Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe...

17
Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Java Objektivat Bazat e kompjuterit, programeve dhe sistemit operativ, Lidhja e Javës me World Wide Web. Të familjarizohemi me termat API, IDE, dhe JDK. Të shkruajmë një program të thjeshtë në Java. Të afishojmë një informacion në konsole. Të shpjegojmë sintaksën bazë të një program Java. Të krijojmë, kompilojmë, dhe ekzekutojmë një program në Java. (GUI) Të afishojmë një rezultat duke përdorur kutinë e dialogut JOptionPane . Çfarë është një kompjuter Një kompjuter përbëhet nga një procesori (CPU), kujtesa, hard disku, floppy disk, monitori, printeri, dhe paisjet e komunikimit. Njesia Qëndrore e Procesimit/Procesori/CPU Njesia qëndrore e procesimit (CPU) është truri i kompjuterit. Ai gjen instruksione nga kujtesa dhe i ekzekuton ato. Shpejtësia e CPU matet me megahertz (MHz), ku

Transcript of Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe...

Page 1: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit

Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Java

Objektivat Bazat e kompjuterit, programeve dhe sistemit operativ, Lidhja e Javës me World Wide Web. Të familjarizohemi me termat API, IDE, dhe JDK. Të shkruajmë një program të thjeshtë në Java. Të afishojmë një informacion në konsole. Të shpjegojmë sintaksën bazë të një program Java. Të krijojmë, kompilojmë, dhe ekzekutojmë një program në Java. (GUI) Të afishojmë një rezultat duke përdorur kutinë e dialogut JOptionPane.

Çfarë është një kompjuterNjë kompjuter përbëhet nga një procesori (CPU), kujtesa, hard disku, floppy disk, monitori, printeri, dhe paisjet e komunikimit.

Njesia Qëndrore e Procesimit/Procesori/CPU

Njesia qëndrore e procesimit (CPU) është truri i kompjuterit. Ai gjen instruksione nga kujtesa dhe i ekzekuton ato. Shpejtësia e CPU matet me megahertz (MHz), ku 1 megahertz është e barabartë me 1 milion pulse në sekondë. Shpejtësia e CPU ka një përmirësim të vazhdueshëm. Në se ju blini një PC, ju mund të gjeni një procesor Intel Pentium 4 me shpejtësi 3 gigahertz (1 gigahertz është 1000 megahertz).

Page 2: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit

KujtesaKujtesa mban të dhënat dhe instruksionet e programeve për tu ekzekutuar nga CPU. Një njësi kujtese është një sekuencë e renditur byte-sh, ku secili mban tetë bite. Një program dhe të dhënat e tij duhet të sillen në kujtesë para se ata të ekzekutohen. Një byte në kujtesë nuk është asnjë herë bosh, por përmbajtja e tij mund të jetë pa kuptim për programin tuaj. Përmbajtja korrente e një byte humbet kur një informacion i ri vendoset në të.

Si rezervohen të dhënat?

Të dhënat e llojeve të ndryshme, si numrat, karakteret, dhe stringjet kodohen si një seri bitesh (zerosh dhe njëshash). Kompjuterat përdorin zerot dhe njëshat mbasi paisjet dixhitale kanë dy gjëndje stable, të cilat referohen si zero dhe njësh me marrëveshje. Programistët nuk kanë nevojë të kodojnë ose të dekodojnë të dhënat, kjo gjë bëhet automatikisht nga sistemi bazuar në një skemë kodimi. Skema e kodimit varion. Për shembull, karakteri ‘J’ paraqitet me 01001010 në një byte. Një numur i vogël si treshi mund të rezervohet në një byte të vetëm. Në se kompjuteri kërkon të rezervojë një numur të madh që nuk i mjafton një byte, ai përdor byte shtesë fqinjë. Nuk mundet dy të dhëna të ndajnë të njëjtin byte. Një byte është njësia minimale e rezervimit.

Paisjet e Rezervimit Kujtesa është e fshirëshme, mbasi informacioni humbet kur energjia elektrike ndërpritet. Programet dhe të dhënat janë të rezervuara në mënyrë të përherëshme në paisjet e rezervimit dhe kalojnë në kujtesë kur kompilatori i përdor ato. Ka tre tipe kryesorë paisjesh rezervimi: hard disku (ose disky floppy), CD-të (CD-R dhe CD-RW), dhe shiritat.

Page 3: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit

Paisjet e afishimit: MonitoriMonitori afishon informacionin (tekste dhe grafikë). Rezolucioni dhe “dot pitch” përcakton kualitetin e afishimit.

Rezolucioni i monitorit dhe Dot PitchRezolucioniRrezolucioni specifikon numrin e pikselave për inch katror. Pikselat (elementë të figurave) janë pikëza që formojnë një imazh në ekran. Rezolucioni mund të përcaktohet manualisht. Sa më i madh të jetë rezolucioni, aq më e qartë është figura. Megjithatë, imazhi mund të jetë shumë i vogël ne se ju përcaktoni rezolucion të lartë në një ekran të vogël monitori. Monitorët PC zakonisht janë 15-inch, 17-inch, 19-inch, ose 21-inch. Për një monitor 15-inch, një përcaktim i përshtatshëm i rezolucionit do të ishte 640´480 (307,200 piksela).dot pitch dot pitch është madhësia e hapësirës midis pikselave. Sa më i vogël të jetë dot pitch, aq më i mirë është afishimi.

Paisjet e KomunikimitNjë modem i rregullt përdor një linjë telefoni dhe mund të transferojë të dhëna me një shpejtësi deri 56,000 bps (bite për sekondë). Një linjë DSL (digital subscriber line) përdor gjithashtu një linjë telefoni që mund të transferojë të dhëna me një shpejtësi 20 herë më shpejt se një modem e rregullt. Një modem kabllor përdor një linjë kabllore TV-je që mirëmbahet nga një kompani kabllosh. Një modem kablli është aq i shpejtë sa një DSL. Karta e interface-it të rrjetit (Network interface card (NIC)) është një paisje për lidhjen e kompjuterit me një rrjet lokal (LAN). LAN përdoret gjerësisht në biznese, universitete, dhe organizata

qeveritare. Një tip tipik

Page 4: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit

i NIC, quhet 10BaseT, dhe mund të transferojë të dhëna 10 mbps (milion bit-e në sekondë).

ProgrametProgramet e kompjuterit, të njojtur si software, janë instruksione në kompjuter.Ju i thoni kompjuterit çfarë duhet të bëjë nëpërmjet programeve. Pa programe, një kompjuter është një makinë boshe. Kompjuterat nuk e kuptojnë gjuhën njerëzore, prandaj ju duhet të përdorni gjuhët e kompjuterit për të komunikuar me ta. Programet shkruhen duke përdorur gjuhët e programimit.

Gjuhët e ProgramimitGjuha Makinë Gjuha Assembler Gjuha e nivelit të lartëGjuha makinë është një bashkësi instruksionesh primitive të fiksuara brenda çdo kompjuteri. Instruksionet janë në formën e një kodi binar, kështu që ju do të duhet të shkruani në një kod binar. Programet në një gjuhë native të makinës do të ishin një proces shumë i vështirë. Për më tepër programet do të ishin shumë të vështirë për tu lexuar dhe modifikuar. Për shembull, për të mbledhur dy numra do të shkruhej një instruksion binar si ky që vijon: 1101101010011010

Gjuha assembler u zhvillua për ta bërë programimin më të thjeshtë.Mbasi kompjuterat nuk mund të kuptojnë gjuhë assembler, thirret një program për të konvertuar programet e gjuhës assembler në kodin makinë. Për shembull, për të mbledhur dy numra,ju mund të shkruani kodin si më poshtë: ADDF3 R1, R2, R3

Gjuhët e nivelit të lartë janë të ngjajshme me Anglishten dhe të lehta për tu mësuar dhe përdorur. Për shembull, sa vijon është një statement i një gjuhe të nivelit të lartë që llogarit sipërfaqen e një rrethi me rreze 5:

siperfaqja_rrethit = 5 * 5 * 3.1415;

Gjuhë të nivelit të lartë FORTRAN (FORmula TRANslation) BASIC (Beginner All-purpose Symbolic Instructional Code)

Page 5: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit

Pascal (named for Blaise Pascal) Ada (named for Ada Lovelace) C (whose developer designed B first) Visual Basic (Basic-like visual language developed by Microsoft) Delphi (Pascal-like visual language developed by Borland) C++ (an objekt-oriented language, based on C) COBOL (COmmon Business Oriented Language) C# (e ngjajshme me Java e zhvilluar nga Microsoft) Java (do ta përdorim në këtë material)

Kompilim i Kodit BurimNjë program i shkruar në gjuhë të nivelit të lartë quhet program burim. Me që kompjuteri nuk mund të kuptojë një kod burim, përdoret një program i quajtur kompilator për të përkthyer një program burim në gjuhë makine të quajtur program objekt. Programi objekt lidhet me kode të tjerë mbështetës të librarive të ndryshme para se kodi objekt të mund të ekzekutohet.

Page 6: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit

Sistemet Operativë

Sistemi Operativ (OS) është një program që menaxhon dhe kontrollon aktivitetet e kompjuterit. Aktualist Windows është sistemi operativ më popullor për PC. Programe Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit ose Word Processor nuk mund të punojnë pa një system operativ.

Pse përdoret Java?Përgjigja është që Java bën të mundur për përdoruesin të zhvillojë dhe shfrytëzojë aplikime në Internet për serverat, kompjuterat desktop, dhe paisjet e vogla që mbahen në dorë. E ardhmja e “computing” është influencuar thellësisht nga Interneti, dhe Java premton të mbetet një pjesë e fuqishme e të ardhmes. Java është gjuha e programimit e Internetit.

Java është një gjuhë programimi me qëllime të përgjithshme programimi. Java është gjuha Internet-it.

Java, Web, dhe më Tej Appletet Java Aplikimet Java për Web-in Java gjithashtu përdoret për zhvillim aplikimesh në paisjet e dorës si Palm dhe

celularët

Shembull i përdorimit të Apleteve

Page 7: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit
Page 8: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit

Historia e Java-ës

James Gosling dhe Sun Microsystems Oak Java, 20 Maj 20 1995, bota e Sun HotJava

o E para here që Java përdoret për browser-in Web Early History Website:

http://java.sun.com/features/1998/05/birthday.html

Karakteristikat e Java-ës Java është e thjeshtë

Java është pjesërisht e modeluar në C++, por shumë e thjeshtuar dhe e përmirësuar.

Java është e orientuar në objekte Programimi i drejtuar në objekte ( Objekt-oriented programming (OOP)) është një metodologji që zëvëndëson teknikën proceduriale të programimit.Një nga problemet qëndrorë të zhvillimit të softwareve është ripërdorimi i kodeve. Programimi i orientuar në objekte siguron një fleksibilitet të madh, modularitet, qartësi, dhe ripërdorshmëri nëpërmjet përfshirjes (encapsulation), trashëgimisë (inheritance),dhe polimorfizmit (polymorphism)

Java është “Distributed” “Distributed computing” përfshin shumë kompjutera që punojnë së bashku në një rrjet. Java është dezinjuar për të lehtësuar këtë aspekt. Me që cilësitë e rrjetit janë integruar në Java, të shkruash një program në rrjet është njëlloj si të shkruash ose të marrësh të dhëna nga një file.

Java interpretohetJava interpretohet gjatë ekzekutimit të saj. Programet kompilohen në një kod të kuptueshëm nga Makina Virtuale e Javës që quhet bytekod. Bytekodi është i pavaruar nga makina dhe mund të ekzekutohet në ҫdo makinë që ka një interpretues të Javës që është pjesë e Makinës Virtuale të Javës (JVM).

Page 9: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit

Java është robuste Kompilatorët e Javës mund të dallojnë shumë probleme që do të ҫfaqeshin në kohën e ekzekutimit të gjuhëve të tjera. Java ka eliminuar disa tipe strukturash që janë të prirura të prodhojnë gabime të cilat ndodhen në gjuhët e tjera. Java ka cilësira të trajtimit të gabimeve që e bëjnë gjuhën një gjuhë të forte.

Java është me siguri të lartë Java implementon shumë mekanizma sigurie për të mbrojtur sistemin kundrejt sulmeve të shkaktuara nga programe të pakontrolluara.

Java është neutrale në lidhje me arkitekturën. Shkruhet një herë dhe ekzekutohet kudo. Me një Makine Viruale Java (JVM), ju mund të shkruani një program që do të ekzekutohej në ҫdo platformë.

Java është portableMe që Java është neutrale në lidhje me arkitekturën, programet Java janë portable. Ato mund të ekzekutohen në ҫdo platformë pa u rikompiluar.

Java ka performance të lartëPerformanca e Javës konsiston në faktin që Java është e pavarur nga arkitektura. Programet Java mund të ekzekutohen në ҫdo platformë.

Java menaxhon veprime të kërkuara një herësh nga disa përdorues ose procese (Multithread programming).Programimi “Multithread” është integruar në Java në mënyrë të përshtatshme, ndërkohë që në gjuhët e tjera ju duhet të thërrisni procedura specifike në sistemin operativ për të menaxhuar Multithread-in.

Java është dinamikeJava është dezinjuar për të adaptuar përfshirjen e ambjentit. Një kod i ri mund të ngarkohet “fluturimthi” pa u rikompiluar. Nuk ka nevojë për zhvilluesit e aplikimeve të krijojnë, dhe për përdoruesit të instalojnë versione të reja. Cilësitë e reja mund të inkorporohen në mënyrë transparente në se nevojitet një gjë e tillë.

Versione të JDK JDK 1.02 (1995) JDK 1.1 (1996) JDK 1.2 (1998) JDK 1.3 (2000) JDK 1.4 (2002) JDK 1.5 (2004) a. k. a. JDK 5 or Java 5 JDK 1.6 (2006) a. k. a. JDK 6 or Java 6 JDK 1.7 (possibly 2010) a. k. a. JDK 7 or Java 7

Publikime të JDK

Java Standard Edition (J2SE)o J2SE mund të përdoret për zhvillimin e aplikimeve të veҫuara të

klientit ose apleteve.

Page 10: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit

Java Enterprise Edition (J2EE)o J2EE mund të përdoret për zhvillimin e aplikimeve në anën e serverit

si servletet Java dhe faqet e sereverit (Java ServerPages,JSP). Java Micro Edition (J2ME).

o J2ME të përdoret për zhvillimin e aplikimeve për paisjet e lëvizshme si celularët.

Ky material paraqet programimin duke përdorur J2SE.

Ambiente pune të mirënjohur të Javës ( Integrated Development Environment, IDEs)

NetBeans Open Source nga Sun Eclipse Open Source nga IBM

Një program i thjeshtë në Java

//Ky program printon Pershendetje nga Java! public class Pershendetje { public static void main(String[] args) { System.out.println("Pershendetje nga Java!"); }} listim 1.1

Shënim:Ju duhet të instaloni JDK dhe të vendosni direktorinë bin të JDK’ në “environment path” (për shembull, c:\Program Files\java\jdk1.6.0_14\bin në environment path-in tuaj.

Krijimi dhe Editimi i nje kodi burim duke përdorur NotePad

Shtypim notepad Pershendetje.java nga prompt-i i DOS dhe shkruajmë kodin në Notepad.

Page 11: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit

Krijimi, Kompilimi, dhe Ekzekutimi i Programeve

Kompilimi i Kodit Java BurimJy mund ta ҫoni një program burim në ҫdo makinë me kompilatorë të përshtatshëm. Programi burim duhet rikompiluar, mbasi programi objekt mund të ekzekutohet vetëm në një makinë specifike. Sot kompjuterat vendosen në rrjet dhe punojnë së bashku. Java është dezinjuar të ekzekutojë një program objekt në ҫdo platformë. Me Javën, ju shkruani programin vetëm një herë, dhe kompiloni programin burim në një tipi të veҫantë kodi objekt që quhet bytekod . Bytekodi mundet të ekzekutohet në ҫdo kompjuter që ka Makinën Virtuale të Javës që interpreton bytekodin.

Page 12: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit

Enter main method

Execute statement

Ndjekja e Ekzekutimit të një Programi

public class Welcome { public static void main(String[] args) {

System.out.println("Pershendetje nga Java!"); }}

public class Welcome { public static void main(String[] args) {

System.out.println("Pershendetje nga Java!"); }}

Kompilim dhe Ekzekutim i Programit Java nga TextPadKompilim dhe Ekzekutim i Programit Java nga JBuilderKompilim dhe Ekzekutim i Programit Java nga NetBeansKompilim dhe Ekzekutim i Programit Java nga Eclipse

Page 13: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit

Anatomia e një Programi në Java Komentet

o Komment rreshti: një koment rreshti paraprihet nga dy slash-e (//).o Koment Paragrafi: Një koment paragrafi përfshihet ndërmjet /* dhe */

në një ose disa rreshta. o Komente javadoc: fillojnë me /** dhe mbarojnë me */. Ato përdoren

për të dokumentuar klasa, të dhëna, dhe metoda. Ato mund të futen në një file HTML duke përdorur komandën javadoc të JDK.

Fjalët e rezervuaraFjalët e rezervuara ose fjalëtkyҫe që kanë një kuptim specifik për kompilatorin dhe nuk mund të përdoren për qëllime të tjera në program. Për shembull, kur kompilatori ndesh fjalën class, ai kupton që fjala pas kësaj fjale është emri i klasës. Fjalët e rezervuara në kodin që pamë më sipër janë public, static, dhe void. Përdorimi i tyre do të paraqitet më pas në këtë material.

Modifikuesit (Modifiers)Java përdor disa fjalë të rezervuara të quajtur modifikues që specifikojnë cilësitë e të dhënave, metodave, dhe klasave dhe si ato mund të përdoren. Shembuj modifikuesish janë public dhe static. Të tjerë modifikues janë private, final, abstract, dhe protected. Një e dhënë, metodë, ose klasë public mund të aksesohet nga programe të tjerë. Një e dhënë ose metodë private nuk mund të aksesohet nga programe të tjerë. Modifikuesit do të diskutohen kur të diskutojmë rreth “objekteve dhe klasave”.

Statement-etNjë statement paraqet një veprim ose sekuencë veprimesh. Statement-i:System.out.println("Pershendetje Java!") në listim 1.1 është një statement për të afishuar përshëndetjen "Pershendetje nga Java!". Ҫdo statement në Java mbaron me një pikëpresje(;).

BlloqetNjë ҫift kllapash në një program formon një bllok që grupon komponentët e një programi.

KlasatKlasa është esenciale në konstruktin e Java-ës. Një klasë është një template ose një model objektesh. Një program përcaktohet duke përdorur një ose më shumë klasa.

MetodatҪfarë është System.out.println? është një metodë: një koleksion statement-esh që kryejnë një sekuencë veprimesh për të afishuar një mesazh në

Page 14: Kapitulli 1: Hyrje në Kompjuterat, Programet, dhe Javaiefb.weebly.com/uploads/1/4/2/4/14240576/leksioni1.docx  · Web viewPrograme Aplikimi të tillë si browser-i i Internetit

konsol(interface-i me përdoruesin). Ai mund të përdoret edhe pa e kuptuar plotësisht me detaje se si punon. Përdoret duke thirrur një statement me një argument string. Argumenti string përfshihet në parantesa. Në këtë rast, argument është "Pershendetje nga Java!" Ju mund ta thërrisni të njëjtën metodë println me argument të tjerë.

Metoda mainMetoda main siguron kontrollin e rrjedhjes së programit. Interpretuesi Java ekzekuton aplikimin duke thirrur metodën main.

Metoda main paraqitet si vijon:

public static void main(String[] args) { // Statements;}

Afishimi i një teksti në një kuti dialogu mesazheshJu mund të përdorni metodën e showMessageDialog të klsasës JOptionPane. JOptionPane është një nga shumë klasat e parapërcaktuara në sistemin e Javës, që mund të ripërdoret.

Provoni kodin që vijon në makinën tuaj:

import javax.swing.JOptionPane;

public class Pershendetje { public static void main(String[] args) { JOptionPane.showInputDialog("Pershendetje nga Java! "); }}