Informator per Universitetin e Prishtines

2
INFORMATOR PËR UNIVERSITETIN E PRISHTINËS Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës Info për aplikim dhe regjistrim Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës që ndryshe njihet si PS-UP është organizata më e madhe studentore në Republikën e Kosovës. Kjo organizatë është themeluar në vitin 2005 si nismë e një grupi studentësh të UP-së dhe si e tillë ka qeveri- sur në Parlamentin Studentor (organi suprem i përfaqësimit të të drejtave të studentëve) për katër vite me radhë. Poashtu në zgjedhjet e vitit 2010 Paqja Studentore doli organizata e parë fituese, me rezultat të dyfishuar nga zgjedhjet e kaluara, duke e lënë prapa organizatën e dytë fituese me 100% të votave. Paqja Studentore është organizatë jo profitabile dhe ka karak- ter jo partiak. Qëllimi i formimit të kësaj organizate është për- faqësimi i vlerave më të larta humanitare, ka për qëllim lidhjen e vlerave njerëzore nëpërmjet aktiviteteve kulturore, humanitare dhe sportive tek studentët. Po ashtu qëllim i organizatës "Paqja Studentore" është edhe ngritja dhe zhvillimi i jetës studentore në veçanti si dhe i rinisë në përgjithësi, pastaj avancimin e jetës kulturore, shkencore, stimulimin e studentëve përmes liter- aturës si dhe udhëzime për kërkim të diturisë. Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës, ju uron suk- sese në provimin e maturës, poashtu në provimin pranues në fakultetin e përzgjedhur dhe ju fton që t’i adresoheni për çfarëdo problemi që hasni gjatë regjistrimit. Gjithashtu, Paqja Studentore i mirëpret të gjithë studentët të cilët kanë fatin të jenë pjesë e Universitetit të Prishtinës që t’i bashkohen vizionit të kësaj organizate dhe së bashku të bëhemi promotor të ndryshimeve pozitive në shoqëri. Mirësevini në Universitetin e Prishtinës Adresa: Nëna Terezë, Fakulteti i Arteve, zyra nr. 4, 10000, Prishtinë, Kosovë Tel: +377 44 729 592; +377 44 820 505 E-mail: [email protected]; Web: www.paqjastudentore.org Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës Si të aplikoj? 1. Përgatiti dokumentet e nevojshme: • Certifikatën e lindjes • Dëftesat e shkollës së mesme • Diploma e shkollës së mesme • 4 fotografi (Formati 4,5x6cm) • Letërnjoftimin Pas shpalljes së Konkursit për pranimin i në fakultetin përkatës mer- rni fletëparaqitjen dhe fletëpagesën: 2. Plotëso fletëparaqitjen, paguani 10€ në bankë dhe shkoni në fakultet të konkurroni: • Fletëparaqitjen e plotësuar • Certifikatën e lindjes • Dëftesat e shkollës së mesme • Diplomën e shkollës së mesme • Fletëpagesën prej 10€ 3. Ditën e provimit pranues me veti duhet të kesh vetëm: • Letërnjoftimin dhe • Një mjet për shkrim Si të regjistrohem kur pranohem? 4. Pas shpalljes së rezultateve përgatitu për regjistrim dhe plotëso: • Fletëregjistrimin (formulari duhet të jetë me ngjyra) dhe • Paguaj shumën prej 50€ për studime të rregullta, respektivisht 250€ për studime me Korrespodencë (Fletëpagesa merret në fakultet). 5. Ditën e konkursit për regjistrim dorëzo: • Fletëregjistrimin e plotësuar • Fletëpagesën e pagesës së semestrit dhe • Një fotografi (Formati 4,5x6cm). 6. Sipas njoftimit nga ana e fakultetit në shërbimin për studentë dorëzo: • Indeksin • 2 fotografi paraprakisht të përgatitura • Një kopje të fletëpagesës për semestër dhe • Fletëregjistrimin të cilin e merr në fakultetin përkatës INFO

description

Informator per Universitetin e Prishtines. Historiku i UP. Ku mund te banosh? Ku mund te ushqehesh? Cilat jane fakultetet dhe drejtimet ne UP? Info per aplikim dhe regjistrim

Transcript of Informator per Universitetin e Prishtines

Page 1: Informator per Universitetin e Prishtines

INFORMATORPËR UNIVERSITETIN

E PRISHTINËS

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës

Info për aplikim dhe regjistrim

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës që ndryshe njihet si PS-UP është organizata më e madhe studentore në Republikën e Kosovës. Kjo organizatë është themeluar në vitin 2005 si nismë e një grupi studentësh të UP-së dhe si e tillë ka qeveri-sur në Parlamentin Studentor (organi suprem i përfaqësimit të të drejtave të studentëve) për katër vite me radhë. Poashtu në zgjedhjet e vitit 2010 Paqja Studentore doli organizata e parë fituese, me rezultat të dyfishuar nga zgjedhjet e kaluara, duke e lënë prapa organizatën e dytë fituese me 100% të votave.Paqja Studentore është organizatë jo profitabile dhe ka karak-ter jo partiak. Qëllimi i formimit të kësaj organizate është për-faqësimi i vlerave më të larta humanitare, ka për qëllim lidhjen e vlerave njerëzore nëpërmjet aktiviteteve kulturore, humanitare dhe sportive tek studentët. Po ashtu qëllim i organizatës "Paqja Studentore" është edhe ngritja dhe zhvillimi i jetës studentore në veçanti si dhe i rinisë në përgjithësi, pastaj avancimin e jetës kulturore, shkencore, stimulimin e studentëve përmes liter-aturës si dhe udhëzime për kërkim të diturisë.

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës, ju uron suk-sese në provimin e maturës, poashtu në provimin pranues në fakultetin e përzgjedhur dhe ju fton që t’i adresoheni për çfarëdo problemi që hasni gjatë regjistrimit.Gjithashtu, Paqja Studentore i mirëpret të gjithë studentët të cilët kanë fatin të jenë pjesë e Universitetit të Prishtinës që t’i bashkohen vizionit të kësaj organizate dhe së bashku të bëhemi promotor të ndryshimeve pozitive në shoqëri.

Mirësevini nëUniversitetin e Prishtinës

Adresa: Nëna Terezë, Fakulteti i Arteve, zyra nr. 4, 10000, Prishtinë, KosovëTel: +377 44 729 592; +377 44 820 505E-mail: [email protected]; Web: www.paqjastudentore.org

Paqja Studentore e Universitetit të Prishtinës

Si të aplikoj?1. Përgatiti dokumentet e nevojshme:• Certifikatën e lindjes• Dëftesat e shkollës së mesme • Diploma e shkollës së mesme • 4 fotografi (Formati 4,5x6cm) • Letërnjoftimin Pas shpalljes së Konkursit për pranimin i në fakultetin përkatës mer-rni fletëparaqitjen dhe fletëpagesën:

2. Plotëso fletëparaqitjen, paguani 10€ në bankë dhe shkoni në fakultet të konkurroni:• Fletëparaqitjen e plotësuar • Certifikatën e lindjes• Dëftesat e shkollës së mesme• Diplomën e shkollës së mesme• Fletëpagesën prej 10€

3. Ditën e provimit pranues me veti duhet të kesh vetëm:• Letërnjoftimin dhe • Një mjet për shkrim

Si të regjistrohem kur pranohem?4. Pas shpalljes së rezultateve përgatitu për regjistrim dhe plotëso:• Fletëregjistrimin (formulari duhet të jetë me ngjyra) dhe• Paguaj shumën prej 50€ për studime të rregullta, respektivisht 250€ për studime me Korrespodencë (Fletëpagesa merret në fakultet).

5. Ditën e konkursit për regjistrim dorëzo:• Fletëregjistrimin e plotësuar • Fletëpagesën e pagesës së semestrit dhe• Një fotografi (Formati 4,5x6cm).

6. Sipas njoftimit nga ana e fakultetit në shërbimin për studentë dorëzo:• Indeksin • 2 fotografi paraprakisht të përgatitura• Një kopje të fletëpagesës për semestër dhe• Fletëregjistrimin të cilin e merr në fakultetin përkatës

INFO

Page 2: Informator per Universitetin e Prishtines

“ ”C I L A T J A N Ë F A K U LT E T D H E D R E J T I M E T N Ë U N I V E R S I T E T I N E P R I S H T I N Ë S ?

Ç K A D O T Ë K E N I N Ë P R O V I M ?

Historiku i UPUPUniversiteti i Prishtinës është themeluar më 15 shkurt 1970, kur u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës. Tani Universiteti i Prishtinës i ka 17 fakultete, nga të cilat 14 janë fakultete akademike, ndërsa 3 janë fakultete të shkencave të aplikuara. Ndërkaq, me hyrjen në fuqi të Statutit të Universitetit, më 9 korrik 2004, të drejtat dhe përgjegjësitë e studentëve dhe të personelit të Fakultetit të Mësuesisë dhe të shkollave të larta pedagogjike u bartën në Fakultetin e Edukimit.Universiteti i Prishtinës në vitin akademik 2010/2011 i ka të regjistruar 41.833 studentë, prej tyre 37.839 në studime themelore dhe 3.544 në studime master.

KU MUND TË BANOSH?

Qendra Studentore në Prishtinë (QSU)

Veprimtaria kryesore e QS-së është akomodimi i studentëve, për-gatitja e ushqimit, krijimi e kushteve për aktivitete kulturo-sportive si dhe përkujdesja shëndetësore. Është atmosferë e këndshme që përkon me të gjitha llojet e aktiviteteve shoqërore. QS-ja në gjirin e saj ka 6 konvikte dhe ka kapacitete për strehimin e 3.100 studentëve, po ashtu është duke u ndërtuar konvikti nr 7 që do të përfundojë së shpejti, ku kapaciteti për pranimin e studentëve do të rritet ndjeshëm. Pagesa në konvikt është 40 €.Në QS është në funksion salla e internetit, biblioteka e studentëve konviktorë si dhe mundësia e larjes së rrobave personale tëstudentëve, ndërsa pastrimi i ndërresave nga dhomat e studentëve bëhet nga lavanteria.

KU MUND TË USHQEHESH?

Në kuadër të QS-së funksionon edhe mensa e studentëve e cila shërben ekskluzivisht për ushqimin e studentëve dhe punonjësve të QS-së. Përveç studentëve konviktorë, në këtë mensë ushqehen edhe studentët të cilët banojnë në banesa private e të cilët e kanë statusin e studentëve të rregullt. Pagesa mujore për të ngrënë në mensë është 30 €.

Pse duhet të jesh student në Universitetin e Prishtinës?Universiteti i parë publik në vend me një traditë 40 vjeçare, përvoja e marrë përgjatë kësaj kohe është pa dyshim pika që reflekton nivelin e cilësisë.Shumëllojshmëria e zgjedhjeve - krahasuar me të gjitha universitet tjera, UP-ja ka mundësi më të madhe zgjedhjesh për juve në këtë kthesë të jetës.EUA (Asociacioni i Universiteteve Evropiane) - anëtare e këtij asociacioni universitar i cili është më i larti dhe gjithëpërfshirësi në Evropë.Procesi i Bolonjës - marrëveshje e miratuar më 1999 nga ministritë e arsimit të shteteve evropiane që synon edukim më cilësor dhe bashkëpunim më të lehtë mes sistemeve universitare evropiane.Erasmus mundus - Program i Komisionit të Bashkimit Evropian që jep bursa dhe mundëson bashkëpunim mes universiteteve.Tempus - Programi i Komisionit të Bashkimit Evropian që synon modernizimin e mësimit me anë të bashkëpunimit mes universiteteve.

1. Fakulteti Filozofik (Departamentet: Filozofi, Histori, Shkenca Politike, Sociologji, Psikologji, Pedagogji, Etnologji) - Lëndët në provim pranues: Filozofia, Sociologjia, Edukata qytetare, Psikologjia, Historia,Letërsia.

2. Fakulteti i Shkencave Matematike - Natyrore (Departamentet: Matematikë, Kimi, Biologji, Gjeografi) - Lëndët në provim pranues: Matematika, Fizika, Kimia, Biologjia, Gjeografia dhe Informatika.

3. Fakulteti i Filologjisë (Dega e Gjuhës Shqipe, Letërsisë Shqipe, Gjuhës dhe e Letërsisë Angleze, Gjuhës dhe e Letërsisë Frënge, Gjuhës dhe e Letërsisë Gjermane, Orientalistikës, Gjuhës dhe e Letërsisë Turke, Letërsisë së Përgjithshme dhe Krahasimtare dhe e Gazetarisë) - Lëndët në provim pranues: Gjuha shqipe, Gjuha angleze,Gjuha gjermane, Gjuha frënge, Gjuha turke,Gjuha arabe, Edukata Qytetare, Letërsia shqipe.

4. Fakulteti Juridik - Lëndët në provim pranues: Fillet e së drejtës, E drejta kushtetuese, Gjuha shqipe.

5. Fakulteti Ekonomik (departamentet: Financa, Banka dhe Kontabilitet, Menaxhment dhe Informatikë, Marketing, Ekonomiks) - Lëndët në provim pranues: Hyrje në ekonomi, Matematika.

6. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës (Departamentet: Ndërtimtari, Arkitekturë) - Lëndët në provim pranues: Matematika, Perceptimi i Hapësirës dhe Vizatimi.

7. Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (Departamentet: Telekomunikacion, Elektronikë, Automatikë, Sistemet Elektroenergjetike, Elektroenergjetikë Industriale, Inxhinieri Kompjuterike) - Lëndët në provim pranues: Matematika.

8. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (Departamentet: Prodhimtari dhe Automatizëm, Termoenergjetikë dhe Termoteknikë, Konstruktim dhe Dizajnim, Komunikacion) - Lëndët në provim pranues: Matematika.

9. Fakulteti i Mjekësisë (Departamentet: Farmaci, Fizioterapi, Infermieri, Mami, Stomatologji, Mjekësi e përgjithshme) - Lëndët në provim pran-ues: Kimia, Biologjia, Aritmetika.

10. Fakulteti i Arteve (Degën e Arteve Figurative me pesë drejtime: Pikturë, Skulpturë, Grafikë, Dizajn grafik dhe Skenografi;- Degën e Arteve Muzikore me nëntë drejtime: Teori e muzikës, Kompozim, Dirigjim, Solokëndim, Piano, Instrumentet me harqe, Instrumente me frymë, Pedagogji e përgjithshme muzikore, Muzikologji dhe Etnomuzikologji; - Degën e Arteve Dramatike me katër drejtime: Aktrim, Regji teatri, Dramaturgji dhe Regji filmi.) - Lëndët në provim pran-

ues: Në secilën degë sipas drejtimit do të kërkohet vërtetimi i aftësive personale artistike.

11. Fakulteti i Bujqësisë (Drejtimi Lavërtari – Pemëtari, Pemëtari – Vreshtari, Mbrojtja e Bimëve, Blegtori, Agroekonomi dhe Mjekësi Veterinare) - Lëndët në provim pranues: Kimia, Biologjia, Matematika.

12. Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë (Mitrovicë) (Departamentet: Xehetari, Gjeologjisë, Materiale dhe Metalurgji, Teknologji) - Lëndët në provim pranues: Matematika.

13. Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit - Provimi pranues: Gjendja Psiko-Somatike, Noti, Aftësitë Lëvizore, Njohuritë Lëvizore, Gjimnastika sportive.

14. Fakulteti i Edukimit (Prishtinë, Gjilan, Prizren dhe Gjakovë) - Lëndët në provim pranues: Gjuha shqipe, Matematika, testi i të lexuarit të kuptimshëm.

15. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit (Pejë) (Drejtimet: Administrim Biznesi, Kontabilitet dhe Financa në Biznes, Menaxhment në Turizëm dhe Hotelieri) - Lëndët në provim pranues: Manuali i përgati-tur nga vetë fakulteti, gjendet në skriptore.

16. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Teknike (Mitrovicë)(Departamenti i Informatikës Inxhinierike, i Makinerisë Industriale) - Lëndët në provim pranues: Matematika.

17. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Teknike (Ferizaj) - Lëndët në provim pranues: Matematika.