KODI I SJELLJES I GRUPIT - Societe Generale · 2017-06-16 · mjedisin kudo që ushtrojmë...

20
KODI I SJELLJES I GRUPIT TETOR 2016

Transcript of KODI I SJELLJES I GRUPIT - Societe Generale · 2017-06-16 · mjedisin kudo që ushtrojmë...

KODI I SJELLJES I GRUPIT

TETOR 2016

VLERAT DHE ANGAZHIMET TONA

4Parimet e përgjithshme

6Angazhimet tona

8

PËRPUTHSHMËRIA ME KODIN E SJELLJES

18Sinjalizimi

19Si funksionon sinjalizimi

19

UDHËZIME PËR SJELLJEN INDIVIDUALE DHE

KOLEKTIVE12

Ruajtja e fshehtësisë së informacionit

13Integriteti i tregut

14Konfliktet e interesit

15Marrëdhëniet me klientët

dhe furnitorët tanë16

Përdorimi i burimeve17

PËRMBAJTJA

PARATHËNIE

Është thelbësore që të garantohet që secili dhe çdokush nga ne të veprojë çdo ditë me integritet. Kjo është pika kryesore e biznesit tonë si bankierë të përgjegjshëm, dhe qëllimi kryesor i ambicies sonë është të jemi një bankë e fokusuar në marrëdhënien me klientin, të nxitur nga besimi i tij.

Në një mjedis konkurrues dhe me ndryshime të shpejta, ku teknologjitë po ndryshojnë biznesin dhe ekonominë tonë dhe ku autoritetet rregullatore dhe klientët tanë po kërkojnë më shumë transparencë, standarde më të larta etike dhe dialog më të gjerë, është kultura jonë ajo që do të na dallojë nga të tjerët. Kjo kulturë që bazohet në një histori të gjatë dhe në vlerat, rregullat dhe sjelljet e përbashkëta, na bashkon dhe na drejton në rrugën e biznesit.

Veprimi në mënyrë etike dhe të përgjegjshme dhe zbatimi i angazhimeve në Kodin e Sjelljes, bën që ne të veprojmë në interesin e Grupit, punonjësve të tij, të klientëve dhe aksionarëve të tij, si dhe për reputacionin afatgjatë të tij.

FRÉDÉRIC OUDÉADrejtori i Përgjithshëm

VLERAT DHE ANGAZHIMET TONA

Përmes të gjithë veprimtarive tona, ne synojmë të ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë të bazuara në besim.

Ne po e mbështetim zhvillimin tonë mbi vlerat tona të përbashkëta:

SHPIRTI I SKUADRËS“Në një botë që ndryshon shpejt, klientët duan një bankë që është njëpartner i përgjegjshëm, i besueshëm dhe lfeksibël. Ne mund t’iplotësojmë kërkesat e tyre duke punuar si një skuadër, falë frymës sonëpër të ofruar shërbime, të përmirësuara nga larmia e njohurive dheaftësive të çdo personi. Ne synojmë të bëhemi pika e referimit nëmarrëdhëniet bankare dhe të punojmë me klientët tanë në të njëjtënmënyrë siç punojmë me njëri-tjetrin, përmes dëgjimit, ndërtimit tëpërbashkët, transparencës, nxitjes së kontributeve dhe duke treguarsolidaritet si në rastet e sukseseve, ashtu edhe të problemeve.”

INOVACIONI“Ne dëshirojmë të përmirësojmë në vazhdimësi përvojën e klientëve tanëduke ndërmarrë së bashku masa që të përshtatim zgjidhjet, praktikat dhemarrëdhëniet tona me përdorimin e inovacioneve në të ardhmen,veçanërisht duke përfituar nga inovacionet teknologjike. Për të ruajturfrymën e sipërmarrjes, ne po ndryshojmë metodat e punës duke nxiturnjë frymë bashkëpunimi, eksperimentimi dhe inovacioni. Ne nxjerrimmësime edhe nga arritjet, edhe nga dështimet tona.”

KODI I SJELLJES I GRUPIT 4

PËRGJEGJËSIA“Si bankierë, ne kontribuojmë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik,social dhe mjedisor të rajoneve ku punojmë. Ne dëshirojmë të ndihmojmëklientët tanë të realizojnë projektet e tyre, duke qenë të vëmendshëm ndajtë gjitha rreziqeve. Përgjegjësia dhe standardet tona etike konsistojnë nëpërmbushjen e shpejtë të nevojave të klientëve tanë dhe në mbrojtjen einteresave afatgjata të të gjitha grupeve të interesit, duke respektuar nëmënyrë rigoroze të gjitha rregullat që drejtojnë punën tonë. Përgjegjësiajonë pasqyrohet gjithashtu në guximin tonë për të marrë përgjegjësi dhevendime, dhe për të shprehur mendimet tona në një mënyrë transparente.Së fundmi, fjala “përgjegjësi” nënkupton që mënyrës sesi arrihen rezultatett’i jepet e njëjta rëndësi që u jepet vetë rezultateve.”

ANGAZHIMI“Angazhimi ynë nxitet nga kënaqësia afatgjatë e klientëve tanë dhe ngavlerësimet që marrim në aktivitetet tona dhe në grupin tonë. Ne kërkojmëtë bëjmë dallimin çdo ditë, në mënyrë që të kontribuojmë në suksesin eklientëve tanë dhe të vetë projekteve tona. Ne nxisim bashkëpunimin dheformimin profesional të të gjithë stafit tonë. Ne mbajmë marrëdhënie tëbazuara në besim dhe në respektin reciprok të brendshëm dhe të jashtëm.”

Këto vlera janë shtysa e modelit tonë të lidershipit. Është ky model që përcakton sjelljet dhe aftësitë e pritshme për të gjithë ne, qoftë si drejtues të lartë, menaxherë ose punonjës.

Secili prej nesh është individualisht përgjegjës për zbatimin e tyre çdo ditë. Çdo veprim i yni orientohet nga Kodi i Sjelljes dhe duhet të jetë në përputhje me të gjitha direktivat, udhëzimet dhe rregulloret e Grupit.

KODI I SJELLJES I GRUPIT 5

VLERAT DHE ANGAZHIMET TONA

Parimet e përgjithshmeRESPEKTIMI I TË DREJTAVE TË NJERIUT, I TË DREJTAVE SOCIAL-EKONOMIKE DHE MJEDISIT

Ne po ndërmarrin zhvillimin e Grupit duke iu përmbajtur të drejtave themelore të njeriut dhe atyre sociale, dhe duke respektuar mjedisin kudo që ushtrojmë aktivitetin tonë.

Ne veprojnë në përputhje dhe në bashkëpunim me nismat ndërkombëtare që kemi zgjedhur të miratojmë, ku përfshihet:

Kompakti Global i Kombeve të Bashkuara;

Deklarata e Institucioneve Financiare për Mjedisin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm (Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin);

Parimet e Ekuatorit;

Parimet e Wolfsbergut kundër Pastrimit të Parave.

Ne zhvillojmë veprimtaritë tona të biznesit duke respektuar komunitetin dhe mjedisin. Në bashkëpunim me grupet tona të interesit, ne shfrytëzojmë energjinë dhe burimet natyrore në mënyrë ekonomike dhe përfshijmë faktorët mjedisorë dhe socialë në bizneset tona dhe në vendimet për financim dhe investim.

PËRPUTHSHMËRIA ME LIGJET, RREGULLORET, DHE STANDARDET QË LIDHEN ME BIZNESIN

Në çdo rast ne respektojmë marrëveshjet, ligjet dhe rregulloret e zbatueshme, angazhimet shtesë ndërkombëtare dhe marrëveshjet që kemi miratuar.

Së bashku, ne kryejmë biznes duke iu përmbajtur politikave profesionale,procedurave dhe praktikës etike. Ne garantojmë transparencë dhe ndershmëri në informacionin e nxjerrë për klientët tanë, për komunitetin financiar, investitorët, autoritetet mbikëqyrëse dhe publikun në përgjithësi.

Operacionet e biznesit, struktura jonë organizative dhe procedurat tona janë në përputhje me praktikën, politikat dhe procedurat profesionale etike të përcaktuara nga Grupi; ato i përmbahen edhe Kodit tonë Tatimor të Sjelljes.

Mekanizmat tona të kontrollit të brendshëm janë përgjegjëse për to.

Ne jemi të përfshirë në mënyrë aktive në luftën kundër pastrimit të parave dhe kundër financimit të terrorizmit, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse. Për këtë, ne kemi hartuar politika dhe procedura që aplikohen në të gjithë botën, duke përfshirë edhe disa që janë më të rrepta se legjislacioni i brendshëm.

KODI I SJELLJES I GRUPIT 6

NXITJA E DIVERSITETIT DHE RESPEKTIMI I PRIVATËSISË PERSONALE

Në përputhje me Kartën Franceze të Diversitetit në Sipërmarrje, miratuar nga ne në vitin 2004, secili prej subjekteve tona nxit diversitetin dhe shmang ushtrimin e çdo forme diskriminimi, në lidhje me stafin dhe punëkërkuesit.

Secili prej subjekteve tona u përmbahet politikave dhe procedurave që lidhen me lirinë e shoqërimit dhe kushtet e punës, si dhe shmang punën me forcë apo me detyrim ose punën e fëmijëve, në përputhje me konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, edhe aty ku legjislacioni vendas lejon praktika të tilla.

Ne respektojmë privatësinë e individëve, qofshin klientë, partnerë ose punonjës. Ne kërkojmë vetëm informacione që janë në shërbim të interesave të klientëve dhe partnerëve tanë, në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimit tonë, në përputhje me detyrimet ligjore, ose në kontribut të drejtimit të shoqërisë sonë.

Ne ruajmë paanshmërinë politike dhe nuk mbështesim organizatat apo veprimtaritë politike përmes donacioneve ose subvencioneve, edhe aty ku ligji vendas e lejon. Ne respektojmë angazhimet e punonjësve tanë të cilët, si qytetarë, dëshirojnë të marrin pjesë në veprimtaritë publike.

VLERAT DHE ANGAZHIMET TONA

KODI I SJELLJES I GRUPIT 7

Angazhimet tona...NDAJ KLIENTËVE TANË

Si trashëgimtarë të një tradite të gjatë të shërbimeve për konsumatorin dhe korporatat, ne kemi vënë në punë të gjitha energjitë dhe aftësitë tona për t’i shërbyer qëllimit tonë parësor - kënaqësisë së klientit.

Duke marrë energji çdo ditë nga vlerat tona, kemi vendosur dhe kemi mbajtur një marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë të bazuar në besim, ekspertizë dhe respekt për të gjithë interesat e tyre të ligjshme.

Ne synojmë të jemi si pikë referimi në marrëdhëniet bankare, të përzgjedhur për cilësinë dhe angazhimin e stafit tonë në mbështetjen e financimit të ekonomisë dhe planeve të klientëve tanë. Ky qëllim merr formën e një sërë projektesh me një objektiv për përmirësim të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit.

Ne shfrytëzojmë njohuritë tona më të thella mbi klientin:

për t’u ofruar produkte dhe shërbime që u përshtaten rrethanave dhe kërkesave të tyre, për të realizuar planet e tyre dhe për të parashikuar nevojat e tyre financiare;

për t’i këshilluar dhe informuar, duke marrë parasysh nivelin e tyre të ekspertizës dhe kushtet ose rreziqet lidhur me transaksione të caktuara.

Ne hyjmë në marrëdhënie kontraktuale vetëm me ata klientë praktikat e të cilëve janë, ose kanë për qëllim të jenë në përputhje me parimet tona të përgjithshme.

Ne shmangim konfliktet e interesit me anë të strukturave përkatëse dhe procedurave gjithëpërfshirëse. Ne nuk veprojmë si agjentë, pasi ka të ngjarë që diçka e tillë të çojë në konflikt interesash me drejtorin, përveç nëse drejtori bie dakord ndryshe.

Ne garantojmë në çdo rrethanë fshehtësinë e informacionit të brendshëm që mbajnë në lidhje me një shoqëri ose instrumentet financiare, dhe shmangim përdorimin ose përhapjen e tij për qëllime të tjera nga ato për të cilat na është dhënë informacioni. Secili prej nesh respekton rregullat strikte që synojnë kufizimin e qarkullimit të informacionit të brendshëm dhe u përmbahet rregullave të tregut të bursave që mbulojnë transaksionet tona personale ku përfshihen instrumentet financiare (detyrimi për të mos marrë pjesë në negociata, siç i është njoftuar çdo punonjësi për të cilin zbatohet ky detyrim). Ne garantojmë që personat të cilët kanë informacion të brendshëm, për shkak të detyrës së tyre në organizatë, t’u përmbahen rregullave, politikave etike dhe procedurave të përcaktuara nga Grupi.

Ne jemi të vetëdijshëm për rëndësinë që ka mbajtja nën kontroll e të dhënave personale për klientët tanë. Kjo është arsyeja pse Grupi ynë riafirmon angazhimin e tij për të qenë përgjegjës për veprimtaritë e përpunimit të të dhënave: ne marrim përsipër sigurimin dhe mbrojtjen e këtyre të dhënave, dhe përdorimin e tyre në mënyrë etike dhe transparente, në mënyrë që t’u ofrojmë klientëve tanë shërbimet më të mira të mundshme.

VLERAT DHE ANGAZHIMET TONA

KODI I SJELLJES I GRUPIT 8

NDAJ PUNONJËSVE TANË

Besojmë në aftësitë, besnikërinë, integritetin dhe angazhimin e punonjësve tanë, të cilët janë aseti më i vyer i shoqërisë sonë. Ne e dimë që mund të mbështetemi në përgjegjësinë e tyre për të drejtuar sjelljen e tyre në punë. Ne presim që ata të shmangin çdo situatë konflikti interesi.

Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë kushteve të tyre të punës dhe në veçanti për sa i përket shëndetit dhe sigurisë.

Ne i përfshijmë ata në qeverisjen e Grupit duke nxitur dialogun, informimin dhe diskutimin. Ne respektojmë privatësinë e tyre.

Ne e punësojmë stafin vetëm në bazë të kërkesave tona dhe cilësive individuale të aplikuesit. Ne zhvillojmë aftësitë e tyre profesionale dhe rrisim përgjegjësitë e tyre pa asnjë lloj diskriminimi, dhe në veçanti pa asnjë diskriminim me bazë besimi fetar ose bindjesh, gjinie, moshe, përkatësie etnike ose anëtarësie në një organizatë politike, fetare, apo sindikatë apo minoritet.

Ne i mbrojmë punonjësit tanë nga çdo formë ngacmimi në vendin e punës.

Secili prej punonjësve tanë ka takime të rregullta me menaxhimin e linjës, gjatë të cilit përcaktohen objektivat dhe hartohen planet e zhvillimit.

VLERAT DHE ANGAZHIMET TONA

KODI I SJELLJES I GRUPIT 9

NDAJ INVESTITORËVE TANË

Ne synojmë të fitojmë besimin e investitorëve tanë me qëllim garantimin e fitimit nga investimet e tyre dhe të jetëgjatësisë së biznesit tonë.

Ne i ofrojmë rregullisht investitorëve informacion të saktë, të plotë dhe transparent.

Ne marrim përsipër mbajtjen e dialogut me ta, në veçanti me anë të Komitetit tonë Konsultativ të Aksionarëve.

NDAJ FURNITORËVE TANË DHE OFRUESVE TË SHËRBIMIT

Ne marrim përsipër të respektojmë parimet e sipërpërmendura në lidhje me furnitorët dhe ofruesit tanë të shërbimeve. Në këmbim, ne presim që ata të respektojnë të njëjtat parime me ato të Kodit tonë të Sjelljes.

Ne garantojmë marrjen në konsideratë të interesave të të gjitha palëve, në mënyrë transparente dhe në përputhje me kushtet e kontratës.

VLERAT DHE ANGAZHIMET TONA

KODI I SJELLJES I GRUPIT 10

NDAJ VENDEVE KU VEPROJMË

Ne respektojmë kulturat dhe mjedisin e vendeve ku operojmë. Nëpërmjet biznesit tonë, ne kontribuojmë në zhvillimin ekonomik dhe social të këtyre vendeve.

Ne marrim përsipër, duke punuar në një sektor të rregulluar, të bashkëpunojmë plotësisht me organet publike dhe profesionale përgjegjëse për mbikëqyrjen ose verifikimin e përputhshmërisë së

aktiviteteve tona në territoret ku ushtrojmëbiznes dhe që janë nën juridiksionin e tyre.

Ne garantojmë përputhjen me rregullat e transparencës dhe saktësisë së informacionit të përdorur nga klientët, komuniteti financiar, investitorët, autoritetet mbikëqyrëse dhe publiku i gjerë në vendet në të cilat ne ushtrojmë biznesin tonë.

VLERATDHE ANGAZHIMET TONA

KODI I SJELLJES I GRUPIT 11

UDHËZIME PËR SJELLJENINDIVIDUALE DHE

KOLEKTIVE

Zhvillimi i harmonizuar i Grupit tonë bazohet te besimi midis punonjësve dhe te besimi midis Grupit dhe punonjësve të tij. Ruajtja e këtij besimi kërkon zbatimin në të gjitha nivelet të disa rregullave në lidhje me sjelljen.

Disa parime të qarta dhe të mirëpërcaktuara përbëjnë standarde të dobishme. Ato nuk mbulojnë çdo situatë, por shërbejnë si udhëzime në rastet e dyshimeve apo pasigurive në lidhje me qëndrimin që duhet mbajtur.

Në çdo rast, secili prej nesh zbaton të gjitha marrëveshjet, direktivat dhe udhëzimet në fuqi brenda Grupit.

Të gjithë janë besnikë, të paanshëm dhe promotorë të marrëdhënieve të mira midis kolegëve. Ata marrin përsipër të veprojnë në përputhje me vlerat e Grupit.Të gjithë bëjnë të mundur që veprimtaritë që varen nga ta të kryhen në përputhje me politikat dhe procedurat ekzistuese të Grupit për sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit dhe mjedisit.Secili prej nesh merr parasysh pasojat e vendimeve të tij.

Përveç respektimit të ligjeve dhe rregullave, të gjithë veprojnë me integritet brenda shoqërisë dhe jashtë saj, kur përfaqësojnë atë.Deklaratat e bëra jashtë Grupit për çështje në lidhje me Grupin duhet të jenë të rezervuara.

Të gjithë kontribuojnë në zbatimin e praktikave tona më të mira dhe bashkëpunojnë me proceset e auditimit dhe kontrollit të brendshëm në mënyrë të kujdesshme dhe transparente.

KODI I SJELLJES I GRUPIT 12

Ruajtja e fshehtësisë së informacionitKonfidencialiteti është një element thelbësor i punës sonë si bankierë. Ai zbatohet në të gjitha rrethanat dhe në të gjitha llojet e mediave, duke përfshirë kanale komunikimi si rrjetet sociale. Secili kujdeset dhe është përgjegjës për informacionet konfidenciale që merr. Ata mund ta përdorin këtë informacion vetëm brenda Grupit për qëllimet e biznesit dhe nuk duhet ta nxjerrin jashtë shoqërisë nëse nuk janë të autorizuar ose ligjërisht të detyruar, në veçanti, me kërkesë të disa gjykatave apo organeve mbikëqyrëse për sektorin bankar.

Disa informacione konfidenciale mund të konsiderohen si informacione të brendshme në kuptimin e rregullave bankare dhe financiare. Nëse dikush prej nesh,

padashur apo për shkak të detyrës së tij, ka informacion të brendshëm, ai është subjekt i detyrimeve të veçanta të fshehtësisë dhe detyrimit për të mos marrë pjesë në negociata.

Posta elektronike duhet të kategorizohet sipas nivelit të fshehtësisë së informacionit që përmban.

Në parim, ndalohet dërgimi, jashtë Grupit, i informacioneve me natyrë profesionale nëpërmjet shërbimeve të mesazheve ose mjeteve të tjera të jashtme të komunikimit, jo të lidhura me mjedisin profesional. Në raste të veçanta, informacioni i këtij lloji mund të dërgohet fillimisht nëpërmjet mesazheve personale, sipas kushteve të parashikuara në procedurat e brendshme.

UDHËZIME PËR SJELLJEN INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE

KODI I SJELLJES I GRUPIT 13

Integriteti i tregutSecili prej nesh duhet të veprojë në mënyrë të përgjegjshme dhe të respektojë integritetin e tregut. Të gjithë veprojnë në përputhje të plotë me standardet dhe parimet që drejtojnë transaksionet e tregjeve financiare, duke mos bërë asnjë veprim që mund të dëmtojë konkurrencën apo të ndryshojë realitetin ose transparencën në interes të pjesëmarrësve të tjerë të tregut dhe autoriteteve rregullatore.

Të gjithë i respektojnë rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare të luftës ndaj abuzimit me tregun dhe janë gjithmonë vigjilentë ndaj ruajtjes së integritetit të tregut.

Ndalohet, në veçanti, sa më poshtë: shkelja e rregullave të brendshme tregtare, nxjerrja e informacionit të brendshëm në mënyrë të paligjshme, përhapja e informacionit që u dërgon tregjeve sinjale të rreme ose manipulimi i çmimeve.

Çdo dyshim për raste të abuzimit me tregun duhet t’i raportohet personave përgjegjës për zbatimin e rregullave.

UDHËZIME PËR SJELLJEN INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE

KODI I SJELLJES I GRUPIT 14

Konfliktet e interesitSecili prej nesh shmang marrëdhëniet personale me klientët, partnerët dhe furnizuesit të cilat mund të cenojnë detyrimet tona profesionale ose të na vënë para një konflikti interesi. Ne i raportojmë menaxherit të linjës dhe departamentit të përputhshmërisë për çdo konflikt interesi që mund të hasim.

Ne duhet të shmangim hyrjen në konflikt të interesave tona apo të rrethit tonë të ngushtë me ato të Grupit. Në rastet e ndonjë dyshimi për transaksione apo situata të veçanta në lidhje me Kodin e Sjelljes apo me udhëzimet

e zbatueshme, duhet të këshillohemi me menaxherin e linjës dhe departamentin e përputhshmërisë. Të gjithë duhet të shmangin marrjen e përfitimeve financiare nga një konkurrent, furnizues ose klient pa autorizim paraprak me shkrim nga menaxheri i tyre i linjës apo departamenti i përputhshmërisë.

Në rastet kur një nga ne mund të konsiderohet si përfaqësues i Grupit, ai ose ajo duhet të shmangin përfshirjen e Grupit apo çdo subjekti në aktivitete publike që ai ose ajo mund të kryejnë jashtë Grupit.

UDHËZIME PËR SJELLJEN INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE

KODI I SJELLJES I GRUPIT 15

Marrëveshjet me klientët dhe furnitorët tanëTë gjithë duhet të respektojmë angazhimet e marra me klientët, partnerët dhe furnizuesit tanë, duke i trajtuar në mënyrë të drejtë dhe duke bërë zgjedhjet e nevojshme në bazë të kritereve objektive.

Ndalohen të gjitha praktikat korruptive. Nëse dikush nga ne është subjekt i presionit ose kërkesave nga palë të treta, ai duhet të informojë menaxherin e vet të linjës.

Dhuratat për klientët ose përfaqësuesit e tyre duhet të jenë modeste dhe në pajtim me rregullat e përcaktuara nga subjektet e Grupit tonë. E njëjta gjë vlen për individët në rolin e autoritetit publik, nëpunësve shtetërorë dhe personave të ngjashëm.

Në mënyrë të ngjashme, secili prej nesh do të respektojë në mënyrë strikte kufijtë që zbatohen brenda Grupit për dhuratat ose ftesat nga klientët tanë ose për çdo marrëdhënie tjetër biznesi.

Për të shmangur çdo situatë të dyshimtë, nëse është e nevojshme, secili nga ne duhet të këshillohet me menaxherin e linjës për qëndrimin që duhet të mbajë.

Si pjesë e dispozitave në lidhje meparandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe evazionit fiskal dhe në pajtim me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare për sanksionet dhe embargot, të gjithë duhet të jenë gjithmonë vigjilentë dhe duhet të ndjekin procedurat e identifikimit dhe njohjes së të gjithë klientëve ose palëve udhëzuese, si dhe të gjitha procedurat e verifikimit të transaksioneve.

UDHËZIME PËR SJELLJEN INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE

KODI I SJELLJES I GRUPIT 16

Përdorimi i burimeveSecili nga ne garanton që asetet e trupëzuara, të patrupëzuara, financiare dhe pasurore të shoqërisë të jenë të mbrojtura dhe të përdoren në mënyrë të arsyeshme, në përputhje me politikat dhe procedurat që rregullojnë përdorimin dhe zbatimin e tyre, siç na komunikohet.

Përdorimi i pajisjeve dhe shërbimeve në dispozicion për qëllime personale duhet të jetë i kufizuar për të gjithë.

Të gjithë mundohen t’i përdorin burimet për përfitime ekonomike dhe të marrin parasysh aspektet mjedisore gjatë vendimmarrjes.

UDHËZIME PËR SJELLJEN INDIVIDUALE DHE KOLEKTIVE

KODI I SJELLJES I GRUPIT 17

Secili nga ne, në cilësinë e punonjësit të përkohshëm apo të përhershëm, duhet të respektojë Kodin e Sjelljes, duke kontribuar në mbrojtjen e vlerës më të rëndësishme të Grupit, reputacionit të tij.

Individualisht dhe bashkërisht, ne garantojmë zbatimin e këtij Kodi dhe përputhshmërinë e të gjitha veprimeve tona me të, pavarësisht pozicionit tonë brenda Grupit.

Përputhshmëria me Kodin e Sjelljes realizohet veçanërisht me anë të zbatimit të politikave dhe procedurave të brendshme të Grupit dhe subjekteve të tij.

Të gjithë marrin përsipër përgjegjësitë e tyre të përditshme dhe nuk duhet të hezitojnë për të bërë pyetje dhe për të ndarë shqetësimet e tyre, sipas rastit, me qëllim parandalimin e çdo lloj rreziku.

Nëse ka dyshime, atëherë mund të jetë e nevojshme të merret roli i sinjalizuesit.

PËRPUTHSHMËRIA ME KODIN E SJELLJES

KODI I SJELLJES I GRUPIT 18

SinjalizimiSecili ka të drejtë të njoftojë nëse mendon se ka arsye të mjaftueshme për ta konsideruar një udhëzim të marrë apo transaksion të planifikuar, ose më përgjithësisht,

çdo situatë, si jo në përputhje me politikat dhe procedurat që drejtojnë biznesin e Grupit tonë.

1 Në disa juridiksione, mund të kërkohen mënyra specifike të ushtrimit të detyrës së sinjalizimit, në përputhje me kërkesat e brendshme.

PËRPUTHSHMËRIA MEKODIN E SJELLJES

Si funksionon sinjalizimiSecili nga ne ka të drejtë të njoftojë gjatë punës për çdo ngjarje për të cilën jemi në dijeni në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë. Grupi ynë i mbron sinjalizuesit.

Kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë të përgjegjshme, të kontrolluar dhe jo shpifëse.

Sinjalizimi mund të kryhet me shkrim (memo ose email) duke përfshirë identitetin e sinjalizuesit. Megjithatë, një raportim verbal (me telefon ose në një mbledhje) mund t’i paraprijë raportit me shkrim.

Politika e sinjalizimit mund të zbatohet në nivele të ndryshme:

duke kontaktuar menaxherin e linjës;

referimi i drejtpërdrejtë te Departamenti i Përputhshmërisë, ose drejtuesi i lartë i emëruar për këtë qëllim;

e fundit, çështjet mund të referohen në Sekretarinë e Përgjithshme të Grupit (adresa e emailit: [email protected]), veçanërisht nëse situata fillestare për të cilën bëhet raportimi nuk ka ndryshuar.

Marrësit e njoftimit duhet të garantojnë që hetimet e nevojshme të kryhen në fshehtësinë më maksimale të mundshme, në përputhje me kërkesat e hetimit.

Në shumë vende, autoritetet rregullatore ose mbikëqyrëse ofrojnë gjithashtu mundësinë për të sinjalizuar drejtpërdrejt pranë tyre.

KODI I SJELLJES I GRUPIT 19

Réf

. (A

) 718

303

– 12

/201

6