kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që...

23
Faqe 1 për 23

Transcript of kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që...

Page 1: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

Faqe 1 për 17

Page 2: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

KUVENDI I KOMUNËS–SUHAREKËSKUPŠTINA OPSTINE - SUVA REKA

MUNICIPALITY OF SUHAREKA

PROCESVERBAL 1-2019

Faqe 2 për 17

Page 3: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

I mbajtur me rastin e mbledhjes së 1 (parë) të rregullt për vitin 2019 të Kuvendit të Komunës së

Suharekës

Vendi: SuharekëZyra: Salla e Kuvendit të KomunësData: 30.01.2019Ora : 13.00

Prezentë në takim:

z. Nexhat Ramadani z.Bashkim Ndrecaj z. Ardian Shalaz. Alban Berishaz. Shefket Kolgeciz. Xhemajl Kabashajznj. Elmaze Bytyqiznj. Bulëza Kuçiznj. Shqipe Ramaj z. Sali Bytyqiz. Reshat Selimajz. Shefket Kuçiz. Bexhet Kuçiz. Aziz Bytyqiz Gazmend Gashiznj. Besa Kuçi

znj. Mirlinda Muqa znj. Vlora Neziri

z. Rilind Krasniqiz. Jeton Rakaqiz. Arbërim Basha z. Dardan Berishaznj. Marigona Gashiznj.Florie Bytyçiz. Sami Hajdari -znj.Albana Bytyqiz. Osman Selimaj z.Leonard Shalaz. Dugagjin Palushiznj.Laureta Tafajz.Gëzim Kryeziu

-----------------------

Të pranishëm të tjerëKryetari Komunës Mediat dhe qytetart OSCE, LMT, KDIHabibe BytyqiXheladin Sadikaj

Faqe 3 për 17

Page 4: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

Mbledhjen e hapi dhe e kryesoi Kryesuesi i Kuvendit z. Bexhet Kuçi i cili propozoi këtë: Rend dite

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e Kaluar;

2. Shqyrtimi i projekt-rregullorës për ndarjen e bursave për nxënës?e dhe studentë?e të Komunës së Suharekës ;

3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e konkurimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike;

4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit të veprimit për transparencën në Komunën e Suharekës për vitin 2019;

5. Informatë për aktivitetet e Këshillit Komunal për siguri në Bashkësi (KKSB)për periudhën korrik-dhjetor për vitin 2018;

6. Informatë pë dhunën në familje në territorin e Komunës së Suharekës;.

7. Pyetje dhe Përgjigjje

Kryesuesi –I përshëndet të pranishmit dhe i njoftoi me këtë rend dite

Ardian Shala-Përshendetje për të gjith , unë fillimisht nuk kam në lidhje me pikat diqka mirëpo pika kryesore është se ambienti shtë i pa pershtatshëm për me majt mbledhjen , nuk keni qenë në gjendje me siguru një ngrohje normale me zhvillu punën për sot.

Aprovohet rendi i ditës

Pika e parë - Miratimi i procesverbalit nga takimi i kaluar.

Unanimisht miratohët

Pika e dytë- Shqyrtimi i projekt-rregullorës për ndarjen e bursave për nxënës?e dhe studentë?e të Komunës së Suharekës ;Kryesuesi-Prezanton piken e dytë dhe hap debatin.Dardan Berisha –Përshendetje,sa i përket ndryshimit të kësaj rregullore në parim jemi për ,por paraprakisht duhët me i bo disa ndryshime , i kemi vërejt disa paknaqësi ne si grup parlamentar i PDK-së.

Faqe 4 për 17

Page 5: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

E para : Në emër te grupit parlamentar po kërkoj që të shtohët numri i bursave ,nësë kan me u nda 100 në të shtohën 10 ose 20 nëse është e mundur në baz të buxhetit ,Nuk e di a ka pas debat publik sepse e konsiderojmë dhe e cilësojmë si të vonuar këtë hartim të kësaj rregullore , ne si Asamble e kemi formu një komision për shqyrtimin e ankesave për ndarjen e bursave dhe kemi qenë iniciator kryesor për ndryshimin e kësaj rregullore spese ju ka mohu e drejta e disa studentve apo nxënsave me kushte më të vështira ekonomike.Në parim kjo rregullore është e mirë nuk ka shumë ndryshime,ato ndryshime që jan bo janë pozitive dhe nuk mendoj që ka ndonjë tendencë për këtë rregullore por së pari duke u nis prej nenit3 ku Kryetari mundet me marrë vendim përr rrijten e numir të bursave pastaj te neni 8 pika 2.1 te nota mesatare 9 deri n10 që ju kan vendos 25 pikë mendoj që ka qenë dasht me mbet kriteri i njejt qysh ka qenë me 20 pikë , përndyrshe nësë mbetet kështu edhe për kategorit tjera të këtij kriteri të rritet koeficineti i pikëve ,Ndryshim tjetër është të fëmijet e veteranëve që vlersohën me 3pikë , mendoj që kësaj kategorie duhët ti shtohën edhe 2 pikë tjera , pastaj te neni 9 për studentet që kanë një prind të punësuar në sektorin publik nuk kan drejt me fitu bursë , po më duket e padrejt sepse një prind nuk ka mundësi me i shkollu 2 ose 3 student.Këto janë ndryshimet që i kemi kërku ne si grup parlamentar.Leonard Shala-Përshendetje , rregullorja në fjal mendoj që kryesisht është një rregullore e mirë , nërmal nuk është e përkryër mirëpo ka vend për përmisime nëse vlersohet që është e nevojshme një gjë e till.E kamë thën edhe më parë po e them përsëri , mendoj që në rregullore për bursa do të duhej të favorizohen ata të cilët me një far formë i kanë mundësit më të vogla për tu shkolluar.Pra është mirë që kategorit sociale janë vlersuar me numrin maksimal të pikëve, gjithashtu duhët të favorizhen dhe kategoria e nxënsave të cilët e kanë një përformancë të mirë në procesin mësimor si dhe kategorit të veqanta të shoqerisë , sic janë personat me nevoja të veqanta , invaldi të luftës dhe tjera .Në KPF kamë dhënë disa vërejtje dhe propozime të cilat mendoj që më mirëkuptim do të plotësohen dmth ato janë : Pika 8.2.14. mendoj që nësë te dy prindrit janë me nevoja të veqanta mendoj që duhet me ia shtu numrin e pikëve te kjo kategori , Pika 8.2.20 ,mëndoj që te kjo kategori është vlersimi më i ulët në këtë rregullore dhe mendoj që duhët me u vlersu me pikë më shumë dhe Pika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me i shkollu 2 ose 3 student.Këto janë vrejtjet ëe kam cilësu në KPF.Laureta Tafaj-Përshendetje , te kriteri ku asht nota mesatare prej 9 deri n10 , krejt e dimë që nësë një student ka notën mesatare 9 deri në 10 e merr bursën automatikisht prej Fakultetit .

Faqe 5 për 17

Page 6: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

Kisha dasht që këtu disa pik me u hek dhe me u shtu te kategorit me raste më të rënda , prsh : fëmijët që kanë dy prind të hendikepuar ose veterant e luftës e kategorit tjera më të rënda .Edhe diqka , pa desht me i diskriminu nxënsat e qytetit të Suharekës , a kish pas mundësi me iu dhënë më shum përparësi atyre që vijn nga fshatrat (është fjala për nxënës)për arsye sepse prind e tyr janë të detyruara me i pas1 euro në dit për ata fëmij , kurse këta që janë në qytet munden me marrë buken dhe nga shtëpia dhe kuptohet skan nevoje më pagu udhëtimin. Bulëza Kuci-Përshendetje për të gjith , ne mendojmë që kjo rregullore ka nevojë për disa ploëstime shtesë që të konsiderohet më e kompletuar.Tek pika 8.2.17 ne mendojm që te kjo pikë mund të vërtetohet vetëm nëse merret dokumenti nga enti për punë sociale , gjithashtu propozojmë që në një nen të ri të jepet përparsi nxënsave që udhëtojnë nga viset malore ,Të mos diskriminohën nxënësit të cilët kanë një prind të punsuar në sektorin publik ku dihët që ata prind mund ta ken pagën duke filluar nga 170 euroPropozohët gjithashtu që me një dokumentacion përfituesi i burses ta vërtetoj që familja e tij mos të kën ndonjë biznes të hapur dhe gjithashtu propozojmë që në një nën të rij të kësaj rregullore duhet të ceket se qka duhët të përmbaj konkursi prsh duhet ti ket kushtet për konkurim, shumën e burses për një vit akademik si dhe dokumentacionin e nevojshëm , afatin për aplikim.Patjeter që duhet të shenohet në rregullore që zyrtari i cili i pranon dokumentat duhët ti kontrolloj me shumë kujdes ato dokuemntacione , të regjistroj dokumëntat që i bashkangjiten formularit , të vertetoj që është fotokopja identike me origjinalin.Gjithaashtu patjeter që duhet të ishte ne rregullore një nen ku qartëson qytetarët mbi Komisionin , ku ne mendojmë që komisioni është mirë të formohet duke përfshij 3 anëtar nga KuvendI Komunal dhe dy t’i propozoj Kryetari , ne kërkojm që këto pika të futen në këtë rregullore përndryshe ne LDK nuk e votojm. Laureta Tafaj-Sic e ceki Dardani Iniciator për me ndryshu këtë rregullore kemi qenë ne që kemi qenë në Komisonion për shqyrtimin e ankesave , deshta me dit pse nuk na keni leju edhe ne me qenë pjes e atij grupit të cilet e kanë bë vlersimin dhe ndryshimin , Unë Blueza , Albana dhe Dardani , e di që ju keni drejt për me venods për atë komision por vetëm kërkoj arsyen pse skemi mujt me qenë edhe na pjes e atij grupi.Elmaze bytyqi-Përshendetje për të gjith , une dua të ndalem tek nen i 14 i rregullorës për bursa , kontrata me bursist bëhët me sa e di nëse komuna ka me dhënë ndonjë obligim ndaj studenteve dhe anasjelltas , e në këtë rast Komuna përveq mjeteve që ja ndan nuk i siguron asgjë pas përfundimit të studimeve dhe në fund të fundit këto mjete janë të taksapaguesve jo të Kryetarit , po më duket shumë maltretim me ardhe studentet me bo kontrata me ty Kryetar , është e panevojshme sipas mendimit tem. Kryetari –Jep përgjigjje.Shefket Kolgeci-Përshendetje , Sa e pash të gjitha diskutimit po shkojnë te një pikë , edhe une tek neni 8.1 , unë mendoj që notës mesatare prej 9 deri ne

Faqe 6 për 17

Page 7: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

9 ,5 po iu bëhët e padrejt , dmth notata prej 9. 5 deri 10 i kanë 25 pikë ,ndersa un mendoj që notave prej 9 deri 9.5 me bo 20pik mandej me vazhdu 15 10 me notat tjera që vijojnë më posht ,tjetra te neni 8.2 gjendja ekonomike që po vlersohet me 30 pikë mendoj që është e qëlluar , ndërsa edhe te neni9 , kush nuk përfiton burs ? Fëmijeve që e kanë një prind te punsuar në sektortin publik une e di që rroga në Komunë është diku 350euro me të vëertet është e padrejt me iu ndalu me apliku atyre studentave , kamë edhe një vërejtje tek kriteri ku nga një familje janë dy a më shum studenta prsh nësë konkurojnë të tret a do ti fitojnë bursat të gjith apo si është forma ? Rilind Krasniqi-Përshendetje për të gjith , po e shohim mse të gjith kemi kërkesa për ndryshime , ndoshta është mirë me krijuu një komision sot në Asamble dhe secili grup me i bo me shkrim kërkesat për ndyrshime dhe të bëhet harmonizimi i këtyre kërkesave , besoj se është diqka e mirë për të gjith qytetarët , nuk është qështje politike kjo në Arsim,Mos të hidhet në votim sot por të formohet një Komision, Faleminderit.Avni Bytyqi-Jep Sqarime ligjore rreth kësaj pike Marigona Gashi-Sa është e sigurt që keni me i ndryshu këto pika që kërkojm ? A është përfundu rruga e studenqanit ?Sami Hajdaraj –Me sa pe shoh të gjitha vërejtjet janë pothuajse të njejta,u pa që me ndihëmen të gjithë neve mundet me u ndryshu rregullorja, unë kamë një kërkes që fëmijët e veteranve të UQK të vlersohën me 8pikë sepse është vlersim shumë i ulët dhe le të jet vlersimi 8 pika më e ulët.Gëzim Kryeziu-Përshendetje,mu më interesoj se kjo rregullorja që na ka ardh këtu është mirë me na pru edhe rregulloren e vjeter me pa ku është ndryshu se ndoshta ka pas diqka ma mirë anej e ne skemi mujt me pa kurse unë kame një verejtje te pika 9 .1.2 , studentet të cilet prind e tyre kan një biznes të regjistruar , dmth ata skan drejt me konkuru edhe pa e verifiku se qfar biznesi ka a ? sepse prsh , unë tasht i 3lloj biznese se cfar kushte kanë , dmth duhet me i dallun bizneset sepse nuk jan të gjitha të njejta , mendoj që nuk është real ky si kriter per me ia mohu të drejten.Aziz Bytyqi-Përshendetje , me lejoni që unë si njeri nga antarët e komisionit për hartimin e projekt rregullores për ndarjen e bursave që të shpreh pikpamjen time përsonale lidhur me këtë draft rregullore ,ne si komision kemi bërë përpjekje që të krijojmë një rregullore e cila do të mundësoj që përfituesit të së drejtës me burs të jen nxënesit?studentet që kanë më së shumti nevoj për mbështetje institucioanle.Komisioni i përbër nga 5 anëtar përgjegjësisht ka marrë vendime për gjdo nen të kësaj rregullore në mënyrë unike perjashtimisht ka pasur ndonjë nen për të cilin nuk kemi pasur mendim unik dhe është vendosur me vot.Në këtë rregullore përcaktohën kushtet që duhët plotsuar për të qenë përfitus i burses një student apo nxenës.Ne si komision kemi arritur që gjdo nen të përcaktojm sakt për të mos lejuar hapsir për intrepretime të ndryshme sic ka qenë rasti me rregulloret e kaluara.Kjo projekt rrregullore ka për qëllim mundësin e shkollimit dhe të studimit të gjdo nxënesi apo studenti që jeton në kushte të rënda ekonomike , me këtë

Faqe 7 për 17

Page 8: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

rregullore ju sigurohet përparësi kategroive të veqanta .dhe ka për qëllim të nxit shkollimin e nxenësit dhe studentit sepse ata për suksesin e tyre marrin piket maskimale.Më lejoni të konstatoj se kjo rregullore nuk është ideale por ne si komision kemi dhënë maksimumin tonë për të qenë sa më objektive dhe sa më gjithpërfshirëse.Gjithashtu kame kërku nga anëtarët e komisionit të ankesave se a kanë ndonjë sugjerim për kushtet eventuale për ndonjë kriter dhe vetëm Dardan Berisha më është përgjigj.Jep sqarime shtesë për rregullorën për secilin nen veq e veq. Alban Berisha-Përshendetje,kisha dasht prej zyrës ligjore të Kryetarit që kur të vijn aktet para nesh që mos të ndodhë më më ardh vetëm projekt rregullore por me mujt me sjell si draft për shkak se këto rregullore po na vijnë si akt i fundit , faktishit ne jemi organi që e nzjerim këtë rregullore apo akt a realisht neve na vjen i pregaditur,kisha desht që para se me ardh këtu në Asamble dhe kur të na përcillen dokumentat para mbledhjes , me na percjell edhe koncept dokumentin se qka keni parapa nëse don me u nxjerr një re pse po don me u nxjerr një e re dhe cilat janë pikat kyqe nese don me u ndryshu dhe paraprakisht para se me diskutu njëren pikë gjithmë me dal dikush i komisionit me bo një elaborim të këtij akti dhe kisha dasht me iu bashkangjit që prej themelimit të komisionit që është bë kush ka qenë anëtar dhe të kosnultimeve , propozimeve që i keni parapa , a janë inkorporu dhe cilat ? sepse po më duket jemi duke miratu rregullore me sy mbyll dhe po na vjen shumë e pregaditur ose akti final dhe mandej po i miratojmë shume shpejt , sepse kjo procedur e kësaj pike është e vonuar.Shefket Kuci-Përshendetje , deshta me cek vetem se aty ku thanë që me u favorizu ata që jan nga fshatrat , edhe un jam për ata mirëpo ka edhe nxenësa të qytetit që shkojnë në shkoll në komuna tjera , vërtet duhet me u marrë parasysh edhe ata e jo me i anashkalu.Xhemajl Kabashaj-Përshendetje , une jam nga fshati Krushic e ulët dhe nxenësi i ka rreth 7km me ardh deri në Suharek në shkoll dhe mujorja është , kërkoj që pëe zonat e thella që janë Maqiteva . Luzhnica , Krusëhic e Epërme etje ...për ata që ikanë 15km e mbi , tash duke llogarit se ka shumë familje që jetojn në asistenc sociale që ka shumën 100euro dhe mujorja për një nxënës është 30ose 40 euro , dmth diku 50% e asaj ndihme i shkojn për mujorën e nxnësit dhe kërkoj unë që mundësisht që në ato zonat e thella mundësisht me gjet ndodnjë paragraf , sepse ka familje që në pamundësi me shkollu fëmijët e tyre i ndalin nga shkolla ata .Dhe te pika 8.2 ku thot se tek familjët që skan të punësuar asnjë prind me dhënë vërtetim kryetari i fshatit , ne e kemi praktiku ne qeverisjen tonë dhe nuk më është dok e sukseshme , dhe un mendoj që këto vërtetime të nxirren te enti për punësim e jo me vërtetim të kryetarit të fshatit.Jeton Rrakaqi-Përshendetje ,jemi duke e debatuar këtë qështje dhe un kisha kërku që prej secilit grup parlamentar të caktohet nga një anëtar dhe le të dalin lë ti shkruajn më shkrim këto propozime të cilat i kërkojnë , mos të humbim kohë në këtë mënyre duke mos marrë asnjë vendim .

Faqe 8 për 17

Page 9: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

Bashkim Ndrecaj-Përshendetje ,edhe un mendoj njëjt si parafolësi , që të bëhët një pauz prej 15min mos ta zgjasim në këtë form debatiin .Dhe gjithashtu te pika 8.2 te rregullorja për veteranët e luftës mendoj që vlersimi me 3pik është shumë pak të rritet në 8ikë edhe pse mendoj se edhe me 8 është pak.Dugagjin Palushi-Përshendetje , mu po me vje mirë që po debatojme ,secili e jep mendimin e tij dhe nfund me ardhë te rezultati.Unë si tem kryesore e kisha të nëjëjtën gje me Asambleistin Xhemajli Kabashaj, dmth t’iu jepet përparësi atyre zonave ,biletat mujore i kan deri ne 35 euro , të iu jepet përparësi dhe rasteve sociale gjithashtu atyre që kane fëmij të zgjuar me not mesatare të bëhen leshime sepse përnime kanë nevoje .Ndërsa te pika8.2.17 , kisha thënë që këtë kategori me e fut tek 8.2.11 sepse përderisa nuk punojnë asnjëri ata janë rast social le të vlersohen edhe kta me 30 pikë sikurse rastet sociale.Florije Bytyqi- Kamë qenë në debat kur janë hek prej skemës sociale sepse janë rrit fëmijet prinderit pa punë që nuk janë as kategori e rastece sociale sepse nëse janë në këtë kategori ai merr 30pikë mirëpo këta as pindt nuk i kanë të punësuar dhe nuk janë në skem sociale që janë edhe më keq se rastet sociale , ku i keni shti këto kategori?Dhe perpikën tjeter me marrë miratimin e kryetarit të fshatit më mirë është me nxjerr vertetim te enti për punsim dhe tjetra vlersimi për fëmijt e veternave të luftes me i vlersu me nga 8 pikë.

Besa Kuci-Përshendetje , unë deshta me u lidh tek pika 8.2.17 , a ka mundësi me nxjerr vërtetimin në ATK që nuk janë prindërit e punësuar apo si?Florije Bytyqi-Ka pas raste që kane fituar bursë , kur të dy prindt kan qenë të puësuar në sektorin privat dhe e dijmë që jo të gjith marrin rroga të vogla marrin edhe rroga të mdhaja , dhe e kanë marrë bursën nga Komuna , dhe këtu duhet ti kemi parasysh edhe prindt që janë në sektorin privat , nëse ka rrog të mirë dmth mos tiu jepet.Dardan Berisha-Përshendetje ,po e marrë fjalën shumë shkurtë për shkak të ironizimit që iu bë bisedës simë së pari sepse kur thash se ky hartim i rregullorës nuk ka pas debat publik , ka qenë desht me ia dërgu të gjitha insitucioneve shkollore sepse ka edhe aty mësimdhënës që nuk meren me politik por sa i përket ides dhe bashkpunimit janë shum pozitiv dhe nuk kishim artdh në këtë pikë ku jëmi tani , pra është si rregullore e vonuar.Sai përket qendrimit të grupit parlamentar nëse nuk bëhën këto ndryshimë nuk do ta votojm këtë rregullore ne e votojm vetëm me ndryshime.Kryesuesi- i keni 10 minuta pauz të gjith përfaqësuesit e grupeve palramentare le të ulen le te diskutojnë dhe le ta marrin një vendim të përgjithshëm.Aziz Bytyqi-Komisioni në përbërje prej të gjitha partive politike , kemi bë disa ndryshime ku janë përfshir thujase të gjitha kërkesat e anëtareve të Kuvendit nga grupi që e formuam këtu.Tregon Ndryshimet qe kan vendos komisioni për këtë rregullore :

Faqe 9 për 17

Page 10: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

Pika 8.2.1 –nga 25pik zbret ne 20pikë, Pika 8.2.14-Fëmijët që kanë të dy prind më aftësi të kufizuara marrin 15 pikë,Pika 8.2.17-Vërtetimi se asnjëri prind nuk është i punsuar merret nga Enti për punsim e cila vlersohet me 15pikë ,Pika 8.2.20-Femijët e veterenaëve marrin nga 8 pikë,Pika8.2.16 –Fëmijët e invalideve marrin 12 pikë ,Pika9.1.1-Fëmijët të cilët kan të punsuar të dy prindërit në sektorin publik nuk kanë të drejt të burses,Pastaj shtohet edhe një pikë e propozuar nga Laureta Tafaj , dmthn të kën përparësi për përfitim të burses nxënësit që kanë distanc më të largët nga institucionet shkollore ,Pikaë shtesë të propozuar nga anëtaret e komisionit -dmth në shqyrtimin e aplikacioneve të jet 3 nga asambleja dhe 2 nga Zyra e Kryetarit Pika 14 .3 –Koha e nënshkrimit të Kontratës nga 30 ditë të bëhet në 45 ditë.Kryesuesi-E hedh në votim këtë pikë. 1 kundër Miratohët pika e parë Pika e tretë-Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të zhvilluar procedurat e konkurimit të hapur për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike; Kryesuesi-Prezanton Pikën e tretJeton Rrakaqi- Për këtë parcell edhe në kpf se ktu asënjher ska funksionu ligji dhe rendi për arsye se prej vitit 2009 janë shpenzu rreth gjysme milion euro për ate objekt dhe mendopj që ska pas nevoj me interevenu hiq në atë objekt , ish dasht me rujt atë pjes që ka qenë kazerma e TMK-së , ajo ka qenë në gjendje shumë të mire aty kanë jetu njerz edhe e kanë mirëmbajtë atë pjes ,ndërsa tash përveq që sësht mirëmbajt ajo është shkatrru tërsisht.Deri kur na do të abuzojmë më pronën publike, kush jep përgjegjësi për këto ,Kryetar ne si grup do ta kalojmë mirëpo nëse nuk bëhet diqka të garantoj që nuk kemi me heshtë , ose rregullone sic duhët ose mos abuzoni me pron publike .Ardian Shala-Edhe ne si Grup Parlamentar i LDK jemi të interesuar që kësaj parcelle ti bëhëet një zgjidhje duke u bazuar në ligjet dhe kompetencat që i ka Komuna.Në këtë projekt-vendim destinimi tash qenka per përsonat pa përkujdesje familjare , me një far forme prej qeverisë aktuale ju paska ndrru emri sepse athër ka qenë shpi për përkujdesje të pleqve , po del se edhe athër nuk paska qenë e menduar mirë .dmth po shihët që nuk ka qenë e dsikuar mirë me ministrin e mirqeniës sociale e cila eshtë përgjegjëse për këtë .Bën pyetje te NENI2 , ku thuhet se ky vendim jepet pa kompenzim sa kemi të drejt ne si Amble me parapërcaktu se jepet pa kompenzim ?Kryetari-Jep sqarim rreth kësaj pike.Albana Bytyqi-

Faqe 10 për 17

Page 11: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

Leonard Shala-Unë mendoj që kur ka fillu , nuk ka pas vullent për me i pa disa rekomandime që athër i kanë dhënë isntitucionet relevante sic është ministria për pun dhe mirqenie socilae , kur kan parapa athër se ky porjekt nuk është leht i realizushëm duke marrë specifikat që janë thënë atëher.Në gjendjen të cilën ndodhemi sot unë mendoj është më mirë më dhënë në shfrytëzim , edhe pse në vitin 2015 e ka marëë një OJQ dhe përësri nuk u bë asgje edhe nga kjo OJQ , mendoj që duhet me provu edhe kësaj radhe dhe mendoj që është për të mirën tonë në të kundërtën , duhët me u ul me analizu prej fillimit punën e këtij projekti.Dardan Berisha-Pamvarsisht keqpërdorimeve që jane bërë me këtë objekt , mendoj që nuk duhët ta kthejm kokën mrapa sepse ky objekt është shkatrruar tërsisht nga njerëz të papërgjegjshëm , është shumë e dhimbshme kur shef me sipërfaqe 12435m2 i sili është shëndrruar në vatër të dukurive negative , por pa e kthyer kokën mrapa kërkoj nga gjith kolegët Asambleist që ta votojnë dhënien në pëlqim të kësaj prone sepse e shpëtojm atë vend.Reshat Selimaj-Përshendetje,Së pari po jap një qendrim të grupit paralamentar të AAK-së ku ne mendojm që është mirë të jepet në shfrytëzim në një afat prej 50viteve për arsye se kushdo qoft që e merr ta ket një baz të investimit të sigurt , që mos të ket shtres të vazhdumë për 50 vite me radhë.Ndërsa sa i përket si projekt i replikon Jeton Rrakaqit se në vitin 2012 është mendu për këtë pun dhe tani kemi ardh para aktit të krym që është e domosdoshme ,pushtetet që kan qenë e kanë provu disa herë mirëpo nuk ka funksionu , ka ardhë Drejtoresha e Një OJQ nga Austria Ganimete Bajraktari , dhe na nka mashtru të gjithve këtu duke e përkrah në atë kohë.Prandaj unë kërkoj afatin dhe ndëshkimin që mos të sfidohemi përsëri.Avni Bytyqi-Jep sqarime ligjore rreth kësaj pike.Jeton Rrakaqi-Përshendetje , replikon Reshat Selimaj , Nuk u dhënë ajo në 2012 por 2010, prej ish Kryetarit Blerim Kuci , me investim prej ministris për pun dhe mirqenie sociale , nuk është bë atëher sëpse janë bë dallavere në Komunë për me u hap tenderi sepse nuk ka mundësi një objekti me iu nda 600mijëuro e me iu dhënë 300mijë , për këtë arsye sështë bë asnjëher .Flurije Bytyqi-Ky objekt ish mendu për një destinim për pleqt , ne mandatin tjeter të LDK atëhër e kan ndryshu për qëndrim ditor për njerëz me aftësi të kufizuara , tasht dicka krejt tjetër dmth për fëmijët pa streh a duhët me u ndryshu destnimi i këtij projekti apo drejtpërdrejt apo ka me qenë destnimi i njejtë.Bashkim Ndrecaj-Unë mendoj që kjo duhet me kalu me dhënë në shfrytëzim së paku ta shpëtojm atë objekt qka ka mbet , mirëpo nëse ai investiro që e e merr nëse mrenda 2 viteve nuk investon të i meret .Nuk është keq me iu bë thirrje edhe shoqatav prsh “Jetimat E Ballkanit”që kamë dëgju vet që Halil Katrati ka kërku vet një pronë për ndërtim të një shtëpie të këtij lloji.Replikon Reshatin , Projektet e prapta nuk vazhdohen .Florie Bytyqi-Ne duhet me votu 2 herë , mendoj që mirë është me nryshu destinacionin pastaj me votu edhe projëktin.

Faqe 11 për 17

Page 12: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

Gezim Kryeziu-Pyetje për zyrtarin ligjor , Ne si Asamble Komunale e kemi marrë një vendim dhe ia kemi dhënë asaj OJQ nga Austria , menimi im është që të na sqaroni një herë destinimin.Avni Bytyqi-Jep përgjigjje parafolsëve.Kryetari-Jep sqarime shtesë për këtë pikë , për funksionimin e këtij objekti.Dugagjin Palushi-Unë po mendoj që destinimi i këtij objekti përfshin përsonat pa përkujdesje familajre , ku përfshijnë te gjitha kategorit (pleqt, femijët të rrituritetj) dmth të gjith që kamn nevoj për kujdesje.Edhe për vite ska problem nësë i jepet për99vite , vetëm le të përcaktohën kushtet kur aplikon .Kryesuesi-E hedhë në votim këtë pikë për 50vite . 3 per99 vite tjeret për50vite Miratohët.Pika e katërt- Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit të veprimit për transparencën në Komunën e Suharekës për vitin 2019;Kryesuesi-Prezanton pikën e katërt.Rilind Krasniqi-Përshendetje , përderisa jemi duke fol për transparencën ne e dim që disa seanca jemi duke bë monolog këtu dhe nuk ka qasje asnjë media për transmetim direkt për seanc të Asambles , diku deri në nëntor ka qenë RADIO VALA që ka bë trasmetimin direkt mirëpo mandej është ndërpreh , nuk e di pse ndoshta i ka skadu kontrata , mirëpo mendoj që kish qenë mirë që para se me i skadu ose me gjet një transmetues tjëtër ose me ia vazhdu kompanis që ka qen e kontraktuar .Nuk e di pse ka ndodhë kjo Kryetar , ndoshat ka qenë e pamundur ju me gjet ndonjë militant tuaj për me trasnmetu këtë apo cfar? Sepse sigurisht të gjitha Komunat e dimë që e bëjn transmetimin direkt të asambles .Kryetari-Kontrata ka qenë deri në muajin nëntor , deri sa nuk kalon buxheti ne parlament nuk kem drejt me fillu asnjë procedur.Dugagjin Plaushi-Në këtë plan veprimi sic është shënu këtu është shumë në rregull , mirpo nësë ish implëmëntu kishte me qenë edhe më mirë .Qështjen që e ceki Rilindi deshta me cek edhe unë ,sepse sa i përket informimit jemi në “terr” ,Theranda post është marrë shume më punen e Laptopave mirëpo asnjëhr se ka njoftu publikun se cfar ndodhë këtu në Asamble.Nuk besoj që ka Komunë tjetër që është më “terr” se sa Komuna e jonë sa i përket transparencës , asnjëher në asnjë gazet nuk është cek asnjë gjë , në fb po ceken shum gjëra kinse jan duke ec mirë mirëpo duhët të ceken edhe ato neglizhencat apo josuksesi .Ne duhët me informu qytetarët e Komunës sonë se cfar po ndodhë këtu. Reshat Reshitaj- Zyrtari per informim ,jep sqarime rreth kësaj pike.Ardian Shala-Unë dua të ndalem tek pika e gjashtë , vitin e kaluar kamë bë dy herë kërkes për qasje në dokumente publike konkretisht është fjala për punësimin e të punsuarve me kontrata Caritas Kosova ,dhe kamë marrë përgjigjje që nuk kam të drejt me pas informatë lidhur me ato , ju diqka tjetër

Faqe 12 për 17

Page 13: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

po shkruani diqka tjëter po veproni , nëse jeni trasnparent duhët të përgjigjeni taman si Institucion konform kërkesës që e kam parashtru .Nuk besoj që ka pas shkelje ligjore nëse kërkoj procesverbalet për me pa formën si ka shku .Ndërsa sa i përket parafolësit ku tha se po i publikojm ne ëeb faqe harroj me cek që edhe ne fb duke ditur se nfb jeni aktiv shumë.Kryetari-Jep përgjigjje parafolësit.Ardian Shala-Pyet Kryetarin se a është transparent mos me ti dhënë dokumentat e një konkursi i cili është publik?Kreytari-Jep përgjigje.Laureta Tafaj-Kryetar , unë Bulëza , Aziz ,Albana , Dardani kemi bë kërkes të protokolluar për me i marrë ato dokumëntat, ata kanë insistu mos me na dhënë deri sa ju ke thën ti me na dhanë .Unë jam Konsultu me Zyrtarin ligjor më ka thën se kemi drejt .Avni Bytyqi-Jep sqarime parafolsëve.Alban Berisha-Kur kemi të bëjm me transparencën aty faktikisht parashihën disa intervista publike të organeve udhëheqëse , unë kam një shqetësim që ka ndodhe para vitit të Ri pa desht me diskutu pavarsin e mediave ,ka të bëj me qështjen e laptopave ku aty është një shkrim “asambleistet e mbyllin gojën me një laptop” , unë kërkoj nga Kryesusi sqarim si nuk e more mundin me dal me një intervist e nuk na ka taku neve secilit asambleist me u marrë me atë qështje .Unë them se barra bjën mbi teje pasi që je i pari jonë se në kësi raste është desht me dhanë sqarime .Kryesuesi-Jep sqarime shtesë.Bashkim Ndrecaj-Përshendetje , unë deshta të lidhem te prokurimi kur kemi të bëjm me transparent , raporti i anulimit , vazhdimit etj , unë kam pa që ka shum tender gjat vitit 2018 nuk jan të publikuar në ëeb faqe nëse siq është tenderi ndriqimit publik ,është daasht me ba kërkes per me pas qasje për këtë tendet , unë kërkoj që të bëhen publike të gjitha mos të bëjm mund na më bë kërkes me shkrim për qasje në kontrat .Jeton Rrakaqi-Reshat ju thatë që e mbani fanpagen e komunës , me tgjitha njoftimet që ju keni postu mas mbledhjes së asmbles asnjher nuk e keni cek që LDK voton kundërose PDK votoi kundër ,por gjdo her ke cek që këto pika u kaluan me 10 vota kundër ose 16pro.Me insisitimin e kryetarit ose dikujt tjetër e ke cek decitivisht që PDK ka votu kundër për stadiumin e qytetit ,Ne si grup parlamantar e kemi bë një kërkes në qasjen e dokumentave zyrtare , asnjë përgjigjje nuk e kemi marrë.Kryetari-Jep sqarime shtesë për këtë pikë. Unanimisht MiratohëtPropozimet në Komisionin e bursave Jeton Rrakaqi-Propozon Marigona GASHiArdian Shala- Propozon Elmaze BytyqiShefket Kuci- Gazmend Gashi

Faqe 13 për 17

Page 14: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

Kryesuesi- Hedhë në votim këto propozime Unanimisht Miratohët.

Pika e pestë- Informatë për aktivitetet e Këshillit Komunal për siguri në Bashkësi (KKSB)për periudhën korrik-dhjetor për vitin 2018; Kryesuesi-Prezanton këtë pikë dhe hap debatin .Kryetari-Raporton për aktivitetet e Këshillit Komunal pëe siguri në Bashkësi për priudhën korrik-dhjetor .Leonard Shala-Unë dua të lidhem të diskutimi që e keni bë dhe keni ardh deri te konkluzioni vjedhjet në komunën e suharekës Kryetari-Jep ca sqarime për shqetësimin e parafolësit .Kërkon të mirren masa në mbrojtjn e Ambientit.Ardian Shala-Te mbledhja e 11.12.2018 sepcifikohet diskutimi mungeses se parkingjeve dhe ndriqimi publik dhe siguria në trafik Të gjith e dijmë që në vitin e kaluar ka qenë një projekt shkolla e mesme për sigurim të parkingjeve aty , po kam dëshir me u njoftu më detajisht prej kryetarit pse nuk është realizu ky projkt edhe masi ka kalu në asamble .Kryetari-Jep përgjigjje. Unanimisht MiratohëtPika e Gjashtë- Informatë pë dhunën në familje në territorin e Komunës së Suharekës;Nënkryetarja-elaboron këtë pikë në të gjitha drejtimet për mbrojtjen e grave dhe dhunën ndaj tyre.

Pytje dhe Pergjigjje; Bashkim Ndrecaj-Kam bërë kërkes drejtorisë së shërbimeve publike me 06.12.2018 që të kem posedim të dokumentacionit për nje projekt të ndriqmimit publik , përgjigjja më është kthyer me 28.12.2018 . dhe mandej më vjen përgjigjja nga ndërmrrja që i egzektuon punimet .ntp dafi më kthen mua përgjigjje për atë që unë kërkoj Komunës dhe që kërkoj nga menaxheri i projektit .Unë kam kërku në lidhje me disa pse po vendosen trupat ndriues të cilat nuk e reduktojnë energjinë elektrike mbas ore 24,-00,nuk është i lidhur një sotëer i cili kombandohet nga Kuvendi Komunal ashtu sic ka qenë në paramas , dhe kur i ke bo peruruimet me tregu që mbas ores 24-00 ka me u ndal energjia elektrike dhe e dyta te pozicioni tjetër arsyetimi te lagjija fidanishte gypat që janë zevendsu prej betonit në të plastikës dhe këtu thot se janë bë me kërks të invesitorit pse invesitori kur eshte Kuvendi Komunal mu nuk mi ka ofru ato kërkesa që ia ka bë kësaj kompanie që e ka ndryshu projektin.Unë kamë kërku me mu përgjgijë Drejtoria jo kompania investuese.

Faqe 14 për 17

Page 15: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

Pyetja dytë –për drejtorin për Kultur Rini dhe Sport rreth dekorimeve të qytetit pse është ndryshu rruga brigda 123 nuk është bë sipas paramasave?Shefket kuci –unë mendoj ë është më mirë që shefat e grupeve parlamanetare me u marrë vesh që secili grup me bo nga një pyetje sepse mendoj që në këtë form nuk është në rregull secili veq e veq. Kryetari-Jep përgjigjje. Dardan Berisha-Kamë dy pyetje .Gjatë kësaj periudhe kohore të qeverisjes tuaj më së shumëti ankesa ka nga qytetarët që vijnë me qëllim të cilësis së dobët të asfaltit në projektet rrugore gjithashtu edhe ne si subjekt kemi reagu sepse jemi të interesur të fijmë cfar do të bëhët me ato kompani kontratuese që i kanë kry këto punime ,cilat do të jën sanksionet , cfar hapi do të ndërmerrni në këtë drejtim.Pyetja e dytë –Për Drejtorin e Administratës se cilat janë politikat që i keni ndërmarrë deri tani për hartimin e ndodnjë proejkti për avansimin dhe digjitalizimin e administratës , a keni bashkpunim me Komunat tjera të cilat e kanë të avanacuar aadministratën . Kryetari-Jep sqarime Ardian Shala-Ne si LDK e kemi një shetqësim sa i përket kontratës me caritasin më punëtoret tash që janë duke punu , ju keni bë një kontrat për 2-3 muaj pa pagesë që për nev është shumë e pa rrugës kjo , jau kisha dhën si sugjerim që nuk ban me vazhdu me kësi lloj praktika se me një fr forme deshten ose jo është një presion indirekt që ata me mbajt atë punë deri sa të bëni zgjidhje , ata vijnë sepse ata kanë familje vijnë për një rrog , nuk është koha më për vullnetarizëm , me punu 3muaj vullnetarë dhe me ju than që shohim të ardhëmn cfar bëjm pa asnjë lloj sigurie po më duket e padrejt .Është dasht me mendu më mirë këtë punë dhe me qenë më të sinqert me ata punëtor sepse edhe ata kanë familje dhe nuk është në rregull kjo form. Kreytari-Jep përgjigjje. Jeton Rrakaqi-Unë kamë një pyetje për sallen e sportit te shkolla shkendija , ajo ka fillu në vitin 2010 dhe ende nuk janë përfundu punimët si duhet.A është Planifiku diqqka për këtë punë apo do të mbetet ende dhe Pyetje për drejtorin e DSHP , kamë bë një kërkes para vit të ri për ndriqim publik në fshatin Gelanc, asnjë përgjigje nuk kamë marrë .dhe drjtori tha që rrugët kanë kontrata 1 vjeqare është e vërtet mirëpo nuk besoj që ka mundësi me u kthy në përmisim ajo gjendje.Le të ken kujdes më të madh mbikqyrsat në projekte, ta ndryshojmë këtë praktik. Kryetari-Jep përgjigjje. Dugagjin Palushi- Po filloj më një lajm të mire, që Suhareka prin me paradalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit ,është një lajm shumë i mirë.Një shetësim i banorve të Reqanit është se është vendos ndriqimi por nuk punon , a nuk është lëshu ende apo ka defekt?Dhe Kedsi e ka reduktu numrin e punotrëve dhe nëpër fshatra tona ka defekte dhe nuk intervenohet , a kemi ne si Kuvend Komunal me kërku pre tyre me e rrit stafin që me qenë në shërbim të qytetarëve.

Faqe 15 për 17

Page 16: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

Kamë marrë disa shqetësime në lidhje me kontrata që janë dhënë në vitin 2018 , Merr shembull për projektin e trajtimit të deponive ilegale ne Komunën e Suharekës , ju kisha rekomandu me hy nganjëher të ëeb faqja e Komunës dhe te E-prokurimi sepse ka shumë keqpërdorime. Arbërim Basha –Përshendetje,qe 4 seanca Drejtorat mungojnë , Asambleistat e AAK dhe të Nismës gjithmonë dalin jashtë , kjo është shumë keq . Kamë 3 pyetje.1-Drejtorit për Kultur Rini dhe Sport ,Beqir Berisha qfar është duke ndodhë me shtëpijnë e Kulturës ?për hirë të qytetarëve duhet me bo një zgjidhje .Shtepia e Kultrues ka mbet SI Gropa e Ajdin Sejdiut. Tiran 95-2008 ku po zhvillohen shumë gjëra të kqija , duhët ta bëni një zgjidhje për hir të qytetarëve. 2-Qendra për përsonat me autizëm kur do të ndërtohet dhe në cilin vend do të ndërtohet 3-Cfar do të bëhët me puntorët me kontrata të Caritasit sepse nuk është mirë me punu pa paga 3muaj?Kryetari- Jep përgjigjje. Elmaze Bytyqi-Kam një kërkes nga banorët e fshatit Katerrc , ata janë shumë të paknaqur me këtë 1vit qeverisje tuaj Kryetar për arsye sepse nuk është investu dhe nuk është planifiku as për 2019 asnjë investim në atë fshat .Ka qenë një projekt ne mes Ambulantës dhe Shkollës prej 10mijë euro dhe ajo është hek , ata banorë kanë nevoj për ujsjellës , kanalizim ,për hapjen e rruges fushore .Kur po flitet për ndryshime nëpër fshtara po më vjen shumë qudi sepse ne ende nuk kemi ujësjellës ndëersa nëpër shumë fshatra ka edhe ndriqime . Cfarë do të beni më këtë fshat? Kryetari-Jep Pergjigjje Rilind Krasniqi-Po filloj me qështjen e vërshimeve , e ceki Kryetari që kanë qenë 7ankesa dhe një prej ankesave ka qenë nga një fmilje që mu kanë drejtu mua pas në herën e parë i ka marrë 1400euro ka bë ankes dhe i është aprovu ankes me 400 euro për disa mjete që nuk janë përfshijë herën e parë dmth edhe pse është aprovu kërkesa ato mjete nuk i kanë marrë ende , cfar po ndodhë me këto familje .Pyetja dytë për drejtorin e Ekonomis dhe Financa , sa është subficiti i viti 2018 në Komunën e Suharekës ?dhe në Zyren e vendit ne fshatin Studenqan nuk ka aparatur të fotokopjes, ndoshta nuk jeni të njoftuar mirëpo është mirë me siguru një aparatur të till për shërbim të qytetarëve,Kryetari-Jep përgjigjje.Vlora Neziri-Përshendetje,Kryetar un kërkoj që të shfrytëzohet salla e edukatës fizike e shkollës “Destan Bajraktari “ për ushtrime futbolli për fëmijë ose aktivitetet sportive pas oraritt të mësimit pasi është e ngrohtë.

Faqe 16 për 17

Page 17: kk.rks-gov.net · Web viewPika 9.1.1 studentet që kanë një prind të punësuar mendoj që është e padrejt më iu mohu e drejta për burs duke ditur se një prind nuk mundet me

Në palestrën sportive nuk po ka vend për të gjith kështu që ti shfrytëzojmë ato që fëmijët mos të mbetën në rrug por të merren me aktivitete të ndryshme sportive njëkohësisht kam kërkes edhe për një trajner për këtë sallë.Kryetari-Së shpejti të gjitha sallat pas mësimit do t’i lëshojmë për aktivitetet te ndryshme. Xhemajl Kabashaj-Dua ta ngriti një shetësim rreth një dëmi që i ka ndodhë një fërmeri të fshatit Leshan , mora informacione që ju kanë dëmu 60krerë Dele , Inspektorët pash që kan konstatu se kushtet kan qenë shumë të rënda për kultivimin e tyre dhe mungesa e ushqimit , e njoh atë fermer dhe kërkoj nga fondi emergjënt me gjet mundësi me i ndihmu ati përsoni sepse ka nevoj .Reshat Selimaj –Replikon Dugagjin Palushin , këtu ka preznet person që ka konkuru në mandatin e kaluar , kemi gjet një problem dmth ndriimin e një poqi 75 euro kurse zevendesimin e një shtylle 50cent Kjo është logjika e tenderave që ia mundëson ligji prokurimit dhe kisha kërku me ndryshu këtë ligj sepse është shumë i papërshtatshëm për tu zhvilluar proceset e tenderave sc duhët .Leonard Shala-Kryetar në baz të informacioneve që kamë, një kompani ka fitu kontest gjygjësor për një gurthyes dhe është vlersu se duhet me iu kompenzu diku 2milion e 500mij euro , po du me dit Komuna si do ta paguaj këtë shumë ?Kreytari –Jep Përgjigjje.

Takimi përfundoi në ora:16:45 Proces mbajtësja:

Dorarta Shabani

Faqe 17 për 17