Investo në MAMUSHË - kiesa.rks-gov.net · komunë është zyra për zhvillim ekonomik dhe...

12
Investo në MAMUSHË KOMUNA E MAMUSHËS

Transcript of Investo në MAMUSHË - kiesa.rks-gov.net · komunë është zyra për zhvillim ekonomik dhe...

Investo nëMAMUSHË

KOMUNA E MAMUSHËS

2

Për më shumë informata:Web: http://kk.rks-gov.net/mamushe

Faqosja dhe dizajni:www.rrota.com

Fotografi :Komuna Mamushë

MAMUSHËInvesto në

3SERBIA

MONTENEGRO

ALBANIA

MACEDONIA

SERBIA

ONTENEGRO

ALBANIA

MACEDONIA

Prizren/Prizren

Ferizaj/Uroševac

Pristina

Mamusha

Mitrovicë/Mitrovica

Gjilan/Gnjilane

4

Të Nderuar Investitorë,

Kam kënaqësinë që përmes këtij publikimi po përafrohemi me ju dhe qëllimin tuaj për investime. Komuna e Mamushës mund të jetë një nga komunat më të vogla në Kosovë, por ne ofrojmë mundësi të mëdha për investitorët. Historikisht, populli i Mamushës ka shprehur proaktivitet të theksuar afarist dhe nje shpirt të dedikuar ndërmarrës. Kjo na ka shtyrë edhe neve, si administratë lokale, që të rrënjosim këtë qëndrim edhe në punët tona qeverisëse.

Angazhimi jonë afarist është plotësuar përsosshmërisht me burimet tona natyrore. Mamusha posedon një nga tokat më të plleshme në tërë rajonin. Kualiteti i tokës është i klasit më të lartë bujqësor dhe ofron mundësi të shkëlqyera për kultivimin e pemëve dhe perimeve. Përcaktimi i jonë zhvillimor është në shtimin e vlerës së prodhimeve tona bujqësore – kryesisht përmes shtytjes së investimeve në përpunimin e prodhimeve bujqësorë në ushqim. Vizioni i jonë në kontekst të stimulimit të përpunimit ushqimor dhe bujqësor ka potencial për të dalluar komunën tonë nga shumë

të tjera në rajon. Duke promovuar kultivimin bujqësor në serra, ne mëtojmë që të ofrojmë prodhime të freskëta gjatë të gjitha sezoneve në vit.

Për më tepër, komuna në mënyrë aktive bën përpjekje që prodhimet tona bujqësore të kultivohen sipas standardeve organike dhe bio. Ky potencial do të mund ofrojë një treg shumë të fuqishëm dhe të gjërë, posaçërisht në Bashkimin Evropian. Pozita e komunës tonë dhe kyçjet rrugore e detare mundësojnë një transportim të lehtë e shpejtë të prodhimeve tona nëpër çdo skaj të botës.

Si kryetar i kësaj komune, mund t’ju them se ju do të trajtoheni me nivelin më të lartë të shërbimeve mbështetëse dhe preferenciale. Me kënaqësi deklaroj se dera ime dhe e tërë komunës është e hapur për t’ju shërbyer gjithmonë.

Fjala hyrëse e Kryetarit të Komunës

Z. Arif BütüçKryetari i Komunës së Mamushës

5

Kosova Evropë Juglindore, zemra e Ballkanit, zona kohore GMT+1.

Pjesë e marrëveshjes së Evropës Qendrore për tregti të lirë (CEFTA).

Pozita gjeostrategjike: në udhëkryqet e korridoreve evropiane 7 dhe 10 – lidhja kryesore në mes të Evropës dhe Azisë.

Katër shtete fqinje: Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Territori: 10,887 km2 – i rrethuar me male dhe i ndarë në dy nënregjione me madhësi, popullatë dhe relief të ngjashëm.

Klimë të butë kontinentale, me temperatura mesatare në janar -5°C dhe në qershor 24°C me reshje të favorshme.

Kosova ka kushtët më të favorshme biznesore në regjion. Bazuar në treguesit e raportit biznesor të bankës botërore, qeveria e Kosovës ka ndërmarrë nisma thelbësore reformuese për përmirësim të mjedisit biznesor. Konkretisht, qeveria ka:

Eliminuar lejen biznesore;

Ka zvogëluar dokumentacionin e nevojshëm për eksport-import;

Ka hequr taksën për regjistrimin e të gjitha bizneseve;

Ka hequr kërkesën për depozitimin e kapitalit themelues për kompani me përgjegjësi të kufi zuar ;

Ka rritur mbrojtjen e investuesve;

Të dhënat e vendit

6

Komuna e Mamushës shtrihet në pjesën jugore të Kosovës. Mamusha është në lartësi mbidetare prej 360 m. Ajo shtrihet

në gjerësinë gjeografi ke 42, 19° në perëndim dhe gjerësinë gjeografi ke 20, 43° në jug. Komuna e Mamushës në juglindje kufi zohet me Komunën e Prizrenit, në verilindje me Komunën e Suharekës dhe në veriperëndim me Komunën e Rahovecit.

Komuna e Mamushës është komunë specifi ke për shkak se përfshinë një vendbanim me 9 lagje dhe rreth 6000 banorë, kurse

në bazë të anketës familjare Mamusha ka 5500 banorë rezident dhe mbi 500 banor që jetojnë jashtë saj, që përbëhet nga turq, shqiptar dhe komunitetin Romë, Ashkalinj dhe Egjiptianë.

Mamusha shtrihet në Rrafshin e Dukagjinit i cili mbulon pjesën jugperëndimore të Kosovës. Ky rajon përbëhet nga një tokë e plleshme, tokë e punueshme bujqësore që është e përshtatshme për kultivim bujqësor. Pika më e lartë e komunës është bregu i Golubradës, në lartësi mbidetare prej 405 m ku kryesisht ka pyje dhe vreshta.

Profi li i Komunës

7

Komuna e Mamushës është e lokalizuar në trekëndëshin Prizren –Suharekë – Rahovec.

Distanca për në Komunën e Prizrenit është 20 km; Suhareka 10 km, ndërsa nga Rahoveci 15 km. Mamusha lidh Suharekën me Piranën respektivisht magjistralen Prizren- Gjakovë dhe Pejë dhe anasjelltas në drejtimin Prizren – Prishtinë dhe Shkup.

Po ashtu qasja në Autostradë është vetëm 10 km dhe ka një qasje shumë të lehtë si në Prishtinë e po ashtu edhe në Tiranë dhe Podgoricë.

Zona ku do të mundësohet hapja e lokacioneve të reja për biznes është më të vërtet shumë lehtë e arritshme sepse përgjatë saj kalon autostrada.

Transporti

8

Komuna e Mamushës është një komunë e vogël rurale në jug të Kosovës. Ajo kohëve të fundit e ka fi tuar statusin e qendrës

administrative dhe komunës, por ka funksionuar si komunitet lokal rural që nga viti 1985.

Pushteti lokal në komunën e Malishevës përbëhet nga dy trupa: nga kuvendi komunal (trupi ligjvënës), njëherit edhe institucioni më i lartë i pushtetit lokal, i cili përbëhet nga komisione plenare dhe permanente, dhe nga komuna, trupi ekzekutiv, i cili përbëhet nga zyra e kryetarit të komunës, nga drejtorët komunal dhe stafi .

Kryetari i komunës është ekzekutivi më i lartë në komunë dhe zgjidhet drejtpërdrejtë nga votat e popullatës për një mandat katër-vjeçar, që do të thotë se zgjedhjet lokale organizohen çdo katër viteve sipas kornizës legjislative.

Një prej institucioneve shumë të rëndësishme që vepron në komunë është zyra për zhvillim ekonomik dhe bujqësi. Zyra është e pajisur me një kuadër të trajnuar dhe proaktiv, i cili ofron mbështetje të plotë zhvillimit të biznesit dhe atij ekonomik në komunë, duke fi lluar nga shërbimet për regjistrim të biznesit deri në mbështetje të plotë të investitorëve.

Administrata i kushton vëmendje të madhe efi kasitetit. Të gjitha kërkesat e komunitetit biznesor procedohen me shpejtësi dhe kujdes të veçantë për t’i plotësuar të gjitha nevojat e tyre. Duke e parë nevojën e krijimit të një mjedisi të përmirësuar biznesor, komuna ka ndërmarrë një nismë për ofrimin e vëmendjes së veçantë, tërheqjes së investimeve përmes ofrimit të mundësive të ndryshme. Në këtë aspekt, komuna e Mamushës është në procedim e sipër për heqjen e taksave për bizneset e reja nga 1 deri në tri vitet e para të punës. Këto trajtime preferencialekanë ndikuar që komuna jonë të ketë afër 800 biznese aktive.

Me rishikim të ligjit për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale, Komuna ka të drejtë në dhënien e pronës që posedon për stimulim të zhvillimit ekonomik. Në përputhshmëri me këtë mundësi, procesi i dhënies së pronës komunale është thjeshtësuar shumë përmes organizimit të ankandit. Këto krijojnë një ambient të favorshëm për tërheqjen dhe realizimin e investimeve - duke e pasur Komunën partner të denjë përgjatë tërë procesit dhe aktiviteteve tuaja afariste.

Administrata Komunale

9

Komuna e Mamushës krenohet me potencialin e madh që e ka në Agrobiznes dhe përpunim të ushqimit. Këta sektorë

tradicionalisht janë një nga sektorët më të fortë të ekonomisë së Kosovës në përgjithësi. Qeveria, së fundmi e sheh zhvillimin e tyre si një nga prioritetet strategjike, dhe është e gatshme të kryejë mbështetje të konsiderueshme për tregtinë dhe investimet në këtë sektor. Procesi i përkrahjes së kësaj komune nga niveli qendror do të duhej të përfshijë asistencë teknike të konsiderueshme dhe fonde mbështetëse për investime të dedikuara për këtë sektor në komunë.

Përparësi të shumta konkurruese të sektorit përfshijnë një kombinim të veçantë të klimës kontinentale dhe nën-mesdhetare, praktikat ekologjikisht miqësore të prodhimit, teknologji të shëndoshë të përpunimit të ushqimit, të punës shumë të kualifi kuar në dispozicion në të gjithë zonat rurale, qasje shumë të mirë në tregjet rajonale dhe një reputacion për produkte ushqimore të cilësisë.

Ka mundësi të shkëlqyera për investime në fruta dhe perime - prodhimi, magazinimi, shpërndarja dhe industrinë e përpunimit.

Prodhimi i perimeve të freskëta kryhet në zona të mbyllura ose të mbrojtura nga qelqi apo serat, me një sipërfaqe dukshëm të madhe duke përfshirë gati tërë territorin e kësaj komune. Zona nën serra është nën petë plastike. Fushat e mbyllura me perime

Resurset natyrore

10

të freskëta janë rritur në masë të madhe në dekadën e fundit. Prodhimi i perimeve të hershme është në rritje të madhe dhe me një trend të pandalshëm të rritjes.

Duke pas parasysh se kjo komunë ka traditë të madhe në kultivimin e domates si njëra ndër perimet më të kërkuara në sektorin ushqimor. Andaj në shenjë të respektimit të kultivimit të kësaj perimeje është bërë tashmë Festivali i Domateve, i cili festival mbahet me 23 Korrik të çdo viti dhe i cili i mbush tashmë

5 vite që nga mbajtja e parë e këtij festivali. Shtytja e fermerëve për produktivitet si dhe rritje të cilësisë së domates është dhe mbetet njëri nga qëllimet e këtij festivali. Po ashtu me këtë festival kontribuojmë edhe në ofrimin e njerëzve dhe krijimin e miqësive të reja si brenda Kosovës e po ashtu edhe me vendet e ndryshme.

Komuna e Mamushës përveç që është kryesisht komunë bujqësore, ka të zhvilluar edhe sektorin e tregtisë.

11 Kualiteti i jetës

Jeta në Mamushë është shume tërheqëse. Me një atmosferë të qetë dhe me shumë aktivitete sidomos, gjatë stinës së dimrit,

e bënë Mamushën mjaftë tërheqëse. Infrastruktura moderne shkollore ofron një cilësi të theksuar të arsimimit. Komuna jonë ka ndërtuar parqe ku fëmijët dhe të rriturit mund të relaksohen pas një dite pune. Gjithashtu, begatitë e shumta gjeografi ke na mundësojnë që të kemi destinacione për pikniqe, ekskurzione,

mbledhi familjare të plotësuara me aktivitete të ndryshme në natyrë. Jashta kësaj, komuna jonë ka një trashëgimi të begatshme kulturore. Kjo trashëgimi ka formësuar një kulturë të butë dhe mirëseardhëse për të gjithë. Evenimentet e ndryshme, siç janë koncertet dhe argëtimet, elektrizojnë përjetimet e të gjithë banorëve të komunës tonë.

Ky botim është fi nancuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Programi i Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive në Kosovë.

Mendimet e shprehura në këtë botim nuk refl ektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.