edhe njëherë akoma më fort që bankat e grupit të dytë

paraqiten më të brishta gjatë kësaj periudhe. Por nuk duhet të harrohet tendenca e këtyre

grupbankave, e cila konfirmohet edhe me anë të këtij indeksi se bankat e grupit të dytë

kanë shfaqur shenja përmirësimi dhe në të kundërt ndodh me bankat e grupit të parë të

cilat po përkeqësohen gjithnjë edhe më shumë.

Si përfundim, nëse do e analizonim këtë indeks si mesatare të bankave në vite, do të

vinim re një rënie më të fortë gjatë viteve 2004-2006 dhe më pas këto janë më të zbutura

dhe ndonjëherë edhe në rritje, por që në fund të periudhës së marrë në analizë kemi rënie

të saj dhe përsëri devijim nga mesatarja e periudhës (Grafiku 3.22).

Grafiku 3. 21. Indeksi Z për sistemin bankar në vite

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010) dhe llogaritjet e Autorit

Page 114: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

104

Rezultatet janë shumë të ngjashme me analizat e nënindekseve dhe indeksit të fortësisë të

përshkruar më lart, duke na lënë të kuptojmë dhe të konkludojmë se sistemi bankar

shqiptar paraqitet i brishtë, me një tendencë në rritje, prandaj dhe kujdesi duhet të rritet

duke marra masat e duhura.

Page 115: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

105

KAPITULLI IV

Një mënyrë tjetër matje e konkurrencës dhe

efiçencës në tregun bankar shqiptar

Në kapitullin 2 janë përdorur disa prej treguesve që vlerësojnë konkurrencën dhe

efiçencën në tregun bankar shqiptar. Këta janë treguesit tradicionalë më të përdorur dhe

më të thjeshtë, të cilët na dhanë vetëm një pjesë të këtyre vlerësimeve. Prandaj në këtë

kapitull do të përpiqemi të plotësojmë tablonë edhe me një teknikë matje më të avancuar.

Qëllimi është që të kuptojmë dhe të shpjegojmë edhe më mirë karakteristikat e tregut

bankar, sjelljen e bankave mbi vendosjen e çmimeve të tyre dhe fuqinë që ato kanë në

treg për shkak të marzheve më të larta mbi kostot marxhinale. Gjithashtu kjo analizë do të

bëhet paralelisht me matjen e efiçencës të kostos të bankave, për të parë në nivel banke

ndryshimet midis njëra-tjetrës dhe largësinë që ato kanë nga banka me “praktikën më të

mirë”. Vlerësimet e të dy treguesve rrjedhin nga vlerësimi i funksionit të kostos. Në fund

do të krahasojmë rezultatet e gjetura në këtë kapitull me ato të vlerësuara në kapitullin 2,

për të parë se sa arrijnë të konvergojnë treguesit e ndryshëm të përdorur gjatë gjithë

studimit.

Page 116: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

106

4.1 Rishikim i literaturës mbi mënyrat e matjeve të konkurrencës dhe efiçencës në

tregun bankar

Literatura teorike dhe empirike mbi mënyrat e matjes së konkurrencës dhe efiçencës në

tregun bankar është mjaft e gjerë. Qëllimi i kësaj çështje është të prezantohen

përgjithësisht teoritë dhe vlerësimet empirike më të njohura dhe të shihen diferencat

midis tyre.

4.1.1 Matja e konkurrencës

Literatura teorike dhe empirike mbi mënyrat e matjes së konkurrencës në tregun bankar

është mjaft e gjerë. Literatura mbi matjen e konkurrencës ndahet në dy drejtime kryesore:

trajtimi strukturor dhe trajtimi jostrukturor.

Trajtimi strukturor lidh konkurrencën me përqendrimin dhe mund të ndahet në dy

shkolla mendimi: trajtimi joformal dhe formal.

a. Trajtimi joformal përbëhet nga dy hipotezat më të përdorura për matjen e impaktit

të përqendrimit në konkurrencë: Strukturë-Sjellje-Performancë SCP (Structure- Conduct–

Performance) dhe hipoteza e efiçencës. Janë quajtur joformale për shkak se matja e

strukturës së tregut nuk është e derivuar nga teoria e organizimit industrial.

Teoria SCP fillimisht nga Mason (1939) dhe e popullarizuar nga Bain në një seri

publikimesh në vitet 1948–1951 është e bazuar kryesisht në supozimin se përqendrimi

dobëson konkurrencën për të forcuar marrëveshjet e fshehta midis firmave. Gjithashtu

sipas saj, rritja e përqendrimit të tregut është e lidhur me çmime më të larta dhe me fitime

më të madha se normalja (Bain, 1951). Aplikimi i paradigmës SCP në literaturën e

bankave është kritikuar nga një sërë autorësh si p.sh. Reid (1987), Vesala (1995) dhe Bos

(2002). Në mënyrë të veçantë, zbatimi i modelit SCP në literaturën bankare është

kritikuar shumë për shkakësinë vetëm në një drejtim (nga struktura e tregut tek

performanca e tregut) që modeli origjinal imponon. Disa studime të tjera në literaturën

bankare gjatë dy dekadave të fundit si p.sh. Rhoades (1995) dhe Hannan (1997) kanë

hedhur dyshime mbi qëndrueshmërinë dhe fuqinë e përqendrimit si një tregues i fuqisë së

tregut. Edhe pse hipoteza SCP mbi lidhjen pozitive mes përqendrimit dhe fitimit mund të

Page 117: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

107

rrjedhë nga teoria e oligopolit nën supozimin e sjelljes Cournot, ajo nuk është e garantuar

në bazë të modeleve alternative. Disa studime empirike kanë testuar dhe e kanë hedhur

poshtë hipotezën e sjelljes Cournot në industrinë bankare p.sh: Roberts (1984), Berg dhe

Kim (1994). Shumica e studimeve që merren me këtë model nuk i kushtojnë shumë

rëndësi sjelljes, prandaj dhe modeli SCP thjeshtohet në S-P.

Hipoteza e efiçencës. Hipoteza e efiçencës, e zhvilluar fillimisht nga Demsetz (1973) dhe

Peltzman (1977), sfidon linjën e arsyetimit të paradigmës tradicionale S-P dhe ofron një

shpjegim konkurrent rreth lidhjes së strukturës së tregut me performancën. Kjo hipotezë

tregon se nëse një bankë arrin një shkallë më të lartë efiçence se bankat e tjera të tregut

(p.sh. struktura e kostos është krahasueshmërisht më efektive) sjellja e saj

fitimmaksimizuese do e lejojë atë që të fitojë pjesë tregu duke ulur çmimet (Molyneux

dhe Forbes, 1995). Struktura e tregut në këtë mënyrë është formuar nga performanca e

bankës, prandaj përqendrimi është një rezultat i efiçencës më të lartë të bankave

udhëheqëse (Vesala, 1995).

b. Trajtimi formal bazohet mbi raportet CRk dhe tek indeksi i Herffindahl Hirschman26

.

Quhet formal pikërisht se këta tregues rrjedhin nga teoria e organizimit industrial. Indeksi

i Herffindahl-Hirschman (HHI) dhe raporti i përqendrimit të k bankave më të mëdha

shfaqet më shpesh, si në teori dhe në praktikë. Është struktura e thjeshtë e këtyre

treguesve dhe kërkesat e kufizuar e të dhënave, që kontribuojnë në këtë sukses. Arsyetimi

teorik i CRk dhe HHI-së si matës të përqendrimit është nxjerrë nga lidhja mes strukturës

së tregut dhe performancës (S-P) të saj. Derivimet formale të kësaj lidhjeje sigurojnë

dëshmi të përshtatshmërisë teorike të dy treguesve të përqendrimit (HHI dhe CRk) të

modeleve strukturore. Këta tregues përdoren pothuaj në gjithë studimet empirike rreth

konkurrencës së bankave.

Trajtimi jo-strukturor. Modelet strukturore janë aplikuar që në vitet ‟30 dhe kanë qenë

shumë popullore deri në zhvillimin e një teorie tjetër mbi konkurrencën, e njohur si

Teoria e Tregjeve të Kontestueshme (Contestable Market Theory, CMT). E krijuar nga

Baumol et al. (1982), kjo teori përfaqëson një këndvështrim të ri teorik ndaj

konkurrencës, e cila zëvendësohet nga nocioni i kontestabilitetit. Baumol (1982), e

26

Për një rishikim të detajuar të literaturës rreth këtyre treguesve shiko Bikker dhe Haaf (2002).

Page 118: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

108

përkufizon një treg plotësisht të kontestueshëm si “një treg në të cilin hyrja është

absolutisht e lirë dhe dalja është absolutisht pa kosto”. Në një treg të tillë kompanitë e

reja kanë të gjithë informacionin dhe zotërojnë të njëjtën teknologji si kompanitë

ekzistuese, si dhe nuk pengohen të marrin klientë prej tyre. Teoria pohon se edhe tregjet

monopol, oligopol apo monopolistike mund të kenë konkurrencë thuajse perfekte nëse

janë plotësisht të kontestueshme: pra kur nuk ekzistojnë barriera hyrjeje apo daljeje në

treg. E kundërta është gjithashtu e vërtetë: Friedman (1971) argumenton se edhe nëse

tregu nuk është i përqendruar, konkurrenca në të mund të mos jetë e plotë nëse niveli i

kontestueshmërisë është i ulët. Duhet theksuar se si “konkurrenca e plotë” ashtu edhe

“kontestueshmëria e plotë” janë modele ideale të tregut dhe nuk mund të gjenden në

praktikë. Megjithatë, koncepti i “kontestueshmërisë së plotë” është më i gjerë dhe më

realist, duke qenë se merr parasysh edhe konkurrentët potencialë dhe jo vetëm ata

ekzistues në treg, çka e bën atë më të përdorshëm sesa “konkurrenca e plotë” (Baumol,

1982). CMT është baza e krijimit të modeleve jostrukturore të matjes së konkurrencës.

Këto modele janë teste kontestueshmërie që studiojnë strukturën e kostove dhe të të

ardhurave të kompanive për të kuptuar sjelljen konkurruese të tyre. Ndryshe nga modelet

strukturore, modelet jostrukturore nuk e vrojtojnë konkurrencën, por mundohen ta masin

atë.

Zhvillimet ekonometrike kanë lejuar daljen e punimeve empirike nga e ashtuquajtura

perspektiva e Organizimit Industrial Empirik të Ri (New Empirical Industrial

Organization, NEIO). Zhvillimet e reja në organizimin industrial dhe përpunimet e

modeleve formale të tregjeve konkurruese joperfekte, i kanë çuar punimet empirike më të

fundit në modele të tjera27

, ndër të cilët veçojmë ata më të rëndësishmit:

Modeli Iwata, (1974). Modeli Iwata bën të mundur vlerësimin e bankave

individuale të cilat ofrojnë një produkt homogjen në një treg oligopolistik. Aplikimi i

këtij modeli është i vështirë veçanërisht për shkak të mungesës së të dhënave

mikroekonomike lidhur me strukturën e kostove dhe të prodhimit për produkte

homogjene ku ka një numër të madh lojtarësh, prandaj dhe është shumë pak i përdorur.

27

Në një analizë të literaturës së përqendrimit dhe konkurrencës në tregun bankar Berger et al. (2004)

arrijnë në konkluzionin se treguesit klasikë të përqendrimit janë të pamjaftueshëm.

Page 119: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

109

Një model i njohur i matjes së fuqisë së tregut është sugjeruar nga Bresnahan

(1982) dhe Lau (1982), dhe i përdorur së fundmi nga Uchida dhe Tsutsui (2005), Zhao

dhe Murinde (2009) etj. Ata analizojnë sjelljen e bankës në një nivel agregat dhe

vlerësojnë variacionin hipotetik mesatar të bankave. Një variacion hipotetik i lartë

nënkupton që një bankë është shumë e vetëdijshme për ndërvarësinë e saj nga firma të

tjera në drejtim të prodhimit dhe të çmimeve (nëpërmjet ekuacionit të kërkesës). Në

konkurrencë të plotë, ku çmimi i produktit është i barabartë me kosto marxhinale,

variacioni hipotetik midis bankave duhet të jetë zero, ndërsa vlera një do të tregonte

monopol.

Panzar dhe Rosse (1987) propozojnë një model të bazuar në të ashtuquajturën

statistika H, e cila vlerëson ekuacionin e reduktuar të të ardhurave, ku të ardhurat, R,

shprehen si funksion i çmimeve të faktorëve të prodhimit dhe variablave të tjerë që mund

t‟i ndikojnë, si madhësia, rreziku i ndërmarrë, shpërndarja gjeografike, etj. Në thelb të

metodologjisë PR qëndron teoria se, në varësi të nivelit të konkurrencës në treg, bankat

shfaqin sjellje të ndryshme në vendosjen e çmimeve ndaj ndryshimeve në çmimet e

faktorëve të prodhimit. Kështu, për të matur nivelin e konkurrencës me të cilin bankat

ballafaqohen në treg, metodologjia PR studion marrëdhënien mes të ardhurave të fituara

nga bankat dhe kostove që janë krijuar për të gjeneruar këto të ardhura. Vlerat e H-së

shkojnë nga -∞ në 1. Një vlerë e H-së më e vogël ose e barabartë me zero tregon

monopol ose bashkëpunim të përsosur, ndërsa një vlerë midis zero dhe njëshit siguron

dëshmi për oligopol apo konkurrencë monopolistike, ndërsa vlera një tregon konkurrencë

perfekte.

Bazuar në këtë metodologji, në rastin e Shqipërisë, Note (2006) tregoi se bankat në

Shqipëri operojnë në një mjedis të konkurrencës monopolistike. Kjo nënkupton që bankat

në Shqipëri janë të diferencuara nga njëra-tjetrën, duke u fokusuar në segmente të

ndryshme të tregut dhe/ose produktet e ofruar kanë karakteristika të ndryshme brenda të

njëjtit segment. Ky është një rezultat i hasur më shpesh në studimet empirike edhe për

vendet e tjera. I njëjti model është zbatuar gjithashtu nga Molyneux et al. (1995), Bikker

dhe Haaf (2002), Claessens dhe Laeven (2004), Schaeck et al. (2006), Molyneux dhe

Nguyen-Linh (2008).

Page 120: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

110

Ky tregues ka mangësitë e veta sepse supozimi kryesor është se tregu bankar duhet të jetë

në ekuilibër afatgjatë. Gjithashtu, Bikker et al. (2006a), mendon se modeli P-R është i

keqspecifikuar në shumë punime të mëparshme. Ky keqspecifikim sipas tij, çon në

mbivlerësim serioz të shkallës së konkurrencës në industrinë bankare. Përgjithësisht një

model P-R i përcaktuar korrektësisht siguron në mënyrë kuptimplotë vlerësime më të

vogla të konkurrencës. Prandaj dhe ai në punimin e vet pretendon për një specifikim më

të mirë të modelit.

Fuqia e tregut mund të jetë e lidhur me fitimin, në kuptimin që fitimet shumë të

larta mund të jenë tregues i mungesës së konkurrencës. Trajtimi tradicional i përfitimit

bazohet mbi indeksin Lerner (i cili do aplikohet edhe në këtë studim), i cili është i

barabartë me çmimin e produktit minus koston marxhinale, pjesëtuar nga çmimi i

produktit. Monopolisti maksimizon fitimin kur indeksi Lerner është i barabartë me

inversin e elasticitetit të kërkesës së tregut në lidhje me çmimin (Lerner, 1934). Nën

konkurrencën e përsosur, indeksi Lerner është zero (kërkesa e tregut është pafundësisht

elastike), ndërsa në monopol i afrohet njëshit për kostot marxhinale jonegative. Indeksi

Lerner mund të derivohet fare mirë dhe për rastet e ndërmjetme28

.

Edhe pse treguesi i çmimit mbi koston marxhinale nuk është i "ri" nga pikëpamja teorike,

vlerësimi ekonometrik i kostos marxhinale është bërë vetëm gjatë dy dekadave të fundit.

Debati themelor i aplikimit të këtij indeksi në tregun bankar është përfaqësimi i çmimit

dhe kostos marxhinale (Bikker et al., 2007). Aplikimet në industrinë bankare si p.sh. nga

Shaffer (1993), Ribon dhe Yosha (1999), Angelini dhe Cetorelli (2003), Maudos dhe de

Guevara (2004, 2007), Jimenez et al. (2007), Turk-Aris (2010) etj, kanë treguar tashmë se

treguesi i çmimit mbi koston marxhinale janë shpesh të pakorreluar me treguesit e

përqendrimit. Vlerësimi i indeksit të Lernerit do bëhet edhe në këtë studim për arsye se:

merren vlerësime të konkurrencës për bankë dhe vit, duke qenë në pajtueshmëri me

metodologjinë shoqëruese të strukturës së tregut dhe efiçencës bankare.

28

Për një diskutim rreth rasteve të ndërmjetme shiko Church dhe Ware (2000)

Page 121: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

111

4.1.2 Matja e efiçencës

Çështja e matjes së efiçencës bankare është trajtuar nga këndvështrime të ndryshme.

Përcaktimet e ndryshme të efiçencës kërkojnë metodologji të ndryshme të matjes së saj.

Metodat tradicionale të matjes së efiçencës lidhen me analizën e raporteve të ndryshme

financiare, si p.sh. ROA, ROE, marzhi neto i interesit, të cilat i pamë në kapitullin 2.

Disa studime të tjera janë përpjekur të identifikojnë karakteristikat që shpjegojnë

diferencat e efiçencës në banka; p.sh me madhësinë e bankës, formën e organizimit,

karakteristikat e tregut (si përqendrimi) dhe variabla bankare specifike të tilla si mosha e

bankës dhe raporti hua ndaj aktiveve totale. Megjithatë këto metoda nuk konsiderojnë

vlerën e veprimeve menaxheriale apo vendimeve lidhur me investimet të cilat do të kenë

impaktin e tyre mbi të ardhmen29

.

Kërkimet më të avancuara lidhur me efiçencën e bankave përfshijnë dy metoda:

parametrike dhe joparametrike. Metoda parametrike më e përdorur është Analiza e

Kufirit Stokastik, SFA (Stochastic Frontier Analysis). SFA bazohet në idenë e Aigner et

al. (1977) dhe Meeusen et al. (1977), dhe përfshin vlerësimin e parametrave specifike me

një term gabimi jonegativ i cili tregon inefiçencën dhe komponentin e zhurmës. Pra

efiçenca-X mund të matet në terma të efiçencës së kostos, fitimit dhe të produktit, në

varësi të kufirit të përdorur, prandaj ajo kërkon specifikimin dhe vlerësimin e funksionit

të kostos ose të prodhimit. Problemi kryesor i kësaj metode është mosspecifikimi i mirë i

funksionit të kostos apo prodhimit. Përgjithësisht përdoret forma e funksionit

translogaritmik, por mund të përdoret dhe “funksioni Fourier” e cila e ka bazën e vet në

(Gallant‟s, 1982). Megjithatë ky i fundit është më tepër i diskutuar në literaturën empirike

për shkak të vlerësimeve jo të mira dhe parametrave jokonsistentë. Dy metoda të tjera

parametrike më pak të përdorura janë: Thick Frontier Analysis (TFA) dhe Distribution

Free Approach30

(DFA). Efiçenca e kostos ka pasur vëmendjen më të madhe në analizat

parametrike të efiçencës së bankave në SHBA. Sipas, Berger dhe Humphrey (1997), 30

nga 38 studimet e aplikuara në industrinë bankare të SHBA-së kanë aplikuar pikërisht

29

Më tepër rreth këtyre shpjegimeve të koncepteve apo teknikave të përdoruara për matjen e efiçencës

shiko Kumbhakar dhe Lovell (2000) dhe Coelli et al. (2005). 30

Shih Berger & Humphrey (1991), Berger 1993) për më tepër shpjegime rreth tyre.

Page 122: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

112

metodat parametrike duke vlerësuar funksionin e kostos, ku ndërmjet metodave

parametrike janë përdorur edhe TFA dhe DFA.

Metoda jo parametrike përdor tekniken e programimit linear e cila ka marrë emrin “Data

Envelopment Analysis (DEA)”. Kjo metodë nuk kërkon një model specifikimi të

funksioneve të kostos dhe prodhimit, por ajo thjesht vëzhgon të dhënat për të krijuar

kufirin efiçent për të treguar “praktikën më të mirë”. Por edhe kjo metodë ka probleme,

sepse merren rezultate të ndryshme për inpute dhe autpute të ndryshme si p.sh. në

punimin e Chansarn (2008) për sistemin bankar të Tailandës apo tek Akhtar (2010). Nga

ana tjetër Simar dhe Wilson (2008) argumentojnë se vlerësimet e DEAs janë të

njëanshme dhe të autokorreluara në një mënyrë të komplikuar dhe të panjohur. Prandaj

dhe ata propozojnë një metodë tjetër për matjen e efiçencës. Problem tjetër i metodave

joparametrike është mos lejimi i gabimeve të rastit duke i dhënë kësaj metode një

disavantazh për ta aplikuar atë në vendet në tranzicion, ku në fakt problemet e pasigurisë

dhe të gabimeve të të dhënave apo matjes së tyre janë më të mëdha. Gjithashtu për shkak

se DEA përdor vetëm të dhënat mbi inputet dhe autputet dhe nuk merr në konsideratë

çmimet e tyre, ajo nuk e ndan dot inefiçencën e shpërndarjes në inefiçencë kostoje dhe

teknike.

Shumë studiues kanë matur efiçencën në sektorin bankar të vendeve në tranzicion, ndër të

cilët përmendim: Jemric dhe Vujcic (2002) për Kroacinë, Nikiel dhe Opiela (2002) për

Poloninë, Fries dhe Taci (2005) për 15 vende në tranzicion, Turk-Ariss (2010) për 60

vende në zhvillim, etj. Këto studime dhe të tjera ndryshojnë ndjeshëm në marrjen e

mostrave, metodologjinë, dhe matjen, prandaj dhe përfundimet e përgjithshme duhet të

krahasohen me kujdes31

.

31

Për një rishikim të literaturës lidhur me këto ndryshime mund të shihet Berger dhe Mester (1997).

Page 123: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

113

4.2 Metodologjia, përshkrimi i variablave dhe të dhënat

4.2.1 Indeksi Lerner

Sikundër e thamë më sipër nuk ka konsensus për vlerësimin më të mirë të shkallës së

konkurrencës në sektorin bankar (Carbo et al., 2006). Megjithatë 3 ose 4 më të përdorurit

janë CR3, HHI, statistika-H e Panzar dhe Rosse-së dhe indeksi Lerner. Në mesin e këtyre

treguesve, indeksi Lerner është treguesi më i preferuar lidhur me shkallën e fuqisë së

tregut, sepse ai është llogaritur në nivel banke, ndërsa raportet e përqendrimit dhe

statistika-H llogariten në nivel vendi. Treguesi Lerner i konkurrencës kap marzhin e

fuqisë së çmimeve mbi kostot marxhinale e shprehur kjo si përqindje ndaj çmimit.

Vlera e indeksit Lerner influencohet nga përfshirja e variablave në vlerësimin e kostos.

Nëse do të merret parasysh vetëm aktiviteti tradicional i ndërmjetësimit i hua-depozitave,

do të përjashtohej aktiviteti i sigurimit të shërbimeve. Aktivitete këto të cilat kanë pasur

rritje vitet e fundit në gjenerimin e të ardhurave (përgjithësisht rritja e komisioneve duke

rritur të ardhurat jo nga interesi). Prandaj në mënyrë që të vlerësojmë indeksin Lerner,

sikundër ka bërë edhe De Guevara et al. (2007), Carbó et al. (2009), Berger et al. (2009),

Turk-Ariss (2010) është e rëndësishme që të përfshihen çmimet e produkteve; mirëpo,

dhe e kushtëzuar nga mungesa e ndarjes së të dhënave në dispozicion, përdoret një autput

i vetëm i cili sipas Shaffer (1993) dhe Berg dhe Kim (1994) duhet të jetë aktivet totale.

Supozimi i përzgjedhjes së tyre është se rrjedha e produkteve dhe shërbimeve të

prodhuara nga një bankë është proporcionale me aktivet e saj totale.

Kështu me anë të teknikës frontier vlerësohet funksioni translogaritmik i kostos (sikundër

kanë bërë dhe autorët e mësipërm kur kanë llogaritur indeksin Lerner) i cili ka formën:

ititjitkj

kjk

itkitk

k

itkk

kititit

wwwQ

wQQCT

,,

3

1

3

1,

3

1

,

3

1

2

210

lnlnlnln

ln)(ln2

1lnln

(1)

ku:

Page 124: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

114

ln logaritmi natyror

i indeksi i bankave;

t indeksi i kohës;

CTit kosto totale e bankës së i-të në kohën t;

Qit aktivet totale

Wk,it ose Wj,it paraqet: 1) çmimin e punës i cili matet si raport i shpenzimeve të

personelit me numrin e punëtorëve, 2) çmimin e kapitalit i cili matet si

raport i shpenzime operative me aktivet fikse, 3) çmimi i fondeve i cili

matet si raport i shpenzimeve të interesit ndaj depozitave totale.

εit gabimi

Për të vlerësuar funksionin e kostos të përshkruar më sipër duhet të vendoset kufizimi i

homogjenitetit linear të inputeve. Studiues të ndryshëm e bëjnë këtë duke normalizuar

kostot dhe çmimet e imputeve me anë të pjesëtimit me çmimin e njërit prej inputeve, siç

ka bërë p.sh. Pruteanu-Podpiera et al. (2008) për vlerësimin e bankave në Çeki ose

Cebenoyan et al. (1993) për SHBA, etj. Në këtë studim do të pjesëtohet me çmimin e

punës, për shkak të kolinearitetit më të lartë që mund të kishin variablat e pavarur me

njëri-tjetrin në rastet e tjera, dhe sepse nga vlerësimet alternative të kryera, ku i fundit do

të ishte një vlerësim më i mirë se në rastet e tjera. Prandaj funksioni i kostos do ketë

formën:

ititititit

itititit

ititititit

wQwQ

wwww

wwQQC

,29,18

2

,27

2

,16,2,15

,24,13

2

210

lnlnlnln

ln2

1ln

2

1lnln

lnln)(ln2

1lnln

(2)

Ku:

W1,it raporti i çmimit të kapitalit me çmimin e punës

W2,it raporti i çmimit të fondeve me çmimin e punës

Cit kosto totale pjesëtuar me çmimin e punës

α0 konstantja

α1,2,3...9 koefiçentët e variablave përkatës

Page 125: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

115

Funksioni i kostos marxhinale vlerësohet si derivati i funksionit të kostos që jepet më

sipër kundrejt sasisë (Q) si vijon32

:

ititit

it

it

itwwQ

Q

CMC

,29,1821lnlnln (3)

Pra pasi të vlerësohen parametrat e funksionit të kostos ata do të zëvendësohen në

funksionin e kostos marxhinale për të marrë vlerësimet për çdo bankë dhe vit. Dhe në

fund do të zbatohet formula e indeksit Lerner për çdo bankë dhe vit në funksion të

qëllimit të studimit.

it

itit

itP

MCPLerner

(4)

Ku:

MCit Kosto marxhinale e bankës i në kohën t

Pit çmimi autputit, matur si raport i të ardhurave totale me aktivet totale

4.2.2 Efiçenca e kostos

Sipas teknikës SFA, nivelet e efiçencës së kostos matin se sa mirë një bankë parashikohet

të performojë në lidhje me bankat e tjera të marra në studim, të cilat prodhojnë të njëjtat

produkte dhe janë nën të njëjta kushte ekzogjene. Sipas trajtimit tradicional, bankat janë

modeluar si ndërmjetës financiarë që mbledhin depozita dhe detyrimet e tjera dhe i

transferojnë ato në aktive për të fituar interes, të tilla si kreditë dhe investimet (Sealey dhe

Lindley, 1977).

Shpjegimi grafik i inefiçencës së kostos (në vija të përgjithshme) do jepet në grafikun 4.1.

Kosto minimale e kufirit të kostos së “praktikës më të mirë” arrihet tek pika b. Ndërsa për

bankën 1 do jetë në pikën a. Efiçenca e kostos e bankës 1 është raporti ob/oa e cila është

më e vogël ose baraz me 1. Pra sa më afër njëra tjetrës të jenë pikat a dhe b aq më të

32

Më shumë detaje mbi llogaritjen e indeksit Lerner mund të gjenden në De Guevara et al. (2005)

Page 126: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

116

vogla do të jenë inefiçencat, dhe në rastin kur ato përputhen, efiçenca do të jetë 1 dhe

inefiçenca 0. Një efikasitet i kostos prej p.sh 0,85 sugjeron se banka tipike humbet rreth

15% të kostos së saj në krahasim me bankën me praktikën më të mirë për shkak të

keqmenaxhimit, teknologjisë së vjetruar, etj.

Grafiku 4. 1. Inefiçenca e kostos me metodën SFA

Me ndihmën e teknikës Frontier llogaritet kufiri i kostos së “praktikës më të mirë”. Më

pas të gjitha kostot e bankave krahasohen me këtë kufi për të parë se sa larg këtij kufiri

janë bankat.

Për më saktë specifikimi i modelit sipas SFA jepet si më poshtë:

LnCit = f (lnQit, lnWit) + lnεit (5)

ku C është kosto totale dhe Q e W tregojnë autputin dhe çmimet e inputeve të përcaktuara

më sipër. Forma funksionale bazë e përdorur është specifikimi translog, e cila ka formën

e përgjithshme të ekuacionit (2). Gabimi ε shpërbëhet në v+u, ku v dhe u janë dy

komponentë të cilat janë supozuar të jenë të ndarë nga pjesa tjetër e funksionit. Ndërsa v

është “two-sided disturbance” që llogaritet për faktorët (e rastit) të pakontrollueshëm, u

është term inefiçence “one sided” jo-negativ. Ky model lejon vlerësimin e termit të

inefiçencës në dy mënyra: modeli i pavarur nga koha dhe ai i Battese-Coelli (1992) i

varur nga koha. I pari shërben për të kapur specifikat (inefiçencat që gjenerojnë nga

aftësitë menaxheriale dhe të investimit) e çdo banke pavarësisht nga koha, kurse e dyta

Kosto

C 1

a

C m

b

O Produkti

Burimi: Matthews (2010)

Page 127: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

117

kap gjithashtu edhe ndryshimin teknologjik në kohë33

(ndarjen e tyre e bën vetë programi

mbi bazën e llojit të funksionit që do të përdoret). Të gjitha vlerësimet bëhen duke

përdorur teknikën e likelihood-it maksimal, efiçenca e bankave llogaritet për secilën

bankë ashtu si Battese dhe Coelli (1992).

4.2.3 Të dhënat

Të dhënat e bankave të sistemit bankar shqiptar, për vitet 2002-2009, janë marrë nga baza

e të dhënave të ofruara nga Banka e Shqipërisë, BankScope Fitch-IBCA (International

Bank Credit Analiza Ltd) si dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB). Të dhënat janë në

formën e një paneli të pabalancuar me 17 banka dhe në total me 119 observime. Duke

pasur parasysh se banka Amerikane dhe ajo Italo-Shqiptare janë bashkuar në vitin 2008,

ato janë marrë si banka të veçanta deri në vitin 2007 dhe më pas, për shkak të numrit

shumë të vogël të viteve (vetëm 2 vjet) ku ato ishin të bashkuara, nuk janë marrë në

konsideratë. Kështu në llogaritjen e kostos minimale të praktikës më të mirë nuk do të

përfshihet ky bashkim për të mos ndikuar mbivlerësimi i tij në kaq pak vite. Në këtë

mënyrë do të kemi një gjykim më të saktë rreth efiçencës së bankave dhe fuqisë që ato

ushtrojnë në treg. Të gjitha të dhënat që aplikohen janë marrë sipas përcaktimit të

variablave të shpjeguara më sipër dhe më pas është marrë logaritmi natyror i tyre.

4.3 Rezultatet

Me ndihmën e teknikës frontier34

arrijmë në rezultatet e mëposhtme. Vlerësimi i

parametrave të modelit tregon se në përgjithësi ata janë statistikisht të rëndësishëm

gjithashtu testi Wald e vlerëson statistikisht të rëndësishëm modelin në tërësi, në nivelin

99% (Tabela 4.1). Në këtë mënyrë nga vlerësimi i parametrave bëhet zbatimi i ekuacionit

(3) për të marrë fillimisht koston marxhinale të çdo firme dhe me pas duke bërë

diferencën midis çmimit dhe kostos marxhinale dhe duke e pjesëtuar me çmimin arrijmë

të gjejmë indeksin Lerner (pra duke zbatuar ekuacionin 4).

33

Shiko Kumbhakar dhe Lovell (2000) për një analizë më të hollësishme të analizës kufitare. 34

I gjithë modeli në këtë kapitull dhe në kapitullin tjetër aplikohet në Stata

Page 128: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

118

Tabela 4. 1. Rezultatet e marra nga vlerësimi i funksionit të kostos

Variablat Koefiçentët Gabimi standart

_cons -4.372 * (2.437)

lnw1 1.710 *** (.655)

lnw2 .491* (.317)

lnq .914 ** (.364)

1/2(lnw1)2 -.229 * (.125)

1/2(lnw2)2 -.099 *** (.028)

1/2(lnq)2 .035* (.032)

lnqxlnw1 .127 *** (.039)

lnqxlnw2 -.079 *** (.0165 )

lnw1xlnw2 -.1044 (.066)

Overall significance Wald chi2(9) =1327.62

Prob > chi2 =0.000

Numri i observimeve 119

Niveli i rëndësisë: * p<.1; ** p<.05; *** p<.01

Grafiku 4.2 na jep ecurinë e çmimit mesatar, kostos marxhinale, diferencës së çmimit me

koston marxhinale dhe indeksit Lerner për sistemin bankar në tërësi gjatë viteve 2002-

2009. Duhet pasur parasysh se rritja e indeksit Lerner tregon rritje të fuqisë së tregut

bankar dhe njëkohësisht rënie të nivelit të konkurrencës së tij. Në pamje të parë treguesi i

çmimit të jep idenë e një cikli ku dy maksimumet e tij përkojnë pikërisht me vitet e

zgjedhjeve elektorale (viti 2005 dhe 2009)35

. Çmimi ka pasur tendencë në rritje deri në

vitin 2005 ku dhe ka arritur maksimumin e vet dhe më pas ka rënë për dy vjet me radhë

dhe 3 vitet e fundit të analizës ai ka pësuar vetëm rritje. Të njëjtën tendencë e shohim

edhe tek kosto marxhinale vetëm se jo aq të theksuar sa çmimi. Gjithashtu në vitin 2009

vihet re se diferenca midis tyre është thelluar edhe më tepër duke reflektuar njëkohësisht

rritjen në terma relativë, pra tek indeksi Lerner. Ndryshe nga tendenca e çmimit, indeksi 35

Për vitin 2009 nuk jemi të sigurt nëse ky është maksimumi, apo nëse çmimi vazhdon të rritet, por mund

të themi që kjo është vlera e dytë më e lartë e periudhës së marrë në studim. Sigurisht që do të duheshin

analiza më të plota dhe me më shumë vite që të kuptohet thellësisht arsyeja e kësaj tendence. Vëzhgimi i të

dhënave për çdo bankë p.sh, në vitin 2005 tregon përgjithësisht për një rritje më të madhe në përqindje të të

ardhurave se sa aktivet totale.

Page 129: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

119

Lerner shfaq rritjen vetëm pas vitit 2008 dhe kjo rritje shkon në masën 10%. Pra

fillimisht kemi rritje të konkurrencës në tregun bankar, por më pas kjo rritje bëhet

gjithnjë edhe më e vogël duke shkuar së fundi edhe në rënie të saj.

Grafiku 4. 2. Ecuria e çmimit, kostos marxhinale, diferencës së tyre dhe indeksit Lerner për

sistemin bankar në vitet 2002-2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010) dhe llogaritjet e Autorit

Nëse do ti hedhim një vështrim vlerës më të vogël të indeksit Lerner të arritur gjatë

këtyre viteve (43.14%) dhe ta krahasonim me një studim të Carbo et al. (2009), sipas të

cilit vlera mesatare e indeksit Lerner në vendet e Bashkimit Evropian është rreth 16% do

të vinim re një diferencë mjaft të madhe midis tyre. Një tjetër studim i bërë nga Turk-

Ariss (2010) ka vlerësuar këtë indeks për vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore gjatë

viteve 1999-2005 ku midis tyre është edhe vendi ynë. Grafiku 4.3 jep këto vlerësime

duke treguar vlera të moderuara krahasuar me vendet e tjera të marra në studim.

Grafiku 4. 3. Indeksi Lerner për Shqipërinë dhe disa nga vendet e Evropës Qendrore dhe

Juglindore

Burimi: Turk-Ariss (2010)

Page 130: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

120

Po cilat nga bankat ka një marzh më të lartë mbi koston marxhinale dhe cila nga

grupbankat36

ka shfaqur më tepër fuqi tregu? Për këtë na ndihmon grafiku 4.4, i cili

tregon se bankat me marzh më të lartë janë bankat e grupit G3, më pas ato të grupit G2

dhe në fund grupi G1. Pra edhe njëherë përforcohet ideja se bankat e grupit të madh kanë

më tepër fuqi në tregun bankar, ashtu sikundër kemi thënë gjatë gjithë analizës në

kapitullin 2 me anë të treguesve të përqendrimit.

Diferenca midis grupbankave 3 dhe 2 është rreth 16%, ndërsa nga grupi 2 tek grupi 1

diferenca është rreth 7% (mesatarja e periudhës në studim). Pra diferenca midis grupit G3

me G2 është sa dyfishi i G2 me G1. Pra jo vetëm që bankat e grupit të tretë kanë më tepër

fuqi në treg, por gjithashtu të japin idenë e një grupi udhëheqës me diferenca të mëdha

nga grupet e tjera. Përveç kësaj, të 3 grupbankat janë mbi mesataren e tyre në vitin 2009,

çka tregon se ato kanë një tendencë për të rritur marzhin dhe jo për ta ulur atë.

Grafiku 4. 4. Indeksi Lerner për grupbankat (viti 2009) dhe çdo bankë

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010) dhe llogaritjet e Autorit

Megjithatë në nivel banke jo patjetër në krye të renditjes janë bankat e grupit të tretë (pra

bankat me peshë më të madhe ndaj totalit të aktiveve) dhe gjithashtu jo patjetër të gjitha

bankat janë në vitin 2009 mbi mesataren e tyre. Vihet re se banka më e madhe

(Raiffeisen) është në 2009 mbi mesataren e vet. Edhe bankat e tjera të grupit të tretë kanë

përgjithësisht vlera më të mëdha ose të barabarta me mesataren e tyre.

36

Meqenëse nga analiza kemi përjashtuar bankën Intesa SanPaolo, për shkak të shkrirjes së ABA me BISH

tek analiza e grupbankave për vitin 2009 kemi përfshirë bankën Intesa Sanpaolo me mesataren e dy

bankave në vite.

Page 131: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

121

Në përfundim të analizës së nivelit të konkurrencës në tregun bankar shqiptar, do të

krahasojmë treguesit e përqendrimit në kapitullin 2 me indeksin Lerner të vlerësuar në

këtë kapitull. Matrica e korrelacionit midis këtyre treguesve (në Aneks jepet Tabela A3.1

me korrelacionet midis këtyre treguesve) na tregon se përgjithësisht kemi njëlloj lidhje

pozitive tyre. Lidhje këto që nuk i kalojnë 40% dhe që tregojnë se jo patjetër treguesit e

përqendrimit sipas teorisë SCP janë të mjaftueshëm lidhur me nivelin e konkurrencës në

këtë treg, madje nëse do shihnim koefiçentët e korrelacionit midis indeksit Lerner dhe

treguesve të përqendrimit për kredinë do të vinim re një lidhje negative jo shumë të dobët

midis tyre, duke përforcuar edhe më tepër idenë e mësipërme.

Efiçenca e kostos

Përsa i përket efiçencës së kostos në sistemin bankar shqiptar të matur me anë të teknikës

SFA, do të vinim re se përgjithësisht (Grafiku 4.5) divergjencat midis bankave në këtë

rast janë shumë më të vogla se ato në rastin e indeksit Lerner. Vlerat mesatare më të larta

në vite i arrijnë bankat: Emporiki, Kombëtare Greke dhe Alpha. Ndërsa vlerat më të

vogla i marrin Banka Procredit dhe Union.

Grafiku 4. 5. Efiçenca e kostos për çdo grupbankë dhe bankë (viti 2009)

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010) dhe llogaritjet e Autorit

Nëse do të krahasonim këtë tregues për grupbankat do të vinim re se përsëri ashtu si tek

treguesi Lerner do të kemi Grupin G3 që tregon vlera më të larta efiçence dhe më pas

vijon të jetë G2 dhe në fund G1. Përsëri këtu vëmë re se diferenca midis grupeve nuk

është aq e thellë sa në rastin e indeksit Lerner dhe për më tepër tanimë diferenca midis

grupit të tretë dhe grupit të parë është më e vogël se diferenca nga grupi i dytë tek i pari,

Page 132: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

122

duke na dhënë të kuptojmë se bankat më të mëdha e kanë më të lehtë të mbajnë pjesët e

tyre të tregut edhe duke mos qenë aq shumë efiçente sa edhe fuqia që ato ushtrojnë.

Sipas Turk-Ariss (2010), efiçenca e kostos në vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

(Grafiku 4.6) e vendos vendin tonë përsëri në një pozicion të mesatar. Ajo gjithashtu

llogarit dhe efiçencën e fitimit, e cila në fakt e ndryshon renditjen e vendeve dhe tanimë

Shqipëria do të qëndrojë në fund të klasifikimit të këtyre vendeve duke nënkuptuar

mungesë të burimeve të të ardhurave apo të një cilësie më të dobët të diversifikimit të

portofolit 37

.

Grafiku 4. 6. Efiçenca e kostos dhe e fitimit në disa nga vendet e Evropës Juglindore

Burimi: Turk Ariss (2010)

Analiza e korrelacionit midis të treguesve të efiçencës (Tabela A3.2 në Aneks) tregon një

lidhje pozitive të fortë midis treguesve RoAA, RoAE dhe treguesve të efiçencës së matur

nga Banka Qendrore dhe asaj te matur në këtë punim. Ndërsa lidhjet me NIM janë

përgjithësisht të dobëta. Lidhja më e fortë e tij është me treguesin e efiçencës të kostos së

matur në këtë kapitull.

Si përfundim, në librat e teorisë thuhet se: në një mjedis konkurrencial, qëndrueshmëria

afatgjatë e bankave varet pjesërisht nga fakti se sa efiçent ka qenë drejtimi i tyre. Analiza

e deritanishme të çon në konkluzionin se bankat inefçente në tregun bankar shqiptar nuk

mungojnë, por në fakt asnjë prej tyre nuk ka dalë nga tregu. Teoria e mësipërme duket

sikur nuk vlen për tregun bankar shqiptar. Arsyet se përse ajo nuk është e vërtetë duhet të

37

Përgjithësht në literaturë thuhet se inefiçencat e fitimit janë më të mëdha se të kostos.

Page 133: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

123

kërkohen në këto hipoteza, pjesërisht të vërtetuara dhe pjesërisht të pamundura për t‟u

vërtetuar (të paktën nga ky studim).

1. Tregu bankar nuk është konkurrencial

2. Jetëgjatësia e tyre nuk klasifikohet ende në “afatgjatë”

3. Bankat janë të mbrojtura qëllimisht për të mos dalë nga tregu

Page 134: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

124

KAPITULLI V

Analiza e kostove dhe përfitimeve të konkurrencës

për tregun bankar shqiptar

Besimi se një farë niveli i fuqisë së tregut është i nevojshëm për të ruajtur stabilitetin në

sektorin bankar, i shpuri shumë vende të ndiqnin politika të cilat, në mënyrë implicite apo

eksplicite, kufizonin konkurrencën. Këto politika kanë modifikuar strukturën e tregut

bankar dhe kanë rritur shqetësimet rreth konkurrencës dhe efikasitetit. Këto shqetësime

rriten edhe më tepër për vendet në zhvillim, për arsye se kredia bankare është burimi më i

madh i financimeve të jashtme për bizneset dhe në këtë mënyrë i rritjes ekonomike.

Vlefshmëria e këtij perceptimi do të eksplorohet duke ekzaminuar literaturën teorike dhe

empirike mbi efektet që konkurrenca dhe fuqia e tregut kanë mbi efiçencën dhe

stabilitetin, dhe më pas do të bëhet vlerësimi empirik i këtyre lidhjeve për tregun bankar

shqiptar .

5.1 Rishikim i literaturës mbi ndikimin e konkurrencës në efiçencë dhe stabilitet

Konkurrenca konsiderohet përgjithësisht si një forcë pozitive, shpesh e shoqëruar me

rritje në efiçencë dhe shtim të mirëqenies së konsumatorëve. Megjithatë, në sektorin

Page 135: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

125

bankar ajo është një çështje mjaft e diskutueshme duke qenë se rregullatorët kanë qenë

historikisht të ndërgjegjshëm për lidhjen negative midis konkurrencës dhe stabilitetit edhe

pse kjo lidhje është e kundërshtuar nga disa studiues.

5.1.1 Rishikim i literaturës mbi lidhjen konkurrencë-efiçencë në tregun bankar

Studimet e organizimit industrial tregojnë se ka një lidhje pozitive midis konkurrencës

dhe efiçencës si p.sh tek: Tirole (1989) dhe Hay & Liu (1997). Për të shpjeguar dhe

qartësuar më tepër këtë lidhje do të shohim për tregun bankar hipotezat që shpjegojnë

marrëdhëniet mes strukturës së tregut dhe të performancës. Në këtë kontekst, do të

veçonim këto hipoteza kryesore që shpjegojnë marrëdhënien mes strukturës së tregut dhe

performancës:

Hipoteza e marrëveshjes së fshehtë, e quajtur gjithashtu si hipoteza (SCP) Strukturë-

Sjellje-Performancë (Bain, 1956). Sipas kësaj hipoteze fitime më të mëdha janë rezultat i

marrëveshjes së fshehtë mes firmave të industrisë. Kështu, paradigma SCP supozon se

përqendrimi më i lartë u mundëson bankave të hyjnë në marrëveshje të fshehta, e cila

përkthehet në fitime shtesë. Pra sipas kësaj hipoteze jo detyrimisht fitimet me të larta

kanë rrjedhur si pasojë e rritjes së efiçencës së bankave.

Hipoteza e strukturës efiçente është ajo e Demsetz (1973), i cili propozon një shpjegim

alternativ për korrelacionin pozitiv ndërmjet përqendrimit dhe fitimit, duke pohuar se

bankat më efiçente marrin përfitime dhe pjesë tregu më shumë në kurriz të bankave më

pak efiçente.

Hipoteza e ekonomive të shkallës. Duke qenë se efiçenca në kuptimin e saj të gjerë

përfshin dhe ekonomitë e shkallës shpesh supozohet se ekonomitë e shkallës të

papërdorura do të shfrytëzohen dhe, rrjedhimisht, të reduktohen në konkurrencë të plotë.

Prandaj, ekzistenca e ekonomive të shkallës të pashfrytëzuara është një tregues se

potenciali për të zvogëluar shpenzimet nuk është shteruar dhe, për këtë arsye, mund të

shihet si një tregues indirekt i (mungesës së) konkurrencës (Van Leuvensteijn et al.,

2007).

Page 136: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

126

Hipoteza e “jetës së qetë”. Sipas kësaj hipoteze sa më e lartë fuqia e tregut, aq më e ulët

përpjekja e menaxherëve për të maksimizuar efiçencën operative. Fuqia e tregut, një

situatë në të cilën sasia e kredisë së ofruar reduktohet dhe vendosen norma më të larta,

është e dëmshme për konsumatorët dhe rritjen dhe zvogëlon efiçencën, inovacionin dhe

cilësinë e shërbimeve (Pagano, 1993; Guzman, 2000). Pra, ka një korrelacion negativ mes

fuqisë së tregut dhe efiçencës. Përgjithësisht, në testimin empirik të kësaj hipoteze, janë

përdorur treguesit e përqendrimit të tregut si tregues të fuqisë së tregut. Berger dhe

Hannan (1989) përmbledhin arsyet që mund të shpjegojnë ndikimin e strukturës së tregut,

si tregues të fuqisë së tregut, mbi efiçencë. Së pari, në bazë të hipotezës së “jetës së qetë”,

në qoftë se bankat që konkurrojnë në një treg me përqendrim më të lartë mund të

vendosin çmimet mbi kostot marxhinale, menaxherët nuk kanë stimuj për të punuar aq

shumë sa të mbajnë kostot nën kontroll. Me fjalë të tjera, fuqia e monopolit lejon

menaxherët të ulin përpjekjet e tyre. Së dyti, fuqia e tregut mund të lejojë drejtuesit të

ndjekin objektivat e tjera ndryshe nga ato të maksimizimit të fitimit. Së treti, në një

skenar jo-konkurrues, menaxherët shfrytëzojnë burimet për sigurimin dhe ruajtjen e

fuqisë së tregut, të cilat rritin kostot dhe ulin efiçencën e kostos. Dhe së katërti, në qoftë

se bankat gëzojnë fuqi tregu, menaxherët e paaftë mund të mbijetojnë pa problem duke

shmangur përgjegjësitë e punës.

Në njëzet vitet e fundit, ka pasur një numër studimesh gjithnjë e në rritje rreth vlerësimit

të efiçencës së bankave në rajone të ndryshme të botës. Krahasuar me përmbajtjen

voluminoze të kësaj literature, kërkimet mbi lidhjen midis strukturës së tregut dhe

efiçencës bankare janë të kufizuara për tregjet e zhvilluara dhe shumë më tepër të

kufizuara për vendet në zhvillim. Berger dhe Hannan (1998) thonë se bankat jo të

ekspozuara ndaj konkurrencës janë në gjendje të ushtrojnë fuqi monopolistike dhe

tentojnë të jenë më pak efiçente sesa bankat subjekt i një konkurrence më të madhe, duke

raportuar se mbizotëron efekti “jetë e qetë” në bankat amerikane. Ata argumentojnë se

bankat që konkurrojnë në një treg me përqendrim më të lartë, mund të caktojnë çmimet

mbi kostot marxhinale, duke rezultuar në një humbje të mirëqenies sociale neto.

Gjithashtu ka evidenca që sjellja konkurruese në mënyrë specifike shoqërohet me

efiçencë më të lartë. Angelini dhe Cetorelli (2000) sigurojnë fakte se industria bankare

italiane u bë më konkurruese pas reformave rregullatore në 1993, ndërsa Schure dhe

Page 137: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

127

Wagenvoort (1999) gjetën se sistemi bankar Italian kishte përmirësim të efiçencës X pas

1993. Evanoff dhe Ors (2002) gjejnë që një përmirësim në konkurrencë shoqërohet me

një efiçencë X më të madhe në sektorin bankar amerikan.

Casu dhe Girardone (2006) vlerësojnë një model të modifikuar PR të statistikës- H për

matjen e fuqisë së tregut dhe përdorin metodën joparametrike DEA për të vlerësuar

efiçencën e bankave në vendet e Bashkimit Evropian dhe gjejnë se ka një shkakësi

negative nga efiçenca tek konkurrenca, ndërsa shkakësia që vjen nga konkurrenca tek

efiçenca, ndonëse pozitive, është relativisht e dobët. Maudos dhe Guevara (2007) lidh

indeksin e Lernerit me efiçencën e kostos mbi sistemin bankar Evropian. Autorët

raportojnë një lidhje pozitive ndërmjet fuqisë së tregut dhe efiçencës së kostos, duke

refuzuar kështu hipotezën “jetë e qetë”. Turk-Ariss (2010), vlerësoi lidhjen midis

konkurrencës dhe efiçencës së kostos dhe të fitimit në vendet në zhvillim dhe gjeti se

rritja e fuqisë së tregut shoqërohet me rritje të efiçencës së kostos por me rënie të

rëndësishme të efiçencës së fitimit, duke favorizuar politikat që kanë nxitur konkurrencën

bankare në vendet në zhvillim.

Kalluci (2008), analizoi bankat individuale që operojnë në sistemin bankar shqiptar, për

periudhën 2002-2007 lidhur me marzhin neto të interesit, si matës të efiçencës, dhe

përcaktuesve të saj. Sipas saj, bankat shqiptare gjatë periudhës së marrë në shqyrtim i

kanë kushtuar më shumë rëndësi rritjes së pjesës së tregut të kredive, gjë që është

shprehur edhe në ofertat agresive promocionale të asaj kohe. Gjatë kësaj periudhe bankat

shtuan larmishmërinë e produkteve të kredisë që ofronin, por gjithashtu shkurtuan edhe

kohën e procesimit të kredive, pasojë kjo e konkurrencës gjithmonë në rritje në tregun e

këtyre të fundit. Në këto kushte, kur konkurrenca bëhej gjithnjë e më e fortë dhe kur

niveli i kredive me probleme ka qenë i ulët (pavarësisht se ky tregues ka ardhur në rritje),

bankat janë ndjerë më të sigurta në caktimin e marzheve duke mos shkaktuar rritjen e tyre

si pasojë e rrezikut të kredisë.

5.1.2 Rishikim i literaturës mbi lidhjen konkurrencë-stabilitet

Lidhja midis fuqisë së tregut të bankës dhe stabilitetit financiar është bërë një debat aktiv

gjatë dy dekadave të fundit të cilat janë pasuar me çrregullime financiare dhe kriza kudo

Page 138: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

128

në botë. Konkurrenca në sektorin bankar është parë përgjithësisht si shkatërruese e

stabilitetit financiar. Marcus (1984) ishte i pari që ndërtoi një model teorik që tregon se

kur bankat konkurrojnë intensivisht për depozitat, normat e interesit bien dhe vlera e tyre

e ekskluzivitetit shkatërrohet. Atëherë bankat kanë shumë pak për të humbur nga një

mosshlyerje prandaj dhe iniciativat për marrjen përsipër të një risku më të madh rriten.

Ky argument ka qenë shumë i rëndësishëm në modelimin e legjislacionit bankar në

mbarë botën. Në këtë model teorik, Broecker (1990) mbështet hipotezën e “vlerës së

ekskluzivitetit” duke përftuar një lidhje negative midis cilësisë mesatare të kredisë së

bankës dhe numrit të bankave në një treg. Besanko dhe Thakor (1996) më tej theksojnë se

një shkallë më e lartë e konkurrencës bankare shoqërohet me rënie të informacionit mbi

rentën e përftuar nga marrëdhënia huadhënëse e cila në kthim rrit marrjen përsipër të

riskut.

Keeley (1990) është i pari që tregon në mënyrë empirike se rritja e konkurrencës në 1980

shkatërroi fitimet monopol dhe çoi në rritjen e falimentimeve të bankave në U.S. Në

situatën në të cilën një numër i madh bankash konkurrojnë, tepricat e fitimeve janë

shkatërruar dhe bankat duhet të marrin përsipër më tepër risk në mënyrë që të rritin

fitimet. Demsetz et al. (1996), analizojnë gjithashtu industrinë bankare amerikane dhe

gjejnë se bankat me fuqi tregu më të madhe janë bankat me raportet e pagesave më të

mëdha dhe riskun më të vogël në asete. Hellmann et al. (2000) tregojnë se konkurrenca

në depozita mundet gjithashtu të prishë sjelljen e kujdesshme të bankave. Ata

përshkruajnë krizat e huave dhe kursimeve të SHBA si edhe të Japonisë si shembuj të

marrjes përsipër të një risku më të madh, të cilat çuan në kosto sociale të mëdha. Ata ia

vunë fajin liberalizimit i cili hoqi barrierat hyrëse dhe kufizimet e hapjes së degëve të

reja, si shtesë e derregullimit të normave të interesit. Rritja e konkurrencës për depozitat

uli përfitimet e bankave dhe shkatërroi vlerën ekskluzivitetit duke nxitur stimuj të

rrezikut moral. Kur bankat janë shumë konkurruese dhe vlera e ekskluzivitetit është e

ulët, bankat kanë stimuj të rrezikut moral që të ndërmarrin risk për shkak të sigurisë neto

nga qeveria. Jimenez et al. (2007) hodhën dritë mbi lidhjen negative ndërmjet indeksit

Lerner dhe marrjes përsipër të rrezikut për bankat spanjolle. Megjithatë ata kanë

konsideruar vetëm riskun në tregun e huave dhe nuk janë marrë me riskun e përgjithshëm

të bankës.

Page 139: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

129

Ndërsa literatura empirike raporton kryesisht efektin e konkurrencës bankare mbi

sipërmarrjen e riskut nga bankat, Beck et al. (2006a) fokusohen mbi efektin e

përqendrimit të bankave në probabilitetin e krizave bankare. Duke studiuar 69 vende

gjatë periudhës 1980-1997, ata zbulojnë se krizat bankare kanë më pak të ngjarë të

ndodhin në një sistem bankar me përqendrim më të madh. Në rastin e bankave ruse,

Fungácová dhe Weill (2009) gjejnë se një shkallë më e lartë e konkurrencës bankare

shoqërohet me rritje të falimentimeve të bankave. Në rastin e vendeve në zhvillim gjatë

periudhës 1999-2005, Turk-Ariss (2010) gjen se fuqia më e madhe e tregut bankar rrit

stabilitetin bankar.

Teoria tjetër “konkurrencë-stabilitet” nuk është shumë e mbështetur nga ana e literaturës.

Sipas saj rritja e brishtësisë vjen për shkak të pakësimit të konkurrencës. Bankat me fuqi

tregu do të fitojnë më shumë nëse do të vendosin interesa më të larta mbi huatë e

bizneseve. Stiglitz dhe Weis (1981) tregojnë se interesat më të larta mund të rrisin riskun

e portofolit të huave për shkak të përzgjedhjes së keqe dhe të problemit të rrezikut moral.

Ndërsa rritjet e kostove të financimit dekurajojnë huamarrësit e sigurt, huamarrësit e tjerë

janë të nxitur të zgjedhin projekte riskoze dhe kanë shumë më tepër mundësi të dështojnë.

Vëllimi i huave të pakthyera në këtë mënyrë do të rritet, duke shtuar riskun e shfaqur

bankar dhe duke rritur stabilitetin bankare. Boyd dhe De Nicolo (2005), tregon se fuqia e

tregut mund të jetë e dëmshme për stabilitetin financiar. Kërkimet ekzistuese mbi

stabilitetin financiar supozojnë se konkurrenca lejohet në tregun e depozitave, por në

tregun e huave ajo duhet të jetë e kufizuar. Gjetjet empirike të Boyd et al. (2006),

tregojnë se probabiliteti i humbjeve rritet me rritjen e përqendrimit në treg, dhe ata

refuzojnë lidhjen negative midis konkurrencës bankare dhe stabilitetit. Megjithatë

konkluzionet e tyre janë nxjerrë duke përdorur treguesit e përqendrimit të cilët mund të

jenë të pamjaftueshëm për matjen e konkurrencës. Në rastin e bankave evropiane, Uhde

dhe Heimeshoff (2009) nënvizojnë gjithashtu se përqendrimi i bankave shkatërron

stabilitetin financiar. Ky efekt negativ i përqendrimit të bankave mbi stabilitetin fnanciar

është më i ashpër në vendet më pak të zhvilluara të Evropës Lindore. Molyneux dhe

Nguyen-Linh (2008) analizojnë gjithashtu lidhjen midis konkurrencës dhe riskut në

Azinë Juglindore dhe gjejnë se konkurrenca nuk e rrit marrjen përsipër të riskut. Një

punim tjetër i bërë nga Schaeck et al. (2006) përdor një matës alternativ të konkurrencës

Page 140: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

130

dhe arrin në përfundimin se sistemet bankare konkurruese janë më të stabilizuar se

sistemet monopolistike për shkak të probabilitetit më të ulët të dështimit të bankave dhe

të një kohe më të gjatë për të hyrë në krizë.

Berger et al. (2009) testuan 2 teoritë duke marrë të dhëna nga 23 vende të zhvilluara. Ata

morën në konsideratë riskun e përgjithshëm bankar i cili përfshin riskun e huave, riskun

bankar dhe kapitalin, duke i lidhur ato me disa tregues të fuqisë së tregut. Rezultatet e

tyre treguan se në përputhje me teorinë tradicionale “konkurrencë- brishtësi” bankat me

një fuqi tregu më të lartë kanë një ekspozim të riskut më të ulët. Por, të dhënat sigurojnë

mbështetje edhe të pikëpamjes "konkurrencë- stabilitet" përsa i përket rritjes së rrezikut të

portofolit të kredisë. Ata tregojnë se ky rrezik mund të kompensohet pjesërisht nga norma

më të larta të kapitalit.

Pra si përfundim, nuk ka një konsensus në literaturë se cila strukturë optimizion

efiçencën dhe stabilitetin. Në çështjet që vijojnë do shohim se cila prej teorive do të

shpjegojë më mirë tregun bankar shqiptar.

5.2 Metodologjia dhe përshkrimi i variablave

Duke qenë se qëllimi i këtij kapitulli është verifikimi i teorive rreth ndikimit të fuqisë së

tregut mbi efiçencën dhe stabilitetin bankar shqiptar, fillimisht do të bëhet një analizë

korrelacioni. Kjo analizë do të përfshijë tregues të konkurrencës, efiçencës dhe stabilitetit

bankar, të cilët janë llogaritur në kapitujt e mëparshëm. Më pas në mënyrë që të

analizojmë implikimet e shkallës së fuqisë së tregut mbi efikasitetin dhe stabilitetin e çdo

banke në Shqipëri, do të vlerësohen tre regresionet e panelit duke ndjekur modelin bazë:

Y = f (fuqia e tregut, variablat kontrollues)

Ku variabli i varur Y mat njëherë efiçencën e kostos, pastaj stabilitetin bankar nëpërmjet

indeksit Z dhe në fund stabilitetin bankar nëpërmjet normës NPL/hua totale. Ndërsa

indeksi Z i stabilitetit bankar tregon qëndrueshmëri më të madhe ose më pak potencial

risku për vlera më të mëdha të këtij indeksi, variabli tjetër NPL/hua totale tregon se rritja

e tij ul qëndrueshmërinë e sistemit për shkak të marrjes përsipër të një risku më të madh.

Thelbi i ndërtimit të këtyre regresioneve është të shihet ndikimi i fuqisë që ushtrojnë

Page 141: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

131

bankat mbi efiçencë dhe stabilitet. Prandaj dhe variablat kontrollues shërbejnë për të

verifikuar rezultatet e marra edhe kur futen në regresion faktorë të tjerë shpjegues të

variablit të varur.

Variabli i pavarur, fuqia e tregut përfaqësohet nga indeksi Lerner i matur në kapitullin 4, i

cili tregon se vlera më të mëdha të tij flasin për fuqi më të madhe tregu dhe njëkohësisht

për kushte tregu më pak konkurruese. Indeksi Lerner është matësi i preferuar i shkallës së

fuqisë së tregut në krahasim me treguesit e tjerë tradicionalë të strukturës së tregut, sepse

ajo matet në nivel banke dhe viti, duke qenë në përputhje kështu me të njëjtën njësi

sikundër dhe efiçenca apo stabiliteti me të cilat ajo do të lidhet38

. Lidhja e këtij indeksi

me treguesit e stabilitetit mund të ketë shenjë negative në mbështetje të pikëpamjes

“konkurrencë-brishtësi”, ose pozitive në mbështetje të pikëpamjes “konkurrencë-

stabilitet”. Po kështu lidhur me efiçencën shenja mund të jetë negative në mbështetje të

hipotezës së “jetës së qetë” ose pozitive duke e kundërshtuar këtë hipotezë.

Variablat kontrollues përfshijnë:

Madhësinë e portofolit (ose madhësinë e bankave matur me përpjesën e çdo banke

ndaj totalit të aktiveve të vitit përkatës). Pjesa e tregut e aktiveve STA, e cila mat

madhësinë e bankës mund të jetë: pozitive sipas pikëpamjes se bankat e mëdha tentojnë

të diversifikojnë dhe të reduktojnë riskun (pra rrisin stabilitetin); ose negative sepse

bankat e mëdha mund të marrin më tepër risk nëse ato janë të motivuara nga iniciativa

“shumë e madhe për të dështuar”. Në të njëjtën logjikë si edhe indeksi Lerner, edhe ky

tregues mund të ndikojë pozitivisht ose negativisht mbi efiçencën e bankave.

Raporti hua/aktive totale (i cli ka të bëjë me ekspozimin e riskut apo ndryshe risku

i likuiditetit) pritet të shpjegojë stabilitetin me anë të peshës që zënë huatë në përbërjen e

portofolit. Ndikimi i saj në stabilitetin bankar (indeksin Z) pritet të jetë negativ.

ROA, e cila do të përfshihet si variabël kontrollues vetëm kur variabël i varur të

jetë NPL/hua totale dhe efiçencën dhe jo tek indeksi Z, duke qenë se vetë ky indeks

38

Asnjë tregues tjetër përqendrimi, as edhe statistika-H e P-R nuk e bën vlerësimin në nivel banke,

vlerësimi i tyre është në bazë vitesh dhe për sistemin bankar në tërësi.

Page 142: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

132

llogaritet kryesisht mbi bazën e këtij treguesi. Ndikimi i ROA-s në efiçencë pritet të jetë

pozitiv duke treguar se kthimet më të mëdha kanë ardhur si pasojë e rritjes së efiçencës.

E/TA, llogaritet si raporti i kapitalit me aktivet totale, për të treguar nivelin e

kapitalizimit. Sigurisht nivele më të larta kapitalizimi do të flisnin për qëndrueshmëri më

të lartë të sistemit bankar.

NIM, i cili është llogaritur si: (ardhura nga interesi-shpenzimet nga

interesi)/aktive totale39

. Shenja e tij lidhur më efiçencën nuk është shumë e qartë për vetë

faktin se varet se kush ka ndikuar më tepër në këtë raport.

Sigurisht që jashtë modeleve janë lënë edhe variabla të rëndësishëm të cilët do të na

jepnin vlerësime dhe regresione më të mira, por, së pari duhet pasur parasysh që

përzgjedhja e variablave shpjegues është bërë në përputhje me natyrën e të dhënave në

formë paneli, (pra për çdo bankë dhe vit) dhe së dyti qëllimi i vlerësimit të regresioneve

është të shihet ndikimi i fuqisë së tregut, nëpërmjet indeksit Lerner, tek efiçenca dhe

stabiliteti bankar.

Burimi i të dhënave është po i njëjtë me kapitullin 4, me përjashtim të të dhënave lidhur

me indeksin Z, efiçencën dhe indeksin Lerner të cilat i kemi marrë nga rezultatet e dy

kapitujve të mëparshëm. Një përshkrim i variablave dhe analizës deskriptive jepet në

tabelën 5.1, ku vihet re diversiteti i observimeve të marra në studim.

5.3 Rezultatet empirike

Matrica e korrelacionit midis variablave të marrë në studim (Tabela A3.1 në Aneks)

tregon se indeksi Lerner është i lidhur negativisht me efiçencën, indeksin Z dhe NPL/hua

totale. Megjithatë vlerat e korrelacionit janë të vogla. Gjithashtu nëse shohim lidhjen

midis madhësisë së bankave me tre variablat e varur, do të vinim re se ka një korrelacion

më të lartë midis tij dhe indeksit Z se me të tjerat, duke na lënë të kuptojmë se bankat e

mëdha janë më pak të ekspozuara ndaj riskut të përgjithshëm.

39

Përgjithësisht llogaritet duke pjesëtuar me aktive mesatare që sjellin interes, por për mungesë të dhënash

të këtij treguesi do pjesëtohet me aktivet totale.

Page 143: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

133

Fillimisht përdoret testi Breusch dhe Pagan Lagrangian multiplier, për të parë se cili nga

modelet random apo thjesht OLS është më i përshtatshëm (Aneks 4.2). Vlerat e këtij testi

tregojnë se regresionet rëndom janë më të përshtashëm. Më pas është përdorur testi

Hausman për të krahasuar tanimë se cili nga modelet fikse apo random është më i

përshtatshëm. Sipas tij për të tre regresionet është më e përshtatshme që të përdoren

efektet fikse. Përdorim efektet fikse gjithashtu, për të vlerësuar ndikimin e konkurrencës

mbi variablat e varur në një bankë të caktuar me qëllim që të kapim karakteristikat

individuale të çdo banke, duke qenë se qëllimi ynë kryesor është të shohim lidhjen e

variablave brenda bankave.

Gjithashtu janë provuar gjithë variablat kontrollues që mund të ndikonin në variablat e

varur mbi bazën e lidhjeve që na jep literatura. Pavarësisht futjes në regresion të

variablave të ndryshëm shpjegues, në të gjitha rastet fuqia shpjeguese e indeksit Lerner

kishte ndryshime të parëndësishme. Megjithatë, këtu janë përzgjedhur tre regresionet që

shpjegojnë më mirë këto variabla.

Testi F tregon se të gjithë parametrat e regresioneve janë të ndryshëm nga 0 për rreth

99%. Testi i heteroskedasticitetit i përdorur për modelet me efekte fikse është testi Wald i

modifikuar për këto modele, rezultatet e të cilit nuk tregojnë për prezencë

heteroskedasticiteti. Gjithashtu, sipas testit Wooldridge për autokorrelacion në panel data

(Ankes 4.3) kemi se përsëri të tre regresionet nuk vuajnë prej tij.

Tabela 5.1 tregon rezultatet e regresionit, ku si variabël i varur është efiçenca. Koefiçenti

i indeksit Lerner rezulton pozitiv dhe i rëndësishëm në nivelin 90%. Kjo tregon se bankat

që ushtrojnë më tepër fuqi janë më efiçente, pra arrijnë të menaxhojnë më mirë biznesin e

tyre. Pra në këtë mënyrë hidhet poshtë hipoteza “jetë e qetë” (ndonëse jo fort). Një lidhje

e tillë u pa edhe në kapitullin 4 ku grupbankat që ushtronin më shumë fuqi ishin më

efiçente (por me diferenca në fuqi më të thella se diferencat në efiçencë). Nga ana tjetër

madhësia e bankës nuk është statistikisht e rëndësishme, çka tregon se edhe pse grupet

më të mëdha janë më efiçente, brenda grupeve bankat shfaqin jo patjetër një lidhje të

tillë. Dhe në kapitullin 4 u pa se kishte banka të vogla të cilat ishin më efiçente se banka

më të mëdha.

Page 144: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

134

Tabela 5. 1. Rezultatet e ndikimit të fuqisë së tregut mbi efiçencë

Variablat Koefiçentët Gabimi standart

Lerner .0118* .0068

Sta .0969 .1253

ROA .0049*** .0018

NIM -1.140** .4686

_cons .7310*** .0199

Nr. Observime 119

R-sq within = 0.41

between = 0.38

overall = 0.39

Overall

significance

F(4,98) = 3.19

Prob > F = 0.0065

Testi Hausman Prob>chi2 = 0.0012

Niveli i rëndësisë: * p<.1; ** p<.05; *** p<.01

Variablat ROA dhe NIM paraqiten të dy të rëndësishëm (i pari në nivelin 99% dhe i dyti

në nivelin 95%). ROA ka një lidhje pozitive me efiçencën dhe kjo pritej, ndërsa NIM

është i lidhur negativisht duke treguar se rritja e aktiveve mund të ketë pasur ndikimin më

të madh në këtë tregues40

.

Në rezultatet e regresionit të dytë ku si variabël i varur është NPL/hua totale (Tabela 5.2)

shihet se indeksi Lerner është statistikisht i rëndësishëm në nivelin 99% dhe lidhja me

NPL/hua totale është negative. Kjo tregon se në tregun bankar shqiptar bankat me më

tepër fuqi janë më të kujdesshme në marrjen përsipër të riskut duke rezultuar në normë

huash të pakthyera më të ulët. Një rezultat i tillë është në favor të teorisë konkurrencë-

brishtësi për marrjen përsipër të riskut në tregun e huave. Pra në rastin e këtij tregu

konkurrenca nuk duhet të jetë e ashpër, sepse kjo do të çonte në marrjen përsipër të një

40

Aktivet janë në emëruesin e raportit që llogarit NIM, prandaj edhe lidhja është inverse midis NIM dhe

efiçencës.

Page 145: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

135

risku më të madh. Megjithatë, ky problem do të zbutej nëse politikat nxitëse të

konkurrencës do të kombinoheshin me politika të kujdesshme.

Tabela 5. 2. Rezultatet e ndikimit të fuqisë së tregut mbi NPL/hua totale

Variablat Koefiçentët Gabimi standard

Lerner -.0864*** .0183

Sta .3866 .3278

ROA .0342*** .0047

E/TA -.0031*** .0012

_cons .0420 .0357

Observime 119

R-sq within = 0.52

between = 0.45

overall = 0.47

Overall

significance

F(4,98) = 17.57

Prob > F = 0.000

Testi Hausman Prob>chi2 = 0.0009

Niveli i rëndësisë: * p<.1; ** p<.05; *** p<.01

Edhe në këtë rast madhësia e bankës nuk është e rëndësishme për normën e NPL/hua

totale, duke treguar se marrja përsipër e riskut nuk ndikohet nga fakti se sa e madhe është

banka. ROA dhe E/TA janë statistikisht të rëndësishme, nga ku ROA është e lidhur

pozitivisht me riskun e huave, pra kjo tregon se norma më të larta kthimi i detyron bankat

të marrin përsipër më tepër risk kur japin hua. Niveli i kapitalizimit është i lidhur

negativisht me marrjen përsipër të riskut. Pra një nga politikat e kujdesshme mund të jetë

rritja e nivelit të kapitalizmit, dukeqenëse rritja e tij frenon marrjen përsipër të riskut.

Tabela 5.3 jep rezultatet e regresionit ku si variabël i varur është indeksi Z, i cili mat

stabilitetin e bankës në përgjithësi. Siç vihet re indeksi Lerner paraqitet i parëndësishëm

statistikisht duke na thënë se niveli i përgjithshëm i stabilitetit bankar nuk varet nga niveli

i fuqisë që ushtrojnë bankat. Ndërsa madhësia e bankës për këtë tregues, ndryshe nga

regresionet e tjera është e rëndësishme në nivelin 95%. Ajo lidhet negativisht me

Page 146: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

136

stabilitetin e tyre dhe në fakt në kapitullin 3 u vu re se bankat e grupit të dytë kishin

mesatarisht indeksin Z sa gjysma e grupbankave të tjera.

Tabela 5. 3. Rezultatet e ndikimit të fuqisë së tregut mbi indeksin Z

Variablat Koefiçentët Gabimi standart

Lerner -.0008 .0077

Sta -.3434** .1516

Hua/TA -.0161 .0280

_cons .1744 .0165

Nr. Observime 119 119

R-sq within = 0.25

between = 0.22

overall = 0.27

Overall

significance

F(3,99) = 1.78

Prob > F = 0.015

Testi Hausman Prob>chi2 = 0.0104

Niveli i rëndësisë: * p<.1; ** p<.05; *** p<.01

Pra si përfundim, rezultatet e marra tregojnë se rritja e konkurrencës në tregun e huave ka

rritur marrjen përsipër të riskut, por ndikimi në nivelin e përgjithshëm të stabilitetit

bankar nuk është i qartë. Rezultat ky që haset shpesh në literaturë të cilët besojnë se

konkurrenca agresive është më e dëmshme në tregun e huave, ndërsa në nivelin e

përgjithshëm të riskut të bankave është e dyshimtë kjo lloj lidhje.

Si përfundim, analiza empirike tregon se një shkallë më e lartë e fuqisë së tregut rezulton

në rritje të efiçencës së kostos dhe zvogëlim të marrjes përsipër të riskut, ndërsa ndikimi

në riskun e përgjithshëm të bankave është i pandjeshëm.

Literatura teorike mbi seleksionimin sugjeron se sektori bankar me fuqi tregu mund të

ketë iniciativa për të seleksionuar huatë, gjë e cila përmirëson cilësinë e portofolit të

huave. Megjithatë, ekzistojnë edhe politika nxitëse që mund të rritin iniciativat për të

pasur një portofol më pak riskoz edhe në një mjedis konkurrues. Prandaj, ndërsa fuqia e

tregut mund të sigurojë iniciativa për të nxitur një sjellje të kujdesshme, politika

Page 147: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

137

rregulluese të tilla si kërkesat mbi kapitalin, rregullat e zbulimit, risku bazë i mbrojtjes së

depozitave mund të sigurojnë stimuj për bankat për tu sjellë në mënyrë të kujdesshme

edhe në një treg konkurrencial. Kjo do të thotë se reformat rregullatore nuk duhen të jenë

të drejtuara ndaj kufizimit të konkurrencës me justifikimin se në këtë mënyrë po ruhet

stabiliteti bankar.

Pra, ashtu si në literaturë edhe në këtë punim nuk mund të themi me siguri se cila

strukturë optimizon efiçencën dhe stabilitetin. Por me siguri mund të themi se: e

rëndësishme është që tregu bankar shqiptar duhet të funksionojë në mënyrën më efiçente

të mundshme, në mënyrë që mirëqenia sociale e varur prej saj të jetë maksimale. Nëse

kjo do të kërkonte më shumë konkurrencë, do të ishte pak e rëndësishme lidhur me

stabilitetin e bankave përsa kohë që ekzistojnë politika rregulluese të kujdesshme të cilat

nxitin bankat që të sillen me kujdes edhe në një treg konkurrencial.

Page 148: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

138

KAPITULLI VI

Konkluzione dhe rekomandime

6.1 Konkluzione

Tregjet bankare devijojnë nga konkurrenca perfekte që jepet në librat e teorisë në disa

mënyra. Disa nga këto shmangie janë të pandara nga karakteristikat e produkteve

bankare. Megjithatë, dëshira për të pasur konkurrencë sa më të lartë në sektorin bankar

është e komplikuar për shkak të ndikimit të saj mbi stabilitetin financiar. Konkurrenca më

e lartë mund të jetë e mirë për efiçencën, por jo për stabilitetin financiar. Nga pikëpamja e

mirëqenies, kostot që shoqërojnë krizat financiare mund të jenë të konsiderueshme, dhe

ato kanë mundësi të përballohen më me vështirësi në krahasim me inefiçencat që mund të

rezultojnë nga tregjet bankare të përqendruara. Prandaj është detyrë e politikëbërësve të

gjejnë strukturën më të përshtatshme të tregjeve të tyre në varësi të karakteristikave që

kanë ato.

Konkluzione dhe përmbledhje rreth ecurisë së treguesve të konkurrencës, efiçencës dhe

stabilitetit bankar shqiptar

Konkurrenca. Përgjithësisht gjatë viteve ‟90 sistemi bankar shqiptar paraqiste një

Page 149: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

139

shkallë të ulët të ndërmjetësimit, ku niveli i kreditimit dhe i sistemit të pagesave për

transaksione nëpërmjet llogarive në degë të ndryshme të të njëjtës bankë ishte në nivele

mjaft të ulëta. Për këtë arsye paraja jashtë bankave ishte në nivele shumë të larta.

Privatizimi dhe liçensimi i bankave të reja i dha një zhvillim më dinamik këtij tregu.

Akoma edhe më tepër dinamik ai u bë pas privatizimit të Bankës së Kursimeve. Aktiviteti

bankar erdhi duke u zgjeruar bashkë me zgjerimin e rrjetit bankar me degë dhe agjenci të

reja. Shtrirja gjeografike e degëve është e ndryshme për banka të ndryshme, shpjeguar

kjo me fuqinë investuese, jetëgjatësinë në treg, strategjitë që ato ndjekin në vitet e para të

ekzistencës së tyre, etj. Ky zgjerim rriti aktivet, shkallën e ndërmjetësimit financiar dhe

vetë cilësinë e shërbimeve bankare. Megjithatë, rritja galopante e përdorimit të

shërbimeve bankare në vendin tonë është shoqëruar me probleme të mprehta të asimetrisë

së informacionit, madje më të theksuara se në vendet e tjera të Evropës. Produktet e reja

që bankat u shesin klientëve janë shpesh të komplikuara dhe të paqarta edhe për klientët

më të informuar, duke kushtëzuar dhe vështirësuar në këtë mënyrë vendimmarrjen lidhur

me produktin apo dhe vetë bankën.

Zhvillimet në sektorin bankar u shoqëruan gjithashtu edhe me investime të huaja nga

banka të cilat kanë eksperiencë në tregjet e huaja. Në fund të dhjetorit 2009, struktura e

kapitalit në sistemin bankar tregon një pjesëmarrje të madhe të kapitalit të huaj në masën

92.3% të kapitalit të sistemit. Analiza e ecurisë së kapitalit aksionar ndër vite sipas

grupbankave të sistemit, tregon se pesha e kapitalit aksionar të grupeve G3 dhe G2 ka

ardhur përgjithësisht duke u rritur, kundrejt rënies së peshës së grupit G1. Pra, diferencat

priren të thellohen edhe më shumë me kalimin e kohës.

Nga vrojtimi i ecurisë së CR3 dhe CR5 për aktivet, depozitat dhe kredinë, në vite e para

të dekadës së fundit dallohet tendenca pozitive në shpërndarjen më të mirë të burimeve

financiare dhe për pasojë edhe të mjeteve midis bankave. Megjithatë vlerat e tyre

vazhdojnë të jenë ende larg nivelit optimal të përqendrimit dhe se vitet e fundit kjo

tendencë ka ndalur me prirje të lehta për tu rritur, duke dëshmuar për ulje të konkurrencës

sipas teorisë tradicionale të organizimit industrial.

Vlerat më të larta të këtyre treguesve arrihen në tregun e bonove të thesarit, ku Raiffeisen

ka një peshë thuajse sa pesha e gjithë bankave të tjera të marra së bashku. Nga ana tjetër

Page 150: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

140

pesha e bankës Raiffeisen në letrat me vlerë është 54.8% pra më tepër se gjysma, dhe 5

bankat më të mëdha zënë 94% të tregut të letrave me vlerë, duke e bërë këtë treg shumë

të përqendruar. Nga këndvështrimi i grupbankave, duket se bankat e mëdha po përpiqen

të fuqizohen edhe më tej në tregun e kredive (i cili paraqitet si tregu më pak i

përqendruar) duke e bërë edhe këtë treg edhe më shumë të përqendruar ashtu si dhe për

produktet e tjera.

Krahasuar me disa nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore treguesi i CR5 na vendos

afër vendeve me tregues më të lartë dhe akoma më e lartë është diferenca me vendet e

Bashkimit Evropian. Kështu pra përqendrimi i aseteve dhe kredive bankare në disa banka

të nivelit të dytë mbart rrezikun e krijimit të një mjedisi oligopolistik ku bankat më të

mëdha me në krye Raiffeisen luajnë rolin e udhëheqëses në treg. Një situatë e tillë

sigurisht çon në ulje të mirëqenies.

Përsa i përket treguesit HHI, tregu bankar shqiptar konsiderohet të jetë mesatarisht i

përqendruar në drejtim të aktiveve, depozitave dhe bonove të thesarit. Ndërsa në tregun e

kredisë konkurrenca ka qenë më agresive para vitit 2007 dhe ka ardhur duke u zbutur

gjatë viteve të tjera (ashtu si dhe për produktet e tjera) si duket nga zhvillimet financiare

në botë dhe ajo çka është më e rëndësishmja nga përkeqësimi i portofolit të bankave dhe

rritja e huave me probleme.

Matja e nivelit të konkurrencës me ndihmën e indeksit Lerner tregon ecurinë e saj në

formën e një cikli (ku ndikimin më të madh e jep ecuria e çmimit) në të cilin vlera

maksimale arrihet në vitet 2005 dhe 2009, të cilat korrespondojnë me vitet e zgjedhjeve

elektorale nga ku dhe shpenzimet qeveritare (por jo vetëm) janë më të mëdha. Edhe sipas

këtij indeksi përforcohet ideja se bankat e grupit të tretë kanë dallueshëm më tepër fuqi se

bankat e grupit të dytë dhe bankat e grupit të parë, duke dhënë edhe njëherë idenë e një

grupi lider në treg. Edhe pse vihet re njëlloj lidhje pozitive midis treguesve të

përqendrimit (HHI, CR3 dhe CR5) dhe treguesit Lerner, ajo nuk është shumë e fortë. Kjo

përforcon pikëpamjet teorike se treguesit e përqendrimit nuk janë të mjaftueshëm për të

bërë vlerësimin e nivelit të konkurrencës në këtë treg.

Efiçenca. Zhvillimet e rezultatit neto pas tatimit, RoAE dhe RoAA, tregojnë për një

tendencë në rënie të tyre duke treguar për një performancë gjithnjë e më të ulët të sistemit

Page 151: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

141

bankar. Analiza e treguesit RoAA sipas grupbankave, tregon për rentabilitet më të lartë

në bankat e G3, pasuar nga bankat e G2 dhe G1, dhe kjo renditje ruhet gjatë gjithë viteve.

Performanca e G3 vlerësohet me një rritje të qëndrueshme, ku dallon Banka Raiffeisen.

Ndërsa RoAA për G2 ka një prirje më të madhe rënëse në këto vite dhe ajo është mjaft e

luhatshme për bankat brenda grupit G2. Së fundi, grupi i bankave G1, ka një RoAA në

nivele negative gjithnjë edhe më të larta. Kjo gjendje konfirmon se: përgjithësisht bankat

e grupit G1 e kanë të pamundur të gjenerojnë fitim të mjaftueshëm. Një pjesë e mirë e

bankave nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet e veprimtarisë me të ardhurat operacionale,

çka tregon për mungesë të dallueshme efiçence, shoqëruar edhe me një vëllim të kufizuar

të veprimtarisë bankare. Krahasuar me disa nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore,

ROA dhe ROE, shfaqin vlera të moderuara për vendin tonë në lidhje me të tjerat, por

diku nga fundi i vendeve që kanë vlera pozitive të këtyre treguesve.

Ecuria e NIM (marzhi neto nga interesat) në 3 vitet e fundit tregon rënie që vjen kryesisht

prej rritjes së komponentit që përcakton koston e financimit të aktiveve që sjellin interes

më tepër se komponenti tjetër i të ardhurave. Kjo ka ardhur kryesisht si pasojë e

strategjisë së disa bankave për të ruajtur pjesën e tregut duke paguar më shumë për të

shmangur rënien e mëtejshme të depozitave dhe për të kthyer potencialisht pjesën e

humbur të tyre.

Efikasiteti i tregut bankar i matur nga Banka e Shqipërisë si raport i shpenzimeve

operacionale me të ardhurat operacionale, ka shfaqur luhatje dhe më tepër me një prirje

rënëse duke treguar edhe njëherë për një performancë të dobët të sistemit bankar në

Shqipëri pas vitit 2007.

Një tendencë e tillë rënëse, konfirmohet edhe nga efiçenca e kostos e matur me anë të

teknikës SFA. Përsëri sipas grupbankave në krye të listës qëndron grupi i tretë, më pas i

dyti dhe në fund i pari. Megjithatë, këtu vëmë re se diferenca midis grupeve nuk është aq

e thellë sa në rastin e indeksit Lerner duke na dhënë të kuptojmë se bankat më të mëdha e

kanë më të lehtë të mbajnë pjesët e tyre të tregut edhe duke mos qenë aq shumë efiçente

sa edhe fuqia që ato ushtrojnë.

Page 152: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

142

Analiza e korrelacionit midis treguesve të efiçencës të përdorur në kapitullin 2 dhe 4

tregon për lidhje të forta midis tyre, duke dhënë në këtë mënyrë një tablo edhe më të qartë

rreth këtij problemi në tregun bankar shqiptar.

Stabiliteti. Frika se falimentimi i bankave mund të shkaktojë një krizë sistemike ka çuar

në një shkallë të lartë të rregullimit. Gjatë viteve të fundit sektori bankar ka pasur

rregullime të ndjeshme siç janë: kontrolle të normave të interesit, të pagesave dhe

komisioneve.

Ritmet e rritjes së kredive me probleme konsiderohen shqetësuese për sistemin bankar në

kushtet kur kemi frenim të dhënies së kredive të reja. Kreditë me probleme ndaj kredive

totale në nivel banke gjatë viteve 2007-2010 shfaqin përgjithësisht një tendencë në rritje

të tyre. Vlerat më të mëdha të këtij treguesi në fund të vitit 2009 i kanë bankat: BE, BR,

BP, BBSH dhe BKG. Rritja e kredisë me probleme në terma neto, është shoqëruar me

rritjen e peshës se tyre ndaj treguesve të kapitalit. Për rrjedhojë, aftësia e sistemit për të

mbuluar me kapital rregullator humbjet potenciale nga kredia rezulton të jetë reduktuar

dukshëm përgjatë këtyre viteve.

Ndonëse para vitit 2010 vihej re një renditje e tillë ku grupi i dytë kishte portofolin më të

keq dhe më pas vinte G3 dhe në fund G1, në gjashtëmujorin e parë dhe të dytë të vitit

2010 kjo renditje ka ndryshuar dhe vihet re që bankat e grupit të parë kanë një prirje më

të fortë në përkeqësimin e portofolit, ndërsa ato të grupit të tretë vazhdojnë me të njëjtën

prirje. Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit duket më i qëndrueshëm në kohë për

sistemin dhe bankat e grupeve G2 dhe G3 por jo dhe aq për bankat e grupit të parë. E

njëjta situatë duket përgjithësisht edhe përsa i përket levës financiare, ku rënia e nivelit të

levës për sistemin është ndikuar nga grupi G3.

Huatë e pakthyera dhe norma e mjaftueshmërisë së kapitalit shfaqin vlera të moderuara

krahasuar me vendet e CEE, duke treguar për politika relativisht të kujdesshme të dhënies

së kredive. Ndërsa treguesi kredi/depozita për sistemin tonë bankar akoma prezantohet në

nivele të ulëta në rast se krahasohet me shumicën e vendeve të rajonit apo me vendet e

Bashkimit Evropian. Norma e ulët e këtij treguesi për Shqipërinë është e lidhur me

strukturën e thjeshtë të burimeve të bankave tona, ku përgjithësisht dominojnë depozitat,

kurse borxhi i marrë qoftë nga bankat brenda vendit apo jashtë vendit është i kufizuar.

Page 153: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

143

Në përgjithësi gjithë treguesit e likuiditetit si dhe nënindeksi i rrezikut të likuiditetit,

tregojnë se fillimisht mbizotëron rënie e theksuar dhe vetëm pas vitit 2008 kemi

qëndrueshmëri të tyre. Ndërsa nënindeksi i rrezikut të normave të interesit tregon për një

performancë pozitive të tij pas vitit 2006 dhe negative pas 2009. Përsa i përket

nënindeksit të rrezikut të kursit të këmbimit ka një përmirësim të tij deri në vitin 2007

dhe më pas ka vetëm përkeqësim të vlerave nën mesatare. Kurse nënindeksi i

mjaftueshmërisë së kapitalit më i qëndrueshëm gjatë viteve 2007-2009 dhe më pas rënie e

theksuar. Përvec nënindeksi i rrezikut të likuiditetit, të gjithë treguesit e tjerë bashkë me

indeksin e fortësisë financiare tregojnë për përkeqësim të gjendjes së sektorit bankar gjatë

vitit 2010.

Rezultatet e indeksit Z janë shumë të ngjashme me analizat e nënindekseve dhe indeksit

të fortësisë financiare. Sipas këtij indeksi divergjencat midis bankave kanë ardhur duke u

zvogëluar. Sipas grupbankave, G3 dhe G1 japin vlera thuajse të njëjta ndërsa bankat e

grupit G2 kanë vlerën mesatare të këtij indeksi sa gjysma e dy të tjerave. Ky është një

rezultat që konfirmon edhe njëherë akoma më fort që bankat e grupit të dytë paraqiten më

të brishta gjatë kësaj periudhe. Megjithatë nuk duhet të harrohet tendenca e këtyre

grupbankave, e cila konfirmohet edhe me anë të këtij indeksi se bankat e grupit të dytë

kanë shfaqur shenja përmirësimi dhe në të kundërt ndodh me bankat e grupit të parë të

cilat po përkeqësohen gjithnjë edhe më shumë.

Konkluzione dhe përmbledhje rreth ndikimit të konkurrencës mbi efiçencë dhe stabilitetin

bankar shqiptar

Analiza e regresionit ku si variabël i varur është efiçenca e kostos tregon se koefiçenti i

indeksit Lerner është pozitiv dhe i rëndësishëm në nivelin 90%. Pra bankat që ushtrojnë

më tepër fuqi janë më efiçente dhe arrijnë të menaxhojnë më mirë biznesin e tyre duke

hedhur poshtë hipotezën “jetë e qetë” (ndonëse jo fort). Një lidhje e tillë u pa edhe në

kapitullin 4 ku grupbankat që ushtronin më shumë fuqi ishin më efiçente (por me

diferenca në fuqi më të thella se diferencat në efiçencë). Po kështu edhe variablat ROA

dhe NIM paraqiten të dy të rëndësishëm (i pari në nivelin 99% dhe i dyti në nivelin 95%)

duke përforcuar lidhjet e tyre me shkallën e efiçencës të analizuar në kapitullin 2 dhe 4.

Nga ana tjetër madhësia e bankës nuk është statistikisht e rëndësishme, çka tregon se

Page 154: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

144

edhe pse grupet më të mëdha janë më efiçente, brenda grupeve bankat shfaqin jo patjetër

një lidhje të tillë. Edhe në kapitullin 4 treguam se kishte banka të vogla të cilat ishin më

efiçente se banka më të mëdha.

Në rezultatet e regresionit të dytë ku si variabël i varur është NPL/hua totale shihet se

indeksi Lerner është statistikisht i rëndësishëm në nivelin 99% dhe lidhja me NPL/hua

totale është negative. Kjo tregon se në tregun bankar shqiptar përgjithësisht, bankat me

më tepër fuqi janë më të kujdesshme në marrjen përsipër të riskut. Një rezultat i tillë

është në favor të teorisë konkurrencë-brishtësi për marrjen përsipër të riskut në tregun e

huave e hasur gjerësisht në literaturën empirike për vendet në tranzicion. Edhe në këtë

rast madhësia e bankës nuk është e rëndësishme për normën e NPL/hua totale, duke

treguar se marrja përsipër e riskut nuk ndikohet nga fakti se sa e madhe është banka.

Rezultatet e regresionit ku si variabël i varur është indeksi Z, i cili mat stabilitetin e

bankës në përgjithësi, tregon se indeksi Lerner paraqitet i parëndësishëm statistikisht

duke na thënë se niveli i përgjithshëm i stabilitetit bankar nuk varet nga niveli i fuqisë që

ushtrojnë bankat. Ndërsa madhësia e bankës për këtë tregues, ndryshe nga regresionet e

tjera është e rëndësishme në nivelin 95%. Ajo lidhet negativisht me stabilitetin e tyre dhe

në fakt në kapitullin 3 u vu re se bankat e grupit të dytë kishin mesatarisht indeksin Z sa

gjysma e grupbankave të tjera.

Pra si përfundim, rezultatet e marra tregojnë se rritja e konkurrencës në tregun e huave ka

rritur marrjen përsipër të riskut, por ndikimi në nivelin e përgjithshëm të stabilitetit

bankar nuk është i qartë. Rezultat ky që haset nga autorë të ndryshëm të cilët besojnë se

konkurrenca agresive është më e dëmshme në tregun e huave, ndërsa në nivelin e

përgjithshëm të riskut të bankave është e dyshimtë kjo lloj lidhje. Prandaj, do të ishin të

nevojshme politika të kujdesshme përsa i përket tregut të huave, ndërsa për produktet e

tjera duhen më tepër politika nxitëse të konkurrencës.

Ashtu si në literaturë edhe në këtë punim nuk mund të themi me siguri se cila strukturë

optimizon efiçencën dhe stabilitetin. Por me siguri mund të themi se: e rëndësishme është

që tregu bankar duhet të funksionojë në mënyrën më efiçente të mundshme, në mënyrë që

mirëqenia sociale e varur prej saj të jetë maksimale. Prandaj politikat rregulluese duhet të

zgjedhin strukturën më efiçente, pavarësisht se kjo do të kërkonte më tepër konkurrencë,

Page 155: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

145

për aq kohë sa këto politika kanë mundësi të nxitin bankat të sillen me kujdes në çfardo

lloj strukture.

6.2 Rekomandime

Bazuar në analizën dhe konkluzionet e këtij studimi do të përpiqemi të japim disa

rekomandime drejtuar Autoritetit të Konkurrencës, Bankës Qendrore dhe bankave të

sistemit bankar shqiptar.

Rekomandime drejtuar Autoritetit të Konkurrencës dhe Bankës Qendrore

Inefiçencat e mëdha të kostove dhe mungesa e theksuar e konkurrencës, kërkon

patjetër nxitjen e një mjedisi konkurrues dhe të hapur, pa kufizime të

pajustifikuara mbi pronësinë, hyrjet apo daljet.

Duke qenë se analiza çoi në përfundimin se ky treg dominohet nga pak firma të

mëdha që luajnë rolin e udhëheqëses është e domosdoshme të bëhen analiza edhe

më të thelluara për këtë treg. Organet kompetente, të cilat kanë mundësinë e

marrjes së të dhënave më të plota dhe të detajuara, duhet të vlerësojnë mundësinë

e abuzimit me pozitën dominante të këtyre bankave. Gjithashtu, nuk duhet të

mungojnë edhe analizat për krijimin e marrëveshjeve të fshehta për shkak se

mjedisi është shumë i përshtatshëm për krijimin e tyre brenda grupit të tretë.

Metodat e vlerësimit të konkurrencës apo të efiçencës së tregut bankar duhet të

jenë më shumë se treguesit tradicionalë dhe të thjeshtë.

Të nxitet ulja e çmimeve relative për shërbimet financiare dhe rritja e

produktivitetit të sistemit bankar si një i tërë;

Të vendosen rregulla më të forta për përmirësimin e cilësisë së ndërmjetësimit,

varieteteve dhe aksesit në instrumentet dhe shërbimet e reja financiare;

Është i domosddoshëm zgjerimi dhe përmirësimi i vetërregullimit të sektorit

bankar, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të proceseve të administrimit të

rrezikut, të standardeve të etikës, të konkurrencës së barabartë dhe të ndershme

dhe të mbrojtjes së klientit;

Page 156: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

146

Të identifikohen veprimet që do të përmirësonin strukturën e shpenzimeve dhe të

të ardhurave të veprimtarisë, që do të ruanin nivelet e kapitalizimit të sistemit

bankar, si dhe që do të stimulonin më tepër bankat për të dhënë kredi.

Edhe pse sistemi bankar duket sikur është i mirëkapitalizuar dhe i aftë të

përballojë goditje të ndjeshme të faktorëve ekonomikë të cilët përkeqësojnë

cilësinë e kredisë, për banka të veçanta mund të jenë të nevojshme shtesa të

kapitalit në varësi të situatave të paraqitura.

Akses më i plotë i informacionit lidhur me vlerësimin e riskut që bën Banka

Qendrore për çdo bankë si një mënyrë nxitjeje dhe reflektimi të menaxherëve të

bankave për tu sjellë me kujdes ndaj marrjes përsipër të riskut.

Nxitja dhe jo vetëm, e institucioneve që bëjnë të mundur ekzekutimin e kolateralit

të kredisë për huamarrësit që nuk kanë aftësi paguese duke ndihmuar bankat në

këtë mënyrë të përshpejtojnë këto procedura me qëllim lehtësimin e tyre nga

problemet e kredisë dhe nxitjen për kredi të reja.

Monitorimi me kujdes i situatës së likuiditetit në valutë, dhe veçanërisht në euro.

Kjo do të kërkonte përveç të tjerave edhe stimulimin e politikave më të

ekuilibruara të kreditimit të cilat synojnë rritjen e peshës së kredisë në lekë.

Për kreditë e reja, është e domosdoshme të ketë një shpërndarje më të mirë

sektoriale dhe një ekuilibër më të arsyeshëm midis projekteve publike dhe private,

midis klientëve që përfaqësojnë sipërmarrje biznesi apo familje, midis formave të

dhënies së kredisë në lekë ose në valutë etj., duke e orientuar kreditimin në

mënyrë që të zvogëlohet ekspozimi ndaj riskut. Kështu p.sh. mendohet se ka mjaft

hapësira për bankat tregtare, që në varësi të madhësisë së aktiveve dhe mundësive

që ato kanë, të mbështesin më shumë kreditimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të

mesme dhe të ofrojnë mundësi më të mëdha financimi në lekë.

Koordinim më i madh midis mbikëqyrjes bankare dhe Autoritetit të

Konkurrencës. Pikërisht se ato janë përgjithësisht në konflikt pikëpamjesh lidhur

me nivelin e konkurrencës në këtë treg do të duhej një koordinim dhe

bashkëpunim më i madh midis tyre për të gjetur në mënyrë më optimale raportin

Page 157: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

147

midis sigurisë dhe gjendjes së shëndetshme të sektorit bankar nga njëra anë, dhe

efektivitetit nga ana tjetër.

Marrëdhëniet midis Autoriteteve mbikëqyrëse vendase dhe Autoriteteve

mbikëqyrëse të huaja. Kjo do të thotë se ato duhet të mësojnë më tepër nga

praktikat dhe përvojat e kaluara të vendeve të tjera dhe të përmirësojnë

metodologjinë e tyre për identifikimin, vlerësimin, monitorimin dhe parashikimin

e rrezikut në njërën anë dhe të efektivitetit të bankave në anën tjetër.

Vëzhgimi me kujdes i situatës politike dhe ekonomike, dhe marrja e masave

paraprake, duke i bërë bankat më tepër vigjilente dhe koshiente për situatën

delikate që po kalohet.

Rekomandime drejtuar bankave

Bankat duhet të shfrytëzojnë punën dhe kapitalin e tyre në mënyrë më efiçente

dhe gjithashtu të përmirësojnë vazhdimisht teknologjinë e veprimeve të tyre.

Bankat duhet të diversifikojnë më tepër investimet e tyre dhe të pasurojnë

portofolet e tyre për të minimizuar riskun dhe për të rritur të ardhurat.

Mund të jetë i nevojshëm ekonomizimi i kostove operative nëpërmjet

ristrukturimit të degëve bankare.

Bankat të reflektojnë plotësisht madhësinë e kredive me probleme dhe të krijojnë

rezervat përkatëse për rrezikun e humbjeve nga kreditë. Në portofolin e kredive

me probleme, bankat duhet të identifikojnë klientët me probleme të përkohshme

dhe të kapërcyeshme, dhe të ndërtojnë për ta politika që ofrojnë mbështetje në

këmbim të shtimit të elementëve që mbrojnë bankën prej rrezikut të këtyre

kredive në të ardhmen. Për klientët që i vlerësojnë me një mundësi të ulët të

pagesës së detyrimit të kredisë, bankat duhet të ndjekin vendosmërisht procedurat

ligjore për ekzekutimin e garancive dhe të formave të tjera të kolateraleve, për

rikuperimin e një vlere sa më të madhe të kredisë.

Rritja e kapaciteteve të bankave për të administruar në mënyrë të pavarur të gjitha

rreziqet që ato hasin në veprimtarinë e tyre dhe zbatimi i standardeve të larta për

një kulturë drejtimi. Kjo kërkon krijimin e bazës së nevojshme të njohurive që

Page 158: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

148

duhet të kenë bankat për përmirësimin e cilësisë së kredisë dhe për trajtimin e

problemeve të tyre. Gjithashtu ato duhet të trajnojnë punonjësit e tyre në lidhje me

menaxhimin e riskut dhe mënyrat e matjes së tij.

Bankat duhet të kenë gjithmonë parasysh perspektivën globale. Kjo do të

rezultonte në strategji investimi më të mira, teknika menaxhimi më të avancuara,

sigurim të cilësisë më të lartë dhe shërbime më të shumta ndaj klientëve të tyre.

Kjo do ti ndihmojë këto banka që të përballojnë më lehtë konkurrencën që mund

të rritet për shkak të futjes në Bashkimin Evropian.

6.3 Kufizimet e punimit

Realizimi i këtij punimi pati disa kufizime. Ndër të cilat mund të përmendim:

Së pari, vërtetësia e të dhënave dhe mungesa tyre. Pothuaj çdo studim që bazohet mbi të

dhëna të marra nga institucione të ndryshme në Shqipëri ka probleme. Jo vetëm që

informacioni mungon, po dhe saktësia e tyre lë për të dëshiruar, ndërkohë që kemi të

bëjmë me të dhëna të sistemit bankar ku dhe saktësia duhet të jetë më e lartë. Vihet re

ashtu sikundër dhe unë e kam cituar në brendësi të punimit që për të njëjtin tregues kemi

të dhëna të ndryshme në vite të ndryshme, si në raportet e mbikëqyrjes bankare, dhe në

raportet e Ministrisë së Financave, të cilat të jepnin idenë e njëlloj rregullimi me qëllim

që edhe ecuria e treguesve të dukej ajo që donin këto institucione. Burimet e tjera kishin

ndryshime edhe më të mëdha.

Së dyti, koherenca e të dhënave. Vlerësimet vjetore të Bankës Qendrore apo dhe të

institucioneve të tjera mbi gjendjen e sistemit bankar bëhen me shumë vonesë. Prandaj

dhe ky punim në disa raste e reflekton një gjë të tillë.

Së treti, pamundësia e detajimit të të dhënave për llogaritjen e indeksit Lerner për çdo

produkt dhe çdo bankë në vite, në mënyrë që vlerësimi i konkurrencës dhe praktikave

abuzive të ishte edhe më i plotë.

Së katërti, natyra e të dhënave (për bankë dhe në vite) për vlerësimin e regresioneve të

kufizonte në marrjen e variablave kontrollues, edhe pse përgjithësisht rezultatet nuk

ndryshonin shumë nga prania e tyre.

Page 159: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

149

6.4 Propozime për kërkime të mëtejshme

Ky studim u përpoq të vlerësonte fillimisht ecurinë e konkurrencës, efiçencës dhe

stabilitetit duke përdorur disa metoda matje. Meqenëse dhe literatura nuk është shumë e

qartë për vlerësuesit më të mirë të konkurrencës, do të ishte e nevojshme të analizohen së

bashku në një bazë më të gjerë gjithë treguesit e konkurrencës. Në këtë punim përveç

treguesve tradicionalë të përqendrimit u bë edhe vlerësimi i indeksit Lerner. Por për

shkak të dhënave jo shumë të detajuara vlerësimi i tij u bë mbi bazën e një produkti të

vetëm, ndërkohë që mund të merrej një vlerësim edhe më i mirë nëse ai do të bëhej për

produkte të veçanta, për të kapur akoma edhe më mirë problematikën e këtij sektori.

Në të njëjtën logjikë për të marrë një tablo më të plotë rreth efiçencës së tregut bankar do

sugjeroja që përveç vlerësimit të efiçencës së kostos të vlerësohet dhe efiçenca e fitimit

apo ajo teknike si dhe të përdoren edhe metoda të tjera vlerësimi të tyre si p.sh. DEA,

DFA, etj.

Vlerësimi i ndikimit të konkurrencës mbi efiçencë dhe stabilitetin bankar, përveç se

mund të kompletohet me variabla të tjerë, literatura sugjeron të shihet dhe ndikimi në

drejtim të kundërt. Pra ndikimi i efiçencës dhe stabilitetit mbi konkurrencë.

Gjithashtu mund të studiohet edhe ndikimi i politikave rregulluese të Bankës Qendrore

dhe ndikimi i tyre në sjelljen e bankave, si p.sh., a kanë luajtur rolin e njëlloj kostoje

marxhinale për bankat, normat e interesit që ajo ka përcaktuar në vite?

Page 160: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

150

Literatura

Adrian, T., Shin, H. (2008), "Liquidity and Financial Cycles", BIS Working Paper Nr.

256.

Agoraki, M.K., Delis, M.D., Pasiouras, F. (2009), "Regulations, competition and bank

risk taking in transition countries ", Journal of Financial Stability (forthcoming).

Aigner, D.J., Lovell, C.A.K., Schmidt, P. (1977), "Formulation and estimation of

stochastic frontier production function models", Journal of Econometrics 6, 21-

37.

Akhtar, M. H. (2010), "X-Efficiency Analysis of Pakistani Commercial Banks"

International Management Review, Vol. 6 Nr. 1.

Allen, F., Gale, D. (2000d), “Corporate Governance and Competition”, in Xavier Vives

(ed.), Corporate Governance, Cambridge: Cambridge University Press.

Angelini, P., Cetorelli, N. (2000), "Bank Competition and Regulatory Reform: The Case

of the Italian Banking Industry", Bank of Italy Temi di discussione, Nr. 380.

Angelini, P., Cetorelli, N. (2003), "The Effect of Regulatory Reform on Competition in

the Banking Industry ", Journal of Money, Credit and Banking, 35(5), 663-684.

Autoriteti i Konkurrencës, (2007), Politika kombëtare e Konkurrencës, Autoriteti i

Konkurrencës

Bain, J.S. (1951), "Relation of profit rate to industry concentration: American

manufacturing, 1936-1940 ", Quarterly Journal of Economics 3, 293-324.

Bain, J.S. (1956), “Barriers to New Competition”, Harvard University Press, Cambridge,

MA.

Banka e Shqipërisë, (2005), Raporti vjetor i mbikëqyrjes bankare (2004), Banka e

Shqipërisë, Tiranë.

Banka e Shqipërisë, (2006), Raporti vjetor i mbikëqyrjes bankare (2005), Banka e

Shqipërisë, Tiranë.

Banka e Shqipërisë, (2007), Raporti vjetor i mbikëqyrjes bankare (2006), Banka e

Shqipërisë, Tiranë.

Banka e Shqipërisë, (2008), Raporti vjetor i mbikëqyrjes bankare (2007), Banka e

Shqipërisë, Tiranë.

Page 161: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

151

Banka e Shqipërisë, (2009), Raporti vjetor i mbikëqyrjes bankare (2008), Banka e

Shqipërisë, Tiranë.

Banka e Shqipërisë, (2010), Raporti vjetor i mbikëqyrjes bankare (2009), Banka e

Shqipërisë, Tiranë.

Banka e Shqipërisë, (2008), Raporti vjetor i stabilitetit financiar (2007), Banka e

Shqipërisë, Tiranë.

Banka e Shqipërisë, (2009), Raporti vjetor i stabilitetit financiar (2008), Banka e

Shqipërisë, Tiranë.

Banka e Shqipërisë, (2010), Raporti vjetor i stabilitetit financiar (2009), Banka e

Shqipërisë, Tiranë.

Banka e Shqipërisë, (2010), Raporti vjetor i stabilitetit financiar (6M-1 2010), Banka e

Shqipërisë, Tiranë.

Banka e Shqipërisë, (2011), Raporti vjetor i stabilitetit financiar (6M-2 2010), Banka e

Shqipërisë, Tiranë.

Bankscope Fitch-IBCA (2010), data e aksesit Dhjetor 2010

https://bankscope2.bvdep.com/version-201144/Home.serv?product=scope2006,

Battese, G. E., Coelli, T. J. (1992), "Frontier Production Functions, Technical Efficiency

and Panel Data: With Application to Paddy Farmers in India ", Journal of

Productivity Analysis 3 (1/2), 153-69.

Baumol, W., Panzar, J., Willig, R. (1982), “Contestable Markets and the Theory of

Industry Structure”, New York: Harcourt Brace Jovanovich.

Baumol, W.J. (1982), "Contestable markets: an uprising in the theory of industry

structure ", American Economic Review 72, 1-15 .

Beck, T., Demirgüç-Kunt, A., Levine, R. (2006a), "Bank concentration, competition, and

crises: First results ", Journal of Banking and Finance 30, 1581-1603.

Beck, T., Demirgüç-Kunt, A., Levine, R. (2006b), “Bank Concentration and Fragility:

Impact and Mechanics”, In: Carey, M., Stulz, R. (Eds.), The Risks of Financial

Institutions. Chicago Press: Chicago.

Beck, Th., Coyle, D., Dewatripont, M., Freixas, X., Seabright, P. (2010), "Bailing out the

Banks: Reconciling Stability and Competition. An analysis of state-supported

schemes for financial institutions ", Centre for Economic Policy Research.

Behr, P., Schmidt, R.H., Xie, R. (2009), "Market structure, capital regulation, and bank

risk taking ", Journal of Financial Service Research (forthcoming)

Berg, S.A., Kim, M. (1994), "Oligopolistic Interdependence and the Structure of

Production in Banking: An Empirical Evaluation", Journal of Money, Credit, and

Banking 26, 309–322.

Page 162: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

152

Berger, A. N., Humphrey, D. B. (1991), "The dominance of inefficiencies over scale and

product mix economies in banking", Journal of Monetary Economics, 28, 117-

148.

Berger, A., Mester, L. (1997), "Inside the black box: what explains differences in the

efficiencies of financial institutions? ", Journal of Banking and Finance 21, 895-947.

Berger, A.N., (2007), "Obstacles to a global banking system: “Old Europe” versus “New

Europe”, Journal of Banking and Finance 31, 1955-1973.

Berger, A.N., Demirguc-Kunt, A., Levine, R., Haubrich, J. (2004), "Bank concentration

and competition: An evolution in the making ", Journal of Money, Credit and

Banking 36, 433-451.

Berger, A.N., Hannan, T. H. (1989), "The Price-Concentration Relationship in Banking,"

The Review of Economics and Statistics, MIT Press, vol. 71(2), 291-99.

Berger, A.N., Hannan, T.H. (1998), "The Efficiency Cost of Market Power in the

Banking Industry: A Test of the "Quiet Life" and Related Hypotheses ", The

Review of Economics and Statistics, MIT Press 80(3), 454-465.

Berger, A.N., Humphrey, D. B., (1997), "Efficiency of Financial Institutions:

International Survey and Direction for Future Research", European Journal of

Operation Research 98, 175-212.

Berger, A.N., Klapper, L.F., Turk-Ariss, R. (2009), "Bank competition and financial

stability", Journal of Financial Service Research 35, 99-118.

Berger, AN. (1993), "Distribution-free estimates of efficiency in the US banking industry

and tests of the standard distributional assumptions", Journal of Productivity

Analysis 4(3), 261–292.

Berle, A., Means, G. (1932), “The Modern Corporation and Private Property”, New

York: MacMillan.

Bernanke, B., Gertler, M., Gilchrist, S. (1996), "The Financial Accelerator and the Flight

to Quality", The Review of Economics and Statistics 1, 1–16.

Besanko, D., Thakor, A.V. (1992), "Banking Deregulation: Allocational Consequences of

relaxing entry barriers," Journal of Banking & Finance, Elsevier, vol. 16(5), 909-

932, September

Bikker, J., Spierdijk, L., Paul, F. (2007), "The impact of market structure contestability

and institutional environment on banking competition", DNB working paper Nr.

156.

Bikker, J.A., Katharina, H. (2002), "Measures of competition and concentration in the

banking industry: A review of literature ", Economic & Financial Modelling.

Bikker, J.A., Spierdijk, L. (2008), "How banking competition changed over time ", DNB

mimeo.

Page 163: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

153

Bikker, J.A., Spierdijk, L., Finnie, P. (2006a), "Misspecification in the Panzar-Rosse

model: Assessing competition in the banking industry ", DNB Working Paper nr.

114,

Bonin, J.P., Hasan, I., Wachtel, P. (2005a), "Bank Performance, Efficiency and

Ownership in Transition Countries", Journal of Banking & Finance 29: 31.

Boot, A.W.A., Thakor, A.V. (2000), "Can Relationship Banking Survive Competition",

Journal of Finance vol(2), 679–713.

Bos, J. (2002), “European banking: Market Power and Efficiency”, University Pers

Maastricht.

Boyd, J.H., De Nicolo, G. (2005), "The theory of bank risk taking and competition

revisited ", Journal of Finance, 60.

Boyd, J.H., De Nicolo, G., Jalal, A.M. (2006), "Bank risk taking and competition

revisited: New Theory and Evidence ", IMF Working paper, WP/06/297.

Brander, J., Lewis, T. (1986), "Oligopoly and Financial Structure ", American Economic

Review 76, 956-970.

Bresnahan, T. F. (1982), "The oligopoly solution concept is identified", Economics

Letters, 10, 87-92.

Broecker, T., (1990), "CrediTWorthiness tests and interbank competition", Econometrica

58, 429-452.

Brunnermeier, M., Pedersen, L. (2009), "Market Liquidity and Funding Liquidity",

Review of Financial Studies, 22 (6), 2201-2238.

BSCEE Group, (2009), BSCEE Review,

Calomiris, C. W. (2008), "The Subprime Turmoil: What's Old, What's New and What's

Next", Mimeo Columbia University.

Cani, Sh., Muço, M., Baleta, T. (2000), "Sistemi bankar shqiptar. Probleme të zhvillimit

të tij ", Përmbledhje e analizës së vrojtimit, Banka e Shqipërisë.

Caprio, G., Klingebiel, D. (2002), "Episodes of Systemic and Borderline Financial

Crises", World Bank.

Carbó, S., Humphrey, D., Maudos, J., Molyneux, P. (2009), "Cross Country Comparisons

of Competition and Pricing Power in European Banking", Journal of

International Money and Finance, 28 (1), 115-134.

Casu, B., Girardone, C. (2006), "Bank competition, concentration and efficiency in the

single European market", The Manchester School 74 (4), 441–468.

Cebenoyan, A.S., Cooperman, E.S., Register, C.A., Hudgins, S.C. (1993), "The relative

efficiency of stock versus mutual S&Ls: A stochastic cost frontier approach",

Journal of Financial Services Research, 7, 151-170.

Page 164: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

154

Cetorelli, N., Gambera, M. (2001), "Banking market structure, financial dependence, and

growth: International evidence from industry data", Journal of Finance, Vol. 56

(2), 617-648.

Cetorelli, N., Hirtle, B., Morgan, D., Peristiani, S., Santos, J., (2007), "Trends in financial

market concentration and their implications for market stability", Federal Reserve

Bank of New York Policy Review, 33-51.

Cetorelli, N., Peretto, P. (2000), "Oligopoly Banking and Capital Accumulation", Federal

Reserve Bank of Chicago, Working Paper Nr. 12.

Chansarn, S. (2008), "The Relative Efficiency of Commercial Banks in Thailand: DEA

Approach", International Research Journal of Finance and Economics, Nr. 18.

Chortareas, G. E., Garza-Garcia, J.G., Girardone, C. (2010), "Banking Sector

Performance in Some Latin American Countries: Market Power versus

Effciency", Working Papers, Nr. 2010-20 Banco de Mexico.

Church, J., Ware, R. (2000), “Industrial Organization: A Strategic Approach”, New York:

Irwin McGraw Hill.

Claessens, S. (2006), "Competitive Implications of Cross-Border Banking", WPS3854.

Claessens, S., Laeven, L. (2003), "Competition in the financial sector and growth: A

cross- country prespective", Journal of Finance, December 2003.

Claessens, S., Laeven, L. (2004), "What drives bank competition? Some international

evidence", Journal of Money, Credit, and Banking 36, 563-583.

Claeys, S., Schoors, K., Vander Vennet, R. (2008), "The Sequence of Bank

Liberalisation: Financial Repression versus Capital Requirements in Russia,"

Comparative Economic Studies, Palgrave Macmillan Journals, vol. 50(2), 297-

317.

Coelli, T., Prasada, R., Dodla, S., Battese, G. E. (2005), “An Introduction to Efficiency

and Productivity Analysis”, 2nd Edition, New York, Springer.

CSFI, (2000), "Banana Skins 2000", The CSFI's annual survey of the risks facing banks,

London.

Damme, E.V. (1993), "Banking: A Survey of Recent Microeconomic Theory", Oxford

Review of Economic Policy 10, 14-33.

De Bandt, O., Davis, P. (2000), "Competition, Contestability and Market Structure in

European Banking Sectors on the Eve of EMU", Journal of Banking and Finance

24, 1045-1066.

De Bandt, O., Hartmann, P. (2000), "Systemic risk: a survey," Working Paper Series 35,

European Central Bank.

De Guevara, J. F., Maudos, J., Pérez, F. (2005), "Market Power in European Banking

Sectors", Journal of Financial Services Research 27(2), 109-137.

Page 165: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

155

De Guevara, J. F., Maudos, J. (2007), "Explanatory Factors of Market Power in the

Banking System", Manchester School 75 (3), 275-296.

De Haas, R., Lelyveld, I.V. (2003), "Foreign Banks and Credit Stability in Central and

Eastern Europe: A Panel Data Analysis," DNB Staff Reports 109, Netherlands

Central Bank.

Deidda, L., Fattouh, B. (2002), "Non-linearity between finance and growth," Economics

Letters, Elsevier, vol. 74(3), 339-345.

Demsetz, H., (1973), "Industry Structure, Market Rivalry and Public Policy", Journal of

Law and Economics 16, 1-10.

Demsetz, R.S., Saidenberg, M.R., Strahan, P.E., (1996), "Banks with something to lose:

the disciplinary role of franchise value", Economic Policy Review (Oct), 1-14.

Diamond, D.W., Dybvig, P.H. (1983), "Bank Runs, Deposit Insurance, and Liquidity",

Journal of Political Economy 91, 401-19.

ECB, (2010), EU Banking Structures, European Central Bank, 2010

Evanoff, D., Ors, E. (2002), "Local Market Consolidation and Bank Productive

Efficiency", Federal Reserve Bank of Chicago Working Paper Nr. 2002-25.

Farrell, M.J. (1957), "The Measurement of Productive Efficiency", Journal of the Royal

Statistical Society”, Series A, 120 (3), 253-281.

Favero, C., Freixas, X. Persson, T., Wyplosz, C. (2000), "One Money, Many Countries,

Monitoring the European Central Bank", CEPR 2, London.

FMN, (2010), "Global Financial Stability Report: Meeting new challenges to stability and

building a safer system" (2010), International Monetary Fund

Freixas, X., Rochet, J.C. (1997), “Microeconomics of Banking”, The MIT Press,

Cambridge, London.

Friedman, J.W. (1971), "A non-cooperative equilibrium for supergames", Review of

Economic Studies 38, 1-12.

Fries, S., Taci, A. (2005), "Cost efficiency of banks in transition: Evidence from 289

banks in 15 post-communist countries", Journal of Banking and Finance 29, 55–

81.

Fungácová, Z., Weill, L. (2009), "How market powers influences bank failures: Evidence

from Rusia", Discussion Paper 12/2009, Bank of Finland.

Gallant, A.R., (1982), "Unbiased determination of production technology", Journal of

Econometrics 20(2), 285–323.

Goodhart, C., Hartmann, P., Llewellyn, D., Rojas-Suárez, L., Weisbrod, S. (1998),

"Financial Regulation: Why, How and Where Now? ", Routledge, London.

Guzman, M. (2000), “Bank Structure, Capital Accumulation and Growth: A Simple

Macroeconomic Model”, Economic Theory 16, 421–55.

Page 166: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

156

Hannan, T. (1997), "Market share inequality, the number of competitors, and the HHI:

An examination of bank pricing", Review of Industrial Organization, Vol. 12,

February, 23–35.

Haselmann, R. (2006), "Strategies of foreign banks in transition economies," Emerging

Markets Review, Elsevier, vol. 7(4), 283-299.

Haucap, J., Heimeshoff, U., Uhde, A. (2009), "Consolidation in banking and financial

stability in Europe: empirical evidence", IWQW Discussion Paper Series 02/2009.

Hay, D.A., Liu, G.S. (1997), "The Efficiency of Firms: what Difference does

Competition Make? ", Economic Journal, Vol. 107, 597–617.

Hellmann, T.F., Murdock, K., Stiglitz, J. (2000), "Liberalization, moral hazard in banking

and prudential regulation: are capital requirements enough? ", American

Economic Review, 90, 147-165.

Hoenig, T. (1996), "Rethinking Financial Regulation, Federal Reserve Bank of Kansas

City", Economic Review, 2nd Quarter, 5-13.

Iwata, G. (1974), "Measurement of Conjectural Variations in Oligopoly", Econometrica

42, 947-966.

Jackson, W., (1997), "Market structure and the speed of adjustment: Evidence of non-

monotonicity", Review of Industrial Organization, Vol. 12, February, 37–57.

Jemric, I., Vujcic, B. (2002), "Efficiency of banks in Croatia: A DEA approach.

Comparative Economic Studies" 44, 169–193.

Jimenez, G., Lopez, J., Saurina, J. (2007), "How does competition impact bank risk

taking? ", working paper, Banco de Espana.

Kalluci, I. (2008), "Përcaktuesit e marzhit neto të interesave në sistemin bankar shqiptar",

Banka e Shqiperisë.

Kashyap, A., Rajan, R., Stein, J. (1999), "Banks as Liquidity Providers: An Explanation

for the Co-Existence of Lending and Deposit-Taking", NBER Working Paper Nr.

W6962.

Keeley, M. (1990), "Deposit Insurance, Risk and Market Power in Banking", American

Economic Review, December, 1183-1200.

Kemme, D.M., Schoors, K., Vennet, R. V. (2008), "Risk, regulation and competition in

banking and finance in transition economies: introduction to the symposium",

(Report), Comparative Economic Studies.

Koopmans, T.C. (1951), "Efficient Allocation of Resources", Econometrica, 19(4), 10,

455-465.

Kraft, E. (2004), "Banking reform in Southeast Europe: Accomplishement and

challenges", Conference on European Economic Integration, Oesterreichische

Nationalbank.

Page 167: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

157

Kumbhakar, S.C., Knox-Lovell, C.A., (2000), “Stochastic Frontier Analysis”,

Cambridge: Cambridge University Press.

Lau L.J. (1982), "On identifying the degree of competitiveness from industry price and

output data", Economics Letters 10, 93-99.

Leibenstein, H. (1966), "Allocative Efficiency vs. 'X-Efficiency'", American Economic

Review 56, 392-415.

Lerner, A.P. (1934), "The Concept of Monopoly and the Measurement of Monopoly

Power", Review of Economic Studies, 1(3) 157-175.

Mankiw, N., Whinston, M. (1986), "Free Entry and Social Efficiency", RAND Journal of

Economics 17, 48-58.

Marcus, A.J. (1984), "Deregulation and bank financial policy", Journal of Banking and

Finance 8, 557–565.

Mason, E.S. (1939), "Price and production policies of large-scale enterprise", American

Economic Review 29, 61-74 .

Matthews, K. (2010), "Banking Efficiency in Emerging Market Economies", Zahid

Husain Memorial Lecture Series - Nr. 17, State Bank of Pakistan.

Maudos J., De Guevara, J. F. (2007), "The Cost of market Power in the European

Banking Sectors: social welfare cost vs. cost inefficiency", Journal of Banking

and Finance 31 (7), 2103-2125.

Maudos, J., De Guevara, F. J. (2004), "Factors explaining the interest margin in the

banking sectors of the European Union", Journal of Banking & Finance, Elsevier,

vol. 28(9), 2259- 2281.

Mayer, C. (1999), "The Assessment: Financial Instability", Oxford Review of Economic

Policy 15, 1-8.

Meeusen, W., Van den Broeck J. (1977), "Efficiency Estimation from Cobb-Douglas

Production Function with Composed Error", International Economic Review 8,

435-444.

Ministria e Financave, (2008), Treguesit e borxhit (2007), Ministria e Financave.

Ministria e Financave, (2009), Treguesit e borxhit (2008), Ministria e Financave.

Ministria e Financave, (2010), Treguesit e borxhit (2009), Ministria e Financave.

Ministria e Financave, (2011), Treguesit e borxhit (2010), Ministria e Financave.

Mishkin, F. (1997), "The Causes and Propagation of Financial Instability: Lessons for

Policymakers, In Maintaining Financial Stability in a Global Economy", A

Symposium Sponsored by the Federal Reserve Bank of Kansas City, Jackson

Hole, Wyoming, 28-30, August, 55-96.

Molyneux, P., Forbes, W. (1995), “Market Structure and Performance in European

Banking”, Applied Economics 27, 155- 159.

Page 168: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

158

Molyneux, P., Nguyen-Linh, H. (2008), "Competition and risk in the South East Asian

banking", Bangor Business School working paper, Bangor, Wales.

Murinde, V., Zhao, T. (2009), "Bank competition, risk taking and productive efficiency:

Evidence from Nigeria's banking reform experiments," Stirling Economics

Discussion Papers 2009-23, University of Stirling, Division of Economics

Niinimaki, Juha-Pekka. (2004), "The effects of competition on bank‟s risk taking",

Journal of Economics, Vol. 81(3), 199-222.

Nikiel, E.M., Opiela, T.P. (2002), "Customer type and bank efficiency in Poland:

Implications for emerging banking market", Contemporary Economic Policy 20,

255–271.

Note, S. (2006), "Konkurrenca në sistemin bankar shqiptar", Banka e Shqipërisë.

OECD, (1998b), "Enhancing the Role of Competition in the Regulation of Banks",

DAFFE/CLP (98) 16, Paris.

Padoa-Schioppa, T. (2001), "Bank Competition: A Changing Paradigm", European

Finance Review 5, 13–20.

Pagano, M. (1993), "Financial markets and growth: An overview", European Economic

Review 37, 613-622.

Panzar, J.C., Rosse, J.N. (1987), "Testing for „Monopoly‟ Equilibrium", Journal of

Industrial Economics 35, 443-456.

Peltzman, S. (1977), "The Gains and Losses from Industrial Concentration", Journal of

Law and Economics 20, 229-263.

Petersen, M., Rajan, R.G. (1995), "The Effect of Credit Market Competition on Lending

Relationships", The Quarterly Journal of Economics 110, 407–43.

Pruteanu-Podpiera, A., Weill, L., Schobert, F., (2008), "Banking Competition and

Efficiency: a Micro-Data Analysis on the Czech Banking Industry", Comparative

Economic Studies, 50, 253- 273.

Reid, G.C. (1987), “Theories of Industrial Organization”, Blackwell, New York and

Oxford.

Repullo, R. (2004), "Capital requirements, market power, and risk-taking in banking",

Journal of Financial Intermediation, Vol. 13, 156-182.

Rhoades, S.A, (1993), "The Herfindahl Hirschman Index. Federal Reserve Bulletin", 79,

188-189.

Rhoades, S.A. (1995a), “Market share inequality, the HHI, and other measures of the

firm composition of a market,” Review of Industrial Organization, Vol. 10 (6),

657–674.

Ribon, S., Yosha, O. (1999), "Financial liberalization and competition in banking: an

empirical investigation", Tel Aviv University, Working Paper Nr. 23-99.

Page 169: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

159

Roberts, M. (1984), "Testing oligopolistic behavior", International Journal of Industrial

Organization, Vol. 2, December, 367–383.

Schaeck, K., Cihak, M., Wolfe, S. (2006), "Are More Competitive Banking Systems

More Stable? ", International Monetary Fund, Washington, D.C, Working Paper

Nr. 143.

Schure, P., Wagenvoort, R. (1999), "Economies of Scale and Efficiency in European

Banking: New Evidence", European Investment Bank Economic and Financial

Reports Nr. 99/01.

Sealey, C., Lindley, J. (1977), "Inputs, outputs, and a theory of production and cost at

depository financial institutions", Journal of Finance 32(4), 1251–1266.

Shaffer, S. (1993), "A test of competition in Canadian Banking", Journal of Money,

Credit and Banking, 25, 49-61.

Sheqeri, S. (2003), "Tronditjet e sistemit bankar shqiptar dhe politikat e Bankës së

Shqipërisë", Material diskutimi, Nr. 2 (13).

Simar, L., Wilson, P. (2008), “Statistical interference in nonparametric frontier models:

recent developments and perspectives”, In: Fried H. Lovell CAK, Schmidt S

(eds). The measurement of productive efficiency and productivity change, Oxford

University Press, New York.

Shoqata Shqiptare e Bankave, (2010), Data e aksesit Dhjetor 2010

http://www.aab.al/alb/statistika.asp

Smith, R.T. (1998), "Banking Competition and Macroeconomic Performance", Journal of

Monetary, Credit, and Banking 30, 793-815.

Spong, K., Sullivan, R. (1999), "The Outlook for the U.S. Banking Industry: What Does

the Experience of the 1980s and 1990s Tell Us? ", Federal Reserve Bank of

Kansas City Economic Review, 4th Quarter, 65-83.

Stiglitz, J., Weiss, A. (1981), "Credit Rationing in Markets with Imperfect Information",

American Economic Review 64, 851-866.

Thorne, A. (1993), "Eastern Europe's experience with banking reform, is there a role for

banks in the transition? ", Journal of Banking and Finance 17, 959–1000.

Tirole, J. (1989), “Theory of industrial organization”, Cambridge: MIT Press.

Todt, H. (2009), "Some aspects of the economic crisis", Economic Policy in the Wake of

the Crisis, Nr. 3.

Toolsema, L. (2001a), "Bank competition with product differentiation under different

monetary policy rules", Working paper, University of Groningen.

Turk-Ariss, R. (2010), "On the implications of market power in banking: Evidence from

developing coutnries", Journal of Banking and Finance 34 (4), 765-775.

Page 170: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

160

Uchida, H., Tsutsui, Y. (2005), "Has competition in the Japanese banking sector

improved?", Journal of Banking and Finance 29, 419-439.

Van Leuvensteijn, M., Bikker, J.A., Van Rixtel, A.A.R.J.M., Kok Sorensen, C. (2007),

"A new approach to measuring competition in the loan markets of the euro area",

DNB Working Paper 143, De Nederlandsche Bank, Amsterdam / ECB Working

Paper nr 768, European Central Bank, Frankfurt.

Vesala, J. (1995), "Testing for Competition in Banking: Behavioral Evidence from

Finland", Bank of Finland Studies, E:1.

Vives, X. (2010), “Competition and stability in banking”, IESE Business School and

CEPR

Wachtel, P., Haselmann, R. (2007), "Risk Taking by Banks in the Transition Countries",

Working Papers 07-18, New York University, Leonard N. Stern School of

Business, Department of Economics.

Weill, L., (2004), "On the Relationship beTëeen Competition and Efficiency in the EU

Banking Sector", Kredit und Kapital, 37 (3), 329-352.

White, L.H. (1999), “The Theory of Monetary Institutions”, Blackwell Publishers,

Malden.

Yokoi-Arai, M. Kawana T. (2007), “Competition policy in the banking sector of Asia”,

Discussion Paper, Financial Services Agency of Japan, 75–102.

Page 171: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

161

Anekse

Aneks 1. Tregues të strukturës dhe mbulimit me shërbime bankare të sistemit

bankar shqiptar dhe të vendeve të tjera

Tabela A1. 1 Pesha e segmenteve të sistemit financiar ndaj PBB-së në vite (në %) ...... 163

Tabela A1. 2 Përcaktimi i bankave në grupe sipas peshës së aktiveve në fund të vitit 2009 ...... 164

Tabela A1. 3 Shpërndarja e produkteve / shërbimeve të e–banking sipas bankave në fund të vitit

2009. ............................................................................................................................................ 165

Tabela A1. 4 Treguesit e shtrirjes së rrjetit të bankave në fund të vitit 2009. ............................. 166

Tabela A1. 5 Mbulimi me shërbime bankare .............................................................................. 167

Tabela A1. 6 CR5 dhe HHI për disa nga vendet e Evropës në vitin 2009 .................................. 168

Tabela A1. 7 Kredia sipas sektorit dhe qëllimit të përdorimit (në mld lekë). ............................. 169

Tabela A1. 8 Kredia sipas degëve të ekonomisë (në miliardë lekë) ............................................ 170

Tabela A1. 9 Struktura e kredisë sipas afatit të maturimit .......................................................... 171

Tabela A1. 10 Struktura e kredisë sipas monedhës ..................................................................... 171

Tabela A1. 11 Lista e subjekteve të liçencuara nga Banka e Shqipërisë sipas viteve. ................ 171

Tabela A1. 12 Pesha e aktiveve të bankave që operojnë në Shqipëri ndaj atyre mëma .............. 172

Tabela A1. 13 Shpërndarja e degëve/agjencive bankare sipas rretheve ...................................... 172

Tabela A1. 14 Pesha e aktiveve për çdo bankë në vite ................................................................ 173

Tabela A1. 15 Aksionerët e bankave (31.12.2009) ..................................................................... 174

Aneks 2. Tregues të stabilitetit bankar shqiptar Tabela A2 1 Indeksi Z për çdo bankë në vite (në %) .................................................................. 175

Tabela A2 2 NPL/Hua totale për çdo bankë në vite .................................................................... 176

Aneks 3. Analiza e korrelacionit midis treguesve të konkurrencës dhe efiçencës

Tabela A3 1 Korrelacioni midis treguesve të fuqisë së tregut ..................................................... 177

Tabela A3 2 Korrelacioni midis treguesve të efiçencës .............................................................. 177

Aneks 4. Rezultatet e analizës së kostove dhe përfitimeve të konkurrencës në tregun

bankar shqiptar

Aneks 4. 1 Analiza deskriptive dhe korrelacionit të variablave .................................................. 178

Aneks 4. 2 Testi Breusch and Pagan Lagrangian multiplier për efektet fikse ............................. 179

Aneks 4. 3 Testet e heteroskedasticitetit dhe autokorrelacionit .................................................. 180

Aneks 4. 4 Analiza grafike e mbetjeve për tre regresionet .......................................................... 181

Grafiku A4.4. 1 Histograma e mbetjeve në regresionin me variabël të varur efiçencën ............. 181

Page 172: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

162

Grafiku A4.4. 2 Mbetjet në regresionin me variabël të varur efiçencën sipas paraqitjes “box” . 181

Grafiku A4.4. 3 Shpërndarja normale e mbetjeve në regresionin me variabël të varur efiçencën

..................................................................................................................................................... 181

Grafiku A4.4. 4 Histograma e mbetjeve në regresionin me variabël të varur NPL/hua totale .... 182

Grafiku A4.4.5 Mbetjet në regresionin me variabël të varur NPL/hua totale sipas paraqitjes “box”

..................................................................................................................................................... 182

Grafiku A4.4. 6 Shpërndarja normale e mbetjeve në regresionin me variabël të varur NPL/hua

totale ............................................................................................................................................ 182

Grafiku A4.4. 7 Histograma e mbetjeve në regresionin me variabël të varur indeksin Z ........... 183

Grafiku A4.4. 8 Mbetjet në regresionin me variabël të varur indeksin Z sipas paraqitjes “box” 183

Grafiku A4.4. 9 Shpërndarja normale e mbetjeve në regresionin me variabël të varur indeksin Z

..................................................................................................................................................... 183

Page 173: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

163

Aneks 1 Tregues të strukturës dhe mbulimit me shërbime bankare të sistemit bankar shqiptar dhe të vendeve të tjera

Tabela A1. 1 Pesha e segmenteve të sistemit financiar ndaj PBB-së në vite (në %)

Autoriteti Licencues dhe Mbikëqyrës Sistemi financiar

Vitet

2005 2006 2007 2008 2009 2010

Banka e Shqipërisë

Sistemi bankar 60.4 69.6 75.9 76.7 77.5 80.9

Institucione jobanka 1.32 1.52 1.48 1.66 2.2 2.7

SHKK-të dhe Unionet e tyre 0.46 0.52 0.63 0.7 0.77 0.78

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Shoqëri Sigurimi 1.24 1.29 1.36 1.45 1.5 1.4

Fondet e pensionit - - - - 0.01 0.01

Burimi: Banka e Shqipërisë, (2011)

Page 174: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

164

Tabela A1. 2 Përcaktimi i bankave në grupe sipas peshës së aktiveve në fund të vitit 2009

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010)

Grupi G1

Secila nga 0-2 për qind të totalit të

aktiveve të sektorit

Grupi G2

Secila nga 2-7 për qind të totalit të

aktiveve të sektorit

Grupi G3

Secila mbi 7 për qind të totalit të

aktiveve të sektorit

Banka e Bashkuar e Shqipërisë,

Banka Veneto (ish-Banka Italiane e

Zhvillimit),

Banka Ndërkombëtare Tregtare,

Banka e Parë e Investimeve,

Banka e Kreditit të Shqipërisë,

Banka Union;

Banka Procredit,

Banka Emporiki,

Dega e Bankës Kombëtare të

Greqisë,

Banka Credins,

Banka Popullore;

Banka Raiffeisen,

Banka Kombëtare Tregtare,

Banka Intesa-Sanpaolo – Shqipëri,

Banka Tirana,

Banka Alfa-Shqipëri.

Page 175: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

165

Tabela A1. 3 Shpërndarja e produkteve / shërbimeve të e–banking sipas bankave në fund të vitit 2009

Bankat ATM POS

Internet

Banking

Phone

banking

Mobile / SMS

banking

Karta

elektronike

Banka Raiffeisen + + + + + Banka Kombëtare Tregtare + + + Banka e Bashkuar e Shqipërisë + + + Banka Veneto + + + Banka e Tiranës + + + + + Dega e Bankës Kombëtare të

Greqisë + +

Banka Ndërkombëtare Tregtare + + Dega e Bankës Alfa – Albania + + + + Banka Intesa Sanpaolo, Albania + + + + Banka ProCredit + + + + Banka Emporiki + + Banka e Kreditit të Shqipërisë + + + Banka Credins + + + + Banka Popullore + + + Banka Union + + + Banka e Parë e Investimeve + + Burimi: Banka e Shqipërisë (2010)

Page 176: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

166

Tabela A1. 4 Treguesit e shtrirjes së rrjetit të bankave në fund të vitit 2009

Bankat Nr. i degëve

brenda vendit

Nr. i

agjencive

Nr. i degëve

jashtë Shqipërisë

Nr. i degëve e

agjencive gjithsej

Pronësia sipas

kapitalit të huaj

Banka Raiffeisen 102 102 100%

Banka Kombëtare Tregtare 27 29 2 58 100%

Banka e Bashkuar e Shqipërisë 4 2 6 100%

Banka Veneto 8 8 100%

Banka e Tiranës 43 4 47 100%

Dega e Bankës Kombëtare të

Greqisë 5 25 30 100%

Banka Ndërkombëtare

Tregtare 8 8 100%

Dega e Bankës Alfa – Albania 48 48 100%

Banka Intesa Sanpaolo,

Albania 19 14 4 37 100%

Banka ProCredit 30 15 45 100%

Banka Emporiki 13 10 23 100%

Banka e Kreditit të Shqipërisë 2 1 3 100%

Banka Credins 27 6 33 29.85%

Banka Popullore 42 42 0.00%

Banka Union 15 16 31 95.63%

Banka e Parë e Investimeve-

Albania 5 4 9 100%

T O T A L I 398 126 6 530

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010)

Page 177: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

167

Tabela A1. 5 Mbulimi me shërbime bankare

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010)

2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

Numri i bankave 15 16 17 17 16 16 16

Numri i punonjësve 2,236 2,816 3,479 4,189 5,155 6,493 6,404

Numri i degëve / agjencive brenda

vendit 161 188 250 294 399 511 524

Numri mesatar i punonjësve për:

-Bankë 149 176 205 246 322 405 400

-Njësi bankare 14 15 14 14 13 13 12

Numri i popullsisë (000) 3,111 3,127 3,149 3,1521 3,1702 3,193.93 3,1954

Numri i popullsisë për:

-Bankë 207,400

195,43

8 185,235 185,424 197,013 199,619 199,688

-Njësi bankare 19,323 16,633 12,596 10,722 7,945 6,250 6,097

- Punonjës banke 1,391 1,110 905 752 615 492 499

Page 178: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

168

Tabela A1. 6 CR5 dhe HHI për disa nga vendet e Evropës në vitin 2009

Nr. Vendet e Europës CR5 HHI

1. Estoni 93.4 3090

2. Hollandë 85 2032

3. Finlandë 82.6 3120

4. Lituani 80.5 1693

5. Belgjikë 77.1 1622

6. Maltë 72.7 1246

7. Sllovaki 72.1 1273

8. Portugali 70.1 1150

9. Letoni 69.3 1181

10. Greqi 69.2 1184

11. Qipro 65 1086

12. Danimarkë 64 1042

13. Çeki 62.4 1032

14. Suedi 60.7 899

15. Slloveni 59.7 1256

16. Irlandë 58.8 881

17. Bullgari 58.3 846

18. Hungari 55.2 861

19. Rumani 52.4 857

20. Francë 47.2 605

21. Poloni 43.9 574

22. Spanjë 43.3 507

23. Mbretëria e bashkuar 40.8 467

24. Austri 37.2 414

25. Itali 34 344

26. Luksemburg 27.8 288

27. Gjermani 25 206

28. Shqipëri 73 1400

29. Kosovë 82.8 (CR3) 2623

30. Serbi 46 636

31. Maqedoni 77.4 1637

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010) dhe ECB (2010)

Page 179: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

169

Tabela A1. 7 Kredia sipas sektorit dhe qëllimit të përdorimit (në mld lekë)

Përshkrimi

Dhjetor

2008 Pesha në % Dhjetor 2009 Pesha në % Ndryshimi në %

Kredia gjithsej

388.3 100 431.0 100 11.0

Kredia dhënë biznesit 254.0 65.4 291.2 67.6 14.6

-Overdraft 75.7 19.5 96.8 22.4 27.9

-Kapital qarkullues 48.8 12.6 49.6 11.5 1.6

-Investime në blerje

pajisjesh

68.3 17.6 77.16 17.9 13.0

-Investime për pasuri të

paluajtshme

61.2 15.8 67.8 15.7 10.8

Kredia dhënë individëve 134.3 34.6 139.78 32.4 4.1

-Overdraft 7.5 1.9 6.1 1.4 -18.7

-Konsum i mallrave jo të

qëndrueshëm

3.9 1.0 16.0 3.7 3 10.3

-Konsum i mallrave të

qëndrueshëm

22.3

5.7 8.2 1.9 -63.2

-Për pasuri të paluajtshme 88.6 22.8 97.9 22.7 10.5

-Për ushtrim aktiviteti 12.0 3.1 11.4 2.6 -5.0

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010)

Page 180: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

170

Tabela A1. 8 Kredia sipas degëve të ekonomisë (në miliardë lekë)

Përshkrimi

Dhjetor’08

Pesha në %

Dhjetor’09

Pesha në

%

Ndryshimi në %

Kredi me probleme /

Teprica e kredisë

Dhjetor’08

Kredi me probleme

/Teprica e kredisë

Dhjetor’09

Bizneset 65.4 67.6 14.6 7.1 12.3

Bujqësia, gjuetia dhe silvikultura 0.7 0.7 10.0 5.0 14.8

Peshkimi 0.1 0.1 25.7 11.3 28.4

Industria nxjerrëse 1.5 1.6 15.7 4.4 6.2

Industria përpunuese 9.2 9.8 18.2

7.1 17.3

Prodhimi, shpërndarja e energjisë

elektrike,

e gazit dhe e ujit

5.5 5.2 5.5 2.2 5.1

Ndërtimi 14.3 13.8 6.6 7.6 13.9

Tregtia, riparimi i automjeteve

dhe artikujve shtëpiakë 21.5 22.7 17.4 9.8

13.2

Hotelet dhe restorantet 3.3 3.2 8.4 6.3 13.7

Transporti, magazinimi dhe

telekomunikacioni

1.5

1.7 24.8 7.4 8.0

Ndërmjetësim

monetar dhe financiar

1.9

2.1 23.4 0.2 0.0

Pasuritë e patundshme, dhënia

me qira etj.

0.7 0.6 -13.2 13.7 9.8

Administrimi publik 0.1 0.1 17.3 1.9 0.9

Arsimi 0.6 0.8 36.6 1.8 3.7

Shëndeti dhe veprimtaritë sociale 0.5 0.8 82.4

12.0 11.2

Shërbime kolektive,

sociale dhe individuale 2.3 3.1 49.7 3.8 6.0

Të tjera

1.7 1.3 -11.6 0.5 3.2

Individët 34.6 32.4 4.1

5. 7 8.2

Totali

100.0 100.0 11.0 6.6 10.5 Burimi: Banka e Shqipërisë (2010)

Page 181: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

171

Tabela A1. 9 Struktura e kredisë sipas afatit të maturimit

2006 2007 2008 2009 2010

Afatshkurtër 30.8 31.3 33.4 33.4 32.4

Afatmesme 30.8 25.1 20.0 19.8 20.6

Afatgjatë 38.4 43.6 46.6 46.8 46.8 Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

Tabela A1. 10 Struktura e kredisë sipas monedhës

2005 2006 2007 2008 2009

Lekë 24.4 28.1 27.5 27.4 29.7

Valutë 75.6 71.9 72.5 72.6 70.3

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010)

Tabela A1. 11 Lista e subjekteve të liçencuara nga Banka e Shqipërisë sipas viteve.

Nr. Subjektet 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009

1 Banka dhe degë të

bankave të huaja 13 13 14 15 16 17 17 16 16 16

2 Subjekte financiare

jobanka 2 4 5 7 7 7 6 6 7 13

3 Zyra të këmbimit

valutor 19 38 58 58 54 58 60 112 189 221

4

Shoqëri të kursim-

kreditit 113 131 130 131 125 130 133 135

5 5 Unione të shoqërive të

kursim-kreditit 2 2 2 2 2 2 2 2

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010)

Page 182: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

172

Tabela A1. 12 Pesha e aktiveve të bankave që operojnë në Shqipëri ndaj atyre

mëma

Në fund të vitit 2010, përbënte:

Banka Raiffeisen 2.59 % të totalit të aktiveve të Raiffeisen International.

Banka Intesa Sanpaolo rreth 0.13 % të totalit të aktiveve të grupit Intesa Sanpaolo.

Banka Alpha rreth 0.73 % të totalit të aktiveve të Bankës Alfa (Greqi).

Banka Tirana rreth 1.13 % të totalit të aktiveve të grupit Piraeus Bank.

BKG në Shqipëri 0.26 % të totalit të aktiveve të grupit të BKG.

Banka Popullore rreth 0.03 % të totalit të aktiveve të grupit Société Générale.

Banka Emporiki rreth 0.01 % të totalit të aktiveve të grupit Credit Agricole.

Burimi: Banka e Shqipërisë (2011)

Tabela A1. 13 Shpërndarja e degëve/agjencive bankare sipas rretheve

Nr. Prefekturat TOTALI

1 Tiranë

210

2 Durrës

51

3 Fier

45

4 Elbasan

29

5 Korçë

38

6 Shkodër

24

7 Vlorë

39

8 Lezhë 26

9 Berat

21

10 Gjirokastër

24

11 Kukës

9

12 Dibër

8

Totali

524

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010)

Page 183: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

173

Tabela A1. 14 Pesha e aktiveve për çdo bankë në vite

2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 Mesatarja/bankë

BR 0.5455 0.5193 0.4882 0.4078 0.3541 0.3193 0.3011 0.2828 0.4023

BBSH

0.0071 0.0077 0.0082 0.0074 0.0070 0.0056 0.0054 0.0069

BIZH

0.0016 0.0026 0.0035 0.0041 0.0051 0.0066 0.0039

BKT 0.0954 0.1010 0.1094 0.1231 0.1303 0.1340 0.1228 0.1443 0.1201

BT 0.0715 0.0710 0.0740 0.0813 0.0800 0.0908 0.0981 0.0954 0.0828

BNT 0.0062 0.0062 0.0061 0.0063 0.0060 0.0069 0.0060 0.0077 0.0064

BPC 0.0305 0.0376 0.0443 0.0484 0.0451 0.0403 0.0366 0.0466 0.0412

BE 0.0139 0.0116 0.0105 0.0152 0.0202 0.0282 0.0306 0.0330 0.0204

BKG 0.0261 0.0223 0.0200 0.0254 0.0283 0.0418 0.0663 0.0478 0.0348

BA

0.0739 0.0661 0.0575 0.0591 0.0709 0.0847 0.0734 0.0694

BPI 0.0062 0.0065 0.0060 0.0051 0.0035 0.0028 0.0040 0.0066 0.0051

BKSH

0.0029 0.0032 0.0026 0.0027 0.0023 0.0020 0.0026

BC

0.0096 0.0191 0.0337 0.0443 0.0478 0.0487 0.0569 0.0372

BP

0.0103 0.0308 0.0460 0.0496 0.0432 0.0429 0.0371

BU

0.0052 0.0105 0.0153 0.0189 0.0125

ABA 0.0811 0.0830 0.0940 0.1123 0.1286 0.1062

0.1009

BISH 0.0485 0.0462 0.0396 0.0389 0.0358 0.0371

0.0410

Mesatarja/vite 0.0925 0.0765 0.0625 0.0625 0.0588 0.0588 0.0580 0.0580

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010) Llogaritjet e Autorit

Page 184: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

174

Tabela A1. 15 Aksionerët e bankave (31.12.2009)

Banka

t Aksionerët

Pesha në

kapital Pronësia

Origjina

e

kapitalit

Origjina e

vendit

BR

Raiffeisen International

Bank- Holding AG

100 E huaj

Private Austri

BKT

Çalik Finansal Hizmetler

A.S. (ish Calik Seker

Konsorsiyum Yatirim

A.S.)

100 E huaj Private Turqi

BBSH

Banka Islamike e

Zhvillimit (IDB) Jeddah

55.0 Private E huaj Institucion

Ndërkombëtar

Shamil Bank of Bahrein 20.0

Private E huaj Arabi

Malaysian Co Business

Fokus

6.34 Private E huaj Malajzi

Dallah Albaraka Holding

10.0 Private E huaj Arabi Saudi Brothers Commerce

Arabi Co

2.50 Private E huaj

Individë

6.17 Private E huaj

BT

Piraeus Bank

96.7 Private E huaj Greqi Dafnila SA 1.3 Private E huaj

Individ

2.0 Private E huaj

BKG National Bank of Greece 100.0 Private E huaj Greqi

BA Alpha Bank, Greece

100.0 Private E huaj Greqi

BV Veneto Banca Holding

S.c.p.A.

100 Private E huaj Itali

BPC ProCredit Holding

80.0 Private E huaj Gjermani

Commerzbank AG

20.0 Private E huaj

BNT

ICB Holding AG 100.0 Private E huaj Zvicër

(Malajzi)

BC

10 Individë

65.77 Private Vendase Shqipëri

BUSHATI sh.p.k.

4.74 Private Vendase

EMIGRES SL

4.15 Private E huaj Spanjë

BFSE Holding BV 22.17 Private E huaj Hollandë

SECO ( SIFEM)

3.17 Private-

Shtetëror

e

E huaj Zvicër

BE Emporiki Bank, Greece 100.0 Private E huaj Greqi

BKSH

3 individë 100 Private E huaj Kuvajt

BP

SOCIÉTÉ GÉNÉRALE

75.0 Private Vendase Francë

9 individë

25.0 Private Vendase Shqipëri

BU

Unioni Financiar i Tiranës

83.13 Private Vendase Shqipëri

Banka Evropiane për

Rindërtim dhe Zhvillim

(EBRD)

12.5 Private E huaj Institucion

Ndërkombëtar

2 individë

4.37 Private Vendase Shqipëri

BPI

First Investment Bank,

Bulgaria

99.9998 Private E huaj Bullgari

Vitosha Ventures AD

0.0001 Private E huaj Bullgari

First Financial Brokerage

House Ltd

0.0001 Private E huaj Bullgari

ISBA

Intesa Sanpaolo S.p.A

(ISP

90.83 Private E huaj Itali

Banka Evropiane për

Rindërtim dhe Zhvillim

(EBRD)

7.78 Private E huaj Institucion

Ndërkombëtar

Intesa Sanpaolo Bank

Albania Shoqëria Italiane

për Ndërmarrjet e Huaja

S.p.a (SIMEST)

1.39 Private E huaj

Itali

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010)

Page 185: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

175

Aneks 2 Tregues të stabilitetit bankar shqiptar

Tabela A2 1 Indeksi Z për çdo bankë në vite (në %)

Bankat 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 Mesatarja/bankë

BNT 63.04 65.02 56.42 48.72 48.35 44.11 43.24 31.72 50.08

BKSH 36.25 27.87 24.27 29.45 29.62 30.25 29.62

BT 13.66 17.94 15.29 15.28 17.68 23.29 24.42 23.99 18.94

BKT 14.70 18.46 15.72 17.77 17.16 18.04 21.01 18.38 17.65

BPI 18.16 17.21 17.33 17.62 19.31 22.19 14.21 8.84 16.86

BR 5.22 5.85 8.92 11.23 12.33 12.66 10.48 11.38 9.76

BPC 31.72 12.37 8.37 14.01 12.68 10.16 9.98 11.12 13.80

BA - 8.52 7.62 14.02 13.72 12.21 10.75 11.95 11.26

BBSH - 14.91 15.77 12.72 11.10 9.88 10.64 10.23 12.18

BP - - 21.87 6.97 5.28 7.58 6.76 8.90 9.56

BE 18.35 19.21 19.06 11.84 7.71 6.05 6.30 6.10 11.83

BC - 15.25 10.38 6.90 5.11 5.27 6.23 4.47 7.66

BIZH - - 15.52 9.24 6.17 6.07 4.54 4.27 7.63

BKG 5.46 6.42 7.60 6.59 6.22 3.27 2.57 5.36 5.44

BU - - - - 5.02 2.93 1.92 2.57 3.11

ABA 8.19 14.14 10.95 10.62 9.57 7.87 - - 10.22

BISH 5.74 4.67 6.28 6.26 3.04 3.47 - - 4.91

Mesatarja/ vite 18.42 16.92 17.08 14.85 13.22 13.21 13.51 12.63 14.98

devijimi standart 17.68 15.31 12.84 10.58 10.83 11.44 11.47 9.29 -

Burimi: Llogaritjet e Autorit

Page 186: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

176

Tabela A2 2 NPL/Hua totale për çdo bankë në vite

2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 Mesatarja/bankë

BR 0.2976 0.1829 0.0978 0.0040 0.0154 0.0309 0.1078 0.1620 0.1123

BBSH

0.0000 0.0000 0.0116 0.0347 0.0358 0.0837 0.1458 0.0445

BIZH

0.0636 1.0000 0.0000 0.0000 0.0113 0.0497 0.1874

BKT 0.0331 0.0000 0.0009 0.0130 0.0141 0.0265 0.0581 0.0590 0.0256

BT 0.0944 0.0109 0.0267 0.0329 0.0253 0.0291 0.0356 0.0679 0.0403

BNT 0.1637 0.1028 0.0780 0.1211 0.1253 0.0503 0.0581 0.0402 0.0924

BPC 0.0248 0.0124 0.0097 0.0438 0.0950 0.0779 0.0525 0.0477 0.0455

BE 0.0140 0.0000 0.0706 0.0080 0.0070 0.0417 0.1203 0.2119 0.0592

BKG 0.0808 0.0226 0.0198 0.0185 0.0241 0.0403 0.0667 0.1386 0.0514

BA

0.0150 0.0175 0.0166 0.0117 0.0017 0.0375 0.0476 0.0211

BPI 0.0050 0.0001 0.0013 0.0000 0.0000 0.0008 0.0540 0.0733 0.0168

BKSH

0.0000 0.0000 0.1005 0.1414 0.0384 0.0684 0.0581

BC

0.0000 0.0000 0.0197 0.0383 0.0282 0.0348 0.0992 0.0314

BP

0.8775 0.0129 0.0490 0.0820 0.1375 0.1482 0.2179

BU

0.0000 0.0033 0.0185 0.0254 0.0118

ABA 0.0361 0.0113 0.0101 0.0049 0.0103 0.0104

0.0138

BISH 0.1915 0.2279 0.2035 0.1412 0.2009 0.1228

0.1813

Mesatarja/vite 0.0941 0.0451 0.0923 0.0905 0.0442 0.0425 0.0610 0.0923 0.0703

Burimi: Banka e Shqipërisë (2010) dhe Llogaritjet e Autorit

Page 187: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

177

Aneks 3 Analiza e korrelacionit midis treguesve të konkurrencës dhe efiçencës

Tabela A3 1 Korrelacioni midis treguesve të fuqisë së tregut

HHIaktive CR5aktive CR3aktive HHIkredi CR5kredi CR3kredi HHIdep CR5dep CR3dep Lerner

HHIaktive 1.000

CR5aktive 0.988 1.000

CR3aktive 0.983 0.977 1.000

HHIkredi 0.801 0.781 0.709 1.000

CR5kredi 0.824 0.811 0.724 0.976 1.000

CR3kredi 0.773 0.754 0.678 0.987 0.978 1.000

HHIdepozita 0.995 0.974 0.966 0.816 0.835 0.781 1.000

CR5depozita 0.973 0.983 0.942 0.793 0.819 0.767 0.971 1.000

CR3depozita 0.988 0.996 0.979 0.772 0.792 0.744 0.977 0.989 1.000

Lerner 0.244 0.250 0.387 -0.121 -0.222 -0.234 0.225 0.174 0.264 1.000

Burimi: Llogaritjet e Autorit

Tabela A3 2 Korrelacioni midis treguesve të efiçencës

RoAA RoAE Efiçenca(BQ) Efiçenca e kostos

RoAA 1.000

RoAE 0.9775 1.000

Efiçenca(BQ) -0.7519 -0.6331 1.000

Efiçenca e kostos 0.7884 0.8985 -0.2591 1.000

Burimi: Llogaritjet e Autorit

Page 188: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

178

Aneks 4 Rezultatet e analizës së kostove dhe përfitimeve të konkurrencës në tregun

bankar shqiptar

Aneks 4. 1 Analiza deskriptive dhe korrelacionit të variablave

Analiza deskriptive e variablave

Variablat Mean

Indeksi Z

Std. Dev. Min Max

Indeksi Z

.145556 .1196359 .019241 .650222

Npl/huatot .0691253 .1289488 0 1

Efiçenca .7071498 .1231615 .364423 .943695

Lerner .5124781 .2408922 -.361016 .956318

Sta .0643782 .1011986 .001642 .54552

Hua/TA .3885124 .2143703 .002593 .932074

E/TA 19.62735 20.11109 .360804 99.9799

ROA .2154731 2.717108 -15.7801 8.4676

Nim .0335264 .0118001 .00469 .072781

Burimi: Llogaritjet e Autorit

Korrelacionet midis variablave të regresioneve

Indeksi Z

Indeksi Z

Npl/huatot Efiçenca Lerner Sta Hua/TA E/TA ROA Nim

Indeksi Z

1.000

Npl/huatot 0.016 1.000

Efiçenca 0.061 -0.009 1.000

Lerner -0.140 -0.113 -0.089 1.000

Sta -0.174 -0.080 0.054 -0.115 1.000

Hua/TA -0.130 -0.034 0.245 -0.060 -0.296 1.000

E/TA 0.408 0.139 0.022 0.094 -0.451 -0.224 1.000

ROA 0.1432 0.434 0.112 -0.509 0.217 -0.016 -0.365 1.000

Nim 0.169 -0.103 -0.291 -0.238 -0.045 0.277 -0.239 0.355 1.000

Burimi: Llogaritjet e Autorit

Page 189: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

179

Aneks 4. 2 Testi Breusch and Pagan Lagrangian multiplier për efektet fikse

1) indeksiz[bankat,t] = Xb + u[bankat] + e[bankat,t]

Rezultatet Var sd = sqrt(Var)

indeksiz .0143127 .1196359

e .0019685 .0443677

u .011828 .1087565

Test: Var(u) = 0 chi2(1) = 274.08 Prob > chi2 = 0.0000

2) efiçenca[bankat,t] = Xb + u[bankat] + e[bankat,t]

Rezultatet Var sd = sqrt(Var)

efiçenca .0151687 .1231615

e .0012793 .0357672

u .013098 .1144464

Test: Var(u) = 0 chi2(1) =270.28 Prob > chi2 =0.0000

3) nplhuatotbr[bankat,t] = Xb + u[bankat] + e[bankat,t]

Rezultatet Var sd = sqrt(Var)

NPL/huatotale .0166278 .1289488

e .009132 .0955616

u .0021045 .0458754

Test: Var(u) = 0 chi2(1) =20.86 Prob > chi2 = 0.0423

Page 190: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

180

Aneks 4. 3 Testet e heteroskedasticitetit dhe autokorrelacionit

Testi Wald i modifikuar për heteroskedasticitetin në modelin e regresionit me

efekte fikse

H0: σi2=σi

Regresioni me variabël të

varur: NPL/hua totale

Regresioni me variabël të

varur: Efiçenca

Regresioni me variabël të

varur: Indeksi Z

chi2 (17) = 8675.31

chi2 (17) = 1086.28

chi2 (17) = 3642.63

Prob>chi2 = 0.6526

Prob>chi2 = 0,635

Prob>chi2 = 0.511

Testi Wooldridge për autokorrelacionin në panel data

H0: nuk ka korrelacion

Regresioni me variabël të

varur: NPL/hua totale

Regresioni me variabël të

varur: Efiçenca

Regresioni me variabël të

varur: Indeksi Z

F(1, 16) = 0.366 F( 1, 16) = 0.867 F( 1, 16) = 0.234

Prob > F = 0.592 Prob > F = 0.425 Prob > F = 0.654

Page 191: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

181

Aneks 4. 4 Analiza grafike e mbetjeve për tre regresionet

Grafiku A4.4. 1 Histograma e mbetjeve në regresionin me variabël të varur

efiçencën 0

510

15

Dens

ity

-.1 -.05 0 .05 .1e[bankat,t]

Grafiku A4.4. 2 Mbetjet në regresionin me variabël të varur efiçencën sipas

paraqitjes “box”

-.1-.0

5

0

.05.1

e[ban

kat,t]

Grafiku A4.4. 3 Shpërndarja normale e mbetjeve në regresionin me variabël të

varur efiçencën

0.00

0.25

0.50

0.75

1.00

Norm

al F[

(gab

imifik

sefic

enca

-m)/s

]

0.00 0.25 0.50 0.75 1.00Empirical P[i] = i/(N+1)

Page 192: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

182

Grafiku A4.4. 4 Histograma e mbetjeve në regresionin me variabël të varur

NPL/hua totale

05

10

Dens

ity

-.1 0 .1 .2e[bankat,t]

Grafiku A4.4.5 Mbetjet në regresionin me variabël të varur NPL/hua totale sipas

paraqitjes “box”

-.10

.1.2

e[ban

kat,t]

Grafiku A4.4. 6 Shpërndarja normale e mbetjeve në regresionin me variabël të

varur NPL/hua totale

0.00

0.25

0.50

0.75

1.00

Norm

al F[

(NPL

-m)/s

]

0.00 0.25 0.50 0.75 1.00Empirical P[i] = i/(N+1)

Page 193: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

183

Grafiku A4.4. 7 Histograma e mbetjeve në regresionin me variabël të varur indeksin

Z

05

1015

Dens

ity

-.1 -.05 0 .05 .1e[bankat,t]

Grafiku A4.4. 8 Mbetjet në regresionin me variabël të varur indeksin Z sipas

paraqitjes “box”

-.1-.0

5

0

.05

.1

e[ba

nkat

,t]

Grafiku A4.4. 9 Shpërndarja normale e mbetjeve në regresionin me variabël të

varur indeksin Z

0.00

0.25

0.50

0.75

1.00

Norm

al F[

(Zind

eks-

m)/s

]

0.00 0.25 0.50 0.75 1.00Empirical P[i] = i/(N+1)

Page 194: Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar ...€¦ · 2.1.1 Tregu bankar në vendet e Evropës post-komuniste pas viteve ‟90 ..... 41 2.1.2 Zhvillimet kryesore të

Konkurrenca, efiçenca dhe stabiliteti në tregun bankar shqiptar Suela Kristo

184