I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i...

20
1 KREU I NJË VËSHTRIM HISTORIK PËR FALIMENTIMIN I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i saj 1. Origjina e falimentimit dhe zhvillimi i saj deri në shek XVIII E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht e re e së drejtës krahasuar me shumë nga degët e tjera të saj, por problemet e falimentimit janë “aq të vjetra sa edhe problemet e huasë dhe Bibla para Krishtit shpjegonte se është e rrezikshme të kesh një garanci ligjore dhe të huash para” (Alain de la Bretesche). Sot, në kushtet e ekonomisë së tregut, në vendet me një ekonomi të zhvilluar, është një nga degët më të zhvilluara të së drejtës dhe gjen konkretizim të plotë në këto marrëdhënie. Në të vërtetë kjo degë fillimet e saj i ka shumë përpara shfaqjes së marrëdhënieve kapitaliste në prodhim dhe fillimeve të industrializimit. Embrioni nga ku ka zanafillën falimentimi është në Drejtën Romake, te Padia Pauliana, që ngrihej për të kundërshtuar veprimet e kryera nga debitori në mashtrim të kreditorëve, duke fshehur pasuritë e tij për t’ iu shmangur përmbushjes së detyrimeve. Si e drejtë e mirëfilltë e Drejta e Falimentimit fillimet e saj i ka në Itali rreth shekullit XIII dhe përbën një produkt të societas mercatorum (shoqërisë tregtare) të epokës komunale të mesjetës së hershme. Jeta ekonomike dhe tregtare në gadishullin Apenin të asaj kohe, kuptohet, që përbënte bazën më të mirë për krijimin e një disipline të tillë. Ishin tepër të zhvilluara marrëdhëniet tregtare që çuan dhe në lulëzimin e principatave dhe republikave të ndryshme në këtë gadishull si: Republikës së Venedikut, Firences, Napolit etj. Këto marrëdhënie ekonomike gjetën reflektimin e tyre në të drejtën e asaj kohe dhe një rregullim të ri juridik. Disiplina që u krijua në këtë kontekst paraqet (edhe pse në fillimet e saj) pothuaj të gjitha karakteristikat specifike të falimentimit që, me gjithë përshtatjet progresive të bëra deri më sot, takohen në këtë disiplinë edhe në të drejtën moderne të falimentimit. Është pikërisht koha e lartpërmendur, koha në të cilën përfshihet në legjislacion në mënyrë të veçantë, për të parën herë, karakteri zyrtar i proçedurës, ai i universalitetit objektiv e subjektiv, institutet bazë dhe karakteristike të transferimeve të të mirave të të falimentuarit, të sqarimit të kredive (të drejtave) sipas proçedimeve unike dhe të rindërtimit të pasurisë së të falimentuarit nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së kthimit për veprimet e kontestueshme (të kundërshtueshme) të kryera në mashtrim të kreditorëve nga debitori në periudhën e dyshimtë (të vështrimit pas) që parashikon ligji.

Transcript of I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i...

Page 1: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

1

KREU I

NJË VËSHTRIM HISTORIK PËR FALIMENTIMIN

I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i saj

1. Origjina e falimentimit dhe zhvillimi i saj deri në shek XVIII E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht e re e së drejtës krahasuar

me shumë nga degët e tjera të saj, por problemet e falimentimit janë “aq të vjetra

sa edhe problemet e huasë dhe Bibla para Krishtit shpjegonte se është e

rrezikshme të kesh një garanci ligjore dhe të huash para” (Alain de la Bretesche).

Sot, në kushtet e ekonomisë së tregut, në vendet me një ekonomi të zhvilluar,

është një nga degët më të zhvilluara të së drejtës dhe gjen konkretizim të plotë në

këto marrëdhënie. Në të vërtetë kjo degë fillimet e saj i ka shumë përpara shfaqjes

së marrëdhënieve kapitaliste në prodhim dhe fillimeve të industrializimit.

Embrioni nga ku ka zanafillën falimentimi është në Drejtën Romake, te Padia

Pauliana, që ngrihej për të kundërshtuar veprimet e kryera nga debitori në

mashtrim të kreditorëve, duke fshehur pasuritë e tij për t’iu shmangur përmbushjes

së detyrimeve. Si e drejtë e mirëfilltë e Drejta e Falimentimit fillimet e saj i ka në

Itali rreth shekullit XIII dhe përbën një produkt të societas mercatorum (shoqërisë

tregtare) të epokës komunale të mesjetës së hershme.

Jeta ekonomike dhe tregtare në gadishullin Apenin të asaj kohe, kuptohet,

që përbënte bazën më të mirë për krijimin e një disipline të tillë. Ishin tepër të

zhvilluara marrëdhëniet tregtare që çuan dhe në lulëzimin e principatave dhe

republikave të ndryshme në këtë gadishull si: Republikës së Venedikut, Firences,

Napolit etj. Këto marrëdhënie ekonomike gjetën reflektimin e tyre në të drejtën e

asaj kohe dhe një rregullim të ri juridik.

Disiplina që u krijua në këtë kontekst paraqet (edhe pse në fillimet e saj)

pothuaj të gjitha karakteristikat specifike të falimentimit që, me gjithë përshtatjet

progresive të bëra deri më sot, takohen në këtë disiplinë edhe në të drejtën

moderne të falimentimit.

Është pikërisht koha e lartpërmendur, koha në të cilën përfshihet në

legjislacion në mënyrë të veçantë, për të parën herë, karakteri zyrtar i proçedurës,

ai i universalitetit objektiv e subjektiv, institutet bazë dhe karakteristike të

transferimeve të të mirave të të falimentuarit, të sqarimit të kredive (të drejtave)

sipas proçedimeve unike dhe të rindërtimit të pasurisë së të falimentuarit

nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së kthimit për veprimet e kontestueshme (të

kundërshtueshme) të kryera në mashtrim të kreditorëve nga debitori në periudhën

e dyshimtë (të vështrimit pas) që parashikon ligji.

Page 2: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

2

Me këto karakteristika falimentimi përhapet në Europën Veriore, ku,

kuptohet, në vende të ndryshme merr progresivisht trajta të ndryshme dhe

specifike që e bëjnë të dallohet nga një vend në tjetrin.

Pas Mesjetës, situata e një personi dhe më vonë e një shoqërie tregtare, që

nuk ishte e aftë të paguante borxhet e veta, ndryshoi krejtësisht si në civil law dhe

në common law.

Në kohën e Revolucionit Borgjez - Francez dhe me vendosjen e regjimit të

Napolonit, Falimentimi (ashtu si dhe shumë degë dhe institute të tjera të së drejtës)

do të bëjë një hop tjetër përpara. Në këtë kohë është Franca ajo që bën revolucion

edhe në të drejtë.

Nëpërmjet Kodit Tregtar të Napoleonit kjo degë merr një disiplinë primare

organike që më pas do të influencojë dhe në legjislacionet e tjera në këtë fushë,

përfshirë këtu dhe vetë legjislacionin Italian të viteve 800.

Përkrah Falimentit, që në Mesjetë u ruajtën dhe zhvilluan dhe institute të

tjera me origjinë që në të drejtën romake, nëpërmjet të cilave konfliktet ndërmjet

debitorit dhe kreditorëve mund të zgjidheshin nëpërmjet proçedurave për

marrëveshje, paraprirëse të cessio bonorum.

2. Zhvillimi i falimentimit në shekujt XIX – XX

Zhvillimi dhe rrymat Në Europë e drejta e falimentimit ndahet në tre rryma kryesore. Këto

rryma1 janë: 1- romanike, që mbështet në të drejtën romake dhe në legjislacionin

Italian, ku bëjnë pjesë legjislacionet italiane, belge, spanjolle, ai i Luksemburgut

etj; 2- napolonike, që mbështetet kryesisht në Kodin Tregtar të Napolonit dhe në

legjislacionin francez të falimentimit, ku bëjnë pjesë legjislacionet greke,

portugeze etj; 3- gjermanike, që mbështetet në legjislacionin gjerman të

falimentimit, ku bëjnë pjesë legjislacionet danez, gjerman, holandez, austriak etj.

Faktikisht, këto drejtime kanë pasur ndikim tek njëri-tjetri, sidomos drejtimi

napolonik ka ndikuar në atë romanik, por përsëri ato bëjnë rregullime që i

dallojnë.

Legjislacioni ynë i falimentimit, që nga viti 1995, hyn në drejtimin

gjermanik, për të mos thënë që ligji aktual bën rregullime të ngjashme me ligjin

gjerman. Ligji i parë shqiptar i falimentimit është ai i Zogut “Libri VI i Kodit

Tregtar të Zogut” dhe si gjithë pjesa tjetër e legjislacionit tregtar të Zogut

mbështetet në Kodin Tregtar të Italian të vitit 1882, pra i përket drejtimit romanik.

1 Piero Pajardi e autori vari, “Il falimento nel mondo”, Padova 1988.

Page 3: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

3

Tendencat që shfaqin legjislacionet në shek XX Shekulli XX është shekulli i zhvillimit galopant të marrëdhënieve të

kapitalit në prodhim, shekulli ku ekonomia zhvillohet me hapa gjigante, duke bërë

që edhe e drejta të ketë të tilla zhvillime.

Një avokat spanjoll, Ramón Mullerat, thotë dhe argumenton2 se ligji i

Falimentimit është barometër i dy ndryshimeve më të mëdha që kanë ndikuar

Europën në fund të shekullit XX: konsensusi në favor të ekonomisë së tregut dhe

nevoja për kontrollin e papunësisë.

Lindja e konsensusit në favor të tregut të lirë dhe pronës private në vend të

ekonomive të centralizuara dhe të planifikuara, ka bërë që shumë shoqëri,

veçanërisht shoqëritë në Europën Lindore dhe Qëndrore, që zhvillojnë mjete të

reja për shpërndarjen e burimeve, duke u bazuar më shumë në zgjedhjen e

pjesëmarrësve të tregut se në vendimet e shtetit. Kjo ndikon në problemin e

kompanive në krizë dhe përgjegjësinë e përcaktimit se cilat ndërmarrje do të

mbijetojnë dhe cilat jo.

Megjithatë, falimentimi dhe privatizimi janë institucione të ndryshme, me

objektivat dhe proçedurat e veta, e në shumë raste ndërmarrjet ish-shtetërore janë

njëherësh subjekt i të dy proçedurave: shteti mund ta ristrukturojë ndërmarrjen

nëpërmjet një lloj falimentimi (ndërmarrjet shtetërore që i mbijetuan proçedurave

që parashikonte ligji i 1992) dhe më pas ta privatizojë; ose, në se ka sukses

privatizimi i menjëhershëm, pronarët e rinj do të detyrohen ta likuidojnë atë në

qoftë se nuk hyn kapital i ri.

Ndërkohë që ka triumfuar ideja e tregut të lirë, ka pasur një rritje të

problemeve sociale të shkaktuara nga dështimi ekonomik, probleme që kishin të

bënin me papunësinë, dhe, kështu, lindi nevoja për të forcuar ashpërsinë e ligjeve

të tregut me qëllim që të ruhej puna dhe struktura sociale.

Në të njëjtën kohë, ndërkombëtarizimi i ekonomisë botërore do të thotë që

proçedurat e falimentimit mund të ndikojnë pronën e shpërndarë në më shumë se

një vend; kjo ka bërë të lindë nevoja për regjime ligjesh të krahasueshme si dhe

mundësinë e zbatimit të vendimeve të gjykatave të falimentimit të një vendi edhe

në vendet e tjera.

Sistemet tradicionale të ligjit të falimentimit në vendet e Europës

kontinentale e shihnin falimentimin, së pari dhe para së gjithash, si një mjet për të

kënaqur kërkesat e kreditorëve.

Ndërkombëtarizimi i aspekteve të ndryshme të Falimentimit Me krijimin e shoqërive shumëkombëshe aktiviteti ekonomik i të cilave

shtrihet përtej kufijve të një shteti të vetëm, si dhe me shtrirjen e marrëdhënieve të

biznesit përtej kufijve të një shteti të vetëm (siç ndodh rëndom sot në jetën

2 “Mbi zbatimin e ligjit të Falimentimit”,Tiranë 1999, fq 77-83.

Page 4: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

4

tregtare) për sa i përket falimentimit lindin probleme të tjera lidhur me zgjidhjen e

konflikteve ndërkombëtare të falimentimit.

Rregullimi ndërkombëtar i një proçedure falimentimi mbështetet në dy

parime të rëndësishme të pranuara pothuajse në të gjitha të drejtat bashkëkohore:

universialiteti (objektiv dhe subjektiv) dhe territorialiteti.

Zhvillimi dhe rritja e marrëdhënieve tregtare ndërkombëtare ka çuar në

tendencën e përgjithshme për t’i përforcuar rregullat që i stimulojnë dhe i

lehtësojnë këto marrëdhënie. Kjo është reflektuar edhe në marrëdhëniet që

krijohen në falimentim, si në rastin kur prona e debitorit të falimentuar nuk

ndodhet në një vend të vetëm, ashtu edhe kur kreditorët nuk ndodhen në të njëjtin

vend me debitorin e falimentuar. Pikërisht për këto elementë të huaj që mund të

përmbajë një proçedurë falimentimi, është ndierë nevoja e një rregullimi për

kompetencën ndërkombëtare.

Përpjekjet e para për një rregullim ndërkombëtar të falimentimit i gjejmë që

në mesin e shek XVIII3.

Në aspektin ndërkombëtar ka pasur përpjekje të vazhdueshme. Disa akte

ndërkombëtare apo përpjekje për përfundime nga ana e tyre kanë një ndikim të

veçantë. Mund të përmendim si të tilla: Model-Ligji (Projekt – Konventa) për

Falimentimin Ndërkufitar të UNCITRAL-it, teksti përfundimtar i të cilit u miratua

më 1997, Model-Ligji për bashkëpunimin në rast të Falimentimit Ndërkombëtar të

Dhomës Ndërkombëtare të Avokatëve të vitit 1998, projekti i Falimentimit

Ndërkufitar të Institutit Amerikan të së Drejtës, etj. Duhet theksuar se, me gjithë

përpjekjet e vazhdueshme për të disiplinuar problemet ndërkombëtare që mund të

shfaqë një proçedurë falimentimi, përsëri nuk kemi marrëveshje apo traktate që të

jenë nënshkruar dhe ratifikuar gjerësisht sa të shërbejnë si pika orientimi për

zgjidhjen e këtyre problemeve që ndeshen jo radhë në të tilla proçedura. Si

rezultat, ka shumë vështirësi për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare mbi

falimentimin.

Në Europë për problemet e mësipërme të falimentimit ka pasur disa

përpjekje për tu rregulluar. Në 5 qershor 1990 në Stamboll është miratuar

Konventa Europiane4 aktuale mbi “Disa Aspekte Ndërkombëtare të Falimentimit”,

të cilën e kanë nënshkruar vetëm 8 vende, nga të cilët vetëm njëri e ka ratifikuar.

Në 1995 Bashkimi Europian adoptoi një Konvente mbi Proçedurat e Falimentimit.

Asnjëra nga këto konventa nuk ka hyrë në fuqi.

Me qenë se Konventa e 1995 nuk u miratua nga të gjithë shtetet anëtare të

BE, Këshilli i Ministrave të BE e miratoi tekstin e Konventës përgatitore si

Rregullore. Kjo Rregullore5 u miratua në 29 maj 2000 dhe ka hyrë në fuqi në

vendet anëtare të BE më 31 maj 2002.

3 R. Lechner “The new threat to Internotional Coomercial Transactions: Cross-Border Insolvency and its

impact on the Standby Letter of credit regime”. (www.natlaw./pubs/spack l htm) 4 European Convention on Certain Aspects of International Bankruptcy 5 Council Regulation on Insolvency Proceeding (CE), N. 1346/2000, dt.29.05.2000.

Page 5: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

5

Kështu, Rregullorja e BE për proçedurat e falimentimit është shprehur për

njohjen automatike të vendimit të huaj për fillimin e falimentimit, gjë që është

reflektuar edhe në të drejtën gjermane (nenet 335-338 të Ins-os).

Në Rregulloren e BE për proçedurat e falimentimit reciprociteti është

siguruar në mënyrë optimale, sepse çdo shtet anëtar është detyruar të njohë

vendimin për fillimin e proçedurës së falimentimit të një shteti tjetër anëtar. Në

kundërshtim me këtë, e drejta zvicerane parashikon si kusht të njohjes ekzistencën

e reciprocitetit (neni 166, paragrafi 1, shkronja c e IPRG), por shumica e autorëve

zviceranë e kritikojnë një zgjidhje të tillë të së drejtës zvicerane duke bërë

përpjekje që kjo të zbutet nëpërmjet interpretimeve në mënyra të ndryshme6.

II. Historiku i Falimentimit në Shqipëri

1. Falimentimi në Kodin Tregar të Zogut Për sa i përket vendit tonë, falimentimi për herë të parë është rregulluar në

Kodin Tregtar të Zogut, “Libri i gjashtë – Falimentimi”. Ashtu si i gjithë Kodi

Tregtar, edhe “Libri i gjashtë - Falimentimi” përshkohej nga e njëjta frymë e ligjit

të falimentimit në përfshirë në Kodit Tregtar Italian të vitit 1882, ndaj dhe në këtë

ligj gjejmë rregullime të njëjta apo të ngjashme me ato të së drejtës së falimentimit

italiane sot. Sipas këtij ligji7 tregtari konsiderohej se ishte në gjendjen e

falimentimit kur pushonte së bëri pagesat për obligimet (detyrimet) e tij tregtare.

Deklarimi i falimentimit bëhej8 në bazë të:

- kërkesës të së falimentuarit (debitorit); ose

- padisë së njërit apo më shumë kreditorëve të tij; ose

- kryesisht nga gjykata.

Kërkesa nga i falimentuari9 duhet të bëhej brenda tre ditëve nga ndalimi i

pagesave, duke përfshirë këtu edhe ditën kur janë ndërprerë pagesat. Kërkesa e tij

duhet të shoqërohej me dorëzimin e bilancit të verifikueshëm që ishte i vërtetë e që

datohej dhe nënshkruhej nga i falimentuari. Kërkesës duhet t’i bashkëngjiteshin

edhe librat e llogarive në gjendjen që ishin mbajtur nga i falimentuari. Bilanci

kërkohej të tregonte dhe çmonte përafërsisht të gjithë pasurinë (të luajtshme dhe të

paluajtshme) e të falimentuarit; pasqyrën e detyrimeve të të falimentuarit si dhe

identitetin e saktë dhe vendbanimin e secilit kreditor; fitimet, humbjet si dhe

shpenzimet.

Çdo kreditor10 për shkak tregtie mund të kërkonte në gjykatë falimentimin e

debitorit të tij duke treguar pushimin e pagesave të këtij debitori. Nuk

6 Simpoziumi i Ohrit, fq 63. 7 Kodi Tregtar i Zogut, Libri i gjashtë “falimentimi”, neni 857. 8 Kodi Tregtar i Zogut, Libri i gjashtë “falimentimi”, neni 858. 9 Kodi Tregtar i Zogut, Libri i gjashtë “falimentimi”, neni 860. 10 Kodi Tregtar i Zogut, Libri i gjashtë “falimentimi”, neni 861/parag 1.

Page 6: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

6

legjitimoheshin11 si paditës në pozitën e kreditorit të paslindurit, të paralindurit si

dhe bashkëshortja e të falimentuarit.

Gjykata12 mund të vendoste deklarimin e falimentimit kryesisht nqs ajo

merrte dijeni apo informacione të sigurta që një person i caktuar kishte ndërprerë

pagesat. Ky është i vetmi ligj falimentimi shqiptar që njeh iniciativën ad’ufficio.

Mund të kërkohej edhe falimentimi i një tregtari që ishte tërhequr nga

tregtia brenda 5 vjetëve nga tërheqja e tij, por kjo ishte një kërkesë e kushtëzuar

nga fakti që ndërprerja e pagesave të kishte ndodhur para tërheqjes së tij ose në

vitin e parë pas tërheqjes. Në qoftë se nuk plotësohej një nga këto kushte padia

nuk pranohej. Po kështu, mund të kërkohej edhe falimentimi i një tregtari që kishte

vdekur, por jo më vonë se një vit pas vdekjes së tij.

Pra, mbyllja e aktivitetit tregtar, si dhe vdekja e tregtarit parashkruanin

padinë e falimentimit.

Organet që realizonin falimentimin, sipas këtij ligji, ishin:

- gjyqtari i deleguar

- kuratori provizor i falimentimit

- kuratori i falimentimit (i barazvlefshëm me administratorin në ligjet e

1995 dhe 2002)

- delegacioni i kreditorëve

- mbledhja e kreditorëve.

Kuratori provizor emërohej pasi gjykata merrte vendimin që deklaronte

falimentimin e tregtarit dhe kryente funksionet e tij deri në mbledhjen e parë të

kreditorëve, e cila kishte për detyrë të vendoste për kuratorin e falimentimit, që

mund të vendosej të ishte edhe kuratori provizor.

E veçantë e ligjit të Zogut është se parashikohej13 se brenda 24 orëve nga

marrja e vendimit që deklaron falimentimin për një tregtar të caktuar, kryetari i

gjykatës duhet t’i transmetojë Prokurorit të Shtetit kopjen e sentencës me të

informacionet e duhura dhe gjithçka për të cilën ka marrë dijeni gjykata. Prokurori

ishte i detyruar të hetonte nëse kishte elementë për proçedim penal. Edhe në qoftë

se për të falimentuarin niste një proçedim penal, proçedura e falimentimit

vazhdonte e pandërprerë. Pra, dy proçedurat vazhdonin të pavarura nga njëra-

tjetra.

Tjetër e veçantë e këtij ligji është edhe fakti se vetë ky ligj14 i njeh gjykatës

së falimentimit (gjykatë tregtare) të drejtën për tu veshur me detyra të policisë

gjyqësore, duke i njohur të drejtën për të urdhëruar arrestimin e të falimentuarit

kur ka prova të mjaftueshme për një proçedim penal. Një rregullim i tillë ndeshet

edhe në legjislacionin e falimentimit italian.

Ky ligj, si në përgjithësi legjislacionet e falimentimit, nuk i vinte të gjithë

kreditorët në të njëjtën pozitë, por krijonte një rend preferimi.

11 Kodi Tregtar i Zogut, Libri i gjashtë “falimentimi”, neni 861/parag 2. 12 Kodi Tregtar i Zogut, Libri i gjashtë “falimentimi”, neni 862. 13 Kodi Tregtar i Zogut, Libri i gjashtë “falimentimi”, neni 868. 14 Kodi Tregtar i Zogut, Libri i gjashtë “falimentimi”, neni 869.

Page 7: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

7

Ky ligj parashikonte edhe atë që në legjislacionet e vona moderne quhet

“plan apo proçedurë riorganizimi” në Titullin VIII “Konkordati” (marrëveshja),

duke e ndarë në “konkordat para falimentimit (preventiv)” dhe në “konkordat pas

deklarimit të falimentimit”, njëlloj me proçedurat për marrëveshje që parashikon

legjislacioni francez i falimentimit.

Ligji parashikonte në mënyrë të veçantë edhe falimentimin e personave

juridikë duke bërë dallim ndërmjet tyre dhe tregtarëve persona fizikë. Gjithashtu,

ky ligj parashikonte edhe një rregullim të veçantë kur kemi të bëjmë me

falimentime me vlerë të vogël. Kjo rregullohej në titullin IX “Proçedimi i

falimentimeve të vogla”, ku falimentime të vogla quheshin ato ku detyrimet

tregtare dhe civile të të falimentuarit nuk i kalonin 5 000 fr ari.

2. Falimentimi pas vitit 1990

Ligji i vitit 1992 Pas ndryshimeve të vitit ‘90 për herë të parë pas një periudhe tepër të gjatë,

falimentimi rregullohet nga Ligji nr. 7631, dt. 29.10.1992, “Mbi Falimentimin e

Ndërmarrjeve Shtetërore” dhe që hyri në fuqi me 1 janar 1993. Kur i referohen

këtij ligji përdorin si shprehjen “ligji i falimentimit i 1992”, që i referohet vitit të

miratimit, ashtu edhe “ligji i falimentimit i 1993”, që i referohet vitit të hyrjes në

fuqi të ligjit.

Kuptohet që ky ligj kishte për qëllim të likuidonte ato ndërmarrje që ishin

jofitimprurëse për ekonominë shqiptare që po bënte hapat e para në ekonominë e

tregut dhe ku mbizotëruese në jetën ekonomike ishin ndërmarrjet shtetërore, të

cilat, në pjesën më të madhe të tyre, mbaheshin në këmbë edhe pse nuk kishin

efekte pozitive në ekonomi. Ai kishte gjithsej 40 nene, shumica e të cilëve shumë

të shkurtër, dhe ndahej në katër kapituj: kapitulli I “Dispozita të përgjithshme”

(kishte 3 nene); kapitulli II “Gjendja e ndërprerjes dhe e ndalimit të pagesave” (14

nene); kapitulli III “Likuidimi” (15 nene); kapitulli IV “Dispozita të veçanta” (8

nene përfshirë këtu edhe hyrjen në fuqi të ligjit).

Legjitimiteti për të kërkuar falimentimin i njihej kreditorëve që mbanin

përqindjen më të lartë të borxhit ose ministrisë së linjës apo organit të pushtetit

lokal që kishte në vartësi ndërmarrjen, por jo vetë ndërmarrjes.

Në këtë ligj parashikohej një proçedurë e vetme që mund të çonte në

rehabilitimin e ndërmarrjes apo në likuidimin e saj. Kështu, në kapitullin II

parashikohej mundësia e një marrëveshje për riorganizim në mënyrë që të mund të

ruhej subjekti dhe të mund të verifikohej nëse ekzistonte mundësia që të nxirrej

ndërmarrja nga paaftësia paguese. Marrëveshja duhet të miratohej me shkrim nga

drejtori i ndërmarrjes, përfaqësuesi i bankës, përfaqësuesi i ministrisë ose i

organeve të pushtetit lokal nga varet ndërmarrja dhe nga përfaqësuesi i Ministrisë

së Financave dhe Ekonomisë. Kjo marrëveshje duhej miratuar nga shumica e

anëtarëve të komitetit të kreditorëve, që përbëhej nga kreditorët kryesorë të

Page 8: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

8

ndërmarrjes. Gjykata vendoste se sa do të ishte afati i mbikëqyrjes të mundësisë të

rivendosjes së gjendjes të aftësisë paguese, që nuk mund të ishte më shumë se 6

muaj. Për realizimin e një proçedure të tillë gjykata emëronte një administrator të

ndërmarrjes, që ngarkohej si mbikëqyrës. Ky person duhet të zgjidhej nga një listë

e personave të kualifikuar e miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Në përfundim të periudhës së mbikëqyrjes administratori i paraqiste gjykatës një

raport të hollësishëm për gjendjen e ndërmarrjes si dhe dokumentet që mbështesin

raportimet e tij. Ai, gjithashtu, duhet të paraqiste në raport edhe rekomandimin e

tij nëse ndërmarrja duhet të kalonte në likuidim apo mund të vazhdonte

veprimtarinë. Vendimi për vijimin e veprimtarisë merrej nga gjykata, por vetëm

nëse shumica e kreditorëve kryesorë të ndërmarrjes, ministria përkatëse apo një

organ tjetër qendror apo organet e pushtetit lokal nga varej ndërmarrja, miratonin

me shkrim raportin e administratorit. Në qoftë se do të merrej vendimi për

vazhdimin e veprimtarisë, ndërmarrja do të vazhdonte të ekzistonte si subjekt në

qarkullimin civil.

Kur nuk mund të vazhdonte veprimtaria, ndërmarrja kalonte në likuidim me

vendim të gjykatës. Organi që realizonte likuidimin, sipas këtij ligji, ishte

likuidatori. Edhe likuidatori zgjidhej nga një listë e personave të kualifikuar e

miratuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, sikurse, gjithashtu, mund të

ishte me kohë të plotë ose të pjesshme dhe puna e tij shpërblehej. Veprimet e tij,

përgjithësisht, nuk kërkonin miratim as nga gjykata dhe as nga kreditorët.

Edhe ky ligj vendoste një rend që duhej zbatuar në përmbushjen e

detyrimeve, edhe pse fare i ndryshëm nga rendet e prioriteteve që vendosen nga

ligjet pasardhëse apo nga legjislacionet e vendeve të zhvilluara (më hollësisht për

këtë do të flas gjatë shtjellimit të temës).

Kur mbaronin mjetet e ndërmarrjes, detyrimet e papërmbushura shuheshin.

Kur gjykata nxirrte vendimin në bazë të të cilit ndërmarrja quhej e likuiduar,

mbaronin detyrimet ndaj kreditorëve që nuk kishin paraqitur pretendimet e tyre,

mbaronin edhe detyrimet e pambledhura të debitorëve të ndërmarrjes së likuiduar,

mbaronte funksioni i likuiduesit, dhe mbi të gjitha, ndërmarrja mbaronte

ekzistencën e saj si subjekt i së drejtës civile: ajo nuk ekzistonte më. Për detyrimet

e papërmbushura të ndërmarrjes pas likuidimit të saj nuk mbante më përgjegjësi as

shteti. I vetmi detyrim që i lindte shtetit pas likuidimit të ndërmarrjes ishte ndaj

punonjësve që mbeteshin pa punë, por edhe ky detyrim, edhe pse i parashikuar në

ligjin e falimentimit15, i përkiste një marrëdhënie që rregullohej nga një ligj tjetër,

ai “Për përkrahjen sociale për personat që dalin të papunë nga zbatimi i reformës

ekonomike”16.

15 Ligji nr. 7631, dt. 29.10.1992 “Për falimentimin e ndërmarrjeve shtetërore”, neni 39. 16 Ligji nr. 7521 dt. 30.10.1991, ndryshuar me Ligjin nr. 7579, dt.02.07.1992 “Për përkrahjen sociale për

personat që dalin të papunë nga zbatimi i reformës ekonomike”

Page 9: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

9

Ligji i vitit 1995

Më pas ligji nr. 8017, dt 25.10.1995 “Për Proçedurat e Falimentimit”

plotësonte shumë boshllëqe të ligjit të mëparshëm dhe qëllimi i tij ishte tu jepte

përparësi mjeteve të riorganizimit, për të mbështetur një ekonomi tregu në fillimet

e zhvillimit të saj dhe për të vendosur rregulla rigoroze në lojën e tregut në këtë

fushë. Ky ligj u mbështet kryesisht në ligjin gjerman.

Në fillim të vitit 1992 Shoqëria Gjermane e së Drejtës Ndërkombëtare

Private “Max-Plank”, me seli në Hamburg, me mbështetjen e GTZ, filloi punën

për hartimin e ligjit shqiptar të falimentimit. Ligji nr. 8017, dt 25.10.1995 “Për

Proçedurat e Falimentimit”:

- ka dy burime të projekt-ligjit: projektin gjerman dhe amendamentin e

FMN;

- ka pasur vështirësi në hartimin e tij, sepse u hartua në tre gjuhë

(gjermanisht, anglisht dhe shqip) dhe përkthimi i terminologjisë

korrekte juridike është shumë i vështirë;

- ky ishte një ligj i hartuar nga Ministria e Financave (me asistencën e

GTZ dhe FMN) e i miratuar nga Parlamenti Shqiptar dhe si i tillë shpreh

pikëpamjet e specialistëve shqiptarë për proçedurat e falimentimit dhe

efektet e tyre.

Ligji i 1995 përmbante 49 nene, të organizuar në 7 krerë: kreu I “Hapja e

proçedurës së falimentimit”, nenet 2-10; kreu II “Zhvillimi i proçedurës së

falimentimit”, nenet 11-25 (ky kre zë pjesën kryesore të ligjit); kreu III “Plani i

riorganizimit”, nenet 26-32; Kreu IV “Mbyllja e proçedurës së falimentimit”,

nenet 33-35; kreu V “Parashikime të përgjithshme për proçedurat të veçanta të

falimentimit”, nenet 36-39; kreu VI “Raste të veçanta të falimentimit”, nenet 40-

46 (secili nga nenet parashikon një rast të veçantë si: njohja e proçedurave të huaja

të falimentimit dhe reciprociteti për to; proçedura e falimentimit në rastin e

trashëgimisë ose në marrëdhëniet bashkëshortore; falimentimi i shoqërive me një

ortak; proçedurat e falimentimit për institucionet e kreditit; proçedurat e

falimentimit për institucionet e sigurimit; proçedurat e falimentimit për ekonomitë

bujqësore; proçedurat e falimentimit për ekonomitë e vogla dhe familjare); kreu

VII “Dispozita të fundit dhe kalimtare”, nenet 47-49.

Sipas ligjit të 1995, legjitimoheshin si kërkues për hapjen e proçedurës së

falimentimit vetëm debitori dhe kreditori. Ky ligj parashikonte shprehimisht

personat ndaj të cilëve nuk mund të fillonte një proçedurë falimentimi. Ky ligj i

shtrinte efektet mbi personat fizikë dhe ata juridikë (shoqëritë tregtare). Kusht për

hapjen e proçedurës së falimentimit parashikohej paaftësia paguese - kusht i

përgjithshëm, dhe mbingarkesa me borxhe - kusht specifik për shoqëritë tregtare;

edhe pse për asnjërën prej tyre nuk jepej kuptimi apo përkufizimi juridik sipas

këtij ligji. Në këtë ligj parashikohej realizimi nëpërmjet një proçedure të vetme si i

falimentimit të debitorit në krizë edhe i riorganizimit të tij. Ky ligj, siç kam

përmendur dhe më lart, në kreun VI “Raste të veçanta të falimentimit”,

parashikonte rregulla proçedurale të veçanta në varësi të llojit të subjektit që

Page 10: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

10

falimenton, edhe pse, kryesisht, rregullat e vendosura në nenet e tjera të ligjit

gjenin zbatim edhe për këto subjekte të veçantë.

Ligji i 1995 përcaktonte një tabelë prioritetesh specifike vetëm për

proçedurën e falimentimit, duke përcaktuar qartë rendet, përcaktim që përbën

bazën e një proçedure falimentimi. Gjithashtu, kishte shumë mirë të përcaktuara

veprimet e kundërshtueshme, ku dalloheshin qartë standardet e mashtrimit, si dhe

afatet e shikimit pas, edhe pse këto ishin disi të shkurtra. Pikërisht, pjesa që

rregullonte veprimet e kundërshtueshme të debitorit, ishte pjesa që u shtua me

amendamentet e FMN. Afatet e “shikimit pas” që parashikoheshin në të ishin disi

të shkurtra, që gjë u ndie shumë në falimentimin e firmave piramidale, që si skema

mashtrimi që ishin, kishin filluar këto veprime mashtruese shumë më parë se

periudha që parashikonte ligji për të ushtruar të drejtën për kthim të tyre.

Ligji i vitit 2002 Sot në Republikën e Shqipërisë është në fuqi ligji nr 8901, dt 23.05.2002

“Për Falimentimin” shtuar dhe ndryshuar me ligjin nr. 9919, dt. 19.05. 2008

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8901, dt. 23.05.2002 “Për

Falimentimin””. Ky ligj, është e kuptueshme, që ka bërë një rregullim më të mirë

të kësaj disipline se ligji i mëparshëm. Ligji i 2002 është kryesisht një vazhdimësi

i rregullimeve që bënte ligji i 1995, por ka, në përgjithësi, rregullime më të

hollësishme dhe më të qarta se ligji i 1995, duke plotësuar edhe boshllëqe që

viheshin re në ligjin e mëparshëm.

Ligji i 2002 ruan përgjithësisht të njëjtat linja si ai i 1995. Ndryshimi

ndjehet kryesisht në veprimet e kthyeshme (të kundërshtueshme, të anulueshme),

që në ligjin e 1995 rregulloheshin në nenin 16 të ligjit dhe bënin një rregullim të

kësaj problematike njësoj si në ligjin amerikan të falimentimit (siç e shpjegova më

lart), ndërsa në ligjin e 2002 ato rregullohen ndryshe, duke mos dalë siç duhet

dallimi i formave të ndryshme të mashtrimit.

Ndryshim tjetër i rëndësishëm vihet re edhe në krijimin e rendeve të

prioritetit. Ligji i 1995 krijonte një rend të vet specifik, ndërsa ligji i aktual bën një

sërë përcaktimesh që e vështirësojnë përcaktimin e një rendi të saktë dhe të

padiskutueshëm prioritetesh, duke krijuar probleme (teorike dhe praktike) për një

pjesë detyrimesh për të përcaktuar prioritetin real dhe të pakundërshtueshëm të

tyre. Për më gjatë këtë do ta trajtoj gjatë shtjellimit të temës.

Ligji nr. 8901 sjell një të re në pjesën e nëntë “Shkarkimi nga pjesa e

mbetur e detyrimeve”, ku parashikohen proçedurat që duhen ndjekur dhe kushtet

që duhen plotësuar, me qëllim që një debitor person fizik të mund të shkarkohet

nga pjesa e mbetur e detyrimeve të tij.

Një rregullim më të mirë se ligji i mëparshëm dhe në frymën e Rregullores

1346/2000 të BE, ka bërë ligji i aktual në pjesën e njëmbëdhjetë të tij “Proçedura e

falimentimit e lidhur me shtetet e tjera”, ku rregullohet si njohja e një proçedure të

huaj falimentimi (kur plotësohen kushtet e parashikuara në ligj), ashtu edhe hapja

Page 11: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

11

e një proçedure dytësore, si dhe bashkëpunimi ndërmjet organeve më të larta të

falimentimit të dy proçedurave të hapura.

Një e re që sjell legjislacioni aktual i falimentimit është fakti se me ligjin

nr. 9919, dt. 19.05. 2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8901, dt.

23.05.2002 “Për Falimentimin””, është parashikuar krijimi i “Agjencisë

Mbikëqyrjes së Falimentimit” që është një person juridik publik. Ajo vepron në

përputhje me legjislacionin për shërbimin civil. Të drejtat, detyrat dhe

përgjegjësitë e saj janë të përcaktuara në ligj. Mënyra e organizimit dhe

funksionimit të saj do të rregullohen me VKM të mëvonshme. Për rolin që ligji i

njeh kësaj agjencie në falimentim do të flas gjatë shtjellimit të temës.

Ligji i 2002 dhe ai i 1995 kanë të përbashkëta, të cilat në vija të

përgjithshme qëndrojnë në faktin se bazohen:

- në një unitet ligjor: një tekst i vetëm si për anën materiale dhe për

atë proçeduriale për të dy ligjet ;

- në një unitet disiplinor: një ligj i vetëm proçedurash si për personat

fizikë dhe për ata juridikë (edhe shoqëritë e

thjeshta);

- në një unitet sistematik: përfshirja në një ligj të vetëm i proçedurave të

falimentimit dhe atyre të riorganizimit.

Parashikimi i proçedurave të riorganizimit në ligjet e 1995 dhe 2002,

përputhet me tendencat moderne të falimentimit në Europën Perëndimore që

synojnë ruajtjen e personit juridik dhe si rrjedhin ruajtjen, kryesisht, edhe të

vendeve të punës të të punësuarve. Kjo tendencë shihet edhe në legjislacionet e

falimentimit të vendeve të Europës Lindore, të ish kampit socialist.

Më hollësisht për ligjin e 2002 do të diskutoj gjatë zhvillimit të temës.

Page 12: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

12

KREU II

SYNIMET FINALE, PARIMET DHE VEÇORITË

E FALIMENTIMIT

I. Synimi final i falimentimit

Në literaturën botërore ka pikëpamje të ndryshme rreth kësaj pike.

Mbështetësit e një teorie që është ajo klasike, siç e përmenda edhe tek

historiku, thonë se qëllimi i vetëm dhe final i të gjithë proçedurave në procesin e

falimentimit është dëshira për të realizuar realisht të drejtën e kreditorëve të një

sipërmarrje (aktiviteti tregëtar apo prodhues) në krizë, për një barazi në trajtimin e

tyre për sa i përket ekzekutimit të detyruar kolektiv që detyrohet të ndërmerret nga

gjendja e insolvencës së shoqërisë tregtare (debitorit) në krizë.

Sipas pikëpamjeve më moderne dhe tendencave që paraqesin legjislacionet

e falimentimit sot, qëllimi i proçedurave të falimentimit është ai i eleminimit nga

tregu i sipërmarrjeve (shoqërive tregtare) në krizë kur vazhdimësia e aktivitetit të

tyre rezulton jo frytdhënëse për ekonominë në përgjithësi.

Sipas mendimit tim, më duket se të dyja këto teori nuk janë të plota. Për sa i

përket pikëpamjeve klasike mendoj se nuk ekziston një realitet normativ që të

vendosë një barazi të plotë të kreditorëve. Kjo duket qartë dhe në ligjin e

falimentimit17, në Kreun II në pjesën “Klasifikimi i kreditorëve”.

Gjithashtu, mendoj se edhe pikëpamjet moderne kanë pasaktësi, pasi në një

proçes falimentimi ligji parashikon një ndërhyrje të detyruar në ecurinë e subjektit

në krizë me vendosjen e administratorit të falimentimit, apo kur parashikon

mundësinë e riorganizimit të subjektit, apo më tej akoma, kur cakton shprehimisht

ato subjekte që nuk mund të përfshihen në një proçes falimentimi dhe mbi të cilët

nuk mund të veprojë ligji i falimentit18.

Për mendimin tim, pavarësisht nga rruga e ndjekur në një proçes

falimentimi, qëllimet, apo synimet finale që duhet të ndjekin autoritetet e

parashikuara në ligj, në thelb janë dy:

1- Aktiviteti i subjektit (debitorit) në krizë të pezullohet apo të kontrollohet

dhe një gjendje e tillë të reflektohet në regjistrat përkatës për të mos rrezikuar me

tej të drejtat e kreditorëve;

2-Që, me skema të ngurta, të vendosura nga ligji, të sigurohet, për sa është

e mundur, përmbushja kolektive e të drejtave të kreditorëve, sipas principeve

tendencialisht të barabarta, gjë që do të thotë edhe përmbushje e detyrimeve të

17 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, kreu II “Masa e falimentimit”. 18 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 12, pika 1.

Page 13: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

13

debitorit për maksimumin e mundshëm, duke parashikuar për debitorin e

ndershëm person fizik deri edhe shkarkimin nga pjesa e mbetur e detyrimeve, si

dhe në rastet kur ekziston mundësia, të ruhet personi i debitorit, në rastin e

personave juridikë.

Kjo më duket se i përshtatet më mirë dhe definicioneve që jep vete ligji për

objektin dhe qëllimin që ai ndjek si edhe asaj çka ky ligj përmban në normat e tij.

II. Parimet e falimentimit

Procedura e falimentimit është një proçedurë që zhvillohet sipas parimit të

prioritetit dhe të pjesëmarrjes. Të shohim më hollësisht se çfarë përfaqësojnë këto

dy parime.

1. Parimi i prioritetit Ligji parashikon se kërkesa për hapjen e një proçedure falimentimi mund të

rrëzohet nga gjykata në se pasuritë e debitorit janë të pamjaftueshme për të

mbuluar shpenzimet e proçedurës së falimentimit19, shpenzime në të cilat

përfshihen shpenzimet gjyqësore si dhe shpërblimi dhe shpenzimet e

administratorit të përkohshëm të falimentimit, të administratorit të falimentimit

dhe të anëtarëve të komitetit të kreditorëve (kur ka të tillë). Pra, duket qartë që

shpenzimet e proçedurës së falimentimit janë të parat në rendin e detyrimeve që

duhet të përmbushen dhe madje në masë të plotë.

Në një rend të lartë prioriteti preferimi dhe që ligji të lë përshtypjen se

shlyhen njësoj si shpenzimet e proçedurës së falimentimit, janë edhe shpenzimet e

tjera administrative, shpenzime në të cilat përfshihen:

a) detyrimet që lindin si pasojë e veprimtarisë së administratorit të

falimentimit ose në çdo mënyrë tjetër gjatë administrimit, disponimit dhe

shpërndarjes së masës së falimentimit, por që nuk janë pjesë e shpenzimeve të

proçedurës së falimentimit;

b) detyrimet sipas kontratave, që pretendohet se duhet të paguhen në favor

të masës së falimentimit ose që duhet të paguhen pas hapjes së proçedurës së

falimentimit;

c) detyrimet për kthimin e shumave në të holla në rastet e begatimit pa

shkak të masës së falimentimit;

ç) detyrimet që lindin si pasojë e veprimtarisë së administratorit të

përkohshëm të falimentimit, nëse ai, me miratimin e seksionit tregtar të gjykatës së

rrethit, u ka dhënë përparësi në pagesë20.

19 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 18, pika 4,b. 20 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 38.

Page 14: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

14

Pra, shpenzimet e proçedurës së falimentimit dhe shpenzimet e tjera

administrative qëndrojnë në rendin më të lartë të preferimit në listën e detyrimeve

që duhet të përmbushen dhe shlyhen nga masa e falimentimit para pretendimeve të

kreditorëve të tjerë të falimentimit21.

Ligji parashikon faktin se respektohet tabela e preferimeve e vendosur nga

Kodi ynë Civil në nenin 605, me ato ndryshime që parashikon specifikisht ligji i

falimentimit.

Në këtë aspekt, ligji parashikon se kreditoret e siguruar gëzojnë të drejtën e

ripagimit të veçantë22, duke qëndruar kështu në një rend preferimi më lart se

kreditorët e tjerë, madje edhe nga ata të privilegjuar.

Me shtesat dhe ndryshimet e bëra ligjit të falimentimit në maj 2008, nga

kuptimi i dispozitave të legjislacionit të falimentimit23 del se përpara të gjitha

rendeve që vendos neni 605 i Kodit Civil, si dhe më parë se të gjitha pretendimet e

siguruara, është barra siguruese që mund të vendoset në përputhje me nenin 20,

pikat 1-7. Kjo barrë siguruese mund të vendoset në rastet kur i është dhënë

administratorit të falimentimit, në vendimin e gjykatës për hapjen e proçedurës së

falimentimit, autorizimi për marrjen e një huaje në emër të debitorit në kushtet që

përcakton ky nen. Kjo garanci apo barrë siguruese, në se është specifikuar në

vendimin e gjykatës se radhitet mbi çdo garanci apo barrë të kreditorëve të

siguruar, ajo ka përparësi ndaj kreditorëve të tjerë të falimentimit dhe çdo pasuri

apo e gjithë pasuria do të shërbejë si mjet sigurimi për shlyerjen e kësaj huaje. Siç

del nga kuptimi i kësaj dispozite një hua e tillë mendoj mund të merret vetëm në

rastet e një plani riorganizimi dhe sipas kushteve që vendos kjo dispozitë.

Pas këtyre rendeve që përmendëm, vijnë të gjithë kreditorët e tjerë që janë

kreditorët normalë të falimentimit dhe pretendimet e të cilëve nuk bëjnë pjesë në

një nga rendet e përmendura më lart.

Ligji ynë24 parashikon shprehimisht se cilët janë kreditorët e radhëve më të

ulta të preferimit:

1. Pretendimet e përmendura më poshtë shlyhen pas pretendimeve të

kreditorëve të falimentimit dhe në përputhje me sasinë e shumave, nëse kanë

status të njëjtë:

a) interesat e fituara mbi shumat e pretendimeve të kreditorëve të

falimentimit që nga koha e hapjes së procedurës së falimentimit;

b) shpenzimet e bëra nga kreditorë të veçantë të falimentimit, si rrjedhojë e

pjesëmarrjes së tyre në proçedurë;

c) gjoba ose pagesa që në bazë të dispozitave të Kodit Civil, Kodit të

Proçedurave Administrative dhe Kodit Penal përbëjnë detyrime të debitorit;

ç) pretendime për kontribute pa shpërblim të debitorit.

21 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 36. 22 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 41. 23 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 20, pikat 2 e 4; (ligji nr. 9919, dt. 19.05. 2008 “Për

disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8901, dt. 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 10). 24 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 42.

Page 15: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

15

2. Pretendime për të cilat debitori dhe kreditori kanë rënë dakord të

radhiten në radhët më të ulëta të preferimit përmbushen pas pretendimeve të

përmendura në pikën 1, me kusht që në marrëveshjen e tyre të mos jetë

parashikuar ndryshe.

3. Interesat që fitohen në proçedurën e falimentimit, mbi shumën e

pretendimeve të kreditorëve të radhëve më të ulëta të preferimit, si dhe shpenzimet

që bëjnë kreditorët si rrjedhojë e pjesëmarrjes në këtë proçedurë, radhiten në të

njëjtin status si pretendimet e këtyre kreditorëve.

Kreditorët e rangjeve më të ulëta të preferimit mund të mos i realizojnë fare

pretendimet e tyre, por, sido që të jetë, në shpërndarjen e parë ata nuk merren

parasysh25.

Në këtë pikë është për tu diskutuar se çfarë vendi do të zënë në këtë renditje

“pagesat për jetesën” të parashikuara në ligj26, ku përcaktohet se mbledhja e

kreditorëve vendos në se debitori dhe familja e tij duhet të marrin nga masa e

falimentimit një shumë për jetesë dhe në çfarë mase.

Në këtë pikë ligji nuk ka bërë asnjë përcaktim konkret, për rrjedhojë në këtë

pikë interpretimet mund të jenë nga më të ndryshmet. Duke iu referuar faktit që

këto pagesa bëhen me vendim të mbledhjes së kreditorëve dhe se është kjo

mbledhje që i jep autorizimin administratorit të falimentimit për t’i dhënë

përparësi këtyre pagesave, ato, rrjedhimisht, duhet të jenë në një rend të lartë

preferimi. Mendimi im është se ato mund të përfshihen në shpenzimet e tjera

administrative (neni 38, pika a).

2. Parimi i pjesëmarrjes Ligji parashikon që me vendimin për hapjen e proçedurës së falimentimit

t’u kërkohet kreditorëve të subjektit ndaj të cilit është hapur kjo proçedurë, të

paraqesin pretendimet e tyre tek administratori i falimentimit, brenda një afati të

përcaktuar nga ky vendim dhe sipas rregullave që përcaktohen nga ligji ynë i

falimentimit27. Pretendimet e kreditorëve duhet të paraqiten me shkrim dhe

kërkesa të përfshijë arsyen e pretendimit, shumën e tij si dhe radhën e këtij

pretendimi, si dhe specifikime më të hollësishme për pretendimet apo të drejtat e

siguruara. Bashkangjitur duhet të jenë edhe kopje të dokumenteve që provojnë

pretendimet e kreditorit. Për sa u përket kreditorëve të rangjeve më të ulta, sipas

ligjit tonë28, këta paraqesin pretendimet e tyre vetëm nëse seksioni tregtar i

gjykatës së rrethit e kërkon posaçërisht një gjë të tillë. Ligji parashikon se gjykata

e falimentimit në vendimin e saj për hapjen e proçedurës së falimentimit duhet të

parashikojë edhe afatin për dorëzimin e pretendimeve të kreditorëve, afat ky që

nuk mund të jetë më pak se 15 ditë dhe as më shumë se 90 ditë. Gjykata e

falimentimit në një proçedurë falimentimi nuk merr përsipër për të përmbushur një

25 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 150, pika 2. 26 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 84. 27 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 27, pika 1. 28 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 141.

Page 16: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

16

detyrim që nuk është regjistruar, pra, nuk është pretenduar nga kreditori sipas

rregullave që përcakton ligji i falimentimit për këtë.

.

III. Disa veçori të Falimentimit Falimentimi ka tiparet apo veçoritë e veta që e bëjnë të dallohet nga

proçedurat e tjera. Si një marrëdhënie vërtetë specifike ka edhe veçori specifike.

Le të shohim më poshtë se cilat janë ato.

1. Funksioni i dyfishtë i falimentimit Sipas mendimit tim, një nga veçoritë e proçesit të falimentimit është

funksioni i dyfishtë i këtyre proçedurave:

a - vënia në lëvizje, aktivizimi i përgjegjësisë pasurore të debitorit dhe

krijimi i masës së falimentimit;

b - administrimi i zëvendësuar (administrimi nga administratori i

përkohshëm i falimentimit apo nga administratori i falimentimit) i pasurisë së

debitorit në krizë.

Kjo është veçoria bazë dhe më e rëndësishme e proçedurave të

falimentimit, sepse masa e falimentimit përbën burimin e vetëm të përmbushjes të

pretendimeve të kreditorëve të falimentimit dhe boshtin e një proçedure

falimentimi, aq sa kur kjo masë nuk mbulon shpenzimet e proçedurës, proçedura

nuk hapet fare. I rëndësishëm është edhe administrimi i zëvendësuar, sepse masa e

falimentimit administrohet pikërisht nga një person i jashtëm për debitorin, që

është edhe organi kryesor që realizon proçedurën e falimentimin dhe zbaton

dispozitat e këtij ligji. Masa e falimentimit dhe administrimi i kësaj mase përbëjnë

boshtin e një ligji falimentimi.

Përgjegjësia pasurore e debitorit në falimentim, krijimi i masës

së falimentimit. Në ligjin tonë theksohet: Proçedura e falimentimit zbatohet mbi masën e

falimentimit që përfshin të gjithë pasurinë dhe të drejtat e debitorit në datën e

hapjes së proçedurës së falimentimit dhe pasurinë që ai fiton gjatë zbatimit të

kësaj proçedure falimentimi29. Ky është edhe një nga parimet e njohura të së

drejtës civile në përgjithësi, por në falimentim e gjithë pasuria e debitorit të

falimentimit përfshihet në të ashtuquajturën “masë falimentimi”. Pra, me hapjen e

proçedurës së falimentimit krijohet dhe aktivizohet masa e falimentimit.

29 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 33/1.

Page 17: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

17

Administrimi i zëvendësuar i pasurisë së debitorit. Në vetvete ky funksion është dhe një veçori e falimentimit.

Kur për një subjekt debitor në krizë fillojnë proçedurat e falimentimit,

atëherë administrimi i pasurive të tij do të bëhet nga një administrator i emëruar që

në vendimin e gjykatës për hapjen e proçedurave të falimentimit30. Një fakt i tillë

parashikohet (si masë sigurie) që në fazën e shqyrtimit të kërkesës për hapjen e

proçedurës së falimentimit, ku emërohet administratori i përkohshëm i

falimentimit, që mund të jetë dhe administratori i ardhshëm i falimentimit.

Sipas legjislacionit tonë aktual31 administrator falimentimi mund të jenë:

a) personat fizikë që kanë aftësi profesionale të përshtatshme dhe përvojë

në biznes dhe janë të liçensuar si ekonomistë, noterë dhe juristë, në përputhje me

ligjet dhe rregullat shqiptare dhe kanë përfunduar arsimin profesional dhe kanë

dhënë provimin përkatës;

b) çdo person fizik i caktuar me vendim të përbashkët të Ministrit të

Drejtësisë dhe Ministrit të Financave si administrator falimentimi në mënyrë të

përkohshme për periudhën derisa numri i mjaftueshëm i administratorëve të

falimentimit të përfundojë arsimin profesional dhe provimin e parashikuar në

shkronjën “a”.

Rregullimi i parashikuar në pikën “b” kuptohet se është një rregullim i

përkohshëm, që do të plotësojë mungesat deri në momentin kur regjistri i

administratorëve të liçensuar të jetë i plotë dhe të përballojë nevojat e praktikës

për administratorë profesionistë falimentimi.

Agjencia Mbikëqyrjes së Falimentimit është një organizëm i ri që u

sanksionua me ndryshimet dhe shtesat që iu bënë ligjit të 2002 në maj 200832. Kjo

përbën një risi për legjislacionin e falimentimit në Shqipëri. Agjencia është ent

publik që vepron në përputhje me legjislacionin e shërbimit civil dhe që e ka selinë

e vet në Tiranë. Organizimi dhe funksionimi i saj do përcaktohen me VKM.

Ligji i ngarkon një sërë përgjegjësish Agjencisë, si:

- të japë, të heqë dhe të rinovojë liçencat për administratorët e falimentimit;

- të organizojë dhe zhvillojë provimin për administratorët e falimentimit;

- të mbajë regjistrin e administratorëve të liçencuar të falimentimit;

- të mbikëqyrë veprimtarinë e administratorëve të falimentimit dhe të

monitorojë ecurinë e profesionit;

- të mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit të falimentimit;

- të mbledhë dhe të përpunojë të dhënat statistikore dhe të dhëna të tjera që

lidhen me zbatimin e proçedurave të falimentimit;

30 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 22/1,2 dhe 43/2. 31 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 43/3; (ligji nr. 9919, dt. 19.05. 2008 “Për disa

shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8901, dt. 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 16).

32 Ligji nr. 9919, dt. 19.05. 2008 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8901, dt. 23.05.2002 “Për

Falimentimin”, neni 20.

Page 18: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

18

- të propozojë standarde kombëtare për administrimin e masës së

falimentimit, si dhe Kodin e Etikës (që miratohet nga Këshilli i Ministrave);

- të kryejë dhe çdo detyrë tjetër me të cilën e ngarkon ligji apo aktet

nënligjore në zbatim të këtij ligji.

Në ligj33 parashikohet se gjykata e falimentimit në rolin e saj si

mbikëqyrëse e proçedurës së falimentimit, ka detyrimin t’i kërkojë administratorit

të falimentimit një raport në të paktën çdo 3 muaj, ndërsa për sa i përket Agjencisë

nuk parashikohen periudha të caktuara raportimesh nga administratori apo gjykata

e falimentimit, edhe pse nga përmbajtja e dispozitave34 të këtij ligji del se bëhen

raportime me shkrim si nga administratori i falimentimit, ashtu edhe nga gjyqtari i

falimentimit që mbikëqyr proçedurën. Mendoj se kjo mungesë mund të rregullohet

me aktet nënligjore që do të nxirren n zbatim të këtij ligji.

Nga përmbajtja e legjislacionit tonë të falimentimit del se administratori i

falimentimit, si organi kryesor që realizon konkretisht proçedurën e falimentimit,

pas ndryshimeve të bëra në ligj, i nënshtrohet një kontrolli dhe mbikëqyrje të

dyfishtë: nga gjykata e falimentimit (gjyqtar i vetëm) dhe nga Agjencia

Mbikëqyrjes së Falimentimit.

Me ndryshimet që i janë bërë ligjit, është përforcuar edhe më tej ideja e

administratorit të pavarur e të paanshëm, duke përjashtuar vendosjen si

administratorë në proçedura konkrete falimentimi të personave që:

- kanë lidhje familjare ose biznesi me debitorët ose nëpunësit, drejtorët,

punonjësit, aksionerët dhe kreditorët e debitorit;

- kanë lidhje familjare ose biznesi me gjyqtarin;

- janë nëpunës, drejtorë, punonjës, aksionerë të konkurrentëve të

drejtpërdrejtë të biznesit të debitorit.

Përveç pavarësisë dhe paanësisë së administratorit të falimentimit, është e

kuptueshme që duhet të tregohet kujdes dhe në aftësitë e tij për të administruar

pasuritë e debitorit të falimentuar, ndaj ligji parashikon se nuk mund të jenë

administratorë falimentimi personat që kanë falimentuar në kohën e emërimit, si

dhe ata që, në përputhje me ligjet e tjera të RSH, nuk mund të emërohen si drejtorë

të një shoqërie tregtare. Aftësitë profesionale të administratorëve gjatë ushtrimit të

kësaj detyre, kontrollohen nga Agjencia, me qenë se është ajo me merret me

monitorimin e ecurisë (zhvillimit) të profesionit të këtyre administratorëve.

2. Ekzekutimi kolektiv i detyrimeve Gjatë një proçedure falimentimi në përgjithësi nuk kemi ekzekutime

individuale të detyrimeve të debitorit, por ekzekutime kolektive të këtyre

33Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 45.1, paragrfi 2; (ligji nr. 9919, dt. 19.05. 2008

“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8901, dt. 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 18). 34 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 282/4, pika 2; (ligji nr. 9919, dt. 19.05. 2008 “Për

disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr 8901, dt. 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 20).

Page 19: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

19

detyrimeve, gjë që theksohet shprehimisht dhe në ligj35. Ky është një parim që

sanksionohet që në fillim të ligjit, por që gjen zbatim në shumë dispozita të ligjit

për falimentimin që rregullojnë mënyrën e ripagimit të kreditorëve të falimentimit.

Vërtet që ligji sanksionon një ekzekutim kolektiv, por edhe ky ekzekutim ka

rregullat e tij dhe nuk bëhet për të gjithë kreditorët njëherësh, por në varësi të

klasifikimit të tyre dhe të llojit të detyrimit. Në klasifikimin e kreditoreve hyn

parimi i kredive me preferencë, ku kreditoret e rendit më të lartë i plotësojnë të

drejtat e tyre më parë dhe në masë më të madhe se kreditorët e një rendi më të ulët

dhe duhet thënë se barazia në masën e përmbushjes ekziston vetëm brenda të

njëjtit rend.

3. Universialiteti Objekt i procedurave të falimentimit nuk është një apo disa objekte nga

pasuria e debitorit, por e gjithë pasuria e tij, të tërë të drejtat (reale apo detyrimi

qofshin) që ai gëzon. Për më tepër, këtu nuk përfshihen vetëm të mirat që ai gëzon

në momentin e hapjes së proçedurave të falimentimit, por edhe ato që, pavarësisht

nga titulli, ka në posedim në atë moment, dhe akoma më tej, edhe ato të mira që

janë larguar nga pasuria e tij si mashtrim ndaj kreditorëve, kohët e fundit para

hapjes së proçedurave të falimentimit, veprim ky që bëhet në bazë të të drejtës së

kthimit, dhe në atë masë që administratori i falimentimit arrin të kthejë.

4. Gjeneraliteti Në proçedurat e falimentimit nuk përfshihet vetëm kreditori apo kreditorët

që kanë kërkuar hapjen e proçedurave të falimentimit (në rastin kur kërkesa bëhet

nga kreditorët), por përfshihen të gjithë kreditorët pa asnjë përjashtim, pavarësisht

se ku ndodhen ata. Kështu, hapja e një proçedure falimentimi sjell dhe hapjen e

proçesit të paraqitjes së pretendimeve të kreditorëve mbi pasuritë e debitorit të

falimentimit, me qëllim hartimin nga administratori i falimentimit të listës së

kreditorëve, siç parashikohet dhe në ligjin tonë të falimentimit36. Ky proçes i

evidentimit të kreditorëve të falimentimit përfshin të gjithë ata kreditorë që

pretendojnë një të drejtë të qartë, të specifikuar dhe të provueshme, pavarësisht në

se kjo e drejtë është bërë e kërkueshme apo jo, siç parashikohet dhe në ligj:

“Pretendimet e kreditorit për detyrime të pamaturuara, për efekt të proçedurës së

falimentimit, quhen si të maturuara…”37.

5. Kufizimi apo heqja e autonomisë private të debitorit të

falimentimit për sa i përket veprimeve me masën e falimentimit Në një proçedurë normale civile kur kemi ekzekutim të detyruar individual

të detyrimit të debitorit, autonomia private e debitorit, zotësia për të vepruar e tij

35 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 2, pika 1. 36 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 27, pika 1 dhe 120, pika 1. 37 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 40, pika 1.

Page 20: I. Origjina e së Drejtës së Falimentimit dhe evoluimi i sajjuristi.info/.../01/2.-E-drejte-Falimentimit-E-drejta-tregtare.pdf · E Drejta e Falimentimit është një degë relativisht

20

mbetet e pacënuar, ndërsa në një proçes falimentimi ndodh e kundërta: në një

proçedure falimentimi ajo kufizohet ose hiqet plotësisht. Një fakt i tillë

parashikohet nga legjislacioni për falimentimin “Me hapjen e proçedurës së

falimentimit, e drejta e debitorit për të administruar dhe disponuar pasurinë, që bën

pjesë në masën e falimentimit, i kalon administratorit të falimentimit.”38 dhe

gjithashtu kur thekson “Nëse pas hapjes së proçedurës së falimentimit debitori

tjetërson sende nga masa e falimentimit, këto veprime janë të pavlefshme.”39. Pra,

siç shihet, të gjitha atributet administrative i hiqen debitorit të falimentimit dhe i

kalojnë administratorit të falimentimit.

6. Zyrtarizmi

Duke lënë mënjanë faktin se vendimi për hapjen e një proçedure

falimentimi mund të jepet vetëm nga gjykata e falimentit, karakteri zyrtar i një

proçedure falimentimi del qartë dhe në faktin se proçedura e përmbushjes së

detyrimeve të kreditoreve bëhet pa pasur nevojën që kreditorët apo debitori ta

kërkojnë një gjë të tillë. Pra, “makina” e proçesit të falimentimit lëviz vetë nga

fillimi në fund. Janë në fakt mekanizmat që parashikon ligji për falimentimin që

kryejnë të gjitha veprimet proçeduriale të parashikuara në ligj deri në përfundim të

proçedurave të falimentimit dhe realizimin e qëllimeve finale. Për sa i përket

kreditorëve, ata duhet vetëm të provojnë të drejtat e tyre, pra, vetëm të marrin

pjesë në proçedurën e falimentimit, që të drejtat e tyre të realizohen për aq sa është

e mundur.

38 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 67. 39 Ligji nr.8901, dt 23.05.2002 “Për Falimentimin”, neni 68, pika 1.