KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për...

23
KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I EKONOMISË STUDIMET MASTER PRISHTINË, NËNTOR 2017

Transcript of KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për...

Page 1: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

KOLEGJI RIINVEST

DORACAK PËR STUDENTË

DEPARTAMENTI I EKONOMISË

STUDIMET MASTER

PRISHTINË, NËNTOR 2017

Page 2: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

FJALA PËRSHËNDETËSE NGA UDHËHEQËSI I PROGRAMIT

Të nderuar studentë,

Mirë se vini në studimet postdiplomike-master të departamentit të Ekonomisë në Kolegjin Riinvest.

Shpresojmë se përvoja juaj në Riinvest do të shënojë kthesë në karrierën dhe në zhvillimin tuaj personal.

Shumë pyetje rreth ngjarjeve ekonomike, zhvillimeve ekonomike dhe krizave ekonomike, vazhdimisht

janë duke provokuar shkencëtarët, analistët, menaxherët dhe politikëbërësit për studime dhe hulumtime

të reja. Në anën tjetër, ekonomia e Kosovës në këtë kohë të globalizimit, është më shumë se kurrë e

ndërlidhur me ekonomitë e tjera botërore, duke ofruar mundësi më të mëdha për zhvillim, por gjithashtu

edhe kompleksitet më të madh. Zhvillimi i ekonomisë sonë dhe komunikimi me ekonomitë botërore, do

të kërkojë vazhdimisht menaxherë të cilët do të udhëheqin ndërmarrjet tona drejt sukseseve globale.

Institucionet tona do të kërkojnë ekonomistë me njohuri dhe te shkathët, të cilët kanë kapacitete të marrin

vendime të duhura për zhvillimin e vendit. Kosova po ashtu ka nevojë për një ambient biznesor të

përshtatshëm për zhvillim dhe përkrahje ligjore për bizneset për t’i tejkaluar sfidat e një vendi në zhvillim.

Si studentë të menaxhmentit dhe specializimeve që ky program ngërthen në vete, ju do të kaloni nëpër

një program dhe mësime të cilat vazhdimisht freskohen me teoritë, zhvillimet dhe literaturën më

bashkëkohore në shkencën e ekonomisë dhe të menaxhmentit.

Riinvest, me përvojën e vet në studimet e ekonomisë dhe të biznesit, është krenar që programet e veta

kanë ndikim mbresëlënës në zhvillimin e studentëve. Ne jemi krenarë që programet tona bashkëkohore,

inovative, dhe hulumtimet shkencore brenda këtyre programeve, janë njohur botërisht dhe këtë fakt e

konfirmon edhe bashkëpunimi i ngushtë që kemi me universitete dhe institucione ndërkombëtare. Në

këtë aspekt, duhet theksuar edhe një herë se Kolegji Riinvest në vetvete ka gjithashtu Institutin Riinvest,

lider për hulumtime në ekonomi, pjesë e të cilit do të jeni edhe ju gjatë studimeve tuaja.

Njohuritë, hulumtimet, statistikat dhe të dhënat e mbledhura nga projektet e Institutit Riinvest, do të jenë

pjesë e ligjëratave dhe punës praktike në institucionin tonë.

Unë besoj shumë se ju do të shfrytëzoni rastin, të merrni gjithçka që Kolegji Riinvest ofron për ju. Suksese

të mëdha e presin Kolegjin Riinvest në vitet që po vijnë, dhe ne besojmë shumë që edhe ju do të jeni

pjesë e këtyre sukseseve. Kolegji, administrata dhe i gjithë stafi edukativo-arsimor do të jenë gjithëherë të

gatshëm t’u ofrojnë shërbime në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe njëkohësisht cilësore gjatë

studimeve tuaja.

Suksese,

Hajdin BERISHA

Udhëheqës i Studimeve Master

1

Page 3: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

2

PERSONELI QË JU DUHET TA KONTAKTONI

Informata tjera të rëndësishme:

Tel: 038 224 322E-mail: [email protected]: www. riinvest.net

Pozita Emri dhe Mbiemri Email Udhëheqës i programit Hajdin Berisha [email protected] Administratore e Programit Sadie Miftari [email protected] Zyrtare për �inanca Eranda Basholli [email protected] Zyrtare e Zyrës së diplomimit Drenusha Murtezi [email protected] Zyrtare e IT Malësore Gashi [email protected] Zyrtar i SIM Mensur Osmani [email protected] Bibliotekist Halim Mahmuti [email protected]

Page 4: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

FJALA PËRSHËNDETËSE NGA UDHËHEQËSI I PROGRAMIT 1

PERSONELI QË JU DUHET TA KONTAKTONI! 2

INFORMATA PËR INSTITUCIONIN 5

KOLEGJI RIINVEST 5

SI ËSHTË I ORGANIZUAR KOLEGJI RIINVEST? 5

INFORMATA PËR PROGRAMIN 7

INFORMATA PËR PROCEDURAT DHE SHËRBIMET 11

CILAT JANË PROCEDURAT E REGJISTRIMIT 11

SI E MARR ID-NË 11

A KAM QASJE NË PROFILIN TIM 11

ÇKA ËSHTË E-LEARNING 12

ÇFARË DETYRE KA ADMINISTRATORI 12

SI TË MENAXHOJ FINANCAT 13

ÇFARË DETYRA KA BIBLOTEKARI 13

SI ËSHTË QASJA NË KOMPJUTER 13

Ç’ËSHTË QASJA NË PARKING 13

PIJET DHE USHQIMI 13

INFORMATA PËR SHËRBIMET SHËNDETËSORE 14

AKTIVITETET STUDENTORE JASHTË MËSIMORE 14

INFORMATA PËR PROCESIN E MËSIMDHËNIES, MËSIMNXËNIES DHE VLERËSIMIT

SI PËRCAKTOHEM PËR LËNDËT ZGJEDHORE 14

A DUHET TË VIJ ME RREGULL NË LIGJERATA 14

PËR SA KOHË DUHET T’I PËRFUNDOJ STUDIMET 14

A MUND TË PAUZOJ DHE TË KTHEHEM PËRSËRI TI VAZHDOJ STUDIMET 15

CILA ËSHTË QASJA E MËSIMNXËNIES DHE MËSIMDHËNIES 15

CFARË AKTIVITETESH PARASHIKOHEN NË PROGRAM 15

ÇFARË JANË METODAT E VLERËSIMIT 15

SI VLERËSOHEN LËNDËT 16

KUR IPEN DETYRAT 16

3

Page 5: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

A DUHET TË GJITHA DETYRAT TË SHKRUHEN ME KOMPJUTER 16

ÇKA DUHET TË KEM PARASYSH KUR BËJ NJË DETYRË 16

SI E DORËZOJ DETYRËN 16

ÇFARË NDODH NËSE NUK E DORËZOJ DETYRËN 17

KUR I MARR REZULTATET E VLERËSIMIT 17

A E MARR KOPJEN E VLERËSIMIT 17

ÇFARË ËSHTË SISTEMI I NOTIMIT 18

ÇKA NDODH NËSE NUK E KALOJ LËNDËN 18

ÇKA ËSHTË PLAGJIATURA DHE MASHTRIMI 18

KËND DUHET TA KONTAKTOJ KUR KAM NDONJË PYETJE 19

SI MUND TË ANKOHEM 19

A KA NDONJË MEKANIZËM PËR PJESËMARRJEN E STUDENTËVE 19

SI MUND T’I BËJ KOMENTET PËR PËRVOJËN TIME NË KOLEGJ 20

SI PËRCAKTOHEM PËR TEMË DIPLOME 20

SI TA PËRGATIS PROPOZIMIN E TEMËS SË DIPLOMËS 20

SI DO TË PUNOJ PËR TEMËN E DIPLOMËS 20

PËR SA KOHË DUHET TA PËRFUNDOJ TEMËN 21

SI DO TA MBROJ TEMËN E DIPLOMËS 21

ÇKA DUHET TË BËJ PËR TË MARRË DIPLOMËN 21

4

Page 6: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

5

INFORMATA PËR INSTITUCIONIN

Kolegji RIINVEST u themelua si rezultat i partneritetit në mes të Institucionit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të mirënjohur, me 15 vite traditë, dhe ISOFT një kompani e specializuar në inxhinieri softuerike. Kolegji RIINVEST është licensuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në vitin 2007. Kombinimi i mësimdhënies, hulumtimit dhe punës praktike synon qasjet e reja në studimet ekonomike si faktor kryesor konkurrues në krahasim me institucionet tjera arsimore në Kosovë.

Në Korrik të vitit 2012, Riinvest u akreditua nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës si Kolegj me drejtime në fushën e Ekonomisë, Menaxhmentit dhe Inxhinierisë Softuerike.

Si është i organizuar Kolegji Riinvest?Kolegji Riinvest është i strukturuar në katër shtylla kryesore:

• Bordi, • Këshilli akademik, • Ekipi menaxhues dhe • Departamentet.

Ekipi menaxhues ka për detyrë mbikqyrjen e departamenteve, zyrave organizative, akademike dhe kërkimore.

Drejtori ekzekutiv është autoriteti kryesor menaxhues i cili punon ngushtë me ekipin e menaxhmentit të përbërë nga:

• Drejtori për planifikim akademik dhe marrëdhënie ndërkombëtare, • Drejtori për administratë dhe • Drejtori i financave.

Përderisa Këshilli akademik kryesohet nga kryetari.

Page 7: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

6

Udhëheqësi i Programit

Emri: Hajdin Berisha

Email: [email protected]

Telefoni: 038/244-322

Udhëheqësi i programit është përgjegjës për procesin e mësimdhënies dhe hulumtimit në

departament. Ai nxit dhe ndërmerr iniciativa për bashkëpunim me institucione vendore

dhe ndërkombëtare, dhe është përgjegjës për zhvillimin e programeve të studimit të një

cilësie sa më të lartë.

Page 8: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

7

INFORMATA PËR PROGRAMIN

Si është i strukturuar programi i studimeve Postdiplomike?

Programi ofrohet me orar të plotë me kohëzgjatje prej dy vitesh (4 semestra) dhe me 120

ECTS Kredi. Programi quhet Master ne Menaxhment, dhe ka 5 profile te ndara:

1. Menaxhment i përgjithshëm

2. Banka dhe Financa

3. Marketing

4. Menaxhimi i Sistemeve Informative

5. Agrobiznes

Studentët orientohen në njërin nga profilet në semestrin e tretë të studimeve. Përderisa në

dy semestrat e para (apo në vitin e parë) të gjithë studentët do të ndjekin lëndët bazë të

Menaxhmentit.

Cili është qëllimi specifik i drejtimit të Menaxhmentit

Qëllimi i programit Master në Menaxhment është që të ofrojë studime të avancuara dhe

bashkëkohore të menaxhimit, qasje që do tu mundësojë studentëve që të aplikojnë

njohuritë, aftësitë, metodologjitë kërkimore si dhe strategjitë brenda organizatave të

biznesit bashkëkohor.

Programi do tu ofrojë stundetëve aftësitë analitike dhe strategjike nëpërmjet shfrytëzimit të

literaturës akademike në kolegj si dhe të mësuarit e pavarur, duke zhvilluar qasje të

pavarur, kritike dhe krijuese të problemeve menaxheriale brenda organizatave dhe për t'u

marrë me problemet dhe sfidat në ambientin Kosovar dhe global.

Page 9: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

8

Me përfundimin e suksesshëm të këtij programi studentët do të jenë të aftë të:

• Të studiojnë në mënyrë të pavarur, të kontekstualizojnë, analizojnë dhe të nxjerrin

përfundime nga diskutimet teorike dhe burimet tyre.

• Të mësojnë nga përvoja duke marrë një perspektivë të gjerë lidhur me zhvillimet

bashkëkohore dhe kërkimet në biznes dhe në bazë të kësaj të hartojnë raporte, projekte

dhe artikuj kërkimor duke demonstruar qasje kritike e studim të avancuar.

• Të përdorin komunikimin verbal dhe me shkrim si dhe komunikimin elektronik që të

përdorin informatat, të debatojnë, dhe prezantojnë argumente komplekse të adaptuara

për audienca dhe rrethana te ndryshme.

• Të identifikojnë detyrat, dhe aktivitetet, t’i organizojnë burimet dhe t’i shfrytëzojnë ato

dhe shkathtësitë menaxheriale në mënyrë efektive duke përfshirë edhe aftësitë për

menaxhimin e ndryshimeve.

• Të përgatisin dhe prezantojnë tezat e tyre dhe raportet mbi strukturat menaxheriale dhe

funksionet, sfidat në zhvillimin strategjik dhe projektet investive si dhe të përgatisin,

menaxhojnë dhe zbatojnë projektet kërkimore.

Specializimi në Menaxhment të Përgjithshëm

Specilizimi ka për qëllim të përgatis studentët:

• Të kuptojnë në mënyrë kritike dhe të avancuar se si veprojnë funksionet në një kompani,

dhe si ato ndikojnë në zhvillimin e biznesit.

• Të aplikojnë metodat dhe dinamikat e udhëheqjes për menaxhim të një kompanie si

NVM, kompani prodhuese ose shërbyese dhe OJQ.

• Të përdorin instrumentet praktike dhe teorike për zgjedhjen dhe planifikimin e një

strategjie të menaxhimit të një organizate.

Page 10: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

9

Specializimi i Menaxhmentit në Marketing

Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët:

• Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat e nevojshme për zgjedhjen e tregjeve të

reja dhe të planifikojnë dhe zhvillojnë strategjitë e marketingut.

• Të aplikojnë teknikat për një planifikim efikas të strategjisë së brendit, duke njohur të

gjitha veglat dhe duke përdorur informatat nga konsumatorët për vendimmarrje e

promocion

• Të përdorin metodat kryesore për hulumtimin e tregut dhe se si të mbledhin informata

nga konsumatori si dhe të parashikojnë dhe identifikojnë nevojat e sotme të konsumatorit

dhe t’i komunikojnë ato në një mënyrë sa më inovative.

Specializimi i Menaxhmentit në Banka dhe Financa

Specilizimi në Banka dhe Financa ka për qëllim të përgatis studentët:

• Të kuptojnë funksionimin e tregjeve financiare dhe të institucioneve financiare për të

analizuar situata të ndryshme që ndodhin në treg me qëllim të përshtatjes së atyre

rrethanave me portfoliot e konsumatorëve.

• Të praktikojnë marrjen e vendimeve për investime dhe financa në një korporatë dhe të

ndërtojnë aktivitete financiare për të zhvilluar organizatat.

• Të vlerësojnë ndikimet lokale dhe globale bankare dhe të rregullatorëve financiarë në

sistemet lokale bankare.

Page 11: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

10

Specializimi në Sistemin e Informacionit për Menaxhment (SIM)

Specilizimi në SIM ka për qëllim të përgatis studentët:

• Të kuptojnë dhe përdorin sistemet e mbështetjes së vendimeve, bazat e të dhënave dhe

inteligjencën biznesore për të fuqizuar pozicionin konkurrues dhe zgjedhjet strategjike të

organizatave të tyre.

• Të përdorin teknika më të avancuara në analizën dhe vlerësimin e të dhënave.

• Të menaxhojnë, këshillojnë dhe të marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe kreative

në zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë së informacionit dhe të menaxhojnë rrjedhën e

informacionit brenda organizatës.

Specializimi i Menaxhmentit në Agrobiznes

Specilizimi në Agrobiznes ka për qëllim të përgatis studentët:

• Të zhvillojnë një pasqyrë të mirëfilltë të sistemeve bujqësore dhe të jenë në gjendje të

aplikojnë njohuritë shkencore në menaxhimin e sistemeve të prodhimit bujqësor.

• Të ndërmarrin përsipër me kompetencë menaxhimin dhe zhvillimin e një agrobiznesi.

• Të integrojnë burimet financiare, njerëzore dhe biofizike të një biznesi bujqësor për të

planifikuar dhe dizajnuar sisteme të qëndrueshme të menaxhimit në një agrobiznes.

Page 12: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

11

INFORMATA PËR PROCEDURAT DHE SHËRBIMET

Cilat janë procedurat e regjistrimit

Me regjistrimin e vitit të parë ju regjistroheni në semestrin e parë. Ju duhet të regjistroni

semestrin, ku me këtë rast edhe zgjedhni lëndët zgjedhore. Ju lutem shihni me kujdes

kushtet e regjistrimit të semestrit dhe bëni këtë veprim në kohën e duhur.

Koha e regjistrimit të semestrave:

Si e marr ID-në

ID-në do ta merrni me rastin e fillimit të vitit. Stafi jonë do t’u fotografojë dhe të ju pajis me

ID.

ID-në e përdorni për qasje në bibliotekë, provime dhe gjatë shfrytëzimit të shërbimeve

tjera të Kolegjit.

Për probleme eventuale me ID kontaktoni: [email protected]

A kam qasje në email zyrtar?

Me rastin e regjistrimit ju do të pajiseni me emailin zyrtar me emër të përdoruesit

emri.mbiemri dhe me fjalëkalimin e përkohshëm të cilin e ndërroni pastaj. Për e-mail

kontaktoni [email protected]

A kam qasje në profilin tim?

Gjjatë regjistrimit ju do të pajiseni me të dhëna për qasje në MIS (Sistemi për Menaxhimin e

Studentëve që Kolegji Riinvest përdor). Në MIS ju mund t’i shihni syllabuset e lëndëve,

paraqitni provimet, shihni notat, etj.

Për qasje në MIS kontaktoni [email protected]

Semestri I Nëntor Semestri II Maj Semestri III Janar Semestri IV Qershor

Page 13: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

12

Çka është E-learning?

E-learning është platformë të cilën e përdor mësimdhënësi për të vendosur materialet e

mësimit dhe detyrat. Në E-learning mësimdhënësi poashtu mund të iniciojë diskutime, të

parashtrojë kuize dhe të jap lajmërime.

Studenti sipas instruksioneve të mësimdhënësit mund t’i dorëzojë detyrat në E-learning.

Ju do të pajiseni me emër të përdoruesit dhe fjalëkalim.

Për qasje në E-learning kontaktoni: [email protected]

Çfarë detyre ka administratori?

Të gjitha informatat për çështje administrative dhe akademike i merrni nga adminstratori i

programit. Administrata është e obliguar t’i pranojë kërkesat e juaja dhe ti trajtojë ato në

pajtim me regulloren dhe procedurat e punës së Kolegjit Riinvest.

Administrata mirëmban dosjet fizike dhe elektronike të studentëve në pajtim me

rregulloren dhe procedurat e punës së Riinvest dhe Ligjin për ruajtjen e të dhënave

personale.

Sidomos është me rëndësi që për çështjet në vijim të drejtoheni tek administratori:

1. Regjistrimi i semestrit

2. Dorëzimi i pagesave

3. Regjistrimi i lëndëve zgjedhore

4. Paraqitja e provimeve

5. Rezultatet e Provimeve

6. Dorëzimi i detyrave/ nëse kjo është e specifikuar

7. Marrja e vertetimeve për studentë

8. Marrja e transkriptit

9. Dorëzimi i temave/disertacionit

Për programin MA Menaxhment kontaktoni: Sadie Miftari: [email protected]

Page 14: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

13

Si të menaxhoj financat?

Me rastin e regjistrimit ju përcaktoni mënyrën e financimit. Administrata ju njofton për

ofertat dhe mundësitë për studentë.

Përmbajuni kushteve dhe afateve të pagesës, dhe nëse keni probleme konaktoni

administratën. Lidhur me këto çështje kontakti juaj i parë është me administratën. Ndërsa

për çështje tjera financiare kontaktoni zyrën e financave:

[email protected]

Çfarë detyre ka biblotekisti?

Detyra e biblotekistit është të jap në huazim dhe t’i pranojë në kthim librat në bibliotekë.

Poashtu ai ka për obligim të njoftojë studentët për koleksionet dhe mënyrën e përdorimit

të tyre.

Kontakti për bibliotekën është: Halim Mahmuti [email protected]

Çfarë është qasja në kompjuter?

Kolegji Riinvest ka laboratorë me kompjuterë për shfrytëzim të studentëve. Të gjithë

komjuterët kanë Internet si dhe ofrohet Interneti pa kabllo (Wireless) për tu kyçur nga mjete

të tjera.

Çfarë është qasja në parking?

Studentët e Kolegjit Riinvest kanë qasje pa pagesë në parkingun përballë ndërtesës.

Parkingu është i limituar prandaj studentët kanë qasje në parkingje tjera me pagesë në

afërsi të Kolegjit.

Pijet dhe ushqimi?

Pijet dhe ushqimi ofrohen në kafiteri te Kolegjit. Ushqimi nuk lejohet në mësim. Pijet me

kapak lejohen në klasa dhe biblotekë.

Page 15: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

14

Informata për Shërbimet Shëndetësore

Studentët duhet të regjistrojnë problemet mjekësore të veçanta nëse i kanë ato me rastin e

regjistrimit. Në afërsi të vendodhjes së Kolegjit është shtëpia e shëndetit në të cilën

ofrohen shërbime shëndetësore për qytetarë.

Aktivitetet studentore jashtë mësimore

Aktivietet jashtë mësimore organizohen nga vetë studentët në Unionin e tyre. Studentët

duhet të propozojnë aktivitetet e tyre vjetore për përkrahje nga Kolegji Riinvest. Dy

mësimdhënës caktohen si përkrahës për këto aktiviteteve.

Si përcaktohem për lëndë zgjedhore

Studenti me rastin e regjistrimit të vitit përcaktohet për lëndën zgjedhore. Studenti e

plotëson formularin për përcaktim të lëndës zgjedhore. Nëse studenti nuk e përcakton

lëndën brenda afatit të caktuar, atëherë administrata e cakton atë në lëndën në të cilën ka

vend.

A duhet të vij me rregull në ligjërata?

Rregullorja e studimeve i obligon studentët t’i vijojnë rregullisht ligjëratat dhe ushtrimet në

Kolegjin Riinvest. Dënimi pasues nga mospjesëmarrja në këto orë mësimore përcaktohet

nga syllabuset e lëndëve përkatëse. Pjesmarrja me rregull në ligjërata e lehtëson

mësimnxënien dhe i mundëson studentit të bëjë pyetje, diskutojë dhe sqarojë konceptet

me mësimdhënësit dhe kolegët.

Pjesëmarrja aktive poashtu lehtëson arritjen e rezultateve, sepse me bërjen e detyrave dhe

mësimit sistematik, studenti më lehtë përgatitet për lëndën se sa kur mëson vetëm në

shtëpi. Në rast të problemeve me marrjen pjesë në ligjerata ju duhet të kontaktoni

udhëheqësin e programit dhe të merrni leje.

Për sa kohë duhet t’i përfundoj studimet?

Koha e lejuar për përfundim të studimeve është 4 vite prej momentit kur bëhet regjistrimi i

studimeve.

Page 16: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

15

A mund të pauzoj dhe të kthehem prap të vazhdoj studimet?

Ne shpresojmë që ju do t’i përfundoni studimet me kohë. Mirëpo nëse për arsye urgjente

dhe të paparashikuara ju duhet të tërhiqeni apo të pauzoni, ju mund t’i vazhdoni studimet

më vonë.

Programet janë të organizuara në module dhe ju mund t’i vazhdoni studimet aty ku keni

mbetur. Ju duhet të regjistroni pauzën tuaj në administratë.

Për pauzim ose ndërprerje ju duhet ta regjistroni formularin në administratë konform

rregullores së Kolegjit.

Cila është qasja e mësimnxënies dhe mësimdhënies?

Qasja e mësimdhënies dhe mësimnxënies merr parasysh nevojat e studentit për punë në

klasë dhe në shtëpi. Shumica e lëndëve përdorin strategji si ligjëratat, ushtrimet dhe

konsultimet si orë kontaktuese me studentët.

Strategjitë tjera që aplikohen në klasë apo edhe në shtëpi janë diskutimet, puna grupore,

simulimi, punëtoritë, seminaret, vizitat dhe puna laboratorike.

Informatat më të hollësishme gjenden në syllabuset e lëndës.

Cfarë aktivitetesh parashikohen në program?

Përderisa strategjitë e mësimdhënies dhe të nxënit që përdoren nga personeli i Riinvest të

cilat janë në pajtim me ato të specifikuara nga përshkruesit e moduleve, duke pasur

parasysh traditën arsimore në Republikën e Kosovës me theks të veçantë në akumulimin e

njohurive, ndërtimin e shkathtësive dhe të nxënit e pavarur.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet të nxënit aktiv dhe zhvillimit të shkathtësive të

studentëve në fushat e mendimit kritik, punës grupore dhe hulumtimeve shkencore.

Çfarë janë Metodat e vlerësimit?

Metodat e vlerësimit janë të lidhura drejtpërdrejt me rezultatet e pritura që janë paraqitur

më poshtë dhe marrin parasysh stilet e ndryshme të mësimit dhe inteligjencës si dhe

informatat dhe teknologjinë kyçe të përdorur. Prandaj strategjitë e vlerësimit përfshijnë

provimet, prezantimet, punimet me shkrim dhe portfolio.

Page 17: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

16

Si vlerësohen lëndët?

Puna e vlerësuar për një modul duhet të notohet nga mësimdhënësit në Kolegjin RIINVEST,

duke e dorëzuar këtë brenda afatit dy javor. Të gjitha detyrat dhe testet mbahen për një vit

akademik. Nëse studentët nuk vijojnë një test apo nuk e dorëzojnë ndonjë detyrë janë të

obliguar ta ri-vijojnë atë. Çdo detyrë vlerësohet deri në 100% dhe kalkulohet në fletën e

vlerësimit në bazë të peshës së saj.

Përqindja e përgjithshme e përbën notën përfundimtare. Rëndësia e përqindjes së detyrës

jepet në secilin modul.

Secili modul duhet të përmbajë një fletë përmbledhëse të detyrave.

Kur ipen detyrat?

Kjo varet prej lëndës. Normalisht duhet të llogaritet koha e mjaftueshme për realizimin e

detyrës. Në syllabuset e lëndës përcaktohet qartë se kur ipet detyra dhe kur duhet të

dorëzohet ajo.

A duhet të gjitha detyrat të shkruhen me kompjuter?

Të gjitha detyrat duhet të shkruhen me kompjuter. Prandaj është e rëndësishme që

studentët të mësojnë shkathtësitë komjuterike të nevojshme për dorëzimin e detyrave.

Këto mbulohen në shkathtësi akademike dhe biznesore. Poashtu studentët duhet të

kujdesen që detyrat t’i dorëzojnë në kohë.

Çka duhet të kem parasysh kur bëj një detyrë?

Shumica e detyrave kërkojnë nga ju që të lexoni para se ti shkruani ato. Kjo do të thotë që

ju shkruani për gjërat që i keni lexuar duke i referencuar ato dhe në të njejtën kohë jepni

idetë apo zgjidhjet e juaja.

Si e dorëzoj detyrën?

Ju e dorëzoni detyrën tek mësimdhënësi i modulit përkatës në datën e caktuar sipas

instruksioneve të përshkruara nga mësimdhënësi.

Page 18: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

17

Çfarë ndodh nëse nuk e dorëzoj detyrën?

Nëse nuk e dorëzoni detyrën me kohë ju automatikisht humbni përqindjen e paraparë për

atë pjesë të vlerësimit. Ju duhet të keni kujdes dhe ta lexoni syllabusin e lëndës sepse në

disa raste leja për të hyrë në provim varet nga fakti se a e keni dorëzuar detyrën.

Në të gjitha rastet mënyra e riprovimit përcaktohet në syllabusin e lëndëve. Është e

rëndësishme që ju të dorëzoni detyrat sipas afateve sepse ato ndihmojnë mësimin

sistematik dhe përvetësimin e lëndës me kohë dhe përpjekje normale.

Rezultatet nga detyra poashtu janë indikator i rëndësishëm se në cilat pjesë keni përparuar

apo ngecur dhe mund të ju ndihmojnë në përgatitjen e provimit final. Në rast të mos

mundësisë për dorëzimin e detyrës për shkaqe të jashtëzakonshme ju duhet të njoftoni

mësimdhënësin dhe të dorëzoni evidencë për një gjë të tillë.

Kur i marr rezultatet e vlerësimit?

Pasi që kryeni një element vlerësimi, mësimdhënsit do ta notojnë atë. Mësimdhënësi e bën

vlerësimin brenda dy javëve nga data e dorëzimit. Notat mund t’i shihni të publikuara në

sistem të Kolegjit (www.myriinvest.net).

Si i marr komentet lidhur me performancën time?

Secili mësimdhënës është i obliguar të mbajë konsultime dhe të jap komente me gojë

dhe/apo shkrim për performancën tuaj në lëndë.

Kjo do të ju ndihmojë juve që të mësoni se ku duhet të koncentroheni më shumë për të

përparuar në lëndë.

A e marr kopjen e vlerësimit?

Jo, ju mund ta shihni provimin, detyrën tuaj gjatë konsultimeve grupore apo individuale

dhe do të merrni vlerësimin për detyrën apo provimin tuaj. Kopja mbahet në dosjen tuaj

për një vit akademik dhe pastaj shkatërrohet.

Page 19: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

18

Çfarë është sistemi i notimit?

Përqindja e notimit ndërtohet nga elementet e vlerësimit. Në vijim keni sistemin e notimit

të aplikueshëm në Kolegjin Riinvest.

Çka ndodh nëse nuk e kaloj lëndën?

Studenti obligohet të kalojë lëndën me sukses pas tri (3) nënshtrimeve në provim. Nëse

studenti nuk i nënshtrohet provimit në lëndën e caktuar në afatin e dhënë, atëherë i

llogaritet që ka shpenzuar afatin e rregullt ose kompensues të ofruar. Nëse pas tri afateve

të provimit studenti nuk e kalon lëndën, atëherë ai obligohet të dëgjojë sërish lëndën në

vitin vijues akademik. Pagesa e vitit akademik përsëritës do të jetë në proporcion me

provimet e mbetura.

Çka është Plagjiatura dhe Mashtrimi?

Plagjiatura është term që definohet në shumicën e fjalorëve dhe referencave bibliotekare si

paraqitjen nga ana e një personi të ideve, punës kreative apo fjalëve të një personi tjetër si

të tij pa e bërë të njohur atë. (Pears & Shields, 2005)

Sipas përvojave shkencore dhe akademike plagjiatura përveç veprimeve tjera përfshin më

së shpeshti edhe veprimet në vijim:

1. Parafrazimin e informacionit nga një burim pa e bërë të ditur origjinën e burimit dhe

pa e referencuar atë.

2. Kopjimin dhe vënien e informacionit, grafikës apo ndonjë tjetër lloj të medias pa

bërë të ditur burimin.

3. Përdorimin e punimeve të dikujt tjetër apo blerjen e punimeve apo hulumtimeve të

cilat vetë nuk i kanë bërë.

4. Mos vënien e thonjëzave kur citohet pjesë e një informacioni të cilin e kanë marrë

plotësisht.

Nota Përshkrimi Përqindja totale Nota ECTS 10 Shkëlqyeshëm 90-100 A 9 Shumë mirë 80-89 B 8 Mirë 70-79 C 7 Kënaqshëm 60-69 D 6 Mjaftueshëm 50-59 E 5 Dobët 0-49 FX/F

Page 20: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

19

Për të evituar plagjiaturën studentët duhet të konsultohen me profesorët për çfarëdo

paqartësie para se të dorëzojnë punimin. Studentët po ashtu udhëzohen që të ndjekin

udhëzimet zyrtare nga Riinvest në lidhje me referencimin dhe udhëzimet e profesorëve për

punimet e tyre.

Mashtrim konsiderohet nëse studenti kopjon gjatë testit apo provimit. Mashtrimi mund të

bëhet në disa mënyra:

1. Kopjimi nga letra, libri (nëse ajo nuk është e lejuar me rregullat e provimit)

2. Marrja e rezultateve me gojë apo me shkrim nga kolegu/ kolegia

Çka ndodh nëse konstatohet plagjiatura ose mashtrimi?

Plagjiatura dënohet nëse ajo konstatohet. Nëse profesori konstaton se studenti ka kopjuar,

e paraqet rastin tek udhëheqësi i studimeve master dhe më pas fillojnë procedurat sipas

rregullores së Kolegjit.

Kënd duhet ta kontaktoj kur kam ndonjë pyetje?

Si student i Kolegjit Riinvest pika e parë e kontaktit është administrata. Por në rast se keni

nevojë të konaktoni anëtarë tjerë të Kolegjit, kontaktet e tyre i keni në fillim të këtij

doracaku.

Si mund të ankohem?

Studentët kanë të drejtë të shfaqin pakënaqësitë e tyre mbi vlerësimin e marrë nga

mësimdhënësi përkatës sipas rregullores së Kolegjit Riinvest.

A ka ndonjë mekanizm për pjesmarrje në aktivitete studentore?

Studentët marrin pjesë në të gjitha proceset akademike. Unioni i studentëve krijohet nga

studentët e Kolegjit Riinvest, dhe ata përgatisin zgjedhjet e studentëve ku zgjidhen

përfaqësuesti e tyre.

Studentët marrin pjesë në:

• Këshillin Akademik

• Këshillin e Programeve

• Komisionet Përkatëse

Page 21: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

20

Si mund t’i bëj komentet për përvojën time në Kolegj?

Sa herë që keni vërejtje ju mund ta adresoni këtë tek udhëhqesi i programit. Ju poashtu do

të keni mundësi të vlerësoni dhe komentoni në formularët e vlerësimit për secilën lëndë që

organizohet nga zyra për cilësi. Poashtu përfaqësusesit tuaj mund të paraqesin çfarëdo lloj

brenge të studentëve në organet përkatëse.

Si përcaktohem për temë diplome

Studentët janë të lirë të zgjedhin temën sipas dëshirës së tyre për temë diplome. Studentët

inkurajohen që të fillojnë të mendojnë për temë të diplomës qysh në fillim të studimeve të

tyre.

Detyrat dhe punimet të cilat ipen në lëndë të ndryshme pastaj mund të shërbejnë për

hulumtim fillestar për temë diplome. Gjithashtu, studentët inkurajohen të bisedojnë me

mësimdhënësit për idetë e tyre fillestare për temë diplome dhe të bashkëpunojnë në

përgatitjen e propozimit.

Si ta përgatis propozimin e temës së diplomës

Studentët duhet të dorëzojnë një propozim për temën në të cilën dëshriojnë të punojnë si

punim diplome. Me qëllim të përgatitijes së studentëve për këtë, Kolegji ofron 2 lëndë të

Hulumtimeve Kërkimore, Metodat Kerkimore I dhe II.

Pas përfundimit të këtyre moduleve studentët do të jenë në gjendje të përgatisin një

propozim teme të cilin duhet ta dorëzojnë të administratorja e programit. Forma zyrtare

për paraqitjen e propozimit të temës merret nga administrata.

Si do të punoj në temë diplome

Kolegji cakton mentorin i cili do ta udhëheq, udhëzojë dhe ndihmojë studentin gjatë tërë

kohës së punimit të temës se diplomës. Studenti është i obliguar të bashkëpunojë me

mentorin dhe t’i respektojë instrukcionet e tij/saj gjatë punimit të temës.

Page 22: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

21

Për sa kohë duhet ta përfundoj temën

Semestri i katërt (fundit) i studimeve i dedikohet punimit të temës së diplomës, prandaj

studentët duhet ta përfundojnë atë brenda kësaj kohe. Nëse nuk arrijnë ta përfundojnë,

studentët duhet ta regjistrojnë përsëri semestrin 4 ku edhe ka implikime financiare.

Prandaj, studentët inkurajohen të punojnë me përpikmëri të lartë në mënyrë që ta

përfundojnë temën në kohë. Kolegji ofron seminare shtesë per t’iu ndihmuar studentëve

në këtë proces.

Si do ta mbroj temën e diplomës?

Pas përfundimit të temës, Kolegji formon një komision vlerësues i cili do ta bëj vlerësimin e

temës. Nëse komisoni sugjeron që të vazhdohet në mbrojtje, organizohet mbrojtja e

temës. Mbrojtja bëhet nga studenti ku prezanton hulumtimin e tij para komisionit vlerësues

i cili në fund bën vlerësimin dhe jep notën finale per studentin. Me këtë edhe përfundon

periudha e studimeve dhe studenti merr gradën Master në

programin/profilin/specializimin e zgjedhur paraprakisht nga vet ai/ajo.

Çka duhet të bëj për të marrë diplomën?

Për të diplomuar studenti duhet:

• Të përfundojë të gjitha provimet dhe të përgatis dhe mbrojë tezën e magjistraturës

• Të kryej të gjitha pagesat për studime

• Të bëjë pagesën prej 50 Euro për taksën e diplomimit

Page 23: KOLEGJI RIINVEST DORACAK PËR STUDENTË DEPARTAMENTI I ... · Specilizimi në Marketing ka për qëllim të përgatis studentët: • Të njohin dhe shfrytëzojnë teoritë dhe praktikat

22

MIRËSEVINI NË KOLEGJIN RIINVEST

SUKSESE!