Komunikatë për shtyp polis coplan

1

Click here to load reader

description

Mbi qendrimin e Universitetit POLIS dhe Co-PLAN per asgjesimin e armeve kimike Siriane ne Shqiperi.

Transcript of Komunikatë për shtyp polis coplan

Page 1: Komunikatë për shtyp polis coplan

 

 

Tiranë, 13.11.2013

K O M U N I K A T Ë P Ë R S H T Y P Nisur nga ndjeshmëria e lartë e lajmit dhe niveli i deritanishëm i informacionit që është qarkulluar në lidhje me çështjen e asgjësimit të armëve kimike Siriane në Shqipëri, Universiteti POLIS dhe Co-Plan si pjesë të shoqërisë civile mbështesin lëvizjen qytetare kundër asgjësimit të armëve kimike siriane në Shqipëri, për këto arsye: 1 – Pavarësisht teknologjisë dhe proceseve të asgjësimit dhe të mirëmbajtjes ende të paqarta, sikurse dhe infrastruktura e duhur dhe protokolli i sigurisë, është shumë e rëndësishme të kuptohet se Shqipëria nuk disponon infrastrukturën për mirëmbajtjen e lëndëve të mbetura pas proceseve të asgjësimit, si dhe plane të manaxhimit të katastrofave të mundshme mjedisore dhe humane. 2 - Një vendim i mundshëm për të asgjësuar armët kimike ndikon negativisht në imazhin e Shqipërise turistike. Ndaj një vendim në favor të asgjësimit të tyre në Shqipëri, do të shërbente si anti-reklama më e fuqishme e Shqipërisë me prioritete për zhvillimin e turizmit dhe të bujqësisë, ngushtësisht të lidhura me zhvillimin ekonomik. 3 – Një vendim i mundshëm për të asgjësuar armët kimike në Shqipëri, mund të vendosë precedentë të rrezikshëm, për sjelljen tonë ndaj vetes dhe të të tjerëve me ne. Askush nuk do të merte mundimin t’i kërkonte Zvicrës asgjësimin e armëve kimike pasi përgjigja kundërshtuese dihet dhe pa u kryer referendumi. Janë pikërisht vendime të tilla të rëndësishme në nivel kombëtar, që përcaktojnë perceptimin e një shteti ndërkombëtarisht, dhe në këtë rast perceptimi ndaj Shqipërise thotë shumë gjëra, shumë prej të cilave aspak pozitive. Është thelbësore që çështja e armëve kimike të mos politizohet. Po ashtu, është po aq e rëndësishme që kjo çështje të mos shërbejë si shkak për të vënë në ekuivok partneritetin e Shqipërisë me partnerë të rëndësishëm si Shtetet e Bashkuara të Amërikës dhe NATO. Këto partneritete tek sa janë të vyera dhe të vlerësuara për Shqipërinë, nuk duhet të rezultojnë në sjellje të kompleksuara tonat në mënyrën si vendosim për çështje të një rëndësie e interesi kombëtar, i cili duhet të prevalojë mbi çdo interes tjetër. Me respekt, Universiteti POLIS & Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit