KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin...

17
KODI ETIK I SJELLJES E miratuar nga Asamblea e Ortakëve në datën 25 Gusht2016

Transcript of KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin...

Page 1: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

1

KODI ETIK I SJELLJES

E miratuar nga Asamblea e Ortakëve në datën 25 Gusht2016

Page 2: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

2

PËRMBLEDHJE

1. KUSHTET PARAPRAKE 4

1.1 QELLIMET DHE MARRESIT 4

1.2 RAPORTI ME STAKEHOLDERS 4

1.3 VLERA E REPUTACIONIT DHE BESUESHMERISE SE SHOQERISE 5

1.4 VLERA KONTRAKTORE E KODIT TE ETIKES 5

1.5 PERDITESIME TE KODIT TE ETIKES 5

2. PARIME TE PERGJITHSHME 5

2.1 PERGJEGJESIA 5

2.2 KORREKTESIA 5

2.3 TRANSPARENCA 6

2.4 EFIKASITETI 6

2.5 QELLIMI I SHERBIMIT 6

2.6 KONKURRENCA 6

2.7 MARREDHENIA ME KOMUNITETIN DHE MBROJTJA E MJEDISIT 6

3. SISTEMI I DREJTIMIT I ECO TIRANA–DETYRIMET DHE

PERGJEGJESITE E ADMINISTRATOREVE DHE ANETAREVE TE

ORGANEVE TE SHOQERISE 6

3.1 QEVERISJA E SHOQERISE 6

3.2 KESHILLI I ADMINISTRATOREVE 7

3.3 DETYRAT E ORGANEVE TE SHOQERISE, KESHILLIT TE ADMINISTRATOREVE,

KESHILLIT MBIKEQYRES, ADMINISTRATORIT EKZEKUTIV 7

4. MARREDHENIET ME AKSIONARET 8

5. MARREDHENIET ME PERSONELIN 8

5.1 MARRËDHENIET ME PERSONELIN 8

5.2 MBROJTJA E PERSONIT 8

5.3 KERKIMI DHE PERZGJEDHJA E PERSONELIT 8

5.4 PUNESIMI 9

5.5 DETYRAT E PERSONELIT 9

5.6 MENAXHIMI, ZHVILLIMI DHE TRAJNIMI I PERSONELIT 9

5.7 KONFLIKTI I INTERESIT 10

5.8 PRONA E SHOQERISE 10

5.9 PERDORIMI I SISTEMIT INFORMATIK 10

5.10 DHURATA, NDERE DHE PERFITIME TE TJERA 11

5.11 MBROJTJA E PRIVATESISE 11

5.12 KONFIDENCIALITETI DHE MENAXHIMI I TE DHENAVE 11

5.13 DETYRIMET PER INFORMIM 11

5.14 DETYRIMET E BASHKEPUNETOREVE 11

Page 3: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

3

6. MARREDHENIET ME KLIENTET 12

6.1 VLERA E KLIENTIT 12

6.2 KONTRATAT DHE KOMUNIKIMET 12

6.3 CILESIA DHE CUSTOMER SATISFACTION 12

6.4 NDERVEPRIMI ME KLIENTET 12

7. PJESEMARRJA NE PROKURIM DHE MARREDHENIET ME POROSITESIT 13

7.1 PJESEMARRJA NE PROCEDURAT E PROKURIMIT 13

7.2 KORREKTESIA NE NEGOCIATAT TREGTARE 13

8. MARREDHENIET ME FURNITORET 13

8.1 ZGJEDHJA E FURNITORIT 13

8.2 TRASPARENCA 13

8.3 KORREKTESIA DHE KUJDESI NE PERMBUSHJEN E KONTRATAVE 13

8.4 MBROJTJA E MJEDISIT DHE I PROFILEVE ETIKE 14

9. MARREDHENIET ME ORGANET ADMINISTRATIVE 14

10. MARREDHENIET ME MJEDISIN 14

11. MARREDHENIET ME PARTITE POLITIKE, SINDIKATAT DHE

SHOQATAT 15

12. MENYRAT E ZBATIMIT DHE KONTROLLIT TE KODIT ETIK TE SJELLJES 15

12.1 THEMELIMI I ORGANIT TE KONTROLLIT 15

12.2 SHPERNDARJA E KODIT ETIK 16

12.3 SINJALIZIME 16

12.4 SHKELJE TE KODIT TE ETIKES 16

Page 4: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

4

1. KUSHTET PARAPRAKE

1.1 QËLLIMET DHE MARRËSIT

Kodi identifikon parimet dhe

rregullat e sjelljes

të cilave u njihen

vlera etike pozitive

Marrësit Shpërndarja Bashkëpunimi dhe besueshmëria me stakeholders

Ky Kod Etik i sjelljes (“Kodi Etik”) është një deklaratë publike e Eco Tirana (në

vijim “ECO TR”) qe identifikon parimet e përgjithshme dhe rregullat e sjelljes, të cilave u

njihen vlera etike pozitive.

Kodi Etik integron kuadrin rregullator të cilit i nënshtrohet ECO TR, administratorët e saj,

organi i menaxhimit dhe punonjësit. Ai gjithashtu përfaqëson një mjet në bazë të së cilit

ECO TR, në kryerjen e misionit të saj, angazhohet të kontribuojë, në përputhje me ligjin

dhe parimet e besnikërisë dhe korrektësisë, ne zhvillimin social-ekonomik të territorit dhe

të qytetarëve nëpërmjet organizimit dhe ofrimit të shërbimeve publike vendore.

Ky Kod Etik ka për qëllim të përcaktojë veprimet etike të Eco Tirana dhe pjesëtarëve të

saj; dispozitat e tij janë të detyrueshme pa asnjë përjashtim, për sjelljet e të gjithë

atyre që janë pjesë e organizimit të ECO TR, si:

aksionarët,

administratorët,

drejtuesit,

punëmarrësit,

bashkëpunëtorët,

palët kontraktuese,

dhe ndaj cilido që në mënyrë direket apo indirekt, në mënyrë të përkohshme apo të

përhershme vendos marrëdhënie me ECO TR (në vijim referuar bashkërisht si “marrësit”).

Kodi Etik, duke marrë parasysh dallimet në kuadrin ligjor, ekonomik, social dhe kulturor,

zbatohet gjithashtu edhe në çdo aktivitet të kryer nga ECO TR jashtë vendit.

Kodit Etik është shpërndarë gjerësisht nëpërmjet afishimit në një vend të aksesueshëm për

të gjithë si dhe në sistemin e rrjetit privat të shoqërisë; ai vihet në dispozicion të çdo pale

tjetër që hyn në marrëdhënie me ECO TR si dhe është publikuar në website-in e Shoqërisë.

1.2 Raporti me stakeholders

Kodi Etik synon, në veçanti, të drejtojë sjelljen e ECO TR në drejtimin e

bashkëpunimit dhe besueshmërisë kundrejt stakeholders, domethënë atyre kategori

individësh, grupesh dhe institucionesh kontributi i të cilëve është i nevojshëm për

realizimin e misionit të shoqërisë dhe/ose interesat e të cilëve ndikohen në mënyrë

direkt ose indirekte nga veprimtaria e shoqërisë.

Page 5: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

5

Reputacioni dhe besueshmëria përbëjnë burime

Shkelja e rëndë dhe e vazhdueshme e rregullave të këtij Kodi cenon marrëdhënien e besimit te krijuar me ECO TR

Etika e

përgjegjësisë

Korrektësia dhe

respektimi i të

drejtave

1.3 Vlera e reputacionit dhe besueshmërisë së shoqërisë

Reputacioni dhe besueshmëria janë burime të paprekshme themelore. Reputacioni

i mirë dhe besueshmëria e shoqërisë favorizojnë investimet nga aksionarët, marrëdhëniet

me institucionet lokale, besnikërinë e klientëve, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe

korrektësinë dhe besueshmërinë e furnitorëve.

1.4 Vlera kontraktore e Kodit të Etikës

Pajtueshmëria me dispozitat e Kodit të Etikës është një pjesë thelbësore e

detyrimeve kontraktore të punëmarrësve të ECO TR në bazë dhe për zbatim të neneve

24,26,27 te Kodit të Punës. Shkelja e rëndë dhe e vazhdueshme e rregullave të këtij Kodi

Etike cënon marrëdhënien e besimit të krijuar me ECO TR dhe mund të sjellë marrjen e

masave disiplinore dhe dëmshpërblimin e dëmit, duke mos përjashtuar, detyrimin e

punonjësit per respektimin e procedurave të parashikuara në kontratën personale të

punës, në kontratat kolektive të punës dhe në kodet e disiplinës të ECO TR.

1.5 Përditësime të Kodit të Etikës

Me vendim të organit të Administrimit të ECO TR, Kodi i Etikës mund të

ndryshohet dhe të plotësohet, edhe në bazë të sugjerimeve dhe udhëzimeve të Këshillit

Mbikëqyrës.

2. PARIME TË PËRGJITHSHME

2.1 Përgjegjësia

Në realizimin e misionit të shoqërisë, sjelljet e të gjithë marrësve të këtij Kodi

Etike duhet të jenë të frymëzuara nga etika e përgjegjësisë. Shoqëria ka si parim të

domosdoshëm respektimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi në Itali dhe në të gjitha

vendet në të cilat ajo vepron.

Marrësit e Kodit të Etikës i kërkohet të respektojë legjislacionin vendas; në asnjë rast nuk

lejohet të ndiqen ose të realizohen interesat e ECO TR në shkelje të ligjeve.

ECO TR angazhohet t’i sigurojë subjekteve të interesuara një program të përshtatshëm

informacioni dhe trajnimi mbi Kodin e Etikës.

2.2 Korrektësia

Parimi i korrektësisë nënkupton respektimin e të drejtave, edhe në aspektin e

privatësisë, të të gjithë personave të cilët kryejnë aktivitetin e tyre të punës dhe

profesional. Sa me lart, duke mënjanuar konfliktet e mundshme të interesit mes shoqërisë

dhe punonjësit.

Page 6: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

6

Vërtetësinë,

saktësinë dhe

terësinë e

informacionit

Kosto të ultë në menaxhimin e burimeve

Pranim i

misionit të

shoqërisë

Të zhvillohet

vlera e

konkurrencës

Mbrojtja e

mjedisit

Drejtimi i

shoqërisë në

mënyrë të

përgjegjshme

dhe

transparente

Krijimi i

vlerave

2.3 Transparenca

Parimi i transparencës është i bazuar në vërtetësinë, saktësinë dhe tërësinë e

informacionit si brenda dhe jashtë shoqërisë. Sistemi i verifikimit dhe zgjidhjes së

ankesave i aplikuar ndaj klientëve duhet të lejojë që informacionet të jepen me anë të

komunikimit, si me gojë dhe me shkrim, në mënyrë të vazhdueshme dhe të

menjëhershme. Në hartimin e kontratave me përdoruesit, shoqëria i përpunon dispozitat

në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, duke garantuar gjithmonë ruajtjen e barazisë me

klientët.

2.4 Efikasiteti

Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në

menaxhimin e burimeve të përdorura në ofrimin e shërbimeve dhe të merret përsipër

detyrimi për të ofruar një shërbim të përshtatshëm për nevojat e klientit dhe në përputhje

me standardet më të larta.

2.5 Shpirti i shërbimit

Parimi i shpirtit të shërbimit do të thotë që çdo marrës i Kodit të Etikës, në sjelljen

e tij, e bënë te vetin misionin e shoqërisë me qëllim ofrimin e një shërbim me një vlerë të

lartë sociale dhe të dobishëm për komunitetin, i cili duhet të përfitojë nga standardet më

të larta të cilësisë.

2.6 Konkurrenca

ECO TR synon të zhvillojë vlerat e konkurrencës duke miratuar parimet e

korrektësisë, të së drejtës së konkurrencës dhe transparencës për të gjithë operatorët në

treg.

2.7 Marrëdhënia me komunitetin dhe mbrojtja e mjedisit

ECO TR është e vetëdijshme për ndikimin e aktivitetit të saj në zhvillimin social-

ekonomik dhe mbi cilësinë e jetës në territorin përkatës; për këtë arsye, shoqëria në

kryerjen e aktiviteteve të saj angazhohet të mbrojë mjedisin dhe të kontribuojë në

zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.

3. SISTEMI I DREJTIMIT I ECO TR – DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË E

ADMINISTRATORËVE DHE ANËTARËVE TË ORGANEVE TË SHOQËRISË

3.1 Drejtimi i shoqërisë

Sistemi i corporate governance i adoptuar nga ECO TR është në përputhje me dispozitat

ligjore në fuqi dhe ka si qëllim të sigurojë një bashkëpunim më të ekuilibruar midis

pjesëtarëve të saj nëpërmjet balancimit të roleve të ndryshme të menaxhimit,

vendimmarrjes dhe kontrollit.

Ky sistem synon të garantoje një drejtim të përgjegjshëm dhe transparent të ndërmarrjes

ndaj tregut, në perspektiven e krijimit të vlerës për aksionarët dhe

.

Page 7: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

7

për arritjen e qëllimeve të shoqërisë dhe atyre mjedisore të përcaktuara me marrëveshje me

organet vendore kompetente

3.2 Këshilli i administratorëve

ECO TR administrohet nga Këshilli i Administratorëve i përbërë nga 3 anëtarë të emëruar

në bazë të statutit: 2 anëtarë të emëruar me përcaktim të Holding ECO TR Albania sh.a.

dhe 1 anëtar më emërim të Bashkisë së Tiranës. Këshilli zgjedh midis anëtarëve të saj

Kryetarin me përcaktim të Holding ECO TR Albania sh.a.

3.3 Detyrimet e këshillit të Administratorëve, Administratorit

Ekzekutiv dhe këshillit mbikëqyrës

Anëtarëve të Këshillit të Administratorëve, të Këshillit Mbikëqyrës, Administratorit

Ekzekutiv dhe në përgjithësi anëtarëve të organeve të shoqërisë (në vijim, veçmas, edhe

“Administratorët”) u kërkohet respektimi i dispozitave në fuqi dhe i parimeve që

përmbahen në Kodin Etik.

Gjithashtu, Administratorët kanë detyrim që të veprojnë në përputhje të plotë me ndarjen

hierarkike të roleve dhe me ndarjen e funksioneve dhe kompetencave.

Administratorët duhet të zhvillojnë aktivitetin e tyre sipas parimeve të korrektësisë dhe

integritetit, duke shmangur situata të konfliktit të interesit në fushën e aktivitetit të kryer

prej tyre në ECO TR.

Gjithashtu, atyre u kërkohet të kenë një sjellje të frymëzuar në parimet e autonomisë,

pavarësisë dhe zbatimit të udhëzimeve të ECO TR dhe të veprojnë në interesin ekskluziv

të Shoqërisë dhe të Ndërmarrjes.

Administratorëve u kërkohet një pjesëmarrje aktive dhe efektive në aktivitetin e ECO TR; në

çdo rast ata duhet të ruajnë fshehtësinë e informacioneve për të cilat marrin dijeni për

shkak të detyrës; çdo aktivitet komunikimi duhet të respektojë ligjet dhe praktikat e

sjelljes dhe duhet të siguroje mbrojtjen e informacioneve sensitive mbi çmimin dhe

sekretet industriale.

Në veçanti, Administratorëve u ndalohet në mënyrë absolute që të përdorin pozicionin e

tyre për të përfituar avantazhe personale, te drejtpërdrejta ose të tërthorta, ose nga të

tretë (organe, institucione, etj.)

Detyrimet e besnikërisë dhe fshehtësisë janë të detyrueshme për Administratorët edhe

pas përfundimit të marrëdhënies me ECO TR.

Administratorët duhet të veprojë pasi te jene mire-informuar dhe të përmbushin detyrat

që i janë caktuar me ligj dhe statut me kujdesin e kërkuar nga natyra e detyrës dhe e

kompetencave të posaçme; ata janë përgjegjës ndaj shoqërisë për dëmet që rrjedhin nga

mos përmbushja e këtyre detyrimeve.

Page 8: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

8

Angazhimi i ECO

TR për të mbrojtur

dhe rritur vlerën e

aktivitetit të saj

Vlera e burimeve

njerëzore

4. MARRËDHENIET ME AKSIONARËT

ECO TR, duke qenë e ndërgjegjshme për rëndësinë e rolit që kanë aksionarët, u siguron

atyre informacione të sakta, të vërteta dhe të shpejta dhe që kanë si qëllim të

përmirësojnë kushtet e pjesëmarrjes, si e drejtë e tyre e posaçme, në vendimmarrjen e

shoqërisë.

ECO TR ka si detyrim të mbrojë dhe të rrisë vlerën e aktivitetit të saj dhe soliditetin e

pasurisë së shoqërisë, nëpërmjet vlerësimit të menaxhimit, ndjekjes së standarteve më të

larta në aktivitetet prodhuese dhe të shërbimit (në veçanti nëpërmjet kënaqjes maksimale

të klientit).

Gjithashtu, ECO TR angazhohet në mbrojtjen dhe ruajtjen e burimeve dhe pronës së

shoqërisë, të dhëna si kontribut nga Aksionarët.

5. Marrëdhëniet me personelin

5.1 Marrëdhëniet me personelin

ECO TR njeh vlerën e burimeve njerëzore, respekton autonominë e tyre dhe konsideron te

rëndësishme pjesëmarrjen e tyre në aktivitetin e shoqërisë.

Ndalohet çdo diskriminim për shkak të racës, seksit, shtetësisë, fesë, gjuhës,

pjesëmarrjes sindikale apo politike në punësim, në shpërblim, në ngritjen në detyrë ose

në heqjen nga puna, si edhe çdo formë favorizimi.

Politikat e menaxhimit të personelit janë vendosur në dispozicion të të gjithë

bashkëpunëtorëve nëpërmjet mjeteve të komunikimit të shoqërisë.

5.2 Mbrojtja e personit

Kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve me qëllim që të mbahet një klimë e respektimit

reciprok të dinjitetit, nderit dhe reputacionit të secilit.

Bashkëpunëtorëve nuk duhet tu kërkohet, në asnjë rast, shërbime që vijnë në

kundërshtim me dinjitetin e personit ose që përbëjnë burim rreziku të papranueshëm për

sigurinë dhe shëndetin.

Punonjësit që pretendojnë se kanë pësuar diskriminime mund të njoftojnë ngjarjen pranë

Organit të Kontrollit dhe/ose përgjegjësit të tyre , i cili do të procedojë për vërtetimin e

shkeljes efektive të Kodit Etik të sjelljes. Nuk përbën diskriminim ato trajtime te veçanta

që arsyetohen mbi bazën e kritereve objektive.

5.3 Kërkimi dhe përzgjedhja e personelit

Pa përjashtuar detyrimet që rrjedhin nga dispozitat në fuqi, kërkimi dhe zgjedhja e

personelit i nënshtrohet verifikimit të përputhjes së plotë të kandidatëve me profilet

profesionale të kërkuara nga ECO TR, duke siguruar mundësi të barabarta për të gjithë

subjektet e interesuara.

Page 9: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

5.4 Punësimi

Punësimi i personelit kryhet në bazë të kontratave të rregullta të punës, duke qenë se nuk

lejohet asnjë formë e marrëdhënieve të punës jo në përputhje ose gjithsesi që i shmanget

dispozitave ligjore në fuqi.

5.5 Detyrat e personelit

Profesionalizëm

Sjellje të paligjshme:

indeksi i mediokritetit

Vlerësimi i performances

Vlerësimi i

bashkëpunëtorëve

Përgjegjësit stimulojnë të

gjitha profesionet e

pranishme

Sjellja “problem

solving”

Personeli

angazhohet të respektojë detyrimet e parashikuara nga ky Kod Etik dhe duhet të zbatojë

ligjin dhe të orientojë sjelljen e vetë drejt parimit të integritetit, korrektësisë, besnikërisë

dhe mirëbesimit gjatë kryerjes së aktiviteteve profesionale.

Profesionalizmi i punonjësve në zbatimin e detyrave të veta përbën, përveç se një

detyrim për përmbushje korrekte, edhe një vlerë thelbësore që ECO TR promovon dhe

mbron; ECO TR nuk toleron sjellje të mundshme të paligjshme të punonjësve dhe të

gjithë atyre të cilëve u drejtohet ky Kod Etik, duke i konsideruar këto sjellje të dëmshme

për vlerën e profesionalizmit dhe si indeks të mediokritetit.

Kërkimi nga ana e eprorëve i shërbimeve, favoreve personale ose çfarëdolloj sjelljeje që

përbën një shkelje të këtij Kodi Etik konsiderohet abuzim me detyrën.

5.6. Menaxhimi, zhvillimi dhe trajnimi i personelit

Në lidhje me procesin e menaxhimit dhe zhvillimit të personelit çdo vendim do te merret

duke u bazuar në përputhshmërinë e profileve të pritura dhe profileve të zotëruara nga

bashkëpunëtorët si dhe ne vlerësimin objektiv të performancës.

Vendimi per emërimin në nje funksion apo detyre merret në bazë të aftësive; gjithashtu,

në përputhje me efiçencën e përgjithshme të punës, do te konsiderohen pozitivisht ato

fleksibilitete në organizimin e punës që lehtësojnë menaxhimin e gjendjes së mëmësisë

dhe në përgjithësi të kujdesit për fëmijët.

Vlerësimi i bashkëpunëtorëve kryhet në mënyrë të zgjeruar, duke përfshirë përgjegjësit,

departamentin e personelit dhe për aq sa është e mundur, subjektet që kanë hyrë në

marrëdhënie me personin që vlerësohet.

Në kufijtë e informacioneve të disponueshme dhe të mbrojtjes së privatësisë,

departamenti i personelit vepron për të ndaluar forma të nepotizmit (si për shembull,

duke përjashtuar marrëdhëniet e varësisë hierarkike midis bashkëpunëtorëve të lidhur

nga marrëdhëniet farefisnore).

Përgjegjësit stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e të gjitha figurave profesionale te

pranishme në ndërmarrje nëpërmjet të gjitha mjeteve në dispozicion (për shembull,

rotacioni në punë, atashimi pranë personelit ekspert, eksperienca që kanë si qëllim

mbulimin e detyrave me përgjegjësi më të mëdha).

Çdo përgjegjës duhet të optimizoje kohën e punës së bashkëpunëtorëve duke kërkuar

shërbime koherente me ushtrimin e detyrave të tyre dhe me planet e organizimit të

punës.

Sigurohet përfshirja konstante e bashkëpunëtorëve në kryerjen e punës, edhe duke

parashikuar momente pjesëmarrjeje në diskutime dhe vendime funksionale në realizimin e

objektivave të ndërmarrjes; bashkëpunëtori duhet të marrë pjesë në momente të tilla me

Page 10: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

10

Formimi

Punonjësi duhet të

rruaj autonominë

dhe integritetin

Çdo punonjës është

bashkëpërgjegjës për

sigurinë e sistemeve të

përdorura

orientim në zgjidhjen e problemeve, shpirt konstruktiv dhe pavarësi në gjykim.

ECO TR vendos në dispozicion të të gjithë bashkëpunëtorëve mjete informues dhe

trajnuese, me objektiv vlerësimin e kompetencave të posaçme dhe ruajtjen e vlerës

profesionale të personelit.

Trajnimi kryhet në favor të grupeve ose të bashkëpunëtoreve të veçantë mbi bazën e

nevojave të posaçme të zhvillimit profesional.

Parashikohet një trajnim institucional, që kryhet në momente të caktuara të aktivitetit të

bashkëpunëtorit në shoqëri dhe një trajnim periodik për personelin zbatues.

Historiku i trajnimit të çdo bashkëpunëtori është i pranishëm në sistemin informatikë të

shoqërisë me qëllim evidentimin e shkallës së përfitimit të trajnimit dhe për të përcaktuar

formime të mëtejshme.

5.7 Konflikt interesi

Punonjësi duhet të rruaj autonominë dhe integritetin me qëllim që të evitojë marrjen e

vendimeve apo kryerjen e aktiviteteve në situata, qoftë edhe vetëm në dukje, të

konfliktit të interesit në lidhje me aktivitetin e ECO TR. Duhet shmangur çfarëdolloj

aktiviteti që bie në kundërshtim me përmbushjen korrekte të detyrave të tij ose që

mund të cenojë interesat dhe imazhin e shoqërisë.

Çdo situatë e konfliktit të interesit, reale apo potenciale, duhet t’i komunikohet

paraprakisht përgjegjësit të vet, i cili sipas mënyrave të parashikuara, do të informojë

Organin e Kontrollit.

5.8 Prona e shoqërisë

Punonjësi përdor dhe ruan me kujdes sendet që disponon për shkak të detyrës. Nuk

lejohet përdorimi i sendeve dhe burimeve pasurore të shoqërisë në kundërshtim me

destinacionin e tyre. Çdo punonjës është drejtpërdrejt dhe personalisht përgjegjës për

mbrojtjen dhe përdorimin e ligjshëm të sendeve dhe burimeve që i janë dhënë për

zhvillimin e funksioneve të tij. ECO TR, në zbatim të ligjeve në fuqi, përshtat masat e

nevojshme me qëllim ndalimin e përdorimit të gabuar të tyre. 5.9 Përdorimi i sistemeve informatike Në lidhje me përdorimin e sistemeve informatike, çdo punonjës angazhohet të zbatojë

rregullat e sjelljes të përcaktuara nga ECO TR, të njoftuara nëpërmjet sistemit e rrjetit të

brendshëm te shoqërisë dhe është bashkëpërgjegjës për sigurinë e sistemeve të

përdoruara dhe subjekt i dispozitave ligjore në fuqi dhe i kushteve të kontratave të

licencës.

Përveç sa është parashikuar nga ligjet civile dhe penale, përbën përdorim të papërshtatshëm të

sendeve dhe burimeve të shoqërisë edhe përdorimi i lidhjeve në rrjet për qëllime të ndryshme

nga ato që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës ose për të dërguar mesazhe ofenduese ose

që mund t’i shkaktojnë dëm imazhit të ECO TR.

Page 11: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

11

Gjithashtu, çdo punonjës është i detyruar të ofrojë angazhimin e nevojshëm me qëllim

parandalimin e kryerjes së krimeve nëpërmjet përdorimit të mjeteve informatike.

5.10 Dhurata, ndere dhe përfitime të tjera

Punonjësi nuk mund të kërkojë, për vete apo për të tjerë, dhurata apo përfitime të tjera,

dhe as t’i pranojë ato, përveç atyre me vlerë modeste ose në përputhje me praktikat

normale tregtare dhe të mirësjelljes, nga kushdo që ka përfituar ose që mund të ketë

marre përfitime nga aktiviteti i ECO TR.

Gjithashtu, punonjësi nuk mund t’i ofroje dhurata ose përfitime të tjera të gjithë atyre

subjekteve nga të cilat mund të përfitojë trajtime favorizuese në kryerjen e çfarëdolloj

aktiviteti që lidhet me ECO TR. Nuk mund t’i jepen avantazhe të paligjshme klientëve ose

furnitorëve publikë dhe privatë.

ECO TR ruan

privatësinë e

punonjësve të saj

Punonjësi është i

detyruar të mbajë të

fshehta informacionet

e siguruara gjatë

ushtrimit të funksionit

të tij

Informacione për

Organin e Kontrollit

5.11 Mbrojtja e privatësisë

ECO TR mbron privatësinë e punonjësve të saj, sipas dispozitave në fuqi në këtë fushë,

duke marrë përsipër që të mos komunikojë dhe as shpërndajë, me përjashtim sa kërkohet

nga ligji, të dhënat personale përkatëse pa miratimin paraprak të personit në fjalë. Marrja,

përpunimi dhe ruajtja e këtyre informacioneve kryhet sipas procedurave të posaçme për

të garantuar që persona të paautorizuar të mos vijnë në dijeni të tyre dhe të respektohen

plotësisht dispozitat për mbrojtjen e privatësisë.

5.12 Konfidencialiteti dhe menaxhimi i të dhënave

Punonjësi është i detyruar të mbajë të fshehta informacionet e siguruara gjatë ushtrimit

të funksionit të tij në përputhje me ligjin, rregulloret dhe rrethanat. Punonjësi duhet të

zbatojë këtë detyrim edhe pas mbarimit të marrëdhënies së punës, duke marrë përsipër

zbatimin e detyrimeve e parashikuara nga dispozitat në fuqi mbi privatësisë; gjithashtu ai

duhet të ruajë me kujdes edhe aktet që i janë dhënë.

5.13 Detyrimet për informim

Të gjithë punonjësit janë të detyruar t’i njoftojnë me shpejtësi dhe fshehtësi Organit të

Kontrollit çdo te dhënë për të cilen kanë marrë dijeni gjatë kryerjes së aktiviteteve të

tyre të punës, në lidhje me shkelje të dispozitave ligjore, të Kodit Etik të sjelljes ose të

dispozitave të tjera të shoqërisë që mund, në çfarëdolloj mënyre, të përfshijnë ECO TR.

Përgjegjësit sipas funksioneve duhet të kontrollojnë punën e punonjësve të tyre dhe duhet

të informojnë Organin e Kontrollit për çdo shkelje të mundshme të dispozitave të

mësipërme.

5.14 Detyrimet e bashkëpunëtorëve

Dispozitat sipas pikave të mësipërme aplikohen per të gjithë bashkëpunëtorët, konsulentët,

agjentët dhe përfaqësuesit e shoqërisë.

Page 12: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

12

6. Marrëdhëniet me klientët

Klienti përfaqëson

për ECO TR një

vler,ë ruajtja e së

cilës është

thelbësore për

arritjen e misionit

të shoqërisë

Qartësia e

komunikimit

Menaxhim dhe

zgjidhje e shpejtë

e ankesave të

mundshme

Kënaqja e klientit

ECO TR e

kundërshton

përdorimin e

proceseve

gjyqësore si një

mjet për të marrë

avantazhe të

padrejta

6.1 Vlera e klientit

Klienti përfaqëson për ECO TR një vlerë, ruajtja e së cilës është thelbësore për arritjen

e misionit të shoqërisë.

ECO TR vendos me klientin një marrëdhënie të karakterizuar nga profesionalizmi i lartë

dhe nga disponibiliteti, respekti, mirësjellja, kërkimi dhe ofrimi i bashkëpunimit maksimal.

ECO TR angazhohet për të kënaqur klientët e saj në përputhje me detyrimet që i janë

dhënë nga kontratat e shërbimeve, nga kontratat e furnizimit dhe nga kartat e shërbimit.

6.2 Kontrata dhe komunikime

Kontratat dhe komunikimet me klientët duhet të jenë:

Të qarta, të thjeshta dhe të formuluara me gjuhë sa më të afërt të jetë e mundur me

atë të klientelës;

Në përputhje me dispozitat në fuqi dhe udhëzimet e Organeve të vendimmarrjes dhe

kontrollit.

ECO TR angazhohet të komunikojë me shpejtësi dhe në mënyrën më të përshtatshme çdo

informacion në lidhje me ndryshime të mundshme dhe ndryshime në ofrimin e

shërbimeve.

6.3 Cilësia dhe kënaqja e klientit

ECO TR angazhohet të garantojë arritjen e standardeve të cilësisë dhe sigurisë të

parashikuara dhe të monitorojë periodikisht cilësinë e shërbimit të ofruar tek klienti.

Në veçanti ECO TR, me qëllim realizimin e dëgjimit sistematik të klientit përgatit në

mënyrë periodike sondazhe në lidhje me kënaqjen e klientit, si burim informacioni për të

verifikuar objektiva për përmirësimin e shërbimit.

6.4 Ndërveprimi me klientin

ECO TR angazhohet që të favorizojë ndërveprimin me klientët nëpërmjet menaxhimit dhe

zgjidhjes së shpejtë të ankesave të mundshme dhe duke përdorur sisteme të

përshtatshme komunikimi.

ECO TR e kundërshton hapjen e proceseve gjyqësore si një mjet për të marrë avantazhe

të padrejta, duke e ndërmarrë këtë rrugë vetëm kur pretendimet e saj të ligjshme nuk

konsiderohen të bazuara nga pala tjetër.

ECO TR ruan privatësinë e klientëve të saj, sipas dispozitave në fuqi në këtë fushë, duke u

angazhuar që të mos komunikoje, dhe as të shpërndajë, të dhënat përkatëse personale,

ekonomike dhe të konsumit, me përjashtim të detyrimeve ligjore.

Page 13: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

13

7. Pjesëmarrja në prokurime dhe marrëdhëniet me konsumatorin

7.1 Pjesëmarrja në procedura prokurimi

ECO TR vlerëson

me kujdes

përshtatshmërinë

dhe

zbatueshmërinë e

shërbimeve të

kërkuara

Korrektësia dhe

qartësia në

negocimet

tregtare

Kritere objektive

dhe transparente

Jo situatave të

dyshimit mbi

ligjshmërinë

apo konfliktin e

interesit

Monitorimi i

përshtatshmërisë

së shërbimeve ose

të sendeve të

ofruara në lidhje

me çmimin

Përmbushje në

kohë e

kërkesave të

shërbimeve

kontraktuale

nga ana e

furnitorit

ECO TR

vlerëson me

kujdes përshtatshmërinë dhe zbatueshmërinë e shërbimeve të kërkuara, gjatë

pjesëmarrjes në procedurat e prokurimit, duke iu referuar në veçanti kushteve ligjore,

teknike dhe ekonomike, duke vënë në dukje, kur është e mundur, me shpejtësi anomalitë

e mundshme dhe duke mos marrë përsipër në asnjë rast angazhime kontraktore që mund

të sjellin përkeqësime të papranueshme ne cilësinë e shërbimit, mbi kostot e personelit

ose mbi sigurinë në punë.

7.2 Korrektësia në negocimet tregtare

Në marrëdhëniet me porositësit, ECO TR siguron korrektësi dhe qartësi në negocimet

tregtare dhe në marrjen përsipër të detyrimeve kontraktore, si dhe përmbushjen besnike

dhe të kujdesshme të tyre.

8. Marrëdhëniet me furnitorët

8.1 Zgjedhja e furnitorit

Mënyrat e zgjedhjes së furnitorit duhet të jenë në përputhje me dispozitat në fuqi dhe me

procedurat e brendshme të ECO TR të parashikuara për këtë qëllim.

Zgjedhja e furnitorit dhe blerja e sendeve dhe shërbimeve të çfarëdolloj tipi duhet të

kryhet në përputhje me parimet e konkurrencës se lire dhe barazisë të ofertueseve; dhe

mbi bazën e vlerësimeve objektive në lidhje me konkurrencën, cilësinë, dobinë dhe

çmimin e furnizimit.

Në përzgjedhje, ECO TR ndjek interesin e shoqërisë, duke zbatuar kritere objektive me

qëllim që të sigurojë profesionalizmin maksimal të furnitorëve.

ECO TR nuk do të mbajë marrëdhënie me furnitorët në lidhje me të cilët dalin në dukje

situata të dyshimta ligjshmërie apo konflikti interesi.

8.2 Transparenca

Marrëdhëniet me furnitorët e ECO TR, duke përfshirë kontratat financiare dhe të

konsulencës, rregullohen edhe nga normat e këtij Kodi Etik dhe janë objekt i një

monitorimi konstant dhe të kujdesshëm edhe nën profilin e përshtatshmërisë së

shërbimeve ose të sendeve të ofruara me çmimin e rënë dakord.

ECO TR përgatit procedura të përshtatshme për të garantuar transparencën maksimale të

operacioneve për zgjedhjen e furnitorit dhe të blerjes së sendeve dhe shërbimeve.

8.3 Korrektësia dhe kujdesi në zbatimin e kontratave

ECO TR dhe furnitori duhet të veprojnë me qëllim që të ndërtojnë një marrëdhënie

bashkëpunuese dhe me besim reciprok. ECO TR angazhohet që të informojë në mënyrë

Page 14: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

14

korrekte dhe të shpejtë furnitorin në lidhje me karakteristikat e aktivitetit, format dhe

afatet e pagesës në zbatim të dispozitave në fuqi si edhe të pritshmërisë së palës tjetër,

duke parë rrethanat, negociatat dhe përmbajtjen e kontratës. Përmbushja e detyrimeve

kontraktore nga ana e furnitorit duhet të jetë në përputhje me parimet e barazisë,

korrektësisë, kujdesit dhe mirëbesimit dhe duhet të kryhet në përputhje me dispozitat në

fuqi.

Respekt për

kushtet e

mjedisit.

Marrëdhëniet

institucionale

Rol strategjik

në zhvillimin e

qëndrueshëm të

territorit

8.4 Mbrojtja e mjedisit dhe e profileve etike

ECO TR angazhohet që të promovojë, në kuadër të aktivitetit të furnizimit të sendeve dhe

shërbimeve, përmirësimin e impakteve në mjedis.

Gjithashtu sigurohet që sendet dhe shërbimet të mos furnizohen përputhjen kundërshtim

me parimet etike të respektimit të personit.

9. Marrëdhënie me organet administrative

Më qëllim garantimin e qartësisë maksimale në marrëdhëniet institucionale, këto të fundit

mbahen vetëm nëpërmjet personave që kanë marrë mandat shprehimisht nga organet e

shoqërisë dhe që nuk kanë konflikt interesi me përfaqësuesit e institucioneve.

Gjatë një negociate, kërkese apo marrëdhënie tregtare me Administratën Publike nuk

duhet të ndërmerren, drejtpërdrejt ose tërthorazi, veprime që mund te sjellin mundësi

punësimi te punonjësve të Administratës Publike ose personave që kanë me këta lidhje

gjaku apo krushqie, gjithashtu nuk duhet të ndërmerren veprime që mund te sjellin

mundësi tregtare, nga të cilat rrjedhin avantazhe, për vete ose për të tjerët.

Në rastin kur Shoqëria përfaqësohet nga një subjekt “i tretë” në marrëdhëniet me

Administratën Publike, do të aplikohen kundrejt konsulentit dhe personelit të tij të njëjtat

udhëzime që janë të vlefshme dhe për ECO TR.

10. Marrëdhëniet me mjedisin

Politika mjedisore e ECO TR lind nga ndërgjegjësimi per e rolin strategjik që misioni i saj

ka në zhvillimin e qëndrueshëm të territorit dhe se ambienti përfaqëson një avantazh

konkurrues një treg gjithmonë e më të kujdesshëm për cilësinë e shërbimeve.

Gjithashtu, përbën një angazhim të ECO TR promovimi, në entet e përshtatshme, i

zhvillimit shkencor dhe teknologjik që ka si qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e

burimeve nëpërmjet adoptimit, në drejtim operativ, të kritereve të avancuara të

mbrojtjes dhe efiçencës energjetike.

ECO TR angazhohet për të menaxhuar aktivitetet e saj në respekt të plotë të dispozitave

në fuqi në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Page 15: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

15

11. MARRËDHËNIET ME PARTITË, ORGANIZATAT SINDIKALE DHE

SHOQATAT

ECO TR nuk kontribuon në asnjë mënyrë në financimin e partive, të lëvizjeve, të

komiteteve dhe organizatave politike e sindikale, të përfaqësuesve të tyre dhe

kandidatëve, përveç rasteve të parashikuara nga dispozita të posaçme.

12. MËNYRAT E ZBATIMIT DHE TË KONTROLLIT TË KODIT ETIK TË

SJELLJES

Detyrë për të

kontrolluar

zbatimin dhe

respektimin e

këtij Kodi

Kush janë

Revokim

Detyrat e

Organit të

Kontrollit

Burimet

12

.

1 Instituti i Organit të Kontrollit

Nëse do e konsiderojë të nevojshme, Këshilli Mbikëqyrës do të krijojë Organin e Kontrollit

me detyrën për të kontrolluar zbatimin dhe respektimin e këtij Kodi Etik.

Organi i Kontrollit do të jetë një organ i ECO TR i pajisur me pavarësi, autonomi të plotë

veprimi dhe kontrolli, aktivitetit i të cilit duhet të karakterizohet nga profesionalizmi dhe

paanshmëria.

Do të përbëhet nga:

……………………………., gjithashtu me funksionin e koordinatorit;

…………………………….;

…………………………….

Anëtarët e Organit të Kontrollit mund të revokohen në rast të një shkaku të drejtë me

vendim të Këshillit Mbikëqyrës.

Këshilli Mbikëqyrës do t’i caktojë Organit të Kontrollit burimet financiare të përshtatshme

për zbatim e funksioneve të tij.

Në veçanti, Organit të Kontrollit do t’i jepen detyrat e mëposhtme:

Të verifikojë në mënyrë periodike zbatimin dhe respektimin e Kodit Etik;

Të ndërmarrë nisma për shpërndarjen e Kodit Etik;

T’i propozojë organit të administrimit ndryshime dhe/ose shtesa të Kodin Etik dhe

Modelit;

Të marrë sinjalizime të shkeljes se Kodit Etik dhe kryejë hetime në lidhje me këtë

shkelje;

Të kryejë funksione konsultuese në lidhje me adoptimin e sanksioneve;

Nëse do e konsiderojë të përshtatshme, në çdo moment, t’i referojë në lidhje me

aktivitetin e vet Këshillit të Administratorëve dhe/ose Këshillit Mbikëqyrës dhe/ose

Administratorit Ekzekutiv.

Në fushën e aktivitetit të tij, Organi i Kontrollit do të asistohet nga burimet të nevojshme

që herë pas here do të identifikohen midis personelit të ECO TR.

Page 16: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES

16

12.2 Shpërndarja e Kodit të Etikës

Organi i Kontrollit do të procedojë me shpërndarjen e Kodit të Etikës tek marrësit

sipas mënyrave të mëposhtme:

Mënyrat e

shpërndarjes

Shkelja e rëndë dhe

e vazhdueshme e

dispozitave të Kodit

të Etikës nga ana e

marrësve ndikon në

marrëdhënien e

besimit të krijuar

me ECO TR

Mbikëqyrja e

dispozitave të Kodit

Etik është pjesë

thelbësore e

detyrimeve

kontraktuale.

1. afishim në zonën e njoftimeve pranë shoqërisë;

2. shpërndare e Kodit të Etikës tek të gjithë punonjësit;

3. publikim në faqen web dhe në rrjetin privat të shoqërisë.

12.3 Sinjalizime

Të gjithë marrësit, të brendshëm apo të jashtëm, duhet të sinjalizojnë, me gojë ose me

shkrim, dhe jo në formë anonime, moszbatimin e këtij Kodi Etik dhe çdo kërkesë për

shkeljen e tij, nga çdokush, tek përgjegjësi i tij dhe tek Organi i Kontrollit. Autorët e

sinjalizimeve qartësisht të pabazuara do të sanksionohen.

ECO TR mbron autorët e sinjalizimeve nga hakmarrja e mundshme për shkak të

sinjalizimit të sjelljeve jo korrekte dhe mban të fshehtë identitetin e tij, me përjashtim të

detyrimeve ligjore.

12.4 Shkelje e Kodit Etik

Shkelja e rëndë dhe e vazhdueshme e dispozitave të Kodit të Etikës nga ana e marrësve

ndikon në marrëdhënien e besimit të krijuar me ECO TR dhe mund të sjellë zbatimin e

sanksioneve disiplinore, dëmshpërblim dhe, në rastet e mos përmbushje së rëndë,

zgjidhjen e kontratës së punës.

Në lidhje me punonjësit, respektimi i Kodit Etik është pjesë thelbësore e detyrimeve

kontraktore në bazë dhe për zbatim të neneve 24, 26 e 27 të kodit të punës; sistemi i

sanksioneve duhet të jetë në përputhje me parashikimet e kontratës individuale të punës,

me dispozitat specifike të sektorit, nëse ka, me kontratën kolektive dhe me kodet

disiplinore të shoqërisë.

Kur shkelja e parashikimeve të këtij Kodi Etik kryhet nga një ose më shumë

Administratorë, Organi i Kontrollit duhet të njoftojë menjëherë Këshillin e

Administratorëve dhe Këshillin Mbikëqyrës dhe/ose Administratorin Ekzekutiv, duke

shprehur një opinion mbi seriozitetin e shkeljes. Këshilli i Administratorëve, Këshilli

Mbikëqyrës dhe/ose Administratori Ekzekutiv, do të adoptojë masat e përshtatshme.

Së fundi, sjelljet e kryera nga persona të tretë në kundërshtim me parimet e

parashikuara nga ky Kod Etik, mund të sanksionohen me zgjidhje të kontratës, sipas

nenit 689 të Kodit Civil dhe me kërkimin e shpërblimit të dëmit të mundshëm të kryer.

Page 17: KODI ETIK I SJELLJES - Eco Tirana · 2018-06-11 · Parimi i efikasitetit kërkon që në secilin aktivitet pune të mbahet kosto e ulët në menaxhimin e burimeve të përdorura

KODI ETIK I SJELLJES