KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

10
KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

description

KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

Transcript of KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

Page 1: KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

Page 2: KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

Duke u bazuar në Rregulloren Nr. 2001/8 të UNMIK-ut, për themelimin e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorisë të Kosovës;

Duke pasur parasysh standartet e njohura ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, të cilat specifikisht i garantojnë secilit individ barazinë parimore para ligjit, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për dëgjim të drejtë dhe publik brenda një kohe të arsyeshme nga një gjykatë e paanshme dhe e pavarur e krijuar me ligj;

Duke u bazuar në Parimet Themelore të Kombeve të Bashkuara për Pavarësinë e Pushtetit Gjyqësor, të aprovuara nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në Nëntor 1985 si dhe në udhëzimet mbi rolin e prokurorëve të adoptuar nga Kongresi i Tetë i Kombeve të Bashkuara mbi Parandalimin e Krimit dhe Trajtimin e të Pandehurve;

Duke u bazuar në rekomandimin Nr. R (19) 00 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës drejtuar shteteve anëtare, mbi rolin e prokurorit publik në sistemin penal të drejtësisë;

Duke pranuar që prokurori publik luan një rol themelor dhe mban përgjegjësi të rëndësishme në administrimin e drejtësisë. Në emër të shoqërisë dhe interesit publik, ata janë në veçanti përgjegjës për të siguruar zbatimin e ligjit në rastet kur shkelja e ligjit sjell për pasojë sanksione penale, duke pasur parasysh në çdo rast të drejtat e individëve dhe efikasitetin e nevojshëm të sistemit penal të drejtësisë; dhe

Të vetëdijshëm për nevojën, veçanërisht në kontekstin e gjendjes së tranzicionit në Kosovë, për adoptimin e dispozitave që synojnë të mbështesin efikasitetin, paanshmërinë dhe drejtësinë e prokurorëve publikë.

Ky kod përkufizon standartet vijuese të etikës dhe sjelljes profesionale që duhet të zbatohen nga prokurorët, shkelja e të cilave krijon bazë për marrjen e masave siç është parashikuar në Nenin 7 të Rregullores Nr. 2000/8 dhe neni 2 i Urdhëresës Administrative Nr. 2000/4. Si rezultat është e nevojshme të merren masa për të garantuar që prokurorët publikë të jenë në gjendje për të përmbushur detyrat dhe pergjegjësitë e tyre profesionale nën kushte të përshtatshme ligjore dhe organizative dhe në veçanti të sigurojnë që marrja në punë, ngritja në përgjegjësi dhe transferimi i prokurorëve publikë të bëhet mbi bazën e procedurave të drejta dhe të paanshme që kanë parashikuar masa kundër çdo lloj mundësie për të favorizuar interesat e grupeve të veçanta dhe që përjashtojnë diskriminimin mbi çdo lloj baze.

Sjelljet e parregullta specifike të parashikuara në këtë kod nuk janë të vetmet. Çdo veprim që ndërmerret nga ndonjë prokuror edhe nëse nuk është parashikuar

Page 3: KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

shprehimisht në dispozitat këtu, por që ka efekt të ngjashëm mund të konsiderohet si shkelje e këtij kodi dhe si e tillë të sanksionohet.

Ky kod zbatohet ndaj të gjithë personave që ushtrojnë funksione prokuroriale në Kosovë, në të gjitha nivelet.

I. PARIMET E PËRGJITHSHE

1. Prokurori duhet të veprojë në çdo kohë në atë mënyrë që krijon besimin publik tek dinjiteti, integriteti, efikasiteti dhe paanshmëria e prokurorëve. Kjo do të thotë që ai/ajo duhet të zbatojë standarte të larta të sjelljes profesionale dhe personale, të respektojë dhe zbatojë ligjin, të kryejë detyrat e funksionit të tij/saj në mënyrë të pavarur dhe të kujdesshme dhe të shmangë çdo situatë apo sjellje që mund të vërë në pikëpyetje integritetin dhe paanshmërinë e tij/saj. Kjo ka efekt jo vetëm për jetën profesionale të prokurorëve por edhe për disa aspekte të jetës së tij/saj private në rastet që mund të ndikojnë në imazhin e prokurorit në sytë e publikut dhe në këtë mënyrë të prekin institucionin e prokurorisë në tërësi.

2. Prokurori nuk duhet të merret me asnjë veprimtari, duke përfshirë veprimtaritë politike, që nuk është në përputhje me funksionin e tij/saj.

II. RREGULLAT E VEÇANTA TË SJELLJES

A. Veprimtaritë prokuroriale

1. Prokurori duhet të ndjekë standartet më të larta të profesionalizmit dhe expertizës ligjore dhe për këtë qëllim duhet të vazhdojë edukimin e tij/saj ligjor dhe trainimet veçanërisht kur këto ofrohen.

2. Në veçanti prokurori duhet të respektojë dhe zbatojë:

a) parimet dhe detyrat etike të funksionit të tyre siç janë parashikuar në këtë kod të sjelljes;

b) mbrojtjen ligjore të të pandehurve, të dëmtuarve dhe dëshmitarëve;

c) të drejtat dhe liritë e njeriut të parashikuara në instrumentat ndërkombëtare;

d) parimet dhe praktikën e organizimit të punës, administrimit dhe burimeve njerëzore në kontekstin gjyqësor;

Ndër të tjera kjo do të thotë që ai duhet të ketë dijeni për:

Page 4: KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

1. mekanizmat dhe materialet që ndihmojnë për vazhdimësinë e rregullt të veprimtarisë së tyre; dhe

2. format e veçanta të zhvillimit të kriminalitetit, si dhe kërkesat dhe modalitetet e bashkëpunimit ndërkombëtar për çështjet penale;

3. Në marrdhëniet me autoritetet kompetente për të mbikqyrur punën e tyre prokurorët duhet të:

a) jenë në gjendje që të kryejnë detyrat dhe përmbushin përgjegjësitë e tyre

pa ndërhyrje të pajustifikueshme dhe pa u ekspozuar në mënyrë të pajustifikuar ndaj përgjegjësive penale, civile ose ndonjë lloj tjetër përgjegjësie;

b) respektojë udhëzimet juridike të dhëna nga autoritetet në hierarki më të larta, nga të cilat ata varen1;

c) gëzojnë të drejtën që udhëzimet që u drejtohen atyre të jenë me shkrim;

d) japin perjodikisht dhe publikisht llogari për veprimtarinë e tyre në përgjithësi dhe për mënyrën sipas së cilës kanë përmbushur çështjet prioritare në veçanti.

4. Në marrdhëniet me gjykatësit, prokurorët publikë duhet të:

a) respektojnë në mënyrë rigoroze pavarësinë dhe paanshmërinë e gjykatësve; në veçanti, ata nuk duhet të shfaqin dyshim për vendimet gjyqësore dhe as të pengojnë ekzekutimin e tyre përveç kur kanë të drejtë të ushtrojnë ankim me apelim ose kur zbatojnë procedura të tjera të parashikuara me ligj;

b) të jenë objektivë dhe të drejtë gjatë zhvillimit të procedurave gjyqësore.

5. Në marrdhëniet me policinë, prokurorët duhet të:

1 Sipas Nenit 8 të Ligjit mbi Zyrën e Prokurorit Publik (Gazeta Zyrtare e KSA të Kosovës, Nr. 32/76) një Prokuror Publik më i lartë, sipas ligjit, mund t’i japë një Prokurori Publik në rang më të ulët instruksione të detyrueshme për punën e tij/saj dhe mund t’i marrë mbi vete detyrat që ishin kompetencë e Prokurorit Publik të rangut më të ulët. Sipas Nenit 49 të të njëjtit ligj, Ministria e Drejtësisë dhe Administrata e Përgjithshme mund të kërkojnë nga Zyrat e Prokurorëve Publikë informacion dhe raporte që janë të nevojshme për kryerjen e punës së tyre.

Page 5: KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

a) japin instruksione të qarta me qëllim zhvillimin e ndjekjes penale2 të efektshme në rastet kur ligji i aplikueshëm kërkon nga prokurorët që të ndjekin procedura paraprake penale ose u lejon që të kërkojnë që organet që bëjnë zbatimin e ligjit të ndërrmarrin veprime të caktuara;

b) ndëshkojnë ose nxisin ndëshkimet, nëse është rasti, për aktivitetet kriminale; dhe

c) në çdo rast, të nxisin për një bashkëpunim të drejtë dhe funksional me policinë dhe agjensitë e ndryshme zbatuese të ligjit.

6. Në ushtrimin e detyrave të tyre ndaj individëve, prokurorët duhet të:

a) kryejnë funksionet në mënyrë të drejtë, të paanëshme dhe me objektivitet;

b) respektojnë dhe të kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut;

c) kërkojnë që të arrihet që sistemi gjyqësor penal të funksionojë sa më efektivisht dhe shpejt që të jetë e mundur. Kjo nënkupton që ata vetë duhet të shmangin çdo formë të mungesave, joefikasitetit dhe neglizhencës në punë si dhe të sigurohen se ekziston koordinim i mirë me organet që merren me zbatimin e ligjeve e të kujdesen për dhënien e udhëzimeve për punën e tyre në rastet e parashikuara nga ligji i aplikueshëm;

d) mos ushtrojë asnjë lloj diskriminimi, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me gjininë, orjentimin seksual, racën, ngjyrën, karakteristikat e tjera gjenetike, gjuhën, besimin, bindjet politike apo bindje të tjera, origjinën kombëtare ose shoqërore, lidhjen me minoritetet nacionale, pasurinë, lindjen, shëndetin, të qenit të paaftë për punë ose të ndonjë statusi tjetër;

e) sigurojë barazinë para ligjit, të marrë parasysh të gjitha rrethanat e duhura duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me të pandehurin, pavarësisht nëse janë në avantazhin apo disavantazhin e tij.

2 Sipas Nenit 45 të Ligjit aplikueshëm të Procedurës Penale, ndjekja e kryerësve të veprave penale është e drejtë dhe detyrë themelore e prokurorit publik, i cili, për veprat penale që ndiqen kryesisht ka kompetencë të ndërrmarrë masat e nevojshme për t’i zbuluar ato dhe për të gjetur kryerësin e këtyre veprave dhe të drejtojë procedurën penale paraprake. Sipas Nenit 153 (2) të të njëjtit ligj, kur prokurori publik nuk mund të vendosë nëse të dhënat e nxjerra nga kallzimi janë të besueshme ose kur të dhënat nga kallzimi nuk janë të mjaftueshme për të vendosur nëse është i nevojshëm fillimi i hetimit, ose kur ai/ajo thjesht kanë dëgjuar se është kryer një krim, prokurori publik në qoftë se nuk ka mundësi që të veprojë vetë ose nëpërmjet organeve të tjera, duhet të kërkojë që organet përgjegjëse të mbledhin informacionin e nevojshëm dhe të marrin masa të tjera për zbulimin e krimit dhe kryerësit të tij. Prokurori publik mund t’ju kërkojë këtyre organeve që ta njoftojnë në çdo kohë për masat që kanë ndërrmarrë.

Page 6: KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

7. Prokurorët nuk duhet të fillojnë ose të vazhdojnë ndjekjen penale nëse janë të detyruar nga ligji që të veprojnë kështu, ose kur nuk ka baza ligjore për ndjekje penale3.

8. Prokurorët nuk duhet të paraqesin fakte të pavlefshme që mund të ndikojnë në vlefshmërinë e vetë procedurës4.

9. Prokurorët duhet të kërkojnë që të mbrojnë parimet e barazisë së anëve, në veçanti duke u dhënë palëve të tjera – përveç kur është parashikuar ndryshe me ligj – gjithë informacionin që posedojnë dhe që mund të ndikojë drejtësinë e procedurës.

10.Prokurorët duhet të mbajnë sekret informacionin e marrë nga palët e treta, veçanërisht kur rrezikohet prezumimi i pafajësisë, përveç kur parashikohet se duhen dhënë këto informata sepse është në interes të drejtësisë ose është e parashikuar me ligj.

11.Prokurorët duhet të kenë parasysh interesin e dëshmitarëve, veçanërisht të marrin, nxisin ose kujdesen për masat për mbrojtjen e jetës, sigurisë së tyre dhe fshehtësisë së jetës private.

12.Prokurorët duhet të marrin parasysh këndvështrimet dhe shqetësimet e palëve të dëmtuara në rast të dëmtimit të interesave të tyre personale.

13.Prokurorët nuk duhet të lejojnë ndikimet e padrejta që pengojnë ndjekjen e nëpunësve publikë për veprat e kryera nga ata sidomos kur ato kanë të bëjnë me korrupsion, shfrytëzim të paligjshëm të autoritetit, shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe vepra të tjera të njohura me ligje ndërkombëtare.

14.Prokurorët dhe familjet e tyre, në asnjë rrethanë, nuk duhet të pranojnë dhurata, favore, privilegje ose premtime për ndihmë materiale nga ndonjë person që ka interes të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në rastin për të cilin ata janë përgjegjës.

15.Duke pasur parasysh paragrafin 3 (c) prokurorët nuk duhet të kenë pengesë që t’i paraqisin gjykatës çdo argument ligjor që duan, edhe në rast se detyrohen t’i japin me shkrim instruksionet që kanë marrë.

3 Neni 153 i Ligjit të lartpërmendur thekson se prokurori publik duhet të hedhë poshtë kallzimin kur nga vetë kallzimi është e qartë se vepra e kryer nuk është vepër penale që ndiqet kryesisht, në qoftë se afati i parashkrimit ka kaluar, kur vepra është amnistuar ose falur, apo kur egzistojnë rrethana të tjera që përjashtojnë ndjekjen.4 Neni 83 i të njëjtit ligj përcakton provat, siç janë për shembull thëniet e të pandehurit dhe të dëshmitarëve para organeve të hetimit, të cilat nuk mund të merren për bazë në marrjen e një vendimi gjyqësor dhe që duhet të hiqen nga rekordi nga gjykatësi hetues, trupi gjykues, ose me kërkesë të palëve. Nenet 84 dhe 333, në mënyrë rigoroze i kufizojnë kushtet nën të cilat këto prova mund të shfrytëzohen gjatë gjykimit si përjashtim nga rregulli i lartpërmendur.

Page 7: KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT

B. Përgjegjësitë Administrative

1. Prokurori duhet të përmbushë përgjegjësitë e tij/saj administrative me profesionalizëm dhe kujdes dhe duhet të bashkëpunojë me organet që merren me zbatimin e ligjit, gjykatësit dhe nëpunësit e tjerë të prokurorisë në administrimin e aktivitetit të prokurorisë.

2. Prokurorët në veçanti duhet të:

a) respektojnë detyrimet e nevojshme që rrjedhin nga funksioni i tij/saj në kuadër të mbikëqyrjes së personelit që është nën varësinë dhe kontrollin e tij/saj;

b) të organizojnë veprimtarinë e tij/saj dhe të respektojnë detyrimet e veçanta për oraret apo shërbimet jashtë orareve të zakonshme, që janë të nevojshme për të kryer detyrën e tyre.

c) të zbatojnë instruksionet administrative që jepen nga Departamenti i Drejtësisë në atë masë sa këto instruksione synojnë të racionalizojnë dhe të përmirësojnë veprimtarinë konsistente të zyrave të prokurorisë, dhe kur nuk kanë për synim që të ndërhyjnë me qëndrimin e prokurorit për një çështje të caktuar.

3. Funksioni i Prokurorit Publik kërkon kujdes të veçantë dhe ndjenjë përgjegjësie të lartë.

4. Përsa i përket organizimit dhe veprimtarisë së brendshme të Organeve të Prokurorisë dhe në veçanti caktimit dhe ri-caktimit të çështjeve Prokurori Publik duhet të shmangë çdo ndikim të padrejtë si dhe të punojë për funksionimin si duhet të sistemit të drejtësisë penale dhe në veçanti për nivelin e kualifikimit juridik dhe specializimit që i dedikohet secilës çështje.

Miratuar me 25 prill 2006

Rexhep Haxhimusa

________________Kryetar, Këshilli Gjyqesor i Kosoves

Page 8: KODI I ETIKËS DHE SJELLJES PROFESIONALE PËR PROKURORËT