Kodi i etikës shfmu beqir gashi rrezor (mleqan) kk malishevë

2

Click here to load reader

Transcript of Kodi i etikës shfmu beqir gashi rrezor (mleqan) kk malishevë

Page 1: Kodi i etikës  shfmu beqir gashi  rrezor (mleqan) kk malishevë

KODI I ETIKËS

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “ Beqir Gashi” – Rrezor (Mleqan) në bashkëpunim me: drejtorin, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit përpiluan

kodin e etikës për vlerësim i cili në vete përmban pajtueshmërinë dhe bashkëpërgjegjësinë:

Mësuesit pranuan:

• Që mos të ushtrojnë dhunë fizike dhe psikologjike tek nxënësit.• Të mos i diskriminojnë për shkak të gjinisë , përkatësisë fetare , gjendjes sociale.• Të mos diskutojnë me nxënësit tema që janë të papërshtatshme dhe cenojnë formimin

qytetar të tyre• Të mos përdorë duhan dhe alkool në ambiente shkollore• Të mos ndikohet nga personat jashtë shkollës për vlerësimin e nxënësve me nota.• Të mos shfaqet para nxënësve me pamje jo korrekte

Nxënësit pranojnë:

• Të mos e prishin rendin shtëpiak • Të respektojnë këshillat e arsimtareve në lidhje me notimin• Të kenë sjellje të mira me bashkëmoshatarët • Të mos ndikohen nga personat jashtë ambientit shkollorë• Të mos përdoret duhani dhe telefoni ne lokalet shkollore • Të bashkëpunojnë në mes vete dhe të këmbejnë ide te ndryshme rreth VpN

Prindërit pranojnë:

• të ndihmojnë dhe edukojnë fëmijët e tyre që të pranojnë vlerësimin dhe vetëvlerësimin;

• të bisedojnë me fëmijët e tyre për të nxitur sjellje të mirë në lidhje me notimin;• të punojnë me fëmijët e tyre duke e bërë edhe ata një vlerësim (pyetje të ndryshme në

lidhje me njësitë mësimore, teste të ndryshme, të gjitha këto bëhen në shtëpi) duke shmangur kështu çfarëdo situate të padëshirueshme sa i përket notimit;

REPUBLIKA E KOSOVËSShkolla Fillore / e Mesme e Ulët ,,Beqir Gashi’’ Rrezor (Mleçan), KK Malishevë

Page 2: Kodi i etikës  shfmu beqir gashi  rrezor (mleqan) kk malishevë

• të kontrollojë punën e fëmijës (fletoret e detyrë klase, detyrë shtëpie, orarin mësimor, mjetet tjera të punës që i nevojiten për lëndën përkatëse);

• të kontrollojë çdo test dhe diskutojë me fëmijën për atë test;• të kontaktojë me mësimdhënës për notat dhe të punojë më fëmijën për përmirësimin e

tyre.

Qeverisja dhe Udhëheqja e shkollës pranojnë:

• të jenë të paanshëm për të gjithë arsimtarët, nxënësit dhe prindërit;• të krijojë ambient të ngrohtë dhe të kenë ndikim pozitiv për të gjithë në shkollë;• të mos lejojë keqpërdorimin e rezultateve të notimit (mos të ofendojë arsimtarët apo

nxënësit për nota);• të pranojë ankesa, lutje, vërejtje në lidhje me vlerësimin.

Ekipi i përpilimit të Kodit Etik për shkollën “Beqir Gashi” në Rrezor (Mleqan), KK Malishevë: Fehmije Toplana dhe Servete – mësimdhënëse, Musë Zogaj dhe Rrustem Kryeziu – prindër,

Alush Kryeziu – drejtor i shkollës, Gentianë Gashi dhe Plator Kryeziu – nxënës.

Rrezor (Mleqan), 10 maj 2011