INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf ·...

176
Zoran Zllatkovski Mr. Sllavica Kovaçevska INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA AKTIVITETE PROJEKTUESE PËR VITIN I, II DHE III TË GJIMNAZIT Shkup, 2012

Transcript of INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf ·...

Page 1: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

Zoran Zllatkovski Mr. Sllavica Kovaçevska

INOVACIONET DHE

SIPËRMARRËSIA

AKTIVITETE PROJEKTUESE PËR VITIN I, II DHE III

TË GJIMNAZIT

Shkup, 2012

Page 2: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Autorë:Zoran ZllatkovskiMr. Sllavica Kovaçevska - Vellkova

Recensentë:Dr. Violeta NaumovskaMr.Bllagojçe Gjeorçevski Lidija Qoseva

Lektore:Arjeta Çajlani

Përkthyes:Raif HmitiMr. Solidar Sulejmani

Redaksia profesionale:Doc. dr. Afrim Alili

Botues:Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë

Shtypi: Grafiçki centar dooel, Shkup

Tirazhi: 6400

Me vendim nr: 22 - 2041/1 të datës 25. 09. 2012, të Komisionit nacional për tekste shkollore, lejohet përdorimi i tekstit “Risitë dhe sipërmarrësia” aktivitete projektuese për një vitin e parë, të dytë dhe të tretë për drejtimin e gjimnazit.

CIP - „ . ”,

334.722 (075.3)001.895 (075.3)

, : I, II III / , .-

: , 2012.- 175 . : . ; 26 ISBN 978-608-226-358-81. , [ ]COBISS.MK-ID 92261386

Page 3: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PARATHËNIE

Materiali mësimor i cili është i përfshirë në librin Inovacionet dhe sipërmarrësia për drejtimin e gjimnazit, ka për qëllim që nxënësve t’ua mundësojë zhvillimin e frymës së sipër-marrësisë, sjelljen sipërmarrëse, të menduarit inovativ dhe iniciativën nëpërmjet arritjes së njohurive dhe shkathtësive në fushën e afarizmit, biznesit dhe zhvillimit të karrierës.

Me temat që janë të përfshira në këtë tekst shkollor, nxënësit do të mund t’i zhvillojnë kompetencat e përgjithshme, siç janë: vetënjohja, kreativiteti, vetiniciativa, gjenerimi i ide-ve, vetëbesimi, puna ekipore, si dhe shkathtësitë themelore të biznesit nga fusha e menaxh-mentit, marketingut dhe financave, me qëllim që ta zhvillojnë të menduarit sipërmarrës dhe transparencën e vet të hulumtimit, risisë, dëshirës për realizimin e ideve personale drejt krea-tivitetit, shfrytëzimin e mundësive, marrjen e rrezikut etj.

Në kuadër të tekstit janë të përpunuara ushtrime të karaktereve të ndryshme, duke fil-luar nga ushtrimet individuale, ushtrimet për ekip dhe punë ekipore, detyra projektuese, ush-trimet për punë në grupe, si dhe ushtrimet për luajtjen e roleve. E gjithë kjo është në drejtim të arritjes së njohurive dhe shkathtësive gjatë praktikës dhe punës, të mësuarit gjatë punës, për t’ua mundësuar nxënësve që ta ndjejnë momentin real dhe rëndësinë e nocioneve dhe katego-rive që përpunohen nëpërmjet materialit të paraparë.

Posaçërisht për arsimtarët që e ligjërojnë këtë lëndë, me rëndësi është që ata të jenë të përgatitur për t’i realizuar dhe zhvilluar ushtrimet e parapara dhe gjithsesi të ofrojnë ide të reja në përputhje me njësitë mësimore të cilat përpunohen. Në këtë mënyrë do të japin ndihmesë në përparimin e përmbajtjeve dhe do të mundësohet shumëllojshmëri aktivitetesh, të cilat realizohen gjatë kohës së orëve dhe aktiviteteve mësimore, të cilat realizohen jashtë procesit mësimor.

Libri Inovacionet dhe sipërmarrësia, ofron udhëzime për aktivitetet, që mund të reali-zohen jashtë orëve mësimore, njëkohësisht arsimtarëve dhe nxënësve ua mundëson që të sillen në mënyrë hulumtuese, duke e shfrytëzuar teknologjinë informatike për zbulim, zgjerim dhe përsosje të njohurive. Kjo qasje është hallkë e rëndësishme për mësim, meqë në këtë mënyrë arsimtari dhe nxënësi do të mund ta zgjerojnë dhe vazhdojnë procesin mësimor edhe jashtë shkollës.

Me përvetësimin e materialit mësimor, do të bëhen më të ndërgjegjshëm për natyrën e punës, do të jenë të aft ë që t’i shfrytëzojnë mundësitë, do të arrijnë shkathtësi dhe dituri më specifike, të cilat ndikojnë në aktivitetet punuese. Aft ësimi i nxënësve në sjelljen afariste do t’u ndihmojë jo vetëm në jetën e tyre të përditshme në shtëpi dhe në shoqëri, por edhe gjatë pro-cesit të punës, si pronarë të ardhshëm të ndërmarrjeve apo si pjesë e ndonjëfarë ndërmarrjeje, në të cilën do t’i ofrojnë dhe realizojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara.

U shprehim falënderim recensentëve për shqyrtimin dhe sugjerimet, me të cilat ndih-muan në prezantimin më efikas të përmbajtjeve.

Autorët

Page 4: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 5: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

5

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PËRMBAJTJA faqe

PJESA E PARË - INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA PËR VITIN E PARË ...... 9

ТЕМА 1. – PARIMET E SIPËRMARRËSISË ............................................................... 111. Nocioni dhe rëndësia e sipërmarrësisë ............................................................................... 132. Bazat e procesit të sipërmarrësisë ........................................................................................ 14 Pjesa praktike – Paraqitja e procesit të sipërmarrësisë .............................................. 163. Përkufizimi i nocionit sipërmarrësi dhe karakteristikat e tij ........................................... 17 Pjesa praktike - Identifikimi i karakteristikave të sipërmarrësisë së suksesshme ................................................................................................................. 184. Inovacionet dhe rreziku......................................................................................................... 20 Pjesa praktike - Hulumtim dhe tregim i shembujve nga praktika për inovacionet ............................................................................................................... 21

ТЕМА 2 – KONCEPTI I BIZNESIT ............................................................................. 231. Roli i biznesit në shoqëri ....................................................................................................... 252. Klasifikimi i bizneseve sipas madhësisë .............................................................................. 26 Pjesa praktike – Paraqitja e ndarjes së biznesit (ndërmarrjet) sipas madhësisë ...................................................................................... 273. Sferat e veprimit të biznesit të vogël .................................................................................... 28 Pjesa praktike – Hulumtim dhe tregim shembujsh nga praktika për biznese nga fusha të ndryshme të veprimit .......................................................... 294. Forma themelore të organizatave të fitimit biznesit .......................................................... 30 Pjesa praktike - Hulumtim dhe tregim shembujsh nga praktika për forma të ndryshme të organizimit të biznesit ...................................................... 32

ТЕМА 3 – SHKATHTËSITË KOMUNIKATIVE.......................................................... 351. Komunikimi efikas ................................................................................................................. 372. Shkathtësitë e të dëgjuarit...................................................................................................... 393. Komunikimi me shkrim ........................................................................................................ 40 Pjesa praktike – përgatitje e tekstit të thjeshtë - raport .............................................. 424. Etika në komunikim .............................................................................................................. 445. Komunikimi nëpërmjet teknologjisë informative ............................................................. 45

ТЕМА 4 – KONCEPTI THEMELOR I EKONOMISË 1. Nevoja ...................................................................................................................................... 512. Prodhimet dhe shërbimet ..................................................................................................... 51 Pjesa praktike – Punimi i prodhimit ........................................................................... 513. Faktorët e prodhimit .............................................................................................................. 53 Pjesa praktike – Punimi i prodhimit të rëndomtë dhe organizimi i panairit të prodhimeve ................................................................................................. 544. Oferta dhe kërkesa ................................................................................................................. 565. Çmimi ..................................................................................................................................... 57

Page 6: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

6

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

ТЕМА 5 – ZHVILLIMI PROFESIONAL ...................................................................... 611. Zhvillimi profesional.............................................................................................................. 632. Karriera dhe mundësi karriere ............................................................................................. 64 Pjesa praktike – Prezantimi i aktivitetit hulumtues për mundësitë e medieve nëpërmjet së cilave shpallen vendet e reja të punës .............. 67

PJESA E DYTË – RISITË DHE SIPËRMARRËSIA PËR VITIN E DYTË

ТЕМА 1 – SHKATHTËSITË AFARISTE ...................................................................... 711. Vetëvlerësimi i shkathtësive dhe menaxhmenti personal ................................................. 73 Pjesa praktike - Analiza SVOT (SWOT) personale .................................................... 74 Pjesa praktike - Ushtrime për projektim të zhvillimit personal ............................... 752. Nocioni dhe kuptimi i ekipit dhe punës ekipore ................................................................ 76 Pjesa praktike – ekipi dhe puna ekipore ..................................................................... 79

ТЕМА 2 – KOMUNIKIMI AFARIST................. ........................................................... 811. Komunikimi afarist ................................................................................................................ 832. Shkresë pune ........................................................................................................................... 83 2.1. Th elbi dhe rëndësia e letrës së punës ................................................................... 83 2.2. Pjesët e letrës së punës ........................................................................................... 84 2.3. Kompozicioni i letrës së punës ............................................................................. 843. Format e letrave ...................................................................................................................... 87 3.1. Forma evropiane e letrës së punës ........................................................................ 87 3.2. Forma amerikane e letrës së punës ...................................................................... 89 3.3. Forma e kombinuar e letrave të punës ................................................................. 914. Porosia dhe oferta................................................................................................................... 915. Pranimi dhe kontrollimi i dërgesës së dorëzuar nga shitësi ............................................. 92 Pjesa kryesore - Përgatitja e kërkesës për ofertë, oferta, reklamacioni dhe kontrata e reklamacionit ......................................................................................... 92

ТЕМА 3 – EKONOMIA E BIZNESIT ........................................................................... 951. Biznes rrethina ........................................................................................................................ 972. Mjetet dhe burimet e mjeteve ............................................................................................... 973. Shpenzimet .............................................................................................................................. 100 Pjesa praktike – Llogaria dhe plotësimi i tabelës me shpenzime - Shpenzimet fikse, variabile dhe të përgjithshme ..................................................... 1034. Parimet ekonomike.. ............................................................................................................. 105

ТЕМА 4 - MARKETINGU ............................................................................................ 1091. Përkufizimi i nocionit marketing dhe marketingu si koncepcion ................................... 1112. Instrumente të marketingut .................................................................................................. 111 2.1. Marketing miksi ...................................................................................................... 111 2.2. Prodhimi .................................................................................................................. 112 2.3. Çmimi ...................................................................................................................... 113 2.4. Shpërndarja ............................................................................................................. 113

Page 7: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

7

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

2.5. Promovimi ....................................................................................................................... 1142.6. Njerëz ................................................................................................................................ 115 Pjesa praktike Përgatitja e kartelës reklamuese dhe prezantimi i prodhimit në formë elektronike.. ................................................................................ 116

PJESA E TRETË - INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA PËR VITIN E TRETË ..... 119

ТЕМА1 – BAZAT E INOVACIONEVE TË PROCESIT TË SIPËRMARRËSISË ......... 1211. Inovacioni dhe aktivitetet inovative ..................................................................................... 1232. Metodat për gjenerim dhe seleksionim idesh .................................................................... 1243. Arsyetimi i biznes idesë ......................................................................................................... 125 Pjesa praktike – Gjenerimi, seleksionimi dhe arsyetimi i biznes idesë .................... 128 Pjesa praktike – Formimi (sajimi) i bilancit personal ............................................... 129

ТЕМА 2 – ARSIMIMI FINANCIAR ............................................................................. 1351. Financimi ................................................................................................................................ 1372. Burimet e financimit vetanak dhe të huaj ........................................................................... 1383. Parimet e financimit .............................................................................................................. 139 Pjesa praktike – Hulumtimi i kushteve që i ofrojnë bankat për kreditimin e bizneseve ............................................................................................. 141

ТЕМА 3 - MENAXHMENTI ......................................................................................... 1431. Nocioni dhe rëndësia e menaxhmentit ............................................................................... 1452. Funksionet menaxhuese ........................................................................................................ 1453. Nivelet menaxhuese ............................................................................................................... 1464. Stilet e menaxhimit ................................................................................................................ 148 Pjesa praktike – puna individuale e nxënësit – Me mençuri (SMART) Paraqitja e qëllimit .......................................................................................................... 149 Pjesa praktike – puna e nxënësve në grupe – hulumtimi i strukturës organizative..

ТЕМА 4 – ZHVILLIMI PROFESIONAL............................................. ......................... 1591. Menaxhmenti i resurseve njerëzore ..................................................................................... 1612. Konkurrimi për punësim ...................................................................................................... 162 Pjesa praktike - Të shkruarit e biografisë së shkurtër (CV) dhe Letrës motivuese ............................................................................................................. 1663. Metoda për konkurrim gjatë punësimit .............................................................................. 1674. Intervistë në procesin e seleksionimit gjatë punësimit ...................................................... 167 Pjesa praktike – Intervistë për vendin e punës ........................................................... 172

SHTESË - PËRMBAJTJA DHE STRUKTURA E DETYRËS PROJEKTUESE ............. 174

Literatura ....................................................................................................................... 175

Page 8: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 9: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

PJESA I

INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA

PËR VITIN E PARË

ARSIM GJIMNAZI

Page 10: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 11: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

TEMA 1

Parimet e sipërmarrësisëPËRMBAJTJA1. Nocioni dhe rëndësia e sipërmarrësisë2. Bazat e procesit të sipërmarrësisë Pjesa praktike – Paraqitja e procesit të sipërmarrësisë3. Përkufizimi i nocionit sipërmarrës dhe karakteristikat e tij Pjesa praktike – Identifikimi i karakteristikave të sipërmarrësit të suksesshëm 4. Risitë dhe rreziku Pjesa praktike – Hulumtimi dhe pasqyrimi i shembujve nga praktika për risitë

QËLLIMETNxënësi/nxënësja:- ta njohë nocionin sipërmarrësi;- ta kuptojë thelbin e sipërmarrësisë;- ta kuptojë procesin e sipërmarrësisë;- ta përkufizojë nocionin e sipërmarrës;- t’i hetojë karakteristikat dhe sjelljet e sipërmarrësisë;- ta kuptojë esencën e inovacioneve dhe të rrezikut.

NOCIONET KYÇESIPËRMARRËSIA SIPËRMARRËSIPROCES I SIPËRMARRËSISËINOVACIONIRREZIKU

Page 12: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 13: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

13

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

1. NOCIONI DHE RËNDËSIA E SIPËRMARRËSISË

Zhvillimi i ekonomisë së çdo shteti nuk mund të kuptohet pa frymë të inovacioneve të “udhëheqësit” në biznes të cilët quhen sipërmarrës, ndërsa procesi i tërësishëm sipërmarrësi. Ata garojnë ndërmjet tyre dhe reagojnë në vend dhe kohë të duhur në kushte të ndryshueshme të tregut.

Sipërmarrësia mund të kuptohet si iniciativë e lirë e personave, grupeve të njerëzve apo organizatave të biznesit të cilët përpiqen që të realizojnë ide për prodhim të ri, të zbulojnë mundësi të reja të tregut, të vënë mënyrë të re të prodhimit, organizim të ri të punës etj, gjatë së cilës marrin edhe rrezikun e mossuksesit.

Sipërmarrësia nënkupton shqyrtim mundësish dhe reagime në kohë të vërtetë, me qëllim që të krijohen prodhime të reja të tregut, apo të përmirësimit të prodhimeve ekzis-tuese.

Sipërmarrësia është proces i njohjes dhe shfrytëzimit të mundësive të reja, të cilat i of-ron tregu, respektivisht gjetje dhe kombinim i ri i mjeteve me të cilat mund të realizohet ideja e procesit, me qëllim të realizimit të dobisë ekonomike apo përparësisë para konkurrentëve.

Sipërmarrësit provojnë metoda të reja për udhëheqje dhe organizim, me shpresë se në mënyrë efikase mund t’i shfrytëzojnë mjetet me të cilat disponojnë nga konkurrentet e tyre.

Sipërmarrësi jo vetëm se e inicion, e orienton dhe e organizon punën në ndërmarrje, por ai investon të holla dhe pasuri personale me qëllim të përfitimit të fitimit1, duke u ballafa-quar me rrezikun e mossuksesit në biznes.

Krijimi i biznesit të ri është element kyç në zhvillimin e ekonomive moderne. Por biz-neset e reja tërheqin “resurse të freskëta”, të cilat u mundësojnë rritje të shpejtë. Rritja e shpejtë e bizneseve të reja u krijon mundësi që të hapin një numër të rëndësishëm të vendeve të punës në ekonomi, më tej risitë të cilat janë karakteristike për sipërmarrësit, posaçërisht ndërmarrjet me teknologji të lartë, e nxisin konkurrencën në ekonomi. Konkurrenca e rritur në ekonomi është burim i prodhimeve të reja dhe i proceseve të prodhimit. Prodhimet e reja kontribuojë për rritjen e prodhimit në ekonomi. Përfundimisht, rritja e tërësishme e prodhimtarisë së ekonomisë së çdo shteti çon te zhvillimi më i lartë ekonomik, që përfundimisht ndikon mbi kushtet jetësore, respektivisht në standardin jetësor të popullatës.

Rëndësia shoqërore e sipërmarrësit është e madhe. Ajo është krijues i drejtpërdrejtë i bizneseve të reja, i vendeve të reja të punës, i prodhimeve dhe proceseve të reja prodhuese. Sipërmarrësi është i aft ë që në mënyra të ndryshme t’i shfrytëzojë resurset2 të cilat i ka në dis-pozicion, që t’i zbulojë mundësitë, atje ku biznesmenët e tjerë nuk mund t’i shohin dhe të bëjnë organizim të ri të punës në ndërmarrje të domosdoshme për realizimin e mundësisë që e ka në dispozicion. Me mundësinë e tij për zbulimin e mundësive, sipërmarrësi krijon mundësi, të cilat janë forcë lëvizëse të shoqërisë. Ai është në kërkim të vazhdueshëm të ndryshimeve. Aft ësia e tij për kreativitet, ideja për risi është me rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të shtetit.

1 Fitimi paraqet dallim ndërmjet të ardhurave të përgjithshme (shuma e parave nga shitja e prodhimeve dhe shërbimeve) dhe shpenzimet e përgjithshme të cilat janë bërë për prodhimin e tyre.2 Resurs – burim. Në kuptimin ekonomik, nocioni resurs ka të bëjë me lëndët e para, materialet, pasuritë naty-rore, fuqinë punuese etj.

Page 14: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

14

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

SHEMBUJ PËR NISMË SIPËRMARRËSE

Në vitin 1995, Daniell Popovski menjëherë pas mbarimit të shkollimit formoj ndër-marrje personale me emrin “POING” DOOEL, Shkup. Në periudhën fillestare kushtet për fillimin e biznesit ishin shumë të vështira dhe të ndërlikuara. Pengesat kryesore iu paraqiten në procedurën e madhe për regjistrimin e ndërmarrjes, si dhe në sigurimin e mjeteve të mjaf-tueshme financiare për zhvillimin normal të veprimtarisë. Ndërmarrja merret me tregti dhe montimin e instalimit ndriçues elektrik. Materialet dhe lëndët e para i furnizonte prej shteteve të jashtme në bashkëpunim me firmat e renomuara italiane.

Tregu për këtë lloj shërbimesh është shumë i ngushtë dhe i paparashikuar për shkak të specifikave të punës, konkurrencës së madhe dhe për shkak të çmimit relativisht të lartë të shërbimit. Entuziazmi i madh, luft a për ekzistencë dhe dëshira për të korrur sukses në biznes, ndihmuan që ndërmarrja jo vetëm të ekzistojë, por edhe të fillojë që të zgjerohet. Sot, ajo u rrit në rrjet të zhvilluar të objekteve shitëse nëpër shumë qytete të vendit, duke realizuar profit të lartë nga puna.Pyetje për diskutim:

1. Ç’është ajo që i sjell pronarët në punë me ndërmarrjet e veta? 2. Cilat janë rezultatet e mundshme nga puna e investuar?

Mëso më tepër!

LLOGARITJA E FITIMIT

Ndërmarrja ARD electronics LTD në periudhën paraprake merrte pjesë në treg me telefona celularë të cilësisë së lartë. Ndërmarrja arrinte që në treg të prodhonte dhe të shiste afër 15 000 telefona celularë me çmim prej 12 000 denarësh për një telefon. Sot prodhimi dhe shitja e tyre është zmadhuar për 8 000 copë në vit. Por çmimi është zvogëluar në 9 000 denarë. Megjithatë, me zhvillimin e rregullt të biznesit, shpenzimet u mbajtën relativisht në nivel të njëjtë, duke mos e llogaritur këtu harxhimin më të madh për energjinë elektrike, ndaj shpenzimet arrijnë në 4 800 denarë për një telefon. Pyetje për diskutim:

1. Cilat janë shkaqet e gjendjes së re të krijuar në të cilën gjendet ARD electronics LTD?

2. Sa është shuma e parave që e realizon ndërmarrja nga shitja?3. Sa janë shpenzimet e përgjithshme sot dhe në të kaluarën?4. Sa është dallimi i fitimit të tashëm dhe të mëparshëm?

2. BAZAT E PROCESIT TË SIPËRMARRËSISË

Sipërmarrësia paraqet proces, meqenëse përbëhet nga një varg procedurash dhe ak-tivitetesh të lidhura ndërmjet veti, që duhet të bëhen, duke iu përmbajtur kohës së realizi-mit të tyre.

Page 15: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

15

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Procesi i sipërmarrësisë realizohet nëpërmjet disa fazave të njëpasnjëshme, të cilat vazhdimisht përsëriten. Duke kaluar nëpër fazat e procesit sipërmarrës, sipërmarrësi i gjen, i vlerëson dhe i zhvillon mundësitë për fillimin e biznesit të ri.

Procesi i sipërmarrësisë është i përbërë nga katër faza3 të përhershme:3

1. zbulimi i mundësive për biznes (biznes ideja);2. përgatitja e biznes planit;3. përcaktimi i mjeteve të nevojshme dhe4. realizimi i biznes idesë.Zbulimi i mundësisë për biznes (biznes ideja). Zbulimin e mundësisë për biznes

sipërmarrësi e realizon nëpërmjet identifikimit të nevojave të konsumatorëve, zbatimit të tek-nologjive të reja, ndryshimeve në ligjet etj. Për shembull, një sipërmarrës mund të vijë deri te idesë (mundësia) për biznes të ri, duke e përcjellë zhvillimin e ndërtimit të vendbanimit të ri, në të cilin do të jetojnë çift e të reja bashkëshortore me fëmijë të vegjël, që të hapë shitore për veshmbathje për fëmijë apo terren për lojëra fëmijësh.

Përgatitja e biznes planit. Përgatitja e biznes planit ka të bëjë me planifikimin e biznesit dhe në thelb ndërlidhet me zvogëlimin e rrezikut nga suksesi i biznes idesë.

Biznes plani iu nevojitet të gjitha ndërmarrjeve pavarësisht nga madhësia, veprimtaria ose pronësia e tyre. Çdo nismë e re e biznesit bart rreziqe nga suksesi, kurse biznes plani ndih-mon që rreziku të shqyrtohet dhe të zvogëlohet. Biznes plani pronarit i mundëson që edhe një herë ta kontrollojë realizimin e biznes idesë së tij. Me fj alë të tjera, biznes plani për pronarin e ndërmarrjes paraqet formë të shkruar të biznes idesë.

Në pikëpamje të përmbajtjes së biznes planit, mund të thuhet se nuk ekziston ndonjë zgjidhje e unifikuar për atë se cilat elemente duhet t’i përmbajë. Megjithatë, në thelb çdo biznes plan, në të cilin planifikohet fillimi i biznesit të ri, duhet ta përmbajë përmbajtjen që vijon: të dhënat e përgjithshme për ndërmarrjen, misionin dhe vizionin, analizën e prodhimit dhe të prodhimtarisë, marketing planin dhe analizën, organizimin dhe menaxhmentin, planin finan-ciar dhe analizën etj.

Të dhënat e përgjithshme për ndërmarrjen – Në këtë pjesë të biznes planit përmenden dhe përshkruhen emri, puna, madhësia, pronësia dhe të dhënat tjera në lidhje me ndërmarrjen.

Misioni dhe vizioni – Në këtë pjesë përcaktohen kahet dhe qëllimet afatgjata, të cilat menaxhmenti i ka caktuar për biznesin.

Prodhimet (të mirat dhe shërbimet) – Në këtë pjesë përshkruhen karakteristikat e prod-himit (e mira apo shërbimi) dhe procesi i prodhimit të tij.

Plani i marketingut dhe analiza – Në këtë pjesë duhet të theksohen të gjitha analizat e tregut prej nga rrjedh ideja për prodhimin e ri, si dhe analiza e konkurrentëve. Më tutje, kjo pjesë duhet të përfshijë edhe analizën e klientëve ekzistues dhe potencial, të madhësisë së tre-gut dhe të orientimit të tij, si dhe analizën e konkurrencës potenciale. Në planin e marketingut jepet kahja e politikës së çmimeve, përmirësimi i konkurrencës, promovimi etj. Po ashtu, në këtë pjesë duhet të analizohen mënyrat e ndryshme të shpërndarjes së prodhimit (rrjetit per-sonal të shitjes, nëpërmjet distribuesve të specializuar të tregtisë së vogël, eksportit, porosisë së drejtpërdrejt etj.).

3 Hisrich R., D. and Peters М., P. (2002): Entrepreneurship, fift h edition, McGraw-Hill, p. 42.

Page 16: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

16

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Organizimi dhe ekipi menaxhues – Kjo pjesë është njëra nga më të rëndësishmet në planin e biznesit, meqenëse përshkruhet organizimi i punës së ndërmarrjes dhe ekipit menax-hues, i cili është përgjegjës për fitimin e biznesit.

Plani financiar dhe analiza – Kjo pjesë e planit të biznesit duhet të përmbajë analizë të fitimit të planifikuar si dhe mundësitë e humbjes; planin për qarkullimin e parave të gatshme; raportin dhe analizën e të ardhurave, harxhimeve etj.

Sipas kësaj, plani i biznesit jo vetëm se është i rëndësishëm për zhvillimin e mundësisë, por ai është i rëndësishëm edhe për menaxhimin e suksesshëm me ndërmarrjen, si dhe për përpjekjet e sipërmarrësit që t’i përcaktojë dhe t’i sigurojë mjetet e nevojshme.

Përcaktimi i mjeteve të nevojshme – Faza e tretë e procesit sipërmarrës fillon me vlerësimin e mjeteve, me të cilat disponon sipërmarrësi në momentin e dhënë dhe krahasimin e tyre me nevojat që do t’i ketë të nevojshme për zhvillimin e biznesit.

Udhëheqja me ndërmarrjen – Faza e katërt dhe e fundit e procesit të sipërmarrësisë ka të bëjë me udhëheqjen apo drejtimin me ndërmarrjen. Pas përgatitjes së planit të biznesit, sipërmarrësi ndërmerr aktivitete për verifikimin e mënyrës së udhëheqjes, përkatësisht për orientimin e aktiviteteve drejt realizimit të qëllimeve. Pastaj, sipërmarrësi bën organizimin e punës, ashtu që i organizon punëtorët dhe mjetet, me qëllim që të arrihet rezultat dhe sukses më i mirë në ndërmarrje. Po ashtu, në këtë fazë sipërmarrësi i qaset vënies së kontrollit, me të cilin mundësohet përcjellja e të gjitha rrjedhave të problemeve potenciale, si dhe krahasimi i asaj që është planifikuar me planin e biznesit dhe ajo që është realizuar në praktikë.

përgatitja e biznes planit

njohja e mundësisëverifikimi i mjeteve

të nevojshme për realizimin e biznes

idesë

udhëheqje me ndërmarrjen në

realizimin e fitimit afarist

Skema nr. 1. Procesi i sipërmarrësisë

PJESA PRAKTIKE – PREZANTIMI I ARSIMTARITPARAQITJA E PROCESIT TË SIPËRMARRËSISË

Instruksione Arsimtari e prezanton para nxënësve procesin e sipërmarrësisë me përdorimin e tabelës

apo të diagramit. Në vazhdim është dhënë shembull për rrëfim tabelor në të katër fazat e procesit të

sipërmarrësisë:

Page 17: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

17

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Faza I Faza II Faza III Faza IV

Zbulim (identifi kim) dhe vlerësim i mundësisë

Përgatitja për planin e biznesit

Përcaktimi i mjeteve të nevojshme

Udhëheqja me ndërmarrjen

Krijimi dhe afati i mundësisë

Faqja e titulluar Resurset ekzistuese të sipërmarrësit

Zgjedhja e kuadrit

Shqyrtim real dhe (planifi kim) real nga vlerë e mundësisë

Përmbajtja Dallimi ndërmjet mjeteve ekzistuese dhe të nevojshme

Organizimi i punës

Rreziku dhe kthim (të ardhura) nga mundësia

Hyrja Qasja në mjetet e nevojshme

Zbulimi i problemeve ekzistuese dhe i problemeve që mund të paraqiten

Mundësia përkundër shkathtësive (aft ësive) individuale dhe qëllimet e sipërmarrësisë

1. Përshkrimi i i biznesit Marrja e vendimit

2. Përshkrimi i sektorit (industrisë)3. Plani i marketingut4. Plani i prodhimit5. Plani i organizimit6. Plani operativ7. Përfundimi

Vënia e kontrollit

Shtesat

Burimi: Përshtatur sipas Hisrich R., D. and Peters М., P. (2002): Entrepreneurship, fift h edition, McGraw-Hill.

Tabela nr. 1 Procesi i sipërmarrësisë

3. PËRKUFIZIMI I NOCIONIT SIPËRMARRËS DHE KARAKTERISTIKAT E TIJ

Nocioni sipërmarrës buron nga fj ala franceze “entreprendre”, që do të thotë sipërmarrës, respektivisht njeri i cili ndërmerr diçka (aktivitet apo projekt). Sipërmarrësit zakonisht janë njerëz të cilët duan t’i mbajnë të gjitha “penjtë” në duart e tyre dhe ta kontrollojnë punën e tërësishme. Kanë nevojë të madhe të autonomisë, lart e vlerësojnë individualizmin dhe lirinë, si dhe nuk u bëhen rob rregullave, procedurave dhe normave shoqërore.

Sipërmarrësin do ta përkufizojmë si njeri i cili është i drejtuar kah zbulimi i mundësive dhe marrja e aktiviteteve (me rrezik) për realizimin e tyre, me shfrytëzim të kuptueshëm të resurseve.

Gjatë përcaktimit të karakteristikave të sipërmarrësit ekzistojnë mendime të ndara dhe qëndrime të ndryshme rreth asaj se cilat janë vetitë themelore të sjelljes së sipërmarrësisë. Sido

Page 18: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

18

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

që të jetë, ata janë në numër të shumtë dhe të llojllojshëm, por disa nga të ardhshmit mund të jenë në numër më të madh hulumtimesh përkushtuar në këtë sferë.

1. Dëshira për përgjegjësi. Sipërmarrësi ndjen përgjegjësi për fitimin afarist, të cilin e ka marrë. Ai dëshiron që t’i kontrollojë resurset e veta dhe t’i shfrytëzojë për arritjen e qëllimeve.

2. Ndërmerr rrezik të qetë. Sipërmarrësit nuk lëshohen në aktivitete të biznesit të kont-rolluar, por përherë janë të përgatitur për aksion, në të cilin ka rrezik të qetë dhe të llogaritur.

3. Besimi në aft ësitë personale për sukses. Sipërmarrësi ka besim të madh në shkathtësitë dhe aft ësitë e veta për sukses. Ai përpiqet të jetë optimist dhe i orientuar kah puna.

4. Reagon në kohë të vërtetë. Sipërmarrësit i njohin mundësitë dhe reagojnë në kohë të duhur dhe në mënyrë të duhur. Shpejt sjellin vendime dhe lehtë përshtaten në kushtet e punës.

5. Kreativiteti dhe inovacioni. Pa kreativitet dhe risi nuk mund të paramendohet personaliteti i sipërmarrësit. Ai punët e rëndomta i shikon në mënyrë të re dhe jo të rëndomtë, duke i shqyrtuar mundësitë potenciale për zhvillimin e biznesit. Përfshirja e aft ësisë, që gjërat të shqyrtohen në tjetër mënyrë, përkatësisht të nxitet kreativiteti, paraqet parakusht themelor për risinë si proces dhe si rezultat i saj në formë të prodhimeve të reja, mënyrës së punës, organizimit të tregjeve etj.

6. Qëndrueshmëria. Biznesi është i lidhur me pengesa të paparashikuara dhe të pap-lanifikuara dhe me faktorë kufizues. Problemet tejkalohen vetëm me qëndrueshmëri. Nëse sipërmarrësi është i bindur në qëllimin e vet, me qëndrueshmëri do ta realizojë atë. Nëse përjeton mossukses, atëherë qëndrueshmëria do ta çojë në përpjekje të re, në gjetjen e zgjidh-jeve të reja dhe më cilësore.

7. Vizioni. Sipërmarrësi përherë përpiqet që ta shohë rezultatin e angazhimit të tij pas një kohe të caktuar, respektivisht si do të dukej biznesi i tij pas pesë apo dhjetë vitesh. Vizioni si veti e sipërmarrësisë paraqet shikimin e mundësive të mira afariste, parashikimin e ardhmërisë në kahen e përcjelljes së kushteve të tregut, zhvillimin e shkencës dhe të teknologjisë, ndryshi-met politike dhe shoqërore etj.

Nga ana tjetër, ekzistojnë edhe disa karakteristika të sipërmarrësve, që nuk mund të mësohen, por paraqesin një pjesë nga vetitë e tyre të lindura. Të tilla janë: energjia e madhe për punë dhe stabiliteti emotiv; ndjenjat e kreativitetit dhe të risisë; aft ësitë parashikuese dhe shkallën e lartë të inteligjencës.

Duhet të theksohet se personaliteti i sipërmarrësit është i plotësuar me veti karakteresh, të cilat i japin energji, vendosmëri dhe siguri gjatë punës dhe gjatë marrjes së vendimeve. Gu-ximi i tij në udhëheqjen e biznesit dhe ballafaqimin me rreziqet që e rrezikojnë suksesin, është forca lëvizëse e personit të sipërmarrësit.

PJESA PRAKTIKE - PUNA NË GRUPEIDENTIFIKIMI I KARAKTERISTIKAVE TË SIPËRMARRËSIT SË SUKSESSHËME

InstruksioneOrganizimi dhe koordinimi i nxënësve me anë të ushtrimeve dhe aktiviteteve të punës

individuale dhe në grupe rreth analizës së tekstit të përgatitur, që më parë nga ana e arsimtarit, në të cilin është përshkruar apo në të cilin mund të vërehet sipërmarrës i njohur. Teksti duhet t’i përmbajë karakteristikat kryesore apo themelore të sipërmarrësit, respektivisht të përshkruhen procedurat me të cilat vërtetohen aft ësitë dhe shkathtësitë e tyre.

Page 19: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

19

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Nxënësit kanë për detyrë që me kujdes ta lexojnë tekstin e ofruar dhe t’i identifikojnë dhe paraqesin karakteristikat e sipërmarrësit të suksesshëm, duke e paraqitur në formë apo mënyrë përkatëse.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit t’i njohin karakteristikat e sipërmarrësisë të sipërmarrësit

të suksesshëm.Koha 1 orë mësimore - 45 minutaVendi MësojtorjaForma Nxënësit grupohen në grupe prej 5 - 6 nxënësish;Përgjegjësia Arsimtari lëndorMaterialet didaktike Teksti i përgatitur për personalitetin e sipërmarrësit të suksesshëm.Mjetet teknike Kompjuteri, interneti.Materiale për arsimtarin dhe nxënësit

FllomasteraFlipçart për çdo grup nxënësishShirit vetëngjitës

PROCESI I TË MËSUARIT TË MËSUARITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja dhe formimi i grupeve të nxënësve

5 min. Paraqitja e detyrës dhe fj ala hyrëse para klasës

Dëgjimi Nxënësit zhvendosen dhe formojnë grupe

Ndarja e detyrës 5 min. Distribuimi i tekstit të distribuuar për sipërmarrës të suksesshëm

Aktiviteti punues 5 min. Jep instruksione dhe kahe

Lexim dhe analizë të tekstit

Aktiviteti punues 5 min. Jep instruksione dhe kahe

Identifi kimi i karakteristikave dhe diskutime në grupe

Aktiviteti punues

5 min. Jep instruksione dhe kahe

Të shkruarit e karakteristikave të identifi kuara të sipërmarrësit të suksesshëm të fl ipçarit

Prezantimi 20 min. Sintetizon dhe gjeneralizon nocione

Paraqitje dhe përshkrim i karakteristikave të identifi kuara të sipërmarrësve

Page 20: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

20

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

4. INOVACIONI DHE RREZIKU

Sipërmarrësia është e përbërë prej dy komponentëve qenësore edhe atë:1. Inovacioni dhe 2. RrezikuInovacioni. Në bazë të sipërmarrësisë gjendet inovacioni. Inovacioni paraqet zbulim

të prodhimit të ri, treg të ri, organizim të ri të punës, teknologji të re, lëndë të para dhe materiale etj.

Inovacioni lidhet me zbulim të ri apo diçka që më parë asnjëherë nuk ka ekzistuar. Ino-vacioni është rezultat i procesit të menduarit dhe përpjekjes së njeriut që të zbulojë diçka të re. Kjo do të thotë se aft ësia e shpikjes është si veti e disa njerëzve të caktuar, e nxisin procesin e të menduarit që të arrijnë deri te inovacioni. Inovacioni është rezultat i punës kreative, meqenëse me paraqitjen e saj, ajo merr formë materiale dhe zbatim praktik. Për shembull, përpjekja e të menduarit dhe kreativiteti i inxhinierëve të elektronikës rezultoi me risinë e aparatit të telefonit celular, i cili në vete ka të instaluar kamerë fotografie.

Kompania SONY është karakteristike për nga risitë. Ajo në treg nxori shumë prodhi-me të reja, të cilat blerësit asnjëherë nuk i kanë kërkuar as që u ka shkuar ndërmend se janë të mundshme: vokmeni, video rekorderi, video kamera, kompakt disku etj. Th emeluesi dhe kryetari Akio Morita ka deklaruar se SONI nuk i shërben tregut, por e krijon. Shembull i mirë për atë është vokmeni. Kah fundi i viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, kompania është munduar që të bëjë revolucion në të dëgjuarit e muzikës, duke e nxjerrë në treg portabl kaseto-fonin me emrin Walkman. Edhe pse në fillim inxhinierët nuk besonin në suksesin e prodhimit të ri, prapë se prapë gjatë 20 viteve të ekzistimit të vokmenit, kompania SONY ka shitur më shumë se 250 milionë copë vokmenë në 100 modele.

Inovacioni është forcë lëvizëse dhe kusht për ekzistencë të çdo ndërmarrjeje të vogël apo të madhe. Ndërmarrjet e mëdha posedojnë kapital të madh, i cili u mundëson që të investojnë në punën shkencore hulumtuese për zhvillimin e inovacioneve, me qëllim që ta mbajnë përparësinë e tregut para konkurrentëve të tjerë. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e vog-la konkurrencën e vet e sigurojnë me risi të thjeshta për kënaqjen më të mirë të nevojave të konsumatorëve apo gjetjen e zgjidhjeve më praktike në proceset prodhuese apo organizative.

Rreziku. Sipërmarrësia lidhet me rrezikun. Rreziku është ngjarje, që nuk mund të planifikohet apo të parashikohet që më parë, ndërsa nëse ndodh shkakton humbje apo dëm në punën e ndërmarrjes. Ekzistojnë një numër i madh rreziqesh, të cilat e rrezikojnë suk-sesin e biznesit. Të tillë mund të jenë rreziqet e tregut të cilat rrjedhin nga ndryshimet e nevo-jave dhe dëshirave të blerësve, ndryshimet e shpenzimeve të lëndëve të para dhe të materialeve, ndryshimet e sjelljes së konkurrentëve etj. Sipas saj, është e domosdoshme që sipërmarrësit të kenë aft ësi që të ballafaqohen me rrezikun. Ata nuk janë në gjendje që në tërësi ta eliminojnë rrezikun, por bëjnë vlerësime se sa është mundësia që disa faktorë të caktuar të ndikojnë që të ndodhin ngjarje të pa dëshiruara, që do të mund ta shkaktojë dëm në biznesin.

Shkalla e rrezikut të ndërmarrë varet nga lloji i risisë, nga i cili sipërmarrësi ka për qëllim që ta ndërmerr, si dhe nga niveli i aft ësive të tij menaxhuese. Praktika tregon se sipërmarrësit nuk janë vetëm sipërmarrës “të verbër” të rrezikut, por shkalla e rrezikut të marrë nga ana e tyre është e qetë dhe e bazuar në vlerësim paraprak.

Page 21: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

21

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PJESA PRAKTIKE – PUNA INDIVIDUALE E NXËNËSVE HULUMTIM I DHE TREGIMI I SHEMBUJVE NGA PRAKTIKA PËR RISITË

InstruksioneArsimtari jep detyra për çdo njërin nga nxënësit, që në mënyrë individuale të bëjë një

detyrë të shkurtër projektuese, e cila duhet të përfshijë analizë të ndërmarrjes apo sipërmarrësit, si shembull nga realiteti, i cili është i lidhur me: biznes të ri, prodhim të ri, metoda të reja të punës, lëndë të para dhe materiale të reja, shitje dhe SHPËRNDARJE, organizim, zbulim, treg të ri etj.

Hulumtimi dhe analiza nga ana e nxënësit, duhet të jetë e orientuar kah shfrytëzimi i burimeve të llojllojshme të informacioneve, siç janë:interneti, publikimet, televizioni etj.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit të mësojnë që t’i identifikojnë risitë.Koha 3 orë mësimore nga 45 minutaVendi Aktivitet hulumtues, në shkollë dhe jashtë shkollësForma Puna individualePërgjegjësia Arsimtari lëndorMaterialet didaktike Tekste, video, të dhëna relevante, prezantime etj.Mjetet teknike KompjuteriRezultati i pritur Detyra projektuese e përgatitur prej 3 - 5 faqesh të shkruara në

formë teksti apo prezantimi (power point apo fl ipçart)

PROCESI I TË MËSUARITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Paraqet detyrë dhe bën fj alën hyrëse para klasës.

Dëgjim

Ndarja e detyrave 5 min. Jep udhëzime Dëgjim dhe shkrimAktiviteti punues 90 min. Mentoron

Jep instruksione dhe kahePunë hulumtuese, analizë tekstesh, përcjellje të videove, përpunim të dhënash, përgatitje të tekstit etj.

Prezantim 35 min. Gjeneralizon dhe nxjerr përfundime

Lexim dhe analizë të tekstit, përgatitje e prezantimeve

Page 22: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

22

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PËRMBLEDHJE

Sipërmarrësia nënkupton shqyrtim të mundësive dhe reagim në kohë të vërtetë, me qëllim të realizimit të prodhimeve të reja në treg apo të përmirësimit të prodhimeve ekzistuese.

Sipërmarrësia paraqet proces, meqenëse është e përbërë nga një varg procedurash dhe ak-tivitetesh të ndërlidhura ndërmjet veti, të cilat duhet të bëhen, duke iu përmbajtur kohës së rea-lizimit të tyre.

Procesi i sipërmarrësisë është i përbërë prej katër fazash të njëpasnjëshme: zbulim (identi-fikim) dhe vlerësim i mundësisë, përgatitja e biznes planit, përcaktimi i mjeteve të nevojshme dhe udhëheqje me ndërmarrjen. Menjëherë, posa të zbulohet mundësia, fillon vlerësimi i saj. Në atë rast, sipërmarrësi është e nevojshme që ta zbulojë shkakun e paraqitjes së mundësisë, e cila mund të jetë: ndryshim teknologjik, ndryshim në dëshirat e konsumatorëve, konkurrencë apo ndryshim në dispozitat shtetërore. Në varshmëri nga shkaku për mundësinë sipërmarrësi bën vlerësim të madhësisë së tregut dhe gjatësisë së periudhës kohore në të cilin tregu mund ta pranojë prodhimin e ri. Në atë rast, është me rëndësi që sipërmarrësi realisht ta vlerësojë gjendjen konkurrencës së tre-gut, si dhe atë se vallë shkathtësitë e tij, aft ësitë dhe qëllimet i përgjigjen me mundësinë e zbuluar. Në procesin e vlerësimit të mundësisë, ende është e nevojshme që të përkufizohen dhe të sigurohen resurset e nevojshme.

Sipërmarrësi mund të përkufizohet si njeri i cili është i orientuar kah zbulimi i mundësive dhe marrja e aktiviteteve (rrezikut) për realizimin e tyre, me shfrytëzimin e kuptueshëm të re-surseve. Nevoja e shoqërisë nga sipërmarrësi është e madhe ai është krijues i bizneseve të reja, i vendeve të reja të punës, prodhimeve të reja dhe proceseve prodhuese.

Karakteristikat themelore të sipërmarrësve janë: përkushtimi,vendosshmëria; liderizmi; orientimi kah mundësitë; pranimi i rrezikut dhe pasiguri, kreativiteti, vetëbesimi dhe aft ësia për aft ësimin; motivimi për tu dalluar. Në esencë në sipërmarrësin gjendet Inovacioni. Inovacioni paraqet zbulim të prodhimit të ri, treg të ri, organizim të ri të punës, teknologji të re, resurse dhe materiale të reja etj.

Sipërmarrësia lidhet me rrezikun. Rreziku është ngjarje, i cili nuk mund të planifikohet apo të parashikohet që më parë, ndërsa nëse ndodh apo shkaktohet humbje apo dëm e ndërmarrjes afariste.

Pyetje për përsëritje dhe përforcim:

1. Përkufizoje nocionin sipërmarrësi!2. Përshkruaje procesin themelor të sipërmarrësisë!3. Cilat janë elementet themelore të biznes planit?4. Si mund të përkufizohet sipërmarrësi?5. Cilat janë karakteristikat e sipërmarrësit? 6. Cilat janë komponentët thelbësorë të sipërmarrësisë?7. Çka është Inovacioni?8. Çka paraqet rreziku?

Page 23: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

TEMA 2

Koncepti i biznesitPËRMBAJTJA1. Roli i biznesit në shoqëri2. Klasifikimi i biznesit sipas madhësisë Pjesa praktike – paraqitja e ndarjes së biznesit (ndërmarrjet) sipas madhësisë 3. Sferat të veprimit të biznesit të vogël Pjesa praktike – hulumtimi dhe tregimi i shembujve nga praktika për biznese nga sfera të ndryshme të veprimit 4. Format themelore të organizatave të biznesit profitabil Pjesa praktike – hulumtim dhe tregim shembujsh nga praktika për forma të ndryshme të organizimit të biznesit.

QËLLİMETNxënësi/nxënësja - ta përkufizojë nocionin biznes- ta njohë rolin dhe domethënien e biznesit në shoqëri - të bëjë identifikimin e madhësisë së biznesit - të shfrytëzojë kritere për klasifikim për klasifikim të bizneseve- t’i përshkruajë sferat e veprimit të biznesit- ti identifikojë format themelore të organizimit të biznesit

NOCIONET KYÇEBIZNESI BIZNESI I VOGËL BIZNESI I MESËMBIZNESI I MADH NDËRMARRJA NË PRONËSI INDIVIDUALEPARTNERITETIKORPORACIONI

Page 24: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 25: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

25

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

1. ROLI I BIZNESIT NË SHOQËRI

Nocioni biznes buron nga fj ala angleze business, e cila tregon aktivitet punues që të përfitohet dobi ekonomike. Nga kjo, nocioni biznes përkufizohet si përpjekje e organizuar e individit apo një grupi njerëzish që të prodhohet dhe të shitet ndonjë e mirë apo shërbim, a gjatë së cilës të realizohet profit.

Roli i biznesit në shoqëri mund të shqyrtohet nëpërmjet ndikimit të tij mbi sferat në vijim, edhe atë: të ekonomisë4, konsumit5, përmirësimit të kushteve jetësore etj.

Biznesi ndikon mbi rritjen e ekonomisë ashtu që rritja individuale dhe zhvillimi i çdo biznesi e nxit rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë, si dhe zhvillimin e shoqërisë në tërësi.

Ky ndikim ka refl ektim në përmirësimin e mirëqenies së njerëzve (standardin jetësor), zvogëlimin e shpenzimeve të prodhimtarisë, rritjen e eksportit, përforcimin e konkurrencës, aft ësimin e ekonomisë etj.

Bizneset e nxisin konsumin dhe njëkohësisht – konsumi i nxit bizneset. Pikërisht, bizneset nëpërmjet marketingut, shtimit të prodhimtarisë, përmirësimit të cilësisë së prodhimeve dhe zgjerimit të zgjedhjes së tyre e stimulojnë konsumin. Nga ana tjetër, konsumatorët siç janë ndërmarrjet, amvisëritë dhe shteti nëpërmjet rritjes së konsumit vetjak “kërkojnë” nga bizneset që ta rrisin prodhimin e vet me të cilin jepet ndihmesë e fuqishme në suksesin e tyre.

Bizneset në konkurrencën reciproke6 i përmirësojnë kushtet e jetesës. Bizneset garojnë ndërmjet veti, ashtu që, shesin me çmime më të lira, prodhojnë prodhime më cilësore, ofrojnë kushte të llojllojshme për shitje etj. Pikërisht për këtë, blerësit paguajnë më pak, bizneset prodhojnë më tepër, punëtorët gjejnë punë, ndërsa pronarët e bizneseve realizojnë profit më të madh. Për shembull, në tregun botëror të telefonave celularë garojnë një numër i madh i prodhuesve. Ata në konkurrencën e tyre përqendrohen që t’i zvogëlojnë çmimet e telefonave të tyre celularë dhe t’i bëjnë të kapshëm për të gjithë blerësit, të prodhojnë telefona celularë me karakteristika të reja deri më tani të panjohura, të shfrytëzojnë materiale më cilësore në prodhimtari, të ofrojnë modele të llojllojshme, me të cilat do të mund t’i kënaqin shijet më të ndryshme të blerësve etj.

Po ashtu, bizneset kanë efekte pozitive dhe ndikime mbi:• krijimin e vendeve të lira të punës;• angazhimin e kapitalit të lirë të qytetarëve dhe bizneset;• aktivizimin e të gjitha resurseve në dispozicion;• përvetësimin e përvojave të reja dhe diturinë, që ndikon në shtimin e sasisë, strukturës

dhe cilësinë e prodhimeve;• përdorimin e teknologjisë bashkëkohore që mundëson kursim të mjeteve;• fl eksibilitet dhe reagim të shpejtë të ndryshimeve të tregtare.

4 Ekonomia kuptohet si sistem marrëdhëniesh ndërmjet njerëzve, të cilët prodhojnë dhe ndërrojnë të mira dhe shërbime në treg të caktuar, duke mbajtur llogari për kufizimin e resurseve.5 Konsumi është sasi e të mirave finale dhe shërbimeve, të cilat ndërmarrjet, amvisëritë dhe shteti mund t’i blejnë dhe harxhojnë, në rast të çmimeve të ndryshme.6 Konkurrenca është garë ndërmjet ndërmarrjeve të ndryshme, të cilat prodhojnë apo shesin prodhime apo shërbime të njëjta apo të ngjashme, respektivisht prodhimet e veta ua ofrojnë blerësve të njëjtë.

Page 26: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

26

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Nga kjo rrjedh se bizneset kanë rol të rëndësishëm në shoqëri, meqenëse krijojnë më shumë vende pune dhe njëkohësisht mundësojnë edhe ambient më të favorshëm social për jetën e popullatës.

2. KLASIFIKIMI I BIZNESEVE SIPAS MADHËSISË

Me siguri se, salloni i fl oktarisë, ëmbëltorja, mishtorja dhe të ngjashme me to, janë biz-nese të vogla, ndërsa fabrikat, kompanitë e telekomunikacionit, bankat dhe të ngjashme, janë biznese të mëdha.

Por, çfarë është ajo që disa biznese i bën të mëdha, ndërsa të tjerat të vogla? Ku qëndron kufiri ndërmjet bizneseve të vogla dhe të mëdha?

Nëse nisemi nga kriteret e automatizimit, llojet e ndryshme laboratorësh apo hidrocent-ralesh private, që kanë numër më të vogël të të punësuarve, ndërsa disponojnë me teknologji shumë të shtrenjtë për punë do t’i numëronim në radhët e bizneseve të mëdha. Ndërsa fabrikat më të vogla të tekstilit, të cilat disponojnë me makina relativisht të thjeshta për qepje dhe të ngjashme, edhe pse kanë numër të madh punëtorësh, do ti numëronim në biznese të vogla. Përfundimi i këtillë do të ishte krejtësisht i gabuar dhe fotografia do të ishte e kundërt nëse nisemi nga kriteri – numri i të punësuarve. Analizë e ngjashme mund të bëhet edhe sipas krite-reve të tjera. Pikërisht, ajo që është biznes “i vogël” në pikëpamje të numrit të shitjes, të pajisjes apo të të punësuarve mund të jetë biznes “i madh” në bazë të madhësisë së fitimit, vlerës së ob-jektit apo diçka tjetër të ngjashme7. Nga kjo mund të përfundohet se nuk ekziston ndonjë kriter gjithëpërfshirës dhe kufi i saktë për përkufizimin dhe përcaktimin e madhësisë së biznesit.

Që të mos vijë deri te përfundimet e gabuara gjatë përcaktimit të madhësisë së biznesit, më shpesh kufizimi duhet të bëhet me zbatimin e më shumë kritereve në varshmëri nga qëllimi i analizës që duhet të arrihet.

Megjithatë, praktika e imponon nevojën që bizneset të dallohen dhe të klasifikohen sipas madhësisë së tyre. Sipas saj, me qëllim që të rregullohen të drejtat dhe obligimet e ndërmarrjeve me sasi të ndryshme të aktiviteteve të biznesit, bëhen ligje të cilat, në mes tjerash, bëjnë edhe klasifikimin e madhësisë së tyre me përdorimin e kritereve të caktuara për ndarje. Pikërisht, si-pas Ligjit për kontabilitet dhe Ligjit për transformimin e ndërmarrjeve me kapital shoqëror, për ndërmarrje të vogla, aktiviteti i biznesit i të cilave është me sasi të vogël, llogariten ato që kanë:- Deri më 50 të punësuar;- Të ardhura vjetore8 deri më 8.000 bruto rroga mesatare dhe- Vlerë kontabiliteti të aktivës9 deri më 6.000 rroga mesatare për punëtor. Si ndërmarrje të mesme llogariten ato që kanë:- Deri më 250 të punësuar;- Të ardhura vjetore deri më 40.000 bruto rroga mesatare vjetore dhe- Vlerë kontabiliteti të aktivës deri më 30.000 rroga mesatare për punëtor.

Ato të cilat i tejkalojnë këto kritere, trajtohen si ndërmarrje të mëdha, që lidhen me kategorinë biznes i madh.

7 B. - Shuklev –“ Menaxhment “, Fakulteti ekonomik, Shkup 1998, (faqe. 375)8 Të ardhurat vjetore – Mjete parash që i fiton ndërmarrja nga shitja e prodhimeve sipas çmimeve të tregut gjatë një viti.9 Aktivë – Strukturë mjetesh e shprehur në para me të cilat ndërmarrja e zhvillon aktivitetin e vet

Page 27: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

27

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PJESA PRAKTIKE – PREZANTIMI I ARSIMTARIT PARAQITJA E NDARJES SË BIZNESIT (NDËRMARRJET) SIPAS MADHËSISË

InstruksioneArsimtari përgatit tregues tabelorë të kritereve për klasifikimin e bizneseve sipas

madhësisë (është e dëshiruar në formë elektronike). Materialin e përgatitur arsimtari e prezan-ton dhe sqaron para nxënësve duke zhvilluar diskutim dhe duke dhënë shembuj nga realiteti.

Në vazhdim është dhënë shembull për katër grupet e kritereve për ndarjen e biznese-ve, në biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha në Bashkimin Evropian dhe në Republikën e Maqedonisë:

UE PËRKUFIZIMI PËR NDËRMARRJET

LIGJI PËR SHOQATAT TREGTARE (2004)

NË VITIN E PARË TË PUNËS SË KËNAQEN DY NGA KRITERET NË VIJIM

MIKRO

DERI MË 10 TË PUNËSUAR DERI MË 10 TË PUNËSUAR

QARKULLIM VJETOR DERI MË 2 MILIONË EURO

QARKULLIM VJETOR <50.000 EURO

BILANS I GJENDJES DERI MË 2 MILIONË EURO

MË SË SHUMTI 80% NGA TË ARDHURAT BRUTO TË JENË TË REALIZUARA PREJ NJË KLIENTI

TË VOGLA

DERI MË 50 TË PUNËSUAR DERI MË 50 TË PUNËSUAR

QARKULLIM VJETOR DERI MË 10 MILIONË EURO

QARKULLIM VJETOR <2 MILIONË EURO

BILANS TË GJENDJES DERI MË 10 MILIONË EURO

VLERË TË AKTIVËS<2 MILIONË EURO

TË MESME

DERI MË 250 TË PUNËSUAR DERI MË 250 TË PUNËSUAR

QARKULLIM DERI MË 50 MILIONË EURO

QARKULLIM VJETOR <10 MILIONË EURO

BILANS TË GJENDJES DERI MË 43 MILIONË EURO

VLERA E AKTIVËS <11 MILIONË EURO

TË MËDHATË GJITHA TË CILAT NUK BËJNË PJESË NË KLASIFIKIMIN E SIPËRM

TË GJITHA TË CILAT NUK BËJNË PJESË NË KLASIFIKIMIN E SIPËRM

Tabela nr. 1. Klasifi kimi i bizneseve sipas madhësisëBurimi: T. Fiti – Biznesi dhe sipërmarrësia, Prosvetno dello 2009, Shkup

Page 28: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

28

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Mëso më tepër!

MADHËSIA E BIZNESIT NË ASPTKTIN KOHOR

Madhësia e biznesit mund të vështrohet nga aspekti kohor. Shumë njerëz në të kaluarën kanë filluar me biznes si firma të vogla individuale. Në vazhdimin e kohës, të mbështetur me një organizim të mirë dhe me përpjekje të madhe të pronarëve të tyre, kanë arritur që të rriten në biznese të mëdha. Për shembull kompanitë e sotme të mëdha, siç janë Majkrosoft (Microsoft ), MekDonald (McDonalds), Levis (Levis), Mercedes (Mer-cedes) dikur kanë filluar si biznese të vogla nga themeluesit e tyre: Bill Gejts, vëllezërit Riçard dhe Moris Mekdonald, Levi Shtraus, Daimler Benc etj.

3. SFERA VEPRIMI TË BIZNESIT TË VOGËL

Bizneset e vogla përherë kanë qenë subjekte të rëndësishme ekonomike në ekonomitë tregtare. Ambienti tregtar, pronësia individuale dhe liria e iniciativës private janë rrethanat më të natyrshme për zhvillimin e tyre.

Procesi i zmadhimit të interesit për biznesin e vogël, varet nga dy faktorë:1. Zhvillimi i vazhdueshëm i teknologjive të reja dhe2. Përshtatshmëria e bizneseve të vogla kah ndryshimet tregtare dhe krizat ekonomike. Pikërisht për shkak saj, bizneset e vogla filluan të marrin gjithnjë vend më të rëndësishëm

në ekonominë e përgjithshme, posaçërisht në veprimtari të caktuara, siç janë tregtia dhe shërbimet, bujqësia, ndërtimtaria etj.

Bizneset e vogla janë mjaft aktive në tregti, duke i furnizuar qytetarët dhe bizneset me të mira për konsumin e gjerë dhe investues. Kjo ka të bëjë me paaft ësinë natyrore dhe të ngathtë të ndërmarrjeve të mëdha tregtare shpejt ta ndërrojnë lokacionin e vendeve të shitjes, apo për shkak të pamundësisë që bizneset e mëdha prodhuese të hapin rrjetin e vet tregtar të shitoreve.

Një numër i madh i bizneseve të vogla veprojnë në bujqësinë si prodhues individual të regjistruar ose të paregjistruar, prodhues të prodhimeve të hershme bujqësore, prodhues të kulturave drithore, të blegtorisë, bletarisë etj.

Bizneset e vogla në industrinë prodhojnë prodhime të thjeshta. Ato shfrytëzojnë tekno-logji të thjeshtë dhe pajisje prodhohet prodhimi nga plastika, goma, druri etj.

Shumë biznese të vogla janë të orientuara kah ndërtimtaria, siç janë ndërmarrjet për ndërtim dhe mirëmbajtje të objekteve të reja dhe ekzistuese të banimit dhe të atyre afariste. Të tilla janë ndërmarrjet për konstruktim dhe ndërtim, ndërmarrjet për ujëinstalues, pllakangjitës, bojaxhinj, parketarë etj.

Sektori shërbyes është fushë e gjerë e veprimit të bizneseve të vogla. Ato paraqiten si shërbime për mirëmbajtje, ndërmarrje për transport, klube të aerobikut dhe fituesit, sallone të bukurisë, shkolla për mësimin e gjuhëve të huaja etj.

Page 29: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

29

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PJESA PRAKTIKE - PUNA E NXËNËSVE NË GRUPE HULUMTIM DHE TREGIM I SHEMBUJVE NGA PRAKTIKA PËRBIZNESE NGA SEKTORË TË NDRYSHËM TË VEPRIMIT

InstruksioneArsimtari bën ndarjen e nxënësve prej 4 deri në 6 grupe, pastaj ua ndan detyrat për

çdo grup që të bëjë hulumtim dhe analizë konkretisht të një ndërmarrjeje të vogël nga mjedisi lokal. Çdo grup duhet të përpunojë ndërmarrje të vogël nga mjedise të ndryshme.

Nxënësit i grumbullojnë të dhënat nëpërmjet vizitës së drejtpërdrejtë dhe bisedës me përfaqësuesit e ndërmarrjes, bëjnë analizën e të dhënave nga interneti dhe grumbullimin e të dhënave statistike.

Në punën praktike duhet të analizohen ndërmarrje të vogla nga sferat në vijim: tregtia dhe shërbimet, bujqësia, zejtaria, dhe industria.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit të dinë t’i njohin karakteristikat e bizneseve nga sferat e

ndryshme të veprimitKoha 3 orë mësimore nga 45 minutaVendi Aktivitet hulumtues, në shkollë dhe jashtë shkollësForma Mësim në grupePërgjegjësia Arsimtari lëndorMaterialet didaktike Tekste, video, të dhëna statistikore, publikime etj.Mjetet teknike Kompjuteri, internetiRezultati i pritur Prezantim i përgatitur në power point nga çdo grup nxënësish

PROCESI I MËSIMITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Paraqet detyrë dhe bën fj alë hyrëse para klasës

Dëgjim

Ndarja e detyrave 5 min. Ndarja e nxënësve në grupe,Jep udhëzime

Dëgjim dhe shkrim

Aktiviteti punues 90 min. Jep instruksione dhe kahe, Informon Këshillon

Punë hulumtuese, vizitë ndërmarrjeve të vogla, analizë e teksteve, zhvillon biseda, përpunim të të dhënave, përgatitje të tekstit etj.

Prezantim 20 min. Përcjell, nxitë,Bisedon

Lexim dhe analizë e materialit të përgatitur

Pjesa përfundime 15 min. Gjeneralizon dhe nxjerr përfundime

Debaton, sjell përfundim, sintetizon njohuri

Page 30: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

30

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

4. FORMA THEMELORE TË ORGANIZATAVE TË FITIMIT TË BIZNESIT

Organizatat profitabile të biznesit janë karakteristika themelore të ekonomisë së tregut. Ato janë bartësit kryesor të aktiviteteve ekonomike, nga e cila varet rritja ekonomike dhe zhvil-limi i çdo shteti. Organizatat profitabile të biznesit themelohen dhe organizohen si rezultat i iniciativës private, shtyllë e së cilës është prona private, ndërsa motiv kryesor është realizimi i fitimit. Ekzistojnë tri forma themelore të organizatave të fitimit të biznesi: ndërmarrje në pronësi individuale, partneritet dhe korporatë.

Ndërmarrjet në pronësi individuale, si subjekte ekonomike janë karakteristike për të gjitha ekonomitë tregtare. Vetia themelore e këtyre ndërmarrjeve është ajo që kapitali10 me të cilin disponon ndërmarrja në tërësi, i përket pronarit të saj. Ato janë të shpërndara kudo në ekonomi. Kështu, në zejtarinë, tregtinë, turizmin dhe në prodhimtarinë e imtë, janë më të pranishme të ashtuquajturat bizneset e vogla familjare, të cilat janë të themeluara prej një individi dhe punësojnë një numër të vogël njerëzish. Ato u japin shërbime një numri të kufi-zuar shfrytëzuesish dhe prodhojnë sasi të vogla prodhimesh, të cilat janë të mjaft ueshme që t’i kënaqin nevojat lokale të popullatës. Po ashtu, ato paraqiten edhe në rol framash të serviseve të vogla, siç janë bizneset për mirëmbajtje, pastrim, kontrollim etj.

Ndërmarrjet në pronësi private japin ndihmesë të madhe në hapjen e vendeve të punës, posaçërisht sipas parimit të vetëpunësimit.

Partneriteti (partnership) është ndërmarrje e themeluar prej dy apo më shumë pronarësh (partnerë apo integruesish). Shkaqet për krijimin e partneritetit më së shpeshti janë të nxitura nga burimet e kufizuara financiare të kapitalit të pronarit individual dhe nga nevoja për sigurimin e resurseve: objekte, makina, mjete, teknologji etj. Pronari individual që ta zmadhojë kapitalin, në biznes gjen dhe përfshin një apo më shumë partnerë, të cilët kanë mjete dhe dëshirojnë që t’i investojnë në ndërmarrjen. Në atë mënyrë, ndërmarrja fiton mjete të rëndësishme financiare dhe të kapitalit, që janë të nevojshme për kryerjen normale të aktivi-tetit. Madhësia dhe struktura e mjeteve, të cilat fitohen me vënien e marrëdhënieve të partne-ritetit, krijojnë kushte për rritje dhe zhvillim të mëtejmë të ndërmarrjes. Kjo paraqet bazë dhe garantë për bankat dhe për institucionet tjera financiare, që t’i lejojnë kredi ndërmarrjes me kushte të volitshme.

Partnerët, të cilët kanë investuar mjete në ndërmarrje i verifikojnë të drejtat e tyre dhe obligimet në varshmëri me investimet e tyre në pjesën kryesore të partneritetit sipërmarrës. Prej këtu del se, pjesëmarrja e partnerëve në udhëheqjen, ndarjen e fitimit, si dhe në pjesëmarrjen e mbulimit të humbjes varet nga lartësia e kapitalit të investuar në ndërmarrje.

Korporata paraqet ndërmarrje në pronësinë private grupore, kapitali i së cilës është i përcaktuar dhe i ndarë në pjesë të barabarta, të cilat janë të paraqitura me akte të shkru-ara dhe aksione11. Pronarët e aksioneve marrin pjesë në strukturën e pronësisë me një apo më tepër aksione. Për obligimet individuale, korporata përgjigjet me tërë pasurinë e saj, ndërsa 10 Kapitali paraqet input themelor prodhues. Kapitali është i përbërë nga mjetet siç janë paratë, objektet, të drej-tat, makinat etj., me të cilat ndërmarrja e zhvillon aktivitetin. Ekzistimi i kapitalit është parakusht themelor për fillimin çfarëdo aktiviteti afarist.11 Aksioni paraqet akt me shkrim për të drejtën e pronësisë së një pjese të kapitalit të ndërmarrjes (shoqëri aksi-onare).

Page 31: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

31

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

aksionarët nuk kanë kurrfarë obligimesh ndaj korporatës, apo ndaj klientëve të tjerë. Nëse korporata shkon në humbje, aksionarët mund ta humbin vetëm kapitalin e investuar në fillim.

Shoqata aksionare – korporata, kapitalin e saj fillestar e arrin vetëm me emisionin e aksioneve12. Si blerës të aksioneve mund të paraqiten të gjithë ata, të cilët posedojnë me mjete parash të lira dhe dëshirojnë që ta investojnë kapitalin e vet në ndonjë korporatë: qytetarë, ndërmarrje private, ndërmarrje shtetërore dhe institucione, investues institucional (fonde pen-sionale, fonde investuese) etj.

Gjatë punës, korporata mund të ballafaqohet me mungesë të mjeteve parash për fi-nancimin e projekteve të caktuara (fitimi i realizuar të mos jetë i mjaft ueshëm, që ta mbulojë financimin, ndërsa qasja kah kreditë bankare të jenë të kufizuara). Në atë rast realizohet me emisionin e ri të aksioneve.

Nëse ndërmarrja punon me sukses dhe krijon profite të larta dhe stabile, interesi për blerjen e aksioneve të tyre do të jetë i madh. Aksionet mund të blihen nga një numër i madh njerëzish. Pikërisht për këtë, mund të llogaritet se metoda aksionare është mjaft ë efikase për mobilizimin e kapitalit të lirë parash në dispozicion në funksion të zhvillimit të korporatave.

Parashtrohet pyetja, pse blihen aksionet? Përveç asaj se aksionet paraqesin formë të pronës, pronari i aksionit me blerjen e tij fiton dy të drejta themelore edhe atë: Së pari, të merr pjesë në ndarjen e fitimit që do ta realizojë korporata në formë dividentash13 dhe e dyta të marrë pjesë në udhëheqjen e ndërmarrjes varësisht sipas shkallës dhe sasisë së aksioneve të blera.

Mësoni më tepër!

THEMELIMI I SHOQATAVE AKSIONARE

Shoqata aksionare mund të themelohet në dy mënyra: në mënyrë simulative dhe sukcesive.

Th emelimi simulativ i korporatës është kur themeluesit vet apo së bashku me perso-na të tjerë, personalisht apo nëpërmjet përfaqësuesve të tjerë, në një ose në më shumë dek-larata i ndërmarrin pa shpallje publike të gjitha aksionet dhe japin deklaratë që themelojnë korporatë (shoqëri aksionare).

Th emelimi sukcesiv i korporatës është me të shkruar dhe pagesë të shumës së parave për të gjitha apo për një pjesë akcizash, në bazë të shpalljes, e cila përgatitet në përputhje me përcaktimin e aktit për themelim.

12 Emision aksionesh – botim aksionesh13 Dividenda është pjesë e fitimit të ndërmarrjes e dedikuar për ndarjen e pronarëve të (aksioneve).

Page 32: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

32

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PJESA PRAKTIKE – PUNA INDIVIDUALE E NXËNËSVE HULUMTIM DHE TREGIM SHEMBUJSH NGA PRAKTIKA PËR FORMA TË NDRYSHME TË ORGANIZIMIT TË BIZNESIT

InstruksioneArsimtari jep detyra për çdo nxënës në mënyrë të pavarur, që të zgjedhë dhe të përgatit

detyrë të shkurtër projektuese, e cila duhet të përfshijë analizë shembujsh nga realiteti i:- Ndërmarrjes individuale;- Partneritetit;- Korporatës;Arsimtari gjatë ndarjes së detyrave projektuese duhet të mbajë llogari, që njësoj të jenë

të përfshira format e biznes organizatave.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit të mësojnë që t’i njohin karakteristikat e bizneseve me

forma të ndryshme të organizimit.Koha 3 orë mësimore nga 45 minutaVendi Aktivitet hulumtues, në shkollë dhe jashtë shkollësForma Punë individualePërgjegjësia Arsimtari lëndorMaterialet didaktike Tekste, video, të dhëna relevante, prezantime dhe të ngjashmeMjetet teknike KompjuteriRezultate të punës Detyrë projektuese e përgatitur 3 - 5 faqe të shkruara në formë

tekstuale për analizë

PROCESI I MËSIMITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Paraqet detyra dhe bën fj alën hyrëse para klasës për kahet e punës së nxënësve.

Dëgjim

Detyrë 5 min. Jep udhëzime dhe instruksione, sqaron.

Dëgjim dhe shkrim

Aktiviteti punues 90 min. Mentoron Jep instruksione, orienton, këshillon, tregon, përkujton

Hulumtim, analizë tekstesh, përpunim të të dhënave, përgatitje e tekstit, përcjellje të videos etj.

Prezantim(sipas mundësive)

35 min. Gjeneralizon, nxjerr përfundime

Lexim dhe analizë e tekstit, përgatitja e prezantimit të ndërmarrjes konkrete

Page 33: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

33

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PËRMBLEDHJE

Nocioni biznes rrjedh nga fj ala angleze business, e cila tregon aktivitet pune për të përfituar dobi ekonomike.

Roli i biznesit në shoqëri mund të shqyrtohet nëpërmjet ndikimit të tij mbi sferat në vijim edhe atë: mbi ekonominë, konsumin, kërkesën e kushteve për jetesë etj.

Që të mos ardhur deri te përfundimet e gabuara gjatë përcaktimit të Madhësisë së bizne-sit, më së shpeshti përkufizimi duhet të kryhet me zbatimin e më shumë kritereve varësisht nga qëllimet e analizës që duhet të arrihet. Procesi i zmadhimit të interesit për biznesin e vogël bazohet kryesisht në dy faktorë:

1. Zhvillimi i vazhdueshëm i teknologjive të reja dhe 2. Përshtatshmëria e bizneseve të vogla nga ndryshimet e tregjeve dhe krizat ekonomike.Për shkak saj, bizneset e vogla filluan të zënë gjithnjë vend më të rëndësishëm në ekonominë e

tërësishme, veçanërisht në sfera të caktuara siç janë tregtia dhe shërbimet, bujqësia, ndërtimtaria etj.Veti themelore e ndërmarrjeve në pronësi individuale është ajo se kapitali me të cilin dis-

ponon ndërmarrja në tërësi i përket pronarit të tij.Partneriteti (partnership) është ndërmarrje e themeluar prej dy a më tepër pronarësh

(partnerë apo integrues).Korporata paraqet ndërmarrje në Pronësi private grupore, kapitali i së cilës është

i përcaktuar dhe i ndarë në pjesë të barabarta, të cilat janë të përfaqësuara me vërtetime me shkrim, me aksione.

Pyetje për përsëritje dhe përforcim:

1. Përkufizoje nocionin biznes.2. Sqaroje rolin e biznesit në shoqëri.3. Cilat janë sferat e veprimit të biznesit të vogël?4. Cilat janë format e biznes organizimit?5. Përshkruaj karakteristikat e ndërmarrjes në pronësi individuale.6. Çka paraqet partneriteti dhe thekso shembull nga realiteti?7. Përshkruaj karakteristikat e korporatës.8. Çfarë është aksioni?9. Çfarë është dividendi?

Page 34: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 35: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

TEMA 3

Shkathtësitë komunikativePËRMBAJTJA1. Komunikimi efikas2. Shkathtësitë e dëgjimit3. Komunikimi me shkrim Pjesa praktike – përgatitja e tekstit të thjeshtë – raport4. Etika në komunikim5. Komunikimi nëpërmjet teknologjisë informative

QËLLIMETNxënësi/nxënësja- të njihet me elementet e komunikimit efikas;- të dallojë llojet e komunikimit;- të zbatojë teknika të shkathtësisë së të dëgjuarit;- të dijë që të shkruajë në mënyrë të drejtë tekst të thjeshtë? raport;- të zbatojë etikën në komunikim;- të shfrytëzojë TI/sistem për komunikim.

NOCIONET KYÇEKOMUNIKIMI VERBALKOMUNIKIMI JO VERBALDËGJIMI AKTIVETIKA NË KOMUNIKIMI

Page 36: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 37: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

37

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

1. KOMUNIKIMI EFIKAS

Elementet e komunikimitKomunikimi në biznes vihet në shumë mënyra. Nëpërmjet komunikimit të suksesshëm

dhe të shkathtësive komunikatave realizohen biznes përfitimet. Lidhja e interesave ndërmjet bashkëpunëtorëve të biznesit realizohet me respektimin e rregullave të komunikimit, të cilat u mundësojnë që në mënyrë të barabartë të hyjnë në biseda dhe dialogë. Që të ndodhë komuni-kimi duhet të ekzistojnë elementet e komunikimit siç vijon:

- Dhënësi i informacioneve- Lajmi, respektivisht informacioni dhe- Pranuesi i informacioneve.Dhënësi është dikush që e dërgon informacionin. Ai zgjedh se çka do të lajmërojë, duke

e konceptuar përmbajtjen e porosisë. Për shembull, shitësi vazhdimisht duhet të insistojë që informacionet të cilat ia dërgon blerësit të jenë të qarta dhe të mos jenë dykuptimshme.

Lajmi paraqet porosi apo informacion, të cilin dhënësi e dërgon. Pranuesi e pranon lajmin (informacionin). Pranimi i porosisë është më i suksesshëm

nëse është i bërë në gjuhë më të afërt me gjuhën e pranuesit. Për shembull, kur klienti drejtohet në shitore, fillon procesi i komunikimit, gjatë të cilit klienti dhe shitësi drejtpërsëdrejti i ndërrojnë rolet të dhënësit dhe pranuesit të informacionit. Komunikimi është aq më i suksesshëm nëse gjuha e porosisë është më e qartë. Rol të rëndësishëm në gjithë këtë luan komunikimi jo verbal.

Komunikimi verbal dhe jo verbalLajmi, domethënë informacioni përcillet me:- Komunikimi verbal dhe - Komunikimi jo verbal.Komunikimi verbal – është në të vërtetë fj alët dhe fj alitë me të cilat shpallet informaci-

oni (zgjedhje e fj alëve dhe konstruksionit të fj alive)Komunikimi jo verbal – metakomunikimi, në të vërtetë e shoqëron komunikimin ver-

bal, në të cilën bëjnë pjesë:- Toni i zërit (theksimi)- Shpejtësia e të folurit- Mbajtja e trupit- gjestet- shprehja e fytyrës- kontakti me sytë- largësia, hapësira e komunikimit- veshjaTë gjithë elementet e lartpërmendura, në të vërtetë janë sistem shenjash me të cilat më

pak apo më shumë çdo njeri udhëheq me vetëdije. Ky sistem shenjash është i njohur me emrin metakomunikim personal.

Zëri ka rol të rëndësishëm në vetë komunikimin, meqenëse përskaj vetë fj alës, ngjyra e zërit dhe shpejtësia e të folurit, ndikon në atë se si do të kuptohet porosia. Vetë ngjyra e zërit të shitësit, si dhe diksioni i rregullt ndikon, që klienti të ndjehet i kënaqur, apo të ndjejë të

Page 38: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

38

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

kundërtën. Sa më i mirë të jetë diksioni, aq ndikon më bindshëm ai që fl et, ndërsa blerësi ndje-het më i sigurt, meqenëse ka përshtypjen se e merr informatën e vërtetë në lidhje me zgjedhjen e prodhimit.

Mbajtja e trupit është edhe një element i metakomunikimit. Mbajtja e trupit duhet të jetë stabile, që të shmanget luhatja e trupit, meqenëse ajo len përshtypje negative. Shitësi duhet të jetë në pozitë të rregullt dhe stabile, përherë i kthyer nga klienti, duke iu shmangur që të mbështetet, të përkulet, të ketë lëvizje të ngathtë dhe të pa interesuar etj. E gjithë kjo ndikon që klienti të fitojë përshtypje, se shitësi në mënyrë të pa mjaft ueshme është i interesuar për dëshirat dhe nevojat e tij.

Gjestet janë shenja rekomanduese, për të cilat njeriu është më së paku i vetëdijshëm. Gjestet janë elemente rekomanduese të fj alëve të shqiptuara dhe i sqarojnë ato. Çdo njeri për nga natyra është sistem i pasur i gjesteve. Duhet pasur kujdes, që të shfrytëzohen ato gjeste, të cilat ndihmojnë në theksimin e transparencës. Gjestikulacioni, si njëri nga elementet më të mira të metakomunikimit, duhet të zbatohet nëse vet situata e komunikimit e lejon atë. Gjestet e shitësit në mënyrë të konsiderueshme e pasurojnë interesin dhe vëmendjen e blerësit nëse janë në harmoni me komunikimin verbal.

Ato mund t’i ndihmojnë klientit që të ketë pasqyrim më të qartë për pamjen, formën dhe funksionin e prodhimit për të cilin diskutohet. Për shembull, gjatë zgjedhjes së elementit të mo-bilieve, shitësi përveç komunikimit gojor, mund të përdor edhe gjeste, me të cilat blerësit mund t’i ndihmojë që të përfitojë një pasqyrim për pozitën e elementit në hapësirën e shtëpisë së tij.

Shprehja e fytyrës si dhe pozicioni i buzëve mund të lënë përshtypje të habisë apo të kënaqësisë. Sytë, të cilët sipas një thënie të vjetër janë “pasqyrë e shpirtit dhe portë kah bota e jashtme”. Këshillë e rëndësishme për çdo shitës është: për deri sa bisedohet me klientin, të shikohet në sytë e tij. Ky është element mjaft i rëndësishëm për kur bindet klienti të lejë ndonjë prodhim. Shikimi në sytë e bashkëbiseduesit, e përforcon sinqeritetin dhe ndihmon në mirëbesimin e ndërsjellët. Mungesa e kontaktit me sytë, tregon në jo interesim.

Përshëndetja dorë për dore është me rëndësi të veçantë, meqenëse hyn në metakomu-nikim njerëzor intim. Përshëndetja dorë përdore duhet të jetë përkatëse, me masë të mirë për gjatësinë dhe fuqinë e përshëndetjes. Përshëndetja e këtillë duhet të jetë e matur, që të mos cenohet intimiteti i klientit.

Në ndërmarrjen, një numër i madh i porosive përcillen me anë të fj alëve, por komu-nikimi i ndërsjellë i njerëzve nuk mund të bazohet vetëm në fj alët e shqiptuara, ndërsa në mënyrë jo të rregullt të llogaritet dhe se komunikimi me anë të fj alëve është mënyra më e mirë e komunikimit të njerëzve në ndërmarrje. Shqiptimi i porosive në vetvete nuk do të thotë edhe realizim. Shumë është me rëndësi se si është shqiptuar ajo porosi. Çdo fj alë e shqiptuar është e plotësuar me një mori sinjalesh joverbale, si nga ana e dërguesit, ashtu edhe nga ana e pranue-sit. Ata fj alës së shqiptuar i japin i kuptim dhe intensitet të ndikimit.

Në komunikimin e ndërsjellë në ndërmarrje nuk barten vetëm përmbajtje të caktuara, por së bashku me to, përkufizohen dhe përcaktohen marrëdhëniet ndërmjet të të punësuarve. Gjatë saj, porositë jo verbale e plotësojnë dhe e përcaktojnë përmbajtjen e asaj që është folur, ndërsa ajo shumëfish e përforcon përmbajtjen e porosisë dhe e përcakton rezultatin e komuni-kimit. Ndaj, porosia më mirë e përgatitur dhe në mënyrë më profesionale e përpunuar, mund të mbetet e pa vërejtur dhe të mos i kushtohet kurrfarë rëndësie, nëse nuk është përcjellë në mënyrë të rregullt me sinjale jo verbale.

Page 39: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

39

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Mësoni më tepër!

Të gjitha shenjat e përmendura metakomunikative, fitojnë në rëndësi me rregulli-min e intervalit hapësinor, respektivisht me largësinë ndërmjet njerëzve, të cilët marrin pjesë në komunikim. Dallohen disa të ashtuquajtura zona të komunikimit:

Zona intime nënkupton interval më të vogël se 60 cm. Kjo zonë është e rëndomtë për njerëzit, të cilët janë të lidhur në mënyrë intime.

Zona personale nënkupton interval largësie prej 60 – 120 cm. Kjo zonë përndryshe përkufizohet me largësi, e cila është e prekshme me dorën tonë, ndërsa kufiri maksimal është prekja e dorës së dy bashkëbiseduesve. Kjo rëndom është për çdo ditë gjatë mbajtjes së mbledhjeve me kolegët apo gjatë diskutimeve të një teme.

Zona shoqërore në mënyrë hapësinore përkufizohet në kufij prej 120 – 350 cm. Në këtë zonë më nuk ekziston prekje virtuale e duarve të bashkëbiseduesit. Kjo zonë më tepër shfrytëzohet për komunikim me klientët.

Zona publike nënkupton largësi hapësinore mbi 350 cm. Kjo është zonë në të cilën gjenden ligjëruesi dhe dëgjuesit.

Sipas disa hulumtimeve, përshtypja për një personalitet në masë më të madhe (deri 90%) formohet në 90 sekondat e para.

2. SHKATHTËSITË E TË DËGJUARIT

Pothuaj se gjysma e aktiviteteve të komunikimit paraqesin pranimin e porosive (verba-le d. m. th. gojore), përkatësisht dëgjim. Dëgjimi i mirë nënkupton se pranuesi i porosisë me kujdes dhe me kuptim e përcjell atë që është thënë. Komunikim ekziston vetëm atëherë kur, nëse dikush dëgjon, ai edhe e kupton porosinë, por edhe i shikon shenjat jo verbale, të cilat e përcjellin atë që është thënë.

Dëgjimi i ka katër komponentë themelore: vëmendje, dëgjim, mirëkuptim, dhe mbajtja mend.

Për vëmendje është i nevojshëm motivimi. Personi që dëgjon duhet të fokusohet në porosinë, e cila e pranon, që varet nga dëshira për ta ditur informacionin e përmbajtjes së porosisë. Të dëgjuarit është pranim fizik i pjesëve të zërit nga porosia, të cilave duhet tu jepet rëndësi dhe duhet të kuptohen në mënyrë të drejtë. Mbajtja mend paraqet mbajtje të porosisë në memorie.

Të dëgjuarit aktiv është element i rëndësishëm i procesit të komunikimit dhe paraqet shkathtësi themelore të komunikimit, në të cilin bazohen shkathtësitë tjera më të përbëra pro-fesionale. Të dëgjuarit aktiv në të vërtetë është përpjekje e dëgjuesit që t’i ndihmojë vetvetes, nga njëra anë dhe të bashkëbiseduesit në sqarimin e porosisë, nga ana tjetër, kur atë nuk e ka mjaft të qartë, meqenëse përcillet jo sa duhet në mënyrë precize.

Dëgjuesi i dekodon dhe i provon informacionet e pranuara nga bashkëbiseduesi, ashtu që i dërgon porosi se e ka dëgjuar dhe e ka kuptuar. Pjesë plotësuese të dëgjimit aktiv janë disa shkathtësi të caktuara profesionale dhe komunikatave, siç janë për shembull: parafrazimi, pa-rashtrimi i pyetjeve dhe të përfunduarit.

Page 40: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

40

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Parafrazimi zbatohet gjatë bisedës me qëllim që të sqarohet ajo që është thënë, ndërsa përbëhet nga ajo që dëgjuesi e përsërit me fj alë të veta nga ajo që e ka dëgjuar. Bëhet fj alë për “kthimin e asaj që është thënë, atij me të cilin fl et”. Parafrazimi i asaj që është thënë rëndom fillon me fj alët: “Do me thënë, Ju thoni..., “ ose “Me fj alë të tjera...”, ose “Siç e kuptova unë..., etj. Në këtë mënyrë folësit i jepet mundësi që ta përmirësojë apo ta vërtetojë atë, të cilën dëgjuesi e ka dëgjuar dhe kuptuar.

Parashtrimi i nën pyetjeve – Gjatë dëgjimit aktiv të rëndësishme janë edhe nën pyetjet, meqenëse parashtrohen me qëllim që të sqarohet ajo për të cilën fl itet. Nën pyetja që i parash-trohet bashkëbiseduesit duhet të jetë apostafat në temën e bisedës.

Të përfunduarit paraqet një ritregim të shkurtër të asaj që folësi e ka thënë dhe rëndom shfrytëzohet në fund të bisedës. Qëllimi i përfundimit është sqarimi i problemit dhe theksimi gjërave më të rëndësishme.

3. KOMUNIKIMI ME SHKRIM

Komunikimi me shkrim sigurisht është forma më e përdorur e komunikimit në kushte të sotme të punës së çdo ndërmarrjeje. Kujdes të madh duhet t’i kushtohet edhe rëndësisë së gjuhës së shkruar, si dhe stilit të shkrimit të dërguesit të informatës. Përdorimi i grafikeve, tabe-lave, memorandumeve, letrave afariste dhe raporteve janë mjete të domosdoshme në mbajtjen e komunikimit të suksesshëm. Shpeshherë komunikimi i suksesshëm duhet të shfrytëzohet para dhe pas komunikimit me shkrim, me qëllim që të sigurohet se, të gjitha elementet e shkru-ara në kontekst janë kuptuar drejtë. Derisa edhe në takime, në të cilat janë bashkangjitur ma-teriale të shkruara, duhet të kërkohet edhe mendim gojor që të sigurohet se vallë në mënyrë të kujdesshme i është fokusuar kah e shkruara.

Përparësitë e komunikimit me shkrim janë se ka argument për atë që është thënë, ndërsa e shkruara në letër qëndron, ndaj pranuesi është në situatë, në kohë të pakufizuar, që porosinë të mund ta lexojë më shumë herë14.

Duke u falënderuar kompjuterëve dhe aparateve për fotokopjim, ekziston mundësia për krijimin e dokumentacionit masiv me shkrim.

Ekzistojnë disa përparësi të komunikimit me shkrim:- Porosia e shkruara vazhdimisht e përsërit atë që është dhënë gojarisht- Mundëson që porosia të lërë gjurmë- Porosia që është e shkruar përherë merret parasysh më seriozisht.Por, ekzistojnë edhe tri mangësi kryesore të komunikimit me shkrim, edhe atë:- Komunikimi me shkrim përherë nuk mundëson që të provohet se porosia e dërguar

a është pranuar mirë.- Porosia me shkrim rëndom nuk është personale dhe nuk mundëson përgjigje sikurse

komunikimi gojor.- Komunikimi me shkrim e frenon fl eksibilitetin. Kur do ta shkruajë porosinë, dërguesi

duhet të qëndrojë në atë që e ka shkruar.Komunikimi i shkruar duhet të jetë vetëm një pjesë e procesit të komunikimit. Komu-

nikimi gojor duhet të shfrytëzohet para dhe pas komunikimit me shkrim, që të jetë i sigurt

14 Petkovski. К dhe Jankullovska. P. 2002, “Komunikimi profesional afarist”, Herakli komerc – Manastir

Page 41: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

41

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

se të gjithë elementet janë kuptuar saktësisht. Derisa edhe në takime në të cilat parashtrohen materiale të shkruara, duhet të kërkohet mendim gojor për të qenë të sigurt se vëmendja e çdo individi është drejtuar kah e shkruara. Përparësia themelore e komunikimit me shkrim është argumenti i ekzistimit të materialit të shkruar për atë tani më që është thënë dhe sfidimit të vëmendjes.

SHEMBULL PËR TEKST TË VEÇANTË TË SHKRUAR – RAPORT

RAPORT PËR “ALKALOID”- IN, SHA SHKUP

Alkaloidi SHA filloi me punën në vitin 1936, me 15 punëtorë si fabrikë e veçantë për ndarjen e morfinit nga opiumi në Ballkan, me emrin “Fabrika Jugosllave për alkaloide, dhe prodhime kimike e farmaceutike”.

Që nga themelimi e deri më sot, kanë ndodhur ndryshime të rëndësishme, si në organi-zimin ashtu edhe në pronësinë.

Në vitin 1945, fabrika vazhdon të punojë me emrin “Fabrika shtetërore federative për alkaloide”. Në vitin 1946 fabrika e ndërron emrin në Alkaloid dhe si fabrikë nga ajo federative kalon në pronësi shtetërore. Me lëshimin në përdorim të “Repartit të Galenit”, në vitin 1957, fillon me prodhimin e barërave të gatshme dhe fillon një zhvillim intensiv, rritje e fabrikës, përmirësimi i kushteve të punës, ndërtimi i objekteve të reja prodhuese dhe rritja e numrit të të punësuarve. Në vitin 1966, Alkaloidi integrohet me “Bilka Eksport Import” – Shkup, firmë e cila aktivitet themelor e kishte blerjen dhe eksportin e bimëve mjekuese dhe të afionit. Në vitin 1973 u bë bashkimi me fabrikën për prodhimin e sapunit dhe të kozmetikës “Cvetan Di-mov” nga Shkupi, dhe menjëherë pas saj edhe me “Lafoma”, fabrikë për prodhimin e materie-ve laboratorike kimike dhe foto materiale, me emrin e përbashkët Alkaloid industria kimike, kozmetike.

Në vitin 1990, Alkaloidi u regjistrua shoqëri aksionare me pronësi të përzier, me gjithsej 2. 892 aksionarë, të punësuar dhe punëtorë të mëparshëm në Alkaloid.

Në vitin 1995, komfor Ligjit për transferimin e ndërmarrjeve me kapital shoqëror, Al-kaloidi iu shit personave aksionarë, të cilët e morën udhëheqjen në afat prej 5 vitesh.

Tash punon si shoqëri aksionare në pronësi private. Kompania ka katër pjesë prodhuese: Farmacinë, Kiminë dhe Kozmetikën, Medikamentet, materiet përlyerje dhe katër njësitë orga-nike: Informatikë, Marketing, Punë të përgjithshme dhe financa. Pjesa prijëse e prodhimtarisë është farmacia.

Afro 40% nga shitja e përgjithshme bëhet në tregjet jashtë Maqedonisë. Alkaloid SHA punon sipas standardeve ndërkombëtare për të cilën janë fituar certifikata më prestigjioze, të cilat e garantojnë cilësinë e prodhimeve.

Aktivitet themelor i Alkaloidit SHA është prodhimi i prodhimeve farmaceutike, kimike, dhe kozmetike, si dhe prodhimet me prejardhje bimore. Përveç aktivitetit themelor Alkaloid SHA, mund të zhvillojë edhe tregti të vogël dhe të madhe si dhe qarkullim tregtar të jashtëm me prodhime ushqimore dhe jo ushqimore.

Alkaloid SHA planifikon që ta mbaj pozitën e vet udhëheqëse në tregun në Maqedoni. Qëllimi kryesor afatgjatë i kompanisë është që të pozicionohet si njëra nga kompanitë prijëse të farmacisë në Evropën Juglindore dhe të depërtojë në Evropën Perëndimore.

Page 42: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

42

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PJESË PRAKTIKE – PUNA INDIVIDUALE E NXËNËSVEPËRGATITJA E TEKSTIT TË THJESHTË - RAPORT

InstruksioneArsimtari jep detyrë, që çdo nxënës individualisht të përgatisë tekst individual tekst

të shkruar me përdorimin e teknologjisë informative e cila ka të bëjë me ngjarjen apo rastin. Ngjarjen nxënësi duhet në mënyrë të pavarur ta gjejë apo dallojë dhe me zgjedhje personale dhe qasje ta analizojë. Analiza e përgatitur duhet të jetë e shprehur me tekst të shkruar duke i respektuar teknikat dhe rregullat, të cilat janë sqaruar më poshtë. Në fund tekstet e përgatitura dorëzohen te arsimtari dhe organizohet një prezantim i shkurtër para nxënësve tjerë.

Teknikat e përpilimit të raportit në komunikimin intern 1. Nevojë për aft ësim të raportit, respektivisht aft ësim të përmbajtjes së tekstit me

përdorimin e fj alëve të cilët shfrytëzuesi i raportit i din dhe i kupton.2. Analiza e lexueshmërisë. Lexueshmëri do të thotë raporti i përgjigjet aft ësisë së

shfrytëzuesit që ta kuptojë dhe varet kryesisht nga dy faktorë: zgjedhja e fj alëve dhe gjatësisë së fj alisë. Edhe pse është drejt për drejt e lidhur, prapë se prapë ndarja e fj alisë ndikon në lexueshmërinë.

a) Zgjedhja e fj alëve, respektivisht zgjedhje e fj alëve, të cilat sa do që të jetë e mundur në mënyrë më precize tregojnë idenë themelore. Gjatë zgjedhjes së fj alëve duhet të dihen disa rregulla të caktuara15:

• Duhet të zgjidhen fj alë të cilat shfrytëzuesi i kupton; • Përdorimi i fj alëve me përshtypje – nga të gjitha format e të folurit, forma më me

përshtypje gjatë përpilimit të raporteve është folje e shoqëruar me emër, ndërsa ndaj-foljet dhe mbiemrat duhet sa më pak të shfrytëzohen16;

• Shfrytëzimi i fj alëve të njohura në vend të fj alëve të pa njohura;• Shfrytëzimi i kujdesshëm i nocioneve speciale; • Përdorimi i foljeve aktive në vend të atyre pasive; • Shmangie nga përdorimi i tepërt i foljeve të fshehura, respektivisht folje që në fj alinë

paraqitet si emër abstrakt;• Përdorimi i fj alëve të qarta; • Eliminimi i fj alëve diskriminuese.b) konstruksioni i fj alisë është faktor i rëndësishëm për përbuzën dhe logjikën e rapor-

tit. Radhitja përkatëse e fj alëve në fj ali mundëson komunikim të lehtë dhe të qartë. Çdo fj ali duhet në mënyrë të plotë dhe të qartë ta shpreh kuptimin17.

• Përdorimi i fj alive të shkurta;• Përdorimi ekonomik i fj alëve;• Shmangie nga frazat konfuze;• Eliminimi cilat nuk i japin kuptim fj alisë, të cilat nuk japin kuptim fj alisë;• Shmangie të përsëritjeve të panevojshme.• Th eksimi i fakteve;

15 Lubica Dimovska „Маrketingu dhe menaxhmenti”, Ligjërata të autorizuara - 2004. Gerard Nirnererg16 “Shkathtësitë e bisedave viti 200017 Petkovski К. dhe Jankulovska P. - 2002., „Komunikimi profesional dhe i pjesërishëm”

Page 43: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

43

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

• Rregullimi gramatikor i fj alëve në fj ali;• Kujdesi për dizajnin e paragrafit- paragrafi është grup fj alish të cilat përcjellin një

kuptim të caktuar18

• Veçanëria e paragrafit;• Paragrafët duhet të jenë të shkurtër;• Përdorimi efikas i fj alive kyçe;Të gjitha këto rregulla për shkrimin e raportit duhet të përdoren me vlerësim të mirë

paraprak. Shoqërimi i verbër kah rregullat mund të ndikojë që raporti të duket mekanik, apo prapë më shumë vëmendje do të tërheqë stili në vend të përmbajtjes. Për shembull, përqendrimi i përpiktë ndaj rregullave për fj alitë e shkurtra mund të ndihmojë që raporti të duket si filles-tar. E njëjta mund të thuhet edhe për rregullin e përdorimit të fj alëve të thjeshta, me qenë se mënyra e këtillë e të shkruarit i nënçmon lexuesit më të aft ë. Vendimi është që të përcillen rregullat e përgjithshme, por zbatimi i tyre të përcillet me mendim logjik.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit të mësojnë si shkruhet një tekst i thjeshtë, duke

shfrytëzuar teknika shkrimi.Koha 1 orë mësimore 45 minutaVendi Aktivitet hulumtues, në dhe jashtë shkollësForma Punë individualePërgjegjësia Arsimtar i lëndësMaterialet didaktike Tekste, video, të dhëna relevante, prezantime etj.Ndihmesat teknike Kompjuter.Rezultati nga puna Tekst i përgatitur i shkruar – raport prej 1 deri në 2 faqe.

PROCESI I TË MËSUARITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Paraqet detyrë dhe bën fj alën hyrëse para klasës për kahet e punës së nxënësve.

Dëgjim.

Detyra 5 min. Jep udhëzime dhe instruksione. Sqaron.

Dëgjim dhe shkrim.

Aktiviteti punues 25 min. Mentorin, jep instruksione, orienton, këshillon, tregon, vendos

Punë hulumtuese, analizë e teksteve, përpunimi i të dhë-nave, përgatitje të tekstit etj.

Prezantimi (sipas mundësive)

10 min. Gjeneralizon, nxjerr përfundime.

Lexim dhe analizë e mënyrës së përgatitjes së tekstit të shkruar.

18 Gerard Nirnererg - „Shkathtësitë e bisedimit”, V. 2000.

Page 44: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

44

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

4. ЕТIKA NË KOMUNIKIM

Komunikimi nuk paraqet vetëm bartje informatash. Çdo bartje e porosisë njëkohësisht përfshin edhe bartje të ndjenjave në lidhje me informacionin që e kemi. Komunikimi i plotë nënkupton njëkohësisht shikim, dëgjim, reagim, provim, interpretim dhe të ngjashme.

Për çdo ditë në vendet e ndryshme dhe në raste të ndryshme ballafaqohemi me proble-min e të dëshmimit. që t’i tregosh dikujt se je në të drejtë, më së shpeshti llogaritet si ngadhënjim personal mbi kundërshtarin, në këtë rast harrohet se grindja është njëra nga mënyrat për të zënë armiq. Po ashtu, gati se përherë ai që humb në grindjen llogaritet për të nënçmuar apo e humb një pjesë të krenarisë së tij.

1. Prandaj mënyra më e sigurt për qetësi personale është tu largohemi grindjeve dhe të tregojmë gjerësi të madhe, jo vetjak dhe tolerant në kontaktet me njerëz. Duhet të përpiqemi që të mos vijmë në situatë që të grindemi për çdo gjë, respektivisht ta respektojmë rregullin siç vijon: nëse dëshiron që nga ngatërresa të dalësh si ngadhënjimtar, përpiqu që me çdo kusht ta shmangësh.

2. Vështirë është të ndryshojë mendimi i të tjerëve edhe në kushte më të volitshme. Nëse diçka dëshirojmë të tregojmë, me doemos duhet atë ta bëjmë në mënyrë krejtësisht të kujdess-hme, ndërsa bashkë biseduesi i ynë atë të mos e ndjej. Respektojeni mendimin e të tjerëve dhe kurrë mos pushoni se nuk janë në të drejtë.

3. Kur jeni në të drejtë dhe në të jeni plotësisht të sigurt, përpiquni që të tjerët ti përfitoni me kujdes dhe me mençuri kah mënyra e juaj e të menduarit. Por, nëse keni të drejtë, që shpesh herë na ndodh, pranojeni atë me zë dhe pa hamendje.

4. Nëse duam që bashkë biseduesin ta përfitojmë kah mënyra e jonë e të menduarit, do-emos duhet tu shmangemi metodave të ashpëra të futjes së mendimeve tona. Bashkëbiseduesi patjetër duhet të ndjejë, a ne ti tregojmë se ne jemi mik i sinqert i tij: Gjenduni me njerëzit si me miqtë.

5. Përherë kur të gjendemi në rrezik t’i themi bashkëbiseduesit se nuk është në të drejtë, duhet të përpiqemi që me mençuri të,mendojmë dhe të parashtrojmë pyetje në të cilën përgjigja doemos të jetë e vërtetuar që në fillim të bisedës të fitoni sa më shumë pohim të përgjigjeve.

6. Ekziston rrezik i madh në komunikim që të vijmë në situatë të pa lakmueshme dhe të arrijmë efekt të kundërt nga ai i planifikuar nëse shpesh ndërhyjmë në fj alën e bashkë biseduesit. Patjetër duhet të mësohemi ta respektojmë, me durim ta dëgjojmë dhe të mos i ndërhyjmë në fj alë, edhe atëherë kur është plotësisht e qartë se nuk është në të drejtë. Në rast se e ndërpremë ekziston rreziku që në fillim ta kthejmë kundër vetes, a njëkohësisht është më se e sigurt se ai nuk do të na dëgjojë gjithnjë deri sa ta thotë mendimin e vetë. Prandaj, fj alën kryesore lejoni bashkëbiseduesit.

7. Askush nuk dëshiron që ta këshillojnë dhe t’i urdhërojnë. Shumë më i madh është motivimi kur dimë dhe ndjejmë se atë që e punojmë është sipas mendimit tonë dhe se të tjerët i respektojnë dhe i zbatojnë vendimet tona. Zgjojeni në njeriun ndjenjën se idesë është e tij dhe ashtu shumë lehtë do ta përfitoni për mënyrën personale të të menduarit.

8. Në vend që ta bindim bashkëbiseduesin se nuk ka të drejtë, shumë është e rëndësishme që ta kuptojmë dhe t’i zbulojmë shkaqet për qëndrimet dhe mendimet e tyre. Përpiquni që ti shikoni punët me sytë e të tjerëve

Page 45: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

45

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

9. njeriut patjetër duhet ti afrohemi me besim dhe ti tregojmë se e llogarisim për të sinqertë, të ndershëm dhe njeri korrekt, ndërsa ai do të na e kthejë në të njëjtën mënyrë.

Th irruni në sinqeritet dhe fisnikërinë e njerëzve 10. Qëndrimi ynë sipas biseduesit duhet të jetë bindës, i paluhatshëm dhe ti mënjanojmë

dhe zvogëlojmë gjurmët e dyshimit, respektivisht e rëndësishme është që të mundohemi men-dimet tona për bashkëbiseduesin të jenë të qarta dhe jo të dyanshme. Shprehni mendimet tuaja qartë dhe në mënyrë dramatike.

11. Për tu dalluar dëshira, për matjen e aft ësive personale me të tjerët, që të jesh i pari është e përbashkët për të gjithë njerëzit me shpirt të fuqishëm. Jo rrall sfida është nxitësi më i mirë i motivimit që të arrihet diçka në mënyrën më të mirë. Njerëzve duhet tu tregojmë se besojmë në aft ësitë e tyre, se do të qëndrojnë dhe se do të korrin sukses që ta realizojnë atë që e kanë paramenduar më mirë se çdo kush tjetër. Nxiteni në njerëzit dëshirën për tu shquar, për tu dalluar, për tu dalluar dhe për garë.

5. KOMUNIKIMI NËPËRMJET TEKNOLOGJISË INFORMATIVE

Në botën e sotme në globalizimin e zmadhuar të tregut dhe rajonalizimit ekonomik,puna nuk mund të jetë e suksesshme pa përdorimin e teknologjisë informative moderne kyçja në rrjetë e ndërmarrjeve dhe administratës publike, si dhe zhvillimi i internetit sollën deri te ndryshimet e mëdha në mënyrën dhe efikasitetin e punës së ndërmarrjeve.

Me zhvillimin e teknologjisë informative të mundësuar është komunikim i thjeshtë dhe i shpejtë, momentalisht bëhet bartje e sasive të mëdha të të dhënave në distanca të mëdha, zhvillimin dhe azhurnimin e dokumenteve multimediale, përcjellje digjitale të të mirave dhe shërbimeve, pagesë të drejtpërdrejt nëpërmjet internetit etj. të gjitha këto paraqesin elemente të formës së re të veprimit ekonomik.

Shfrytëzimi i teknologjisë informative në biznes i ka rrënjët nga vitet e 70 të shekullit të kaluar, me paraqitjen e të ashtuquajturës bartje elektronike të parave e cila zhvillohej nëpërmjet bankave. Në vitet e 80 të shekullit të kaluar u zhvilluan dy forma të reja të punë elektronike edhe atë:

- Ndërrimi elektronik i të dhënave dhe- Posta elektronike. Që të dyja teknologjitë kontribuan për zvogëlim të dukshëm të shfrytëzimit të letrës

dhe zmadhim të automatizimit në punë. Ndërrimi elektronik i të dhënave të ndërmarrjeve u mundëson dërgim dhe pranim të dokumenteve të punës në formën standarde elektro-nike edhe atë nëpërmjet shfrytëzimit të kanaleve të sigurta elektronike private të bartjes. Megjithatë ndërrimi elektronik i të dhënave ishte teknologji e shtrenjtë edhe atë kryesisht e përdorën ndërmarrjet e mëdha. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vend të rrjeteve private shfrytëzuan on-line rrjete shërbyese, të cilat kanë poseduar programe për ndërrime elektroni-ke të të dhënave. Gjatë viteve të 90 me paraqitjen e World Wide Web në kuadër të internetit për herë të parë është mundësuar puna e thjeshtë e rrjetit dhe njëkohësisht shpallje e thjeshtë dhe dërgim informatash. Është mundësuar dukuria e formave të llojllojshme të punës, ndërsa vetë puna u bë më e lirë, ndaj ndërmarrjet e vogla patën mundësinë për shfrytëzimin e punës

Page 46: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

46

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

elektronike. Me këtë teknologjia informative ua afroi tregun global ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Shfrytëzimi i rrjetit tani më nuk ishte privilegj vetëm i ndërmarrjeve të mëdha dhe të pasura, por në garë në tregun global u kyçën edhe ndërmarrjet më të vogla. Prandaj rreziku i vonesës për kyçje në mënyrën bashkëkohore të punës shprehet në humbjen e pozitave në treg. Nga ana tjetër, internetin si mënyra më e shpërndarë të shfrytëzimit të teknologjisë informa-tive kryesisht ka qenë e menduar si bazë e madhe e të dhënave shkencore dhe arsimore. Nga kjo, kuptojmë se roli kryesor i tij ka qenë arkivimi dhe komunikimi. Ashtu siç rritet numri i kompjuterëve të lidhur me internet, ashtu është rritur edhe numri i organizatave, të cilat kanë ofruar on-line informata, si dhe numri i pjesëmarrësve vizitorë në WEB – faqet.

Sot, interneti mundëson shërbime të shumëfishta: 1. Informata, nëpërmjet:• World Wide Web (merimanga e shpërndarë nëpër botë – WWW), krahasuar me

konsultimin e bibliotekës digjitale. • Grupe gazetarie – krahasuar revistat kushtuar temave të ndryshme. 2. Komunikimi, nëpërmjet; • Dërgim dhe pranim letrash elektronike:

- Programi për bisedë dhe dërgim të letrave, porosive, fotografive, programeve etj. FaceBook, Twiter, skype, Messenger, etj. – nëpërmjet lidhjes së drejtë të ngjashme me bisedat telefonike, që mundësohet nëpërmjet programit që mundëson bisedë në kohë reale;

- Posta elektronike (e-mail) – nëpërmjet lidhjes indirekte të ngjashme me postën; - Grupe diskutimi: nëpërmjet ndërrimit të porosive në kuadër të një grupi;- Konferenca: nëpërmjet lidhjes së drejt për drejtë dhe të përnjëhershme ndërmjet

më shumë shfrytëzuesve. • Bartja e të dhënave:

- Vënien e të datotekave kah porositë e bartura me ndihmën e postës elektronike; - Pranimi nga interneti nëpërmjet WWW; - Rrjeti prej pikës deri në pikë (P2P), që mundëson kopjim të datotekave nga komp-

juter të tjerë pa pagesë apo nëpërmjet çmimit të përgjysmuar.Nga kjo mund të thuhet se interneti paraqet mjet për zgjerimin e informacioneve dhe

për komunikim, duke ua lehtësuar punën nëpunësve publik dhe të punësuarve në ndërmarrjet.

Page 47: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

47

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PËRMBLEDHJE

Që të ndodh komunikimi duhet të ekzistojnë elementet në vijim: dhënësi i informacionit, lajmi, përkatësisht informacioni dhe pranuesi i informacionit.

Lajmi do me thënë informacioni transmetohet me:komunikim verbal dhe jo verbal.Komunikacion verbal faktikisht janë fj alët dhe fj alitë me të cilat shpallet informacioni

(zgjedhja e fj alëve dhe konstruksioni i fj alive). Komunikacion jo verbal – metakomunikimi,në të vërtetë e shoqëron komunikimin verbal,

ndërsa në të bëjnë pjesë: toni i zëri, shpejtësia e e të folurit, mbajtja e trupit, gjestet,shprehja e fytyrës, kontakti me sytë, largësia, hapësira e komunikimit dhe shënimi

Dëgjimi i mirë nënkupton se pranuesi i porosisë me vëmendje dhe me kuptim E përcjell atë që është thënë.

Të dëgjuarit aktiv është përpjekje e dëgjuesit që t’i ndihmojë vetvetes, nga njëra anë, dhe të bashkëbiseduesit në sqarim të porosisë, nga ana tjetër, kur atë nuk e ka mjaft të qartë, meqenëse transmetohet jo sa duhet në mënyrë precize.

Çdo transmetim i porosisë përfshin edhe transmetim ndjenjash në lidhje me informacio-nin të cilën e kemi.

Komunikimi i plotë nënkupton njëkohësisht shikim, dëgjim, reagim, provim, interpretim etj.Në botën e sotme në zmadhimin e globalitetit të tregut dhe të rajonalizimit ekonomik, puna

nuk mund të jetë e suksesshme pa përdorimin e teknologjisë moderne informative. Rrjetëzimi i ndërmarrjeve dhe i administratës publike, si dhe zhvillimi i internetit, sollën deri te Ndryshimet e mëdha në mënyrën dhe efikasitetin e punës së ndërmarrjeve.

Pyetje për përsëritje dhe përforcim:

1. Cilat janë elementet e komunikimit?2. Si përcillet lajmi, përkatësisht informacioni?3. Çka përmban komunikimi jo verbal?4. Çfarë paraqet etika në komunikim?5. Si realizohet dëgjimi aktiv?6. Si është rëndësia e komunikimit nëpërmjet tekstit të shkruar?7. Çfarë është rëndësia e internetit në botën bashkëkohore të komunikimit?

Page 48: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 49: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

TEMA 4Koncepti themelor në ekonomi

PËRMBAJTJA1. Nevojat2. Prodhimet dhe shërbimet Pjesa praktike – përgatitja e prodhimit3. Faktorët e prodhimtarisë Pjesa praktike – përgatitja e prodhimit të thjeshtë dhe organizimi i panairit të prodhimeve4. Oferta dhe kërkesa5. Çmimi

QËLLİMETNxënësi/nxënësja- e njeh nocionin nevoja;- e sqaron nocionin prodhim/shërbim;- i dallon faktorët e prodhimtarisë;- e sqaron ofertën dhe kërkesën;- përgatit prodhim;- e njeh nocionin çmim;- i dallon mënyrat e ndryshme të formimit të çmimit.

NOCIONET KYÇENEVOJAPROSHIMISHËRBIMIOFERTAKËRKESAÇMIMI

Page 50: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 51: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

51

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

1. NEVOJA

Njeriu vazhdimisht duhet të kënaqë nevoja të ndryshme: nevoja për ushqim, veshje, mbathje, mobileje dhe pajisje për amvisëri, për nxehje, ndriçim, higjienë, arsimim, argëtim, udhëtimi, etj.

Nevoja është ndjenjë e mungesës së ndonjë prodhimi apo shërbimi dhe tentim për të mënjanuar atë ndjenjë të pakënaqësisë.

Nevojat zakonisht grupohen në nevoja natyrore (materiale) dhe kulturore (jo materiale).Nevojat natyrore janë ato nevoja të njeriut që i ja imponon vetë natyra si qenie e gjallë

e civilizuar, por kënaqësitë e të cilave janë të domosdoshme që të sigurojë mbijetesën e tij. Në këtë lloj të nevojave përfshihen: ushqimi, veshjet, nxehjet, banesat, këpucët etj

Nevojat kulturore janë ato nevoja të cilat njeriut ia imponon mjedisi shoqëror në të cilin ai jeton. Kënaqësia e tyre është e domosdoshme që të përmirësohet kualiteti i jetës së njeriut. Nevojat e tilla janë: leximi i librave dhe revistave, të dëgjuarit e muzikës, vizita e shfaqjeve dhe ekspozitave teatrale dhe të filmit, arsimimi, shëndetësia, sporti, udhëtimet etj.

2. PRODHİMET DHE SHËRBİMET

Objektet me të cilat kënaqen nevojat e njeriut quhen prodhime. Në varësi nga ajo se në çfarë mënyre krijohen, ato ndahen në prodhime natyrore materiale dhe prodhime ma-teriale të cilat janë rezultat i punës së njeriut. Njerëzit përdorin mallra të caktuara materia-le të cilat i ka krijuar vetë natyra duke i përdorur të papërpunuara. Megjithatë, për shkak të shumëllojshmërisë dhe numrit të madh të nevojave, ato duhet të ndërmarrin aktivitete të prod-himit, për të modifikuar dhe aft ësuar materiet natyrore për nevojat e tyre. Ato prodhime të cilat njeriu i përdor për kënaqjen e nevojave të tij pa i ndryshuar dhe përpunuar quhen prodhime natyrore. Në këtë lloj të prodhimeve bëjnë pjesë potencialet e deteve, të liqeneve apo lumenjve, uji burimor për pije, ajri etj.

Prodhimet ekonomike (të prodhuara) janë prodhime të cilat janë të fituara nëpërmjet procesit të trajtimit dhe të përpunimit (të prodhimit): veshja, këpucët, kompjuterët, pica, kar-buranti etj.

Një numër i madh i nevojave të njeriut kënaqen me përdorimin e shërbimeve. Shërbimet janë prodhime të cilat njeriu nuk mund t’i prekë, por mund t’i ndjejë. Për shembull, të tilla janë: kontrolli mjekësor, riparimi i automobilit, vozitja me taksi etj.

PJESA PRAKTİKE – PUNA E NXËNËSVE NË GRUPE PËRGATİTJA E PRODHİMİT

InstruksionePër qëllimet e ushtrimit përpunimi i prodhimit arsimtari i ndan nxënësit në 4 grupe.

Pastaj, në kuadër të kohës së orës mësimore i nxit nxënësit në grupe për të prodhuar prodhim ose shërbim (produkt), duke përdorur materialet në dispozicion, artikujt, shkathtësitë, aft ësitë dhe përvojat të cilat gjenden vetëm në hapësirën e klasës.

Page 52: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

52

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Kusht për zbatimin e ushtrimit është respektimi i kohës së caktuar për punën krijuese dhe kohën për shitje. Është e nevojshme të orientohet kreativiteti i nxënësve që në afat të shkurtër kohor të krijojnë prodhim të cilin pastaj do të përpiqen për ta shesin atë. Roli i arsimtarit është që pas prodhimit ose përgatitjes për zbatim të shërbimeve, por brenda afatit të parashikuar për blerjen apo shitjen e prodhimit ose shërbimit të bëjë zgjedhje cili më së miri i plotëson kriteret e cilësisë apo dobisë. Gjithashtu, arsimtari në vlerësimin e prodhimeve apo shërbimeve duhet të vlerësojë këmbënguljen dhe kreativitetin e nxënësve në bindjen për të shitur prodhimin.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit ta zhvillojnë kreativitetin për përpunim të prodhimit dhe

të tregojnë shkathtësi në shitje.Koha 1 orë mësimore - 45 minutaVendi KlasaForma Puna në grupPërgjegjësia Arsimtar i lëndësMaterialet didaktike Të gjitha mjetet të cilat gjenden në klasë, si dhe shkathtësitë dhe

përvojat e nxënësve.Ndihmesat teknike Të gjitha mjetet të cilat mund të përdoren që të arrihet qëllimi i

prodhimit të përgatitur në një kohë të caktuar.Rezultati nga puna Përgatitja e një prodhimi të thjeshtë dhe funksional.

PROCESI I TË MËSUARITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Jep instruksione dhe bën ndarje të nxënësve në grupe.

Dëgjim

Detyra 5 min. Jep udhëzime dhe instruksione.Shpjegon për mënyrën dhe kushtet për zbatim të ushtrimit.

Vijon udhëzimi

Aktiviteti punues - prodhimtaria

15 min. Mentoron,Jep instruksione dhe orientime,Këshillon,Tregon,Përkujton

Bëjnë zgjedhje të prodhimit dhe shërbimit të cilin do ta prodhojnë.I mbledhin materialet dhe mjetet e nevojshme. të cilat do të përdoren gjatë formimit të prodhimit.E përpunojnë prodhimin ose bëjnë përgatitje për kryerje të shërbimit të cilin do ta ofrojnë.

Page 53: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

53

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Aktiviteti punues - shitja

20 min. Vështron, vlerëson, zgjedh.(Arsimtari me rend shkon prej grupi në tjetrin dhe i vështron prodhimet e ofruara me qëllim që të bëjë zgjedhe të prodhimit më të mirë).Arsimtari duhet të zgjedhë vetëm një prodhim nga një grup.

Nxënësit nga grupet e ndryshme tentojnë që me metoda dhe aktivitetet më të ndryshme ta tërheqin vëmendjen e arsimtarit dhe ta bindin që ta zgjedhë prodhimin e tyre.

Prezantimi 15 min. I prezanton dhe i shpjegon shkaqet për zgjedhje të prodhimit.Përgatit shpërblim për grupin i cili e shet prodhimin.

Dëgjim, analizim.

3. FAKTORËT E PRODHİMİT

Puna si faktor i prodhimitFaktori i parë i prodhimit është puna e njeriut, d.m.th. njerëzit me përvojën e tyre

në prodhim dhe shprehitë në punë. Puna është proces në mes njeriut dhe natyrës. Ajo është veprimtari e synuar dhe e arsyeshme me të cilën ajo e ndryshon dhe e përshtat natyrën për nevojat e veta. Puna si aktivitet manifestohet në shpenzimin e fuqisë njerëzore dhe në shfrytëzimin e shkathtësive dhe aft ësinë të tyre me qëllim që të prodhohen produkte të veçanta. Pra, që njerëzit të mund të prodhojnë, duhet të zotërojnë njohuri, aft ësi dhe përvoja të duhura. Përveç kësaj, këtu bëjnë pjesë edhe aft ësitë e punës dhe disiplina në punës etj.

Kapitali si faktor i prodhimitFaktori i tretë i prodhimit është kapitali. Si kapital konsiderohet ai që njeriu e vë në mes

vetes dhe burimeve natyrore në procesin e zbatimit të aktiviteteve të biznesit, gjithçka që njeriu e përpunon apo i rregullon materiet natyrore kah nevojave të tyre. Këtu bëjnë pjesë të gjitha llo-jet e mjeteve, makinat, pajisjet, veglat, ndërtesat, makinat, instalimet, konstruksionet, mjetet etj.

Toka si faktor i prodhimitFaktori i tretë i prodhimit është toka. Ajo është burim natyror, në të cilin njeriu vepron

me mallra kapitale për të prodhuar. Toka është mjet i përpunimit në bujqësi – që të merren prodhimet bujqësore, si dhe në xehetari – që të merren xehet dhe mineralet. Megjithatë, kjo nuk është e vështirë që të kuptohet se toka nuk është i vetmi burim natyror në të cilin vepron puna e njeriut, por se rezultatet e caktuara të punës njerëzore bëhen lëndë e përpunimit. Bu-rim i tillë natyror i cili u krijua si rezultat i përpjekjeve të njeriut në proceset e mëparshme të prodhimit quhet lëndë e parë. Për shembull, toka si burim natyror përdoret që të merret grurë. Gruri nuk është prodhim natyror, por është rezultat i punës, sepse për prodhimin e tij është

Page 54: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

54

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

investuar punë njerëzore. Kur gruri do të dërgohet në mulli që të fitohet miell, ai në atë proces shërben si burim natyror, pra ka rolin e lëndës së parë.

Sipërmarrësia si faktor i prodhimitSipërmarrësia si faktor i prodhimit mund të kuptohet si punë e veçantë dhe krijuese

e njeriut i cili e vë në punë. Aft ësia në punë e sipërmarrësit që të njohë mundësitë e tregut, që të krijojnë diçka të re, të reagojë në kohë reale etj., e bën atë të ndryshme në aspektin e punës së punëtorëve të tjerë. Kjo kontribuon në suksesin dhe progresin e ndërmarrjes e cila përfundimisht e mat nivelin e fitimeve të realizuara.

Sipërmarrësi jo vetëm që e inicion, e drejton dhe e organizon punën në ndërmarrje, por ai e investon kapitalin e vet, ashtu që të bëjë fitim dhe ta mbajë rrezikun e dështimit në biznes.

PJESA PRAKTİKE – PUNA E NXËNËSVE NË TANDEMPËRGATİTJA E PRODHİMİT TË THJESHTË DHE ORGANİZİMİ I PANAIRIT TË PRODHIMEVE

InstruksioneArsimtari i nxit nxënësit që në kushte shtëpiake të prodhojnë produkte të thjeshta, si për

shembull mallra të pjekur - bukë. Për këtë qëllim ai organizon grupe të vogla, së bashku ose in-dividualisht për përpunimin e prodhimit. Nxënësit në mënyrë të pavarur i sigurojnë përbërësit, mjetet dhe materialin e nevojshme dhe me përpjekje personale kërkojnë të përpunojnë prod-him i cili është funksional. Pastaj, prodhimin e përpunuar e paraqesin në klasë, kështu që do të organizohet panair. Në panair do të marrin pjesë prodhuesit të cilët në shtande të gatshme do paraqesin prodhimet e tyre. Duhet të tentohet që të përgatiten prodhime të ndryshme, por të llojit të njëjtë, si për shembull prodhime të pjekura, byrek, bukë, kifl e etj., për të arritur llojllojshmëri dhe krijimtari më të madhe në mesin e nxënësve.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit të prodhojnë prodhim të thjeshtë.Koha 4 orë mësimore nga 45 minutaVendi Aktivitet prodhues në kushte shtëpiake dhe organizim të panairit

në shkollë.Forma Tendam dhe punë individualePërgjegjësia Arsimtar i lëndësMaterialet didaktike Tekste, video, receta, prezantim etj.Ndihmesat teknike Përbërës, enë, materiale etj.Rezultati nga puna Prodhim i pjekur i thjeshtë i përgatitur dhe funksional.

Page 55: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

55

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PROCESI I TË MËSUARITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Shpjegon për faktorët e prodhimit.

Dëgjim.

Detyra 5 min. Jep udhëzime dhe instruksione për zgjedhje të kushteve të prodhimit të thjeshtë (prodhim i pjekur)

Dëgjim dhe udhëzim.

Aktiviteti punues në kushte shtëpiake

135 min. / - Përcakton përbërës të nevojshëm të prodhimeve të thjeshta (të pjekura);- Siguron materiale të nevojshme, mjete dhe receta të prodhimeve të thjeshta (të pjekura);- Përpunon prodhim të thjeshta (të pjekur);

Aktiviteti punues në kushte shkollore

5 min. MentoronJep instruksione,Drejton, Këshillon,Tregon,PërkujtonNxitje të nxënësve për organizim të hapësirës së panairit në kushte shkollore - shkolla.

Organizim të hapësirës nëpërmjet zbukurimit ose përshtatjes së kushteve kah nevojat e panairit.

Prezantimi 30 min. Nxit, drejton, tregon, ndihmon, këshillon etj.

Ekspozim të prodhimeve në një hapësirë të përshtatshme të përgatitur në klasëParaqitje ose demonstrim të karakteristikave të përpunimit të prodhimeve nga ana e nxënësve

Page 56: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

56

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

4. OFERTA DHE KËRKESA

Nën ofertë nënkuptohet sasitë e ndryshme të prodhimeve dhe shërbimeve të cilat bizneset dëshirojnë dhe mund t’i prodhojnë dhe shesin me çmime të ndryshme në kohë të caktuar.

Çmimet ndikojë ndaj furnizimit të prodhimeve dhe shërbimeve. Bizneset dëshirojnë dhe mund të ofrojnë më shumë prodhime dhe shërbime, kur çmimet rriten. Pra, çmimi më i lartë i prodhimit në treg, praqet sfidë për prodhuesit për të rritur prodhimin ose furnizimin e atij produkti. Tendenca e tillë, kur si pasojë e rritjes së çmimit të një prodhimi apo shërbimi të caktuar rritet oferta e tij, në teorinë ekonomike njihet si ligj i ofertës. Kjo është paraqitur në tabelën nr 1 dhe në figurën nr. 1.

Figura nr. 1. Lakorja e ofertës e një prodhimi të caktuar

Tabela nr. 1

Nr. rend

Çmimi i tregut

sasia e ofruar

Çmimi i prodhimit të caktuar

Sasia e ofruar

Përveç çmimit, ekzistojnë faktorë të tjerë të cilët e përcaktojnë ofertën, si për shem-bull fitimet e ndërmarrjes, përparimet në teknologji, vëllimi i prodhimit, lëvizja e çmimeve në faktorët e prodhimit, çmimet e prodhimeve të cilat janë të lidhura me prodhimin tonë etj.

Ana tjetër e tregut19, përkundër ofertës, quhet kërkesë. Kërkesa do të thotë sasi e prod-himeve dhe shërbimeve për të cilat kanë nevojë konsumatorët (bizneset, shteti dhe familjet) që ta blejnë për të kënaqur nevojat tyre, në kohë të caktuar dhe çmim të caktuar. Kërkesa nuk është madhësi konstante. Ajo ndryshon me kalimin e kohës në varësi të shumë faktorëve. Faktorët më të rëndësishëm, të cilët e përcaktojnë madhësinë dhe strukturën e kërkesës, janë: ni-veli i çmimeve të prodhimeve dhe shërbimeve dhe fuqia blerëse e konsumatorëve, përkatësisht shuma e të ardhurave të tyre. Është e kuptueshme se kur do të rritet çmimi i prodhimit të cak-tuar, sasia e cila kërkohet në treg për këtë prodhim do të ulet dhe anasjelltas (shih tabelën nr. 2 dhe figurën nr. 2). Raporti i tilla i kërkesës dhe çmimeve është i njohur edhe si Ligji i kërkesës.

19 Termi treg nënkupton shkëmbim të organizuar të mallrave, të shërbimeve, të parave, të kapitalit, të letrave me vlerë, të forcës së punës, të informacionit, etj., midis subjekteve ekonomike në një ekonomie.

Page 57: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

57

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Nr. rend

Çmimi i prodhimit të caktuar

Sasia e kërkuar

Tabela nr. 2

çmimi i prodhimit

sasia e kërkuar

Figura nr. 2. Lakorja e kërkesës së një prodhimi të caktuar

5. ÇMIMI

Çdo prodhim ose shërbim i cili ofrohet në treg ka çmimin e vet. Çmimi shprehet nu-merikisht, në monedhë të veçantë (denar, euro, dollar, etj.) Për shembull, një libër kushton 250 denarë. Çmimi përfaqëson shumën e parave që shitësi e pret ta marrë nga blerësi në shitjen e mallrave ose shërbimeve. Për blerësit, çmimi përfaqëson sasinë e parave që duhet ta paguajë për njësi të prodhimit ose shërbimit.

Me çmimin shprehet vlera e tregut të mallrave ose shërbimeve, ose vlera e tregut të faktorëve të prodhimit të cilët janë përdorur për të prodhuar njësi të prodhimit ose shërbimit. Prandaj, mund të thuhet se çmimi në fakt është shprehje monetare e vlerës së prodhimit ose shërbimit.

Shpenzimet e bëra në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve tregohen nëpërmjet çmi-meve të tyre. Çmimet japin informacione të cilat u ndihmojnë prodhuesve dhe konsumatorëve që të sjellin vendim.

Çmimi në bazë të kostos. Për prodhimin e çdo produkti duhet të përdoren lëndë të para dhe materiale, të angazhohen punëtorë dhe të shpenzohet energji. Që të sigurohet e gjithë kjo nevojiten të dhëna në para të cilat prodhuesi patjetër duhet t’i paguajë që për atë paraqesin shpenzime. Kjo mënyrë e çmimeve fillon nga supozimi se niveli i çmimeve duhet të mbulojë shpenzimet e punës në biznes. Shpenzimet e bëra për të prodhuar shpenzime e formojnë çmimin e kostos. Kjo pronarit të biznesit i tregon se sa kushton prodhimi i mallrave ose shërbimeve, respektivisht se sa shumë të të dhënave në para ka bërë ose duhet të bëjë për të prodhuar një mall ose shërbim.

Çmimi i themeluar mbi parimin e tregut. Baza për përcaktimin e çmimeve në kushtet e ekzistencës së marrëdhënieve konkurruese në treg, është ndër-marrëdhënie midis ofertës dhe kërkesës, me çka mund të krijohen kushtet e mëposhtme:

1. Në kushte të ekzistimit të ndryshimit të ofertës së tregut, me zvogëlim të kërkesës (oferta mbetet e njëjtë), ulet çmimi i prodhimit;2. Ndryshimi i ofertës gjatë kërkesës së pandryshuar gjithashtu ndikon në ndryshimin e çmimeve. Veçanërisht, rritja e ofertës çon në çmime më të ulëta dhe anasjelltas.

Page 58: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

58

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

3. Gjatë ndryshimit të njëkohësishëm të kërkesës dhe ofertës, mund të krijohen raporte të ndryshme në varësi të intensitetit të ndryshimeve. Kështu, si zakonisht mund të mer-ren katër marrëdhëniet themelore:

- gjatë rritjes së barabartë të ofertës së kërkesës dhe prodhimit, çmimi i prod-himit të mbetet i pandryshuar;

- rritja më e madhe e kërkesës nga oferta e prodhimit të caktuar çon në rritje të çmimit të tij;

- intensiteti më i madh i rritjes së ofertës nga kërkesa çon në zvogëlim të çmi-mit dhe

- zvogëlimi i kërkesës dhe ofertës së prodhimit me intensitet të barabartë nuk shkakton asnjë ndryshim në çmimin e prodhimit.

SHEMBULL PËR ÇMİM TË BALANCUAR

Çmimet e larta i nxitin konsumatorët që t’i zvogëlojnë furnizimet, kurse prodhuesit ta rritin prodhimin. Nga ana tjetër, çmimet e ulëta kanë efekt të kundërt. Prodhuesit duan me çmime të ulëta të ofrojnë më pak prodhime, kurse konsumatorët të blejnë më shumë prodhime në treg. Nga ky aspekt, duket se blerësit dhe shitësit nuk do të pajtohen mbi shumën e prodhi-meve dhe shërbimeve të cilat ata duan t’i blejnë ose shesin. Por në praktikë ekziston i ashtuqu-ajtur çmim i qëndrueshëm në të cilin oferta dhe kërkesa janë të barabarta, respektivisht çmimi me të cilin blerësit duan të blejnë të njëjtën sasi të prodhimeve sa edhe shitësit duan të shesin.

Me çdo çmim tjetër, ekuilibri i tregut çrregullohet, kështu që ne themi se tregu ka mungesë apo tepricë për një prodhimi të caktuar.

Mungesa e tregut ndodh kur blerësit duan të blejnë më shumë sesa shitësit duan të shesin, respektivisht kërkesa është më e madhe se oferta për prodhim të veçantë. Për shem-bull, me çmim prej 1 dollar shitësit duan të ofrojnë dhe të shesin 5 copë të prodhimit, ndërsa konsumatorët për të njëjtin çmim duan të blejnë 25 copë (figura nr. 3). Në kushte të tilla, ngase nuk ka konkurrencë midis blerësit, shitësi e rrit çmimin 2 dollarë. Çmimi më i lartë i motivon shitësit për të ofruar sasi të madhe të prodhimit, në rastin tonë 10 prodhime. Në të njëjtën kohë, konsumatorët e zvogëlojnë sasinë e kërkuar prej 25 në 20 prodhime. Ngase tregu ka ende mungesë apo kërkesa është më e madhe se oferta, vazhdon konkurrenca në mes konsumatorëve. Prandaj, prodhuesi përsëri e rrit çmimin në 3 dollarë dhe ofron 15 prodhime. Çmimi i rritur i detyron konsumatorët që edhe një herë të zvogëlojnë sasinë e kërkuar prej 20 në 15 prodhime. Në këtë moment as konsumatorët as prodhues e dinë se shuma e ofertës dhe kërkesës janë të barabarta. Pastaj, prodhuesi pas lëvizjes së kërkesës nga periudha e kaluar dhe dëshirës për të arritur fitime më të mëdha, e rrit çmimin në 4 dollarë dhe ofron 20 prodhime në treg. Çmimi më i lartë e zvogëlon kërkesën prej 15 në 10 prodhime. Tani, në treg ka prodhime të tepërta.

Teprica e prodhimit në treg paraqitet kur prodhuesit duan të shesin më shumë sesa blerësit duan të blejnë, respektivisht oferta është më e madhe se kërkesa. Prandaj, konkurrenca lëviz në mesin e prodhuesve. Kjo i detyron ata që të ulin çmimin dhe sasinë e prodhimeve të ofruara. Kjo do të ndodhë deri në momentin kur oferta do të barazohet me kërkesën (figura. 3).

Çmimi me të cilin sasia e ofertës së prodhimit është e barabartë me sasinë e kërkesës së tij quhet çmimi ekuilibër.

Page 59: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

59

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

çmimi i prodhimit/çmimi i tregut

sasia e ofruar dhe e kërkuar

çmimi i balancuar

kërkesa oferta

Figura nr. 3. Çmimi i balancuar

PËRMBLEDHJE

Njeriu vazhdimisht duhet të përmbushë nevojat e ndryshme: nevoja për ushqim, veshje, këpucë, mobilie dhe pajisje shtëpiake, për ngrohje, dritë, higjienë, arsim, argëtim, udhëtim, etj.

Nevoja është ndjenjë e mungesës së prodhim ose shërbimit dhe tentim që të mënjanohet ajo ndjenjë e pakënaqësisë.

Nevojat grupohen zakonisht në nevoja natyrore (materiale) dhe kulturore (jomateriale).Mjetet me të cilat kënaqen nevojat e njeriut quhen prodhime. Në varësi të asaj se si krijo-

hen, ato ndahen në mallra të përbashkëta natyrore materiale dhe produkte materiale të cilat janë rezultat i punës së njeriut.

Shumë nevoja njerëzore plotësohen duke përdorur shërbimet. Shërbimet janë prodhime të cilat njerëzit nuk mund t’i arrijnë, por mund t’i ndjejnë. Këtu bëjnë pjesë: kontrolli mjekësor, riparimi i makinave, vozitja e taksisë etj.

Faktorët e prodhimit janë: puna, kapitali, toka dhe sipërmarrësia.Nën ofertë nënkuptohet sasia e ndryshme e prodhimeve dhe shërbimeve të cilat bizneset

dëshirojnë dhe mund t’i prodhojnë për të prodhuar dhe shitur me çmime të ndryshme në kohë të caktuar.

Kërkesa do të thotë sasi e prodhimeve dhe shërbimeve për të cilat kanë nevojë konsumatorët (bizneset, shteti dhe familjet) që ta blejnë për të kënaqur nevojat e tyre, në kohë të caktuar dhe çmim të caktuar.

Me çmimin shprehet vlera e tregut të mallrave ose shërbimeve, ose vlera e tregut të faktorëve të prodhimit të cilët janë përdorur për të prodhuar njësi të prodhimit ose shërbimit.

Page 60: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

60

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Pyetje për përsëritje dhe përforcim:

1. Cilat janë nevojat natyrore, e cilat njerëzore dhe kulturore?2. Çfarë nënkuptoni nën nocionin të mirat (prodhimet) ekonomike?3. Numëroni dhe shpjegoni faktorët e prodhimit.4. Çfarë është oferta?5. Çfarë është kërkesa?6. Çfarë është çmimi i prodhimit?

Page 61: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

TEMA 5

Zhvillimi profesionalPËRMBAJTJA1. Zhvillimi profesional2. Karriera dhe mundësi karriere Pjesa praktike – Prezantimi i aktivitetit hulumtues për mundësitë e medieve nëpërmjet së cilave shpallen vendet e reja të punës

QËLLİMETNxënësi/nxënësja- e njeh nevojën për zhvillimin profesional;- e njeh rëndësinë e kualifikimeve për vende të punës;- përcjell dhe analizon shpalljet për vendin e punës

NOCIONET KYÇEPROFESIONIKARRIERA SHPALLJA PËR VENDIN E PUNËS

Page 62: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 63: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

63

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

1. ZHVİLLİMİ PROFESİONAL

Profesioni është një nga tiparet thelbësore të njeriut. Çdo njeri punon diçka dhe përpiqet të fitojnë njohuri dhe aft ësi, sepse ato i mundësojnë që detyrat t’i kryejnë në mënyrë kualitative dhe të suksesshme. Termi profesion e tregon të pasurit e profesionit (zejes) dhe të pasurit e njohurive, aft ësive dhe kushteve për punë të caktuar, d.m.th. veprimtari. Ngase puna njeriut i siguron mjete për të mbijetuar, prandaj profesioni është një nga çështjen më të rëndësishme në jetën e njeriut.

Çdo njeri (së bashku me të afërmit e tij), mendon gjatë për orientimin profesional, angazhohet të mbarojë trajnimin, përpiqet të gjejë dhe të fillojnë punë dhe ta ruajë atë, bën përpjekje që sa më mirë të përsoset dhe të zhvillohet në “mjeshtër” të zanatit. Kjo e tangon çdo njeri në mendjen e tij, por kjo për të është detyrë e madhe morale.

Etika profesionale i referohet aspekteve morale të punës. Për shembull, ekzistojnë stan-darde të veçanta etike në lidhje me aktivitetin përkatës:

• nevoja për veprim cilësor në profesion;• nevoja për të përmirësuar njohuritë;• nevoja për të shmangur rreziqet në punë;• serioziteti në kryerjen e detyrave.Në etikën profesionale përfshihen kushtet e duhura ekonomike në veprim:• përdorimi i duhur dhe ruajtja e pajisjeve;• higjiena në dhomat e punës;• përmirësimi i kushteve të punës dhe për qëndrim në dhomat e punës;• përmirësimi i aspekteve ekonomike të veprimit (kursimet, të ardhurat, shpërndarja

e barabartë, etj.)Veçanërisht dimension i rëndësishëm i etikës profesionale është ngritja profesionale:• avancimi personal dhe plani kualifikues;• ruajtja dhe përmirësimi i forcën dhe energjisë fizike;• ruajtja dhe përmirësimi i performancën mendore të personit;• zgjerimi i kontakteve dhe marrëdhënieve me kolegët;• informimi i mirë për zhvillimin e zejtarisë, mjeteve dhe teknologjive të reja etj.Bëhet fj alë për një varg të vlerave, normave, angazhimeve dhe detyrave të cilat duhet t’i

bëjnë profesionistët në sferën përkatëse të aktivitetit.Vlerësohet interesi, këmbëngulja dhe elasticiteti profesional në përmbushjen e detyrave.

Nga profesionisti kërkohet që të sillet në përputhje me profesionin, për të mbajtur karakterin dhe nderin e tij, për të promovuar profesionin, për të përfaqësuar mirë dhe për të luft uar për të.

Në çdo profesion i rëndësishëm është dimensioni moral i afërsisë me ata të cilët punojnë në punë të njëjtë ose të ngjashme. Kjo quhet kolegjialitet - punë dhe marrëdhënie të mira mo-rale mes kolegëve (d.m.th. në mes atyre që punojnë diçka të ngjashme, dinë të njëjtat gjëra dhe kanë të njëjtin qëndrim apo të ngjashëm në veprim). Në mesin e këtyre profesionistëve është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim, lidhshmëri gjatë veprimit, shkëmbim të informacionit, domethënë duke ndihmuar njëri-tjetrin.

Page 64: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

64

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

2. KARRİERA DHE MUNDËSİTË E KARRİERËS

Esenca e karrierësTermi karrierë do të thotë rrugë, ose pjesë të rrugës, të cilat personi i kalon në jetën

e tij, ashtu që të paraqesë njohuritë dhe aft ësitë e tij. Karriera është shprehje e vlerave dhe procedurave të personalitetit dhe nënkupton realizimin e punës së dikujt dhe ambiciet morale të dikujt.

Karriera shënon suksesin e personit në punë. Ai sukses nuk matet vetëm nga rezultatet e caktuara, por nga të arriturat e përgjithshme të personit. Prandaj është aq e rëndësishme lëvizja e punës së personalitetit në kuptim: konsistenca e suksesit, çfarë rezultate dhe dështime ka bërë, çfarë është kuptimi i realizimeve etj.

Dimensioni etik i personalitetit është shumë i rëndësishëm për karrierën e tij. Për shembull, përpjekja, këmbëngulja dhe durimi paraqesin karakteristika etike të personalitetit të cilat përcaktojnë karrierën e personit dhe zhvillimin e karrierës. E njëjta ka të bëjë edhe me përpjekjet që të fitohet njohuri, të përsoset, të zhvillohen shkathtësitë, të theksohet ajo që është mësuar, gjithmonë të mësohet dhe të përparohet në kuptim profesional. Anë shumë e rëndësishme etike e karrierës është fryma afariste e individit - në kuptimin e: risisë, kursimit, të ardhurave të mira dhe të qëndrueshme, të pasurit e sistemi të mirë të vlerave rreth jetës dhe marrëdhënieve me njerëzit.

Mësimi në funksion të zhvillimit të karrierësMësimi, qëllimisht ose rastësisht, e ndjek njeriun gjatë gjithë jetës së tij dhe është kërkesë

thelbësore në të gjitha kulturat dhe moshat. Mësimi i ndihmon njerëzit të përshtaten me situ-atat dhe kërkesat e reja, t’i rregullojnë përvojat për të interpretuar rezultatet, për të shmangur gabimet dhe bredhjet e kaluara.

Për marrjen e vazhdueshëm të njohurive dhe aft ësive, respektivisht për nevojën e mësimit gjatë gjithë jetës ndikojnë më shumë elemente:

- nevojat shoqërore,- nevojat e tregu për forcën punuese,- kryerja me sukses, cilësor dhe me shkathtësi të detyrave të punës,- niveli i aspiratës dhe besimit,- njohja dhe përdorimi i stileve të ndryshme të të mësuarit,- burimet të cilat janë në dispozicion.Ndryshimet në botën e punës i detyrojnë të punësuarit e të gjitha profesioneve për ri-

arsimim të vazhdueshëm. Por, jo gjithmonë përsosja dhe shkathtësitë e punës fitohen përmes formave të organizuara të të mësuarit. Për njeriun punonjës është i domosdoshëm të mësuarit formal gjatë gjithë jetës. Kështu, aft ësia e të mësuarit të pavarur bëhet kualifikim i rëndësishëm dhe vendimtar për zhvillimin e karrierës. “Nëse qëndron në luginë, asnjëherë nuk do të arrish në mal,” “Çdo njeri di diçka që ti nuk e di. Mëso nga të gjithë!”

Page 65: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

65

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

SHEM

BULL

PËR

PRE

ZAN

TİM

AK

TİV

İTET

İT H

ULU

MTU

ES –

K

ARA

KTE

RİST

İKAT

E M

EDİE

VE

TË C

İLAT

MU

ND

PËRD

ORE

N G

JATË

PU

BLİK

İMİT

lloji

i med

iepë

rpar

ësitë

man

gësit

ëku

r për

dore

nSh

typi

dito

rA

fate

të sh

kurt

a të s

hpal

ljes;

Flek

sibili

teti

i mad

hësis

ë së

shpa

lljes

; shp

ërnd

arja

e ku

fi zua

r në t

errit

ore t

ë cak

tuar

a gj

eogr

afi k

e;Th

jesh

tësia

në g

jinds

hmër

i të

kand

idat

ëve t

ë mun

dshë

m g

jatë

le

xim

it sh

pallj

e;

Leht

ë mun

d të

injo

rohe

t ndo

një

nga k

andi

datë

t pot

enci

alë;

Gru

pi i

synu

ar n

uk ës

htë

përc

aktu

ar sa

ktës

isht -

shum

ë ka

ndid

atë t

ë pad

ëshi

ruar

a; Ci

lësi

e dob

ët e

shty

pit t

ë për

ditsh

ëm.

Kur m

e shp

allje

n sig

uroh

et

një n

umër

i m

jaft u

eshë

m i

kand

idat

ëve;

Kur n

jë n

umër

i m

jaft u

eshë

m i

kand

idat

ëve l

exoj

gaze

ta d

itore

; Kur

sigu

rohe

n pu

nëto

rë p

ër p

unë s

peci

fi ke;

Kur k

oha p

ër p

unës

imi n

uk ës

htë

e kufi

zua

r në r

astin

e nj

ë pro

cesi

të v

azhd

uesh

ëm të

pun

ësim

it dh

e kë

shtu

me r

adhë

.Re

vist

at e

spec

ializ

uara

Gaz

etat

e sp

ecia

lizua

ra le

htë v

ijnë

në g

rupi

n e s

ynua

r të k

andi

datë

ve

pote

ncia

lë;

Flek

sibili

teti

në as

pekt

in e

mad

hësis

ë dhe

të p

roje

ktim

it të

re

klam

ave;

Shty

pja m

e cilë

si të

lart

ë; Ef

ekti

i von

uar k

ohor

, sep

se

gaze

tat e

spec

ializ

uara

ruhe

n m

ë gj

atë;

Mje

disi

pres

tigjio

z.

Mbu

lojn

ë një

terr

itor t

ë gje

gjeo

grafi

k q

ë e b

ën të

pam

undu

r pë

r të s

hman

gur k

andi

datë

t po

tenc

ial t

ë cilë

t nuk

janë

ng

a mje

disi

loka

l; Re

vist

a të

spec

ializ

uara

dal

in m

ë rra

llë, q

ë do

të th

otë s

e shp

alle

t prit

en m

ë gj

atë.

Kur p

una ë

shtë

shpe

cial

izua

r;Ku

r koh

a dhe

ven

dndo

dhja

janë

të rë

ndës

ishm

e;Ku

r shp

allja

i re

fero

het n

jë p

eriu

dhe

më t

ë gja

të k

ohor

e për

të si

guru

ar

se n

ë të d

o të

lajm

ëroh

en k

andi

datë

t m

e cilë

si m

ë të l

arta

.

Post

aPa

raqi

tja p

erso

nale

e ka

ndid

atit;

Përc

aktim

i i sa

ktë i

segm

entit

synu

ar;

Përd

orim

i i g

jerë

i m

ater

iale

ve p

ër

info

rmim

ësht

ë për

Gje

tje e

vësh

tirë e

adre

save

kan

dida

tëve

të v

eçan

të;

Shpe

nzim

e të l

arta

.

Kur k

a një

num

ër të

vog

ël të

ka

ndid

atëv

e; Ku

r ësh

të fj

ala

për p

unë t

ë spe

cial

izua

r, ku

r ka

konk

urre

ncë t

ë for

të n

ë tre

gun

e pu

nës p

ër n

jë p

unë t

ë cak

tuar

.

Page 66: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

66

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

kand

idat

in p

ër p

unë;

Zgje

dhja

e m

ëpar

shm

e dhe

ad

resa

e ka

ndid

atëv

e;N

umri

i vog

ël i k

andi

datë

ve

etj.

Radi

o dh

e te

levi

zion

iD

ispon

uesh

mër

ia e

lart

ë te

dëgj

uesit

dhe

shik

uesit

; Sha

nsi

i kufi

zim

it në

fush

a të c

aktu

ara;

Shpe

jtësia

e pë

rfshi

rjes s

ë ka

ndid

atëv

e;Pë

rfshi

rja e

pers

onav

e të c

ilët

nuk

janë

duk

e kër

kuar

pun

ë, po

r mun

d të

kom

unik

ojnë

in

form

acio

n pë

r ata

që n

uk

shih

et n

ë mën

yrë a

ktiv

e apo

gjua

r në s

hpal

lje et

j.

Nev

ojë p

ër p

ërsë

ritje

vazh

dues

hme;

Shpe

nzim

et e

lart

a; Ku

fi zim

i në k

ohë d

he

përm

bajtj

a në s

hpal

lje;

Kur k

a një

nev

ojë s

hpejt

të je

pet

shpa

llja;

Kur k

ërko

hen

punë

torë

jo

të sp

ecia

lizua

r për

pun

ë të

thje

shta

;

Inte

rnet

iJe

tëgj

atës

ia e

shpa

lljes

; Sha

nsi

i mob

ilizi

mit

të p

unës

që k

a ku

lturë

n e i

nfor

mac

ioni

t; M

asiv

iteti

në re

klam

a; Pë

rmba

jtja m

ë e m

adhe

e ga

mës

ven

dit t

ë pun

ës; M

undë

sia

e kth

imit

të p

ërhe

rshë

m të

rmba

jtjes

së n

joft i

mit;

Nuk

ka s

hpen

zim

e, et

j.

Kërk

on li

dhje

në I

nter

net;

Njo

hja e

kan

dida

tit p

oten

cial

r të t

rajtu

ar n

ë kom

pjut

er

dhe i

nter

net;

Nev

oja p

ër

rinov

im të

për

hers

hëm

shpa

lljev

e.

Kur p

ërdo

ren

slajd

e të

spec

ializ

uara

për

rekl

amim

;Ku

r bëh

et zg

jedh

je të

fuqi

prof

esio

nale

pun

ëtor

e; Ku

r pë

rpiq

et p

ër të

shm

angu

r pr

oced

urat

e pu

nësim

it m

e shk

rim

dhe k

ësht

u m

e rad

hë.

Page 67: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

67

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PJESA PRAKTİKE – PREZANTİMİ İ AKTİVİTETİT HULUMTUES PËR MUNDËSİTË E MEDİEVE NËPËRMJET SË CİLAVE SHPALLEN VENDET E REJA TË PUNËS

InstruksioneShpallja e vendit të punës në media zakonisht zbatohet në praktikë dhe gjithashtu para-

qet metodë standarde të angazhimit zyrtar të punëtorit të ri.Grup i synuar në shpallje janë të gjithë ata të cilët kërkojnë punë, kurse qëllimi i shpalljes

është që të interesojë numrin maksimal të kandidatëve të mundshëm të cilët mund të aplikojnë për vendin e punës në një ndërmarrje të caktuar.

Shpalljet arrijnë shumë më gjerë në opinion nga ajo që në shikim të parë mund të men-dohet. Në të vërtetë, prej 10% deri në 20% e njerëzve të cilët lexojnë shpalle për punësim janë kandidatë potencialë, respektivisht të papunë të cilët kërkojnë punë, ndërsa 75% e lexuesve janë të punësuar, por lexojnë shpallje për të informuar se cilat punë janë në dispozicion, ose çfarë lloj pune janë të pranishme në tregun e punës.

Për të plotësuar qëllimin e vet shpallja duhet të nxisë përgjigje të cilësisë për ata kandidatë të cilët janë kualifikuar për punë të caktuar. Prandaj, shpallja duhet të përmbajë informacion të mjaft ueshëm për punë të veçanta, si për shembull: përshkrimi i detyrave të punës, përshkrimi i kushteve të punës, kualifikimet e nevojshme ose niveli i arsimit, vendndodhja fizike e punës, paga, shkathtësitë dhe aft ësitë e kërkuara etj. Në të njëjtën kohë, ndërmarrja e cila shpall kon-kurs duhet të ketë parasysh që shpallja të mos shkaktojë efekte penguese dhe përshtypje të gabuar te kandidatët me çka do të prishet imazhi i firmës. Prandaj është e rëndësishme që shpallja të përmbajë informacione cilësore dhe të sakta, në mënyrë që të shmangë keqkuptime dhe pritje të rreme midis kandidatëve potencialë ose nga ana e vet t’i theksojë përparësitë e ligjshme dhe avantazhet e vendeve të punës, e me këtë edhe seriozitetin e ndërmarrjes në lidhje me punën e saj.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit të bëjnë hulumtime të mënyrave dhe kushteve sipas të ci-

lave reklamohen vendet e reja pune, si dhe të njihen karakteristikat e medieve të cilat përdoren për shpallje.

Koha 2 orë mësimore nga 45 minutaVendi Klasa, kushte shtëpiakeForma Nxënësit grupohen në grupe prej 5-6 nxënës.Përgjegjësia Arsimtar i lëndësMaterialet didaktike Fllomasterë

Flipçart për çdo grup të nxënësveNdihmesat teknike Kompjuter. Internet.Rezultati nga puna Prezantim i përgatitur nga aktiviteti hulumtues.

Page 68: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

68

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PROCESI I TË MËSUARITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Paraqet detyrë dhe bën bisedë hyrëse para klasës.

Dëgjim.

Ndarja e detyrës 5 min. Jep udhëzime Dëgjim dhe shkrim.Aktiviteti punues 45 min. / Punë hulumtuese, analizë

të shpalljeve, medie për shpallje, përgatitje të tekstit etj.

Aktiviteti punues 35 min. Gjeneron dhe nxjerr përfundime.

Lexim dhe analizë të tekstit, përgatitje të prezantimit.

PËRMBLEDHJE

Termi profesion e tregon të pasurit e profesionit (zejes) dhe të pasurit e njohurive, aft ësive dhe kushteve për punë të caktuar, d.m.th. veprimtari.

Etika profesionale i referohet aspekteve morale të punës. Për shembull, ekzistojnë standar-de të veçanta etike në lidhje me aktivitetin përkatës:

• nevoja për veprim cilësor në profesion;• nevoja për të përmirësuar njohuritë;• nevoja për të shmangur rreziqet në punë;• serioziteti në kryerjen e detyrave.Termi karrierë do të thotë rrugë, ose pjesë të rrugës, të cilat personi i kalon në jetën e tij,

ashtu që të paraqesë njohuritë dhe aft ësitë e tij. Karriera është shprehje e vlerave dhe procedurave të personalitetit dhe nënkupton realizimin e jetës së punës dhe ambiciet morale të dikujt.

Pyetje për përsëritje dhe përforcim:

1. Përshkruani çfarë është profesioni dhe numëroni disa profesione.2. Çfarë është etika profesionale dhe çfarë e përbën?3. Tregoni shembull të etikës profesionale.4. Përshkruani çfarë është karriera dhe tregoni një shembull nga realiteti.5. Çfarë është roli i të mësuarit gjatë gjithë jetës?

Page 69: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

PJESA II

INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA

PËR VITIN E DYTË

ARSIM GJIMNAZI

Page 70: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 71: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

TEMA 1

Shkathtësitë sipërmarrësePËRMBAJTJA1. Vetëvlerësimi i shkathtësive dhe menaxhimi personal Pjesa praktike - Analiza SVOT (SWOT) personale Pjesa praktike – Ushtrime për projektim të zhvillimit personal2. Nocioni dhe kuptimi i ekipit dhe punës ekipore Pjesa praktike – ekipi dhe puna ekipore

QËLLIMETNxënësi/nxënësja:- të përcaktojë pikat e tyre forta dhe të dobëta- të kuptojë nevojën për të zhvilluar shkathtësitë dhe aft ësitë- të tregojë sjellje pozitive- të demonstrojë interes dhe entuziazëm- të kuptojë rëndësinë e ekipit dhe punës ekipore

NOCIONET KYÇEVETËVLERËSİMİ İ SHKATHTËSİVE EKIPIPUNA NË EKIP

Page 72: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 73: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

73

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

1. VETËVLERËSİMİ İ SHKATHTËSİVE DHE MENAXHIMI PERSONAL

Për të filluar biznes personal nuk është e mjaft ueshme vetëm që të posedohet mundësi materiale dhe mjete financiare, por duhet të posedohen shkathtësi dhe aft ësi të caktuara. Pran-daj, së pari duhet të njihen aft ësitë specifike personale të nevojshme për biznese dhe pastaj, në qoft ë se vlerësohet se aft ësitë nuk janë të mjaft ueshme, atëherë ato duhet të zhvillohen ose të fitohen. Procesi i identifikimit të aft ësive të nevojshme dhe vlerësimi i disponueshmërisë së tyre quhet proces i vetëvlerësimit.

Me vetëvlerësim të shkathtësive definohet zhvillimi personal i cili përfshin katër faza, edhe atë:

1. Analizimin dhe identifikimin objektiv të shkathtësive ekzistuese të cilat duhet të sigu-rohen për biznes;

2. Identifikimi i qëllimeve personale, si dhe analizimi dhe vlerësimi i shkathtësive dhe aft ësive personale të cilat mund të përdoren në punën e biznesit;

3. Përgatitja e planit real të zhvillimit personal;4. Monitorimi i përmirësimeve personale si pronar ose menaxher, d.m.th. vlerësimi i

shkathtësive të nevojshme të cilat duhet të fitohen me zgjerimin e biznesit. Është e nevojshme të dihet se sa më i vogël është biznesi, aq më e madhe gama e aft ësive të nevojshme që do të mbahet nga pronari gjatë mbajtjes së biznesit personal. Ky rregull është vërejtur sidomos në fillim të punës.

Në identifikimin dhe vlerësimin e shkathtësive të cilat posedohen ose të cilat duhet të fitohen, është e nevojshme të bëhet ndarja e ekspertizës së nevojshme, edhe atë:

Vlerësimi i njohurive ose ekspertizës teknike nga fusha e prodhimeve dhe shërbimeve të prodhuara ose të shitura. Nga perspektiva e blerësit, shitësi ose prodhuesi është specialist i cili duhet t’i dijë karakteristikat e prodhimit të cilin e ofron dhe prej tij pritet të përgjigjet në të gjitha pyetjeve nga ana e blerësit.

Shkathtësitë e marketingut të cilat mundësojnë hulumtimin e tregut, përgatitjen e pla-nit të marketingut për shitje, promovimin dhe shpërndarjen e prodhimeve dhe shërbimeve. Shumë pronarë të ndërmarrjeve e realizojnë aktivitetin e tyre të biznesit që e kanë të njohur, kështu që tashmë kanë njohuri themelore për tregun, klientët, kushtet, çmimet, konkurrentët e tyre etj.

Shkathtësitë e shitjes. Shkathtësitë e shitjes identifikohen shpesh me shkathtësitë e mar-ketingut. Megjithatë duhet të kihet parasysh se pronari që të ketë prodhime me cilësi dhe çmim të ulët, megjithatë kjo kërkon shkathtësi që do të bindë blerësin të blejë prodhimin e tij.

Shkathtësitë organizative. Aft ësia e pronarit të ndërmarrjes të organizohet që vetë ai dhe biznesi personal, si dhe të gjithë punonjësit t’i vendosë në vendin dhe kohën e duhur që t’i kryejnë detyrat që është me rëndësi të jashtëzakonshme për funksionimin efikas të biznesit.

Vendimmarrja. Aft ësia për analizimin e problemeve, identifikimin dhe vlerësimin e zgjidhjeve dhe për të sjellë vendime të shpejta dhe të kuptimta.

Shkathtësitë financiare. Është e nevojshme që pronari t’i kuptojë procedurat financiare dhe të kontabilitetit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme që të ketë njohuri të analizës dhe kontrollit financiar, në mënyrë që të udhëheqë biznesin në drejtim të duhur.

Page 74: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

74

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Shkathtësitë e kujdesit të konsumatorëve. Pronari i ndërmarrjes duhet të posedojë shkathtësi të cilat do t’i përmbushin standardet më të larta për konsumatorët. Me daljen e shpejtë që të përmbushë kërkesat nënkuptohet fitimi i besimit në mesin e konsumatorëve.

Shkathtësitë kompjuterike. Përdorimi i soft uerit, përdorimi i bazave të të dhënave, shpallja e informacioneve, mirëmbajtja e WEB faqes, përdorimin e internetit, komunikimi përmes e-mail, etj., është shkathtësi e domosdoshme për çdo pronar i cili dëshiron me sukses të udhëheqë ndërmarrjen e tij.

Pas kryerjes së identifikimit dhe vetëvlerësimit të shkathtësive personale pronari i ndërmarrjes kalon kah vlerësimi i shkathtësive të punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nëse vlerëson se ka mungesë të shkathtësive të cilat janë të nevojshme, ndërmerr aktivitete për kompensimin e tyre me punësimin e punonjësve të kualifikuar ose nga stafi i trajnimit ekzistues.

PJESA PRAKTİKE – PUNA İNDİVİDİALEANALİZA PERSONALE SVOT (SWOT)

InstruksioneAnaliza (SWOT) është mjet universal për të zbuluar anët e forta dhe të dobëta dhe

mundësitë dhe kërcënimet e një dukurie të veçantë, ngjarjet, biznesin, personalitetin, etj. Popullariteti i kësaj analize është për shkak të thjeshtësisë dhe dobisë së saj. Në rastin tonë, ideja është personi i cili e krijon analizën që t’i njohë dhe t’i tregojë anët e tyre të forta dhe të dobëta personale (Strength and Weaknesses), d.m.th. shkathtësitë, karakteristikat dhe njohuritë personale që mund të kenë ndikim në biznes. Më tej, theksohen edhe mundësitë dhe kërcënimet (Opportunities and Th reats), të cilat mund të ndikojnë në promovimin apo rrezikun nga shkathtësitë personale. Për shembull: Anët e forta (avantazhet) e personit mund të jenë shkathtësitë e shitjes, njohuritë e gjuhëve të huaja, arsimi i lartë, këmbëngulja, vetëbesimi etj. Anët e dobëta (mangësitë) e një njeriu mund të jenë njohuritë e pamjaft u-eshme të kontabilitetit, shkathtësitë e dobëta kompjuterike, papërvoja në punë, frika nga mossuksesi, etj. Personi me përpjekje të vet personale dhe ndryshim në sjellje të ndikojë për të përmirësuar anët e forta të tyre, ose të korrigjojë anët e dobëta. Mundësitë e persona-litetit do të ishin zvogëlimi i çmimit të trajnimit në shkollat për kontabilitet, mundësi për prezencë në to në qendrat për trajnim për sipërmarrës, programi i qeverisë për sipërmarrës për mbështetje financiare etj. Kërcënimet mund të jetë ndërprerja e licencave persona-le, zvogëlimi parave në fondet e qeverisë për përsosje profesionale etj. Personi me sjelljen, ose vendimet e tij nuk mund të ndikojë në mundësitë dhe kërcënimet, por vetëm mund të përshtatet në pozitën e krijuar rishtazi. Analiza personale SWOT ka qasje subjektive, sepse me përdorimin e saj njerëzit shpesh i mbivlerësojnë ose i nënvlerësojnë shkathtësitë dhe aft ësitë e tyre. Që procesi i vlerësimit personal të jetë më objektiv dhe më real, është e reko-mandueshme që përveç analizës së tij të njëjtin ta bëjë edhe personi tjetër dhe në fund të dy analizat të krahasohen.

Page 75: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

75

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit t’i identifikojnë anët e tyre të forta dhe të dobëta, si dhe

mundësitë dhe kërcënimet e zhvillimit personal.Koha 1 orë mësimore - 45 minutaVendi KlasaForma Forma individualePërgjegjësia Arsimtar i lëndësNdihmesat teknike /

Materialet për arsimtarin dhe nxënësit

Skema e analizës SWOT

Rezultati nga puna Përpunimi i skemës për analizën personale SWOT

PROCESI I TË MËSUARITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja dhe ndarja e detyrës

5 min. Paraqet detyrë dhe bën bisedë hyrëse para klasës.

Dëgjim dhe shkrim.

Aktiviteti punues 35 min. MonitoronJep udhëzime dhe drejtime.

Analizë dhe vlerësim të anëve të forta dhe të dobëta personale.Analizë dhe vlerësim të mundësive dhe kërcimeve për zhvillimin personal.

Pjesa përfundimtare

5 min. Gjeneron dhe nxjerr përfundime.

Lexim të shembujve të analizës SWOT.

PJESA PRAKTİKE – PUNA İNDİVİDUALEUSHTRİME PËR PROJEKTİM TË ZHVİLLİMİT PERSONAL

Ushtrimi praktik ka për qëllim të nxisë nxënësit që të mendojnë për shkathtësitë menax-huese, rëndësinë apo dobinë e tyre, si dhe për atë se cilat nga shkathtësitë duhet t’i posedojnë që të jenë sipërmarrës të suksesshëm. Tabela përmban shkathtësitë në fusha të ndryshme, si për shembull shkathtësitë teknike, shkathtësitë organizative, shkathtësitë afariste, etj. të cila i nevojiten menaxherëve.

Faza AKTIVITETIFaza 1. Nxënësit i shqyrtojnë shkathtësitë e shënuara më poshtë dhe i ndajnë ato në tri grupe, edhe

atë: Menaxhimi me veten, menaxhimi me të tjerët dhe detyrat menaxheriale.Faza 2. Nxënësit identifi kojnë se cilat prej tyre janë 10 shkathtësi më të rëndësishme në secilin nga

tri grupet dhe i radhitin ato sipas prioritetit.Faza 3. Nxënësit e vlerësojnë veten e tyre në lidhje me secilin prej shkathtësive të përzgjedhur

me notim prej 1-5, me çka 5 është nota më e lartë. Si kontrollim dhe objektivitet mund të kërkojnë ndonjë nga nxënësit për të vlerësuar ato në kundër 30 shkathtësive të njëjta.

Page 76: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

76

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Faza 4. Nxënësit i zgjedhin dy shkathtësitë më të dobëta nga çdo grup i shkathtësive si fusha të mundshme për përmirësim. Pastaj përpilojnë plan veprimi i cili përcakton të gjitha aktivitetet në periudhë të caktuar kohore të cilat duhet ndërmarrë për të përmirësuar shkathtësitë e dobëta.

SHKATHTËSITË

1. Entuziazëm2. Ndikim3. Mospërzierje4. Marrje e përgjegjësisë5. Lakueshmëri6. Objektivitet7. Shkathtësi për të punuar nën presion8. Rezistencë9. Ballafaqimi me pasiguri10. Përkushtueshmëri11. Vetëvlerësim 12. Të mësuarit aktiv13. Zhvillim i vazhdueshëm14. Vetëm disiplinë15. Standarde të larta personale16. Ndjeshmëri për të tjerët17. Empati18. Matje e performansës19. Dëgjim dhe pyetje20. Autoritet21. Ballafaqim me konfl iktin 22. Vlerësime e tjera23. Nxitje të tjerët24. Shkaktim i rezistencës25. Dhënie mbështetje26. Kompani e butë27. Nxitje e sjelljes etike

28. Motivues të tjerët29. Ekipe efektive të punës30. Gërshetim (zgjerim dhe mirëmbajtje e kontakteve)31. Vizion32. Njohje e të metave personale33. Shok34. Kërkim i mendimit nga të tjerët 35. Promovimi i cilësisë dhe përsosmërisë36. Pranimi mundësive të reja37. Fokusim në aktivitetin aktual38. Vlerësim i përditësimit të vazhdueshëm39. Menaxhim me ndryshimet40. Sindikatë41. Adaptim42. Riaktivitet43. Implementim44. Ballafaqim me situata komplekse45. Mbledhje dhe trajtim i informacionit46. Të menduarit47. Të menduarit logjik48. Fokusim i problemeve49. Të menduarit strategjik

50. Kreativitet51. Gjykim52. Mendje e shëndoshë53. Përdorim efikas i kohës54. Përcaktim55. Konsistencë56. Drejtësi57. Respekt për të tjerët58. Minimizim i mbeturinave dhe dëmit59. I/e nderuar nga të tjerët60. Vendosje e qëllimet të qartë 61. Besim në mundësitë e ba-rabarta62. Kujdes dhe vëmendje63. Besim koheziv dhe i futur ndër të tjerët64. Përdorim optimal i buri-meve65. Delegim i përgjegjësisë66. Alokim efikas i punës67. Menaxhim me buxhetet 68. Komunikim i informacionit69. Prioritet70. Mbajtje në distancës së pjesshme71. Dëshirë për risi72. Nxitje e iniciativës

2. NOCIONI DHE KUPTIMI I EKIPIT DHE PUNËS NË EKIP

Ekipi është formë e organizimit formal të grupi të vogël të njerëzve të cilët kanë shkathtësi të harmonizuara, qëllime dhe përgjegjësi të përbashkëta. Ekipi duhet të kuptohet si grup i veçantë i organizuar, anëtarët e të cilit kanë karakteristika të ndryshme dhe qëllime e interesa të përbashkëta.

Page 77: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

77

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Ekipi dhe puna ekipore ofrojnë mundësi për të arritur rezultate më mira me përpjekje të përbashkëta, në raport me rezultatet e arritura nga individët. Përveç kësaj, individi arrin më shumë në ekip, sesa kur punon si individ.

Ekipi, kundrejt individi ose grupit nuk ka mundësi të zhvillojë dhe të përsosë shkathtësitë, përvojën dhe disiplinën në punë. Kjo arrihet duke i falënderuar potencialit të ekipit dhe sinergjisë në ekip. Rezultatet e punës ekipore varen nga kontributi individual i secilit prej anëtarëve të tij.

Rëndësia e madhe për ekipin dhe punën ekipore është ruajtja e marrëdhënieve të mira ndërnjerëzore. Respekti reciprok, të kuptuarit e nevojave, njohja e individit në punë etj., përfaqësojnë hallkë të rëndësishme në lidhjen e anëtarëve të ekipit në tërësi të vetme.

Secili prej anëtarëve të ekipit ka rolin e tij të cilin e manifeston në punën ekipore. Shpesh herë roli i fituar pasqyrohet në jetën e përditshme. Roli nënkupton shumën e stileve të pritura në sjelljen e dikujt i cili zë një pozicion të caktuar në komunitet.

Rolet që i kanë njerëzit në ekipe janë dinamike dhe shpesh ndryshojnë në zhvillimin e ekipit ose ndryshimin e situatës.

Në ekip hasen njerëz të cilët me karakteristikat e tyre personale mund të përshkruhen në role të ndryshme, siç janë: vizionar, pragmatist, hulumtues, studiues, paqeruajtëse, instruk-tor, arbitrar, koordinator, etj.

Vizionari është rol i optimistit të përjetshëm i cili ka qasje pozitive në zgjidhjen e prob-lemeve të ndryshme në organizatë;

Pragmatisti gjendet përkundër vizionarit. Pragmatisti është i lidhur fort për ndikimin e realitetit në realizimin e detyrave të veta në ekip;

Hulumtuesi mbledh informacion nga jashtë dhe brenda organizatës dhe në bazë të analizave të tij sjell konkluzione;

Provokatori i sjell gjërat nën dyshimin dhe vazhdimisht në kërkim që të shqyrtohen qëllimet, mendimet dhe planet. Ai shpenzon shumë kohë për të kontrolluar faktet tashmë të vendosura;

Instruktori dëshiron që me këshillën e tyre t’i ndihmojë të tjerët. Kjo ndodh që në kohë të caktuar ekipi të hulumtojë misionin dhe qëllimin. Pastaj instruktori me këshillat e tij të kontribuojë në punën e ekipit në drejtim të duhur;

Pajtuesi është person i cili kujdeset për ekipin që të jetë në drejtim të vërtetë. Ai përpiqet për të ruajtur qetësinë në ekip;

Arbitri është person i cili ka qasje neutrale dhe mënyrë të pavarur në progresin dhe zhvillimin e ekipit, si dhe në vendimmarrje. Por si anëtar i grupit ai nuk mund të jetë plotësisht i pavarur. Arbitri mund të jetë edhe bashkëpunëtor, konsulent, këshilltar i jashtëm, etj.

Koordinatori është personi i cili e udhëheq ekipin. Ai ka vetëbesim, pjekuri, mënyrë të mirë të komunikimit, shkathtësi në motivimin e anëtarëve të ekipit dhe si i tillë në mënyrë stimuluese ndikon gjatë sjelljes së vendimeve në grup.

Anëtarët e ekipit të në të njëjtën kohë mund të realizojnë role të shumta apo më shumë anëtarë të kenë të njëjtin rol.

Ekipet mund të dallohen sipas disa karakteristikave edhe atë: sipas mënyrës së formi-mit, sipas qëllimit për të cilin ekipi formohet, sipas punës së ekipit dhe kështu me radhë. Në vitet e fundit, në organizata shfaqen këto lloje të veçanta të ekipeve:

Page 78: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

78

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Ekipet për të zgjidhur problemet janë ato ekipe të cilat janë formuar për të vetmin qëllim, e ky është të propozohet zgjidhje për problemin specifik në ndërmarrje. Shpesh, ky lloj i ekipit është i përbërë nga profesionistë të cilët vijnë nga sfera ose sektorë të caktuar edhe atë nga ato në të cilat ndodh problemi.

Ekipet vetëqeverisëse janë ato ekipe të cilat posedojnë autoritet që në mënyrë të pavarur t’i caktojnë qëllimet e tyre, të zgjedhin metoda dhe mënyra të veprimit, për të ngritur punën e organizatës, si dhe mënyrë të pavarur të kontrollojnë rezultatet.

Ekipet interfunksionale janë ato ekipe, anëtarët e të cilave punojnë në funksione të ndryshme apo në sektorë të ndryshëm të ndërmarrjes.

Mëso më tepër!

DALLİMET MIDIS EKIPIT DHE GRUPIT

Shumë nga karakteristikat e ekipit mund te lidhen te grupi punues. Grupi punues paraqet sasinë e njerëzve të cilët bashkohen për shkak të nevojës për komunikim, qëllim, interes të përbashkët, etj. Për shkak të afërsisë së madhe që ekziston në mes ekipit dhe gru-pit, disa autorë këto nocione i përputhin. Të tjerët besojnë se ekipi është një lloj i veçantë i grupit formal apo grupi është koncept i gjerë, në kuadër të të cilit mund të gjendet ekipi. Grupi dhe ekipi kanë disa ngjashmëri, por edhe dallime.

Disa nga këto dallime janë si më poshtë:■ Ekipet kanë bashkëpunim më intensiv ndërmjet anëtarëve të tyre në drejtim të

grupit të punës;■ Ekipet i formojnë njohuritë e veta specifike gjatë punës, kurse njohuria në grupin

punues formohet me njohuri të individëve të përfshirë në të.■ Qëllimet e realizuara të ekipit janë rezultat i arritjeve kolektive, ndërsa qëllimet e

arritura të grupit të punës arrihen me shkëmbimin e informacioneve dhe sjelljen e vendi-meve në grup. Ekipi formohet atëherë kur është e nevojshme për të arritur rezultat që do të kalojë arritjen e individit.

■ Rezultati përfundimtar i ekipit është fryt i bashkëpunimit në mes anëtarëve, ndërsa rezultati i grupit të punës është pasojë e kontributit individual të secilit anëtar.

■ Udhëheqja e grupeve punuese është shprehur me forcë dhe në mënyrë të formali-zuar. Në anën tjetër, udhëheqja e ekipit është ndarë në anëtarët të ndryshëm të ekipit të cilët marrin rolin e lideri në kohë të ndryshme apo në detyra të ndryshme;

■ Anëtarët e ekipit kanë shkathtësi dhe aft ësi plotësuese, ndërsa anëtarët e grupeve të punës, ngase janë të përzgjedhur nga kriteret informale, nuk e kanë gjithmonë komple-mentaritetin e nevojshëm;

■ Përgjegjshmëria e ekipit fund të rezultatit është kolektive. Në të kundërt, anëtarët e grupit të punës pothuajse gjithmonë janë individualisht përgjegjës për kontributin e tyre në grup, ose për arritjen e rezultatit përfundimtar.

Page 79: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

79

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PJESA PRAKTİKE – PUNA EKİPORE EKİPİ DHE PUNA EKİPORE

Instruksione

Arsimtari i ndan nxënësit në klasë në 5 grupe - ekipe, dhe i ndan detyrë secilit ekip të përpunojë dhe të paraqesë prej përpara përmbajtje të përgatitur prej 20 faqeve.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit të fitojnë dituri praktike për punën ekipore dhe ndarje

të roleve në ekip.Koha 1 orë mësimore - 45 minutaVendi KlasaForma Punë në grupe (ekip)Përgjegjësia Arsimtar i lëndësNdihmesat teknike /

Materialet për arsimtarin dhe nxënësit

Tekst i përgatitur prej 20 faqeve i cili i jepet secilit ekip.

Rezultatet e pritura Diskutim për ekipin dhe punë në ekip.

PROCESI I TË MËSUARITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Bën bisedë hyrëse para klasës dhe ndarje të nxënësve në ekipe.

Dëgjim.

Ndarja e detyrës 5 min. Paraqet detyrë.Çdo ekip ka 15 minuta që ta ndajë tekstin në pesë pjesë dhe secili nga anëtarët ta përpunojë pjesën e vet. Pastaj secili nga anëtarët e prezanton pjesën e vet në kuadër të ekipit, kurse pastaj një përfaqësues i ekipit e prezanton tërë materialin para ekipeve t tjera.

Dëgjim dhe shkrim.

Aktiviteti punues 15 Mentoron,Jep instruksione dhe orientime.

Kryerja e detyrës sipas udhëzimeve të dhëna dhe kornizës kohore.

Pjesa përfundimtare 25 Gjeneron dhe nxjerr përfundime.

Lexim dhe analizë të materialit të përgatitur.

Page 80: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

80

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Parashtron pyetje.A mund të konstatoni se nëse në mënyrë të pavarur punoni më mirë do të prezantoni tekstin? Si i ndani rolet në ekip?Vallë ekipin e udhëhiqni? Vallë keni bërë plan se si do të merrni pjesë në prezantim?A u kujdesët për kohën?

PËRMBLEDHJE

Procesi i identifikimit të aft ësive të nevojshme dhe vlerësimi i disponueshmërisë së tyre quhet proces i vetëvlerësimit.

Në identifikimin dhe vlerësimin e shkathtësive të cilat posedohen ose të cilat duhet të fito-hen, është e nevojshme të bëhet ndarja e ekspertizës së nevojshme, edhe atë:

Vlerësimi i njohurive ose ekspertizës teknike nga fusha e prodhimeve dhe shërbimeve të prodhuara ose të shitura.

Shkathtësitë e marketingutShkathtësitë e shitjes.Shkathtësitë organizimit.Vendimmarrja.Shkathtësitë financiare.Shkathtësitë e kujdesit të konsumatorëve.Shkathtësi kompjuterike.Ekipi është formë e organizimit formal të grupi të vogël të njerëzve të cilët kanë shkathtësi

të harmonizuara, qëllime dhe përgjegjësi të përbashkëta. Ekipi duhet të kuptohet si grup i veçantë i organizuar, anëtarët e të cilit kanë karakteristika të ndryshme dhe qëllime e interesa të përbashkëta.

Në ekip hasen njerëz të cilët me karakteristikat e tyre personale mund të përshkruhen në role të ndryshme, siç janë: vizionar, pragmatist, hulumtues, studiues, paqeruajtëse, instruktor, arbitrar, koordinator, etj.

Ekipet mund të jenë: ekipe për zgjidhjen e problemeve, ekipe vetëqeverisëse dhe ekipe in-terfunksionale.

Pyetje për përsëritje dhe përforcim:

1. Çfarë është ekipi?2. Si manifestohet puna ekipore?3. Çfarë roli mund të kenë anëtarët e ekipit?4. Çfarë lloje të ekipeve ekzistojnë?5. Përshkruani rolin e ekipit brenda organizatës.

Page 81: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

TEMA 2

Komunikimi afaristPËRMBAJTJA1. Komunikimi afarist 2. Letra afariste 2.1 Th elbi dhe rëndësia e letrës afariste 2.2. Pjesët e letrës afariste 2.3. Kompozicioni i letrës afariste 3. Format e letrave 3.1. Forma evropiane e letrës afariste 3.2. Forma amerikane e letrës afariste 4. Forma e kombinuar e letrave afariste 5. Porosia dhe oferta 4. Pranimi dhe kontrollimi i dërgesës së dorëzuar nga shitësi Pjesa praktike - Përgatitja e kërkesës për ofertë, oferta, reklamacioni dhe kontrata e reklamacionit

QËLLIMETNxënësi/nxënësja:- ta njohë rëndësinë e komunikimit afarist;- të dallojë format e ndryshme të letrave afariste;- t’i dijë pjesët e komunikimit të letrave afariste;- të shkruajë drejt letrën afariste.

NOCIONET KYÇEKOMUNİKİMİ AFARİSTLETRA AFARİSTEOFERTAREKLAMİMİ

Page 82: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 83: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

83

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

1. KOMUNIKIMI AFARIST

Shumica e kontakteve afariste dhe lidhjet ndërmjet subjekteve afariste realizohen ose krijohen nëpërmjet komunikimit me shkrim. Ky lloj i komunikimit kontribuon jo vetëm të kri-johen kontakte të reja, por edhe mundëson për thellimin ose zgjerimin e marrëdhënieve afa-riste me ndërmarrjet ekzistuese. Komunikimi afarist i letrës quhet korrespondenca afariste. Kjo i lejon subjekteve ekonomike për të komunikuar me shkrim. Përfshirja e korrespondencës së letrës afariste janë letrat afariste dhe komunikimi i përgjithshëm me shkrim në mes sub-jekteve afariste. Komunikimi biznesit nëpërmjet korrespondencës paraqet lidhjen e subjekte-ve afariste të bëjë aktivitete të shumta në punën e përditshme.

Komunikimi afarist përmes letrave korrespondente mund të jetë i brendshëm dhe i jashtëm. Nëse letrat afariste të cilat qarkullojnë brenda një ndërmarrjeje, siç është komuniki-mi në mes reparteve, dyqaneve për shitje me pakicë, fabrikës për një prodhim dhe depos apo magazinës dhe shitjes së objektit, atëherë bëhet fj alë për komunikim të brendshëm afarist. Nga ana tjetër, në qoft ë se ndërmarrja ka krijuar kontakte afariste ose shkëmben informacion me ndërmarrje tjetër me veprimtari të ngjashme ose të ndryshme, në atë rast ky është komunikim i jashtëm afarist.

2. LETRA AFARİSTE

2.1. THELBİ DHE RËNDËSİA E LETRËS AFARİSTE

Letra afariste është formë themelore e komunikimit afarist me shkrim mes dy sub-jekteve ekonomike të cilat shkëmbejnë informacion në fushën e punës.

Gjatë përpilimit të letrës afariste duhet të merren parasysh stili, forma, përmbajtja, dhe gjuha me qëllim që të theksohet kultura e dërguesit. Stili duhet të jetë i shkurtër, i qartë, i drejtpërdrejtë, spontan dhe dinjitoz, pa pasur nevojë për të shkruar gjerësisht ose të përdoren fj alë fyese.

Tipar kryesor i letrës afariste është hapja dhe përzemërsia e saj. Ajo duhet të jetë aq e konstituuar, që me formën dhe përmbajtjen e saj duhet të tërheqë vëmendjen dhe të ringjallë interesin dhe besimin te partneri afarist. Në të duhet të respektohen rregullat e drejtshkri-mit dhe gramatikore. Gjatë përpilimit të letrës afariste duhet të shmangen fj alët e huaja ose të përdoren fj alët e huaja të njohura në komunikimin e përditshëm, ose kur kjo është e nevojshme të shprehen nocione ose karakteristika teknike. Në letrën afariste nuk duhet të përdoren dialek-te. Kur shkruani letrës afariste fj alët e shkurta duhet të minimizohen ose të përdoren vetëm në ato vende ku pritet, ashtu siç është për shembull shprehja e njësive matëse.

Letrat afariste të cilat dërgohen jashtë vendit duhet të përmbajnë elemente të cilat shpre-hin kulturën e vendit prej ku e ka origjinën ndërmarrja dërguese ose me pakujdes të shprehen simbole të caktuara të cilat janë specifike për vendin nga i cili është origjina e ndërmarrjes pranuese.

Page 84: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

84

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

2.2. PJESËT E LETRËS AFARİSTE

Pavarësisht pamjes dhe formave të letrës afariste duhet të respektohen edhe pjesët e saj përbërëse. Gjatë përpilimit të letrës afariste është e nevojshme të merren parasysh paraqitjet e përbërësve të letrës. Letra afariste së paku duhet të ketë:

- Titullin;- Emrin dhe adresën e pranuesit;- Lëndën e letrës;- Përmbajtjen e letrës;- Datën dhe vendin;- Nënshkrimin dhe vulën.

Përveç këtyre elementeve, në letër mund të jepen edhe përmbajtje të tjera të cilat du-het të jenë në funksion të qëllimit të letrës. Të tillë janë artikujt e ndryshëm, fotografitë, të dhënat, etj.

Titulli paraprakisht është dokument i cili shkruhet në letrën afariste. Zakonisht janë të dhënat identifikuese të ndërmarrjes dërguese të cilat do të vendosen në vendin e mesëm të pjesës së fl etës. Në titull caktohet emri dhe adresa e ndërmarrjes, si dhe numrat e telefonit dhe faksit.

Emri dhe adresa e pranuesit shkruhet në vetë pjesën e letrës. Adresa ka rëndësi juridike, posaçërisht për përcaktimin e juridiksionit gjatë kontesteve ndërmjet palëve në marrëdhëniet afariste. Adresa shkruhet në anën e majtë në pjesën e sipërme të fl etës. Ajo duhet të përmbajë të dhënat për:

- Emrin e ndërmarrjes (personin e autorizuar) pranuesin;- Veprimtarinë e ndërmarrjes;- Vendin e dërgesës;- Adresën e saktë etj.

Vendi dhe data është element i domosdoshëm i letrës afariste.

2.3. PËRPILIMI İ LETRËS AFARİSTE

Përpilimi i letrës afariste është element i rëndësishëm në përbërjen dhe formën e saj. Kjo nënkupton rregullim të duhur dhe harmonik të pjesëve të letrës që lidhet log-jikisht me fakte dhe rrethana. Gjatë përpilimit të letrës duhet të fillohet me parimet e mëposhtme:

- Të mbahet llogari për të shfaqur idenë kryesore të autorit të tekstit i cili duhet të mbësh-tetet me fakte dhe të dhëna të cilat lidhen me përmbajtjen e tekstit;

- Teksti i shkruar duhet të bëhet sipas radhës kronologjik dhe të rregullt të ngjarjeve të cilat përshkruhen në letër, pa përsëritje të fj alëve apo fj alive.

- Letra duhet të jetë e shkurtër dhe e qartë, pa hyrë në detaje të mëtejshme apo në përshkrime të ngjarjeve të tjera të cilat janë të lidhura me mendim indirekt kryesor.

- Përbërja dhe forma e letrës duhet të jetë në paraqitje dhe renditje harmonike me ru-ajtjen dhe zbatimin elemente simetrike dhe estetike. Çdo përbërje e shkruar e letrës afariste ka përmbajtje, hyrje dhe përfundim.

Page 85: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

85

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Pjesa hyrëse e letrës afariste duhet të fillojë, ashtu që të tërheqë vëmendjen e lexuesit për të lexuar letrën deri në fund. Gjatë përpilimit të letrës fillohet me mendimin kryesor në fillim të tekstit për lexuesin për të gjetur se çfarë shkruhet në letër.

Letra mund të fillojë edhe me pyetje interesante, konstatim, apo në disa raste edhe me rezyme të letrës. Duhet të shmanget që të shkruhet hyrje në letër vetëm që të ketë hyrje. Hyrja duhet të jetë e shkurtër dhe të përfshijë 1/10 të tekstit të përgjithshëm.

Shembuj të fj alëve hyrëse:- Në bazë të hulumtimit të tregut të zbatuar në muajin maj, kemi ardhur në përfundim se...- Pas pranimit të kërkesës për informacion në lidhje me asortimentin tonë të prodhime-

ve me kënaqësi ju dërgoj katalog...- Sipas nenit 4 të kontratës për shit-blerje jemi të detyruar t’ju informojmë se dorëzimi

do të bëhet në bazë të vendosur...- Ju lutemi të na lajmëroni...- Kemi nderin t’ju informojmë se ndërmarrja jonë e pranon ofertën që na e keni dërguar më...

Përmbajtja e letrës afariste është pjesa e cila shpjegon idenë kryesore. Përpilimi i përmbajtjes varet nga aft ësitë e shkrimit të autorit. Duhet të merret parasysh përmbajtja e letrës që të mos jetë e rëndë dhe e mbushur me të dhëna të parëndësishme, të cila e zgjasin vëmendjen.

Në përpilimin e përmbajtjes mendimet e reja mund të fillojnë me rreshta të rinj dhe të nënvizuar.

Shembuj për përmbajtje të tekstit:- Ju ofrojmë prodhim të ri - akullore qumështore MEGA në mbushje prej 50 ml, 75 ml

dhe 100 ml. Akullorja është me shije të vaniljes, kakaos dhe lajthisë.- Ju informojmë se çmimi i ri i MIS çokollatës është 45.00 denarë, Çmimi është pa TVSH.- Ju lutemi se porosia e lëngjeve VERSO të jetë në pako prej nga 12 l- Ju lutemi të paguani borxhin e papaguar të faturës nr. 37 të datës 21.04.2008.

Përfundimi është pjesë përfundimtare e letrës. Ai duhet të jetë i shkurtër, i qartë, i padyshimtë dhe me përmbajtje që mund të sjellë gjykim dhe njoft im për marrjen e veprimeve të caktuara të cilat lidhen me përmbajtjen dhe qëllimin e letrës.

Shembuj për përfundim të letrës:- Ne shpresojmë se bashkëpunimi i ardhshëm do të zgjerohet dhe thellohet.- Do të jemi të kënaqur që të merrni pjesë në promovimin e prodhimeve tona.- Me shpresë se do të përgjigjeni pozitivisht në kërkesat tona paraprakisht do të jemi

mirënjohës.- Do të jemi të nderuar që të pranoni ft esën tonë.- Ne shpresojmë se do na dërgoni katalog për prodhimet tuaja.

Letra afariste zakonisht përfundon me përshëndetje, si shprehje e vëmendjes dhe res-pektit. Përshëndetja mund të jetë e ndryshme dhe gjithmonë duhet të pasqyrojë sinqeritetin dhe kulturën.

Shembuj për përshëndetje.- Me respekt- Pranoni përshëndetje të sinqerta- Me vëmendje - Më bukur e mirëpritur

Page 86: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

86

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

- Sinqeritet tuaja- Me respekt të veçantë

Gjatë përpilimit të letrës afariste shpesh praktikohet distanca e caktuar e tekstit i cili kontribuon për radhitje dhe përmbajtje më të mirë të shkruar. Ekzistojnë norma të caktuara të cilat duhet të respektohen gjatë përcaktimit të distancës.

Distanca e vogël praktikohet në 25 mm nga ana e majtë e faqes. Në këtë distancë shkru-het titulli, shenja e lëndës, rreshtat e zakonshëm të tekstit, shtesat etj.

Distanca e madhe fillon në 50 mm nga ana e majtë e fl etës. Kjo distancë fillon me përmbajtjen e tekstit dhe të gjitha mendimet e reja.

Distanca për nënshkrim është vija e cila është e vendosur në 120 mm nga ana e majtë e letrës.

Distanca për përfundimin e rreshtit paraqet distancën e cila duhet të jetë në 185 mm nga ana e majtë e letrës. Kjo distancë është lënë për pamjen estetike dhe shikimin e tekstit të shkruar.

SHEMBULL PËR PARAQİTJE SKEMATİKE TË DİSTANCAVE TE LETRA AFARİSTE

“MAKSIM EKSPORT”SHPKEL Shkup

Ndërmarrje për tregti dhe shpërndarje të prodhimeve ushqimore

rr. Makedonija nr. 23. Shkup, tel. 2. 4376. 55, faks - 24544. 88. – Banka komerciale ShA Shkup, xhirollogaria 300004378720-677

distanca e vogël 25 mm

distanca e madhe 50 mm

distanca për nënshkrim dhe data 120 mm

distanca e për mbyllje të rreshtave 185 mm

Burimi: Puna e sekretarisë për vitin III - Vesna Cërneska Simovska, Suzana Arsova; Qendra grafike Shkup, 2011.

Page 87: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

87

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

3. FORMAT E LETRAVE

Në teorinë për përpunimin e letrave afariste janë të njohura tri lloje, edhe atë: forma evropiane, forma amerikane dhe forma e kombinuar.

3.1. FORMA EVROPİANE E LETRËS AFARİSTE

Forma evropiane e letrave afariste është forma më e vjetër e letrave e cila është e njohur edhe si formë klasike.

Karakteristikat themelore të formës evropiane të letrave afariste përbëhen nga sa vijon:- Titulli i letrës shkruhet në distancë të madhe në pjesën e sipërme të mesme të letrës;- Nën shenjën LËNDA shkruhet në njërën nga dy hapësirat e zbrazëta;- Emri dhe veprimtaria e pranuesit shkruhen në distancë të madhe;- Adresa e pranuesit shkruhet në distancë për nënshkrim;- Përmbajtja e letrës fillon në distancë të madhe prej 50 mm;- Kalimi i rreshtit të thjeshtë fillon në 25 mm nga ana e majtë e fl etës;- Mendimet e reja apo pjesët e reja të përmbajtjes fillojnë në distancë të madhe (50 mm).- Nënshkrimi dhe funksioni shkruhen në distancë prej 120 mm nën përmbajtjen e letrës

me ose dy hapësira të lira.- Rreshtat e letrës nuk duhet të jenë më shumë se 65 karaktere.

Në praktikë ekzistojnë edhe variante të tjera të formës evropiane të letrave afariste të cilat dallohen sipas madhësisë së distancës siç është rasti me formën shkallore. Adresa e pranu-esit shkruhet në distancë të vogël. Çdo rresht i ri i adresës fillon me 3-5 karaktere në të djathtë të rreshtit të mëparshëm, ashtu që adresa në mënyrë të shkallëzuar dhe plotësisht regjistruar në një vend. Gjithashtu, nënshkrimi dhe funksioni në formë shkallore shkruhet në 120 mm me 3 deri 5 karaktere në të djathtë në formë shkallore.

Page 88: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

88

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

SHEMBULL PËR FORMËN EUROPIANE TË LETËR AFARİSTE

Deri te “Mashinopromet” SHPK Shkup Bul. ASNOM nr. 23. 1/1, Shkup

Lënda: Ftesë

Shtesë: Katalogu 2012/2013.

Vendi dhe dataShkup

12.06.2012

DrejtorMillan Stojanovski

Me gëzim të madh Ju lajmërojmë se në ditën 21.05.2010 do të organizojmë promovim të prodhimit të ri nga programi i vitit 2010/2011.

Do të kemi respektin dhe kënaqësinë nëse merrni pjesë në promovimin i cili do të mbahet në sallën e madhe të hotelit “Palas” në Shkup me fi llim në ora 21.

Me shpresë se do të merrni pjesë në promovim, prej përpara Ju falënderojmë për vëmendjen e përkushtuar.

Përshëndetje të përzemërta.

“MAKSIM EKSPORT”SHPKEL Shkup

Ndërmarrje për tregti dhe shpërndarje të prodhimeve ushqimorerr. Makedonija nr. 23. Shkup, tel. 2. 4376. 55, faks - 24544. 88. – Banka komerciale ShA Shkup, xhirollogaria 300004378720-677

Burimi: Puna e sekretarisë për vitin III - Vesna Cërneska Simovska, Suzana Arsova; Qendra grafike, Shkup 2011

Page 89: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

89

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

3.2. FORMA AMERİKANE E LETRËS AFARİSTE

Forma amerikane e shkrimit të letrave afariste është e veçantë në atë se pjesët më të mëdha të letrës fillojnë të shkruhen njëra pas tjetrës në të njëjtën vijë vertikale në distancë të vogël prej 25 mm nga ana e majtë e letrës. Në të vërtetë, në distancë të vogël shkruhen:- Adresa e pranuesit;

- Subjekti;- Përmbajtja e letrës- Shtesat;- Metoda e dërgimit dhe- PS – Post Skriptum, nëse është e nevojshme.

Distanca e madhe shkruhet me të dhëna numerike që numërohen dhe janë pjesë e përmbajtjes së letrës.

Në formën amerikan të letrave afariste përmbajtja fillon në distancë të vogël dhe vazh-don të shkruhet në të njëjtën vijë të çdo rreshti dhe çdo mendimi të ri (fj ali). Është e zakonshme që në mesin e mendimeve të reja (fj ali) të luhet një ndarje, pa nënvizim. Në rreshtin e letrës duhet të ketë jo më shumë se 75 karaktere. Nënshkrimi dhe funksioni shkruhen në 120 mm. Në mes pjesëve të letrës lihet një ose dy hapësira. Renditja e pjesëve të letrës është identik me formën evropiane të letrave afariste.

Forma amerikane e letrave afariste është më e dukshme dhe më e shpejtë për shkak se nuk humbet kohë në rregullimin e margjinave të distancave së vogla dhe të mëdha, gjatë shtypjes së tekstit. Nga ana tjetër, në këtë formë lihet hapësirë më e madhe në mes pjesës së letrës që e bën atë joekonomike për shfrytëzimin e hapësirës në dispozicion.

Page 90: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

90

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

SHEMBULL PËR FORMËN AMERIKANE TË LETRËS AFARİSTE

“MAKSIM EKSPORT”SHPKEL Shkup

Ndërmarrje për tregti dhe shpërndarje të prodhimeve ushqimore

rr. Makedonija nr. 23. Shkup, tel. 2. 4376. 55, faks - 24544. 88. – Banka komerciale ShA Shkup, xhirollogaria 300004378720-677

Deri te “Mashinopromet” SHPK Shkup Bul. ASNOM nr. 23. 1/1, Shkup15.04.2005

Lënda: Ftesë

Me gëzim të madh Ju lajmërojmë se në ditën 21.05.2010 do të organizojmë promovim të prodhimit të ri ng programi i vitit 2010/2011.

Do të kemi respektin dhe kënaqësinë nëse merrni pjesë në promovimin i cili do të mbahet në sallën e madhe të hotelit “Palas” në Shkup me fi llim në ora 21.

Me shpresë se do të merrni pjesë në promovim, prej përpara Ju falënderojmë për vëmendjen e përkushtuar.

Përshëndetje të përzemërta.

Shtesë: Katalogu 2012/2013.

Vendi dhe dataShkup

12.06.2012

DrejtoriMillan Stojanovski

Burimi: Puna e sekretarisë për vitin III - Vesna Cërneska Simovska, Suzana Arsova; Qendra grafike, Shkup 2011

Page 91: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

91

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

3.3. FORMA E KOMBİNUAR E LETRAVE AFARİSTE

Forma e kombinuar e letrave afariste është kombinim i formës evropiane dhe ame-rikane.

Ekzistojnë dy variante të formës së kombinuar të letrës. Sipas formës së parë, adresa dhe selia e pranuesit shkruhen sipas mënyrës amerikane, kurse përmbajtja e letrës sipas mënyrës evropiane. Të gjitha pjesët e letrës fillojnë në distancë të vogël, respektivisht vendi, data dhe përmbajtja fillojnë në distanca të gjata. Rreshtat e zakonshme shkruhen në distancë të vogël në fund të tekstit.

Rreshtat e zbrazët nuk lihen në mes fj alive, por vetëm në mes pjesëve të letrës.Kjo formë është e përshtatshme për të shkruar letra të gjata.Sipas variantit të dytë të kombinuar, adresa dhe selia e pranuesit shkruhen në mënyrën

evropiane, kurse teksti i përmbajtjes së letrës sipas mënyrës amerikane.Zakonisht, kur shkruhen letrat, në çdo formë qoft ë, përdoret fl eta e formatit A4.Format e letrave nuk janë përcaktuar sipas dispozitave, por sipas rregullave të caktua-

ra të formësimit të përmbajtjes dhe formës estetike, ashtu që krijohet përshtypja dhe pesha e shkruar, ose përmbajtja e letrës afariste.

4. POROSIA DHE OFERTA

Procesi i furnizimit të caktuar fillon me iniciativën inkurajuese për të vendosur kontakte midis ndërmarrjes e cila furnizohet ose blerësit dhe ndërmarrjes e cila furnizohet ose shitësit.

Oferta është dokument i shkruar të cilin ndërmarrja shitëse ia ofron prodhimin ose shërbimin klientit potencial, duke potencuar kushtet kryesore në të cilat ai mund të vijë në shitje.

Në shumicën e rasteve blerësi drejtohet deri te furnizuesi i duhur, respektivisht shitësi duke dërguar kërkesë për ofertë (pyetësor) ose porosi.

Si përgjigje të pyetësorit të dërguar, shitësi dërgon ofertë.Oferta është dokument i rëndësishëm në tregti, sepse me atë vendosen pjesët dhe

marrëdhëniet afariste dhe formale-juridike ndërmjet ndërmarrjeve shitësit dhe blerësve.Çdo ofertë i përmban të dhënat e mëposhtme në lidhje me prodhimet dhe shërbimet të

cilat janë lëndë të furnizimit:- sasia;- cilësia;- çmimi;- afati i pagesës;- afati për dorëzim, etj.Oferta mund t’i referohen kushteve plotësuese të cilat kanë natyrën e informatave të

nevojshme për lëndë të shitjes.Oferta duhet të realizohet nga ekspertë, të jetë e qartë, e saktë, e thjeshtë, e kuptueshme,

logjike etj.

Page 92: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

92

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

5. PRANİMİ DHE KONTROLLİMİ İ DËRGESËS SË DORËZUAR NGA SHİTËSİ

Sasinë dhe cilësinë afatgjate të prodhimeve dhe shërbimeve blerësi mund ta marrë nga depoja e furnizuesit, merren në depo personale, apo nga vendi tjetër që është rënë dakord prej më parë. Pavarësisht nga mënyra në të cilën blerësi merr përsipër prodhimet ose shërbimet e blera, pavarësisht nëse ato janë të paguara apo jo, ai është i detyruar të kryejë kontrollin cilësor dhe sasior gjatë pranimit. Kjo mund të bëhet duke numëruar, me inspektim, provë, etj.Nëse gjendja faktike përcaktohet edhe nga furnizuesi edhe nga personi i cili është përgjegjës për kontrollimin e pranimit në momentin e furnizimit të prodhimit ose shërbimit nuk i plotëson kushtet e rëna dakord në kontratën e shitjes dhe blerjes, blerësi ka të drejtë të ankohet te shitësit duke dorëzuar dokument të përshtatshëm për reklamim. Reklamimi është dokument i shkru-ar i cili është përpiluar në bazë të procesverbalit të komisionit për përcaktim të mangësive ose parregullsive të caktuara gjatë pranimit të prodhimit ose shërbimit të blerë.

PJESA PRAKTİKE – PUNA İNDİVİDUALE OSE NË GRUPEPËRGATİTJA E KËRKESËS PËR OFERTË, OFERTA, REKLAMACİONİ DHE KONTRATA E REKLAMACİONİT

InstruksioneOrganizimi dhe koordinimi i nxënësit nëpërmjet ushtrimit të punës individuale ose

grupore për analizë të tekstit të përgatitur më parë nga arsimtari në rastin apo shembullin e përshkruar të bashkëpunimit afarist në mes shitësit dhe blerësit që të blihet ose furnizohet një lloj i caktuar i prodhimeve ose shërbimeve, duke përfshirë informata themelore në lidhje me shitjen.

Detyra e nxënësve është të identifikojnë informacionet në tekst dhe në bazë të tyre të përpunojnë këto letra të mëposhtme afariste: kërkesë për ofertë, reklamë, ankesë dhe përgjigje të reklamimit.

RASTI:

Përfaqësuesit e ndërmarrjes “Progres” SHA Shkup janë informuar me katalogun e ri të ndërmarrjes “Viva” SHPK Shkup se në qarkullim është lëshuar linjë e re me cilësi të përmirësuar dhe paketim të ri. Prandaj, ndërmarrja “Progres” AD Shkup ka dërguar kërkesë për ofertë te ndërmarrja “Viva” SHPK Shkup për furnizim të 500 l lëng molle, 500 l lëng portokalli dhe 600 l lëng boronicë.

Në kërkesë theksohet se duhet të merren informacione në lidhje me çmimin, metodën e ofertës dhe kohën e pagesës. Si përgjigje të kërkesës për ofertë ndërmarrja “Viva” SHPK Shkup ka dërguar ofertë me informacionin e mëposhtëm:

- çmimi i 1 litër lëng molle - 34 den.- çmimi i 1 litër lëng portokalli - 43 den.- çmimi i 1 litër lëng boronicë - 49 den.

Ambalazhi është me 1 litër dhe 2 litra, nga të gjitha llojet e lëngjeve.

Page 93: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

93

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Paketimi është në 12 apo 24 copa në një paletë.Afati i dorëzimit është 7 ditë, kurse mënyra e pagesës është me afat të vonuar për 30 ditë.

Për blerje mbi 1000 l të çdo lëngu lejohet zbritje prej 5%. Dorëzimit bëhet në magazinën e blerësit.Pas bërjes së analizës së ofertës ndërmarrja “Progresi” AD Shkup fiton 400 l lëng molle,

600 l lëng portokalli dhe 500 l lëng boronice.Pas nënshkrimit të kontratës për shit-blerje ndërmarrja “Viva” SHPK Shkup ka bërë

shpërndarjen e ofertës në depon me automjetin e vet.Gjatë pranimit është bërë kontrolli sasior dhe cilësor dhe është konstatuar se në vend se

500 l lëng portokalli të porositura janë dorëzuar 500 l lëng pjeshke. Gjithashtu, gjatë kontrollit është konstatuar se në vend të 400 l janë dorëzuar 500 l lëng molle. Bazuar në raportin e bërë të komisionit në kohën e kontrollit dhe faktet e dërguara për reklamacion ndërmarrja “Progres” AD Shkup deri te ndërmarrja “Viva” SHPK Shkup të bëjë korrigjim të dërgesës sipas kushteve të rëna dakord në kontratën e shitjes.

Pas inspektimit, ndërmarrja “Viva” SHPK Shkup e cakton gabimin dhe obligohet të bëjë korrigjim të dërgesës.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit të jenë të përgatitur të përpilojnë kërkesë për ofertë,

ofertë, reklamacion dhe përgjigje të reklamimit.Koha 2. orë mësimoreVendi KlasëForma Punë individuale ose gruporePërgjegjësia Arsimtar i lëndësMaterialet didaktike Tekst i përgatitur për furnizim të prodhimit ose shërbimit të

caktuar midis blerësit dhe shitësit.Mjetet ndihmëse Kompjuter.

Internet.Materialet për arsimtarin dhe nxënësit

Flipçart për çdo grup pjesëmarrës.Shirit vetëngjitës.

PROCESI I MËSIMITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Formimi i grupeve të nxënësve

5 min. Jep udhëzime. Nxënësit vendosen dhe formojnë grupe.

Hyrja dhe ndarja e detyrës

5 min. Paraqitja e detyrës dhe paraqitje hyrëse para klasës.Shpërndarja e tekstit të përgatitur për analizë.

Dëgjim, lexim dhe analizë të tekstit.

Page 94: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

94

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Aktiviteti i punës 65 min. Jep instruksione dhe drejtime.Këshillon. Tregon.

Identifi kimi i informacioneve dhe të dhënave në grup.Përpunimi i letrave afariste.

Prezantimi 15 min. Sintetizon dhe gjeneron nocione.

Prezantimi i letrave afariste.

PËRMBLEDHJE

Shumica e kontakteve afariste dhe lidhjeve ndërmjet subjekteve afariste janë realizuar ose themeluar nëpërmjet komunikimit me shkrim. Ky lloj i komunikimit kontribuon jo vetëm të krijojnë kontakte të reja, por edhe mundëson për thellimin ose zgjerimin e marrëdhënieve afariste me ndërmarrjet ekzistuese.

Letra afariste është formë themelore e komunikimit afarist me shkrim mes dy subjekteve ekonomike të cilat shkëmbejnë informacion në fushëveprimin e punës.

Gjatë përpilimit të letrës afariste duhet të merren parasysh stili, forma, përmbajtja, dhe gjuha me qëllim që të theksohet kultura e dërguesit.

Përpilimi i letrës afariste duhet të jetë i duhur dhe i harmonik në pjesët e letrës që lidhet logjikisht me fakte dhe rrethana.

Në teori për përpilim të letrës afariste janë të njohura tri lloje, edhe atë: forma evropiane, forma amerikane dhe forma e kombinuar.

Pyetje për përsëritje dhe përforcim:

1. Çfarë është komunikimi dhe korrespondenca afariste?2. Si është roli i komunikimit afarist?3. Çfarë është letra afariste?4. Cilat janë format e letrave afariste?5. Cilat janë karakteristikat e formës amerikane, evropiane dhe të kombinuar të letrave afariste?6. Kur përgatitet kërkesa për ofertë, oferta, reklamacioni dhe përgjigja e reklamacionit?

Page 95: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

TEMA 3Ekonomia e biznesitPËRMBAJTJA1. Mjedisi i biznesit 2. Mjetet dhe burimet e mjeteve 3. Shpenzimet Pjesa praktike – Llogaria dhe plotësimi i tabelës me harxhime - Shpenzimet fikse, variabile dhe të përgjithshme 4. Parimet ekonomike

QËLLIMETNxënësi/nxënësja:- të kuptojë rëndësinë e mjedisit të biznesit;- të bëjë dallimin midis mjedisit të brendshëm dhe të jashtëm;- të kuptojë nevojën për të gjetur mjete për zhvillimin e biznesit;- të dallojë mjetet dhe burimet personale;- të përcaktojë shpenzimet;- të dallojë llojet e shpenzimeve;- të dijë parimet ekonomike të punës.

NOCIONET KYÇEMJEDISIMJETETMJETEVE FİKSEMJETET RRJEDHËSESHPENZIMETSHPENZİMET FİKSESHPENZİMET VARİABİLEPRODUKTİVİTETİEKONOMİZİMİRENTABİLİTETİ

Page 96: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 97: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

97

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

1. MJEDISI I BIZNESIT

Mjedisi i biznesit është hapësirë në të cilën ndërmarrja kryen aktivitetin dhe reali-zon qëllimet. Pronari i ndërmarrjes në çdo kohë duhet të dijë se çfarë po ndodh në mjedis, duke mbledhur informata për ndërmarrjet konkurruese, furnizuesit, konsumatorët, kushtet ekonomike, juridike dhe politike. Ai e bën këtë, ashtu që të ndërmarrë masa dhe aktivitete të duhura dhe në kohë të modifikojë ose të rregullojë punën e biznesit për ndryshimet e paraqi-tura.

Kur është fj ala për mjedisin e biznesit shpesh mendojmë për mjedisin e tij të jashtëm dhe të brendshëm.

Mjedisi i jashtëm (ekstern) mund të ndahen në mjedis të përgjithshëm dhe të veçantë.a) Mjedisi i përgjithshëm i jashtëm përfshin efektet e të gjithë faktorëve të cilët janë

jashtë ndërmarrjes, si për shembull ato ekonomike, politike, sociale, teknologjike, socio-kul-turore, kushtet dhe veprimi i natyrës. Këto kushte (faktorë) janë dhënë në mënyrë objektive. Biznesi nuk mund të ndikojë ndaj atyre, por vetëm mund ta aft ësohet.

b) Mjedisi i veçantë ka ndikim të drejtpërdrejtë në arritjen e qëllimeve të biznesit. Ai mund të ndikojë pozitivisht ose negativisht ndaj suksesit të ndërmarrjes. Mjedisi i veçantë është i ndryshëm për çdo biznes. Në mënyrë tipike, ai përfshin furnizuesit, klientët dhe konkurrentët.

Mjedisi i brendshëm (ekstern) përfshin efektet e faktorëve të cilët gjenden në ndërmarrje. Ky mjedis është i përbërë, për shembull, nga metoda e menaxhimit të ndërmarrjeve, aft ësitë dhe kompetencat e punonjësve, aplikimi i teknologjisë në vend, prodhimit i shitjes objekteve etj. Menaxherët mund të ndikojnë ndaj faktorëve të mjedisit të brendshëm për të përmirësuar përfitimet ose për të zvogëluar të metat e ndërmarrjes në kushtet e konkurrencës.

Gjithashtu, mjedisi i biznesit mund të analizohen në aspektin e kushteve nën të cilat punojnë punëtorët në kompani. Ky mjedis quhet mjedisi i punës. Ai mund të jetë mjedis fizik ose mendor.

a) Mjedisi fizik përbëhet prej kushteve fizike të punës, si për shembull temperatura në ambientet e punës, zhurma, drita, ventilimi, metodat e punës, etj.

b) Mjedisi mendor në të vërtetë është klima dhe atmosfera punuese të cilin e krijojnë menaxherët së bashku me punonjësit e tjerë, që është i paçmueshëm për suksesin e biznesit.

2. MJETET DHE BURİMET E MJETEVE

MjetetMjetet janë vegla, objekte dhe para me të cilat ndërmarrja e zhvillon aktivitetet e

saj. Ato janë baza materiale në funksionimin e biznesit dhe kusht për mbijetesë dhe zhvillim të tij. Biznesi disponon lloje të ndryshme të mjeteve. Për shembull, bizneset i kanë paratë të cilat përdoren që të blihet materiale, vegla, pajisje, pagat e punonjësve, pagesën e shpenzimeve të energjisë elektrike, reklamat etj. Gjithashtu, bizneset kanë dhe ndërtesa, makineri, automjete, etj, të cilat shërbejnë për të arritur qëllimet në punë. Madhësia dhe struktura e mjeteve të ne-vojshme gjithmonë varet nga lloji dhe natyra afariste.

Tërësia e mjeteve të cilat janë në dispozicion të biznesit në mënyrë sasiore dhe cilësore duhet përshtaten në detyrat e tij.

Page 98: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

98

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Mjetet e përhershme (fikse) - kapitali fiksMjetet e përhershme (fikse) janë ato mjete të cilat pas blerjes së tyre në biznes

shërbejnë më shumë se një vit, respektivisht biznesi i përdor të shumëfish në procesin e prodhimit. Këto mjete nuk shpenzohen tërësisht dhe përnjëherë, por pjesërisht, ashtu që përmes procesit të prodhimit bartin një pjesë të vlerës së tij për çdo prodhim të ri. Shpenzimet për mjetet fikse quhen amortizim. Kjo do të thotë se mjetet e përhershme (fikse) pas skadi-mit të periudhës së caktuar do të konsiderohen të shpenzuara dhe duhet të zëvendësohen me mjete të reja. Mjetet e përhershme (fikse) në ndërmarrjen prodhuese do të jenë: reparti i prod-himit, depoja për ruajtjen e lëndëve të para, instalimet dhe konstruksionet, të gjitha pajisjet, makineritë, veglat, mjetet e transportit, etj.

Mjetet fikse ndahen në tri grupe, edhe atë:- investimet jomateriale- investimet materiale dhe- investimet afatgjata financiare.Investimet jomateriale janë formë e mjeteve të investimeve të cilat do të përdoren për

një periudhë të gjatë kohore. Këtu bëjnë pjesë investimet themeluese, patentat, licencat, kon-cesionet, etj.

Investimet themeluese nuk janë mjete materiale, por vetëm shpenzime për përgatitjen e dokumentacionit për fitimin e mjeteve fikse, para se ato të fillojnë të përdoren. Këtu bëjnë pjesë, për shembull, shpenzimet për përgatitje të projektit dhe dokumentacionit tjetër, shpen-zimet e trajnimit dhe aft ësimit të të punësuarve etj. Patentat, licencat, koncesionet përfaqësojnë të drejta.

Patenta është shpikje e regjistruar. Licenca është e drejtë e blerë që të përdoret ose të prodhohet shpikja e dikujt tjetër.

Koncesioni është biznes i autorizuar nga shteti që të mund të përdoren prodhimet dhe shërbimet komunale, të eksploatohen pasuritë minerale, hapësira ajrore, etj.

Mjetet materiale janë grupi më i madh dhe më i rëndësishëm i mjeteve të përhershme (fikse). Ato mund të paraqiten si burime natyrore (toka ndërtimi apo bujqësore, pyje, kullo-ta, etj.) ose objekte ndërtimore, makina, pajisje, mjete transporti, të lashta afatgjata, tufa të bagëtive etj.

Investimet afatgjata financiare janë mjete në para të cilat biznesi i investon në biznes që bashkëpunon me atë, më tej mjete të investuara në banka, në letra me vlerë, si dhe kredi në vend dhe jashtë vendit.

Page 99: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

99

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Mëso më tepër!

Sİ LLOGATITET AMORTİZİMİ

Pas përfundimit të çdo procesi të prodhimit, përkatësisht kryerjes së shitjes së produkteve të prodhuara, ndërmarrja duhet të caktojë mjete për zëvendësimin e pjesës së shpenzuar (fikse) të mjeteve të përhershme. Këto mjete, të cilat veçohen në lloga-ri të veçantë, quhen amortizim i mjeteve. Pra, amortizimi është shprehje në para të shpenzimeve monetare në mjete fikse. Amortizimi mund të llogaritet çdo vit dhe muaj. Pas skadimit të afatit të caktuar të mjeteve konstante, në llogari të amortizimit duhet të mblidhen aq burime sa janë të nevojshme të blihen mjet të reja të përhershme. Për shembull: Nëse shpenzimet furnizuese të makinës janë 850.000 denarë, kurse afati i saj e shërbimit është 10 vjet, amortizimi përcaktohet si vijon:

A = 850,000: 10 = 85.000 denarë. Në një vit duhet të ndahen 85.000. denarë, kështu që pas 10 vitesh të blihet

makinë e re.

Mjetet rrjedhëse (qarkulluese) – kapitali qarkulluesMjetet rrjedhëse (qarkulluese) janë ato mjete të cilat në ndërmarrje qëndrojnë një

periudhë të shkurtër kohore, deri në një vit. Këto mjetet në mënyrë njëfishore, materiale dhe vlerësuese inkorporohen në prodhim të ri.

Çdo ndërmarrje për të vazhduar veprimtarinë e saj, në të njëjtën kohë duhet të disponojë mjete konstante (fikse) dhe rrjedhëse (qarkulluese). Për ndryshim nga mjetet e përhershme (fikse) të cilat kanë karakter afatgjatë, mjetet rrjedhëse (qarkulluese) kanë afat të shkurtër ko-hor, për shkak se ato shpenzohen të gjitha në të njëjtën kohë ose në intervale të shkurtra. Për shembull, pëlhura e përdorur një herë për veshje nuk mund të përdoret si pëlhurë. Për kon-feksion të ri do të nevojitet një copë e re e pëlhurës. Këto mjete kanë karakter pune, që do të thotë se të paktën një herë në vjet e ndryshojnë formën e vet. Për shembull, mjetet financiare mund të përdoren që të furnizohen lëndë të para dhe materiale, të paguhen pagat e punonjësve, etj. Materialet dhe lëndë të para të furnizuara përdoren në prodhim ku tërësisht shpenzohen për prodhimin e produkteve dhe shërbimeve. Më tej, prodhimet dhe shërbimet, një periudhë të caktuar ekzistojnë në ndërmarrje në formë të stoqeve si prodhime të përfunduara deri në shitjen e tyre, ose shndërrimi i tyre në mjete financiare. Pra, së pari mjetet rrjedhëse (qarkul-luese) kanë formë monetare dhe përdoren që të blihen lëndë të para dhe materiale. Me blerje të lëndëve të para dhe të materialeve mjetet rrjedhëse marrin formë materiale. Ato e ruajnë formën materiale përmes procesit të prodhimit, duke u kthyer në prodhime të gatshme, pasi shitja e tyre në fund përsëri merr formën në para.

Mjetet rrjedhëse ndahen në katër grupe:- mjete në para dhe letra me vlerë,- kërkesa afatshkurtra nga puna,- investime afatshkurtra financiare- rezerva.

Page 100: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

100

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Në mjete në para përfshihen mjetet financiare të llogarive të transaksionit, të hollat në arkë (para të gatshme), devizat në valutë të huaj etj. Ndërsa letrat me vlerë janë: çeqet, kambia-let, aksionet, obligacionet dhe letra të tjera.

Kërkesat afatshkurta nga puna kanë të bëjnë me kërkesat nga blerësit që paraqiten për afat të pagesës së shtyrë të prodhimeve të shitura, apo për shitje të realizuar me këste.

Investimet afatshkurtra financiare përfshijnë investimet në ndërmarrjet e ndërlidhura, investimet në banka, investimet në letra me vlerë, në dhënie të kredive afatshkurta në vend dhe jashtë vendit etj.

Rezervat përbëhen nga materialet e papërpunuara, pjesët e këmbimi, inventari i imët, prodhimet e gatshme, etj. të cilat janë të ruajtura në depo si rezervë.

3. SHPENZIMET

Nocioni dhe thelbi i shpenzimeveÇdo ndërmarrje, pavarësisht a është e vogël, e mesme apo e madhe, ose ndërmarrje

e angazhuar në prodhim ose treg, për të arritur aktivitetin e saj afarist i angazhon faktorët e prodhimit (inputet): punën, kapitalin, tokën dhe sipërmarrësinë. Kjo nga ana e vet shkak-ton pagesën, respektivisht të dhëna në para, të cilat ndërmarrjet patjetër duhet t’i bëjnë që të prodhojnë produkte ose shërbime përfundimtare të destinuara për treg. Kështu, për shembull, fabrika për prodhimin e këpucëve bën kompensim për pagën e punëtorëve, shfrytëzimin e energjisë, furnizimin me lëndë të para (lëkurë, gomë, pëlhurë, ngjitës, ngjyrë, etj.).

Mund të thuhet se shpenzimet paraqesin harxhime të shprehura në të holla të ma-kinerive, mjeteve, pajisjeve, materialeve të papërpunuara, energjisë, shërbimeve të marra nga biznese të tjera të punës, punëtorëve etj. Ky është shpenzim i përgjithshëm i bërë për të prodhuar sasi të caktuar të mallrave ose shërbimeve. Prandaj, të gjitha shpenzimet e shkaktuara në prodhimin e mallrave ose shërbimeve, së bashku me shpenzimet e transportit bëjnë çmimin e shpenzimeve të tyre.

Shpenzimet sipas vëllimit të prodhimitShpenzimet financiare janë ato shpenzime të cilat mbeten të pandryshuara, pava-

rësisht nga ndryshimi i vëllimit të prodhimit. Karakteristikë themelore e shpenzimeve fikse është se ato janë të pavarura nga shkalla e angazhimit të kapaciteteve, d.m.th. nga ajo prodhimi i mallrave dhe shërbimeve a është në rritje apo në ulje. Shpenzimet fikse ekzistojnë edhe kur ndërmarrja nuk punon. Shpenzimet e tilla janë qiratë e tokës dhe ndërtesave, shpenzimet për mirëmbajtje, amortizimi, interesi për kredi të marra afatgjata, sigurimi i mjeteve, shpenzimet e shitjeve, shpenzimet për përpunim të planeve etj. Për shembull, nëse biznesi nuk ka hapësirën e vet afariste, mund të marrë me qira ndërtesë për të cilën do të duhet të paguajë qira të rënë dakord më parë (me qira) si tarifë fikse mujore ose vjetore. E njëjta gjë vlen edhe për marrje me qira të makinës ose të mjeteve të transportit.

Kur shuma e shpenzimet të përgjithshme do të pjesëtohet me sasinë e produkteve të prodhuara, fitohen shpenzimet mesatare fikse, d.m.th. shpenzimet për njësi të prodhimit. Shpenzimet fikse mesatare llogariten në bazë të shprehjes në vijim:

Page 101: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

101

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

SHMF - shpenzimet mesatare fikse SHPF - shpenzimet e përgjithshme fikse VP – vëllimi i prodhimit 

Siç rritet vëllimi i prodhimit, do të thotë se shpenzimet fikse shpërndahen në sasi të madhe të prodhimit të prodhuar dhe sasia e shpenzimeve fikse ulet për njësi të prodhimit. Nëse vëllimi i prodhimit është zvogëluar, shuma e shpenzimeve fikse për njësi të prodhimit rritet. Shpenzimet fikse mund të ilustrohen në mënyrë tabelare dhe grafike nga shembulli i mëposhtëm (Tabela nr. 1).

Shpenzime të përgjithshme dhe mesatare fi kseSasia e prodhimeve Shpenzime të

përgjithshme fi kseShpenzime

mesatare fi kse0 12 ---1 12 122 12 63 12 44 12 35 12 2,4

Tabela nr. 1

Figura nr. 1 Shpenzime të përgjithshme fikse

Figura nr. 2 Shpenzime mesatare fikse

shpenzime shpenzime

vëllimi i prodhimit vëllimi i prodhimit

Shpenzimet variabile janë shpenzime të cilat janë krejtësisht të varura nga ndryshi-

mi i shkallës së prodhimit. Ato shtohen me rritjen e prodhimit, kurse zvogëlohen me zvogëlimin e tij. Shpenzimet e tilla janë shpenzime për lëndë të para dhe materiale, lëndë djegëse dhe energji, paga të punëtorëve, etj. Për shembull, nëse prodhimit prej 1.000 kg. çokollatë nevojiten 600 kg. kakao, atëherë prodhimi shtesë prej 500 kg. çokollatë do të nevoji-ten edhe 300 kg. kakao. Shpenzimet variabile janë të lidhura direkt me prodhimin dhe si të tilla marrin pjesë me vlerën e tyre të përgjithshme të prodhimit të ri.

SHPF= SHPFVP

Page 102: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

102

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

 Kur shpenzimet variabile do të pjesëtohen me sasinë e prodhimeve dhe shpenzimeve mesatare variabile, d.m.th. të ndryshueshme për njësi të prodhimit (shih Tabelën nr. 2).

SHPV SHMV – shpenzime mesatare variabileSHMV = ---------------- SHPV - shpenzime të përgjithshme variabile VP VP – vëllimi i prodhimit

Shpenzime të përgjithshme dhe mesatare fi kseSasia e prodhimeve Shpenzime të

përgjithshme fi kseShpenzime

mesatare fi kse0 0 ---1 150 1502 240 1203 300 1004 380 955 550 110

Tabela nr. 2

Figura nr. 3 Shpenzime të përgjithshme fikse

Figura nr. 4 Shpenzime mesatare fikse

vëllimi i prodhimit vëllimi i prodhimit

shpenzime nga njësi prodhimishpenzime

Tabela tregon se shpenzimet e përgjithshme variabile rriten me rritjen e vëllimit të

prodhimit, edhe atë nga 150 p për sasinë e parë të prodhimeve me 550 p është sasia e pestë e produkteve të prodhuara, ndërsa shpenzimet mesatare variabile në fillim kanë tendencë të rënies, kurse pastaj kanë tendencë të rriten (kjo dukuri quhet Ligji për rënie të rendimenteve).

Shpenzimet e përgjithshme janë shuma e shpenzimeve fikse dhe variabile (shih tabelën nr. 3). Shpenzimet e përgjithshme mesatare do të merren kur shpenzimet e përgjithshme do të pjesëtohen me numrin e prodhimeve dhe shërbimeve. Kështu, kemi ardhur te shpenzimet për njësi prodhimi, respektivisht sa shpenzime të përgjithshme shpërndahen në një periudhë.

SHPSHP = SHPF+ SHPV SHM = ---------- VP

Page 103: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

103

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

SHM – Shpenzimet mesatare; SHP – Shpenzimet e përgjithshme; VP – Vëllimi i prodhimit; SHPF – Shpenzimet e përgjithshme fikse; SHPV – Shpenzimet e përgjithshme variabile;

SHEMBULL PËR EVİDENCË TË SHPENZİMEVELëvizja e shpenzimeve fi kse, variabile dhe të përgjithshme

Sasia e prodhimit

Shpenzimet fi kse

Shpenzimet variabile

Shpenzimet e përgjithshme

Gjithsej Mesatarisht Gjithsej Mesatarisht Gjithsej Mesatarisht0 12 --- 0 --- 12 ---1 12 12 150 150 162 1622 12 6 240 120 252 1263 12 4 300 100 312 1044 12 3 380 95 392 985 12 2,4 550 110 262 112,4

Tabela nr. 3

PJESA PRAKTİKE – PUNË INDIVIDUALE LLOGARİA DHE PLOTËSİMİ İ TABELËS ME SHPENZIME - SHPENZIMET FİKSE, VARİABİLE DHE TË PËRGJİTHSHME

InstruksioneArsimtari përgatit detyrë apo rast të analizës që duhet të përmbajë të dhëna për vëllimin

e prodhimit, së bashku me shpenzimet fikse dhe variabile. Detyra e secilit nxënës është të bëjë llogaritjen e shpenzimeve të përgjithshme dhe mesatare dhe t’i futë në fushat përkatëse të tabelës.

RASTI:Bardhyl Nuredini si prodhues dhe shitës i sandviçit, për biznesin e tij duhet të sigurojë

hapësirë për zyre. Ngase ai nuk ka hapësirë të mjaft ueshme, patjetër duhet të marrë me qira, qiraja paguhet paraprakisht për 6 muaj me çmim prej 5.000 denarë në muaj ose gjithsej 30.000 denarë. Bardhyli gjithashtu e ka paguar prej përparuar preminë e sigurimit në ndërmarrjen e sigurimeve për një vit në shumë prej 12.000 denarë.

Pas lidhjes së kontratës së qirasë Bardhyl Nuredini menjëherë hapi dyqanin për sandviç dhe e filloi punën.

Muajin e parë ka prodhuar 2000 sandviçe, kurse çmimi i tyre ishte 28 denarë për një sandviç. Në muajin e dytë ka prodhuar 2500 sandviçe dhe e ka zvogëluar çmimin e kostos në 27 denarë. Në muajin e tretë ka blerë edhe një zgarë tjetër prej 7.000 denarë, kështu që e ka rritur efektshmërinë në punë dhe mund të prodhojë 3000 sandviçe për çmim 25 denarë. Në muajin e katërt Bardhyli tashmë ka prodhuar 3250 sandviçe me çmim të kostos prej 24 denarë. Muajin e pestë pati sukses për të prodhuar 3500 sandviçe me çka çmimin e kostos e ka zvogëluar në 23 denarë. Në muajin e gjashtë, kur ka punësuar një punëtor të ri, u rrit efikasiteti i punës, sepse numri i sandviçëve të prodhuara është rritur për 4500, por tani shpenzimet e sandviçëve u rritën për 25 denarë për shkak të vëllimit të rritur të shpenzimeve të pagave të punëtorëve të punësuar rishtazi.

Page 104: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

104

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

DETYRË: Në bazë të të dhënave në rastin e përshkruar më sipër plotësoni tabelën e shpen-zimeve.

Numri i prodhimeve

Shpenzimet fi kse Shpenzimet variabile Shpenzimet e përgjithshme

Gjithsej Mesatarisht Gjithsej Mesatarisht Gjithsej Mesatarisht0

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit të mësojnë që të bëjnë dallim të llojeve të shpenzimeve

dhe ta zbatojnë diturinë për vlerësim të tyre.Koha 1 orë mësimoreVendi KlasaForma Puna individualePërgjegjësia Arsimtari lëndorMaterialet didaktike Tekst i përgatiturMjetet teknike KompjuteriRezultati i pritur Fletore, fl etë

Tabelë e plotësuar saktësisht

PROCESI I TË MËSUARITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Paraqet detyrë dhe bën fj alë hyrëse para klasës.

Dëgjim

Ndarja e detyrave 5 min. Shpjegon mënyrën e plotësimit të tabelës për shpenzime.

Lexim dhe analizë të tekstit.

Aktiviteti punues 25 min. Jep udhëzime dhe orientime.Këshillon, Tregon.

Identifi kim i informacioneve dhe të dhënave në rastin e dhënë për analizë.Llogari të shpenzimeve dhe plotësim të tabelës me të dhëna përkatëse.

Prezantimi 10 min. Sintetizon dhe gjeneralizon nocione.

Llogaritje të rezultateve të fi tuara.

Page 105: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

105

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

4. PARİMET EKONOMİKE

ProduktivitetiKur fl itet për produktivitetin, shpesh mendohet për aft ësinë e ndonjë makine për të

prodhuar sasi të caktuar të prodhimeve për një kohë të caktuar. Megjithatë, për produktivitetin bëhet fj alë edhe atëherë kur mendohet për atë si sa disa materiale të papërpunuara japin prod-hime të pastra, si për shembull: Sa ari të pastër mund të merret nga xehja për ar e gërmuan nga dheu? Pra, mund të dallohen aq lloje të produktivitetit, sa ekzistojnë faktorë të ndryshëm të përfshirë në prodhim. Prandaj, në bazë të produktivitetit mund të kuptohet raporti mi-dis sasisë së prodhimeve dhe sasisë së ndonjë prej faktorëve (puna, kapitali dhe burimet natyrore), të cilët marrin pjesë në prodhim. Në këtë kuptim, mund të dallohet produktiviteti i makinerive, lëndëve të para, produktiviteti i punës, etj. Megjithatë, pavarësisht nga fakti se secili prej faktorëve të prodhimit ka kontributin e vet në prodhim, vetëm me punën e njeriut të gjithë faktorët e tjerë të prodhimit mund të vihen në funksion, me çka rezultohen prodhimet ose shërbimet. Prandaj, shpesh fl itet për produktivitetin e punës, kurse termi “produktivitet” përdoret si sinonim për produktivitetin e punës.

Kapitali njerëzor është faktor shumë i rëndësishëm i cili varet nga niveli i produktivite-tit. Për shembull, në saje të prodhimit të përvojës në rritje, njohuritë, shkathtësitë dhe aft ësitë, sipërmarrësi këpucar do të jenë në gjendje për në kohë të shkurtër të përgatitë një palë këpucë, në krahasim me një punëtor të sapoardhur. Me fj alë të tjera, mjeshtëri i kësaj zeje për shkak të nivelit në rritje të kapitalit njerëzor për të njëjtën kohë do të mund të bëjë më shumë palë këpucë në krahasim të punëtorit të ri. Prandaj, mund të thuhet se produktiviteti i punës është më i madh.

Mëso më tepër!

PRODUKTİVİTETİ İ PUNËS NDİKON NDAJ VLERËS

Produktiviteti i punës ndikon ndaj vlerës së prodhimit. Me rritjen e produktivi-tetit, zvogëlohet vlera e njësisë së prodhimit. Produktiviteti gjithmonë zvogëlon vlerën e njësisë që nuk do të thotë se e ul vlerën e prodhimit. Për shembull, për të prodhuar 10 palë këpucë nevojiten 100 orë të punës. Nëse një orë vlen një dollar, atëherë prodhimi i përgjithshëm vlen 100 dollarë, kurse një palë këpucë do të jetë me vlerë 10 dollarë. Nëse produktiviteti rritet për 50%, kjo do të thotë se do të rritet prodhimi prej 10 deri 15 palë këpucë, kurse pastaj ju do të kenë vlerën e mëposhtme: 100 dollarë me vlerë të prodhimit të përgjithshëm dhe rreth shtatë dollarë për njësi të vlerës (sepse 100 dollarë = 15 palë këpucë). Prej këtu mund të shihet se produktiviteti i rritjes nuk ka ndryshuar vlerën e prodhimit të përgjithshëm, por me rritjen e sasisë së produkteve të prodhuara, zvogëlohet vlera e prodhimit.

Page 106: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

106

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Gjithashtu ndaj produktivitetit mund të ndikojnë edhe risitë. Le të marrin shembullin e prodhimit të automobilave. Në të kaluarën procesi prodhues i automobilave ka zgjatur disa javë. Megjithatë, me zhvillimin e shkencës, përkatësisht me zbatimin e risive të ndryshme në robotikë, elektronikë, makineri etj., mundësohet që i njëjti proces të zgjasë shumë më shkurt. Sot, një automobil prodhohet për disa orë. Kështu, në saje të zbatimit të rezultateve të kërkimit shkencor, arrihet që një automobil të prodhohet për një kohë të shkurtër, me çka rritet produk-tiviteti, sepse për të njëjtën kohë ose kohën më të shkurtër fitohet sasi më e madhe e automo-bilave.

EkonomizimiKur prodhimi bëhet me shpenzime më të ulëta të faktorëve të prodhimit, thuhet se puna

është ekonomike, e kur prodhimi bëhet me shpenzimet më të larta të faktorëve të prodhimit, thuhet se puna është joekonomike.

Fjala “ekonomizim” shpreh raportin e njerëzve për të punuar në drejtim të shpenzimeve të faktorëve të prodhimit. Nëse krahasohet prodhimi i një ndërmarrjeje të njëjtë në dy vite të ndryshme dhe nëse shihet se në vëllim të njëjtën të prodhimit shpenzimet në vitin aktual janë të ulëta në krahasim me ato të vitit të kaluar, atëherë kjo do të thotë se realizohen dhe arrihen kursime më të mëdha të ekonomizimit. Nëse shkohet më tej me analizën dhe nëse konstatohet se edhe rrogat e punëtorëve në vitin aktual janë më e ulëta, me qëllim që të kursehet në pagesën e punës, krahasuar me vitin paraprak, atëherë këtu arrihet ekonomizim më i madh. Madhësia e kostos, shuma e pagave të punëtorëve, etj. janë tregues me të cilët mund të përcaktohet eko-nomia afariste, si në aspektin e vlerës - të parave, ashtu edhe në njësitë natyrore: m3, kg, KW orë etj.

Në fakt, puna ekonomike arrihet në dy mënyra:1. Duke përdorur faktorët e prodhimit ekzistues në arritjen e efektit të lartë (vëllimin e

prodhimit, të ardhurat totale, etj.)2. Qëllimi i caktuar arrihet në koston më të ulët, pra sa më e vogël të jetë mundësia e

përdorimit të faktorëve të prodhimit.Ekonomizimi do të thotë kursim i të gjithë faktorëve të cilët i shërbejnë prodhimit, duke

përfshirë punëtorët e punës. Por nuk bëhet fj alë për kursim me çdo kusht, sepse është e nevojs-hme për t’u kujdesur edhe për: cilësinë e prodhimeve të cilat prodhohen dhe për përfitimet e prodhimeve.

Kështu, mund të konkludojmë se parimi i ekonomizimit paraqet përpjekjet e njeriut me më pak shpenzime të faktorëve të prodhimit për të arritur vëllim më të lartë të prodhi-mit, duke marrë parasysh cilësinë dhe dobinë e prodhimeve.

RentabilitetiMe nocionin rentabilitet caktohet kërkesa apo përpjekja që të realizohen fitime më

të mëdha me pak angazhim të mjeteve (fikse dhe rrjedhëse). Kjo shprehje është e lidhur në fakt me nocionin fitim dhe nënkupton përqindje të caktuar të fitimit që arrihet në raport me mjetet e përdorura në punë. Duke pasur parasysh se qëllimi përfundimtar i ndërmarrjes është që të maksimalizohen fitimet, atëherë niveli i realizuar i rentabilitetit, në fakt, tregon shkallën e punës së suksesshme të ndërmarrjes, përkatësisht shkallën e arritjes së qëllimit të saj kryesor.

Arritja e normës së caktuar të rentabilitetit gjatë punës është kusht për ekzistencën e ndërmarrjes. Me punën fitimprurëse krijohen kushtet që një pjesë e fitimit të dedikohet për rritjen e kapitalit të ndërmarrjes, e me këtë të sigurojë zhvillimin e saj të mëtejshëm. Ndërmarrja

Page 107: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

107

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

me punën jorentabile d.m.th. ndërmarrja e cila në një periudhë më të gjatë kohore punon me humbje, nuk siguron kushte për punë të vazhdueshme dhe do të jetë e detyruar që ta ndërpresë punën. Prandaj, parimi i rentabilitetit duhet të jetë kriteri kryesor gjatë sjelljes së të gjitha ven-dimeve të biznesit.

EfektivitetiMe nocionin efektivitet shënohet aft ësia për të arritur qëllimet. Efektiviteti tregon se

ndërmarrja a prodhon “prodhime të vërteta”, d.m.th prodhime të cilat kërkohen në treg (doing the right things).

EfikasitetiEfikasiteti është masë për atë se prodhimet e ofruara të cilat kërkohen në treg a i

prodhon ndërmarrja në mënyrë korrekte (doing things right).Pra, bëhet fj alë për aft ësinë e brendshëm të ndërmarrjes që në mënyrë të arsyeshme të

përdorë burimet në arritjen e qëllimeve organizative.Suksesi d.m.th. efikasitetit si tipar i jashtëm dhe efikasiteti si tregues i brendshëm janë

tregues të cilët së bashku e tregojnë punën e menaxherëve. Ato përfaqësojnë parimet organi-zative të punës.

Një ndërmarrje nuk mund të jetë efikase nëse atë që e prodhon nuk kërkohet në treg. Ose, ndërmarrja nuk do të jetë plotësisht e suksesshme nëse nuk ka prodhim apo shërbim “të vërtetë”, por e prodhon në mënyrë joefikase, respektivisht e prodhon me cilësi të dobët, shpen-zime të larta, etj.

PËRMBLEDHJE

Mjetet e përhershme (fikse) janë ato mjete të cilat pas blerjes së tyre në biznes i shërbejnë më shumë se një vit, respektivisht biznesi i përdor shumëfish në procesin e prodhimit. Mjetet fikse ndahen në tri grupe, edhe atë:

- investimet jomateriale- investimet materiale dhe- investimet afatgjata financiare.Mjetet rrjedhëse (qarkulluese) janë ato mjete të cilat në ndërmarrje qëndrojnë një periudhë

më të shkurtë kohore, deri në një vit. Këto mjetet në mënyrë njëfishore, materiale dhe me vlerë inkorporohen në prodhim të ri.

Mjetet e tilla ndahen në katër grupe:- mjete në të holla dhe letra me vlerë,- kërkesa afatshkurtra të punës,- investime afatshkurtra financiare,- rezerva.Mund të thuhet se shpenzimet përfaqësojnë harxhime të shprehura në të holla, makina,

vegla, pajisje, materiale të papërpunuara, energji, shërbime të marra nga biznese të tjera të punës, punëtorët etj.

Shpenzimet fikse janë ato shpenzime të cilat mbeten të pandryshuara, pavarësisht nga ndryshimi në vëllimit të prodhimit.

Page 108: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

108

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Shpenzimet variabile janë shpenzime të cilat janë krejtësisht të varura nga ndryshimi i shkallës së prodhimit.

Shpenzimet e përgjithshme paraqesin shumën e shpenzimeve fikse dhe variabile.Nën produktivitet mund të kuptohet lidhja ndërmjet sasisë së prodhimeve dhe sasisë së

ndonjë prej faktorëve (puna, kapitali dhe burimet natyrore), të cilët marrin pjesë në prodhim.Ekonomizimi përfaqëson angazhimin e njeriut me shpenzim sa më të vogël të faktorëve

të prodhimit për të arritur vëllim të lartë të prodhimit sa të jetë e mundur, duke marrë parasysh cilësinë dhe dobinë e prodhimeve.

Me nocionin rentabiliteti nënkuptohet kërkesa apo tentimi që të realizohen fitime sa të mëdha me angazhim sa më të vogël të mjeteve.

Pyetje për përsëritje dhe përforcim:

1. Cilat janë mjete fikse?2. Numëroni mjetet fikse.3. Si ndahen mjetet fikse?4. Cilat janë mjete rrjedhëse?5. Numëroni mjetet rrjedhëse.6. Si janë mjete rrjedhëse?7. Çka janë shpenzimet?8. Cilat janë shpenzimet fikse?9. Cilat janë shpenzimet variabile?10. Cilat janë parimet ekonomike të punës së biznesit?

Page 109: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

TEMA 4MarketinguPËRMBAJTJA1. Përkufizimi i nocionit marketing dhe marketingu si koncepcion 2. Instrumentet e marketingut 2.1. Marketing miksi 2.2. Prodhimi 2.3. Çmimi 2.4. Shpërndarja 2.5. Promovimi 2.6. NjerëzitPjesa praktike – Përgatitja e kartelës reklamuese dhe prezantimi i prodhimit në formë elektro-nike

QËLLIMETNxënësi/nxënësja:- të mësojë në lidhje me afatin dhe konceptin e marketingut;- të identifikojë instrumentet e marketingut;- të dijë rëndësinë e marketing miksit;- të shpjegojë instrumentet e marketing miksit;- të zhvillojë të menduarit krijues;- të përgatitë materiale promovuese.

NOCIONET KYÇEMARKETİNGU MARKETİNG MİKSİPRODHİMİ ÇMİMİSHPËRNDARJAPROMOVIMI

Page 110: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 111: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

111

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

1. PËRKUFİZİMİ İ NOCİONİT MARKETİNG DHE MARKETİNGU Sİ KONCEPCİON

Fjala marketing vjen nga fj ala frëngjishte “market” - treg dhe sufiksi - “ing” me të cilin caktohet aksioni, procesi ose prodhimi i cili është si rezultat i aksionit apo procesit.

Për shumë njerëz termi “marketing” do të thotë spot reklamash apo mesazh reklamash. Por marketingu përfshin shumë më tepër se kaq. Respektivisht, marketingu përfshin disa ak-tivitete, si për shembull hulumtimin dhe analizën e nevojave të tregut, duke krijuar ide për një prodhim të ri ose përmirësim të atij ekzistues, përmirësim të procesit të prodhimit, shitjes, zhvillimit të aktiviteteve të ndërmarra për shitje të prodhimit etj. Sipas kësaj, termi i marke-tingut mund të përkufizohet si grup i aktiviteteve të cilat ndërmarrja i planifikon dhe i ndërmerr me qëllim që të identifikojë dhe të përmbushë nevojat e klientëve ekzistues dhe potencial me prodhime të përshtatshme.

Marketingu është koncept relativisht i ri në punën e ndërmarrjeve. Në qendër të vëmendjes së konceptit të marketingut është konsumatori. Paraqitja e tij fillestare e njohur si koncept i marketingut të vjetër është orientuar drejt rrjetit të mirë të shitjes që duhet t’i përgjigjet qëllimit - fitime të mëdha përmes prodhimit dhe rritjes intensive.

Por në kohët e fundit qasja e vjetër e konceptit të marketingut është ndryshuar dhe përshtatur me tendenca të reja të nevojave të tregut dhe konsumatorëve. Kështu, koncepti i ri i marketingut në qendër të vëmendjes i vë nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve të cilët do t’i përgjigjen qëllimit se a arrihen fitime të mëdha përmes orientimit të prodhimit për nevojat e tregut.

2. INSTRUMENTET E MARKETİNGUT

2.1 MARKETİNG MİKSİ

Nën marketing miksin nënkuptohet kombinimi i instrumenteve: Prodhimi (Pro-duct), Çmimi (Price), Promovimi (Promotion) dhe Shpërndarja (Place), të përdorura nga ndërmarrja, me qëllim që të përmbushë nevojat e konsumatorit. Marketing miksi është i njohur si 4 P (4 P’s). Por kohët e fundit, disa teoricienë besojnë se duhet të futet edhe një ele-ment të marketing miksit - njerëzit (people), prandaj koncepti i marketing miksit rritet në 5 P (5 P’s)1.

Përdorimi dhe kombinimi i instrumenteve të marketingut bëhet me qëllim që të nxir-ren efektet maksimale të aplikimit të tyre, por në të njëjtën kohë të arrihet niveli i pritur i shitjes në treg të caktuar.2

Të gjitha pesë instrumentet e marketing miksit dhe kombinimet e tyre janë njësoj të rëndësishme. Vetëm çmimi i ulët, ose vetëm prodhimi me cilësi, ose thjesht reklamat ndikueshëm nuk do të jenë të mjaft ueshme për të arritur vëllim të lartë të shitjeve, siç mund të bëhet me kombinimin e tyre.

1 Sipas J. Bums dhe J. Bitner, duhet të shtohen edhe tri elemente: njerëzit, proceset, parametrat fizik (pople, process, physical enviroment).2 W. Pride, R. Hughes dhe J. Kapoor - “Business”, U.S.A., 1996.

Page 112: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

112

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Kur bëhet fj alë për prodhimin, si mjet i marketing miksit mendohet për zhvillimin e prodhimit të cilin blerësi e dëshiron.

Çmimi si mjet i marketing miksit mund të shikohet nga dy aspekte. Aspekti i parë është se ai është çmim konkurrues, kurse aspekti i dytë se ka të bëjë me dëshirën e konsumatorit që t’ia paguajë shitësit.

Promovimi është mënyrë e komunikimit në mes ndërmarrjes dhe blerësit, ashtu që të ndërtohet qëndrim pozitiv ndaj prodhimit në procesin e shitjes.

Shpërndarja ka për detyrë të sigurojë disponueshmërinë e prodhimit të konsumatorit në vend dhe kohë të caktuar.

Shkathtësitë e njerëzve të cilët janë të punësuar në ndërmarrje, janë burime njerëzore në të cilat mbështetet shitja.

ÇMİMİ PRODHİMİ

SHPËRNDARJAPROMOVİMİ

NEVOJAT E BLERËSVE

Skema nr. 1. Marketing miksi

2.2. PRODHIMI (PRODUCT)

Prodhimi është material i ri i krijuar përmes procesit të prodhimit të një ndërmarrjeje. Ndërmarrja përpiqet që të ofrojë prodhim i cili në mënyrë të përshtatshme dhe efikase i plotëson nevojat e njerëzve në lidhje me konkurrentët. Prodhimi ndodh si rezultat i përpjekjeve të të gjithë punonjësve për t’iu përgjigjur kërkesave të tregut3.

Çdo prodhim ka karakteristikat dhe veçoritë e veta të cilat karakterizohen dhe dallohen nga të tjerat. Karakteristikat më të rëndësishme të çdo prodhimi (përveç çmimit) janë: di-zajni, marka, cilësia, paketimi, funksionaliteti dhe garancia etj.

Dizajni si karakteristikë e prodhimit interpretohet si formë e prodhimit, kurse në dizaj-nim shihet si një proces i prodhimit estetik dhe funksional. Në dizajn janë përfshirë të gjitha elementet e jashtme të lidhura me prodhimin: forma estetike, pamja, ngjyra etj.

Marka e prodhimit ka të bëjë me shumë elemente të cilat e shënojnë, por edhe e veçojnë prodhimin nga prodhimet e tjera. Marka e prodhimit mund të shënohen me fj alë, shenjë, sim-bol, dizajn ose grup dhe kombinim të këtyre elementeve. Marka si shenjë e prodhimit është e vlefshme si për konsumatorin ashtu edhe për prodhuesin. Për konsumatorin, marka do të thotë njohje më të lehtë, zgjedhje, shprehi për riblerje të caktuar të cilësisë dhe kënaqësisë së nevojave emocionale. Për prodhuesin marka të thotë më shumë kontroll të tregut, politikë të pavarur të çmimeve, promovim të tregut, besnikëri të konsumatorit etj.

3 M. Milisavleviq - “Marketingu” Beograd, 2006

Page 113: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

113

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Cilësia e prodhimit është karakteristikë e tillë të cilën duhet ta posedojë prodhimi që të përmbushë një nevojë të veçantë. Pra, nën cilësinë e prodhimit nënkuptohen karakteristikat që duhet t’i ketë prodhimi, por të cilat duhet të jenë të njëjta për të gjitha njësitë e prodhuara.

Paketimi ose ambalazhi i prodhimit ka kuptime të shumta: paketimi e mbron prodhi-min, i tërheq blerësit, ndikon në rritjen e shitjeve etj.

Funksionaliteti i prodhimit i referohet dallimeve në konstruksion ose dedikim, me çka një prodhim është i ndryshëm nga një tjetër. Funksionaliteti i prodhimit është element i rëndësishëm i marketingut, sepse nëpërmjet tij në të vërtetë në pjesën më të madhe duhet të përshtaten me nevojat e konsumatorëve.

Garancia dhe servisimi janë shenja të prodhimit i cili e përmirëson përdorimin e tij. Brenda kësaj shenje përfshihen udhëzimet për përdorim, instalim të prodhimit dhe udhëzimet për mirëmbajtjen dhe riparimin e prodhimit.

2.3. ÇMIMI (PRICE)

Prodhimet (mallrat dhe shërbimet), ndër të tjera, para konsumatorët paraqiten edhe me çmimet e tyre. Nëpërmjet çmimit tregohen përpjekjet dhe shpenzimet e investuara dhe shpenzimet e bëra të prodhuesve për prodhimin e produktit. Në të njëjtën kohë, nga ana e konsumatorit, çmimi do të thotë refl ektim mbi cilësinë e prodhimit.

Formimi i çmimeve është proces i cili është i ndikuar nga disa faktorë: shpenzimet, kërkesa, oferta e prodhime konkurruese dhe masat e politikës ekonomike të shtetit.

Marketingu i çmimit i cakton rol të rëndësishëm biznesit në aspektin e madhësisë së fitimit, por edhe cakton rëndësinë në aspektin e kërkesës, d.m.th. në mundësinë që të kënaqen nevojat e konsumatorëve. Në fakt, çmimi i ndërmarrjes do të thotë mundësi që të realizohet fitimi, kurse për blerësit mundësi për blerje dhe kënaqje të nevojave të tyre. Pra, çmimi duhet t’i kënaqë pritjet e biznesit, por njëkohësisht edhe kërkesat primare të konsumatorëve.

2.4. SHPËRNDARJA (PLACE)

Shpërndarja është aktiviteti i marketingut i cili përfshin të gjitha aktivitetet e nevojs-hme për prodhimet të cilat vijnë nga prodhuesit e tyre deri te konsumatori përfundimtar të mënyra më e shpejtë dhe më efikase me shpenzime më të ulëta. Me fj alën shpërndarje në fushën e marketingut shënohet rruga e prodhimit prej prodhuesit deri te konsumatori.

Shpejtësia që duhet të sigurohet nëpërmjet shpërndarjes ka efekte pozitive për konsumatorët dhe ndërmarrjet, në drejtim të përmbushjes së nevojave të konsumatorëve dhe realizim të të ardhurave të ndërmarrjeve.

Kanalet e shpërndarjes përfaqësojnë mënyrat e lëvizjes së prodhimeve apo mënyrat në të cilat bëhet furnizimi i konsumatorëve me të njëjtat. Kanalet e shpërndarjes nuk mbulojnë vetëm distancën e hapësinor, por edhe distancën kohore në transferimin e prodhimeve nga prodhuesi deri te konsumatorët.

Page 114: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

114

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Mund të dallohen tri kanale kryesore të shpërndarjes:• shitja e drejtpërdrejtë;• shitja me ndërmjetësim të tregtisë me pakicë;• shitja përmes ndërmjetësuesve të mëdhenj;Shitja e drejtpërdrejtë konsiderohet si mënyrë më e thjeshtë e shpërndarjes, pasi prod-

huesi pa ndërmjetës e dorëzon prodhimin te konsumatori përfundimtar. Shitja e drejtpërdrejtë mund të realizohet nëpërmjet shitjes në departament të prodhuesit, shitje me postë ose me urdhër, shitje përmes udhëtarëve tregtarë dhe përmes rrjetit të shitjes me pakicë të prodhuesit.

Shitja me ndërmjetësim të tregtisë me pakicë realizohet nëpërmjet përdorimit të rrjeteve të specializuara tregtare për shitje me pakicë, siç janë: shtëpitë e mallrave, kooperativat me pakicë, ndërmarrjet tregtare të shitjes me pakicë etj.

Shitja përmes ndërmjetësuesve të mëdhenj përbëhet në atë se shpërndarja i lejohet ndërmarrjeve të mëdha tregtare, të cilat i angazhojnë ndërmarrjet e tregtisë me pakicë.

PRODHUESİ PRODHUESİ PRODHUESİ

TREGTİA ME SHUMİCË

TREGTİA ME PAKİCË

KONSUMATORİKONSUMATORİKONSUMATORİ

TREGTİA ME PAKİCË

Skema nr. 2 Kanalet kryesore të shpërndarjes

2.5. PROMOVİMİ (PROMOTION)

Promovimi është mjet i marketing miksit i cili përfshin të gjitha aktivitetet të ci-lat kanë për qëllim të krijojnë qëndrim pozitiv në mesin e konsumatorëve në lidhje me prodhimet të cilat i ofrohen. Promovimi është mënyrë e komunikimit në masë, sepse është orientuar kah një rreth i gjerë i konsumatorëve, ashtu që ta tërheqin vëmendjen, t’i bëjë ata të mendojnë, të shprehin interes dhe të bëhen blerës të prodhimit.

Secili proces i komunikimit përbëhet nga tri elemente: dërguesi, porosia dhe pranue-si. Dërguesi i porosisë (ndërmarrja) duhet të zgjidhë përmbajtje të duhur të porosisë dhe të angazhojë medium të duhur nëpërmjet të cilit jo vetëm që bën kontaktin me klientët e mundshëm, por gjithashtu do të shkaktojë interes dhe vëmendje të tyre për përmbajtjen e porosisë.

dërguesi pranuesiporosia

Skema nr. 3 Kanalet bartjes së informacionit

Page 115: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

115

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Marketingu i përfshin format vijuese të promovimit: propagandën ekonomike, promo-vimin e shitjes, publicitetin dhe marrëdhëniet me publikun dhe shitjen personale.

Propaganda ekonomike synon nxitje direke të konsumatorit që të blejë prodhime të ve-çanta. Kjo ka ndikim të madh ndaj shprehive dhe përfitimeve shitëse të konsumatorëve duke kontribuar në rritjen e vëllimit të shitjes.

Promovimi i shitjes është formë e promovimit e cila përfshin aktivitetet të cilat stimulojnë blerjen nga konsumatorët, kurse nuk përfshihen në forma të tjera (shitja personale, propagan-da dhe publiciteti). Si aktivitete në promovimin e shitjes janë: politika e paraqitjes, premitë, kuponët, mostrat falas, konkurset shpërblyese dhe garuese, markat tregtare, demonstrimet, ekspozitat, panairet, etj.

Marrëdhëniet me publikun është një lloj i veçantë i promovimit në të cilin ndodh komu-nikimi mes individit ose ndërmarrjes për blerësit potencial me qëllim të rritjes së shitjes dhe krijimit të imazhit të ndërmarrjes. Qëllimi i këtij lloj promovimi është që të krijojë një pasqyrë për ndërmarrjen. Me informacione, komente, të dhëna të ndryshme, etj. ndikohet tek opinio-nin publik në lidhje me kompaninë.

Shitja personale është formë e promovimit, në të cilin, përmes shitësit vihet kontakti personal me klientët që të blejë prodhimin dhe të përmbushë nevojat e veta.

Në praktikë, shpesh, është e nevojshme që të kombinohen forma të ndryshme të pro-movimit, ashtu që do të mundësohet realizimi i sistemit efikas të komunikimit dhe ndikimi i duhur te konsumatorët në procesin e vendimmarrjes për blerje. Të tilla kombinime të formave promovuese janë të njohura si promovim miks.

2.6. NJERËZIT (PEOPLE)

Njerëzit si instrument i marketing miksit përfshijnë dy aspekte, edhe atë: njerëzit në ro-lin e të punësuarve të cilët janë pjesë e shoqërisë dhe janë të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e punës dhe njerëzit të cilët shfaqen në rolin e konsumatorëve ose shfrytëzuesve të prodhimit.

Suksesi në shitje nuk është jo vetëm për kualitet të lartë, dizajnit atraktiv dhe prodhim me çmim të ulët, por edhe për aft ësitë dhe shkathtësitë për të bindur konsumatorin që të blihet prodhimi. Për shembull, edhe ushqimi më i shijshëm në restorant luksoz nuk duket aq e i du-hur pa buzëqeshje dhe me sjellje të mirë të kamerierëve.

Trajnimi i vazhdueshëm dhe investimet në burimet njerëzore, respektivisht përsosja e vazhdueshme e teknikave të shitjes është vendimtare për suksesin e ndërmarrjes si tërësi.

Aspekti i dytë i njerëzve si instrument marketingu, i referohet aft ësisë së punonjësve të ndërmarrjes për të njohur dëshirat dhe nevojat e konsumatorit. Kjo arrihet me segmentimin, respektivisht me përcaktimin e grupit të synuar të konsumatorëve të cilëve prodhimi duhet t’u ofrohet. Segmentimi i tregut nënkupton ndarjen ose grupimin e strukturës së konsumatorëve të caktuar në përputhje me sjelljen dhe karakteristikat e tyre.

Kuptimi i nevojave të njerëzve mundëson që të dizajnohen, të prodhohen dhe të ofro-hen prodhime me cilësi të lartë që është kusht kryesor për të kënaqur konsumatorët dhe për të arritur nivel të lartë të shitjes.

Page 116: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

116

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PJESA PRAKTİKE – PUNA E NXËNËSVE NË GRUPEPËRGATİTJA E KARTELËS REKLAMUESE DHE PREZANTİMİ İ PRODHİMİT NË FORMË ELEKTRONİKE

InstruksioneArsimtari i nxit nxënësit me grup punues në shkollë dhe në shtëpi për të hartuar kartë

reklamash (fl aer) dhe prezantim të prodhimit në formë elektronike. Nxënësit në mënyrë të pavarur i sigurojnë informacionet e nevojshëm, dizajnin, përmbajtjen, formën etj. në kartelën reklamuese (fl aer) dhe prezantim elektronik të prodhimit.

Pastaj, materiali i përgatitur duhet të jetë i pranishëm në shkollë përpara nxënësve të tjerë dhe të zhvillojnë diskutim në lidhje me përmirësimin e cilësisë së prezantimeve të suk-sesshme të nxitur nga konsumatorët.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit të bëjnë dhe të prezantojnë material reklamues me

zbatim të teknologjisë informative.Koha 6 orë mësimore nga 45 minutaVendi Kushte shtëpiake dhe shkollore dhe prezantim të organizuar në

shkollëForma Punë individuale ose gruporePërgjegjësia Arsimtar i lëndësMaterialet didaktike Tekste, video, të dhëna etj.Mjetet ndihmëse Kompjuter. Internet.Rezultati nga puna Kartelë të përgatitur reklamuese (fl aer) dhe prezantim elektronik

(power point) të prodhimit.

PROCESI I MËSIMITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Nxitje të nxënësve për përgatitje të kartelës reklamuese (fl aerit) dhe prezantim elektronik (power point) të prodhimit.

Dëgjim.

Detyra 5 min. Jep udhëzime dhe instruksione.Sqaron.

Përcjell udhëzime.

Aktiviteti punues 225 min.

Jep instruksione dhe drejtime.Këshillon. Tregon.Përkujton.

Zgjedhje të prodhimeve të cilat do të prezantohen.;

Page 117: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

117

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Mbledhje të informacioneve të domosdoshme në lidhje me prodhimin dhe prodhuesin.Përgatitje të dizajnit, formës dhe përmbajtjes së kartelës reklamuese (fl ajerit) dhe prezantim elektronik (power point) të prodhimit.

Prezantimi 35 min. Nxit, udhëzon, tregon, ndihmon, këshillon etj.

Prezantim të kartelës reklamuese dhe prezantim të materialit të përgatitur në formë elektronike para nxënësve të tjerë;Zhvillimi i diskutimit.

PËRMBLEDHJE

Nocioni i marketingut mund të përkufizohet si grup i aktiviteteve të planifikuara dhe të ndërmarra nga ndërmarrja, ashtu që të identifikojë dhe të përmbushë nevojat e klientëve ekzistu-es dhe potencial me prodhime të përshtatshme.

Koncepti i marketingut në qendër të vëmendjes i vë nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve të cilët do t’i përgjigjen qëllimit - fitime të mëdha përmes orientimit të prodhimit në funksion të nevojave të tregut.

Kombinim i instrumenteve të marketingut janë: prodhimi, shpërndarja, çmimet dhe pro-movimi, i emërtuar nga ana e marketing miksit.

Prodhimi është material i ri i krijuar përmes procesit të prodhimit në një ndërmarrje, në vend që të përmbushë nevojat e njerëzve. Çdo prodhim ka karakteristikat dhe veçoritë e veta të cilat karakterizohen dhe dallohen nga të tjerët.

Karakteristikat më të rëndësishme të çdo prodhimi (përveç çmimit) janë: dizajni, marka, cilësia, paketimi, funksionaliteti dhe garancia.

Nëpërmjet çmimi tregohen përpjekjet dhe shpenzimet e shkaktuara të prodhuesit për prod-himin e produktit.

Me fj alën shpërndarja në marketing shënohet rruga e prodhimit nga prodhuesi deri te konsumatori.

Promovimi është komunikim masiv, i cili synon një gamë të gjerë të konsumatorëve, ashtu që të tërheqë vëmendjen, t’i bëjë ata të mendojnë, të shprehin interesin dhe t’i bëjnë blerës të prodhimit.

Në teorinë e marketingut përmenden këto format të promovimit: propaganda ekonomike, promovimi i shitjes, publiciteti dhe marrëdhëniet me publikun dhe shitja personale.

Njerëzit si instrument i marketing miksit përfshijnë dy aspekte, edhe atë: njerëzit në rolin e të punësuarve të cilët janë pjesë e ndërmarrjes dhe janë të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e punës dhe njerëzit të cilët shfaqen në rolin e konsumatorëve ose shfrytëzuesve të prodhimit.

Page 118: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

118

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Pyetje për përsëritje dhe përforcim:

1. Çfarë do të thotë nocioni i marketingut?2. Cilat janë elementet e marketing miksit?3. Çfarë është prodhim në aspektin e marketingut?4. Çfarë është çmimi në drejtim të konceptit të marketingut?5. Çfarë është shpërndarja dhe cilat janë kanalet e shpërndarjes?6. Shpjegoni se çfarë është promovimi dhe cilat janë format e promovimit?

Page 119: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

PJESA II

INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA

PËR VITIN E TRETË

ARSIM GJIMNAZI

Page 120: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 121: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

TEMA 1Bazat e inovacioneve të procesit të sipërmarrësisëPËRMBAJTJA1. Risitë dhe aktivitetet inovative 2. Metodat për gjenerim dhe selektim idesh 3. Arsyetimi i biznes idesë Pjesa praktike – Gjenerimi, selektimi dhe arsyetimi i biznes idesë Pjesa praktike – Formimi (sajimi) i bilancit personal

QËLLIMETNxënësi/nxënësja:- të kuptojë konceptin e risisë;- të kuptojë konceptin e rinovimit;- të identifikojë burimet, metodat dhe teknikat për të gjeneruar ide;- të aplikojë metodat për përzgjedhjen e ideve të biznesit;

NOCIONET KYÇEINOVACIONISHPIKJAGJENERİMİ İ İDEVE – STUHİA E İDEVEBİZNES İDEJAANALIZA SWOT

Page 122: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 123: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

123

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

1. INOVACIONI DHE SHPIKJA

Nga fillimi i qytetërimit njerëzor, njerëzit janë përpjekur për të përmirësuar mënyrën e jetës, duke kërkuar diçka të re, ashtu që të gjejnë zgjidhje për problemet e përditshme. Zhvilli-mi i aft ësisë për të pasura mjete dhe metoda të reja të cilat përshtaten me mjedisin natyror han nevojat e veta, kontribuoi që njeri të shndërrohet në qenie më kreative në planet. Sot ekzistenca dhe mbijetesa e tij varet pikërisht nga rinovimi i tij.

Shpikja është një nga karakteristikat kryesore të sipërmarrësit dhe është shprehur si aft ësia për të gjetur diçka të re që mund të fitojë ndikim ekonomik. Atë e dallon nga njerëzit e tjerë, duke e bërë atë kreativ dhe dinamik në punë. Procesi i vazhdueshëm i krijimit dhe zba-timi i ideve nga ana e sipërmarrësit është forca lëvizëse për suksesin e ndërmarrjes.

Inovacioni është rezultati i shpikjes të sipërmarrësit. Për shembull, kompjuteri personal ishte rezultat i nevojës së njerëzve për të gjetur mënyrë që të bëhet përpunimin elektronik i sasive të mëdha të të dhënave në kompjuter të vogël. Të nxitur nga kreativiteti dhe rinovimi, sipërmarrësit kanë arritur të dizajnojnë kompjuter me dimension të vogël i cili do të mund të përpunojë të dhëna dhe informacione. Me zbatimin e përpunimit të të dhënave për nevojat e ndërmarrjeve kompjuteri personal u bë risi. Kështu, risia paraqet transformim të idesë në prodhim, respektivisht ai është proces i shndërrimit të idesë në zbatimin praktik.

Ndërmarrja paraqet mjedis natyror për risi në fushën e prodhimit dhe më shpesh mendohet në krijimin e prodhimeve dhe shërbimeve të reja. Megjithatë, zbatimi i risive është shumë më i gjerë, sepse është manifestuar si aplikim i menaxhimit të ri, organizatës së re të prodhimit, shpërndarjes së re etj. Prandaj, risia mund të përcaktohet si promovim dhe rritje të fushëveprimit të mallrave ose shërbimeve, krijim i metodave të reja të prodhimit, furni-zimit dhe shpërndarjes, futjen e ndryshimeve në organizimin, menaxhimin dhe kushteve të punës së të punësuarve1.

Pavarësisht të asaj se risitë a janë teknologji të reja apo prodhime të reja si proces i kri-jimit dhe futjes së investimeve në zbatimin praktik tërheqin investime.

Në thelb ekzistojnë dy lloje të risive, edhe risi prodhimi dhe risi procesi. Lloji i parë është futja e prodhimit të ri, me të cilin ende nuk janë hasur konsumatorët, dhe lloji i dytë është futja e metodës së re të prodhimit, e cila ende nuk është zbatuar në praktikë.

Në aspektin e ndërmarrjeve risia prodhim është prodhim i ri ose i përsosur të cilin mund ta shesë në treg, ndërsa risia proces janë ndryshimet në teknikat e tyre të prodhimit. Megjithatë, nga makro aspekti gjërat janë ndryshuar, me çka risi prodhimi, e cila është në ndërmarrje mund të jetë risi procesi në ndërmarrje tjetër. Për shembull, roboti është risi prod-himi në industrinë e makinerisë, por i përdorur në industrinë e automobilave bëhet risi proce-si. Pra, risi procesi i referohet ndryshimeve në metodat e punës me çka merr rezultat të risisë së prodhimit, e cila nga ana e vet është parakusht për krijimin e procesi të ri të risisë.

Risitë janë forcë lëvizëse të konkurrencës. Ato e nxisin luft ën për cilësi të prodhimit dhe përsosje të funksionalitetit, karakteristikave, dizajnit, formës, dimensionit të tij etj.

Më paraqitjen e risisë fillon zbatimi i saj praktik dhe qasja e anëtarëve të komunitetit të caktuar. Procesi i përhapjes së risisë për t’i dhënë fund përdoruesit, quhet përhapje e risisë.

1 Stosiç B. Menaxhimi dhe risia - sistemet, modelet dhe metodat eksperte, FON, Beograd, 2007. Sipas Komisionit Evropian.

Page 124: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

124

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Përhapja e risi i referohet përdorimit të inovacionit nga shfrytëzuesit e tjerë të tregut me çka praktikisht ndërpritet ekzistenca e shfrytëzimit monopolistik nga novatori i tij fillestar. Për shembull, për shkak të nevojës për të shkruar astronautët në hapësirë u shpik fl lomasteri nga “NASA” (Programi amerikan për hulumtime qiellore). Më vonë ky prodhim ka gjetur aplikim të madh në jetën e përditshme të njerëzve.

Përhapja përfshin aplikim të gjerë të inovacioneve, por nuk është përfshirë që të bëhet përsosje dhe përmirësim i ri, respektivisht rritje e nivelit të inovacionit. Gjatë këtij procesi është shumë e rëndësishme që shpejt të kthehen mjetet e investuara. Shpesh në procesin e difuzionit bëhet paraqitja e imitimeve të prodhimeve, numri i konkurrentëve e rrit furnizimin dhe bëhen rënie në të ardhura dhe fitim. Përhapja është e bazuar në zgjerimin e teknologjive dhe njohu-rive të reja.

2. METODAT PËR GJENERİM DHE SELEKTİM İDESH

Ide të reja afariste mund të vijnë nga shumë burime, si për shembull: rastësia, analiza e të dhënave statistikore, njohja e nevojave të njerëzve dhe bizneseve, duke shfrytëzuar aft ësitë, shkathtësitë, njohuritë dhe përvojën e fituar, ligjet dhe sjelljen e rregulloreve etj.

Shumë prej prodhimeve të sotme janë rezultat i ngjarjeve të rastit që kanë kont-ribuar për të dalë dhe për të zhvilluar idetë për biznes. Për shembull, vëllezërit Kellog që në vitin 1906 kanë bërë një ushqim kështu që kanë zier misër që të fitojnë brumë, të cilin pastaj e kanë holluar në petë, petët i kanë pjekur dhe përfundimisht i kanë bluar në miell të ashpër. Një ditë procesi i prodhimit është ndaluar dhe drithi i zier dy ditë ka mbetur i papërpunuar. Kur petët e holluara janë pjekur, nuk fitohen petë por fj olla të imta misri. Vëllezërit Kellog në këtë kanë parë mundësinë për të bërë prodhim të ri të cilin e kanë quajtur Petë Flekse.

Disa biznese krijohen si rezultat i analizës së të dhënave statistikore. Për shembull, analiza statistikore të Agjencisë për punësim tregon se shumica e të papunëve duan të fitojnë shkathtësi në kontabilitet që më shpejt të gjejnë punë. Ndërmarrjet të cilat specializohen në ofrimin e shërbimeve arsimore mund të organizojnë trajnime në kontabilitet.

Ideja për biznes mund të vijnë me njohje të nevojave të njerëzve dhe bizneseve. Për shembull, njerëzit kanë nevojë për dokumente të fotokopjuara gjatë dorëzimit të tyre në insti-tucionet shtetërore paraqet mundësi për të hapur dyqan për fotokopjim në afërsi të tyre.

Ai i cili dëshiron të hapë biznes të vet mund ta bëjë atë me përdorimin e shkathtësisë, talentit, aft ësisë, njohurisë ose përvojës së tyre. Mund të fillohet biznes, për shembull, duke prodhuar lloj të veçantë të ushqimit, organizimin e ngjarjeve, duke dhënë mësime apo duke dhënë basketboll ose duke dhënë shërbim të veçantë.

Ideja për biznes fitohet duke shfrytëzuar aft ësitë e legjislacionit të miratuar rishtazi nga ana e institucioneve kompetente. Për shembull, nëse qeveria miraton ligj për të ulur taksën do-ganore për import të automobilave, ndërmarrjet vendase këtë do ta përjetojnë si mundësi për biznes për të importuar dhe shitur më shumë automobila.

Për gjenerimin e ideve dhe krijimin e bazës së ideve përdoren metoda të veçanta për të menduarit kreativ dhe lirim të ideve d.m.th. metoda Stuhia e ideve (Brainstorming), në bazë të parimit “Sasia para cilësisë”. Gjenerimi fillon shpejt dhe përcjell fj alët dhe mendimet të cilat

Page 125: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

125

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

janë të inicuara ose të lidhura me objekte, sjellje, paraqitje të veçanta etj. Procesi i gjenerimit nëpërmjet stuhisë së ideve duhet të bëhen në mënyrë spontane dhe lirisht pa kufizime.

Gjenerimi dhe zgjedhja e idesë për biznes ka qëllim përfundimtar që të merren ide të drejta në kohë dhe vend të duhur. Para se të fillojë këtë proces, çdokush duhet të pyesë:

- A ka disa aft ësi të veçanta të cilat mund të jenë bazë për biznes të ri?- A ka hobi i cili mund të shndërrohet në biznes?- A ishte/ishin në situatë të ketë/kenë nevojë për shërbim apo prodhim të caktuar të ci-

lin askush nuk ia ka ofruar? Nëse është kështu, ndoshta njerëzit e tjerë kanë të njëjtën nevojë.

Pas stuhisë së ideve bëhet ngushtimi i numrit të ideve me anë të sugjerimeve të mëposhtme:

- Pse kjo nuk është bërë deri më tani dhe a është ky mision i pamundur?- Sa është i madh tregu për shqyrtimin e ideve?- Ideja a përfaqëson modë afatshkurtër?Zgjedhja e ngushtuar çon në përzgjedhjen e ideve më të pranueshme të cilat duhet të

analizohen më tej duke përdorur metoda dhe teknika të ndryshme. Në fund të gjenerimit dhe përzgjedhjes veçohen prej një deri tri ide afariste të cilat mund të analizohen më tej në më shumë detaje.

3. ARSYETİMİ İ BİZNES İDESË

Analiza e qëndrueshmërisë së idesë së zgjedhur fillon me kërkimin përmes të cilit duhet të merret përgjigje për pyetjet e mëposhtme:

- Kush do ta blejë prodhimin?- Si prodhohet produkti i ri?- Cilat janë mjetet e nevojshme për prodhimin e produktit të ri?- Kush është furnizuesi i lëndëve të para, si dhe qëndrueshmëria e tyre?- Si është disponueshmëria e lëndëve të para?- Si është fuqia blerëse e konsumatorëve me prodhimit të ri?- Si është tradita dhe elementi social i prodhimit të ri?- Çfarë rrjeti i shpërndarjes është i nevojshëm për një prodhim të ri?Gjithashtu përdoren zakonisht edhe burime të tjera të informacionit në lidhje me

analizën e arsyetimit të idesë së zgjedhur, si për shembull:- Kërkimi në internet (të dhënat nga firma, revista, libra, koleksione);- Kërkimi në media të shkruara (revista, libra, katalogë, etj.);- Intervista me ekspertët, blerësit, shitësit, të afërmit dhe miqtë;- Vizita të panaireve, ndërmarrjeve, takime shkencore dhe profesionale;- Vëzhgim dhe studim të natyrës etj.Kur në këtë mënyrë do të bëhet analizë e idesë së përzgjedhur kalohet në vlerësimin e

saj. Për verifikim fillestar të idesë duhet të merret përgjigje për pyetjet e mëposhtme:- Sa është vlera e shkathtësisë, aft ësisë, përvojës dhe njohurisë së sipërmarrësit që sjell

ide të re?- A ekziston treg ose a ekzistojnë blerës të cilët do të paguajnë për atë?

Page 126: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

126

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

- Çfarë vëllim të mjeteve nevojiten për zbatimin e idesë për biznes të ri?- Sa është struktura dhe sa është vlera e mjeteve të cilat janë të nevojshme për të ofruar

ide të reja?- Sa është disponueshmëria e mjeteve shtesë për institucionet financiare?Teknika më e zakonshme për përcaktimin e arsyeshmërisë së idesë për biznes është

analiza SWOT. Kjo është një nga metodat më efikase për monitorimin e shtetit dhe ndryshimet në mjedis. Analiza SWOT është mjet i cili bën vlerësimin e ndikimit të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm në mjedis ndaj suksesit të çdo ideje për biznes. SWOT është shkurtesë e fituar nga shkronjat e para të fj alëve: Forca (Strengths), Dobësi (Weaknesses), Mundësi (Opportuni-ties) dhe Kërcënime (Th reats).

Bazuar në këtë analizë sipërmarrësi e kupton më mirë ambientin në të cilin do të reali-zohet ideja për biznes. Teknika e analizës është në atë se ai njeh dhe thekson anët e forta dhe të dobëta të idesë së biznesit. Analiza SWOT gjithashtu tregon mundësitë që kanë ndikim pozitiv, si dhe kërcënimet që kanë ndikim negativ në idenë për biznes.

Anët e forta (avantazhet) - u referohen faktorëve të brendshëm të ndërmarrjes, të cilët mund të përdoren si bazë për zhvillimin e idesë për biznes. Në këta faktorë mund të ndikojnë sipërmarrësit që të përmirësojnë apo të fitojnë më tej. Të tilla mund të jenë posedimi i aft ësisë, teknologjisë, vendndodhja e objekti të favorshëm për shitje me pakicë, ekspertiza e fuqisë punëtore etj.

Anët e dobëta (mangësitë) - u referohen faktorëve të brendshëm të ndërmarrjes të ci-lat mund të vlerësohen si mungesë në aspektin e idesë së biznesit të tyre. Këto anë të dobëta të sipërmarrësit apo ndërmarrjes me përpjekje dhe masa shtesë mund të eliminojnë ose zvogëlojnë ndikimin e tyre në idenë për biznes. Të tilla mund të jenë mjetet e pamjaft ueshme, objektet e vjetëruara, mungesa e planit të marketingut, mungesa e dokumentacionit të duhur për punë, etj.

Mundësitë – kanë të bëjnë me analizën e faktorëve të mjedisit të jashtëm të ndërmarrjes. Këta faktorë tregojnë mundësi të reja për rritje dhe profit në biznes. Të tilla mund të jenë numri i furnizuesit e lëndëve të para, kamatat e ulëta për kredi për biznese të vogla, me shpenzime të ulëta materiale, ndërtim të ri të vendbanimit etj. Sipërmarrësi duhet t’i njohe dhe përdorë mundësitë.

Kërcënimet – kanë të bëjnë me ndryshimet në mjedisin e jashtëm të cilat mund të paraqesin kërcënim për rritjen dhe zhvillimin e idesë së biznesit dhe të ndërmarrjes, d.m.th. për mbijetesën e tregut të saj. Këto mund të jenë çmimet e larta të karburanteve, taksat e larta, kushtet e pasigurta politike, fatkeqësitë natyrore etj.

Sipërmarrësi nuk është në gjendje të ndërmarrë ndonjë veprim për të zvogëluar ose hequr efektin e kërcënimeve në idenë për biznes. Ai vetëm mund të përshtatet me situatën dhe ndryshimet në mjedis.

Përfundimi deri tek i cili vihet me përdorimin e analizës SWOT duhet të ndihmojë që sipërmarrësit të sjellë vendime strategjike në lidhje me idenë për biznes dhe realizimin e qëllimeve të ndërmarrjes.

Gjatë përmendjes së anëve të forta, për shembull, duhet të mbahet llogari që të mos mbivlerësohen, por në ndërkohë gjithashtu është e rëndësishme që të mos jenë shumë modeste dhe të njëjtat të nënvlerësohen. Pas përfundimit të analizës SWOT duhet të tregohet se cilët faktorë (anët e forta, mundësitë) do të kontribuojnë pozitivisht në organizimin për të arritur qëllimet e veta, e cilët faktorë (dobësitë, kërcënimet) qëndrojnë si pengesë në realizim.

Page 127: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

127

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

SHEMBULL PËR ANALIZËN SWOT

Të dhënat e ofruara në analizën SWOT më poshtë pasqyrojnë gjendjen rrjedhëse të prodhimit dhe shitjes së prodhimit të ri të trikos sportive “Diva” të ndërmarrjes “SPORT MEGA” SHPK Shkup.Anët e forta

• Çmimet konkurruese;• Dizajni modern i trikos;• Shpërndarja e shpejtë në vendet shitëse;• Cilësia e materialeve të përdorura në prodhim e trikos;• Mënyra e volitshme e pagesës së shtyrë;• Aktivitetet e marketingut.

Anët e dobëta• Largësia nga qyteti;• Struktura e pavolitshme e moshës së të punësuarve;• Mungesa e magazinimit në hapësirë adekuate;• Mungesa e hapësirës personale të shitjes.

Mundësitë• Trendi i rritjes së numrit të sportistëve rekreativë dhe profesionalë;• Avancimi i vazhdueshëm i teknologjisë për prodhimin e pajisjeve sportive;• Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë për prodhimin e trikos nga materiale cilësore;• Mbështetja financiare nga bankat dhe institucionet e qeverisë për fillimin e biznesit;• Rrjeti degëzuar e pajisjeve sportive në dyqanet e qytetit;• Shitjet nëpërmjet internetit;• Eksporti në tregjet e vendeve fqinje.

Kërcënimet• Taksat e larta për prodhime të cilat janë të destinuara për sport dhe rekreacion;• Konkurrentët e fortë;• Procedura e gjatë për regjistrimin e prodhimit të ri;• Fuqia e dobët e tregut në pjesë të tjera të vendit;• Aft ësia për të importuar marka të huaja me tarifa të ulëta;• Kamata e lartë bankare;• Konkurrenca jolojale.

Page 128: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

128

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PJESA PRAKTİKE – PUNA NË GRUPEGJENERİMİ, SELEKTİMİ DHE ARSYETİMİ İ BİZNES İDESË

InstruksioneArsimtari i nxit dhe i motivon nxënësit të bëjë të gjenerimin e biznes ideve duke për-

dorur teknikën Brainstorming.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxitja e nxënësve që të gjenerojnë, seleksionojnë dhe të bëjnë

vlerësim të realizimit të idesë së biznesit me zbatim të analizës SWOT.

Koha 3 orë mësimore - 135 minutaVendi KlasaForma Nxënësit grupohen në grupe me nga 5-6 nxënës.Përgjegjësia Arsimtar i lëndësMaterialet teknike Kompjuter.

Internet.Materiale për arsimtarin dhe nxënësit

FllomasterëFlipçart për çdo grup të nxënësveShirit vetëngjitës

Rezultati i pritur Zgjedhje dhe analizë të idesë së biznesit.

PROCESI I MËSIMITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 10 min. Paraqitje të teknikës së gjenerimit të idesë.Dhënie udhëzime për mënyrën e zhvillimit dhe përmbajtjes së ushtrimit.Formim të grupeve pjesëmarrëse.

DëgjimNxënësit vendosen dhe formojnë grupe.

Aktiviteti punues – hapi i parë

10 min. Arsimtari sipas radhës lejon që çdo nxënës të tregojë zgjedhje ose shprehje nga tri fj alë që kanë të bëjnë ose aludojnë me objektin, ngjarjen, dukurinë, veçorinë ose idenë. Çdo fj alë të hulumtuar e shkruan në tabelë ose fl ipçerat.Stuhia e ideve zhvillohet në tre rrathë në të cilët çdo nxënës duhet të tregojë nga një fj alë ose shprehje.

Hulumtim të fj alëve dhe shprehje deri në tri fj alë.

Page 129: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

129

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Aktiviteti punues – hapi i dytë

25 min. Jep instruksione, këshilla dhe drejtime.

Secili nga grupet pjesëmarrëse duhet të veçojë nga tri ide për biznes nga fj alët e hulumtuara nga hapi i mëparshëm.Secili nga grupet zhvillon diskutim dhe analizë për të tri idetë për biznes.Secili nga grupet në fund duhet të zgjedhë një nga të tri idetë për biznes.

Aktiviteti punues jashtë klasës – hapi i tretë

45 min. / Aktiviteti hulumtues lidhur me idenë e zgjedhur për biznes.Mbledhje dhe analizë të të dhënave, informacioneve, dokumenteve të shkruara etj.

Aktiviteti punues – hapi i katërt

20 min. Jep instruksione, këshilla dhe drejtime.

Përpunimi i analizës SWOT të idesë së biznesit.Identifi kimi i: Përparësive,Mangësive,Mundësive dhe Kërcënimeve lidhur me idenë e biznesit.

Prezantimi 25 min. Sintetizon dhe gjeneron nocione.Parashtron pyetje dhe zhvillon diskutim midis grupeve.

Paraqitje dhe përshkrim të idesë së biznesit.

PJESA PRAKTİKE – PUNA INDIVIDUALE E NXËNËSVEFORMİMİ İ BİLANCİT PERSONAL

InstruksioneÇdo nxënës ka për detyrë që për një orë të mësimit të bëjë analizë personale të ma-

terialit për gjendjen e tij financiare dhe të plotësojë tabelat e treguar më poshtë. Të dhënat e marra nga vetë analiza duhet të shërbejnë për të vlerësuar mundësinë e idesë për biznes të bazuar në potencialet personale fizike dhe mendore. (Është e këshillueshme që të bëhet përpjekje për të lidhur këtë me ushtrimin e mëparshëm. Të hulumtohet se sa pasuria per-sonale, shkathtësitë, aft ësitë etj., mund të kontribuojnë në zbatimin e suksesshëm të idesë së biznesit).

Page 130: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

130

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

(PJESA 1) REGJİSTRİMİ İ VLERËS SË PRONËS DHE BORXHEVE

A. PRONA PERSONALE FAMILJARETokëNdërtesëShtëpiPara të gatshmePronë e tundshmeTë mbjellaKursimeLetra me vlerëAriArgjendGurë të çmueshëmPiktura dhe fi gura artistikeFitim nga biznesiTë ardhura nga kamatatRrogaTë ardhura nga investime të përbashkëtaTë drejta autoriPatenta dhe licencaTë tjeraGjithsej prona

B. BORXHEHuaKrediDhënës të huasObligime nga kreditorëKamataBorxhe të mbeturaGjithsej prona

C. NETO VLERA (A-B)

(PJESA 2) TABELA PËR SHPENZİME PERSONALE NË NİVEL MUJOR

Pagesa e rregullt mujoreKolona 1

Shpenzime personaleKolona 2

Qira/hipotekë Veshje/mbathjeTatim i pronës Pastrim/larjeSigurim Arsim/stërvitjeShëndetësi LiteraturëAutomobil Kujdes shëndetësor/personalTë tjera IlaçeKartela kredie Aktivitete të lira

(restorante, kafene)Rezerva Udhëtime

Page 131: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

131

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Kujdes të fëmijëve ZbavitjeShpenzime për automjete (karburant)

Dhurata/donacione

Pagesë të automjeteve Të tjeraHua dhe kredi të tjeraPagesa të tjera Kursim/risi

Shpenzime për amvisëri Kolona 2 - GjithsejTelefonNgrohje Shpenzime të përgjithshme

mujore (A):(zgjedhje të kolonave 1+2)

Rrymë elektrike Shpenzime të përgjithshme të jashtme (B):(jo afariste)

Ujësjellës dhe kanalizimRiparime/mirëmbajtje A-B = Të ardhura të nevojshme

minimale nga biznesiFurnizime për amvisëriTë tjera

Kolona 1 - Gjithsej

(PJESA 2) REGJİSTRİMİ İ AKTİVİTTEVE TË CİLAT MUND TË VLERËSOHEN NË TREG

Nr. ren. KOMPETENCA DHE KUALIFIKIME

VLERË E TREGUT2 VLERË AFARISTE3

Kompetenca është dituri, aft ësi apo shkathtësi që të bëhet diçka, që është fitohet përmes procesit të trajnimit, përvojës, trajnimeve dhe projektimeve të dedikuara për zgjidhje të proble-meve të veçanta dhe situatave problematike. Për shembull, një agjent i sigurimit ka kompetencë për kontratat e sigurimit të jetës. Kompetencën e ka fituar përmes trajnimeve për sigurimin e jetës.

Kualifikimi është aft ësi, njohuri dhe shkathtësi e fituar në të gjithë procesin arsimor i cili përfshin njohuri të gjerë në fushën përkatëse arsimore që të bëjë profesione apo gjëra të caktuara brenda profesioneve sipas standardeve të caktuara. Për shembull, kualifikimi – eko-nomist i diplomuar, fitohet nëpërmjet procesit edukativ formal, të standardizuar, në fakultet.2 Vlera e tregut i referohet sasisë mesatare të parave të cilat mund të fitohen në qoft ë se kompetenca apo kualifi-kimi që personi e posedon ofrohet në tregun e punës.3 Vlera afariste i referohet asaj se sa e rëndësishme është kompetenca ose kualifikimi në kryerjen e aktivitetit të biznesit që duhet të hapet. Notimi është prej 1 në 5, me çka njëshi është nota më e vogël.

Page 132: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

132

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

(PJESA 4) CİLËSİA, SHKATHTËSİTË, AFTËSİTË DHE KARAKTERİSTİKAT E TJERA PERSONALE TË CİLAT MUND TË PËRDOREN GJATË REALİZİMİT TË BİZNESİT TË VOGËL

Nr.ren. KARAKTERISTIKAT PERSONALE DHE CILËSITË PERSONALE

PËRSHKRIMI KUR, KU, DHE SI JANË REALIZUAR

1.

2.

3.

4.

PËRMBLEDHJE

Shpikja është një nga karakteristikat kryesore të sipërmarrësit dhe është shprehur si aft ësi për të gjetur diçka të re që mund të marrë efekt ekonomik.

Inovacioni mund të përkufizohet si promovim dhe rritje e fushëveprimit të mallrave ose shërbimeve, krijim të metodave të reja të prodhimit, furnizimit dhe shpërndarjes, futje të ndryshi-meve në organizimin, menaxhimin dhe kushtet e punës së punonjësve.

Idetë për biznese të reja mund të vijnë nga shumë burime, siç janë: rastësitë, analiza e të dhënave statistikore, identifikimi i nevojave të njerëzve dhe bizneseve, shfrytëzimi i shkathtësive, aft ësive, njohurive dhe eksperiencës së fituar, sjellje të ligjit dhe rregulloreve etj.

Në thelb ekzistojnë dy lloje të inovacioneve, edhe atë: inovacion prodhim dhe inovacion proces. Lloji i parë është futja e prodhimit të ri, me të cilin ende nuk kanë përfituar konsumatorët, kurse lloji i dytë është futja e metodës së re të prodhimit që ende nuk është zbatuar në praktikë.

Përhapja e inovacionit mund të përkufizohet si proces përmes të cilit inovacionet përmes kanaleve të shpërndarjes përhapen midis anëtarëve të komunitetit të caktuar shoqëror.

Për gjenerimin e ideve dhe krijimin e bazës së ideve shfrytëzohet qasje e veçantë për të menduarit e shfrytëzuar kreativ dhe lirimin e ideve d.m.th. metoda e stuhisë së ideve (Brainstor-ming), sipas parimit “sasia para cilësisë”.

Teknika më e zakonshme për përcaktimin e arsyeshmërisë së idesë për biznes është ana-liza SWOT. Kjo është një nga metodat më efikase për përcjellje të gjendjeve dhe ndryshimeve në mjedis. Analiza SWOT është mjet i cili bën vlerësimin e ndikimit të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm në mjedis për suksesin e çdo ideje për biznes. SWOT është shkurtesë e fituar nga shkron-jat e para të fj alëve: Forca (Strengths), Dobësitë (Weaknesses), Mundësi (Opportunities) dhe Kërcënimet (Th reats). 

Page 133: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

133

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Pyetje për përsëritje dhe përforcim:

1. Çfarë është inovacioni?2. Çfarë është shpikja?3. Shpjegoni shembullin e inovacionit.4. Çfarë është roli i përhapjes së inovacionit?5. Përshkruani një shembull për përhapjen e inovacionit.6. Çfarë lloje të inovacioneve ekzistojnë?7. Cilat janë burimet e inovecionit?8. Përshkruani mundësitë për krijimin e biznesit.9. Zgjidhni një ide për biznes dhe bëni vlerësimin e pikave të forta dhe të dobëta të tij.

Page 134: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 135: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

TEMA 2Arsimimi financiarPËRMBAJTJA1. Financimi 2. Burimet e financimit burimor dhe të huaj 3. Parimet e financimit Pjesa praktike – Hulumtimi i kushteve që i ofrojnë bankat për kreditimin e bizneseve

QËLLIMETNxënësi/nxënësja:- të mësojë në lidhje me konceptin e financimit;- të dallojë burimet personale të financimit;- të dallojë burimet e huaja të financimit;- të dijë se çfarë është kredia;- të mësojë në lidhje me konceptin e interesit;- të dallojë dhe të shpjegojë parimet e financimit.

NOCIONET KYÇEFINANCIMIBURİMET PERSONALE TË FİNANCİMİTBURİMET E HUAJA TË FİNANCİMİTKREDITËINTERESILİKUİDİTETİ

Page 136: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 137: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

137

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

1. FINANCIMI

Çdo ndërmarrje në kryerjen e aktiviteteve dhe arritjen e qëllimeve e realizon procesin e vazhdueshëm të financimit, i cili ndryshon me ndryshimin e kushteve të përdorimit të kapitalit në dispozicion.

Financimi praqet përpjekjen që të sigurohen burime të mjaft ueshme financiare të ne-vojshme për punën normale dhe zhvillimin e biznesit. Mund të thuhet se procedura, qëllimi i së cilës është sigurimi i mjeteve për punën e bizneseve, quhet financim. Financimi është një nga fushat më të rëndësishme për të nxitur zhvillimin e biznesit.

Nën nocionin financim nënkuptohet përpjekja e pronarit të ndërmarrjes që të sigurojë dhe të përdorë burimet personale dhe të huaja financiare të nevojshme për të ar-ritur qëllimet e veta.

Në përkufizimin e financimit përfshihen komponentët e mëposhtëm kryesorë: Segmen-ti i parë, pronari i biznesit të fillojë të marrë një sërë veprimesh për gjetjen e mjeteve financiare të nevojshme për fillimin e biznesit. Segmenti i dytë ka të bëjë me mënyrën e saktë të përdorimit të mjeteve për të arritur përfitime ekonomike dhe segmenti i tretë, ka të bëjë me mënyrën dhe ritmin e kthimit mbi mjetet financiare, nëse ndërmarrja, përveç përdorimit të mjeteve perso-nale, përdor edhe mjete të huaja financiare.

Nevoja për përdorim të mjeteve financiare gjatë punës së ndërmarrjes varet nga:• Shtrirja, dinamika dhe struktura e aktiviteteve;• Lloji i aktivitetit të ndërmarrjes;• Kapitali në dispozicion;• Shuma e fitimeve të realizuara nga puna;• Mundësitë dhe kushtet për përdorimin e mjeteve të huaja. Financimi i biznesit mund të jetë një nga burimet personale dhe të huaja. Burimet per-

sonale të mjeteve janë të bazuara në mjetet e pronarëve të ndërmarrjeve për të cilat nuk ka as detyrim për kthim. Ato shpesh përfaqësojnë burime primare nga të cilat sigurohet puna e ndërmarrjes. Th emeluesit e ndërmarrjes, a janë në pyetje një ose më shumë persona fizikë ose juridikë, nëpërmjet investimeve të tyre japin shumën e mjeteve të nevojshme për të filluar biz-nes. Me gjithë avantazhin e madh që e ka financimi nga burimet personale, shpesh nuk është e mjaft ueshme për të filluar ose zgjeruar punën e ndërmarrjes. Praktika tregon se përdorimi i mjeteve nga burimet e huaja është pothuajse e pashmangshme.

Mëso më tepër!

FİNANCİMİ İ BİZNESEVE ME LËSHİMİN E OBLİGACİONEVE Bizneset punën e tyre mund ta financojnë me lëshimin e obligacioneve të korpo-

ratave. Obligacionet i blejnë njerëzit nga kursimet e tyre. Ata pronarëve u sjellin kom-pensim adekuat në formë të interesit. Ndërmarrjet të cilat lëshojnë obligacione janë të obliguara që pas skadimit të afatit kohor t’ia kthejnë shumën kujt i përket obligacioni së bashku me interesin. Obligacionet janë letra ose certifikata të cilat e tregojnë borxhin e ndërmarrjes për mbajtësit e obligacioneve.

Page 138: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

138

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

2. BURİMET PERSONALE DHE TË HUAJA TË FİNANCİMİT

Burimet personale të financimit Financimi nga burimet personale është i bazuar në kapitalin e ndërmarrjes dhe përfshin

investimet e pronarëve pa kufizime kohore për angazhimin apo kthimin e tyre.Kapitali si burim i përhershëm i financimit mund të emërtohet dhe të mos emërtohet:Kapitali i emërtuar përfshin kapitalin aksionar, depozitat e përhershme të pronarit in-

dividual ose grupit të pronarëve të kapitalit e të tjera.Kapitali aksionar krijohet me emision primar të aksioneve. Emisioni d.m.th. shitja

e aksioneve, korporata i lejon atij që të marrë burime të nevojshme financiare që të kryejë veprimtarinë. Mbledhja e mjeteve nëpërmjet emisionit të aksioneve është tipike për bizneset të mëdha të cilat veprojnë si shoqata aksionare.

Dispozita e përbashkët e qëndrueshme e pronarëve ka të bëjë me kapitalin i cili formohet mbi bazën e kapitalit të pronarit individual ose me marrëveshje midis investitorëve, themelu-esve të ndërmarrjes. Me marrëveshje përcaktohet shuma e depozitës, të cilën secili prej theme-luesve duhet ta investojë pa detyrim për shlyerje. Ky burim i financimit është tipik për bizneset e vogla dhe të mesme.

Kapitali tjetër i cili krijohet gjatë punës së ndërmarrjes, por i cili rrjedh nga donacio-net e fituara, subvencionet4 (premitë5 regreset6 kompensionet7 etj.) mjete të transferuara nga ndërmarrjet e tjera me pa detyrim për të kthyer etj.

Kapitali i paemërtuar përbëhet nga rezervat dhe fitimet e pashpërndara. Këto mjete ndërmarrja i shpërndan gjatë punës në llogari të veçantë.

Rezervat, ndërmarrja i formon nga fitimi ose me mjete të tjera. Rezervat shërbejë për kompensim të dëmeve për arsye të ndryshme gjatë punës.

Fitimi i pashpërndarë nga vitet e mëparshme është burimi i mjeteve të paemërtuara deri sa nuk sillet vendim për përdorim të tyre të dedikuar. Këto mjete mund të shpërndahen si bonuse për pronarin për të investuar në biznese të reja, dividendë ose për të rritur kapitalin aksionar ose themelor.

Burimet e huaja të financimitBurimi më i zakonshëm i financimit të punës së ndërmarrjeve janë bankat dhe insti-

tucionet e tjera financiare, si për shembull ndërmarrjet e sigurimeve, ose kursimoret. Bankat janë institucione financiare, të cilat i mbledhin paratë e lira nga qytetarët dhe bizneset dhe i orientojnë në formën e kredive për ato subjekte ekonomike që kanë nevojë për mjete shtesë për të financuar punën e tyre.

Kredia paraqet raportin obligues-debitor në të cilin personi (huadhënësi) për person tjetër (kërkuesit të kredisë) do të lejojë sasi të caktuar parash për shfrytëzim në periudhë

4 Subvencioni është ndihmë financiare për bizneset (ndërmarrjet) nga ana e shtetit, pa pasur nevojë që të kthehen.5 Premiumi i jepet ndërmarrjes nga shteti si sasi e caktuar e parave mbi shitjen (blerjen) e çmimeve të prodhimit të prodhuar.6 Regresi paraqet kthimin e një pjese të shumës së parave të cilën ndërmarrja blerëse e ka paguar çmimin (tarifën) për prodhimet e blera.7 Kompensimin e jep shteti duke e obliguar ndërmarrjen shtetërore që prodhimet e saj t’i shesë me çmim më të ulët se sa në treg. Në fakt, kompensimi paraqitet si shtesë e çmimit të përcaktuar deri në nivelin e çmimit të shitjes i cili mund të konsiderohet i vlefshëm.

Page 139: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

139

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

të caktuar kohore, nën kushte të caktuara, me obligim që vlera e pranuar të kthehet me interes. Prej këtu del se interesi paraqet çmimin e mjeteve të huazuara të cilin kërkuesi i kredisë ia paguan huadhënësit të kredisë. Me fj alë të tjera, interesi paraqet çmimin e kapitalit të huazuar.

Shuma e parave e cila është huazuar, quhet pjesa kryesore e kapitalit, kurse përqindja e interesit e cila paguhet në pjesën kryesore të kapitalit quhet norma e interesit.

Norma e interesit është tregues kyç i vlerës së kapitalit në tregun financiar.Bankat ndërmarrjeve u sigurojnë mundësinë e përdorimit të kredive afatshkurtra dhe

afatgjata.Kredi afatshkurtër janë ato kredi, afati i kthimit i të cilave është deri në një vit. Ato janë

të destinuara për të financuar nevojat rrjedhëse të ndërmarrjes, siç janë: furnizimi i lëndëve të para, furnizimi me karburant, mirëmbajtja e makinerive dhe pajisjeve etj.

Kredi afatgjata janë ato kredi, afati i kthimit i të cilave është më shumë se pesë vjet. Ato i siguron banka për investime, qëllimi i së cilave është që të zgjerojë apo të përmirësojë kapaci-tetin ekzistues të ndërmarrjes. Ato kanë për qëllim të sigurojnë mjete të përhershme (fikse) siç janë: makineria, pajisjet, automjetet, ndërtimi apo blerja e ndërtesave, ndërtimi i strukturave dhe instalimeve etj.

Qeveritë e shteteve me ekonomi të tregut tentojnë që të zhvillojnë politika dhe progra-me të cilat synojnë rritjen e aktivitetit ekonomik të ndërmarrjeve. Ato formojnë institucione dhe agjenci me karakter konsultativ, arsimor dhe financiar, kujdesi kryesor i të cilave është që të ndihmojnë dhe të mbështesin ndërmarrjet në arritjen e qëllimeve të biznesit.

Institucionet qeveritare kanë rolin e përshpejtuesit të sektorit të biznesit. Ato nëpërmjet fondeve të specializuara buxhetore ose nëpërmjet linjave kreditore nga institucionet e huaja financiare sigurojnë mjete për zhvillimin e ndërmarrjeve. Ndërmarrjet i shfrytëzojnë këshillat dhe mjetet financiare nga institucionet qeveritare për zhvillimin e aktivitetit të biznesit që do të mundësojnë rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

3. PARİMET E FİNANCİMİT

Parimi i sigurimitParimi i sigurimit i referohet përpjekjeve të ndërmarrjes për të financuar nisma nga të

cilat paratë do të kthehen me siguri, respektivisht paratë do t’i drejtojë atje ku shkalla e rrezikut është më e ulët.

Kur ndërmarrja mjetet në para do t’i investojnë në aktivitetin e vet afarist, përballet me rrezik për të realizuar humbje si rezultat i prodhimit të zvogëluar, shitje të zvogëluar, rritje të shpenzimeve etj. Prandaj nuk do të ketë mundësi që të vazhdojë me financimin normal të punës së vet.

Nga ana tjetër, kur ndërmarrja investon në aktivitete të huaja afariste përballet me rre-zikun e dështimit për pagesë ose kontroll mbi mjetet e veta të parave, me çka përsëri rrezikohet funksionimi normal i veprimtarisë dhe arritja e qëllimeve.

Parimi i stabilitetitParimi i stabilitetit të financimit nënkupton aft ësinë e ndërmarrjes përmes ofrimit të

rregullt të mjeteve që të mundësojë në zhvillim të kontinuar dhe të pandërprerë të aktivitetit të

Page 140: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

140

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

vet. Duke pasur parasysh se një pjesë e mjeteve janë huazuar, atëherë stabiliteti i financimit do të thotë se me kthimin e mjeteve të huazuara në afatet e përcaktuara, ndërmarrja të mos vijë në gjendje të mbulojë punën e vet për shkak të mungesës së mjeteve.

Parimi i likuiditetit Parimi i likuiditetit i referohet aft ësisë së ndërmarrjes që aktualisht t’i paguajë detyri-

met, siç janë: rrogat e punëtorëve, qiratë, interesat, detyrimet ndaj furnizuesit etj.Gjatë punës ndërmarrjet vazhdimisht gjenerojnë të ardhura të mjeteve të cilat i përdorin

për të financuar aktivitetin. Parimi i likuiditetit kërkon që këto mjete të jenë të mjaft ueshme për të paguar detyrimet brenda kohës së caktuar. Në të kundërt, pamundësia e detyrimeve fi-nanciare nënkupton paaft ësinë paguese të ndërmarrjes.

Parimi i ekonomizimitSipas parimit të ekonomizimit financimi nënkupton financimin në të cilin shpenzimet

e shkaktuara nga sigurimi i mjeteve financiare për arritjen e punës së caktuar janë më pak se të ardhurat. Shpenzimi më i rëndësishëm konsiderohet si interes mbi mjetet e huazuara.

Parimi i rentabilitetitParimi i financimit të rentabilitetit përfaqëson përpjekjet nga angazhimi i sasisë së cak-

tuar të mjeteve në punë, për të arritur fitime më të mëdha. Niveli i përfitimit i cili është raporti midis fitimit dhe mjeteve të angazhuara, tregon shkallën e fekondimit të mjeteve, që do të thotë rritje e tyre në punë.

Parimi i aft ësisë pagueseParimi aft ësisë paguese vlen edhe për raportin mes shumës së detyrimeve dhe vlerës

së mjeteve me të cilat ndërmarrja e zhvillon veprimtarinë. Ndërmarrjet duhet t’i kushtojnë vëmendje që të ndërmarrin detyrimet në shumën e vlerës së tregut të pasurive me të cilat pu-non. Kjo do të thotë se në rast të pamundësisë së shlyerjes së detyrimeve gjatë punës rrjedhëse, mjetet jomateriale dhe materiale, si dhe investimet afatgjata financiare do të përbëjnë garancinë e furnizuesve se ndërmarrja është në gjendje të paguajë borxhet e saj.

Page 141: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

141

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PJESA PRAKTİKE – PUNA GRUPORE E NXËNËSVEHULUMTİMİ İ KUSHTEVE QË İ OFROJNË BANKAT PËR KREDİTİMİN E BİZNESEVE

InstruksioneArsimtari i ndan nxënësit në 4-6 grupe. Pastaj cakton detyra për secilin grup që të bëjë

kërkime dhe analiza të kushteve të ofruara nga bankat komerciale për kreditimin e aktiviteteve afariste të ndërmarrjeve.

Secili grup duhet të hetojë, të mbledhë të dhëna dhe të analizojë kushtet dhe krite-ret të cilat i kërkojnë bankat nga ndërmarrjet gjatë miratimit të kredive. Në analizë duhet të përfshihen edhe dokumentet të cilat ndërmarrjet duhet t’i sigurojnë gjatë aplikimit për kredi. Gjithashtu, grupet duhet t’i analizojnë karakteristikat e llojeve të ndryshme të kredisë (kredi bankare për prodhime të dedikuara për ndërmarrjet).

Nxënësit mbledhin të dhëna me anë të vizitës së drejtpërdrejtë dhe bisedës me përfaqësuesit e bankave dhe institucioneve të tjera financiare (fondet, kursimoret, etj.), analizës së të dhënave nga Interneti etj.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit t’i identifikojnë kushtet nën të cilat bankat afariste i

miratojnë kreditë për financim të punës së ndërmarrjes.Koha 4 orë mësimore nga 45 minutaVendi Aktiviteti hulumtues, në dhe jashtë shkollësForma Puna në grupePërgjegjësia Arsimtar i lëndësMaterialet didaktike Tekste, dokumente për aplikim, të dhëna relevante statistikore,

prezantime etj.Ndihmesat teknike Kompjuter. Internet.Rezultati nga puna Përgatit punë projektuese nga çdo grup i nxënësve dhe

prezantim të saj.

PROCESI I MËSIMITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Paraqet detyrë dhe bën prezantim hyrës pra klasës.

Dëgjim.

Ndarja e detyrës 5 min. Ndarje të nxënësve në grupe.Jep udhëzime.

Dëgjim dhe shkrim.

Aktiviteti punues në shkollë

135 min.

Punë hulumtuese për kushtet të miratimit të kredive nga bankat.

Page 142: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

142

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Aktiviteti punues në shkollë

20 min. MentoronJep instruksione dhe kahje.InformonKëshillin

Diskutim në kuadër të grupit për analizën e bërë.Përgatitja për prezantim të detyrës së punuar projektuese.

Prezantim 10 min. Gjeneron dhe nxjerr konkluzione.

Prezantim dhe analizë të materialit të përgatitur.

Pjesa përfundimtare 5 min. RregullonNxitBisedon

DebatSjell përfundimSintetizon dituri

PËRMBLEDHJE

Financimi paraqet përpjekje që të sigurohen burime të mjaft ueshme financiare të nevojs-hme për punën normale dhe zhvillimin e biznesit. Ose, me fj alë të tjera, nën financim nënkuptohet përpjekja e pronarit të ndërmarrjes që të sigurojë dhe të përdorë mjete të veta dhe të nevojshme financiare për të arritur qëllimet e veta.

Burimet personale të mjeteve shpesh përfaqësojnë burime primare që të sigurohet funksi-onimi i ndërmarrjes.

Burimet më të shpeshta të huaja të financimit të punës së ndërmarrjes janë: ban-kat, ndërmarrjet partnere, fondet e investimeve, kompanitë e sigurimit, kursimoret etj. Ato ndërmarrjeve mund t’i japin kredi afatshkurtra dhe afatgjata.

Financimi nga burimet personale është i bazuar në kapitalin e ndërmarrjes dhe i përfshin deponimet e pronarëve pa kufizimet kohore për angazhimin apo kthimin e tyre.

Kredia paraqet raportin investues-debitor në bazë të të cilit një person (huadhënësi) per-sonit tjetër (kërkuesin e kredisë) i jep një sasi të caktuar parash që t’i përdorë për një periudhë të caktuar kohore, nën kushte të caktuara, me detyrim që vlera e aplikimit të jetë kthyer me interes.

Interesi paraqet shpenzimet e mjeteve të huazuara që shfrytëzuesit të kredisë i paguan huadhënësit për kredinë.

Pyetje për përsëritje dhe përforcim:

1. Çfarë është financimi?2. Cilat janë burimet e financimit?3. Përshkruani burimet personale të financimit.4. Cilat janë burimet e huaja të financimit?5. Përshkruani burimet e huaja të financimit.6. Si mund të përcaktohet nocioni kredi?7. Çfarë është interesi?8. Çfarë roli kanë bankat në ekonomi?9. Çfarë është likuiditeti?10. Çfarë është aft ësia paguese?

Page 143: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

TEMA 3MenaxhimiPËRMBAJTJA1. Nocioni dhe rëndësia e menaxhmentit 2. Funksionet menaxhuese 3. Nivelet menaxhuese 4. Stilet e menaxhimit Pjesa praktike – puna individuale e nxënësit – Me mençuri (SMART) Paraqitja e qëllimit Pjesa praktike – puna e nxënësve në grupe – hulumtimi i strukturës organizative.

QËLLIMETNxënësi/nxënësja:- të mësojë nocionin e menaxhimit;- të njohë funksionet themelore të menaxhimit;- të identifikojë nivelet e menaxhimit;- të dallojë stilet e ndryshme të menaxhimit.

NOCIONET KYÇEMENAXHIMIMENAXHERI I LARTËPLANIFIKIMIORGANIZIMIUDHËHEQJAKONTROLLİMOTİVİMİ

Page 144: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 145: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

145

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

1. NOCİONİ DHE RËNDËSİA E MENAXHIMIT

Që të mund të funksionojë dhe të ushtrojë qëllimet për të cilat ai është themeluar, bizne-si duhet të menaxhohet. Se si një ndërmarrje do të jetë menaxhuar, varet se a do të funksionojë si duhet, kurse masa e asaj rregullsie është numri i qëllimeve të arritura, d.m.th. shuma e fitimit të arritur. Për çdo sistem organizativ, si për shembull ndërmarrje, institucion publik, etj. me-naxhimi është çështje e mbijetesës dhe ekzistencës së tij. Nëse menaxhimi nuk është i mirë, në qoft ë se me atë nuk arrihen qëllimet, ekzistimi i këtij sistemi bëhet i kotë. Shuma e funksione-ve të cilat në një organizatë janë përgjegjëse për përcaktim të qëllimeve dhe për të udhëzuar drejt arritjes së tyre, respektivisht udhëheqje, në të vërtetë paraqet menaxhim.

Në biznesin modern nuk ekziston asnjë faktori i vetëm aq i rëndësishëm siç është me-naxhimi.

Menaxhimi paraqet aktivitet universal i cili realizohet në të gjitha format dhe llojet e organizatave duke filluar nga ndërmarrjet, shkollat, universitetet, spitalet, kishat, xhamitë, qeveritë, etj.

Për menaxhimin sot ka shumë përkufizime, nga ato më të thjeshtat deri më komplekset. Përkufizimet më të thjeshta janë si më poshtë:

- Menaxhimi do të thotë të nxiten të tjerët që të bëjnë atë që ne mendojmë se është e drejtë;

- Menaxhimi do të thotë të bëhet diçka me duart e të tjerëve;- Menaxhimi është arritje diçka që dëshirohet të bëhet nëpërmjet njerëzve.Në biznesin modern nuk asnjë faktor i vetëm aq i rëndësishëm siç është menaxhimi.

Menaxhimi është aktivitet dominues në funksionimin e çdo ndërmarrjeje. Menaxhimi është procesi universal i cili realizohet në të gjitha format dhe llojet e organizatave duke filluar nga ndërmarrjet, shkollat, universitetet, spitale, kishat, xhamitë, qeveritë etj.

2. FUNKSİONET MENAXHUESE

Roli i menaxhimit në ndërmarrje dhe më gjerë është që të udhëheqë punën. Menax-himi në çdo vendim duhet të ketë parasysh funksionimin efikas, përkatësisht punën efikase të aktiviteteve. Me fj alë të tjera, puna e menaxhimit është të udhëheqë punën, të udhëzojë menaxherët dhe të udhëheqë punëtorët në drejtim të arritjes së qëllimeve. Kjo arrihet përmes funksioneve të mëposhtme:

• Planifikimit• Organizimit• (Udhë)heqjes• Kontrollimit• MotivimitFunksionet e menaxhimit nuk janë “peshë” identike për të gjitha nivelet menaxhu-

ese. Për menaxhimin e lartë planifikimi është me intensitet të theksuar. Te niveli më i ulët më i përhapur është funksioni i udhëheqjes. Funksioni i planifikimit bie kur “zbritet” sipas strukturës piramidale-hierarkike të menaxhimit të lartë nga të ashtuquajturit menaxherë të linjës (mbikëqyrësit). Në anën tjetër udhëheqja rritet kur “shkohet” prej menaxherëve të lartë

Page 146: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

146

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

kah mbikëqyrësit. Kontrolli për menaxherët e lartë dhe të mesëm është me rëndësi të njëjtë (të vogël) që do të thotë se te mbikëqyrësit është me rëndësi të madhe. Funksioni i organizimit është përfaqësuar në mënyrë të barabartë në të gjitha nivelet e menaxhimit.

Planifikimi është aktivitet i parë për zbatim të suksesshëm të aktivitetit në fj alë. Planet bëhen për intervale të ndryshme, për afate të shkurtra, të mesme apo të gjata. Në to përmenden edhe qëllimet dhe mënyrat në të cilat ato duhet të realizohen. Në fakt, plani i veprimit është mjeti dhe mënyra për realizimin e qëllimit. Nëse planifikimi është efikas, mund të pritet edhe realizimi i tij.

Organizimi dhe stafi – Gjatë veprimit të përbashkët, secili njeri duhet të dijë rolin e tij. Këtë e mundëson funksioni menaxherial i organizimit. Pra, ky është funksion i cili e rregullon rolin e individit në strukturën organizative. Me funksionin e organizimit duhet të përcaktohen detyrat të cilat do të kryhen sipas aft ësisë dhe motivimit të njerëzve.

Udhëheqja - Udhëheqja ka për qëllim që të ndikojë ndaj kontributit të njerëzve në strukturën organizative. Çdo menaxher do të jetë dakord që problemet më të mëdha të rrjed-hin nga njerëzit – dëshirat, nevojat dhe sjelljet e tyre, si individë apo grupe. Udhëheqja është mjet efikas i cili është ushtruar në përputhje me rregullat që të krijohet mjedisi i nevojshëm i punës në ndërmarrje.

Kontrolli - Kontrolli është funksion menaxhues me të cilin bëhet krahasimi i realizimit me planifikimin. Ky funksion krijon masa që të sigurojë realizimin e planit. Me kontrollin shihet se ku ndodhin disa devijime të cilat mund të ndërmerren për rehabilitimin e tyre. Ky funksion është instrumenti kryesor për vlerësimin e suksesit në arritjen e planeve.

Motivimi - Motivimi është funksion menaxherial me të cilin menaxherët i inkurajojnë vartësit për të rritur performancën në punë dhe kënaqësinë e tyre. Vullneti i njerëzve, i cili synon arritjen e rezultateve më të mira, quhet motivim. Si rezultat i motivimit, të punësuarit më tepër angazhohen, tregojnë interes të shtuar në arritjen e qëllimeve të ndërmarrjes, të arrijë rezultate më të mira në punë dhe me kohë t’i kryejnë punët. Ekzistojnë shumë faktorë të cilët i motivojnë njerëzit për të punuar. Këtu bëjnë pjesë: falënderimi, për të qenë pjesë e ekipit, zhvillimi personal, paratë, mirënjohjet, siguria në punë, mjedisi në punë, sfida, autonomia, etj.

Të gjitha këto karakteristika vetë në vete nuk do të kishin kurrfarë efekti pa koordinimin e tyre reciprok. Kjo mundëson që çdo individ në detyrën e tij të japë kontributin maksimal në arritjen e qëllimeve të ndërmarrjes.

3. NİVELET MENAXHUESE

Në ekonominë e tregut bizneset janë të organizuara në shumëllojshmëri të formave, nga ndërmarrjet e vogla individuale (krijues individual) deri në kompani të mëdha ose shoqata aksionare. Por, pa marrë parasysh se cila kategori i takon, biznesi që të funksionojë duhet të menaxhohet. Për këtë arsye, bizneset kanë nevojë nga menaxherët. Menaxhimin në bizneset e vogla e merr pronari i tij. Duke pasur parasysh faktin se pronari i ndërmarrjes shpesh është edhe drejtor i saj, domethënë menaxher i lartë, procesi i vendimmarrjes është i shpejtë dhe i thjeshtë. Numri i vogël i të punësuarve dhe thjeshtësia e veprimit mundëson që udhëheqja dhe kontrolli të jenë të lehta. Por me rritjen dhe zgjerimin e biznesit dhe krijimin e të ashtuquajtura-ve departamente dhe sektorë, në mënyrë të pashmangshme krijohen të ashtuquajtura hierarki

Page 147: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

147

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

menaxheriale, d.m.th. në udhëheqje, përveç menaxherit të lartë udhëheqin edhe menaxherët e nivelit të mesëm dhe të ulët. Sipas kësaj, me biznesin e mesëm dhe të madh udhëheqin tri lloje të menaxherëve:

- Menaxheri i lartë (top menagers);- Niveli i mesëm i menaxherëve (middle leve menagers)- Linja e parë e menaxherëve (frist line menagers)Punonjësit e tjerë nuk marrin pjesë në udhëheqje, kështu që mund të quhen “jome-

naxherë”.Në nivelin e lartë të menaxherëve gjendet menaxheri i lartë. Ky vend i punës haset nën

emra të ndryshëm, por me të njëjtin kuptim: menaxher i lartë, menaxher i përgjithshëm, me-naxher, etj. Menaxheri i lartë kujdeset për qëllimet në nivel të tërë organizatës, kurse në aspek-tin kohor, ato janë qëllime afatgjata.

Në nivelin e mesëm të menaxherëve gjenden drejtorët ekzekutivë ose menaxherët sektorialë. Menaxherët e nivelit të mesëm kujdesen për qëllimet e sektorëve të veçantë (funksi-onet) të cilat në aspektin kohor janë qëllime afatmesme.

Në nivelin e parë të menaxherëve janë renditur menaxherët siç janë: vëzhguesi (mbikëqyrësi), kontrolluesi, shefi i ndërrimit ose repartit, shefi i shitores etj. Ata kanë qëllime të orientuara të punës, të cilat në aspektin kohor janë afatshkurta apo me qëllime të vazhdu-eshme. Këta menaxherë i mbikëqyrin dhe i kontrollojë procedurat e punës së përmbaruesve.

Ndërmarrjet moderne zakonisht menaxhohen nga menaxherët të cilët janë të angazhu-ar nga ana e pronarëve të ndërmarrjes. Menaxherët paguhen për të menaxhuar kompaninë në supozimin se ajo që është e mirë për menaxherët, duhet të jetë e mirë edhe për kompaninë në tërësi.

Pronësia e ndërmarrjeve të mëdha është e përhapur në grupe të mëdha të aksionarëve. Shumica e tyre kanë lidhje të vogël me kompaninë. Nuk e ndjejnë ndërmarrjen si të vete dhe tregojnë pak interes në drejtim të menaxhimit të drejtpërdrejtë dhe funksionimin e ndërmarrjes.

QËLLIMET E NDËRMARRJES

QËLLIMET E FUNKSIONEVE OSE SEKTORËVE TË

CAKTUARQËLLIMET E ORIENTUARA TË PUNËS

A F A T G J A T Ë

A F A T M E S M Ë M

A F A T S H K U R T Ë R

MENAXHIMI I LARTË

MENAXHIMI I MESËM

NIVELI I PARË I MENAXHIMIT

Qëllimet e menaxhimit Koha Niveli

Figura nr. 1. Nivelet e menaxhimit dhe qëllimet e organizatës (biznesit)8

8 B. Shuklev: Menxhimi; Fakulteti i Ekonomisë, Shkup, 2006

Page 148: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

148

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Mëso më tepër!

PËRGJEGJËSİTË E MENAXHERİT TË LARTË

Puna e menaxherit të lartë është mjaft komplekse dhe kjo paraqet një sfidë. Përgjegjësitë e menaxherit të lartë mund të jenë të sistematizuara në gjashtë kategori.1. Menaxheri i lartë është përgjegjës për vendosjen afatgjatë të qëllimeve të ndërmarrjes. Ai duhet të ketë vizion dhe t’i frymëzojë të tjerët.2. Menaxheri i lartë është përgjegjës për përcaktimin e planeve për arritjen e qëllimeve.3. Menaxheri i lartë është përgjegjëse për zgjidhjen e konfl ikteve të cilat rrjedhin nga aktivitetet e organizatës.4. Menaxheri i lartë si udhëheqës i organizatës është përgjegjës për promovimin e për-zgjedhjes dhe motivimin e të punësuarve.5. Menaxheri i lartë është plotësisht përgjegjës për aktivitetet në biznes.6. Menaxheri i lartë zbaton vendimet e bordit dhe kujdeset në lidhje me punën e ndërmarrjes.

4. STİLET E MENAXHİMİT

Stilet e menaxhimit e tregojnë ndryshimin e menaxherëve në mënyrën dhe qasjen e si-gurimit të qëllimeve. Në literaturë klasifikimi më i njohur i stileve të menaxhimit është si vijon:

1. Stili autoritar;2. Stili demokratik;3. Stili funksional.1. Stili autoritar i menaxhimit është stil i cili është i bazuar në fuqinë që e posedon

menaxheri. Ai përdoret që të urdhërojë vartësit dhe pritet bindja e tyre e plotë. Pa u njohur menaxheri me problemin nuk mund të bëjë asgjë ose të ndërmarrë ndonjë veprim. Ky stil i menaxhimit është karakterizuar nga fakti se menaxheri ka autoritet të plotë në marrjen e ven-dimeve. Ai është e lidhur direkt me kontrollin e punës dhe punonjësve dhe nuk lejon vartësit të angazhohen në procesin e planifikimit apo vendimmarrjes. Ky stil i menaxhimit posedon shumë dispozita me të cilat rregullohet sjellja e punëtorëve.

2. E kundërta e stilit autoritar, stili demokratik i menaxhimit është stil në të cilin menax-heri është i orientuar të krijojë atmosferë të marrëdhënieve të mira me të punësuarit, kurse për kthim presin përkrahje prej tyre për realizimin e qëllimeve. Kjo i lejon vartësve të marrin pjesë aktivisht në procesin e vendimmarrjes, pa imponuar pikëpamjet apo mendimet e tyre. Me këtë stil të menaxhimit, menaxheri punon drejt arritjes së qëllimeve të përgjithshme të ndërmarrjes dhe i lejon vartësit në mënyrë të pavarur të përcaktojnë qëllimet specifike, të cilat kërkohen që të fitojnë mbi të punësuarit dhe të reduktojnë rrezikun e konfl iktit të interesit. Stili demokratik i menaxhimit ofron nivel të lartë të bashkëpunimit dhe të kohezionit të punësuarve.

3. Stili funksional i menaxhimit është kombinim i dy stileve të mëparshme. Menaxheri vepron sipas situatës dhe nevojës momentale, që do të thotë se kur lind nevoja imponohet stili

Page 149: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

149

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

autoritar, kurse në situata të tjera zbaton stilin demokratik të menaxhimit. Për shembull, në ndërmarrje një njësi punon si duhet, njësia tjetër kërkon mbështetje, kurse e treta tregon punë të parregullt.

PJESA PRAKTİKE – PUNA İNDİVİDUALE E NXËNËSVE VENDOSJA ME MENÇURİ (SMART) E QËLLİMEVE

InstruksioneÇdo individ ka nevojë për vendosjen e qëllimit. Me vendosjen e qëllimeve drejtohet

ritmi i jetës dhe mendohet sjellja e personit. Qëllimet janë bazë e planifikimit pa të cilin nuk mund të imagjinohet funksionimi i aktivitetit njerëzor. Në fakt, qëllimet të cilat i përcakton secili prej nesh në jetën e përditshme, por për të cilat shpesh herë nuk jemi edhe të vetëdijshëm se i kemi krijuar, i japin rëndësi thelbësore ekzistencës njerëzore.

Qëllimet mund të formulohen në mënyra të ndryshme, apo ato i referohen fushave të ndryshme në varësi të interesave dhe drejtimeve të personit apo atij që i vendos.

Ekzistojnë disa mënyra për të formuluar qëllimet:Qëllimi 1 – Të bëhet. Kjo mënyrë e formulimit të qëllimit referohet për të ndjekur ak-

tivitetet të cilat janë të drejtuara ose të lidhura me diçka që ju duhet ose të dëshironi ta bëni. Për shembull, dua të bëj buqetë me lule, ose unë duhet të punësohem në një sallon bukurie etj.

Qëllimi 2 - Të ketë. Ky formulim i qëllimit ka të bëjë me dëshirën për të poseduar ose për të marrë material ose jomateriale të mira. Për shembull, dua të blej një automobil të bukur ose dëshiroj të kem pozicion të menaxhimit në kompaninë ku unë punoj.

Qëllimi 3 - Ndryshimi personal. Ky formulim i qëllimit i referohet dëshirës apo nevojës për ndryshim apo arritje të situatës së re personale, si për shembull përvetësimi i njohurive, aft ësive ose vendosjes së standardeve të reja në punë. Për shembull, dua të mësoj të luaj në kitarë ose kam për qëllim që të trajnoj në basketboll.

Gjatë parashtrimit të qëllimeve duhet të mbahet llogari për të plotësuar disa kushte dhe supozime të cilat duhet të japin kuptimin dhe qëndrueshmërinë e tyre. Kur qëllimet janë të vendosura dhe nuk mund të arrihen, atëherë kjo shkakton zhgënjim dhe frikë të dështimit të mëtejshëm, i cili nga ana e vet përfshin pasiguri dhe jostabilitet e kështu me radhë. Pran-daj, gjatë vendosjes së qëllimit duhet të bëhet analizë e asaj që ai dëshiron të arrijë të bëjë plan veprimi se si do ta arrijë atë, emërtimi kohor, burimet, njerëzit apo përgjegjësitë etj. Gjithashtu, gjatë vendosjes së qëllimit për të përcaktuar standardet dhe kriteret për matje të kryerjes. Në këtë drejtim, gjatë vendosjes së qëllimit përdoret teknika SMART (mençuri) e qëllimit të vendosur. Në të vërtetë, qëllimi i cili vendoset duhet t’i të plotësojë kriteret e mëposhtme:

S - Qëllimi duhet të jetë i Saktë. Ai duhet të shprehet në çdo sasi, shumë, standard, etj. që të jenë në gjendje të analizohet, krahasohet dhe kontrollohet. Për shembull, kam për qëllim të prodhoj 1000 litra verë të kuqe.

M - Qëllimi duhet të jetë Miratuar me afat kohor të realizimit. Gjatë vendosjes së qëllimit duhet të theksohet se në cilën periudhën do të realizohet, apo të vendoset kornizë kohore e zba-timit. Vallë arritja ka të bëjë me një ditë, muaj, vit apo pesë vjet. Për shembull, qëllimi im është të diplomoj në Fakultetin Ekonomik për katër vjet.

Page 150: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

150

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

A - Qëllimi duhet të jetë Absolutisht i definuar. Qëllimet vendosen me aktivitete të defi-nuara, respektim të procedurave në punë, mënyrë të organizimit të përcaktuar, koordinim, etj. Për shembull, kam qëllim të shes 100 kompjuterë. Që ta bëj këtë duhet të blihen kompjuterë me çmim më të ulët, të siguroj furnizimin nga furnizues i njohur, t’i vendos në depo dhe në fund t’i shes dhe t’i ofroj me transportin tim për blerësin i cili do të ofrojë çmim më të lartë.

R - Qëllimi duhet të jetë Real. Gjatë vendosjes së qëllimit duhet nisur nga realiteti dhe qëndrueshmëria e tij. Nuk mund të pritet realizimi i ndonjë qëllimi, nëse nuk ka kushte reale për realizimin e tij. Për shembull, në qoft ë se themi - unë duhet të shkoj me anije kozmike deri te Dielli, atëherë bëhet fj alë për qëllim jo real, pasi nuk ekziston mundësi për të arritur atje. Por në qoft ë se themi - kam për qëllim të fitoj para të mjaft ueshme që të blej rroba të mira, atëherë kjo është mundësi reale, sepse ekziston një numër i madh i kushteve dhe mënyrave për të arri-tur këtë qëllim.

T - Qëllimi duhet të jetë i mjaft i Transparent. Gjatë vendosjes së qëllimit duhet të mar-rim parasysh kushtet, kërkesat dhe kriteret e nevojshme të cilat duhet të ekzistojnë që të mund të realizohet. Për shembull, kam qëllim që të shes 100 kilogramë akullore në korneta me shitje në rrugë gjatë dimrit. Ky qëllim është i pakuptueshëm, sepse në dimër ka temperatura të ulëta dhe kushte të tjera të veçanta të motit të cilat i largojë blerësit në rrugë që të blejnë akullore.

Nga këtu mund të konkludohet se vetëm me MENÇURİ (SMART) qëllimet e parash-truara mund ose kanë shans të vërtetë për t’u realizuar.

USHTRIM

Në pjesën e caktuar shkruaj atë që dua ta arrij (realizoj):

1. Një muaj (qëllimi afatshkurtër)

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

- Si ky qëllim do të kontribuojë në atë që ne duam ta arrijmë në jetë?

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Page 151: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

151

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

- Si do ta realizoni qëllimit tuaj afatshkurtër?Aktivitetet Mjetet e nevojshme Afati kohor

- Si do të matni apo kontrolloni përparimin apo ndryshimin tuaj? Të specifikohet standardet ose kriteret e matshmërisë.______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

- Cilat probleme dhe kufizime i prisni gjatë realizimit të qëllimit afatshkurtër?

Personale (të veta) Mjedisi

Në vendin e shënuar shkruaj çka dua të arrij (përmbush):

2. Një vjet (qëllimi afatmesëm)______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

- Si ky qëllim do të kontribuojë në atë që ne duam ta arrijmë në jetë?

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ - Si do ta realizoni qëllimin tuaj afatmesëm?

Aktivitetet Mjetet e nevojshme Afati kohor

Page 152: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

152

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

-Si do të matni apo kontrolloni përparimin apo ndryshimin tuaj? Të specifikohen standardet ose kriteret e matshmërisë.

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

- Cilat probleme dhe kufizime i prisni gjatë realizimit të qëllimit afatmesëm?

Personale (të veta) Mjedisi

Në vendin e shënuar shkruaj çka dua të arrij (përmbush):

3. Pesë vjet (qëllimi afatmesëm)______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

- Si ky qëllim do të kontribuojë në atë që ne duam ta arrijmë në jetë?

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ - Si do ta realizoni qëllimin tuaj afatgjatë?

Aktivitetet Mjetet e nevojshme Afati kohor

- Si do të matni apo kontrolloni përparimin apo ndryshimin tuaj? Të specifikohen standardet ose kriteret e matshmërisë.

______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Page 153: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

153

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

- Cilat probleme dhe kufizime i prisni gjatë realizimit të qëllimit afatgjatë?

Personale (të veta) Mjedisi

SHEMBUJ PËR STRUKTURËN ORGANİZATİVE

Organizimi sipas strukturësOrganizimi i tillë është më i përfshirë. Ndërmarrja si tërësi është organizuar në njësi

organizative në pajtim me funksionet kryesore: prodhimtaria, shitja, financat etj.

Ndërmarrja

Prodhimtaria Shitja Financat

Skema nr. 1 Organizimi funksional

Organizimi funksional është forma themelore e organizatës. Ai përdoret kryesisht në ndërmarrjet e vogla të cilat ofrojnë një sërë të kufizuar të prodhimeve, duke e bërë përdorimin e burimeve më efikas.

Organizimi prodhues/tregtarNdërmarrjet e mëdha janë të organizuara në bazë të strukturën organizative prodhues/

tregtar. Kur ndërmarrja do të rritet, fillojnë të humbasin avantazhet e organizimit funksional.Organizimi prodhues ose tregtar mund të vendoset në njërin prej tri modeleve kryesore:

Ndërmarrja

Zhvillimi hulumtues Marketingu Prodhimtaria Financat

Sektori për kujdes personal

Sektori për detergjente

Sektori për prodhime farmaceutike

Skema nr. 2. Skema organizative prodhuese-tregtare për firmën prodhuese: ndarja sipas prodhimeve

Page 154: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

154

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Ndërmarrja

Marketingu Financat Prodhimtaria Zhvillimi

Sektori Afrika dhe Evropa

Sektori Amerika jugore dhe Lindja e Largët

Sektori Amerika Veriore

Skema nr. 3. Skema organizative prodhuese-tregtare për firmën prodhuese: ndarja terri-toriale

Banka

Sektori i popullsisë Sektori i ndërmarrjes Sektori i bujqësisë

Skema nr. 4. Ndarja sipas “konsumatorëve” d.m.th. klientëve

Është i mundshëm organizimi edhe me shkallë më të madhe të decentralizimit. Te ky lloj i organizimit dhe funksionit janë të ndarë sipas sektorëve:

Ndërmarrja

Sektori 1 Sektori 2 Sektori 3

ShitjaMarketinguFinancatZhvillimi

Skema nr. 5. Organizimi i centralizuar sipas sektorëve

Ndoshta janë edhe kombinime të tjera të organizimi funksional dhe prodhues/tregtar:

Page 155: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

155

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Ndërmarrja

Marketingu Shitja Zhvillimi Financat

AziaEvropa

Ilaçet

Amerika Veriore

Kozmetika Prodhimet ushqimore

Skema nr. 6. Organizimi i kombinuar

Matriks organizimiNë organizimin prodhues/tregtar, funksionet mund të jenë të centralizuara ose të de-

centralizuar sipas sektorit.Në këtë shembull ndërmarrja punon në tri projekte: A, B dhe C. Çdo projekt ka menax-

her të projektit të vet i cili organizon punën në këtë projekt. Ai siguron personelin e nevojshëm nga njësitë ekzistuese organizative: marketingu, prodhimi, financat etj.

Ndërmarrja

Menaxheri projektues

Hulumtimi dhe zhvillimi Marketingu Prodhimtaria Financat

Menaxheri projektues A

Menaxheri projektues B

Menaxheri projektues C

Grupi për hulumtim dhe

zhvillim

Grupi për hulumtim dhe

zhvillim

Grupi për hulumtim dhe

zhvillim

Grupi për marketing

Grupi për marketing

Grupi për marketing

Grupi për financim

Grupi për financim

Grupi për financim

Grupi për financim

Grupi për financim

Grupi për financim

Skema nr. 7. Matriks organizimi

Page 156: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

156

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PJESA PRAKTİKE – PUNA E NXËNËSVE NË GRUPE HULUMTİMİ İ STRUKTURËS ORGANİZATİVE

InstruksioneArsimtari i ndan nxënësit në klasë prej 4 deri 6 grupe. Pastaj, cakton detyra për secilin

grup që të bëjë kërkime dhe analiza të strukturës organizative të ndërmarrjeve të ndryshme në bazë të aktivitetit që ato i kryejnë. Është e nevojshme të përfshihen ndërmarrjet prodhuese, tregtisë, të shërbimit dhe ndërmarrjet e shërbimeve financiare - bankës.

Secili grup duhet të bëjë zgjedhje të ndërmarrjes së madhe që do ta analizojë. Pastaj, të hulumtojë, të mbledhë dhe të përpunojë të dhëna dhe informacione mbi strukturën organiza-tive të ndërmarrjes.

Analiza duhet të përfshijë dokumentet dhe vendimet në lidhje me organizimin e ndërmarrjes. Gjithashtu, grupet duhet të analizojnë karakteristikat apo avantazhet dhe mangësitë e organizimit të ndërmarrjes së analizuar.

Nxënësit i mbledhin të dhënat me anë të vizitës së drejtpërdrejtë dhe bisedës me përfaqësues të ndërmarrjes e cila është objekt i hulumtimit dhe analizës, si dhe marrje të infor-macioneve nga Interneti etj.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit t’i dallojnë strukturat e ndryshme organizative sipas

të cilave ndërmarrjet e realizojnë punën e tyre.Koha 2 orë mësimore nga 45 minutaVendi Aktiviteti hulumtues në dhe jashtë shkollësForma Punë në gruporePërgjegjësia Arsimtar i lëndësMaterialet didaktike Tekste, dokumente për analizim, të dhëna relative strategjike,

prezantime etj.Ndihmesat teknike Kompjuter. Internet.Rezultati nga puna Detyrë e përgatitur projektuese nga çdo grup i nxënësve.

PROCESI I TË MËSUARITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Paraqet detyra dhe bën bisedë hyrëse para nxënësve për qëllimin e detyrës së projektuar.

Dëgjim.

Ndarja e detyrës 5 min. Ndarja e nxënësve në grupe. Jep udhëzime.

Dëgjim dhe shkrim.

Page 157: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

157

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Aktiviteti punues jashtë shkollës

45 min. / Aktiviteti hulumtues për strukturën organizative të ndërmarrjes së analizuar.

Aktiviteti punues në shkollë

20 min. Mentoron,Jep instruksione dhe drejtime,Informon,Këshillon

Diskuton në kuadër të grupit për analizën e bërë.Përgatitje për prezantim të detyrës së përgatitur të projektit.

Prezantimi 10 min. Gjeneralizon dhe sjell përfundime.

Prezantim dhe analizë të materialit të përgatitur.

Pjesa përfundimtare

5 min. PërcjellNxitBisedon

DebatonSjell përfundimSintetizon dituri

PËRMBLEDHJE

Që të mund të funksionojë dhe të ushtrojë qëllimet për të cilat ai është themeluar, biznesi duhet të menaxhohet.

Menaxhimi do të thotë të nxiten të tjerët që ta bëjnë atë që ne mendojmë se është e drejtë;- Menaxhimi do të thotë të bëhet diçka me duart e të tjerëve;- Menaxhimi është arritja diçka që dëshirohet të bëhet nëpërmjet njerëzve.Nivelet e menaxhimit janë:- Menaxheri i lartë (top menager);- Niveli i mesëm i menaxherëve (middle leve menagers)- Linja e parë e menaxherëve (frist line menagers)Detyra e menaxhimit është të udhëheqë punën, të udhëzojë menaxherët dhe punëtorët t’i

udhëheqë në drejtim të arritjes së qëllimeve. Kjo arrihet përmes funksioneve të mëposhtme:- Planifikimi- Organizimi- (Udhë)heqja- KontrollimiStilet e menaxhimit e tregojnë ndryshimin në mënyrën e menaxherëve në mënyrën dhe

qasjen e qëllimeve. Në literaturë, klasifikimi më i njohur i stileve të menaxhimit është si vijon:- Stili autoritar;- Stili demokratik;- Stil funksional.

Page 158: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

158

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Pyetje për përsëritje dhe përforcim:

1. Si mund të përcaktohet nocioni i menaxhimit?2. Si mund të realizohet menaxhimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha?3. Cilat janë nivelet e menaxhimit?4. Numëroni funksionet e menaxhimit.5. Çfarë është planifikuar si funksion i menaxhimit?6. Çfarë është organizuar si funksion të menaxhimit?7. Çfarë është udhëheqja si funksion i menaxhimit?8. Çfarë është kontrolli si funksion i menaxhimit?9. Cilat janë karakteristikat e stileve të menaxhimit?

Page 159: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

TEMA 4Zhvillimi profesionalPËRMBAJTJA1. Menaxhimi i resurseve njerëzore 2. Konkurrimi për punësim Pjesa praktike – Të shkruarit e biografisë së shkurtër (CV) dhe Letrës motivuese 3. Metoda për konkurrim gjatë punësimit 4. Intervista në procesin e seleksionimit gjatë punësimit Pjesa praktike – Intervista për vendin e punës

QËLLIMETNxënësi/nxënësja:- të mësojë në lidhje me rolin e menaxhimit të burimeve njerëzore;- të mundësojë përgatitjen e dokumenteve të konkursit për punë (CV dhe letrën për motivim);- të shfrytëzojë shumëllojshmërinë e burimeve të informacionit për punësim;- të dijë si të sillet në intervistë.

NOCIONET KYÇEMENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE BİOGRAFİA E SHKURTË - CV LETRA MOTİVUESE INTERVİSTA

Page 160: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor
Page 161: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

161

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

1. MENAXHIMI İ RESURSEVE NJERËZORE

Për njerëzit, si resurs (burim) kohët e fundit thuhet se ata nuk janë vetëm një nga faktorët e prodhimit, por se janë faktori më i rëndësishëm i prodhimit. Arsyet për këtë janë të shumta: zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, ndryshimet ekonomike dhe demografike, ulja e produktivite-tit dhe tjetërsimi i punëtorëve etj. Prandaj, sot shumë kompani burimet njerëzore i vendosin në planet e tyre afatgjata strategjike.

Menaxhimi me burimet njerëzore i referohet politikave dhe aktiviteteve në kryerjen e detyrave të menaxhimit në fushën e burimeve njerëzore. Menaxhimi i burimeve njerëzore përbëhet nga: përpjekjet për të gjetur njerëz kompetentë në tregun e punës, sjellja e tyre në organizatë, trajnimi dhe zhvillimi i punonjësve, motivimi i punonjësve dhe në fund marrja e masave për të mbajtur punëtorët produktivë. E gjithë kjo bëhet për të përmirësuar rezulta-tet përfundimtare të punës së ndërmarrjes.

Rëndësia e menaxhimit të burimeve njerëzore është që të punësojë stafin me cilësi të lartë në organizatë që do të vendoset në funksion të realizimit të qëllimeve dhe gjithashtu për të ru-ajtur personelin ekzistues i cili kontribuon në zhvillimin e ndërmarrjes. Për të gjitha aktivitetet të cilat lidhen me menaxhimin e burimeve njerëzore duhet të jenë të angazhuar përgjegjës ose shërbime profesionale për analizën dhe vlerësimin e punonjësve të ndërmarrjes.

Roli i menaxhimit me burime njerëzore është që të sigurojë mbështetjen kadrovike të punonjësve funksionalë të cilët janë të angazhuar në prodhimin e produkteve dhe shërbimeve nëpërmjet punësimit të aft ësive të reja dhe përmirësimit të punonjësve ekzistues.

Qëllimi kryesor i menaxhmentit për burime njerëzore është përmirësimi, koordinimi dhe për të rritur intensitetin e forcës së përbashkët të strukturës organizative në drejtim të arritjes së qëllimeve themelore të burimeve njerëzore në ndërmarrje. Çfarë burime njerëzore ka në një ndërmarrje varet nga qëndrimi i menaxhimit dhe stafi që të përpiqet drejt përsosjes. Nga qëndrimi i menaxhimit varet a të investohet në stafin e tij dhe a do të përmirësohet vazhdi-misht, ose do të punësohen ekspertë nga jashtë.

Menaxhimi i burimeve njerëzore ka katër komponentë:- Sigurimi i burimeve njerëzore;- Zhvillimi i burimeve njerëzore;- Aktivizimi i burimeve njerëzore dhe- Mirëmbajtja e burimeve njerëzore.Funksioni themelor i sigurimit të burimeve njerëzore është që të harmonizojë nevojat

sasiore dhe cilësore të punës në kompetencën e ndërmarrjes dhe kualifikimeve të kandidatëve.Zhvillimi i burimeve njerëzore në një ndërmarrje është përqendruar kah zhvillimi

i punës dhe tenton trajnim të vazhdueshëm të të punësuarve me qëllim që të përmbushen kërkesat ose detyrat e teknologjisë së re.

Aktivizimi i burimeve njerëzore është detyrim i vazhdueshëm i çdo menaxheri, veçanërisht nga ai më i ulëti - mbikëqyrësi që të motivojë ose detyrojë punonjësit me cilësi të vazhdueshme dhe me përgjegjësi t’i kryejnë detyrat e tyre.

Mbajtja e numrit, cilësisë dhe strukturës së personelit është tipar i vazhdueshëm i menaxhimit me burime njerëzore. Ai duhet të sigurojë përmbushjen e nevojave themelore të fuqisë punëtore të ndërmarrjes adekuate që do të synonte arritjen e qëllimeve të saj.

Page 162: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

162

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

2. KONKURRİMİ PËR PUNËSİM

Kandidatët e interesuar, kur aplikojnë për punë të caktuar është e nevojshme që deri te departamenti i personelit të ndërmarrjes të dorëzojnë:

- Lutje;- Biografia e shkurtë – Curriculum vitae;- Letër motivuese – Cover letter;- Kopje të diplomave dhe dokumenteve;- Rekomandime;- Vërtetim (certifikatë mjekësore, vërtetim për mosgjykim).Përmes përmbajtjes së këtyre dokumenteve, kandidati do të paraqesë veten dhe profilin

e vet profesional, respektivisht do të tregojë:- Cili/cila është (do të prezantojë anët e ve ta të forta dhe të dobëta);- Si dëshiron të jetë;- Arsimi, kualifikimet, aft ësitë, përvoja dhe specialitete. Kandidati shkruan biografi profesionale - curriculum vitae që të mund:- të theksojë avantazhet e veta;- të përshkruajë shkurtimisht dhe në mënyrë të qartë përvojat dhe aft ësitë e veta;- të demonstrojë te punëdhënësi se është i përshtatshëm për pozicionin e punës;- të tërheqë interesin e punëdhënësit. Kandidati shkruan letër motivuese - cover letter që të mund:- të potencojë anët e tij të forta;- të theksojë aft ësitë dhe përvojën e vet;- të theksojë atë të cilën do të kontribuojë në suksesin ndërmarrjes;- të shpjegojë dëshirën dhe motivimin për të punuar në ndërmarrje;- të dallohet para kandidatëve të tjerë;- të ngjallë interesin e punëdhënësit.Gjatë plotësimit të dokumenteve për të aplikuar për punë, sidomos duhet t’i kushtojë

vëmendje: përmbajtjes, dukshmërisë, analfabetizmit, vërtetësisë, argumentimit dhe shkurtimit të së njëjtës. Nga këto dokumente punëdhënësi pret të marrë informacionin e mëposhtëm:

- vallë dhe sa kandidati i plotësojnë kërkesat e punës së caktuar;- vallë dhe sa përvojë të fituara më parë për kryerje të punës është e dobishme të bëjë

punë për të cilën kandidati konkurron;- vallë kandidati e njeh ndërmarrjen;- cili është motivimi i tij për të konkurruar në ndërmarrje, për pozicion të caktuar;- cilat janë qëllimet për zhvillim profesional dhe aspiratat e kandidatit;- cili do të jetë kontributi i tij në zhvillimin e ndërmarrjes dhe me çka do të kontribuojë

për zhvillimin e saj.

Page 163: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

163

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

SHEMBULL PËR SHKRİMİN E BİOGRAFİSË - CV

FORMATİ İ CV İ PRANUAR NGA KOMİSİONİ EVROPİAN

Page 164: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

164

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Page 165: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

165

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

SHEMBULL PËR PËRGATİTJE TË LETRËS MOTİVUESE

Deri te – Emri i ndërmarrjesAdresa - ________________Vendi dhe data

Të respektuar zonja dhe zotërinj,

Paraqitem në konkursin të cilin e keni shpallur për vendin e punës (shënohet pozita) për të cilin kam mësuar nga gazeta e përditshme (shënohet emri i burimit i informacionit) në ditën ____________.

Emri dhe mbiemri im është _______________________ me profesion (shënohet pro-fesioni). Shkollimin e kam përfunduar në (shënohet qyteti dhe shteti) në vitin ________. Kjo ishte dëshira fillestare që të orientohen më këtë fushë. Me kalimin e viteve jam përsosur, duke vizituar specializime dhe trajnime të ndryshme. Më shumë detaje në lidhje me këtë mund të shihet në biografinë dhe dokumentacionin e ekspozuar.

Kam marrë pjesë në shumë projekte dhe arritja ime më e madhe është vendosja e por-talin në internet në gjuhën angleze dhe italiane për prodhime të destinuara për eksport të ndërmarrjes në të cilën kam punuar më parë. Koha për të arritur këtë sukses ishte e shkurtër, por rezultatet janë treguar shkëlqyeshëm në drejtim të rritjes së vëllimit të shitjeve të ndërmarrjes me më tepër së 23%.

Kam njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze dhe italiane që ka të bëjë para së gjit-hash me kontaktin e vazhdueshëm me partnerët afarist nga këto vende, si dhe me përpjekjet e mia gjatë qëndrimit për pushime verore që të kem qëndrim gjuhësor në këto vende. Nga Ms Off ice i përdor, Word, Excel, Power Point etj., si dhe Internet.

Nga natyra jam person i lumtur dhe komunikativ. Kam qëndrim pozitiv ndaj punës dhe jam përshtatur lehtë në punën në grup.

Besoj se kualifikimet e mia përputhen me punën për të cilën konkurroj.Besoj se Ju iu ofroni mundësi të rinjve për të demonstruar aft ësitë dhe potencialet e tyre

dhe për këtë arsye shpresoj që të ft ohem për intervistë.Si shtesë e kësaj letre është biografia me përshkrim të aktiviteteve dhe përvojës time nga

zhvillimi im i deritashëm profesional. Unë shpresoj se kjo letër do të shqyrtohet dhe për këtë arsye Ju falënderoj paraprakisht.

Me respekt,

Emri dhe mbiemriNënshkrimi me dorën e vet:Biografia e shkurtë (CV) Rekomandimet

Page 166: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

166

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PJESA PRAKTİKE – PUNA İNDİVİDUALE E NXËNËSVETË SHKRUARİT E BİOGRAFİSË SË SHKURTËR (CV) DHE LETRËS MOTİVUESE

InstruksioneArsimtari i motivon dhe i nxit nxënësit që në mënyrë të pavarur të përgatitin biografi

të shkurtë dhe letër të tyre motivuese. Përmbajtja e biografisë së shkurtër duhet të përfshijë të dhënat reale të cilat lidhen me nxënësit, por edhe të dhënat dhe informacionet e mendu-ara, si për shembull përvoja e punës, arsimi, aft ësitë e fituara etj., të cilat duhet të arrihen në të ardhmen. Për këtë qëllim, nxënësit më parë duhet të informohen, të interesohen dhe të hulumtojnë forma dhe modele të ndryshme që të bëjnë biografi të shkurtë dhe letër motivuese nga interneti, publikimet, doracakët, etj.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit të dinë të përgatitin CV të tyre (biografi të shkurtë)

dhe letër motivuese.Koha 2 orë mësimore nga 45 minutaVendi Aktivitet hulumtues, në dhe jashtë shkollësForma Punë individuale Përgjegjësia Arsimtar i lëndësMaterialet didaktike Tekste, dokumente dhe aplikime, Internet, publikime,

doracakë etj. Ndihmesat teknike Kompjuter. Internet.Rezultati nga puna Përpunimi i biografisë së shkurtë (CV) dhe letër motivuese.

PROCESI I TË MËSUARITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Paraqet detyrë dhe bën bisedë hyrëse para klasës.

Dëgjim.

Ndarja e detyrës 5 min. Jep udhëzime Drejton, Paraqet kushte dhe rregulla,\Prezanton dhe demonstron.

Dëgjim dhe shkrim.

Aktiviteti punues 45 min. Mentoron, Jep instruksione dhe orientime, Informon,Këshillon.

Përgatitja e biografi së së shkurtë dhe letrës motivuese.

Prezantimi 20 min. Gjeneron dhe nxjerr përfundime.

Lexim dhe analizë të materialit të përgatitur.

Pjesa përfundimtare 15 min. Përcjell, Nxit, Bisedon. Sjell përfundim,Sintetizon dituri.

Page 167: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

167

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

3. METODAT PËR KONKURRİM GJATË PUNËSİMİT

Metoda më e përdorur për rekrutim ekstern është shpallja e vendeve të lira të punës. Shpalljet zakonisht publikohen në shtypin ditor ose në disa publikime profesionale, kurse me-die e përdorur më rrallë është radioja, televizioni dhe tabelat publikuese. Shumë punëdhënës angazhojnë agjenci për punësim, për shkak të gjetjes së kandidatëve të përshtatshëm. Ekzistojnë edhe agjenci të specializuara për punësim të cilat punëdhënësit i angazhojnë për të gjetur ekspertë të lartë. Rekrutimi i kandidatëve potencial nga fakultetet është metodë të cilën e përdorin ndërmarrjet për të tërhequr studentët më të mirë. Shumë studentë gjejnë punë përmes staz-himit të organizuar nga fakultetet. Metoda vijuese për rekrutim ekstern është metoda e reko-mandimeve e cila konsiston në atë se kompania nga të punësuarit kërkon që të rekomandojnë kandidatë të tyre.

Për rekrutim ekstern të kandidatëve përdoret edhe Interneti edhe përmes WEB-faqes së ndërmarrjes. Shpallje të suksesshme në Internet janë ato për të cilat ka qasje të lehtë dhe lehtësim në përdorimit. On-line aplikimet mund të përfshijnë teste për kandidatët dhe proce-sin e automatizuar të rekrutimit, që së bashku me shpejtësinë dhe çmimin e ulët janë avantaz-het kryesore të kësaj metode për punëdhënësit. Dobësitë e kësaj metode të rekrutimit janë se punëdhënësit shpesh marrin edhe përgjigjet joserioze, si dhe përgjigje nga kandidatët e paku-alifikuar.

4. INTERVİSTA NË PROCESİN E SELEKSIONIMIT GJATË PUNËSİMİT

Në procesin e përzgjedhjes profesionale intervista përdoret si mjet që të mblidhet in-formacion shtesë për të parashikuar të ardhmen e aft ësive punuese, por edhe si mjet me të cilin kontrollohet vlefshmëria e të dhënave të mbledhura më parë. Mangësitë e intervistës janë subjektiviteti, besueshmëria e rezultateve të saj nga përvoja dhe aft ësitë e personit që drejton intervistën, varësia e efekteve përfundimtare nga motivimi i hulumtuesit etj.

Suksesi i intervistës varet nga faktorët e mëposhtëm:• hulumtuesi – me rëndësi është pamja e hulumtuesit, sjellja e tij, mënyra e pyetjeve,

trajnimi i tij për intervistim, posedimi i disa veçorive siç janë: ndershmëria, saktësia, interesi-mi, inteligjenca dhe kështu me radhë;.

• i hulumtuari - aft ësia për të vlerësuar realisht aft ësitë dhe karakteristikat e tyre, sta-bilitetin emocional gjatë intervistës, ndjenjën emocionale në takimin e tij me hulumtuesin, sidomos në rastin e dallimeve të fituara arsimore etj.

• procedura e kryerjes së intervistës - për të arritur sukses në intervistë, së pari duhet paraprirë duke përcaktuar karakteristikat, aft ësitë dhe njohuritë të cilat janë vlerësuar, si dhe precizomi i shkallëve dhe niveleve të cilat janë përdorur për vlerësimin e tyre.

Qëllimet e intervistës: marrja e të dhënave të nevojshme për gjatësinë dhe përmbajtjen e përvojës së kandidatit, sjelljen e kandidatit në punët të cilat do t’i kryejë në rast se pra-nohet, vënia në dukje e mundësive për zhvillimin e mëtejshëm profesional dhe zhvillim të marrëdhënieve të mira në mes ndërmarrjes dhe kandidatit, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjes.

Page 168: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

168

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

Ekzistojnë lloje të ndryshme të intervistave. Sipas përmbajtjes dhe rrjedhës së intervis-tave dallojmë: intervista të lira, sistematike dhe të standardizuara; në bazë të numrit të njerëzve të cilët mbledhin të dhëna ekzistojnë intervista individuale dhe kolektive; ekzistojnë intervista të veçanta për përzgjedhjen profesional në profesione të caktuara, etj. Teknologjia moderne lejon kryerjen telefonike dhe kompjuterike të intervistës.

Intervistimi efikas është ai i cili mund të parashikojë cilësitë e kandidatit. Ky është re-zultat i pyetjeve të menduara mirë të cilat u parashtrohen të gjithë kandidatëve të cilët kanë aplikuar për punë. Cilësitë thelbësore të kandidatit i cili është intervistuar janë:

- Arsimi dhe përvoja e punës;- Interesi në punë dhe planet e karrierës;- Karakteristikat psikologjike: sjellja e inteligjencës, motivimi, etj.- Përvoja nga intervistat e mëparshme,- Perceptimet e atij që e kryen intervistën, puna e ndërmarrjes, etj.- Sjellja verbale dhe jo-verbale.Kriteret bazë për vlerësimin e kandidatëve janë:- Prezantimi dhe mirësjellja;- Përshëndetja dhe njohja;- Biseda - vokabulari (stil i të folurit, shprehja);- Sjellja (qetësia, ndershmëria, temperamenti);- Aft ësia për të bindur, impresionimi (vetëbesimi, bindja);- Njohuritë dhe aft ësitë e prezantimit;- Besueshmëria (ndershmëria, qëndrueshmëria, saktësia);- Qëllimi në karrierë.

SHEMBULLI I İNTERVİSTËS PËR VENDİN E PUNËS9

1. (Punëdhënësi) – Urdhëroni dhe na tregoni diçka rreth vetes tuaj.(Kandidati) - Unë jam Bujar Ramadani. Kam 24. vjet. Nuk jam i martuar dhe jetoj nda-

ras nga prindërit e mi. Kam kryer fakultetin në Shkup dhe sot kërkoj punë. Për veten time unë mendoj se jam i kualifikuar dhe kompetent për punën për të cilën jam në këtë intervistë. Gjit-hashtu, unë mendoj se jam personi kompetent dhe i cili dëshiron të punojë në ekip. Respektoj autoritetin dhe nuk vij në konfl ikte. Deri tani unë nuk kam përvojë të madhe pune, kurse kam punuar në një ndërmarrje për shpërndarje të ushqimeve.2. (Punëdhënësi) - Pse e keni lënë punën tuaj të mëparshme?

(Kandidati) - Ndërmarrja që kam punuar më parë ishte sfidë mjaft e mirë për mua. Por në moment ndjeva se kapacitetet e mia kërkojnë diçka të re dhe të ndryshme. Nuk kisha probleme me ekipin e menaxhimit të kaluar, as me ndonjë nga punonjësit e atjeshëm. Edhe sot të mbaj kontakte të mira me kolegët e mëparshme. Dua të jap kontribut të madh në punën e kësaj ndërmarrjeje.3. (Punëdhënësi) - Cila është përvoja juaj e punës?

(Kandidati) - Unë kurrë nuk kam punuar në ndërmarrje për shpërndarjen e teknologjisë së informacionit dhe soft uerike. Por në vendin e mëparshëm të punës kam punuar në departa-

9 Përshtatur nga www.pretpriemac.com

Page 169: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

169

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

mentin për blerjen e prodhimeve ushqimore dhe kontrollin e cilësisë. Prandaj, unë mendoj se përvoja e fituar më parë shpejt do të më ndihmojë që të përshtatem në mjedisin e ri.4. (Punëdhënësi) - A jeni të suksesshëm?

(Kandidati) - Po, unë e konsideroj veten si person i suksesshëm, sepse me kohë e kam mbaruar fakultetin dhe shpejt u punësova. Në vendin e mëparshëm të punës kam arritur rezul-tate më të larta dhe e ngrita mesataren e shitjes të artikujve të caktuara të cilët i kam shpërndarë në ndërmarrje. Tani dua të punoj diçka më ndryshe dhe të zgjeroj njohuritë e mia. Nëse është e mundur, dua të fitoj para të mjaft ueshme që të blej automobil të ri.5. (Punëdhënësi) - Cilat janë rekomandimet tuaja?

(Kandidati) - Kam pasur marrëdhënie të shkëlqyer pune me bashkëpunëtorët e mi, veçanërisht me pronarët e dyqaneve të vogla. Shumica e tyre ndonjëherë më kanë thënë se unë jam personi më i çmuar me të cilin kanë bashkëpunuar. Sigurisht, unë nuk iu kam besuar dhe mendoja se edhe shumë mund të punoj.6. (Punëdhënësi) - Çfarë dini në lidhje me kompaninë tonë?

(Kandidati) - Para se të vij në intervistë, kam mbledhur informacione në lidhje me intervistën në ndërmarrjen tuaj. Kam vënë re se është nga shpërndarësit më të mëdhenj të teknologjisë informative dhe se zë një vend të rëndësishëm në treg. Shpesh herë pata rastin të blej disa nga prodhimet tuaja të cilat janë treguar cilësore. Unë e di se ndërmarrja filloi si biznes i vogël për përpunimin soft uerik, kurse sot është rritur në biznes të suksesshëm që përpiqet ta zhvillojë punën jashtë kufijve të vendit.7. (Punëdhënësi) - A keni konkurruar në shpallje tjetër?

(Kandidati) - Jo, nuk kam aplikuar në shpallje tjera. Unë mendoj se kam shansin më të mirë të fitoj punën për shkak të ekspertizës dhe gatishmërisë time për punë.8. (Punëdhënësi) - Cila është arsyeja që ju ka nxitur të kandidoheni për këtë vend pune?

(Kandidati) - Puna më plotëson, e posaçërisht ajo që punohet për teknologjinë e infor-macionit e cila veçanërisht më tërheq mua. Besoj se e ardhmja e shoqërisë është në teknologjinë dhe zhvillimin teknologjik. Dua të jem pjesë e të treguarit të suksesit. Dua të mësoj diçka të re dhe të përmbush qëllimet e ndërmarrjes dhe të zhvilloj karrierën time.9. (Punëdhënësi) - A keni ndonjë të njohur tuaj i cili punon në kompaninë tonë?

(Kandidati) - Jo, nuk kam. Edhe pse më kujtohet një mik i cili më parë ka punuar këtu, por ai shkoi në pasion.10. (Punëdhënësi) - A dëshironi të punoni në ekip?

(Kandidati) - Po, unë mendoj se jam punëtor i ekipit, sepse unë dakordohem me anëtarët e tjerë të ekipit. Unë e di se cila është rëndësia e punës ekipore në organizatë. Ajo jep më shumë mundësi për sukses dhe duhet përpjekur për të zhvilluar ky aspekt. Në fakt, kam punuar si pjesë e ekipi në kompaninë e mëparshme.11. (Punëdhënësi) - A doni të dilni në pension përpara kohe, nëse keni mjete të mjaft uesh-me financiare për jetesë?

(Kandidati) - Jo, nuk do të dal në pension përpara se të përmbushen kërkesat ligjore për atë. Edhe nëse do të kem mjete të mjaft ueshme për jetesë, këtë nuk do ta bëja. Unë men-doj se puna e plotëson njeriun dhe e bën atë edhe më të lumtur. Më mirë të punohet se sa të qëndrohet në shtëpi në moshën të re.

Page 170: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

170

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

12. (Punëdhënësi) - Punëdhënësi juaj a e ka ndryshuar pozicionin e punës?(Kandidati) - Po, në kompaninë e mëparshme. Për shkak të rezultateve të mia në punë

më avancuan dhe më dhanë pozitë më të lartë si kontrollues i furnizimit dhe cilësisë.13. (Punëdhënësi) - Si do të kontribuoni në punë në kompaninë tonë?

(Kandidati) - Kontributi im për kompaninë tuaj është të provoj ekspertizën time të përgjithshme dhe kompetencën ta vë në dispozicion që do të kontribuoj për të përmirësuar dhe për të rritur shitjet. Gjithashtu, unë mendoj se kam përvojë pune që të jetë e dobishme për të përmirësuar organizimin në pjesën e marketingut.14. (Punëdhënësi) - Cila është arsyeja për të cilën do t’ju angazhojmë?

(Kandidati) – Për shkak të asaj se unë jam punonjës besnik dhe i vlefshëm. Në fakt, rekomandimet e konfirmojnë këtë. Gjithashtu, dua të punoj dhe nuk kam frikë nga sfidat. Dua të jem pjesë e ndërmarrjes dhe e di se nuk do t’ju dëshpëroj.15. (Punëdhënësi) - Përshkruani cila është cilësia juaj më e mirë.

(Kandidati) - Cilësia ime më e mirë është se gjendem mirë në komunikim me konsumatorët. Sinqeriteti im ndaj tyre më lejon që të fitoj shans dhe besim për të shitur më shumë prodhime. Gjithashtu, unë mendoj se puna nën presion kohor është ana e fortë. Menax-hoj shkëlqyeshëm me kohën dhe shpejt sjell vendime cilësore. Arsimi im i lartë dhe profesional më ndihmon të jem ekspert në sferën time, me çka ende jam i bindur te klientët potencial.16. (Punëdhënësi) - Përse mendoni se ju do të arrini sukses në këtë punë?

(Kandidati) - Unë mendoj se sfida është e madhe, por jo e paarritshme. Qasja ime për detyrat dhe përgjegjësitë do të më mundësojë të jap maksimumin tim. Unë jam i gatshëm për të punuar dhe dua të shënoj suksese. E di veten time në punë, sidomos në arritjen e rezultateve të larta.17. (Punëdhënësi) - Cilën karakteristikë ose cilësi e ka theksuar punëdhënësi juaj i mëparshëm?

(Kandidati) - Punëdhënësi im i mëparshëm sidomos e ka lavdëruar shpejtësinë dhe ndershmërinë time. Shpesh herë fl iste vetëm se kjo veçori do të më bëjë më të suksesshëm. Gjithashtu, shefi e theksonte energjinë, kreativitetin dhe ndjenjën time të menaxhimit. Shumë u ka ardhur keq kur dëgjuan se unë kam kërkuar ta lë atë mjedis dhe të kërkoj punë të re.18. (Punëdhënësi) - A keni pasur ndonjë konfl ikt me menaxherë?

(Kandidati) - Unë kurrë nuk kam pasur problem me menaxherët. Përkundrazi, gjithmonë kisha marrëdhënie dhe kuptim të shkëlqyer, si unë me ta edhe ata me mua.19. (Punëdhënësi) - Aft ësitë tuaja a përputhen me këtë punë?

(Kandidati) - Po. Sipas asaj që e lexova në shpallje, detyrat e punës që janë theksuar janë shumë afër arsimit dhe përvojës time paraprake. Për këtë shkak kam dëshirë të madhe që ta fitoj vendin e punës.20. (Punëdhënësi) - Cili është motivimi juaj më i madh në punë?

(Kandidati) – Gjithmonë kam pasur sfidë personale që të arrij rezultate të mira dhe mendoj se kushtet në të cilat mund të punoj në vendin e punës mund të kontribuojnë të jap maksimumin. Motivi themelor të cilin e respektoj është shpërblimi për punë të mirë.21. (Punëdhënësi) - A jeni të gatshëm për të punuar jashtë orarit të punës?

(Kandidati) - Nëse është e nevojshme nuk do të refuzoj punën jashtë orarit. Puna duhet të kryhet.22. (Punëdhënësi) - Si mund të vlerësoni se ju jeni të suksesshëm?

Page 171: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

171

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

(Kandidati) - Masa për sukses është rezultat i punës. Nëse rezultatet e thonë këtë, do të thotë se puna e investuar ka efekt. Kjo mund të vlerësohet nëpërmjet nivelit në rritje të shitjeve, vëllimit të shtuar të punës, numrit të shtuar të konsumatorëve, etj.23. (Punëdhënësi) - Çfarë mendoni se duhet të bëhet në ndërmarrje që ajo të jetë e suksesshme?

(Kandidati) - Ajo që unë mendoj se duhet pasur kujdes për të mbajtur komunikim të mirë dhe atmosferë pune. Respekti midis punonjësve është parakusht për funksionim efikas. Veçanërisht kujdesem që të mos prishet mjedisi i punës dhe marrëdhëniet ndërnjerëzore.24. (Punëdhënësi) - Çfarë cilësish duhet të posedojë udhëheqësi?

(Kandidati) - Udhëheqësi duhet të jetë i rreptë dhe i drejtë. Duhet ta njohë punën dhe t’i ruajë marrëdhëniet në ndërmarrja në nivel të lartë. Planifikimi dhe organizimi i detyrave të punës duhet të jetë përparësia e tij më e madhe. Trajtimi i të punësuarve duhet të jetë i fortë në respektimin e rregullave dhe të detyrave punuese. Besoj se vetëm udhëheqësi i tillë do të arrijë rezultate të mira me sektorin e tij.25. (Punëdhënësi) - Cila është kënaqësi e juaj më e madhe gjatë punës.

(Kandidati) - Kënaqësia më e madhe është kur puna e vështirë do të kontribuojë për rezultat më të madh. Dua të shoh se me investim më të madh të punës në shitje arrihet fitim i lartë. Atëherë nuk do të jem i kënaqur vetëm unë, por edhe punëdhënësi im, si dhe kolegët e tjerë, sepse kjo do të thotë se bëhet fj alë për një ndërmarrje të suksesshme e cila ka perspektivë dhe zhvillim të qëndrueshëm.26. (Punëdhënësi) - A keni diçka për të pyetur në fund të intervistës?

(Kandidati) - Unë nuk kam pyetje të veçantë, por do të doja të di nëse e fitoj punën, kur do të filloj me kryerjen e detyrave? Dhe diçka tjetër, në punë a janë parashikuar projekte?

Page 172: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

172

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PJESA PRAKTİKE – LUAJTJA E ROLEVE - INTERVİSTË PËR VENDİN E PUNËS

Instruksione Arsimtari organizon ushtrimin e luajtjes së rolit në të cilin dy nxënës e marrin rolin e

punëdhënësit dhe një kandidat vendin e punës në bazë të konkursit të publikuar. Secili nga pjesëmarrësit e interpreton tekstin para shokëve të tjerë që pastaj të zhvillojnë diskutim rreth asaj se çfarë janë përshtypjet tuaja të intervistës së simuluar.

KUSHTET KRYESOREQëllimi Nxënësit të fitojnë shkathtësi për pjesëmarrje në intervistë për

vendin e punës.Koha 1 orë mësimore - 45 minutaVendi KlasaForma Luajtja e rolitPërgjegjësia Arsimtar i lëndësMaterialet didaktike Tekst përgatitur për aktorët në ushtrim.Ndihmesat teknike Banka, karriget, pajisjet e zyrës etj.Rezultati nga puna Prezantim i intervistës.

PROCESI I TË MËSUARITHapat Koha Aktivitetet

e arsimtaritAktivitetet e nxënësit

Hyrja 5 min. Paraqet detyrë dhe bën bisedë hyrëse para klasës.

Dëgjim.

Ndarja e detyrës 5 min. Jep udhëzimeDrejtonParaqet kushte dhe rregulla.Prezanto dhe demonstron

Nxënësit përgatiten për luajtje të roleve të ushtrimit.

Aktiviteti punues 25 min. MentoronKëshillon

Zhvillimi i intervistës

Prezantimi 5 min. Gjeneralizon dhe nxjerr përfundime

Lexim dhe analizë të pyetjeve të cilat ishin përfshirë me intervistën.

Pjesa përfundimtare

5 min. NxitBisedon

DebatSjell përfundimSintetizon dituri

Page 173: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

173

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

PËRMBLEDHJE

Menaxhimi i burimeve njerëzore përbëhet nga: përpjekjet për të gjetur njerëz kompetentë në tregun e punës, sjellja e tyre në organizatë, trajnimi dhe zhvillimi i punonjësve, motivimi i punonjësve dhe në fund marrja e masave për të mbajtur punëtorët produktivë. E gjithë kjo bëhet për të përmirësuar rezultatet përfundimtare të punës së ndërmarrjes.

Kandidatët e interesuar, kur aplikojnë për punë të caktuar është e nevojshme që deri te departamenti i personelit të ndërmarrjes të dorëzojnë:

- Lutje;- Biografi të shkurtë - Curriculum vitae;- Letër motivuese – Cover letter;- Kopje të diplomave dhe dokumenteve;- Rekomandime;- Vërtetim (certifikatë mjekësore, vërtetim për mosgjykim).Në procesin e përzgjedhjes profesionale intervista përdoret si mjet për të mbledhur in-

formacion shtesë për të parashikuar të ardhmen e aft ësive të punës, por edhe si mjet me të cilin kontrollon vlefshmërinë e të dhënave të mbledhura më parë.

Metodat më shpesh të përdorura për rekrutimin ekstern janë: shpallja e vendeve të lira të punës, agjencitë e punësimit, agjencitë e specializuara të punësimit për rekrutimin e kandidatëve të mundshëm, metoda e rekomandimit etj.

Pyetje për përsëritje dhe përforcim:

1. Çfarë është roli i menaxhimit me burimet njerëzore?2. Cilat dokumente aplikuesi duhet t’i paraqesë gjatë konkurrimit të vendit të punës?3. Cilat janë elementet e biografisë së shkurtër?4. Përshkruani si përgatitet letra motivuese.5. Si është roli i intervistës gjatë aplikimit për punë?

Page 174: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

174

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

SHTESË

PËRMBAJTJA DHE STRUKTURA E DETYRËS PROJEKTUESE

Detyra projektuese ka për qëllim që të kontrollojë se sa nxënësi: në mënyrë të pavarur studion dhe hulumton një rast konkret; në mënyrë të drejtë i shfrytëzon burimet e informacionit dhe teknologjisë së infor-macionit në hulumtime dhe analiza;

ka sukses që në mënyrë të pavarur të përgatitë detyrë të projektit; në mënyrë të pavarur di të sjellë përfundime; mund të fitojnë aft ësi kërkimore dhe e praktikon metodologjinë e punës kërkimore; studion, hulumton dhe prezanton detyrë projektuese.

PËRMBAJTJA DHE STRUKTURA E DETYRËS PROJEKTUESE

Detyra projektuese duhet të përmbajë kapitujt në vijim:1. Hyrja;2. Metodat dhe teknikat e përdorura në hulumtim;3. Rezultatet;4. Komentet;5. Përfundim;

Hyrja. Nxënësi paraqet temën e zgjedhur për analizë. Në hyrje futen pritjet e analizës dhe shkaku pse ajo zbatohet.

Metodat dhe teknikat. Nxënësi shpjegon se si bëhet analiza. Përshkruan procedurat dhe teknikat e mbledhjes së të dhënave.

Rezultatet e hulumtimit. Nxënësi i paraqet dhe i përmbledh rezultatet e analizës së të dhënave. Gjatë prezantimit të rezultateve mund të përdoren tabela, grafikë, fotografi etj.

Komentet. Nxënës komenton karakteristikat, të dhënat, mësimet dhe i interpreton re-zultatet. I thekson arsyet pse organizata është e suksesshme apo e pasuksesshme. Mundësisht, nxënësi duhet të bëjë lidhjen ose krahasimin e rezultateve të anketës me shembuj nga realiteti me të cilat është hasur gjatë punës së përmbajtjes së detyrës projektuese.

Përfundim. Nxënësi përshkruan shkurtimisht problemin dhe jep përfundim në të cilin ka ardhur gjatë hulumtimit.

Page 175: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

175

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit

LITERATURA:

Page 176: INOVACIONET DHE SIPËRMARRËSIA - e-ucebnici i pretpriemnistvo_I, II, III_ALB_PRINT.pdf · Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit PARATHËNIE Materiali mësimor

176

Inovacionet dhe sipërmarrësia për vitin I të gjimnazit