Integrimet Ekonomike Evropiane

12
Kolegji “FAMA” Prizren Punim Seminarik: Integrimet Ekonomike Evropiane Studenti: Ferit Sadullahi Mentor: Nazim Gagica

Transcript of Integrimet Ekonomike Evropiane

Page 1: Integrimet Ekonomike Evropiane

Kolegji “FAMA” Prizren

Punim Seminarik:Integrimet Ekonomike Evropiane

Studenti: Ferit Sadullahi

Mentor: Nazim Gagica

Page 2: Integrimet Ekonomike Evropiane

Hyrje-Procesi i integrimeve ekonomike ndërkombëtare eshte një ndër fenomenet më të rëndësishme të ekonomisë bashkëkohore botërore.Tendenca e integrimit ekonomik ndërkombëtar dhe rindërtimi i vendeve të shkatërruara nga lufta është domosdoshmëri në zhvillimin e ekonomisë botërore bashkëkohore.Nje pjese te kesaj detyre e kryejne organizatat ekonomike ndërkombëtare me karakter universal dhe rajonal, dhe qellimi i tyre kryesor eshte shtimi i bashkëpunimit ekonomik.

Page 3: Integrimet Ekonomike Evropiane

Përmbajtja

• 1.1 Rëndësia dhe roli i integrimeve• 1.2 Integrimi ekonomik dhe politik• 1.3 Integrimi i tregut dhe format e tjera• 1.4 Fazat e Integrimi Ekonomik• 1.5 Kontributi i Bizneseve Kosovare në

Integrimet Ekonomike Evropiane• 1.6 Klasifikimi I NVM në sistemin e integrimeve• 1.7 Përmbledhje

Page 4: Integrimet Ekonomike Evropiane

1.1 Rendesia dhe roli I integrimeve

Integrimi ekonomik definohet si eliminim i barrierave (pengesave, kufijve) ekonomike ndërmjet dy ose më shumë vendeve.

Barrierat ekonomike janë çfarëdo demarkacioni përmes së cilave zvogëlohet mobiliteti aktual dhe potencial i të mirave, shërbimeve dhe faktorëve të prodhimit, si dhe rrjedhat e komunikacionit.

Në të dy anët e barrierës ekonomike, përcaktimi i çmimit dhe cilësisë së të mirave, shërbimeve dhe faktorëve influencohet vetëm margjinalisht nga rrjedhat përtej kufirit.

Page 5: Integrimet Ekonomike Evropiane

1.1 Rendesia dhe roli I integrimeve

Barrierat ekonomike nuk janë njësoj sikurse barrierat territoriale.

Rëndësia fundamentale e integrimit është se ndikon në rritjen e konkurrencës aktuale dhe potenciale:– Rritet sasia e kërkuar në tregun e integruar– Zvogëlohet niveli i çmimeve– Rritet mirëqenia për shoqërinë

Në parim procesi i integrimit nxitet nga motivet ekonomike, por nuk mund të përjashtohen edhe ato politike në raste të caktuara.

Page 6: Integrimet Ekonomike Evropiane

1.2 Integrimi ekonomik dhe politik-Marrëdhënia ndërmjet integrimit politik dhe ekonomik nuk është

çdoherë e njëjtë; ajo ndryshon prej rastit në rast.– Sun-Belt pas Luftës Civile (1861-65)– Mezzogornio në Itali

-Procesi i Integrimit Ekonomik dhe Politik në EU ka qenë i lidhur që prej fillimit të themelimit të saj

– ESCS – European Steel and Coal Community (1951)– Traktati i Komunitetit Ekonomik Europian EEC (1957)

-Ndikimi politik mund ta shpjegojë strukturën e tanishme të situatës ekonomike.

Page 7: Integrimet Ekonomike Evropiane

1.3 Integrimi i tregut dhe format e tjera

Integrimi ekonomik përfshin integrimin e tregut dhe të politikave ekonomike.

Integrimi i tregut është dhe mbetet esenca e integrimit, siç është e qartë prej definicionit të kësaj të fundit.

Politikat ekonomike ndërlidhen direkt me funksionimin e tregut, ose srtukturën, performancën dhe rezultatet distributive të tregut.

Page 8: Integrimet Ekonomike Evropiane

1.3 Integrimi i tregut dhe format e tjera Integrimi i tregut:

Është një nocion që tregon se aktivitetet e pjesëmarrëve të tregut në regjionet e ndryshme të vendeve anëtare janë të shtjelluara ndaj kushteve të kërkesës dhe ofertës në tërë unionin (ose hapësirën tjetër relevante).

Zakonisht, kjo gjithashtu do të tregohet nëpërmes lëvizjes signifikante ndër-kufitare të produkteve, shërbimeve dhe faktorëve.

Madje edhe rrjedhat potenciale mund të jenë të rëndësishme në kufizimin e çmimeve të ofertuesve ose në sjelljen e konsumatorëve.

Në një treg me produkte ose shërbime tërësisht homogjene ose një lloj të tregut financiar, integrimi i tregut mund të matet me nivelin e konvergjencës së çmimeve.

Page 9: Integrimet Ekonomike Evropiane

1.4 Fazat e Integrimit Ekonomik

Qasja më origjinale e ndarjes së fazave të procesit të integrimit daton nga Balassa (1961):

– FTA – Hapësirë e Tregtisë së Lirë (Free Trade Area)

– CU – Union Doganor (Customs Union)

– CM – Tregu i Përbashkët (Common Market)

– Unioni Ekonomik (Economic Union)

– Integrimi Ekonomik Total (Total Economic Integration)

Page 10: Integrimet Ekonomike Evropiane

1.5 Kontributi i Bizneseve Kosovare në Integrimet Ekonomike Evropiane

Nisur nga fakti se Kosova veçanërisht në dhjetëvjeçarin e fundit u përball me sfida serioze në planin ekonomik, politik dhe social, dhe me sfidën e integrimit nga fakti se në zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik të saj rol të rëndësishëm zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ishte i nevojshëm të bëhet një vështrim studimor për tëshpalosur realitetin e përgjithshëm ekonomik dhe rolin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) në zhvillimin ekonomik. Prandaj ky punim është një përpjekje për të përshkruar, trajtuar dhe analizuar gjendjen reale të NVM-ve, dhe kushtet për integrim në sistemet ekonomike të Bash ki m it Evropian.

Page 11: Integrimet Ekonomike Evropiane

1.6 Klasifikimi I NVM në sistemin e integrimeve

Kriter themelor për zgjedhjen e ndërmarrjeve për anketim ka qenë përqendrimi në ndërmarrjet me status të NVM-ve.Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë klasifikuar në tri grupe sipas kritereve që zbaton Unioni Evropian (UE) për NVM-të, dhe atë:a) Mikro-ndërmarrje, ndërmarrjet që punësojnë deri në 9 punëtorë;b) Ndërmarrje të vogla, ndërmarrjet që punësojnë nga 10-49 punëtorë; dhec) Ndërmarrje të mesme, ndërmarrjet që punësojnë 50-249 punëtorë.60% nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë njohuri për integrimet evropiane, ndërsa pjesa tjetër prej 40% e NVM-ve nuk kanë informata të mjaftueshme mbi integrimet evropiane.Në planin strategjik 57% e ndërmarrjeve të anketuara reflektohet integrimi në mekanizma ekonomik evropian, ndërsa te 43% e tyre nuk ka ndonjë ndërlidhje mes planit strategjik dheintegrimeve evropiane. 87% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme presin përfitime nga procesi i integrimit evropian. Kurse 13% e tyre janë skeptikë dhe nuk presin ndonjë përfitim.87% nga ata që presin përfitime nga procesi i integrimeve evropiane llogarisin në këto aspekte:-Eksport;-Import;-Pajisje me makineri, dhe-Teknologji të re.

Page 12: Integrimet Ekonomike Evropiane

1.7 Permbledhje

Integrimi Ekonomik është eliminimi i brarrierave ekonomike ndërmjet dy ose më shumë ekonomive. Rëndësia fundamentale e integrimit ekonomik është rritja e konkurrencës aktuale dhe potenciale, dhe beniftet që rrjedhin nga to.Integrimi ekonomik në Europë duhet të kuptohet kundrejt prapavijës së historisë të kohëve të fundit, qëllimeve politike dhe aspekteve institucionale, posaçërisht ‘metodës së Komunitetit’. Pra duke u bazuar në ato që u thanë më lart shohim se intregrimet ekonomike evropiane janë të domosdoshme për realizimin e qëllimeve të ndryshme qofshin ato ekonomike apo politike.Kur kemi të bëjmë me qëllime ekonomike nënkuptojmë nje treg të përbashkët të fuqishëm ekonomikisht me inovacione dhe me partneritet ndaj kontinenteve apo fuqive të tjera ekonomike ndërkombëtare.