kimi mjedisi

21
1 Tirane, 14 Shtator 2010 Sfidat per reduktimin e lendeve ushqyese (N,P) ne Shqiperi Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave

Transcript of kimi mjedisi

Page 1: kimi  mjedisi

1

Tirane, 14 Shtator 2010

Sfidat per reduktimin e lendeve ushqyese (N,P) ne Shqiperi

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave

Page 2: kimi  mjedisi

2

Menaxhimi i Ujerave ne Shqiperi

Situata mjedisoreLegjislacioni mjedisorMonitorimi i ujeraveSfidat per te ardhmen

Page 3: kimi  mjedisi

3

Situata mjedisoreBurimi kryesor i ndotjes se ujerave

siperfaqesore jane shkarkimet e ujerave urbane te paperpunuara, i ujerave te patrajtuara te aktiviteteve te ndryshme tregtare dhe industriale si dhe depozitimi i mbetjeve te ngurta urbane.

Ujerat siperfaqesore prane zonave urbane vleresohen te ndorura me lende organike e lende ushqyese qe e kane origjinen kryesisht nga ujerat urbane te patrajtura

Page 4: kimi  mjedisi

4

Situata mjedisoreRrjedhjet e siperme te lumenjeve, larg nga burimet e

ndotjes se zonave urbane dhe industriale, kane karakteristikat e ujrave natyrore, por cilesia e tyre demtohet ne rrjedhjet e poshtme.

Ndotesit organike jane prezent ne lumenjte qe kalojne permes fushave te naftes dhe prane impianteve te rafinerive.

Ujerat bregdetare jane kryesisht te paster, perveç zonave bregdetare ku kemi shkarkime te ndotura urbane.

Ndotja e ujerave siperfaqesore nga shkarkimet industriale, eshte zvogeluar dhe kemi permiresim te cilesise se tyre krahasuar me ate te 15 viteve me pare. Arsyeja: mbyllja e shume aktiviteteve industriale si dhe perdorimi i kufizuar i kimikateve ne sektorin e bujqesise

Page 5: kimi  mjedisi

5

Legjislacioni kombetar-ujerat

Ligji Nr 8093, datë 21.03.1996 “Për Rezervat Ujore”Ligj nr.9115, datë 24.7.2003 “Për trajtimin mjedisor të

ujërave të ndotura”Ligji Nr 8905, dt 6.06.2002, “Per mbrojtjen e Mjedisit detar nga

ndotjet dhe demtimiLigji Nr 9103, dt 10.07.2003 “Per mbrojtjen e liqeneve

nderkombetare”.Ligji nr. 8690 date 26.10.2000” Per aderimin e

Republikes se Shqiperise ne Konventen per Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe te Rajonit Bregdetar te Mesdheut”. Konventa e Barcelones dhe 6 protokollet e saj.

 VKM Nr. 177 date 31.3.2005 “Per normat e lejuara te shkarkimeve te lengeta dhe kriteret e zonimit te mjediseve ujore prites”

Page 6: kimi  mjedisi

6

Perafrimi i legjislacionit kombetarNen asistencen e Projektit INPAEL CARDS 2006, per Zbatimin

e Planit Kombetar te Perafrimit te Legjislacionit Mjedisor, eshte hartuar draft ligji “Për menaxhimin e ujërave”

Ky draft ligj transpozon Direktivën 2000/60/EC që krijon kuadrin për veprimin e Komunitetit në fushën e politikës për ujërat, amenduar me Vendimin 2455/2001/EC, Direktivën 2008/32/EC dhe Direktivën 2008/105/EC.

Draft ligji transpozon gjithashtu Direktivën 2006/118/EC për mbrojtjen e ujërave nëntokësore nga ndotja dhe përkeqësimi, dhe Direktivën 2007/60/EC për vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve nga përmbytjet.

Eshte hartuar plani i zbatimit të Direktives Kuadër për Ujin 2000/60/EC dhe Direktives se Nitrateve. Kostot totale të zbatimit përbëhen nga kostot kapitale prej 5.4 milion Eurosh si edhe kostot operative(periodike) në vlerën prej 524,000 Euro në vit.

Eshte hartuar edhe Plani i Menaxhimit te Basenit te lumit Mat.

Page 7: kimi  mjedisi

Monitorimi i ujeraveSistemi i monitorimit te ujerave siperfaqesore perfshin:Monitorimin e cilesise se ujerave te lumenjve dhe liqeneveMonitorimin e cilesise së ujërave bregdetare të larjes Monitorimin e ndikimit te shkakimeve të lengeta urbane në

cilesine e ujerave sipërfaqësore (lumenj dhe zona bregdetare)

Cilësia e ujërave të lumenjveVlerësimi i cilesise se ujërave te lumenjve Drin, Buna, Mat,

Erzen, Ishëm, Shkumbin, Seman dhe Vjose eshte kryer ne 30 stacione lumore ne baze te rezultateve te parametrave fiziko-kimike (alkaliniteti, pH, temperatura, amonjakut, nitrite, nitrate, fosfateve, fosfori total, nevoja kimike për oksigjen, oksigjenit te tretur, nevoja biologjike për oksigjen).Monitorimi realizohet nga Instituti Energjise Ujit dhe Mjedisit

7

Page 8: kimi  mjedisi

Monitorimi i ujeraveCilësia e ujërave bregdetare të larjes Vleresimi i cilesisë së ujërave bregdetare të larjes kryhet nga

Instituti i Shendetit Publik per treguesit mikrobiologjike, Coliformet fekale (FC) dhe Enterococun Intestinal (IE) në 72 stacione monitorimi në zonat me te frekuentuara gjate sezonit te plazhit në gjithe bregdetin tone.

Ndotja e ujerave bregdetare vjen kryesisht nga shkarkimet urbane

Zonat bregdetare me cilesine me te mire mikrobiologjike te ujerave te larjes jane zona e Dhermiut, Himares, Borshit, Velipojes, Shengjinit, zona e Jonufrit dhe e Radhimes ne Vlore dhe zona bregdetare e Sarandes me perjashtim te zones ku shkarkohet hidrovori ne kanalin e Çukes.

Vleresimi i cilesise se ujerave bregdetare per vitin 2009 39% cilesi shume e mire, 14 % cilesi e mire, 4% cilesi e mjaftueshme,43%

cilesi e dobetNe qytet Kavaje, Vlore dhe Pogradec jane ndertuar impiante per

trajtimin e ujerave urbane dhe jane ne ndertim dhe projektim dhe ne qytetet e tjera të zonës bregdetare.

8

Page 9: kimi  mjedisi

Monitorimi i ujerave

Shkarkimet urbane Monitorimi i ndikimit te shkakimeve të lengeta

urbane në cilesine e ujerave sipërfaqësore realizohet nga Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve ne 35 stacione te shperndara në 8 qytete kryesore te vendit per treguesit: 

Treguesit e ndotjes kimike: Nevoja Kimike per Oksigjen (NKO), Nevoja Biologjike per Oksigjen (NBO5), NH4, NO2 ,NO3 , P- PO4 , P-total, temperatura, pH, saliniteti, oksigjeni i tretur, lendet ne pezulli

Treguesit e ndotjes mikrobiale : Koliform fekale, Streptokok fekal9

Page 10: kimi  mjedisi

Monitorimi i ujerave

Rezultatet e monitorimit tregojne se lumenjte tanë po shkon drejt një cilësie mesatare. Ujërat e lumenjve Drin dhe Mat jane te cilesisë së mirë, kurse ujërat e lumenjve Seman, Shkumbin, Erzen dhe Vjosë janë të cilësisë mesatare me tendencë te qëndrueshme. Pellgu i lumit Ishëm, si dhe ujërat e lumit Gjanicë vazhdojnë të jenë me nivelin më të lartë ndotës.

Shkarkimet e lëngëta urbane të patrajtuara kanë ndikim te dukshem dhe te qendrueshem në cilësinë e ujrave sipërfaqësore. Ujërat e lumit të Tiranës dhe Lanës pas shkarkimit të kolektorëve, të lumit Ishëm, Gjanicë, kanali i ujërave rurale Plepa në Durrës si dhe zonat bregdetare në Porto Romano (Durrës) dhe në Pyllin e Sodës (Vlorë) pas shkarkimit të hidrovorëve, janë zonat ujore me përmbajtje të lartë të ndotjes organike dhe baktereologjike.

10

Page 11: kimi  mjedisi

Monitorimi i ujeraveSegmentet ujore, qe korespondojne me pjesen e lumenjve

para se te futen ne zonat e banuara, jane te cilesisë së mirë e të kënaqëshme. Problematike jane zonat ujore te lumenjve qe kalojne afër qëndrave te banuara dhe zonave urbane te mbipopulluara, si pasoje e rritjes se shkarkimeve te ujërave urbane e industriale.

Permbajtja e lendeve organike dhe e amonjakut eshte brenda normave te lejuara (klasa e trete, cilësi e kënaqëshme) ne 14 stacione lumore nga 24 te monitoruara, ose 58%.

Ndikimi i shkarkimeve urbane ne cilesine e ujerave te lumenjve eshte i drejtperdrejte ne stacionet pas shkarkimit te kolektoreve. Gjendja paraqitet me shqetesuese ne segmentet lumore qe kalojne ne qytetin e Tiranës. Ujerat e Lumit të Tiranes dhe Lanes si dhe ujërat e Lumit Ishem paraqiten me nivelin më të lartë të ndotjes.

 

11

Page 12: kimi  mjedisi

Monitorimi i ujerave

12

Permbajtja e NKOMesatarja 2009

0

20

40

60

80

100

120

Stacionet

Page 13: kimi  mjedisi

Monitorimi i ujerave

13

Permbajtja NH4

0.00

2.00

4.00

6.00

8.00

10.00

12.00

14.00

16.00

Stacionet

Mesatarja 2009

Page 14: kimi  mjedisi

Monitorimi i ujerave

14

Permbajtja e NBO5

0

10

20

30

40

50

60

Stacionet

Page 15: kimi  mjedisi

Monitorimi i ujeravePermbajtja e nitrateve është ne vlera më të ulta se norma e lejuara <4 mg/l.

15

Permbajtja e NO3

0.000.100.200.300.400.500.600.700.800.90

Stacionet

Mesatarja 2009

Page 16: kimi  mjedisi

Vlerat e larta të përmbajtjes së fosforit jane pasoje e shkarkimeve te lengeta urbane të pasura me tretesira detergjentesh me permbajtje fosfori, ende ne perdorim nga shume perdorues familjare dhe industrial.

16

Permbajtja e P-total

-0.0500.0750.2000.3250.4500.5750.7000.8250.9501.0751.2001.3251.4501.5751.700

Stacionet

Mesatarja 2009

Page 17: kimi  mjedisi

Monitorimi i lumit te TiranesLumi iTiranes monitorohet ne 3 stacione:T1- Ura e Brari nga pikpamja mjedisore

perfaqeson nje zone jo te ndoturT2- 700-800 m nga kolektoret kryesore te

shkarkimit te ujerave urbane. I perket nje zone te ndotur

T3-Ura te Kthesa Kamez. Stacioni ndodhet ne nje largesi rreth 2000 m nga ura e Kamzes.(reduktim ndotje)

 

17

Page 18: kimi  mjedisi

Mbeshtetur ne rezultatet mesatare te analizave eshte bere vleresimi i cilesise se ujerave te lumit te Tiranes, ne baze te klasifikimit sipas Direk.Kuader te Ujit .Perveç stacionit te pare , Ures se Brarit, ku ujerat e lumit te Tiranes paraqiten te nje cilesie te mire, dy stacionet e tjera klasifikohen ne klasen e IV_V, pra me nje gjendje te varfer - ne te keqe.Vlera te larta te fosforit nga perdorimi i detergenteve me permbajtje P.Nitratet te cilesise se pare, zone pa aktivitet bujqesorKjo gjendjeje eshte e lidhur drejtperdrejte me shkarkimet e lengeta urbane te patrajtuara te qytetit.

18

Stacionet Klasa,O2

Klasa,NBO5

KlasapH

KlasaNH4

Klasa,NO2

Klasa,NO3

Klasa,P-total

T1: Ura Brarit I II II I I I I

T2: Pas kolektoritSiri Kodra”

I IV II Vtejkalon

IV I IV

T3: Ura Kamez

I V II Vtejkalon

IV I IV

Page 19: kimi  mjedisi

Monitorimi i ujerave-nutrientet

Rrjedhjet urbane dhe rezidenciale janë burimet kryesore të ndotjes së azotit dhe janë më problematike sesa bujqësia, pasi ne vendin tone përdorimi mesatar i azotit dhe dendësia e gjësë së gjallë duken të jenë më të ulëta sesa kufijtë e vendosur në Direktivën e Nitrateve.

Burimi kryesor i ndotjes se ujerave me fosfor jane shkarkimeve ujore urbane nga perdorimi i detergjenteve me permbajtje fosfori nga ana e popullsise.

19

Page 20: kimi  mjedisi

20

Sfidat per te ardhmen

Perafrimi i legjislacionit kombetar me ate te BE dhe forcimi i zbatimit te kuadrit ligjor dhe rregullator ne fushen e ujerave

Permiresimi i rrjetit te kanalizimeve dhe trajtimi i ujerave te ndotura

Forcimi i sistemit te monitorimitHartimi i planeve te menaxhimit te baseneve

ujoreForcimi i kapaciteteve institucionale dhe

bashkepunimi i tyreShfrytezimi i qendrueshem i burimeve ujore

Page 21: kimi  mjedisi

Faleminderit

Laureta DibraPergjegjese e Sektorit te Ajrit, Ujit dhe Ndryshimeve KlimatikeMinistria Mjedisit Pyjeve Administrimit te

UjeraveFigali HilaPergjegjese e Sektorit te Ajrit dhe Ujit Agjencia Mjedisit dhe Pyjeve

21