Hyrje ne HTML dhe Komandat Baze · Struktura e një faqeje HTML Tag-et bazike që përdoren për...
Transcript of Hyrje ne HTML dhe Komandat Baze · Struktura e një faqeje HTML Tag-et bazike që përdoren për...
1/28/2017
1
Mesimi 3.1
Ç’është Web-i? Interneti është rrjeti që lidh rrjete të tjera kompjuterike anë e
mbanë botës.
Ky rrjet kompjuterik ofron shumë shërbime, si marrjen dhe dërgimin e postës elektronike (e-mail), komunikimin në kohë reale (chat), shikimin e videove (video streaming), etj…
World Wide Web (shkurtimisht Web) është një shërbim i ofruar në Internet për shikimin e dokumentave të shkruara në gjuhën HTML.
Këto dokumenta përmbajnë link-e (lidhje) që na mundësojnë për të kaluar nga një faqe (dokument HTML-je) në një faqe tjetër, që përbën dhe bazën e Web-it, i ashtuquajturi “Lundrimi në Internet”
"Sema" Foundation, ICT Department 2
1/28/2017
2
Elementët kryesorë të Web-i? Elementët kryesorë të Web-it
janë: Klientët dhe Server-at.
Klientët:
Klientët (kërkuesit) janë
kompjuterat apo çdo lloj pajisjeje
kompjuterike, të cilat përdoren
nga njerëzit, që kërkojnë të marrin
shërbime.
Kështu, kompjuteri juaj është një
klient për Web-in dhe lundron në
faqet e tij.
Që të përdorë Web-in, çdo klient
duhet të ketë të instaluar pikë së
pari një browser.
"Sema" Foundation, ICT Department 3
Elementët kryesorë të Web-i? Server-at:
Serverat janë kompjutera të fuqishëm, që kanë në brendësi të tyre software pët t’i ofruar klientëve shërbime.
Ato mbajnë dhe dërgojnë faqet e Web-it te klientët.
Klientët dhe serverat duhet të lidhen me njëri-tjetrin nëpërmjet internetit. Në pjesën më të madhe të kohës, serveri rri i ndezur dhe punon i vetëm 24 orë pandërprerje.
"Sema" Foundation, ICT Department 4
1/28/2017
3
Mënyra e funksionimit të Web-i? Faqet Web ruhen në Web servera,
të cilët janë të ndërlidhur me Web servera të tjerë në të gjithë botën;
Shkrimi i URL-së (Unifrom Resource Locator) te shiriti i adresave në browser dërgon një kërkesë nga makina klient te makina server;
Serveri dërgon faqen Web te klienti, e cila shfaqet nëpërmjet browser-it;
"Sema" Foundation, ICT Department 5
Ç’është HTML-ja? HTML është shkurtimi i fjalëve Hyper Text Markup
Language.
Në ndryshim nga gjuhët e programimit që përdorin skripte, për të kryer veprimet e tyre, HTML-ja përdor Tag-e për të formatuar përmbajtjen e një faqeje Web.
Shembull i një Tag-u HTML-je:
<p>Unë jam një paragraf</p>
"Sema" Foundation, ICT Department 6
1/28/2017
4
Ndërtimi i një faqeje Web Njohja dhe përdorimi i Tag-eve të HTML-së janë të
nevojshme për ndërtimin dhe dizenjimin e faqeve profesionale Web.
Në dizenjimin e faqeve Web përdoren: • HTML: Për ndërtimin e strukturës së faqes • CSS: Për prezantimin e përmbajtjes së faqes • JavaScript: Për sjelljen e faqes
"Sema" Foundation, ICT Department 7
Hapat për ndërtimi i një faqeje Web
• Planifikimi i përmbajtjes së Web Site-it
Hapi i parë
• Skicimi i përmbajtjes së Web Site-it (mind mapping)
Hapi i dytë • Krijimi i faqeve të
Web Site-it duke përdorur HTML, CSS, JavaScript
Hapi i tretë
• Publikimi i Web Site-it
Hapi i katërt
"Sema" Foundation, ICT Department 8
1/28/2017
5
Skedari HTML Skedarët HTML janë skedarë teksti, kështu që mund të
përdorim çfarëdolloj programi për përpunimin e tekstit (notepad, Wordpad, MS Word, etj…) për krijimin e një faqeje Web-i.
Ka shume editorë për formimin e faqeve HTML, por ne do të përdorim Notepad++.
"Sema" Foundation, ICT Department 9
Programi Notepad++ Për të hapur programin Notepad++, ndjekim
rrugën e mëposhtme: Start / All Programs / Notepad++ / Notepad++
"Sema" Foundation, ICT Department 10
1/28/2017
6
Struktura e një faqeje HTML Tag-et bazike që përdoren për ndërtimin e strukturës së një
faqeje Web-i janë:
Shembull i një kodi HTML-je të thjeshtë Rezultati i kodit të shkruar në figurën djathtas "Sema" Foundation, ICT Department 11
Struktura e një faqeje HTML
"Sema" Foundation, ICT Department 12